52

Click here to load reader

Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

  • Upload
    jeton

  • View
    284

  • Download
    16

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

Citation preview

Page 1: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

1

Të nderuar bashkëqytetarë

Zgjedhjet lokale të fundmarsit të vitit 2009 i shohim si mundësi për të

vendosur strandarde të reja në skenën politike jo vetëm në komunën e

Gostivarit, por edhe në nivel të vendit në përgjithësi.

Vetëdija demokratike e qytetarëve të Gostivarit sot është e një niveli

shumë të lartë dhe janë krijuar të gjitha kushtet që në këto zgjedhje të garojmë

nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja në funksion të krijimit

të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Gostivarit.

Janë pjekur kushtet që të ndryshohet në aspekt cilësor politika si

veprimtari me përgjegjësi publike të lartë duke luftuar me konsekuencë

nepotizmin, korupcionin, mafinë urbane dhe të gjitha dukurit devijante të

tranziconit ekonomik dhe politik .

Synimi jonë është ta shëndrojmë Gostivarin në një komunë që do të

paraqes sinonim për perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhe

kulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime komunale efikase dhe

vendbanim i barabarsisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhe

civilizimeve alternative.

Duke respektuar të kaluarën tonë historike, në veçanti atë të periudhës

demokratike,në mandatin tonë do të bëjmë rehabilitimin e mirëfilltë

institucional të të gjithë personave që kontribuan në rrugëtimin demokratik për

barabarësi dhe të drejta,dhe në veçanti do të rehabilitojmë në kuptim të plotë

në mënyrë institucionale 9 korrikun e vitit 1997.

Ka ardhur koha që komuna e Gostivarit përfundimisht të fillon procesin

e ndryshimit përmbajtësor duke u transformuar në një komunë europiane në të

gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale.

Gostivarit i nevojitet një lidership i ri që do të ketë synim kryesor

plotësimin e kërkesave të qytetarëve, një lidership që tërësisht do tu

përkushtohet qytetarëve të Gostivarit .

Ekipi i mbledhur përeth meje i posedon të gjitha vlerat morale dhe

profesionale dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon

për të ndërtuar një Gostivar ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë ne

së bashku.

Në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për të

ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendsuar ate me një të ardhme me

perspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të

krenohemi si qytetar të komunës së Gostivarit.

Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do i përkushtohemi me

gjithë qenjen tonë.

Ju ftoj që këto ndryshime kaq të rëndësishme ti bëjmë së bashku

nëpërmjet votës tuaj të lirë .

Në Gostivar , Mars 2009 Me respekt : prof.dr.Rufi OSMANI

Page 2: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

2

Page 3: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

3

Hyrje

Kjo platformë paraqet programin për qeverisje të kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit, Prof Dr. Rufi Osmani dhe kandidatëve të pavarur për këshilltarë të komunës së Gostivarit.

Programi për qeverisjen e komunës së Gostivarit percjell në strukturë kompetencat e komunës te definuara me ligjet në fuqi në Maqedoni dhe bazohet në pervojat e suksesshme të pushteteve komunale të vendeve të Unionit Evropian.

Ekspertë të shumtë të profileve përkatëse kanë marë pjesë në përgatitjen e pjesëve të ndryshme të programit.

Secila pjesë e programit përmban një përshkrim të shkurtër të gjendjes aktuale, definim të problemeve si dhe ofrim të alternativave përkatëse.

Për secilën fushë ekipet punuese kan formuluar edhe projektet përkatëse të cilat pas fitores do të mundësojnë realizimin praktik të objektivave të shprehura në këtë dokument.

Problemet e parashtruara kanë dalë si rrjedhojë e konsultimeve intensive të kandidatit për kryetar komunë dhe anttarëve kryesor të ekipit të tij me qytetarët e komunës së Gostivarit në një periudhë kohore respektabile.

Përpiluesit e programit janë të vetëdijshëm se problemet ekonomike, sociale,arsimore, urbanistike dhe të tjera të Gostivarit janë trashigimi e një periudhe më të gjatë kohore dhe se zgjedhja efikase e tyre nënkupton detyrimisht një bashkëpunim dhe partneritet strategjik në mes të pushtetit komunal, qeverisë qendrore, komunitetit ndër-kombëtarë , biznesit dhe qytetarëve të Gostivarit.

Page 4: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

4

Page 5: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

5

Përmbajtja Pjesa e parë: Vizioni,objektivat dhe parimet e qeverisjes .................................. 7

Vizioni ynë për komunën e Gostivarit ......................................................... 7

Objektivat kryesore................................................................................... 7

Parimet e qeverisjes ................................................................................. 9

Pjesa e dytë: Arsimi,kultura,sporti dhe bashkëpunimi me sektorin civil............. 11

Arsimi në komunën e Gostivarit ............................................................... 11

Arsimi fillorë........................................................................................... 11

Arsimi i mesëm ...................................................................................... 13

Arsimi sipërorë....................................................................................... 14

Struktura arsimore e popullsisë................................................................ 14

Masa shtesë për përmirësimin cilësorë në fushën e arsimit ........................ 16

Kultura dhe sporti ................................................................................... 17

Bashkëpunimi me sektorin civil, organizatat joqeveritare dhe mediat ........... 19

Pjesa e tretë: Zhvillimi ekonomik lokal .......................................................... 21

Zhvillimi ekonomik lokal .......................................................................... 21

Aktivitete për nxitje të zhvillimit ekonomik lokal.......................................... 21

Propozim masa për stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal .......................... 23

Zhvillimi i bujqësisë ................................................................................ 24

Partneriteti privato-publik ........................................................................ 25

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare.......................................... 26

Pjesa e katërt: Mbrojtja sociale dhe shëndetësia primare................................ 29

Mbrojtja sociale ...................................................................................... 29

Shëndetësia primare .............................................................................. 31

Pjesa e pestë: Kapacitetet njerëzore dhe financiare të administratës dhe të ndërmarjeve komunale................................................................................ 33

Administrata komunale ........................................................................... 33

Maqedonia-vendi me financa publike ....................................................... 35

më të centralizuara në Evropë ................................................................. 35

Ndërmarjet komunale dhe menaxhmenti i ri publik..................................... 40

Pjesa e gjashtë: Planifikimi hapësinor, urban dhe ambienti jetësor .................. 43

Planifikimi hapsiror dhe urban.................................................................. 43

Pjesa e shtatë: Të dhëna të rëndësishme biografike për kandidatin për kryetar dhe kandidatët për këshilltar komunal........................................................... 45

Kandidati i pavarur për Kryetar të komunës së Gostivarit Prof. Dr. Rufi Osmani............................................................................................................. 45

Bartësi i listës së pavarur për këshilltar komunal ....................................... 47

doc.dr. Fadil Zendeli ............................................................................... 47

Kandidatët e pavarur për këshilltarë komunal............................................ 48

Page 6: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

6

Page 7: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

7

Pjesa e parë: Vizioni,objektivat dhe parimet e qeverisjes

Vizioni ynë për komunën e Gostivarit Vizioni ynë për komunën tone mundet të shprehet nëpërmes

synimeve në vijim : Gostivari -qendër e rëndësishme rajonale ekonomike, kulturore, sociale, arsimore, sportive dhe turistike, Gostivari -qytet në të cilin do të avansojë sipërmarësia dhe biznesi privat, Gostivari - qendër rajonale atraktive për investime produktive, Gostivari- rajon me ambient atraktiv investiv dhe taksa komunale më të ulta ne Maqedoni , Gostivari-komunë në të cilën do të ruhen dhe kultivohen vlerat autoktone kulturore dhe arsimi i përparuar bashkëkohor , Gostivari-model i marrëdhenieve harmonike në mes të bashkësive të ndryshmë kulturore bazuar në traditën autoktone dhe përvojat më të avansuara përëndimore , Gostivari - model i decentralizimit dhe autonomisë lokale të suksesshme, Gostivari - komunë e përshtatshme për të jetuar,punuar dhe përparuar .

Objektivat kryesore

Gjatë mandatit tonë do të punojmë në realizimin e objektivave në vijim:

� Reformimi i mirëfilltë i administratës publike,institucioneve publike dhe ndërmarjeve publike të komunës së Gostivarit ,

� Luftë e pakompromis korupcionit,nepotizmit,mafisë urbane dhe dukurive tjera devijante ,

� Do të sigurohet barabarësi e plotë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe do të avancohet përdorimi zyrtarë i gjuhës turke,

� Do të sigurohet përdorimi i plotë i simboleve kombëtare në pajtim me traditën e përdorimit dhe dispozitat juridike,

� Në institucionet komunale do të sigurohet përfaqësim i drejtë multietnik i të gjitha bashkësive etnike,

� Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për edukimin,arsimimin dhe përparimin e gjeneratave të reja,

� Përmirësim i kushteve hapsirore në shkollat e komunës, � Sigurim i menaxhmentit cilësor arsimor në shkollimin fillor dhe

të mesëm, � Ofrim i arsimimit cilësor universitar privat dhe publik në lëmit

me perparesi komparative, � Planifikim i mirëfilltë hapësirorë dhe urbanizim i plotë i tërë

teritorit të të komunës , � Përkrahje institucionale e zhvillimit të bizneseve ekzistuese dhe

biznesve të reja , � Nxitje e investimeve të huaja të drejtëpërdrejta në komunë ,

Page 8: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

8

� Nxitje e investimeve në prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale, � Krijim i vendeve të reja të punës, � Shfrytëzim produktiv i asitencës financiare dhe teknike të

institucioneve të UE dhe fondeve të tjera të huaja në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social ,

� Mbrojtje e përparuar e ambientit jetësorë, � Përmirësim cilësor dhe zgjerim i rrjetit rrugorë në tërë territorin

e komunës, � Ruajtje dhe zgjerim i sipërfaqeve të gjelbëruara, � Ndërtim i objekteve dhe qendrave rekreative për të rinjtë, � Rregullim cilësor dhe zgjerim përmbajtjësor i parkingjeve, � Krijim i institucioneve për organizim të manifestimeve kulturore,

artistike dhe ruajtje të trashëgimisë historike , � Krijim i kushteve për përparimin e sportit në suaza të komunës

së Gostivarit, � Përmirësim i asistencës sociale dhe shërbimeve të mjekësisë

primare, � Ndërtimi i shtëpive për përkujdesje të pleqve dhe fëmijëve pa

strehë , � Ndërtimi i banesave sociale, � Zgjedhja afatgjatë e problemit për furnizim me ujë të pijshëm të

qytetit të Gostivarit dhe mjediseve rurale në suaza të komunës, � Zgjedhje definitive dhe produktive e problemit me deponinë e

komunës, � Reformim dhe transformim i tërësishëm i ndërmarjeveve publike

komunale dhe dhënie me koncesion të disa shërbimeve komunale,

� Partneritet efektiv privato-publik në lëmi publike me interes për qytetarët,

� Menaxhim produktiv dhe rritje permanente e të hyrave burimore fiskale të komunës,

� Menaxhim produktiv dhe racional i të dalave publike, � Zbatimi i tërësishmë i e-qeverisjes në punën e pushtetit komunal, � Krijim i një sistemi qeverisës ku administrata është në tërësi në

shërbim të qytetarëve të komunës , � Krijimi i praktikës së kyçjes së plotë të qytetarëve në procesin e

administrimit të komunës, � Avansim i bashkëpunimit të administratës komunale me sektorin

civil, organizatat joqeveritare dhe mediumet lokale dhe qendrore.

Page 9: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

9

Parimet e qeverisjes

Gjatë qeverisjes me komunën e Gostivarit në pajtueshmëri me kompetencat ligjore do të veprojmë në përputhëshmëri me tetë parimet e qeverisjes së mirë të dhëna nga Komisioni Ekonomik dhe Social i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 1. Pjesëmarja

� Pjesëmarrja në vendimmarje nga të gjitha grupet shoqërore (veçanërishtë ato të pafavorizuara),

� Pjesëmarja mundet të jetë direkte apo përmes përfaqësuesve apo institucioneve legjitime,

� Pjesëmarrje do të thotë liri në bashkepunim dhe në shprehje dhe organizim të shoqërisë civile .

