120
Viti III, nr 8 Tiranë, tetor 1996 51 Eqeremi tregim nga Fatos T. Lubonja Shqipërime 58 Poezi anglo-amerikane (shqipëroi Andi Bejtja) 64 Ata të ankthit tregim nga Dino Buzzati (shqipëroi Redi Skënderi) Ndërgjegje historike 69 Estetika në Bizant nga Shkëlzen Maliqi 74 Ebrejtë në Shqipëri në prag të Luftës së Dytë nga Artan Puto Art 91 Mbi Vermmer-in nga Ehat Musa Tranzitologji 95 Demokraci të brishta: kriza e legjitimitetit në sistemet postkomuniste nga Fatos Tarifa, Bas De Gaay Fortman Autorë që duhen njohur 108 Hanna Harend nga Luan Rama Kulturë filozofike 115 Spinoza nga Alfred Veber, Denis Hyisman 122 Libra të rinj PERPJEKJA E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA Editorial 2 Shtatorja e Nolit, kioskat dhe monumentalizmi shqiptar Ese dhe komente 7 Vazhdimi i një dashurie nga Fron Nazi Ç'duhet bërë 11 Opinione nga Annette Laborey, Andi Bejtja, Arben Kumbaro Nga jeta kulturore 14 Vdekja e Byhnerit nga Bashkim Shehu Nga bota 17 Diçka ka marrë fund nga György Konrád Letra shqipe 23 Kasëm Trebeshina 70 vjeçar - Në kërkim të së tashmes së përjetshme nga Hans - Joachim Lanksch 26 Peizazh, Pa titull 1, Pa titull 2, Gabim i përhershëm, Një këngëtareje që poezi nga Ani Spahivogli 31 Dedja , novelë nga Thanas Pilafas (Jorgji) 46 Milingonat, Kënaqësia e perëndive, Drejt hiçit po shkoj me lavdi, Mushkonja, Unë poezi nga Arben Dedja, Brixhilda Ndini, Redi Gjuzi, Mimoza Picari, Majla Zeneli LËNDA

perpjekja_08

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_08

Viti III, nr 8 Tiranë, tetor 1996

51 Eqeremi tregim nga Fatos T. Lubonja

Shqipërime58 Poezi anglo-amerikane (shqipëroi Andi Bejtja)64 Ata të ankthit tregim nga Dino Buzzati (shqipëroi Redi Skënderi)

Ndërgjegje historike69 Estetika në Bizant nga Shkëlzen Maliqi74 Ebrejtë në Shqipëri në prag të Luftës së Dytë nga Artan Puto

Art91 Mbi Vermmer-in nga Ehat Musa

Tranzitologji95 Demokraci të brishta: kriza e legjitimitetit në sistemet postkomuniste nga Fatos Tarifa, Bas De Gaay Fortman

Autorë që duhen njohur108 Hanna Harend nga Luan

Rama

Kulturë filozofike 115 Spinoza nga Alfred Veber, Denis Hyisman

122 Libra të rinj

PERPJEKJA E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

Editorial

2 Shtatorja e Nolit, kioskat dhe monumentalizmi shqiptar

Ese dhe komente7 Vazhdimi i një dashurie nga Fron Nazi

Ç'duhet bërë 11 Opinione nga Annette Laborey, Andi Bejtja, Arben Kumbaro

Nga jeta kulturore14 Vdekja e Byhnerit nga Bashkim Shehu

Nga bota17 Diçka ka marrë fund nga György Konrád Letra shqipe23 Kasëm Trebeshina 70 vjeçar - Në kërkim të së tashmes së përjetshme nga Hans - Joachim Lanksch26 Peizazh, Pa titull 1, Pa titull 2, Gabim i përhershëm, Një këngëtareje që poezi nga Ani Spahivogli31 Dedja , novelë nga Thanas Pilafas (Jorgji)46 Milingonat, Kënaqësia e perëndive, Drejt hiçit po shkoj me lavdi, Mushkonja, Unë poezi nga Arben Dedja, Brixhilda Ndini, Redi Gjuzi, Mimoza Picari, Majla Zeneli

LËNDA

Page 2: perpjekja_08

Përpjekja 2

SHTATORJA E NOLIT, KIOSKAT DHE MONUMENTALIZMI SHQIPTAR

(Edhe një herë për frymën kritike)

Pas botimit të numrit shtatë të Përpjekjes tek një kategori lexuesish janë shtuar disa vërejtjeve dhe pakënaqësi të shprehura prej tyre qysh me daljen e numrave të saj të parë. Disa prej tyre me dashamirësi, disa me cinizëm dhe disa deri edhe me armiqësi janë shprehur se revista ka një frymë nihilizmi pa cak, se mohon ose përçmon vlerat e së kaluarës, se denigron mjaft me të cilat gati-gati kombi, se, duke e lexuar atë, të kap dëshpërimi... Ka edhe nga ata që e kanë quajtur antishqiptare, pasi në faqet e saj bashkëkombasit na u paraqitkan nën dritën më të keqe...

Përpara se t’u japim përgjigje këtyre kritikave le të tregojmë një nga bëmat e fundit që ka ndodhur në kryeqytetin tonë, jo për të jus në mënyrë banale kritikat e Përpjekjes ndaj shqiptarëve, por pasi mendojmë se kemi të bëjmë me një ngjarje tepër kuptimplotë, që, duke e karakterizuar par excellence kohën që po jetojmë, do të na ndihmojë të jemi shumë më të qartë në shtjellimin e argumentave tanë.

Para disa kohësh parlamenti shqiptar kishte marrë vendim që në një nga sheshet e parkut para godinës së tij të vendosej shtatorja e Nolit. U caktua edhe vendi nga Bashkia, ndërkohë që skulptorët punën e thadrimit. Shtatorja më në fund mbaroi, mirëpo ç’ndodhi, kur erdhi koha për ta vendosur, doli se tek vendi i paracaktuar nga Bashkia na kishte mbirë një kioskë. Mësuam se deri më sot alarmet e mbrojtësve të shtatores prej bronxi kanë qenë të pafuqishme përpara mbrojtësve të ngrehinës me hekur dhe plasmas dhe, si rezultatat, Noli vazhdon të dergjet në një depo.

Besojmë se na lejohet ta quajmë shtatoren që do të vendosej aty simbol të histo-risë shqiptare, të përpjekjeve kulturore të shqiptarëve dhe të aspiratave të tyre demokra-tike. Po për kioskën çfarë mund të themi? Edhe kioska që triumfoi mbi shtatoren është një simbol. Dikush mund të rrudhë buzët e të thotë “Ç’lidhje ka kioska me simbolet? Simboli është diçka që vihet në vende të veçanta kurse kioskat i sheh në çdo cep e shesh të kryeqytetit”. Por nuk është ashtu. Shqiptarët, kur ndërtonin bunkerët ndoshta nuk e kuptonin se po ndërtonin thelbin e Shqipërisë së asaj kohe: simbolin e ksenofobisë, paranojës, kompleksit të inferioritetit. Edhe kioskat parqezaptuese janë simboli më domethënës i Shqipërisë së sotme: ato janë simbol i barbarisë së re shqiptare, i frymës që përçon ajo mori bashkëkombasish që jetojnë pa histori, pa kulturë, pa vizione dhe aspirata për të ardhmen, pa frymë komuniteti; i atyre gjallonjësve që jetojnë vetëm duke mbllaçitur të tashmen, me dhëmbët gati për të shqyer çdo lloj bisku të gjelbër që mbin mbi tokë pasi nuk janë në gjendje të përfytyrojnë se ai duhet lënë të bëhet pemë.

Editorial

Page 3: perpjekja_08

Përpjekja 3

Persiatjet e Përpjekjes lidhur me kritikat e lartpërmendura do t’i shtjellojmë në kontekstin e luftës midis këtyre dy simboleve, shtatores dhe kioskës.

Në një artikull me titull “Mbi dobinë dhe të keqen e historisë për jetën” Niçja për tre mënyra vështrimi të historisë, që burojnë nga tre karakteristika të natyrës

njerëzore: njeriu si “qënie aktive dhe me aspirata”; njeriu si qënie që “ruan dhe nderon” dhe, së fundi, njeriu si qënie që “vuan dhe ndjen nevojën të çlirohet”

Nisur nga këto tre karakteristika, njeriu ka tre mënyra të vështruari të historisë, atë monumentale, atë antikuare dhe atë kritike.

Të vështrosh historinë në mënyrë “monumentale”, sipas Niçes, do të thotë që momentet e mëdhenj të luftës së individëve në histori t’i shohësh si një zinxhir majash të larta që të frymëzojnë, të mësojnë dhe të ngushëllojnë në jetën tënde të së tashmes.

Ta shikosh historinë në mënyrë “antikuare” do të thotë t’i shikosh rrënjët nga ke dalë me dashuri, nderim dhe mirënjohje.

Deri këtu, me një vështrim të përciptë, kritikët tanë mund të thonë: Ja ku po i formuloni vetë ato çka i mungojnë Përpjekjes. Mirëpo ata harrojnë se Përpjekja, me vetëdije dhe duke u shprehur haptazi, i ka lënë në plan të dytë këto dy vështrime të historisë dhe jetës shqiptare në favor të vështrimit kritik. Megjithatë duam të vemë në dukje se edhe vështrimi monumental edhe ai antikuar nuk është bërë në Shqipëri ashtu siç e kërkon Niçja, që t’i shërbejnë të tashmes, jetës. Kjo pasi shpesh monumentet e ngritur kanë qenë të rrejshëm apo të stërfryrë, ngase vepra e tyre nuk është trajtuar dhe bërë e njohur ashtu si duhet, apo ngase ata janë shpërdoruar dhe zhvleftësuar në gojën e matrapazëve dhe mashtruesve politikë.

Përpara se të kalojmë tek vështrimi kritik niçean, që është dhe fryma mbi-zotëruese e Përpjekjes, duam të vemë në dukje së paku dy të këqija të mëdha të vësh-trimit monumental të historisë, i cili, ndonëse shpesh i rrejshëm, ka qenë, gjithsesi, mbizotërues në trajtimin që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarët të kaluarës së tyre:

Së pari, shpesh shpirtrat mediokër dhe meskinë, të armatosur dhe korracuar me historinë monumentale, në vend që të frymëzohen prej saj, e përdorin atë kundër shpirtrave të fortë të së tashmes, kundër atyre individëve që janë të aftë të mësojnë nga ajo histori diçka të vërtetë, të dobishme për jetën, si dhe ta transformojnë atë që kanë njohur në diçka më të lartë. Duke hedhur vallen e idolatrisë servile dhe miope rrotull një monumenti, ata bërtasin: “Nuk lejojmë të na e prekë kush tonë kombëtare, artistin, shkencëtarin, shkrimtarin e madh...”, por në fakt s’bëjnë tjetër veçse mbrojnë strehën e paaftësisë, meskinitetit dhe inferioritetit të tyre.

Së dyti, monumentalizmi e ka dëmtuar shpesh vetë historinë, pasi ka ndikuar të lihen jashtë saj, të harroen apo përçmohen pjesë të tëra të saj, që mund të jenë tepër të rëndësishme për të kuptuar të kaluarën dhe të tashmen e një populli. Si shembull le të përmendim vetëm vakumin 500 vjeçar të historisë së shqiptarëve nën perandorinë turke.

Përsa i përket sensit antikuar, mund të themi se ai nuk ka qenë i zhvilluar tek shqiptarët në formën e ruajtjes me dashuri dhe kujdes të objekteve të së kaluarës, siç e gjejmë sot në Evropë. Megjithatë, në një farë mënyre, ai ka ekzistuar i përzier me vështrimin monumental, shpesh, jo për ta ruajtur, gjallëruar e ushqyer jetën, por për

Editorial

Page 4: perpjekja_08

Përpjekja 4

ta atë. [“Urrej çdo gjë që vetëm më mëson, pa ma shtuar aktivitetin, apo pa ma ngjallur atë menjëherë.” Gëte.]

Sidoqoftë, ne të Përpjekjes, që e ndjekim me vemendje dhe interes të veçantë jetën kulturore shqiptare, vemë re se revista nuk ka arritur ta cënojë delirin momu-mental të shqiptarëve mediokër të rrezatuar në median elektronike dhe të shkruar. Shqiptarët ende vazhdojnë të jetojnë me atë monumentalizmin e rrejshëm të trashëguar nga epoka nacional-komuniste kur e mendonin veten në qendër të botës, kur në çdo dy të shquara botërore njërin e gjenin me origjinë shqiptare, kur në historinë e tyre të përbashkët me turqit kërkonin vetëm vezirët dhe pashallarët, kur letërsinë e tyre e konsideronin më të mirën në Ballkan dhe aktorët e tyre më të mirët në Evropë...

Nga ana tjetër është fakt që ky monumentalizëm nuk i ka frymëzuar dot shqip-tarët për të ndërtuar me pasion vendin e tyre dhe as për të ruajtur me dashuri vlerat e tyre. Shembulli me shtatoren e Nolit është një nga të panumërtit që mund të gjesh për të provuar dështimin dhe zbrazësinë e monumentalizmit shqiptar. Kjo zbrazësi, sipas Përpjekjes, nuk rrjedh vetëm pse monumentalizmi dhe dashuria për të parët kanë qenë të rrejshëm apo pse janë keqpërdorur, por edhe pse shqiptarëve u ka munguar tërësisht vështrimi kritik i historisë së tyre.

“Atij që mjerimi i të sotmes i shtyp gjoksin e i merr frymën, atij që don ta tej me çdo kusht këtë mjerim; atij i lind nevoja e një vështrimi kritik mbi historinë, domethënë e një vështrimi gjykues dhe dënues.” thotë Niçja. Ky vështrim kritik i historisë shqiptare ka qenë shpesh mbizotërues tek Përpjekja. Çdo e kaluar ka punët e saj të ulëta prandaj meriton edhe të dënohet. Në më të shpeshtën e herëve në punët njerëzore, qoftë edhe të vendeve më të qytetëruara, ka dominuar dhuna dhe dobësia njerëzore. Në Shqipëri akoma më tepër. Përpjekja është nisur nga ideja se duke qenë rezultatat i brezave paraardhës ne jemi edhe rezultati i gabimeve të tyre, i pasioneve, keqkuptimeve, padijes dhe krimeve të tyre. Nuk kemi pretenduar ta veçojmë veten prej tyre. Nëse i kemi dënuar dhe kemi kërkuar të çlirohemi prej gabimeve, këtë e kemi bërë në emër të një të ardhmje më të mirë. Pa mohuar faktin se rrjedhim prej tyre, kemi synuar të arrijmë diçka që na duket e rëndësishme në rrugën drejt ndërtimit të një kulture tjetër shqiptare: të bëjmë dallimin midis asaj që kemi trashëguar dhe asaj që mësojmë e njohim përditë. Ndodh shpesh ta dish ç’është e mira pa arritur ta bësh atë; ta njohësh më të mirën pa mundur ta arrish atë. Ndofta edhe Përpjekja shpesh ka mbetur në këtë stad, por ky nuk na duket një stad dekurajues, përkundrazi, nxitës.

Qasja kritike ka mbizotëruar edhe në trajtimin që i ka bërë Përpjekja së tashmes social-kulturore shqiptare ashtu sikurse dhe politikës. Edhe kjo qasje burimin e ka tek “vuajtja dhe nevoja për t’u çliruar”. Nëse Përpjekja ka vajtuar e klithur këtë e ka bërë pasi nuk ka pasur zemër për të kënduar. Megjithatë mendojmë se prapa klithmave të saj “shkatërruese” është ndjerë gjithherë një instikt i fortë ndërtues, madje ka qenë vetë instikti ndërtues i autorëve të Përpjekjes që i ka lëshuar ato klithma. Vetë vazhdimi i ndërtimit të Përpjekjes e provon këtë. Po si mund të këndosh me entuziazëm kur sheh çdo ditë barbarët të të shkatërrojnë vendin, kur sheh se televizori i vetëm shqiptar nuk i hap vend mendimit alternativ jo vetëm në politikë, por edhe në kulturë, kur sheh se pushteti po rikthen me të shpejtë në vendet drejtuese të institucioneve kulturore

Editorial

Page 5: perpjekja_08

Përpjekja 5

elementët më konservatorë, përfaqësuesit tipikë të mediokritetit, servilizmit dhe bu-rokracisë të epokës nacional-komuniste?

Le të tregojmë përsëri një ngjarje të ndodhur vetëm pak ditë më parë. Edi Rama, piktori, publicisti, shkrimtari, pedagogu luftarak i Akademisë së Arteve, që në vitin 90 e shndrroi sallën e saj në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë univer-sitare, që ka punuar më shumë se kushdo që Akademia e Arteve të edukojë krijues të lirë dhe jo skllevër të traditave e të pushteteve, që gjatë këtyre pesë vjetëve u ka sjellë studentëve disa personalitete të artit dhe kritikës botërore, mes të cilëve edhe kritikun e njohur italian Akile Bonito Olivën, që jo vetëm ua ka sjellë, por shpesh ka bërë edhe përkthyesin gjatë leksioneve të tyre, u largua nga Akademija e Arteve. Ditën e largimit, në prani të dekanit, teksa kalonte nëpër rruginat e asaj Akademije për të cilën ka dhënë aq shumë, e shoqëruan sharjet dhe fyerjet banale të një studenti ngelës nga provinca. Ky student ngelës nga provinca, për të cilin nuk u morr asnjë masë - përkundrazi tani do të bëhet kalues -, është përfaqësuesi tipik i Shqipërisë së sotme kulturore, i asaj Shqipërie që në vend se të bëjë projekte se si t’i kthejë në vend mëndjendriturit e saj, po dëbon jashtë shtetit ose margjinalizon edhe ata pak që i kanë mbetur. Çfarë të bëjë tjetër Përpjekja në këtë rast përveçse të këlthasë. Vetë klithmat e saj, çdo tre muaj, janë provë se Shqipëria ende ndjen, ende nuk është dorëzuar përfundimisht në duart e studentëve ngelës nga provinca.

Sot vëzhguesit e jetës shqiptare thonë se kur i pyet mbi të ardhmen e vendit pjesa më të madhe e të rriturve përgjigjen se ky vënd nuk bëhet; kurse pjesa më e madhe e të rinjve se duan të ikin në Perëndim... Ndërkaq të vegjëlit rriten në kopshtet dhe shkollat e zbrazëta e të shëmtuara që këta disfatistë i mbajnë të hapura deri sa t’u dalë ndonjë vizë për jashtë shtetit. Më tepër se kurrë në Shqipërinë e sotme ndjehet humbja e shpresës.

Besojmë se këtë gjendje nuk e kanë krijuar 700 kopjet e Përpjekjes dhe as ay grusht intelektualësh që disa politikanë dhe intelektualë shqiptarë i akuzon si shkatër-rues, denigrues etj etj.... por, paradoksalisht, pikërisht ata që bërtasin se Përpjekja po shkatërron vlerat. Këta janë:

- Demagogët, që e përdorin nacionalizmin për avantazhe meskine politike.- Të indoktrinuarit, që ndjehen keq po u cënove disa simbole identiteti.- Turma e të pavetëdijshmëve, që, ashtu si delet e Panyrgut, shkon pas të parëve.- Ata që kanë frikë nga tre kategoritë e lartpërmendura.Kjo luzmë është e paaftë t’i njohë e çmojë me të vërtetë vlerat. Kur i bijen në

dorë, ajo u heq atyre shpirtin dhe jetën duke i tabuizuar, apo shpërdoruar. Padija dhe fanatizmi i tyre ndaj vlerave janë dy anë të së njëjtës medalje, dy ekstreme që puqen tek një pikë e vetme, antivlera. Për ta shtatorja e Nolit, si në depo si në pie-destal, ka të njëjtën vlerë dhe gjithmonë më të vogël se një kioskë që u mbush atyre xhepat. Këto qënie monstruoze pa kokë dhe pa sy, por vetëm me gojë dhe xhepa, na dalin kudo përpara, duke na e trishtuar pamjen dhe duke na e kthyer këngën në britmë.

Përpjekja është e vetëdijshme se, ashtu si gjendja e përshkruar më lart ashtu edhe mëshimi vetëm tek gjykimet dhe kritikat rrezikon ta paralizojë instiktin e mb-

Editorial

Page 6: perpjekja_08

Përpjekja 6

etur krijues të shqiptarëve, së bashku me gëzimin që çliron ai. Ajo është munduar t’i shmanget kësaj nëpërmjet përzgjedhjes për botim në faqet e saj të krijimeve dhe përkthimeve sa më cilësore, punës kultivuese me gjuhën shqipe, inkurajimit të të rinjve etj.. Në këtë numër po edhe rubrikën Ç'duhet bërë, ku ftojmë të sugjerohen ide pozitive. Ndërkaq, e përsërisim, nëse i jemi qasur me dëshpërim dhe revoltë historisë apo aktualitetit shqiptar, këtë e kemi bërë për t’u ngjallur njerëzve nevojën e çlirimit dhe ndryshimit dhe jo për t’i bërë ata ta braktisin punën krijuese apo vendin. Ne jemi të bindur se çdo lexues serioz, i kulturuar dhe patriot nuk do të gjejë te dëshpërimi dhe revolta e Përpjekjes disfatizëm dhe antishqiptarizëm, por mundin dhe kurajon intelektuale të atyre bashkëkombasve që e duan shoqërinë dhe kulturën shqiptare të qëndrojë me dinjitet në familjen evropiane.

Editorial

Page 7: perpjekja_08

Përpjekja 7

Fron Nazi

VAZHDIMI I NJË NJË DASHURIE

Përshtypjet e para janë ato më të pashlyeshmet. Ajo çka vjen më vonë është ose vazhdim i një dashurie ose vazhdim i një divorci.

Unë mbrrita në Shqipëri në Dhjetor 1991 me një dorë libërthash mbi shoqërinë e hapur dhe me shumë premtime për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë përdrejt një të ardhmje demokratike. Ishte një periudhë në historinë e Shqipërisë ku perceptimi i realitetit shfaqej e zhdukej bashkë me ujin dhe energjinë elektrike. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend që ndeshej me vështirësi të mëdha ekonomike, që kërkonte të nxirrte arin nga kashta dhe që jetonte me eksitimin e një të ardhmje të papërcaktuar. Pyetja e parë që më bëri dikush ishte: “Kush ka pasur impakt më të madh në art, ngjyra apo linja?”; pyetja e dytë që dëgjova ishte: “A e di ti se kush janë komunistët dhe kush demokratët?” Unë nuk kisha përgjigje për asnjërën nga të dyja këto pyetje. Shumë shpejt mësova se në Shqipëri identiteti i një personi përcaktohej me “ne” dhe “ata”. Mësova se njerëzit dëgjonin jo atë çka thuhej, por atë çka nuk thuhej; se nuk kishte të fshehta dhe as të fshehta thënës. Po zbuloja një vend që zgjohej pas 50 vjetësh aq i uritur sa thërriste njëherësh hem për liri hem për demokraci. Në këtë periudhë të veçantë unë nuk isha në gjendje të gjykoja ose të këshilloja siç duhej; u mora me shpërndarjen e ndihmës që kisha sjellë e që e kërkonte aq shumë situata. Me kalimin e kohës, sa më shumë binteperdjaepadijessime,fillovatëmarrpozicion.Mëkujtohetsenëintervistëneparë në Rilindja Demokratike vura në dukje se prioriteti im ishte dhe do të vazhdonte të ishte promovimi i të drejtave të njeriut. Kjo fjalë, fatkeqësisht, u varros diku midis premtimevetëtjerapërndihmëfinanciarepërzhvillimindemokratiktëShqipërisë.Sot,kurkthejkokënprapathemsekampasurmëshumëdisfatasesafitore.Përdisfatatmbajpërgjegjësinëtime,kursepërfitoret,ndonësetërralla,themseishinakumulimi punës së përbashkët.

MendimetemijapërShqipërinëishinthellësishttëngjyrosurameglorifikimine së shkuarës. Deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare besoja se babai im dhe miqtë e tij kishin pirë kafe me Skënderbeun. Për mua Shqipëria ishte: Teuta, Skënderbeu, Ismail Qemali, Noli, Fishta, Zogu dhe, afërmendsh, Enver Hoxha - shtatë njerëz që përcaktonin përfytyrimin tim të Shqipërisë. Shkurt, si një shqiptaro-amerikan unë e kaloja kohën duke dëgjuar për të kaluarën dhe duke ushqyer shpresën e vogël se e ardhmja do të sillte një Shqipëri të hapur, të çliruar nga komunizmi. Se çfarë lloj lirie

Ese dhe komente

Page 8: perpjekja_08

Përpjekja 8

do të ishte ajo nuk diskutohej kurrë. Thirrja ime, ashtu si e shumë shqiptarëve brenda vendit, ishte për liri dhe demokraci.

Papritmasdyertuhapëndhefilloinjëzhurmëeçmendurhyrjeshdhedaljesh.Unë hyra dhe, sinqerisht, kurrë nuk desha më të kthehem. E kisha tmerr rrugën e Dur-rësit sepse ajo më sillte ndërmend ata që iknin për të mos u kthyer më - emigrantë të tjerë shqiptarë që kërkonin të gjenin nëpër botë një vend për ta quajtur shtëpi. Shqipëria po përjetonte një nga humbjet më të mëdha të trurit. Djem dhe vajza të reja, energjikë, plot talent e mëndjehapur po rendnin nga brigjet e Shqipërisë për në ato të Evropës dhe SHBA-së. I kujtoj shpesh argumentet e tyre; “Ky vend do 50 vjet të rindërtohet, aq sa ç’u shkatërrua. Ndërkaq mua më ikën jeta. Prandaj më mirë shkoj diku ku mund tëfillojnjëjetëtëremetëardhmetësigurt.”

Për mua, asokohe 30 vjeçar, nuk kishte vend më të mrekullueshëm për ta jetuar vitin 1991 sesa Shqipëria. Aty të jepej mundësia e rrallë për t’u bërë dëshmitar i rritjes dhe i rilindjes së një kombi. Aty kishe fatin të shihje se si do të zinin rrënjë strukturat sociale,politike,ekonomike,dukepërfituaredhengasuksesetdhedështimetevendevetë tjera. Shqipëria, duke qenë një nga vendet e fundit ku ra diktatura, kishte mundësi të mësonte nga sukseset dhe gabimet e vendeve të tjera tashmë në tranzicion si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria ashtu sikurse edhe nga demokracitë më të stabilizuara si ato amerikane, angleze, gjermane dhe franceze. Jetoja me idenë e krijimit të një sistemi demokratik që do t’i përshtatej Shqipërisë në kontekstin evropian dhe që do të mbante një sy të hapur nga SHBA. Duke mos pasur absolutisht eksperiencë në demokraci Shqipëriapopërballontesfidënmëtëmadhe,njëherëshpolitikedheekonomike,nëhistorinë e saj. Hapi i parë ishte përpjekja për të ndërtuar dhe rindërtuar institucionet bazëtëshoqërisë.Perëndimifilloitëjeptendihmanëfushatëtillasiarsimi,qeverisja,ligjshmëria, shëndeti, bujqësia, media dhe sistemi bankar. Ideja ishte që të forcoheshin këtoinstitucionenëmënyrëqëShqipëriatëfillontetëfunksionontesishtetnormal.Një shtet normal ku çështjet ekonomike, politike dhe shoqërore të trajtoheshin me frymën e një kriticizmi të hapur në shtyp, qeveri, akademira dhe në mbarë popullin. Gabimi i Perëndimit ishte se ata gjetën zgjidhjet duke kërkuar nga shqiptarët të gjenin problemet që do t’u shkonin këtyre zgjidhjeve. Kishte mjaft probleme të krijuara nga 50 vjet stalinizëm që mund t’u përshateshin zgjidhjeve që parashtronte Perëndimi. Por kishte një problem kryesor që nuk mund të zgjidhej nëpërmjet ndihmës perëndimore. Ky ishte mungesa tek shqiptarët e vetbesimit kombëtar.

Mendësia ballkanike “me ne o kundra nesh” ka më shumë prirjen të nxisë nacionalizmin sesa vetbesimin kombëtar. Ndërkaq në Shqipëri mungon edhe naciona-lizmi. Institucionet e sipërpërmendura vërtet u inkurajuan nga Perëndimi, por çështja e mungesës së vetbesimit kombëtar mbeti pa zot. Nuk është detyrë e Perëndimit të ndërtojë vetbesimin kombëtar; ajo është detyrë e intelektualve të një vendi, të cilët duhet të ndjejnë përgjegjësinë morale ndaj shoqërisë, si dhe e qeverisë e cila bën beti-min se do t’i shërbejë popullit. Mirëpo kjo nuk ishte dhe nuk është një punë e lehtë në Shqipëri ku historikisht kanë munguar kritikat e hapura nga ana e individëve dhe, çka është po aq e rëndësishme, kanë munguar institucionet e pavarura që veprojnë si një ndërgjegje shoqërore për Shtetin dhe popullin. Disa nga ne menduan të ndërtojnë institucione të pavarura në arsim, shëndet, media, drejtësi, dhe kulturë. Por, në një vend

Ese dhe komente

Page 9: perpjekja_08

Përpjekja 9

kunjerëzitpërgjithësishteidentifikojnëvetenmeshtetin,punaekrijimittëtyrembetithjeshtë një ide në kokën e disa individëve. Në demokracinë e brishtë shqiptare njerëzit vazhdonin të prisnin nga shteti t’u jepte ca liri, kurse në vendet demokratike, njerëzit luftojnë perreshtur për t’ua ndalur dorën qeverive kur këto tentojnë t’u cënojnë qoftë edhendonjërënngaliritëqëatagëzojnë.[“Lirianukvjenkurrëngaqeveritë.Liriaka ardhur gjithmonë nga subjektet e saj. Historia e lirisë është histori e rezistencës.” Woodrow Wilson]

Nuk ishte e jashtëzakonshme të gjeje në Shqipëri 100 “subjekte” të tillë që kishin lexuar jo vetëm Wilsonin, por edhe veprat e disa prej mendimtarëve më të mëdhenj të historisë. Unë kam kaluar netë të tëra në shtëpitë e tyre dhe nëpër kafenera duke diskutuar me ta. Këta individë, pavarësisht nga partitë politike, lidhjet apo grupimet e ndryshme, kishin vendosur të punonin për ndërtimin e një Shqipërie të përparuar dhe moderne. Ata e kuptonin këtë jo vetëm në terma ekonomike, por, çka u dukej më e rëndësishme, edhe në terma sociale. Ata ndjenë nevojën që kultura shqiptare të ecte, sëpaku,nënjëhapmerritjenekonomike.Përtëarriturqëllimetetyreatafilluantëpërdorin ato mjete të njohura nga njerëzimi: si arti, shkrimet, humori dhe qëndrimet provokative.Ataishtynëmëtejkufijtëekulturësshqiptarekupërfshinëedhepolitikëndhesociologjinë.Ataeshikuanhistorinëashtusiçishtedheguxuantasfidojnëatëduke besuar sinqerisht se Shqipëria mund t’i kapërcente pengesat e ndryshme historike. Ata ishin në gjendje të kuptonin se qeveritë nuk janë veçse disa kështjella prej rëre të ndërtuara për të mbyllur, shuar dhe mbajtur nën kontroll ndjenjën e mendjemprehtë-sisëdhehumoritqëlëvizpërtejkufijveshqiptarë.Janëataqëtëbëjnëoptimistpërtëardhmen e Shqipërisë. Ishin po ata njerëz që më ndihmuan mua të formoj përshtypjen e parë të pashlyeshme për Shqipërinë.

NYC5, tetor, 1996 Përktheu F. Lubonja

Ese dhe komente

Page 10: perpjekja_08

Përpjekja 10

Vermmer Lexuesja pranë dritares

Page 11: perpjekja_08

Përpjekja 11

Ç’DUHET BËRË?

Përgjigjen:

Annette Laborey

Ajo për çfarë ka nevojë Shqipëria është një frymë kombëtare me mentalitet kozmopolit dhe jo një frymë kozmopolite me mentalitet kombëtar.

Andi Bejtja

Për një grupim të vogël të shoqërisë pashaporta shqiptare konsiderohet si aksident apo paradoks. Këtyre pak njerëzve nëna u shëmbëllen me një zog që kaloi fare rastësisht mbi qiellin shqiptar, pikërisht në muajin e nëntë të barrës, dhe qëlloi t’i lëshonte në atë qiell, duke i lënë ata, bijtë e saj, në këtë tokë të ashpër apo të mallkuar. Shpesh ata i dëgjon ta “mallkojnë” nënën që i polli në këtë vend. Por, sidoqoftë, shpesh këta janë “qytetarë të mirë shqiptarë”, janë qytetarë që kërkojnë të ndryshojë diçka; të tjerët janë ambjentuar me realitetin, janë bërë njësh me të dhe nuk hetojnë dot asnjë anomali. Nga këta të fundit nuk mund të pritet asgjë.

E gjithë kjo “pandryshueshmëri shqiptare”, që nga koha e Skënderbeut e deri më tani, i gjithë ky rreth vicioz, kjo kënetë, të sjell ndërmend një poezi surrealiste e cila në mënyrë prozaike mund të tregohet kështu: U nis i pari; i dyti ndoqi të parin; i treti ndoqi të dytin; i katërti ndoqi të tretin; i pesti ndoqi të katërtin, por tha “ku po shkojmë?”; i gjashti ndoqi të pestin dhe u përgjigj: “atë e di i pari”; i shtati ndoqi të gjashtin dhe tha: “të parin nuk e pyesim dot se është shumë larg”.

Turma nuk mund të bëjë asgjë pasi ajo ndjek të parin pa e pyetur se ku po shkon. Ndryshimet mund t’i bëjnë ata individë të cilët kërkojnë të dinë se ku po shkojnë. Kjo është faza e parë e ndryshimit. Faza e dytë është ndalesa. Faza e tretë ndryshimi i udhës. Po si mund ta ndryshojnë këta individë shoqërinë, si mund ta vënë atë në lëvizje pasi të kenë gjetur udhën që duhet të marrin?

Shumë nga individët që bëjnë pjesë në grupin e larpërmendur, të cilët rëndom

Ç'duhet bërë

Page 12: perpjekja_08

Përpjekja 12

quhen intelektualë, herë ia hedhin fajin pushtetit aktual, herë nivelit të shoqërisë civile shqiptare dhe shpesh gjithçka përfundon me një masturbim intelektual në kafene apo nështyp.Njëpërkufizimpostmodernpërintelektualëtthotëse“intelektualëquhenataqë vlerësojnë më shumë idetë sesa njerëzit”. Unë nuk besoj se këta lloj intelektualësh, nga të cilët gjen plot në kioskat e Tiranës, mund ta ndryshojnë shoqërinë. Ndoshta kjo është edhe fatkeqësia e asaj që mund të quhet elitë shqiptare. Unë mendoj se intelektualë janë ata që vlerësojnë më shumë njerëzit sesa idetë. Ç’do të thotë kjo?

- Kjo do të thotë që kur një grup qytetarësh protestojnë para Bashkisë për heqjen e plehërave, ti të bashkohesh me ta,

- kur qytetarët protestojnë për rregullimin e kopshteve të fëmijëve, ti të bash-kohesh me ta,

- kur një grup studentësh protestojnë për ushqimin në konvikt, ti të bashkohesh me ta....

Shkurt, të jesh bashkë me njerëzit për problemet e përditshme të jetës, për problemet në dukje të vogla, por të prekshme që shqetësojnë secilin. Duke qenë bashkë me ta për këto probleme nesër ti bëhesh akoma më i besueshëm dhe njerëzit do të të ndjekin edhe për probleme më të mëdha, si për shembull kur futet në burg padrejtësisht kryetari i opozitës apo kur vidhen votat. Individët ndikojnë mbi shoqërinë kur kanë personalitet dhe, njëkohësisht, janë të besueshëm. Duke u bashkuar me njerëzit në hallet e tyre të përditshme krijohet fryma e komunitetit, aq e nevojshme për t’i vënë fre individualizmit anarkist shqiptar. Kur krijohet fryma e komunitetit, padrejtësia që i bëhet tjetrit bëhet padrejtësia jote. Të gjithë ata individë që nuk pajtohen me realitetin shqiptar dhe që duan të ndryshojnë diçka kanë vetëm një rrugë: të punojnë me veprime konkrete për krijimin dhe stabilizimin e shoqërisë civile shqiptare. Kjo duket e thjeshtë, por është një rrugë e vështirë, e ngadalshme dhe, njëkohësisht, e vetmja që mund të japë rezultat. Përndryshe shoqëria do të vazhdojë të infektojë individin dhe anasjelltaz, për të arritur pastaj në përfundimin pesimist se ky vend nuk bëhet. Nëqoftëse idetë do të vazhdojnë të qëndrojnë larg njerëzve, Berisha do të ndjekë Enverin, Nano Berishën dhe Ceka apo Gjinushi Nanon. Këneta do të mbetet kënetë dhe shqiptarët po shqiptarë.

Arben Kumbaro

Flas si regjizor teatri, pra si një artist që sot për sot e ka thuajse të pamundur ta zhvillojë artin e tij pa ndihmën e institucioneve artistike shtetërore.

Patjetër ka alternativa të tjera përveç heshtjes, indiferencës dhe mallkimit se ky komb nuk bëhet.

Së pari, nuk duhet të reshtim së thëni se kultura e një kombi nuk ndërtohet me njerëz që s’kanë luajtur asnjë rol ideator në zhvillimin dhe frymëmarjen e saj; se ajo, gjithashtu, nuk ndërtohet as me nepotizëm dhe as me paragjykime politike.

Ç'duhet bërë

Page 13: perpjekja_08

Përpjekja 13

Nga ana tjetër, u duhet mbushur mendja atyre që vetëm sa i kthyen së prapthi xhaketat, se postet drejtuese në administratën e kulturës dhe artistët nuk janë kleçka që ata të pastrojnë dhëmbët pas një dreke të rëndë me mish derri në tavolinat e Evropës.

Dhe pasi të kemi një administratë që deri diku do të meritojë respekt mbeten për të bërë dhe shumë gjëra të tjera.

Në radhë të parë duhet menduar si do edukohet dhe do të investohet për një brez të ri. Dhe kjo veç të tjerash presupozon edhe përpjekjet për të strukturuar një sistemtërivlerash,(meaqsamundtëflitetpërkëtënënjëdemokraci),mbibazënetë cilit të orientohen individët.

Duhet të ndryshojë tërësisht politika e shpërndarjes së parave. Nga investimet për një kulturë folk dhe kiç duhet kaluar në promovimin e një atmosfere elitare në kulturë. Investimet në kulturë të bëhen objekt i një debati të hapur në nivel profe-sional.DerimësotnukkapasurasnjëraportfinanciarngaMinistriaeKulturësmbishpërndarjen e buxhetit.

Të gjitha këto duhen shoqëruar me një informacion sa më të dendur mbi çka ndodh në botë dhe në vendet e Lindjes që kanë pak a shumë të njëjtat pasoja tranzicioni. Njerëzit do të bëhen të vetëdijshëm se në ç’batak plluskojnë dhe kjo që do të sjellë reaksion, pasojë e të cilit do të jetë kërkesa për ndryshim.

TëbëhenpërpjekjeseriozepërsjelljennëShqipëritëvleravetëmirëfilltadheserioze të kulturës botërore dhe jo t’i lihet kjo punë spontanitetit. Të heqim dorë nga promovimi i shalëve si vlerat më të spikatura të kombit. Mjaft ka qeshur bota me ne.

Janë të domosdoshme investimet në infrastrukturën e një teatri serioz apo të skenës së operas. Deri tani asnjeri nuk është ulur të mendojë apo të bëjë projektin për ngritjen e një grupi studimor lidhur me këtë. Mungon deri edhe legjislacioni përkatës.

Patjetër në këtë shkëndijim debati mund të zenë vend dhe shumë ide të tjera...Së fundi do të thoja se, që të mund të ndryshojë diçka brenda jetës tonë, duhet të ndërgjegjësohemi për absurditetin e delireve të trashëguara dhe të romatikës blu të cilat vazhdojmë të na kontaminojnë mjaft lehtë.

Ç'duhet bërë

Page 14: perpjekja_08

Përpjekja 14

Bashkim Shehu

VRASJA E BYHNERIT (Persiatje mbi shfaqjen e dramës së Georg Byhnerit “Vrasja e

Dantonit”, nga Teatri Kombëtar)

Georg Byhneri ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, në epokën e roman-tizmit. Ai vdiq në moshën 24 vjeçare, shumë i ri pra, ashtu si mjaft poetë romantikë, siçeklasifikojnërëndomedheatë.Sidoqoftë,aiështëngaatakrijuestërrallëqë,përnga vizioni kreativ, qëndronin çuditërisht jashtë asaj kohe dhe përtej saj (si Blejku ose E. A. Poe, fjala vjen, ose, më herët, Jeronim Boshi), gjithë duke mbetur margjinalë në kohën e tyre dhe duke u zbuluar estetikisht, me njëfarë habie, nga pasardhës pak a shumë të largët (premiera e parë e “Vrasjes së Dantonit” është dhënë më 1927, dmth. 100 vjet mbas vdekjes së shkrimtarit).

Në kontekstin shqiptar të fundshekullit XX, Georg Byhneri, me “Vrasjen e Dantonit”, nuk është aspak i jashtëm, i huaj, përkundrazi, gjendet në një kontekst të vetin par exellence. E jo vetëm në rrafshin e perceptimit estetik bashkëkohor, ose të konfliktitmbarënjerëzortragjik,andoshtaabsurd,tëindividitmefuqitëerrëtatëka-osit brenda apo jashtë qënies së tij, (ndoshta në rastin e Byhnerit, si krijues i atij lloji tëveçantëqëpërmendëm,dotëmundtëflitejpërkonflikt,apofat,tragjiko-absurd).Në kontekstin shqiptar të fundshekullit XX, Byhneri, me “Vrasjen e Dantonit”, gjen elementin e tij edhe në një rrafsh më të dukshëm dhe më të lëvizshmin e një vepre artistike, në rrafshin politik.

Nëse një rezonancë e tillë nuk perceptohet gjerësisht nga publiku në Shqipërinë e sotme nëpërmjet shfaqjes “Vrasja e Dantonit” nga trupa e Teatrit Kombëtar me regjinë e Vllado Millçinit, kjo nuk shpjegohet, mendoj unë, thjesht me paaftësi apo verbëri të realizuesve të shfaqjes. (Për ne është i kuptueshëm vevterbimi i njerëzve të teatrit shqiptar që punuan për këtë shfaqje, të cilët edhe emrin e përkthyesit Adian Klosi e mbajtën sekret, kurse mbetet disi e pakuptueshme, nga ana tjetër, që Millçini të jetë më i huaj se Byhneri, ndonëse jeton vetëm disa dhjeta kilometra larg dhe në koordinata historiko-politike tepër të ngjashme). Pavarësisht nga kjo, nëse rezonanca politike e “Vrasjes së Dantonit” nuk perceptohet gjërësisht, kjo ndodh, mesa duket, njëlloj si në rastin e “Arturo Ui”, shfaqur në kohën e diktaturës, dhe gjithashtu në rastin e dramës së Maks Frishit “Bidermani dhe zjarrvënësi” shfaqur tani së fundi, në kohën e demokraturës, apo të udhëkryqit midis demokracisë dhe diktaturës. Di-

Nga jeta kulturore

Page 15: perpjekja_08

Përpjekja 15

het, nga studimet në fushën e psikopatologjisë kolektive moderne, se nën një regjim totalitar njerëzit kanë frikë ta përdorin intelektin e tyre; përndryshe “Arturo Ui” nuk do të ishte lejuar të shfaqej në kohën e Enverit. Do të duheshin vite, dhe kjo nuk do të ndodhte në teatër, por në rrugë, nën thirrjet “Enver - Hitler” të turmës, që intelekti të çlirohej, së paku aq sa të mund të kuptonte, mesa duket përsëri sipërfaqësisht, përki-met e “Arturo Ui”- së me diktaturën komuniste shqiptare. Natyrisht, qysh nga shfaqja e “Arturo Ui”-së në vitet ’70, kohët kanë ndryshuar. Megjithatë, pasi ke jetuar gjatë në totalitarizëm dhe kur fantazma e tij rishfaqet, vështirë të mos kesh frikë përsëri ta përdorësh intelektin. Ndërsa, po të mos e kesh jetuar totalitarizmin, çka përbën edhe rastin e të rinjve deri aty nga mosha 25 vjeç, atëhere fjalët për atë sistem të duken si përralla me gogola nga fëminija e largët, dhe as rishfaqjen e fantazmave të atij sistemi nuk arrin ta perceptosh (vërtet të rinjve të kësaj grup-moshe të cilët përbëjnë një pjesë të mirë të auditorit teatror, çdo diskur mbi politikën u duket si përrallë me gogola, dhe, ndoshta në njëfarë mënyre, kanë të drejtë).

