8
ORGAN I LIDHJES SË HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË Viti 2 - Nr. 23 e premte 17 janar 2013 / 15 Rabiul-Evvel 1435 Editorial/ S apo dëgjojmë apo mësojmë se në qiell lindi hëna e re e muajt të tretë të kalendarit hënor (lunar) “Rabiul Evvel” menjëherë mendja na shkon tek njëra nga dhuratat më të mëdha që Zoti ia dha njerëzimit. Ajo është lindja e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam). këtë muaj lindi ai që do të ishte shembulli më i lartë dhe pasqyra më e qartë për njerëzimin, ai që ishte dhe vazhdon të jetë morali më i përsosur dhe ndriçuesi i pashtershëm. Në këtë muaj lindi vula e Profetëve, mëshira për mbarë njerëzimin, shporrësi idhujtarisë, krenaria e njerëzisë, çliruesi i skllavërisë, burimi i urtësisë, morali më i përsosur, reformatori i suksesshëm dhe krijesa më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo muaji Rabiul Evvel nuk na kujton vetëm lindjen e tij, por dhe jetën profetike të mbushur me ngjarje e histori që na bëjnë të mësojmë e të marrim shembull nga jeta e Profetit tonë. Shumë njerëz mendojnë se ky është muaji i kremtimit të ditëlindjes së Profetit të dashur dhe thurja e lëvdatave duke menduar se kështu shprehet dashuria ndaj Dërguarit Allahut. Mirëpo historia islame na tregon se pikërisht ky muaj është ndër muajt më të ngjeshur në jetën e Muhamedit (alehissalatu Fq . 3 / Aktualitet/ Përplasja Erdogan-Gylen dhe efektet e saj mbi qeverisjen Fq .4/ Profeti Isa, i biri Merjemes (a.s.) dhe mrekullitë e tij uesselam). Pikërisht në këtë muaj lindi Profeti Muhamed, në këtë muaj u përmbush hixhreti, në këtë muaj ndodhën 13 luſtëra dhe ekspedita ushtarake dhe në të njëtin muaj vdiq. Pra po të studiojmë historinë profetike me vëmendje, ky muaj na bën më të vetëdijshëm që të ndërgjegjësohemi më shumë rreth përgjegjësive që na takojnë dhe sfidave të kohës. Ky është muaji që na kujton se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) lindi për të kryer një mission të shenjtë dhe pjesa kryesore e këtij misioni është zhvilluar pikërisht në këtë muaj. Muaji Rabiul Evvel na mëson se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) mbërriti në Medinë ku dhe filloi menjëherë formimin e shtetit të parë islam. Hixhreti më vete është ngjarja më e shfaqur dhe më me ndikim në jetën e sahabëve qoſtë për muhaxhirët që u shpërngulën nga Meka në Medinë, qoſtë për Ensarët (banorët vendas të Medinës) të cilët i pritën. parët lanë shtëpitë, trojet, punët, bizneset, pasuritë e tyre për hir të Allahut, kurse të dytët morën përsipër strehimin e tyre në Medinë dhe ndihmesën ndaj tyre. Po ashtu vëllazërimi mes sahabëve dhe formimi i shtetit islam që filloi po në këtë muaj bashkë me përfundimin e hixhretit tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme për reformimin rrënjësor që synonte dhe arriti ta realizonte më vonë Profeti (alejhissalatu uesselam). Historia islame na mëson se Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) lindi më 12 të muajit Rabiul Evvel, në të njëjtën datë mbërriti në Medinë (përfundoi hixhretin) dhe po në këtë datë vdiq. A mos vallë kjo është dicka e rastësishme? A është e rastësishme po ashtu përveç datës njëjtë kur lindi dhe vdiq Profeti (alejhissalatu uesselam) të dyja këto të ndodhnin ditën e hënë. Ky është një mesazh i qartë që në muajin, ditën dhe datën kur lindi Profeti (alejhissalatu uesselam) pasi të gëzohemi për lindjen e tij duhet të ndjejmë hidhërim për vdekjen e tij ashtu siç u mërzitën dhe u hidhëruan sahabët e nderuar kur mësuan për vdekjen e njeriut më të dashur të tyre. Ashtu sikur nuk është e hijshme që datën e vdekjes së Profetit të dashur ta kthejmë në ditë vaji ku të vajtojmë me britma dhe ulërima, po ashtu nuk është e hijshme që të njëjtën datë ta kthejmë në kremtime dhe festime, në lavde e poezi kur e dimë fare mirë se të parët tanë në tre shekujt fatlum, sahabët, tabiinët dhe tabitabiinët, përfshi dhe katër imamët e njohur të shkollave juridike islame nuk kanë bërë as njërën dhe as tjetrën. Ata nuk kanë festuar dhe as vajtuar në këto forma sepse e kishin kuptuar fare mirë urtësinë e Zotit të Gjithdijshëm i Cili nëpërmjet këtyre datave të njëjta na tregon se ashtu si Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) që lindi, jetoi dhe vdiq për t’u përmbushur një mision hyjnor, atëherë dhe muslimanët pas tij duhet të ndjekin të njëjtën rrugë dhe metodë. Këtë e shohim të qartë në tre gjeneratat e para islame, në shekujt fatlumë të cilët jetuan dhe vdiqën për të njëjtin mission. Ky Fq . 7/ Ekonomi/ Shitja me këste e praktikuar në disa banka Nga hoxhë Mustafa Tërniqi PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL Nga hoxhë Emerim Koci Nga Shejh Jusuf bin Abdullah el Shbili (...vijon në faqen nr. 3)

PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

  • Upload
    others

  • View
    19

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

ORGAN I LIDHJES SË HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË Viti 2 - Nr. 23 e premte 17 janar 2013 / 15 Rabiul-Evvel 1435

Editorial/

Sapo dëgjojmë apo mësojmë se në qiell lindi hëna e re e muajt të tretë të kalendarit

hënor (lunar) “Rabiul Evvel” menjëherë mendja na shkon tek njëra nga dhuratat më të mëdha që Zoti ia dha njerëzimit. Ajo është lindja e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam). Në këtë muaj lindi ai që do të ishte shembulli më i lartë dhe pasqyra më e qartë për njerëzimin, ai që ishte dhe vazhdon të jetë morali më i përsosur dhe ndriçuesi i pashtershëm. Në këtë muaj lindi vula e Profetëve, mëshira për mbarë njerëzimin, shporrësi idhujtarisë, krenaria e njerëzisë, çliruesi i skllavërisë, burimi i urtësisë, morali më i përsosur, reformatori më i suksesshëm dhe krijesa më e dashur e Zotit Fuqiplotë.

Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo muaji Rabiul Evvel nuk na kujton vetëm lindjen e tij, por dhe jetën profetike të mbushur me ngjarje e histori që na bëjnë të mësojmë e të marrim shembull nga jeta e Profetit tonë. Shumë njerëz mendojnë se ky është muaji i kremtimit të ditëlindjes së Profetit të dashur dhe thurja e lëvdatave duke menduar se kështu shprehet dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut. Mirëpo historia islame na tregon se pikërisht ky muaj është ndër muajt më të ngjeshur në jetën e Muhamedit (alehissalatu

Fq . 3 / Aktualitet/ Përplasja Erdogan-Gylen dhe efektet e saj mbi qeverisjen

Fq .4/ Profeti Isa, i biri Merjemes (a.s.) dhe mrekullitë e tij

uesselam). Pikërisht në këtë muaj lindi Profeti Muhamed, në këtë muaj u përmbush hixhreti, në këtë muaj ndodhën 13 luftëra dhe ekspedita ushtarake dhe në të njëtin muaj vdiq. Pra po të studiojmë historinë profetike me vëmendje, ky muaj na bën më të vetëdijshëm që të ndërgjegjësohemi më shumë rreth përgjegjësive që na takojnë dhe sfidave të kohës. Ky është muaji që na kujton se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) lindi për të kryer një mission të shenjtë dhe pjesa kryesore e këtij misioni është zhvilluar pikërisht në këtë muaj.

Muaji Rabiul Evvel na mëson se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) mbërriti në Medinë ku dhe filloi menjëherë formimin e shtetit të parë islam. Hixhreti më vete është ngjarja më e shfaqur dhe më me ndikim në jetën e sahabëve qoftë për muhaxhirët që u shpërngulën nga Meka në Medinë, qoftë për Ensarët (banorët vendas të Medinës) të cilët i pritën. Të parët lanë shtëpitë, trojet, punët, bizneset, pasuritë e tyre për hir të Allahut, kurse të dytët morën përsipër strehimin e tyre në Medinë dhe ndihmesën ndaj tyre. Po ashtu vëllazërimi mes sahabëve dhe formimi i shtetit islam që filloi po në këtë muaj bashkë me përfundimin e hixhretit tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme për reformimin rrënjësor që synonte dhe arriti ta realizonte më vonë Profeti (alejhissalatu uesselam).

Historia islame na mëson se Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) lindi më 12 të muajit Rabiul Evvel, në të njëjtën datë mbërriti në Medinë (përfundoi hixhretin) dhe po në këtë datë vdiq. A mos vallë kjo është dicka e rastësishme? A është e rastësishme po ashtu që përveç datës së njëjtë kur lindi dhe vdiq Profeti (alejhissalatu uesselam) të dyja këto të ndodhnin ditën e hënë. Ky është një mesazh i qartë që në muajin, ditën dhe datën kur lindi Profeti (alejhissalatu uesselam) pasi të gëzohemi për lindjen e tij duhet të ndjejmë hidhërim për vdekjen e tij ashtu siç u mërzitën dhe u hidhëruan sahabët e nderuar kur mësuan për vdekjen e njeriut më të dashur të tyre.

