12
1 MARS-PRILL 2013 Nr. 7, Viti II i Botimit, Botim i CRCA Mbështetur nga: Olof Palme International Centre Politika E-CITY TIRANA:QYTETI IM- ZËRI IM!

Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

1

MARS-PRILL 2013

Nr. 7, Viti II i Botimit, Botim i CRCA Mbështetur nga: Olof Palme International Centre

Politika E-CITY TIRANA:QYTETI IM- ZËRI IM!

Page 2: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

2

TIRANA: QYTETI IM-ZËRI IM! BOTIM I CRCA, NUMRI I 7-TË , VITI I 2-TË I PUBLIKIMIT, MARS-PRILL 2013

LEXONI NË BRENDËSI 1. Deklaratë Publike “Barazia e Grave në

Politikë nuk është në shitje” Fq. 3-4 2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbështet kërkesat e ‘Lidershipit të të Rinjve të Tiranës’ Fq. 5-6 3. Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, 09 Prill 2013 Fq. 6-8 4. CRCA trainon të rinjtë dhe gratë e partive

politike Fq. 8-10 5. Letër e Hapur - Pse Rinia nuk organizohet? Fq. 11-12

CRCA Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çol-laku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: [email protected]; [email protected]

Financuar nga:

Page 3: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

3

KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Albanian Coalition for Promotion of Women and Youth in Politics

DEKLARATË PUBLIKE

BARAZIA E GRAVE NË POLITIKË NUK ËSHTË NË SHITJE!

Tiranë, 8 Mars 2013- Ne, përfaqësuesit e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, të koalicioneve partnere, të grupeve politike të të rinjve dhe grave nga e gjithë Shqipëria, që punojmë për arritjen e barazisë gjinore, avancimin, përfaqësimin politik dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri, kemi dalë sot në këtë Manifestim, për të protestuar ndaj vendimit të KQZ-së për penalizimin e subjekteve zgjedhore vetëm me gjobë dhe duke mos kërkuar nga forcat kryesore politike zbatim rigoroz të kuotës gjinore. Përcaktimi i Kodit të Ri Zgjedhor, sipas ndryshimeve të fundit, për t’i imponuar çdo force politike që në listat e tyre të kandidatëve të ketë 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar dhe në çdo tre emrat e parë një kandidate grua, nuk është më detyrues në zbatim.

