38
Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë * Skema e Granteve Rurale të BE-së 2013 Udhëzimet për aplikuesit për grante Linja buxhetore: BGUE-B2013-22.020200-C1-ELARG DELKOS Referenca: EuropeAid/135-792/DD/ACT/XK Afati përfundimtar për dorëzimin e Koncept Notës: 01 korrik 2014 * Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës Page 1 of 31

eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Autoriteti Kontraktues

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë*

Skema e Granteve Rurale të BE-së 2013

Udhëzimet për aplikuesit për grante

Linja buxhetore: BGUE-B2013-22.020200-C1-ELARG DELKOS

Referenca: EuropeAid/135-792/DD/ACT/XK

Afati përfundimtar për dorëzimin e Koncept Notës: 01 korrik 2014

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Page 1 of 31

Page 2: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Njoftim

Kjo Thirrje për Propozime është e kufizuar. Fillimisht, duhet të dorëzohet për vlerësim vetëm Koncept Nota. Pas kësaj, aplikuesit të cilët janë përzgjedhur do të ftohen të dorëzojnë Formularin e Aplikimit të plotë. Pas vlerësimit të aplikimit të plotë, do të kryhet kontrolli i kualifikimit për ata që janë përzgjedhur përkohësisht. Kualifikimi do të kontrollohet në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues dhe 'Deklarata e aplikuesit' e nënshkruar dhe e dërguar së bashku me aplikimin.

Page 2 of 31

Page 3: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Tabela e përmbajtjes

1. SKEMA E GRANTEVE RURALE TË BE-SË IPA 2013 1

1.1. Sfondi.....................................................................................................................................................11.2. Objektivat e programit dhe çështjet prioriare........................................................................................21.3. Ndarja financiare e siguruar nga autoriteti kontraktues.........................................................................2

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROJEKTE 3

2.1. Kriteret kualifikuese...............................................................................................................................32.1.1. Kualifikimi i aplikuesve (d.m.th. aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t).............................................................32.1.2. Subjektet e ndërlidhura..................................................................................................................................42.1.3. Subjektet e asociuara dhe kontraktorët..........................................................................................................52.1.4. Veprimet e kualifikuara: veprimet për të cilat mund të aplikohet.................................................................52.1.5. Kualifikimi i kostove: kosto që mund të përfshihen......................................................................................8

2.2. Si të aplikoni dhe procedurat që duhen ndjekur...................................................................................122.2.1. Përmbajtja e koncept notës..........................................................................................................................132.2.2. Ku dhe si ta dërgoni koncept notën.............................................................................................................132.2.3. Afati përfundimtar për dorëzimin e koncept notës......................................................................................142.2.4. Informata të mëtejshme mbi koncept notën.................................................................................................142.2.5. Formulari i aplikimit të plotë.......................................................................................................................142.2.6. Ku dhe si ta dërgoni formularin e aplikimit të plotë....................................................................................152.2.7. Afati përfundimtar për dorëzimin e formularit të aplikimit të plotë............................................................152.2.8. Informata të mëtejshme mbi formularin e aplikimit të plotë.......................................................................16

2.3. Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve..............................................................................................162.4. Dorëzimi i dokumenteve mbështetëse për aplikimet e përzgjedhura përkohësisht.............................20

2.4.1. Përmbajtja e vendimit..................................................................................................................................222.4.2. Afatet e përafërta.........................................................................................................................................22

2.5. Kushtet për zbatim pas vendimit të Autoritetit kontraktues për ta dhënë grantin................................232.6. Sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe baza qendrore e të dhënave të përjashtimit.........................23

3. LISTa e shtojcave 23

Page 3 of 31

Page 4: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

1. SKEMA E GRANTEVE RURALE TË BE-SË IPA 2013

1.1. SFONDI

Kosova është një vend më të ardhura të mesme të ulëta që ka përjetuar rritje ekonomike të qëndrueshme që nga fundi i luftës në vitin 1999. Ky është një nga vetëm katër vende në Evropë që kanë shënuar ritme pozitive rritjeje çdo vit që nga fillimi i krizës financiare globale në vitin 2008.

Megjithatë, situata ekonomike është sfiduese. Ekonomia ofron pak mundësi punësimi. Pabarazitë e jashtme janë të larta dhe aktivitetet ekonomike janë të përqendruara kryesisht në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Mbështetja në remitancat dhe mbështetja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë nga donatorët ka pësuar rënie, por mbeten të rëndësishme.

Sipas shifrave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nga viti 2012, Kosova ka 185.765 fermerë privatë (2009: 180.627) dhe një madhësi mesatare të fermës prej rreth 1,5 ha. (Sa për krahasim, BE-ja ka 12 milion fermerë dhe një madhësi mesatare të fermës prej 15 ha sipas KE MEMO/13/631.)

Produktiviteti bujqësor dhe rendimentet janë të ulëta si rezultat i përmasave të vogla të fermave dhe mungesës së qasjes në ekspertizë teknike, duke rezultuar në praktika të vjetruara bujqësore, përdorim joadekuat të inputeve, mungesë të kredisë dhe praktika joefikase të menaxhimit të fermës. Përmasat e vogla të fermave tregojnë se fermerët nuk mund të prodhojë teprica të mjaftueshme për komercializim. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit konsumohet nga familjet dhe vetëm një sasi e kufizuar sillet në treg, zakonisht pa marrëveshjeve kontraktuale afatgjata.

Si pasojë e nivelit të ulët të produktivitetit dhe mbizotërimit të prodhimit si mjet mbijetese, fabrikat duhet të merren me shumë fermerë të vegjël, kostot e prodhimit dhe grumbullimit të të cilëve janë shumë të larta për ta lejuar industrinë e përpunimit të jetë konkurruese.

Zonat rurale kanë një rëndësi multifunksionale për zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe këto zona paraqesin një potencial të madh për të diversifikuar aktivitetet ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe gjenerim të të ardhurave. Ekonomia e Kosovës vuan nga nivele shumë të ulëta të punësimit. Kjo rezulton në atraktivitetin në rënie të zonave rurale si vende punësimi dhe jetese dhe rritjen e pabarazive ndërmjet zonave urbane dhe rurale.

Projekti është vazhdim i një programi më të madh të granteve rurale që vazhdon nga viti 2009, i cili synon të mbështesë zhvillimin dhe modernizimin e tre nën-sektorëve të bujqësisë – prodhimet e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve, duke përfshirë përpunimin e verës. Programi do të mbështesë përmirësimin e shfrytëzimit të nënprodukteve dhe burimeve të energjisë së ripërtërishme, futjen e produkteve me vlerë më të lartë, krijimin e objekteve të magazinimit të ftohtë, futjen e HACCP sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore, përmirësimin e marketingut dhe etiketimit të produkteve të përpunuara ushqimore dhe përmirësimin e linjave të prodhimit dhe objekteve për të përmbushur standardet e BE-së, duke përfshirë modernizimin e pajisjeve të kontrollit të cilësisë.

Përveç kësaj, projekti do të mbështesë ndërhyrje për diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, si një perspektivë afatgjatë për zhvillimin e ekonomisë rurale dhe mënyrë e favorshme për të krijuar punësim të qëndrueshëm në zonat rurale.

Kjo është në përputhje me plan-projektin kombëtar të zhvillimit rural dhe të bujqësisë 2014 - 2020 (http://www.ardp-kosovo.eu/en/publications.html - ende duhet të miratohet nga Parlamenti), në mënyrë të veçantë Masa 103 - Investime në asete fizike lidhur me përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkimit dhe Masa 302 - diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit (nën-masat 302.2 dhe 302.4).

Page 1 of 31

Page 5: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Gjithashtu, programi do të lidhet me iniciativat e Zyrës së BE-së për zhvillimin rajonal ekonomik dhe mbështetjen e NVM-ve, si dhe qeveri të tjera, aktorë ndërkombëtarë dhe iniciativa të aktorëve jo-shtetërorë, për të siguruar koherencën e prioriteteve dhe qasjeve.

1.2. OBJEKTIVAT E PROGRAMIT DHE ÇËSHTJET PRIORITARE

Objektivi i përgjithshëm i programit është rritja e prodhimit bujqësor dhe ushqimor, produktivitetit dhe konkurrencës në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, e të ardhurave rurale, si dhe përmirësimi i shëndetit publik dhe performancës ekonomike të sektorit të blegtorisë përmes përmirësimit të planifikimit dhe menaxhimit të shëndetit të kafshëve dhe programet veterinare të shëndetit publik.

Objektivi global i kësaj Thirrje për Propozime është:

1. Të përmirësohet përpunimi dhe marketingu, higjiena, cilësia dhe siguria e ushqimit dhe standardet për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të forcohet konkurrenca e sektorit të zhvillimit rural dhe të bujqësisë dhe, të rritet pjesa e tregut dhe besimi i konsumatorit në produkte vendore;

2. Të promovohet zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë rurale duke inkurajuar aktivitetet jobujqësore që mund të çojnë në të ardhura më të larta rurale dhe krijim punësimi, për të reduktuar pabarazitë mes zonave urbane dhe rurale.

Objektivi specifik i kësaj Thirrjeje për Propozime është mbështetja e rritjes së ndërmarrjeve agro-ushqimore, për të përmirësuar standardet e përpunimit dhe marketingut, higjienës, cilësisë dhe sigurisë ushqimore si dhe mbrojtjes së mjedisit në prodhimet e qumështit, mishit, duke përfshirë produktet e peshkimit, frutave dhe perimeve, duke përfshirë industrinë e përpunimit dhe prodhimit të verës dhe mbështetja e krijimit, diversifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve rurale përmes investimeve në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e aktiviteteve jo bujqësore.

1.3. NDARJET FINANCIARE TË SIGURUARA NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

Shuma e përgjithshme indikative në dispozicion për këtë Thirrje për Propozime është 4 milionë euro. Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën e mosdhënies së të gjitha fondeve në dispozicion.

Kjo thirrje do të ndahet në 4 Lote bazuar në nën-sektorët e mëposhtëm:

Loti 1 synon nën-sektorin e përpunimit të qumështit;

Loti 2 synon nën-sektorin e përpunimit të mishit;

Loti 3 synon nën-sektorin e frutave dhe perimeve, duke përfshirë prodhimin e verës

Loti 4 synon përpunimin e barishteve, bimëve mjekësore, frutave pyjore, nënprodukteve të drurit, kërpudhave dhe turizmin rural

Ndarja e përafërt e fondeve sipas pjesëve është si më poshtë:

Loti 1: 500.000,00 EURO

Loti 2: 1.000.000,00 EURO

Loti 3: 1.000.000,00 EURO

Loti 4: 1.500.000,00 EURO

Nëse përqindja minimale e treguar për një Lot të veçantë nuk mund të përdoret për shkak të cilësisë ose numrit të pamjaftueshëm të propozimeve të pranuara, Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën për t’i rindarë fondet e mbetura në një Lot tjetër.

Page 2 of 31

Page 6: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Vlera e granteve

Çdo grant i kërkuar nga kjo Thirrje për Propozime duhet të jetë ndërmjet shumave minimale dhe maksimale si në vijim:

shuma minimale: 250.000 EURO shuma maksimale: 500.000 EURO

Çdo grant i kërkuar nga kjo Thirrje për Propozime duhet të jetë ndërmjet përqindjeve minimale dhe maksimale të kostove totale të pranueshme të veprimit:

Përqindja minimale: 51% e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të veprimit. Përqindja maksimale: 60% shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të veprimit. Sidoqoftë, nëse

aplikuesi propozon rishpërndarje dhe/ose aktivitete për masat e efikasitetit të energjisë, përqindja maksimale e shpenzimeve të pranueshme të veprimit është 75% (shih edhe Seksionin 2.1.4).

