32
KDU 821.18:28 Letërsia shqiptare e Alamiados* Hasan Kaleshi Përktheu: Abdullah Hamiti Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve të Ballkanit është çështja e islamizimit të disa pjesëve të popullatës autoktone. Kjo, posaçërisht është e rëndësishme për historinë e shqiptarëve, duke qenë se më shumë se dy të tretat e popullatës shqiptare e ka pranuar islamin, që nuk ka ngjarë me asnjërin nga popujt tjerë të Ballkanit. Krahas kësaj, është shumë me rëndësi për të studiuar edhe institucionet e ndryshme fetare e kulturore nga periudha turke, veçanërisht historinë e vakufit, medreseve, teqeve, mektebeve, bibliotekave dhe të institucioneve tjera kulturore e fetare-sociale, sepse këto hulumtime do të duhej të jepnin përgjigje për shumë pyetje: në radhë të parë, për atë çfarë kanë qenë rrethanat kulturoro-arsimore, e pastaj dhe ta ndriçojnë një simbiozë shqiptaro-turke shumë intensive. Mirëpo, të gjitha këto studime janë në fazën fillestare. Edhe vetë problemi i islamizimit, i cili parqet çelësin për zgjithjen e shumë çështjeve të tjera, veçsa është prekur, dhe kjo në radhë të parë duke u falënderuar autorëve të huaj. Por, të gjithë ato punime, kryesisht janë parcial, dhe numerikisht aq pak saqë nuk japin mundësi që t’i hyhet analizës së tërësishme të këtij problemi. Nëse i përjashtojmë të dhënat të cilat i ofron T. Arnold 1 , punimet e E. Rossit 2 dhe G. Stadtmüllerit 3 , dhe studimin e P. Bartl 4 , në të cilin në mënyrë të qartë (shkurtazi) janë përmbledhur rezultatet e deritanishme, vështirë se diçka tjetër mund të theksohet. 5 Veçmas janë lënë pas dore shekulli i XVII dhe XVIII-të, kur, siç * Hasan Kaleši, Albanska alamiado knjizevnost, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, XVI – XVII / 1966 /-67, Sarajevo, 1970, f. 49 – 76. 1 Ser Tomas Arnold, Istorija širenja islama, Glasnik IVZ, Sarajevo, god.1, 2, 3.Origjinalin anglisht të kësaj vepre: The Preaching of Islam, London 1913, fatkeqësisht nuk e kasha në duar. 2 E. Rossi, Saggiosul dominio turco e l’introduzione dell’ Islam in Albania, rivista d’Albania, 3 (1942), f. 200-213. 3 G. Stadtmüllerr, Die Islamisierung bei den Albanern. Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, NF. 3 (1955), f. 404- 429. 4 P. Bartl, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationale Unabhangigkeitsbewegung (1878-1912), Otto Harrassowitz, Weisbaden, 1968. 55 Të dhëna të ndryshme mund të gjenden të shpërndarëa në punimet tjera, por në to nuk trajtohet direct problemi për të cilin është fjala prandaj edhe nuk do t’i përmendim.

pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

  • Upload
    haliem

  • View
    243

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

KDU 821.18:28

Letërsia shqiptare e Alamiados*

Hasan Kaleshi

Përktheu: Abdullah Hamiti

Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve të

Ballkanit është çështja e islamizimit të disa pjesëve të popullatës autoktone. Kjo,

posaçërisht është e rëndësishme për historinë e shqiptarëve, duke qenë se më

shumë se dy të tretat e popullatës shqiptare e ka pranuar islamin, që nuk ka ngjarë

me asnjërin nga popujt tjerë të Ballkanit. Krahas kësaj, është shumë me rëndësi për

të studiuar edhe institucionet e ndryshme fetare e kulturore nga periudha turke,

veçanërisht historinë e vakufit, medreseve, teqeve, mektebeve, bibliotekave dhe të

institucioneve tjera kulturore e fetare-sociale, sepse këto hulumtime do të duhej të

jepnin përgjigje për shumë pyetje: në radhë të parë, për atë çfarë kanë qenë

rrethanat kulturoro-arsimore, e pastaj dhe ta ndriçojnë një simbiozë shqiptaro-turke

shumë intensive. Mirëpo, të gjitha këto studime janë në fazën fillestare. Edhe vetë

problemi i islamizimit, i cili parqet çelësin për zgjithjen e shumë çështjeve të tjera,

veçsa është prekur, dhe kjo në radhë të parë duke u falënderuar autorëve të huaj.

Por, të gjithë ato punime, kryesisht janë parcial, dhe numerikisht aq pak saqë nuk

japin mundësi që t’i hyhet analizës së tërësishme të këtij problemi. Nëse i

përjashtojmë të dhënat të cilat i ofron T. Arnold1, punimet e E. Rossit

2 dhe G.

Stadtmüllerit3, dhe studimin e P. Bartl

4, në të cilin në mënyrë të qartë (shkurtazi)

janë përmbledhur rezultatet e deritanishme, vështirë se diçka tjetër mund të

theksohet.5 Veçmas janë lënë pas dore shekulli i XVII dhe XVIII-të, kur, siç

* Hasan Kaleši, Albanska alamiado knjizevnost, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, XVI – XVII / 1966 /-67, Sarajevo, 1970, f. 49 – 76. 1 Ser Tomas Arnold, Istorija širenja islama, Glasnik IVZ, Sarajevo, god.1, 2, 3.Origjinalin anglisht të kësaj vepre: The

Preaching of Islam, London 1913, fatkeqësisht nuk e kasha në duar. 2 E. Rossi, Saggiosul dominio turco e l’introduzione dell’ Islam in Albania, rivista d’Albania, 3 (1942), f. 200-213.

3 G. Stadtmüllerr, Die Islamisierung bei den Albanern. Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, NF. 3 (1955), f. 404-

429. 4 P. Bartl, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationale Unabhangigkeitsbewegung (1878-1912), Otto

Harrassowitz, Weisbaden, 1968. 55

Të dhëna të ndryshme mund të gjenden të shpërndarëa në punimet tjera, por në to nuk trajtohet direct problemi

për të cilin është fjala prandaj edhe nuk do t’i përmendim.

Page 2: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka shumë pak burime të

botuara. I vetmi përjashtim është periudha e gjysmës së parë të shekullit XVII për

të cilën janë botuar dy vëllime dokumente nga Arkivi Propaganda Fide në Romë,

të cilët përfshijnë raportet e misionarëve katolikë, vizitorëve dhe inspektorve të

Papës, e të cilat i ka përgatitur historiani i njohur shqiptar Injac Zamputi6. Nuk ka

dyshim, çelësin për zgjidhjen e këtij problemi duhet kërkuar në defteret turke të

kadastrës dhe të regjistrimit, për periudhën e hershme, e për periudhën e

mëvonshme, në arkivat perëndimore, në radhë të parë në ato në Venedik dhe

Romë. Botimi i regjistrimit më të vjetër shqiptar7 ka hedhur dritë shumë, në

raportet feudale në Shqipëri, në shkallën e pjesëmarrjes së pushtetit turk dhe në

rezistencën e fshatarësisë shqiptare ndaj rendit të ri, dhe ka afruar shumë të dhëna

të vlefshme për fazën e parë të islamizimit. Ky defter tregon se procesi i

islamizimit te shqiptarët ka filluar qysh në kohën e pushtimeve turke, domethënë,

në fillim të shekullit të XV-të. Kështu shohim se në vitin 1441 Permeti i është

dhënë si has sanxhakbegut të Arvanidt (Shqipërisë) Jakub-begut, djalit të feudalit

shqiptar Teodor Muzakës. Në atë kohë djemtë e pushtetarëve të dalluar shqiptarë

kanë filluar të kalojnë në islam, që shihet qartë nga emrat e tyre: Ali, i biri i Karlit,

Isa, i biri i Pavle Kurtikut, Husejn i biri i Kurtikut, Hamza, i biri i Karlit, Kasim-

pasha Muzaku, Mehmed, i biri i Muzakut. Dihet se osmanlinjtë në islamizimin dhe

vendosjen e sistemit të tyre feudal në Shqipëri me të madhe janë shvrbyer me

sistemin gulam dhe içoglan. Djemtë e feudalëve shqiptarë, qoftë si pengje, qoftë si

robër, janë dërguar në Stamboll dhe janë edukuar në oborrin e sulltanit. Të edukuar

në frymën islame, ata janë futur në klasën e spahive; disa janë dërguar në Shqipëri

që nëpërmjet të tyre të vendoset pushteti turk, e disa janë emëruar në poste të larta

në shtetin osman. Kështu klasa feudale osmane ka ndikuar në klasën feudale

shqiptare. Shembulli më i mirë për këtë është Skenderbeu, i cili si ish içoglan

është kthyer në territorin e atit, që pastaj ta udhëheqite atë.8 Sipas të dhënave që na

i ofron Inalxhik në një punim tjetër të tij, në shekullin e XVI numri i muslimanëve

ka qenë shumë i vogël në raport me të krishterët. Kështu në tërë nahijen e Vlorës

6 I. Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shekullin XVII. T. I (1610-1624), Tiranë,

1963; T. II (1634-1650), Tiranë 1965. (Shih vështrimin tim në Gjurmime albanologjike 2/ 1968). 7 H. Inalcik, Hivrî 853 tarihi Sûret-I Defter-I Sancak-I Arvanid, Ankara 1954.

8 Rolin e içoglanëve dhe gulam-ëve në islamizim dhe në futjen e sistemit feudal në Shqipëri në mënyrë të detajuar

e ka trajtuar Nedim Filipovic në kumtesën e tij: Albanska ilustracija iz ranije istorije timarskog sistema na Balkanu, të mbajtur në simpoziumin për Skenderbeun në Prishtinë. I gjithë materiali nga ky simpozium shpejt do të dal nga shtypi (kumtesat nga ky simpozium janë botuar në dy vëllime …).

Page 3: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

kanë qenë 1206 familje muslimanë ndaj 14.304 të krishtere, kurse në nahijen e

Gjirokastrës 53 shtëpi muslimne ndaj 12.257 të krishtere9. Nëse mund t’i besohet

Arnoldit, në vitin 1600 në Shqipëri kanë qenë dhjetë here më shumë të krishterë se

muslimanë.

Nga të dhënat që për Shqipërinë i jep Evlija Çelebi, në Seyâhatnâme-n e tij10

për vitet e shtatëdhjeta të shekullit të XVII-të, edhe pse nuk mund të mësohet për

gjendjen numerike të muslimanëve, mund të përfundohet se numri i tyre është

rritur dukshëm. Sipas Seyâhatnâmes, në Elbasan kanë qenë 18 mëhalla muslimanë

e 10 të krishterë, 46 xhamija dhe 20 mesxhide, pastaj disa medrese, mektebe të

ndryshme dhe 11 teqe. Në Gjirokastër në këtë periudhë kanë qenë 8 xhami, nga tri

medrese e teqe, ndërsa vetëm tri kisha të vogla. Kavaja dhe Peqini, kanë qenë si

duket, tërësisht të islamizuara. Nëse mundet edhe të supozohet se disa të dhëna

janë më tepër rezultat i fantazisë së Evlija Çelbisë, nuk mundet tërësisht të

mohohet se në shekullin e XVIII-të dominojnë banorët muslimanë. Teksti i

Çelebisë ofron gjithashtu përshtypjen se numri i madh i shqiptarëve e ka pranuar

islamin vetëm formalisht dhe se shumica e madhe i ka mbajtur traditat e saja të

vjetra. Për banorët e Gjirokastrës ai thotë se i vajtojnë të vdekurit e tyre sikur të

ishin të krishterë, se e pranojnë Shëngjergjin, Sh(ën)mitrin dhe festat e tjera të

krishtere e në Zharovë, thotë se, i luajnë disa lojëra sikur ‘pabesimtarët”.11

Krahas me këtë proces të ngadalshëm por të vazhdueshëm të islamizimit ka

rrjedhur një proces tjetër, shumë i shpejtë dhe gati sulmues – depërtimi i shpejtë i

shqiptarëve në hierarkinë turke ushtarake dhe administrative. Tanimë kemi

përmendur se qysh në vitin 1441 si sanxhakbeg i Shqipërisë (Arnavut-ili)

përmendet Jakub-beg, i biri i Teodor Muzakës, kurse vëllai i tij Kasim pasha në

9 H. Inalcik, Od Stefana Dušana do Osmanskog carstva, Prilozi za orijentalnu filologiju III-IV, 1952-53, f. 29, vërejtja.

108. 10

Gjithçka që ka të bëjë me udhëtimin e Evlija Çlebiut nëpër Shqipëri gjendet në librin Vi dhe VIII të udhëpërshkrimit të tij Seyâhatnâme i ndjeri Franz Babinger në punimin e tij Evliya Tschelebi reisewege in Albanien (Mitteliun – gen des Sem. F. orient. Sprachen XXXII), e e ka përfolur rrugën e Evlijas nëpër Shqipëri. Egziston edhe përkthimi i Salih Vuçitërnës Shqipëria para dy shekujsh, por ai është krejtësisht jokritik, i punuar pa kurrfar metode shkencore. Për pjesët të cilat kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë, Shih: Hasan Kaleshi, Kosova e Metohija n’udhëpërshkrimin e Evlija Çelebisë, Përparimi 7-8, Prishtinë 1955. Gjithsesi se do të nevoitej një përkthim kritik, çfarë është ai I Hazim Šabanovicit në serbokroatishte. 11

Këtë e ka vërejtur edhe Dositej Obradoviqi me rastin e qëndrimit të tij në Shqipëri. Në veprën e tij Sovjeti zdravog razuma ai thotë se ka shqipëtarë të cilët e kanë pranuar islamin në kohën e Muratit të II-të, para 300 viteve, të cilët sa here vie ndonjë prift këte e shpiejnë tek varrezat e parardhësve të tyre dhe kërkojnë t’I tymos me tamjan.