Page 4: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

4

KQZ-ja, gjatë miratimit të udhëzimit për dokumentacionin që duhet të shoqërojë listat shumë emërore të partive, ka vendosur që për të gjitha ato subjekte zgjedhore që nuk plotësojnë kriterin e barazisë gjinore të gjobiten me vlerë monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të KQZ-së është fakti se ky institucion ka pranuar pa asnjë lloj reagimi apo vendosmërie që të drejtat e grave për pjesmarrje dhe përfaqësim në jetën politike të Shqipërisë të shkelen me të dy këmbët. KQZ-ja ka për detyrë që të kërkojë shpjegime nga partitë politike në lidhje me mos-zbatimin e kuotës gjinore dhe jo ta shesë kauzën e barazizë gjinore dhe atë të zhvillimit të Shqipërisë për 10 milionë lekë të vjetra. KQZ-ja ka pranuar publikisht, për shkak të presionit të dy partive politike më të mëdha në vend, që çdo forcë politike të paguajë një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra dhe mund të regjistrojë në KQZ çdo listë shumë emërore rajonale, pavarësisht nëse ajo nuk e plotëson kriterin e përfaqësimit gjinor. Edhe pse gratë janë grupi më i madh shoqëror në vend, ato vazhdojnë të mbeten në këtë mënyrë gjinia më pak e përfaqësuar dhe më e diskriminuar në politikë dhe në vendimmarrje. Burrat ende vazhdojnë të vendosin për gratë, ndërsa forcat politike, të cilat shprehin publikisht angazhimin e tyre për rritjen e pjesmarrjes së grave në politikë, vazhdojnë të tallen me to. Sot është dita kur ne të gjithë protesojmë për këtë padrejtësi që bëhet ndaj motrave, nënave, shoqeve dhe grave të këtij vendi. Gratë as kanë qenë e as janë në shitje në këtë vend dhe partitë politike duhet ta kuptojnë se duke kërkuar t’i shesin gratë për 10 milionë lekë ato vetëm do të humbasin elektoratin dhe mbështetjen e gjerë të publikut. Ne përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave jo-qeveritare, që jemi prezent këtu në këtë protestë nuk do të pranojmë asnjëhere një trajtim diskriminues dhe jo dinjitoz të grave dhe vajzave të këtij vendi. Politika është një çështje e të gjithë qytetarëve ndaj gratë duhet të marrin vendin e tyre të duhur në politikë dhe në vendim-marrje. NE SOT JEMI KËTU QË TË KËRKOJMË NGA KOMISIONI QËNDROR I ZGJEDHJEVE DHE NGA PARTITË POLITIKE NË SHQIPËRI SA MË POSHTË: KQZ të marr të gjitha masat për të bërë qendrimin e saj publik dhe të kërkojë llogari nga të gjitha partitë politike që do paraqesin kandidatë në zgjedhje, në rast se ato nuk zbatojnë kuotën gjinore në listat e kandidatëve, siç kërkohet në Kodin Elektoral; Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 23 Qershorit të zbatojnë rigorozisht kuotën gjinore në listat e kandidatëve për të përmbushur angazhimet e tyre publike në mbështetje të grave dhe vajzave në politikë; Shqipëria moderne dhe Europiane nuk mund të qeveriset më nga parti politike, të cilat nuk respektojnë statusin, vlerat dhe arritjet e gjithanshme të gruas në shoqërinë tonë. Ne jemi të vendosur që të përdorim të gjitha mjetet demokratike të pjesmarrjes, por edhe të protestës e presionit publik që të arrijmë në pjesmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave në Parlamentin e ardhshëm dhe në vendim-marrjen politike në Shqipëri. Për këtë qëllim ne si shoqëri civile, si koalicione dhe rrjete të organizatave joqeveritare, si individë të lirë të këtij qyteti dhe vendi, do të punojmë në përmbushje të qëllimit tonë final, atë të arritjes së barazisë së vërtetë midis burrave dhe grave në Shqipëri! * * *

Page 5: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

5

Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbështet kërkesat e Lidershipit

të të Rinjve të Tiranës

Tiranë, 10 Prill 2013 – Lidershipi i të Rinjve të Tiranës dhe CRCA realizuan ditën e sotme një takim me Kryebashkiakun e Tiranës, z. Lulzim Basha. Lidershipi i të Rinjve të Tiranës (LRT) është një grupim rinor i forumeve politike dhe organizatave rinore në Tiranë, për të ndërmarrë iniciativa të përbashkëta në interes të të rinjve pavarësisht ndasive e bindjeve politike e organizacionale. Qëllimi i takimit ishte dorëzimi dhe prezantimi i kërkesave të Manifestit Rinor kryetarit të Bashkisë nga vetë të rinjtë e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës. Manifesti Rinor është një prej iniciativave më të fundit të LRT që përmban fushat më problematike për të rinjtë dhe kërkesat e tyre për secilën fushë drejtuar

qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore. Gjatë këtij takimi Kryetari i Bashkisë u njoh me kërkesat e Manifestit Rinor, me qëllimin e funksionimit të grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, me disa sugjerime për përmirësimin e transparencës dhe punës së Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Tiranë në funksion të të Rinjve si edhe iu kërkua bashkëpunimi në realizimin e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen me fokus të rinjtë e Tiranës. Kryebashkiaku shprehu angazhimin e tij për të bashkëpunuar me grupin rinor Lidershipi i të rinjve të Tiranës si një grup i fokusuar tek qëllimi i përbashkët në interes të të rinjve pavarësisht bindjeve politike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës njohu grupin rinor me disa nga iniciativat që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës në interes të të rinjve, veçanërisht të lidhura me

