20
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë më: 11.11.2016, ora 10:00 11: Drejton mbledhjen: Erion Braçe – kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Projektligji “Për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2017.” 3. Miratimi i kalendarit të punës së komisionit për shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2017, si dhe të ligjeve fiskale që e shoqërojnë atë. Marrin pjesë: Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Florion Mima, Andrea Marto, Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Liljana Elmazi, Dhurata Çupi Tyli, Ridvan Bode, Edmond Spaho, Gledion Rehovica, Shkëlqim Cani, Dashamir Shehi dhe Igli Cara. Mungojnë: Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Gjovalin Kadeli, Luan Duzha, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Të ftuar: Arben Ahmetaj - Ministër i Financave Gelardina Prodani sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Mimoza Dhëmbi drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave Niko Lera - drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike Endrit Lami - drejtor Drejtorie i Politikave Makroekonomike Alba Caroshi - këshilltare për Mediet në Ministrinë e Financave

Procesverbal, datë 11.11.2016

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Procesverbal, datë 11.11.2016

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë më: 11.11.2016, ora 10:00 – 11:

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Projektligji “Për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2017.”

3. Miratimi i kalendarit të punës së komisionit për shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit

2017, si dhe të ligjeve fiskale që e shoqërojnë atë.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Florion Mima, Andrea Marto, Ervin Koçi, Evis Kushi,

Ervin Bushati, Liljana Elmazi, Dhurata Çupi Tyli, Ridvan Bode, Edmond Spaho, Gledion

Rehovica, Shkëlqim Cani, Dashamir Shehi dhe Igli Cara.

Mungojnë:

Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Gjovalin Kadeli, Luan Duzha, Përparim Spahiu, Jorida

Tabaku,

Të ftuar:

Arben Ahmetaj - Ministër i Financave

Gelardina Prodani – sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave

Mimoza Dhëmbi – drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave

Niko Lera - drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike

Endrit Lami - drejtor Drejtorie i Politikave Makroekonomike

Alba Caroshi - këshilltare për Mediet në Ministrinë e Financave

Page 2: Procesverbal, datë 11.11.2016

2

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Mirëmëngjesi!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Siç u njoftuat edhe dje në seancë plenare, kemi miratimin e kalendarit të shqyrtimit të

buxhetit të shtetit.

Sot kemi dy çështje në rendin e ditës:

Së pari, kemi paraqitjen e projektbuxhetit të shtetit për vitin 2017 nga ana e ministrit të

Financave në këtë komision.

Së dyti, kemi miratimin e kalendarit të punës së komisionit për shqyrtimin e

projektbuxhetit të vitit 2017, si dhe të ligjeve fiskale që e shoqërojnë atë.

Do të procedojmë si fillim me prezantimin e projektbuxhetit të shtetit për vitin 20167 nga

ana e ministrit të Financave, i cili ndodhet në komision dhe më pas komisioni do të diskutojë edhe

për kalendarin e punës së këtij komisioni në shqyrtim të të dyja akteve që kanë lidhje me këtë

çështje.

Zoti Ministër, urdhëroni!

Arben Ahmetaj – Faleminderit, kryetar!

Falënderoj edhe komisionin për mundësinë që më dha për të prezantuar projektbuxhetin

e vitit 2017!

Projektbuxheti i vitit 2017 reflekton ciklin pozitiv të ekonomisë shqiptare, trajektoren

rritëse ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin e financave publike dhe kuadrin makro-

ekonomik, kontrollin tashmë të strukturuar të risqeve makrofiskale, rritjen e të ardhurave,

realizimin e shpenzimeve dhe uljen e borxhit publik dhe të deficitit.

Buxheti i vitit 2017 është buxheti i parë i ligjit të ri organik, një ndër komponentët më të

rëndësishëm të reformës së financave publike, që prezanton konceptin e rregullave fiskale dhe

ndër të tjera duke bërë të detyrueshëm uljen e borxhit nga viti në vit me të paktën 1%.

Projektbuxheti i vitit 2017, duke iu referuar tipareve kryesore, siç e theksova, është

buxheti i përshpejtimit të rritjes ekonomike. Rritja përshpejtohet në 3,8% ose rreth katërfish i asaj

që ishte në vitin 2013.

Projektbuxheti i vitit 2017 është buxheti i reformave. Rreth 20 miliardë lekë janë për

akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë, siç janë: reforma në drejtësi, reforma në

Page 3: Procesverbal, datë 11.11.2016

3

administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, reforma e decentralizimit, reforma

në shëndetësi dhe reforma e ujit.

Buxheti i vitit 2017 është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve. Për herë të parë

rreth 100 milionë dollarë me efekt 12-mujor është fondi më i madh për pagat dhe pensionet i

akorduar brenda një buxheti në 25 vjet.

Buxheti i vitit 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike. Është rreth 5% e GDP-

së dhe këtu u referohem investimeve qendrore, FZHR-së dhe mbështetjes për sektorin energjetik,

duke pasur huamarrjen, pra, deficitin, më të ulët të arritur ndonjëherë prej rreth 2% të GDP-së.

Kemi balancë korrente më pozitive në këta 25 vjet. Është rreth 2,9% duke kapërcyer madje edhe

kufirin e rregullit të artë.

Në vitin 2017 ulim borxhin publik me pothuajse 3% të GDP-së, pra, nga 78,1%, që është

i pritshmi i këtij viti, në 69,1% në vitin 2017.

Dua të theksoj se viti 2016 fillon trajektoren ulëse të borxhit publik afatgjatë dhe vitin

tjetër e konsolidon trendin ulës të borxhit publik në mënyrë të konsiderueshme. Siç e theksova,

viti 2017 do të ketë një deficit prej 2% dhe është më i ulëti në këta 25 vjet.

Gjithashtu, dua të theksoj se në vitin 2017, balanca primare është me suficit dhe më

pozitive në 25 vjet, plus 0,7%, e thënë ndryshe, për publikun shpenzimet për aktivitetet e qeverisë

janë më të ulëta se të ardhurat. Në vitin 2017 do të rriten pagat dhe pensionet, duke ulur borxhin

publik me reforma dhe konsolidim fiskal, pra një paketë shumë e konsoliduar, në të njëjtën kohë

investimet në nivel optimal, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe ulja e borxhit publik, e shoqëruar

me nivele rekord, qoftë të balancës korrente, qoftë të balancës primare, qoftë të balancës së

përgjithshme.

Çfarë kostoje kanë reformat të shtrira në kohë?

Reforma në drejtësi, e negociuar tashmë edhe publikisht, ka një kosto prej 1,8 miliardë.

