32
Dr. jur. Getoar Mjeku Rr. Enver Maloku, nr. 110 10060 Prishtinë +383.45.305.200 [email protected] GJYKATËS THEMELORE PRISHTINË DEPARTAMENTIT PËR ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE Paditës Getoar M. Mjeku me vendbanim në adresën: rr. Enver Maloku, nr. 110, 10060 Prishtinë, Kosovë kundër të paditurës Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MAShT), Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) me seli në adresën: rr. Agim Ramadani, p.n., 10000 Prishtinë, Kosovë PADI PËR KONFLIKT ADMINISTRATIV me kërkesë për: (1) anulimin e akteve administrative të kundërligjshme të së paditurës (2) vendosjen e çështjes administrative nga Gjykata (3) kompensim të dëmit dhe masa për parandalimin e dëmit Hartuar dhe paraqitë me respekt nga vetë paditësi Prishtinë, 10 gusht 2017

PADI PËR KONFLIKT ADMINISTRATIVStatuti UP — Statuti i Universitetit të Prishtinës, pa datë, miratuar gjatë mandatit të z. Ja-kup Krasniqi si kryetar i Kuvendit të Kosovës,

  • Upload
    others

  • View
    29

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

  • Dr. jur. Getoar MjekuRr. Enver Maloku, nr. 11010060 Prishtinë[email protected]

    GJYKATËS THEMELORE PRISHTINË

    DEPARTAMENTIT PËR ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

    Paditës

    Getoar M. Mjeku

    me vendbanim në adresën: rr. Enver Maloku, nr. 110, 10060 Prishtinë, Kosovë

    kundër

    të paditurës

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MAShT),Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC)

    me seli në adresën: rr. Agim Ramadani, p.n., 10000 Prishtinë, Kosovë

    PADI PËR KONFLIKT ADMINISTRATIVme kërkesë për:

    (1) anulimin e akteve administrative të kundërligjshme të së paditurës(2) vendosjen e çështjes administrative nga Gjykata(3) kompensim të dëmit dhe masa për parandalimin e dëmit

    Hartuar dhe paraqitë me respekt nga vetë paditësi

    Prishtinë, 10 gusht 2017

  • PËRMBAJTJA

    I. HYRJE.................................................................................................................................4

    II. BAZA JURIDIKE.................................................................................................................51. Kushtetuta dhe instrumente ndërkombëtare drejtpërdrejt të zbatueshme......................52. Legjislacioni parësor......................................................................................................53. Legjislacioni dytësor......................................................................................................54. Burime të tjera...............................................................................................................65. Statute të universiteteve publike....................................................................................6

    III. PROVAT............................................................................................................................7

    IV. ARSYETIMI JURIDIK I PADISË..........................................................................................81. Departamenti juaj ka juridiksion mbi konfliktet administrative....................................82. Ligji lejon padi ndaj akteve administrative të shkallës së dytë......................................8

    V. FAKTE................................................................................................................................91. Gradën Juris Doctor e kam fituar në ShBA..................................................................92. Ministrisë së paditur i kam paraqitë kërkesë për njohje të diplomës.............................92. E paditura e ka kontaktuar universitetin, universiteti e ka vërtetuar doktoratën time.. .93. E paditura s’ka marrë vendim me afat, universiteti e ka informuar sërish për vlerën e diplomës...........................................................................................................................104. Vonesat kanë vijuar, e paditura s’më ka lënë me pa dosjen.........................................105. E paditura ka marrë vendim për njohjen e diplomës sime, duke ma vlerësuar doktoratën në drejtësi në nivel të masterit.......................................................................11

    VI. VEPRIMET PROCEDURORE............................................................................................121. Kam paraqitë ankesë ndaj vendimit.............................................................................122. Kam bërë kërkesë të përsëritur për shqyrtimin e ankesës............................................123. Shkalla e dytë ka marrë një vendim.............................................................................12

    VII. SHKELJET LIGJORE TË SË PADITURËS........................................................................131. Vendimet janë nxjerrë jashtë afateve...........................................................................13

    1.1. Shkalla e parë ka vendosë shtatë muaj pas afatit, ani pse i ka pasë të dhënat në dorë tre muaj përpara.................................................................................................131.2. Shkalla e dytë është vonuar gati një vit pa kurrfarë arsye..................................14

    2. Vendimet janë në kundërshtim me faktet, që dëshmojnë vlerën e diplomës...............142.1. Shkalla e parë ma ka njohë nivelin 7, por dokumentet provojnë se grada Juris Doctor i përket nivelit 8..............................................................................................142.2. Shkalla e dytë e ka hedhë poshtë ankesën, duke ia gabuar datën dhe pa ia shikuar provat.............................................................................................................16

    Faqe 2/32

  • 3. Ministria e paditur nuk e ka zbatuar udhëzimin administrativ që kërkon «qasje afirmative» në njohjen e diplomave — i ka shkelë parimet e së drejtës, duke e zbatuar prapaveprimthi një akt të ri të pafavorshëm....................................................................174. Ministria e paditur ka ndrysë një varg parimesh e rregullash të procedurës dhe administratës....................................................................................................................17

    4.1. E ka shkelë parimin e ligjshmërisë: Ka dëmtuar interesin publik për kthimin e trurit duke m’i mohuar të drejtat që gëzoj në Amerikë, dhe ka fy arsyen njerëzore duke ma përgjysmuar vlerën e diplomës....................................................................184.2. E ka nëpërkëmbë parimin e barazisë para ligjit, duke më diskriminuar si avokat amerikan dhe ish-mërgimtar.......................................................................................194.3. Ka dhunuar të tjera parime procedure, duke vepruar tinëz e pa dhënë llogari, duke e zvarritë punën, e duke ma pre udhën e ankesës..............................................204.4. E ka shpërfillë detyrën që ka për t’ia përcjellë lëndën organit kompetent..........214.5. Ka vepruar kundër Ligjit për administratën shtetërore, duke mos bashkëpunuar me mua gjatë nostrifikimit..........................................................................................21

    5. Vendimet m’i cenojnë të drejtat themelore të barazisë, punës, dhe lirisë shkencore të mbrojtura me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare..............................................21

    5.1. E paditura më ka diskriminuar si avokat amerikan dhe si ish-mërgimtar..........225.2. E paditura po ma cenon lirinë shkencore, duke ma penguar punësimin në institucione akademike................................................................................................235.3. Vendimet për diplomën po ma kufizojnë të drejtën e punës dhe profesionit........24

    VIII. DËMET NDAJ MEJE, PËRGJEGJËSIA E SË PADITURËS, DHE MASAT E NEVOJSHME PËR TË PARANDALUAR DËMIN.............................................................................................25

    1. Jetëshkrim i paditësit...................................................................................................252. E paditura më ka shkaktuar dëm material, duke ma penguar karrierën.......................253. E paditura më ka shkaktuar dëm moral, duke ma dëmtuar reputacionin dhe duke ma penguar zhvillimin akademik...........................................................................................264. E paditura është përgjegjëse për dëmet dhe ka detyrë të më kompensojë...................275. Gjykata duhet të caktojë edhe masa për parandalimin e dëmit....................................28

    IX. PËRMBYLLJE DHE KËRKESËPADI.................................................................................301. Ligji dhe faktet kërkojnë që Gjykata të vendosë vetë për njohjen e diplomës dhe dëmet, pa ia kthy lëndën ministrisë së paditur.................................................................302. E lus Gjykatën të marrë këtë aktgjykim.......................................................................31

    Faqe 3/32

  • I. HYRJE

    Unë, paditësi Getoar Mjeku, i biri i Mehmetit dhe Fatimes, kam lindë në Prishtinë, më1987. Jam qytetar i Republikës së Kosovës, dhe mbaj numrin personal 1*********. Banojnë rrugën Enver Maloku, numër 110, 10060 Prishtinë.

    Për mbi një dekadë kam jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam mbaruar shko-llën e mesme, studime katërvjeçare baçelor, dhe studimet e doktoratës për drejtësi, si dhekam punuar si avokat i licencuar në shtetin e Teksasit. Në fundvjeshtën e 2015-s, kam ven-dosë me u kthy vullnetarisht në vendlindje për të jetuar pranë familjes, për ta ushtruar pro-fesionin e juristit, dhe për të dhënë ndihmesë në fushën akademike.

    Më 29 dhjetor 2015, ia kam parashtruar të paditurës — Ministria e Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) — kërke-sën time për njohjen e diplomave që kam fituar në ShBA.

    Më 13 tetor 2016, e paditura ma ka kumtuar vendimin e saj për diplomën. Vendimi ma njo-hu doktoratën në drejtësi si gradë të nivelit 7 kosovar, që i bie master. Ky akt i padrejtëështë nxjerrë pas afateve, m’i mohon të drejtat kushtetutare të barazisë, lirisë shkencore, epunës, shkel parimet e procedurës, s’i zbaton dispozitat ligjore për njohje diplomash, dhebie ndesh me udhëzimin e universitetit dhe shkresat e tjera të lëndës, që ma çmojnë diplo-mën si gradë të nivelit 8. Dhe ndonëse i stërvonuar e i kundërligjshëm, vendimi më kashkaktuar dëme të rënda morale dhe materiale, duke ma penguar karrierën dhe duke maprishë namin e mirë.

    Unë e kam sfiduar vendimin, duke e ndjekë këshillën juridike që vetë vendimi i jep palëssë pakënaqur. Më 11 nëntor 2016, i kam paraqitë ankesë në afat organit të shkallës së dytëtë cekur në këshillën juridike. E paditura ma ka njoftuar vendimin e shkallës së dytë më 31korrik 2017. Organi shqyrtues e ka shpallë veten jokompetent, duke e lënë në fuqi vendi-min e shkallës së parë. Në veçanti, vendimi i ri e lajthit datën dhe numrin e protokollit tëankesës sime, dhe aludon se nuk i jam drejtuar organit të duhur.

    Unë tashmë i kam shterë të gjitha mjetet e procedurës administrative me ministrinë e padi-tur. Rrjedhimisht, më mbetet ta kërkoj jetësimin e të drejtave të mia në gjykatë përmes kë-saj padie për konflikt administrativ.

    Në vijim, unë paraqes bazën dhe arsyetimin juridik të padisë, faktet e rastit, si dhe veprimetprocedurore që kam ndërmarrë pranë të paditurës si organ publik. Tutje shtjelloj shkeljet qëajo u ka bërë rregullave të procedurës dhe të drejtave të mia subjektive. Veçmas, ndriçojdëmet që kam pësuar, përgjegjësinë e së paditurës për ato dëme, detyrimin e saj për të mëkompensuar, dhe masat e duhura për parandalimin e dëmeve. Në fund parashtroj dhe kër-kesëpadinë që rrjedh natyrshëm nga faktet dhe ligji, duke e lutë gjykatën që, mes të tjerash,t’i anulojë vendimet e së paditurës dhe doktoratën time të ma njohë si gradë të nivelit 8.