Page 6: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

6

punësimin rinor, kartën e studentit dhe portalin e punësimit online. Gjithashtu ai përmendi punën që është bërë në drejtim të familjes dhe fëmijëve, barazisë gjinore dhe diversitetit përmes vendosjes së një punonjësi për të drejtat e fëmijëve pranë çdo minibashkie, dhe ngritjen e sektorëve të barazisë gjinore dhe diversitetit pranë Bashkisë Tiranë. Pasi iu bënë prezent vështirësitë që CRCA dhe LRT kanë hasur herë pas here për të ndjekur si vëzhgues mbledhjet e Këshillit Bashkiak , z. Basha tha:

“dera e Bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për pjesmarrjen e një përfaqësuesi tuaj në mbledhjet e Këshillit Bashkiak duke qenë se për momentin nuk ekzistojnë hapësirat fizike për më shumë pjesmarrje”. Gjithashtu ai shprehu hapur vullnetin e mirë për të bashkëpunuar në realizimin e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen me fokus të rinjtë e Tiranës, si një proces që u vjen në ndihmë të dyja palëve dhe krijon ura diologu mes të rinjve dhe Bashkisë.

Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë 09 Prill 2013, ora 18.00-21.00

Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, të datës 09 Prill 2013 e ndoqi si vëzhgues një pjesëtar i stafit të CRCA-s dhe një anëtar i grupit rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës”. Vëzhguesit nuk hasën probleme për të ndjekur mbledhjen dhe patën bashkëpunimin e stafit të Bashkisë Tiranë. Paraprakisht ishte dërguar një kërkesë nga CRCA në sekretarinë e Këshillit Bashkiak për të ndjekur mbledhjen e radhës. Ndërkohë, mbledhja e muajit Prill ishte mbledhja e dytë e zhvilluar nga Këshilli Bashkiak për vitin 2013, por e para e vëzhguar nga CRCA, pasi vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të ndjekin mbledhjen e muajit Shkurt. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 31 pika 2 “zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj”, ndërkohë që Këshilli Bashkiak Tiranë kishte më shumë se një muaj pa u mbledhur. Mbledhja e mëparshme është zhvilluar në datën 28 Shkurt. Njoftimi për datën dhe orën e mbledhjes së Këshilllit Bashkiak së bashku me axhendën e mbledhjes është bërë publik në site-n zyrtar të Bashkisë një ditë përpara organizmit të mbledhjes, më datë 08.04.2013. Kryetari i Bashkise Tirane, z. Lulzim Basha, ishte prezent vetëm gjatë pjesës së parë të mbledhjes, në diskutimin e projekt vendimit të parë, ndërkohë më pas u zëvendësua nga zv. kryetarja znj. Jorida Tabaku, e cila ishte prezent gjatë

gjithë pjesës tjetër të mbledhjes. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u monitorua nga media dhe u transmetua live në disa stacione televizive. Projekt-vendimet të cilat u diskutuan dhe u miratuan në këtë mbledhje sipas rendit të ditës ishin : 1. P/Vendim; Për “Miratimin e detyrimeve financiare që rrjedhin nga granti i ofruar Bashkisë së Tiranës nga Shteti i Katarit për financimin e zbatimit të Projektit “Zgjatimi i Bulevardit verior dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës” (Faza e Parë)”. 2. P/Vendim; Për “Zbatimin e Programit të Ekonomik dhe Punësimit “Skema e Fondit të Garancisë” si dhe miratimin e kritereve dhe proçedurave për përzgjedhjen e bankës së nivelit të dytë’’. 3. P/Vendim ; Për “Miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2014-2016”. 4. P/Vendim; Për “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, datë 12.10.2011 për “Miratimin e Strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” (i ndryshuar)”.