2. Sundimi i ligjit

� Qeverisja e mirë kërkon kornize ligjore që zbatohet në mënyrë të paanëshme,

� Mbrojtje e plotë e të drejtave të njeriut, � Gjyqësi të pavarur dhe forcë policore të paanëshme dhe të

pakorruptuar. 3. Transparenca

� Marrja e vendimeve bëhet duke i respektuar rregullat � Informatat janë të publikuara dhe të gjithë qytetarët që janë të

ndikuar nga vendimet dhe zbatimi i politikave kanë qasje në informata dhe në vendim-marrje.

4. Partneriteti me komunitetin

� Vendimet merren sipas nevojave dhe kërkesave të komunitetit. 5. Partneriteti me bizneset

� Qeveria lokale përkrah bizneset në zhvillimin e tyre. 6. Orientim drejt konsenzusit politik dhe harmonisë kulturore 7. Barazia dhe përfshirja 8. Efikasiteti

� Institucionet kanë për qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta me resurset që i kanë në dispozicion,

� Mbrojtja e resurseve natyrore dhe e ambientit. 9. Përgjegjësia ndaj qytetarëve

� Të minimizohet korrupcioni, � Të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e pakicave, � Zërat e individëve dhe të grupeve të pafavorizuara të dëgjohen

gjatë procesit të vendim-marjes.

Page 10: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

10

Page 11: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

11

Pjesa e dytë: Arsimi,kultura,sporti dhe bashkëpunimi me sektorin civil

Arsimi në komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit për nga numri i popullsisë bën pjesë në

grupin e komunave më të mëdha në vend. Paralelisht me këtë në

territorin e kësaj komune funksionojnë disa shkolla fillore dhe të mesme

ku mësimi zhvillohet në gjuhë shqipe, maqedonase dhe turke.

Arsimi luan një rol të veçantë, sidomos duke pasur parasysh se arsimi paraqet njërën nga pjesët më të rëndësishme në zinxhirin që

mundëson riprodhimin e zgjeruar ekonomik. Për momentin në komunën

e Gostivarit funksionojnë 13 institucione arsimore 10 nga të cilat janë

shkolla fillore dhe tre janë shkolla të mesme.

Arsimi fillorë

Fusha e arsimit fillorë në Republikën e Maqedonisë është e

rregulluar me Ligjin për Arsim Fillorë.

Mungesa e transparencës së plotë dhe mospërzgjedhja objektive

e personelit arsimor dhe drejtorëve të shkollave fillore ka qenë një nga mangësitë kryesore në procesin e qeverisjes me arsimin fillor në

periudhën e kaluar .

Kjo praktikë e deritashme negative e shoqëruar me politizim të

skajshëm në procesin e zgjedhjes së drejtorëve dhe punësimeve

përfundimisht do të ndërpritet.

Për të qenë transparenca në nivel më të lartë Kryetari i komunës

do të garantoj procedurë transparente dhe prezantime publike mediale

nga kandidatët e propozuar nga ana e Këshillave të shkollave .

Qytetarët nëpërmjet projektit “Komuna Elektronike” do të kenë

mundësi ti shprehin qëndrimet e tyre për kandidatët e nominuar dhe të ndikojnë në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor dhe në punësimet e

realizuara .

Analizat e bëra tregojnë se shkollat fillore në komunën e

Gostivarit ballafaqohen me probleme të shumta, një pjesë e të cilave

vijnë si rezultat i mungesës së mjeteve financiare dhe një pjesë e të

cilave vijnë si rezultat i menaxhimit të dobët të tyre në të kaluarën.

Si probleme të cilat më së shumti ngarkojnë arsimin fillor janë:

Page 12: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

12

� Ende ka objekte shkollore të vjetruara dhe në fazë të ndërtimit,

� Renditja e brendëshme e shkollave nuk mundëson zhvillimin e

mësimdhënies sipas parimeve bashkëkohore,

� Ndjehet mungesë e laboratorëve të pajisura me pajime moderne,

� Shumica e shkollave nuk kanë salla sportive të pajisura,

gjegjësisht kanë të salla të vjetruara pa renovime adekuate,

� Ambientet jashtë shkollave nuk janë të ndërtuara dhe të

mirëmbajtura ,

� Mungojnë mensa në të cilat nxënësit do të munden të ushqehen në mënyrë të shëndetshme,

� Dyert dhe dritaret janë të vjetruara,

� Inventar i vjetruar dhe në disa raste tërësisht i shkatërruar,

� Jorregullim adekuat i nxehjes qendrore etj.

Me qëllim të zgjedhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen

shkollat fillore në suaza të komunës së Gostivarit gjatë qeverisjes sonë

me komunën e Gostivarit do të ndërmarrim disa aktivitete parësore,si:

� Do të përfundojmë shkollat qe janë në fazën e ndërtimit ,

� Do të renovojmë objektet shkollore duke u dhënë prioritet

shkollave në ambientet rurale të cilat janë më shumë të

dëmtuara gjatë viteve, � Në shkollat më të mëdha qendrore do të ndërtojmë laboratore

mirë të pajisura për zhvillimin e mësimdhënies veçanërisht në

lëndët natyrore dhe në artet e bukura,

� Gjatë vitit të parë të qeverisjes do të rregullojmë ambientet që i

rrethojnë shkollat fillore,

� Në bashkëpunim me donatorë të jashtëm dhe këshillat e

prindërve dhe të shkollave do të gjejmë alternativë që së paku

te shkollat më të mëdha fillore të hapen mensat për nxënësit,

� Gjatë mandatit qeverisës do të rinovojmë sallat sportive në

suaza të shkollave ekzistuese dhe do të ndërtojmë salla te reja dhe terrene sportive,

� Gjatë vitit të parë të qeverisjes sonë do ta zgjedhim problemin

me nxehjen qendrore me të cilin ballafaqohen shumica e

shkollave fillore në komunën tonë,

Gjatë projektimit dhe realizimit të buxhetit komunal një rëndësi të

posaçme do tu kushtojmë nevojave të shkollave fillore në kuptim të

investimit të fondeve shtesë financiare.

Page 13: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

13

Arsimi i mesëm

Funksionimi i arsimit të mesëm në Republikën e Maqedonisë

është i përcaktuar me Ligjin për arsim të mesëm. Në Republikën e

Maqedonisë arsimi i mesëm është obligativ përkundër faktit që

kapacitet aktuale hapësirore dhe humane nuk mundësojnë absorbimin e

plotë të të gjithë nxënësve dhe ofrimin e arsimit cilësor .

Gjatë projektimit dhe realizimit të buxhetit komunal një rëndësi të posaçme do t’i kushtojmë krijimit të hapësirave të reja të shkollave të

mesme. Në territorin e komunës së Gostivarit funksionojnë tre shkolla

të mesme edhe atë: gjimnazi,shkolla e mesme ekonomike dhe shkolla e

mesme teknike. Shkollat e mesme në komunën e Gostivarit gjithashtu

ballafaqohen me vështirësi të shumta në funksionimin e tyre ditorë.

Me këtë rast do të cekim vetëm disa nga to.

� Me përjashtim të gjimnazit të dyja shkollat tjera të mesme janë të

vendosura në objekte të vjetruara që nuk janë të mirëmbajtura

sipas standardeve përkatëse,

� Shkolla e mesme ekonomike ballafaqohet me probleme të shumta për shkak të amortizimit të pajisjeve ekzistuese ,

� Shkolla e mesme ekonomike dhe gjimnazi kanë problem serioz

me sallën e sportit, ndërsa salla e re është larg përfundimit si

pasojë e keqmenaxhimit me mjetet e parapara për investime,

� Shkolla e mesme industriale ballafaqohet me probleme serioze të

mungesës së pajisjeve teknike që janë të nevojshme për zhvillimin

e mësimit praktikë ,

� Që të tre shkollat ballafaqohen ndonëse në masë të ndryshme me

probleme rreth pajisjes dhe funksionimit të laboratorëve të tyre

që janë të nevojshme për zhvillimin e mësimdhënies në shumë lëndë.

Me qëllim të zgjedhjes së këtyre probleme do të ndërmarrim disa

aktivitete konkrete ,edhe atë:

� Me mjete të siguruara nga UNDP dhe komuna do ti pajisim

laboratorët në suaza të shkollave të mesme,

� Me mjete të siguruara nga qeveria e RM, buxheti komunal për vitin 2009 dhe 2010 do të zëvendësojmë pajisjet e vjetruara në

shkollën e mesme ekonomike,

� Do të bëjmë revizion financiar për gjendjen aktuale të sallës së sportit për gjimnazin e qytetit me qëllim të konstatimit të

përgjegjësisë subjektive. Pas konstatimit të gjendjes faktike do

Page 14: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

14

zgjedhim përfundimisht problemin e sallës së sportit për

gjimnazin dhe shkollën e mesme ekonomike. Konstruksionin financiar do ta rumbullaksojm me fondet e

Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Mjeteve të USAID-it ,

Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë , të cilët në programet e tyre

kanë paraparë mjete të konsiderueshme për përkrahje dhe implementim

sa më të suksesshëm të procesit të decentralizimit në fushën e arsimit

në Republikën e Maqedonisë.

Arsimi sipërorë

Në territorin e komunës së Gostivarit nuk funksionon asnjë

universitet ose fakultet në pronësi publike dhe private. Në komunën e

Gostivarit është paraparë të funksionojnë disa fakultete në suaza të

USHT-së, por për shkak të moskooperimit të udhëheqësisë së deritashme

komunale me Ministrinë e Arsimit këto fakultete nuk janë bërë

funksionale.

Gjatë qeverisjes sonë do tu ofrojmë bashkëpunim të plotë dhe mundësi të disperzimit të disa fakulteteve nga universitete publike në

vend dhe themelim të universiteteve private nga vendi ose bota e

jashtme.

Struktura arsimore e popullsisë

Rrethanat bashkëkohore të funksionimit të ekonomive nacionale

kanë krijuar një situatë në të cilën pjesa më e madhe e kërkesës për fuqi

punëtore është e drejtuar kah personat me kualifikime më të larta.

Në këtë drejtim shikuar një rëndësi e posaçme duhet kushtuar

strukturës arsimore të popullsisë si një tregues mjaft i mirë për shkallën

formale të kualifikimit që ka popullsia e në veçanti grupmoshat më të reja të saj. Të dhënat zyrtare tregojnë se në cenzusin e vitit 2002

popullsia e Gostivarit e ka pasur strukturën vijuese arsimore:

� 2.397 persona nuk kanë kurrfarë arsimimi,

� 8.488 persona e kanë filluar,por s`kanë mbaruar shkollën fillore,

� 32.114 persona kanë të kryer shkollën fillore,

� 13.685 persona kanë të kryer shkollën e mesme,

� 1.211 persona kanë të kryer shkollën e lartë,

� 2.189 persona kanë arsimim universitarë,

Page 15: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

15

� 60 persona kanë gradën shkencore të magjistrit të shkencave

dhe

� 16 persona kanë gradën shkencore të doktorit të shkencave.

Nga e mësipërmja del se komuna e Gostivarit ka një strukturë jo

të volitshme arsimore të popullsisë.

Niveli i ulët arsimorë i popullsisë është një problematikë mjaft

komplekse e cila gjithsesi se nuk mundet të zgjidhet brenda natës. Në

funksion të zbutjes së kësaj gjendje do të ndërmarrim masat vijuese :

� Nën patronazhin e Komunës së Gostivarit do të organizojmë kurse permanente falas nga informatika dhe lëmit tjera me

qëllim të riaftësimit të një pjesë të popullsisë në pajtim me

kërkesat e tregut të punës,

� Nën patronazhin e Komunës së Gostivarit me mjete që do të

sigurohen nga institucionet ndërkombëtare do të organizojmë

trajnime të veçanta profesionale me qëllim “aftësimi në

funksion të kyçjes në tregun e punës”.