Page 4: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

vitin 1452 si beg i sanxhakut sdhqiptar. Nga viti 1460, pra 30 vjet para zaptimit

definitiv të Shqipërisë, kur si beglerbeg të Rumelisë e gjejmë Gedik Ahmed –

pashanë, më vonë vezir i madh, dhe njërin nga zaptuesit më të lavdishëm dhe nga

komandantat më të guximshëm të Fatihut, me prejardhje nga Vlora12

, e krejt deri te

Avlonyali Ferid paşa (nga Vlora) i cili ka qenë vezir i madh në vitin 1905,13

hasim

numër të madh të vezirave të mëdhenj, zëvendësve të tyre, beglerbegëve,

sanxhakbejve, të komandantëve të ndryshëm dhe udhëheqësve të tjerë me

prejardhje shqiptare.

Depërtim të njejtë të shqiptarëve kemi edhe në letërsinë turke. Nëse ajo e

para mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme, depërtimi i hershëm i tyre në

letërsinë osmane, ku është dashur zotëruar shumë mirë jo vetëm gjuhën turke, por

edhe gjuhën arabe dhe perse dhe letërsitë, format poetike, metrikën dhe disiplinat

fetare, pothuaj se është i pashpjegueshëm. Gjatë studimit të këtij problemi duhet

marrë parasysh faktin se qysh në kohën e Fatihut, Stambolli ka qenë qytet

kosmopolit, se turqit kanë aplikuar metodat e përsosura të asimilimit, se

paralaleisht me përhapjen e islamit, në qytete janë hapur shkolla të ndryshme, në

radhë të parë medresetë, se në mes të shekullit XV në Shkup ka qenë medreseja e

njohur e Isa Begut, e lavdishme në tërë Rumelinë, në të cilën kanë ligjeruar

shkenctarët e njohur të atëhershëm. Kështu në fund të shek. XV dhe në fillim të

shek. XVI ka qenë i njohur poeti Prizrenasi Sûzî, Gazavetname (Libri i zaptimeve)

e të cilit ka mbetur shembull në këtë lloj të letërsisë.14

Bashkëkohësi i Suzit,

Pristinasi Mesihi (1470-1513), padyshim është njëri nga poetët turqë më origjinal

në përgjithësi. Gib me të drejtë thekson se ai ka sjellë frymë të re në poezinë turke,

për çka duhet me i falënderu prejardhjes së tij shqiptare.15

. Ai ka krijuar gjininë e

re poetike të ashtuquajturin Şehrengiz, e cila pas tij do të përhapet shumë. Kënga e

12

Krahaso Süleyman Külçe, Osmanli Tarihinde arnavutluk, Izmir 1944, f.63. Për prejardhjen e tij në burime ka luhatje të konsiderueshme. Diku përmendet se është me prejardhje greke porn ë shumicën se është me prejardhje shqiptare. Edhe në artikullin Gedik Ahmed paşa në Islam Ansiklopedisi gjenden të dyja variantat. 13

Për Ferid pashën shih Ibnülemin Mahmut Kemal Inal: Osmanli Devrinde son Sadrazamlar, C. XI – XII. Për fat të keq, të gjitha këto personalitete me prejardhje shqiptare ende askush nuk i ka regjistruar lere më t’i ketë përpunuar. Në Bosnje kësaj çështje I kushtohet shumë më tepër kujdes. Mjafton të kujtojmë veprën e Safvet-beg Bašagicit: Znameniti Hrvati, Bošnjaci I Hercegovci u Turskoj Carevini, Zagreb 1931. 14

Gazavetnamen e Suzit e ka botuar Agaâh Sirri Levend: Gazavât-nameler ve Mihaloglu Ali Bey’in Gazavât-namesi, Ankara 1956. Aty është dhënë e gjithë literature për Suzin. Xhamija, çeshma dhe varri i Suzit ende egzistojnë në Prizren. 15

E. J. W. Gibb, A History of Ottoman Poetry, II. London 1902, f. 16 e në vzhdim. Më gjerësisht për Mesihin shih Islam Ansiklopedisi s. v. Mesihi

Page 5: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

tij Râiye-i bahariye, më e njohur si Bahariye, shumë herët është përkthyer në

latinisht, e pastaj edhe në gjuhën angleze, gjermane, italishte dhe në serbokrotishte.

Ajo është vjersha e vetme turke e cila ka hyrë në antologjinë e lirikës botërore. Pak

kohë pas tij, në kohën e periudhës së lavdishme të Sulejman Madhështorit, jeton

dhe krijon Jahja-bej Dugagjini, i cili në vjershat e tij krenohet se rrjedh nga

“fisnikëria e Dukagjinit”16

. Ai në poezinë turke do të mbetet poet klasik. Sot nuk

mund të paramendohet asnjë antologji e poezisë turke të divanit pa poezitë e tij. Në

epet e tij ai rregullisht ka theksuar se veprat e tij janë origjinale, se ai nuk i imiton

poetët persian, sikundër kanë vetpruar të tjerët.

Kah mesi i shek. XVII, kur tashmë qartë ndjehen shenjat e dekadencës së

Perandorisë Osmane, shfaqet teoriticienti i madh, “Monteskije turk”, Koçi-bej, me

prejardhje nga Korça. Në traktatin e tij (Risâle), Sulltan Muratit të IV ia analizon

shkaqet e përparimit dhe të dekadencës së Perandorisë Osmane. Ky traktat kritik i

tij ka mbetur deri sot njëri nga burimet më të mirë për studimin e rregullimit

shtetëror dhe të mendimit social turk të atëhershëm. Ai nuk ndalet vetëm në kritikë

por dhe propozon edhe reformat të cilat duhet zbatuar që gjendja në Perandori të

përmirësohej. Shumë reforma të cilat i ka ndërmarrë Murati IV janë në lidhje të

ngushtë me ndikimin e këttij traktati tek ai. Vepra qysh kah mesi i shek. XVIII

është përkthyer në frengjisht17

dhe ende është objekt i interesimit të shkencatrëve18

.

Rektori i parëi universitetit të sapothemeluar të Stambollit, autori i veprave të para

nga fusha e psikologjisë, shkencave natyrore dhe astronomisë shekncore, studenti i

Parisit Hoxha Tahsini (1812 – 1880), ështëi nga Leskoviku në Shqiprinë jugore.

Bashkë me Shemsudin Sami Frashërin, Koto Hoxhën dhe Vaso Pashën, ai ka

themeluar “Shoqërinë e Stambollit për përhapjen e librit shqip” dhe ka hartuar dy

aflabete për shqipen – një me bazë të arabishtes, e i dyti krejtësisht i veçantë.

Gjithashtu ka luftuar edhe për themelimin e shkollave shqipe në Shqipëri. Nxënësi

i tij shpirtëror është Shemsudin Sami Frashëri, romansier, dramaturg, leksikograf,

enciklopedist, popullarizues i shkencës – pa dyshim intelektuali më i madh i

16

Gibb (vep. E cit. III, f. 116-133) e quan ”Jahja beg of Dukagin”. 17

Canon du Sultan Suleiman II, represente a sultan Mourad IV pour instruction. Traduit du turc en francais par M. (Petis de Crois), paris 1725. 18

Krahas artikullit Koçi bey në Islam Ansiklopedisi, ku është dhënë edhe bibliografia pë te, shih gjithashtu edhe shqyrtimin interesant të osmanistes sovjetike A. S. Tveritina: Social ides in Turkish didactic politico-economic treatises of dhe XVI-XVII Centuries, Moskva, “Orijental literature publiching House” 1960 (XXV International Congress of Orientalists papers presented by the URSS delegation), si edhe punimin e saj për traktatin tjetër të Koç bejit: Vtoroj tractate Koç-beja, Uçenia zapiski Instituta vostokovedenia, tom VI. Moskva – Leningrad 1953.

Page 6: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Turqisë në shekullin XIX, Fjalorët, enciklopedia e tij historiko-gjeografike Kâmûs

al-a’lâm edhe sot janë doracak të domosdoshëm për çdo turkolog. Drama Besa,

motivi i së cilës është marrë nga jeta shqiptare, është përkthyer në shqipe,

bullgarishte, italishte, anglishte, ndërsa vepra tjetër e tij e shkruar në gjuhën shqipe

e cila konsiderohet program i lëvizjes çlirimtare shqiptare Shqipëria ç’ka qenë,

ç’është dhe çka do të bëhet, është përkthyer në gjuhën greke, gjermane, italiane

dhe frënge. Me të drejtë mund të thuhet se Sh. Sami është shkrimtari më i

përkthyer turk19

. Plejada e shqiptarëve të mëdhenj në letërsinë turke mbaron me

Mehmed Akifin nga Peja, autorin e himnit kombëtar turk Istiklal Marši (vdekur

1915), për përmbledhjen e tij të poezive Sefahat sot shkruhet më shumë se sa kur

është paraqitur20

, dhe me filozofin më të madh turk bashkëkohor Riza Tevfikun, i

qujaturi “Feylesof Riza”, me prejardhje nga Dibra (vdekur 1949). Këta janë vetëm

disa më të theksuarit të cilët letërsisë turke i kanë dhënë kontribut të madh dhe

shumë origjinal.

Pos këtyre të cilët kryesisht kanë jetuar në Stamboll, ka edhe shumë të tjerë

më të vegjël, një pjesë të njohur e një pjesë të panjohur, veprat e të cilëve ose janë

zhdukur ose ende janë nëpër bibliotekat e ndryshme, ose gjenden në duar të

personave privat. Hulumtimet tona për historinë kulturore të Prizrenit tregojnë se

nga ky qytet ka pasur trembëdhjetë letrar turqë. Vetëm nga njëri prej tyre, Haxhi

Omer Lutfi Paçarizi (vdekur 1935), janë ruajtur rreth 20 vepra në prozë dhe vargje

në gjuhën arabe dhe turke21

. Nuk ka dyshim se numri i madh i letrarëve ka jetuar

edhe në qytetet më të vegjël të Rumelisë, ku krahas islamizimit, është paraqitur

edhe procesi shumë i fuqishëm i turqizimit të banorëve të qytetit. Evlija Çelebi

thotë se Gjirokastra ka mjaft poetë, midis të cilëve e përmend Bukâi-un, Nâleshî-

un, Sukûni-n dhe Firâgi-un, të cilët janë shumë të aftë, e Naleshi nuk ka çift, ndëra

Elbasani “është djepi i shumë poetëve, shkenctarëve dhe kompetentëve të tjerë”.

Prizreni, Manastiri, Berati dhe Shkodra gjithashtu kanë vlejtur si djep i poetëve.

Mirëpo, krejt deri sot, ky kontribut kaq i madh i shqiptarëve letërsisë turke nuk

19

Më gjerësisht në: Hasan Kaleshi, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Gjurmime albanologjike, 1, 1968, f. 33 – 116. 20

Shih p.sh.: A. Cerrahoglu, Bir islâm reformatörü Mehmet Akif, Istanbul 1964; T. K. Timurtash, Mehmed Akif ve Cemiyetimiz, Istanbul Yagmur Yayinevi 1962, etj. Por njëri nga punimet më të mire është studimi I Sulejman Nazifit. 21

Shih Hasan Kaleshi, Prizren si qendër kulturore gjatë kohës së periudhës turke, Gjurmime albanologjike,1, 1962, f. 91-115.

Page 7: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

është përpunuar sa duhet, për dallim nga boshnjakët, kontributi i të cilëve shumë

më tepër është studiuar22

.

Gajtë shekullit XVIII është mjaft i shpejt zhvillimi ekonomik i qyteteve

shqiptare të cilët gjithashtu bëhen vatra të rëndësishme kulturore. Në medresetë e

shumta studiohen disiplinat fetare dhe disa lëndë botërore, e gjithashtu edhe

arabishtja si gjuhë e religjionit, turqishtja si gjuhë e administratës dhe persishtja, si

gjuhë e letërsisë. Kështu formohet rrethi i njerëzve të ditur të cilin e përbëjnë paria

fetare, nëpunësit turq administrativ dhe ushtarak, feudalët dhe zanatlinjtë e

ndryshëm. Ata lexojnë veprat në gjuhën arabe, perse e turke. Është e natyrshme që

në qarqet e tilla të shfaqen edhe njerëzit, të shkolluar qoftë në vetë ato qytete qoftë

në Stamboll, të cilët fillojnë t’i shkruajnë veprat e tyre në gjuhët orientale – ato

letrare në turqishte, e ato teologjike-juridike në arabishte. Dhe krahas kësaj, numri i

atyre të cilët aq e kanë njohur arabishten, persishten dhe turqishten, që të

mundeshin t’i lexojnë veprat letrare, ka qenë i vogël për të përbërë publikun e

lexuesve për të cilën lakmon çdo letrar. Dhe veprat të cilat ka mundur me i lexuar

numri krejtësisht i kufizuar i njerëzve kanë qenë të gjykuara në izloim. Nga ana

tjetër, numri i atyre të cilët kanë përfunduar shkollat e ulëta, veçmas ato fetare,

dhe e kanë ditur shkrimin arab, por jo edhe gjuhët orientale, ka qenë dukshëm i

madh. Këtu do të duhej kërkuar arsyen kryesore që disa shkrimtarë, të cilët

paraprakisht kanë shkruar në gjuhën turke, fillojnë të shkruajnë edhe në gjuhën

shqipe – në gjuhën e shumicës së madhe të popullatës, midis të cilëve kanë

mundur të gjejnë edhe numër të konsiderueshëm të lexuesve të tyre. Kështu te

shqiptarët paraqitet letërsia në gjuhën shqipe, por e shkruar me shkrim arab, në

shkencë e njohur si letërsia alamiado23

.

