29
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian Dokument parlamentar PROCESVERBAL Data 16.11.2015, ora 10:00-11:20 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Prezantimi i raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2015 nga zoti Christian Danielsson, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit në Komisionin Europian. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Edi Paloka, Genc Pollo, Flamur Noka, Ridvan Bode, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Odeta Barbullushi, Eralda Çani, Ilda Zhulali, Igli Totozani, Besnik Dervishi, Pranvera Strakosha, Klodjan Seferaj, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Alba Çela, Mirton Resuli (anëtar zëvendësues), Edvin Kulluri (anëtar zëvendësues), Eduard Halimi dhe Claudia Vollmer. Mungojnë: Taulant Balla, Spartak Braho, Arta Dade, Alfred Peza, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Erion Braçe, Genc Ruli, Gramoz Ruçi, Klodiana Spahiu, Monika Kryemadhi, Gjergji Vurmo, Gledis Gjipali, Shkëlqim Ganaj, Edith Harxhi, Irma Baraku, Vasil S.Tole, Dhori Kule, Anila Basha, Adriatik Llalla, Zana Vokopola dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të ftuar: Ylli Manjani – ministër i Drejtësisë Idlir Peçi – zëvendësministër i Drejtësisë

Procesverbal, datë 16.11.2015

  • Upload
    dodieu

  • View
    254

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Procesverbal, datë 16.11.2015

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Data 16.11.2015, ora 10:00-11:20

Drejton mbledhjen:

Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit

Rendi i ditës:

Prezantimi i raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2015 nga zoti

Christian Danielsson, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të

Anëtarësimit në Komisionin Europian.

Marrin pjesë:

Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Edi

Paloka, Genc Pollo, Flamur Noka, Ridvan Bode, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Odeta

Barbullushi, Eralda Çani, Ilda Zhulali, Igli Totozani, Besnik Dervishi, Pranvera Strakosha,

Klodjan Seferaj, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Alba Çela, Mirton

Resuli (anëtar zëvendësues), Edvin Kulluri (anëtar zëvendësues), Eduard Halimi dhe Claudia

Vollmer.

Mungojnë:

Taulant Balla, Spartak Braho, Arta Dade, Alfred Peza, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu,

Erion Braçe, Genc Ruli, Gramoz Ruçi, Klodiana Spahiu, Monika Kryemadhi, Gjergji Vurmo,

Gledis Gjipali, Shkëlqim Ganaj, Edith Harxhi, Irma Baraku, Vasil S.Tole, Dhori Kule, Anila

Basha, Adriatik Llalla, Zana Vokopola dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të ftuar:

Ylli Manjani – ministër i Drejtësisë

Idlir Peçi – zëvendësministër i Drejtësisë

Page 2: Procesverbal, datë 16.11.2015

2

Ermonela Xhafa – drejtoreshë e Përgjithshme e Jetësimit të Prioriteteve dhe

Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Integrimit në Ministrinë e Drejtësisë

Elira Zaka – drejtoreshë e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në

Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gentjana Sula – zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Christian Danielsson – drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe

Negociatave të Anëtarësimit në Komisionin Europian

Romana Vlahutin – ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri

Michela Matuella – drejtuese njësie e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe

Negociatave të Anëtarësimit në Komisionin Europian

Giulio Venneri – zyrtar përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të

Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit në Komisionin Europian

Jan Rudolph – drejtues i Sektorit Politik pranë delegacionit të BE-së në Tiranë

Plamena Halacheva – zëvendësdrejtuese e Sektorit Politik pranë delegacionit të BE-së

në Tiranë

Artes Butka – eksperte politike pranë delegacionit të BE-së në Tiranë

Page 3: Procesverbal, datë 16.11.2015

3

HAPET MBLEDHJA

Majlinda Bregu – Përshëndetje të gjithëve!

I nderuar zoti Danielsson,

E nderuara zonja Ambasadore,

E dashur Michela,

Faleminderit që shprehët dëshirën për të diskutuar sot me Këshillin Kombëtar të

Integrimit Europian për progresraportin e Shqipërisë apo raportin e Shqipërisë me progresin

drejt Bashkimit Europian!

Të premten në mëngjes, kur u vendos për këtë takim, asnjëri nga ne nuk e dinte se

mbrëmja do të ishte shokuese dhe mpirëse për të gjithë.

Brenda dhjetë muajve një prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian dhe një nga

kryeqytetet, prej të cilit përfytyrimi ynë për Europën ka marrë formë, u gjend papritur dhe pa

merituar nën sulm.

Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare, ndaj në shenjë dhimbjeje për ata që nuk e

gëzuan dot jetën e ndërtuar në mes të Europës, në shenjë mbështetjeje me popullin francez

dhe nderimi për vlerat tona të përbashkëta,

Ju ftoj për një minutë heshtje!

(Mbahet një minutë heshtje.)

E paçin dheun të lehtë!

Nuk do të zgjatem shumë, pasi axhenda parashikon më pak sesa 1 orë e 30 minuta

punime, por më lejoni të ndaj me ju para se të kalojmë në axhendën e ngushtë të këtij takimi.

Prej së premtes, Europa ka bindur edhe më skeptikët se tashmë ka edhe një tjetër

kuptim: nuk është më aq e pandryshueshme, aq e qendrueshme, aq e sigurt; nuk mjafton të

qenit vend anëtar për të jetuar në paqe, siguri e stabilitet; nuk është më vetëm bashkimi pa

kufij së brendshmi, kryesisht edhe me një monedhë, i kulturave tolerante që jetojnë duke u

shkrirë me njëra-tjetrën, as vetëm ëndrra e të gjithë të pamundurve që dynden drejt saj, se e

shohin si garanci për të marrë frymë lirisht.

Prej së premtes, Europa po jeton një dimension të ri, atë të një dhimbjeje të

përbashkët, dhe këtu as fare ka rëndësi nëse je vend anëtar i Bashkimit Europian, vend

kandidat apo vend që ka hapur negociatat.

Jo! Prej së premtes, nëse do të perifrazoja një historian gjerman, Köhler: “As në

kuptimin gjeografik dhe as në atë historik nuk ka më një Europë statike”.

Page 4: Procesverbal, datë 16.11.2015

4

Prej së premtes, Europa është e përbashkët me vlerat, pasiguritë dhe kërcënimet që i

kanosen asaj.

Është fatkeqësi që herë pas here na duhet një tronditje e madhe për të hapur sytë dhe

për të parë një të vërtetë, e cila qëndron ngultaz para të gjithëve. Ajo që na bashkon të

gjithëve është ndjenjë; ajo që na ndan është burokraci.

Prej së premtes, askush nuk shpreson se çmenduria e një shteti të çmendur, si ISIS, do

të vijë duke u zbehur vetvetiu, por të gjithë shpresojnë se vendimmarrja europiane do të

zgjohet edhe nga përkundja. Të gjithë presin që të ketë vendime të forta e të prera kundër

terrorizmit atje ku ai lindi dhe atje ku ai mbretëron.

Të gjithë e dinë, që prej së premtes, se Europa ka një çështje kryesore, atë të sigurisë.

E vetmja gjë që nuk ka rëndësi sot është je apo nuk je vend anëtar i Bashkimit Europian. Kur

vriten njerëz të pafajshëm në mes të Parisit, sa i sigurt mund të ndihet një qytetar tjetër që

jeton në një vend më pak të sigurt?

Në shtator, zoti Danielsson, kur u takuam së bashku në zyrën tuaj, ju ishit duke

përgatitur një mini-Summit për vendet e Ballkanit, për t’u përballur me azilkërkuesit.

Vazhdon të jetë kjo kriza më e madhe që Europa ka njohur gjatë këtyre viteve. Por, ndërkohë

që tryezat dhe samitet organizohen pa reshtur, krimi i organizuar vepron dhe nuk ulet të

lexojë konkluzionet e mbledhjeve, as të zbërthejë se cila pikë e deklaratave e bën atë të

dridhet më fort.

Prej së premtes besoj se ka ardhur koha për të menduar të gjithë bashkë se zgjerimi

nuk mund të jetë më pjesë e politikës së jashtme të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit

Perëndimor, por çështje e politikës së tij të brendshme.

Prej së premtes, edhe më pak dëshirë do të ketë për ta përmendur dhe për të dëgjuar

për zgjerimin e Europës me vende të reja.

Nëse duhet të lëvizim të gjithë në një kohë, ky Ballkan yni dhe kjo Europë e gjitha

jona, qasja përbashkuese sot është siguria dhe stabiliteti në çdo aspekt. Vetëm në emër të

parimeve, se ne jemi të gjithë europianë, mund të ketë një investim afatgjatë në siguri dhe në

stabilitet; një qasje, ku vendimmarrja politike të mos plastelinizohet dhe të përfundojë në

deklarata takimesh më së shumti; një qasje që të na vërë ne para presionit real për zbatimin e

detyrimeve me kalendarë kohorë të qartë.

Ndaj më lejoni ta mbyll, duke përsëritur atë çka e kemi diskutuar shpeshherë të gjithë

bashkë dhe që lidhet drejtpërdrejt me këtë takim: hapja e negociatave me Shqipërinë nuk

mund të jetë një garë pa kohë. Këtu ne, pala shqiptare, jemi të gjithë dakord.

Page 5: Procesverbal, datë 16.11.2015

5

Nëse perspektiva e anëtarësimit bëhet e paqartë dhe e largët, nëse ngelet në një

gjendje pezull në vendet tona, ky lloj vakuumi vendimmarrjeje mund të shkaktojë më shumë

destabilitet.

Koha e pakufijtë në dispozicion dhe asnjë datë e sigurt në proces i shtyn pa drojë

politikanët qeverisës te përqendrimi vetëm tek interesat personale politike. Në vend të

motivimit për të ecur më shpejt, duke mos pasur rivale as kohën, përqëndrohen te klientelizmi

dhe tek autoritarizmi. Besoj se ky duhet të jetë shqetësimi ynë, i përkthyer, në gjuhën e

progresraportit dhe të Komisionit Europian, në reforma të papërmbushura sa për të merituar

hapjen e negociatave këtë vit. Por kushtëzimi duhet të ketë afate kohore dhe monitorim më të

rreptë. Shqiptarët e dinë realitetin në të cilin jetojnë dhe asnjë progresraport nuk u thotë dot

më shumë.

Prej së premtes, përgjumja i ka pasojat e qarta, ndaj më mirë të shkundemi të gjithë

bashkë!

