4
Law. Tax. Transparency Për turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe te ardhurat tatimore, 2010 Turizmi në Shqipëri zë 14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), rreth 50% të totalit të eksporteve në vend dhe mbi rreth 11% të numrit të punësuarve (rreth 140 mije punonjës). Të dhënat e marra nga WTTC, Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit, i cili përcakton si PBB të turizmit në industri kontributin direkt në industri, kurse PBB-ja e turizmit në ekonomi përfshin kontributin direkt dhe indirekt të turizmit nga bizneset e turizmit dhe nga bizneset që u ofrojnë prodhimet dhe shërbimet sektorit te turizmit si bujqësia, prodhimet artizanale etj. Në Kroaci, turizmi ze afer 23% e PBB-së në ekonomi dhe 26% e numrit të të punësuarve. Në Mal të Zi turizmi zë 21% e PBB-së në ekonomi dhe 24% e numrit të punësuarve. Në Greqi turizmi zë 16% e PBB në ekonomi dhe 20% e numrit të të punësuarve. Në Slloveni turizmi zë 12% e PBB në ekonomi dhe 13% e numrit të të punësuarve Qipro turizmi 21% e PBB ekonomi dhe 27% e numrit punësuarve. Në Portugali turizmi zë 15.6% e PBB-së ne ekonomi dhe 19% e numrit të të punësuarve Në France turizmi zë 11% e PBB në ekonomi dhe 13% e numrit të të punësuarve, Në Itali turizmi zë 10% e PBB në ekonomi dhe 11% e numrit të të punësuarve Në Spanjë turizmi zë 16% e PBB në ekonomi dhe 17% e numrit të të punësuarve. Treguesit e administrates tatimore per turizmin dhe agjensite turistike Aktiviteti turistik eshte objekt i gjithe llojeve te tatimeve gjate ushtrimit te aktivitetit duke filluar me TVSH mbi sherbimin, tatim fitimi, akcizen per mallrat e akcizueshme, tatimin mbi te ardhurat personale, sigurimet shoqerore e shendetesore, tatimin ne burim, taksat lokale. Nje tjeter aktivitet me peshe ne strukturen e bizneseve jane sherbimet e hotelerise, ushqimit dhe argetimit, te cilat perfshijne 15 % te tatimpaguesve te regjistruar, ku DRT Sarande, Durres, Vlore e Shkoder jane 1 pike % me lart se treguesi ne nivel kombetar. Nisur nga pesha specifike qe ze aktiviteti tregtar me 44% ne strukturen e aktiviteteve ne vend, duke u ndjekur nga sektori i sherbimeve me 33% (15% sherbime hotelerie dhe restoranti dhe

Per Turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe Te Ardhurat Tatimore_AL-Tax.org

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Nje pershkrim i shkurter i dimensioneve te sektorit te turizmit dhe efektet ne buxhet.

Citation preview

Page 1: Per Turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe Te Ardhurat Tatimore_AL-Tax.org

Law. Tax. Transparency

Për turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe te ardhurat tatimore, 2010

Turizmi në Shqipëri zë 14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), rreth 50% të totalit të eksporteve

në vend dhe mbi rreth 11% të numrit të punësuarve (rreth 140 mije punonjës).

Të dhënat e marra nga WTTC, Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit, i cili përcakton si PBB të turizmit në industri

kontributin direkt në industri, kurse PBB-ja e turizmit në ekonomi përfshin kontributin direkt dhe indirekt të turizmit nga bizneset

e turizmit dhe nga bizneset që u ofrojnë prodhimet dhe shërbimet sektorit te turizmit si bujqësia, prodhimet artizanale etj.

Në Kroaci, turizmi ze afer 23% e PBB-së në ekonomi dhe 26% e numrit të të punësuarve.

Në Mal të Zi turizmi zë 21% e PBB-së në ekonomi dhe 24% e numrit të punësuarve.

Në Greqi turizmi zë 16% e PBB në ekonomi dhe 20% e numrit të të punësuarve.