Në fakt për momentin një numër i madh i të rinjve gostivaras janë

duke vijuar studimet e tyre. Megjithatë me qëllim të përkrahjes së tyre, nxitjes së të tjerëve që të vijojnë studimet e tyre si dhe dhënies së

përkrahjes financiare për personat që nuk kanë mundësi të vijojnë

studimet e tyre:

� Në kuadër të komunës do të themelojmë një fondacion i cili do

të ofrojë përkrahje teknike për të rinjtë që nuk kanë mundësi

financiare ti vijojnë studimet,

� Do të themelojmë fondacionin për financim të nxënësve dhe

studentëve të talentuar,

� Do të themelojmë një zyrë të veçantë për përkrahje të

studentëve gostivaras që studiojnë në universitetet në Maqedoni dhe jashtë saj për profesione që janë atraktive në

tregun e punës,

� Do të krijojmë një bazë qendrore të dhënave ku do të mblidhen

informata rreth të gjithë studentëve në vend dhe në botën e

jashtme me qëllim të ndërtimit të një linku të veçantë midis

Zyrës për përkrahje të studentëve dhe Agjencionit për punësim ,

� Do të ndërmjetësojmë me kompanitë publike dhe private me

qëllim të krijimit të kushteve që studentët që janë në përfundim

të studimeve të kryejnë punë praktike në institucionet komunale

dhe kompani private me qëllim që pas diplomimit të kenë

Page 16: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

16

mundësi më lehtë të kyçen në tregun e punës dhe tu përgjigjen

sfidave në vendin e punës.

Brengos fakti se një numër shumë i kufizuar i gostivarasve kanë

kryer studimet e tyre posuniverzitare. Vlerësojmë se duhet kushtuar një

rëndësi të veçantë stimulimit të personave të diplomuar që ti vijojnë

studimet pasuniversitare. Në këtë drejtim:

� Do të krijojmë një bazë qendrore në kuadër të zyrës për

përkrahje të studentëve që në mënyrë permanente të sigurojë

informata rreth bursave që organizatat dhe rrjetet ndërkombëtare i ofrojnë për personat nga regjioni që dëshirojnë

të vijojnë studimet e tyre pasuniversitare,

� Personave të interesuar Zyra komunale do tu ofrojë përkrahje

teknike,administrative dhe akademike me qëllim të konkurrimit

cilësor pran fondacioneve të huaja,

� Për momentin shumë institucione dhe rrjete ndërkombëtare të

universiteteve si ERASMUS MUNDUS ofrojnë bursa të mëdha për

vijim të studimeve pasuniversitare në universitetet më me

renome të botës,veçanërisht për të rinj të regjionit tonë, � Të gjithë personave që janë duke i vijuar studimet

pasuniversitare do tu garantojmë qasje falas ndaj bazave

elektronike të revistave ndërkombëtare dhe librave shkencorë

bashkëkohorë nëpërmjet sigurimit të qasjes në rrjetet e tilla si

EBSCO dhe British Council.

Masa shtesë për përmirësimin cilësorë në fushën e arsimit

Masat shtesë të programit për aktivitetet e komunës së Gostivarit

në periudhën 2009-2013 në fushën e arsimit janë : � Nëpërmjet NJBVQ do të iniciojmë procedurë për rritjen e

pjesëmarrjes së financimit të arsimit fillorë dhe të mesëm në

përqindje së paku tre herë më të lartë në krahasim me

financimin ekzistues,

� Do të iniciojmë propozim për formulimin preciz të metodologjisë

së ndarjes dhe distribuimit të mjeteve si blok dotacione dhe

investime kapitale,

� Do të iniciojmë propozim për ndryshime cilësore në përmbajtjen

e plan-programeve mësimore dhe mënyrës së realizimit të

mësimdhënies dhe raporteve nxënës-profesor në kuptim të

Page 17: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

17

demokratizimit të mëtejmë të këtij procesi duke ngritur

përgjegjësinë e të gjitha palëve të përfshira në arsim,

� Do të ofrojmë alternativa për themelimin e shkollave fillore dhe

të mesme private me programe bashkëkohore që janë

kompatibile me arsimin publik ekzistues,

� Do të ofrojmë siguri shtesë për nxënësit e shkollave fillore dhe të

mesme,

� Do të themelojmë Qendrën komunale për trajnime permanente

të personelit mësimdhënës në harmoni me kërkesat e tregut të punës,

� Në mënyrë permanente do të organizojmë kurse falas për

qytetarët e Gostivarit në funksion të ngritjes së vetëdijes për

arsimin e mesëm obligativ,

� Do të insistojmë në mënyrë institucionale që komunës ti kthehet

pronësia mbi shtëpinë e nxënësve (konvikti i shkollës së mesme

teknike).

Kultura dhe sporti

Në periudhën e deritashme Gostivari karakterizohet me ofertë

shumë të varfër kulturore. Gostivari është ndër qytetet e rralla në

Maqedoni që nuk ka teatër,kinema publike,festival dhe ndonjë

organizim kulturorë në rrafsh kombëtarë.

Komuna e Gostivarit është një komunë me një të kaluar të vjetër

dhe në teritorin e saj ndodhen monumente të ndryshme kulturore, kryesisht në formë të objekteve të vjetra e veçanërishtë të objekteve

fetare.

Mbrojta e monumenteve me vlerë kulturore dhe historike në

komunën e Gostivarit nuk eksiston dhe për decenie me rradhë niveli i

angazhimit të pushtetit lokal dhe qendrorë në këtë drejtim ka qenë

margjinal.

Në drejtim të pasurimit të jetës kulturore dhe mbrojtjes së

monumenteve të trashigimisë kulturore do të ndërmarim aktivitetet

vijuese: � Do të finansojmë përgaditjen e një studimi të detajuar në të cilin

do të identifikohen të gjitha monumentet me rëndësi kulturore

për komunën e Gostivarit,

� Do të themelojmë “Muzeun e trashëgimisë materiale dhe

kulturore të komunës së Gostivarit”,

Page 18: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

18

� Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe fondacionet e

jashtme do të themelojmë festivalin për avancimin e shtatë

arteve në kuadër të javës kulturore,

� Do të organizojmë përkujtimin e mirfilltë institucional të të gjithë

personave që kontribuan në rrugëtimin demokratik për

barabarësi dhe të drejta,dhe në veçanti do të rehabilitojmë në

kuptim të plotë në mënyrë institucionale 9.korrikun e vitit 1997,

� Do të organizojmë eksponimin e punimeve artistike të artistëve

të dalluar dhe të nxënësve të shkollave nga komuna jonë. Gostivari në lëminë e sportit ka pësuar rënie të konsiderueshme

në krahasim me komunat tjera të Maqedonisë. Asnjë ekipë sportive nga

Gostivari nuk bën gara në ligën e parë republikane dhe në sportin

ndërkombëtarë. Sporti në pjesët rurale të komunës është tërësishtë i

paorganizuar dhe i pambështetur financiarisht nga pushteti komunal dhe

qendror. Në drejtim të tejkalimit të kësaj situate negative do të

ndërmiren aktivitetet vijuese:

� Do të përgaditet program i veçantë për përkrahje të sportit në

periudhën e ardhshme afatmesme (2009-2012), � Pushteti lokal do të mer pjesë aktive në organizimin dhe

pasurimin e jetës sportive-rekreative të komunës,

� Pushteti komunal do të krijojë kushte për kyçjen aktive të të

rinjve dhe shoqatave të qytetarëve në jetën rekreative-sportive,

� Do të hulumtohen investitorë të brendshëm dhe të jashtëm për

ndërtimin e kompleksit rekreativo-sportiv të Gostivarit,

� Me mjete të komunës,qeverisë dhe donatorëve të jashtëm do të

financohet ndërtimi i disa sallave sportive nëpër vendbanimet

rurale,

� Pushteti komunal do të financojë në mënyrë aktive sportin në komunën e Gostivarit.

Page 19: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

19

Bashkëpunimi me sektorin civil, organizatat joqeveritare dhe mediat

Bashkëpunimit me sektorin civil,organizatat joqeveritare dhe

mediat lokale dhe qendrore do ti kushtohet një rëndësi e veçantë.

Aktivitetet e Kryetarit të Këshillit të komunës në këtë drejtim do të jenë

drejtëpërdrejtë të koordinuara me këtë sektor në funksion të përforcimit

të këtij sektori dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Gostivarit.

Në suaza të mundësive buxhetore do të përkrahen në aspekt teknik dhe financiar këto institucione si korektor dhe nxitës të

zhvillimeve demokratike dhe ngritjes së vetëdijes civile të qytetarëve.

Page 20: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

20

Page 21: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

21

Pjesa e tretë: Zhvillimi ekonomik lokal

Zhvillimi ekonomik lokal

Zhvillimi ekonomik lokal do të jetë ndër prioritet kryesore nga

realizimi i të cilit do të varet në masë të konsiderueshme edhe realizimi i

programit për periudhën 2009-2013.

Vlen të theksohet se përkundër faktit që kompetencat e pushtetit

lokal në kuptim të legjislacionit në fuqi në shikim të parë janë shpresëdhënëse, ato nuk shoqërohen me kapacitete shtesë financiare

dhe njerëzore për implementim të suksesshëm në praktikë.

Kur bisedohet për zhvillimin ekonomik lokal të komunës së

Gostivarit një rëndësi e veçantë duhet kushtuar disa veprimtarive

ekonomike për të cilat komuna e Gostivarit ka përparësi komparative në

krahasim me komunat dhe rajonet tjera në Maqedoni. Sektorët më me

perspektivë në rajonin e Gostivarit në këtë drejtim janë :

� Industria ushqimore,

� Industria e tekstilit,

� Industria për përpunimin e drurit, � Tregtia.

� Hoteleria dhe

� Turizmi

Aktivitete për nxitje të zhvillimit ekonomik lokal

Në drejtim të zhvillimit ekonomik lokal të komunës së Gostivarit

një rëndësi e madhe do ti kushtohet përkrahjes së zhvillimit të

kapaciteteve ekzistuese ekonomike dhe krijimit të kushteve përkatëse

për krijim të kapaciteteve të reja ekonomike. Komuna do ti ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të

stimulimit të zhvillimit ekonomik lokal. Konsiderojmë se komuna e

Gostivarit disponon me shumë kapacitete dhe mundësi ende të

pashfrytëzuara,dhe në këtë drejtim do të jetë në masë të madhe i

përqendruar aktiviteti i udhëheqësish së re komunale.

Një ndër mënyrat që komuna ta stimulojë zhvillimin ekonomik

lokal është nëpërmjet dhënies së lehtësimeve të ndryshme në

kompetencë të komunës dhe krijimit të ambientit atraktiv investues në

funksion të hapjes së kapaciteteve të reja prodhuese.

Page 22: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

22

Komuna e Gostivarit për momentin ka një infrastrukturë

komunale e cila ofron kushte për zhvillim të veprimtarive ekonomike.

Analizat e ekspertëve dhe sugjerimet e afaristëve konstatojnë faktin se

infrastruktura aktuale nuk është e zhvilluar në proporcion me

disperzimin e kapaciteteve ekzistuese prodhuese.

Qasja e deritashme “Bizneset duhet të vijnë atje ku është

infrastruktura” duhet të zëvendësohet me konceptin “Infrastruktura

duhet të shkojë te bizneset”. Realizimi i konceptit të ri do të realizohet

nga mjetet komunale dhe donacionet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Qeverisja e re komunale do të ketë qëndrim proaktiv ndaj

bizneseve të reja në kuptim të përkrahjes teknike në procesin e

themelimit dhe zhvillimit të bizneseve në bashkëpunim partneriteti me

ministritë përkatëse në funksion të jetësimit praktik të sistemit me një

sportel.

Do të përkrahim iniciativat për bashkëpunim rajonal ekonomik në

kuadër të rajonit të Pollogut si rajon me përparësi komparative dhe

resurse komplementare në funksion të tërheqjes së investimeve më voluminoze të huaja.

IPA fondet e Unionit Evropian janë një mundësi shumë e mirë për

të siguruar mjete financiare për të financuar projekte të ndryshme që

kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik lokal dhe në përgjithësi me

zhvillimin e pushtetit vendorë.

