170
E drejta e procedurës civile Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. 1 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Procedura civile

Embed Size (px)

DESCRIPTION

material mësimor për vitet e IV fakulteti juridik nga prof. I.Morina

Citation preview

Page 1: Procedura civile

E drejta e procedurës civile

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

1 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 2: Procedura civile

E drejta

E drejta materiale

• Ekzistimi i së drejtës

E drejta formale

• Realizimi i së drejtës

2 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 3: Procedura civile

Procedura civile

• Procedura civile është proces i rregulluar përmes normave juridike lidhur me njohjen (konstatimin), formësimin dhe realizimin e të drejtave të personave privatë.

3 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 4: Procedura civile

Vetëndihma I

• më herët: forma kryesore e realizimit të së drejtës

• Në këtë mënyrë të realizimit të një të drejte vepron dhe vendos në të shumtën e rasteve

• Fuqia, në vend të së drejtës. • Ai i cili ka “fuqinë” ka edhe të

drejtën.

4 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 5: Procedura civile

Vetëndihma II

• Kjo ndikon në masë të madhe në prishjen e paqes juridike. Prishja e paqes juridike ndikon direkt në prishjen e paqes sociale.

• Paqja sociale është prezumim (parakusht) elementar për ekzistencën e një bashkësie njerëzore.

5 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 6: Procedura civile

Vetëndihma III

• Parimisht: Nuk lejohet

• Vetëm përjashtimisht

6 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 7: Procedura civile

Monopoli i shtetit

• Realizimi i të drejtave do te duhej te mbetet parimisht ne duar të shtetit.

• “Zbulimi” i procedurës për vënien në jetë të rendit juridik paraqet performancen “të arriturën” më të madhe të mendjes njerëzore

7 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 8: Procedura civile

Qëllimi dhe detyrat e procedurës civile I

• Parimisht qëllimi kryesor i së drejtës së procedurës civile është realizimi i të drejtave subjektive private.

• Kjo shihet më së miri duke u bazuar në parimin e disponibilitetit, që vlen në procedurën kontestiomore (shih neni 3 LPK-së).

8 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 9: Procedura civile

Qëllimi dhe detyrat e procedurës civile II

• Sipas teorisë juridike, procesi civil iu shërben të drejtave subjektive private (ky vështrim keqkuptohet nganjëherë edhe si “pikëpamje invidualiste”), e cila pikëpamje “pikëpamjes sociale” i kundërvihet.

• “Procesi është një mjet për konstatimin e së drejtës materiale dhe si e tillë duhet të mbetet”

• Ultima ratio 9

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 10: Procedura civile

Qenia e së drejtës së PC I

• E drejtë publike dhe e drejtë imperative (përjashtimisht marrëveshja e palëve)

• Kufizimi: Gjykata civile/autoritetet administrative

• Dallimi:e drejtë publike/private; 3 Teori:

1. Teoria e interesit

• Qysh në të të drejtën romake, juristi i famshëm romak Ulpianus:

• Dallimi sipas kësaj teorie qëndron në atë, nëse një marrëdhënie juridike i mbron interesat publike apo ato private.

10 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 11: Procedura civile

Qenia e së drejtës së PC II

2. Teoria e subordinimit

• Sipas kësaj teorie, një marrëdhënie juridike është publike juridike, nëse ekziston një raport subordinimi. Nëse ekziston një raport barazie, atëherë ajo marrëdhënie juridike i takon së drejtës private.

11 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 12: Procedura civile

Qenia e së drejtës së PC III

3. Teoria e së drejtës subjektive të modifikuar (teori mbizotëruese)

• Sipas kësaj teorie ekziston e drejta publike, nëse norma përkatëse i jap të drejtë ose e detyron ekskluzivisht një bartës të pushtetit shtetëror. Në të kundërtën ekziston e drejta private.

12 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 13: Procedura civile

Burimet e së drejtës civile

• Kushtetuta e RK; Konventa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

• Neni 6 . E drejta për një proces të rregullt • 1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht,publikisht

• dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar ligjërisht, e cila do të vendosë qoftë për mosmarrëveshjet mbi të drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qoftë për bazueshmërinë e çdo akuze të natyrës penale të drejtuar kundër tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë të gjithë proçesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralitetit, të rendit publik ose të sigurimit kombëtar në një shoqëri demokratike, kur interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proçes e kërkon këtë, ose në masën e gjykuar krejtësisht të domosdoshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të

ishte i një natyre që do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

• Ligjet përkatëse

13 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 14: Procedura civile

Ndarja e procedurës civile

• Procedura kontestimore

• Procedura jokontestimore

• Procedura e përmbarimit

• Procedura e falimentimit

14 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 15: Procedura civile

Procedura kontestimore I

• Neni 1 i LPK • Me Ligjin për procedurën kontestimore

caktohen rregullat procedurale në bazë të të cilave gjykata i shqyrton dhe i zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë dhe juridikë, po që se me ligj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe.

15

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 16: Procedura civile

Procedura kontestimore II

• Neni 1 i LPK të vjetër • Me këtë ligj caktohen rregullat e procedurës në bazë të

të cilave gjykata ordinare shqyrton dhe ven­dos në kontestet nga marrëdhëniet personale e familjare, nga marrëdhëniet e punës, nga marrë­dhëniet pasurore dhe nga marrëdhëniet e tjera civilo-juridike të personave fizikë e të personave civilë e juridikë, të bashkësive shoqërore-politike, të organi­zatave të punës së bashkuar e të personave shoqërorë juridikë të tjerë, përveç në qoftë se disa nga kontestet e theksuara janë vënë me ligj të veçantë në kompetencë të gjykatës tjetër ose të organit shtetëror, respektivisht të organit shoqëror.

16 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 17: Procedura civile

Procedura kontestimore III

• Personat fizikë dhe juridikë dhe ???

• Me kontest duhet kuptuar situata në të cilën një person pretendon se i takon një e drejtë subjektive civile ndaj një personi tjetër e ky e mohon ekzistimin e saj apo për ndonjë shkak tjetër e mohon detyrimin e tij që të sillet në mënyrën e caktuar.

17 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 18: Procedura civile

Procedura jokontestimore I

• Neni 1 i LPJK

• 1.1 Me këtë ligji caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të

• drejtat dhe interesat personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe

• pasurore që zgjidhen në procedurën jokontestimore.1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në çështjet tjera juridike për të cilat nuk është

• paraparë me ligj se zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore.

18 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 19: Procedura civile

Procedura jokontestimore II

• Neni 1 i LPJK të vjetër • Me këtë ligj caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat e

rregullta veprojnë dhe vendosin për marrëdhëniet personale, familjare e pasurore, për caktimin e kompensimeve për pasurinë e paluajtshme të ekspropriuar, për rregullimin e qeverisjes e të shfrytëzimit të sendit të përbashkët, për ndarjen e sendeve e të pasurisë së përbashkët, për rregullimin e mezhdave, për dokumentet dhe depozitën gjyqësore, si dhe për çështjet e tjera juridike për të cilat me ligi është caktuar të zgjidhen në procedurën jashtë­kontestimore.

19 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 20: Procedura civile

Procedura përmbarimore

• Neni 1 i LPP • 1.1 Me këtë ligj caktohen rregullat për procedurën e

gjykatës sipas të cilës realizohen kërkesat në bazë • të titujve ekzekutiv ( procedura e përmbarimit), po qe se

me ligj të posaçëm nuk është paraparë diçka tjetër. • 1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për përmbarimin e

vendimit të dhënë në procedurën • administrative dhe për kundërvajtje me të cilin është

caktuar detyrimi në të holla, përveçse kur për përmbarimin e tillë është paraparë me ligj kompetenca e organit tjetër.

• Nuk ka ndryshim në mes të LPK aktual dhe të vjetrit

20 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 21: Procedura civile

Dallimi i Proc.kont./jokont.

• Fillimisht duhet cekur se një ndarje e „pastër“ nuk është e mundur. I nevojshëm është një kufizim “formal”sidomos në procedurën jokontestimore nëse dominon mendimi për „përkujdesje juridike“

• Nëse mungon një dedikim i qartë, atëherë çështja juridike duhet të zgjidhet sipas procedurës kontestimore.

• Më konkretisht: Në semestrin veror

21 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 22: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave I

• Neni 6 i KMDN nënkupton:

• Ndërtimin e një gjyqësori efektiv dhe

mbrojtja e të drejtave subjektive private

• Shteti juridik:mbrojtja e të drejtave të njeriut

• Jo vetëm ligji,por edhe mekanizmat

• Ultima ratio: parimi i ekonomizimit

• Trashëgimia: sistem i vjetëruar LGjRR

22 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 23: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave II

• Aktualisht:

• Disa projektligje: (Ligji për gjykatat, Nr.03/L-199), 09.08.2010-shpallur nga presidenti.

• Neni 43: Hyrja në fuqi

• “Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2011 për nenet 29, 35, 36, 38 dhe 40, kurse

për nenet e tjera fillon të zbatohet nga 1 janari 2013”.

• Sistem tërësisht i ri

• Gjykata administrative

23 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 24: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave III

• Gjykatat komunale, Gjykatat komunale për kundërvajtje, Gjykatat e Qarkut dhe Gjykata Supreme. Për konteste ekonomike, ekskluzivisht kompetente është Gjykata Ekonomike. Aktualisht ekziston vetëm një Gjykatë Ekonomike me seli në Prishtinë.

24 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 25: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave IV

• Gjykata komunale

• Aktualisht veprojnë në Kosovë 25 Gjykata komunale si dhe 11 degë të Gjykatave në Graçanicë, Novobërdë, Gorazhdevc, Vërboc, Hoça e Madhe, Priluzhë, Mitrovicë, Novak, Bablak, Osojan and Sillova.

• Juridiksioni i Gjykatës komunale është i përcaktuar me nenin 26 të Ligjit për Gjykatat e Rregullta. Penalo dhe civilo/juridike

25 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 26: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave V

• Gjykata komunale

• Kontestet nga marrëdhënia e punës

• Kontestet për mbajtjen e përjetshme

• Kontestet për zgjidhjen e kontratës së huapërdorjes, kontratës së qirasë si dhe nga marrëdhëniet banesore

• Kontestet për ndihmë juridike

• Kontestet për procedurën e trashëgimisë.

26

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 27: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave VI

• Problem

• Neni 26 par. 6:

• Konteste pasuroro/juridike

• Vlera e objektit të kontestit

• Teoria/praktika

27 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 28: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave VII

• Gjykata e Qarkut • Gjykata e Qarkut vepron edhe si gjykatë e shkallës së

parë edhe si Gjykatë e shkallës së dytë. Në shkallën e dytë, Gjykata e qarkut është kompetente për të vendosur sipas ankesës kundër vendimeve të Gjykatës Komunale (neni 29 paragrafi 1 të Ligjit për Gjykatat e Rregullta).

• Gjykata e Qarkut është kompetente të vendos sidomos si gjykatë e shkallës së parë për këto konteste juridike (neni29 i Ligjit për Gjykatat e Rregullta):

• Kontestet për vërtetimin ose kundërshtimin e atësisë dhe amësisë

• Kontestet martesore (zgjidhja e martesës ose anulimi i martesës)

• Vendos për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës të ndonjë vendi tjetër.

28 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 29: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave VIII

• Gjykata ekonomike e qarkut • Një Gjykatë Ekonomike e Qarkut. Selia e saj

gjendet në Prishtinë.

• Kompetente: konteste ekonomike në mes të ndërmarrjeve si dhe për konteste që kanë të bëjnë me përdorimin e shpikjeve dhe përdorimin e firmës. Kompetente është edhe për procedurën e falimentimit dhe likuidimit të rregullt të ndërmarrjeve.

29 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 30: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave XIX

• Gjykata supreme • Kompetencat: Neni 31 i LGjRr.

• të vendos në shkallë të tretë mbi mjetet e rregullta juridike kundër vendimeve të gjykatave të qarkut dhe të Gjykatës Ekonomike të Qarkut, kur kjo gjë është caktuar me ligj

• të vendos mbi mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave në Kosovë

• të vendos mbi ligjshmërinë e akteve definitive administrative në konfliktin administrativ (Në Kosovë aktualisht nuk ka Gjykata administrative, prandaj mbrojtja gjyqësore lidhur me kontestet administrative mund të ushtrohet në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës).

