24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Meta forcon aleancën me Berishën, rikthen në detyrë 5 këshilltarë të Nishanit, i beson sektorin e integrimit bashkë- shortes së Aldo Bumçit Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 29 Shtator 2018 Pas ultimatumit të BE për SPAK, socialistët paralajmërojnë reprezalje në politikë gjatë 2019, kërkojnë hapjen e dosjeve për Metën dhe Berishën & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Të gjithë në gjueti për një copë nga preja “Xhisiela” Nga Bardhyl BEJKO Nga Jorgo MANDILI Intelektuali oriental- atavizëm i paracivilizimit Nga Luan KURTI Globalizmi, midis predikimit dhe realitetit Ç m i m i 2 0 l e k ë Të gjitha rrugët për të ankimuar vendimin e rikonfirmimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tashmë janë të hapura. Gazeta raportoi vazhdimisht sesi vendimi për të po mbahej peng nga Komisioni... ONM dhe Komisioneri Publik marrin dosjen e Zaganjorit, brenda 10 tetorit bëhet apelimi, kreu i Gjykatës së Lartë rrezikon shkarkimin Faqe 6 Brukseli i ka dërguar dje një mesazh të qartë opozitës shqiptare si dhe mazhorancës në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi. Ditët e fundit, opozita ka propozuar në Kuvend një paketë me ndryshime Kushtetuese, ku kërkon... Hahn mesazh të qartë politikës: Nuk duhet të krijohet asnjë pengesë për reformën në drejtësi, vetingu të ecë përpara Faqe 4 Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se është kërcënuar në ambientet e Komis- ariatit të Krujës për të mbyllur çështjen e Xhisiela Malokut shkaktuan një debat shumë të madh. Dje reaguan për herë të parë Shërbimi... Akuzat e Emiljano Nuhut, SHÇBA rrëzon pretendimet e efektivit dhe e vë nën hetim, policia fajëson prokurorinë Faqe 8 Qeveria është zhvendosur këtë fundjavë në Korçë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ndërsa përgjatë dy ditëve do të zhvillojë edhe një sërë takimesh në gjithë qarkun. Gazeta ka siguruar axhendën, ku përveç diskutimit për... Edi Rama thërret sërish në raportim ministrat dhe deputetët, qeveria zhvendoset në Korçë, të gjithë do japin llogari për reformat Faqe 7 Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve, shpenzoi rreth 90 milionë lekë për 45 bileta avioni, zbardhen tenderat Faqe 10 Dokumentet e CIA, synimi kryesor më 1949 ishte prishja e lidhjeve të Moskës në Ballkan, ja si nisën operacionet kundër regjimit të Enver Hoxhës Kryebashkiaku Erion Veliaj postin që i dhanë qytetarë në 2015 duket se e ka shfrytëzuar dhe për të shijuar botën. Çdo ditë ai shfaqet... Faqe 12 Faqe 2,3 Sabit Brokaj: Berisha dhe opozita në alarm nga reforma, nuk i shpëtojnë dot as revoltat, ja pse PD është kthyer në fabrikë manipulimi faktesh Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj u shpreh i bindur se ish-kryeministri Sali Beri- sha, madje edhe opozita në tërësi janë vënë në alarm nga ecuria e reformës në drejtësi. Kështu që sipas tij, si Berishën ashtu edhe eksponentë të lartë të opozitës nuk i shpëtojnë dot thirrjet e tyre dëshpëruese për revolta... Faqe 5 Faqe 9 SPAK rrezikon mbi 20 pushtetarë, ja si i shpëtuan drejtësisë ministra, ish-ministra, deputetë e kryebashkiakë

Pas ultimatumit të BE për SPAK, socialistët paralajmërojnë ... · 2 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018 politike Kliti TOPALLI V itit 2019 është provë zjarri për qeverinë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Meta forcon aleancën me Berishën, rikthen në detyrë 5 këshilltarë të Nishanit, i beson sektorin e integrimit bashkë­shortes së Aldo BumçitTirazhi 10000 kopje E Shtunë 29 Shtator 2018

Pas ultimatumit të BE për SPAK, socialistët paralajmërojnë reprezalje

në politikë gjatë 2019, kërkojnë hapjen e dosjeve për Metën dhe Berishën

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Të gjithë në gjueti për një copë nga preja “Xhisiela”

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Jorgo MANDILI

Intelektuali oriental­atavizëm i paracivilizimit

Nga Luan KURTI

Globalizmi, midis predikimit dhe realitetit

Çmimi 20 lekë

Të gjitha rrugët për të ankimuar vendimin e rikonfirmimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tashmë janë të hapura. Gazeta raportoi vazhdimisht sesi vendimi për të po mbahej peng nga Komisioni...

ONM dhe Komisioneri Publik marrin dosjen e Zaganjorit,

brenda 10 tetorit bëhet apelimi, kreu i Gjykatës së Lartë rrezikon shkarkimin

Faqe 6

Brukseli i ka dërguar dje një mesazh të qartë opozitës shqiptare si dhe mazhorancës në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi. Ditët e fundit, opozita ka propozuar në Kuvend një paketë me ndryshime Kushtetuese, ku kërkon...

Hahn mesazh të qartë politikës: Nuk duhet të krijohet asnjë pengesë

për reformën në drejtësi, vetingu të ecë përpara

Faqe 4

Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se është kërcënuar në ambientet e Komis-ariatit të Krujës për të mbyllur çështjen e Xhisiela Malokut shkaktuan një debat shumë të madh. Dje reaguan për herë të parë Shërbimi...

Akuzat e Emiljano Nuhut, SHÇBA rrëzon pretendimet e efektivit dhe e vë nën hetim, policia fajëson prokurorinë

Faqe 8

Qeveria është zhvendosur këtë fundjavë në Korçë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ndërsa përgjatë dy ditëve do të zhvillojë edhe një sërë takimesh në gjithë qarkun. Gazeta ka siguruar axhendën, ku përveç diskutimit për...

Edi Rama thërret sërish në raportim ministrat

dhe deputetët, qeveria zhvendoset në Korçë, të gjithë do japin llogari për reformat

Faqe 7

Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve, shpenzoi rreth 90 milionë lekë për 45 bileta avioni,

zbardhen tenderat

Faqe 10

Dokumentet e CIA, synimi kryesor më 1949 ishte prishja e lidhjeve të Moskës

në Ballkan, ja si nisën operacionet kundër regjimit të Enver Hoxhës

Kryebashkiaku Erion Veliaj postin që i dhanë qytetarë në 2015 duket se e ka shfrytëzuar dhe për të shijuar botën. Çdo ditë ai shfaqet...F

aqe 1

2Faqe 2,3

Sabit Brokaj: Berisha dhe opozita në alarm nga reforma, nuk i shpëtojnë dot as revoltat, ja pse PD është kthyer në fabrikë manipulimi faktesh

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj

u shpreh i bindur se ish-kryeministri Sali Beri-sha, madje edhe opozita në tërësi janë vënë në alarm nga ecuria e reformës në drejtësi. Kështu

që sipas tij, si Berishën ashtu edhe eksponentë të lartë të opozitës nuk i shpëtojnë dot thirrjet e tyre dëshpëruese për revolta... Faqe 5

Faqe 9

SPAK rrezikon mbi 20 pushtetarë, ja si i shpëtuan drejtësisë ministra,

ish-ministra, deputetë e kryebashkiakë

2 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kliti TOPALLI

Vitit 2019 është provë zjarri për qeverinë. Bashkimi Europian hyn në zgjedhje dhe nëse negociatat nuk hapen në këtë qershor, me

shumë gjasë nuk do hapen dhe për shumë vite. Brukseli kërkon dy gjëra: Ngritjen e SPAK dhe nisjen e luftës antikorrupsion në nivele shumë të larta. Juristë, politikanë dhe hartues të re-formës në drejtësi e kanë thënë disa herë se me ngritjen e SPAK do mund të hapen dosjet që nuk janë gjykuar deri më tani. Gazeta ka bërë një listë me rreth 20 dosje të bujshme, të cilat rrezikojnë të hapen nëse SPAK dhe By-roja e Hetimit do të punojnë si duhet. Dihet që ata që i kanë shpëtuar drejtësisë janë kryesisht ish-ministra të qeverisë “Berisha”. Një pjesë e madhe e dosjeve janë çuar nga KLSH, të tjerat nga ILDKP, të tjerat nga ministrit, por asnjë nuk ka gjetur rrugën e hetimit.

Dosjet e PDSë pari është rruga Durrës-Kukës, ku

Lulzim Basha i shpëtoi gjykimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj kreut të PD është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi se donte të helmonte protestuesit, por që Adriatik Llalla e mbylli si çështje. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuz-ime me lejet e ndërtimit si kryetar bashkie i Tiranës. Pra, janë 4 akuza ndaj Lulzim Bashës, por asnjëherë nuk pati hetim serioz. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefe-din Shehu. Të dy të kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Edhe në këtë rast të gjithë ja hodhën paq. Një tjetër rast është privatizimi i OSSH. Ministria e Energjisë paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Ai u padit 4 herë në prokurori dhe të katërta herët ja hodhi paq, edhe pse pati akuza për abuzime me tendera dhe me pajisjen e përgjimit. Një tjetër dosje që mbylli Llalla duke shpëtuar Berishën e Bashën është ajo për shitjen e detit. Organi i akuzës doli në përfundimin se nuk kishte vepër penale. Momentalisht prokuroria ka në dorë një dos-je voluminoze për aferën me CEZ. Kuvendi ka paditur Sali Berishën dhe djalin e tij, por mësohet se dhe kjo dosje është drejt mbylljes.

Dosja e Fullanit dhe LuzitIsh-kryeprokurori Adriatik Llalla është ai

që i dha lirinë ish-Guvernatorit Ardian Ful-lani. Teksa gjykata e shpalli atë të pafajshëm, certifikimi u bë nga vetë kreu i akuzës, pasi nuk bëri asnjë rekurs për vendimin. Më 23

Në prokurori janë paditur mbi 1 mijë perso-na për abuzime me detyrën dhe fshehje pasurie. Interesant është fakti se këto dy vepra penale do jenë kompetencë e Strukturës Speciale Antiko-rrupsion dhe kushdo person që nuk ka mbyllur llogaritë me drejtësinë duhet që të përgjigjet

atje. Gazeta ka bërë një përmbledhje të të gjitha denoncimeve që janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe bëhet fjalë për rreth 3 miliardë euro abuzime me taksat e qytetarëve gjatë viteve të fundit.

MBI 1 MIJË ZYRTARË TË KALLËZUAR

Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Re-publikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë

të Drejtësisë, kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

JA KË MUND TË HETOJË E GJYKOJË SPAK

Ja 20 dosjet e bujshme që nuk u hetuan si duhet1. Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent

Ndreca dhe 3 zyrtarë, kallëzuar më 27.03.2015 për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dëmi, 78.745.000 lekë.

2. Drejtoresha e Agjencisë së Turizmit, Lulinda Dhame, kallëzuar më 30.04.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi 15.533.000 lekë.

3. 2 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, kallëzuar më 10.06.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi 42.137.000 lekë.

4. Ish-drejtori i QKR, kallëzuar më 10.07.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi, 8.208.000 lekë.

5. Alma Hicka, Avokate e Shtetit, akuzuar për shkelje në paktin me CEZ. Dëmi 479 milionë euro.

6. 12 punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, kallëzuar më 18.10.2015 për afera me blerjen e automjeteve luftarake. Dëmi: 30.800.000 lekë.

7. Ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, kallëzuar më 30.06.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi 5.035.000 lekë.

8. Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, kallëzuar nga KLSH për abuzime më 08.09.2015. Dëmi: 903.000 lekë.

9. Ish-administratori i OSHEE, Arben Seferi, kallëzuar më 25.09.2015 për shpërdorim detyre. Dëmi: 5.532.546.000 lekë.

10. Ilir Beqaj, ish- ministër i Shëndetësisë, ishte nën hetim nga prokuroria për koncesionet në shëndetësi.

11. Milva Ekonomi, akuzuar për koncesio-net në shëndetësi kur ishte zv/ministre.

12. Edmond Haxhinasto, ish-ministër Transporti, i akuzuar për privatizimin e Albpetrol.

13. Ridvan Bode, ish-ministër Financash, i kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, i kallëzuar dhe për afera me rrugën Durrës- Kukës dhe privatizimin e CEZ.

14. Florion Mima, kallëzuar për privat-izimin e CEZ.

15. Genc Ruli, ish-ministër, i kallëzuar për privatizimin e CEZ.

16. Lulzim Basha,i kallëzuar për abuzime me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe 21 Janarin.

17. Arben Imami, akuzuar për abuzime kur ishte Ministër i Mbrojtjes.

18. Sherefedin Shehu, paditur për abuzime me rrugën Durrës-Kukës, kur ishte zv/ministër.

19. Lefterie Luzi, ish-kryetare e KQZ, het-uar për afera me tendera.

20. Ardian Fullani, prokuroria nuk bëri rekurs për vendimin e gjykatës.

Bujar Leskaj pret kreun e Zyrës së Llogarive të Ukrainës: Gjatë 2017 KLSH zbuloi 85.8 milionë euro dëme

Një delegacion i Zyrës së Llogarive të Ukrainës i kryesuar nga kryetari i saj, Valeriy Patskan zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Fillimisht ai u takua me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa më pas u prit nga krye-tari i KLSH, Bujar Leskaj. Ky i fundit bëri një prezantim të aktivitetit të KLSH për vitin 2017 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, në të ci-lin vuri theksin tek treguesit e auditimeve të vitit 2017 dhe 2018, si për numrin e auditimeve të re-alizuara, dëmin ekonomik të konstatuar, të ard-hurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit (3E), masat disiplinore dhe

administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësime të legjislacionit, etj. Kryetari Leskaj tha se metodologjia e për-dorur në matjen e performancës së KLSH për vitin 2017, u bazua në sistemin e vetëvlerësimit dhe i mundësoi KLSH parashikueshmërinë e zhvillimit strategjik të mbështetur në rezultate konkrete të analizave, të identifikojë aspektet e zhvillimit dhe të përcaktojë mundësitë e përmirësimit, monitorojë veprimtarinë e in-stitucionit me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë. Zoti Leskaj vuri në dukje dhe analizoi disa tregues që lidhen me perfor-mancën e KLSH-së për vitin 2017: Indikatori

i dobisë së auditimit, si një nga treguesit më domethënës të performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, për vitin 2017 rezulton se për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH-së janë zbuluar dhe kërkuar për t’u zh-dëmtuar 31.9 lekë; Dëmi ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliardë lekë ose 85.8 milionë euro; 156 auditime të realizuara, llojet e tyre, si edhe subjektet në të cilat janë kryer auditimet. Për vitin 2017, KLSH realizoi 5 auditime IT, nga 2 të realizuara në 2016. Gjatë vitit 2017 KLSH ka re-komanduar gjithsej 91 propozime për ndryshim/përmirësim legjislacioni, nga të cilat janë pranuar dhe janë në proces zbatimi 29 rekomandime; Në

vitin 2017 KLSH ka propozuar 2082 rekoman-dime, të cilat synojnë përmirësimin e sistemeve organizative të enteve të audituara. Një rëndësi të veçantë, kryetari i KLSH-së gjatë fjalës së tij i vuri hapjes së institucionit dhe rritjes së transpar-encës së veprimtarisë së tij, nëpërmjet publikimit të të gjitha vendimeve të auditimit, realizimit të muajit të hapur për qytetarët, shkrimeve të audituesve të KLSH-së në media, botimeve të librave, konferencat shkencore, etj. Kryetari i Dhomës së Llogarive të Ukrainës falënderoi kryetarin e KLSH-së për organizimin e kësaj vizite dhe shprehu bindjen qe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.

Ja disa prej dosjeve të bujshme që janë mbyllur ndër vite

SPAK rrezikon mbi 20 pushtetarë, ja si i shpëtuan drejtësisë ministra, ish-

ministra, deputetë e kryebashkiakë

dhjetor 2015 Fullani fitoi pafajësinë dhe në Gjykatën e Apelit, ndërsa aty u rrëzua kërk-esa e prokurorisë për dënimin e tij. Por zyra e shtypit tha se do bëhet rekurs, por që nuk ndodhi kështu, edhe pse e ka detyrim kus-htetues. Një tjetër emër i njohur që i shpëtoi drejtësisë është Lefterie Luzi, ish-kryetarja e KQZ. Ky institucion i drejtuar prej saj hodhi tenderin për numërimin elektronik, por ky projekt dështoi.

Zyrtarët aktualë Me dosje në prokurori janë dhe disa zyr-

tarë aktualë. KLSH paditi ministrin e Energ-

jisë Damian Gjiknuri, bashkë me Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, për aferën e CEZ. Sipas KLSH ju shkaktuan shtetit 479 milionë euro dëme nga marrëveshja me çekët. Një tjetër kallëzim është për ish-Sekretarin e Përgjith-shëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, pasi dhe ai është amnistuar. Prokuroria hetoi Milva Ekonomin, sot deputete e PS, por që dikur ishte-zv/ministre e Shëndetësisë. Ajo u hetua për aferën me check up. Pra janë një sërë dosjesh që nuk kanë gjetur zgjidhe dhe shpresat janë që me SPAK do ketë një vendim për hapjen e shumicës së tyre.

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti i PS në Fier shtoi se nëse reforma në drejtësi nuk do të ketë rezultat sekuestrimin e pasurive të politi-kanëve, atëherë mund të quhet e dështuar. “Në fillim para popullit kemi dalë të gjithë si Bujar, por sot nuk janë të gjithë si Bujar sepse diferencat pasurore janë përrallore.

Nëse nuk do të bëhet një reformë e tillë, një pastrim i tillë i pasurive dhe i politikës, sekuestrimi i parave të pista, do të thotë që kjo nuk do të jetë reformë në drejtësi, por një pseudo-reformë për të na hedhur hi syve”, u shpreh Bujar Çela në një prononcim për gazetën “SOT”.

BUJAR ÇELA: DO KETË SEKUESTRIME PASURIE

PD-PS përplasen për oligarkët, mazhoranca nxjerr në dritë të tjera skandale të kunatit të Bashës, ja nga cila kompani fitoi miliona lekë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në distancë për të ashtuqua-jturit oligarkë. Prej disa ditësh PD ka nisur një valë sulmesh në drejtim të biznesit, ku ka cilësu-ar disa biznesmenë si oligarkë që kanë përfituar tendera në mënyrë abuzive nga qeveria. Por mazhoranca në vijim të kundërpërgjigjes ndaj PD, ka nxjerrë dje në dritë të tjera skandale të kunatit të kreut demokrat, Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh se Basha po përpiqet të heq vëmendjen nga skema e tij e gjobëvënies. Si-pas Bushatit, kunati i Bashës përveç shumave

marramendëse të përfituara nga “Gener 2” dhe “Kastrati”, ka përfituar nga kompanitë “Intersig” dhe “Noa” dhjetra milionë lekë brenda një viti. Bushati e akuzoi Bashën se po sulmon çdo biznes që merret me punë publike dhe që nuk po i paguan haraç kunatit të tij. “Ditë pas dite, ju kemi treguar se si brenda një viti, kunati përfitoi 220 milionë lekë nga kompania “Gener 2” dhe mbi 100 milionë lekë prej grupit “Kastra-ti”. Të dy këta biznesmenë kanë përfunduar në “listën e zezë”, të atyre që Basha i anatemon si kriminelë dhe oligarkë. Sot ju sjellim një tjetër rast! “Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi

të Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm. Edhe ky biznesmen, figuron në listën e Lulit. Pyetja që Basha duhet t’i përgjigjet sot është: Përse këta persona janë burra të mirë kur paguajnë taksën e kunatit, por bëhen oligarkë kur kryejnë punë publike, duke krijuar vende të reja pune? Po bëhet gjithmonë e më e qartë që Luli nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, por vetëm tek xhepi i tij dhe i kunatit”, tha Ervin Bushati. Ndërsa PD i është përgjig-jur dje deputetit të PS, Ervin Bushati. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD,

Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po mbron klientët që kanë përfituar para nga shteti. Por krahas këtyre akuzave Bardhi sulmoi edhe deputetin Ervin Bushati. “Ervin Bushati, i cili u bë deputet vetëm se i fali për 1 euro gruas së Edi Ramës tokën ku Rama ka ngritur vilën miliona euroshe, doli prapë sot për të shpifur kundër opozitës. Ervin Bushati që, me kompaninë “Bushati shpk” ka marrë miliona nga tendera shtetërorë dhe miliona të tjera nga oligarkët e Ramës, shpif për opozitën për të mbrojtur paratë e tij, të Padronit të tij dhe të klientëve të Edi Ramës”, tha Bardhi.

Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Por ai theksoi se në skaner do të kalojnë edhe të gjithë deputetët, ministrat e ish-funksionarët e tjerë. “Ndërkom-bëtarët na kërkojnë vazhdimisht luftë antikorrupsion, por kjo gjë dhe arrestimet do të kryhen me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, me shumë mundësi në vitin 2019, të cilat janë KLP, KLGJ, SPAK dhe BKH. Është gjyqësori ai i cili duhet të ndajë se kush do të arrestohet. Ne të gjithë shpresojmë që kjo drejtësi të vendosë

barazinë. Nëse reforma nuk do të merret me ish-ministrat, me deputetët, me ish-kryeministrat, me ish-presi-dentët me Sali Berishën, me Ilir Metën e Kryemadhin, kë do hetojë?”, tha Bujar Çela. Edhe deputeti socialist në Vlorë theksoi se lufta e korrupsionit në nivele të larta do të nisë sapo të ngrihen organet e reja të drejtësisë. Sipas tij, përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim janë të vazhdueshme. “Që të luftohet korrupsioni dhe kri-mi i organizuar, duhet të realizohet

Mimoza IBRA

Kë r k e s a k r y e s o r e e ndërkombëtarëve ditët e fundit ka qenë ngritja e Strukturës së Posaçme

Antikorrupsion. Duke qenë se në qershor të vitit 2019 do të merret vendimi për hapjen e negociatave, duhet që të thellohet reforma në drejtësi dhe të nisë lufta antikor-rupsion në nivele të larta. Partnerët ndërkombëtarë e kanë theksuar gjithmonë kohët e fundit se SPAK është çelësi kryesor për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Por deri tani kanë dalë një sërë pengesash rrugës për konstituimin e këtij organi, pasi ka pasur probleme me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pak ditë më parë u deklarua se ngritja e KLGJ do të vonojë për shkak sepse do të pritet edhe vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për emrat kandidatë për KLGJ që janë ankimuar. Mirëpo burime të sigurta i thanë gazetës se është vendosur që të hiqet dorë nga ky “plan”. Sipas informacioneve të gazetës, është vendosur që të mos priten vendimet e KPA për të ankimuarit, por do të pritet vetëm marrja e vendimit të KPK për kandidatin e vetëm për KLGJ që akoma nuk ka kaluar në sitën e vetingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi. Pra, sapo edhe Luan Dervishi të përballet me vetingut, do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, ku do të vendoset për 6 anëtarët e KLGJ. Një gjë e tillë do të thotë se deri në fund të tetorit pritet të jetë ngritur KLGJ. Por ngritja e KLGJ çon edhe në ngritjen e SPAK. Ligji e ka të përcaktuar qartë që SPAK konstit-uohet 2 muaj pas ngritjes së KLGJ. Pra, deri në fillim të janarit të vitit të ardhshëm Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të jetë gati.

Reprezalje në politikëDeputetët e PS thanë dje në një

prononcim për gazetën se jo vetëm që viti i ardhshëm do të sjellë ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, por do të ketë edhe reprezalje në politikë. Deputeti i PS në Fier, Bujar Çela deklaroi se sapo këto struktura të konstituohen, të parët që do të bëhen “kurban” janë ish-kryeministri Sali

Sadri Abazi: Do të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer mëkate

Pas ultimatumit të BE për SPAK, socialistët paralajmërojnë reprezalje në politikë gjatë 2019, kërkojnë hapjen e dosjeve për Metën dhe Berishën

Siguria në rajon, SHBA vlerëson rolin e Shqipërisë

Në kuadër të punimeve të Asam-blesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin Amer-ikan të shtetit Wess Mitchell. Gjatë këtij takimi biseda u përqendrua tek niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin kyç të Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Zyrtarët diskutuan mbi perspektivën e integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ndërtimin dhe konso-lidimin e shtetit të së drejtës. Asistent Sekretari i Shtetit Mitchell shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për perspektivën e integrimit evropian si dhe shprehu vlerësim për pozicionin dhe kontributin e Shqipërisë në lidhje me sfidat më të mprehta të sigurisë në rajon e më gjerë. Më herët Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Deklarata Universale e të Dre-jtave të Njeriut: Një mjet parandalues në arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, i cili u mbajt në selinë e OKB-së.

Mungesa e transparencës ende shqetësim

Kuvendi i Shqipërisë organizoi një takim me rastin e ditës ndërkom-bëtare për të drejtën e informimit, ku nënkryetarja Vasilika Hysi i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proceset e hartimit të ligjeve. Komisioneri, Besnik Dervishi, renditi 3 arsye kryesore pse në institucionet shtetërore mungon transparenca. Hysi tha se qytetarët kanë të drejtë të japin mendimin e tyre për ligjet që prekin jetën e tyre. “Ju keni të drejtë të dëgjoheni dhe të jepni mendimin për të gjitha projekt-ligjet që ndikojnë në jetën tuaj si të rinj por edhe të familjarëve tuaj”, tha ajo. Duke falenderuar Kuvendin, të cilin e cilësoi një institucion transparent, komisioneri për të Drejtën e Informim-it, Besnik Dervishi, renditi 3 arsye pse në institucione të ndryshme mungon transparenca. “Është thjesht mos-dhënie informacioni për neglizhencë, i vjen shkresa dhe e neglizhon ditën e parë, ditën e dytë, ditën e tretë e harron dhe kalon afati pastaj dhe kthehet në shkelje administrative”, tha ai.

reformimi i sistemit të drejtësisë. Me ngritjen e organeve të reja, rezultatet do të jenë të prekshme. Përpjekjet e qeverisë janë të vazhdueshme, që procesi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Andrea Marto. Në të njëjtën linjë me kolegët e tij ishte edhe deputeti i PS në Tiranë, Sadri Abazi. Ai nënvizoi se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të ndëshko-hen. “Qeveria dhe mazhoranca kanë qenë që ditën e parë të angazhuar që institucionet e drejtësisë jo vetëm të ngrihen, por edhe të kishin nisur nga puna. Por siç duket, nga ana politike e opozitës së paditur jemi zvarritur deri në këtë moment. Pavarësisht kësaj, ne jemi të angazhuar që sa më shpejt të goditet korrupsioni në nivelet më të larta. Sigurisht që me reformën në drejtësi do të bëhet gjithçka, goditja e korrupsionit dhe nxjerrja para ligjit e atij që ka bërë mëkate është krye-sore”, tha Sadri Abazi.

MESAZHET E SOCIALISTËVE1. Deputetët e PS paralajmëruan dje se lufta antikorrupsion në nivele të larta do të nisë sapo të jenë gati SPAK dhe BKH.2. Sipas Bujar Çelës, të parët që do preken nga organet e reja të

drejtësisë do të jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta.3. Socialistët nënvizuan se qeveria është e angazhuar maksimalisht në goditjen e korrupsionit.4. Sipas Sadri Abazit, të gjithë ata që kanë kryer mëkate do të dalin para ligjit.

4

4 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Kur vendet shënojnë progres në zbatimin e reformave, si Shqipëria ashtu si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, atëherë BE e mban fjalën e dhënë. Ne po e mbajmë fjalën sepse po ecim përpara në këtë proces të anëtarësimit. E vlerësojmë shumë faktin që përfaqësuesit poli-tikë në nivele drejtuese po u bashko-hen ekspertëve në këtë takim të parë në mënyrë që të japin instruksionet

dhe orientimet politike, por edhe të shprehin vendosmërinë në nivel politik për të ecur përpara, sepse siç e thashë, kemi një kalendar am-bicioz, por do donin të përmbushim objektivat tanë, që do të thotë ta mbyllim punën përgatitore në verën e vitit të ardhshëm në mënyrë që të vijojmë me hapat e tjerë të rëndë-sishëm”, u shpreh dje komisioneri Johannes Hahn.

Komisioneri për Zgjerim: BE do mbaj fjalën nëse përmbushen reformat

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Endri ARIZI

Brukseli i ka dërguar dje një mesazh të qartë opozitës shqiptare si dhe mazhorancës në lidhje me zbatimin e re-

formës në drejtësi. Ditët e fundit, opozita ka propozuar në Kuvend një paketë me ndryshime Kushtetuese, ku kërkon që politikanët t’i nënshtrohen vetingut. Por edhe pse opozita këmbëngul që vetingu në politikë është e vetmja zgjidhje për të pastruar Parlamentin nga personat e inkriminuar dhe të lidhur me krimin, nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim Bash-kimi Europian. Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn dje në një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn dhe zv/kryeministrin dhe Ministrin për Punë të Jashtme të Maqe-donisë, Bujar Osmanin, teksa njoftoi fillimin e punës teknike të negociatave për anëtarësimin në BE, u shpreh se Shqipëria ka bërë shumë progres sa i takon reformës një drejtësi. Komisioneri Hahn paralajmëroi gjithashtu politikën se nuk duhet të krijojë asnjë pengesë për reformën në drejtësi. Komisioneri bëri të qartë se vetingu duhet të eci për-para me vendosmëri pasi është e vetmja rrugë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. “Shqipëria ka bërë progres sa i takon reformës në drejtësi dhe është në rrugën e duhur drejt BE. Nuk kam datë fikse në mendje, por jam i kënaqur nga pro-cesi në Shqipëri, nga procesi i vetingut. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të dre-jtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane, duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane”, tha ai.

Hahn: Shteti i të drejtës është i rëndësishëm

Komisioneri Johannes Hahn thek-oi më tej, se perspektiva e anëtarësimit në BE shumë shpejt do të bëhet realitet për Shqipërinë. Sipas komisionerit Hahn edhe pse ka shumë punë për t’u bërë, BE vijon të vendosë theksin tek shteti i të drejtës. “Mesazhi im për del-egacionet sot dhe qytetarët e vendeve tuaja është se puna tashmë ka filluar.

“Ky është vetëm fillimi dhe kemi shumë punë për të bërë por unë kam besim se do e përmbushim këtë objektiv së bashku. Të dyja vendet janë në rrugë të mbarë siç është konfirmuar nga Këshilli që miratoi rekomandimin e Komi-sionit i cili parashtroi rrugën e anëtarësimit për të dyja vendet. Fakti që nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet ta nisim

procesin menjëherë tregon angazhimin e fortë të Komisionit për të shoqëruar të dyja vendet në rrugën e reformave dhe për ta bërë realitet perspektivën e integrimit në BE. Ky është një sinjal i angazhimit të BE-së dhe besueshmërisë së procesit të zgjerimit në të gjithë rajonin”, deklaroi dje gjatë konferencës me ministren Gjonaj, Komisioneri Johannes Hahn.