Sidoqoftë, Georg Byhneri vdiq sërishmi, i vrarë në kontekstin e tij të Shqipërisë 1996, pasi jetoi vetëm dy orë, në grahma, gjatë shfaqjes së “Vrasjes së Dantonit”. Lidhur me këtë “vrasje”, siç u përpoqa të shpjegoj më lart, përjashtohe implikimi politik, në mos i publikut së paku i realizuesve të shfaqjes. Apo të vrasjes. Jo të Dantonit, pra, por të Georg Byhnerit, sepse ishte ky, siç e thamë, që u vra nëpërmjet kësaj shfaqjeje, duke përfunduar në honin që u hap midis tekstit të jashtëzakonshëm dramaturgjik dhe asaj çka u dha në skenë. Përpara se të arrihej tek vlerat aktuale politiko-qytetare të kësaj shfaqjeje, e cila nuk i ka ato, do të duhej një herë që ajo të ekzistonte si e tillë estetiki-sht. Vërtet, stili i regjisë së Millçinit i shkon, në përgjithësi, atij të tekstit të Byhnerit. Por vetëm në një të përgjithshme të vagullt. Dhe kjo nuk ka mjaftuar për të krijuar të tërën, “përkryerjen” e të gjithë komponentëve dhe integrimin e tyre. Sidomos loja e disa prej aktorëve kryesorë, apo ndoshta më tepër drejtimi i tyre nga regjizori, çalojnë, ku më shumë e ku më pak. Robespieri i Ndriçim Xhepës, para së gjithash. Është thënë diku në shtyp se ky Robespier nuk na paraqitet si idealist tepër i pastër, sodoqë krejt i verbër në fanatizmin e tij, dhe në vend të kësaj shembëlltyre na jepet ajo e një arrivisti meskin dhe cinik. Njeriu me prirje tiranike, sado fanatik dhe i bindur në drejtësinë e vetvetes së adhuruar, mund të mos jetë krejt i zhveshur nga cinizmi, sikurse mund të jetë meskin pikërisht nëpërmjet kultit të vetvetes gjithë duke qenë i bindur se mishëron një mision të lartë shpëtimtar. Mirëpo Robespieri që shohim në skenë, interpretuar nga Xhepa, nuk është as idealist, por as ndonjë cinik me një personalitet imponues, të fuqishëm, prej njeriu me etje të pazakontë për pushtet. Ai vërtitet në skenë duke u çjerrë parreshtur, ashtu si ndonjë i dehur që kërkon të frikësojë klientët e tjerë të mejhanes. Dhe, po të kemi parasysh se Xhepa ka arritur të realizojë edhe role mjaft të mira, ndonëse jo me përmasa të tilla siç do të kërkonte personaliteti i Robespjerit, për këtë karikaturë të tiranit ka faj, mesaduket, edhe regjizori që e ka drejtuar (çka nuk më duketsemundtëjustifikohetmefaktinseaienjehshumëpakshqipen.)Lëgjithashtupër të dëshiruar, ndonëse jo në një shkallë të tillë skandaloze, edhe kryeroli tjetër i shfaqjes, ai i Dantonit, interpretuar nga Bujar Lako. Kjo del në pah veçanërisht në disa momente kritike të rolit. Vetësiguria e tepruar e Lakos, ndërthurur me një pakujdesi të pashpjegueshme nga ana e Millçinit, bëjnë që sentenca të tilla, tronditëse në vetvete,

Nga jeta kulturore

Page 16: perpjekja_08

Përpjekja 16

që duhet të burojnë nga tendosje të mëdha shpirtërore, sikurse “Revolucioni ha bijtë e vet, si Saturni”, të tingëllojnë bajate, të stërdëgjuara, apo sentenca tjetër “Atdheu nuk merret në shollën e këpucëve”, për hir të një natyrshmërie të sipërfaqshme, nivelohet me rëndomësinë e së përditshmes (a thua se është fjala vërtet për shollën e këpucëve).

Pati edhe role të arritura, si ai i Sen-Zhystinës nga Tinka Kurti apo, sidomos, i zonjës Dëmylen, nga studentja emri i së cilës fatkeqësisht nuk më kujtohet, por që, le të shpresojmë, do të mund të bëhet emër i dëgjuar. Megjithatë, një shfaqje si kjo, për vetë strukturën e dramës së Byhnerit, nuk mund të jetë e arritur nëse nuk janë të tillë dy kryerolet, Dantoni dhe Robespieri. Tekefundit, aty fokusohet dramatikisht edhe ndeshja e ideve, edhe fati i tmerrshëm njerëzor në sfondin e kaosit të historisë dhe nën hijen e atij përbindëshi proteik të paparashikueshëm që e quajnë revolucion. Mirëpo këtu shfaqja lë shumë për të dëshiruar. Dhe jo vetëm këtu. Për të kuptuar cektësinë e saj, apo ngushtësinë, apo mungesën e fantazisë dhe të frymëmarrjes së artit, le të sjellim ndër mend një element që paraqitet si nga më të rëndësishmit në këtë shfaqje dhe që, për më tepër, është lëvduar edhe nga shtypi si gjetje interesante e origjinale: konvencioni i murit të lëvizshëm. Afrimi dhe largimi i murit, sipas ulje-ngritjeve të valës së terrorit siç jepet kjo nëpërmjet tekstit, përbën një paralelizëm naiv, një sim-bolizëm të sipërfaqshëm, një raport të jashtëm ndërmjet shenjës dhe “kuptimit” të saj - i jashtëm sepse nuk shton asgjë nga pikpamja e emocionit dramatik dhe gjithashtu sepse i mbivendoset një kompleksi idesh që edhe pa këtë funksion simbolizues (të dështuar) janë krejt të rrokshme në sajë të tekstit - një dublim mekanik i teksit, pra.

Nga një regjizor i shquar si Millçini, me një trupë aktorësh të mirënjohur duhej pritur një shfaqje dinjitoze e dramës së Byhnerit “Vrasja e Dantonit”. Ajo që ndodhi ishte vrasja e gjenisë së autorit të dramës. Ishte një vrasje pa dinjitet, me diçka prej ndodhie të vetvetishme, si për inerci të një bote kulturore të amullt, ku kërkesat shpirtërore ndaj vetes, ashtu si dhe ndaj mjedisit, janë të cekëta dhe kënaqen me pak.

Nga jeta kulturore

Page 17: perpjekja_08

Përpjekja 17

György Konrád

DIÇKA KA MARRË FUND

Kur gjithçka përreth nesh ndryshon, është e pamundur që ne të mos ndryshojmë. Letërsia si institucion kombëtar - çka ishte në kohën e socializmit - nuk ekziston më. Ka marrë fund periudha e librave të subvencionuar që, si të kishin lexues, si të mos kishin, shtetit pak i interesonte. Tashti nuk mund të jesh më as propagandist i madh dhe as heretik. Deviacionet politike nuk kanë më për terren letërsinë. Kritika ka si vend shprehjeje parlamentin apo gazetat, ajo s’mund të luajë më kukamshefti në teatër. Nëditëttonapohimetpolitikerrallëiçudisinnjerëzit,madjekafilluartëfunksionojëkundërpesha e indiferencës. Në pjesën më të madhe të debateve të njerëzve, shkrimtari nuk është tjetër veçse një amator. Të shkruarit është bërë një mjeshtëri më pak serioze sesa ç’ka qenë dikur; më tepër trajtohet si një pasatempo, dëfrim apo diletantizëm. Vendin tonë për të thënë gjëra sublime e kanë zënë priftërinjtë. Ndërkaq, burrat e shtetit mbajnë në duar tekste që redaktorët e tyre i kanë ujdisur për mrekulli. Pra, edhe shprehja e ideve të larta nuk është më detyra jonë. Në një demokraci liberale bash-këqytetarët tanë nuk kanë më nevojë për udhëheqës shpirtërorë. Ata do të vazhdojnë të kenë nevojë për libra të mirë. Shkrimtari ka pasur një rol të dukshëm pozitiv apo negativ vetëm në sistemin socialist. Në një shoqëri borgjeze ai është një person privat ngaicilimundtëpërfitohetdiçka.Nëdemokracinëliberale-tëpaktënpëraqsanee jetojmë, - poezia rikthehet tek hobi; teksti i shkrimtarit është një çështje private. Po qe se ai u intereson vetëm pak vetave, ai mund ta botojë me paratë e tija në njëmijë apo dymijë kopje. Vetëm disa vjet pas ndryshimeve shkrimtarët i ka zënë drithma: a ka më vërtet nevojë për ta?

Artisti dyshon se është bërë një personazh i dalë mode. Shteti nuk ia ka më nevojën,kursetregunukmundtambështesëfinanciarisht.Shtetikishtenevojëpërtëme kusht që ai të mos ishte shumë bezdisës. Dje kishte një kulturë shtetërore të krijuar nëpërmjet veprave që kishin kaluar censurën si dhe një kulturë të pacensuruar që e plotësonte atë. Po sot? Paratë e shtetit vazhdojnë të mbështesin një kulturë që pak a shumë i qëndron përsëri besnike atij. Mbështetja e kulturës joqeveritare i mbetet sek-torit privat, i cili nuk është në gjendje ta bëjë këtë si duhet. Librat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë, kurse lexuesi gjithnjë e më i varfër; gjithçka po shembet nën peshën e romanit komercial; njerëzit kanë më pak kohë dhe më pak para për letërsinë; shumë shkrimtarë praktikisht janë të papunë. Ka marrë fund koha e sigurisë, kur një libër në

Nga bota

Page 18: perpjekja_08

Përpjekja 18

vit i subvencionuar nga shteti përmbushte edhe nevojat tona materiale.

* * *

Letërsia po zë gjithnjë e më pak vend në jetën tonë. Ka marrë fund një epokë e historisë së letërsisë dhe këtë ne nuk e kuptuam kur po ndodhte, por vetëm pasi ndodhi; në nivelet institucionale letërsia ka zbritur një kat më poshtë. Republika e letrave - si korpus intelektual, si fanar i qytetërimit - i përket së shkuarës. Ja ku erdhi koha e sprovës, kur dikujt i duhet ta ndërrojë letërsinë me një aktivitet tjetër, duke u bindur se nuk mund të ndiqet i njëjti zanat gjatë gjithë jetës. Edhe botimet po kalo-jnë të njëjtën krizë si sektorët e tjerë të ekonomisë: edhe letërsia po ecën paralel me varfërimin e shoqërisë. Megjithatë, këtë epokë të karakterizuar nga humnera midis çmimeve astronomike të librave dhe fuqisë së dobët blerëse unë e quaj tranzitore dhe besoj se letërisa do të mbijetojë. Pas disa vitesh do të shfaqet një klasë e mesme e kamur, e cila do ta kërkojë letërsinë. Herët a vonë gjërat teknike do të kenë çmime të përballueshme dhe aftësia blerëse do të rritet. Gjatë kësaj ndërkohe, në këto vite të lopës së dobësuar, do të vazhdojnë të shkruajnë pareshtur vetëm shkrimtarët e regjur dhe diletantët e përjetshëm. Vazhdimësia e një vepre nuk mund të sigurohet veçse nëpërmjet një këmbënguljeje prej murgu. Duhet një kurajo dhe siguri e veçantë për të guxuar të angazhohesh në një ndërmarrje letrare jetëgjatë. Shumë shkrimtarë, për të siguruar kështu mbijetesën, do të shtrëngohen të bëhen intelektualë profesionistë dhe, nëse do t’u mbetet pak fuqi, herë pas here edhe do të shkruajnë.

Paralelisht me mecenatin e shtetit, mecenëve privatë, ndërmarrjeve, fodacioneve u bëhet thirrja që të luajnë një rol gjithnjë në rritje: atë të rishpërndarjes së vlerave qytetare. Edhe dy faktorë të tjerë do të kontribuojnë për ta mbajtur gjallë letërsinë: shtypi dhe botimet jashtë shteti. Disa gazeta zhduken, të tjera shfaqen; media elek-tronike dhe media e shkruar konsumojnë një numër të madh tekstesh. Pasi mbaron me informacionet e ditës, që zënë faqet e para, lexuesi arrin me një ndjenjë lehtësimi tek tekstet me tjetër përmbajtje të shkrimtarëve. Pasi ka dëgjuar intelektualët politikanë dhe spërdredhjet e pseudo të pavarurve, ai ndjen nevojën të dëgjojë pikëpamje më të menduara, thjesht personale. Në një terren vlerash të pasigurta, ndjehet nevoja për njerëz që të shërbejnë si pika referimi. Disa gjëra kanë nevojë për emra, për autoritete dhe tekste të lidhura mirë. Sa më kapricioze dhe e pasigurt të jetë jeta publike, sa më e madhe të jetë pasiguria e bashkëqytetarëve, aq më shumë ndjehet nevoja për gjykime personale të përpunuara dhe peshuara me përgjegjësi.

Ndihma tjetër është tregu ndërkombëtar i librit. Orientimi i përgjithshëm i Evropës perëndimore është rritja e interesit për evropianët e tjerë, dmth për njerëzit e tjerë. Të pranosh që atdheu ynë kulturor përputhet pikë për pikë me territorin e shtetit tonë,oseqë,nërastinmëtëkeq,aishtrihetderinëkufijtëekomunitetittonëgjuhësor,kjo, sipas meje, do të thotë të dhunosh atë çka quhet identitet. Në lindje të perdes së hekurt rizgjimi i ndjenjave nacionale ka qenë një faktor i fuqishëm për dizintegrimin e bllokut sovjetik, atij që quhej “sistemi botëror i socializmit”. Këto ndjenja kombëtare nuk kanë qenë vetëm katalizatorë në marrëdhëniet me vendet e ish-kampit socialist, por kanë kontribuar edhe për shkëmbimin e kulturave zyrtare, çka bënte pjesë në ritet

Nga bota

Page 19: perpjekja_08

Përpjekja 19

e asaj kohe. Sot nuk është gjetur ende kohë dhe as nuk janë bërë përpjekje për të re-alizuar një dialog real midis kulturave të Evropës qendrore dhe lindore. Kësaj i duhet shtuar edhe skleroza e tregut të librit - sipas pesimistëve, rrënimi i tij. Në vendet tona është e vështirë të gjesh best-seller.

Në shekullin XX njerëzit e letrave e kanë ekzagjeruar rolin e tyre: ata janë bërë propagandistë, predikatorë të një ideje apo të një tjetre, urrejtës të armiqve të ndryshëm, demonizues; kanë luajtur edhe rolin e udhëheqësit shpirtëror. Sot ata duhet ta humbasin këtë peshë.

Shtetet ideologjike nuk do të kishin mbijetuar pa kontributin besnik të intelektu-alëve. Tani, së paku njëri prej kapitujve të angazhimit të tyre jashtëletrar është mbyllur. Nuk është më e detyrueshme të shkosh përtej zanatit tënd e ta ngatërrosh letërsinë me diçka që nuk është e tillë. Ngatërrimi i letërsisë me gjëra të tjera ka lidhje gjithmonë me një shtysë thuajse morale. Disa autorë mendojnë se pa ta asgjë nuk mund të ecë më. Ata sikuriabehinnëçastinefundit,përparakatastrofësfinale,përtëshpëtuar,-poçfarë?

* * *

PërmuashekulliiXXfillonmelindjentimemë1933,tamamnëvitinkurna-zistët erdhën në pushtet. Shekulli ynë është karakterizuar nga idetë e atyre radikalëve sipas të cilëve ishte diçka e mundshme, madje e dëshirueshme, që ta merrje pushtetin me çfarëdo mjeti, qoftë edhe me forcë, dhe të mos e lije më atë. Njerëzit dhe fjalët endeshin midis mentaliteteve revolucionare nacionaliste dhe atyre socialiste. Rruga e shumë intelektualëve shkonte nga njëra tek tjetra. Tensioni midis politikës dhe kulturës është i përhershëm - ato as nuk mund të bashkohen me njëra-tjetrën dhe as të ndahen. Në shekullin XX politika hyri në shtëpi, në vatra, në telefona, në kafkat e njerëzve. Fashizmi, ashtu sikurse dhe komunizmi, rrëmoi në sirtaret tona për të na gjetur shkrimet në emër të mbrojtjes së shtetit. Është në interesin tonë ta kontestojmë çdo lloj ideje që i lejon shtetit të kryejë abuzime të tilla. Në diktaturë është e pamundur ta harrosh politikën. Ngacmimet e saj të vazhdueshme dhe të mërzitshme ndërkallen fuqimisht në kujtesën tonë. Askush nuk mund të ishte vërtet naiv, të gjithë ishin të kujdesshëm. Fryma e shtetit nuk mund të çlirohej dot nga mbajtja anë, po ashtu edhe ajo e kundërshtarëve të tij, edhe e pjesës që mbetej: atyre që kërkonin një qoshezë të qetë për të mos rënë në sy.

Sot sytë shndrisin nga kurioziteti. Njerëzit duan të dinë se cila është gjendja, duan të shohin qartë. Qytetari mesatar është shumë më i vështirë nga ç’ka qenë tre vjet më parë; ai ka mësuar shumë dhe don të mësojë edhe më. Ai i kërkon gjërat “këtu dhe tani”. Njeriu sot është ai që është dhe jo ai që do të mund të ishte në një regjim të ndryshëm. Ky kapitalizëm social-kombëtar do ta ketë jetën të gjatë. Tash e mbrapa me të do të jetojmë; atë do të na duhet të shfrytëzojmë dhe mallkojmë. Dyshuesit kërkojnë vlera, por ndërkaq nuk e vrasin njëri-tjetrin, askush po vdes nga politika. Me perde apo pa perde të hekurt e gjitha kjo nuk është një punë fort e keqe. Tani ka më shumë të varfër, nesër do të ketë më pak. Tani ka shumë grabitje me armë; pas ca kohësh do të ketë më pak. Bankierët dhe intelektualët ndjejnë një lloj tërheqje ndaj njëri-tjetrit, por veçanërisht intelektualët. Është zhdukur një enigmë. Nuk ka mbetur veçse ajo që

Nga bota

Page 20: perpjekja_08

Përpjekja 20

shikojmë. Ajo çka shihet mbi të gjitha është ky kthim i xhaketës së prapthi, ky ndryshim i madh i retorikës. Kthesat historike shoqërohen me një lloj të ri amnezie. Shumë veta kanë përshtypjen se atyre u kanë vjedhur të kaluarën. Tashmë është e qartë se pjesa më e madhe e gjërave që ata kishin mësuar nuk ishin tjetër veçse budallallëqe. Ata nuk i entuziazmon e ardhmja, do ta durojnë atë, ndoshta edhe do ta duan, por vetëm e vetëm sepse ajo ekziston.

Librat e mirë do të lindin së bashku me stabilizimin e identiteteve të reja; kur njerëzit e të sotmes do të kenë kuptuar ata të së djeshmes dhe të së pardjeshmes - kur të jetë krijuar ajo gjendje shpirtërore që do të marrë parasysh kompleksitetin nganjëherë aqtragjiktëfatevenjerëzoredhekombinimetefrikshmevetëjustifikuesetënjerëzvetë kësaj zonës sonë. Nëse një letërsi e tillë do të lindë, ajo do ta tregojë kursin e his-torisë si diçka që buron nga absurdi dhe që zgjon aq e aq aspirata aspak absurde, fort të arsyeshme, e madje dashamirëse. Koha e tregimit, e dialogut epik vjen vetë. Tani çështja shtrohet: kush mbizotëron në letërsi, dialogu apo logjika e mbrojtjes së klanit? A jemi ne në gjendje ta transformojmë të kaluarën në një gjini epike? Atë të kaluar që opinioni publik ende e konsideron si një fenomen që ka të bëjë me modat ideologjike? Cili është mësimi më i rëndësishëm që mund të nxjerrim nga shekulli XX? Fakti që kemi mbijetuar nuk provon ende që aventuara jonë ka qenë e arsyeshme. A mundet njeriu të ketë një fat të arsyeshëm në një histori të paarsyeshme?

* * *

Ne i kemi mbyllur vitet tetëdhjetë dhe kemi hyrë në vitet e panjohur nëntëd-hjetë që shtrojnë përpara nesh pyetjen: në fund të mijëvjeçarit të dytë, a do ta festojë njerëzimi me mirënjohje krijmin e tij, me gëzimin që ende mundet të ekzistojë, që nuk e ka braktisur ende atë luginë vuajtjesh dhe gabimesh në të cilën e argëtojmë Zotin sipas trilleve dhe aftësive tona?

Shekulli XX po mbaron. Ai ka qenë shekulli i agresionit dhe i papërgjegjsh-mërisë. Marrëzira pa fund, marrëzira të tmerrshme janë derdhur nëpër libra e deri tek varret kolektive. Shkrimtarët, politikanët, oratorët nuk janë të pafajshëm për këtë. Askush nuk është i autorizuar të akuzojë dhe askush nuk ka të drejtë të mos ndjehet fajtor. Ndjenja e fajësisë është pamja tjetër e ndjenjës së përgjegjësisë. Ai që mer mbi vete përgjegjësi për të ardhmen duhet të mbajë përgjegjësi edhe për të kaluarën, përndryshe njerëzve të dobët do t’ua zënë vendin të tjerë njerëz të dobët. Ku qëndronte papërgjegjshmëria e shekulit XX? Tek ajo fryrje dhe irritim i unit kolektiv, që çoi në luftrat dhe diktaturat. Ky “un kolektiv” i rëndomtë, të cilit ia pushtuan ndërgjegjen ethetdheflaka,ndërmorrinjëekspansionbrutal,theurregullatefqinjësisësëmirë,kujtoi se vetëm ai duhej të mbretëronte, ndyu ajrin dhe ujin e tjetrit, komplotoi bombardiminetij,koleksionoiargumentatëbukurpërtëjustifikuardhomategazit,shpalli epërsinë e komunitetit të vet si dhe misionin e tij universal. E kam fjalën për vanitetinkolektiv,natyraevërtetëetëcilitshpalosetsaponjëpersonivetëmfillontë na shpjegojë, jo në vetën e parë shumës, por në vetën e parë njëjës, arësyet pse ai është më i mirë se të tjerët.

Argumentat e mi mund të bëhet pluhur e hi; ndoshta optimizmi im është pa-

Nga bota

Page 21: perpjekja_08

Përpjekja 21

tologjik, megjithatë jam optimist. Përse? Sepse unë konstatoj që shumë koka të forta ecin përpara me guxim, që vendi funksionon, që fusha është e hapur jo vetëm për mashtruesit, por edhe për themelonjësit. Ka mbrritur koha e themeluesve të fonda-cioneve. Sot janë shumë më të pakët ata që e presin gjithçka të vijë nga lart. Qeveria ndërhyn më pak për të ndaluar dhe kjo nuk është gjë e keqe. Ai ankthi i hidhët që e karakterizonte njeriun socialist është i pranishëm edhe te njeriu postkomunist; veçse tani frika vjen nga të tjera gjëra. Ne do ta shihnim me dyshim një njeri që nuk do të ishte i rrethuar nga frikëra dhe ankthe gjithfarëshe. Ne e shohim ankthin të na vijë në mbrëmje, përpara një gote me verë, teksa për apokalipsin, por të nesërmen u kthehemi punëve. Përderisa njerëzit përpiqen të jenë gjithnjë e më shumë zotër të situatës së tyre, përderisa puna e papërgjegjshme ka të bëhet objekt përçmimi, mund të thuash se gjërat thuajse kanë të funksionojnë. Autori i këtyre radhëve nuk i trembet as tiranisë dhe as luftës civile; ashtu si pjesa më e madhe, ai ndjehet si një “i urtë për t’u lidhur”. Nuk ka as galop dhe as humnerë, vetëm një hap të vogël të madh. S’ka pse të ketë histeri; asgjë nuk e braktisjen e ateliesë.

Përktheu F. Lubonja

Nga bota

Page 22: perpjekja_08

Përpjekja 22

Vermmer Baxhoxhesha

Page 23: perpjekja_08

Përpjekja 23

Hans-Joachim Lanksch

KASËM TREBESHINA 70-VJEÇAR - NË KËR- KIM TË SË TASHMES SË PËRJETSHME

Sivjet, më 8 gusht, u mbushën 70 vjet prej lindjes së Kasëm Hysen Trebeshines nonkonformist i pakompromis, luftëtar i përhershëm për mendimin dhe krijimin e lirë, mbrojtës i pamëshirshëm i të vërtetës dhe i sinqeritetit të pakursyer, monument i rezistencës intelektuale, morale dhe artistike. E përshëndesim 70-vjetorin e lindjes së shkrimtaritshqiptar,tëcilinkritikaletrarenëGjermanidheAustriebarasonmefigurëne madhe të letërsisë europiane të groteskut, Eugène Ionesco. Në qarqet intelektuale e pseudointelektualeshqiptare,shumëkushnukepëlqenfigurëneKasëmTrebeshinës.Përse? Në radhë të parë, siç duket nga thashethemet, si pasojë e mosnjohjes. Dihet se si krijohen e etikohen “armiq” a “tradhtarë” intelektualët a krijuesit, veprën dhe vep-rimtarinë e të cilëve thjesht nuk e njohin dot përgojuesit përkatës. Nga më shumë se 100 tituj, Trebeshinës i janë botuan, deri më tash, 5 libra në Shqipëri dhe 3 në Kosovë, gjë që s’do koment. Përveç kësaj, autori Trebeshina e prish komoditetin e lexuesit të përciptë përkatësisht të konsumuesit të leximit e mendimit të cekët. Shpartalluesi i kalitur i klisheve, dramaturgu, poeti dhe prozatori Trebeshina e lufton patetiken duke iu kundërvënë mitomanisë dhe frazomanisë, çdo gjëje, pra, me të cilën mësoheshin aq bukur mediokrit. Mediokrit që s’kanë qejf për të lënë meranë e përtesës së tyre të mëndjes e të mëndimit. Trebeshina ka respekt të pashlyeshëm ndaj vlerave që shkeleshin gjatë territ e ferrit të diktaturës në Shqipëri (“nuk ka fuqi në botë që të më ndajë nga kultura europiane” u shpreh në një intervistë dhënë televizionit bavarez; “as nuk do të ketë fuqi që të më heqë nga Sofokliu, Shekspiri apo Gëtja, Servantesi ...”), ndërsa nukkaskrupujt’imohojëhaptaspseudovleratekrijuaranë“artin”glorifikuestëdik-taturës çnjerëzore e çnjerëzuese antishqiptare të “Nënës Parti”, duke u tallur me ironi të vrazhdë e të hidhur për shkrimtarët e socrealizmit shqiptar (në intervistën dhënë revistës gjermane “Neue Sirene”): “Shkrimtarët e asaj shkolle tashti, po të duan, le t’ia japin të qarit në Shqipëri dhe në të githë Europën. Për mua ata vëndin e kanë në komeditë e mia”.

Trebeshina është shembulli tipik i shkrimtari të cilit i shkojnë fjalët e z. Fatos Lubonja se letërsia nuk mund të ndahet nga morali. Në rastin e Kasëm Trebeshinës, letërsia, jeta dhe morali janë një. Një tërësi e pandashme. Dhe, nga ana tjetër, rasti i Trebeshinës na dëshmon gjithashtu dhe faktin që letërsia, letërsia e vërtetë, nuk ka nevojëqëtëmbrohetmeanëkritereshjashtëletrare,qofshinatomorale,biografike,

Letra shqipe

Page 24: perpjekja_08

Përpjekja 24

përmbajtësore a çfarëdoqofshin. Në intervistën e përmëndur autori dëshmoi: “Për mua letërsiaështëgjithçka”;“jetëntimeiakamsakrifikuarletërsisë”.Autoriqëshkruantedheshkruansiiobsesionuar,siçdihetiasakrifikoiletërsisëpërkatësishtëndrrëssëtij për dinjitetin dhe pavarësinë e krijimit të lirë letrar, jetën familiare, (17 vjet të mbylljes nëpër burgjet e psikiatritë e shtetit totalitar), botimin e veprës letrare e cila paraqistekryeqëlliminejetëssëtij.Ndërkohëqënjerëztëtjerëtëpenësesakrifiko-nin ndershmërinë dhe moralin për karierën prej shkrimtari duke u bërë banorë të një karakatine letrare që karkaste në kor, Trebeshina nuk pinte dhe nuk hante nga korita eregjimit,nukkomprometohejmeshkrimekonfirmuesepërideologjinëeregjimit,por hante koriçka në birucë, duke krijuar botën e vet letrare si kundërshtar i prerë i çdo kompromisi me cilëndo ideologji dhe duke ruajtur asisoj dinjitetin e vet njerëzor dhe lirinë e mendimit e të shkruarit. Ashtu e përjetonte letërsinë. Nuk përderej për hir të veprës së vet letrare, nuk përkulej përpara dhunës së pushtetit, por mbetej me një pavarësi të brëndshme të padëgjuar. Në televizionin e Mynihut deklaroi: “Ne burg kamqenëfizikisht,shpirtërishtasnjëherënukkamqenëasnëburgasiizoluar...Nukkam qenë kurrë në burg. Në burg kanë qenë ata. Me mëndjen e tyre, me mendimet e tyre. Jo unë, unë kam qenë i lirë”. Fjalë dinjitoze! Ndërkohë që të tjerë merrnin “qën-drim parimor” - në letër, si fjalë goje, dhe e përletërsonin jetën në letërsinë e tyre, z. Trebeshina nuk e letrarizonte jetën, por ballafaqohej me banalitetin mizor të terrorit të një pushteti të çoroditur dhe mbante qëndrim parimor dhe ballëhapët - me jetën e vet duke rënë në burg dy herë gjatë pushtimit të fashistëve italianë, duke u plagosur pesë herë në luftë kundër fashistëve germanë, duke u futur në burg tri herë nga fashistët e kuq shqiptare ku, bile-biles, herën e tretë, më 1980, refuzoi të shpëtohej nga burgimi i gjatë dhe shkoi në burg - “nga inati”.

Siç u përmënd më lart, veprës së Kasëm Trebeshinës nuk i duhet çfarëdoqoftë mbështetjejeajustifikimimeanëtëkategorivejoletrare.Dramat,poezitë,romanet,novelat e tregimet e tij shquhen nga një mëvehtësi e rrallë stilistike, nga një individu-alitet i madh kompozicional, struktural dhe formal, nga një imagjinatë e stërpasur krijuese, nga një ironi e stërholluar dhe një humor sarkastik, nga një larmi motivesh, një llojllojshmëri e jashtëzakonshme tematike. Veprat e tij janë shumë larg çdo shabl-lonizimi të letërsisë së “tipikes”, veprat e tij priren kah universalja, e përshkruajnë botën shqiptare si dhe realitetin e vendit të shtypur nga diktatura dhe njëkohësisht mund të lexohen edhe si vepër me tematikë mbikombëtare, universale, keshtu që në pergiithësi ato dallohen për shumështresshmërinë, e cila karakterizon çdo vepër të vërtetë artistike. Krijimet e Kasëm Trebeshinës mund të lexohen si në nivel njerëzor, psikologjik,filozofik,ashtudhenënivelpolitik.Rrallëkushnëletratesotmeshqipekadepërtuar aq thellë te brëndesia dhe thelbesorja ekzistenciale e njeriut dhe e letërsisë sa Trebeshina; rrallëkush në letrat shqipe pas Koliqit depërtoi te thellesitë e psikes se njeriut sa Trebeshina, rrallëkush pas Kutelit depërtoi aq thellë te fantastikja e mëndjes njerëzore sa Trebeshina, rrallëkush në letrat shqipe pas Camajt depërtoi në thellësitë filozofikesaTrebeshina,rrallëkushnëletratshqipe,pasLasgushiteZefZorbës,shquhetnga një shije e përkryer estetike sa Trebeshina, rrallëkush në letërsinë bashkokohore shqipe, krahas Camajt e Primo Shllakut, e zbuloi të vërtetën prapa realitetit të dukshëm sa Trebeshina. Dhe, askush në letërsinë e re të Shqipërisë s’ka guxuar që fëmijve të

Letra shqipe

Page 25: perpjekja_08

Përpjekja 25

çmëndur te nënave të urta t’ua vinte përpara pasqyrën aq haptas sa Kasëm Trebeshina:

Femij’ të çmëndur nënash t’urta,ju gjurmë pune s’lini pas.As pamja juaj hijerënde,as çantat varur si këmborë,as plehu që keni ne kokë,as kurveria që vadisni,as servilizmi që ushtroni,fisnikërinuknatregojnë.Në mos i shkrofsha këto unë,një tjetër botës do t’ia thotë.Fëmij’ te çmëndur nënash t’urta,ju kohët gjith’ do t’u përçmojne!

Duke jetuar në kohë plot kontradikta, Trebeshina nuk shkruante dhe nuk shkruanletërsikonstatonjëseaafirmonjëse,porkërkonjësedhehulumtonjëseecila,përposrefleksionitemeditimit,emerrrrugendrejtshtigjeveteparrahurakupërpiqettë zbulojë fshehtësinë e sendërtimit të një synimi kontradiktor, domethënë ta zbulojë përjetësinë në te tashmen dhe të tashmen në përjetësinë, kohë-hapësirën konkrete në kohë-hapësirën abstrakte, abstrakten në realen ... Ose, me fjalet e vet shkrimtarit, “Duke kërkuar të tashmen e përjetshme, kërkimi ishte në drejtim të universales, unë arrita - më konkretisht - në përfundimin që në një vepër letrare ekzistojnë: një kohë abstrakte edhe një hapësirë abstrakte. Në të njëjtën kohë në atë vepër letrare ekziston një kohë reale dhe një hapësirë reale. Pika ku priten të dy boshtet e këtyre ... është prezenti i përjetshëm ose prezenti absolut, e tashmja absolute”. Ashtu, autori duket se është në kërkim të pandërprerë dhe vazhdimisht në rrugë zbulimi për të gjetur se si ta zgjidhëçështjenepërkimittëkontradiktavenëjetëdhenëart,nëarttëcilinedefinoikështu në intervistë te “Neue Sirene”: “Unë mendoj se letërsia është një udhëtim drejt të panjohurës për të zbuluar botën e brëndëshme të njeriut. Po të shprehesha në mënyrë më simbolike, do të thosha se letërsia është një udhëtim për të zbuluar hapësirat më të panjohura dhe çdo shkrimtar, që është me të vërtetë i tillë, zbulon jetë të reja, të veçanta në pafundësinë e tmerrshme që nuk mund të njihet. Në këtë udhëtim rëndësi nuk ka zbulimi, por dëshira për të zbuluar, duke kërkuar të pamundurën. Ajo dëshirë duhet të jetë e sinqertë dhe në atë sinqeritet qëndron vlera e krijimtarisë”.

Zoti Kasëm - rrofshi sa malet e Shqipërisë! Ndërkaq, veprës letrare nuk duhet t’i urojmë jetë të gjatë, pasi jemi të bindur që ajo jeton dhe do të jetojë përherë si dëshmi e vyer dhe e rrallë e shpirtit të palëkunshëm, e mëndjes së patundur e të lirë, e substancës së pacënueshme të njeriut.

Shënim: Për nder të jubilarit, autori i shkrimit u përpoq - me qëllim - me iu përshtatë toskërishtes së tij.

Letra shqipe

Page 26: perpjekja_08

Përpjekja 26

Ani Spahivogli

PEIZAZH

Kilometra vargjeshvarur në telpresin diellin të thahen.Një fëmijë rërën gërvisht në plazhdhe futet në det.Karrigia jonëu shemb,tani kemi një vend më pak.Në qiell është shtrirënjë re-çarçaf,për zogjtë e lodhur

Letra shqipe

Page 27: perpjekja_08

Përpjekja 27

TA TITULL 1

Ditët vendosën të martohenme javët,dhe muajt me vitet.Ne, mbetëm jashtë kohedhe ëndërruam të ishimditë ose javë,muaj dhe vite.Lëmshe rrugësh çmbështollëmdhe ecëm mbi to,nga shenjat gjuhësorei zhdukëmpikpyetjet, presjet dhe pikat,e kurrë nuk harruamme kujdes të qeshim,dhe as të qajmë.Fjetëm bashkë,dhe bashkë u zgjuam mëngjeseve,fëmijët që lindën prej neshs’patën emra,as rrugët s’do të kenë.... Ditët vendosën të martohenme javët,e muajt me vitet.Jashtë mbetëm ne.

Letra shqipe

Page 28: perpjekja_08

Përpjekja 28

PA TITULL 2

Ditëtjanë veshur me frakdhe divorcojnë netëtnë gjyqe mëngjesesh,larg kafesëdhe tymit të duhanit,në shtretër të boshatisurnga dëshirat dhe fjalët.Larg prej mejemendime të mbrapshta!sot fëmijët bëhen pleqe të rinjtë burra,dielli unazë dhe unazat teneqe.Larg prej mejeditë të bukura!që sot e tutjeunëdo të plakem.

Letra shqipe

Page 29: perpjekja_08

Përpjekja 29

GABIM I PËRHERSHËM

Unëkam në shtëpidy lule të kaltraqë nuk më pëlqejnëdhe një tjetërqë shumë e dua, të gjelbër.Kam dhe një vazo në dhomë,plot me dhè të mbushur,pa lule.Atëgabimishte ujis përditë.

Letra shqipe

Page 30: perpjekja_08

Përpjekja 30

NJË KËNGËTAREJE QË

Unë tu s’të njoh,ti muzikë bluz këndon për ne nga largdhe bëhemi shoqe.Këtu një qen leh me forcëdhe orëtkthyer janënë infeksionqë na ngjitet përditë.Pianoja imekëndon vetë,edhe kitarra,në ëndërr unë veten shohduke kënduar më bukur se ti,nesër gjeli do të këndojë në agim,unë s’do ta dëgjojse nuk dua të zgjohem,por kur të çohempantallonat do vesh,dhe bluzën,dhe këpucëte ti këndomuzikë bluz për ne dhe pak... më mirë, më mirë të mos jemishoqe bashkë

Letra shqipe

Page 31: perpjekja_08

Përpjekja 31

THANAS PILAFAS (JORGJI)

DEDJA n o v e l ë

Ashtu më ka mbetur në sy: e kërrusur, me mollëzat e faqeve përjetësisht të skuqura nga nuk di çfarë sëmundjeje, me gishtat e vegjël të duarve gjysmë të përkulur nga një defekt i lindur. E thërrisnim Dede, dhe ishte gjyshja jonë.

Unë isha më i vogli në shtëpinë tonë të vjetër, të cilës i kërcisnin trarët sa herë që frynte ndonjë erë e fortë, çka bënte të më kaplonte ankthi se mos shëmbej dhe na zinte të gjithëve brenda. Sa herë ndodhte kjo, pyesja veten: përse nuk kishim edhe ne një shtëpi të bukur? Një shtëpi të tillë që kur të frynte era dimrit, traret të mos kërcis-nin dhe mua të mos më ngrinte gjaku nga frika se mos binte e na pllakoste sipër. Një herë që pata pyetur Deden për këtë, mora një përgjigje që nuk sqaronte asgjë: nuk na arrinin lekët. Kisha vënë re se ato, domethënë lekët, ishin shkaku që herë-herë në shtëpinë tonë kriste sherri, që vëllai s’kishte çantë librash dhe i fuste ato në një qeskë bezeje të prerë nga një thes, mbi të cilin ishin stampuar disa numra të zinj; që motra nuk kishte këpucë dhe vinte në shkollë me sandale, ndonëse toka qe ngrirë e pellgjet ishin mbuluar nga akulli; që sirtari i dollapit ku mbanim bukën “shpesh mbetej i zbrazët dhe stofës i fusnim dru sa më rrallë, vetëm atëhere kur të ftohtët na mpinte kërcinjtë.

Të gjithë iknin me nxitim në mëngjes s’di se ku, për t’u kthyer aty nga pasditja. Unë mbetesha me Deden. Atëhere ajo ishte e tëra imja dhe unë i tëri i saj. Ndieja se më deshte më shumë nga ç’i desh motrat e vëllezërit e mij më të mëdhenj. Ndo shta se isha më i vogli, ndoshta se kisha marë emrin e burrit të saj të vdekur, ndoshta se tek unë shihte shëmbëlltyrën e gjallë të djalit të saj të vetëm, të vdekur në moshën tetëm-bëdhjetë vjeç. Këtë e shihja në vështrimin e vemendshëm të syve të saj të gjelbër, ku herë-herë regëtinte një mall zhuritës, kur padashur më thërriste me emrin e të birit, të cilit, ata që e kishin njohur, thoshin se i ngjaja aq shumë:

- Niko!Unë, megjithatë, ktheja kokën drejt Dedes. Shikimi im pyetës takohej me vësh-

trimin e saj kërkues që thërriste me çmos dikë. Jo, nuk ishin ata sy. Nuk qe ajo fytyrë, të cilën Dedja, apo më saktë zëri i saj i brendshëm prej nëne, e kishte thi rrur padashur.

Sakaq ajo e mblidhte veten, bënte mënjanë kokën e truar dhe, e zhgënjyer,

Letra shqipe

Page 32: perpjekja_08

Përpjekja 32

lëshonte poshtë krahët. Sytë e përgjakur i lëngëzoheshin dhe lotët i lagnin hundën e faqet, i rridhnin nëpër mjekër dhe çurgonin mbi kokën time.

Qëndroja i shtangur përballë saj. Në zemrën time të vogël mblidhej një keqard-hje e hidhërim aq i madh për Deden, sa do të jepja edhe yjtë e qiellit, vetëm që ajo të mos qante. Në hundë ndjeja një pickim të mprehtë dhe sytë më visheshin prej lotëve.

- Përse qan, Dede? - e pyesja me fyt të zënë prej ngashërimit, gati t’ia plasja të qarit edhe une.

- Eh! - dëgjoja një shfrim derti që i ngjitej së thelli, si një afsh i nxehtë që del nga një shpirt që digjet, dhe pëllëmba e saj gjithë kocka, e lagur prej lo tëve, më përkëdhelte kokën.

Ai ledhatim, megjithëse i vrazhdë, më qetësonte disi dhe unë tashmë rrekesha të kuptoja ç’kishte Dedja që qante. Ndieja se asaj i mungonte diçka, diçka shumë e vlefshme dhe e shtrenjtë, të cilën e kish pasur dikur, por që e pat humbur. Sipas të gjitha gjasave, ishte i biri i vdekur. Këtë hamendje ma përforconin mollëzat përjetësisht të skuqura të faqeve të saj. Mamaja tregonte se, kur vdiq Nikoja, Dedes i hipi një zjarrmi e madhe dhe u dergj për shumë kohë e sëmurë. Pas një lën gimi të gjatë, zjarrmia i iku, por e kuqja e faqeve i mbeti e s’iu hoq më.

Ndieja turbull se diçka duhej t’i kthehej Dedes, diçka që të zëvendësonte në një farë mënyre atë që ajo pat humbur. Kështu mbase do pushonte së qari. Mendohesha disa çaste dhe më në fund kujtoja se e kisha gjetur çfarë i duhej kthyer Dedes. Atëhere thosha disa fjalë prej të madhi të cilat më dukeshin mëncuria vetë:

- Mos qaj, Dede. Ja, ti më ke mua!Ajo më shikonte me përgjërim, më puthte leshrat dhe thoshte:- Ti më rrofsh sa malet, o bir. Mbret të më bëhesh! - dhe, pasi mendonte se

duhej një sqarim, thoshte: - Po ti mos më shiko mua. Kështu e kanë plakat, qajnë.- Po përse qajnë?- Se janë plaka, prandaj qajnë.Befas syte e saj ndeshnin në sytë e mij pyetës. Atëhere shtonte:- E kanë shpirtin të zhuritur plakat, o bir!Kështu qarku mbyllej dhe unë s’arrija të kuptoja përse qanin plakat: qanin se

ishin plaka, apo që të ishe plakë duhej medoemos të qaje. Bëja sikur e kisha marë vesh dhe s’e pyesja më.

