206
Viti V, nr.13-14 Tiranë, shtator - dhjetor 1998 poemë nga Timo Flloko 128 Ahlemi tregim nga Fatos Lubonja Ndërgjegje historike 136 Gazetaria në fillimet e pavarësisë së Shqipërisë nga Dr. Luan Zelka Kulturë urbane 147 Transformimi i imazhit të Tiranës... nga Tamara Eftimi, Anila Alite In memoriam 155 Heroina e Dashurisë nga Donika Omari 159 "... Sepse ky libër e largon ri- ninë nga idealet komuniste..." nga Robert Shvarc Si na shohin 164 Kopështi i Dilës dhe i Dodës nga Tonino Perna 172 Ndërmjetësimi dhe Shqipëria nga Irene K. Ratner Nga bota 181 Talenti dhe teknologjia nga George Steiner 188 Post Mortem nga Péter Krastzev 193 Kulturë filozofike Lloku nga Alfred Veber, Denis Huisman 206 Libra të rinj E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA Lexuesit 2 Dy fjalë ndjese Letërkëmbime 3 Bashkim Shehu: Çfarë bën Përpjekja për Kosovën? Reportazhe 9 Shqipëria pas trazirave piramidale nga Artan Puto 19 Dossie - fenomeni i trafikut klandestin nga Stavri Marko Ese 24 Masa e "mllefosur" në Shqipëri nga Dardan Gashi 31 Rruga e largimit nga Evropa nga Fabian Kati 35 Disa dukuri të kulturës politike të shqiptarëve nga Dr. Fazli Syla 42 Mbi shtresëzimet sociale të post-komunizmit nga Fatos Lubonja 48 Ese për teatrin, guimplenët dhe duartrokitjen nga Andrea Stefani Letra Shqipe 53 Shqiptar në Amerikë tregim 67 Dritare poemë nga Aleksandër Dardeli 92 Kompromisi tregim nga Ylljet Aliçka 97 Skicë dhe baladë poezi nga Artan Përnaska 99 Tirana mini (mono) dramë nga Joni Shanaj 105 Natë në Montparnasse LËNDA

perpjekja_13-14

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_13-14

Viti V, nr.13-14 Tiranë, shtator - dhjetor 1998

poemë nga Timo Flloko128 Ahlemi

tregim nga Fatos Lubonja

Ndërgjegje historike136 Gazetaria në fillimet e

pavarësisë së Shqipërisë nga Dr. Luan Zelka

Kulturë urbane147 Transformimi i imazhit të

Tiranës... nga Tamara Eftimi,Anila Alite

In memoriam155 Heroina e Dashurisë

nga Donika Omari159 "... Sepse ky libër e largon ri-

ninë nga idealet komuniste..."nga Robert Shvarc

Si na shohin164 Kopështi i Dilës dhe i Dodës

nga Tonino Perna172 Ndërmjetësimi dhe Shqipëria

nga Irene K. Ratner

Nga bota181 Talenti dhe teknologjia

nga George Steiner188 Post Mortem

nga Péter Krastzev

193 Kulturë filozofikeLloku nga Alfred Veber,Denis Huisman

206 Libra të rinj

E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

Lexuesit2 Dy fjalë ndjese

Letërkëmbime3 Bashkim Shehu: Çfarë bën

Përpjekja për Kosovën?

Reportazhe9 Shqipëria pas trazirave

piramidale nga Artan Puto19 Dossie - fenomeni i trafikut

klandestin nga Stavri Marko

Ese24 Masa e "mllefosur" në

Shqipëri nga Dardan Gashi31 Rruga e largimit nga Evropa

nga Fabian Kati35 Disa dukuri të kulturës

politike të shqiptarëvenga Dr. Fazli Syla

42 Mbi shtresëzimet sociale tëpost-komunizmitnga Fatos Lubonja

48 Ese për teatrin, guimplenëtdhe duartrokitjennga Andrea Stefani

Letra Shqipe53 Shqiptar në Amerikë tregim67 Dritare poemë

nga Aleksandër Dardeli92 Kompromisi

tregim nga Ylljet Aliçka97 Skicë dhe baladë

poezi nga Artan Përnaska99 Tirana mini (mono) dramë

nga Joni Shanaj105 Natë në Montparnasse

LËNDA

Page 2: perpjekja_13-14

Dy fjalë ndjese lexuesit të Përpjekjes,

Edhe këta dy numra që përmblidhen në këtë volum i kapërcyen kufijtëe kohës kur duhej të dilnin normalisht sikur të respektonim periodicitetin erevistës dmth. daljen e saj një herë në tre muaj. Është e hidhur të pohojmë se,ndërkohë që ambiciet e atij grupi intelektualësh që nisën Përpjekjen ishin qëbotimi i revistës të shpeshtohej, mundësisht ajo të bëhej e përmuajshme, sidhe tirazhi i saj të rritej, revista po del më rrallë dhe tirazhi i saj ka mbetur poaty ku ka qenë; ndërsa shitja është pakësuar.

Përgjegjësia për këtë rënie bije kryesisht mbi drejtuesin e saj, autorine këtyre radhëve, si dhe, pjesërisht, mbi atë grup intelektualësh të cilët, nëkrye të herës, e morën më me entuziazëm kontributin për revistën. Shkaqete mpakjes së vullnetit dhe entuziazmit të tyre janë po ato që lidhen mezhgënjimin e tranzicionit të të gjithë shqiptarëve; me streset e panumërta qëkemi kaluar këto dy vjetët e fundit, me vështirësit psikologjike dhe ekonomikeqë kanë krijuar ato dhe pjesërisht edhe me shkaqe personale të gjithsecilit.Karakteri i revistës është i tillë që shkrimet që botohen aty vërtet ushqehendhe inspirohen nga çka ndodh në Shqipëri, por një pjesë syresh janë krijimeletrare, një pjesë tjetër studime dhe eseistikë, përgjithësisht shkrime qëkërkojnë qetësi dhe kthjellësi mendimi. Kjo klimë ka munguar për drejtuesite revistës, për autorët si dhe për lexuesin e saj. Ndërkaq pjesa më e mënçur etë rinjve po e lenë vazhdimisht vendin duke mos sjellë ndonjë kontribut tëndjeshëm intelektual për revistën.

Sot me trishtim vihet re se shqiptarët janë më pak të dhënë pas libritse ç'kanë qenë dje. Edhe dështimi i ambicies sonë për të shpeshtuar botimine revistës dhe rritur tirazhin, është një nga treguesit e kësaj bjerrjeje. Në njënga numrat e ardhshëm do të përqëndrohemi në analizën dhe gjetjen eshkaqeve të kësaj bjerrjeje. Sodoqoftë Përpjekja do t i vazhdojë përpjekjet esaj për të mbijetuar gjithnjë duke ruajtur frymën e saj e cila synon rritjen efrymës humaniste dhe kritike në kulturën shqiptare, përftimin e një kulturëqë do t'i bënte shqiptarët më të aftë për të njohur vetveten dhe realitetin kujetojnë dhe për të krijuar një kulturë që gjeneron kulturë.

Page 3: perpjekja_13-14

Bashkim Shehu: çfarë bën Përpjekja për Kosovën?

I dashur Fatos,

Përpjekja është nga të paktat pika kontakti intelektual që më mbeten meShqipërinë, prandaj dhe ka për mua një rëndësi të veçantë përveç asaj që kishte kurndodhesha atje. Tjetër gjë po të flisja për krijimtarinë beletristike, në të cilën Shqipëriamë kthehet pamungueshëm. A e di, ndoshta është largësia fizike ajo që ma bënvendlidjen shpirtërisht më të pranishme se kurrë, me një imperativ kompensimi përta kërkuar e për ta rijetuar nëpërmjet imagjinatës. Po mesaduket kjo ndodhka mupse thelbi i imagjinatës është pikërisht kthim në zanafillë. Dhe më paraqitet si njësfidë, kjo, teksa e shndërroj ne lëndë letrare përballë një lexuesi që normalisht ikushton botës së vendit tim po aq vemendje sa unë e ti ndonjë tërmeti në fshatrat eAfganistanit (ndërsa luftimet e atje tashmë i përkasin rutinës...). Sfida, një sfidë efrutshme, ngase puqet me raison d être të letërsisë, me këtë Zonë Shengen tëShpirtrave pa Kufij, qëndron, pra, në mundësinë për t i bërë të tjerët, si të thuash, tëharrojnë koordinatat vetiake dhe të pandehin se janë shqiptarë , se fshati im ështëkoekstensiv me botën e tyre (e cila, me që ra fjala, është një fshat gjithashtu...)

Nejse, veprimtarinë intelektuale e dalloj nga ajo e mësipërmja, që ështëveprimtaria ime e vazhdueshme dhe çmendurisht e zakonshme. Nga përcaktimetgjithëfarëshe të termit, më me vend më ngjan ai sipas të cilit intelektual është personiqë merr pjesë në diskurin lidhur me çështjet e përgjithshme të një bashkësie dhenjëkohësisht nuk aspiron për pushtet. Veç asaj, siç thotë Moris Blansho, intelektualënuk jemi as në krejt qënien tonë dhe as gjithë kohës, ndërsa shfaqemi si të tillëvetëm duke u shkëputur nga profesioni ose veprimtaria jonë normale.

Unë, për vete, do të doja të gjendesha sa më rrallë në atë pozicion, sepsenevojën për t u prononcuar e ndjej vetëm atëherë kur politika dhe politikanët mabien në majë të hundës. Do thuash ti, miku im i vjetër, e paskam gjetur komoditetinpër të dalë sa më rrallë nga lëvozhga e imagjinatës duke u degdisur në dhe të huaj!Mund të thuhej edhe kjo, po qe se do të më linin rehat disa gjëra që ndodhin andej,përmatanë detit Mesdhe. Se, fatkeqësisht, ndodhin ca gjëra që ma bëjnë të pamundurheshtjen, vërtet, siç e zura ngoje qëpari, banorëve·të metropoleve, këtyreprovincialëve të thellë, s u bie fort ndër mend për Shqipërinë dhe shqiptarët. Porduhet të shtoj se, kur ka gjak, ose kobe të tjera, ndryshon puna. Atëherë hapen edhepër hallet shqiptare kolonat e gazetave. Por të paktën kjo përkon me disa ngamomentet kur, fatkeqësish, e ndjej të domosdoshme·të marr pjesë në diskurin publik.(Sidoqoftë, mos t ua hamë hakun, janë më të hapur e të interesuar për ne sesa ne përta e për të tjerë).

Page 4: perpjekja_13-14

Por, të kthehemi te Përpjekja, ose më mirë te rëndësia e posaçme që ka përmua, këtu në mërgim, kjo urë kontakti intelektual. E shikoj, para së gjithash, sikontakt i gjallë me shoqërinë shqiptare, çka e potencon gjithësesi atë që mund tëquhet sens i komunitetit, ose përgjegjësi e individit si qytetar. Ndaj dhe shtysat përtë marrë pjesë e për ·të ndikuar me anë të fjalës bëhen më imperative. Përpjekjaështë, pra, për mua, një thirrje, një nxitje, madje deri diku një institucion shpirtërori qytetarisë.

Gjendem, pra, edhe një herë, nën efektin e kësaj thirrjeje, që më shtyn tëmendohem mirë e më mirë. Dhe Shqipëria ka boll probleme për të cilat mund tëshkruaja edhe unë diçka, po ndërkaq në ditët e sotme shumë më preokupuese ealarmante është situata e shqiptarëve në Kosovë. Si është dhe pse është e tillë, kjodihet, besoj, nga lexuesit e Përpjekjes. Atëherë, çfare duhet të bëj? Ose; çfarë duhettë bëjmë? Kjo pyetje, pra, më shtrohet në shumës, duke qenë se Përpjekjen e vështrojedhe si institucion, siç nuk mund t i vështroj mediat e vendeve të huaja. Dhe, më edobishme sesa të shkruanim artikuj apo analiza, do të ishte një veprim i përbashkëtnëpërmjet fjalës, hartimi i një peticioni drejtuar organizmave ndërkombëtare dheqeverive të shteteve të ndryshme, i përkrahur gjithashtu prej personalitetesh të këtyrevendeve. Besoj se do të na përkrahin sikurse në rastin e zgjedhjeve dy vjet të shkuara,madje ndoshta edhe më tepër, me sa e shoh predispozitën e intelektualëve dheatmosferën e mediave në Perëndim. Dhe boshti i këtij peticioni, mendoj, duhet tëvërtitet rreth denoncimit të atij cinizmi të disa qarqeve politike perëndimore qështiren se kanë arritur të nxjerrin mësime nga Bosnja dhe më anë tjetër i japin dritëne gjelbër Millosheviçit. Sa mund të ndikojmë për të sensibilizuar, nuk e di, porse aqsa varet nga ne duhet ta bëjmë, dhe një peticion i tillë ngjan të jetë mënyra më epërshtatshme. Dhe duhet ta bëjmë aq më tepër po të kemi parasysh disa qëndrime tëpolitikanëve tanë, të cilët, thjesht të dominuar nga interesa të ngushta pushtetare, ebraktisin çështjen e Kosovës ose mundohen ta monopolizojnë për synime tëmbrapshta. Kështu, Nano tregohet krejt i papërgjegjshëm duke optuar botërisht përnjë formulë të caktuar politike që nuk pranohet nga kosovarët, ndërsa as që e diskutonme ta. Thuhet se kjo formulë, konkretisht për një republikë të Kosovës në kuadrin eFederatës Jugosllave, e ka burimin te komuniteti ndërkombëtar. Gjithësesi, edhe pota konsideronim si të arësyeshme në vetvete, në gojën e zotit Nano ajo tingëllon ezbrazët, madje e dëmshme, do të shtoja. Tingëllon e zbrazët sepse, pa u diskutuarme kosovarët, që janë te zotët e punës, të paktën më tepër se zoti Nano, pa asnjëorvatje për konsensus me ta dhe vetëm duke lëshuar deklarata në eter, qeveria eTiranës nuk ka kurrëfarë peshe në funksion të zgjidhjes ndërkombëtare, përpos qëshpall një servilizëm prej lypësi, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të kësaj fjale.Dhe, gjithashtu, tingëllon i dëmshëm ky lloj qëndrimi ngase u intereson atyre qëduan t i izolojnë kosovarët dhe që po trumbetojnë se shqiptarët nuk janë të aftë aspër t u marrë vesh me njeri-tjetrin. Kurse qëndrimi i opozitës sonë, apo, më sak, iSali Berishës, duket edhe më i mynxyrshëm. Nëse Berisha u jep zë opsionevemaksimaliste, ai synon t i bëjë me vete kosovarët ashtu që, në emër të bashkimitkombëtar, t i përdorë kundër pjesës tjetër të kombit, njëlloj si vitin e kaluar teksa u

Page 5: perpjekja_13-14

mundua pa sukses të ngrinte Veriun kundër Jugut. Kjo është një arsye më tepër pseas ne, si shoqëri e si shtet, as komuniteti ndërkombëtar, nuk duhet ta braktisim përasnjë çast çështjen e Kosovës. Mungesa e një normalizimi e stabilizimi sa më tëshpejtë në përputhje me vullnetin e kosovarëve do t i shtonte jo vetëm viktimat edhunës, por, në një moment·të dytë, edhe gjasat e manipulimit për një aventurier tëçmendur si Berisha. (Nuk jam i sigurt nëse këto probleme të zgjatimeve të politikëssonë të brendshme duhen përfshirë në peticion; linjat e tij themelore, sidoqoftë, ishikoj të fokusuara te dhuna e spastrimi etnik me prova më se të qarta dhe, paralelisht,te mefshtësia e qëllimshme e politikës ndër-kombëtare, shfaqur në mënyrë flagranteme ndoca deklarata sa qesharake aq edhe të turpshme).

I dashur Fatos, e vlerësoj revistën që drejton ti, ndër të tjera, edhe ngase ehedh vështrimin përtej horizonteve lokale, duke përtërirë dhe gjithashtu rinovuarnjë traditë që u ndërpre për dekada të tëra dhe duke shfrytëzuar mundësitë që rrjedhinnga lidhjet mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një nga rrugët për të luftuar mbylljettrashëgimore të shoqërisë sonë. Pikërisht në këtë frymë të Përpjekjes, vepruam edhemë 1996 kur institucioni i zgjedhjeve u dhunua në Shqipëri, teksa kërkuam dhefituam solidaritetin e mjaft intelektualëve shqiptarë të diasporës dhe, njëherësh, tëmjaft personaliteteve kulturore nga vende të ndryshme. Le të përpiqemi sërisht.

duke të uruar gjithë të mirat,Bashkim Shehu

Barcelonë, 5 shtator 1998

Page 6: perpjekja_13-14

I dashur Bashkim,

Letra jote më ringjalli një shqetësim që e ndjej prej kohësh. Ai ka të bëjë meatë se ne, një grup intelektualësh që ndajmë frymën e revistës Përpjekja, ndërkohëqë kemi qenë aktivë në vendin tonë, qoftë përsa i përket jetës politike, duke e ngriturzërin edhe në nivele ndërkombëtare kur ka ardhur puna, qoftë edhe në përpjekjenpër të futur frymën kritike në kulturën shqiptare, pra, shkurt, kemi jetuar me halletdhe problemet e shoqërisë tonë, pak kemi jetuar me hallet dhe problemet e Kosovës;pak kemi bërë për të shtuar edhe një copëz mund tonin në përpjekjet e shqiptarëve tëKosovës për liri dhe dinjitet; pak kemi bërë për ta sensibilizuar opinionin shqiptarkëtu rreth asaj që po ndodh në Kosovë.

Sikurse mund të të kenë thënë gazetarë të huaj që kanë ardhur me shumicë nëkëto kohë si në Kosovë edhe në Shqipëri, një nga gjërat e habitëshme për ta ështëfakti që shqiptarët e këtushëm janë shumë indiferentë ndaj çka ndodh në Kosovë.Fakti që ne nuk arrijmë të bëhemi dot bashkë për të bërë peticionin për të cilin fletti, është një nga provat se edhe ne e kemi vendin në këtë masë indiferentësh, ndonëse,do të thoja, në një vend tjetër, të veçantë, të kësaj mase dhe nga të tjera arësye.

Gjithsesi them se ne na takon ta shohim më me gjakftohtësi këtë fenomen, tëgjejmë shkaqet e vërteta dhe të kërkojmë rrugët racionale të ndryshimit të tij e jo tëfillojmë të marrim poza pseudopatriotike duke bërë sikur nuk e shohim indiferencëne përgjithëshme që ekziston në Shqipëri rreth dramës kosovare, dhe as të fillojmë tëgjejmë armikun e brendshëm që bashkëpunon me armikun e jashtëm kundër çështjesshqiptare, sikurse bëjnë shumë këtu.

Nga kjo pikëpamje kam frikë se ideja jote për dërgimin e një peticioni përsensibilizimin e opinionit ndërkombëtar rrezikon të mbetet thjeshtë një larjendërgjegjeje nga ana jonë. Unë mendoj se, gjithësesi, kontributi ynë i parë mbetetkëtu, brenda shqiptarëve dhe është tejet i vështirë sepse kërkon tepër guxim - nësedo t i qëndrojmë besnik misionit dhe frymës që ndajmë në revistë, i cili, mes tëtjerash, është thënia e atyre të vërtetave që shumica e shqiptarëve nuk i pëlqen t idëgjojë.

Mua më duket se periudha paskomuniste ka nxjerrë para nesh çështje tejet tërëndësishme të cilat mendimi shqiptar, duke u fshehur pas parrullave pseudo-patriotike, apo duke u ndruajtur nga prekja e disa stereotipeve që kanë ngurtësuaropinionin publik prej kohësh, vazhdon t i lerë në heshtje. Si ka influencuar krizashqiptare në Kosovë dhe si ka influencuar kriza kosovare në Shqipëri? Nga ky aspekt,si po ecën procesi i formimit të një identiteti të ri të shqiptarëve këtej dhe andej

Page 7: perpjekja_13-14

kufirit pas rënies së simboleve komuniste? Ja disa çështje që mund të diskutohen jothjeshtë për teori, por për të ndikuar në ndërtimin e një të ardhmje larg disa lajthitjevedhe rreziqeve që duken në horizont.

Besoj se të kujtohet që rreth tre vjet përpara, nëpërmjet dy artikujsh, kamtentuar ta thyej heshtjen e intelektualëve shqiptarë rreth atyre që i kam quajturkeqkuptime deri antipatira midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit e të analizojshkaqet e tyre - sipas meje kryesisht të lidhura me fate të ndryshme historike gjatënjë kohe jo të shkurtër dhe tejet të rëndësishme të ngjizjes së identitetit kombëtardhe mosinformim e mospërpunim kritik të këtyre historive nga ana e mendimitshqiptar. I kam shkruar me idenë se një sëmundje, që të shërohet, duhet njohur dhetrajtuar dhe jo të mbahet mbuluar. Reagimi ishte: aprovimi në tryeza kafenesh ngaana e atyre që i konsideroj intelektualët më të mençur në Shqipëri; heshtja eintelekualëve të mençur kosovarë dhe sulmet nga një kor i madh naivësh e pseudo-patriotësh këtej dhe andej kufirit që arritën më ndonjë rast deri në mohimin eshqiptarësisë sime.

Tre vjet që nga koha e atyre artikujve, shqiptarët e Kosovës e panë veten nëluftë dhe indiferenca e shqiptarëve këtej kufirit ndaj kësaj lufte nuk e di nëse i kadhënë të drejtë atyre që më akuzuan se po thoja gënjeshtra me qëllim që t i përçajashqiptarët, atyre që thanë se, edhe nëse këto ishin të vërteta nuk duheshin thënë mezë të lartë, apo mua. Për më tepër, ato që i kam quajtur keqkuptime dhe keqinformimetë shtyra deri në ndjenja negative kam frikë se gjatë këtyre tre vjetëve nuk janëpakësuar, por shtuar? Përfshirja e një numëri jo të vogël kosovarësh në tentativën eBerishës për të përmbysur qeverinë me dhunë dhe inkurajimi i tyre, sipas disa tëdhënash, nga njerëz mjaft të rëndësishëm në qarqe politike kosovare, më duket sejanë shenja të rrezikëshme që e vërtetojnë këtë.

Përgjithësisht ne heshtim ndaj këtyre shenjave nga frika se po prishim unitetine rrejshëm vëllazëror. Mirëpo, ndërkaq, përpunuesit dhe propaganduesit e rrenavepunojnë me një paturpërsi dhe një efikasitet të frikshëm.

Gjatë këtyre vjetëve, kriza kosovare ka bërë të shfaqen ose rishfaqen midisshqiptarëve disa fenomene që, jo shumë kohë më parë, ishin të paimagjinueshme.Ato më të rrezikshmit syresh kanë lindur pikërisht nga fakti se kriza kosovarepërjetohet në mënyra shumë të ndryshme nga shqiptarët e Shqipërisë dhe ata tëKosovës. Indiferenca e këtushme ndaj krizës kosovare e ka origjinën, mbi të gjitha,tek hallet e pafundme të brendëshme, tek lodhja edhe me vetë vendin, tek moszgjidhjae krizës së identitetit paskomunist. Mirëpo ky shpjegim jo vetëm se është i ko-mplikuar, por edhe nuk u intereson manipuluesve të turmave. Për të manipuliuarturmën, meqënëse nuk kanë fuqi dhe dituri për t i inspiruar asaj dashuri dhe frymëzim,gjë që bëhet edhe më e vështirë kur ke parasysh këtë terren, ata e kanë më të lehtë tësajojnë armikun antishqiptar mbi të cilin të mund të derdhin gjithë mllefet dhefrustrimet e saj, me të cilin të identifkojnë edhe kundërshtarët që u pengojnë rrugëndrejt pushtetit. Në kohën e Hoxhës askujt nuk i shkonte ndërmend të bënte dallimmidis shqiptarëve me fe të ndryshme. Ja që zhvillimet në Kosovë janë shfrytëzuarnga qarqe shqiptarësh këtej dhe andej kufirit, po aq të mbrapshtë sa edhe të etur për

Page 8: perpjekja_13-14

pushtet, për të mbjellë idenë se shqiptarët nuk janë të gjithë shqiptarë, se disa e kanëmë për zemër çështjen e Kosovës, kryesisht myslimanët dhe veriorët dhe disa janëmë indiferentë ose edhe kundërshtarë, dhe këta identifikohen me ortodoksët. Dihetqë feja nuk është vështruar njëlloj si në Shqipëri dhe në Kosovë. Për Shqiptarët eKosovës ajo ka qenë faktori i rëndësishëm identiteti kurse këtej nga ne s ka qenëaspak e tillë dhe, për më tepër, në vitet 60 Hoxha i mbylli krejt kishat dhe xhamijatKjo është një diferencë që duhet kuptuar dhe jo manipuluar. Mirëpo këto gjërakërkojnë një minimum informimi dhe diskutimi për t u sqaruar e kuptuar. Ndërkaq,mos të harrojmë se si atje edhe këtu po rritet një brez i ri, pa mundësira të miraedukimi, pa ndonjë kujtesë historike të zhvilluar. Tek këta njerëz pa dyshim ngjisinmë mirë shpjegimet e thjeshtëzuara, stereotipet e vjetra apo të reja. Kujto Hitlerinkur thoshte se ndjeshmëria dhe aftësia e masës së gjërë për të kuptuar është shumëe kufizuar, ndërkohë që aftësia për të harruar është e madhe, prandaj niveli ipropagandës duhet të jetë aq më i ulët, sa më e madhe të jetë masa të cilës i drejtohet.

I dashur Bashkim,Mendoj se një nga shkaqet pse ne, që ndajmë në tërësi frymën e Përpjekjes,

kemi ndjerë vështirësi për t u integruar dhe marrë pjesë më ndjeshëm në çështjen eKosovës është edhe fakti se nuk kemi dashur të hyjmë në stereotipe dhe skema tëthjeshtëzuara, shpesh të rrezikëshme, që dominojnë mendimin shqiptar lidhur mezgjidhjen e dramës kosovare. Ja pse thashë në krye të letrës se ne bëjmë pjesë në njëvend tjetër, të veçantë, të masës të indiferentëve, jo në atë të shumë shqiptarëve tëthjeshtë të cilëve u duket luks lufta e kosovarëve për liri sepse ata ndeshen përditëme luftën për bukën e gojës. Ja pse mendoj se një nga sfidat tona më të mëdha ështëpikërisht lufta, nga pozitat e një minorance, kundër këtyre thjeshtëzimeve ma-nipuluese dhe të rrezikëshme.

Kam menduar që revista të organizojë një tryezë diskutimi me temën: Passhtatë vjetësh: Ku po shkojmë? ku do të flitej e debatohej nga intelektualë tëndryshëm rreth eksperiencave të këtyre shtatë vjetëve tranzicion, ku një nga temat erëndësishme do të ishte edhe ajo: Si ka influencuar kriza shqiptare në Kosovë dhesi ka influencuar kriza kosovare në Shqipëri? Këto fjalë dhe debate, pastaj, kamndërmend t i përmbledh në një numër të revistës. Sikur të ishe këtu do ta çmojashumë kontributin tënd.

Ndërkaq të uroj gjithë të mirat.

me mallFatosi

Page 9: perpjekja_13-14

Nga Artan Puto

SHQIPËRIA PAS TRAZIRAVE PIRAMIDALE

Deri fare pak kohë më parë Shqipëria zinte vëndin e parë në lajmet e agjensivetë huaja. Kjo për shkakun e thjeshtë se vëndi u përfshi nga trazirat që pasuanfalimentimin e skemave piramidale. Sa kohë ky vënd ishte në vorbullën e ngjarjevetë vrullshme ai natyrisht paraqiste interes për titujt e gazetave të huaja. Por pasfurtunës vjen edhe qetësia, ose fashitja dhe bashkë me të edhe harrimi i mediave tëhuaja. Tani për to ky vënd ndoshta edhe nuk ekziston

Disa ditë të shkuara pata fatin të bëja një udhëtim të shkurtër së bashku menjë gazetar të huaj, i cili, si pak të tjerë, erdhi pikërisht për të parë se ç bëhej ky vendpas asaj marrëzie kolektive që e kaploi disa muaj më parë. Objekti i vizitës sonëdo të ishte fillimisht Gjirokastra, vendlindja e shkrimtarit më të madh shqiptar IsmailKadare dhe njëkohësisht edhe e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dy elementëkëta që mjaftojnë për ta bërë këtë qytet interesant në sytë e një të huaji. Por itinerarindryshoi, sepse udhëtimi deri në vëndin e Argjirosë është më i gjatë se sa të shkoshnga Tirana në Nju-Jork, sigurisht me aeroplan. Prandaj zgjodhëm Elbasanin dheBeratin si dy vende më të afërta.

Hotel Dajti

Si për të provuar deri në fund magjinë e këtij udhëtimi, gazetari zviceranvendosi të bëjë edhe një heroizëm : të qëndronte në hotel Dajti në Tiranë, për tëparë nga afër vëndin ku kishte fjetur Gjenerali i ushtrisë së vdekur . Themi heroizëmse në atë gjëndje ku është katandisur ky hotel ia vlen të thuhet shkëlqimi dhe mjerimii hotel Dajtit . Duke qenë një ndërtesë ende në pronësi të shtetit aty çdo gjë duketsi e lënë pas dore. Muret e palyera, dhomat tejet të amortizuara, dhe shumë paknjerëz. Tani për tani, ai është shumë larg asaj ndërtesës aq të njohur që gati-gati fitoistatusin e një muzeu apo simboli të një qyteti të tërë. Muret e tij kanë parë gjëra ngamë interesantet. Oficerët italianë të pushtimit, që ishin edhe banorët e tij të parë,trupat gjermane, qeveria e parë komuniste, miqtë jugosllavë, sovjetikë, kinezë,diplomatët e huaj, që kur flinin aty sëmureshin nga paranoja dhe komplekset epërgjimit, zyra e parë e ambasadës së SHBA pas rënies së komunizmit, e sa e sa

Page 10: perpjekja_13-14

gjëra të tjera, të cilat janë pjesë e imazhit të tij mistik. Megjithatë, krahasuar me disahotele të tjera luksoze, ai sot qëndron në bulevardin kryesor të Tiranës si një ndërtesëe braktisur. Eksperienca e parë e gazetarit duket se ia mposht vetmohimin për tëqëndruar më tej në këtë vënd. Mëngjezin e parë ai nuk kishte patur as ngrohje, as ujëtë ftohtë dhe as ujë të ngrohtë. I ndihmuar nga dashamirësia e një kamerieri ai më nëfund kishte larë kokën në një çezëm të aneksit të guzhinës së restorantit. Kaq mjaftoipër ta quajtur të përfunduar bashkëjetesën me hotelin e famshëm.

Elbasani

Në mëngjezin e dytë nisemi drejt Elbasanit. Rrugës duke ngjitur Qafën eKrrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, të bie në sy menjëherë se mungon ai trafik idëndur makinash i disa kohëve më parë. Tek-tuk, shikon fëmijë të fshtatrave përreth,që shkojnë në shkollë, apo udhëtarë që presin autobusa të rastit. Disa miniera qënxirrnin më parë qymyrguri këtu kanë pushuar aktivitetin e tyre.Gjurmët e tyredallohen nga ish godinat e braktisura të fjetoreve të punëtorëve dhe të ish-mensavetë ndërmarrjeve të shfrytëzimit. I vetmi aktivitet që është në kulmin e tij ështëndërtimi. Anës rrugës shikon shpesh makina të rënda që nxjerrin nga lumenjtë evegjël përreth

Tiranës materiale inerte për ndërtim. Në shumicën e rasteve ato janëndërmarrje italiane, të cilat me një shpenzim minimal (marrin materiale nga lumi)nxjerrin fitime të konsiderueshme. Ndjen një farë keqardhje kur mendon se të gjithakëto materiale do të derdhen pa mëshirë për të ndërtuar banesat e shëmtuara abuziveqë kanë mbushur sot Tiranën.

Gjithsesi pamja që të shfaqet përpara syve kur arrin në majë të Krrabës ështëme të vërtetë e bukur në orët e para të mëngjezit. Rruga arrin një lartësi të tillë saqëtë krijohet përshtypja sikur po udhëton me avion. Dhe nga lartësitë peisazhi i kësajzone, ndonëse i egër, është me të vërtetë tërheqës. Gjatë zbritjes për në qytetin eElbasanit, ndalemi për disa çaste në një lokal në majë të kodrave për të pirë kafen emëngjezit. Vëndi ku jemi ulur e ka fare përballë tërë fushën ku shtrihet qyeteti iElbsanit. Përpara na del i hirnosur dhe i nxirë ish-kombinati gjigand i metalurgjisëÇeliku i Partisë . Dikur krenaria e epokës socialiste , aq sa udhëheqësi komunist

Enver Hoxha e quajti atë çlirimi i dytë i Shqipërisë , tani ky kompleks dergjet sinjë qënie e pajetë dhe e harruar. Ai shtrihet përgjatë një fushe shumë të madhe dhee vetmja qelizë e tij që jep shënja jete është fabrika e oksigjenit, e cila vazhdon tëprodhojë oksigjen për spitalet. Të tërë repartet e tjerë janë jashtë përdorimit dheduket sikur formojnë një tërësi kockash të fosilizuara të ndonjë dinosauri gjigand tëkohëve të largëta.

Elbasani të jep përshtypjen sikur është ende i topitur nga gjumi i mëngjezitdhe vetëm në lindje të tij duket tymi i një fabrike çimentoje, e cila me sa duket ështëe vetmja që ka filluar punën në këtë orë. Na thonë se është një fabrikë joint-ventureme kapital të përbashkët anglo-libanez. Hyrja për në Elbasan është një pamje tipikee shumë qyteteve shqiptare të kësaj kohe. Baltë me shumicë, pluhur i kudondodhur,

Reportazh

Page 11: perpjekja_13-14

tregëtarë të vegjël që shesin prodhimet e tyre mes pisllëqeve dhe plehrave dhepashmgashmërisht i pranishëm tregu i rrobave të vjetra nën monopolin e romëve.

Synimi i parë i vizitës sonë është të takojmë Kryetarin e Bashkisë. Në holline Bashkisë na pret nëpunësi i rojes, i cili sa merr vesh që shoqëroj një gazetar të huajmë thotë tërë ngazëllim se edhe unë gazetar jam . Më tej shton se ështëkorrespondent i gazetës Albania dhe se do të bëjë ç është e mundur për të na errregulluar takimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Përgjigjja vjen pozitive dhe nësaj të këtij solidariteti gazetaresk ne fiksojmë një takim me kryebashkiakun.Ndërkohë kemi kohë për t i hedhur një sy këtij qyteti që dikur ka qenë qendër earsimit shqip. Shoqëroj mikun drejt lagjes më të vjetër të qytetit, lagjes Kala. Këtuka patur shtëpinë e tij gjuhëtari i shquar Aleksandër Xhuvani dhe shumë familje tëtjera të dëgjuara. Tani lagjet karakteristike, me rrugicat e ngushta dhe shtëpitë prejqerpiçi, tipike këto për Shqipërinë e mesme, po fillojnë të shpërfytyrohen. Mënyrae re e jetës dhe ritmi i shoqërisë kapitaliste ka bërë që shumë prej këtyre objektevemuzeale të rrethohen nga pijetore prej teneqesh, bilardo pafund, ku kalon kohën njërini e tërë e papunë, dhe nga gjithfarë improvizimesh arktitektonike, që është evështirë t i kategorizosh se kujt tendence i përkasin. Diku në cep të kësaj lagjejeqëndron edhe ndërtesa e muzeut të Luftës Nacional-Çlirimtare me fasadën gati nërrënim. Ajo ka një kopsht të vogël përpara ku qëndrojnë dy topa të shkatërruar tëluftës së dytë botërorë, të cilët me thënë të vërtetën nuk ndryshojnë shumë ngaarmatimet që kemi parë këto kohët e fundit të dalin nga depot e ushtrisë shqiptare.Pranë kësaj ndërtese ndodhej, ose më mirë të themi se kishte mbijetuar edhe njëcopë e vogël lulishteje e rrethuar nga disa lule. Nuk e di pse më është fiskuar nëkujtesë kjo lulishte e vogël, që në çdo vënd tjetër nuk do të tërhiqte fare vëmëndjen.Ndoshta sepse më kujtohet pamja e një punëtoreje që e fshinte atë me kujdes. Njëpamje e rrallë kjo kur një njeri arrin e merret me lulet në këto kohë epiko-heroike .Me siguri edhe ajo nuk e ka me qejf këtë punë, por kjo është puna me të cilën duhettë mbajë familjen, prandaj ç të bësh?

Kthehemi të takohemi me kryetarin e Bashkisë. Ai është i partisë së Berishësdhe më parë ka mbajtur portofolin e Ministrit të Punës dhe Emigracionit. Eshtë tipi qeshur, i butë, tepër i sjellshëm dhe të duket babaxhan. Shpjegimet e tij ndonjëherëtë duken naive, por megjithatë ato nuk të duken dhe aq të këqija kur sheh fytyrën etij të qeshur e paqësore. Miku nga Zvicra më thoshte para takimit se e mbante mëndkëtë njeri sepse ka qenë ndër më realistët e partisë së tij, kur para zgjedhjeve të 29qershorit i kishte deklaruar një gazetari spanjoll se do të ishte fitore e madhe përpartinë e tij të fitonte 30% . Në takim është i pranishëm edhe gazetari i Albanias ,fytyra e të cilit ngazëllehej në mënyrë të veçantë kur eprori i tij fliste për shkeljet qëviheshin re nga ana e qeverisë ndaj pushtetit lokal.

Në kushtet kur në vënd pushtetin qëndror e kanë të majtët dhe në administratënlokale janë të djathtët, kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli iu bë pyetja enatyrshme se si janë marrëdhëniet midis këtyre dy pushteteve. Dakli tha se, në esencë,deri tani nuk ka patur probleme shumë serioze. Për të ilustruar këtë fakt ai sjellshëmbullin e prefektit të këtij qyteti (duke qënë përfaqësues i qeverisë në pushtetin

Reportazh

Page 12: perpjekja_13-14

lokal prefekti zgjidhet nga qëndra, pra është socialist ose i majtë), i cili është edheshoku i tij i shkollës. Kur njerëzit janë të rinj, thotë Dakli, dallimet socialist,demokrat nuk ekzistojnë fare. Por në shumë raste në administratë janë kthyer njerëztë vjetër, me shkollën e partisë. Konceptet e tyre të vjetra duan vullnet për t ukapërcyer. Nga ana tjetër konceptet e ekonomisë së tregut dhe ato të vetpërgjegjësisënuk janë shumë të qarta për njerëzit sot. Ende shumë njerëz presin që çdo gjë ta bëjëqeveria , vazhdon Kryetari i Bashkisë Dakli. Sipas Daklit, ka edhe një dallimthelbësor midis të djathtëve dhe të majtëve. Kjo ka të bëjë më shumë me qëndriminndaj kombit. Të djathtët janë më nacionalistë, ndërsa të majtët janë mëinternacionalistë-thotë kryebashkiaku i Elbasanit . Duke qeshur ai shpjegon se nukbëhet fjalë për internacionalizëm kapitalist(?!), por, dhe këtu ndërhyn me të shpejtëgazetari i Albanias dhe thotë jo, është internacionalizëm proletar . Bashkiakudemokrat vazhdon të rendisë edhe dallime të tjera. Të majtët kanë një koncepttjetër për shoqërine, ata duan në çdo hap shtetin, ndonëse kryeministri e ka thënëshpesh se programi ynë është më shumë djathtist. Të majtët nuk kanë besim te liria,kurse demokratët synojnë të kufizojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të krijojnë mundësitë reja për zhvillimin -sqaron Dakli. Në Partinë Socialiste, thotë ai, njerëzit nukjanë bij të shkencës por me një urdhër vihen të tërë në rresht. Ndërsa në PartinëDemokratike ka shumë korrente dhe secili shpreh lirshëm mendimin e tij.

Megjithatë nga goja e tij mësojmë se Elbasani është shëmbull i harmonisëmidis njerëzve me bindje të ndryshme. Në këtë drejtim, sipas tij, ka ndikuar edhefakti se ky qytet ka qenë vatër e zhvillimit arsimor të vendit, d.m.th në këtë qytetkanë dominuar gjithmonë familjet e arsimtarëve, në të cilat është kultivuar ndjenjae bashkëjetesës dhe e kompromisit. Por Dakli na ofron edhe një shpjegim tjetër sepërse socialistët nuk shkojnë mirë me demokratët. Ai thotë se socialistët kanë nëradhët e tyre njerëz që nuk janë me origjinë nga Elbasani, dhe kjo bën që herë-herëtë ketë fërkime mes njerëzve autentikë elbasanas dhe atyre të ardhur . Ai lë tënënkuptohet se familjet me prejardhje fisnike janë me Partinë Demokratike, sepsekanë qenë më të persekutuarat gjatë regjimit komunist. Më 1944, në Elbasan nukkishte më shumë se 14.000 banorë. Ndërsa sot numri rreth 140.000. Më 1968-70filloi ndërtimi i kompleksit metalurgjik, që solli shumë punëtorë nga të gjitha anët evendit në Elbasan. Shumë prej këtyre punëtorëve ishin pa përgatitje të duhur dheme nivel të ulët arsimor. Këtij kontigjenti iu shtuan edhe komunistët më të egër qëerdhën në ato vite në kombinat -thotë Dakli. Dhe për të zbutur disi dozën e inatitkundër të kuqve shton se ka edhe disa njerëz të mirë midis tyre .

Mikpritësi na sqaron se ai ka bërë edhe një plan për një strukturim të ri tëBashkisë. Sipas tij ky plan synon që ta bëjë këtë institucion sa më të efektshëm dhetë jetë më pranë qytetarit. Duke na treguar planin e tij ai na thotë se kërkon qëpushtetin ekzekutiv të bashkisë t ua delegojë edhe kryetarëve të këshillave të lagjevetë qytetit, në mënyrë që jo çdo gjë të përmblidhet në zyrën e kryebashkiakut.

Me një fjalë çdo gjë në letër duket si një tablo shumë e bukur. Por cili ështërealiteti? Në bazë të asaj çka dëgjuam nga Dakli del se në qytetin e Elbasanit jetojnërreth 115.000 banorë (të regjistruar zyrtarisht sepse mund të jenë edhe 15.000 të

Reportazh

Page 13: perpjekja_13-14

tjerë jozyrtarë) dhe 32.050 familje, 8.850 nga të cilat jetojnë nën nivelin varfërisë.Këto familje nuk kanë asnjë pjesëtar të tyrë në marrëdhënie pune. Nëse në nivelkombëtar papunësia është te 18%, në këtë qytet është 30%. 280 familje, thotë Daklikanë shitur shtëpitë dhe paratë i futën në skemat piramidale, ndërkohë që 1.400 tëtjera, sipas ligjit aktual, janë të pastreha. Duke iu kthyer kombinatit metalurgjik,Dakli thotë se këtu, gjatë gjithë historisë së tij, kanë gjetur vdekjen 90 punëtorë,ndërsa shumë të tjerë ende vuajnë sot nga sëmundje të rënda profesionale.

Bashkia, në kuadrin e politikave sociale, u jep të papunëve rreth 28-32 $ nëmuaj për të mbijetuar. Kryetari thotë se në bashkëpunim edhe me Bankën Botëroreai ka hartuar edhe një program për ta shndërruar politikën sociale nga pasive nëaktive. P.sh. këto familje sigurisht nuk janë të kënaqura me këto 32$, sepse ato janëvetëm për bukë. Atëhere ne kemi menduar që këtë kontigjent ta aktivizojmë nëpunët publike, si në grumbullimin e mbeturinave urbane, mbjelljen e pemëve nëqytet, ndërtim rrugësh. Me ndihmën e Bankës Botërore dhe të Ministrisë së Punësne synojmë që pagesa mujore e këtyre familjeve të shkojë nga 32 deri në 65 $ nëmuaj. Ne tanimë kemi përfunduar një program prej 20.000 $ me rreth 70 punëtorë,por synojmë që këto programe t i shtojmë në të ardhmen. Ka patur edhe një projektpër rindërtimin e rrugës Elbasan-Durrës, që nuk është më shumë se 80 km, porprojekti ende nuk është vënë në zbatim. Le të shpresojmë se në vitin e ardhshëm aido të fillojë , thotë Dakli.

Berati

Pas bisedës në Bashkinë e Elbasanit marrim rrugën drejt Beratit. Gjatëudhëtimit gazetari zviceran, duke parë disa fusha të pambjella më thotë se kishtedëgjuar që fshatarët shqiptarë kishin filluar sërish t i punonin tokat me parmëndë.Iu përgjigja se ndoshta kishte të drejtë, sepse tarifat e larta të punës së traktorëvenuk u jepnin atyre mundësi ta punonin tokën në mënyrë të mekanizuar. Nuk kaloishumë dhe ne pamë një familje fshatare afër Cërrikut, e cila po e punonte arën e sajpikërisht me parmëndë. Përpara se të mbërrinim në Berat u ndalëm për disa momentenë varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lushnjes. Aty duhej pena e ndonjë shkrimtaripër të hedhur në letër ndjesinë që provon. Fasada kryesore e varrezës, dikur e mbuluarme pllaka mermeri, tani ekzistonte përgjysëm. Me siguri që pllakat që mungoninishin vjedhur nga banorët përreth për të shtruar me to tualetin ose guzhinat e tyre.Mbi të qëndronte edhe një sllogan i kohës së socializmit, i cili thoshte pak a shumëse ata nuk vunë lule në themelet e republikës, por jetën e tyre. Kodrat, malet, fushate lumenjtë ishin dëshmitarë të luftës së tyre heroike dhe... , gërmat më tej mungojnë.Gërmat mungojnë edhe poshtë kesaj thënieje, nga e cila kupton se autori ka qenëEnver Hoxha. Varret e të rënëve kanë një pamje të trishtueshme. Nga të tërë varretjanë shkulur yjet e kuq dhe vënde-vënde mungojnë edhe datat e lindjes apo të vdekjes.Disave mezi u lexohet dhe emri. I vështroj me kujdes e kuptoj se në rreshtin e parëjanë ata që janë vrarë më 1942 dhe me radhë ata të 1943 dhe rreshti më i fundit

Reportazh

Page 14: perpjekja_13-14

mbledh eshtrat e të rënëve të 1944. Në cep të varrezës, pranë një ndërtese të vogëlpërdhese, rrinin dy punonjëset e vetme të saj. Ulur mbi dy stola të vegjël ato thurrnintriko e na vështronin me habi dhe me siguri thonin me vete se ç janë këta të çmëndurqë po bëjnë këtë vizitë . Dukej qartazi se aty kishte kohë që nuk kishte shkelurkëmbë njeriu.

Mundohem ta vë veten në vendin e atyre, që sot kanë emrat mbi këto varregati të braktisur. Nuk e di pse e mundoj veten të kuptoj se për çfarë i morën armëtdhe dolën malit. Për të çliruar vendin nga të huajt, sepse vërtet i besonin idesë së njështeti për të gjithë pa të varfër dhe kërkonin më shumë drejtësi sociale, sepse nukkishin se çfarë të hanin në shtëpitë e tyre, nga hasmëritë familjare apo thjesht edhepër aventurë rinore? Mund të jenë të gjitha bashkë. Aventura e tyre ndoshta kaqenë me të vërtetë heroike e interesante, por është vështirë t i gjesh një epitetbraktisjes së trishtueshme të banesës së tyre të fundit.

Pas dy orë udhëtimi, mes një peizazhi gri, arrijmë më në fund në qytetin2.400 vjeçar të Beratit. Gjëja e parë që të bie në sy është ish-kombinati tekstileveMao Ce Dun . Edhe ky i shkretë, ndonëse në një gjëndje më të mirë sesa kombinati

i Elbasanit. Fare afër tij mund të shikoje dyqane të vegjël me mbishkrime sikëto: kemi djathë, pantallona dhe materiale ndërtimi , ose rroba të përdorura dheposhtë një shigjetë që tregon vendndodhjen e dyqanit Luli 100m . Ndalesa e parëështë lagjja më e vjetër e qytetit, lagjja që ndodhet në majë të kalasë së Beratit.Eshtë me të vërtetë një lagje me një bukuri të rrallë. Dhe çuditërisht nuk ka asnjëshenjë shkatërrimi. Thua që bukuria e saj ua ka ndalur dorën njerëzve? Pak më vonëmësojmë se nuk është plotësisht kështu. Ndërkaq ngjitemi në majën e kalasë nga kushikojmë tërë qytetin poshtë dhe lumin e Osumit që kalon anash tij. Në afërsi tëkësaj pike shohim një lokal, me arkitekturë karakteristike, tërësisht të shkatërruar.Na thonë se ka qenë restorant dhe hotel, të cilin e vizitonte shpesh edhe ish-presidentiSali Berisha. Çdo gjë është plaçkitur duke përfshirë edhe pllakat e mureve. Të vetmitvizitorë ishim ne dhe tre monitorë evropianë, të cilët me aparate fotografikë në duarmerrnin pamje nga qyteti. I afrohemi njërit prej tyre, i quajtur Gunter Baron (gjerman),i cili na shpjegon detyrën që ka. Ne jemi këtu të ngarkuar nga Këshilli i Evropësdhe lëvizim nëpër të gjithë Shqipërinë. Ne bëjmë raporte të rregullta për situatënpolitike në vënd dhe ia dërgojmë Brukselit. Janë raportet tona që mundësojnë mëvonë dërgimin e ndihmave për Shqipërinë , na thotë ai.

Papritur na vjen një vajzë e re dhe na fton të vizitojmë një kishë të vjetër tëkalasë (kjo lagje ka mbi 40 të tilla). Me një kyç në dorë ajo hap derën e kishës sëvjetër (shekulli 13 ose 14) dhe fillon të shpjegojë herë në italisht e herë në anglishthistorinë e atyre pak afresqeve që ekzistojnë. Mesa duket kjo është puna nga e cilaajo nxjerr bukën e përditshme. Jashtë kishës grumbullohen menjëherë disa djem tëvegjël që mbanin në duar disa kuti të vogla plastike të mbushura me copëra qeramike.Pasi i pyes marr përgjigjen se ato janë copëra vazosh shumë të vjetëra, të gjetura nëterritorin e kalasë së Beratit, të cilat tani këta fëmijë i shisnin për të fituar ndonjëlek. Djaloshi që i mban fillon të më shpjegojë, jo pa krenari, se ato janë autentikedhe më tregon me gisht format e një anijeje liburne. Po ky djalosh më tregon se

Reportazh

Page 15: perpjekja_13-14

gjatë trazirave e gjithë lagjja ishte ruajtur ditë e natë nga vetë banorët e saj. Të gjithëburrat e lagjes, të armatosur, bënin roje nëpër pikat kyçe të saj për të mos lejuar tëpanjohurit të depërtonin në të.

Duket vërtet sikur kjo lagje nuk e ka ndjerë fare valën e trazirave. Në sheshinpranë hyrjes së kalasë shohim një klasë me nxënës të vitit të dytë të shkollës filloreqë zhvillojnë qetësisht një seance të edukimit fizik. I afrohemi këtyre fëmijëve dhemësuesja e quajtur Vasilika na tregon se shkolla e saj nuk e ka ndërprerë për asnjëçast mësimin edhe gjatë trazirave. Shkolla jonë ka qenë e vetmja në qytet që nuk ika mbyllur për asnjë çast dyert e saj. Gjatë trazirave këtu ka qenë më qetë se nëqytet, por nga ana tjetër e kishim të pamundur të shkonim e të vizitonim të afërmittanë në lagjet e tjera , thotë Vasilika. Atje poshtë bëhej vërtet luftë. Më të rrezikshmitishin të rinjtë e moshës 15-17, të cilët e vrisnin njëri-tjterin si pa të keq, na tregonajo. Sipas asaj çka na tha mësuesja, mjaftonte një zënkë e vogël ose një vjedhje erëndomtë dhe lagje të tëra hyni në hasmëri midis tyre. Një ndër shkaqet e armiqësiveishin edhe aktivitetet e lidhura me drogë e prostitucionin. Shumë prej vajzave tëreja të këtij qyteti ishin rrëmbyer dhe ishin dërguar si prostituta në Itali ose Greqi.Shpeshherë, të afërmit e vajzave hakmerreshin ndaj grabitësve duke i ekzekutuar pamëdyshjen më të vogël.

Më tej ajo shpjegon se në vitin 1992 e tërë lagjja e saj kishte votuar përBerishën. Këtu në kala jemi të gjithë ortodoksë - thotë ajo - dhe ne kemi qënë tëparët që kemi përqafuar demokracinë. Unë vetë kam qenë aktiviste e PD dhe kamvotuar në fillim për të. Por pas gjithë këtyre që ndodhën them me bindje se Saliunuk do të shkelë më në këtë qytet. Ata kanë abuzuar shumë me besimin tonë . Pastajmerr përsipër të na tregojë gjithë kishat e vjetra të lagjes. Ato dhe shtëpitë e vjetraqë i rrethojnë janë me të vërtetë perla të kulturës sonë. Vasilika na shpjegon se janëbërë disa herë thirrje për të tërhequr vëmëndjen e UNESCO-s dhe organizatave tëtjera për të gjetur fonde për të restauruar shtëpitë e vjtetra karakteristike të Beratit.

Kur arrijmë në pikën më të lartë të kalasë, nga e cila në të majtë shohimmalin e Tomorrit dhe në të djathtë atë të Shpiragut, mësuesja na tregon një legjendëtë vjetër të qytetit. Ajo pak a shumë thoshte se Tomorri dhe Shpiragu, dy djem tëbukur kishin rënë në dashuri me një vajzë të re që ishte Kështjella. Asnjë prej tyrenuk donte të tërhiqej e të braktiste këtë vashë të re. Atërhere të dy përfundojnë nëduel. Tomorri e qëllon me shpatë Shpiragun dhe i shkakton atij disa të prera nëfytyrë (ato janë disa rrëpira në faqen e malit). Shpiragu nga ana e tij e qëllon Tomorrinme topuz dhe ia bën fytyrën tërë gropa (këto gropa janë relievi i thyer i këtij mali).Kështjella duke parë këtë zënkë të të dy djelmoshave fillon të qajë dhe nga lotët esaj krijohet lumi i Osumit.

Nga ky tregim më tërheq vëmëndjen një mbishkrim i madh Enver në faqene Shpiragut. Mësuesja më thotë se ai ishte ndërtuar me punë vullnetare në vitin1966 dhe kishte përmasa faraonike. Çdo gërmë kishte një gjatësi prej 150 m. Trevjet më parë ushtria ishte munduar ta fshinte. Ishin përdorur lëndë eksplozive për tëhedhur në erë gurët e mëdhenj që përbëjnë gërmat. Por përvëç plagosjes së disaushtarëve asnjë rezultat tjetër me vlerë nuk ishte arritur. Ai mbishkrim qëndronte

Reportazh

Page 16: perpjekja_13-14

ende atje ku ishte si për të treguar përmasat e çmëndurisë së asaj kohe.Pas vizitës në kala ditën e nesërme shkojmë të takojmë Kryetaren e Bashkisë

së qytetit dhe Prefektin e zonës. Kryetarja e Bashkisë, Milika Jaho, ishte përfaqësuesee PD dhe gëzonte një emër shumë të mirë në qytet. Në të kaluarën kishte qënëmësuese dhe shquhej për një sjellje shumë korrekte. Pyetjes sonë për gjendjen nëqytet ajo i përgjigjet se kemi patur vështirësi të shumta. Kriminaliteti arriti nëshkallën më të lartë. Të vrarët në qytetin e Beratit ishin 234, ndërsa të plagosurit1.000 . Më tej ajo shpjegon se jeta u paralizua pothuaj plotësisht dhe vetëm disafshatarë që shisnin fruta e perime e mbanin qytetin gjallë. Kjo gjëndje sipas sajvazhdoi deri në fund të korrikut. Më pas, sipas saj, me vendosjen e Drejtorit të ri tëPolicisë, z. Mitat Havari, i cili udhëhoqi vetë operacionet e policisë u kthye disishpresa të njerëzit për një kohë më të mirë. Bankat, sidhe të gjitha aktivitetet e tjeratregtare e industriale filluan nga puna përsëri. Periudha e tanishme nuk mund tëkrahasohet me ato ditë të tmerrit, megjithatë edhe në ato ditë të vështira ne si Bashkiu përpoqëm që të shpërndanim pagat dhe asistencën sociale banorëve të Beratit. Tëgjithë departamentet tani punojnë normalisht për të vënë në jetë projektet që kemipatur për qytetin , thotë Jaho. Ajo më tej falënderon USAID, i cili ka ndihmuar mebazë materiale Bashkinë për të funksionuar normalisht.

Më tej asaj i bëhet një pyetje që ndoshta ajo nuk e pëlqen shumë. E pyesim sesi ndjehet ajo si përfaqësuese e PD kur në pushtet janë socialistët. Ajo thotë sedetyra e kryebashkiakut është që të merret me problemet e ditës së qytetarëve. Unë

kur ndeshem me qytetarin nuk dua t ia di se çfarë bindje politike ka, por plotësimi inevojave të tij është shqetësimi jonë . Më tej ajo shton se pas zgjedhjeve tëpërgjithshme ka patur kërkesa për dorëheqjen e saj dhe për organizimin e zgjedhjevetë reja të ardhura kryesisht nga disa elementë komunistë dhe këtu ajo, duke na kërkuartë mos e themi hapur, përmënd deputetin komunist Maksim Hasani. Përsa i përketmarrëdhënieve me prefektin socialist ajo përgjigjet thjesht se janë korrekte.

Ky qytet sipas kryetares ka mbi 52.000 banorë me rreth 16.000 familje, 12.000pensionistë, rreth 4.000 vetë me përkrahje sociale. Papunësia kap shifrën e 10.000vetave. Në lidhje me punësimin kryetarja Milika Jaho thotë se është bërë një studimpër të rritur numrin e fuqisë punëtore dhe është paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë,por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Jaho thotë se tani vetëm në një pjesë tëish-kombinatit tekstil punojnë rreth 1.200 punëtorë, por ne synojmë ta rrisim numrine tyre në 2.400. Duke vazhduar bisedën ajo thotë se problemi kryesor që ka ajo sipërfaqësuese e Bashkisë është problemi i fondeve dhe i buxhetit. Duke na treguarnjë tabelë me fondet e ardhura nga Ministria e Ekonomisë, tregon se ende buxhetiështë tepër i centralizuar dhe në shumicën e rasteve ai nuk i përballon nevojat eqytetit. Unë e kuptoj që qeveria ka vështirësitë e saj-thotë Jaho- por të paktën të nalerë të drejtën për të vjelë disa taksa të caktuara, të cilat mund të ndihmonin financate bashkisë . Pushteti lokal, sipas saj, nuk ka ende komptencat që i ishin premtuar.

Bashkëbiseduesi i dytë ishte prefekti socialist Ndue Doda. Qysh nga mënyrase si rrinte në zyrën e tij Doda të linte të kuptoje se ishte një epror i rreptë por në tënjëjtën kohë edhe një ushtar i bindur i partisë së tij. Gjatë gjysëm oreje të tërë ai

Reportazh

Page 17: perpjekja_13-14

renditi gjithë krenari sukseset e arritura me ardhjen e tij në këtë post. Fytyra e tij uzymtua shumë kur i thamë se çfarë mendonte ai për kërkesat për një autonomi më tëgjerë të pushtetit lokal. Kjo është shumë e drejtë, por të jeni të sigurtë se shumicae njerëzve që flasin për këtë nuk e dinë ende se çdo të thotë kjo. Ne po zbatojmëthjesht ligjin që ka nxjerrë PD për këtë problem, prandaj përfaqësuesit e PD nukduhet të ankohen thotë ai. Si për të na bindur se është njeri i hapur thotë se është nëmarrëdhënie të rregullta me kryetaren e bashkisë. Por mënyra se si na e tha këtë tëlinte të kuptoje se ato gjithsesi nuk mund të ishin marrëdhënie bashkëpunëtorësh.Ishte e qartë se relatat midis tyre ishin relata të një difidence të thellë.

Qyteti i ka ende të freskëta gjurmët e trazirave. Dyqane me xhama të thyer eme kangjella të trasha hekuri. Lokalet e shërbimeve publike si posta, arkat e kursimitapo zyrat e tjera janë kaq të shkatërruara sa kujton se këtu është bërë luftë. Nëmbrëmje qyteti bëhet edhe më i zymtë. Nuk ka drita dhe në këtë errësirë të thellëmund të shquash vetëm siluetën e kalasë që rri sipër kodrës mbi qytet. Gjatë ditës,qëndra e Beratit qysh me vështrim të parë ta thotë hapur se ke të bësh me një qytetku ka një papunësi të lartë. Kudo sheh njerëz që rrinë rrugëve, kafenetë plot meklientë dhe një tufë kambistësh me lekë në duar. Në mes të saj qëndron një ndërtesëqë ka një histori të veçantë. Eshtë ndërtesa ku më 22 tetor 1944 u bë mbledhja eKëshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, e cila e ktheu Komitetin Antifashist nëqeverinë demokratike të kryesuar nga Hoxha. Kjo qeveri i ndaloi Zogut kthiminnë Shqipëri dhe shënoi fillimin e qeverisjes komuniste. Tani kjo ndërtesë është kthyernë bingo, ku njerëz të të gjithë moshave rrijnë të kërrrusur mbi ca tavolina të vjetranën pushtetin e numrave. Çfarë ka qenë kjo ndërtesë më parë? Para luftës ajo ishtekinemaja e qytetit. Aty ndoshta janë shfaqur filmat e Greta Garbos dhe Marlen Ditrih.Më vonë ndërtesa ku u themelua qeveria e parë komuniste, më tëj muze dhe më sëfundi bingo. Gazetari zviceran habitet dhe thotë se pak ndërtesa në botë mund tëkenë një histori paradoskale të ngjashme me atë të ndërtesave në Shqipëri. Ai sapokishte dëgjuar që shumë kisha në Shqipëri në kohën e Hoxhës ishin kthyer nëmagazina, në pallate sporti etj. Si për të fshirë të kaluarën e saj komuniste një dorëe inatosur, sëbashku me fasadën, kishte lyer me bojë të bardhë edhe pllakënpërkujtimore të ndërtesës në qëndër të Beratit. Ajo pllakë tani mezi lexohej, por kynuk ishte një dëm i madh. Tani rëndësi kishte që të bëje një bingo të mirë dhe tëfitoje ca para.

Vizita në Berat mbyllet në dyqanin e një tregtari të vogel në dalje të qytetit.Ai na thotë se dyqani i tij ka qenë dyqani i vetëm në Berat që ka qëndruar hapurgjatë trazirave. Si ishte e mundur një trimëri e tillë? E kam ruajtur me armë, përgjigjetai. Mallin e bleja në Tiranë, por gjatë gjithë rrugës shoqërohesha nga makinat ekushërinjve të mi të armatosur. Asnjë nuk guxonte të afrohej. Armën e kam ende nështëpi, por do ta mbaj gjithsesi për mbrojtjen time. Unë asnjëherë nuk e kam shkrehuratë, shton ai. Personazhi në fjalë bëhet më interesant kur marrim vesh se ka qënëpërfaqësues i PD në komisionet e elektorale të qytetit gjatë zgjedhjeve të 29 qershorit.I themi se çfarë mendon për situatën e kaluar. Kam patur një vëlla që diktatura mavrau më 1983 në Gjirokastër. E vrau sepse donte të arratisej në një kohë që kryente

Reportazh

Page 18: perpjekja_13-14

shërbimin ushtarak. E varrosën në një pyll afër Gjirokastrës dhe ne e kemi gjeturkufomën e tij vetëm pak vite më parë. Skeletin ia njoha nga dhëmbët dhe nga njëunazë që kishte në një gisht të dorës. Unë e dua demokracinë, por iu bëj thirrjepolitikanëve që të lënë grindjet dhe të merren vesh mes tyre për të mirën e popullit ,thotë ai.

Duke parë gjëndjen e vendit dhe pamjen e qyteteve tona në këtë periudhë kjothirrje është me të vërtetë e vetmja gjë që mund të thuhet.

Reportazh

Page 19: perpjekja_13-14

Stavri Marko

Fenomeni i trafikut Klandestin.(Fragmente nga blloku i shënimeve të gazetarit)

Bashkë me eksodin e Marsit 91, shqiptarët provuan në kuriz të tyre djellinpërvëlonjës të anijeve, madje dhe trapet e drurit të ndërtuar enkas për të kaluarAdriatikun. Shumë nga shqiptarët që provuan vitet e para në Itali, kujtuan se pastyre do të duhesh dhe familja, ndërsa odiseja e ëndrës italiane nuk ka të mbaruar dhesot e kësaj dite. Etja drejt perëndimit për një jetë më të mirë krijoji probleme socialetë cilat krahas vështirësive të jetës dhe pamundësisë për të fituar në Shqipëri, krijuanmitin klandestin. Nuk mjaftonin ditët e shumta përpara dyerve të ambasadave për tëmarrë nje vizë. U gjet mënyra më e mirë, ndoshta dhe më e shpejtë që më vonë do tëmernin emrin Taksitë e Adriatikut. Vlonjatët veç anijeve të peshkimit, ndërtuan njërrjet të fuqishëm trasportimi të njerëzve, me ane të skafeve dhe gomoneve. Jemi nëverën e vitit 1993. Një grup të rinjsh vlonjate provojnë emocionet e kalimit te detitme mjete të shpejta të cilat linin pas vargmalet e Gadishullit të Karaburunit për gatinjë orë, për të prekur bregun italian të Puglias. Distanca e kanalit të Otrantos 40milje, midis Italisë dhe Shqipërisë, tashmë theu përfundimisht mitin e krijuar përafro gjysëm shekulli, kur bregu tjetër perëndimor shihej vetëm në shënjestrën edylbive të ushtarit të ishullit të Sazanit. Kalimet e para klandestine dhanë rezultatetë dëshiruara. Ndërkohë investimet në këtë fushë, ishin të fuqishme, sa në lojën eklandestinëve tashmë hyri dhe rrjeti i fuqishëm kontrabandist italian, si dhe organizataPugliese, të cilat merreshin me trafikun e ekstrakomunitarëve, drogës, kontrabandës,etj. Fillimisht kalimet me skafe kapnin shifra të mëdha fitimi. Mes skafistëve dhemenazherëve të klandestinëve, filluan bashkëpunime në gjithë Shqipërinë, sa qëbrenda një kohe të shkurtër filloi një organizim, i bazuar tek mënyra e fitimit. Në atëkohë ndonëse çmimet ishin të larta kapnin dhe deri në 1 mijë dollarë për secilin,ndërsa filloi të hynte një itenerar i studiuar ku të gjithë fitonin shuma të mëdha.Klandestinët vinin në Vlorë me anë të autobuzeve, taxive, ose dhe me tren, upremtohej madje dhe në shumë raste mbahej fjala, se do të kishin dhe një punë tësigurtë në Itali. Me të mbëritur në Vlorë, ishin krijuar bazat se ku do të strehoheshin.Veçanërisht hotelet e konfederatës dhe të sindikatës në Ujin e Ftohtë, u bënë qendratë mikepritjes së tyre. Po ashtu restorante dhe bare u vunë në dispozicion të këtijtrafiku i cili krijoi me ritme të shpejta dhe një nga strukturat e tij më të fuqishme dhesot e kësaj dite.

Page 20: perpjekja_13-14

Pikërisht, në këto, momente mes linjës, Ankara, Tiranë, dhe, Pekin, Sofje,Tiranë, mbrritën ekstrakomunitarët e parë të cilët ishin Kurdë dhe Kinezë. Grupe tëmëdha me ekstrakomunitarë të lidhura me organizatat mafioze në Itali dhe Gjermani,organizuan së bashku me trafikantët shqiptarë, një nga rrjetet më të fuqishme tëtrasportimit të ekstrakomunitarëve në Mesdhe. Vetë Vlora u gjet si vendi më ipërshtatshëm për kalimin përfundimtar të tyre në Itali. Çmimet e ekstrakomunitarëvetë huaj, konkuronin seriozisht mallin shqiptar, duke kapur shifra dhe 2 mijë dollarëpër person, vetëm të kalonin Adriatikun. Kurdët dhe Kinezët, u shfaqën me shumicë,sa për këtë rrjet u përdorën anije të fuqishme trasporti madje dhe tragete të cilatzbarkoni në afërsi të brigjeve të Vlorës, me qindra ekstrakomunitarë. Ndërsa ritmete këtij trafiku nuk kishin të ndalur, në lojë bashkë me trafikantët u fut dhe policiashqiptare madje dhe e organizuar. Të shumtë ishin policët që bënin trasportin eklandestinëve nëpër postoblloqet e ngritura nga Ministria e Brendeshme, deri sambërrinin në Vlorë. Trafiku i klandestinëve pati zhvillime të vrullshme aq sa nëfazën e bllokimit të skafeve dhe gomoneve, vetëm në Vlorë numëroheshin rreth 100të tillë. Ndërkohë përmasat e trafikut iu shtuan dhe fenomenet e tjera, ai i prostitucionitdhe i drogës. Sërish Vlora u bë qendra e grumbullimit të kapitaleve vlera e të claveishte tepër e madhe. Qyteti pati një zhvillim të shpejtë dhe jo rastësisht në të undërtuan kompanitë më të fuqishme të cilat dhe sot e kësaj dite, kanë gllabëruar memiliona dollarë nga të ardhurat e personave që merreshin me këtë profesion.

Nga të gjitha, qytetet e Shqipërisë, kryesisht nga Berati, Tirana, Elbasani,Lushnja etj, u krijua një rrjet i organizuar prostitucioni, që e kishte pikenisjen ngaVlora. Në këtë trafik u përfshinë mjaft persona të cilët, prezantoheshin si bashkëshortëose të fejuar me qëllim që të shkonin në Itali, por që në fakt ishin organizatorë tëprostitucionit. Ky trafik, vazhdon ende t'u sjellë përfitime të majme personave që eushtrojnë dhe e kontrollojnë.

Në të njëjta përmasa, droga e lehtë Marihuana, e cila u kultivua në rrethet eJugut në pranverën e vitit 1995, është bërë monopol i vërtetë i trafikantëve shqiptarëdhe në Itali. Në korrik te vitit 1995 policia shqiptare, veçanërisht në Vlorë, organizoishkuljen e rrënjëve të Canabis Sativa, një specie e drogës së lehtë e cila u mboll mesakrifica të mëdha nga banorë të zonave jugore. Helikopterë dhe forca specialendërmorën aksione në zonat më të thella malore për të shkulur në periudhën e korrjes,gjithë sasinë e mbjellë, me këtë lloj droge. Sipas informacioneve të policisë sëkomisariatit të Vlorës, u shkulën për peridhën e vitit 1995, rreth 50 mijë rrënjëdrogë e cila kishte destinacionin për në Itali dhe Greqi. Por, me gjithë përpjekjet epolicisë shqiptare, laboratorë të ndërtuar enkas për të grumbulluar, përpunuar dhepresuar këtë drogë nuk u zbuluan ndonjëherë, megjithëse burimet e ekzistencës sëtyre, janë prezantuar me forcë nga shtypi i pavarur. Sipas informacioneve të shtypittë asaj kohe, thuajse gjithë fshatrat e Vlorës, dhe të një pjese të Jugut, kultivonindrogën e cila më pas trasportohej e presuar në celofan për jashtë Shqipërisë. Po nëvazhdën e aksioneve të policisë, si një vepër e dënuar penalisht nga legjislacionishqiptar, për vitin 1996 kane mare denimin nga gjykatat Shqiptare me dhjetra vetë,të cilët kapeshin, trasportonin ose mbillnin drogën e lehtë. Në këto ndalime janë

Page 21: perpjekja_13-14

dhënë masat dhe për disa policë të cilëve u janë kapur në banesën e tyre, ose kanëfavorizuar për trasport drogën.

Po cila është gjendja aktuale e fenomenit të drogës? Sot shqiptarët kanë bërëmonopol drogën e lehtë në një pjesë të Italisë. Tashmë për padronët shqiptarë, punojnëgrupe të organizuar individësh të organizatave mafioze si Santa Corona Unita, që eka humbur kontrollin e shpërndarjes së drogës së lehtë nëpër Itali.

Problemet e trafikut, duket se e shqetësuan më në fund qeverinë shqiptare, ecila ndërmori disa operacione për kontrollin e rjetit të fitimeve të tyre, por githesesi,ato ngelën në kufij të papërfillshëm. Vetë Berisha ish presidenti i atëhershëm shqiptar,në një mbledhje me krerët e Vlorës në Korik të 95, hodhi idenë se trafiku dhe mafiapo e pengonin seriozisht turizmin e Vlorës. (Gazeta Shqiptare, Korrik 95). Zyrtarëte atëhershëm të lartë, hynë në tratativa me komunitetin Evropian për masatparandaluese të fenomenit të klandestinëve dhe estrakomunitarëve, si dhe trafikuttë drogës dhe prostitucionit. Filluan marrëveshjet dypalëshe të cilat u konkretizuannë bllokimin e skavefe dhe gomoneve në Maj të 95. Pikërisht në atë kohë Vlora, nuknumëronte asnjë mjet turistik detar, ndërsa filluan paditë e para pas bllokimeve tëcilat, sipas gjykatave shqiptare një pjesë të tyre e cilësuan si bllokim të jashtëligjshëm.

Vetë zevendës prokurori i përgjitshëm i antimafias italiane Alberto Maritatti,në një vizitë bërë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë në mesin e dhjetorit të 1996, i deklaroishtypit shqiptar se, Grupe të mirë organizuara të kriminelëve shqiptarë dhe italianë,bashkëpunojnë jo vetëm në Italinë e Jugut, por dhe në Veri, atje ku dhe fenomenet eprostutucionit dhe të shpërndarjes së drogës, janë më të përhapura. (Gazeta ShqiptareDhjetor 96). Por, vizita e zevendësprokurorit, italian, të antimafias, përkoi dhe memomentin që firmat dhe kompanitë piramidale filluan lëkundjet drejt katastrofës sëfalimentimit. Çfarë ndodhi më pas dihet.

Sot, edhe pse me intesitet të ulët, trafiku i kladestinëve, vazhdon të jetëaktivitet i rëndësishëm i trafikantëve, të cilët kanë ndërtuar nje strategi te fuqishmeedhe për të korruptuar pushtetarët.