    Faqe 4/32

  • II. BAZA JURIDIKE

    Unë po e paraqes këtë padi duke u mbështetë në këto akte juridike:

    1. KUSHTETUTA DHE INSTRUMENTE NDËRKOMBËTARE DREJTPËRDREJT TË ZBATUESHME

    Kushtetuta — Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar dhe hyrë në fuqi më 2008,ndryshuar së fundmi më 2016

    DUDNj — Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, 1948, Universal Declaration ofHuman Rights

    KEDNj — Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, 1950, dhe protokollet e saj, Euro-pean Convention on Human Rights

    G.N. kundër Italisë — GjEDNj, rasti G.N. kundër Italisë (G.N. et autres c. Italie), aktgjy-kim nr. 43134/05, 1 dhjetor 2009

    2. LEGJISLACIONI PARËSOR

    LPPA — Ligji nr. 05/L-031, për procedurën e përgjithshme administrative, GZ 20/2016

    LPA — Ligji nr. 02/L-28, për procedurën administrative, GZ 8/2007, shfuqizuar nga LPPA

    LGj — Ligji nr. 03/L-199, për gjykatat, GZ 79/2010, ndryshuar me ligjet nr. 04/L-115, GZ25/2012; nr. 04/L-171, GZ 37/2012; nr. 05/L-032, GZ 17/2015

    LKA — Ligji nr. 03/L-202, për konfliktet administrative, GZ 82/2010

    LASh — Ligji nr. 03/L-189, për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, GZ82/2010

    LKK — Ligji nr. 03/L-060, për kualifikimet kombëtare, GZ 44/2008

    LMbD — Ligji nr. 05/L-021, për mbrojtjen nga diskriminimi, GZ 16/2015

    LAL — Ligji nr. 04/L-037, për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, GZ 14/2011

    LPJ — Ligji nr. 04/L-141, për provimin e jurisprudencës, GZ 18/2013

    LMD — Ligji nr. 04/L-077, për marrëdhëniet e detyrimeve, GZ 16/2012

    3. LEGJISLACIONI DYTËSOR

    UA 16/2016 — Udhëzimi administrativ, MAShT, nr. 16/2016, për parimet dhe procedurat enjohjes së diplomave, gradave dhe kualifikimeve të shkollave të larta profesionaledhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës

    Faqe 5/32

  • UA 8/2010 — Udhëzimi administrativ, MAShT, nr. 8/2010, për parimet dhe procedurat enjohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fi-tuara jashtë Republikës së Kosovës, tashmë shfuqizuar nga UA 16/2016

    UA 20/2016 — Udhëzimi administrativ, MAShT, nr. 20/2016 mbi akreditimin e instituci-oneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës

    Konventa e Lisbonës — Konventa për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Eu-ropë, 1997, Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë nr. 56/2001; Convention onthe Recognition of Qualifications concerning Higher Education in the European Re-gion, ETS No. 165

    4. BURIME TË TJERA

    KKK — Korniza Kombëtare e Kualifikimeve, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,dhjetor 2011, në rrjet akk-ks.net

    KEK — Rekomandimi i Parlamentit dhe Këshillit Evropian të 23 prill 2008 për zhvillimine Kornizës Evropiane të Kualifikimeve për mësimin gjatë gjithë jetës, përkthim ngaAutoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, në rrjet akk-ks.net; Recommendation of theEuropean Parliament and of the Council of 23 April 2008 on the establishment of theEuropean Qualifications Framework for lifelong learning, OJ C 111, 6.5.2008, p. 1

    KA — Kushtet për akreditim, nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, pa datë, në rrjetakreditimi-ks.org

    Rasti KRS — Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative,Aktgjykim, 13 dhjetor 2016, në rastin A. nr. 1248/13, K.R.S. kundër MAShT-it

    Komentari — Enver Hasani dhe Ivan Čukalović, Komentar: Kushtetuta e Republikës sëKosovës (GIZ: Prishtinë, 2013), në rrjet http://jus.igjk.rks-gov.net/487/

    5. STATUTE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE

    Statuti UP — Statuti i Universitetit të Prishtinës, pa datë, miratuar gjatë mandatit të z. Ja-kup Krasniqi si kryetar i Kuvendit të Kosovës, në rrjet uni-pr.edu

    Statuti UGj — Statuti i Përkohshëm i Universitetit Publik të Gjilanit, 12 gusht 2013, nërrjet uni-gjilan.net

    Statuti UM — Statuti i Përkohshëm i Universitetit Publik të Mitrovicës, 12 gusht 2013, nërrjet umib.net

    Faqe 6/32

  • III. PROVAT

    Kësaj padie po ia bashkëngjes këto shtojca si prova:

    1. Diploma e doktoratës, 17 maj 2014, dhe përkthimi [2 faqe]

    2. Ballina e kërkesës për njohjen e diplomës dhe fletëpagesa e taksës administrative, 29 dhjetor 2015 [2 faqe]

    3. Letra e parë e universitetit, 25 janar 2016, dhe përkthimi [2 faqe]

    4. Mesazh posteli të paditurës, pyetje për vonesën, 14 korrik 2016 [1 faqe]

    5. Letra e dytë e universitetit, 24 gusht 2016, dhe përkthimi [4 faqe]

    6. Mesazh posteli të paditurës, pyetje për vonesën, 28 shtator 2016 [1 faqe]

    7. Vendimi për njohjen e diplomës, 4 tetor 2016 [1 faqe]

    8. Njoftimi me postel për vendimin, 13 tetor 2016 [1 faqe]

    9. Ankesa ndaj vendimit për njohjen e diplomës, 11 nëntor 2016 [16 faqe]

    10. Kërkesa e përsëritur për shqyrtimin e ankesës, 13 qershor 2017 [17 faqe]

    11. Vendimi i shkallës së dytë, 26 korrik 2017 [1 faqe]

    12. Kumtesa nr. 2 e Këshillit të Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA Council State-ment No. 2) dhe përkthimi [1 faqe]

    13. Aktgjykim i Gjykatës Themelore Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrati-ve, 13 dhjetor 2016, në rastin A. nr. 1248/13, K.R.S. kundër MAShT-it [4 faqe]

    14. KKK, fq. 25, tryezë e niveleve të cilësimeve akademike [1 faqe]

    15. KKK, fq. 37–38, përkufizim i nivelit 8 [2 faqe]

    16. Njoftim për programin «Kthimi i Trurit» të së paditurës, nga Portali Shtetëror i Re-publikës së Kosovës, pa datë [1 faqe]

    17. Licencë e avokatit, nga shteti i Teksasit, ShBA, 24 prill 2015 [1 faqe]

    18. Jetëshkrim imi (Curriculum vitae), maj 2017 [5 faqe]

    19. Lutje për punësim në një fakultet juridik, 21 janar 2017 [1 faqe]

    20. Refuzim i lutjes për punësim shkaku i gradës, 10 shkurt 2017 [1 faqe]

    21. Artikull gazete për rastin e dr. Sejdiut, 18 shkurt 2014 [3 faqe]

    Faqe 7/32

  • IV. ARSYETIMI JURIDIK I PADISË

    1. DEPARTAMENTI JUAJ KA JURIDIKSION MBI KONFLIKTET ADMINISTRATIVE

    Departamenti për Çështje Administrative pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ka tagërpër ta shqyrtuar këtë padi dhe për të marrë vendim meritor. Ligji për gjykatat thotë se De-partamenti Administrativ «gjykon dhe vendos në konfliktet administrative sipas padivekundër akteve administrative përfundimtare».1

    Unë po hap konflikt administrativ me padi kundër akteve administrative të së paditurës.Kështu që Departamenti juaj ka tagër mbi lëndën time.

    2. LIGJI LEJON PADI NDAJ AKTEVE ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË DYTË

    Ligji lejon padi për konflikt administrativ «vetëm kundër aktit administrativ të nxjerrë nëprocedurën administrative në shkallë të dytë».2 Pala e dëmtuar mund ta kundërshtojë aktinadministrativ që bie ndesh me ligjin, rregullat e procedurës, ose gjendjen faktike.3 Pala du-het ta paraqesë padinë brenda 30 ditësh pas ditës që i dorëzohet akti administrativ përfun-dimtar.4 Një vendim që një institucion shtetëror nxjerr në procedurë administrative ështëakt administrativ.5

    Në rastin tim, e paditura ka nxjerrë një akt administrativ të shkallës së dytë. Aq më tepër,këshilla juridike në fund të aktit thotë se «Vendimi është definitiv në procedurë administra-tive». E paditura e ka marrë këtë vendim më 26 korrik 2017, por ma ka kumtuar dhe dorë-zuar tek më 31 korrik. Unë po e paraqes padinë brenda afatit 30-ditësh. Prandaj, ligji e le-jon padinë time.

    Provë: Shtojca 11, Vendimi i shkallës së dytë, 26 korrik 2017

    1 LGj, neni 14.1.2 LKA, neni 13.1.3 LKA, neni 16.1.4 LKA, neni 27.1.5 LPPA, neni 3.

    Faqe 8/32

  • V. FAKTE

    1. GRADËN JURIS DOCTOR E KAM FITUAR NË SHBA

    Unë i kam kry studimet themelore katërvjeçare më 2010. Kurse gradën Juris Doctor, melëvdata, e kam fituar në maj 2014, nga universiteti «Southern Methodist», i njohur shkurt siSMU, në Dallas, Teksas, të Shteteve të Bashkuara.

    Provë: Shtojca 1, Diploma e doktoratës, 17 maj 2014, dhe përkthimi

    2. MINISTRISË SË PADITUR I KAM PARAQITË KËRKESË PËR NJOHJE TË DIPLOMËS

    Më 29 dhjetor 2015, ia kam dorëzuar të paditurës NARIC, pranë Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, kërkesën time për njohjen e diplomës. Kërkesa është protoko-lluar në arkivin e ministrisë me numrin 6/4-5252.

    Provë: Shtojca 2, Ballina e kërkesës për njohjen e diplomës dhe fletëpagesa e taksësadministrative, 29 dhjetor 2015

    2. E PADITURA E KA KONTAKTUAR UNIVERSITETIN, UNIVERSITETI E KA VËRTETUAR DOKTORATËN TIME

    Siç bën gjatë ecurisë së njohjes së diplomave, e paditura NARIC i është drejtuar universite-tit tim SMU për t’i vërtetuar të dhënat që kam dorëzuar. Në rastin tim, e paditura i ka kër-kuar institucionit arsimor edhe shpjegime shtesë rreth diplomës sime.

    Në përgjigjen e vet, universiteti ia ka shpjeguar të paditurës vlerën që grada Juris Doctorka në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjerash, universiteti ka cekë se Juris Doctor është gradëpasdiplomike që jepet pas tri ose katër vjetësh studimesh dhe se rëndom është grada më elartë akademike që mbajnë profesorët e fakulteteve juridike në ShBA. Në letrën e vet,universiteti ka theksuar se Juris Doctor (doktor i jurisprudencës) është e barasvlefshme megradën PhD (doktor shkence ose doktor i filozofisë) për qëllime të punësimit akademik.

    Provë: Shtojca 3, Letra e parë e universitetit, 25 janar 2016, dhe përkthimi

    Faqe 9/32

  • 3. E PADITURA S’KA MARRË VENDIM ME AFAT, UNIVERSITETI E KA INFORMUAR SËRISH PËR VLERËN E DIPLOMËS

    Me gjithë dokumentacionin e kompletuar, diploma ime nuk është njohur brenda afatit prejkatër muajsh, që parashihet me udhëzim administrativ.6 Unë e kam kontaktuar të paditurënpër të pyetë rreth vonesës vijimisht, përmes postës elektronike, telefonit, ose ndër sy.

    Provë: Shtojca 4, Mesazh posteli të paditurës, pyetje për vonesën, 14 korrik 2016

    Zyrtarët e së paditurës NARIC disa herë kanë dështuar të më përgjigjen. Gojarisht më kanëthënë se kanë hasë vështirësi për të marrë një vendim për shkak të natyrës së veçantë tëgradës. Gjithashtu më janë arsyetuar se universiteti im nuk iu ka dhënë informata të mjaftu-eshme. Por kanë refuzuar të ma tregojnë dosjen time ose të më japin shpjegime me shkrimrreth informatave që u mungojnë.

    Në anën tjetër, kryesekretarja e fakultetit tim më ka siguruar se e ka informuar siç duhet tëpaditurën rreth diplomës sime, duke ma përcjellë edhe një kopje të letrës së dërguar në ja-nar 2016.