30

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 31: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave X

• Dhoma e veçantë e Gjykatës supreme

• Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës është themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2002/13 datë 13 qershor 2002 për çështjet lidhur me Agjencinë e

• Mirëbesimit të Kosovës (tanimë ekziston Agjencia Kosovare e privatizimit si pasardhëse; veprimtaria e kësaj Agjencie është paraparë me Ligjin nr. 03/L-067, datë ).

31 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 32: Procedura civile

Organizimi i Gjykatave XI

• Gjykata kushtetuese

• E veçantë

• Interpretimi i KRK

• Mbrojtja e të drejtave të njeriut

• Ankesa kushtetuese (institucion i ri)

32 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 33: Procedura civile

Parimet e Proc.kontest. I

• Parimi i disponibilitetit

• Parimi direkt, gojor dhe publik

• Parimi i së vërtetës materiale

• Parimi i shqyrtimit dhe hetimit

• Parimi i ekonomizimit dhe i mos keqpërdorimit të të drejtave procedurale

• Parimi i udhëzimit të palës së painformuar

• Parimi i çmuarjes së lirë të provave

33

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 34: Procedura civile

Parimet e Proc.kontest. II

• Parimi i disponibilitetit - Parim fundamental # shih ex offitio

- Neni 3 par. 1 dhe 2

- palët vendosin lidhur me fillimin, vazhdimin dhe përfundimin e procedurës civile.

- Palët vendosin edhe lidhur me objektin e kontestit

- Pa kërkesë nuk ka proces

- Neni 2 par 1 dhe 182 par 2 o: ne eat judex ultra petita partium

34

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 35: Procedura civile

Parimet e Proc.kontest. III

• Parimi direkt (neni 4 par. 1 dhe 2) shih edhe nenin 182 par. 2 a

- Esenca: Në nxjerrjen e vendimit mund të merr pjesë vetëm ai gjyqtar, i cili ka marrë pjesë në seancë

- Qëllimi: Përmes ballafaqimit direkt të arrihet te e vërteta materiale.

- Raste përjashtimore: neni 4 par. 2

p.sh. rastet e marrjes së provës nga ndonjë gjykatës i autorizuar; ndihma juridike (marrja në pyetje e një dëshmitari

35

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 36: Procedura civile

Parimet e Proc.kontest. IV

• Parimi publik (neni 4 i LPK, neni 6 i KMDN dhe neni

- Qëllimi:kontrolli i punës së gjykatës nga publiku

- Duke u bazuar në rrethanat e vendit të procesit të jetë mundësia për pjesëmarrje të shumë shikuesve

- Shkelje: nëse nuk ka vend fare për dëgjues, nëse është zgjedhur ndonjë vend me qëllim që mos të ketë fare dëgjues.

36 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 37: Procedura civile

Parimet e Proc. kontest. V

• Parimi gojor: por neni 5 i LPK - Baza ligjore: neni 4 par. 1 në lidhje me nenin 5 dhe

nenin 427

- Esenca: Palët i paraqesin kërkesat dhe thëniet në shqyrtimin e drejtpërdrejtë gojarisht dhe parimisht vetëm ato faktet kontestuese që janë paraqitur në mënyrë gojore mund të merren për bazë në nxjerrjen e vendimit; Përjashtimisht: neni 388: Aktgjykim në bazë të pohimit, heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimi për mosbindje, për shkak të mungesës si dhe pajtimit gjyqësor.

37

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 38: Procedura civile

Parimi i shqyrtimit dhe hetimit

• Neni 7 paragrafi 1

• Neni 7 paragrafi 2

38 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 39: Procedura civile

Parimet e Proc. kontest. VII

• Parimi i ekonomizimit dhe i mos keqpërdorimit të drejtave procedurale

- Neni 10

39 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 40: Procedura civile

Parimet e Proc. kontest. VIII

• Parimi i udhëzimit të palës së painformuar

- Neni 11 par. 1

- Neni 11 par. 2

40 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 41: Procedura civile

Parimet e Proc. kontest. IX

• Parimi i çmuarjes së lirë të provave

• Neni 8

41 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 42: Procedura civile

Subjektet e proc.kontest. I

• Gjykata

• Palët

Paditësi dhe i padituri (Këto subjekte e fitojnë cilësinë PALË, në momentin e paraqitjes së padisë.

• Pjesëmarrësit e tjerë:Përfaqësuesit e palëve,

• Prokurori publik,Ndërhyrësit apo pjesëmarrësit e tjerë, Dëshmitarët, Eksperti, Përkthyesi si dhe

Procesmbajtësi

42 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 43: Procedura civile

Përbërja e Gjykatës I

• Situata juridike sipas LPK të vjetër

- Parimisht gjykata shqyrton dhe vendos lidhur me një çështje kontestimore në trup gjykues, e në rastet e caktuara gjykatësi i vetëm gjykon rastin kontestimor (shih neni 13 LPK të vjetër).

- Gjykatësi i vetëm: Gjykatës së shkallës së parë dhe vetëm atëherë, kur vlera e kontestit është e vogël si dhe pengimposedimi.

- Trupin gjykues të gjykatës së shkallës së parë gjithmonë e përbëjnë gjykatësit profesionalë dhe ata porotë

43

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 44: Procedura civile

Përbërja e Gjykatës II

• Situata juridike sipas LPK të vjetër

• Gjykata e shkallës së dytë vendos gjithmonë në trup gjykues. Në rastet e seancës së mbyllur për shkak të goditjes së vendimit, trupi gjykues përbëhet nga 3 gjykatës profesionalë. Në rastet e seancës që zhvillohet publikisht, trupi gjykues përbëhet nga 3

gjykatës profesionalë dhe dy gjykatës porotë.

• Trupi gjykues përbëhet nga 5 gjykatës profesionalë, nëse vendoset lidhur me revizionin dhe kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur nga prokurori publik (neni 44 LGJRR).

44

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 45: Procedura civile

Përbërja e Gjykatës III

• Situata juridike sipas LPK të ri; Neni 15

• - 15.1 Në procedurën e shkallës së parë dhe procedurën sipas propozimit për përsëritjen e

• procedurës, vepron gjyqtari individual (i vetëm). 15.2 Në procedurën e shkallës së dytë dhe procedurën sipas revizionit vepron trupi gjykues prej tre gjykatësve. 15.3 Caktimin e kompetencës territoriale dhe zgjidhjen e konfliktit për kompetencë e bën trupi

• gjykues prej tre gjykatësve.

45 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 46: Procedura civile

Përbërja e Gjykatës IV

• Rëndësia:

• Mosrespktimi i dispozitave lidhur me përbërjen e Gjykatës përbën shkelje esenciale me rëndësi absolute (neni 182 par. 2 a)

46 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 47: Procedura civile

Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit I

Në raste të caktuara, një gjyqtar nuk mund të merr pjesë në një gjykim për shkak të rrethanave të caktuara.

- Përjashtimi: LPK normon shprehimisht dhe taksativisht (shih neni 67 par. a deri f)

- Rekuzimi: Neni 67 par. G: (teoria juridike dhe praktika gjyqësore)

47 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 48: Procedura civile

Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit II

• Përjashtimi: - në qoftë se është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, apo

në qoftë se me palën është bashkëkreditor apo bashkëdebitor

• në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo në qoftë se është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar;

• Pasoja: Shkelje esenciale me rëndësi absolute; ex offitio ose me kërkesë të palës

• 1. Deri sa të bëhet vendimi i formës së prerë: Lënda kthehet në rishqyrtim

• 2. Pasi vendimi bëhet i formës së prerë: Me padi

48 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 49: Procedura civile

Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit III

• Rekuzimi: Neni 67 par. G - Rrethana të tjera: Miqësia apo armiqësia e gjykatësit me

palën; Ndonjë marrëdhënie juridike mes Gjykatësit dhe palës (kreditor apo debitor).

- Pasoja: Shkelje esenciale me rëndësi relative: merret parasysh vetëm me kërkesën e palës; nuk mund të parashtrohet kjo shkelje,nëse nuk kërkohet rekuzimi edhe pse dihet se ekzistojnë kushte për rekuzim.

- Nëse është parashtruar me kohë kërkesa për rekuzim, atëherë pasojat janë si te përjashtimi (lënda kthehet në rishqyrtim)

49 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 50: Procedura civile

Kompetenca e Gjykatave I

• Kompetencë: rrethi i punëve të një gjykate (objektiv); Në

pikëpamje subjektive, kompetenca është e drejtë dhe detyrë e organit që të veprojë në çështjen e caktuar juridike.

• Kompetenca lëndore: Me rregullat për këtë kompetencë

caktohet rrethi i punëve të gjykatave të llojeve të ndryshme dhe ai i gjykatave të rangut të ndryshëm, por të llojit të njëjtë.

• Kritere për caktimin e kompetencës lëndore janë: - objekti i kontestit (kriteri kauzal, competentia ratione causae)

- dhe vlera e objektit të kontestit (kriteri vlerësor, competentia ratione valoris)

50

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 51: Procedura civile

Kompetenca e Gjykatave II

• Gjykata komunale (neni 26 LGjRr)

• -Marrëdhënia e punës,

• kontestet për ushqimin ligjor, nëse nuk zgjidhen bashkërisht me kontestet familjare dhe martesore

• lidhur me servitudet sendore ose personale

• ushqimia e përjetshme

• dhënia e ndihmës juridike gjykatave të vendit

• kontestet banesore

51 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 52: Procedura civile

Kompetenca e Gjykatave III

• Gjykata e Qarkut (Neni 28 LGjRr)

- kontestet pasurore juridike, vlera e objektit është më

e lartë sesa për Gjykatën komunale. Problem!!!

- kontestet/vërtetimi dhe kundërshtimin e atësisë

- kontestet lidhur me ekzistimin apo mosekzistimin e martesës, anulimin dhe shkurorëzimin

- ushqimin ligjore, nëse zgjidhen së bashku me zgjidhjen e martesës

- ruajtja dhe edukimin e fëmijëve, nëse zgjidhen së bashku me çështje familjare

52

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 53: Procedura civile

Kompetenca e Gjykatave III

• Gjykata Supreme

- Si gjykatë e shkallës së dytë, për ankesat kundër vendimit të gjykatës së qarkut, që ka vepruar si gjykatë e shkallës së parë

- vendos lidhur me mjetet e jashtëzakonshme

- edhe konfliktin lidhur me kompetencë

- dhe nese ligji parasheh shprehimisht

53 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 54: Procedura civile

Kompetenca e Gjykatave III

• Gjykata ekonomike e qarkut

- Në kontestet ekonomike, nëse si palë paraqiten ndërmarrjet

- përdorimi i zbulimeve, shembujve, e drejta e përdorimit të firmës,

- falimentimin, likuidimin e rregullt

54 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 55: Procedura civile

Vlera e objektit të kontestit I

• Caktimi i vlerës së kontestit:Rëndësia

- Kompetent: Gj. Komun./Gj.Qarkut ????

- Përbërja e Gjykatës ????

- Llogaritja e shpenzimeve procedurale (gjyq. dhe av)

- Detyrimi për avokat???

- Revizioni

- Procedura sipas urdhërpagesës

55 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 56: Procedura civile

Vlera e objektit të kontestit II

- Momenti i paraqitjes së padisë (neni 30 par. 1)

- Vetëm vlera e kërkesës kryesore neni 30 par. 1 dhe 30 par. 2: kamatat, shpenzimet procedurale nuk merren parasysh)

- Kërkesat periodike (neni 31): shuma totale, por deri në 5 vjet.

- Shih edhe neni 36: Gjykata cakton vetë, nëse vlera nuk është përcaktuar ose shumë e lartë.

- Shih edhe neni 33: qiraja. Mëditja shuma totale(1 vit)

56 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 57: Procedura civile

Vazhdimi i kompetencës (perpetuatio fori) neni 17 par. 3

• Kompetenca caktohet sipas rrethanave që ekzistojnë në momentin e ngritjes së padisë (arg. nga nen. 17. Par. 3 dhe neni 30). Ndryshimet që kanë ndodhur pas momentit të përmendur nuk janë relevante.