Në Slloveni turizmi zë 12% e PBB në ekonomi dhe 13% e numrit të të punësuarve

Në Qipro turizmi zë 21% e PBB në ekonomi dhe 27% e numrit të të punësuarve.

Në Portugali turizmi zë 15.6% e PBB-së ne ekonomi dhe 19% e numrit të të punësuarve

Në France turizmi zë 11% e PBB në ekonomi dhe 13% e numrit të të punësuarve,

Në Itali turizmi zë 10% e PBB në ekonomi dhe 11% e numrit të të punësuarve

Në Spanjë turizmi zë 16% e PBB në ekonomi dhe 17% e numrit të të punësuarve.

Treguesit e administrates tatimore per turizmin dhe agjensite turistike

Aktiviteti turistik eshte objekt i gjithe llojeve te tatimeve gjate ushtrimit te aktivitetit duke filluar me

TVSH mbi sherbimin, tatim fitimi, akcizen per mallrat e akcizueshme, tatimin mbi te ardhurat personale,

sigurimet shoqerore e shendetesore, tatimin ne burim, taksat lokale.

Nje tjeter aktivitet me peshe ne strukturen e bizneseve jane sherbimet e hotelerise, ushqimit dhe

argetimit, te cilat perfshijne 15 % te tatimpaguesve te regjistruar, ku DRT Sarande, Durres, Vlore e

Shkoder jane 1 pike % me lart se treguesi ne nivel kombetar.

Nisur nga pesha specifike qe ze aktiviteti tregtar me 44% ne strukturen e aktiviteteve ne vend,

duke u ndjekur nga sektori i sherbimeve me 33% (15% sherbime hotelerie dhe restoranti dhe

Page 2: Per Turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe Te Ardhurat Tatimore_AL-Tax.org

Law. Tax. Transparency

18% sherbime te tjera) treguesit tatimore meatarisht per 2010, qe lidhen me to jane si me

poshte:

TVSH 3.2 miliard leke

Tatim fitimi 1.5 miliard leke

TAP 1.4 miliard leke

Akcize 100 milion leke

Sigurime shoqerore 2 miliard leke

Taksa lokale 800 milion leke

Gjithsej 9 miliard leke (64 mln Euro)

Sipas burimeve te Shoqates Shqiptare te Turizmit ne vend ka rreth 600 hotele ose 900 njësi

akomoduese (hotele, apartamente pushimi, motele etj) me rreth 30 000 shtretër. Nëse 2/3 nga

këto do i kalojmë bregdetit do të thotë që janë rreth 20 000 shtretër. Pra kapaciteti maksimal i

bregdetit tonë mund të mbajë në një ditë deri në 20 000 turistë. Sezoni turistik i plazhit ka një

shtrirje afërsisht 2-3 mujore, kohë kur vijnë edhe numri më i madh i pushuesve. Po të

konsiderojmë një qëndrim mesatar gjatë kësaj kohe rreth 5 netë, do të thotë që gjatë një muaji

akomodohen maksimumi 120 000 turistë. Në 2-3 muaj kjo shifër bëhet rreth 300 000 turistë.

Me një numër rreth 30 000 pushuesish në 2-3 muajt e verës qe “eksportohen”, shqiptaret

mund të jenë në vend të parë në përqindje për numër të popullsisë nga vendet e Mesdheut, që

kalojnë pushimet në Turqi, pra në një vend tjetër po Mesdhetar. Dhe të mos harrojmë së ky

treg prej 30 000 vetash që kërkon plazhe të huaja për të kaluar pushimet e tyre dhe shpenzon

rreth 700-1000 Euro për person gjatë 1 jave apo 10 ditësh.

Cmimet e ambjenteve te pushimit ne bregdetin shqiptar dhe zonat e tjera turistike variojne nga

20 euro deri 80 euro ne dite.

Page 3: Per Turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe Te Ardhurat Tatimore_AL-Tax.org

Law. Tax. Transparency

Agjensite e udhetimit, turistike dhe spedicionere

Agjensite turistike dhe te tjera

Ne gjithe vendin jane 900 tatimpaguese qe jane me kodin ekonomik per aktivitete agjensi dhe

turistike. Ne kete tabele nuk perfshihen njesite akomoduse si hotele, bare, restorante dhe njesi

te tjera argetuese dhe lojrash.