22

Nga shumë punimet për letrarët e veçantë, duhet në rent ë pare me e përmend punimet e Safvet beg Bashagiçit,

Bošnjaci I Hercegovci u islamskoj knjizevnosti, Sarajevo 1912, dhe të Mehmed Handziçit, Rad Bosansko-

hercegovaçkih muslimana na knjizevnom polju,Glasnik IVZ, god. I . Ky punim i Handziçi paraprakisht është botuar

në Kairo në gjuhën arabe.. 23

Ky lloj i letërsisë për herë të pare paraqitet në Spanjë kur Maurët kanë pushuar të flasin në gjuhën arabe dhe kanë filluar të hartojnë tractate dhe poezi në gjuhën spanjole, por me shkrim arab. Fjala “alamia” nga e cila krijuar shprehja “letërsia alamiado” është forma spanjole e fjalës arabe “al-a’gamiyya” që don të thotë “e huaj, jo arabe”. Domethënia ka përjetuar shumë ndryshimë, por sot domethënë letërsia e krijuar në mesjetën e vonshme të shkruar në gjuhën romane-spanjolle, por jo me shkrim latin por me atë arab. (Më gjerësisht: Levi – Provençal, Aljamia, në: Encyclopedia of Islam, New Edition, Vol. I, 1960, f. 404). Në kohën e re me këtë termin shenohen të gjitha përmendoret e shkruara e që janë shkruar në gjuhë të ndryshme por me shkrim arab. Kështu mund të flitet për letërsinë alamiado shqiptare, serbokroate, polake, greke, bullgare.

Page 8: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Për letërsinë shqipe të shkruar e cila është zhvilluar deri tek shfaqja e

letërsisë alamiado lirisht mund të thuhet se bart karakter të pastër fetar, si ajo në

veri, bartës të së cilës janë rregullisht priftët dhe peshkopët katolik, e shkruar me

shkrim latin dhe italian, po ashtu edhe ajo në jug, e cila zhvillohet nën ndikim të

kishës greke, e shkruar me alfabet grek. Qëllimi themelor i kësaj letërsie fetare

është që të krishterët të fitojnë ndonjë njohuri fetare. Mirëpo, me shfaqjen e

letërsisë shqipe me shkrim arab kemi të bëjmë jo vetëm me letërsi laike por edhe

me atë artistike. E lindur nën patronatin e letërsisë turke, e kjo nën patronatin e

letërsisë klasike perse, në radhë të parë të poezisë, ajo ka sjellë ato zhanre dhe ka

kultivuar ato tema dhe motive të cilat janë kultivuar në këto dy letërsi, e të cilat

kanë qenë numerikisht më të shumta se sa në letërsinë e pastër fetare të

deriatëhershme. Me këtë, letërsia shqipe është nxjerrë nga qarqet e ngushta fetare.

Nëse kemi parasysh se zhanri themelor i letërsisë perse dhe turke ka qenë poezia,

është e natyrshme që edhe këtu poezia është gjinia më e përfaqësuar. Veprat në

prozë janë të rralla, e ka edhe të përziera me prozë dhe vargje.

Përmendorja më e vjetër deri sot e gjetur e kësaj letërsie është vjersha

kushtuar kafesë nga viti 1724. Autori i saj është Muçizade. Autori, si adhurues i

madh i kafesë, i këndon përparësive të saj ndaj pijeve të tjera dhe i drejtohet Zotit

të mos e lërë pa kafe. Vjersha të ngjajshme ka mjaftë edhe në poezinë turke.

Vjersha ka 17 strofa me nga katër vargje me rimën AAAB, ku vargu i katërt është

refren i tërë vjershës. Jo vetëm rima por edhe vetë forma, me vargun e katërt i cili

është refren, tregon se kemi të bëjmë me ndikimin direkt të poezisë turke dhe se

nuk mund të flitet për atë se këtu kemi të bëjmë me metrikën e poezisë popullore

shqipe24

. Për të parë këtë më qartë, t’i sjellim dy strofë të Muçizadesë, të huazuara

nga artikulli i O. Myderrizit25

, dhe dy strofa të një vjershe turke, çfarë mund të

gjenden në numër të madh në çdo antiologji të poezisë turke.

Për hyzmet të fatimesë Gönlüme gir, dog güneşim,

24

Kur shkruhet për këto vjersha, rregullisht theksohet se janë shërbyer me format poetike të poezisë popullore shqipe. Mirëpo, ç analyze, pra edhe ajo sipërfaqësore, tregon se tash për tash është shumë e rrezikshme të japësh gjykime të tilla. Një studim më serioz i meIrikës të këtyre poetëve, respektivisht përcaktimi deri në cilën shkallë i aka dale të zbatohet metrika kuantitative arabo-turke, a egziston fare ajo dhe sa është I madh ndikimi I poezisë popullore, do të jetë e mundur vetëm atëhere kur të botohen tekstet alamiado. Ajo pjesë që është botuar në transkriptim shqip në Historia e letërsisë shqipe dhe Buletini nuk lejojnë analyze më të thellë, sepse duhet t’I kemi edhe pjesët e caktuar të këtyre veprave me shkrim arab. 25

O. Myderrizi, Letërsia shqipe me alfabetin arab, Buletini I shk. Shoq. 2, 1955, s. 151.

Page 9: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Për shenjërit që janë vatë Kalbim yak aşk ateşim

Mos më le për iftar thatë Kimsesizin, yoktur eşim

Imzot mos më lerë pa kahve! Yandı hayat, sondu emel

Për hyzmet të Fatimesë Gözleri sümbül çiçeği

Për të mirët e Merjemesë bence o sevda meleği

Mos më larë me lëng t’armesë Mutlu değil dost yüreği

Imzot mos më lerë pa kahve! Yandı hayat, sondu emel26

Forma poetike krejtësisht të njëjta gjejmë edhe te Nezim Berati, Hasan Zyko

Kamberi dhe Sheh Maliqi nga Rahoveci, për të cilët do të flitet më vonë.

Mirëpo, përfaqësuesi i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe të shkruar me

shkrim arab është Nezim Berati, apo Nezim Frakulla, siç e quan O. Myderrizi sipas

vendlindjes së tij, fshatit Frakullë te Berati27

. Sipas Historia e letërsisë

shqipe(f.195)28

, është lindur diku mes 1680 dhe 1685, ndërsa sipas të dhënave nga

revista Kultura Islame29

, midis vitit 1660 – dhe 1670. Ka studiuar në medresenë në

Berat, i cili, në atë kohë, ka qenë qendër e rëndësishme administrative dhe

kulturore-ekonomike. Pikërisht ato vite kur është lindur Nezimi, Beratin e ka

vizituar Evlija Çelebiu (1670) dhe ka shenuar se në te ka pasur pesë medrese, disa

banjo publike, shumë teqe dhe xhami të bukura. Ai me respect flet për shumë poetë

dhe dijetarë të cilët janë tubuar në kafenetë buzë lumit dhe kanë debatuar për

letërsinë dhe dijet e ndryshme. Në një ambient të atillë Nezimi ka mubnur të fitojë

arsimim të gjerë letrar nga ai të cilin ka mundur t’ia ofrojë medreseja. Duke mos u

mjaftuar me dijen të cilën e ka arritur në Berat, ai shkon në Stamboll, ku qëndron

gjatë. Ndonëse nuk kemi të dhëna të sigurta, nga vjershat e tij mund të përfundohet

26

Këto dy strofa janë marrë nga libërthi që e kishim para duarve dhe e ka hartuar Ahmed Aymutlu, Aruz, Ilaveli besinci baski, Osman Yalçin matbaasi, Istanbul, 1962, s. 110. 27

O. Myderrizi, nezim Frakulla, Buletini shk. shoq. 4, 1954. 28

Në këtë punim jemi shërbyer me botimin Historia e letërsisë shqipe I – II, Enti I botimeve shkollore I Republikës Socialiste të Serbisë. Reparti – prishtinë, Prishtinë 1968, I cili në të vërtetë është ribotim I botimit të Institutit të Historisë dhe Gjuhës në Tiranë. 29

Viti III, nr. 5 – 6 -7, Tiranë 1942.

Page 10: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

se ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës islame dhe ka parë mjerim dhe

varfëri të madhe (Fund e krye shetita botën, zemra m’u bë tërë gjak). Në Stamboll

ka filluar të shkruaj vjersha në gjuhën turke dhe ka hartuar divanin i cili është i

ruajtur. Nga këto vargje mund të përfundohet se në Stamboll ka lexuar, shkruar

vjersha dhe është kënaqur. Janë të gjitha gjasat se ka shkruar edhe në gjuhën arabe

dhe perse. Rreth vitit 1731 kthehet në Berat, ku fillon të shkruaj vjersha në gjuhën

shqipe, por në frymë, stil dhe formë të poezisë orientale, në radhë të pare, asaj

perse, e cila u ka shërbyer si model edhe poetëve turqë. Në Berat në atë kohë ka

pasur mjaft poetë dhe është e natyrshme që ka lindur rivaliteti midis tyre. Në disa

poezi të tij Nezimi polemizon me rivalët e tij, madje u përmend edhe mungesën e

diturisë dhe të talentit. Në një vjershë thotë:

Shiri një hidajeti Hak

Së sitë ngrënëtë kajmak

e në tjetrën:

Le mamanë që s’e dëgjon,

ç’kanë thënë dot s’e kupton,

po edhe rri më kuvendon

ç’është të bërëtë shair!

Me këto poezi të tij, Nezimi me të drejtë mund të konsiderohet nismëtar i

poezisë satirike shqipe. Mirëpo, ky lloj i poezisë, e cila deri atëhere ka qenë

krejtësisht e panjohur në letërsinë shqipe, gjithashtu është reflektim direkt i poezisë

turke. Në histroinë e letërsisë turke është i njohur edhe fakti se disa poetë kanë

shkruar kundërshtime kundër kundërshtarëve të tyre dhe ia kanë parashtruar parisë

së ndryshme, madje edhe sulltanëve. (Në letërsinë arabe qysh në kohën paraislame

ka qenë në mode poshtërimi i fisit kundërshtar dhe i poetit të tij, ndërsa në

periudhën Emevite disa poetë shumë të njohur, sikur al-Ahtal, Xharir dhe Frazdak,

kanë shkruar kundërshtime të njohura (ar. naqâid) njëri kundër tjetrit).

Page 11: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Në këtë debatë poetik, të cilin e ka filluar Nezimi ishte përzier edhe muftiu i

Beratit, rivali dhe kundërshtari i tij. Beteja ka marrë përmasa të atilla sa që shejh

ul-islam e ka revokuar muftiun. Por, as Nezimi aty nuk ka mundur të qëndrojë më

gjatë, kështu që rreth vitit 1747 ka shkuar në Stamboll të kërkojë punë. Atje ka

qëndruar një kohë të caktuar dhe ka vazhduar të shkruaj shqip e turqisht. Nga

poezia e tij mësojmë se në atë periudhë për një kohë ka qëndruar në Hotin, në

Besarabi, në shërbim ose në internim. Dy kaside të tij janë hartuar në Hotin, kurse

në të tretën flet për kthimin nëpërmjet Ballkanit në Shkup dhe Eelbasan. Kur është

kthyer në Elbasan, ka ardhur në konflikt me sanxhakbegun e Vlorës, Beratit dhe

Ohrit, Ismail pashanë, prandaj është detyruar që përsëri të ikë. Kur përsëri është

kthyer në Beratin e tij, është burgosur dhe pas një kohe është internuar në

Stamboll, ku ka vdekur në vitin 1760.

Nga Nezimi ka mbetur një divan jokomplet në gjuhën shqipe dhe shumë

vjersha të shpërndara. Nga pjesët e divanit të tij, të cilin në transkriptim të shqipes

bashkëkohore e ka botuar Muderrizi, si edhe nga ato të botuara më herët, mund të

përfundohet se më të përfaqësuarat janë gazelet, vjersha lirike, pastaj kasidet –

vjersha të gjata, dhe në fund, poezia didaktike. Motivet janë të ndryshme:

panegjirat, vjershat epikuriane dhe anakreone, përshkrime të bukurisë dhe të

natyrës, dhembje, meditime, kritika, motive fetaro-mistike etj. – tematikë mjaft e

gjerë e poezisë turko-perse. Bilbili, trëndafili, manushaqeja, aq shumë të

eksploatura në poezinë turko-perse, i shërbejnë edhe Nezimit si figura stilistike më

të shpeshta. Rimat më të shpeshta janë ABAB AAAB, pra kombinimet e njohura

nga poezia turke. Dhe krahas asaj se është detyruar të lëviz në suaza të motiveve, të

mjeteve shprehëse e të formave poetike të klisheizuara tashmë të njohura, ai

posedon shkallë të lartë të origjinalitetit, para së gjithash me ate që hap rrugën

krijimtarisë në gjuhën shqipe. Njëjtë si bashkëvendësi i tij Jahja beji Dukagjini, i

cili është mburrur me at se nuk ushqehet me ushqimin e poetëve persian, që nuk

thotë asgjë që është thënë para tij, njashtu edhe Nezimi ka mendim shumë të lartë

për veten dhe për poezinë e tij: Shairët e kësaj ane prej meje muarë yrnek. Apo:

“Në shairët shokë nuk kam”. Dhe në vazhdim:

Shiri im u bë xhevahir

Page 12: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Gëzoi gjithë dynjanë30

.