Page 7: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

7

5. P/Vendim; Për “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.17, datë 28.02.2013 mbi “Politikën e decentralizimit të disa kompetencave ligjore pranë organeve të Njësive Bashkiake të Tiranës si dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20 datë 30.04.2007 “Për kalimin e disa kompetencave Njësive Bashkiake dhe një ndryshim në numrin e punonjësve të Njësive Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit” (i ndryshuar)”. 6. P/Vendim; Për “Miratim dhënie ambjenti në përdorim Shoqatës Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar “Shpresa për Jetën”, me destinacion për Qendër Sociale”. Në fillim të mbledhjes kryetari i Këshillit Bashkiak përcaktoi se plotësohej kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes, pra shumica e këshilltarëve ishin prezent në mbledhje. Të gjithë këshilltarët prezent në mbledhje ishin dakort me rendin e ditës. Më pas u kalua në diskutimin dhe miratimin e projekt-vendimeve. P/vendimi 1 shkaktoi shumë diskutime dhe debate mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës. Vlen për tu theksuar se z. Basha informoi këshilltarët se projekti i lidhur me këtë pikë ka qenë publik për gjithë të interesuarit dhe aktualisht gjendet në website-in e Bashkisë. Gjithashtu z. Basha theksoi rëndësinë e miratimit të p/vendimeve vecanërisht nr. 2, 5 dhe 6 të cilët u vinë në ndihmë, të rinjve, fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar. P/vendimi 1 u miratua me 29 vota pro, ndërkohë këshilltarët e opozitës abstenuan për të votuar këtë p/vendim. Për shkak të debateve për mosdhënien e fjalës nga ana e kryetarit të këshillit bashkiak këshilltarëve të opozitës, u kërkuan 5 minuta pushim nga kryetari, pushim i cili u zgjat në 30 minuta. Më pas kryetari i këshillit Bashkiak shpjegoi edhe njëherë për këshilltarët praktikën dhe rregullin e zhvillimit të mbledhjes dhe dhënies së fjalës duke theksuar se pas fjalës së kryetarëve të grupeve, këshilltarët nuk kanë të drejtë fjale. Gjithashtu p/vendimi 2 pati debate mes pozitës dhe opozitës të cilët votuan kundër tij. Ky projekt/vendim i cili nga grupi i këshilltarëve të pozitës dhe LSI u cilësua si i rëndësishëm pasi i vjen në ndihmë punësimit të të rinjve nën 35 vjeç, zhvillimit ekonomik dhe biznesit, u miratua me 29 vota pro, 3 abstenim dhe 20 kundër. P/vendimi 3 gjithashtu shkaktoi debate mes dy grupimeve kryesore. Ky p/vendim përsëri nuk u votua nga opozita pasi

sipas tyre mungonin objektivat e qartë të bashkisë për vitet e ardhshme dhe s’merrnin në konsideratë treguesit e një viti më parë. Nga diskutimet doli se këshilltarët e opozitës s’kishin qenë prezent në diskutimin e p/vendimit në komisionin e ekonomisë dhe financës. Ky p/vendim u miratua me 29 vota pro. P/vendimi 4 përsëri nuk u votua nga opozita dhe shkaktoi debat mes dy forcave. Ai u votua me 29 vota pro dhe 19 kundra. P/vendimet 5 dhe 6 nuk patën diskutime, por me konsensusin e grupeve kaluan direkt në miratim. P/vendimi 5 u miratua me 31 vota pro, 16 kundra dhe 1 abstenim. Ndërsa p/vendimi 6 u miratua me votat pro të të gjithë këshilltarëve. Nga procesi i vëzhgimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, të datës 9 Prill 2013 rezulton se: Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u vëzhgua nga

2 përfaqësues të CRCA dhe Lidershipit, me bashkëpunimin e stafit të Bashkisë Tiranë.

Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u transmetua

live në disa televizione, që e bën të aksesueshme nga shumë qytetarë mbledhjen e këshillit.

Votimi i p/Vendimeve u bë në debat e sipër, dhe

shumica e tyre nuk u votuan nga këshilltarët e opozitës. E gjithë mbledhja u shoqërua me debate ndërmjet

grupeve të pozitës dhe opozitës, dhe me komente të politizuara.