2. Tragjeditë në det, mbytjet, dhe humbjet si pasojë e bllokimit të skafeve.

Trafiku klandestin, solli si pasojë tragjeditë më të mëdha të ndodhura kohëte fundit. Sinjalin e parë të një mbytjeje në Adriatik e dha një shpërthim karburantinë një nga depozitat e një skafi. Pikërisht në shtator të 94 , disa dhejtra milje largbrigjeve italiane, dy skafe u perplasën me njëri tjetrin dhe si pasojë karburanti ështëndezur në flakë, ndërsa në det kanë humbur jetën rreth 11 vetë, ndër ta, shqiptarëdhe kurdë. Për afro një vit ka patur humbje të mjeteve detare si pasojë e pilotimit tëkeq në det të skafistëve. Ndërkaq shtimi i trafikut klandestin, presionet ndërkombëtaretë Evropës drejtuar autoriteteve shqiptare të ciat akuzoheshin për trafikekstrakomunitar, bënë që vetë autoritetet italiane të ndërmerrnin një bllokim të kufiritnë brigjet e tyre me Shqipërinë. Si rezultat i saj një bashkëpunim i ushtrisë mefinancën në Puglia në Majin e vitit 1995, bënë që operacioni antiklandestin në Puglia

Page 22: perpjekja_13-14

të kushtonte rreth 5 miliard lireta. Numri i mjeteve të sekuestrua deri në rimarrjen e mjeteve detare në 1 Mars

të 1997 ishte rreth 20 skafe dhe gomone të cilat përdoreshin nga policia shqiptare,ndërsa ishin bllokuar si pa dokumente, pa flamur, dhe pa sisteme drejtimi me dhjetratë tjerë. Për këtë periudhë numri i përgjithshëm i mjeteve detare të bllokuara ishte135 skafe dhe gomone, që përbënin dhe vlerën më të madhe monetare të gjithëVlorës. Si pasojë e mos kontrolit të këtyre mjeteve nga ana teknike, si pasoje e moskryerjes së serviseve të domosdoshme dhe kontrollit të motorëve, në Adriatik kanëndodhur me dhjetra mbytje të klandestinëve shqiptarë. E veçanta në këtë aspektmbetet marina detare shqiptare, e cila me mjetet e saj, nuk iu dha mundesia tësakrifikonte për të shpëtuar me dhjetra shqiptarë në mes të Adriatikut, ndonëse nëmanovrat ushtarake detare me NATO-n dhe marinën amerikane, kishte aplikuarskema të ndihmës së shpejtë në det në rast mbytjeje. Është një kompleksitet faktorëshnë të cilat ndihma e shtetit shqiptar të le mjaft për të dëshiruar. Duke luftuar fenomenine trafikut të klandestineve me anë të forces arbitrare, autoritetet shqiptare humbënbile dhe dëshirën për t'u ardhur në ndihmë klandestinëve të vet, aq sa dhe interesi nëgjithë tragjeditë e ndodhura në det ishte fare i pakët.

Tragjeditë e ndodhura në detin Adriatik.22 Shtator 1994, dy skafe të nisura nga Vlora përplasen me njëri tjetrin, në

afërsi të ujrave Italiane. Humbin në det 11 vetë ndër të cilët kurdë dhe shqiptarë.13 Shtator 1995, nga mbytja e një skafi në ujrat neutrale, humbasin dhe vdesin

13 vetë, ndër ta kosovarë dhe shqiptarë. Skafi ishte nisur nga Vlora.28 Nëntor 1995, mbytet një skaf në ujrat neutrale, 11 të humbur dhe të vdekur.

Skafi ishte nisur nga Vlora.29 Nëntor 1995, zhduket një gomone me 16 vetë në bord. Asnjë njoftim për

të. Të gjithë Shqiptarë dhe kosovarë. Gomonia ishte nisur nga Semani.30 Nëntor 1995, dy pilotë të një gomoneje dorëzohen të vdekur në portin e

Durresit nga një anije patrulluese Amerikane. Gomonia ishte nisur nga Vlora.12 Janar 1996, Në gjirin e Vlorës mbytet një skaf, plagosen dy vetë. Një

fëmijë i vdekur nga të ftohtit.14 Mars 1996, zhduket skafi me 34 vetë në bord, 31 prej të cilëve ishin nga

fshati Maqellarë i Dibrës. Skafi ishte nisur nga Vlora.29 Tetor 1996, mbyten dy pilotë të një skafi në ujrat Shqiptare pranë gjirit të

Vlorës.27 Janar, 1997, mbytet skafi në gjirin e Vlorës. Tetë të vdekur dhe 2 të humbur.28 Mars 1997, nga një anije ushtarake Shqiptare që përplaset qëllimisht nga

një anije patrulluese Italiane humbin jetën në kanalin e Otrantos 84 vetë. Anija ishtenisur nga Vlora.

21 Nëntor, përsëri në ujrat e Adriatikut humbasin dy gomone me 17 vetë, dhe5 të vdekur nisur nga plazhi i Golemit.

Numri, numri total i personave të humbur dhe të vdekur në Adriatik mendohet

Page 23: perpjekja_13-14

të jetë me të dhenat e mesiperme mbi 100 vetë. Ndërkohë që ka burime të tjera tëpakonfirmuara që flasin se kjo shifër për këto vite është më e lartë.

Me perjashtim të humbjes në det të skafit prej 34 vetësh si dhe të të mbyturvetë Otrantos, autoritetet shqiptare nuk kanë mundur të mësojnë diçka për fatin enjerëzve të tjerë të humbur dhe të vdekur. Interesimi i tyre ka qenë jashtëzakonishti vogël, dhe ndonjëherë, lajmet në organet zyrtare përfshi dhe televizionin, kanëqenë tepër të cunguara. Vetë të afërmit e familjeve të Dibranëve të humbur,këmbëngulën që autoritetet e Tiranës të mos qëndronin indiferent karshi kësaj drame.Për këtë qëllim, u bë e mundur me anë të marinës Italiane të kërkohej nëpër Adriatikdhe të jepej një informacion sa më zyrtar për humbjen e tyre. Për këtë çështje, ashtudhe për të tjerat, prokuroria e Vlorës ka hapur një proces hetimor, por gjithësesi, tëdhënat e informacionit nga hetimet në vazhdim nuk japin detaje të mëtejshme.Ndërkaq, një numër i madh familjesh, ndërsa prisnin që të afërmit t'i telefononin,për t'u thënë se mbërritën shëndoshë e mirë, mësonin për fatin e hidhur të tyre, dhei drejtoheshin detit të Vlorës me buqeta me lule. Bllokimi, veç të tjerash krijoi, njëatmosferë mossigurie në rajonin e Vlorës, aq sa dhe anije të ndryshme turistike, nukkishin garanci të lëviznin qoftë dhe në kanalin e Otrantos, nga frika e ndonjë sulmipiratesk nga ana e trafikantëve. Në verën e vitit 1996 sipas shtypit shqiptar të asajkohe, kapiteneria e portit të Vlorës, jep alarmin se në regjistrat e saj, nuk figuronteasnjë mjet turistik.

Page 24: perpjekja_13-14

Dardan Gashi

MASA E MLLEFOSUR NË SHQIPËRI

( Kumtesë e lexuar në Simpoziumin e X Ndërkombëtar Kulturor-antropologjikfilozofik te studiuesve vepres se Elias Canetti-t, Vjenë 26. 09. 1997 )

Për t i përmbledhur shkencërisht ngjarje si ato të ditëve të marsit 1997 nëShqipëri do të duhej distancë më e madhe kohore, më shumë analiza e mbi të gjithamë shumë pika referimi sesa ato që i kemi tani - vetëm pak muaj pas lëvizjevemasovike me veçori prej fortune, që do të mund të merreshin në konsideratë.Megjithatë, lëvizjet masovike - çfarëdo qofshin ato dhe pa marrë parasysh ç nivelnjohurish zotëron analizuesi i tyre - kurrnjëherë nuk mund të dritësohen në tërësinëe tyre të gjithëmbarshme.

Kësaj radhe nuk do të merem dhe shumë me thellësinë e shkencës që studionmasat, por do të përpiqem të identifikoj disa pika mbështetje ose rrethana që i hapënrrugën farës së erupcionit në Shqipëri.

Së pari m u duk me vend një mendim i dijetarit sa të kontestueshëm aq edhetë shkëlqyer spanjol Ortega Y. Gasset, që do të më shërbejë si hyrje e thatë në temëne shtruar këtu. Duke komentuar gjendjen e shtetit (përkatësisht të anijes së shtetit )në Evropën Perëndimore nga fundi i shekullit 18 deri në mesin e shek. 19 dhe raportine tij kundrejt masës, Gasset- i shkruante: Dallimi shumë i madh në nivele ndërmjetforcës së shoqërisë dhe asaj të shtetit shkaktoi deri më 1848 revolucionet . ShtetiAnija e shtetit ishte pothuaj një lëvozhgë arre; ai nuk kishte pothuaj kurrnjë ushtar,

pothuaj aspak zyrtarë ( = nëpunës), pothuaj kurrnjë metelik (= para) .Falë industrializimit në rritje, shoqëria u bë për herë të parë zotëruese e një

mujshie dhe e një ndikimi të paparë deri atëherë (sado që, merret vesh, masa mundivetëm herë pas here dhe rastësisht ta manifestonte mujshinë dhe ndikimin e saj -vetëm atëherë kur ajo u soll si zotëruese e këtyre komponenteve, sado që influencae mirëfilltë - si për nga vëllimi (sasia) ashtu edhe për nga cilësia - ishte e rezervuarpër qytetarët dhe tregtarët) ndërsa shteti bëhej gjithnjë e më e i pa forcë, gjithnjë emë i plogësht dhe gjithnjë e më i korruptuar.

Edhe shteti në Shqipërinë postkomuniste kishte poaq pak ushtarë, poaq paknëpunës, poaq pak para dhe poaq pak autoritet sa edhe anija e shtetit e Gasset-it.

Ese

Page 25: perpjekja_13-14

Nuk ishte industrializimi i shtresave të gjera në Shqipëri ai që solli në ShqipëriMujshi dhe Autoritet , porse rezultat i mënyrës se si u përkthyen në shqip termatDemokraci dhe Ekonomi e Tregut , përkthim që, kam frikë, edhe për shumë

kohë do të kuptohet e do të (mund) të interpretohet kështu (mbrapsht): Demokraci(për shqiptarin në Shqipëri) do të thotë para se gjithash mangësi e ligjeve, ndërsaEkonomi e tregut do të thotë pasurim me çdo kusht dhe pa i zgjedhur mjetet, një

liri domosdo e korruptuar tatimi dhe mbyllje sysh përpara çdo lloj kriminalitetiekonomik.

Shteti - nënkupto partinë në pushtet - ia siguronte vetes mujshinë partiakepolitike; ai nuk la askënd që s kishte librezën e partisë së tij t i afrohej mediave tëinformimit dhe as strukturave shtetërore. Ndërkaq, u hapën dyer e dritare për pasurimvetiak sipas rrugës që akëcilit i dukej më e shkurtëra.

Meqë në arkën e shtetit nuk derdhej asnjëfarë tatimi, shoqëria - përfshirëkëtu edhe nëpunësit dhe policinë - ishte drejtpërdrejt e varur nga përmasa e rryshfetitdhe e matrapazllëkut; ligjet nuk kishin pothuaj kurrfarë rëndësie; nuk kishte vendepune nën obrellën e shtetit, ndërsa kapitali ishte në duar personash dhe ky kapital jakapërcente për disa herë atij të shtetit dhe, thënë pa dorëza, askush nuk shpresontenë dorën ndihmaçare të shtetit dhe nuk i besonte atij. Shteti ishte diçka që dukej sie tepërt, në pozitën e kontrolluesit të durimshëm. Ndryshimi në rrafshin e mujshisëishte pra qartazi në anën e masës, e cila përbëhej nga mijëra afaristë, bisznesmenë ,nga poaqë mijëra pazarxhinj rrugësh dhe nga poaqë familje të mijëra krahësh punenë botën e jashtme. Pra, një masë e cila mund të funksiononte edhe pa praninë eshtetit, sidomos sa kohë që pushtetarët nuk ishin në gjendje as të ofronin ndihmë eaq më pak të vendosin sanksione.

Parimi i qeverisjes, mbi të cilin u mbështet Shqipëria postkomuniste, ishteimprovizimi i vazhdueshëm i qeverisjes, dhe administrimit të paligjshmërisë dhekaosit me tendencën e nxjerrjes për vete sa më shumë fitim që të jetë e mundshme.Mbyllja nga shteti i syve përpara ryshfetit dhe kriminalitetit ekonomik bëri që shumënjerëz për herë të parë në jetën e tyre të bënin jetë më të mirë, pa i respektuarstrukturat shtetërore në rrafshin e investimeve apo të ndihmës sociale. Rritjen edukshme të mirëqenies qeveria e prezantoi doradorës si sukses të saj. Që tumirja egjendjes së këtillë mendohej fund e majë si koncept i mirëfilltë i (suksesit të) qeverisëdel katërcipërisht e qartë nga përgjegjja e ministrit të financave të qeverisë së S.Berishës (i cili këmbënguli të mbetet në këtë pikë anonim) në bisedë me autorin ekëtyre rreshtave. I pyetur ç`mendon për kapitalizmin e egër në Shqipëri ai tha:Këtu s`ka gjë të keqe. Fundja, Perëndim i Egër ishte edhe ai që i bëri Shtetet e

Bashkuara ato që janë sot . E zbërthyer në gjuhën e realitetit shqiptar kjo do tëthotë: Së pari secili duhet të marrë si dhe sa të mundet dhe vetëm atëherë kur tëgjithë të jenë të pasur dhe të ngopur do të dalë kohë të çajnë kokën për të Drejtën eShtetit.

Parë në këtë prizëm, duket se mund të identifikohet lehtë një faktor i parë:Shteti ishte i ligsht, pa autoritet dhe pa ndikim dhe mund të hiqej qafe kollaj. Nërelacion me shtetin, shoqëria është më e fortë; ajo nuk kishte apo nuk ka kurrfarë

Ese

Page 26: perpjekja_13-14

respekti për shtetin dhe strukturat e tij. Në rast të theqafes së shtetit ajo humbetshumë pak ose aspak dhe si masë që është ka mbi të gjitha më shumë se një arsye tëagjitojë kundër shtetit. Një mozaik i këtillë mund ta bëjë cilindo shtet që të duashcopë e thërrime.

Shtojcë faktorit 1.Shkaku më i drejtpërdrejtë dhe më i rëndësishëm për bashkëshkrirjen e

shoqërisë në masën dhe veprimi i saj rrënues kundër shtetit nuk ishte mbase mllefii saj karshi korrupsionit dhe karshi impotencës së shtetit, por krejt ana e kundërt:Masa u rebelua fillimisht kur kjo jetë funksionale ilegale financiare dhe ekonomike,jashtë vathit të strukturave të shtetit, e theu qafën. Ka mundësi të tingëllojë si epalogjikë që një shoqëri të jetë e mllefusur ndaj shtetit pse ky lejon që perandoriilegale dhe fund e maje kriminele të thejnë qafën - një veprim i tillë ishte për rrethanate Shqipërisë plotësisht i logjikshëm dhe i parashikueshëm.

Shumica e shqiptarëve kishte investuar vite me radhë në të ashtuquajturatpiramida, të cilat premtonin kamata astronomikisht të larta, gjë që fillimisht edhe ipërmbushën. Papunësia tejet e madhe, pagat e ulëta dhe imagjinimi naiv se mund tëbëhesh i pasur pa i dhënë prapanicës fort zor, ju solli firmave të errëta investuese -huamarrëse qindramijëra myshterinj. Turri drejt piramidave mori aso përmasashdramatike sa që shumë njerëz shitën madje edhe banesat dhe lokalet afariste të tyredhe prona të tjera me shpresë se duke investuar në piramida brenda pak muajësh dota disafishonin pasurinë e tyre. Në të sosur të vitit 1996 në magjet e piramidavekishte 2 miliard dollarë, shumë kjo që ishte disa herë më e madhe se buxheti shtetërori Shqipërisë. Banka Botërore ia tërhoqi vërejtjen qeverisë së Shqipërisë në Tiranëqysh në verën e vitit 1996 se, nëse nuk do të ndërmirret diçka kundër, sistemi ipiramidave do ta shpinte vendin drejt një katastrofe. Sa kohë që mjetet e informimitsinjalizonin alarmin, as qeveria dhe as opozita nuk e panë të udhës të merren seriozishtme këtë temë.

Nisur nga një shkallë e lartë mundësie që edhe vetë anëtarë të qeverisëpërfitonin nga pazarllëqet e piramidave, ky sistem u bë i përshtatshëm që në mënyrëtë shkëlqyeshme të luajë për sy e faqe rolin e një ekonomie funksionale të tregut, aqmë tepër që një pjesë e madhe e popullatës së Shqipërisë mund të jetonte në shkallëtë konsiderueshme mirë, ashtu që të mos bëhej barrë e arkës edhe ashtu të zbrazët tështetit. Opozitës, nga ana tjetër, nuk ia donte lukthi të bëhej josimpatike duke godituratë që tek popullata po gëzonte simpati të madhe. Investuesit anonin nga bindja seEkonomia e tregut nuk mund të funksionojë ndryshe përveçse kështu dhe besonte

madje se piramidat na qenkan ngritur nergut për t`i dhënë krahun popullatës, sidomossa kohë që disa stafe piramidash dolën si shtytës dhe financues projektesh bamirëse.

Ky naivitet, të cilin bosët e piramidave ditën ta shfrytëzojnë mirë, përcjellënga skamja e theksueshme dhe e hidhur pelim në vend, ishin faktorët kryesorë. Pasgati një gjysmë shekulli komunizëm shqiptarët gjetën tashti një raport racional karshiparasë: Kjo aq më tepër pse gjatë diktaturës nuk qe e mundur që paratë as tëdepozitoheshin me fitim në banka dhe as të bleheshin triskat që karakterizonin

Ese

Page 27: perpjekja_13-14

burimin dhe mjetin e gjëllimit, sa kohë që jetohej, si të thuash, në epokën e këmbimitpunë: mall.

Kësaj ju shtua tashti një dinamikë grupore e cila në Shqipëri ka veçori tëtheksueshme karakteristike. Në mungesë të strukturave potente dhe të besueshmeshtetërore në log u shtruan thashetheme mbi mundësitë e përngjitjes pazarllërllëkutdhe vijave orientuese të reja të ekonomisë së tregut në vend. Mjafton që nga njëperson që mbahet për i besueshëm dhe me pozitë shtetërore të dëgjosh se dikund,akëcili, pa marrë pasasysh si, disi pati sukses, prandaj se edhe atë përvojë do tëduhej ta provonte secili. Ose: Nëse fqiu e përcjell të birin për fuqi krahu për nëGreqi, e bën këtë pothuaj po për atë qëllim sikur të dojë t i krijojë mundësitë të ketëme çka të marrë pjesë në lojërat e piramidave. Atë që e bën njëri, vetëtimthi e bëjnëtë gjithë të tjerët- pa marrë parasysh se a kërkohet parajsa e kësaj dynjaje duke jakthyer shpinën atdheut, që të mund të investohet në piramidat ose që (siç ndodhi)pas shembjes së sistemit të piramidave bile të marrin pjesë masovikisht në vandalimete furishme mbi kazermat, të cilat duhet thënë - ushtria i kishte braktisur masovikishtsi morri kufomën. Kush i bën leqe masës cilësohet domosdo si i shumëdijshëm ,tekanjoz dhe i dyshimtë.

Kështu deshta ngadalë ta arrij tek ajo pjesë e ligjërimit, e cila këtij auditoriumii intereson më shumë se sa aftësia e paskajshme kronike e manovrimit të anijesshtetërore shqiptare, përkatësisht tek përpjekja e këtij auditoriumi e vënies në jetëtë paravendimit që në një farë mase (unë dhe ky me mua) ta dritësoj masën shpitarenë pikëpamje të këtyre ndodhive.

Shkurt, joshkencërisht dhe pa korrektësi politike, unë e shoh që shoqëriashqiptare i përngjet fort një fëmije të edukuar keq dhe të keqtrajtuar:

Ky fëmijë është këtu simbol për të keq i një naiviteti të papërshkrueshëm tëkësaj shoqërie, porse edhe i paaftësisë që ky të dalë nga çorapet e ferrishtes.;

Fëmija i edukuar keq është simbol për të keq i elitës së shtetit që nuk arriti qëkëtë pjellë të vet ta ketë në masë korresponduese edhe për shtetas të vet legjitim;

Fëmija i keqtrajtuar është në këtë mes simbol i dhunës, i rritur premtimedushk për gogël i padrejtsisë, skamjes, leçitjes, shtypjes dhe i përçmimit që kësajpopullate qe ju bë në rrjedhën e shekujve, sidomos porse me përsëdytjen radhazi nëgjysmën e dytë të qindvjeçarit tonë.

Ky fëmijë i keqtrajtuar më duket prej një rëndësie të veçantë dhe besoj sepikërisht këtu e kanë shtratin dhe prandaj pikërisht këtu edhe duhet të kërkohenvorbujt e dhunës së kësaj shoqërie kundër vetvetes. Fëmijët e keqtrajtuar anojnë, siçdihet, drejt shtrembërimeve (lakesave) shpirtërore.

Lajthitjet psikike shpien drejt letargjisë dhe drejt agresionit, porse edhe drejtakceptimit të sjelljes e të veprimit sipas momentit të dhënë. Sjellja e tillë shpie edhederi tek raporti i acaruar karshi autoritetit të prindërve e, në rastin tonë, pra edhekundrejt shtetit.

Anoj të besoj se shoqëria shqiptare, e cila jeton në situatë disonancashkognitive, të shkaktuara nga njëra anë nga përfytyrime sipas qejfit personal dhe ngalibrat e historisë dhe, nga ana tjetër, nga realiteti i pahijshëm dhe i vrazhdë ekzistues.

Ese

Page 28: perpjekja_13-14

Tek sejcili shqiptar jeton për shembull ideja mbi gjoja të kaluarën lavdiplote.Secili shqiptar që ka shtjerrë pantollona a fustan në banka të shkollës ose që përkohë të gjatë ja ka falë bebëzat e syrit televizorit ka mësuar se shqiptarët na qenkanpopulli me kulturë më të lashtë në Evropë, se shqiptarët na qenkan si popull iprarahistorisë evropiane ashtu edhe populli më trim ndër më trimat e të gjithëve tëkësaj pjese të rruzullit të quajtur Tokë, se këta na e paskan shpëtuar Europën ngaOsmanët, se këta na qenkan populli më i parë i krishter i Evropës, se shqiptarët naqenkan populli më i vjetër e edhe më i bukuri i Evropës dhe se këta e flitkan gjuhënmë të vjetër dhe më të bukur të dynjasë shkurt e pa dorëza - shqiptarët na qenkankombi më i përsosur i botës. Por Dielli i Gjithësisë e rrezaton këtë vërtetësi merrebtësinë e tij të vërtetë: Shqiptarët nuk qenë të zotët të arrijnë as që të mbrojnë ngasynimet grabitçare të fqinjëve hapësirën e shtrirjes së tyre etnike; këta nuk arritënqë bile as gjysmën e kombit të tyre që edhe sot e gjithë ditën gjëllon si nacionalnamanjina (minoritet) i shtypur katërcipërisht nga shtetet territorialisht fqinje tësllavëve të jugut dhe të Greqisë; se historia e Shqipërisë (etnike) nuk njihet as edhenjë pëllëmbë më përtej kufijve të saj politikë, e lere më shtrirjen përtej këtyre kufijvetë kulturës dhe të gjuhës, po të mos ishte diaspora më qendërngrehëse (=centrifugale) se qendra .

Çdo i huaj që kurdoqoftë ka qenë në Shqipëri apo që, të themi, kudoqoftë eka takuar një shqiptar e njeh skenarin e rrjedhës së bisedës gjegjëse: Kryet e vendite zë e kaluara famëmadhe dhe krenaria e cila vetëm pas pak frazave të hieshmezëvendësohet me konstatimin sa të paftë, sa budalla dhe sa zemërlepur na kanë qenëpëherë shqiptarët.

Po ky ritual i hap vegët edhe nëse flitet për të tanishmen: Shqipëria etejvërshuar nga pasuritë minerale, nga mrekulli të nënës natyrë, nga njerëz të hijshëme atletikisht të formësuar, deri në atë shkallë veçsa Shqipëria nuk na u paska bërëZvicër e Ballkanit. Krejt pak më vonë porse pamja tjetër: Shqipëria shteti më ivarfër, më kaotik, më i korruptuar dhe më i pashpresë për gjëllim në gjithë Kontinentine Vjetër.

Po kjo mospërputhje shtrohet në sofër edhe sa i përket qëndrimit ndaj shtetitshqiptar.. Njeriu është krenar të jetë shqiptar dhe të ketë një shtet të quajtur Shqipëri.Mirëpo, në përpjekjen e parë të marrësh një vizë në cilëndo ambasadë të pjesëstjetër të globit të quajtur tokë, shihet dora-dorës sa pak autoritet, sa pak respekt dhesa pak besim ka bota joshqiptare karshi shtetit shqiptar dhe shtetasve të tij. E vetmjashtegthyerje për të dalur jashtë Shqipërisë mbetet në të shumtën e rasteve udhëtimiilegal në drejtim të shteteve të Perëndimit, paqëtimi me kapërdirjen e përçmimevedhe të poshtërimeve. Nuk janë të pakta rastet kur vizat apo lejet e qëndrimit kërkohennga shqiptarët (sidomos kur është puna të shkohet si krah pune në Greqi) duke hequrdorë edhe nga përkatësia etnike dhe religjioze e kërkuesve të vizave, përkatësisht tëlejeve të qëndrimit. Kështu, mijëra shqiptarë gegë e toskë të besimit katolik emusliman dhe sish orthodoksë që me të themeluar ( që nga viti l909) të kishësautoqefale orthodokse shqiptare deklarohen për grekë; i ndërrojnë emrat e tyre tënunëve e të nënave dhe të kishave apo xhamive shqiptare vetëm që të mund ta

Ese

Page 29: perpjekja_13-14

marrin më lehtë lejen për hyrje apo për qëndrim të mëtejshëm në Greqi.Nga fëmijë që rrjedhin prej familesh të kësaj fare nuk mund të peritet se

domosdo do t i respektojnë prindërit e tyre. Nuk është çudi nëse fëmijët e kësaj fare- me apo pa vetëdije - përçmimet, poshtërimet, qitjen hi syve, skamjen dhe dhunëni varin në trerë të oxhakut dhe ua lënë si falë ju qofshin prindërve që i pollën.

Nga një shoqëri që me një kosofarë shkalle të disonancës kogntive karshidhe mbi bazën e nocioneve kaq elementare të historisë, të shtetit, të kombit, të sëkaluarës historike dhe të së ardhmes - të dala nga strukturat gjegëse të kohës- nukështë në gjendje që në bazë të këtyre disonancave t i mbizotërojë ngadalë dhe nëpaqe nuk është për t u çuditur nëse kjo masë synon apo edhe arrinë që shkakun dheasgjësimin e këtyre disonancave ta shohë tek përdorimi i dhunës për zgjidhjen esituatës së tyre.

Thënë përmbledhtazi dhe thelbësisht (= esencialisht): dy fakmtorë mund tëshihen e të identifikohen si meritore për turbullirat në Shqipëri: nga njëra anëimpotenca e tërësishme e shtetit dhe mbifuqia relative e masës karshi institucionevetë shtetit. Karshi një mase e cila mbi bazën e përvojës, sidomos të asaj mbi 50 vitete shkuara dhe të ndjesisë së saj kur kjo ishte e privuar të kishte zë e grusht, kur ishtee privuar nga shprehja e patriotizmit të mirëfilltë apo e lojalitetit karshi institucionevetë shtetit dhe që, porse, nuk njihte kurrfarë ligjesh apo thënë më drejt s kishte kurrfarëarsyeje t i njihte e repsketonte ato nuk do të duhej pritur gjë tjetër pos kësaj qëndodhi.

Edhe gjatë rebelimit të masës shqiptare doli katërcipërisht si e qartë se kjo(masë) nuk ishte as për së afërmi ndonjëfarë mase e organizuar revolucionare , ecila do të na kishte ndonjë pikësynim të përcaktuar qartë, ndonjë prijs me emër embiemër apo diçka që do të kundërmonte erë organizimi. Kjo qe një masë cullake ecila s`pranoi asnjëfarë bajraktari sepse për detyrë e veprim bazë kishte të shkaktontefortunë, gjak e dëm material në dëm të shtetit, sepse, e gjetur dhe e shpërthyer nëkëso disonancash, ajo as që do të kishte kaçik t`ja definojë vetes farë qëllimi finalmë konstruktiv e më largpamës në rrafshin nacional e social.

Kjo është për mua edhe një arsye me peshë për asgjësimin e tërmetizimit tëturbullirave prapa të cilave s ka asnjë qëllim këmbëngulës. Kishte të tillë që deshënqë mllefin ta shfryejnë me britma nga krahërori duke rrënuar; disa duke plaçkiturose duke shtënë në ajër. Atëherë kur secilit veç e veç turbullirat i dolën mbi kapuç,sicili u kthye në shtëpi disi i lehtësuar e mbase edhe pak i trishtuar nga ajo që Tëtjerët ja bënë Shqipërisë.

Këtu do të doja t ja bëj vetes një vërejtje: Profesori Patillo-Hess dhe unë nukdo të kishim çfarë të komunikonim njëri me tjetrin rreth kumtesës sime, sepse për tatumirur frymën e planifikuar të këtij Simpoziumi ishte i domosdoshëm një titullkumtese mbi masën e cytur , qoftë mbase edhe provizor - si ky i kumtesës sime. Epra edhe nëse unë besoj se masa shqiptare nuk kishte kurrfarë qëllimi të paracaktuar,se ajo as edhe nuk do të jetë pra kurrnjëfarë mase e organizuar në kuptimin e Cannetti-t. Për si qëllim nismëtar të masës Canetti përcakton vdekjen e përbashkët. Në rastinshqiptar nuk pati bile as erë të këttij parimi. Viktima, ç është e drejta pati - në

Ese

Page 30: perpjekja_13-14

pjesën dërmuese të rasteve porse sish të vrarë nga shtënja e pakuptimtë në ajër -dhe jo si qëllim apo si qejfkolektiv i masës.

Një aspekt tjetër i mllefit shkatrrimtar: Sado e pakuptimtë të duket fërfëllimadhe asgjësimi kolektiv i pasurisë së përbashkët, kjo fërfëllimë nuk vie porse ngaqielli i kaltër. Përkundër ndjenjes së kultuivuar nga komunizmi i kolektivitetit tëpërbashkësisë së institucioneve të pronës publike (të përbashkët), pjesa dërmuese eshqiptarëve nuk e kishte marrë këtë parim për zemër.- parim ky paska i mbetur ihuaj për shtetasit e Shqipërisë së para 50 viteve. Nëse pasuria konkrete nuk lidhetedhe me personin, me familjen apo me bashkësinë familiare konkrete dhe nukmbikëqyret nga mujshia e një individi apo e një autoriteti të një bashkësie familjareajo nuk i takon askujt dhe prandaj është pra e destinuar të jetë si një livadh ishkretë që mund ta kullosë edhe kali qorr e mund të merret për vete ose tëshkretërohet. Megjithatë duhet thënë se para kësaj periudhe histiorike shkretrërimee zaptime të tilla të paligshme të shtetit të Shqipërisë nga ndonjëfarë mase e cyturnë edicionin e kohës sonë nuk ka pasur. Kur Enver Hoxha fundeve të viteve `60tavendosi që religjioni të jetë një teshë e urrejtjes urdhëroi shkatërrimin e pothuaj tëgjitha simboleve religjioze në vend; masa prej karvanesh të rinjësh shtegtuan atëherëtë armatosur me çekiça e me kazma për të rrënuar kisha e xhami.. Pjesa dërmuesee atyre rrënuesve të atëhershëm nuk janë sot aspak më të moçëm se 40 ose 50 vjetëdhe nuk shohin të kenë bërë gjë të keqe atëherë që për veten dhe për fëmijët e tyrerrënuan atë që koha e urrente, atë që për sistemin vlente për e urrejtur, përkatëisisht- simoblet e shtetit.

Edhe kthesa politike e viteve 1991/92 rrodhi relativisht pa gjak., sado qëshkatërrimi dhe plaçkitja për muaj me radhë ishin njëra nga çështje të rendit tëditës. Për punë të tilla askush nuk u muarr porse në përgjegjësi, askush nuk u dënua.Menjëherë pas tranzicioinit dhe pas fillimit të Ekonomisë së Tregut se kush mundiu vetautorizua që t` i pronësojë, t` i zotërojë vendet e pakrkimit publik të makinavedhe trojet e tjera të Shqipërisë dhe mbi themelet e tyre të ngrisë dyçane afaristeprivate, as pa e pasur ndonjëherë ndërmend që për punë të tillë të kërkojë leje ngashteti. Nuk dihet që dikush të jetë marrë në përgegësi nga shteti, për punë të tilla.

Përmbledhtazi: Fërfëllazën në Shqipëri unë e trajtoj këtu vetëm në sipërfaqe,si diçka që ndodhi si pasojë e komoditetit të shtetit shqiptar dhe të shoqërisë shqiptarepa e shkëputur këtë ( komoditet) nga pjesa e e një sistemi të paligjësisë, të kaosit tëshkaktuar nga mungesa e komponentës së përmendur së parisë dhe të pseudozotit tëquajtur anarki që e përcolli këtë fazë të historisë së shtetësisë shqiptare.

E di se ka njerëz që ngarjet në Shqipëri mund t i kthjellojnë edhe shumë mëthjeshtë se unë. Ata do t i kthjellonin më lehtë pra edhe shkaqet përse u turbulluamasa: pse ajo i humbi paratë, pse i humbi imazhet e ëndërrimeve për të ardhshmenedhe pse thjesht e humbi ardhmërinë. Unë do ë pajtohesha me një konstatim të tillësikur prapa mllefit të masës të mos zinte vend qartë si dielli një amulli për tëpasur shtet funksional, një tollovi me gjak, një rrënim i tendës së shprishur tëagresionit të një shoqërie të keqtrajtuar ose - thënë ndryshe sikur të mos kishim tëbënim me një prind ( nënkupto shtetin shqiptar) të vetëliruar nga detyrimi ipërkujdesjes ndaj fëmijës së vet.

E shqipëroi Dr. S. Gashi

Ese

Page 31: perpjekja_13-14

Fabian Kati

RRUGA E LARGIMIT NGA EUROPA

Iluzioni që mbas shëmbjes së regjimit totalitar do të hapej për Shqipërinë njëepokë begatie, nuk ishte veçse një konceptim i cekët mbi problematikën që do tëkarakterizonte tranzicionin drejt sistemit demokratik. Mbas pesë vjetësh qeverisje tëPD-së dhe gati një viti të PS-së, gjëndja politiko-shoqërore e vëndit mbetet epastabilizuar, bile më mirë të themi nën efktin e një proçesi destabilizues; istitucionetshtetërore lundrojnë pa busullën e një kushtetute, pushteti lokal mbijeton mes kaositdhe anarkisë pathologjike, struktura ekonomike mbetet e mbërthyer nën darën e njëkrize të thellë e sistematike, për të mos folur pastaj për shërbimin shëndetësor, sisteminarsimor, nivelin e jetesës, papunësinë etj. Të gjithë këta tregues flasin qartë për niveline paaftësisë së klasës tonë politike në tërësinë e saj, mbasi nën këtë prizëm, ndarjapartiake e forcave politike nuk ka asnjë lloj vlere.

Situata e krijuar mbas krizës së sistemit komunist në Europën Lindore, përsa ipërket Shqipërisë, reflektoi dy faktorë të rëndësishëm që veçuan vëndin tonë: nganjëra anë mungesa e një disidence të afirmuar brënda dhe jashtë vëndit bëri që tëtriumfonte një retorikë e çthurrur demagogjike, e cila u shfrytëzua pa hezitim ngapersona të paskrupullt e të paaftë; nga ana tjetër, në rradhët e militantëve të partisë-shtet mungoi (a kish ekzistuar ndonjëherë?) një frymë reformiste e tillë që të garantontekalimin gradual nga monizmi drejt pluralizmit dhe sistemit demokratik. Kësaj gjëndjejei shtoheshin dy aspekte të tjera me baza më të thella historike : vet-izolimi politik dheprapambetja e veçantë ekonomike.

Kush ishin ata që do të kryenin rolin udhëheqës në trasformimin drejt Shtetit tësë drejtës? Për të nxjerrë vëndin nga katastrofa komuniste, duhej që të zotëronin meçdo kusht aftësi të mëdha politike e profesionale, njëkohësisht duhej të mos ishin tënjollosur me të kaluarën. Ishte pikërisht kjo kornizë kushtëzuese që do të hapteproblematikën e re të roleve politike në post-komunizmin shqiptar, problematikë qëende mbetet e pazgjidhur edhe mbas ndrrimeve të stafetës PS-PD-PS.

Për rimëkëmbjen e vëndit nuk do të mjaftonte vetëm entuziazmi apo shkarkimii urrejtjes së vonuar kundër simboleve të regjimit policor nacional-komunist. Duhejqë rrëzimi i diktaturës të sillte ndryshimin e mentalitetit të politikanëve të rinj, shumëprej të cilëve, të brumosur me koncepte të trashguara po prej kësaj diktature, do tëpengonin gati në mënyrë instiktive proçesin e demokratizimit. Kjo pikë e errët qëaskush nuk e mori parasysh në 91-shin, me forcën e saj do t i imponohej realitetit

Ese

Page 32: perpjekja_13-14

politik shqiptar derisa çoi në shpërthimin tragjik të 97-ës. Kolapsi i turpshëm idemokratëve , falimentimi i politikës së tyre rrezeshkurtër, bëri që populli shqiptar

mbas gati një shekulli të provonte përsëri shijen e hidhur të një anarkie të përgjakshme.Më pas, në muajt që vijuan, mungesa e një alternative të tretë serioze brënda spektrittë politikës shqiptare solli në pushtet ish-komunistët që akoma s kanë kërkuar ndjesë(qartë dhe publikisht) për krimet çnjerëzore dhe dëmet e mëdha që i shkaktuan vënditpër dyzetepesë vjetë me rradhë.

Dhe ja ku ndodhemi sot: në një kohë kur në vëndet e tjera të Europës Lindoretranzicioni po jep frytet e para pozitive, Shqipëria mbetet e ngecur në një situatëregresi strukturor, e rënduar kjo tashmë, si në aspektin politik ashtu dhe në atë ekonomik,prej humbjes së kohës. Vërtet vëndet e tjera europiano-lindore kaluan dhe ato momentetë vështira politiko-ekonomike, por mbas kësaj periudhe, të paevitueshme mesa duket,dhe sidomos këto dy vitet e fundit, vërehet një stabilizim i dukshëm i sistemitdemokratik në këto vënde. Natyrisht që probleme të ndryshme ekzistojnë akoma, porndërkohë proçesi i demokratizimit dhe funksionimi i ekonomisë së tregut ka hedhurhapa të dukshëm përpara.

Gjatë muajit dhjetor 97, me mbledhjen e Këshillit Europian në Luksemburgu vendos, mbas një debati të gjatë e të vështirë, mënyra dhe kohët e proçesit të zgjerimittë Bashkimit Europian drejt vëndeve ish-socialiste të lindjes. Ky proçes që me saduket do të zhvillohet me dy shpejtësi , bazohet mbi tre dokumenta që sëbashkupërbëjnë Bllokun-2000 të prezantuar në korrik të 97 nga Komisioni Europian.

Për një grup të parë të përbërë prej pesë vëndesh ish-socialiste (Polonia,Hungaria, Rep.Ceke, Sllovenia, Estonia) dhe Qipros hapet kështu rruga e integrimittë plotë për në B.E., që mbas etapave të ndryshme verifikuese është parashikuar tëmbyllet në vitin 2004. Grupi i dytë ku hynë Bullgaria, Rumania, Sllovakia, dy vëndete tjera të Balltikut dhe ato të ish-Jugosllavisë duket se kanë përpara një rrugë më tëgjatë (shumë më e theksuar kjo në rastin e Kroacisë, Bosnjës, dhe Federatës JugosllaveSërbi, Mali i Zi për arsyet e njohura të luftës), por sidoqoftë e realizueshme brëndaviteve 2006-7 për tre të parat dhe 2010-15 për të dytat, gjithmonë nëse tendencatpozitive në proçeset e tranzicionit do të konfirmohen edhe në të ardhmen. Të gjithakëto vënde, që aktualisht ndodhen në shkallë të ndryshme raportesh me B.E.-në (pallogaritur këtu ato të ish-Jugosllavisë që duhet të firmosin akordet e nivelit të parë)plotësojnë kushtet e duhura për kooperimin ndëreuropian në bazë të Librit të Bardhë,bën përjashtim gjithashtu Maqedonia, e cila ende nuk ka arritur të firmosë traktatin eanëtarësisë me Komunitetin Europian.

Për sa i për ket pozi ci oni t t ë Shqi për i së, aj o mbyl l kët ë kl asi f i ki m, në kur r i ztë Maqedonisë. Për të mos thënë që gjatë mbledhjes së Luksenburgut u injoruapl ot ësi sht emr i i Shqi për i së, mund t ë ngushël l ohemi duke i magj i nuar vëndi n e f undi t ,por kupt ohet që r r uga mbet et e hapur , nëse do duam mund t ë zbr esi m dhe më posht ëakoma, drejt Afrikës. Fakti që vetëm në disa prej vëndeve të këtij kontinenti, në mënyrëshumë të ngjashme me rastin tonë, hasim në paaftësianë për të transformuar entitetetshtetërore (historikisht të formuara) në shtete të mirëfillta të tipit modern, bën të

Ese

Page 33: perpjekja_13-14

mundëshëm këtë afrim alegorik. Natyrisht, nuk është fjala këtu për Shtetin modern nësensin perëndimor të termit (ky do të ishte një pretendim i ekzagjeruar për momentin),por për mosaftësinë e formimit të këtij Shteti nën një këndvështrim më të limituar: atëtë funksionimit të ligjit dhe të drejtësisë. Pra, mbas konfirmimit të heshtur nëLuksenburg, mbetemi jo vetëm vëndi më i varfër i Europës nën aspektin ekonomik,por edhe më i çorganizuari nën aspektin politik, fakt ky i fundit që pengon proçesin estabilizimit të sistemit të ri.

Për të kuptuar diçka më tepër rreth distancës së frikëshme që hapet midiskushteve programatike të kërkuara prej Komisionit Europian nga njëra anë dhe realitetittonë aktual nga ana tjetër, është e nevojshme të njihemi me tre pikat kryesore të Bllokut-2000. Ndryshe nga kriteret e mëparshme, për të aderuar në B.E. këtej e tutje duhet tëplotësohen këto kushte:

1) ekzi st enca e nj ë st abi l i t et i i nst i t uci onal që garant on demokraci në, sht et i n etë drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minorancave;

2) ekzistenca e një ekonomie tregu vërtet funksionale,si dhe, së fundi,3) kapaci t et i mj af t ueshëm për t i bërë bal l ë presi oni t kompet i t i v dhe f orcave

të tregut që veprojnë brënda B.E.-së.

Pra B.E.-ja, veç aplikimit të normave komunitare (dhe këto të shtuara në mënyrëtë dukshme në krahasim me aderimet e mëparshme) kërkon tashmë të bëjë një vlerësimakoma më të thellë rreth problemeve strukturale politiko-ekonomike, duke shqyrtuarme hollësi gjithë parametrat inkuadrues për vëndet që në të ardhmen do të integrohensi në monedhën e përbashkët ashtu dhe më gjërë në bashkimin politik europian.

Që t i r i kt hehemi përsër i Shqi për i së, si ç shi het qar t ë dhe nga pi kat e mësi përme,j o vet ëm që j emi shumë l ar g pl ot ësi mi t t ë t yr e, por çësht ë më e keqj a, duket se poshkoj më dr ej t r r ugës së l ar gi mi t nga Eur opa.

Aspekti istitucional është i kondicionuar rëndë prej mungesës së kushtetutës.Debati politik ndërmjet pozitës dhe opozitës që po karakterizon proçedurën eformulimit të kësaj kushtetute është dhe shëmbulli më evident i përgjegjësisë së ulëtqë po tregojnë politikanët ndaj interesave primare të kombit. Me mungesën e njëdialogu kostruktiv në këtë drejtim, ky debat kthehet thjesht në shprehje të luftës përpushtet. Kjo e fundit bëhet akoma më problematike kur qëndron e mbyllur në qarqe tëngushta interesash klanore dhe e lidhur po aq ngushtë me përfitime të paligjshme.

Përsa i përket apekteve ekonomike, si për funksinimin e mirë të ekonomisë sëtregut, ashtu dhe për arritjen e kapacitetit kompetitiv që ekziston brënda vëndeve tëB.E.-së (në mënyrë akoma më evidente), aktualisht është e pamundur të flitet. Sistemiynë makro-ekonomik, me gjithë tentativat dhe teorizimet e shumta që ekspertëtshpenzuan gjatë këtyre viteve, mbetet i bllokuar në start. Kjo gjëndje nuk ka si tëndryshojë pa u zgjidhur më parë probleme si ai i pronave apo i privatizimit, pa umarrë masat e duhura për një politikë të mirëfilltë monetare, lidhur kjo si me qarkullimine kapitaleve ashtu dhe me organizimin e sitemit bankar privat.

Ese

Page 34: perpjekja_13-14

Këmbimi i drejtimit që po merr vëndi është bërë tashmë çështje urgjente. Nukmund të humbet më koha me zgjidhje politike joefikase, nuk mund të pranohet më qëme fatet e popullit të luhet një ping-pong i pafund midis PS-së dhe PD-së. Me pakfjalë, duhet të dalim me çdo kusht nga bataku ku kemi rënë.

Duke ju referuar tre pikave të lartpërmëndura, duhet që të nxitohet sa më parërinovimi i istitucioneve, të çbllokohet nga pengesat sistemi ekonomik, të krijohengarancitë e duhura për investitorët vëndas e të huaj, vetëm kështu mund të shpresojmëtë hymë në rrugën e progresit dhe të begatisë. Në të kundërt, nëse korrupsioni politik,që është padyshim plaga më e rëndë e këtyre viteve, do të vazhdojë të sundojë mbipërparësi të këtij lloji, detyrimisht do të çojë drejt situatash të paparashikueshme.Pol i t i kanët shqi pt arë duhet t j u kusht oj në më t epër vëmëndj e mësi meve që j ep hi st or i anë këtë drejtim. Një thënie sa e thjeshtë aq dhe e vërtetë e psikanalistit gjerman ZigmundFr oi d t hot ë: Çdo t epr i m për mban br ënda vet es dhe embr i oni n e vet shkat r r i mi t ...

Rëndësia jetike e integrimit në Europë lidhet gjithashtu drejtpërdrejtë edhe mesi t uat ën e j asht ëme pol i t i ke. Do i sht e mi rë që ngj ar j et e f undi t në Kosovë t i ndi qni mduke patur një reputacion tjetër në qarqet e politikës ndërkombëtare. Fjala jonë nëorganizmat e ndryshme ndërkombëtare do të kishte padyshim një tjetër peshë përsa ipër ket f at eve t ë ar dhëshme t ë çësht j es kosovar e. Sduhet t ë har oj më gj i t hasht u qëviktimat e gjenocidit sërb në Kosovë janë në një rol të tillë kaq të dhimbshëm e tëpashpresë, ndër të tjera, edhe për pasojë të dobësisë kronike që karakterizon shtetinshqiptar.

Po të përqëndrohemi në zhvillimet e ngjarjeve politike, që kanë ndodhur brëndavëndit gjatë muajve të fundit, kuptojmë sesa larg konceptimesh të tilla qëndron llogjikae pozitës dhe opozitës bashkë. Në një moment të tillë, vetëm ndërgjegjia eintelektualëve, duke ndjekur proçeset politike e shkëputur prej interesave të ngushta,mund të luaj një rol të rëndësishëm për rritjen e ndjeshmërisë si në opinionin e gjërëpubl i k asht u dhe në at ë pj esë ende t ë past ër t ë pol i t i kës shqi pt ar e. Lar gi mi t pr ejEuropës i duhet prerë rruga sa më shpejt.

Ese

Page 35: perpjekja_13-14

Dr. Fazli Syla

DISA DUKURI TË KULTURËSPOLITIKE TË SHQIPTARËVE

Në rrjedhat e zhvillimit të ngjarjeve në Ballkanin e trazuar e me lakmi tëmëdha territoriale, të përcjella me propagandë të fuqishme, me dokumentacion tëfalsifikuar e nacionalizëm agresiv, me aversionin e evropianëve ndaj pjesës sëislamizuar të shqiptarëve, me koalicionet sllavo-ortodokse dhe luftërat për ndikim,me pavarësi të rrezikuar dhe disa herë të cënuar apo të humbur të shtetit shqiptardhe me rrethanat jetësore e politike jashtëzakonisht të rënda në pjesët e mbeturajashtë kufijve të shtetit, shqiptarët e presin mbarimin e këtij shekulli si populli më irrezikuar dhe me një vizion mjaft të paqartë për të ardhmen e tyre.

Kushtet historiko-shoqërore kanë kushtëzuar edhe vetëdijen e qasjet endryshme rreth çështjes kombëtare dhe i kanë krijuar bazat për kulturë të përgjithshmedhe kulturë politike të ndryshme në pjesët e kombit tonë të ndarë.

E kaluar ka krijuara edhe logjikë e praktika të ndryshme të formuara sipaskritereve, dispozitave, ideologjive e mostrave shqiptare, jugosllave, ruse, kinezeetj. Karakteristikë e përbashkët e të gjitha këtyre është logjika totalitare gjithnjë epranishme te pjesa dërrmuese e kuadrove të formuara gjatë këtij gjysmëshekulli. Tëgjithë deklarohen për demokraci, por siç them unë , mjedisi im ose partia ime përdialog, me dëshirë që të mos ketë, për shprehje të lirë të mendimeve, me që kusht tëaprovohet i imi ose i grupacionit tim etj. Në të shumtën e rasteve, mendimi tjetër, qëdikur quhej armiqësor, tani quhet antikombëtar, dhe ai që mendon ndryshe, është nëshërbim të huaj e epitete të tjera edhe më të rënda. Kështu, të gjithë janë për pajtimkombëtar, por në të vërtetë shumica që ti të pajtohesh me mua , e duan pluralizmin,me kusht që të gjithë të mendojnë njësoj. Shumë nga përfaqësuesit e jetës së sotmepolitike dhe nga format e organizimit shtetëror, partiak etj., bëjnë gara për ndikimvendimtar, kush ta thotë fjalën e fundit, kush të jetë instanca e fundit apo e parafundit.

Në këtë mënyrë tentohet të krijohen qendra të vendosjes sipas modelit tëpolitbyrove të komiteteve qendrore, ndërsa kur këtë nuk mund ta arrijnë, atëherëduan të jenë autonomë, të pavarur, sovranë dhe për t i dëshmuar apo mbrojturqëndrimet vetanake përdoret edhe terminologji tjetër nga praktika e periudhave tëkaluara dhe të tashme.

Ese

Page 36: perpjekja_13-14

Realiteti i sotëm politik i ka sjellë shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri jashtërrjedhave të zhvillimit historik dhe politik të popujve. Kështu, ata dëshmojnë sejanë të papërgatitur për politikë kombëtare dhe për kalim në sistemin e ri, sepseturren për t i vënë në krye individët e jo institucionet, për ta dëshmuar aftësinëpersonale e jo politikën kombëtare, organizimin shtetëror et.

Gati një gjysmë shekulli është shtypur ndjenja kombëtare në favor të asajideore e klasore, prandaj edhe procesi i korrigjimit doemos do të jetë i gjatë dhe indërlikuar, që kërkon angazhim dhe punë permanente që nga fillet e shkollimit derite format e tjera të ngritjes së vetëdijes kombëtare e politike.

Realiteti i hidhur te politikani i sotëm shqiptar ka krijuar një ndjenjëinferioriteti me nënçmim të theksuar të forcave kombëtare dhe ai është vazhdimishtme sy të drejtuar kah qendrat e huaja ndërkombëtare të ndikimit. Kështu, kuadribartës i funksioneve politike e shtetërore shpesh më shumë kohë shpenzon përkontakte me përfaqësi të huaja dhe nëpër dyer të ambasadave, si dhe rreth asaj çkai thonë ato, se sa të jetë aktiv e kreativ në organet shtetërore e partiake, ku bën pjesë.Si në shumë sfera të tjera dhe në kulturën tonë politike nevojitet të bëhet një kthesëe madhe, një vetëbesim dhe aktivitet i organizuar dhe i koordinuar për realizimin esynimeve dhe të një programi të vërtetë të zgjimit dhe të vetëdijesimit kombëtar.

Formimi i kulturës pluraliste nuk arrihet brenda ditës, por as nuk guxon tëzgjasë në pambarim. Kultura demokratike e tolerancës dhe e dialogut janë cilësithemelore të shoqërive të civilizuara.Te ne sot janë të zakonshme sulmet e pamatura,falori i rrëmyeshëm dhe rrënues me nuanca të theksuara të primitivizmit kundërçdokujt, që paraqet pengesë në realizimin e ambicieve e qëllimeve të fiksuaraindividuale e grupore. Është prezent edhe një proces i diferencimit, i kultivuar mevetëdije ose pa të, që është si pasojë e logjikës totalitare, që përçan, ndan dhe dëmtonqenien tonë kombëtare. Në përpjekjet për t u kyçur në jetën politike e shtetërore memerita dhe pa to, njerëzit shpesh përdorin çdo mjet, me patriotizëm deklarativ, meshkrime e shpesh edhe me libra të porositur e të financuar për gjoja traditën patriotiketë familjeve dhe të pjesëtarëve të tyre, me stafe të organizuara për propagandë verbale,me diskualifikime dhe njollosje pothuajse të çdokujt, në mënyrë që me një procesfrontal të eliminimit të planifikuar mirë, të dalin vetë në sipërfaqe. Në raste të tilla,kur mungon epërsia kulturore, e dijes dhe e argumentit, bëhen përpjekje përkompensim me forcë, me kërcënim e fyerje, ndërsa kur mungojnë të parat,manifestohen të dytat, si forma primitive të regresimit të kompleksit të nënvlerës.Shumica e shprehjeve e denoncimeve të tilla, po ashtu, burojnë nga logjika dhearsenali i kohës së monizmit.

Me mosdurim e agresivitet primitiv aplikohen mjete, shprehje dhe argumentetë njëjta në konfrontime pozitë-opozitë, kur ndërrohen rolet apo pozicioni. Tanipozita e re i shfrytëzon dispozitat e pozitës së dikurshme dhe në rolin e ndryshuarvjell vrer, proteston dhe bën grevë kundër asaj që deri dje ishte e zakonshme dhe eligjshme për të. Kështu ndodh kur shtetarët bëjnë dispozita, ligje e norma të tjerapër vete e jo për shtetin, dukuri kjo prezente edhe në shtetet e tjera socialiste, por qëte shqiptarët reflektohet në forma më të vrazhda e më primitive.

Ese

Page 37: perpjekja_13-14

Periudha e tranzicionit në përgjithësi po del më e vështirë se që është menduarte të gjithë popujt që po kalojnë nëpër të. Te shqiptarët ajo është edhe më e ndërlikuar,për arsye të kushteve dhe rrethanave politike, të politikës kombëtare të parcializuar,të papërgatitjes për seleksionim të duhur të ndikimeve të ndryshme të huaja, tëpërzierjes së kritereve të së kaluarës dhe të tashmes, të qasjeve kadrovike e politike,që nga ato populiste që nuk sjellin ndonjë përbërje të seleksionuar e deri te ato tëprogramuara dhe të aprovuara në nivel shtetëror apo kombëtar.

Baza e ulët materiale ka krijuar edhe një shpirt pothuajse të varfëruar, qëedhe aktivitetet, të cilat do të duhej të ishin të denja për respekt, i bën tëmaterializohen, me tendencë që prej çdo gjëje, çdo funksioni dhe aktiviteti të nxirretpërfitimi. Kjo dukuri e pengon edhe lëvizjen e njerëzve e përtërirjen kuadrovike,ngase funksioni politik a shtetëror shikohet si burim i të mirave materiale. Kjo ështënë kundërshtim me botën e pasur, ku bartësit e funksioneve edhe një pjesë të kapitalitprivat e orientojnë për çështje kombëtare e shtetërore, natyrisht edhe për reputaciontë tyre personal. Kështu, në këto rrethana të këtij tranzicioni apo shthurjeje, në botënshqiptare kemi edhe dukuri të kthimit pothuajse në firma private të disa funksioneve,partive, fondeve, organeve dhe ndonjë forme tjetër të organizimit tonë, si dhe dukuritë humbjes së ndjenjës së përgjegjësisë ndaj detyrës dhe funksionit, që përcillet meforma të ndryshme korrupsioni. Gjithë këto bëjnë që pushtetarët, përkatësisht bartësite funksioneve, në të shumtën e rasteve nuk mund të pajtohen me fatin që një ditëduhet të tërhiqen dhe se çdo gjë e ka fillimin dhe mbarimin e vet.

Edhe organizimi ynë partiak është shprehje e nivelit të kulturës politike, pandonjë seleksion kualitativ me intolerancë e ekskluzivitet, përçarje e grupëzime,me krahë të shtrirë, të ndarë dhe të thyer, që të gjitha së bashku shkojnë në disfavortë kohezionit kombëtar.

Atmosfera e izolimit, e apatisë dhe e paqartësisë për vizionin e së ardhmeska krijuar hapësirë për një ikje gati kolektive në botën e zhvilluar të Perëndimit merrezikime, sakrifica e shpenzime, pa motive të qarta për hapa të tillë, edhe pse shpeshbëhen tentime që veprimet të arsyetohen me ndjekje, shkaqe materiale ekzistencialeetj. Disa prej tyre përpiqen që çdo gjëje t i japin ngjyrë të theksuar patriotike, dukeu imponuar që me çdo kusht t i pranojë rrethi për të tillë.

Në diasporën tonë heterogjene reflektohet e kaluara e kombit tonë gjatëpesëdhjetë e sa vjetëve të kaluar dhe copëzimi i hapësirës politike me ngarkesa tëndryshme ideore, politike, ekonomike, me trondite, me kthesa e me shpjegime tëqëlluara, por edhe me bredhje jashtë çdo arsyeje. Formimi i një psikologjie të tillëështë edhe shprehje e organizimit tonë në Kosovë, e polarizimit partiak, e mungesëssë informimit, apo informimit të njëanshëm, tendencioz dhe të paramenduar e tëprogramuar nga qendrat e ndryshme, për projekte e interesa të huaja, si dhe emisionarëve të ndryshëm që bredhin nëpër botë me eufori dhe përpjekje që të jenësa më të efektshëm, si kompensim për dështimet individuale e grupore.

Megjithatë, diaspora jonë e tashme përbën një të katërtën e popullit tonë dheështë komponent i rëndësishëm për ekzistencën tonë, sepse ajo nuk është tjetërsuardhe brenda mundësive të veta, në pjesën më të madhe, përpiqet të jetojë me fatin e

Ese

Page 38: perpjekja_13-14

kombit, të kontribuojë në mënyrën e vet. Ajo mund të ofrojë edhe më shumë nëseorganizohet më mirë, pa polarizime partiake, duke u trajtuar si pjesë aktive e kreativee kombit.

Në nivelin e kulturës politike të shqiptarëve shprehet edhe tradita shtetëroredhe vetë qëndrimi ynë ndaj saj. Gjysma e shqiptarëve kurrë nuk e patën shtetin etyre, ndërsa gjysma tjetër me luhatje, ndërprerje e errësime, që flet për mungesën enjë tradite dhe të një kulture shtetërore, që manifestohet në qëndrimin ndaj shtetit,në mungesën e kultit ndaj shtetit, në mospërfilljen e organeve shtetërore dhe nërespektimin e gjithë asaj që e bën shtetin shtet, në qëndrimin ndaj shtetit të huaj dheinferioritetin e theksuar ndaj tij dhe në mungesën e vetëdijes shtetërore si komponenti vetëdijes kombëtare.

Te popujt, ku kjo traditë është më e theksuar, ekziston kulti i respektit ndajshtetit, organeve e dispozitave ligjore dhe në mënyrë të organizuar punohet përafirmimin e shtetit, të normave dhe të organeve të tij. Ndërsa te ata, ku kjo traditëmungon ose nuk është në nivelin e duhur, kemi të bëjmë me mosrespektimin dhemosnjohjen e hierarkisë dhe të institucioneve shtetërore, ku secili bartës i funksionitdo të jetë autonom, sovran ose instanca e fundit e vendosjes, me dhunimin e ligjevee të dispozitave me rrjedhën jo normale të marrjes së vendimeve politike e shtetëroredhe me manifestimin e dukurive të egocentrizmit primitiv të individëve. Kështu, nëpraktikën tonë politike e shtetërore më shumë është i pranishëm roli i individëve sesa roli i ligjeve, i normave e i dispozitave, që duhet t u japin kahje të qëndrueshmerrjedhave të jetës sonë shoqërore, politike e shtetërore. Kjo dukuri ka ndikuar nënjëfarë turri për t u përfshirë në jetën politike, demokratike, parlamentare e shtetërore,pa hequr dorë nga mentaliteti fisnor e kanunor, me bajraktarizëm të theksuar primitiv,ku shpesh primar është individi e jo institucioni, praktika e normuar e qëndrueshme,kolektiviteti, kombi dhe shteti. Në mes të shumë pasojave të tjera, rezultat i kësajështë edhe e dhëna deprimuese se Shqipëria si shtet ende nuk e ka kartën eidentifikimit apo letërnjoftimin (kushtetutën) e vet dhe që gati në një dekadë nukështë në gjendje t i harmonizojë qëndrimet për hartimin dhe miratimin e saj. Dikushdo që ajo të jetë sipas masës së tij, të tjerët shtrojnë kërkesa e kritere të tjera, dukenxitur njëri subjektivizëm tjetrin, ndërsa midis politikanëve shqiptarë ka edhe asishqë nuk duan dhe nuk pranojnë asgjë që e afirmon dhe e ngre nivelin e prezentimit tëShqipërisë, duke u bazuar në stilin sa më keq, aq më mirë.

Mungesa e shtetit dhe e kultit të respektimit të institucioneve shtetërore vërehetedhe në qëndrimin ndaj pasurisë shtetërore. Me këtë mund të shpjegohen rrënimetkatastrofike të çdo gjëje të krijuar për një periudhë të gjatë në Shqipëri dhe tendencatpër t i fshirë nga historia periudhat e caktuara dhe personalitetet që përfaqësojnëetapat e ndryshme të organizimit tonë shtetëror, si dhe qëndrimi ndaj pasurisëshoqërore e shtetërore. Bie fjala te popujt me kulturë e traditë shtetërore e kombëtare,edhe bangat shkollore kanë historikun e traditën e tyre, ndërsa te ne shqiptarët një etreta e inventarit shkollor shkatërrohet për çdo vjet. Kjo patjetër është edhe shprehjee mungesës së kulturës në përgjithësi, por edhe e botëkuptimit, sidomos të kosovarëvese shtetin, organet, normat dhe pasurinë e tij nuk jemi mësuar t i konsiderojmë si

Ese

Page 39: perpjekja_13-14

tonat.Edukimi i respektit ndaj traditës kombëtare është përcjellë vazhdimisht edhe

me veprime e ndikime të kundërta për arsye të lakmive të fqinjëve, të interesave tëhuaja, të qendrave të jashtme të ndikimit fetar, të pushtuesve etj., duke sjellë elementetë nihilizmit, të minimizimit dhe të zhvlerësimit të traditës kombëtare, dukuri këtoqë nuk hasen te asnjë popull tjetër i Evropës.

Dukuritë e rrënimit të vlerave të traditës, të mosrespektimit të çdo gjëjekombëtare e shtetërore, të monumenteve të kulturës, të librit, të dokumenteve dhe tëdëshmive të tera të vazhdimësisë historike dhe territoriale të shqiptarëve në këtohapësira, shprehin primitivizmin dhe nivelin e ulët të kulturës politike e të vetëdijeskombëtare. Këtu, me siguri, janë të pranishme në mënyrë origjinale edhe synimet eprogramuara të qarqeve të ndryshme të huaja për mohimin e traditës dhe shthurjene organizimit shtetëror e kombëtar të shqiptarëve.

Mosrespektimi i traditës del nganjëherë edhe si përpjekje për t i shënuarkthesat politike dhe rolin destruktiv të individëve. Shpeshherë kur bëhen përpjekjeqë gabimet e dikurshme të korrigjohen, bëhen gabime edhe më të mëdha si revanshapo si shprehje e rirreshtimit të forcave politike. Të tilla ishin edhe përpjekjet përrishqyrtimin dhe korrigjimin e gabimeve lidhur me gjuhën letrare shqipe, pa pasurparasysh që krijimtaria kulturore, letrare e shkencore më produktive lidhet meperiudhën që nga fillimi i viteve shtatëdhjetë e deri në ditët e sotme. Shpesh,përkundër traditës, edhe fizionomia e revistave, edicioneve, datat e themelimit dhepërvjetoret e institucioneve lidhen me drejtuesit e tyre. Shembuj të tillë e të ngjashëmme këto mund të sillen me dhjetra dhe të gjithë kanë të përbashkët dëmtimin eqenies sonë kombëtare.

Në kushtet historiko-shoqërore në të cilat në këtë gjysmëshkulli jetoi dhejeton edhe sot populli shqiptar, pothuajse çdo veprimtari është e lidhur me politikë,për të mos thënë e varur nga politika, e cila është e pranishme në të gjitha poret ejetës dhe në kahet e zhvillimit tonë. Prandaj, kultura politike dhe kuadri i ngriturpolitikisht është domosdoshmëri.

Copëzimi i hapësirës jetësore politike, kulturore e shtetërore të shqiptarëve,dhe kufizimet e vazhdueshme ideore dhe politike kanë penguar zhvillimin dheorientimin harmonik në këtë sferë. Vrazhdësia, mungesa e tolerancës dheekskluziviteti i grupeve klanore dhe i rrymave të ndryshme politike, i presioneve tëndryshme nga të huajt dhe ato brendakombëtare, si dhe ndërrimet e mëdha kadrovike,pas ardhjes në pushtet të çdo klase të re politike, e kanë nxjerrë nga aktiviteti vepruesnjë pjesë të kuadrit me dije e përvojë dhe me reputacion politik. Disa nga këtanjerëz të fushave të ndryshme të shkencës dhe sidomos të artit edhe për një kohë tëgjatë, do të jetojnë jashtë ose do të bëjnë jetë të përhershme në ekzil.

Mungesa e një politike kombëtare dhe aplikimi i praktikave e normave tëhuaja në jetën tonë politike, në përgjithësi dhe atë kadrovike në veçanti, si dhetranzicioni nga një praktikë në tjetrën shpesh ka sjellur shthurje, huti, bredhje emosdëgjueshmëri. Dikur, sipas logjikës totalitare, rrethi, partia dhe komisionetkadrovike me kriteret e tyre të kufizuara, i nxirrnin në sipërfaqe njerëzit që do tëkishin funksione në jetën politike e shoqërore. Tani individët, grupet e partitë duhet

Ese

Page 40: perpjekja_13-14

të imponohen vetë. Bredhjet në mes të praktikës së monizmit dhe të tashmes endepo sjellin dështime kadrovike. Politika shumëvjeçare e kompromiseve, heshtja dhembulimi i problemeve apo lustrimi i realitetit të vrazhdë, e ka thyer qëndrimin kritikdhe mundësinë e korrigjimit të çfarëdo lëshimi, mundësinë e rishikimit të zgjidhjevekadrovike të dështuara, të njerëzve që në një moment janë imponuar, duke i lëshuarspirancat dhe duke u bërë të palëkundshëm dhe të pazëvendësueshëm. Po ashtu bienë sy një shpërpjestim në mes të potencialit që tërhiqet dhe të riut që krijohet ngamungesa e një përgatitjeje të progamuar e të harmonizuar të kuadrove për nevojat etashme dhe të ardhshme.

Mbyllja dhe izolimi për një kohë të gjatë i ka larguar shqiptarët nga rrjedhate zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor dhe politik evropian dhe botëror, dukekrijuar kështu një ndjenjë vetëkënaqësie dhe një pasqyrë joreale të potencialitkadrovik të këtyre fushave, si dhe për veprimtarinë dhe rezultatet e tij. Praktika evetëknaqësisë është trashëguar pjesërisht nga periudha e socializmit, kur mepropagandë të sforcuar zmadhohej e idealizohej çdo punë, sukses dhe arritje, kur itregohej grushti botës nga ishulli i izoluar.

Po ashtu, edhe mospjesëmarrja e duhur në tubime shkencore, kulturore epolitike ndërkombëtare, e ka nxierrë kuadrin tonë nga rrjedhat bashkëkohore, gjë qëka bërë të mos jemi racionalë, konsekuentë dhe të vendosur rreth çështeve tëndryshme, shpesh edhe me qasje shumë ekstensive, të paprogramuara dhejobashkëkohore, pa ndjenjë mase, gjë që nuk përputhet me kërkesat dhe praktikën ekohës.

Mungon edhe ndjenja për punë të përbashkët ekipore në projekte me rëndësikombëtare, politike e shtetërore. Pjesa dërrmuese e projekteve të përbashkëta gruporeose ekipore të deritashme janë fryt i punës individuale ose i punës individuale tëimprovizuar të përbashkët. Puna e përbashkët ekipore apo kolektive, siç quhetnganjëherë, kërkon edhe kulturë të posaçme, tolerancë dhe gatishmëri për të përfshirëkontributin e çdo individi, me kritere rigoroze shkencore, të përcaktuara qysh nëprojekt.

Ne shqiptarët ende kënaqemi me prezentime e komunikime verbale, paaparaturë dokumentare bindëse, me shprehje me stil anekdotik, të cilin gjuhadiplomatike nuk e kupton, pa mesazhe të thukta, ku me pak tekst thuhet shumë,dalim para botës së huaj me qëndrime të paharmonizuara e lajthitje të tjera që krijojnëimazhe e rrjedhime negative.

Po ashtu, në traditën tonë shoqërore, kulturore e shkencore ende janë prezenterecidivat e teorisë së rolit të personalitetit dhe orientimet sips individëve, stafeve tëtyre dhe pozicioneve të imponuara, sipas të cilave nxirren në plan të parë dhe hidhennë të dytin individët jashtë normave ligjore e kushtetuese. Kësi bredhjesh te nehasen në çdo sferë të jetës dhe të punës deri te funksionet më të larta politike eshtetërore. Pra, organizimi dhe funksionimi i shtetit dhe kultura politike e shtetëroreshtron si domosdoshmëri përgatitjen e kuadrit politik, shtetëror dhe diplomatik përnjë zhvillim të gjithanshëm dhe përfaqësim e inkuadrim të denjë në të gjitha strukturatshtetërore, rajonale, evropiane e botërore, si testim i pjekurisë dhe i aftësisë

Ese

Page 41: perpjekja_13-14

diplomatike.Pa pretendime që të bëj një vështrim gjithpërfshirës rreth kulturës politike të

shqiptarëve, këtu i veçova vetëm disa nga dukuritë e pranishme në jetën tonë politikee shtetërore, duke qenë i vetëdijshëm se çështja shqiptare gjendet në krizë të shkaktuarnga shumë faktorë, si zhveshja nga iluzionet e shumta, shpenzimi i politikësshpresëdhënëse, mosrealizimi i premtimeve që vetë i kemi projektuar brendavetëkënaqësisë së imagjinuar të faktorit ndërkombëtar dhe ballafaqimi me realitetine hidhur për të ardhmen e kombit shqiptar në përgjithësi, të çështjesë së Kosovësdhe të pjesëve të ndara të tij, në veçanti.

Ese

Page 42: perpjekja_13-14

Fatos Lubonja

MBI SHTRESËZIMET SOCIALE TËPOSTKOMUNIZMIT

Për kujtesë

Shqipëria komuniste provoi barazitizmin më të skajshëm në krejt vendet eLindjes. Nëse në vendet e tjera të kampit lindor, pas kolektivizimeve të dhunshmestaliniane, pati një kthim drejt liberalizimit përsa i përket pronës private dhe interesitpersonal, në Shqipëri procesi i kolektivizimit dhe i tkurrjes së interesave personaleerdhi duke u thelluar sa më shumë që shteti izolohej dhe synonte të bëhej autarqik.

Nëse mund të flitet për diferenca apo hierarkizim social në periudhën ekomunizmit, dallimi më i madh ekzistonte midis shtresës së familjeve komuniste, ecila gëzonte disa privilegje, siç ishin punët në administratë, mundësirat më të mirapër shkollim dhe disa mundësira për të studiuar jashtë shtetit, veçanërisht deri nëkohën e prishjes me kampin e Lindjes, dhe shtresës së persekutuar e cila erdhi dukeu rritur gjatë pesëdhjetë vjetëve për shkak të politikës gjithnjë e më represive qëndoqi Hoxha. Midis këtyre dy ekstremeve shtrihej masa e gjerë e cila dallimin kryesorkishte atë midis qytetit dhe fshatit.

Nëse do të kërkojmë shtresat sociale që u morën pjesë në lëvizjen anti-komuniste brenda vendit mund të themi se aty u përfshinë disa syresh. Po t iparaqitnim sipas radhës në kohë të ndikimit në këtë lëvizje, do të përmendnim:pjesën më të ndriçuar të komunistëve, që ishte e zhgënjyer nga sistemi dhe e lodhurnga liderët dogmatikë e injorantë, intelektualët pa parti dhe rininë studentore measpirata për hapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit; masën e gjerë të njerëzve që ishintë lodhur me varfërinë ekonomike dhe izolimin e gjatë; të persekutuarit politikë tëcilët kishin vuajtur nëpër burgje dhe internime; diasporën, veçanërisht shqiptarët eSHBA, të cilët kishin humbur lidhjet me atdheun me dekada dhe që aspironin kthiminaty; rrugën, në kuptimin e atyre forcave që ndjeheshin më mirë në shkatërrim dheanarki sesa në ndërtim dhe shtet. Më 1991 e gjithë kjo masë e madhe u gjend përballënomenklaturës komuniste dhe organeve shtypëse të shtetit komunist, të cilët qenë tëpaktë dhe të pafuqishëm për ta përballuar.

Ndërkaq, nëse do të vlerësojmë nga pikëpamje ekonomike, të gjitha këtoshtresa nuk kishin pasuri. Ato e filluan luftën për pasurim dhe shtresëzim social pas

Ese

Page 43: perpjekja_13-14

rënies së komunizmit. Në këtë luftë një pjesë e mirë e elitës komuniste, veçanërishtbrezi i dytë i shkolluar, u gjet më i favorizuar, me më shumë kontakte dhe me mëshumë përgatitje për t iu përshtatur ekonomisë së tregut. Megjithatë në përgjithësimund të thuhet se jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe më gjerë, rënia ekomunizmit e përmbysi jerarkinë shoqërore që ishte krijuar gjatë komunizmit dhe ela vendin në një kaos shoqëror i cili filloi të strukturohet dalëngadalë duke ndjekurrrugë mjaft të veçanta.

Zhvillimet postkomuniste

Nëse do të kërkojmë dinamikën e procesit të shtresëzimit të shoqërisëshqiptare postkomuniste duhet të vemë në dukje disa fenomene që kanë luajtur njërol përcaktues në këtë proces.

Së pari, se një nga lëvizjet më të rëndësishme pas rënies së komunizmit ishteemigrimi masiv.

Së dyti, se i vetmi sektor i ekonomisë botërore ku shqiptarët mund të ishinkonkurues, ishte sektori i ekonomisë së paligjshme.

Së treti, se në periudhën postkomuniste filloi procesi i privatizimit të pasuriveshtetërore i kombinuar me procesin e rikthimit të pronave pronarëve të shpronësuarnga regjimi komunist.

Së katërti, se klasa politike që filloi lojën e re të luftës për pushtet nuk kishteasnjë pronë dhe asnjë pasuri.

Së pesti, se një rol përcaktues për mbijetesën dhe ndërtimin e një ekonomietregu në Shqipëri ishte mbështetja perëndimore.