Ashtu sikur nuk është e hijshme që datën e vdekjes së Profetit të dashur ta kthejmë në ditë vaji ku të vajtojmë me britma dhe ulërima,

po ashtu nuk është e hijshme që të njëjtën datë ta kthejmë në kremtime dhe festime, në lavde e poezi kur e dimë fare mirë se të parët tanë në tre shekujt fatlum, sahabët, tabiinët dhe tabitabiinët, përfshi dhe katër imamët e njohur të shkollave juridike islame nuk kanë bërë as njërën dhe as tjetrën. Ata nuk kanë festuar dhe as vajtuar në këto forma sepse e kishin kuptuar fare mirë urtësinë e Zotit të Gjithdijshëm i Cili nëpërmjet këtyre datave të njëjta na tregon se ashtu si Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) që lindi, jetoi dhe vdiq për t’u përmbushur një mision hyjnor, atëherë dhe muslimanët pas tij duhet të ndjekin të njëjtën rrugë dhe metodë. Këtë e shohim të qartë në tre gjeneratat e para islame, në shekujt fatlumë të cilët jetuan dhe vdiqën për të njëjtin mission. Ky

Fq . 7/ Ekonomi/ Shitja me këste e praktikuar në disa banka

Nga hoxhë Mustafa Tërniqi

PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL

Nga hoxhë Emerim Koci

Nga Shejh Jusuf bin Abdullah el Shbili

(...vijon në faqen nr. 3)

Page 2: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Lidhja / Nr. 23 / 17 janar 2013 2

LIDHJA HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË

Unaza e Re, Rruga: “ Teodor Keko” Pal lat i Edglis, Tiranë -Shqipëril [email protected] & Fax: +355 (0)48320160http://www.l idhjahoxhallareve.com

Bordi botues:Justinian TOPULLIGenc PLUMBIMustafa TËRNIQI

Disa këshilla për besimtarët jo

hoxhallarë që mbajnë hytbe në Perëndim

Pyetje: Es-selamu alejkum të

nderuar hoxhallarë! Unë jetoj prej kohësh ne Evropë dhe siç dihet aty jeton një numër i madh shqiptarësh muslimanë, të cilët për fat të keq vuajnë nga mungesa e madhe e hoxhallarëve. Kjo ka bërë që shpesh herë të detyrohemi që namazin e të xhumasë ta fali njëri prej nesh, edhe pse përgatitja jonë fetare është tepër modeste. Do ju lutesha të na jepnit disa sugjerime për gjërat më të domosdoshme që duhet të plotësojë një musliman për të mbajtur hytben dhe për të falur namazin e të xhumasë me xhemat sipas normave islame, pavarësisht përgatitjes së tij modeste nga ana fetare. Nëse është e mundur dhe disa këshilla të përgjithshme rreth përgatitjes së hytbes.

Përgjigje: Së pari duhet të dimë se

Hytbeja e ditës së Xhuma është detyrë (vaxhib) dhe nje nga kushtet e xhumasë. Për këtë arsye nuk duhet anashkaluar, por duhet kryer qoftë edhe duke plotësuar kushtet minimale të saj. Në vendet evropiane ku ka shumë refugjatë, muslimanët mund të organizohen edhe vetë për faljen e xhumasë duke mbajtur ndonjëri prej tyre hytben shkurt dhe duke falur namazin e xhumasë edhe pse nuk mund të jetë i përgatitur si hoxhë. Kjo vlen edhe për studentët në shkollat apo fakultetet e ndryshme.

Nëse në një vend mblidhen së paku tre vetë dhe dikush prej tyre mban dy hytbe njëra pas tjetrës në kohën e duhur, dmth kur ka hyrë koha e drekës, pasi Dielli anon nga kupa e qiellit, madhëron dhe falënderon Allahun duke dërguar edhe salavate për Profetin Muhamed (alejhissalatu uesselam),

u drejtohet të pranishmëve më këshillë nëpërmjet ndonjë argumenti fetar dhe më pas fal xhumanë, atëherë kjo është e mjaftueshme edhe pse mund të mbahet fare shkurt. Përsa i përket namazit të xhumasë është detyrë të falen vetëm dy rekate namaz ku këndon me zë njësoj si në namazin e sabahut. Duhet patur parasysh se ai njeri që do e falë namazin e xhumasë të mundohet të lëxojë të paktën suren el-Fatiha pa gabime brenda mundësive.

Sidoqoftë, nëse jepet mundësia për të mbajtur një hytbe më të mirë dhe më ndikuese te njerëzit nga persona apo nga studentë ose nxënës të shkollave të ndryshme të cilët nuk kanë njohuri të thella fetare por kanë hapësira për të përgatitur një ligjërim të mirë le t’u përmbahen këtyre këshillave:

1- Të vendosë temën e hytbes më parë që të jetë i qartë dhe përçues i mesazhit gjatë ligjërimit. Mundet ta përgatisë hytben edhe të shkruar në letër.

2- Të hipë në mimber (nëse është e mundur prezenca e mimberit) ose të qëndrojë në një vend më të lartë ku mund të shfaqet më mirë, por në varësi të numrit të vogël të pjesmarrësve mund të qëndrojë në këmbë para tyre.

3- Ta fillojë hutben duke madhëruar dhe falënderuar Allahun pastaj duke dërguar salavate Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam).

4- Të paraqesë temën e hutbes në mënyrë që të qartësohet më shumë tek njerëzit.

5- Të përmendë ndonjë ajet ose hadith ku mund të mbështesë tematikën e hytbes.

6- Të zhvillojë temën.7- Të jetë i qartë në ligjërim

duke përdorur fjalë të thjeshta e të kuptueshme.

8- Të përqendrohet brenda temës duke mos dalë jashtë saj dhe duke mos u zgjeruar në tema dytësore.