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROJEKTE

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për paraqitjen, përzgjedhjen dhe zbatimin e veprimeve të financuara nga kjo Thirrje, në përputhje me Udhëzuesin Praktik për procedurat e kontratave për veprimet e jashtme të BE-së, që është i aplikueshëm për këtë thirrje (në dispozicion në internet në këtë adresë: http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/implementation/index_en.htm).

2.1. KRITERET KUALIFIKUESE

Ka tre lloje kriteresh kualifikuese që lidhen me:

(1) aktorët:

Aplikuesi, d.m.th. subjekti që dorëzon formularin e aplikimit (2.1.1),

nëse ka, bashkë-aplikuesi(t) (ku nuk specifikohet ndryshe, aplikuesit dhe bashkë-aplikues(ve) të tij tani e tutje së bashku iu referohemi si "aplikuesit") (2.1.1),

dhe, nëse ka, subjekte të ndërlidhura me aplikuesin dhe/ose bashkë-aplikuesit. (2.1.2);

(2) veprimet:

Veprimet për të cilat mund të jepet grant (2.1.4);

(3) kostot:

llojet e kostove që mund të merren parasysh kur caktohet vlera e grantit (2.1.5).

2.1.1. Kualifikimi i aplikuesve (d.m.th. aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t)

Aplikuesi

(1) Në mënyrë që të kualifikohet për grant, aplikuesi duhet:

të jetë person juridik dhe

të jetë lloj i veçantë organizate të tillë si: qendrat e përpunimit agro-ushqimor (për Lotet 1,2,3) dhe subjekte të biznesit (për Lotin 4) dhe

Page 3 of 31

Page 7: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

të jetë i themeluar në1 një Shtet Anëtar të Bashkimit Evropian dhe Shtet Anëtar të Zonës Ekonomike Evropiane (d.m.th. Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia), përfituesit e IPA-s 2, dhe

të jetë i regjistruar dhe operacional në Kosovë për tri vitet e fundit (2011, 2012, 2013) për aktivitetet e sektorit sipas Loteve përkatëse, dhe

të jetë i listuar në kategoritë "A", ose "B", ose "C" në listën e kategorizimit të AVUK-ut, nëse është e aplikueshme, dhe

të jetë i licencuar për mbledhjen e barishteve, bimëve mjekësore, frutave pyjore dhe kërpudhave nga ana e Autoritetit Kombëtar të Pyjeve, kur është e zbatueshme, dhe

objekti turistik rural është i vendosur në zonat rurale siç përcaktohet në Aneksin L, ku është e aplikueshme, dhe

të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit me partnerët e tyre, jo duke vepruar si ndërmjetës.

(2) Aplikuesit e mundshëm mund të mos marrin pjesë në thirrjet për propozime ose të fitojnë grante në qoftë se ata janë në ndonjë nga situatat të cilat janë të listuara në Seksionin 2.3.3 të Udhëzuesit Praktik për procedurat e kontratave për veprimet e jashtme të BE-së (në dispozicion në internet në këtë adresë: http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/implementation/index_en.htm);

Në Pjesën A, seksioni 3 i formularit të aplikimit për grant ('Deklarata nga aplikuesi"), aplikuesi duhet të deklarojë se vetë aplikuesi, bashkë-aplikuesi(t) dhe subjektet e ndërlidhura nuk janë në asnjë nga këto situata.

Aplikuesi mund të veprojnë individualisht ose me bashkë-aplikuesit.

Nëse i jepet kontrata e grantit, aplikuesi do të bëhet përfituesi identifikuar si koordinator në shtojcën E3h1 (kushte të veçanta). Koordinatori është bashkëbiseduesi kryesor i Autoritetit Kontraktues. Ai përfaqëson dhe vepron në emër të bashkë-përfituesve të tjerë (nëse ka) dhe koordinon hartimin dhe zbatimin e Veprimit.

Bashkë-aplikuesi(t)

Bashkë-aplikuesi(t) marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e veprimit, dhe shpenzimet e tyre kualifikohen në të njëjtën mënyrë si ato të përballuara nga aplikuesi.

Bashkë-aplikuesi(t) duhet të plotësojnë kriteret kualifikuese që zbatohen si për vetë aplikuesin.

Bashkë-aplikuesi(t) duhet të nënshkruajnë mandatin në Pjesa B, seksioni 4 i formularit të aplikimit për grant.

Nëse u jepet kontrata e grantit, bashkë-aplikuesi(t) (nëse ka) do të bëhen përfitues në Veprim (së bashku me Koordinatorin).

2.1.2. Subjektet e ndërlidhura

Subjektet e ndërlidhura

Aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t) e tij mund të veprojnë me subjekte të ndërlidhura.

Vetëm subjektet e mëposhtme mund të konsiderohen si subjekte të ndërlidhura me aplikuesin dhe/ose me bashkë-aplikues(it):

1 Të përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë e themeluar nga një instrument i qeverisur nga ligji kombëtar i vendit në fjalë. Në këtë aspekt, çdo person juridik statuti i të cilit është themeluar në një vend tjetër nuk mund të konsiderohet një organizatë lokale e kualifikuar, edhe në qoftë se statuti është regjistruar në vend ose është lidhur një "Memorandum Mirëkuptimi".

2 Instrumenti i ndihmës para anëtarësimit (IPA) Përfituesit: Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Serbia, si dhe Kosova

Page 4 of 31

Page 8: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

(i) persona juridikë që së bashku formojnë një subjekt juridik, duke përfshirë edhe ato të krijuara posaçërisht për qëllime të zbatimit të veprimit. Në këtë rast, subjekti juridik rezultues mund të aplikojë si aplikues i vetëm ose bashkë-aplikues; ose

(ii) personat juridikë që ka një lidhje me aplikuesin, veçanërisht lidhje ligjore apo të kapitalit, e cila nuk është as e kufizuar në veprim as e krijuar për të vetmin qëllim të zbatimit të tij, me kusht që ata të përmbushin kriteret e përshtatshmërisë dhe mos përjashtimit të aplikuesit.

Nëse aplikuesit e fitojnë kontratën, subjektet e tyre të ndërlidhura nuk do të jenë Përfituese të Veprimit dhe nënshkruese të Kontratës. Megjithatë, ato do të marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e Veprimit dhe kostot që ju shkaktohen (duke përfshirë edhe ato për Kontratat e Zbatimit dhe përkrahje financiare ndaj palëve të treta) mund të pranohen si të kosto të kualifikuara, me kusht që ato janë në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse tashmë të zbatueshme për Përfituesit sipas Kontratës së Grantit.

Subjektet e ndërlidhura duhet të plotësojnë respektivisht kriteret e përshtatshmërisë që zbatohen si për aplikuesin ashtu edhe bashkë-aplikuesit.

Subjektet e ndërlidhura duhet të nënshkruajnë deklaratën e subjektit të ndërlidhur në pjesën B seksioni 5 i formularit të aplikimit për grant.

2.1.3. Subjektet e asociuara dhe kontraktorët

Subjektet e mëposhtme nuk janë as aplikues dhe as subjekte të ndërlidhura dhe nuk kanë për ta nënshkruar "mandatin" ose "deklaratën e subjektit të ndërlidhur":

Subjekte të asociuara

Organizata të tjera mund të jenë të përfshira në veprim. Bashkëpunëtorët e tillë luajnë një rol të vërtetë në veprim, por nuk mund të marrin fonde nga granti, me përjashtim të mëditjeve ose shpenzimeve të udhëtimit. Subjektet e asociuara nuk duhet të plotësojnë kriteret kualifikuese të përmendura në nenin 2.1.1. Subjektet e asociuara duhet të përmenden në Pjesën B seksioni 6 - 'Subjektet e asociuara të aplikuesit që merr pjesë në veprim' - të Formularit të Aplikimit për Grant.

Kontraktorë

Përfituesve të granteve dhe subjekteve të tyre të ndërlidhura u lejohet të japin kontrata. Subjektet e asociuara ose të ndërlidhura nuk mund të jenë edhe kontraktorë në projekt. Kontraktorët janë subjekt i rregullave të prokurimit të përcaktuara në Shtojcën IV të kontratës standarde të grantit.

Përfituesit e granteve mund të japin mbështetje financiare për palë të treta. Këto subjekte nuk janë as subjekt i ndërlidhur, as i asociuar dhe as kontraktor. Megjithatë, ato janë subjekt i rregullave të kombësisë dhe origjinës të përcaktuar në Shtojcën IV të kontratës standarde të grantit.

2.1.4. Veprimet e kualifikuara: veprimet për të cilat mund të aplikohet

Përkufizimi:

Një veprim është i përbërë nga disa lloje aktivitetesh.

Koh ëzgjatja Kohëzgjatja fillestare e planifikuar e një veprimi nuk mund të jetë më e ulët se 24 muaj dhe as t’i kalojë 30 muaj.

Sektorët ose TematFushat kryesore të ndërhyrjes do të jetë në bujqësi dhe zhvillim rural, në mënyrë të veçantë në prodhimet e qumështit, mishit, duke përfshirë produktet e peshkimit, frutave dhe perimeve, duke përfshirë përpunimin dhe prodhimin e verës nën-sektorët e bujqësisë dhe diversifikimit rural.

Page 5 of 31

Page 9: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Në mënyrë specifike mund të përfshijë:

mbështetjen e qendrave të përpunimit agro-ushqimor në modernizimin dhe përmirësimin e linjave të përpunimit të produkteve bujqësore,

sigurimin e asistencës së përshtatur sipas nevojave për zhvillimin e kapacitetit ekzistues, duke mundësuar marketingun e drejtpërdrejtë dhe orientimin e prodhimin në përputhje me trendet e parashikueshme të tregut ose inkurajim i promovimit të produkteve të reja vendore bujqësore,

ofrimin e perspektivave të punësimit dhe mundësive për grupet e rrezikuara, të margjinalizuara dhe të papunët për t’u angazhuar në mënyrë aktive në bujqësi dhe zhvillim rural dhe / ose diversifikim i veprimtarive ekonomike në zonat rurale përmes turizmit rural,

nxitjen e adoptimit të teknologjive të reja që kanë të bëjnë me higjienën, cilësinë, standardet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit, duke inkurajuar përdorim më të mirë të nënprodukteve, veçanërisht përmes riciklimit të mbeturinave dhe përdorimit sa më të mirë të burimeve të energjisë së ripërtërishme.

Vendndodhja

Veprimet duhet të ndodhin në Kosovë.

Llojet e veprimit

Propozimet për financim duhet të jenë teknikisht dhe financiarisht të pavarura. Veprimet duhet të kenë ndikim të vërtetë, të prekshëm dhe të dukshëm.

Çështjet e ndërlidhura, duke përfshirë ato gjinore dhe mjedisore, duhet të merren në konsideratë në hartimin e komponentëve të programit.

Gjatë zbatimit të veprimit, përfituesi i grantit duhet të marrë plotësisht në konsideratë projekte të tjera në vazhdim dhe të planifikuara për të ardhmen me financim nga BE-ja. Në këtë drejtim, partneri implementues duhet t’i organizojë dhe koordinojë aktivitetet për të plotësuar dhe për të gjetur sinergji midis projekteve, për aq sa të jetë e mundur.