Reforma e kompensimit të pronave, në reflektim edhe të vendimmarrjes së fundit, 3,8 miliardë,

reforma e ujit 1 miliard, reforma e decentralizimit plus 2 miliardë për vitin 2017, reforma në

administratën publike, pra rritja e pagave plus pensionet 10 miliardë, reforma në shëndetësi,

zgjerohet kujdesi shëndetësor parësor, kontrolli bazë për grupmoshën 35-70 vjeç për rreth 1,2

afërsisht 1,3 milionë rezidentë në Shqipëri, si dhe ofrimi falas i mjekut të familjes për këdo, përfshi

edhe 600 mijë persona të pasiguruar deri tani, pra futen në skemë edhe të rimbursimit të listës së

aprovuar të ilaçeve të rimbursueshme edhe 600 qytetarë shqiptarë, të cilët janë të pasiguruar dhe

Page 4: Procesverbal, datë 11.11.2016

4

nuk kanë mundur ta përfitojnë deri tani këtë benefit. Nëpërmjet këtij buxheti, qytetari shqiptar,

pjesa e pasiguruar përfiton njëlloj si pjesa e e siguruar.

Rritja ekonomike përshpejtohet në 3,8% dhe parashikimet janë shumë pozitive, të bëra jo

thjesht nga Banka e Shqipërisë, jo thjesht nga INSTAT-i, jo thjesht nga ne, por së bashku me

institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja apo institucione të tjera, që bëjnë parashikime rëndom në

traditën e tyre.

Të ardhurat totale parashikohen me një rritje 7,6% në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016,

kapin nivelin 436 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimet, doganat e sigurimet parashikohen më një

rritje prej 5,8 % më të larta se në vitin 2016, siç e shikoni ka një parashikueshmëri të të ardhurave

shumë realiste, në mënyrë që të planifikojmë edhe shpenzime realiste.

Shpenzimet totale shkojnë në 467 miliardë lekë. Shpenzimet parashikohen me një rritje

prej 3,8% në krahasim me vitin 2016. Praktikisht. Unë kisha menduar se do të kishim edhe një

prezantim në power point për t’ju treguar edhe grafikët, por meqenëse nuk kemi, unë po vazhdoj

t’i referohem balancës së përgjithshme dhe balancës primare, e parashikuar afatmesëm. Balanca

primare në vitin 2017 do të jetë 0,7 suficit dhe në vazhdimësi është projektuar, në vitin 2018 suficit

1 % dhe në vitin 2019 suficit 1,8 %. Ndërsa, balanca e përgjithshme, deficiti i përgjithshëm 2% në

vitin 2017, minus 1,8% në vitin 2018 dhe minus 1 % në vitin 2019.

Buxheti, në tërësinë e vet reflekton një përgjegjshmëri fiskale, në një vit elektoral

parlamentar. Pra, është viti i parë që shkëputemi nga një traditë 20-vjeçare, me tendencë që gjatë

viteve elektorale, financat publike pësojnë turbulenca të influencuara nga presioni politik i radhës

dhe, siç e theksova, vitin tjetër do të vazhdojmë trendin ulës të borxhit publik, ku zbresim në

69,1%. Vazhdojmë me një trajektore ulëse në vitin 2018 me 66,5% për të kapur ndërmjet vitit

2019 dhe 2020 shifrën nën 69% të borxhit publik.

Sigurisht, që për t’u përmendu është edhe menaxhimi i borxhit, ku keni një kapitull të

detajuar për koston mesatare të borxhit të brendshëm për interesat. Dua të them se maturimi, pra

borxhi publik cilësisht ka ndryshuar. Pozitivisht është rritur maturimi nga afërsisht 530 ditë në më

shumë se 733 ditë dhe sigurisht interesat qoftë për arsye globale, qoftë për arsye të financimit të

brendshëm janë në nivele të ulëta rekord. Sigurisht, më duhet të theksoj se në parashikimin e

risqeve afatmesëm interesat mund të përbëjnë një nga risqet sigurisht të kontrollueshme, por një

nga risqet që mund të jetë pjesë e kostos së shërbimit të borxhit publik.

Page 5: Procesverbal, datë 11.11.2016

5

Kam një prezantim shumë të detajuar për çdo ministri, por dua të theksoj vetëm disa nga

sektorët kyç të ekonomisë. Në reflektim të prioriteteve të qeverisë do të ndaloj një moment te

bujqësia. Këtu kemi bërë një diferencë serioze për shumë e shumë vjet, është rritur financimi në

skemat mbështetëse nga 847 milionë lekë që ishin në vitin 2013 ka shkuar vitin 2016 në 1,5

miliardë lekë. Numri i përfituesve nga skema është rritur 37% në vit, pra përfituesit në terrenin

bujqësor janë rritur 37% çdo vit. Sipërfaqja e ujitshme nga 120 mijë hektarë është rritur në 156

mijë hektarë, duke futur në ujitje për herë të parë 35 mijë e 400 hektarë, ndërsa në 56 mijë e 800

hektarë është përmirësuar ujitja nëpërmjet rehabilitimit.

Rimëkëmbja nga përmbytjet në 6 qarqet e përmbytura në vitin 2015, duke zhdëmtuar

rreth 4 mijë e 100 familje të zhdëmtuara për shkak të goditjes nga përmbytjet si dhe është ende në

zbatim e sipër grandi për 2,7 milionë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e zonave të përmbytura.

Janë vaksinuar çdo vit mbi 2 milionë e 470 mijë krerë bagëti të imëta. Bujqësia në vitin

2017: parashikohet kompletimi i proceseve të rehabilitimit të skemave ujitëse kryesore, që është

vazhdim i reformës dhe i logjikës së vitit 2016 me projektin e Bankës Botërore dhe investimet e

brendshme në koherencë të plotë me investimet nga vetë bashkitë për të mundësuar objektivin për

ujitje në 225 mijë hektarë tokë bujqësore. Do të vazhdojë procesi i identifikimit dhe regjistrimit të

kafshëve, do të ristrukturohet dhe modernizohet flota e peshkimit nëpërmjet projektit IPA 2, do të

iniciojmë punimet për ndërtimin e tregut të shitjes me pakicë dhe shumicë në disa pika të

Shqipërisë. Këtu dua të theksoj se sapo kemi bërë në avancë serioze për sa i përket projektit IPARD

dhe Ministria e Bujqësisë është e përgatitur të fillojë asimilimin e fondeve të IPARD-it, investime

serioze me transhe në bujqësi.

Për sa i përket Ministrisë së Transportit, duhet të theksoj se janë ndërtuar, sipas

standardeve bashkëkohore, 232 kilometra rrugë. Këtu dua të sqaroj komisionin se Ministria e

Financës, Ministria e Transportit dhe qeveria nuk do të sjelli, si rëndom ka ndodhur në shumë vjet,

si të mbaruar kilometra rrugë të pafilluara, por thjesht të tenderuara me një të qindtën e fondeve të

kostos totale. Unë kam nxjerrë një listë të detajuar të rrugëve, të projekteve që kanë filluar me 1 të

qindtën, me 1 të tridhjetën, me 1 të pesëdhjetën e fondit, ka filluar dhe është hapur një tender.

Për shembull, për Unazën e Tiranës është hapur një tender me 200 mijë dollarë kur kostoja

totale ishte 23 milionë dollarë dhe është konsideruar si rrugë e bërë në proklamimet publike. Kemi

hequr dorë nga kjo logjikë që nuk qëndron.

