Upload
vuongque
View
279
Download
4
Embed Size (px)
Citation preview
Universiteti "Aleksander Moisiu"
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE
MASTER PROFESIONAL
Punoi :
Tahir Zyberaj
Pranoi:
Prof.As.
HYSNI AHMETAJ
Tema : politikat e punësimit dhe Tregu i punës në Shqipëri
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
2
Falenderimet dhe mirënjohjet
Në radhë të parë ndihem shumë i privilegjuar që ndodhem përball ktyre profesorve
të çmuar që me ndihmen e tyre jam unë sot ketu duke mbrojtur diplomen në
Master Profesional. Falenderimiet dhe mirnjohjet janë të shumta por unë dua ti
kufizoj ato duke shprehur më shkurt. I pari që meriton nje falenderim special është
Prof.As HYSNI AHMETAJ udhëheqes i diplomes dhe njeriut shumë të
komonikueshëm që me ndihmën e tij të pakursyer dhe keshillat që më dha arrita të
perfundoj ketë studimë.
Gjithashtu dua të falenderoj instutucionet qe me ndihmuan ne kerkimin dhe
mbledhjen e informacionit per realizimin e ketij punimi;Insituti i
Statistikave(INSTAT) Ministrine e Financave, Ministrine e Punes ceshtjeve sociale
dhe shanseve te barabarta(MPCSSHB) Banken e Shqiperis
Së fundmi dua të falenderoj familjen time për mbeshtetjen e pakursyer që kan bër
ndaj meje gjatë ktij cikli studimi.
Faleminderit të gjitheve !
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
3
Permbajtja
Hyrje 4…6
KREU I Pasqyrë e tregut të punës në Shqipëri; 7…15
1. Pasqyrë e tregut të punës në Shqipëri ;
2. Politikat e nxitjes së punësimit në Shqipëri ;
I. Programi i praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që
kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit.;
II. Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në
vështirësi;
III. Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë;
IV. Programi i nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta;
V. Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë
për herë të parë në punë.;
Kreu II Tregu i punes ne Shqiperi. 16…26
1. Kuptimi i pergjithshem i tregut te punes;
2. Veshtrim mbi zhvillimin e tregut te punes ne Shqiperi;
3. Papunesia dhe levizjet demografike;
Kreu III Tregu i punsimit dhe tendecat e tij ne Republiken e Shqipërise 26...31
1. Tregu aktual i punes dhe tendencat e tij;
2. Punesimi;
3. Sektori informal ne tregun e punes;
4. Vetepunesimi;
5. Papunesia;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
4
Kreu IV Politikat qe ndiqen per punsimin ne vendin tone. 32...64
1. Politikat e punesimit ne vendin tone;
2. Kuadri ligjor;
3. Politikat e punsimit per te rinjet;
4. Masa e përfitimit që marrin punëdhënësit;
5. Kriteret e përfitimit;
6. Procedura e aplikimit për punëdhënësit;
i. Kontratat që nënshkruhen ndërmjet punëdhënësit dhe zyrave
të punësimit;
7. Kontratat individuale të punëkërkuesit;
8. Programi i punësimit;
9. Zhvillimi i burimeve njerezore;
i. Per zhvillimin dhe trajnimin e stafit po punohet per te;
10. Punet publike;
11. Barazia gjinore dhe shanset e barabarta ne pune;
12. Punesimi dhe formimi profesional per komunitetin rom;
13. Punesimi dhe formimi profesional per femijet qe punojne ne menyre
informale;
14. Politikat per integrimin emigranteve ne tregun e punes;
15. Programet pasive – pagesa e papunesise;
16. Arsimi dhe Formimi Profesional;
17. Masat per permiresimin e situates ne tregun informal;
18. Dialogu social
Kreu V 65…68
Perfundime dhe Rekomandime
Referencat 69...70
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
5
HYRJE
Rënia e regjimit komunist në Shqipëri dhe kalimi nga një ekonomi e kontrolluar nga
shteti në një ekonomi tregu solli ndryshime drastike në funksionimin e tregut të punës
dhe për pasojë dhe ristrukturimin e politikave të punësimit. Këto njëzet vite tranzicioni e
kanë ekspozuar Shqipërinë ndaj vështirësish të mëdha në përshtatjen me realitetin e
ekonomisë së tregut të lirë. Në këto rrethana, vendi ka përjetuar kriza të përsëritura
papunësie dhe aktivitet të ulët të fuqisë punëtore. Kjo veçanërisht për sa u takon viteve
1990, periudhë në të cilën papunësia është luhatur mes 26% në vitin 1992 dhe 18% në
vitin 1999 (INSTAT). Edhe pse mund të vërehet një përmirësim në gjendjen e tregut të
punës - kryesisht në sajë të disa valëve rritjeje ekonomike ndër vite - sfida madhore në
përmbajtjen dhe uljen e papunësisë vazhdojnë të jenë të pranishme.Paralelisht me këto
sfida, intensifikimi i procesit të integrimit europian shton presionin dhe përgjegjësinë e
Shqipërisë për të siguruar një treg pune më eficient. Pritshmëritë në këtë drejtim kanë të
bëjnë më së shumti me zbatimin e politikave më efektive të punësimit, të afta për të
adresuar problemet e theksuara nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë. Ato
gjithashtu nënkuptojnë gatishmëri institucionale në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të
përballojë detyrimet e integrimit në BE dhe mundësitë që lindin në këtë rrugëtim. Në
veçanti, Bashkimi Europian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat
e anëtarësimit nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit (IPA), një instrument financiar i
ndërtuar rreth pesë komponentëve dhe i aplikuar për periudhën 2007-2013. Duke qenë se
ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat, aktualisht Shqipëria përfiton vetëm nga
komponenti I – Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi i Institucioneve dhe Komponenti II
– Bashkëpunimi Ndërkufitar. Këto vite duhet të shfrytëzohen nga Shqipëria për të kryer
ristrukturimet e nevojshme institucionale dhe përgatitjet që vendi të përfitojnë nga
komponenti IV IPA - Zhvillimi i Burimeve Njerëzore, një ndihmë transitore kjo për
menaxhimin e fondeve të Fondit Social Europian në të ardhmen. Ky komponent është
projektuar të ndihmojë Shqipërinë të përballet më me lehtësi me sfidat e ardhshme
globale të punësimit dhe kohezionit social, duke nxitur më tej zhvillimin e vendit. Për më
tepër, Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të
tregut të punës. Afati kohor për implementimin e Strategjisë Sektoriale të Punësimit 2007
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
6
- 2013 është pranë mbarimit, dhe muajt në vijim do të jenë një periudhëe kyçe për të
vlerësuar situatën dhe për të kryer një rikonfigurim të politikave të punësimit. Ndërkohë,
zhvillimi i programit të dytë të Instrumentit të Para-Aderimit IPA II-2014 -2020 është
drejt përfundimit.
Kjo do të thotë se vendi duhet të synojë të rishikojë politikat e punësimit dhe në të njëjtën
kohë të përfundojë përgatitjet për të përfituar nga komponentët e IPA-s.
Ky studim ka për qëllim të hedhë dritë dhe të inkurajojë një diskutim mbi efektivitetin e
politikave aktuale të punësimit, si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të përfituar nga
komponentit IV i IPA-s për zhvillimin e burimeve njerëzore. Për vetë natyrën e tyre të
pandashme, të dy aspektet paraqiten së bashku në këtë studim të organizuar në dy pjesë.
Pjesa I e studimit hulumton tiparet e tregut të punës në Shqipëri dhe ndikimin e politikave
të punësimit të zbatuara aktualisht, duke identifikuar rekomandime për rishikimin e
përmirësimin e tyre. Pjesa II vijon me një analizë të mundësive për zhvillim dhe kohezion
social që burojnë nga komponenti IV i IPA-s. Duke hedhur vështrimin drejt pjesëmarrjes
së Shqipërisë në këtë program në të ardhmen, ai vlerëson situatën lidhur me përgatitjet
institucionale dhe ligjore. Së fundmi, paraqiten disa rekomandime me synim përfundimin
me sukses të përgatitjeve. Rezultatet e hulumtimit përqendrohen në të dhëna cilësore dhe
sasiore të institucioneve shtetërore, të Bashkimit Europian, si dhe vlerësimet dhe
konkluzionet e arritura nga aktorët e tjerë relevantë në një tryezë të rrumbullakët të
mbajtur në korrik 2012.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
7
KREU I
1.Pasqyrë e tregut të punës në Shqipëri
Falë faktit që është një nga vendet e rajonit me moshën më të re të popullsisë dhe ku
popullsia në moshë pune (15 – 64 vjeç) përbën rreth 64.3%, Shqipëria disponon një
kapital njerëzor sa të vyer, aq dhe të vështirë për tu integruar në tregun e punës. Kjo pasi
një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve të papunë u përkasin pikërisht moshave të
reja dhe konkretisht, 15.6% e punëkërkuesve të papunë i përkasin grupmoshës deri në 25
vjeç dhe 22.9% i përkasin asaj 25-34 vjeç1. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të vetë
institucioneve shtetërore, tregu shqiptar i punës shënon informalitet të lartë, rreth 24% në
zonat urbane dhe rreth 5% në zonat rurale.2 Ky aspekt vështirëson përcaktimin e saktë të
nivelit të papunësisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë
tremujorit të tretë 2012, forca e punës ka qenë 1.064. 291persona, ndërsa shkalla e
papunësisë së regjistruar është 13.32 %.3 Kjo përqindje i korrespondon një shifre prej
141.816 punëkërkuesish të papunë të regjistruar në zyrat e Shërbimit Kombëtar të
Punësimit (SHKP).4 Po të marrim parasysh faktin se këto zyra mbeten pak popullore5
për qytetarët dhe shtrihen vetëm në zonat urbane të vendit, të dhënat që ato disponojnë
mbi personat e papunë janë të kufizuara.
Gjithashtu kriza ekonomike që ka goditur vende të ndryshme të BE-së e në veçanti
Greqinë ka ndikuar në shtimin e papunësisë në vend. Kjo pasi shumë emigrantë janë
detyruar të kthehen në kushte vështirësie ekonomike. Sipas të dhënave të Ministrisë së
Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), gjatë vitit 2011, 64% e
personave të kthyer që u janë drejtuar sporteleve të migracionit, janë regjistruar si të
papunë.6 Një aspekt shqetësues mbeten punëkërkuesit afatgjatë, të cilët përbëjnë rreth
62.2% të totalit. Gjithashtu tregu i punës në Shqipëri karakterizohet nga aktivitet i ulët
(61.9% në vitin 2009) dhe shkallë e ulët e punësimit (në 53.4%, po në vitin 2009 në
krahasim me mesataren dhe objektivat në vendet e BE-së (rreth 70%, viti 2008)7.
Duke marrë parasysh situatën e lartpërmendur, është e rëndësishme që të hartohen
politika punësimi në përputhje me profilin e vendit, por dhe me angazhimet në funksion
të anëtarësimit në BE. Angazhimet përkatëse në këtë drejtim përcaktohen në
Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) BE – Shqipëri, në fuqi nga prilli 2009.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
8
Konkretisht, në nenin 99, MSA përcaktohet se “palët bashkëpunojnë për të lehtësuar
reformat e politikave shqiptare të punësimit, duke u fokusuar tek fushat prioritare që
lidhen me acquis e Komunitetit në këtë fushë”.
Tabela 1. Pasqyrë e tregut të punës në Shqipëri
Forca e punës 1.064.291 persona
Shkalla e papunësisë së regjistruar 141.816 punëkërkues të papunë ose 13.32 %
Të papunë afatgjatë 62.2%
Të papunë të moshave të reja 15.6% - grupmosha deri në 25 vjeç
22.9% - grupmosha 25-34 vjeç
Aktivitet i ulët i tregut të punës 61.9% në vitin 2009
Burimi: Instat 2013 pasqyra e levizjes se tregut te punes ne vendin tonë
Gjithashtu programet dhe instrumentet përkatës të BE-së do të kontribuojnë për rritjen e
cilësisë së strukturave dhe veprimtarive arsimore dhe trajnuese në Shqipëri. Paralelisht
me zbatimin e MSA-së, në qershor 2009, Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në
Bashkimin Europian, por ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat. Rrjedhimisht,
ajo përfiton nga ndihma e Instrumentit të Para - Aderimit vetëm për komponentët I -
Asistenca e Tranzicionit dhe Forcimi i Institucioneve dhe II – Bashkëpunimi ndërkufitar.
Ndërkohë programi IPA 2- 2014 – 2020 parashikon përfitimin e vendeve në rrugën e
anëtarësimit nga të pestë komponentët, pavarësisht marrjes apo jo të statusit të vendit
kandidat. Kjo do të thotë që në një të ardhme të afërt, Shqipëria do të mund të përfitojë
kërkesa të reja administrative dhe institucionale, të cilat natyrisht kanë implikime
financiare. dhe nga komponenti IV për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, në funksion dhe
të pjesëmarrjes në të ardhmen në Fondin Social Europian. Kjo nënkupton përballjen me
kërkesa të reja administrative dhe institucionale, të cilat natyrisht kanë implikime
financiare.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
9
2.Politikat e nxitjes së punësimit në Shqipëri
Për tu përballur me çështjen e papunësisë, institucionet shqiptare po zbatojnë Strategjinë
Sektoriale të Punësimit 2007 – 2013 e cila shoqërohet dhe nga një Plan Veprimi
Prioritetet e Strategjisë Sektoriale të Punësimit 2007 - 2013:
Ulja e nivelit të papunësisë me 0.3% çdo vit; Rritja e të punësuarve me 5% në vit; 20% e
të papunëve të regjistruar të marrin pjesë brenda vitit 2013 në një program aktiv në
formën e trajnimit, ritrajnimit, praktikave në vendin e punës, ose masave të tjera që
gjenerojnë punësim; Programe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e atyre
ekzistuese; Nxitja e formimit profesional gjatë gjithë jetës; Rritja e investimeve në
kapitalin njerëzor; Sigurimi i të gjithë mbështetjes shtetërore për të papunë dhe grupet në
nevojë; Përmirësimi i performancës së rrjetit të shërbimeve të punësimit brenda
kapaciteteve ekzistuese; Krijimi i një klime pozitive për zhvillimin e biznesit dhe
investimeve, rritja e konkurueshmërisë së SME-ve në tregun rajonal dhe atë global,
nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit, reduktimit të barrierave
administrative dhe krijimit të lehtësirave për biznesin; Ngushtimi gradual i peshës së
sektorit informal. Ashtu si shumica e vendeve europiane, që nga viti 1999 Shqipëria
zbaton një sërë politikash pasive dhe aktive për të “korrigjuar” difektet e tregut të punës
që rezultojnë në papunësi. Ndërkohë që politikat pasive zakonisht kanë të bëjnë me
pagesën e papunësisë apo ndihmën ekonomike, politikat aktive të tregut të punës (PATP)
janë të shumëllojshme. Kryesisht PATP, përbëhen nga masat dhe instrumentet e
mëposhtme: 1. Instrumentet e informimit dhe ndërmjetësimit për punësim; 2. këshillimi
për punësim; 3. sanksionet, shpërblimet dhe monitorimi i kërkimit; 4. trajnimet; 5.
subvencionet për punësimi dhe subvencionet e pagave për punë të rregullta; 6. skemat e
krijimit të vendeve të reja të punësPolitikat aktive të zbatuara në tregun e punës në vende
të ndryshme ndryshojnë gjerësisht për nga karakteristikat e strukturimit dhe strategjitë e
zbatimit. Megjithatë, në të gjitha vendet ish-komuniste, sot anëtare të BE-së janë aplikuar
ose vazhdojnë të aplikohen masa aktive të nxitjes së punësimit.
Masat e zbatuara në Shqipëri që nga viti 1999 me qëllim nxitjen e punësimit kanë
mbuluar: ndërmjetësimin për gjetjen e një pune; këshillim; trajnime; si dhe programe të
nxitjes së punësimit nëpërmjet subvencionimeve.Aktualisht, janë në zbatim pesë PATP,
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
10
të cilat janë hartuar në kuadër të zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Punësimit 2007 –
2013 dhe rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto programe zbatohen nga
Shërbimi Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet zyrave rajonale në bashkëpunim me qendrat e
formimit profesional. Programet e nxitjes së punësimit kanë në fokus kryesisht
punëkërkues të papunë në vështirësi, gratë nga grupe të veçanta, punëkërkues që kanë
mbaruar studimet e larta brenda ose jashtë vendit prej jo më shumë se 24 muajsh si dhe
personat që hyjnë për herë të parë në tregun e punës.
i) Programi i praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë
mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit.
Programi parashikon përfshirjen në praktika profesionale të punëkërkuesve të papunë të
cilët: kanë përfunduar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit prej më pak se 24 muajsh.
Zyrat e punësimit duhet të hartojnë listën e punëkërkuesve të papunë në bazë të listave të
të diplomuarve të dërguara nga rektoratet dhe nga lista e diplomave të njohura nga
Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Punëdhënësit privatë që pranojnë këta punëkërkues
përfitojnë financim mujor në masën 100% të pagesës së papunësisë për çdo muaj praktikë
të punëkërkuesit, nëse i caktojnë një kujdestar. Punëkërkuesi i përfshirë në këtë program
përfiton mbështetje financiare 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë.