Sipas të dhënave të studiuesve të ekonomisë shqiptare të tranzicionit, rreth25 përqind e të ardhurave të vendit vinin nga emigracioni; një tjetër 25 përqindëshevinte nga ekonomia e paligjëshme, ndërkohë që ndihma ndërkombëtare arrinte nëjo më shumë se 10 përqind. Gjithë sipas tyre, në mënyrë paradoksale, deri më1997Shqipëria ishte vendi që kishte një prodhim më të ulët se në vitin 1989 dhenjëkohësisht vendi që shënonte rritjen më të madhe ekonomike që prej vitit 1992.Ky paradoks shpjegohet me faktin se brenda pak vitesh ekonomia shqiptare kaloinga kolektivizimi i shfrenuar në një ekonomi të plaçkitjes moderne, në të cilën sferae qarkullimit monetar mbizotëronte mbi ekonominë reale, ku pasuritë e mëdhakrijoheshin e shembeshin nëpërmjet lojës financiare, korrupsionit politik epaligjshmërisë.

Në këtë kontekst duhet parë zhvillimi i procesit të shtresëzimeve shoqërorenë Shqipërinë postkomuniste. Ky kontekst nxjerr në pah, si kriter prioritar në dallimine këtyre shtresëzimeve, kriterin ekonomiko-politik.

Kleptokracia

Ligjet e ekonomisë së plaçkitjes bënë që në Shqipëri të mund të pasuroheshin

Ese

Page 44: perpjekja_13-14

lehtë kryesisht dy kategori: ata që merreshin me punët e paligjshme dhe politikanët,të cilët mund t ua lehtësonin apo t ua pengonin atyre këto punë. Kështu u krijualidhja midis politikanëve dhe grupeve kontrabandiste e mafioze dhe filloi të lindënjë shtresë shoqërore të cilën mund ta etiketojmë pa hezitim si kleptokraci . Kjorrethanë, e kombinuar me mungesën e traditës demokratike, bëri që natyra e shtetitqë u ndërtua të ishte e tillë që metodat e vjetra autoritariste të kombinoheshin thjeshtme lakminë e klasës së re politike për të nxjerë përfitime vetiake, dmth. ndërtimi injë shteti mafioz.

Edhe procesi i privatizimit u mbështet në këtë filozofi. Përveç kontrabandëssë karburantit, të drogës dhe të armëve, fitimet më të mëdha kjo shtresë shoqërorefilloi t i krijonte edhe duke blerë prona të tilla si troje, hotele, fabrika, pjesë tëbregdetit me potencial turistik etj. etj. (që pushtetarët i shisnin aty ku kishin interesapolitiko-ekonomike), për të bërë atje investime ose për t i shitur pastaj me çmimeshumë herë më të larta se ai i blerjes.

Me përjashtime të pakta pjesa më e madhe e shtresës së pasur shqiptare që ukrijua gjatë viteve 1992-1997 i përket pikërisht kësaj kleptokracie.

Është e vështirë të dallosh në këtë shtresë se ku mbarojnë politikanët, gjyqtarëte policët dhe ku fillojnë mafiozët. Karakteristikë e tyre është se ata nuk e kanë tëdeklaruar pasurinë, dhe shpesh herë e kanë të fshehur ose të derdhur në bankatperëndimore. Gjithashtu tek ata nuk gjen të zhvilluar ndonjë ndjenjë përgjegjësiepër ndërtimin e shtetit, të infrastrukturës, pagimin e taksave etj. etj. Këto karakteristikau shfaqën në mënyrën më dramatike gjatë krizës së vitit 1997 me rënien e piramidavetë cilat ishin një nga format më të spikatura të lidhjes së politikës me krimin. Nëkëtë periudhë kjo klasë politiko-ekonomike tregoi një papërgjegjshmëri të skajshme.Një pjesë nxitoi të rendte jashtë shtetit duke marrë ç të mundte nga paratë e grabitura;kurse një pjesë, veçanërisht politikanët, e zhytën vendin në kaos dhe anarki nëtentativën për të ruajtur pushtetin me çdo kusht dhe për të mbuluar gjurmët e krimit.

Pas zgjedhjeve të 29 qershorit kjo kleptokraci, që nuk kaloi nëpër asnjë llojprocesi transparence dhe drejtësie, (me përjashtim të disa bosëve të piramidave),duket se ka mbetur e ndarë më dysh. Një pjesë e saj vazhdon të ruajë lidhjet mePartinë Demokratike që i pasuroi, një pjesë po krijon lidhjet e reja me pushtetarët erinj. Nga ana tjetër një pjesë e këtyre të fundit duket se i është përgjigjur pozitivishtkëtyre lidhjeve dhe duket se po tenton të kontrollojë rrjetin e vjetër të trafiqeveilegale, të vjeljes së rryshfeteve e mundësitë e tjera të pasurimeve të shpejta dhe tëpaligjëshme. Shumë nga të afërmit e liderëve të rinj kanë zënë vende kyçe nëpërdogana dhe vende të tjera prej nga fillon korrupsioni dhe kontrabanda. Disa prejtyre e justifikojnë këtë edhe me faktin se vetëm kështu mund të kenë një parti tëfortë që mund të konkurojë me të pasurit e PD-së. Ndërkaq niveli i pagesës së taksavenga kjo kategori vazhdon të mbetet i vajtueshëm.

Sipas të gjitha shenjave, shtresa e të pasurve shqiptarë do të vazhdojë të jetërezultat i bashkëpunimit të krimit me politikën. Pasojat e këtij bashkëpunimi iprovuam në mënyrën më dramatike vitin e kaluar. Një dramë e tillë aq e rëndëvështirë se mund të përsëritet, megjithatë përqëndrimi i pushtetit eonomik dhe politik

Ese

Page 45: perpjekja_13-14

në duart e një klase të tillë, paraqit rreziqe të mëdha. Një klasë e tillë nuk mund tëzhvillojë kurrë një politikë të ndershme, të hapët dhe transparente; ajo nuk mund tëngjallë besimin e humbur, as të frymëzojë dhe motivojë njerëzit; ajo gjithashtu përbënnjë rrezik për konkurencën e lirë dhe më gjerë për votën e lirë dhe demokracinë.

Shtresa fshatare

Me rënien e komunizmit ndodhi shkatërrimi i kooperativave bujqësore dhefermave private si dhe heqja e shtërngimit për lëvizjen e lirë. Këto shkaktuanndryshime të thella dhe të menjëhershme në popullsinë fshatare që gjer më 1991përbënte 65% të popullsisë. Një pjesë e madhe emigroi jashtë shtetit, një pjesë tjetërerdhi nëpër qytete. Të dyja këto lëvizje u kryen në një mënyrë të pakontrolluar dukekrijuar probleme të panumërta sociale dhe ekonomike.

Zonat e largëta, veçanërisht, pësuan një shkatërrim të madh të infrastrukturavetë ndërtuara nga shteti komunist ashtu sikurse edhe të sistemit arsimor dhe shëndetsor.Sot pjesa e kësaj popullsie që ka mbetur në vendbanimin e dikurshëm është pjesamë e varfër e popullsisë fshatare. Familje të shumta i janë kthyer ekonomisë sëmbyllur ku gjithçka që u duhet për të konsumuar, duke filluar që nga buka, e prodhojnëvetë. Mbijetesa e këtyre familjeve i dedikohet mjaft edhe ndihmave që u sjellinpjestarët e familjes që kanë emigruar.

Të pakta janë familjet fshatare që kanë ngritur ferma rentabël dhe qëmbijetojnë në sajë të tregëtimit të prodhimit të tyre bujqësor e blegtoral. Shqipëriavazhdon të importojë produktet kryesore ushqimore nga jashtë shtetit.

Tendenca e familjeve fshatare është të largohen nga vendet e humbura kubanojnë dhe të vendosen nëpër qytete ose të emigrojnë jashtë shtetit. Ndërkaqmbijetesa e tyre po shoqërohet me një shkatërrim të madh dhe të pakontrolluarekologjik ku mbi të gjitha spikat shkatërrimi i pyjeve i shoqëruar me erozione dhendotje.

dhe migrimi i brendshëm

Gjatë pesë vjetëve postkomunizëm pjesa më vitale e popullsisë fshatare kreumigrimin e brendshëm aq sa mund të thuash se Shqipëria krahas tranzicionit tëdështuar nga një sistem komunist në një sistem kapitalist po përjeton edhe tranzicionine dështuar të kalimit nga një vend rural në një vend urban. Shumë fshatarë janëvendosur në rrethinat e Tiranës ku kanë zaptuar pa leje toka dhe kanë ndërtuar kushnjë kalibe dhe kush një shtëpi. Po këtë kanë bërë edhe në rrethinat e qyteteve të tjerasi Durrësi, Shkodra etj., ku jetojnë me mungesa të mëdha të infrastrukturës.

Shumica e tyre duke qenë të varfër kanë përdorur të gjitha mjetet për tëmbijetuar. Ndërkaq mungesat e mëdha të mundësive të arsimimit kanë bërë që nëgjashtë vjetët e fundit një pjesë e madhe e fëmijëve të këtyre familjeve të mbeten të

Ese

Page 46: perpjekja_13-14

paedukuar dhe të futen në botën e krimit. Plaçkitjet e mëdha që u kryen në qytetetkryesore të vendit gjatë kohës së kolapsit të shtetit në gjysmën e parë të vitit 1997,si ato të bankave, universiteteve, magazinave dhe depove të ndryshme të tregëtarëve,qenë kryesisht vepër e kësaj kategorie të shpërngulurish.

Edhe pas zgjedhjeve të 29 qershorit kjo shtresë të shpërngulurish vazhdon tëmbetet në fatin e vet. Mungesa e kushteve për mbijetesë, mungesa e punës si dhe ajoe arsimimit, e bën këtë shtresë të jetë burimi kryesor i kriminalitetit dhe një rrezik ivazhdueshëm përsa i përket stabilitetit politik dhe social.

Nëpunësit, tregëtarët e vegjël dhe punëtorët

Një shtresë tjetër e dallueshme e shtresëzimeve shoqërore postkomunisteështë ajo që u krijua kryesisht nga pjesa qytetare e popullsisë që gjatë komunizmitishte e punësuar në shtet në punëra të ndryshme si administrata dhe shërbimet publikesi dhe nga klasa punëtore që punonte nëpër uzina dfhe fabrika.

Një pjesë e tyre mbetën përsëri pjesë e administratës së re, me rroga tepër tëvogla, kurse pjesa më vitale ishin shitësit e vegjël të cilët privatizuan dyqanet edikurshme shtetërore dhe filluan tregëtinë me pakicë ose të hapin punishte të vogla,furra, restorante, kioska, kafe bare etj.

Ndërsa një pjesë e vogël e klasës së dikurshme punëtore u bë pronare dhefilloi investime në profesion, pjesa më e madhe u punësua tek pronarët e rinj dhevazhdon të punojë "për bukën e gojës".

Kjo është pjesa më stabël e shoqërisë, më profesionalja, më e lidhura mevendin dhe më e përgjegjëshmja përsa i përket respektimit të ligjeve të shtetit dhenormave të jetës shoqërore. Tek kjo shtresë hyn edhe pjesa më e madhe e atyre qërëndom quhen njerëz të ndershëm . Megjithatë jo rrallë edhe kjo shtresë është elidhur me botën e krimit, veçanërisht nëpërmjet korrupsionit dhe mospagimit tëtaksave dhe, nga ana tjetër, vuan pasigurinë e stabilitetit e të jetës. Edhe në rradhëte kësaj shtrese ekziston shumë e fortë prirja për të ikur nga vendi. Gjatë krizës sëvitit 1997 ajo u përpoq të ruajë atë çka kishte investuar dhe jo në pak raste e pa vetentë plaçkitur ose të shkatërruar.

Refugjatët ekonomikë

Përgjithësisht të privilegjuarit e parë të tranzicionit postkomunist kon-sideroheshin ata që kishin mundësi të iknin nga Shqipëria. Më 1991 shumica nuklinin në vend asnjë pronë përveç një apartamenti i cili ishte pronë shtetërore. Qyshprej asaj kohe një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare vazhdon të jetë ajo erefugjatëve ekonomikë. Në Greqi ka rreth 300000 syresh. Rreth 70000 janë në Itali.Shumë kanë kaluar në Amerikë. Një pjesë janë të vendosur në mënyrë definitive,por shumica, veçanërisht ata të Greqisë, shkojnë e vijnë. Pjesa më e madhe e re-

Ese

Page 47: perpjekja_13-14

fugjatëve janë moshat e reja. Sipas anketave të bëra me rininë, moshat nga 20 derinë 35 vjeç janë moshat që e shprehin më të theksuar dëshirën për ikje. Sikur t ukrijohet mundësia thuajse mbi 90% e tyrja shprehen se do të iknin. Kriza e vitit1997 pati një ndikim shumë të fortë në rritjen e prirjes për të ikur jashtë shtetit.

Refugjatët kanë luajtur një rol të rëndësishëm për mbijetesën e shqiptarëvegjatë preriudhës postkomuniste. Fenomeni i emigrimit ka qenë gjithashtu edhe njëvalvol shkarkimi e problemeve të mëdha ekonomike dhe sociale që ka kaluar vendipas rënies së komunizmit. Por, nga ana tjetër, ky ka qenë edhe një humbje e madhee burimeve njerëzore, intelektuale dhe morale. Nëpërmjet këtij fenomeni shoqëriashqiptare vazhdon të pësojë një humbje të madhe të trurit dhe në përgjithësi njërrjedhje të pjesës më vitale të saj. Përveç të tjerash ky fenomen, veçanërisht rrjedhjae trurit, ka bërë që në vend të mbetet një boshllëk që vjen e mbushet gjithmonë ngapjesa më e paedukur dhe më e paaftë e shoqërisë më e prirura për nga krimi politikdhe ekonomik, për nga ndërtimi i një shteti mafioz.

Si përfundim mund të themi se pas gjashtë vjetësh tranzicioni postkomunistShqipëria vazhdon të mbetet në gjendjen e një kaosi shoqëror i cili do të duhet kohëqë të strukturohet dhe të shndërrohet një një kozmos shoqëror. Por nuk është pagjasa që kaosi të vazhdojë të mbretërojë për një kohë të gjatë dhe fenomeni iakutizimit të tij në mënyrë vrastare, si më 1997, të përsëritet. Është, prandaj, detyrëe krejt institucioneve të shoqërisë shqiptare të ndërgjegjësohen për këtë gjendje dhetë gjejnë rrugët e strukturimit të saj sa më të shëndetshëm dhe sa më të shpejtë.

Ese

Page 48: perpjekja_13-14

Andrea Stefani

ESE PËR TEATRIN, GUIMPLENËT DHEDUARTROKITJEN

I

Ka mbetur ende një mister forca që i detyron buzët e tyre të tendosen anashe pakëz lart duke bërë që bashkë me dhëmbët t u shfaqet zorshëm buzëqeshja. Efshehtë, po ashtu, dhe forca që i shtyn të përplasin pëllëmbët për të kryer ritin eçuditshëm të duartrokitjes. Të jetë diçka madhore ajo që i detyron të bëjnë kështu?Apo thjesht ndonjë nevojë? Ka më shumë të ngjarë të jetë kjo e fundit se a s janënevojat të vetmet forca që na sundojnë plotësisht? Ose ndoshta edhe të dyja bashkë.Sepse një e tillë nevojë ju lind vetëm kur përballen me personalitete, ose më saktë,me njerëz të pozitës, pra me gjëra madhore si të thuash. Ata, nuk i buzëqeshin luleveapo kalimtarëve të rastit. Kurrë nuk ndodh që të duartrokasin psh...fluturat. Jo, kështuveprojnë vetëm fëmijët ndërsa ata, janë të mëdhenj. Domethënë nuk janë më naivë.Dinë ku të duartrokasin dhe shpenzojnë një buzëqeshje. ATA janë guimplenë.

Thonë se vjen nga lashtësia ky mister që bën mijra shuplaka të rrahin njëherazime oshëtimë, që përkul kurrize e tendos buzë. Madje thonë se fajin për këtë zakon tëpështirë të popujve ( e keni vënë re sa lehtësisht i falin duartrokitjet turmat?) e kateatri. Jo, jo ky i sotmi, moderni, por ai i lashti, greku. Atje thonë, në amfiteatrot egurtë, njerëzit mësuan të shkërbejnë buzëqeshjen, mësuan dhe duartrokitjen që ështëmiratimi, po -ja e turmës, ngazëllimi i verbër dhe i turbullt i saj. Dhe nuk kangazëllim më foshnjor se ky i shprehur nga të rriturit, bashkarisht, në një sallë aponjë shesh. Ndoshta është për këtë shkak, që politikanët i duan aq shumë mitingjet,apo, siç i quajnë ata, takimet me popullin.

Dihet se kur teatri qe ende në djep, aktorët ngjiteshin në skenë me maska. Nëse roli ishte tragjik, buzët e maskës vizatoheshin në formë harku. Ja kështu . Por kurroli ishte komik buzëtendosja mbi maskë përmbysej kështu. Ama, aktorët nukdetyroheshin të ndryshonin bashkë me rolet edhe mimikën. Shkërbenin vetëm zërat.Deformimi i fytyrës në rol kërkon sforcim të madh, gjë që ishte e pamundur përnjerëzit e asaj kohe. Sepse çdo rol është një lloj hipokrizie dhe kjo e fundit ishte

Ese

Page 49: perpjekja_13-14

thuajse e panjohur në fillimet e njerëzimit. Hipokrizia qe ende në qelizë dhe nukvlerësohej - sikundër sot - si një lloj mjeshtërie, si një element i domosdoshëm i çdostrategjie apo suksesi. Ndaj të shtirurit, qoftë edhe në skenë, shpallej i ndaluar. Porne, që modernizmi na ka shndërruar të gjithë në aktorë, e kemi të vështirë të kuptojmëthelbin moral të tabuve të lashta që, të ngritura mbi instikte dhe jo interesa, orvateshintë largonin nga horizontet e shoqërisë tragjeditë. Kështu, në skenat antike maskamerrte misionin e fytyrës por fytyra nuk qe e detyruar të bëhej maskë. Shkurt teatrinë at o f i l l esa nuk i sht e aq t eat ral , aq i r remë sa çësht ë sot . Tashmë di het që t eat r iështë një gënjeshtër e pranuar nga të gjithë dhe që të gjithë paguajnë për të. Veç kjogënjeshtër etike shërben për të thënë disa të vërteta që njerëzit kanë shekuj që idëgjojnë por nuk i kuptojnë. Teatri, gënjeshtra, ngulmon tu thotë, tu shpjegojë atyretë vërtetën. Megjithatë, njerëzit nuk e duan të vërtetën. Ata nxjerrin vetëm kënaqësiestetike nga gënjeshtrat etike të skenës. Dëgjojnë dhe kënaqen. Kaq. Tjetër treguesky që dëshmon se koha dhe shekuj t e kanë t ë vësht i r ë, madj e t ë pamundur t indryshojnë njerëzit. Çudia është se sa më e arrirë të jetë gënjeshtra, d.m.th. shfaqja,aq më i vërtetë, jetësor (kështu shprehet kritika), është mesazhi i saj. Eshtë kjo njënga magjitë vështirë të shpjegueshme të teatrit.

Pra, siç thamë, aktorët e parë, stërgjyshërit e skenës, nuk qenë të detyruar tëvi ni n edhe mi mi kën në shër bi m t ë gënj esht r ës, t ë i shi n aq t ë pa f yt yr ë sa t ë hyni nnë rol me fytyrën e tyre. Befas dikush, dikur, -ndoshta ndonjë sundimtar por ndoshtaedhe publiku që jo rrallë merr pushtetin e një sundimtari, - tha: hiqni maskat! Pikërishtatëherë ndodhi gjëma pasojat e së cilës vuajmë edhe sot e kësaj dite. Maskat ibraktisën ose jua falën fëmijëve dhe fytyrat morën përsipër misionin e tyre. Fytyratu bënë maska. Aktorët u bënë mimë. E gjithë kjo përmbysje, u duartokit nga publiku,u lëvdua nga kritika. U quajt revolucion skenik! Dhe ashtu ishte. Veç jo vetëm përteatrin. Ky revolucion, ndoshta më i thelli në historinë e njeriut, i flaku rolet ngaskena në jetë duke e futur njerëzimin në orbitën e hipokrizisë.

Maska ishte ajo që e dallonte skenën nga jeta, muri që ndante aktorin ngaspektatori. Me heqjen e saj ky dallim, ky mur u rrafshua. Tashmë edhe spektatorëtedhe aktorët ishin mjaft të ngjashëm. Ata kishin të përbashkët fytyrën. Pas kësaji sht e f are l eht ë që rol i , t ë sht i rur i t t ë ngj i t ej në shkal l ët e spekt at orëve (at ëherëskenat në amfiteatro ishin poshtë kurse spektatorët qëndronin lart) e prej andej tëmerrte dhenë duke u bërë instikt i trashëgueshëm i brezave. Fillimisht, kurpërfundonte roli dhe binte perdja, veprimi i parë i aktorit ishte shkulja e maskës ngafytyra. Ndërsa tani jo. Sepse fytyra është bërë një maskë që nuk shkulet dot. Ai fshindjersën dhe me po këtë fytyrëmaskë, del në rrugë. Kjo është arsyeja sepse aktorëtjanë sot kaq të famshëm, ndoshta - në lashtësi kjo nuk ndodhte kurrë - më të famshëmse vetë dramaturgët. Për ta punon maska.

Pas këtij revolucioni skenik teatri dhe realiteti thuajse këmbyen vende: teatriu bë jetë e jeta teatër. Në se do të mësosh të vërtetat e kësaj botë shko në teatër. Dheteatri, si Tantali, ka shekuj që përpiqet të shlyejë më kot mëkatin e mashtrimit tëparë. Skena ka mbetur i vetmi vend ku nëpërmjet gënjeshtrës, njerëzit mund tëmësojnë diçka nga të vërtetat e ndyra të kësaj bote. Dhe nuk kanë faj artistët nëse

Ese

Page 50: perpjekja_13-14

turmat janë mësuar të thithin grimca të së vërtetës nëpërmjet gënjeshtrave. Ndaj atai meritojnë duartrokitjet. Ndaj teatrot janë të vetmet vende ku duartrokitja, ky zakonsa i përbotshëm aq edhe absurd, merr një kuptim...

II

Por ndoshta teatri nuk është aq fajtor dhe nuk ka të bëjë fare me atëbuzëtendosje apo skërmitje që ne na pëlqen ta quajmë buzëqeshje. Ndoshta atij itakon vetëm duartrokitja që është një nga format e hipokrizisë masive. Një gruptjetër guimplenologësh e kërkojnë të keqen po thellë në lashtësi veç te një shkaktjetër po aq i lashtë, te mbretërit. Dikur, mbretërit ishin jo të butë e të qytetëruar sisot, por mjaft mizorë me shtetasit dhe vasalët. Ngado rreth tyre sundonte terrori. Jovetëm në popull por dhe në oborret e pallateve nuk gjeje një fytyrë të qeshur. Veçgazi i atyre që të rrethojnë është një ushqim i nevojshëm për shpirtin qoftë ky, shpirti një tirani. Mbretërit duhet ta kenë vuajtur këtë hall. Të zbutnin sundimin për pakbuzëqeshje? Atëherë kjo shfaqej thuajse e pamundur sepse rrezikonte fronin. Tëishe i butë do të thoshte të mos ishe më mbret. Dhe duket, vendosën të mbështeteshinpërsëri te mjeti i tyre i preferuar, dhuna. Dhuna e kish zhdukur, po dhuna do tavuloste përsëri buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve. Lindi kështu idea e guimplenëve.Foshnje skllevërish merreshin dhe operoheshin në fytyrë. Buzët ju priteshin dukezbuluar kështu përgjakshëm dhëmbët. Buëqeshja damkoste fytyrën. Kjo e funditshndërrohej në një maskë mishi që sikundër çdo maskë, nuk i bindej më shpirtit tëatij që e mbante. Njëherazi ajo qe diçka më shumë se një maskë. Atë nuk e hiqje dotpas shfaqjes si çdo maskë. Vetëm vdekja mund ta zhbënte atë duke tretur fytyrën.Por kjo do të thoshte të dilje nga skena e jetës. Një tjetër tregues se jeta ishte bërëteatër...

III

Me guimplenët fytyra e njeriut ju afrua më shumë maskës. Ajo fitoi gurtësinëe maskës, palëvizshmërinë e saj. Buzëqeshja u bë damkë. Dukej si një rikthim prapa,në kohët fare të vjetra. Por kjo ishte një maskë shumë e ndryshme nga ajo e kohës sëteatrove të gurtë. Jo karton apo allçi, nuk binte erë tutkall, nuk lidhej me llastik apospango prapa kokës, nuk lyhej me bojra. Ishte një fytyrë dhe njëherazi jo. Ishte njëmaskë dhe njëherazi jo. Qe një surratmaskë. Një fytyrë në rolin e maskës dhe njëmaskë në rolin e fytyrës. Një fytyrë e shkarravitur me dhunë që duhet të kënaqteduke mashtruar. Njerëzimi ngjitej kështu në piramidën e së keqes me sy të mbërthyernga lashtësia duke ecur praptazi si gaforrja.

Fytyra të tilla që zgërdhiheshin dhëmbëjashtë populluan shumë oborretmbretërore. Si çdo shpikje apo modë e re, ajo pati stinën e saj të suksesit. Por pa

Ese

Page 51: perpjekja_13-14

kaluar shumë kohë, dhëmbëhapja e tyre jo vetëm nuk kënaqte por nisi të bezdisë, tëbëhet më e mërzitëshme, madje, e rrezikshme për ata që e kishin shpikur. Në faktato fytyra, me buzë të shqyera si krahë të tendosur anash, dukej sikur e kishin gozhduarbuzëqeshjen. Ishte një buzëqeshje e kryqëzuar. Buzët apo mbetjet e tyre, me cepat eshqyer e tendosur lart, e kishin të pamundur të ndiqnin gjendjet e tjera shpirtërore.Dhe pikërisht kjo tendosje e përditëshme, e pandrrueshme nga stinë mërzie apohidhërimi që janë sfondi më i mirë për çdo buzëqeshje, e bënte të padurueshme,thuajse mizore atë. Kishte në skërmitjen e saj diçka ndjellakeqe. Bardhësia e sajkockore, ishte e ngjashme me atë që zbulon vetëm vdekja kur kalb buzët. Epadurueshme ishte edhe papajtushmëria e saj me prushin djegës të dhimbjes qërrezatonin sytë apo që buronte nga ballet e rrudhosur të viktimave qeshëse. Thonëse në ato kohra një mbret - i quajtur demokrati - u përpoq të bënte diçka kundërgimplenizmit. Ai doli madje edhe kundër racës së duartrokitësve. Doartrokitja undalua me ligj. Përveç kësaj, për të çrrënjosur këtë zakon të mallkuar, siç e quanteai, u detyrua të marrë edhe masa mizore deri në prerjen e pëllëmbëve të obortarrëve.Por dështoi. Oborrtarë e vasalë ndonëse, të masakruar, vazhdonin të përplasnincungjet e mishtë në rrugë sa herë kalonte shpura e tij. Zhurma e mbytur disi e përthellëqë vinte nga kjo cungtrokitje masive, ishte ku e më ngjethëse se pllapuritja bezdisësee pëllëmbëve.

Në fakt guimplenët u krijuan në kohëra kur sundimi i mbretërve ishte absolut.Qël l i mi i t yre ki sh qenë vet ëm dëf r i mi dhe aspak përpuni mi i at i j që sot quhet opi ni onpubl i k. Pra gui mpl enët i shi n kr i j uar vet ëm për obor ret si t ë t huash për përdor i m t ëbrendshëm. Por kur oborret mbret ërore f i l l uan t ë hapen ndaj pj esës t j et ër t ë shoqër i së,kur nisi të lindë e të zhvillohej shtypi i lirë që mbante oborret nën objektiva blicesh,kur mendi mi i popul l i t ni si t ë mar r ë mj af t r ëndësi për f r oni n, gui mpl enët u bënëdiçka e papranueshme. Ishin mirëfillthi një krim që nuk mund të justifikohej. Nëvend që të kryenin një shërbim, ata demaskonin. Dhe po për nevojat e mbretërveguimplenët, njerëzit me buzëqeshje të shqyer, nisën të rrallohen si një specie që njëklimë e re dhe e papërshtatëshme për jetën e tyre i fshin nga faqja e dheut. Emegjithatë, raca e guimplenëve nuk u zhduk...

Askund në dokumente historike apo kronika mbretërore ju nuk do të gjenindonjë vend ku të bëhet fjalë për ndalimin e guimplenizmit apo shfarosjen e tyre.Kjo jo se mbretërit u treguan të mëshirshëm, por sepse nuk u pa e nevojshme.Guimplenët ishin pjesë e evolucionit të njerëzimit, një nga degëzimet e këtij. Atavazhduan t ë ndj eki n l i gj et e t yre t ë zhvi l l i mi t . Dhe kët ë herë j o aq për t i shërbyermbretërve se sa vetvetes. Guimplenologët pretendojnë se popullimi i globit megui mpl enë ësht ë r r j edhoj ë e t r ashëgi mi t genet i k. Nëse di kur që t i bëj e nj er ëzi t t ëbuzëqeshnin duhej tu shqyeje buzët, pas disa shekujsh, buzëqeshja filloi të shfaqetnë fytyrat e pinjollëve të tyre si një veti natyrore. Vetë guimplenët kanë dëshirë taci l ësoj në kët ë vet i si vi r t yt . Hi dhni syt ë r rot ul l (ose edhe t ek vet j a në pasqyrë) dhedo të shihni mjaft njerëz që vetëm buzëqeshin, gjë që do të thotë, se do të ishinoborrtarë të përsosur. Nuk buzëqeshin nga mirësia. Janë guimplenë. Sepse edhe sot,në kohër at që ne na pël qen t i quaj më moder ne, t amam si di kur në l asht ësi , mbret ër i t ,

Ese

Page 52: perpjekja_13-14

kryeministrat, presidentët, madje dhe burokrati më i rëndomtë prapa një sporteli,kanë dëshi r ë t i shohi n nj er ëzi t t ë buzëqeshur . Ska r ëndësi nëse j anë t ë kënaqur apoj o. Duhet t ë buzëqeshi n. Ndr yshe smbar oj në punë madj e, mund t ë kenë pasoj a dhemë të rënda. Ndaj fytyrat, tamam si maska, buzëqeshin me një këmbëngulje tëllahtarshme edhe sikur në thellësi të shpirtit, në prapaskenën e fytyrave të vlojëmllefi, urrejtja, hakmarrja apo intriga. Që të triumfosh - dhe ky triumf mbi të tjerëtështë thjesht mbijetesa - duhet që të mos shfaqesh. Njerëzit e kanë kuptuar se nuk kaperçe më të mirë për të maskuar shpirtin e tyre se buzëqeshja. Në çdo seleksionimmbijetojnë ata që dinë të përshtaten. Ata që mbijetuan në grumbullin e njerëzve qëquhet shoqëri, pra raca më e fortë që i ka rezistuar shekujve, është ajo e guimplenëve,e atyre që kanë ditur të buzëqeshin e të duartrokasin para sundimtarëve më mirë setë tjerët. Ata sot përbëjnë shumicën. Edhe mes qeveritarëve. Ndaj dhe konkurrencames tyre është e ashpër. Arma e tyre e vetme dhe vdekjeprurëse është përsëribuzëqeshj a. Tashmë gui mpl enët nuk ka obor r mbr et ër or që t i nxer ë. Ndaj dhe j anëshpikur mitingjet në salla apo sheshe ku mijra vetë i duartrokasin dhëmbëjashtë atijqë qëndron në një vend më të lartë që quhet tribunë. Dhe ai u buzëqesh po ashtu...

Guimplenët modernë janë rezultati më i llahtarshëm i evolucionit të njeriut.Me ta fytyra braktisi ngurtësinë e maskës dhe u kthye në gjendien e parë. E pacënuar, pa gjurma torture e deformimi ajo është e lirë të kapë pafundësi shprehjesh.Por secila nga këto shprehje është një maskë. Fytyra është një tërësëi e pafundmaskash. Asnjë kafshë nuk ka mundur të posedojë një armë të tillë: fytyrën qëmashtron. Në ballada e legjenda mund të ndeshësh përbindësha me shumë kokë, poraskund përbindësha me një kokë e shumë fytyra si tek guimplenët modernë. Kafshëtmund të ndërrojnë zërin, ngjyrën e lëkurës, por kurrsesi fytyrën. Fytyra e kafshëshungërret, ulërin, skërmitet, lëpihet angullin, por nuk ndryshon. Ajo dhe shpirti i sajjanë një. Kur fytyra e kafshës egërsohet do të thotë se edhe shpirti i saj është egërsuar.Fytyra është libër i hapur i shpirtit vërtet prej bishe, por të sinqertë. Këto raportembante fytyra me shpirtin e njeriut shumë shekuj më parë kur ai sapo kish dalë ngabota e kafshëve. Por më pas ndodhi ndryshimi. Fytyra u bë maskë e shpirtrave tëtyre. Njerëzimi e vuan këtë dyzim. Shumë nga sëmundjet, krizat e tij e kanë rrënjëntek ai. Ndaj ajo gjendje psiqike që njerëzit e quajnë sinqeritet - e që është përputhjae f j al ëve dhe e shprehj es së f yt yrës, me at ë çka shpi r t i ndi en - mbet et nj ë gj ë mj af te rrallë e që çmohet shumë.

Ese

Page 53: perpjekja_13-14

Aleksandër Dardeli

SHQIPTAR NË AMERIKË

Gjëja e parë që mësova në Amerikë për Shqipërinë është se thuajse kërkushnuk e di ku bie. Ah, Shqipëria, reagoi një flokëkuqe që takova në një mbrëmje nëAthinë të Ohajos, në veri të Nju Jorkut, apo jo? 1 Si është gjendja tani që ushpërbë Bashkimi Sovjetik? pyeti një nga profesorët e mi herën e parë që shkova tatakoja pas mësimit. Kam ndeshur edhe në përjashtime që e sfidonin origjinën e tyreamerikane me hollësitë që mund të recitonin për vendin tim. A është ngushtuarhendeku mes gegëve dhe toskëve? më pyeti një punonjëse biblioteke. Interesante,por pak e vonuar. Të flasësh për gegët dhe toskët në Shqipëri është si të flasësh përskllavopronarët e jugut dhe abolicionistët e veriut në Shtetet e Bashkuara. E dëgjojarregullisht Radio Tiranën me valë të shkurtra. A ka vdekur ai...Hoxha, po Hoxha...a ka vdekur? më pyeti një trajner basketbolli për shkolla të mesme kur iu prezantova.Po, shyqyr zotit. Hoxha ka vdekur.

Gjatë fluturimit nga Frankfurti deri në Nuërk të shtetit Nju Xhërzi, përveçsalltaneteve të klasit të parë (kortezi e Komisionit të Bursave Fullbrajt), zhytja nëtjetërsinë e anglishtes më krijoi hapësirën e nevojshme për tu ndeshur me frikën ngafluturimi dhe për t u dorëzuar përfundimisht para saj. Nuk isha i shëtitur sa duhetpër të shijuar një fluturim me biletë klasi të parë. Nuk kisha si të kuptoja sa e rallëështë dukuria e udhëtimit të një shqiptari me biletë klasi të parë. Siç mësova mëvonë, fluturimi im i parë me avion ishte fluturimi më pak i bezdisshëm në jetëntime. Eksitimi e mbyste frikën. Në moshën 23 vjeçare po vija të studioja letërsikrahasuese si student pasuniversitar në universitetin Këllambia të Nju Jorkut. Kishakaluar tërë jetën e deriatëhershme në një vend sa Uellsi, duke mësuar anglisht ngalibrat, filmat amerikanë në televizionin jugosllav dhe transmetimet me valë të shkurtranë anglisht të BiBiSi-së. Po vija në bastionin e demokracisë, vendin që shfaqej nëtë gjitha librat kontrabandë që më binin në dorë si luftëtar për ndryshime në EvropënLindore. Po vija në vendin të cilit i dhimbseshim, vendin që nuk na kishte harruarkurrë ne, më të pafatët, që kishim mbetur në anën tjetër të perdes së hekurt.

1 Kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut është Albany, që në anglisht shqiptohet Ollbëni. Emri i këtijqyteti i përngjet fjalës anglishte për Shqipërinë, Albania. Sidoqoftë fjala anglishte për Shqipërinëshqiptohet Allbejnië.

Page 54: perpjekja_13-14

Pas kursit të orientimit, një zbor i shkurtër për t u mësuar me retiçencënkarakteristike për shtetet qendrore të Amerikës dhe sjelljen e butë të banorëve tëtyre, Komisioni Fullbrajt më hodhi në Nju Jork. Avenjuja Tetë dhe rruga Dyzetedy.Zona ziente me të droguar, lypës dhe matrapazë që shisnin karta të vjedhuratelefonike. Isha shqiptar në Nju Jork. Më jehonte në kokë xhezi i zbutur i këngës sëSting-ut Englishman in New York . Ndoshta ishte kiçi (kitch) i nevojshëm për tabërë Nju Jorkun më të pranueshëm. Më vinte të ulërija se të qenurit anglez në NjuJork nuk matej fare me të qenurit shqiptar. Shqiptar që vinte nga një qytet ku drogatnuk e kishin dhënë akoma premierën dhe dyqanet pornografike ishin arma më epreferuar e propagandistëve komunistë për të demonstruar shthurrjen e kapitalizmit.Ishte fund gushti. Trotuaret përvëlonin. Bastioni i demokracisë të merrte frymën.Banorët e tij s e çanin kokën. Po e vrisja mendjen aq shumë në se kisha vepruardrejt që kisha vendosur të vija në Nju Jork sa nuk lëvizja dot mes zhurmës që mërrethonte. Megjithatë vura re se Nju Jorku kishte femra të veshura me elegancë.Ndoshta nuk është aq keq sa duket në pamje të parë, thashë me vete.

Jeta në rrugën Rivërsajd, me ndërtesat që jo shumë kohë më parë kishin qenëtë modës, banorët që shëtisnin qentë në parkun Rivërsajd dhe panoramat e Nju Xhërzitnë anën tjetër të lumit Hudson nuk u epej interpretimeve në fillim. Gjithçka ishte ere: banesa e përbashkët, gatimi në një kuzhinë me studentë nga Sri Lanka, KostaRika, Koreja, Spanja dhe Amerika, kurset që merrja në mbrëmje, vrapet e mëngjesitqë bëja kur zgjohesha në drekë, shpjegimet që duhet të jepja se ku gjendet Shqipëria,zbulimi se bursa që më ishte dukur e majme në Shqipëri ishte e mjerë në Nju Jork.S kaloi shumë dhe mësova se Shqipëria nuk kishte lënë gjurmë në pejzazhet mendoretë shumicës së amerikanëve. Pas përpjekjesh të përsëritura për ta fshehur theksindhe shmangur pyetjeve për origjinën time nga frika e shpjegimeve pa fund, u dorëzovadhe e përqafova mjegullën dhe aureolën ekzotike që lëshonte kombësia ime.Automatikisht, u bëra ambasador për vendin tim megjithëse jetoja me një bursëamerikane. Sot e kësaj dite nuk e di në po ndiqja shenjat e fatit apo po realizojaëndrrën time të herëpashershme për të ndjekur një karrierë diplomatike.

Fillova të shkoja në diskutimet për politikën ballkanike. Lufta që ziente nëBosnje ishte në qendër të diskutimeve por herë pas here më bëhej ndonjë pyetje oseme interes të sinqertë ose si ofertë për të më përfshirë në diskutim. Siç e morën veshshumë shpejt pyetësit, nuk kisha nevojë për pyetje tangente që të ulesha në mes tëmuhabetit. Theksi që ndjeja kur flisja vetë anglisht, vetëdije e fituar gjatë studimeveuniversitare në gjuhësi, nuk më nervozonte më. Përkundrazi e shfrytëzoja për tëforcuar premisën se të folurit tim ishte ngërthyes dhe jo zvarranik si të folurit eshumë vendasve që çapiteshin të ngjiteshin në shkallën e vetëbesimit. Flisja ngadalë,me pauza të qëllimshme dhe u ofroja amerikanëve ato që mendoja se duhet të dininpër Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ishte shumë e vështirë. Bisedat politike ishinmë të lehtat. Të kushtëzuar me një sistem dypartiak ku ndryshimet ndërpartiakejanë të pakta, amerikanëve u pëlqente të ushqeheshin me versione dypolëshe të

Page 55: perpjekja_13-14

historisë së vendit tim. Ata donin të futeshin pa vonesë në thelbin e çëshjes: forcatkundërshtare kryesore. Meqë Shqipëria sapo ishte çliruar nga komunizmi, më duhejta kapërceja faktin që vendi im nuk kishte përjetuar kurrë pluralizëm të mirëfilltë, tëfluturoja mbi faktin se Shqipëria është ende një mozaik shqetësimesh endemike tëqepura si arna dhe ta shtypja faktin se gjysma e kombit tim jeton jashtë kufijve tëShqipërisë për t u përqëndruar tek lufta midis ish-komunistëve dhe kundërshtarëvetë tyre. Evropa Lindore sapo ishte hapur. Kryeqytetet e lindjes ishin në modë.Gjithçka duhej servirur në tableta dyngjyrëshe me trashëgimi komuniste nga njëraanë dhe demokraci rregëtuese nga ana tjetër.

Nga fundi i semestrit të parë, fillova t i ndaj ata që bënin pyetje për Shqipërinënë pesë kategori. Të parët ishin ata që kujtonin se Shqipëria është një vend ekzotikmidis Lindjes së Largme dhe Gjibraltarit. Ky grup përbëhej kryesisht nga gra.Rrallëherë u thoja se nën ekzotizmin kishte njerëz që vdisnin nga mungesa e ushqimit.Shkalla e abortit ishte ngritur aq lart sa që i zhvlerësonte debatet e nxehta përabortin në gazetat kryesore amerikane. Migrimet masive nga zonat fshatare drejtkryeqytetit ushqenin me shpejtësi një ushtri kriminelësh pa arsim, pa punë, paorientim. Speciet e këtij grupi i ndeshja zakonisht në mbrëmjet që organizoheshinnë pjesën verilindore të Manhatanit. Aparatamentet ishin të bollshme, me piktura tështrenjta në mure. Disa gra pinin vetëm martini të bërë me xhin dhe të zbukuruarme ullinj spanjollë. Nuk mbanin sutjena. E kalëroja dehjen e këtyre mbrëmjeveduke luajtur rolin e të huajit ekzotik. A e kanë burrat shqiptarë hundën si shqiponjë?më pyeti një studente e historisë së artit në Universitetin e Nju Jorkut me një çiltërsiqë të çarmatoste. Tunda kokën. Sa për qind e banorëve kanë sy të kaltër? Kjoduhej të ishte statistikane. I ushqeja me rrëfime për plazhet e vogla buzë Jonit dheliqenet malore. Por ekzotizmi nuk i ushqente marrëdhëniet që pasonin më gjatë sedy a tre javë.

Pastaj vinin njujorkezët paranojakë. Njerëz që lexonin me devocion DejliPostin dhe Njuzdejin.2 Ata e mbanin mend historinë e adoleshentëve shqiptarë qëkishin lidhur një vazjë zezake pas një shtylle në Bronks dhe e kishin lyer me bojë tëbardhë. Ky grup i studionte fjalët e mia për shenja racizmi. Ata hiqeshin simoskokëçarës por gjithnjë i ndjeja sytë e tyre në kurriz kur ecja nëpër mbrëmje dheshkëmbeja formulat e rastit. Atyre u pëlqente të lëshonin bomba në prani të njëgrupi njerëzish për të shijuar sikletin që të ndjek kur dëgjon gjëra që përpiqesh t ushmangesh në prani të të huajve. Ata mbanin mend datat e grabitjeve që bënte njëbandë shqiptarësh në zonën ku puqen shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhërzit dheKënetikëtit. I dinin saktësisht vendet dhe shumat e grabitura. Jeta si ambasadorishte mallkim kur rrije me ta. Hollësitë për periudhat e gjata të izolimit në historinëshqiptare nuk e shpjegonin dot kurrë kënaqshëm incidentin e turpshëm në Bronks.

2Dejli Post (Daily Post) dhe Njuzdej (Newsday) janë dy gazeta lokale njujorkeze që gërshetojnëgazetarinë serioze me shkrime sensacionale.

Page 56: perpjekja_13-14

Fakti që nënë Tereza vetë ishte shqiptare e shuante vetëm për pak kohë bindjen etyre se shqiptarët në zonën e Nju Jorkut rrëshqasin thuajse gjenetikisht në krim.

Të tretët ishin peshkopët, si ata që dalin konkurseve enciklopedike. Anëtarëte këtij grupi dinin emrat e qyteteve kryesore të Shqipërisë. Ata mund të thonin seç peshq rriten në lumenjtë e Shqipërisë, të flisnin për simbolizmin e shqiponjësdykrenare në flamur, të përmendnin se kishte një pseudombret që priste të kthehejndonjë ditë në atdheun e të atit me ceremoni mbretërore. Këta persona i ndeshja atyku s e prisja. Në bar. Në tragetin që lidh Manhatanin me ishullin Stejtën Ajllënd.Në stadiumin Shej. Brenda ashensorit në dyqanin e famshëm të veshjeve Mejsi.Unë u jepja një mundësi të rrallë për të demonstruar dhuntinë e tyre që pak kush evlerësonte. Ata nuk kishin kurrfarë interesi të dëgjonin nga unë për Shqipërinë.Nuk donin të mësonin se disa nga të dhënat që dinin kishin zënë myk. Një shqiptarpër ta ishte thjesht një provë se informacioni që kishin mësuar kishte të bënte menjerëz të vërtetë. Asgjë më tepër. Ata ishin të aftë të mësonin vetëm nga librat.

Grupi i katërt ishte thuajse po aq i vogël sa edhe grupi i tretë. Anëtarët e tijdonin sinqerisht të mësonin për Shqipërinë. Ata i ndiqnin me vëmendje shpjegimete mia pse vendi kishte mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e botës për afro 50 vjet.Ngadalë ndërtova miqësi të mira me anëtarët e këtij grupi. Me njërën më lidhteprirja e atij që jeton në vend të huaj për t i parë lajkat si pranimin që vjen ngapërshtatja e lehtë apo lidhja e ngushtë me vendin. Ajo përsëriste se ishte e mahnitshmetë vije nga Shqipëria për të studiuar letërsi në universitetin Këllambia pa qenë kurrëmë parë në një vend anglisht folës. Me një tjetër miqësinë e kishim ndërtuar mbipasionin për vrapin. Ai ishte triatlet dhe notonte e bënte çiklizëm shumë më shpejtse unë. Vrapi ishte disiplina ku unë ia merrja. Me një të tretë më lidhte pasioni përverën. Ajo ishte nga një familje e pasur në veri të Spanjës. Pranë zonës Baske.Kishte sy të zinj dhe gishta të gjatë, nervozë. Unë e fetishizoja verën dhe e pijangadalë. Ajo kishte nevojë për verë dhe pinte me një etje tepër të madhe për trupine saj të hollë. Me të fundit më lidhte dashuria, sytë e saj gështenjë, parfumi që vintenë qafë, dhe mënyra se si e mbante kokën kur më dëgjonte. Kurioziteti për Shqipërinënë rastin e saj ishte haraçi që duhet të paguante për të ndenjur me mua.

Grupi i pestë më preokuponte më tepër. Këta ishin tipa që ekzekutonin rutinëne zakonshme dhe pyesnin nga jam. Pastaj bënin gjeste me fytyrë kur dëgjonin sejam nga Shqipëria. Nxitonin të ktheheshin në bisedat që kishin ndërprerë osendryshonin temë me një buzëqeshje irrituese. Nuk e mora dot vesh kurrë në sebëhej fjalë për përbuzje për një vend që ata e konsideronin të pazhvilluar apo përturp nga injoranca e tyre. Pavarësisht nga arsyet, ata ktheheshin me vrap në rehatinëe bisedave në anglisht për embëlsirat ebraike të Nju Jorkut, komedianin DejvLetërmen dhe cicat e dashnoreve. Sikletoseshin kur më duhej të flisja shqip me disanga miqtë e mi. Nuk u pëlqente kur përktheja lojërat e tyre me fjalë në shqip.Dukeshin të shpupurisur, të ngathët, të humbur. Edhe unë kisha siklet në praninë etyre. Këta ishin njerëz që përqeshnin portorikanët të cilët nuk e kishin hequr dot

Page 57: perpjekja_13-14

theksin hispanik megjithëse kishin jetuar për dekada të tëra në Nju Jork. Ata ishinregjistruar në kurse letërsie krahasuese dhe ankoheshin për dhunën e rrymave letraretë qendrës mbi periferitë. Megjithatë nuk u kishte shkuar kurrë në mendje sepërqafimi demonstrativ i anglishtes përballë gjuhëve të tjera ishte një dhunim po aqi egër i gjuhëve të tjera. Ky grup u kushtonte rëndësi sendeve dhe dukurive nëpërpjestim të drejtë me përmasat numerike apo fizike. Nuk arrija t ua ndezja interesinpër letërsinë shqiptare. Kurse monologjet e dehura të një studenti rus për poetëtmistikë i shastisnin. Në dëshpërim, përdora trukun më të lirë në zanatin e tërheqjessë vëmendjes. U përpoqa ta ngrej vendin tim nga harresa e ta fus në hapësiratmendore të këtyre para-akademikëve duke i ngjitur Shqipërisë vlerat e eksportit tësaj më të njohur. I ftova të lexonin veprat e Kadaresë, shkrimtarit shqiptar që ushkon më tepër për shtat shijeve perëndimore. Pa sukses. Ata kishin një oreks tëpanginjshëm për veprat e një dramaturgu kinez. U përpoqa të merrja disa mendimetë pavarura për cilësinë e veprave të Kadaresë. U gëzova kur më thanë se nuk ikisha zgjedhur ato bazuar thjesht mbi ethe nacionaliste. Disa nga librat e Kadaresëjanë me të vërtetë të mirë. Me sa dukej ishin përmasat e vogla numerike të shqipes.Letërsia shqiptare nuk tërhiqte vëmendje sepse shqipja është një gjuhë e vogëlballkanike. Krahasuar me masat rusisht-folëse apo mizëritë kineze, shqipja u përketnjë grushti njerëzish në malet e ashpra të Ballkanit perëndimor. E urreja grupin epestë.

Për shkak të tyre, zuri të më mundonte mungesa e dukshme e kulturës shqiptarenë Shtetet e Bashkuara. U përpoqa të gjeja libra për Shqipërinë në libraritë euniversiteteve. Asgjë. Kërkova në libraritë Barns & Nobëlls. Asgjë. Pata pak fatnë librarinë Koliseum. Gjeta një roman nga Kadareja. Mungesa e librave nga autorëshqiptarë ishte e dhimbshme. Me të vërtetë që Shqipëria nuk nxirrte aq libra saShtetet e Bashkuara, Britania apo Franca por padyshim që nxirrte më tepër libra seKosta Rika apo Guatemala. E pra letërsia kostarikane apo guatemalase ishte gjithnjëe pranishme në librari. Fillova të ndjeja praninë e një force të padukshme, një fusheshtytjesh dhe tërheqjesh: magnetizmin e spanjishtes pas këtyre dy kulturave. Fillovatë shihja ëndërra të këqija.

Endërr nr. 1

Mendoj në shqip, thur me mend vjersha në shqip por të gjitha më dalin ngagoja në anglisht. I telefonoj motrës në Shqipëri të më dërgojë libra të klasikëveshqiptarë. Nuk kam lexuar kurrë letërsi shqiptare me kaq vëmendje dhe etje sa nëNju Jork. Përpiqem ta mbush mendjen me këto libra duke dashur ta kompensojmungesën e tyre në tempujt lokalë të dijes. Lodhem duke lexuar në dhomë. Shkojpër një birrë në Uest End, lokal në Broduej. Takohem me një vajzë të turpshme.Asaj i pëlqejnë librat. Filloj t i tregoj librat që sapo kam lexuar. Ajo fillon të qeshë.Fort. Më del nga mendja gjithçka kam lexuar.

Page 58: perpjekja_13-14

Sa më rehat që ndjehesha me anglishten, idiomat e saj dhe (shpesh)thjeshtësinë arrogante, aq më tepër mblidhja mllef kundër saj. Anglishtja ishte gjuhae botës. Me mendësinë e saj koloniale dhe shpirtin sipërmarrës, anglishta e bënedhe kinezçen të duket e përgjumur. Anglishtja ishte gjuha e Kombeve të Bashkuara.Ishte gjuha ku troket kushdo kur gjuha e vet mbaron së qeni gjuha e kuvendit. Ishtegjuha e Mikrosoftit. E ndjeja fuqinë e numrave të saj. E kisha të qartë fuqinë e filanfistekëve që banojnë në zemër të Amerikës të cilët refuzojnë t u mëzojnë fëmijëvetë tyre qoftë edhe një fjalë të huaj. Më zihej fryma nga mundësia e largët qëaustralianët t i mbushnin hapësirat e kontinentit të tyre me emigrantë dhe t u mësoninfëmijëve të tyre vetëm anglisht. Më vinte inat që anglezëve nuk u duhet të marrinfjalorthë qesharakë me vete kur udhëtojnë në ish-perandorinë e tyre në Afrikë.Identiteti i tyre kombëtar nuk ndeshet me masa të ftohta tingujsh dhe shprehjesh tëpakuptueshme kur udhëtojnë. Një shtresë e identitetit të tyre kombëtar - gjuha -zgjatet përtej kufijve të atdheut të tyre.

I mora inat shqiptarët që kishin jetuar në Nju Jork për dekada të tëra pa lënëgjurmë të paharrueshme në pejsazhin kulturor të qytetit. Në fillim kujtova se atakishin marrë një vendim strategjik për të hyrë në vorbullën e kulturës nga dera epasme e kuzhinës kur pashë se shumë prej tyre kishin restorante. Shkova nërestorantet e tyre. Provova menunë, u fola shqip vetëm e vetëm për të më dhënë cavështrime të zbrazëta dhe një shenjë me supe (të mësuar me kujdes) se nuk kuptonin.Zakonisht pretendonin se ishin italianë dhe më rallë grekë. Shumë prej tyre kishinardhur në Amerikë nga Italia ku kishin kaluar muaj të tërë në kampe refugjatësh dhekishin zënë dashnore vajzat që endeshin rrugëve e qyteteve të Italisë së Jugut. Paspërpjekjesh këmbëngulëse ata më në fund filluan të më përgjigjeshin në shqip. Pormedet! Italishtja e tyre e çalë ishte shumë më e mirë se sa shqipja. Shqipja e tyrenuk kishte asgjë të përbashkët me kadencat e auditoreve të universitetit të Tiranës.Gramatika e tyre të bënte me ulçer. Mund t ua ndaje thekset me thikën e picës sipaskufijve të bajrakëve të Shqipërisë së veriut.

I rrethuar nga anglishtja e shpejtë e Nju Jorkut, më dukej sikur gjuha ime enënës po fishkej. E ndryshkur si Titanik në thellësitë e harresës, sa që nuk ia vlentemë ta nxirrje në sipërfaqe. Ia gjeja pulsin por nuk ia gjeja dot zemrën. Në baret e tij,qyteti gjigant më bëri të kuptoja se gjuha ime e nënës ishte një oaz mes një shkretëtirevalësh të huaja ajri, gjestesh të padeshifrueshme dhe idiosinkronish tëpadepërtueshme. Vetëm pesha e gjuhës tjetër ia dhunonte aspiratat dhe e shtynte nëperiferi. Më shkaktonte dhimbje fakti që raftet e bilbiotekës së Këllambias ishincipë më cipë me libra kritike letrare që godisnin dhunën e dialektit mbizotërueskundër dialekteve periferike dhe dënonin përdhunimin e ideve jokonformiste ngaidetë mbizotëruese. Nuk ka përdhunim më të egër se mënjanimi i një gjuhe të tërënga gjuhë të tjera më të fuqishme.

Page 59: perpjekja_13-14

Endërr nr. 2

Bota fillon të tregojë kujdes për mendimin e pavarur dhe shkrimetjokonformiste duke mbrojtur gjuhët e vogla si shqipja. Bota bie dakort të bëjë disandryshime rrënjësore. Autorizon përdorimin e shqipes për një vit në të gjitha sesionete Kombeve të Bashkuara. Një diplomat arab me një shami të bardhë mbi kokëshfleton një fjalor shqip-arabisht ndërkohë që Butros Butros Ghali hap sesionin eAsamblesë së Përgjithshme me një shqipe të qartë me theks elbasanlli. Televizioniamerikan braktis bursën dhe fillon të transmetojë filma shqiptarë me përkthime poshtëduke hequr dorë nga fitimet dhe njëherazi duke shkatërruar thashethemet seamerikanët vuajnë nga një mangësi gjenetike e cila i bën të paaftë për të parë filmame përkthim.

Sapo kisha mbaruar një tezë për dialogjizmin e brendshëm të Qyteteve tëPadukshme të Kalvinos. I frymëzuar nga teoria e Baktinit për dialogjizmin, e lexovalibrin e Kalvinos nën një dritë të re. Baktini thotë se asgjë nuk shiptohet në izolim.Çdo fjali, çdo frazë, çdo fjalë ka për qëllim të shkaktojë një reagim, të ngrejë njëvetull, të rrënqethë lëkurën, të vjedhë një të puthur. Fjala lëshohet me një vetëdijesubkoshiente se do të arrijë të shkaktojë reagimin e dëshiruar ose diçka të përafërtdhe ndryshon duke dalë nga goja për t iu përshtatur më mirë situatës që do të pasojëreagimin në fjalë. Vinjetat e reshtuara në librin e Kalvinos dukeshin si replika të njëdialogu, që ndilleshin dhe pësonin mutacione vetëm e vetëm duke ndjerë praninë evinjetës që i pasonte. Nuk kisha si të mos e shkruaja tezën për Qytetet e Padukshmetë Kalvinos. E ndjeja praninë e Tiranës në Bronks, praninë e bulevardit Dëshmorëte Kombit në Bruklin, Muzeun e Etnografisë të shkrirë me muzeun Klloistërz, nëcepin verior të Manhatanit. E pranoj se nuk ndjeja ndonjë prani nga atdheu nëqiellgërvishtësin Empajër Stejt Billding në zemër të Manhatanit, e pastaj? Gjëjamë e rëndësishme ishte se shpesh njerëzit dukeshin njësoj. Ecnin pranë meje tërësishttë panjohur në një rrjedhë rastësish. Më kishte marrë malli për Shqipërinë në mënyrëdialogjike: duke shpresuar se edhe Shqipërinë, miqtë dhe kushërinjtë e mi i kishtemarrë malli për mua.

Lajmi se më ishte aprovuar puna në Uashington me gjeti pa një dysh në xhepduke ndarë një apartament me dy shokë nga Shkodra. Megjithëse më pëlqentë kurflisnim bashkë në shqip, u lehtësova kur mora vesh se do kisha mundësi të kisha njëapartament timin në Uashington. Uashingtoni dukej i panatyrshëm krahasuar meNju Jorkun. Isha mësuar aq shumë me qytetin gjigant, me baret dhe kafenetë e tij,me gratë e tij histerike dhe drogaxhinjtë llafazanë sa Uashingtoni mu duk si një parkzbavitjeje i ndërtuar për të rifutur natyrën në jetën time. Kishte parqe, parqe tëmëdha, lëndina të gjera dhe shumë hapësirë. Pemët nuk fshiheshin pas ndërtesashgri. Shoferët e taksive kishin makina më të vjetra por nuk ndërronin korsi dhedrejtim kur shihnin se dikush ngrinte dorën në anën tjetër të rrugës. M u desh tëçmësohesha me zakonin që të mos i përshëndesja të panjohurit nëpër ashensore.

Page 60: perpjekja_13-14

Njerëzit buzëqeshnin përsëri, diçka që e kisha harruar që kur u largova nga Athina eOhajos. Vagonat e trenave të metrosë kishin tapete dhe ishin aq të pastër sa mëvinte të bërtisja: Mjaft me këto shaka! Por nuk bënte njeri shaka. Tapetet ishinreale. Vagonat mbetën të pastër.

Muzeumet falas ishin një dhuratë e paçmuar për mua sa nuk kisha marrëçekun e parë. Ato nuk kishin pasurinë e muzeumit Metropolitan të Nju Jorkut, asarkitekturën elegante të muzeumit Gugenhajm. Por më pëlqente fakti se muzetë eUashingtonit të jepnin kohë të mendoje për objektet e ekspozuara. Pastaj Uashingtonikishte Bibliotekën e Kongresit. Ndërtesa Tomas Xhefërson ishte ende në restaurime sipër por fondi i biliotekës funksiononte plotësisht. Më pëlqente të shtriqesha nëkolltuqet e ndërtesës Medison më tepër se të diskutoja me kolegët e rinj. Punoja menjë ekip emigrantësh shqiptarë dhe më në fund kisha mundësi të flisja në gjuhën enënës rregullisht. Por vura re se kolegët ishin aq larg realitetit shqiptar, të ngujuarnë instikamet e paranojës që u kishin ndërtuar prindërit që kur kishin ikur ngaShqipëria sa ishte më mirë të flisje për Shqipërinë me amerikanët. Kolegët kishinjetuar për dekada të tëra larg Shqipërisë. Për shkak të një teke të historisë, ata nukkishin qenë në Shqipëri kur arsimi tetëvjeçar ishte bërë universal (komunist siçishte). Ata nuk e kishin përjetuar krijimin e shqipes së njësuar letrare. Nuk kishinqenë në Shqipëri kur vendi kishte prodhuar fjalët që i duheshin për të dalë ngamesjeta në një modernitet embrional. Ata nuk i kuptonin shprehjet si xham faredhe i kishin deprogramuar në inat e sipër sensorët e humorit.

Por nuk ishte e lehtë ta gjeje Shqipërinë jashtë zyrës. U befasova kur njëmesogrua që po zbriste shkallët e ndërtesës Medison të Librarisë së Kongresit ndali,buzëqeshi dhe me tha me një zë të butë: duhet të jesh shqiptar nga Kosova. M uduk sikur muret e ndërtesës më ranë mbi vete. Bota u tkurr. Mos vallë kombi imkishte shenja të veçanta, ndonjë karakteristikë dalluese (deformim?!) që i mishërojanë sytë e të huajve në anën tjetër të Atlantikut? Jam antropologe, shpjegoi. Kamkaluar një kohë të gjatë në Kosovë, m a zbuti paksa frikën. Më në fund kishagjetur dikë me të cilën mund të flisja. Ajo fliste shqip dhe madje mirë. Por moravesh se do të largohej të nesërmen nga Uashingtoni.

Kaluan muaj para se të takoja një jo-shqiptar që kishte dëgjuar për Shqipërinë.Në fakt pagova që t i zaptoja hapësirën. Isha në një taksi duke ardhur nga lagjaAdams Morgan në zonën pranë stacionit të metrosë Federëll Sentër Sauthuest kurshoferi më pyeti nga jam. Kishte një fytyrë të errët por nuk dukej as si arab as sizezak. Nga Shqipëria, i thashë me një ton gati kërcënues. Komunistët shqiptarë,tha. Po pastaj çfarë? Asgjë. Kishim një parti që e quanim komunistët shqiptarë.Ishin stërvitur në Shqipëri. Ishin në pushtet pasi u rrëzua Haile Selasi. Ishinstërvitur në Shqipëri? Po, po. Në Shqipëri. Biri i kurvës e kisha fjalën përEnver Hoxhën. Vendi nuk ushqehej dot kurse ai derdhe fonde për të përhapurkauzën. Por nuk fola me zë. Shoferi më tha me një anglishte stakato ç kishte

Page 61: perpjekja_13-14

ngjarë më vonë me komunistët shqiptarë në Etiopi por unë kisha pirë më tepërXhek Deniëlls se ç mund të mbaja dhe nuk e kuptova mirë. Imazhe të shkretëtirëssë Etiopisë, rrëfimi i Rizhard Kapuçinskit për rënien e Selasit dhe kampet e stërvitjestë Hoxhës më thureshin në mend me grafema etiopiane dhe marshe komuniste. Ithashë shoferit natën e mirë dhe fillova të mendoj për mënyrat e papritura se si mëshfaqej Shqipëria në Amerikë deri sa gjumi e mposhti marramendjen që ndjeja kurshtrihesha.

I rashë kryq e tërthor Uashingtonit. Me kujtime ende të freskëta nga praniae kudogjendur e Sigurimit në Shqipëri, iu shmanga muzeumit të FBI-së. Ndërtesaprej betoni buzë avenjusë zigzaguese Pensillvejnië shprehte më tepër vullnet për tëparandaluar të gjithë ata që guxonin t i prishnin qejfin se sa dëshirë për të përjetësuarata që e krijuan FBI-në. Kaloja pranë Pentagonit duke e mabjtur me zor nënqeshjen.Më kujtoheshin belbëzimet e çartura të Hoxhës ku e përshkruante Pentagonin sirrethin e nëntë të ferrit ku edhe vetë Dantja kishte frikë të hynte. Si mund ta dininata që punonin brenda pesëkëndëshit të famshëm se në Shqipëri, me shokët e mi tëadoleshencës, shpalosnim gjithë origjinën familjare në lojëra të ndezura fjalësh saherë që krahasohej fuqia e Pentagonit me fuqinë e Kremlinit. Kur përmendej emrii Pentagonit krijohej automatikisht një kufi ndarës. Nga njëra anë qëndronim ne qëvinim nga familje të cilat nuk kishin depërtuar kurrë në aparatin komunist. Nga anatjetër qëndronin ata që vinin nga familje të cilat kishin filluar të shijon frutet ekomunizmit akademik megjithëse Shqipëria jetonte në kushtet e pararendësit të tijmë modest, socializmit. Të gjithë ne që bënim pjesë në grupin e parë brohorisnim(nën zë) për ushtrinë amerikane. Gëzoheshim për sulmet ajrore kunder Libisë. Namahniti pushtimi i Grenadës. Nuk e fshihnim dot gëzimin kur nëna e të gjithabetejave të Sadamit abortoi. Grupi tjetër e ndjente diku se ia detyronte statusinshoqëror Bashkimit Sovjetik dhe idealeve që ai simbolizonte. Shqipëria i kishteprerë prej kohësh lidhjet me Moskën por duke ndjekur një lojë me rregulla tëpashkruara kund, ata mbështesnin Bashkimin Sovjetik. Ata përgjigjeshin se BashkimiSovjetik ishte i paprekshëm. Anijet Sovjetike në portet libiane nuk ishin kërcënuargjatë bombardimeve amerikane. Sadami kishte bërë disa lëshime strategjike.Grenada ishte vetëm një thërrime në pjatën e imperializmit amerikan. Sapo kishimhyrë në të njëjtin universitet. Disa nga ne sepse kjo ishte e vetmja rrugë epërfytyrueshme. Disa të tjerë sepse shteti komunist po përpiqej të jepte shenja sepo e lironte pak kontollin pas vdekjes së Hoxhës. Të gjithë ne që donim shkatërrimintotal të sistemit komunist përpiqeshim të paraqesnim pa emocion argumenteakademike për sipërinë e Amerikës. Të gjithë të tjerët të cilët nuk mund ta lininsistemin të rrëzohej, përpiqeshin të ndërtonin pa emocion argumente po aq akademikepër sipërinë dialektike të Bashkimit Sovjetik. Të dy palët kishin hyrë në një zonë tëndaluar. Por ndërsa argumentet pro sovjetike nuk ishin të matura, argumenti ynëpro amerikan ishte herezi. Në një nivel subkoshient po shenjonim territorin tonëpër të ardhmen. Askush nga ne nuk kishte dëgjuar për Libinë para sulmeve. Grenadanuk kishte rëndësi as si kuriozitet gjeografik. Sadami ishte një arab si gjithë të

Page 62: perpjekja_13-14

tjerët.Vendet e tjera që vizitova nuk ngjallën kujtime kaq të forta. Padyshim që u

mahnita nga mënyra se si gjithkush mund të hynte në Shtëpinë e Bardhë dhe nëKapitol, godina e kongresit. Duke qëndruar poshtë kubesë së Kapitolit, i mahniturnga besimi që duhet të kishin pasur themeluesit e Amerikës në të ardhmen e saj,mëndja ime evropiano-lindore nuk e pranonte lehtë idenë e një kongresi kaq tëhapur. Në disa raste më cinike më dukej sikur Kapitoli ishte i hapur për këdo pasisenatorët dhe kongresmenët, me shamitë e tyre prej mëndafshi në xhepat e jashtëmtë kostumeve, ishin bufonë supremë në një oborr të padukshëm. Njerëzit mund tëhynin e dilnin në kongresin amerikan pasi aty nuk kishte asgjë për të fshehur, nukkishte pushtet real, nuk kishte komplote. Por ky lloj cinizmi do t u dukej shumëparanojak amerikanëve dhe, ngaqë vija nga një vend ish komunist, kisha frikë sehumori im nuk do t i shpëtonte analizës politike.

Uashingtoni nganjëherë duket si një univers pa shpirt njerëzish të mbledhurnë kërkim të një qëllimi të paqartë, të shtyrë nga një forcë e mistershme. Qyteti nuke fsheh dot gjatë një të metë thelbësore. Megjithë parqet gjigande, lëndinat dhelagjet e bukura të banimit, Uashingtonit i mungon thellësia. Në Nju Jork, isha njëshqiptar i hedhur mes një bote akademikësh, kafenesh, librash dhe paninesh bejgëll.Në Uashington isha një shqiptar i ndryrë në disa godina betoni, që kaloja nëpër cikletë rregullta ndëshkimi duke punuar orë të tëra me burokratë të rrjedhur dhe pastajfaljeje duke mbledhur veten në parqet boshe të qytetit. Në Nju Jork isha pjesë e njëmase amorfe jo-amerikanësh po aq sa edhe një rebus për t u shpjeguar nga amerikanëtqë takova. Në Uashington isha një fantazëm me mall për pasigurinë që provova kurndjeva botën time shqiptare të shtypej në Nju Jork nga pesha e rëndë e kulturës sëhuaj. Në Nju Jork pasiguria ecte dorë për dorë me mua. Në Uashington nuk e dijaku ishte pasiguria, në se ishte diku pranë meje. Në Nju Jork kishte një farë rregullinë zhgënjimet që pësoja dhe lëshimet didaktike që i bëja realitetit. Në Uashington,ditët e mia kishin spontanitet dhe momentet e lavdisë (disa netë me dashnore tëbukura ndër të cilat një lobiste nga rruga K) nuk kishin rregull.

Shkolla juridike nuk ishte aq e vështirë sa kujtoja: ishte shumë më e vështirë.Nganjëherë mendoj se padija ime e lumtur ishte një përbërës i domosdoshëm i koktejittë ëndërrave, irritimeve dhe shtytjes për eksplorim të vetvetes që më bëri t i hyjashkollës juridike. Kisha menduar shpesh për kontradiktat midis ligjit dhe letërsisë.Gjithmonë më ngacmon ideja e një ekspedite vetëtimë në politikë. Jurisprudencado të ishte zbori i domsdoshëm për të çimentuar logjikën në një mendje të ekspozuarpër një kohë të gjatë ndaj letërsisë. Megjithatë dashuria ime mbetej letërsia dhe tëshkruarit. Kisha arrogancën e duhur për të besuar se gjenia ime është në letërsi.Vendosa ta filloj juridikun sepse u binda se isha një i huaj pa liçensë për të përdorurrrjetin e sigurimeve që u duhet shpesh shkrimtarëve sa nuk kanë fituar ende famë.Nuk kisha dokumente për punë. Nuk merrja dot asistencë po të mbesja pa punë.Më duhej diçka e sigurt para se të merresha me letërsi në një vend të huaj.

Page 63: perpjekja_13-14

Kështu e futa me brryla idolektin tim shqiptar në fortesën e traditës dhekonservatorizmit të quajtur ligj anglo-sakson. Bashkëjetesa ishte e vështirë. Mëdigjej shpirti të thërrisja Drejtësi kur profesorët më tregonin se cili ishte ligji.

Endërr nr. 3

I afrohem një ndërtese gri me dyer të rënda të zbukuruara me bronz. Nëoborr ka kalorës hypur mbi kuaj që hingëllijnë. Një prej tyre shpërthen në galop dheturret drejt meje. Përpiqem më kot t i them se nuk ka pse të më sulmojë: unë jamthjesht një kronikan. Kali vazhdon galopin. Papritur ndal dhe ngre këmbët epërparme në ajër vetëm pak metra para këmbëve të mia që dridhen. Kthehem dheshoh udhërrëfyesen time duke i thënë kalorësit të largohet. Udhërrëfyesja afrohet.Është drejtoresha e pranimeve në shkollën juridike. Flasim me zë të ulët tek i afrohemiportës së brendshme. Ajo më tregon me gisht një mbishkrim mbi derë. Flakinizemrat të gjithë ju që hyni brenda. Bëjini vend ligjit. Filloj të kem ngërçe të forta.E di që është temperamenti im mesdhetar që nuk i pranon këto fjalë po si t ia shpjegojkëtë drejtoreshës së pranimeve.

Në fillim u tërhoqa vëmendjen shokëve të klasës me theksin tim. Merrjapjesë në diskutime me zërin e një lexuesi radioje. Por vura re me tmerr si heshtninose e humbnin vrullin me t u thënë se jam shqiptar. Mos vallë mistika tretej sepsedinin ndonjë gjë që une s e dija për vendin tim, binin pre e tiranisë së numrave apovendi im ishte kaq i panjohur sa që bëhej kërcënues? U përpoqa përsëri. Këtë herëme studentë që kishin shkuar në Poloni nëpërmjet institutit të Ligjit Ndërkombëtartë shkollës. Ata e njihnin disi Evropën Lindore. Do ta kuptonin nga vija. Kështu qëu prezantova edhe një herë: jam nga Shqipëria. Heshtje. Siklet. Diskutimi u kthyepërsëri në disa tema të përgjithshme si pasanikët e rinj, miqësia e vrazhdë e evropiano-lindorëve, dhe etika jo-anglosaksone e punës.

Pastaj erdhi kriza. Shqipëria u shkund nga shembja e skemave piramidë qëkishin vepruar me bekimin e qeverisë. Qeveria e parë pas-komuniste e zgjedhur mevota demokratike qëndroi e ulur mbi një bombë me sahat. Kur bomba shpërtheu, uparalizua. Shteti u shpërbë me shpejtësi të habitshme. Banorët e jugut që kishininvestuar më shumë në skemat piramidë dolën në rrugë. Pastaj shkuan në stacionete policisë dhe depot e ushtrisë. I vetmi veprim i ushtrisë ishte të tërhiqej. Protestuesit,të pafajshëm dhe intrigantë bashkë, hynë në depot ushtarake. Brenda javës vendi upërmbyt nga kalashnikovët, mortajat, revolet sovjetike dhe pushkët kineze. Kishteardhur radha e Shqipërisë të zinte faqet e para të shtypit perëndimor. Ajo i pushtoinjë nga një të gjitha gazetat kryesore. Mbetur pa mend nga kaosi, gazetës Obzërvërtë Londrës iu desh pak kohë para se shkrimet e saj të kishin ndonjë vlerë. Gazetatjetër angleze Gardiën e shfrytëzoi krizën shqiptare të sulmonte konservatorëtbritanikë për korrupsion. Edhe vetë gazeta e tërhequr e biznesit Fajnenshëll Tajmsu detyrua t i kushtonte disa paragrafë krizës. Korriere Dela Sera filloi një seri

Page 64: perpjekja_13-14

zbativëse ku gërshetohej detaji i saktë me hiperbolën. Lë Mond nuk e fshehu dotsarkazmën pariziane megjithë përpjekjet e sinqerta për të filozofuar për domethëniengjithënjerëzore të ngjarjeve në Shqipëri. Gazeta kryesore e Uashingtonit, UashingtonPost, nxitoi t u ofrojë liberalëve amerikanë një mundësi për të sulmuar konservatorëtlidhur me përkrahjen për qeverinë e përmbysur në Shqipëri. Ndërsa gazeta Nju JorkTajms dërgoi në Shqipëri personin që u bë korrespondentja më e urrer nga autoritete përmbysura.