Duke vijuar me çështjet e ngushta të diskutimit të raportit të progresit të Shqipërisë

me Bashkimin Europian, më lejoni t’ju bëj prezente se si do të procedojmë në vijim.

Do të kemi një prezantim të raportit të Komisionit Europian nga zoti Christian

Danielsson, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit

në Komisionin Europian, më pas do të kemi një periudhë të caktuar, diku te njëzet minuta,

për diskutime dhe pyetje nga pjesëmarrësit, për të përfunduar në orën 11:20.

Do t’ju lutesha që të grumbulloni pyetjet apo komentet tuaja, në mënyrë që të jemi sa

më efikas me kohën, sikurse do t’ju lutesha, në rast se do të ketë nevojë për ndërhyrje, të

respektojmë kohën në dispozicion dhe njëkohësisht të mos përsërisim ato që do të thotë

parafolësi.

Zoti Danielsson, fjala për ju.

Christian Danielsson – E nderuara zonja Kryetare,

Të nderuar ministra,

Të nderuar deputetë,

I nderuar zoti Prokuror,

Të nderuar anëtarë të këtij komisioni,

Është kënaqësi e madhe të jem sot këtu!

Mendoj që ky komision tregon qartësisht rëndësinë e trajtimit të çështjeve që kanë të

bëjnë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe kjo në mënyrë të

përbashkuar.

Page 6: Procesverbal, datë 16.11.2015

6

Është thelbësore, në mënyrë që të merret pikërisht mbështetja e duhur për reformat e

ndryshme, të cilat kërkohen nga Shqipëria në këtë rrugëtim; është e rëndësishme, në mënyrë

që të ketë diskutime të hapura për këto reforma; është thelbësore që të ndërtohet dhe të ketë

më shumë mbështetje publike.

Ndaj është kënaqësi e veçantë për mua që të gjendem këtu sot dhe prandaj mezi pres,

pra kam kënaqësinë të them disa fjalë rreth progresraportit, i cili u miratua javën e shkuar.

Por përpara se ta bëj këtë, më lejoni që njësoj si ju, e nderuara zonja Kryetare, të kujtoj se ajo

që pamë nga ai krim burracakësh dhe ai krim i tmerrshëm në Paris ilustron qartë, tregon qartë

nevojën për të qëndruar të përbashkuar për vlerat e Europës, për atë që përfaqëson Europa

dhe këtë ne mund ta bëjmë bashkë. E bëjmë këtë në Bashkimin Europian, e bëjmë këtë në

kontekstin më të gjerë të Europës, në të cilën Shqipëria është një pjesë e rëndësishme.

Këta kriminelë, këta terroristë do të vazhdojnë të na sfidojnë dhe do të jetë vetëm me

anën e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të këmbënguljes për t’i mbrojtur vlerat tona që ne të

jemi të suksesshëm.

Më lejoni tani të them disa fjalë rreth raportit që u prezantua javën e shkuar.

Ju e keni parë që ne kemi treguar edhe një strategji. Këtë herë kjo është një strategji

për pjesën tjetër të mandatit. Është e qartë se tregon atë që ne e konsiderojmë pjesë thelbësore

për secilin prej atyre vendeve që e kanë marrë këtë rrugëtim, duke përfshirë Shqipërinë. Pra,

aty theksohen gjërat thelbësore që në të gjithë këtë proces ne shikojmë: çështje që kanë të

bëjnë me sundimin e ligjit, pra shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër

krimit të organizuar; çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike,

duke përfshirë këtu reformën në administratën publike, si dhe natyrisht me menaxhimin

publik financiar; çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu lirinë e

medies, si dhe çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e ekonomisë dhe me atë që është

shumë e rëndësishme për të vënë themelet e rritjes ekonomike që është e nevojshme, në

mënyrë që vendet të ecin përpara, jo vetëm për sa i përket pasurisë, të themi, begatisë dhe

mirëqenies për qytetarët e vendit, të Shqipërisë, por edhe për sa i përket motivimit që lipset

dhe kurajës pikërisht për të ndërmarrë këto reforma. Këto janë, pra, aspektet thelbësore të

cilat duhen trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Po ashtu, raporti tregon edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Në Ballkanin

Perëndimor ka vërtet mundësi, shanse për sa i përket infrastrukturës së përbashkët,

ekonomisë, po ashtu edhe mundësi për sa u përket lidhjeve dhe rrjeteve ndërmjet qytetarëve

dhe jo vetëm rinisë. Pastaj, në raport ne e përgëzojmë Shqipërinë, në veçanti për përpjekjet që

ka bërë vendi për të mbështetur procesin e Berlinit dhe për të ecur përpara në këtë proces. Kjo

Page 7: Procesverbal, datë 16.11.2015

7

është pra strategjia. Pastaj, progresraporti kalon te vendet individuale dhe këtu, për sa i përket

Shqipërisë, tregon pikërisht progresin e qendrueshëm dhe të vazhdueshëm që kemi parë për

sa u përket disa reformave të vështira, po ashtu, për sa i përket vendosshmërisë së shoqërisë

shqiptare për të ecur përpara. Progres të qendrueshëm ka edhe për sa i përket përmbushjes së

çështjeve më thelbësore, pra kushteve të cilat duhen përmbushur.

Tani më lejoni të kaloj tek elementet më të rëndësishme.

Për sa i përket sundimit të ligjit, gjë thelbësore, ne kemi treguar që sistemi ligjor i

Shqipërisë është në një fazë të hershme, sepse në këtë raport më duhet të them se ne, për herë

të parë, po shikojmë edhe gatishmërinë e vendit; nivelin e përgatitjes për të gjithë procesin.

Pra, jo vetëm për dymbëdhjetë muajt e fundit, por edhe në një mënyrë më të përgjithshme.

Kështu që, për sa i përket sundimit të ligjit, kemi parë sesi Shqipëria ka ecur përpara. Ajo që

ne shikojmë është se në tryezat e rrumbullakëta që ka kryer Shqipëria, ka ndërmarrë edhe një

reformë në gjyqësor që është e vështirë, thelbësore dhe themelore. Pra, e kuptojmë që kjo

punë do të jetë e vështirë; e kuptojmë që do të ketë nevojë të ndërmerren hapa kurajozë nga të

gjithë, por kjo do të jetë një gjë aq e rëndësishme dhe jo vetëm për shoqërinë, për shqiptarët,

jo vetëm për faktin se do të jetë thelbësore për vetë procesin e anëtarësimit, por edhe sepse

mbi të janë ndërtuar dhe do të vazhdojë puna edhe për të gjitha ato çështje të tjera të

rëndësishme në shoqëri përpara se vendi të bëhet shtet anëtar.

Antikorrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar, funksionimi i ekonomisë, klima e

biznesit; të gjitha këto kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe prandaj ky do të jetë një

element shumë thelbësor për të ardhmen dhe ne mezi presim të punojmë nga afër me ju për

çështjet.

Po ashtu, për sa i përket luftës kundër korrupsionit, që ky është një element thelbësor,

ne e kemi parë që kemi një strategji të re, një plan veprimi dhe kjo është gjë e mirë, por, nga

ana tjetër, duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm, duhet të ketë një punë edhe më të mirë për sa

i përket historikut, për të parë pikërisht që ju po ecni përpara në mënyrë të vazhdueshme dhe

kjo ka për të qenë e rëndësishme për Shqipërinë. Në terma konkretë, kjo do të thotë që duhet

të ketë hetime më proaktive, pra duhet të ketë ndjekje penale dhe dënime, ndëshkime. Pra, ne

shikojmë progres për sa i përket një niveli më të vogël të korrupsionit, por më pak progres për

sa i përket luftës kundër korrupsionit të zxyrtarëve të lartë.

Për sa i përket krimit të organizuar, ku hapa të tillë janë ndërmarrë, raporti tregon një

qasje shumë të vendosur të Shqipërisë për sa i përket luftës kundër marihuanës, por për sa i

përket korrupsionit është shumë e rëndësishme që të ketë një historik solid që kriminelët të

çohen përpara drejtësisë dhe që dënimet të kryhen. Në këtë kontekst, unë dëshiroj që ta

Page 8: Procesverbal, datë 16.11.2015

8

përgëzoj parlamentin shqiptar për punën që po bëhet për sa i përket dekriminalizimit. Ky

është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe ne mezi presim pikërisht këtë pjesë, legjislacionin.

Për sa i përket reformës në administratën publike, këtu ne vëmë re që Shqipëria është

e përgatitur në mënyrë të moderuar, ka strategji, ka vullnet politik dhe ka përfshirje të

shoqërisë civile, por natyrisht këtu zbatimi është shumë i rëndësishëm.

Përvoja na ka treguar që administrata publike është thelbësore jo vetëm për sa u

përket shërbimeve për qytetarët shqiptarë, për dhënien e këtyre shërbimeve, por është shumë

e rëndësishme edhe për klimën e biznesit, gjë që do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me

investimet e huaja.

Ekonomia. Ne e kuptojmë që ka pasur progres për sa u përket shifrave, e shikojmë që

ka rritje dhe kjo po ecën përpara, por ka edhe sfida substanciale, të cilat kanë të bëjnë me

infrastrukturën, me arsimin dhe me trajnimin profesional, si dhe me ato që kanë të bëjnë me

menaxhimin e financave publike dhe me politikat ekonomike. Këtu ne kemi dëshirë që të

bashkëpunojmë me programin kombëtar të vitit të ardhshëm, i cili do të jetë shumë i

rëndësishëm për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Shqipëria.

Për sa na përket neve, pra Komisionit Europian, ne jemi miku juaj më i mirë në këtë

proces. Ne kemi një rol mbështetës për ju dhe do ta bëjmë këtë. Do të vazhdojmë ta bëjmë

këtë me formën e këtyre lloj takimeve, mbledhjeve, që janë thelbësore; do të dëgjojmë

shqetësimet tuaja dhe se si mendoni ju që po ecim ne, pra si është puna jonë. Do ta bëjmë

këtë edhe me anën e asistencës financiare dhe, po ashtu, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe me

anën e asistencës teknike.

Ne dhe unë me zor pres të kemi një bashkëpunim të afërt dhe që së bashku të mund të

vazhdojmë shumë për këtë ndërmarrje të rëndësishme, që është ecja më përpara e Shqipërisë

drejt Bashkimit Europian. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ato arsye, të cilat ju i

përmendët në fillim të këtij takimi.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Danielsson!