Deri më tani Komuna e Gostivarit nuk ka ndërmarr gatise kurrfarë

aktiviteti në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve të parapara me IPA

fondet e Unionit Evropian,që nuk është rast me shumë komuna tjetra të

vendit.

Gjatë qeverisjes sonë një rëndësi primare do ti kushtohet shfrytëzimit të fondeve ndërkombëtare me të cilat mundet në masë të

madhe të tejkalohen problemet e shumta me të cilat ballafaqohet

komuna e Gostivarit.

Papunësia paraqet një nga problematikat bazë me të cilat

ballafaqohen jo vetëm komunat e veçanta,por edhe shteti në tërësi.

Është shumë vështirë të përcaktohet numri i saktë i personave të

papunësuar në komunën e Gostivarit, për shkak të ndryshimeve të

shumta që janë bërë në mënyrën e evidentimit të tyre dhe koekzistencës

së gjerë të ekonomisë informale.

Luftimi i papunësisë do të jetë ndër prioritetet kryesore gjatë qeverisjes sonë me komunën e Gostivarit. Kjo luftë do të jetë

Page 23: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

23

shumëdimenzionale duke implementuar një varg të masave të

ndryshme, duke krijuar ambient atraktiv për gjetjen e alternativave të

reja për punësime të reja dhe duke aplikuar në mënyrë permanente me

projekte të ndryshme pranë organizatave relevante ndërkombëtare.

Pushteti komunal do të përpilojë strategji komunale kompatibile

me strategjinë nacionale për punësim,

Në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe

Agjencionin për punësim do të përkrahen projektet për asistencë

teknike dhe financiare që mundësojnë vetëpunësimin,punësimin në bizneset e vogla dhe punësimin në bazë të programeve sociale të

personave të papunësuar.

Propozim masa për stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal

Me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik lokal do të

ndërmarrim disa hapa kryesore si:

� Do të miratojmë rregullore për zvogëlim të taksës komunale dhe

tatimit në pronë për investimet e reja prodhuese që hapin mbi 10 vende të reja pune,

� Me planin urbanistik do të parashohim krijimin e zonave

industriale dhe parqeve teknologjike të cilat do ti rregullojmë në

plan infrastrukturorë në funksion të tërheqjes së investitorëve të

huaj dhe vendorë,

� Do të iniciojmë krijimin e Qendrës për zhvillim ekonomik rajonal

e cila për qëllim parësorë do ta ketë intensifikimin e

bashkëpunimit në fushën e ekonomisë midis komunave të

rajonit të Pollogut,

� Do të themelojmë Agjencionin për tërheqjen e investimeve të huaja në komunën e Gostivarit,

� Do të pregadisim një fisibility studim me të cilin do të

përcaktohen sektorët prioritar ekonomik me të cilët do të

konkurrohet për të siguruar mjete financiare nga IPA fondet e

Unionit Evropian,

� Do të themelojmë më shumë inkubatorë biznesi për sektorët me

përparësi komparative,

� Do të themelojmë Qendër komunale për rikualifikimin e

punëtorëve të shpallur tepricë teknologjike dhe ekonomike sipas

kërkesave të tregut të punës,

Page 24: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

24

� Do të kyçim komunën e Gostivarit në kuadër të ,,Euro-

regjioneve,, nëpërmjet përpilimit të një strategjie të veçantë

integruese.

Zhvillimi i bujqësisë

Bujqësia dhe blegtoria janë sektorë ekonomik me mundësi të

mëdha për zhvillim ekonomik dhe absorbim të një numri të

konsiderueshëm të papunëve në komunën tonë. Në periudhën e

deritashme transitore kanë munguar masat qeveritare dhe iniciativat e

pushtetit komunal në funksion të zhvillimit të këtij sektori. Me synim

përkrahjen e këtij sektori dhe shfrytëzimin e subvencioneve qeveritare

dhe asistencës nga fondet e huaja në kuadër të komunës së Gostivarit do

të ndërmerren aktivitetet vijuese:

� Komuna e Gostivarit, do të themelojë Grupin Akcional Lokal të

përberë nga të gjitha palët e interesuara për zhvillimin e bujqësisë dhe ambientit rural ( pushteti komunal, subjektet

ekonomike bujqësore,organizatat joqeveritare bujqësore dhe

shoqatat e bujqve),

� Komuna e Gostivarit do të financojë përpilimin e strategjisë

afatmesme për zhvillimin e bujqësisë dhe ambientit rural,

� Në kuadër të komunës së Gostivarit do të krijojmë zyrën për

informim,përkrahje të bujqësisë,përkrahje të ambientit rural dhe

bashkëpunimit me donatoret e huaj,

� Komuna e Gostivarit do të ofrojë asistencë teknike dhe

financiare në funksion të krijimit dhe zhvillimit të shoqatave të bujqve me qëllim të plotësimit të nevojave të anëtarëve të tyre

në funksion të përparimit të veprimtarisë bujqësore,

� Zyra për zhvillim të bujqësisë pranë komunës së Gostivarit do të

nxit bashkëpunim intensiv me Federatën e Fermerëve në

Republikën e Maqedonisë.

Page 25: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

25

Partneriteti privato-publik

Partneriteti publiko-privat është një partneritet midis sektorit

publik dhe atij privat me qëllim të ofrimit më efikas të ndonjë shërbimi

që tradicionalishtë është ofruar nga ana e sektorit publik.

Partneritetet privato-publike për vendin tonë janë praktika të

panjohura dhe ndodhen në fazën fillestare në disa komuna të

Maqedonisë ndërsa në komunën e Gostivarit nuk ekzistojnë kurfar praktika të kësaj natyre. Praktika e shumë shteteve të rajonit tregon se

këto partneritete zakonisht rezultojnë me përfitime të shumta për të

gjithë qytetarët,sidomos në disa fusha si:

� Ndërtimet,rindërtimet dhe mirëmbajtja e pronës publike,

� Ofrimi i shërbimeve komunale,

� Menaxhimi i burimeve njerëzore.

Partneritetet privato-publike mundet të rezultojnë me arritje të

disa avantazheve si:

� Përshpejtim i përgatitjes së infrastrukturës publike,

� Relizim më efikas dhe efektiv i projekteve të ndryshme, � Reduktim i shpenzimeve të përgjithshme,

� Rritje e cilësisë së shërbimeve komunale,

� Gjenerim i të ardhurave shtesë etj.

Komunikimi midis sektorit publik dhe atij privat nuk është në

nivelet e dëshirueshme, dhe kjo kryesishtë mundet ti përshkruhet mos-

gadishmërisë së sektorit publik për të bashkëpunuar me atë privat. Në

këtë drejtim gjatë qeverisjes sonë sektori për zhvillim ekonomik lokal do

të ketë për obligim informimin e plotë të sektorit privat për të gjitha

aktivitetet në kryerjen e të cilëve ky i fundit mundet të kyçet dhe të jep

kontributin përkatës. Sektori për zhvillim ekonomik lokal do të ketë për përgjegjësi të

organizojë takime permanente me përfaqësuesit e bizneseve private me

qëllim të shqyrtimit jo vetëm të çështjeve që kanë të bëjnë me nevojat e

sektorit publik,por edhe të gjetjes së mënyrave dhe alternativave që

sektori publik të kontrubojë për zhvillimin e atij privat.

Gjatë qeverisjes sonë një rëndësi të madhe do ti kushtojmë

parimit të komunikimit transparent të komunës me sektorin privat që do

të rezultojë me eliminimin e të gjitha mundësive për favorizime dhe në

këtë mënyrë do të krijohen kushte optimale për zhvillim dhe avansim të

partneritetit privato-publik në komunën e Gostivarit.

Page 26: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

26

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare

Bashkëpunimi i komunës së Gostivarit në periudhën e

deritanishme me institucionet ndëkombëtarare dhe shfrytëzimi i

asistencës teknike dhe financiare në funksion të përmirësimit të

performansës administrative , krijimit të parakushteve për zhvillim

ekonomik dhe realizimit të investimeve kapitale publike ka qenë i

pamjaftueshëm. Marrja e statusit kandidat të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në UE ka krijuar hapësirë më të përshtatshme për

institucionet publike, komunitetin e biznesit dhe agjencionet

joqeveritare për aplikim për shfrytëzim të fondeve të UE, Bankës

Botërore, UNDP,USAID-it dhe fondacioneve të tjera nga vende që kanë

përfaqësitë e tyre diplomatike në Maqedoni. Analizat e bëra nga grupi i

ekspertëve dhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare nxjerin

në sipërfaqe dobësi të shumta në bashkëpunim të komunës së Gostivarit

dhe komunave tjera në RM.

Pushtetet komunale kanë manifestuar jogadishmërinë për

bashkëpunim në drejtimet vijuese: � Mosidentifikimi i prioriteteve në kuadër të strategjive për

zhvillimi ekonomik lokal në kuadër të NJVL ,

� Mungesë e kapaciteteve humane komunale për pregaditje të

projekteve cilësore që plotësojnë kriteriumet e donatorëve të

jashtëm ,

� Mos ofrimi i asistencës së nevojshme pregaditore administratës

komunale në funksion të plotësimit të standardeve dhe kritereve

për konkurrim me projekte cilësore ,

� Mosaplikim në kohë me projekte cilësore të administratës

komunale në harmoni me shpalljet publike për konkurrim nga donatorët e jashtëm ,

� Emërimi i nëpunësve shtetërorë si bartës të projekteve që

kofinancohen nga donatorë të huaj pa kapacitete të

mjaftueshme profesionale për zbatim të sukseshëm dhe në

kohë ,

� Ofrim i kapaciteteve të pamjaftueshme hapësirore, teknike,

financiare dhe humane në fazën e zbatimit praktik dhe kontrollit

të projekteve të realizuara.

Shteti kandidat në rastin konkret Maqedonia do ta ketë

mundësinë vetë të menaxhojë me fondet në regji personale si dhe të

Page 27: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

27

programojë dhe kontraktojë projekte specifike nën mbikqyrjen e

institucioneve të Unionit Evropian dhe institucioneve të vendeve të tjera.

Komponenta e parë e IPA, asistenca në periudhën e tranzionit dhe

ndërtimin e institucioneve ka të bëjë me fushën e zhvillimit institucional,

investimeve për harmonizim me korizën ligjore Evropiane, krijim të

kapaciteteve administrative dhe ligjore si dhe masa që janë të përfshira

në suaza të komponentave tjera.

Komponenta e dytë është bashkëpunimi ndërkufitarë. Në kuadër

të kësaj komponente do të bëhet përkrahja e aktiviteteve në regjionet ndërkufitare midis shteteve shfrytëzuese të IPA ndihmave dhe ndonjërës

nga shtetet antare të UE. Kjo komponentë sa i takon Maqedonisë është

e ndarë në tri pjesë;

� Bullgari-Maqedoni,

� Greqi- Maqedoni,

� Maqedoni –R.e Shqipërisë

Për komunën e Gostivarit në veçanti është me interes në kuadër

të rajonit të Pollogut bëshkëpunimi me komunat e Republikës së

Shqipërisë. Nëpërmjet IPA fondeve komuna e Gostivarit do të mund të

realizon investime në infrastrukturë, mbrojtje të ambientit jetësorë,

zhvillim të burimeve njerëzore nëpërmjet Fondit Social Europian në

suaza të Agjensionit Evropian për punësim.

Bazuar në gjendjen e konstatuar paraprakisht në këtë program në

lidhje me dobësitë e manifestuara në bashkëpunim me donatorët e

jashtmë do të ndërmeren aktivitetet vijuese për përmirësime cilësore në

këtë drejtim.