Gazeta angleze Dejli Telegraf botoi një shkrim nga ish-kryeredaktori i BiBiSi-së për politikën e jashtme lidhur me akuzat për lidhjet midis qeverisë shqiptare dheskemave piramidë. Varrosur diku në mes të artiikullit, gjendej një fjali ku autorithoshte se rrugët e Tiranës i ngjajnë rrugëve të Katmandusë së Nepalit. Sipas tijTirana është kryeqyteti më pak evropian i Evropës. I dërgova Dejli Telegrafit njëletër. Ç nënkupton termi evropian? Kush ka të drejtë ta vërë fjalën evropian sitatuazh mbi gjoks dhe të ngrejë bluzën për t u mburrur? Mos vallë e drejta fitohetpo qe se prindërit të kanë zënë në zonat e banimit të Londrës, për shembull kurUinston Çurçilli merrej me idenë e një Evrope të Bashkuar apo në apartamentet evogla të Parisit kur Sartri solli në jetë ekzistencializmin si sfidë intelektuale përposhtërimin që kishte pësuar Franca gjatë luftës, apo pranë Buhenvaldit kur gjermanëte thjeshtë u detyruan nga trupat e Ajzenhauerit të marshonin për të parë vetë ngaafër ferrin që bashkatdhetarët e tyre kishin ndërtuar për ebrenjtë? A fitohet kjo edrejtë nga koordinatat e zënies biologjike apo nga dukuritë e pranishme gjatë ardhjesnë ekzistencë. Mos vallë këto koordinata duhet të jenë në perëndim të Bjellorusisë,Ukrainës, Rumanisë? Apo në veri të Serbisë e Kroacisë?

Shqipëria ka qenë gjithnjë pjesë e Evropës, i shkrova autorit. Edhe sot ështëpo aq pjesë e Evropës sa edhe Britania apo Zvicra. Vërtet që jo në një kuptimekonomik. As në një nivel institucional. Por pa dyshim në një nivel moral dhekulturor. Varfëria dhe kaosi institucional nuk mund t i privojnë shqiptarët nga tëqenit evropianë. Në fakt ne i kujtojmë aq shumë Evropës gafat dhe padrejtësitë e sajsa që jemi bërë pjesë e psiqikës së saj të ndrydhur. Pjesa xheloze dhe përjashtuesee Evropës mund të dojë ta injorojë ekzistencën tonë, mund të përpiqet ta zvogëlojëevropianësinë tonë, por ne jetojmë brenda saj me letargjitë tona dhe shkëndijat egjenisë po aq sa edhe ajo jeton brenda nesh. Evropa përjashtuese mund të përpiqettë na denigrojë, demonizojë dhe të përqeshet me ne dhe fiset e tjera lindore porthellë në vetvete ajo duhet të mësojë të jetojë me kërcënimin se ne mund të kemipjesë në pasurinë e saj po aq sa edhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me rrezikun emospranimit në thesarin kolektiv evropian ku kemi derdhur kuota për shekuj meradhë.

Në lojë u futën pastaj kanalet televizive. RAI u bë nismëtar i një telenoveletë re për shqiptarët. Pak fakte, shumë komente. ORT-ja austriake i ndiqte ngjarjetnga larg pa emocion. ETA greke dhe tepër e interesuar mbinte kudo. ITN-ja, ndoshta

Page 65: perpjekja_13-14

rrjeti më i besueshëm, kishte pak shikues. Transmetimeve të tij u mungoninthashethemet. BiBiSi-ja vazhdonte tonet didaktike. SiEnEn-it (CNN) nuk imungonte vigjilenca por vëmendjen e kishte të fokusuar gabim.

Ishte e qartë që elitat e shtypit amerikan ishin kapur të papërgatitura. Nëfillim gazetarët amerikanë ndoqën gazetarët më aventurierë britanikë që kishinbredhur rrugëve të këqija të Shqipërisë duke pritur Big Bang-un. Por amerikanëvenuk u pëlqente cinizmi i natyrshëm i britanikëve dhe fakti se këta të fundit e pranoninse nuk ishin në gjendje për t i dhënë shpjegim ngjarjeve. Gazetarët amerikanëkërkuan përforcime. Në Uashington hapeshin me nxitim librat për Shqipërinë qëkishin zënë pluhur rafteve. Por librat ishin aq të vjetër sa me zor lexoheshin. Tëashtuquajturit ekspertë kishin zënë ndryshk. Vëzhguesit e të drejtave të njeriutkishin si tepër qejf të dilnin në SiEnEn (CNN). Gazetarët shtesë erdhën të armatosurme parimet e balancës, përsëritjes dhe precizionit. Numri i shkrimeve u rrit ndërkohëqë gjendja keqësohej.

Pentagoni vendosi t i evakuonte amerikanët që banonin në Shqipëri dukedhënë si arsye mundësinë për kaos të plotë dhe akte dhune kunder të huajve. Rrijanë apartamentin tim pranë bazës së marinsave Fort Myer në Arlington duke parëpamje nga anijet amerikane në Adriatik dhe helikopterët e rëndë që uleshin nëkompleksin diplomatik amerikan. Evakuimi përfundoi brenda pak ditësh porShqipëria vazhdonte të tërhiqte vëmendje në lajme. Vendosa të mos i shihja mëlajmet për të shpëtuar nga dhimbja e vazhdueshme e kokës që në fillim kujtoja semë vinte nga pagjumësia. Por nuk e fikja dot televizorin sepse mund të ndodhtendonjë gjë dhe nuk do t ia falja vetes po ta mësoja me vonesë.

Kriza në Shqipëri përshkruhej si një konflikt me dy pista. Në të parëninvestuesit e zhgënjyer luftonin kundër një regjimi përherë e më shtypës. Pastajishte konflikti veri-jug. Shqipëria portretizohej si vendi i gegëve dhe toskëve.Komentatorët sugjeronin se jugu ishte komunist dhe veriu demokratik. Më vinte tëulërija kur dëgjoja disa komentatorë, ndër ta disa shqiptarë të bërë turshi në vrerinqe ua kishin lënë trashëgim prindërit, që flisnin si papagallë para kamerave dukekopjuar pa turp pasazhe nga disa libra për Shqipërinë të shkruar nga fundi i shekullittë kaluar. Zhgënjimi arriti kulmin kur pashë një artikull të botuar nga njëkorrespondente me të cilën kisha shkuar së bashku në universitetin Këllambia. Ishtepjesë e një grupi studentësh amerikanë të cilëve u kishin shpëtuar mundësitë e krijuarapër perëndimorët pas shembjes së komunizmit në Pragë, Krakov apo Budapest dhee kishin kthyer vëmendjen nga kryeqytetet më pak të pasura por më mikpritëse tëEvropës lindore si Beogradi, Sarajeva, Tirana, Sofja dhe Shkupi. Anëtarët e këtijgrupi ngjallnin njëherësh admirim për interesin që tregonin për këtë rajon të panjohurtë Evropës dhe përbuzje sepse jetonin duke shfrytëzuar pamundësinë e këtyre vendevepër të folur për veten. Ajo shkroi një artikull në të përjavshmen Njuzuik për ndarjene Shqipërisë në Veri dhe Jug. Ishte vetëm një në një seri të gjatë artikujsh të shtypit

Page 66: perpjekja_13-14

perëndimor ku Shqipëria ndahej në dy rajone që nuk përputheshin. Të ngelur pafjalë nga aftësia e të huajve për ta zbuluar ndarjen e brendshme të vendit të tyrebrenda pak udhëtimesh dhe disa ditësh në hotelin Rogner, shqiptarët protestuan.Atavizmat që shfaqeshin në shtypin perëndimor ishin, në rastin më të mirë,çorientuese, dhe, në rastin më të keq, të qëllimshme. Por edhe protestat e tyre ufutën nga njëra anë e një makine propagandistike dhe dolën nga ana tjetër si prova tëmëtejshme për ndarjen e vendit. Gazetari i parë që e futi Shqipërinë sistematikishtnë shtypin anglisht, në një përpjekje për t u pagëzuar intelektual në faqet e revistësprestigjioze Nju Jork Rivju ov Buks, perifrazoi Shekspirin (pse dreqin shihet Shekspirisi autor që të bën të dukesh intelektual) dhe shkroi se fakti që shqiptarët ankohen meforcë është një tjetër provë e ndarjes.

Vesha një bluzë me flamurin shqiptar duke shpresuar të tërhiqja vëmendjedhe të më jepej një mundësi për të shpjeguar ç po ndodhte. Por mundësitë nuk m udhanë kurrë. Tërhoqa shikime nga disa gra në metro dhe ngjalla biseda nën zë nëkorridoret e ndërtesës federale ku punoja. Vetëm një inxhinjer zezak kompjuterashmë tha se duhet të isha njeri mjaft i fortë që vishja një bluzë me flamurin shqiptarduke pasur parasysh se ç ngjiste në Shqipëri. Duhej ta kishte fjalën për banditët qëtundnin armët para kamerave të SiEnEn-it (CNN).

Pastaj krizës i ra vala. Vendi u kthye në një normalitet të paqetë, një farëkaosi i menaxhuar disi. Një forcë ndërkombëtare u ftua për të rivendosur rendin.Pati zgjedhje të reja. Ndryshoi qeveria. Armët mbetën sheshit. Shtypi amerikannuk tregonte më interes për vendin. Gradualisht, Shqipëria u bë edhe një herë ç kaqenë gjithmonë në Amerikë: një vend i largët, i çuditshëm, i paparashikueshëm dhei parëndësishëm diku midis Lindjes së Largme dhe Gjibraltarit.

Page 67: perpjekja_13-14

DRITARE

MËNGJES

I

Mëngjesi është ulur këmbëkryq mbi këtë dhomë të zbrazëtKu ëndërrat e natës së kaluarNuk rrinë dotSe s kanë çarçaf për t u mbuluar.

Duhen hapur dritaretQë ky mëngjes-kasnec i paftuarI gjithë borxheve që sapo kam filluar t i paguajTë mos hapë më gojën me zhurmë,Po të ngrihet të ikë në rrëmujënE ditës që e ndjek.

Duhen shtyrë kanatetDrejt majave të pemëve e çative,Drejt tymit që ngrihetSi e vetmja shenjë jetë e këtyre shtëpive.

Duhen drithëruar xhamat lehtëPër të mos e trembur shtriqjen e beftëTë vajzës që fle në apartamentin përballë,Që zgjohet heshturazi me krahët boshDhe më rrëfen të gjitha ëndërrat me sy poshtëKur mirëmëngjes më thotë në shkallë.

Duhen hapur të dyja kanatetPër t u mbështetur mbi parmak

Page 68: perpjekja_13-14

Kur gjyshet, dhe të dashurat,Dyqanxhinjtë e kohës dhe mëditësit e pritjes,Pleqtë e bardhë dhe fëmijët qaramanë,Mendimtarët, qentë dhe presidentëtGjumit t i dalin matanë.

Duhet të jesh në këmbë kur gogolët të fshihen varreve,Zgjuar para zileve,I ngopur pa kafe,S ka kohë tjetër për të filluar poemën e dritareve.

II

Kanatet gërvishen mbi dërrasat e vjetra të kasës,Kush ka kohë të mendojë për pak bojë vajiQë do bjerë nga fërkimi.Do paguajmë për një tjetër dorë bojë kur të vijë maji.

Duhet kapur rrezja e parë,Për të qindtën herë me radhë,Duhen parë avujt e tokës së ngrirëPara se të pikturosh zgjimin.

Duhen harruar grindjet e gruas,Ëndërra e keqe e djalit të madh,Duhen ngatërruar e ringatërruar bojëratPa hedhur në banjë balltakun e parë.

Po, po, po, do t ua bëj bukën gati para se të shkojnë në shkollë.Lemë t i mbaroj këto shkarravina...Nuk e gjen gjë reçelin.Ç pret pastaj... Tintoreton apo Botiçelin?

Po pse duhet që të matem me këta snobë,Kush tha që jashtë katalogëve nuk ka modë.Kush tha se ka vetëm kapela sikstineÇ janë këto bushtra filistineQë presin të vrapoj maratonën e perëndimitUnë dua që ta pikturoj shqip zgjimin.Harroji pejsazhet klasike, kompozimet, kopjimet e zararet,Zgjimi im është gjithmonë kryevepër kur hap dritaret.

Page 69: perpjekja_13-14

III

Kur hap dritarenE di se ka mbetur vetëmMe përgjigjet që s i nxirrte dot dje.E ndjen se makthi i pikëpyetjeveQë mbrëme i përtypte me bukë të ftohtëE ka lënë përgjithmonë.

Por në dhomë është ngrohtë.Ajri i qullët i mëngjesitIa përkëdhel fytyrën pa kushte.

Kur dëgjon të lehuratQë ngjiten nga oborretFytyra e tij rrjedh jashtë kontureve,Zgjatet dhe fillon t i duket si një qen i zi,Pa veshë, me bisht të ngrirë, pa këmbë,Pa push, me jargë, pa zinxhir,Me pleshta, me rodhe, me dhëmbë.

Të lehurat i kumbojnë prapa kokës.Tani nuk ka pse t i druhet botës.

Plakat s e kanë pirë ende kafen e parë.Ndoshta duhet të blejë edhe ajo dru me gomarë.

Të lehurat ikin tutje.

Si qen plehrash, ai ishte përkulurMe lutjePër një përkëdheljeDhe kishte ikur vjedhurazi në një gjumë pa zgjim,Me një copë të saj, duke kuisur në agim.Kishte ikur duke lënë prapa vetëm kujtimin e dhëmbëve të errët.Sa mirë bëri që i hapi dritaret herët!

IV

Dritaret janë vjetëruar.I dëgjon krimbat kur grinden natënNëpër dërrasat e lidhura me tutkall.

Page 70: perpjekja_13-14

U merren mendtë sa herë që ai hap dritaret.Po kujt s i merren mend këto kohë!

Mëngjesi s e lë të qahet për endërrat e natës.Trilli i një shkulmi ereQë nuk e di nga vjen dhe ku shkonIa lidh gojënMe të gjitha shpresat që nuk i kanë vdekur

Oh si ia ndez prapë mendjen!Me një mijë prapësira.Me një mijë ide që i harron gjatë ditës.Me një mijë dëshira që i harron kur bie në shtrat.Mëngjesi do ta lërë ndonjë ditë sakatMe peshën e gjithë premtimeve që i ka bërë vetes.Do t ia mbushë me ndonjë eliksir lugën.Do ta lërë fillikat.Do ta bëjë të marrë rrugën.S do ta lërë të mendohet gjatë,S do i lërë kohë të puthë gruan,S do i lërë fytyrë të kthehet prapë.

Duhet rralluar ndoshta doza e ajrit të pakontrolluar,Që vjen pa naze, shkon pa lajmëruar,Se ia ngacmon keqas dreqëritQë i ka mbyllur me kujdes viteve.Dhe ai e di se ç dreqër bien në gjumë me të!Djaj të vështirë,Që për një gabim të vogël,Mund ta çojnë nga karrikja ku humbet ditët,Ta zvarrisin deri tek ministri,T ia mbushin duart me letra dorëheqjeje,T ia veshin shefit të dikasterit me shuplakë,T ia bëjnë mendjen tym dhe sytë flakë.

Ku i dihet se ku mund ta nxjerrë dufi i tyreNë ç brigje epshi, në ç udhë intrige?Ndoshta mund ta lënë flokëbardhëPor brenda t i vënë thëngjij për ta marrë në qafë.Ta lënë me dhjamë në barkPor brenda t i shtijnë uri të pashueshme,Impulse të pabesaPër t i shkundur vetë pemët e ndaluara.

Page 71: perpjekja_13-14

Ta cysin të hajë hurma arabije dhe rush.Të hajë pa reshturDeri sa të gjithë përbërjen proteinikeTa ketë ndërruar.Të bëhet në fakt tjetër njeriI madh, mendjemadh, i pakontrolluar!

Në vështrim të parë,Djaj të tillë duken si ata që vijnë shpesh vërdallë.Por vitet e netët pa gjumë e kanë mësuar,Se s duhet besuar pamja.Djajtë të hedhin trutë e gomarit pa kuptuar.

Të bëjnë t i pështysh të gjithë dordolecëtQë varen zyrave të këtij qytetiKrahas pikturave të shpëlaraNën portretet e zverdhura(Letra s pyet ç mban mbi vete dopiopetë presidenti apo mustaqe mbreti).

Dreqër të tillë të bëjnë të hidhesh në revolucion.Ule zëre kaqol! gati sa bërtet,Nuk thuhen fjalë të pista me gruan në dhomë.Pastaj vetë ke vendosur të mos merresh me ëndërra banale,Tund kokën me vete,Dhe shton duke hequr cigaren nga buzët,Kjo botë u çuaka para me grimca inkrementale.

V

Në dritare,Shufrat ku duken gërvishtje sharashIa ftohin duart e thata.Dhjami që ka vënë nga bujaria e gardianitE tradhëton para të ftohtit të hidhurSi kurajoja para se të bjerë nata.

I lidhur me një verdikt të shkarraviturBisedave mbi pjata me hala korani,Të një tjetër partizaniQë zanat e maleve e puthën me zjarrDeri sa mendtë t i merrnin valë,Pret deri sa qielli të zverdhet

Page 72: perpjekja_13-14

Dhe ngadalë në qeli të derdhetI kuq.

Si verëQë të ngroh shpirtinDhe të çgërmuq.

Drita e agimitI shkel syrin si adoleshente çapkëneMe sy të kaltërQë brenda në qeli duken të hirtë.Por tani nuk ka pse t i trembet tundimit.Pas shufrave,Drita e mëngjesitS e rrek dot me asnjë flirt.

VI

Dritaret e kësaj dhome shohin një varrezë makinashQë ndan gropën e madhe kur vjell plehrat qytetiNga rruga e shtrembër.

Bryma ia ka vjedhur vlagënPirgjeve që fermentohenNë këtë periferi të largët.

Vetëm në dritare,Në mëngjes,Kur gishti i mesitNuk ka më kallon e reshtave që ka shkruar mbrëmëI kthehet një vizion i frikshëmSikur i duhet të presë sa të vdesin të gjithë përreth.Të rudhet duke qarë nëpër varrime.Të fishket nëpër rrugë me pak kalimtarë.Të mbajë hesape morgjeve.Të mbetet i vetmi i gjallëQë ua di historinë këtyre plehrave.

Sikur i duhet të presë të shpërbëhen plehratDhe të humbin në xhepat e vegjël të kohës.Në gropën ku qelbeshin erëShishet e zbrazura, frutat e kalbura dhe letrat e grisura

Page 73: perpjekja_13-14

Të mbijë një livadh a një pyllE ai të shtrihet në barTë fshihet pas drurëveT i shëtisë sytë nga ylli në yllDuke pritur të ndërtohen qyteza të reja.

Vetëm kur hap dritaret,Në mëngjes,E di se kjo fanitje do t i mbesëDiku në skutat e mendjes.

Ngadalë,Avujt ngrihen mbi plehra,Ngadhnjimtarë mbi brymën,Lundrojnë mbi varrezën e makinaveDhe në dritare mbajnë frymën.

Këta avuj diplomantët e rinjDuan t i shfrytëzojnë të ngrohin qytetin,Dhe pastaj t i distilojnë(Që të ruajnë detin).

Këta avuj të puthin si kanabis,Të dehin si erë rakieTë sjellin në qejf si erë benzineNë një makinë që çan borënDhe ndalet kur dikush buzë rrugësNgre dorën.

Ndoshta qytezat që i faniten në ëndërraDo të ndërtohen vetëm kur të jenë kalbur të gjitha plehëratKur të gjithë avujt mbytës të jenë larguar nga erërat,Kur zierja që gëlonte në thellësinë e pirgjeveTë mbetet në kujtesën kolektiveSi tinguj të largët alarmi.

VII

Këto dritare i kanë hapur më parë,Sekretarë të parë,Kryetarë presidiumesh,Në shpirt komisarë.

Page 74: perpjekja_13-14

Të gjithë janë rrekur të thithin ajrin e mëngjesitPas mbledhjesh të gjataMe diskutime spirale,Akuza të thata,Që pleksur me tymin e duhanit,Rëndodeshin nga nata.Dhe të përkulur mbi parmak,Sekretarët, kryetarët, komisarëtJanë falur tek ajri i mëngjesitPër pak prehje, për pak mirëkuptim,Se akuzat i kanë hedhur tryezaveNën presion, me nxitim,Të ndjellë nga fryma e keqe e kohës,Në trishtim.

Ndoshta ajri i mëngjesit do ta falë,Për shkresën që nënshkroi mbrëmëDhe për të gjitha shkresat që ka nënshkruar viteve të fundit(I ulur këmbëkryq në këto dhoma ku më parë vinte vetëm me ftesa),I vetmuar, i torturuar nga frika, i padalë,I pagjumë nga inati dhe pendesa.

Nga dritarja, qyteti ku zbriti dikurMe aq shumë epsh dhe ëndërraDuket kryeneç, i largët, i pashtruar,Ironik edhe pse i përgjumur.Nuk e di në se njerëzit që ecin në trotuarin përballëJanë roje apo kalimtarë.Veç hapat e tyre të çrregullt,Zvarrë ia terheqin një pyetjeDeri në gojë:Mos vallë je dhe ti komisar?

Në mëngjes, në dritare,Do të ulet dhe mjekrën ta mbështesë mbi parmakTë lerë vetëm sytë përjashtëTa shohë botën përsëri nga kulla si fëmijë

At i kombit? Ç ironi!Kush do të më japë mua pak gji?

I rrahur nga një vorbull pyetjesh,Të grumbulluara gjatë viteve që vjen në këtë zyrë,

Page 75: perpjekja_13-14

Shtërngon këtë stilograf,Bie i dërrmuar mbi kolltuk,E ardhmja s e lë të pushojë me boshllëkun e saj.E kaluara me fajin:Ç jam unë: Uashington, Xhorxh i Tretë, Makiavel apo bashibozuk?

Të shtënat që vijnë nga skajet e qytëtitIa ndërpresin meditimin.E shtyjnë t i mbylli dritaret.Por vetëm për një cast.Dritaret duhen lënë hapurQoftë edhe sikur ajri i mëngjesit të sjellë vetëm barut,Apo të derdhë pika shiu në sixhadet e zyrës si harbut.

Dritaret duhen lënë hapurSepse vetëm kështu degjohenZhurmat e pazarit,Të qeshurat e vajzave,Britmat e policëve që rrethojnë pallatin,Autoblindat që kalojnë sheshit.Era e mëngjesitIa mban gjallë shpresënTë mos ikë nga kjo zyrë si çakall.Të mos degdiset në shënimet në fund të faqeve të librave të historisë.Ndoshta do të mund të mbijetojë pas zisë.

I shtyn më tej kanatetAshtu si dikur zgjatej të kapte qershiMonopateve.

Qyteti po zgjohet.Të shtënat vazhdojnë si zile orësh.Vazja që ulet në zyrën tjetër hyn me një tufë letrash në dorëMe hapa të lehtë.Buzëqesh dhe ikën pa folur.Ah sikur të ishtë në gjendje të buzëqeshte.Pas këtij dimri të mallkuarQë erdhi zvarrë e shkoi kaluar

Në shpirt i kanë ngelur vetëm ngërdheshjeQë nuk i dalin buzëve kur i do.

Nga kraharori i ndrydhur në kostumin blu

Page 76: perpjekja_13-14

I del një psherëtimëMidis ekstazës dhe dënesës.Nuk dua të shkoj si vrasësi i shpresës.

PASDITE

I

Kanatet zgjaten drejt qendrës së qytetitAty ku rrugët puthen të trallisuraDhe polici i vetmuar i trafikut heq dorë nga koreografia e detyrësPër të ndezur një cigare.

Kanatet e hapura lënë të dalë jashtëMbeturinat e epshit të trazuar.Si xhinde,Mbeturinat vërtitën rrugëve të mëhallësDuke shkundur dyertE tërhequr shikime nga dhoma që i ka çliruar.

Dhoma duket tepër e zbrazëtDhe gjinjtë e vegjël që ngrihen nën forcën e mushkëriveDuken të lodhurNga pesha e faqeve të parruara.

Dritaret kanë një pakt me horizontin.Nga parmaku me pluhur të kuq mund të shoh detinMe pak fat dhe kthjelltësi.Dita nuk duket asnjëherë më patëkeqSe nga parmaku i dhomes ku ke bërë dashuri.

Vetëm kur hap dritaretE di se nuk ka ç del nga varretE trazuara nga krismat.Se matufëve u kanë shterur jargët,Psikopatëve u kanë mbaruar nismat.

Vetëm në dritareE di se kurvat do lënë trotuaretDhe do mbushin radhët e shoqataveHistorianët do t u turren lopatave

Page 77: perpjekja_13-14

Për të hapur themele kioskash.Doktorët do të veshin bluza të bardha.Ministrat do të bëjnë reçel me dardhat

Që u vijnë në shtëpitë e dashnoreveDhe demagogët do fshihen llogoreveTë paranojës.

Vetëm kur shtyj kanatetE di se këtij vendi që fanitet herë lugat e herë kavalierDo t i kthehen shqisat.Do të bëhet zot i gojësDhe i mendjesPavarësisht nga premisat.

Ç tmerrPër parazitët që ma marrin frymënDuke u falur disa herë në ditëQë t u tretet shpejt gjakuQë kanë pirëPa urth, as bark as të vjella.

Veç tek parmakuHarrohet ndjelljaE shoqërisë së tyre mortoreNë vilat e zbukuruara me punë dore.

Vetëm në mëngjes,Vetëm në dritare,Mund t u shqiteshThonjve të të gjithë paraardhësveQë komunizmin e veshën si petkNë një altar ku deshën të hypninDuke u zënë kush t ia vinte më parëKëmbën tjetrit në zverk.

Ata vollën me gulçeSa e zhytën gjithë vendin në vrerDhe i trullosën gjithë bijtë.Në vetëpërbuzje,Duan ende t i tërheqin cungjet që rritënMe shërbesa qyqare.Duan t i radhisin në intriga të voglaQë për mungesë kohe i quajnë proletare.

Page 78: perpjekja_13-14

Të bindur se me t i futur brendaNuk do të kenë më druajtjeNga vështrimet kureshtare.Faji do të jetë i kudogjendur,

I barabartë.Nuk do të ketë mëDemokratë blu,Kompromisaxhinj të gdhendur,Mendimtarë të artë.Vendi do t i hyjë përsëri rrugës së vjetërMe xhepa të arnuarDhe do t i mbajë inatet në letër.Cikli i profecisë do të jetë i plotë.Mëria to pllakosë mërinë,Marria do lind mbi marrinë,Vetmia do ndjellë vetminë,Çdo lutje do jetë e kotë.

II

Sikur të kishte më tepër kohëDo të qëndronte më tëpër në dritare.Për të studiuar luletEdhe pse pasdreket i errësojnë artficialisht ngjyratMe nervat e ditës.

Karafilat që mbjell plaka në kopshtin përballëMund t i humbin mes ëndërrave,Mund t i shpupurisen mes bojrave,Ta trallisin me të kuqin e ndezur.Mund ta bëjnë t i hedhë penelatat ngadalëMbi makiazhin që ka vendourT u bëjë pendesave që nder si kompresaMbi dashurinë e fundit,Për gruan e fundit,Për trillin e fundit,Për dehjen e funditMe sytë e dikujt tjetër.Është vështirë të shohësh ëndërrat e mëngjesitNë dritaren e pasdrekës.Por mund të shohësh fëmijë që qajnë në pluhur

Page 79: perpjekja_13-14

Vajza që flasin me djem, ulur mbi shkallë,Me duar mbi fustanet e shkurtra,Me drithma të pakontrolluara në shalë.Me flokë që mund të pikturohen në të kuqPo të duash mos të shkojë origjinaliteti huq.

Të vërtetat e mëngjesitI zë ngërçi në mekanicitetin e ditësDhe penelatat që ngatërron në mendjeHarrohen duke pritur të çlodhetPara se t i hedhë në letër.

Ndoshta duhet pikturuar me bojra që u përkasin të gjithëve.Me të kuqe të ndezur deri në gjak,Me të gjelbër bari që ka filluar të thahet,Me të hirtë pritjeje që s harron aspak,Me të zezë vaji për ngjyrat e humburaMe të bardhë malli për gratë e shkuara.

Ndoshta vetëm atëherë pikturat do të shtrihen si valë,Si fije që lidhin të gjithë ata që ka vërdallë.Do ta bëjnë rob të lumtur të mizërisë së ngatërruar në fije,Botiçeli do ta kuptojë, Tintoretoja do ta falë.

III

Dritarja sjell avujNga pirgjet e plehravePa ndihmën e erëraveTë pasditës.

Fëmijët që rrëmojnëUlen e ngrihenMe valën që vjen nga poshtë pirgjeve,Me britma të pathara nga vapa.

Pirgjet gëlojnëMe thërrimet e të vërtëtësSë shkarravitur në librat e hedhurDhe mashtrimet e mbledhura në volume luksoze.E vërteta ngrihet me avujtPër të rënë pengE një shkulmi ere

Page 80: perpjekja_13-14

Që vjen papritur,S nginjet dotDhe shkon i uritur.

Ah sikur në këto pirgjeTë kalbeshin dy gabimet stërgjyshoreTë mikrokozmit që i rrethon.

Ngërçi zgaq që buzët kolektiveI lidh gonxhe para gabimeveTë ikte me erënPa hedhur shkelmaPa shqyer derën.

Trimëria e konservuarPër të kundërshtuar ujditë me vëllezërit e prapëTë ridhte si boja e librave të shpartalluar.Të ikte me vesënPa dert për dallditëE gojëtarëve mjeranë

Që kur nuk u mjafton kafjaMarrin lejen nga realitetiDhe si raport mjekuParaqesin besën.

IV

Plakat me shami lidhur pas flokëve të rallaJanë futur në dhomat përdhese.Për t i shpëtuar vapës së pasditës.E përzhitur para saj shtrihet mëhalla.

Nga dritarja dëgjohen dënesa.Si dënesat e saj mbrëmë.Qen të tjerë presin të ikin,Me kocka dhëmbëve, pasi të kenë ngrënë.

Afshi i pasditës ia than djersët pa dalë.Por dritaren s do ta mbyllë.Sot i duhet djersa, afshi,Fshatari që fanitet pas avujsh,

Page 81: perpjekja_13-14

I ngjeshur në një xhaketë,Mbi një kalë me hap të pavendosur,Të qarat e foshnjeve pa dhëmbëDhe dielli i pluhurosur.

Nga dritarja dëgjohen të tjera dënesa.Ndoshta qentë do të ngulin thonjtë,Do të nxjerrin jargë të gjata,Do të lehin pa ftesa,Dhe nuk do të largohen pa i zënë nata.

Në dritare,Me kurriz kthyer nga orenditë e një shtëpieKu ëndërrat i vdiqën gjatë lindjesOse i abortuanHarron fatin e keqQë e gozhdoi në këtë botë me pluhurDhe njerëzit që për ta gozhduarErdhën me çekanë në duar,Me fasule në barkDhe shpirtra të frymëzuar.

Sa pak hapësirëI ka mbetur për t u shtirëSikur e do këtë limboKu një mizëri tuhafëshPërgjunjen si të kurdisurPara të vetmes siguri:

Dijes se me një dorë të ngriturMund ta përplasin poshtëTë sfilitur.

Edhe sa herë do të ngrejë kryetPër të bërë beSe ndoshta duhet të fillojë një jetë të re.Të humbë diku në male,Të bjerë në gjumë mes borësTë mos e vrasë mendjen fare.Ah sa e gënjen liria në dritare!

Page 82: perpjekja_13-14

V

Shufrat e kësaj dritareje qyqareE ndajnë në ngastra qiellin e pasditesKu insekte flijohen pa riteNga zogj që u befin nga pasPa verdikte, pa padi,Me uri.

Në duar i ka ngelur kavanozi i reçelit,Në gojë shija e duarve të gruas midis ftonjve,Në skutat e mendjes letra e një ish-shoku që shet të vërteta të distiluara,Ashklat e kanateve i kanë mbetur thonjve.

Pasditeve, mendimet i koagulohen në citate,Të gatshme për t u ruajur në epruveta,Për t u tretur me ujë të bekuar,Për t i nisur nëpër çeta.

Pas hekurave s i duhen silogjizmat pedante,As thonjëzat për t u dhënë hakun autorëve të ideve,As induksionet largpamëse, deduksionet elegante,Në qeli e vërteta është peng e mutacioneve të reve.

Retë e përshkojnë për pak çasteHapësirën që nderet pas dritares.Indiferentë ndaj lutjeve,Ato humbin pas mureve mëkatare.

VI

Në këtë dritareSheh vetëm fasada griDhe fytyra po aq të çimentuara përbri.

Pasditja hyn pa zhurmëDhe ecën mes tavolinavePa lënë gjurmë.

Hapësirat e ngushtuaraNga psikozat e drejtoritRidimensionohen.

Page 83: perpjekja_13-14

Egot e çnderuaraTë kolegëve(Shokë në sagën e mllefit)Lëmohen.

Dritarja fut ajër të papërpunuar,Agjent provokatorHedhur gabimishtNë një burg vogëlsirash.Ku besimet e gjithkujtRuhen në formalinëMbi tryezën ku drejtoriLuan me gravatënDhe letratE skeduara dhe riskeduaraNë rafte që s i ruan kush.

Djajtë e mëngjesit,Tulatur sirtareve,E kanë lënë fillikatSi formë pa materie mes varreve.

Drejtori heq duart nga gravata,Dhe brof jashtë zyrës,Rob i një trilli të ri:Fillon të bëjë ushtrime ekuilibriMbi nerva të tendosura si telaQë zhuriten nga e premtja,Njomen nga e shtuna,Dhe rudhen përsëri kur e djelaMbaron me ngjyra gri.

Po ajri i pakontrolluarQë hyn nga dritarjaE trazon duke ardhur e shkuarI paparalajmëruar.

I turret dritares me vrull.E mbyll.Kthehet nga zyra si fëmijë i dlirëFërkon duart dhe thotë:Më mirë!

Page 84: perpjekja_13-14

VII

Portreti i SkënderbeutNuk i rëndon më mbi zverk.Të dalldisur,Plangprishësit e kanë shpallur njerk.

Tani që pushtetiI ka rjedhur si uji verës në qafëU afrohet i zhbërë parmakëveSi marionetëQë ia kanë këputur gjymtyrëtNë mes të provës gjenerale.

I flakur si gafëE turpshme,Nuk di se ç maskë të mbajë në dritare:Atë të Hektorit të tradhëtuar nga hyjnitë,Apo diçka më banale.

NATË

I

Gotat që piuPër të festuarPrehjen që gjen në këtë dritare pa shufraI ngjiten shtruar në deje.Në brendësi të kokës,I transformohenNë nota psikedelike,Kuante të një bote më pak elastikeGardianësh, partizanësh dhe mjeranësh.

Në dritare,Është e vështirë të orientohesh mes konstelacionevePa ndihmën e gjeometrisë statike të shufrave.Qielli shpaloset njëcopet,Si mushama mbi një transheMe mumje nga luftëraTë harruara.

Page 85: perpjekja_13-14

Nën yje,Këmbëzbathur mbi qilim,Me bark në kasën e dritares,E nesërmja e tundon(Me mbeturinat e poetikës djaloshare,Arshivuar dikur në kujtesë)Po aq sa e tremb.

Si gjemb,Frika se mund të hapë përsëri arkat e Pandorës,Në kurset e politikës ose punëdores,S e lë të bjerë në gjumë.

Nën yje,Në dritare,I merren mendtëDuke përfytyruarRrugë ku tretet duke vrapuarI ndjekur nga xhuxhër me cfurqeQë kërkojnë hajmalitë e premtuara në vetminë e qelisë.

I merret fryma,I thahen djersët,Duke menduarSe mund të ngelë pas turmës me hapa më të gjata,Pa barqe të rënduaraQë humbet në horizontet e torturuaraTë ambicies.

II

Si penel,Nata udhëton lart e poshtëMbi ngjyrat.

Ngadalë zhduket vija e horizontit,Humbin karafilat,Vidhen konturet e reve,Shkrihen siluetat.

Fytyrat në dritare heqin maskatSi midhje që dalin nga guackat.

Page 86: perpjekja_13-14

Shpirtrat i nxjerrin gjuhën ditësDhe kalimtarëve me biçikleta.

Kavaleta,Një kuadrat arbitrarI dufeve të ditës,Varur mbi tre pikëçuditëseZhvishet nga vlerat kuptimoreDhe hedh natën mbi veteSi plaga koren.

Qindra penelata,Rivlerësime momentaleTë botës ku jetonÇpolitizohen në prehjenQë sjell nata.

Ëndërra e përsëriturI humbet edhe një herëSi Hirushe tinzareDeri sa mëngjesiTë trokasë përsëri në dritare.

Bukuria transferohetBrenda mureve,Nën çarçafëMbi fytyrën e vazjës që fle me kukullën përbri.Tintoretoja përgjumet,Botiçeli s ka ku rri.

III

Maska e Hektorit nuk i duhet më.S ka mbetur njeri ta dëgjojë nën dritare.Era sjell një melodi me zë.Disa afishe fëshfërijnë në trotuare.

Nën yje,Në dritare,Pas brinjëve ndjen një tjetër rrahjeNjë tjetër ritëm.

S duhet të shkojë si sheleg

Page 87: perpjekja_13-14

Në thertoren e harresës.Duhet të ulërasë, çirret, ngjirret,Vetëm kështuDo të bëhet ndoshta përsëri i përkëdheluri i shpresës.

IV

Fëshfërima gjetheshHyjnë nga dritarjaSi efektet zonore të një filmi të vjetër.

Vetëtimat e shurdhëtaSi regëtima projektoriFiksojnë në mureLetrat që fluturojnë jashtë.

E nesërmja e pret si dopiogjashtëPas një loje të humbur pa filluar mirë.

Nuk e di në sapo ka dalë apo ka hyrëNë një tjetër humbëtirë.

Për herë të parë nuk e trembinAs lojërat, as fati as pritja.Me gjinj të rënduar nga ditaDhe premtime që rendinT i shpëtojnë keqardhjes për veten,I lë kujtimet e poshtërimeve t i treten.I dalin lotëKur thotë se dopiogjashtën do ta mbajë në dorë(Trofe të pakërkuar).Në dritare ka vetëm një rrugë:E nesërmja duhet përqafuar.

V

Edhe një herëI premton vetes se do të japë dorëheqjen,Para se djajtë që mban përbrendaNë gjumë t i bien.Yjet që fshihen pas reve,Llampa inkandeshente

Page 88: perpjekja_13-14

Që ka shpëtuar pa thyerDhe era që vjen në dritareMbeten indiferente.

Sapo premton,Pesha e mijëra letrave që ka lënë në zyrë,Nuk e pengon më te marrë frymë.(Megjithëse ende ka azmën).Muskujt e qafësQë i kanë ngrirë duke ndjekur lëvizjet e drejtoritI çlirohen.Brenda vetes diçka i rrjedh rrëmbyeshëmSi lumëI fryrë nga shirat e nëntorit.Mendimet i shtriqen me zhurmëDuke u përgatitur përAkrobacitë e ëndërrave.

Dhe djajtë bien në gjumë.

VI

Në vorbull,Hedhurinat rënkojnëDuke mbytur zërat e dashnorëveQë vendosin të martohen në shtrate me erë dashurieDhe të martuarve që kur bëjnë dashuri mbajnë vetëm erë shtëpie.

Sa shumë pirgjeKa vjellë ky qytet i vogëlKu ecin vajza me minifundeDhe burra me tirqe.

Të harruarSi njerëz që nuk kapën dot evakuiminPleqtë hanë kos,Nënat gatuajnë byreqe.Me cigaret baballarët ndajnë trishtimin.

A ka ndonjë qenie, forcë a send që i dëgjon?

Fermentimi vazhdon,Ngadalë,

Page 89: perpjekja_13-14

I paepur,Si forcë e parashkruar.

Gjyshet mbështjellin bukën me gazeta thashethemesh.Nënqeshin me fjalët që thonë fëmijët në gjumëDhe falenderojnë zotin a fatin:Jeta mund t u kish krijuar gjithfarë problemesh.

Bota me gropën e plehrave,Varrezën e makinaveRrugën e shtrembër,Vajzat që i dalin në ëndërrShpërthen me forcë kozmike.Përsiatjet e gjataDhe vizionet e frikshmeHumbin cipat tragjike.Papritur gjendet në rrjedhën e kohës,Në një tjetër dimension.S di në bëhet fjalë për një rrafsh apo thjesht një iluzion.Ndjen vetëm që rrjedha e kohës nuk ka më efekte barbare.A ka njeri tjetër që do ta kalojë natën në dritare?

VII

Në dritare,Nata më duket si hapësirë e domosdoshme për ëndërratDhe tymi i cigares dëshmi e mendimeve.Bota duket ndryshe pa dritën e duhur për flijimet në altarin e vogëlsisë.

LusQë në ëndërrat e natësPolitikanët që pllukoskojnë në akuariume,Vajzat që bien në dashuri me kopertinatAtletët që vrapojnë në vakumeDhe shokët që thinjen mbi marrinaTë nëshkruajnë një marrëveshje:T i thyejnë akuariumet,T i grisin kopertinat,T u heqin tapën vakumeve,T i fshijnë marrinat.Dhe në një botë të zhveshur nga klasifikimet,Rolet, personalitetet, fatetT i ndajnë nga e para.

Page 90: perpjekja_13-14

Në dritare,Nën yje,E dua botën ku më kanë hedhur.Madje edhe me kombinacione që nuk i kam zgjedhur.

Por e dua pa zjarr, serenada, vjersha.Magnetizmi i saj buron nga dijaSe koha, prindërit, mekanizmat hyjnore a ordinere(Në varësi nga interpretimi)Kanë vendosur që me të të ndaj ekzistencën.

Si fije,Mendimet vërtiten.Krijojnë fshikëza me kufij të deklaruar për të gjithë.Një bashkësi të karakterizuarNga kolegjialiteti i genit.

Në dritare,Duke pritur të dalin yjetI fal lugatët që fshihen në varre.Mësoj t i dalloj njollat e murrme nga hijet.Përpiqem t i lidh me njëra tjetrën dritëzat e dritareve të tjeraDhe përpiqem t i jap kësaj rrjete vlera.

Dashur pa dashur,Në lirinë e ëndërrave,Bëhemi të gjithë pjesë të një organizmi gjigantMe plagë të njëjta, premtime të çakorduara,Personalitet pak delirantDhe mendime që me mite ia kanë ngjyer,

Shohim se pas një letargjie të gjatëNa janë hapur befas mijëra dritareDhe na janë mbyllur po aq dyer.

Të lodhur nga të gjitha fillimet e sabotuara,Të hequr nga ambicia,Të dhjamur nga stresi,E dimë se borxhet i kemi të papaguara.Ëndërrat i kemi të pambaruara.Historitë sa i kemi nisur.Dhe pse pas bilanceve njëri tjetrin e shajmëE dimë se xhamat nga zhurmat veç sa na janë krisur.Këmbët na mbajnë.

Page 91: perpjekja_13-14

Kolektivisht,Për pak hapësirë shkojmë në kurbet.Kur na ikin dritat ëndërrojmë për fanare.Për pak prehje nga realiteti bëjmë gabime.Për pak frymëzim dalim në dritare.

Page 92: perpjekja_13-14

Ylljet Aliçka

KOMPROMISI

Kur unë isha 11 vjeç, isha shumë kurioz të zbuloja se ku përfundonte gjilpërae qëndisjes së Dinës, kur ajo bashkë me disa shoqe të mëhallës, ulur në prakun eoborrit, qëndiste mbi një gjergjef të hollë druri.

Dina sapo kish mbushur 25 vjeç dhe kish një fëmijë motak, zënë ilegalisht,me një futbollist mëndjemadh, siç bëhen rëndom gjithë futbollistët e njohur.

Dina ngulte gjilpërën herë poshtë e herë lart dhe ngaqë e mbante mbi ije, unëkisha frikë se mos ajo çponte këmbët e saj.

Gjilpëra zhdukej fare diku poshtë, midis këmbëve të saj dhe nuk kuptohejaspak se ç mekanizëm e ngrinte atë përsëri lart.

Një ditë ajo u shkul gazit tek më pa, që, i shqetësuar përsëri për gjilpërën,unë ula krejt kokën poshtë fustanit të saj basme bojë qielli, për të parë se kupërfundonte gjilpëra me perin e kuq të qëndisjes.

Unë e ula kokën aq shumë, sa nuk zbulova dot se ku shkonte gjilpëra meperin e kuq, por diçka tjetër... mrekullinë vetë.

Dina u skuq dhe më pyeti e nxehur: Po ç bën..? Ky është budalla fare.. po ç do të shohësh ashtu o vagabond i

vogël?.Gjilpërën thashë i turpëruar...

Por ajo s dëgjonte nga kukurisjet e vajzave.Unë s pata më kurajo të shihja se ku përfundonte gjlpëra nën gjergjef.Një ditë me shi Dina, në fshehtësi të plotë, më thërriti poshtë qemerit të

portës së saj e pasi më fshiu flokët nga shiu tha:Shpirt i vogël, do më bësh një nder? - ishte e zbehtë dhe mbi fytyrë i ngjiteshin

tufëza të vogla flokësh pis të zeza.- Çfarë? pyeta i bindur.-Do i çosh një letër në shtëpi atij futbollistit që banon tek rrugica tjetër. E di

ku është?- Po, po -thashë,- e di.Sportisti njihej në tërë vendin dhe ne fëmijët ishim krenarë që banonim në të

Page 93: perpjekja_13-14

njëjtën lagje me të.- Do ia japësh vetëm atij në dorë dhe askujt tjetër, me porositi Dina - nëse

nuk është ai, mbaje ne dorë dhe ma sill përsëri. Ajo më përkëdheli dhe njëherëflokët.

Pranova me qejf.-Po ai, e di që do vete? pyeta para se të largohesha.- E di, e di, hiç mos u bëj merak, ai do të presë shumë mirë..do e shohësh

vetë.Sportisi jetonte në një vilë të bukur që e mbante derën e oborrit gjithmonë

mbyllur, pasi kishin frikë mos i vidhnin hurmat farëzeza. Megjithatë, ne fëmijëthipnim tek avllia nga mbrapa dhe nëpër xhamat e ngulur në mur, arrinim të këputnimkokrrat e hurmave të sapobëra. Ne kafshonim një duzinë kokrrash, deri sa na hasnindhëmbët në farat e zeza. Ato që s ishin farëzeza, të mbesnin në fyt, prandaj ne ihidhnim tutje.

U nisa nëpër shi.Nuk i rezistova dot kërshërisë për të lexuar letrën. U futa nën strehën e një

porte, dhe pasi nxorra me kujdes letrën nga zarfi, fillova leximin me ankth.Letra ish shkruar me një shkrim të keq, tipik për një grua që nuk kish mbaruar

as shtatëvjeçaren. Ajo thosh kështu:Land, më fal që po të shqetësoj dhe njëherë.

Nuk kam më fuqi të mbaj veten dhe djalin, ai po rritet dhe kërkon ushqim,veshje. Unë s kam më asnjë të ardhur, vetëm hakun e qëndisjeve që bëj dhe që mëshiten rallë e më rallë. Ti e di mirë, që me qeveri, dmth po të hidhet çështja në gjyq,të takon të më paguash deri sa djali të bëhet 15 vjeç. Por unë nuk arrij deri aty, dheti ke fëmijë e familje për të mbajtur. Unë, hë për hë, të kërkoj të më paguash njëshumë të vogël deri sa djali të bëhet tri katër vjeç. Këtë ta kërkoj nga ana humane,pasi e di që për dashuri nuk bëhet më fjalë. Mirë që po mbaj turpin mbi kurriz, portë paktën të kem me çfarë ta mbaj në këtë jetë djalin tim, tëndin.. tonin pra, i cili kakrejt hijen tënde..dmth veshët e tu të mëdhej.

Land, të lutem përpiqu të më kuptosh, përndryshe.. as unë s e di se ç do bëjmë tej dhe cilat do jenë pasojat...

Shkova tek shtëpia e sportistit të pashpirt mbushur me urrejtje dhe trokitafort me dorezën e hekurt të portës.

Nga brenda u dëgjua një zë:Kush është?Unë.. thashë i emocionuar.Kush unë mor. Si quhesh? zëri im prej fëmije e bëri zërin e sportistit më

të ashpër.-Ylli, - thashë me zë më të ndrojtur.. - kam një letër për ty.- Nga kush? zëri i sportistit ish zbutur disi.Në të vërtetë nuk isha përgatitur për këtë situatë.Heshta. Nuk ish mirë të dekonspiroja me zë të lartë nga vinte letra.- Nga kush mor?- Nga ajo, arrita të them - ajo më ka thënë të mos jua them emrin me zë të

Page 94: perpjekja_13-14

lartë.Kjo duket e bindi përfundimisht të hapte portën. Në fytyrë ruante ende shenjën

e bezdisjes.- Hë ç do? mu drejtua prerë sportisti mospërfillës.

Atë të sat ëme thashë me vete dhe krenar i dorëzova letrën.E hapi dhe filloi të lexonte.Ish kënaqësi e madhe për mua të shihja tërë atë div të futbollit tek shpër-

fytyrohej ndërsa lexonte rreshtat dramatikë të letrës.Mbaroi dhe s fliste. Tundte instinktivisht këmbën futur në pantofël.-Ti e ke lexuar ? më pyeti i dorëzuar plotësisht.- Jo - thashë pa të keq.Psherëtiu njëherë thellë, pa rreth e rotull dhe me zë të ulur më tha :Mirë, do presësh pak këtu jashtë... erdha për dy minuta - dhe iku si i dehur

brenda.Doli, më dorëzoi me duar të dridhura një tufë lekësh në dorë dhe duke më

përkëdhelur kokën tha :- Këto tri mijë janë për Dinën kurse këto njëzet lekë janë për ty, bliji ndonjë

pastë njëzet lekëshe. T ja japesh asaj në dorë para se të shkosh në shtëpi, dakortvogëlush?

- Dakort, thashë shkurt dhe bëra të ikja.- Dale - tha ai pa u larguar ende nga dera, - prit të të këpus dhe ndonjë hurmë-

dhe shkoi në pemë..- Farëzeze - i thashë tashmë i sigurtë.- Dakort, po nuk i njoh mirë - sportisti dukej mjaft i preokupuar.- I njoh unë, - thashë dhe pasi u afrova tek pema fillova të hetoj me syrin e

specialistit për farëzezat tona.Sportisti bënte ec e jake padurimi ,ndërkohë që unë, me ngenë më të madhe,

prekja, hetoja, kafshoja hurmat, gjersa gjeta farëzezen.- E gjeta, thashë.- Mirë, shumë mirë, tha ai me nxit dhe doli vetë i pari nga porta.U largova i lumtur për realizimin e detyrës.Shkova vrap tek Dina e cila më pyeti t i tregoja për gjithshka. Unë i tregova

deri dhe për llojin e hurmës që këputa, por ajo nuk mu duk dhe aq kurioze për të. Mëshumë ish e interesuar për ndonjë letër të tij, dhe kur i thashë që nuk bëhej fjalë përletër, psherëtiu :

Hëm, pushti, nuk do të lerë dokument me shkrim, po ka dokument më tëmadh se djali.

Pastaj u kujtua, më puthi në faqe me buzët e ngrohta dhe pa u larguar, kërkoidiçka në xhep. Nxori një dhjetlekëshe dhe tha Bli ndonjë pastë.

- Nuk dua - thashë serioz, - une s e bëra për lekë.- Po për çfarë e bëre...? qeshi ajo.Nuk thashë gjë.Të nesërmen , iu afrova përsëri Dinës tek qëndiste dhe kur ajo ish në pikun

Page 95: perpjekja_13-14

e muhabetit me shoqet, ula kokën i drojtur, për të parë... ku fshihej gjilpëra.Dina më pa dhe s tha gjë. Bënte sikur s më shihte..Por pas dy ditësh kur unë ula kokën përsëri, ajo më pa me qortim dhe tha

shkurt:- Ç bën ashtu? mjaft!!U largova i bindur.Pas një muaji Dina më thërriti përsëri shpirt i vogël dhe më kërkoi sërish t'i

dërgoja letër sportistit.Pranova menjëherë pa patur më nevojë për shpjegime.Natyrisht rrugës lexova përsëri letrën e cila pa ndryshuar thelbin kish nota

më pesimiste dhe më kërcënuese.Kësaj radhe sportisti i njohur ma dalloi zërin që nga brenda oborrit dhe vrapoi

për të ma hapur derën plot mirësjellje.I dhashë letrën dhe prisja. Përpiqej të tregohej sa më i qetë.Lëvizte përsëri pavetëdije këmbën mbi pantofël.Në fund, pa ndonjë shprehje të veçantë, shkoi me vrap për të marrë lekët dhe

tha:- Ndërkohë mund të gjesh ndonjë farëzezë - dhe duke iu mbajtur fryma sa

hap e mbyll sytë më solli paratë, më dha 20 lekshin tim dhe duke mos ditur ç të mëthoshte më tha një:

- He, he, he, e gjete farëzezën?Iku pa e marrë vesh përgjigjen .I çova paratë Dinës, e cila pasi i numëroi, se ç tha nëpër dhëmbë.., më për-

këdheli tek koka dhe iku.Të nesërmen më la përsëri të shikoja ..ku përfundonte gjilpëra. Gjithmonë

bënte sikur s më shihte.Provova dhe një herë pas dy ditësh, por përsëri kur unë ula kokën poshtë

fustanit, ajo më tha e zemëruar::- Po ç bën? Po ky është budalla fare.U largova qetësisht. Shoqet e saj qeshën përsëri dhe pas pak më harruan.Tashmë e kisha kuptuar se kompromisi apo pakti i fshehtë që kishim lidhur

ishte: çdo letër futbollistit, vetëm dy herë për të parë se ku përfundonte gjilpëra nëngjergjef.

Pas rreth një muaji, kur mora letrën e tretë , Dina dukej mjaft e ftohtë dhe etrishtë. Më i ftohtë u tregua sportisti i cili sapo më pa, s bëri asnjë përpjekje për tëfshehur bezdinë.

- Prit pak,- tha ,- shiko për ndonjë farëzeze, dhe u ngjit lart. U kthye me vrik,duke shikuar majtas djathtas, më dorëzoi lekët dhe papritmas mu shkarkua mua:

- Po thuaji asaj, të mbledhë veten, kam familje, ç kujton ajo se - uli ai mëshumë zerin.

Duket, kish harruar se me kë po fliste kur pas pak shtoi: - më vonë, mund tëbëhem më mirë dhe do kujtohem padyshim për djalin dhe për të.

Të vinte keq ta shihje ashtu. Ai fliste dhe mua më dilte parasysh në ndeshje,

Page 96: perpjekja_13-14

kur tundej tërë stadiumi sapo ai prekte topin me këmbë.Por e mblodhi veten shpejt - kështu thuaj Dinës, a teta Dinës siç e thërret ti.

Hajt pra natën e mirëE uli zërin dhe u fut në errësirën e oborrit me kurriz të dalë.Por u kthye vrik dhe tha; - për pak harrova .. njëzet lekëshi.- Jo nuk e dua - thashë kësaj radhe i vendosur.U përpoqa t i tregoj Dinës ç kish thënë ai, por Dina kërkonte t ja riprodhoja

fjalë për fjalë, madje dhe me ton zëri.Ngulte këmbë t i përsërisja disa herë shprehjen: Do kujtohem patjetër për

të dhe për djalin dhe më në fund tha tërë mllef: - Kurvari, sa mirë kujtohej të bënte qejf.S e kujtonte hiç këtë gje - u përpoqa unë t i thelloj urrejtjen .Por duket këmbëngulja ime nuk pati ndonjë ndikim të veçantë pasi përhumbur

tha:- Hë, çfarë tha tjetër?- Asgjë, thashë si i zënë në faj.Më përkëdheli kokën dhe iku.Të nesërmen ne e respektuam përsëri kompromisin tonë, por ajo nuk arriti të

fshihte dot bezdisjen. Më pa me mospërfillje dhe, pas një çasti, mbylli këmbët dukebërë sikur ndërroi gjergjefin.

Ceremonia e letrës së fundit kaloi pothuajse krejt në heshtje. Futbollisti mabëri fare të qartë se ish hera e fundit dhe mos përpiqesha më, ndryshe..

Madje nuk më la të marr as hurmën farëzezë.Kur i dorëzova Dinës paratë, dhe i thashë se ç më tha futbollisti, ndjeva se

po i vinte fundi paktit tonë. Dhe shkaktari, natyrisht, ishte futbollisti i njohur.- Kështu thotë, - u përpoqa ti jap Dinës kurajo, - por do i japë lekët, s ka nga

vete, ka frikë.. une e shoh se si dridhet sapo më sheh.Por Dina nuk desh t'ia dinte aspak për argumentet e mia. U ndamë ftohtë. As

flokët nuk m i përkëdheli .Ajo nuk më thërriti më për detyrën.I dilja herë pas here përpara, por ajo më lëshonte një buzëqeshje të kursyer

dhe vazhdonte të ngulte gjilpërën e qëndisjes në pëqi. Qëndiste e qante..Pra midis nesh kish marrë fund gjithshka.Ajo humbi për ca kohë dhe u kthye vetëm, pa djalin e vogël.U kthye më e ligështuar dhe më e heshtur.Ajo qëndiste më shumë kurse ai vazhdonte të bënte më shumë gola dhe kur

kalonte nga rruga jonë me të shoqen e bukur në krah, bënte sikur s na njihte.Sa herë kalonte, shikoja Dinën me bisht të syrit e më vinte t i thërrisja:"Do më japësh letër për të apo jo, shikoje atë zagar si kapardiset me të shoqen

në krah. Dhe as që do t ia dijë për njeri. Unë nuk kam hallin tim, s e kam hallinaty..., por ai s durohet, ç kujton se është ndonjë trim i madh, unë e di si i dridhetkëmba në pantofël kur i çoj letrën.

Por ajo vazhdonte të qëndiste e heshtur .Nganjëherë qante e qëndiste.

Page 97: perpjekja_13-14

Artan Përnaska

SKICË DHE BALADË

Skicë

ajo ishte njëherë një vajzë e bukurpastaj një copë mishiku s njihej dashuria,

dhe hartat që kishin nisur që nga krijimi i botëskishin mbetur të papërfunduara:

vdekja, trollitej e trollepseje dehur rrugëve të fatit

ah korba, ç bëra dhe ç bëra,ia morra shpirtin dhe jetën

vajzës që dashurova ..:dhe rrugët e rruginat e ngushta me kalldrëm

ngjiten dhe zbresinnë zemrën

e arsenalit tëbombës

që edhe sot pas emisionit të fundit të lajmevee dëgjon horoskopin

nga goja e gjepurt e fluturës së natës

Baladë

Na ishte njëherë një vajzë e bukur, e bukurtë thuash: yll, të thuash: flutur, të thuash: përrallë ...

Na ishte njëherë një vajzë e bukur, e bukurtë thuash: diell, të thuash: flakë, të thuash: qiell ...

por thanë e kishin parë

Page 98: perpjekja_13-14

[në emisionin e lajmeve të orës 8 (pa 20)]me flokët e bukur [të lyer gjak]

ndoshta do t i kishte prerë shkurt, (lezeçëm), ose ndoshta[me britmën e ngrirë dhe nofullën mavi]

do t i kishte lidhur gërshet.

Në atë moshë vajzat i lyejnë buzët bukurqë djemtë t i puthin, [ajo i kishte të sajat plagë]sytë me të kaltër, si fluturat, me qerpikët e gjatë,

dhe flokët i lyejnë dhe i ngrijnë lart (me llak)janë të gjitha të bukura

dhe ajo që kishte qenë e bukurish e bukur ... [gjak]

E dlirëe mitur si bari i verdhë i lëndinës

i vdiq vdekjes papriturnë vrikun e trillshëm të predhës vrastare

(aty) ku bomba ndërpreuleximin e Iliadës

ngrihet një syprinë varri,shkollë gjëme,

akademi aksionare e krimitPara se të vdiste thuhet tha një të vërtetë

[ndoshta kishte ende mall për të puthurat e para]Jeta është e bukur (dhe) . . .

[gjithë të vërtetat nuk transmetohen në lajmet e orës 8 (pa 20)]dhe vdekja është (nga stofë) e gënjeshtërt ...

Page 99: perpjekja_13-14

Joni Shanaj

TiranaMini (mono) dramë.

Ky është një reportazh. Disa fjalë mungojnë.Ka shumë zhurmë makinash. nuk dëgjohet mirë.

Personazhet:

F: Një djalë i ri njëzetëepesë njëzetëegjashtë vjeçar flokëshkurtër,zeshkan, veshur thjesht gjëndet në bulevardin Dëshmorët e Kombit të Tiranës.

Në dorë mban një granatë. Si dhe një sërë personazhesh të tjerë.

F: Tirana ime e marrë, e rrethuar, më ke lënë larg e dinjë monument i artë aty është thërmuar nga sy

( i hollë, i burgosur.)

Tirana ime. Kush je ti pas perçes së zezë?Pse s flet. Pse më sheh shtrëmbër me sytë e tu dinakë. Ç ke?

Tirana ime Trojë - më fal. Unë jam gjallë..Mozaikët nën Kroin e Shëngjinit janë kthyer në dhëmbë

në një unazë hunde me kurriz, Petrelë e vjedhur,të lutem ngrihu lart

njeri i mjerë, më i zi se unëhiqe perçen të të shoh,

Thehu frikë balte e çjerrëMos më vrit të sëmurë...

...s di, hajde pra këtu, kaloje urën e Brrarit, fshihu në Tirkanunë do të të gjej kudo...kërmë e gjatë

Shi i zbehtë nëntori,Tiranë në gjak

Page 100: perpjekja_13-14

s dokafe

do një shpatë, një Benc 92 shipërsëri shi,

vetëm shi, pafundCeni ka humbur rrugën në mjergull

këmba e thyer copë-copëatje në Tiranë

në Trojën e gjallë të shekullit tonë

Trojanët marrin hak në Tiranën time...

askund

Sulejman pashë Bargjini, Ethem Beu, Kapllan pasha,janë varur në Urën e Tabakëve me dhé

varrosur në djepin timvërtiten si fantazma në gjuhë

në shekullin 21.

Tirana e tiranëve të zinjsa herë e shoh në sy më gënjen

e dashuruar pas një tjetri më tradhëtonunë bëj e ç bëjqaj, shaj, qij

ndërgjegjen, vetëdijen,trupin e shtrirë pa jetë

në rrugën e Kavajës ku kalojnëvetëm pederastë trima

që më vjedhin xhepat gjithnjëme gjithë fjalët e lamtumirave për ty

të cilat kontrabandë i kthejnë në pashaporta.Tiranë, ç i bëre fjalët që më the dhe mi dheështë hapur si varr vetmia jote prej fanari

për herë të parë e para.

Vetëm në fatkeqësi

Ushtari i panjohur i vrarëbisedon me Gjergj Kastriotin

Unë e kam emrin Skënderbe i thotë i panjohurie tjetri beson gjithshka që i thotë një tjetër

në një vënd që s e njeh.......kurse unë s kam me kë të flas

Page 101: perpjekja_13-14

asnjëbën ftohtë këtë natë.

Njerëzit për t u ngrohurkanë djegur minatorët e Valiasit në vënd të qymyrit të tyre.

Vasil Laçi vetëm më ulëret,s e marr vesh ç më thotëmbase nuk e ka me mua,

mbase e ka me gjakun e tretur të Emanuelit të tretëtë kthyer sot në helmin tim,

që ma hedh duke më buzëqeshur në ponçmonumenti Nënë Shqipëri pa kokë,

tek kafe Flora.Një kryengritje ka nisur në trurin tim, e helmi ma vret.

Është i ëmbël, bie erë Italie di se do të vish helm,

ngadalë ngadalë,por kam fituar imunitet

se kam një monument të thyer për jetëjetë që deri diku e zgjodha vetë.

Por Tirana ime as që do tia dijëmë dëgjon sa për mirësjellje,

një mirësjellje të zbehur në diell me djersëqë s ka të bëjë fare me Qemal Stafën e fyer,

Vojo Kushin e thyer,Flasin me njëri-tjetrin gegënisht,

kënaqen në hije të dy,të bërë vëllezër me zor,

VFLP në ballë, tatuazhe yjesh në cica,por Tirana bën sikur nuk i sheh,një autobombë.... thyen gjithçka.

Tirana barrikadë.Tirana e thyer.

Xhamia përtokë në 17 Nëntor.

F: Kola është bota.Lexon me zë të lartë të shkruarën në një pallat përballë.

Fëmijë sillen vërdallë.Tiranë e rrahur,

e hedhur në rrjetë,copa-copasi një top,

si një gur i thyer....

Page 102: perpjekja_13-14

F: Lule zjarri, mimoza mos harroni veten!

Teatri i Kukullave, Cirku, kanë hapur një rrugë të nëndheshme nën shatërvan, nënmuzeun historik të mbetur me komplekse si të gjithë ish anëtarët e partisë që ishine do të jenë, që u bënë e vazhdojnë të bëhen sot, e enden ata këtu, pra mes Cirkut

e një teatri kukullash dhe kërkojnë rrobat e tyre në histeri si në ditën e parë tëzborit të heshtur. Bardh e blu, si batalioni i kolonelit Z . Më i mënçuri e ka

gjetur sigurisht fustanin e tij, ia ka qepur Mine Peza dhe nënë Tereza e dashuruarpas veprave të tij, kurse unë rri atje, shoh gjithë njerëzit në sy, asnjë s më beson,as pesëmbëdhjetëkatëshi as hotel Dajti as nëna as babai im. As ti Tiranë e gërryer

nga uria si zorrët e mia sot këtë nëntor të dhjerë plot njerëzillëk, plot frymërevolucionare të kthyer në para me përqindje si lotët e njerëzve me rastin e

vdekjes së Enver Hoxhës në Tiranë, që sa vinin e shtoheshin pa e ditur askush ngaku.

Ky qytet i verdhë,gri,

që unë qaj e mundohem ta shaj,po ndahem prej tij, një divorc normal.

S më ka dashur kurrë, s e kam dashur asnjëherë.Ku e di unë a është e vërtetë,

Po pse kështu? Pse?Pse s na prite edhe ne,

brezin tim por na e preve fjalën në grykë sa filluam të flasim në vitin nëntëdhjetë?Ku shkon Tiranë?

Pse s do të më dëgjosh, çfarë të kam bërë?Tani biles kam harruar çkam dashur të të them. Nuk di a do të thoja çkisha për të

të thënë ty apo çfarë ti kishe për të më thënë mua.Sigurisht, jemi ndarë përfundimisht,

tiTiranë kurvë,

që s më dëgjon por që nuk mund të të hedh dot matanë.Do belbëzoj deri në fund, vetëm për inat. Po të duash më vrit, ma këput kokën,më shtyp me makinë, më rrip të gjallë, më mbyt në Lanë, në liqen, por për të

shitur nuk më shet dot sado i lirë të jem.

Dua të flas gjatë me gjuhën e ndryshkur të autokombajnave,të lopëve të ndërruara për një manjetofon 100 Watt.

Ma ha mutin të të them, të të dëboj, si Lokja, të të rrah, të të vras edhe unë ty,por ti më bën të nis të qaj më bën të nis të qesh.

Më duket se akoma flas me gjuhën tënde sot, nuk e di në je ti unë apo unë ti,dikush nga ne imiton vetveten ose njëri tjetrin, të dy kemi nga një bombë në

Page 103: perpjekja_13-14

dorë... Tiranë, a më njeh, me hundë me qyrre, a do të më njohësh kur të vij me njëçelës në qafë apo jo. Të zotin, të pazotin, pronarin, skllavin a e njeh, Institutin e

shtypur nga një këmbë vigani, Universitetin e humbur, a i njeh më?Po mua a më njeh qyteti i studentëve, a më njeh ndonjë vitrinë tek Shqipëria Sot?Jam i qelbur tani, më janë errur sytë, sigurisht që vetë kam faj, sigurisht. Treni i

parkut të lojrave është shkrirë, këtu brenda meje, brenda teje, është kthyer nëvarrezë ëndrrash fëmijërie, ka hipur vetë mbi ndërtesat në bulevard, i kthyer në

mitraloz, me shënjestër në shpirtin, në vetë ëndrrat e mia dhe më pret të dalhapur, të më qëllojë, e sot s ma zgjat, më qëllon vërtet, jo si dikur kur vetëm

përpiqej të më trembte, se është veshur bukur tani , i është rritur mëndja, se kadalë edhe në televizor...

Unë edhe kam edhe s kam frikë, nga ty jo, por kam frikë nga perçja jote e zezë qëtë ndihmon të takosh dashnorët dhe fshehurazi të bësh plane, të ma hedhësh prapakrahëve, pastaj të vish të më puthësh në gojë, të mundohesh të më presësh gjuhën,

gjysmat e fjalëve të m'i ngatërrosh, fjalët e mia me fjalët e të tjerëve me fjalët etua që bien erë të vjellë, që shpërndahen deri në morg, në maternitet...

Një fëmijë shkruan - Kola është bota - me shkumës tek porta e qytetit...

Mundohem të pajtohem me ty, zot i parajsës sime, të më lësh të hyj, të paktën sapër të futur kokën,

të shoh se ç bëhet brënda, (sigurisht me kujdes)pa biletë...

por ti më hedh jashtë,m hyn m grushta, m del m shkelma, një natë pas martese...

...ti vazhdon të zhvirgjërohesh çdo natë martese që martohesh...

Dhe kjo që duhet të ishte një vjershë e shkurtër dashurie, vazhdonpa u ndalur, si unë kur flas me ty...

në pallatin e kulturësanalfabet

Por Tirana vazhdon të thyhet sa herë që unë e shoh,dua të shoh zjarr,

tym,KAOS,

përsëri në zemër të sajqë mundem të filloj nga fillimi gjithshka,

veten time dhe rrugët gropa gropa...amfiteatrin nga liqeni t a ktheja në diell, gjirine kurvave në pleh

.....Ti Trojë e gjallë, me Eneun modern të idealizuar në një shtet të ri nga braktisjafashist

Page 104: perpjekja_13-14

.....jam edhe unë me shokët e mi të vrarë......Qyteti im i djegur, i tharë, i farosur, i gjallë që gulçon, krenar.

Tiranë në dashurinë tonë fshiheshin gjithë të zezat e botës (gjithë bloza e Trojës),Tani që dashuria ka shterur, kanë dalë ato në shesh, mes fytyrash të lumtura

idiotësh(të çakërdisur nga bloza siç çakërdiseshin dikur nga bora)

të ngopur nga bishta cigaresh pa frymë.

Prandaj në qofsha gjallë, si një jezuit do të vij me një kryqëzatë,do të djeg,

të flesh me motrën Trojësinqerisht

Tiranë. E vjellë.

Por këto janë kot, se i kupton të gjitha ti, vetëm kur më sheh në sy...Kjo ndarje po merr fund...

Kola po bën edhe një gol tjetër me kokë, këtu në librin e historisë tënde,në prehërin tim,

të mbetur hapur përmesnjë gol të madh. Kola është bota vërtet, ashtu si Tirona

e ngopur me Coca-Colaqë pjerdh në bulevardin e bërë gropë, ku unë duke qeshur me ty, me veten, kam

vdekur,i vrarë nga një plumb i veshur me baltë prej një ndërtese diku, po atje në

bulevard.

...Kur të vdesdo të ngjallem përsëri dhe qielli do të skuqet si sytë e të dehurit.

Do të ngrihen 100 djaj nga toka, do t hanë zëmrën tëndengadalë, ngadalë...

....Bie i vdekur në rrugë vllam me një djalosh me granatë në dorë që nuk di tëflasë.

Unë jam ai. Ai është unë.

Këto nuk janë gjë tjetër veç fjalë,plumbat i ke ti në dorë, dhe në ballë.

Kaos, kaos, kaosvetëm për një çast.

Edhe një perçe tjetër fillon të vishet sot mbi Tiranë.

Page 105: perpjekja_13-14

Timo Flloko

NATË NË MONTPARNASSE

Tout pase par le regard

Perëndim.E caktoi fati:Dielli në gijotinë!E pat!...Nga satëri terr koka iu këputnë horizont;u rrokullisnë tjetrën botë!...Natë.

I.

Montparnasse,vonë...Endem me një bosh thellë vetes,si hon...Shoh ngado njerëz të vonuartek rendin t i rrëmbejnë ca çaste më tepërperëndeshës Kohë;riparojnë humbjet,ditë të ikura,që s kthehen mjerisht dot!Parisi,Reine du Monde,me pamje përjetësiee thellon pikëllueshëm vetminë...Ndjehem i harruar...tempujt, katedralet

Page 106: perpjekja_13-14

me shtatin lart në qiej,lakmojnë lartësitëduke prekur me gjymtyrët e hollë, eshtakëvellon e yjtë të gjithësisë!Hëna u shfaq e zbehtënga tjetra anë e botës;fytyra e saj qiellin stolisi.Hipi në Eiffel,poshtë meje feks Parisi...Shigjeta vetëtitëse sulen,çjerrin hapësirën,flijohen në terr...Nata po mbytet,në Etoil,Champs Elisée,në Bulevardet e Mëdhenj...

Parisiu ndez i gjithidhe terrin prej trupit zhveshi,dalngadalë,si në një seancë striptize!I paanë në pamje,mahnitës,mashtrues,i deh e i zë krijesatnë rrjeta ëndrrash;

Ç magji!Yjet këputenbien në Seine;mbi ujë si perla vezullojnë, ndrisin;nën urat kalojnë batotë,lundra ëndrrash,ankorohen në ishullin Saint-Louis,në zemrën e Parisit.Në Notre Dame rrahin këmbanat.Me krahë të padukshëm,shpirtrat pa trup,po ngjiten në qiell...Nëpër skuta të fshehta të vetes,të cfilitur nga faji

Page 107: perpjekja_13-14

lëngojnë pendimtarët,luten t i falin!...Mon Dieu,ç padrejtësi,mbjellë në ishull,në Eden,

Mizori Consiergerie?!Shën Mari!Tempulli i gijotinës,kjo hije vrasësi,zymton në natë si një varr...Majat e kullave të tijqiellin therrin,si heshta janë ngulur në të!Ndëshkoheni...(Kohë moderne,gijotinë s ka më!)Por,mbi ndërtesën e ndëshkimit,të ngrirë në shprehjesi fytyrë xhelati,drita rebele u godit,ia këputën shtatin.E ekzekutuan robinën!Drita e ç shenjtëruar në atë Kasbah,ikumori arratinë..!U fik,e vranë vërtetë?Mbi Eiffel,me gjakun e saj është shkruar:100 V J E T

GjeniuZot, pse i harrove njerëzit?!..mos vallëenkas,të tillë i ke krijuar,meskinë,xhelozë,të dyzuar,të mos gjenin kurrë qetësi?!