Page 6: Procesverbal, datë 11.11.2016

6

Dua të qëndroj personalisht te tagri i Ministrisë së Financave pa e politizuar, sepse është

jo e drejtë, është konfuzion nga ana buxhetore, fiskale, është e tmerrshme dhe ka qenë arsyeja

kryesore pse ka krijuar detyrime të prapambetura në vitet 2009-2013. Janë rikonstruktuar 164

kilometra rrugë, janë ndërtuar 79 310 metra linearë lidhje të reja të furnizimit me ujë, janë ndërtuar

264 800 metra linearë rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza, i shtruar.

Transporti në vitin 2017, siç e shihni nga tabelat, ka një rritje të konsiderueshme të

financimit, do të fokusohet kryesisht te mbarimi i rrugëve të hapura, i akseve kryesore me logjikë

përmirësimin e konektivitetit, pra të ndërlidhjes të fokusuar në vepra të rëndësishme publike qoftë

me financim të huaj, qoftë me financim të brendshëm.

Unë kam listën dhe nuk do të ishte keq që t’i përmendja të gjitha, por gjithsesi mund të

përmend veprat e mëdha të artit në Rrugën e Kombit, në të cilin ka vepra të pambaruara, megjithëse

është konsideruar një rrugë e mbaruar, janë vepra serioze që kanë penguar konektivitetin. Sigurisht

që logjika e buxhetit në vitin 2017 është që të vazhdojë të hedhë para në atë rrugë për të mbyllur

të gjitha ato le të themi mungesa qoftë në vepra arti, qoftë në sinjalistikë, qoftë edhe në

mirëmbajtje.

Dua të theksoj se ka pasur një logjikë të re në buxhetin e shtetit, një akordim serioz

fondesh për mirëmbajtjen e rrugëve, kjo është një diferencë cilësore e buxhetit të Ministrisë së

Transportit përtej shumës. Dua të them se Ministria e Transportit ka marrë gati 95% të rritjes

nominale të investimeve publike në krahasim me 2016-n.

Ministria e Shëndetësisë. Këtu diferenca është shumë e madhe dhe pozitive, financimi

publik i shëndetësisë mbulon aktualisht 55%, pra më shumë se gjysmën e shpenzimeve të

shqiptarëve për shëndetin. Është hequr tatimi mbi vlerën e shtuar për barnat dhe materialet

mjekësore, çmimet e barnave në treg janë ulur ndjeshëm, në 30%, shërbimi urgjencës mjekësore

është rithemeluar duke koncentruar vendndodhjen e flotës të auto-ambulancave në territor. Janë

shtuar 20 auto-ambulanca dhe 1 helikopter mjekësor, është ngritur Qendra Kombëtare e Urgjencës

Mjekësore, janë hapur 25 qendra shëndetësore në mbështetje të sezonit turistik, funksionon

urgjenca kardiake 24-orëshe dhe në pranverë të vitit 2017 do të vihet në funksion urgjenca

vaskulare cerebrale 24-orëshe. Është zëvendësuar libreza e shëndetit me kartën e shëndetit, ndërsa

receta është kthyer nga 1-mujore në 2-mujore. Po zbatohet dosja elektronike e shëndetit, receta

elektronike, referimi elektronik i pacientëve dhe nënshkrimi elektronik i profesioneve të

Page 7: Procesverbal, datë 11.11.2016

7

shëndetësisë, si dhe janë vendosur 2 njësi moderne të radioterapisë për të përmirësuar kujdesin për

të sëmurët me kancer.

Në vitin 2017, financimi publik për shëndetësinë parashikohet të jetë rreth 2,9% e

prodhimit të brendshëmb, ndër nivelet më të larta të financimit në 25 vjet. Shpenzimet publike të

shëndetësisë për banorë do të rriten nga 12 mijë e 295 lekë në vitin 2013, në 16 mijë lekë në vitin

2017, pra, një rritje prej 30,1%. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme që tregon se çfarë i

shkon qytetarit.

Është përfshirë në kujdesin shëndetësor parësor kontrolli bazë për grupmoshën 35-70

vjeç, duke ua dhënë këtë mundësi 1,3 milionë qytetarëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

Siç e theksova, mjeku i familjes është falas për këdo, përfshirë dhe 600 mijë persona të pasiguruar.

Ky është një hap më tej drejt shëndetësisë falas. Tarifat e vizitave dhe ekzaminimeve për personat

e pasiguruar, që ndjekin sistemin e referimit janë ulur 300 lekë, pra nga 5 mijë lekë që ishte. 600

mijë persona të pasiguruar, për herë të parë në vitin 2017, nëpërmjet kësaj reforme, do të fillojnë

të përfitojnë nga rimbursimi i barnave.

Për sa i përket Ministrisë së Drejtësisë nuk do të fokusohem, sepse ka një rritje të

konsiderueshme.

Te Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të fokusohem, por dua të theksoj se i është

kthyer dinjiteti Policisë së Shtetit jo vetëm në funksione, por edhe në trajtim. Rroga e Policisë së

Shtetit që nga viti 2013 është rritur me gati 35% që në këndvështrimin tim, është reflektuar në

punën e policisë.

Do të ndalem te formimi profesional dhe përkujdesi social. Është investuar për krijimin

kushteve bashkëkohore mësimore në 33 shkolla të arsimit profesional dhe 10 në qendrat e

formimit profesional.

Në proces vazhdon reforma e ndihmës ekonomike është: 3 – fishuar niveli i ndihmës

ekonomike nga 1500 lekë në 3 mijë lekë që ishte në vitin 2013, në 45 mijë lekë apo 8 mijë që

alokohen aktualisht. Është bërë pastrimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike nga

abuzuesit dhe sot 81 mijë përfitues marrin një pagesë mujore 25% më të lartë se në vitin 2013.

Pra, reforma ka funksionuar, pastrimi i listës ka sjellë rritje të shumës që përfitojnë qytetarët që

përfitojnë nga rritja e skemës së ndihmës ekonomike me 25%. 59 fëmijë të familjeve që trajtohen

me ndihmë ekonomike, kanë përfituar kompensim monetar për shkollim, 18 mijë fëmijë të

familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, kanë përfituar kompensim monetar për vaksinimin.

Page 8: Procesverbal, datë 11.11.2016

8

Reforma e sistemit të aftësisë së kufizuar ka bërë që të rritet me 25% pagesa mujore për

personat me aftësi të kufizuar, krahasuar me vitin 2013. Është rritur me 1,2 miliardë lekë fondi i

pensioneve për zbatimin e reformës historike të pensioneve. Në skemën e re është hequr pensioni

tavan dhe është realizuar rritja e pensioneve për të gjithë përfituesit nga 2-4%. U vendos për herë

të parë pensioni social. Është një revolucion social që ka ndodhur në këtë mandat ( 2013-2016).

Çfarë do të thotë pension social? Ka pasur qytetarë të Shqipërisë që për shkak të kushteve nuk

kanë arritur të kontribuojnë në fondin tyre të pensioneve. Me logjikën e dikurshme do të ishin

persona të braktisur në moshën e tretë nëpërmjet pensionit social prej 6700 lekësh të rinj. Këta

persona sigurisht që e kanë mjet jetese dhe besoj se kjo është një nga theksimet e filozofisë së kësaj

qeverie për sa i përket përkujdesjes sociale dhe vëmendjes ndaj njerëzve në nevojë.