• Mirëpo, nuk mund të ketë perpetuatio fori nëse gjatë gjykimit ndryshojënë rrethanat, të cilat e bëjnë kompetent për çështjen juridike organin administrativ.

• Gjithashtu do të shuhet kompetenca e gjykatës komunale nëse gjatë gjykimit paditësi e zmadhon kërkesëpadinë deri në masën e cila e bën kompetente Gjykatën e Qarkut.

57 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 58: Procedura civile

Kompetenca tokësore I

Komp. e përgjithshme

• Nenet 37-40

• Kompetenca tokësore: e

këtij lloji është kompetenca, në bazë të së cilës gjykata, që është kompetente në pikëpamje lëndore, mund të gjykojë çështjen juridike që ka ndonjë lidhje me territorin ku ajo e zhvillon veprimtarinë e saj.

Komp. e veçantë

I. Komp. ekskluzive

II. Komp. e zgjedhur

III. Komp. ndihmëse

• Nenet 41-66

58 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 59: Procedura civile

Kompetenca tokësore II

• Kompetenca tokësore e përgjithshme

Pala e paditur

Person fizik: Vendbanimi ose vendqëndrimi (neni 38)

Personi juridik dhe entitet tjera: Selia (neni 39, 40)

59 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 60: Procedura civile

Kompetenca tokësore III

• Kompetenca tokësore ekskluzive;neni 41-43

- Sendet e paluajtshme; pengim-posedimi në sendet e paluajtshme; kontratat për shfrytëzimin e banesës dhe lokalit afarist

- Fluturaket

- Ekzekutimi dhe falimentimi

60 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 61: Procedura civile

Kompetenca tokësore IV

• Kompetenca tokësore e zgjedhur

- Kontestet martesore: neni 44

- Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë: neni 45

- Kontestet për ushqimin ligjore: neni 46

- Kontestet për shpërblimin e dëmit: neni 47

- Kontestet nga marrëdhënia e punës: neni 49

- Kontestet për pengim-posedim në sendin e luajtshëm

- Kontestet nga marrëdhëniet kontraktuese:neni 53

61 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 62: Procedura civile

Kompetenca tokësore V

• Kompetenca sipas marrëveshjes: neni 66

Kushtet:

1. Vetëm në Gjykatën e shkallës së parë

2. Lidhur me kompetencën lëndore

3. Nuk ekziston kompetenca ekskluzive

4. Marrëveshja me shkrim

- Në momentin e paraqitjes së padisë (shih neni 66 par. 5); më së voni para fillimit të shqyrtimit gojor

62 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 63: Procedura civile

Kompetenca tokësore VI

• Konflikti i kompetencës:

• Caktimi i kompetencës nga Gjykata më e lartë ose Gjykata supreme

• Nenet 63-65

63 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 64: Procedura civile

Kompetenca tokësore VII

Delegimi (nenet 63 dhe 64)

• Në disa raste,delegimi (forum delegatum)paraqitet si masë e domosdoshme, si p.sh., kur në gjykatën kompetente, me numër të vogël gjyqtarësh, është bërë rekuzimi i të gjithë gjyqtarëve. (neni 63)

• Gjykata Supreme cakton: p.sh. te marrja e provave

Ordinimi (neni 65)

- Gjykata Supreme

- Nuk mund të konstatohet se cila gjykatë e shtetit tonë është kompetente në pikëpamje tokësore,

- Me propozim të paditësit

64 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 65: Procedura civile

Palët I

• Paditës: kush paraqet padinë

• I paditur: kush emërtohet në padi (kuptimi formal)

• Emërtimi gabimisht i një pale: në çdo fazë të procesit ex offitio përmirësimi.

• Përmirësimi është i ndaluar, nëse në vend të palës do të ishte ndonjë person tjetër.

65 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 66: Procedura civile

Palët II

• Legjitimimi real aktiv: Palës paditës dhe jo dikujt tjetër i takon ndonjë pretendim i caktuar dhe pohuar

• Legjitimimi real pasiv: Pala e paditur e jo dikush tjetër ka obligim për përmbushjen e një pretendimi të paditësit.

• Nga e drejta materiale: Themelësia e padisë

66 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 67: Procedura civile

Palët III

• Legjitimimi procedural:

- Parimisht: askush nuk mund të procesoj në emër të vet për një të drejtë të huaj ose për ndonjë detyrim të dikujt tjetër:

- Përjashtimisht:

- Administratori në proc. e falimentimit

- Shitja e sendit që është objekt i kontestit gjatë procesit

- Padi e përbashkët: (Ligji i punës) 67

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 68: Procedura civile

Palët IV

• Ndërrimi i palës:

- Suksedimi gjeneral: Trashëgimtarët, në rast të vdekjes të ndonjë personit fizik; suksesorët juridikë,në rast të shuarjes të ndonjë personi juridik

- Në rast të shuarjes së shoqërisë tregtare të hapur ose komanditete: ortakët

68

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 69: Procedura civile

Palët V

• Aftësia për të qenë palë: Aftësia, për të qenë bartës i

të drejtave procedurale në emër të vet; d.m.th. Mundësia, për t u paraqitur paditës ose palë e paditur:

- Personat fizikë (edhe nasciturus);

- Personat juridikë të së drejtës publike dhe private (shteti komunat, shoqëritë aksionare,fondacionet, shoqatat

- Neni 73 par. 2: edhe të tjerë (me dispozita të veçanta)

- Shoqëritë e hapura tregtare dhe komandite (aftësia për të qenë palë fitohet në momentin e ndërmarrjes së bizneseve)

- Neni 73 par. 3 (Gjykata vendos): ortakëria???

69 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 70: Procedura civile

Palët VI

• Aftësia për të qenë palë: prezumim procedural: karakter ius cogens; ex offitio

- E meta: shpallje e pavlefshme e procesit dhe vendimit si dhe refuzimin e padisë.

- Nëse nxjerret vendim kundër palës pa aftësi për të qenë palë: juridikisht ekziston, por pa efekt, sidomos nuk është i ekzekutueshëm.

- Humbja e cilësisë gjatë procesit: suksedim; ose refuzim i padisë, nëse nuk ka suksesor

- Nëse vendimi është i formës së prerë: padi anulimi

70 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 71: Procedura civile

Palët VII

• Aftësia procedurale: është aftësia për të ndërmarrë efektivisht vetë veprime procedurale.

- parimisht: aftësia për të vepruar sipas të drejtës materiale.(personat me aftësi të plotë veprimi)

- Përjashtimisht: edhe të miturit madhorë, sepse nuk ka aftësi procedurale “të kufizuar”, sikur në të drejtën materiale. (shih neni 74 par. 2 dhe 3)

Të huajt: neni 84, aftësia procedurale caktohet sipas dispozitave të vendit tonë.

71 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 72: Procedura civile

Palët VIII

• Aftësia procedurale personave juridikë:

• Teori të ndryshme:

- Kanë aftësi: teoria gjermane

- Nuk kanë aftësi: teoria austriake (për ato veprojnë organet e tyre)

Pasoja e mungesës së aftësisë procedurale: prezumim procedural; Karakter ius cogens; ex offitio, por neni 78 (evitimi i të metës)

72

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 73: Procedura civile

Palët IX

• Përfaqësimi ligjor:

Me ligj, me vendim të gjykatës ose me aktin e personit juridik (neni 75 par. 1, 2 dhe 3)

- Me ligj: prindërit ose përfaqësuesit e personave juridikë të së drejtës publike

- Organi: kujdestaria

- Me statut

73 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 74: Procedura civile

Palët X

• Përfaqësuesi ligjor i përkohshëm (nenet 79-83)

- Gjykata cakton sidomos në rastet: neni 79 par. 2 a, b dhe c.; edhe nëse nuk dihet vendbanimi ose vendqëndrimi i palës së paditur (shih raportin e fundit të OSBE-së).

- Neni 80 (nen i ri):edhe personat juridikë

- Gjykata cakton nga radha e avokatëve ( neni 81)

• Përfaqësimi ligjor është prezumim procedural; Karakter ius cogens; ex offitio

• Shkelja ka karakter: shkelje esenciale me nulitet absolut (neni 182 par. 2 ; Kjo shkelje përbën edhe objekt të GODITJES SË VENDIMEVE ME MJETE TE JASHTEZAKONSHME.

74 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 75: Procedura civile

Palët XI

• Aftësia postulative (aftësia e një personi me aftësi

procedurale për të ndërmarrë vetë veprime procedurale

• Pala nuk ka aftësi postulative në këto raste:

- Detyrimi për avokat (në literaturë ndryshe);

Situata juridike sipas ligjit të vjetër dhe të ri

- Nëse pala (ose përfaqësuesi ligjor nuk mund të shprehet; p.sh. shurdhërmemecët)

- Pasoja: nuk është prezumim procedural: veprimet e këtyre personave llogariten si të paqena, prandaj MUNGESA

- Mund të goditet edhe me mjete juridike

75 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 76: Procedura civile

Palët XII

• Përfaqësimi me prokurë

- Neni 85 par. 1: personalisht ose me përfaqësues me prokurë

- Nëse nuk ka aftësi proced.: përfaqësuesi ligjor e cakton

- Autorizimi për përfaqësim quhet prokurë, e cila është shkresë (dokument), në të cilën përmbahet autorizimi i tillë.

- Prokura e përgjithshme dhe speciale (neni 89)

- Neni 93: Përfaqësuesi është i detyruar që gjykatës t’ia paraqesë prokurën me shkrim gjatë kryerjes së veprimit procedural të parë. Por, Gjykata mund të lejon më vonë të paraqes

- Autorizimi është deklaratë e njëanshme, joprocedurale dhe jo formale.

- Raporti i brendshëm dhe jashtëm

76 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 77: Procedura civile

Palët XIII

• Vëllimi (neni 90) • Efekti i veprimeve procedurale të përfaqësuesit

- Direkt; në favor dhe disfavor të palës; sikur të ishin kryer nga vetë pala, POR, vetëm nëse është kryer brenda kornizave

- Veprimet e ndërmarra pa autorizim mundet pala e përfaqësuar t i lejoj ; Jo vetëm veprimet, por edhe mosveprimet shkojnë në dëm të palës së përfaqësuar

• Veprimet procedurale të ndërmarra nga ana e palës, mund të ndryshohen dhe revokohen nga ana e përfaqësuesit:Argument: veprimet e palës kanë ndikim të drejtpërdrejtë për palën

• Revokimi nga ana e palës? Dominus litis 77

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 78: Procedura civile

Palët XIV

• Marrja fund e prokurës • Një veprim procedural konkret: me kryerjen e veprimit

procedural; me vdekjen e palës apo përfaqësuesit ligjor të saj (nëse person fizik) ose shuarjen e personit juridik; revokimin e autorizimit; heqja dorë e përfaqësuesit nga autorizimi

• Në përgjithësi: Me përfundimin e procesit kontestimor;

me vdekjen e përfaqësuesit ose me humbjen e zotësisë për të vepruar të tij; me humbjen e të drejtës së ushtrimit të avokatisë, nëse përfaqësuesi është avokat; me shuarjen e personit juridik; revokimi i autorizimit dhe heqja dorë të përfaqësuesit nga autorizimi; Me vdekjen e palës, nuk merr fund

prokura për përfaqësim, por trashëgimtarët ose përfaqësuesi ligjor mund ta revokojnë autorizimin.

78

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 79: Procedura civile

Palët XV

• Prokura si prezumim procedural

- Ius cogens

- Ex offitio

- Shkelje esenciale të nulitetit absolut, neni 182 par 2 k

- Si me ankesë, ashtu edhe me mjete të jashtëzakonshme.

79 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 80: Procedura civile

Veprimet procedurale I

• Veprime procedurale: janë fakte të së drejtës procedurale, prezumimet, format dhe efektet rregullohen me dispozita të së drejtës procedurale.

• Ndarja: veprime procedurale të palëve, të gjykatës dhe të subjekteve të tjera që marrin pjesë në procesin kontestimor.

• Varësisht nga forma në të cilën kryhen veprimet procedurale, ato mund të jenë të shkruara apo gojore.

80 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 81: Procedura civile

Veprimet procedurale II

• Veprimet procedurale të gjykatës

- përgatitjen e materialit procedural; drejtimin e procesit gjyqësor; përpilimin e procesverbaleve të ndryshme; vendosjen për çështjet e natyrës procedurale dhe materiale, si dhe me komunikimin (dërgimin dhe dorëzimin) e shkresave.