Besoj që ne jemi të gjithë të qartë se pavarësisht debateve të lodhshme politike që

zhvillojmë me njëri-tjetrin, miku më i mirë i Shqipërisë në këtë proces është Komisioni

Europian, i cili shpeshherë duhet të trokasë në vëmendjen edhe të vendeve anëtare, por

njëkohësisht edhe të forcojë ritmin e kërkesës së llogarisë ndaj vendeve tona për të plotësuar

detyrimet.

Ky është takimi i parë që ne zhvillojmë pas progresraportit.

Page 9: Procesverbal, datë 16.11.2015

9

Ligji i ri “Për rritjen dhe forcimin e rolit kontrollues të Kuvendit në procesin e

integrimit” parashikon që, brenda tri javëve nga dalja e progresraportit, qeveria të raportojë

në seancë plenare për masat që do të marrë për gjetjet, sugjerimet, komentet ose të quajturat

ndryshe shortcomings, që dalin nga ky dokument. Besoj se në përmbushje të këtij detyrimi

ligjor ne do të ulemi përsëri bashkë.

Ky Këshill nuk ka më shumë se sa mandati i konsultimit, por ka forcën e pasjes në një

tryezë të gjithë aktorët, ndaj është forumi më i lartë për të diskutuar qëndrime, të cilat qeveria

merr në proces.

Unë do të propozoja, duke shpresuar se do të gjej edhe mirëkuptimin tuaj dhe,

njëkohësisht, pa dashur të ndërhyj në pjesën e planifikimit apo të kalendarit kohor që

Komisioni Europian ka përgatitur për mënyrën sesi do të adresohet raporti nga qeveria

shqiptare, por brenda dhjetorit, pra në mbyllje të këtij viti, të kemi mundësi të diskutojmë

edhe një herë për një draft-plan veprimi sesi do të adresohen detyrimet, të cilat lihen tashmë

si detyra, duke filluar nga janari i këtij viti, duke ju sjellë në vëmendje se jemi edhe në fazën

kur buxheti tashmë është në përmbyllje, edhe për të parë se sa nga prioritetet e këtij procesi,

të cilat janë gjetje në këtë raport, do të gjejnë vend dhe pasqyrohen edhe në buxhetin e ri që

do të miratohet së shpejti në parlament.

Besoj se më pas do të kemi kohë, e kam të qartë se nuk mjafton një dokument draft

për të mbërritur te masterpiece, por në rast se ky proces do të vazhdojë dhe duhet të jetë një

proces ndërveprues, askund më mirë sesa këtu, ku jemi të gjithë: shoqëri civile, media,

politikanë të të gjitha krahëve politikë, përfaqësues nga institucionet e pavarura, nuk ka vend

më të mirë për të diskutuar, ndoshta mes nesh edhe pa praninë e medieve, se na bën t’i

ngrejmë tonet pak më lart, për situatën aktuale dhe për hapat e mëtejshme.

Atëherë, po hap pjesën e pyetjeve dhe të komenteve, duke ju kujtuar se kemi më pak

ose, më saktë, diku te 50 minuta kohë, ndaj do t’ju lutesha që të jeni sa më konçizë.

Po, zoti Bumçi.

Aldo Bumçi – Zoti Danielsson, mirë se keni ardhur në Shqipëri!

Ju thatë që raporti dhe qasja juaj është të merremi me gjërat kryesore: “underline the

fundamentals” dhe besoj se biem të gjithë dakord që zgjedhjet janë në listën e gjërave të

rëndësishme.

Shqipëria organizoi zgjedhjet lokale në qershor dhe unë po u referohem vetëm të

dhënave dhe fakteve të raportit të OSBE-ODIHR-it, jo të opozitës. Shkurtimisht raporti thotë:

“Vëzhguesit morën akuza të shumta për presion të ushtruar ndaj sektorit publik nga drejtues

të koalicionit qeverisës, kryesisht ndaj mësuesve, punonjësve të shëndetësisë, duke përfshirë

Page 10: Procesverbal, datë 16.11.2015

10

kërkesa për të marrë pjesë në tubime, për të siguruar vota, si dhe kërcënime për heqje nga

puna nëse nuk votonin për kandidatët e koalicionit qeverisës”. Dhe këtu vjen pjesa më e

rëndë. Këto akuza, së bashku me rastet e vërejtura ditën e zgjedhjeve, rritën shqetësimin rreth

mundësisë së zgjedhësve për të hedhur votën e tyre pa frikën e ndëshkimit: “The ability of

voters to cast their vote free of fear of retribution.” Pra, në Shqipërinë e vitit 2015, pasi

morëm statusin e vendit kandidat, votuesit të kenë frikë të hedhin votën; ta hedhin votën pa

frikën e ndëshkimit.

Por raporti i OSBE-ODIHR-it ka edhe disa gjetje të tjera: “Në disa zona u vërejt

prezenca e grupeve mbështetës partiakë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, të cilët mund

të jenë potencialisht intimidues për zgjedhësit”.

Gjithashtu, grupi i vëzhguesve vëzhgoi grupe njerëzish që përfaqësonin partitë në

pushtet, Partinë Socialiste dhe LSI-në, me laptopë, lista zgjedhësish, duke kontrolluar kartat e

identitetit të zgjedhësve jashtë qendrave të votimit. Këto janë disa nga akuzat: bëhet fjalë për

blerje masive votash, që gjendet gjithashtu në raport, tërheqjen e kartave të identitetit e të

tjera.

Pyetja ime është: nëse këto ndodhin pas marrjes së statusit të vendit kandidat, që

duhet ta kishte nxitur për konsolidim të demokracisë, si besoni ju që kushtëzimi i Bashkimit

Europian do të funksionojë në këtë drejtim? Sepse, pas marrjes së statusit, kemi këtë raport

tejet kritik me gjetje që nuk i gjenit që nga viti 2003.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Po, zoti Danielsson.

Christian Danielsson – Faleminderit, zoti Bumçi!

Është, në fakt, një pyetje e mirë. Nuk kam hyrë në të gjitha mesazhet apo përfundimet

e këtij raporti, por ky është njëri prej tyre: është shumë e rëndësishme që Shqipëria të

përmbushë rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it për sa u përket zgjedhjeve. Kjo është

një çështje e cila do të jetë thelbësore jo vetëm për sa u përket zgjedhjeve në të ardhmen, por

një çështje të cilën ne do ta ndjekim nga afër.

Majlinda Bregu – Po, zonja Vokshi.

Albana Vokshi – Faleminderit!

Në fakt, në pamundësi për t’i përmbledhur në një kohë të shkurtër të gjitha çështjet që

unë kam nxjerrë nga progresraporti, do të doja të thosha mendimin tim për progresraportin, i

cili më duket pak a shumë i përciptë.

Shpeshherë thuhet për çështje të ndryshme, po marr shembull të drejtën e informimit,

se mbulohet nga ky ligj, por nuk futet në detaje për t’u analizuar a janë informuar vërtet

Page 11: Procesverbal, datë 16.11.2015

11

qytetarët shqiptarë, si janë informuar e të tjera. Pra, nuk bëhet një analizë e thellë e faktorëve

dhe aktorëve, si dhe sesi janë implementuar ligjet në Shqipëri.

Nuk është se ne kemi pasur mungesë ligjesh në Shqipëri, por mënyra e implementimit

të tyre ka qenë gjithmonë një problem. Kjo është ajo që unë vërej në këtë progresraport dhe

shpeshherë pasazhe të ndryshme të sjellin ndërmend pasazhet e shtatë vjetve të fundit në

progresraport. Por, gjithsesi, unë do të doja të fokusohesha më shumë në çështjen e

azilantëve, çështje të cilën unë e kam ngritur në çdo mbledhje të këtij Këshilli.

Unë e falënderoj zonjën kryetare që ka gjetur këtë format për të na ftuar të gjithëve,

edhe ministra, edhe aktorë dhe faktorë të tjerë nga shoqëria civile dhe jo vetëm, por edhe

institucionet e pavarura, sepse shpeshherë për të gjitha shqetësimet që ne ngremë, nuk po flas

për denoncimet, qeveria na adreson te faqja “transparencë.al”. Pra, kjo është një mundësi që

edhe vetë ministrat të na japin një lloj mendimi apo komenti për shqetësime të ndryshme që

opozita po ngre.

Shqetësimi që unë dua të shpreh është që qeveria, sot e kësaj dite, nuk ka një strategji

të qartë të hartuar në lidhje me rikthimin e azilantëve. Pra, mund të ketë aksione apo urdhra të

ndryshme nga ministri të ndryshme, si, për shembull, ai i para disa ditëve: futja në shkollë e

të gjithë fëmijëve të azilantëve të rikthyer, por kjo qeveri nuk ka një strategji me një plan

pune, me një buxhet të shoqëruar për rikthimin, sistemimin dhe riintegrimin e azilantëve që

po rikthehen ditët e fundit. Në lidhje me këto unë do të doja t’ju bëja një pyetje, edhe pas

ngjarjeve që ndodhën në Paris të premten e shkuar: a keni ju në plan një rianalizë dhe rihetim

të të gjitha fakteve që po shkaktojnë këto flukse kaq të mëdha të emigrantëve? Sigurisht,

analiza për shkaqet e emigrantëve nga Siria duket se do të duhet të thellohet edhe më tej, por

a keni ju një analizë të thelluar se cilat janë shkaqet e vërteta të azilantëve nga Shqipëria apo

nga vendet e tjera të Ballkanit, sepse, siç është evidentuar edhe nga ambasadorë të ndryshëm

në Shqipëri, nuk janë vetëm azilantë për shkak të varfërisë, por janë edhe ato që janë në poste

të mira drejtuese? Pra, nuk është thjesht varfëria.

Por, gjithsesi, unë dua të ngre një shqetësim dhe të tërheq vëmendjen tuaj: a mendoni

ju që shkak për këtë azilim kaq të madh në Shqipëri është numri shumë i madh i të

burgosurve, i të paraburgosurve, i cili arrin në 38 mijë vetëm në vitin e fundit? Janë 38 mijë

të burgosur apo të paraburgosur për pamundësi pagese të faturave të energjisë elektrike dhe

kjo pamundësi pagese mund të ketë ardhur si pasojë e papunësisë së lartë, që ju e keni

evidentuar në raportin tuaj të progresit apo si pasojë e uljes së ndjeshme të buxhetit social,

për shembull, 25% për personat me aftësi të kufizuar apo të personave që duhet të jenë në

skemën e invaliditetit. A jeni ju në dijeni të pushimeve masive pasi kjo qeveri ka ardhur?