Në vjershat e tij ka proverba, fjalë të urta, mësime, këshilla, theksim të

vlerës së dijes, e diku edhe përshkrime shumë realiste të rrethanave dhe kushteve

të jetës së atëhershme të cilat evokojnë përshkrimet e Evlija Çelebiut. Në vjershën

e tij të gjatë Teferixhi në Bilçe në mënyrë plastike është përshkruar jeta e qarqeve

të atëhershme feudale – tepsitë me pite e baklava, qingjave të pjekur, sahaneve të

shumtë me gjellëra, të gjitha llojeve të pijeve etj. Në një varg të tërë të strofave

gjejmë përshkrimet e pranverës.

Divanin e Nezimit i pari e ka zbuluar Hahni dhe i ka regjistruar gjashtë

vjersha31

. Sipas mendimit të tij “Nezim begu ka qenë poeti më i famshëm modern i

muslimanëve Gegë” (sic!), të cilët gjithnjë i recitojnë përmendësh poezitë e tij”.

Këto vjersha i kanë pëlqyer aq shumë Camaradit sa që i ka përkthyer në italishte.

“Po të mos ishin ashtu të shëmtuara me fjalët e huaja, arabe, perse e turke, Nezimi

ka mundur që në njëfar mënyre të bëhej Anakreont i Shqipërisë” – thotë

Camarada32

.

Në shkrimet e deritanishme për Nezimin rregullisht theksohet se e ka

braktisur sistemin e metrikës kvantitative arabe dhe e ka marrë vargun e poezisë

popullore33

. Ne jemi shumë skeptik përsa i takon këtij konstatimi, madje më tepër

jemi të gatshëm të besojmë se Nezimi i është përmbajtur metrikës kuantitative.

Studimi ynë që i kemi bërë Mevludeve tregon se kjo metrikë në to është zbatuar në

mënyrë konsekuente34

. Një nga shkaqet për besim të këtillë është edhe numri i

madh i turqizmave të cilat Nezimi i përdor e të cilët i kanë shërbyer për hartimin e

metreve të ndryshëm. Mirëpo, përgjigja rreth kësaj pyetjeje do të mund të jepet

vetëm pasi të botohen faksimilet e poezisë së tij, e jo vetëm transkripcioni, siç

është vepruar deri tani.

Studimi i detajuar i poezisë së Nezimit, si asaj në turqishte po ashtu edhe i

asaj në shqipe, do të tregonte se ai është poet i talentuar shumë, se shqiptarët e

kanë pasur poezinë e tyre artistike së paku një shekull më herët se saqë rregullisht

30

Shembujt janë marrë nga Historia e letërsisë shqipe. 31

J. G. V. Hahn, Albanesische Studien, II, pesth, 1854. 32

Camarda, Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua Albanese, Pratto 1866. 33

Myderrizi, op. cit. f. 150; Historia e letërsisë shqipe, f. 203. 34

H. Kaleši, Mevludi kod arbanasa, Zbornik radova Fil. Fakulteta u Beogradu, knj. IV – 1, Beograd 1959, s. 349 – 358.

Page 13: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

pohohet dhe se ajo poezi është në nivel të lakmueshëm artistik. Në krijimtarinë e

Nezimit për herë të parë në letërsinë shqipe ndeshen format poetike, struktura e

fiksuar e vargut, teknika e caktuar e rimimit. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se

Divani i Nezimit bënë pjesë në përmendoret më të vjetra të gjuhës shqipe,

respektivisht të dialektit toskë35

. Njëkohësisht do të duhej shikuar edhe divanin e tij

turqisht dhe duhej botuar disa fragmente.

Bashkëkohaniku i Nezimit është Sulejman Naibi (vdekur 1760), me

prejardhje gjithashtu nga Berati. Të dhëna biografike për te pothuaj se nuk ka.

Mbiemri Naibi gjithsesi që është pseudonym poetik (mahlas). Prej tij ka mbetur një

divan i tërë me vjersha në gjuhën shqipe, por është humbur në luftën e fundit. Janë

ruajtur vetëm disa vjersha të shpërndara në përmbledhjet e ndryshme në

dorëshkrim, ndërsa vjersha e tij Mahmudeja e stolisurë, e cila të kujton sonetet e

Petrarkes të kushtuara Laurës, ka kaluar në popull dhe këndohet si këngë

popullore. Fragmentet e botuara deri tash të asaj pjese të paktë të poezisë së tij e

cila është e ruajtur dëshmojnë se Naibi është poet i talentuar shumë, se ka gjuhë më

të pastërt se Nezimi. Do të ishte dëm i madh nëse divani i tij nuk gjendet – poezia

shqipe do të ishte e privuar nga njëri nga përfaqësuesit e saj më origjinal.

Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, me Hasan Zyko Kamberin, pa dyshim

me njërin nga poetë më të mëdhenj dhe më të frytshëm të këtij llojit të letërsisë,

shfaqet vjersha e gjatë, motivi i të cilës është ndonjë ngjarje nga historia e islamit,

në radhë të parë vjersha për lindjen e Muhamedit dhe për tragjedinë në vendin

Kerbela36

, kur ka vdekur nipi i Muhamedit, Hyseni – ngjarjes e cila do të bëhet

tema kryesore e letërsisë Shiite. Këto dy motive do të dominojnë në letërsinë

alamiado shqiptare deri në shuarjen e saj.

Hasan Zyko Kamberi është autori i mevludit të parë në gjuhën shqipe

(vjershë panegjirike për nder të lindjes së Muhamedit) por duke pasur parasyshë

faktin se nuk është i botuar, nuk e dimë a është original apo përkthim i mevludit të

njohur turk nga Sulejman Çelebiu. Krahas mevludit, prej tij janë ruajtur pesëdhjetë

vjersha lirike dhe dhjetë të gjata me tematikë shumë të ndryshme. Në vjershën

Sefer-i Hümayun (Lufta mbretërore) e përshkruan betejën turko-austriake të vitit

35

Për nezimin dhe poezinë e tij shih po ashtu: Abdullah ferhati, Zani I naltë, Tiranë 1938 – 1939, ku pjesërisht është botuar divani I tij; E. Rossi, Notizia su un manascritto del canzoniere di Nezim (sec. XVII – CVIII), Rivista degli Studi orientali, Roma 1946. 36

Më gjerësisht në: Islam Ansiklopedisi, v. V, Kerbela.

Page 14: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

1789 në Smederevë, në të cilën ka marrë pjesë edhe vetë. Aty gjejmë përplot

vrojtime realiste për luftën, dobësitë njerëzore, rrënimet, vuajtjet e ushtarëve të

thjeshtë, anarkinë në ushtri etj. Për njohjen e rrethanave shoqëroro-politike është e

rëndësishme vjersha Trahana, ndërsa në vjershën Gjerdeku (Nata e parë martesore)

e përshkruan, nga njëra anë, fatkeqësinë e vajzës të cilën askush nuk e pyet për

mendimin për martesën e saj, e nga ana tjetër, vuajtjen e dhëndërrit i cili vite të tëra

duhet t’i kalojë në kurbet, për të kursyer pak para për dasmë dhe për pajën e gruas.

Kulminacionin e poezisë së tij realiste e arrin me vjershën Paraja, në të cilën kemi

ndoshta satirën më të rreptë në letërsinë shqiptare. Periudha në të cilën ka jetuar

dhe ka krijuar Hasan Zyko Kamberi është periudha e dekadencës së madhe politike

dhe ekonomike të Turqisë, periudhë e anarkisë feudale, kur feudalët përpiqen të

nxjerrin gjithçka nga masat fshatare, kur për shkak të pasigurisë secili përpiqet që

sa më shpejtë të pasurohet, kur gjithçka blihet me para, e madje edhe funksionet

më të mëdhaja fetare e shtetërore. Kjo i ka shërbyer si pretekst poetit që t’i sulmojë

të gjithë njerëzit, pashallarët e vezirët, hoxhallarët e kadijtë si edhe masën e

thjeshtë të cilët të gjithë bashkarisht kanë qëllimin e njejtë: Edhe pashallarët e

beglerët, edhe masa e thjeshtë, të gjithë e japin kokën për para, për para e humbin

xhenetin, paraja ta sjell famën, paraja të fut në xhenet37

.

Hasan Zyko Kamberi ka qenë i popullarizuar shumë. Shumë vjersha të tij

janë bërë këngë popullore. Poetët e rilindjes shqiptare gjithashtu e kanë njohur

poezinë e tij, e Naim Frashëri në parathënien e vjershës së pare të Iliadës thotë se

“poetëve të Shqipërisë në ballë u qëndron Hasan Zyko Kamberi”. Fatkeqësisht,

vjershat e tij ende nuk janë botuar prandaj mundësitë për studimin e tyre janë

shumë të kufizuara.

Me Muhamed Çamin (Muhamed Kyçyku, vdekur 1844) letërsia shqiptare

alamiado është pasuruar me gjininë e re letrare: poemën romantike, të ngjajshme

me poemat e Xhamiut, Nizamiut, Fuzulit, Ali Shir Nevait dhe të Jahja beg

Dukagjinit. Në ato poema i këndohet ose një çifti të dashurisë (Jusufi e Zylejhaja,

Husrev dhe Shirin, Lejla dhe Mexhnun), ose ndonjë ngjarjeje nga historia. Çami

është përkthyesi i parë nga arabishtja. Duke marrë parasyshë faktin se i ka kaluar

njëmbëdhjetë vjet në studime në al-Azhar në Kairo, ai e ka njohur mirë letërsinë

arabe, prandaj e ka përkthyer në gjuhën shqipe të lavdishmen Qasidatu l-Burda 37

Më shembuj të poezisë së tij ka dhënë: O. Myderrizi, Hasan Zyko Kamberi, Buletini shk. shoq. 1, 1955 dhe Historia e letërsisë shqipe, f. 207 – 214.

Page 15: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

(Kasida e gunës) nga al-Busiri, njërën nga vjershat më të njohura pagane në

lavdërim të Muhamedit. Mirëpo janë shumë më të rëndësishme poemat e tij Revza

e njohur me emrin Erveheja, Jusufi e Zylehaja, Gurbetlijtë, Zaptimi i Misolongjit

dhe Bekriu.

Çami shumë gjatë ka qenë i njohur vetëm me poemën moralo-didaktike,

respektivisht novelën në vargje, Revza, në të cilën e përpunon motivin për gruan

besnike dhe të pastërt e cila kalon nëpër shumë peripeti dhe sprovime që më në

fund të bëhej mbretëreshë dhe t’ia lëshoj fronin burrit të saj, me të ciliin, në fund të

poemës, është takauar,përsëri. Vetë autori thotë se motivin e ka marrë nga një

vepër turke me titullin Revza (Kopështi), sipas të cilit edhe ai e ka emërtuar veprën

e vet. Për cilin tekst original bëhet fjalë, çka i ka shërbyer Çamit si model, nuk

kemi mundur ta vërtetojmë. Një përshkrim jo bash më i mirë i kësaj vepre i ka rënë

në duar Jani Vretos, patriotit të njohur shqiptar, i cili në vitin 1888 e ka botuar me

alfabetin e Sami Frashërit në Bukuresht, me titullin Erveheja, sipas emrit të

personazhes kryesore të novëls dhe “e ka pastruar” nga turqizmat. Por, duke qenë

se numri i turqizmave ka qenë i madh, ky “pastrim” ka vënë dorë edhe në vetë

fakturën e vargut, madje edhe në domethëniet. Vetë Vretoja thotë se botimi i tij në

fjalë ndërron po ndë punët tërazi s’ndrron aspak. Pas botimit të tij kjo vepër është

bërë shumë e njohur, dhe titulli origjinal Revza është harruar. Një botim kritik i

Ervehesë pa dyshim se do të ofronte shumë mundësi për studime të ndryshme dhe

do të kontribuonte që të lehtësohet gjetja e modelit të saj turk. Shkrimtari

bashkëkohor shqiptar nga Kosova, Ahmet Çirezi e ka përpunuar në dramë e cila ka

arritur sukses të shkëlqyeshëm.

Poema tjetër, shumë më e madhe, e M. Çamit është Jusufi dhe Zulihaja, e

përbërë nga 2.430 vargje. Në te është kënduar legjenda e njohur nga Dhjata e vjetër

për Jusufin e bukur, të cilës i është kushtuar një sure e tërë e Kur’anit38

. Ky “tregim

më i bukur” (ahsan al-kisas, siç është quajtur në Kur’an) ka qenë objekt i shumë

poemave në letërsinë perse, arabe e turke, e me Çamin kalon edhe në letërsinë

shqipe. Në tre letërsitë e përmendura kësaj legjende i pari i ka kënduar Firdusi, e

pas tij Xhami, i cili e ka tejkaluar Firdusin. Përpunimi poetiki këtij tregimi tek

turqit shfaqet qysh në shekullin XIII në Krime, ndërsa e ka shkruar njëfar Ali në

38

Kur’an, XII.