Hahn: Kam besim se Shqipëria do përmbush reformat Referendumi në Maqedoni, Shehu:

Vetëvrasje nëse dështon Deputeti PD, Tritan Shehu ka

reaguar dje në lidhje me çështjen e referendumit në Maqedoni. Në një postim në “Facebook”, deputeti She-hu u shpreh se për Maqedoninë do të jetë një vetëvrasje historike nëse referendumi dështon. “Vetëvrasje historike” për atë vend në fakt është ajo, që kërkon Presidenti Ivanov, dështimi i atij Referendumi. E “çu-ditshme” që Presidenti i një vendi të bëjë të tilla deklarata, ndesh me inte-resat e vendit të tij, si ato të bëra prej Ivanonvit, edhe nga salla e OKB-së! “Po”-ja në atë Referendum, jo vetëm i hap dyert Euro Atlantike atij vendi, forcon stabilitetin në Rajon, por dhe zhduk dilemat e lidhur me atë që mund të përmblidhet në shprehjen shekspiriane “to be or not to be”! Ajo “Po” nuk i heq emrin atij vendi, pra as historinë e tij, siç kërkon të nënk-uptojë ai President me sofizmat e tij, por përkundrazi i vendos një “emër”, që në fakt i mungon sot me termin “fyrom””, tha ai.

Gjosha:Institucionet ndërkombëtare të reagojnëDeputetja e LSI, Klajda Gjosha, ka reaguar dje në lidhje me ngjarjen e de-noncuar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu. Me anë të një statusi në “Facebook”, Gjo-sha tha se rasti i Xhiselës është momenti që të gjithë ne të zgjohemi nga gjumi i thellë. “Ngjarjet e fundit të dhunës së ushtruar ndaj një vajze të re dhe aq më tepër nga njerëz publik dhe të pushtet-shëm, kanë tronditur opinionin publik dhe gjithë shoqërinë. Sot Xhisela përveç dhunës fizike po përjeton dhunën media-tike dhe atë të institucioneve shtetërore. Është e vetme përballë terrorit shtetëror, policisë së shtetit, prokurorisë dhe par-tisë shtet! Ekspertiza mjeko ligjore sapo ka vërtetuar realitetin e hidhur të përjetu-ar nga një vajzë e re, djegien me cigare në trupin e saj dhe traumën psikologjike të shkaktuar nga njerëz të pamëshirshëm! I bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare ta marrin në mbrojtje këtë vajzë të lënë jetime nga shteti, të ruajnë jetën e saj dhe të zbardhin të vërtetën tronditëse që fshi-het pas këtij rasti të paprecedent”, tha ajo.

Negociatat, nis në Bruksel procesi screening për Shqipërinë, EtildaGjonaj: Kërkesat e BE të lidhura me zbatimin e reformës në drejtësiMinistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dje

me rastin e nisjes së procesit screening për Shqipërinë në Komisionin Europian, deklaroi se fillimi i këtij procesi është faza bazike e për-gatitjes për hapjen e negociatave. Në një konfer-encën të përbashkët për shtyp me komisionerin Johannes Hahn, ministrja Gjonaj theksoi se kërkesat kryesore të Këshillit janë të lidhura drejtpërdrejtë me reformën në drejtësi dhe me funksionimin e institucioneve të pavarura të dre-jtësisë. “Fillimi i këtij procesi është faza bazike e përgatitjes për hapjen e negociatave. Fillimi i taki-meve shpjeguese të legjislacionit evropian nuk është veç një takim njohës teknik, por themeli i

negociatave bilaterale që do të pasojnë pas hapjes të negociatave. Takimet e këtyre dy ditëve kanë shqyrtuar hollësisht përmbajtjen legjislative të kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”. Kjo ka një rëndësi të posaçme për Shqipërinë veçanërisht në dritën e faktit se kërkesat krye-sore të Këshillit janë të lidhura drejtpërdrejtë me reformën në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve të pavarura gjyqësore në përg-jithësi”, tha Gjonaj. Sipas ministres Shqipëria ka pasur përparime të jashtëzakonshme në fushën e reformës në drejtësi. Gjonaj tha se reforma në drejtësi ka garantuar transformimin rrënjësor të sistemit tonë të drejtësisë. “Reforma në drejtësi,

e filluar që prej nëntorit të vitit 2014, ka garan-tuar transformimin rrënjësor të sistemit tonë të drejtësisë dhe me zbatimin e suksesshëm të saj, Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane duke garantuar pavarësinë dhe paanësinë e këtij sistemi dhe duke rikthyer besimin e qytetarëve shqiptarë tek ky sistem. Kapitulli 23, një nga kapitujt më të vështirë dhe që duhet më shumë kohë për t’u negociuar, në rastin e Shqipërisë, me zbatimin me sukses të reformës në drejtësi, do të synohet të mbyllet në një fazë më të hershme, duke përfituar edhe nga mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha ajo. Ministrja Gjonaj tha se procesi i vetingut në drejtësi jo vetëm që ka

kthyer besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor por edhe ka transformuar sistemin pasi ka larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar. “Deri më sot, procesi i vetingut në drejtësi jo vetëm që ka rikthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë, por është duke transformuar rrënjësisht ngrehinën e gjyqësorit, duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të lartë nga sistemi i drejtësisë. Ky hap pozitiv që Shqipëria ka hedhur lidhur me reformën në drejtësi, është duke u vijuar me vendosmëri, pavarësisht çdo zëri dyshues dhe mendje cinike”, tha ajo.

Komisioneri për Zgjerim: Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane

Hahn mesazh të qartë politikës: Nuk duhet të krijohet asnjë pengesë për reformën

në drejtësi, vetingu të ecë përpara

dhe konkluzionet e këshillit në qershor tregojnë se kemi hyrë në një fazë tepër përcaktuese që do t’ju fuqizojë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në familjen europi-ane. Ky është një proces shoqëror që do të sjellë një ndryshim në interesin

më të mirë të vendeve tuaja dhe do të sigurojnë të mira konkrete për qytet-arët tuaj duke ofruar mundësi të reja punësimi, duke garantuar shtetin e së drejtës dhe drejtësi për çdo qytetar. Është një investim për të ardhmen tuaj të përbashkët”, u shpreh Hahn.

Perspektiva e anëtarësimit në BE do të bëhet realitet që do të thotë se është bërë shumë punë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Theksin vazhdojmë ta vëmë tek shteti i së drejtës i cili është veçanërisht shumë i rëndësishëm”, tha Hahn. Komisioneri tha se BE ka për-gatitur një udhërrëfyes tejet ambicioz që synon që të fuqizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë në zbatimin e reformave të nevojshme. Sipas tij ky udhërrëfyes përfaqëson hapin e parë drejt për-gatitjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit. “Kemi hartuar një udhër-rëfyes tejet ambicioz, i cili përgatit ter-renin për punën që pritet të bëhet nga sot deri në shtatorin e ardhshëm. Kjo do të thotë se duhet të rishikojmë 160 000 faqe të legjislacionit. Ky screening shp-jegues ashtu siç e quani ju, përfaqëson hapin e parë drejt përgatitjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Strategjia e Ballkanit Perëndimor, samiti i Sofjes

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 5

SABIT BROKAJ:

Ka ikur koha kur një pushtet mund të rrëzohet me dhunë, askush nuk e ka më takatin që të bëjë diçka të tillë. Por le të kthehem në brendi të pyetjes tuaj. Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha vrau 4 njerëz të pafajshëm në bulevard në 21 janar, sepse këtë e di vetëm Berisha. Dhe a e dini pse?! Për t’i futur frikën Partisë Socialiste...

Ish-ministri i Mbrojtjes: Reforma në drejtësi po ecën në shinat e duhura, shumë shpejt SPAK do hetojë politikanët

p o l i t i k e www.sot.com.al

Berisha dhe opozita në alarm nga reforma, nuk i shpëtojnë dot as revoltat, ja pse PD është kthyer në fabrikë manipulimi fakteshIsh-ministri i Mbrojtjes, Sabit Bro-

kaj ka komentuar dje zhvillimet politike në vend. Gjatë një interv-iste për gazetën “SOT”, Brokaj

u shpreh i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha, madje edhe opozita në tërësi janë vënë në alarm nga ecuria e reformës në drejtësi. Kështu që sipas tij, si Berishën ashtu edhe eksponentë të lartë të opozitës nuk i shpëtojnë dot thirrjet e tyre dëshpëruese për revolta nga ora e së vërtetës që po troket për ta. Madje, Brokaj shtoi më tej kur theksoi se Berisha bën thirrje për revolta, si një mënyrë për të trembur Partinë Socialiste. Sa i takon publikimit të video-përgjimeve nga ana e Partisë Demokratike, ish-min-istri i Mbrojtjes u shpreh se ato janë normale në një kohë kur këto dalin nga selia blu, që sipas tij, është kthyer në një fabrikë manipulimi faktesh.

-Zoti Brokaj, Partia Demokra-tike gjatë ditëve të fundit ka vënë në qendër të sulmeve të saj kreun e grupit të PS, Taulant Balla. Keni një koment?

Në pikëpamje të taktikave të luftës politike si rregull luftohet figura kryesore e kundërshtarit. Dhe Taulant Balla tashmë ka dalë në evidencë si kryetar i grupit, si sekretar i Partisë Socialiste që është një figurë qën-drore. Kështu që pas kryeministrit Edi Rama, vetvetiu ose natyrshëm i takon Ballës që të jetë target i sulmeve të opozitës, duke e luftuar me të njëjtin intensitet edhe këtë të fundit. Pra sul-mi në kuptimin taktik është normal. Aq më shumë që opozita këto i bën që të paralizojë sulmet e Ballës kundrejt saj. Thënë më drejtë është si puna e artilerisë që kush e kush të qëllojë i pari pozicionet e kundërshtarit. Por lufta që bën opozita dhe në rastin konkret Partia Demokratike, dhe faktet që sajon e kthejnë krejtësisht dhe qesharak, madje dhe jo produktiv sulmin e saj. Ndërkohë që mund të thuash faktikisht që është normale që të sulmohet figura kryesore, konk-retisht mund të them se sulmet janë të përmasave të një skandali për nga përmbajtja dhe formave që kryejnë ata. Si përfundim edhe pse nuk dua të fyej, opozita e sotme është opozita më qesharake në botë, për shumë arsye.

-Partia Demokratike vijon me publikimin e vid-eo-përgjimeve ku në qendër të akuzave të saj janë eksponentë të lartë të PS. Si ju duket kjo lëvizje e PD dhe a është normale që një opozitë përdor skan-

dale i mënyrën e vetme për të ardhur në pushtet?

Pikërisht këtë do të thosha. Opozita shqiptare jovetëm që është joserioze por është kthyer edhe në një fabrikë manipulimi faktesh dhe gjetjesh. Kështu që duke parë lëviz-jet e fundit të opozitës, me të drejtë mund të themi se kemi vazhdimin e serialeve të tjera të telenovelës “Ba-bale”. Opozita nga që nuk ka asnjë argument dhe provë të faktueshme që të sulmojë mazhorancën qeverisëse dhe eksponentët e saj më të lartë, shpifin dhe sajojnë sa më shumë të munden. Dhe në rastin konkret opozita me sulmet e saj e forcon në një farë mënyre figurën e Taulant Ballës jovetëm brenda partisë ku ai bën pjesë por edhe në publik. Ndërkaq që nuk krijojnë dot një raport të tij me elektoratin në favor të opozitës, pra nuk e dëmtojnë figurën e Ballës në raport me elektoratin. Ndërsa me Partinë Socialiste natyrshëm e forco-jnë, pasi figura që goditet në një parti më shumë, mbështetet më tepër nga partia, anëtarët, madje edhe simpati-zantët e saj. Kështu që efekti i sulmit të opozitës duke nxjerrë si flamur kundër kundërshtarit video-përg-jime apo video-skandale, në këtë mënyrë të tipit “Babale”, vetëm e forcon Partinë Socialiste dhe nuk e dëmton. Pra si përfun-dim nga kjo lojë, ajo që humb dhe merr kosto është Partia Demokra-tike.

-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur idenë e vetingut në politikë. Keni një koment për këtë tezë dhe pse Basha e bënë këtë lëvizje kur shumë mirë vetingun për politikanët e bën fare mirë SPAK dhe BKH?

Komentet e shumta që injorojnë dhe kundërshtojnë fuqishëm idenë e hedhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, për mendimin tim janë korrekte për disa arsye. E para ka të bëjë me ngritjen e dy organeve kyçe në të cilët varen shpresat e luftës anti-ko-rrupsion, e asaj lufte që vetëm këta dy institucione kanë tagrin që ta gër-ryejnë me themel fenomenin duke e sulmuar deri në embrion. Pra, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim apo kushdo parti tjetër që përbëjnë habitatin e opozitës po sa-jojnë këtë veting në politikë nga frika që kanë nga reforma në drejtësi, krye-sisht nga SPAK-u. Kështu që sajojnë këtë veting që demek të bëhet brenda Parlamentit. Por shtrohet një pyetje Komisionet e Parlamentit kur kanë zgjidhur ndonjë gjë deri më sot, që do zgjidhin vetingun?! Ndaj duke e ditur këtë që sapo citova më sipër, Partia Demokratike po sajon këto mënyrë vetëm e vetëm se si t’i shmanget vetin-gut real siç rasti konkret vetingu në

politikë,që e bëjnë fare mirë SPAK-u dhe BKH. Por

thashë që kjo është një lojë politike

e ngjizur nga opozita që

është le-htësisht e demask-u s h m e d h e

natyrisht plotësisht e shmangshme dhe e panevojshme. Thënë më drejtë, kjo është një lojë dhe një sajim jo i zgjuar dhe i pistë nga ana e opozitës.

-Po thirrjet e Partisë Demokra-tike kundër oligarkëve si i shihni? A rrezikon Basha që përmes këtyre thirrjeve të trembë investitorët dhe biznesmenët?

Shiko! Po të kthehemi pas në kohë dhe të shikojmë historinë e Partisë Demokratike, kur kjo e fun-dit do të merrte pushtetin në vitin 2005, thoshte se do të bënte çudira me korrupsionin, me investuesit, me konçensionet, madje me të gjithë ata që ajo i konsideronte armiq. Dhe dihet se çfarë prodhoj ajo retorikë e ashpër asokohe. Kështu që thirrjet e Bashës, nuk janë gjë tjetër veçse një ripërsërit-je e një lojë të dështuar politike të Par-tisë Demokratike, pas të cilës fshihet Berisha. Këto janë retorika formale dhe të dala boje, pasi asnjë investitor nuk ka pse trembet kur është korrekt me ligjin. Shiko! Në thelb si “Babalet” si thirrjet anti-investitor dhe luftën politike të nxitur nga opozita, tregojnë që fare mirë që Shqipëria fatkeqësisht nuk ka opozitë. Opozita në Shqipëri ka vdekur. Opozitë do të thotë mendje dhe alternativë, që për fat të keq mun-gon tek opozita e sotme. Ata nuk of-rojnë asgjë dhe shohin si rrugë vetëm sajesat. Mos harroni që shpifjet është degë e vjetër që ekziston në korpusin e Partisë Demokratike, e filluar qysh në vitin 1990-1991 nga Sali Berisha. Por ndryshe nga sot asokohe i hante gurët Partia e Punës, dhe drejtuesit e atëhershme të PP-së dhe Partisë Socialiste që erdhi më pas. Dhe po ajo kohë po përsëritet por tani kundër figurave të reja, të ngritura dhe kariz-matike të Partisë Socialiste.

-Reforma në drejtësi tashmë ka nisur të zbatohet. Si e shihni ecurinë e saj dhe kush janë pritshmëritë tuaja nga kjo reformë?

Për mendimin tim objektiv dhe të jem i sinqertë me ju, unë shoh se ka progres dhe jam optimist në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi. Dihet më sakët se kush e formuloi dhe e mbështet fuqishëm reformën në drejtësi siç janë dy aktorë të rëndë-sishme si SHBA dhe BE. Dhe qoftë

edhe duke parë rrugën dhe ecurinë e deri tanishme të

procesit të vetingut, lë dhe na jep sinjale se duhet të

jemi optimist, pasi ka ardhur koha që edhe Shqipëri të këtë një sistemi drejtësie të pastër dhe të pavarur. Nga ana

tjetër, pavarësisht pengesave që i ka bërë kësaj reforme opozita dhe vijon t’i bëjë, reforma dhe vetingu po e kryen gradualisht punë, edhe pse jo me tempin dhe ritmin që duam ne ajo po ecën mirë dhe në ato shina në të cilat është vendosur nga ana e ndërkombëtarëve. Pra, unë jam opti-mist, pasi reforma në drejtësi pasi të mbarojë punë me sistemin gjyqësor, i cili ka dalë më zi nga çfarë e men-donim ne, do të fillojë me politikën dhe ata zyrtarë që i kanë bërë 1 mijë e shumë të zeza vendit. Ndryshe refor-ma në drejtësi po nuk u morr edhe me politikën është e dështuar. Kjo për faktin se politika e polli atë drejtësi të korruptuar dhe drejtësia u kthye në mashë e politikës dhe politikanëve. Ka ardhur koha që reforma në drejtë-si të nxjerrë të palarat e politikanëve.

-Sali Berisha dhe eksponentë të lartë të opozitës kanë bërë thirrje për revolta, në mënyrë që të rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën. Si i shihni këto thirrje dhe përse Berisha nuk shkë-putet dot nga thirrjet e tij për dhunë?

Shqiptarët pas vitit të mbrapsht 98 nuk organizojnë më revolta për të rrëzuar një pushtet. Edhe asokohe revoltat kanë pasur si udhëheqës dhe janë ngjizur vetëm nga Sali Berisha. Kështu që thirrjet e sotme të Sali Berishës apo kushdo tjetër që të nisin revolta dhe mosbindje civile, në mënyrë që të rrëzojnë pushtetin e Edi Ramës, janë thirrje histerike dhe dëshpëruese. Madje, këto thirrje vijnë në një kohë kur sistemi i drejtësisë po hyn në shinat e tij. Kështu që ekspo-nentë si Berisha po e shohin që po u ngushtohet laku, andaj dhe bëjnë thirrje për revolta. Por di të them që të gjithë këta, me në krye Berishën i gënjen mëndje se pushteti i ardhur me vota dhe në mënyrë demokratike do të rrëzohet me revolta, ashtu si-kundër pretendojnë ata. Ka ikur koha kur një pushtet mund të rrëzohet me dhunë, askush nuk e ka më takatin që të bëjë diçka të tillë. Por le të kthe-hem në brendi të pyetjes tuaj. Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha vrau 4 njerëz të pafajshëm në bulevard në 21 janar, sepse këtë e di vetëm Berisha. Dhe a e dini pse?! Për t’i futur frikën Partisë Socialiste. Kështu që thirrjet e sotme nga opozita në kushtet kur opozita është e shpar-talluar vijnë nga frika që ka kapluar eksponentët e saj. Por ora e së vërtetës po vjen dhe Berisha, madje kushdo tjetër që ka bërë pisllëqe në kurriz të qytetarëve shqiptarë do të japë llogari dhe do të përgjigjet. Kështu që na duhet të presim.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

6 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet vendimi i shkarkimit të Gani Dizdarit, ish-gjyqtari i Kushtetueses kishte lidhje me krimin e organizuar

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbar-dhi dje vendimin e plotë të shkarkimit të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se Dizdari nuk e meriton të vijojë detyrën sepse ka lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizuar. “Nga hetimi i zhvilluar nga Komi-sioni ka rezultuar se, subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me shtetasin A.L./B. Z. A.L. cilësohet si person i përfshirë në krimin e organizuar, sepse sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është dënuar me

vendim të formës së prerë, për veprën penale të: “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ka rezultuar nga hetimi administrativ, që ndi-kimin e paligjshëm, z. A. L., e ka ushtruar ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, në periudhën kur subjekti i rivlerësimit, z. Gani Dizdari, ushtronte funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate. Nga shqyrtimi i dosjes gjyqësore, ka rezultuar që z. A. L., është dënuar për ndikim të paligjshëm ndaj vetë subjektit të rivlerësim-it. Kjo lidhje e ngushtë që subjekti ka me këtë

person, përbën rrethanë që merret parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm”, thuhet në vendimin e KPK. Komisioni i vetingut ka konstatuar po ashtu se Gani Dizdari ka edhe një sërë problemesh me pasurinë. “Nga hetimi administrativ i kry-er ka rezultuar se: Në llogarinë bankare të personit të lidhur, znj. A.D., janë bërë pagesa në mënyrë periodike nga marrëdhënie qiraje nga z. M.D. dhe nga subjekti... Për këto page-sa, personi i lidhur nuk ka deklaruar asgjë në vite. Apartament banimi, me sipërfaqe 69.7

m². Deklaruesi zotëron 50% të kësaj pasurie. Nga Deklarata-Vetting e depozituar nga vetë subjekti, nuk rezulton që të jetë deklaruar burimi i krijimit për këtë pasuri. Subjekti ka deklaruar që është blerë nga ish-bash-këshortja e tij, pa specifikuar burimin. Në përfundim të hetimit vërehet se subjekti i riv-lerësimit: Ka mungesë burimi të ligjshëm; Ka dhënë deklarim të pamjaftueshëm lidhur me burimet e ligjshme të të ardhurave”, thekson vendimi. Bazuar në këto pika, KPK vendosi ta shkarkojë Gani Dizdarin.

kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës Veting, vlera e apartamentit është 5.8 milionë lekë, ndërsa sipas deklarimit për herë të parë vlera është 7.4 milionë dhe kontrata e shitblerjes është në vlerën 500.000 lekë. Pra ka mashtrim me vlerën e pasurisë. “Burimi i të ardhurave për blerjen e apartamentit është shitja e apartamentit të mëparshëm me vlerë 3.9 milionë dhe pjesa tjetër nga të ardhurat personale dhe qiraja. Në

një vlerësim paraprak, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka tri deklarata të ndryshme dhe rezulton një kontratë, e cila nuk korrespondon me deklarimet për pasurinë e blerë, si për vlerat përkatëse, edhe për sipërfaqen. Këto deklarime të ndryshme, si për vlerën, edhe sipërfaqen, nuk jus-tifikohen, për më tepër kur subjekti i rivlerësimit ishte pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë e mësipërme që në vitin 2001 dhe deklarimin e parë e ka bërë në vitin 2003”, thuhet në vendim.

Mimoza IBRA

Të gjitha rrugët për të ankimuar vendimin e rikonfirmimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tashmë janë të hapura. Gazeta raportoi

vazhdimisht sesi vendimi për të po mbahej peng nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk u zbardh brenda afatit 30-ditor të përcaktuar në ligj. Këto vonesa u bënë pengesë edhe për Komisionerin Publik që të ankimojë vendimin për kreun e Gjykatës së Lartë. Në momentin që KPK vendosi të mbante në detyrë Zaganjorin, ONM nuk ra dakord dhe i kërkoi Komisionerit Publik shkarkimin e tij. Por këta të fundit nuk e ankimonin dot çështjen tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit sepse më parë duhej që të merrnin në dorë vendimin. Mirëpo me bërjen publik dy ditë më parë të vendimit për Xhezair Zaganjorin, tashmë nuk ka asnjë pengesë që Komisioneri Publik të nisë lëvizjet. Sipas informacioneve të gazetës, Komisioneri Publik dhe ONM e kanë marrë në dorë dosjen e Zaganjorit dhe po shi-kojnë me kujdes çdo argument të përdorur nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit për rikonfirmimin e dyshimtë në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë. Madje gazeta ka arritur të mësojë se Komisioneri Publik pritet ta ankimojë vendimin e Zaganjorit në KPA. Sipas ligjit, ky organ ka afat të apelojë deri në 15 ditë pas zbardhjes së vendimit. Kjo do të thotë që vendimi i Zaganjorit pritet të ankimohet deri në datën 10 tetor. Në vendimin që ka zbardhur KPK vihen re një sërë shkeljesh të kryetarit të Gjykatës së Lartë. Aty thuhet shumë qartë që Xhezair Zaganjori ka kryer evazion fiskal, që nuk e jus-tifikon dot pasurinë dhe që midis deklaratave “Veting” dhe pranë ILDKP të kryera për pasuritë e tij ka mospërputhje. Pikërisht këto pika kanë vënë në lëvizje edhe ONM dhe pritet të shtyjnë Komisionerin Publik drejt ankimimit të vendimit. Po ashtu pritet që nëse dosja e Zaganjorit shkon dhe merret në shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ky organ të mos e mbyllë njëri “sy” ndaj shkeljeve të kreut të Gjykatës së Lartë dhe ta shkarkojë. Kujtojmë që rasti i Xhezair Zagan-jorit është i njëjtë me atë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Edhe rikonfirmimi i këtij të fundit në detyrë ishte i dyshimtë, ndërsa ONM kërkoi shkarkim. Pas rekomandimit të ONM, Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë. Tani pritet që e njëjta taktikë të ndiqet edhe për Xhezair Zaganjorin.

Shkeljet e ZaganjoritXhezair Zaganjori ka deklaruar apartament

banimi, sip. 293 m², me vlerë 5.800.000 lekë. Deklarimi i subjektit të rivlerësimit për pasurinë e paluajtshme apartament banimi me sip. 293 m² (Deklarata Veting, viti 2017) nuk përputhet me deklarimin e parë të bërë për vitin 2003 dhe

Komisioneri Publik 15 ditë afat për ankimim

ONM dhe Komisioneri Publik marrin dosjen e Zaganjorit, brenda 10 tetorit bëhet apelimi, kreu i Gjykatës së Lartë rrezikon shkarkimin

U shkarkua, KPK zbardh vendimin për

Bledar AbdullainKomisioni i Pavarur i Kualifikimit

zbardhi dje vendimin për ish-gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bledar Abdullai. Ai u shkarkua pak kohë më parë nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. “Në për-fundim të hetimit administrativ lidhur me vlerësimin e pasurisë, Komisioni ka konstatuar se: Deklarimi është i pasaktë, për shkak se personat e lidhur, të përmendur në certifikatën famil-jare, nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për deklarim në “Deklaratën e Pasurisë-Vetting”. Këta persona duhet të deklaronin saktësisht dhe plotësisht pasuritë. Në “Deklaratën e Pasur-isë -Vetting” deklarimi është i pam-jaftueshëm, për shkak se burimi i lig-jshëm i krijimit nuk është deklaruar, në kundërshtim me detyrimin kushtetues dhe ligjor”, thuhet në vendim. Bledar Abdullai nuk kishte lidhje me krimin, ndërsa aftësitë profesionale ishin të pranueshme, por për shkak të pasurisë, KPK vendosi ta shkarkojë.

E “dogji” klinika e gruas, ja vendimi për Elsion Sadikun

Mes shumë të shkarkuarve është edhe emri i prokurorit të Shkodrës, Elsion Sadiku, vendimi për të cilin u zbardh dje nga KPK. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak se nuk justifikonte blerjen e disa pajisjeve dentare tek klinika e gruas. “Subjekti nuk e justifikon si burim të ligjshëm financiar shumën e paguar prej 7.500 eurosh për blerjen e pajisjeve dentare në vitin 2013 nga bashkëshortja M. S., me kursimet e bashkëshortes para vitit 2009. Bashkëshortja e subjektit ka deklaruar në vitin 2008 të ardhura nga paga prej 1.000.000 lekësh dhe dhuratë cash nga babai për fejesë në shumën 500.000 lekë, por nuk rezulton e pro-vuar me asnjë dokumentacion ligjor, si dhe nga asnjë institucion shtetëror apo privat, që bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit, znj. M. S., të ketë qenë e punësuar”, thuhet aty. Sadiku ka kryer deklarim të pasaktë edhe të të ard-hurave nga Shkolla e Magjistraturës.

Në vendimin e zbardhur të KPK për Xhezair Zaganjorin deklarohet se me ndry-shimin e vlerës së apartamentit me sip. 293 m² tek deklaratat veting dhe pranë ILDKP kryetari i Gjykatës së Lartë ka kryer evazion fiskal. “Deklarimi i çmimit të shitjes në vlerën e kontratës prej 500.000 lekësh dhe jo sipas vlerës reale të blerjes së pasurisë së paluajtshme ka sjellë pasoja financiare dhe palët kontraktore

kanë pasur për qëllim shmangien e detyrimeve përkatëse. Për periudhën në të cilën është lidhur kjo kontratë shitblerjeje, rezulton se nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për caktimin e çmimit të referencës. Në këto kushte, është më se i qartë vullneti i palëve kontraktore për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Por, kjo shmangie është kryer duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore në legjislacion”, thekson vendimi.

ZAGANJORI KREU EVAZION FISKAL

Në deklaratat e Xhezair Zaganjorit, nuk përputhet as vlera e deklaruar e një bodrumi. “Deklarimi si subjekt rivlerësimi për pasurinë e paluajtshme bodrum me sip. 65 m² (Deklarata Veting, viti 2017) bie në kundërshtim me deklar-imin e parë të bërë për vitin 2003 dhe kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës Veting, vlera e bodrumit e deklaruar është 800.000 lekë, sipas

deklarimit për herë të parë është deklaruar bod-rum + zyrë me vlerë 1.5 milion lekë, me sipër-faqe 90 m², dhe kontrata e shitblerjes është në vlerën 500.000 lekë. Në një vlerësim paraprak rezulton se subjekti i rivlerësimit ka deklarime të ndryshme dhe rezulton që edhe kontrata nuk korrespondon me deklarimet për pasuritë e blera, si për vlerën, edhe për sipërfaqen”, thuhet në vendimin e KPK.

PARREGULLSI ME BODRUMIN

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Ora 9:00- Nisja për Sovjan2. Ora 9:30- Vizitë në një shtëpi që do

të rindërtohet3. Ora 10:00- Kthim në Korçë4. Ora 11:00- Event i bashkëqeveris-

jes me qytetarët “E gjithë vëmend-ja për ju”.

5. Ora 12:30- Mbledhja e Këshillit të

Ministrave- Shtëpia e Flamurit6. Ora 13:00- Deklaratë për shtyp

për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

7. Ora 13:30- Dreka8. Ora 14:30- Nisja për Maliq9. Ora 15:00- Inspektim i landfillit të

Maliqit

Axhenda e qeverisë sot

4

Ka vende në Bashkimin Europian që bonusin për të porsalindurit nuk e japin për të gjithë fëmijët, por vetëm për shtresat në nevojë, ndërkohë që në Shqipëri do të aplikohet për të gjithë fëmijët. Kështu deklaroi dje nga Korça, kryeministri Edi Rama duke shprehur bindjen se pas disa kohësh do të hapet debati për ta shtrirë këtë bonus në të gjitha vitet. “Duke bërë reformat, u krijuan këto mundësi. Para pak ditësh, ne

lançuam një politikë të re sociale që nuk mendohej se mund të ndodhte, sepse nuk ishin dhe nuk dukej se mund të krijoheshin mundësitë që për çdo fëmijë që lind të jepej një mbështetje financiare. Dua të theksoj edhe një herë se për fëmijën e parë të lindur ky bonus është 8-fishuar në 400 mijë lekë, për të dytin është 16-fishuar në 800 mijë lekë dhe për të tretin është 24-fishuar në 1.2 milionë lekë”, deklaroi ai.