Deri në fund të vitit 2011, 43 subjekte kanë ofruar praktikë profesionale në ambientet
publike dhe private për 132 punëkërkues të papunë (studentë të diplomuar 24 muajt e
fundit). Megjithatë, duhet vërejtur se numri i punëkërkuesve të papunë me arsim të lartë
të regjistruar në zyrat e SHKP aktualisht është margjinal – vetëm 3,7% për vitin 2011.
Gjithashtu, raporte të MPCSSHB tregojnë se përgjithësisht zyrat e punësimit janë më të
suksesshme në ndihmën në punësim kryesisht të personave me arsim bazë dhe të mesëm.
Kjo sugjeron se puna ndërmjetësuese e zyrave të SHKP me institucionet publike dhe
private për të pranuar punëkërkues me arsim të lartë në kuadër të këtij programi mbetet
mjaft modeste. Rëndësia e kësaj mase do të rritej nëse do të behej sensibilizim për të
shtuar popullaritetin e zyrave të SHKP në shërbim të qytetarëve të papunë, edhe mes
studentëve. Si ndihmë për të integruar të rinjtë në tregun e punës, por dhe si mundësi për
të përfituar staf të ri të kualifikuar, bizneset tashmë po i mëshojnë krijimit të mundësive
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
11
të praktikave dhe MPCSSHB mund të luajë një rol më aktiv në këtë aspekt.14 Si
shembull, Business Albania, një organizatë ombrellë e shoqatave të bizneseve shqiptare,
ka nënshkruar një memorandum me fakultetin e ekonomisë në Universitetin e Tiranës që
të rinjtë të kryejnë praktika.
ii) Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi
Sipas këtij programi pesë-vjeçar, punëdhënësit që punësojnë me kontratë me kohëzgjatje
njëvjeçare punëkërkues të papunë në vështirësi mund të përfitojnë: një financim për një
vit, në masën 100%, të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore që i
takojnë punëdhënësit; financim për katër muaj në masën 100% të pagës minimale në
shkallë vendi. Punëkërkues të papunë në vështirësi konsiderohen: të papunët afatgjatë;
personat që përfitojnë ndihmë ekonomike; personat që përfitojnë pagesë papunësie;
personat që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, të moshës 18-25 vjeç; personat mbi
45 vjeç që nuk kanë një arsim më të lartë se arsimi i mesëm ose ekuivalenti i tij; personat
me aftësi të kufizuar; personat nga komuniteti rom; emigrantët e kthyer me probleme
ekonomike.
Deri në fund të vitit 2011, kanë qenë 33 subjekte të cilat kanë punësuar 485 punëkërkues
të papunë në vështirësi për një kohëzgjatje 12 muaj. Në këtë program financohen katër
paga minimale në shkallë vendi 20.000 (njëzet mijë) lekë të reja në muajin e 5-6 dhe 11-
12 të programit. Megjithatë, punëdhënësit argumentojnë se ky nuk është një stimul i
mjaftueshëm. Kjo për faktin se ai nuk arrin të adresojë pengesën kryesore në luftimin e
papunësisë: koston për hapjen e një vendi pune, e cila kushton shumë herë më tepër.
Ajo që ndodh rëndomë është që pas një viti personat hiqen sërish nga puna pasi
punëdhënësi nuk ka më detyrime. Pra, në tërësi kjo masë nuk krijon një punësim të
qëndrueshëm.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
12
iii) Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë
Në kuadër të këtij programi, punëdhënësi që organizon trajnim të përgjithshëm nëpërmjet
punës së punëkërkuesve të papunë, mund të përfitojë: 70% të kostove të trajnimit për
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme; 50% të kostove të trajnimit për ndërmarrjet e mëdha;
për një kohëzgjatje deri në 6 muaj. Në këmbim, ai duhet të punësojë për një periudhë 6-
mujore të paktën 50% të punëkërkuesve të papunë të trajnuar. Gjithashtu ai nuk duhet të
bëj pushime nga puna, pa shkaqe të arsyeshme, të punëmarrësve të punësuar më parë.
Gjithashtu, shërbimi Kombëtar i punësimit organizon në rrethe trajnime për njerëzit në
nevojë. Këto trajnime, zakonisht me kohëzgjatje 3-mujore mbulojnë kurse të gjuhëve të
huaja, kompjuterit apo formim profesional në zanatet e fasonit, rrobaqepëses, teknikëve
të profileve të ndryshme, etj. Kurset kanë një kosto prej 3 000 dhe 1 500 lekësh .
Në shkallë kombëtare, deri në fund të vitit 2011, 26 subjekte të cilat kanë formuar
nëpërmjet punës 553 punëkërkues të papunë, ku pas formimit 50% e të të formuarve
(277) janë mbajtur dhe vazhdojnë në punë për të paktën një kohëzgjatje 6 mujore të
përcaktuar në VKM me detyrim.
Sa u takon trajnimeve në qendrat e formimit profesional, një problem që shtrohet lidhur
me efikasitetin e programeve të trajnimit ka të bëjë me mungesën e të dhënave të sakta
mbi nivelin e punësimit të personave të trajnuar, pasi gjurmimi i tyre është i vështirë. Për
vitin 2011, nëpërmjet këtyre qendrave janë trajnuar 4880 individë, çka do të thotë 3.5% e
punëkërkuesve të papunë të regjistruar.17 Sipas MPCSSHB rreth 45% e personave të
trajnuar punësohen. Kjo përqindje mund të duket modeste, por sipas institucioneve
shpjegohet me faktin se çdo vit vetëm një pjesë e vogël e punëkërkuesve trajnohen për
zanate të mirëfillta, ndërsa pjesa tjetër për kurse gjuhe. Disa prej trajnimeve të ofruara si
për shembull ato për hidraulik janë të përshtatshme, por jo gjithnjë ato ndjekin hapine
zhvillimeve teknologjike. Shembull i kësaj të fundit është rasti i sektorit të ndërtimit, një
sektor me ritme të shpejta e të vazhdueshme zhvillimi dhe novacioni
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
13
iv) Programi i nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta
Sipas këtij programi pesë-vjeçar, punëdhënësit që punësojnë me kontratë me kohëzgjatje
njëvjeçare punëkërkuese femra nga grupet e veçanta mund të përfitojnë: një financim për
një vit, në masën 100%, të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore që i
takojnë punëdhënësit si dhe financim për katër muaj në masën 100% të pagës minimale
në shkallë vendi. Femra nga grupet e veçanta konsiderohen: femra të papuna për një
periudhë afatgjatë (punëkërkuese të papuna prej më shumë se një viti); femra që
përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura të ulëta; femra të trafikuara; femra
mbi 50 vjeç, femra rome; femra me aftësi të kufizuara; vajza nëna; femra të divorcuara
me probleme sociale; femra që kthehen nga emigracioni, me probleme ekonomike.
v) Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë
të parë në punë.
Punëdhënësit, të cilët punësojnë për herë të parë të rinj nga mosha 16-25 vjeç, të cilët
nuk kanë përvojë të mëparshme pune, mund të përfitojnë një financim mujor deri
për një vit, në masën 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe
shëndetësore, të pjesës së kontributit të punëdhënësit, me kusht që kohëzgjatja e
kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 6 (gjashtë) muaj.
Duke qenë se gratë në Shqipëri, e në veçanti ato të kategorive sociale të lartpërmendura
përballen me diskriminim të vazhdueshëm, kjo masë përbën një hap pozitiv.
Megjithatë,vendimi është marrë pas miratimit të buxhetit për vitin 2012. Edhe pse
ekziston mundësia e rishpërndarjes së buxhetit nga zyrat e SHKP-së, zgjedhja nga këto të
fundit ka qenë vazhdimi i financimit të masave ekzistuese. Kësisoj, ende nuk mund të
raportohen përfitues nga kjo masë. E njëjta gjë vlen dhe për programin e nxitjes së
punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë (Vendim nr. 199,
datë 11.1.2012). Efikasiteti i këtyre masave do të mund të shihet duke filluar nga viti
2013 duke parashikuar që këto masa do të buxhetohen. Megjithëse ekzistenca e
programeve të nxitjes së punësimit në parim përbën një shtysë pozitive për nxitjen e
punësimit dhe një praktikë që ka rezultuar frytdhënëse në vendet ish komuniste, sot
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
14
anëtare të BE-së, të shumta janë problematikat në përshtatjen e tyre sipas nevojave të
tregut shqiptar dhe në zbatim.
Ndër to, vlen të përmendet fakti se investimi i qeverive Shqiptare në programet e nxitjes
së punësimit mbetet modest. Konkretisht, buxheti i alokuar për programet e nxitjes së
punësimit në Shqipëri për vitin 2009 ishte 0.016% i Prodhimit të Brendshëm Bruto
(PBB), shifër kjo rreth 28 herë me vogël se mesatarja e BE-së, 0.46% (në vitin 2008).21
Ky buxhet ka pësuar ulje të ndjeshme ndër vite dhe konkretisht për vitin 2012 ai rezulton
40% më i ulët se në 2010 22, gjë që ka kufizuar dhe më tej numrin e përfituesve dhe
impaktin e këtyre programeve. Ndonjëherë, programet hartohen dhe miratohen nga
Këshilli i Ministrave pas miratimit të buxhetit dhe nuk u përcaktohen fonde, duke
penguar kështu zbatueshmërinë e tyre.23
Pjesërisht programet janë zhvilluar pa marrë parasysh pozicionin e zyrave të punësimit në
vend dhe pa ndërmarrë hapa promovues për to dhe mundësitë që ato ofrojnë për kategori
specifike. Për shembull, siç përmendet më lart numri i punëkërkuesve të papunë me arsim
të lartë të regjistruar në zyrat e SHKP aktualisht është margjinal – vetëm 3,7% për vitin
2011. Prandaj, rëndësia e një programi të veçantë për të sapodiplomuarit do të rritej nëse
do të behej sensibilizim për të shtuar popullaritetin e zyrave të SHKP në shërbim të
qytetarëve të papunë, mes studentëve por edhe mes bizneseve.
Një aspekt tjetër i cili kufizon eficiencën e programeve të nxitjes së punësimit dhe
trajnimeve që ofrohen për punëkërkuesit e papunë ka të bëjë me faktin se jo gjithnjë
konsultohen me punëdhënësit dhe u përgjigjen kërkesave të tyre. Një shembull është
krijimi i programit të nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta, i cili nuk është
konsultuar me organizatat kryesore të përfaqësimit të bizneseve.
Një shqetësim për subjektet private mbetet procedura e pjesëmarrjes në programet e
nxitjes së punësimit. Sipas përfaqësuesve të bizneseve, ekzistojnë probleme të
transparencës si dhe procedura të gjata burokratike, ndërkohë që incentivat për
punëdhënësin janë të pakta.24 Kjo veçanërisht po të marrim në konsideratë sfondin ku
operojnë punëdhënësit në Shqipëri, informalitet dhe numër i lartë të papunësh të
pranishëm në treg.
Në tërësi, gjatë vitit 2011 nëpërmjet zyrave të punësimit janë punësuar 11.556
punëkërkues të papunë ose 7.8% e totalit të punëkërkuesve të regjistruar (143,002 të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
15
regjistruar). Këto shifra modeste dhe kriza ekonomike në vazhdim sugjerojnë se një
vizion i ri për hartimin e politikave të punësimit duhet realizohet në Shqipëri.
Institucionet shtetërore duhet të dëgjojnë me vëmendje sugjerimet nga kompanitë private,
një burim kyç për gjenerimin e punësimit sot dhe në të ardhmen.25Fokusi i këtyre
politikave duhet të zhvendoset nga punësimi i përkohshëm dhe i paqëndrueshme i
punëkërkuesve në situatë të vështirë, tek krijimi i vendeve të punës të qëndrueshme. Në
mënyrë që të arrihet kjo, ministritë e linjës si MPÇSSHB dhe Ministria e Transportit
Energjisë Ekonomisë duhet të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën, si dhe me aktorë të tjerë
relevantë, kryesisht punëdhënësit dhe institucionet ndërkombëtare që mund të
mbështesin.
Një politikë punësimi fokusuar në krijimin e vendeve të punës duhet të vlerësojë me
kujdes shpenzimet me të cilat përballet një punëdhënës privat për të hapur një pozicion të
ri pune dhe të parashikojnë skema konkurruese për të mbuluar këto shpenzime, duke e
angazhuar njëkohësisht punëdhënësin të ofrojë punësim për një periudhë të caktuar (p.sh.
5 vjet).26 Në këmbim, punëdhënësi mund të paguajë këtë shumë në formën e
kontributeve ndaj shtetit për çdo person të punësuar gjatë këtyre viteve, duke gjeneruar
fonde për mbështetjen e më shumë punëdhënësve në të ardhmen. Ky model, drejt të cilit
po shkojnë dhe vende të tjera, do të ishte më efikas në uljen e papunësisë në Shqipëri.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
16
Kreu II
Kuptimi i pergjithshem i tregut te punes
Tregu i punes eshte nje teresi maredheniesh qe lindin midis punedhenesve te
perfaqesuar nga shteti ose private, dhe punemarresve, sipas legjislacionit te punes ne fuqi
dhe konventave nderkombetare. Ndahen ne dy grupe, ne tregun publik te punes dhe ne
tregun privat te punes. Dhe tani te ndalemi ne dy probleme: C’fare perfaqeson tregu i
punes dhe paralelizmi ndermjet zhvillimit te ekonomise te nje vendi, shkalla e zhvillimit
te shtetit dhe puna e zeze.
Ne nje ekonomi tregu, perfaqeson teresine e masave qe lejojne ose lehtesojne
shkembimin ndermjet bleresve dhe shitesve, pra te gjithe faktoret e prodhimit levrohen ne
treg.
Tregu i punes ze nje peshe jashtezakonisht te madhe. Po cfare perfaqeson tregu i punes?
Ashtu si dhe per cdo treg tjeter normal edhe tregu i punes presupozon ballafaqimin e
kerkeses dhe ofertes per pune dhe arritjen e ekuilibrave ne treguesit kryesore te
ekonomise. Deri sa hidhet ne treg puna eshte mall. Cdo mall ka vlerat dhe dobite e tij.
Secili prej tyre mund te perdoret ne drejtime te ndryshme. Shpesh here ky perdorim nuk
varet nga vete vlerat e tij dhe aq me tej nuk perdoret per vleren e cilesine me te mire.
Shembuj ne kete drejtim mund te jepen te shumte, por ne po perqendrohemi te puna e
gjalle (duke lene jashte punen e materializuar). Puna e gjalle kryhet nga njeriu, i cili
mund te kete aftesi per te kryer disa lloj punesh. Natyrisht, sic nenvizon nje filozof i
Greqise se lashte, ai nuk mund ti kryeje te gjitha punet mire. Per njeren ka cilesite me te
mira dhe per te tjerat jo. Zoterues i kesaj, i ketyre aftesive te ndryshme do te deshironte te
vinte ne perdorim ( dhe per rrjedhoje te nxirrte ne treg dhe te shiste ) aftesine me te mire.
Dhe kjo eshte e kuptueshme pasi ne kete rast, ai, do te jepte efektivitetin me te larte dhe
do te siguronte ( ne kushte normale) te ardhura me te larta. Mirepo, jo ne te gjitha rastet
mundet te siguroje plotesimin e kesaj kerkese te tij. Madje, ne te shumten e rasteve,
ndodh teresisht e kunderta. Keshtu per shembull, nje intelektual me gjithe deshiren per tu
marre me punen e tij intelektuale, ne mjaft raste (dhe te tilla takohen sot me mijera ku
truri perdoret rendom duke bere te tilla pune te rendomta brenda dhe jashte vendit), i
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
17
privohet nje e drejte e tille dhe ai detyrohet te braktis profesionon e tij, duke punuar ne
nje tjeter pune me te cilen jep me pak efektivitet dhe siguron me pak te ardhura.
Nuk jane te pakta dhe rastet kur zoteruesi i aftesive per pune nuk mund te perdore
asnjeren prej tyre.
Duke analizuar kete te fundit do te dallonim dy raste:
a) personi nuk kerkon pune;
b) personi kerkon pune dhe shoqeria nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet kerkeses se tij.
Sigurisht tregu i punes eshte i lidhur me zhvillimin ekonomise
Ne periudhe tranzicioni ekonomik ka disa segmente te zhvillimit te saj te cilat kane lidhje
te pashmangshme me punesimin.
Zakonisht ndahet ne dy pjese kryesore
1. ne ekonomine legale, e cila ka dy sektore:
a) Sektori formal, e cila eshte nje veprimatari ekonomike legale e regjistruar nga
shteti,
b) Sektori informal, e cila eshte veprimtari ekonomike legale por e pa regjistruar
nga shteti
2. sektori ilegal. Sektori ilegal vazhdon te zgjerohet dhe eshte ‘’shume fitimprures’’
per te gjithe ata qe merren me te. Sigurisht ,kjo eshte nje pune e zeze e denuar
ligjerisht, e cila lulezon ne momentet e nje boshlleku institucional, jo se
mungojne ligjet, por mungon zbatueshmeria, fuqine blerese, siguron nje zhvillim
afatshkurter, shfaqet imazhi i nje lulezimi ku shume njerez jane te interesuar per
mbrojtjen e kesaj gjendjeje.