Page 108: perpjekja_13-14

shpagim për faje të hershëm?Të ligështuar luten heshtur:Atë që s na fale në këtë jetë, o Zot,

mos na e moho në tjetrën!...Por, edhe sikur të jetonin në qiell,përjetë,dhe toka,befas,para syve t u shfaqej,do ta ndjenin veten po aq,nga qiejt të pakënaqur!Të etur,të paduruar,për të fantazuarënTokë të premtuar ,

do t i braktisnin qiejt,zbrazësinë,ku u rrit e u rrënuaeiffel-i i ëndrrave të tyre,si Kulla e Babilonit!

II.

Të kujtohet, Christel,Tout passe par le regard! ~

Montparnasse, Raspail...Në kryqëzim,Balzaku i Rodenit,i ndaluari,i mistershëm, i mbyllur si murg..!

...Zogjtë flenë në Parkun Luksemburg,në atë oaz nate,Aty do të vish dhe ti,si më i rralli zog i gjithësisë,për ta bërë të paharruarnatën e Montparnasse-it!Të pres,i varur në iluzionin e kohës,si i humburi në fijen e shpresës!Eja,

Page 109: perpjekja_13-14

zbrit nga qielli i kësaj nateme krahë rrezesh...Mos vono,yjtë janë larg,dhe për ardhjen tëndenjëqind vjet janë pak!(Nxito,do t më gjesh)

Ftohtë.Balzak,

po kallkanosesh atje lartnë këtë natë me ngricë e erë,zbrit o i mjerë,të shkojmë tek Elefanti i Bardhëqë ta ngrohim shpirtin,ta vrasim natën, deri sa të zbardhë!Jo?!...Çështje nderi, dinjiteti?!Ç trishtim Honoré i shtrenjtë,Ç është ky moral absurd,prej asketi?!.A shkojmë në Bulë Blanshë,territt i marrim revansh!Të dehemi,të humbim;thumb të bëhemi,për kohët e lumtura!..Si kalorës aventurozë,natën ta shalojmë;pastaj ,çakërqejf të hedhim shortse në ç humnerado ta rrokullisim!Hajde, shpirt dualiku, fluturoi morali;pse tutesh,bota është një prostitutë?!Eja,s mbaron heshtja, kotësia...Në s të lumturon askurrë asgjë,

Page 110: perpjekja_13-14

shkak është vetmia...!Zbrit!Ai hesht!Mbi shpinën e tij ku qorrollepsen rrebeshet,dimri hodhi të fundmen gjethe.E pash si ia ledhatoi shtatin,e ngjethi!Befas,një grahmë sfinksiu ndje thellënë brendësi!(O perëndi,kush bujtka aty?!Fantoma e shekullit XIXkyçur në shtatoren e tij

Ja,më në fund e fshehtangurrimiAutot e Parisit uturijnë,ia çpojnë sytë, zgavratme shtiza dritash pa pra ...E verbuat brutalë!

Një grimë mirënjohje...Ç shekull cinik,i pashpirt sa s ka!Iki,me vështrimin nga aiduke e lënë pas,të ngrirë,në vetmi!

Endem në Saint Germain,ngado stoli dritashpër Noël...Ora rrahu nëntë herënë zemrën e të njelmëtës Lipp!Ah...!

Kjo natë dimritë shkuarën ia zgjoi;në një skaj të hershëm të saj,pinte çaj Hygoi!Unë

Page 111: perpjekja_13-14

rrëkëllej nostalgjinëpa frymë,eks;dehem nga opiumi i misterit,atje në hijen e tijnë mungesë!S pres,nisem në PantheonHyj .Heshtje e tejjetshme,e thellë!Eci,pengohem në terr.Shtang befas,ngrij!S kam kasketë mbi krye,heq kafkën në nderim të tij!Hygo,Zeus i Pantheon-it,gjeniPo të sjell prekjen ,mallin e të shtrenjtës Lipp!Ai...Oh, ç mospërfillje,me sytë në boshësi!Shtiret,a vërtetë s e kujton mëtë pikëlluarën Lipp?!.(Misteret e tejjetësAti në qiell i di!)Atë çast,prej errësirës së skëterrtëprej cimiteri,dy pishtarë të ndezurm i verbuan sytë!O Zot i madh... Volteri!

I ndritshëm më ndje,jam një i harruar në natë...S di... vetmia,a pështjellje fatit...mua fillikatin,më nisën në shtegtim...Nga pengu në zemër,

Page 112: perpjekja_13-14

dëshpërimi,ndodh,veten të mbysim,pa gjetur dot shpëtim!...Vejushëzës Lippia fala netët...A s vlen mirënjohjambi çdo gjënë jetë?!Ne të gjallët, shpesh harrojmë,nga mospërfillja, mundetnga ç kujdesja;jo rrallë nga cmirra dhe urrejtja...E di, Volter,mashtrimi po na mbyt;asgjë e shenjtë në botë s mbeti,s egziston virtyti!..Mendtë m u morën,rash në gjunjë përpara tij,si para Krishtit.(Ç dobësi njerëzore ky rrëfim...Mallkuar dehja,deliri i madhështisë!)Ndjej si Pantheon-in pushtojnë hijet,gardianët e varreve,të monumenteve...Ç bëjnë vallë,këta përgjues të mjerë,kafshojnë heshtjen,a hanë veten?!Prej meje, s kuptoj ç kërkojnë?!Hije, Volter, ngado,në jetën e giallëdhe në të përtejmen?!Me zellin vrastar,këta dështakë,të ikur nga ferri i tyre,Satira e Shtatë *,

ngado kurthe ngrejnë,komplote...As të vdekur,

* Vjershë e poetit francez Bualo kundër mediokritetit në art.[shën. bot.]

Page 113: perpjekja_13-14

ndryshe s munden dot...Intrigojnë,kafshojnë boshësinë parreshtur,këta çakaj,të botës së përtejme!Vështrimi Volterit iu vrenjt,shkëlqimi në sytë iu fik...I përzuri hijet e iku!...Prej thellësisëdëgjoj zërin e tij:Më dhimbset bota juaj, o njeri,

medet për virtytin!...Në çast,u mbush zbrazësia me zëra të hershëm,Pantheon-i u trand,në vesh më kumbuan këngët më të famshmetë Francës,dhe ajo, më e lashta,Kënga e Kalorësit Roland!(Por, lumturia nuk zgjat,një çast është parajsa...)Mbi botë varej kubeja e një qiellipambarim të zbrazët!Ja tek jam,i kthyer si një detarnga gjiri i stuhisë,në bregun e urrejtjes dhe të dashurisë!Më humbën,m u fshinë nga kujtesa,të gjitha,telefonat, fakset, adresat,numrat e banesave në përjetësitë Hygoit, Bodlerit, Volterit... Rusoit !Shpresa e fundit, një shënim i mbetur;lexoj: Hyrje për muze,njëmijë e nëntëqind e...E enjte!...Po ç vlen kujtesa?!Në Pantheon mbolla zemrën,si një fidannë tempullin e erës.Marr frymë në ajrin e natës:S di ku jam,

Page 114: perpjekja_13-14

në jetë,a në 1001 Netët?!

Rrezet e mugëta të yjeve,thyhen,bienprej botësh të largëta,fantastike...Udhën e nëndheshme marr,fillikat,drejt portave të mëkatit!

Erotika dehëse:Pigalle,Mulin Rouge...ndezur prush!Mulliri i erëselikën e madhe lëvizie në natë i nisimëkatarëtdrejt qiellit të ShtatëJa, tek shfaqen,si qënie të një planeti të largët,nën rrobën e lehtë, cip hollë;të lara në Yves Saint Laurant, Chanel, Christian Dior,këto spartane të dashurisë,aroma dehëse nëpër erë lëshojnë;thirrjet ndjellëse të tyre,si të sirenave të ishullit të Circiestundojnë mijëra odisej të penduarDhe mua...Ç gjah!Të lakuriqta, të përkryera,të çmuara,të fyera,gjuajnë prenë e vet,kudo,në Pigalle, Saint Denis, Bois de Boulogne...

Faire amour, c est pas cher...Një natë në Romance, një tjetër n Eve.Përbindëshi i epsheve i ka shkuar në hell,ato bija të Evës?!Pigalle,

Page 115: perpjekja_13-14

zjarr trupash të gjallë,s di pse më shëmbëllen sontesi krematorium,si një Buhenvald!Nokturni yt në vete vdes...Asgjë s mbetet, veç një kujtim i trishtë, pa mbresa...

* * *

Moulin Rouge,ky mulli ere,me krahë të rremë për t u ngjitur në qiell,një grimë lumturienjerëzve s iu fal dot!Tek e shoh si elikën vërtit,vetja më duket,Si një Don Kishot!Hedh vështrimin lart:Ç qiell i vrarë!Për t u shenjtëruar s mjaftojnë vetëm krahët!...

III.

Shkrepëtima në qiell,përmbysje resh,shi...Një klithmë e dëshpëruaru mbyt në natë,u përpi!Oh,ç ulërimë!...Në Urën e Aleksandrit,si në Urën e Psherëtimaveu krye flijimi!Zot,Ish një e braktisur,fatkeqe e pashpresëqë shtrigu fat e shtyu pa mëshirënë gojën e Seine-s!Nga thellësitë,si nga fundi i botës,mbërrin zëri i saj gulçonjës:

Page 116: perpjekja_13-14

Jam nimfë e lumit,vashë e Pyllit të Boulogne-s!Shoh se si e përpin Sena,e pangopur si hienë!..Turrem,Mbi ura varem,ulërij,thërres:Qiell,shpëtoje,mos e lerë të vdesë!(!)Ai shurdh,s ka veshë të dëgjojë;shkrepëtin,gjëmon!Vrasës i pashpirt,tiraaaaaaan....!A ka mëshirë ndokundnë këtë zbrazësi pa anë?!...Shurdhëri anembanë!U mbyt, u bë fli;e përpiu Seine-a Ann-Marinë,thellë në fshehtësi...Shkofsh në Paradis!Zbrazu qiell sa të mundesh tani,mbyte krejt Parisin!...

Mes rrebeshit të shiut,një fantomë njeriu,u faneps përtej;e kish mpirë pendesa...Tepër vonë për ndjesë!Të padenjit,iu dhimbs vetja;kurse dashurisë, as jeta!Provo mjeran,vdis,ta meritosh në jetën tjetër!Ah,ajo kujtoi...(Po ç faj ka zemra,dyshimet kë s mbysin?!Dashuria kërkon diellin,

Page 117: perpjekja_13-14

Febysin!)Është mallkim i fatitAnn-Mari e shtrenjtë!Ç të bëj për tyunë i pafuqishminë këtë kalvar të natës?!Medet!(Mbi Notre Dame,grryer thellë,FATALITE -t)

Ndjej lotët si rrjedhin...Më kot të mundohesh,të vuashKurrë s mund t i gjesh dashurisë misterin!

Qepallat e mbyllënatë pamje të fatit,si perdet e rëndafinalen e një teatri!Ç ankth,nga t ia mbaj?!Brenda,zemra përplaset kraharorit,shëmbet.Mjaft e pashpirt,s mundem më,s e sheh se po çmendem?

Symbyllur,arratinë marr,larg në periferi,s di se ku,në Porte d Orleansa në të kundërt,në Port de Clignancourt,në Marie d Issy a Marie de Lilas,a tej realitetit në hiç,ku breng e dhimbje s ka?!...Më bëhet se s jam!Ku jam, -thërres-ku?Kthehet zëri i pashpresë,tek unë:

Page 118: perpjekja_13-14

S je askund!...Jam i lumtur.U nisën ndjesitënë alarm, në jerm,në humbëtirën e natës,të më gjejnë!Por, s më mbërrijnë dot;arratinë kam marrës di sa larg,në zgrip të planetit,në një balon ëndrre,përtej kësaj jete!Sa kot e kini...Askush s mund të më gjejë në botë, veç vetes!Jam i lirë,në gji të natyrës...Prej këtej,Parisi gjigandmë duket i vockël,dritëpakët,si një meteorit i largët!A s më shihni,fluturoj...Mbi Loire,Versajë,Fontenbleau!...Po ç është?!...Gardianët më zënë tinës,në Hotel de Ville * më çojnë,para Gijotinës!Tani do ta paguash,

s ke shpëtim;për faje të rëndë e krime,pandehma, ëndërrime~Hodha vështriminnë Consiergerie,në dritaren e RobespieritNë emër të virtytit,

-mbytur foli ai-Me vdekje!

* Sheshi ku bëheshin ekzekutimet, (sot Bashkia e Parisit) [shën. bot.]

Page 119: perpjekja_13-14

Ç fat!Me fasha terri m i lidhën sytëKryet në gijotinë,gatiNdal, xhelat,imbeçil trutharë,kujton se s të merrvdekja imagjinare?S e kish caktuar fati,Robespier,që gijotinës,kokën time t ia bëje pré,në gjak t a shihje si mbytej,t i tregoje iluministit Volter,se ç provë të gjaktë kërkonvirtyti.Ah,sikur të mundje.Po kokën tënde të prerë,ia hodhën skëterrës,Eh, Robespier,ç vlen të përflitet,kush koka pret,koka i pritet!Hajde pra, lëshoje, ç pret!Njeri,

-më ndali dikush-mos u çmende,Përmendu...S sheh,po hidhesh në Seine, nga Ura e Nëntë.

IV

Zgjohem i tromaksur!Prapë të mashtruan,i fantaksur?S e mendoja;Zemrën lashë peng;ika,u arratisa nga nata,s mund ta falja veten,

Page 120: perpjekja_13-14

ta ngurosja në morg,-si në Mont de Piété-për ca iluzione të ngrata,në lojën përtallësetë fatit.Qyteti,kryeneç,mospërfillës,u kyç!Enkas!Hajde,simbol i parajsës,hapi portat...Prapë do t më vrasësh?!Do të vuash, një ditë,do të t brejë pendesa;të fala gjithë dashurinë,ti,kadavra shpresash.U zemërua,u bë i pazakontë,i egërrinoceronti.Guxonme emrin tim të luash,ti vanitozi huaj?!Shkrepëtinë rrufe,qielli u ça,horizonti;Rrebesh,gjëmime të frikshme, zemërim zotash,shi...Oh, ç madhështi!Bjer sa të duash, idiot,mua s më mbyt dot!Hajde,shfre,zbrazuta lash këtë qytet fodull,nga muti i qenve, të ndoturat.Mos u inatos, Paris,më kot ngërdheshesh,

Page 121: perpjekja_13-14

s ke asnjë arsye të më urresh!I dobët ndihem para teje,rob,nga shpirti i ndjeshëm,jo nga komplekset,por,i pamëshirshëm,mos harro:Dashuria ka kufi urrejtjen!Do ta rrënoj krenarinë,atë mur të frikshëm si një Mur Kinez.S mund ta mendosh, s ke se si;si çdo sovranprej madhështisë,do ta pësosh dhe ti!S ka mënyrë tjetër,erdh çasti,ndeshja.(Ç fat më mizor se humbja më pret,zota të qiellit, a s më thoni?!)Guxo i marrë,ç ish Dantoni?Sulu,më në fund,fitimtar ose i mundur,pa ty,Parisi është i humbur!Erret pamja,Hidhem,s shoh...(Verbëria është humnera më e tmershme,kurrë s e di se ku të gremis!)...Qyteti,bie...Ç lartësi,hedhje prej qiejsh!Miliona vezullime prek,gjak rrezesh...Të pushtova, Paris,si Meksikën Femand Kortezi!I plagosur rëndë, i goditur;e gdhenda epitafin tënd

Page 122: perpjekja_13-14

si tatuazh në shpirt:Fluctuat nec mergitur!

Ngadhnjyes,me stoli plagësh mbi trup eci,në fijet e shpirtit mbahem,s bie.Ç mund të ketë ndjerë më tepërBonaparti,kur mori Bastijën?(Në Sheshin Vandom,lavdia e tijnjëmijë topa të shkrirëtë Austerlitz-it;gardë më të fortë,s pati kurrë aise këtë Aurorë të hekurt të lavdisë,në akullnajën e harresës.Aurora imemos është një lëvozhgë ëndrre,të cilën do ta gëlltisë,sa të gdhijë,mëngjesi?)Në rrugën Rivoli,në Louvre,roje nderi bëjnë,gjeneralët e Francës,si garda e vjetër,Marati, Duroc-u... La Fayette-i...!Çmim i lavdisë është medalj' e mundimit!Pemët ulërijnësi turma të ekzaltuara!Era dhunshëm i përkul,i thyen...Unë,rend në Concorde,drejt Harkut të Triumfit,me kurorë ulliri,mbi krye!

Ora në Pallatin e Drejtësisë e ndau më dysh natën,Ç'jehonë!Kumbimi i hapave a mi,

Page 123: perpjekja_13-14

Hyj,dal në katakombe udhësh pafundduke físhkëllyer:Tristesse de mon coeur!

Ç ndodhi më në fund, ç kam,pse ndjehem i mundur?!S qenkam perandor,sovran,pushtues i panginjuri një qyteti pa anë?! Jo, s është e mundurSikur ta besojakëtë marrëzi,si një mrekulli, vërtetë,do t ua falja Parisintë vobektëve,me gjithë shpirt;pa le ta humbja përjetë,të mbetesha fillikati vetëm!

V

Në botë vetëm ti më ke mbetur.Vij përmes Champs Elysée-së,aortës së Parisit.Kalojnë nën Harkun e Triumfitkalimtarë të rrallë,Të mundur nga dramat e jetëssi romakët nën Grykën KaudineI përshëndes,s'janë në këtë botë,shtegtojnë,qyshkur janë nisur në harresë.Po mbërrijnë në Champs Elysée,vezullime të largëta,yjesh të fíkur...Të kujtohet,Christelle...Toute passe par le regard?Montparnasse-Raspail.Sfera e Rotondës si një farshprese...Thëllim.

Page 124: perpjekja_13-14

Dashuria, që s e gjen zemrën, ngrin!(Mos,jemi përjetë larg,në kohë,në jetë të ndryshme,ti,në mijëvjeçarë të ardhshëm,unë,para Krishtit?!...Fantazi?!E dashur,s ka rëndësi,në jemi në një jetë,të gjallë a të vdekur,a do të vijmë pas mijëra vjetësh?!Koha s egziston!Ti eja,dhe nëse s'vjen,kurrë s mund të jetë vonë!Sa herë na mashtron prekja...Çdo gjë që ndodh është pak,çfarë s ndodh është më tepër;a s rrojmë në ëndrra,pandehim,tretemi,presim,të paduruar presim,dhe ka avulluar jeta.Ç vlen prekja,një çast qoftë a një shekull?!Dashuria s ka fundsi vdekja!..)

Me hapa të lehtëhëne,ti vjen,si në ëndërr,Nimfë e Parisit,ç'shkëlqim më verbues,ka Venusi?!Eja,Ç pret,

Page 125: perpjekja_13-14

kjo është portae mistereve të jetës!Hyr,për të mbërritur në zemërmund të ecësh symbyllur.Ja, dyqani i iluzioneve,i hapur për fat, për të pafjeturitqë përcjellin natën.Të stolisura,dashuritë e përkohshme, sintetike,në ciklin sezonal,kudo,nëpër vitrina...Sa të pafata, vdesin me natën!S të mbërrijnë dot,mos u frik ,janë manikina,mëngjezi i fik.

Në Parkun Luksemburg,nën yj,zogjtë e dimrit rrahën krahët,akujt shkrinë,fryu erë e fortë,ndërroi natyra;zbritën yjtë e hëna mbi Paris,shtatoret rendën nëpër pyje,u shkulën pemët gjithandej;Pallati Mbretëror fluturoi në qiell,manteli i Balzakut në Eiffel!Njëqind vjet bëmë dashuri!

Gdhiu,u shfaq përsëri në botë,i harruari,dielli.Zgjohem nën një shtat të ftohtëstatuje,si e vërteta.Ti s'je.Kjo s më çudit,një ëndërr është jeta!

Page 126: perpjekja_13-14

VII

Qyteti mbeti pas,si një Titanik në oqeanin e gjithësisë.(Dashuritë e përjetshme s njohin kthim.)Nga larg,ai,përrallor feksi ngritur në kujtesë,si mbi themele të hiçit!(Ç fatlum, Keopsime rrënjët në shkretëtirë!)U zhyt në mjegull i gjithi,si një Venecie thellë ujit.Në portat e tij është shkruar:Kurrë s ke hyrë, o i huaj

U fùndos:Harku i Triumfit-për nderin;Obelisku-për lashtësinë;Notre Dame-për mëshirën;Sacre Coeur-i-për sakrifikimin;Consiergerie-a-për intolerancën;Pantheon-i- për lavdinë e Francës!I fundit u fundos Eiffel-i,më i larti,penis i Parisit!Qyteti u mbyt!S mund të thuash si Cezari:Veni, vidi, vinci

EjaVenerëtë shtegtojmë,në një qytet ere,kushedi...Zemra më therr,s mundem pa ty!

Reveille toisKaloshina pret,mbi Grand Palais!Deri në qiell një korespondansë;

Page 127: perpjekja_13-14

me Arushën e Madhe,në parajsa!Eja...Ti,s mundesh dot,shtatore e ngrirë...Nisem i vetëm të bëj jetë murgu,në qiellin manastir!Erdh koha flijimi,vetë e zgjodha fatin tim:I vetëm.Lamtumirë!Do të kalojë një jetë,njëqind,njëmijëHyj!Vështrim i fundit në botë,asgjë më pas tij.

Paris, dimër 1989

Page 128: perpjekja_13-14

Fatos Lubonja

AHLEMI(Nga tregimet e burgut)

1.

Salla e televizorit nuk kishte qenë kurrë aq e mbushur dhe njëkohësisht aq eheshtur. Kishte më shumë se një ore që aty vazhdonte të kumbonte vetëm zëri itelekronistit. Asnjë pipëtimë nuk i shtohej fjalëve të tij. Askush nuk lëvizte për tëdalë prej andej.

Ishte hera e parë që në këtë sallë-barrakë, të sajuar me dërrasa dhe llamarinatë ndryshkura, mblidhej i plotë kontingjenti i të burgosurve politikë të Spaçit, përfshirëprapavijën dhe ata që punonin në minierë. Ishte ditë zije kombëtare. Të ulur mëngjeshur se kurrë në rreshtat e stolave po përjetonim të pabesueshmen: diktatori, tëcilit ia kishim dëshiruar vdekjen me aq ngulm dhe mundim, sa kishim besuar që dotë na varroste të gjithëve para se të vdiste vetë, më në fund po kallej në dhé. Kishtembrritur ora më e ëndërruar. Por ajo nuk kishte ardhur me gaz. Atmosfera ishte aq erëndë, sa askush nuk guxonte të shfaqte galdimin e brendshëm. Policë të shumtëkishin zënë rreshtin e parë të stolave përballë ekranit dhe të tjerë qëndronin nëpërcepat e sallës, duke mbytur me praninë e tyre hijekeqe çdo mundësi shprehjeje. Kurndeshnim sytë e ndonjë miku e hiqnim vështrimin menjëherë nga frika se mos na ekapte ndonjë polic apo spiun. Në sallë dominonin rreshtat me profile si maska, tëdrejtuara nga ekrani bardhë e zi. Më shumë se gjithçka në ato maska njerëzoremund të lexoje frikë raprezaljeje, mpleksur me habinë dhe kurreshtjen e ceremonisëmortore.

Arkivoli mbi shtratin e topit hyri më në fund në varrezat e dëshmorëve.Erdhi komandanti, erdhi pranë shokëve të tij të luftës! - e ngriti zërin edhe

më lart telekronisti.Shtrati i topit ndali më në fund bri gropës së varrit, pranë monumentit Nënë

Shqipëri. Njerëzit përreth u shtrënguan. E veja e diktatorit u përqafua me të birin.Arkivoli kaloi nëpër disa duar dhe mbeti për një çast pezull, varur në litarët që po ezbrisnin në fund të gropës. Ashtu kishin mbetur edhe frymët tona.

Mu në këtë çast nga fundi i sallës na erdhi një zë kumbues e gjithë drithërimë:

Page 129: perpjekja_13-14

- Ngrihuni, more, në këmbë, se po varroset njeriu më i madh kombit!Gati u ngritëm të gjithë, edhe policët. Por në çast e njohëm që ishte zëri i

Ahlemit. Askush, megjithatë, nuk guxoi të qeshte me të marrin.Mbi arkivolin e diktatorit filluan të hidheshin lopatat e para me dhé.

2.

Ahlemi erdhi në kampin e Spaçit më 1979. Asokohe ishte një goxha burrërreth të dyzetave, shtatlartë e i pashëm, të cilit i shkonte madje edhe koka e qethurtullë. Fliste me një zë të qetë e të shtruar dhe kishte një gojëtari e mirësjellje sirrallëkush në kamp. Tregonte shpesh për persekutimin politik të familjes së tij dhepër floririn e shumtë që ajo kishte pasur në mbarim të luftës. Atyre me të cilët ihahej më shumë muhabeti, u tregonte se në jetën e lirë kishte qenë shumë i dhënëpas të jetuarit mirë dhe se ishte krenar që edhe në kohën e socializmit nuk i kishtemunguar leku. Kishte gjetur mënyrat për të fituar diçka më shumë se të tjerët. Mepunë dhe ndershmëri , përsëriste herë pas herë, ndonëse dikush nga qyteti i tij, qëpretendonte se e njihte mirë, hapi fjalë se Ahlemi ishte marrë me fallsifikimmonedhash.

Kur ndeshej me policët që bënin roje të brendshme, si dhe të burgosurit eKëshillit të Riedukimit, Ahlemi i nderonte me një lloj përulësie të veçantë. Kjo ebëri antipatik në sytë e të burgosurve rebelë, por edhe me këta ai ishte shumë imirësjellë.

Në organikën që pasoi muajin kur erdhi në kamp Ahlemin e caktuan në njëbrigadë të nëntokës. Shfaqi pretendimin se qe i sëmurë nga zemra dhe nuk mund tëpunonte në galeri. E ndëshkuan me birucë. Doli pas një muaji dhe u duk se e rregulloitë mos futej nëntokë. Nuk figuroi për nja dy tre muaj as në listë organikat e nëntokësas në ato të sipërfaqes, por pastaj dikush u kujtua përsëri ta fuste nëntokë. Ai prapënuk pranoi të dilte në punë. Kundërshtonte me të njëjtën qetësi dhe mirësjellje me tëcilën tregonte historitë e jetës së lirë. Përveç argumentit të sëmundjes së zemrës,oficerit të rojes i tha se nuk kishte qenë kurrë armik i pushtetit popullor.

E futën përsëri në birucë.Kur doli, e lanë ca kohë në brigadën e papunësisë derisa një ditë, papritur, u

zhduk nga kampi. E kishin marrë për ta dërguar si spiun në birucat hetimore tëqytetit të tij. Shumë vetë nuk deshën ta besonin se Ahlemi mund ta bënte atë punë.Ndofta kishte shkuar edhe për ndonjë sqarim që kërkonte hetuesia apo për divorcme gruan. Por pati të tjerë që filluan të besojnë se ai paskësh qenë vërtet fallsifikatormonedhash.

Hipotezat se për çfarë mund ta kishte marrë Gazi i degës së qytetit të tij njëtë burgosur vërtetoheshin kryesisht nga koha e qëndrimit të tij në biruca. Ata qëdërgoheshin për spiunë zakonisht qëndronin gjatë, herë-herë edhe më shumë se njëvit, sepse i fusnin kryesisht me persona që kishin procese të koklavitura, procese nëgrup, me disa akuza, të cilat zgjasnin më shumë se proceset e individëve të veçantë.

Page 130: perpjekja_13-14

Kurse, kush merrej nga kampi për ndonjë sqarim ose divorc, kthehej brenda muajit.Ahlemi u vonua shumë. Asnjëherë nuk u bë e qartë nëse ai e filloi këtë zanat

ngaqë donte t i shpëtonte galerisë apo se punën e spiunit e kishte bërë edhe kur futejnë birucat e kampit.

U kthye pas disa muajsh nga birucat me shenjat karakteristike të atij që kishtendenjur për një kohë të gjatë pa ia parë dielli fytyrën: lëkurë e bardhë, e holluar dhevende-vende si e rrjepur. Menjëherë ra në sy se ishte në gjendje depresive. Flisteshumë pak dhe shpesh herë kishte një vështrim si të përhumbur. Dikush hapi fjalënse depresioni i vinte ngaqë njeriu që kishte marrë më qafë ishte pushkatuar. Dikushtjetër e shpjegoi atë me faktin se në birucat e degës së qytetit të tij të lindjes, kishtemarrë vesh se gruaja i shkonte me një tjetër. Mund të qenë të vërteta që të dyja.

U rreshtua me brigadën e papunësisë. Tani nuk mendohej se mund ta caktoninme punë në galeri. I ndiqte me rregull të gjitha veprimet e brigadës, por erdhi e u bëgjithnjë e më i ngadalshëm në të folur dhe më i mefshtë në veprime. Megjithatëaskujt nuk i shkonte ndërmend se ai mund të bënte atë që bëri. Një ditë Ahlemi dolinga ora e parë e leximit të veprave të diktatorit, hipi në tarracë, çka ishte e ndaluar,kapërceu parmakun e hekurt dhe u hodh në zonën e ndaluar mu drejt ushtarit tëkarakollit. Roja e brendshme, Lazri i mirë, i bërtiti ushtarit disa herë Mos e qëllo!,Mos e qëllo! , por ky ndërkaq e kishte konsumuar Ndal-in e vetëm dhe i lëshoinjë breshëri automatiku. Ahlemi ra galiç dhe mbeti ashtu shuk. Në kamp vërshoimenjëherë policia. Të burgosurit i futën të gjithë nëpër fjetore dhe i urdhëruan tëmos dilnin prej andej. Në fillim u pandeh se Ahlemi kishte mbetur i vrarë, por pastaju mor vesh se ushtari e kishte qëlluar në këmbë.

Pas disa orësh e nisën për në spital.

3.

Ahlemi u kthye nga spitali i varur mbi dy paterica në një gjendje shumë tërëndë. Plumbi i kishte thyer kockën e pirunit. Por më keq sesa këmbën kishte gjendjenpsiqike. Komunikimin e kishte në nivelet e një njeriu pa gojë. Ndonëse nuk ishte iparalizuar, zuri shtratin dhe filloi aty jo vetëm të hante, por edhe të kryente të gjithanevojat. Shurrën e bënte rregullisht në dyshek, ndërsa nevojën e madhe herë pashere dhe jo pse s donte ta bënte aty, por ngaqë të burgosurit e dhomës i rrinin gati qëtë mos u qelbte ambjentin. Vendi përreth shtratit të tij filloi të kutërbonte më keq senevojtorja.

Kjo erë e tmerrshme u bë shkak që, megjithë keqardhjen e fillimit,marrëdhëniet e Ahlemit me bashkëvuajtësit e dhomës të përkeqësoheshin dita ditës.Të burgosurit pretendonin se ai duhej të çohej në infermieri ose të rikthehej nëspital, por komanda nuk dëgjonte. Dhoma më vehte për të burgosurit nuk mund tëkishte dhe mjeku ushtarak thoshte se nga spitali ai kishte ardhur me shënimin Ishëruar . Ndërkaq filluan të përhapen zëra se Ahlemi simulonte me shpresën se, potë vazhdonte kështu, do ta transferonin në kampin e pleqve në Ballsh, që ishte pranë

Page 131: perpjekja_13-14

qytetit ku banonte familja e tij. Dikush thoshte se kishte kapur tek ai një vështrimdjallëzor. Një tjetër se, kur ishte kthyer nga apeli, e kishte parë duke i rënë me dorë.Të shkuarit spiun birucash filloi të peshojë gjithnjë e më shumë në gjykimin për tëndaj faktit se për këtë gjë kishte dashur të vetëvritej.

Nuk kaloi shumë dhe filluan t i drejtonin sharjet e fyerjet e para. Ahlemi,megjithatë, vazhdonte të ruante të njëjtën mënyrë komunikimi. Nuk u përgjigjejkurrë atyre ashtu sikurse nuk falenderonte asnjëherë, as me sy, për shërbimet që ikryheshin. Askush nuk pranonte të flinte përbri tij, por ndërkaq komanda nuk dontetë linte vende bosh. Disa ngulmonin se ai e ndynte qëllimisht krevatin që t ua ndyntejetën edhe të tjerëve.

Një ditë, njëri nga bashkëvuajtësit e dhomës së Ahlemit, që shfryntevazhdimisht kundër komandës, duke e akuzuar se e linte Ahlemin qëllimisht atjepër t ua shtuar atyre vuajtjen, e futën dy herë radhazi në birucë ndëshkimore. Kurdoli herën e dytë, ai tha se nga provokimi që i kishte bërë oficeri i rojes kishtekuptuar qartë se duhej ta kishte spiunuar Ahlemi. Atëhere ndaj Ahlemit filluan tëftohen edhe ata të paktë që vazhdonin të dominoheshin nga ndjenja e dhëmbshurisë.

Dikur komanda lejoi që krevati i tij të zhvendosej në cepin e dhomës dhe tërrethohej me një si tendë bataniesh. Prapa asaj tende Ahlemi jetoi, për një kohë tëgjatë, thuajse po aq sa ajo që qëndroi në biruca, me përkujdesjet më minimale qëmund t i ofrohen një të sëmuri.

4.

Me mbarimin e dimrit, Ahlemi u pa të ngrihej e të shfaqej me një patericëdhe me tasin e gjellës në rreshtat e papunësisë. Kishte pësuar një transformim tëçuditshëm: çalonte rëndë me këmbën e plagosur, e cila i ishte bërë dukshëm më eshkurtër se tjetra. Filloi të hante me një babëzi të paparë gjellë nga e kazanit dhebrenda një kohe të shkurtër u trash në një mënyrë tmerrësisht të shëmtuar: në bythë,qafë dhe kokë.

Me bashkëvuajtësit filloi të komunikonte me të njëjtën mirësjellje si më parë.Vetëm se shumë shpejt u mor vesh se atyre që e pyesnin lidhur me tentativën evetvrasjes dhe me traumën pas saj Ahlemi jo vetëm nuk u jepte shpjegime, por uthoshte se nuk kujtonte asgjë nga ajo çka i kishte ndodhur.

Dashuria e veçantë e Ahlemit për diktatorin filloi të shfaqet për herë të parëgjatë dyorëshit të leximit, pikërisht atij leximi prej nga kishte dalë për të vrarë veten.Ishin dy orë tejet të mërzitshme, që shpesh herë, kur ikte polici, kaloheshin mepëshpëshe. Ahlemi, me atë zërin e tij të qetë dhe të mirësjellë filloi të ndërhyjëgjithnjë e më shpesh: Pushoni ju lutem. Ka edhe njerëz që i duan këto libra.

Pas ca kohësh u lidh me një djalë të ri që erdhi aty i dënuar për tentativëarratisjeje. Përpiqej ta ruante nga të gjithë grabitqarët e kampit, por në radhë të parënga armiqtë e popullit që mund ta helmoin me propagandë. Askush nuk e kuptontenëse donte vërtet ta ruante apo e shihte vetë me sy grabitqari. Bënte gjithçka për të.

Page 132: perpjekja_13-14

E priste kur vinte nga puna me gjellë që ia gatuante në kuzhinën private, i lante e ipastronte teshat, dhe i jepte për të lexuar libra të diktatorit. Dikush e kishte dëgjuart i thoshte se në arabisht Ahlem do të thoshte shpresë dhe se ai, bashkë me librate Hoxhës, do t ia mbanin gjallë shpresën e lirimit djaloshit.

Në kamp futën më në fund edhe televizor. Gjëja që filluan të ndiqnin më mepasion të burgosurit ishin ndeshjet ndërkombëtare të futbollit. Në një finale ku fitoiGjermania, u bë një tifo e madhe. Disa ditë më pas qëlloi të vijë për vizitë kryetarii degës së punëve të brendshme të Rrëshenit, e cila ishte dega që mbikqyrte më ngaafër kampin. Ai asistoi në një nga ato mbledhjet që bënte komanda me synim nxitjene realizimit të planit të minierës. Foli edhe vetë duke bërë, gjithashtu, një pasqyrë tësituatës së shëndoshë politike në vend.

Pas fjalës së kryetarit u ngritën disa brigadierë të burgosur, të cilët, si zakonishtnë të tilla raste, premtuan se do ta realizonin edhe më mirë planin dhe paraqitënndonjë kërkesë materiale. Ndërkaq masa e madhe e të burgosurve dëgjonte në heshtjeduke e treguar qartë se ishte aty për të njëjtën arësye që shkonte në punë, pra, ngashtrëngimi.

Në fund të mbledhjes, papritur, Ahlemi u ngrit dhe i kërkoi kryetarit të degëstë thoshte edhe ai nja dy fjalë. Të gjithë po prisnin se çfarë do të thoshte. Ai u drejtuanga të burgosurit në sallë dhe u tha: Unë dua t ju bëj një thirrje të gjithëve: megjysmëm e atij entuziazmi që treguat kur bëri gol Gjermania bëni një Urra! përPartinë dhe udhëheqësin e saj të ndritur Enver Hoxha.

Pasoi një heshtje. Të burgosur e oficerë bashkë mbetën të befasuar. Askushnga komanda nuk mund ta qortonte për atë që tha, por po ashtu ata nuk donin tëprovonin heshtje të tilla ndaj një thirrjeje që kudo në Shqipëri do t i ngrinte njerëzitnë këmbë dhe do t i bënte të duartrokisnin.

Që prej asaj dite Ahlemi i shkarë u fut në një kategori të veçantë tëbashkëpunëtorëve të komandës. Përgjithësisht këta ishin njerëz normalë . Ataasnjëherë nuk thoshin se ishin spiunë. Kur merrnin ndonjë punë të privilegjuar thoshinse e kishin nga ndonjë mik; nganjëherë nuk jepnin fare shpjegime dhe vetëm ndonjëi rrallë mund ta pranonte në rrethe të ngushta se shërbente për t u liruar apo për tëmos u ridënuar. Sidoqoftë, askush prej tyre nuk bënte thirrje të tilla që provokonin sitë burgosurit edhe komandën.

Të nesërmen e vizitës së kryetarit, ndërsa Ahlemi zbriste çalë-çalë për nënevojtore, dikush e qëlloi me një domate të kalbur, e cila iu zgërlaq tek bythët që iishin bërë sa dy herë shpatullat. Ai u kthye ngadalë, me një pamje të përvuajtur,hodhi një vështrim rreth e rrotull dhe pastaj vazhdoi të zbresë shkallët me të njëjtënpërunjësi.

Me kalimin e kohës Ahlemi erdhi e u bë gjithnjë e më i përkushtuar nëdashurinë e tij për pushtetin që e kishte gjymtuar. Dhe sa më shumë i shtohej doza ekësaj dashurie, aq më shumë të burgosurit bëheshin kurreshtarë dhe e pyesnin përaksidentin që i kishte ndodhur. Ahlemi gjithnjë përgjigjej se nuk e mbante mend atëkohë. Kur dikush ngulmonte dhe ia tregonte, ai i përgjigjej ftohtë se e kishte dëgjuaredhe nga të tjerë atë histori, por, nëse ishte e vërtetë, ai e konsideronte si pjesën e

Page 133: perpjekja_13-14

turpshme të jetës së tij, që nuk kishte dashur të kishte ndodhur kurrë dhe që ai nuk equante se kishte ndodhur. Edhe historitë e dikurshme me pasurinë e familjes e megjendjen e mirë ekonomike që kishe mundur t i krijonte vetes, nuk i përmendte më.Po kështu dhe familjen. Jeta e tij sikur ishte ringjizur në atë moment të tmerrshëm,kur ushtari i kishte thyer këmbën me breshërinë e automatikut, dhe pastaj, gjatëmuajve të errët që kishin pasuar, ishte formësuar një Ahlem i ri.

5.

Disa javë pas varrimit të diktatorit jeta në kamp filloi të normalizohej. Frikëratse mos bëhej ndonjë raprezalje u shuan dhe filluan të lindin shpresat për ndryshimepolitike. Të burgosurit filluan të qeshnin e të talleshin me ata që, nga frika se mos ipushkatonin, kishin firmosur telegramin e ngushëllimit dërguar familjes së diktatorit.Doli e qartë se inisiativa e atij telegrami nuk kishte ardhur nga lart, me synimin përtë parë se kush ishin armiqtë e betuar, por kishte qenë e disa bashkëpunëtorëve qëpunonin në Këshillin e Riedukimit.

Ahlemi kishte refuzuar të firmoste telegramin në grup duke thënë se ai nukmund ta përzinte emrin e tij me një tufë hipokritësh, prandaj i kishte dorëzuarkomandës një telegram të gjatë personal. Tani që firmosësit donin ta harronin atëngjarje, ai vazhdonte i paepur të jetonte me hidhërimin e vdekjes së diktatorit. Nënjë nga sheshet e kampit kishte një stendë të madhe emulacioni në njërin prej tabelavetë së cilës kishte një fotografi të Enver Hoxhës. Ahlemi kishte gjetur diku një poçelektriku të thyer dhe çdo mëngjes fuste në të ujë të freskët dhe disa lule margaritaqë i mblidhte në një nga cepat e pashkelur të oborrit të kampit. Poçin e varte pastajnën fotografinë e diktatorit dhe shkonte ulej në një shkallë afër urës prej nga hyninnë kamp oficerët e lartë të komandës ku rrinte kokëvarur thuajse gjithë ditën. Kuptohejse ai kishte zgjedhur atë vend për t u treguar atyre hidhërimin e tij.

Një ditë erdhi në kamp kryetari i degës. Ahlemi u ngrit dhe i tha se kërkontet i bënin një favor. Çfarë favori? i tha kryetari. Kërkoj të më vini në dispozicionnjë makinë për të shkuar diku. Ku? e pyeti ai. Në varrezat e dëshmorëve. Dua tëvë një kurorë në varrin e njeriut më të madh të kombit.

Kryetari vazhdoi rrugën pa i dhënë asnjë përgjigje. Edhe ai, ashtu si tëburgosurit, nuk arrinte të kuptonte nëse fallsifikatori i vjetër i monedhave ishte njëi marrë që i ndjente vërtet këto që thoshte apo kërkonte t i mashtronte.

Ahlemi, megjithatë, nuk u dëshpërua. Iu kthye i paepur ritit të tij të poçit memargarita dhe e vazhdoi këtë deri në afrim të dimrit, kur në kamp nuk mbeti shenjëgjelbërimi.

Ngulmimi dhe çinteresimi me të cilin ai vazhdonte të tregonte dashurinë përpushtetin dhe diktatorin çarmatosi më në fund edhe më dyshuesit ndaj tij, ata qëkishin ngulmuar se ai ishte një fallsifikator dhe mashtrues i rëndomtë. Më në fundedhe ata u detyruan të pranojnë se tek ai kishte një tjetër lloj gjëje e cila mund tëquhej shtirjemarri. Bashkëqytetari që hapi i pari fjalën e fallsifikimit të monedhave

Page 134: perpjekja_13-14

tha se këtë lloj shtirjemarrie ai e kishte pasur edhe përpara. Ai nuk e kishte pranuarasnjëherë se monedhat e fallsifikuara që i kishin kapur nuk qenë origjinale, porkishte ngulmuar deri në fund se ato ishin para që ai i kishte fituar me djersën e ballit.

Ndërkaq në jetën e përditshme të kampit Ahlemi vazhdonte të ishte tepër isjellë dhe korrekt. Vazhdonte të mbante marrëdhënie shumë të mira me djaloshin eri, të cilit disa homoseksualë i kishin vënë nofkën japonezja, të merrte në bibliotekëlibra për të dhe të mos i binte në qafë kërrkujt.

6.

Thuajse një vit pas vdekjes së diktatorit hyri lajmi se me rastin e festës sëRepublikës mund të kishte amnisti. Burimet e këtij lajmi u shtuan dhe filluan tëbëhen gjithnjë e më të besueshme. Kësaj here pritej diçka e ndryshme nga amnistiaqë kishte bërë diktatori disa vjet më parë, kur, me disa përjashtime djallëzore, kishteliruar fare pak të burgosur politikë dhe jo ata që kishin vuajtur më shumë, por ata qësapo kishin ardhur. Kësaj here pritej që trashëgimtari i diktatorit të jepte shenjat epara të zbutjes.

Sa më shumë afrohej 11 janari, data e festës, aq më shumë amnistia filloi tëmbushte jetën e të burgosurve dhe aq më shumë rritej ankthi i tyre. Askush nuk epërjashtonte veten nga mundësia e lirimit. Pritej me padurim kushdo që kthehej ngatakimi me familjen për t i vjelur të rejat e fundit. Kur vinte ndonjë lajm pozitiv, aipërhapej me një shpejtësi të pabesueshme në të gjithë kampin. Kur dikush nuk silltelajm apo sillte ndonjë fjalë të vakët, kjo mbytej në vend, sikur takimi të mos ishtekryer fare. Ishte një klimë që i bënte edhe të burgosurit më rebelë të afroheshin mebashkëpunëtorët e komandës sepse këta kishin kontakte me policë apo me oficerë emund t u shkëpusnin këtyre ndonjë fjalë. Sidoqoftë asgjë nuk dihej me siguri.Variantet lidhur me amnistinë ishin nga më të ndryshmet. Ata fillonin që nga aisipas të cilit nuk do të kishte fare amnisti e deri tek varianti i një amnistie tëpërgjithshme që do ta boshatiste burgun.

11 Janari e gjeti kampin në një gjendje pagjumësie. Atë ditë të burgosurti ugdhinë me veshët tek altoparlanti. Në orën gjashtë të mëngjesit radioja dha tek pasqyrae shtypit lajmin se në një nga faqet e gazetave kryesore botohej edhe dekreti përamnisti. Kjo u prit me brohorima, që zgjuan edhe ata pak që i kishte zënë gjumi nëtë gdhirë.

Megjithatë gazeta nuk u fut pas apelit të mëngjesit, siç futej zakonisht. Askushnuk diti ta shpjegonte pse po ndodhte kështu. Optimistët e shpjeguan si shenjëogurmirë, pesimistët si shenjë të keqe.

Gazeta u fut vetëm në drekë sëbashku me oficerin e rojes i cili erdhi i shoqëruarme disa policë më shumë se zakonisht. Përpara se të fillonte apelin ai njoftoi që tëburgosurit të mos shpërndaheshin me mbarimin e apelit por të mblidheshn tek sheshi,sepse do të lexonte dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Më në fund erdhi momenti i njohjes me dekretin. Oficeri i rojes hipi në vendin

Page 135: perpjekja_13-14

më të lartë përmbi fushë, shpalosi gazetën dhe filloi të lexonte dekretin mbi faljen.Rresht pas rreshti që ai lexonte nenet e këtij dekreti, ne zbulonim se ky përjashtontenjë kategori, pastaj një tjetër, një tjetër derisa u bë e qartë se ata që liroheshin nukishin veçse një grusht të dënuarish, të cilëve u kishte mbetur më pak se një vit ose qëishin dënuar fare lehtë. Pra, thuajse të gjithë do të mbesnin brenda. Tani u bë e qartëpse gazeta kishte hyrë me kaq vonesë.

Oficeri i rojes mbaroi leximin dhe u largua nga kampi i shoqëruar nga skortae policëve. Të gjithë kishin mbetur të shokuar dhe për një çast sikur nuk po donin tëlëviznin nga vendi. Edhe ata pak që liroheshin nuk guxonin ta shprehnin gëzimin.Gjendja nuk do të kishte qenë më e rëndë sikur oficeri të kishte lexuar një vendimqë u shtonte të gjithëve edhe dhjetë vjet burg të tjera.

Bash në këtë çast, kur të gjithë ishin lëshuar midis ndjenjës së urrejtjes dheasaj të dëshpërimit të thellë, nga fundi i masës erdhi një zë i thellë dhe i fortë:

- Të rrojë Partia e Punës dhe mësimet e shokut Enver!Ishte Ahlemi.Askush nuk pati fuqi të qeshte me të, por as t i merrte patericën nga dora dhe

t ia thyente në kokë. Në ato çaste mekanizmi i tij i mbijetesës e bënte më të fortë setë gjithë të tjerët. Ai ishte i pari që u shkëpt nga masa e shugatur dhe, ashtu i mbështeturmbi patericë, filloi ecejaken çalë-çalë që bënte përditë.

Page 136: perpjekja_13-14

Dr. Luan Zelka

GAZETARIA NE FILLIMET E PAVARESISE SESHQIPERISE (1913-1915)

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 nis një etapë ere e historisë së shtypit shqiptar. Objekt i këtij punimi është studimi i mendimitteorik mbi gazetarinë në shtypin atdhetar, që doli brenda vendit, pas asaj ngjarjeje tëshenuar, prej 18 majit 1913, kur këtu doli gazeta e parë Përlindja e Shqypënies -Organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës e deri në mesin e vitit 1915 (qershor), kurvalët e Luftës së Parë Botërore u përplasën në të gjithë Shqipërinë, kur këmba epushtuesit të huaj shkeli edhe qëndrën kryesore të shtypit tonë të asaj kohe-Shkodrën.Sipas nesh, ky hark kohor trevjeçar përfaqëson fillimet e etapës së re të historisë sështypit tonë.

***

Shtypi shqiptar i kësaj faze, si ai i cili kishte dalë jashtë vendit qysh para 28nëntorit 1912 dhe vazhdonte botimin rregullisht, veçanërisht gazeta Dielli eShoqërisë Vatra të Amerikës, Kalendari Kombiar e gazeta Liri e Shqipërisëtë Sofies dhe ndonjë tjetër, ashtu sikurse dhe ky që sapo doli në Shqipëri, ukarakterizua, në përgjithësi, nga fryma atdhetare dhe përparimtare. I vënë në shërbimtë lëvizjes politiko-shoqërore progresive shqiptare, ai nisi me patos publicistik atëpunë të madhe për të mbrojtur e konsoliduar pavarësinë e shtetit tonë të ri, duke iubërë krah popullit gjatë gjithë fazës së parë të kësaj etape të re të historisë së tij.

Për të krijuar një ide rreth jetës së këtij shtypi (cilat gazeta e revista dolën,kur, ku e nga kush), besoj se do të ndihmonin, sado pak, shënimet e mëposhtmeinformative mbi qendrat e botimit të tij, nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë të asajkohe, si dhe mbi objektin themelor të pasqyrimit e të trajtimit tematik-problematik.

Qendrat e botimit

1. Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendos selia e Qeverisë sëPërkohshme të Shqipërisë, e kryesuar nga Ismail Qemali, shpejt pas shpalljes sëPavarësisë u bë një qëndër e re dhe e rëndësishme e shtypit të vendit. Në të, në vitin1913, nisën veprimtarinë njera pas tjetrës dy shtypshkronja, në të cilat u shtypën dy

Page 137: perpjekja_13-14

nga gazetat më me peshë të asaj kohe - Përlindja e Shqypënies (gusht 1913 - mars1914) dhe Populli (prill 1914 - gusht 1914). Ardhja në mars 1914 e princ Vidit dheshpërngulja po në atë kohë e selisë së qeverisë së Shqipërisë, e kryesuar nga TurhanPasha, në Durrës, si dhe hyrja në Vlorë e kryengritësve të Shqipërisë së Mesme,krerët turkomanë të të cilëve, në shtator të këtij viti, zëvendësuan flamurin kombëtarme atë turk, çuan në shuarjen e kësaj qendre të shtypit shqiptar. Siç dihet forcatushtarake italiane pushtuan me 30 tetor 1914 ishullin e Sazanit dhe me 25 dhjetorpo të atij viti qytetin e Vlores, duke i vënë vulen e mbylljes kësaj qendre të shtypittonë atdhetar e përparimtar.

2. Durrësi, me krijimin në tetor 1913 të Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme, qëluante edhe rolin e një qeverie të përkohshme separatiste, drejtuar nga Esat PashëToptani, me seli në atë qytet, si dhe me instalimin aty, nga fundi i vitit, të një shtyp-shkronje të shtetit, nisi të botohet gazeta Ushtimi i Krujës (1 nëntor 1913 - mars1914), zëdhënëse jozyrtare e asaj qeverie. Nga marsi i vitit 1914, kur erdhi aty princVidi dhe qeveria e re, e drejtuar nga Turhan Pasha, u ngritën redaksitë e dy organevetë shtypit - e gazetës Atdheu dhe e revistës Zana , ndonëse shtypeshin gjetkë.Mos funksionimi i shtypshkronjës pas marsit 1914, kryesisht për shkaqe teknike,largimi i princ Vidit dhe, së fundi, zënia e qytetit nga kryengritësit e Shqipërisë sëMesme, të drejtuar nga turkoshakë, bënë që në shtator të këtij viti të ndërpritej jetatepër e shkurtër e kësaj qendre më të re të shtypit të Shqipërisë.

3. Korça, një ndër qendrat e para të botimit të shtypit kombëtar, atdhetar epërparimtar, në harkun kohor që kemi në shqyrtim, pati një veprimtari tepër të shkurtëre të pakët, për shkak se ajo vetëm pak muaj (mars-korrik 1914) mbeti e lirë ngapushtimi grek.

Gjatë asaj kohe në shtypshkronjën ekzistuese të qytetit doli numri i gjashtë irevistës Zgjimi të Mihal Xoxes e Dhori Kotit dhe në mars gazeta Koha (viti III,nr.1-5, mars-qershor 1914 - pa periodicitet të caktuar dhe dy numra frengjisht),drejtuar nga Mihal Grameno.

4. Shkodra, qendra më e vjetër e shtypit të Shqipërisë, me dy shtypshkronja,e nisi e para veprimtarinë e saj të botimit të shtypit atdhetar në këtë etapë të re tëhistorisë së shtypit shqiptar, qysh në maj të vitit 1913, fill pas largimit të forcavepushtuese malazeze dhe me vendosjen aty të një administrate ndërkombëtare. Gjatëviteve 1913-1915, në këtë qytet dolën tetë organe patriotike: gazeta Besa shqyptare(18 maj 1913 - 9 janar 1915), drejtuar nga Ndoc Nikaj; gazeta Shqypnia e Re (22qershor 1913 - 10 qershor 1914), drejtuar nga Hil Mosi; gazeta Taraboshi (26shtator 1913 - 26 nëntor 1914), drejtuar nga Terenc Toçi; dy të përkohshme satirikeme të njëjtin emër - Grethi , njera në dy numra në qershor 1914, nën drejtimin eZef Skanjetit dhe tjetra në nëntor të po atij viti, me sa duket, në një numër të vetëm1;revista Hylli i dritës (tetor 1913 - korrik 1914), drejtuar nga Gjergj Fishta; gazetaPopulli (viti II, 17 mars 1914 - 8 korrik 1915), drejtuar nga Mustafa Qulli; gazeta

Page 138: perpjekja_13-14

Lidhja Kombëtare (29 mars - 21 qershor 1915, gjithsej në 11 numra), organ iklubit patriotik me të njëjtin emër, drejtuar nga Nikolla Ivanaj; gazeta e paanëshmeShkodra (4 maj - 20qershor 1915, gjithsej në 11 numra), drejtuar nga Riza Dani.

Në këtë qytet u shtyp edhe gazeta Atdheu (9 prill-15 tetor 1914) e J.M.Lekovës.Përveç këtyre organeve patriotike gjatë viteve 1913-1915 në Shkodër

qarkulluan edhe disa të përkohshme e gazeta të tjera, kryesisht klerikale katolike:vazhduan botimin Lajmëtari i zemrës të Jezu Kristit (vijim i periodikut të parë nëgjuhën shqipe, botuar në trojet shqiptare, me emërtimin Elcija e zemrës tëJ.Krishtit ); Kalendari i Vjetër... (vjetar klerikal katolik); dolën të reja dy tëpërkohshme të klerit katolik dhe gazeta Seda -i milet ( Zeri i popullit ) në gjuhënturke.

Pra, në këtë hark kohor, në Shkodër u botuan gjithsej 14 organe të shtypitperiodik. Ndër to 13 e kishin aty edhe selinë e redaksisë. Shumë prej tyre kishinrubrikë lajmesh lokale. Kësisoj këto gazeta e revista shkodrane e kanë regjistruarpandërprerje kronikën e jetës politike-shoqërore, veçanërisht atë administrative,bashkiake-komunale të Shkodrës së atyre viteve.

Sikurse shihet, ndërsa qëndrat e tjera të botimit të shtypit patriotik shqip,brenda vendit, ishin mbyllur qysh në vitin 1914, qendra e Shkodrës vazhdoi edhe nëvitin 1915, ndonëse edhe këtu shenja të tilla u vunë re qysh në 1914. Madje nëgjashtëmujorin e parë të 1915-tës, jo vetëm vazhdoi të botohej gazeta patriotikepërparimtare Populli , por dolën njera pas tjetrës, edhe dy të reja - Lidhja Kombë-tare dhe Shkodra .

Arsyet e kësaj veçorie të qëndrës së Shkodrës janë të ndryshme: politike,teknike, kulturore (të traditës) etj. Sidoqoftë arsyeja kryesore është gjendja e saj eveçantë politike-ushtarake. Ajo deri në atë kohë, kur erdhi princ Vidi dhe u krijuaqeveria shqiptare në Durrës, administrohej nga Komanda Ushtarake Ndërkombëtare,duke siguruar aty një qëndrueshmëri politike-ushtarake-shoqërore më të madhe sesa në krahinat e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë, me largimin e tyre pas shpërthimit tëLuftës së Parë Botërore, aty drejtoi një pushtet i përkohshëm vendas - KomisioniAdministrativ i Shkodrës me rrethet e saj, kryesuar nga patrioti Preng Bib Doda.Ishte edhe ky fakt i fundit, i cili, sipas nesh, ndikoi që aty të mbijetojë shtypi kombëtaredhe gjatë vitit 1915. Firma e tij, psh., qëndron në një dëftesë , që lejonte zyrtarishtdaljen në dritë të gazetës Lidhja kombëtare 2 Një faktor favorizues, falë edhekushteve politike ushtarake-sociale të lartpërmendura ishte edhe grumbullimi nëShkodër i një pjese të personaliteteve politike të krahinave të ndryshme të vendit, tëcilët ndikuan në gjallërimin e jetës politike të këtij qyteti, në gjashtëmujorin e parëtë vitit. Aty, ndër të tjera, u krijua asokohe një komitet patriotik i fshehtë mbi bazëne atij, që ishte ngritur, në verën e vitit 1914, në Durrës; u formua klubi patriotikLidhja Kombëtare , i cili më vonë krijoi edhe jashtë vendit degët e tij. Zëdhënëse

të programit patriotik e demokratik të këtyre shoqatave, propaganduese të përpjekjevetë tyre për të forcuar bashkimin e patriotëve shqiptarë dhe e të gjithë popullit tonë ubënë gazetat Populli dhe Lidhja Kombëtare , që u botuan atë kohë në Shkodër.

Fundi u erdhi edhe atyre pak organeve patriotike, që kishin mbetur, në prag

Page 139: perpjekja_13-14

dhe fill pas ripushtimit të SHkodrës, më 27 qershor 1915, nga Mali i Zi. Ndërsa nëjanar të vitit pasardhës, siç shihet, ajo ra në duart e ushtrisë austro-hungareze...

Tematika dhe problematika e shtypit të Shqipërisë në fazën, që kemi si objekt studimi,në përgjithësi mbështetej në problemet politike dhe shoqërore të asaj kohe, në detyratthemelore që qëndruan para popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së parë tëpaspavarësisë (1912-1920): lufta për mbrojtjen e Pavarësisë dhe të tërësisë territorialetë shtetit shqiptar.

Në të u pasqyruan dhe u analizuan ngjarjet kryesore politike dhe shoqërore,që ndodhën në Shqipëri (pjesërisht edhe në botë, që lidheshin me fatet e saj, gjatëasaj faze.

***

Në kushtet e Shqipërisë të asaj kohe, pas sundimit gati pesëshekullor osman,që e la atë në prapambetje të madhe, kur ende nuk ishin krijuar mundësi për botimetraktatesh apo punimesh të tjera të posaçme, ku të shprehej e të studiohej mendimiteorik (ideologjia) shqiptare për fusha të ndryshme të veprimtarisë politiko - shoqëroredhe kulturore, ndër ta edhe të gazetarisë, shtypi periodik u bë vatra kryesore ku ai upërpunua dhe u popullarizua.

Mendimet për gazetarinë, të shprehura në shtypin tonë të atyre viteve, ndonëse,në përgjithësi janë mendime universale, kanë marrë edhe ngjyrim konkret shqiptar,mbasi janë shtjelluar në përshtatje me gjendjen dhe kërkesat aktuale të shtypit nëShqipëri. Këto mendime kishin atëhere sidomos, por edhe sot, vlerë praktike si dheteoriko -i deologjike si pjesë e mendimit shqiptar për gazetarinë e në përgjithësi përkulturën tonë.

Me interes janë edhe për gazetarët dhe lexuesit e sotëm mendimet për njëvarg problemesh të asaj kohe, por që kanë edhe tingëllin aktual, siç janë ato përlirinë e shtypit, për marrëdhëniet e redaksive me shtetin, bashkëpunëtorët dhe lexuesit,për disa tipare e kërkesa ideoprofesionale për gazetarinë, siç janë vërtetësia,besueshmëria e shkrimeve, etika e gazetarit ose e redaksive etj.

Një ndër çështjet, që ka ngjallur shqetësimin e gazetave dhe revistave tëkësaj kohe, ka qenë legjislacioni për shtypin, marrëdheniet e redaksive, botuesveme shtetin, me organet e pushtetit politik, të administratës shtetërore. Kjo temë,zakonisht, është trajtuar në lidhje të ngushtë me çështjen e lirisë së shtypit, e cilashpreh përmbajtjen (demokratike ose despotike) të ligjeve si dhe nivelin e zbatimittë tyre.

Disa gazeta këto çështje i kanë trajtuar në përgjithësi, duke paraqitur gjendjene përgjithshme në shtypin botëror. Gazeta Populli psh në një nga shkrimet e vetaprogramore, në atë me titull Liria e shtypit , tregon se atëhere në botë kishte dy llojligjesh, ( kanunesh ) për shtypin: kanune që mbushin dëshirën e popullit, qëpërgatisin prehjen e mirësinë e atdheut.. dhe kanune që janë të kundërt e që bëhen

Page 140: perpjekja_13-14

pas dëshirës së pesë njerëzve . Fill pas kësaj paraqitjeje koncize të gjendjes sëpërgjithshme botërore, redaksia e shpreh pa mëdyshje qëndrimin e vet: Ne jemianëtarët (përkrahësit- L.Z.) e kanuneve të vënë pas dëshirës së popullit , duke eargumentuar këtë qëndrim nëpërmjet argumentimit se ligjet e natyrës tjetër, ato tëtipit tiranik, sikurse edhe sundimi , pushteti i atij tipi, nuk mund të jetojnë më.Redaksia, së fundi, u drejtohet qeveritarëve të rinj të Shqipërisë, atyre që kanëmarrë në dorë fatin e saj, t i kenë parasysh mendimet e mësipërme.1

Në të njëjtën kohë shprehen edhe mendime të tjera, me nuanca të ndryshmepër këto çështje. Ndonjë organ kërkon me vendosmëri një shtyp fare të lirë e papengime 2, kurse ndonjë tjetër, nisur nga niveli i lexuesit shqiptar dhe gjendja eturbullt e Shqipërisë të asaj kohe, mendon se tek ne nuk mund të kuptohet liria epamasë e shtypit si në Europë.3

Duke marrë shkas nga ngjarje konkrete, është mbajtur qëndrim kritik edhendaj ligjeve ekzistuese si dhe interpretimit e zbatimit të tyre në krahina të ndryshme,veçanërisht në Shkodër e cila, siç kemi përmendur, kishte një status të posaçëmndërkombëtar dhe ku, siç del nga shtypi shkodran i asaj kohe, zbatohej ligji francezpër shtypin (i Napoleon Bonapartit). Sipas atij ligji, psh gjykata e lartë ushtarake eKomandës Ndërkombëtare Ushtarake të Shkodrës i dënoi drejtuesit e gazetësTaraboshi me një gjobë të rëndë pse ishte kritikuar me emër princi i Malit të Zi,

me të cilin Shqipëria nuk kishte as marrëdhenie diplomatike. Drejtori i kësaj gazete,juristi T.Toçi, e quan trupin gjykues, të përbërë nga ushtarakë të huaj, si inkompetentdhe vendimin e tij të padrejtë, me synime politike- si një tjetër vepër të përkrahunittë Malit të Zi... dhe për të lodhë fletoren t onë... 4 Ndërsa gazeta tjetër bashkëkohoreshkodrane Shqypnia e re e shtyn mendimin më thellë duke bërë përgjithësime nëfushën e legjislacionit të shtypit. Pasi ve në dukje se redaksia e saj kishte disamendime të ndryshme me Taraboshin , ajo thekson: ne na vjen keq qi liria eshtypit në Shqypinë e lirë të jetë sot nën kanunin e rreptë të Napoleonit a thue sejena në vende krejt t egra dhe në formë ironike kërkohet prej gjyqtarëve të Shkodrëstë na apin edhe ne një kanun të vogël... qi të dim të rregullohemi .5

Fat edhe më të keq se Taraboshi pësuan gjatë vitit 1914 disa organe shtypinë Shkodër: Vetëm në ankesën e njerës prej Fuqive të Mëdha, kryesisht të Italisë,arritën të pezullohen, madje të mbyllen fare, pa u zhvilluar as proces gjyqësor.

I padrejtë u quajt, për kushtet e shtypit të Shqipërisë të asaj kohe, edhe kërkesae administratës së shtetit shqiptar për të depozituar një sasi relativisht të madheparash (250 lira turke) si kusht për nxjerrjen e një gazete ose reviste; në gjendjen evarfër që ishte shtypi, kishte nevojë për përkrahje materiale nga qeveria dhe nga tëpasurit.6

1. Gaz. Populli , Viti I, 11 prill 1914, nr.2, f.42. Gaz. Shqypnia e re , viti II, 1914, nr.78, f.23. Gaz. Besa Shqyptare , Viti II, 12 dhjetor 1914, nr.64, f.34. Gaz. Taraboshi , Viti II, 1914, nr.67, f.1-25. Gaz. Shqypnia e re , Viti I, 1913, nr.43, f.4

Page 141: perpjekja_13-14

Me interes është edhe informacioni e mendimet që jepen në këto organe përfunksionimin e redaksive, marrëdheniet e tyre me bashkëpunëtorët dhe lexuesit.Pothuajse të gjitha redaksitë shprehin nevojën për bashkëpunime, duke iu drejtuarherë pas here atdhetarëve, intelektualëve që të dërgojnë shkrime të ndryshme. Kushtkryesor e i përgjithshëm për botimin e bashkëpunimeve është që ato të mos merrenme çështje personale. Redaksi të ndryshme kishin edhe veçori të tyre lidhur me këtëkërkesë. Psh redaksia e gazetës Besa shqyptare premton se boton shkrimet e gjithëpatriotëve (gegë e toskë, të krishterë e muslimanë), por me kusht që në shkrimet etyre të mos ketë fjalë të rënda e të shame, as të ngacme (ngacmime -L.Z.) partinash;gjithashtu u lutet autorëve që kur të shkruajnë të kenë parasysh nivelin e lexuesveshqiptarë.7

Në përgjithësi bashkëpunëtorët nuk janë paguar nga redaksitë. Bashkëpunimiçmohej si ndihmë për organin, si një nderim i ndërsjelltë, bashkëpunëtorë e redaksi.Në ndonjë rast, duket se ndodhte edhe e kundërta, siç del tërthorazi nga një shënimi redaksisë së gazetës Atdheu : bashkëpunëtori paguante vetë që t i botohej shkrimi.8

Disa nga këto organe, veçanërisht revistat, i kanë mbajtur lidhjet e tyre mebashkëpunëtorët me anë të rubrikës Posta e redaksisë , në të cilën, në mes të tjerave,shpjegohen arësyet e mosbotimit të aksh shkrimi ose premtohet se do të botohet nënumrat e ardhshëm etj.

Po kështu nëpër faqet e këtij shtypi janë pasqyruar mendimet dhe veprimet eredaksive të tyre lidhur me marrëdheniet me lexuesit, pajtimtarët. Thuajse në tëgjitha ato, ku më pak e ku më shumë, shprehet interesimi i madh për lexuesit, tëcilët, me sa kuptohet nga ajo ç ka është shkruar në gazeta e revista, del se shumicakanë qenë pajtimtarë. Gazeta Përlindja e Shqypnies , fjala vjen, si zëdhënëse eQeverisë së Përkohshme të Vlorës, transmeton dëshirën që organi i saj i qeverisë ishtypit të lexohet gjerësisht në popull, pra të ketë një lexues masiv.9 Shqetësim përdisa redaksi është analfabetizmi, injoranca e madhe që zotëronin në Shqipëri e përpasojë edhe shtypi shqiptar mbetej pa u lexuar nga populli. Ndonjëra e shpreh këtëshqetësim veçanërisht për fshatin10, ndërsa ndonjë tjetër jep mendime edhe se simund të kapërcehet në një farë mase ajo dukuri: ata që kanë e janë zgjuar,- shkruhetnë kolonat e revistës Zgjimi ,- të ndihmojnë...për zgjimin e shqiptarit që ka mbeturnë errësirë , dhe i porosit këto që t ja dërgojnë Zgjimin një mikut të vet i cili s ka(para -L.Z.) ta marrë, ose analfabetit t ia lexojnë ndërsa gjysmanalfabetin ta stërvisinqë të këndojë, të mësohet e të diturohet .11

Përpjekje të pandërprera bënë redaksitë për të krijuar e mbajtur marrëdheniesa më të mira, korrekte me lexuesit, veçanërisht lexuesit - pajtimtarë. Por, siç delnga shenime të herë pas hershme të tyre, disa pajtimtarë nuk iu përgjigjeshin në të

6. Po aty, Viti II, nr.78, f.27. Gaz. Besa shqyptare , Viti II, 1915, nr.64, f.38. Gaz. Atdheu , Viti I, 1914, nr.11, f.39.. Gaz. Përlindja e Shqypënies , Viti I, 1913, nr.4, f.610. Gaz. Besa shqyptare , Viti II 1914, nr.48, f.311. Rev. Zgjimi , Viti I, 1913, nr.2, f.6

Page 142: perpjekja_13-14

njëjtën mënyrë: jo pak prej tyre, megjithëse vazhdonin të merrnin organin e shtypit,nuk tregoheshin të rregullt në dërgimin e parave, sikurse parashikohet për pajtimet.*

Kjo përvojë e hidhur e detyroi ndonjë redaksi të zbatojë ato rregulla që ekzistoninnë vendet evropiane me shtyp të zhvilluar: kërkohej që të bëhej më parë pagesa përpajtimin, pastaj premtohej të dërgohej gazeta ose revista.

Një çështje profesionale rreth së cilës janë rrahur mendime është edhe ajo efunksionimit të organit, e përgatitjes së lëndës për botim nga ana e redaksive. Siçdel nga materialet e botuara, shqetësim i vazhdueshëm i redaksive ka qenë sigurimii informacionit, të brendshëm për gjithë vendin dhe ai i jashtëm. Fill pas Shpalljessë Pavarësisë, mesa duket, Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka shfrytëzuar praktikëne shtetit osman, i cili, sikurse dëshmojnë disa dokumente, paska pasur pranëadministratave lokale Zyra të lajmeve ,12 të cilat u kthyen në zyrë të lajmeveshqiptare . Një zyrë e tillë duhet të ketë qenë edhe pranë qeverisë, e cila furnizonteme lajme zyrtare kryesisht organin e vet, përkatësisht Përlindjen e Shqypënies(në fillim, kur Këshilli i Ministrave e kishte qendrën në Vlorë), dhe Ushtimi iKrujës (kur KM u çvendos në Durrës)13. Veprimi në Shqipëri i tre pushteteve lokale,të njohura nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, turbullirat e pandërprera (tëjashtme e të brendshme), mosfunksionimi i rregullt i rrjetit të telegrafit etj. çuanedhe në atë kufizim territorial të zyrave qeveritare të lajmeve. Në gazetat e Shqipërisëtë asaj kohe jo vetëm lajmet e jashtme, por edhe shumica e atyre mbi Shqipërinëkishin si burim agjenci të huaja telegrafike, kryesisht italiane dhe austriake.

Gazetat tona shprehin herë pas here pakënaqësi ndaj këtyre agjencive të huaja,për njëanshmëri në përmbajtjen e lajmeve të transmetuara, por jo rrallë edhe nëvonesa. Njera prej tyre, psh Taraboshi , i Shkodrës më 28 nëntor 1913, në njëshënim të redaksisë njoftonte, se meqenëse edhe sot s kemi marrë lajme prejAgjencisë Telegrafike Italiane, kemi prish kontratën qi kemi pasë me të dhe mëposhtë shkruante se javën e ardhshme do të merrte lajme në Itali prej të dërguarve( Argos ) të vet.14

Disa organe shtypi shtruan domosdoshmërinë e ngritjes së agjencisëtelegrafike shqiptare, duke parashtruar edhe argumentet e tyre. Me këmbënguljedhe në mënyrë bindëse e ka shtruar këtë çështje veçanërisht gazeta Shqypnia e ree H. Mosit. Nga themelimi i një agjencie telegrafike...- thuhet , ndër të tjera, në njëshkrim të redaksisë botuar në vend të kryeartikullit, - dy fitime do të ketë kombi:Njeri, në atdhe... dhe i dyti, se... të huajtë do të dinë më mirë ç është Shqipëria .

* Mënyra zotëruese e pajtimeve në shtypin shqiptar, që zbatohej qysh nga lindja e tij - dërgimiparaprak i gazetës ose revistës nga ana e redaksive, mesa duket, si dhe me zakonin e mirë tëkrijuar gjatë Rilindjes, kur shumë patriotë , krahas shumës sipas çmimit të pajtimit dërgoninedhe më tepër në formë ndihme.12. Shih qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj (përmbledhje dokumentash). T.,1963, f.144, 204. (Në këtë përmbledhje ribotohen dy njoftime dokumente, përkthyer ngaturqishtja, të "Zyrës së shtypit"të Strugës dhe "Zyrës së lajmeve shqiptare").13. Shih edhe Gaz. Shqypnia e re , Viti II, nr.62, f.214. Gaz. Taraboshi , Viti I, nr.62, f.2

Page 143: perpjekja_13-14

Pasi ve në dukje këto fitime politike si edhe ekonomike, gazeta shpreson se Qeveriae Vlorës do ta marrë parasysh këtë propozim.15 (Këtë kërkesë e përsërit edhe njëherë me forcë H. Mosi, pas disa kohësh, duke marrë shkas nga ngritja në Shkodër enjë dege të Agjencisë Telegrafike Italiane. Pasi përgëzohet nisma e ATI-së, autorithekson se as kjo, as cilado agjenci tjetër e huaj telegrafike nuk mund t i pasqyrojësa e si duhet çështjet kombëtare shqiptare. Me këtë rast kritikohet Qeveria ePërkohshme e Vlorës që nuk e vuri ujin në zjarr për propozimin e Shqipnisë së redhe përsëriten në një formë tjetër më konçize argumentet politike-profesionale: 1)mbrojtje prej shpifjeve të shtypit të huaj; 2) operativitet më i madh në dhenien emarrjen e lajmeve; 3) do të ndihmojë në zhvillimin dhe lartësimin e shtetit tonë.16

Idenë për ngritjen e agjencisë telegrafike shqiptare, si dhe të një gazete zyrtare H.Mosiia propozon edhe Qeverisë së Durrësit, pas ardhjes së V.Vidit.17

Janë cekur paksa edhe disa aspekte profesionale të funksionimit të redaksisëlidhur ngushtë me funksionimin, botimin e organit. Një ndër to është ai i redaktimittë shkrimeve të bashkëpunëtorëve. Shumica e redaksive, siç del nga shënimeredaksionale ose rubrika Posta e redaksisë , janë marrë kryesisht me një redaktimtë lehtë letraro-gjuhësor. Më tepër ka vënë dorë, me sa duket, drejtuesi i Taraboshit ,T. Toçi. Ndaj ndonjë ankese të ardhur në adresë të tij, se gjatë redaktimit e kandryshuar përmbajtjen, ai është përpjekur t i justifikojë këto si veprime që s kanëqëllime vetjake e të njëanshme (fjala, me sa duket, ka qenë për heqjen e emrave tënjerëzve të kritikuar)18, etj.