BONUSI I BEBES, RAMA: PRODUKT I REFORMAVE TË REALIZUARA

Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu rrëzojnë Berishën: Opozita duhet të hyjë në zgjedhje, ja pse jemi kundër bojkotit

Aleatët tradicionale të Partisë Demokratike kanë rrëzuar dje planin e ish-kryeministrit Sali Berisha për bojkot të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Ish-kryeministri Berisha gjatë kohëve të fundit ka bërë shpesh thirrje për mosbindje civile si dhe bojkot zgjedhjesh, pasi nëse opozita do futet në zgjedhje me Edi Ramën do ishte vetëvrasje për të. Por pavarësisht thirrjeve të Berishës, duket se nuk ndajnë të njëjtin qëndrim aleatët tradicional të PD, më konkretisht krerët e PR dhe LZHK. Fillimisht, ka qenë kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i cili gjatë një prononcim për mediat u

shpreh kategorikisht kundër bojkotit të zgjedh-jeve vendore nga ana e opozitës. Sipas Shehit, vota është e vetmja mënyrë për të ndryshuar realitetin aktual politik. “Opozita duhet të hyjë në zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Pushteti në Shqipëri edhe kur shkëmbehet, do të duhet të shkëmbehet nëpërmjet votës. Kush shtyn me idenë që këtu të nxisim rrëmuja, protesta me armë e kështu shprehish, këto janë të gjitha debate të kota, të panevojshme që e dëmtojnë opozitën”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Shehi komentoi edhe aludimet se mund të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha si ajo e 17

majit. Në këtë kontekst, kreu i LZHK i bëri thirrje Bashës që të mos bjerë sërish në grackën e Ramës, pasi është e dëmshme për atë. “Pas his-torisë së hidhur që patëm me një marrëveshje, një marrëveshje naive që vunë 4 ministra dhe 10 drejtorë që nuk bënë asnjë punë, se edhe nuk mund të bënin edhe sikur të ishin burra të zotë, ishte një gabim i rëndë i zotit Basha. Unë mendoj që nuk do ta përsërisim”, nënvizoi ai. Ndërkohë, në të njëjtën linjë me kreun e LZHK, Dashamir Shehi, dje është rreshtuar edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një prononci-mi për mediat, Mediu deklaroi se opozita duhet

të marrë pjesë në zgjedhje. “Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar realitetin përveç se përmes procesit zgjedhor. Çështja është që shqiptarët kanë nevojë të kenë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme ku qytetarët vendosin kush drejton nivelin lokal apo nivelin qendror”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, edhe kreu i PR komentoi zërat se Rama dhe Basha do të firmosin një marrëveshje të dytë mes tyre. Sipas tij, një marrëveshje që do prodhojë progres për vendin është e mirëpritur. “Çdo marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është padyshim një mar-rëveshje e mirëpritur”, nënvizoi ai.

Ajo që flitet e gjykohet shumë, s’ka lidhje fare me ato që janë problemet tuaja nga mëngjesi deri në darkë. Sfida është të krijojmë gjithnjë më shumë mundësi të reja. Se flitet për rroga e pensione por në fund harrohet që edhe shtëpia e përbashkët e shtetit, është si shtëpia e secilit. Nuk ka prind që nuk do që t’i japë më shumë lekë fëmijës, por

pse nuk e bën, po se aq janë mundësitë. E njëjta gjë është ajo që bëjmë. Punësimi në Shqipëri po rritet, edhe pse s’po rritet aq sa donim. 20 mijë njerëz janë futur në punë nga janari, rritja e punësimit në Shqipëri është më i larti në të gjithë rajonin. Ne kemi nxjerrë dhjetëra mijëra njerëz në të zezë, që kompania t’i pagua-jë të gjitha”, deklaroi ai.

Rigels SELIMAN

Qeveria është zhvendosur këtë fundjavë në Korçë për të zh-villuar mbledhjen e radhës, ndërsa përgjatë dy ditëve

do të zhvillojë edhe një sërë takimesh në gjithë qarkun. Gazeta ka siguruar axhendën, ku përveç diskutimit për disa çështje që kanë lidhje me zonën, mësohet se në takimi do të jenë të pran-ishëm edhe disa deputetë dhe krerë degësh, që së bashku me ministrat do të japin llogari para kryeministrit Edi Rama për reformat. Mbledhjen e fundit qeveria “Rama 2” jashtë Tiranës e zhvilloi në qytetin e Vlorës në fund të muajit gusht, ndërsa aty shefi i qeverisë dha një sërë udhëzimesh për ministrat, madje këtyre të fundit iu ngarkoi që të plotësojnë edhe një sërë kushtesh. Por gazeta mësoi se sot Rama do të zhvil-lojë një takim të posaçëm me ministrat dhe deputetët, të cilët do të japin llogari një për një para kryeministrit sa i takon ecurisë së llogaridhënies, riorganizimit të PS në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2019 dhe kushteve të kërkuara prej tij që cilido duhet t’i plotësojë. Kështu që në bazë të raportimit që cilido ministër do të bëjë para kryeministrit Rama, ky i fundit do të vendosë edhe për të ard-hmen e tyre. Sakaq, mësohet se gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të garojnë për krye-tar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në zgjedhjet e 2019. Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme në këtë takim është edhe përcaktimi i afateve sa i takon përmbushjes së disa nga kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian në kuadër të çeljes së negociatave, për të cilat Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë ministrat dhe jovetëm. Po ashtu, referuar axhendës që ka siguruar gazeta, është parashikuar një vizitë në fshatin Sovjan të Korçës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat Niko Peleshi e Ogerta Manastirliu do të vizitojnë një shtëpi të një familje të varfër që do të rindërtohet. Ndërsa pas kthimit në Korçë, Rama do të marrë pjesë në një tjetër event, ku si në çdo qark dëgjon problemet dhe shqetësimet e komunitetit. Takimi me qytetarët me temë “E gjithë vëmendja tek ju” do të zhvillohet tek Teatri Folës.

Kryeministri: Korça ndryshim rrënjësor, falë vëmendjes së qeverisë për qendrat urbane të vendit

Rama thërret sërish në raportim ministrat e deputetët, qeveria zhvendoset në Korçë,

të gjithë do japin llogari për reformatKlosi: 3.5 milionë euro për zhvillimin e zonës

së PrespësBanka Gjermane për Zhvillimin

(KfW), si një partnere e qëndrueshme në zonat e mbrojtura ka ofruar 3.5 milionë euro për zhvillimin e zonës së Prespës. Kështu deklaroi ditën e djeshme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit “100 fshatrat” të zhvilluar në Pustec, teksa ishte i pran-ishëm edhe kryeministri Edi Rama. “Ky projekt që do të shtrihet në tre vite për t’i mundësuar kësaj zone një sërë investimesh, të cilat të gjitha së bashku përmblidhen në dy komponentë shumë të rëndësishme, që në fund të fundit përbëjnë edhe thelbin e mënyrës sesi ne duam të zhvillojmë zonat e mbro-jtura, ruajtjen e natyrës, habitateve të kësaj zone dhe përmirësimin e jetës së banorëve me investime si trajtimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve urbane, ndriçim, përmirësim i rrjetit të ujësjellësit, mbështetje të nismave turistike dhe padyshim kryefjalën e zhvillimit tonë të ofertës së re turistike: agroturizmin”, deklaroi Klosi.

“100 fshatrat”, krijohet task forca për agroturizëm

Krahas Akademisë “100 fshatrave” qeveria shqiptare për të ndihmuar që të interesuarit të realizojnë projekte për përfitimin e granteve të akorduara nga Komisioni Europian, do të ngrejë një task forcë që do të bëjë orientimin e tyre. Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të “100 fsha-trave” dje në Pustec, u ndal te rëndësia e agroturizmit, duke theksuar se kjo task forcë do të merret me projekte specifike, në mënyrë që çdo qindarkë të vihet në dispozicion të kësaj iniciative. “Ne jemi duke ndërtuar paralelisht me akadem-inë e “100 fshatrave” edhe një task forcë që do të merret specifikisht me projekte specifike, në mënyrë që çdo qindarkë që kemi në dispozicion mund ta hedhim në këtë iniciativë. Ashtu sikundër kjo është një iniciativë, e cila nga natyra e vet dhe nga natyra e emigracionit në të gjitha zonat për të cilat prek programi, është e krijuar si me dorë për emigrantët, që kursimet e tyre t’i investojnë në shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.

Rama takon strukturatNë vijim të fushatës së anëtarësi-

meve të reja në Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Korça se fokusin e plotë qeveria e ka tek njerëzit dhe jo tek debatet me kundërshtarët politikë. Ai tha se Korça është kthyer në një qendër të vërtetë ekonomike dhe pse mbetet akoma shumë punë për të bërë. Sipas Ramës, punësimi është prioriteti i qeverisë që drejton. “Fokusin tonë e kemi te njerëzit dhe shumë më pak te kundërshtarët apo tek njerëzit. E gjithë vëmendja për ju do të thotë të jemi të fokusuar plotësisht tek ekonomia, punësimi, shëndetësia, arsimi, tek të gjitha këto që janë pjesë e punës sonë jashtë ekraneve, por të kthehen në qendrën e komunikimit dhe debatit.

Mbledhjen e fundit qeveria “Rama 2” jashtë Tiranës e

zhvilloi në qytetin e Vlorës në fund të

muajit gusht, ndërsa aty shefi i qeverisë

dha një sërë ud-hëzimesh për minis-trat, madje këtyre të fundit iu ngarkoi që të plotësojnë edhe një sërë kushtesh.

Por gazeta mësoi se sot Rama...

8 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

5 argumentet e SHÇBA dhe Policisë së Shtetit1. SHÇBA dhe Policia e Shtetit hodhi dje poshtë pretendimet e Emiljano Nuhut se është kërcënuar për mbylljen e çështjes së Xhisiela Malokut.2. Sipas SHÇBA, nga filmimet dhe verifikimet, personat e akuzuar

nga Nuhu nuk kanë qenë fare tek ambientet e Policisë së Krujës.3. SHÇBA vendosi ta vërë nën hetim Nuhun për 5 vepra penale.4. Policia e Shtetit tha se çështja është kaluar në kompetencë të prokurorisë.5. Sipas saj, prokuroria i ka deleguar Emiljano Nuhut disa detyra, por ky i fundit nuk i ka marrë në pyetje personat që sot i akuzon.

Mimoza IBRA

Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se është kërcënuar në ambientet e Komisariatit

të Krujës për të mbyllur çështjen e Xhisiela Malokut shkaktuan një debat shumë të madh. Dje reaguan për herë të parë Shërbi-mi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat si edhe Policia e Shtetit për këtë çështje, duke hedhur poshtë pretendimet e Emiljano Nuhut. Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi, në një dalje për mediat, tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e pol-icisë. “Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Kru-jës rezulton se më datë 21/07/2018 ish punonjësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Poli-cisë Fushë Krujë. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e për-mendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme. Nga Urdhri i Proku-rorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, re-zulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje”, tha ajo. Në vijim, Anila Trimi shtoi se Emiljano Nuhu ka kryer disa shkelje, për të cilat është vënë nën hetim. “Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshi-mi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si: Shpërdorim detyre; Kalim i paligjshëm i kufirit; Nxjer-rje e sekretit hetimore; Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve; Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punon-jësit të Policisë së Shtetit SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha vepri-meve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave

Taulant Balla: Akuzat ndaj meje janë shpifjet e Bashës, i kërkoj prokurorisë t’i shkojë deri në fund, ja ku isha ditën e ngjarjes

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu kundërpërgjigj dje akuzave të hedhura ndaj tij se bën pjesë tek një grup kërcënuesish ndaj Emiljano Nuhut. Gjatë një interviste për “Repolitix”, Balla mo-hoi edhe një herë të ketë qenë tek Komisariati i Krujës. Sipas tij, vendndodhja e tij ditën e ngjarjes është lehtësisht e verifikueshme. Taulant Balla i cilësoi akuzat ndaj tij si shpifje politike të opozitës. “Këto janë akuza politike dhe shpifje politike të Lulzim Bashës të vëna

në gojën e Emiljano Nuhut. Në Komisariatin e Krujës nuk kam qenë asnjëherë, as pas datës 21. Hera e fundit që mund të kem qenë në një komisariat policie ka qenë viti 1996. Në rre-thanat e supozuara nga individi dihet botërisht se ku kam qenë, kam qenë në Kuvend për bustin e Pjetër Arbnorit, të premten kam qenë në Elbasan për inspektim punimesh bashkë me kryetarin e Bashkisë, e më pas kam qenë në Pogradec, pra atë ditë kam qenë në Pogra-dec. Është diçka e konfirmuar. Madje për këtë

kam bërë edhe një video që e kam hedhur në datën 22 sepse kam qenë i dyzuar. I bëj thirrje prokurorisë që vendndodhjen time apo të deputetit Rrahman Rraja ta vërtetojë. Në fund të kësaj historie, do të kuptohet zymtësia dhe mungesa e vizionit të një opozite për interesa politike, bëjnë inskenime”, tha Balla. Në vijim, ai i kërkoi prokurorisë që të japë informacione edhe nëse ka patur shpërdorim detyre nga ana e deputetit Rrahman Rraja. “I kërkoj Prokuror-isë së Përgjithshme që të na informojë nëse ka

patur qoftë edhe një shpërdorim detyre nga ana e deputetit, dhe më pas masat tona do të jenë të rrepta. E rëndësishme është që kjo çështje të zbardhet deri në fund. Unë kam dëgjuar edhe intervistën e vajzës dhe unë do t’i kërkoja politikës që të mos bëjnë politikë në kurriz të kësaj vajzës. Kryeministri Rama është duke pritur informacionin zyrtar nga ana e organeve ligjzbatuese. Unë jam i pakënaqur nga puna që është bërë deri tani nga Prokuroria e Krujës”, u shpreh Taulant Balla.

Policia e Shtetit: Prokuroria i delegoi detyra, por Nuhu nuk i mori në pyetje personat e akuzuar

Akuzat e Emiljano Nuhut, SHÇBA rrëzon pretendimet e efektivit dhe e vë nën hetim, policia fajëson prokurorinë

Merren në pyetje nëna, motra dhe shoqja e Xhisiela Malokut

Nëna, motra dhe një shoqe e Xhisiela Malokut u morën ditën e djeshme në pyetje në Prokurorinë e Krujës. Organi i akuzës i Krujës u vu në lëvizje pas bërjes publike të letrës së ish-oficerit të policisë, Emil-jano Nuhu. Sipas informacioneve, personat e shoqëruar kanë dijeni për historinë e Xhisielës dhe pyetja e tyre bëhet për llogari të këtij hetimi që ka nisur. Organi i akuzës pritet të hedhë dritë nëse janë të vërteta akuzat e artikuluara prej policit Emiljano Nuhu, që deklaroi dy ditë më parë se një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rraja, krye-bashkiaku i Krujës Artur Bushi por edhe deputeti Taulant Balla kanë shkuar ta kërcënojnë në komisariat. Prokuroria do të sekuestrojë regjis-trat e komisariatit të Fushë-Krujës ku ka depozituar kallëzimin e dytë pas Tiranës, e më pas e ka tërhequr me pretendimin se ishte sqaruar me djalin e deputetit, si edhe denoncimin e tretë pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës.

Ekspertiza mjekoligjore: Xhisiela Maloku u dhunua

Xhisiela Maloku është dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Të paktën kështu thuhet në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore. Xhisiela Maloku bëri një denoncim në 21 korrik për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë So-cialiste, Rrahman Rraja, por më pas e tërhoqi për shkak të presioneve. Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mprehës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja”, thuhet në do-kumentin e ekpertizës mjekoligjore. Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispizicon Prokurorisë së Krujës pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, i cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij”, u shpreh Anila Trimi.

Reagimi i Policisë së ShtetitNë të njëjtën linjë me SHÇBA

ishte dje edhe Policia e Shtetit. Zëvendësdrejtorja Aida Hajnaj u shpreh se çështja e Xhisiela Malokut është referuar në proku-

rori dhe më pas ka qenë në dorë të saj hetimi i mëtejshëm. Në një dalje për mediat, Hajnaj deklaroi se prokuroria i ka deleguar detyra Emiljano Nuhut, por ky i fundit nuk i mori në pyetje personat që pretendon se i ka kërcënuar. “Ditën e hënë më datë 23.07 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar

“Pavarësisht kërkesës për heqje dorë nga kallëzimi i vet shtetases Maloku dhe kërkesës për ta tërhequr de-noncimin, drejtuesi i Komisariatit të Policisë Krujë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kallëzimi dhe duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e tjera të lidhur me to, nuk ka lejuar ndërprerjen e hetimit. Pra, ndryshe nga sa paraqitet në media, shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi

kurse policia nuk është tërhequr nga hetimi i çështjes. Madje brenda 24 orëve ka vazhduar procedurën me Prokurorinë. Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R.Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji jua njeh këto të drejta vetëm Prokurorit dhe Gjykatës”, tha dje Aida Hajnaj.

HAJNAJ: POLICIA VIJOI HETIMET

në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e patur tanimë çështjen nën kom-petencën e saj, vendosi që këtë procedim t’ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27.07.2018. Në zbatim të urdhrit të delegimit nga prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre. Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer mar-rja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja. Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe këqyr-ja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar”, theksoi Aida Hajnaj.

Nga intervistat e dre-jtuesit dhe punonjësve të Policisë së Krujës rezulton se më datë

21/07/2018 ish punon-jësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambi-entet e Policisë Fushë Krujë. Nga intervistat

dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozi-

cion, nuk rezulton që personat e përmen-dur në intervistë, si kërcënues të tij...

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

5këshilltarët që ishin në periudhën e Nishanit1. Valter Ibrahimi, Këshilltar Diplomatik2. Flamur Gashi, Këshilltar për Çështjet e Rajonit3. Piro Ahmetaj, Këshilltar Ushtarak4. Ilda Zhulali, Këshilltare për Integrimin Evropian5. Ylli Asllani, Këshilltar për Pushtetin Lokal

Përveç takimeve të shum-

ta javët e fundit, ajo që e tregon më së miri se Meta ka marrëdhënie të shkëlqyera me Ber-ishën dhe njerëzit pranë tij, është se u ka dhënë poste në Presidencë shumë figurave që kanë...

Mes këshilltarëve që Meta ka emëruar, është dhe Majlind Lazimi. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Postës Shqiptare, i cili njëkohësisht është dhe djali i tezes i Monika Kryemadhit. Pra duket se Presidenca është kthy-

er në një institucion që mbledh njerëzit e opozitës. Me gjithë Lazimin shkon në 6 numri i emrave që janë pranë opozitës. Nga ana tjetër dy prej këshilltarëve kanë pasur probleme me ligjin.

KËSHILLTAR, KUSHËRIRI I MONIKA KRYEMADHIT

Opozita strategji për të penguar reformën në drejtësi, Paloka: S’kthehemi në Kuvend pa vetingun e politikës

Opozita e bashkuar duket se e ka përgatitur strategjinë për të penguar reformën në drejtësi. Pas depozitimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese për vetingun në politikë, fronti opozitar po ndërmerr çdo veprim të mundshëm për t’i ndalur hovin zbatimit të reformës në drejtësi. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi dje gjatë një reagimi për mediat se opozita nuk do të kthehet në Parlament për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e saj. Një parala-jmërim ky se opozita ka vendosur që të bllokojë përfundimisht ngritjen e SPAK dhe BKH.

Kjo për faktin se me braktisjen e Parlamentit, mazhoranca nuk do të mund të miratojë dot e vetme implementimet e neneve të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese që kanë të bëjnë me funk-sionimin e KLGJ dhe KLP. Me argumentimin se Parlamenti është i mbushur me kriminelë, Paloka tha se e vetmja mënyrë që ata të rikthehen është nëse Rama pranon vetingun në politikë. “Do të reagojmë në formë tjetër. Absolutisht jashtë Parlamentit. Në cilin Parlament të shkojmë? Në atë Parlament ku janë përdhunuesit? Ata që mbrojnë përdhunuesit? Përfaqësuesit e krimit?

Aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi pjesë? Ne në atë Parlament nuk shkojmë. Nuk është vetëm vet-ting-u. Nëse Rama e pranon këtë, ne do të futemi të realizojmë këtë akt; nëse nuk e bën, do të rea-gojmë në formë tjetër”, deklaroi Paloka. Numri dy i Partisë Demokratike theksoi më tej se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti pa ndihmën e protestave popullore. “Ajo që duhet të bëjë opozita është që përveç pjesës që i takon dhe e bën çdo ditë, denoncimin e skandaleve të kësaj qeverie, është që duhet ti bëjë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë qeveri. Populli e rrëzon.

Se ka shumë aludime, ça bën opozita, ku është opozita, pse nuk reagon. Opozita, nëqoftëse ju mendoni se 40 deputetë që jemi ne në parlament do të rrëzojmë Edi Ramën me "frymën e shenjtë", kjo nuk ndodh”, tha ai. Ndërkaq, Paloka u ndal edhe në rastin e akuzave në drejtim të djalit të deputetit socialist Rraja. “Ky është skandali, që pas një akti të tillë të sulmohen viktimat dhe të mbrohen agresorët dhe përdhunuesit. Kemi një kryeministër që hesht. Ai do të flasë sepse nuk është përdhunuesi i parë që mbron. Ka pasur Rroshin”, përfundoi ai.

Takimet Meta-BerishaGjatë muajit shtator ka pasur dy

takime mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Më 11 shtator, presidenti dhe ish-kryemi-nistri ishin në promovimin e librit publicistik, të ish-drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli. Ndërkohë që më 12 shta-tor, e Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në përkujtimoren e mbajtur për vrasjen e ish-deputetit Azem Ha-jdari. Këto takime nuk janë rastësi, pasi është një mesazh i qartë se pas aleancës Basha-Kryemadhi, tanimë ka edhe një aleancë të re Meta-Ber-isha. Kreu i shtetit asnjëherë nuk e

ka fshehur afeksionin për Berishën, por duket se takimet e fundit mes tyre janë mesazhe të koduara edhe për simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se Meta është krah doktorit. Ndërsa ajo që e forcon më tej këtë aleancë të re mes presidentit dhe ish-kryeministrit, ka të bëjë me lëvizjen më të fundit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gazeta mësoi se Meta dhe Berisha janë “kumbarë” të afrimit të PDIU-së në kampin opozitar, pasi më parë janë takuar me Shpëtim Id-rizin, ku i kanë dhënë dakordësinë dhe garancinë këtij të fundit që t’i bashkohej minorancës.

Kliti TOPALLI

Aleanca e heshtur mes presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha sa vjen dhe fak-

tohet nga dita në ditë. Gazeta e ka deklaruar prej ditësh se që kur Meta ishte në qeveri me Ramën, bashkëpunimi mes tyre ka vijuar. Përveç takimeve të shumta javët e fundit, ajo që e tregon më së miri se Meta ka marrëdhënie të shkëlqyera me Berishën dhe njerëzit pranë tij, është se u ka dhënë poste në Presidencë shumë figurave që kanë qenë pjesë e administratës Berisha-Nishani. Nga një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare në inter-net të Presidencës, rezulton se 5 nga 9 këshilltarë janë emra që i kanë shërbyer Nishanit. Kur Meta mori detyrën një vit më parë, të gjithë njerëzit e Nishanit dhanë dorëheq-jen, por si duket kreu i shteti i ka rikthyer disa prej tyre. Më konk-retisht, Meta ka emëruar këshilltar diplomatik Valter Ibrahimin. Zoti Ibrahimi të njëjtin post ka mbajtur dhe në administratën e Nishanit. Madje ka marrë dhe dekoratë nga ish-presidenti. Ibrahimi ka shërbyer si ambasador në Gjermani e Austri gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Një tjetër emër që Meta ka mbaj-tur në detyrë është Flamur Gashi, këshilltar për çështjet e rajonit. Të njëjtin post ai ka mbajtur për 3 vite, (2014-2017) në administratën e Bujar Nishanit. Në listë është dhe Ylli Asllani, këshilltar për pushtetin lokal. Në vitet 2005-2013 ka qenë pjesë e kabinetit të ish-kryemi-nistrit Sali Berisha si këshilltar për problemet vendore, ndërsa në periudhën 2013-2017 kaloi si këshilltar i Nishanit. Tjetër emër është Pirro Ahmetaj, këshilltar për ushtrinë. Ai ka mbajtur të njëjtin post dhe te Nishani, ndërsa u përf-shi dhe në skandale. Pati përplasje të forta mes tij dhe përfaqësues të mazhorancës së sotme. Madje dhe me deputetë të LSI. Prurja më e re në Presidencë, është Ilda Zhulali, këshilltare për çështjet e integrimit. Përveçse në periudhën 2014-2017 ishte këshilltare e Bujar Nishanit, ajo është dhe bashkëshortja e de-putetit demokrat, Aldo Bumçi. Po

Ja këshilltarët që janë pjesë e kabinetit të Metës

Meta forcon aleancën me Berishën, rikthen në detyrë 5 këshilltarë të Nishanit, i beson sektorin

e integrimit bashkëshortes së Aldo BumçitReferendumi në Maqedoni,

Berisha: Votoni pro Ish-kryeministri Sali Berisha

i ka bërë dje thirrje qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë që të voto-jnë pro referendumit për emrin e ri. Në një status në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Berisha e cilësoi si ngjarje historike 30 shtatorin. Sipas Berishës, në këtë datë qytetarët votojnë për të ardhmen e vendit të tyre. “Një ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut! Të dashur miq, të dielën qytetaret e Maqedonisë së Veriut do votojnë në një referendum popullor për emrin e ri te vendit tyre, por në fakt mbi të gjitha votojnë për të ardhmen e tyre europiane dhe euro-atlantike. Me këtë rast u bëj thirrje qytetareve me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të marrin pjesë dhe të votojnë PRO në këtë referendum, si një shans i vërtet historik për të firmosur me votën e tyre për të ardhmen më të shkëlqyer për veten, fëmijët dhe të vendit të tyre, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian! sb”, tha ai.

Grida Duma: Djali i deputetit të PS vetëm maja e ajsbergut

Partia Demokratike ka vijuar dje me akuzat ndaj qeverisë pas rastit të denoncuar nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se përdhunimi dhe torturi-mi i vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz, që me bekimin e Edi Ramës mbron krim-inelët dhe dhunon sërish viktimën. “Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shke-let, dhunohet, copëtohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që nuk po ndjek këtë sagë ma-fioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe padrejtësisë. Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rën-da të pazbuluara”, deklaroi deputetja e PD, Grida Duma.

ashtu ajo ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Jashtme në kohën e qeverisë “Berisha”. Pra duket se përfaqësues të Berishë janë ende pjesë e kabinetit presidencial dhe kjo është një sinjal se aleanca mes Metës dhe Berishës është ende e gjallë.

10 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skënderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë

kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6500 euro copa”, deklaroi PD disa ditë më parë.

ERION VELIAJ, 6.5 MILIONË LEKË NJË PISHËKliti TOPALLI

Kryebashkiaku Erion Veliaj postin që i dhanë qytetarë në 2015 duket se e ka shfrytëzuar dhe për të

shijuar botën. Çdo ditë ai shfaqet në televizor, por nëse hapen tenderat e Bashkisë Tiranë, përforcohet akoma dhe më tepër se pjesa dër-rmuese janë kronika të gatshme që u serviren medieve. Teksa në televizione jepen kronika për mb-jellje pemësh dhe inaugurime kop-shtesh, Veliaj në të vërtetë ka kryer udhëtime në dhjetra vende të botës. Gazeta ka bërë një investigim të tenderave që janë bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë periudhës 2016-2018 për bileta avioni. Rezulton se janë hapur plot 50 tendera, ndërsa 45 kanë rezultuar të suksesshëm. Fon-di limit i programuar nga Veliaj për udhëtime është në total 21,731,755 lekë, ndërsa rezulton se deri më tani janë shpenzuar rreth 9 milionë lekë të reja, ose rreth 90 milionë për bileta avioni. Sipas të dhënave të dala nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Open Data, bëhet fjalë për 45 udhëtime në shtete të ndrys-hme të botës, nga SHBA, në Kinë dhe më gjerë. Pra Bashkia Tiranë ka shpenzuar gati 90 milionë lekë vetëm për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës, ndërkohë që në 70 për qind të rasteve nuk dihen ar-syet e këtyre udhëtimeve. Më herët janë publikuar prova, ku Veliaj në televizor dilte sikur ishte në krye të detyrës, por në të vërtetë bënte vizita jashtë vendit. Blerja e këtyre biletave e tregon më së miri një gjë të tillë. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu, pasi nga 45 tendera që janë realizuar, janë fituar nga vetëm 11 kompani, ndërkohë që nga këto vetëm 2 kanë fituar shumicën e tyre. Gazeta në vazhdën e denoncimeve ka treguar shumë shkelje me ten-derat, por duket se nuk ka kompani të preferuara vetëm në fushën e infrastrukturës, por paska dhe në shitjen e biletave të udhëtimit.

Të dhënat Tenderi më i fundit i mbajtur

nga Bashkia Tiranë për bileta udhëtimi mban datën 13.09.2018. Bëhet fjalë për blerje biletë ud-hëtimi vajtje-ardhje me avion

Blerje bileta udhëtimi vajtje ardhje me avion në Amsterdam, Holandë; Blerje Shërbimi “Për biletë udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë-Cam-bridge, Massachusetts me transit Romë, New York, Boston dhe kthimi në Tiranë; Për biletë udhëtimi vajt-je-ardhje me avion Tiranë-Palermo,

Itali për datat 17.02.2017 nisja nga Tirana në orën 11:45 dhe kthimi në Tiranë në dt.19.02.2017 në orën 4:45-4:50 dreke, etj. pra duket enjë pjesë e parave të qytetarëve janë përdorur për udhëtime të kryetarit të bashkisë, por që askush nuk i di arsyet e këtyre lëvizjeve.