Sektori informal, ose sic quhet,jo teresisht, pune e zeze, siguron pune dhe te ardhura per
shume njerez, ndryshon pamjen e qyteteve dhe te fshatrave rritja e trazincionit mbaron
ketu.
Ata qe punojne ne sektorin formal marrin paga te uleta me te cilat nuk arrijne te sigurojne
nje jetese minimale.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
18
Ne nje fare menyre tranzicioni ndalet ose se paku takohet ne veshtiresi te medha per nje
tranzicion te vertete. Papunesia rritet, tregu i punes dobesohet. Nga ana tjeter te gjthe te
punesuarit nuk gezojne asnje siguri. Organizimi sindikalist eshte i veshtire dhe ne disa
raste gati i pamundur.
Sigurisht nuk eshte e lehte te kalohet kjo gjendje, por jo e pamundur. Ne radhe te pare,
vete shteti nuk eshte i interesuar te lulezoje ky sektor dhe puna e zeze, sepse ai eshte i
detyruar te mbledhe taksat e nevojshme per funksionimin e tij, te ristruktukturoje
zhvillimin e pergjithshem makroekonomik, te zhvilloje tregun publik te punes dhe te vere
ne funksion institucionet e tij.
Veshtrim mbi zhvillimin e tregut te punes ne Shqiperi
Menjehere pas mbarimit te luftes se dyte boterore Shqiperia ndodhej ne nje situate teper
te veshire ekonomike, ku papunesia ishte teper e madhe dhe varferia ne vend rritej cdo
dite e me teper. Pas zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme vendi u vendos nen regjimin
komunist totalitar, e per pasoje mori drejtimin e ekonomise se centralizuar. Ne kushtet e
regjimit komunist totalitar punedhenesi me i madh ishte shteti dhe punemarresit vareshin
totalisht prej tij, te cilet kryenin nje volum teper te madh pune dhe shperblimi ishte teper i
vogel, kjo edhe per fakin e mosekzistences se prones private. Papunesia konsiderohej
plage e ekonomise kapitaliste dhe nga ana tjeter mungesa e papunesise ne kushtet e
socializmit, konsiderohej si nje nga epersite e ekonomise socialiste ne krahasim me
ekonomine kapitaliste. Ne baze te dispozitave ligjore te atehershme shteti komunist duhet
t`u siguronte pune te gjithe njerezve qe ishin ne moshen e punes dhe qe duhet te punonin.
Ne ate periudhe ekzistonte nje ligj i cili detyronte forcerisht meshkujt ne moshen e punes
per te punuar, ne te kundert ata denoheshin. Duke mbivlersuar punesimin e forcave te
punes dhe duke nenvlersuar treguesin e rendimentit ne pune dhe efektivitetin e punes,
ndodhte qe rritja e shkalles se punesimit ndikonte ne uljen e rendimentit dhe te
efektivitetit ne pune. Gjate kesaj kohe Shqiperia persa i perket zhvillimit ekonomik, ishte
dhe mbetet vendi me i prapambetur i Europes madje dhe nder vendet me te prapambetur
ne bote. Ne baze te studimeve qe kane bere institute serioze dhe me reputacion ne 120
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
19
vende te botes, persa i perket zhvillimit ekonomik, Shqiperia ze vendin e 106, duke lene
pas vetem 14 vende.
Ne kohen e regjimit komunist Partia e Punes Shqiperise e konsideronte Shqiperine si
Fanari ndricues i Europes, ndersa ne realitet persa i perket zhvillimit ekonomik, sic
theksuam ne zinim vendin e fundit ne kontinent. Duhet theksuar se ne kohen e regjimit
komunist prapambetja e vendit tone, eshte thelluar akoma me shume po te behet
krahasimi me zhvillimin ekonomik te vendeve te tjera te Europes. Ne gjendje te tille
ndodhej ekonomia shqiptare para dhe gjate viteve 1990, kur u shemb regjimi komunist
dhe vendi u fut ne rrugen e reformave demokratike dhe te ekonomise se tregut.
Kalimi nga ekonomia e centralizuar ne ekonomine kapitaliste, ose me thjesht,
kthimi i prones socialiste ne prone private eshte nje proces mjaft i veshtire.
Per nje kalim te tille shkenca ekonomik edhe praktika e zhvillimit te kapitalizmit njohin
dy rruge:
1. Kalimi gradual me strategji zhvillimi, te programuar dhe te bashkerenduar.
2. Kalimi spontan ose zbatimi i teorise “Chock Therapy”.
Kalimi gradual presupozon qe shteti te luaj nje rol te rendesishem dhe deciziv ne
zhvillimin ekonomiko-social te vendit, duke aktivizuar per kete qellim aparatin e tij,
institucionet shkencore dhe duke aktivizuar partnere sociale, organizatat
joqeveritare dhe sigurisht me ndihmen e institucioneve nderkombetare te specializuara si
dhe gjetjen e partnereve (investitoreve shteterore apo privat) te huaj qe kane interesa
strategjike ne Shqiperi. Praktika ka treguar se nje kalim i tille krijon me shume mundesi
zhvillimi dhe krijon me pak probleme e veshtiresi sociale. Kjo eshte rruga me e mire kur
eshte fjala per transformimin e prones socialiste ne prone private per vete faktin se prona
shteterore eshte rezultat i mundit dhe i djerses se te gjithe popullit. E themi kete per
faktin se puna e papaguar e punonjesve ne kushtet e regjimit komunist ishte e
konsiderueshme dhe ajo eshte perdorur per shtimin e prones se perbashket nepermjet
akumulimit dhe investimeve. Ne kalimin gradual te prones socialiste ne prone private
eshte absolutisht e domosdoshme pjesmarrja e partnereve sociale; i shtetit; e
punedhenesve dhe e punemarresve qe perfaqesohen nga sindikatat. Objektivi i ketij
kalimi duhet te jete papunesi sa me e vogel dhe mbrojtje nga ana e shtetit te prodhimit
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
20
kombetar qe te krijohen sa me pak probleme sociale. Ne vendin tone ndryshe nga shume
vende te tjera te Europes lindore u zbatua ne praktike teoria e “Chock Therapy”. Thelbi i
kesaj qendron ne faktin se pranohet te behet nje “Chock ” dhe pastaj behet “Therapy”.
Pervoja e vendit tone tregoi se berja e “Chock”, ishte nje pune e lehte dhe eshte realizuar
ne nje kohe te shkurter. Kjo solli paralizimin e pjeses me te madhe te ndermarrjeve te
industries dhe te disa degeve te tjera te ekonomise, duke mos perfshire ne kete vetem
ndermarrjet e prodhimit te energjise, dhe ato te prodhimit te bukes dhe disa ndermarrjeve
te tjera. Mirpo pasi eshte bere “Chock ”, nuk eshte bere dhe nuk po behet ”Therapy” e
shumepritur, pikerisht edhe tani qe kane kaluar 17 vjet nga kjo periudhe transformimi.
Kjo pati pasoja negative dhe kosto te larte per zhvillimin ekonimik te vendit. Ne vitin e
fundit vlera e prodhimit industrial ne shkalle vendi eshte vetem sa 1/3 ne krahasim me
prodhimin e vitit 1990, kurse ne vendet e tjera te Europes Lindore ai eshte mbi 80% ne
krahasim me prodhimin e vitit 1990 bile ne disa vende eshte tejkaluar prodhimi i vitit
1990.
Do te ishte gabim te mendonim se ne kushtet e ekonomise se tregut te vepronin ne
vendin tone te gjitha ndermarrjet industriale te cilat prodhonin me kosto te larte me cilesi
te ulet dhe nuk ishin ne gjendje te perballonin konkurencen e ekonomise se tregut, por
duhet te nenvizohen dhe keto fakte:
Shteti duke perdorur levat ekonomike duhet te stimuloje dhe te mbroje prodhimin
kombetar, pra te zbatoje qofte dhe provizorisht politiken e proteksionizmit. Kjo gje per
fat te keq nuk eshte zbatuar dhe nuk po zbatohet ne vendin tone. Jane mbyllur
padrejtesisht ndermarrje te cilat mund ti rezistonin konkurences se ekonomise se tregut.
Nder to mund te permendim: ndermarrjet ushqimore, ato te prodhimit te plehrave kimike,
te prodhimit te materialeve te ndertimit, te artizanatit, te industries se lehte dhe
ndermarrjet e nxjerrjes, prodhimit dhe perpunimit te pasurive nentokesore, pa harruar
ndermarjet bujqesore te frutikultures, komplekseve blegtorale etj. Ne vendin tone pervec
ndermarrjeve qe nuk mund ti rezistonin konkurences se ekonomise se tregut jane mbyllur
ne menyre absurde dhe ndermarrje te tilla qe mund ti rezistonin konkurences se
ekonomise se tregut. Kjo per arsye te vendimeve qe kane marre politikanet diletant dhe
qeveritaret aventuriere dhe nuk eshte marre parasysh mendimi
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
21
ekonomik dhe mendimi shkencor ne pergjithesi, nuk jane perfillur fare partneret sociale;
punemarresit dhe punedhenesit. Sindikatat qe kane luajtur nje rol te rendesishem ne
rrezimin e regjimit komunist dhe ne fitoren e demokracise ne kete faze teper delikate
dolen jashte loje dhe nuk jane perfillur duke mos plotesuar ne kete menyre detyren
kryesore te tyre: Mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sociale te te punsuarve dhe ne
pergjithesi te shtresave te varfra te shoqerise. Po ashtu per fat te keq disa lider sindikalist
kane mbeshtetur politikanet dhe pushtetaret per interesa te tyre dhe ne vend qe te luftonin
papunesine kane kerkuar daljen ne pension te parakoheshem ose ne asistence te
punonjesve. Pergjegjesia e politikaneve dhe qeveritareve ne pranimin dhe zbatimin ne
praktike te “Chock Therapy” konsiston:
Se pari, te gjitha ndermarrjet duhet te futeshin ne lojen e ekonomise se tregut dhe
sigurisht te gjtha ato qe nuk do te ishin ne gjendje t`i rezistonin konkurences do te
falimentonin dhe do te dilnin vete nga skema ekonomike apo skena e tregut, por shume
ndermarrjeve ju hoq kjo e drejte.
Se dyti, per vleresimin e ndermarrjeve qe do te vepronin ne kushtet e ekonomise se tregut
jane marre per baze, jane studjuar dhe jane analizuar rezultatet e bilanceve kontabel te
viteve te fundit 1987-1989. Duhet pasur parasysh fakti qe ne ekonomine socialiste
ndermarrjet ishin te detyruara te prodhonin produkte ne baze te nje plani te caktuar dhe te
centralizuar nga shteti pa marre parasysh efektivitetin ekonomik gje qe conte ne humbje
ndermarrjet.
Se treti, ne kushtet e ekonomise se tregut nuk ka planifikim te centralizuar burokratik i
cili percaktonte prodhimin dhe shperndarjen ne menyre te centralizuar pa perfillur
treguesit e rendimentit dhe efektivitetit.
Ne kushtet e ekonomise se tregut perjashtohet mundesia e nje planifikimi te centralizuar
qe te percaktoje prodhimin, sherbimet te cilat i kerkon tregu dhe e realizojne fitim. Ky
faktor i rendesishem nuk eshte pasur parasysh ne “Chock Therapy”. Kalimi i prones
socialiste ne prone private eshte shoqeruar me programin e privatizimit i cili eshte
zbatuar me shume te meta dhe ka krijuar shume padrejtesi sociale ne rishperndarjen e
prones, pasi ne shume raste ajo eshte grabitur. Programi i privatizimit dhe kriteret jane
miratuar vetem nga politikanet dhe pushtetaret dhe nuk i eshte nenshtruar mendimit
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
22
shkencor-ekonomik. Duke mos u bere rivlersimi i prones ajo u eshte “dhuruar” disa
personave dhe eshte rishitur pastaj disa here me shtrenjte. Po keshtu abuzime
ka pasur me objektet qe ishin prone shteterore. Ne kushtet e ekonomise komuniste
cmimet e mjeteve te prodhimit dhe te konsumit ishin larg vleres reale. Kjo ishte sidomos
ne te ashtuquajturat fondet themelore. Ne ate periudhe kjo justifikohej se i vetmi pronar i
ketyre fondeve ishte vete shteti dhe se nuk nderrohej pronati i tyre (shteti) edhe kur ato
transferoheshin nga nje ndermarrje ne tjetren. Kjo eshte kerkese elementare e shkences se
ekonomise qe fatkeqesisht nuk eshte zbatuar dhe nuk po zbatohet ne vendin tone gje qe
solli pasurimin e padrejte te disa shtresave te popullsise me pronen e te gjithe
popullit. Ne kete menyre ne vendin tone lindi nje borgjezi kriminale e korruptuar e cila
eshte pasuruar ne menyre te pandershme, ndersa populli mbeti ne varferi.
Privatizimi ne vendin tone pati nje karakter te theksuar militant duke favorizuar
padrejtesisht disa njerez, simpatizant te partive apo qeveritareve. Gjithashtu sindikatat
nuk kane marre pjese ne komisionet e privatizimit, ku duhet te mbronin interesat
ekonomike dhe sociale te punonjesve (uljen e papunesise, rritjen e punesimit,
rikualifikimin e punonjesve dhe ne menyre te vecante mbrojtjen e nivelit te mireqenies
ekzistuese te popullsise dhe jo perkeqesimin e saj). “Chock Therapy” dhe privatizimi i
deritanishem , nuk kane cuar ne zhvillimin e ekonomise me ritem te larta. Per kete flet
edhe fakti se korrupsioni ne vendin tone kishte permasa shume me te medha se ne cdo
vend tjeter te Europes Lindore.
Papunesia dhe levizjet demografike
Levizja migratore e popullsise eshte pasoje e ndryshimeve ne zhvillimin ekonomik dhe
kulturor ne aspektin territorial. Nga ana tjeter vete levizja migratore e popullsise
,ndihmon ekonomikisht ne zhvillimin ekonomiko – social. Per rendesine e levizjes
migratore te popullsise, mund te arrihet ne perfundimin se nje popullsi e cila nuk leviz,
nuk mund te zhvillohet. Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit te XX,
emigrantet shqiptare jane drejtuar per ne shtete kapitaliste te zhvilluara si ne Itali, France,
SHBA, Kanada, Australi etj, ku ma pas jane integruar brenda tregjeve te tyre te punes.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
23
Krahas emigrimit, ne vendin tone, vazhdimisht ka qene i pranishem dhe fenomeni i
imigrimit. Per kete flet fakti se ne Shqiperi,kane ardhur dhe jane vendosur, popuj te
kombesive te ndryshme si izraelite, bjelloruse, egjiptiane, greke etj. Eshte i rendesishem
fakti se si shqiptaret qe kane emigruar ne vendet e tjera, po keshtu dhe te huajt qe jane
vendosur ne Shqiperi, kane bashkejetuar me kombesite e tjera ne menyre paqesore.
Gjate afro 50 vjeteve te regjimit komunist totalitar, ne vendin tone jane zbatuar politika te
gabuara ekonomike te cilat sollen si pasoje emigrimin per ne vendet e tjera te shqiptareve
per nje jete me te mire. Gjate ketyre viteve migrimi i jashtem ishte i ndaluar me ligj,
ndersa migrimi i brendshem ishte shume i kufizuar. Ne baze te te dhenave te peraferta
rezulton se ne vitet e regjimit komunist totalitar, kane arritur te emigrojne jashte vendit
rreth 20 mije veta.Duke filluar nga viti 1990 dhe me vone, si rezultat i ndryshimeve
politike sociale dhe ekonomike qe jane bere edhe ne vendin tone, pati nje emigrim masiv
nepermjet futjes se njerezve ne ambasadat e huaja ne Tirane, kalimit kufirit detar ne
drejtim te Italise dhe sidomos nepermjet kufirit tokesor ne drejtim te Greqise.
Ne Greqi dhe ne Itali jane vendosr pjesa me e madhe e emigranteve Shqiptare. Pesha
specifike e emigranteve legale ne krahasim me numerin e pergjithshem te emigranteve ne
Greqi dhe e Itali ne vitin 1997 ishte vetem 16 %, tregues ky shume i ulet , i cili flet se
pjesa me e madhe e emigranteve jane klandestine Meshkujt perbejne pjesen me te madhe
te emigranteve. perberja e emigranteve sipas gjinise
Burimi: Instat te dhenat per punesimin spias ndarjes gjinis ne vendin tonë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
24
Pesha me e madhe e emigranteve nga vendi yne jane te moshave te reja. Nje gje e tille
argumentohet ne baze te te dhenave ne lidhje me perberjen e popullsise sipas
grupmoshave ku vihen re diferenca te medha ne perberjen e popullsise sipas gjinise per
grupmoshen 20 – 35 vjec.