Në tregun shqiptar operojne nderkohe mbi 600 Agjensi turistike dhe shitje biletash, te cilat

jane pjese e verifikimit per licensen profesionale nga MPPT. Edhe ne keto agjensi nga ana jone

duhen ushtruar verifikime dhe kontrolle per paketat turistike për udhetimet carter jashte vendit

si nje biznes i rritur nga njeri vit ne tjetrin. Nje problem mjaft i mprehte eshte dokumentimi i

punes qe kryejne per dergesat e turistave shqiptare ne shtetet e huaja. Ne kete rast ato lluajne

rolin e agjentit shites ne emer te kompanive te huaja dhe sistemi i dokumentimit qe ato

zabtojne nuk perputhet me ate qe duhet te bejne sipas ligjit te procedurave tatimore. E njejta

dukuri eshte edhe per agjensite e biletave te udhetareve dhe spedicionere.

Nëse midis kompanive ajrore dhe agjencive të udhëtimit në vend është vendosur një pozitë

monopol, përsa i përket çmimit të shtrenjtë të biletave të udhëtimit. Tregu i fluturimeve ajrore

në Shqipëri shënon më shumë se 1.5 milionë klientë gjatë vitit të kaluar. Xhiroja totale

vlerësohet me mbi 350 milionë euro në vit. Tregu i fluturimeve ajrore ka qenë i prekur nga

monopoli, për shkak se fluturimet ndërkombëtare rregullohen përmes marrëveshjeve

dypalëshe të komplikuara dhe të kushtueshme. Kështu, nëse një kompani italiane vendos të

udhëtojë drejt Tiranës, një kompani shqiptare duhet të kryejë të njëjtin numër fluturimesh. Por

gjatë viteve të fundit, BE-ja dhe SHBA-të kanë punuar për liberalizimin e këtij tregu, duke hequr

kufizimet ligjore të reciprocitetit dhe duke ulur çmimet.

Page 4: Per Turizmin ne Shqiperi dhe Kroaci dhe Te Ardhurat Tatimore_AL-Tax.org

Law. Tax. Transparency

Fakte nga turizmi ne Shqiperi

Një hotel ne zone turistike në Shqipëri paguan rreth 40 % të xhiros së tij në shtet (20%TVSH, + 5% taksa e

bashkisë, + 10% tatim fitimi, + 3-4 % bankave për pagesat me kartë kredit, pa përmendur taksat e

gjelbërimit, të pastrimit, të tabelës, taksën e të drejtës së autorit që po kërkohet të vihet tani, etj.etj.),

ndërkohë që fqinjët tanë paguajnë maksimumi deri në 10% taksë.

Të ardhurat reale nga turizmi janë mbi 1 miliard Euro në vit duke qenë kështu më të mëdhatë në vend

dhe duke bërë turizmin sektorin me volumin më të madh të eksporteve në vend (rreth 50% të totalit të

eksporteve). Burimi: Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)

Fakte mbi turizmin ne ishujt e Kroacisë:

në ishullin Lopud ndodhet një plazh të cilin vendasit e reklamojnen si një nga 70 plazhet më të bukura në

botë. Dhe e dini çfarë ka të veçantë ky plazh: plazh ranor rreth 100 metra i gjatë dhe 10 metra i gjere.

Dhe kjo e bënte atë të veçantë, sepse ne të gjithë ato 5000 km bregdet të Kroacisë plazhe te tilla

numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Për të vajtur në “plazhin e 70 më të bukur në botë” duhet të

paguash autobusin për të vajtur tek anija, të paguash anijen për të vajtur tek ishulli, të paguash makinën

elektrike në ishull për të vajtur në krahun tjetër të tij ku ndodhej plazhi, dhe atje të paguash çadrën e

shezlonin. Të gjitha këto me një çmim 10 herë më të lartë sesa në Shqipëri dhe krahasimin me nje vend te

ngjashem ne Ksamil mund ta beni vete. Burimi: Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)