Zbardhet raporti mbi transparencën në pushtetin vendor, Bashkia e Tiranës nis të fshehë informacionet për qytetarët

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP, ka matur për të tretin vit radhazi nivelin e implementimit të ligjit të se drejtës për informim nga 61 bashkitë e Shqipërisë. Moni-torimi 2018 sugjeron se niveli i implementimit te infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 është rritur në masë 86,2%, duke konsoliduar përfundimisht mekanizmin zbatues në nivel të qeverisjes vendore. Kjo është një rritje me rreth 15 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në vlerësimin e vitit 2016, niveli i implementimit të të infrastrukturës zbatuese

ishte vetëm 31% kurse në 2017-ën shkoi në shkoi 71%. Kjo rritje e qëndrueshme e meka-nizmit mundësues, që përbehet nga personeli i posaçëm si dhe nga infrastruktura online, është një sinjal pozitiv që reflekton përpjekjet e serioze që janë deri më sot në këtë drejtim si nga shoqëria civile ashtu edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, INFOCIP konstaton se të gjitha bashkitë e Shqipërisë kanë tashmë të caktuar në strukturat e punonjësve të tyre

koordinatore të së drejtës për informim që janë personat përgjegjës si ligjërisht ashtu dhe administrativisht për dhënien e informacionit publik palëve të interesuara. Po ashtu, bashkitë, falë edhe mbështetjes së dhënë nga donator të rëndësishëm kanë arritur që brenda vitit 2018 të publikojmë plotësisht online vendim-marrjen e tyre. Bashkitë me ‘notat’ më të lartë në Vlerësimin e 2018 janë Korça me 10 pikë, e ndjekur nga Shkodra me 9.9 pikë dhe e pasuar nga Kamza, Lezha, Tirana dhe Gramshi me nga 9.6 pikë. Krahasuar me një vit më parë, bashkia

Korçë ka përmirësuar ende më shumë treguesit e saj, ndërkohë që bashkia Shkodër ka vijuar të mbajë të njëjtin pikëavarazh. Në vendin e tretë, Bashkisë Tiranë këtë vit i janë bashkuar edhe tre bashki të tjera, të cilat kanë përmirësuar treg-uesit e tyre në një kohë që vetë Bashkia Tiranë i ka rrëzuar ato 0.3 pikë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, mbi notën 8 janë të renditura 23 bashki, krahasuar me 20 bashki në 2017, apo vetëm 5 bashki në vitin 2016. Mbi notën 9 janë të pozicionuara 10 bashki, të cilat përfaqësojnë edhe kategorinë top-10 për vitin 2018.

Ja shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për udhëtime

Erion Veliaj udhëtime rreth botës me paratë e shqiptarëve, shpenzoi rreth 90 mln lekë

për 45 bileta avioni, zbardhen tenderatInceneratori, banorët e

Sharrës largojnë PDBanorët e zonës morën pjesë

në dëgjesën publike të zhvilluar për ndërtimin e inceneratorit për trajtimin e mbetjeve në zonën e Sharrës. Qytetarët përveç përmirësimit të ajrit në zonën ku banojnë, kërkuan edhe punësimin e tyre tek subjekti që do trajtojë mbetjet. Projekti për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës në Sharrë është paraqitur në një dëgjesë me grupet e interesit në Tiranë. 800 ton mbetje në ditë do të trajtohen me teknologji të re, e cila do të sjellë përmirësimin e ajrit në zonë. Përfaqësues të Aleancës Kundër Im-portit të Plehrave u larguan nga takimi gjatë prezantimit për shkak se nuk ishin dakord me djegien e mbetjeve. Ndërsa banorët shprehen pakënaqësi për ajrin e ndotur në zonë, por përfaqësues të kompanisë koncesionare pretenduan se ky fenomen do të marrë fund pas ndërtimit të inceneratorit. Të pranishëm në dëgjesë ishin edhe përfaqësues të PD-së, të cilët u shprehën kundër këtij projekti. Por pavarësisht kundërshtive të tyre, banorët kërkuan largimin e përfaqësuesve të PD, pasi kërkojnë zgjidhje dhe jo debat politik.

LSI: Të shpëtojmë shkollat nga droga

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje shoqërisë për tu bashkuar në aksionin mbarëkombëtar “Të shpëtojmë shkollën nga droga”. Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit në Durrës, ku nipi vrau gjyshen pasi kjo e fundit nuk i dha lekët për të blerë drogë. "Vrasja është kthyer në lajtmotivin e lajmit të ditës dhe se për fatkeqësinë e madhe kombëtare, shitja, shpërndarja e përdorimi i drogave nëpër shkollat e kryeqytetit dhe jo vetëm, sot është kthyer në problem mbarë kom-bëtar për shoqërinë dhe për çdo familje shqiptare" tha deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj. Në emër të grupit të deputetëve të LSI dhe të Opozitës së Bashkuar, zonja Malaj iu adresua shoqërisë shqiptare për t’i ftuar, të bëhen pjesë e nismës dhe planit të veprimit, si një aksion mbarëkombëtar “Të shpëtojmë shkollën nga droga”. "Sot, më shumë sesa kurrë, duhet të jemi të gjithë në një front mbarëkombëtar për shkuljen e kësaj të keqeje në rrënjë, duke marrë në dorë fatet e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e tyre”, tha ajo.

Tiranë - Pragë, Çeki – Tiranë. Nisja në datë 16.09.2018 paradite/drekë dhe kthimi për Tiranë në datë 18.09.2018 pasdite/darkë. Ky ud-hëtim ka kushtuar 72.300 lekë. Ky udhëtim është mbajtur i fshehtë nga Bashkia Tiranë, pasi Veliaj nuk ka dhënë asnjë informacion nëse ka udhëtuar në Pragë dhe përse ka ndodhur kjo. Një tender tjetër është mbajtur më 29.05.2018 me qëllim blerje bilete avioni për në Barcelonë me vlerë 53,000. Po ashtu tendera të ngjashëm janë: Blerje biletë ud-hëtimi me avion për në Amsterdam, Holandë; Blerje bilete udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë-Vjenë-Copen-hagen, Copenhagen-Vjenë-Tiranë; Blerje biletë udhëtimi me avion për në Vjenë, Austri; Blerje biletë udhëtimi me avion për në Stam-boll, Turqi; (Marrëveshje Kuadër)

Blerje bileta udhëtimi vajtje ardh-je me avion në Cologne, Gjermani

Blerje bileta udhëtimi vajtje ard-hje me avion në Milano, Itali

Blerje bileta udhëtimi vajtje ardh-je me avion në Barcelonë, Spanjë

Blerje bileta udhëtimi vajtje ardhje me avion në Roterdam, Holandë

Blerje bileta udhëtimi vajtje ard-

hje me avion në Firence, Itali Blerje bileta udhëtimi vajtje ard-

hje me avion në Vjene, Austri Blerje bileta udhëtimi vajtje ard-

hje me avion në Washington DC, USA

Blerje bileta udhëtimi vajtje ard-hje me avion në Pekin, Kinë

Blerje bileta udhëtimi vajtje ardh-je me avion në Bruksel, Belgjikë

JA DISA NGA BILETAT E BLERA

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 11

KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale Portali E-Albania, përtej aspekteve pozitive që ka sjellë

në lidhje me ofrimin e disa shërbimeve për individët dhe bizneset, duke shkurtuar kohën e sigurimit të tyre, duket se nuk ka arritur të konsolidojë pjesën e sigurisë për ruajtjen e të dhënave personale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor-macionit nxjerr në pah këtë problematikë, duke argumentuar këtë me dy pika. Së pari, sipas KLSH, portali E-Albania që nga krijimi i tij e deri më sot ka funksionuar pa një rregullore bazë, që rregullon mënyrën se si veprohet me hapjen dhe mbylljen e ‘user name’ apo për punonjësit e administratës publike, ndërkohë që ka shumë elementë që çalojnë lidhur me verifikimet. Lidhur me këtë, ky institucion ka rekomanduar që AKSHI të marrë masa për ndërhyrjet e nevojshme në rreg-ulloren e portalit për plotësimin e politikave në hapjen dhe mbylljen e user-ave, për punonjësit e Administratës Publike dhe Institucioneve Publike dhe Jopublike, që kanë akses në shërbimet e e-Albania.

Treguesit fiskalë të 8-mujorit 2018, të ardhurat shtohen 3 për qind

Të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën 294 mld lekë, me një rritje 3% ose 9 mld lekë më shumë se 8 mujori i 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periud-hës në masën 99%. Të ardhurat e arkëtuara nga “tatimet dhe doganat” (përfshirë kontributet e mbledhura nga D.P.T) për 8 mujorin 2018, janë 259 mld lekë, 4.3% ose 10.7 mld lekë më shumë se 8 mujori i 2017. Të ardhurat nga “Taksa Doganore” janë realizuar në vlerën 4 mld lekë, me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 96.2%. Të ardhurat nga “Akciza” janë realizuar në vlerën 29.7 mld lekë, me realizim kundrejt planit në masën 98%. Ndikim ka pasur “Karburanti”, që re-zultoi rreth 384,075 ton, me një rritje prej 2,897 ton ose +0.8% krahasuar me 8 mujorin e 2017. Gjithashtu performancë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i “Birrës” +2.4%; importi i “Duhanit” +4.9%; importi i “Vaj lubrifikant” +6.3%, import i “Kafes” +8.4%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 7 ton në 13 ton të deklaruara në periudhën Janar-Gusht 2017.

Autoriteti i Konkurrencës miraton përqendrimin e “Air Albania”

Autoriteti i Konkurrencës në një vendim të kësaj jave ka autorizuar përqendrimin për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët “Air Albania”. Në dokument ky institucion argumenton se përqendrimi nuk përbën kufizim të konkur-rencës. Ndër të tjera Autoriteti bën një vlerësim të profilit që ka secili aksionet ku i pari është “Albcontrol” me 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” me 49 për qind. I njëjti dokument jep detaje për linjat që do të mbulojë kompania ajrore shqiptare, regjistruar në QKR në 13 shtator, ku nënvizohet se Stambolli është destinaiconi i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër. Aktualisht kompania “Air Albania” nuk ka filluar ende fluturimet e rregullta me kalendar të përcaktuar për pasagjerët. Edhe pse është pranuar që gjithçka do të fillojë në tetor, nuk ka një datë të saktë. Aktualisht po kryhen fluturime test në linjën Tiranë-Stamboll ku stafi i “Air Albania” asistohet edhe nga “Turkish Airlines”.

e k o n o m i www.sot.com.al

Raporti i BSH, norma mesatare e kredive të reja, 0.1 pikë përqindje më e ulët se ajo e dhjetorit 2017

Rritja e normave të interesit dhe shtrëngimi i kushteve të kredimarrjes frenuan kërkesën e bizneseve për

kredi gjatë 6 mujorit të parë të 2018. Ky është konkluzioni i Bankës së Shqipërisë në Raportin e Stabilitetit Financiar 6MI 2018. BSH vlerëson në raport se gjatë kësaj periudhe, kredia për individë u rrit me 2.4%. Ndërsa kredia për bizneset është tkurrur, me kontribut kryesor nga kredia në valutë dhe nga bizneset rezidente. Sipas raportit të pub-likuar ditën e djeshme, normat e interesit për kreditë e reja kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, por vijojnë të mbeten nën nivelin e periudhave të mëparshme. “Në qershor 2018, nor-ma mesatare e peshuar e kredive të reja shënoi vlerën 5.6%, duke qenë rreth 0.1 pikë përqindjeje më e ulët sesa norma për kreditë e reja të dhëna në dhjetor 2017. Ecuria e normës së interesit të kredisë së re është përcaktuar nga normat e interesit të kredisë për bizneset në monedhën vendase. Gjatë tremujo-rit të dytë të vitit, normat e interesit për kredinë në lekë dhe për kredinë për bizneset kanë shënuar rritje. Rritja e normave të interesit dhe shtrëngimi i kushteve të kredimar-rjes për kategori të caktuara kred-imarrësish mund të kenë frenuar disi kërkesën për kredi nga ana e bizneseve. Norma e peshuar e in-teresit të kredisë së re në lekë ishte rreth 7%, ndërsa norma e kredisë në euro dhe dollarë amerikanë ishte rreth 4%. Norma e interesit për kredinë e re për individët vijon të mbetet më e lartë në krahasim me atë të kredisë për bizneset, por lu-hatjet rreth mesatares kanë qenë të vogla dhe norma është stabilizuar rreth vlerës 6%”< thuhet në raport.

DepozitatNdërkohë, sa i përket de-

pozitave, BSH vlerëson se gjatë periudhës janar-qershor 2018, depozitat ranë me 1.7% ose rreth 20 miliardë lekë, në nivelin 1,146 miliardë lekë. Rënia është raportu-ar në të gjitha llojet e depozitave,

Rritja e normave të interesit dhe shtrëngimi i kushteve të kredimarrjes frenuan kërkesën e bizneseve për kredi, bien dhe depozitat

Rritja e normave të interesit dhe shtrëngimi i kushteve të kredimarrjes për kategori të caktuara kredimarrësish mund të kenë frenuar disi kërkesën për kredi nga ana e bizneseve. Norma e peshuar e

interesit të kredisë së re në lekë ishte rreth 7%, ndërsa norma e kredisë në euro dhe dollarë amerikanë ishte rreth 4%...sipas monedhës, sektorit dhe pro-duktit, përveç depozitave pa afat, të cilat u rritën me rreth 3%. Rënia më e madhe është regjistruar në depozitat me afat, depozitat e in-dividëve dhe depozitat në valutë, të cilat u tkurrën me përkatësisht 15, 19 dhe 15 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë, niveli i depozitave mbetet gati 1% më i lartë. Rritje të dukshme vjetore kanë shënuar depozitat e bizneseve (me 4.7%), llogaritë rrjedhëse (me 2.7%) dhe depozitat pa afat (me

16%), ndërsa depozitat e individëve kanë mbetur pothuajse të pandry-shuara. Ndonëse depozitat e indi-vidëve mbizotërojnë në strukturën e depozitave të sektorit bankar (me 83%), kontributi më i lartë në rritjen e depozitave të sektorit, gjatë 2 viteve të fundit, ka ardhur nga sektori i biznesit. BSH vlerëson se kjo ecuri është e lidhur ngushtë me strukturën e maturimit të de-pozitave, pasi rënia e depozitave me afat, të preferuara nga individët, në kushtet e normave më të ulëta të

interesit, është shoqëruar me rritjen e depozitave pa afat dhe të lloga-rive rrjedhëse, të preferuara nga bizneset. Rritja vjetore e llogarive rrjedhëse, depozitave pa afat dhe depozitave të përgjithshme, vijon të mbetet pozitive, por ka ardhur duke rënë gjatë dy viteve të fundit. Për shkak të kontributit negativ të depozitave me afat në ecurinë e depozitave totale dhe të kontributit pozitiv të depozitave pa afat dhe të llogarive rrjedhëse, gjatë 2 viteve të fundit, në strukturën e depozitave

sipas afatit të maturimit, pesha e depozitave me afat ka zbritur me 2 pikë përqindje në nivelin 57%, pesha e depozitave pa afat është rritur me 2 pikë përqindje në nive-lin 10%, ndërsa pesha e llogarive rrjedhëse ka mbetur e pandryshuar në 33%. Gjatë periudhës, fluksi i de-pozitave të reja me afat në sektorin bankar ishte 228 miliardë lekë ose rreth 23% më i ulët në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm. Pesha e depozitave të reja me afat në totalin e depozitave të reja ka rënë në rreth 13%, nga 16% në gjashtëmujorin e kaluar dhe një vit më parë. Në kategorinë e de-pozitave të reja me afat, vërehet një zhvendosje e lehtë drejt matu-riteteve më afatshkurtra për të tre monedhat. Rënia e depozitave të reja u vërejt për lekun, euron dhe usd-në. Depozitat e reja në lekë u zvogëluan me rreth 17%, ato në euro me 30% dhe ato në dollarë amerikanë rreth 11%

Fitimet e bankave në 6 muaj

Sektori bankar e mbyl l i gjashtëmujorin e parë të vitit me një rezultat financiar pozitiv dhe të krahasueshëm me atë të së një-jtës periudhe një vit më parë. Të ardhurat neto nga interesat ishin gjithashtu të krahasueshme me ato të regjistruara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, duke qenë se, si të ardhurat ashtu edhe shpen-zimet për interesa nuk shënuan ndryshime të dukshme. Në fund të periudhës, sektori bankar shënoi rezultat financiar pozitiv prej 11 miliardë lekësh. Ky rezultat ishte 1 miliardë lekë më pak në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Faktori kryesor pas uljes së rezultatit financiar lidhet me humbjet në rritje nga instrumentet financiare, ndërkohë që të ardhurat neto nga interesat shfaqën rritje të lehtë. Të ardhurat nga interesat kanë shënuar rritje të lehtë, për shkak të rritjes graduale në normat e interesit të kredisë për bizneset, që zë 64% të totalit të kredisë, që nga muaji dhjetor i vitit 2017.

12 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja informacionet që kishte CIA për Shqipërinë

Dokumentet e CIA, synimi kryesor më 1949 ishte prishja e lidhjeve të Moskës në Ballkan, ja si nisën operacionet kundër regjimit të Hoxhës

CIA ka dhënë detaje mbi operacionet e saj të para në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. Në një

dokument të deklasifikuar për vitin 1949 tregohet se qëllimi kryesor ishte të ndalej avancimi i Moskës në Ballkan. Po ashtu janë dhënë detaje mbi teknikat që do përdoreshin në operacione.

Tetor 1949Përmbledhje e projektit BGFIEND

Propozimi është në përputhje me politikën e SHBA për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit komunist të kontrolluar nga Moska në Shqipëri, për ta zëvendësuar me një qeveri të moderuar të pranueshme për pop-ullin shqiptar dhe me objektiva që janë në harmoni me ato të Shteteve të Bashkuara. Problemi qëndron në ngritjen dhe ruajtjen e një presioni e sulmi propagande sipas fazave të veçanta të projektit me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për grushtin e shtetit.

Fakte që ndikojnë te problemiMë poshtë kemi listuar të dhënat

që besojmë se janë vendimtare për të vendosur mbi temat e propagandës në Shqipëri: Rreth 45 % e më shumë se 1 milionë shqiptarëve janë analfabetë. Vendi përbëhet nga tre grupe kryesore etnike: gegët në zonën malore veriore dhe qendrore të vendit. Banorët e zonave fushore dhe bregdetare, dhe popullsia toskë në jug. Rreth 70 për qind janë myslimanë, 20 për qind katolikë dhe 10 për qind ortodoksë. Shoqëria shqiptare është kryesisht tribale e fisnore dhe regjimet e ndrys-hme në Shqipëri nuk kanë arritur të qeverisin pritej zonave fushore, për të evituar të kundërshtojnë fiset e zonave malore. Vetë Shqipëria si shtet kombëtar apo i pavarur është një krijim artificial i politikave botërore sesa një shprehje e vullnetit kombëtar. 80 % popullatës është fshatare ose bujqësore dhe megjithatë Shqipëria mund të plotësojë vetëm 75% të nevojave të saj ushqimore. Kjo shifër do të ishte ende më e ulët po të mos ishte për standardet shumë të ulëta të jetesës në vend. Pakënaqësia ndaj regjimit Hoxha mbizotëron në 80 për qind të popullatës, kjo prej traditës së rezistencës ndaj pushtetit qendror të zonave kryengritëse malore, gjendjes së rëndë ekonomike dhe mungesës së prestigjit të udhëheqësve. Popullata e kundërshton instinktivisht sllavizmin dhe prej kësaj dhe regjimin aktual të sponsorizuar nga Jugosllavia. Komu-nikimet janë primitive, por megjithatë një kulturë e gjerë e shpërndarjes së zhurmave e thashethemeve siguron përhapje të shpejtë të lajmeve. Armi-ku ynë është regjimi aktual, anëtarët e partisë komuniste dhe lolot e vendo-sura nga Bashkimi Sovjetik në postet e ushtrisë dhe ekonomisë. Aktualisht ekziston një sens pasigurie në shu-micën e regjimit aktual prandaj kjo duhet të shfrytëzuar për ta çuar deri në pikën panikut. Popullata në përg-jithësi duke përfshirë dhe zyrtarët dytësorë të ushtrisë e urrejnë regjimin

prandaj duhet drejtuar nga nisja e revoltës. Për të pasur sa më shumë efekt propaganda jonë duhet të jetë e planifikuar mirë dhe e koordinuar me aktivitete të tjera të programit shqiptar BGFIEND. Në rekomandime përfshihen dhe angazhimi i një ek-sperti të marrëdhënieve publikë për aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë. Zëri i Amerikës dhe BBC duhet të fokusohen në edicionet e tyre me punën e Komitetit Shqipëria e Lirë si dhe të përmendin qasjen miqësore të qeverisë së Greqisë ndaj tij.

OperacionetNjë motobarkë me një trans-

metues në bord duhet të transme-tojë drejt Shqipërisë në të njëjtën frekuencë me Radio Tiranën duke iu imponuar volumit të saj. Transme-timet do të jenë të përditshme, rreth 15 minuta çdo mbrëmje. (Zëri i njoftuesit duhet të evitojë çdo devijim të mund-shëm nga teksti dhe transmetimet të fokusohen në lajmet nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa). Lëshime të vazhdueshme fletushkash duhet të kryhen në koordinime lëshimet e artikujve të vegjël të konsumit dhe të furnizimeve për agjentët, të cilët edhe ata do të shpërndajnë fletushka me kontaktet lokale. Këto masa do të zg-jerojnë aksesin ndaj informacionit në vendndodhje strategjike nga ku kon-fuzioni do të përhapet me tej me anë të gojëdhanës. Fletushkat do të ketë interpretime të lajmeve të fundit dhe

të përpiqen të nxisin sensin e përgjeg-jësisë te udhëheqësit shqiptarë. Në fle-tushka të tregohet burimi dhe qëllimi i furnizimeve. Gjatë gjithë fushatës së fletushkave duhet të ruhet përshtypja se Komiteti Shqipëria e Lirë është një organ funksional dhe i mirë organi-zuar me financime të bollshme. Një listë e detajuar e tematikës së fle-tushkave dhe linjës së tyre të nxitjes së mendimit do të vijojë. Tematika e tyre nuk duhet të fokusohet në kon-ceptet perëndimore të ashpërsisë ose brutalitetit por mbi veprimin kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe mbi aktivitetet e huaja ndërhyrëse ose tradhtare në vend. Është esenciale të krijohet besimi te lajmet tona prandaj çdo fakt duhet kontrolluar dhe të jetë realist mbi jetën shqiptare, koha e publikimit të tyre duhet të jetë e tillë që të përfitojë nga veprimet e kom-pletuara, para se publiku të kuptojë se është kështu. Nuk duhet të tejkalohet masa e apelimeve ndaj ndërgjegjes kombëtare pasi për shumicën e pop-ullsisë besnikëria fisnore është shumë më e rëndësishme.

Lufta psikologjikeMaterialet në lidhje me aktivitetet

e Komitetit Shqipëria e Lirë duhet të përgatiten nga eksperti i mar-rëdhënieve me publikun i Komiteti Shqipëria e Lirë. Në varësi të krijimit të bazës së operacioneve, fletushkat duhet të përgatiten aty (në bash-këpunim me britanikët). Pas krijimit

jike do të nevojitet stafi i mëposhtëm:Një shkrues amerikan i tek-

steve radio, operator amerikan në terren i luftës psikologjike, një zë shqiptar i provuar në radio, teknikë të mjaftueshëm për radiostacionin lundrues, personel për avionët e lëshimeve. Gjithashtu do të nevojiten materialet mbështetëse si një bakri dytësore për kalimin e materialeve furnizuese të radiostacioni, avionët e lëshimit të fletushkave, pajisjet e transmetimit dhe një antenë për t’i instaluar në bordin e barkës së trans-metimit. Lista e mëposhtme e temave të propagandës është prezantuar sipas rëndësisë së shfrytëzimit. Këto tema do të shfrytëzohen në objekte të ndryshme lajmesh për të inkurajuar mendimin sipas linjave të kërkuara. Çdo temë duhet të mbështetet nga sulmi përkatës i propagandës. Më pas gradualisht fokusi duhet të zh-vendoset në dhënien e sinjalit për veprim: Sulmet anti-sovjetike duhet të japin shembuj të përgjegjësisë së regjimit komunist për përkeqësimin e ekonomisë shqiptare dhe kthimin e vendit në një peng të interesave strategjike të BRSS. Shembujt të ilustrohen me përshkrime të terrorit institucional të qeverisë kundër shqiptarëve të thjeshtë, dhe për vënien e tyre kundër njëri tjetrit, në shumë raste edhe brenda familjes ose rrethit fisnor. Kolaboracionistët shqiptarë me sovjetikët duhet të karakterizohen si njerëz të vegjël e pa karakter, të cilët për interesa dhe përfitime personale shesin mirëqenien e vendit të tyre dhe komplotojnë kundër patriotëve të vërtetë. Në lidhje me rritjen e besimit të Komiteti Shqipëria e Lirë duhet të theksohet larmia e elementëve të tij përbërës në përfaqësim dhe mbështetja e gjerë ndërkombëtare që ai zotëron. Materialet përshkruese duhet të evidentojnë elementët krye-sorë të problemeve ekonomike dhe politike, të cilat vijnë të gjitha nga dominimi prej Moskës. Këto mund të jenë agjentët sovjetikë të shërbimeve të sigurisë, informatorët shqiptarë, kontrolli i valutës që është në du-art e sovjetikëve, kërcënimet nga vendet fqinje, sekuestrimi i pronës private dhe kolektivizimi i bujqësisë që janë bërë të gjitha në përfitim të sovjetikëve. Në lidhje me rritjen e shpresës për çlirimin e vendit duhet të përmenden numri i lartë i njerëzve të gatshëm për të ndihmuar në Shqipëri, numri i fuqive perën-dimore që janë bashkuar kundër BRSS, si dhe historia e qëndresës shqiptare kundër dominimit të huaj. Për ndjenjën e pjesëmarrjes duhet të rritet forca e përhapjes së lajmeve me anë të gojëdhënës dhe të krijohen linja komunikimi. Për këtë mund të përdoren truke si ndezja e zjarreve në kodra në momente të caktuara. Për temën e sensit të unitetit duhet të shfrytëzohen raportet e agjentëve të infiltruar ndërsa për rritjen e urrejt-jes ndaj armikut të bëhet demonizimi i BRSS dhe aleatëve të tij bazuar në incidente si vrasjet dhe burgimet e revolucionarëve.

të bazës, aty do të hartohen dhe prin-tohen fletushkat. Aktivitetet e luftës psikologjike duhet të koordinohen me faza të tjera të operacioneve. Tem-atikat e fletushkave duhet të kenë të bëjnë me sulmin anti-sovjetik, rritjen e besimit të Komiteti Shqipëria e Lirë, sulmin ndaj bashkëpunëtorëve të regjimit. Pas nisjes së fazës së infiltrimeve tematika e tyre duhet të përqendrohet më shumë më rritjen e besimit se liria është e mundshme, te rritja e besimit në revolucion dhe ndjesia e pjesëmarrjes. Gjatë fazës finale sensi i unitetit duhet të thekso-het, për të përfunduar te urrejtja ndaj armikut. Planifikimi dhe ekzekutimi i mirë i fushatës së propagandës do të kontribuojë në një përgatitje të suksesshme të popullit shqiptar për rezistencë dhe rritje të besimit për përmbysjen e regjimit. Detaje të tjera të luftës psikologjike do të mbeten në dorë të shkruesve të teksteve në bordin e anijes së transmetimit dhe të hartuesve të fletushkave në bazën kryesore. Të dy ata duhet të mësojnë nga agjentët me eksperiencë për udhëzimet politike. Zona e opera-cionit nuk është caktuar ende, ndërsa vendimi për justifikimin e anijes së transmetimeve dhe ekuipazhit të saj do të merret pas sigurimit të mjetit, pasi origjina dhe tipi i saj mund të influencojnë operacionin.

Stafi Për operacionet e luftës psikolog-

Një motobarkë me një transmetues në bord duhet të transmetojë drejt Shqipërisë në të njëjtën frekuencë me Radio Tiranën duke iu imponuar volumit të saj. Transmetimet do të jenë të përditshme, rreth 15 minu-

ta çdo mbrëmje. (Zëri i njoftuesit duhet të evitojë çdo devijim të mundshëm nga teksti dhe transmetimet të fokusohen në lajmet nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa). Lëshime të vazhdueshme fletushkash duhet të kryhen në koordinime lëshimet e artikujve...

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 13

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Asnjë këtu nuk ka interes në një krizë mes Bashkimit Evropian dhe Italisë sepse Italia është një nga vendet më të rëndësishme të

Eurozonës. Por ne gjithashtu nuk kemi in-teres që Italia të mos respektojë rregullat...

Italia shton shpenzimet sociale, BE kërkon disiplinë financiare

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBuxheti i ri/ Italia ndan pjesë të buxhetit kundër papunësisë dhe varfërisë

Andi LAMKO

Zotimi i qeverisë populiste të Italisë për zhdukjen e varfërisë me masat e reja të buxhetit, ka dërguar valë tronditjeje dje në

Bruksel, teksa Bashkimi Evropian po përgatitet të refuzojë draftin e planit financiar të Romës. Koalicioni qeveritar mes Lëvizjes 5-Yje dhe Legës vendosi të enjten vonë për rritjen e ndihmës sociale për të papunët dhe ata me të ardhura minimale kur deficiti i vendit është 2.4 për qind e GDP, duke sfiduar kërkesat shefave të BE që kërkojnë të mbahet borxhi nën kontroll për të rua-jtur zgjerimin e mundshëm të pasojave financiare në bllok. Qeveria e qendrës së djathtë ka arritur marrëveshjen për t’i dhënë fund varfërisë me buxhetin e saj të parë, megjithëse ministri italian i Ekonomisë, Giovanni Tria, ka bërë thirrje për më pak shpenzime. Tria ka kërkuar të kufizojë deficitin bux-hetor nën 2 për qind, në mënyrë që të shmangte shtimin e borxhit të Italisë prej 2.3 trilionë eurosh. Por kolegët e tij janë të vendosur të shpenzojnë më shumë para në kuadër të përmbushjes së premtimeve të tyre elektorale duke përfshirë këtu të ardhurat bazë, reduk-tim të taksave dhe anulimin e planit për rritjen e moshës së daljes në pension.

BE kërkon disiplinë financiareVendimi i fundit për buxhetin

është kritikuar ashpër nga komisione ri për ekonominë në Bashkimin Evropian, Pierre Moscovici, ndërsa ka raportime se presidenti i Italisë i ka bërë thirrje ministrit Tria të mos tërhiqet nga kërkesat e tij. Brukseli an-kohet gjithashtu se ende nuk ka marrë një kopje të raportit të buxhetit nga

Holanda parandalon sulmin terrorist, 7 të arrestuar

Nga nëntori rikthehen fluturimet Athinë-Shkup

Autoritetet holandeze njo-ftuan dje se arrestuan shtatë persona të cilët akuzohen për planifikimin e një sulmi mad-hor terrorist, duke përdorur granata, armë automatike dhe jelekë eksplozivë. "Policia ar-restoi sot shtatë burra, që dy-shohet se ishin në një fazë të avancuar për përgatitjen e një sulmi terrorist shumë të rëndë në Holandë", njoftoi Ministria e Rendit Publik në një deklaratë. Tre nga shtatë të dyshuarit janë arrestuar në të kaluarën, duke u përpjekur të bashkohen me or-

ganizatat terroriste jashtë ven-dit. I dyshuari kryesor është një irakian 34-vjeçar, i cili u dënua në vitin 2017 sepse udhëtoi jashtë vendit për të luftuar me xhihadistët e Shtetit Islamik. "Të dyshuarit po kërkonin armë zjarri AK47, granata, jelekë shpërthyes dhe bomba me tel-ekomandë për shpërthimin e automjeteve", thanë prokurorët në një deklaratë, ku shtohej se të arrestuarit të moshës 21-34 vjeç, u arrestuan në 4 rrethe në Holandë, pas gati gjashtë muaj hetimesh nga autoritetet.