Pasi hanim mëngjesin të dy në një tigan, vinte radha e punëve të shtëpisë. Dedja më hipte mbi krevat, përkulte kurrizin dhe unë, ende pa më thënë ajo, ngjitesha mbi të si mbi samarin e një breshke. Me duart e vogla, të dobëta e të holla mbërthehesha pas qafës së saj dhe rrekesha të mbahesha mbi atë kurriz të shtrembër që luhatej nga ecja. Atje e kisha vendin: edhe kur fshinte oborrin, edhe kur lante rrobat në koritën e drunjtë, edhe kur trazonte gjellën, - si një bisk i ri që del mbi një trung të vjetër, gati të tharë.

Me kokën zgjatur përpara, me damarët e qafës të fryrë nga shtërngimi i duarve të mia e me frymëmarrje të vështirësuar, ajo më këndonte ca këngë miturie, të cilat i kujtoj edhe sot. Merrte fshesën dhe, duke kënduar në një gjuhë të pakuptueshme, niste të fshinte oborrin. Ato këngë, me ato fjalë, më dukeshin si një farë riti, pa të cilat as që mund të fshihej oborri, ndaj nuk e pyesja për kuptimin e tyre.

Pasi mbaronte së fshiri, ajo më lëshonte përdhe. Drejtonte ngadalë trupin, aq

Letra shqipe

Page 33: perpjekja_08

Përpjekja 33

ngadalë e me vështirësi, sa unë prisja të dëgjoja kërcitjen e kockave të saj, si të një mekanizmi të ndryshkur e të pavajisur:

- Oh, majko! Unë s’e kuptoja atë fjalë, por ajo kishte brenda aq ashk, sa veç një njeri shumë

i dashur mund të thirrej ashtu.- Ç’thua kështu, Dede? - e pyesja me kurreshtje.- Thërras nënën, - përgjigjej.- Po pse ashtu... majko?- Se kështu i thonë nënës në gjuhën time.Heshtja dhe s’e ngacmoja më me pyetje. Vetëm habitesha se si paskej edhe një

gjuhë tjetër, ku nënës s’i thoshin “nënë”. Prisja me padurim çastin kur, pasi të kishim mbaruar tërë punët, të uleshim mbi dyshekun prej kashte dhe Dedja, duke pu nuar me shtija çorape leshi, do t’ia niste përrallave. Ky ishte për mua çasti më i lumtur. Vrapoja të futesha në prehrin e saj nga frika se mos zinte ndonjë punë tjetër. Nga bisk, kthe-heshanënjëkangurtëvogëldheistrukeshanëgjoksirrethuarngafilleteleshtëqëmë kruanin faqet e më ndillnin gjumë. Gishtat e Dedes të përkulur e plot nyje lëviznin ngadalë shtijat e shkurtra e të harkuara të çorapeve si këmbë të stërmëdha merimange. Mendoja se gishtat e saj s’mund të ishin ndryshe veçse të tille: të shtrembër, të përkulur e tërë nyje, në një ngërthim të vazhdueshëm e të përjetshëm me shtijat duke thurrur dimër e verë çorape për ne.

Herëherë,Dedjahiqtefillineleshitngaqafaefishkurdhemëmastegjatësinëe çorapes në këmbë. Këtë e bënte me ca lëvizje të ngadalshme e plot kujdes, a thua se po merrej me një punë tepër të rëndësishme. Në grykë i gërgërinte një si këngë, pa të cilën më dukej se gjithë ajo punë kish për të vajtur dëm.

Ende e ndjej në hundë aromën e fustanit të saj të zi, atë aromë të vecantë që është e papërsëritshme tek të tjerët, atë prehje e qetësi që veç gjyshet e kanë dhe atë botë magjikë përrallash e rrëfënjash që sikur buron nga prehri i tyre.

- Na ishte një herë një plak i varfër e i vetmuar, ja; si tatë Donoja... - ia niste ajo.- Kush është tatë Donoja, Dede? - e pyesja.-Babaiim,-përgjigjejajodukelagurmepështymëfillineleshtë.- Po pse i thua tatë?- Kështu i thonë babait në gjuhën time, - shpjegonte ajo dhe vazhdonte: - Ai

kishte vetëm një çupë, ja si mua tatë Donoja, të martuar larg: shtatë fusha e shtatë male kaptuar. I dhimbej e bija që e kish martuar aq larg dhe s’mund ta shihte dot pasi atje, midismalesh,përgjontenjëkuçedëreegërqëdigjtemeflakëtëgjithëataqëguxonintë kalonin. Qante përditë plaku i shkretë dhe nga lotët e shumtë u verbua. Një ditë, kur e pa se do të vdiste, i dërgoi fjalë së bijës me një rabeckë. Fluturon rabecka shtatë fusha e shtatë male dhe ia shpie porosinë bijës. Na bën një pogaçe të bardhë kjo, e fut në torbë dhe na niset. Ec e ec, e ec, arrin në Smërdhesh...

- Ç’është ky Smërdheshi, Dede?- Është një fshat afër fshatit tim, - përgjigjej ajo. - Çlodhet një copë herë dhe

merr rrugën prapë. Kur kalon Shagun...- Po Shagu, Dede?- Shagu është një lumë në të hyrë të fshatit tim.

Letra shqipe

Page 34: perpjekja_08

Përpjekja 34

- I bukur është fshati yt?- Shumë i bukur! Me shtëpi të bardha, me kishë në mes, më një çezmë të madhe

dymbëdhjëte sylina që në dimër lëshon avull. Pa ka mollë të kuqe, dardha të ëmbla, kaçka të mëdha...

Në ato çaste në mëndjen time përzihej përralla dhe fshati i Dedes. Në sytë gjysmë të kotur më fanitej kisha në mes të fshatit, çezma me dymbëdhjetë sylina që në dimër gulshonte avull, mollët, dardhat, kaçkat...

- Dede, kur do të vemë në fshatin tënd!-e pyesja papritur.- Po s’vemë dot, o bir! - përgjigjej ajo me trishtim dhe shtijat, s’di pse, s’lëviznin

më.- Po pse s’vemë dot?-Seështëmatanëkufirit.-Eç’naqenkakykufi?- Një gardh me tela me gjemba, me litrik, me qen të egër që të hidhen e të çajnë

po u afrove, me roje që të bjënë me plumba, po e kalove.-Epërsëekanëbërëatëkufi?- Që të mos shkojnë njerëzia matanë.- Po përse të mos shkojnë?- Se e ka ndaluar qeveria, - përgjigjej Dedja shtruar.- Ç’është kjo qeveri?- Qeveria është i madhi, mbreti, - shpjegonte ajo.Nuk dija ç’të mendoja për këtë mbret që qënkej edhe qeveri. Në përrallat e

rrëfenjat e Dedes shpesh shfaqeshin mbretër që s’ishin qeveri e që, në të shumtën e herës, ishin të këqinj. Më sa dukej, i tillë do të ishte edhe ky, përderisa ki shte vënë atë gardh me tela me gjemba, ata qen të egër që të çanin po t’iu afrohe she e me ata roje që të qëllonin po ta kaloje.

Unëheshtja.HeshtteedheDedja.Saherëqëbisedandeshtenëatëfjalënkufi,ngecte edhe përralla si në gjembat e telave të tij. Ajo fjalë, të cilën Dedja ma krahasonte me vathën e dhenve, në përfytyrimin tim merrte shëmbëlltyrën e diçkaje të urryer, të frikshme si një gjarpër i hirtë që zvarrisej përrenjve e kodrave.

Unë s’e kisha parë ende me sy, por e dija se ai ishte atje. Ai jetonte në vetëdijen time aq ogurzi e i frikshëm sa që habitesha si mund të ngrihej e të diltë madje edhe dielli nga ajo anë. Nga ajo a në ku shtrihej toka armiqësore dhe ku, medet!, gjendej edhe fshati i Dedes.

* * *

Tashmë s’hipja në kurrizin e saj. Mosha na nxiste në kahje të kundërta: unë zgjatesha drejt Dedes, ajo përkulej drejt meje. Unë rritesha e zmadhohesha, ajo kër-rusej e rrëgjohej. Nuk isha më një kërthi, por një djalkë i hajthëm, që, megjithatë, ende s’kisha dalë plotësisht nga perandoria e Dedes. E ndiqja atë në plevicë, në qilar, në odën e mirë e në dhomën tjetër ku ndodhej sëndyqi i saj, i sjellë nga Argjentina, të cilën ajo e quante “Amerikë e Zezë”, i vetmi kujtim nga kurbeti i gja të i të shoqit. Ai sëndyq i madh, me qoshe të veshura me llamarinë e me kompensatë të mbuluara me

Letra shqipe

Page 35: perpjekja_08

Përpjekja 35

një si cohë në ngjyrë kafe të zbehtë, të cilën vitet e kishin kafti tur aq shumë, sa grisej po ta tërhiqje pak sa, ruante për mua gjithnjë misterin e një bote të panjohur.

Rrekesha të merrja me mend ç’dete kish çarë derisa të vinte këtu ai sëndyq. Ç’piratë ishin ulur e kishin kuvenduar mbi të duke pirë rum dhe, me që kishte aq shumë brava e mbërthecka, me siguri dikur do kishte pasur ndonjë thesar brenda. Së paku, ndonjë princeshë të rrëmbyer nga kusarët, përderisa ishte i veshur me atë farë mëndafshi përanash. Pasi im gjysh, ai burrë mustaqelli e i krekosur që vështronte nga fotografianëmur,epatshpëtuartëmjerënprinceshëngathonjtëepiratëve,kjoiapatdhuruar sëndyqin në shenjë mirënjohjeje. Vetëm kështu mund ta shpjegoja qënien e atij sëndyqi të çuditshëm ku tashi mbante plaçkat Dedja. Mundë sia që të kishte qenë vetë Dedja ajo princesha e bukur, e cila, gjithashtu në shenjë mirënjohjeje të kish pranuar të martohej me shpëtimtarin e saj (siç kishte plot variante në përrallat e Dedes) përjash-tohej, pasi Dedja s’mund të kish qenë çupë ndonjëhere, aq më pak, e bukur. Ajo kish qenë gjithmonë ashtu siç e njihja unë: plakë, me fustan përjetësisht të zi e me gishta të shtrembër si kthetra, që kurrsesi s’mund të kishin qenë gishta të hijshëm princeshe.

Sa herë që Dedja shkonte te sëndyqi, pas do më kishte edhe mua. Ajo përpara, unë pas. Mundohesha të ecja në një hap më të, me një shprehje sa më hijerëndë në fytyrë. Dedja hapte kapakun e sëndyqit dhe unë zgjasja kryet të shihja brenda tij si nga gryka e një pusi, me atë mrekullim e emocion që mund të provoja vetëm para një thesari. Në hundë më binte një erë e fortë naftaline, e cila më ndizte edhe më tepër fantazinë.

- Ç’është kjo, Dede? - e pyesja për një veshje të rëndë prej shajaku të zi qarkuar anëve me kilapodan të kuq.

- Kjo është xibuna, - përgjigjej ajo. - Të tilla mbajnë gratë e çupat për ditë të mira në fshatin tim.

- Cilat janë ditë të mira, Dede? - e pyesja pasi, nëqoftëse do të quanim “ditë të mira” ato me diell e ditë të liga ato me shi, s’ma hante mendja që tërë ajo xibunë e trashë të vishej në ditë me diell.

- Ditë të mira janë Shënedjelat, Pashkët, ditët e emrave të shënjtorëve, siç është dita e emrit tënd, Shën Thanasi.

- Po ne, kemi Pashkë? - e pyesja, pasi, sa për të djelat, isha i sqaruar.Ajo më shihte me dhimbje.- Eh, - psherëtinte e pasi mendohej një hop, thoshte me nje farë nxitimi e me

zë të ulët sikur të druhej se mos na dëgjonin: - Kemi, kemi !- Po pse s’e vesh xibunën, atëhëre?S’di për ç’arsye Dedja zihej ngushtë e s’deshte të përgjigjej. Kthente kokën

mënjanë, me sa dukej, që të mos e shihja unë dhe seç thoshte duke hapur krahët drejt qiellit derisa unë bëja pyetjen tjetër:

-Pokëtoç’ike?-epyesjapërnjëtufëtrëndafilashtëtharë,mepetaletashmëkrejt të zbehta e të dala boje.

Ajo nxitontë të më ndalte dorën, që të mos i prekja.- Ja, këto lule kisha kur erdha nuse, - thoshte ajo e mallëngjyer lehtë. Atë të

djelë u nisëm aty nga ora dhjetë para dite. Katërmbëdhjetë kuaj bëheshim, si tashi e mbaj mend. Mua më kishin hipur mbi një kalë të bardhë. Në të tillë ku aj i hipnin nuset atëhere. Pas vinin krushqit, të tërë të nisur e të stolisur, me nga një plloskë verë në

Letra shqipe

Page 36: perpjekja_08

Përpjekja 36

dorë. Qava fare pak, atë ditë. Më dukej sikur po martohe sha në mëhallë, aq afër është fshati im që këtej. Ja, e shikon atë kodrën me akacie? - Dedja më shpinte te dritarja dhe më tregonte me gisht një kodër. - Ja, prapa saj është fshati im. Kaq afër sa, po të mos ishte ajo e shuar kodër, të thërrisje këtu, dëgjohej atje!

Unë e shihja në sy e në gojë gjyshen time. Fshati i saj në përfytyrimet e mia herë bëhej i largët deri në pafundësi, herë i afërt sa po të zgjasje krahun, e prekje me dorë. Ai gjithmonë do të më dilte para syve të mendjes njëherësh i afërt e i largët, si i vështruar nga dy anët e një dylbie. Dhe unë, nga pamundësia për ta parë një ditë fshatin e saj dhe nga dëshira grryese për ta njohur atë, e pyesja:

- Eshtë i madh fshati yt, Dede?- I madh është goxha, - përgjigjej. - Përpara ka një fushë të madhe, që e mbjellim

më grurë, sipër i rri një korije prej nga zbresim drutë e dimrit. Ka edhe një lumë me ujë të kulluar, ku në janar, ditën e Ujit të Bekuar, djemuria hidhen të gjejnë kryqin e në verë çupat lajnë, duke kënduar, velenxët mbi gurët e bardhë në breg, e pinë ujë bagëtia.

Teksa tregonte, fytyra i përskuqej e gjallërohej, zëri i merrte një drithmë të lehtë ebuzëteflashkëtasikurimerninjetë.Nukdiç’zjarribrendshëmebënteatëplakët’i ndrisnin sytë ashtu. Ç’prush i ndizte gjoksin që të rrëfente me aq pasion, ç’forcë i jepte gjithë atë imagjinatë sa të përshkruante aq bukur fshatin e saj, sa në përfytyrimin tim ai të shfaqej i gjallë? Deri te blegërimat e bagë tive që pinin ujë në lumë, deri te këngët e cupave që lanin në zall më dukej sikur dëgjoja.

- Po ti Dede, laje? - e pyesja unë i rrëmbyer i tëri nga tregimi i saj.- Laja, posi. Mblidheshim tri-katër shoqe dhe shpinim me kuaj velenxat në breg

të lumit. I lanim, i rrihnim me kopan te gurët dhe këndonim.Dedja kruante zërin dhe, oh mrekulli!, ajo niste të këndonte një këngë në atë

gjuhën e pakuptueshme, të cilën ajo e përkthente pak a shumë kështu:Biliana lan pëlhurët në breg të Vardarit,Trimatpranëishkojnë,trëndafilaidhurojnë.Bilianë e bukur lehtë buzëqesh,Ikuqitrëndafilitfaqenseçiavesh.Dëgjoja i mrekulluar magjinë e këngës. Ai zë i dridhshëm e i ngjirur pak nga

pak gjente një farë ekuilibri. Fustanin e zi sikur ia merrte era që frynte nga dritarja e hapurdhevendinetijezintenjëfustanvajzërieimbushurmelulelivadhi;flokëtethinjur i zverdheshin në dy gërsheta të gjata e rrudhat e fytyrës sikur i treteshin. Vetëm atëhere vija re se ai nishan i zi, si i harruar në mjekrën e Dedes, duhej t’i kish dhënë shumë nur fytyrës në çupërinë e saj.

Dedja bënte të mbyllte sëndyqin, por unë nxitoja ta pyesja:- Po këto çorape pse nuk i vesh, Dede?Ajo merrte në duar çorapet e gjata e të zeza punuar me lesh të mirë, krejt të

reja, i paloste e i mbështillte me gjalmat e tyre e pasi i vendoste në qoshe të sëndyqit, më shpjegonte:

- Këto i kam për ditën e vdekjes. Kur të vdes, këto të m’i vishni, - më thoshte me një ton të posaçëm, sikur po më linte amanet. - Ja, edhe këmisha, ja edhe plaçkat e tjera. Të m’i vishni të tëra, se ju mallkoj! - më porosiste ajo.

Sërish rikthehej fustani i zi e rrudhat e thella. Gërshetat e verdha zhdukeshin

Letra shqipe

Page 37: perpjekja_08

Përpjekja 37

tok me fustanin me lule luadhi. Në dhomë ndihej hija e Vdekjes e Dedja kthehej rishtas në plakërinë e saj. Ndërsa unë kafshoja gjuhën dhe mallkoja veten për atë pyetje që kisha bërë.

Nga një sirtar i vogël ajo merrte diçka të mbështjellë me letër, e shpaloste si të sigurohej në ishte vërtet atje dhe më tregonte një copëz të vogël kulaçi të bardhë, e kthyer tashmë në një koriçkë të thatë e të fortë, të cilën Dedja e ruante më shumë se sytë. E dija që ajo copëz buke e bardhë ishte një fetëz nga mesha e fundit e mbajtur në kishën tonë të Shën Thanasit para se mbi të të binte kazma e qysqia, para se ajo kishë e bukur me ikona llamburitësë të kthehej në gërmadhë.

- Kjo është nafora, - shpjegonte Dedja. - Atë minutë kur të jem duke dhënë shpirt, të më kungoni: ta ngjyeni në verë e të ma vini në gojë, se më humbet shpirti pastaj.

Fakti që ato gjëra kishin lidhje me Vdekjen, ma mpinte dëshirën për të ndenjur më gjatë dhë më fusnin tartakutin. Ndaj psherëtija i çliruar kur ajo vendoste të mbyllte kapakun, i cili në ato caste më dukej si kapak qivuri dhe një zot e di si mbahesha e s’ia krisja vrapit nëpër shkallë i lebetitur.

* * *

Tashmë Dedja s’ishte më ajo e para. Shpesh e më shpesh na ngatërronte emrat. Harronte datat, ngatërronte ditët, javët, madje edhe muajt. Vitet e pleqërisë dalëngadalë e ditë pas dite e kishin vënë poshtë. Ashtu, e ngadalshme, gati zva rrë e duke rënkuar, mundohej të bënte diçka, t’i gjëndej shtëpisë, siç thoshte. Nuk e fshinte më oborrin, nuk lante më rrobat, por nga të thurrurit e çorapeve nuk hoqi dorë. Me duart e dridhura, me shikim të keqësuar, me shtijat e afruara fare pranë syve, aq pranë sa më bëhej se nga çasti në çast do shponte bebëzat, ajo vazhdonte të thurrte çorapet tona.

Në katin e sipërm, ku ndodhej sëndyqi i saj, ngjitej rrallë, për shkak të shkallëve. Më shumë shkonte në qilar, ku rrëmonte pa kuptim nëpër sende e plaçka të vjetra. Buzët i lëviznin lehtë e vazhdueshëm në monolog me veten apo në biseda të imagjinuara. E shihja me dhimbje e ankth. Ç’po ndodhte ashtu me Deden tonë të mirë? Si mund të fjalosej njeriu ashtu, i vetëm? Me veten? Më shumë se nga një kurreshtje, i afrohesha heshturazi dhe rrekesha të dëgjoja diçka nga pëshpërimat e saj. Me kë fjalosej ashtu? Çfarë thoshte?

U llahtarisa.Ajo mallkonte! Mallkonte vazhdimisht dikë, të cilin nuk e emërtonte. I thoshte

ta hiqnin zvarrë qentë, të bëhej zhur.Me rrahje të forta zemre, me frikë për Deden tonë, renda te mamaja.- Mama, Dedja mallkon! - thashë i çmeritur.Ajo më pa me vemendje. Pastaj vështrimi i saj u drejtua nga babai. Seç thanë

midis tyre me sy dhe foli me një ton të shkujdesur:- Të kanë bërë veshët.- Jo, - thashë, duke dashur me gjithë shpirt që të ishte ashtu. - Ajo mallkon me

të vërtetë. Po të doni, shkoni dëgjojeni!Ata prapë seç thanë midis tyre me sy.- Po kë mallkonte? - pyeti babai si kot.

Letra shqipe

Page 38: perpjekja_08

Përpjekja 38

- Nuk e di, s’ia thoshte emrin, - thashë duke e ndjerë veten tashmë të barabartë me prindërit, si një farë anëtari shtabi për Shpëtimin e Dedes. Ende s’kisha arritur të shijoja gjithë kënaqësinë, kur mamaja më ftohu krejt:

- Atëhere, dëgjo këtu! - tha. - Ti s’ke punë të rrish prapa të tjerëve e të dëgjosh ç’flasinmevete.Tis’jespiun,apojo?

- Po, - mërmërita. - domethënë jo, - nxitova të saktësoja.- Ashtu. Dedja është plakë, e ka shpirtin të helmuar dhe ndonjëherë mund t’i

shkasë edhe ndonjë fjalë, po ti ato që dëgjon në shtëpi, s’duhet t’i nxjerrësh jashtë. Kuptove?

Sërish e ndjeva veten anëtar të komplotit. Ato fjalë, më tepër se këshilla më tingëllonin si një lutje e largët. Njëherësh, më hyri dyshimi. Përse mamaja porositi, gati m’u lut, që ato që dëgjoja nga goja e Dedes s’duhej t’i nxirrja jashtë? Çfarë mund të thoshte Dedja dhe ç’punë mund të prishnin fjalët e saj? Turbull parandjeva një farë rreziku të paformë, të papërmasë, i cili më shtynte e njëherësh më largonte nga përgjimi i Dedes.

Iu binda gjysmës së porosive të mamasë. Asaj që, çfarëdo të dëgjoja, s’duhej ta nxirrja në rrugë të madhe. Ndërkohë vazhdoja t’i bija pas Dedes në ato kërkimet e saj të gjata e të pafundme nëpër sirtarë dollapesh të vjetër e kadesh të mykura me një farë ankthi të përzier me keqardhje. Jo për të përgjuar se kë mallkonte, po për të kundërtën: ndoshta ajo hiqte dorë prej mallkimeve dhe unë mezi ç’prisja të rendja te mamaja e t’i jepja lajmin e gëzuar:

- Mama, Dedja s’mallkon më!Por, për pikëllimin tim, ajo vazhdonte të mallkonte. Harrohej në qilar dhe,

duke rrëmuar kot nëpër vjetërsira, mallkonte e mallkonte. Ashtu më dukej se zbrazte një pjesë të helmit që kishte në shpirt për të cilin kishte bërë fjalë mamaja dhe më mbante shpresa se, pasi të zbrazte gjithë vrerin, shpirti i saj do të lehtësohej, trupi do t’i drejtohej pak dhe do të bëhej më e re, ashtu siç e mbaja mend vite më parë.

- Kur do të bëhet paqe, o bir? - më pyeti Dedja një ditë teksa lexoja.- Paqe është, Dede, - iu përgjigja paksa i hutuar nga pyetja e saj e papritur

Kushedi, në vegimet e saj mbase pandehte se ishte kohë lufte.- Nuk është paqe, - tha me bindje ajo. - Kur bëhet paqë, rrugët hapen, njerëzia

venë e vinë.Dedja lëshoi kapakët e përskuqur të syve dhe mua m’u duk se nisi të dremiste.

Ende s’e kisha gjetur rreshtin ku e kisha ndërprerë leximin, kur dëgjova zërin e saj:- Bëje paqe, o Zot, të paçim uratën! Të hapet rruga. Të shoh vëllezërit që ka

tridhjet e ca vjet pa i parë. Të shoh fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve. Të shohin edhe ata teto Danon, sa është gjallë. Bëje paqë, o Zot, të paçim uratën!

Zëri i saj ishte lutës deri në këputje shpirti. Kurrë nuk kam dëgjuar lutje më të përdëllyera. Dhe nuk besoj që zëri njerëzor të shqiptojë lutje më të nxehta se ato. Dëgjoja i tendosur i tëri përgjërimin e saj pothuaj të përditshëm. Shpesh ai ngjitej deri në një pikë ku Dedja ia niste një lloj të qari midis sokëllimës e vajtimit.

Krizë këtë herë nuk pati. Këtë radhë përjetimi tek ajo ishte i dobët dhe shfrimi, gjithashtu, i dobët e i zbehtë.

- Eh, sikur të bëhej paqë! Të hapej rruga, të shkoja një herë në shtëpinë e babait.

Letra shqipe

Page 39: perpjekja_08

Përpjekja 39

Të pija një herë ujë në çezmat e mëdha. T’u ndizja një qiri te koka nënë zezës e tatë Donos, që s’i pashë e s’më panë! Po s’është paqe. Rrugët janë të zëna!

Libri më kishte ngrirë në duar. Shikoja Deden i bërë i tëri sy. Ajo vari ko kën mbi gjoks dhe mua m’u duk se fjeti. Shihja lëvizjen e lehtë, ritmike e të nga dalshme të krahërorit të saj që ulej e ngrihej sipas një frymëmarrjeje të dobët, gati të shuar, si një regëtimë.

U mata të ngrihesha, ta merrja e ta mbështesja mirë mbi krevat, kur befas buzët e saj nisën të lëviznin:

- Pluhur të bëftë Zoti, ty që ke zënë udhët, o i marrë! Zvarrë të heqshin qentë, ty që na prishe fenë, o rezil! U bëfsh kukudh e të pështyfshin qen e zagarë! Kurrë lek mos gjetsh, o katil!

Lek në gjuhën e saj do të thoshte shërim, shpëtim, a diçka e tillë. Tashmë isha i madh dhe i kuptoja të tëra: kujt i drejtoheshin mallkimet e saj dhe pse nuk duhej t’i nxirrja jashtë ato që dëgjoja nga goja e asaj plake me nerva të çartura.

As që më shkonte mendja t’i hyja një diskutimi apo një debati me të. As që më binte ndërmend të korrigjoja mendimet e Dedes, t’i thosha se mallkimet e saj ish in të rrezikshme, se me to mund të na merrte në qafë të gjithëve. Jo. Ajo tashmë kishte hyrë në pleqëri të thellë dhe më shumë se për një mbikqyrje të tillë, kishte nevojë për përkujdesje. Qarku i jetës së saj gati po mbyllej dhe ajo tashmë ishte fare pranë foshnjërisë së saj.

* * *

Dukej sikur truri pothuaj i shuar i Dedes tashmë regëtinte në dy vat ra: në atë të mallit dhe dëshirës për të parë edhe një herë vendlindjen dhe në a të të idesë së afrimit të vdekjes. Me sa shihej, e dyta nxiste të parën. Sa më e fortë të ishte nxitja, aq më këmbëngulëse bëhej Dedja në lutjet e saj të thekshme për të parë fshatin e saj. Ato lutje ishin bërë një refren i trishtueshëm e i për ditshëm:

- Kur do të vemë në fshatin tim, o bir? - më pyeste.- Po s’vemë dot, moj Dede, - i përgjigjesha.- Po pse s’vemë dot?-Sepseështëmatanëkufirit.-Eç’naqenkakykufi?-pyestemeankimajo.- Një gardh me tela me gjemba, me elektrik, me qen të egër që të hidhen e të

çajnë po u afrove, me roje që të bjenë me plumba, po e kalove.-Epërseekanëbërëatëtëshkretëkufi,obir?- Që të mos shkojnë njerëzia matanë, - thosha.- Po përse të mos shkojnë?- Se e ka ndaluar qeveria.- Ç’është kjo qeveri që ndaluaka njerëzinë të shkojnë matanë? - pyeste me

hakrrim ajo.- Qeveria është i madhi, mbreti, - përgjigjesha unë në zhargonin e saj.- Ai qënka i çmendur, atëhëre! Qenka për t’u lidhur... - shkrehej Dedja.Pasi qetohej disi, ajo rrinte e mendohej. Me sa dukej, bënte përpjekje të mëdha

Letra shqipe

Page 40: perpjekja_08

Përpjekja 40

për të rrokur kuptimin e përgjigjeve të mia. Dhe kur më së fundi arrinte të jepte arsyen e pamundësisë për të shkuar në fshatin e saj, ajo thoshte:

- Po bëji një kartë të madhit të qeverisës, o bir! Bëja sikur ia shkruaj unë: jam një plakë e shkretë, thuaj, që kam zënë udhën e varrit. E ndarë për së gjalli nga vëllezër emotra,ngafarëefis.Tëputhkëmbëedorë,bëjemërtëmëlenëtëshkojnjëherënë fshat. Sa të pi një herë ujë në çezmë. Sa t’i ndez një qiri te koka atyre që shkuan barkzhuritur. Të përgjërohem, lemë të shkoj, në ke përëndi!

* * *

Tashi Dedja jetonte me një pandehmë të re, me pandehmën e letrës. Mezi priste të kthehesha nga puna dhe më lutej:

- Po bëji një kartë të madhit të qeverisë, o bir! Do të vdes e do mos më tretë dheu, po s’e pashë një herë shtëpinë ku linda! Do më kini në qafë, ta dini!

E shihja me pikëllim Deden e shkretë që përgjërohej ashtu dhe vuaja nga pa-mundësia e një shpjegimi të plotë me të. Me atë pak logjikë që i kish mbetur, ajo me siguri pandehte se s’desha t’i shkruaja, se përtoja apo kushedi, ndoshta edhe se kurseja paratëezarfitetëpullës.Simundt’iashpjegoja,simundtabëjatëkuptonteseajopunë ishte një lloj si të trokisje në një derë të shurdhër, se mundësia e një përgjigjeje pozitive ishte e barabartë me zero, në mos më keq. Nga ana tjetër, mendoja për pengun që do të kisha përjetë ndaj Dedes dhe fjalët e saj “Do vdes, e do të më kini në qafë”, më tingëllonin papushim si tinguj të rëndë këmbane.

Duke i sjellë ndërmend të gjitha këto, shpesh gati ngrija dorën të merrja lapsin dhe të ulesha e të shkruaja atë letër për të cilën Dedja më lutej përditë me lot në sy. Por në çast mendja më shkonte te pasojat. Habia që do shkaktonte ajo në zyrat e larta të shtetit, hamendjet se ajo letër s’mund të ishte vepër e një plake të sklerozuar, se dikush e kish nxitur atë, se një tjetër dorë e kish shkruar atë letër. Duhej gjendur ajo dorë, duhej parë kush fshihej prapa saj, po qe nevoja, edhe të pritej.

Gati dëgjoja zërat nervoze e të paduruara të atyre shefave të zinj tek u diktonin daktilografistëveemrintim.Gatindiejakafshiminegërmavemetalikeqëpërplaseshinme shpejtësi dhe rrihnin letrën. Se si ajo dilte nga makina e shkrimit dhe mbyllej në zarf (si të ishte burgimi im i parathënë) se si ai zarf me vula të zeza sipër shtegtonte nga zyra në zyrë derisa përfundonte në një dosje të sapoha pur me emrin tim shkruar sipër saj.

Këto të gjitha s’kisha si ia shpjegoja Dedes. Njëherësh s’mundja të dëgjoja indiferent lutjet e saj. Ajo ishte në fund të jetës. Le t’ia plotësoja atë dëshirë që ishte mbase e fundmja. Le të shkonte me shpirt të qetë drejt asaj dere pa kthim dhe lë të isha i qetë gjithashtu edhe unë në shpirtin tim.

Mora letër e laps dhe i thashë:- Hajde, Dede, t’i shkruajmë të madhit letër!Ajo fërgëlloi e tëra. Mollëzat e kuqe të faqeve iu skuqën edhe më shumë. Sytë

gjysmëtëmbylluretëfikursikurimorënnjëxixëllimtëmekët.-Mërrofsh,obir!Gurzënç,floritëtëbëhet!-pëshpëritimefrymëgatitë

marrë prej gëzimit.U ulëm në tryezë dhe, si dy nxënës shkolle që bëjnë detyrat, ia nisëm letrës

Letra shqipe

Page 41: perpjekja_08

Përpjekja 41

Ajo diktonte, unë shkruaja. Ndjeja pranë veshit zërin e saj të dridhshëm, lutjet e saj të nxehta, premtimet që, Zoti që ishte atje lart dhe i shihte të gjitha, do t’ia shpërblente.

Shkruaja e dora mezi më bindej duke e ditur që përpara fatin e asaj letre. Në rastin më të mirë, heshtje e plotë. Në rastin më të keq...

Po le të mos i kujtoja tashi këto! Le të mos ndillja tersin. Le të besoja edhe unë në të miren, ashtu si ajo plakë e bërë grusht më shumë prej mallit sesa prej viteve, që atë çast rrezëllinte e tëra nga gëzimi.

- Mbaroi, Dede! - thashë me hare. - Ma jep gishtin.Ia mora gishtin tregues, ia ngjyeva me bojë dhe ia mbështeta në fund të letrës,

atje ku shkruhej emri i saj. Pasi e luhata nja dy herë në ajër që të thahej e palosa katërsh dhe e futa në zarf. Me një kujdes të posaçëm shkrova emrin e marrësit dhe gjithë ata tituj që e ndiqnin nga pas. Ndërkaq Dedja kishte nxjerrë kushedi prej ç’xhepi të thellë një shami të lidhur kotkë. Me gishtat e dridhur prej emocionit dhe nxitimit e zgjidhi nyjen, e shpalosi atë shami të vjetër e të zbër dhulur që ende ruante rrudhat e lidhjes e prej andej mori një dhjetëlekësh gjithashtu të zhubrosur. Ma futi në dorë dhe tha:

- Të blesh pullën.Nukekundërshtova.Emoradhjetëlekshinqë taflintemëndjen e tëmos i

mbetej asnjë merak.E shkreta plakë! Kishte frikë se vallë e postoja letrën për shkak të atij trele-

këshit të pullës.

* * *

Për Deden tashmë erdhën ditët e pritjes. Të gjitha shqisat e saj u grumbulluan në një: te veshët. Dhe veshët ditë e natë ishin atje: te dera. Pasi dëgjonte të trokiste porta,ngrihejngakrevatimeatëfillshpirtqëikishmbeturdhethërristeqëbrenda:

- Ja, ja! - me frikën se mos postieri s’priste shumë dhe ikte me gjithë letrën e të madhit, që me siguri kishte edhe lejën brenda. Mundohej të vishte ndonjë palë nallane a shapka e kur s’i vishte dot, nxitonte të dilte zbathur në oborr. Pasi nuk ishte postieri, kthehej në sobë duke rënkuar dhe zinte vendin e saj të zakonshëm në krevat, pranë stufës.

Fytyra i pikonte trishtim.

* * *

Nëfillim ajo emaste kohënme ditë, pastajme javë,më vonëmemuaj.Dalëngadalë koha për të u bë e pamatshme dhe tani ajo s’përmendte më javët e muajt sifillim,asstinët,siçbëntemëvonë,porgjetinjënjësimatësetëre,krejtvejake:ubënë kaq kohë, thoshte.

E kredhur në botën e saj, ajo jepte e merte në biseda imagjinare. Dhe mallkonte, vazhdimisht mallkonte, si të kish në shpirt një det të pafund vreri i cili s’kishte për t’u mbaruar ndonjëherë. Kur e kur numëronte me gishta duke lëvizur edhe buzët. Me siguri lIogariste muajt e nisjes së letrës.

Tashti ajo kishte zënë këndin dhe s’ngrihej dot më. Nuk dilte më në obor kur

Letra shqipe

Page 42: perpjekja_08

Përpjekja 42Letra shqipe

dëgjonte portën të trokiste. Pasi bënte të ngrihej e s’mundte, pyeste:- A erdhi ajo e uruar letër?- Jo, akoma, - i përgjigjeshim.- Po pse, kaq u vonuaka një letër? - pyeste me ankim ajo. - U bënë kaq kohë.- Epo, do vonohet ca, moj Dede. I madhi ka punë shumë. Gjithë shteti nga ai

pret, prandaj duhet të durosh.- Po kur... gjer kur?! - pyeste me zë të përvajshëm ajo. - U bënë dy vjet që pres,

nisi i treti! Do të vdes e do mos më tretë dheu, po s’e pashë edhe një herë shtëpinë e babait!

Çdo ditë e më shumë pyetjet e saj bëheshin më të padurueshme, më të dëshpëru-ara, nga frika se s’do arrinte të ishte gjallë kur të vinte letra e shumëpritur. Shihja se si shuhej shkëndija e gëzimit dhe e shpresës që kishte ndezur në sytë e saj ajo letër. Se si hija e trishtimit zinte e i mbulonte fytyrën ashtu si një muzg parathotë afrimin e natës.

* * *

- E hodhe vërtet atë letër, o bir? - më pyeti një ditë. - E hodha, Dede, - thashë. - Përse më pyet?

Ajo m’i nguli sytë e zvogëluar e të gjëlbër, gati të shuar. - Të përgjërohem, mos më gënjë mua plakën. Të zë be shpirtin e Nikos!

Mjekra e saj dridhej. Dridhej si e një njeriu të dëshpëruar që s’i ka mbetur më as dëshirë e as shpresë. Si e një njeriu që, pasi ka dëshiruar për një kohë të gjatë diçka që s’u realizua kurrë, s’i ka mbetur më fuqi për të ushqyer dëshirën.

- E hodha, Dede, - përsërita.Dora e saj e rreshkur dhe e thatë u zgjat dhe zuri dorën time si për të provuar

me a në të një shqise të shtatë vërtetësinë e përgjigjes. - Zër bé për Krishtin e Zonjën Shënmëri!Ky ishte betimi më i lartë, më i shënjti e më sublimi që dinte ajo. Ai betim që

s’e pranonte mashtrimin, por vetëm të vërtetën e qëruar e të pastër.- Për Krishtin e Zonjën Shënmëri! - thashë pa m’u dridhur zëri.Ajo heshti. Kushedi, në atë çast kthjelltësie që i solli shqiptimi i emrave të

shenjtë, të cilëve u ishte falur tërë jetën me ashkun e një njeriu që shpirtin e trupin ia ka blatuar Krijuesit, ajo kuptoi apo ndjeu qartë të vërtetën. Atë të vërtetë të hidhur e të pamëshirshme që i thoshte të mos priste kot, pasi ajo letër kurrë s’kishte për të ardhur.

Nuk foli me asnjeri atë pasdite. As të nësërmen, as të pasnesërmen. U mbyll edhemëshumënëvetvete.Pothuajnukhante,enukfliste.

* * *

Prej ditësh Dedja kish zënë udhën e vdekjes. Nuk shikonte e nuk dëgjonte. Vetëm rënkonte lehtë. Gjoksi i gërgërinte si një motor që djeg piklat e fundit të kar-burantit. Nga të gjithë ne njihte vetëm mamanë time, bijën e saj. Çdo natë përgjonim vdekjen e saj e cila s’po vinte. Ajo mundohej. Bënte të jepte shpirt e s’jepte dot. Herë humbiste, herë përmendej.

Page 43: perpjekja_08

Përpjekja 43

Thoshin se i kthehej shpirti. Një natë nisi të fjalosej me të vdekurit. Fliste me të shoqin, me të birin, me të jëmën e të jatin.

- Kanë ardhur ta marrin, - pëshpëriste kohë pas kohe xha Fani, komshiu ynë, e pasi përkulej pranë veshit të Dedes, e pyeste me zë të fortë:

- Ma shikon Thinën, moj Nasovicë!?Qerpikët e zbehtë të Dedes dridheshin dhe buzët i lëviznin ngadalë:-Sh...ohnjëdritëtëbardhë!Tëbardhë...Njëportëtëmadhe,qëndritsiflori...- Është paradhisi! - shpjegonte xha Fani i habitur edhe vetë dhe niste e shtjel-

lontefilosofinëetijmbijetëneshpirtin.-AinjeriqëkabesimteZoti,ainjeriqës’ehumb besimin te i Gjithëfuqishmi, ai njeri do të vejë atje ku s’bën dimër kurrë, pranë ëngjëjve. Ishte fetare e madhe Nasovica; një ditë s’i shkoi pa u falur e pa ndezur kandilin e korës. - dhe shtonte me një farë zilie: - Në paradhis ka për të vajtur, ta dini! Lum si ajo!

Xha Fani ikte i fundit nga komshinjtë, pasi ai banonte në të njëjtën shtëpi me ne dhe me të vetëm një çatmë na ndante. Ngrihej dhe thoshte:

- Po shkonj një herë. Sidoqoftë, po... ndodhi gjë, trokitmëni në çatme.Dedja s’vdiq as të nesërmen, as të pasnesërmen. Midis jetës e vdekjes, ajo

tashmë i përkiste qiellit po aq sa tokës. Xha Fani dhe plakat e tjera të mëhallës i përkuleshin dhe e pyesnin nëse i shihte të dashurit e tyre të vdekur. Në jerm Dedja i përgjigjej herë po, herë jo. Ashtu dukej si një ndërmjetëse që shpie e sjell lajme nga bota e të vdekurve në botën e të gjallëve.

NadhimbsejnëshpirtDedjaqëmundohejecfilitejashtu,dhetaniqëkishtezënë atë udhë më mirë të mbaronte e të shkonte pranë atyre që i kishin përvëluar shpirtin tërë jetën, pranë atyre që i ëndërroi e i dëshiroi deri në çastet e saj të mbrame.

- Ka një peng ajo, prandaj s’jep shpirt, - tha doktori teksa e përcillja jashtë atë mbrëmje të ftohtë dhjetori me dëborë. - Ka pasur ndonjë peng?

Të dy qëndronim ballë për ballë buzë rruge me jaka të ngritura. Era e ftohtë na përplaste në fytyrë një dëborë të imtë me thepa të mprehtë, që na pickonte lë kurën si gjemba të akullt. Llamba elektrike ndriconte rrugën me një dritë të zbehtë e sulmuar ngaflokëtedëborëssingamijërafluturatëbardhaqësilleshinrrethsajsishpirtra.

- Për çfarë pengu e keni fjalën, doktor? - e pyeta. - Njeriu ka lloj-lloj pengjesh në këtë jetë.

Ai psherëtiu.- Si t’ua shpjegoj... Diçka që ta ketë dëshiruar me gjithë shpirt, ta ketë ëndër-

ruar. Diçka që s’e realizoi dot. Si t’jua shpjegoj...Muam’ukujtualetra.Rendanësobë,hapanjësirtar,grisasiiverbërnjëfletë

prejnukdiç’libriafletorejedheiupërkulateveshiasajqëlëngonte.- Dede, erdhi letra. Letra e të madhit!Trupi i saj pothuaj i vdekur u drodh. Hapi paksa sytë, lëvizi qafën sikur desh

të çlirohej nga velenxa e saj e kuqe dhe nxorri prej andej dorën. Gishtat e drithëruar u zgjatën drejt letrës. E shtërnguan me një forcë të dobët, njëherësh të mjaftueshme për ta zhubrosur. Pastaj i hodhi sytë nga mamaja e buzët gati pa jetë i lëvizën paksa:

- O...llgë! - pëshpëriti.Mamaja u afrua.- Të hahet ndonjë gjë? Për çfarë të vete mendja? - e pyeti.

Letra shqipe

Page 44: perpjekja_08

Përpjekja 44

Dedja seç tha me zë të dobët, të cilin vetëm mamaja e dëgjoi. Rendi me vrap nëpër shkallë, hyri në dhomën ku ndodhej sëndyqi i Dedes dhe u kthye me një qese bezeje të mbushur nuk di me çfarë. Ia lëshoi me kujdes pranë dhe ia vuri në dorë grykën e qeses. Sapo e ndjeu në gishta, Dedja u mat të ngrinte kokën nga jastëku, mbase të ngrihej e tëra (ndoshta në vegimet e saj deshte të nisej për atje ku tashmë leja kishte ardhur) e pasi s’mundi, koka e saj u platit e këputur mbi jastëk dukë lëshuar një hukamë të gjatë e të nxehtë nga krahërori.