9- Mundësisht të pasurojë hytben me ajete të tjera, hadithe apo thënie të dijetarëve nëse është e mundur por pa e tepruar.

10- Të vëzhgojë dhe të kontrollojë xhematin dhe

Fetva/ përqëndrimin e tyre që të mos zgjatet shumë e mos t’i rëndojë me fjalë të tepërta.

11- Në përfundim të hytbes së parë të ulet për një pushim shumë të shkurtër.

12- Çohet dhe fillon hytben e dytë duke madhëruar dhe falënderuar Allahun pastaj duke dërguar salavate Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam).

13- Mundohet të ligjërojë në hytben e dytë më pak se në të parën.

14- Bën përmbledhjen e temës që është mbajtur në hytben e parë dhe jep udhëzimin apo moralin e temës në formë këshille të përmbledhur në pak fjalë.

15- Bën dua sipas nevojës dhe rrethanave.

16- Zbret nga minberi dhe pas ikametit menjëherë udhëzon për rregullimin e safeve dhe fal namazin e xhumasë.

A ka qenë Isai (Krishti) i martuar?!

Pyetje: Në librat e të krishterëve Profeti

Isa (Jezu Krishti) paraqitet se nuk është martuar kurrë. Cfarë thotë feja islame rreth kësaj?

Përgjigje: Në fenë islame nuk ka ndonjë

argument të drejtpërdrejt që pohon ose mohon martesën e Isait (alejhisselam) me ndonjë grua. Mirëpo ekziston një ajet kuranor që tregon se Profetët në përgjithësi kanë qenë të martuar dhe kanë pasur pasardhës. Allahu në Kuran thotë: “Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë bashkshorte dhe pasardhës.” Surja Rra’d 38. Në vargun e Profetëve ishte dhe Isai (alejhisselam) rreth të cilit nuk ka ndonjë argument që ai është vecuar nga Profetët e tjerë në këtë aspekt. Po ashtu dihet se Isai a.s (Jezusi) ishte hebre dhe sipas zakoneve hebraike një burrë hebre duhet të ishte i martuar dhe beqaria dënohej. Ndërkohë martesa ka qenë tradita e Profetëve në përgjithësi cka do të thotë se Isai a.s mund të ketë qenë i martuar.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Vonesa në shlyerjen e borxhit

Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Vëllimi 13 / faqja 171Pyetja e 12 nga fetvaja me nr.8859

Pyetje: Çfarë gjykimi ka atë që e

vonon shlyerjen e borxhit dhe ai ka mundësinë ta shlyej atë? Ju lutem të më sqaroni me detaje.

Përgjigje: Nuk lejohet të vonohet shlyerja

e borxhit, për atë njeri që ka mundësitë ta shlyej detyrimin që rëndon mbi të. Argument për këtë është hadithi që përcjell Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Vonimi i borxhit nga ai që ka mundësi, është padrejtësi dhe nëse ju çojnë te dikush tjetër që mund ta shlyejë borxhin në vend të borxhliut, atëherë shkoni tek ai (për të marrë borxhin).” (Buhariu & Muslimi)

Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4717&back=true

Page 3: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Nr. 23 / 17 janar 2013 / Lidhja3

Konflikti i ndezur mes kryeminisitrt turk Rexhep Erdogan dhe xhematit të

Fetullah Gylenit tashmë ka dalë në sipërfaqe dhe rrezikon së tepërmi qeverinë konservatore të Ankrasë. Xhemati i Gyleni, ose i ashtuquajtur “Hyzmeti” lindi në vitet 70-të. Gyleni që tashmë i ka mbushur 73 vitet jeton në Pelsivani të SHBA-së dhe njihet për kujdesin e madh që tregon për shfaqjen publike nëpër media dhe kryesisht shprehet përmes zëdhënësve të tij. Organizata që ai drejton zotëron një rrjet të madh shkollash të shpërndara në më shumë se 100 vende të botës. Gjithashtu ky xhemat zotëron një rrjet televizonesh dhe gazetën “Zaman”, “Bugun” “Huriyet”, etj. Numri i ndjekësve numërohet me miliona sipas pretendimeve të vetë xhematit dhe prezenca e tij në mesin e njerëzve të biznesit është e madhe, madje xhemati ka krijuar një organizatë të posaçme në të cilën bëjnë pjesë njerëz të biznesit, drejtësisë, policisë, gjygjësorit etj. Që kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim fitoi zgjedhjet nën udhëheqjen e Erdoganit, lëvizja e “Hyzmetit” që i përket të njëjtës shtresë të konservatorëve, përfaqësonte një aleat të dukshëm për qeverinë turke dhe kontribuoi në mënyrë të veçantë

në rrënjosjen e pushtetit edhe në ato insitucione që më parë i përkisnin “regjimit të kaluar”, i cili përkrahte frymën e Ataturkut, siç ishte policia dhe gjygjësori.