Qëndrimi i redaksive ndaj fakteve, sidomos atyre me teh kritik, që përdorennë shkrime të korrespondentëve ose bashkëpunëtorëve, është trajtuar nga ndonjëorgan edhe në aspektin e verifikimit pak të atyre fakteve dhe të përgjegjësisë moralee juridike, pas botimit të tyre. Një qëndrim i tillë korrekt është mbajtur fjala vjennga redaksia e gazetës Shqypnia e re ndaj ankesave prej organeve shtetërore nëadresë të korrespondentit të saj për kritikat që ishin bërë nga ai në ato organ.19 Nënjë rast të tillë, psh redaksia, pasi boton përgënjeshtrimin e drejtorit të arësimit tëprefekturës së Beratit lidhur me një shkrim kritik ndaj shkollës normale të atij qyteti,sqaron se me këtë veprim ajo ka bërë detyrën si gazetë e paanshme dhe se parabotimit ka marrë edhe mendimin e një njeriu, i cili ishte në rrjedhën e atyre punëve ;thekson parimin e besimit ndaj korespondentit të vet dhe lirisë së plotë me shkruemendimet e veta , por me kusht që të jetë i drejtë e i paanshëm, ashtu si e lyp punae nderi kombëtar . Por, sidoqoftë, kur ka ankesa, redaksia i jep korrespondentit njëmuaj afat për t u mbrojtur dhe nëse ai s është i zoti ta bëjë këtë, atëhere ajo premtonse për të ruajtur nderin e gazetës e për të mos u bërë shesh i shpifjeve do të bëjëdetyrën e vet...20

15. Gaz. Shqypnia e re , Viti I, nr.16, f.116. Po aty, Viti II, nr.52, f.317. Po aty, nr.71, f.318. Gaz. Taraboshi , Viti I, nr.73, f.219. Gaz. Shqypnia e re , Viti II, nr.49, f.3-4.20. Po aty, nr.62, f.3

Page 144: perpjekja_13-14

Roli shoqëror dhe rëndësia e shtypit, në përgjithësi dhe atij shqiptar, në veçanti,kanë tërhequr mjaft vemendjen e gazetave dhe revistave të Shqipërisë së atyre viteve.Vlerësimi shpesh bëhet njëkohësisht, në të dy kahjet: roli, funksioni pozitiv, qëduhet të luajë dhe që luan praktikisht shtypi; roli negativ, ose dizfunksioni i tij, siç equajnë disa teoricienë të gazetarisë, duke dashur të theksojnë me këtë një shkelje tëfunksionit të tij të natyrshëm, të ligjshëm.

Shtypit, gazetarisë si fenomen shoqëror i njihet roli pozitiv i natyrshëm osemisioni fisnik objektiv për përparimin dhe lulëzimin e popujve dhe kombeve tëndryshëm, për t i dalë zot lirisë së popujve, për t i mbrojtur ato prej fuqisë emadhështisë së të fortëve e të pasurve ; konfirmohet fakti që ai në Europë, në tëgjitha vendet e qytetëruara është bërë sot e katërta fuqi ose qeveria e mendimitbotues (pushteti i opinionit publik- L.Z) etj.21

Nga ana tjetër, në to vihet në dukje edhe dëmi, roli negativ i shtypit. Nëndonjë organ kjo vlerësohet si shmangie nga misioni fisnik që ka ai: Theksohetideja se dëmi, të këqiat janë shpesh jo më të pakta se sa dobia, të mirat, duke eshpjeguar këtë me padijen, imoralitetin dhe papërgjegjësinë e drejtuesve të gazetave.22

Ndërsa ndonjë tjetër i lidh që të dy kahjet, pra jo vetëm atë negativ, por edhe atëpozitiv, me anën subjektive, me botëkuptimin, me qëllimet, në radhë të parë, si dheme mjeshtërinë e redaksisë, e gazetarëve të një organi të caktuar: ai është i vlefshëm,dobiprurës, kur të jetë i ushqyer me qëllime të larta, i përdorur me hollim e memjeshtëri, i drejtuar e i rregulluar mirë ; po ashtu, në të kundërt, është i rrezikshëm,i dëmshëm për kombet dhe shoqërinë, kur të mos ketë frymë të shëndoshë e drejtimtë rregulluar... 23

Disa prej atyre gazetave e revistave kanë arritur të bëjnë dallimet, lidhur merëndësinë, me rolin e shtypit, në përgjithësi, në vendet e zhvilluara, me ato tëShqipërisë, të vënë në dukje veçori tonat në këtë aspekt. Bazuar në prapambetjen emadhe kulturore-arsimore të shqiptarëve, në faktin se në Shqipëri shumica e popullitnuk din shkrim e këndim në to arrihej në përfundimin se tek ne nuk mund tëpërfitohej aqë sa duhej, nga mësimet e idetë , që përhapnin fletoret t ona . Ndërkohëhidhej poshtë pretendimi i disa gazetave të huaja e ndonjë shqiptareje, që dilte jashtëvendit, sikur në Shqipëri s ka opinion publik 24; afirmohej rëndësia e roli, sado ikufizuar i shtypit tonë për opinionin publik shqiptar, duke e vlerësuar atë si veglamë e dobishme, sot, për të përhapur dritën , shkollë e madhe e kombit . Njëkohësishtshkruhet, me keqardhje, për ndonjë organ të shtypit të Shqipërisë së asaj kohe, si,fjala vjen, për gazetën proesadiste Udhëtimi i Krujës të Durrësit, i cili ishte dukeu përdorur ters , si vegël ligësie 25

21. Shih Gaz. Shkodra , nr.1, f.1 rev. Hylli i dritës , nr.2, f.13.22. Rev. Hylli i dritës , nr.2, f.1323. Gaz. Shkodra , nr.1, f.1-2.24. Po aty, f.125. Shih po aty; gaz. Shqypnia e re , nr. 78, f.2; gaz. Përlindja e Shqypënies , Viti I, nr. 28,f.6; po aty, nr.3 f.7.

Page 145: perpjekja_13-14

Objekt rrahjeje mendimesh kanë qenë edhe disa tipare ose kërkesa etike dheideoprofesionale të gazetarisë, e të gazetarit, që i kishte nxjerrë në pah koha parashtypit të Shqipërisë.

Një ndër to ishte ai i vërtetësisë, besueshmërisë, përgjithësisht dhe të shkri-meve me teh kritik, posaçërisht. Mendime interesante për këtë tipar gjen në disashënime redaksionale ose artikuj të autorëve të njohur, siç ishte ai i J.P.Vruhos metitull Ato për të cilat patëm qeshur të tjerët do t na bien mbi kokë . Publicisti ishquar rilindas, që u bë bashkëpunëtor i ngushtë i disa organeve të shtypit tëShqipërisë fill pas shpalljes së Pavarësisë së saj, i cili i vëzhgonte me vemendje tëmadhe proceset e shtetit shqiptar të sapokrijuar, me një shqetësim të lartë atdhetartërhiqte vëmëndjen e bashkatdhetarëve, veçanërisht të gazetarëve dhe drejtuesve tështypit shqiptar, duke shprehur edhe pikëpamjet e tij për disa çështje profesionalegazetareske, ndër to edhe për vërtetësinë. Ai i këshillon kolegët e tij që për çdoshkrim të gjykojnë mirë e hollë , që posaçërisht për kritikën të kenë prova edokumenta të sigurta..., të vërteta e të pa dyshimta .

Këto pikëpamje të shprehura në gazetën Përlindja e Shqypënies nuk kanëkarakter thjesht teorik ose këshillash akademike. Ato vihen në shërbim të mbrojtjesdhe konsolidimit, të pavarësisë së Shqipërisë, të shtetit të ri shqiptar, veçanërisht tëemigracionit, të cilët në shkrime të veçanta i kundërviheshin pa baza, pa prova,veprimeve të ndryshme, në realitet të drejta e patriotike të Qeverisë së Përkohshmetë Vlorës, përdornin të shara pa themel të tallura me qesëndi të foshnjet 26

Autorë të tjerë e kanë trajtuar vërtetësinë në shtyp të lidhur ngushtë me disaveçori të tjera të gazetarëve si heshtja oportuniste, guximi qytetar, fryma luftarakeetj. Ndryshe nga ndonjë drejtues gazete që për hir të paqes , harmonisë , dhegjoja të mënjanimit të sharjeve e fyerjeve ishte kundër polemikave dhe i kishte tëralla kritikat therëse,27 mjaft të tjerë kishin bindjen, ashtu edhe vepronin, se polemika,rrahja e mendimeve të ndryshme ishte shumë e dobishme, se prej tyre del e vërtetanë shesh ; se heshtja i jep guxim bakeqëve , atyre shqiptarëve që po i sillnin dëmatdheut, se rruga më e drejtë është të ngrihet me guzim zeri për me thirrun gjithsecilinme emën të vet e me i dhanë gjykimin që meriton gjithsecilës vepër... 28

Shkelje e vërtetësisë, me të drejtë është cilësuar edhe mosdhenia e plotë erealitetit, zmadhimi ose zvogëlimi i një dukurie dhe i të dhënave të caktuara. Shtypipatriotik shqiptar, me të drejtë, i kritikonte disa gazeta të huaja, të cilat heshtnin përmizoritë greke dhe serbe ndaj shqiptarëve jashtë dhe brenda kufijve të rinj shtetërortë Shqipërisë, i demaskonin si hipokritë, e dashakeqëse pretendimet e ndonjerësprej tyre, se gjoja mund të ketë pa dashje ndonjë harrim ose zvogëlim , madje iquanin me emrin e tyre të merituar - gënjeshtare.29

Në këto gazeta e revista janë cekur edhe çështje të tjera profesionale tëgazetarisë, në përgjithësi dhe asaj të Shqipërisë, në veçanti, siç ishte çështja e etikës

26. Gaz. Përlindja e Shqypëniës , Viti II, 1914, nr.3, f.227. Shih Gaz. Besa shqyptare , viti I, nr. 1, f.128. Shih Gaz. Populli , Viti I, nr.2, f. 4; Gaz. Shkodra , nr.1, f.229. Shih gaz. Taraboshi , Viti I, nr.2, f.2.

Page 146: perpjekja_13-14

së gazetarit, e mjeshtërisë gazetareske, të stilit, gjuhës etj.Sikurse për çështjet e tjera, që kemi shtjelluar më lart, edhe për këto të fundit,

mbizotëron mendimi përparimtar, demokratik. Ato ishin për veti të tilla etiko-moraletë gazetarit, siç është ndershmëria, respekti ndaj njeriut (mos përzierja në jetënpersonale, mos fyerja e mos sharja) etj., për drejtpeshim në gjykime, për të shkruarrreth atyre problemeve, që i kërkon koha, atdheu, populli, dhe në një mënyrëshprehjeje e në një gjuhë sa më të kuptueshme nga lexuesi.

Page 147: perpjekja_13-14

Tamara EftimiAnila Alite

TRANSFORMIMI I IMAZHIT TË TIRANËS.PËRSËRI NË KËRKIM TË IDENTITETIT TË SAJ.

Qyteti është në të njëjtën kohë objekt inatyrës dhe i kulturës, i individit dhe i grupit, ijetuar dhe i ëndërruar, i çmuar si me shumëvlera për nga humaniteti

L. Shtraus: Tropikët e Trishtuar

Shqipëria dhe kryeqyteti i saj Tirana, gjatë 7 vjetëve të fundit janë kthyer nëarena të ndeshjeve të mëdha politike dhe të një dinamike sociale veçanërishtinteresante. Transformimet e mëdha ekonomike, politike institucionale e shoqërore,ndryshimi i sistemit si në të gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, kaliminga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, nga diktatura drejt demokracisëparlamentare, po shoqërohen me një kosto shoqërore veçanërisht të lartë. Ma-rrëdhëniet ndërmjet strukturës sociale, kulturës me sens të gjërë dhe psikologjisëapo personalitetit të individit është vështirë të kapen bile dhe në shoqëri tëstabilizuara ku historia një kohë të gjatë mund të lerë gjurmë, por influenca e tyrendjehet edhe ne fenomenin urban.

Në prag të 1991 tiranasit aspironin më shumë se kurrë demokracinë, lirinë,sigurinë, mirëqënien, ekonominë e tregut pa u preokupuar shumë për mekanizmat etregut. Në realitet ata fituan institucionet e rëndësishme të tregut dhe demokracisëparlamentare: pronën, partitë politike, shtypin etj., por tranzicioni provoi shumëefekte të padëshiruara si varfëria, papunësia, polarizimi, të cilat u shoqëruan mepasione violente politike, intolerancë, urrejtje, mohim të kundërshtarit dhe periudhavehistorike e subjektivizëm në vlerësimet, nisur nga interesa politike.

Page 148: perpjekja_13-14

Të ardhurit

Vështirësitë ekonomike në zonat malore sidomos të pjesës verilindore tëvëndit, premtimet politike nga pushtetmbajtësit, mënyra tribale e jetesës, shtynëdrejt kryeqytetit masa të mëdha banorësh të rinj, të cilët iu shtuan një tablloje socialekomplekse, me një dinamikë të papërcaktuar e të pakontrollueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikës, sot Tirana ka 452000 banorënga të cilët 310000 banojnë në qytet dhe 142000 në rrethin e Tiranës. Eksplozionidemografik është impresionues po ta krahasojmë me 240000 banorë që qyteti kishtenë 1990. Për shkak të polarizimit ekonomik, të lëvizjeve mekanike demografike tëlira, popullsia e sotme e Tiranës paraqit një variacion shumë të madh diferencashekonomike, politike, kulturore, të cilat po kristalizojnë gjithnjë e më shumështresëzime sociale, të cilat influencojnë ndjeshëm në kulturën urbane, ndryshimine mentaliteteve, përvehtësimin dhe rindarjen e hapësirës urbane dhe në krijiminproblemeve dhe jo pak konflikteve.

Tirana është ndër rastet e pakta në botë që në një operacion rrufe u gjend epushtuar dhe e rrethuar papritur nga ndërtimet pa leje. Kjo unazë sociale periferike

me tendencë të zgjerohet dhe intensifikohet në mungesë të një kuadri ligjor social,jeton ndërmjet nostalgjisë për origjinën dhe ëndrës për të përmirësuar gjëndjen e sajsociale-ekonomike.

Të ardhurit e rinj, duke ruajtur marëdhëniet fisnore dhe të fqinjësisë së fshatittë origjinës, fillimisht pushtojnë një copë tokë dhe instalohen në baraka prejmaterialesh të lehta të cilat dalë nga dalë zëvëndësohen me banesa prej blloqeshbetoni. Qarkullimi bëhet nëpërmjet rrugëve këmbësore të rastit, pa ndonjë plan tëparamenduar. Kryeqyteti i zënë në befasi nuk mundi t iu sigurojë as ujin e pishëm,as elektricitet e as kanalizime.

Ata vazhdojnë të ruajnë imazhin dhe modele të jetës së mëparshme dukejetuar në bashkësi, prindërit me fëmijët e martuar dhe nipërit, dhe riprodhojnëelementë arkitektonikë dhe konstruktivë, për ata familiarë ose nostalgjikë, në njëkontekst social, ekonomik e urban të ri.

Shoqërizimi dhe integrimi i tyre në jetën e qytetit bëhet i vështirë jo vetëmpër shkak të largësisë së këtyre ngulimeve nga qendrat e kuartiereve apo të qytetitdhe hapësirave publike, por edhe sepse mungesa e punës për të rriturit dhemosfrekuentimi i shkollës nga fëmijët nuk ndihmon për këtë qëllim.

Ata operojnë në një hapësirë urbane ku gjithshka duhet rikrijuar, në një shoqëripër tu zbuluar, në stade ekonomike të nivelit të mbijetesës.

Vendasit

Në periudhën e tranzicionit jo pak e tronditur paraqitet edhe shoqëria vëndasee kryeqytetit: Papunësia e krijuar në mënyrë të natyrshme gjatë kalimit nga ekonomiae centralizuar në atë të tregut të lirë llogaritet mbi 35%. Emigracioni masiv i tërinjve sidomos vitet e para çoi në plakjen e qytetit. Krizat e sistemit juridik, arsimor,kulturor e atij shëndetsor, kriza e banimit, ku numurohen 9500 familje pa strehë,sollën dëshpërim, pasiguri, e humbje të perspektivës. Mbipopullimi dhe hete-

Page 149: perpjekja_13-14

rogjeniteti i popullsisë ushqeu mosbesimin, mbylljen në vetvehte, indiferencën etj.Preokupimi me ritme të larta për të fituar e mbijetuar çoi në jetë individuale

të mbyllur, që në shumë raste bazohet në paratë që fitohen lehtë . Mungesa e shtetitjuridik lejoi spekullimin e disa herë kultivimin e një tipi social dembel e përvehtësues.Formimi i shoqërive piramidale bëri zyrtarizimin ekonomik të një shoqërie rentiere.Polarizimi ekstrem social-ekonomik çoi në shtresëzime me interesa të kundërta.

Efektet e eksluzionit bëhen dita ditës më dramatike dhe kanë tendencën t ishpëtojnë çdo kontrolli dhe çdo parashikimi.

Ja pse shoqëria kryeqytetase me shumë ëndra e aventura individuale dhe meshumë pak sens kolektiv paraqitet shumë refraktare ndaj flukseve që pushtojnë papushim periferinë.

TRANSFORMIMI I IMAZHIT TË QYTETIT

Integrimi dhe përjashtimi, përvehtësimi i hapësirave të ndryshme të qytetit,vendosin edhe raporte përkatësie të grupeve të ndryshme sociale me qytetin, jo papasoja në të sotmen urbanistike dhe arkitektonike të Tiranës dhe sidomos nëtransformimin e imazhit të saj.

Banorët e saj, si spektatorë kanë të drejtë kur ankohen kryesisht për kaosin,shëmtimin, pisllëkun, përjashtimin, pasigurinë. Ata sigurisht kanë të drejtë të ruajnëfort imazhin kolektiv për Tiranën e mëparshme në mes të gjelbërimit (50% esipërfaqes), të dedikuar kryesisht këmbësorit e shëtitësit, me rrugë të asfaltuara, tëpastra e të mirëmbajtura, kur duke pasur nën krye pemë e duke shëtutur nëpër parqendjeheshin miq e të njohur, dhe përshëndeteshin me humor, për magjinë e rrugëve tëvjetra, pa krye të konturuara nga shtëpi të vogla të bardha. Ata gjithashtu kanë tëdrejtë të aspirojnë një qytet të bukur, komod e tërheqës për ta parë, jetuar e kujtuar.

Në spektaklin e madh të transformimit të imazhit të qytetit ata janë edheaktorë, ata janë në skenën urbane dhe si të tillë duhet të ndikojnë aktivisht që ëndrae tyre të realizohet. Por Kevin Lynch konstatonte se, pak nga ata e dinë se çdo tëthotë një ambjent për ta si burim i përditshëm shijimi, si një konstante ankorimi nëjetë dhe si plotësim i kuptimit të pasurimit të botës .

Është mungesa e këtij dialogu ndërmjet banorit dhe urbanistit që, si në tëkaluarën edhe sot, rrezikon që qyteti të humbasë në një ecje pa drejtim.

Le të shikojmë se cilat janë ato ndërhyrje që kanë dëmtuar rëndë imazhinmental:

Ky qytet është bërë i palexueshëm. Ndërhyrjet pa leje e me leje në stofënurbane në qendër e periferi po asfiksojnë hapësirat publike dhe po asgjësojnë skemëne organizimit të qytetit, duke bërë të pamundur identifikimin e kufijve, rrugëve,nyjeve, kuartiereve e reperëve të qytetit. Kufijtë periferikë të qytetit të lakmuar janëpre e ndërtimeve abuzive, e kuartiereve pa infrastrukturë urbane e shërbime kuartieri,të cilat ndryshojnë trajtë vazhdimisht, por gjithnjë në mënyrë të shëmtuar si nëaspektin urban ashtu edhe në atë social, me forma të paqëndrueshme, me një tendencështrirje drejt Durrësit, ku rruga nacionale e kushtet klimatike favorizojnë një jetëmë të mirë dhe lidhjen me qytetin. Hyrjet dhe daljet nga qyteti janë konvencione që

Page 150: perpjekja_13-14

lidhen me situata urbane dhe memorjen kolektive të mëparshme për to.Një brez i gjelbër shoqëronte më parë rrjedhjen e Lanës që ndante qytetin

dallueshëm në dy pjesë. Përveç vlerave higjenizuese dhe pejsazhistike ai shërbenteedhe si limit. Ngjarje, adresa etj. i referoheshin krahut të majtë ose të djathtë tëLanës, urës së bulevardit, urës së vogël, para dhe pas sistemimit të brigjeve të saj.Kujtimi i ndarjes së dy zonave klimatike të ndryshme ka mbetur shumë prapa. Taninjë fortifikim eklektik me beton, tulla, duralumin e dru zuri vendin e gjelbërimit.Filluan ndërtime të vogla sapo u shpall rastësisht si pasuri e askujt dhe menjëherëfilloi invazioni për të ndërtuar provizorisht kioska njëkatëshe, por që në një kohë tëshkurtër u transformuan në 3 e 4 katëshe. Kemi frikë se ndoqën ligjin e pashkruar tëurbanistikës se ndërtimet më definitive janë ndërtimet provizore . Banorët eansambleve të mëdha të banimit dhe të qytetit u privuan nga shtrirja e panoramës,aq e vlerësuar më parë, për të fituar një kaos ndërtesash, jashtë kontekstit, shkallësose më mirë një panair materialesh, ngjyrash e kapriçiosh, ndërmjet të cilave rrjedhLana as lumë as përrua dhe as kanal për ujrat e zeza.

Vështirësia e leximit të qytetit i dedikohet gjithashtu vështirësisë sëidentifikimit të rrugëve, ndër elementët oksigjenues të jetës shoqërore të qytetit,pika kontakti, shkëmbime eksperiencash transmetim ndjenjash, e plotësimfunksionesh. Epidemia e makinave ka pushtuar rrugët e papregatitura, si edhetrotuaret, hapësirat e gjelbra e publike në vend të parkingut. Makina e ka fituarluftën në raport me këmbësorin. Zgjerimi i pushtetit të makinës nga njëra anë si dheshpirti tregtar i përgjithsuar nga ana tjetër, ka ngushtuar shumë hapësirën që zotërohetnga njeriu.

Ndotjet atmosferike vizuale, fonike dhe psikologjike, mbingarkesa e fasadavetë kioskave, hermetizimi i hapësirave të lira të dikurshme kanë krijuar një ambjentfluid monoton, pa elementë fizikë impresionues, pa pika fundore, si një avancim qëtë çon në asgjëkund.

Kthesat dhe qoshet mund të mos quhen të tilla. Me t u gjëndur në rrugë tëpushton një ndjenjë e tillë çorientimi e ankthi sa që kërkimi i diçkaje preçize apondonjë adrese të kushton sforcim mendor. Strukturimi, identifikimi vendosja erregullit është një cilësi jetësore në raportet që vendos njeriu me universin urban;nëpërmjet rrugëve, simboleve e reperëve. Kjo është një nevojë mbijetese. Nëshumicën e rrugëve të Tiranës mungesa e rregullit dhe e ritmit të ndërtesave, mungesae hijeve të pemëve apo aromës së luleve, shpesh vështirësia e gjetjes vizuale tëtabelave të dyqaneve, të cilat i lexon jo pa buzëqeshje, konfuzioni dhe mbingarkesae trajtimit të barierës së zakonshme të kioskave i bën këto të paidentifikueshme.

Ne kemi asistuar vitet e fundit në transformimin e dhimbshëm të hapësirëspublike të parkut Rinia , një ndër monumentet e ndërtuara me punën vullnetare tërinisë që kishte mundur fashizmin dhe që aspironte paqe e lulëzim. Tendenca ehomogjenizimit të marëdhënieve sociale çoi në trajtimin standard për qëllime tregtaree fitimi, për një kontigjent të caktuar social e politik, të njërës prej hapsirave publikemë zemërgjëra për një jetë të gjallë sociale, vënd shlodhjeje e shëtitjeje, si një plotësimi sipërfaqes së vogël të banesës për banorët në ditët e nxehta të verës, si një panoramë

Page 151: perpjekja_13-14

e gjelbër e këndshme për hotelin dhe banorët rreth e rrotull. Parku Rinia dheShëtitorja Deshmorët e Kombit kishin një përmbajtje impresionuese për banorët

e kryeqytetit, atje matej shkalla e vitalitetit të jetës shoqërore atje lajmërohej ardhjae studentëve dhe hapja e shkollave, atje perceptoheshin stinët.

Ne trashëgojmë kuartiere banimi dhe zona rezidenciale, të cilat sigurishtduhen vlerësuar si pasqyrë e kontekstit historik, e kushteve ekonomiko-shoqërore ematerialo-teknike, në të cilat u ndërtuan. Pa hyrë në vlerësime të hollësishme do tëndaleshim shkurt vetëm në rolin e tyre në transformimin e imazhit të qytetit.Potencialisht ato ruajnë akoma mundësinë e përmirësimit urban e arkitektonik përnjë jetë kuartieri më aktive, për përmirësimin e komoditetit të brëndshëm dhekualitetit të jetës së banoreve nëpërmjet një ndërhyrjeje riabilitimi.

Tendencat e kohëve të fundit për të ndërtuar në boshllëqet ndërmjet ndërtesave,po i mbyllin këto kuartiere në vetvehte duke ndërprerë çdo dialog me rrugët apohapësirat përrreth gjë që bën të vështirë zbulimin e vetë kuartierit. Ndërkaq atyre iumungon gjithnjë e më shumë frymëmarja, sheshet e lojrave, gjelbërimi.

Lakmia e ethëshme për përfitim privat nga hapësira publike ka sjellëtransformime arbitrare si: zgjerime të ndërtesave e transformime të kateve përdhenë kurriz të lulishteve, të gjelbërimit e hapësirave publike të kuartierit apo qytetit(për restorante, zyra, dyqane etj.), shtesa ballkonesh, transformime llozhash, shtesakati e shtesa epidermike fasadash. Të gjitha këto jo pa pasoja ndër të tjera edhe nëdekualifikimin estetik të kuartiereve të banimit.

Bulimia e ndërtimeve ndaj hapësirave të lira, shpërdorimi i tyre ka çuar nëhumbjen e hapësirave publike. Eksperienca e huaj na ofron shembuj të përpjekjevetë vazhdueshme për fitimin e hapësirave publike, jo thjesht si hapësira fizike, poredhe nëpërmjet gjallërimit të tyre me anë të aktiviteteve të ndryshme në interiereturbane që rrisin shkallën e përvehtesimit të tyre nga banorët. Tek ne jo më s bëhetfjalë për gjallërim, por as për ruajtjen e tyre fizikisht.

Mungesa e një planifikimi koherent, e studimeve të urbanistikës operacionaledhe në kuadrin ligjor, shpesh dhe paaftësia dhe korrupsioni kanë çuar nëkeqadministrimin e tokës. Brenda hapësirave të kuartiereve ose në zona me karaktertë fortë rezidencial pronarët e terrenit, në bashkëpunim me urbanistët e arkitektë, pombjellin ndërtesa shumëkatëshe në emër të modernizimit dhe liberalizmit ekonomik,të huaja për kontekstin urban, mospërfillëse për jetën e kuartierit dhe arkitekturën emëparshme, për panoramën e reperët gjeografikë të qytetit, për karakterin mesdhetartë banesës, problematike për jetën sepse pak gjasë ka që dëshira për të banuar në todo të jetë afatgjatë. Ka një kontradiktë shumë te dukshme ndërmjet cilësisë së rriturtë banimit në apartamentet e reja dhe asaj të mjedisit urban. Shumë nga ndërtimet ereja janë elemente të dekualifikimit të kuartiereve të banimit si për shembull ndërtimetshumëkateshe në Tiranen e Re. Impakti i tyre fizik e social është shumë i lartë përjetën e komunitetit.

Asnjëherë ndërhyrjet në kuartieret ekzistuese nuk janë shoqëruar me studimedhe projekte të kualifikimit të tyre. Hapësirat e lira janë konsideruar si boshe , josi objekt i punës së urbanistit e njësoj jetike për banorin si hapësirat e ndërtuara.

Page 152: perpjekja_13-14

Rregullorja e urbanistikës dhe procedurat e projektimit duke e minimizuarprojektimin urban në aritmetikën e thjeshtë të distancave, i kanë hapur dritën jeshileabuzimeve mbi tokën urbane

Kriza e banimit ka njohur shëmbuj ndërtimesh të larta, por ndërhyrja e tyrenë strukturën ekzistuese të qytetit në kurriz të hapësirave publike, pa respektuarkontekstin ekzistues, është e pasukseseshme, dhe mbyll mundësitë e perspektivëssë zhvillimit të qytetit, dekualifikon jetën urbane.

Ndërtimet e reja shpesh kanë dëmtuar memorjen urbane jo vetëm nëpërmjetprishjeve, por edhe nëpërmjet amortizimit vizual ose mumifikimit të ndërtimeveekzistuese edhe kur ato nuk janë amortizuar fizikisht. Ato nuk marrin më pjesë nëhapësirën përreth, nuk dialogojnë me të si p.sh hotel Internacional , i dënuar tëjetojë burgun e tij, pas mureve të ndërtesave të larta të realizuara ose të planifikuara.

Ka shumë raste kur shumëkatëshi shqetëson brutalisht siluheta të formuaranë memorjen historike e artistike të Tiranës siç ndodh në qëndër të qytetit pranëansamblit të Kullës së Sahatit dhe Xhamisë së Haxhi Ethem Beut.

Dalë nga dalë shumëkatëshi po bëhet sugjerues për qëndrën apo shëtitorensimbol i kompozimit të qytetit. A është kjo e ardhmja e trajtimit të tyre?

Shpejtësia dhe masiviteti i këtyre konstruksioneve të bën të mendosh se shumëe duan Tiranën si shumë qytete në botë, por jo si Tirana vetë, e cila ka të kaluarën, tësotmen, prandaj e ardhmja e saj duhet të jetë gjithashtu e papërsëritshme, duhetgjithnjë të zgjojë ndjenjën e ëmbël të të qënit në shtëpinë tënde një vend i veçantëe i paharuar.

Rritja urbane lindi periferinë e cila gëlltit pa pushim toka rurale. Edhe mëparë kuartieret e reja të banimit shtyheshin gjithënjë e më tepër drejt periferisë osendërtoheshin si nevojë për strehim si obezitet, pa premisa për jetë kuartieri, porkrijimi i periferisë së sotme si dialog i ndërprerë me qytetin gjenerues si do të ndikojënë të ardhmen në krijimin e periferisë së periferisë?

NJE MOMENT REFLEKTIMI

Optika me të cilën u përpoqëm ta shikojmë qytetin na forcoi bindjen setransformimi i ambjentit fizik ka dobësuar përfytyrshmërinë e qytetit, dukezvogëluar shanset për të provokuar imazhe të forta, për ta identifikuar gjallërishtdhe strukturuar atë me minimumin e përpjekjeve mendore.

Thelbi i imazhit kolektiv të këtij qyteti, elementët që forcojnë lidhjetshpirtërore të banorit me qytetin qëndron në identitetin mesdhetar, i cili plotësonaspiratat e përherëshme për një jetë të pasur shoqërore e demokratike me praktika tëshumëllojshme si p.sh.:

Hierarkia dhe artikulimi i hapësirave publike me zonën e banuarPrania e brezave të gjelbërimit, parqeve, lulishteveRrugët këmbësore dhe predominimi vizual i rugëve të gjelbëruaraVariacioni dhe identiteti i kuartiereve të banimitShtrirja e panoramës

Page 153: perpjekja_13-14

Ruajtja e pjesës tradicionale të qytetit, magjisë së zbulimit të labirinteve tësaj.

Divorci i urbanistëve e arkitektëve me banorët, zbatimi i vullnetit të pronarëveinvestitorë po çon gjithnjë e më tepër në humbjen e këtij identiteti.

Do të donim që kjo të ishte vetëm një amnezi e përkohëshme, një hutim ipërkohshëm edhe i specialistëve, përgjegjësia dhe profesioanalizmi i të cilëve nëkëto momente janë përcaktuese.

Një rivlerësim i qytetit si organizëm, si një sistem kompleks që duhetriekuilibruar nuk mund të mos kërkojë marrjen e masave urgjente disa prej të cilavemund të ishin:

Demokratizimi i modelit të planifikimit dhe të vendimmarrjes. Në një shoqëridemokratike moderne, procesi i marrjes së vendimeve për përdorimin e tokës duhettë përfshijë interesat e shumicës në shoqëri, pra duhet të aplikohet modeli iurbanistikës së pjesëmarrjes ose gjithëpërfshires. Procesi i planifikimit dhemenaxhimit të territorit nuk është thjesht një problem teknik i specialistëve, porshprehje e kulturës, e filozofisë së shoqërisë dhe qellimeve individuale. Ai duhet tëkoordinojë interesat e pushtetit lokal ose qendror, biznesit privat e qytetarit. Ndërkohëqë pushteti lokal ka qenë anemik, qytetari i papërfillur, biznesi privat, elementi mëi gjallë, në kushtet e mungesës së një kuadri ligjor dhe institucional të përshtatshëm,shpesh çon në spekullim mbi tokën.

Paralelisht me fitimin e kulturës demokratike duhet nxitur e edukuar njëqytetari aktive dhe e përgjegjshme me ndërgjegje kritike e vullnetpjesëmarrës duke përfshirë edhe të porsaardhurit: ndërkaq një klimë epërgjithshme demokratike duhet të përfshijë spiralen e projektimit dheinstancat e diskutimit e aprovimit të projektit, që bëjnë të mundururbanistikën e pjesëmarrjes, për një urbanistikë në përmasat e njeriut.Të mund të sigurohet një forum i marrjes së vendimeve nga politikanët dheqytetarët, për të arritur në një konsensus në atë se si do të zhvillohet qytetiduke ndërthurur interesat ekonomike me një politikë të gjallë sociale.Përcaktimi i një strategjie urbane në mënyrë që nga njëra anë t i jepet fundtrajtimeve subjektive, improvizuese spontane e tekniciste dhe nga ana tjetërtë ruhet identiteti dhe të parashikohet zhvillimi i ardhshëm: dinamika /inovacioni / përjashtimi / integrimi.Shoqërimi i strategjisë urbane me plane reale dhe elastike qe ndiqen ngaplane veprimi me karakter detajues.Realizimi i studimeve të vizibilitetit që do të argumentojnë jo vetëmmundësinë e realizimit të ndërtimeve, por edhe të infrastrukturës dhemenaxhimin e hapësirave të lira.Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional. Saktësimi i ligjeve përpërdorimin, administrimin e tokës, për çpronësimet për qëllime publike,në mënyrë që të nxiten investimet sidomos ne sektorët jofitimprurës .

Page 154: perpjekja_13-14

Mbështetur nga një politikë e vlerësimit të tokës dhe politikë taksash nëdobi të qytetit.Urbanizmi i kuartiereve të banimit, rivitalizimi i kuartiereve egzistuese,mbështetur në analiza e parashikime sociale për të nxitur ekuilibre socialedhe një jetë shoqërore cilësore.Rritja e sensibilitetit të specialistëve për projektimin e formave të reja urbane në përshtatje me raportet e reja sociale dhe identitetin.Rifitimi e rishoqërizimi i hapësirave publike, krijimi i poleve të rejashoqërore e kulturore sidomos në periferi me qëllim që të krijohen lidhjetë reja shoqërore që nxisin një jetë aktive shoqërore.Parashikimi i impakteve nga ndërhyrjet urbane (realizimi i studimeve teimpakteve fizike, ambjentale, sociale, vizuale etj.).Krijimi i instancave të kontrollit të zbatimit të projekteve arkitektonike eurbane për t i mbyllur rrugën çdo lloj spekullimi.Ndalimi i ndërtimeve pa leje ndërtimi, vënia nën kontroll të plotë të çdolloj ndërtimi.

U përpoqëm të shtrojmë këndvështrimin tonë sigurisht jo me qëllim ezaurues,por për të ftuar specialistët, vendimmarresit e banoret që të reflektojnë rreth tëardhmes urbane të qytetit me mendimin që ruajtja e identitetit është një nga problemetthemelore ku duhet të përqëndrohen përpjekjet tona.

Është e rëndësishme të përpiqemi që mundësitë që krijon ekonomia e tregutnë ndërtim dhe urbanistikë ti shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale për të rriturcilësinë e jetës urbane, që banorët e Tiranës të ankorohen në jetën e qytetit dhe tëshpresojnë të kenë në të ardhmen ndoshta, siç shkruan Luis Mumford, një qytet tëbukur si ëndrrat dhe tërheqës si grackat .

Page 155: perpjekja_13-14

Donika Omari

HEROINA E DASHURISË

Personalitete të mëdha të shekullit 19 e kanë quajtur shekullin tonë si një tëardhme ku, falë përparimit të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisënjerëzore, arsyeja do të triumfonte mbi paragjykimet. Në shumë drejtime ata kishin tëdrejtë. Që një grua të arrinte një njohje e vlerësim ndërkombëtar siç është rasti i nënë

Terezës, kjo mund të ndodhte vetëm në shekullin tonë, falë natyrisht edhepërparësive të komunikacionit që ofron koha jonë Por shpjegimi i admirimit, emocionit,frymëzimit që ngjall një figurë e tillë qëndron gjetkë.

Shekulli 20 ka shënuar përparime, zbulime, zhvillime të hatashme në shkencat,teknologji, në mendimin njerëzor. Falë këtyre arritjeve jeta e njeriut është bërë më egjatë dhe më e lehtë materialisht. Shoqëria e konsumit e shtyn njeriun të priret për tëarritur me çdo kusht e sa më shpejt mirëqenien e lumturinë personale. Të gjithë lakmojnëtë jetojnë mes rregullit, pastertise, shëndetit, të jenë të rrethuar me gjëra të bukura, tëshijojnë përparësitë materiale e intelektuale të kohës sonë. Dhe ja ku del një grua ethjeshtë dhe i le mënjanë të gjitha këto e, duke iu përgjigjur thirrjes së idealit të saj,zgjedh përkundrazi të jetojë mes varfërisë më të skajshme, mes sëmundjeve e fatkeqësive,erërave mbytëse të plagëve, lodhjes deri në rraskapitje, jetës plot mungesa, vetëm njëhap larg vdekjes, dhe kjo zgjedhje e saj ka vlerën e një revolucioni.

Natyrisht që heronj të tjerë të njerëzimit kanë bërë zgjedhjet e tyre; shkencëtarëtë mëdhenj, burra shteti të shquar, artistë që na mahnisin. Njerëzimi u është mirënjohëspër ndihmesën që kanë dhënë për zbutjen, ngritjen, pasurimin e shpirtit njerëzor. Porajo që na duket unikale te Nënë Tereza është masa e dashurisë së saj që s ka masë, aipërkushtim i plotë dhe ai mohim total i vetvetes në shërbim të tjetrit

Qenë dy kushtet që bënë të mundur dukurinë Nënë Tereza: së pari shpirti i saj imadh dhe brumosja me mësimet e larta të fesë se saj, së dyti India. Gonxhe Bojaxhiu,një vajzë gazmore që u rrit e rrethuar nga dashuria e harmonia familjare, e mësoi qyshnë familje se vuajtja e të tjerëve i përkiste edhe asaj. Po as ajo vetë nuk do ta merrte memend se deri në ç shkallë flijimi do ta shpinte më vonë të kuptuarit se vuajtja e tëtjerëve i përkiste krejtësisht asaj. Për të arritur në këtë absolutizim të përkushtimit tësaj e ndihmoi India.

Page 156: perpjekja_13-14

Askund tjetër nuk shfaqej vuajtja në pamjen e vet më të dhimbshme e mëposhtëruese për njeriun: të japësh shpirt gjysmë i ngrënë nga krimbat mes njerëzve qëtë kalojnë pranë pa t i hedhur sytë.

Nga ana tjetër ajo rronte në një vend, udhëheqësi shpirtëror i të cilit, Gandi,thoshte: Unë dhe ti jemi një gjë e vetme. Po të bëra keq ty, kam lënduar edhe veten.

India e kuptoi përshpirtërinë e Nënë Terezës. Ajo ia hapi dyert dhe zemrat. Sime magji përpara kësaj gruaje të vogël binin të gjitha pengesat. Të gjithë bëheshin mëtë mirë përpara saj, tërhiqeshin, kujtoheshin ku bie mëshira e dhembshuria dhe jepnin,jepnin.

Ka një kulturë të të dhënit, që nis me përsiatje intelektuale e konkretizohet meaktin e të dhënit. Psh. një arsye për të dhënë është që të mbushësh boshllëkun shpirtërorqë mund të krijohet nga të pasurit tepër.

Por ç quhet të kesh tepër? Thoshte shën Jeronimi: Në gjithçka që në të veshura në të ngrënë kapërcen të domosdoshmen, ne jemi borxhlinj Nënë Tereza nuk kishtenevojë të shpjegonte se pse duhet dhënë. Shembulli i asaj që e kishte dhënë vetveten paasnjë kusht ose më mirë me kushtet më të rënda që mund të bëhen, fashitte çdo qëndresëtë egos njerëzore.

Po ndjeshmëria e saj e veçantë shprehet edhe më bukur në mënyrën se si ipërgjigjet vuajtjes që nuk ka nevojë për gjëra materiale, po për ngrohtësi njerëzore.

Pasi doli jashtë Indisë dhe hapi shtëpi bamirësie në të gjithë botën, zbuloi se kaedhe një lebër perëndimore : vetmia. Ja si thoshte: Për çdo sëmundje ka barna emjekime. Për atë që është i vetëm e s e do njeri nuk ka mjekim. Ja, kjo është lebra ePerëndimit . Dhe porosiste motrat e saj të shpërndara në metropolet më të mëdha që sëpari të vizitonin e t u shërbenin grave, të rinjve e pleqve të vetmuar, të padëshëruarve,të mënjanuarve, të përbuzurve nga shoqëria, për lebrën e të cilëve s ka askush askohë as mëshirë.

Specialistja e vuajtjes dinte të zbulonte Kalkutën në të gjithë botën.Po Nënë Tereza kishte edhe një shpirt poetik. Të thjeshta e plot ndjenjë, poezitë

e lutjet e saj kanë cilësinë thelbësore të artit: janë të vetvetishme, burojnë natyrshëm. Sinjë nënë e vërtetë e njerëzimit merr në mbrojtje bujkun e ushtarin e të burgosurin,falënderon Zotin që pranë saj ka myslimanë e indu e që ka miq aq të shtrenjtë mes tyre,lutet që të jenë të bekuara paratë që harxhohen për të veshur të zhveshurin e për tëushqyer të uriturin, lutet për paqen, falënderon për dashurinë.

Në librat e shumtë që janë shkruar për Nënë Terezën tregohet se sa shumë njerëz,burra e gra, janë frymëzuar nga shembulli i saj për t ju përkushtuar edhe ata të afërmit,njerëz të thjeshtë e të varfër, por edhe të pasur e të fuqishëm, profesorë e shkrimtarë.Ndër ta do të veçoja shkrimtarin francez Dominik Lapjerrë. Në fshatin e ngritur prej tijpër fëmijët e lebrozëve, të vegjëlit luten të gjithë së bashku, duke recituar vargje tëBhagarad Gita, të Kuranit, të Biblës. Është përcjellë aty fryma e Nënë Terezës, që nukkërkonte të ishte një misionare.

Kur thotë ajo: Shkoj në Shqipëri jo se është vendi im, por se duhet t i çojKrishtin synimi është t i sjellë vendit dashurinë, duke qenë figura e Krishtit simbol idashurisë dhe mëshirës, i pranuar si i tillë edhe nga ata që s janë të krishterë.

Page 157: perpjekja_13-14

Se dashuria është e para ndër porositë që mund t i sillen një kombi si yni, të cilitfatkeqësitë historike i kanë lënë një trashëgimi përçarjesh e mosmarrëveshjesh tëbrendshme. Nëse mund të thuhet një gjë me siguri, është se pa zbutjen e shpirtit nukmund të arrihet përparimi i vërtetë, dhe vetëm me këtë kusht dijet dhe edukata e bëjnënjeriun vërtet të kulturuar. Përndryshe kultura mbetet një stoli e jashtme që të kujtonstringlat në trupin e një barbari.

Me shpirtin e saj të thellë Nënë Tereza diti ta përtërijë zbulimin e krishterë seshpëtimi i njerëzimit nuk qëndron te krenaria, hakmarrja dhe dhuna, por te dashuria,mëshira dhe ndjesa. Kur ndërgjegjen tonë ta prekë kjo e vërtetë do të mund ta quajmëveten njerëz të shpëtuar, popull i shpëtuar.

Një veti e çmuar e Nënë Terezës ishte se asaj i pëlqente më mirë të bënte se tëthoshte. Filozofia e saj është e thjeshtë: Dashuria në veprim. Për të vënë në jetë porositëqë na ka lënë, le të përvetësojmë stilin e saj: pak fjalë, shumë veprime konkrete. Dukeu nisur nga shembulli i saj jam përpjekur në vitet 93 e 96 të bëja diçka konkrete për t ipërkujtuar datëlindjen. Kam propozuar në shtyp që me rastin e 27 gushtit, si dhuratëpër ditëlindje, vetëm për një ditë, shqiptarët të ndalnin luftën politike.

Edhe sot jam e mendimit se ne kemi nevojë më shumë për veprim se për fjalë.Veprime të përbashkëta që do të na shpien drejt bashkimit. Le të përfytyrojmë pak:Katër bashkësitë fetare që ndërmarrin bashkarisht ngritjen e një shkolle, azili apo spitali,ku të vihet tabela: Ngritur me ndihmesën dhe punën e përbashkët të bashkësivemyslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane. Le të vazhdojmë: Të gjitha partitëpolitike dhe shoqatat joqeveritare që organizojnë së bashku fushata sensibilizimi nëndihmë të bashkive për aksione pastrimi të qyteteve, për organizimin e kohës së lirë tëfëmijëve e të rinjve, etj.

Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës, një skenë faustiane e veprimtarisë sëpërbashkët njerëzore do ta kënaqte më shumë atë se sa ceremonitë përkujtimore.

Është e dhimbshme të kujtosh se më vështirë se kudo, Nënë Tereza e pati mevendin e vet.

Kam pasur fatin të isha e pranishme në disa nga ardhjet e saj në Shqipëri. Shfaqejfilmi për veprimtarinë e saj. Kur zu të flitej për perden e hekurt dhe për refuzimin ekërkesës që kishte bërë ajo për të ardhur në Shqipëri, e ulën kolonën zanore. NënëTereza nuk u ndie, ndërsa shoqëruesja e saj amerikane thirri e skandalizuar përcensurimin: Zë, zë!

E paharruar më ka mbetur në kujtesë ceremonia e dhënies së Çmimit tëRepublikës. Sa pak e kuptonin Nënë Terezën ata që po ia jepnin çmimin. Dy mendësiqë rrinin në skaj të njëra-tjetrës: Njëra e mbyllur, mosbesuese, armiqësore dhepërjashtuese ndaj të tjerëve. Tjetra e hapur, plot dashuri e solidaritet ndaj të tjerëve, egatshme të flijohej për ta. Nga njëra anë kulti i vetvetes, nga ana tjetër kulti i dashurisë.

Një medalje për të, nuk i thoshte asgjë një njeriu që rronte për të tjerët. Ajodonte t u gjendej pranë edhe këtu të varfërve si kudo në botë, t u lehtësonte vuajtjet, t usillte ngushëllim. Po zemrat e ngurtësuara nuk zbuteshin e nuk i përgjigjeshin dëshirëssë saj. I detyroi të tërhiqeshin rrjedha e ngjarjeve, dhe nënë Tereza ia arriti qëllimit.Edhe në Shqipëri janë tani të pranishme shtëpitë e bamirësisë e motrat e saj.

Page 158: perpjekja_13-14

Por sot a kemi arritur ta kuptojmë ne, më në fund, Nënë Terezën?Mendësia jonë mbetet ende tepër e lidhur pas gjërave materiale dhe rob e dëshirës

për protagonizëm. Na duhet ende shumë mund e kohë që të zhvishemi nga individualizmi.Na duhet ende shumë përpjekje që të kuptojmë porosinë e saj: Po të doni më shumënjëri-tjetrin, do të doni edhe kombin .

Nënë Tereza është drita që na rrëfen udhën në fund të tunelit ku gjendemi. Atëduhet të ndjekim.

Page 159: perpjekja_13-14

Më 22 qershor të këtij viti, në shumë vende të botës u përkujtuanjëqindvjetori i lindjes së Erih Maria Remarkut (1898 - 1998), njëritprej shkrimtarëve më seriozë, më humanë e më të lexuar të këtijshekulli. Por në Shqipëri, në asnjërin prej morisë së organeve tështypit dhe në asnjërin prej TV-ve të shumta nuk u kujtua ndokushpër këtë përvjetor, megjithëse ky shkrimtar ka lënë gjurmë të thellajo në një, por në disa breza lexuesish të vendit tonë.Perpjekja, e ndjeu për detyrë t i rezervojë në këtë numër një vendkëtij përkujtimi. Në ndihmë na erdhi vëllimi prej 600 faqesh ERIHMARIA REMARKU JETA, VEPRA DHE NDKIMI I TIJ NËRRAFSH BOTËBOR , botuar qershorin e kaluar nga Universiteti iOsnabrykut (qyteti i lindjes së autorit), me studime, kumtesa, kritikadhe ese nga e gjithë bota, të përzgjedhura nga Simpoziumi i vjetshëmdhe nga Arkivi tejet i pasur, kushtuar Remarkut. Në këtë vëllim janëpërfshirë edhe dy shkrime nga Shqipëria: njëri i Vasillaq Kalaveshitnga Korça (sot jeton në Majami të SHBA), anëtar i ShoqatësNdërkombëtare të Remarkut , dhe tjetri i Robert Shvarcit, përkthyesittë shkrimtarit.Vendosëm të botojmë në rubrikën In Memoriam shkrimin e Shvarcit,një dëshmi e saktë, që do të ishte vështirë të ravijëzohej besnikërishtvite e vite më vonë.

Robert Shvarc

...SEPSE KY LIBËR E LARGON RININË NGAIDEALET KOMUNISTE..,

(Kujtime nga 35 vite si përkthyes i Remarkut në Shqip)

Romani i Remarkut Tre shokë u botua për herë të parë në Shqipëri nëvjeshtë të vitit 1961. Asokohe, në të vetmen shtëpi botuese shtetërore të letërsisëartistike që ekzistonte në këtë vend, frynte ende një fllad pak a shumë i butë: nukbotoheshin vetëm autorë sovjetikë dhe të vendeve të tjera të Lindjes, por edhe vepratë letërsisë perëndimore . Mirëpo kjo ëndërr e bukur nuk zgjati shumë. Mjaft shpejtdiktatori Hoxha u grind jo vetëm me Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, por edhe metë gjithë botën kapitaliste dhe revizioniste , me përjashtim të Kinës. Pas 1963-shit,për shumë e shumë vite me radhë, autorë të Evropës Perëndimore dhe të SHBAs kishin për ta parë më dritën e botimit në Shqipëri; veprat e tyre do tëzëvendësoheshin thjesht me libra të shpëlarë shkrimtarësh revolucionarë kinezë,afrikanë apo latino-amerikanë.

Kur çuditërisht më trokiti fati në derë dhe m u dha porosia të përktheja romaninTre shokë isha vetëm 27 vjeç dhe nga ky autor kisha lexuar vetëm librin e tij·të

parë Asgjë e re nga fronti i Perëndimit! me të cilin u bë aq i famshëm në të gjithë

Page 160: perpjekja_13-14

botën; ai libër më pat lënë një përshtypje të thellë (flas si lexues, jo si përkthyesletrar, sepse asokohe shkruaja dhe botoja vetë poezi dhe prozë). Pra, nuk dija shumëgjëra, as për Remarkun dhe as për romanet e tij të tjerë kisha lexuar vetëm senazistët ia patën hequr nënshtetësinë gjermane dhe, si shumë shkrimtarëve të tjerëhumanistë dhe antinazistë, ia dogjën veprat publikisht më 1933...

E kisha fjalën, pra, si e përktheva romanin e tij Tre shokë : E mora librindhe lexova 2-3 faqet e para. Fillonte me një ditëlindje, me atë të heroit kryesor, që irrëfente ngjarjet në vetën e parë. Edhe kësaj radhe më habiti stili tepër i ngjeshurdhe tejmase i kursyer që komunikonte aq bukur dhe aq natyrshëm me lexuesin.

I përpiva ato 2-3 faqe dhe sakaq mora një vendim: nuk do ta lexoja librin farederi në fund, por do t i futesha punës menjëherë dhe do ta përjetoja gjithë romanin,rresht për rresht, ashtu si e kishte përjetuar autori në procesin e tij të krijimit. Ishtenjë vendim paksa i çuditshëm, por mua më ndihmoi jashtëzakonisht shumë: pa editur as vetë, u futa në shpirtin e autorit, hyra, si të thuash, nën lëkurën e tij, i provovatë gjitha ndjesitë, emocionet, problemet, gëzimet dhe tronditjet e tij dhe them searrita t ia përçoj besnikërisht lexuesve mesazhin e tij, sepse, as pas botimit të këtijromani dhe as pas katër të tjerëve të botuar më vonë në Shqipëri, nuk e dëgjovaasnjëherë akuzën aq të njohur, që përkthyesi qenkej tradhtar i autorit... Përkundrazi!

Suksesi ishte i pabesueshëm: brenda ditës, Remarku u bë autori më i dashurnë Shqipëri, para së gjithash te rinia. Libri i tij filloi të shitej vetëm nën banak, Përlexuesit të mësuar thuajse vetëm me letërsi të të ashtuquajturit realizëm socialist

, botiml i një autori të shquar bashkëkohës nga Perëndimi shënonte gjithmonë njëngjarje të rëndësishme kulturore. Por, në rastin e Remarkut, ishte si një rreze drite:sepse, ndërsa në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes ai ishte botuarme kohë, brezi i Pasluftës i Shqipërisë së izoluar krejtësisht nga Perëndimi, sidomosnë lëmin kulturor, nuk e njihte fare. Nocioni brez i humbur erdhi në modë, dhedukej sikur të rinjtë shqiptarë (tejet të etur për dije dhe për të mësuar se çfarë pondodhte matanë perdes së hekurt në fushën e letërsisë, muzikës dhe pikturës),vetëm tani nisën ta kuptonin që, nën cenzurën arbitrare të një shteti komunist, edheata ishin një brez i humbur! Kështu Tre shokë u shndërrua në një lloj Bible, e cilau ruajt nën jastëk disa dhjetëvjeçarë radhazi. Kur, me gjithë gjendjen e vështirë tështëpive botuese private, ia dola më së fundi në krye të siguroja në vitet 1995 dhe1997 botimin e dytë dhe të tretë të Tre shokë , përsëri ky roman u zhduk ngalibraritë brenda pak javësh, dhe kjo do të thotë që jehona e tij nuk ishte fashitur aspas 35 vjetësh.

Qysh më 1962, pas suksesit të bujshëm të këtij libri, i propozova drejtorit tëatëhershëm të shtëpisë botuese shtetërore (një nga të paktët intelektualë të guximshëmdhe aspak të bindur ndaj regjimit, kur vinte puna për të mbrojtur visaret kulturore tëtë gjithë Botës), të përktheja një libër tjetër të Remarkut: Harkun e Triumfit . Porfati nuk e desh qo kjo kryevepër e dytë të botohej në Shqipëri menjëherë pas Treshokë : Asokohe ndodhl prishja e famshme me Hrushovin dhe, më pas, afrimifatal me Kinën si edhe kopjimi prej majmuni, sa qesharak aq edhe me pasoja tërënda, i·të ashtuquajturit Revolucion Kulturor Kinez. Inkuizitorët, për të dëshmuar

Page 161: perpjekja_13-14

besnikërinë e·tyre të palëkundur ndaj Partisë, e kontrollonin me lente zmadhueseçdo autor perëndimor që nuk ishte revolucionar i thekur", dhe kështu ndodhi qobotimi i Harkut të Triumfit nuk u miratua. Arsyet? Ato nuk ishin vetëm idiotësishtqesharake, por edhe poshtërsisht të liga: Heroi kryesor na qenkej një pacifist ipandreqshëm; urrejtja e tij ndaj regjimit hitlerian u bazokërka mbi shkaqe personaledhe jo mbi interesat e proletariatit të skllavëruar gjerman; ai qenkej një antkomunisti betuar, sepse miku i tij më i ngushtë në Parisin e emigrantëve dhe bordeleve ishtenjë rus i bardhë; pastaj edhe ajo dehja e vazhdueshme me kalvados e me konjak ezhytkërka lexuesin në një pesimizëm pa rrugëdalje - e të tjera këso broçkullash...Megjithatë, gjatë kohës sime të lirë, unë vazhdova ta përktheja Harkun e Triumfitme pasion të madh dhe e skalita rresht për rresht plot katër vjet (1962-1966), i bindurthellësisht që s do të ishte e largët dita e botimit të tij. U gabova! Dita ishte shumë,shumë e largët: ajo erdhi pas 23 vjetësh, më 1989, kur Muri i Berlinit kish filluar ·tëlëkundej...

Ndërkohë nuk ma bënte zemra që ta braktisja autorin tim të preferuar vetëme vetëm për hatër të ideologjizimit të skajshëm nga ana e ca kokëbetonëve. Kështukërkova dhe gjeta një rrugëzgjidhje, që - edhe në ato vitet e zymta të cenzurës dhe tëizolimit të mëtejshëm të Shqipërisë nga pjesa tjetër e botës - të mund të përkthejanjë libër tjetër të Remarkut. Propozova Shkëndinë e jetës . Paraqita një recensë tëromanit, dhe redaktorëve (lexo: cenzorëve) u pëlqeu tema, sepse, fundja, trajtontetmerret dhe mizoritë e nazistëve në një kamp përqëndrimi. Mirëpo një miku im, icili punonte në shtëpinë botuese dhe e kish lexuar këtë roman në frëngjisht, mëkëshilloi që, për siguri, ta hiqja ne përkthimin tim dialogun e rrezikshëm midis 509-ës dhe të burgosurve komunistë të kampit: konkretisht atë pasazh, ku atij i propozohejtë bashkohej me rezistencën e tyre aq mirë të organizuar dhe ku ai u përgjigjej senuk pranonte, mbasi komunistët do të vepronin nesër po ashtu siç po veproninnazistët tani . Por pikërisht ky pasazh ishte bëthama e të gjithë romanit, qëndrimi ipaepur dhe asnjëherë i tradhtuar i Remarkut ndaj çdo lloj diktature, e cilitdo ngjyrimqoftë!... S do mend që u binda se, vetëm nga ajo frazë, romani i tij s do të mund tëbotohej kurrsesi në Shqipërinë e atëhershme. Pasazhin e hoqa - dhe ishte një haraçi dhimbshëm, që libri të mund të shpëtohej për lexuesit shqiptarë, (Natyrisht, mëvonë, pas kthesës së viteve 90-të, e kam përmendur me shumë mllef këtë hollësi nëintervistat televizive dhe në shkrimet e mia për Remarkun, siç nuk kam lenë papërmendur edhe mjaft andralla me të cilat m u desh të përballohesha si përkthyesi itij në periudha të ndryshme të atyre viteve të errëta.) Shkëndija e jetës doli nëqarkullim më 1978 dhe shënoi përsëri një sukses. Shtypi zyrtar nuk kurseu fjalëlavdërimi për këtë autor, i cili, ndonëse nuk kish qenë kurrë në një kamp përqëndrimi,arriti të na japë një dëshmi të tillë ngjethëse dhe të një vërtetësie te mahnitshmehistorike, duke ua kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë,

Do të kalonin edhe 1O vite të tjera, derisa m u lejua përkthimi i një vepre tëtretë të Remarkut, dhe ishte fjala për më të famshmin roman të tij: "Asgjë e re ngaFronti i Perëndimit" Në fillim, më 1988, e botova në tre numra radhazi të së vetmesrevistë letrare të asaj kohe, "Nëntori"; dhe më vonë, më 1992, u ribotua edhe si libër

Page 162: perpjekja_13-14

më vete. Duke u nisur nga fakti që në vitin 1988 lufta e ftohtë ishte ende në modëdhe duke e njohur fort mirë qëndrimin e "Udhëheqjes" komuniste ndaj tëashtuquajturit pacifizëm borgjez, iu luta shkrimtarit tonë më në zë dhe disa herë tëshpallur kandidat për Çmimin Nobel, Ismail Kadare, të më shkruante një parathëniepër Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit . Ai shkroi një parathënie shumë dinjitoze,ashtu siç shkroi edhe një parathënie tjetër shumë të ndierë për Harkun e Triumfit ,të cilin, pas aq e aq peripecish, arrita ta botoj një vit më vonë, më 1989, nbasidorëshkrimi kishte pritur plot 23 vjet në sirtarët e mi që të vinin kohëra më të mira.

Është e tepërt të përmendet këtu suksesl i bujshëm i Asgjë e re nga Fronti iPerëndimit dhe i Harkut të Triumfit . Por diçka duhet përmendur medoemos:Romani Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit kishte parë në Shqipëri tre botimeqysh në vitin 1936, dhe kjo sigurisht duhet lidhur me jehonën e atij libri dhe të filmitme të njëjtin titull, në të gjithë Botën; ky fakt nuk mund të bënte përjashtim edhe nëMbretërinë Shqiptare të atëhershme (me vetëm 1 milion banorë, me rreth 80 përqindanalfabetë, por edhe me një numër ende të pakët intelektualësh të elitës që kishinstudiuar nëpër universitetet e Austrisë, Francës dhe Italisë). Natyrisht, në vitet 30-tënuk ekzistonte ende një gjuhë letrare e njësuar në Shqipërinë e porsadalë nga njëzgjedhë otomane pesëshekullore, kështuqë autorët e huaj përktheheshin sipas dialektittë këtij apo atij intelektuali që njihte një gjuhë të huaj. Pikërisht nga radhët eintelektualëve të lartpërmendur ishin edhe tre përkthyesit e parë të Remarkut nëvitin 1936: Qani Panariti, Dhimitër Falla dhe Shaban Balla. E ndjej për detyrë moralet i rikujtoj me këtë rast në shenjë respekti, në mënyrë që kontributi i tyre të mos·lihetnë harresë, për më tepër ngaqë dy të parët u pushkatuan nga regjimi komunist përpikëpamjet e tyre politike... Pra, pat qenë një ngjarje e shënuar, që asokohe, midisatyre pak autorëve të njohur në vendin tonë të vogël ballkanik, pikërisht Remarku tëzinte vendin e vet të merituar - ai maturanti i dikurshëm 18-vjeçar, ai ushtari idikurshëm i frontit të Luftës së Parë Botërore, ai shkrimtari i mëvonshëm aq human,i cili gjatë gjithë jetës i mbeti besnik kredos së vet: Gjithmonë besoja se çdo njeriishte kundër luftës - derisa e kuptova përfundimisht se kishte edhe DISA që ishin nëfavor të saj: në radhë të parë ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë.

Këto vitet e fundit, pas kthesës te ne, u pata premtuar lexuesve·të apasionuartë Remarkut se do t u jepja edhe një roman tjetër të tijin: Obelisku i Zi . Ai u botuanga mesi i vitit 1996 - një tjetër sukses në botën shqiptare te librave, i cili, falë penëssë Remarkut, më dha edhe mua Çmimin e Parë në përkthimet nga letërsia e huaj.

* * *

Tani mbërrita në fund të këtyre shënimeve të mia, që janë kujtime autentikedhe aspak të zbukuruara të një harku kohor 35-vjeçar. Por, përveç kënaqësisë sëthellë që provoja, ngaqë bashkatdhetarët e mi dhe media më quanin gjithmonëPërkthyesl i Remarkut (megjithëse kam porkthyer në shqip edhe shumë poetë dhe

shkrimtarë të tjerë gjermanë, duke filluar nga Gëteja, Hajneja, Shileri e deri te Brehti,Cvajgu, Fojhtvangeri, Falada e Bëli), më ishte dashur të përjetoja edhe periudha të

Page 163: perpjekja_13-14

vështira dhe çaste mjaft të dhimbshme: si, bie fjala, në kohërat e ndikimit dhe diktatittë shkalluar kinez, kur shpërtheu një gjueti e vërtetë shtrigash kundër intelektualëvedhe kur edhe romani Tre shokë u vu në listën e zezë dhe për vite me radhë u hoqnga bibliotekat publike, ...sepse ky libër e largon rininë nga idealet komuniste, eshtyn të jepet pas pijes dhe pas një jete boshe, aventureske dhe pa përmbajtje...Ose: kur dorëshkrimin e Harkut të Triumfit ua jepja për ta lexuar shokëve·dhemiqve (në mënyrë që ajo kryevepër ende e pabotuar mos të bënte gjumin e përjetshëmnë sirtaret e mia), dhe kur, vetëm për këtë krim m u hap një dosje në Ministrinë eBrendshme me akuzën e përhapjes nën dorë të letërsisë dekadente perëndimore,duke patur për qëllim të infektojë rininë e pastër shqiptare, megjthëse botimi i libritnë fjalë ishte ndaluar zyrtarisht . Dhe ishte një kohë, kur thjesht për lexim autorështë tillë, si Frojd, Oruell, Kamy, Arragon, Sartrë etj., apo për simpatira ndaj pikturësmoderne dhe muzikës perëndimore, mund të haje fara kollaj deri më 10 vjet burg,nën akuzën jashtëzakonisht banale të agjitacionit dhe propagandës !... Të gjithakëto një evropiani mund t i duken krejtësisht të pabesueshme, punë përrallash - por,po të shtojmë se asokohe kritikoheshin dhe ndaloheshin madje edhe pjesë tëShekspirit, balete klasikë, muzikë e Betovenit, pa përmendur muzikën moderne,atëhere edhe tabloja e jetës kulturore në Shqipërinë e atëhershme bëhet krejt eplotë...

Ato kohëra tashmë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë, por shija e hidhur qëkanë lënë pas, ka mbetur ende - të paktën përsa i përket brezit tim, i cili pa dyshimishte një brez i humbur... Dha kjo puna e brezit të humbur , sipas mendimit tim, dotë zgjatet e do të stërzgjatet - dhe kjo do to jetë edhe arsyeja që librat e Remarkut dotë kenë edhe për shumë dhjetëvjeçarë të tjerë lexuesit e tyre të apasionuar.

Page 164: perpjekja_13-14

Tonino Perna

KOPËSHTI I DILËS DHE I DODËS(përrallë moderne shqiptare)

Midis maleve të Pukës, në një luginë të mbrojtur nga erërat e akullta të veri-lindjes, rronte familja e Dilës dhe Dodës. Shtëpia e tyre, po ta shihje nga lart, dukejsi një gështenjë e madhe e rrethuar nga një kurorë me ngjyra të gjelbra, të kuqe,rozë, portokalli. Kopshti i tyre ishte i famshëm në të gjithë luginën pasi dukej sikurnëna natyrë ishte përqëndruar në këtë pjesëz të vogël për të rritur e lulëzuar çdo tëmirë të perëndisë. Mollë të kuqe, të vogla dhe të shijshme, mollë jeshile me vetikuruese, mollë të verdha e oreksndjellëse, shegë gjigande që shpërthejnë papritur sishkuma e shampanjës, dardhë të verdha, të plota dhe të buta, tërë aromë e shije,kumbulla vjollcë, jeshile, të kaltra, kumbulla kaq të magjishme sa kur shndërrohennë raki, të bëjnë të shohësh yjet ditën për diell. Familja e Dodës rronte prej shumëbrezash në këtë park të mrekullueshëm ku edhe bagëtia donte të pushonte, ku Gjysmi,një bastard i vendit, me tre këmbë dhe një gjysëmbisht, hidhej për mrekulli mesdomateve dhe patëllxhanave, mes bizeleve, rrepave e qepëve të mëdha që Doda njëherë në dy javë zbriste t i shiste në tregun e Pukës.

Familja e Dodës rritej paprerë: në vitin e tretë të martesës erdhi fëmija i parë,djalë, në vitin e pestë i dyti, djalë, në vitin e shtatë fëmija i tretë, një vajzë (që Dodanuk desh as ta shihte).

Tamam në këtë vit të pafat, një zotëri i fuqishëm, që quhej Enver Hoxha,vendosi që gjithë populli shqiptar duhej të edukohej me ndjenjën e kolektivitetit,duhej të braktiste zakonet e vjetra dhe bestytnitë dhe, mbi të gjitha, të ndahej ngaçdo formë egoizmi. Për këtë mbiemri pronor e imja, i imi duhej të zhdukej ngafjalori dhe nga mendjet e njerëzve e të zëvendësohej me shprehjen e të gjithëveose e popullit ose e kolektivit . Në këtë mënyrë çdo grindje mes njerëzve do tëzhdukej dhe të gjithë do të ishin më të bashkuar e më të lumtur.

Kishte filluar dimri me shirat e para të mëdha, kur trokitën tek porta e Dodës.Një djalë i ri, i shkurtër dhe i ngjeshur, me flokë të dendur dhe të lagur, foli me zë tëeshkët:-Shoku Dodë, kam ardhur t ju them se populli ka vendosur që kopshti yt tëjetë i kooperativës... dhe qysh nesër ti duhet të punosh bashkë me shokë të tjerë dhetë ndash me ta frutet e tokës.

Page 165: perpjekja_13-14

- Çka the? .... po ti a nuk je djali i Ilir Kulir zdrukthtarit?Jam shoku Vladimir Kuliri, sekretari i Partisë për rrethin e Fush-Pukës (heshti

pakëz dhe kuptoi që Doda kish shtangur në vend)... i dashur shok, sot nuk ka rëndësise bij të kujt jemi, pasi kemi një nënë: Partinë e Punës!

- Dale, mor djalë... nuk po merremi vesh... të njoh qëkur ke lindur.. kur luanimme letra me babanë tënd, ishe akoma në djep... ç të ka gjetur kështu?

- Shoku Dodë, erdha këtu vetë dora sepse kam respekt për ju, .... për t juthënë që kohërat kanë ndërruar.. revolucioni ecën... duhet të vini në zyrat ekooperativës nesër në mëngjes.

- Ç është kjo kooperativa...? pyeti Doda me vështrimin e atij që po rrokullisetnë greminë.

- Forma e re e prodhimit shoqëror për çlirimin e popujve nga skllavëria dhekapitalizmi.

- Or mik... domethënë shoku Ilir, më fal... Vladimir, ti ke bërë shkollë, unënuk marr vesh nga këto gjëra... por dua të di (dhe Doda filloi të ngrejë zërin) ç dreqinështë kjo punë që kopështi im nuk është më i imi por i kësaj ...kokokoooo..peerraativës! Im atë e ka trashëguar e ka patur nga i jati që e ka marrënga i jati.... gjithë familja ime për dhjetë breza ka derdhur gjak mbi këtë tokë dhenëse ky kopësht është më i bukuri në të gjithë veriun, është nga djersa dhe puna epafund që ka derdhur familja ime!

- Qetësohu shoku Dodë... mund të futesh në bela... Eshtë mirë që ta dish se tëgjithë fshatarët janë futur në kooperativa dhe tani edhe ti duhet të futesh....

- Dhe e kujt qenka kjo kooperativa, a mund ta dimë?- E popullit.- Që don të thotë?- E Shtetit.- Do me thënë?- E Partisë së Punës që përfaqëson Shtetin sepse përfaqëson gjithë popullin

që është sovran.Doda ra në një gjendje ligështimi të plotë. Dila që gjithë kohën dëgjonte e

fshehur pas derës së dhomës së gjumit, qante në heshtje duke mbytur ngashërimet.Fëmijët rrotulloheshin njeri mbi tjetrin, në dyshekun e vogël të mbushur me leshdhije. Shoku Vladimir vazhdonte të fliste duke spjeguar të mirat e mëdha të punësnë kooperativë...

Papritur Doda shpërtheu. Fytyra e tij e madhe, e gdhendur me linja tëtheksuara, u fry, u buhavit dhe para se të plaste lëshoi një ulërimë. U drodhën muretprej druri të shtëpisë, Gjysmi filloi të lehë sikur një maçok të kish kaluar nëpër obor,mëllenjat u zgjuan dhe filluan të fluturojnë rotull shtëpisë duke mbuluar mezhaurimën e tyre vrapin e Vladimirit që u zhduk sa hap e mbyll sytë.

Të nesërmen, me dritat e para të akullta të mëngjesit, një skuadër njerëzishme uniformë erdhi e mori Dodën dhe e degdisi diku përgjithmonë.

Dila mbeti e vetme me tre fëmijë të uritur dhe u bë gjithnjë e më e thatë dhemë e fortë sa që dukej si nje gjyle topi e ndryshkur. Pemët e kopështit u prenë dhe u

Page 166: perpjekja_13-14

dogjën për të mbjellë patate sipas planit ekonomik kombëtar i cili kishte përcaktuarse populli para së gjithash duhet të hante bukë dhe patate. Frutat ishin një luks përnjë pakicë.

Doda u dërgua në një kamp riedukimi, siç bëhej një herë e një kohë përfemijët jashtë shkolle që çoheshin në kolegje duke shpresuar të mësonin edukatën emirë. Por Doda nuk mësoi asgjë dhe gjithë ato që i mësonin përmëndësh - mbihistorinë e Partisë dhe parimet e revolucionit kulturor - i villte nga truri si ai që kastomak të dobët dhe lundron në një det me dallgë në forcën 9. Nuk fliste me asnjeri.Shkonte e vinte i ngarkuar me gurë pa kuptuar ç të keqe kishte bërë për të përfunduarnë atë vend të tmerrshëm. Nuk ishte uria as të ftohtit që një trup shqopë si i tiji nukmund të duronte, as gjuajtjet e kondakëve, as edhe fyerjet nuk e turbullonin, por ajoqë për të ishte e padurueshme, që e bënte të qante si një fëmijë i vogël, ishte aitrishtimi i madh i minierës, ajo dritë shtypëse, pa një pemë, pa një ngjyrë, pa njëshenjë jete. Për atë që ishte lindur e rritur në atë kopësht të mrekullueshëm nuk kishdënim më të madh në botë.