Kompania më e madhe për fluturime Aegean Airlines do të nisë fluturimet midis Athinës dhe Shkupit më 1 nëntor, duke rikthyer kështu shërbimet midis dy qyteteve të mëdha më shumë se një dekadë. Flu-turimet do të zhvillohen dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte dhe do të operohen nga dega e saj rajonale Olympic Air. Emri i aeroportit të Shkupit ishte një nga pengesat kryesore që Aegean të vazhdojë me fluturimet midis dy kryeqen-drave në vitet e fundit. I njohur

dikur si Leka i Madh aero-porti u riemërua në mars pas marrëveshjes mes qeverive. Shkupi ishte destinacioni i parë ndërkombëtar i Aegean në vi-tin 2003, megjithatë, fluturimet u ndërprenë në 2007 kur mar-rëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë u përkeqësuan. Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Geor-gios Katrougalos, tha se “Ne i shohim këto fluturime si një zhvillim pozitiv, si çdo masë që nxit bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve tona”.

Berlin, Erdogan kërkon ekstradimin e gylenistëve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të premten i bëri thirrje Berlinit të ekstradojë ata që ai i quan përkrahës të klerikut Fethullah Gulen dhe që banojnë në Gjermani, por kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania ka nevojë për më shumë prova për ta quajtur këtë organizatë “terroriste”. Në konferencën e përbashkët me kancelaren gjer-mane, Erdogan tha se gjithse-si kanë arritur konsensus me Merkel për funksionalizimin e mekanizmave për bashkëpunim, të cilat nuk funksiononin për një

kohë midis dy vendeve. Erdogan ka bërë të ditur se planifikojnë që të përmbushin sa më parë gjashtë kriteret e mbetura për çështjen e liberalizimit të vizave. Duke iu referuar organizatës ter-roriste FETO, presidenti Erdogan ka theksuar se mijëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK ndodhen në Gjermani dhe se këta janë të shpërndarë në vende të ndryshme. “Unë nuk kam të drejtë të kritikoj drejtësinë në Gjermani dhe as ju nuk keni të drejtë të kritikoni gjyqësorin në Turqi”, tha Erdogan.

Greqia në emergjencë, kaos nga furtuna “Ksenofon”

Mbrëmjen e djeshme preku Greqinë cikloni “Zorbas” që sipas shërbimit meteorologjik italian është transformuar në stuhi të fuqishme.“-Zorbas” do prekë Kretën, Jonin Jugor, Peloponezin dhe Atikën. Meteorologët nuk janë në gjendje të përcaktojë itin-erarin apo fuqinë e saj ndërkohë që pritet dhe takimi i “Zorbas” me stuhinë “Ksenofon” të ketë pasoja të papara-shikueshme. Greqia është në situatë emergjente me shkollat të mbyllura në disa zona dhe paralajmërime për qarkullimin rrugor.

Assange heq dorë nga drejtimi i WikiLeaksJulian Assange largohet, të

paktën për momentin nga pozita e drejtorit të WikiLeaks. Vendimi ka ardhur pasi Assange prej muajsh nuk ka akses në internet dhe tele-foni’ ose kontakte me njerëz nga jashtë ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ai jeton si refugjat prej më shumë se gjashtë vjetësh. Për të zgjedhur pasardhësin ishte vetë As-sange që nominoi gazetarin inves-tigativ islandez Kristin Hrafnsson, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe zëdhënës të Wikileaks.

Belgjika padi ndaj Google për lokacionet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Belgjik-ës tha dje se do të padisë kompaninë “Google” për rrezikim të sigurisë kombëtare sepse nuk kanë mjegull-uar pamjet satelitore të lokacioneve ushtarake në vend. Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, raportuan mediat belge. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar nga Google që në programet e saj Google Maps dhe Google Earth të mjegullojë lokacio-net si Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, bazat ajrore dhe centralet bërthamore.

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë dje se është koha t’i vijë fundit tematizimit të kërkesës së shqiptarëve të Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën. Në një intervistë televizive Arifi ka thënë se kushti i tyre kryesor për real-izimin e kësaj kërkese është që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës. “Për serbët në veri të Kosovës bisedohet me zhurmë sikur të ishin i vetmi minoritet në Ballkan, ndërsa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë”- ka thënë Arifi, duke shtuar gjithashtu se nuk preten-don të fitojë zgjedhje duke luajtur me kufij. “Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët”, ka thënë Arifi, pa përcaktuar se cilëve nga politikanët kosovarë i referohej.

Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti ka përsëritur dje gjatë një takimi me qytetarë në Kukës qëndrimin e tij kundër ideve dhe dialogut me Serbinë të presidentit të vendit. “Hashim Thaçi po vë në diskutim pavarësinë e Kosovës, pasi me korrig-jimin e kufijve duket qartazi se ai është penduar që e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti duke paralajmëruar se manifestimi i planifikuar për sot është protestë paqësore kundër ndarjes së Kosovës. Lideri i Vetëvendosjes është shprehur se, nëse ndodh zhvendosja e kufijve do të ketë dhunë dhe konflikte të reja, pasi sipas tij, pazari Thaçi-Vuçiç me territorin e Kosovës nuk mund të ecë përpara pa incidente në terren. Kurti shtoi se Kosova me kufijtë aktualë duhet të ketë të drejtën të bashkohet me Shqipërinë.

Kreu i Preshevës: Kush luan me ne, nuk na njohin mirë Kurti në Kukës: Thaçi po vë në diskutim Pavarësinë e Kosovës

Roma dhe po mëson për zhvillimet nga media. Armando Marozzi, analist i grupit Medley Global Advisors, para-lajmëroi se Italia do të vuajë një seri pasojash tani që Brukseli dhe agjencitë e kreditimit vërejtën mungesën e disiplinës së Romës në lidhje me finan-cat. “Prej tani e tutje gjërat do të jenë

ndryshe për Italinë. Komisioni Evropi-an do të refuzojë buxhetin dhe muajin e ardhshëm agjencitë e vlerësimit të kreditit pritet të ulin vlerësimet për bondet italiane”, tha Marozzi. Drafti i buxhetit përfaqëson një disfatë për ministrin e ekonomisë Giovanni Tria, por ai me shumë gjasa u bë viktimë

e politikave rebele dhe sfiduese ndaj Brukselit të qeverisë Conte, të nxitura nga zv. kryeministri i plotfuqishëm, kreu i Legas, Matteo Salvini.

Tregjet kishin pritur më shumë nga Tria

Analistët thonë se stabilimenti ev-ropian kishte pritur që ministri i ekon-omisë të ushtronte më shumë influencë. “Deri sot tregjet ndërkombëtare kishin vënë bastet e tyre te aftësia e misnitrit të ekonomisë për të mbajtur frerët financiarë mbi forcat politike. Por ky supozim është shembur tashmë", tha Francesco Galietti, kreu i analistëve të riskut politik Policy Sonar, në Romë. Italia është ekonomia e tretë më e mad-he e eurozonës dhe Brukseli thotë se kishte premtuar të reduktonte borxhin e saj. Edhe emërimi i Tria si ministër i financave kishte qertësuar disi frikat e Brukselit, i cili kishte shpresuar që partitë në pushtet të përmbaheshin dis nga premtimet e tyre elektorale. Deficiti i buxhetit prej 2.4 për qind do të shëno-het në Komisionin Evropian në mesin e muajit të ardhshëm. Organi i fuqishëm i BE ka fuqinë të kërkojë ndryshime në propozimet e shteteve anëtare si pjesë e kompetencave të tij për të mbikëqyrur stabilitetin e eurozonës. Komisionari Moscovici tha në paralajmërimin e tij për Romën se kritikat e BE nuk janë një tekë e Brukselit, pasi Italia është pjesë me influencë e bllokut. “Asnjë këtu nuk ka interes në një krizë mes Bashkimit Evropian dhe Italisë sepse Italia është një nga vendet më të rëndësishme të Eurozonës. Por ne gjithashtu nuk kemi interes që Italia të mos respektojë rreg-ullat e buxhetit duke mos reduktuar deficitin e saj, i cili mbetet i rrezikshëm”, tha Moscovici.

14 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve famil-jare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm. Fillimisht u dyshua se e moshuara kishte vdekur aksi-dentalisht, por efektivët e policisë dalluan shenja dhune në trupin e saj, çka ngiti dyshimet...

Gjashtë nga nëntë të arrestuarit e grupit “Bajri” kërkojnë lirinë në ApelPesë ditë pas arrestimit, Safet Bajri dhe pesë të

prangosur të tjerë si anëtarë të grupit kriminal “Bajri” kërkojnë të lirohen nga qelia. Ata përmes avokatit të tyre kanë ankimuar ditën e djeshme në Apelin e Krimeve të Rënda, masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar për ta nga Gjykata e Shkallës së Parë. Gjashtë prej nëntë të arrestuarve në Shqipëri nga operacioni policor “Oaz”, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal “Bajri” kërkojnë lirinë. Pa kaluar akoma një javë nga dita kur Shkalla e Parë e Krimeve la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ta, të dyshuarit i janë drejtuar Apelit. Deri më tani, masat janë kundërsh-tuar nga Safet Bajri, i dyshuar si një ndër kryesorët e grupit, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Klaudio

Hoxhalli dhe Denis Brajoviç. Në ankimin e depozituar në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha, të arrestuarit pretendojnë se vendimi i Shkallës së Parë është i pa-drejtë. Në përfundim ata kërkojnë ndryshimin e masës “arrest në burg” dhe caktimin e një mase sigurie më të lehtë, si ajo e “arrestit shtëpiak” apo e “detyrimit për paraqitje”. I njëjti pretendim u paraqit prej tyre edhe në seancat gjyqësore në Shkallën e Parë për verifikimin e masës “arrest në burg” të caktuar në mungesë, por nuk u morën parasysh nga gjykata. Mësohet se ankimim për ndryshimin e masës së sigurisë pritet të bëjë dhe Armir Grimaj, ish-trajneri i Kombëtares së Futbollit të Femrave dhe Fabiol Rexhepi, ish-portier i Tërbunit. Ata dyshohet se kanë fiksuar rezultatin e një ndeshje fut-

bolli të kategorisë së dytë. Operacioni “Oaz” u finalizua me 11 të arrestuar mbrëmjen e 21 shtatorit dhe u zh-villua njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam, Holandë. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas 6 muajsh hetimesh, dhjetra orë përgjimesh, veprimet hetimore proaktive në terren dhe shkëmbimit të in-formacionit me agjencitë partnere u siguruan prova të mjaftueshme që ngrinin dyshime se të arrestuarit ishin pjesë e një grupimi kriminal të angazhuar në trafik droge, gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh spor-tive. Të njëjtit procedim i janë bashkangjitru edhe tre procedime të Prokurorisë së Shkodrës në lidhje me një tentativë vrasje dhe dy vrasje të shënuara në këtë qytet në harkun kohor 1999-2001.

Elvis MYRTA

Zbardhet vdekja e dy-shimtë në Durrës e 83-vjeçares Floresha Shkurti, e cila u gjet e

pajetë me një goditje në kokë në shtëpinë e saj të enjten. 24 orë pas ngjarjes së rëndë policia e qytetit bregdetarë bën me dije se kemi të bëjmë me një krim bren-da familjes. Si të dyshuar për vrasjen e 83-vjeçares uniformat blu të Durrësit, kanë arrestuar nipin e të moshuarës. Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Dur-rës, u arrestua pak orë pasi u shoqërua në polici ku u mor në pyetje intensivisht, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të qytetit bregdetarë. Sipas pol-icisë vetë 21-vjeçari ka pranuar krimin duke u shprehur përpara bluve të Durrësit, se e goditi gjy-shen e tij në gjaknxehtësi e sipër. Rezulton se i riu ishte përdorues droge dhe gjithçka ka ndodhur pasi ai i ka kërkuar para të moshuarës për të blerë kana-bis, por pas një debati me fjalë dhe refuzimit për ti dhënë lekë, 81-vjeçarja u godit për vdekje nga nipi. Ishte vetë i riu ai që lajmëroi policinë mbi ngjarjen, ku tha se gjeti në banesë gjyshen e vdekur, por hetimet e policisë bën zbulimin e frikshëm. Madje fillimisht ai mohoi të kishte gisht në krim, duke thënë “Si mund të vras gjyshen time?” Sakaq policia tha zyrtarisht se Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pak pas mesnate për vrasjen e gjyshes së tij. Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm. Fillimisht u dyshua se e moshuara kishte vdekur aksidentalisht, por efektivët e policisë dalluan shenja dhune në trupin e saj, çka ngiti dyshimet për një vrasje të mundshme. Trupi i Floreshës iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, që përcaktoi se ajo ishte vrarë. Në të njëjtën kohë, hetuesit ranë shumë shpejt në gjurmët e nipit të saj 21-vjeçar, i cili u shoqëruar për t’u marrë në pyetje pak orë pas ngjarjes. Redmond Gruda e vrau gjyshen e tij duke e goditur disa herë me thikë në kokë. E

moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndër-sa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.

Si u zbulua ngjarja e rëndëNgjarja e mëngjesit të së

enjtes, për vrasjen e 83-vjeçares fillimisht u raportua si aksiden-tale. Ka qenë vetë autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 21-vjeçari, Redmond Gruda, i cili ka la-jmëruar policinë duke i thënë se ka gjetur gjyshen e tij të vdekur, brenda në banesë. Fillimisht u dyshua edhe për vdekje aksi-dentale, për shkak se viktima mund të kishte rrëshqitur dhe të kishte përplasur kokën. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit, ku iu nënshtrua ek-spertizës mjeko-ligjore, e cila përcaktoi se 83-vjeçarja është vrarë. Sipas ekspertizës gjak-derdhja nga plaga në kokë i ka shkaktuar asaj vdekjen. Pas përgjigjes së ekspertizës se kishim të bënim me një vrasje, policia shoqëroi disa persona në rajon për ti marrë në pyetje. Fillimisht, autori i kësaj ngjarje të rëndë, nipi i viktimës, nuk e ka pranuar krimin por gjatë marrjes në pyetje, i riu e pranoi autorësinë e krimit, pasi u vu përballë provave që ekspertët

Itali, shkatërrohet grupi i trafikantëve, drejtues një shqiptar

Policia italiane shkatërroi një rrjet trafikantësh droge të drejtuar nga shqiptari Dranoel Ndoja. 32-vjeçari është mes 5 të arrestuarve, gjatë operacionit të zhvilluar natën e të enjtes në Maçerata, kryeqendra e aktiviteteve kriminale të grupit. Gjatë operacionit policia sekuestroi 4 kg drogë të llojeve të ndryshme si hashash, marijuanë e kokainë. Prokurorët lanë në burg dy bashkëpunëtorët më të afërt të Ndojës, Karlo Raimondin dhe Mikael Radejovskin. Ndër-sa dy të ndaluarit e tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje. Në kërkim janë 11 pjesëtarë të tjerë të organizatës. Policia lokalizoi Ndojën dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjimet e telefonatave dhe sinjalizimeve të sistemit GPS, të aktiv-izuar në automjetet e tyre. Hetimet për grupin nisën në Prill të 2017-ës. Policia e identifikoi atë edhe falë tatuazhit me formën e busullës, prej të cilit mori emrin operacioni “Rosa dei venti”. 32-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar disa herë për çështje droge.

Policia arrestoi 21-vjeçarin Redmon Gruda si autor të vrasjes

Zbardhet vrasja e 83 vjeçares në Durrës, nipi i mori jetën gjyshes se nuk i dha lekë për hashash

Lëvizte me armë në rrugët e kryeqytetit, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim. Burime zyrtare nga komisariati i kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, u kap një djalë 25-vjeçar, i cili mbante me vete një pistoletë me tetë fishekë. Të njëjtat burime thonë se efektivët e komisariatit nr.6 vunë në pranga Antonio Gjoshin, 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë. “Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, të riut iu gjet në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa në ngarkim të tij për ndjekje të mëte-jshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës”, tha policia për arrestimin e 25-vjeçarit.

Arrestohet në Durrës 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Një i dënuar me 10 vite burg në Itali, dhe i kërkuar ndërkombëtarisht, është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet e Durrësit. Ermal Daci nga Tirana, u arrestua në portin e Durrësit duke hyrë në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku gjykata e Napolit e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg. “Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë kontrollit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit, Ermal (Alberto) Daci 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", “Rrëmbim personi” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, thuhet në njoftimin e policisë . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

e kriminalistikës kishin sigu-ruar në banesën e familjes ku ndodhi vrasja. Nipi 21 vjeçar Redmon Gruda, është arrestuar si autori i vrasjes me thikë në kokë të gjyshes së tij 83-vjeçare Floresha Shkurti. Ngjarja ndo-dhi të enjten, 27 shtator, në qytetin e Durrësit. Refuzimi për ti dhënë para që dyshohet se do ti përdorte për të blerë lëndë narkotike është motivi pas krimit makabër. “E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme pas vdekjes së babait” mësohet se tha ai para hetuesve. Me tej ai ka treguar edhe dinamikën. 21

vjeçari dhe gjyshja e moshuar ndodheshin të vetëm në shtëpi. Sipas vetë dëshmisë së autorit përpara oficerëve, në debat e sipër, Redmon Gruda ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar në kokë gjyshen e moshuar. Më pas ai ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur në plehra për të fshehur provat. Pas krimit 21 vjeçari ka tentuar të prishë pro-vat në vendngjarje. Ai ka ndër-ruar rrobat të cilat ka tentuar t'i fshehë dhe më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën se gjyshja kishte vdekur. Gjatë kësaj kohe ai ka vënë në dijeni edhe nënën e tij për ngjarjen.

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

të arrestuarit dysho-hen për korrupsion. Nga hetimi i kryer dy-shohet se në abuzim me detyrën, ata kanë marrë shuma parash në këmbim të kryerjes së regjistrimit të pasurive të ndryshme. “Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka

U arrestuan për tjetërsimin e pronave në Spille, Gjykata e Kavajës liron 4 zyrtarëGjykata e Kavajës ka liruar katër të ar-

restuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë disa muaj më parë. Togat e zeza të Kavajës kanë pranuar kërkesën e mbrojtje për lehtësimin e masës së sigurisë, ndaj katër ish zyrtarëve të hipotekës së Kavajës. Edhe pse prokuroria ka kërkuar mbajtjen në burg të katër të pandehurve, trupa gjykuese me kryesues gjyqtarin, Paulin Çera, ka liruar katër ish zyrtare. Tashmë dosja voluminoze dhe e bujshme e prokurorisë për tjetërsimin e pronave në zonën e Spilles tashmë është shfryrë, pasi janë liruar pothuajse të gjithë

zyrtarët e arrestuar. Për këtë dosje pas qelive kanë mbetur vetëm 2 persona. Gjykata ka liruar Nezir Leçinin, Dritan Kazazin, Aldo Kilan dhe Agron Xhelezin, duke i lënë ata në arrest shtëpie. Me vendim të gjykatës, kanë lënë qelinë Nezir Leçini, ish-shef i kadastrës në Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i komi-sionit të ndarjes së tokës, Aldo Kila ish-jurist në hipotekën e Kavajës, Dritan Kazazi ish-har-tograf në hipotekën e Kavajës. Ndërkohë në korrik të 2018, Gjykata e Apelit Durrës liroi Said Cikalleshin, ish-drejtues Hipoteke. Po në këtë datë u lirua dhe Andi Gjeci, ish-jurist

i hipotekës. Ndërsa në 20 shkurt të këtij viti, gjykata liroi dhe Fatos Kajën, ish prefektin e Tiranës. Zyrtarët e arrestuar akuzoheshin për tjetërsim pronash. Ata kthyen edhe ranishtet në tokë arë, ndërsa nuk kursyen as poligonin e Ministrisë së Mbrojtjes i cili u kthye në pronë private. Nga hetimet të cilat zgjatën rreth 9 muaj, prokuroria e Kavajës zbuloi një zinxhir abuzimesh që nga falsifikimi i dokumenteve e deri tek marrja e pronave shtetërore të Forcave Ajrore. Zyrtarë, noterë e biznesmenë, sipas prokurorisë jo vetëm kanë arritur të grabisin rreth 11 mijë m2 tokë në vijën bregdetare

Spille Kavajë, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme. Kështu pas një hetimi disamujor u mundësua identifi-kimi i disa shtetasve të dyshuar si përgjegjës për përfshirje në tjetërsimin e pronave. Sipas organit të akuzës në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është kon-statuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ka pasur certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit.

Elvis MYRTA

Gjykata e Shkodrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin

e Hipotekës së Shkodrës, Zamir Leka. Ndërkohë, për punonjësen tjetër të këtij institucioni, Frida Mirashi, u vendos masa e sig-urisë “arrest shtëpie”. Në seancën e djeshme të zhvilluar me dyer të mbyllura, avokatët e dy zyrtarëve të hipotekës së qytetit veriorë, të akuzuar për korrupsion kanë kërkuar masë më të lehtë ndaj klientëve të tyre. Ndërsa vetë i pandehuri Leka, përpara togave të zeza ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat, ku gjatë të gjithë procesit ka këmbëngulur në pafajësinë e tij. Por në përfundim të seancës gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dy të akuzuarit për korrupsion në hipotekën e Shkodrës. Kryeregjistruesi Leka, u arrestua katër ditë më parë në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur në zyrën e tij, teksa i është komunikuar edhe akuza. Sipas prokurorisë, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejton Hipo-tekën e Shkodrës. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arres-tojnë. Ai erdhi si kryeregjistrues në Shkodër pas ndryshimeve të bëra në rang kombëtar në drejtoritë vendore të hipotekave në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq, Frida Mirashi, punonjëse e Hi-potekës, dyshohet për të njëjtin rast korruptiv.

HetimetSipas të dhënave të Proku-

rorisë, të arrestuarit dyshohen për korrupsion. Nga hetimi i kryer dyshohet se në abuzim me detyrën, ata kanë marrë shuma parash në këmbim të kryerjes së regjistrimit të pasurive të ndrys-hme. “Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjis-trues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konk-retisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit etj., detyrë funksionale kjo e tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka

regjistruar kryesisht procedimin penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Pe-nal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka dhe Frida Mirashi. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërlig-jshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi. Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, dhe ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin, “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë. Gjatë hetimeve para-prake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjis-truar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir

Kapen me armë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Durrës

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Dur-rësit, të kapur me drogë dhe armë. Në prangat e unifor-mave blu të qytetit bregdetar përfunduan, Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me inicialet A. P., 26 vjeç dhe E. Z., 19 vjeç, banues në Durrës. Uniformat blu kishin marrë informacion se të rinjtë dispononin lëndë narkotike dhe armë, ku gjatë kontrollit fizik të tyre dhe në banesat përkatëse u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua edhe një pistoletë Ekol, e gjetur në banesën e Metës, 21 fishekë dhe një radio policie. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjykata rikonfirmoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për juristen Frida Mirashi

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka

Berat, trafikuoi si prostitutë të fejuarën, pranga 40 vjeçarit

Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Mash-trimi” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat dhe Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Mu-zakaj”, Berat. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një vajzë 29-vjeçare. E reja ishte fejuar me Myrtaj, ku pikërisht nga besimi i krijuar prej saj ai e trafikoi drejt shtetit fqinj. Në shte-tin italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja me inicialet D. D., e cila ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit, ku falë bashkëpunimit me policinë italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali. Dy të dyshuarit u arrestuan ditën e djeshme, e enjte, ndërkohë që ndaj të dysh-uarve materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”.

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 48 vjeçari Policia e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpe-

jtë ka ushtruar kontrolle në lokale dhe akse rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale në zonën e Sarandës. Gjatë këtij aksioni u kap një person në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi. Gjatë këtij aksioni në prangat e policisë përfundoi Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë. 48-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Ndaj tij u ekzekutua vendimi i dhënë më 20 shtator, i Gjykatës së Sarandës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” . Policia thotë se kontrollet blic të policisë dhe FNSH-së, do të vazhdo-jnë aksionet në të gjitha qytetet dhe rrugët nacionale për kapjen e personave me precedentë penalë.

Leka”, thuhet në dosjen hetimore ndaj ish drejtorit të hipotekës Shkodër.

Vendimi i gjykatësGjykata e Shkodrës ka pran-

uar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit për të vendosur masat “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi” ndaj kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe juristes së këtij in-stitucioni. Më konkretisht, Gjyka-ta pranoi kërkesën e Prokurorisë Sh- kodër për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës

Penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal. Gjithash-tu, Gjykata pranoi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dy-shuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të par-ashikuar nga neni 259 i K. Penal.

16 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

Nga Luan KURTI

Globalizmi në themel të vetë ka qarkul-limin pa barrierë të mallrave dhe

kapitaleve, akses të bara-bartë në tregje, krijimin e organizmave të posaçëm që do administronin krizat për të mos lejuar përhap-jen e panikut tek publiku dhe shpërthimin e revolucioneve. “Qeveria globale”, nëse na lejohet ta përdorim si termë referencial, është një grumbull mekanizmash skarco, që nuk përputhen aspak me manualin dhe s’mund të krijojnë funksionalitet. Këto janë përgjegjëse për krizat në çdo lloj kuptimi dhe po krijojnë një polarizim të skajshëm, në të pasur dhe të varfër si asnjëherë më parë në histori. Të pasurit në fakt, janë shndërruar në disa dhjetëra, qindra, kurse të varfërit miliona, miliarda. Madje nuk ka një masë të saktë, apo përgjithësim të termit “varfëri”. Vende të ndrys-hme kanë tregues të ndryshëm për minimumin jetik. Standardet shkelen dita-ditës në dëm të gjeopolitikës dhe kriza ekonomike mëtohet të

Nga Jorgo MANDILI

Në mënyrë të natyrshme çdo njeri mund të shtrojë pyetjen

A kemi intelektualë të ngjashëm me të parët?

Nëse do të përpiqeshim të gjenim modele, të pak-tën t'u afrohen të parëve në periferi të personalitetit të tyre (se të ngjashëm me ta nuk bëhet fjalë), do të binim në pesimizëm, sepse do të kuptonim, jo vetëm se sa i vogël është pushteti i mendjes në Shqipëri, por do të neveriteshim nga"epopeja e intelektualëve komedianë", të cilët abuzojnë çdo ditë e më tepër me termin "intelektual".

Dëgjon shpesh politikanë, deputetë, ministra, drejtorë, specialistë, bodigarde, policë e çdo kush që "është i diplomuar, i magjistruar a i doktoruar" ta shpalli veten intelektual. Në fjalime apo intervista, në studio apo promovime të ndryshme shpesh dëgjon: "Unë, ti, ai, ne, ju, ata... si intelektu-alë...". E vazhdon ligjërata duke e lakuar e artikuluar termin "intelektual", kaq shumë, saqë ndjen neveri për njerëz të tillë, të dështuar në fushat e tyre profesionale, por që kërkojnë të duken të suksesshëm në politikë, shkencë, akademizëm, drejtim e kudo tjetër, duke e përdorur në mënyrë abuzive termin "intelektual".

Prej tyre, ky konsiderohet si një vlerësim, si një medalje apo honor që ta japin strukturat partiake, politike, qeveri-tare apo shoqërore. Nuk janë veçse, ata lloj tipash provinciale që tradicionalisht kanë qenë dhe mbeten "servilë, poltrone, puth-adorë, lehtë, madje, vullnetarisht të nënsh-trueshëm ndaj pushtetit dhe ndaj pushte-tarëve". Kjo është prirje mendore dhe morale e intelektualëve orientale, të cilët kanë ekzistuar dhe ekzistojnë me shumicë ende në vendin tonë

Ta pranojmë atë që thotë, ndër më të paktët intelektual i mbetur, profesori dhe akademiku R. Qose: "Ndryshe prej intelek-tualëve evropianë me identitet mendor dhe moral, me pavarësi mendore dhe të sjell-jeve, intelektualët shqiptarë, tradicionalisht kanë qenë dhe janë as më shumë e as më

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Globalizmi, midis predikimit dhe realitetit

Intelektuali oriental-atavizëm i paracivilizimit

përcillet dhunshëm nga kreu drejt periferive, duke krijuar taborret e plebejve që humbasin çdo lloj të drejte. Kjo sinkronizon shpopullimin jo vetëm në paksimin e lindjeve, të martesës midis të rinjve, por edhe emigrimin ekonomik drejt vendeve më të zhvilluara, duke lënë ter-ritore të zbrazura. Ekspansioni i kapitalit ka sjellë shfrytëzimin e pasurive të këtyre vendeve “për një copë bukë”, dhe ka krijuar një fluks të paparë të krahut të lirë të punës në perëndim, një përplasje me vendasit, duke minuar kohezi-onin social, një klimë urrejtjeje, dasie raciale në rritje, që manifestohet në programet politike izolacioniste të partive të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Kësisoj globalizimi shndërrohet në kolonializim, qeveritë lokale në buratinë të

katër vjet), pushteti po kthehet i trashëgueshëm. Vendet kryesore që duhej të ishin promotor të zhvillimeve pozitive janë të gërryera nga prob-lemet e brendshme, nga të njëjtët precedent dhe përkundër deklarimeve po zhvillojnë një luftë tregtare, diplomatike, revanshi për ndarjen e zonave të influencës. Oligarkia dhe Off-shor-et janë sinonime të njëra-tjetrës dhe kanë krijuar një rezervë të frikshme valutore që mund të përmbysin çdo demokraci. Ekonomitë përtej të qenit prodhuese të të mirave materiale janë inflacioniste, konsumatore dhe sasia e parave të pista në qarkullim po gërryen të gjitha rezervat dhe resurset. Kësisoj realiteti po shndërrohet në virtualitet dhe ëndrrat, idealet e mëdha kanë humbur çdo sens.

pak- intelektualë orientalë që lindin elita proviciale. E thënë ndryshe ne nuk kemi el-ita politike dhe intelektuale në kuptimin që ka ky togfjalësh si në vendet euroantlatike".

Efektet e një "orientalizimi" të tillë nuk kanë qenë pa pasoja në shoqërinë tonë. E konkretisht, më të spikaturat e që ende "gjallojnë"edhe sot janë:

-Një "produkt historik" në "kofinin tonë pas të vjelit". Duke reaguar sipas kësaj filozofie për disa ngjarje kruciale të histor-isë sonë kemi mbetur gjithmonë të fundit -:të fundit u shkëputem nga otomanizmi, të fundit kemi mësuar të shkruajmë gjuhën tonë, të fundit kemi ngritur Universitetin dhe Akademinë, të fundit në "përmbysjen" e komunizmit, të fundit besoj do jemi edhe në integrimin në Evropë. Por...., të parët në shkatërrime, vjedhje, vrasje, prostitucion, drogë, e çdo lloj snobizmi tjetër që lidhet jo me punën, intelektin, inovacionin,por me atë çfarë shohim e dëgjojmë.