    Provë: Shtojca 3, Letra e parë e universitetit, 25 janar 2016, dhe përkthimi

    Madje verën e atij viti, unë kam udhëtuar vetë në Teksas, dhe i kam kërkuar universitetittim që t’i këshillojë zyrtarët kosovarë rreth gradës Juris Doctor. Më 24 gusht 2016, univer-siteti i ka shkruar sërish të paditurës për vlerën e gradës, duke theksuar posaçërisht baras-vlerën e saj me titullin PhD, që domethënë doktor filozofie ose shkence.

    Provë: Shtojca 5, Letra e dytë e universitetit, 24 gusht 2016, dhe përkthimi

    4. VONESAT KANË VIJUAR, E PADITURA S’MË KA LËNË ME PA DOSJEN

    Por e paditura e ka shpërfillë letrën e dytë nga Amerika, ashtu siç ka përbuzë dhe kërkesat emia të përsëritura për të marrë një vendim të shpejtë dhe të drejtë. Gati një muaji pasi i kashkruar universiteti, i kam shkruar edhe unë, por s’kam marrë përgjigje.

    Provë: Shtojca 6, Mesazh posteli të paditurës, pyetje për vonesën, 28 shtator 2016

    I zhgënjyer me vonesën dhe shpërfilljen, të paditurës nuk ia kam lëshu derën as telefoningjatë gjithë shtatorit 2016. Përfaqësuesit e NARIC-ut shpesh nuk kanë pranuar të më njof-tojnë me gjendjen e kërkesës sime, qoftë dhe kur u kam vajtë në zyrë. Herë-herë e kanëpërsëritë arsyetimin e vjetër se universiteti nuk u ka dërguar të dhëna të bollshme. Kur ukam kërkuar të ma dëftojë dosjen e lëndës, më kanë thënë se nuk kam të drejtë ta shoh. Pornë thelb, zyrtarët më kanë paralajmëruar — kush me keqardhje, e kush me qesëndi — sediploma ime nuk ishte doktoratë dhe se s’do të njihej si e tillë.

    6 UA 8/2010, neni 3.8.

    Faqe 10/32

  • 5. E PADITURA KA MARRË VENDIM PËR NJOHJEN E DIPLOMËS SIME, DUKE MA VLERËSUAR DOKTORATËN NË DREJTËSI NË NIVEL TË MASTERIT

    Ministria e paditur, përmes Këshillit Shtetëror për Njohje, ka marrë vendim për njohjen ediplomës sime më 4 tetor 2016. Por zyrtarët e qendrës NARIC më kanë njoftuar për vendi-min tek më 13 tetor 2016, përmes postës elektronike. Vendimin e kam pranuar të nesërmen,më 14 tetor.

    E paditura ma ka njohë gradën Juris Doctor «si gradë [të] nivelit 7 sipas Kornizës Kombë-tare të Kualifikimeve». Sipas shpjegimit zyrtar, niveli 7 korrespondon me gradën master,ndërsa 8-shi me doktoratën.

    Provë: Shtojca 7, Vendimi për njohjen e diplomës, 4 tetor 2016Shtojca 8, Njoftimi me postel për vendimin, 13 tetor 2016Shtojca 14, KKK, fq. 25, tryezë e niveleve të cilësimeve akademike

    Faqe 11/32

  • VI. VEPRIMET PROCEDURORE

    1. KAM PARAQITË ANKESË NDAJ VENDIMIT

    Vendimi për njohjen e diplomës përmban edhe këshillë juridike për veprimin që mund tëndërmerrja nëse isha i pakënaqur. Posaçërisht, vendimi më njofton se kam të drejtë me iparaqitë ankesë Komisionit për Ankesa të MAShT-it brenda 30 ditëve pas ditës që më dorë-zohet vendimi.

    Unë e kam ndjekë këshillën juridike të vendimit, duke iu drejtuar Komisionit për Ankesamë 11 nëntor 2016. Duke qenë se vendimi më është njoftuar më 13 tetor, ankesën e kamushtruar brenda afatit të lejuar. Ankesa është protokolluar në MAShT me numrin 4473.

    Në ankesën time, unë e kam lutë të paditurën që gradën time Juris Doctor të ma njohë sigradë të nivelit 8 apo të doktoratës, ashtu siç kërkojnë zyrtarët e universitetit tim.

    Provë: Shtojca 9, Ankesa ndaj vendimit për njohjen e diplomës, 11 nëntor 2016

    2. KAM BËRË KËRKESË TË PËRSËRITUR PËR SHQYRTIMIN E ANKESËS

    Pasi e paditura nuk më ka kthy përgjigje për disa muaj, në qershor 2017 i kam kërkuar së-rish të ma shqyrtojë ankesën dhe të marrë vendim meritor.

    Provë: Shtojca 10, Kërkesa e përsëritur për shqyrtimin e ankesës, 13 qershor 2017

    3. SHKALLA E DYTË KA MARRË NJË VENDIM

    Më 26 korrik 2017, Komisioni për Ankesa i MAShT-it ka marrë vendim mbi ankesën time.Për vendimin kam mësuar më 31 korrik 2017, kur e kam vizituar vetë zyrën e protokollit tëministrisë.

    Në këtë vendim, organi shqyrtues e ka shpallë veten jokompetent për ta trajtuar ankesëntime. Gjithashtu, në arsyetimin e dhënë e ka cekë gabimisht datën dhe numrin e protokollittë ankesës sime.

    Këshilla juridike e vendimit thotë se akti është përfundimtar në procedurën administrative.

    Provë: Shtojca 11, Vendimi i shkallës së dytë, 26 korrik 2017

    Faqe 12/32

  • VII. SHKELJET LIGJORE TË SË PADITURËS

    Pala e dëmtuar mund ta kundërshtojë aktin administrativ, ndër të tjera arsye, nëse organi s’ika zbatuar si duhet ose fare dispozitat ligjore,7 nuk i ka ndjekë rregullat e procedurës, nuk ika «vërtetuar drejt» faktet, ose ka nxjerrë konkludim në shpërputhje me faktet.8 Për këtoarsye, i kërkoj Gjykatës t’i anulojë vendimet e ministrisë së paditur dhe çështjen adminis-trative ta vendosë vetë, në përputhje me ligjin.9

    1. VENDIMET JANË NXJERRË JASHTË AFATEVE

    Të dy vendimet e së paditurës, të shkallës së parë dhe të dytë, nuk i kanë zbatuar si duhetdispozitat ligjore dhe nuk kanë respektuar rregullat e procedurës. Vendimet janë nxjerrëjashtë afateve që përcaktojnë ligji e udhëzimet administrative. Prandaj, Gjykata duhet t’ianulojë.

    1.1. Shkalla e parë ka vendosë shtatë muaj pas afatit, ani pse i ka pasë të dhënat në dorë tre muaj përpara

    Sipas udhëzimit administrativ që ishte në fuqi në kohën e kërkesës sime, ministria ka katërmuaj kohë për të shqyrtuar kërkesat për njohje diplomash.10 Kurse udhëzimi i ri, i nxjerrëpasi e kam parashtruar kërkesën por para vendimit për njohje, thotë:

    Procedura për shqyrtimin e kërkesës për njohje ose vlerësim të diplomave tëfituara jashtë vendit nuk do të zgjasë më shumë se katër muaj nga dita e apliki-mit në QKNJIA [dmth. NARIC], përveç në rastet kur QKNJIA nuk pranon as-një konfirmim nga autoritetet përkatëse për verifikim të saktësisë dhe vërtetsë-sisë[sic] së diplomës.11

    Pa marrë parasysh se cili udhëzim do të duhej zbatuar në rastin tim, vendimi për njohje kadalë pas të gjitha afateve ligjore. Unë e kam paraqitë kërkesën në dhjetor 2015, kurse e pa-ditura ma ka dorëzuar gati një vit më vonë, në tetor 2016.12

    Edhe sikur të mos ketë pasë informata të mjaftueshme rreth diplomës, siç më kanë thënëgojarisht zyrtarët e së paditurës, vonesa e vendimmarrjes nuk mbështetet në akte normati-ve. Udhëzimi i ri administrativ vërtet e lejon shtyrjen e afatit vetëm «në rastet kur QKNJIAnuk pranon asnjë konfirmim nga autoritetet përkatëse [rreth] diplomës».13 Por në rastin tim,

    7 LKA, neni 16.1.1.8 LKA, neni 16.1.3.9 LKA, neni 46.4.10 UA 8/2010, neni 3.8.11 UA 16/2016, neni 3.15.12 Shih shtojcën 7.13 UA 16/2016, neni 3.15 (theksim i shtuar).

    Faqe 13/32

  • universiteti e ka vërtetuar diplomën time qysh në janar 2016.14 Aq më tepër, udhëzimi kahy në fuqi në gusht 2016, gati nëntë muaj pas kërkesës sime dhe tetë muaj pasi e paditura ika pranuar informatat e nevojshme rreth diplomës.

    1.2. Shkalla e dytë është vonuar gati një vit pa kurrfarë arsye

    Sipas ligjit, organi që shqyrton ankesën ndaj një akti administrativ duhet të marrë vendimbrenda 30 ditëve.15 Unë jam ankuar ndaj vendimit të shkallës së parë në nëntor 2016. KurseKomisioni për Ankesa e ka lëshuar vendimin shqyrtues në korrik 2017 — tetë muaj pas an-kesës, e 18 muaj pas kërkesës fillestare për njohjen e diplomës.

    2. VENDIMET JANË NË KUNDËRSHTIM ME FAKTET, QË DËSHMOJNË VLERËN E DIPLOMËS

    Gjykata duhet t’i anulojë të dy aktet administrative të së paditurës, sepse ato s’e kanë vër-tetuar drejt gjendjen faktike ose kanë arritë në konkludime të gabuara nga faktet e rastit.16

    2.1. Shkalla e parë ma ka njohë nivelin 7, por dokumentet provojnë se grada Juris Doctor i përket nivelit 8

    Ministria e paditur ka vendosë në kundërshtim me shkresat rreth diplomës sime, duke manjohë doktoratën si gradë të nivelit 7 në vend se 8. Niveli 7 i skemave kosovare dhe evro-piane përkon me masterin, ndërsa 8-shi me doktoratën.17

    Në pjesën e arsyetimit, e paditura thotë se ka marrë vendimin e vet «[n]ë bazë të dokumen-tacionit të ofruar nga kandidati dhe nga informacionet e marra nga institucionet përkatësenga vendi ku janë kryer studimet». Të gjitha ato shkresa — përfshi njoftimet nga universi-teti im, një kumtesë të institucionit që akrediton fakultetet juridike në ShBA, dhe dokumen-tet nga një rast tjetër i nostrifikimit të doktoratës së jurisprudencës — e dëshmojnë se gradaime është doktoratë, dhe i kërkojnë ministrisë të ma njohë si të tillë. Por vendimi ma kazbritë cilësimin tim akademik një shkallë më poshtë, duke e shpallë «gradë [të] nivelit 7 si-pas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve».

    Ministria e paditur i ka shpërfillë shkresat që gradën time e përshkruajnë në frymën e ni-velit 8 kosovar. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, që përcakton kornizën, thotë se «Ku-alifikimet e nivelit të 8-të ofrojnë qasje në mundësitë e punësimit në fusha të specializuaradhe përparim në karrierë në vendet e punës, ku kërkohen shkathtësi për hulumtime, punëdijetari dhe udhëheqësi».