Për më tepër, projektet e propozuara për skemën e granteve rurale të BE-së duhet të jenë në harmoni të plotë me Planin e Qeverisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2014-2020, listën e kategorizimit të objekteve të përpunimit agro-ushqimor të përgatitur nga Agjencia Veterinare dhe e Ushqimit të Kosovës, strategjinë kombëtare për sektorin e hortikulturës 2009-2013 dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik rajonal.

Në mënyrë specifike mund të përfshijë:

Llojet e veprimit

Llojet e mëposhtme të aktiviteteve/investimeve relevante në prodhimet e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve, duke përfshirë prodhimin e verës dhe përpunimin e barishteve, bimëve mjekësore, frutave pyjore dhe kërpudhave dhe turizmit rural mund të financohen përmes kësaj thirrjeje, por nuk kufizohen vetëm në:

- ndërtimin, rindërtimin, rinovimin, zgjerimin dhe zëvendësimin e linjave agro-ushqimore të përpunimit (mish derri, viçi, lope, qengji, edhi, pule), përpunimit të frutave dhe perimeve, duke përfshirë edhe prodhimin e verës, dhe ndërtesave/objekteve për ruajtjen, paketimin dhe përpunimin e barishteve, bimëve mjekësore, frutave të pyllit dhe kërpudhave;

- pajisje për përpunimin e drurit dhe prodhimin e briketave, bujashkave, etj.

- përmirësimi i cilësisë së linjës së përpunimit të qumështit, mishit, frutave dhe perimeve, duke përfshirë prodhimin e verës, me referencë të veçantë për produktet tipike kosovare;

- pajisje për përmirësimin e higjienës dhe cilësisë së produktit, blerje e pajisjeve për prezantim dhe paketim bashkëkohor për arritjen e standardeve dhe kërkesave të BE-së;

Page 6 of 31

Page 10: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

- investime në përdorimin e teknologjive të përpunimit për ruajtjen, ftohjen, ngrirjen, tharjen, tymosjen, paketimin, etiketimin;

- investime për të lehtësuar futjen e teknologjive të reja dhe/ose risi të lidhura me përpunimin e produktit, higjienën dhe cilësinë;

- investime në objekte dhe pajisje për laboratorë në fabrikë;

- mundësim i mbrojtjes së mjedisit; stacionet e pastrimit të ujit për pastrimin mekanik; vepra të ujërave të zeza në qendrat e peshkimit, thertoret dhe thertore shpendëve dhe linja të largimit të dhjamit në qendrat e përpunimit të mishit;

- përdorim më të mirë të burimeve të energjisë së ripërtërishme, veçanërisht të nënprodukteve duke ricikluar mbeturinave dhe eliminuar ose trajtuar mbeturinat;

- investimet në objektet dhe pajisjet për largimin, grumbullimin dhe përpunimin primar të lëkurave dhe gëzofëve;

- pajisje për të përmirësuar dhe kontrolluar cilësisë dhe sigurinë e produktit nëpërmjet futjes së një sistemi për analizën e pikave kritike të kontrollit (HACCP);

- ngritjen e një sistemi të menaxhimit të cilësisë në përputhje me ISO 9000 dhe sistemet e sigurisë ushqimore (HACCP)

- investime për sigurimin e kushteve më të mira higjienike dhe të mirëqenies së kafshëve në thertore, ndërmarrjet për përpunimin e mishit të gjedhit, shpezëve, derrit, deles dhe edhit;

- përmirësimi i ruajtjes së produkteve të gatshme (ndërtimi dhe të pajisja e objekteve të ngrirjes dhe ftohjes);

- ruajtja, ftohja dhe automjete dhe mjete të posaçme ftohëse për transportin e produkteve dhe objekteve (kamionë cisternë për qumësht të papërpunuar, etj.); automjete dhe pajise speciale transportuese të kafshëve të gjalla për therje dhe produkteve të përfunduar në qendrat e shitjes me pakicë; transport me ftohje i mishit dhe produkteve të mishit, frutave dhe produkteve bimore;

- përmirësimi i natyrës në zonat rurale, terreneve sportive dhe rekreative (për kalërim, peshkim sportiv, mountain biking, ecje në natyrë, kayaking, etj.) në objektet e turizmit rural

- përmirësimi i objekteve të kohës së lirë në lokacionin ekzistues turistik ose aktivitete të tjera mbështetëse të turizmit;

- përmirësimi i marketingut.

Vini Re: Për më shumë detaje mbi llojin e aktiviteteve që mund të financohen në këtë thirrje, ju lutem referojuni Aneksit L të udhëzimeve.

Të gjitha aktivitetet e paraqitura në propozim duhet të jenë në përputhje me legjislacionin vendor lidhur me higjienën, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit me qëllim të përmbushjes së standardeve minimale kombëtare.

Të gjitha aktivitetet e paraqitura në propozimet për Lotet 1,2 dhe 3 duhet të merren me të metat e kategorizimit/gjetjet e AVUK-ut, në mënyrë që të vazhdojnë me përmirësimin e sistemit të përpunimit agro-ushqimor.

Mbështetje financiare për palët e treta

Për të ndihmuar në arritjen e objektivave të veprimit, sidomos kur veprimi i propozuar nga aplikuesit kërkon mbështetje financiare që do t’u jepet palëve të treta, aplikuesit mund të propozojë dhënien e nën-granteve.

Page 7 of 31

Page 11: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Në rast se aplikuesit e presin një rishpërndarje të grantit, ata duhet të specifikojë në aplikimet e tyre objektivat dhe rezultatet që duhet të arrihen si dhe llojet e subjekteve që do të jenë të kualifikueshme për një nën-grant. Në aplikim duhet të përfshihet lista e mbyllur e llojeve të aktiviteteve të kualifikueshme për nën-grante, së bashku me kriteret për përzgjedhjen e nën-përfituesve duke përfshirë kriteret për përcaktimin e shumës së saktë të çdo nën-granti. Shuma maksimale e një nën-granti është 60.000 EURO për palë të tretë, përveç kur rishpërndarja e grantit është qëllimi kryesor i veprimit.

Në përputhje me këto udhëzime dhe sidomos me kushtet ose kufizimet e përcaktuara më sipër, aplikuesit duhet të përcaktojnë detyrimisht në seksionin 2.1.1. të formularit të aplikimit për grant:

(i) objektivat dhe rezultatet që do të arrihen me mbështetjen financiare

(ii) llojet e ndryshme të aktiviteteve të kualifikuara për mbështetje financiare, në bazë të një liste të caktuar

(iii) llojet e personave apo kategoritë e personave që mund të marrin mbështetje financiare

(iv) kriteret për përzgjedhjen e këtyre subjekteve dhe dhënien e mbështetjes financiare

(v) kriteret për caktimin e shumës së saktë të mbështetjes financiare për secilën njësi të tretë, dhe

(vi) shuma maksimale që mund të jepet.

Mbështetja financiare për palët e treta duhet të synojë fermerët e regjistruar në regjistrin e fermave në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë së Kosovës me kafshë të regjistruar në regjistrin I&R të AVUK-ut. Të gjitha kafshët e therura duhet të raportohen te AVUK-u në mënyrë që të jenë të kualifikueshëm për nën-grant.

Shikueshmëria

Aplikuesit duhet t’u përmbahen objektivave dhe prioriteteve dhe të garantojnë vizibilitetin e financimit të BE-së (shih Doracakun për Vizibilitetin dhe Komunikim për veprimet e jashtme të BE-së, i përcaktuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian në http://ec.europa.eu/europeaid/work/visibility/index_en.htm).

Numri i aplikimeve dhe granteve për aplikues

Aplikuesi nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim për Lot në këtë Thirrje për Propozime.

Nëse aplikuesi e paraqet më shumë se një aplikim për Lot, tëja dy aplikimet do të diskualifikohen.

Aplikuesit nuk mund t’i jepet më shumë se një grant nga kjo Thirrje për Propozime.

Një bashkë-aplikues nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim në këtë Thirrje për Propozime. Në qoftë se bashkë-aplikuesi paraqet më shumë se një kërkesë në këtë Thirrje për Propozime, të dyja aplikimet do të diskualifikohen.

Një bashkë-aplikues nuk mund të jetë një njësi e lidhur në një kërkesë tjetër në të njëjtën kohë.

Njësia e lidhur nuk mund të marrë pjesë në më shumë se një aplikim.

2.1.5. Kualifikimi i kostove: kosto që mund të përfshihen

Vetëm “kostot e kualifikuara” mund të mbulohen nga granti. Kategoritë e shpenzimeve të kualifikuara dhe jo të kualifikuara janë treguar më poshtë. Buxheti është edhe një vlerësim i kostove dhe një tavan për 'kostot e kualifikuara".

Rimbursimi i kostove të kualifikuara mund të bazohet në ndonjë nga format e mëposhtme ose kombinim i tyre:

Page 8 of 31

Page 12: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Shpenzime aktuale të përfituesve dhe subjekteve të ndërlidhura

Një ose më shumë opsione të kostove të thjeshtuara.

Opsionet e kostove të thjeshtuara mund të marrin formën e:

kosto për njësi: mbulon të gjitha ose disa kategori specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht duke ju referuar sasisë për njësi.

pagesa të përgjithshme: mbulon në aspektin global të gjitha ose disa kategori specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht.

financim me normë të sheshtë: mbulon kategoritë specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht duke aplikuar një përqindje të caktuar paraprakisht.

Shumat ose normat duhet të bazohen në vlerësime të përafërta duke përdorur të dhëna objektive të tilla si të dhënat statistikore ose çdo mjet tjetër objektiv ose duke iu referuar të dhënave të certifikuara ose të auditueshme historike të aplikuesve apo të subjektit të lidhur. Metodat e përdorura për të përcaktuar shumat ose normat e kostos për njësi, shumat e përgjithshme ose normat e sheshta duhet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura në Aneksin K, dhe në veçanti të sigurojnë që shpenzimet korrespondojnë në mënyrë të drejtë me kostot aktuale të shkaktuara Përfituesit të Grantit dhe njësive të lidhura, janë në përputhje me praktikat e tyre të kontabilitetit, nuk ka asnjë përfitim dhe shpenzimet nuk mbulohen tashmë nga burime të tjera të financimit (jo financim të dyfishtë). Referojuni Aneksit K për drejtime dhe një listën e plotë të kontrolleve për të vlerësuar kushtet minimale të nevojshme që ofrojnë siguri të arsyeshme për pranimin e shumave të propozuara.