Por para pak vitesh krisjet dhe konfliktet filluan që të thelloheshin dhe gjatë protestave në Sheshin Taksim që lëkundën qeverinë turke në korrik të vitit të shkuar, qeveria e Erdoganit akuzoi lëvizjen e Gylenit për dhunën e ushtruar mbi protestuesit me qëllimin për të provokuar një reaksion të fuqishëm kundër qeverisë me ndihmën e njerëzve të saj në polici. Por ndarja e madhe ndodhi atëherë kur qeveria turke shpalli mbylljen e rrjetit të shkollave përgatitore parauniversitare “Dershan”, të cilat ishin ngritur për të mbështetur nxënësit për të kaluar në provimet universitare. Numri i këtyre shkollova është me qindra dhe kontribuojnë fuqishëm në të ardhurat finaciare të kësaj lëvizjeje. Që prej këtij momentit makinëritë mediatike të Gylenit thërrasin fort kundër këtij vendimi dhe se xhemati do të bëjë të pamundurën që ky vendim të mos arrijë qëllimet e veta.

Erdogani është i bindur se është lëvizja Gylen është ajo që qëndron pas aksionit anti-korrupsion që ka arritur të akuzojë një numër zyrtarësh të afërt me qeverinë, edhe

pse asnjëherë nuk e ka përmendur në mënyrë të drejtë për drejtë emrin e rivalit të tij, por ka konfirmuar se ky hetim përbën një kundërpërgjigje të ndjekësve të Gylenit, të cilët për Erdoganin janë “shtet brenda shetit”, kunder vendimit të tij për të mbyllur rrjetin “Dershan” të shkollave përgatitore. Si asnjëherë tjetër qeveria turke ka urdhëruar një spastrim në postet e larta, të cilat nuk kanë arritur të sinjalizojnë Erdoganin për këtë aksion anti-korrupsion, duke emëruar kështu një numër të madh prokurorësh të përgjithshëm në Stamboll dhe gjetkë, për të arritur

Aktualitet/ PËRPLASJA ERDOGAN-GYLEN DHE EFEKTET E SAJ MBI QEVERISJEN

të pengojë ata që janë ngarkuar me këtë dosje. Edhe pse vetë lëvizja nuk ka shfaqur asnjë aspiratë për të hyrë në zgjedhje, analistët mendojnë se lufta vëllazërore me qeverinë do të shfaqet në kutitë e votimit, duke filluar me zgjedhjet e pritshme vendore në Mars të vitit 2014. Autori i editorialit të gazetës “Huriyet News” parashikon se “ky është edhe fundi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që nuk mbytej.” Para disa kohësh pesë deputet të partisë në pushtet u tërhoqën nga partia duke lënë të kuptohej se mosmarrëveshjet mes palëve janë të thella.

mesazh i qartë na bën të kuptojmë pse gjeneratat e mëvonshme islame ndryshojnë shumë nga tre gjeneratat e para, në jetën e tyre dhe në praktikimin dhe zbatimin e jetës profetike me përpikmëri dhe në të njëjtën kohë kuptojmë se ky ishte sekreti i suksesit të tyre.

Në një këndvështrim tjetër shohim se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta duam shumë Profetin tonë, mirëpo dashuria ndaj tij nuk tregohet duke festuar dhe kremtuar ditëlindjen e tij dhe duke thurur për të vargje dhe lavde por duke zbatuar me përpikmëri jetën e tij. Dashuria ndaj Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) manifestohet në dy aspekte kryesore: Ndjekja e rrugës së tij dhe ringjallja e traditës profetike. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Thuaj (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun atëherë më ndiqni mua dhe Ai do t’ju dojë e do t’jua falë gjynahet. Allahu është Falës i

Madh dhe Mëshirplotë.” Surja Ali Imran 31. Ndërsa imam Buhariu thotë: “Muslimani më i mirë dhe më i vlefshëm është ai që ringjall një sunet nga sunetet (tradita profetike) pasi është zhdukur.” Kurse sahabiu i njohur Abdullah Ibn Abbasi ka thënë: “Çdo vit që kalon vdes një sunet dhe shfaqet një risi (bidat).” E pra, sot jetojmë në kohën kur shumë sunete nga tradita profetike janë të panjohura dhe vendin e tyre e kanë zënë risi (bidate) nga më të ndryshmet. Duke mos u mjaftuar me këto, gjendja që përjetojnë sot muslimanët, të cilët nuk janë të bashkuar por të përçarë, amullia në të gjitha sferat e jetës, sprovat e mëdha dhe mosmarrëveshjet e shumta bën të krijohet një atmosferë aspak e këndshme për të kënduar dhe festuar, por duhet të përvishen mëngët ku çdo musliman të japë mundin e tij për të dalur nga kaosi dhe prapambetja ku kanë rënë. Rizgjimi i muslimanëve nuk arrihet me kremtime dhe festime

por duke ringjallur sunetin e pastër (traditën profetike) dhe duke e ndjekur atë. Një i urtë ka thënë: “Një kështjellë e fortifikuar nuk çlirohet me këngë dhe poezi por me mund dhe vendosmëri.”