Page 12: Procesverbal, datë 16.11.2015

12

Meqenëse ju e cekët pjesën e administratës publike, unë mendoj se edhe ajo analizë

nuk është e thelluar dhe nuk i ka nxjerrë problemet ashtu siç duhet, sepse thuhet që duhet të

kemi një administratë jo të politizuar dhe jonepotike, por, në fakt, disa prej shkaqeve dhe

denoncimeve, që ne si opozitë kemi bërë, por jo vetëm, unë këtu kam denoncime që kanë

ardhur nga vetë Partia Socialiste...

Unë mund t’jua dorëzoj, janë mesazhe që kanë shkuar në drejtim të deputetëve, të

cilët kërkojnë emra për t’u punësuar në administratën publike apo në administratën tatimore;

kërkohen emrat nga deputetët! Mund t’jua vë në dispozicion të gjitha listat që kam këtu. Pra,

unë mendoj që administrata është shumë e politizuar, për të mos thënë faktin se ka shumë

persona që marrin vendimet e gjykatave të formës së prerë.

Kam rastin këtu të një personi, i cili punon në Kryeministri, pra në zyrën e

Kryeministrit, i cili ka marrë vendim të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të

Shkallës së Dytë dhe ky person as nuk rikthehet në vendin e punës (është te zyra e

Kryeministrit), as nuk merr paratë për vendin e punës. Pra, për sa i përket reformës në

administratën publike, përveç atyre që shkruhen në progresraportin, që ju keni paraqitur apo

që paraqitët një pjesë edhe sot, a nuk mendoni se ka ende shumë punë për të bërë dhe që

administrata nuk po shpëton nga politizimi, për të mos thënë nga kriminalizimi, e cila është

njëra prej çështjeve që duhet cekur edhe në raport, dhe sigurisht nepotizmi?

Vetëm dy ditë më parë, nga bashkia janë larguar 200 punonjës, pa asnjë argumentim

të qartë të arsyes pse ato po largoheshin nga puna.

Unë mendoj se e gjithë kjo të çon në atë që njëra prej arsyeve pse shqiptarët azilojnë

është jo vetëm që ka varfëri shumë të madhe, e cila po thellohet çdo ditë edhe më shumë, por

edhe sepse nuk gjejnë asnjë shpresë te kjo qeveri apo te politikat që kjo qeveri ka ndërmarrë

në dy vjetët e fundit.

Faleminderit!

Ndoshta mora pak më shumë kohë, por ju siguroj që kam çështje të tjera që nuk i kam

cekur.

Majlinda Bregu – E vërtetë, por kjo meqë mbulon shumë çështje, Albana, në

komisionin tënd, se kohë more pak më shumë se të tjerët, në fakt.

Po, zoti Danielsson.

Christian Danielsson – Në fakt, ne e kemi sqaruar këtë gjë edhe në raport.

Megjithatë, më lejoni të jap shumë shkurtimisht një përgjigje të pyetjeve që ngritët.

Kur flitet për azilkërkuesit, dihet se azilkërkimi është një nga prioritetet kryesore, së

bashku me luftën kundër terrorizmit, kështu që mund të shihni, për shembull, sa shumë është

Page 13: Procesverbal, datë 16.11.2015

13

marrë politika në takimet e shumta që organizohen nga krerët e shteteve për të diskutuar këtë

çështje.

Sigurisht që azilkërkuesit e pabazuar është çështje që duhet të trajtohet bashkërisht

nga Shqipëria, por, gjithashtu, edhe nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye është marrë

vendimi që shteteve anëtare t’u sugjerohet që ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend të sigurt

origjine. Mendoj se kjo mund të ndihmojë në këtë kuadër, pra njerëzit të mos kenë

prezumimin që ato do të marrin azil në çdo moment kur të futen në një vend të Bashkimit

Europian.

Sigurisht, azilimi është një e drejtë individuale, ku çdo çështje do të shqyrtohet më

vete, por prezumimi i përgjithshëm është që do t’u jepet azil, për shembull, personave të cilët

dalin nga Shqipëria.

Për sa i përket çështjes së sistemit penal, në raport do të shikoni që kjo është një

çështje e cila është trajtuar gjerësisht. Kjo çështje do të ndiqet edhe më pas dhe të cilën në

këtë proces do ta ngremë në mënyrë të vazhdueshme.

Për sa i përket ligjit për administratën publike dhe nëpunësin civil, ajo çfarë shikohet

në raport ose ajo çfarë njohim në raport është që ka strategji, ka plane. Ekziston një ligj për

nëpunësin civil, por ky ligj sapo ka filluar të zbatohet. Nga ana tjetër, ne jemi shumë të qartë

për sfidën e Shqipërisë për të trajtuar çështjen e depolitizimit dhe sigurisht këtë çështje do të

vazhdojmë ta monitorojmë shumë nga afër. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse jo vetëm

lidhet me të drejtat individuale të njeriut, siç u përshkrua nga ju, por edhe me funksionin e

administratës civile, gjë e cila është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të mund të zbatohen

dhe të krijohet struktura e nevojshme për funksionimin e duhur të administratës.

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Atëherë, për të krijuar idenë e saktë të gjithëpërfshirjes që ka në këtë Këshill,

megjithëse shoh se e kërkon fjalën zoti Bylykbashi, por do t’ia jap fjalën zotit Kulluri, i cili

është përfaqësues i shoqërisë civile, nga “Albanian Policy Center”, zonjës Tare, e cila është

përfaqësuese e medies në këtë Këshill, më pas zotit Bylykbashi dhe zotit Jaka, si përfaqësues

i komunitetit të biznesit.

Në qoftë se nuk e mbani mend radhën, do t’jua kujtoj përsëri.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Patjetër, zoti Pollo, ju kërkoj ndjesë!

Po, zoti Kulluri.

Edvin Kulluri – Faleminderit, zonja Bregu!

Të nderuar deputetë,

Page 14: Procesverbal, datë 16.11.2015

14

I nderuar zoti Danielsson,

Shkëlqesia Juaj, zonja Ambasadore Vlahutin,

Shkurtimisht do të ndalesha në disa çështje, që, në fakt, janë e njëjta çështje.

Besoj se kësaj tryeze i vlen pjesa kritike e progresraportit dhe jo konfirmimi i atyre

hapave që mund të jenë marrë edhe në sens pozitiv.

Shkurtimisht, do të thosha se çështja e drejtësisë, çështja e mosecjes së zgjidhjes së

problemit të pronave, e korrupsionit, e krimit të organizuar, në thelb janë të koncentruara në

një çështje nga pikëpamja, po themi, e procedurës politike se si mund të marrin një rrugë më

të mirë. Këto janë të gjitha të lidhura me një reformë të kërkuar në sistemin e drejtësisë nga

opinioni publik, partitë politike, shoqëria civile, biznesi dhe qytetarët, ashtu si dhe nga

Komisioni Europian. Ato janë të lidhura në mënyrë organike, sepse kemi të bëjmë me

mungesë progresi në zbatimin dhe në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut,

por, zoti Danielsson, do të thosha në disa raste të të drejtave natyrore të njeriut. Besoj se kësaj

tryeze i vlen të diskutohet në këtë formë një gjë kaq serioze.

Besoj se, po ashtu, këto çështje janë të lidhura edhe me atë që do ta quaja konsumim i

mënyrave dhe i rrugëve të tranzicionit, i instrumenteve të tranzicionit. Nëse Shqipëria do të

bëjë një hap më tej në integrimin europian, çka do të thotë marrjen e statusit të vendit

kandidat dhe progresimin në këtë rrugë, besoj se këto janë çështje serioze për t’u anashkaluar.

Meqenëse të katër këto dimensione, duke filluar që nga ai i pronës dhe për të

vazhduar me të tjerat, janë të lidhura me sistemin e drejtësisë, unë kam edhe një koment dhe

një formë pyetjeje qoftë për zonjën ambasadore, qoftë edhe për zotin Danielsson nëse kanë

një përgjigje: a mendoni se është më mirë që reforma në drejtësi të zhvillohet në këtë

mungesë, le të themi, informacioni që ka shoqëria përgjithësisht dhe opinioni publik? Duhet

t’i nënshtrohet një debati publik më të hapur, pra jo vetëm të politikës, por edhe më gjerë.

Këtë e kam koment për të gjitha palët, pra për qeverinë, si iniciatore, dhe për opozitën që

duhet të kenë mundësinë t’i tregojnë opinionit publik se çfarë po ndodh me këtë reformë në

drejtësi.

Ajo që është më e rëndësishme, dhe këtë e them me plot bindje në emër të institutit,

nuk mendoj se një sistem drejtësie që sot nuk jep llogari duhet të shkojë në drejtimin e

kontrollit politik të segmenteve të caktuara të pushtetit; këtu e kam fjalën për ekzekutivin, me

sa kemi dijeni.

A do të ishte më mirë që kushti i panegociueshëm i pavarësisë së gjyqësorit të ishte i

panegociueshëm në reformën në drejtësi, të kërkohen dhe të gjenden rrugët që drejtësia t’i

kthehet efiçencës, t’i largohet korporatizmit...? Besoj se për këtë biem dakord që ka një

Page 15: Procesverbal, datë 16.11.2015

15

mungesë llogaridhënieje nga drejtësia te pushtetet e tjera dhe, mbi të gjitha, pyetja themelore

për ta mbyllur, zonja Bregu: kush do t’i kontrollojë pushtetet e tjera nëse drejtësia i

nënshtrohet politikës?

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Po marrim edhe pyetjen nga përfaqësuesja e medies dhe po

vijojmë pastaj me raundin tjetër.

Në fakt, zoti Manjani më ka kërkuar fjalën për një ndërhyrje, meqenëse do të largohej

besoj.

Ilva, po, të lutem!

Ilva Tare – Në qoftë se do të vazhdojë zoti Manjani, apo...?

(Kryetarja e Këshillit ndërhyn pa mikrofon.)

Në rregull.

Atëherë, po i bie shumë shkurt, zoti Danielsson.

Nëse keni pasur mundësi të informoheni, a e ka lexuar siç duhet klasa politike

progresraportin që sapo është publikuar?

E dyta, po bëhet një vit plotësisht nga marrëveshja për dekriminalizimin e politikës.

Pse nuk është bërë ende asgjë? Çfarë ju kanë thënë juve?

Christian Danielsson – Faleminderit!

Ne mund të japim thjesht dhe vetëm këshilla. Vendimet dhe procesi në vetvete për

reformën në drejtësi është një proces dhe një vendim për Shqipërinë. Ju takon juve për të

siguruar që ky është forumi më i mirë për Shqipërinë dhe për atë çka përpiqet të arrijë

Shqipëria.