� Do të pregadisim strategji të veçantë për fushat që janë

kompatibile për bashkëpunim me donatorët e jashtëm në funksion të zhvillimit ekonomik dhe realizimit të investimeve

kapitale në të gjitha sferat që janë kompetencë e menaxhimit të

komunave,

� Do të themelojmë sektorin për bashkëpunim me donatorët e

jashtëm,me komunat në kuadër të projektit të “Euro

Regjioneve” dhe komunave ndërkufitare në harmoni me

kriteriumet e IPA fondeve,

� Në kuadër të qendrave me renome rajonale dhe evropiane do të

dërgojmë për avancim pjesë të stafit komunal që të mundet në

mënyrë meritore të plotëson kriteret dhe standardet për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Page 28: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

28

Page 29: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

29

Pjesa e katërt: Mbrojtja sociale dhe shëndetësia primare

Mbrojtja sociale

Dokumenti kryesorë me të cilin trajtohen çështjet nga fusha e

mbrojtjes sociale është Ligji për mbrojtje sociale në bazë të të cilit çdo vit

qeveria sjell Programin për realizim të mbrojtjes sociale. Edhepse në

masë të konsiderueshme çështjet e politikës sociale mbeten

kompetencë e pushtetit qendrorë kompetencat e komunave në fushën e

mbrojtjes sociale të popullsisë janë të përcaktuara me Ligjin për pushtet lokal dhe Ligjin për mbrojtje sociale.

Megjithatë çdo herë kur bisedohet për aktivitete të pushtetit

lokal kur është në pyetje dimensioni financiar i tyre duhet patur parasysh

Ligjin për financim të njësive të vetëadministrimit lokal.

Në fushën e mbrojtjes sociale përpos personave që vuajnë nga

përdorimi i drogave dhe mjeteve psikotropike,gjithashtu eksistojnë edhe

disa kategori tjera të qytetarëve të cilave duhet kushtuar rëndësija e

duhur. Kështu si kategori të tilla zakonisht potencohen:

� Fëmijë në rrugë,

� Viktima të dhunës familjare, � Rastet sociale,

� Familjet me një prind,

� Pleqtë.

Në bashkëpunim me njësinë rajonale të Ministrisë për punë dhe

politikë sociale dhe Shtëpinë e Shëndetësisë në Gostivar,me mjete

pjesërishtë të siguruara nga buxheti komunal dhe pjesërishtë nga

organizatat ndërkombëtare do të hapim një Qendër për Trajtim Ditorë të

personave të mvarur nga shfrytëzimi i mjeteve narkotike.

Do të organizojmë trajnime nëpër shkollat e mesme me qëllim të

informimit të nxënësve për pasojat e shumta negative nga konsumimi i mjeteve narkotike.

Analizat e bëra tregojnë se fatmirësishtë në komunën e Gostivarit

shumë pak është prezente problematika e fëmijëve në rrugë. Por,kjo

asesi nuk do të thotë se komuna e Gostivarit është imune ndaj kësaj

dukurie. Fatkeqësishtë ende nuk është bërë kurfarë analizë rreth numrit

të fëmijëve në rrugë në komunën e Gostivarit, dhe për këtë arsye nuk

mundet të flitet për të dhëna premise statistikore. Në drejtim të

Page 30: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

30

ballafaqimit me problematikën e fëmijëve në rrugë pushteti lokal do të

ndërmer disa aktivitete parësore edhe atë:

� Do të lidhim një marëveshje të veçantë për bashkëpunim në

fushën e ofrimit të ndihmës dhe përkrahjes për fëmijët në rrugë

në trekëndëshin:pushtet lokal,organizata joqeveritare, UNDP,

� Do të përkatisim një strategji të veçantë afatgjate për çështjet e

fëmijëve në rrugë,

� Do të hapim një qendër ditore për përkujdesje të fëmijëve në

rrugë, � Do të fillojmë me implementimin e një programe afatgjatë për

edukim dhe këshillim të prindërve të fëmijëve në rrugë.

Në drejtim të ballafaqimimit me problematikën e dhunës

familjare duhet me çdo kusht të krijohet një sistem i bashkëpunimit të

mirëfilltë midis qytetarëve,pushtetit lokal,organizatave joqeveritare,

qendrës për punë sociale në Gostivar dhe vetë sektorit për punë të

brendshme në Gostivar. Në këtë drejtim do të ndërmarim aktivitetet

vijuese.

� Do të inicojmë,koordinojmë dhe financiarishtë përkrahim një proekt për rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe aftësimin e tyre

për të identifikuar dhe paraqitur rastet e dhunës familjare,

� Do të inicojmë hapjen e një SOS linje për viktimat e dhunës

familjare,

� Do të inicojmë dhe në të gjitha mënyrat e mundëshme do të

ndihmojmë hapjen e një qendre për dhënie të këshillave dhe

ndihmës juridike për viktimat e dhunës familjare

Deri më tani në komunën e Gostivarit nuk i është kushtuar

kurrfarë rëndësije çyshtjes së familjeve me një prind,prandaj:

� Gjatë vitit të parë të qeverisjes sonë në bashkëpunim me UNDP do të pregadisim një studim të detajuar i cili do të jetë bazë e

pregaditjes dhe zbatimit të strategjisë së ardhshme për të

eliminuar shkaqet e paraqitjes së këtij fenomeni.

Në kuadër të çështjeve sociale një rëndësi të veçantë do ti

kushtojmë kategorisë së rasteve sociale respektivisht personave dhe

familjeve që pranojnë ndihmë sociale. Të dhënat statistikore flasin se në

komunën e Gostivarit për momentin ka rreth 3.650 persona të

papunësuar që pranojnë ndihmë sociale.

Tejkalimi i problematikës së rasteve sociale dhe personave që

marin ndihmë sociale do të tejkalohet në kuadër të masave të parapara

Page 31: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

31

për zhvillimin ekonomik lokal dhe projekteve të realizuara me

institucionet dhe donatorët ndërkombëtarë.

Në funksion të plotësimit të nevojave në rritje për përkujdesje

cilësore për fëmijët e moshës parashkollore,pleqtë,personat e

hendikepuar dhe të invalidizuar dhe skamnorëve do të ndërmarim hapat

vijues:

� Do të zgjerojmë rrjetin e çerdheve për fëmijë në qytet dhe

në fshatrat e Gostivarit,

� Në bashkëpunim me Qeverinë e RM do të përcaktojmë lokacione për ndërtim të banesave sociale,

� Do të inicojmë ndërtimin e një qendre të veçantë për

përkujdesjen e pleqve,personave të hendikepuar dhe

invalidëve,

� Do të angazhohemi në drejtim të krijimit të kushteve më të

mira për fëmijët me nevoja të posaçme dhe invalidët,

� Në partneritet me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale

do të propozojmë projektin për themelimin e disa kuzhinave

për skamnorë në komunën e Gostivarit.

Shëndetësia primare

Reformat në shëndetësi paraqesin proces të gjatë,dinamik dhe

kontinuel dhe për realizimin e tyre duhet të arihet koncenzus në mes

faktorëve kryesorë që marrin pjesë në këtë sektor të rëndësishëm të

jetës.

Reformat në shëndetësi e kanë synuar përmirësimin e shërbimeve

shëndetësore në funksion të eliminimit të sëmundjeve dhe avancimit të

shëndetit të qytetarëve. Praktikat e deritashme në masë të konsiderueshme nuk i kanë realizuar objektivat e përcaktuara.

Në bazë të ligjeve në fuqi,formalisht shëndetësia primare është

në kompetencë të pushtetit komunal,mirëpo si rezultat i faktit që

shtëpitë e shëndetit u janë dhënë me koncesion mjekëve që ushtrojnë

aktivitet profesional në bazë private realisht vimë në përfundim se

pushteti komunal nuk ka kompetenca burimore mbi këtë lëmi.

Kur bëhet fjalë për mjeksinë primare:

� Do të kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që me ndryshim të

Ligjit për Shëndetësi të kthen shërbimin e ndihmës së shpejtë në

kompetencë të pushtetit komunal,

Page 32: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

32

� Do të inicojmë idenë që inspekcionet shëndetësore të jenë

trupa të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pushtetit

komunal,

� Do të përkrahim aktivizimin e Qendrës për Edukim Kontinuel

Medicinal në Qendrën Medicinale të Gostivarit ,

� Do tu asistojmë shoqatave të mjekëve,stomatologëve dhe

farmacistëve që veprojnë në komunën e Gostivarit,

� Do të bashkëpunojmë me institucionet qendrore medicinale në

eliminimin e individëve dhe organizatave që ofrojnë shërbime medicinale joformale.

Page 33: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

33

Pjesa e pestë: Kapacitetet njerëzore dhe financiare të administratës dhe të ndërmarjeve komunale

Administrata komunale

Praktika e deritashme transitore ka argumentuar se reformat në administratën publike në Maqedoni janë një proces mjaft i ndërlikuar

dhe i shoqëruar me ndikim të tepruar të politikës. Reformimi i

administratës publike në Maqedoni synonte të arinte tre objektiva

madhore.

� Së pari, të racionalizonte administratën nëpërmjet zbatimit të

strategjive të veçanta fiskale të akorduara nga FMN ,

� Së dyti, zbatimi i parimit të përfaqësimit adekuat të bashkësive

etnike në Maqedoni duke zbatuar selektimin e stafit në bazë të

parimeve të profesionalitetit dhe neutralitetit ,dhe

� Së treti, zmadhimin e efikasitetit dhe kapacitetin për aksion të administratës publike duke aplikuar kriteret e meritokracisë dhe

duke i vën në raport me shpërblimet në sektorin privat .

Reformimi në perspektiv i administratës publike në nivel të

komunës së Gostivarit duhet të përfshijë fushat vijuese: burimet

njerëzore, strukturën organizative institucionale, komunikimin me

qytetarët, menaxhimin me administratës publike lokale, përforcimin e E-

qeverisjes, financimin e administratës publike dhe luftën kundër

korrupsionit.

Ekzistojnë më tepër modalitete gjatë zbatimit të menaxhmentit të

cilësisë në administratën publike në vendet e Europës Perëndimore. Analiza e administratës publike në komunën e Gostivarit duhet të

fillojë nga struktura organizative e vetëadministrimit lokal. Struktura

organizative e vetëadministrimit lokal të komunë së Gostivarit ka pamjen

vijuese:

Page 34: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

34

Struktura organizative e mësiperme do të pëson ndryshime

përmbajtesore në drejtim të:

� Rritjes së komptencave funkcionale të këshillit të komunës dhe

kthimit të kompenetcave bashkësive lokale,

� Transformimit në sektorë të veçant të sektorit për zhvillim ekonomik lokal , sektorit për për arsim,kultur dhe sport, sektorit

pë menaxhim me ndërmrajte publike komunale dhe sektorit për

kontroll dhe revizion .

� Ndryshimet e propozuara do të synojnë të ngrisin përgjegjësin ,

efikasitetin dhe të racionalizojnë numrin e të punësuarve

joproduktiv në kuadër të adminstatës komunale,

� Funksionimi i deritashëm i komunës dhe ndermarjeve publike ka

evidentuar keqpërdorime të shumta të cilat nuk janë konstatuar

nga organet e mbrendshme të komunës dhe nuk janë sankcionuar nga institucionet përgjegjese të kontrollit të jashtëm

qeveritar.

Në drejtim të reformimit të administratës komunale një rëndësi të

veçantë duhet kushtuar E-qeverisjes.

E-qeverisja për vendin tonë paraqet një qasje relativishtë të re në

mënyrën e funskionimit të pushtetit në përgjithsi dhe pushtetit lokal në

veçanti. Nëpërmjet E-qeverisjes do të realizojm përfitimet vijuese :

� Ritje e efikasitetit në procesin e procesuimit të kërkesave të

qytetarëve,

� Ulje e gjasave për bërje të manipulimeve , marje të mitos dhe korupcion nga administrata komunale,

Kryetari i Komunës Këshilli i komunës

Sekretari i Komunës

Sektori për

shërbime juridike,

publike dhe të

përgjithëshme

Sektori i

inspektoriatit Sektori për financa,

buxhet,zhvillim

ekonomik lokal dhe

implementim të

projekteve

Sektori për

urbanizëm dhe

mbrojtje të

ambientit jetësorë,

komunikacion, rugë

dhe veprimtari

lokale

Page 35: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

35

� Ulje e shpenzimeve administrative komunale,

� Rritje e transparencës në procesin e funksionimit të

administratës lokale.

Maqedonia-vendi me financa publike më të centralizuara në Evropë

Përkundër zbatimit në masë të konsiderueshme të Marrëveshjes së Ohrit çështja e kapacitetit fiskal dhe financiar të komunave mbetet

çështja mjaftë fragjile.

Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vende të tjera europiane

Maqedonia edhe pas zbatimit të reformave fiskale vazhdon të jet vendi

me centralizim më të lart fiskal në nivel të Ballkanit Perëndimor dhe në

nivel europian.

Konsumi lokal në vende të ndryshme europiane

Vendi Viti Konsumi lokal

si % e PPB

Konsumi lokal si % në

Konsumin buxhetor

Belgjika 2000 7.4 11.2

Bullgaria 2000 9 20

Estonia 2000 7.1 17.6

Çekia 2003 8,6 13,5

Zvicra 2002 10.8 27.9

Maqedonia 2006 1,4 6,1%

Në Maqedoni është evidente varshmëria e lartë fiskale e

komunave nga pushteti qendror, varshmëri kjo që ekuilibrohet me faktin

se mbi 70% të të ardhurave buxhetore të komunave transferohen nga qeveria qendrore përkundër faktit që në vendet e UE kjo përqindje arin

45%

Pikërisht harmonizimi joadekuat në mes të përgjegjësive burimore

të komunave në aspekt të kompetencave ligjore dhe burimeve vetiake të

financimit dhe kritereve të transfereve të dotacioneve nga pushteti

qendror vazhdon të ngeli sfida më e madhe e cila kërcënon

funksionalitetin e mirëfillt të pushtetit lokal.

Page 36: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

36

Analiza e strukturës së burimeve të të hyrave të pushtetit

komunal argumenton jo vetëm centralizimin e lart fiskal por vërteton

edhe varshmërin e lartë të komunave ndaj pushtetit qendror edhe në aspekt të menaxhimit me potencialin financiar që në pajtim me ligjet në

fuqi përbëjn potencialin financiar komunal.

Analiza më e detajuar vërteton se vetëm 26,73% e potencialit

financiar të komunave plotësohet nga burimet vetiake, 10,22% janë të hyrat e transferuara në emër të tatimit personal dhe të tatimit në vlerën

shtesë, ndërsa 53,46% të mjeteve financiare u takojn dotacioneve dhe

tranfereve të pushtetit qendror me destinancion paraprakisht të

definuar ku menaxhmenti komunal ka vetëm kompetenca teknike të

transferit financiar.

Aftësia financiare e komunës shihet nga përpiluesit e këtij

programi si çelsi i suksesit të procesit të decentralizimit dhe ndërtimit të

kapaciteteve funksionale të administratës publike lokale.

53.46%

2.52%

7.71%

26.73% 0.16%

3.15% 6.28%

Të hyrat buxhetore burimore

Tatimi personal

Tatimi në vlerën shtesë

Transferet për arsimin fillor dhe të mesëm Transferet për shëndetësi

Transferet sociale

Transferet në kulturë

0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 60.00%

2003 2004 2005 2006 2007 Vitet

% e buxheteve

Buxheti qeveritar Buxhetet e komunave Fondi pensional invalidor Fondi shëndetësor Fondi për punësim Fondi për rrugë

Page 37: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

37

Të ardhurat e planifikuara dhe të realizuara për periudhën 2005-2007 (në mijë denarë)

Dinamika e të ardhurave-ralizimi Përshkrimi

2005 2006 2007

Plani Realiz Plani Realiz Plani Real

Të ardhurat tatimore

58.484 39.056 161.423 61.828 360.482 71.702

Të ardhurat jo

tatimore

6.418 4.907 10.083 5.543 22.635 4.046

Transferet dhe

donacionet

71.581 55.376 64.394 37.197 68.117 54.088

Të hyra kapitale 500 0 3.000 0 306.000 670

Gjithsej të

ardhurat

136983 99339 238.900 104.568 757.234 130.506

Raporti realizim-

planifikim

72.51% 43.8% 17.2%

Analiza e efektivitetit dhe efikasitetit në planifikimin dhe realizimin

e potencialit buxhetor të prezantuar në grafikonin e mësipërm nxjerë në

sipërfaqe projkcione buxhetore tërësisht të gabuara që si pasojë ka pasur

realizim të buxhetit në vitin 2007 të vetëm 17%

Menaxhimi i dobët financiar i komunës së Gostivarit në periudhën e

kaluar sidomos argumentohet më së miri nëpërmjet trendit të borxhit

komunal.

Lëvizja e borxhit komunal në disa komuna të Maqedonisë në periudhën 2006-2008

Qytetet Fundi 2006 Shtator 2007 Fundi 2007 Qershor

2008 Trendi i borxhit

Gostivari 59.121.310 107.992.660 129.007.847 129.009.847 214,63%

Vinica 32.279.556 30.106.845 32.226.823 28.143.840 12,81%

Delceva 44.930.951 33.297.568 24.581.104 27.631.559 38,50%

Manastiri 35.580.690 9.553.582 5.324.109 8.300.652 76,67%

Kavadari 71.000.000 46.287.496 46.445.316 7.452.865 89,50%

Ohri 284.365.106 261.152.735 249.153.219 236.714.245 16,76% Resnja 100.497.511 13.229.878 0 100,00%

K. Voda 61.963.596 53.718.504 46.305.052 38.351.678 38,11%

Tetova 72.664.803 62.479.962 17.273.259 19.163.050 73,63%

Probishtip 41.027.413 7.753.354 10.274.228 31.983.761 22,04%

Kumanova 21.590.106 15.007.023 21.590.106 15.068.731 30,21%

Page 38: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

38

Nga të dhënat e paraqitura në tabelën e mëlartme lehtë vërehet se në

periudhën e analizuar vetëm në komunën e Gostivarit ka ardhur deri në rritje

të borxhit komunal respektivisht deri në dyfishimin e tij edhe atë nga

59.121.310 denarë në fund të vitit 2006 në 129.009.847 në qershor të vitit

2008.

0

50.000.000

100.000.000

150.000.000

200.000.000

250.000.000

300.000.000

1 2 3 4

Gostivari

Vinica

Delceva

Manastiri

Kavadarci

Ohri

Resnja

Kisela Voda

Tetova

Probishtip

Kumanova

Komuna e Gostivarit është e vetmja komunë në Maqedoni e cila nga

viti 2006 deri në fund të vitit 2008 ka rritur borxhin komunal për 215% . Për

pasojë të rritjes së borxhit kjo komunë nuk ka të drejtë të shfrytëzon kredi të

volitshme nga Banka Botërore për financim të objekteve kapitale. Reformimi në perspektivë i administratës publike lokale të Gostivarit

në funksion të zhvillimit ekonomik lokal duhet të synon arritjen e objektivave

vijues:

� Do të pregadisimin dhe zbatojm strategji të re të organizmit dhe

funksionimit të admisntratës komunale,

� Administrata publike do të jetë e depolitizuar duke u bazuar në

praktikat më të mira të pushteteve komunale të UE dhe SHBA

duke aplikuar standardet e meritokracisë dhe ISO standardet

9000 në menaxhimin e burimeve njerëzore ,

� Do të kthejm autonomin e bashkësive lokale dhe do të bartim pjesë të administratës komunale nëpër vendbanimet më të

mëdha rurale ,

Gostivari

Page 39: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

39

� Gjatë përzgjedhjes dhe avansimit të të punësuarëve në

administratën lokale do të zbatohen principet e profesionalitetit,

depolitizimit, efikasitetit, etikës dhe përgjegjshmërisë.

� Do të zbatojm sistem funksional për parandalimin dhe luftimin e

korrupsionit dhe rritjen e përgjegjshmërisë në organet

udhëheqëse dhe të administratës publike ,

� Në faqen zyrtare të komunës do të vendosim një link të posacëm

nëpërmjet të cilit qytetarët do të mund të paraqesin rastet

eventuale të korupcionit, � Kryetari i komunës do të ketë një linjë tëlefonike të hapur për

paraqitjen e dukurive të korupcionit dhe informalitetit ,

� Do të zbatojm sistem transparent në procesin e planifikimit,

realizimit dhe kontrollit të të hyrave dhe shpenzimeve publike në

funksion të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të administratës

publike në menaxhimin me fondet publike ,

� Komuna e Gostivarit në kuadër të BNJVL do të incion procedurat

për ndryshimin e :

a) Ligjit për financimin e komunave me rekomandim që së paku 10% e TVSH dhe Tatimit Personal duke filluar nga

viti 2010 tu transferohen si të hyra burimore komunave,

dhe

b) Të eliminohet dispozita ligjore me të cilën pushteti

qendror bën kufizimin e të drejtës së huazimit të

komunave për realizimin e investimeve kapitale në

funksion të zhvillimit ekonomik lokal .

� Do të bëjmë emetimin e obligacioneve komunale në funksion të

mbulimit të borxhit komunal dhe realizimit të investimeve

kapitale, � Do të riaktivizojm vetëkontributin e qytetarve si intrument

racional për financimin e investimeve publike kapitale.

Page 40: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

40

Ndërmarjet komunale dhe menaxhmenti i ri publik

Në suaza të komunës së Gostivarit funksionojnë tre ndërmarje

publike edhe atë:

� Ndërmarja publike për shfrytëzimin dhe rregullimin e tokës

ndërtimore “Gostivar”,

� Ndërmarja për veprimtari komunale “Komunalec” dhe

� Ndërmarja publike për ekonomizim me objektet sportive “Rinia”. Ndërmarja publike për shfrytëzimin dhe rregullimin e tokës

ndërtimore “Gostivar” kryen disa aktivitete edhe atë:

� Rregullim të tokës ndërtimore,

� Ndërmarje të veprimtarisë banesore,dhe

� Rregullim dhe mirëmbajtje të rrugëve dhe trafikut.

Si aktivitete konkrete me të cilat meret kjo ndërmarje në fushën e

rregullimit të tokës ndërtimore potencohen veçanërishtë:

� Përgaditja e tokës ndërtimore për murosje, pastrimi i objekteve

të përhershme të trojeve, punë sanimi, organizimi dhe

mbikëqyrje gjatë ndërtimit të objekteve dhe instalimeve komunale,

� Përpunimi i projekteve dhe propozimeve të planeve dhe

programeve për rregullimin e tokës ndërtimore,

� Grumbullimi i mjeteve nga kompenzimi për rregullimin e tokës

ndërtimore dhe kompenzimi nga shfrytëzimi i tokës ndërtimore,

� Organizimi dhe përpunimi i dokumentacionit investues-teknik

dhe udhëheqja e punëve komplet investuese dhe mbikqyrja

profesionale në realizimin e programeve dhe planeve,

� Lidhja e kontratave për rregullimin e tokës ndërtimore,

� Vërtetimi i harxhimeve të vërteta për çdo lokalitet veç e veç me qëllim që të vërtetohen shpenzimet mesatare për rregullimin e

lokacionit dhe

� Grumbullimi i mjeteve nga kompenzimi nga toka ndërtimore e

ndarë për shfrytëzim të përkoshëm (për objekte të cilat janë

locuar në hapsirë publike).

Megjithatë,konsultimet e bëra me qytetarë dhe me ekspertë nga

fusha përkatëse argumentojnë se ka patur parregullsi të shprehura në

punën e kësaj ndërmarje. Kritikat para së gjithash shkojnë në drejtim të

arkëtimit të komunalieve që qytetarët në formë të avanseve i kanë

paguar ndaj kësaj ndërmarje në funksion të legalizimit të objekteve të

Page 41: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

41

cilat i ka kanë ndërtuar me rekomandime të udhëheqjes aktuale

komunale pa mbështetje në planet detale urbanistike.

Informatat nga burime qytetare vërtetotojnë grumbullimin e disa

milion eurove të qytetarëve për objekte të cilët nuk kanë

dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe juridik. Kjo dukuri është

karakteristikë e keqmenaxhimit të kompetencave nga udhëheqësia

aktuale dhe nxitje e drejtëpërdrejtë e informalitetit dhe ndërtimeve të

egra në lëminë e urbanistikës.