Gjithashtu, Profeti (alejhissalatu uesselam) e ka paralajmëruar gjendjen e sotme të umetit dhe në të njëjtën kohë në hadithet e tij të shumta na ka treguar se dalja nga kjo gjendje dhe shpëtimi nga risitë e shumta do të arrihet me zbatimin e sunetit të tij duke identifikuar dhe u larguar nga risitë (bidatet) e shumta. Sahabiu i nderuar Abdullah ibn Umeri ka thënë: “Çdo bidat është humbje (dalalet) edhe sikur njerëzve t’u duket e mirë.” Kurse sahabiu tjetër Hudhejfe ibnul Jeman thotë: “Çdo adhurim të cilin nuk e kanë praktikuar shokët e Pejgamberit (alejhissalatu uesselam) mos e praktikoni as ju, sepse të parët s’kanë lënë për të vonshmit gjë për të thënë (shtuar).”

Ndërsa imam Maliku në shpjegim të versetit kuranor ku

Allahu thotë: “Sot e plotësova fenë Time për ju…” shprehet: “Ajo që s’ka qenë pjesë e fesë në atë kohë s’mund të jetë as sot pjesë e fesë.” Po ashtu imam Euzai thotë: “Qëndro aty ku kanë qëndruar të parët tanë sepse ata me dituri kanë qëndruar aty.”

Andaj nëse duam vërtetë të dalim nga gjendja e rëndë ku ka rënë sot umeti islam dhe muslimanëve t’u kthehet autoriteti dhe prestigji që gëzonin dikur të mos e kthjemë këtë fe fisnike në festime të panevojshme dhe kremtime ku shpenzohet pa kriter, por duhet të gëzojmë duke ndjekur rrugën e të parëve tanë në kryerjen e urdhërave kuranore, porosive profetike, dhe në ndjekjen e kësaj tradite të pastër që na kanë lënë dijetarët dhe ulematë e shquar të këtij umeti. Për këtë imam Maliku ka thënë: “Fundi i këtij umeti nuk do të rregullohet vetëm se duke ndjekur rrugën dhe metodën që i bëri të parët tanë të kenë sukses.”

(...vijon nga faqja nr. 1)

Page 4: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Lidhja / Nr. 23 / 17 janar 2013 4

Isai a.s, si profet i Zotit mes Benu Israilëve Hebrejve

Isai a.s u rrit në Betlehem dhe që i ri shquhej për dije dhe urtësi.

Për herë të parë, ai foli kur ishte i porsalindur, pastaj do të heshtë. Vetëm pasi të mbushë moshën e përshtatshme, ai do të fillojë të flasë sërish.

Me kalimin e viteve, Benu Israilët filluan ta shohin me dyshim Isain a.s. Shumë prej tyre filluan të përhapin fjalë se shkatërrimi i Benu Israilëve do të vijë pikërisht nga duart e këtij djaloshi.

Nëna e tij, e ndërgjegjshme për marifetet e popullit të saj, e mbronte siç mbron një nënë fëmijën e saj. Shpesh herë, ajo e nxirrte jashtë qytetit për ta mbajtur sa më larg njerëzve. Për siguri të jetës së birit të saj, ajo e la Betlehemin dhe u vendos në Jeruzalem, mbi një kodër ku kishte ujë dhe fruta për ushqim. Zoti në Kuran thotë: “Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.” (Muminun, 50)

Isai a.s nuk u obligua me misionin e pejgamberit veçse pasi mbushi tridhjetë vitet. Në këtë moshë, Zoti i lartësuar i shpalli Ungjillin dhe e zgjodhi profet. Atëherë ai filloi t’i ftojë njerëzit në adhurimin e një Zoti të vetëm.

“Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.” (Maide, 46)

Të gjithë interpretuesit e Kuranit janë të mendimit se Isait a.s iu shpall Ungjilli vetëm pasi kishte mbushur të tridhjetat.

Bashkë me Ungjillin, Isait a.s iu dhanë dhe disa mrekulli, si fakte se ishte i dërguari i Zotit tek Benu Israilët.

“dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit” (Al Imran, 49)

Të gjithë profetët, dërgoheshin tek popujt e tyre. Vetëm profeti Muhamed a.s u dërgua për mbarë njerëzimin, madje edhe për xhindet. Siç thamë, Zoti e pajisi me disa mrekulli që faktonin profecinë e tij.

Zoti në Kuran thotë: “...dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni

besimtarë të vërtetë.” (Al Imran, 49)Isai a.s ishte i aftë që një statujë zogu

prej balte t’i jepte jetë me lejen dhe vullnetin e Zotit. Po ashtu, ai mund t’i kthente shikimin një personi që kishte lindur i verbër. Ai shëronte lebrosët me një të prekur, sikur të mos kishin qenë të sëmurë. Veç këtyre mrekullive, Isai a.s dinte se çfarë kishte gatuar secili në shtëpinë e tij dhe çfarë ushqimesh kishin magazinuar. Mrekullia më e madhe që posedonte Isai a.s, ishte ringjallja e të vdekurve. Gjatë jetës së tij, ai ringjalli katër të vdekur.

“Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. – Zoti ua kishte ndaluar disa ushqime Benu Israilëve si ndëshkim. Tashmë ishte koha që ky ndëshkim të anulohej - Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni! Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!” (Al Imran, 50-51)

Megjithatë këto mrekulli, Benu Israilët nuk e besonin si profet dhe të dërguar të Zotit dhe vazhdonin në kokëfortësinë e tyre. E çfarë mund të kërkonin më shumë se kaq si provë?!

“Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e tij (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).” (Ali Imran, 52)

Ishin pikërisht nxënësit dhe shoqëruesit e Isait a.s ata që i premtuan ndihmë dhe mbështetje.

“O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut! Kështu, një pjesë nga bijtë e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.” (Saf, 14)

Numri i nxënësve dhe dishepujve të Isait a.s që e besuan ndërkohë që gjithë njerëzit e përgënjeshtruan, ishte dymbëdhjetë. Më vonë, siç ceket dhe në ajet, Zoti e bëri të triumfojë fenë e krishterë mbi atë hebraike.

Kurse disa interpretues të Kuranit thonë: “Pas Isait a.s, njerëzit u ndanë në tre grupe. Një grup thanë se Mesia ishte vetë Zoti. Një grup thanë se ai ishte biri i Zotit dhe grupi i tretë besuan se ishte profet dhe i dërguar i Zotit. Tek grupi i tretë hynin monoteistët e krishterë dhe atyre iu bashkëngjit umeti i Muhamed Mustafasë a.s. Ngadhënjimi që ceket në fund të ajetit të mësipërm është ngadhënjimi i umetit të Muhamedit a.s.”

Edhe pse besuan në profecinë e Isait a.s, dishepujt kishin pasiguri dhe ishin të lëkundur. “dhe se si kur

i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!” (Maide, 111)

Edhe pse ishin besimtarë dhe e dëshmonin këtë para Isait a.s, ata vazhdonin të lëkundur, gjë e cila duket në kërkesën e çuditshme që i drejtuan Isait a.s. (Lexo Sure Maide, 111-116).

Zoti i paralajmëroi, se nëse sofra do të zbriste nga qielli dhe do kishte njerëz që nuk do të besonin dhe do të lëkundeshin, - ashtu siç kishte ngjarë më parë me popullin e Salihut – këta njerëz do të ndëshkoheshin si askush tjetër më parë. Kështu, sofra e kërkuar zbriti nga Xheneti siç e kërkuan. Ajo u vendos mbi tokë dhe dishepujt hëngrën nga ushqimet e saj. Kjo bëri që të qëndrojnë në besim dhe të mos përgënjeshtrojnë. Vetëm njëri prej tyre do e tradhtojë Isain a.s, siç do ta shohim më pas.

Duke qenë se njerëzit i shihnin dhe i transmetonin mrekullitë e Isait a.s, murgjërit hebrenj u frikësuan se mos feja e tyre shuhet dhe vendin e saj e zë feja e Isait a.s. Ata do të humbnin njëkohësisht si pushtetin fetar, ashtu dhe atë politik. Kështu, ata thurën një komplot kundër Isait a.s, vajtën tek mbreti romak i asaj zone dhe filluan t’i flasin mbi Isain a.s. Ata i thanë se Isai a.s pretendon se është mbreti i çifutëve dhe se synon fronin e tij mbretëror. I frikësuar nga humbja e pushtetit, mbreti urdhëroi ushtarët ta gjenin Isain a.s ku të ishte dhe ta kryqëzonin. Asokohe ishte traditë që kushdo që dënohej me vdekje, mbërthehej me gozhda mbi një kryq dhe lihej të vdesë. Gozhdët i viheshin në dy duart, në kraharor dhe në dy këmbët. I dënuari vdiste brenda dy ditësh nga dita e kryqëzimit.

Diçka e tillë ndodhte tre vite pasi Zoti e kishte dërguar si profet tek hebrenjtë.

Ngritja e Isait a.s në qiellRrëfenjat izraelite lidhur me ngritjen

e Isait a.s në qiell janë të panumërta. Nga transmetimet e sakta lidhur me

këtë çështje, nuk kam gjetur veçse një transmetim te Nesaiut sipas kritereve të imam Muslimit. Të gjithë rrëfenjat izraelite unë nuk i kam marrë për bazë, pasi është e vështirë të dallosh të vërtetën nga e shtrembëta. Lidhur me këtë çështje, jam mjaftuar me atë që transmeton Abdullah Ibnu Abasi i cili thotë: “Kur deshi Zoti ta ngrejë Isain në qiell, ai qëndroi mes dishepujve të tij në shtëpi, numri i të cilëve ishte dymbëdhjetë. Ai hyri mes tyre me flokët që i kullonin ujë dhe u tha: “Është njëri prej jush, që do të më përgënjeshtrojë dymbëdhjetë herë, pasi ka besuar.” Pas pak u tha:”Cili prej jush pranon të marrë imazhin tim dhe të vritet në vendin tim? Ai që do e bëjë këtë, do të jetë përbri meje (në Xhenet).” Në çast pranon më i riu ndër dishepujt, por Isai a.s e uli dhe nuk e pranoi për shkak të moshës. Isai a.s u drejtohet sërish dishepujve me fjalët:”Kush prej jush pranon të flijohet në vendin tim?” Të gjithë heshtën, përveç djaloshit të ri i cili tha:”Unë.” Isai a.s i tha:”Ti do të jesh atëherë.” dhe në çast djaloshit iu dha pamja e Isait a.s. Isai a.s u ngrit në qiell nëpërmjet baxhës së tavanit, ndërkohë që dishepujt e ndiqnin me sy. Kur erdhën ushtarët e mbretit, morën djaloshin që kishte pamjen e Isait a.s, e vranë dhe pastaj e kryqëzuan.”