Ajo çfarë mund të bëjmë ne nga ana jonë është të ofrojmë atë çfarë ne mund të bëjmë

si për sa u përket proceseve, si për sa i përket substancës, në mënyrë që të përmbushen

standardet që kërkohen nga një shtet i cili aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Kuptimi im është që procesi, i cili ka nisur tashmë, është kompleks, gjithëpërfshirës,

një proces i cili ka përdorur dhe ka marrë avantazhet e këshillave më të mira për sa i përket

substancës së saj, dhe këtu i referohem Komisionit të Venecias.

Nga pikëpamja e Komisionit, ne mezi presim që reforma të vijojë më tej dhe

shpresojmë që ky proces ka qenë gjithëpërfshirës dhe që i ka përmbushur të gjitha

pritshmëritë kur flitet për thelbin e tij. Megjithatë, në këtë kuadër, sepse mendoj që ky është

një element shumë i rëndësishëm, më lejoni të them që si pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës

shoqëria civile është kyçe. Është nëpërmjet shoqërisë civile që shumë prej çështjeve kryesore

Page 16: Procesverbal, datë 16.11.2015

16

do të trajtohen dhe, po ashtu, shoqëria civile do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e

njohurive aktive të çështjeve të shumta në kuadrin e reformës të mund të ekzistojnë.

Kështu që ne jemi shumë në përputhje me pikëpamjen që çdo shtet dhe, në këtë rast

Shqipëria, të mund të marrë këshillat e nevojshme për të pasur një proces të gjerë dhe

gjithëpërfshirës me shoqërinë civile.

Për sa i përket çështjes së dekriminalizimit, në raport përmendet kjo gjë dhe jo vetëm

përmendet, por, gjithashtu, theksojmë pa masë rëndësinë shumë të madhe të çështjes së

dekriminalizimit dhe mezi po presim që të miratohet ligji për dekriminalizimin këtu në

parlament. Nga ana tjetër, duam t’ju themi që substanca e këtij ligji nuk është detyra jonë,

është detyra juaj, dhe ne mezi presim që të shohim të miratohet ky ligj.

Majlinda Bregu – Faleminderit, edhe një herë!

Atëherë, zoti Manjani ka një ndërhyrje.

Ne i kemi ftuar ministrat sot, në fakt, nuk është se ministrat janë anëtarë të Këshillit,

por për të dëgjuar dhe për të ndjekur punimet e tij, më lejoni që t’ju falënderoj juve që keni

gjetur kohën për të qenë këtu!

Me sa shoh janë përfaqësues të katër ministrive, përfshirë edhe zëvendësministren e

Jashtme. Nuk shoh përfaqësues nga Ministria e Brendshme...

(Zonja Zaka ndërhyn pa mikrofon.)

Më falni!

Nuk shoh kënd nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ose që mbulon

kryesisht çështje, le të themi, të të drejtave të njeriut në pjesën e prioritetit të pestë.

Atëherë, fjalën e kanë zoti Manjani, zoti Jaka dhe zoti Bylykbashi, por sigurisht që

edhe zoti Pollo po priste radhën.

Ylli Manjani – Shumë faleminderit, zonja kryetare!

Duke ju kërkuar ndjesë për këtë ndërhyrje, po themi, në radhën që ju përcaktuat, për

shkak të angazhimeve ndoshta duhet të largohem, por sigurisht Ministria e Drejtësisë do të

mbetet këtu deri në fund. Prezent është zëvendësministri, zoti Idlir Peçi, i cili do të vazhdojë

ta ndjekë këtë çështje.

Qëlloi që marrja e detyrës së ministrit të Drejtësisë përkoi me daljen e progresraportit

dhe sigurisht, në njëfarë mënyre, në kuptimin e organizimit të punës ndihem me fat, sepse, ta

themi të vërtetën, me atë çfarë kam lexuar unë në raport, nga A-ja te Zh-ja, është gjëja më

realiste që kam parë.

Më rezulton që, pa as më të voglin diskutim, ai raport është bibla e punës sime si

ministër i Drejtësisë. Sigurisht, ka disa gjëra që lidhen drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë

Page 17: Procesverbal, datë 16.11.2015

17

dhe kjo do të zbërthehet në një plan shumë agresiv pune për t’i realizuar ato të meta apo ato

shqetësime të ngritura, por ka edhe disa çështje, të cilat ministri i Drejtësisë do të duhet të

kontribuojë, do të duhet të jetë thjesht në rolin e kontribuesit, siç është fjala për reformën e

dekriminalizimit apo edhe për reformën në drejtësi në tërësi, lidershipi i së cilës është këtu në

parlament.

Mbetem përgjithësisht i bindur që kemi shumë punë për të bërë, por më duhet të

saktësoj një gjë, që ndoshta të jemi të qartë dhe besoj se ky është forumi. Ato që besoj unë se

Komisioni Europian pret nga ne për reformën në drejtësi janë dy gjëra që kanë vlerë të

barabartë.

E para, do të duhet të biem dakord për disa ndryshime kushtetuese, sepse këto

ndryshime kushtetuese duhet t’u paraprijnë ndryshimeve të thella në reformën në drejtësi. E

thënë shqip, pa këto ndryshime kushtetuese nuk kemi reformë të thellë, pra është shumë e

rëndësishme ta kuptojmë këtë gjë kështu, por edhe për të sqaruar opinionin publik se çfarë do

të thotë reformë në drejtësi.

Së pari, do të thotë të ndryshojmë Kushtetutën dhe, së dyti, ta bëjmë organizativ dhe

funksional të gjithë kuadrin ligjor që buron nga Kushtetuta e ndryshuar. Këto janë dy

momente që nuk duhet, besoj unë, të kemi asnjë ekuivok, asnjë nostalgji apo ku e di unë se

çfarë.

Sigurisht, ka shumë diskutime dhe debate për këtë çështje. Unë mbetem

përgjithësisht një njeri besnik i debatit. Jam njeri që më pëlqen të debatoj, ju e dini këtë, dhe

jam i gatshëm ta ushtroj këtë detyrë edhe brenda këtij kuadri, por duhet të kuptojmë një gjë:

nëse vërtet duam të marrim një ftesë për të çelur negociatat për t’u anëtarësuar, duhet patjetër

të kuptojmë që ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme dhe duhet t’i bëjmë.

Pavarësisht diskutimeve që çelen në këtë dhe pastaj të fillojmë me gjithë set-in ligjor

dhe bazën legjislative për të ndërtuar, po themi, “shtetin e ri” në thonjëza, por një shtet

funksional, një shtet që të ketë pak a shumë ato parime, që edhe zoti Kulluri me shumë të

drejtë i renditi, dhe që vlen t’i diskutojmë edhe në atë kontekst.

E treta, çështja e debatit. Ka një axhendë publike për debatin publik, ende jo politik,

duhet ta themi, por publik po, një herë, i cili nuk është i lidhur shumë me ne, me institucionet

publike dhe politike, por është i lidhur me shoqërinë civile, me organizatat që na asistojnë,

për hir të së vërtetës, dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, e cila është për t’u

vlerësuar, madje për t’u mbivlerësuar, sepse ka qenë një punë heroike, aq më tepër në kushtet

e mjedisit politik shqiptar. Por unë, si ministër i Drejtësisë, më duhet të fokusohem dhe fokusi

im është tek ato çështje që thotë progresraporti: te çështjet e mirëqeverisjes, çështjet që kanë

Page 18: Procesverbal, datë 16.11.2015

18

të bëjnë me transparencën, që kanë të bëjnë me... Në fakt, nuk më pëlqen fjala “luftë”, për të

thënë të vërtetën, duhet ta them edhe këtë, se duket sikur në mëngjes shkojmë në luftë, por,

në fakt, shkojmë në punë, jo në luftë. Por lufta kundër korrupsionit mbetet një gjë e

përditshme në kuptimin që qeverisja e mirë, transparenca, ligjshmëria e të tjera janë ato që

duhet të na udhëheqin dhe kam përshtypjen se do të jetë thelbi i axhendës së qeverisë në

vetvete.

Tani, këtu ka shumë çështje të tjera, të cilat sigurisht nuk mund t’i trajtojmë në këtë

kuadër. Progresraporti është vërtet i gjerë. Unë u mundova të jap dy-tri orientime, siç e

mendoj unë këtë punën e reformës në drejtësi, por jo vetëm ajo që i takon fushës së drejtësisë.

Mbetem i bindur se reforma e dekriminalizimit është e para. Duhet ta bëjmë një orë e

më parë, sepse edhe për ne ka disa detyra ligjore që burojnë nga ajo, siç është reformimi i

Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, që duhet ta jap këtë informacion e kështu me radhë. Pastaj,

çështja e debatit publik dhe politik mbetet një çështje që duhet ta trajtojmë me shumë

vëmendje dhe, sigurisht, në bashkëpunim me Komisionin e Posaçëm. Lideri ynë në këtë pjesë

është komisioni i posaçëm parlamentar dhe ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë.

Më falni, që u zgjata dhe faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Manjani!

Nuk besoj se do të ndihet ndonjëri ligësht në rast se axhendë e qeverisë do të jenë

detyrimet dhe rekomandimet që dalin nga progresraporti, madje ne ju kërkojmë që të ecni

vetëm mbi bazën e kësaj axhende.

Atëherë, të lutem, Nikolin, do t’ia jap fjalën Oerdit, për faktin se lidhet me çështjet që

ngriti zoti Manjani, pra jemi në të njëjtën pjesë të kriterit politik, dhe për të pasur mundësi që

zoti Danielsson t’u përgjigjet të dyve me një përgjigje dhe pastaj po jua jap fjalën juve.

Oerd Bylykbashi – Faleminderit, zonja Bregu!

Zoti Danielsson, ju uroj edhe unë mirëseardhjen!

Ju falënderoj për prezantimin që u bëtë pikave kryesore të raportit!

Unë do të ndalem shkurtimisht te një çështje që ju e përmendët, që e keni si themelore

për Shqipërinë në këtë periudhë, për fat të keq, te çështja e kriminalizimit të politikës dhe të

administratës publike, si dhe e nevojës shumë të fortë për dekriminalizimin e të gjithë kësaj.

Tashmë ky është një fakt, të cilin e kanë pranuar të gjithë, është pranuar edhe nevoja

për ta përmbyllur këtë proces me sukses. Progresraporti e përmend, gjithsesi unë besoj që pak

rreshta nuk i japin të gjithë dimensionin e nevojshëm ose dimensionin e vërtetë të këtij

fenomeni, që, për fat të keq, kemi gati dy vjet që luftojmë përditë dhe po mbushet një vit, po

Page 19: Procesverbal, datë 16.11.2015

19

ashtu, për fat të keq, nga një marrëveshje e rëndësishme që çoi jo vetëm në mbylljen e një

bojkoti, por na çoi drejt hapash më konkretë, drejt dekriminalizimit.