Ndërmarja për veprimtari komunale “Komunalec” menaxhon me shërbimet vijuese:

� Furnizim dhe distribuim i ujit,

� Mbledhje dhe bartje e bërllogut dhe mbeturinave,

� Mirëmbajtje e sipërfaqeve të gjelbërta,

� Pastrim të rrugëve dhe

� Mirëmbajtje të varezave.

Kjo ndërmarje dhe autoritetet komunale kanë dështuar në

tejkalimin e dy problemeve madhore edhe atë:

� Përfundimin e stacionit filtrues për ujë të pijshëm, dhe � Rregullimin e deponisë regjionale Rusino në pajtim me

standardet dhe kriteret ekologjike.

Ndërmarja publike “Komunalec” më tepër se një dekadë

funksionon me status juridik të pakonsoliduar dhe ndodhet para

bankrotit ekonomik si rezultat i politikave të gabuara në menaxhimin me

veprimtaritë komunale kryesore.

Në funksion të tejkalimit të problemeve të kësaj ndërmarje

publike me qëllim të ristrukturimit të saj dhe tejkalimit të problemit me

stacionin filtrues të ujit për pije dhe deponisë rajonale do të ndërmiren

aktivitetet vijuese: � Do të pregaditet një fizibility studim për reformimin,

ristrukturimin dhe arsyeshmërinë e funksionimit të mëtejmë të

kësaj ndërmarje,

� Në bashkëpunim me Bankën Botërore,qeverinë dhe donatorë të

jashtëm do të pregadisim një plan financiar për sanimin e

borxheve të kësaj ndërmarje,

� Pjesë të veprimtarive komunale të kësaj ndërmarje do tu

ofrohen me koncesion duke respektuar parimin e partneritetit

privato-publik kompanive private të vendit ose të huaja,

Page 42: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

42

� Në bashkëpunim me qeverinë,komunitetin ndërkombëtarë do të

hulumtojmë fonde financiare për zgjedhjen definitive të çështjes

së stacionit të filtrimit të ujit për pije,

� Në bashkëpunim me qeverinë,komunitetin ndërkombëtarë dhe

komunat e rajonit të Pollogut do të kërkojmë investitorë të

jashtëm për dhënien me koncesion të deponisë Rusinë.

Ndërmarja publike për ekonomizim me objektet sportive “Rinia”

kryen aktivitetet vijuese:Aktivitete rekreative, sportive, kulturore,

zbavitëse dhe aktivitete tjera. Në funksion të shfrytëzimit produktiv dhe racional të kapaciteteve

hapësirore të kësaj ndërmarje duke respektuar parimet e partneritetit

privato-publik do të japim me koncesion Pallatin e Sporteve në Gostivar.

Page 43: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

43

Pjesa e gjashtë: Planifikimi hapësinor, urban dhe ambienti jetësor

Planifikimi hapsiror dhe urban

Analizat e kryera nga profesionistë të kësaj lëmie nxjerin në

sipërfaqe devijime të shumta në funksionimin e Departamentit

Komunal për Urbanizëm dhe Planifikim Hapsiror pranë komunës së

Gostivarit. Një funksionim i kësaj natyre i këtij departamenti ka qenë burim i informalitetit dhe ndërtimeve të egra që identifikohen si krim

urbanistik në komunën e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit gjatë këtyre katër viteve pësoi shkatërim më

të madh urban që mund të pësojë një qytet i cili tenton të bëhet një

pjesë e Unionit Europjan. Ky shkatërim urban i cili është kryer në mënyrë

kontinuale mund të përshkruhet në disa pika.

� Punësimi i njerëzve joadekuat pranë departamentit të

urbanizmit.

� Mosfunksionimi i organeve kompetente pranë

inspektoratit urbanistik ka rritur në masë të konsiderueshme ndërtimet e egra, ndërtime këto që janë

bërë edhe në rrugë dhe që kanë uzurpuar trotuaret e

parapara me plan urbanistik.

� Mbikqyrja jocilësore mbi organet përgjegjëse për planifikim

hapsiror dhe lejimi i veprimit të tyre në bazë të interesave

grupore dhe individuale për motive koruptive,

� Përpilimi i planit të ri detal urbanistik në harmoni me

interesat e ngushta të grupacioneve të caktuara që si synim

final kanë krijimin e zonave urbanistike pa funksionalitetin

minimal praktik, � Sjellja në fuqi e planeve të reja gjenerale në mënyrë

abuzive duke e mbrojtur interesin e disa subjekteve

ndërtimore në demtim të shumë objekteve private,

� Krijimi i zonave industriale brenda zonave të banuara që

bie ndesh me normat e planifikimit urban,

� Shkatërimi i zonave në të cilat është i parapar banim

individual dhe kthimi në mënyrë abuzive në zona me banim

kolektiv,

Page 44: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

44

� Shkatërimi dhe zhdukja e zonave të gjelbërta duke lejuar

ndërtime të egra dhe tentimi për legalizim të të njëjtave

nëpërmjet planeve parciale urbanistike,

Koncepti i ri në planifikim (planifikimi strategjik dhe planifikimi me

pjesëmarrje) nuk është kuptuar sa duhet. Planifikimi strategjik nuk ka të

bëjë vetëm me prodhimin e një dokumenti bukur të dizajnuar e pa

kurrfarë baze reale të zbatimit të tij në praktikë.

Me qëllim të përmirësimit të planifikimit dhe menaxhimit të

planifikimit hapësinorë dhe urban në komunën e Gostivarit duhet të ndërmerren aktivitetet vijuese:

� Komuna, respektivisht Sektori me Departamentin për Urbanizëm

dhe Mbrojtjen e Ambientit , Komunikacion dhe Veprimtari

Komunale, duhet të respektojë detyrimisht dispozitat Ligjore

për Planifikim Hapsinor dhe Urbanistik të RM .

� Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe

Lidhjeve do të realizon aktivitetet e përbashkëta vijuese :

� Të realizohet mbikëqyrja e pandërprerë administrative

dhe inspektuese, � Të inicohetbëhet procedura pranë Ministrinë për

Transport dhe Lidhje për korrigjim të planeve detale

urbanistike me synim harmonizimin me gjendjen aktuale,

� Të krijohet një grup i përbashkët punues i cili do të

identifikon objektet pa leje dhe do të propozon

alternativa për legalizimin e të njejtive në pajtim me PDU,

� Nga mjetet e rregullta buxhetore duhet të financohet

puna e një grupi ekspertësh që do të përpilon plane

zhvillimore urbanistike,

� Në kuadër të planeve urbanistike do të planifikohet krijimi i zonave industriale, zonave ekonomike, zonave

rekreativo-sportive etj,

� Komuna e Gostivarit do tu rekomandon komunave tjera në

Pollogun e Sipërm mundësinë e përpilimit të planeve të

përbashkëta, me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët të

resurseve materiale dhe atyre njerëzorë dhe të zvogëlimit të

shpenzimeve në përgjithësi.

Page 45: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

45

Pjesa e shtatë: Të dhëna të rëndësishme biografike për kandidatin për kryetar dhe kandidatët për

këshilltar komunal

Kandidati i pavarur për Kryetar të komunës së Gostivarit Prof. Dr. Rufi Osmani

Prof.dr. Rufi Osmani ka lindur më 20 Gusht 1960 në fshatin Çajlë

të komunës së Gostivarit. Ka të kryer Fakultetin Ekonomik, Drejtimi

Financa në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Në vitin 2002 me sukses e

mbrojti punimin e magjistraturës në temë “FMN dhe politikat ekonomike të IJR të Maqedonisë” në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe mori

gradën shkencore Magjistër i shkencave ekonomike.

Në vitin 2005 me sukses mbrojti temën e doktoraturës

“Bashkëpunimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë me FMN dhe Bankën

Botërore , një analizë krahasimore“ dhe mori gradën Doktor i shkencave

ekonomike.

Prof.dr. Rufi Osmani ka një përvojë të gjatë si në fushën

profesionale dhe akademike ashtu edhe në atë politike. Në periudhën e

viteve 1985-1989 ka punuar si Menaxher Financiar i “NPK”, Gostivar.

Në periudhën e viteve 1990-1994 ka punuar si Drejtor i përgjithshëm i kompanisë private për financa dhe kontabilitet “Ardian”.

Në periudhën e viteve 1994-1996 ka qenë Anëtar Parlamenti dhe kryetar

I komisionit për financa dhe buxhet i Parlamentit të Maqedonisë.

Në periudhën e viteve 1997-1998 ka qenë Kryetar i komunës së

Gostivarit. Në periudhën e viteve 1999-2002 ka punuar si ligjërues në

Univerzitetin e Tetovës. Për momentin është Profesor për grup lëndësh

nga lëmia e financave në Fakultetin e Administrim Biznesit pranë

Univerzitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ku i ligjëron lëndët vijuese:

� Kontabiliteti Menaxherial ,

� Kontabilitetit Financiar , � Ekonomitë në tranzicion ,

� Zhvillimi ekonomik lokal ,

� Analiza e Raporteve Financiare ,

� Tregjet dhe institucionet financiare

Prof.Dr. Rufi Osmani ka marë pjesë në dhjetëra seminare dhe

konferenca ndërkombëtare dhe vendore.

Page 46: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

46

Prof.dr. Rufi Osmani ka dhjetëra publikime në revista shkencore

vendore dhe të huaja. Në vijim paraqesim disa nga to:

1.Tiranë,

Konferenca regjionale e NATO-së , dhjetor 2001,

Tema: ,,IJRM , një paqe e thyeshme , cilat janë alternativat

dhe sfidat e stabilizimit dhe integrimit ,,

2.Gostivar, ESA,Konferenc regjionale ekonomike , shtatorë 2002,

Tema: ,,Zhvillimi i NVM si promotore të

zhvillimit ekonomik lokal ,,

3.Tetovë,

Vizione, periodike për shkencë , politikë dhe ekonomi , janar 2003,

Tema:,, FMN dhe politikat eknomike të Maqedonis

në periudhën e tranzicionit ,,

4. Tetovë,

Universitas, periodike për shkencë , politikë dhe ekonomi , Nr.5, 2004

Tema: ,,Ndikimi i Ekonomis infromale në zhvillimin e NVM në

vendet e EJL ,,

5. Tetovë, Vizione, periodike për shkencë , politikë dhe

ekonomi , nëntorë 2004,

Tema: ,,Procesi tranzicionit ekonomik , problemet dhe sfidat përpara , rasti i Shqipërsië dhe

Maqedonisë,,

6. Tetovë, UEJL ,Qendra e biznesit , konferenc locale , dhjetor

2004

Tema: ,,Burimet e financimit të komunave në Maqedoni bazuar

në ligjin e VQL ,,

7. Tetovë UEJL ,Qendra e biznesit , konferencë lokale , mars

2005

Tema: ,,Decentralizimi fiskal në Maqedoni, problemet dhe

alternativat ,

8.Shkup

UNDP , raporti vjetor , dhjetor 2005

Tema: Trendet ekonomike dhe perspektivat ne Republiken e Maqedonise gjate vitit 2005

9.Prishtinë Konferencë regjionale e Universitetit Dardania,

prill 2006 ,

Tema:,, Ndikim i pavarsisë së Kosovës në procesin e zhvillimit

ekonomikë në periudhën e tranzicionit, altenativat dhe

sfidat ,,

10.Gostivar Publikim , Nëntor 2006 Libër publicistikë: ,,Mendimi alternativ politik dhe ekonomik,,

11.Londër London South bank University , Angli , Maj 2007

Tema: ,,Përmirësimi i cilësisë së arsimit sipëror dhe procesi i

akreditimit të universiteteve ,,

12.Tetovë

UEJL , Qendra e biznesit , konferencë lokale , maj 2007

Tema : ,,Trendet e fundit në bursën e Shkupit”

Page 47: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

47

13. Tetovë UEJL , Qendra e biznesit , konferencë lokale , shtatorë

2007

Tema: Sektori informal i ekonomise nje problem dh sfide serioze per vendet ne tranzicion

14.Tetovë Publikim shkencor , shtatorë 2007

Libër universitar ,,Kontabiliteti Menaxherial ,

15.Shkup Konferencë e New York university , Shkup , Maj 2008

Tema,, Ndikimi i politikës monetare dhe fiskale në ekonomit

në tranzcion , rasti i Maqedonisë ,,

16.Shkup Instituti për bashkëpunim multikulturor , korrik 2008

Tema: Marrëveshja e Ohrit shtatë vite më pasë , problemet dhe alternativat e decentralizimit

financiar ,

17.Gostivar Instituti për shkencë dhe art ,,Dituria,, korrik 2008

Tema : ,, Niveli i decentralizimit fiskal në Maqedoni,,

18.Tetovë Publikim shkencor , shtatorë 2008

Tema :,,Zhvillimi ekonomik i Tetovës , sektori publik lokal

(2002 - 2007),

19. Tetovë UEJL , Qendra per hulumtime shkencore , tetor 2008

Tema: Ndikimi reformave fiskale ne perfromansën e NVM ne

komunat e Gostivarit dhe Tetoves

20.Shkup

Gazeta lokale dhe regjionale në gjuhën shqipe

Mbi 100 artikuj për ekonomi dhe politikë në gazetat lokale dhe

rajonale

Bartësi i listës së pavarur për këshilltar komunal

doc.dr. Fadil Zendeli

Fadil Zendeli ka lindur 10.06.1967 në Gostivar, ku i kryer shkollën

fillore dhe të mesme. Ka të kryer Fakultetin Juridik në Univerzitetin e

Prishtinës. Po aty i ka kryer edhe studimet e magjistraturës dhe në vitin 2004 ka marë gradën shkencore Magjistër i shkencave juridike në lëminë

administrativo-kushtetuese. Në vitin 2007 i ka kryer studimet e

doktoraturës në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave

Politike në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe e ka marë

gradën shkencore doktor i shkencave të administratës publike.Doc.dr.