- Naforën! - thiri xha Fani.I afruan me shpejtësi naforën, atë copë të thatë kulaçi të bardhë, nga mesha e

funditnëkishëntonë,këtuenjëzetvjettëshkuara.Enjomënmenxitimnënjëfilxhanme verë dhe ia afruam te goja. Buzët e saj të zbehta u zgjatën të drithëruara drejt naforës së kungimit. Disa pika verë rrodhën mbi to duke i ngjyruar me të kuq. Ndenjën një çast të hapura, të palëvizura, duke dashur të thoshnin diçka.

- Paçi u...ratën! - tha dhe mbaroi.- Dede! - thirrëm të gjithë më lot që na rridhnin për faqesh.- Lëreni, - tha mamaja gjithashtu me faqe të lagura nga lotët. - Tashi ajo ë shtë

atje lart. Pranë të shoqit, pranë të birit. Lëreni të çmallet me ta!Gratë po çmbështillnin bohçën e plaçkave të vdekjes që ajo vetë i kish përgatitur

e i ruante me aq merak. Punonin të heshtura e me një farë nxitimi i cili më zgjonte një lloj pezmi në shpirt. Më dukej sikur ato gra nxitonin ta bënin gati sa më parë, ta varrosnin sa më parë, si për të shpëtuar nga ajo plakë që vetëm ta shti prehej e qetë.

U bëra kurreshtar të dija ç’kishte në atë qese. Ia hoqa me kujdes nga duart sikur të druhesha mos e zgjoja dhe futa dorën në të. Nxora prej andej disa shami grash e burrash, dy-tri palë çorape të reja leshi për fëmijë të bëra vetë, një grusht sheqerkash dhe një kuti llokumesh, me karton të shtypur e të zverdhur nga koha, prodhim i tre vjetëvë më parë.

E shkreta Dede! E mira Dede. Deshte t’u dhuronte diçka vëllezërve e kunatave, nuseve, dhëndurëve e fëmijëve të tyre. Gjithë atyre që do ta prisnin matanë te lave të hirtë teto Danon.

Dedja shtrihej pa jetë në krevat. Faqet i qenë zbehur dhe e kuqja e përhershme emollëzavepothuajikishteikur.Mëdukejsikurçlodhej,sikurflintenënjëpaqetëpafund.Nëdorëkishteendefletëneletrësshtërnguarmidisgishtavetështrembërdheeshtakë. Dikush prej grave deshte t’ia hiqte atë nga dora, por mamaja nuk e la:

- Lerjani! - tha përmes dënesave. - Lerjani! Ajo u dogj për atë të nxirosur letër.

* * *

Sa herë që shkoj në qytetin tim të lindjes, me doemos do të ngjitem në varrezat e kishës së Shën Thanasit për t’u çmallur me Deden. Varri i saj i thjeshtë ndodhet në faqen lindore të pllajës, ashtu siç e kishte lënë vetë me gojë. Prej këtej shtrihet teposhtë një grykë, përtej së cilës hapet një luginë. Në qoshe, prapa një kodre të ulët të mbjellë me akacie, ndodhet fshati i Dedes. I ndez një qiri te koka dhe rri e mendohem. Kujtoj çdo gjë të mirë të saj, ashtu siç u kujtohen të vdekurve.

Letra shqipe

Page 45: perpjekja_08

Përpjekja 45

Rridhevështrojqiririn.Aidigjetmenjëflakëtëbukur,tëndritshme,iushqyernga era e Lindjes, nga ajo erë që vjen nga fshati i Dedes.

FlladiqëvjenngaLindjaluhatfijetegjataetëthatatëbaritmbivarrsinjëdorëepadukshme,përkëdhelësedheepërmallshmeevendlindjesqëledhatonflokëte bijës së saj.

Tiranë, prill 1992Munchen, dhjetor 1994

Letra shqipe

Page 46: perpjekja_08

Përpjekja 46

.

Letra shqipe

Arben Dedja

milingonat

gëlojnëmiliona e milionamilingonamilimetër për milimetërlëvrijnëmiliarda milionamilingonamilitante të milimetruaramilitojnëmilenmilingojnë

Shpella e trishtimeve të tua (1994)

Përveç materialeve të ndryshme Përpjekjes i bijen në dorë edhe mjaft nga ata libërtha të vegjël me poezi autorësh të rinj, të shtypur jo edhe aq mirë, nganjëherë si që, në më të shpeshtën e herëve, për shkak të indiferencës së publikut dhe deri të vogëlsisë së librit, nuk kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit të gjerë duke na krijuar përshtypjen se mundi dhe pasioni i autorëve ka shkuar krejt dëm. Kësaj here, në shenjë inkurajimi dhe respekti për pasionin e autorëve patëm idenë të qëmtojmë në disa prej atyre nga një poezi dhe t’i botojmë. F.L

Page 47: perpjekja_08

Përpjekja 47Letra shqipe

Brixhilda Ndini

KËNAQËSIA E PERËNDIVE

Ëngjëjt nuk dinë të qajnë,Nga sytë nxjerrin veç dritëMos u mërzit i dashurQë nuk ndjen dot dhëmshuri për mua.

Perandori im (1995)

Page 48: perpjekja_08

Përpjekja 48Letra shqipe

Redi Gjuzi

DREJT HIÇIT PO SHKOJ ME LAVDI

Eci si i mpirëUrbani ndaloi në stacionLidhëset m’u zgjidhënUla kokën dhe volla.Kërkoj një cigare në xhepSikur të kisha një pistoletë,a do të vrisja dikë?(rruga është bosh!)Vrapoj si një pijanec i dehur,Koka u ftohPo më kruhet...Njëlypëspofle.Kam nevojë për trupin tëndShurroj poshtë orës së madheSy maceje jeshilNjë qen po ngordhKëpuca m’u zgjidh prapë.Kam nevojë për një cigareNjëlypëspofle... Drejt hiçit po shkoj me lavdi.

Drejt hiçit me lavdi (1996)

Page 49: perpjekja_08

Përpjekja 49Letra shqipe

Mimoza Picari

MUSHKONJA

Ajo në tavanunë në dyshemeAjofluturonunë eci pëdhe.Ajo këndon rëndomunë dëgjoj dhe hesht;Ajo më merr gjakunë kruhem dhe hesht.

Një e dyta (1996)

Page 50: perpjekja_08

Përpjekja 50Letra shqipe

Majla Zeneli

UNË

Unë u shtriva në mes të krevatitsi një rrugëdheflokëtemijabinin si shiE pjesët e anëshme të krevatittrotuare u bënë.Shiu përplasej mbi tome rreptësi,sidomos mbi jastëkun- një kafshë e bardhë!Një lëkurë e regjur u bë mbulesë.Uniforma e rrugëve me pemëu vesh sërish.Dhe unë e shtrirë mbi krevatëndërroja për të qenë rrugë.

Autoportret (1994)

Page 51: perpjekja_08

Përpjekja 51

Fatos T. Lubonja

Eqeremi (nga tregimet e burgut)

I

Tarraca ishte sheshi më i madh i kampit. Aty grumbulloheshim për të pritur grupin e policëve të punës që na shoqëronte për në minierë si dhe për apelet e ditës.. Qe një sipërfaqe sa dy-tre fusha volejbolli, e shtruar me beton dhe e rrethuar me kangjella hekuri që mbulonte banjat, nevojtoret, depot e teshave të minierës dhe kuzhinën private. Teposhtë saj vinte rrethimi me tela, karakollet dhe pastaj vazhdonte rrëpira, që varej gjithnjë e më pingulthi deri tek përroi. Përballë, përmbi përrua, ngrihej një varg kodrash të larta të mbuluara me shkurre që ngjitej gjithnjë e më të lart drejt verilindjes për nga maja e lartë e Munellës. Ky varg kodrash ishte i vetmi peizazh i pa qerthulluar me tela dhe karakolle që shihej nga kampi. Ishte një mur i lartë natyror që e mbulonte horizontin nga veriperëndimi deri në verilindje dhe që, me atë monotoninë dhe peshën e tij të rëndë, e përballte përditë zymtësisht shikimin e të burgosurve. Në të kishte gjithsej vetëm tri shtëpi të veçuara, shumë larg njëra tjetrës, nga të cilat zbrisnin disa monopate barinjsh që dukeshin dhe zhdukeshin mes shkurreve e shkarëzimave. Këta monopate bashkoheshin poshtë, tek ura mbi përrua, e cila ishte pika e fundit që kapte shikimi ynë nga tarraca.

Mëngjesi i pritjes në tarracë ishte i vetmi çast i ditës që e thyente për disa çaste monotoninë e atij pejzazhi, pasi në këtë orë zbriste teposhtë një vajzë e re që banonte në njërën prej tre shtëpive. Zbritja e saj, që kur shfaqej e deri kur mbërrinte tek ura e përroit, ku zhdukej nga pamja, zgjaste një copë të mirë kohe. Thuhej se ajo punonte diku në admin-istratën e minierës. Dikush i kishte vënë nofkën Sorkadhja dhe të gjithë kështu e quanin.

Herë-herë në peizazhin përballë qëllonte të shfaqeshin edhe femra mirditore me veshjen karakteristike, por çitjanet me fustanellat mbi to ishin të padepërtueshme nga syri i uritur seksual i të burgosurve. Kurse Sorkadhja ishte e vetmja që shfaqej në atë kodër e veshur thjesht me pantallona nën të cilat spikasnin ca kofshë të plota e të bukura, me muskujt që fryheshin edhe më shumë sa herë mbështeste këmbët në shkallinat e gurta të monopatit.

Shfaqjen e saj të burgosurit e tarracës e pikasinin thuajse sapo dilte nga shtëpia, e cilaishteshumëlarg.Nëfillimajodukejsinjënjollëevogëlqëmezidallohejmesgurëve

Letra shqipe

Page 52: perpjekja_08

Përpjekja 52

apo shkurreve. Të dashuruarit pas saj e dinin përmendësh pikën se ku shfaqej për herë të parëdhefillonintandiqninqëaty,kursemëindiferentëtktheheshindrejtsajkurafrohej.Atëhere askush nuk i rezistonte dot manjetizmit të saj. Më të papërmbajturit lëshonin pasthirrma, kurse të tjerët bënin komente ose e ndiqnin me sy, pa folur. Fantazia e atyre kokave të qethura që vështronin prapa telave me gjemba, shihte lart, në shpatin e madh tëkodrës,nudoneSorkadhes,tëmadhepothuajsesakodra,qëmëshumëfluturontesesazbriste.

2.Eqeremi më doli për herë të parë parasysh disa ditë pasi kisha mbërritur në kamp,

pikërisht pasi ndoqa për herë të parë zbritjen e Sorkadhes. Sapo ajo kaloi urën dhe u zhduk nga pamja, një i burgosur shtatlartë dhe i hollë, që disa e thërrisnin Pandi dhe disa hundëderr, bashkoi dy gishtat e mëdhenj lart dhe dy gishtat tregues poshtë, duke formuar simbolin e vaginës, dhe thirri: “Suzi, Suzi, hajde!”. Të burgosurit të cilët e dinin këtë lojë u hapën dhe nga grumbulli i tyre u shfaq një qënie e çuditshme, e ndryshme nga të tjerët, që, sapo pa këtë vaginë ajrore, hoqi kapelen dhe u sul drejt saj me kokë, sikur do t’ifutejbrenda.PandiutërhoqpakpërtëmosialejuartaprektedhekështufilloivalljaeEqeremit.Aikërcentemekëmbëeduarnjëvalletëzakonshme,porsefiguratkryesorei krijonte me kokën e tij të çuditshme, e cila bëhej gjithnjë e më agresive dhe njëherësh më e gëzueshme në lëvizjet e saj drejt “vaginës”. Pandi tërhiqej e rrotullohej, Eqeremi e ndiqte duke kërcyer, kurse rrethi i të burgosurve vinte duke u hapur e hapur... Të gjithë rretherrotull qeshnin dhe kënaqeshin. Dukej sikur kjo skenë i çlironte nga mundimi që u kishte shkaktuar pamja tunduese e Sorkadhes.

Vallen e bënte edhe më groteske koka e jashtëzakonshme e Eqeremit. Ajo më bëri të zbuloj, për herë të parë, diçka që mund ta zbuloje vetëm në burg, ku kokat qetheshin tullë një herë në muaj. Paskësh edhe nga ato skalpe që e mbështjellin kafkën duke u palosur mbi të në mënyrë të çrregullt, ku lëkura formon rrudha dhe brazda të thella, në të cilat nuk hynte dot makina e berberit, e që, prandaj, e bënin kokën, kur qethej zero, të dukej roga-roga, ca më të bardha e ca më të errëta. Asokohe Spaçi kishte rreth pesëqind të burgosur dhe Eqeremi ishte i vetmi me kokë të atillë. Ato brazda e përshkonin kokën e tij në të gjithë pjesën e qethur. Ishin më të cekëta në toçin e saj e gjithnjë e më të thella prapa. Ai ishte shtatshkurtër, tepër i shtrembër dhe me një fytyrë të bardhë si pa gjak, që të bënte të mendoje se vetëm kjo fytyrë mund t’i shkonte asaj kafke.

Të burgosurit thoshin se ato rrudha lidheshin edhe me çrregullime të brendshme, ngase Eqeremin e kapnin herë pas here kriza epilepsie, madje nganjëherë edhe në mes tëvallesnëtarracë.NëkëtorasteEqeremifillontetëmbantenjëfjalimtëegërmenjësallatë fjalësh që tingëllonin si gjermanisht, por ku kuptohej vetëm fjala “shajze”, “sha-jze”. Kjo zgjaste ndonja dhjetë minuta, gjatë të cilave ai tërmekej e turfullonte. Pastaj i zhgapërrontesytënëkulmdhesakaqshtrihejpërdheefillontedridhejeshkundullontederisaidilninjargëngagoja.Mënëfundpërfikejdhetëburgosuritemerrnindheeçoninnë dhomë pa ndjenja.

Xherahët e kampit pretendonin se kjo nuk ishte sëmundje toke, por histeri, dhe se i shkaktohej pasi Eqeremi nuk kishte provuar kurrë femër në jetën e tij. Ai qe dënuar pesëmbëdhjetë vjet, pasi kishte tentatuar të arratisej duke shkuar me not në një nga anijet

Letra shqipe

Page 53: perpjekja_08

Përpjekja 53

e huaja që qëndronin në radën e portit. Kishte qenë rreth të njëzetepesave. Thoshin se arratisjen e kishte tentuar pasi e kishte obsesion të shkonte në një nga shtëpitë publike të Perëndimit.

3.Në jetën e përditshme të kampit Eqeremi shfaqte një natyrë tepër të mbyllur, madje,

përveç tërhuzjes epilekptike dhe valles së tarracës, prania e tij nuk shqetësonte kënd. Nuk i vinte askush nga familja, pra ishte “pa ndihma”, prandaj mbante një tas gjelle të madh të cilin e mbushte plot me përshesh me bukë e supë kazani. Hante çdo gjë e nuk i lypte kujt. Me policinë nuk ndeshej kurrë dhe ata, në përgjithësi, nuk e trazonin.

Pandi ishte i vetmi që e thërriste me emrin Suzi. Të gjithë çuditeshin se si kishte arritur ta kandiste Eqeremin t’i hapej e t’i lejonte të atilla lojra. Kur ndonjë tjetër kishte provuar t’i thërriste Suzi apo t’i bënte shenjën e vaginës, Eqeremi e kishte parë me inat, madje edhe me shenja të dukshme agresiviteti.

Me Pandin ai kishte punuar për një kohë të gjatë në një grup pune, si martelist. Hundëderri i gjatë sëbashku me vagonistin tjetër kishin për detyrë të pastronin frontin nga materiali që kishte hedhur plasja e mëparshme, kurse Eqeremi ta armatoste dhe të bënte birat në shkëmb. Puna e martelistit ishte puna më e rëndë. Të burgosurit i trembeshin asaj si një dënimi, madje mjaft syresh kishin bërë edhe biruca ndëshkimore për ta refuzuar. Jo pse marteli bashkë me barominat shpuese ishin një peshë tepër e rëndë, por pasi në minierën e Spaçit nuk kishte çpim të lagur, kështu që bërja e birave shoqërohej me një mjegull pluhuri të tmerrshme, të cilën martelisti duhet ta thithte një deri në dy orë rresht, varësisht nga fortësia e shkëmbit. Prandaj zakonisht për punën e martelistit zgjidheshin trupa të gjatë e të fuqishëm. Eqeremi ishte i vetmi që, ndonëse trupshkrutër dhe i sëmurë, e bënte me qejf atë punë. Madje ai kishte ngulmuar se, po të mos i jepnin martelin, s’kapte lopatë me dorë. Kur hidhte martelin mbi sup ai merrte një pamje të veçantë. E gjithë qënia e tij sikur kërthnezej e mbushej me krenari. Kthente kokën majtas e djathtas që ta shihnin, fytyra e bardhë i skuqej e i ndriste dhe bëhej më i dashur me të gjithë. Sakaq të burgosurit i përgjigjeshin ngrefosjes së tij me ngacmime joshëse. Ata e dinin sekretin e këtij galdimi. E kishte zbuluar Pandi. Një ditë ai kishte harruar të merrte baltën me të cilën zjarrmëtarët bllokonin birat përpara plasjes, kështu që iu desh ta çonte atë në front ndërkohë që Eqeremi ekishtefilluarshpimin.(Zakonishtvagonistëtnukqëndroninpranëmartelistitkurkybëntebirat sepse kjo do të thoshte të hanin edha ata pluhurin që hante ai. Ata pastronin frontin nga materiali, përgatisnin baltën dhe prisnin poshtë.) Kur kishte mbrritur aty, Pandi kishte vënë re, në mes të mjegullës së pluhurit që kishte ngritur marteli, diçka të çuditshme. Teksa rraste barominën në shkëmb, Eqeremi lëvizte në një mënyrë të veçantë. I ishte afruar edhe më dhe kishte parë se ky ishte i kapluar nga kënaqësia e asaj rrasjeje, gati në një gjëndje ekstaze. Megjithë pluhurin që po hante dhe zhurmën shurdhuese të martelit, Pandi kishte ndenjur aty për ta parë këtë skenë gjer në fund. Gjatë gjithë kohës që marteli përparonte, Eqeremi dridhej, qeshte dhe këndellej. Kur baromina ishte rrasur e gjitha, dmth kur kishte hyrë rreth 90 cm në shkëmb, sa ç’bëheshin zakonisht birat, ai e kishte futur martelin ndër shalë dhe ndërkohë që ky i dridhej aty, kishte arritur orgazmën, të cilën e shoqëronte me ulurima që kalonin edhe zhurmën shurdhuese të martelit.

Zbulmi i këtij sekreti thuhej se e kishte bërë Pandin njeriun më të besuar dhe më

Letra shqipe

Page 54: perpjekja_08

Përpjekja 54

të afërt të Eqeremit.

4.Kur mbërrita unë në Spaç, më 1975, Eqeremit i kishte mbetur më pak se një vjet.

Meafrimineditëssëlirimitfilloitëçelejetëhapej.Pandiengistegjithnjëemëshpeshpër ditën fatlume që po afrohej. Veçanërisht e nxiste të tregonte se çdo të bënte në jetën e lirë. Eqeremi qeshte dhe pastaj e merrte mënjanë dhe i tregonte se çfarë përfytyronte. Gjithmonë dëshira e tij më e zjarrtë ishte të futej me kokë në vaginën e Suzit, e cila, sipas Pandit, duhej të ishte ndonjë femër e fëmijërisë, që Eqeremi e kishte rikujtuar vetëm pasi kishte rënë në burg.

Muajinefunditpërparalirimitlejohejmosqethjaeflokëve,kështuqë,kurierdhiditaelirimitflokëtiishinrrituraqsathuajseiakishinmbuluarbrazdatekokësdukeebërë atë uniforme. Megjithatë, shëmtimi i tij, çuditërisht, nuk ishte zbutur, por vetëm kishte ndryshuar.

Mëgjesin e ditës së zhburgimit edhe Eqeremi e bëri ritin e zakonshëm të shpërndarjes së cigareve. Rreth atij që lirohej mblidhej një rreth i gjërë të burgosurish që vinin e përshëndesnin për herë të fundit. Ndërkohë një mik i afërt u shpërndante atyre që vinin cigare. Cigaret për Eqeremin i shpërndau Pandi. Atë ditë Eqeremi na u duk më i hijshëm se kurrë në shëmtinë e tij. I shndriste fytyra. Edhe rogat e kokës i ishin zhdukur nën pjesën e poshtme të kapeles së re që kishte vënë. Pandi e ngacmoi një çast duke e po-rositur se si duhej të sillej me Suzin për t’ia pushtuar zemrën. “Dhe mos i thuaj se ke qenë në burg!”, i përsëriste herë pas here. Në një çast i bëri edhe shenjën e vaginës dhe Eqeremi reagoidukeqeshur,pormematuri,paehequrkapelendhepafilluarkërcimin.Dukejsee ndjente fare mirë se pas asaj dite duhej të merrte një sjellje tjetër që s’i lejonte ato lojra.

Para se të bëhej apeli i mëngjesit e thirrën për ta nxjerë jashtë portës dhe ai iku pasi i përshëndeti të gjithë me dorë.

II

Kishin kaluar tre-katër vjet nga dita e zhburgimit të Eqeremit kur një ditë në kamp erdhi lajmi se ai ishte arrestuar për së dyti. Thuhej se kishte marrë përsëri detin me not për të shkuar në një anije në radë, mirëpo në mes të rrugës e kishin kapur motoskafët e patrullimit. Pastaj u mor vesh se ishte dënuar 20 vjet të tjera dhe më në fund autoburgu e solli përsëri në Spaç. Ditën që e kishim përcjellë pakush mendoi se ai do të mund të gjente ndonjë femër e të ndërtonte një jetë normale, por aq më pak na kishte shkuar në mendje se mund të tentonte të arratisej përsëri.

Fytyra i ishte zbardhur disi më shumë. Ato brazdat e kokës sikur i ishin tharë pasi edhe koka i qe zvogëluar për shkak të dobësimit. Atyre që iu afruan nuk iu dha asnjë shpjegim për arsyen e arrestimit. Ishte bërë edhe më i mbyllur. Ndërkaq Pandi qe liruar, kurse Sorkadhja duhet të ishte martuar diku, pasi kishte ndonja dy vjet që nuk e shihnim më.

Eqeremi nuk kërkoi të dilte në punë dhe ata e lanë “gjashtëqindësh”, d.m.th. në

Letra shqipe

Page 55: perpjekja_08

Përpjekja 55

brigadën e papunësisë. Tasin e madh të gjellës e mbushte më rrallë plot e përplot. Dukej nuk kishtemëurinëeparë.Përtësiguruarndonjëgjëtëvogëlfilloitëqeptekapele,njëzanatqë e kishte ushtruar herë pas here edhe në burgun e parë. Kryesisht bënte kapele të bardha me bezen e peceve të këmbëve që u jepte komanda atyre që shkonin në punë. Kërkonte për todyderinëtrepaketa“Partizani”.Edhekapeletetijafilloit’indërronteshpesh,shumëmë shpesh se më parë dhe i bënte në një formë që t’ia mbulonin sa më shumë tumëlin e kresë ku brazdat e kokës i kishte më të thella se kudo tjetër. Dikush thoshte se ky ndërrim i shpeshtë kapelesh tregonte se Eqeremi duhej të kishte rënë në dashuri me ndonjë djalë të ri të kampit, por askush nuk mund ta zbulonte se kush qe ky.

Edhe krizat e epilepsisë sikur nuk po e zinin më. Kaloi kështu ndonjë vit duke qepur kapele dhe pa u ndjerë. Vetëm kur erdhi pranvera e kapi përsëri tërhuzja epileptike dukenakujtuarkohënevjetër.Hiptenëkatinetretëtështretërvetëkapanonitefillontetëtërmekej e të zhgapërrente sytë duke mbajtur sakaq fjalimin e tij të famshëm gjermanisht. Nuk dihej pse përdorte gjermanishten për këto fjalime. Kuptohej se donte të tregohej i egërdhekjondoshtalidhejmefilmatmegjermanë,qëkishteparënëfëmijëri,kukishteaqshumë SS që shfaqeshin gjithnjë duke u gërmushur. Shpërthimi i tij gjithnjë kishte diçka tragjike që i pengonte të burgosurit të qeshnin me sallatën pa kuptim të fjalëve gjermanisht. E përfundonte krizën duke uluritur në mënyrë të tmerrshme “shajze”, “shajze”, “shajze “ dhepastajbintepandjenjaefillontetëshkumbëzonte.Taniqëkishteardhurpasdënimittë dytë, toni me të cilën i thoshte ato fjalë pa kuptim ishte bërë edhe më tragjik. Ata që kishin ardhur të rinj mësuan me këtë rast historinë e Sorkadhes dhe të martelit si dhe faktin që Eqeremi s’kishte fjetur kurrë me një femër.

2.AtëvitqëerdhiEqeremi,tensioninëkampfilloidukeurritursinëkohëtmëtë

egra. Thuhej se kjo vinte pasi diktatori ishte tepër i sëmurë dhe po i afrohej vdekja. Tek një pjesë e policisë kjo nuk rriste vetëm rreptësinë e zbatimit të rregullores, por edhe një lloj gëzimi për mundësinë që u jepej për të kënaqur sadizmin e tyre. Ata ishin kategoria që provokonte dhe mundonte më shumë. Secili prej tyre sajonte diçka për t’u kënaqur dhe zbavitur.Mëmendjehollëishinoficerët.Dyprejtyreveçanërisht,kartelistidhefinanc-ieri, kishin qejf të “dëfreheshin” me apelet. Njëri kishte kënaqësinë t’i linte të burgosurit të prisnin një orë në tarracë në diell apo në shi, rrasur pas njëri-tjetrit, në një kotësi të padurueshme. Tjetri dëfrehej duke dhënë urdhërin që të kalohej “Me vrap!” përpara tij dhe pastaj t’i kthente mbrapsht sa herë t’i tekej, sidomos kur i dukej se nuk po tregonin shkathtësinëeduhur.KurseNuja igjatë,njënënoficerqëshoqëronteoficerëte rojes,kishtenjëzakontjetër.Sapohyntemeoficerinerojes,pafilluarnumërimi,jepteurdhërin:“Hiqni kapelet!”. Ishin poshtërime të vazhdueshme që duhet t’i duroje sepse po të ngrije krye ata të bënin të pendoheshe. Urrejtja e kthyer së brëndshmi të shkatërronte shpirtin. NjëditëFetahunukehoqikapelendhe,fillmbasimbaroiapeli,emorëndheerrasënnjëmuaj në birucë pasi e rrahën paq.

Eqeremi kurrë gjatë gjithë burgut të parë nuk ishte dalluar për ndonjë shpirt revolte ndajpolicisë.Mirëpoç’ndodhi?Njëditëerdhisioficerroje,përtënabërëapelin,vetëkomandantiirapartit.Kyishtenjëoficerseriozë,qënukbëntengaatolojratsadiste,poras nuk urdhëronte për t’i ndaluar ato. Bashkë me të erdhi edhe Nuja i gjatë i cili menjëherë

Letra shqipe

Page 56: perpjekja_08

Përpjekja 56

dha urdhërin “Hiqni kapelet!”Në këtë çast, nuk u morr vesh se si Eqeremi u shkëput nga grumbulli i mbledhur

në tarracë dhe e pamë të dilte përpara komandantit. Pandehëm se do t’i kërkonte ndonjë gjë...kuraifilloitëulërintemenjëzëtëtmerrshëmqëiakishimdëgjuarvetëmkurflistegjermanisht gjatë krizave të epilepsisë:

“Jam njeriiiii! Jam njeriiiii! Jam njeriiiii!”Zëri i çjerrë, sytë e zhgapërruar dhe afrimi drejt komandantit i pataksi të gjithë.

Komandanti u zbeh pak në fytyrë, bëri një hap prapa, por megjithatë e mbajti veten. Dy policë u afruan dhe e futën Eqeremin në radhë. Pandehëm se do të shtrihej e të shkum-bëzonte,porjo.Apelifilloidhembaroinërregull.Komandantinxitoitëlargohej.Togaetij shoqëruese, me në krye Nuen, nuk iku pa marrë me vete edhe Eqeremin, i cili i ndoqi pa bërë asnjë fjalë.

Që do të hante një muaj birucë ishte e qartë, por se çfarë huri do t’i jepnin kjo nuk dihej.

3.Për çudi Eqeremin e nxorrën nga birucat pa e mbushur muajin. Doli pa kapele

kështu që i ranë menjëherë në sy disa breza mavi tërthor me palat e kokës. Kuptohej se ishin gjurmë pendrekësh. Nuk i foli kërkujt; as u ankua. Disave që iu afruan ta pyesin u nguli sytë pa ju dhënë asnjë përgjigje. Nuk rreshtohej më për të marrë bukën dhe, sapo mbaronte apeli, ulej në një cep kapanoni i mbyllur krejtësisht në vetvete. Edhe kapele nuk mbante më në kokë.

Kjo gjendje nuk i zgjati më shumë se disa ditë. Një mëngjes, teksa mblidheshim në tarracë për apelin e paradites, morëm vesh se Eqeremi kishte vdekur gjatë natës dhe e kishin marrë që herët për ta varrosur.

AtëditëNujaigjatënukerdhitëshoqëronteoficerinerojesdhenukdhakushurdhër të hiqeshin kapelet.

Letra shqipe

Page 57: perpjekja_08

Përpjekja 57

Vermmer Astronomi

Page 58: perpjekja_08

Përpjekja 58

VARRI I SHQETËSUAR(Baladë e vjetër anonime angleze)

“Era lehtë po fryn sot e dashur po rigon dhe pakëz shi;Ngaher’ veç një të dashur kam pasur Tani prehet nën dhè të zi.

Për të dashurën e vdekur do bëj Aq sa ç’mund të bëjë një i ri;Do ulem dhe mbi varr të saj do qaj për një vit e për një ditë”.

Një vit e një ditë u mbushën plot, Evdekurazutëflasë;“Oh, mbi varrin tim kush po derdh kaq lot Dheaspaknukmëletëflë?”

“Jam unë e dashur, mbi varr ulur Tëflëshaspaknuktële,jo;Të puth dua buzën e përbaltur, Dëshirësfilitësekjo.”

“Ti do këto buzë të akullta; Por goja më vjen era dhè;Nëse puth buzët e përbaltura dije, të gjatë nuk e ke.

Kujto kopështin e blertë i dashur Ku ne shëtisnim lumturishtLulja më e bukur që pat çelur Vyshkur është padukshmërisht.

Lulja u kalb e u tha i dashur Dhe zemrat thahen po ashtu;Kështu pra jetën gëzoje i dashur Pa ardhur akoma këtu.”

Shqipërime

Page 59: perpjekja_08

Përpjekja 59

Thomas Moore

DRITA E DITËVE QË SHKUAN

Shpesh, në qetësin’ e natës përpara se gjumi të më marrëKujtim’ i ëmbël sjell dritën E ditëve që shkuan e vanë; Dhe qeshjet dhe lotët Kur isha i vogëlFjalët e dashurisë në marri; Sytë dritëmbushur Tani shkëlqimhumburZemrat gëzimplote thyer tani! Dhe në qetësin e natës Përpara se gjumi të më marrë Kujtim’i trishtë sjell dritën E ditëve që shkuan e vanë.Dhe i kujtoj gjithë miqtë Krah për krah lidhur, me aq dashuriI shoh më pas duke rënë Ashtu si gjethet në një mot dimri Dhe ndjehem i vetëm Dhe eci po vetëmNë salla banketesh shkretuar Me drita nemitur Gjithë lulet vyshkurTë kaluarën për të harruar! Por në qetësin’ e natës Përpara se gjumi të më marrë Kujtimi i trishtë sjell dritën E ditëve që shkuan e vanë.

Shqipërime

Page 60: perpjekja_08

Përpjekja 60

William Blake

IMAZH HYJNOR

Mizoria ka një Zemër NjerëzoreDhe Xhelozia Fytyrë Njerëzore ka;Terrori Formën Njerëzore HyjnoreDhe Fshehtësia vishet me Petk Njerëzor

Petku Njerëzor është Hekur i farkëtuarForma Njerëzore Farkë e zjarrtëFytyra Njerëzore një Furrë e mbyllurZemra Njerëzore një Grykë e uritur është.

Shqipërime

Page 61: perpjekja_08

Përpjekja 61

Karl Sandberg

NDOSHTA

Ndoshta ai ka besim tek unë, ndoshta joNdoshta mund të martohem me të, jo ndoshtaNdoshta era në stepë,Puhia mbi det, ndoshtaDikush, diku, ndoshta mund të pëshpërisëNë shpatullat e tij do mbështes kokënDhe kur të më pyesë do t’i them po,Ndoshta

Shqipërime

Page 62: perpjekja_08

Përpjekja 62

Allen Ginsberg

KËNGË

Pesha e botës është dashurianën barrën e vetmisënën barrën e pakënaqësisë peshaqë na rëndon është dashuria.Kush mund ta mohojë Në ëndrraajo prek trupin,në mendime ngremrekulli, në imagjinatëna ankthon derisa lindtek njeriu - Shiko jashtë zemrës që digjet dlirësisht - sepse pesha e jetës është dashuria,dhe ne e mbajmë këtë peshëndonëse të kapitur, që të mund të prehemi në krahët e së dashurës më në fundqë të mund të pushojmë në krahët e së dashurës - S’ka prehje pa dashuri

Shqipërime

Page 63: perpjekja_08

Përpjekja 63

s’ka gjumë pa ëndrradashurie - daç bëhu i çmendur, daç bëhu i akullt bëhu maniak ëngjëjsh apo maniak makinash; por e fundit dëshirë e jotja mbetet dashuria-s’mund të jetë e hidhur s’mund të mohoets’mund të fshihet edhe nëse mohoet;Shumë e rëndë kjo peshë - na është dhënënjëherë e përgjithmonë si mendimiqë jepet në vetmime gjihtë shkëlqimin e marrisë së tij.Trupat e ngrohtë shkëlqejnë së bashkunë errësirë, dora shkondrejt qendrës së trupitlëkura drithërohet lumturishtdhe shpirti shfaqet beftë, gëzueshëm në sy - po, po Kjo është çka unë dëshirojaUnë gjithmonë dëshiroja të ktheheshatek trupi nga i cili Lindim.

Shqipëroi Andi Bejtja

Shqipërime

Page 64: perpjekja_08

Përpjekja 64Shqipërime

Dino Buzzati

ATA TË ANKTHIT

Ndërkohëqënjerëzitmerreshinmefatinetyre,punonin,flinin,ushqeheshin,bisedonin, një grup i vogël, i paisur me tru të veçantë, qëndronte mënjanë, në një cep, me fytyra gjithnjë serioze. Ishin ata që ndjenin ankth.

Ndonjë qytetar që kalonte atypari i përshëndeste:- Mirëmbrëma zotërinj, si po ia kaloni?- Eh, si doni ju t’ia kalojmë? Tërhiq e mos e këput - përgjigjeshin ata me një

buzëqeshje të hidhur.Kalimtari u ngulte sytë pyetës: - Gjithmonë ankthi?- Eh, përgjigjeshin ata me një lëvizje të dorës, që donte të thoshte se kjo pyetje

ishte e tepërt.Kalimtari ndodhte të ndalonte: - Më falni, unë jam njeri i paditur, disa gjëra nuk

i kuptoj mirë. Desha të them, a mund të ma bëni më të qartë këtë punë?- Urdhëro.- Po ja, dua të di, nga se ju vjen ky ankthi?Ata buzëqeshnin me çiltërsi dhe pastaj i hidhni sytë njëri-tjetrit: Santa sempliçita,

qofshin bekuar këta budallenj e të paditur. Pastaj përgjigjeshin:- Ankthi nuk ka një shkak të vetëm. Ai ka shumë shkaqe.- Po, për shembull?- Për shembull, i dashur zotëri, që të gjithë duhet të vdesim dhe kjo vdekje mund

të na vijë në çdo çast, për dhjetë vjet, për një vit, për një muaj, mbase nesër, sot, krejt papritur. Fakti që këtë s’mund ta dimë që më parë, na bën të jetojmë me një kërcënim në mendje. Apo s’është kështu?

- Oh, nuk dua të them jo. Sigurisht kjo puna e vdekjes është një thes me ... Por, a ka shkaqe të tjera?

- Meqë do të dish, është edhe tmerri i kohës.- I kohës?- I kohës që kalon, dua të them që vrapon, që humbet. Dje në mëngjes na dukej

Page 65: perpjekja_08

Përpjekja 65

se kishim shumë hapësirë përpara nesh, krejt të mjaftueshme... Dje në mëngjes apo dhe gjysëm ore më parë. Sa bëmë dy-tre hapa, brenda një fraksioni sekonde, jo më shumë, dhe ja e gjithë hapësira përreth u konsumua, e pamë veten të plakur.. dhe kjo shaka e poshtër, hajde besoje po deshe, u ndodh rregullisht të gjithëve, pa përjashtim: ne, atyre, madje edhe juve zotëri... A s’është e vërtetë?

- Jo, jo, nuk e mohoj. Koha, dihet, është tradhëtare... Po të tjerat?- Cilat të tjera?- Motivet e tjera që mund të sjellin ankth?- Sa të duash ka, jemi plot, deri në grykë... Imagjino sëmundjet, për të pëmendur

diçka të rëndomtë... Pastaj paaftësia për të shijuar lumturinë personale ndërkohë që me vete e pranojmë se kjo është e mundur. Prirja natyrale drejt të keqes... Vetmia fatale që na burgos në këtë botën tonë moderne që kur lindim e deri kur vdesim... Pastaj, janë shkaqet më të veçanta të ankthit, ato që na janë kallur që në fëmijëri... Apo doni t’jua them më shkoqur? Doni t’i numëroni? S’ju mbetet veç të zgjidhni. I vetmi problem është zgjedhja.

- Oh, jo, mendoj se mjafton, tanimë e kam një ide, megjithëse disa detaje nuk mund t’i kuptoj mirë. Mjafton me kaq... Dhe faleminderit, zotërinj, u treguat të sjellshëm, me të vërtetë shumë të sjellshëm.

- Kuptohet.Pasi u largua kalimtari, grupi qëndroi në qetësi të paktën për 15 minuta. Pastaj

njëri prej tyre u ngrit në këmbë.- Miqtë e mi, dua t’ju them diçka, por kam frikë se do të mërziteni.- Dreq o punë, edhe kjo na duhej.- Epo, për të qënë i sinqertë, unë nuk e ndiej më.- Nuk e ndjen më, cilin?- Ankthin.- Nuk e ndjen më ankthin!?- Pikërisht.- Do të tallesh.- Nuk tallem.- E qysh kur?- Ja, kështu, rastësisht. Duhet të ketë dy minuta. Përpara e ndjeja peshën e tij,

tanimë jo.- Atëhere?- Atëhere, nëse më lejoni, do të shkoj.- Të vaftë puna mbarë.- Mirupafshim miq, faleminderit për shoqërinë.- Asgjë.Njeriu eci me hap të shpejtë drejt qendrës.- Zoti të dërgoftë mirësi - i bërtiti nga prapa më i zhgënjyeri nga ata që mbetën.Kaloi një orë dhe u ngrit në këmbë një i dytë.- Edhe unë!- Edhe ti... do të thuash që edhe ti...?

Shqipërime

Page 66: perpjekja_08

Përpjekja 66

- Po, edhe unë.- Edhe ti nuk ndjen më ankth?- Ankth? As e kujtoj më. Kam uri.U largua, madje pa i përshëndetur fare.Këtashembujshkaktuankatastrofën.Grupifilloitëshpërndahejsanganjëra

anë në tjetrën, derisa mbeti i ulur, duke medituar për ankthin, vetëm një njeri. Edhe ai mbase do të kishte dëshiruar të bënte si shokët, por, për shkak të një ndrydhjeje të poshtër të shpirtit nuk mundej. Dhe kështu vendosi të qëndronte. Kur shihte të tjerët se si jepeshin marrëzisht pas boshësisë së kësaj bote mendimi se ishte i vetmi që kup-tonte tragjedinë e saj e mbushte me krenari. Vuaj, por të paktën zotëroj të vërtetën e madhe, kurse ata vërtet kënaqen, por janë idiotë. Një ditë të bukur do të kujtohen dhe do të më japin të drejtë.

Aifilloitëpristeish-shokët,isigurtse,pasitëpërjashtoheshinnjëripastjetritbrutalisht nga jeta, do të ktheheshin për t’u ankuar dhe vuajtur së bashku me të.

Natyrisht, meqënëse kishte mbetur vetëm, kishte nxitur kuriozitetin e të tjerëve. Në mbrëmje, në përfundim së punës, pas buke, njerëzit, për të larguar mendjen, shkonin ndonjëherë për ta ngacmuar dhe i dërgonin dhurata në ushqime, cigare dhe para, gjë që, mesa duket, ua lehtësonte edhe atyre disi gulçin e lodhjeve të ditës.

- Keq e mos më keq, apo jo - i thoshin me kortezi dhe me një preokupacion të shtirë.

- Miq të dashur, jeta na përket me gjithë peshën e tragjedisë së saj që rritet vazhdimisht - u përgjigjej ai.

-Popërndonjëshpresëamundtëflitet.- Më pak se kurrë.- Pra, ankthi, do të thuash.- Në gjithçka, po zotërinj.Kështu vinte mesnata dhe njerëzit, pasi e kishin larguar mendjen, niseshin për

nështëpi.Dhebisedoninnëtramvaj:Nukështëbudallakyfilozofi.Potamendoshthellë, jeta është vërtet e tmerrshme.

Të gjithë ishin dakort për këtë, por, pasi ishin kthyer në shtëpi e ishin futur poshtëjorganëve,flininas’flinin,siçkishinbërëgjithmonë.

Ndërkohë, i ngushëlluar nga vlerësimi i njerëzve, ai vazhdonte të priste miqtë e vjetër. Ai e kuptonte se vitet shkonin me një shpejtësi më të madhe se e parashikuara; ishte e qartë, nuk kishte patur ndonjëherë iluzione. Gjithashtu njerëzit që e vizitonin më parë ishin lodhur tashmë duke e dëgjuar dhe dukeshin rrallë e më rrallë.

Më në fund, një ditë, i erdhi zonja Vdekje e shoqëruar me një ëngjëll në të djathtë dhe një djall në të majtë.

- Erdha për të të marrë. - i tha.- Burra, më thoni - briti ai me frymën e fundit që i kishte mbetur - a kisha të

drejtë apo jo? Sapo linda, mund të them, e po më takon të shkoj.- Vërtet jeta qe e shkurtër, po ç’ke bërë gjatë saj? - e pyeti ëngjëlli.- Kam pritur këtë që po ndodh, kam medituar gjatë për këtë, asnjëherë nuk e

kam shqitur nga mendja.

Shqipërime

Page 67: perpjekja_08

Përpjekja 67

- Dhe s’ke bërë tjetër gjë?- Jo, përse?- Vërtet asgjë?-Psemëpyet,iabërifilozofiiturbulluar,dukeparëfytyrëneëngjëllitqëishte

nxirë - Pse, nuk mjaf...Nuk mundi të vazhdonte. Djalli, e kishte kapur pas fundit të pantallonave dhe

po e tërhiqte me të shpejtë poshtë, në një gropë që u hap papritur nën këmbët e tij, në drejtim të qendrës së ferrit.