Politika është kriminalizuar në nivelet më të larta, në nivelet e përfaqësimit në

parlament, në pushtetin vendor. Të dhënat janë konkrete, emrat janë konkretë, administrata

gjithashtu është rëndë e kriminalizuar.

Jo më larg se javën e kaluar, ne denoncuam rikthimin në polici, në INTERPOL, të një

personi, i cili më parë ishte akuzuar për përfshirje në trafiqe droge dhe korrupsion. Ishte

larguar për këto arsye, u rikthye në Policinë e Shtetit. Ky është episodi i fundit i një zinxhiri

rastesh në administratë, në polici e të tjera. Pra, është qartazi një pakt për të qeverisur në këtë

mënyrë.

Tani, për të mos shkuar në këto fakte që ne i dimë, gjithashtu, mua më vjen keq që

duhet të theksoj që i gjithë ky një vit pothuajse i humbur vjen për shkak të një bllokimi

intensiv të këtij procesi, aq më shumë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit.

Parlamenti dështoi edhe pse kishte draft-legjislacion, të propozuar nga opozita, të

miratonte rregulla për përjashtimin nga kandidimi të këtyre personave.

Tani ne jemi në një fazë të avancuar për sa i përket negocimit në lidhje me

përmbajtjen e ligjit, megjithatë ka çështje konkrete që mbeten për t’u zgjidhur qartazi, ka

probleme me individë me emra specifikë, të cilët përpiqen të mos kapen nga sistemi.

Ndërkohë që ne do të insistojmë deri në fund që askush, asnjë person me rekord kriminal të

qëndrojë në poste publike të zgjedhura apo të emëruara.

Kështu që do të vij te pyetja. Siç e thashë, unë besoj që pak rreshta në progresraport,

sado që mund të theksojnë rëndësinë e çështjes nuk i japin drejtësi kësaj çështjeje shumë të

madhe e, për rrjedhojë, në momentin që ne, po vij te pyetja, do të miratojmë këtë legjislacion,

ku, siç ju vazhdimisht thoni, për shembull, edhe në raste korrupsioni, por edhe në raste të

tjera: “Ligjet janë të mira”, shumë mirë, por duhet t’i zbatojmë.

Për ne është themelor zbatimi i këtij ligji me efikasitet, me shpejtësi për të larguar ata

që janë sot në funksione publike dhe për t’i ndaluar në të ardhmen.

Sa do të jetë prioritet dhe fokus i komisionit zbatimi rigoroz në detaj i këtij ligji, pra

sa ju do ta ndiqni, sepse, vërtet një sukses në këtë fushë do të rrisë besimin e publikut në

institucionet shqiptare, ato politike apo në administratë, siç e thoshit edhe ju në raport, pra sa

do të jetë ky një fokus i vazhduar në periudhën që vijon nga komisioni?

Faleminderit!

Christian Danielsson – Për çështjen e përjashtimit nga shërbimi civil për ata që

shkelin ligjin, ne nuk kemi ndonjë çelës për këtë, dua të them një çelës për sa i përket

Page 20: Procesverbal, datë 16.11.2015

20

legjislacionit europian. Ka shtete anëtare, të cilat e kanë këtë lloj legjislacioni. Ne nuk është

se nuk e vlerësojmë, për arsyet të cilat ju i përmendët, ne jemi të interesuar që ata të jenë

punonjës profesionistë të administratës publike, si dhe të institucioneve demokratike, të cilat

funksionojnë mirë. Nga ky këndvështrim, ne do ta ndjekim atë. Ja pse unë e përmenda, siç

është përmendur edhe në progresraport.

Majlinda Bregu – Atëherë, fjalën e kanë zoti Jaka, zoti Pollo dhe pastaj zoti Noka.

Nikolin Jaka – Faleminderit!

Në radhë të parë, do të doja të falënderoja kryetaren, zonjën Bregu, për këtë

pjesëmarrje, ku grupet e interesit dhe sipërmarrja private e gjejnë veten pjesë të kësaj tryeze

dhe aq më tepër në këtë takim të rëndësishëm, që është edhe progresraporti i Komisionit

Europian për Shqipërinë!

Faktikisht do të doja të isha sa më konçiz.

Çfarë mund të bëjë dhe si mund të reagojë sipërmarrja private kur kemi rreth 25 vjet

që kërkojmë të aderohemi dhe të integrohemi në Bashkimin Europian; kemi të paktën 20 vjet

që ka filluar procesi i negocimit dhe i bisedave të palëve, si dhe njëkohësisht kemi po 25 vjet

që thjesht vetëm qarkullojmë politikanë, nga opozitarë në pozitarë dhe e kundërta, dhe asgjë

më tepër; konsumohen edhe sipërmarrës dhe qytetarë, asgjë tjetër, dhe ajo çfarë është sot

është shumë e ndjeshme dhe shumë e prekshme, sidomos për sipërmarrësit shqiptarë, ku

duhet të jemi të vëmendshëm, pasi sipërmarrja shqiptare përbën 85% të GDP-së shqiptare dhe

84% të numrit të të punësuarve në Shqipëri?

Sa vëmendje ka kushtuar Bashkimi Europian, Komisioni Europian ndaj asistencës te

sipëmarrja private dhe grupit të interesit, te shoqëria civile, në mënyrë që shqiptarët ta shohin

të ardhmen e tyre të sigurt në zhvillimin ekonomik të qendrueshëm dhe në hartimin e

politikave të qendrueshme për këtë ekonomi?

Është fatkeqësi e madhe që sot, sapo hapim televizorin, ne nuk dëgjojmë asgjë tjetër

veçse artikulim akuzash të rënda të njërës a tjetrës palë, ndërkohë që nuk përballemi me asnjë

lloj penalizimi apo përgjegjësie të palëve, të cilëve u drejtohen akuzat apo që artikulojnë

akuzat. Kjo është një dilemë e madhe e sipërmarrjes private, pasi ne ende nuk trajtojmë sot se

si mund të tërheqim investitorët e huaj në Shqipëri, se si mund të tërheqim emigrantët që

kanë emigruar në 25 vjet në vendet e Bashkimit Europian për të investuar në vendet e tyre në

Shqipëri, por vazhdojmë ende në shifra të larta të nivelit të emigrimit dhe mungesës së

optimizmit dhe dëshirës për të qendruar në Shqipëri.

Page 21: Procesverbal, datë 16.11.2015

21

Çfarë do të bëjë Bashkimi Europian në këtë rast dhe sa i gatshëm është të kontribuojë

me asistencë, por njëkohësisht edhe me një partneritet ndoshta më të ngushtë me sipërmarrjen

private, pasi edhe tregu, në kapitujt e negociatave, zë rreth treçerekun e këtyre kapitujve?

Faleminderit!

Christian Danielsson – Ju falënderoj që ma drejtuat këtë pyetje, e cila është shumë e

rëndësishme! Unë e përmenda që në fillim se ekonomia është elementi më thelbësor dhe

efekti kryesor për procesin e hyrjes në Bashkimin Europian dhe në këtë rast për Shqipërinë

dhe arsyeja që ne besojmë pse është kaq e rëndësishme, është ajo të cilën ju tregoni dhe keni

bërë. Në mënyrë që ne të vazhdojmë do të duhet të kalojmë disa reforma sfiduese dhe të

vështira, që do të thotë një ndryshim shoqërues në strukturën e ekonomisë drejt diçkaje që

nuk mund të japë rritje të qëndrueshme.

Unë mendoj që ne kemi një dialog shumë të mirë për sa i përket kësaj çështjeje me

Shqipërinë dhe mezi po pres që ajo të marrë formën e një programi ekonomik, reformues, e

cila është bërë prej Shqipërisë çdo vit dhe për të cilën ne, nga ana e EU-së kemi bërë komente

dhe kemi dhënë rekomandime, të cilat kanë qenë konkrete të adresuara për ekonominë

joformale, si dhe duke parë biznesin e klientit për të punuar në ekonominë europiane dhe atë

të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, kjo lidhet edhe me reforma që kërkojnë një kohë më të gjatë si, për

shembull, përzierja e asaj që është prezantuar ndërmjet sistemit të edukimit dhe sistemit të

trajnimit të profesioneve, për të cilat tregu shqiptar ka nevojë. Ne mund të japim këshilla

vetëm për rekomandimet, siç është vendosja në vendin e duhur të strukturave dhe politikave,

të cilat rezultojnë që nuk janë bërë dhe duhet të realizohen nga qeveria dhe parlamenti. Ne

mezi po presim t’ju ndihmojmë gjatë përpjekjeve tuaja për t’i realizuar. Për këtë arsye ne po

fokusohemi në çështje, të cilat lidhen me bashkëpunimin rajonal, që mund të quhet ndryshe

lidhje me njëri-tjetrin, sepse ne besojmë shumë që një element në këtë kontekst ka të bëjë me

infrastrukturën, me infrastrukturën e transportit dhe atë të energjisë, si dhe me lidhjen e pjesës

tjetër të Ballkanit Perëndimor, në termat e një ekonomie të përbashkët botërore të tregut nga

Shqipëria ose nga Vatikani për në tregun Perëndimor.

Majlinda Bregu – Fjalën e ka kërkuar zoti Pollo.

Genc Pollo – Faleminderit!

Bashkimi Europian i kushton vëmendje lirisë së shprehjes dhe lirisë së fjalës, edhe

nëpërmjet konferencës dyditore “Speak up” që u mbajt para disa ditësh në Bruksel, ku zoti

Danielsson mbajti fjalën e hapjes dhe ku morëm pjesë unë dhe shumë kolegë të tjerë nga

Page 22: Procesverbal, datë 16.11.2015

22

Shqipëria. Por, kur u kthyem, mësuam për një nismë ligjore të Kryeministrit, sipas së cilës ata

që kritikonin qeverinë dhe të tjerë për gjëra të pavërteta mund të dënoheshin deri në tre vjet

burg.

Opozita reagoi, kundërshtoi shoqëria civile, shoqatat e ndryshme, opinioni publik,

edhe organizatat ndërkombëtare. Mësuam që qeveria do ta tërhiqte për rishikim këtë nismë

ligjore, këtë amendim që i bëhej Kodit Penal.