Eshte fakt se me vendosjen e shtetit demokratik ne vendin tone, u krijuan dhe organizmat
perkatese per ndjekjen e migrimit. Eshte miratuar Ligji i Migrimit dhe nje seri dispozitash
te tjera te cilat plotesojne kete ligj. Me gjithe kete duhet pranuar se pjesa me e madhe e
emigranteve jane klandestine dhe nuk mbrohen te drejtat e tyre sipas Kartes Sociale
Europiane e cila parashikon :
Ne baze te Nenit 19 te Kartes Sociale Europiane, karte e cila ne 1998 u miratua dhe nga
qeveria jone, ne lidhje me emigrantet theksohet:
“Te garantohet per keta punonjes…nje trajtim jo me pak i favorshem se ai i shtetasve te
tyre ne lidhje me ceshtjet e meposhtme:
a. Shperblimit dhe kushtet e pranimit ne pune.
b. Pjesmarrja ne organizatat sindikaliste dhe gezimi i perfitimeve nga
marreveshjet kolektive.
c. Strehimit.
d. Te lehtesohet bashkimi i familjes se punonjesit emigrant.
e.Te sigurohen per keta punonjes qe ndodhen ligjerisht ne territorin e tyre
nje trajtim jo me pak te favorshem,se ai i shtetasve te tyre.
f .Te lejohet Brenda kufijve te legjislacionit, transferimi pjeseve te tilla te
fitimeve dhe kursimeve te punonjesve emigrante,kur ata deshirojne nje gje te
tille”.
Pesha me e madhe e emigranteve nga vendi yne jane te moshave te reja. Nje gje e tille
argumentohet ne baze te te dhenave ne lidhje me perberjen e popullsise sipas
grupmoshave ku vihen re diferenca te medha ne perberjen e popullsise sipas gjinise per
grupmoshen 20 – 35 vjec.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
25
Persa i perket nivelit arsimor te emigranteve, rezulton se nje pjese e madhe e tyre jane me
shkolle te mesme dhe me shkolle te larte. Keto dy grupe sipas anketimeve qe jane bere,
zene rreth 1/2 te numrit te pergjithshem te emigranteve. Edhe ky eshte nje problem
shqetesues, pasi vendi yne aq i varfer ka pergatitur njerez te shkolluar dhe te kualifikuar
dhe nje pjese e tyre bejne pune te rendomta ne vende te tjera, ne nje kohe qe vendi yne ka
mundesi te medha per punesimin e ketyre njerezve. Ne baze te anketimeve te bera
rezulton se rreth 1/4 e personave qe kane mbaruar arsimin e larte kane emigruar. Ketu
kemi te bejme me nje problem serioz te largimit te trurit, per te cilin ka aq nevoje vendi
yne. Emigrimi ne vendin tone, ka luajtur dhe luan nje rol te rendesishem, ne kapercimin e
veshtiresive te periudhes tranzitorete transformimit te ekonomise socialiste ne ekonomi
kapitaliste.
Zenia me pune sipas degeve dhe veprimtarive ekonomike ishte e papershtatshme,
pasi nuk siguronte rendiment dhe efektivitet ne pune.
Ne baze te teorise marksiste ekonomia popullore, ndahet ne dy dege te medha:
a) Sfera prodhuese
b) Sfera joprodhuese
Te dy sferat kane deget e tyre si me poshte:
b) Sfera prodhuese:
1.Industria
2. Ndertimi
3. Bujqesia
4.Transporti dhe nderlidhja qe i sherben prodhimit
5. Tregtia dhe ushqimi social
6. Dege te tjera
c) Sfera joprodhuese:
1. Arsimi dhe kultura
2. Shendetesia
3. Sherbime te ndryshme
4. Dege te tjera.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
26
Struktura e punesimit dhe e prodhimit sipas degeve te ekonomise ne vendin tone, ka
ndryshime esenciale ne krahasim me vendet e tjera te Europes bile dhe me ato vende te
cilat kane kushte te ngjashme me vendin tone. Keto ndryshime jane Sipasoje e politikave
te gabuara ekonomike qe ka zbatuar Partia e Punes Shqiperise dhe shteti komunist
totalitar ne Shqiperi gjate nje periudhe afro gjysemshekullore si: politika ne plan te pare,
mbeshtetje ne forcat e veta, mosmarrje ndihmash e kredish, vetefurnizimi etj.
Zbatimi i kesaj politike coj ne uljen e efektivitetit te punes dhe prodhimit dhe beri qe te
thellohet kriza ekonomike ne vend. Te gjitha keto benin te domosdoshme shembjen e
regjimit komunist, qe te beheshin ndryshime graduale ne strukturen e punesimit dhe te
prodhimit material te degeve dhe nendegeve te ekonomise ne baze te kerkesave tregut,
rritjes se efektivitetit ekonomik dhe financiar te prodhimit te zbutjes te problemeve
sociale te akumuluara dhe ato qe krijohen gjate ketij procesi.
Kreu III
Tregu aktual i punes dhe tendencat e tij
Reformat makroekonomike dhe ristrukturimi i fillimit te viteve 90 pakesoi kerkesen per
pune ne Shqiperi, ashtu si dhe ne vendet e tjera ne tranzicion ekonomik, vendi pesoi nje
renie te normes se pjesmarrjes ne forcat e punes. Privatizimi ne mase i nderrmarjeve
shteterore te mbyllura, gjithashtu dhe rritja e konkurrences per nje numer te reduktuar
vendesh pune, detyroi shume njerez te terhiqeshin nga forcat e punes.
Renia e ndjeshme ne nivelin e pjesemarrjes ne pune te forcave te punes mund te kete
shkaqe te ndryshme si per shembull nje numer i konsiderueshem personash punojne ne
sektorin informal, te tjeret mund te jene dekurajuar nga situata e tregut te punes dhe jane
larguar nga fuqia punetore.
Keta tregues lidhen gjithashtu me situaten e sotme te tregut te punes ku punesimi i
femrave bie per shkaqe si: (1) mbyllja e mjaft aktiviteteve te meparshme industriale te
zhvilluara para viteve 90-te, me numer te larte te femrave te punesuara ne to; (2)
zhvillimi i aktiviteteve ekonomike te orientuara me shume nga punesimi i meshkujve si
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
27
tregtia apo ndertimi; (3) levizja rurale-urbane, e cila nuk u jep shume mundesi femrave te
ardhura nga zonat rurale te hyjne ne tregun urban te punes, kjo per shkak te nivelit te ulet
te arsimimit, nivelit aktual te teknologjive, etj.
Shkalla e pjesmarrjes se meshkujve ne forcat e punes ka qene historikisht me e larte sesa
shkalla e pjesmarrjes se femrave dhe vitet e tranzicionit ndikuan ne te punesuarit femra
me shume se meshkujt. Ne vitin 1998 per shembull, si pasoje e krizave te skemave
piramidale shkalla e pjesmarrjes se meshkujve ne forcat e punes ishte 89.5 perqind
kundrejt vetem 59.8 perqind te femrave ne moshe pune pjesmarrese ne forcat e punes.
Punesimi
Tregu shqiptar i punes mbas viteve 90-te eshte shoqeruar nga nivele te ulta te punesimit
karakteristike e vendeve ne tranzicion. Reduktimi i nivelit te punesimit te viteve 90 vjen e
si rezultat i renies se punesimit ne sektorin shteteror. Numri i te punesuarve ne sektorin
shteteror u ul nga 850,000 ne vitin 1991 ne 189,000 ne vitin 2001, dhe ne 176 mije ne
vitin 2004. Kjo renie e punesimit ne kete sektor erdhi si pasoje e privatizimit ne mase te
nderrmarjeve shteterore. Liberalizimi i cmimeve, fundi i shtetit socialist, mungesa e
kapitalit dhe konkurrenca e huaj masa te ndermarra per te bere ekonomine kombetare
konkuruese afat gjate-dobesuan ndjeshem ndermarrjet e reja te privatizuara dhe i cuan ato
ne falimentim.
Sektori industrial - nxjerrja e mineraleve, metalurgjia, fabrikimi i paisjeve dhe pjeseve te
nderrimit, industria kimike dhe ajo letres dhe e tekstileve
ishin me te goditurat. Pakesimi i te ardhurave vjetore coi ne uljen e numrit te vendeve te
punes ne strukturat shteterore.
Dhe brenda struktures se punesimit sipas sektoreve vihen re ndryshime te rendesishme,
ndersa ne vitin 1995 punesimi ne sektorin shteteror ze 33 per qind, ne vitin 2006 ky
sektor perben rreth 18 per qind te numrit gjithsej te te punesuarve, kjo si pasoje e
reformave te privatizimit te zhvilluara ne kete sektor.Ndersa punesimi ne sektorin privat
jo bujqesor ka tendenca ne rritje, nga rreth 10 per qind qe zinte ky sektor ne vitin 1995,
arrin ne 24 per qind te te punesuarve gjithsej per vitin 2006.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
28
Femrat e punesuara zene 37 per qind te totalit te punesimeve. Analiza e nivelit te
punesimeve ne vite, tregon se gjate gjithe periudhes 1993 – 2006 niveli i punesimit te
femrave vazhdon te jete dukshem me i ulet se ai i meshkujve.
Brenda struktures se punesimit sipas sektoreve vihen re ndryshime te rendesishme, ndersa
ne vitin 1995 punesimi ne sektorin shteteror zinte 33 per qind, ne vitin 2006 ky sektor
perben 16 per qind te numrit gjithsej te te punesuarve, kjo si pasoje e reformave te
privatizimit te zhvilluara ne kete sektor. Ndersa punesimi ne sektorin privat jo bujqesor
ka tendenca ne rritje, nga rreth 10 per qind qe zinte ky sektor ne vitin 1995, arrin ne 33
per qind te te punesuarve gjithsej per vitin 2006.
Te punesuar sipas sektoreve
sek. privat bujqesor51%
sek. privat jobujqesor,
33%
sek. publik, 16%
Burimi : INSTAT ndarja sipas sektorve te ndryshem
Aktualisht numri i te punesuarve eshte rreth 932 mije persona. Pjesa me e madhe e te
punesuarve punon ne bujqesi me 51% . Nje pjese e te punesuarve punon ne ndertim dhe
transport me 12.7% ne tregti 11.6%, e ndjekur me pas nga industria me 7.1%. Perqindja e
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
29
larte e punesimit ne bujqesi tregon se shoqeria shqiptare mbetet ende me nje popullsi
rurale megjithe levizjet e medha drejt zonave urbane.
Femrat e punesuara zene 37% te totalit te punesimeve. Analiza e nivelit te punesimeve ne
vite, tregon se gjate gjithe periudhes 1993 – 2006 niveli i punesimit te femrave ka qene
dukshem me i ulet se ai i meshkujve. Kjo diference vazhdon te ruhet dhe mbetet ne te
njejtat nivele. Diferencat midis nivelit te punesimit femra meshkuj jane me te theksuara
ne sektorin privat jo bujqesor, ku numri i femrave te punesuara ze vetem 25 %.
Sektori informal ne tregun e punes
Sektori informal ne Shqiperi eshte analizuar duke perdorur te dhena per punesimin
individual dhe te dhena mbi sipermarrjet familjare jo-fermere. Te dhenat mbi punesimin
tregojne se rreth 10% e te punesuarve ne Shqiperi punojne si sipermarrje familjare
jofermere ose si punetore qe punojne per llogari te tyre. Masa e sektorit informal ne
Shqiperi eshte me e madhe ne zonat urbane (24%) se ne zonat rurale (5%). Rreth 15 % e
te punesuarve ne Tirane jane punetore qe punojne per llogari te tyre ose punetore te
sipermarrjeve familjare jo-fermere.
Pothuajse tre te katertat e individeve ne sektorin informal jane te punesuar per te pakten
tre vjet dhe rreth 10% e tyre jane te perfshire ne sektorin informal per me shume se 10
vjet. Me shume se 90% e personave ne sektorin informal kane filluar biznesin e tyre si
nje menyre per te kerkuar pune.
Vetepunesimi
Koncepti i vetepunesimit hyri per here te pare mbas vitit 1992 me mbylljen e
ndermarrjeve industriale dhe ristrukturimin e ekonomise se vendit. Vetepunesimet kane
pesuar nje tendence rritjeje nga viti ne vit. Ne shkalle vendi rreth 66 per qind e te atyre qe
konsiderohen ne pune jane te vetepunesuar dhe vetem 34 per qind jane te punesuar me
pagese. Vetepunesimet ne Shqiperi kane karakter te biznesit familjar kryesisht ne tregti e
artizanat trashegues te familjes. 62% perqind e te punesuarve jane me kohe te plote dhe
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
30
39 perqind kane pune me kohe te pjeseshme, nderkohe qe te punesuar me kohe te plote
me shume jane meshkuj (70 perqind) sesa femra 51 perqind. Jane shume individe me
arsim te larte te cilet punojne me kohe te plote (75 perqind), krahasuar me te punesuarit
me arsim te mesem (73 perqind), dhe me ata me arsim te ulet (55 perqind). Niveli i
punesimit ne Tirane ishte vetem 39 % dhe ishte me e ulta ne te gjithe rajonet e
Shqiperise.
Papunesia
Probleme te identifikuara ne tregun e punes dhe masat qe po ndermerren
Tregu shqiptar i punes karakterizohet nga disa probleme per te cilat qeveria po merr masa
te cilat duhet te ndikojne drejtpersedrejti ne permiresimin e situates se ketij tregu qe do te
sjelle si pasoje rritjen e nivelit te punesimit. Nder to mund te permendim:
Permiresimi i klimes se biznesit ne kuadrin e reduktimit te taksave sidomos per
biznesin e vogel si dhe ulja e mases se kontributeve per sigurime shoqerore e
shendetesore (kostos se punes).
Hapja e vendeve te reja te punes ne sektorin privat jobujqesor me me shume
produktivitet dhe me page me te larte perben nje element i rendesishem per
uljen e varferise dhe permiresimin e standardit te jetes. Hapja e vendeve te reja punes
eshte nje sfide ne nje kohe kur oferta e krahut te punes do te rritet me shpejtesi per
shkak te rritjes demografike dhe modernizimit qe do ta cojne aktivitetin ekonomik ne
aktivitete qe kerkojne me pak krahe pune jashte sektorit te bujqesise.
Tregu shqiptar i punes vuan akoma nje nivel te larte te tregut informal. Per me teper
ka pak levizshmeri ndermjet sektorit informal dhe atij formal. Sigurimi i stimujve me
te favorshme per formalizmin e vendeve te punes, kontraktimi me fleksibel do te
ndihmonte ne menyre te vecante te punesuarit me vulnerabel. Hartimi i planit te
aksionit i miratuar nga Qeveria me perfshirjen e shume aktoreve ne tregun e punes
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
31
eshte nje hap drejt implementimit te politikes qeveritare per permiresimin e situates se
tregut te punes.
Personat me nivel arsimor te ulet ndeshen me probleme te konsiderueshme ne tregun
e punes. Ka nje perqendrim te personave me arsim minimal apo pa arsim ne sektorin
informal. Niveli i arsimimit eshte i lidhur ngushte dhe me nivelin e te ardhurave.
Zgjerimi i aksesit per arsimin dhe formim profesional eshte shume i rendesishem. Ne
te ardhmen, me urbanizimin e ekonomise dhe largimin e saj nga sektori bujqesor,
zhvillimi i kapitalit njerezor do te marre nje rendesi akoma me te madhe.
Megjithese migracioni eshte konsideruar si si nje burim mjaft i mire te ardhurash per
familjet shqiptare dhe instrument i dobishem ne manaxhimin e riskut ai nxit
fenomenin e qarkullimit te trurit. Qarkullimi i trurit ofron perfitime potenciale per te
ardhmen sepse emigrantet kane perfituar formim profesional dhe pervoje ne vendet e
emigrimit. Shume pozitive ne drejtim te nxitjes se emigranteve qe kthehen dhe duan
te hapin biznese te reja ne Shqiperi nisma e re e qeverise per perjashtimin nga taksat
per nje kohezgjatje te caktuar per keto biznese.
Grate vazhdojne te kene nivele te ulta punesimi dhe nivele te larta papunesie. Pagat
per grate jane 35% me te ulta se sa ato per meshkuj, duke patur parasysh ketu
moshen, arsimimin dhe karakteristika te tjera personale. Ndersa niveli i papunesise ne
komunitetet e romeve eshte rreth 70% dhe pjesa e atyre qe jane te punesuar
pergjithesisht marrin paga shume te ulta dhe shpesh jane te punesuar ne pune me
rreziqe ne sektorin informal kjo ka pasoja negative ne pergjithesi dhe ndikon ne
mireqenien sociale te ketyre grupeve.
Ne kuadrin e programit te qeverise synohet krijimi i mundesive per punesim te cdo
shqiptari. Rritja e ritmeve te rritjes ekonomike njekohesisht synon edhe qe kjo rritje te
krijoje vende te reja pune te mjaftueshme per te ulur papunesine ne nivelin e vendeve
evropiane, per te perballuar me mundesira punesimi shtesen demografike te popullsise
dhe per me teper edhe per te filluar te ndikoje ne kthimin e nje pjese te emigranteve.