Nuk ka ankesë, për veprime drejtuese, neni 387 II

- Qëllimi i përbashkët dhe kryesor i të gjitha veprimeve të gjykatës është krijimi i kushteve për dhënien e vendimit meritor për kërkesëpadinë.

81 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 82: Procedura civile

Veprimet procedurale III

• Vendosja dhe vendimet gjyqësore

- Vendosja është operacion mendor dhe logjik

• gjendja faktike (premisa e poshtme e silogjizmit) dhe normën e caktuar të natyrës (premisa e sipërme e silogjizmit).

• Kriteret e klasifikimit të vendimeve gjyqësore

- Duke marrë parasysh përmbajtjen e mbrojtjes juridike:

detyruese,konstitutive apo deklarative

- I shkallës së parë dhe të dytë

- Forma: Aktvendim (pengimposedimi dhe mandatare dhe çështjet tjera) dhe Aktgjykim (kërkesëpadinë)

82

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 83: Procedura civile

Veprimet procedurale IV

• Dhënia e vendimeve:

- Këshillimi dhe votimi për çështjet më pak të rëndësishme: në lokalet ku mbahet procesi; Rastet e tjera: seancën e veçantë për këshillim dhe votim

• Për dhënien e çdo vendimi nevojitet shumica absolute e votave të anëtarëve të trupit gjykues; që nga momenti në të cilin kryetari i trupit gjykues deklaron se ka përfunduar votimi, moralisht çdo anëtar i tij është i lidhur për votën e dhënë; Kjo vlen edhe për vendimin e dhënë, por vetëm gjer në momentin e shpalljes së tij, e nëse nuk është bërë shpallja, atëherë gjer në momentin e dërgimit të tij me shkrim palëve. Pas këtij momenti gjykata nuk mund ta ndryshojë më vendimin e saj. Mirëpo, duhet theksuar se kjo rregull nuk vlen për aktvendimet me të cilat gjykata e drejton procesin e as me vendimet konkludente.

83

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 84: Procedura civile

Veprimet procedurale V

• Veprimet drejtuese të gjykatës:

- Me aktvendim:

- Rastet tipike: caktimi dhe shtyerja e seancës; hapjen dhe drejtimin e procesit gjyqësor; caktimi i afateve gjyqësore; dhënia e fjalëve pjesëmarrësve në proces; caktimin e radhës për paraqitjen dhe administrimin e provave; ndërprerjen e procedurës

- Të gjitha veprimet në fjalë kryhen ex offitio. Gjykata mund t’i ndryshojë dhe t’i revokojë në çdo kohë. Zbatimi ex offitio.

- Nuk lejohet ankesa lidhur me aktvendimin për drejtimin e seancës.

84 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 85: Procedura civile

Procesverbalet

• Nenet 134 – 140 Procesverbal: protokollimi i veprimeve procedurale

• Procesverbali gjyqësor është dokument publik, të cilin e përpilon gjykata për veprimet procedurale të kryera gojarisht, në seancë a jashtë seancës, nga palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë (neni 134 par. 2).

• Në kuptimin formal, procesverbalin e përbëjnë: pjesa hyrëse; përshkrimi i veprimeve të kryera dhe nënshkrimi.

• Në kuptimin material: përshkrimi i veprimeve procedurale të kryera

në seanca gjyqësore dhe e tërë ajo që ka ndodhur me atë rast: Në këtë aspekt dallojmë: procesverbalin për shqyrtimin e çështjes; për marrjen e provës jashtë shqyrtimit kryesor; atë me të cilin zëvendësohet parashtresa

e palës dhe procesverbalin për këshillim dhe votim.- 85

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 86: Procedura civile

Dërgimi i shkresave I

• Nenet 103 – 121

- Parimi i kontradiktoritetit - Komunikim: Veprimet shkresore të palës kundërshtare, vendimet

gjyqësore, urdhëresat, kumtesat dhe thirrjet në formë shkresore barten dhe i dorëzohen personit të cilit i janë dedikuar ato – adresatit.

- Komunikimi i kryer protokollohet dhe quhet dëftesë të komunikimit.

- Dërgimin e shkresave e bën gjykata sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet postës, me anë të nëpunësit gjyqësor apo nëpërmjet organit shtetëror të komunës. (neni 103 par. 1)

- Neni 103 par. 2 (i ri) përmes postës elektronike???

- Personave juridikë dhe në botën e jashtme (nenet 104 dhe 105)

86 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 87: Procedura civile

Dërgimi i shkresave II

- Mund t’i dorëzohet personit tjetër apo të lihet në vendin e caktuar me efekt sikur ajo t’i ishte dorëzuar vetë adresatit

- Kur adresati nuk gjendet në banesën e tij, me ligj është parashikuar se shkresa mund t’i dorëzohet çdo anëtari të familjes së tij që është i moshës madhore

- Nëse në banesën e adresatit nuk ndodhet asnjë person i tillë, shkresa mund t’i dorëzohet fqinjit apo kujdestarit të ndërtesës, por vetëm nëse pajtohen me një gjë të tillë. Kur komunikimi bëhet në vendin e punës, e adresati nuk gjendet aty, shkresa mund t’i dorëzohet punëtorit që punon bashkë me adresatin, kuptohet nëse ai e pranon një gjë të tillë

- Për shkresat që kanë rëndësi më të madhe për procedurën (padia, aktgjykimi, urdhërpagesa, aktvendimi kundër të cilit lejohet ankesa, mjeti i goditjes së jashtëzakonshme) është parashikuar dorëzimi personalisht adresatit (nen. 110 par. 1).

- Kur pala gjatë procedurës e ndryshon vendbanimin dhe për një gjë të tillë nuk e njofton gjykatën, gjykata urdhëron që në të ardhmen palës së tillë komunikimi i shkresave t’i bëhet duke u afishuar ato në tabelën e shpalljeve të gjykatës (nen.116). Kur përfaqësuesi i palës e ndryshon adresën, komunikimi i bëhet palës.

87

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 88: Procedura civile

Parashtresat • Parashtresat: shkresa, në të cilat palët dhe pjesëmarrësit e

tjerë në gjykim i kryejnë veprimet procedurale.

• Edhe shkresat me telegram, telegraf dhe postë elektronike (neni 99 par 1 dhe 99 par. 4)

• Parashtresat duhet të jenë të kuptueshme dhe ta përmbajnë : • (emrin e gjykatës, së cilës i drejtohet parashtresa,profesionin dhe vendbanimin e palëve dhe

të përfaqësuesve ligjorë të tyre; emrin, profesionin dhe vendbanimin e përfaqësuesve me prokurë; objektin e kontestit; përmbajtjen e deklaratës (veprimit procedural) dhe

nënshkrimin e palës, përkatësisht të personit që e përfaqëson atë). (neni 99 par. 2)

• Nëse nuk është e kuptueshme, atëherë gjykata kërkon përmirësimin (neni 102), nëse nuk ka përmirësim, konsiderohet se është tërhequr parashtresa

88 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 89: Procedura civile

Koha dhe kryerja e veprimeve procedurale

• Parimisht, veprimet procedurale nga gjykata dhe palët kryhen në kohën e caktuar dhe në vendin e caktuar.

• Përjashtimisht, veprimet procedurale gjykata i kryen jashtë ndërtesës gjyqësore. I tillë është rasti me komunikimin e shkresave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të palëve të sëmura, mandej me këqyrjen në vend të sendit të paluajtshëm etj.

• Për kryerjen e veprimeve procedurale nga gjykata dhe palët, Ligji parashikon seancat dhe afatet.

• Në të kundërtën, gjykimet nuk do të mbaronin shpejt.

• Afatet zakonisht caktohen për kryerjen e veprimeve të shkruara, kurse seancat për kryerjen e veprimeve gojarisht.

89 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 90: Procedura civile

Afatet • Afat quhet distanca kohore brenda së cilës duhet të kryhet

apo mund të kryhet veprimi procedural i caktuar.

• Afate ligjore dhe gjyqësore.

• Ligjor është, p.sh., afati për paraqitjen e ankesës; ai për paraqitjen e propozimit për restitutio in integrum (neni 130); ai për kërkimin e shpenzimeve në rast të tërheqjes së padisë (164) etj.

• Afatet gjyqësore gjykata është e autorizuar t’i caktojë, p.sh., në bazë të nenit 102 për korrigjimin e parashtresës; për dorëzimin e dokumentit; për dorëzimin e mendimit të shkruar nga eksperti etj.

• Afatet ligjore janë prekluzive • Objektive, subjektive; llogaritja (neni 126)

90 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 91: Procedura civile

Seancat • Seancë quhet pjesa e kohës gjatë së cilës subjektet kryesore të procesit

dhe pjesëmarrësit e tjerë të tij kryejnë veprime procedurale.

• Seancën e cakton ex offitio gjykata . (nuk ka ankesë; neni 123 par. 2) Seanca të domosdoshme (seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes, ajo për shqyrtimin e kërkesës për restitucio in integrum dhe seanca për shqyrtimin e propozimit për përsëritjen e procedurës) dhe seanca fakultative (seanca përgatitore, seanca për shqyrtimin e themelësisë së kërkesës për rekuzimin e gjyqtarit etj).

• Letërthirrja (vendi, koha etj.) neni 123 par. 3

• Pala paralajmërohet për pasoja (neni 123 par. )

• Vendimi me të cilin caktohet apo shtyhet seanca nuk mund të goditet me ankesë (nen. 114, 116).

91 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 92: Procedura civile

Kthimi në gjendjen e mëparshme I

Nenet 129 – 133

• Shkaqe të arsyeshme (sëmundja, aksidenti në komunikacion, mosarritja me kohë e mjetit të komunikacionit publik në qendrën e gjykatës, prishja në automobilin me të cilin pala është nisur për në gjykatë, vërshimi, tërmeti etj.)

• prekluzioni

• Kërkesa brenda afatit 7 ditor (neni 130 par. 2) ; sipas LPK të vjetër 15 ditë (neni 118). Ose 60 ditë (më herët 3 muaj) nga dita e mosveprimit

• Propozimit për restitutio pala duhet t’ia bashkëngjit veprimin procedural (p.sh. ankesën), të cilin nuk e ka kryer brenda afatit ligjor prekluziv (neni 130 par. 4).

92 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 93: Procedura civile

Kthimi në gjendjen e mëparshme II

Ligji parasheh shprehimisht rastet kur nuk lejohet restitutio (neni 131)

Ndërprerja e procedurës (neni 278 në lidhje me nenin 132 par. 1)

Propozimi i paraqitur me kohë, shqyrtohet në seancë ku thirren të dy palët. Mosardhja e të dy palëve nuk shkakton pezullimin e procedurës dhe as nuk e pengon dhënien e vendimit për propozimin. Seancën në fjalë gjykata nuk e cakton fare, në qoftë se janë të ditura botërisht (notore) faktet mbi të cilat është bazuar propozimi i palës për restitucio (neni 133 par. 2).

• Ankesa nuk lejohet, nëse pranohet propozimi (neni 133 III). Nëse refuzohet propozimi, parimisht nuk lejohet (neni 133 IV)

93 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 94: Procedura civile

Prezumimet procedurale I

• Lejueshmëria e procesit vlerësohet në bazë të normave procedurale, kurse themelësia e kërkesëpadisë në bazë të normave materiale (substanciale).

• Rrethanat apo kushtet nga të cilat varet lejueshmëria e procesit gjyqësor quhen prezumime procedurale.

• Nëse mungojnë prezumimet, gjykata nuk mund të vendosë fare për kërkesëpadinë.Në një rast të tillë ajo e përfundon procesin, duke e hedhur poshtë padinë si të palejueshme.

• Para se të hidhet poshtë padia, gjykata duhet të tentojë që në bashkëpunim me palët t’i evitojë pengesat për vendosje meritore mbi kërkesëpadinë, nëse janë të evitueshme.

• Prezumimet procedurale për gjykatën, për palët, për objektin e kontestit dhe për padinë.