Aplikuesi që propozon këtë formë të rimbursimit, duhet të tregojë në mënyrë të qartë në fletën punuese nr. 1 të shtojcës B, çdo rubrikë/zë të shpenzimeve të kualifikuara të ndikuara nga ky lloj i financimit, gjegjësisht të shtojë referencën në shkronja të mëdha "NORMË PËR NJËSI" (në muaj/fluturim etj.), "SHUMË E PËRGJITHSHME" ose "NORMË E SHESHTË" në kolonën e Njësisë. (shih shembullin në Aneksin K)

Përveç kësaj në Aneksin B, në kolonën e dytë të fletës punuese nr. 2, "Arsyetimi i kostos së vlerësuar" për secilin nga pika korresponduese të buxhetit apo rubrikës aplikuesi duhet:

të përshkruajë të dhënat dhe metodat e përdorura për të vendosur shumën e kostove për njësi, shumat e përgjithshme dhe/ose normat e sheshta, të cilave ata i referohen, etj.

të shpjegojë qartë formulat për llogaritjen e shumës së kualifikuar3

të identifikojë përfituesit që do të përdorin opsionin e kostos të thjeshtëzuar (në rast të subjektit të lidhur, të specifikojë pikë së pari përfituesit), me qëllim që të verifikojë shumën maksimale për çdo përfitues (e cila përfshin, nëse e zbatueshme, opsionin e kostos të thjeshtuar për subjektin e vet të lidhur)

Në fazën kontraktuese, Autoriteti Kontraktues vendos nëse do të pranojë shumat e propozuara ose normat në bazë të buxhetit të përkohshëm të dorëzuar nga aplikuesi, duke analizuar të dhënat faktike të granteve të kryera nga aplikuesi ose nga veprime të ngjashme dhe duke kryer kontrolle të caktuara në Shtojcën K.

Shuma e përgjithshme e financimit në bazë të opsioneve të kostos të thjeshtuar që mund të autorizohen nga Autoriteti Kontraktues për ndonjë nga aplikuesit individualë (duke përfshirë opsionet e kostos të thjeshtuar të propozuara nga subjektet e tyre të lidhura) nuk mund t’i kalojë 60 000 Euro (kostot indirekte nuk janë marrë në konsideratë).

Rekomandimet për dhënien e grantit janë gjithmonë me kusht që kontrollet që paraprijnë nënshkrimin e kontratës nuk të zbulojë probleme që kërkojnë ndryshime në buxhet (të tilla si gabime aritmetike, pasaktësi,

3 Shembuj: - për shpenzimet e stafit: numri i orëve apo ditëve të punës * norma për orë ose norma ditore e para-vendosur në bazë të kategorisë së personelit përkatës, - për shpenzimet e udhëtimit: distanca në km * shpenzimet e para-përcaktuara të transportit për km; numri i ditëve * kompensimi i përditshëm i para-vendosur në bazë të vendit, - për kostot specifike që dalin nga organizimi i një ngjarjeje: numri i pjesëmarrësve në këtë ngjarje * kosto të para-përcaktuara totale për pjesëmarrës etj.

Page 9 of 31

Page 13: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

shpenzimet jorealiste dhe shpenzimet të pakualifikuara). Kontrollet mund të shkaktojnë kërkesa për sqarim dhe mund të çojnë Autoritetin Kontraktues drejt imponimit të modifikimeve ose reduktimeve për të trajtuar gabime ose pasaktësi të tilla. Granti apo përqindja e bashkë-financimit të BE-së nuk mundur të rritet si rezultat i këtyre korrigjimeve.

Prandaj, është në interesin e aplikuesit të ofrojë një buxhet realist dhe me kosto efektive.

Kostot direkte të kualifikuara

Për t’u kualifikuar për këtë Thirrje për Propozime, kostot duhet të jenë sipas dispozitave të Nenit 14 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës Standarde të Grantit (shih Shtojcën G të Udhëzimeve).

Aplikuesit (dhe aty ku vlen subjektet e tij të lidhura) pajtohen se verifikimi i shpenzimeve të referuara në nenin 15.7 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës Standarde për Grant (shih Shtojcën G të Udhëzimeve) do të kryhet nga Autoriteti Kontraktues ose ndonjë organ i jashtëm i autorizuar nga Komisioni Evropian / Autoriteti Kontraktues.

Fondi rezervë

Buxheti mund të përfshijë një fond rezervë që nuk është më shumë se 5% e kostove direkte të kualifikueshme të parashikuara. Mund të shfrytëzohet vetëm me autorizim paraprak me shkrim nga Autoriteti Kontraktues.

Kostot indirekte të kualifikuara

Shpenzimet indirekte të bëra për kryerjen e veprimit mund të jenë të kualifikueshme për financim me normë të sheshtë, por totali nuk duhet të kalojë 7% të totalit të kostove direkte të kualifikueshme të vlerësuara. Shpenzimet indirekte janë të pranueshme me kusht që ato nuk përfshijnë kostot e caktuar në një tjetër rubrikë të buxhetit në kontratën standard të grantit. Aplikuesit mund t’i kërkohet të justifikojë përqindjen e kërkuar para nënshkrimit të kontratës. Megjithatë, pas përcaktimit të normës së sheshtë në kushtet e veçanta të kontratës standarde të grantit, nuk kërkohen dokumente mbështetëse.

Nëse ndonjë prej kandidatëve apo subjekteve të ndërlidhura është duke marrë një grant operativ të financuar nga BE-ja, nuk mundet t’i përfshijë shpenzimet indirekte në kostot direkte të bëra në kuadër të buxhetit të propozuar për veprim.

Kontribute në natyrë

Kontribut në natyrë do të thotë ofrimi i mallrave apo shërbimeve për përfituesit apo subjektet e lidhur pa pagesë nga një palë e tretë. Derisa kontributet në natyrë nuk përfshijnë asnjë shpenzim për përfituesit apo subjektet e lidhur, ato nuk janë kosto të pranueshme.

Vetëm “kostot e kualifikuara” mund të mbulohen nga granti. Kategoritë e shpenzimeve të kualifikuara dhe jo të kualifikuara janë treguar më poshtë. Buxheti është edhe një vlerësim i kostove dhe një tavan për 'kostot e kualifikuara".

Rimbursimi i kostove të kualifikuara mund të bazohet në ndonjë nga format e mëposhtme ose kombinim i tyre:

Shpenzime aktuale të Përfituesve dhe subjekteve të ndërlidhura

Një ose më shumë opsione të kostove të thjeshtuara.

Opsionet e kostove të thjeshtuara mund të marrin formën e:

kosto për njësi: mbulon të gjitha ose disa kategori specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht duke ju referuar sasisë për njësi.

pagesa të përgjithshme: mbulon në aspektin global të gjitha ose disa kategori specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht.

Page 10 of 31

Page 14: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

financim me normë të sheshtë: mbulon kategoritë specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht duke aplikuar një përqindje të caktuar paraprakisht.

Shumat ose normat duhet të bazohen në vlerësime të përafërta duke përdorur të dhëna objektive të tilla si të dhënat statistikore ose çdo mjet tjetër objektiv ose duke iu referuar të dhënave të certifikuara ose të auditueshme historike të aplikuesve apo të subjektit të lidhur. Metodat e përdorura për të përcaktuar shumat ose normat e kostos për njësi, shumat e përgjithshme ose normat e sheshta duhet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura në Aneksin K, dhe në veçanti të sigurojnë që shpenzimet korrespondojnë në mënyrë të drejtë me kostot aktuale të shkaktuara Përfituesit të Grantit dhe njësive të lidhura, janë në përputhje me praktikat e tyre të kontabilitetit, nuk ka asnjë përfitim dhe shpenzimet nuk mbulohen tashmë nga burime të tjera të financimit (jo financim të dyfishtë). Referojuni Aneksit K për drejtime dhe një listë e plotë e kontrolleve për të vlerësuar kushtet minimale të nevojshme që ofrojnë siguri të arsyeshme për pranimin e shumave të propozuara.

Aplikuesi që propozon këtë formë të rimbursimit, duhet të tregojë në mënyrë të qartë në fletën punuese nr. 1 të shtojcës B, çdo rubrikë/zë të shpenzimeve të kualifikuara të ndikuara nga ky lloj i financimit, gjegjësisht të shtojë referencën në shkronja të mëdha "NORMË PËR NJËSI " (në muaj /fluturim etj.), "SHUMË E PËRGJITHSHME" ose "NORMË E SHESHTË" në kolonën e Njësisë. (shih shembullin në Aneksin K)

Përveç kësaj në Aneksin B, në kolonën e dytë të fletës punuese nr. 2, "Arsyetimi i kostos së vlerësuar" për secilin nga pika korresponduese të buxhetit apo rubrikës aplikuesi duhet:

të përshkruajë të dhënat dhe metodat e përdorura për të vendosur shumën e kostove për njësi, shumat e përgjithshme dhe/ose normat e sheshta, të cilave ata i referohen, etj.

të shpjegojë qartë formulat për llogaritjen e shumës së kualifikuar4

të identifikojë përfituesit që do të përdorin opsionin e kostos të thjeshtëzuar (në rast të subjektit të lidhur, të specifikojë pikë së pari përfituesit), me qëllim që të verifikojë shumën maksimale për çdo përfitues (e cila përfshin, nëse e zbatueshme, opsionin e kostos të thjeshtuar për subjektin e vet të lidhur)

Në fazën kontraktuese, Autoriteti kontraktues vendos nëse do të pranojë shumat e propozuara ose normat në bazë të buxhetit të përkohshëm të dorëzuar nga aplikuesi, duke analizuar të dhënat faktike të granteve të kryera nga aplikuesi ose nga veprime të ngjashme dhe duke kryer kontrolle të caktuara në Shtojcën K.

Shuma e përgjithshme e financimit në bazë të opsioneve të kostos të thjeshtuar që mund të autorizohen nga Autoriteti Kontraktues për ndonjë nga aplikuesit individualë (duke përfshirë opsionet e kostos të thjeshtuar të propozuara nga subjektet e tyre të lidhura) nuk mund t’i kalojë 60 000 Euro (kostot indirekte nuk janë marrë në konsideratë).

Rekomandimet për dhënien e grantit janë gjithmonë me kusht që kontrollet që paraprijnë nënshkrimin e kontratës nuk të zbulojë probleme që kërkojnë ndryshime në buxhet (të tilla si gabime aritmetike, pasaktësi, shpenzimet jorealiste dhe shpenzimet të pakualifikuara). Kontrollet mund të shkaktojnë kërkesa për sqarim dhe mund të çojnë Autoritetin Kontraktues drejt imponimit të modifikimeve ose reduktimeve për të trajtuar gabime ose pasaktësi të tilla. Granti apo përqindja e bashkë-financimit të BE-së nuk mundur të rritet si rezultat i këtyre korrigjimeve.

Prandaj, është në interesin e aplikuesit të ofrojë një buxhet realist dhe me kosto efektive.

Kostot direkte të kualifikuara

Për t’u kualifikuar për këtë Thirrje për Propozime, kostot duhet të jenë sipas dispozitave të seksionit 14 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës Standarde të Grantit (shih Shtojcën G të Udhëzimeve).

4 Shembuj: - për shpenzimet e stafit: numri i orëve apo ditëve të punës * norma për orë ose norma ditore e para-vendosur në bazë të kategorisë së personelit përkatës, - për shpenzimet e udhëtimit: distanca në km * shpenzimet e para-përcaktuara të transportit për km; numri i ditëve * kompensimi i përditshëm i para-vendosur në bazë të vendit, - për kostot specifike që dalin nga organizimi i një ngjarjeje: numri i pjesëmarrësve në këtë ngjarje * kosto të para-përcaktuara totale për pjesëmarrës etj.

Page 11 of 31

Page 15: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Fondi rezervë

Buxheti mund të përfshijë një fond rezervë që nuk është më shumë se 5% e kostove direkte të kualifikueshme të parashikuara. Mund të shfrytëzohet vetëm me autorizim paraprak me shkrim nga Autoriteti Kontraktues.