U ul mosha e daljes në pension për minatorët nga 60 deri në 55 vjeç, u rritën pensionet e

6600 veteranëve të luftës në masën 15,6 %, ndërkohë që fondet e nxitjes së punësimit janë

shumëfishuar në tre vjetët e kësaj qeverie. Fondet e nxitjes së punësimit që nga viti 2013 janë

pesëfishuar nga 90 milionë lekë që ishin në vitin 2013 në 490 milionë lekë në vitin 2016.

Formimi profesional, 8 shkolla të ndërtuara, të rikonstruktuara dhe të kompletuara me

bazë prodhuese dhe pajisje të nevojshme, është filozofia e kalimit të një sistemi arsimor, nga

akademik në profesional. Zgjerimi i numrit të familjeve që do të trajtohen në skemën e ndihmës

ekonomike nga 79 mijë familje të trajtuara në vitin 2016, në 83 mijë familje përgjatë vitit 2017.

Nga trajtimet e formimit profesional do të përfitojnë rreth 16200 persona.

Për punëkërkuesit e papunë do të kryhen rreth 16700 ndërmjetësime për punë.

Për sa i përket zhvillimit urban dhe strehimit, nuk kalova ministri për ministri, por shtyllë

për shtyllë. Në fushën e planifikimit urban do të vijojmë të mbështesim pushtetin vendor ndërmjet

planifikimit për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në 10 bashki të reja. Brenda vitit 2017

do të jenë 46 nga 61 bashki, të cilat do të kenë hartuar dhe miratuar instrumentet e tyre vendorë

duke garantuar zhvillimin e qëndrueshëm urban, ekonomik, social, mjedisor dhe duke i hapur

rrugën investimeve strategjike në këto bashki. Zbatimin e projekteve pilot në bashkitë Tiranë,

Korçë, Blesh dhe Himarë për rivatilizimin urban dhe rijetësimin e infrastrukturës.

Në fushën e strehimit për të garantuar kushtet dhe përmirësimin e jetesës si dhe ofrimin

e një strehimi të përballueshëm, për qytetarët kemi parashikuar: rikonstruksionin e 185 banesave

të komunitetit rom dhe egjiptian në bashki. Përfitues do të jenë 740 qytetarë të komunitetit rom

dhe egjiptian, jo pa qëllim i kam sjellë këto shifra në reflektim të progresraportit që doli pardje,

Page 9: Procesverbal, datë 11.11.2016

9

dhe dje është kthyer zyrtar. Edhe në debatet në parlament, ishte një nga pikat ku qeveria duhej të

bënte më shumë. Këto investime janë në reflektim të rekomandimeve të raportprogresit.

Rehabilitimi i godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit fillestar me qëllim strehimit e shtresave

në nevojë për 162 familje të pastreha, subvencionimin e interesave të kredisë me përfitues 4300

familje, të cilat janë trajtuar me kredi me kosto të ulur duke zvogëluar numrin e të pastrehëve në

mbarë vendin. Pra, një shift, një avancim i logjikës sociale edhe në zhvillimin urban dhe strehimin.

Në fushën e legalizimeve ku diferenca është madhore, për vitin 2017 janë parashikuar për

ALUIZNI-n 127 milionë lekë investime, për intensifikimin e procesit të legalizimit të rreth 30 mijë

objekteve të reja një zonat masive informale deri në muajin maj 2017, duke mundësuar legalizimin

e 100 mijë objekteve për periudhën qershor 2014 - maj 2017. Legalizimi është kthyer edhe në një

nga flamujt e betejës së qytetarit. Fenomeni i legalizimit ka qenë dhe është i përhapur, por është

zvarritur marrja e pronësisë dhe sqarimi i procedurave i të gjithë hallakatjeve në vite, si dhe

intensiteti i përfundimit të procedurave të marrjes së dokumentit të pronësisë që tregon se është

me herë në krahasim me vite më parë.

Te buxheti vendor do të shtohet fondi prej 2 miliardë lekësh për reformën e

decentralizimit. Buxheti vendor i vitit 2017 është 3,1% e prodhimit të brendshëm bruto nga 2,1%

në vitin 2013. Buxheti vendor i vitit 2017 do të jetë 70% më i lartë sesa viti 2013. Të ardhurat nga

taksat dhe tarifat vendore parashikohen të jenë rreth 900 milionë lekë më shumë sesa në vitin 2016,

ose 43% më të larta sesa në vitin 2013.

Financimi i funksioneve të transferuara në nivelin vendor do të jetë në vlerën e 7 miliardë

lekëve. Pra, fondi për mirëmbajtjen e digave do të jetë në vlerën e 20 milionë lekëve. Është një

reflektim i drejtpërdrejtë i reformës administrativo-territoriale. Pra, rritje fondi në përputhje me

kalimin e funksioneve drejt pushtetit vendor. Do të ketë fonde për kanalet ujitëse kulluese me vlerë

380 milionë lekë dhe mirëmbajtjen e ekskavatorëve që blerja u bë në 2016-n, në funksion dhe në

pronësi të pushtetit vendor, në vlerën e 400 milion lekëve.

Parandalimi i dëmeve dhe zjarreve në pyje, që ka të bëjë me funksionin e kaluar, kap

vlerën e 48 milionë lekëve, ngritja e stacioneve të reja të zjarrfikëseve kap vlerën e 200 milionë

lekëve, fondi për rritjen e pagave për financimin e funksioneve të reja kap vlerën e 415 milionë

lekëve. Në 2017-n shuma e transfertës së pakushtëzuar rritet në vlerën e 15,5 miliardë lekëve.

Transferta e pakushtëzuar është 2,5 miliardë lekë më e madhe ose 20% më e lartë se ajo e vitit

Page 10: Procesverbal, datë 11.11.2016

10

2016. Krahasuar me vitin 2013 është 4,3 miliardë lekë më shumë. Pra, afërsisht 43 milionë dollarë

afërsisht ose rreth 40%.

Unë dua të përmend këtu një kapitull shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me buxhetin për

qytetarin. Pra, rëndom kemi diskutuar me terma makro, por edhe në terma të detajuara dhe nuk

kemi bërë aspak keq që kemi detajuar. Por unë dua të sjell për komisionin edhe reflektimin tonë

për buxhetin ndaj qytetarit. Është taksim i ndershëm për vitet 2014-2017? Janë ulur taksat për 97%

të të punësuarve. Këtu i referohem taksimit progresiv përballë taksimit të tatimit të sheshtë.

Taksimi progresiv ka ulur barrën për qytetarin. Listpagesa në total është 623 mijë persona.

Përfitojnë pagat nga zero në 130 mijë lekë në muaj, që janë afërsisht 600 mijë të punësuar. Që do

të thotë se vetëm me këtë politikë kemi lehtësuar barrën e 600 mijë qytetarëve që shkojnë në punë

në mëngjes.