Këshilli Bashkiak ka shkelur ligjin “Për organizimin dhe

funksionimin e qeverisjes vendore” lidhur me periudhën kohore të zhvillimit të mbledhjeve, pasi mbledhja e radhës është zhvilluar pas më shumë se një muaji nga mbledhja e mëparshme.

Nga debatet mes këshilltarëve rezultoi se këshilltarët e

opozitës kishin munguar gjatë diskutimeve të p/vendimeve në disa prej komisioneve të Këshillit Bashkiak.

Ekzistonte kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e

mbledhjes së Këshillit Bashkiak e cila shkoi në përputhje me rendin e ditës.

Page 8: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

8

Kryebashkiaku ndoqi pjesën e parë të mbledhjes,

diskutimin e projekt vendimit të parë, ndërkohë pjesa tjetër e mbledhjes u ndoq nga zv. Kryetarja.

Shpesh herë komentet e këshilltarëve nuk kishin të

bënin me rendin e ditës, dhe kalonin në ngjyrime politike dhe personale. Gjithashtu gjuha e përdorur nga këshilltarët në disa raste ishte joetike.

Disa prej Këshilltarëve nuk e kanë ndjekur gjithë

mbledhjen duke u larguar më parë. Disa të tjerë tregonin hapur neglizhencën dhe padurimin për të mbaruar mbledhjen dhe për ti kaluar p/vendimet pa diskutime.

Të gjitha p/vendimet u miratuan por pjesa më e madhe

e tyre me votat pro të pozitës dhe me votën kundër ose abstenim të opozitës.

I vetmi p/vendim që u miratua me votën e të gjithë

këshilltarëve dhe grupeve kishte të bënte me hapjen e një qendre sociale për personat me aftësi të kufizuar.

Në këtë mbledhje u miratuan 3 projekt/vendime të rëndësishme që lidhen me të rinjtë, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht nr. 2, 5, 6.

Vendime të rëndësishme për qytetarët, që prekin grupe

si fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar janë kaluar direkt në miratim pa u dhënë mundësinë këshilltarëve të interesuar të diskutojnë ose argumentojnë votën e tyre pro apo kundër.

Shpesh herë Moderimi i seancës nga Kryetari i Këshillit

nuk u respektua nga të gjithë këshilltarët dhe në disa raste Kryetari nuk u dha fjalën këshilltarëve duke e argumentuar atë.

CRCA TRAINON 20 TË RINJ PËR MEKANIZMAT QË MUNDËSOJNË PJESËMARRJEN NË VENDIM-MARRJEN

LOKALE

13 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmi-jëve në Shqipëri-CRCA, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, organizoi nje kurs trainimi një ditor me temë “Mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen në vendim-marrjen lokale”. 20 të rinj, pjesë e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Ti-ranës si edhe përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, shoqërisë civile dhe studentë e të rinj të punësuar, u bënë pjesë e këtij trainimi.

Qëllimi i trainimit ishte forcimi i kapaciteteve të këtyre të rinjve për mjetet dhe mekanizmat që ata mund të përdorin për të inicuar dhe për tu bërë pjesë e proceseve vlerësuese dhe monitoruese të qeverisjes vendore, për të kërkuar llogari dhe përgjegjshmëri nga vendimmarrësit dhe për të ndikuar politikat lokale. Synohet që këta të rinj të bëhen pjesë e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen, i cili nga ana e tij është një ndër mekanizmat që mundëson pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen lokale.

Page 9: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

9

CRCA ka filluar tashmë lehtësimin e procesit të Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen (VKQ), i cili është një mjet monitorimi me bazë komunitare dhe instrument për fuqizimin e komunitetit dhe nxitjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë sociale dhe publike të institucioneve vendim-marrëse. Ky proces targeton të rinjtë e grupmoshës 18-24 vjeç dhe vlerëson çështjet e punësimit rinor, pjesmarrjes në vendimmarrje dhe kohën e lirë. Të rinjtë pjesëmarrës në trainim u njohën me aktorët që mundësojnë pjesëmarrjen, parimet mbi të cilat mbështete dhe legjislacioni, mekanizmat që mundësojnë pjesëmarrjen të inicuara nga autoritetet dhe shoqëria civile dhe më specifikisht me fazat e procesit të VKQ-së, mënyrën e zbatimit, përfituesit dhe produktin e tij.