- Krijimi i një shoqërie rurale e shpesh tribale, që ka nxjerrë një klasë politike me mentalitet feudal partiak të rrethuar nga "caushllare, evetefendilere, spahinj, njerëz besnikë të dëgjueshëm e të nënshtrueshëm, ndonjë i dijshëm dhe shumë të padijshëm". (R.Q)

- Lindja e turmave, që mund të shtrati-fikohen në tre grupime:militante, mediokre dhe një minoritet qytetar anonim. Të parët janë grupuar rreth partive përkatëse, të dytët, mediokrit, në zyrat e qeverisë, pres-idencës e drejtësisë. Të tretët, janë ata që i venë kërkesa vetes dhe luftojnë çdo ditë për realizimin e tyre, në heshtje dhe pa u ndjerë.

- Lindja e një elite politike, intelektuale dhe akademike provinciale, nga kjo shoqëri rurale e shpesh tribale. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Nuk mund të presim që nga "gjembat të dalin trëndafila"!? Vetëm nga një shoqëri me mentalitet të urbani-zuar-klasa politike - elita e saj dhe elitat e tjera dalin nga mendimi politik dhe intelek-tual i përparuar.

Si mund të ndodhë kështu? - mund të pyesë me të "drejtë" ndonjë, kur ne kemi mbi 40 universitete, akademi, mijëra të diplomuar, qindra të magjistruar, dhjetëra të doktoruar, kemi profesorë, akademikë, shkencëtarë, shkrimtarë e artistë të fushave

trusteve dhe monopoleve, në aksesorë të do-mosdoshëm dhe popujt në një lloj mase amorfe pa sens të qartë lëvizjeje. Mund ta quani edhe skllavëri moderne, një lloj rrethi vicioz, ku kërkesa në rritje, po has një ofertë në rënie dhe po shton pasigurinë për të ardhmen. Sot është fakt që klasa e mesme nuk ekziston dhe roli i sindikatave është zbehur tej mase, është shtuar represioni dhe liria e mediave është vënë në rrezik. Censura po merr trajtat e asaj që ishte gjatë Luftës së Ftohtë, madje edhe më keq: ajo operon jo vetëm nga brenda-jashtë, por edhe nga e kundërta, duke paguar shuma të konsid-erueshme nën dorë që ta paraqesin situatën si idilike dhe progresive. Është bllokuar qarkulli-mi i elitave, pavarësisht zgjedhjeve (një herë në

ynë i nderuar, me leje të ministres së Arsimit, të bënim një krahasim se në çfarë gjendje janë universitetet si rrjedhojë e gjysmëreformave të realizuara prej tyre në arsimin e lartë, atëhere metaforikisht do t'i krahasonim me ato pajtonet e vjetra, që u kërcasin të gjitha pjesët dhe që tërhiqen nga kuaj të lodhur e të drobitur, që shër-bejnë vetëm për një gjë-për asgjë. Atëhere nga i presim intelektualët? Nga Universite-tet UFO?

Kaq shpresëhumbur jemi? Jo! Ka një dritë në tunel. Është Diaspora. Janë djemtë dhe vajzat mendim ndryshe, të edukuar në Botën e Lirë. Nuk do ta lenë NËNËN të "japë shpirt". Do t'i japin dorën si të parët e tyre. Dhe NËNA e ndjen këtë! Dhe nuk ka frikë! E ndjen NËNA dhe pret, pret se një ditë ato djem e vajza do të vijnë! Dhe do ta ngrenë NËNËN në këmbë. Për ta mbajtur kokën lart si ZONJË! Dhe atëherë do Rilindë Shqipëria. Dhe atëhere Par-ia e Tiranës do të mbetet e kryqëzuar në "Shtyllën e Turpit".

Na duhen intelektualë të tillë "me identitet individual, mendor dhe pavarësi mendimi dhe sjelljeje", vërtet europiane, që aq shpesh i artikulojmë, i mendojmë, i kërkojmë... I kërkojmë këtu, po ku janë?! Disa thonë janë të trembur, disa të tjerë thonë se u kanë zënë "frymën" mediokrit, akoma një pjesë pretendojnë se nuk duan të ngatërrohen me politikën, akoma të tjerë se nuk i dëgjon njeri dhe vështrojnë punën e tyre. E këta nuk janë intelektualët, me atë "paketë" tiparesh, që i bëjnë ata të veçantë nga shtresat e tjera, që i bëjnë ata "priftërinj" të së vërtetës, që për këtë të fun-dit edhe sakrifikohen. Ata të "tremburit", të "strukurit", indiferentët -nuk janë veçse shkollarë!

Deri kur t'i gjejmë apo deri kur të "trimërohen" e të dalin nga "vrima" ku janë futur- le të kënaqemi atëhere, me atë që Oruelli i krahason të tillë shkollarë me magjistratë e me doktorata e madje dhe me tituj akademikë- me qentë e cirkut- të cilët kërcejnë kur ushtruesi i tyre godet tokën me këmbac! Por meqë këta tanët janë mirë të ushtruar kamxhiku nuk nevojitet fare se kërcejnë vullnetarisht, ashtu siç kërcejnë edhe politikanët tanë, madje edhe për "qejf të ambasadorëve"!

të ndryshme. Po! Është e vërtetë! I kemi, por nuk janë BIO, por OMGJ!? Kemi të diplomuar, por të paditur; kanë studiuar për master e kanë dalë masteraxhinj; e vazhdojnë të dalin; janë bërë doktorë shkencash dhe në jetë shfaqen si "dokto-ra leshi"; kanë marrë titullin profesor she në fakt janë profes'horra; janë kooptuar si akademikë - akade-miqtë dhe akade-mykurit etj të këtij lloji deri tek"doktor Ho(no)ris Causa".

Universitetet e"sarandisura",- nga gjeneratorë të intelektit dhe qytetarisë janë kthyer në "vrima të zeza" të diturisë dhe virtytit. Keni parë, dëgjuar apo lexuar ndonjë njoftim në media, revista apo aktiv-itete shkencore të promovohet ndonjë pro-dukt shkencor, akademik, ekonomik, social, mjekësor, pedagogjik, psikologjik, filozofik, bujqësor, teknologjik, inxhinierik, etj., që të ketë firmën, vulën, logon, emrin e ndon-jë universiteti të Shqipërisë? Siç ndodh rëndom me njoftime të tilla kërkimesh nga universitetet euroantlantikë?

Pse ndodh kështu? Sepse, siç abuzohet me termin "intelektual", abuzohet edhe me termin "shkencë", "kërkim". Artikulohet në çdo raport, takim, konferencë, mbushen formularë pa fund,organizohen konferenca shkencore pa masë, botohen artikuj e libra shkencore pa reçencë e kritikë shkencore dhe rezultati?- "U mbars mali e polli një mi... të ngordhur-Asgjë. Por paratë vu nga taksat e popullit pa futur ata asnjë të ard-hur nga produktet universitare, që e kanë me ligj krijimin e të ardhurave nëpërmjet kërkimit shkencor. Përpos të ardhurave të tarifave të studentëve!? Vetëm marrin! Marrin dhe nuk krijojnë .Ja pra Universite-tet dhe IAL-të, që duhet të ishin kthyer në një forcë gjeneruese intelekti dhe qytetarie, janë kthyer në një "vrimë të zezë", që thith-in para, vlera, dituri, qytetari dhe emetojnë mediokritet, injorancë, papunësi.

Sepse Universitetet po i gërryen paaftë-sia menaxhuese dhe akademike, korrupsio-ni dhe nepotizmi, vegjetimi intelektual dhe dembelizmi shkencor, masivizimi idiotesk dhe liberalizimi anarshist. Dhe "qeveriu" hesht. Pamjaftueshmëria e "oksigjenit rilindas", veçse u zgjat agoninë atyre drejt shpirtdhënies.

Nëse do të na lejonte kryeministri

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 17

Nga Bardhyl BEJKO

Si shumë ngjarje të ek-spozuara me zhurmë e nxitim të madh sikur mezi është pritur për të

hedhur në opinion si një spek-takël marramendës, si kjo e ditëve të fundit mbështetur në një intervistë të ish punonjësit të policisë Nuhu, dezertor i arratisur në kërkim të egzilit. Shumë shpejt do dalë e vërteta. Cilëtdo qofshin, fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar. Pa pyetur për ofiqe, emra, mbiemra, lidhje partiake. Viktima meriton mbrojtje dhe mbështetje të jashtëzakonshme shtetërore për të kapërcyer këtë dramë, e cila u thellua më shumë pasi hallin e saj e mori në dorë politika.

Kronologjia e kësaj ngjarje është dhënë në variante të ndryshme. Kush të sjellë argu-mentin më bindës, të ngrejë zërin në kupë të qiellit, të marrë poza e të bëjë të habiturin e të dhimbsurin. Në realitet duket sikur secili përpiqet të nxjerrë prej saj racionin e vet nga preja e radhës. Për këtë ngjarje, e cila është e dhimbshme sidoqë të ketë ndodhur, cilido nga protagonistët, jep variantin personal. Dikush e cilëson si të vërtetë absolute. Një tjetër trillim i trashë. Çështjen e ka kaparuar politika. Në tav-olinën e gostisë qëndron preja e radhës. Selitë e PD, LSI, PS, japin secila variantin e vet. Organi që duhet të ndajë shapin nga sheqeri, mbetet padyshim prokuroria. Pra drejtësia duhet të fla-si drejt dhe shpejt. Paanësi. Opinioni shqiptar të mësojë cila është e vërteta e kësaj historie të radhës, të cilat po shndërrohen në një serial pa fund, ku secili shton dramacitetin, tragjiken, komiken, një tjetër i jep përmasa kombëtare, dikush edhe ndërkombëtare. Nuk mbeten pas ata që duan ta trajtojnë rastin si më të rëndin në historinë e Shqipërisë. Edhe pse një ngjarje, e cila duhet zbardhur dhe të dali në shesh e vërteta duhet të pranojmë që është një histori dhimbjeje për të gjithë. Shoqëria jonë është e ndjeshme ndaj rasteve të tilla. Aq më tepër kur shndërrohet në betejë politike, ku faktorët politikëbërës, përpiqen të shqyejnë copën më të madhe nga viktima e radhës e cila është hedhur në tregun mediatik e atë shoqëror për të treguar sa të ndjeshëm janë politikanët tanë ndaj një fatkeqësie të tillë. PD ishin të parët që iu qasën sofrës me prenë e radhës, ku fatkeqë-sisht i takoi të jetë Xhesiela, një vajzë që jeton në periferi, vetëm me nënën. Sipas skenarit të shfaqur fillimisht në “Shijak TV” e më pas e amplifikuar në selinë e PD nga vetë kryetari i saj Lulzim Basha në këtë mesele ngatërrohen dhjetra individë të pushtetshëm. Çuditërisht si u bënë kaq njerëz me pushtet bashkë për një rast të vetëm? Po në turravrapin për ta bërë lëmsh opinionin, skenaristët harrojnë personin direkt që akuzohet për keqtrajtim të një vajze dhe vetë vajzën, dhe beteja zhvendoset kundër babait të tij deputet të PS-së. Ky është edhe peshku që duhet kapur në rrjet. Po jo i vetmi. Sikur të mos mjaftonte kjo, akuzat thellohen se mbrojtjen e “banditit” e paskan marrë në dorë edhe deputetë të tjerë. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shënjestra më e lartë. Po steka shkon edhe më tutje e më lart. Po për t’u bërë trio nevojitej edhe kryetari i Bashkisë së Krujës Bushi. Të gjithë si të ishin një bandë akuzohen se kanë shkuar në Komis-ariatin e Fushë Krujës dhe i kanë vënë koburen në kokë oficerit të policisë Nuhu, i cili më pas i frikësuar, lë detyrën e kërkon azil politik në të njëjtin shtet ku më parë sipas të njejtës skemë me të njëjtën mbështetje i shfrytëzuar njëlloj ka shkuar edhe ish shefi antidrogës së Fierit, Za-gani. Nga selia e PD jepet varianti si ka ndod-hur dhe kush e ka iniciuar tërë këtë odise për të “

Kronologjia e kësaj ng-jarje është dhënë në vari-ante të ndryshme. Kush të sjellë argumentin më bindës, të ngrejë zërin në kupë të qiellit, të marrë poza e të bëjë të habi-turin e të dhimbsurin. Në realitet duket sikur secili përpiqet të nxjerrë prej saj racionin e vet nga preja e radhës. Për këtë ngjarje, e cila është e dhimbshme sidoqë të ketë ndodhur, cilido nga protagonistët, jep vari-antin personal. Dikush e cilëson si të vërtetë ab-solute. Një tjetër trillim i trashë. Çështjen e ka kaparuar politika. Në tav-olinën e gostisë qëndron preja e radhës. Selitë e PD, LSI, PS, japin secila variantin e vet. Organi që duhet të ndajë shap-in nga sheqeri, mbetet padyshim prokuroria. Pra drejtësia duhet të flasi drejt dhe shpejt. Paanësi. Opinioni shqip-tar të mësojë cila është e vërteta e kësaj his-torie të radhës, të cilat po shndërrohen në një serial pa fund, ku secili shton dramacitetin, trag-jiken, komiken, një tjetër i jep përmasa...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Të gjithë në gjueti për një copë nga preja “Xhisiela”

mbrojtur djalin e deputetit nga burgu. Me siguri matematike sikur ta kenë udhëhequr vetë tërë këtë procesion që nga dita e ngjarjes, dhunimi i vajzës jetime deri tek kallëzimi e më pas tërheqja e denoncimit tek kërcënimi i oficerit Nuhu, jepen përmes një kronike, e cila është e stisur si në një film policesk. Nga deklaratat e Lulzim Bashës dalin shumë probleme të cilat lënë në harresë hallin e vajzës së dhunuar dhe zhvishen tërësisht nga dhimbja. Mbetet i vetmi qëllim, vënia e deputetit të PS përballë sulmeve. Të pamjaftuar vetëm me babain e djalit të akuzuar (edhe ai deputet), kërkohet me qiri të dalin si organizatorë në këtë fshehje si në një komplot shtetëror, Balla e figura të tjera. Steka nuk mund të mbetej tek një deputet i panjohur që shumëkush e mësoi se është në kuvend tani pas publikimit të video konferencës së PD. Duhet patjetër që në këtë histori të evidento-het një figurë si Balla, i cili përfaqëson PS, si kryesues i grupit parlamentar dhe nënkryetar i kësaj force politike. Dhe beteja nga mbrojtja e Xhesilës, transferohet tek denigrimi i Ballës. Ai shndërrohet automatikisht në tabelë qitje si njeriu që ka bërë gjëmën dhe ka manipuluar provat. Ka kërcënuar oficerin e policisë që si-pas tij nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka qenë asnjëherë në Komisariatin e Fushë Krujës. Po ja që skenari kështu e ka skicuar. Ka qenë apo jo Balla në këtë komisariat, ka nxjerrë koburen apo jo për të kërcënuar Nuhun, siç trumbeton ai nga egzili, ky është një detaj i cili duhet të zb-ulohet nga hetimi objektiv. Po sipas deklaratës zyrtare të policisë, ky polic nuk ka qenë fare në shërbim këtë ditë. Pastaj si ka mundësi që u ngritën në këmbë një përfaqësi e tërë e PS-së në mbrojtje të një individi që ka keqtrajtuar një vajzë të re dhe këtë e kanë bërë që ai të mos ndëshkohej dhe forca e tyre politike të mos cënohej nga veprime të tilla të dënueshme? Si intervista e Nuhut edhe deklarata rrufe të gjithë liderëve të politikës, Kryemadhi e cila bën thirrje për vetëgjyqësi pa dhënë verdiktin drejtësia. Vasili që fyen gratë deputete të PS si të pandjeshme ndaj akteve të tilla për mbrojtjen e grave e vajzave të dhunuara. Dhe radhazi tërë kupola e PD-së, Paloka, Alibeaj, Bardhi që kanë vënë bast me veten për të nxjerrë përfitime maksimale nga kjo ngjarje si të kishin ekskluzivitetin për të fituar copën më të majmë nga preja e radhës.

Kjo politikë e pështirë me ngjarje seriale të stisura që janë vijim i video përgjimeve dhe kanë në qendër aktorë si “Babalet”, “Zaganët” e “Nuhët”, të cilët kanë përfituar garanci për egzil në shtet ku kanë zgjedhur të shkojnë. Tollovia që shoqëron këtë episod edhe nëse është i vërtetë, është praktikë e njohur e të bërit politikë me çdo formë e çmim nga partitë tona që nuk merren kurrë me jetën normale të qytetarëve të këtij vendi që nuk i shqetëson analfabetizmi, ekonomia, varfëria, shkollimi, shërbimet shëndetësore e administrata, po sensacioni. Pikërisht, zhurma për të bërë efekte në opinionin shoqëror për ta shitur një histori fatkeqe si një gjetje nga e cila del e fituar. Real-iteti tregon se si PD edhe LSI kërkojnë të përfi-tojnë nga “viktima Xhesiela” për të rrëmbyer racionin e vet në një gosti të shtruar në këtë sallon mondan të politikës. Askush prej tyre nuk e ka fare shqetësim hallin e vajzës fatkeqe. Për ta, rëndësi dhe peshë ka përfitimi politik. Përmes një rrëfimi të një individi dezertor që nuk ka pasur guximin të qëndroj në vendin e vet,të deklarohej para drejtësisë. Në mënyrën si e “mbron” Nuhu vajzën e dhunuar, si e de-noncon ngjarjen, asgjë nuk i shton mbrojtjes së dinjitetit të saj. Në këtë histori, edhe ai përfiton racionin e vet. Sakrificën me arratisjen që bëri, nuk mund të mos kërkojë shpërblim në shkallë kombëtare e ndërkombëtare. Në Shqipëri, si denoncues i ngjarjes dhe pështjellimit të saj

dhe atje ku ka shkuar garantim të egzilit si person i kërcënuar.

Dëgjoni fjalimet patetike dhe deklaratat që bëjnë sot deputetë, zyrtarë partie, opinionistë e analistë, intelektualë e shumë të tjerë që nuk ndalen asnjë minutë deri sa drejtësia të flasë e të japë variantin e saj. Përkundrazi, synimi është që tymnaja të ngrihet në qiell dhe të trazohet sa më shumë kazani e opinioni i gjerë shoqëror. Në tërë këtë sulm frontal, vetëm mbrojtja e Xhensilës mungon. Përmes saj, ata duan të maksimalizojnë përfitimet për të qenë komodë në rrugëtimin drejt pushtetit për të bërë pis tërë jetën e vendit. Edhe pse përpjekjet janë për të krijuar idenë se mbro-jnë nderin e një vajze, edhe pse hiqen si kampion të ndershmërisë dhe dhimbsurisë, mënyra si serviret kjo histori i bën politikanët e investuar në këtë ngjarje të pabesueshëm. Të dyshimtë. Të urryer. Edhe në xhungël përballë presë së radhës, kafshët mbajnë një radhë, vendosin një rregull. I binden reflekseve. Për të copëtuar llokmat e presë që kanë shtënë në kthetra e ndajnë sipas një barazie primitive mbështetur te forca.

Në politikën tonë nuk ka as radhë, as mëshirë, aq më pak, rregull. Të gjithë sulen kush të copëtojë llokmën më të madhe nga trupi i viktimës së radhës për ta shitur këtë si sakrificë në mbrojtje të dinjitetit dhe dhimbsurisë për një femër. Por, a është e vërtetë kjo shfaqje? Sigurisht që jo! Interesi nuk është mbrojtja e Xhesilës. Edhe në ngjarjen e këtyre ditëve thelbi është lufta politike. Përfitimi nga një viktimë për të cilën shteti duhet të ngrihet në këmbë. Të deklarohet urgjent e vërteta e këtij rasti. Po halli i atyre që bëjnë sot gramafonin është beteja me kundërshtarët. Shkatërrimi i tyre politik, përfitim në rrugëtimin drejt fronit qeveritar. Xhesila është kurbani i radhës. Është sebepi. Thjesht kauza e momentit. Alibia. Preteksti. Adrenalinë për pak pozitivitet dhe nxitje për rrëmujë. Është preja përmes së cilës duan të ngrenë lavdinë politike karrieristët që mbyllin sytë për histori shumë herë më të rënda që shoqërohen me humbje jetësh, prerje kokash, trafikim në tregun e pros-titucionit, shitje dhe blerje të femrave në tregun e fitimeve milionëshe. Për këto raste, këta që bëjnë koristin, vetëm sa japin ndonjë opinion të thatë. Se prej tyre nuk nxjerrin përfitimet që llogarisin. Ato mbeten punë trafikantësh. Ndryshe me rastin Xhesila. Dhe kjo se në këtë ndodhi bëjnë bashkë një grup të madh të politikanëve armiq që kërkojnë ti asgjësojnë politikisht. Intervista e Nuhut, përgjigjet e tij janë të paverifikuara. Shqiptarët kanë vite që dëgjojnë monologje e dialogje të tilla. Dhe dinë të bëjnë diferencën. Deklaratat pompoze me video përgjime e filmime po ashtu. Drejtësia ka shansin të dalë në skenë si organi që duhet të zbuloi të vërtetën. Eshtë çasti të vihet në provë vettingu në drejtësi. Objektiviteti i prokurorisë dhe gjykatave shqiptare. Dhe në se kjo është e pamjaftueshëm, le të vijnë në këtë ballafaqim ligjor prokurorët më të besueshëm dhe ekspertët më të mirë nga vendet që asistojnë drejtësinë tonë. Ky lëmsh duhet të shkokolepsur. Nuk mund të ecet më me skemat e derisotme. Del një ish oficer policie, hedh ca tullumbace në ajër. Jepet pesë minuta film pa zë nga SHQUP-i. Deklarojnë në radhë liderët e opozitës variantin e tyre në mbështetje të akuzave të hedhura, kundërpërgjigjet i cënuari dhe i akuzuari dhe askush nuk mëson se kush ka të drejt. Cili është i vërteti dhe cili i gënjeshtërti. I akuzuari i madh në këtë ngjarje është qeveria. Edhe pse nominalisht Taulant Balla. Ky i fundit papritur një minutë bëri kallëzim penal kundër regjisorit dhe skenaristëve të kësaj historie. I vetmi veprim i drejt ky në tërë këtë rrëmujë. Është koha që kallëzimit t i shkohet deri në fund. Në këtë histori nuk ka dy të vërteta as dy gënjeshtra. Le ta dëgjojmë nga drejtësia më në fund. Kush gënjen? Lulzimi me kompani? Apo Balla me të tij? “Video Babalja” vonoi po nuk harroi. Po “Nuh-Babalja” si do përfundojë?!

18 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

Monodrama me aktoren Miola Sitaj, premierë në Teatrin Eksperimental

vetëmohuese e heronjve të heshtur, që janë kudondodhur me shërbimin e tyre të pakursyer” shprehet më tej në përshkrimin e saj për veprën autorja Valentina Dafa. Kjo monodramë në skenën e teatrit vjen edhe si bash-këpunim me Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë.

Puna për monodramën në skenëAktorja Miola Sitaj, që prezan-

tohet në skenë më monodramën “In-fermiere Eva” tregon se nuk ka qenë një punë e lehtë. Sipas aktores, edhe sezoni i verës ka qenë me angazhime për të realizuar këtë monodramë për skenat teatrore. “Monodrama sigurisht që nuk është një gjini e lehtë. Shfry-tëzova kohën e lejes për të përgatitur veprën. Nuk mora nga koha e teatrit, por punova në muajin gusht. Nuk bëra asnjë ditë pushim, por kam punuar

për veprën”, tregon aktorja Sitaj për monodramën “Infermiere Eva”. Por edhe pse premiera u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ajo do të vijojë dhe në skena të tjera në qytete të ndryshme. Sipas aktores Miola Seitaj, duke qenë se teatri i Fierit është në rikonstruksion ka mundësi që në atë skenë të jetë në fund të turit teatror. “Kjo është një monodramë, që është bërë në bashkëpunim me Urdhrin e Infermierit, dhe do të vijojmë edhe në skena të tjera në disa qytete. Teatri i Fierit është në rikonstruksion dhe ne premierën e menduam në Tiranë. Besoj që monodrama do të jetë në teatrin e Fierit ndoshta në fund të turit të saj”, pohon aktorja. Në muajin tetor aktorja Miola Sitaj do të prezantohet edhe në skenën e festivalit teatror “Skampa”.

“Carmen”, dhe dy mbrëmje në Pallatin e Kongreseve

Monodrama "Infermiere Eva" zbërthen ligjet e pashkruara

mentale të shoqërisë shqiptareNga Julia VRAPI

Monodrama "Infermiere Eva" shkruar nga Valenti-na Dafa, me interpretimin e aktores Miola Sitaj pre-

mierë mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në sallën “Moliere” mon-odrama me regji nga Klajdi Marku dhe muzikë nga Miron Kotani e ske-nografi nga Vladimir Semini shënoi premierën e saj në Tiranë. Aktorja Miola Sitaj është e njohur me aktiv-itetin e saj në skenën teatrore. Këtë herë ajo prezantohet para publikut me një vepër shqiptare, që përcjell jo pak mesazhe për shoqërinë. Për autoren e veprës Valentina Dafa monodrama “Infermiere Eva” është një pasqyrë publike që zbërthen ligjet e pashkru-ara mentale të shoqërisë shqiptare, me shpërthimin e arsyetimit dhe botës shpirtërore të Evës. “Eva një karakter fisnik i përmbajtur, ngurtësuar për një kohë të gjatë nga mohimi i jetës sociale dhe mohimi i ushtrimit të profesionist, reflekton në momentet e humbjes së parakohshme të bashkëshortit në emigrim, kohë në të cilën ka humbur edhe familjarët e saj në atdhe. Një jetë e mohuar sociale dhe profesionale”, shprehet autorja Dafa, në përsh-krimin e saj për këtë vepër teatrore. Sipas saj, në këtë boshësi zhvillohet drama psiko-sociale tek Eva, për të ndërgjegjësuar dhe për të sensibilizuar shoqërinë, për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut. Por sipas autores Dafa, edhe për të ndikuar sado pak në barazinë gjinore dhe në përkujdesjen e shëndetit tek qeniet më të brishta, më humane. “Tek femra që mundohet të sfidojë me dinjitet e të thyej barrierat mentale të mbartura në vetvete dhe në shoqërinë në të cilën jeton. Eva që guxoi të prekë ëndrrat e saj vajzërore dhe që nuk arriti ti jetojë ato, vazh-dimësinë e jetës e sheh lidhur ngushtë me profesionin, pikërisht profesionit të infermierit, betimin e të cilit ajo e njeh-son një me shpirtin. Betimi i infermierit i Florence Nightingale, para të cilit Eva është betuar e gjunjëzuar, mbetet lajt-motivi i vazhdimësisë, puna dhe jeta

Kisha e Sergit dhe Bakut, interes për nxënësit e shkollës

Shfaqja “Ata që ikin”, me fatet e njerëzve në skenë

Kisha e Sergit dhe Bakut në Himarë u vizitua nga nx-ënësit e shkollës së mesme, të cilët po shfaqin përherë e më shumë interes për mon-umentet e trashëgimisë kul-turore. Në kuadër të aktivi-teteve për “Ditët Evropiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, nxënësit vizituan qendrën historike në kalanë e Himarës, ku u njohën nga afër me vlerat monumentale të kësaj kalaje. Gjithashtu ata në mënyrë të veçantë u njohën dhe me risitë në kishën

e Sergit dhe Bakut tashmë e restauruar nga projekti i sapo përfunduar i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës me vullnetarë nga 15 shtete të ndryshëm nga gjithë bota. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut e shpallur monument kulture i kategorisë së parë është atraksioni turistik në bregdetin e Himarës, ku përveç bukurive të bregdetit jonian, turistët mund të pre-kin nga afër kulturën dhe trashëgiminë.

Teatri “Bekim Fehmiu” u prezantua mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve me shfaqjen “Ata që ikin” pjesëmar-rëse në Festivalin Mbarëkom-bëtar të Teatrit. “Ata që ikin” trajton fate njerëzish të cilët, në pamundësi për të gjetur kup-timin e vërtetë të ekzistencës së tyre në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje: ata që ikin nga vdekja, ata që ikin nga vet-mia, ata që ikin nga kujtimet, ata që ikin nga njëri-tjetri, ata që ikin nga ndjekësit, ata që ikin nga ferr-parajsa, ata që ikin

nga dashuria, ata që ikin nga fati, ata që ikin nga rastësia, ata që ikin nga mania, ata që ikin nga njerëzimi i çoroditur. Shfaqja flet për “të vdekur”, që duan të jenë “të gjallë”. Kjo vepër erdhi në skenë me regji nga Kushtrim Bekteshi. Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë gjithsej 12 aktorë si Xhevdet Doda, Don-ikë Ahmeti, Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Hajat Toçilla, Edona Sopaj, Alban Morina, Rifat Smani, Alban Çela si dhe Afrim Kasapolli.

Muzeu Historik Kombëtar, sezoni me aktivitete kulturoreAktivitetet kulturore në

Muzeun Historik Kombëtar do të vijojnë dhe gjatë këtij sezoni që ka nisur. Drejtori i Muzeut Kombëtar dr. Dori-an Koçi tregon se programi “Edukimi përmes Kulturës” zë një vend të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve dhe për sezonin e ri, i cili u hap me aktivitetin “Arkeologu i Vogël” i cili do organizohet dy herë në muaj. “Paketa tjetër kulturore e programit “Edukimi përmes kulturës” përfshin dhe një aktivitet tjetër “Muzeu im” në të cilin

janë protagonistë fëmijët e shkollave të cilët vijnë në muze ose specialistët tanë mbledhin artefakte dhe bëjnë të mundur dhe kurimin e tyre për të informuar brezin e ri”, shprehet drejtori Koçi. Ai gjithashtu shton se aktiviteti tjetër, i cili do vijë në kuadër të sezonit të ri është projekti “Unë vizatoj historinë”, i cili ka rezultuar mjaft i pëlqyer dhe i suksesshëm. Paketa e aktiviteteve gjithashtu përf-shin dhe dy aktivitete të tjera, “Një pasdite në muze”, dhe “Një ditë me kuratorin”.