Pyetja ime konkrete në këtë rast është për përfaqësuesit e qeverisë.

Shoh që dy ministrat, që e kanë fushë të përgjegjësisë, nuk janë më me ne këtu, por

ndoshta mund t’i përgjigjet zonja Gjosha: a mos ndoshta mund të ishte ky momenti për

qeverinë që t’i bashkohej thirrjes dyvjeçare të opozitës që ta anulonte krejt këtë ligj, por jo

vetëm kaq, të kalonte në dekriminalizimin e plotë të shpifjes, duke i bërë një shërbim

Shqipërisë, por edhe duke kënaqur kërkesat e vazhdueshme edhe të organizatave

ndërkombëtare, ku Shqipëria është pjesë, si OSBE-ja dhe Këshilli i Europës, si dhe thirrjen

konstante që vjen nga Brukseli për këtë çështje?

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Atëherë, për t’i përmbledhur, kemi gjithsej edhe 15 minuta kohë.

Zoti Paloka ka kërkuar fjalën.

Zonja Gjosha, megjithëse pyetja ju është drejtuar juve, pavarësisht se e përsëris që ky

ishte një takim jo për të dëgjuar ministrat, megjithatë zoti Pollo jua ka drejtuar pyetjen juve,

prandaj do t’ju lutesha të jepnit një koment të shkurtër.

Atëherë, fjalën do ta marrin zoti Paloka, zoti Noka... Elira është drejtoreshë e

Integrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ju lutem, një moment sa të përgjigjet zonja Gjosha për pyetjen e zotit Pollo dhe do të

vazhdojmë pastaj me ndërhyrjet e tjera.

Klajda Gjosha – Unë shumë shkurt...

Majlinda Bregu – Do t’ju lutesha vetëm të mos zgjateni, sepse të gjithë e kanë kohën

në limit.

Klajda Gjosha – Absolutisht, shumë shkurt, sepse nuk dua të marr kohën e të tjerëve

këtu në Këshill, por sa për t’ju dhënë një përgjigje.

Kjo është një nismë që ka ndërmarrë Kryeministri, duke parë edhe situatën politike në

vend dhe në Kuvend, në, fakt, ku ne shpeshherë ndeshemi mes akuzash të pavërteta me njëri-

tjetrin, por jam e bindur që do të jetë një ligj që do të kërkojë shumë debat, do të kërkojë të

shikohet në brendësi, si dhe do të shikohen edhe praktikat më të mira europiane.

Page 23: Procesverbal, datë 16.11.2015

23

Është vetëm në fillimet e tij, kështu që le të presim dhe të shikojmë se cili do të jetë

edhe ndërtimi i ligjit. Unë shpresoj që të gjithë bashkë të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe

konsensusin, duke parë edhe ekspertizën më të mirë edhe të vendeve anëtare, ashtu siç ato i

kanë dhe e implementojnë këtë ligj në vendet e tyre.

Majlinda Bregu – Atëherë, vazhdojmë me zotin Paloka.

Edi Paloka – Faleminderit, zonja Bregu!

Unë kam një pyetje shumë të thjeshtë. Në fakt, u përmend edhe sot që korrupsioni

është çështje thelbësore e progresraportit dhe ky është fakt i ditur, por, për çfarë pashë unë,

mendoj që në progresraport nuk është pasqyruar kjo rëndësi e kësaj çështjeje, megjithatë ky

është pikëvështrimi im.

Duke paraqitur disa fakte të fundit, pyetjen time e lidh me çështjet e korrupsionit.

Zoti Danielsson, përpara pak kohësh në Shqipëri, institucioni më i rëndësishëm, që

kontrollon mënyrën sesi përdoren fondet publike në Shqipëri, pra paratë e mbledhura nga

taksapaguesit shqiptarë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar (me fakte, me dokumente)

faktin që mbi 700 milionë euro vetëm këtë vit janë shpërdoruar apo vjedhur nga administrata

shtetërore, qeveria dhe gjithë ç’varen prej saj.

Ka disa ministra të akuzuar të kësaj qeverie drejtpërdrejt nga opozita, por jo vetëm

nga opozita, se kanë përdorur postet e tyre për të favorizuar klientë, familjarë apo edhe veten

direkt në marrjen e këtyre fondeve. Ka fakte që tregojnë deri aty se këto fonde u jepen

njerëzve që janë të lidhur drejtpërdrejt me Kryeministrin. Rasti më flagrant dhe më evident

është ai i një biznesmeni që përfiton jo një herë, por disa herë, fonde publike me të vetmen

meritë se ka ndërtuar vilën e Kryeministrit. Ky është një fakt i akuzuar nga opozita dhe kurrë

i mohuar, sepse ka edhe dokumente për këto.

Pa e zgjatur, unë do të doja të dija: a jeni ju në dijeni të këtyre fakteve, të këtyre

informacioneve dhe si e gjykoni?

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Fjalën e ka zonja Zaka.

Elira Zaka – Së pari, dëshiroj të falënderoj zotin Danielsson për prezantimin dhe për

praninë në këtë tryezë të nderuar!

Unë jam këtu në cilësinë e drejtoreshës së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik dhe

Integrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë pozicion kam si udhërrëfyes dhe material të përditshëm të punës sime

rekomandimet e Komisionit Europian, në veçanti progresraportin dhe Planin Kombëtar të

Integrimit Europian.

Page 24: Procesverbal, datë 16.11.2015

24

Leximi i këtij raporti të fundit ishte në vështrimin tim shumë pozitiv, shumë realist, i

përshkuar nga një frymë objektiviteti dhe këtu i referohem veçanërisht kapitullit 24 dhe

prioritetit 4 “Lufta kundër krimit të organizuar”, për të cilët ministria jonë është ministri lider,

pra drejtuese.

Në lidhje me rekomandimet specifike që janë bërë në këtë raport, më vjen mirë që

këto po trajtohen praktikisht çdo ditë nga ministria jonë, sepse kanë qenë pjesë e

rekomandimeve të mëparshme dhe të udhërrëfyesit dhe, si të thuash, ne jemi në proces të

realizimit të tyre, por marrja e këtij dokumenti na vë përpara një detyrimi për të hartuar një

plan konkret dhe shumë realist për t’i realizuar dhe për t’i çuar deri në fund rekomandimet e

Komisionit Europian.

Në lidhje me komentet specifike të zonjës Vokshi për çështjet e azilantëve, për sa i

takon Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të thosha se kjo ministri ka ngritur një grup

pune, i cili drejtohet nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, për të hartuar një plan

konkret masash për çështjen e pritjes së azilantëve të kthyer. Ka një urdhër të drejtorit të

Përgjithshëm të Policisë, i cili rregullon procedurën e kthimit dhe në bashkëpunim me

Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të hartohen një plan masash për riintegrimin e

tyre në shoqëri.

Nga ana tjetër...

Majlinda Bregu – Elira, të lutem, jo për të të ndërprerë, por nuk besoj se kishte për

qëllim për të të kërkuar raport se çfarë po bën Ministria e Brendshme...

Elira Zaka – Jo, ishte thjesht një sqarim.

Majlinda Bregu – Zonja Vokshi ka shprehur qëndrimin e saj.

Në rast se ke ndonjë pyetje, të lutem, sepse është ora 11:15 dhe ka vetëm 5 minuta

kohë edhe për folësit e tjerë.

Elira Zaka – Jo, kam edhe një shënim tjetër.

Majlinda Bregu – Nëse ke ndonjë pyetje që Ministria e Brendshme ka nevojë të dijë

se si ta përmirësojë punën, të lutem ta adresosh!

Elira Zaka – Me këtë koment mbarova.

Kam vetëm një koment të fundit në lidhje me punësimin në Policinë e Shtetit të një

personi të kriminalizuar, me akuza kriminale.

Unë e kam ndjekur, si të gjithë ju, deklaratën për shtyp të Policisë së Shtetit në lidhje

me ripunësimin e këtij personi dhe ky është një sqarim për audiencën: në bazë të kësaj

deklarate del qartë që personi është ripunësuar pas pushimit të ndjekjes penale nga ana e

prokurorisë.

Page 25: Procesverbal, datë 16.11.2015

25

Këto ishin me pak fjalë qëndrimet e mia.

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe për qëndrimin tuaj!

Fjalën e ka zoti Shalsi, meqenëse shoh që sot maxhoranca ka qenë më e heshtur,

megjithatë unë e falënderoj zotin Shalsi që ka qëndruar këtu, sepse zoti Xhafaj u largua, të

paktën për sa i përket pjesës së parlamentit!

Më pas fjalën e ka zoti Noka.

(Zonja Barbullushi kërkon fjalën.)

Zonja zëvendësministre e Jashtme, kam përshtypjen se keni pyetje apo koment?

Ju lutem, jini konçizë, sepse duhet të mbaroni të tre brenda 5 minutave!

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Shumë faleminderit edhe për kushtëzimin!

Pjesë e demokracisë është edhe fakti që opozita në tryeza të tilla, pavarësisht

qëndrimeve, sipas opinionit tim, të pastra politike merr më shumë kohë sesa edhe

maxhoranca, sikundër nuk ndodhte më parë.

(Zonja Bregu ndërhyn pa mikrofon.)

Gjithsesi, nuk ka asnjë problem për mua.

E gjetëm progresraport, në fakt, nuk është progresraport, është raport shumë

interesant. Ka një ndryshim në krahasim me atë të viteve të kaluara nga mënyra sesi është

konceptuar.

Nuk do të doja të merresha me një pjesë të deklaratave, e thashë, pastërtisht politike

që edhe u deklaruan sot, por kam një pyetje për përfaqësuesin e Komisionit Europian në

lidhje me ndryshimin e qasjes në përgatitjen e raportit, gjë që, e thashë, e konsiderojmë si një

roadmap shumë interesant. Ka krahasimisht ku gjendet Shqipëria edhe në vendet e tjera, por

pyetja ime është se pse ndryshoi këtë vit qasja e përgatitjes së raportit?

E dyta, a do të vijojë të ndryshojë mënyra e shqyrtimit apo e skrutinimit të vendeve të

cilat aspirojnë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian? Pra, a do të vijojë më tej raporti; do të

detajohet ndryshe?

Kam edhe një koment për të gjitha qëndrimet politike.

Unë drejtoj një komision parlamentar, ndaj pyetjet që shtrohen para nesh janë: nëse

Shqipëria ka pasur progres; nëse po ecën sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe, e

treta, jemi të gjithë koshientë që nuk mund të shkojmë nga një hap në një tjetër duke

kapërcyer disa faza. Me këtë dua të them, nëse kemi një rritje 1% apo nëse kemi pasur një

status zgjedhor të mëparshëm, nuk mund të shkojmë nga një stad anormal në stad perfekt, pa

kaluar në në disa faza normalizimi.