Ky modul trainimi është bazuar në manualet e trainimit “Mobilizimi dhe angazhimi i komunitetit për më shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit” dhe “Vlerësimi i Qeverisjes nga Komuniteti” si dhe është mbështetur nga Olof Palme International Center.

PËRFUNDON ME SUKSES TRAINIMI I CRCA “FUSHATA ZGJEDHORE”

PËR 21 TË RINJ AKTIVISTË TË PARTIVE POLITIKE NË VEND DHE FORUMET E GRAVE TË PARTIVE POLITIKE

Page 10: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

10

25-26 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA në bashkëpunim me Koalicionin për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë, përfun-doi me sukses kursin e trainimit dy ditor me temë “Fushata Elektorale”, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”. Ky kurs trainimi u adresohej grave dhe vajzave të partive politike në vend dhe kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre në ndihmë të rolit dhe punës që kryejnë brenda partive siç mund të jetë angazhimi në organizimin e fushatave elektorale. Trainimi u ndoq nga 15 gra dhe vajza anëtare të forumeve të grave të partive politike si PS, PD, LSI, PR, dhe AK. Të gjitha pjesmarrëset në trainim vlerësuan se ky kurs do ti ndihmojë në punën që kryejnë dhe specifikisht vlerësuan tema si: fokus-grupet, fjalimet publike, strategjia dhe organizimi i fushatës, planifikimi, buxheti dhe fondet, komunikimi me median, imazhi i fushatës,etj. 23-24 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, organizoi kursin e trainimit dy ditor me temë “Fushata Elektorale”, për të rinjtë e partive politike në vend. 21 të rinj, aktivistë të forumeve rinore të partive politike të të gjithë spektrit në vend si PS, PD, LSI, PR, AK, PDIU, FRD morën pjesë në këtë trainim i cili synonte rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për të organizuar dhe drejtuar fushatat elektorale të par-tive në të cilat bëjnë pjesë. Kursi i tranimit dy ditor, si për të rinjtë si për gratë, u dizenjua në mënyrë të tillë që ti përgjigjej nevojave që kanë këto forume politike në vend duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Materiali i referuar gjatë trainimit u bazua në Manualin e Trainimit të CRCA-s “Për Partitë dhe Forumet Politike në Shqipëri” dhe u organizua në tre module kryesore: Sistemet elektorale dhe Rëndësia e Fushatave elektorale; Strategjia dhe Planifikimi i Fushatës; Fushata në Veprim.

Metodologjia e përdorur në këtë kurs trainimi që konsistonte në ndërthurjen e materialit teorik me punën në grupe e diskutimet u vlerësua maksimalisht nga pjesmarrësit. Sipas tyre në këtë mënyrë informacioni përthithet më mirë, i nxit pjesmarrësit të bashkëpunojnë dhe të shprehin mendimet e tyre. Tema të tilla si: planifikimi i fushatës, programi elektoral, strategjia e fushatës elektorale, imazhi, marrëdhëniet dhe komunikimi me median, mbledhja dhe menaxhimi i fondeve, ngjallën interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarrësve. Këto u vlerësuan nga pjesmarrësit si temat më interesante pasi i ndihmojnë në punën e tyre pranë partive ku aderojnë, në debate, përballje politike, për të vlerësuar rolin e rinisë në politikë dhe kontributin e tyre. Puna në grupe dhe diskutimet u vlerësua nga pjesmarrëset si shumë interesante, që plotësuan nevojën e tyre për të shkëmbyer dhe ndarë eksperiencat e mendimet dhe si një mundësi për të krijuar ura bashkëpunimi mes forumeve të grave të partive politike. Trainimi u mbështet nga Olof Palme International Center

Page 11: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

11

PSE RINIA NUK ORGANIZOHET?