Shqipëroi Redi Skënderi

Shqipërime

Page 68: perpjekja_08

Përpjekja 68

Vermmer Dantellabërësja

Page 69: perpjekja_08

Përpjekja 69

Shkëlzen Maliqi

ESTETIKA NË BIZANT

PARATHËNIE

Shkencat historike me orientim evropocentrik për një kohë të gjatë i janë përmbajtur një paragjykimi, sipas të cilit civilizimi bizantin ka qenë një lloj mishi i egër aziatik në tokën e Evropës. Në të vërtetë, mendohej se Bizanti ka mbetur jashtë rrjedhave kryesore të historisë botërore dhe zhvillimit shpirtëror të njerëzimit, ndaj duhej të mbahej mend vetëm për të keq, si “tradhtar” dhe “varr” i Antikitetit. Përçmimi i historisë dhe i kulturës së tij arriti aso përmase saqë vetë nocionet Bizant dhe bizantizëm u bënë sinonime të gremisjes, obskurantizmit, dogmatizmit, fanatizmit fetar, despot-izmit të tipit oriental, etj.1 Së këtejmi, shumë nga ata që u morën me Bizantin shpesh-herë ndjenin një lloj neverie para se të hapnin Arkën e Pandorës të ideve bizantine, tëcilënEvropamodernekishvendosurqëtaflaktenëharresë.Mirëpo,vijainjoruesee demarkacionit ndaj atij “mishi të egër aziat”, u tregua në shumë raste - sa herë që hulumtimet përparonin - e paqëndrueshme dhe një konstruksion i dhunshëm, i menduar që barra e “obskurantizmit mesjetar” të binte kryesisht mbi Bizantin. Ngase të gjitha hulumtimet objektive vinin në pah se, me paragjykimin evropocentrik për Bizantin, në thelb, pritej një nga rrënjët e vetë traditës evropiane (tjetër gjë që ai është “anësor” e “më pak i rëndësishëm”). Ky është shkaku që Bizanti u desh që të “rizbulohej” vazhdimisht.Letëpërmendimvetëmnjëshembull:artifigurativbizantin“uzbulua”dhefitoistatusineartitseriozvetëmsëvoni,domethënëatëherëkurubëeqartësenëpandehmënepopullarizuar,sipastëcilësartifigurativevropianmeGiottonkishtetejkaluar“bizantinizmin”dhekishtearriturartinemirëfilltë,fshihejnjëskematizëmnaiv i universalizimit e absolutizimit të vetëm njërit nga konceptet e mundshme të artit.

Përçudi,shkencatfilozofikeedhesotekësajditekanëruajturnjëllojneveriendaj Bizantit. Ato vazhdojnë të përkrahin fuqishëm supozimin, sipas së cilit, me ndal-

* Kjo ësht parathënia e librit Esteika në Bizant që Shkëlzen Maliqi do ta botojë së shpejti pas ripunimit që i ka bërë një studimi të kahershëm po me këtë temë.1.Krahasop.sh.vlerësimineBizantitteHerderinëlibrinetijtënjohurIdembifilozofinëe historisë së njerëzimit, libri XVII, kap. III.

Ndërgjegje historike

Page 70: perpjekja_08

Përpjekja 70

imin e punës së akademisë platoniste të Athinës nga ana e Justinianit2, në Bizant qe ndërprerë kultivimi i aktiviteteve shpirtërore, që mund të meritonin vemendjen e tyre. GjithëajoqëkarakterizonteBizantinpasshuarjessëasajshkolletëfunditfilozofike:dominimi i plotë i teologjisë, debatet shterpe dogmatike, zënia e horizonteve mendore brenda një korace sistemore të një teologjie dogmatike ortodokse, etj., e gjithë kjo, mendohej,ebëriBizantinkrejtësishtjointeresantpërshkencatfilozofike.Qëkëtej,nëpërmbledhjetehistorisësëfilozofisëmendimibizantinaspërmendetfare,posnëdisa raste. Edhe kur përmendet, zakonisht kemi ca vlerësime të përgjithësuara mbi karakterin e atij mendimi, me disa pasues të rastit për ata bizantinë të ditur që, para Renesansës,kishinkaluarnëPerëndimdukebarturatjedijetfilozofikeosetekstetAn-tike, të cilat më vonë, në Firenze dhe në qytetet tjera italiane, ndikuan në zhvillimin e studimevefilozofike.RoliikëtyresofistëvetëMesjetëssëVonënukështëstudiuarsaduhet. Zakonisht mendohet se ndikimi i tyre ishte vetëm katalizues. Sado që njerëz si GemistPlitonidheBesarioninëItalivininmenjëdituritëbegatëngafilozofiaklasikeantike, për mjedisin nga i cili vinin dhe në të cilin ata qenë formuar dihet relativisht pak.Nganjëherëflitetpërshkollatetipittëmbyllurose“qarqet”sekrete,nëtëcilatkultivohejfilozofiaklasikeantike,kryesishtplatonizmiearistotelizmi.Porkëtorrjedhatëtraditësfilozofikebizantinejanëstudiuardobët,andajetërëtraditaemendësisësëBizantit rrudhet në doktrinën teologjike ortodokse, gjë që është gabim.3

Kur kemi parasysh rrethanat e pavolitshme në të cilat u zhvilluan studimet bizantine, është për t’u pritur që edhe interesimi për estetikën në Bizant të mos ketë traditë të gjatë. Dhe, vërtetë, estetët profesionistë më të shumtën i bënin lak dhe nuk e përmendnin estetikën bizantine, madje edhe në aso raste kur ishin të gatshëm ta pranonin relevancën e estetikës mesjetare. Pranohej, kuptohet, vetëm relevanca e mendimit estetik të të ashtuquajturës “mesjetë latine”, ndërkohë që mesjeta greke, dhe përgjithësisht lindja krishtere, kryesisht liheshin manash shqyrtimit. Studimet në të cilat kohët e fundit përmendet edhe estetika bizantine, përmbajnë vetëm vlerësime tëpërgjithësuaraosemerrenvetëmmedisaproblemespecifike,siçjanëproblemeteikonave, të cilat kanë pjesërisht edhe rëndësi estetike. Kjo qasje e përgjithësuar dhe e përciptë ndaj mendimit estetik vetëm sa e vërteton pandehmën se një qasje e tillë, lëre se është jointeresante e joaktuale por, për shumëkend, është edhe jashtë kornizave të njëtematizimifilozofik.

Megjithatë, estetika bizantine problemore është shumë më e pranishme dhe aktuale sesa mund të gjykohet nga vendi që ze nëpër doracakët e estetikës dhe botimet etjerafilozofike.Atykukanëmunguarestetëtprofesionistë,përtëcilët,siçethamë,është e huaj çdo pandehje sipas së cilës në Bizant ka patur far teorie estetike që do të meritonte vemendjen, aty i janë përveshur punës eksploruese vetë bizantologët, dhe, në radhë të parë, ata që janë marrë me artin bizantin. Këta eksplorues kanë zbuluar në themelet e lëndës me të cilën janë marrë, praninë e një poetike të menduar e të fiksuardhe,nësajetëkësaj,supozuanqëajombështetejnënjëargumentimtëcaktuar

2 Edikti i vitit 529.3EvetmjapasqyreefilozofisëbizantineështëajoeBasilTatakisit,Laphilosophiebyzantine,Paris1949.

Ndërgjegje historike

Page 71: perpjekja_08

Përpjekja 71

teorik. Përmes rindërtimit të asaj poetike dhe atij argumentimi ata mbërrinin deri te një rindërtim i teorisë estetike bizantine. Me këtë punë zbulimi e rindërtimi të mendimit estetik bizantin u morrën njohës të artit bizantin si V.N.Lazarev. A.Grabar, P.Mihelis, G.Metju, A.P.Kazhdan, S.S.Averincev, G.Ledner, S.Radojçiq, etj.4

Në të gjitha këto punime gjejmë kryesisht rindërtimin e parimeve ideore e poetike të artit, me të cilat merreshin këta autorë (ikonat, afresket, arkitektura dhe letërsia bizantine). “Estetika” që ata rindërtuan nuk është estetikë në kuptimin e mirëfilltëtëfjalës,porkemitëbëjmëmepërpjekjetpërrindërtiminebazaveideoretë artit bizantin, me nxjerrjen e një ekstrakti të sojtë teorik nga vetë veprat artistike, tëcilatkështufitojnëstatusine“traktateveestetikeaplikative”.Pra,nëkëtopërpjekjetematizimi të estetikës bizantine nuk analizohet drejtëpërdrejtë mendimi bizantin mbi të bukurën dhe artin, pavarësisht se si është dhënë ai në opusin e ruajtur të shkrimeve letrare, teologjike dhe retorike.

Sidoqoftë, arti mesjetar zotëron tiparet që i japin edhe një status teorik të veçantë, nënjëkuptiminqëkishteparasyshR.Asuntokurshkroise“kuptimifilozofik\...\nënjë vepër arti mund të përputhet me kuptimin e ndonjë traktati nga e njëjta epokë”5. Arti mesjetar vërtet është një art “i urtë” dhe plot me porosi “mendimtare”. Edhe arti bizantin është i “programuar” për të shfaqur dhe objektivuar ide të caktuara, andaj në të nuk paraqitet pothuajse kurrë ndonjë veçanti që do të ishte e rastit dhe e pamenduar hollë. Por ky karakter programatik i artit bizantin nuk mund të na çlirojë plotësisht nga detyrimi që mendimin estetik bizantin ta tematizojmë edhe si mendim, ngase në veprateartitidetëeobjektivuaranukmundt’injëjtësojmëmerefleksionetdhegjykimetteorikeqëekanëbërëtëmundurnjëobjektivimtëtillë.Kuptimirefleksivdheteorikiveprave të artit mesjetar, në këtë rast posaçërisht të artit bizantin, nuk është e udhës të merret vetëm si diçka që vetëkuptohet, por duhet tentuar rindërtimi i mendimit estetik bizantin, po ekzistoi fare një mendim i tillë, përmes analizave që do të na shpinin deri te ato baza teorike, që vetë bizantinëve u kanë shërbyer si shpjegime për funksionet e fiksuarakuptimësuese-ideore-simboliketëvepravetëartit.Njëkohësisht,duhetlejuarqënjëfundamentimitillëtëmosjetënëkuptiminengushtëfilozofik,poritillëqëtëmund nxjerret nga mësimet teologjike, misticizmi, etj.

Mesa di, ekziston vetëm një studim mbi estetikën bizantine që niset nga vetë idetë e jo nga objektivimet e tyre. E kam fjalën për librin e V.V.Biçkovit të botuar në Moskënëvitin1978,icilimerretmepërcaktiminekarakteritspecifiktëmendimitestetik bizantin si të një pjese përmbajtësore të sistemit të teologjisë ortodokse, që mbron tezën se estetika ka patur rol me shumë rëndësi, në mos qendror, në gnose-ologjinë ortodokse.6

4 V.N.Lazarev, Vi- zantijskaja _ivopis, Moskva 1971; A. Grabar, “Plotine et les origins de l’esthetique mediviale”, Cahiers arheologiques, I, Paris 1945, 13-34; P.Michelis, Esthetique de l’art byzantin, Paris, 1959; G.Matheç, Byzantine Aesthetics, London 1963; A.P.Ka_dan, Vizantijskaja kultura, Moskva 1973; S.S.Averincev, Poetika rannevizantijskoj literaturi, Moskva 1978; G.Ledner, “The Concept of the Image in the Greek Fathers and the Byzantine Iconoclastic Controversy”, Dam-bertonOakPapers,Cambr.Mass.,7(1953),3-34;S.Radoj_i_,“Zografi-Oteorijislikeislikarskogstvaranja”, Zograf nr. 1, Beograd 1966.5 R.Asunto, Teorija o lepom u srednjem veku, Beograd 1975, 44.6 .V.V.By_kov, Vizantijskaja estetika, Moskva 1978.

Ndërgjegje historike

Page 72: perpjekja_08

Përpjekja 72

MjerishtBiçkovikufizohetbrendanjëanalizepropedeutike,dukemoshyrëfare në problemin e një zhvillimi historik eventual të mendimit estetik bizantin, tek kemi parasysh se lëndë e analizës sidoqoftë është mendimi që i bëri ball kohës së paku dhjetë shekuj. Ai, ç’është e vërteta, përjashton çfarëdo mundësie të një zhvillimi të tillë të mendimit estetik bizantin. Së këtejmi, nocioni “estetika bizantine” mbetet i paproblematizuar. Nga ana tjetër, unë mendoj se nocioni “estetika bizantine” mund të përdoret vetëm si një term teknik, që mund të përgjithësohet vetëm kushtimisht, ngaqë përmbajtja e tij nuk është e precizuar sa duhet. Ndryshe, me të, në një farë mënyre, mbulohet ekzistenca e teorive estetike alternative, pos asaj që është e murosur në doktrinën zyrtare teologjike. Biçkovi, pra, sikurse pjesa më e madhe e bizantologëve, niset nga supozimi se ekziston një “estetikë bizantine” e vetme, e cila është pjesë organike po ashtu e një sistemi të veçantë të teologjisë ortodokse. Edhe pse mendimi bizantin pati një rrjedhë dominante që e bën të duket si monolite, në të pati, sidoqoftë, edhe disa ecejake, kthesa, zhvillime, polarizime, përplasje mendimesh, etj. Biçkovi i le manash këto rrjedha të mendimit bizantin, që disa i quajtën “anësore”, për të përqafuar qëndrimin sipas së cilit pandehet se në Bizant ka ekzistuar një botëkuptim që nuk ka ndryshuaraspërnjëpresje,njëivetëmdheiveçantë,ifiksuardheidogmatizuarpërshekuj. Në këtë trajtim të mendimit bizantin nuk ka vend për asnjë tematizim eventual të zhvillimit ose të historisë së tij. Në vend të historisë, këtu ndiqet vetëm një surrogat-ecejakeemendimit,sinjëfiksacionzhvillimorisistemittëteologjisëbizantine,qëqekryer më të shumtën qysh në kohën e bizantit të hershëm. “Zhvillimi”, po qe se fare flitetpërtë,rrjedhvetëmnënjëkahjenegative,siprocesdogmatizimi,ngurtësimi,duke arritur në fund tek përsëritjet e pafundme të të njëjtave formula.

Vështirësia kryesore me të cilën duhet të syzohet çdo eksplorues i mendimit estetik bizantin, fshihet në faktin se në Bizant nuk kishte traktate estetike, siç janë ato që i gjejmë në Evropën Perëndimore të të njëjtës kohë. A do të thotë kjo, siç mendojnë disa, se nuk mund të bëhet fjalë fare për ndonjë estetikë në Bizant? Dhe, a mund të legjitimohetrelevancafilozofikeepërpjekjevepërtarikonstruktuarmendiminestetikbizantin?Këtu,sëpari,duhettëkemiparasyshkarakterinspecifiktëmendimitmes-jetar,icilis’dipërdegëzimetdisiplinoretëfilozofisëmoderne.Sidisiplinë,estetikaështë krijuar vetëm në shek. XVIII, kështu që të gjitha mësimet e mëhershme që i studiojmë në kuadër të historisë së teorive estetike, po t’i përmbahemi strikt kuptimit të fjalës, nuk guxojmë t’i quajmë estetikë. Por, pasi që historinë e mendimit estetik askush nuk e nis nga Baumgarteni7, por, përkundrazi, kthehet tek Grekët ose edhe më herët, atëherë edhe estetikës bizantine duhet t’i “lejohet” mundësia që të shprehet në ndonjëformëspecifike.Mefjalëtjera,mungesaetraktateveestetikenëBizantnukvetëkupton se në të nuk kishte ide estetike në ndonjë formë tjetër të të shprehurit, ose brendapërbrenda vetë sistemit që nuk njeh degëzimet disiplinare të tipit modern. Madje, as argumenti që përmendet shpesh se, në Perëndim janë shkruar shumë më tepër traktate për të bukurën, nuk do të thotë se nuk kishte interesim për estetikën në lindjen krishtere. Fundja, është e njohur se ato traktate latine, explicite o implicite,

7.Filozofgjermanishek.XVIII,qëthemeloiestetikënsidisiplinëtëveçantëfilozofike

Ndërgjegje historike

Page 73: perpjekja_08

Përpjekja 73

kanë qenë të inspiruara nga shkrimet e Pseudo Dionis Aeropagita-s, autorit që ishte nga Lindja krishtere, andaj edhe mendimi i tij qe murosur edhe në themelet e teologjisë, e veçanërisht të misticizmit bizantin. Pseudo Dionisi kishte ndikim të madh edhe në formulimin e teorisë estetike që arsyetonin aplikimin e ikonave.

Në vazhdim e sipër, vështirësi jo e vogël për ta rikonstruktuar mendimin estetik bizantin është edhe mungesa dhe mangësia e teksteve burimore. Është i pamjaftueshëm numri i botimeve kritike dhe i studimeve ndihmëse që do ta lehtësonin orientimin nëpër fondet e ruajtura të bibliotekave bizantine. Ka dorëshkrime që ende s’e kanë përjetuar botimin e parë. Është për t’u supozuar se edhe në mesin e këtyre dorëshkrimeve të pabotuaramundtëgjendetmaterialinteresantpërstudimineidevefilozofike,estetikee retorike të Bizantinëve. Fundja, është fakt se vetëm shkencat teologjike, historike dhefilologjikeikanëanalizuardhestudiuarmëmirëburimetbizantine,dukezgjed-hur njëkohësisht, kuptohet, vetëm ato tekste që ishin interesante për to, e duke lënë manash shumëçka që do të ishte me interes për shkencat tjera, në mesin e tyre, edhe përfilozofinëdheestetikën.

.

Ndërgjegje historike

Page 74: perpjekja_08

Përpjekja 74

Artan Puto EBREJTË NË SHQIPËRI NË PRAG TË LUFTËS SË DYTË

Pas kontakteve të para izraelito-shqiptare të viteve 1934-1935, në burimet tona arkivore vërehet një pauzë e cila vazhdon gjatë gjithë vitit pasardhës. Interesimi i autoriteteve shqiptare për ebrejtë rishfaqet papritur në të vitit 1937. Më 1 mars të këtij viti Zyra Sekrete e Ministrisë së Brëndshme nxjerr një qarkore, që i dërgohet të gjitha prefekturave të vendit, në të cilën ministri Musa Juka urdhëronte të bëheshin hetime lidhur me personat me origjinë izraelite si dhe të tregohej se me çfarë pune merreshin dhe kur kishin ardhur në Shqipëri.

Nga përgjigjet që i kanë ardhur Ministrisë ne kemi gjetur vetëm atë të Bashkisë së Durrësit, datuar 9 mars 1937.1 Shkresa e saj na bën të njohur se në Durrës në atë kohë gjendeshin 20 ebrej me origjinë greke, shumica e të cilëve ishin tregtarë të ardhur nga Vlora. Disa javë më vonë Ministria e Brëndshme harton një listë mbi ebrejtë që ndodheshin në disa qytete të Shqipërisë. Në bazë të saj del se, në Gjirokastër ka patur 47 ebrej, në Tiranë 13 ebrej (këtu nuk janë dhënë pjestarët e familjeve), në Vlorë 16 (pa anëtarët e familjeve ) dhe në Shkodër 11 (me anëtarët e familjeve).2

Nga ky këmbim i korrespondencës mund të krijohet përshtypja se autoritetet shqiptare do të vazhdonin edhe më tej të kërkonin informata mbi ebrejtë në Shqipëri. Por ky interesim i do të pasohet nga një periudhë heshtjeje.3Gjatë gjithë këtij vitë

1Bashkia e Durrësit, v.1937, d.84, 2M.P.B, v.1937, d.109, 3Në këtë kohë kemi vetëm një letër që konsulli shqiptar në Vjenë Rota i dërgon Ministrisë së Pu-nëve të Jashtme, më 16.09.1937, ku thuhet: "Kemi nderin të referojmë, se u duk dje në këtë zyrë z. Ing. Oskar Petraczek, i cili paraqiti një kontratë të Stamles në Durrës, ku asht angazhue si ingjenjer teknik. Ky rron për tash në Aspang (Austri) po nuk ka kurrfarë shtetësije, po do të udhëtojë me një pasaportë të lëshueme ad interim nga autoritetet austriake e cila do të ketë vleftjen e pasaportës “Nansen”.Me qenë se shumë shtete nuk i të tillë dokumenta, nuk i lanë mbajtësit e tyne të udhëtojnë në tokë të tyne, për arsye se e shumta janë izraelitë. Prandaj lutemi të na njoftohet sa ma parë pikëpamja e asaj së ndershme Ministrije ; d.m.th a mund te hyjë i naltëtreguemi me një të tillë pasaportë në Shqipëri, resp. a mund t’i vistohet pasaporta kur të paraqesi Letrën-Leje-punimi.

Me nderime të veçanta Konsulli Rota

Poshtë dokumentit ka edhe këtë shënim:” P.t. cv 3809/I, M.P. Brendshme (Sekret. i Përgjithshëm), me lutje të na shfaqet mendimi”. M.P.B., d.355/a, v.1937,

Ndërgjegje historike

Page 75: perpjekja_08

Përpjekja 75

ebrejtënukpërmëndenmë.Përmëtepër,nëtëgjithalistatqëpikatkufitareshqiptarei dërgonin periodikisht Ministrisë së Brendshme lidhur me hyrjen e daljen e të huajve nga mbretëria, izraelitët nuk cilësoheshin asnjëherë si të tillë, megjithëse ka patur shumë nga ata që vinin nga Greqia dhe kryesisht për të bërë tregti. Në krah të emrave të tyre shkruhej normalisht, si edhe për të tjerët, kombësia greke dhe profesioni përkatës.4

Porçfarëishtyuautoritetetshqiptarekurpapritmasfilluantëtregoninvëmëndjepër ebrejtë?

Shkaku duhet kërkuar përtej detit. Në Shqipëri në atë kohë, si edhe në çdo gjë tjetër,reflektohejmenjëherëajoqëndodhtenëItali.Nëfundtëvitit1936dhefillimtë vitit 1937 në Gjermani po shfaqej gjithnjë e më qartë politika antisemite. Musolini pofillontetëbindejseikishtembivlerësuarebrejtëdheqendratendryshmeizraelitenëpërbotësiinstancatsupremetëfinancavedheteekonomisëbotërore.Taniaikishtevendosur të lidhej ne aleancë me Gjermaninë hitleriane dhe për këtë i duhej të lëshonte disa mesazhe miqësie në drejtim të Berlinit midis të tjerash edhe duke imituar sadopak politikën antisemite.5

Shenjat e para të fushatës antisemite u dukën qysh në fund të vitit 1936 kur filluantëorganizoheshinmitingjeteparamethekseraciste.6 Në shtypin italian kishin filluartëdilninshkrime,nëtëcilat“ebraizmindërkombëtar”përshkruhejsinxitësidhe përkrahësi i lëvizjeve komuniste dhe socialiste për të përmbysur rendin botëror.7

Sinjalet e para të fushatës antisemite kanë mbrritur dhe në Shqipëri. Roma, siç ndodhte në përgjithësi, dëshironte që fqinji i vogël ta ndiqte atë hap pas hapi në të gjitha drejtimet.8 Qeveria italiane do të ketë ndërhyrë te qeveria shqiptare që kjo e fundit të kishte në evidencë lëvizjet e ebrejve dhe aq më shumë hyrjen e tyre në vend.

Që kjo ka qenë e imponuar del edhe nga fakti tjetër se pas këtij interesimi të fillimitautoritetetshqiptaregjatëgjithëvitit1937nukkujtohenmëpërebrejtë.Mesaduket italianët do të jenë mjaftuar me kaq, sepse edhe në Itali fushata antisemite nuk mori shtysa të reja në vijim të atij viti.

Tabllojafillontëndryshojënjëvitmëvonë,më1938.Kyvitshënonfillimineperiudhëssëdiskriminimitzyrtartëebrejve.NgjarjetnëShqipërifillojnëtëpasqyrojnëme besnikëri atë që ndodhte në Itali. Në qershor të 1938, autoritetet italiane vendosën t’i ndalonin shkencëtarët italianë me origjinë izraelite që të merrnin pjesë në aktivitete e kongrese ndërkombëtare. Nga dokumentet e asaj kohe del se me këtë çështje është marrë vetë Musolini, i cili i caktonte vetë ata që duhet të mernin pjesë në këto aktiv-

4Prefektura e Korçës, d.14, v.19375Meir Michaelis, “Mussolini e la questione ebraica” (le relazioni italo-tedesche e la politica razziale in Italia), Edizioni di Comunita, Milano 1982, fq.1286Renzo De Felice, “Storia degli ebrei italiani sotto il fascismo” Arnoldo Mondadori Editore, Torino 1977, fq.2547R.De Felice, poaty, fq.2528Këtuështëenevojshmetësqarojmëse,kurflasimpërpolitikënantisemitenëShqipëri,duhettëmoshumbasim sensin e dimensionit të problemit. Ndërsa për Italinë racizmi kishte një funksion politik (sepse i siguronte aleancën me Gjermaninë), për autoritetet shqiptare ai përbënte një “borxh” ndaj “ndihmës” që i jepte vëllai i madh, të cilën shpesh herë ato e neglizhonin ose e shlyenin me përtesë.

Ndërgjegje historike

Page 76: perpjekja_08

Përpjekja 76

Telegram i Çianos dërguar legatës italiane me anë të të cilit kërkon të dhëna për nëpunësit italianë të shërbimit dipllomatik me origjinë çifute. (Nëntor 1938)

Ndërgjegje historike

Page 77: perpjekja_08

Përpjekja 77Ndërgjegje historike

itete.9 I tillë ishte rasti i profesorit të mjekësisë me origjinë izraelite Maurizio Ascoli, i ftuar në Tiranë nga drejtori i përgjithshëm i shërbimit mjekësor Qemal Jusufati për të mbajtur disa leksione mbi terapinë e malarjes. Sipër kësaj kërkese Musolini me dorën e tij shkruante:” Të zgjidhet një katolik”.10

Këto ishin shenja që tregonin tendencën për t’i mënjanuar ebrejtë nga jeta pub-like. Në korrik të vitit 1938 u krijua në Romë pranë Ministrisë së Brendshme “Drejtoria e Përgjithshme e dhe Racës”. Një nga aktet e saj të para ishte dërgimi i qarkoreve nëpër ministri e dikastere të tjera me anën e të cilave kërkohej të kryhej regjistrimi i të gjithë nëpunësve me origjinë ebraike.11

Gjatë gjithë kësaj kohe legatës italiane në Tiranë dhe selive të tjera konsullore në Shkodër e Vlorë i vijnë telegrame të njëpasnjëshme nga ministri i jashtëm Ciano, i cili urdhëronte debimin e të gjithë nepënësve diplomatikë me origjinë izraelite.12

Nuk vonoi që pasojat e këtij aksioni të vëreheshin edhe në administratën shq-iptare. Atmosferën e pasigurisë që po të krijohej për ebrejtë, na i bën të njohur një raport i konsullit italian mbi mjekët çifutë të spitalit të Tiranës, i datës 20.12.1938, ku thuhej: “U informova se përveç pushimit nga puna të prof. Schlesinger dhe të va-jzës së tij e të dr. Kasler, edhe dr. Kalmar duhet të lerë Shqipërinë, megjithëse është shqiptar (nënshtetas shqiptar-shën.ynë) dhe gëzon përkrahjen e drejtorit të shëndetë-sisë. Drejtori, dr. Jusufati, i ka thënë një mikut të tij se së shpejti do të bëhet “piazza pulita” me elementin izraelit. Për të asistuar në lindjen e mbretëreshës ka ardhur kohë më parë një gjinekolog çifut emrin e të cilit nuk e dimë, po duket se edhe ai duhet të niset para lindjes”.13

Akti i parë zyrtar i administratës shqiptare në lidhje me ebrejtë është vendimi i Këshillit të Ministrave më 24.09.1938. Qeveria shqiptare në mbledhjen e asaj dite shqyrtonte dy kërkesa të ardhura nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Ministria e Jashtme kërkonte të dinte se çfarë qëndrimi duhej të mbante ndaj kërkesave

9R.De Felice, po aty, fq.33510R.De Felice, po aty, fq.33511R.De Felice, po aty, fq.339 12Më 18 nëntor, Ciano dërgon një telegram në selitë konsullore me anën e të cilit kërkonte edhe emrat e konsujve të nderit ose të agjentëve konsullorë që kishin origjinë izraelite. Në këto raste ministri mjaftohej me origjinën në vijë atërore. Legata italiane , d.211, v.1938, 2113Leg.ital., v.1938, d.158, Informata të hollësishme mbi veprimtarinë e elementit izraelit do t’i vijnë Legatës italiane gjatë gjithë muajve të fundit të 1938-ës. Ajo kishte një numër të konsiderueshëm informatorësh. Nuk mungonte që në disa raste ata të ishin ebrej. Ka shumë mundësi që edhe “miku” i dr. Jusufatit të ketë qënë një ebre dhe pikërisht prof. Çalter Lehman. Në një telegram që Jakomoni i dërgon M.P.J në Romë më 21.1.1939thuhet:” Prof. Lehman, izraelit i konvertuar kohë më parë në fenë kristiane, mbajtës i një pasaporte gjermane, 50 vjeç, të premten e ardhshme do të duhej të shkonte në Itali së bashku me bashkëshorten e tij Vera (jo izraelite) ku do të takojë vëllain e tij. Prof. Lehman është mjek kirurg në spitalin lokal dhe shihet me sy të mirë nga kjo Konsullatë. Do të lusja Shkëlqesinë tuaj të kini mirësinë të më autorizoni që t’i jap vizën e hyrjes në mbretëri: një lëshim të tillë do ta konsideroja oportun edhe për arsye lokale”. Sigurisht që “arsyet lokale” ishin informatat që ai me saduket i jepte Legatës italiane. Leg.italiane, d.32, v.1939,

Page 78: perpjekja_08

Përpjekja 78

edhe arsyeja që shpjegon se përse shumica e ebrejve që vijnë në Shqipëri pas kësaj periudhe, nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, e deklarojnë veten turistë.

Në aktet zyrtare që vijojnë pas vendimit të lartpërmëndur, autoritetet shq-iptare të japin përshtypjen se janë të prerë. Në një qarkore dërguar prefekturave më 29.09.1996, ministri i brëndshëm urdhëronte që ebrejve me shtetësi të huaj, të cilët janë dëbuar nga vendet e tyre, të mos u jepej leje-banimi. Nga ana tjetër jo të gjithë ebrejtë trajtoheshin njësoj. Ndaj ebrejve me nënshtetësi shqiptare, që kishin ardhur prej kohësh në Shqipëri, autoritetet lokale tregoheshin më dorëlëshuar. Ato pranonin që t’iu jepnin atyre leje për të ushtruar profesionet përkatëse.

Më 28 janar 1938 Këshilli i Ministrave nxjerr një vendim tjetër që është vijim i të parit. Në të përcaktohet se: “Izraelitët si turista mund të marrin vizë për të ardhë në Shqipni vetëm për një muaj e jo ma tepër, e me këtë rast Përfaqësinat t’ona kur të napin këtë vizë duhet ma parë t’jenë të sigurue se i kanë mjetet Në mbarim të këtij afati ngarkohen autoritetet kompetente me i largue nga Shqipnia, e në rast nevoje me i dhanë edhe një muej afat me qëndrue këtu dhe mbas mbarimit të këtij afati tue mos pasë mundësi për një zgjatim tjetër, me i detyrue të largohen prej Shqipnie. Në këtë mënyrë duhet të veprohet edhe për Izraelitët që kanë ardhë këtu në mbështetje të Vendimit nr. 1098 dt. 24.09.1938 në formë turizmi, tue iu dhanë këtyne nji afat për qëndrim sipas të dytë të këtij Vendimi dhe në mbarim të këtij afati të detyrohen me u largue nga tokat e Mbretënisë.

Ky vendim i ri duket se ka dalë vetëm për të plotësuar “boshllëqet” që linte vendimi i mëparshëm në lidhje me mundësitë që iu krijoheshin izraelitëve për të ar-dhur në Shqipëri si turista. Dy javë më vonë, Ministria e Brendshme informohet nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare se janë urdhëruar të gjithë Odat e Tregtisë që të mos lejojnë asnjë tregtare të punësojë punëtorë të huaj, përfshirë këtu në radhë të parë ebrejtë.

Tani autoritetet lokale dhe përfaqësitë jashtë vendit e kuptojnë se duhet të mer-

Ndërgjegje historike

të shumta që u kishin ardhur konsullatave shqiptare në Vjenë e Berlin nga izraelitë që dëshironin të vinin në Shqipëri. Nga ana e saj Ministria e Brëndshme i sugjeronte Këshillit të Ministrave që të mos jepte leje për ushtrimin e tregtisë shtetasve të huaj sepse midis tyre mund të kishte edhe ebrej, të cilët kërkonin të strehoheshin në Shqipëri meqënëse po dëboheshin nga shtetet e tjera.

Përsa u përket hyrjes së tyre në Shqipëri, Këshilli i Ministrave udhëzonte konsullatat që përpara se të jepnin vizën duhet të merrnin pëlqimin e këtij të fundit. Vendimi që sansksionoi këto që thamë më sipër, kishte edhe një pikë që linte nje shteg të hapur për ardhjen e ebrejve. Pika e tij e fundit thoshte pikërisht kështu: “izraelitët turista që vijnë në Shqipëri vetëm për këtë qëllim e që në dokumentat e tyre të udhëtimit caktohet shprehimisht se vijnë për këtë qëllim, janë të lirë me ardhë, dhe Përfaqësinat e Konsullatat tona duhet t’u lëshojnë vizë pasaporte”.14

Pra, në nenet e para ebrejve formalisht iu viheshin përpara masa të forta -ese, ndërsa praktikisht, me nenin e fundit atyre iu lejohej të vinin si turistë. Kjo është

14 M.P.B., v.1938, d.104,

Page 79: perpjekja_08

Përpjekja 79

ren më seriozisht me “turistët” izraelitë, të cilët vetëm emrin kanë të tillë sepse, sapo kapërcejnë del qartë se për ta “turizmi në Shqipëri” do të thoshte mbijetesë. Shumica e tyre të kërkojë leje banimi me afate të gjata, ngase kthimi nga kishin ardhur do të rrezikonte jetën e tyre.

Nga raporti që Legata shqiptare në Romë i dërgonte në atë kohë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, mësojmë edhe rregullat e reja që janë adoptuar në zbatim të vendi-meve të Këshillit të Ministrave në lidhje me dhënien e vizave turistike për ebrejtë. Në mënyrë të përmbledhur ato konsistonin në detyrimin se çdo turist izraelit përpara se të futej në territorin shqiptar duhej të provonte që kishte mjete të mjaftueshme për të përballuar qëndrimin. Në mbarim të afatit këta “udhëtarë” ishin të detyruar të largoheshin nga Shqipëria.

Megjithë vendosjen e këtyre rregullave mbrojtëse vetë nëpunësit shqiptarë nuk shpresonin se do të mund të frenonin ardhjen e ebrejve: “Besojmë se edhe me këto rregulla pengese do të mund të hyjnë në Shqipëri një numër i konsiderueshëm çifutësh dhe autoriteteve tona mund tu dalin pengime kur Shtetet fqinj të mos duan t’i pranojnë në rast dëbimi.” Pjesa e fundit e raportit është interesante ndërsa zbulon një nga arsyet, e cila më vonë do të dalë se është edhe më kryesorja, se përse ebrejtë nuk duhet të pranoheshin në Shqipëri:” Në mbarim të muajit, këta duhet të largohen se kam përshtypjen që edhe qeverija italiane nuk e sheh me sy të mirë grumbullimin e berejve në tokën tonë dhe sidomos vendosjen e tyre.”

Praktika e tregoi se rregullat e lartpërmëndura nuk mundën të pengonin hyrjen në Shqipëri, sepse në fund të fundit, ato nuk e ndalonin, por vetëm e kushtëzonin mundësinë e marrjes së vizës. Mandej edhe kushtet që viheshin nuk ishin të pakal-ueshme. Në disa raste rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave do t’u jepnin dorë disa Konsullatave shqiptare të nderit që të jepnin me lehtësi viza për refugjatët izraelitë. Në një letër dërguar ministrit të jashtëm Eqerem Libohova më 22 .02.1939, ministri shqiptar në Beograd shkruante se: “ Në lidhje me qarkoren e saj P.T. Ministrie me nr.637/67 e datës 8.02.1939, përkatëse me lëshimin e vizave turistike për një muaj izraelitëve që dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri, kam nderin t’i parashtroj Ekselencës Suaj se, Konsullatat e Nderit të Mbretnies që kanë marrë edhe ato qarkoren e sipërme do t’i japin një aplikim të gjerë kësaj, duke akorduar fare kollaj viza izraelitëve që kërkojnë një refuge në vendin tonë. Kështu, Kryekonsullata e jonë në Zagreb, titullari i të cilës i favorizon izraelitët, sepse ëshë vetë me origjinë izraelite, me këtë qarkore do të ketë duart elira dhe do të mbushë Shqipërinë me izraelitë”.

Duke parë se vendimi i janarit nuk po e pengonte aspak e “turistëve” izraelitë, Qeveria shqiptare mbidhet përsëri më 25.02.1939 dhe shpall një vendim tjetër, i cili në pamje të parë duket sikur i “shtrëngon më tej vidat”. Pika e parë e këtij vendimi të ri sqaronte se çdo person i kësaj kategorie, pra “turist” izraelit, duhet të kishte në dispozicion 500 fr.ar. Përveç kësaj çdo person i ardhur duhet të kishte të shënuar në pasaportë se shteti nga është nisur pranonte edhe kthimin e tij. Së fundi qeveria urdhëronte përfaqësitë diplomatike që të mos jepnin viza në qoftë se izraelitët,

Ndërgjegje historike

Page 80: perpjekja_08

Përpjekja 80

që dëshironin të vinin në Shqipëri, nuk i plotësonin këto kushte.Ky vendim i Këshillit të Ministrave shënonte një hap më tej, si në vendosjen

e barrierave kundër emigrimit izraelit, ashtu edhe në konceptimin e tij me tone “ul-timative”. Së pari, me këtë vendim vlefta monetare që ebrejtë duhet të dispononin rritet nga 250 fr.ari (sugjerimi i legatës në Romë-shën.ynë) në 500 fr.ari. Së dyti, afati i qëndrimit të tyre në Shqipëri nga dy muaj reduktohet në një muaj. Së treti, ndërsa legata në Romë parashikonte një lloj zgjidhjeje në lidhje me transportimin e valutës nga izraelitët (çka lidhet me sa duket me interesimin për futjen e saj në Shqipëri-shën.ynë) në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave ajo nuk përmëndet fare. Së fundi, pika 2 dhe formulimi në në formë të prerë parimisht e bënte të pamundur hyrjen në vend të izraelitëve. Në atë kohë as që mund të imagjinohet që p.sh. ebrejtë gjermanë të kishin të shënuar në pasaportat e tyre se pranoheshin të ktheheshin përsëri në Gjer-mani. I këtij mendimi ishte edhe konsulli shqiptar në Vjenë, i cili në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme më 13.03.1939 shkruante: “ ... qarkorja e Këshillit të Ministrave praktikisht heq mundësinë e akordimit të vizave për çifutët e Gjermanisë sepse ata nuk lejohen të marrin me vete më shumë se 10 marka dhe se riatdhesimi i tyre do të kishte për konseguencë internimin në Dakau dhe Bukenvald”.

Megjithatë tani Qeveria shqiptare nuk kishte as vullnetin dhe as kohën e duhur për t’i zbatuar këto vendime. Disa konsullata shqiptare ende vazhdonin të jepnin viza për izraelitët duke mos vendimet qeveritare, gjë që tregon se ato nuk u vunë asnjëherë në jetë. Ndërkohë më 7 prill 1939 Shqipëria pushtohet nga Italia dhe shteti shqiptar pushon së ekzistuari.

Deri këtu kemi parë qëndrimin e autoriteteve shqiptare të pasqyruar kryesisht nga aktet e vendimet qeveritare. Por cilat ishin në realitet marrëdhëniet e tyre me ebrejtë prapa perdes “zyrtare”?

Për t’i parë më qartë ato duhet të kthehemi pak prapa në kohë. Burimi krye-sor që do të shfrytëzojmë është dokumentacioni i Legatës italiane në Tiranë. Sipas një informacioni të titullarit të kësaj Legate, dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë më 8.08.1938, thuhet se sipas disa lajmeve të botuara në gazetën londineze “Sunday Dispatch” refugjatët ebrej nga Austria dhe Gjermania kanë mundësi të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nga ana e saj gazeta ruse “Les Nouvelles”, e cila botohej në frëngjisht në Paris, kishte përhapur lajmin se midis Qeverisë shqiptare dhe organizatave ebraike ndërkombëtare kishin bisedime lidhur me mundësinë për t’u dhënë këtyre ref-ugjatëve të drejtën për të marrë shtetësinë shqiptare.

Disa muaj më vonë informacionet e Legatës italiane të japin hollësira më interesante. Në një njoftim që konsulli italian i dërgonte një ushtaraku italian më 30.11.1938, midis të tjerash i shkruante se emigracioni i izraelitëve po shndërrohej në një mjet të përshtatshëm për t’iu siguruar rryshfete të majme sferave të larta qeveritare. Sipas konsullit, në këtë çështje ishte përzier edhe Shtëpia Mbretërore, e cila kishte lidhje të ngushta me elementin ebraik. Një ditë më vonë, po i njëjti diplomat, shkruan një informacion edhe më të detajuar:” a) Sot është përhapur fjala se Mbretëresha Ger-aldinë ka marrë nga pala izraelite një shumë që sillet nga 10.000 deri 50.000 napoleonë (nga 200.000 deri në një milion fr.ari), që duhet të jetë depozituar në një Bankë jashtë

Ndërgjegje historike

Page 81: perpjekja_08

Përpjekja 81Ndërgjegje historike

Letër e një shtetasi austriak me origjinë çifute dërguar mbretit Zog me anën e së cilës i kërkon lejen për t'u vendosur në Shqipëri (gusht 1938)

Page 82: perpjekja_08

Përpjekja 82

shtetit, por që hë për hë nuk tregohet). b) Duket se Qeveria shqiptare ka pranuar nga ebrejtë 8 milionë fr.ar në shkëmbim të koncesioneve për impiante industriale që ebrejtë do të ndërtonin në zonën midis Lushnjës e Fierit”.

Informacioni përqëndrohet më tej tek ardhja në Tiranë e senatorit amerikan R.Reynolds. Sipas diplomatit italian ai ishte i dërguari i Komitetit Sionist të Shteteve të Bashkuara dhe vinte në Shqipëri për të shqyrtuar mundësinë e instalimit të 5.000 familjeve izraelite në zonën e Myzeqesë. Gjithmonë sipas informacionit çështja ishte diskutuar ndërmjet kryetarëve të dy shteteve dhe qeverive përkatëse. Pjesa më e madhe e kapitalit do të përfundonte në xhepat e funksionarëve të korruptuar shqiptarë. Si për ta bërë edhe më të besueshme ekzistencën e kontakteve izraelito-shqiptare, Konsulli italian e përfundon në këtë mënyrë informacionin e tij: “Megjithëse lajmi ende nuk është zyrtarizuar, duket qartë se nipi i Ministrit të Brëndshëm, Fadil Juka, nëpunës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, do të fejohet me një izraelite të pasur që ka ardhur këtu kohët e fundit”.

Ministria e Jashtme në Romë merr më 6.12.1938 një raport tjetër me lajme të ndryshme nga Shqipëria, ku vendin e parë e zinte një njoftim mbi kontaktet shq-iptaro-izraelite. Sipas tij, Komiteti ebraik i Nju Jorkut (i cili duhej të ishte Komiteti Sionist-shën ynë) me mbështetjen e Qeverisë amerikane kishte premtuar një shumë të konsiderueshme të hollash dhe se për këtë qëllim kishte ardhur në Tiranë senatori Reynolds. Ky i fundit kishte përfunduar një marrëveshje, e cila ishte përgatitur nga ministri shqiptar në Uashington Faik Konica. Shumat që do të nevojiteshin do të nxir-reshin nëpërmjet bankave serbe dhe greke.

Në këtë informacion, megjithëse nuk shprehet hapur, ndihet shqetësimi që iu shkaktonin italianëve kontaktet shqiptaro-izraelite dhe sidomos fakti që ato kishin ar-ritur në një marrëveshje konkrete. Sigurisht që shqetësimi shtohej më tepër kur merrej vesh se në realizimin e këtyre planeve do të merrnin pjesë edhe grekët e serbët, që ishin konkurrentët e politikës italiane në Ballkan.