94 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 95: Procedura civile

Prezumimet procedurale II

• Prezumimet procedurale lidhur me gjykatën janë: - kompetenca ndërkombëtare e gjykatës sonë;

- kompetenca tokësore, lëndore, funksionale

• Prezumimet procedurale lidhur me palët janë: ekzistimi i palës; zotësia e palës për të qenë palë ndërgjyqëse; zotësia

procedurale e palëve dhe përfaqësimi ligjor i rregullt; përfaqësimi i rregullt i personit juridik dhe ekzistimi i prokurës së rregullt; autorizimi procedural për ndjekjen e çështjes në gjyq (legitimatio ad processum);

• Prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit janë: mosekzistimi i gjyqvarësisë (litispendencës) së dyfishtë për të njëjtën çështje; mosekzistimi i vendimit të formës së prerë për kërkesëpadinë; të mos ketë hequr dorë paditësi nga kërkesëpadia në ndonjë proces tjetër; mosekzistimi i ujdisë procedurale lidhur me objektin e kontestit; paditshmëria e së drejtës subjektive dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike.

• Legjitmimi real është prezumim material

95 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 96: Procedura civile

Padia dhe llojet e padive I

• Neni 252 shih edhe nenin 262

• Padia është një veprim i me shkrim, me te cilin veprim paditësi kunder te paditurit kërkon nga gjykata mbrojtje juridike permes aktgjykimit.

• Padia është veprimi i parë procedural me të cilin vihet në veprim procesi kontestimor. Padinë e paraqet paditësi.

• Paditësi me të nga gjykata kërkon mbrojtje juridike të përmbajtjes së caktuar, duke pasur parasysh të paditurin e caktuar.

• Padia mundet te trajtohet ne dy aspekte: – Material

– formal

96 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 97: Procedura civile

Natyra juridike e padisë

• Veprim procedural; Jo veprim nga e drejta materiale

• Padia i drejtohet gjykatës dhe jo te paditurit, sepse mbrojtja juridike kerkohet nga gjykata,

• Me paraqitjen e padisë ne gjykate shkaktohet gjyqvaresia dhe me kete shkaktohen pasoja juridike dhe ato materiale dhe procedurale. – Materiale, nderprerja e afatit te parashkrimit

– Procedurale, perpetuatio fori, d.t th. Gjykata e thirrur mbetet gjykate kompetente, edhpse me vone (gjate zhvillimit te kompetences) del ceshtja se nuk do te ishte kompetente.

97 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 98: Procedura civile

Kërkesëpadia

• Petitumi i padisë është kërkesë e natyrës proceduralo-juridike për dhënien e mbrojtjes juridike të përmbajtjes së caktuar.

• Me anë të kërkesëpadisë, paditësi e formulon mendimin (propozimin) se si duhet të duket dispozitivi i aktgjykimit, me të cilin pranohet ajo. Padia duhet ta përmbajë gjithmonë kërkesën e përcaktuar lidhur me çështjen kryesore dhe kërkesat aksesore, p.sh., ato që kanë të bëjnë me kamatën, shpenzimet gjyqësore etj

• Kërkesëpadia: pjesa kryesore e padisë,

• sepse me dispozitivin e aktgjykimit duhet të caktohet, nëse padia është e themeltë ose e pathemelte.

98

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 99: Procedura civile

Individualizimi i kërkesëpadisë

• Individualizimi i kërkesë-padisë: faktet të parashtrohen.

• Kualifikimi juridik i fakteve, në të cilat paditësi e mbështet kërkesëpadinë, përbën bazën juridike të kërkesëpadisë.

• Sipas LPK-së (neni 253 par. 3), paditësi nuk është i detyruar që në padi ta bëjë kualifikimin e përmendur.

• Ai, pra, nuk është i detyruar të përmendë institutin e së drejtës materiale, të cilin faktet e padisë, sipas mendimit të tij, e japin me rezultatin e tyre (baza juridike). POR, neni 253 I e.

• Problem: baza juridike? • Teoria e substancimit ose teoria e individualizimit

• Preferohet: kërkesa në çfarëdo baze juridike (sepse da mihi factum, dabo tibi ius, sepse iura novit curia

99

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 100: Procedura civile

Objekti i kontestit

• Çështja, për të cilën zhvillohet procesi

• Ligji nuk është konsekuent

• Objekti i kontestit: caktohet përmes gjendjes faktike të pohuar dhe kërkesës së parashtruar

• Rëndësia: kompetenca

100 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 101: Procedura civile

Përmbajtja e padisë

• Neni 253

• Problem: baza juridike

101 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 102: Procedura civile

Llojet e padive

• Në bazë të kritereve të ndryshme

• Kriteri kryesor: sipas qëllimit të paditësit

– padi detyrimi (kondemnatore)

– në padi vërtetimi (njohjeje, deklarative) dhe

– padi ndryshimi (transformimi, konstitutive)

102 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 103: Procedura civile

Padi detyrimi (kondemnatore)

• Nga vetë përmbajtja e nenit 253

• Paditësi kërkon nga gjykata ta urdhërojë me aktgjykim të paditurin që në dobi të paditësit ta përmbushë një prestim (ta dorëzojë një send; ta paguajë një shumë të hollash; ta kryejë ose jo një punë ose shërbim).

• që i padituri të pësojë diç: p.sh. ta lejojë paditësin që ta shfrytëzojë të drejtën e kalimit mbi sendin e paluajtshëm të tij; ose që të mos veprojë: p.sh., që ta ndërprenë shqetësimin e mëtejmë të paditësit në shfrytëzimin e qetë të banesës; që në të ardhmen të mos përdorë firmën e paditësit etj

• Gjykimi i të paditurit për ndonjë prestim të caktuar

• Padia më e shpeshtë 103

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 104: Procedura civile

Kërkueshmëria (Arritshmëria) e kërkesës

• Neni 144 par. 1, 2 dhe 3

• Themelësia (prezumim materialo/juridik)

• Shembuj të padisë detyrimi

104 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 105: Procedura civile

Padi vërtetimi (njohjeje, deklarative)

• Neni 254

• Padi njohjeje e quajmë padinë me të cilën paditësi kërkon nga gjykata që me aktgjykim të konstatojë, nëse ekziston apo nuk ekziston marrëdhënia juridiko-civile e caktuar, e drejta subjektive e përmbajtjes së caktuar (nuk vlen me LPK të ri), apo nëse një dokument është autentik ose nuk është autentik.

• Me vendimin e gjykatës pengohet shkelja që mund të bëhet në të ardhmen. Me të vetëm konstatohet gjendja juridike ekzistuese, pa u detyruar i padituri që të bëjë diçka. Në bazë të tij nuk mund të iniciohet procedura përmbaruese (ekzekutive). Me padi vërtetimi nuk mund të kërkohet nga gjykata që ta vërtetojë ndonjë fakt apo gjendje faktike.

105 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 106: Procedura civile

Padi vërtetimi

• Me këtë padi nuk krijohen e as nuk ndryshohen marrëdhëniet juridiko civile, por vetëm konstatohen.

• Një marrëdhënie e ardhshme juridike jo, por vetëm ajo marrëdhënie konkrete e cila ekziston në momentin e ngritjes së padisë.

• Shembuj: vërtetimi se ekziston kontrata e shitjes,

• kontrata për ndërtimin,se ekziston e drejta e pronësisë, e drejta e autorit, e drejta e trashëgimit, e drejta e shfrytëzimit

• E këtij lloji është edhe padia për vërtetimin e martesës, atësisë, amësisë etj.

106

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 107: Procedura civile

Padi ndryshimi

• Ligji nuk parasheh shprehimisht këtë padi të veçantë

• Parimisht, me anë të vendimit gjyqësor nuk mund të krijohen, ndryshohen apo shuhen raportet juridiko-civile, e as të drejtat subjektive civile.

• Për një gjë të tillë shërbejnë veprimet materialo-juridike dhe deklaratat e vullnetit të subjekteve të së drejtës

• Mirëpo, në disa raste të veçanta, sidomos për ndryshimin e raporteve juridike të caktuara, nevojitet të ekzistojë vendimi gjyqësor i formës së prerë.

107 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 108: Procedura civile

Padi ndryshimi II

• Me këtë padi paditësi mund të kërkojë themelimin e një marrëdhënie juridike, ndryshimin e përmbajtjes së raportit të caktuar ekzistues dhe anulimin e atij raporti.

• Aktgjykimi sipas kësaj padie nuk mund të jetë dokument i përshtatshëm për ekzekutim të dhunshëm,

• Ka efekt ex nunc, parimisht, ka efekt ex tunc, nëse ligji parasheh (nëse kontrata shpallet e pavlefshme).

• Shembuj: padia për shkurorëzim të bashkëshortëve apo për anulim të martesës së tyre, mandej për anulim të kontratës apo firmës etj.

108

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 109: Procedura civile

Interesi juridik

• Neni 254 paragrafi 2

• Shih edhe neni 2 para. 4

• Interesi juridik, nuk mjafton vetëm ekonomik

• Prezumim procedural

• Ius cogens

109 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 110: Procedura civile

Kundërpadia,neni 256 • Prezumimet formale (në mënyrë kumulative):

- Kompetenca e gjykatës edhe për kundërpadi

- Identiteti i palëve në procedurë

- koha e caktuar (256 I)

Prezumimet materiale ( në mënyrë alternative)

- Konekse: në qoftë se mes kërkesës së përfshirë me kundërpadi dhe asaj të përfshirë me padi nuk ka dallim në pikëpamje të bazës juridike, sepse të dyja e kanë të njëjtën bazë juridike

- Kompensuese: padituri mund ta paraqesë, në qoftë se kërkesa e tij mund të kompensohet me kërkesën e paditësit.

- Prejudiciale: p.sh. që gjykata të konstatojë me aktgjykim se sendi, kthimin e të cilit paditësi e kërkon në bazë të pronësisë, është i tij e jo i paditësit.

110 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 111: Procedura civile

BASHKIMI I KËRKESËPADIVE

• Neni 255:

• Bashkimi kumulativ i kërkesëpadive (aksident komunikacioni)

• Bashkimi eventual i kërkesëpadive

• Bashkimi alternativ i kërkesëpadive; Ligji nuk e parasheh këtë lloj të të bashkimit; Vetëm teoria juridike ka identifikuar këtë lloj të bashkimit të kërkesëpadive.

111 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 112: Procedura civile

Bashkëndërgjyqësia (litisconsortium)

• me një padi disa persona paraqiten në rolin e palës paditëse

apo në rolin e palës së paditur (bashkëndërgjyqësia, bashkimi subjektiv).

• Ekonomizimi i gjykimit dhe siguria juridike

• bashkëndërgjyqësia primare dhe e mëvonshme;

• bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale

• bashkëndërgjyqësia ligjore (bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual ; bashkëndërgjyqësia e debitorit kryesor dhe e dorëzanit; bashkëndërgjyqësia e kompanisë siguruese dhe e pronarit të automjetit

112 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 113: Procedura civile

Ndërhyrja

• Ky ka interes juridik që pala së cilës i bashkohet ta fitojë gjykimin

• Ndërhyrësi nuk është as palë, as përfaqësues i palës së cilës i

• Bashkohet;Ndërhyrësi ka të drejtë t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale, përveç atyre të natyrës disponibile (tërheqja e padisë; heqja dorë nga kërkesëpadia; ujdia gjyqësore)

113 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 114: Procedura civile

ZHVILLIMI I PROCEDURËS KONTESTIMORE

• Faza e parë (procedura përgatitore)

• Faza e dytë është shqyrtimi kryesor

• Fazën e tretë / vendosja

• Fazën e katërt/shqyrtimi i vendimit

114 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 115: Procedura civile

Paraqitja e padisë në gjykatë

• dorëzimi i shkresës së padisë drejtpërdrejt në gjykatë

• dërgimi i padisë nëpërmjet postës

• Gojarisht, POR kur paditësi e nënshkruan procesverbalin

115 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 116: Procedura civile

Pasojat juridike të paraqitjes së padisë

• Pasojat procedurale juridike (vlerësimi i kompetencës; Perpetuatio fori

• Pasojat materialo juridike (ndërpritet parashkrimi shues dhe fitues.

116 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 117: Procedura civile

Shqyrtimi paraprak i padisë

• Shqyrtimi paraprak i padisë është nënfazë e detyrueshme e përgatitjes së shqyrtimit kryesor të çështjes juridike.