Në taksën progresive të ardhurat në buxhet nga tatimi i të ardhurave personale është 860

milionë lekë në muaj. Me taksën e sheshtë të ardhurat në buxhet nga tatimi i të ardhurave personale

duhet të ishin 1,9 miliardë lekë, që do të thotë afërsisht 1,1 miliardë lekë më pak. Janë 1,1 miliardë

lekë në muaj që u shkojnë qytetarëve mbrapsht nëpërmjet taksës progresive. Në vit shkon afërsisht

110 milionë dollarë dhe më shumë. Kemi kthyer në xhepat e qytetarëve 1 miliard lekë në muaj, 12

miliardë lekë në vit. Rreth 50 miliardë lekë në 4 vjet, 500 milionë dollarë të kthyera mbrapsht. Pra,

qytetarët shqiptarë të punësuar kanë përfituar 500 milionë dollarë më shumë. Përfitimi ...

Erion Braçe- Zoti Bode, mos ndërhyni! Ju lutem, ta mbarojë zotëria fjalën e tij. Kemi 35

ditë për të diskutuar për këtë punë. Nuk bën sens kjo gjë.

Arben Ahmetaj – Zoti kryetar, jam gati që t’i bëj llogaritë në dërrasë të zezë për ju dhe

për qytetarët.

Megjithatë, po i rikthehem sërish. Listëpagesa është 620 mijë qytetarë, 623 mijë, ndjesë,

përfitojnë paga nga tatimi progresiv, nga zero deri në 130 mijë lekë në muaj, që do të thotë se janë

600 mijë qytetarë që kanë përfituar ulje të drejtpërdrejt të ngarkesës fiskale, ulje takse.

Shuma, po e bëjmë sërish, është 1 miliard lekë në muaj, kursimi për qytetarët shqiptarë,

për 600 mijë qytetarët shqiptarë. në 12 muaj është 12 miliardë lekë ose 120 milionë dollarë. në

katër vite shkon afërsisht 50 miliardë lekë ose, një me një, 500 milionë dollarë. në katër vite. Kjo

është llogaria e thjeshtë. Megjithatë, do të kemi kohë ta debatojmë edhe gjatë 35 ditëve të tjera.

Page 11: Procesverbal, datë 11.11.2016

11

Vetëm në një vit e rritëm fondin e pagave 2, 2 herë më shumë se qeveria e mëparshme.

Fondi i rritjes së pagave 2010-2013 ka qenë 3, 2 miliardë. Fondi i rritjes së pagave, vetëm në vitin

2017, me efekt 12-mujor, do të ishte 7, 2 miliardë lekë. janë shifra nominale, të drejtpërdrejta.

Pagat për mësuesit: 36 mijë e 630 punonjës arsimorë përfitojnë mesatarisht 10 % rritje

page në 2017-ën. Në 2013-ën paga mesatare bruto për një mësues të shkollës nëntëvjeçare ka qenë

61 mijë e 100, ndërsa sot është 64 mijë e 650. Për një mësues të shkollës së mesme 64 mijë e 100

në 2013-ën, ka shkuar në 68 mijë lekë.

E njëjta gjë vlen edhe për sistemin shëndetësor, të lënë pas dore për shumë e shumë kohë.

Për vitin 2017, reforma e ndërmarrë për rritjen e pagave në administratën publike shoqërohet me

rritjen e pagave edhe në sistemi9n shëndetësor publik. Pagat e mjekëve e të infermierëve do të

rriten me 10 %. Përfitojnë 18 mijë e 415 personel mjekësor dhe infermierë, nga të cilët 4650 mjekë

dhe 13, 765 infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar është 1, 5 miliardë lekë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Në sistemin e vjetër nuk ka ekzistuar koncepti i pensionit social. Ky është përfitim i

drejtpërdrejt për qytetarin. Pensioni social është vendosur 6858 lekë në muaj. Në 2015 1775

përfitues, që do të ishin lënë në mes të rrugës. Nëpërmjet këtij pensioni të vogël, që sigurisht, për

pritshmërinë e qytetarëve është i pamjaftueshëm, po që është shumë më shumë se zero. Në 2016-

ën është dyfishuar numri i përfituesve. Në 2017-ën shkojnë qytetarë-përfitues të pensionit social

5070 qytetarë.

Mos harroni se kemi detyrimin ndaj ish-ushtarakëve. Është bërë një debat, që fatmirësisht

u kthye në politik dhe u zgjidh nga kjo qeveri. Zgjidhet përfundimisht problemi i 5130 ushtarakëve,

të cilët kishin detyrim 1 miliard lekë.

Sigurisht, unë kam një listë projektesh, që përfitojnë drejtpërsëdrejti qytetarët. Pra, janë

investime publike, prej të cilave qytetarët përfitojnë në terren drejtpërsëdrejti nga lehtësimi i

kolektivitetit, nga përmirësimi i jetës së qyteteve, nga përmirësimi i segmenteve rrugore,

ujësjellësit, pra gjithë shërbimet utilitare, është një listë shumë e gjatë. Nuk do të doja t’i merrja

një e nga një, por në vazhdimësi, sigurisht që do t’i kalojmë së bashku, një e nga një.

Për herë të parë në këtë mandat, sëmundja nuk tatohet. Që prej 2014-ës TVSH-ja e

medikamenteve dhe e shërbimeve shëndetësore është zero. Efekti i kësaj mase, rreth 2, 1 miliardë

lekë në vit të lëna për qytetarët që kanë përdorur shërbimin mjekësor apo për medikamente. E

imagjinoni: 21 milionë dollarë afërsisht që vetëm nëpërmjet një lëvizjeje fiskale, e cila shkon

Page 12: Procesverbal, datë 11.11.2016

12

drejtpërsëdrejti në ndihmë të qytetarëve, që për shkak të sëmundjes kanë pasur hallet e tyre, sot

21 milionë dollarë janë mbrapsht në xhepin e qytetarëve. Rreth 6,3 miliardë lekë për periudhën

2014-2016 që programi i qeverisë u ka kthyer qytetarëve vetëm nëpërmjet këtyre masave.

Imagjinoni 63 milionë dollarë vetëm nëpërmjet kësaj mase!

Nuk dua të lë pa përmendur indeksin e çmimeve të shëndetësisë në rënie që nga viti

2013. Politikisht do të thosha se është një premtim i mbajtur dhe jemi jo në përfundim të rrugës

së shëndetësisë falas, por jemi në një trend jashtëzakonisht shumë të konsoliduar ku qytetarët

me gjithë problemet që ka sistemi, kanë mundësi t’i prekin me duart e tyre këto përmirësime.

Nuk dua të lë pa përmendur përfitimet për biznesin. Hoqëm taksën e biznesit të vogël

dhe rreth 70 mijë biznese të vogla u lehtësuan me një taksë zero. Taksimi zero për biznesin me

xhiro nga 0 në 5 milionë lekë, siç e theksova përfituan 73 mijë biznese, 1,3 miliardë lekë në vit

më shumë për biznesin e vogël. Taksimi 5%, përgjysmimi për bizneset me xhiro 5-8 milionë

lekë, ku përfituan 15 mijë e 600 e 50 biznese. Siç e patë edhe dje te raportprogresi theksohej

përmirësimi i klimës së biznesit. Pjesë e paketës fiskale që do të përmend pak më vonë ishte

dhe ligji “Për procedurat tatimore”, i cili sjell thjeshtësime të konsiderueshme procedurale në

favor të sipërmarrjes, në favor të përmirësimit të klimës së bizneseve.