Letër e Hapur

Nga: Ili Gërdupi Drejtor Ekzekutiv i RVSH

Anëtar i LRT

Pse nuk organizohet rinia shqiptare? Një nga format e organizimit do të ishte organizata rinore ose dhe organizime jo formale, grupe rinore. Organizimet jo formale rinore funksionojnë për disa kohë, por nëse kanë nevojë për mbështetje, sidomos për mbështetje financiare e gjejnë veten përpara op-sionit për tu kthyer në një entitet të njohur ligjor, pra duhet të regjistrohen si organizata. Si hapet një organizatë jo fitimprurëse në Shqipëri? Proçedurat për të hapur një organizatë jo fitim prurëse janë të vështira, të komplikuara, me kosto financiare, sidomos për një organizatë rinore. Dësh-mia që unë po tregoj është nga vetë eksperienca ime me krijimin e Rrjetit të Vullnetarëve Shqiptarë-RVSH, si një organizatë rinore të regjistruar sipas ligjit. RVSH-ja ka nisur në bankat e gjimnazit “Sami Frashëri” nga një grup të interesuarish për të dhënë kohën e tyre në dobi të komunitetit dhe mbase për të mësuar diçka, e pse jo për tu rritur gjatë rrugës. Pra organi-zata jonë është “grasroot” dhe ne jemi të rinj. Po pse qenka kaq e vështirë për të hapur një organi-zatë rinore?! Proçedurat tatimore janë të komplikuara dhe nuk ka informacion e as akses tek informacioni i duhur. Nuk ekzistojnë trajnime apo përgatitje për të deklaruar taksat. Gjykata, sepse duhet të marrësh një vendim gjykate për të ekzistuar si NGO, është jo më pak e komplikuar. Dokumentat duhet të noterizohen dhe duhet të kesh një përfaqësues ligjor, pavarësisht se je student ose nxënës dhe të ardhurat e tua janë lekët e xhepit nga familja.

Grupi i RVSH ka kohë që vullnetarizon në aktivitete të ndryshme, por askush nuk të përgatit për ditën që do shkosh në gjykatë për të marrë leje për tu njohur nga ligji që të bësh vullnetarizëm. Teksa ngjisja shkallët e gjykatës i ndjeja këmbët plumb dhe vetëm atëherë e ndjeva peshën e rinisë, që se kisha menduar ndon-jëherë që të ishte e rëndë. Pasi i kalon të gjitha këto vjen marrja e NIPT, sepse deri tani ligji të njeh, por duhet të jesh objekt i tatue-shëm që të kesh mundësi të marrësh mbështetje fi-nanciare. Dhe pse gjithë këto kohë RVSH ka funk-sionuar shumë mirë pa fonde, por menduam që nuk do ishte keq të mbanim mundësitë e hapura. Proçedura e marrjes së NIPT-it kërkon noterizimin e Statutit dhe Aktit të Themelimit, pra edhe njëherë fillon kursimi i lekëve të xhepit. Gjithashtu doja të përmendja që këto proçedura dhe informacionet mbi to nuk janë shumë të qarta. Por, duke qënë se jemi pa punë kemi kohë të shkojmë e të vijmë disa herë në zyrat ‘mikpritëse’ të administratave përkatëse! Rinia paska dhe avantazhe, ke shumë kohë të lirë dhe mund të ndjekësh të gjitha këto proçedura! Për të marrë NIPT-in duhet të kesh edhe një zyrë, pra një adresë zyre dhe një kontratë qeraje. Ndërkohë që të duhet dhe një ekspert financiar që të të sqarojë se si funksionon kjo punë sepse ka dhe taksimi pjesën e vet. Po si thashë më parë rinia ka shumë kohë të lirë, prandaj duke qenë se nuk kemi të ardhura iu futëm vetë që të “mësonim” sekretet e financës. Si ia dolëm? Nuk është se ia dolëm dhe aq mirë për tu treguar i sinqertë.