Dila e mori vesh vdekjen e Dodës shumë kohë më pas. Sa i erdhi ky lajm ihypi një fuqi e një forcë e jashtëzakonshme, u mbush me etje për hakmarrje. ThirriArianin, të parin e djemve ende adoleshent, e zuri përkrahu dhe e çoi tek pema evjetër e gjelbër që i kishte shpëtuar prerjeve masive. Këtu pranë kësaj peme babaiyt më tha se donte të martohej me mua dhe këtu unë po të them: prej sotit ti do tëquhesh Dodë si yt atë dhe nuk do të të bjerë shpirti rehat deri sa të rimarrësh tokëntonë dhe të rindërtosh kopështin tonë. Asgjë nuk duhet të të ndalojë . I riu Dodëkrejt në trup si i ati, por me tipare më të theksuara dhe më të hijshme, dridhej sigjethet e buta të hurmasë kur e lëkund era. Sytë e tij të mëdhenj u lagën para se tëthoshte duke u betuar: - Nënë, të jap fjalën. Të jap besën. Nëse nuk e mbaj le të jemi mallkuar.

Ndoshta këto fjalë të ndezura në këtë mënyrë, të ngarkuara me elektricitet,arritën qiellin, mbase ngaqë u bashkuan me shumë zëra të tjerë, lutje e thirrje ufashitën vetëm ditën kur Kapo Absoluti, komandanti suprem, vdiq. Tregohet se atëditë një mizëri zhgabash dhe shqiponjash zbritën nga Mali i Errët dhe pas shumërrotullimesh u ulën në tokën e Dodës dhe Dilës. Fshatarët janë të bindur se atje kuvendosen këto figura madhështore të qiellit atje rilind jeta. Më i binduri nga tëgjithë ishte Doda që thirri gjithë miqtë për të pirë dy shishe me raki që kishin mbeturtë pahapura qysh nga vdekja e të jatit. Tamam këtë ditë Doda shpalli martesën e tijme Dilën, një kushërirë e shkallës së dytë, te cilën për ta dalluar nga e ëma e Dodës,të gjithë e thirrën Dilana. Festa e martesës zgjati plot tre javë dhe qe një martesë errallë. Njerëzit e fshatit të Pukës festonin diçka më tepër se një festë të zakonëshme.Në ajër mbretëronte një drithmë e veçantë, një shpresë e madhe, e mbarë, një besimi pakuptuar për të ardhmen.

Doda filloi të mbjellë fshehtas pemën e tij të qershisë, pastaj një mollë, pasdisa muajsh tre kumbulla dhe katër dardhë, dhe akoma e akoma qershi, shegë, mollë,e hurma. I mbronte nga të ftohtit me qese plastike që ja kish sjellë një kushëri iarratisur mrekullisht në Greqi. I shihte të rriteshin, ditë pas dite, si një luaneshë qëruan këlyshët e saj, u rrinte mbi kokë dhe i mbronte me vështrimin e mprehtë që

Page 167: perpjekja_13-14

dallon armikun edhe ndërmjet hijeve. Analizonte çdo njollë, çdo gjethe të zverdhure të pasigurtë mes jetës dhë vdekjes për të mbledhur shenjat treguese të sulmit tëndonjë paraziti apo mungesën e ndonjë elementi jetësor.

Të gjithë e dinin në Fushë-Pukë që Doda po ecte kundër ligjit, por askushnuk guxoi ta denonconte. Perkundrazi, shumë, e veçanërisht të moshuarit, kaloninfshehtas për të parë me kënaqësi shenjat e kopështit që po rikrijohej. Kështu që kurra përfundimisht regjimi dhe erdhi reforma agrare nuk kish më asnjë dyshim se kjoqe toka e Dodës dhe Dilanes dhe askush nuk guxoi të pretendonte për të.

Kopshti rritej i bukur dhe i fortë, frutat shtoheshin dhe pemët dukeshin si tëmbartnin një energji të jashtëzakonëshmë si ajo që gjendet në tokat vullkanike. Kjotregonte, nëse ndokush kishte akoma dyshime, se për sa përkushtim kanë nevojëbimët.

Të gjtha ato përkëdhelje që hiqnin shkumën e natës nga jeshili i gjethit qëlindte, gjithë ato çajra mjekesore të nxjera nga bimë të egra dhe aromatike që mbajnelarg parazitët dhe milingonat, gjithë ato përkujdesje, kishin prodhuar një mrekullingjyrash dhe formash, të ëmbla dhe harmonike. Kur erdhi përmbytja e madhe e vitit1992, kopështi i Dodës qe një ndër të paktët, në të gjithë veriun e vendit që i bëriballë furisë së ujrave. Qenë ditë ankthi por në fund Doda dhe Dilana ndritën ngagëzimi sa edhe dielli që lindi përsëri: ja kishin dalë mbanë!

Historia e këtij kopështi u bë një legjendë. Fama e tij kaloi malet e rënda tëPukës dhe u shpërnda në të gjithë vendin e shqiponjave. Si në të gjitha legjendatdiçka u zmadhua: dikush tregonte për një pemë që bëntë hurma të arta sa një kungull,kush betohej se kish parë një pemë molle më të madhe se statuja e Skenderbeut nëTiranë, dikush thoshte se trungjet e disa bimëve të kopështit kishin një shpirt prejhekuri që asnjë forcë e natyrës, as edhe era që frynte me 200 km në orë nuk mund t irrëzonte.

Mbase kjo famë arriti deri tek nje zotëri i veçantë, që në një makinë të madhengjyrë metalike, ja behu një ditë prej ditësh në shtëpinë e Dodës. U paraqit së bashkume një banor të Pukës, një djalë i ri flokëverdhë e i fortë të cilin Doda nuk e kishteparë ndonjëherë më parë. U pritën si të ishin mbretër, siç thuhet në ato male kumysafiri është i shenjtë, dhe gjithë të mirat e zotit u shtruan në tryezën e mbushur sipër festë. Ndërsa ata hanin, Doda i vëzhgonte pak i ndrojtur dhe Dilana kryente ritinndërmjet guzhinës dhe tryezës së vendosur nën një pjergull rrushi të kuq. Papritur ihuaji nisi të flasë i përkthyer nga shoqëruesi shqiptar:-I dashur mik, ti je punëtor imadh, ke krijuar një kopësht fantastik, por gjithë kjo nuk të shërben. Bota ka ndryshuardhe ti vazhdon të rrosh siç rronte gjyshi yt: nuk ke makinë, nuk ke televizor mengjyra, gruaja jote duhet të lajë ndërresat me dorë dhe fëmijët e tu nuk kanë parëkurrë kompjuter me sy. Edhe pse vdes në punë do jetosh gjithmonë në varfëri dhebijtë e tu nuk do të kenë të ardhme.

Doda ishte zverdhur si gështenja në vjeshtë, nuk pipëtinte edhe pse në shpirtndjehej i fyer dhe nuk e kuptonte pse ky njeri i fliste me kaq më të madh. E kishtepritur me gjithë respektin e duhur, apo mos kish gabuar në ndonjë gjë...

Ndërsa Doda prangohej në dyshim, italiani, i ngrirë nën një kostum kafe të

Page 168: perpjekja_13-14

hapur lino, rikthehej e godiste të njëjtën gozhdë. - Bota rrotullohet shpejt dhepërparimi vazhdon -siç thoshte një njeri të cilin e kanë varur padrejtësisht... kushndalon është i mbaruar. I dashur Dodë duhet të kuptosh se edhe ti mund të bëhesh ipasur, edhe ti mund të kesh një makinë si imja ... të pëlqen ? (Doda tundi kokën dhei huaji mbeti i habitur)... Si, nuk të pëlqen kjo makinë? ... Do një më të madhe?! (Ihuaji nuk kuptonte që kur një shqiptar tund kokën majtas djathtas do të thotë po).Atëherë nëse nuk do makinën mund të blesh një motor të madh e të fuqishëm ngaata që bëjnë 240 km në orë ... ose mund ta rindërtosh shtëpinë, një shtëpi të vërtetëme xham dhe hekur ... tre kate, pesë dhoma gjumi, një për çdo djalë... tre banjo ....dykuzhina ... një televizor të madh me ngjyra me antenë parabolike që të bën ta keshgjithë botën si në pëllëmbë të dorës....

Doda ishte tmerrësisht i turbulluar. Ideja e një shtëpie kaq të madhe i ndilltefrikë, mendonte se do humbiste familjen që është bërë nga shumë gjëra, edhe ngaerëra të forta e të përqëndruara, nga zhurma të afërta, nga hapësira të dendura dhe tëmbushura me njerëz. Por fëmijët e shihnin me ca sy të ndezur si yje kur dëgjonin tëthuhej TELEVIZOR... MAKINE.... MOTOR.... ndjente se një forcë më e lartë se aie detyronte të ndryshonte... po si? Çfarë duhet të bëj? pyeti me në mëdyshje.

- E shoh se po kuptohemi - tha i kënaqur italiani që nuk kuptonte asnjë fjalëshqip.. -Mjafton të mbjellësh këtë bimë në oborrin tënd, e cila bën lule dy herë në vitdhe do të bëhesh i pasur si një pasha...(dhe ja plasi një të qeshure të hatashme). Këtolule - shtoi me ton serioz - janë si kokra argjendi, ne t i paguajmë me 100 dollarëkilogramin! Doda që nuk njihte vlerën e dollarit i kërkoi bashkëfshatarit të vet qët ja kthente në lekë, në monedhën e tij.

- 10000 lekë të reja bëjnë... or Dodë miku - tha djaloshi i ditur prej Puke.Doda gati sa nuk ra nga karrikja e bërë me dru dhe litare lini, por pati kohë sa

për të bërë një pyetje që nuk mundi ta mbante dot: - Po pse italianët i duan nga unëkëto lulet? ..dhe përderisa asnjë prej tyre nuk u përgjigj shtoi-: e pse japin kaq paraveç për lule? Unë kam shumë lule nga të gjtha ngjyrat, pse doni pikërisht këto?

Italiani duke i matur fjalët, u përgjegj si të ishte një shkencëtar Universiteti:- Sepse në Itali nuk rriten dot, ndërsa këtu ka klimë të favorshme .. ne i kemi

mbjellë në jug, nga Saranda deri në Vlorë, por tani edhe atje po bëhet e vështirë...- E si quhet kjo bimë? - pyeti Doda me kureshtjen e fëmijës ditën e parë të

shkollës.- Bima e ëndrrave! (klithi italiani pas një çasti ngurimi). Në vendin tonë

njerëzit i kanë tashmë të gjitha dhe nuk arrijnë më të ëndërrojnë .. prandaj keminevojë për këtë bimë ... e nëse ti e rrit bën një punë të mirë, Dodë: Ndihmon italianëttë ëndërrojnë.

Qe një pranverë e ëmbël, e ngarkuar me aroma dhe ngjyra, kur Doda filloi tëshpërndante farërat e bimës së ëndërrave. Në pak muaj shpërthyen shumë bimëzame shumë e shumë lule të bardha, të përziera, që të vinte keq t i mblidhje. Tamamnë ditët e para të qershorit, djaloshi nga Puka erdhi të ngarkonte furgonin e tij dhei dorëzoi Dodës një tufë të madhe lekësh të mbështjella me një fletë të GazetësShqiptare.

Page 169: perpjekja_13-14

Në shtator u përsërit e njëjta skenë. Kështu edhe në fillim të verës së një vitimë vonë, e përsëri në vjeshtë. Me katër mbledhje të këtyre luleve të bardha Dodakishte fituar njëmijë herë më shumë se sa në shumë vite pune të rëndë e të vështirë.Të dielën e parë të tetorit mblodhi familjen dhe deklaroi solemnisht: tashti do tëkeni një shtëpi si ato të zotërinjve nga Tirana. Të gjithë mbetën gojëhapur pa bërëzë. Papritur më i vogli nga të tre djemtë belbëzoi me guxim: unë dua makinën. Dhepas kësaj filloi një kor i paturp: jo.. televizorin me ngjyra, - ndërhyri i dyti ... stereonme kufje! Dua altoparlantë aq të fuqishëm sa të më dëgjojnë deri tek Bashkia ePukës - u hodh i pari djalë që ishte më i drojturi dhe që respektonte autoritetin ebabait. Doda pati një çast zemërimi të papërmbajtshëm (në këtë pikë i ngjante krejttë atit) çoi duart tek rripi i pantallonave, por nuk pati kohë ta heqë se të rinjtë ishinzhdukur në dhomën e gjumit dhe futur pas dollapit.

Erdhi koha e hurmave dhe në fshat mbrriti një makinë e madhe e kuqe që uvendos si trofe mu përpara shtëpisë. Të gjithë e soditën përgjithë ditën, në heshtje.Djali më i vogël i Dodës nuk mbylli sy tërë natën: qëndronte pas dritares , me turiçkatë zhytura në xhamin e lagësht, për të kontrolluar këtë send të çuditshëm që pohynte në jetën e tyre; me fantazine e tij i vogli mendonte se mund të ndizej nga njëçast në tjetrin dhe të zhdukej.

Po binin gështenjat kur arriti mbi një kamionçinë një gjë si vesh i rrumbullaketmetalik. Punëtorët e vunë mbi çatinë e shtëpisë dhe ikën pa shumë fjalë. Për ditë meradhë familja e Dodës priste me durim që të dëgjohej diçka, por nga qielli nuk erdhiasnjë sinjal. Rrinin me orë e orë me kokën lart për të kapur një tingull, një fjalë... sinë kohën e marsheve, kur nga altoparlantët dëgjohej zëri i Enverit që i spjegontepopullit rrugën e madhe që të çonte larg. Doda mendoi: na kanë gënjyer.. po nukmbaron këtu! Shkoi tek kushëriri që kish qenë në Greqi dhe i tregoi ngjarjen. Mos umërzit or kushuri... do ta shoh unë...

Ishte burrë i llafit: pas dy ditësh u duk në shtëpinë e Dodës me dy tipa të tjerëqë mbanin në dorë një kuti me një pasqyrë. U ngjitën mbi çati dhe hodhën ca telaposhtë që i futën brenda në shtëpi pas kutisë me pasqyrë e cila ish vendosur mbitavolinën e kuzhinës. Ja edhe kjo punë mbaroi - tha i kënaqur kushëriri. Tashtimjafton të shtypësh këtë këtu dhe shih se çfarë ndodh: uaaauu! Klithën në kor ...falemminderit... faleminderit... si ka mundësi... si mund të të shpërblejmë... S kaproblem - tha kushëriri i kënaqur... bën treqindmijë për televizorin dhe njëqindmijëpër këta miqtë... po për vete nuk dua gjë.

Pak ditë më pas deri në qendrën e Pukës dëgjohej një zhurmë shurdhuese qëvinte nga lugina. Asnjë nuk u çudit pasi të gjithë e dinin se në shtëpinë e Dodës kishardhur një stereo me altoparlantë gjigandë që nuk hynin dot nga porta.

Ditën e Krishtlindjes Doda mori një shofer për të bërë xhiro me makinë.Gjithë familja ishte mberthyer nga ethe të forta. Dilana nxorri kostumin e martesës,por megjithë aftësinë e saj për të duruar dhimbjet ju desh të dorezohej pas njëshqepjeje të madhe. Gjithë familja u la e hekuros si për festë dhe qysh në dritat epara të agimit të gjithë ishin tek dera e shtëpisë duke pritur Tikun.

Page 170: perpjekja_13-14

Me udhëtarët e ngjeshur njeri mbi tjetrin, makina u lëshua gjatë një rruge tëlëruar, plot vrima dhe gropa duke kapërcyer urëza e përrenj e duke dribluar togjedheu, deri sa më në fund mercedesi i kuq hyri triumfalisht në zemrën e Pukës. Filloitë shkojë para e mbrapa gjatë rrugës kryesore, e vetmja e zonës.

Doda, i ulur pranë shoferit, përshëndeste sa majtas djathtas dhe ndonjëherëgërthiste: Hei! Hei! Mirdita, or shok... mirdita.... I dukej se të gjithë e njihnin ... setë gjithë kishin dalë në rrugë për të admiruar makinën e tij të mrekullueshme, tëkuqe flakë e me njolla balte kafe që dëshmonin vështirësitë e kapërcyera.

Nga ky çast Doda u ndje zot i Pukës. Filloi të vente shpesh e më shpesh nëAmerican Bar, i hapur para pak kohësh, të qeraste me raki dhe me seven up gjithkëndqë i vinin rrotull. Më pas ja nisi me uiski, konjak e me pije të tjera me emra ekzotikë.Mësoi edhe të luajë bilardo që i pëlqeu shumë...

Vera qe e gjatë dhe e thatë. Ra pak shi në gusht, por më pas rifilloi thatësiradhe sëmundja e thatësirës zuri të prekte bimët. Edhe në kopështin e Dodës pemëvetë mrekullueshme frutore, që të gjithë fshatarët ia kishin pasur zili, nisën t ju biningjethet, t u shtoheshin degët e thata e të mernin pamjen e një personi të paushqyer,të vetëm dhe të trishtuar.

Në Amerikan Bar arritën video lojrat dhe për Dodën kjo qe si një drogë. Nukarrinte të shkëputej, nuk kthehej më në shtëpi për drekë dhe nuk shkulej paramesnatës.

Njëherë, kur ishte ngjitur pas video-lojës së tij të preferuar, ju afrua një tip qëvinte nga kryeqyteti. Tjeta Dodë, - i tha sikur të kish qënë miku i tij prej kohësh - adon të të shtohen edhe më paratë? Mëkat t i fshehësh nën tjegullat e çatisë! Unë edi që ti ke shumë para, por nëse i lë të ftohen atëhere ngrijnë .... leku duhet të lëvizëqë të shumohet.. duhet të nxehet duke kaluar nga dora në dorë... është si puna e njëfutbollisti të mirë: nëse nuk stërvitet, nuk vrapon, nuk nxehet para ndeshjes e pastajnuk jep. Doda e dëgjonte me ngërçe. Pak se ishte i tërhequr nga loja e tij dhe pakpasi nuk po e kuptonte se çfarë donte ky njeri me tonin e zërit si prej zotërie, por mesjellje të egra. Pra, or Dodë - preu shkurt tipi - nëse ti më jep 1000 dollarë atëhereunë të kthej dyfishin pas tre muajsh, nëse më jep 10000 atëhere duhen vetëm dymuaj për t i dyfishuar.

Doda filloi të mallkojë, të thoshte shumë fjalë të ndyra si asnjëherë në jetëne tij. Nuk e kishte zakon të shante kështu, por kësaj radhe i erdhi vetvetiu. Po ç donteky njeri prej tij? Le të shkonte në djall... nuk kishte nevojë për paratë e tij ... ishtemirë, bile fare mirë ...

Dhe kështu tipi i çuditshëm iku me bishtin ndër shalë, por... diçka kish ndodhur.Doda shqetësohej gjatë natës. Atë që më parë gërhiste si një elefant, e kapi

pagjumësia. Zgjohej papritur në zemër të natës, shihte ëndëra të çuditshme dherrinte gjithnjë e më tepër hundë e buzë. Dilana nuk e njihte më. Sa kishte ndryshuarDoda i saj! Ishte bërë i trashë e me barkun që i varej, i binin flokët dhe, mbi të gjitha,qeshja e tij e hapur dhe ngjitëse qe zhdukur njëherë e përgjithmonë.

Erdhi një stinë e pakuptueshme. Herë binte shi e herë bënte vapë e pastajkrejt papritur temperatura binte përnjëherësh. Lulet e bardha zunë të vyshken dhe

Page 171: perpjekja_13-14

t u bien. Aty vinte një e nxehtë e më pas një e ftohtë e akullt që zhduku shumë prejtyre. Doda edhe atë mëngjes, ishte në Amerikan Bar para gotës së tij të rakisë. Si nëëndërr pa në gjysëm-hije atë tipin e çuditshëm që i kish folur për përrallën e shumimittë parave. Kur një fëmijë është shumë i trishtuar ka nevojë për përralla më shumë sepër të ngrënë e për të fjetur. Edhe të rriturit kur janë të dëshpëruar ndjekin përrallatdhe kur nuk ja thotë ndokush i shpikin. Kështu Doda nuk mendoi asnjë çast dhe emori atë njeriun me vete, e çoi në shtëpi dhe atje i dha një pako me dollarë.

Kaluan tre muaj dhe njeriu u paraqit me një pako që ishte saktësisht dyfishi.Doda ja dha përsëri dhe shtoi edhe disa të tjera. Kjo histori zgjati kështu për afro njëvit. Doda kishte rifituar humorin e tij të mirë, bleu një makinë të re, bëri edhe një gjëkrejt e pazakontë për të: bleu veshje europiane për të shoqen në një dyqan të Shkodrës,pranë kalasë. Rrota e jetës kishte filluar të vërtitej në kahen e duhur.

Erdhën Krishtlindjet dhe në shtëpinë e Dodës dhe të Dilanës po kryheshinpërgatitje të mëdha. Po ktheheshin nga Amerika pas 30 vjetësh kushërinjtë e largëtqë ishin arratisur gjatë regjimit. Doda donte të bënte figurë të mirë dhe nuk kursenteshpenzimet. Kishte porositur një dhomë gjumi të re për miqtë, kishte blerë pjataprej porcelani të shkëlqyer dhe gota kristali të argjenduar (të paktën kështu e kishinsiguruar).

Po priste kamionin kur befas pa të vinte një makinë që e njihte mirë: ishte aitipi nga Tirana. Zbriti nga makina se bashku me dy njerëz të tjerë me pamje tëzymtë e me lëvzje të paduruara. I folën shkurt e prerë, pa e zgjatur: Dodë kemihumbur paratë. Në Tiranë është një ferr... qëllohet nëpër rrugë ... njerëzit janë çmendur... ti duhet të na ndihmosh: duhet të na i japësh të gjitha paratë përndryshe për nebëhet keq. Eshtë çështje jete a vdekje. Doda e kuptoi që s kishte shpëtim. Donte tëbënte ndonjë veprim të nxehtë, por mendoi për fëmijët.. U ngjit në çatinë e shtëpisë,mori gjithë ç kishte dhe ua dha atyre kriminelëve. Makina u largua me shpejtësi dheDoda mbeti i vetëm në mes të oborrit. I goditur si nga një dritë e fortë mes territ pame kthjelltësi siç nuk shihte prej vitesh, në çfarë gjendje ishin katandisur bimët e tij,në ç gjendje ishte toka e mbuluar nga shkurre e barishte. Dhe ndjeu nga afër, sikurta kishte pranë, zërin e nënës që i thosh: kjo tokë është e babait tënd.. Kjo duhet tërikthehet e të bëhet kopështi i Dodës dhe Dilës që qofsh i mallkue...

Dy kokrra të mëdhenj loti i dolën nga sytë dhe lagën tokën. Doda ra e u palosmbi gjunjë. Dhe qëndroi kështu gjithë natën. Kur dritat e para të mëngjesit e zgjuanai u shpi sikur të kishte fjetur një shekull, sikur të kishte mbledhur tërë energjitë etokës dhe të diellit dhe të ujit dhe mori shatin dhe cfurkun dhe rifilloi të punojëtokën e tij, kopështin e Dilës dhe Dodës.

Përktheu Ilir Kulla

Page 172: perpjekja_13-14

Irene K. Ratner

NDËRMJETËSIMI DHE SHQIPËRIA

Konfliket kanë ekzistuar që në krye të herës. Konfliktet, me grade të ndryshmeashpersie, që nga shqetesimet e vogla deri në ngjarjet e rëndësishme që sjellinshkatërrim, vrasje dhe luftra, janë pjese e jetes sonë të përditëshme. Një zgjidhje etyre paqësore, e hershme dhe efektive është tepër e rëndësishme për të pasur një jetetë qetë dhe konstruktive, madje edhe në shoqëritë e stabilizuara. Qëllimi i këtijmateriali është të eksplorojë dobinë e ndërmjetësimit si mjet i zgjidhjes së konfliktidhe, pastaj, të paraqesë konsiderata të veçanta lidhur me sprovat e ndërmjetësimitnë Shqipëri.

Arsyetimi për ndërmjetësinë

Si individët ashtu dhe komunitete të tëra kanë përfitime duke praktikuaraftësinë e të ulurit dhe të biseduarit në një mënyre të hapur dhe të respektuar me atame të cilët kanë mosmarrëveshje. Problemet dhe ndryshimet e opinioneve mund tëzgjidhen në mënyrë pozitive vetëm kur njerëzit i përballojnë ato. Është thelbësoreqë të dy palët në një konflikt të duan të flasin dhe të paktën të ndjejnë që problemi ityre po dëgjohet dhe po adresohet. Injorimi i problemeve mund të funksionojëvetëm nëqoftë se njëra palë nuk ka kurrë ndërmend ta konfrontojë palën tjetër oseproblemin; por zakonisht nuk ndodh kështu dhe problemi ri shfaqet përsëri, pa paturpërfitimin e zgjidhjes pozitive të mëparshme.

Konflikti mund të zgjidhet ndonjëhere direkt nga palët pjesëmarrëse.Megjithatë, zgjidhja e problemit shkon zakonisht një hap me tutje, duke përfshirëedhe një ndërmjetës. Ndërmjetësi është një person i tretë, i paanshem ose neutral, icili dëgjon të gjitha palët, drejton pjesëmarrësit të dëgjojnë në baza të barabarta dhejep një rol lehtësues. Për më tepër, i gjithë informacioni i shpalosur përparandermjetësit, është dhënë në baza konfidente (jo i hapur për palë të jashtme) kështu

1 Irene K Ratner është një psikologe amerikane që ka punuar në Fondacioni për Zgjidhjen eMosmarrëveshjeve, Tiranë. Ajo është vullnetare e AVID nga "Shtëpia e Lirisë" nëUashington. Na u duk me interes ta botojnë këtë referat të shkruar prej saj, pasi prek një ngaplagët më të rënda të shoqërisë shqiptare me rrënjë të thella historike.

Page 173: perpjekja_13-14

që i jep pjesëmarrësve një liri me të madhe si dhe besim për të qenë të sinqertë nëbashkëbisedimet e tyre. Ka rëndësi edhe fakti që është e veshtire t i japësh rryshfetndërmjetësit meqënëse pjesëmarrësit bien dakort të marrin pjesë ne baza vullnetaredhe mund të largohen në çdo kohë.

Me anë të një ndërmjetësi, palët mund të shprehin ndryshimet ndërmjet tyre,të dëgjohen nga njëri-tjetri, të flasin për problemin dhe zgjidhjet e mundshme.Ndërmjetësi është i pranishëm për të siguruar bashkëbisedimin e palëve për problemindhe zgjidhjet e mundshme.

Ndërmjetësia është një fushë që po fiton njohje për avantazhet e saj. Me anëtë një ndërmjetesi, për shembull, mund të zgjidhësh një konflikt pa iu drejtuar procesitgjyqesor. Kjo zgjidhje ka zakonisht më pak strese, përfshin më pak shpenzim dhe kashpejtësi më të madhe sesa sistemi gjyqesor. Ndërmjetësimi bazohet tek interesidhe, në qoftë se del i suksesshem, të gjitha palet ndjejne të kene fituar diçka. Kështuqë palët jo vetëm arrijnë në një marrëveshje, por edhe vazhdojne të mbajnëmarrëdhëniet e tyre.

Lajmet ndërkombëtare, gati çdo ditë përmendin ndonjë pjesë të botës ku pombahen bisedime me ndërmjetësi, për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e paqes.Ndërmjetësimi, pra, është i njohur si një mjet i aftë i zjidhjes se konfliktit, jo vetemnga kombe të zhvilluara, por edhe nga organizata ndërkombetare.

Zgjidhja e Konfliktit nëpërmjet Dialogut: Teori dhe Aplikacion

Për shumë njerëz dhe kombe, arritja e ndërmjetësimit nuk është një punë ethjeshtë. Në vend të diskutimit të hapur, ka një tendecë kalimi në sjelljet ekstremetë pasivitetit apo agresionit: një model sjelljeje ky që mund të përshkruhet më mirësi sindroma vullkanike. Në këtë sindromë, pasiviteti manifestohet nga pala e gabuare cila qëndron e urtë dhe e heshtur duke mos kundërvepruar ndaj agresorit. Kjomund çojë në akumulimin e shqetesimit, që, me kalimin e kohës, mund të in-tensifikohet dhe të arrijë një pikë të nxehtë shpërthimi shkatërrues e rrënues, dukesjellë një dëmtim të pariparueshëm të marrëdhënieve dhe (ose) të zgjidhjes seproblemit.

Ky agresion mund të shpërthejë nga një provokim minimal, ngaqë problemetkanë qenë të ndrydhura, ose mund të shkrehet paralel me zhvillimet e konfliktit..Analogjitë që demostrojnë këtë fenomen i gjejmë në shprehjet e zakonshme si:fija e kashtës që theu kurrizin e devesë ose si u bë qimja tra .

Mosmarrja me situatat dhe problemet direkt kur këto krijohen, mund të ketëpasoja serioze. Dëshira për bisedimin e problemit është patjeter një alternativë mëproduktive e më e qëndrueshme. Kjo kërkon bisedime për çështjet e vërteta, përçfarë është e domosdoshme dhe e mjaftueshme për mbajtjen e një ekuilibri dhe përruajtjen e paqes dhe kooperimit. Procesi i krijimit të një sigurie pozitive përfshin jovetëm prezantimin e njërës palë në çështje, por edhe dëshirën për të dëgjuar edhepalët e tjera.

Në ndërmjetësim, ndërmjetësi njeh faktin që mund të ketë shumë perspektiva

Page 174: perpjekja_13-14

dhe opinione, dhe se medalja ka gjithmonë më shumë se një anë. Të menduarit nëmënyrë absolute ose unilatereale, mund ta pengojë procesin. Duhet të jetë e qartë seekziston një problem dhe të dallohen ndjenjat e ndryshme të njerëzve ndaj këtijproblemi. Prandaj thuhet që Zoti na ka dhënë dy veshë dhe vetëm një gojë. Dëgjimiështë një rrugë më e mirë drejt mirëkuptimit dhe gadishmërisë për zgjidhje.

Në kohën kur një ndërmjetës është thirrur pranë një problemi, problemi shpeshka arritur tek pika ku ka armiqësi dhe shqetësim. Besimi tek ndermjetësi si dhe njëbesim minimal tek ndërmjetësimi si një mjet zgjidhjeje konflikti nga të gjitha palet,janë të rëndësishme për progresin e çështjes.

Një ndërmjetes kualifikohet që të mbështesë këto principe themelore:

1. Të ndajë personat nga problemi.Ky princip do të thotë që vemendja duhet të përqëndrohet më shumë mbi

situatën dhe kompleksitetin e saj, sesa mbi personalitetet e pjesëmarresve. Në vendqë çdo person të shohë tjetrin si një kundershtar, do të ishte më produktive që ata tëbisedonin krah për krah për problemin.

2. Përqëndrim mbi interesat, jo mbi pozicionet.Edhe ky princip është bazuar mbi problemin, dhe kërkon nënvizimin e

kërkesave; atë se çfarë nevojitet ose pritet nga të dy palet. Njerëzit kanë shumëkërkesa dhe ndërmjetesi duhet të ngrejë pyetjen: Pse ky njeri e kërkon këtë?

3. Të shtrojë alternativa bashkëfitimi.Ky princip ndihmon pjesëmarrësit të eksplorojnë një listë alternativash, disa

nga të cilat mund të mos punojnë, por disa të tjera duhet të kenë mundësi zgjidhjesh.Eksplorimi i mënyrave të reja të të menduarit, dhe shqyrtimi i problemit është njëpjesë e madhe e procesit. Mbi të gjitha, nëqoftese pjesëmarrësit mund të zgjidhninproblemin vetë nuk do të kishte nevojë për një ndërmjetës.

4. Përdorimi i kritereve objektive.Zgjidhja duhet të jete konkrete, e specifike, e matur. Sa më i pastër kuptimi,

aq më e madhe mundësia që t i kënaqë palët. Ndërmjetësia duhet të jetë konsistente,me procedura të drejta, me standarte të drejta të mbështetura mbi normat ekomunitetit.

Shqipëria

Ka disa shembuj krahinash dhe problemesh në Shqipëri ku shumica eshqiptareve do të binin dakort të kërkonin ekspertët e ndërmjetesimit.

1) Veteqeverisja dhe trajtimi i shqiptareve etnikë në Kosovë,2) Gjakmarrja në rajonin malor të Veriut ku ka rreth 5000 shqiptare të ngujuar

nga frika e vrasjes për shkak të gjakmarrjeve,3) Dialogu konstruktiv ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës rreth

çështjeve të rëndësishme për vendin.Në të tre këta raste, nëse nuk ka ndërhyrje, sindroma vullkanike manifestohet

me një potencial shpërthyes të madh. Sejcila nga këto situata është kaq kercënuese,

Page 175: perpjekja_13-14

saqë pa një zgjidhje të tyre është e pamundur ndërtimi i një shoqerie stabel,produktive, dhe demokratike.

FAKTORËT QË JUSTIFIKOJNË KONSIDERATAT E VEÇANTANË SHQIPËRI.

Duke u marrë me kualifikimin e ndërmjetësave në Shqiperi na dolën çështjekrejt të ndryshme nga ato amerikane. Ishte shumë e vështirë të gjeje një çështje qëtë ishte e njëjtë për të dyja kulturat. Për shembull, shumica e çështjeve shqiptare nënivelin e biznesit ishin rreth problemeve të pronave p.sh. kush do të marrë titullin etokes. Shembulli i një çështjeje familjare ishte ai ku një vella nuk donte që e motratë takohej me djem. Dhe mosha e vellait këtu nuk ka rendesi, por vetem të drejtat etij mbi motrën.

Një çështe tipike amerikane e biznesit mund të jete ajo kur njëra nga paletnuk po respekton kontratën të firmosur. Kurse në Shqipëri koncepti që kontrataështë e detyrueshme nuk është kuptuar mire. Sipas tyre ne qofte se rrethanatndryshojne duhet të këtë rinegocjim.

Një tjeter rast tipik amerikan është një vend pune ku një shef merret me dynënvartës të zotë që punojnë bashkë mbi një projekt, le të themi me çështje konflikteshpersonaliteti, dikriminim seksual, ose rroge të pabarabarte. Sipas shqiptarëve që endoqën këtë eksperiencë punëtorët ishin tepër kompetitivë dhe shqetesoheshin shumëper projektin. Sipas tyre, meqenese ata ishin të dy të punësuar, nuk duhet të kishinprobleme midis tyre.

Pesë konsideracione të veçanta.

1. Ka pak histori lirie dhe të drejtash.Shqiptarët kanë një ndjenjë të fortë identiteti. Ata e quajnë veten pasardhës

të ilirëve, pra të një qytetërimi dymijëvjeçar. Por, nga ana tjetër, për shkak tëpushtimeve të shumta, diktatorëve të egër dhe komunikimit të dobët midis krahinave,shqiptarët nuk kanë një histori të gjatë të vetën dhe as një ideologji nacionaliste.

Njohja e karakterit të shqiptarit është shumë e dobishme për të parë se si izgjidhin ata problemet. Shqipëria është pjesë e gadishullit Balkanik, dhe ka njëtrashëgimi më të ngjashme me fqinjët e saj të Ballkanit sesa me pjesën tjetër tëEvropës. Shqiptarët kanë mundur të ruajnë identitetin e tyre megjithë rrymat e shumtatë okupuesve të huaj. Megjithëse jeta ka qenë e vështirë dhe e ndërlikuar, në Shqipërika më pak depresion, vetëvrasje dhe alkoolizëm sesa në vendet e tjera ish-komunistetë Evropës Lindore e Qendrore.

Ndoshta për shkak të sundimit të huaj ose sundimeve diktatoriale, njerëzitjanë mësuar të përshtaten me ndryshimet në baza ditore, dhe kanë kërkesa minimalepër stabilitet. Për me tepër, me një histori të mos njohjes së problemeve, metoda ezgjidhjes nga një ndërmjetës tregon se ka një problem. Nevoja e një njeriu të jashtëm

Page 176: perpjekja_13-14

për zgjidhjen e problemit mund të shihet në Shqipëri si një dobësi. Por, nga anatjetër, shqiptaret janë një popull që ka qenë tejet i varur nga të tjerët dhe që dëshironta shohë veten pjese e komunitetit Perëndimor.

2.Kompleksitetet në stilin e komunikimit.Vetëm prej më pak se një dekade Shqipëria po njeh rrjedhjen e lirë të

opinioneve dhe ideve. Ajo ka qenë subjekt i sundimeve të huaja prej shekujsh. Nëpjesën më të madhe të shekullit të njëzetë ka qenë një shoqëri e mbyllur, rasti mëekstrem në të gjithë Evropën përsa i përket izolimit ekonomik, ndalimit tëinformacionit dhe lëvizjes së lirë. Shqipëria sot është akoma vendi më i varfër nëEvropë ndonëse në katër vitet e fundit ka marrë më shumë ndihmë të jashtme përfrymë sesa çdo vend tjetër i bllokut lindor.

Si pjesë e një historie me shumë ashpërsi dhe kontroll, Shqiptarët, që kurfituan lirite më 1991, po mësojne dhe praktikojnë aftësi të reja në procesin e marrjessë vendimeve në mënyrë të pavarur. Megjithate, mendimi i pavarur, pa mendiminkritik dhe respektimin e ideve të tjetrit mund t i shtojë grindjet.

Meqënese ka një tendencë drejt strukturës së ashpër hierarkike, bazuar neeksperiencat e mëparshme Shqiptare, koncepti që çdo gjë duhet të shkojë tekautoritetet e larta për vendim, paraqet një tendence problematike. Historikishtshoqëria shqiptare ka qene e bazuar në autoritetin e patriarkut, vendi i të cilit ështëzevendësuar (në kuptim të gjerë) nga shteti dhe policia.

Pozita e lartë krijon figurën e fuqishme, dhe një Shqiptar është përballë faktitqë, pa patur fuqine e pozitës, nuk mund të arrijë asgjë. Marrëdheniet personale kanëme shumë vlerë sesa rregullat ose marrëdhëniet e tjera më abstrakte. Statusi dhereputacioni i një familjeje është primar në vlerësimin e njerëzve, ashtu sikurse edheafilacionet politike dhe pozicioni apo statusi i personit gjatë regjimit komunist. Ështëinteresant që disa ndërmjetësime nuk fillojnë direkt me pjesëmarrësit, por me tëafërmit të cilët takohen me ndërmjetesin, bien dakort ndërmjet tyre dhe pastaj iaparaqesin vendimin pjesëmarrësve; lidhjet e familjeve janë aq të forta sa vendimibëhet i pranueshëm.

Procesi demokratik idealisht përfshin njohjen e diversitetit dhe respektin përata që mendojnë ndryshe. Në Shqipëri, respekti për diversitetin nuk është gdhendurakoma. Nën komunizëm, Shqiptarët ishin në kushte kolektiviteti; ata nuk i përkisninvetes se tyre, por kolektiveve të shumta apo klaneve me detyrat e tyre përkatëse. Nënjë anketim të kohëve të fundit lidhur me ndërmjetësimin, njërës nga pyetjet, asajse si do të sillej një njeri në qoftë se një tjetër mendonte ose vepronte ndryshe nganorma, iu dha vetëm përgjigje negative që varionte nga mospëlqimi tek urrejtja.Respektimi i ndryshimeve në mendim është parë në Shqipëri si një koncept ekstremliberal dhe jo si një princip bazë i demokracisë.

Problemit të respektimit të ndryshimeve dhe të të ndjerit i lirë psikologjisht,i shtohet edhe ai se shqiptarët e kanë shumë të vështirë të shprehen kundër apo tëbëjnë pyetje kundërthënëse pa ndjerë ankth. Në psikologjinë e tyre ekziston ideja sepo fole kundër do të kesh probleme, ndëshkime dhe humbjen e mbështetjes ngashoqëria apo dhe familja. Përgjigjet duket të jene mekanike. Është e rëndësishme

Page 177: perpjekja_13-14

të vihet re se ky fenomen gjindet në të gjitha kulturat, por në një vend me histori sitë Shqipërise ay është shumë më i fortë.

Shqiptarët kanë personalitete të forta. Pasi i kanë mbijetuar invazioneve tëshumta si dhe izolimit, është e pabesueshme kur sheh entuziazmin dhe energjinë qëekziston në Tiranë. Personaliteti i shqiptarit, ashtu si personaliti i ballkanasve dhemesdhetarëve në përgjithësi, është dramatik, shpërthyes dhe mbushur me emocione.Dikush që nuk njeh gjuhën e tyre si dhe shprehjet e fytyrës, e ka të vështirë të dallojënjë situate të këndëshme nga një e pakëndëshme. Zërat janë disa shkallë më lartnga ç është e pranueshme në shumë vende të Perëndimit, dhe krahët i lëvizin saandej këndej si për lajme të mira ashtu edhe për të këqia.

Komumikimi është jetik për ta, por, në të njëjtën kohë, puna, në kuptimin endarjes së projekteve dhe ideve, apo të koordinimit të përpjekjeve, nuk është nëzakonin e tyre. Edhe mund të ndodhë që një agjensi të bashkohet me një tjetër, porprap do të mungojë një mastër plan i projekteve. Zotërimi i informacionit në tëkaluarën kishte vlera të veçanta. Nëse këto i jepeshin regjimit, jepej një shpërblim.Edhe tani zotërimi i informacinit ka të njëjtat vlera. Zakonisht ai mbahet i mbyllurdhe nuk jepet për shkak konkurimi. Për shembull, agjencite jo-qeveritare konkurojnëpër dollare dhe prandaj nuk i japin idetë dhe projektet. Zotërimi i informacionitështë një burim fuqie tek shqiptarët. Zgjidhja e problemit, mbledhja për të punuarsë bashku mbi një çështje të përbashkët ose thjeshtë komunikimi për të, nuk ështënë praktikat e tyre.

3. Ndërmjetesimi/ Paradoksi i dhunësParadoksalisht, ndonëse shqiptarët nxitojnë të të shpjegojnë se kanë një traditë

ndërmjetësimi, del fenomeni i dhunës si problem që e ve në dyshim këtë traditë. NëShqipëri ndodhin disa vrasje në ditë prej të shtënave të armëve. Një pjesë e tyreështë vepër e kriminelëve dhe grabitësve të rrugës, por dhuna dhe zënkat nëpërgjithësi, janë aq të rrezikshme në jetën e përditëshme, sa që njerëzit janë tëshqetësuar kur një njeri i tyre është jashtë.

Ekzistojnë statistika të ndryshme për incidentet aktuale të dhunës, pormegjthatë, analiza e faktorëve të rrezikut nuk është një çështje e ngritur në mëndjete njerezve. Dhuna është kaq e madhe sa Departamenti i Shtetit Amerikan ka cilesuarTiranen me 4, me e larta e shkallëve të rrezikut në një shkallëzim prej 1 deri ne 4,duke e bërë kështu një nga vendet me kritike në bote. Faktorët janë krimi, dhunapolitike, dhe terrorizmi. Ky shkallëzim është dhënë në mars të 1997 në kulmin etrazirave të brendshme, por vazhdon të jetë në fuqi.

Disa faktore që kontributojne për këtë gjendje fatkeqe janë praktikat e Kanunitose Kodit të Lekë Dukagjinit dhe gjendja e armëve. Kanuni (që u eliminua gjatëkomunizmit) është rishfaqur sidomos në zonën malore veriore. Bazat origjinale tërregullave të Kanunit kishin të bënin me mosmarrëveshjet ndërmjet familjeve dhenuk shtriheshin në të gjithe fshatin apo klanin. Në kanun ka shumë seksione qëmerren me sjellet shoqërore dhe drejtësinë. Gjakmarrja, për të cilën flitet shumë përshkak të rrezikshmërise dhe bujës së madhe, ze vetëm një kapitull të shkurtër. Njëshembull i gjakmarrjes është ky: kur një mik është vrarë në shtëpinë e dikujt,

Page 178: perpjekja_13-14

mikpritësi, që të ruajë nderin, duhet të vrasë një mashkull nga shtëpia e vrasësit.Kur një gjë e tillë është duke ndodhur përdoret shprehja: të qenurit në gjak . Kashqiptare që besojnë se në rast konflikti më parë vjen Kanuni dhe pastaj ligji, ndonësekëta përbëjnë një numër të vogël. Elemente të ndërmjetësimit mund të bazohen nëvlerat kulturore të turpit, hakmarrjes dhe nderit. Veriu është i njohur për pleqtë emençur që ishin (dhe janë) shumë të respektuar dhe që kërkohen edhe në rajone tëtjera të Shqipërisë për të ndërmjetësuar. Megjithese ky ka qenë një aspekt pozitiv iKanunit, zgjidhja ka qenë më shumë arbitrare sesa rezultat i një ndërmjetësie neutraledhe shpesh nëpërmjet imponimit të një autoriteti të jashtëm. Për më tepër, përfundimiështë i mbështetur më shume te falja sesa te principet e ndërmjetësisë. Megjithate,njohja e pleqve të mençur nga ana e komunitetit është një aset mbi të cilin mund tëndërtohet. Mbështetja që gëzojnë ata mund të sjelle pranimin e procesit tëndërmjetësimit edhe nga komuniteti. Përshtatja mire e ndërmjetësimit me sisteminndërmjetësues mund të krijojë një formë hibride që pajtojet me standartet ekomunitetit dhe që pjesëmarrësit e konsiderojnë të drejtë dhe të llogjikshme.

Shqiperia e ka në traditën e saj mbajtjen e armëve, veçanerisht në zonat malore.Ndonjëherë natën mund të degjosh të shtena armesh. Sipas Fatos Nanos, kryeministrittë Shqipërisë, vetëm 20% e armëve të marra vjet nga trazirat e piramidave, janëmbledhur, kështu që rreth 600,000 mbeten të shpërndara.

Qeveria i ka kërkuar OKB-së të udhëheqë një fushatë për mbledhjen e armëve,me shpërblime të mundshme për ata që i kthejnë.

Në një shoqeri që ka akses armesh dhe elemente të zgjidhjes së problemeveme gjak; zbutja dhe zgjidhja paqesore e konflikteve përbëjnë një sfide të madhe.Mungesa e stabilitiet dhe ajo e bindjeve të forta në respektin e opinioneve tëndryshme, bëjnë që sindroma vullkanike të mund të intensifikohet dhe të shpërthejënë formën e justifikimit të zgjidhjes me dhunë të konfliktit.

4. Mungon besimi te sistemi.Shqipëria ka një histori të gjatë me sekrete dhe ngjarje të pashpjegueshme që

kanë krijuar një mungesë besimi te qeveria dhe institucionet. Historia e saj ështëhistori diktatorësh dhe tradhëtish. Shqiptarët janë mësuar të tolerojnë një autoritettë lartë dhe një figure të vetme, të fortë, diktatoriale. Kjo mënyrë jetese ka ndikuarnë mosbesimin e Shqiptareve kundrejt organizmave zyrtare dhe në mungesën eqetësinë që mund të ndjejë dikush kur ndodhet krah të tjerësh, veçanërisht figurashtë autoritetit ose të panjohur.

Të flasësh me një shqiptar për ndermjetësimmin dhe situatat ku dalin fituesetë dyja palat është si t i kerkosh një të burosuri prej 20 vitesh në një burg të erret, tëdalë jashtë dhe të përshkruajë diellin. Qeveritë dhe institucionet i kanë zhgënjyerkaq herë më parë sa nuk ka baza për pritjen e një përfundimi të ndryshëm.

Kuadri themeltar i fuqise dhe kufizimit të qeverise është i përcaktuar vetëmnë ligje dhe jo në një formë më të përherëshme, si kushtetuta. Edhe kur dalin ligjetë reja, qytetaret nuk jane të informuar, dhe ka një zbatim të çrregull të tyre dhe njërespekt minimal...

Meqënëse Shqipëria kërkon të bëjë pjesë në bashkësinë evropiane dhe po

Page 179: perpjekja_13-14

punon në përputhje me kërkesat e kësaj të fundit, ligjet po projektohen dhe rishikohenme ndihmën e perëndimorëve. Që ligji të dalë në krye duhet të ekzistojë edhe njëgrup ligjesh të përhershëm, dhe një besim nga popullata se këto ligje janë tëqendrueshëm dhe të zbatueshëm. Të dy këta elementa kryesorë mungojnë aktualisht.Rryshfetet dhe favorizimet e rrisin edhe më tepër mungesën e besimit te sistemi.Disa zyrtarë qeveritarë jetojnë në një standart jetese që pagat e tyre të ligjshme nuki përballojnë dot. Nuk mund të egzistojë një shoqëri e hapur pa ligj dhe rregull.Bazuar në këto eksperienca nuk është per t u çuditur në qofte se një numër i madh ishqiptarëve do të hezitonin para vlerave të ndërmjetesimit me kushte besimi dhekonfidence. Nuk mund të ketë ndermjetësim pa këto hapa të para themelore. Disaherë duket se ka më shumë ndarje ndërmjet shqiptarëve vetë se sa me Evropen.

5. Mosmarrveshjet mbi pronësimin janë një burim i madh fërkimi.Shumë nga mosmarrvëshjet e tanishme janë përqëndruar rreth pronave. Për

shqiptarët, si dhe për shumicën e Evropianëve, toka është shumë e rëndësishme jovetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për shkaqe psikologjike, sepse njerëzit janëtë lidhur me tokën që konsiderohet e shtrenjtë dhe që duhet mbajtur në familje.Fondacioni per Zgjidhjen e Konflikteve vendosur në Tiranë dy vjet me pare, bërinjë studim që tregoi se 70% e mosmarrveshjeve që po dëgjoheshin në ndermjetësimishin të bazuara në deklarata për pronësimin e tokave. Shtrirja e madhe e këtijproblemi dhe potenciali për sindromën vullkanike s ka si theksohet më shumë. Gjatëregjimit komunist të gjitha tokat private u konfiskuan nga shteti. Pas rënies sëkomunizmit, vendosja për të zotët e tokave si dhe për kufijtë e pronave u bë njëaktivitet me shumë probleme. Departamenti i Regjistrimit të Tokave ishte i orga-nizuar dhe u bënë shqyrtime. Regjistrimi i tokave rurale dhe urbane është në procestashmë prej disa vitesh. Mbi problemin e gjetjes se pronarit të drejte, shtohet edhekomplikimi se toka u është dhënë familjeve dhe jo individëve. Sipas traditës, djalime i madh trashëgon tokën, por sot e kërkojnë pjesën e tyre edhe pjesëtarët e tjerë tëfamiljes si edhe gratë.

Gjithashtu është e zakonshme që dikush të ndërtoje mbi një tokë urbane papatur qëllim ta blejë ose të marre leje ndërtimi, kështu që edhe kjo ndikon në njëmosmarrveshje të ardhme. Koha e afatit të mbajtjes së këtyre truajve është shtyrëedhe dy vjet, për shkat të kompleksitetit dhe madhesise të ankesave. Edhe ky ështënjë problem ku ka vend për ndërmjetësimin sepse deri tani, vetëm një e treta etokave është regjistruar.

MUNDËSIA E SUKSESIT TË NDËRMJETËSIMIT NË SHQIPËRI.Pasi shqyrtuam këto 5 konsiderata ose kompleksitete të veçanta lidhur me

ndërmjetësimin në Shqipëri, për të forcuar procesin e ndërmjetësimit bëjmë su-gjerimet e mëposhtëme:

1. Duhet një lidership i fortë dhe i ndershëm që të punojnë mirë në ndërtimine ekipit dhe në punën në grup.

2. Ndërtimi dhe modifikimi i vazhdueshëm i eksperiencës së pleqve në këtë

Page 180: perpjekja_13-14

fushë.3. Fushata për kthimin e armëve.4. Finalizimi i kushtetutës dhe reforma ligjore.5. Vazhdimësi në reformën për tokën.

Shembujt e përmendur janë përdorur për të treguar përpjekjet që janë bërëpër të forcuar procesin e ndërmjetësimit. Për të ligjëruar qëllimin dhe vlerat endërmjetësimit është projektuar edhe një ligj për ndërmjetësimin. Në shumicën evendeve perëndimore, nëqoftese nuk është kundra ligjit kjo mund të bëhet. Ketuduket sikur është e anasjellta. Mund të behet në qofte se ligji të lejon. Ështëinteresante të vihet re se Norvegjia është një vend perëndimor me një ligj mbindërmjetësimin. Projektligji i Shqipërise lejon një strukturë për procesin e ndër-mjetësimit, qëllimin e tij, situatat dhe kualifikimet e ndërmjetësve. Ka patur edhepërpjekje të tjera për të fortësuar procesin e ndërmjetësimit, në Shqiperi, dukepërfshire: tryeza të rrumbullakta për diskutimin e temava të ndryshme mbi konfliktin,anketa për të mbledhur informacion mbi llojet e konfliktit dhe kuptimi që ka popullatapër rolin e ndërmjetësimit.

Për më tepër ndërmjetësimi dhe zgjidhja e konfliktit janë prezantuar sikoncepte në disa shkolla. Këshillimi nga moshatarët dhe ndërmjetesmi u janëprezantuar si koncepte studentëve dhe mësuesve. Është me interes ndërthurja ekëtyre koncepteve në kurikulumin e të gjithë shkollave në vend, si pjesë e edukatësshoqërore. Është planifikuar hapja e një kampi veror në bregdetin e Adriatikut përpërfaqësuesit e shkollave tetëvjeçare.

Fondacioni për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, (i përmendur më parë) ështëvendosur në Shqipëri në dhjetor të vitit 1996; degët e tij gjenden në Shkodër dheVlorë. Ka edhe plane për qendra të tjera. Disa krahina kanë ndërmjetës që janëkualifikuar nga qendra dhe po punojnë nëpër krahinat e tyre përkatëse. Një grupstudentësh të juridikut zhvilluan një kurs 12 orësh prezantimi, mbi teorinë dheaplikimin e ndërmjetësimit, të sponsorizuar nga Fondacioni. Po shqyrtohen planepër ta bërë ndërmjetësimin pjesë të programit shkollor si për vendosjen e një qendrendërmjetësimi.

Pra, po ndërtohen rrugë të brendshme për zgjidhjen e konfliktit me anë tëndërmjetësimit. Vendi vazhdon të këtë potencial për sindromën vullkanike siç uvertetua me trazirat e Marsit 1997 (Vendet e tjera ish komuniste kanë pasur shembjetë skemave piramidale, por pa arritur në anarki).

Ndërmjetësimi është i suksesshem kur njerezit besojnë në këtë proces dhekanë një ndjenjë kontrolli. Një zyrtar i lartë amerikan është shprehur: Problemi mei madh në Shqiperi është krijimi i vendeve të punës, dhe pas ketij ështëndërmjetësimi.

Perktheu Aurela Hoxha

Page 181: perpjekja_13-14

GEORGE STEINER

TALENTI DHE TEKNOLOGJIALexuar në konferencën që u mbajt me rastin e njeqind vjetorit të Shoqënsë së

botuesve britanikë; botuar në maj 1996 nga revista britanike Prospect

Besoj se shumë nga ju duhet ta kenë lexuar tashmë, prandaj të më falni. E kamfjalën tek numri i fundit i revistës kryesore të papirologjisë së krahasuar të Akademisërumune që përmban një fragment, të deshifruar së fundmi, me interes tëjashtëzakonshëm. Bëhet fjalë, me ç duket, për një bisedë që është zhvilluar në Korintnë shekullin e pestë para Krishtit, lidhur me leximet e para publike të lliadës dheOdisesë. Gjatë dialogut shfaqet bindja që këto dy vepra nuk kanë të ardhme.Diskutohet në duhen harxhuar lëkurë të shtrenjta delesh - shumë delesh - për t ishkruar, në një kohë kur ngjarjet që tregohen janë padyshim tepër të zgjatura, tëpërsëritura, plot formula pa fund, me atë agimin gisht-trëndafil që rishfaqet çdodhjetë rreshta, plot me pasazhe të mërzitshme dhe me finalet e bëra lëmsh. A do tërrijë Odiseja në shtëpi apo do të niset prapë? S e merr vesh njeri. Natyrisht, janëvepra shumë të guximshme, por të dënuara me harresë.

Kur ka patur ndonjëherë të ardhme letërsia? Ndoshta kurrë. Ajo që ne njohimsi letërsi ka patur një jetë shumë, shumë të shkurtër. Sipas studiuesve, mund tëfillojmë nga pasazhi i njohur në të cilin shën Agustini përshkruan mjeshtrin dhemësuesin e tij, shën Ambrozion, ndërsa ky lexon në një kopësht të Milanos. Agustinithotë: Ai ishte njeriu i parë në të gjithë Perëndimin që dinte të lexonte pa lëvizurbuzët. Një njeri që lexon në heshtje, që ka me tekstin pak a shumë të njëjtin raportqë përmban akti modern i të lexuarit. Kjo ndjesi e një raporti privat dhe personal metekstin, e kujtimit të tij dhe e rikthimit tek ai, e tekstit që lind tekstin, ka filluar tëshkatërrohet andej nga viti 1914, që shënon edhe fillimin e katastrofës së kulturëstonë perëndimore.

Sot këto tema duhet t i përballojmë përsëri për dy arsye: teknologjia dhe talenti.Ai i Gutenbergut nuk ishte një revolucion fondamental. Ai i zgjati jetën fjalës sëshkruar. Në tetëdhjetë vjetët që pasuan Gutenbergun, u prodhuan dhe porositën mëshumë kopjime me dorë se në njëqind vjetët para tij. Nuk bëhej fjalë, pra, për njërevolucion si ai që ndoshta po perjetojmë sot. Çfarë ndikimi do të ketë realitetivirtual mbi imagjinatën dhe mbi mënyrat e të rrëfyerit dhe të të imagjinuarit tek ata

Page 182: perpjekja_13-14

që e praktikojnë? Dhe nuk është fjala vetëm për realitetin virtual. Kolegët e mi nëKembrixh, që punojnë në departamentin e inxhinierisë, më thonë se janë tashmëmjaft afër krijimit të një kompjuteri portativ me dimensione të vogla dhe të pajisurme ekran total display . Kjo do të thotë që në të ardhmen do të mbajmë me vete,mbi skrivani apo komodinë, për të lexuar mbrëmjeve, këtë ekran të vogël me përdorimtë shumanshëm. Ai do të jetë i lidhur on line me bibliotekat e botës. Do mund tëshfletojmë 14 milion volumet e bibliotekës së Kongresit. Dhe ky ekran i ri do të

jetë më i qartë, më i lehtë për t u transportuar dhe jashtëzakonisht më i përshtatshëmpër nevojat dhe interesat tona se çfarëdolloj libri.

Atëherë do të jemi vërtet në një botë të re.

Por kjo nuk është një rrugë në sens unik. Puna është se nuk mund të ketëletërsi pa lexues. Lexuesit krijojnë letërsinë dhe letërsia krijon lexuesit, e bën këtëqysh nga fillesat e konceptit të alfabetizimit. Pra, nëse ndryshojnë lexuesit - dhe memundësitë e reja do të ndryshojnë me siguri, - do të ndryshojë edhe ajo që lexojnë,pavarësisht se sa e vjetër është kjo e fundit. Një përshtatje në cd rom e Homerit, qëekziston sot, është krejtësisht e ndryshme nga versioni në papirus, versioni i shtypur,apo ai me ilustrime. Secili ka metafizikën e vet përsa i përket rrëfimit, ritmit,emocioneve, stimujve.

Që fëmijë ruaj kujtimin e erës së librave, aq të ndryshëm njëri nga tjetri, llojete ndryshme të shijes, të letrës, të shkronjave. Librat janë fenomene komplekse. Vendiku i sistemojmë. Mënyra sesi i mbajmë në duar. Mundesia që kemi per t i rilexuar.Libri i xhepit (pocket) ishte një revolucion krejt i veçantë, ashtu sikurse ishte folio,kuarti, dymbëdhjetëshi (tipe formati librash, sh.p.). Kanë qenë më së shumti libratdhe bibliotekat ku ata ruheshin që i kanë dhënë formë idesë që kemi sot për letërsinë,historinë e filozofinë. Nëse libri do të duhet të zëvendësohet nga mjete elektronike,shumë nga të cilët ende të pakapshëm për imagjinatën tonë, nëse do të duhet tëbëhet një arkiv kujtese, një arkeologji dashurish të vdekura, atëherë letërsia do tëpësojë shndërrime të thella.

Marksizmi ka bërë një vëzhgim te thjeshtë e gjenial (idetë e mëdha janëgjithmonë shumë të thjeshta, por nuk të vijnë kurrë!): nuk mund të ketë muzikëdhome po të mos ketë dhomë. Domethënë ajo që ne njohim si muzikë dhome -veçanërisht kuarteti, forma mbizotëruese në muzikën e lartë- mund të shfaqet vetëmnë kushte hapësinore, ekonomike e sociale shumë specifike. Në qoftë se nuk do tëketë më hapësira private për muzikën e dhomës, nuk do shkruhet dhe as porositetmuzikë e re dhome. Dhe ajo literaturë e gjerë muzikore do të marrë, siç po ndodh,një karakter muzeal. Do të jetë rindërtim historik i një ambienti që nuk është më inatyrshëm për ekzekutuesin dhe dëgjuesin. Kjo do të vlejë edhe për letërsinë dhelibrin.

Tani do të doja të kaloja nga teknologjia tek talenti. Nuk dimë se pse, por nëasnjë moment të historisë nuk ka një sasi të pakufizuar talenti krijues. Ka fenomeneqë, falë Zotit, nuk i kuptojmë dot. Përse periudha të caktuara prodhojnë një lulëzimshkrimtarësh të mëdhenj, kurse të tjera mbeten sterile për një kohë të gjatë? Përseletërsitë e mëdha - ajo portugezja, spanjolle apo italiane, janë shembuj pertinenti -

Page 183: perpjekja_13-14

njohin vetëm dy ose tre momente të larta force të përqëndruar? Nga se përcaktohet,në një grafik të shpërndarjes, përqëndrimi i talenteve në një moment të caktuar dhefushat ku ata duan ta ushtrojnë talentin e tyre? Nga kërkimet e fundit që disponojmëmbi grafikët e koefiçientit të inteligjencës apo të çfarëdolloj mase të ngjashme metë, del me afërsi (dhe këto janë shifra që edhe mund të kundërshtohen, prandaj duhenmarrë me rezerva) se në ditët tona mbi 80 përqind e talentve që ndodhen në pjesëne sipërme të kurbës i përkasin disiplinave shkencore. Më pak se 20 për qind e talentevetë pjesës së sipërme të kurbës - përsa i përket inteligjencës, vullnetit, energjisë,ambicjes - veprojnë në fushën e shkencave që i quajmë humaniste. Nëse do të kishajetuar në Firencen e Katërqindës, do shkoja herë pas here t i qerasja mëngjesinndonjë piktori. Kurse në fakt kam gjithë jetën që përpiqem t u afrohem shkencëtarevesepse sot tek ata gjendet gëzimi, shpresa, energjia, sensi i botëve që të hapen njërapas tjetrës.

Atyre që studiojnë lëndët humaniste u kërkohet gjithmonë e më pak njohuribazë. Kurse në Kembrixh, në Mit, në Princeton, apo - deri pak kohë më parë - nëMoskë, provimet e pranimit në vitin e parë të matematikës dhe fizikës përmbajnëargumente që vetëm pesëmbëdhjetë vjet më parë klasifikoheshin si punë kërkimoree specializuar. Ja ecja përpara. Ja kuptimi i asaj që u kërkohet të rinjve dhe asaj qëkëta janë në gjendje të japin.

Nuk ka ligje që të thonë se letërsia e madhe prodhohet në periudha të caktuaraapo se gjuha do t i përtërijë aftësitë e saj poetike dhe krijuese. Në disa letërsi tëmëdha ka periudha lodhjeje dhe shterjeje. Me ç duket, sot njerëzit që gjenden nëmajat e përsosmërisë të krijimit të veprave letrare artistike janë më të paktë. Mos dotë thotë kjo që krijohet më pak? Jo. Jemi përballë një bollëku dhe një bujarieparadoksale. Një numër shumë i madh librash që botohen përfundon ne stoqet dheçohet për t u bërë karton. Prodhohet shumë, por fare pak për të qenë. Talentetshpërndahen në ato mjete komunikimi që i bëjnë konkurencë letërsisë, si televizioni,kinemaja dhe artet e afërta me to. Na ndodh vazhdimisht që të ndezim TV dhe të navijë nga ekrani ndonjë pasazh apo dialog për të cilin na vjen të themi: Pa shiko, mëi mirë se gjithë romanet që kam lexuar tash sa kohë. Më i thellë, shkruar më mirë,më i mprehtë.

Bumerangu krijues nga filmi tek libri

Kinemaja mund të mburret sot me klasikët e saj, klasikë që kanë ndryshuarperceptimin, imagjinimin, që kanë ndryshuar konceptin tonë mbi atë ç ka ështërrëfimi, si tregohen historitë. Nuk është e njëjta gjë si te romani. Mund t i ngjajëromanit, dhe është interesante të vëzhgosh ndërthurjen mes fiction-it klasik dhetelevizionit.

Shpesh ndodh që librat porositen nga botuesi me mendimin se ato mund tëriprodhohen në mediat e tjera. Suksesi i librit në treg është gati i papërfillshëmpërpara shpresës për t ia shitur të drejtat televizionit apo kinemasë, gjë që nga ana esaj influencon mbi tekstin e shkruar. Ka disa mjeshtra të kësaj forme narrative që

Page 184: perpjekja_13-14

shkruajnë duke e ditur se nëse versioni televiziv apo kinematografik do të ketë sukses,lexuesit do të vijnë të kërkojnë librin. Kemi të bëjmë me një bumerang kreativ ngamë interesantët. Hasen deri edhe raste kur libri porositet pas filmit apo versionitteleviziv. Libri nuk është më pre teksti, por post teksti i shpërndarjes së tij.

Askush nuk është në gjendje të masë inteligjencën dhe imagjinatën që derdhetnëpër media. Bëhet fjalë për një sasi të jashtëzakonshme, si psh. inteligjenca qënevojitet gjatë një fushate të madhe reklamash. Zorr se mund të kapet diferenca mespoezisë dhe slloganeve të reklamave. Ka reklamabërës të aftë të shkruajnë batutanjë rreshtëshe me të cilat do të krenohej komedia e epokes së Restaurimit: mund tëkrahasohet aftësia, talenti satirik i këtyre batutave të paharrueshme. Imagjinata,humori, energjia, deri dhe komenti serioz politik e social, shpesh gjejnë tek libri njëformë shumë të ngathët, kurse në mediat e tjera ato i përcillen në çast publikut tëgjerë dhe krijuesve të opinionit politik.

Po a mund të ruhet letërsia? Pyetje e vështirë. Para disa vjetësh, disa botuestë rinj filluan të botonin skenarë kinematografikë. Nuk funksionoi. Kjo nuk do tëthotë që s do të funksionojë asnjëherë. Disa artistë të mëdhenj televizivë, DennisPotter e të tjerë, kanë shpresuar që veprat e tyre të ruheshin në ndonjë farë formeletrare, kështu që njerëzit të mund t i lexonin së bashku me komedinë apo filmin.

Kemi edhe dimensionin oral. Këtë e pashë qartë gjatë një vizite në Universitetine Harvardit. Po jepej Casablanca për të miliontën herë. Jashtë kishte një rradhëstudentësh që e kishin parë dhjetë apo pesëmbedhjetë herë. Në një moment, rrethdhjetë minuta para fundit, u hoq zëri dhe studentët u ngritën në këmbë çuan duart, ukapën për krahësh dhe filluan të recitojnë në kor dhjetë minutat e fundit të filmit, qëjanë goxha të ndërlikuara. Bërtisja edhe unë me ta: Arrestoni dyshimet epërhershme . Këta janë nga ata studentë që sikur t u thuash ju lutem, mësoni njëpoezi përmendësh , zbehen nga inati. Nuk kanë, ama, asnjë vështirësi për të mësuarpolifoninë me gjashtë apo tetë zëra të atyre dhjetë minutave film.

Kjo tregon rezistencën e formës gojore. Poezia ka një të ardhme madhështore- të pamatë, besoj. Poezia ruse mbijetoi në sajë të përcjelljes gojore e më pas melexime që mbaheshin përpara dhjetë apo njëzet mijë njerëzve - Evgenij Evtushenko,Andreij Vozhnesenskij. Edhe Allen Ginsberg. Poezia ka gjithmonë mundësinë që tëflitet mes njerëzve dhe të mësohet përmendësh, nëse pëlqehet. Jemi në një periudhëpoetësh të medhenj, dhe shumë, shumë të tjerë do të vijnë; do të punojnë me muzikën,me teatrin, me koreografinë, në forma ende të paimagjinueshme që rikthehen nëorigjinat e poezisë në Greqinë antike.

Poezi do të thotë çdo formë dramatike. Drama televizive, teatri amatorial,pjesëmarrja e publikut. Bota e teatrit për fëmijë duket, për momentin, gati e pa-kufishme. Teatri në kuptimin më të gjerë - si art i trupit njerëzor - po hapet. Eliminimii trupit njerëzor nga një pjesë e madhe e letërsisë së lartë është një dukuri jetëshkurtërqë ka gjetur vend në një periudhë që nis me triumfin e krishtërimit, në helenizmin evonë, deri në kulturat akademike, mandarine, të borgjezisë së lartë të fillimit të këtijshekulli. Tani trupi po riafirmon praninë e tij në çdo ambient të kulturës. Në fund tëfundit, gjuha është thellësisht dhe intensivisht një fenomen trupor.

Page 185: perpjekja_13-14

Hegeli e ka thënë shumë qartë. Romani është i pandashëm nga triumfi i klasëssë mesme, nga kërkesat e saj për argëtime çlodhëse, privacy, hapësirë dhe kohë përtë lexuar. Filozofikisht, romani është një rrëfim në një kontekst social të gjerë, tëpasur, stabël, edhe pse ky rrëfim flet kryesisht për kaos, revolucion, trazira. GyörgyLukács, kritiku më i madh marksist, ka thënë: Asnjë roman nuk mbaron keq. Kynuk është një pohim i marrë. Lukács-i i referohet faktit që pasi e ke lexuar romaninmund ta rilexosh. Ka gjithmonë një dritare mbi të ardhmen, mbi historinë që vazhdon,dhe ky, në thelb, është një cikël borgjez. Nuk është rastësi që Revolucioni industrial,Revolucioni francez ndodhën në kohën e madhështisë së romanit. Është gati njëaksiomë që sot romanet e mëdhenj mbërrijnë nga cepat e skajshëm të botës, ngaIndia, nga pellgu karaib, nga Amerika Latine - nga vende që ndodhen në një stadfillestar të kulturës borgjeze, në një formë më primitive, më problematike.

Shkrimi i romaneve po na lodh shumë; eshtë krejt ilogjike, s ka gjë për t'uçuditur. Llojet lindin dhe perëndojnë, epopeja, poema epike, tragjedia e vargëzuar,të gjitha kanë momentin e shkëlqimit dhe pastaj bien. Edhe për sa kohë do vazhdohettë shkruhen romane? Ka filluar që tani kërkimi i formave hibride, si ajo që quhetfact/fiction. Ky është një sinjal i rëndësishëm. Cili roman mund të konkurrojë sotme reportazhin më të mirë, me rrëfimin më të mirë të drejtpërdrejtë? Jo vetëm massmediat, por edhe gazetaria në kuptimin e lartë e legjitim të fjalës, mjeshtrat e dëshmisëdirekte, janë ata që mund t i lexojmë çdo ditë.

James Joyce ishte i bindur që Finnegans Wake do shënonte fundin e romanit.Është një përpjekje shumë e vendosur, mrekullisht arrogante, e të thënit: Pas kësaj,vjen fundi. Tek Uliksi krijova edhe njëherë totalen, e mbylla botën në një grusht,tani Finnegans Wake është kaosi i natës . Dhe kur i thanë që ishte i palexueshëm, upërgjigj: Natyrisht, kjo është ideja, më në fund e kuptuat. Ky do që të jetë epilogu .Pati përsëri romane shumë të mirë pas Finnegans Wake. Por tani s ka gjë më artificiale- në një farë kuptimi një sfidë ndaj realitetit- sesa vepra e parë e një shkrimtari.

Na presin vite entuziaste, në të cilët vetë letërsisë do t i duhet të mendojë seç domethënë të shkruash edhe të lexosh. Kush është ai që di të shkruajë e të lexojësot? Ka femijë që u duken të bukura zgjidhjet e problemeve në kompjuterët etyre, në ekranet e tyre olografke (kolegët e mi përpiqen me durim të më fusin nëkokë që mund të ekzistojnë pesë zgjidhje, të gjitha të sakta nga pikëpamja teknike,por katër janë shumë të shëmtuara dhe një është e bukur. Me sa duket, kush nuk esheh këtë, kush nuk e ndjen instiktivisht, nuk është matematikan. Është e vërtetësepse është e bukur. Keats martohet me matematikën superiore.)

Gishtat e një virtuozi të pjanos

Takoj një nga këta fëmijë. Më thonë që nuk di as të shkruajë, as të lexojë, osemezi ia del. Rebelohet sa herë përpiqen ta shkëpusin nga ekrani dhe ta detyrojnë tëlexojë. Humbas durimin dhe i bertas: Je analfabet , ai përgjigjet: Analfabet mos jeti , sepse në fakt unë nuk jam i zoti ta ndjek në atë që po bën. Po të keni vëzhguarndonjë nga këta fëmijë, i kanë gishtat si të virtuozëve të mëdhenj të pianos. Nuk dita them me fjalë më të zgjedhura; gishtat e tyre mendojnë dhe krijojnë. Mënyra sesi

Page 186: perpjekja_13-14

lëvizin është mënyra sesi një muzikant i kthehet, me gishta, një motivi, bocetit tënjë motivi, apo një sekuence notash, për të rishqyrtuar mundësitë, për të korrigjuar.Dhe fëmija thotë që analfabet jam unë. Dialogue de sourds. Rrimë e shohim njëri-tjetrin.

Po më vonë? Kush do dijë të shkruajë e të lexojë? Kush do ta përcaktojëalfabetin bazë? Është një periudhë që të fut frikën. Prandaj edhe entuziazmuese,shpërblyese. Me të është e lidhur ndoshta një rrëshqitje e ngadaltë tektonike nëqëndrimin e kulturës perëndimore ndaj vdekjes. Mënyra se si e mendojmë vdekjen,si e përjetojmë, si e imagjinojmë; mënyra se si e trajton atë ndërgjegja jonë. Letërsia,siç e kemi njohur ne, buron nga një shembull i egër e i përkryer arrogance, i lashtë saPindari, Oraci, Ovidi. Exegi monumentum aere perennius - ajo që kam shkruar do tëjetojë tej kohës. Pindari qe i pari njeri që dihet të ketë thënë se poemat e tij do tëvazhdonin të këndoheshin edhe kur qyteti që ja kishte porositur të mos ekzistontemë. Mburrja madhështore e letërsisë ndaj vdekjes. Sot edhe poeti më i madh, guxojta them, do vihej jashtëzakonisht në siklet sikur të merrej vesh që paskësh thënë njëgjë të tillë.