Fadil Zendeli për momentin është profesor për grup lëndësh

administrativo kushtetuese në Fakultetin e Administratës Publike dhe

Shkencave Politike në Univerzitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Page 48: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

48

Doc. Dr. Fadil Zendeli ka bërë qëndrime studimore hulumtuese në

Fakultetin Juridik të Univerzitetit të Gracit në Austri dhe Oksford të

Britanisë së Madhe. Ai ka botuar dhjetëra artikuj shkencorë nga të cilë do

ti veçonim:

� Marëveshja Kornizë e Ohrit dhe barazia gjuhësore në Republikën

e Maqedonisë, Qershorë, 2003

� Decentralizimi i pushtetit në Republikën e Maqedonisë ,Vizione

1/2004

� Aspekti juridik i kontrollit interno në komunë, Strugë, 2005 � Bashkëpunimi ndërkomunal në Republikën e Maqedonisë,

ndërmarjet “Pro Aqua” Strugë-Ohër,Shkup,2005

� Kontrolli ndaj organeve të pushtetit lokal, Konferencë “Sundimi i

ligjit dhe reformat e administratës publike” e publikuar në

përmbledhjen e kumtesave shkencore në vitin 2008.

� Planifikimi strategjik lokal në sport dhe rekreacion,shtatorë,2006

� Forma te kontratave per bashkepunim te komunave ( Programi

CARDS - Ministry of Local self-government). Prill,2007,

Kandidatët e pavarur për këshilltarë komunal

Qani Bajrami ka lindur më 28.10.1975, është banorë i fshatit Çegran. Ka

kryer Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Për momentin punon si

mësimdhënës në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Çegran. Përpos

gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedonase dhe angleze.

Shemije Elezi ka lindur më 21.07.1983, është banore e fshatit Debresh. Ka kryer Fakultetin Juridik,Blloku Penal në Univerzitetin Shtetërorë të

Tetovës. Ka punuar si praktikante në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhën maqedonase,

angleze,turke dhe italiane.

Abil Idrizi ka lindur më 17.01.1985, është banorë i fshatit Forinë. Ka

kryer Fakultetin e Administrim Biznesit në Univerzitetin e Evropës

Juglindore në Tetovë ku është duke i vijuar studimet posdiplomike.

Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm flet gjuhë maqedone,angleze dhe

turke.

Page 49: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

49

Fejsal Jakupi ka lindur më 27.05.1975, është banorë i fshatit Balindoll. Ka

të kryer Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Kompjuterike në

Univerzitetin e Evropës Jug-Lindore në Tetovë. Ka eksperiencë pune

disavjeçare në kompaninë “Gudalat” në Gostivar . Përpos gjuhës shqipe

flet edhe gjuhë maqedone,kroate,angleze dhe gjermane.

Hafije Veliu ka lindur më 29.06.1980, është banore e fshatit Banjicë e

Poshtme. Ka të kryer Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin Shtetërorë të

Tetovës. Për momentin është në fazën finale të magjistrimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në drejtimin e menaxhmentit. Përveç

gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone,angleze dhe turke.

Florim Mersini ka lindur më 11.09.1984, është banorë i fshatit Reçan.Ka

kryer fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Univerzitetin e

Evropës Juglindore në Tetovë. Po aty për momentin është duke i ndjekur

studimet posdiplomike në drejtimin e diplomacisë. Përpos gjuhës shqipe

flet edhe gjuhën maqedonase,gjermane dhe angleze.

Brikend Aziri ka lindur më 22.11.1983, është banorë i fshatit Turçan i

Madh. Ka kryer studimet posdiplomike në Fakultetin Ekonomik, Dega

MBA Management në Shkup. Po aty është duke punuar punimin e

doktoraturës. Për momentin është asistent në Fakultetin e Administrim

Biznesit pranë Univerzitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Përpos

gjuhës shqipe rrjedhshmë flet edhe gjuhë maqedone,kroate dhe angleze.

Zemrije Iljazi ka lindur më 11.11.1981, është banore e Gostivarit. Ka

kryer Fakultetin Filologjik,Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup.

Përveç gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë angleze dhe turke.

Amet Miftari ka lindur më 01.01.1987, është banor i fshatit Raven. Për

momentin është student në Fakulltetin Elektroteknik në Universitetin

“Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup. Përpos gjuhës shqipe njeh edhe

gjuhën maqedone,angleze,gjermane dhe turke.

Hamzi Zendeli ka lindur më 29.05.1963, është banorë i fshatit Sërmnovë.

Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin e Prishtinës dhe ka

përvojë shumëvjeçare pune si mjek. Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm

flet edhe gjuhë maqedone dhe kroate.

Page 50: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

50

Yllza Mislimi ka lindur më 24.08.1976, është banore e fshatit Llakavicë.

Ka kryer Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Për momentin është duke

vijuar studimet posdiplomike në Univerzitetin Shtetërorë të

Tetovës,dega pedagogji. Për momentin është e punësuar në ndërmarjen

publike “Komunalec”. Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë

maqedone dhe angleze.

Hamdi Shahini ka lindur më 10.11.1985, është banorë i fshatit Koritë. Ka

kryer Fakultetin Juridik pranë Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës. Gjithashtu është apsolvent në Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.

Përveç gjuhës shqipe flet edhe gjuhë maqedone,angleze dhe gjermane.

Zumri Emërllahu ka lindur më 08.06.1971, është banorë i qytetit të

Gostivarit. Ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë. Ka përvojë disavjeçare si

stomatotlog në ordinancë private. Përveç gjuhës shqipe flet edhe gjuhë

maqedone dhe angleze.

Rexhije Iseini ka lindur më 28.11.1986, është banore e fshatit Çegran. Ka kryer Fakultetin e Administrim Biznesit në Univerzitetin e Evropës

Juglindore në Tetovë. Ka punuar si kontabiliste. Përpos gjuhës shqipe flet

edhe gjuhë maqedone,kroate,angleze, gjermane dhe italiane.

Vesel Memedi ka lindur më 12.09.1974, është banorë i fshatit Çajlë. Ka

doktoruar në degën Komunikim gojor,studime argumentuese dhe

retorikë në Universitetin e Amsterdamit. Ka kryer studime posdoktorale

si stipendist i programit amerikan Fullbright në Univerzitetin e

Kollumbisë. Përveç gjuhës shqipe flet edhe gjuhë maqedone,angleze,

gjermane,italiane dhe malai.

Lutfi Asani ka lindur më 04.07.1984, është banorë i fshatit Zdunjë. Për

momentin është apsolvent në Fakultetin e Administrim Biznesit pranë

Univerzitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Përpos gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë turke,maqedone, kroate dhe angleze.

Mireme Bajrami ka lindur më 12.11.1984, është banore e fshatit Forinë.

Gjendet para diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë,dega e farmacisë

pranë Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës. Pos gjuhës shqipe flet edhe

gjuhë maqedone dhe angleze.

Page 51: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

51

Dashmir Ziberi ka lindur më 12.06.1971, është banorë i fshatit Vërtok.

Ka të kryer shkollën e mesme teknike në Gostivar. Përpos gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone,kroate dhe italiane.

Dashmir Asani ka lindur më 20.05.1981, është banorë i fshatit Banjicë e

Epërme. Ka të kryer Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin Shtetërorë të

Tetovës ku është duke i vijuar edhe studimet posdiplomike. Përpos

gjuhës shqipe flet edhe gjuhë maqedone dhe angleze.

Manjolla Ismaili ka lindur më 30.03.1979, është banore e fshatit

Debresh. Ka kryer Fakultetin Juridik në Univerzitetin Shtetërorë të

Tetovës. Përveç gjuhës shqipe njeh edhe gjuhën maqedone,franceze dhe

italiane.

Basri Saliu ka lindur më 27.08.1955, është banorë i fshatit Turçan i Vogël.

Ka të kryer Fakultetin Filologjik në Shkup dhe mbi 30 vjet përvojë pune si

mësues në shkollë fillore. Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe

gjuhë maqedone dhe gjermane.

Fatmir Dalipi ka lindur më 21.04.1979, është banorë i fshatit Çajlë. Ka të

kryer fakultetin e Ndërtimtarisë,Dega Konstruktive në Shkup. Ka punuar

në ndërmarjen “Pellagonia” në Gostivar. Përveç gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone dhe angleze.

Ornella Sallai ka lindur më 11.05.1978, është banore e Gostivarit. Ka

kryer Fakultetin Ekonomik në Tiranë dhe ka përvojë pune disavjeçare në

gazetari. Përpos gjuhës shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone,

angleze dhe italiane.

Safet Asani ka lindur më 17.02.1984, është banorë i Gostivarit. Gjendet

para diplomimit në Fakultetin Juridik,Dega Marëdhënie Ndërkombëtare

në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Përveç gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone dhe angleze.

Faton Bajrami ka lindur më 01.08.1981, është banorë i fshatit Balindoll.

E ka kryer Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup. Përpos gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone,frenge dhe italiane.

Page 52: Programi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit

52

Valdete Sulejmani ka lindur më 29.11.1979,është banore e fshatit

Turçan i Madh. Ka kryer Fakultetin Filologjik,Dega Gjuhë dhe letërsi

shqipe pranë Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës. Përpos gjuhës shqipe

rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedone,turke dhe angleze.

Jusuf Fazlii ka lindur më 23.02.1964, është banorë i qytetit të Gostivarit.

Ka të kryer shkollën e mesme teknike të pylltarisë. I flet rrjedhshëm

gjuhët lokale.

Muharem Neziri ka lindur më 05.11.1971, është banorë i fshatit Patalisht.

Ka të kryer shkollën e mesme në gjimnazin e Gostivarit dhe në periudhën

2000-2005 ka punuar si këshilltarë i Kryetarit të Sërmnovës. Përpos

gjuhës shqipe flet edhe gjuhë maqedone dhe italiane.

Teuta Amdiu ka lindur më datë 04.08.1982,është banore e fshatit Raven.

Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e mesme medicinale në Tetovë

dhe e ka kaluar provimin shtetërorë medicinal në Shkup. Përveç gjuhës

shqipe rrjedhshëm flet edhe gjuhë maqedonase,gjuhë turke dhe gjuhë italiane.

Muhamet Tahiri ka lindur më 06.04.1984, është banorë i fshatit Tërnovë.

Ka kryer Fakultetin Juridik pranë Univerzitetit Shtetërorë të Tetovës.

Rrjedhshëm i flet gjuhët lokale.