Mos harroni, dua t’ju kujtoj se shpesh tentojmë t’i harrojmë, kthyem gjobat elektorale

të vitit 2013, efekti ishte 3 miliardë lekë. Vendosëm garancitë si mundësi për biznesin për apelim.

Rreth 2 miliardë lekë garanci të përdorura nga biznesi për apelim vendimesh për periudhën 2014-

2016. Dy miliardë lekë janë para të shpëtuara nga xhiroja e biznesit në vend që të ishin garanci

në kesh, janë garanci nëpërmjet letrave bankare apo të sigurimeve të kompanive të sigurimit, të

cilat përbëjnë garanci për apelimin për sipërmarrjen. Hoqëm penalitetin në rastin e korrigjimit

të deklaratës fillestare, rimbursimi i TVSH-së, sistemi i ri tatimor, emetim të detyrimeve me

kreditet në mënyrë automatike, jo me procese të ndara, diku-diku abuzive, shlyem rreth 17.9

miliardë lekë detyrime të prapambetura TVSH-je për 630 biznese, përjashtim nga TVSH-ja për

makineritë dhe pajisjet dhe efekti është 9,3 miliardë lekë për periudhën 2014-2016, përjashtimet

në vitin 2016 janë 4,8 herë më shumë se viti 2013 për këtë kategori. Është reflektuar në rritjen

e importit të makinerive, të pajisjeve dhe në finale është përkthyer në më shumë rritje ekonomike,

në përshpejtim të rritjes nga 1 në 3,4 këtë vit, siç e reflektonte dhe raportprogresi i KE-së, i dalë

dje publikisht.

Page 13: Procesverbal, datë 11.11.2016

13

Mbështetje e prodhimit vendas nëpërmjet paketës së re fiskale renta minerare, nga 6%

në 3% për mineralet, për grupin metalor, e përpunuar në vend. Sektori i industrisë përpunuese

nëpërmjet zerimit të taksës doganore të një grup kodesh është një lehtësim i drejtpërdrejtë.

Kemi paketën e bujqësisë, nëpërmjet instrumentit të fondit të garancisë që është i

drejtpërdrejtë dhe me atë kontribut që jep buxheti i shtetit këtë vit prej 1,4 miliard lekësh dhe

afërsisht 0,3 miliardë lekësh vitin që vjen, e bën kontributin qeveritar gati 12 milionë euro, që

respektivisht së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të kishte mundësi

që t’i ofronte kreditim sipërmarrjes.

Do të ndaloj një sekondë këtu, për të treguar rritjen shumë të madhe të mbështetjes nga

fondet buxhetore, nga 847 milionë lekë në 1,8 miliardë lekë, hapjen e IPARD-it në muajt që vijnë

dhe skemën kredituese, pra një kombinim shumë i shëndetshëm midis mbështetjes, subvencionit

të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor dhe ofrimit të mundësive të kreditimit, që është pjesë e

premtimit që kjo qeveri ka bërë.

Do të doja të përmend fare shkurtimisht edhe paketën fiskale që besoj se ka ardhur në

Kuvend. Janë 4 ligje fiskale, të cilat synojnë thjeshtim procedurash, disiplinim procedurash dhe

lehtësim të atyre industrive, që unë iu referova drejtpërdrejt. Sigurisht, në atë paketë ka një

disiplinim akoma më të madh në sektorin e naftës.

Dua të jem shumë i sinqertë dhe të them se ligji i akcizës i bërë në vitin 2012 është një

ligj shumë i mirë. Përmirësimet që kemi sjellë, e bëjnë këtë ligj akoma më disiplinues. Unë besoj

se ka nevojë që sektori të disiplinohet më tej. Besoj dhe shpresoj që, kur t’i diskutojmë ato

procedura, të kemi mbështetjen e të gjitha palëve.

Kam një listë të gjatë të thjeshtëzimit të procedurave. Gjithsesi, ne e kaluam së bashku

ligjin “Për procedurat tatimore”, kështu që unë po ndaloj këtu, duke ju falënderuar për vëmendjen

dhe duke ju kërkuar ndjesë, që detyrimisht ky duhet të ishte një prezantim i gjatë, për shkak edhe

të buxhetit të fundit, të mandatit të parë qeverisës.

Faleminderit!

Erion Braçe - Faleminderit, zoti Ministër për prezantimin tuaj të projektbuxhetit të shtetit

për vitit 2017!

Natyrisht, ne do të kemi një prezantim të detajuar edhe të paketës fiskale, e cila ka ardhur

në Kuvend, ashtu siç është parashikuar në kalendar. Pritet të shumëfishohet nga administrata e

Page 14: Procesverbal, datë 11.11.2016

14

Kuvendit për t’u vënë në dispozicion të deputetëve. Ligji “Për procedurat tatimore”, ka kaluar dhe

natyrisht, do të shoqërohet edhe me katër ligjet e tjera, të cilat ju i përmendët.

Kalojmë te diskutimi i kalendarit të punës së komisionit.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Çfarë do të bëni?

Ridvan Bode – Desha të shprehem në mënyrë të përgjithshme, ashtu siç bëri ministri një

prezantim të përgjithshëm.

Erion Braçe – Zoti Bode,

Më lejoni t’ju them që në këtë kalendar pune të Kuvendit, në dallim nga çdo herë tjetër

(të paktën që nga viti 2000), janë lënë 35 ditë për të diskutuar projektbuxhetin e shtetit në parim

dhe nen për nen, për të zhvilluar seanca dëgjimore me secilin nga institucionet që ky komision i

nderuar do të kërkojë për t’u dëgjuar këtu, në seanca të posaçme të punës së këtij komisioni. Janë

lënë ditë të posaçme për të diskutuar në parim 4 ligjet me natyrë fiskale, siç janë lënë ditë të

posaçme për të diskutuar nen për nen secilin nga ligjet me natyrë fiskale.

Keni 35 ditë kohë që të mbani qëndrime në raport me projektbuxhetin e shtetit, natyrisht

edhe me ligjet fiskale.

Sipas Rregullores së Kuvendit, precedentëve të këtij komisioni e të tjera me radhë, sot

është një seancë prezantimi, pas asaj në Konferencën e Kryetarëve dhe, natyrisht, është një seancë

për miratimin e kalendarit të punës së këtij komisioni. Nga e hëna e tutje kemi relatimin në emër

të këtij komisioni për projektbuxhetin dhe pyetje-përgjigje në rast se dëshironi, pastaj mbajte

qëndrimesh që fillojnë drejtpërdrejt me ju.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Të mbaroj unë?

Edmond Spaho – Po thua të njëjtën gjë në tri variante. E kuptuam qëndrimin tuaj, të

shprehim edhe ne mendimin tonë.