• Atë është kompetent, në pikëpamje funksionale, ta bëjë kryetari i trupit gjykues (ose gjyqtari i vetëm, kur çështja duhet të zgjidhet nga ai).

• Këtë aktivitet procedural ai e kryen menjëherë, posa të paraqitet padia.

• Ky aktivitet përbëhet nga verifikimi se a janë përmbushur prezumimet procedurale, në qoftë se ato mund të konstatohen me vetë leximin e padisë.

117 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 118: Procedura civile

Ndryshimi i padisë

• Ndryshimi objektiv kur ndryshon kërkesëpadia: neni 257 – Ndryshimi i njejtesise (autenticitetit –ligji)

– Një kërkese me përmbajtje tjetër: p.sh. ne vend te kërkesës për dërgimin e mallit, kërkon zhdëmtim për shkak te mos dërgimit te mallit

• Ndryshimi subjektiv: – Legjitimimi real pasiv,

– ndryshon pala e paditur

– Kërkohet pëlqimi i tij, sepse pasojat juridike mbesin ato qe janë ne momentin e hyrjes ne proces kontestimor.

• Plotësimet dhe përmirësimet e padisë nuk konsiderohen ndryshime te padisë; Ndryshim i padisë nuk konsiderohet edhe atëherë kur ndryshohet baza juridike (258 II)

118

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 119: Procedura civile

Dërgimi i padisë palës së paditur

• Neni 394 (tani brenda 15 ditësh)

• Neni 395 (tani: kërkon nga pala të përgjigjet brenda 15 ditësh)

• Përgjigjja me shkrim ndaj padisë: tani brenda 15 ditësh/neni 395

119 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 120: Procedura civile

Seanca përgatitore

• Neni 401: tani e detyrueshme parimisht

• Neni 402 par. 1 dhe 2 (brenda 7 ditësh)

• Në këtë seancë mund të jepen vetëm aktgjykimet për të cilat themeli faktik nuk formohet me anë të marrjes së provave.

• Aktgjykimi në bazë të pohimit (neni 148),

• Aktgjykimi për shkak të mungesës së palës së paditur (neni 152)

• Aktgjykimi me të cilin refuzohet kërkesëpadia në rast të mungesës së paditësit (po qe se nga faktet e treguara në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë).

120

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 121: Procedura civile

Mbrojtja e të paditurit nga padia

• As paditësi e as i padituri nuk janë të detyruar që në gjykim të kenë qëndrim të caktuar

• I padituri mbrohet me anë të mjeteve proceduralo-juridike kur: parashtron fakte që përbëjnë pengesë për zhvillimin e mëtejmë të gjykimit - parashtrimi i prapësimeve procedurale

• paraqet kërkesën për sigurimin e shpenzimeve procedurale, jokompetenten, përbërjen e rregullt te trupit gjykues,

• kërkon përjashtimin e gjykatësit ose edhe çështjet e tjera lidhur me prezumimet procedurale

• mjeteve materialo-juridike:i konteston faktet, në të cilat bazohet kërkesëpadia; e konteston bazën juridike të kërkesëpadisë; ) i parashtron prapësimet materialo-juridike ( se e ka shlyer borxhin, se i është falur borxhi, se është parashkruar detyrimi

121 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 122: Procedura civile

Seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes

• menjëherë pasi të arrijë padia, në qoftë se, duke i marrë parasysh thëniet në padi dhe natyrën e kontestit, vjen në përfundim se nuk ka nevojë të mbahet seanca përgatitore

• pasi të arrijë përgjigjja ndaj padisë, po qe se konstaton se nuk ka nevojë të mbahet seanca përgatitore

• pas përfundimit të seancës përgatitore

• Gojarisht ose me letërthirrje

• Seanca caktohet me aktvendim

• Nuk ka ankese kundër këtij aktvendimi, sepse ka te beje me drejtimin e procedurës.

• Shqyrtimi kryesor është faza kryesore e procedurës; veprimet procedurale të gjykatës dhe të palëve

122 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 123: Procedura civile

PROCEDURA PROVUESE DHE TË PROVUARIT

• Zbulimi e së vërtetës rreth çështjes në kontest

• objekti i provës, mjetet provuese dhe procesi i vërtetimit gjyqësor

• Objekt i të provuarit janë pretendimet (thëniet) e palëve për ekzistimin apo mosekzistimin e fakteve juridike, nga të cilat varet zbatimi i së drejtës materiale (normës materiale) në procesin kontestimor.

• Barra e provës • Paditësi/provat lidhur me kërkesëpadinë

• I padituri/lidhur me prapësimet

• POR/edhe Gjykata, sepse parimi i së vërtetës materiale

123 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 124: Procedura civile

Objekti i provës

• Objekt i të provuarit bëhen vetëm faktet relevante, që janë kontestuese midis palëve

• Kontestuese janë faktet lidhur me të cilat palët shprehin mendime të kundërta (njëra pretendon se fakti i caktuar ekziston, kurse tjetra pretendon se ai nuk ekziston).

• Nuk kanë nevojë të provohen faktet e pohuara nga palët, mandej faktet e ditura botërisht (faktet notore) dhe faktet e prezumuara nga ligji

124 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 125: Procedura civile

Mjetet provuese

• këqyrja e drejtpërdrejtë,

• dokumenti,

• dëshmitari,

• eksperti dhe

• palët

125 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 126: Procedura civile

Çmuarja e provave

• Procedimi provues: palët i ofrojnë provat; gjykata i vlerëson dhe me aktvendim i pranon ose refuzon, përpilimi i procesverbalit dhe shoshitja dhe çmuarja e provave

• Seria e veprimeve, të cilat e përbëjnë të provuarit, përfundon me çmuarjen e provave. Këtë e përbëjnë vlerësimet e shkaqeve të provave, në bazë të të cilave gjykata nxjerr përfundimin në lidhje me ekzistimin e faktit, i cili ka qenë objekt i të provuarit

• Në një përfundim të tillë ajo vjen “sipas bindjes së saj, në bazë të çmuarjes me ndërgjegje dhe me kujdes të çdo prove veç e veç dhe të të gjitha provave bashkërisht, si dhe në bazë të rezultatit të të gjithë procedurës”

126 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 127: Procedura civile

Sigurimi i provës

• Nenet 379 – 385

• Kushtet:

• Ekzistimi i kërkesës

• Rreziku i zhdukjes ose vështirësimi i marrjes së provës

• Propozimi për sigurimin e provës

• Mund të paraqitet edhe para ngritjes së padisë, ose edhe gjatë procedurës lidhur me mjetet e jashtëzakonshme

127 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 128: Procedura civile

Ndalja e përkohshme e procedurës

• Nenet 277 e në vazhdim

– Ndërprerja e procedurës (nenet 277 – 281)/Pamundësia faktike:

– Sipas ligjit (neni 277):

– Vdekja e palës dhe nuk ka përfaqësues me prokurë

– Vdekja e përfaqësuesit ligjor

– Nuk ekziston më tutje personi juridik

– Fillimi i procedurës së falimentimit

– Gjykata pushon aktivitetin për shkak të luftës ose rasteve të tjera (tërmeti, vërshimet)

– Gjykata vendos (në momentin e dhënies së vendimit; dhe ndërprerja vazhdon deri në dhënien e vendimit për vazhdimin e procedurës: neni 278:

– Gjykata ka vendosur që mos ta zgjidh vetë çështjen paraprake

– Pasojat: nuk mund të kryhen veprime procedurale; nëse janë kryer nuk kanë efekte juridike.

– Nuk ecin afatet

– Vazhdimi: gjithmonë nevojitet vendimi i gjykatës

128 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 129: Procedura civile

Përfundimi i proc. kontestimore

• Me vendim gjyqësor – Vendim meritor

– Vendim i natyrës procedurale

• Me veprime disponibile të palës – Me tërheqjen e padisë

– Me heqjen dorë nga kërkesëpadia

– Me pajtimin gjyqësor (ujdia gjyqësore)

• Përmes ngjarjes relevante jashtëprocedurale – Vdekja, nëse nuk trashëgohet e drejta subjektive

– Bashkimi i palëve

129 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 130: Procedura civile

Tërheqja e padisë, neni 261

• Pala nuk dëshiron që gjykata të vendos lidhur me themelësinë e kërkesëpadisë

• Aktvendim/

• Natyra deklarative

• Me rëndësi:Tërheqja e padisë nënkupton apo konsiderohet se padia nuk është paraqitur kurrë; Dhe se e njëjta padi mund të paraqitet përsëri. Nuk është çështje e gjykuar.

• Tërheqja e padisë mund të bëhet nga vetë pala ose edhe nga përfaqësuesi i tij : POR, varet, nëse përfaqësuesi është avokat ose jo

• Rast hipotetik: Në seancë për shqyrtimin kryesor nuk është prezent pala e paditur dhe rrjedhimisht nuk ka qenë njoftuar se paditësi ka tërhequr padinë. Si është situata juridike: Ligji hesht????, në rastet se padia është tërhequr me

shkrim apo me gojë dhe në atë rast ka munguar pala e paditur. Teoria juridike: 15 ditë, sepse thuhet shprehimisht “nga data e njoftimit”.

130

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 131: Procedura civile

Heqja dorë nga kërkesëpadia

• Paditësi heq dore përfundimisht nga e drejta e tij për mbrojtje apo realizim të se drejtës përmes gjykatës.

• Dallimi ne mes tërheqjes se padisë dhe heqjes dore nga kërkesëpadia?

• Aktvendim të natyrës deklarative: në literaturë,por aktgjykim me LPK (149)

• Nuk ka ankesë: sepse konsiderohet aktgjykim i formës së prerë

• Mjetet e jashtëzakonshme: Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, sidomos për shkak të nenit 3 par. 3 të LPK/së,Propozimi për përsëritjen e procedurës

• Veni re: mjetet e jashtëzakonshme mund të paraqiten vetëm kundër vendimeve gjyqësore dhe jo kundër veprimeve procedurale, prandaj

Nuk goditet heqja dorë nga kërkesëpadia, por aktvendimi për heqjen dorë nga kërkesëpadia

131 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 132: Procedura civile

Pajtimi gjyqësor, nenet 411-422

• Nocioni: “zgjidhje paqësore”,

• Procesverbali ka karakter të dokumentit ekzekutiv

• Kushtet për tu lidhur: – para gjykatës kompetente, nëse nuk është lidhur para gjykatës nuk ka efekt nga palët me

zotësi procedurale

– forma e përcaktuar me ligj

– i lejueshëm (arg. Neni 3 I LPK-së)

• Natyra juridike e pajtimit gjyqësor?

• Goditja e pajtimit gjyqësor – SHIH: neni 418: diskutabile

– Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë?

– Propozimi për përsëritjen e procedurës?

132 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 133: Procedura civile

Llojet e aktgjykimeve

• për shkak të përmbajtjes: – kondemnator

– vërtetues (deklarativ)

– konstitutiv (transformues)

• Raporti objekt në mes të aktgjykimit dhe dispozitivit – Aktgjykim i plotë

– Aktgjykim i pjesshëm

– Aktgjykim i ndërmjetshëm

– Aktgjykim plotësues

133 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 134: Procedura civile

Aktgjykimi kondemnator (detyrues)

• Jo shprehimisht me ligj, por nga përmbajtja del

• Detyrimin për një: Përmbushje të prestimit, dorëzimi i sendit, të kryej një veprim, të paguaj një shumë të të hollash

• dokument i përshtatshëm për ekzekutim të dhunshëm

• ME RËNDËSI: neni 144 I, II, III, Arritshmëria e kërkesës

• Afati paritiv: neni 146, 15 ditë ose 7 ditë

134 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 135: Procedura civile

Aktgjykimi vërtetues dhe transformues

• Korrespondon me padi vërtetimi – Neni 254

• E drejta e pronësisë

• Konstatimi, se ekziston kontrata e shitblerjes

• Vërtetësia e atësisë, nëse kundërshtohet prej nënës së fëmijës

• Parimisht nuk ndryshohen raportet juridike

• Përjashtimisht po,

• Me këtë aktgjykim ndryshohet gjendja ekzistuese juridike

• Atësia, zgjidhja e marteses, zmadhimi i mjeteve për ushqim ligjor

• Parimisht: Ex nunc

135 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 136: Procedura civile

Aktgjykimi i pjesshëm

• Për një pjesë të kërkesës, ose për njërën nga disa kërkesa që janë objekt gjykimi (147 I)

• Procedohet kështu, sepse për një pjesë mund të vendoset meritorisht

• Por, aktgjykimi i pjesshëm jepet gjithmonë, nëse kërkesëpadia mund të ndahet në pikëpamje sasiore

• Ex offitio ose me propozim të palës,

• Kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për aktgjykim të pjesshëm, nuk lejohet ankim i veçantë, sepse veprime drejtuese të gjykatës.