Në këtë pikë do të ishte e natyrshme të shtrohej pyetja se çfarë përfaqësonin këto kontakte dhe cili ishte thelbi i shqetësimit italian?

Në do të duhet të themi diçka mbi kontekstin historik të kohës. Nga fundi i vitit 1938 problemi i strehimit të refugjatvë izraelitë, që iknin nga Gjermania dhe vendet e tjera ku po u rrezikohej jeta, po bëhej një temë e diplomacisë ndërkombëtare. Musolini e shfrytëzoi këtë rast për të rritur më tej prestigjin e Italisë. Ai mori përsipër t’i sistemonte këta refugjatë duke krijuar edhe një shtet ebraik në Afrikën Lindore italiane (Etiopi). Këto plane të Musolinit ngjallën interesin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili me kohë ishte angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi dhe ishte në kërkim të vendeve që mund t’i hapnin portat emigracionit ebraik. Më 7 dhjetor 1938 Presidenti Roosevelt i dërgoi disa letra Musolinit me anën e të cilave i kërkonte të bashkëpunonin për të zgjidhur këtë problem. Por gjërat nuk do të shkonin në atë udhë siç u shpresua në Në gjysmën e parë të vitit 1939 Italia të afrohej gjithmonë e më shumë me Gjermaninë hitleriane dhe rrjedhimisht hoqi dorë nga zgjidhja e problemit izraelit.

Me sa duket ishte koha kur qarqet izraelite amerikane kanë gjykuar se Shqipëria mund të ishte një nga vendet ku do të mund të strehohej një numër i caktuar refugjatësh. Eshtë interesante të kujtohet se qarqet izraelite në bisedimet me palën shqiptare për-

Ndërgjegje historike

Page 83: perpjekja_08

Përpjekja 83Ndërgjegje historike

dorin të njëjtat argumente si edhe në kontaktet që të dyja palët kanë patur gjatë viteve 1934-1935. Ato premtojnë plane të gjera investimesh dhe ndërtimin e impianteve industriale. Këtë gjë e kishin mësuar të gjithë izraelitët që donin të vinin në Shqipëri. Në lutjet që ata i dërgonin mbretit ose Ministrisë së Jashtme, me anën e të cilave ata kërkonin të lejoheshin të jetonin këtu, shpreheshin të gatshëm për të vënë në shërbim të shtetit shqiptar aftësitë profesionale dhe pasuritë e tyre, duke u përpjekur kështu që të tregoheshin sa më të “vlefshëm” në sytë e zyrtarëve vendas.15

Gjatë muajve të parë të vitit 1939 vihet re një i ri emigrantësh izraelitë nga Evropa Lindore, Qëndrore dhe kryesisht nga gjermania. Peripecitë që kalonin izraelitët në atë kohë dhe sidomos ata që ikin nga Gjermania na bëhen të njohura edhe nga kujtimet që kanë lënë disa prej tyre.

Gjendja në Gjermani mori një kthesë të rrezikshme për ta sidomos pas 10 nëntorit 1938, ose siç njihet ndryshe, me emrin “Nata e Kristaleve”. Gjatë asaj nate urrejtja raciste e nazistëve shkaktoi shkatërrimin e sa e sa sinagogave dhe dyqaneve të ebrejve. Më shumë se 30.000 vetë u dërguan në kampet e Sachnhausen, Buchen-vald, Dachau dhe Oranenburg. “Nata e Kristaleve” shënoi edhe e largimit të ebrejve nga Gjermania. Në atë kohë çdo familje izraelite përpiqej të gjente “parajsën” e saj por, siç shprehen vetë ebrejtë në këto kujtime, në botë kishte shumë pak vende që i pranonin. Shumë prej tyre të regjistroheshin në konsullatat e SHBA me

15Midis një morie letrash dërguar nga persona me zanate nga më të ndryshmet, si mekanikë, mësues, dado, trainer kuajsh, mjeshtër pastiçerie dhe maramalate, gjejmë edhe letrën që Legata mbretërore shqiptare në Berlin i përcjell Ministrit të Jashtëm Eqerem Libohova, më 16 janar 1939:” Zoti Ministër, Kam nderin t’i parashtroj këtu-mbydhun asaj P.T. Ministrije lutjen që ka paraqitur Z.Dr. Kurt Haberland banues në Berlin. Zotnia në fjalë asht 43 vjeç dhe izraelit. Ka pas marrë pjesë në luftën botnore dhe ka merituar dy dekorata luftarake. në kohën kur ka qenë i ndijeri Hindenburgu Kryetari i Republikës Gjermane paska shërbyer si sekretar i Tij privat. Si do të kuptohet nga shkresa e tij, Z. K. Haberland dëshiron të vijë në Shqipërie dhe të krijojë një shoqëni shqiptare mekapitale të huaja. Natyrisht këtë nuk e bën për dashurinë që ka për kombin t’onë, pormbassi është izraelit dhe këtu në Gjermani nuk do të mundi të punojë lirisht, ka menduar që të vijë e të punojë në Shqipërie. Hyrja e nji kapitali kaq me rendësie, mendoj se do të jetë nji për mëkambjen t’onë ekonomike . Si pata nderin të edhe verbalisht kur isha për herën e fundit në Tiranë, në qoftë se nuk ka ndonji ndalim, J’u lutem të kenim mirësinë e të urdhëroni lejimin e tij për me ardhë në Shqipërie. Mbasi ligjet e rea gjermane ardhjen e tij në Shqipërie mund t’a quajnë si emigrim dhe t’i zaptojnë pasunin e Tij, Z. Kurt Haberlandi, për me sigurue mos zaptimin e kapitalevet të tij, deri sa të organizojë shoqërinë të menduar në Shqipërie, kërkon të ketë një letrë thirrjeje në mënyrën e bashkangjitur. Kur të mari këtë letrë me ndrëmjetësinë e Ministrit Z.Meisnerit q’është kryetar’i Kançelarisë së Kryesisë së Shtetit dhe që ka qenë i tij në kohën e të ndijerit Hindenburgut, do të mundi të sigurojë autorizimin e nevojshëm. prandaj, J’u lutem në qoftë se nuk shifet ndonji pengim, të më lejoni që t’i drejtoj një ftesë në këtë mënyrë. Pozita e çifutënve tue qenë se është e pastabilizuar dhe për çdo rast mund të pësojnë shtrëngime e ndalime të paprituna , J’u lutem të kini mirësinë e të më urdhënoni sa ma parë mënyrën e veprimitndaj Zotnis së Tij. (Shpenzimet do të paguhen nga i sipër përmënduri). J’u lutem Shkëlqesë pranoni nderimet e mia ma të nalta.

Page 84: perpjekja_08

Përpjekja 84Ndërgjegje historike

qëllimin për të emigruar atje. Por vetëm një numër i caktuar lejohej të nisej për në SHBA, sepse përfaqësitë e saj kishin vendosur disa kuota pranimi. Qe pikërisht në këtë moment që disa prej atyre që ngelën jashtë kuotave të pranimit e kthyen kokën drejt konsullatave shqiptare.

Për ata Shqipëria në atë kohë konsiderohej në mos si një “parajsë” të paktën si një strehë e përkohshme. Dhe, në fakt, pothuajse të tërë ata që vinin në Shqipëri e menduan se do të rrinin këtu vetëm disa muaj, për të vazhduar më tej për në Amerikë. Por ndodhi ndryshe. Me shpërthimin e Luftës së Dytë rrugët u bllokuan dhe ata u detyruan të rrinin këtu për vite të tëra. Për të ardhur në Shqipëri ebrejtë gjermanë duhet të kalonin nëpër Itali, ku i prisnin organizata studentësh me origjinë izraelite. Ata kishin organizuar një rrjet të tërë shoqatash që merreshin me sistemimin e përkohshëm të këtyre refugjatëve.

Pas qëndrimit disaditor në Itali, ata transferoheshin me anije nga Bari për në Durrës. Këtu refugjatët i prisnin ebrej vendas, të cilët, i merrnin të sapoardhurit dhe i vendosnin në banesa të caktuara. Ebrejtë vendas që iu jepnin ndihmën e parë refug-jatëve ishin familjet Kohen dhe Levi, tregtarë me origjinë greke, të cilët nga komitete izraelite ndërkombëtare, siç ishte dhe “Joint” në SHBA, që paguante ushqimin dhe strehimin.16

Ndër ata ebrej që dëshironin të vinin në Shqipëri në atë kohë ka qenë edhe albanalogu i famshëm austriak Norbert Jokli. Ai punoi për vite të tëra si specialist në bibliotekën e Universitetit të Vjenës duke dhënë mësime në gjuhën shqipe si pedagog i jashtëm. Duke qenë me origjinë izraelite ai po e ndjente rrezikun që i kanosej prandaj bën përpjekje për të ardhur në Shqipëri.

Në Arkivin e Shtetit është gjetur një letër që konsulli shqiptar në Vjenë i dërgon Ministrit të atëhershëm të Arsimit më 16 janar 1939, ku thuhet: “... profesori në fjalë si izraelit parashef qi do ti bahen pengime të randa nga qarqet e këtushme në rast të shpërnguljes së tij prej Vjene në Shqipëri, si për personin e tij si edhe për bibliotekën. Prandaj që të shpëtojë nga ferri i këtushëm dhe që të niset pa vonesë në Tiranë propozoj që ti akordohet shtetësia shqiptare sa të jetë në Vjenë tue u betue në këtë zyrë siç e parasheh kodi civil, sepse mbasi të si shtetas shqiptar nuk mund t’i bajnë ma vështirësina autoritetet e këtushme dhe kësodore do të muejë ma lehtas me e marrë me vete bibliotekën pa të cilën nuk mund të punojë kurrsesi... Lutem për një përfundim të shpejtë të çështjes në fjalë që të niset prof.Jokli sa ma parë për Shqipni pasi asht dëshpëruem tepër...”.17

16"Via Albania”, kujtime të Johanna Gerechter, shkruar më 1983 dhe dhuruar Institutit “Yad Vashem” në Jeruzalem 17M.P.J., d.41, v.1939, Eshtë intresante të vihet në dukje këtu metamorfoza që pëson gjuha e ashpër antisemite e konsullit shqiptar. Me siguri përballë famës së Joklit ai nuk e ka quajtur me vënd të shprehet siç e ka zakon. Një pjesë e mirë e ebrejve të ardhur pak përpara dhe në prag të Luftës së Dytë Botërore qenë edhe ebrejtë hungarezë. Disa prej tyre kanë bërë edhe karrierë në Shqipëri siç ka qenë mjeku Ludovik Kalmar. Nga një letër që konsulli shqiptar në Vjenë i dërgon M.P.J. më 14 janar të vitit 1939 thuhet se sipas një gazete hungareze ekzistonin mundësi të mëdha që ebrejtë hungarezë të emigronin në

Page 85: perpjekja_08

Përpjekja 85Ndërgjegje historike

Letra që konsulli shqiptar në Vienë i dërgon ministrit mbretëror të arsimit Abdurraham Dibra lidhur me çështjen e Joklit.

Page 86: perpjekja_08

Përpjekja 86

Por prof. Jokli nuk mundi të shpëtojë. Ai u bë viktimë e barbarisë naziste dhe u masakrua më 8 maj 1942 në një kamp përqëndrimi në afërsi të Vjenës.18

Për Romën marrëdhëniet shqiptaro-izraelite ishin gjithmonë një burim ngac-mimi. Nga fundi i 1938 dhe i 1939 Italia të ngurtësohet në qëndrimin e saj ndaj ebrejve. Më 6 tetor Këshilli i Madh Fashist shpalli ligjet raciale, të cilat i vinin ebrejtë në pozitën e qytetarit të dorës së dytë.19

Prandaj, ndonëse nuk është shprehur asnjëherë qartë, nuk është e vështirë të kuptohet se kontaktet izraelito-shqiptare në Romë konsideroheshin si përpjekje e palës shqiptare për të marrë distancë nga Qeveria italiane.

Në një kuptim më të gjerë shqetësimi i italianëve ishte pasojë e marrëdhënieve komplekse që ishin vendosur midis Italisë fashiste dhe Mbretërisë shqiptare. Ato i ka përshkruar mjaft saktë historiani italian R. M. Della Rocca në librin e tij mbi kombësinë dhe fenë në Shqipëri. Në një pasazh ai thotë se: “ Në fakt Zogu e mbrojti me vendosmëri lirinë e tij e të vendit që qeveriste përballë pretendimeve e ndërhyrjeve gjithnjë e më të mëdha të Musolinit në jetën shqiptare. Mund të përmendim këtu qëndrimet e tij të paparashikuara e kryeneçe në marrëdhëniet diplomatike me përfaqësuesit e Romës, hapjet dhe ofertat e tij ndaj fuqive perëndimore konkurrente të Italisë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik më 1934..., praninë e ushtarakëve anglezë në Shqipëri, të kërkuar prej tij, me detyrën që të stërvisnin e të drejtonin xhandarmërinë mbretërore (në mes të acarimit të italianëve), vargun e krizave në marrëdhëniet italo-shqiptare”.20

Edhe qëndrimi ndaj izraelitëve ishte një tregues i këtyre krizave. Ai, si edhe më parë gjatë viteve 1934-1935, ishte një tentativë për t’u çliruar nga zgjedha italiane dhe për të gjetur fonde alternativë të “pastër” nga kushtet politike.

Gjatë të vitit 1939 lëvizjet e ebrejve që vinin në Shqipëri nuk i shpëtonin

Ndërgjegje historike

Shqipëri dhe se për këtë qëllim ishte dërguar një komision i posaçëm në Tiranë.Në dokumentet shqiptare nuk gjejmë të këtij lajmi, por, sidoqoftë, duhet kujtuar se pranë mbretëreshës Geraldinë kishte një personel mjekësh hungarezë. Ndoshta qarqet izraelite hungareze duke shpresuar tek mirëkuptimi dhe solidariteti i bashkëatdhetares se tyre mund të kenë bërë ndonjë përçapje për të vendosur ndonjë kontakt me Qeverinë shqiptare. M.P.J., d.84, v.1939, (Konsulli Rota shikonte gjithmonë në raste të tilla rreziqe për Shqipërinë sepse po aty shkruan: “ Si do qoftë tue marrë para sysh randësinë e këtij artikulli, duhet që me kohë të merren masat e nevojshme për t’u ba ballë invazjonit të çëfutënve në Shqipni”. )18Nga dokumentet që disponojmë deri tani nuk jemi në gjëndje të përgjigjemi saktë se përse nuk arrit të shpëtohej prof. Jokli dhe se ku përfundoi biblioteka e tij albanologjike, e cila ishte një pasuri kolosale e grumbulluar prej vitesh. Ndoshta pushtimi fashist i Shqipërisë krijoi rrethana të reja të pafavorshme dhe ka mundësi që personat e interesuar për shpëtimin e tij mund të jenë zëvëndësuar me të tjerë, që s’duhet të kenë qenë aq të ndjeshëm në këtë drejtim.19Me pak fjalë këto ligje konsistonin në: a) ndalimin e martesave mikste me elementë izraelitë, b) dëbimin nga Italia të ebrejve që kishin ardhur nga vende të tjera, c) përcaktoheshin si izraelitë të gjithë fëmijët që kishin lindur nga martesat mikste, d) ebrejtë që nuk ishin me shtetësi italiane nuk lejoheshin të pranoheshin në partinë fashiste, e) nuk lejoheshin të kishin ndërmarrje, f) nuk lejo-heshin të zotëronin më shumë se 50 ha tokë, g) nuk lejoheshin të bënin shërbimin ushtarak, h) nuk lejoheshin të mësonin në shkolla të posaçme.20R. M. Della Rocca “Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944”, Tiranë 1994, fq.171

Page 87: perpjekja_08

Përpjekja 87

izraelite, e cila kishte si qëllim transferimin ilegal të emigrantëve ebrej në Shqipëri. Raportet e Legatës italiane shpesh herë i kanë të gjitha elementët e nevojshëm për të ndërtuar imazhin e “ilegal” të organizatës në fjalë. Të gjithë, sipas diplomatëve italianë, janë njerëz të rrezikshëm bile agjentë të Kominternit, të mësuar me intriga, saqë duket se edhe vetë italianët ia kanë frikën.22

Në fund të fundit edhe sikur të ketë ekzistuar me të vërtetë kjo organizatë (ndoshta ka qenë ndonjë përpjekje për të ngritur të komiteteve izraelite që ndi-hmonin refugjatët), qëllimi i saj ka qenë sa i thjeshtë aq edhe i natyrshëm: shpëtimi dhe sigurimi i jetës. Për të arritur këtë qëllim vetë jeta i kishte mësuar izraelitët të ishin shumë të kujdesshëm e tepër të vëmendshëm, d.m.th. të vepronin në fshehtësi dhe larg publicitetit. Në një dokument të Legatës italiane vetë diplomatët italianë pohojnë se:” Në fund të fundit për ta (izraelitët-shën ynë) më shumë se çështje hakmarrjeje (ndaj Italisë-shën. ynë) është lufta për jetën ajo që ka rëndësi”.23

Si konkluzion mund të themi se qëndrimi shqiptar ndaj ebrejve ishte një qëndrim dyfaqësor. Nga njëra anë kemi “rreptësinë” e vendimeve e nga ana tjetër inkonseg-uencën në zbatimin e tyre. Hartimi dhe zbatimi irregullave ishin dy gjëra që në rastin tonë nuk përputheshin. Kjo të bën të mendosh se masat shtrënguese “antiebraike” që shpalli Qeveria shqiptare ishin më shumë të një karakteri formal e pragmatist.

Ndërgjegje historike

dot syrit vigjilent të Legatës italiane. Në një raport që konsulli italian i dërgon qëndrës më 16.01.1939 shkruhet: “Jo me ngadalë, por me shpejtësi ebrejtë po simpatinë e atyre shqiptarëve që janë më të pabesë e më armiqësorë ndaj nesh, duke u favorizuar edhe nga autoritetet e larta e vartësit e tyre”.21

Tani pothuajse i tërë informacioni që ajo mbledh dhe dërgon në Romë gjatë muajve të parë të vitit 1939 të për ekzistencën e një organizate të fshehtë

21Legata i taliane, d.158, v.1939, 22Nganjëherë nga nervozizmi i diplomatëve italianë informacionet bëheshin edhe më intresante. Ato të kujtonin novelat e verdha, sepse aty janë të pranishëm, tregtarë, konsuj, fotografë, spiunë, mashrues e kodoshë, të cilët nuk merren veçse me aktivitet subversiv. Por jo vetëm ata. Edhe gratë izraelite, sipas tyre, ishin kaq të molepsura nga mania për të bërë spiunazh saqë edhe në aventurat e tyre dashurore me disa nëpunës tutkunë shqiptarë, mëndjen e kishin vetëm te marrja e informatave sekrete. Ja një pasazh nga dokumenti: “Në ambjentet shqiptare të kafe Kursal, ebrejtë kanë simpatinë e shumë leshkove e maskarenjve, të cilët duke ditur gjuhën gjermane kanë hyrë në intimitet me gratë izraelite të ardhura nga Gjermania e Austria. Dhe, meqënëse këto të fundit janë lozonjare dhe bien shpejt pre e sulmeve mashkullore, ato e kanë të lehtë t’iu zhvasin teveqelëve në fjalë çdo të dhënë mbi bilancin sekret të ministrit Musa Juka, këshilla ose ndihma për vete ose për burrat e tyre, duke i bërë bisht kështu masave në dukje shtrënguese që Shqipëria ka adoptuar zyrtarisht”. Legata italiane, d.158, v.1938, 23Legata italiane, d.158, v.1938,

Arsyeja kryesore është se Qeveria shqiptare në atë kohë ishte në një situatë të vështirë: vendi po kërcënohej nga pushtimi. E ndodhur përballë kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake italiane ajo nxitonte që të sheshonte, të paktën në aparencë, çdo problem i cili mund të shkaktonte fërkime me “fqinjin e madh”. Prandaj nuk qenë motivet raciste ato që e shtynë palën shqiptare të shpallte disa ligje për hyrjen e ebrejve në vend, por ngutja për të krijuar një “fasadë besnikërie” e për t’i treguar Romës se ajo

Page 88: perpjekja_08

Përpjekja 88

ishte tërësisht e rreshtuar në pozitat e politikës italiane.24

Por si çdo përpjekje e Qeverisë shqiptare për t’u çliruar nga mbytës” i Italisë edhe kontaktet me ebrejtë ishin të destinuar të dështonin. Autoritetet shqiptare nuk i kishin mundësitë reale për t’i çuar përpara këto traktativa. Sovraniteti i i shtetit shqiptar dhe ekonomia e tij e prapambetur, e cila nuk qëndronte dot në këmbë pa “patericat” italiane, ishin pengesa të pakalueshme. Së fundi edhe shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore nuk lejoi që këto plane të realizoheshin ashtu siç ishin parashikuar.

Këtu duhet ndriçuar edhe ana tjetër e medaljes. Ofertat që i vinin Qeverisë shqiptare nga drejtime të ndryshme përsa i përket pranimit të ebrejve në Shqipëri ishin edhe një burim rryshfeti. Nuk duhet përjashtuar mundësia që qeveritarët shqiptarë të kenë marrë rryshfete në këmbim të pranimit të izraelitëve në Shqipëri. Në këtë “biznes”, sipas italianëve, ishte përfshirë edhe Shtëpia mbretërore, e cila në të vërtetë ishte shumë e ndjeshme ndaj “dhuratave”.

Që mbreti Zog kishte kujtime të mira nga kontaktet me ebrejtë e tregon edhe fakti se ai përpiqet përsëri më 1943 të rivendosë lidhjet me ta. Ishte koha kur ai ndod-hej në mërgim në Londër dhe synonte që të përgatiste ardhjen e tij në Shqipërinë e pasluftës. Për këtë arsye atij i nevojiteshin aleatë e mjete të fuqishme Dhe kush mund ta luante këtë rol më mirë se sa ebrejtë, të cilët dispononin mjete të fuqishme

Për më tepër ata ende nuk e kishin gjetur “strehën e tyre” dhe Zogu mund t’u ofronte përsëri variantin shqiptar. Këto kontakte në thelb janë të njëjta me të parat. Në fondet e Foreign ruhet një raport mbi takimin që një i ngarkuar i “Komitetit Anglo-Izraelit” ka patur në maj të vitit 1943 me ministrin shqiptar të Oborrit Mbretëror Sotir Martinin. Ky takim do të pregatiste terrenin për një tjetër midis mbretit Zog dhe dy krerëve të Komitetit. Raporti me fjalët e S.Martinit shpreh në mënyrë shumë të saktë atë që ka qenë në të vërtetë interesi kryesor i palës shqiptare në marrëdhënie me ebrejtë: “Kur të kthehemi në vend ne do të kemi nevojë për kapitale, mirëpo nuk duam të marrim as nga Italia, as nga Jugosllavia, as nga Greqia. Ne duam që kapitalet të jenë ndërkombëtare dhe ebrejtë janë pikërisht ndërkombëtarë. Ne kemi në Shqipëri shumë toka që janë pronë e shtetit dhe kemi pra tokë për një numër të madh kolonësh

Ndërgjegje historike

izraelitë. Ne kemi gjithashtu disa industri. Do të ngrihen gjithashtu disa industri. Ne kemi pasuri minerale. Ne dimë veç kësaj se kemi edhe naftë. Kur të kthehemi e dimë tani se do të jemi më të siguruar, nuk do të ketë më rrezik italian. Vendi ka një milion banorë, kurse ka vend për pesë milion. Shqiptarët janë një popull i persekutuar dhe izraelitët janë gjithashtu një popull i persekutuar. Ne nuk kemi intolerancë fetare.... Ne kemi nevojë për njerëz që të na ndihmojnë. Ky është një rast i mirë për izraelitët”.25

24Megjithëse nuk mungonin rastet e shfaqjes hapur të urrejtjes kundër ebrejve. Karakteristikë kjo sidomos e diplomatëve shqiptarë në Austri dhe Gjermani, të cilët, me siguri ish-studentë në Uni-versitetet e Vjenës dhe Berlinit, të gudulisur dhe të gufmuar nga ideja e racës ariane, gjenin rastin për të shprehur edukatën e tyre gjermanike duke ngritur zërin në mbrojtje të pastërtisë së Shqipërisë nga hordhitë “çifute”.25A.Puto, “Nëpër analet e diplomacisë angleze”, Tiranë 1976, fq.125

Page 89: perpjekja_08

Përpjekja 89Ndërgjegje historike

Takimi i Zogut me krerët e sionizmit u zhvillua në të korrikut pasi u merret edhe miratimi i Foreign Në këtë takim Zogu kishte thënë se “Shqipëria është një vënd i pasur me një popull të varfër”. Mbreti premtoi se do të vinte në dispozicion të izraelitëve 150 mijë ha tokë, ku mund të vendoseshin rreth 50.000 familje d.m.th. 200.000 frymë. Ai kishte premtuar gjithashtu se do t’u njihte atyre “të drejta të plota si qytetarë shqiptarë”. Në janar të 1944 këtë çështje e hasim përsëri. Eshtë një infor-macion dërguar Foreign mbi një takim të ri të Zogut m tre ose katër anëtarë të komitetit Anglo-Izraelit, gjatë së cilit Zogu zbuloi qëllimin e vërtetë. Ai ofroi të çojë përpara një plan për vendosjen e izraelitëve në Shqipëri me kusht që këta të fundit ta ndihmonin atë të fronin e humbur. Nuk dimë se si kanë vazhduar më tej këto bisedime. Megjithatë, fakti se përfundimi i Luftës së Dytë botërore ia hoqi Zogut çdo shans për rikthim është i mjaftueshëm për të kuptuar fundin e tyre.

Page 90: perpjekja_08

Përpjekja 90Art

Vermmer Portreti i një vajze të re

Page 91: perpjekja_08

Përpjekja 91

1 " Atje, vetëm rend dhe hijeshi, Salltanet, heshtje dhe kënaqësi "2 " ...dualizmi midis të qenurit dhe të dukurit nuk mund të gëzojë më të drejtë qytetarie nëfilozofi.Dukjatëçonteseriatërësoreedukjevedhejotenjërealeefshehtëqëdotëmbante në vetvete tërësinë e të qenurit të asaj që ekziston...Të qenurit e asaj që ekziston është pikërisht ajo që duket."

Ehat Musa

MBI VERMEER-IN Retrospektiva e Vermeer-it në Hagë

"Là, tout n’est qu’ordre et beauté,Luxe, calme et volupté" BAUDELAIRE

" ...le dualisme de l’être et du paraître ne saurait plus trouver droit de cité en philosophie. L’apparence renvoie à la série totale des appar-ences et non à un réel caché qui aurait drainé pour lui tout l’être de l’existant.L’être d’un existant, c’est précisément ce qu’il paraît. "

J.-P. SARTRE

Muzeu Mauritshuis në Hagë paraqiti, si vazhdim i ekspozitës së Galerisë Kombëtare të Arteve të Uashingtonit, një retrospektivë kushtuar veprave të piktorit Johannes Vermeer (1632-1675). Kjo ekspozitë ka kërkuar durim, punë dhe diplomaci shumë të madhe, por edhe më se katër milion dollarë. Nga opusi i paktë (gjithsej tridhjetë e pesë vepra që njihen deri më sot) u ekspozuan njëzet e dy. Disa vepra u restauruan kohët e fundit, çka na mundëson të saktësojmë njohuritë tona për teknikën e tij të përsosur dhe për ngjyrat që artisti i prodhonte vetë me kujdesin më të madh. Çdo gjë është punuar me një kujdes dhe një hollësi të jashtëzakonshme, qoftë për punën përgatitore, qoftë për kompozicionin, qoftë për ekzekutimin.

Ajo që bie menjëherë në sy te Vermeer-i është se ai i kushton barabar interes çdo pjese dhe imtësie në pikturat e tij. Me sa duket subjekti, në kuptimin tradicional, nuk ka rol të dorës së parë tek ai. Shikoni për shembull portretet pothuajse tërësisht të bazuara tek i njëjti model: një personazh i ndriçuar fort nga ana e majtë, i cili, edhe kur zë vendin qendror në kompozicion, si te Lexuesja pranë dritares ose te Baxhoxhesha, tërë rëndësinë

Art

Page 92: perpjekja_08

Përpjekja 92

ualëelementevetëtjerë-njeballëmuri,lajtmotiviihartëssëmadhegjeografike,natyratë qeta. Muri sikur përfton prej ndriçimit një gjallëri të madhe; drita që rrezaton prej tij vë nëpahfigurënnjerëzoredhenëtënjejtënkohërivalizonmetë.Hartaemadhenakujtonnjë pikturë, duke qenë si edhe ajo një sipërfaqe dypërmasëshe. Poshtë saj varet një shufër me një sferë të errët që tërheq shikimin. Natyra të qeta, pëlhura (çarçafë, perde, jastëkë), orendi, të punuara deri në imtësi dhe që janë shpesh në plan të parë, e, për pasojë, që japin thellësi falë perspektivës së shkurtuar, kërkojnë po aq vëmendje nga shikuesi sa edhe vetë personazhi (për shembull plani i parë te Dantellabërësja. Këtu s’është puna për një ma-rifet kuadrimi. Këto elemente në tablo luajnë rol po aq të rëndësishëm. Prania ngulmuese e tyre si edhe ajo e vijave vertikale, horizontale dhe të pjerrëta që japin njëherazi edhe qëndrueshmëri edhe lëvizje në thellësi, përzgjedhja e ngjyrave në lidhshmëri të përsosur me ato të personazhit, e vendosin atë në një botë baraspeshe ku çdo gjë është rend, qartësi dhe saktësi.

Madje edhe te Baxhoxhesha, ku personazhi është elementi themelor, theksi vihet në raportin e tij me elemente të tjera: kujdesi me të cilin ajo shikon currilin e qumështit e drejton vështrimin e kundruesit te hapësira midis syve të saj të ulur dhe zgavrës së errët të poçit, dhe, më gjerë akoma, tek atmosfera që e rrethon. Diagonalja e krahut projektohet deri në këndin më të skajshëm të tablosë, te tavolina me një shportë buke, ngjyrat e së cilës pajtohen me jelekun e verdhë. Coha blu e vendosur mbi mbulesën e gjelbër lidhet me përparsen në blu edhe më të thellë të personazhit. Diagonalja është futur në tablo dhe jo në sipërfaqe. Tërthorja tjetër është dytësore, por edhe ajo tregon thellësinë e dhomës duke rimarrë heshturazi ngjyrat e saj. Është tamam si një variacion mbi disa motive të thjeshta, rrethi, katrori, ose, thënë më saktësisht, sfera, kubi dhe disa ngjyra: blu, e verdhë, e kuqe dhe një komplementare, e gjelbëra.

Trajtimi i fytyrave është shumë domethënës. Mjafton të mendojmë për Rembrandt-in, bashkëkohës i Vermeer-it, për të parë çfarë dallimi ka midis dy piktorëve të mëdhenj të Shekullit të Artë, pavarësisht se që të dy, secili sipas mënyrës së vet, e kanë vënë theksin mbi dukjen e realitetit, domethënë mbi trajtimin e “realitetit” nga ana e krijuesit. Kjo është pikërisht rruga që do të çojë në pikturën moderne. Nuk është psikologjia që na tërheq te Vermeer-i. Ose sytë janë të ulur (Baxhoxhesha, Lexuesja veshur në blu, Lexuesja në dri-tare, Gruaja me peshore, Dantellabërësja, Gruaja e re duke shkruar letër dhe shërbyesja e saj etj.) ose fytyra është e fshehur (Mësimi i muzikës, Koncert në trio, Gruaja e re me një shërbëtore, Astronomi). Kur fytyra është perballë, madje edhe kur vështrimi është drejtuar nga ne, është pak e lëbyrtë, e veshur si me mjegull. Fytyra e Vajzës së re me kapele të kuqeështëtërësishteeklipsuarngaflakërimiinjollëssemadhetëkuqesibuzëtëplotagjithë epsh. Bluja e shpatullës e gjallëron edhe më, si dhe pellgu i çuditshëm i të bardhës vezëlluese që shkëlqen poshtë fytyrës. Në kontrapunkt, pak të kuq dhe një shpërthim drite në sytë e vajzës. Tamam sikur fytyra u përgjigjet sendeve, ndërsa në tablotë e tjera, mund të besohet se janë sendet që i bëjnë jehonë dhe kundërpeshë. Te Lexuesja veshur në blu, fytyra është e mjegulluar dhe mezi dallohet nga harta e madhe, ndërsa sfera e shufrës shkëputet me vrull mbi murin e zbehtë, duke na e tërhequr shikimin gjetiu e jo mbi personazhin. E rëndësishme është thjesht loja e formave gjeometrike (mur i madh i zbrazët, harta, vija horizontale e shufrës), raportet midis ngjyrave dhe valerave (të kal-trat e xhaketës, tonet gjelbëroshe të fundit të gruas dhe të hartës), midis penelatave të të bardhës (jaka, letra, libri i vënë mbi tryezë) që i lidhin zonat e ndryshme të hapësirës dhe

Art

Page 93: perpjekja_08

Përpjekja 93Art

Vermmer Rrugica

Page 94: perpjekja_08

Përpjekja 94

sajojnë një vëllim, një atmosferë me ndritshmëri të fortë dhe të këndëshme. Në qendër të tyre vendoset personazhi.

Te Gjerdani i perlave përsëri fytyra është e rëndomtë; ajo e çon vështrimin tonë te hapësira e madhe e ndritshme dhe e zbrazët, për të arritur në vertikalen e verdhë të perdeve që duket se pasqyron mantelin e gruas së re. Ajo që buron, para së gjithash, nga këto skena është atmosfera dhe drita që vërshon si një lëndë e gjallë që i bashkon të gjitha duke u dhënë të njëjtën frymë. Edhe në të dy portretet, ku personazhi ka rolin kryesor, si Portreti i një vajze të re, edhe Vajza e re me perlë, fytyra është ose e amshtë, ose e idealizuar dhe, prapë, e rëndësishmja është te raporti midis ngjyrave, valerave, zonave të hijes dhe të dritës. Thua se subjekti ka më pak rëndësi sesa mënyra e realizimit të tij. “Subjekti”, në të vërtetë, është e tërë skena e paraqitur dhe jo qenia njerëzore, e cila pozon aty sikurse te Piktori. Për fat të keq kjo pikturë nuk u paraqit në ekspozitën e Hagës. Ndoshta kjo pikturë ështëkulmiiveprëssëVermeer-it.Modeliqëpozonparapiktoritështëpersonifikimiihistorisë: Muza Klio me atributet e saja, trumpeta dhe një libër i Tuqididit. Thelbësorja është hapësira që përmban në një farë mënyre vështrimin organizues të piktorit, i cili nuk ngre peshë si individ (ai është paraqitur nga shpina), por si inteligjencë organizuese e planeve, e vijave, e valerave, e ngjyrave. Është si një demonstrim gjeometrik duke u nisur nga disa elemente (linja, plani, ngjyra e përhimtë dhe tri penelatat e ngjyrave primare: e kaltëra, e verdha, e kuqja). Kryesorja është puna e përpiktë e mendjes në dyluftim me një materie që, në shekullin XVII, është realiteti, natyra, qenia njerëzore, por që u përgjigjet ligjeve që do ta dominojnë pikturën e shekullit XX. Për mua, këtu është fjala për një paraqitje të mendimit krejt tjetër ndaj atij të Rembrandt-it, i cili pikturon, si të thuash, mendimin esubjektit të tijnjerëzor(përshembull teFilozofioseteAutoportretet).TeVermeer-imendimi vepron në kompozimin e pikturës. I transpozuar në muzikë ky preokupim do të gjendej te Bach-u ose Schoenberg-u.

Te peizazhet, Pamja e Delft-it ose Rrugica, kemi të njëjtën përshtypje të jetës së dendur të materies. Qoftë detaji, qoftë tërësia janë dhënë me një kujdes përpikërie, përqendrimi dhe koherence të brendshme. Në këto piktura gjejmë të njëjtën arkitekturë të qëndrueshme sikurse edhe në vepra të tjera, me horizontalen e madhe të qytetit. Pamja ballësore ishte shumë tradicionale për kohën që pëlqente pamjet e pjerrëta. E, megjithatë, ç’lëvizje e përftuar nga ky vargëzim resh në largim mbi majat e pullazeve! Në secilën pikturë të Vermeer-it duket se është paraqitur “të qenurit aty e sendeve” (“L’être-là des choses” e Sartre-it): abstraksioni që gufon nga realiteti (penjtë që janë në plan të parë te Dantellabërësja)siedhepërqendrimishpirtërorngafiguranjerëzore.

Soditja e pikturave të Vermeer-it sugjeron pashmangësisht terma si “matematikor “,“metafizik”,etj.Dhesigurishtnukmundtëmosbëjmëlidhjenmemendiminekohës.HolandanëatëkohëishtevendimëilirënëEvropëdhefilozofëtmëtëmëdhenjjetoninaty. Dekarti aty ishte strehuar. Dhe Spinoza është tamam bashkëkohës i Vermeer-it. Nuk është fjala për ndikim të drejtpërdrejtë. Etika u botua më 1677 dhe asgjë nuk na lejon tëmendojmëqëVermeer-itëketëqenëinteresuarngaafërpërfilozofinë.Porhistoriaeformave në art, edhe pse dallon nga historia e mendimit dhe mbështetet në ligjet e veta, bën pjesë gjithashtu në vështrimin tërësor të kohës. Cilat mund të jenë kushtëzimet e ndërsjella të forcave që veprojnë në to?

Art

Page 95: perpjekja_08

Përpjekja 95

Fatos TarifaBas De Gaay Fortman

DEMOCRACI TË BRISHTA: SFIDA E LEGJITIMITETIT NË SISTEMET POSTKOMUNISTE I “Dështimi i madh” i komunizmit dhe shembja e tij në Evropën Qendrore e Lindore si dhe në Bashkimin Sovjetik kanë frymëzuar një diskutim tepër të gjallë teorik në mes studiuesve, brenda e jashtë këtyre rajoneve, në lidhje me tranzicionin e njëkohshëm nga totalitarizmi komunist në një rend (pak a shumë) demokratik dhe nga një ekonomi e komanduar në tregun e lirë. Pjesëmarrësit në këtë debat, deri më sot, janë përqendruar posaçërisht në aspekte të ndryshme të reformave ekonomike dhe institucionale në ish-vendet socialiste, kryesisht në Poloni, Hungari, Republiken Çeke, dhe, natyrisht, në Rusi. Sidoqoftë, ndërsa është shkruar mjaft për tranzicionin postkomunist në këto gjashtë-shtatë vitet e fundit, të pakta kanë qenë përpjekjet serioze qoftë për të sistemuar atë çfarë është mësuar deri më sot, qoftë edhe për të vlerësuar metodat me anë të të cilave është akumuluar kjo njohje. Ne dimë sot mjaft përsa i përket krijimit të sistemeve të rinj partiakë dhe adoptimit të kushtetutave apo legjisla-cioneve të reja demokratike, privatizimit dhe politikave të stabilizimit makroekonomik etj. Sidoqoftë, ende mungon një teori integruese mbi tranzicionin postkomunist. Kjo mund të shpjegohet kryesisht me faktin se shoqëritë postkomuniste, ashtu si edhe shoqëritë paraardhëse të tipit sovjetik, kanë qenë fokusi i studimeve rajonale e jo aq

* Dr. Fatos Tarifa ndodhet qysh nga viti 1994 në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të North Carolina në Chapel Hill (UNC-CH), SHBA;Bas de Gaay Fortman është Profesor i Ekonomisë Politike në Institutin e Studimeve Sociale (ISS) në Hagë, Hollandë.Dorëshkrimi origjinal në anglisht i këtij shkrimi, i titulluar “Vulnerable Democracies: The Chal-lenge of Legitimacy in Post-Communist Systems”, është dorëzuar nga autorët për botim në revistën angleze New Left Review.

Tranzitologji

Page 96: perpjekja_08

Përpjekja 96

sa duhet edhe i shkencave shoqërore bashkëkohore. Edhe pse specialistët e vendeve të Evropës Lindore, si rregull, njohin gjuhët e vendeve të rajonit dhe, për këtë arsye, kanë qenëejanënëgjendjetëshfrytëzojnëbibliografinëqëdelnëkëtovendemëshumëse studiuesit e shkencave sociale, këto të fundit, sociologjia dhe shkencat politike në veçanti, ofrojnë konceptet dhe metodat më premtonjëse për studimin e tranzicionit postkomunist. Një ndër këto koncepte është edhe ai i legjitimitetit politik, i cili ofron një përparësi të madhe teorike për të analizuar kthesat revolucionare në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë, transformimet politike e sociale në ish-vendet socialiste. Edhe pse përdoret shpesh në diskurset politikë, koncepti i legjitimitetit eshte tepër kompleks e i shumanshëm. Ai ka aspektet e tij objektive dhe subjektive si edhe elementë kognitivë dhe normativë qe kanë të bëjnë me parimet, mjetet, vlerat dhe rezultatet e përdorimit të pushtetit. Në një kuptim shumë të përgjithshëm, legjitimiteti mund të shihet ose si një aprovim, ose thjesht si pranim i status quo-së së formës së shtetit apo sunduesve të tij prej pjesës më të madhe të shoqërisë.1 Objektivisht, koncepti i legjitimitetit nënkupton të drejtën sistematike për të sunduar, të bazuar ose në disa procese politike të përcaktuara mirë (Weber), ose në disa kushte procedurale-substantive (Habermas). Ajo që ka rëndësi këtu është se çfarë kërkohet objektivisht për të krijuar tek qytetarët atë vullnet që duhet për t’iu bindur sunduesve dhe ligjeve të tyre. Më thjesht, kjo do të formulohej si më poshtë: çfarë e bën pushtetin të jetë legjitim, ose çfarë mundëson që ai, nga një mjet dhune, të shndërrohet në një autoritet të pranuar vullnetarisht? Subjektivisht një rend politik apo një qeveri konsiderohen legjitime “në atë masë që ato pranohen prej qytetarëve të tyre”,2 ose “pranohen se kanë të drejtë të qeverisin”.3 Thënë ndryshe, legjitimiteti varet nga besimi që kanë njerëzit se qeveria, së cilës ata i binden, gëzon të drejtën morale të kërkojë t’i binden. Përkufizimetëtilla,nëthelb,janënënjëlinjëmetraditënWeberiane,sipassëcilës legjitimiteti ka të bëjë me shkallën në të cilën një rend politik dhe institucionet e tij vlerësohen për çka janë dhe konsiderohen të drejta e të duhura. Weber i referohej konceptit të legjitimitetit, nga njëra anë, si një pretendim të një sistemi dominimi apo të drejtuesve të tij dhe, nga ana tjetër, si besim apo pranim të këtij pretendimi nga ana e shtresave të qeverisura.4 Lipset sugjeron një kombinim të aspektit objektiv me atë subjektivnëperkufiziminekonceptittëlegjitimitetit,icili,sipastij,s’ështëveçse

“aftësia e një sistemi për të krijuar dhe ruajtur besimin (e qytetarëve) se institucionet politike ekzistuese janë më të përshtatshmet për shoqërinë”.5

1 T. Skocpol, States and Social Revolutions: A Comparative Anlysis of France, Russia, and China. Cambridge University Press, 1994, f. 32.2 S. M. Lipset, Political Man: The Social Basis of Politics. Baltimore: The John Hopkins Uni-versity Press, 1981, f. 22.3 A. Giddens, Sociology. Cambridge: Polity Press, 1990, f 3574 Për një diskutim të shkëlqyer lidhur me këtë çështje, shih J. Bensman, “Max Weber’s Concept of Legitimacy:AnEvaluation”,nëA.J.Vidich&R.M.Glassman(eds.),ConflictandControl.BeveryHills: Sage Publications, 1979, ff. 17-48.5 S.M. Lipset, Political Man, f. 64.