Opera “Carmen” po vijon për publikun në skenën e Pallatit të Kon-greseve. Vepra e George Bizet do të jetë në skenë deri në fund të këtij muaji. Kjo shfaqje ka angazhuar një kastë të njohur artistësh, bash-këpunim mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Teatrit të Beogradit. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se për herë të parë i gjithë libreti është i titruar në shqip. “Këtë herë publiku do të përfshihet edhe më shumë në emocionet e operës “Carmen”, pasi për herë të parë i gjithë libreti i operës, çdo frazë e fjalë e tij, është e titruar në shqip në led walle në të dyja anët e skenës”, shkruan TOB për shfaqjen operistike, që nisi në skenë mbrëmjen e datës 27 shtator për të përfunduar më 30. Drejtore e përgjithshme e TOB Zana Çela shprehet se “Carmen” është ndër veprat operistike më të prodhuara në botë. “Zgjodhëm për të fil-luar bashkëpunimin midis Operës së Shqipërisë dhe Teatrit të Operës së Serbisë, operën “Carmen” të Bizet, sepse është vepra operistike më e prodhuar në botë, që do të thotë vepra më e pëlqyer, më popullore për publikun, jo vetëm sa i përket historisë, me personazhe shumë interesante, që i për-kasin shtresave të thjeshta të shoqërisë, por veçanërisht m u z i k ë s s ë jashtëzakonshme”, shkruan Çela në statusin e saj në Facebook. Drejtore-sha e TOB vijon se që nga premiera në vitin 1875, ari-et, koralet, uvertura, pjesë të ndryshme të muzikës së “Car-men” janë kthyer në melodi për të gjithë njerëzit, që nga gondolieret që vozitin varkat e i kthyen menjëherë në këngët e tyre, dhe deri tek producentët e reklamave, që i përdor-in si kolonë zanore në spote të ndryshme televizive, apo krijuesit e këngëve të pop-it, që shpesh i kanë huazuar ato. “Kjo tregon për ndikimin saj të fuqishëm emocional dhe forcën e jetëgjatësisë së saj”, pohon Çela. Vepra dirigjohet nga Dejan Savic dhe me regji është nga Gëzim Myshketa. Në role po ashtu vijojnë solistë të njohur të TOB por dhe të operës së Beogradit, Serbi. Libreti i operës u përgatit nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy , të cilët u bazuan në një novelë të Prosper Merimesë. Novela "Carmen" është mjaft e këndshme dhe tërheqëse. Ajo mbetet në mendjen e çdo lexuesi për një kohë të gjatë. Megjithëse opera "Carmen" përshkruhet si " operë komike" (për shkak të pasazheve të të folurit), ajo në përfundim është një tragjedi.

ROMIR ZALLA:

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori i humorit flet për rikthimin nga Amerika dhe shfaqjen e fundit në Shkodër

Nuk mund të ndalem së shërbyeri qytetit tim dhe artit...

Objektivi është të krijojmë sot atë që kanë krijuar dikur, kur është bërë festival estradash dhe Shkod-ra gumëzhinte me talentet nga më të ndryshmet, në muzikë dhe aktrim. Ka qenë një bazë e fuqishme për të furnizuar es-tradën. Kështu deri-vati jam dhe unë. Në këtë sens "ajo", pra estrada, nuk ekziston, por duhet të ekzisto-jë një dashamirësi e specialistëve të kësaj fushe, sepse talente ka Shkodra dhe du-hen gjetur, përzgjed-hur dhe ngjitur në skenë...

SANDËR RUÇI:

Sandër Ruçi është një nga njerëzit e mëdhenj të hu-morit shkodran, i cili jo vetëm ka trashëguar dhe

jetësuar humorin e madh, që qyteti i tij ka pasur gjithmonë, por që i vetëm, vazhdon të kurorëzojë sukses edhe me "Varietenë", e cila vijon "Estradën" e madhe që nuk është më. Ai edhe pse jashtë ose më mirë në Amerikë, kthehet, e i vetëm arrin të transmetojë humor-in e qytetit dhe talentit të tij, në një pikë të krizës humoristike sot. Sandër Ruçi si mjeshtër i humorit ka mbetur "I fundit i Mohikanëve" në variete si i vetëm. Ai vazhdon të lartësojë humor qytetar shkodran. Ka shumë "Show" të tij dhe nuk dorëzohet, duke qenë libretist, ske-nograf, aktor shumë planësh, paro-dist, regjisor i vetëm. "Turbo Shoë" ose shfaqa e fundit e tij, ishte një sukses në publikun shkodran, me hapësirën e personazheve, temati-kave dhe roleve. Gjithmonë kritik dhe i drejtpërdrejtë si në humor dhe jetë, ai arrin të transformojë sallën dhe skenën në një raport të qartë bashkëkohor humori dhe sensibi-liteti qytetar.

- Pse kthehesh gjithmonë mjeshtër, si arrin të përballesh me të sotmen, dhe për kë kthehesh?

Po kësaj rradhe kam ardhur me 12 role. Se unë prej Mirdite jam, e vërejtja më e madhe është "Mird-itor asht". Në fakt, gjak mirditor jam, por babai ka ardhur 20 vjeç në Shkodër, nëna është me breza të largët plotësisht shkodrane, unë po bëhem 64 vjeç në Shkodër, por një pjesë kanë harruar që unë jam dhe amerikan me pasaportë. E kur më pyesin çfarë na premton, a do të vish më, ju them: Ne mirditorët themi "i never no". Në këtë sens, unë i ndaj në katër kategori. Ata që fillojnë te bexhisteni, vijnë nga Parruca nëpër stola, vijojnë në pedonale, shkojnë te ata që kanë humbur nderin, paratë dhe shën-detin, e janë të rrezikshëm. Janë një pjesë të dëshpëruar dhe thonë: ku po shkon, pse nuk ndalesh mor "shk..atë"? Sikur të thonë "nadja e mirë" apo vjen me pi një gotë. Kategori tjetër është që nuk ju ka thënë kush "puna e mbarë" e kanë pseudonime, kujtojnë se me pseudonime bëhesh dikush. Këta flasin për shkencën, për artin, për shtetet, superfuqitë. Kategori tjetër janë që shohin punën e tyre, por e duan artin, duan sportin. Ka dhe një kategori tjetër që nuk duken, nuk shikohen as dalin, as preten-dojnë të kontribuojnë për qytetin. Një palëve vjen Sandri ju prish "gjirizin" në fakt. Sandri ka ardhur

të bëjë humorin e tij, qejfin e tij, për të kontribuar për qytetin e vet. Një pjesë duan të më bëjnë të mendoj atë nëse të vij apo jo dhe është një gjë që mund të ndodhë, por nuk munden me më ndalë, sepse "jam i zoti me punu dhe triumfu" dhe nuk kam si ndalem. Unë kam qëllim t’ju shërbej qytetit dhe artit, dhe nuk mund të ndalem. Prandaj vij gjithmonë.

- Kush është mundi, sakrifica për të bërë një gjë të tillë Sandër?

Nuk është gjë e vogël Besi. Unë përveç se e bëj si detyrim për qytetin, unë vij prej një akademie arti, e cila ka pasur, një "statusquo" të madhe dhe të fortë, unë kam dy tituj të cilët me punë justifikohen. Sepse, kanë tituj njerëz që dalin profesionalisht në pension dhe nuk kanë bërë ende asgjë, kur unë kam bërë 11 premiera vetëm! Duhen sakrifica sigurisht. Pra sakrifica është detyrim moral dhe personal. Kështu mund të jesh dikushi edhe pse nuk janë pak, sepse kam luajtur 93 premiera në estradë. Kam 43 vite aktivitet. Kështu që dashje pa dashje, do të justifikosh emrin dhe titullin. Sepse e merr titullin dhe po e marrin boll, por duhet me dalë në skenë. Duhet përligjur për të thënë publiku "bravo i qoftë sepse e ka merituar".

- Po mundi dhe sakrifica finan-ciare?

Unë dashje pa dashje jo se nuk kam pasur besim te sponsorët, të cilët gjithmonë kanë qenë afër, e më

ironizojnë duke thënë se "ne e dimë ku i çon paratë", duke nënkuptuar artin. Ata jo se kanë qenë dorëlësh-uar këtë rradhë, por nuk më kanë lënë mbas dore. Në përgjithësi unë i dal zot vetes dhe shfaqjes time edhe financiarisht.

- Ju jeni një njeri i tre kohëve Sandër, i asaj dikur, i kohës sot dhe asaj "now", çfarë raporti keni me trashëgiminë?

Faleminderit, është një kom-pliment. Kam dalë pra nga një akademi që ka vendosur vulën në artin e humorit dhe emrave që kanë bërë epokë edhe unë prej tyre kam mundur të mësoj. Jam "kollonis" me këtë brezin e dytë. Jam pjekë me epokën e tretë. Duket në skenë dhe shfaqja e fundit ishte prelud i gjithë kësaj, që po thoni. Mua më duket se është maja e "varietesë" pa shitur mend edhe si shqiptare në rrafsh profesional.

- E shikon të ardhmen "rozë", duke pasur shumë skeçe në variete, apo është problematike?

Në Shkodër, nuk ma merr mendja se është problematike. Ob-jektivi është të krijojmë sot atë që kanë krijuar dikur, kur është bërë festival estradash dhe Shkodra gumëzhinte me talentet nga më të ndryshmet, në muzikë dhe aktrim. Ka qenë një bazë e fuqishme për të furnizuar estradën. Kështu derivati jam dhe unë. Në këtë sens "ajo", pra estrada, nuk ekziston, por du-het të ekzistojë një dashamirësi e specialistëve të kësaj fushe, sepse

talente ka Shkodra dhe duhen gjetur, përzgjedhur dhe ngjitur në skenë. Edhe me mua hapën fjalë përpara shfaqjes si rëndom, jo ka marrë Nexhon, jo këtë apo atë. Por një regjisor i mirë, kur i vendos në vendet e duhura si të vjetër dhe të rinj, shfaqja merr ritëm tjetër dhe të gjithë këta kishin sukses e varieteja ju dha publikut që na vlerësoi. Kishte dashamirësi dhe unë e deklaroj: se unë për një vit e gjysëm krijoj një shfaqje me të gjitha parametrat e sotëm. Është shumë e mundur.

-Në shoqërinë shkodrane, shqiptare, shikon humor, batutë apo nuk është më si dikur?

Për hir të së vërtetës, nuk është më si dikur. Në sensin e moderni-tetit ndoshta ka evoluar, si art, si performancë, pra trupa e “Porto-kallisë”, “Al Pazar” apo ndonjë tjetër. Por duhet para e madhe. Në retros-pektivë Shkodra ka pasur lokalet, vende të ndryshme që kanë pasur të gjitha gaztorët e tyre. Ka dalë Tano Banushi prej tyre. Ata kanë bërë humor e ndoshta kanë qenë nën diktaturë dhe kanë zgjedhur humorin e ia kanë adresuar x apo y, që regjimi nuk kishte çfarë t’ju bënte. Por kishte humor Shkodra dhe i bërë më me "bonsens" dhe më i hollë. Bie fjala kur u mbyllën kishat e xhamiat Bik Pepa thoshte "natë për natë e pi një gotë venë për me tregu se jena të kshtenë". Ose kur "siguruam bukën në vend" Biku thoshte "sot për sot bukë e gru janë siguru". Sot bëhet humor Face-book-u në sensin e demokracisë së shpartalluar, që ka klikimin që ose të bën "horr ose zotni". Por sot të bësh humor është më vështirë, sepse ballafaqohesh në mënyrë internacionale. Bota, Europa, ka kualitete të mëdha, prandaj duhet pasur kujdes. Shumë kush kujton se nën diktaturë ja kanë ngrënë hakun. Por më fal për shprehjen "kanë dalë si baglat" se në skenë nuk ta ka ngrënë kush hakun. Ai sistem përnjëmend ka qenë diktat-urë, por i ka zgjedhur elementët, sepse i kanë bërë punën e vet.

- Si e përshkruan si artist dhe qytetar veten Sandër Ruçi. Për ju kush është?

Për mua Sandër Ruçi është një djalë punëtor që 15 vjeç, me karakter dhe edukatë familjare, me bonsens qytetar, por dhe rebel sa të duash, i cili do miqtë dhe dasham-irët e do popullin, por dhe populli e do Sandrin. Unë e vërej e prek këtë, sepse u bënë shumë e shumë raste. Me plot parametra dhe aksesor, në raport me punën me familjen, me shoqërinë, e me qytetin.

Intervistoi: Besi BEKTESHI

20 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

Skuadra e Partizanit është përbal-lur me një lajm shumë të hidhur këto ditë, pasi tifozi i vogël i tyre, Leo Cara, humbi sfidën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në një moshë shumë të vogël. E ndeshja derbi kundër Tiranës nuk do të kalojë pa një veprim nderues për djaloshin e vogël. Në dhomat e zhvesh-jes të “Demave të kuq”, është parë një fanellë e kuqe me emrin e vogëlushit Cara, që mbahej veshur nga lojtarët e Partizanit. Kulmin e këtyre veprimeve në nder të tifozit të vogël të Partizanit, ishte një parullë e tifozëve të Tiranës ku shkruhej: “U prehsh në paqe Leo”. Kjo parullë mori menjëherë duartrokitjet e tifozerisë së Partizanit, që e vlerësuan gjestin e rivalëve.

ULTRASIT

BANDEROLA

QËNDRIMI

Partizani fiton 1-0 me rivalen e vjetër bardheblu, duke marrë kryesimin e Superiores

Spektakël në “Selman Stërmasi”, Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjyros me të kuqe kryeqytetinAdriatik BALLA

U luajt derbi dhe u përsërit avazi i vjetër i këtyre viteve të fundit. I fituar del sërish Partizani dhe e humbur del

sërish Tirana. U bënë vite që ndodh kështu. “Demat” mposhtin “Zebrën” 1-0, mjaftueshëm për të marrë tri pikë që i ngjisin në krye të Superiores. Në një “Selman Stërmasi” të mbush-ur në kapacitetin e tij maksimal, mbi 8200 vetë brohoritën mbrëmë në kryendeshjen e javës së 6-të të kampionatit, ku përballë viheshin dy emra të mëdhenj të futbollit tonë, Tirana e Partizani. Ndeshja nisi me homazhet për nder të tifozit të vogël të Partizanit, Leos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Mbushja e stadiumit dhe angazhimi i palëve i dhanë ngjyra ndezëse derbit, teksa ngacmimet spo-radike nuk munguan dhe në një mo-ment në mesin e pjesës së parë u desh dhe ndërhyrja e policisë për të nxjerrë jashtë disa elementë që nxisnin për-plasje mes tifozerive. Ndeshjen e fitoi Partizani, por mbrëmë fitoi futbolli, pasi, pas shumë kohësh, stadiumi ishte plot. Derbi e kreun detyrën në këtë aspekt, pavarësisht rezultatit.

NdeshjaTensioni ishte shumë i madh në

këtë derbi, megjithëse të gjitha zhvil-limet dukeshin brenda normalitetit të një derbi. Pjesa e parë u dominua nga partizani, i cili ishte dukshëm më i qa-rtë në veprimet e tij dhe taktikisht më i vendosur se sa rivali i vjetër kryeqytetas. Edhe sa i takon kualitetit, Partizani

bëri diferencë, sidomos me dy talentet e krahut, Malën dhe Asanin, që ishin rrezik serioz për bardheblutë në çdo prekje topi. Minutat e para ishin të qetë dhe skuadrat vetëm provokonin njëra-tjetrën, ndërsa sinjalin e parë në sulm e dha Tirana në minutën e 12-të. Ishte një harkim interesant nga e djathta për Hasanin i cili i vetëm para portës zhytet me kokë, por sfera përfundon jashtë kuadratit. Partizani u kundërpërgjigj brenda një minute me një aksion të fortë e të rrezikshëm. Në goditje dënimi është Asani që gjuan dhe jo Telushi, Lika bën gjënë më të sigurt duke grushtuar sferën e larguar rrezikun. Në minutën e 14-të është sërish Telushi që i afrohet golit, me një gjuajtje shumë të fortë, por topi

kalon mbi traun e portës, duke shpëtuar mrekullisht Tiranën. Në minutën e 18-të vjen një rast i diskutueshëm. Mensah ni-set i vetëm drejt portës, Turtulli e rrëzon duke qenë i fundit. Jorgji jep faull për Partizanin por i nxjerr mbrojtësit vetëm karton të verdhë. Në minutën e 20-të vjen dhe goli i të kuqve, i cili kaloi në delir tifozerinë e Partizanit dhe heshti përkohësisht ata të Tiranës. Harkim i shkëlqyer i Asanit nga e djathta, topi në zonë për Malën i cili gjuan me shpejtësi dhe mposht Likën, duke mos i dhënë shanse mbrojtjes së Tiranës. Për minuta të tëra në lojë qarkullon Partizani, pasi Tirana u godit nga ana psikologjike dhe iu desh mbi 10 minuta të merrte veten. Dy goditje të njëpasnjëshme të Tiranës

Derbi u mbyll dhe specialistët ndahen në mendimet e tyre. Por për një prej teknikëve kryesorë të futbollit tonë, Astrit Hafizi, Par-tizani fitoi me meritë dhe Tirana nuk ishte në lartësinë e kërkuar në këtë derbi. I ftuar në studion “Gol pas Goli”, tekniku Astrit Hafizi tha pas ndeshjes mes Tiranës dhe Par-tizanit se pavarësisht rezultatin të ngushtë, diferencat ishin të mëdha në fushë. Sipas tij, Partizani e mer-itoi plotësisht fitoren dhe Tirana nuk dha asgjë në fushën e lojës.

“Të shikosh rezultatin final, ishte i ngushtë, por në fakt ishte fitore e merituar e Partizanit. Tirana dha pak, Partizani bëri dhe mori më shumë. U pa një ndeshje me pak gola por të menduar mirë dhe të interpretuar mirë nga Partizani”, theksoi Hafizi. Në fakt, ish-tekniku i Vllaznisë, Tioranës por edhe i Kombëtares në të shkuarën, ar-gumentoi pse Partizani e meritoi fitoren dhe ishte i sigurt që të kuqtë kishin luajtur më mirë, më qartë dhe të merituar në rezultat. “E

kërkoi më shumë, në fushën e lojës ishte më agresiv në marrjen e topit dhe kalimin në sulm shumë shpejt. Edhe fizikisht ishte më mirë, se për të bërë veprime të tilla duhej bërë më mirë. Atë që bëri në pjesën e parë ishte e jashtëzakonshme nga Partizani në pjesën e dytë mendoi edhe për të ruajtur rezultatin pro nuk pat shkëndijë nga Tirana, Gega në përgëzim shumë të madh për mënyrën e lojës, studimin që i bëri kundërshtarit, nuk i dha asnjë hapë-sirë”, theksoi më pas Astrit Hafizi.

Specialisti/ Hafizi: Tirana s’dha gjë, Partizani e meritoi fitoren

Leo, tifozi i Partizanit që humbi jetën merr

duartrokitjet e tifozëve

Nuk munguan tensionet, tifozët u kacafytën pa hyrë ende në stadium

Tifozeritë e Tiranës dhe Partizanit ishin dje në shkallën maksimale të motivimit. Nuk munguan as këtë herë ironitë dhe banderolat me përmbajtje thumbuese ndaj rivalëve por duket se në mendje do të mbetet banderola e Tiranës që ironizon kundërshtarin në një formë tejet interesante. Kështu, tifogrupi “Fanatics” kanë hapur një banderolë në të cilën ironizonte deputetin Erjon Braçe si dhe thumbonte ekipin e Partizanit. “Ju keni lidhje me kët qytet, aq sa ka Braçja me basketbollin”, shkruhej në bande-rolën e shpalosur nga tifozët e Tiranës. Edhe tifozët e Partizanit u përgjigjën: “Refiku mbi Tiranën”, duke treguar se presidenti bardheblu s’pyet për tifozët.

Ironia e tifozëve: Keni lidhje me qytetin sa Braçja me basketbollin

Tifozët e Tiranës dhe të Partizanit u përplasën dje ende pa hyrë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse policia kishte marrë masa në rrugët kryesore që të çojnë në stadium, konfrontimet fizike nuk munguan, si para, gjatë dhe pas takimit. Nuk kanë munguar as për-plasjet në rrugët e Tiranës, teksa tifozët e kuq janë provokuar dhe kanë sulmuar afro 20 tifozë bardheblu. Edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes pati flakadanë të shumtë, koret sharjesh të rënda, madje dhe ndërhyrja e policisë në një moment që shoqëroi tre tifozë problematikë, por ndeshja nuk u ndërpre në asnjë moment dhe në tërësi pati “fair-play”, që u shkonte për shtat rivalëve kryeqytetas.

Pas ndeshjes, trajnerët e Tiranës dhe të Partizanit kanë dhënë mendimet e tyre për takimin dhe re-zultatin. Ai i Tiranës, Ze Maria, nuk e fshehu faktin se edhe mund të shkarko-hej pas kësaj humbjeje. “Fituan ata sepse shënuan në rastin e vetëm që patën. Ne patëm një shans para golit dhe nuk shënu-am, kështu është futbolli. Pozicioni im është gjithmonë në diskutim, Nuk mendoj se është rezultati më i keq në histori. Por tani mbaroi kjo ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë.

Sot nuk bëmë mirë, dua të jem i sinqertë, nuk luajtëm mirë si në ndeshjet e tjera. Nuk e merituam të fitonim ndeshjen, por nuk e meri-tonim as të humbnim, por ky është opinioni im. E di çfarë do të thotë derbi për tifozët, por pas ndeshjes nuk mund të bësh asgjë. Jemi stërvitur

mirë këto ditë. Më vjen keq se pashë tifozët, fola me ta para ndeshjes, më vjen keq për rezultatin, do të mundohemi të bëjmë më të mirën që të japim atë që kërkojnë këtë vit”, theksoi Ze Maria.

Tirana/ Ze Maria frikësohet nga shkarkimi, justifikon humbjen e bardhebluve

Pas ndeshjes së fituar në derbi me Tiranën, tra-jneri i Partizanit Skënder Gega u shfaq i lumtur, përgëzoi ekipin e tij dhe tifozët, por kujtoi se skuad-rës i duhej ende shumë punë për të qenë një pre-tendente për titull. “Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllim nëse më lejohet për humbjen nga jeta të tifozit tonë, ishte shumë emocionale. Mendoj që Partizani ishte përgatitur për këtë mënyrë loje, u munduam të mos dalim nga vetvetja, Jemi munduar të mbajmë larg

problemet e Trashit e Telushit, Por ato ishin pikat tona krye-sore që mund të na dëmtonin në çdo moment. Nuk mund të vazhdonin deri në fund. Ishim me fat që ishin në fushë deri në ato momente. Mund të bësh volum loje dhe nuk ka shumë gola. U munduam që t’i mbanim larg, u stërvitëm

që të mos i jepnim rast të qarkullonim topin. Nuk mund ta marr përsipër të them që ky ekip është për kampion. Ka shumë ekipe pretendente. Jam i lumtur që po rritemi, ekipi po përgjigjet”, theksoi Gega.

Partizani/ Skënder Gega: Jam i lumtur, por s’mund të them se jemi për titull

në minutën e 30-të dhanë sinjale të rikthimit të Tiranës në lojë, por portieri Hoxha bën detyrën në mënyrë perfekte. Minutat në vazhdim ka aksione sulmi e kundërsulmi nga të dy palët, por edhe gabime të shumta në pasime. Në minutën e 38-të Tirana kishte një shans të artë, por pasimi i Hoxhallarit nuk gjen këmbët e Blazhevskit. Në pjesën e dytë Tirana ishte dukshëm më lart se të kuqtë, nxiti më shumë aksione sulmuese dhe u përpoq me të gjitha mundësitë e saj të barazonte shifrat. Por strategjia e Partizanit për ta bllokuar Tiranën në mesfushë dha efektet e dëshiruara për të kuqtë. Telushi dhe Hila ishin dy më të mirët për të shkatërruar lojën dhe nervat e Tiranës dhe ia dolën me sukses. Nga ana tjetër, Bardhi dhe Asani ishin rrezik konstant në çdo kundërsulm dhe mungesa e një ideje të qartë për të dalë në sulm e për të rrezikuar e bëri Tiranën nervoze. Zëvendësimet që bëri Tirana në pjesën e dytë nuk e ndihmuan sa duhet lojën ofensive, për më tepër që Parti-zani e lexoi kundërshtarin mjaft mirë. Minutat e fundit lojtarët e kuq mund të kishin shënuar me kundërsulm golin e dytë, por mungoi finalizimi i Asanit dhe Trashit. Edhe pse u dhanë 5 minu-ta shtesë, “demat” i kaluan me lehtësi duke u “shtrirë” në fushë. për pasojë i vlefshëm rezultoi goli i Malës në pjesën e parë dhe Partizani e fitoi derbin 1-0, duke i shkaktuar disfatën e radhës Tiranës, e cila mbush pesë vjet që nuk fiton në derbi me rivalin e vjetër. Nga ana tjetër, kjo fitore e ngjit Partizanin në krye të renditjes me 13 pikë, në pritje të kundërshtarëve të vet.

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

1- 6,92 Insinje (Napoli)2- 6,90 Piatek (Xhenoa)3- 6,70 Alan (Napoli)4- 6,67 De Paul (Udineze)5- 6,60 Milik (Napoli)6- 6,58 Kieza (Fiorentina)7- 6,58 Strakosha (Lacio)8- 6.58 Meite (Torino)9- 6.58 Fofana (Udineze)10- 6.50 Barela (Kaliari)11- 6.50 Benasi (Fiorentina)12- 6.50 Benardeski (Juventus)13- 6.50 Suso (Milan)14- 6.50 Galiolo (Parma)15- 6.50 Babakar (Sasuolo)16- 6.50 Boateng (Sasuolo)17- 6.42 Teraçiano (Empoli)18- 6.42 Perisiç (Inter)19- 6.42 English (Kaliari)20- 6.42 N’koulou (Torino)

20 më të vlerësuarit

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, duket i kënaqur nga ecuria e skuadrës së tij dhe sidomos nga gjendja e tanishme e saj, ku ka prioritet për të marrë edhe kreun e renditjes nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve të verilindorëve këtë fundjavë. Kukësi do të luajë sot ndaj Luftëtarit në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Në kuadër të këtij takimi që do të luhet në “Elbasan Arena”, ka folur vetë trajneri i Kukësit, Armando Cungu i cili shprehet se verilindorët do të hyjnë vetëm për fitore. Në fillim Cungu komentoi ndeshjen e radhës, që skuadra e tij do ta luajë sot me Luftëtarin. “Së pari, rëndësi ka rezultati dhe

fitorja. Kukësi në çdo përballje hyn për të marrë fitore dhe kështu do të bëjë edhe këtë takim. E respektojmë kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten tonë. Besojmë se do të dalim me fitore nga ky takim. Musolli na mungon dhe në aspektin e zhvillimit të lojës është lojtar shume i rëndësishëm dhe padyshim mungesë e rëndësishme. I uroj shumë fat për operacionin që ka sot dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Jam i kënaqur me kontributin e Muso-llit dhe te djemve siç jam edhe për Limajn”, u shpreh Cungu. Më pas tekniku foli për ndeshjen e fituar me vështirësi ndaj Kamzës. “Nuk është e vërtetë që na ka vënë në vështirësi Kamza.

Në dy ndeshjet e para nuk kemi bërë lojë të mirë, por gjithsesi shpresoj që të ketë edhe më shumë përmirësime. Këto javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për Kukësin, që na dhanë edhe qetësinë. është një ekip në rritje. Në qoftë se do të rregullojmë diçka, është finalizimi i aksioneve. Luftëtari është nën presion e pikëve. Ka humbur shumë në startin e tij. Që në fillim të sezonit, nuk na ka trembur asnjë kundërshtar dhe do të bëjmë maksimumin për të fituar nesër. Unë kam kërkuar shumë seriozitet pasi nuk ka pse Kukësi si t’i gëzohet pikëve të marra sepse duhen marrë pikë çdo ndeshje. Duhet te jesh gjithmonë serioz”, theksoi më tej Cungu. Në fund

trajneri shkodran i Kukësit analizon ecurinë në kupë, por edhe mungesën e një lojtari të rëndë-sishëm si Musolli. “Kundër Orikumit ishte një test për lojtarët që zbritën në fushën e lojës pasi çdo kundërshtar në fillim është modest pasi, nuk është në maksimumin e tij këtë fazë. Dëshira është shumë e madhe, por duhet edhe kontigjenti i plotë pa dëmtimin e Musollit dhe Rrumbullakut. Mungesa e Musollit ishte e shpejtë për ne, mua më intereson për të fituar ndeshjen e radhës. Kam një kontigjent lojtarësh dhe kam për të futur në lojë ato që janë më të mirë. Se si do të shkojnë situatat, është pjesë që mund të japin lojtarë për t’u caktuar”, përfundoi Cungu.

Cungu: Kam besim tek Kukësi im, me Luftëtarin s’kemi rrugë tjetër veç fitores

Armand Sadiku u dëmtua një muaj më parë në Spanjë dhe iu desh të bënte një ndërhyrje kirurgjikale. Nga dëmtimi sulmuesi i përfaqësueses do të detyrohet të qëndrojë larg fushave disa muaj, madje rrezikon gjashtë muaj. Si të mos mjaftonte dëmtimi i Sadikut, në të njëjtën periudhë erdhi dhe dëmtimi i Odise Roshit. Edhe pse flitet për një shkallë më të vogël dëm-timi, Roshi nuk do të mund të luajë në ndeshjet në grup të Ligës së Kombeve dhe trajneri Kristian Panuçi e ka bërë të qartë se këto janë dy mungesa të rëndësishme. Nëse Roshi e Sadiku do të ishin me ekipin, me siguri që kuqezinjtë do të pretendonin vendin e parë në grupin e parë të Divizionit C.

TRAJNERI

PORTIERI

KOMBËTARJA

Gardiani i Shqipërisë rikuperoi në një muaj 10 vende, duke qenë një nga më të mirët në Itali

Thomas Strakosha i 7-ti në top-20 futbollistët më të mirë të Serisë A

Adriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares kanë nisur të mendojnë seriozisht për sezonin e ri të tyre, duke u angazhuar maksimalisht

me skuadrat e tyre në ligat e ndrys-hme europiane dhe duke u përpjekur të ruajnë një profil të lartë dhe një aktivizim si titullar. Jo të gjithë ia dalin, sigurisht, por kur është fjala për lojtarët që luajnë në kategoritë e ndryshme të futbollit italian gjendja duket pozitive. Në elitë luajnë të pa-ktën dy prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses tonë, mbrojtësi Elseid Hysaj që është prej tre vjetësh pjesë e Napolit, si dhe gardiani i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është pjesë e Lacios. Të dy lojtarët luajnë me klube elitare dhe janë në formë të mirë. Madje klubet e tyre kanë ambicie titullin, më e pakta që të përfshihen në top-4, pozicion që të siguron pjesëmarrjen në Champions League. Hysaj në ndeshjen e fundit nuk ishte në fushë, pra nuk ishte titullar dhe në vend të tij trajneri Karlo Ançeloti kishte aktivizuar zëvendësin e Hysajt, duke vënë në pikëpyetje pozitat e shqiptarit në radhët e skuadrës napolitane. Nga ana tjetër, Thomas Strakosha po kalon një moment magjik me Lacion e tij, pasi ky është edicioni i dytë me radhë që po luan titullar dhe është një prej futbollistëve më të mirë të Lacios. Është i garantuar në katërkëndorin e kësaj skuadre dhe mediat italiane e kanë vlerësuar maksimalisht për performancën. Madje aq mirë ka luajtur sa në harkun e një muaji ka marrë notë vazhdimisht në përmirësim, një notë të lartë dhe së fundmi është futur në dhjetëshen më të mirë të lojtarëve të Serisë A. Praktikisht, portieri i Kom-

bëtares së Shqipërisë është i shtati në listën e 20 futbollistëve më të mirë në Serie A, duke qenë i kuotuar si një nga kandidatët për lojtarin e vitit në kampionatin italian.