• Neni 147 V i LPK-së, aktgjykimi është i pavarur dhe i ekzekutueshëm.

136 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 137: Procedura civile

Aktgjykimi i ndërmjetshëm

• Vendoset vetëm për themelësinë e kërkesëpadisë, por jo edhe për lartësinë e kërkesëpadisë.

• Vetëm për rastet:

• Kur objekti i kontestit ka të bëjë me kërkesa në të holla ose në sende të zëvendësueshme

• Nëse aktgjykimi i ndërmjetshëm është bërë i formës së prerë, atëherë gjithsesi duhet të nxirret edhe aktgjykimi definitiv.

• Me rëndësi: aktgjykimi i ndërmjetshëm nuk është i ekzekutueshëm, por vetëm ai definitiv, sepse nuk dihet lartësia, por vetëm vendimi definitiv.

• Për shpenzime mund të vendoset edhe me aktgjykim të ndërmjetshëm, por parimisht vendoset me aktgjykim definitiv.

137 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 138: Procedura civile

Aktgjykimi në bazë të pohimit

• Neni 148 • Nuk lejohet:

– Neni 148 II në lidhje me nenin 3 III

– Për atësinë

– Amësinë

– Martesën

• Mjetet e goditjes: – Ankesë; vetëm për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale.

– Edhe për shkak të mashtrimit, lajthimit, dhunës

– Revizioni dhe kml po, për shkelje të dispozitave procedurale

– Propozimi për pers. Po, por vetëm për shkak të shkeljeve me rendësi absolute.

138 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 139: Procedura civile

Akgjykim për shkak të mosbindjes

• Neni 150

• Dispozitë e re

139 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 140: Procedura civile

Aktgjykimi për shkak të mungesës

• Neni 151

140 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 141: Procedura civile

Pjesët përbërëse të aktgjykimit

• Pjesa hyrëse

• Diapozitivi

• Arsyetimi

141 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 142: Procedura civile

Korrigjimi i aktgjykimit

• Neni 165 • Këtu Gabimet “teknike”

• Kërkesa shqyrtohet parimisht nga ajo gjykatë që ka marrë atë vendim, mundësisht nga kryetari i trupit gjykues

• Me kerkese “ te zakonshme”

• Korrigjimi bëhet me aktvendim të posaqëm

• Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesa e veçantë, 165 IV

142 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 143: Procedura civile

Aktvendimet

• Neni 170 • Lloj i vendimeve gjyqësore, për të gjitha çështjet, përpos për objektin e

gjykimit

• Zakonisht për shkaqe procedurale; Përjashtimisht për objektin e kontestit vetëm për pengim posedimin dhe procedurën e urdhërpagesës

• Në formë të aktvendimit edhe vendimet e gjykatave më të larta sipas mjeteve të goditjes të rregullta ose të jashtëzakonshme kundër aktvendimeve

• Nuk ka ankesë kundër aktvendimeve lidhur me veprimet drejtuese

• Aktvendimet mund të jepen si në seancë ashtu edhe jashtë seancës

• Aktvendimet mund të revokohen, nëse ato rregullojnë drejtimin e procesit ose aktvendimi për të provuarit

• Nëse aktvendimi vendos për objekt e kontestit duhet të jepet në “emër të popullit”

143

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 144: Procedura civile

Vendimet e formës së prerë

• Vendimi i formës së prerë, shkakton efektin

– Gjë e gjykuar/ res iudicata dhe rrjedhimisht ne bis in idem – Formë e prerë&res iudicata

– Kjo është me rëndësi, sepse për të njëjtën çështje nuk mund të gjykohet dy herë

• Res iudicata, efekt procedural dhe materialo juridik

• Nëse vendimi nuk mund të goditet me mjete të rregullta, ai bëhet e formës së prerë.

• Është burim juridik?

144 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 145: Procedura civile

Kur aktgjykimet e gjykatës së shkallës së parë

marrin formën e prerë

• Nëse nuk ka ankim brenda afatit ligjor

• Nëse palët heqin dorë nga e drejta e ankesës

• Nëse ankesa e paraqitur është tërhequr – Me rëndësi. Nuk lejohet revokimi i tërheqjes së ankesës, neni 177 III i LPK-së

• Nëse është vërtetuar aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nga ana e gjykatës së shkallës së dytë.

• Për aktvendimet për të cilat nuk lejohet ankesa, atëherë aktvendimi bëhet i formës së prerë

145 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 146: Procedura civile

Kur aktgjykimet e gjykatës së shkallës së dytë marrin formën e prerë

• Nuk ka mjet të rregullt juridik kundër vendimeve të gjykatës së shkallës së dytë.

• Problem, momenti i hyrjes në fuqi: – Sipas njërës pikëpamje, në momentin e dhënies së aktgjykimit

– Për të dyja palë,

– Argument: nuk mund të goditet me mjet të rregullt juridik

• Pikëpamja e dytë: – në momentin e komunikimit të vendimi të palëve, (teria mbizotëruese në Gjermani)

– Argument, vetëm atëherë ka efekt për palët

– Detyrimisht, veç e veç merr formë të prerë

146 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 147: Procedura civile

Kufijtë e formës së prerë

• Kufijtë objektivë të vendimit të formës së prerë

– Parimi i disponibilitetit, neni 2 par. 1 LPK/së

– Vendoset vetëm lidhur me atë se çka është kërkuar me padi, d. t. th me kërkesëpadi, jo më shumë ose diçka tjetër, por natyrisht më pak.

– Nëse rastësisht vendoset diçka më shumë se që është kërkuar me padi, atëherë, ajo mbetet valide, nëse palët nuk ankohen

• Kufijtë subjektivë të formës së prerë

– Parimisht, vendimi ka efekt vetëm për palët në kontest

– Parimisht: Për personat e tretë nuk ka efekt • Përjashtimisht efekt për personat e tretë:

• Trashëgimtarët universalë dhe singularë tëpalëve

• Bashkëndërgjyqësit unik

147 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 148: Procedura civile

Procedura sipas mjeteve të goditjes së vendimeve

• Në përgjithësi

• Kategori kushtetuese (neni 32 i KRK dhe neni 6 KEDNJ)

• LPK/a parasheh rregulla të caktuara për numrin dhe kohën e paraqitjes së mjeteve të goditjes së vendimeve

148 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 149: Procedura civile

Mjetet juridike

• Mjet goditje i rregullt: – Ankesa kundër aktgjykimit

– Ankesa kundër aktvendimit

– Prapësimi në procedurën për urdhërpagesën

– (Efekt suspenziv, devolutiv:parimisht)

• Mjet i jashtëzakonshëm juridik – Revizioni kundër aktgjykimit dhe aktvendimit

– Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

– Propozimi për përsëritjen e procedurës

149 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 150: Procedura civile

Prezumimet për paraqitjen me sukses të ankesës

• Prezumimet për lejueshmërinë: – Nëse ekziston mundësia e paraqitjes së mjetit

– Legjitimimi proceduaral

– Interes juridik

– Forma

– Afati

• Themelësia varësisht nga saktësia e fakteve të përmbajtjes

• Afati – Afate prekluzive – Parimisht mjeti paraqitet nga momenti, kur palës i është komunikuar vendimi. Përjashtimisht edhe nga momenti, kur

shpallet vendimi edhe pse afati fillon me pranimin e vendimit

– Parimisht mund të paraqitet mjeti i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk është paraqitur

ankesa. Por, nuk lejohet revizioni, nëse nuk është paraqitur ankesa

150 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 151: Procedura civile

Kufijtë e goditjes dhe shqyrtimi i vendimit

• Asgjë nuk mund të kërkohet më shumë me mjet juridik, nga ajo që ka qenë objekt i procesit gjyqësor, për të cilin është vendosur (Tantum appellatum quantum litigatum)

• Në procedurën sipas mjetit të goditjes, gjykata është e kufizuar në të drejtën për shqyrtimin e vetëm objektit të paraqitur (Quantum appellatum tantum devolutum) – Por ky parim vlen zakonisht vetëm për procedurën për mjete të jashtëzakonshme. Nëse

ankesa, gjykata mund të kaloj kufijtë e shqyrtimit për shkak të interesit publik.

• Ndalimi i reformatio in peius

• Autorizimet e gjykatës – Sistemi i apelit

– Sistemi i kasacionit

– Sistemi i kombinuar

151 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 152: Procedura civile

Ankesa kundër aktgjykimit

• Mjet i rregullt juridik (kundër çdo aktgjykimi); (kundër çdo aktvendimi)?!

• Efekt suspenziv (nuk ka formë të prerë)

• Mjet devolutiv

• I dyanshëm (I drejtohet ankesa palës kundërshtare)

• Parimisht mund të goditet çdo aktgjykim

• Aktgjykimi për shkak të mungesës: nuk ka për gjendje faktike

• Aktgjykimi për shkak të pohimit: mundet për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale dhe për dhunë, mashtrim etj..

• Afati (15 ditë) ose 7 ditë: neni 176

• Afat prekluziv (pas afatit vetëm plotësim, sqarime dhe shpjegime)?

• Forma: neni 178 dhe 179: Problem:

• Parimisht të njëjtat fakte: Për shkaqe objektive (e vërteta materiale)

• Ankesa: mund të ofrohen fakte të reja dhe prova: neni 180

152 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 153: Procedura civile

Shkaqet për paraqitjen e ankesës

• Neni 181 • Tri grupe të shkaqeve:

– Shkelje esenciale të dispozitave procedurale

• Nuk është zbatuar rregulla procedurale

• Ose është zbatuar gabimisht rregulla procedurale.

• Nuk ka rëndësi, nëse me vetëdije ose pavetëdije ka shkelje procedurale

• Shkeljet joesenciale dhe esenciale

• ME RËNDËSI: SHKELJE ESENCIALE ME RËNDËSI ABSOLUTE (182 II) (taksativisht dhe shprehimisht)

• SHKELJE ESENCIALE ME RËNDËSI RELATIVE (182 I) (me klauzolë të përgjithshme: rastet: refuzimi i paarsyeshëm i propozimit për provë ose për thirrjen e ekspertit, mospërjashtimi i publikut)

– Konstatimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike

– Zbatimin i gabuar i normave materialo juridike (p.sh. Interpretimi i gabuar i së drejtës)

153 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 154: Procedura civile

Procedura para gjykatës së shkallës së parë

• Gjithmonë para gjykatës së shkallës së parë paraqitet ankesa (neni 185)

• Neni 186: nëse është e afatshme, e plotë dhe e lejueshme – Nëse jo: me aktvendim hedhet poshtë ankesa

• Nëse ankesa është e plotë, e lejueshme dhe e afatshme, atëherë i komunikohet palës kundërshtare ankesa (neni 187)

• Kjo mundet që brenda afatit 7 ditor, të përgjigjet, nuk ka detyrim që të përgjigjet.

• Afati 7 ditor nuk është prekluziv,

• Përgjigjja i dërgohet palës ankuese, dhe kjo mund të jap sqarime shtesë.

154 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 155: Procedura civile

Procedura para gjykatës së shkallës së dytë

• Neni 188: i dërgohet gjykatës së shkallës së II

• Caktohet një gjykatës (Relatori) – Përgatitja e lëndës

– Studimi i lëndës

– Paraqitja e raportit lidhur me lëndën

– Propozon që të seanca të mbahet e mbyllur, ose e hapur,

– Mund të kërkon sqarime nga gjykata e shkallës së parë,

– Me rëndësi:

– Formulon projektvendimin e ardhshëm

• Mund të paraqiten prova të reja,

• por zakonisht anulohet aktgjykimi me aktvendim dhe lënda kthehet në rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë

• Me rëndësi: gjykata rikthen çështjen, nëse konstaton se duhet të shqyrtohen fakte të reja dhe të merren prova të reja.