Page 12: Politika E-CITY - crca.al e-City... · monetare për këtë shkelje, por pa patur të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve. Aspekti më shqetësues i vendimit të Aspekti

12

Kemi marrë dy gjoba, sepse ka deklarim taksash, TVSH, TAP dhe vjetore duhet të deklarojmë bilancin dhe dek-larimet mbi fitimet. Do doja ta theksoja që ne kishim kohë dhe i bëmë “detyrat e shtëpisë”, por ka disa gjëra të tjera. Ka pengesa insitucionale dhe mungesë informacioni, sidomos për të rinjtë. Ka kosto financiare që nuk mund të përballohen nga ne, nga të rinjtë dhe çdo gjë vjen me një faturë financiare. Ka një valixhe me njohuri dhe aftësi që nuk ke ku t’i gjesh si i ri/e re, nëse nuk ke bërë vullnetarizim në një organizatë. Dhe pse ne kemi qenë vullnetarë në shumë vende, as organizatat nuk të ndihmojnë gjithmonë. Ka një si sens konkurence që për RVSH-në si organizatë e re është i dëmshëm për shëndetin e organizatës. Mendova të hiqnim dorë dhe se RVSH-ja nuk ka nevojë për proçedura të komplikuara dhe zyra pa informacion për të vullnetarizuar. Menduam që nuk ka më lënie leksionesh për të pritur një dokument që ta dërgojmë te zyra tjetër që të mbarojmë punë. Po i futem mësimeve të jem studenti më i mirë se gjithë kjo nuk ia vlen. Por pastaj mendova që mbase ne rrimë kaq shumë nëpër kafene se nuk ka vende dhe hapësira për ne, të rinjtë që jemi prioritet i vendit. Të gjitha takimet e RVSH-së janë bërë në kafe ose tek ndonjë zyrë organi-zate miqësore. Ndërkohë që edhe në të gjithë proçesin e bërjes së organizatës, miqtë dhe ndërhyrjet funk-sionojnë si në çdo aspekt të realitetit shqiptar. Mundësi reale për ne nuk ka, për të rinjtë nuk ka vërtet! Por kjo nuk e ka pengaur RVSH-në të jetë si organizatë dhe unë e kalova pesimizmin tim dhe sigur-isht do vazhdoj të bëj atë që dua, do mbledh vullnetar, do vullnetarizoj. Por gjërat nuk mund t’i lihen një organizate, se ne sot jemi të rinj nesër mbase punojmë te taksat dhe ku i dihet mbase jemi pre e burokracisë së shtetit e dikush tjetër na shan. RVSH-ja është një organizatë rinore që ekziston falë sakrificave dhe vullnetit rinor, por jo të gjithë të rinjtë e kanë atë vullnet. Jo të gjithë të rinjtë kanë mundësi të jenë të duruar dhe jo të gjithë kanë kohë të enden në burokracinë e administratës shtetërore. RVSH-ja bën një ndryshim dhe tregon fitoren e vull-netit rinor dhe mbase kokfortësinë e vullnetarit/es. Por organizatat nuk janë gjithmonë dhe shteti presu-

pozohet të jetë aty gjatë gjithë kohës dhe prandaj ne presim ndryshime që t’i hapen ca më shumë dyer rinisë. Unë përmenda vetëm një eksperiencë të organizimit rinor dhe nuk kalova në detaje në marrje leje për ak-tivitete dhe përfshirjen e të rinjve në politikë. Do kem kohë mbase një ditë tjetër. Pse rinia nuk organizohet? Sepse ka vetëm dyer që mbyllen dhe jua them si një drejtues dhe bashkëthemelues i një organizate rinore dhe jo si një i ri që harxhon kohën kafen-eve, si shpesh bien akuzat mbi vitet tona të reja. Rinia nuk organizohet sepse përtej hapësirës pub-like të bar-kafeve të tjerat duan ekspertizë, njohje dhe fatura të gjata financiare dhe jo vetëm dëshirë për ndryshim, informacion dhe ndërgjeg-jësim që rinia ka me shumicë.