    14 Shih shtojcën 3.15 LPA, neni 131.1; LPPA, neni 135.1.16 LKA, neni 16.1.3.17 Shih shtojcën 14.

    Faqe 14/32

  • Ndërkaq, universiteti im thotë se unë kam cilësimet e nevojshme për të aplikuar për punë simësimdhënës në fakultetet juridike në Shtetet e Bashkuara.18 Ndihmësdekani i fakultetittim shpjegon se programi JD, siç e quan ai shkurt doktoratën e drejtësisë, mbrun «studentëtsi akademikë të ardhshëm». Veçmas cek se:

    Grada JD është rëndom grada më e lartë akademike që mbajnë profesorët dhedekanët e fakulteteve juridike në Shtetet e Bashkuara. Shembuj të shquar për-fshijnë kryetarin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili shërbeu si pro-fesor i së drejtës kushtetuese para se të hynte në politikë. Mbajtësit e gradës JDzgjidhen shpesh edhe si rektorë (kryetarë) universitetesh ose emërohen si kë-shilltarë të lartë politikash për qeverinë.

    Universiteti im thekson rreptësinë e programit Juris Doctor:

    [G]rada amerikane JD është doktoratë profesionale që jepet pas tri ose katërvjetësh studimesh pas baçelorit. Pranimi në programin JD kërkon një gradë ba-çelor katërvjeçare, dhe është tejet konkurrues. Fakultetet juridike përzgjedhinkandidatët që kanë treguar sukses të lartë në studimet fillestare, kanë arritur re-zultate të larta në testin pranues të fakultetit juridik (LSAT), dhe kanë dëshmuarnjë interes të jashtëzakonshëm në ligj ose përvojë pune relevante.

    Letra e fakultetit gjithashtu rikujton se për ta arritë titullin e doktorit të drejtësisë, «studen-tët duhet të kryejnë të paktën 7 ose 8 vjet studime, që përmbushin ose tejkalojnë numrin eviteve të studimit që duhen për shumë programe doktorate në universitetet amerikane».

    Provë: Shtojca 15, KKK, fq. 37–38, përkufizim i nivelit 8Shtojca 3, Letra e parë e universitetit, 25 janar 2016, dhe përkthimiShtojca 5, Letra e dytë e universitetit, 24 gusht 2016, dhe përkthimi

    E paditura nuk ka marrë parasysh as shkresën e autoriteteve që gradën Juris Doctor e quantë barasvlershme me një PhD (doktor filozofie), titull që zakonisht jepet në disiplina të tje-ra në Shtetet e Bashkuara dhe i takon nivelit 8 në Evropë. Shoqata Amerikane e Avokatëve(American Bar Association), e cila akrediton fakultetet juridike në ShBA, thotë se dy gra-dat janë të njëjta kur është në pyetje punësimi akademik.

    Në një kumtesë drejtuar fakulteteve juridike, Këshilli i Shoqatës llogarit se studimet përJuris Doctor lypin më shumë orë semestrore se studimet për PhD, dhe cakton se «dy gradatduhet të cilësohen grada të barabarta për qëllime të punësimit në arsim». Tutje, thotë kum-tesa:

    VENDOSET që të gjithë personave të duhur t’u kërkohet të mënjanojnë çfarë-do politike ose praktike ekzistuese brenda juridiksionit të tyre që nënvlerëson

    18 Shih shtojcën 6.

    Faqe 15/32

  • arsimin juridik ose nxit praktika diskriminuese në punësim ndaj mbajtëse tëgradës JD që mbajnë poste akademike në institucione arsimore.

    E paditura ka qenë e njoftuar për kumtesën e Shoqatës në dy letrat e universitetit, të cilat ecitojnë atë në tërësi. Por ka zgjedhë të mos i ketë parasysh.

    Provë: Shtojca 12, Kumtesa nr. 2 e Këshillit e Shoqatës Amerikane të Avokatëve (ABA Council Statement No. 2) dhe përkthimi

    Ministria ka anashkaluar edhe të dhëna të tjera që ka pasë në dorë për gradën Juris Doctor.Në rastin e kandidatit Korab Sejdiu, që ka kërkuar njohjen e diplomës së vet, institucionetamerikane e kanë njoftuar të paditurës Juris Doctor është gradë e nivelit 8 evropian. Kjonënkupton edhe nivelin 8 kosovar, meqë Korniza Kombëtare e Kualifikimeve e Kosovësështë në harmoni me Kornizën Evropiane.19 Ndonëse unë drejtpërdrejt nuk i kam pa shkre-sat e lëndës së dr. Sejdiut, ato i citon aktgjykimi i Departamentit tuaj në konfliktin adminis-trativ që dr. Sejdiu ka hapë ndaj MAShT-it. (Aktgjykimi i botuar në sajtin e Këshillit Gjy-qësor është anononimizuar, por lajmet e medieve kosovare e bëjnë të qartë se është fjalapër dr. Sejdiun.)

    Provë: Shtojca 13, Aktgjykim i Gjykatës Themelore Prishtinë, 13 dhjetor 2016, në rastin A. nr. 1248/13, K.R.S. kundër MAShT-itShtojca 21, Artikull gazete për rastin e dr. Sejdiut, 18 shkurt 2014

    2.2. Shkalla e dytë e ka hedhë poshtë ankesën, duke ia gabuar datën dhe pa ia shikuar provat

    Komisioni për Ankesa i MAShT-it, i cili ka lëshuar vendimin e shkallës së dytë, i ka ngatë-rruar faktet e rastit tim.

    Së pari, ka cekë gabimisht datën dhe numrin e protokollit të ankesës sime, duke lënë tëkuptohet se jam ankuar disa muaj pas afatit 30-ditësh. Unë e kam protokolluar ankesën më11 nëntor 2016 me numrin 4473. Zyrtarja e protokollit ia pat dhënë këtë numër shkresës si-me, meqë numri i vendimit që po godisja mbaronte me ato shifra. Kurse Komisioni thotë se«shqyrtoj[sic] ankesën e parashtruar nga Getoar Mjeku me nr.prot.2989 dt.15.04.2017».

    Provë: Shtojca 9, Ankesa ndaj vendimit për njohjen e diplomës, 11 nëntor 2016

    Ndonëse nuk e kam të qartë shkakun e gabimit, data e numri i huqur mund të kenë ngelë nëtekst nga një akt i mëparshëm administrativ që organi shqyrtues e ka përdorë si gjedhe.Sidoqoftë, shkujdesja apo qëllimsia e Komisionit të Ankesave në këtë rast flet për njëvendim të paarsyetuar dhe të padrejtë.

    19 LKK, neni 2.

    Faqe 16/32

  • Së dyti, trupi shqyrtues diskuton veprimet që pala e pakënaqur mund të marrë pas vendimitfillestar, duke cekë se fillimisht duhet paraqitë kërkesë për rishqyrtim organit të shkallës sëparë. Por kurrsesi nuk e trajton përmbajtjen e vendimit që e paditura ka marrë për diplomëntime. Këshilla juridike në fund të vendimit thotë: «Pala e pa kënaqur me vendimin ka tëdrejtë ankese në Komisionin për Ankesa në MASHT në afat prej 30 ditësh [...]». Nisë ngaarsyetimi që ka dhënë, nuk duket se Komisioni i ka hedhë një sy tekstit.

    Provë: Shtojca 7, Vendimi për njohjen e diplomës, 4 tetor 2016

    Akti administrativ i shkallës së dytë është i shkruar në një shqipe të paqartë dhe i paarsye-tuar. Pjesa e arsyetimit vetëm citon dispozita të një udhëzimi administrativ, por nuk tregonse si zbatohen ato dispozita në rastin tim. Komisioni nuk konstaton, për shembull, se e kamdorëzuar ankesën vonë ose nuk e kam paraqitë ku duhet. Por thjesht, më lë me gjetë vetë seçka nuk ka qenë në rregull me ankesën time. Kjo ngathtësi në hartimin dhe arsyetimin eaktit më bind edhe më fort se Komisioni nuk i ka marrë parasysh fare faktet e rastit oseprovat që ia pata bashkëngjitë ankesës.

    3. MINISTRIA E PADITUR NUK E KA ZBATUAR UDHËZIMIN ADMINISTRATIV QË KËRKON «QASJE AFIRMATIVE» NË NJOHJEN E DIPLOMAVE — I KA SHKELË PARIMET E SË DREJTËS, DUKE E ZBATUAR PRAPAVEPRIMTHI NJË AKT TË RI TË PAFAVORSHËM

    Këshilli Kombëtar për Njohje e ka lëshuar vendimin duke u mbështetë, mes të tjerash, nëUdhëzimin administrativ 16/2016. Ky udhëzim është nënshkruar më 12 gusht dhe ka hy nëfuqi më 19 gusht 2016, duke zëvendësuar Udhëzimin administrativ 8/2010, që ka qenë izbatueshëm në kohën kur e kam dorëzuar kërkesën për njohje.20 Është parim i drejtësisë senjë ligj ose akt nënligjor i ri mund të vlejë ndaj rasteve paraprake vetëm për aq sa është mëi favorshëm se ligji ose akti i vjetër.

    Udhëzimi 8/2010 thotë, mes të tjerash, se «Autoritetet [...] do të zbatojnë një qasje afirma-tive gjatë procedimit të kërkesave për njohje dhe vlerësim».21 Praktikisht, kjo rregull nën-kupton me njohë diplomën ashtu siç e vërtetojnë shkresat e lëndës dhe institucionet për-katëse. Mirëpo në rastin tim, autoritetet kanë vepruar kundër kësaj dispozite, duke zbatuarnjë qasje mohuese — e jo afirmative — ndaj kërkesës së përsëritur të universitetit tim qëgrada Juris Doctor të njihet si e barasvlefshme me PhD.

    4. MINISTRIA E PADITUR KA NDRYSË NJË VARG PARIMESH E RREGULLASH TË PROCEDURËS DHE ADMINISTRATËS

    E paditura ka shkelë një sërë parimesh të përgjithshme të procedurës administrative që ce-ken në ligj, përfshi parimet e ligjshmërisë, barazisë, punës së hapur, informimit e ndihmës,

    20 UA 16/2016, neni 16.21 UA 8/2010, neni 3.5 (theksim i shtuar).

    Faqe 17/32

  • si dhe qasjes në mjete juridike. Gjithashtu, ka dështuar me përmbushë detyrimet ligjore qëka për ta përcjellë ankesën te organi i duhur dhe për të bashkëpunuar me qytetarët.

    4.1. E ka shkelë parimin e ligjshmërisë: Ka dëmtuar interesin publik për kthimin e truritduke m’i mohuar të drejtat që gëzoj në Amerikë, dhe ka fy arsyen njerëzore duke ma për-gjysmuar vlerën e diplomës

    Organet e administratës duhet të veprojnë sipas mandatit ligjor që kanë.22 Ligji mund t’ijapë një organi diskrecion apo liri me zgjedhë mes veprimeve të mundshme. Por organetduhet ta ushtrojnë atë liri «për t’i shërbyer në mënyrën sa më të përshtatshme interesit pub-lik»23 dhe në përputhje me «parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore».24

    Udhëzimi administrativ për nostrifikimin që ka qenë në fuqi kur unë e kam bërë kërkesën iurdhëron zyrtarët të «zbatojnë një qasje afirmative gjatë procedimit të kërkesave për njohjedhe vlerësim».25 Qasja afirmative, që domethënë pohuese, i bie me e pranu diplomën ashtusiç e vërtetojnë dokumentet e lëndës. Udhëzimi po ashtu e zbaton Konventën e Lisbonës, ecila e detyron njohjen e diplomës, përveç nëse organi shtetëror dëshmon dallime përmbajt-jesore mes diplomës dhe njohjes së kërkuar.26

    Në rastin tim, udhëzimi nuk i fal ministrisë së paditur diskrecion rreth diplomës: e vetmjamundësi është me e njohë si gradë të nivelit 8. Se me vepru ndryshe s’do të ishte qasje afir-mative. Për më tepër, e paditura në asnjë rast nuk ka dëshmuar se ka dallime përmbajtje-sore mes doktoratës sime dhe nivelit 8. Kështu që e paditura s’ka si me zgjedhë mes dyrrugëve kur të gjitha shenjat tregojnë drejt një udhe të vetme.