Tranzitologji

Page 97: perpjekja_08

Përpjekja 97

Edhepseperkufizimetteoriketëmësipërmembilegjitimitetinjanëformuluarduke iu referuar sistemeve politike të ndryshme nga ai postkomunist, ato mund të zbatohen fare mirë në analizën e sistemeve postkomuniste. Sidoqoftë, deri më sot u është kushtuar fare pak vëmendje problemeve të legjitimitetit në analizat e shoqërive postkomuniste në tranzicion, edhe pse shembja e komunizmit ne Evropën Qendrore e Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik krijoi një vakum legjitimiteti në keto vende dhe, në një varg syresh, autoriteti i pushtetit vazhdon të jetë i dobët, ndërsa rendi social i cënuar sa e sa herë. Ne besojmë se shkalla dhe forma e legjitimitetit të pushtetit janë faktorë thelbësorë, pa të cilët do të ishte e pamundur të përcaktohej rruga në të cilën do të zhvillohen sistemet politikë në ish-vendet komuniste. Nëse do të ketë mëkëmbje e stabilitet apo rënie të mëtejshme, nëse këto shoqëri do të zhvillohen e konsolidohen si shoqëri demokratike, kjo do të varet nga fakti se si do të legjitimohet autoriteti i pushtetit në këto vende. Linz dhe Stepan argumentojnë se, ndërsa çështja e legjitimit-etit politik nuk ka kurdoherë aq shumë rëndësi për regjimet jodemokratikë, ajo ka një rëndësi teorike dhe politike themelore për demokracinë.6

II Tashmëështëbërëeqartësevizionifillestarmbitranzicioninpostkomunistishte tepër rozë, ndërsa parashikimet e bëra nga shumica e politikanëve dhe ekono-mistëve perëndimorë, si edhe nga shumë akademikë ishin tepër euforike. Ashtu si edhe në lëvizje të mëparshme historike drejt demokracisë, veçanërisht gjatë epokës së dekolonializimit, të cilat kanë ushqyer shpresa të mëdha për eksportimin e “demokra-cisë” në mbarë botën, parashikimet mbizotëruese mbi tranzicionin postkomunist kanë qenë, përgjithësisht, të mbështetura në supozimin naiv se institucionet demokratike dhe ato të tregut të lirë do të ishin lehtësisht të eksportueshme si një “model” dhe të transplantueshme ne ish-shtetet komuniste dhe se procesi i tranzicionit në këto vende do të zgjaste vetëm rreth pesë vjet.7Përveçkësaj,situatatspecifikeqëekzistonindheekzistojnë në çdo vend të veçantë nuk u morën sa duhet parasysh, çka ushqeu besimin naiv se ajo që i shkon për shtat Polonisë apo Hungarisë, u shkon njëlloj edhe vendeve të tjera të këtij rajoni. Koha ka provuar se asnjëri nga këta skenarë nuk është realizuar. Dështimin e këtyre supozimeve dhe shpresave euforike nga ana e Perëndimit e ka pranuar shpre-himisht, më qartë se kushdo, Brzezinski, i cili shkruan:

6 J.J. Linz dhe A. Stepan, “Political Identities and Electoral Sequences: Spain, the Soviet Union, and Yugoslavia”, ne S.R. Graubart (ed.) Exit from Communism. New Brunswick & London: Transaction Publishers, 1993, ff. 123-139.7 Shih,pershembull,TheU.S.GeneralAccountingOfficeReport,PolandandHungary-EconomicTransformation and U.S. Assistance, Maj 1992.

Tranzitologji

Page 98: perpjekja_08

Përpjekja 98

“Ne e kemi mbivlerësuar ritmin e tranzicionit postkomunist. Ne tentuam të supozojmëfillimishtsedisamodifikime,kryesishttëkarakteritekonomikqë do të inicionin një ekonomi të lirë tregu, do të krijonin jo vetëm një treg të lirë stabël, por edhe një demokraci funksionale. Ne e dimë tashmë se të dyjakëtojanëproceseshumëmëkompleksengasasupozuamfillimisht,se demokratizimi i vërtetë dhe një transformim ekonomik i vërtetë do të zgjasë ndoshta po aq sa zgjati edhe faza ideologjikisht e motivuar e vetë rendit komunist. Në rastin e Rusisë kjo mund të jetë afërsisht 30 vjet. Në rastin e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore kjo periudhë mund të jetë disi më e shkurtër, por, sidoqoftë, përtej caqeve të asaj që supozuam nefillimisht”.8

Synimi ynë në këtë shkrim nuk është të analizojmë diversitetet dhe pa-siguritë e transformimit postkomunist. Ne kemi për qëllim të nxisim debatin mbi tranzicionin postkomunist dhe konsolidimin demokratik në Evropën Qendrore dhe Lindore në problemin e legjitimitetit të pushtetit, një problem ky i diskutuar shumë rrallënëliteraturënmbitranzicionin.Nëmënyrëmëspecifikenebëjmëobjektdis-kutimi çështjen nëse regjimet postkomuniste në Evropën Lindore dhe në shtetet që u formuan nga disintegrimi i Jugosllavisë dhe i Bashkimit Sovietik janë, për shkak se janë zgjedhur demokratikisht, të legjitimuara. Kjo çështje ngrihet natyrshëm sa herë merren në konsideratë formacione të reja politike. Rëndësia e kësaj çështjeje është e tillë që askush s’mund të mos i drejtohet asaj në analiza që fokusohen tek shoqëritë postkomuniste. Chirot vë në dukje se vulnerabiliteti i sistemeve socialë që nuk përkra-hen më nga kurrfarë besimi - siç është rasti i sistemeve të tipit sovietik -, duhet të bëhet mësim për të gjithë ata që studiojnë forma të tjera të shoqërisë. Jo vetëm që sistemet postkomunistë janë të brishtë, por shekulli XXI, thekson Chirot, “do të jetë me siguri i mbushur me shembuj shoqërish që do të shëmben për shkak të dështimit moral dhe mungesës së legjitimitetit”.9 E rëndësishme është të dallohet se demokracia dhe legjitimiteti nuk janë sinonime. Siç ka vënë në dukje Diamond, të themelosh një demokraci dhe ta ruash atë janë dy gjëra të ndryshme.

“Për të qenë e qëndrueshme, një demokraci duhet të shihet si legjitime nga ana e popullit; qytetarët duhet ta shoshin atë si formën më të mirë, më të përshtatshme të qeverisjes për shoqërinë e tyre. Për shkak se ajo mbështetet në pëlqimin e popullit, demokracia është e varur nga legjitimiteti popullor më shumë se çdo formë tjetër qeverisjeje. Legjitimiteti kërkon një përkushtim moral dhe besnikëri emocionale të thellë, çka zhvillohen vetëm me kohë dhe pjesërisht si rezultat i një aktiviteti të efektshëm. Një demokraci nuk do të çmohet prej qytetarëve për aq kohë sa ajo nuk merret efektivisht me problemet ekonomike dhe sociale dhe nuk arrin një modicum të rendit dhe drejtësisë.”10

8 Z. Brzezinski, “Fifty Years After Yalta: Europe’s and Balkans New Chance”, Balkan Forum, vol. 3, no. 2 (1995), f. 9.9 D. Chirot, The Crisis of Leninism and the Decline of the Left: The Revolutions of 1989. Seattle & London: University of Washington Press, 1991, f. xiv.10 L. Diamond, “Three Paradoxes of Democracy”. Journal of Democracy, vol. 1, no. 3 (1990), f. 49.

Tranzitologji

Page 99: perpjekja_08

Përpjekja 99

Rjedhimisht,qënjësistempolitikaponjëqeveri tëfitojnë legjitimitet,nukmjafton që ato të zëvendësojnë një tjetër, sado ilegjitim të kenë qenë sistemi apo qe-veria e mëparshme. Legjitimiteti është një atribut, që sistemet politike apo qeveritë e sapoformuara mundet njëlloj ta kenë ose t’u mungojë. III

Komuniteti ndërkombëtar sot thuajse ka arritur në një konsensus se vetëm regjimet demokratikë janë legjitimë.11 Ky parim është formuluar në menyrë eksplicite në dokumentin e Mbledhjes së KSBE-së, mbajtur në Kopenhagen më 1990, dokument i cili thekson se “vullneti i popullit, i shprehur lirisht dhe drejtësisht përmes zgjedhjeve periodike e të drejta, është baza e autoritetit dhe e legjitimitetit të çdo qeverie”.12 Megjithësepërherëtëparësot,shihettëjetëarriturnënjëpikëpamjetëunifikuarmbiatë çka duhet quajtur sundim legjitim,13 ne besojmë se, edhe kur arrihet demokratikisht - përmes zgjedhjeve të lira - legjitimiteti i një sistemi politik apo i një qeverie kom-bëtare, ai nuk mund të konsiderohet diçka inherente dhe, aq më pak, diçka vetvetiu dhe tërësisht e arrirë nga rezultatet e zgjedhjeve. Përkrahja popullore, e shprehur përmes veprimit kolektiv për të larguar “the bad guys” nga qeverisja, dhe pjesëmarrja masive nëzgjedhjetëlirapërbëjnënjësinequanonpërfilliminenjëtranzicionidemokratikdhe hedhjen e bazave të legjitimitetit të shtetit në çdo vend ish-komunist. Sidoqoftë, zgjedhjet per se nuk janë një kusht i mjaftueshëm për të kompletuar një tranzicion demokratik. Zgjedhjet, sado demokratike, nuk “prodhojnë” imediatisht dhe domosdosh-mërisht legjitimitet për elitat e reja politike ne vendet postkomuniste. Sipas mendimit tonë, zgjedhjet e lira mundet vetëm të sigurojnë një legjitimitet të përkohshëm - apo, siç mund ta quajmë, protolegjitimitet - për qeveritë postkomuniste të zgjedhura de-mokratikisht. Edhe pse një legjitimitet i tillë i përkohshëm rezulton nga një marrëveshje kushtetuese, ai ka nevojë të provohet në procesin e qeverisjes për një kohë relativisht të gjatë, që të mund të konsolidohet dhe konsiderohet si legjitimitet i vërtetë, i bazuar në konsensusin e qytetarëve. Kittrie me të drejtë vë në dukje se

“Legjitimiteti i shtetit dhe autoriteti i tij nuk munden thjesht t’u atribuohen një asambleje që zgjidhet një herë, një kushtetute, referendumi apo zgjed-hjeje. Që një kontratë sociale ose një kushtetutë të kenë efekt, të mbijetojnë dhe përparojnë, ajo duhet të bazohet në mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, sot dhe në të ardhmen. Ajo duhet të bazohet në një njohje të

11 G. Poggi sugjeron termin “legjitimitet demokratik” për të vënë në dukje një karakteristikë të shumicës së shteteve bashkëkohorë. (G. Poggi, The State: Its Nature, Development, and Prospects. Stanford: Stanford University Press, 1990, f. 28).12 Document of the Copenhagen Meeting of the Conference of the Human Dimension of the CSCE, June 1990. Rishtypur në International Legal Materials, vol. 29 (September 1990) f. 1305.13 Për një diskutim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje shih: G. Gottlieb, Nation Against State: A NewApproachtoEthnicConflictsandtheDeclineofSovereignty.NewYork:CouncilonForeignRelations Press, 1993, kapitulli 2.

Tranzitologji

Page 100: perpjekja_08

Përpjekja 100

legjitimitetittësajtëvazhdueshëm,pavarsishtkufijveqëndajnëbrezat.Ajoduhet të bazohet në një pranim të përhershëm të parimeve të saj”.

Programet që i paraqiten elektoratit nga partitë politike, të cilat synojnë të

marrin një rol drejtues në jetën e shtetit e të shoqërisë, kanë, sigurisht, më pak rëndësi për qytetarët dhe për legjitimitetin e autoritetit të shtetit sesa praktika aktuale e të qeverisurit. Puciš ve në dukje se të reduktosh legjitimitetin e qeverive postkomuniste në Evropën Lindore vetëm në zgjedhjet s’është veçse “një mënyrë për ta braktisur demokracinë”. Edhe më e rëndësishme akoma është se zgjedhjet demokratike mundet njëlloj të rezultojnë si në konsolidimin e një rendi demokratik, ashtu edhe në atë të një rendi jodemokratik. Thomas Jefferson ka folur shpesh për rreziqet e “despotizmit të zgjedhur”, duke venë në dukje se “njeqind e shtatëdhjetë e tre despotë mund të jenëpadyshimpoaqshtypësasedhenjëivetëm”.Historiafletpërnjënumërrastesh- Gjermania naziste më i spikaturi ndër to -, kur zgjedhjet e lira janë bërë bartës të diktaturave. Nuk është e pamundur që precedentë të ngjashëm të përsëriten në disa prej vendevepostkomuniste,nëtëcilat,liderëtërinj,pasikanëfituarnjëfarëkredibilitetisi “dekomunizues” dhe “demokratë të vërtetë”, në rrethana që mund të duken kaotike e pa rrugëdalje, të ndjekin hapat e diktatorëve komunistë pararendës. Kolakowski shprehimisht përjashton nga një rrezik i tillë Poloninë, Hungarinë dhe Çekosllovakinë. “Vitaliteti politik në këto vende”, sipas tij, “është mjaft dispers dhe midis elitave të rëndësishme politike nuk duket se ka diktatorë që presin të vijnë në krye”. Vështirë se mund të vihet në dyshim fakti që demokracia në këto vende po hedh rrënjë, gjë që nuk mund të thuhet për vende të tjera, si Rusia, Sërbia, Ukraina apo Shqipëria. Është gabim të thuash, siç bëjnë vazhdimisht liderët amerikanë, se Boris Jelcini në Rusi apo Sali Berisha në Shqipëri janë presidentë të zgjedhur demokratikisht në vendet e tyre dhe, prandaj, janë presidentë demokratë. Për të qenë një president demokrat duhet të qeverisësh demokratikisht, jo thjesht të zgjidhesh demokratikisht. Siç shprehen Linz dhe Stepan,

“asnjë regjim nuk mund të quhet demokraci përderisa drejtuesit e tij të qeverisin demokratikisht. Në qoftë se ekzekutivë të zgjedhur lirisht (pavarë-sisht nga magnituda e mazhorancës së tyre) shkelin kushtetutën, dhunojnë të drejtat e individëve dhe të minoriteteve, marrin nëpër këmbë funksionet legjitime të legjislaturës dhe në këtë mënyrë nuk drejtojnë brenda kuadrit të shtetit ligjor, regjimet e tyre nuk janë demokraci”.

RizgjedhjaeJelcinitPresidentiRusisënëkorrik1996apo“fitorja”ePartisë

Demoratike të S. Berishës në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 në Shqipëri - më të kritikuarat në të gjitha vendet postkomuniste qysh nga shembja e Murit të Berlinit -vështirë se mund të shihen si një “hap më tej” nga e kaluara totalitariste dhe si një triumf për demokracinë në këto vende. Huntington ve në dukje se rreziqet më të mëdha për demokracitë e brishta që po krijohen në vendet postkomuniste ka më shumëtëngjarëtëvijnënga“udhëheqësapogrupepolitike,tëcilëtfitojnëzgjedhjet,marrin pushtetin dhe pastaj eliminojnë mekanizmat e demokracisë për ta reduktuar apo

Tranzitologji

Page 101: perpjekja_08

Përpjekja 101

shkatërruar demokracinë”. Me fjalë të tjera, problemi me këto demokraci të reja është “jo përmbysja, por erozioni i tyre: rrënimi apo dobësimi gradual i demokracisë nga ata që janë zgjedhur për ta udhëhequr demokracinë”. Fakte të shumta - sulmi ushtarak mbi ndërtesën e parlamentit më 1993 dhe shtypja brutale e rajonit të Çeçenisë si rastet më domethënës - dëshmojnë se regjimi i Jelcinit në Rusi po merr tipare gjithnjë e më autoritariste. Kjo rrezikon të minojë procesin e zhvillimit demokratik në këtë vend jo më pak, ndonëse në një tjetër mënyrë, sesa një “kthim i kuq” eventual. Zgjedhjet e fundit parlamentare ne Shqipëri si edhe një numër përpjekjesh të qeverisë për të eliminuar apo për ta detyruar të heshtë opozitën politike e bëjnë edhe më serioz shqetësimin mjaft të përhapur për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Demokracia askund nuk mund të hedhë rrënjë e të perparojë pa pikëpamje alternative dhe pa opozitë. Siç po ndodh aktualisht, Shqipëria duket se më shumë po i largohet demokracisë sesa po i afrohet asaj.

Lipset argumenton se janë veçanërisht regjimet postautoritare (përfshirë edhe ata postkomuniste), të cilët “kanë në mënyrë inherente një shkallë të ulët legjitimit-eti”. Në këto vende nuk ekziston ende një traditë e kulturë demokratike dhe as është krijuar e konsoliduar një shoqëri civile, në të cilën një sferë publike të veprojë si një institucion demokratik. Institucionet e pushtetit dhe mjetet e ekzekutimit të tij ende nuk janë krijuar dhe as është arritur të provohet se mund të qeveriset në mënyrë efektive. IV Problemi i vlerësimit të legjitimitetit të pushtetit duket se është edhe më i kom-plikuar për shkak se legjitimiteti është një cilësi që mund t’i atribuohet si sistemit politik (si një abstraksion), ashtu edhe mënyrës se si ai funksionon dhe atyre që e ushtrojnë realisht pushtetin. Përsa i përket nocionit të legjitimitetit, Lipset bën dallim midis sistemit politik dhe burimit të autoritetit të tij nga njëra anë, dhe ushtruesit të autoritetit (presidenti, parlamenti apo kabineti) nga ana tjetër. Këto dy lloje legjitimiteti mund të jenë ekskluzivisht përjashtues, por ato edhe mund të përforcojnë njëri-tjetrin. Sipas Lipset,

“ushtruesi i autoritetit mund të kundërshtohet fort nga elektorati dhe mund të ndërrohet me vullnetin e votueve, por thelbi i rregullave, simboli i au-toritetit,duhettëmbetentërespektuaradhetëpasfiduara.Pra,qytetarëtduhet t’u binden ligjeve dhe rregullave edhe pse mund të mos i pëlqejnë ata që i diktojnë ato”

Duke iu referuar shteteve postkomunistë, ideja e Lipset mund të përkthehej si më poshtë: Shumica e njerëzve në Evropen Qendrore dhe Lindore e përkrahën - dhe, në fakt, qenë ata që e mundësuan - përmbysjen e regjimeve komuniste, duke mundë-suar kështu krijimin e një baze reale për legjitimimin e sistemeve postkomunistë që u krijuan. Sidoqoftë, elitat e reja politike në këto vende, të cilat u thirrën të sherbejnë si ushtrues të autoritetit shtetëror në sistemet e porsaformuar politikë, nuk gëzuan dhe nuk mund të gëzonin mbështetje popullore në atë shkallë që u mbështet veprimi popullor

Tranzitologji

Page 102: perpjekja_08

Përpjekja 102

për përmbysjen e regjimit të vjetër. Kudo në vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore elitatpostkomunistefillimishterdhënnëpushtetnëemërtëparimevetëdemokracisë.Ata që e delegjitimuan komunizmin mundën t’ia arrijnë kësaj në emër të demokracisë. Kudo u kërkua të krijohen institucione demokratike, të bazuara në parime demokra-tike, çka minoi përfundimisht edhe atë pak legjitimitet që mund të kishte mbetur nga Sovietizmi e duke hedhur kështu bazat e legjitimitetit të sistemit postkomunist. Edhe pse elitat e reja politike ne Evropen Lindore u vunë në krye të drejtimit të shtetit me mjetelegjitime(zgjedhjetelira),suksesetfillestaretëtyreekishinbazënmëshumëtekpremtimet e tyre për ndryshimin e sistemit ekzistues sesa në një mbështetje tërësisht të vetëdijshme të partive të caktuara politike apo individëve të ndryshëm. Rose sugjeron se mungesa e besimit për partitë e reja politike dhe personalitet politike të periudhës postkomuniste është komponent i këtij fenomeni. Sipas këtij autori,

“Regjimet e reja në Evropën Lindore janë demokratike në kuptimin që në këto vende, janë bërë tashmë zgjedhje të rregullta, të lira e konkurruese, por votimetqëbëhennukarrijnëtëkrijojnëqeveripërfaqësuese,pasifituesitnë zgjedhje nuk përfaqësojnë institucione të konsoliduara. Në pergjithësi, qytetarët në Evropën Lindore nuk u besojnë partive, për të cilat ata votojnë. Trashëgimia e mosbesimit është kaq e fortë, saqë, po t’u duhej të zgjidhnin, një shumicë njerëzish në Evropën Lindore do të preferonin më mirë një qeveri të dobët sesa një qeveri të fortë”

Në përgjithësi, elitat e reja drejtuese në shtetet postkomunistëe do të mund të gëzojnë përkrahje popullore dhe do të vlerësohen si legjitime në atë masë dhe për aq kohë sa ato do të jenë të zonjat të provojnë se janë në gjendje të realizojnë trans-formimet që aspirojnë shumica e qytetarëve. Të njëjtët faktorë - erozioni dhe humbja e ligjitimitetit - që provokuan dështimin e sistemeve autoritarë komunistë në Evropen Lindorembetensfidonjësedhepërelitatpostkomunistenëtëgjithavendetekëtijra-joni. Duke iu referuar qeverisë së parë postkomuniste në Hungari, Kis është shprehur se “legjitimiteti i liderëve të rinj vështirë se e tejkalon atë të udhëheqësve komunistë; qeverisë së re (postkomuniste - F.T.) do i duhet të demonstrojë suksese ekonomike që të mund të pranohet”. Zgjedhjetparlamentaretë1994-snëHungarikonfirmuankëtëmendim,ashtusikurseukonfirmuaaimëtejngarezultatetezgjedhjeveparlamentarenëPolonimë1993 dhe në vende të tjera. Është evident fakti që mbështetja popullore dhe besimi i qytetarëve në valën e parë të grupeve udhëheqës postkomunistë ka rënë në mënyrë drastike në të gjtha vendet e rajonit. Të njëjët elektorate që përmbysën partitë komu-niste në Evropen Qendrore e Lindore votuan për t’i kthyer në pushtet partitë socialiste nëzgjedhjeteradhës.Derimë1995,partitësocialistekishinarriturfitoretëkonsid-erueshme elektorale duke u kthyer në pushtet në vende të tilla si Polonia, Hungaria, Lituania, Bullgaria e Sllovakia dhe duke gëzuar popullaritet jo të vogël edhe në ato vendekuato(ende)nukkanëarriturfitoreelektorale. Rikthimi i socialistëve në shumë vende nuk mund të kuptohet thjesht si një shprehje nostalgjie për ancien régime, ndonëse ndjenja nostalgjike për të kaluarën socialiste sigurisht që ekzistojnë në segmente të ndryshme të popullsisë pothuaj në të

Tranzitologji

Page 103: perpjekja_08

Përpjekja 103

gjitha vendet ish-komuniste. Fitoret e socialistëve ne Poloni në zgjedhjet parlamen-tare të vitit 1993 dhe në zgjedhjet presidenciale më 1995, ashtu si edhe në zgjedhjet parlamentare në Hungari e Bullgari më 1994 apo në zgjedhjet lokale ne Shqipëri dhe Bullgaripërkatësishtmë1992dhe1995,vështirëse reflektojnënostalgjidhemallpër autokracinë njëpartiake. Komunizmi i modës së vjetër tashmë ka humbur çdo reputacion dhe vështirë se mund të ndodhë që ndonjë elektorat në Evropën Lindore të dojë të rimëkëmbë sistemin e vjetër dhe t’i nënshtrohet vullnetarisht sundimit au-toritar komunist. Të interpretosh kthimin e socialistëve në pushtet në disa nga vendet e Evropes Lindore si triumf të komunistëve të dikurshëm është diçka tepër sempliste dhe e gabuar. Ky fenomen duhet shpjeguar, në radhë të parë, si dështim i valës së parë të elitave postkomuniste në përpjekjet e tyre për të ndërtuar regjime demokratike e përtëofruaralternativatëqartapërzhvillimeteardhshme.Schöpflinvenëdukjese,ndërsa postkomunistët ishin të sukseshëm në delegjitimimin e rendit komunist, duke iu referuar një vizioni ideal mbi demokracinë, ata kanë dështuar në një masë të kon-siderueshme për ta përkthyer këtë model imagjinar në politikë. Një faktor me rëndësi shumë të madhe është, padyshim, rënia në standartet e jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë në shumicën e vendeve postkomuniste. Kjo merr rëndësi edhe më të madhe po të kujtojmë premtimet e fryra që iu dhanë elektorateve të ketyre vendeve nga opozitat antikomuniste. Edhe pse ekonomia është përmirësuar pothuajse në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, deri më sot, vetëm një pjeseevogëlepopullsisëduketsekapërfituarngaprogresiekonomikqëështëbërë. Duhet mbajtur parasysh, gjithashtu, se megjithëqë partitë socialiste kudo në Evropën Lindore u krijuan si pasaardhëse të partive komuniste të dikurshme, për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish është bërë e po bëhet e qartë se socialistët e sotëmnukmundtëidentifikohenmekomunistëtedjeshëm.Njëngaarësyetështëseshumica e politikanëve socialistë në këto vende sot janë shumë të rinj në moshë, e për këtë shkak, nuk ka si të kenë qenë në krye të punëve në të kaluarën, rrjedhimisht, nuk mund të quhen përgjegjës për gabimet apo krimet e regjimit të vjetër. Përkundrazi, ata, veçanërisht në Poloni dhe Hungari, konsiderohen se përfaqësojnë një gjeneratë “të re” polikanësh, pragmatistë e me vështrim në të ardhmen. Një tjetër arësye është se asnjë prej partive socialiste në këto vende nuk është kundër privatizimit dhe liberalizimit të tregut. Përkundrazi, reformat ekonomike dhe institucionale në këto vende, për aq sa këto po kryhen, u mundësuan në një shkallë jo të vogël edhe nga mbështjetja që dhanë socialistët në parlamentet përkatëse. Higley, Kullberg dhe Pakulski e shtyjnë këtë argument edhe më tutje, duke theksuar se “në ato vende (të Evropës Qendrore e Lindore - F.T.) ku demokracia ka hedhur rrënjë, elitat ish-komuniste, në përgjithësi, kanë kontribuar për vendosjen dhe konsolidimin e institucioneve demokratike dhe nuk i kanë minuar ato”. Më tej akoma, socialistët në Evropen Lindore - me përjashtim të Milosheviçit në Serbi - nuk synojnë të restaurojnë totalitarizmin.

Tranzitologji

Page 104: perpjekja_08

Përpjekja 104

Postkomunizmi ende nuk është zhvilluar si një rend i vërtertë dhe i qëndrueshëm demokratik. “Demokracitë e reja”, ve në dukje Lipset, “duhet të institucionalizohen, të konsolidohen, të legjitimohen”.14 Korrelacioni paradoksal midis demokracisë, konsen-susit popullor, legjitimitetit dhe shprehet më së miri në formulën e Diamond: “Demokracia kërkon konsensus. Konsensusi kërkon legjitimitet. Legjitimiteti kërkon veprimtari efektive”.15

Mbështetja e fortë popullore, e cila mundësoi ardhjen e elitave postkomuniste në pushtet, krijoi vetëm një kusht minimum, ndonëse të domosdoshëm, për legjitimitetin e tyre. Në ato raste kur kalimi në postkomunizëm u shoqërua me ndjenja populiste dhe liderë populistë, si në Rusi, Serbi, Kroaci apo Shqipëri, elitat e reja nuk dot më shumë legjitimitet. Sic ka venë në dukje Dahl më shumë se dy dekada më parë, demokracitë populiste nuk e shtojnë domosdoshmërisht legjitimitetin e institucioneve dhe vendimeve shtetërore.16 Edhe pse disa nga qeveritë postkomuniste - si ajo e Re-publikës së Çekisë, Sllovenisë apo Estonisë - kanë qenë deri më sot të sukseshme në përmbushjen e një sërë parashikimesh e shpresash të elektoratit në vendet e tyre duke ruajtur një shkallë relativisht të lartë konsensusi popullor, legjitimiteti i tyre mbetet problematik për aq kohë sa ato të provojnë që janë në gjendje të qeverisin efektivisht për një kohë relativisht të gjatë. Sartori ve në dukje se

“Përderisa një demokraci ende nuk ka arritur të krijojë një bazë të qën-drueshme konsensusi, ajo s’shtë veçse një demokraci e vështirë dhe e brishtë...Ndërsa një konsensus bazë nuk është një kusht i domosdoshëm për demokracinë, ai është, padyshim, një kusht ndihmës. Sepse, veç të tjerash, ai ndihmon në arritjen e legjitimitetit të saj”.17

Periudhat e tranzicionit përgjithësisht nuk ofrojnë shanse fort të mira për legjiti-mimin e regjimeve politikë që vijnë në fuqi. Ndër arësyet është edhe se këto periudha karakterizohen nga pasiguri të shumta që kanë të bëjnë me pasojat e tranzicionit, çka krijon vështirësi objektive e subjektive për legjitimitetin e shtetit. Dinamika e legjiti-mimit të pushtetit në shoqëritë postkomuniste përcaktohet nga një numër faktorësh që ende nuk njihen sa e si duhet. Për më tepër, elitat e reja drejtuese vijnë në skenën politike pa ndonjë eksperiencë në çështjet e organizimit e të drejtimit të shtetit, ç’ka e bën të vështirë pretendimin nga ana e tyre për t’u njohur si legjitime. Po kështu, ndryshimet e herëpashershme në elitat drejtuese, veçanërisht në fazën e parë të tran-zicionit, nuk bëjnë tjetër veçse i paguajnë haraç stabilitetit politik. Vazhdimësia, nga ana e saj, është thelbësore për stabilitetin politik. Deri më sot, vetëm në ato vende ku tranzicioni postkomunist u inicua nga liderë karizmatikë u arrit që qeveritë e para të tranzicionit të krijonin një bazë më solide për legjitimitetin e tyre në sytë e elektoratit që

14 S.M. Lipset, “The Social Requisites of Democracy Revisited”.15 L. Diamond, “Three Paradoxes of Democracy”, f. 50.16 R.A. Dahl, A Preface to Democratic Theory. Chicago & London: The University of Chicago Press, 1962, f. 46.17 G. Sartori, The Theory of Democracy Revisited. Chatham, New Jersey: Chatham House Pulish-ers, Inc., 1987, f. 90.

Tranzitologji

V

Page 105: perpjekja_08

Përpjekja 105

votoi për to. Kjo është e vërtetë sidomos për presidentët e parë postkomunistë, Václav Havel,ArpadGönczdheLechWalesa,tëcilëtkishinqënëfillimnjëmbështetjemëtë fortë popullore dhe një shkallë më të lartë autoriteti legjitim sesa presidentë të tjerë postkomunistë. Veprimtaria dhe kredibiliteti i tyre si disidentë nën regjimin komunist ndikoi mjaft në krijimin e imazhit të tyre si drejtues të shtetit postkomunist dhe në perceptimin popullor të qeverive të tyre përkatëse si legjitime.18

Trajtimi nga Weber i problemit të autoritetit karizmatik paraqet në këtë pikë një interes dhe rëndësi të veçantë, për shkak se ai tërheq vëmendjen në mënyrën se si lindin, evoluojnë dhe përmbysen sistemet politikë. Edhe pse shpesh duket të ketë qenë një faktor shumë i rëndësishëm, në mos vendimtar, në kohë krizash dhe transformimesh sociale revolucionare, karizma s’është veçse një fenomen i përkohshëm; ajo në mënyrë të paevitueshme dobësohet me kohë dhe nën ndikimin e rrethanave.19 Kjo shpjegon në një masë të madhe përse ishte e mundur që Aleksander Kwašniewski, Presidenti socialist aktual i Polonisë, rrëzoi nga posti liderin karizmatik dhe ikonë të Solidarnostit, Lech Walesa, në zgjedhjet e fundit presidenciale të këtij vendi. VI Cilatdo qofshin burimet e legjitimitetit, qeverive postkomuniste u duhet kohë për të provuar aftësitë e tyre në këtë periudhe tranzicioni. Legjitimiteti dhe stabiliteti i tyre do të mbeten edhe për shumë kohë çështje të hapura. Qeveritë postkomuniste do të gëzojnë legjitimitet në atë shkallë që ato do të provojnë se janë të afta të kapërce-jnë kaosin ekonomik e social që shoqëron periudhën e tranzicionit dhe të krijojnë të mirat materiale, politike e sociale që u premtuan qytetarëve të tyre. Keto qeveri do të duhet të provojnë se janë realisht demokratike dhe të afta - sigurisht shumë më të afta se qeveritë komuniste paraardhëse - e jo thjesht të deklarojnë se ato janë qeveri

18 Havel, Göncz dhe Walesa kishin qenë në burg nën regjimin e vjetër dhe prandaj, siç ve në dukje Holmes, ata “simbolizonin kurajon e disidentëve anti-komunistë”. Në dallim nga presidentë të tjerë postkomunistë (si Milan Kucan në Slloveni, Kiro Gligorov në Maqedoni apo Leonid Kravchuk në Ukrahinë), të cilët, për shkak të angazhimit të tyre të mëparshëm si anëtarë të nomenklaturës ko-muniste përfaqësonin “shkëputjen nga një federatë e urryer por jo nga komunizmi”, Havel, Göncz dhe Walesa nuk ishin të lidhur në kurrfarë mënyre me sistemin e vjetër, e rrjedhimisht, presidenca e tyre bënte “të dukshëm ndarjen e vendeve të tyre me të kaluarën dhe krijimin e një demokracie të re” (S. Holmes, “The Postcommunist Presidency”, East European Constitutional Review, vol. 2, no. 3 & vol. 3, no. 4 (1993/94) ff. 36-39).

19 Weber ka argumentuar se karizma mundëson vetëm një bazë tranzitore për autoritetin, i cili zgjat “vetëm për aq kohë sa vazhdon besimi në frymëzimin karizmatik” (M. Weber, The Theory of Social and Economic Organization, Glencoe, Ill., Free Press, 1947, f. 362). Mbi këtë bazë, Weber zhvilloi konceptin e tij mbi “shndërrimin e karizmës në rutinë” (routinization of charisma). Sipas Weberit, “në formën e saj të kulluar, autoriteti karizmatik mund të thuhet se ekziston vetëm në procesin e fillimit.Ainukmundtëqendrojëipandryshuar,porshndërrohetosenëautoritettëtradicionalizuar,ose në autoritet të racionalizuar, ose në një kombinim të të dyve” (Po aty, f. 364).

Tranzitologji

Page 106: perpjekja_08

Përpjekja 106

antikomuniste apo jokomuniste. Retorika antikomuniste nuk mund të garantojë për shumë kohë bazat për legjitimitetin e një qeverie. Në të kundërt, siç shprehet Holmes, ato qeveri post-comuniste, burimi i vetëm i legjitimitetit të të cilave është një kujtesë tashmë e venitur e fundit euforik të Sovietizmit, nuk kanë pasur e s’mund të kenë jetë të gjatë.20 Kapaciteti politik i tyre kushtëzohet kryekëput nga lloji i institucioneve që do të krijohen e konsolidohen dhe efektiviteti i tyre. Qeveritë postkomuniste, duke mos pasur asnjëfarë legjitimiteti tradicional, ndodhen përballë një “catch-22” (situatë paradoksale).Qëtëmbijetojnëdhetëfitojnëlegjitimitet,këtoqeveriduhettëprovojnëse janë të afta të drejtojnë efektivisht; por edhe pse kapaciteti drejtues i një qeverie është çështje mase, institucionet e reja qeveritare për të qënë të afta duhet të kenë paraprak-isht një shkallë të moderuar legjitimiteti. Në qoftë se vetëm demokracitë, siç venë në dukje Shmitter dhe Karl, “mund të priten të qeverisin efektivisht dhe legjitimisht”,21 atëherë,qeveritëpostkomunistedotëtregohenefektivedhedotëfitojnëlegjitimitetnë atë shkallë që ato do të zhvillohen si siteme demokratikë. Sipërfundim,vendeteEvropësQendroredheLindorendodhenpërballënjësfidetë madhe: të krijojnë, ruajnë dhe konsolidojnë sisteme demokratikë legjitimë si një proces i vazhdueshëm që kërkon efektivitet në rritje. Deri më sot, ky proces duket se është penguar mjaft nga ritmi i reformave që u është imponuar atyre. Duke qënë se faktorët ekonomikë luajtën një rol shumë të rëndësishëm në delegjitimimin e sistemit komunist, keqësimi i mëtejshëm i gjendjes ekonomike në këto vende nuk mund të vazhdojë më tej periudhës imediate të tranzicionit. Reformat ekonomike në Evropën Qëndrore dhe Lindore kanë pasur pasoja drastike për kushtet dhe sigurinë e jetesës së qytetarëve. Për shumë njerëz në këto vende, edhe ajo farë sigurie ekonomike që mundësonte sistemi i vjetër duket tashmë më e preferuar përballë pasigurisë së plotë që shkakton tregu i pakontrolluar, në të cilin shumica e njerëzve do të jenë të humbur për një kohë të gjatë. Kjo është njëra ndër arsyet pse pas zgjedhjeve të para themeluese, elektorati në shumë vende preferoi variantin socialist, i cili tashmë është modeluar sipas platformave të social-demokracisë perëndimore. Ky variant, pak a shumë i njëjtë kudo në vendet postkomuniste (me përjashtim të Rusisë dhe Serbisë), synon të lehtësojë barrën e tranzicionit nga një ekonomi e komanduar në tregun e lirë, duke siguruar një varg të mirash publike të garantuara nga shteti për çdo qytetar (në fushën e arsimit, shëndetësisë, transportit, etj.), çka shërben si një rrjet valvulash sigurimi për të gjithë popullsinë dhe parandalon polarizimin e thellë ekonomiko-social të saj. Sfidaelegjitimitetitnëshoqëritëpostkomunisteështëenjëmagnitudetëtillëqë,sipas pikëpamjes sonë, transformimi politik duhet të ketë prioritet ndaj atij ekonomik, e duhet të tërheqë më shumë vëmendjen e elitave politike drejtuese në këto vende si edhe të organizatave e organizmave ndërkombëtare. Sepse, në instancë të fundit, çfarëdo rezulatesh të arrihen në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale në vendet

20 S. Holmes, Esse e patitulluar, botuar në East European Constitutional Review, vol. 2, no. 3 (1993), ff. 32-34.21 P.C. Schmitter & T.L. Karl, “What Democracy is...and is Not”, Journal of Democracy, vol. 2, no. 3 (1991) ff. 75-88.

Tranzitologji

Page 107: perpjekja_08

Përpjekja 107

e Evropës Qendrore e Lindore, në Rusi, apo në ish-republikat Sovjetike, vështirë se mund të ndodhë që ora të kthehet pas dhe që ekonomitë e dikurshme të komanduara apo regjimet komuniste të restaurohen. Lëvizja drejt tregut të lirë në këto vende ka krijuar tashmë një momentum të saj, i cili vepron pavarësisht, dhe jo për shkak të pro-cesit politik. Mbi të gjitha, koha është në krahun e thellimit të mëtejshëm të reformave ekonomike. Të gjitha vendet postkomuniste, nuk ka dyshim, do të kenë kapitalizëm. Çështja është të “çfarë lloji” dhe nëse kapitalizmi në këto vende do të zhvillohet para-lelisht me institucionet demokratike legjitime. Mungesa e proceseve politike e juridike të legjitimitetit të autoritetit të pushtetit përbën një pengesë të jashtëzakonshme për një tranzicion të sukseshëm në demokraci dhe në një ekonomi tregu që të funksionojë në mënyrë të arsyeshme. Në rrethana të tilla, disa vende postkomuniste mund të mos jenë në gjendje të krijojnë një “kapitalizëm me fytyrë humane”. Në Rusi, për shembull, siç ve në dukje me të drejtë Jevtushenko, kapitalizmi mund të shndërrohet pikërisht në një “formë të të carizmit, ose edhe në një diktaturë të re, njëlloj siç qe socializmi”.22

22 New Perspectives Quarterly, vol. 13, no. 2 (1996) f. 8, intervist[ me Y. Yevtushenko.

Tranzitologji

Page 108: perpjekja_08

Përpjekja 108

Luan Rama

HANNAH ARENDT

“Vetem politika është arbitre e së ardhmes, fatit” Karl Jaspers

Nëhapësiratemendimitdhetëkritikësfilozofike,enëtërësitëjetëssëshoqërisëshqiptare, Hannah Arendt thuajse nuk është përmendur kurrë ndonse, ndoshta, ajo duhej tëishtengatëparatfilozofetëkohësmoderneqëduhejtëvintenëShqipërifillpasshembjes së Murit të Berlinit dhe vendosjes së pluralizmit. Takimi me Arendt ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arësyen se në rrënojat e një ideologjie të dështuar dhenëboshllëkunenjëkritiketëfilozofisëpolitikeaktuale,brezavetësotëmduhejt’uparaprinte një mendim i ri bashkëkohor për të ndriçuar dy probleme të jetës shqiptare. E para, për të analizuar fenomenin totalitar dhe dëmin e tij kolosal ndaj shoqërisë ( origjinën, format, ekseset, natyrën nacionale, karakteristikat e veçanta, etj) dhe, së dyti, për të ndriçuar udhëheqjen e re politike që të mos binte në grackat e një poliake postitotalitare, siç po e perjetojmë, mjerisht, në vendin tonë! Në fakt, ende, kritika historiko-politike shqiptare nuk ka mundur të zbulojë dhe analizojë në tërësinë e vet fenomenin totalitar në Shqipëri, ideologjinë udhëheqëse dhe pasojat e saj. Intelektualët shqiptarë janë marrë apo merren më shumë me një luftë instiktive politike, shpesh, në mos gjithmonë, miope. Në shoqërinë e sotme shqiptare ende ekzistojnë e veprohet me mentalitetetetotalitarizmittëvjetër.StudimeteArendtdhetëfilozofisësësajpolitikena ndihmojnë në një farë mase për të paralajmëruar rrezikun e ekseseve post-totalitare, pasi ende në realitetin shqiptar, në strukturat shtetërore dhe në jetën civile sundon policia sekrete, ecet me konceptin e Udheheqesit Suprem apo “Fuhrerprinzip”, sundon psikoza e frikës, cënohen pareshtur liritë e individit, burgosen dhe rrihen gazetarët, shkelen ligjet kushtetuese, ende ekzistojne te burgosur politikë, etj. Këtë lloj realiteti e gjen të analizuar më së miri në veprën e gjërë të Arendt, vepër kjo e ndriçuar nga filozofëtmëtëmëdhenjgjermanëtëkëtijshekulli.

Arendnafletpërtëkeqenabsoluteqëkandodhurnëkampetepërqëndrimit,e keqe kjo që ka ndodhur dhe në burgjet e kampet shqiptare. Shoqëria shqiptare ende nuk ka nisur te ndertoje ate qe kane bere p.sh. izraelitet, “Shoah”, qe ne ebraisht do të thotë asgjësim, zhdukje. Qellimi i tyre përmes “shoah” ishte qe t’i tregojnë brezave

Autorë që duhen njohur

Page 109: perpjekja_08

Përpjekja 109

që vijnë se ajo që ka ndodhur, nuk duhet të përsëritet më. Në një nga librat e saj Ar-endt thotë: “sine ira et studio”, pra së pari duhet të kuptosh. Të kuptosh do të thotë të kapësh domethënien e historisë e për këtë Kanti thotë se “më duhej të kuptoja”. Pra, le ta themi njëzëri atë se ç’ka ndodhur në Shqipëri, le të ndërtojmë historinë e vertetë, pa klithur për luftë, anti-genocid dhe hakmarrje.

Por cila është Hannah Arendt, ky personalitet i Europës në Amerikë dhe një ngatërrallatfemraqëhyrinëhistorinëeideveetëfilozofisëpolitike?Aishteajonjëgjermane, një amerikane apo thjesht një çifute?