Perdorimi me efikasitet i programeve dhe instrumentave te provuara si te suksesshme per
te mundesuar axhustimet e difeketeve te tregut te punes si psh instrumentat e
informacionit, te ndermjetesimit, te trainimeve profesionale, te incentivave fiskale etj.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
32
Kreu IV
Politikat e punesimit ne vendin tone
Objektivi kryesor i politikave te punesimit eshte mbeshtetja e punekerkuesve ne gjetjen e
nje pune te pershtatshme. Politikat e punesimit jane nje mjet i rendesishem per
permiresimin e situates se tregut te punes, por gjithesesi kane akoma nje impakt te
kufizuar ne uljen e nivelit te papunesise. Kjo vjen si rezultat i disa faktoreve ne tregun e
punes qe jane te lidhura me faktin se politikat e tregut te punes jane te kushtueshme dhe
kerkojne me shume njerez per ti zbatuar ato.
Kuadri ligjor
Ligji baze ne fushen e punesimit eshte ligji Nr. 7995 date 20.09.2005 “Per nxitjen
e punesimit”. Ky ligj mbeshtet si zbatimin e programeve per zhvillimin e punesimit,
ashtu edhe ngritjen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe Fondit Kombetar te
Punesimit.
Ndryshimet e fundit te ligjit te miratuara ne muajin Korrik 2006 kane permiresuar disa
ceshtje ne lidhje me: (i) permiresimin e perkufizimeve te tij dhe perfshirjen e
perkufizimeve te reja te cilat kane te bejne me programe dhe kategori te ndryshme
personash qe perfitojne nga ky ligj; (ii) futja e konceptit te keshillimit dhe orientimit per
profesion dhe punesim si pjese e sherbimeve te punesimit; (iii) hartimi i programeve te
reja si psh ai i praktikave profesionale per te rinjte; (iv) ndryshimin e procedurave te
manaxhimit te fondeve te formimit profesional, ndryshim ky qe vjen si rezultat i hyrjes
ne fuqi te ligjit Nr. 8872 date 19. 03. 2002, “Per arsimin dhe formimin profesional ne
Republiken e Shqiperise” dhe miratimin e statutit tip te qendrave publike te formimit
profesional.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
33
Politikat e punsimit per te rinjet
Përcaktohen politikat e reja sociale për të gjithë punëkërkuesit e papunë të cilët janë
regjistruar pranë Drejtorive përkatëse të Punësimit. Kështu, në mbështetje të ligjit nr.
7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit
të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u miratua vendimi i cili përcakton
qartë të gjitha detyrimet ligjore që i lindin të gjithë punëkërkuesve të papunë, të cilët janë
regjistruar pranë zyrave të punësimit, si dhe detyrimet dhe masat e përfitimit për hapje të
vendeve të reja të punës nga ana e punëdhënësve.
Masa e përfitimit që marrin punëdhënësit
Punëdhënësit në sektorin privat, të cilët punësojnë të rinj nga mosha 16 – 30 vjeç, që kanë
përfunduar arsimin e lartë, arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional dhe kurse të
formimit profesional, mund të përfitojnë një financim mujor për tre vjet, në masën 100
për qind të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, të pjesës së
kontributit të punëdhënësit, me kusht që në kontratën e punës të jetë tre vjet kohëzgjatja e
programit dhe tre vjet të tjerë pa shkëputje pas përfundimit të programit. Ndërkohë,
punëdhënësit mund të punësojnë nëpërmjet këtij programi deri në 50% të numrit mesatar
të të siguruarve të deklaruar në 3 (tre) muajt e fundit.
Kriteret e përfitimit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, drejtoritë rajonale të
Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat vendore të punësimit bëjnë njoftimin në
Buletinin e Njoftimeve Publike, çdo vit, për fondin e vënë në dispozicion dhe kriteret e
përfitimit nga ky program. Ndërkohë, punëdhënësi që aplikon për programin e punësimit,
nuk duhet të ketë shkelur në të kaluarën legjislacionin e punës, konstatuar nga
inspektorati i Punës dhe nga administrata tatimore, si dhe duhet të ketë derdhur,
rregullisht detyrimet tatimore e kontributet për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe
shëndetësore, veçanërisht për vitin e fundit.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
34
Procedura e aplikimit për punëdhënësit
Punëdhënësit, për përfitimin e sipërpërmendur, aplikojnë pranë zyrave përkatëse të
punësimit duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
a) vendimin e gjykatës për regjistrimin si person juridik ose vendimin e Qendrës
Kombëtare të Regjistrimit;
b) numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in);
c) vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe
shëndetësore, që lëshohen nga organet e sigurimeve shoqërore, për aq kohë sa ushtron
veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;
ç) numrin e llogarisë bankare;
d) vërtetimin nga dega e tatim-taksave, ku personi juridik ushtron veprimtarinë, për
shlyerjen e detyrimeve tatimore për aq kohë sa kryen veprimtarinë, por jo më gjatë se për
një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;
dh) informacion për:
- numrin e fuqisë punëtore;
- listën emërore të të siguruarve;
-llojin e veprimtarisë që kryen;
- nivelin e pagës së dhënë për çdo person;
- planbiznesin për shtimin e fuqisë punëtore
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
35
- kopje të akteve të inspektimeve për vitin e fundit.
Më pas punëdhënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësimit dhe në mbështetje
të të dhënave e të dokumentacionit të përcaktuar si më sipër, plotëson formularin
përkatës, sipas modelit të miratuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Nga ana e vetë
inspektorati Rajonal i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën verifikimin e
dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, sipas kërkesave të përcaktuara të këtij vendimi
dhe shprehet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike për vërtetësinë dhe korrektësinë e këtij
dokumentacioni. Më pas Zyra përkatëse e punësimit ia paraqet këshillit vendor trepalësh,
të ngritur pranë saj, projektet që kërkohen të zbatohen aty ku ajo ushtron veprimtarinë,
këshill, i cili, pasi shqyrton dhe vlerëson dobinë social-ekonomike të projekteve të
paraqitura, i miraton ato në parim. Pas miratimit, në parim, të projekteve në këshillin
vendor trepalësh, zyra përkatëse e punësimit i dërgon, për miratim, si më poshtë vijon:
a) zyra vendore e punësimit, sipas rastit, ia dërgon zyrës rajonale të punësimit ose
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
b) zyra rajonale e punësimit, miraton projektet, kur numri i të punësuarve dhe atyre që
kërkohen për t’u punësuar nga punëdhënësi, është jo më shumë se 50 (pesëdhjetë)
persona;
c) Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit miraton projektet kur
numri i të punësuarve dhe atyre që kërkohen për t’u punësuar nga punëdhënësi, është më
shumë se 50 (pesëdhjetë) persona.
Komisioni i miratimit të projekteve në zyrën rajonale të punësimit, brenda 20 (njëzet)
ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim nga punëdhënësi, vendos
miratimin ose jo të projektit. Komisioni i miratimit të projekteve në Drejtorinë e
Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit vendos miratimin ose jo të projektit,
brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim nga
punëdhënësi. Zyra e punësimit vë në dispozicion të punëdhënësve listën e punëkërkuesve
të papunë që plotësojnë kriteret për të përfituar nga ky program. Më pas punëdhënësi
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
36
përzgjedh kandidatin më të përshtatshëm. Nëse punëkërkuesit e papunë kundërshtojnë të
marrin pjesë në këtë program, atyre u hiqet emri nga lista e punëkërkuesve të papunë.
Kontratat që nënshkruhen ndërmjet punëdhënësit dhe zyrave të punësimit
Ndërmjet zyrave përkatëse të punësimit dhe të punëdhënësit nënshkruhet një kontratë, ku
përcaktohen të drejtat dhe detyrimet, në përputhje me programin për secilën palë.
Kontratat lidhen vetëm për vitin buxhetor, për të cilin është miratuar projekti. Për
vazhdimin e projektit në vitin pasardhës do të lidhet një kontratë shtesë në përputhje me
fondet e miratuara atë vit.
Kontratat individuale të punëkërkuesit
Punëdhënësi dhe punëkërkuesi, si punëmarrës, nënshkruajnë një kontratë individuale
pune, në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, sipas përcaktimeve të bëra
në Kodin e Punës dhe në këtë vendim. Kontratat tip, hartohen nga Shërbimi Kombëtar i
Punësimit dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga zyrat përkatëse të punësimit.
Ndërkohë, një kopje e kontratës së punës së çdo punëkërkuesi, punëmarrës, depozitohet
në zyrën përkatëse të punësimit, e cila, në bashkëpunim me inspektoratin rajonal/vendor
të punës, ndjek zbatimin e kontratës deri në përfundimin e projektit. Në rastet kur
punëkërkuesi, si punëmarrës, pjesëmarrës në këtë program, largohet përpara afatit të
përcaktuar në kontratë brenda gjysmës së vitit të parë të zbatimit të kontratës për shkaqe
të arsyeshme, zëvendësimi bëhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas njoftimit nga
punëdhënësi dhe vlerësimit të inspektoratit të Punës për shkaqet e zgjidhjes së kontratës.
Punëdhënësi, i cili ndërpret marrëdhëniet e punësimit, pa shkaqe të arsyeshme për
periudhën mbas përfundimit të subvencionimit (3-vjeçari i dytë), detyrohet të kthejë
subvencionin e marrë për këtë person për periudhën e paplotësuar sipas kontratës.
Ndërkohë, financimi ndërpritet në rastin kur punëdhënësi, pas përfitimit të financimit, në
zbatim të këtij vendimi, zgjidh, pa shkaqe të arsyeshme, kontratat e punës së
punëmarrësve të tjerë, të punësuar pranë tij, të vërtetuar nga inspektorati Shtetëror i
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
37
Punës dhe Shërbimeve Sociale. Më pas Shërbimi Kombëtar i Punësimit monitoron
ecurinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës,
të cilat ia paraqet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe
Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Programi i punësimit
Programi i punësimit për vitin 2013 ka një kohëzgjatje prej6 (gjashtë) vjetësh. Nga ana
tjetër, vetë Shërbimi Kombëtar i Punësimit ruan dokumentacionin për programin e
punësimit deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fundit të ndihmës individuale. Programi
vlerësohet nga ekspertë ose organizata të pavarura, që kanë përvojë në këtë fushë dhe
njohuri për tregun e punës. Fondet për zbatimin e këtij programi përballohen nga buxheti
i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Tabela 1
EMЁRTIMI Njësia
e
matjes Trem.1/09 Trem.2/09 Trem.3/09 Trem.4/09
TЁ ARDHURAT
Paga mesatare
mujore në sektorin
shtetëror
Në
lekë
39,396
40,100
42,000 42,000
Paga minimale e
miratuar
"
17,000
18,000
18,000 18,000
Pagesa e papunësisë
"
5,980
5,980
6,340 6,340
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
38
Ndihma ekonomike
mesatare për një
familje
"
- Ndihma e plotë
"
3,899
3,746
3,900 3,900
- Ndihma e
pjesëshme
"
3,079
3,114
3,135 3,150
PUNЁSIMI
Forca e punës Numër
1,041,802 1,041,807 1,051,695 1,053,092
- Të punësuar "
900,492 900,472 909,633 909,752
a) në sektorin
shtetëror
"
166,563
166,453
166,453 166,250
b) në sektorin privat
jobujqësor
"
237,739
237,829
236,516 236,838
c) në sektorin privat
bujqësor*
"
496,190
496,190
506,664 506,664
PAPUNЁSIA
Të papunë të
regjistruar
Numër
141,310
141,335
142,062 143,340
Përfitues të pagesës
së papunësisë
"
8,238
8,485
9,268 10,050
SHKALLA E
PAPUNЁSISЁ
Shkalla e papunësisë
së regjistruar
% 13.6 13.6 13.5 13.6
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
39
Tabela 2
Trem.1/10 Trem.2/10 Trem.3/10 Trem.4/10 Trem.1/11 Trem.2/11 Trem.3/11 Trem.4/11
42,000
42,800 44,700
45,000
45,500
45,500
47,660
48,000
18,000
18,000 19,000
19,000
19,000
19,000
20,000
20,000
6,340
6,340 6,565
6,565
6,565
6,565
6,850
6,850
3,690
3,940 3,980
4,023
4,127
4,190
4,195
4,195
3,169
3,169 3,200
3,325
3,336
3,386
3,390
3,390
1,055,735
1,059,965 1,037,943
1,038,703
1,042,019
1,050,325
1,087,584
1,090,974
911,127
915,324 894,725
895,663
899,183
908,257
945,502
948,024
166,250
166,500 166,600
166,000
165,400
165,000
165,000
165,000
238,213
242,160 242,717
244,255
248,375
257,849
258,202
260,724
506,664
506,664 485,408
485,408
485,408
485,408
522,300
522,300
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
40
144,608
144,641 143,218
143,040
142,836
142,068
142,082
142,950
9,853
10,775 10,205
9,509
8,517
7,979
8,408
9,247
13.7 13.6 13.8 13.8 13.7 13.5 13.1 13.1
Tabela 3
Trem.1/12 Trem.2/12 Trem.3/12 Trem.4/12 Trem.1/13
48,800
48,800
51,270
51,500
51,700
20,000
20,000
21,000
21,000
21,000
6,850
6,850
6,850
6,850
6,850
4,195
4,195
4,195
4,195
4,195
3,390
3,390
3,390
3,390
3,390
1,092,350
1,092,027
1,101,183
1,106,118
1,109,207
948,929
948,899
959,367
964,363
967,268
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
41
164,600 164,600 164,400 164,000 164,000
262,029
261,999
272,667
278,063
280,968
522,300
522,300
522,300
522,300
522,300
143,421
143,128
141,816
141,755
141,939
9,569
10,513
9,969
9,038
8,345
13.1 13.1 12.9 12.8 12.8
Burimi: Instituti i Statistikave 2013
*) Në mungesë të të dhënave administrative për sektorin privat bujqësor, punësimi në
këtë sektor është vlerësim bazuar në Anketat Vjetore të Forcave të Punës, 2008-2011. Ky
vlerësim, për vitet 2008-2010, është bazuar në projeksionet e popullsisë 2001-2021 dhe
do të përditësohet si rezultat i revizionimit të të dhënave të vetë kësaj ankete me
retrospektivën e popullsisë bazuar në censusin e vitit 2011, ndërsa të dhënat e AFP 2011
janë peshuar me popullsinë e Census 2011.
Tabela Nr.4 Treguesit e punesimit ne te gjitha fushat e ndare sipas sektorve gjate
viteve 2000-2011
Të punësuar
Njësia
e
matjes
2000 2001 2002 2003 2004
Gjithsej (I+II+III) Nr 1,068,190 920,569 920,144 926,225 931,217
I. Sektori shtetëror Nr 191,166 188,965 186,065 181,417 176,065
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
42
Buxhetorë
122,298 120,114 118,162 117,220 118,000
Jo-buxhetorë
68,868 68,851 67,903 64,197 58,065
II. Sektori privat
jo-bujqësor
Nr 116,024 205,267 207,742 211,169 213,000
III. Sektori privat
bujqësor
Nr 761,000 526,337 526,337 533,639 542,152
Shkalla e Punësimit % 55.1 51.9 51.1 50.7 50.3
Meshkuj % 66.0 63.8 62.8 61.4 61.2
Femra % 44.1 39.4 38.9 38.2 38.9
Burimi: Instituti i Statistikave 2013
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
932,102 935,058 939,000 974,067 899,278 916,919 928,052
175,015 169,000 167,100 166,543 166,250 166,000 165,100
119,993 122,000 125,200 125,500 125,320 126,500 128,200
55,022 47,000 41,900 41,043 40,930 39,500 36,900
214,935 224,058 229,900
238,975
236,838
244,255
256,288
542,152 542,000 542,000
568,549
496,190
506,664
506,664
49.7 46.2 44.7 45.8 41.9 42.3
60.0 58.8 55.2 57.4 50.4 51.0
38.8 38.1 34.2 34.3 33.4 33.5
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
43
– Shënim: Mesatare
vjetore
Shkalla e punësimit është raporti i të punësuarve ndaj popullsisë në moshë pune
(15-64 vjeç)
Burimi i informacionit: Të dhëna
administrative tabelat ne faqen zyrtare të
instat mbi të dhënat e të punsuarve
Zhvillimi i burimeve njerezore
Per zhvillimin dhe trajnimin e stafit po punohet per te:
Zhvilluar nje model per te identifikuar nevojat per trajnimin e stafit;
Zhvilluar nje strategji per nje organizim te trajnimit te stafit ne shkalle kombetare
duke perfshire nje numer te pacaktuar formuesish ose trajneresh, mbeshtetur edhe
ne eksperiencen Franceze;
Zgjeruar grupin e formuesve me specialiste te sherbimeve te punesimit, duke
shfrytezuar grupin aktual te formuar nga eksperienca franceze.
Krijuar dhe aftesuar kapacitete per te ndermarre vrojtime, studime dhe
parashikime mbi zhvillimet e tregut te punes si dhe per te bere analiza cilesore te
elementeve te veçante te tij.