Vlerësimi Nuk kishte ndodhur më parë me

asnjë lojtar shqiptar në 20 vjetët e fundit që të futej në top-20 lojtarët më të mirë, por gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ia ka dalë me sukses. Javë pas jave, Thomas Strakosha vazhdon të jetë një nga më të dalluarit në kampi-onatin italian dhe këtë e tregojnë jo vetëm paraqitjet e ti në fushë, por edhe vlerësimet e ndryshme nga mediat. Pak ditë më parë, portali “TMË” e renditi gardianin kuqezi mes 20 futbollistëve më të mirë në Serinë

A, duke i dhënë notën 6.40, ndërkohë që rritja e tij në këtë renditje është e vazhdueshme. Në renditjen e re, Strakosha zë vendin e shtatë nga 20 vende dhe vlerësohet me notën 6.58. I vetmi portier tjetër në këtë rendit-je, është Pietro Teraçiano që mbron portën e Empolit dhe ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Milanit. Fut-bollistët e tjerë, janë kryesisht mes-fushorë dhe sulmues. Duhet thënë se nota e vendosur për Strakoshën ka një përmirësim nga vlerësimi i mëparshëm, pasi dy javë më parë gardiani mbante vendin e 17-të, ndërsa tani vendin e shtatë, duke përmirësuar 10 vende në këtë renditje. Përfshirja e tij në listën e top-20 lojtarëve më të efektshëm në Serie A të këtij sezoni është shumë domethënës për portierin

Kosova po gjallëron futbol-lin e saj dhe me ardhjen e disa teknikëve të njohur dhe disa fut-bollistëve cilësorë nga Shqipëria, ka rritur pretendimet në rang klubesh dhe fakt është se Koso-va po bën përparime në disa drejtime dhe sidomos në cilësi sportive. Kështu, nisi me dy fi-tore vendase java e 7-të e IPKO Superligës së Kosovës. Frymarrje për Gugash Maganin me Trepça ’89 që u rikthye te suksesi pas dy barazimesh radhazi duke reg-

jistruar fitoren e dytë sezonale. Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, bardhejeshilët mposh-tën 1-0 Ferizajn në një ndeshje të cilën Trepça ’89 e luajti për rreth 60 minuta më një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Granite në minutën e 34-t për miqtë. Vendosi gjithçka goli i Renato Hyshmerit ish lojtarit të Partizanit dhe Tiranës që tashmë luan për skuadrën nga Mitrovica. Goli i minutave të fundit të pjesës së parë i Hyshmerit i dha tre pikët

skuadrës nga Mitrovica që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 9 të tillave. Fitoi edhe Drenica që në shtëpi kaloi 2-1 Ballkanin. Autogoli i Uran Shalës në pjesën e parë dhe finalizimi i Kreshnik Ukës në minutën e 54-t i dhanë avantazhin e dyfishtë Drenicës ndërsa për miqtë golin e vetëm e realizoi Jetmir Topalli në të 76-ën. Me këtë fitore Drenica u ngjit në kuotën e 12 pikë dhe aktualisht ka vetëm 2 pikë më pak se kryes-uesit e Ferronikelit.

Spektakël në Kosovë, Trepça dhe Drenica fitore me vlerë për renditjen

Sadiku e Roshi, shqetësimet e

mëdha të Panuçit

Klop bën kthesën: Shaqiri djalë fantastik,

s’bëj debat me të

Etrit Berisha ka përfunduar në stol tek Atalanta dhe kjo nuk shihet me sy të mirë nga gardiani shqiptar, i cili ka preferuar të heshtë në këtë periudhë. Natyrisht, vendimet i merr trajneri Gasperini, i cili i ka besuar dikujt tjetër për momentin. Gjithsesi, gardiani shqiptar nuk e ka humbur shpresën se mund të rikthehet titul-lar, për më tepër në një skuadër ku të gjithë lojtarët gjejnë forma aktivizimi, sepse Atalanta luan edhe në Ligën e Europës. Ndoshta Berisha mund të ketë shansin e tij në Europa League, por ai po rivalizon për të qenë titullar edhe në ndeshjet e Serisë A. Është pikërisht kjo gjendje që ka favorizuar kolegun e tij në Kombëtare, Thomas Strakoshën të ketë prioritet.

Berisha, Atalanta s’e ka humbur shpresën

Edhe pse debatoi në fushë me të, për një goditje dënimi të munguar, trajneri Jurgen Klop ka gjetur sërish kohën për të kujtuar se Xherdan Shaqiri është një djalë i mirë dhe një nga futbollistët të cilëve u jep shumë besim. Pas përfundimit të ndeshjes Klopi i frustruar kishte shkëmbyer disa fjalë me Shaqirin, por ka ndrys-huar tërësisht sjellje. “Kur ai hyri në fushë, ishte pikërisht ajo çfarë doja nga ai, që të ishte krejtësisht i lirë dhe vetëm të luante futboll. S’doja ta mbushja me informacione për mënyrën se si ai mbrohet, doja që ai vetëm të luante futboll. Gazetat gjermane thanë se unë kisha një përplasje me Shaqirin në fushë. Nuk kisha, thjesht ishte vetëm për atë gjuajtjen e lirë”, tha Klop.

kuqezi, por njëherësh dhe një stimul për të ruajtur këto pozita dhe për të qenë padyshim lideri i vërtetë i Laci-os. Duke iu kthyer renditjes së top-20 futbollistëve më të mirë, konstatohet se nga portierët gardiani shqiptar është më mirë nga të gjithë, dhe para tij në klasifikim me pikavarazh më të mirë qëndrojnë vetëm sulmues si Insinje i Napolit, apo dhe Piatek i Xhenoas, apo De Pol i Udinezes. Nga kampionët në fuqi dhe udhëheqësit aktual të Serisë A, Juventusit, është përfshirë në këtë listë vetëm Benardeski dhe nuk është rastësi, pasi ai ka rezultuar vendimtar në disa ndeshje. Pra vlerësimi është bërë duke pasur parasysh kontributin e lojtarëve në lojë dhe në rezultatet e ekipit dhe në këtë pikë Strakosha e ka fituar bastin e tij. ai është padyshim lider i Lacios dhe lojtari që ka perfor-mancën më të mirë në fushë. statistikat nuk e tradhtojnë gardianin kuqezi.

22 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Cher: Nuk do të bëja kurrë duet kënge me Madonnan

1-Kryesundimtar i një krahine në kohën e Sulltanit...2-I porsa dalë nga fabrika...fringo...3-Në kimi quhet procesi për përfitimit të lëndëve...4-...Juvara, tek filmi italian “Gruaja më e bukur” me D.Modunjën...5-Organizatë terroriste në Irlandë...6-Pohojnë rusët...7-Afërdita...tek televizori, pa fund...9-Robin...ish Ministër i Jashtëm britanik...10-Tolstoj i letërsisë ruse në inic...11-Pa-ga...13-Aktorja Zamira...14-Qytet spanjoll në brigjet e Gjilbraltarit...16-Njëlloj si zakone...17-I thonë pishës së zezë, cetinë ose...pashquara...18-Këngëtarja pop-ullore Rasha...20-Është mjet komunikimi...21-Një minierë afër Tiranës...22-Është organ periodik...23-Një kryeqytet evropiano-perëndimor...24-Figurë tek letrat e bixhozit...25-Një dythundrak i egër i Amerikës së Veriut...26-Plikot...27-Lumi që kalon përmes Parisit...29-Kandër që dëmton rrobat e leshta...30-Goli në Olimpi-kun e Romës...31-Motra e nënës apo e babait...32-Kompani e telefonave celulare në Itali...34-Robi...ish futbollist anglez...35-Bakër ose...36-Pjanistja e talentuar Skënderi në inic...37-Mbeturinat e prushit oxhak...

1-Krahina, toka, treva...4-I vogli pelës...7-Njeri që shkëput lidhjet me masat, mbyllet brenda interesave të ngushta të një grupi...12-Kafshë e egër që jeton edhe në pyjet tona...13-Është fshat dhe lumë në rrethine Shkodrës...14-Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë..15-Njëlloj si kushte...17-Mikael...ish futbollist gjer-man ka luajtur me Çelsin...18-Akademiku Omari në inic...19-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti...20-Kolosi i...një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...21-Barelë primitive...22-Kapriçot, ndryshe...23-Vijë e përcaktuar sipas një botëkuptimi në një fushë veprimtarie...24-Eli e këngës popullore dhe lirike...25-Cohë për çarçafë...26-Akuzoj, kallëzoj ose...27-Patrio-ti...Nivica...28-Tani, me dialektin Elbasanas...29-Personazh te komedia “14 vjeç dhëndër” pa të fundit...30-Lumë në Gjermani...32-Zyber Alluni...33-Kryeqyteti i një shteti ishull aziatik...34-Dijetar...36-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...37-Një shpend grabitqar që rron shumë...38-Pjesë në lojën e volejbollit...39-Njëlloj si iniciativën...40-Bukuri, hijeshi apo...41-Ish futbollisti i Tiranës Arjan...

Cher ka treguar edhe njëherë se nuk është pajtuar me Madonnan. Është e ditur publikisht se këngëtaret Cher dhe Madonna, asnjëherë nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën, ndërsa zënka e tyre daton prej shumë vitesh. Kësaj radhe, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, Cher ka treguar edhe një herë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se edhe pas kaq shumë vitesh nuk e ka ndërruar mendimin për mbretëreshën e muzikës pop. Në kuadër të pjesës së emisionin “Rregulli pesë sekonda”, në të cilin i ftuari duhet ta japë përgjigjen brenda pesë sekondash, Ellen e ka pyetur këngëtaren se më kë do të

dëshironte të bënte duet. “Adele, Pink, por kurrë duet me Madonnan”, ka qenë përgjigja e Cher, që e bëri të qeshë moderatoren. Mediat amerikane raportojnë se 72-vjeçarja ka dashur të tregojë në këtë mënyrë edhe një herë se nuk e pëlqen aspak Madonnan. Zënka e tyre ka filluar që në vitin 1991, kur gjatë një interviste për CBS, Cher e kishte dhënë mendimin e saj për Madonnan. Në lidhje me pasurinë e këngëtares Cher është spekuluar jo pak. Por ajo vijon të zotërojë të ardhura. Po ashtu para disa vitesh Cher shiti dhe shtëpinë në Hawaii, me pamje nga Oqeani Paqësor për 8.7 milionë dollarë.

Në kampin e përqendrimit

Hitleri vendos një ditë të zhvilloj një lojë të re në kampin e përqendrim-it, për të vrarë personat: maratonën! Pasi ka mbaruar planet e tij del për-para të burgosurve dhe me një ton të ashpër e të prerë u thotë:

-Atëherë, sot do të zhvillojmë një garë të fortë. Personi, që do të mbërrijë i pari, do të pushkatohet. Personi, që do të mbërrijë i fundit, do të pushkatohet. Besoj se e kuptuat qëllimin e kësaj gare. Menjëherë të nisin garën dy të parët!

Në kinemaNjë kalë hyn në kinema dhe

shkon për të blerë një biletë për filmin, që do të shfaqet. I drejtohet shitëses:

-Një biletë të lutem!Shitësja u thotë shoqeve e habitur:-O zot, një kalë që flet.Kali pasi ka marrë në dorë

biletën dhe niset për në sallën e fil-mit i përgjigjet:

-Mos u shqetësoni zonjë, në sallë do të hesht.

AdresaNë një stacion të ruajtjes së

zjarrit, bie zilja e telefonit dhe njëri prej punonjësve kap receptorin dhe dëgjon personin që flet:

-Këtu është stacioni i policisë së Marmosedios, ka rënë një zjarr, mund të vini menjëherë ju lutem?

Dhe punonjësi që i përgjigjet:-Do të jemi atje sa më shpejtë të

jetë e mundur. Por, meqë ra fjala, si mund të vijmë për në Marmosedio?

Dhe tjetri që përgjigjet nga tele-foni tepër i mërzitur:

-Dhe këtë ma kërkoni mua? Për-dorni kamionin e madh me çisternë!

Mësime dashurieNjë polic pyet kolegun e tij të ri:-Nëse je ulur në një stol në park

dhe pranë teje është një vajzë tepër e bukur, çfarë do të bëje?

Dhe tjetri, që i përgjigjet sinqer-isht sesi do të vepronte:

-Do t’i blija një pako me patatina?Shoku për ta mësuar i thotë:-Jo, duhet të afrosh buzët e tua

tek të sajat. Por, ajo do të të shtyj mën-janë, ju në këtë rast si do të vepronit?

Dhe tjetri tepër i qetë i përgjigjet:-Si, do veproja. E thjeshtë për

mua, do mblidhja patatinat e hedhura.

6 1 2 4 8

1 3

6 8 4 5

7 6 4

4 2 7 1

9 3 1

3 5 6 2

7 3

2 5 4 9 6

6

4 2 9 7 5 6

9 3 8 4

5 3 4 2

8 9 3 5

6 2 1 9

5 4 7 9 6 3

3

9 1 8

4 5 1

8 3 1 2 7

1 4 7

8 9

5 9 8

6 4 3 9 5

5 9 4

3 7 6

GAZETA SOT E Shtunë 29 Shtator 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Pjesën më të madhe të ditës duhet t’ia kushtoni gjetjes së zgjidhjeve alternative, për të arritur një objektiv profesional të vendosur prej kohësh.

23 shattor - 22 tetor

Gjatë kësaj fundjave du-het të arsyetoni lidhur me pritshmëritë tuaja për të ardh-men. Këshillohet që të mos hiqni dorë nga një rrugëtim interesant.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Mundohuni të jeni të ku-jdesshëm në punë, pasi ky është një moment shumë i rëndë-sishëm për të favorizuar dialo-gun me bashkëpunëtorët tuaj.

Kjo ditë duhet t’iu gjejë më të komunikueshëm dhe të përk-ushtuar në dashuri dhe në famil-je, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni pasur përplasje.

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante dhe do ju gjejë tejet pozitiv. Kjo gjë do të favorizojë një klimë mjaft harmonike në vendin e punës.

Dashi Demi

Nis zyrtarisht një fazë e re në jetën tuaj, ndaj jini më kurajoz dhe mundohuni të riktheheni në lojë. Nga pikëpamja sentimen-tale, mos jini shumë agresiv.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Këshillohet të jeni më fleksibël dhe diplomatë, në mënyrë që të shmangni de-bate të mundshme me bash-këpunëtorët tuaj.

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë të shfrytëzoni mirë avantazhet dhe sugjerimet ndaj jush. Suksesi do jetë më se i mundshëm në këtë moment.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Jeni dembelë ditëve të fun-dit, ndoshta për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë ditëve të fun-dit. Nga pikëpamja sentimentale duhet të riorganizoni idetë tuaja.

Rusi, biznes me rëndësi për Iphone

Xs dhe Xs Mac

Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin, ose me persona që i doni, sido-mos nëse ndiheni të lënë pas dore gjatë periudhës së fundit.

Horizontal

Po planifikoni një projekt të rëndësishëm për karrierën tuaj. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në planifikimin me detaje të çdo strategjie tuaj.

Humori juaj i mirë do ju lejojë që të rishikoni me pozi-tivitet të gjithë debatet që keni pasur së fundmi. Kjo e shtunë favorizon dialogun.

Në Rusi në iPhone-day dyqanet e autorizuar nga Apple për të shitur Iphone Xs dhe XsMac, kishin radhë të gjata. Në Moskë ka nga ata që kanë më shumë 4 ditë në radhë duke pritur natë e ditë, pavarësisht vjeshtës së ftohtë ruse. Përveç radhëve të gjata që ndodhin në të gjitha vendet e botës pas lançimit të celularit të fundit të Mollës, në Rusi kjo gjë është transformuar në një biznes. Sipas asaj që shkruan Republic, të parët në radhë janë për t’i rishitur celularët menjëherë, me një çmim më të shtrenjtë, ose ndodhen aty kundrejt një pagese për ti mbajtur radhën dikujt. Një smartphone në tregun e zi në Rusi mund të shitet deri ne 6 mijë euro (450 mije rubla), duke pasur parasysh që kërkesa e kalon ofertën.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-I lodhur, ital...6-Qytet në Francë ku zhvillo-het festivali i filmit...7-Tase e volejbollit...8-Repart Industrial...9-Kapirosi i garave motorçiklistike në inic...10-Kodi i fshehtë i celularit...11-Diçka që ndalohet të preket a të zihet me gojë...12-Pa fut gjë në gojë...16-Kryeqytet Santiago ka për shtat...17-Rita e humorit...18-I thuhet ndryshe çallmës së hoxhës...19-Masë e vjetër peshe e barabartë me 1.250 kg...20-Kafshë shtëpiake femër, shumës...22-Zyrat italiane...23-E hidhur zeher...24-Përemër vetor...25-Çmim i caktuar i një malli në shitje...26-Sinjal i koduar i një malli në shitje...27-Emër që i vihet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer...29-Një komedi e Shekspirit “...e dymbëdhjetë”...30-Bën pjesë në formacionin e ar-tilerisë të rëndë, por me grykë të shkurtër...31-Bija e Klemendit...32-Masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me 4047 m2...33-Vegël muzikore jof-rymore...35-I thonë maces anglezet...36-Pronë fetare...37-Tirana në makina...38-Këtu ka kupti-min e ndërgjegjes...39-Notë muzikore...41-Prift ortodoks...42-Shtet në SHBA...43-Një nënë nga krahinat e veriut...

1-Futbollisti Ervin...2-Lloj pudre që e përdorin foshnjat...3-Agjencia e lajmeve greke...4-Përemër vetor...5-Pikë turistike në rrethin e Shkodrës...8-Një qytezë në veri e pasur me mineral bakri...10-Ato të ulen e të bisedojnë për tu marrë vesh...11-Sun-dimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti...12-Lëv-data të tepruara për dikë...13-Arigo...ish trajner i përfaqësueses italiane...14-Organizatë terroriste baske...15-Literaturë Italiane...16-Ish-kryesun-dimtare në një krahinë në kohën e Sulltan-it...18-Fshat malor në veri të Tiranës...20-...De Kuelar, ish Sekretar i OKB-së...21-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit..23-Folja “më pas”, veta e parë njëjës në kohën e shkuar...24-Sportist i një lloj sporti...25-Është rrafshnaltë e gjerë në Kinën Qëndrore...26-Dorështrënguar...28-Një lloj me let-ra...29-Jurist që merret me identifikimin e dokumen-tave...31-Një fshat më Fushë-Krujë...32-Ato mund të jenë edhe kriminalë...33-Qytet bregdetar spanjoll në jug pothuajse në brigjet e Gibraltarit...36-Një lloj uji që tregëtohet...38-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...39-Cohë për rroba pune...40-Konica i letrave në inic...41-Lumë në Italinë Veriore...

Rrugët me ujë, turistët zbaviten me dyshekët e fryrëMoti me shi nuk i brengosi aspak

turistët, që u zbavitën nëpër rrugët ku vërshonte uji në Spanjë. Turistët që ndodheshin në Benidorm të Spanjës, nuk mundën të bëjnë plazh, shkaku i motit me shi dhe të vranët. Por, kjo nuk i brengosi disa prej tyre, që u zbavitën me dyshekët e fryrë, nëpër rrugët që kishte vërshyer uji. Madje, disa i shfrytëzuan edhe tavolinat e kthyera së prapthi, që të rrëshqasin nëpër ujin e mbledhur nga reshjet e pandërprera. Loja e tyre nëpër rrugë të hapura nuk shkoi gjatë, sepse u ndaluan nga policët, pasi rrezikonin të lëndoheshin dhe qën-dronin në rrugë të hapur. Kjo ngjarje ka bërë që shumë njerëz të argëtohen pa masë, duke parë pamjet që bëhej not në rrugë me dyshekët e plazhit.

24 GAZETA SOTE Shtunë 29 Shtator 2018

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Roma dhe Lacio për-plasen sot në kuadër të javës së shtatë të kampi-onatit italian, një derbi i

pazakontë edhe për vetë kushtet ku ndodhen aktualisht ekipet re-spektive. Natyrisht, derbi i Romës tërheq vëmendje europiane për shkak të përmasave dhe rivalitetit dhe duket se në këto vitet e fun-dit Roma vjen në këtë derbi me shqetësime të shumta dhe aspak si favorite. Një derbi për t’u fituar për të mirën e Romës dhe jo për vazhdimësinë e tij në stol. Kështu e cilësoi Eusebio Di Francesko duelin e të shtunës ndaj Lacios. Trajneri i Romës në konferencën për shtyp foli për shumë tema duke shfaqur të gjithë besimin e tij se skuadra do të rikthehet në rrugën e duhur. Madje ai e nisi konferencën e shtypit me shanset e rikuperimit të Manolas. “Është për t’u vlerësuar sot, sepse ka pasur dhe disa probleme të vogla. Gjithsesi sot dhe nesër do të vendosim. Manolas është një lojtar në dyshim”, tha ai. Kurse për mbrojtësin tjetër, De Rosi, tekniku verdhekuq deklaroi: “Kjo nuk është një sakrificë, çdo lojtar gjithmonë dëshiron të jetë në fushë në një ndeshje të tillë.

Napoli/ Ançeloti: Nuk “firmos” për barazim me Juven

TRAJNERI Marrëdhëniet midis Hoze Mu-rinjos dhe Pol Pogba kanë shkuar në një pikë pa kthim sa po flitet për largimin e pashmangshëm të njërit prej tyre. Tekniku portugez e ka thum-buar keqas së fundmi Pogbanë, duke thënë se “asnjë lojtar nuk është më i madh se Mançester Junajtid” dhe se puna e tij si menaxher është që ta mbrojë klubin. Portugezi ka insistu-ar se ka marrëdhënie profesionale me Pogbanë përkundër dallimeve të shfaqura në stërvitje gjatë kësaj jave

dhe ka konfirmuar se ylli francez do të luajë të shtunën kundër Uest Hamit. “Mançester Junajtid është më i madh se kushdo dhe më duhet ta mbroj këtë. Është lojtar si krejt të tjerët, asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, ka thënë Murinjo në konferencën për media. Trajneri i Junajtid ka thënë se vendimin për t’ia marrë shiritin e zëvendëskapit-enit Pogba ka ardhur pas një shqyrtimi disa javor. Më tej Murinjo ka folur direkt për analizën e ,lojës e të skuadrës duke u fokusuar pikërisht te Pol Pogba. “Me

detaje ua kam sqaruar njerëzve atë që duhet ta dinë, e që janë ekipi dhe veçanërisht Poli. Ai dhe lojtarët tjerë i dinë detajet dhe arsyen përse unë dhe stafi vendosëm për këtë. Lojtarët i analizoj si lojtar. Kur një lojtar është ka-piten, e analizoj si lojtar dhe si kapiten. Pas disa javësh analiza dhe shkëmbim mendimesh, vendosëm që Pol është veç një lojtar dhe jo kapiten. Vendimi u mor”, theksoi më pas Murinjo, duke ua bërë të qartë të gjithëve se mes tij e francezit nuk ka paqe.

DEKLARATA STATISTIKAT VENDIMI

Galiani: Te Milani isha i huazuar, te Monza jam në shtëpi

Ndryshon logo e Barçës, pakësohen vijat blaugrana

VAR plot risi, po “zhduk” kartonët e kuq nga Serie A

Berluskoni e Galiani u prezantuan në krye të Monzës. Në fjalimet e para si drejtues të Monzës, Galiani është shpre-hur mjaft i lumtur për këtë mision të ri. Aventurën e tij te Milani, Galiani e konsideron vetëm një periudhë huazimi dhe si e tillë duhet të përfun-donte. Skuadra e Monzës, është pikërisht “shtëpia” e Gali-anit. “Nuk mendoj se do të isha ndonjëherë i zënë me ekipe si Leçe, Komo apo Varese. Shko-va në një huazim 31-vjeçar te Milani dhe tani po kthehem në shtëpi, te Monza. Pa Ber-luskonin, jeta ime do të kishte një rrjedhë tjetër, pasi falë tij

Vetëm pesë kartonë të kuq në gjashtë javët e para në Serie A janë një numër vërtet i vogël për një kampionat që karakterizohet gjithmonë nga mbrojtja e fortë. Kjo është një nga kuotat më të ulëta në futbollin italian, praktikisht një përjashtim në thuajse 12 ndeshje. Në një analizë kra-hasuese me sezonet e kaluara, numri i kartonëve të kuq ka rënë ndjeshëm dhe shumëk-ush e cilëson si një frikë nga sistemi VAR dhe efektit të korrigjimeve. Në sezonin 2015-16, pas zhvillimit të gjashtë javëve të para u regjistruan 23 kartonë të kuq, ndërsa vitin

Një nga klubet e mëdha në botë, Barcelona, vendos të ndryshojë logon. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm logo e klubit katalanas do të pësojë ndryshime. Megjithëse është ende në pritje të konfirmim-it nga anëtarësia e klubit Barcelona e ka publikuar si fakt të kryer logon e saj të re. Ndryshimet edhe pse janë minimale, vihen re me lehtësi tek logo e re, pasi mungon shkrimi “FCB”. Ndryshimet e tjera janë më delikate dhe përfshijnë heqjen e vijave të zeza brenda stemës, reduk-timin e vijave “blaugrana” nga shtatë deri në pesë, ndriçimi

erdhëm te klubi i vetëm ku doja që të rikthehesha. Ditët në vijim do të flasë edhe vetë Berluskoni për atë pse kemi ardhur këtu”, tha Galiani.

i disa prej ngjyrave dhe topi do të jetë më i dukshëm. Nëse aprovohet, do të jetë hera e parë që Barcelona e ndryshon logon e saj që nga viti 2002.

De Rosi ka karakteristika të ndryshme dhe është një ndër më të rëndësishmit. Lodhja mund të jetë më shumë mendore sesa fizike, por De Rosi nesër do të jetë kapiteni i ekipit tonë.” Më pas Di Francesko foli për objektivat e skuadrës, duke mos anashkaluar objektivin madhor, që është fitimi i titullit kampion. Për herë të parë trajneri pranon hapur se Roma e tij nuk është një pretendente dhe shkon më tej duke thënë se skuadra është shumë prapa që tani me objektivat e saj për top-4 në Serie A. “Ne nuk jemi pretend-entë dhe fusha e ka treguar këtë,

Di Francesko: Dueli derbi me Lacion shansi im i fundit në krye të Romës

Në “Allianz Stadium” për të fituar. I këtij mendimi është Karlo Ançeloti i cili në konfer-encën për shtyp para ndeshjes ndaj Juves theksoi se nuk firmos për barazimin. “Kurrë në jetën time nuk kam fir-mosur për një barazim, edhe pse në ndeshje të caktuara ndodhin gjëra të paparashi-kuara që në fund pastaj mund të kënaqesh edhe me 1 pikë, megjithatë unë nuk firmos për barazim. Duhet të ruajmë

ritmin e sfidave të fundit pasi ky është Napoli që unë dua. Gjithsesi, është e qartë që në këtë ndeshje do të ketë më shumë presion”, deklaroi Kar-lo Ançeloti. Trajneri i Napolit tha fjalë “mjalti” për Kristiano Ronaldon të cilin e ka patur nën urdhrat e tij kur drejtonte Realin e Madridit. “CR7-ës do t’i jepja gjithmonë “Topin e Artë” , pasi e meriton”, shtoi më pas tekniku i njohur italian që drejton këtë edicion Napolin.

na vjen keq të jemi kaq shumë prapa. Por po punojmë për të riku-peruar pikët që kemi humbur në renditje. Duhet të përmirësohemi çdo ditë, besoj në rritjen e ekipit dhe do të përpiqemi të ngjitemi në tabelën e renditjes”, theksoi më tej Di Francesko. Më pas ai foli drejtpërdrejt për mundësinë e shkarkiimit nëse e humbet duelin derbi me Lacion, një rezultat që nga një anë është i natyrshëm në ndeshjet derbi. Gjithsesi, trajneri u përpoq ta kalonte me qetësi këtë, duke kujtuar se ndihet i motivuar për të marrë maksimumin nga kjo përballje. “Ndeshja është e

Murinjo “thumbon” Pogba: Junajtid më i madh se çdo lojtar

Trajneri i Romës optimist për rezultat pozitiv, por nuk e fsheh tensionin në radhët e verdhekuqve që kanë pësuar dy disfata të rënda ditët e fundit

e kaluar kishte 12 të tillë, më shumë se gjysma e numrit të këtij viti. Pra pas 6 javë gare , konstatohet se VAR po zhduk kartonët e kuq nga Serie A.

rëndësishme për të ardhmen e Romës, jo për mua. Unë për-faqësoj Romën dhe përpiqem të bëj më të mirën për të vijuar, duke e mbajtur fanellën e këtij klubi afër. Unë do të përpiqem të bëjë gjithçka për ekipin, jo për Eusebio Di Franceskon”, vijoi trajneri verdhekuq. Roma synon të dominojë dhe të fitojë, por trajneri e di mirë se përballë do të jetë një skuadër me shumë cilësi, e motivuar4 dhe njëherësh që vjen nga një moment i mirë ku ka fitu-ar disa ndeshje radhazi. “De Rosi dhe Nzonzi bënë një punë të mirë ndeshjen e fundit. I vlerësoj që të dy shumë si lojtarë. Kanë kar-akteristika të jashtëzakonshme. Gjithashtu kemi mesfushorë të tjerë si Kristante dhe Pelegrini, por në këtë moment duke luaj-tur 4-2-3-1 për ta është pak më e vështirë”, theksoi më pas Di Francesko. Në fund, një mendim edhe për tifozët, se si ata duhet ta mbështesin skuadrën, megjithëse ditët e fundit janë zhgënjyer nga grupi. “Jam i interesuar që tifozët të duartrokasin djemtë dhe jo tra-jnerin, lojtarët janë protagonistët që na bëjnë të fitojmë ndeshjet. Tifozët romanistë u panë dhe në Bolonja, na kanë mbështetur dhe do të jetë detyra jonë t’i shpërble-jmë ata”, përfundoi Di Francesko.

PIKË ka Napolin në klasifikimin e Serisë A, duke qenë i dyti në renditje pas Juventusit kryesu-

es. “Zonja e Vjetër” italiane ka 18 pikë, pra maksimumin, pasi i ka fituar të gjashtë ndeshjet e luajtura deri më tani. Gjithsesi, Napoli shpreson ta ndalojë këtë fundjavë rivalen për titull.

15