Page 16: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

formën e rubairës39

. Pas tij paraqiten një varg veprash për këtë materie në dialekte

të ndryshme turke, shumica në formën e mesnevisë. Të përmendim vetëm Dastân-i

Yûsuf ‘alejhi s-selâm nga Shejjâd Hamza40

, pastaj poema shumë e njohur e

Hamdiut (Hamdullah Çelebi)41

, si edhe ai më i lavdishmi, në letërsinë turke më

origjinali dhe poetërisht më i përsosuri, nga Jahja beg Dukagjini (Dugaginzade

Yahya-bey). Këtë poet në disa burime turke e gjejmë gabimisht si Tashliceli

Yahya-beg, mbase për shkak të gabimit të cilën e ka bërë ndonjë shkrues i tezkires,

dhe e cila tash po përsëritet vazhdimisht. Shkenctari i njohur dhe hulumtuesi i

palodhshëm turk Agâh Sirri Levend në punimin e përmendur thekson se ka

konstatuar se kanë ekzistuar 50 vepra turke për Jusufin e Zulejhanë, prej të cilave

30 janë në formën mesnevi. Mu për shkak të këtij numri të madh të poemave në

letërsinë turke është vështrië me e vërtetu cili i ka shërbyer Çamit si model,

ndonëse supozojmë se ajo ka mundur të jetë vepra e Jahja begut. Mirëpo, nuk

duhet përjashtuar mundësinë se kemi të bëjmë me vepër krejtësisht origjinale sepse

Muhamed Çami (Kyçyku), sikundër do të shohim, ka shkaruar edhe disa poema

origjinale. Por, ndonëse kjo poemë nuk është botuar, vështirë e kemi ta pranojmë

pohimin se “teknika e vargut e cila është përdorur te Jusufi dhe Zylejha, si edhe në

veprat tjera të tij, është ajo të cilën e gjejmë edhe te Nezimi, e ajo është teknika e

poezisë popullore42

.

Veprat tejra poetike të rëndësishme të M. Çamit janë Bekriu, në të cilën i

mallkon ata të cilët pijnë venë dhe raki, dhe kënga nga 600 vargje për pushtimin e

Misolongi-t 1822. Misolonginin fethi, në të cilën i këndohet fitores së Ibrahim

pashës (Hediva Ibrahimit), të birit të Ali pashës së Egjiptit mbi grekët gjatë kohës

së kryengritjes greke.

Gati njëkohësisht kur Muhamed Çami e ka shkruar veprën e tij Jusufi e

Zylejha, në teqenë e njohur bektashiane në fshatin Frashër, i cili do t’i jap tre

personalitete më të mëdha të rilindjes kombëtare – Abdyl Frasherin, udhëheqësin e

Lidhjes Shqiptare, Naimin, poetin më të madh dhe Shemsudin Samiun, iluministin

39

Më gjerësisht në: Ismail Hikmet Ertaylan, Türk dilinde yazilan ilk Yusuf ve Zeliha, Edebiyat Fakültesi TDED, III, 1, 2, Istanbul 1948, s. 211 – 230; Grünebaum, Jusuf und Zuleicha, ZDMG 43. 40

Sheyyâd Hamza, Jusuf ve Zeliha, Nakleden, Dehri Dilçin, T. D. K. Yayini, Istanbul, 1947. 41

Më gjerësisht në: Cahit Kovcar, Hamdullah Hamdi’nin Jusuf ü Züleyha’si, Türk Dili Arastirmalari Yilligi – Belleten 1968, f. 157 – 172, dhe veçmas: Agâh Sirri Levend, Hamdi’nin Jusuf u Züleyhas’si, në numrin e njëtë të kësaj reviste. 42

Historia e letërsisë shqipe, f. 223. Vështirësia buron edhe nga faktivargjet e poezisë popullore shqipe janë kryesisht të tipit trokaik. Për atë arsye studimi I metrikës së këtyre shkrimtarëve është një nga çështjet themelore.

Page 17: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

më të madh shqiptar dhe ideologun e çlirimit kombëtar dhe njëherit leksikografin

dhe enciklopedistin më të madh turk – ka lindur një vepër tjetër epike: Hadikaja

(Kopështi) nga Dalip Frasheri, prej 65.000 vargjesh, e cila i kushtohet tragjedisë së

njohur te Qerbelaja në Irak. Heronjtë kryesorë të epit janë Hysejni, nipi i

Muhamedit dhe martirët tjerë në Qerbela. Vepra është shkruar, sa i përket

përmbajtjes, sipas modelit të Hadikat as-su’adâ nga poeti i madh turko-

azerbajxhanas Fuzuli, i cili kishte për model veprën Ravzat aş-şuhadâ të poetit

persian Vaiz Kaşifi, veprën e të cilit bektashijtë dhe dervishët tjerë e kanë

konsideruar të shenjtë43

. Mirëpo, për dallim nga vepra e Fuzulit, e cila është në

prozë dhe vargje, vepra e Frashërit është vetëm në vargje, dhe dukshëm është më e

madhe se vepra e Fuzulit. Ajo nuk ka vlerë të madhe artistike, por, mbase është

epi i parë në letërsinë shqipe. Atë për model do ta marr edhe Shahini, vëllai i vogël

i Dalipit, në Muhtarnamen e tij, gjithashtu të kushtur martirëve të Qerbelasë, si

edhe Naim Frashëri në epin e tij të madh Qerbelaja, të shkruar me shkrimin latin,

respektivisht me alfabetin e vëllait të tij Sh. Samiut44

. Këto dy veprat e fundit të

cilat do të mund të quheshin edhe epe fetare do të jenë shumë të popullarizuara në

teqetë e bektashijve.

Mirëpo, në teqetë e bektashijve është zhvilluar edhe poezia lirike, kryesisht e

karakterit mistik. Përfaqësues tipik i kësaj poezie, të zhvilluar shumë edhe në

letërsinë turke45

, është Zenel Bastari, poeti nga gjysma e parë e shek. XIX, nga i

cili kanë mbetur njëqind e dhjetë strofa të poezisë mistike, të dashurisë,

humoristike dhe sociale46

. Kjo poezi me ilahi të ndryshme në gjuhën shqipe, çfarë

ka shumë, përbënë literaturën bektashiane, studimi i së cilës nuk është as në fazën

fillestare.

Letërsinë alamiado mjaft të zhvilluar e gjejmë edhe në Shkodër. Gjatë kohës

së Mahmut pashë Bushatliut kanë vepruar Mulla Husejn Dobraça dhe Mulla Salih

43

Shih Dr. Neclâ Pekolcay, Islâmî Türk Edebiyati, 3 kitap, Islâm Medeniyeti Yayinlari, Istanbul 1968, f. 29; Philologiae turcicae Fundamenta II, 435. 44

Saështv e pastudiuar kjo letërsi madje edhe e nënçmuar, dëshmon edhe shembulli I epit të Naimit Qerbelaja. Kjo

vepër vetëm një here është botuar, e deri sot nu i është kushtuar asnjë studim, edhe pse Naimi është poeti për të cilin

ështv shkruar më së shumti. Ndonëse kjo është vepra më e madhe e tij, në Historinë e letërsisë shqipe të përmendur,

ku Naimit i janë kushtuar plot 40 faqe, kyep vetëm kalimthi është përmendur. 45

Të përmendim se numër I madh I poetëve bektashij me prejardhje shqiptare kanë shkruar në turqishte. – Shih Sadeddin Nüzhet Ergin, Bektaşi Edebiyatı Antolojisi, Bektaşi Şairleri ve nefesleri, I – III. İstanbul. Istanbul Maarif Kütüphanesi s. a. 46

Shih Zenel Bastari, vjershëtar I gjysmës së pare të shek. XIX, Buletin I shkenc. Shoq. 1, 1961.

Page 18: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Pata. Ky i fundit i ka kënduar fitores së Mahmut pashës mbi turqit. Ilahi kanë

kënduar Shejh Ahmed Elbasani, Shejh Sylejman Temani nga Berati, Haxhi Ahmed

beg Tirana e të tjerë. Madje edhe sot në teqe në Kosovë ekzistojnë përmbledhje të

tëra me ilahi në gjuhën shqipe, të cilat këndohen vetëm në shqipe. Autorët e tyre

janë të njohur, dhe ate kryesisht nga këto anë.

E kemi parë se letërsia shqiptare alamiado paraqitet për herë të parë në

gjysmën e pare të shek. XVIII, dhe ate në qytetet e Shqipërisë së jugut, para së

gjithash në Berat. Mirëpo, në qytetet e Kosvës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, ku

gjithashtu ka jetuar numër i madh i shqiptarëve, kjo letërsi paraqitet plot njëqind

vjet më vonë. Shkakun për këtë, para së gjithash, duhet kërkuar në fakqin se në

këto qytete, të cilët gjithashtu kanë qenë qendra të rëndësishme kulturore dhe

administrative-ekonomike, madje edhe më të rëndësishëm se Berati, popullata ka

qenë e përzier, ndërsa në qytete ka dominuar gjuha turke. Vetë shqiptarët, duke u

vendosur në qytet, janë përpjekur që sa më parë të barazohen me popullatën

qeverisësetë qytetit, prandaj edhe ata kanë shkruar në gjuhën turke. Kështu poetët,

ata të cilët kanë shkruar në turqishte, qoftë të jenë shqiptarë apo jo, kanë pasur

publikun e tyre të lexuesve. Mirëpo, atje ku ka dominuar elementi shqiptar, për

shembull në Gjakovë dhe në Ulqin, më herët paraqitet letërsia alamiado.

Vepra më e vjetër e kësaj letërsie në këto vise është Vehbije (dhuratë,

dhurata e Zotit), e ka shkruar Tahir Efendi Boshnjaku nga Gjakova, Vepra e këtij

studenti të teologjisë të diplomuar në Stamboll dhe myderrisit të mëvonshëm në

Gjakovë, është e shkruar në prozë dhe në vargje, sikundër që është traditë në

letërsitë orientale. Sepse, është e njohur se qysh poetët arabë duke shkruar vepra në

prozë, madje edhe aso historike, gjithnjë kanë futur në to vargje, duke dashur të

dëshmojnë shkathtësinë e tyre edhe si poetë, duke qenë se poezia ka qenë në

vlerësimin më të lartë. Këtë nga ata e kanë marrë turqit dhe kronikat turke janë

shembull i mirë për këtë. Poeti jonë e jep metrin e vargut i cili është Fâ’ilâtun

Fâ’ilâtun Fâ’ilâtun për secilin gjysëm varg. Ky pra është, metri remel në të cilin

gjysëmvargu i parë dhe i dytë rimojnë. Ky lloj i vargjeve dhe i formës poetike, të

quajtur mesnevî, është shfrytëzuar shumë në poezinë turke. Në këtë formë është

shkruar edhe mevludi i Sulejman Çelebiut, i cili ka pasur shumë imitues dhe shumë

përkthyes.

Page 19: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Ashtu sikundër është e zakonshme në letërsitë orientale, kjo vepër fillon me

invokacion në vargje (gjithsejt tetë bejte – dyvargëshe), e tek pastaj pason teksti i

vërtetë, dhe atë së pari në vargje e pastaj në prozë. Kjo është vepër fetare-didaktike

me shumë hadithe (thënie të Muhamedit), mësime, sentence të moralit, thënie dhe

fjalë të urta shqiptare, si edhe fjalë të urta turke të përkthyera në shqipe. Duket se

vepra i është dedikuar si masave shqiptare ashtu edhe hoxhallarëve, në të shumtën

e rasteve të paarsimuar, që me te të shërbehen me rastin e predikimeve. Aty flitet

për kalueshmërinë e jetës, për ferrin, parajsën, për kryerjen e ritualeve dhe

obligimeve fetare, për obligimet e burrit ndaj familjes së tij, për vlerën e dijes, për

modestinë, përgojimin, koprracinë, etj. Nganjëherë proza shërben si komentar i

vargjeve. E tërë vepra krahas gjashtëmbëdhjetë vargjeve të invokacionit, përmban

edhe treqind e katër vargje dhe dymbëdhjetë vargje të cilat autori i quan Bajramija,

të cilët kanë të bëjnë me festën e bajramit. Edhe pse në shikim të parë duket se kjo

vepër nuk ka lidhje me rrethanat në të cilat autori ka jetuar, sepse mësimet e tij

kanë patur vlerë për të gjithë muslimanët në të gjitha vendet, duke e lexuar me

kujdes mund të vërehet se në te shqyrtohen një sëre elementesh nga marrëdhëniet

e atëhershme shoqërore. Padituria e masës e ka detyruar autorin të shpreh fjalë të

rrepta kundër injorancës dhe injorantëve. Xhahil insan osht n’terr, osht hem qorr

hem si hajvan, ja beter, apo: Xhahili osht dushmani i yt, oni qi xhahili o qillu baba

yt. Autori gjithashtu ka vërejtur të keqen e vrasjes mes veti për shkak të

gjakmarrjes dhe për ate thekson se çdokush që vret do të jetë i vrarë, sipas fjalës së

urtë arabeMan katala kutila. Ai thotë: “Nirin qeter shpat se pret, por ajo qi me to

vet popret”. Në llogari të hoxhallarëve të paditur gjithashtu drejton shumë fjalë të

rrepta: Hoxha i gjorë, kur nuk ka dije, mendon se i mjafton edhe të lexojë germë

për germë … (ky varg ishte dhënë vetëm serbokroatisht, prandaj është përkthim i

ynë A. H.). Proza nuk është e thjeshtë por e rimuar, e që gjithashtu është ndikim i

letërsisë arabe-turke: “Çikën mire mir me e vesh ka shiqar djalin mir me e vesh ka

zarar”.

Në vitin 1907 Ismail Haxhi Tahir Gjakova, ndoshta djali i Tahirit, e ka

transkriptuar këtë vepër në shkrimin shqip dhe e ka botuar në Sofi. Por,

transkripsioni është i dobët, prandaj studiuesve u mbetet të mbështeten vetëm në

Page 20: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

origjinal në dorëshkrim. Në bazë të origjinalit dr. Idriz Ajeti ka shkruar punimin

mbi të folmen e Gjakovës47

.

Vlera latrare- estetike e kësaj vepre nuk është e madhe. Edhe vetë faktura e

vargut, në të cilën nuk kushtohet kujdes në aksent por në gjatësi të rrokjeve, që nuk

është e zakonshme as në letërsinë shqipe popullore e as në atë artistike, e bënë

vargun të ngathët dhe artificial. Përpjekja që gjysëmvargu i parë dhe i dytë të

rimojnë, që paraqet zakonin e mesnevisë, sipas të cilit të gjithë gjysëmvargjet kanë

numër të caktuar të rrokjeve të shkurta dhe të gjata,, së paku në të shkruarit, e ka

detyruar autorin të fus lokucione, pasthirma të ndryshme, të përsëris disa fjalë etj.

Dhe megjithatë, vepra është e rëndësishme për dy arsye:

E para, ajo është dokument i rëndësishëm gjuhësor, sepse është e shkruar me

dialekt të Kosovës, respektivisht me të folmen e Gjakovës, në të cilën nuk ka të

ruajtura vepra të shkruar më të vjetra.

E dyta, në te është i dukshëm ndikimi i madh i letërsive orientale

(invokacioni, përzierja e prozës dhe vargut, karakteri fetaro-didaktik, metrika

kuantitative, përmendja e emrit të autorit dhe data e krijimit të veprës), që

mundëson studim më të thellë të këtij ndikimi në këtë lloj të letërsisë shqipe.

Mirëpo, në letërsinë e pasur fetare të popujve të ndryshëm islamik, mevludet

zënë vendin e parë si për nga numri dhe llojllojshmëria e veprës ashtu edhe për nga

popullariteti i tyre48

. Për dhjetë shekuj, që kur ka filluar leximi/këndimi i mevludit,

është krijuar numër i madh i këtyre veprave në arabishte, persishte dhe turqishte, si

edhe në shumë gjuhë të tjera49

. Por, asnjëri nga mevludet, domethënë asnjëra nga

poezitë në të cilat i këndohet lindjes dhe jetës së Muhamedit, nuk e ka arritur

lavdinë dhe përhapjen e mevludit të Sulejman Çelebiut, i cili gati pesë shekuj

47

I. Ajeti, Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Rilindja, Prishtinë, 1960. 48

Këtu e përdorim formën mevlud, I cili është I zakonshëm edhe te shqiptarët edhe te muslimanët në Bosnje, ndonëse forma e drejtë është mawlîd dhe shënon lindjen, apo këngën për lindjen e Muhamedit (mawlîd an-nabî). 49

Për mevludet egziston literature shumë e pasur. Megjithate, veçanërisht duhet theksuar artikullin e H. Fuch në

Enzyklopaedie des Islam s. v. Mawlîd, si edhe artikullin Mevlîd në Islam Ansiklopedisi nga autori I njëjtë, me

plotësime Necla Pekolcay, pastaj punimi I profesorit të ndjerë Ahmed Atesh, Sülejman Çelebi Vesiletün – necat

Mevlîd, T. D. K., Ankara, 1954. Për mevludet në serbokroatishte shih dr. Fehim Bajraktarevic, O našim mevludima I

mevludu uopšte, Prilozi za knjizevnost, jezik, istoriju I folklore, knj. XVII, 1937, kurse për mevludet te shqiptarët:

dr. Hasan Kaleshi, mevludi kod Arbanasa, Zbornik Filozofskog Fakulteta u Beogradu, knj. IV – 2, Beograd 1959.

Natyrisht se për mevludet në gjuhën shqipe, pas punimit të dr. Kaleshit deri tash është shkruar shumë.

Page 21: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

këndohet në Turqi dhe tek turqët në vendet e tjera, dhe i cili ështëi përkthyer në

shumë gjuhë, e në disa është i adaptuar50

.

Shkenca e ka vërtetuar se këndimi i mevludit ndër arabët ka filluar në shek.

X në Egjipt, në periudhën e Fatimitëve, në të njëjtën kohë kur është shfaqur

reaksioni shumë i rreptë kundër ceremonive të festimit të lindjes së Muhamedit.

Por, kjo traditë shumë shpejt është përhapur dhe shpejt ka kaluar në Afrikën

veriore, dhe në botën tjetër islame. Janë të gjitha gjasat se këndimi i melvludit

midis turqëve është rrënjosur në shek. XV (Mevludi i Sulejman Çelebiut është

përfunduar në vitin 1409). Mirëpo, është vështirë të vërtetohet kur ka filluar

këndimi i mevludit te shqiptarët. Por, dihet se në gjysmën e dytë të shek. XVIII

këndimi i mevludit tashmë ishte rrënjosur; atëhere paraqitet edhe mevludi i parë në

gjuhën shqipe – mevludi iHasan Zyko Kamberit. Megjithate, nuk është e

përjashtuar se edhe më pare te shqiptarët janë kënduar mevludet por në gjuhën

turke. Te shqiptarët e Maqedonisë mund të dëgjohet se këtë mevlud e quajnë

mevludâ (mevlud ayi).

Është e qartë se mevludet në fillim janë kënduar vetëm me 12 rebi’ –al –

awwal e cila merret si data e lindjes së Muhamedit. Me kalimin e kohës është bërë

zakon që të këndohet me rastet e ndryshme: katërdhjetë ditë pas vdekjes së dikujt,

gjatë kohës së gazmendeve të lindjes, synetisë, martesës, për shpirt të të vdekurve,

dhe kjo kryesisht në muajin e ramazanit. Tradita në qytetet e Kosovës dhe të

Maqedonisë që të organizohen tubimet e grave në të cilët grat e këndojnë mevludin

ka depërtuar nga Turqia dhe është e dates së re. Ceremonia, gjithashtu, është

shumë e llojllojshme51

.

Mevludi i parë në gjuhën shqipe të cilin e ka shkruar Hasan Zyko Kamberi

në gjysmën e dytë të shek. XVIII me shkrim arab nuk është botuar. Në gjysmën e

50

Për mevludin e Sulejman Çelebiut krahas punimit shumë të mire të A. Ateshit, shih gjithashtu: Imgart Engelke, Sulejman Tscheleb’s Lobgedichte auf die Geburt des Propheten, Halle 1926; F. Lyman Mac Vallum, The Mevlidi sheriff by Sulejman Chelebi, The Wisdom of the esat series, London 1943; Necla Pekolcay, Sükleyman Çelebi mevlidi metni ve menşe’I meselesi, Edebiyat Fakültesi, Tür Dili ve Edebiyati dergisi, Istanbul 1954. Gjithashtu edhe Hammer në Dichikuinst der osmanischen Dichikuinst (I, Pestih 1838), I ka përkthyer disa fragmente, kurse Gibb në History of Ottoman Toetry (I. f. 231 – 248 në anglishte. Krahas disa përkthim,eve në shqipe, egziston edhe një “boshnjakisht” (serbokroatisht), një greqisht dhe një çerkezisht. 51

Për ceremoninë me rastin e mevludit shih: J. nemeth, Die Zeremonie des Mevlud in Vidin, Acta orient. Hung. Volum 1. Fasc. 1. Shumë të dhëna lidhur me manifestimin e mevludit në Turqi mund të gjenden në: Sait Ugur, Içel Folkloru, Ankara, 1948; Mehmet Halit Beyri, Istanbul Folkloru, Istanbul 1947. Për ceremoninë e mevludit tek shqiptarët shih punimin tone të cituar.

Page 22: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

pare të shek. XIX Ismail Floqi nga Korça e ka përkthyer mevludin në gjuhën

shqipe, por meqenëse nuk është i botuar, e as nuk mund të merret nga Shqipëria,

për te nuk mundei të themi asgjë52

. Gjithashtu nuk dijmë se a është përhapur ky

mevlud dhe a është kënduar në tubimet fetare.

Mirëpo, dy mevludet në shqipe më komplet dhe më të popullarizuar janë

shkruar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Mevludin e pare e ka hartuar Hafiz Ali

Ulqinaku (nga Ulqini) dhe ai bart titullin arabo –persian Tercüme-i mevlûd ‘ala

lisân-i ‘arnavud (Përkthimi i mevludit në gjuhën shqipe) dhe është shtypur në

Stamboll në vitin 187853

. Ky mevlud ka qenë shumë i popullarizuar ndër shqiptarët

në bregdetin e Malit të Zi dhe në Shqipërinë veriore, por nuk është përhapur midis

shqiptarëe të kosovës. Përsëri është botuar me shkrimin bashkëkohor të shqipes në

vitin 1933 në Tiranë, me parathënien e H. S. Ulqinakut, por pa komentime,

shpjegime dhe interpretime të turqizmave54

.

Mevludi i Hafiz Ali Riza Ulqinakut ka hyrjen në turqishte prej nëntë bejteve,

respektivisht 18 vargjesh. (Në Ulqin na kanë thënë se parathënia e mevludit nuk e

ka pasur hyrjen, por në Stamboll i kanë preferuar autorit se do të ishte mirë sikur të

shkruante edhe hyrjen. Ulqinaku e ka pranuar sygjerimin dhe aty për aty i ka

diktuar vargjet në gjuhën turke). Pason përkthimi shqip i vjershës turke religjioze

Hoda rabbim (Zot, Zotëriu im), e cila i ka 72 bejte, respektivisht njëqind e

katërdhjetë e katër vargje në të cilën përshkruhen veçoritë e Zotit dhe shpjegohen

epitetet e tij, pastaj lutja (du’â) Zotit të pranoj këndimin e vjershës (18 bejte,

repektivisht 36 vargje) dhe pastaj vjen përkthimi i mevludit, i cili ka dyqind e

njëzet e pesë bejte, respektivisht pesëqind e nëntëdhjetë vargje, me çka ai hyn në

radhën e mevludeve të gjata, duke pasur parasyshë se më të gjatit kanë rreth

pesëqind e më të shkurtit rreth njëqind e pesëdhjetë bejte. Ndonëse lutja, në të cilën

lexuesi i mevludit, bashkë me dëgjuesit, kërkon që Zoti ta pranojë mevludin,

zakonisht është në prozë, këtu edhe ajo është në vargje. Pastaj pason hyrja në

Magmû’atu ‘l-ahvâl (përmbledhja e gjendjeve), ku flitet për vdekjen, gjendjen në

varr, për shenjat e ditës së gjykimit, ditën e gjykimit, parajsën, ferrin, e pas kësaj

prapë për detyrimet fetare, që paraqet një lloj të ilmihalit. Kjo pjesa e fundit është 52

Të dhënat janë sjellur sipas Historia e letërsisë shqipe, f. 194. 53

Këtë përkthim, si edhe atë të Tahir Popovës, e përmend edhe Bursali mehmed Tahir në Osmanli müellifleri, I, f. 222. Është interesant se A. Atesh i cili flet edhe për përkthimin e mevludit të Sulejman Çelebiut në gjuhë të ndryshme, nuk e ka vërejtur këtë shenim të Mehmet Tahirit e as nuk I ka përmendur përkthimet shqipe. 54

Cituar sipas: Kultura islame, v. II. Tiranë, shtatuer – tetuer 1940, f. 26 – 27.

Page 23: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

mjaft e gjatë, dhe në ekzemplarin tonë, të cilit i mungojnë disa faqe, ka treqind e

peëdhjetë bejte (714 vargje). Në tërësi, kjo vepër ka mbi dy mijë vargje.

Krahasimet me veprën në origjinal të Sulejman Çelebiut tregojnë se

përkthimi është mjaft i suksesshëm. Metri është i ashtuquajturi remel (tremetërsh

sinë origjinal), e forma mesnevi, respektivisht rima është: AA, BB, CC. etj..

Origj. Allah adin zikridelüm evvela

Vacib oldur cümle işte her kula

Shqip Bismillahi emnin e zo tit ta thojm

Borxh e kemi ngjitha pun kur ti fillojm etj.

Teknikë e njëjtë është përdorur edhe në pjesën Magmû’atu l-ahvâl, ndërsa

në përkthim të poems Hoda rabbim rima është: AB BB CB DB etj., me faktin se

në fund të gjysëvargut të dytë rregullisht përsëritet fjala Allah.

Për vetë autorin dihet vetëm se ka qenë mufti në Ulqin, se me rastin e

marrjes së Ulqinit nga ana e malazezëve ka ikur në Shkodër dhe më vonë është

bërë mufti në Durrës, ku edhe ka vdekur (këtu është një lëshim ngase nuk ka qenë

mufti në Durrës por në Lezhë - A.H.). Ai posaçërisht është interesant për shkak të

dy fjalorëve turqisht –shqip dhe shqip-turqisht, të cilët janë shkruar në vargje. Këta

janë punuar sipas modelit të fjalorëve të ngjajshëm turqisht – arabisht dhe turqisht

– persisht, të cilët janë të shumtë në leksikografinë turke. Fjalorët e këtillë janë

shkruar në metrin e caktuar, me rimën e caktuar, sipas zakoneve të poetikës

dominante të atëhershme, që në përputhje me metodat skolastike të atëhershme,

fjalët të mësoheshin më lehtë. Ndër ato fjalorë është i njohur fjalori persisht –

turqisht i Ibrahim Shahidit (1470 – 1550), i cili ka shërbyer si model për fjalorin e

njohur turqisht – boshnjakisht të quajtur Potur Šahidija nga gjysma e parë e shek.

XVII, të cilin e ka botuar Alija Nametak55

. Më të njohurit, gjithsesi, janë dy fjalorët

55

A. Nametak, Rukopisni tursko – hrvatski rijeçnici. Shenja e veçantë nga Gradje za povijest knjizevnosti Hrvatske (Material për historinë e letërsisë së Kroacisë), knj. 29, Zagreb, 1968. Mirëpo, nuk mundem e të mos shprehi habinë për shkak të titullit të sipërm, duke marrë parasyshë atë se autori I fjalorit gjuhën e vet e ka quajtur boshnjake (bosanca), e jo kroate apo serbe. Fjalori është dashur të quhet turqisht – boshnjakisht.

Page 24: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

të cilët i ka hartuar Sunbul-zade Vehbi (vdekur 1809), prej të cilëve njëri është

Tuhfe, turqisht – persisht, e tjetri, Nuhbe, turqisht – persisht.

Ndër shqiptarët janë të njohur tre fjalorë të këtillë. I pari është fjalori turqisht

– shqip i një autori anonim nga Shkodra, i shkruar në vitin 1835. Vetë autori ka

theksuar se fjalori është shkruar në metrin remel, do të thotë në tetrametrin

katalektik, skema e të cilit është:

p. sh. Fâ’ilâtun Fâ’ilâtun Fâ’ilatun Fâ’ilun

Ky bu kim kush furçeye brush kozlere prush shit yaya.

Ky fjalorë ka gjithsej rreth 1.000 fjalë56

andaj edhe nuk ka vlerë më të

madhe leksikore. Dy fjalorët tjerë të këtij lloji i ka shkruar siç kemi përmendur.

Hafiz Ali Riza Ulqinaku. Sipas disa të dhëave, njëri ka pasur rreth 5.000, e tjetri

rreth 18.000 fjalë. Një kohë të gjatë është konsideruar se këta fjalorë janë zhdukur,

por megjithate, janë gjetur dhe tani ruhen në Institutin e gjuhësisë dhe historisë në

Tiranë. Ata pjesërisht kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve57

, derisa mevludi i të

njëjtit autor gati tërësisht është i injoruar apo përmendet vetëm kalimthi. Mirëpo,

edhe ai është shumë i rëndësishëm si për studime krahasimtare të dialekteve të

gjuhës shqipe ashtu edhe për studimin e të folmes së Ulqinit, sepse është e qartë se

autori ka njohur vetëm atë. Fjalorët dhe ky mevlud me dy mijë vargjet e tij ofrojnë

material tëmjaftueshëm për t’u studiuar e folmja e Ulqinit prej para njëqind

vjetësh58

. Pos kësaj ky mevlud hyn në veprat e mëdha të literaturës alamiado

shqiptare.

56

E. Rossi, Un ineditio lexico rimato turco Albanese cum posto a Scutari nell 1835. Rivista degli studi orientale, vol. XXVI. 57

Na është e ditur se O. Myderrisi ka shkruar për këta fjalorv në Buletini, por në Prishtinë dhe në Beograd mund të

gjenden vetëm disa numra ashtu që me artikujt e përmnedur nuk kam mund të shvrbehem. 58

Rreth veprës së Hafiz Ali Ulqinakut duhet të bëjmë disa plotësime: Hafiz Ali Ulqinaku nuk i ka shkruar dy fjalorë në vargje por, ka shkruar një fjalor në vargje (shih: Abdullah Hamiti: Realizimi poetik i fjalorit në vargje të Hafiz Ali Ulqinakut, në Filologji, Nr. 6, Prishtinë, 1998, f. 129 – 137) dhe dy fjalorë me renditje alfabetike,i pari turqisht-shqip e i dyti shqip-turqisht (shih: Abdullah Hamiti, Rreth fjalorëve të Hafiz Ali Ulqinakut, në Malësia, No. 4, Podgoricë 2009, f. 63-82.; gjithashtu mbi gjuhën e fjalorëve dhe të folmen e Ulqinit shih punimin tone të disertacionit Veçoritë gjuhësore të fjalorit turqisht-shqip e shqip – turqisht të Hafiz Ali Ulqinaku, mbrojtur në vitin 1998, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Page 25: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Një përkthim tjetër, përkatësisht përpunim i mevludit të Sulejman Çelebiut,

është mevludi shumë i popullarizuar i Tahir Popovës (Mehmed Tahir) nga

Vuçitërna. Për te dihet vetëm ajo se ka studiuar teologjinë në Stamboll, që nga viti

1900 – 1934 ka shërbyer si mësimdhënës në ruzhdije (gjimnazi i ulët) mësues i

mësimbesimit në Novi Pazar dhe në Berane, që në vitin 1934 është shpërngulur në

Shqipëri dhe se ka vdekur në pleqëri të thellë në vitin 1949.

Mevludi i Tahir Popovës bart titullin arab të rimuar: Manzûmatu ‘l-mavlûd fî

afdali ‘l-mavgûd bi lisâni ‘l-arnavûd (Mevludi në vargje për qneinen më të

çmueshme, në gjuhën shqipe). Është botuar në Stamboll, por viti i botimit nuk

është shenuar. Janë të gjitha gjasat se është botuar viteve të tetëdhjeta të shekullit të

kaluar (shek. XIX – A. H.), dhe me shkrim arab, pa kurrfar modifikime për

sistemin fonetik të shqipes. Ndonëse i punuar sipas modelit të mevludit tashmë të

përmendur të Sulejman Çelebiut autori i këtij mevludi nuk i është përmbajtur

rreptë origjinalit. Veprën e tij e fillon me këngën për rëndësinë e mevludit

Qasîdatu ‘l-mevlûd, e cila ka dhjetë vargje, pas së cilës pasojnë dhjetë vargje të

kushtuara sulltan Hamidit; në ta ka pjesë të cilat nuk janë në original, ndërsa disa

pjesë të origjinalit në përkthim janë hjekur. Mevludi gjithsej përmban katërqind e

gjashtëdhjetë vargje (260 bejte – distihe).

Edhe në këtë mevlud, krahas numrit të madh të turqizmave, veças këtyre të

natyrës fetare, përkthyesi i është përmbajtur metrikës kuantitative arabe, siç është

rasti edhe me mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut. Për ta fituar metrin e barabartë,

përkthyesi shpesh ka përdorur inverzionin e tërë fjalisë:

I xhibrilit vendi o çun ai mekam

Në vend Çun ai mekam o vendi xhbrilit

Duke pasur parasyshë faktin se mevludet janë kënduar në tubime, në

xhamija apo nëpër shtëpi, e që përmbajtësisht kanë qenë interesant për vetë faktin

se në jetëshkrimin e Muhamedit janë futur shumë legjenda, ato janë bërë shumë të

popullarizuar; disa pjesë të mevludit i kanë ditur përmendësh edhe njerëzit

analfabet. Prandaj, krahas këtyre dy mevludeve, të botuar me alfabet arab, ka edhe

të tjerë të botuar me shkrimin e sotëm latin. Njërin prej tyre i cili i ka përjetuar

Page 26: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

katër botime e ka shkruar Hafiz Abdullah Sëmlaku59

, tjetrin e ka hartuar Hafiz Ali

Korça, përkthyes i disa veprave nga gjuha arabe, perse e turke, botimi i parëi të

cilit ka dalë qysh në vitin 1900. Edhe pse është shkruar me gjuhën bashkëkohore

dhe është shtypur me shkrimin latin, megjithate autori i këtij mevludi edhe më tutje

i është përmbajtur metrit dhe rimës së njëjtë si edhe të mëhershmit, respektivisht i

është përmbajtur origjinalit turqisht60

. Fitohet përshtypja se ka qenë i rrënjosur

botëkuptimi se mevludi duhet të jetë në metrin remel dhe në formën mesnevi.

Poetët e hershëm të letërsisë alamiado kanë shkruar me shkrim arab, për

shkak se shkrim tjetër nuk kanë ditur, bash sikur edhe lexuesit e tyre. Mirëpo, në

gjysmën e dytë të shek. XIX problem i shkrimit është shtruar si problem i kulturës

kombëtare dhe i rilindjes kombëtare. Në përpjekjet që të krijohet shkrimi kombëtar

dominojnë tri tendenca themelore: të pranohet shkrimi latin, arab apo grek,

ndonëse ka pasur edhe mjaft përpjekje individuale me shkrime tjera të ndryshme, si

edhe përpjekje për të krijuar shkrim të posaçëm61

. Me qëllim që t’i përhapin

shkrimet e tyre, krijuesit e tyre kanë hartuar abetare. Hartuesit e abetareve shqipe

me shkrim arab shpejt janëbërë të vetëdijshëm për ate se shkrimi arab, me sistemin

vokalik të pazhvilluar, nuk është i përshtatshëm për gjuhën shqipe dhe për atë

arsye janë përpjekur ta modifikojnë, në rend të parëv duke u shtuar germave arabe

shenja diakritike për t’i përshtatur me sistemin tingullor të shqipes. Abetarja e parë

e shkruar me shkrim arab është e Daut Boriçit. Ajo është botuar në Stamboll në

vitin 1861, dhe përsëri është botuar në vitin 1869. Përndryshe Boriçi ka qenë

iluminist dhe atdhetar i madh; ai i ka shkruar edhe disa ushtrimore me shkrim arab,

e ka qenë edhe kryetar i degës së Shkodrës të Lidhjes së Prizrenit62

. Ato vite Hoxha

Tahsini, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, ka hartuar alfabetin shqip, por ai

alfabet, apo ajo abetare, nuk është gjetur63

. Sa ka pasur luhatje të mëdha të

59

Hafiz Abdullah Smlaku, Mevludi paq ose mevludi ja vedud, Disponojmë me botimin e katërt të shtypur në Korçë në vitin 1944. 60

Kemi shfrytëzuar botimin e katërt Mevludi dhe cilësit e shenjta të pejgamberit, Tiranë 1944, Shtypshkronja e shtetit. 61

Në këto shkrimet e posaçme, origjinale mund të numërohet shkrimi I Teodor Haxhi Filipit prej 53 shkronjave, i Naum Veqilharxhit prej 32 shkronjave, si edhe shkrimi I Hoxhë Tahsinit të cilin ai i aka propozuar Shoqërisë së Stambollit, por nuk është pranuar. 62

Për jetën e tij më gjerësisht shih: Nexhim Bushati, Të dhëna rreth bigrafisë së Daut Boriçit, Buletin I shk. shoq. 2, 1962 f. 268 e në vazhdim, ndërsa për veprat e tij: J. Kastrati, Daut Boriçi, Buletini për shkëmbimin e experiences, Shkodër, Nr. 9, 1954. 63

Për këtë mund të gjenden të dhëna edhe në numrin e pare të gazetës Besa nga nëntori 1908 e cila ka dalur në Stamboll dhe është botuar me alfabetin e Sh. Samiut ku thuhet: “Nga gazeta Liria e cila del në Selanik shohim se disa atdhetarë kanë filluar ta prishin slfabetin shqip dhe se disa dëshirojnë përdorimin e alfabetit grek, disa atij

Page 27: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

intelektualëve shqiptar rreth shkrimit më së miri tregon rasti i Sh. Sami Frasherit.

Ai në një vepër tërësisht të harruar por shumë të rëndësishme në gjuhën arabe

Himmetu l-himâm fi nashr al-islâm (Stamboll 1875) ka shkruar edhe këtë:

“Në të gjitha vendet islame jetojnë popujt e vegjël islamik, siç janë kurdët,

afganistanasit, çerkezët, shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerë të cilët nuk shkruajnë

në gjuhën e tyre ... Gjuha arabe është gjuhë e përgjithshme për të gjitha vendet

islame … dhe të gjithë shkenctarët e studiojnë të drejtën e sheriatit në shkolla në

këtë gjuhë … Nuk ka dyshim se do të ishte punë ideale sikur gjuha arabe të ishte

gjuhë amtare e të gjithë muslimanëve, por meqë ka popuj islamik të cilët flasin me

gjuhë të tjera, për këta popuj do të ishte më e dobishme sikur secili të shkruante në

gjuhën e vet. Duke qenë se gjuha arabe është e detyrueshme për të gjithë

shkenctarët të cilët tërë kohën ia kushtojnë studimit të saj, masat e gjera të këtyre

popujve mbeten në injorancë, e injoranca është në kundërshtim me islamin … Unë

mendoj se sikur të investohej mund dhe përpjekje që në të gjitha gjuhët e piopujve

islamik të shkruhet me shkrim arab, në rast se do të shkruheshin librat fetare dhe

doracakët edukative në secilën prej atyre gjuhëve, kjo do të paraqiste shërbim të

madh për islamin” (nënvizoi H. K.)64

. Në këtë pasues të Samiut i gjejmë dy

kërkesa të rëndësishme:

a) Sh. Sami kërkon që në vend se në arabishte çdo popull të mësojë të lexojë

dhe të shkruajë në gjuhën e vet, ndërsa arabishtja do të mbetej gjuhë e shkencës për

të gjithë muslimanët.

b) Ai këtu kërkon që të gjithë popujt islamik ta pranojnë shkrimin arab, e

vetëm pesë vjet më vonë e krijon alfabetin shqip në bazë të shkrimit latin, me disa

germa shtesë nga alfabeti grek të cilat nuk i ka alfabeti latin, dhe kërkon futjen e

alfabetit latin edhe për gjuhën turke, e që i ka sjellur shumë telashe.

Tashmë kemi thënë se çshtja e alfabetit aq shumë është ashpërsuar pas

revolucionit të turqëve të rinjë, se është bërë njëra nga çshtjet kyçe në raportet

Italian e disa atij sllav. Për çdo gjuhë shkrimi/alfabeti paraqet themelin; rrënimi I shkrimit është sikur rrënimi i themelit. Ka tashmë tridhjet vjetë që me këtë shkrim/alphabet (të stambollit, pra të Samiut – H. K.) shkruhet dhe lexohet në tërë Shqipërinë. Para një kohe dy gazeta kanë propozuar që t’I marrim shkronjat turke. Por, edhe pse janë munduar shumë disa dijetarë si Hoxha Hasni e tjerë; në fund e kanë kuptuar dhe janë bindur se në gjuhën shqipe kurrë nuk mundet të shkruhet me shenja arabe. Në të vërtetë, me shenja arabe nuk mund të shkruhet as në gjuhën turke, e lere më në shqipe, e cila ka 12 tinguj më tepër. 64

S. Sami, Himmetu l-himâm, f. 28.

Page 28: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

midis turqëve të rinjë dhe shqiptarëve. Për këtë, madje është zhvilluar edhe

diskutim në parlamentin turk, derisa shejhu l-islâm e ka dhënë fetfanë se përdorimi

i shkrimit latin është në kundërshtim me islamin65

. Njëri nga luftëtarët më të

mëdhenj për futjen e alfabetit arab ka qenë Rexhep Xhudi –Voka nga Tetova,

muftiu i vilajetit të Manastirit. Ai ka qenë agitator për bashkëpunim me turqit e

rinjë dhe autor i veprave shqip të shkruara me alfabet arab. Duke e parë se

arabishtja nuk i përgjigjet as sistemit tingullor të turqishtes e lere më atij të

shqipes66

, ai e ka marrë alfabetin arab dhe duke i shtuar disa germave shenjat e

caktuara diakritike, ose deri diku duke ndërruar formën e disa germave, ia ka

përshtatur alfabetin arab gjuhës shqipe. Në alfabetin e Vokës për çdo tingull të

shqipes egziston shenjë e posaçme ashtu që shumë bukur mund të lexohet. Ky

alfabet ka 44 shkronja – tetë shkronja më tepër se që i ka alfabetii sotëm shqip. Ai

dallim rrjedh nga fakti që Voka, duke e marrë alfabetin arab, është detyruar t’i

marr edhe shkronjat emfatike të cilat janë të tepërta për shqipen, sepse

dublifikohen, e ato janë: t, h, h, s, d, a, z, lâ të cilat i ka përdorur vetëm te fjalët

arabe dhe turke.

Alfabeti i tij është hartuar në formë të abetares me ushtrimet, e cila është

shtypur në Stamboll në vitin 1910 në më tepër se 20.000 ekzemplarë dhe është

shpërndarë në të gjitha anët. Abetarja ka përjetuar disa botime. Në periudhën nga

1908 – 1912 në disa shkolla është mësuar gjuha shqipe me alfabetin shqip të Sh.

Samiut, në disa me alfabetin e pranuar në Kongresin e Manastirit, e në të tjerat, ku

rekacioni kundër shkrimit latin ka qenë më i madh, është pvrdorur alfabetii Vokës.

Voka nuk është ndalur vetëm me abetaren por me shkrimin e tij ka shkruar

edhe një Arnavudça müfessal ilmihal (Manual i detajur për mësim besim në gjuhën

shqipe), i shtypur në Stamboll në vitin 1911.

65

Për betejën pë alfabetin shih: L. Skendi The History of dhe Albanian Alphabet: A case of Complex Cultural and Political Develonment. Südost – Forschungen München. XIX (1960), f. 263 – 284. Mjaft material për këtë problem mund të gjendet në shtypin turk, veçmas në gazetën Tanin. Shumë çështje lidhur me alfabetin ujanë shqyrtyar në në tubim shkencor në Instituin Albanologjik në Prishtinë, në tetor të viti të kaluar. Materialet do të botohen në Gjurmime Albologjike 1, 1969. 66

Edhe vetë inteligjenca turke ka qenë e ndarë përsa i takon shkrimit shqip. Letrari i njohur turk, publicist dhe

redaktori kryesor i gazetës Tanin, Hüseyin Cahit, në dy kryeartikuj të kushtuara shkrimit shqip kërkon që qeveria të

mos përzihet në këtë kontekst, se atë duhet ta zgjidhin vetë intelektualët shqiptarë. Por, njëkohësisht ai i uron që

kanë marrë shkrimin latin, sepse tash “duke i falënderuar këtij shkrimi, një çoban shqiptar për një javë do të

mësoj të shkruaj dhe të lexoj, e ne turqit, me shkrimin të cilin e përdorim, as për njëqind javë nuk do të

mund t’i mësojmë nxënësit tone të shkruajnë” (Yeni Tanin, nr. 496, 20 janar 1910). Mirëpo, numri i

kundërshtarëve të shkrimit shqip ka qenë shumë më i madh.

Page 29: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

Por, vepra më e rëndësishme e Vokës është Mendime, libërth prej vetëm 16

faqesh, i shtypur në Stamboll në vitin 1911. Ai përmban këshilla për shqiptarët që

të shkollohen, emancipohen, sepse sot bota ka ndryshuar, nuk mund të arrihet

asgjë vetëm me pushkë e me shpatë, por duhet edhe lapsi dhe dija, fjalë dhe

mendime. Edhe pse Voka ka qenë dinjitar i lartë fetar, ai në frymë të lëvizjes

nacionale të kohës së tij i ka dhënë përparësi kombëtares në raport me fenë. Nuk

duhet të themi ky është musliman, e ky i krishterë, toskë apo gegë, sepse të gjithë

jemi shqiptarë, të gjithë jemi të një race e fisi.

Kjo vepër është shkruar në prozë të rimuar, nën ndikim arabo-turk. Veçmas

është interesante për nga ana gjuhësore, spse është një nga veprat e rralla e cila

është shkruar me të folmen e Tetoëës-Dibrës67

. Gjithashtu duhet theksuar se Voka

ka qenë politikan aktiv – ka marrë pjesë në tubimin në Ferizaj dhe në kongresin në

Dibër. Betejën e tij për shkrimin arab e ka shpjeguar në këtë mënyrë: Duke e

përdorur shkrimin arab, ai më leht do të mund ta mësoj gjuhën zyrtare turke. Në

këtë mënyrë ne do të kemi më shumë shqiptarë në administratën shtetërore, nga

njëra anë, dhe nga ana tjetër, më lehtë do ta largojmë mendimin e keq që

mbizotëron për ne tek turqit, si renegatë të Turqisë68

.

Janë të gjitha gjasat se një pjesë e inteligjencisë shqiptare, veçmas qarqet

fetare të cilët kanë qenë kategorikisht kundër shkrimit latin, kanë ndërmarrë masa

serioze që të botohen sa më shumë libra shqip me shkrim arab. Dihet se edhe disa

gazeta e kanë pranuar këtë shkrim. Një nga ato vepra është Sarf-i iptidai arnavudî

(Gramatika elementare e shqipes) të cilin e ka shkruar njëfar Fazil nga Tirana

(Tiranli Fazil), student në Stamboll. Gramatika ka 32 faqe; në parathënie autori e

jep shkrimin arab, duke e theksuar se e ka hartuar Rexhep Voka. Gramatika është

hartuar sipas modelit të gramatikave të atëhershme turke, madje edhe vetë

terminologjia është turke: isim (emri), ism-i has (emri i përveçëm), zamir

(përemrat), fi’l (folja) etj.69

.

Me krijimin e Shqipërisë së pavarur kur fillon zhvillimi i shpejtë i arsimimit,

e veçmas nga viti 1920, kur shkrimi latin tërësisht ka dominuar, ndërpritet letërsia

67

Për Rexhep Xhudi – Vokën dhe veprat e tij shih më gjerësisht: hasan Kaleši, Prilog poznavanja albanske knjizevnosti iz vremena Preporoda (Kontribut për njohjen e letërsisë shqipe nga koha e Rilindjes), Godišnja I balkanološkog Instituta u Sarajevu, Sarajevo, 1957. 68

Shih më gjerësisht: Vesti Nr. 67 I dates 10 shkurt 1909, e cila ka dale në gjuhën bullgare në Stamboll. 69

Shih gjerësisht: Hasan Kaleshi, Gramatika shqipe e Fazil Tiranasit, Përparimi 5, Prishtinë, 1955.

Page 30: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

e shkruar me shkrim arab, dhe edhe veprat me karakter fetar botohen me shkrimin

latin. Mirëpo, te shqiptarët e Jugosllavisë së paraluftës (luftës së dytë botërore – A.

H.), në të cilën të shkruarit në gjuhën shqipe ka qenë e ndaluar dhe ku nuk ka

ekzistuar kurrfar aktiviteti kulturor në atë gjuhë, letërsia alamiado ka vazhduar të

jetojë. Figura më markante e asaj letërsie është Hilmi Maliqi, në popull i quajtur

Sheh Mala, sheh i teqes melamije në Rahovec (vdekur 1935). Krijimtaria e tij është

shumë vëllimore. Ka shkruar një divan të poezive në gjuhën turke, një me 77

vjersha në gjuhën shqipe, pastaj i ka përpunuar në gjuhën shqipe gjashtëmbëdhjetë

tregime të karakterit religjioz dhe e ka përkthyer veprën arabe Varidat të Sheh

Bedrudin Samaviut (vdekur 1420), njërën nga veprat më të rëndësishme të mistikës

islame. Dorëshkrimi i tij i përkthimit përmban 400 faqe. Të njëjtën vepër e ka

përkthyer edhe në gjuhën turke70

.

Për sa i takon poezisë së tij në gjuhën shqipe, ajo është shkruar sipas modelit

të poezisë dervishe, e cila për dallim nga poezia e divanit, është më e afërt me

poezinë popullore edhe pënr nga gjuha edhe për nga forma. Disa vjersha të botuara

të Sheh Maliqit e përajshtojnë çdo dyshim se nuk kemi të bëjmë me llojin e poezisë

së divanit71

.

* *

Nga ekspozimi i deritashëm mund të nxirren përfundime të shumta. Para së

gjithash, gati me siguri mund të pohohet se letërsia shqiptare alamiado është njëra

nga më të mëdhatë numerikisht midis letërsive alamiado të popujve tjerë (në atë

spanjolle nuk kemi qasje). Në te janë të përfaqësuara poezia e vërtetë artistike, epi

fetar - romantik, tregimet në vargje të karakterit moralo-didaktik, vjershat e gjata

në të cilat dominon tematika sociale, numër i madh i mevludeve, fjalorët shqip –

turqisht, librat shkollore – didaktike, veprat e karakterit moral – arsimues, poezia

lrike mistike (dervishe), ilahitë (këngë fetare) dhe përkthimet nga gjuha turke dhe

70

Për Sheh Bedrudinin shih: F. Babinger, Schejh Bed red-in, der Sohn des Richters von Simaw, DerIslam XI Bid. F. 1 – 106; M. Şerefeddin, Sımavna Kadisi*oğlu Şeyh Bedreddin, İstanbul, 1924, ku është dhënë edhe bibliografia e zgjeruar, si edhe punimin e H. J. Kissling, Das Menâqybnâme Bedr e-Din’s des Sohnes des Richters von Samâvnâ Z. DMG, Wiesbaden 1950. 71

Për gjuhën e tij shih: Idriz Ajeti, O jeziku “divana” Šejh Maliçija, Gjurmime albanologjike 3, 1966. (Ky punim është botuar disa here edhe në gjuhën shqipe në kompletin e veprave të Idriz Ajetit – A. H.).

Page 31: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

arabe. Duke u bazuar në atë se në në letërsinë turke dhe perse ka dominuar poezia,

ajo edhe në letërsinë shqiptare të alamiados është gjinia letrare më e përfaqësuar.

Kjo letërsi së pari lind nëpër qytete të Shqipërisë në të cilët ka dominuar

gjuha shqipe, ndërsa në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit ë Zi shfaqet

gati njëqind vjet më vonë, sepse në ato qytete ka dominuar gjuha turke. Mundet,

madje, të thuhet se ajo nuk është shfaqur fare në ato qytete në të cilët dukshëm ka

qenë dominuese gjuha turke. Pastaj, ajo gjithashtu zhvillohet edhe nëpër teqe, por

ka përmbajtje religjioze specifike: p.sh. Epet për tragjedinë në Qerbela, këngët dhe

ilahitë dervishe.

Për dallim nga letërsia e pastër religjioze në shkrimin latin e cila është

zhvilluar në veri të Shqipërisë midis katolikëve edhe të asaj të shkruar me alfabetin

grek e cila është zhvilluar në jug, letërsia alamiado lind dhe lulëzon edhe në veri

edhe në jug të Shqipërisë si edhe në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi,

respektivisht në Ulqin. Për dallim nga këto dy degë të letërsisë shqipe, të cilat kanë

lindur ekskluzivisht nga shtytjet fetare dhe të cilat tërësisht janë të përshkuara me

përmbajtjen fetare, letërsia alamiado është letërsia e parë artistike midis

shqiptarëve. Ajo këtë letërsi e ka begatuar, e ka zgjeruar tematikën e saj, e ka liruar

nga suazat e ngushta fetare, ka sjellë motive të reja, gjini të reja dhe forma të reja

poetike. Është e sigurtë se letërsia alamiado është zhvilluar nën ndikimin direkt të

letërsisë turke, që shihet jo vetëm në përdorimin e numrit të madh të turqizmave,

por edhe në format dhe motivet letrare, dhe në përdorimin e madh të sistemit

metrik arabo-turk dhe të prozës së rimuar. Mirëpo, një mori veprash të kësaj

letërsie janë të inspiruara me vetë realitetin, me mjedisin në të cilën kanë jetuar

krijuesit e saj, me ngjarjet të cilat i kanë përjetuar. Disa vepra ofrojnë fotografinë e

besueshme të jetës shoqërore të kohës së vetë dhe për atë arsye mund të thuhet se

posedojnë shkallë të konsiderueshme të origjinalitetit. Disa përfaqësues të kësaj

letërsie janë nismëtar të poezisë satirike dhe sociale te shqiptarët.

Për fat të keq, studimi i letërsisë alamiado ka filluar tek pas luftës së dytë

botërore; kjo ende nuk është e mjaftueshme dhe është mjaft e njëanshme. Studimi

sistematik i saj dhe botimi kritik i teksteve të caktuar do të dëshmonte se ajo

paraqet pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe se fillimin e

letërsisë shqipe artistike duhet kërkuar së paku njëqind vjet më herët se siç është

Page 32: pohohet, procesi i islamizimit ka qenë më intenzivi. Ka

menduar deri tash. Kjo njëherit do të ofronte rastin edhe për studime comparative

të shumëllojshme.