Po ndodh diçka vigane, deri diku për shkak të barbarive të këtij shekulli, ndoshtapër shkak të ADN-së, ndoshta për shkak të ndryshimeve rrënjësore të jetëgjatësisësë njeriut, biologjisë qelizore, idesë se ç domethënë të bësh fëmijë. Nuk dimë tapërcaktojme as me afërsi këtë diçka, e megjithatë ajo ushtron një ndikim të thellëmbi mendjemadhësinë klasike të letërsisë që shprehet se është më e fortë se vdekja;se shkrimtari mund të flas për vdekjen në poezi, në teatër, në roman sepse e kamundur atë; se është pak a shumë i përhershëm. Kjo nuk është më e mundur. Pofillon të lindë një natyrë tejet e ndryshme e të imagjinuarit dhe ndoshta, kur një ditëdo të risjellim ne kujtesë këtë periudhë, do të shohim, befas, se artistët e mëdhenj,në kuptimin e atyre që na kanë ndryshuar pikëpamjet - konceptin mbi artin, mbiidentitetin njerëzor -, nuk janë ata që citojmë zakonisht, por një tufë bufonëshsurrealistë që të cingërisin nervat si Marcel Duchampi. Nëse e quaj këtë pissoir(shurrtore shën.përkth.) një vepër arti dhe i vë firmën, kush ma ndalon? Apo, akomamë keq, artisti Jean Tinguely, që ndërtonte struktura kolosale dhe pastaj u vintezjarrin, e thoshte: Dua të jetë e përkohshme. Dua të ketë ndodhur vetëm një herë .

Kjo është e kundërta e letërsisë që kemi njohur, letërsisë që thotë gjithmonë:Dua që tek unë të riktheheni sërisht dhe sërisht dhe sërisht . Kjo s do të thotë që

vepra e re do të jetë më pak stimulante. Më pak novatore. Kjo do të thotë vetëm që,në shekuilin e ardhshëm, puna e botuesit do të jetë një ndërmarrje me shumë rrezik.

LIBRI NUK DO TË VDESË

(Vargas Llosa dhe Selman Ruzhdi reagojnë ndaj shkrimit të Steinerit)

Kishte kohë që nuk irritohesha kaq shumë nga një ese , shkruan Vargas Llosanë El Pais lidhur me këtë shkrim të Steinerit. Edhe Selman Rushdi iu përgjigj nëThe New Yorker. Në një shkrim të tituluar Profecitë e Kasandrës shkrimtari peruan

Page 187: perpjekja_13-14

thotë në fillim se qysh prej tridhjetë vjetësh e konsideron Steinerin Një nga mendjetmë stimuluese të epokës sonë . Megjithatë, vijon Llosa, qysh prej disa kohëshdyshoj se Steineri ka filluar të bjerë pre e atij tundimit ku kanë rënë zakonisht talentete mëdhenj: tek një kollajllëk i zbrazët apo tek prirja për të demostruar me një prozëelegante dhe që duket si erudicion edhe disa hiçmosgjëra . Sipas Llosës thembra eAkilit e argumentimit të përpunuar dhe tejet tërheqës të Steinerit qëndron në atë seai ka harruar që romani dhe poezia ishin vërtet popullor vetëm kur ishin oralë dhetregoheshin dhe këndoheshin nëpër rrugë dhe sheshe. Qysh prej kur u shndërruan nëshkrime, që të dy u ngushtuan në një minorancë të vogël, në një elitë njerëzish tëedukuar që, sigurisht, u rrit me ndërhyrjen e shtypit . Por kujdes, paralajmëron Llosa,nuk duhet ta konfondojmë letërsinë me industrinë e best-sellerve, që gatuan produkteqë janë në rastet më të mira të një marëzie maramendëse . Ajo nuk është letërsi evërtetë, dhe atëhere, edhe sikur t i duhej të zhdukej, sikurse paralajmëron Steineri -përse duhet të trishtohemi? Libri sigurisht nuk do të vdesë. Më tepër do të kthehetatje ku ka qenë gjithmonë, në enklavën e formuar nga një minorancë që do ta mbajëtë gjallë dhe që në të njëjtën kohë do të kërkojnë prej tij forcën, stilin, krijimtarinë,idetë, iluzionet bindëse, lirinë dhe guximin, mungesa e të cilave bije në sy aq shumënë ato libra që dominojnë sot letërsinë .

Me një ton ndoshta më pak luftarak, por me të njëjtën bindje, Selman Ruzhdishpreh në New Yorker në të njëjtat përfundime si Vargas Llosa: Letërsia - letërsiae vërtetë - i ka interesuar gjithmonë një minorance. Rëndësia e saj kulturore rrjedhnga aftësia e saj për të thënë gjëra mbi ne që askush tjetër nuk di t i thotë. Dhe kjominorancë, - minoranca e përgatitur për të lexuar dhe blerë libra të mirë - nuk kaqënë kurrë më e shumtë në numur se sa ç është sot. Problemi është se si ta bësh atëtë interesohet . Ajo që po përjetojmë sot, thotë Ruzhdi, nuk është edhe aq vdekja elexuesit sesa pështjellimi i tij: Vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara janë botuar mëshumë se pesëmijë romane. Pesëmijë! Do të kishte qenë mrekulli sikur në një vit tëishin shkruar pesëqind romane të botueshëm. Do të ishte e jashtëzakonshme sikurpesëdhjetë prej tyre të ishin të mirë. Do të ishte për të festuar botërisht nëse pesë -apo një i vetëm - prej këtyre romaneve të ishte shumë i mirë . Botuesit ia lenë treguttë gjykojë, shpjegon Ruzhdiu, por ajo për të cilën kemi nevojë sot është që të kthehetaftësia e të gjykuarit.

Për të shkruar në mënyrë të qartë dhe të fuqishme duhet menduar pa frikëdhe nëse mendohet pa frikë nuk mund të jesh politikisht në rregull (ortodoks): dukecituar këtë thënie të Oruellit, Ruzhdiu përfundon duke na kujtuar se vdekja e letërsisëmund të vendoset edhe nga vrasja e lirisë intelektuale, pa të cilën letërsia nuk mundtë ekzistojë. Sulmi ndaj lirisë intelektuale, një argument të cilin Ruzhdi, për fat tëkeq, e njeh mirë.

Përktheu nga italishtja Edvin Parruca

Page 188: perpjekja_13-14

Péter Krasztev

Post Mortem(post-modernizmi)

Të them të drejtën, unë kurrë nuk e kam kuptuar se çfarë ishte Post-modernizmi| - tha, pa çarë kokën fare, gjatë një cikli leksionesh mbajtur më1991 nëShtutgard, jo tjetërkush, por bash Raymond Federman, teoricien dhe autori i gjashtëromaneve fiksion post-moderniste. Pjestarët e tjerë në këtë seminar ishin John Barth,Malcolm Bradbury, William Gass dhe Ihab Hassan, me fjalë të tjera profetët më tënjohur të letërsisë post-moderniste. Disa dekada më parë, me të njëjtën elegancë,ata i kishin dhënë nismën kësaj letërsie.

Ndërsa përgatitesha për këtë takim dhe, duke patur parasysh kërkesën eorganizatorëve, po rrekesha të përmblidhja se çfarë kishte ndodhur në EvropënQendrore dhe Juglindore, më ra në dorë një broshurë që përmbante shkrimet eleksioneve të sipërpërmendura. Titulli ishte: Fundi i post-modernizmit: Drejtimetë reja . Pasi lexova hyrjen u ndjeva si i tradhëtuar. M u ngjall një ndjenjë e fortëskepticizmi: m u duk se nuk do të isha kurrësesi i aftë të bëja ndonjë përmbledhje.M u duk thjeshtë poshtëruese që, ndërkohë që më 1991 ne po përpiqeshim tëshkatërronim narrativën moderne , mitet false të ideologjisë sunduese dhepërgatiteshim të hidhnim një hap të fuqishëm në situatat post-moderniste , nëShtutgard gjithshka ishte mbyllur, duke përfshirë edhe çështjet që ne kurrë nukmundëm t ia ngrinim vetes. Duke i rihedhur shikimin, pas këtij leximi, draftit timdhe duke i parë këto çështje, nuk kishte se si të mos më sundonte, në mënyrën më tënatyrshme, një ndjenjë e fortë pasigurie.

Nuk e shkrova asnjëherë përmbledhjen e kërkuar dhe në këtë fjalë do të dojatë ndaja me ju idetë e mija mbi iluzionin që patëm asokohe dhe se si i shoh unë atotani, me urtësinë e retrospektivës.

Malcolm Bradbury thotë në një nga leksionet tij se post-modernizmi i njëkulture është njëlloj si modernizmi i saj, përderisa zhvillohet bash prej këtij. Çdoideologji moderne premton redimensionimin e vet. Modernizmi ynë i dështuar na

Page 189: perpjekja_13-14

tërheq me idenë e një shpëtimi social tepër agresiv. Sipas R. Federmanit, post-modernia filloi në Perëndim duke shpallur se autori, romani, arti në përgjithësi,madje edhe vetë lexuesi, kishin vdekur. Në vendet tona, veprat e para që mund tëkonsiderohen post-moderne u shfaqën kur kishte filluar të ndjehej vdekja e regjimit-ndërmjet viteve 1980 dhe 1989 (në kohë të ndryshme në secilin vend). Fiksionipost-modernist eksperimentoi me vdekjen - shkroi Fedeermani, dhe ai kishte tëdrejtë, ndonëse po flasim për dy lloj vdekjesh. Ajo e jona ishte një eksperiment igëzuar. Ne filluam ta shohim realitetin nëpërmjet një prizmi të ri të gjuhës letrare:nëpërmjet ironisë dhe parodisë gjuhësore në shkrimet e Esterházit dhe Pekic-it,Kunderës dhe Danillo Kis-it, sllovakut Pavel Vilikovsky, bullgarëve Viktor Paskovdhe Ivajlo Dichev, rusëve Dmitri Prigov, Jevgeni Popov, Viktor dhe VenediktIerofejev; nëpërmjet absurdit të Ismail Kadaresë. Asokohe ne admironim edheEdichka Limonov dhe Milorad Pavic, u mësuam me inter dhe metatekstualitetin,me vetërefleksionin e tekstit, relativitetin e vlerave, skepticizmin e përhershëm. Neu socializuam gjatë gjithë këtij procesi; dhe kështu na gjeti historia që filloi më1989. Deri atëhere nuk kishim influencë në formimin e ngjarjeve, prandaj pse duhettë mendonim, asokohe, se e gjitha kjo nuk ishte tjetër veçse e shkuara jonë? Bradburyshkruan gjithashtu se viti 1989 nuk do të thotë fundi i historisë; kjo është ultrautopike. Ai do të thotë kthim në problemet kaotike të 45 viteve më parë. IhabHassan thotë se gobalizimi i Heidegger-it dhe fragmentizimi i Lyotard-it janëtë pavarur nga njëri-tjetri; që të dy si procese po e shtyjnë fundin e premtuar tëhistorisë tutje e më tutje. Asokohe unë do ta kisha quajtur këtë një bllof intelektual.Shtatë vjet më parë kam humbur javë të tëra duke u përpjekur të gjeja një përkufizimstandart për Evropën Qendrore dhe Lindore. Asokohe, sipas konceptimit tim, kjozonë shtrihej nga Balltiku deri në Shqipëri. Sot nuk do të guxoja të bëja të njëjtëngjë. Sikur të më duhej ta bëja do të thoja se përgjithësisht nuk ekziston më një letërsievropiano qendrore dhe juglindore, përderisa zona jonë ka ndryshuar sipas kufijevetë një Evrope shengeniane. Gjuha jonë e fundit e përbashkët ishte post-modernizmiynë i veçantë dhe familiar.

Në vende si Kroacia, Sllovakia, Bjellorusia, ku ka mbijetuar një qeveriautokrato-diktatoriale, letërsia që synon të smontojë ideologjinë autokratike e kaende, ndonëse në një mënyrë të kufizuar, një lloj tregu. Mund të parashikohet, ndonësepa ndonjë aftësi të veçantë largpamësie, se edhe këtu çdo gjë do të ndodhë gradualisht,ashtu siç ndodhi në Hungari, Slloveni, Poloni, Republikën Çeke apo Estoni. Sikursee ka thënë Philip Roth-i Në Amerikë gjithshka ndodh dhe asgjë nuk ka rëndësi,kurse përtej Perdes së Hekurt asgjë nuk ndodhte dhe gjithshka kishte rëndësi - edheromanet, edhe poezitë. Sot vija ndarëse midis atje -së dhe këtu -së ka ndryshuar.Gjithshka -ja dhe Asgjë -ja kanë kuptime të ndryshme krahasuar me shtatë vjet

më parë. Përveç asaj që asgjë nuk ka ndryshuar.Ndoshta duhet të kisha shkruar diçka rreth normalitetit tonë. Përsa i përket

Hungarisë unë e shoh atë midis vendeve pak a shumë normale . Jeta letrare dhebiznesi i botimeve janë pak a shumë aktivë, prandaj ky vend na jep shumë shembuj

Page 190: perpjekja_13-14

për të studiuar rastin e normalitetit. Ne nuk bëjmë dallim ndërmjet letërsisë sëekzilit dhe asaj shtëpiake . Është e vërtetë se i kemi ruajtur epitetet letërsi përtejkufirit dhe letërsi nga toka mëmë , por, të themi të drejtën, ato nuk kanë ndonjërëndësi. Sot, ashtu sikurse 45 vjet më parë, është krejtësisht e pranueshme që shoqërialetrare të gjendet e ndarë në vijat folko-urbane ashtu sikurse në çdo vend tjetër. Kjondarje u krye në Hungari në mënyrë jozyrtare, pra, jo në nivele politke, shtatë vjetmë parë, mbas ndryshimit të regjimit. Kurse zyrtarisht ndodhi pikërisht më 1997kur shkrimtarët me orientim perëndimor krijuan shoqatën e tyre. Megjithatë,kozmopolitët secesionistë si unë, kurrë nuk hoqën dorë nga organizimi i përbashkët.

Pavarësisht se është e rëndë të bësh pjesë në të njëjtën organizatë me kripto-fashistë,nga ana tjetër nuk ka gjë më normale sesa dobësia njerëzore ndaj mëkatit. Është evështirë të heqësh dorë nga përfitimet e vogla që mund të kesh nga buxheti shtetëror(si lejet krijuese, udhëtimet, uljet e çmimeve për librat që blen etj.).

Edhe modelet e sjelljes shoqërore të shkrimtarëve u normalizuan: disa autorëe pranuan pozitën publike duke e kthyer vetveten në institute kombëtare, duke eushqyer kombin me vizione ripërtëritëse dhe duke na treguar se çfarë është e drejtëdhe çfarë jo. Gjenerata post-komuniste (mu si kolegët e tyre rusë dhe sllovenë) poudhëton rreth botës duke jetuar në sajë të bursave dhe leksioneve publike. Ataorganizojnë përkthimet e teksteve të tyre në anglisht dhe gjermanisht, janë pjesëtarëbordesh këshillimore ku vendosin për shpërndarje fondesh dhe e gjitha kjo është epranueshme. Ata e merituan famën. Disa nga brezi i ri e orientuan veten përdrejtprogrameve letrare dhe kulturore të medias. Aktualisht në Hungari ish-personalitetetudhëheqëse të Rrethit József Attila bëjnë të njëjtën gjë si dhe Groupi i Brulionit nëPoloni: i tregojnë botës (dhe banorëve të bordeve këshillimore) se kujt duhet t ikushtojnë vëmendje. Në botën normale nuk mund të mbijetohet vetëm me shkrime,ose, siç u ankua John Barth në leksionin e Shtutgardit të titulluar Romani i shekullittjetër duke cituar një kolegun e tij: kemi të bëjmë me një full time profesion qëështë, paradoksalisht, një part time punë. Për më tepër, është normale që njerëzitmediokër ta gjejnë veten në rolin e yjeve dhe në pozita të fuqishme. Ku dhe kur kaqenë ndryshe? Më në fund, është absolutisht normale që kërkush të mos çajë kokënpër predikimet e yjeve të letërsisë, për shfaqjet publike në media të talenteve të rejamendjemëdhenj apo për tonelatat me libra të botuara me të hollat e bordevekëshillimore. Askush nuk çan kokën, përveç rretheve të brendshme letrare. Përposshkrimtarëve, kemi edhe regjizorët e filmave, historianët, muzikantët, biologët dhenjerëzit e teatrit - dhe kush e di se sa grupe të tjera të uritur për sponsorizime. Që tëgjithë ata po përjetojnë të njëjtin normalizim dhe fragmentizim si dhe Shoqëritëmë të mëdha , pa arritur të hyjnë në botën e njëri-tjetrit, ashtu sikurse nuk arrijnë tëhyjnë as në tërësinë e publikut. Asgjë nuk do të ishte më e shëndetëshme se kjo,përderisa post-modernët e mësuan opinionin e sofistikuar të njerëzve që të mosbinte pre e manipulimeve. Përsa i përket letërsisë, ne arritëm fazën e predikuar ngaBarth: romanet e tij - me këtë ai nënkupton produkte të një cilësie të lartë - lexohenende, por vetëm nga studentë, profesionistë, mësues, redaktorë, botues, kritikë dhe

Page 191: perpjekja_13-14

shitësa librash, kurse gjithë të tjerët lexojnë vetëm për kënaqësi - në plazhe pushimesh,kur udhëtojnë, përpara se të flenë, etj.

Le të supozojmë se unë do ta kisha shkruar përmbledhjen që m u kërkua. Nëatë rast do të kisha përmendur se pse në Hungari po mbizotëron pikërisht ky tipnormaliteti. Do të mund të numuroheshin me mijëra faktorë socialë. Sipas mendimittim as brezi i stabilizuar i post-modernistëve as dishepujt e tyre më entuziastë nukqenë të aftë të bëjnë një prozë që të përshkruante në mënyrë autentike periudhën etranzicionit (të cilën shpresojmë ta shohim t i vijë fundi së shpejti). Ndërkohë qëçdo dekadë e diktaturës është përshkruar tërësej, përtypur dhe ripërtypur, lidhur mekëtë periudhë është shkruar një numër i pafundëm publicistike, eseshë dhe studimesh,por thuajse fare fiksion. Tregimi i shkurtër i Kertész Imre-s Protokolli ndoshtaështë i vetmi përjashtim nga ky rregull, ndonëse proza e këtij autori është, gjithsesi,një gjë krejtësisht e veçantë. Për mendimin tim shkrimet e tij janë si një urëlidhjemidis gjithshka ishte përpara post-modernes dhe letërsisë së ardhme. Dhe përsërimund të citoj çka ka thënë Barth-i më 1991: Por ndërsa pjesa më e madhe e atyrekrijuesve që kanë udhëhequr atë që e kemi quajtur fiksioni post-modernist i kanëdhënë fund karrierës së tyre (përveç titullit të këtij Seminari të Shtutgardit), dhemund ta ndjejnë veten se janë në procesin e eksplorimit të stilit.. nuk mund të dyshohetse në fiksionin amerikanoverior, të paktën, penduli më 1980-ën u shvendos ngaletërsia e vetëndërgjegjësimit të hapur, ndërgjegjësimit të procesve dhe historisëdhe, shpesh, veprave fabulistike të Barthelmit... Gass... Barth& Co... Do ta themmë pas vazhdimin e këtij citimi.

Ky normalizim tërësor -, kësaj here e them pa asnjë ironi - ka një rezultattë padiskutueshëm. Duke parë gjendjen e tregut, por ndoshta edhe pavarësisht ngaajo, (nuk jam krejtësisht i sigurtë për këtë), konstatohet se jeta letrare është bërëvërtet dinamike, dhe kësaj here, si një proces në vetvete, pavarësisht nga mungesa edukëshme e veprave (LETRARE) revolucionare. U themeluan revista, u shkrinëapo u riorganizuan të tjera dhe u shfaq me shpejtësi të madhe brezi i ri. SipasTocqueville-it: Në kombet demokratikë çdo brez sjell njerëz të rinj. Përparatranzicionit çdo grupim ishte i organizuar mbi një bazë ideologjike (psh samizdatetkundra botimeve zyrtare). Në Hungari, qysh në mes të viteve 80, kanë dalë të paktënkatër breza të rinj shkrimtarësh me botimet e tyre: antologji apo revista. Këtë vit,nga kampi i shkrimtarëve të rinj janë hedhur në tryezë katër botime të tilla, tre ngatë cilët tashmë kanë reshtur së ekzistuari: 84-es Kijárat, Nappali Ház, Törökfürdõ esSárkányfû. E para i takon shkrimtarëve të moshës 30-40 vjeç, kurse e fundit 20-vjeçarëve. Shembuj të tillë ndoshta mund të gjenden kudo si psh. revista bullgareAh, Maria apo Symposion e Novi Sadit. Kjo e fundit, gjatë ekzistencës së saj, ipërshkoi të gjitha fazat dhe brezat.

Duke lexuar Barth-in, mbërrita në pjesën e dytë të citimit të tij, në të cilën aispecifikon se në ç drejtim lëvizi pendyli; drejt neorealizmit minimalist Hemi-nguejan . Le ta pranoj: më mërzit fakti që në një tekst të lexuar publiksht gjashtë

Page 192: perpjekja_13-14

vjet më parë, unë gjej kategori të përbashkëta me ata shkrimtarë të rinj veprën e tëcilëve e pëlqej ta lexoj sot dhe rreth të cilëve më 1991 askush nuk dinte se ç do tëbëhej me ta. E kam fjalën për autorë të tillë si çeku Michal Viewegh dhe JáchimTopol, hungarezët Lázló Darvasi dhe Pál Ficsku, bullgari Alek Popov, ukrainasi IuriAndrukovics dhe serbi Vladimir Arsenievich. Ata që të gjithë e kanë provuar talentine tyre, veçanërisht tek lexuesi, përderisa librat e tyre janë shumë popullorë. Dhe kjonuk ndodhi pse ata iu përshtatën bukur kërkesave të publikut, por thjeshtë sepsejanë fëmijë të një periudhe tjetër. Ronald Sukenick, një tjetër profet post-modernistthotë: Realiteti nuk ekziston, koha nuk ekziston, personaliteti nuk ekziston. Zotiishte autori i gjithëditshëm, por edhe ai vdiq; tani askush nuk e njeh më komplotin...Unë nuk mendoj se sot ka ndonjë që mendon kështu. Respektivisht, nuk mund tëimagjinoj një lexues që do të binte dakort që realiteti i vetëm është ai linguistik, qëdo të apasionohej rreth inter dhe metatekstualitetit, që do të përgjërohej për cinizmine vlerave relative dhe për mungesë ndjeshmërie.

Për të përfunduar, ne duhet të ngremë çështjen e këtyre autorëve të rinj. Mbetete hapur çështja nëse ata i kanë dhënë nismën vlerave reale të artit, apo kuptimi ishkrimeve të tyre është thjeshtë historik. Një gjë është e sigurtë: ata po përpiqen tapastrojnë letërsinë nga letërsizmi i saj, të gjejnë një gjuhë të përditëshme, tëshkruajnë historira njerëzish, të rikthejnë ndjenjat në tekstet e tyre, të shkruajnërreth dashurisë dhe marrëdhënieve të tyre personale me objektet e përshkruar. Padyshim, diçka na ndodh kur shohim që instiktet tona, të mësuara me shkollën post-moderniste, i gjejnë disa nga ato vepra didaktike dhe sentimentale.

Është shqetësuese që proza shfaqet përsëri e dekoduar dhe e uritur përkatarsis , por kjo mund të jetë rrjedhojë e kthimit të pendylit. Post-modernizmi ebëri atë më të mirën e vet, ai i krijoi kryeveprat e tij, ashtu sikurse rrymat e tjerakrysore, por ai nuk u bë dot vetë Letërsia, nuk krijoi dot një kanun të letërsisë. Kjodo të kishte qenë kundra natyrës së tij. Gjithshka që vjen më pas duket qartë se ështënjë rikthim tek diçka që ka ekzistuar gjithmonë dhe që përfaqësohet në hapësirëntonë nga veprat e Bohumil Hrabal-it dhe Imree Kertész-it; një kthim tek një letërsiqë vështirë se mund të klasifikohet në ndonjë rrymë, por që të ofron disa nivele tëkuptuari dhe kënaqësinë e leximit për çfarëdo lloj lexuesi.

Përktheu F. Lubonja

Page 193: perpjekja_13-14

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANENGA RILINDJA E KËTEJ(vijon nga numri i kaluar)

Alfred VeberDenis Huisman

PJESA E DYTËNga Lloku dhe Kanti tek Ogyst Konti.

Periudha e Kritikës

LLOKU

Xhon Lloku (John Locke) autori i librit të kritikuar nga Lajbnici, lindi nëWrington të Sommerstshirit. Ky bashkëatdhetar i Okamit dhe i dy Bekonëve vazhdoitendencën pozitiviste, që është tipari dominues i filozofisë angleze. Studimi imjekësisë i kishte zbuluar atij kotësinë e shkencës skolastike. Ai adoptoi gjithashtume entuziazëm mekanizmin e fizikanit Robert Boil (1627 - 1691). Por Lloku më sëpari ishte një teoricien i politikës që iu kundërvu njëherësh edhe të drejtës hyjnoreedhe idesë së një gjendjeje natyrore ku do të mbretëronte dhuna e pastër. Për Llokunekziston e drejta natyrore tek e cila hyn, për shembull, pushteti atëror. Qëllimi ipaktit shoqëror është të bëjë të mbretërojë e drejta natyrore. Një pushtet i cili nuk dotë bënte të mundur respektimin e së drejtës natyrore nuk do të ishte i vlefshëm. Prejnga, për rrjedhojë, kemi apologjinë që i bën ai tolerancës; prej nga rrjedh edhemospranimin nga ana e tij e ideve të lindura: bastion i intolerancës. Në fakt ajo që ipërjetësonte traditat e a priorisë - sipas tij - ishte mosnjohja e realitetit, ishte doktrinaplatoniane e të vërtetave të lindura metafizike, morale dhe fetare të cilën e mbrojtënedhe Robert Greville1, Ralph Cudwarth2 dhe vetë Dekarti. Në fakt, nëse e vërtetaështë e lindur në shpirt, atëhere është e kotë ta kërkojmë atë nëpërmjet vëzhgimit

1 Rober Grevile Lordi Broole (1608 - 1649) The nature of truth (Londres 1641). Inspirohet ngaPlatoni dhe nga neoplatonizmi i ringjallur perj rilindasve dhe i paraprin imaterializmit të Berklit.2 1617 - 1688) Vepra e tij themelore The true intelectual systme of the universe (Londres 1678)i kundërvë konkluzioneve materialiste të Hobsit një platonizëm të kristianizuar të cilit ia gjejmëinfluencën në sistemet e Malebranshit, Lajbnicit, Bonetit.

Page 194: perpjekja_13-14

dhe eksperimentimit të natyrës; ne do të mund ta nxirrnim atë nga thellat tonanëpërmjet spekulacionit a priori, meditacionit, arsyetimit ashtu sikurse merimanganxjerr nga substanca e saj materien e pezhishkës që end. Dekarti i qëndron konsekuentkësaj hipoteze kur mbyll sytë e dyllos veshët dhe abstragon (përjashton) gjithshkaqë i vjen nga kanalet e shqisave; por ama nuk vepron kështu kur fillon e merret mestudime të përpikta të anatomisë dhe të fiziologjisë. Të mbyllësh sytë, të dyllosëshveshët, të abstragosh (përjashtosh) botën reale: kjo ishte metoda e preferuar emetafizikës së manastireve dhe universiteteve e cila u praktikua për aq kohë sanjerëzit qenë të bindur se burimi i të gjitha njohurive është brenda nesh. Për t ishtyrë filozofët që t i hapnin sytë ndaj botës reale u duhej provuar atyre se idetëtona vijnë që jashtë nëpërmjet shqisave, pra, që idetë tona nuk janë të lindura, por tëfituara.

Këtë punë ndërmerr Lloku në Essay concerning human understanding(Londres 1690), përkthyer në frëngjisht nga Coste (1700) (me shtesa të rëndësishmetë autorit anglez). Kjo është një vepër kapitale që hap serinë e atyre kërkimeve që dotë kurorëzohen me Kritikën e Kantit. Qëllimi i tij është: 1) të kuptojë origjinën eideve tona; 2) të tregojë se cila është siguria, evidenca dhe shtrirja e njohjes sonë; 3)ta detyrojë filozofinë që të heqë dorë nga ajo që e tejkalon aftësinë njerëzore për tëkuptuar, duke shënuar qartë kufijtë e kompetencës së saj3.

Nuk ekziston njohje e lindur: kjo është teza revolucionare që ai ia kundërveqysh në fillim idealizmit.

Meqënëse është evidente që fëmijët e porsalindur, idiotët, madje edhe masae njerëzve të pamësuar nuk kanë as edhe më të voglin aperceptim të aksiomave qëpretendohet se janë të lindura, partizanët e ideve të lindura janë të detyruar të pranojnëse mendja mund të ketë ide pa qenë e vetëdijshme për ekzistencën e tyre4. Por, tëthuash se një nocion është i gdhendur në shpirt dhe të mbështesësh në të njëjtënkohë idenë se shpirti nuk e njeh atë, kjo do të thotë ta bësh këtë perceptim thjeshtënjë hiç. Nëse fjalët të jesh në inteligjencë përmbjanë diçka pozitive, atëhere atonënkuptojnë: të shquhesh dhe kuptohesh nga inteligjenca. Nëse ngulmojmë se njëdiçka është në inteligjencë dhe nuk konceptohet prej saj, se ajo ekziston në mendjendërkohë që mendja nuk e sheh, kjo është njëlloj sikur të thuash se një gjë është dhenuk është në inteligjencë. Vërtet që në mendjen tonë ka disa ide njohja e të cilaveështë tepër e kaherëshme. Por, po ta shohim me vëmendje, do të gjejmë se këto tëvërteta janë të fituara dhe jo të lindura5. Ne i fitojmë idetë tona, i mësojmë termatme të cilët i shprehim ato dhe i njohim lidhjet e tyre të vërteta vetëm në mënyrë tëshkallëshkallëshme6. Miratimi i përgjithshëm i njerëzve rreth disa të vërtetave, e

3 Essay4 Kështu flet Lajbnici për perceptimet inkoshiente, dhe Lajbnici ka të drejtë, paçka se si mendonfilozofi anglez; gabimi i tij është se mohon që perceptimet inkoshiente kanë nevojë, për tu bërëkoshiente, për një ngacmim të jashtëm, çka bën që, për hir të një teorie të paramenduar (preconçu),të sakrifikohen faktet .5 F. 216 F. 20

Page 195: perpjekja_13-14

kundërshton idenë që ato të jenë të lindura, sepse kurkush nuk i njeh këto të vërtetapa pas dëgjuar më parë të flitet për to. Atëhere, nëse ato do të ishin të lindura, çfarënevoje do të kishte të thuheshin për t i bërë të njohura? Një e vërtetë njëkohësisht elindur dhe e panjohur përbën kontradiktë in adjecto.

Edhe principet e moralit nuk janë më shumë të lindura sesa të tjerët. Vetëmpo qe se emërojmë kështu dëshirën për të qenë i lumtur dhe neverinë ndaj mjerimit,tendenca këto vërtet të lindura, por që nuk janë shprehje të ndonjë të vërtete tëgdhendur në inteligjencë. Edhe në këtë fushë nuk mund assesi t i referohemi miratimittë përgjithshëm të një ideje, sepse idetë morale ndryshojnë nga populli në populldhe nga feja në fe. Respektimi i kontratës, për shembull, është pa dyshim një ngadetyrat më të pakontestueshme të moralit. Por, nëse pyesni një të krishterë që besontek shpërblimet dhe ndëshkimet pas kësaj jete se pse duhet ta mbajë fjalën, ai do tënxjerrë këto arësye: sepse na urdhëron Zoti i cili është arbitri i lumturisë dhe ifatkeqësisë së përjetëshme. Po t ia shtronit të njëjtën pyetje një dishepulli të Hobsitai do t ju thonte se kështu e do publiku dhe se Leviatani të ndëshkon po të bësh tëkundërtën. Një filozof pagan, më së fundi, do t ju përgjigjej se të shkelësh premtiminështë një gjë e pandershme, e padenjë për përsosurinë e njeriut dhe që bije nëkundërshtim me destinacionin e tij i cili është virtyti i përsosur.

Llokut i kundërvenë faktin që ndërgjegja na qorton për shkeljen e rregullavetë moralit. Mirëpo ndërgjegja nuk është tjetër veçse opinioni që kemi vetë ne për atëqë bëjmë7 dhe, nëse ndërgjegja do të ishte një provë e ekzistencës së principeve tëlindura, këto principe do t i kundërviheshin njëri-tjetrit përderisa disa persona, dukeu nisur nga principe të ndërgjegjes, bëjnë gjëra të cilat të tjerë i evitojnë po për tënjëjtat motive. A nuk kryejnë njerëzit e egër gjëma të mëdha pa asnjë lloj brejtjejendërgjegjeje? Pa dyshim kur një rregull i moralit dhunohet kjo do të thotë se ai ështëi panjohur. Por është e pamundur të pranohet që një komb i tërë të flakë tej publikishtatë që sejcili prej individëve pjestarë e njeh të jetë në mënyrë të sigurtë e tëpagabueshme një ligj moral. Derisa një rregull praktik shkelet diku në botë me miratimtë përgjithshëm, nuk do të mund të pranohej si i lindur. Të pranosh se principetmorale janë të lindura do të thotë të deklarosh të padobishëm çdo lloj edukimi moral.

Kjo do të thotë se s kemi veçse ligje pozitive. Ka një diferencë të madhendërmjet një ligji të lindur dhe një ligji të natyrës, ndërmjet një të vërtete të gdhendurqë prej origjinës në shpirt dhe një të vërtete të cilën nuk e njohim, por njohjen e tëcilës mund ta fitojmë duke shfrytëzuar si duhet fakultetet tona natyrore. Shihniorigjinën e një morie doktrinash që pretendojnë për aksioma të padyshimta: shpesh,duke mos patur burim tjetër veç supersticionit të një dadoje apo autoritetit të njëgruaje plakë ato, me kalimin e kohës dhe me miratimin e fqinjëve, bëhen principe tëfesë dhe të moralit. Mendja e fëmijës merr ato impresione që duam t i japim ashtusikurse ajo fleta e bardhë mbi të cilën shkruajmë gërmat që duam. I mësuar në këtëmënyrë, kur arrin moshën e arësyes dhe nis të reflektojë, ai i gjen këto opinionetepër të kaherëshme në inteligjencën e tij dhe, për rrjedhojë, ai imagjinon se mendimet

7 F. 44

Page 196: perpjekja_13-14

të cilëve nuk mund tua zbulojë tek vetvetja burimin e parë janë impresione të Zotitdhe të natyrës, jo gjëra që ia kanë mësuar të tjerët.

Nga ana tjetër, si është e mundur që një e vërtetë, dmth. një pohim, të jetë ilindur kur idetë nga të cilat përbëhet ai nuk janë të tilla? Që një pohim të ishte ilindur do të duhej që edhe disa ide të ishin të tilla; por, me përjashtim ndoshta të disaideve të thjeshta si ato të urisë, nxehtësisë, dhembjes, që fëmija mund t i ketë ndjerënë barkun e nënës, nuk duket që të porsalindurit të kenë ndonjë ide tjetër të lindur.Edhe ideja e Zotit nuk është e lindur sepse, për të mos folur për individët ateistë, kapopuj të tërë që nuk kanë asnjë ide të lindur të Zotit, as edhe ndonjë term për tashprehur atë. Për më tepër kjo ide ndryshon deri në infinit duke nisur që ngaantropomorfizmi primitiv deri tek deizmi i filozofëve. Për më tepër ajo duhet tëishte universale dhe gjithkund e njëjta, dhe kjo nuk do ta bënte atë më të lindur sesaideja e zjarrit, sepse nuk ka njeri që të ketë ndonjë ide të Zotit e të mos ketë gjithashtuedhe idenë e zjarrit.

Mendja është në kryeherën e saj tabelë e pashkruar (table rase). Burimi i tëgjitha ideve tona, themeli i të gjitha njohurive tona është eksperienca, dmth.vëzhgimet që bëjmë mbi objektet e jashtme e të kapshme nga shqisat (sensible) osembi operacionet brenda shpirtit tonë. Sensacioni për objektet e jashtëme dherefleksioni për faktet e brendëshme, këto janë burimi i ideve; nuk ka në mendje asedhe një ide tjetër që të mos vijë prej njërit nga këto dy burime. Idetë e para tëfëmijës vijnë nga sensacionet dhe vetëm në një moshë më të avancuar ai fillon njërefleksion serioz mbi atë që ndodh brenda tij. Studimi i gjuhës e mbështet këtë tezë.Në fakt të gjtha fjalët që ne përdorim janë të varura nga idetë shqisore, edhe ato qëpërdoren për të emëruar veprime dhe nocione krejt të huaja për shqisat e kanëorigjinën e tyre nga po këto ide shqisore prej nga ato janë transferuar në kuptime mëabstrakte. Kështu, fjalët të imagjinosh, të kuptosh, të lidhësh, të konceptosh, tëneverisësh, turbullim, qetësi etj. janë huazuar që të gjitha nga veprimet e gjëraveshqisore dhe janë përdorur në disa mode të menduari. Fjala mendje (esprit), nëkuptimin e saj të parë do të thotë frymë (Në kuptimin e frymëmarrjes, sh.përk.); poashtu kuptimi i parë i fjalës ëngjëll është lajmëtar. Nëse do të mund t i çonim tëgjitha fjalët deri në gurrën e tyre, me siguri do të gjenim se në të gjitha gjuhët fjalëte përdorura për gjërat që nuk bijen mbi shqisat e kanë origjinën s tyre të parë tekidetë shqisore. Ndiqeni një fëmijë që prej lindjes së tij, vëzhgoni ndryshimet qëshkakton koha tek ai dhe do të gjeni që mendja, duke u paisur gjithnjë e më tepër meide nëpërmjet shqisave, zgjohet, si të thuash, gjithnjë e më tepër dhe mendon aq mëshumë sa më shumë material që të ketë.8

Pyetjes se kur fillojmë të mendojmë, Lloku i përgjigjet: qysh prej kursensacioni na furnizon materialet. Pra ne nuk mendojmë përpara sesa të ndjejmë.Nihil est in intellectu quad non antea fuerit in sensu. Sipas idealistëve, mendimiështë esenca e mendjes dhe mendja nuk mund të mos mendojë; ajo mendon përparadhe pavarësisht nga çdo sensacion; ajo menon gjithmonë madje edhe atëhere kur

8 F. 498

Page 197: perpjekja_13-14

nuk është e vetëdijëshme. Por eksperienca, e vetmja që mund ta zgjidhë prerazi këtëçështje nuk e provon në asnjë mënyrë këtë. Nuk është më tepër e domosdoshme përmendjen të mendojë sesa ç është për trupin e domosdoshme të jetë gjithnjë në lëvizje9.Vazhdimësia absolute e mendimit është një nga ato hipoteza që nuk mbështeten mbiasnjë fakt eksperimental. Nuk do të jetë e mundur të mendonim dhe të mos e kuptonimse po mendojmë. Është njëlloj sikur të thuash se njeriu ka gjithmonë uri, por nuk endjen atë gjithmonë. Mendimi varet krejtësisht nga sensacioni. Edhe në hovet e tijmë sublime, edhe në spekulacionet më të larta ai nuk e tejkalon rrethin e ideve që iparaqesin atij sensacioni dhe refleksioni. Mendja, nga kjo pikëpamje, është krejtësishtpasive. Idetë e veçanta të objekteve shqisore ndërfuten në mendjen tonë qoftë medashjen tonë qoftë pa dashjen tonë. Kur ato i paraqiten mendjes, inteligjenca nuk kamë fuqi t i refuzojë, t i ndryshojë apo t i fshijë ashtu sikurse një pasqyrë nuk mundtë refuzojë, ndryshojë ose fshijë imazhet e objekteve të vendosura para saj.10

Ka dy lloj idesh, një palë të thjeshta dhe një palë të përbëra. Idetë e thjeshta,që janë, si të thuash, materia e parë e të gjitha njohurive tona, i sugjerohen mendjesvetëm nëpërmjet dy rrugëve të treguara më lart: sensacioni dhe refleksioni. Mendja,që është pasive në formimin e ideve të thjeshta, përkundrazi është aktive në formimine ideve komplekse. Ajo i merr të parat dhe i bën të dytat. Pasi i merr idetë e thjeshtaajo ka fuqinë që t i përsërisë ato, t i kompozojë, t i unifikojë në variacione pothuajsetë pafundme dhe të formojë kësisoj ide të reja kmplekse. Por edhe mendja më pjellorenuk do të mundte të formonte asnjë ide të re të thjeshtë pa i ardhur nëpërmjet rrugëvetë sensacionit apo të refleksionit. Pushteti që ka njeriu mbi atë botë të vogël qëquhet inteligjenca e tij është i njëjtë me pushtetin që ushtron ai në botën e madhe.Ky pushtet, sado art dhe aftësi të ketë njeriu, në thelb nuk shkon përtej kompozimitdhe dekompozimit të materialeve që i ka vënë në dispozicion natyra. Ai nuk mundetas të bëjë qoftë dhe më të voglën grimcë të një materieje të re dhe as të shkatërrojëqoftë edhe një atom të vetëm nga ata që ekzistojnë tashmë.

Idetë e thjeshta ne na vijnë qoftë nga një shqisë e vetme, qoftë nga më shumësesa një shqisë, qoftë nga refleksioni, qoftë më në fund nëpërmjet të gjitha rrugëveshqisore dhe reflektive së bashku.

Ndërmjet ideve që na vijnë nëpërmjet një shqise të vetme (si ngjyra, tingujt,shija, erëra etj.) ato që i marrim në mënyrën më të vazhdueshme janë ato të soliditetitose të padepërtueshmërisë. Është të prekurit që na e jep atë. Nga të gjitha idetë ethjeshta kjo është më thelbësorja dhe më e lidhura ngushtë me trupin. Soliditeti nukështë as hapësira, me të cilën e konfondonin gabimisht kartezianët, as fortësia. Aindryshon nga hapësira po aq sa ç ndryshon rezistenca nga jorezistenca. Një trupështë solid kur hapësirën që ai zen e mbush n atë mënyrë që ta përjashtojë çdo truptjetër dhe kur nuk e ndryshon pamjen veçse me vështirësi. Megjithatë Lloku nukpretendon të na japë një përkufizim të mirëfilltë të soliditetit. Nëse i kërkojmë të nathotë akoma më qartë se çfarë është soliditeti ai na dërgon tek shqisat tona për tamësuar. Idetë e thjeshta janë ashtu siç na i bën të njohura eksperienca. Nëse, të

9 F. 99 - 10110 F. 112

Page 198: perpjekja_13-14

pakënaqur nga kjo, ne duam të formojmë ide më të qarta, ne duhet të avancojmë mëshumë.

Idetë që i vijnë mendjes nga më shumë sesa një shqisë (të parët dhe të prekurit)janë ato të hapësirës ose të shtrirjes, të figurës, të lëvizjes dhe të prehjes. Nëpërmjetrefleksionit ne na vijnë idetë e percepsionit ose fuqisë për të menduar dhe të vullnetitose fuqisë për të vepruar. Së fundi idetë e kënaqësisë, të dhembjes, të fuqisë, tëekzistencës, të unitetit na vijnë nëpërmjet sensacionit dhe refleksionit.

Përsa i përket shkaqeve të jashtëme të sensacioneve tona, disa janë reale dhepozitive, disa të tjera nuk janë veçse humbje në objektet prej ku sensacionet i nxjerrinkëto ide, si psh. ato që prodhojnë idenë e të ftohtit, të errësirës, të prehjes. Kurinteligjenca i percepton këto ide, ajo i konsideron po aq të dalluara dhe po aq pozitivesa dhe të tjerat, pa menduar të ekzaminojë shkaqet që i prodhojnë: ekzaminim ky qënuk ka të bëjë aspak me idenë, siç është ajo në mendje, por me vetë natyrën e gjëraveqë ekzistojnë jashtë nesh. Pra këto janë dy gjëra mjaft të ndryshme të cilat duhet t idallojmë me ekzaktësi ashtu që të mos krijojmë përshtypjen se idetë tona janë imazhetë vërteta ose shëmbëllime të diçkaje inherente në objektin që i prodhon; sepsepjesa më e madhe e ideve të sensacionit që kemi në mendjen tonë nuk i shëmbëllejnëdiçkaje që ndodhet jashtë nesh më shumë se sa ç ju shëmbëllejnë emrat që përdorenpër t i shprehur këto ide vetë këtyre ideve. ndonëse këta emra na ia ngjallin ato idesapo i dëgjojmë.

Për gjëra të dalluara lipsen emra të dalluar. Lloku do ta quajë ide gjithshka qëmendja apercepton në vetvete, çdo perceptim që është në mendje kur ajo mendondhe do ta quajë cilësi të subjektit (ne do të themi të objektit) fuqinë apo fakultetin qëka ky për të përftuar në mendje një ide të caktuar.

Pasi e shtron çështjen kështu Lloku dallon tek trupat, ashtu si paraardhësit eHobsit, dy lloj cilësish. Disa syresh, si soliditeti, shtrirja, figura, lëvizja, janë tëpandashme nga trupat në çfarëdo gjendje që ata të jenë dhe në atë mënyrë që mbetengjithmonë tek ata, çfarëdo ndryshimesh që të pësojnë: këto janë cilësitë origjinale,të para, ose reale të trupave. Të tjerat, si ngjyrat, tingujt, erërat, nuk prekin vetëtrupat dhe nuk janë tjetër veçse pushteti që ata kanë për të prodhuar tek ne sensacionetë ndryshme nëpërmjet cilësive të tjera të para, dmth. nëpërmjet madhësisë, figurës,ndërtimit dhe lëvizjes së pjesëve të tyre të pakapëshme nga shqisat. Lloku i quancilësi të dyta: cilësi për t iu përshtatur, sikurse thotë ai, përdorimit të pranuar nga tëgjithë që e konsideron të bardhën, të kuqen, të ëmblën si diçka inherente në trupatdhe, të dyta, për t i dalluar nga ato që janë realisht cilësi (të parat).

Çfarëdo realiteti që mund t u atribuohet atyre gabimisht, ngjyrërat, erërat,tingujt, shijet nuk janë tjetër veçse ndijime të përftuara tek ne nëpërmjet cilësive tëpara ose reale të trupave, ndijime që nuk i shëmbëllejnë në asnjë mënyrë asaj qëekziston në objektet. E ëmbla, bluja, të nxehtit nuk janë gjë tjetër në trupat që iemetojnë veçse një farë madhësie, një farë figure/forme dhe një farë lëvizjeje eatomeve nga të cilët ata janë të përbërë. Hiqni ndijimin që kemi për këtë cilësi, bëniqë sytë të mos i shikojnë aspak dritën ose ngjyrat, që veshët të mos dëgjojnë asnjëtingull, që qiellza të mos ndjejë asnjë shije dhe hunda asnjë erë dhe menjëherë të

Page 199: perpjekja_13-14

gjitha ngjyrat, të gjitha shijet, të gjitha erërat dhe të gjithë tingujt do të zhduken dhedo të reshtin së ekzistuari. Duke supozuar të kundërtën rezultati do të jetë po ai: le tasupozojmë njeriun me shqisa aq të holla sa të mund të shquajë grimcëzat e vogla tëtrupave si dhe konstitucionin real prej ku varen cilësitë e tyre shqisore. Ato do tëpërftojnë tek ai një ide krejt tjetër. Efektet e mikroskopit janë provë e kësaj: gjakupsh. ne na duket krejt i kuq, por nëpërmjet këtij instrumenti, që na zbulon pjesët e tijmë të vogla, ne nuk shohim atje rruaza të kuqe veçse në një numër fort të vogël dhene nuk e dimë se si do të na dukeshin këto rruaza të kuqe nëse do të gjenim xhamaqë do t i zmadhonin ato njëmijë a dymijë herë më shumë.

Formimi i ideve presupozon ekzistencën në inteligjencë të fakulteteve tëmëposhtëme: 1) perceptimi që është shkalla e parë përdrejt njohjes, hyrja në tërë atëçka përbën subjektin e saj, 2) mbajtja që përbëhet nga kontemplacioni që i ruanidetë e futura në mëndje dhe kujtesa që i sjell ato përpara tij pasi janë mbresuar atynjë herë. 3) Dallimi (discernement) ose fakulteti për të shkoqitur njëra nga tjetraidetë e ndryshme. 4) Krahasimi që formon idetë e shumta të përfshira nën emrin erelacionit, 5) Kompozimi nëpërmjet të cilit mendja lidh së bashku shumë ide tëthjeshta që i ka marrë nga sensacioni dhe refleksioni për të ndërtuar ide komplekse;dhe, më në fund, 6) abstraksioni: nëse çdo ide e veçantë që marrim do të duhej tëshënohej nëpërmjet një termi të dalluar, numri i fjalëve do të ishte i pafund. Për t idalë përpara kësaj inkonvenience shpirti i përgjithëson idetë e veçanta (konkrete),ai u heq atyre (abstratiere) të gjitha ato rrethana që i bëjnë përfaqësues të qënieve tëveçanta që ekzistojnë aktualisht siç është koha, vendi dhe ide të tjera konkomitente(të njëkohëshme). Ky është operacioni i mendjes që quhet abstraksion. ai ështëprivilegj i mendjes njerëzore, ndërkohë që aktivitetet e tjera që numëruam janë tëpërbashkët si për njeriun edhe për kafshën.

Duke qenë pasiv përgjatë perceptimit të mirëfilltë mendja bëhet gjithnjë emë aktive në shkallët pasonjëse: krahasimi, kompozimi i ideve komplekse dheabstraksioni: ja tre aktet e mëdha të mendjes. Por sado aktive që kjo të jetë nëformimin e ideve të përbëra, këto, në analizë të fundit nuk janë tjetër veçse modeose modifikime materialesh që ajo i merr në një mënyrë krejt pasive nga sensacionidhe refleksioni.

Kësisoj, idetë e vendit, të figurës, të distancës, të pafundësisë janë ko-mplikacione, mode të idesë së thjeshtë, asaj të hapësirës, e fituar kjo nëpërmjet tëparit dhe të prekurit; kurse idetë e epokës, të orës, të ditës, të vitit, të kohës, tëpërjetësisë janë modifikime të idesë së kohëzgjatjes ose të vazhdimësisë (succession)që ne i fitojmë duke vëzhguar vargun e përhershëm të ideve që shfaqen dhe zhdukennë mendjen tonë; idetë e të fundmes dhe të pafundmes, po ashtu, janë modifikime tëidesë së sasisë.

Nëse bëjmë objeksionin se idetë e përjetësisë e të pafundësisë nuk mund tëkenë të njëjtin burim si të tjerat përderisa objektet që na rrethojnë nuk kanë asnjëafinitet dhe asnjë proporcion me një shtrirje apo me një duratë të pafundme, Llokupërgjigjet se këto ide janë thjesht negative, se nuk kemi aktualisht në mendje asnjëide pozitive të një hapësire të pafundme apo të një durate pa kufi. Të gjitha idetë

Page 200: perpjekja_13-14

tona pozitive kanë gjithmonë kufij. Ideja negative e një hapësire apo durate infinitevjen nga fuqia që ka mendja për t i shtrirë pafund idetë e veta të hapësirës dhe tëduratës nëpërmjet mbledhjesh të njëpasnjëshme.

Ideja e fuqisë aktive dhe e fuqisë pasive (receptivitetit) na vjen kur vëzhgojmëmë njërën anë ndryshimet e vazhdueshme në gjërat dhe, më anën tjetër, ndryshimete përherëshme të ideve tona të shkaktuara herë nga mbresimet e objekteve të jashtëmembi shqisat tona dhe herë nga një vendim i vullnetit tonë.

Duke reflektuar mbi fuqinë që ka mendja jonë të vendosë për prezencën apopër mungesën e një ideje të veçantë, ose për të preferuar lëvizjen e një pjese të trupitndaj prehjes së po kësaj pjese dhe anasjelltas, ne fitojmë idenë e vullnetit. Vullnetinuk është i kundërt me domosdoshmërinë, por me shtrëngimin. Liria nuk është njëatribut i vullnetit. Që të dyja janë fuqi apo fakultete të ndryshme. Ta pyesësh njënjeri nëse vullneti i tij është i lirë, është njëlloj sikur ta pyesësh nëse një fuqi e ka njëfuqi tjetër apo nëse një fakultet e ka një tjetër fakultet. Të thuash vullnet i lirë ështënjëlloj sikur të thuash gjumë vrapues apo virtyt katror. Ne nuk jemi të lirë për tëdëshiruar ose jo diçka që është në fuqitë tona në momentin kur i kushtojmë asajvëmendje. Vullneti determinohet nga mendja dhe mendja determinohet nga dëshirapër lumturi. Në këtë pikë kemi një përputhje të plotë ndërmjet Llokut, Lajbnicit,Spinozës dhe një kundërshtim të përbashkët të të tre filozofëve ndaj indeterminizmitkartezian. Të jesh i lirë do të thotë të jesh i determinuar nga tjetër gjë, jo thjeshtë ngadëshira kafshëroroe.

Nocionet që analizuam janë kombinime ideshë të thjeshta të të njëjtit lloj(modes simples). Të tjerë, si detyrimi, miqësia, gënjeshtra, hipokrizia kompozohennëpërmjet ideshë të thjeshta të llojeve të ndryshme (modes mixtes). Kështu psh.modi mikst i shprehur nëpërmjet fjalës gënjeshtër përmban këto ide të llojeve krejttë ndryshme: 1) tinguj të artikuluar, 2) disa ide në mendjen e atij që flet 3) fjalë qëjanë shenjat e këtyre ideve 4) bashkim të këtyre shenjave nëpërmjet një afirmimiapo mohimi, bashkim ky i ndryshëm në mendjen e atij që flet nga ç është bashkimindërmjet vetë ideve që ai paraqet.

Ne i fitojmë idetë e modeve mikste: 1) nëpërmjet eksperiencës dhe vëzhgimittë gjërave (kur shohim dy njerëz duke u ndeshur apo duke ushtruar armët ne fitojmëidenë e këtyre lloj ushtrimeve), 2) nëpërmjet invencionit apo bashkimit të vullnetshëmtë ideve të ndryshme të thjeshta që ne i bashkojmë së toku në mendjen tonë (ai që eshpiku i pari shtypshkronjën ose gravurën e kishte idenë e saj në mendje përparasesa të ekzistonin këto arte) 3) nëpërmjet shpjegimit që na japin për termat qëshprehin aksione që ne nuk i kemi parë kurrë ose që nuk do të mund t i shihnim.doket dhe zakonet e një populli janë burim kombinimesh të ndryshme idesh familiaredhe të domosdoshme për këtë popull, të cilat një popull tjetër nuk ka patur rastin t iformojë. Këtyre kombinimeve që janë të veçanta (speciale për një popull) u vishenemra speciale me qëllim që të evitohen perifrazimet e gjata për gjëra që nuk i keminë gojë çdo ditë (ostracizmi i grekëve psh. apo proskripcioni tek romakët) kështu qënë çdo gjuhë ka terma të veçanta të cilat nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë nënjë gjuhë tjetër.

Page 201: perpjekja_13-14

Kaq përsa i përket ideve komplekse që shprehin modet.Idetë komplekse të substancave (njeri, kalë, pemë) formohen si më poshtë:

mendja, duke vënë re se një numër idesh të thjeshta të dhëna nga shqisa të ndryshmeshkojnë vazhdimisht së bashku, mësohet ta konsiderojë këtë kompleks idesh si njëgjë të vetme dhe i jep një emër të vetëm. Një substancë s është, pra, gjë tjetër veçsekoleksioni i një farë numri idesh të thjeshta të konsideruara si të unifikuara në njëgjë të vetme. Substanca e quajtur diell psh. nuk është tjetër gjë veçse bashkimi iideve të dritës, të nxehtësisë, rrumbullakësisë, të lëvizjes së vazhdueshme dhe tërregullt. Nën fjalën substancë filozofia skolastike dhe Dekarti pas saj, kanë imagjinuarnjë subjekt të panjohur të cilin ata e supozojnë se është substratum i atyre cilësiveqë janë të afta për të eksituar ide të thjeshta në mendjen tonë, cilësi këto që prejkohësh janë quajtur akcidenca. Por kjo substancë e konsideruar si tjetër gjë ngabashkësia e këtyre cilësive, si diçka që fshihet prapa tyre, nuk është veçse një fantazëme imagjinatës. Ne nuk kemi asnjë ide të qartë për një substrat të tilë pa cilësi. Pyesnindokend se cila është substanca në të cilën ekziston pesha apo ngjyra dhe ai nuk dotë ketë përgjigje tjetër t u japë përveç asaj se kemi të bëjmë me gjëra solide dhe tështrira. Por pyeteni atë se ç është ajo gjë tek e cila soliditeti dhe shtrirja janë inherentedhe do të shihni se ai nuk do ta ketë më të lehtë të përgjgjet sesa ai indiani, i cili, pasitha se toka mbahej nga një elefant i madh, kur e pyetën se kush e mbante elefantintha se e mbante një breshkë e madhe dhe kur e pyetën për breshkën tha se atë embante një gjë e panjohur. Njohja jonë nuk shtrihet përtej atyre gjërava që i kemiquajtur akcidente, dmth. përtej ideve tona të thjeshta. Duke pretenduar të depërtojedhe më përpara metafizika angazhohet në vështirësi të pazbërthyeshme.

Kategoria e tretë e ideve komplekse shpreh relacionin. Më i përhapuri ndërrelacionet - ai që ka të bëjë me të gjitha gjërat - është relacioni i shkakut dhe efektit.Ne e fitojmë idenë e tij duke shqyrtuar nëpërmjet shqisave ulje ngritjet e ndryshmetë gjërave dhe duke konstatuar se ato fillojnë e mbarojnë së ekzistuari nëpërmjetveprimit të ndonjë gjëje tjetër. Lloku nuk e rrëmon, megjithatë, idenë e shkakut aqthellë sa pasuesi i tij D. Hume. Ne do të shohim se sipas këtij kritiku ajo nuk gjenjustifikim racional më të fortë sesa tek ideja e substancës në kuptimin e substratit.

Duke kaluar nga studimi i ideve tek çështja e njohjes dhe e sigurisë Lloku kashtruar konsiderata filologjike, që pjesërisht i riprodhuam më lart, të cilat e shfaqinatë si babain e filozofisë së gjuhës.

Gjithë çka ekziston realisht është individuale dhe megjithatë të gjitha fjalët(me përjashtim të emrave të përveçëm) janë terma të përgjithshme. Kjo nuk kandodhur rastësisht, por për domosdoshmëri. Në çfarë konsistojnë llojet dhe gjinitëqë i shprehim nëpërmjet emrave komunë dhe si formohen ata? Idetë tona më së parijanë të veçanta (partikolare). Idetë që kanë fëmijët për dadon e tyre apo për nënën etyre përfaqësojnë vetëm këta individë. Emrat që ata u japin atyre fillojnë e mbarojnëtek këta individë, ata nuk emërojnë tjetërkënd veç tyre. Kur koha dhe një njohje mëe mirë e botës i bën ata të vëzhgojnë se ka shumë qënie të tjera që i shëmbëllejnëbabait të tyre, nënës dhe personave të tjerë që janë mësuar të shohin, ata formojnënjë ide tek e cila bëjnë pjesë njëlloj të gjitha këto qënie dhe kësisoj i japin asaj, ashtu

Page 202: perpjekja_13-14

si gjithë të tjerët, emrin njeri. Ja pra se si përftojnë ata një emër të përgjithshëm dhenjë ide të përgjithshme. Me këtë ata s formojnë asgjë të re, por, duke hequr ngaideja komplekse që kishin për Pjerin, Zhakun, Marien, Elizabetën atë që është eveçantë për sejcilin prej tyre, ata mbajnë atë që është e përbashkët për të gjithë.Nëpërmjet së njëjtës rrugë ata fitojnë të gjitha idetë e përgjithshme. Ky procesabstraksioni dhe përgjithësismi është një domosdoshmëri, sepse do të ishte epamundur që çdo gjë të kishte emrin e vet të veçantë. Do të ishte diçka jashtëkapacitetit njerëzor fiksimi i ideve të dalluara për çdo gjë të veçantë që na paraqitet,për çdo pemë, bimë, kafshë që na del parasysh. Aq më pak e mundëshme do të qembajtja mend e emrave të tyre. Më anë tjetër, edhe sikur të supozojmë se kjo do tëqe e mundur, përsëri një gjë e tillë do t i avanconte fare pak dijet tona sepse, ndonësee bazuar mbi observime të veçanta, dija jonë shtrihet nëpërmjet vështrimesh tëpërgjithshme të cilat nuk mund të formohen veçse duke i reduktuar gjërat në disalloje duke u vënë emra të përgjithshëm.

Nocionet e përgjithshme (universalia) nuk janë pra tjetër gjë veçse ideabstrakte dhe të pjesëshme idesh të tjera më komplekse, të deduktuara nga ekzistencatpartikolare. Ato janë produkt i thjeshtë i mendjes sonë. Ajo që e quajnë epërgjithëshme dhe universale nuk i përket ekzistencës së gjërave, por është vetëmpunë e inteligjencës. Është e vërtetë se natyra bën shumë gjëra të ngjashme: këtë evëmë re tek raca e kafshëve dhe tek gjithë çka na tregon eksperienca e mbjelljeve.Por reduktimi i tyre në lloje është vepër e mendjes njerëzore. Doktrina platonianeqë sheh tek universalet thelbet e palindëshme dhe të pakorruptueshme të qënieveharron/nuk kupton, për shkak të mungesës së njohjes së thellë të natyrës, atë fakt tëeksperiencës që na thotë se të gjitha gjërat që ekzistojnë me përjashtim të autorit tëtyre i nënshtrohen ndryshimeve: ajo që dje ishte bar nesër do të jetë mish bagëtiedhe ca ditë më vonë do të jetë pjesë e njeriut. Në botën organike, ashtu si dhe gjetkë,gjinitë, llojet, esencat, format substanciale të ëndërruara nga metafizikët nuk janëgjëra të formuara rregullisht dhe vazhdimisht nga natyra e që ekzistojnë realisht tekvetë qëniet (Aristoteli) ose ndaras tyre (Platoni). Jo, ato reduktohen në artifice tëmendjes, të imagjinuar për të shprehur më lehtësisht, nëpërmjet një termi tëpërgjithshëm, atë koleksion ideshë me të cilin ai merret më shpesh. Le të shohim,për më tepër, se sa i dyshimtë është kuptimi i fjalës lloj dhe se sa e vështirë është tëklasifikohen qëniet e organizuara. Kufijtë e llojeve animale janë aq të pasigurtasaqë mund të themi se asnjë përkufizim që i është dhënë sot fjalës njeri dhe asnjëpërshkrim që i është bërë kësaj lloj kafshe nuk është ekzakt sa të kënaqë një njeri mebonsens i cili ka dëshirë t i thellojë sadopak njohuritë e tij mbi gjërat. Mund të naduket se shkencëtarët i shumëzojnë tepër llojet, por gjithashtu mund të pretendojmëedhe të kundërtën. Përse, psh., një qen bishon dhe një langua të mos formonin llojepo aq të dalluara sa dhe një langua spanjoll dhe një elefant? Po t i vemë re mekujdes individët e rradhitur nën një emër të vetëm të përgjithshëm, nuk do të dyshojmëmë se shumë syresh janë po aq të ndryshëm nga njëri - tjetri sa dhe individët erradhitur nën emra të ndryshëm specifikë.

Vemë në dukje, kalimthi, se teoria moderne e transmutacionit të llojeve s është

Page 203: perpjekja_13-14

tjetër veçse një aplikim i doktrinës së Llokut që i refuzon çfarëdo realiteti objektividesë së llojit. Le të vemë në dukje, gjithashtu, këtë fakt të rëndësishëm: kynominalizëm eksrem i afrohet në mënyrë të dukshme realizmit të skajshëm.Nominalizmi skolastik mohon llojin në përfitim të individit: ai është afirmimiekskluziv, absolut i realitetit individual. Pikërisht në këtë kuptim është nominalistLajbnici. Nominalizmi anglez, prej nga ka dalë teoria transformiste, lufton, në thelb,jo vetëm llojin, por edhe individin të cilit ai i mohon stabilitetin. Të gjtha gjërat,thotë Lloku, me përjashtim të autorit të tyre, i nënshtrohen ndryshimeve. Mu këtukonsiston doktrina e Spinozës, e cila, duke mos qenë e kënaqur nga mohimi iuniversaleve në përfitim të qënies universale të vetme, i konsideron edhe individëtsi mode kalimtare të asaj që ai e quan substancë, të asaj që materialistët e quajnëmaterie, të asaj që Lloku dhe pozitivistët e quajnë e panjohura e madhe.

Llojet, gjinitë, universalet nuk janë pra veçse fjalë (flatus vocis). Kemi tëbëjmë, pra, me difektin tradicional të metafizicienëve të cilët i marrin fjalët përgjëra. Të mësuar me filozofinë peripatetike ata janë të bindur që dhjetë kategoritë eAristotelit, format substanciale, shpirtrat vegjetativë, tmerri ndaj zbrazësirës janëgjëra reale. Platonikët kanë shpirtin e botës kurse epikurianët tendencat e atomevepërdrejt lëvizjes: zhargone këto që, duke patur parasysh dobësinë e inteligjencësnjerëzore, shërbejnë për të fshehur injorancën tonë dhe për të mbuluar gabimet tona.Duhet të nënshtrohemi e të pranojmë se njohja ka kufij të pakapërcyeshëm.

Po çfarë është në fakt njohja?Ajo nuk është tjetër veçse perceptimi i lidhjes dhe pajtueshmërisë ose

kundërvënies dhe papajtueshmërisë ndërmjet dy ideve tona. Nga ky përkufizimrezulton se njohja nuk shkon përtej ideve tona, madje ajo është më e kufizuar sesadomeni i këtyre për arësye se ne nuk e dimë lidhjen që ekziston ndërmjet pjesës mëtë madhe të ideve tona të thjeshta. Pra mund të afirmojmë se, ndonëse shkenca jonëmund të shkojë shumë më larg se ç ka shkuar deri tani, ne nuk do të dimë kurrëgjithshka do të donim të dinim, as dhe të zgjidhnim të gjitha çështjet që kanë tëbëjnë me idetë tona. për shembull ne kemi ide të materies dhe të mendimit, porndoshta ne nuk do të jemi kurrë në gjendje të dimë nëse mendon apo jo një qëniethjeshtë materiale, për shkak se na është e pamundur të zbulojmë që Zoti nuk ia kadhënë ndonjë grumbulli materieje, të përgatitur qëllimisht, fuqinë për të aperceptuardhe për të menduar. Ne e kemi në mënyrën më të përsosur ndërgjegjen e ekzistencëssë shpirtit tonë, por pa e ditur saktë se çfarë është ai dhe, dikush që do të merrtemundimin të ekzaminonte lirisht telashet e krijuara nga hipoteza spiritualiste apoajo materialiste, nuk do të gjente aspak arësye që do të ishin në gjendje ta bënin atëtë vendoste pro ose kundër materialitetit të shpirtit. Ashtu sikurse nuk dimë absolutishtnëse ka lidhje apo kundërshti ndërmjet shtrirjes dhe mendimit, materies dheperceptimit, po ashtu ne nuk mund të dimë asgjë për lidhjen apo papajtueshmërinëqë ekziston, më njërën anë ndërmjet cilësive të dyta të një objekti (ndërmjet ngjyrëssë tij, shijes, erës) dhe, më anë tjetër, ndërmjet cilësive të dyta dhe cilësive të paraprej të cilave ato varen.

Nëse njohja nuk shtrihet përtej ideve tona dhe përtej perceptimit të

Page 204: perpjekja_13-14

pajtueshmërisë ose papajtueshmërisë së tyre, nëse ne nuk kemi asnjë njohuri seçfarë janë në vetvete gjërat që ato (idetë tona) përfaqësojnë, kjo s do të thotë segjithshka në dijen tonë është iluzore dhe kimerike. Ne, gjithë duke mos e ditur se cilaështë esenca e shpirtit tonë nga pikëpamja metafizike, kemi njohjen intuitive dheimediate të ekzistencës sonë. Ne e njohim Zotin nëpërmjet demostrimit (jo a priori,por duke u nisur nga kontingjenca e ekzistencës sonë), megjithatë inteligjenca jonënuk mund ta kuptojë pafundësinë e atributeve të tij. Më së fundi, ne i njohim gjërate tjera nëpërmjet sensacioneve. Është e vërtetë që ne nuk i njohim menjëherë dheqë, për rrjedhojë, njohja jonë është reale vetëm për aq sa çka konformitet ndërmjetideve tona dhe realitetit të gjërave. Por ne nuk na mungojnë aspak kriteret për tëmësuar nëse idetë tona u përshtaten apo jo vetë gjërave. Është e sigurtë që idetë tonatë thjeshta u korespondojnë realiteteve të jashtëme, sepse përderisa mendja nuk dotë mundte në asnjë mënyrë t i formonte vetë pa pjesëmarrjen e shqisave - çka edëshmojnë të verbërit - rrjedh që ato nuk janë aspak trillime të imagjinatës, porefektet e natyrshme dhe të rregullta të gjërave që ekzistojnë jashtë nesh dhe qëveprojnë realisht mbi ne. Tjetër gjë që e provon realitetin e gjërave të jashtme ështëfakti se dy ide nga të cilat njëra vjen nga një sensacion aktual dhe tjetra nga kujtesa,janë perceptime mjaft të dalluara nga njëri - tjetri. Gjithashtu një tjetër provë ështëfakti që kënaqësia dhe dhimbja që shoqërojnë një sensacion aktual nuk shfaqen, pranuk e shoqërojnë rikthimin e këtyre ideve kur mungojnë objektet e jashtëme. Më sëfundi shtojmë faktin se shqisat tona dëshmojnë për njëra-tjetrën lidhur me ekzistencëne gjërave të jashtëme. Ai që e sheh zjarrin mund edhe ta ndjejë po qe se dyshon semos ai s është veçse një halucinacion. Kësisoj ai mund të bindet duke e vendosurdorën përmbi zjarrin. Kjo dorë sigurisht nuk do të ndjente dhembjen e djegjes po qese do të kishte të bënte thjeshtë me një ide (me një ide të pastër) ose thjeshtë me njëfantazëm.

Le të bëjmë përmbledhjen: Ide të lindura nuk ka; as edhe njohuri, maksima,principe të lindura. Nuk ka burim tjetër njohjeje përveç sensacionit, përsa i përketgjërave të jashtme dhe refleksionit përsa i përket atyre që ndodhin brenda nesh. Përrrjedhojë: është e pamundur të njohësh diçka jashtë asaj që na jep eksperienca qoftëe jashtme qoftë e brendëshme, dhe është e domosdoshme për filozofinë të heqë dorënga problemet transhendente të substancës, të esencës, të konstitucionit të brendshëmtë gjërave ashtu sikurse edhe nga çdo metodë tjetër përveç asaj të vëzhgimit, tëinduksionit dhe të eksperiencës. Shpirti ekziston, por është e pamundur të dish nëseesenca e tij është materiale apo imateriale. Gjithashtu mohoet liria e indiferencës.Zoti ekziston, por kemi të njëjtat rezerva përsa i përket natyrës së tij. Ekzistojnëjashtë nesh soliditeti, shtrirja, figura, lëvizja si cilësi inherente të vetë trupave osecilësi të para. Substanca e trupave identifikohet me bashkësinë e këtyre cilësive.Bëhet dallimi ndërmjet këtyre cilësive dhe cilësive të dyta (ngjyra, tingulli, shija,era, etj.) të cilat nuk janë tjetër veçse sensacione të shpirtit të provokuara nga cilësitëe para të trupave dhe nuk ekzistojnë po në atë mënyrë tek vetë trupat. Dhe, së fundi,mohoet në mënyrë absolute realiteti i llojeve.

Këto doktrina janë konkluzioni dhe fjala e fundit e lëvizjeve nominalisate të

Page 205: perpjekja_13-14

filluara me Roscelin- in dhe të përtërira nga Occam - i ndërkohë që hedhin bazatdefinitive të filozofisë shkencore moderne. Kemi parë në paragrafet e mëparëshmengjashmërinë e doktrinave të Dekartit dhe të Bekonit mbi një varg çështjesh, sidomosmbi shkaqet finale. Një fakt jo më pak i rëndësishëm që mund të shërbejë si argumentkundër atij skepticizmi që bazohet vetëm mbi mosmarrëveshjet e përherëshmendërmjet filozofëve është mirëkuptimi që ekziston ndërmjet Llokut dhe Spinozës,dmth. ndërmjet empirizmit dhe racionalizmit. Në fakt Lloku pikëtakohet mebashkëkohësin e tij amsterdamas jo vetëm në mohimin e llojit, por edhe në hedhjenposhtë të lirisë së indiferencës dhe në bindjen se morali mund të demonstrohet në tënjëjtën shkallë si dhe matematika.

Empirizmin e Llokut e gjejmë të dubluar nga spekulacioni matematik tekemri më i shquar i shekullit XVII, Isak Njutoni (1642 - 1727), krijuesi i mekanikësqiellore, vepra e të cilit Principe matematike të filozofisë së natyrës është, pasRevolucioneve qiellore të Kopernikut, monumenti më i madh i shkencës moderne.Kalkulimi i flukseve, çiftet dhe ndoshta kalkulimi integral dhe diferencial i Lajbnicit,analiza e dritës; mbi të gjitha teoria e tij e gravitacionit universal sipas së cilëstrupat tërhiqen ose, më saktë, duket sikur tërhiqen proporcionalisht me masën dheinvers proporcionalisht me katrorin e distancës; që i bëri të përngjashëm fenomenetë tilla, aq të ndryshme në dukje, si rënia e trupave dhe rrotullimi i planeteve, përbëjnëlavdinë e tij shkencore. Filozofikisht Njutoni është një empirist i cili nuk i pranonteato imazhe që Dekarti besonte se ishin shpjegimet e fundme të materies. Por, dukeqenë thellësisht fetar, ai shikon në të gjithë universin një frymë jete dhe e konceptonhapësirën si sensorium Dei.

Tek Lloku, ose më saktë tek shpirti i vëzhgimit dhe analizës që personifikonai, e kanë zanafillën moralistët e shumtë që janë nderi i letërsisë angleze: të tillë siShafterbury, Clark, Huteheson, Ferguson, Adam Smith e plot të tjerë, pa llogariturfreethinkers-ët që lulëzuan qysh prej asaj kohe në Britaninë e Madhe dhe në kontinentsi dhe filozofët e mirëfilltë që do t i shqyrtojmë më poshtë. Me thuajse pakpërjashtime filozofia angleze ka mbetur deri në ditët e sotme ajo çka e bënë atëBekoni dhe Lloku, dmth. empiriste dhe pozitiviste. Madje mund të thuhet, në njëmënyrë të përgjithshme, që Anglia, aq e pasur me mendimtarë të klasit të parë, s kapasur veçse një shkollë të vetme ose më mirë të themi s ka pasur kurrë shkollë,përderisa filozofia e saj është vetë protesta e përherëshme kundër shpirtit skolastik.

Page 206: perpjekja_13-14

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.