Erion Braçe – Edhe një herë, po nuk të pëlqeu është puna jote. Unë, në cilësinë e kryetarit

të komisionit, po i referohem thjesht dhe vetëm Rregullores së Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë. Në qoftë se ju keni ndonjë problem tjetër në raport me Rregulloren e Kuvendit, pa

asnjë lloj diskutimi referojuni nenit dhe germës së Rregullores dhe e kam unë gabim pastaj,

tërhiqem, por po i referohem Rregullores së Kuvendit dhe sipas saj procedura është kjo që po citoj.

Kjo ka ndodhur vit për vit dhe s’ka pse të mos respektohet edhe këtë vit. Po ju them edhe një herë

Page 15: Procesverbal, datë 11.11.2016

15

tjetër se, që nga viti 2000, për diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale janë lënë më shumë ditë

se çdo vit tjetër. Koha për të diskutuar do të jetë në dispozicion të të gjithëve sipas dëshirës, por

procedura është procedurë, Rregullorja është Rregullore dhe do të zbatohet deri në fund.

Para keni kalendarin dhe në rast se doni të shtoni gjë në kalendar, doni të jepni opinionin

tuaj për seanca dëgjimore që duhen zhvilluar në këtë komision, veçanërisht në raport me

shpenzimet e buxhetit dhe të tjera me radhë, t’i përmirësojmë dhe të fillojmë punën nga dita e

hënë.

Edmond Spaho – Zoti kryetar, në 11 vjetët e fundit, 8 vjet që kam qenë drejtues i

Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe 3 vjet që e keni drejtuar ju, nuk ka ndodhur që pas

prezantimit të buxhetit nga ministrat përkatës, të mos e marrë fjalën opozita për të shprehur

opinionin e saj. Po ju them, rregullisht dhe me përgjegjësi, në 11 vjetët e fundit, pasi ka mbaruar

prezantimin ministri i Financave, ka folur opozita dhe ka dhënë opinionin për buxhetin. Për herë

të parë, këtë vit, po thyeni rregullin, duke iu referuar përcaktimeve të paqena në Rregullore, dhe

nuk ka arsye, edhe sikur të mos jetë e shkuar në Rregullore, që opozita të mos ketë të drejtë të japë

opinionin e vet mbi buxhetin! Ashtu siç foli ministri, edhe opozita ka të drejtë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Erion Braçe – Zoti Marto, ju lutem, Kuvendi ka Rregullore dhe i referohemi asaj.

Mua më vjen keq që krijohet kjo lloj situate këtu, sepse unë kam të paktën tri javë që e

dëgjoj opozitën të flasë për projektbuxhetin.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ky është problemi i partisë suaj dhe unë nuk hyj fare në atë pjesë, as nuk më intereson.

Mua më intereson Rregullorja e Kuvendit. Sa për precedentët e mëparshëm, kam nxjerrë të gjithë

procesverbalet e këtij komisioni dhe po të doni i keni në zyrën tjetër, për t’iu referuar të vërtetës,

mund t’i shikoni.

Neni 81, shqyrtimi në parim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

1. Menjëherë pas miratimit të kalendarit, sipas nenit 79 pikës 2 të kësaj Rregulloreje,

Komisioni për Ekonominë dhe Financat fillon procedurën e shqyrtimit në parim të projektligjit të

buxhetit të shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

Debatin në parim të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave e filluam me paraqitjen e

projektligjit të buxhetit të shtetit dhe të projektligjeve financiare nga ministri i Financave, me

dëgjimin e relatorëve kryesorë dhe të relatorëve të veçantë dhe vijohet me diskutimet e

Page 16: Procesverbal, datë 11.11.2016

16

përgjithshme dhe votimin në parim. Komisioni merr në shqyrtim raportet e paraqitura nga

komisionet e tjera të përhershme të Kuvendit.

Urdhëroni, ja ku është!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më vjen keq tani! Në qoftë se ti nuk do të dëgjosh apo të lexosh, kjo është historia jote,

unë nuk merrem me këtë pjesë. Unë jam i detyruar të respektoj Rregulloren e Kuvendit dhe sipas

Rregullores së Kuvendit çdo gjë është shumë e qartë. Bëhet prezantimi në Konferencën e

Kryetarëve, pasi prezantohet projektbuxheti në Konferencën e Kryetarëve, ku më lejoni të them, e

kishit mundësinë të dëgjonit dhe të flisnit, por zgjodhët të largoheshit me vullnetin tuaj të lirë,

miratohet kalendari parimor, që i shkon seancës plenare...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pasi i shkon seancës plenare dhe votohet në seancë plenare, bëhet prezantimi i

projektbuxhetit dhe i ligjeve financiare në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave dhe pasi

prezantohet projektbuxheti dhe projektligjet financiare në komisionin respektiv, natyrisht,

miratohet kalendari i punës së komisionit. Pasi miratohet kalendari i punës së komisionit, bëhet

relatimi nga relatorët dhe, pasi bëhet relatimi nga relatorët, fillon debati në parim i projektbuxhetit.

Tani, unë nuk arrij të kuptoj, kjo është Rregullorja, është shumë e qartë. Kjo është

Rregullorja që ka qenë në kohën tënde dhe kjo është Rregullorja që është tani. Këto nene të

Rregullores nuk kanë ndryshuar ndonjëherë dhe natyrisht të respektoni këtë që thuhet në

Rregullore. Në qoftë se keni gjë për kalendarin e punës së këtij komisioni, dakord. Në qoftë se nuk

keni gjë, mbledhja mbyllet këtu.

Ridvan Bode - Jo, nuk mund ta mbyllni këtu mbledhjen.

Erion Braçe – Mirë keni gjë për kalendarin?

Ridvan Bode – Kam të drejtën e fjalës.

Erion Braçe - Zoti Bode, ti e di shumë mirë që unë kam shumë frikë nga ty!

Ridvan Bode – A fole ti, do të flas unë tani.

Erion Braçe – Për kalendarin?

Ridvan Bode – Jo, për çështjen që po diskutojmë.

Erion Braçe – Për cilën çështje?

Ridvan Bode – Për çështjen e rregullores së këtij komisioni.

Erion Braçe – Për çështjen e rregullores.

Page 17: Procesverbal, datë 11.11.2016

17

Urdhëroni!

Ridvan Bode – Çështja e diskutimit të projektbuxheteve, gjithmonë ka qenë një çështje,

ku asnjëherë opozitës nuk i është mohuar e drejta e ballafaqimit.

Erion Braçe – Zoti Bode, nuk jua ka mohuar njeri. Urdhëroni, 35 ditë për të folur opozita!

Ridvan Bode – Të mbaroj unë, sepse ke 1 orë, që po flet.

Erion Braçe - Nuk mund të lejoj të akuzosh fare.

Ridvan Bode – Edhe një herë do të flas unë dhe ti do të dëgjosh, më pas bëj çfarë të

duash!

Erion Braçe – Nuk mund të dëgjoj gjëra që nuk janë të vërteta.