Sherbimet private te punesimit
Shqiperia ka ratifikuar konventen Nr. 181 te ILO-s “Agjensite Private te Punesimit” ku
parashikohen aktivitetet qe duhet te kryeje nje agjenci private te punesimit si dhe te
drejtat dhe detyrimet e klienteve te ketyre sherbimeve.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
44
Duke filluar nga viti 1999, legjislacioni shqiptar, lejon krijimin dhe funksionimin e
Agjensive Private te Punesimit. Keto agjensi sigurojne: (i) sherbime qe bejne vleresimin
e kerkesave dhe te aplikimeve per punesim brenda e jashte shtetit; (ii)
sherbime qe lidhen me kerkimin e punes; (iii) sherbime per punesimin e punetoreve, per
t’u bere te disponueshem per nje pale te trete, person fizik ose juridik, i cili cakton detyra
dhe kontrollon zbatimin e tyre.
Aktualisht funksionojne 14 agjensi private punesimi. Aktiviteti disavjeçar i agjensive
private eshte perqendruar kryesisht ne punesimin e nje numri te kufizuar personash,
sidomos te atyre jashte vendit.
Synimet kryesore per permiresimin e situates se agjencive private te punesimit ne tregun
e punes jane:
rritja e bashkepunimit te tyre me sherbimet publike te punesimit, duke synuar qe
agjencite private te punesimit te interesohen qe sherbimet e tyre ti vene ne
dispozicion edhe te tregut te brendshem;
kontroll me i rrepte ne momentin e licensimit, me qellim qe ato qe perfitojne
licensen te jene te afta per te kryer sherbimet qe u takojne,
ne bashkepunim me projektin e ILO/ migranti te krijoje forumin e agjencive
private te punesimit me qellim qe keto agjenci te adaptojne nje kod etike, te
shkembejne eksperienca. Ne kete forum do te bejne pjese dhe perfaqesues te
sherbimeve publike per orientimin dhe shkembimin e eksperiences me keto
agjenci private.
ne bashkepunim me forumin e agjencive private te punesimit vendosja e
mekanizmave monitorues per te garantuar qe aktiviteti i agjencive private te
punesimit te jete transparent dhe shmangien e veprimtarise trafikuese.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
45
Programet e nxitjes se punesimit
Programet e nxitjes se punesimit u prezantuan per here te pare ne Shqiperi ne vititn 1999.
Synimi kryesor i ketyre programeve eshte: (i) krijimi i vendeve te reja te punes dhe ulja e
nivelit te papunesise; (ii) formimi profesional i punekerkuesve te papune sidomos ne ato
zona ku mungojne kapacitetet trajnuese; (iii) ndihme ndermarrjes per te rritur aktivitetin e
saj dhe te beje perzgjedhje me te mire te fuqise punetore; (iv) nxitja e drejtperdrejte e
punesimit te nje pjese te te trajnuarve; (v) minimizimi i punes se zeze; (vi) perfshirja ne
keto programe te punekerkuesve te papune perfitues nga skemat e mbeshtetjes me te
ardhura me qellim uljen e kostove te ketyre programeve; (vii) nxitja e punesimit te te
rinjve dhe grupeve te vecanta te te papuneve.
Programet e nxitjes se punesimit jane te vetmet programe aktive shteterore te cilat
veprojne drejtpersedrejti ne grupin e punekerkuesve te papune per ti nxitur ata ne gjetjen
e nje punesimi sa me afatgjate. Keto programe se bashku me programin e ndermjetesimit
ne pune ndikojne realisht ne uljen e numrit te papuneve te rregjistruar si dhe cka eshte me
e rendesishme largimin e tyre nga skemat pasive te mbeshtetjes me te ardhura (pagesa e
papunesise dhe ndihma ekonomike).
Aplikohen aktualisht 5 programe dhe konkretisht:
1. Programi i nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune: Punedhenesit qe
punesojne me punesime te perkoheshme (3-6 muaj) punekerkues te papune, mund te
perfitojne financim mujor te pages se tyre deri ne 100 % te
2. pages minimale si edhe shpenzimet per sigurimet shoqerore te perfituesve. Nese
perfituesit punesohen per nje periudhe deri ne nje vit dhe nepermjet kontratave te
rregullta, punedhenesi ka te drejten te perfitoj nje financim mujor te barabarte me
shumen e nje page minimale dhe kontributin per sigurimet shoqerore te detyrueshme
per nje periudhe deri ne 5 muaj. Nese perfituesi nuk ka formimin profesional perkates
per detyren qe ai ose ajo duhet te kryejne, dhe punedhenesi e ofron ate, ai mund te
perfitoje nje rritje prej 10-20 perqind te financimit per cdo perfitues.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
46
3. Programi i nxitjes se punesimit nepermjet formimit ne pune: ky program mbeshtet
financiarisht punedhenesit qe sigurojne trajnimin e perfituesve dhe qe punesojne nje
pjese te trajnuarve te pakten per nje vit. Qeveria e mbeshtet financiarisht
punedhenesin ne % te caktuara ne lidhje me pagen dhe kontributin e sigurimeve
shoqerore gjate nente muajve te trajnimit. Pas perfundimit te kursve te trajnimit,
punedhenesi eshte i detyruar te punesoje 40 perqind te te trajnuarave.
4. Per programin e nxitjes se punesimit nepermjet formimit institucional Programi per
nxitjen e punesimit nepermjet formimit institucional: Zyrat e punesimit caktojne dhe
sigurojne trajnimin per perfituesit nga ato kompani qe (i) garantojne punesimin pas
perfundimit te trajnimit ose (ii) mund te tregojne nepermjet studimeve dhe
investigimeve te tregut te punes se trajnimi do te jete i dobishem per pjesemarresit.
Ata perfitues qe refuzojne te marrin pjese ne keto kurse hiqen nga lista e
punekerkuesve te papune dhe u nderpritet pagesa e papunesise
5. Programi i nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune femra synon te integroje
ne tregun e punes gra te margjinalizuara si grate rome, ish te trafikuara, gra te
moshuara dhe gra invalide. Ky zgjat nga nje deri tre vjet. Gjate vitit te pare,
punedhenesi mund te perfitoje 75 perqind te financimit per kontributin e sigurimeve
shoqerore dhe 4 paga minimale. Gjate vitit te dyte, punedhenesit marrin 85 perqind te
kontributit per sigurimet shoqerore dhe 6 paga minimale dhe gjate vitit te trete ata
marrin100 perqind te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe 4 paga minimale
Per programet e sipermendura nga Ministria per here te pare ne vitin 2004 vendosi
prioritetet vjetore te zbatimit te tij ku perparesi i jepet zbatimit te atyre programeve qe
sigurojne punesim sa me afatgjate, programit te punesimit te punekerkuesve te papune
femra, punesimit te grupeve te vecanta, aplikuesve nga ndermarrjeve te vogla dhe te
mesme. Keto prioritete vendosen cdo fillim viti ne baze te analizes qe i behet programit
ne vitin paraardhes nevojave te punekerkuesve te papune apo grupeve te vecanta. Ne baze
te prioriteteve behet dhe ndarja e fondeve sipas programeve.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
47
Nje hap i rendesishem per permiresimin e zbatimit te ketyre programeve eshte miratimi i
akteve nenligjore per monitorimin dhe mbikqyrjen e programit nga Sherbimi Kombetar i
Punesimit dhe Ministria. Rritja e kontrollit kunder abuzimeve si nga strukturat e SHKP
ashtu dhe ndaj subjekve aplikues. Mbas ketyre proçeseve, do te nderhyhet per
permiresimin e programe ekzistuese te nxitjes se punesimit dhe hartimit te programeve te
reja, per ti pershtatur ato me zhvillimet e tregut te punes.
Per kryerjen e nje analize realiste sipas standarteve te vendeve te BE dhe ILO, do te
realizohet per periudhen 2007-2013:
analize vjetore mbi efektshmerine e programeve te nxitjes se punesimit, si nje
kusht paraprak per percaktimin e prioriteve per vitin ne vazhdim.
analize dhe monitorim nga Institucione nderkombetare si BE dhe ILO, te ecurise
se programeve me synim permiresimin e zbatimit te tyre ne te ardhme.
Ne nje periudhe afatgjate, propozojme monitorimin e ketyre programeve nga
ekspertize e pavarur e akredituar dhe certifikuar per realizimin e nje misioni te
tille.
Do te vazhdoje procesi i vendosjes se prioriteteve nga Ministri te lidhura keto me situaten
ne tregun e punes dhe drejtimet e zhvillimit. Ne vendosjen e prioriteve do te vleresohet
rekomandimi i CREP per prioritete te kufizuara dhe te monitorueshme. Vendosja e
prioriteteve eshte e lidhur me ndarjen e fondeve sipas programeve dhe grupeve qe
trajtohen.
Rendesia dhe cilesia e politikave aktive te punesimit duhet te vleresohet rregullisht.
Prandaj, eshte e nevojshme sic u tha me siper te ndertohen mekanizma per te monitoruar
e me pas vleresuar keto politika duke angazhuar edhe partneret sociale. Kjo mund te coje
ne permiresimin ne te ardhmen te programimit, e informimit- instruktimit me te qarte te
stafit te zyrave lokale te punesimit. Vleresimi i programeve duhet te behet nga
institucione te specializuara per kete qellim. Per kete brenda fondeve te programeve te
nxitjes se punesimit duhet te parashikohet nje ze per vleresimin e projekteve te nxitjes se
punesimit nga institucionet perkatese.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
48
Informimi mbi poltikat aktive ekzistuese eshte nje element i rendesishem parandalues.
Sherbimi Kombetar i Punesimit duhet te ndermarre veprime nxitese me aktive per tregun
e punes si nje garanci transparence per individet dhe ndergjegjesimin ne rritje per
mundesite ekzistuese.
Informacioni i tregut te punes duhet te permiresohet me qellim qe ne baze te ketij
informacioni te behen studime ne lidhje me fuqine punetore. Kjo do te ndihmoje ne
vleresimin e programeve te nxitjes se punesimit dhe vendosjen e prioriteteve cdo fillim
viti.
Hartimi i nje politike aktive qe synon te merret me te rinjte ne pozita te disfavoreshme te
cilet, p. sh. kombinojne trajnimin me punesimin e subvencionur per here te pare dhe
udhezimet e keshillimit per formim profesional me programet e biznesit per te rinjte.
Praktikat profesionale do te jete nje program i ri ne tregun e punes. Ky program do te
fokusohet ne kategorine e te rinjve, te cilet sapo kane mbaruar studimet e tyre
universitare apo te mesme si brenda ashtu dhe jashte vendit dhe gjenden te papune, si
pasoje e mungeses se eksperiences ne pune. Per kete arsye keta te rinj do te perfshihen ne
programe praktikash profesionale (stazhe) ne ndermarrje apo institucione qofshin keto
private apo publike. Te rinjte do te kene mundesi qe te perfitojne eksperiencen e duhur
per te patur me tej nje punesim sa me afatgjate. Institucionet shteterore/publike do t’i
pranojne falas punekerkuesit e papune te sapodiplomuar. Ndersa keta te fundit do te
marrin nje mbeshtetje financiare (ne nivelin e pageses se papunesise). Fillimisht programi
do te pilotohet tek te rinjte te cilet kane mbaruar arsimin e larte brenda fondeve te
parashikuara ne buxhetin afatmesem dhe me pas me sigurimin e fondeve shtese do te
synohet shtrirja e programit tek te rinjte qe mbarojne arsimin e mesem.
Pervec programit te praktikave profesionale i cili do te jete nje program i ri ne tregun e
punes ne lidhje me nxitjen e punesimit te te rinjve synohet:
Zbatimi ne vazhdim i programeve e nxitjes se punesimit ku perparesi do tu jepet
te rinjve dhe grave.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
49
Zbatimi me efikasitet i programit te keshillimit per pune dhe profesion, duke
perfshire ketu programet e levizshme te keshillimit ne shkolla, universitete dhe
ne zyren e punesimit.
Per grupet e vecanta te te rinjve do te merren masa ne lidhje me formimin
profesional te tyre me tarifa te reduktuara ose falas ne qendrat publike te
formimit profesional.
Nje program tjeter ne tregun e punes do te jete ai per personat me aftesi te kufizuar
(PAK). Qellimi I ketij programi eshte qe ne zbatim te ligjit te nxitjes se punesimit (neni
17), te rregulloje detyrimin e punedhenesit per te punesuar PAK dhe ne rastet kur ai nuk e
ben kete te derdhe ne fondin e SHKP nje page minimale per cdo person qe nuk ka
punesuar.
Fondet e grumbulluara do te perdoren per hapjen e vendeve te reja te punes per keta
persona. Format e mbeshtetjes do te jene: (i) financime ne nivelin e pages minimale ne
shkalle vendi dhe sigurimeve te detyrueshme per cdo te punesuar; (ii) subvencione per
pajisjen apo pershtatjen e vendit te punes; (iii) pagesa e tarifave per formimin nepermjet
punes; (iv) hapje e vendeve te punes te mbrojtura ku punesohen persona me aftesi te
kufizuar (atelie dhe qendra punesimi te perbashketa).
Ne baze te kesaj strategjie dhe Strategjise Kombetare te PAK objektivat ne fushen e
arsimit dhe punesimit dhe formimit profesional jane:
1. Permiresimi dhe zbatimi i politikave dhe programeve per punesimin e PAK.
2. Permiresimi i politikave dhe programeve per trainimin dhe formimin profesional te
PAK.
3. Rritja mundesive per punesim te PAK dhe rritja e mundesive per arsim dhe formim
profesional ne menyre qe te rriten kapacitetet e tyre individuale per punesim;
4. Inkurajimin e personave me aftesi te kufizuara per zhvillimin e mundesive
mbeshtetese per punesim dhe formim profesional;
5. Informimi dhe edukimi i punedhenesve per mundesite e personave me aftesi te
kufizuar per te punuar;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
50
6. Sigurimi i informacionit per mundesite e karrieres, menyrave si te krijojne te ardhura
dhe per ndihmen e nevojshme qe duhet t'u jepet personave me aftesi te kufizuara;
7. Te sigurohet qe personat me aftesi te kufizuara te gezojne te njejtat kushte punesimi,
te drejta dhe privilegje, si gjithe te tjeret, duke perfshire dispozitat per pagese
minimale per pune me prodhimtari te krahasueshme.
Punet publike
Aktualisht jane duke u implementuar disa tipe te tjere programesh pilot per punet publike
duke shfrytezuar fondet e programit per ndihme ekonomike. Punet publike zakonisht
shihen si lehtesime te varferise dhe perfitime per komunitetin, por nuk i permiresojne
shanset per ripunesimin e te papuneve pjesemarres. Megjithate punet publike mund te
funksionojne mjaft mire per punensimin e punekerkuesve te papune te komunitetit rom.
Nje gje e tille eshte parashikuar ne strategjine perkatese.
Eshte e rendesishme qe programet per punet publike te shoqerohen me politika te tjera
aktive si p. sh. zhvillimin e aftesive dhe keshillimin profesionale te cilat permiresojne
aftesine per punesim te pjesemarresve duke rritur shansin te gjejne pune me te mbaruar
programin e puneve publike.
Barazia gjinore dhe shanset e barabarta ne pune
Ne drejtim te permiresimit te nivelit te punesimit Ministria ka ndermarre nje sere masash
per punesimin e femrave: keshtu eshte zbatuar per here te pare ne vitin 2004 programi i
nxitjes se punesimit te femrave ku prioritet i jepet grupeve te vecanta te femrave si
viktimat e trafikut, me aftesi te kufizuar, femra rome mbi 35 vjec, vajza nena, femra te
divorcuara me probleme sociale. Aktivitetet e mesiperme kane qene te bashkerenduara
ngushtesisht me Zyren e Koordinimit Kombetar te Anti-Trafikimit ne Ministrine e
Brendshme. Gjate vitit 2006 nepermjet
ketij programi jane punesuar 1053 punekerkues te papune femra nga te cilat 649 nga
grupet e vecanta. Gjithashtu per here te pare eshte aplikuar ne vitin 2004 lehtesimi i
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
51
tarifave te sistemit te formimit profesional per grate dhe vajzat ne Qendrat Publike te
Formimit profesional. Nepermjet ketij programi kane perfituar:
tarifa falas 24 punekerkues te papune femra
tarifa te reduktuara 369 punekerkues te papune femra
Jane licensuar 150 subjekte private qe ofrojne kurse kryesisht per profesione qe aftesojne
grate dhe vajzat; hapjes se qendrave te punesimit per grate e vajzat nga OJF-te, si ne
Tirane, Elbasan, Berat, etj; hapjen e disa qendra informimi dhe indermjetesimi etj.
Gjithesesi Sherbimi Kombetar i Punesimit duhet te siguroje masat per mbikqyrjen e
mundesive dhe trajtimin e barabarte midis burrit dhe gruas ne fushen e sherbimeve te
punesimit, formimit profesional si dhe ne mbeshtetjen me te ardhura ne rast papunesie.
Ne bashkepunim me Ministrie e Arsimit dhe Shkences per ritjen e barazise gjinore ne
punesim, te shikohet mundesia e rritjes se kapaciteteve ne shkollat e mesme profesionale,
ne dege te pershtatshme per femra si konfeksion, hoteleri-turizem, ekonomik, etj. dhe
hapjes se degeve te reja.