Page 26: Procesverbal, datë 16.11.2015

26

Unë besoj se kjo është rruga në të cilën gjendemi.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Shalsi!

Jemi në limitet e kohës.

Zoti Noka, i fundit ose qan, ose qesh zakonisht. Kam përshtypjen se do të duhet të

jesh shumë konçiz në rast se ke pyetje të drejtpërdrejtë, sepse do të duhet t’ia jap fjalën zotit

Danielsson për përgjigje.

Flamur Noka – Faleminderit!

Shumë shkurt: e vlerësoj raportin, është mjaft pozitiv. Mund të them se ka më shumë

doza pozitiviteti sesa është realiteti, në fakt. Por kam tri pyetje të shkurtra.

Zoti Danielsson, a jeni në dijeni se ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë

është i përfshirë në bisedë telefonike me trafikantë droge të një trafiku ndërkombëtar, duke u

justifikuar se arrestimi i kolegëve të këtij trafikanti erdhi si pasojë e shërbimeve dhe jo e

policisë shqiptare, dhe se ky interceptim është i partnerëve tanë dhe jo interceptim yni?

E dyta, a jeni në dijeni që makina personale e ministrit të Brendshëm është përdorur

për trafik ndërkombëtar droge nga trafikantët e drogës?

E treta, a jeni në dijeni se është djegur Laboratori i Policisë Shkencore, ku

disponoheshin prova të mëdha për dhjetëra persona ose të dyshuar si kriminelë në proces, si

dhe se janë djegur dhjetëra e dhjetëra kilogramë drogë si provë e prokurorisë? A mendoni se

ky është problem madhor për vendin tonë? Çfarë do të ndodhte në një vend të Bashkimit

Europian sikur një ministër të kishte gjithë këto skandale rresht?

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Noka!

Po, zonja Barbullushi.

Odeta Barbullushi – Faleminderit!

Shumë shkurt, e falënderoj zotin Danielsson për praninë sot këtu dhe në këtë

platformë! Prania e tij është shumë e rëndësishme jo vetëm se janë përfaqësues si të

maxhorancës, edhe të opozitës, por janë edhe të shoqërisë civile dhe mendoj që në leximin

tonë të progresraportit pikërisht dialogu me shoqërinë civile është vlerësuar pozitivisht dhe

shtrohet përpara, si të thuash, detyra e institucionalizimit të këtij dialogu dhe të këtij

ndërveprimi.

Do të bëj vetëm tri komente shumë shkurt.

Page 27: Procesverbal, datë 16.11.2015

27

Nënkuptoj se në axhendën e tij, zoti Danielsson do të vijojë me takime edhe në

Ministrinë e Punëve të Jashtme sot pas këtij takimi, prandaj komentet e mia janë shumë

shkurt.

E para, në lidhje pikërisht me veçorinë e këtij raporti, vlerësojmë punën realiste si të

Komisionit, ashtu edhe të delegacionit në Tiranë, në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe

me raportimin në lidhje me masat dhe ecurinë e qeverisë shqiptare, punës që është bërë në

secilën prej fushave të pesë prioriteteve.

Veçoria, siç u tha këtu përpara, është që jo vetëm shihet progresi në krahasim me vitin

e kaluar, por, po ashtu, edhe ecuria e Shqipërisë sa rrugë përpara i duhet të bëjë deri në

destinacion, deri në momentin që të bëhet vend anëtar. Ky krahasim i dyfishtë në njëfarë

mënyre e ka ngritur shumë lart stekën e krahasimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të

paketës së zgjerimit dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për të parë sa larg jemi

dhe sa duhet të ecim. Në këtë drejtim, progresraporti ose raporti, përveçse është një vlerësim,

është edhe një udhërrëfyes shumë i qartë, të cilin besoj, këtu shpreh edhe angazhimin e të

gjithë institucioneve, jo vetëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, se do ta ndjekim me shumë

metikulozitet dhe shumë profesionalizëm për ta parë në detaje.

Shpresoj që në këtë kontekst do të kemi ndoshta vitin që vjen një lloj raporti interim

ose paraprak, jo të presim ndoshta deri në vjeshtën e ardhshme, për të parë ku është ecur me

secilin prej këtyre.

Së dyti, në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, dhe unë këtë e them me shumë

kënaqësi që vlerësimi i raportit është shumë pozitiv dhe, në krahasim me vendet e tjera të

rajonit ose përkundrejt vendeve të tjera fqinje, si të rajonit, ashtu edhe të Bashkimit Europian,

Shqipëria vlerësohet se nuk ka asnjë problem të hapur dhe asnjë çështje, po themi, dypalëshe,

si dhe vlerësohet maksimalisht roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon. Në këtë drejtim, besoj

se është e rëndësishme të theksojmë që ky vlerësim pozitiv ka ardhur si rezultat i një pune me

hapa të qendrueshëm dhe të vazhdueshëm, pra hapat mund të mos jenë galopant, por janë të

qendrueshëm.

Ajo që shtrohet para nesh tani, dhe këtu shpreh edhe angazhimin për të vazhduar në

këtë drejtim, është bashkëpunimi me vendet e tjera të rajonit, sidomos në fushat prioritare, si:

shteti ligjor, siguria, rendi dhe kjo bëhet edhe më e domosdoshme në kuadrin e krizave, si ajo

e refugjatëve.

Majlinda Bregu – Të falënderoj!

Odeta Barbullushi – Së fundi, për ta përmbyllur, do të falënderoja për këtë

prezantim dhe diskutim të sotëm!

Page 28: Procesverbal, datë 16.11.2015

28

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Mirë, zoti Danielsson, ia dolët! Tani është radha juaj e fundit për t’u kthyer përgjigje

të gjitha pyetjeve.

Ju rikujtoj se keni pyetjen e zotit Paloka lidhur me korrupsionin, si dhe të të tjerëve në

vijim.

Christian Danielsson – Për sa i përket pyetjes së zotit Paloka dhe deputetëve te tjerë,

mendoj se u referohen të njëjtave çështje që kanë të bëjnë, nga njëra anë, me hapat politikë,

që janë të rëndësishëm që Shqipëria t’i ndërmarrë, dhe nga ana tjetër për çështjen e

korrupsionit. Ne e shohim si thelbësore që kuadri ligjor të shihet ashtu siç duhet dhe është

diçka që e dimë ne dhe vetë Shqipëria. Hapi i ardhshëm është nisja e implementimit dhe kjo

është sfida.

Për sa i përket pyetjeve të zotit Noka, ne nuk jemi hetues! Ajo çfarë jemi apo çfarë po

bëjmë është të kujdesemi për drejtimin dhe, në këtë rast, raporti është shumë i qartë: duhet

bërë më shumë progres lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto

janë thelbësore për hapat e Shqipërisë në proçesin e paraaderimit. Ne kemi nevojë të shohim

vazhdimisht rezultatet e arritura. Kjo është lidhur ngushtësisht me fazën e aderimit, sepse

ndjekja penale dhe dënimi janë elemente të rëndësishme për këtë kontekst dhe ndikojnë

direkt në funksionalitietin e shërbimit të prokurorisë që nuk duhet të jetë e korruptuar. Për

këtë është shumë e rëndësishme dhe ja pse ne e vendosim theksin mbi këtë çështje.

Një tjetër qasje që lidhet me pyetjen e deputetit Shalsi, analiza që po bëjmë është e

njëjtë duke u bazuar te faktet që kemi, bazuar mbi atë çfarë kemi parë gjatë viteve dhe bazuar

mbi panoramën e plotë të fazës, ku Shqipëria tani është në terma të përgatitjes. Qëllimi nuk

është të vijmë me një strategji të re vitin tjetër, sepse tashmë ne e kemi një strategji, që ka një

emër dhe një datë, por ne duhet të fokusohemi te raporti për të gjetur mënyrën se si Shqipëria

do të ecë drejt progresit dhe kjo do të ndodhë në bazë të rregullave.

Tani për t’ju përgjigjur pyetjes së zëvendësministres së Punëve të Jashtme, ne kemi

një obligim për shtetet anëtare që të raportojmë për të gjitha çështjet me prijoritet thelbësor

për progresin. Tani mendoj se u jam përgjigjur pyetjeve.

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Christian Danielsson – Më falni, kam edhe diçka tjetër, për të cilën kam dëshirë të

flas! Është diçka që ka të bëjë me politikën e jashtme. Është shumë e vlerësuar që Shqipëria

Page 29: Procesverbal, datë 16.11.2015

29

ka një qëndrim në të njëjtën linjë me pozicionimin e Bashkimit Europian për sa u takon

politikave të sigurisë. Ky është një sinjal i rëndësishëm vullneti për t’u bashkuar me pjesën

tjetër të Ballkanit për një fushë kaq të rëndësishme.

Majlinda Bregu – Faleminderit, edhe një herë!

Një falënderim të sinqertë për të gjithë kohën, zoti Danielsson, që shpenzuat sot me

ne! Sigurisht, kjo mund të jetë dita më e lehtë për sa kohë keni kaluar fazën e vështirë të

hartimit të raportit, të leximit dhe të identifikimit të problemeve reale brenda materialeve dhe

inputeve që Shqipëria dorëzon.

Unë po përsëris edhe një herë në fund të këtij takimi se Këshilli Kombëtar i Integrimit

Europian i rekomandon qeverisë shqiptare që brenda muajit dhjetor të përgatisë draftin e parë

të planit të veprimit për rekomandimet e progresraportit, parashikuar dhe bashkëngjitur me të

edhe faturën financiare për çdo masë.

Ju bëj me dije se takimi tjetër, përveç këtij të radhës në muajin dhjetor, duke filluar

nga janari, shpresoj që të mos jetë më në Tiranë, por në qytete të tjera të Shqipërisë ku do të

diskutojmë për çështje që kanë lidhje drejtpërsëdrejti me kriteret dhe prioritetet për t’u

zbatuar, por për t’iu larguar edhe frymës së tryezave dhe ngjarjeve që ndodhin zakonisht

vetëm në Tiranë.

Sigurisht, jeni i mirëpritur për të qenë dhe për të marrë pjesë, por sigurisht që edhe

zonja ambasadore është e mirëpritur, por besoj se do të na shoqërojë edhe në udhëtimet nëpër

Shqipëri!

Faleminderit të gjithëve!

MBYLLET MBLEDHJA