• Pra, gjykata e shkallës së dytë nuk mund të vendos për fakte të reja, ose prova të reja.

155

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 156: Procedura civile

Vendosja

• Me Aktgjykim: – Refuzimi i ankesës dhe lënia në fuqi e aktgjykimit të goditur

– Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë

• Aktvendim: – Hedhja poshtë e ankesës

– Anulimi i aktgjykimit të goditur dhe kthimi i çështjes në rishqyrtim

– Anulimi i aktgjykimit dhe hedhja poshtë e padisë

• Dilemë: nëse gjykata e shkallës së parë është e lidhur me mendimin juridik të gjykatës së shkallës së dytë: – Jo, Argument: gjykatat janë të pavarura

– Po, Argument: përndryshe nuk mund të realizohet mbrojtja juridike

156 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 157: Procedura civile

Ankesa kundër aktvendimit

• Parimisht: Lejohet ankesë,

• Vetëm përjashtimisht nuk lejohet, nëse me ligj nuk lejohet ankesa.

• Ligji i quan ankesë, edhe atë kundër aktgjykimit edhe atë kundër aktvendimit: Por në pikëpamje përmbajtësore ka dallime

• Me rëndësi: kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë nuk ka

• kurrfarë ankimi

• Ankesa e posaçme: – Evolutiv, suspenziv dhe i njëanshëm

• Efekti suspenziv i ankesës – Vetëm ankesa e posaçme ka efekt suspenziv

157 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 158: Procedura civile

Revizioni kundër aktgjykimit I

• Cilat aktgjykime mund të goditen: Mjet i kufizuar juridik:

• Nuk ka kufizime për këto çështje: shih neni 214 IV – Kontestet në lidhje me marrëdhënien e punës,

– Kontestet në lidhje me ushqimin ligjor,

– Kontestet në lidhje me të drejtën e autorit,

– Kontestet në lidhje me pronësinë industriale

– Konkurrenca jolojale

• LPK aktual nuk ka rregulla lidhur me zgjidhjen apo anulimin e martesës,

• POR, Ligji për familjen (neni 88) parasheh shprehimisht se nuk ka mjete të jashtëzakonshme lidhur me aktgjykimin e formës së prerë, me të cilin është zgjidhur ose anuluar martesa.

• Për shkak të shkeljeve esenciale me rëndësi absolute të dispozitave procedurale (parimisht); Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale: Pa përjashtim

• Për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, vetëm nëse tejkalimi është bë nga gjykata e shkallës së dytë; Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike

• Nuk ka revizion

158 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 159: Procedura civile

Revizioni kundër aktgjykimit II

• Kompetente është gjithmonë Gjykata supreme e Kosovës (neni 212)

• I dërgohet gjykatës së shkallës së parë; Disa kopje; Afati 30 ditësh

• Neni 219: brenda 7 ditësh i dërgohet palës kundërshtare; kjo mundet brenda 7 ditësh të përgjigjet; pas këtij afati drejtohet revizioni te Gj.Supreme (neni 219 III):

• Kufijtë: neni 215

159 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 160: Procedura civile

Përmbajtja e vendimit të gjykatës së shkallës së dytë

• Pjesa hyrëse: – Edhe emri i relatorit dhe përmbajtja e ankesës

• Dispozitivi – Nëse rikthehet lënda, zakonisht edhe klauzola se gjykimi i ri duhet të shqyrtohet nga një

trup tjetër gjykues

• Pjesa arsyetuese – Shkaqet e anulimit ose të refuzimit të ankesës

• Kthimi i dosjes së gjykatës së shkallës së parë

Pas vendosjes, të gjitha dosjet kthehen në gjykatën e shkallës së parë. Kjo i drejton vendimet te palët si dhe te pjesëmarrësit e tjerë (p. Sh. ndërhyrësi).

160 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 161: Procedura civile

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

• Nenet 245 e në vazhdim

• Për këtë arsye, Prokurori publik, e jo pala

• Karakteristikat themelore të kml – Josuspenziv

– Devolutiv

– I dyanshëm

– I kufizuar (vetëm prokurori publik mund të paraqet kml)

• Shkaqet: neni 247 – Nuk ka kml për shkak të konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe as për shkak të

tejkalimit të kërkesëpadisë neni 247 II LPK

• Vendimet, të cilat mund të goditen me kml – Të gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e formës së prerë të gjykatës së shkallës së parë

ose të dytë

– Afati: 3 muaj (245 I); Nëse kundër aktvendimit është paraqitur revizioni, atëherë afati për paraqitjen e kml është 30 ditë

161

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 162: Procedura civile

Përsëritja e procedurës

• Nenet 232

• është mjet i jashtëzakonshëm i goditjes,

• i kufizuar, josuspenziv, i dyanshëm dhe në të shumtën e

• rasteve remonstrativ

• Shkaqet klasifikohen në tri grupe : – shkeljet më të rënda të dispozitave procedurale;

– veprat penale të pjesëmarrësve në procedurë, të cilat kanë mundur të ndikojnë në përmbajtjen e vendimit dhe

– faktet dhe provat e reja.

• Përsëritja e procedurës nuk mund të kërkohet për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

• Neni 236: Ppp-ja gjithmonë i dorëzohet gjykatës e cila e ka dhënë vendimin e shkallës së parë.

• Vendos gjykata e shkallës së II; neni 239

162 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 163: Procedura civile

Procedurat e posaçme kontestimore

• Në disa konteste, me veçori të posaçme

• Procedurat e posaçme janë parashikuar për shkaqe të ndryshme

• Disa prej tyre janë pasojë e llojit të raporteve materialo-juridike, nga të cilat lindin kontestet, kurse të tjerat pasojë e rëndësisë shoqërore, të cilin e kanë raportet e tilla. Në disa raste, nevoja që mbrojtja juridike të realizohet sa më shpejt ka ndikuar që procedura të reduktohet në masë të madhe.

• Llojet: – procedurën e zgjidhjes së kontesteve ekonomike;

– procedurën e zgjidhjes së kontesteve nga marrëdhënia e punës;

– atë mbi padinë për shkak të pengimit të posedimit;

– atë për dhënien e urdhërpagesës;

– atë për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël.

– Arbitrazhi

163 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 164: Procedura civile

Procedura në kontestet martesore dhe familjare

• Neni 352 i Ligjit të familjes (2004)

• Karakteristikë e përbashkët e këtyre procedurave është: – përjashtimi me ligj i publikut nga seancat gjyqësore (neni 75 i LF)

– vendosja ex offitio për ruajtjen, edukimin dhe ushqimin e fëmijëve;

– kufizimi i dukshëm i mundësisë së kryerjes së veprimeve disponibile;

– pamundësia e dhënies së aktgjykimit për shkak të mungesës apo e atij në bazë të pohimit dhe

– konstatimi ex offitio i fakteve relevante.

164 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 165: Procedura civile

Procedura e zgjidhjes së kontesteve martesore

• Kjo procedurë vihet në veprim me anë të padisë apo me anë të propozimit të përbashkët për shkurorëzim me marrëveshje

• E kompetencës lëndore për këto procedura është gjykata e qarkut.

• Funksionale

• Trup gjykues: 1 gjykatës profesional dhe 2 gjykatës porotë

• Gjykata e shkallës së dytë: 3 gjykatës profesional

• Kompetenca tokësore: neni 72 i LF: Gjykata me kompetencë të përgjithshme tokësore (vendbanimi i i të paditurit) ose vendbanimi i fundit i përbashkët i bashkëshortëve.

• Në procedurën për shkurorëzim gjykata, para se t’ia dërgojë padinë të paditurit, cakton seancën e posaçme, me qëllim që në të ta bëjë pajtimin e bashkëshortëve.

• Ankesa: neni 87 i LF,nëse me propozim të dyjave palë – Vetëm për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore

– Për shkak se propozimi është dhënë nën lajthim, shtrëngim ose mashtrim

– Neni 88: Nuk ka mjet të jashtëzakonshëm juridik

165 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 166: Procedura civile

Procedura në kontestet nga marrëdhënia e

punës

• Nenet 474 e në vazhdim

• Procedure e posaqme: vetem nese punëmarrësi eshte paditës

• Nuk ka procedurë të posaçme: nëse punëdhënësi është paditës

• Kompetente: gjykata komunale, neni 26 par. 7 I LGjRR

• Tokësore: neni 65, kompetenca e përgjithshme dhe gjykata, në territorin e së ciles kryhet puna ose do te duhej te kryhej Kompetenca e zgjedhur

166 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 167: Procedura civile

Procedura në kontestet për shkak të pengimit

të posedimit

• gjykata i jep mbrojtje gjyqësore personit të cilit i është marrë sendi (interdicta recuperandae possessionis) nga posedimi apo të cilit i shkaktohen pengesa gjatë shfrytëzimit të tij (interdicta retinendae possessionis)

• Në këtë procedurë mundësohet rivendosja e shpejtë dhe efikase e gjendjes faktike të çrregulluar, pa u shqyrtuar fare vetë e drejta e posedimit, baza juridike e tij apo mirëbesimi ose keqbesimi i poseduesit (neni 481).

• Me padi kërkohet rivendosja e gjendjes që ka ekzistuar para se të bëhet pengimi, por edhe ndalimi i pengimit për në të ardhmen.

• Poseduesi padinë duhet ta ngrejë brenda afatit 3o-ditor (afati subjektiv), nga dita kur merret dijeni për pengimin dhe penguesin,

• më së voni brenda afatit njëvjeçar (afati objektiv), nga dita e pengimit.

• E kompetencës ekskluzive është gjykata në territorin e së cilës ndodhet sendi i paluajtshëm

• Vendimi mbi kërkesëpadinë jepet në formë të aktvendimit.

167

Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M. Proc.Civile;2012/13

Page 168: Procedura civile

Procedura e dhënies së urdhërpagesës I

• Nenet 492 e në vazhdim

• Se i padituri ia ka borxh një shumë të hollash, jep vendim me të cilin urdhërohet i padituri që, brenda afatit të caktuar, ta paguajë (të shlyejë) borxhin.

• Vendimi i dhënë, nëse nuk anulohet sipas mjetit të goditjes (prapësimit, kundërshtimit), fiton cilësinë e dokumentit ekzekutiv (titulus executionis),

• Aktvendim, të cilin ligji e quan urdhërpagesë-mandatum.

• Kur kërkesa në të holla është më e madhe se ajo e caktuar me ligj, 500 euro (neni 4urdhërpagesa jepet vetëm po qe se padisë i bashkëngjitet dokumenti origjinal apo kopja e tij e verifikuar, me të cilin provohet kërkueshmëria e saj.

• Këtë urdhërpagesë ligji e quan urdhërpagesë e dokumentuar, 493 II)

• Kur kërkesa në të holla është më e vogël se 500 euro, urdhërpagesa jepet po qe se nga padia shihet baza dhe masa (shuma) e kërkesës, si dhe janë paraqitur provat, në bazë të të cilave mund të vërtetohet pretendimi

168 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 169: Procedura civile

Procedura e dhënies së urdhërpagesës II

• Në këto dy situata, gjykata, drejtpërsëdrejti, në bazë të padisë, pa mbajtur seancë për shqyrtimin gojarisht të çështjes, jep urdhërpagesën (që është vendim meritor).

• Pas paraqitjes së prapësimit, procedura mandatore zakonisht shndërrohet në procedurë të përgjithshme, dhe gjykata sipas saj cakton seancë gjyqësore.

• Për prapësimin e paraqitur zakonisht vendoset në bazë të shqyrtimit në

• seancë.

169 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13

Page 170: Procedura civile

Arbitrazhet

• Arbitrazhi është institucion joshtetëror i përbërë prej një apo më tepër subjektesh, të cilit palët, me marrëveshje, ia besojnë zgjidhjen e kontestit me anë të vendimit, të cilin ligji e barazon me aktgjykimin e formës së prerë.

• Arbitrat e arbitrazhit i zgjedhin vetë palët.

• Vendimi i arbitrazhit jepet në formë të aktgjykimit.

• Ekzistojnë arbitrazhet institucionale (të përhershme) dhe

• ato të përkohshme (ad hoc).

• arbitrazhi institucional është organizatë e përhershme, e themeluar me qëllim që ta kryejë funksionin gjyqësor

170 Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.

Proc.Civile;2012/13