    Por edhe sikur të gëzonte liri veprimi, e paditura nuk do të mund ta përdorte për ta zbritëdiplomën time në nivelin 7. Vendimi i tillë nuk i shërben interesit publik e as nuk përkonme arsyen njerëzore, siç kërkon ligji. Institucionet tona prej kohësh kanë theksuar rëndë-sinë që ka për Kosovën kthimi i trurit, që domethënë riatdhesimi i profesionistëve dhe inte-lektualëve të mërguar. Madje, vetë ministria e paditur ka nisë programin e quajtur «Kthimii Trurit», duke shpjeguar se:

    Kushtet e vështira ekonomiko-sociale si dhe standardi i ulët i jetesës i ka shtyrë(detyruar) qytetarët e kosovës[sic] me arsim të lartë të kërkojnë kushte më tëmira në vendet më të zhvilluara si në Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Evro-pën Perendimore. Oferta e varfër dhe jo-serioze e Kosovës për të joshur këtokuadro që të sistemohen në Kosovë ka rezultuar negativisht, ku një pjesë emadhe e tyre ka braktisur Kosovën në drejtim të shteteve me ofertë me të mirë.

    Synim i Qeverisë aktuale është që të ulë trendin e ikjes së trurit të Kosovës

    22 LPA, neni 3.1; LPPA, neni 4.1.23 LPPA, neni 4.3.4.24 LPPA, neni 4.3.3.25 UA 8/2010, neni 3.5 (theksim i shtuar).26 Neni VI.1.

    Faqe 18/32

  • jashtë kufijve shtetëror, duke u munduar që të ju ofrojë kushte minimale por tëpranushme nga kuadrot që veprojnë jashtë vendit, për tu kthyer dhe dhënë kon-tributin e tyre në zhvillimin e shtetit më të ri të botës, shtetit të Kosovës.

    Provë: Shtojca 16, Njoftim për programin «Kthimi i Trurit» të së paditurës, nga Portali Shtetëror i Republikës së Kosovës, pa datë

    Një vendim që ia mohon një qytetari të drejtat që ai i gëzon në Amerikë — siç po ndodh nërastin tim — nuk i shërben interesit publik.

    Vendimi nuk flen me arsyen njerëzore, ndërsa do të ma pengonte angazhimin akademik nënjë vend në zhvillim si Kosova dhe në një fushë të sfiduar siç është drejtësia. Qebesa, asmendja e shëndoshë s’e honeps dot atë shart i cili titullin që lyp tetë vjet studime ma për-gjysmon, duke ma barazuar me një master që arrihet dhe me katër vjet studime të larta.

    4.2. E ka nëpërkëmbë parimin e barazisë para ligjit, duke më diskriminuar si avokat amerikan dhe ish-mërgimtar

    Ligji mbron barazinë e vetave në procedurën administrative, duke ndaluar diskriminimin.27

    Organet shtetërore duhet t’i trajtojnë njëlloj çështjet e njëjta28 ose palët në situatë të njëjtë.29

    Gjithashtu, kanë detyrë të veprojnë sipas Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,30 që ndalontrajtimin e pabarabartë për shkaqe të «lidhjes me ndonjë komunitet [...] ose ndonjë bazetjetër».31 Saktësisht, diskriminim quajmë:

    çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuaranë [ligj], që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëziminose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive theme-lore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera [...].32

    Nuk lejohet diskriminimi i drejtpërdrejtë, që domethënë me trajtu më keq njërin se tjetrinpër shkaqet e përmendura.33 As lejohet diskriminimi i tërthortë që domethënë trajtim i pa-barabartë e që s’mund të arsyetohet objektivisht «me një qëllim legjitim».34 Njëherësh,ndalohet «[d]iskriminimi në bazë të asociimit» apo «shënjestrimi i personave që nuk i për-kasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe».35

    27 LPA, neni 5.2.28 LPA, neni 5.1.29 LPPA, neni 6.2.30 LPPA, neni 6.3. 31 LMbD, neni 1.1; shih dhe nenin 4.1.7.32 LMbD, neni 3.2.33 LMbD, nenet 3.1 dhe 4.1.1.34 LMbD, nenet 3.1 dhe 4.1.2.35 LMbD, neni 4.1.7.

    Faqe 19/32

  • Vendimet e së paditurës më kanë trajtuar në mënyrë të pabarabartë mua si doktor i drej-tësisë i shkolluar në Shtetet e Bashkuara dhe si ish-pjesëtar i bashkësisë së mërgimtarëvetanë në Amerikë. Vendimet përbëjnë diskriminim, sepse qëllimi ose efekti i tyre ka qenëme m’i shkelë të drejtat.

    Unë kam përjetuar diskriminim të drejtpërdrejtë, meqë ministria do të vendoste ndryshe përdiplomën time sikur unë të kisha studiuar një fushë tjetër ose në një vend tjetër. Trajtimi qëmë ka bërë përbën edhe diskriminim të tërthortë; siç dëshmojnë faktet e provat e kësaj pa-die, vendimet e së paditurës s’i shërbejnë një qëllimi të përligjshëm. Njëherësh, e padituramë ka diskriminuar në bazë të asociimit tim me dy grupe: avokatët amerikanë dhe mërgim-tarët tanë në ShBA.

    Ligji nuk kërkon me cekë se çka e shtyn dikë të diskriminojë. Por këtu ndihmon me për-mendë se bashkësitë të cilave u takoj shquhen për profesionizëm të rrallë dhe qëndrim tëlartë moral që mjaftojnë si dukuri për ta nxitë ndjenjën e konkurrencës dhe diskriminiminte të tjerët.

    4.3. Ka dhunuar të tjera parime procedure, duke vepruar tinëz e pa dhënë llogari, duke ezvarritë punën, e duke ma pre udhën e ankesës

    E paditura ka shkelë parimet e transparencës, efikasitetit, informimit e ndihmës, dhe tëdrejtës në mjete juridike.

    Ligjet e procedurës administrative, si ai i 2007-s dhe ky i 2016-s, lypin transparencë ngaorganet e mbarështimit shtetëror.36 Palët duhet të gëzojnë qasje në shkresat e lëndës së tyre,por edhe në të dhëna të tjera.37 Organi mund t’ua mohojë qasjen vetëm në informata të kla-sifikuara a të mbrojtura sipas ligjit,38 por duhet t’u japë arsyetim me shkrim kur ua shkagonkërkesën me i pa dokumentet.39 Unë kam kërkuar me pa dosjen time, por zyrtarët e së padi-turës nuk më kanë lejuar e as nuk më kanë dhënë shpjegim me shkrim pse.

    Dhe krahas këtij cenimi, ata kanë vepruar kundër parimit të efikasitetit.40 Saktësisht, organiduhet ta zhvillojë procedurën «sa me të shpejtë dhe me sa më pak shpenzime».41 Proceduranë rastin tim ka zgjatë gati dy vjet pa fije nevoje, duke na kushtuar si mua ashtu dhe shtetit.

    Parimi i informimit dhe ndihmës detyron organet t’i njoftojnë palët, veç të tjerash, për afa-tet dhe mjetet juridike.42 Kurse një tjetër parim mbron qasjen e palëve në ato mjete.43 E pa-ditura i ka shkelë të dy parimet, kur në këshillën juridike të vendimit të parë s’më ka njof-

    36 LPA, neni 9; LPPA, neni 9.1.37 LPA, neni 9.2; LPPA, neni 9.2.38 LPA, neni 9.3; LPPA, neni 9.3.39 LPA, neni 9.4.40 LPPA, neni 10.41 LPPA, neni 10.2.42 LPPA, neni 11.3.43 LPPA, neni 13.

    Faqe 20/32

  • tuar drejt për afatin dhe organin e ankesës dhe kur me vendimin e dytë ma ka mohuar tëdrejtën e ankesës.44

    4.4. E ka shpërfillë detyrën që ka për t’ia përcjellë lëndën organit kompetent

    Ligji obligon organet që, kur një ankesë u mbërrin gabimisht, t’ia përcjellin atë organit tëduhur.45 Në rastin tim, Komisioni për Ankesa nuk e ka dërguar lëndën ku duhet, por veç eka shpallë veten jokompetent, duke e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

    4.5. Ka vepruar kundër Ligjit për administratën shtetërore, duke mos bashkëpunuar me mua gjatë nostrifikimit

    Neni 56, që përcakton detyrën e organeve për të bashkëpunuar me qytetarët, thotë:

    Organet e administratës shtetërore janë të detyruara, që qytetarëve t’iu mundë-sojnë realizimin e papenguar, ligjor dhe me kohë të të drejtave të tyre dhe dety-rimeve; t’iu japin informata të nevojshme dhe shënime; t’iu ofrojnë ndihmënjuridike pa diskriminim; të respektojnë dinjitetin dhe personalitetin e secilitqytetar; të ruajnë dhe avansojnë nivelin dhe autoritetin e organeve të admini-stratës shtetërore rrjedhimisht të bashkëpunojnë, në suaza të kornizave ligjore,korrekte dhe civilizuese me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe me secilinindivid që i drejtohet me gojë apo me shkrim për ndonjë kërkesë, nevojë, tëdrejtë ose interes juridik, ekonomik ose qytetar.46

    Por ministria e paditur e ka shkelë këtë nen katërçipërisht, si gjatë procedurës ashtu në ven-dimet që ka marrë për diplomën time. Nuk më ka mundësuar «realizimin e papenguar» tëtë drejtave, ndërsa i ka vonuar vendimet. Nuk më ka dhënë «informata të nevojshme dheshënime», ndërsa ma ka mohuar qasjen në dosjen time. Nuk ma ka respektuar denjësinë,ndërsa nuk është sjellë me korrektësi dhe qytetari gjatë ecurisë. Dhe ma ka dëmtuar perso-nalitetin mua dhe e ka ulë «nivelin dhe autoritetin» e vet duke mos ma njohë doktoratën.Andaj Gjykata duhet t’i anulojë vendimet e paligjshme të së paditurës.

    5. VENDIMET M’I CENOJNË TË DREJTAT THEMELORE TË BARAZISË, PUNËS, DHE LIRISË SHKENCORE TË MBROJTURA ME KUSHTETUTË DHE INSTRUMENTE NDËRKOMBËTARE

    Republika e Kosovës është shtet ligjor, organet e të cilit veprojnë sipas Kushtetutës dheligjeve të tjera. Vetë akti më i lartë juridik i vendit përcakton se «[s]ecili person dhe organnë Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës»,47 dhe thekson tutje se

    44 Shih shtojcat 7 dhe 11.45 LPA, neni 18.1; LPPA, neni 128.1. 46 LASh, neni 56.47 Kushtetuta, neni 16.4.

    Faqe 21/32

  • «Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit».48 Gjithashtu, ligji lejon me goditë njëakt administrativ që nuk i ka zbatuar si duhet dispozitat ligjore.49 Në rastin tim, ministria epaditur e ka shkelë Kushtetutën. Vendimet e saj po vijojnë të m’i cenojnë të drejtat theme-lore të barazisë, punës, dhe lirisë shkencore, të mbrojtura me Kushtetutë dhe instrumentendërkombëtare.