Synimet kryesore te integrimit gjinor kjo ne kuadrin e nenshkrimit te konventave dhe
marreveshjeve nderkombetare si Konventa e te Drejtave te Njeriut CEDAW, Platforma
per Veprim e Pekinit, OZHM-te jane:
Vazhdimi i zbatimit te programeve te nxitjes se punesimit te femrave
Vazhdimi i zbatimit te programit te aplikimit te tarifave falas apo te reduktuara
per femrat
Pjesemarrja aktive e grave, perfaqesuese te OJF-ve dhe te gjithe grupeve te
synuara per formulimin e politikave, garantimin e pergjegjesive dhe nevojave per
grupet shoqerore me te diskriminuara.
Perdorimi i statistikave dhe te dhenave sipas seksit, duke perdorur formulare me
te detajuar qe te evidentohen te dhenat ne baze te perkatesise gjinore.
Te dhenat duhet te plotesohen dhe te mblidhen nga te gjitha njesite zbatuese te
rajoneve te vendit, me qellim pasurimin e te dhenave ne nivel kombetar.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
52
Buxhetimi gjinor te behet mbi bazen e perfitimeve te barabarta gjinore. Kjo te
behet pas raportimeve te deritanishme per te hartuar edhe politika jo vetem
kontribuese, por edhe perfituese te barabarta.
Politika te vecanta do te ndiqen per grupet e grave ne nevoje. Pervec politikave te
permendura me siper do te kete politika te reja ne lidhje me:
Grate kryefamiljare, viktimat e trafikut do te merren masa per sigurimin e
formimit profesional prane qendrave publike te formimit profesional (sherbimi
eshte falas), si dhe masa punesimin e tyre. Kjo behet gjithashtu per parandalimin e
fenomenit te trafikimit.
Per grate e komunitetit rom dhe egjyptian do te punohet per ndergjegjesimin e
punonjesve te zyrave te punesimit, per zbatimin e programeve ekzistuese te
nxitjes se punesimit per keto grupe (VKM 632) si dhe masat e parashikuara ne
Strategjine Kombetare per Integrimin e Komunitetit Rom.
Punesimi dhe formimi profesional per komunitetin rom
Nje pjese e madhe e te papuneve dhe persona joaktive te minoritetit Rom kane qene te
papune per nje periudhe disa vjecare, dhe midis tyre pjesa me e madhe nuk jane ne
gjendje qe te gjejne pune.
Arsye kryesore per nivelet e larta te papunesise afatgjate:te komiteti rom lidhet me (i)
mungesen e shkollimit, (ii) disavantazhet rajonale, (iii) diskriminimi, dhe (iv) eficences
se ulet te politikave aktive te punesimit te Komunitetit te Romeve, per shkak se pjesa me
e madhe e tyre nuk jane te regjistruar si te papune.
Formimi profesional falas apo me tarifa te reduktuara eshte nje nga prioritetet e ministrise
per rritjen e shanseve te punesimit te ketij komuniteti.
Gjithashtu nje hap i rendesishem eshte (i) identifikimin e profesioneve qe mund te
mesohen nga Romet dhe (ii) hapja e kurseve te formimit profesional per profesionet e
identifikuara ne qendrat publike dhe private te formimit profesional,
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
53
Vendosja nga ana e zyrave te punesimit te lidhjeve me te papunet e komunitetit rom (jo
vetem atyre qe jane te rregjistruar ne keto zyra)
Aktivizimi i programit te puneve publike, per te hapur vende pune per punekerkuesit e
papune rome qe nuk kerkojne kualifikime.
Zbatimi i programeve speciale ekzistuese (ne menyre te vecante VKM 632) per nxitjen e
punesimit per komunitetin Rom.
Gjithashtu perdorimi i politikave lehtesuese per kompanite qe punesojne anetare te
komunitetit Rom synon:
mundesine e financimit te kompanive ku punedhenes dhe punemarres jane nga
komuniteti Rom
krijimin e lehtesirave fiskale per ato kompani qe hapin vende pune per Romet
mbeshtetjen me baze materiale, ambjente, mjete financiare dhe burime njerezore
per ato biznese qe kane si destinacion produktet e tradites Rome.
Punesimi dhe formimi profesional per femijet qe punojne ne menyre informale
Nje pjese e konsiderueshme e femijeve qe punojne vijne nga familje ku prinderit jane te
papune dhe te pakualifikuar duke u bere ata mbajtesit kryesore te familjes. Do te kishte
nje ndikim te dukshem ne zbutjen e fenomenit te punes se femijeve:
Aplikimi i programeve te formimit profesional per femijet qe punojne dhe qe e
kane mbushur moshen ligjore me tarifa te reduktura ose falas ne qendrat publike
te formimit profesional;
Rritja e mundesive per punesim te prinderve apo anetareve te rritur te familjeve te
femijeve qe punojne, duke nxitur dhe kushtezuar kthimin e tyre ne shkolle;
Informimin e komunitetit mbi mundesite e formimit profesional dhe punesimit qe
ofrohen nga Drejtorite Rajonale te Formimit Profesional dhe Zyrat e Punesimit;
Nxitjen e programeve per krijimin e mundesive per punesim te personave qe kane
shkalle arsimimi dhe kualifikimi te ulet;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
54
Institucionalizimin e bashkepunimit ne nivel lokal per adresimin e drejte te
çeshtjes se punes te femijeve dhe referimin e tij.
Politikat per Punesimin dhe Formimin Profesional te emigranteve potenciale dhe atyre te
kthyer
Shume nga aspektet qe lidhen me formimin profesional dhe punesimin e emigranteve
potenciale dhe atyre te kthyer trajtohen nga Strategjia Kombetare per Migracionin, nje
nga dokumentat politike me adekuate dhe konform standarteve europiane ne lidhje me
menaxhimin e emigracionit1. Analiza e meposhtme ndjek dy nendarje kryesore;
Emigrantet Potenciale dhe Emigrantet e Kthyer2. Kjo nendarje behet per te mare ne
konsiderate ndryshimet ne nevoja/kerkesa te ketyre dy grupeve.
Zhvillimi i politikave me qellim shmangien e largimin te trurit nepermjet:
rritjes se ofertes per pune ne Shqiperi
terheqja e investitoreve te huaj dhe nxitja e investitoreve qe te punesojne staf ne
vend, ose nga diaspora jashte vendit.
Ngritja dhe caktimi i Sporteleve te Migracionit ne cilesine e institucionit qe do te merret
me dhenien e informacionit per migracionin. Per kete duhet te krijohet infrastruktura e
nevojshme ne Zyrat Rajonale te Punesimit, duke pershire: pajisjen me kompjutera dhe
trajnimin e personelit.
Ofrimin e informacionit lidhur me sherbimet e formimit profesional qe u mundesohen
emigranteve potenciale perpara emigrimit nga zyrat e punesimit. Per kete arsye nje
1 E hartuar nga Qeveria Shqiptare ne bashkepunim me Organizaten Nderkombetare per Migracionin dhe me
suportin e Delegacionit te Komisonit Europian ne Tirane dhe e miratuar ne nentor 2004. 2 Kjo Strategji trajton edhe aspekte te Strategjise se Punesimit dhe Formimit Profesional dhe per kete arsye
analiza e kesaj te fundit do te trajtohet brenda kuadrit te Strategjise per Migracionin
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
55
perfshirje me e gjere e ministrise del e nevojshme, per te planifikuar formimin
profesionale qe mund ti ofrohen kesaj kategorie si dhe per tu perfshire ne fushaten
publicitare te parashikuar ne Aktivitetin e trete.
Duke qene se Strategjia e emigracionit parashikon masa per ngritjen e kapaciteteve te
zyrave te Punesimit per tu ofruar sherbime sa me efektive emigranteve potenciale dhe
atyre te kthyer eshte e nevojshme qe te ndermeret nje studim i nevojave per
trainim/ngritje kapacitetesh te stafit te Zyrave Rajonale te Punesimit3. Identifikimi i
nevojave do te ndihmonte me pas ngritjen e kapaciteve permes fondeve te MPÇSSHB si
dhe donatoreve te tjere.
Politikat per integrimin emigranteve ne tregun e punes
Hartimi i nje raporti vleresues mbi mundesite e formimit profesional qe ofrohen
aktualisht per emigrantet e kthyer dhe mbi nevojat dhe mangesite ekzistuese.
Zgjerimi i sherbimeve riintegruese ne menyre qe te garantohet kthimi i qendrueshem
nepermjet
hartimit dhe zbatimit te programeve te perbashketa te punesimit me bizneset
private
ofrimi i sherbimit te keshillimit per karrieren, hyrjen ne pune, dhe formimit
profesional
Ngritja e kapaciteteve te Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe zyrave te saj, lokale dhe
rajonale dhe hartimi i programeve specifike per trajnimin lidhur me asistencen per te
kthyerit.
Zhvillimi i politikave te reja, me qellim nxitjen e kthimit te emigranteve te kualifikuar,
nepermjet
3 Ne kuader te nje projekti te IOM per implementimin e Marreveshjes se Ripranimit Shqiperi/BE eshte
parashikuar kryerja e nje vleresimi te kapaciteteve te Zyrave Rajonale te Punesimit dhe me pas ngritja e
kapaciteteve permes trainimit dhe suportit material per zyrat rajonale ne Tirane, Durres dhe Vlore.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
56
vleresimit te ofertes dhe kerkeses per personel te kualifikuar, ne tregun e punes
Shqiptar
krijimi i kontakteve ndermjet emigranteve dhe ndermarrjeve te medha ne
Shqiperi, duke krijuar nje banke te dhenash elektronike me ndermarrjet dhe CV e
emigranteve
Programet pasive – pagesa e papunesise1
Pagesa e papunesise mund te shtyhet deri ne 18 muaj me kusht qe te mos marrin page apo
perfitim tjeter gjate periudhes se trainimit.
Konventa e IlO-s nr. 168 mbi: “Nxitjen e Punesimit dhe Mbrojtjen nga Papunesia” eshte
ratifikuar tashme nga Kuvendi i RSH. Ne kete kontekst, jane bere dhe miratuar disa
ndryshime ne ligjin “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise” dhe ne ligjin
“Per nxitjen e Punesimit” me synim qe legjislacioni shqiptar te jete ne perputhje me
detyrimet qe rrjedhin nga Konventa Nr. 168. Gjithashtu ne zbatim te ligjit “Per sigurimet
shoqerore ne RSH” eshte miratuar VKM-ja e cila rregullon skemen e pageses se
papunesise.
Ne konventen 168 eshte parashikuar qe masa e pageses se papunesise te jete 50% e mases
se pages minimale ne shkalle vendi. Qe te arrihet kjo duhet qe pagesa e papunesise te
rritet gradualisht dhe paralelisht me pagen minimale ne shkalle vendi.
Nga studimi i fundit i tregut te punes i bere nga SHKP, per vitet ne vazhdim, tendenca e
papunesise nuk do te kete ndonje rritje te konsiderueshme, pasi pak jane deget e
ekonomise qe do te ristrukturohen ose do te privatizohen.
____________________
1Pagesa e papunesise jepet deri ne nje vit per personat te cilet kane derdhur kontributet per te pakten 12
muaj. Per te nxitur trainimin gjate periudhes se papunesise 1 Ne kuader te nje projekti te IOM per
implementimin e Marreveshjes se Ripranimit Shqiperi/BE eshte parashikuar kryerja e nje vleresimi te
kapaciteteve te Zyrave Rajonale te Punesimit dhe me pas ngritja e kapaciteteve permes trainimit dhe
suportit material per zyrat rajonale ne Tirane, Durres dhe Vlore.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
57
Arsimi dhe Formimi Profesional
Objektivat e meposhtem te AFP marrin ne konsiderate zhvillimet e koheve te
fundit, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajon e me gjere, si dhe iu referohen
dokumenteve nderkombetare te rendesishme qe lidhen me veçorite e sektorit te AFP. Ato
jane ne perputhje te plote dhe me angazhimet e Programit CARDS te BE i cili mbeshtet
reformimin e AFP ne Shqiperi edhe per vitet e ardhshme.
Rritja e fleksibilitetit te ofertes, mundesive te pranimit, perparimit dhe mobilitetit vertikal
e horizontal ne AFP, do te arrihet nepermjet:
Krijimit te nje Kuadri Kombetar te Kualifikimeve Profesionale (KKKP);
Ristrukturimit te niveleve te AFP duke u bazuar ne KKKP;
Krijimit te nje cikli te veçante per te plotesuar kulturen e pergjithshme te
nxenesve qe mbarojne nivelin e punetorit te kualifikuar, per te ofruar diplomen e
matures profesionale;
Krijimit te nje cikli post-sekondar me orientim profesional per nxenesit qe
mbarojne arsimin e mesem te pergjithshem dhe kerkojne te marrin nje kualifikim
profesional.
Modernizimi i modelit kurrikular per ta afruar me kerkesat e tregut te punes dhe per te
rritur shkallen e fleksibilitetit do te arrihet nepermjet:
Institucionalizimit te nje strukture Kurrikuli te AFP dy shkalleshe me kurrikula (si
standard kombetar) te hartuara ne nivel qendror dhe kurrikula ne nivel
shkolle/qendre, te bazuara ne kurrikulat perkatese, kerkesat reale te tregut rajonal
te punes dhe mundesite konkrete te shkolles/qendres.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
58
Modularizimit gradual te Kurrikulit te AFP per te lehtesuar integrimin e
kompetencave e standardeve te profesionit dhe per te mundesuar akumulimin,
transferimin dhe njohjen e krediteve te fituara me menyra dhe forma te ndryshme.
Institucionalizimit te nje metodologjie te hartimit te Kurrikulave te AFP qe
bazohet ne analizen e profesioneve, qe e konsideron hartimin e kurrikulit si nje
proces te vazhdueshem e shumeshkallesh dhe angazhon te gjithe te interesuarit ne
kete proces.
Mbeshtetjes se kurrikulit te AFP me “tekste integrale” qe perdoren per nje kohe
relativisht te gjate, nga nje numer i madh perdoruesish jo vetem te nje niveli apo
drejtimi profesional, duke ulur ndjeshem kostot e prodhimit te tyre.
Fuqizimit te rolit te Keshillit Kombetar te AFP (komisioneve te specializuara dhe
sekretariatit te tij) si nje organizem keshillimor tre-palesh (qeveri, punedhenes,
punemarres), ne mbeshtetje te zhvillimit te politikave reformuese te AFP.
Krijimit te Agjencise Kombetare te AFP per te kryer funksione ndersektoriale qe
aktualisht nuk mbulohen nga dikasteret dhe institucionet e AF;
Fuqizimit te Bordeve te shkollave/qendrave me partnere sociale (punedhenes e
punemarres).
Krijimit te Departamenteve (mbi baza profesionale) ne shkolla/qendra, si njesi te
zhvillimit dhe pershtatjes se kurrikulave ne nivel shkolle, si dhe te trajnimit te
brendshem te mesuesve dhe instruktoreve.
Krijimit te nje mekanizmi kombetar per orientimin profesional dhe keshillimin
per karrieren, me mbeshtetjen edhe te partnereve sociale.
Zhvillimi i kompetencave mesimdhenese dhe menaxhuese te personelit te AP do te
arrihet nepermjet:
Krijimit te nje mekanizmi institucional per kualifikim (pre-service) per bazat e
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
59
pedagogjise dhe psikologjise, te mesuesve dhe instruktoreve te rinj te AFP.
Fuqizimit te mekanizmave institucionale aktuale (ne nivel qendror dhe nivel
shkolle) per trajnimin e vazhduar (in-service), metodik dhe profesional, te te
gjithe mesuesve e instruktoreve te AFP.
Fuqizimit te mekanizmave institucionale aktuale per trajnimin e drejtuesve te
shkollave/qendrave ne lidhje me veçorite e menaxhimit ne sektorin e AFP.
Arritja e ketyre objektivave si dhe realizimi i nderhyrjeve te tjera reformuese ne perputhje
me situatat qe do te krijohen, do te kontribuojne ne ngritjen e dukshme cilesore dhe
sasiore te AFP ne kuadrin e permbushjes se misionit te ketij sektori te rendesishem te
zhvillimit te burimeve njerezore.
Masat per permiresimin e situates ne tregun informal
Fenomeni i punes informale ka anet e veta negative si: disorientimin e tregut te punes,
inkurajimin e punes se paligjshme, uljen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit, uljen e te
ardhurave per sigurimet shoqerore dhe shendetesore, krijimin e shtreses se njerezve te
pambrojtur etj. Per minimizimin e punes se zeze jane futur metoda te reja efikase duke
shfrytezuar eksperiencen e vendeve te tjera.
Shkaqet objektive dhe subjektive te tregut informal te punes.
Levizja e pakontrolluar demografike e popullsise drejt qendrave te medha te
banuara dhe me nje nivel me te larte ekonomik si pasoje e perqendrimit te
bizneseve ne to, nevoja per punesim ne keto biznese ka krijuar mundesine e
punesimit ilegal.
Me te ardhurat qe sigurohen nga ky lloj punesimi zbutet ne shkalle relative
(artificialisht) varferia e shtresave te trajtuara ne skemat sociale.
Konkurenca e pandershme dhe fluksi i madh i levizjes se fuqise punetore sipas
kerkese ofertes se tregut, sidomos ne sektorin e ndertimit veshtireson kontrollin
dhe zbardhjen e ketij tregu te zi te punes.