Kostot indirekte të kualifikuara

Shpenzimet indirekte të bëra për kryerjen e veprimit mund të jenë të kualifikueshme për financim me normë të sheshtë, por totali nuk duhet të kalojë 7% të totalit të kostove direkte të kualifikueshme të vlerësuara. Shpenzimet indirekte janë të pranueshme me kusht që ato nuk përfshijnë kostot e caktuar në një tjetër rubrikë të buxhetit në kontratën standard të grantit. Aplikuesit mund t’i kërkohet të justifikojë përqindjen e kërkuar para nënshkrimit të kontratës. Megjithatë, pas përcaktimit të normës së sheshtë në kushtet e veçanta të kontratës standarde të grantit, nuk kërkohen dokumente mbështetëse.

Nëse ndonjë prej kandidatëve apo subjekteve të ndërlidhura është duke marrë një grant operativ të financuar nga BE-ja, nuk mundet t’i përfshijë shpenzimet indirekte në kostot direkte të bëra në kuadër të buxhetit të propozuar për veprim.

Kontribute në natyrë

Kontribut në natyrë do të thotë ofrimi i mallrave apo shërbimeve për përfituesit apo subjektet e lidhur pa pagesë nga një palë e tretë. Derisa kontributet në natyrë nuk përfshijnë asnjë shpenzim për përfituesit apo subjektet e lidhur, ato nuk janë kosto të pranueshme dhe nuk do të trajtohen si bashkë-financim.

Kostot të pakualifikueshme

Kostot e mëposhtme nuk kualifikohen:

borxhe dhe tarifat e shërbimit të borxhit (interesat); provizione për humbje ose detyrime të ardhshme potenciale; kosto të deklaruara nga Përfituesi dhe të financuara nga një veprim apo program pune tjetër që ka

marrë grant nga BE-ja (përfshi edhe ato në FEZH); blerje, qira ose lizing i tokës ose ndërtesave ekzistuese, me përjashtim kur është e nevojshme për

zbatimin e drejtpërdrejtë të veprimit, në të cilin rast pronësia duhet të transferohet te përfituesit përfundimtarë dhe/ose partnerët lokalë, më së voni deri në fund të veprimit;

kostot për shkëmbime, detyrime dhe humbje të këmbimit që lidhen me të gjitha llogaritë në euro për komponentët specifike, si dhe shpenzime të tjera thjesht financiare;

taksat, duke përfshirë tatimin e vlerës së shtuar; kredi për palët e treta, përveç nëse specifikohet ndryshe në Kushtet e veçanta; blerje e pajisjeve të dorës së dytë; gjoba, ndëshkime financiare dhe shpenzimet për proceset gjyqësore; kontribute në natyrë; kosto operative; detyrime bankare, kostot për garancie dhe detyrime të ngjashme; detyrimet e importit ose doganore, ose çdo detyrim tjetër; investime në nivel të shitjeve me pakicë.

2.2. SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT QË DUHEN NDJEKUR

Regjistrimi paraprak në PADOR është i detyrueshëm për këtë Thirrje për Propozime.

Faza 1, koncepti: Regjistrimi në PADOR është i detyrueshëm për aplikuesit për grante më të mëdha se 60.000 euro.

Regjistrimi është opcional por i rekomanduar për:

aplikues për grant prej 60.000 euro ose më pak;

subjektet e tyre të ndërlidhura.

Page 12 of 31

Page 16: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Faza 2, propozim i plotë: Regjistrimi në PADOR është i detyrueshëm për të gjithë aplikuesit e parazgjedhur dhe subjektet e tyre të ndërlidhura.]

PADOR është një bazë të dhënash on-line në të cilën organizatat regjistrohen dhe përditësojnë të dhënat e tyre rregullisht, nëpërmjet faqes së internetit të EuropeAid: http://ec.europa.eu/europeaid/work/onlineservices/pador/index_en.htm

Para se të filloni të regjistroni organizatën tuaj në PADOR, ju lutem lexoni 'udhëzuesin e shpejtë' në faqen e internetit. Ky shpjegon procesin e regjistrimit.

Rekomandohet me forcë që të regjistroheni në PADOR kur të filloni hartimin e propozimin tuaj dhe jo të prisni deri pak para afatit të fundit të dorëzimit.

Në versionin e shtypur në letër të propozimit ju duhet të jepni EuropeAid ID-në tuaj (numri i identifikimit EID). Për të marrë këtë nr. ID, organizata juaj duhet të hyjë në PADOR për të regjistruar, ruajtur dhe 'nënshkruar' të dhëna të caktuara të detyrueshme (rubrikat në ngjyrë portokalli në çdo ekran) dhe dokumentet e lidhura (shih seksionin 2.4).

Megjithatë, në qoftë se është e pamundur për organizatën për t’u regjistruar në PADOR , duhet të paraqesë një justifikim që provon se kjo pamundësi është e përgjithshme dhe jashtë kontrollit të aplikuesve dhe/ose subjekteve të saj të ndërlidhura. Në raste të tilla , aplikuesit dhe/ose njësitë e ndërlidhura në fjalë duhet të mbushin formularin5 e shtypur të PADOR të bashkëngjitur në këto Udhëzime dhe ta dërgojnë atë brenda afatit të dorëzimit, së bashku me aplikimin, në adresën e treguar në seksionet 2.2.2 dhe 2.2.6. Regjistrimi në PADOR do të kryhet nga shërbimi i Komisionit Evropian që kryeson këtë TpP. Nëse, në një fazë të mëvonshme, organizata dëshiron t’i përditësojë vetë të dhënat e saj, ajo do të duhet të dërgojë një kërkesë për qasje shërbimit të ndihmës së PADOR-it.

Të gjitha pyetjet në lidhje me regjistrimin në PADOR duhet t'i drejtohen shërbimit të ndihmës së PADOR-it në: [email protected].

2.2.1. Përmbajtja e koncept notës

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet e koncept notës në Formularin e Aplikimit për Grant aneksuar këtyre Udhëzimeve (Aneksi A).

Aplikuesit duhet të aplikojnë në gjuhën angleze.

Tek koncept nota, aplikuesit duhet vetëm të japin një vlerësim të shumës së kontributit të kërkuar nga Autoriteti Kontraktues dhe të një përqindje treguese të atij kontributi në lidhje me shumën e përgjithshme të Veprimit. Vetëm aplikuesit që do ftohen të dorëzojnë një aplikim të plotë në fazën e dytë do të duhet të paraqesin një buxhet të detajuar. Elementet e paraqitura tek koncepti nuk mund të modifikohet nga aplikuesi në formularin e aplikimit të plotë. Kontributi i BE-së nuk mund të ndryshojë nga vlerësimi fillestar me më shumë se 20%. Aplikuesit janë të lirë të përshtatin përqindjen e bashkëfinancimit të kërkuar brenda vlerave minimale dhe maksimale të shumës dhe përqindjeve të bashkëfinancimit, siç përcaktojnë këto Udhëzime në seksionin 1.3. Kontributet e vetë aplikuesve mund të zëvendësohen nga kontributet e donatorëve të tjerë në çdo kohë.

Çdo gabim apo mospërputhje e madhe në lidhje me pikat e listuara në udhëzimet e koncept notës mund të çojë në refuzimin e koncept notës.

Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë dhe në këtë mënyrë pengon Autoritetin Kontraktues për kryerjen e një vlerësim objektiv.

Koncept notat e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

5 Që korrespondon me Seksionet 3 dhe 4 të Pjesës B të formularit të aplikimit.Page 13 of 31

Page 17: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Ju lutem vini re se do të vlerësohet vetëm formulari i koncept notës. Prandaj ka rëndësi të madhe që ky dokument të përmbajë të gjithë informacionin përkatës në lidhje me veprimin. Nuk ka shtojca shtesë që duhet të dërgohen.

2.2.2. Ku dhe si ta dërgoni konceptin

Koncept nota së bashku me listën kontrolluese të koncept notës (Pjesa A, seksioni 2 i formularit të aplikimit për grant) dhe Deklarata nga aplikuesi për Koncept Notën (Pjesa A, seksioni 3 i formularit të aplikimit për grant) duhet të dorëzohen në origjinal dhe 3 kopje në madhësi A4, secila e lidhur.

Duhet të dorëzohet edhe një version elektronik i koncept notës. Duhet të përfshihet një CD-Rom me Koncept Notën në formë elektronike, së bashku me versionin në letër, në një zarf të mbyllur siç përshkruhet më poshtë.

Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht të njëjtën kërkesë si versioni i shtypur në letër.

Kur aplikuesit dërgon disa koncept nota të ndryshme (nëse lejohet ta bëjë këtë nga Udhëzimet e Thirrjes) , secila prej tyre duhet të dërgohet veç e veç.

Zarfi i jashtëm duhet të tregojë numrin e referencës dhe titullin e Thirrjes për Propozime, së bashku me titullin dhe numrin e lotit, emrin e plotë dhe adresën e aplikuesit, dhe fjalët "Të mos hapet para sesionit të hapjes".

Koncepti duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur me postë, shërbime private korrier ose me dorë (një vërtetim i nënshkruar dhe me datë të pranimit do të jepet për dorëzuesit) në adresën e mëposhtme:

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit

Rruga Kosova 1, Kutia Postare 331, Prishtinë 10000, Kosovë

Konceptet e dërguara me çfarëdo mjeti tjetër (p.sh. me faks ose me e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen.

Aplikuesit duhet të verifikojnë se Koncept Nota e tyre është e plotë duke përdorur Listën kontrolluese për koncept notë (Pjesa A seksioni 2 i formularit të aplikimit për grant). Koncept notat e pakompletuara mund të refuzohen.

2.2.3. Afati përfundimtar për dorëzimin e koncept notës

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës është 1 korrik 2014, siç do dëshmohet nga data e dërgimit, vula postare ose nga data e dëshmisë së depozitave. Në rastin e dërgesave me dorë, afati i fundit për pranimin është në orën 16:00 sipas kohës lokale, siç do dëshmohet nga fleta e pranimit e nënshkruar dhe e datuar. Çdo Koncept Notë e dorëzuar pas afatit do të refuzohet.

Megjithatë, për arsye të efikasitetit administrativ, Autoriteti Kontraktues mund të refuzojë cilëndo koncept notë të dërguar në kohën e duhur, por të pranuar pas hyrjes në fuqi të miratimit të vlerësimit të Koncept Notës (shih kalendarin indikativ në seksionin 2.5.2)

2.2.4. Informata të mëtejshme mbi konceptin

Një mbledhje informative për këtë Thirrje për Propozime do të mbahet dhe data e saktë, vendi dhe koha do të publikohen në faqen e Zyrës së Bashkimi Evropian: http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo .

Page 14 of 31

Page 18: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail (ose me faks) jo më vonë se 21 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e koncept notës në adresën e mëposhtme, duke treguar në mënyrë të qartë referencën e Thirrjes për Propozime:

Adresa e-mail: [email protected] (Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit)

Fax Nr.: +381 38 5131 307

Autoriteti Kontraktues nuk ka detyrim për të dhënë sqarime për pyetjet e marra pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e Konceptit Notës.

Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikuesve, Autoriteti Kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për pranueshmërinë e aplikuesve, ose subjekteve të lidhura, të një veprimi ose veprimtarie të veçantë.

Pyetjet që mund të jenë relevante për aplikuesit e tjerë, së bashku me përgjigjet dhe njoftimet e tjera të rëndësishme në rrjedhën e procedurës së vlerësimit, do të publikohen në faqen e internetit të EuropeAid https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome, sipas nevojës. Prandaj është e këshillueshme të vizitoni faqen e internetit në fjalë rregullisht në mënyrë që të informoheni nga pyetjet dhe përgjigjet e publikuara.

Të gjitha pyetjet në lidhje me regjistrimin në PADOR duhet t'i drejtohen shërbimit të ndihmës së PADOR-it në:

[email protected]

2.2.5. Formulari i aplikimit të plotë

Një aplikues i ftuar të dorëzojë një aplikim të plotë pas përzgjedhjes së Koncept Notës së tij, duhet ta bëjë këtë duke përdorur pjesën B të formularit të aplikimit në shtojcën e këtyre udhëzimeve (Shtojca A). Aplikuesit duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte formatit të formularit të aplikimit dhe t’i mbushin paragrafët dhe faqet me rend.

Elementet e përvijuara në Koncept Notë nuk mund të modifikohen nga aplikuesi në formularin e aplikimit të plotë. Kontributi i BE-së nuk mund të ndryshojnë nga vlerësimi fillestar me më shumë se 20%, edhe pse aplikuesit janë të lirë të përshtatin përqindjen e bashkëfinancimit të kërkuar brenda vlerave minimale dhe maksimale të shumës dhe përqindjeve të bashkëfinancimit, siç përcaktojnë këto Udhëzime në seksionin 1.3.

Aplikuesit duhet ta dorëzojnë aplikimin në të njejtën gjuhë si Koncept Notën.

Ju lutemi ta plotësoni aplikimin e plotë me kujdes dhe sa më qartë në mënyrë që të vlerësohet si duhet.

Çdo gabim në lidhje me pikat listës kontrolluese (Pjesa B, Seksioni 6 i formularit të aplikimit për grant) ose çdo mospërputhje e madhe në formularin e aplikimit (p.sh. nëse shumat në fletën punuese të buxhetit nuk përputhen) mund të shkaktojë refuzimin e aplikimit.

Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë dhe në këtë mënyrë pengon Autoritetin Kontraktues për kryerjen e një vlerësim objektiv.

Aplikimet e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Ju lutem vini re se do vetëm formulari aplikimit dhe shtojcat e publikuara të cilat duhet të mbushen (buxheti, korniza logjike) do t’u kalohen vlerësuesve. Prandaj ka rëndësi të madhe që ky dokument të përmbajë të gjithë informacionin përkatës në lidhje me veprimin. Nuk ka anekse shtesë që duhet të dërgohen.

Page 15 of 31

Page 19: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

2.2.6. Ku dhe si ta dërgoni formularin e aplikimit të plotë

Aplikimet duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur me postë, shërbime private korrier ose me dorë (një vërtetim i nënshkruar dhe me datë të pranimit do të jepet për dorëzuesit) në adresën e mëposhtme:

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit Rruga Kosova 1, Kutia Postare 331, Prishtinë 10000, Kosovë

Aplikimet e dërguara me çfarëdo mjeti tjetër (p.sh. me faks ose me e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen.

Aplikimet duhet të dorëzohen në një origjinal dhe 3 (tre) kopje të formatit A4, secila e lidhur. Formulari i plotë i aplikimit (Pjesa A: koncepti dhe Pjesa B: formulari i plotë i aplikimit), buxheti dhe korniza logjike duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike (CD-Rom) në një file të veçantë dhe unike (p.sh. formulari i aplikimit nuk duhet të jetë i ndarë në disa file të ndryshme). Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht të njëjtën kërkesë si versioni i shtypur në letër.

Lista kontrolluese (Seksioni 6 i pjesës B të formularit të aplikimit për grant) dhe Deklarata e aplikuesit (seksioni 7 i pjesës B të formularit të aplikimit për grant) duhet të kapet veçmas dhe të mbyllet në zarf.

Kur Aplikuesit dërgojnë disa aplikime të ndryshme (nëse kjo lejohet nga Udhëzimet e Thirrjes), secili duhet dërguar veçmas.

Zarfi i jashtëm duhet të tregojë numrin e referencës dhe titullin e Thirrjes për Propozime, së bashku me titullin dhe numrin e lotit, emrin e plotë dhe adresën e aplikuesit, dhe fjalët "Të mos hapet para sesionit të hapjes".

Aplikuesi duhet të verifikojë se aplikimi është i plotë duke përdorur listën e kontrollit (seksioni 6 i pjesës B të formularit për aplikim për grant). Aplikimet e pakompletuara mund të refuzohen.

2.2.7. Afati përfundimtar për dorëzimin e formularit të aplikimit të plotë

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve do të tregohet në letrën dërguar aplikuesve aplikimi i të cilëve është para-zgjedhur.

Megjithatë, për arsye të efikasitetit administrativ, Autoriteti Kontraktues mund të refuzojë çdo kërkesë dërguar në kohën e duhur, por të marrë pas datës së miratimit të raportit të vlerësimit të aplikimeve të plota (shih kalendarin indikativ sipas seksionit 2.5.2)

2.2.8. Informata të mëtejshme mbi formularin e aplikimit të plotë

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail (ose me faks) jo më vonë se 21 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e koncept notës në adresën e mëposhtme, duke treguar në mënyrë të qartë referencën e Thirrjes për Propozime:

Adresa e-mail: [email protected] ( Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit)

Fax Nr.: +381 38 5131 307

Autoriteti Kontraktues nuk ka detyrim për të dhënë sqarime për pyetjet e marra pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimit.

Page 16 of 31

Page 20: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikuesve, Autoriteti Kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për pranueshmërinë e aplikuesve, ose subjekteve të lidhura, të një veprimi ose veprimtarie të veçantë.

Nuk do të ketë përgjigje individuale. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet si dhe njoftimet e tjera të rëndësishme në rrjedhën e procedurës së vlerësimit, do të publikohen në faqen e internetithttps://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome [<faqe të tjera>]. Prandaj është e këshillueshme të vizitoni faqen e internetit në fjalë rregullisht në mënyrë që të informoheni.

2.3. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKIMEVE

Aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Autoriteti Kontraktues me ndihmën e mundshme të vlerësuesve të jashtëm. Të gjitha veprimet e paraqitura nga aplikuesit do të vlerësohen sipas hapave dhe kritereve të mëposhtme.

Nëse ekzaminimi i aplikimit zbulon se veprimi i propozuar nuk i plotëson kriteret e kualifikimit të përcaktuara në paragrafin 2.1, aplikimi do të refuzohet vetëm mbi në këtë bazë.

(1) HAPI 1: HAPJA DHE KONTROLLET ADMINISTRATIVE DHE VLERËSIMI I KONCEPT NOTËS

Do të vlerësohet sa më poshtë:

Pajtueshmëria me afatin e dorëzimit. Në qoftë se afati nuk është plotësuar, aplikimi do të refuzohet automatikisht.

Koncept Nota përmbush të gjitha kriteret e specifikuara në pikat 1-5 të listës kontrolluese (seksioni 2 i pjesës A). Nëse ndonjë nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vlerësohet më tej.

Koncept Notat që kalojnë kontrollin e parë administrative do të vlerësohen sipas rëndësisë dhe projektimit të veprimit të propozuar.

Koncept Nota do të marrë një rezultat të përgjithshëm nga 50 pikë të mundshme duke përdorur matricën e mëposhtme të vlerësimit. Vlerësimi do të kontrollojë edhe përputhjen me udhëzimet mbi Koncept notën, të cilat mund të gjenden në pjesën A të Formularit të Aplikimit.

Kriteret e vlerësimit janë të ndarë në rubrikë dhe nënrubrikë. Çdo nënrubrike do t’i jepet një rezultat në mes të 1 dhe 5 si vijon: 1 = shumë i dobët; 2 = i dobët; 3 = adekuat; 4 = mirë; 5 = shumë mirë.

Pikët

1. Rëndësia e veprimit Nën-Pikët 30

1.1 Sa relevant është propozimi ndaj objektivave dhe prioriteteve të Thirrjes për Propozime?*

5x2**

1.2 Sa relevant është propozimi ndaj nevojave të veçanta dhe kufizimeve të vendit ose rajonit të synuar (duke përfshirë sinergjinë me iniciativa të tjera të BE-së dhe shmangien e dyfishimeve)?

5x2*

1.3 Me sa qartësi dhe sens strategjik janë zgjedhur subjektet e përfshira (përfituesit 5

Page 17 of 31

Page 21: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

përfundimtarë, grupet e synuara)? A janë përcaktuar qartë nevojat e tyre dhe a i adreson propozimi ato në mënyrën e duhur?

1.4 A përmban propozimi elemente specifike me vlerë të shtuar, si çështjet mjedisore, promovimi i barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta, nevojat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e pakicave dhe të drejtat e popullsive indigjene, ose risi dhe praktikat më të mira [dhe elemente të tjera shtesë të treguar në seksionin 1.2. të këtyre Udhëzimeve]?

5

2. Projektimi i veprimit Nën-Pikët 20

2.1 Sa koherent është projekti i përgjithshëm i veprimit?

Në mënyrë të veçantë, a reflekton analizën e faktorëve të jashtëm dhe grupeve relevante të interesit?

5x2**

2.2 A është veprimi i realizueshëm dhe konsistent ndaj objektivave dhe rezultateve të pritshme?

5x2**

PIKËT TOTALE 50

* Shënim: rezultati 5 (shumë mirë) do të ndahet vetëm nëse propozimi adreson në mënyrë specifike më shumë se numri minimal i kërkuar i prioriteteve të përcaktuara në seksionin 1.2 (Objektivat e programit) të këtyre udhëzimeve.

** këto rezultate janë shumëzuar me 2 për shkak të rëndësisë së tyre

Pasi të gjitha Koncepti Notat të jenë vlerësuar, do të hartohet një listë me veprimet e propozuara të renditura sipas rezultatit të tyre total.

Së pari, vetëm Koncept Notat me një rezultat prej të paktën 30 pikë do të konsiderohen për para- përzgjedhje.

Së dyti, numri i Konceptit Notave do të reduktohet, duke marrë parasysh renditjen, me numrin e Koncept Notave shuma e kërkuar e përgjithshme agregate e të cilave është e barabartë me të paktën 200% të buxhetit në dispozicion për këtë Thirrje për Propozime. Shuma e kontributeve të kërkuara të secilit koncept do të bazohet në mjetet indikative financiare për secilën pjesë.

Pas vlerësimit të Konceptit Notave, Autoriteti kontraktues do të dërgojë letra për të gjithë aplikuesit, ku do tregohet nëse aplikimi i tyre është paraqitur brenda afatit , duke i informuar ata për numrin e referencës që i kanë ndarë, nëse koncept nota është vlerësuar dhe rezultatet e atij vlerësimi. Komisioni i Vlerësimit do të vazhdojë me aplikuesit propozimet e të cilëve janë para-zgjedhur.

(2) HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKIMIT TË PLOTË

Së pari, do të vlerësohet sa më poshtë:

Pajtueshmëria me afatin e dorëzimit. Në qoftë se afati nuk është plotësuar, aplikimi do të refuzohet automatikisht.

Formulari i aplikimit të plotë përmbush të gjitha kriteret e specifikuara në pikat 1-9 të listës kontrolluese (seksioni 7 i pjesës B të formularit të aplikimit për grant). Nëse ndonjë nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vlerësohet më tej.

Page 18 of 31

Page 22: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Cilësia e aplikimeve, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetin e aplikuesit dhe të subjektit të lidhur, do të vlerësohen duke përdorur kriteret e vlerësimit me matricën e vlerësimit më poshtë. Ka dy lloje të kritereve të vlerësimit: kriteret e përzgjedhjes dhe dhënies.

Kriteret e përzgjedhjes ndihmojnë për të vlerësuar kapacitetet operacionale të aplikuesit dhe subjektit të lidhur dhe kapacitetin financiar të aplikuesit për t’u siguruar që ata:

kanë burime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të financave për të ruajtur aktivitetin e tyre gjatë gjithë veprimit të propozuar dhe, kur është e përshtatshme, për të marrë pjesë në financimin e tij;

kanë kapacitet të menaxhimit, kompetencat profesionale dhe kualifikimet e nevojshme për të përfunduar me sukses veprimin e propozuar. Kjo vlen edhe për çdo subjekt të lidhur të aplikuesve.

Kriteret e dhënies ndihmojnë për të vlerësuar cilësinë e aplikimeve në lidhje me objektivat dhe prioritetet, dhe për dhënien e granteve për projekte të cilat rrisin efektivitetin e përgjithshëm të Thirrjes për Propozime. Ato ndihmojnë për të zgjedhur aplikime të cilat Autoriteti Kontraktues mund të jetë i sigurt se do të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e tij. Ato mbulojnë rëndësinë e veprimit, konsistencën e tij me objektivat e Thirrjes për Propozime, cilësinë, ndikimet e pritshme, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e kostove.

Pikët:

Matrica e vlerësimi është ndarë në seksione dhe nënseksione. Çdo nënseksioni i seksionit 1 të matricës së vlerësimit do të vlerësohet nëse i përmbush kriteret ose jo. Çdo nënseksioni të seksioneve 2, 3, 4 dhe 5 do t’i jepet një rezultat në mes të 1 dhe 5 si vijon: 1 = shumë i dobët; 2 = i dobët; 3 = adekuat; 4 = mirë; 5 = shumë mirë.

Matrica e vlerësimit

Seksioni

1. Kapaciteti financiar dhe operativ Po/Jo

1.1 A ka aplikuesi dhe, nëse është e zbatueshme, subjekti i lidhur përvojë të mjaftueshme menaxhimi projekti?

1.2 A ka aplikuesi dhe, nëse është e zbatueshme, subjekti i lidhur ekspertizë të mjaftueshme teknike? (sidomos njohuri mbi çështjet që do adresohen.)

1.3 A ka aplikuesi dhe, nëse është e zbatueshme, subjekti i lidhur kapacitet të mjaftueshëm menaxhimi? (duke përfshirë stafin, pajisjet dhe aftësinë për të drejtuar buxhetin e veprimit)?

1.4 A ka aplikuesi burime financimi të qëndrueshme dhe të mjaftueshme?

Pikët maksimale

2. Rëndësia e veprimit 30

Pikët transferohen nga vlerësimi i Koncept Notës

3. Efikasiteti dhe fizibiliteti i veprimit 20

Page 19 of 31

Page 23: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

3.1 A janë veprimet e propozuara të përshtatshme, praktike dhe konsistente me objektivat dhe rezultatet e pritshme?

5

3.2 A është plani i veprimit i qartë dhe i realizueshëm? 5

3.3 A përmban propozimi tregues të verifikueshëm në mënyrë objektive mbi arritjet e veprimit? A është planifikuar vlerësimi?

5

3.4 A është niveli i përfshirjes në veprim të bashkë-aplikuesit dhe subjekteve të lidhura i kënaqshëm?

5

4. Qëndrueshmëria e veprimit 15

4.1 A ka gjasa që veprimi të ketë ndikim të prekshëm mbi grupet e synuara? 5

4.2 A ka gjasa që veprimi të ketë shumëfishim të efekteve? (dukë përfshirë mundësitë për replikim, zgjerim dhe ndarje informacioni.)

5

4.3 A janë të qëndrueshme rezultatet e pritshme të veprimit të propozuar?:

- financiarisht (si do të financohen aktivitetet pas përfundimit të financimit?)

- institucionalisht (a do jenë në vend në fund të veprimit strukturat që lejojnë aktivitetet?A do ketë pronësi lokale të rezultateve të veprimit?)

- në nivel politikash (ku vlen) (cili do jetë ndikimi strukturor i veprimit — p.sh. a do sjellë përmirësim të legjislacionit, kodeve etike, metodave, etj?)- në aspektin mjedisor (nëse vlen) (a do ketë veprimi ndikim negativ/pozitiv mbi mjedisin?)

5

5. Buxheti dhe efikasiteti i kostove të veprimit 15

5.1 A janë pasqyruar aktivitetet si duhet në buxhet? / 5

5.2 A është raporti mes kostove të pritshme dhe rezultateve të pritshme i kënaqshëm? / 10

Pikët maksimale totale 80

Shënim mbi seksionin 1. Kapaciteti financiar dhe operacional

Nëse përgjigja është negative për një ose më shumë kritere, aplikimi nuk do të pranohet.

Zgjedhja e Përkohshme

Pas vlerësimit, do të hartohet një tabelë duke renditur aplikimet sipas rezultatit të tyre dhe brenda kufijve të fondeve në dispozicion. Përveç kësaj, një listë rezervë do të hartohet me të njëjtat kritere që duhet të përdoren në qoftë se do vihen në dispozicion më shumë fonde gjatë periudhës së vlefshmërisë së listës rezervë.

(3) HAPI 3: VERIFIKIMI I KUALIFIKIMIT TË APLIKUESIT DHE SUBJEKTEVE TË LIDHURA

Page 20 of 31

Page 24: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Verifikimi i kualifikimit, në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues (shih seksionin 2.4) do të kryhet vetëm për aplikimet që janë përzgjedhur përkohësisht në përputhje me rezultatin e tyre dhe në kuadër të paketës financiare në dispozicion.

Deklarata nga aplikuesi (seksioni 8 i pjesës B i formularit të aplikimit për grant) do të kontrollohet me dokumentet mbështetëse të ofruara nga aplikuesi. Çdo dokument mbështetës që mungon ose ndonjë mospërputhje midis Deklaratës së aplikuesit dhe dokumenteve mbështetëse, mund të çojë në refuzimin e aplikimit vetëm mbi këtë bazë.

Kualifikimi i aplikuesve, subjekteve të lidhura dhe veprimit do të verifikohet në bazë të kritereve të përcaktuara në seksionet 2.1.1, 2.1.2 dhe 2.1.3.

Çdo aplikim i refuzuar do të zëvendësohet nga aplikimi i radhës në listën rezervë në kuadër të paketës financiare në dispozicion.

2.4. DORËZIMI I DOKUMENTEVE MBËSHTETËSE PËR APLIKIMET E PËRZGJEDHURA PËRKOHËSISHT

Një aplikues që është zgjedhur përkohësisht ose është vendosur në listën rezervë do të informohet me shkrim nga Autoriteti Kontraktues. Do t’i kërkohet të paraqesë dokumentet e mëposhtme në mënyrë që të lejojë Autoritetin Kontraktues të verifikojë përshtatshmërinë e aplikuesit dhe subjekteve të tyre të lidhura6:

Dokumentet mbështetëse mund/duhet të jenë të siguruara përmes PADOR, shih Seksionin 2.2

1. Statutet apo nenet e asocimit të aplikuesve7 dhe të çdo njësie të lidhur. Kur Autoriteti Kontraktues ka njohur të drejtën e aplikuesit për një tjetër ftesë për propozime nën të njëjtën linjë të buxhetit brenda 2 viteve para afatit të fundit për pranimin e aplikimeve, aplikuesi mund të paraqesë, në vend të statutit të tij, një kopje të dokumentit që vërteton kualifikimin në një Thirrje të mëparshme (p.sh. një kopje të kushteve të veçanta të kontratës së grantit të pranuara gjatë periudhës referuese), përveç nëse një ndryshim i statusit ligjor ka ndodhur ndërkohë8. Ky detyrim nuk zbatohet për organizatat ndërkombëtare që kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë me Komisionin Evropian. Një listë e marrëveshjeve përkatëse kornizë është në dispozicion në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/financing/international_organisations/other_international_organisations/index_en.htm

2. Një raport i auditimit të jashtëm i prodhuar nga një ekspert kontabël i miratuar, që vërteton llogaritë e aplikuesit për vitin e fundit financiar në dispozicion, kur shuma e përgjithshme e grantit tejkalon 750.000 EURO (100.000 EURO për një grant operativ),

Ky detyrim nuk zbatohet për organet publike dhe organizatat ndërkombëtare me kusht që organizata ndërkombëtare në fjalë ofron garancitë e parashikuara në rregulloren financiare të zbatueshme, siç përshkruhet në Kapitullin 6 të Udhëzuesit Praktik për procedurat e kontraktimit për veprimet e jashtme të BE-së.

Ky detyrim nuk zbatohet për institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë.

3. Një kopje të llogarive të fundit të aplikuesit (llogaria e fitimit dhe humbjes dhe bilanci për vitin e fundit financiar për të cilin llogaritë janë mbyllur) 9.

6 Asnjë dokument mbështetës nuk do të kërkohet për aplikime për një grant që nuk i kalon 60 000 EURO.7 Ku aplikuesit dhe/ose njësia e lidhur është një organ publik i krijuar mbi një ligj, një kopje e ligjit në fjalë duhet të

sigurohet.8 Për t'u futur vetëm kur kushtet e përshtatshmërisë nuk kanë ndryshuar nga thirrje për propozime të tjera.9 Ky detyrim nuk zbatohet për personat fizikë që kanë marrë një bursë apo që janë në nevojë më të madhe për

marrjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, e as për organeve publike dhe organizatat ndërkombëtare. Ai nuk vlen as kur Page 21 of 31

Page 25: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

4. Fleta e subjektit juridik (shih shtojcën D të këtyre Udhëzimeve) e kompletuar si duhet dhe e nënshkruar nga secili prej aplikuesve, shoqërohet me dokumentet justifikuese të kërkuara. Nëse aplikuesit e kanë nënshkruar tashmë një kontratë me Autoritetin Kontraktues, në vend të fletës së njësisë juridike dhe dokumenteve mbështetëse, mund të ofrohet numri i personit juridik, përveç nëse ka ndodhur një ndryshim i statusit ligjor ndërkohë.

5. Një formular identifikimi financiar i aplikuesit konform modelit bashkëlidhur në aneksin E të këtyre Udhëzimeve, i vërtetuar nga banka në të cilën do të bëhen pagesat. Kjo bankë duhet të gjendet në vendin ku aplikuesi është themeluar. Nëse aplikuesi ka dorëzuar një formular identifikimi financiar në të kaluarën për një kontratë, ku Komisioni Evropian ishte në krye të pagesave dhe ka për qëllim të përdorin të njëjtën llogari bankare, mund të ofrohet një kopje e formularit të mëparshëm të identifikimit financiar.

6. Një kopje e licencës ose certifikatës së lëshuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (ku është e aplikueshme) dhe kopje të certifikatës së biznesit të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), (ku është e aplikueshme), kopja e certifikatës së regjistrimit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar i Pylltarisë (ku është e aplikueshme).

7. Në rast se një ndryshim i statusit ligjor ka ndodhur para afatit të dorëzimit të aplikimit, aplikuesi, bashkë-aplikuesi (nëse ka) dhe subjektet e lidhura (nëse ka) duhet të sigurojnë pasqyrat financiare nga banka, raportet e auditimit dhe çdo dokument tjetër mbështetës që vërteton ekzistencën operacionale të aplikuesit, bashkë-aplikuesit (nëse ka) dhe subjekteve të lidhura (nëse ka) në çfarëdo forme tjetër juridike për tre vitet e fundit në Kosovë në aktivitetet e sektorit dhe Lotit të aplikuar.

8. Kopja e marrëveshjeve/kontratave të bashkëpunimit me fermerët individualë/kooperativat që furnizojnë lëndët e para për linjën e përpunimit agro-ushqimore dhe regjistrimin e tyre në regjistrin e fermave, në rastin kur rishpërndarja është e parashikuar.

Nëse dokumentet e kërkuara mbështetëse nuk janë hedhur në PADOR ato duhet të ofrohen si origjinale, fotokopje të versioneve të skanuara (d.m.th. tregojnë vula, nënshkrime dhe data të lexueshme) të origjinaleve në fjalë. Sidoqoftë, fleta e subjektit juridik dhe formulari i identifikimit financiar duhet të dorëzohen gjithmonë në origjinal.

Kur këto dokumente nuk janë në njërën nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, duhet të bashkëngjitet dhe do të mbizotërojë përkthimi në anglisht i pjesëve relevante të dokumenteve që vërtetojnë kualifikimin e aplikuesit.

Kur këto dokumente janë në një gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian, rekomandohet me forcë, në mënyrë që të lehtësohet vlerësimi, që të sigurohet përkthimi në anglisht i pjesëve relevante të dokumenteve që vërtetojnë kualifikimin e aplikuesit.

Nëse dokumentet e mësipërme mbështetëse nuk ofrohen para afatit përfundimtar të treguar në kërkesën për dokumente mbështetëse të dërguan Aplikuesit nga Autoriteti Kontraktues, aplikimi mund të refuzohet.

Bazuar mbi verifikimin e dokumenteve mbështetëse, Komiteti i Vlerësimit do t’i japë rekomandimin final Autoritetit Kontraktues, i cili do të vendosë për dhënien e granteve.

Aplikuesi i zgjedhur përkohësisht ose i vendosur në listën rezervë do të informohet me shkrim nga Autoriteti Kontraktues. Atij do t’i kërkohet të ofrojë dokumentet e mëposhtme për të verifikuar kualifikimin e Aplikuesit, (nëse ka) të bashkë-aplikuesit dhe (nëse ka) të subjekteve të lidhura10:

2.4.1. Përmbajtja e vendimit

llogaritë janë praktikisht të njëjtat dokumente si raporti i auditorit të jashtëm, tashmë i dhënë në pajtim me seksionin 2.4.2.

10 Nuk kërkohen dokumente mbështetëse për aplikime për grant që nuk i kalojnë 60000 EURO.Page 22 of 31

Page 26: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Aplikuesi do të informohet me shkrim mbi vendimin e Autoriteti Kontraktues në lidhje me aplikimin, dhe nëse refuzohet do t’i jepen arsyet e vendimit negativ.

Aplikuesi që beson se është dëmtuar nga ndonjë gabim ose parregullsi gjatë procesit të ndarjes mund të parashtrojë ankesë. Shih seksionin 2.4.15 të Udhëzuesit Praktik.

2.4.2. Afatet e përafërta

DATA ORARI*

Takim informues (nëse ka) Maj / Qershor 2014 Data & orari duhen konfirmuar

Afati i fundit për kërkesat për sqarime nga Autoriteti Kontraktues

10 Qershor 2014 -

Data e fundit kur jepen sqarime nga Autoriteti Kontraktues

20 Qershor 2014 -

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës 01 Korrik 2014 Ora 16:00

Informim i aplikuesve mbi hapjen, kontrollet administrative dhe vlerësimin e koncept notës (Hapi 1)

Korrik/Gusht 2014* -

Ftesa për të dorëzuar Formularin e Aplikimit të Plotë

Gusht 2014* -

Afati i fundit për dorëzimin e Formularit të Aplikimit të Plotë

Shtator/Tetor 2014* -

Informim i aplikuesve mbi vlerësimin e Formularit të Aplikimit të Plotë (Hapi 2)11

Tetor/Nëntor 2014* -

Njoftimi i ndarjes (pas kontrollit të kualifikimit) (Hapi 3)

Nëntor/Dhjetor 2014* -

Nënshkrimi i kontratës12 Dhjetor 2014/Janar 2015* -

*Data e Përkohshme. Të gjitha kohët janë në zonën kohore të vendit të autoritetit kontraktues.

11 Vini re, se sipas rregulloreve financiare, njoftimet për aplikuesit për rezultatin e vlerësimit të aplikimeve të tyre duhet të jepen brenda 6 muajve pas afatit të dorëzimit të aplikimit të plotë, përveç në raste të jashtëzakonshme, në veçanti për veprimet komplekse, me numër të madh të propozimeve, ose kur ka pasur vonesa që i atribuohen aplikuesve, kur mund të tejkalohet ky kufi. Thirrjet me shumë përfitues mund të konsiderohen si veprime komplekse, ndaj mund të përfitojnë nga një përjashtim në rregullin e 6 muajve. Rregulli i 6 muajve zbatohet vetëm në rastin e menaxhimit të drejtpërdrejtë të centralizuar.

12 Vini re, se sipas rregulloreve financiare, nënshkrimi i kontratës së grantit me aplikuesit duhet të bëhet brenda 3 muajve nga kur është njoftuar vendimi për dhënien e një kontratë. Megjithatë, në rrethana të jashtëzakonshme, në veçanti për veprimet e ndërlikuara të ndërmarra për numër të madh të propozimeve ose kur ka pasur vonesa që i atribuohen personit (ose aplikimet e tyre) ky afat mund të tejkalohet. Rregulli i 3 muajve zbatohet vetëm në rastin e menaxhimit të drejtpërdrejtë të centralizuar.

Page 23 of 31

Page 27: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Ky plan pune mund të përditësohet nga Autoriteti Kontraktues gjatë procedurës. Në raste të tilla, orari i përditësuar do të publikohet në faqen e internetit të EuropeAid https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome .

2.5. KUSHTET PËR ZBATIM PAS VENDIMIT TË AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR TA DHËNË GRANTIN

Pas vendimit për të dhënë një grant, Përfituesit do t'i ofrohet një kontratë në bazë të kontratës për grante të Autoritetit Kontraktues (shih Shtojcën G të këtyre Udhëzimeve). Me nënshkrimin e formularit të aplikimit (Shtojca A e këtyre Udhëzimeve), aplikuesit bien dakord, nëse u jepet një grant, të pranojnë kushtet kontraktuale të kontratës standarde të grantit.

Kontratat e zbatimit

Kur zbatimi i veprimit kërkon nga Përfituesi dhe subjekti i tij i lidhur (nëse ka) të japin kontratat prokurimi, duhet që kontratën ta lidhë me tenderuesin që ofron vlerën më të mirë për paratë, që do të thotë me raportin më të mirë çmimi-cilësi, në përputhje me parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë për kontraktorët e mundshëm, dhe duke u kujdesur për të shmangur ndonjë konflikt të interesave. Për këtë qëllim, Përfituesi duhet të ndjekë procedurat e përcaktuara në Shtojcën IV të kontratës standarde të grantit.

2.6. SISTEMI I PARALAJMËRIMIT TË HERSHËM DHE BAZA QENDRORE E TË DHËNAVE TË PËRJASHTIMIT

Aplikuesit dhe, në qoftë se ata janë persona juridikë, personat që kanë kompetencat e përfaqësimit, vendimmarrjes ose kontrollit mbi ta, janë informuar se ata duhet të jenë në njërën prej situatave të përmendura në:

- Vendimin e Komisionit të datës 16.12.2008 mbi Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm (SPH) për përdorimin e autorizimit të zyrtarëve të Komisionit dhe agjencive ekzekutive (OJ, L 344, 20.12.2008, f. 125) ose

- Rregullorja e Komisionit e datës 17.12.2008 mbi Bazën Qendrore të të Dhënave të Përjashtimit (CED) (OJ L344, 20.12.2008, f. 12),

të dhënat e tyre personale (emri, emri i dhënë (në qoftë person fizik), adresa, forma juridike dhe emri dhe emri i dhënë i personave me kompetencat e përfaqësimit, vendimmarrjes ose të kontrollit (në qoftë person juridik) mund të regjistrohen vetëm në SPH ose edhe në SPH edhe në CED, dhe u komunikohen personave dhe subjekteve të listuara në Vendimin dhe Rregulloren e lartpërmendur, në lidhje me dhënien ose ekzekutimin e një marrëveshje granti apo vendimi.]

3. LISTA E SHTOJCAVE

DOKUMENTE QË DUHEN MBUSHUR

Shtojca A: Formulari i Aplikimit për Grant (format Word)

Shtojca B: Buxheti (format Excel)

Shtojca C: Korniza Logjike (format Excel)13

Shtojca D: Fleta e Subjektit Juridik14]

Shtojca E: Formulari i identifikimit financiar

13 Fakultativ kur shuma totale e granteve që do të jepet në bazë të Thirrjes për Propozime është 100 000 EURO ose më pak.

14 E zbatueshme vetëm kur Komisioni Evropian është Autoriteti Kontraktues ose do të bëjë pagesat nën kontratat që nënshkruhen.

Page 24 of 31

Page 28: eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · Web viewTë përcaktohet në bazë të statutit të organizatës, i cili duhet të tregojë se ajo ka qenë

Shtojca F: formulari PADOR i shtypur15

DOKUMENTE PËR INFORMIM

Shtojca G: Kontrata Standarde për Grant

- Shtojca II: Kushtet e përgjithshme të zbatueshme për kontratat e granteve të financuara nga Bashkimi Evropian për veprimet e jashtme

- Shtojca IV: Procedurat e dhënies së kontratës

- Shtojca V: Kërkesa standard për pagesë

- Shtojca VI: Modeli narrativ dhe raporti financiar

- Shtojca VII: Raporti Model i gjetjeve faktike dhe termave të referencës për verifikimin e shpenzimeve të një kontrate për grant për veprim të jashtëm të financuar nga BE

- Shtojca VIII: Modeli i garancisë financiare

- Shtojca IX: formular standard për transferimin e pronësisë së aseteve

Shtojca H: Normat e lejuara të shpenzimeve ditore (mëditje), i gjeni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/work/procedures/implementation/index_en.htm

Shtojca K: Udhëzimet dhe lista kontrolluese për vlerësimin e buxhetit dhe opsionit të kostove të thjeshtuara.

Shtojca J: Informacion mbi regjimin tatimor të zbatueshëm ndaj kontratave për grant të nënshkruara në këtë thirrje.

Shtojca L: Lista e investimeve të kualifikuara dhe lista e zonave malore

Udhëzimet e Menaxhimit të Ciklit të Projektit

http://ec.europa.eu/europeaid/multimedia/publications/publications/manuals-tools/t101_en.htm

15 http://ec.europa.eu/europeaid/work/onlineservices/pador/dispensation_en.htm. E zbatueshme vetëm për thirrje të centralizuara ku përdoret PADOR.

Page 25 of 31