Ridvan Bode – Të pavërteta janë ato që po thoni ju. Sjellja juaj është jonormale.

Erion Braçe - Zoti Bode, mua më vjen keq! Kam qenë në opozitë për 8 vjet me radhë

dhe kam ndenjur duke të dëgjuar ty, jo 1 orë sa foli zotëria atje, por kam ndenjur duke të dëgjuar

2 orë të tëra...

Ridvan Bode – Jeni kryetar i komisionit, keni një pozicion zyrtar në Kuvendin e

Shqipërisë. Jeni kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe ju lutem respektoni

Rregulloren e Kuvendit! Për këtë detyrë jeni.

Erion Braçe - ...në Konferencë të Kryetarëve dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe nuk

e kam marrë kurrë fjalën, për fat të mirë, ka dëshmitarë atje.

Ridvan Bode – Ligji i buxhetit kur diskutohet në Kuvend, gjithmonë mendimet e opozitës

dhe për çdo ligj tjetër, por sidomos te ligji i buxhetit është ballafaqimi i drejtpërdrejt i alternativave,

qëndrimeve që ka opozita në raport me qeverisjen. Kuvendi është organi ku pretendohet se bëhet

transparenca e qeverisjes dhe bëhet monitorimi i qeverisjes. Sigurisht, transparenca dhe

monitorimin ana juaj as ka ndër mend ta bëjë ndonjëherë dhe nuk e ka bërë. Sigurisht, i takon

opozitës për të folur në mënyrë publike. Kjo ka qenë dhe eksperienca që në parlamentet pluraliste

e deri më sot, nuk ka ndodhur që të prezantohet buxheti nga ministri dhe të mos ketë shprehje të

mendimit të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë, asnjëherë, në asnjë seancë hyrëse të diskutimeve të

buxhetit. Pse ndodh sivjet? Çfarë ka ndodhur? Pse keni frikë të ballafaqoheni me mendimet dhe

qëndrimet e opozitës? Ju thoni që ka për çështje të veçanta dhe do të ketë për 35, 45, 55. Po, ka.

Janë për çështje të veçanta, për secilën nga çështjet. Këtu u prezantuan dhe u dhanë konsiderata të

përgjithshme dhe ne duhet të shprehemi për konsiderata të përgjithshme dhe në programin tuaj

Page 18: Procesverbal, datë 11.11.2016

18

nuk është parashikuar një gjë e tillë. Ditën e hënë keni thënë do të bëhen pyetjet nga komisioni dhe

do të bëhen nga relatori. Të martën fillohet me çështje të veçanta, merren të ardhurat.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po ju tani edhe syzet po na vini ne?! Të martën keni çështjen e të ardhurave. Ditën e martë

do të diskutohen në parim të ardhurat.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ridvan Bode – Kush e tha? Diskutim në parim për çështje të veçanta duhet të bëhet çdo

ditë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Për të mos e zgjatur. Kjo që po ndodh në komisionin tonë është një gjë e paprecedentë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju keni probleme. Ne po ju themi se në emër të transparencës dhe demokracisë duhet të

na jepni të drejtën për t’u shprehur për diskutimet në parim që bëhen në komision në kohë të

barabartë me ministrin. Sigurisht që ju nuk doni ta bëni një gjë të tillë, kurse ne po ju themi që të

zbatojmë atë që vetë Rregullorja e ka të parashikuar, që debati në komision fillon me prezantimin

nga ministri, me mendimin e relatorit dhe me diskutimin e opozitës. Ky quhet debat.

Edmond Spaho – Pyesni zotin Ahmetaj i cili ka qenë anëtar i opozitës në Komisionin e

Ekonomisë, nëse ka ndodhur ndonjëherë që opozita nuk e ka shprehur opinionin e vet kur është

bërë prezantimi i buxhetit.

Ridvan Bode – Në qoftë se doni ta vazhdojmë mbledhjen sipas Rregullores dhe

procedurës tradicionale të precedentëve të diskutimit në parlament për ligjin, ne do të qëndrojmë

në mbledhje, por në qoftë se jeni të vendosur për të mos na e dhënë fjalën, sigurisht që ne do të

largohemi dhe ju vazhdoni monologun.

Ju jeni për monolog dhe jo për ballafaqim me opozitën në parlament.

Erjon Braçe – Zoti Ministër, a ka mundësi që të mos hyni në debat me kolegët deputetë?

Po e sqaroj edhe një herë për komisionin, publikun, median dhe për kë të doni. Përpara

kemi një projekt-kalendar pune të komisionit, në të cilin parashikohet qartësisht jo vetëm diskutimi

i secilës çështje një për një, por mbi të gjitha edhe mundësia që opozita të flasë në kohë të barabartë

me secilin nga kolegët këtu në sallë, pavarësisht se për aq kohë sa kam unë në këtë komision, jeni

ju ata që keni folur më shumë se kushdo tjetër.

Zoti Ndreu, a ka mundësi?

Page 19: Procesverbal, datë 11.11.2016

19

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Patjetër që mund të dilni.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të kemi parë ty se si e kë drejtuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Hapi kamerat dhe arkivin që ta shikosh se çfarë ke bërë ti.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kemi frikë shumë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E merr me mend ai, s’ka se pse ta lexojë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, në kalendarin e punës së komisionit është parashikuar shumë qartë se procesi i

diskutimeve do të bëhet në më shumë ditë sa është diskutuar që nga viti 2000 e këtej. Çështja është

shumë e qartë. Unë ju ftoj që të jepni mendimet tuaja për komisionin. Kemi lënë dy ditë në

dispozicion për seancat dëgjimore. Unë mendoj që në seancat dëgjimore, veçanërisht për çështjet

që kanë të bëjnë me shpenzimet publike, të jenë prezent në Komisionin e Ekonomisë dhe

Financave ministrja e Arsimit, ministri i Shëndetësisë, ministri i Bujqësisë, ministri i Transportit

dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët kanë edhe pjesën kryesore të shpenzimeve të

buxhetit të shtetit gjë që nuk ka ndodhur në kohën e profesorit të famshëm.

Njëherazi, për të katërtin vit radhazi, thërrasim për të marrë opinion mbi projektbuxhetin,

edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, detyrim ligjor që nuk është zbatuar asnjëherë në 8 vjet.

Pra, përtej transparencës që do të bëj vetë komisioni për buxhetin e shtetit, ne do të marrim

edhe opinionin e një institucioni tjetër tërësisht të pavarur dhe tek i cili opozita ka besim të verbër.

Kaq e thjeshtë është.

Ka ndonjë shqetësim lidhur me projekt-kalendarin?

Jo.

Atëherë, Komisioni i Ekonomisë është i detyruar që ta hedhë në votim.

Pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Zoti Ministër, merreni me vete një kopje të kalendarit të punës. Gjithashtu, duhet të dini,

se ministri i Financave duhet të jetë prezent në çdo seancë të punës së këtij komisioni.

Page 20: Procesverbal, datë 11.11.2016

20

Arben Ahmetaj – Patjetër. Jam shumë i qartë dhe do jetë kënaqësi për mua të jem

prezent.

Erjon Braçe – Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA