36
RRJEDHIMET E TEORISË SPECIALE TË RELATIVITETIT Sipas parimeve të mekanikës klasike apo njutoniane për hapësirën dhe kohën, shpejtësia e trupit nuk ka kurrfarë ndikimi në kohën. Kjo do të thotë se në mekanikën klasike koha është absolute. Poashtu, sipas mekanikës klasike masa është madhësi konstante dhe në të, poashtu, nuk ka kurrfarë ndikimi lëvizja e trupit. Sëbashku me masën, në fizikën klasike, edhe përmasat lineare të trupit nuk varen nga shpejtësia e tij. Më 1905 Albert Ajnshtajni (Albert Einstein, 1879-1955) shkencëtar gjerman, shpalli teorinë speciale të relativitetit, që paraqet parime të reja për hapësirën dhe kohën. Tash e tërë fizika e bazuar në këto parime quhet fizika relativiste për dallim nga fizika klasike. Ndër botëkuptimet e reja në fizikën relativiste janë edhe këto: Koha më nuk është absolute por relative; Masa e trupit varet nga shpejtësia me të cilën lëviz ai, pra nuk është konstante; Masa është proporcionale me energjinë dhe ndryshimi i masës së trupit shkakton ndryshimin e energjisë dhe anasjelltas; Dimensionet lineare të trupit në drejtimin e lëvizjes së tij nuk janë konstante, por varen nga shpejtësia e tij; Ligji klasik i mbledhjes së shpejtësive tash zëvendësohet me ligjin relativist të mbledhjes së shpejtësive.

Parimi i relativitetit.pdf

Embed Size (px)

Citation preview

RRJEDHIMET E TEORIS SPECIALE TRELATIVITETITSipas parimeve t mekaniks klasike apo njutoniane pr hapsirn dhe kohn,shpejtsia e trupit nuk ka kurrfar ndikimi n kohn. Kjo do t thot se n mekaniknklasike koha sht absolute. Poashtu, sipas mekaniks klasike masa sht madhsikonstante dhe n t, poashtu, nuk ka kurrfar ndikimi lvizja e trupit. Sbashku memasn, n fizikn klasike, edhe prmasat lineare t trupit nuk varen nga shpejtsia e tij.M 1905 Albert Ajnshtajni (Albert Einstein, 1879-1955) shkenctar gjerman, shpalliteorin speciale t relativitetit, q paraqet parime t reja pr hapsirn dhe kohn. Tashe tr fizika e bazuar n kto parime quhet fizika relativiste pr dallim nga fizikaklasike. Ndr botkuptimet e reja n fizikn relativiste janedhe kto: Koha m nuk sht absolute por relative; Masa e trupit varet nga shpejtsia me t ciln lvizai, pra nuk sht konstante; Masa sht proporcionale me energjin dhendryshimi i mass s trupit shkakton ndryshimin eenergjis dhe anasjelltas; Dimensionet lineare t trupit n drejtimin e lvizjess tij nuk jan konstante, por varen nga shpejtsia etij; Ligji klasik i mbledhjes s shpejtsive tash zvendsohet me ligjin relativist tmbledhjes s shpejtsive.Si do t shohim m tutje, fizika relativiste sht themelore, e fizika klasike shtaproksimim i saj. Kriter i zbatueshmris s fiziks klasike apo relativiste shtshpejtsia e drits n vakuum. Kur shpejtsia e trupit sht shum m e vogl seshpejtsia e drits n vakuum (v