Arendt lindi në një familje çifute në Hanover në vitin 1906. Që gjashtë vjeç ajo mbeti jetime dhe u edukua ne shtëpitë e gjyshërve të saj Cohen dhe Arendt në Ko-nigsberg, të cilët ishin çifutë reformatorë. I jati i saj ishte një inxhinjer që shpejt vdiq ngasifilisindërsaeëma,MartaishtenjëgruaqëkishtestudjuarpërmuzikënëParisdhe që e adhuronte gjuhën frënge. Marta ishte një adhuruese e Roza Luksemburgut, e cila më vonë do ta tërhiqte në mënyrë të jashtëzakonshme Hannah Arendt. Në moshën shtatëvjeçare merr mesimet e para nga psikologia e njohur Clara Stern. Pas maturës ajo studjonepasionuarlëndëtefilozofisëklasikedhetëteologjisë.Më1924përherëtëparëtakonnëuniversitetineMarbourgfilozofinenjohurgjermanHeidegger,icilidotë bëhet profesori dhe i dashuri i saj. Ajo ishte 18 vjeç ndersa ai 35 dhe me dy fëmijë. Ajondoqikursetetij“Sofisti”iPlatonit.Përvitemerradhëlidhjetetyreishinshumëintime. Ajo e adhuronte atë, por pas disa vitesh ai u largua nga Arendt duke ndjerë se familja e tij ishte në prag të shkatërrimit. Më 1929 Arendt boton studimin e saj “KonceptiidashurisëtekShënAgustini”dhevashdoistudimetnëfushënefilozofisëpolitike.MësuesiisajidytëubëfilozofitjetërgjermanKarlJaspers.NëuniversitetineMarbourgajokishtegjeturshkrimeteRahelVarnhagen(1771-1883)njëfigurëtragjikee romantizmit gjerman. Ajo do të frymëzohet për të shkruar më vonë studimin e saj “Rahel Varnhagen. Jeta e një çifuteje gjermane në epokën romantike”. A thua kishte diçkatëngjashmemidiskëtyredyfigurave?EdheArendtishtenjëçifuteembrujturngamësimetefilozofëvemëtëmëdhenjgjermanëtëasajkohesiHusserl,Heideggerdhe Jaspers. Burri i saj i parë ishte Gunter Stern, një ish-komunist, kritik letrar dhe mik i Brehtit, i cili, pas largimit të tyre në Paris, do ta prezantonte Arendt me Bertolt Brehtin. Kurt Blumenfeld, presidenti i organizates sioniste ishte mik i gjyshit te saj Max Arendt. Ishte ai që e ndërgjegjësoi Arendt për identitetin e saj çifut. Ai e ngarkoi në misionin e quajtur “Grenelpropoganda” për mbledhjen e të dhënave mbi propogandën antisemite që bënte partia naziste. Ne këtë kohë ajo dhe arrestohet nga Gestapo, por lëshohet disa kohë më vonë për mungesë provash.

Më1933,normalistedheediplomuarpërfilozofi,ajoështëdëshmitareeshem-bjes së Republikës së Weimarit. E ndërgjegjëshme për natyrën diktatoriale të doktrinës hitleriane, të nacionalizmit luftënxitës dhe antisemitizmit radikal, ajo u angazhua në një rrjet klandestin për të ndihmuar emigrimin e sa më shumë çifutëve, komunistë, liberalë e social-demokratë drejt Frances. Pas djegjes se Reichtag-ut, në gusht të këtij viti, ajo do të jetë një nga refugjatet e fundit që le Gjermaninë dhe arrin në Francë. Në atë kohë, Heidegger, i caktuar tashme rektor i Universitetit të Frajburgut, u bë mbështetës i politikës naziste.

Autorë që duhen njohur

Page 110: perpjekja_08

Përpjekja 110

Ne Paris, gjatë viteve 1935-1938 ajo punoi për përfundimin e tezës së saj “Hyrje nëFilozofinëeHistorisë”.FilozofiaeKantitkalënënjëgjurmëtëmadhenëbindjetdheanalizatesajfilozofike.ShpejtajoendjenseintelektualëtgjermanënukpritenmirënëFrancë,edhepsedotëketërastintënjihetmefilozofinRaymondAron,apoSartrin, Camusin, dhe do të shprehet me entuziazëm për ekzistencializmin francez. Ndërkohë ajo njihet me burrin e saj të dytë, Heinrich Blucher, nje simpatizant i ko-munistëve, i cili do ta njohë me literaturën marksiste. Më 1941, bashkë me të, duke i shpëtuar kampeve të grumbullimit të çifutëve në Francë, mundi të shkojë në SHBA ku kishin shkuar, ndërkohë, dhe një numur i madh intelektualësh antinazistë gjermanë. Në SHBA ajo detyrohet të integrohet në gjuhën dhe kulturën amerikane edhe pse gjatë gjithë jetës së saj i ruajti karakteristikat e një intelektualeje evropiane. Në Masaçuset ajo do të merret me gazetari politike dhe do të jetë editorialiste e revistes “Aufban” e cila u drejtohej ne gjuhën gjermane gjermanofolësve. Por edhe në Amerikë e ndjen vehten të huaj. Në një letër që i dërgonte Jaspers-it, ajo i thotë: Niçja nuk kishte të drejtë kur shkruante se “I lumtur është ai që nuk ka atdhe”. Pikërisht kjo nevojë e lidhi me organizatat sioniste të formuara në atë kohë.

Njohja me tragjedinë e holokaustit dhe të kampeve të përqëndrimit e tronditi ndërgjegjenesajdheeorientoidrejtnjëfilozofietërepërtëkuptuarthelbinedëmitqë krijon grumbullimi i pushtetit në një dorë, vetë natyra e një shteti totalitar, në të cilin ajo nuk do të gjente vetëm sistemin nazist e fashist, por edhe atë stalinist në Bash-kimin Sovjetik. Më 1951 boton librin e saj “Origjinat e totalitarismit” (“The Origins oftotalitarianism”.KjovepërfilozofikepatinjësuksesshumëtëmadhnëSHBAdheupërkthyenëshumëgjuhëtëbotës.Ajouimponuasinjëngafilozofëtjovetëmtëfenomenittotalitar,poredhetëfilozofisëpolitikenëtërësi.Triçështjethemeloreeshqetesonin atë rreth sistemit totalitar: Çfarë ndodhi? Si ndodhi? Si u bë e mundur kjo?..

Shpjegimi i këtyre tri pyetjeve thelbësore do ta çonte atë drejt zbërthimit të sistemit totalitar, i cili mbështetej në shtyllat kryesore të tij që ishin: antisemitizmi, racizmi, shkatërrimi i personit, policia sekrete mbi shtetin dhe individin etj. “Termi totalitarizëm, - shkruan ajo, - shërben sot për të përcaktuar etjen për pushtet, dëshirën për të dominuar, terrorrin, ndërtimin e një strukture monolitike shtetërore dhe përqëndrimin e pushtetit në duart e një njeriu”. Në veprën e saj ajo do të shpjegojë domethënien e “Fuhrerprinzip” apo të shoqërisë së masës, i cili lind me zhdukjen e klasave antagoniste sociale e ku masa është një grup njerëzish pa interesa dhe indiferentë, që mbështet totalitarizmin. “Njeriu i masës shkruan ajo, nuk kuptohet nga brutaliteti, as nga pra-pambetja mendore, por nga izolimi i tij, nga mungesa e raporteve normale sociale. Karakteristikë e totalitares është zhdukja e kufijvemes asaj që është publike dheprivates”.Arendtnukharront’ikujtojëlexuesitedhefigurëneNeronit,diktatorittëantikitetit, i cili, sipas legjendës, donte që në krye të gjithë njerëzimit të ishte vetëm një kokë, një prijës. Në mënyrë të veçantë ajo u muar me studimin e afërsive dhe dallimeve midis totalitares dhe tiranisë, duke iu referuar për këtë të fundit edhe Monteskiesë. Po kush është vallë dallimi midis tiranisë dhe totalitares. Siç na thotë Arendt, në fakt është hapësira, “I’espace”. “Shkretëtira e tiranisë është një hapësirë jo vitale, por që, sadokudo, u le vend lëvizjeve dhe aksioneve të frymëzuara nga frika e banorëve të vet. Në totalitarizëm, kjo hapësire nuk ekziston”. Pra edhe mundësia e revoltës është

Autorë që duhen njohur

Page 111: perpjekja_08

Përpjekja 111

më e pakët. “Në totalitarizëm, qenia njerëzore ka statusin e “animal laborans”, i cili punon veçse për të siguruar mbijetesën dhe fuqinë e vet produktive”.- shkruan Arendt.

NjësërëstudimeshtëveçantaukushtoiajofiguravetënjohurabotëroresiKarlJaspers, B.Breht, Walter Benjamin, Roza Luksemburg etj. Luksemburg ishte idhulli i saj,pavarësishtngakufizimetekësajfiguretëlëvizjesrevolucionaregjermanetëviteve20.Ngaviti50ajokërkoit’irifillontemarrëdhënietmeish-profesorinesajHeidegger.Ajofilloitajustifikontedhetamerrtenënmbrojtjedhetëminimizonterolinetijnëmbështetjen e politikës naziste. Më 1971 shkroi homazhin e famshëm “Z. Heidegger në80vjetorinelindjessëtij”.Nëstudimeteshkrimetesajajoreflektoingjarjetmëtëmëdha të politikës amerikane siç e shohim këtë në artikujt “Lufta e Ftohtë dhe Perën-dimi”, “Evropa dhe bomba atomike”, “Evropa dhe Amerika”,”A është vallë Amerika, për nga natyra e saj, violente?” etj.

Në vitin 1953 ajo jep gjashtë konferenca mbi Marksin në universtitetin Princ-eton, tema këto që mbanin titullin “Karl Marksi dhe tradita e mendimit politik”. Vlerësimi i saj është se tradita e mendimit politik perëndimor nis me doktrinat e Platonit dheAristotelitdhearrinfundinesajdefinitivmeteoritëeMarksit.

Edhe viti 1968 me ngjarjet që ndodhën në Evropë dhe levizjet e studenteve ne Amerike,lanëmbresanëidetëesajpolitikedhefilozofike.Eentusiazmuar,ajodot’ishkruante Jaspers-it: “Më duket se fëmijët e shekullit të ardhshëm do të dëgjojnë të flitetpërvitin1968siçkemidëgjuarnepërvitin1848.”

Dy dhjetëvjeçarët e fundit të Arendt janë vite të një pune studimore intensive për shkriminenjësërëstudimeshthemelorefilozofike.Figuratesajpobëhejnjëngafiguratmëtëspikaturafilozofiketëuniversitetevemëtënjohuraamerikanesi“Columbia”,“Berkeley”, “Pricenton”, “Brooklin” etj. Ngado u vleresua me çmime ndërkombëtare dhe së fundi ishte një nga drejtueset e Pen Club -it amerikan. Vepra e saj u botua me vonesë në Evropë dhe tashmë ka gjetur një jehonë gjithnjë e më të madhe. Një nga botimet e saj të fundit ishte dhe libri “Ç’është Politika?”, të cilin ajo e përfundon me pyetjen e madhe: Ç’duhet të bëjmë? Dhe përgjigja e saj është: “Të krijojmë një botë ku të jemi të lirë për të vepruar dhe për të menduar”.

AshtusiçthotefilozofifrancezidemokraciseTocqueville“Njëbotëerekanevojë për një poliakë të re”.

Për këtë ka nevojë edhe mendimi i sotëm politik shqiptar.

KRONOLOGJI

1906- Arendt lindi më 14 tetor në Hanover. I jati, Paul Arendt, ishte inxhinjer dhe vdiqme1913ngasifilisi.1913-Arendtfrekuentonshkollënmerezultatetëshkëlqyera.1922-Ështëepasionuarpasfilozofisë.Lexon“KritikaeArësyessëpastër”dhe“FejanekufijteArësyessëthjeshtë”tëKantitsidhe“Psikologjiaepamjevetëbotës”tëKarl Jaspers-it. Ndjek kurset e profesor Romano Guardini mbi Kierkegaard. Në këtë kohë ajo pyet vehten: Si mund të merresh me teologji kur je një çifute? 1924-1929- Pas maturës,qëembaronparakohe,vashdonstudimetnëfilozofi,teologji,filozofiklasike

Autorë që duhen njohur

Page 112: perpjekja_08

Përpjekja 112

në universitetet e Marburgut, Frajburgut dhe Heidelbergut. Bëhet nxënëse e Husserl-it, pastaj e Heideger-it, Buttman-it dhe Jaspers-it. Me 1925 ne Marbourg takon burrin e saj te pare Gunter Anders Stern, i cili përgatiste tezën e tij me profesor Husserl-in.

1929- 1933- Studimi i saj “Koncepti i dashurise tek Shën Agustini” botohet nëvitin1929.Pastajfitonnjëbursëstudimitezënesëcilësepërfundonmë1933,mbinjëbiografi tëRahelVarnhangen“Jetaenjëçifutejegjermanenëepokën ro-mantike”qëbotohetmë1958.Nëkëtëkohëfillontëpunojëpërorganizatënsioniste,kundër propogandes antisemite qe zhvillohej asokohe në Gjermani. 1933- Mundi që bashkë me të ëmën të emigrojnë në Paris, ku do të qëndrojë për 8 vjet. E zhgënjyer nga qëndrimi i mjaft intelektualëve dhe miqve që kishte njohur atje, ajo u kushtohet problemeve sociale. 1935- Punon në organizatën sioniste të Francës për emigrimin eçifutëvenëPalestinë.NëParis takohetmefilozofin francezRaymondAron,meSartre dhe Kamys dhe lidh miqesi me emigrantë e intelektualë të njohur të kësaj kohe si A. Zweig, B.Breht, W.Benjamin etj. 1936-1939- Ne pranverën e vitit 1936 takon në Paris burrin e saj të dytë Heinrich Blucher, një ish komunist berlinez, refugjat dhe pa dokumenta. “Pikërisht nga im shoq unë mësova të mendoj politikisht dhe t’i shoh gjërat në një dritë historike. Ndryshe, e vetme, nuk do t’ja kisha arritur dot, pasi më parë, politikën dhe historinë une i shihja në këndvështrimin e problemit çifut”. 1940- Në përgjigje të një komunikate të kryetarit të bashkisë së Parisit, “të gjithë armiqtë e huaj duhej të mblidheshin në 14 maj në stadiumin Buffalo (burrat) dhe në velodromin e dimrit (gratë). Hannah Arend kaloi aty një javë para se të internohej në kampin Gurs të Pyrenne Oriental. Por ajo nuk ndenji atje veçse pesë javë, pasi me anë të disa dokumentave, fshehurazi, u strehua ne Montauban, tek disa miq. I shoqi ishte internuar ne kampin e Villemaland. Me proklamimin e statusit të çifutëve, në tetor të vitit 1940, që të dy u përpoqën të siguronin viza për në SHBA. Me anë të një miku mundën të largohen nga Franca në janar të vitit 1941. 1941- Në maj të ketij viti arrijnë në Nju Jork. Ajo mëson anglishten në një familje të Masaçusetit. Në “Jewish Social Studies” boton studimin “Nga çështja Drejfus te Franca e sotme”. Në revistën “Aufban” u drejtohet refugjatëve në gjuhën gjermane përmes rubrikës “Është çështja juaj”. Po këtë kohë mbron pikëpamjen e krijimit të një ushtrie çifute duke bërë thirrje për lufte. 1942- Me bashkëpuntorin e saj Joseph Maier krijon “Grupin e rinisë çifute”. Por shpejt ndihet kriza në lëvizjen sioniste. 1944- Emërohet drejtore në Komisionin e Rindërtimit të Kulturës çifute evropiane dhe ngarkohet për studimin e mjeteve që duhen për të grumbulluar thesarin shpirteror çifut.

1946-1948- Është drejtore e botimeve “Schocken books” ku boton “Ditari” i Kafkës,” Korentet e mëdha të mistikës çifute” të G. Scholen. Takohet me romancierë si T.Eliot, R Janell, H. Broch. Punon për hartimin e librit të famshëm të saj “The Origins of totalitarianism”. Boton gjithashtu studimin “Ekzistencializmi i parë nga Franca”, “Çështjaefilozofisedheeekzistencës”,njëartikullkutregoheteashpërmeprofesorine saj Heidegger dhe që, më pas, nuk do ta fusë në përmbledhjet e saj. 1949- Kthimi i parë i saj në Evropë në kuadrin e Organizatës së Rindërtimit të Kulturës çifute. Qën-drondhjetëmuajdhegëzohetqënërrugëdëgjontëflitetgjermanisht.MekëtërastnëGjermani ajo takohet me profesorët e saj Heidegger dhe Jaspers. 1951- Bëhet qytetare amerikane. Po atë vit botohet “Origjina e totalitarizmit”, që gjeti një jehonë të jashtëza-

Autorë që duhen njohur

Page 113: perpjekja_08

Përpjekja 113

konshme në SHBA. 1952- Nëpërmjet fonadacionit Guggenheim, vazhdon studimet mbi sistemin bolshevik. Mban konferenca në Heidelbourg, Tubingen, Manchester dhe ka si projekt të shkruajë një libër mbi marksizmin, të cilin nuk do ta botojë kurrë. Në marsin e vitit 1952 përmes një ligji mbi nacionalitetin, Izraeli i përjashtonte nga përkatësia qytetare izraelite mijëra arabe. Arendt, e zemëruar, deklaroi se s’kishte të bëntemëmenjëpolitikëtëtillëizraelite.1953-1958-Jepleksionembifilozofinëdheshkencat politike në universitetet e Berkley, Princeton, Columbia, Brooklin, College et Aberdeen. Është koha kur mban konferenca mbi Marksin si dhe punon për librat e saj “Kriza e kulturës”, “Kushtet e njeriut modern”, “Ese mbi revolucionin” etj. Në studimet e saj dhe artikujt e botuar i bëhet një kritikë politikës amerikane lidhur me ngjarjet në Vietnam, në Qipro, në Lindjen e Mesme, çështja e Uotergejtit dhe histori të tjera të korrupsionit të shtetit amerikan. 1954- I kushton burrit të saj H. Blucher librin “Kriza e kulturës” 1955- Vazhdon konferencat mbi “Teoritë politike evropiane”, “Politikanëmendiminesotëmfilozofikevropian”,takohetmeKlausPipericiliipro-pozon të shkruajë studimin “Hyrje në politikë”, të cilin ajo do ta punojë vite më vonë. 1956- Entusiazmohet nga rebelimi hungarez; përkrah krijimin prej tyre të këshillave revolucionare e puntore . 1958- Punon për studimin e saj shumevjeçar “Rahel Varnha-gen. Jeta e një çifuteje gjermane në epokën romantike”, për të cilin e kishin nxitur aq shume W. Benjamin dhe burri i saj H.Blucher. 1959- Nderohet me çmimin “Lessing” nga qyteti i Hamburgut. 1961- Me kerkesën e saj shkon korespondente e “New Yorker” në Jeruzalem lidhur me proçesin Eichman që u zhvillua në Izrael. Shkruan librin “Eichman në Jerusalem. Raport mbi banalitetin e së keqes”, i cili shkaktoi indinjatë ne komunitetin izraelit. Mban gjithashtu konferenca mbi Makiavelin. 1962- Pëson një aksident të rëndë automobilistik.

1963-ËshtëprofesoreefilozofisënëuniversitetineÇikagos.Nëpranverëtëkëtij viti botohet libri “Ese mbi revolucionin” 1964- Gjatë një emisioni në televizionin amerikan, ajo ve në pikëpyetje politikën e Vatikanit lidhur me Rajhun e Tretë. 1967- Emërohetprofesoreefilozofisëpolitikenë“NewSchoolforSocialResearch”nëNewYork. I jepet ndërkohë çmimi “Sigmund Freud” në Darmstadt. 1968- Sheh me simpati revoltat e studentëve të 1968-es. Artikulli i saj “On violence” do të përfshihet në librin e saj “Nga gënjeshtra tek violenca” 1970- Jep konferenca rreth librit te Kantit “Kritika e mundësise për të gjykuar” 1973- Në Toronto organizohet një kolokium internacional mbiveprënesajfilozofike.VihetnëdrejtimtëPenClub-ittëSHBA.1974-Pësonkrizat e para kardiake. I bën një vizitë të fundit profesorit dhe ish-të dashurit të saj Heidegger. 1975- Vlerësohet me çmimin “Sonning” nga qeveria daneze, për kontributin e saj në qyteterimin evropian. Është anëtare e “American Science Association National Institute of Arts and Letters”. Punon për librin “Jeta e shpirtit”.

Ne 4 dhjetor 1995, vdes.

Autorë që duhen njohur

Page 114: perpjekja_08

Përpjekja 114

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANE NGA RILINDJA E KËTEJ (Vijon nga numuri i kaluar)

Alfred Veber Denis Huisman

SPINOZA

3 - Teoria e modeve

Shtrirja,dukeumodifikuar,bëhetlëvizjedheqetësi;mendimi,dukeumodi-fikuar,bëhetinteligjencëdhevullnet.Lëvizja,inteligjenca,vullnetidmth.krejtbotarelative (natura naturata) janë modet ose afeksionet e substancës, ose ose, çka është enjëjtagjë,tëatributevetësaj.Këtomodejanëinfiniteashtusikurseatributetqëataafektojnë.Lëvizja inteligjnca, vullneti, universi fizik dhe universi intelektual nukkanëasfillimasfund.Modetinfinitepërbëjnësejcilinjëseriinfinitemodeshfinite.Lëvizjadmth.shtrirjaemodifikuarpafundësisht(infiniment)përftonatëpafundësimodeshfiniteqëneiquajmëtrupa;inteligjencadhevullnetidukeudiversifikuarderinëinfinit,përftojnëespritë,inteligjencatdhevullneteteveçantadhefinite.Trupatdheespritë (idetë) nuk janë as substanca relative, çka do të ishte një kontradiktë in adjecto asedhemodeinfinite,pormodeosemodifikimekalimtaretësubstancëskozmikeose,çka është e njëjta gjë, të atributeve të saj.

Dukebërëdallimmidismodevefinitedhemodeve infinite1 Spinoza don të thotëqëlëvizjaështëepërjetshmendërsaformattruporeqëajopërftonkanëfillimdhe mbarim; që inteligjenca dhe vullnete ka pasur përjetësisht, por që çdo inteligjencë individualekanjëduratëtëkufizuar.Raportiitrupaveoseishtrirjevetëkufizuarameshtrirjeninfinite,iinteligjencaveindividualemeinteligjencëninfinitedheivullnetevetëveçantamevullnetininfinitështësikurseraportiimendimevetonameshpirtintonë;

1 Sur les modes infinis:LettreLXIVàSchneller

Kulturëfilozofike

Page 115: perpjekja_08

Përpjekja 115

ashtu sikurse këto (mendimet tona) nuk ekzistojnë veçse nëpërmjet shpirtit (ame), një modifikimipërkohshmitëcilitedhejanë,pokështukyshpirt,sidhetrupi,nukekzistonveçse nëpërmjet substancës afeksion momental i së cilës edhe është. Në krahasim me Zotin, trupat dhe shpirtrat nuk janë më shumë substanca nga ç’janë idetë tona qënie të dalluarangavetëne.Nëgjuhënrigorozishtfilozofikenukkaveçsenjëemër;gjithçkatjetër s’është veçse mbiemër.

Substanca është shkak i vetvetes, absolute e përjetshme, e domosdoshme; modi është rastëror (kontingjent), kalimtar, relativ dhe thjeshtë i mundshëm. Substanca është e domosdoshme, dmth. ajo ekziston sepse ekziston, kurse modi është kontingjent, thjeshtë i mundshëm, dmth. ai ekziston në sajë të ekzistencës së diçkaje tjetër dhe fare mirë ai mund të konceptohet sikur nuk ekziston.

Duke patur parasysh këtë opozicion ndërmjet substancës së pandryshueshme dhe modeve shtrohet pyetja: cila është në mendimin e Spinozës, masa e realitetit inherent me modin (la mesure de realite inherent au mode). Modi, në fakt, nuk konceptohet pa një subjekt,panjësubstancëqëmodifikohet;mirëpo,substancaështëepandryshueshme,ajonukmodifikohet:atëheremodinukështëasgjë;lëvizja,ndryshimi,procesikozmik,qënia e veçantë, individi, trupi, shpirti, me një fjalë natura naturata, nuk ekziston real-isht. E megjithatë ky konkluzion, që është ai i Parmenidit dhe i Zenonit të Elesë, nuk është konkluzioni i Spinozës. Përkundrazi, ashtu si Herakliti, ai lëvizjen e deklaron të bashkëpërjetëshmemesubstancën;aiebënatënjëmodinfinit.Nëkundërshtimmeprincipinekontradiksionit,porimbështeturkësajherenëeksperiencën,aiafirmonnjëherësh pandryshueshmërinë dhe ndryshimin e përhershëm të qënies. Në këtë kon-flikt,-poaqtëvjetërsaedhemetafizika,-midisarësyetimitdheevidencëssëfakteve,aikameritënqënuksakrifikonasmendiminpërhirtërealitetitaseksperiencënpërhir të arësyes. Gabimi i tij është se i shmanget vështirësisë, nuk e kupton antinominë, ose nuk don ta kuptojë, duke ia lënë kështu spekulimit modern kujdesin që ta vërë atë në dukje dhe ta zgjidhë.

Siçdomodintelektual,shpirtinjerëzorështënjëafeksionimendimitinfinit;trupinjerëzornjëmodifikimishtrirjesinfinite.Dukeqënëserendiidealosemendordherendirealosefizikjenëparalele,çdoshpirtikorespondonnjëideje.Shpirtiështëpra imazhi koshient i trupit (idea corporis)2. Kjo nuk do të thotë që trupi merr vetëdije nga vetvetja; trupi nuk do të mund të ishte subjekt koshient sepse mendimi nuk mund të derivojë nga shtrirja, as shtrirja nga mendimi; tek Spinoza, ashtu sikurse tek Dek-arti, trupi nuk është veçse shtrirje dhe shpirti nuk është veçse mendim; por trupi është objekt i mendimit ose i shpirtit, dhe nuk ka mendim, aperceptim, shpirt pa trup. Shpirti nuk ka koshiencë të vetvetes, ai nuk është idea mentis veçse me kusht që të jetë idea corporis ose, më saktë, idea affectionum corporis3.

Sensacioni është një fenomen trupor; ai është privilegj i trupit animal dhe i

2 Eth II prop 133 Eth II prop 23: mens se ipsam non cognosit nisi quatenus corporis affectionum ideas percepit. Lexuesi do të vërë re se Spinoza nuk thotë corporis AFFECTIONES por corporis affectinum IDEAS percepit aq i dominuar është ai nga dualizmi kartezian.

Kulturëfilozofike

Page 116: perpjekja_08

Përpjekja 116

trupit njerëzor dhe është rezultat i organizimit superior të këtyre trupave. Në të kundërt, perceptimi është një fakt mendor, përmjet të cilit shpirti ndërton - ndërkohë që trupi afektohet nga një sensacion - imazhin ose idenë e këtij sensacioni. Simultaniteti i të dy fakteve shpjegohet, siç e kemi thënë, nëpërmjet identitetit të substancës së shpirtit dhe të trupit. Shpirti është gjithmonë çfarë është trupi. Një truri të organizuar mirë i korespondon, domosdshmërisht, një shpirti i ndërtuar mirë4. Nga i njëjti ligj (identiteti i rendit ideal me rendin real) rrjedh se zhvillimi intelektual është paralel me zhvil-liminfizik.Sensacionettruporejanë,nëkryetëherëstëvagullta,tëpasigurta:këtyreafeksioneve konfuze të organizimit të papërsosur (inacheve) i përgjigjen idetë konfuze dhe inadekuate të imagjinatës, nënë kjo e paragjykimeve, e iluzioneve, e gabimeve. Është ajo që na bën të besojmë tek idetë e përgjithshme që ekzistojnë pavarësisht nga individi,tekshkaqetfinaleqëudhëheqinkrijiminegjërave,tekshpirtratjo-truporë,tek një hyjni me formë dhe pasione njerëzore, tek arbitri i lirë dhe idole të tjera5.

Të konceptuarit e ideve adekuate dhe totale dmth. e ideve që rrokin njëherësh objektin dhe shkaqet e tij është veti e arësyes. Ideja e pjeshshme është ide e rrejshme: psh ideja e rrotullimit të një rrethi është e rrejshme po qe se ajo nuk shoqërohet me atë të sferës që përftohet nga ky rrotullim. Kriteri i së vërtetës është vetë e vërteta dhe evidenca e cila është veti e saj. Ai që e ka një ide të vërtetë e di njëkohësisht se ajo është e vërtetë dhe nuk do të mund të dyshonte6. Ndaj objeksionit se edhe fanatiku është i bindur që mbështetet në të vërtetën dhe se, nga ana e vet, edhe ai e përjashton sigurinë dhe dyshimin, Spinoza përgjigjet se mungesa e dyshimit nuk përbën akoma sigurinë pozitive. E vërteta është e vërtetë nëpërmjet vetvetes; ajo nuk bëhet e tillë nëpërmjet një argumenti çfarëdo duke u bërë, kësisoj, vasal i tij. Ajo e mban mbretërinë e saj vetëm nëpërmjet vetvetes. Ashtu sikurse drita zbulon njëkohësisht vetveten dhe errësirën ashtu dhe e vërteta është njëkohësith norma e vetvetes dhe norma e gabimit7.

Traktati mbi reformën e inteliegjencës (entendement) dallon katër lloj njohjesh 1) nëpërmjet atyre që dëgjojmë ose nëpërmjet një shenje arbitrare.2) nëpërmjet eksperiencës së turbullt3) nëpërmjet deduksionit që niset nga efekti ose nga një ligj i përgjithshëm4) nëpërmjet vetë esencës së gjësë ose shkakut të afërm. Kështu, nëpërmjet llojit të parë të njohjes dimë emrin që mbajmë; nëpërmjet të

dytit që do të vdesim, nëpërmjet të tretit, duke u nisur nga fakti që ndjejmë këtë trup dhe jo një tjetër, deduktojmë njësimin e shpirtit me trupin. Dhe, më së fundi, nëpërmjet vetë faktit të të diturit diçka, dimë, në mënyrë imediate, se çfarë është dija.

Tre llojet e para të njohjes, të reduktuara tek Etika në dy janë burim gabimesh, kurse i fundit jo. Imagjinata i paraqet gjërat ashtu siç janë në raport me ne; arësyeja i rrok ashtu siç janë nga pikëpamja e bashkësisë/tërësisë ku përftohen dhe në raportin e tyre me universin. Imagjinata pretendon ta bëjë njeriun qendër të botës dhe njerëzoren masën e të gjtha gjërave; arësyeja ngrihet përmbi ne; këndvështrimi i saj është univer-

4 Eth III, prop 2.5 Eth II prop 36, prop 40 scolie, prop 48; III prop 2, scolie.6 Eth II prop 43.7 Idid II prop 32.

Kulturëfilozofike

Page 117: perpjekja_08

Përpjekja 117

salja, e përjetshmja dhe të gjitha gjërat ajo i lidh me Zotin. Ide e vërtetë është ajo që ka të bëjë me Zotin8 dmth. ideja objekti i së cilës është knceptuar si një mod i Qënies infinite.Ështëgjithashtuvetiearësyesekskludimiirastësisëdhekonceptimiivarguttë gjërave si të domosdoshme. Rastësia, ashtu sikurse shumë ide të tjera inadekuate, është produkt i imagjinatës së llastuar nga ata që nuk i njohin shkaqet reale dhe lidhjen e domosdoshme të fakteve. Domosdoshmëria është postulat i parë i arësyes, parrulla e shkencës së vërtetë9. Imagjnata humbet në detajet e fenomeneve; arësyeja rrok unitetin; unitetdhekonsubstancialitetkyështëpostulatiidytëisaj.Mësëfundiajoiflaktej,sibijatëimagjinatës,shkaqetfinalesidhekonsiderimineuniversalevesiqëniereale.

E vetmja universale që ekziston realisht njëherësh edhe si objekti par excellense i arësyes, është Zoti ose substanca infnite dhe e domosdoshme; pra gjthçka tjetër nuk është veçse aksident. Atij që e pyet nëse arësyeja mund të ndërtojë një ide adekuate Spinoza i përgjigjet në mënyrë pohuese duke ia mohuar ndërkaq këtë aftësi imagjinatës.

Vullneti ose fakulteti aktiv nuk është qënësisht i dalluar nga fakulteti njohës (entendement)10. Të vuash, të pësosh, nuk do të thotë aspak të veprosh, d.thotë të jeshikufizuarnëaktivitetintënd.Nevuajmë,përderisajemipjesëeuniversit,modetë Qënies hyjnore. Zoti ose universi, nuk mund të vuajë pikërisht sepse nuk është i kufizuarngaasgjë.Aiështëaktipastër,aktivitetabsolut.

Sado aktiv që të duket, në realitet njeriu në pasionet është ashtu siç e shpreh edhe vet fjala: pasiv, i pafuqishëm, skllav. Ai nuk mund të çlirohet dhe të bëhet ak-tiv veçse nëpërmjet inteligjencies. Të kuptosh universin do të thotë të çlirohesh. Të kuptosh gjithçka do të thotë të jesh i lirë në mënyrë sovrane. Pasioni shndërrohet në veprim sapo ne përftojmë një ide të qartë për të, e cila shopjegohet nëpërmjet vetë natyrës sonë11. Liria, pra, ndodhet tek mendimi dhe kërkund gjetkë. Edhe mendimi ështërelativishtpasivpërderisaështëikufizuarngaimagjinata,poraimundtëçlirohetnga kjo zgjedhë nëpërmjet një zelli të vazhdueshëm/qëndrueshëm dhe përpjekjesh këmbëngulëse. Meqënëse liria ndodhet vetëm në mendimin, atëhere kuptimi ynë i gjërave është masa e moralitetit tonë (notre intelligence des choses est la mesure de notre moralite). E mirë, nga pikpamja morale, është ajo që e zhvillon inteligjencën dhe e keqe ajo që e turbullon dhe e pakëson atë.

Virtyti është energjia e inteliegjencës, ose akoma: është natyra njerëzore si fuqi për të prodhuar disa efekte që nuk shpjegohen veçse nëpërmjet asaj. Të jesh i vyrtytshëm do të thotë të jesh i fortë, do të thotë të veprosh; të jesh me vese, do të thotë të jesh i dobët, do të thotë të vuash. Nga kjo pikpamje nuk duhet të rradhisim në numrin e veseve vetëm urrejtjen, inatin, zilinë, por gjithashtu edhe frikën, shpresën, mëshirën madje edhe pendimin. Në fakt shpresa shoqërohet me një ndjenjë frike; mëshira dhe simpatia me një ndjenjë dhëmbjeje dmth. me një mpakje të qënies sonë, menjëdobësimtëenergjisësonë;dhesapërpendiminaiështënjëvesidyfishtësepse

8 Ibid II prop 32.9 Etj I prop 29.10 Ibid II 49 :Voluntas et intellectus unum et idem sunt.11 Ibid III prop 59; V prop 3.

Kulturëfilozofike

Page 118: perpjekja_08

Përpjekja 118

ai që ndjen brengosje është hem i dobët hem ka ndjenjën e dobësisësë tij. Njeriu që e rregullon jetën mbi arsyen do të punojë pra, me të gjitha forcat e tij, për t’u ngritur përmbi mëshirën dhe keqardhjet e kota. Edhe ai do t’u vijë në ndihmë vëllezërve të tij; edhe ai do të përmirësohet, por këtë do ta bëjë në emër të arësyes. Vetëm kështu ai do të jetë vërtet aktiv, vërtet i fortë, vërtet i vyrtytshëm në kuptimin e parë të kësaj fjale latine. Ai do të jetë i fortë sepse nuk do ta lerë veten të rrëzohet as nga mjerimet njerëzore as nga gabimet e tija dhe nuk do ta lerë veten të rrëzohet sepse ai e di se të gjitha gjërat procedojnë nga domosdoja inherente e natyrës së Zotit.

Përfilozofiniciliëshëtibindurnëdomosdonëeveprimevenjerëzorenukkamë asgjë që të meritojë urrejtjen, përqeshjen, përçmimin apo mëshirën. Nga pikpamja absolute e arsyes, prej ku i sheh ai gjërat, edhe vetë krimet e Neronit janë akte as të mira as të këqia, por thjeshtë të domosdoshme. Determinizmi e bën atë optimist dhe e çon nga perfeksioni në perfeksion, përdrejt asaj dashurie të painteres ndaj universit e cila i njeh çdo gjëje vlerën e vet në ansamblin e ekzistencave, përdrejt asaj amor intellectuallisDei-lexodashurifilozofikeenatyrës-qëështëmajaevyrtytit.Kjondjenjë ndryshon esencialisht nga ajo që quhet dashuri për Zotin në religjionet pozitive. Kjoefunditkapërobjektnjëqëniefiktivedheikorespondonasajshkalleelementaretë inteligjencës që quhet opinion ose imagjinatë. Duke qënë Zoti i imagjinatës një individ, një person si dhe ne, i dhënë, ashtu sikurse çdo person i gjallë dhe real ndaj ndjenjave të simpatisë, inatit, xhelozisë, edhe dashuria që ne ndjejmë për të është një ndjenjë partikulariste, një përzjerje afeksioni dhe frike, lumturie dhe xhelozie të shqetësuar, kurse lumturia që ai na siguron është shumë larg lumturisë së plotë. Përkundrazi,dashuriafilozofikepërZotin,objektisëcilësnukështëmënjëindividqë vepron arbitrarisht e nga i cili presim favore, por një qënie superiore si ndaj dashu-risë ashtu edhe ndaj vuajtjes, është një ndjenjë krejt e painteres. Një Zot i tillë nuk do aspak në mënyrë njerëzore - sepse të duash do të thotë të provosh kënaqësi dhe, të provosh kënaqësi, do të thotë të ndjehesh i shtuar i madhuar, i ngritur në një fuqi më të madhe, kurse qënia pafundësisht perfekte nuk do të mund të shtohej. Edhe urrejtja është e huaj për të përderisa të urresh do të thotë të vuash dhe të vuash do të thotë të ndjehesh i mpakur në qënien tënde çka nuk mund të thuhet për Zotin. Më anë tjetër urrejtja që ndjejnë disa për Zotin, murmurimat që ata hedhin kundër tij s’janë tjetër veçse produkte të imagjinatës, e cila e koncepton zotin si vullnet, dhe veprimin e tij si arbitrar. Urrejtja ndjehet vetëm për personat; nuk indinjohet njeriu seriozisht kundër njëshkakuimpersonaldhenjërendigjërashtëdomosdoshëm.Filozofinukmundetveçse ta dojë Zotin, ose të paktën të gjendet përballë tij me një gjendje kënaqësie, paqeje dhe resinjacioni perfekt. Është ky pajtim (acquiesement) i plotë i mendimtarit me ligjin suprem, ky bashkim i shpirtit me nevojat e jetës, ky lëshim pa rezerva në natyrën e gjërave, që Spinoza pa dyshim për akomodim, e quan dashuri intelektuale ndaj Zotit, burim të lumnisë (beatitude) së përjetshme.

Në këtë ndjenjë sui generis diferenca ndërmjet Zotit dhe shpirtit, substancës dhe modit, shihet deri në atë pikë sa objekti i dashuruar bëhet subjekti dashuronjës dhe anasjelltas. Dashuria intelektuale e njeriut për Zotin është dashuria që Zoti ka për vetveten. Në sajë të këtij “komunikimi idiomash” shpirti njerëzor duke qenë jetëshkurtër - sepse është i lidhur në funksionet e tij me jetën e trupit - është i pavdekshëm për shkak

Kulturëfilozofike

Page 119: perpjekja_08

Përpjekja 119

tëasajqëaikahyjnore:intelektit.Pavdekësianukështëduratainfiniteepersonit,porvetëdia e tij se është i përjetshëm në substancën e vet. Siguria që substanca e personit tonëështëepabjerrëshme,sepseajoështëvetëZoti,dëbonngashpirtiifilozofitçdofrikë të vdekjes dhe e mbush atë me një gëzim të patrazuar.

Le ta përmbledhim: Duke qënë se substanca është ajo që ekziston vetëm e vetëm nëpërmjet vetvetes, as trupat dhe as espritë nuk do të mund të quheshin sub-stanca, meqënësse ato, si njera palë dhe tjetra, ekzistojnë nëpërmjet efektit të aktiviteti hyjnor; vetëm zoti mbijeton nëpërmjet vevetes: nuk ka pra veçse një substancë të vetme absolutishtinfinite:shtrirjadhemendimi.Shtrirjadukeumodifikuarpërftontrupat;mendimidukeudiversifikuarderinëinfinitpërftonshpirtat.EtillëështëmetafizikaeSpinozës. Domosdoshmëria dhe resinjacioni i gëzueshëm: këto dy fjalë përmbledhin moralin e tij. Përsa i përket politikës duke u nisur nga premisa të ngjashme me ato të Hobsit sipas të cilave e drejta e një qënieje shtrihet aq larg sa fuqia e saj, prandaj është e drejta e peshkut të madh të hajë të voglin - politika e tij mbrrin në konkluzione të kundërta. Nëqoftëse një sovran do të donte të qeveriste kundra arësyes së nënshtetasve të tij atëhere do të drejtohej kundër vetë forcës së tij, pra kundër të drejtës. Po kështu nga ky identitet i forcës me arësyen Spinoza dedukton që aristokracia dhe demokracia janë superiore ndaj monarkisë.

Kemi konstatuar se ky sistem përbën progres në krahasim me kartezianizmin. Duke lidhur në një trung të përbashkët shpirtin dhe materien ai suprimon dualizmin e njëuniversifizikabsolutishttëzhveshurngapërmbajtjaidealedhetënjërendigjërashekskluzivisht intelektuale, botë entitetesh abstrakte, jotrupore, indiferente ndaj kozmosit real siç e quajnë këtë në sferën e mendimit të pastër. Universi është një, ai përmban, - kjo është e vërtetë -, dy elemente të dalluar që nuk mund të shpjegohen nga njëri-tjetri: materien dhe mendimin, por këta dy elemente janë të pandashëm sepse ata nuk janësubstanca,poratributetësënjëjtëssubstancë.Çdolëvizje,dmth.çdomodifikimishtrirjesinfiniteikorespondonnjëidejedmth.njëmodifikimitëmendimitinfinit,dhe,viceversa,çdoidekapërshoqëruestëdetyruarnjëfaktparalelenërendinfiziologjik.Mendimi nuk është pa materie as materia pa mendim. Spinozizmi konstaton korrela-cionin e ngushtë të këtyre dy aspekteve të qënies gjithë duke evituar konfondimin e tyre, siç bëjnë, duke u nisur nga pikëpamje të përkundërta, materializmi dhe idealizmi.

Por ky progres kundërbalancohet nga një vështirësi që duket se militon në favor tëdualizmitkartezian.Spinozaafirmonsenjëgjëevetme(substanca)ështënjëherëtsh shtrirje dhe mendonjëse - dmth. joshtrirëse: ai shkel kështu, madje në mënyrëflagrante,principinekontradiksionit.Ështëevërtetë se,dukeparashikuarobjeksionin, ai deklaron, në kundërshtim me Dekartin, se substanca trupore nuk është më shumë e ndashme si substancë, se sa substanca spirituale - duke përgatitur kësisoj zgjidhjen lajbniciane -, por ai vazhdon, më anën tjetër, ta quajë substancën trupore, ashtu si dhe Dekarti, të shtrirë (res extensa). E pra një shtrirje e pandashme është një kontradiktë in adjecto.

Për të vërtetuar mungesën e kontradiksionit në pohimin se një gjë e vetme mund të jetë, njëherësh, subjekt i mendimit dhe subjekt i ekzistencës trupore - duke bërë kësisoj të triumfojë spiritualizmi konkret - u desh që Lajbnici të shpallte një të vërtetëelementaretëfizikëssësotme:qëesencaemateriesnukështështrirja,por

Kulturëfilozofike

Page 120: perpjekja_08

Përpjekja 120

forca (effort). Pra kontradiktën që gjejmë në pohimin se e njëjta gjë është hem e sh-trirë hem e pashtrirë, nuk e gjejmë në pohimin se e njëjta gjë është edhe forcë edhe mendim, perceptim dhe tendencë. Sigurisht Spinoza e thotë mirë atë që çdo gjë, sipas fuqisë së saj të qënies, përpiqet të ngulmohjë në qënien e saj (conatus). Por ai nuk ka përpunuarnjëfizikënëpërputhjemekëtëdoktrinëecila,mbitëgjitha,mbetettekaie bashkangjitur me atë të shumësisë (multiplicité) së atributeve.

Kulturëfilozofike