    Kapitulli II i Kushtetutës garanton të drejtat e barazisë, lirisë shkencore, dhe të punës si tëdrejta dhe liri themelore të njeriut.50 Këto të drejta mbrohen edhe me instrumente ndërkom-bëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut, përfshi Deklaratën Universale për të Drejtat eNjeriut si dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.51 (Qebesa, hartuesit e Kushte-tutës e kanë huazuar një pjesë të madhe të Kapitullit II nga nenet e KEDNj-së.) Këto doku-mente ndërkombëtare Kushtetuta i bën të zbatueshme drejtpërsëdrejti dhe u jep përparësindaj «dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike».52

    Tutje, sipas nenit 53, «Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushte-tutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtate Njeriut». GjEDNj-ja është institucion sipërkombëtar i 47 vendeve anëtare të Këshillit tëEvropës, dhe shqyrton shkeljet e të drejtave të garantuara me KEDNj.

    5.1. E paditura më ka diskriminuar si avokat amerikan dhe si ish-mërgimtar

    Neni 24 i Kushtetutës, që mbron barazinë para ligjit, thotë:

    1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjessë barabartë ligjore, pa diskriminim.2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të [...] lidhjes me ndonjë komuni-tet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, [...] ose ndonjë statusi tjetër personal.

    Siç vënë re komentatorët, Kushtetuta e «ndalon diskriminimin mbi bazën e cilësdo veti per-sonale të individit».53 Neni 14 i KEDNj-ës njëlloj ndalon diskriminimin për «shkaqe të tillasi [...] pasuria [...] ose çdo status tjetër».54 Kurse një mendim kyç i GjEDNj-së thotë seKonventa e ndalon trajtimin e pabarabartë në gëzim e të drejtave për shkak të një karakteri-stike vetjake që e veçon njërin nga tjetri.55 Për me shkelë nenin 14, s’mjafton vetëm trajtimi

    48 Neni 102.3.49 LKA, neni 16.1.1.50 Kushtetuta, nenet 24, 48–49.51 Kushtetuta, neni 22.52 Neni 22.53 Komentari, neni 24.2, komenti 1, fq. 86.54 KEDNj, neni 14; prot. 12, neni 1.55 Frëngjisht: «un traitement discriminatoire ayant pour base ou pour motif une caractéristique personnelle

    (“situation”) par laquelle des personnes ou groupes de personnes se distinguent les uns des autres». G.N. kundër Italisë, § 116 (citon rastet Kjeldsen, Busk Madsen dhe Pedersen kundër Danimarkës, 7 dhjetor 1976, § 56, séria A, no. 23; Jones kundër Mbretërisë së Bashkuar (vendim), nr. 42639/04, 13 shtator 2005).

    Faqe 22/32

  • i ndryshëm të dy vetave në rrethana të ngjashme,56 por duhet diskriminim, që nënkuptonme bë dallime pa «arsyetim objektiv e të arsyeshëm» — pra, pa qëllim të përligjshëm osenë shpërpjesëtim me qëllimin.57

    Në rastin tim, e paditura më ka trajtuar në mënyrë të pabarabartë për shkak të lidhjes simeme bashkësitë e avokatëve amerikanë dhe të mërgimtarëve shqiptarë në ShBA, gjendjespërgjithësisht të privilegjuar ekonomike e shoqërore, por edhe statusit që gëzoj në shoqërisi njeri atdhetar, i shkolluar, dhe me karakter të lartë moral.

    Siç e shtjellova tashmë në këtë padi, ministria do të më kishte trajtuar ndryshe sikur unë tëkisha studiuar një fushë tjetër dhe në një vend tjetër.58 Ky dallim nuk gjen «arsyetim objek-tiv e të arsyeshëm». Thënë ndryshe, s’i shërben ndonjë qëllimi legjitim; madje vepron kun-dër interesit publik për kthimin e trurit.59 Andaj është diskriminues sipas kuptimit të Kush-tetutës dhe KEDNj-së. Njëherësh, vendimet e së paditurës po vijojnë të më sjellin dëmemateriale dhe morale.60

    5.2. E paditura po ma cenon lirinë shkencore, duke ma penguar punësimin në institucione akademike

    Kurse Neni 48, që mbron lirinë e artit dhe shkencës, cek:

    1. Liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar.2. Liria akademike është e garantuar.

    Autoritetet e së drejtës kushtetuese te ne shpjegojnë se liria e shkencës është «edhe e drejtëpersonale».61 Gjithashtu theksojnë se «as ligjet nuk do të guxonin, në asnjë mënyrë, ta kufi-zojnë zhvillimin e lirë të shkencës dhe të artit», ani pse nuk kemi një përkufizim të qartë tëshkencës e artit.62 Mirëpo s’ka mëdyshje se angazhimi në hulumtime përmes institucionevepërbën veprimtari shkencore. Siç do të shpjegoj në hollësi në përshkrimin e dëmeve, vendi-met e së paditurës ma kanë penguar punësimin në kolegje e universitete.63 Puna në institu-cione të arsimit të lartë është jetike edhe për të qenë pjesë e komunitetit të shkencëtarëvedhe botimeve akademike.

    56 Po aty, § 117 (citon D.H. kundër Çekisë [Dh. Madhe], nr. 57325/00, § 175, CEDH 2007).57 Frëngjisht: «justification objective et raisonnable». Po aty, § 117 (citon rastet Rasmussen kundër Dani-

    markës, 28 nëntor 1984, § 38, séria A, no. 87; Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar [Dh. Madhe], nr. 13378/05, 29 prill 2008, § 60).

    58 Shih pjesën VII.4.2 të padisë.59 Shih pj. VII.4.1.60 Shih pj. VIII.61 Komentari, neni 48.1, komenti 1, fq. 180.62 Komentari, neni 48.1, komenti 1, fq. 180.63 Shih pjesën VIII, pikët 2 dhe 3, të padisë.

    Faqe 23/32

  • 5.3. Vendimet për diplomën po ma kufizojnë të drejtën e punës dhe profesionit

    Neni 49 i Kushtetutës thotë:

    1. E drejta e punës garantohet.2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

    Këtë të drejtë e mbrojnë njëherësh instrumente të tjera, përfshi Deklaratën Universale.64

    Ndërsa komentatorët e përshkruajnë po ashtu si «të drejtë[] subjektive për punësim» për tëcilën takon mbrojtja gjyqësore.65 Ata shpjegojnë se:

    Natyrisht, edhe pse kjo e drejtë nuk ia mundëson çdo individi që nga shteti, në-përmjet gjykatës, të kërkojë vend pune, nga kjo drejtpërsëdrejti dalin autorizi-me të caktuara subjektive, p.sh., e drejta për kushte të barabarta gjatë punësi-mit, liria e zgjedhjes së punës dhe profesionit [...].66

    Siç e saktësoj në kaptinën e kësaj padie mbi dëmet, vendimet e së paditurës ma kanë kufi-zuar të drejtën e punës, duke m’i mohuar mundësitë e barabarta për punësim akademik. Poashtu, më kanë penguar me paraqitë me kohë provimin e jurisprudencës, që është parakushtpër ta ushtruar profesionin e avokatit.67

    64 DUDNj, nenet 23–24.65 Komentari, neni 49, komenti 3, fq. 182.66 Po aty.67 Shih pjesën VIII.2 të padisë.

    Faqe 24/32

  • VIII. DËMET NDAJ MEJE, PËRGJEGJËSIA E SË PADITURËS, DHE MASAT E NEVOJSHME PËR TË PARANDALUAR DËMIN

    1. JETËSHKRIM I PADITËSIT

    Unë jam avokat i licencuar në shtetin e Teksasit, në ShBA, dhe merrem kryesisht me çësh-tje të së drejtës ndërkombëtare dhe të biznesit. Në Amerikë kam punuar me ekipe të mëdhaavokatësh për t’u ndihmuar klientëve korporativë në raste të ndërlikuara rreth tregut ndër-kombëtar të devizave, investimeve ndërkombëtare, dhe të falimentimeve të ndërmarrjeveshumëkombëshe. Prej mbi dy vjetësh, vijoj të këshilloj klientë individualë dhe biznesorërreth përpilimit të dokumenteve e botimeve juridike, mërgimit dhe investimeve në ShBA,si dhe çështjeve të biznesit ndërkombëtar dhe pronave në Teksas.

    Krahas punës si avokat amerikan, jam angazhuar me grupe të shoqërisë civile në Kosovë,si këshilltar juridik dhe hulumtues i sfidave të sundimit të ligjit dhe shtetndërtimit. I kamkëshilluar njëherësh institucionet tona në çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kontra-tave të privatizimit të ndërmarrjeve. Së fundmi, i jam bashkëngjitë Programit të USAID-itpër përmbarim dhe legjislacion komercial si udhëheqës i një ekipi që u ofron mbështetjedepartamenteve ekonomike të gjykatave tona për ta rritë efikasitetin e punës dhe për t’izgjidhë lëndët e grumbulluara.

    Përveç profesionit të juristit, kam një interesim të posaçëm për gjuhën shqipe dhe historinëtonë. Ndër vite kam shkruar, redaktuar, e përkthyer një varg botimesh për Kosovën dhe përfushën juridike.

    Provë: Shtojca 17, Licencë e avokatit, nga shteti i Teksasit, ShBA, 24 prill 2015Shtojca 18, Jetëshkrim imi (Curriculum vitae), maj 2017

    I nxitur nga dëshira për të punuar me të rinjtë dhe për t’u marrë me hulumtime, jam intere-suar prej kohësh me u bë pjesë e një institucioni arsimor. Por këtë synim — që do të mundta jetësoja në ShBA — nuk po e arrij dot në Kosovë, ku kolegjet e universitetet tona kër-kojnë mësimdhënës me titullin doktor, e vendimet e ministrisë së paditur nuk ma njohindoktoratën time. Kjo mosnjohje më ka shkaktuar e po vijon të më shkaktojë dëme materi-ale dhe morale.

    2. E PADITURA MË KA SHKAKTUAR DËM MATERIAL, DUKE MA PENGUAR KARRIERËN

    Duke ia mohuar vlerën doktoratës sime, e paditura ma ka penguar punësimin akademik dheushtrimin e profesionit të avokatit. Njëherësh m’i ka mohuar edhe disa privilegje që gradaime do të më akordonte deri në një moshë të caktuar.

    Faqe 25/32

  • Në radhë të parë, ma ka pamundësuar punësimin si mësimdhënës në institucione të arsimittë lartë në Kosovë — për çka edhe jam kthy nga Amerika. Standardet për akreditimin tani ukërkojnë universiteteve dhe kolegjeve universitare të angazhojnë një numër të caktuarmësimdhënësish me titullin PhD ose thirrje të barasvlershme.68

    Universitetet e kolegjet tona vazhdimisht po kërkojnë doktorë të fushës juridike për fakul-tetet e tyre. Unë vetë jam interesuar për t’u angazhuar si mësimdhënës në universitet, dhekam marrë lëvdatë nga drejtues universitetesh për kredencialet e mia profesionale e akade-mike. Në janar 2017 madje kam aplikuar për punë, por institucioni ma ka refuzuar lutjenpasi ka kuptuar se ministria nuk ma ka njohë diplomën si gradë të nivelit 8.

    Provë: Shtojca 19, Lutje për punësim në një fakultet juridik, 21 janar 2017Shtojca 20, Refuzim i lutjes për punësim shkaku i gradës, 10 shkurt 2017

    Vendimet e së paditurës më kanë shuar a penguar edhe mundësi të tjera që lidhen me mo-shën. Ndër to janë angazhimi si asistent në një institucion të arsimit të lartë, por edhe punasi profesor i rregullt. Për të marrë titullin e asistentit në universitete publike kosovare duhetme qenë nën 30-vjeç.69 Kurse shumë pozita në institucione arsimore u lejohet me i mbajtëvetëm profesorëve të rregullt që nuk janë «në moshë e pensionimit».70

    Në ndërkohë, vonesat në marrjen e vendimit ma kanë vështirësuar licencimin si avokat nëKosovë. Sipas ligjit, kandidati i shkolluar jashtë vendit «duhet të ketë nostrifikuar diplo-mën e Fakultetit Juridik, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë» për t’iu nën-shtruar provimit të jurisprudencës.71

    Unë nuk jam në gjendje me i llogaritë me pare dëmet që më ka shkaktuar e paditura. Andaj,propozoj që dëmet t’i llogarisë gjatë ecurisë gjyqësore një ekspert financiar.

    3. E PADITURA MË KA SHKAKTUAR DËM MORAL, DUKE MA DËMTUAR REPUTACIONIN DHE DUKE MA PENGUAR ZHVILLIMIN AKADEMIK

    Vendimet e së paditurës po ma dëmtojnë namin e mirë në shoqëri dhe po ma kurthojnëzhvillimin si akademik. Duke m’i mohuar të drejtat dhe privilegjet që diploma më jep nëShBA, dhe duke ma zbritë doktoratën time në master, e paditura më ka paraqitë në sytë epublikut tonë si një mashtrues dhe dështak. Shoqëria jonë, e prekur nga varfëria dhe e prirëpër të mërguar jashtë, nuk po arrin ta kuptojë se unë jam kthy prej Amerike për të qenëpranë familjen dhe për ta vazhduar karrierën në vendlindje, e jo pse s’ia kam dalë mbanënë mërgim. Vendimet e së paditurës për diplomën time kanë gisht në këtë punë: ato makanë dëmtuar reputacionin, sidomos duke m’i vënë kleçkë synimeve të mia për punësimakademik, që unë i kam shpallë botërisht me t’u kthyer në atdhe më 2015.

    68 UA 20/2016, neni 11, para. 3.2 dhe 3.3; shih dhe KA, § 8.69 Statuti UP, neni 178.1.2; Statuti UGj, neni 159.1.2; Statuti UM, neni 159.1.2.70 UA 20/2016, neni 11.3.2.71 LPJ, neni 6.3.

    Faqe 26/32

  • Për t’i kequar më tej punët, MAShT-i e ka zhvleftësuar gradën Juris Doctor edhe në rastine famshëm të dr. Korab Sejdiut, që pati marrë jehonë në medie. Gazetat tona madje kanënjoftuar se «Këshilli Kombëtar për Njohje i MASHT-it konkludoi në këtë vendim se grada“juris doctor” e fituar në SHBA nga Sejdiu e bën atë të jetë “jurist i diplomuar”, e jo “dok-tor i jurispudencës[sic]”».

    Provë: Shtojca 21, Artikull gazete për rastin e dr. Sejdiut, 18 shkurt 2014

    Dr. Sejdiu, tani deputet i dalluar në Kuvendin e Kosovës, ligjërues i së drejtës në universi-tete të përmendura në Evropë, dhe një njeri i respektuar nga studentët dhe kolegët që e njo-hin, ka arritë ta çojë drejtësinë në vend. Gjykata Themelore tashmë e ka miratuar padinë etij, duke e urdhëruar MAShT-in t’ia njohë doktoratën si gradë të nivelit 8. (Aktgjykimi i 13dhjetorit 2013, ndonëse i anonimizuar, është dhënë qartësisht për rastin e dr. Sejdiut.)

    Provë: Shtojca 13, Aktgjykim i Gjykatës Themelore Prishtinë, 13 dhjetor 2016, në rastin A. nr. 1248/13, K.R.S. kundër MAShT-it

    Por shkrimet keqinformuese nëpër mediet tona e kanë bërë të veten, duke e shty shoqërinëtë më shohë me mosbesim sa u përket kredencialeve të mia akademike. Kurse vendimet esë paditurës në rastin tim veçse e kanë thelluar bindjen se diploma ime nuk paska gjithaqvleftë.

    Aq më tepër, vendimet e padrejta ma kanë penguar zhvillimin tim akademik. Duke më lënëjashtë institucioneve arsimore, ma kanë privuar qasjen në burime të vyeshme për hulum-time, dhe m’i kanë zvetënuar gjasat për të botuar artikuj në revista akademike dhe për tëparaqitë punime para komunitetit të shkencëtarëve, siç bëjnë rëndom pjesëtarët e një insti-tucioni akademik.

    Këto dëme të vazhdueshme arsyetojnë akordimin e kompensimit. Unë kërkoj kompensimmonetar, duke qenë se ky dëm jolëndor nuk zhbëhet me mjete jomonetare. Ndërsa llogarit-jen e saktë të dëmeve lus ta bëjë një ekspert gjatë ecurisë gjyqësore, ashtu siç do të bëjë medëmet materiale.

    4. E PADITURA ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR DËMET DHE KA DETYRË TË MË KOMPENSOJË

    Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve thotë se «[k]ush i shkakton tjetrit dëm ka për detyrë takompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij».72 Një palë ështëfajtore nëse «e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia».73 Kurse Ligji për kon-fliktet administrative lejon që me padinë për konflikt «të kërkohet edhe kthimi i sendeve tëmarra, si dhe kompensimi i dëmit që i është shkaktuar paditësit me ekzekutimin e aktit qëkontestohet».74

    72 LMD, neni 136.1.73 LMD, neni 140.74 LKA, neni 17.

    Faqe 27/32

  • Në rastin tim, ministria e paditur më ka shkaktuar dëme me vendimet e saj të padrejta e tëkundërligjshme. Dëmet m’i ka shkaktuar me dashje, për aq sa mund të nxjerrim nga traj-timi i pabarabartë, vonesat e paarsyeshme, dhe shkelja e rregullave gjatë procedurës. Por tëpaktën, ministria ka vepruar nga pakujdesia, siç e dëshmojnë vendimet që ka marrë duke ekundërshtuar ose pa e shikuar gjendjen faktike. Unë s’do t’i pësoja dëmet pa vendimet e sëpaditurës, andaj e paditura është fajtore për dëmet.

    Për këto arsye, po i kërkoj Gjykatës së nderuar ta detyrojë ministrinë e paditur me më kom-pensu për dëmet që m’i ka shkaktuar.

    5. GJYKATA DUHET TË CAKTOJË EDHE MASA PËR PARANDALIMIN E DËMIT

    Dëmet që më kanë shkaktuar vendimet e së paditurës unë mund t’i vuaj edhe në të ardh-men. Andaj, i lutem Gjykatës të marrë masa të nevojshme për ta parandaluar dëmin, dukeudhëzuar drejt palët e treta rreth të drejtave dhe privilegjeve që bart diploma ime. Posa-çërisht, i kërkoj të ma njohë moshën dhe datën prej së cilëve do të duhej t’i gëzoja për-fitimet e doktoratës.

    Aktgjykimi i nxjerrë në konflikt administrativ vlen erga omnes, që domethënë për të gjithë,përfshi vetat që s’janë palë në konflikt. Aktgjykimi madje ka peshë më të madhe se aktetadministrative, të cilat mund t’i anulojë dhe zëvendësojë.75 Në praktikë, palët e treta, qëderi dje janë mbështetë në vendimin e padrejtë të organit administrativ, duhet ta pranojnëtani aktin gjyqësor që e zëvendëson atë.

    Përveç që lejon me kërku kthimin e sendit të marrë dhe shpagimin e dëmeve,76 ligji mun-dëson që:

    Gjykata [...] të urdhërojë sipas kërkesës së personit të interesuar që të ndër-merren masat përkatëse për parandalimin e shkaktimit të dëmit ose të shqetë-simit, ose të evitohet burimi i rrezikut, me shpenzime të mbajtësit të burimit tërrezikut, në qoftë se ky vetë nuk e bën këtë.77

    Kur dëmi rrjedh prej një veprimtarie që i shërben interesit të përgjithshëm dhe që gëzon le-jen e shtetit, shpërblimi takon vetëm nëse dëmi «i tejkalon kufijtë e rëndomtë».78 Por edhenë aso raste, pala mund të kërkojë «masa[] shoqërisht të arsyeshme për parandalimin eshkaktimit të dëmit apo për zvogëlimin e tij».79 Përfundimisht, ligji ngarkon gjykatat për t’imbrojtë «detyrimet dhe interesat juridike të personave fizik dhe juridik dhe palëve tëtjera».80

    75 LKA, neni 46.4.76 LKA, neni 17.77 LMD, neni 138.2.78 LMD, neni 138.3.79 LMD, neni 138.4.80 LKA, neni 2.

    Faqe 28/32

  • Në rastin tim, vendimet e ministrisë së paditur më kanë mohuar të drejta e privilegje të cak-tuara që do t’i gëzoja sikur diploma të më njihej si duhet dhe me kohë. Shumë nga këto tëdrejta e privilegje kufizohen sipas moshës, përfshi mundësinë për t’u emëruar asistent nëuniversitete publike dhe për të punuar si profesor i rregullt para pensionimit.81

    Andaj, Gjykata duhet të ndërmarrë masa përkatëse për të parandaluar dëmin që do të vijojtë vuaj pse e paditura s’ma ka njohë me kohë doktoratën. Posaçërisht, e lus Gjykatën e nde-ruar të konstatojë se, për qëllime të të drejtave e privilegjeve që kufizohen sipas gradësakademike dhe moshës, unë do të kem, ditën që shpallet aktgjykimi, moshën që kam pasëditën kur e kam fituar gradën Juris Doctor. Po ashtu e lut të konstatojë se më takojnë të gji-tha të drejtat e privilegjet që do t’i kisha gëzuar sikur grada ime të më njihej ditën kur ekam fituar.

    Këto masa në njëfarë mënyre janë edhe rikthyese, meqë synojnë të më shpien në gjendjenqë do të ishte sikur ministria e paditur të mos merrte vendimet e padrejta.82 Thënë me fjalëtë thjeshta, unë po i kërkoj Gjykatës që figurativisht të ma kthejë kohën e humbur. Po i lu-tem të m’i heqë vitet për të gëzuar mundësi si emërimi asistent ose puna si profesor i rre-gullt para pensionimit. Njëjtë po ia kërkoj mundësinë e gjyshërimit (grandfathering), qënënkupton zbatimin e rregullave të vjetra apo shlirimin nga të rejat, nëse për shkak të mos-njohjes së diplomës nuk i kam gëzuar me kohë përfitimet e rregullave të mëparshme.

    Këto masa, edhe pse do të ndikonin në veprimtari të interesit të përgjithshëm dhe të lejuaranga shteti, janë «shoqërisht të arsyeshme». Ato nuk synojnë të jetësojnë më shumë ngaç’do të më takonte sikur ministria e paditur ta kryente punën e vet me nder, e as cenojnë tëdrejtat e palëve të treta. Kërkesat e mia rreth kufizimeve moshore nuk po i ndërlidh medatën e një vendimi të drejtë, se një datë e tillë është e pamundur me e gjetë. Por unë popropozoj si pikë reference ditën kur kam fituar doktoratën, 17 maj 2014. Kjo datë është epakontestueshme dhe nuk ndodhet larg afatit të ligjshëm që ministria ka pasë në gatishmëripër ta njohë diplomën time.