Mungesa e nje kontrolli te plote te levizjes dhe qarkullimit te monedhes perben
nje tjeter arsye qe favorizon dhe informalitetin.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
60
Mungesa e infrastruktures logjistike eshte dhe nje nga arsyet objektive te ketij
fenomeni.
Mungesa e nje rrjeti te informatizuar per komunikimin nderinstitucional rrit
veshtiresite e kontrollit te tregut te zi te punes per ta mbajtur nen kontroll dhe per
ta reduktuar.
Bashkepunimi nderinstitucional ndermjet organeve ekzekutive si: Tatim-Taksat,
Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte akoma
ne kuadrin e marreveshjeve nderinstitucionale te cilat nuk perbejne detyrime
ligjore.
Mungesa e nje bashkepunimi me konkret me partneret social ka sjelle ngadalesi
ne nderhyrjet ne kohen e duhur ne ato aktivitete ekonomike qe nuk zbatojne
legjislacionin e punes ne drejtim te sigurimit te punemarresve.
Pamundesia pe te mbuluar me kontroll te gjitha llojet e veprimtarive ekonomike te
cilat ushtrohen larg qendrave te banuara apo zbulimi i “ekonomive te bodrumeve”
sjell dhe lulezimin e tregut informal te punes.
Lidhur sa me lart, masat kryesore per zbutjen e ketij fenomeni, ashtu sic jane percaktuar
dhe ne planin e reduktimit te ekonomise informale, te aprovuar me Vendim te Keshillit te
Ministrave, nr 430, date 28.06.2006, jane si me poshte:
Vendosja e nje kornize bashkepunimi midis institucioneve, hartimi i nje vendimi
te Keshillit te Ministrave (Inspektoriati i Punes, Instituti i Sigurimeve Shoqerore,
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Sherbimi Kombetar i Punesimit) per
shkembimin e informacionit te vazhdueshem mbi situaten e tregut informal te
punesimit
Vendosja e nje rrjeti te informatizuar dhe te kompiuterizuar si nje element i
rendesishem ne marrjen e nje informacioni te perhershem dhe vendosjen e nje
kontrolli kompiuterik mbi rregjistrin e punemarresve te tregut privat te punes do
te sherbeje ne minimizimin e punesimit ilegal; pra ndertimi i nje rregjsitri te
perbashket informatik i rregjistrimit te subjekteve dhe te te punesuarve midis
ketyre institucioneve
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
61
Evidentimi i numrit te punesuarve ne fushen e ndertimit, industrise perpunuese
prodhuese (veshmbathje dhe kepucet), me ane te organizimit te aksioneve te
perbashketa midis ketyre institucioneve, si dhe verifikimi me pas per perfshirjen
ne skemen e sigurimeve te personave te pasiguruar te evidentuar. Ne sektorin e
ndertimit gjate muajit qershor u krye nje aksion i perbashket me tatim-taksat me
synim sigurimin e zbatimit te legjislacionit te punes ne lidhje me sigurine dhe
shendetin ne pune te punemarresve, kontrolli ndaj evazionit fiskal, si dhe
vleresimi i masave te marra nga detyrat e lena ne kontrollet e meparshme.
Zgjerimi i zonave te kontrollit, jo vetem ne zonat urbane, por shtrirja e sherbimit
te inspektimit ne pune dhe ne ato rurale, ne zbatim te Konventes 129 te ILO-s
Sensibilizimi i punedhenesve per t’i siguruar punemarresit, jo me pak se paga
minimale
Kryerja e nje studimi ndersektorial mbi tregun informal, me qellim evidentimin e
shkaqeve kryesore te ketij fenomeni dhe hartimi me pas i nje plani me te detajuar
per reduktimin e tij.
Kontrolli i tregut te punes i cili do te sigurohet nepermjet bashkepunimit te ISHP-
se, Organeve te tatim taksave, organeve te policise;
Konsolidimi i biznesit privat do te sjelle nje konkurence transparente ne tregun e
punes sipas kerkese ofertes.
Permiresimi i metodave dhe mjeteve te kontrollit.
Si do te permiresohet me tej klima e biznesit ne Shqiperi?
Nepermjet:
Reduktimit te metejshem te barrierave administrative per hapjen dhe kryerjen e
nje biznesi
Permiresime ligjore e institucionale per garantimin e konkurences se ndershme .
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
62
Dialogu social
Bazat ligjore per institucionalizimin e dialogut social tripalesh ne nivel qendror u
hodhen ne vitin 1995, me hyrjen ne fuqi te Ligjit Nr. 7961, date 13.03.1996 “Kodi i
Punes se Republikes se Shqiperise”. Me 1997 filloi te funksionoje per here te pare
Keshilli Kombetar i Punes, si institucioni me larte i dialogut social tripalesh ne vend.
Keshilli Kombetar i Punes ka nje strukture tripaleshe me 27 anetare, konkretisht 7 anetare
nga Qeveria, 10 anetare nga Organizatat e punemarresve dhe 10 anetare nga Organizatat
e punedhenesve. Ne funksion te ketij Keshilli u krijuan komisionet e specializuara
tripaleshe. Sistemi aktual i dialogut social ne Shqiperi perballet me nje numer sfidash qe
kane te bejne me qendrushmerine e sistemit, efiçencen e tij si dhe balancen midis
aktoreve sociale.
Per permiresimin e situates se dialogut social ne shqiperi, aktoret e dialogut social ne
vend kane rekomanduar:
Persosjen e metejshme te sistemit ligjor, duke pasqyruar kerkesat e konventave
nderkombetare;
Rritjen e efektivitetit te dialogut social ne nivel qendror, ne nivel dege-profesioni,
ne nivel rajonal dhe lokal;
Permiresimi i funksionimit te KKP-se, persosjes organizative, rritjes se shkalles se
autonomise, zgjerimit te metejshem te fushes se konsultimit, si dhe rritjes se
nivelit te drejtimit. Konkretisht jane bere keto propozime:
Institucionalizimi i dialogut sektorial, nepermjet krijimit te pikave te perbashketa,
kryesisht per marredheniet industriale, arsimin dhe shendetesine;
Permiresimi i funksionimit te keshillave konsultative ne nivelin rajonal dhe lokal,
nepermjet zgjerimit te fushes se konsultimit dhe caktimit te strukturave teknike te
menaxhimit;
Zgjerimi i organizimit sindikal ne sektorin privat;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
63
Niveli i papunesise
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Papunesia 13.8% 13.5% 13.1% 12.7% 12.4% 12.1% 11.8% 11.5%
Numri i punesimit ne shkalle vendi
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Punesimi 49.6% 50% 50.8% 52.% 53% 54% 55% 56%
Numri i ndermjetesimeve ne pune nga ana e sherbimeve te punesimit
Rritja e numrit te ndermjetesimeve
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Ndermjet
es.
10.000 10.500 11.000 11.500 12.000 12.500 13.000
Numri i punekerkuesve te papune te kualifikuar ne kurset e profesioneve
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Kualifiku
ar
4.500 5.000 5.500 6.000 6.500 7.000 7.500
Numri i te punesuarve pas kualifikimit
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Punesuar
2.000 2.400 2.800 3.200 3.600 4.000 4.600
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
64
Numri i punekerkuesve te papune te punesuar/formuar nga programet e nxitjes se
punesimit
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Punesuar 200 3.000–
3.500
3.000–
3.500
3.000–
3.500
3.000–
3.500
3.000–
3.500
3.000–
3.500
Numri i punonjesve te sherbimeve te punesimit te trajnuar
Treguesi 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Te
trainuar
50 70 90 100 110 120 150
Burimi Instat tabela 2.7 e tregusve të të punsuarve dhe të të trajnuarve sipas
sektorve
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
65
Kreu V
Perfundime dhe rekomandime
Si perfundim theksojme se sektori i Punesimit duhet te permiresohet dhe te pershtatet ne
kuadrin europian.
Gjithashtu ky sektor eshte zhvilluar gradualisht dhe eshte permiresuar ne krahasim me
vitet e shkuara, theksoj kuadri ligjor qe duhet te permiresohet me tej, per te arritur
qellimet e caktuara.
Ne kuader te zhvillimit gradual te tregut tone te punes, eshte plotesisht e mundshme qe
te realizojme nje treg te perbashket akoma edhe me te zhvilluar mes Kosoves tashme te
pavarur dhe Shqiperise. Duke marre ne konsiderate kete gje arritje, duke e pare edhe si
nje hap drejt realizimit te koncepteve Europiane, arrijme ne perfundimin se eshte
plotesisht i mundshem per tu realizuar. Permend ketu qe vete tregu i perbashket tashme i
realizuar ndermjet vendeve te bashkimit Europian ka kaluar nje rruget te gjate por te
sukseshme per tu realizuar.Koncepti i tregut te perbashket natyrisht qe kerkon hartimin
dhe pershtatjen e bazes ligjore, per eleminimin barrierave teknike, doganore, jo doganore,
harmonizimin e politikave ekonomike, atyre fiskale dhe natyrisht forcimin e lidhjeve
infrastrukturore. Por nepermjet realizimit te tij, do te behej e mundur levizja pa pengesa
e fuqise punetore dhe e kapitalit, kjo do ta forconte dhe zhvillonte me teper tregun e
perbashket, e thene ndryshe do te ndikonte drejtperdejt ne uljen e numrit te te papuneve
dhe ne krijimin e vendeve te reja te punes, njekohesisht do te krijohej edhe nje hapesire
joshese dhe per investitoret e huaj, per pasoje do kemi me teper zhvillim ekonomik per te
dyja vendet.
Tregu shqiptar i punes karakterizohet nga disa probleme per te cilat rekomandoj
qe te merren masa te cilat duhet te ndikojne drejtpersedrejti ne permiresimin e
situates se ketij tregu qe do te sjelle si pasoje rritjen e nivelit te punesimit. Nder to
mund te permendim:
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
66
Ne kushtet aktuale konstatojme papunesi te larte ne tregun e punes, ndaj
rekomandoj qe shteti duhet te nderhyje duke vendosur taksa me te uleta per te
punesuarit dhe punedhenesit per finacimin e programeve te sigurimeve
shoqerore,ne menyre qe te stimulohet hapja e vendeve te reja te punesimit,
vecanerisht ne sektorin zyrtar.
Duke e konsideruar si teper te rendesishem fleksibilitetin e tregut te punes per
marrjen ne pune te punonjesve rekomandoj, hartimin dhe sigurimin e rregullave
me pak retristiktive ne menyre qe te stimulojme dhe nxisim hapjen e vendeve te
reja te punes.
Hapja e vendeve te punes dhe hapja e vendeve te puneve me me shume
produktivitet dhe page me te larte jane elemente te rendesishem per uljen e
varferise dhe permiresimin e standarteve te jeteses ne nje vend. Per kete
rekomandoj qe te nxitet dhe te perkrahet fuqimisht permiresimi i klimes se
biznesit ne kuadrin e reduktimit te taksave sidomos per biznesin e vogel si dhe
ulja e mases se kontributeve per sigurime shoqerore e shendetesore (kostos se
punes).
Shteti, si rregullator dhe perfaqesues i aspekteve te caktuara te zhvillimit te
shoqerise dhe iniciatives se lire, duhet te nxite dhe rregulloje rrjetin e shkollave
profesionale, vecanerisht ne zonat rurale. Per kete ceshtje,rekomandoj qe
institucionet shteterore te orientohen, jo vetem nga kapacitetet dhe ofertat e tregut,
por edhe nga tendencat dhe drejtimet prioritare te zhvillimit te zonave rurale dhe
tregut te punes ne pergjithesi.
Gjate viteve te fundit ne vendin tone numri i personave te larguar jashte shtetit
ka qene shume i larte, shteti duhet te fokusohet per te kthyer trurin ne vend pasi
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
67
perben nje potencial te jashtzakonshem zhvillimi, me qellimin per te frenuar
emigrimin dhe rritur nivelin e punesimit dhe uljen e papunesise, rekomandoj qe
shteti duhet te perdore levat ekonomike, te stimuloje dhe te krijoje kushte te
pershtatshme per rritjen e prodhimit bujqesor ne zonat e fushore dhe ato malore
efektet e te ciles do te ndikonin pozitivisht ne treguan aktual te punes.
Ne kuader te politikave dhe programeve qe harton qeveria, duhet te vleresohet
konkretisht roli dhe kontributi i grave dhe vajzave ne zhvillimet ekonomike dhe
sociale ne tregun e punes. Raportet reale te popullsise, nivelet arsimore dhe
kualifikuese femra meshkuj, per kete rekomandoj qe keto raporte te gjejne
pasqyrim dhe zbatim ne menyre te barabarte edhe ne politikat e punesimit dhe
kriteret e punesimit.
Per rritjen e efektivitetit te politikave aktive te tregut te punes, rekomandoj te
shtrihet me tej permiresimi i sistemit te informacionit, duke perfshire monitorimin
e performances te bazuara tek rezultatet. Ne kete menyre do te behej e mundur
marrja e te dhenave te sakta qe do te sjellin si rezultat rritjen e efikasitetit ne
formulimin e politikave dhe marrjen e vendimeve te mireinformura nga punetoret
dhe punedhenesit.
Ne menyre qe te arrihet produktiviteti i krahut te punes qe nevojitet per
permiresimin e te ardhurave, rekomandoj berjen e reformave gjitheperfshirese ne
arsim dhe trajnim, te cilat do te sillnin nje krah me te kualifikuar pune e per
pasoje do te rriteshin mundesite per punesim ne tregun e punes.
Aktualisht ne vendin tone shume femije per arsye te varferise detyrohen te
braktisin arsimin dhe hidhen ne tregun e punes, duke mare parasysh
kompleksitetin e ceshtjes, rekomandoj; hartimin e programeve dhe metodave te
kujdeshme nga qeveria, per ti hequr femijet nga puna e detyruer dhe tu ofroje
atyre alterntivat e punesimit
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
68
Hapja e vendeve te reja te punes eshte nje sfide e madhe ne nje kohe kur oferta e
krahut te punes do te rritet me shpejtesi per shkak te rritjes demografike dhe
modernizimit qe do ta cojne aktivitetin ekonomik ne aktivitete qe kerkojne me
pak krahe pune jashte sektorit te bujqesise. Per kete rekomandoj marrjen e masave
te menjehershme per hapjen e vendeve te reja te punes ne sektorin privat
jobujqesor me me shume produktivitet dhe me page me te larte, kjo perben nje
element te rendesishem per uljen e varferise dhe permiresimin e standardit te
jetes.
Tregu shqiptar i punes vuan akoma nje nivel te larte te tregut informal. Per me
teper ka pak levizshmeri ndermjet sektorit informal dhe atij formal. Per kete
rekomandoj sigurimin e stimujve te vazhdueshem dhe me te favorshem per
formalizmin e vendeve te punes, psh kontraktimi me fleksibel do te ndihmonte ne
menyre te vecante te punesuarit.
Personat me nivel arsimor te ulet ndeshen me probleme te konsiderueshme ne
tregun e punes. Ka nje perqendrim te personave me arsim minimal apo pa arsim
ne sektorin informal. Niveli i arsimimit eshte i lidhur ngushte dhe me nivelin e te
ardhurave. Per kete rekomandoj qe te merren te gjitha masat e nevojshme per
zgjerimin e aksesit per arsimin dhe formim profesional te tyre. Ne te ardhmen, me
urbanizimin e ekonomise,zhvillimi i kapitalit njerezor do te marre nje rendesi
akoma me te madhe.
Kriza ekonomike dhe papunesia ne bote perbejne shqetesim serioz ne politiken e
punesimit te cdo shteti demokratik, ne kete kuader do te rekomandoja si zgjidhje
pakesimin e oreve te punes, per te cliruar vende pune e per te pakesuar keshtu
pjeserisht papunesine.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
69
Referenca
Banka e Shqipëris, www.bankofalbania.org
Instituti statistikave te Shqipëris, (INSTAT)
www.minifin.gov.al
www.dpd.gov.al
Revist Ekonomike www.monitor.al
www.mpcs.gov.al
E drejta e punës Prof.Dr. Kudret Cela
Financa Publike Prof.Dr. Magdalena Bregasi
Ekonomia Punes Prof. Galantina Cangaj
Menaxhimi I burimeve njerzore Prof. Galantina Cangaj
Universiteti "Aleksander Moisiu"
Politikat e punësimit dhe tregu i punës ne Shqipëri Tahir Zyberaj
70
Të drejtat për punësim për grat dhe vajzat ne Shqipëri,studimi
nga BE në bashkpunim me aleancën gjinore në Shqipëri 2010
Puna dhe jeta familjare,studim i BE 2001
http://www.ekon.al/2012/05/27/mendime-rreth-gjendjes-se-punesimit-ne-shqiperi/
http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx
http://www.njoftime.com/showthread.php?t=106378
http://www.avokati.org/wp-content/uploads/2012/02/strategjia-punesim-2007-2013.pdf
http://gazeta.universitetiplanetar.com/problematika-e-papunesise-ne-shqiperi-per-
periudhen-2000-2012-besford-haskasaj/
http://www.mpcs.gov.al/zedhenesi/6-njoftime-per-shtyp/706-ministria-e-punes-analizon-
punen-e-bere-ne-vitin-2011-dhe-prezanton-objektivat-per-2012