    81 Shih pjesën VIII.2 të padisë.82 Shih LKA, neni 17; LMD 136 e tutje.

    Faqe 29/32

  • IX. PËRMBYLLJE DHE KËRKESËPADI

    Ministria e paditur ka marrë vendime të padrejta, të kundërligjshme, dhe kundërkushte-tuese ndaj kërkesës sime për njohjen e diplomës së fituar jashtë vendit. E paditura ma kazhvleftësuar doktoratën time në drejtësi si gradë të nivelit 7, që përkon me masterin. Vendi-met e së paditurës më kanë shkaktuar dëme materiale dhe morale, duke ma penguar karrie-rën dhe duke ma prishë reputacionin. E paditura është përgjegjëse për dëmet, dhe duhet tëmë kompensojë. Meqë dëmet mund t’i vuaj edhe në të ardhmen, ligji më mundëson me ikërku gjykatës edhe masa të tjera për parandalimin e dëmit.

    Prandaj, unë e lus Gjykatën e nderuar që me aktgjykim t’i anulojë vendimet e së paditurës,të ma njohë doktoratën time si gradë të nivelit 8, ta detyrojë të paditurën të më shpaguajëdëmet, dhe të vejë masa shtesë për parandalimin e dëmit.

    1. LIGJI DHE FAKTET KËRKOJNË QË GJYKATA TË VENDOSË VETË PËR NJOHJEN E DIPLOMËS DHE DËMET, PA IA KTHY LËNDËN MINISTRISË SË PADITUR

    Kërkesën time që Gjykata të vendosë për njohjen e diplomës sime dhe të më akordojëzhdëmtim e lejon shprehimisht Ligji për konfliktet administrative. Neni 7 vendos parimin eefikasitetit:

    Gjykata e zbaton konfliktin administrativ shpejtë dhe pa zvarritje, duke iushmangur veprimeve dhe shpenzimeve të panevojshme, me çka e pamundësonkeqpërdorimin dhe zvarritjen e realizimit të të drejtave të palëve, të pjesëma-rrësve të tjerë në konflikt dhe vendimin e nxjerrë në afat të parashikuar.83

    Ndërsa neni 46 përcakton se kur dhe çfarë mund të vendosë gjykata:

    4. Kur gjykata konstaton se akti administrativ i kontestuar duhet të anulohet,mundet, nëse karakteri i çështjes e lejon dhe nëse të dhënat dhe faktet e admin-istruara gjatë procedurës japin bazë të sigurt për këtë gjë, me aktgjykim të ven-dosë për çështjen administrative. Aktgjykimi e zëvendëson aktin e anuluar.5. Me aktgjykim, me të cilin anulohet akti i kontestuar administrativ, gjykata dotë vendosë edhe për kërkesën e paditësit për kthimin e sendit, respektivisht përkompensimin e dëmit, nëse të dhënat e procedurës japin për këtë gjë bazë tësigurt. [...]

    Veçanërisht, i falem Gjykatës që për çështjen të vendosë vetë, pa ia kthy atë të paditurës.Ministria e paditur tashmë ka dështuar ta zbatojë një urdhër gjyqësor për çështje nostri-fikimi, në rastin e dr. Sejdiut. Duke pasë parasysh edhe vonesat e zakonshme të ministrisë,Gjykata vepron drejt të mos ia besojë më lëndën time. Kësisoj, Gjykata do të vepronte në

    83 Theksim i shtuar.

    Faqe 30/32

  • përpikëri me parimin e efikasitetit, se në e pritshim të paditurën, ka rrezik me zvarritëvendimmarrjen, me i cenu sërish të drejtat e mia, dhe me i thellu dëmet. Këto padyshim dotë bjerrnin kot kohën dhe do të krijonin shpenzime për mua por edhe për buxhetin e shtetit,që do paguajë kompensimin e dëmeve.

    Karakteri dhe faktet e rastit «japin bazë të sigurt» që Gjykata t’i japë fund çështjes me njëaktgjykim. Tribunalit i tërheq vëmendjen ndaj karakterit të ndjeshëm të çështjes, që prek tëdrejtat e mia kushtetuese dhe rrezikon përjetësimin e dëmeve që më shkakton e paditura. Irikujtoj sasinë dhe cilësinë e provave, veçmas letrat e universitetit tim, që në tërësi mbë-shtesin njohjen e doktoratës sime.

    Aq më tepër, unë nuk jam duke ngritë padi shkaku i heshtjes të së paditurës, çka do ta kër-konte kthimin e lëndës në ministri. Sipas ligjit, nëse organi i administratës ka heshtë, gjy-kata e urdhëron «organin kompetent të nxjerrë vendimin».84 Në rastin e dr. Sejdiut, i cili kapaditë për konflikt pas heshtjes së shkallës së dytë, Departamenti juaj i ka kërkuar minis-trisë ta nxjerrë vendimin e duhur.85 Por në rastin tim, e paditura ka marrë dy vendime, dhevendimi i fundit thotë se «është definitiv në procedurë administrative».86 Prandaj, Gjykataduhet t’i anulojë vendimet e së paditurës dhe çështjen ta zgjidhë vetë sipas nenit 46.4.

    2. E LUS GJYKATËN TË MARRË KËTË AKTGJYKIM

    Duke u mbështetë në ligjet që kam cekë, faktet e argumentet që kam paraqitë, dhe provatqë ia kam bashkëngjitë padisë ose kam parashtruar gjatë ecurisë gjyqësore, e lus Gjykatëne nderuar të marrë këtë:

    AKTGJYKIM

    I. Miratohen në tërësi padia dhe kërkesëpadia e paditësit Getoar Mjeku si tëthemelta.

    II. Anulohen vendimet nr. 6-4473, 4 tetor 2016, dhe nr. 2-2989, 26 korrik 2017, tësë paditurës Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës sëKosovës si kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme.

    III. Vërtetohet se grada akademike Juris Doctor (doktor i drejtësisë ose doktor ijurisprudencës) që paditësi e ka fituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ështëgradë e nivelit 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropi-ane të Kualifikimeve dhe është e barabartë me gradën PhD ose doktor shkencepër qëllim të punësimit në poste akademike.

    84 LKA, neni 46.6; shih nenin 29 (për heshtjen).85 Shih aktgjykimin në shtojcën 13, fq. 1–2.86 Shih shtojcën 11.

    Faqe 31/32

  • IV. Vërtetohet se paditësi ka të drejtë me përdorë titullin e vet Juris Doctor dheshkurtesat e përkthimet në gjuhë të tjera të titullit.

    V. Konstatohet se, për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet që kufizohen sipas gra-dës akademike dhe moshës, paditësi ka në ditën e këtij aktgjykimi moshën qëka pasë më 17 maj 2014, ditën kur e fituar gradën Juris Doctor.

    VI. Konstatohet se paditësit i takojnë të gjitha të drejtat dhe privilegjet që do t’ikishin takuar sikur grada Juris Doctor t’i ishte njohë në ditën kur e ka fituar.

    VII. Vërtetohet se vendimet kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme të së paditu-rës i kanë shkaktuar paditësit dëme materiale dhe morale dhe se paditura ështëpërgjegjëse për ato dëme.

    VIII. Detyrohet e paditura që, në afat prej 15 ditësh dhe nën kërcënim të përmbari-mit të dhunshëm, t’ia paguajë paditësit shumën që do ta caktojë eksperti sikompensim për dëmet e sipërcekura.

    Hartuar dhe paraqitë me respekt nga vetë paditësi

    ________________________

    Getoar M. Mjeku

    Prishtinë, 10 gusht 2017

    Faqe 32/32

    I. HyrjeII. Baza juridike1. Kushtetuta dhe instrumente ndërkombëtare drejtpërdrejt të zbatueshme2. Legjislacioni parësor3. Legjislacioni dytësor4. Burime të tjera5. Statute të universiteteve publike

    III. ProvatIV. Arsyetimi juridik i padisë1. Departamenti juaj ka juridiksion mbi konfliktet administrative2. Ligji lejon padi ndaj akteve administrative të shkallës së dytë

    V. Fakte1. Gradën Juris Doctor e kam fituar në ShBA2. Ministrisë së paditur i kam paraqitë kërkesë për njohje të diplomës2. E paditura e ka kontaktuar universitetin, universiteti e ka vërtetuar doktoratën time3. E paditura s’ka marrë vendim me afat, universiteti e ka informuar sërish për vlerën e diplomës4. Vonesat kanë vijuar, e paditura s’më ka lënë me pa dosjen5. E paditura ka marrë vendim për njohjen e diplomës sime, duke ma vlerësuar doktoratën në drejtësi në nivel të masterit

    VI. Veprimet procedurore1. Kam paraqitë ankesë ndaj vendimit2. Kam bërë kërkesë të përsëritur për shqyrtimin e ankesës3. Shkalla e dytë ka marrë një vendim

    VII. Shkeljet ligjore të së paditurës1. Vendimet janë nxjerrë jashtë afateve1.1. Shkalla e parë ka vendosë shtatë muaj pas afatit, ani pse i ka pasë të dhënat në dorë tre muaj përpara1.2. Shkalla e dytë është vonuar gati një vit pa kurrfarë arsye

    2. Vendimet janë në kundërshtim me faktet, që dëshmojnë vlerën e diplomës2.1. Shkalla e parë ma ka njohë nivelin 7, por dokumentet provojnë se grada Juris Doctor i përket nivelit 82.2. Shkalla e dytë e ka hedhë poshtë ankesën, duke ia gabuar datën dhe pa ia shikuar provat

    3. Ministria e paditur nuk e ka zbatuar udhëzimin administrativ që kërkon «qasje afirmative» në njohjen e diplomave — i ka shkelë parimet e së drejtës, duke e zbatuar prapaveprimthi një akt të ri të pafavorshëm4. Ministria e paditur ka ndrysë një varg parimesh e rregullash të procedurës dhe administratës4.1. E ka shkelë parimin e ligjshmërisë: Ka dëmtuar interesin publik për kthimin e trurit duke m’i mohuar të drejtat që gëzoj në Amerikë, dhe ka fy arsyen njerëzore duke ma përgjysmuar vlerën e diplomës4.2. E ka nëpërkëmbë parimin e barazisë para ligjit, duke më diskriminuar si avokat amerikan dhe ish-mërgimtar4.3. Ka dhunuar të tjera parime procedure, duke vepruar tinëz e pa dhënë llogari, duke e zvarritë punën, e duke ma pre udhën e ankesës4.4. E ka shpërfillë detyrën që ka për t’ia përcjellë lëndën organit kompetent4.5. Ka vepruar kundër Ligjit për administratën shtetërore, duke mos bashkëpunuar me mua gjatë nostrifikimit

    5. Vendimet m’i cenojnë të drejtat themelore të barazisë, punës, dhe lirisë shkencore të mbrojtura me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare5.1. E paditura më ka diskriminuar si avokat amerikan dhe si ish-mërgimtar5.2. E paditura po ma cenon lirinë shkencore, duke ma penguar punësimin në institucione akademike5.3. Vendimet për diplomën po ma kufizojnë të drejtën e punës dhe profesionit

    VIII. Dëmet ndaj meje, përgjegjësia e së paditurës, dhe masat e nevojshme për të parandaluar dëmin1. Jetëshkrim i paditësit2. E paditura më ka shkaktuar dëm material, duke ma penguar karrierën3. E paditura më ka shkaktuar dëm moral, duke ma dëmtuar reputacionin dhe duke ma penguar zhvillimin akademik4. E paditura është përgjegjëse për dëmet dhe ka detyrë të më kompensojë5. Gjykata duhet të caktojë edhe masa për parandalimin e dëmit

    IX. Përmbyllje dhe kërkesëpadi1. Ligji dhe faktet kërkojnë që Gjykata të vendosë vetë për njohjen e diplomës dhe dëmet, pa ia kthy lëndën ministrisë së paditur2. E lus Gjykatën të marrë këtë aktgjykim