Ushtarët arrestuan dhe dishepujt, të cilët pranuan se ishin shokët dhe dishepujt e Isait a.s, përveç njërit që e mohoi këtë fakt. Ushtarët e lanë të lirë këtë person, por lajmet ishin të sigurta se edhe ai ishte dishepull i Isait a.s. Atëherë e arrestuan përsëri dhe ai u betua se nuk ishte dishepull i Isait a.s. Dëshmitarët vinin e shkonin me dëshmi se ai ishte dishepulli i Isait a.s. Kur dëgjoi për këtë, ai u arratis. Sa herë që e kapnin dhe hetonin, ai e mohonte faktin se kishte qenë dishepull. Kjo vazhdoi dymbëdhjetë herë.

Më vonë, hebrenjtë iu frikësuan trazirave që mund të ndodhnin nëse do të vazhdonin me persekutimin e të gjithë atyre që i kishin besuar Isait a.s, prandaj i lanë të qetë, me

PROFETI ISA, I BIRI MERJEMES (A.S.) DHE MREKULLITË E TIJ

Nga hoxhë Emerim Koci

(...vijon nga numri i kaluar)

(...vijon në faqen nr. 5)

Page 5: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Nr. 23 / 17 janar 2013 / Lidhja5

kusht që të mos e propagandojnë fenë. Kështu, dishepujt u detyruan të propagandojnë në fshehtësi. Krishterimi vazhdoi të përhapej në fshehtësi për dyqind e dyzet vite me radhë.

Krishterimi triumfoi vetëm kur u përqafua nga Kostandini, perandori romak. Ai u bë i krishterë, por arriti të fusë shumë paganizma të trashëguara nga feja e tij e parë. Për dyqind e dyzet vite, të krishterët jetuan në monoteizëm të pastër. Ishte Kostandini ai që e përzjeu krishterimin me paganizma dhe ishte ai që i zgjidhte murgjërit dhe peshkopët sipas interesit. Që atëherë krishterimi filloi devijimin.

Abdullah ibnu Abasi thotë :”Të krishterët u ndanë në tre grupe: Njëri grup tha: “Mes nesh ishte vetë Zoti, i cili qëndroi sa deshi dhe u ngjit në qiell. – këta njihen si Jakobinjtë – Grupi i dytë thanë:”Mes nesh ishte biri i Zotit, i cili qëndroi sa deshi dhe u ngjit në qiell – Këta janë Nestorianët, të cilët përfaqësojnë shumicën e të krishterëve – Grupi i tretë thanë:”Mes nesh ishte robi i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai qëndroi sa deshi dhe pastaj

Zoti e ngriti në qiell. – Këta janë myslimanët.”

Edhe sot e kësaj dite, ekziston një sekt i krishterë të cilët quhen Unitarian, të cilët besojnë se Isai a.s (Jezusi) ishte profet dhe i dërguar i Zotit. Ata kanë kishat e tyre dhe Ungjillin i cili nuk përmban paganizma. Ky ungjill njihet me emrin Ungjilli i Barnabas.

Abdullah ibnu Abasi thotë :”Dy grupet e para triumfuan mbi grupin e tretë dhe e mbytën zërin e tyre. Zëri i drejtë i Islamit vazhdoi i mbytur, derisa Zoti dërgoi Muhamedin a.s. Ky është dhe interpretimi i ajetit: “Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.” (Saf, 14)

(Lexo edhe Suren Nisa, 158-159) Ngritja në qiell e profetit Isa a.s,

është shenjë e Ditës së Kiametit.Një ndodhi të tillë të pazakontë,

Zoti i lartësuar e ka shënjestruar si sinjal i afrimit të Ditës së Kiametit. Zoti në Kuran mbi këtë fakt thotë: “Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!” (Zuhruf, 61)

Kështu u ngrit në qiell profeti Isa a.s,

i cili vazhdon të jetë i gjallë dhe vetëm pak kohë para se të ndodhë Kiameti do të kthehet sërish në tokë. Ai do të kthehet për të vrarë Dexhallin. Profeti Muhamed a.s në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Daudi Thotë :”Profetët janë vëllezër të një babai, i përkasin një feje dhe kanë nëna të ndryshme. Unë jam njeriu më i afërt me Isain birin e Merjemes, sepse mes tij dhe meje nuk ka asnjë profet tjetër. Ai do të kthehet dhe nëse e shihni, besojeni. Ai është as i gjatë dhe as i shkurtër, me fytyrë të bardhë që anon nga e skuqura, flokët i duken sikur i kullojnë ujë, edhe pse nuk i ka të lagura. Ai do të zbresë tek minarja e bardhë e xhamisë në Damask. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrin, anulon taksat, shfuqizon të gjithë fetë përveç islamit. Në kohën e tij, Zoti do vrasë dhe Dexhallin. Toka do të përfshihet nga drejtësia, saqë devetë do të kullosin me luanët, lopët me tigrat dhe delet me ujqërit, kurse fëmijët do të luajnë me gjarpërinjtë pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Ai do të qëndrojë në tokë për dyzet vjet , pastaj do të vdesë.”

Siç thamë, Isai a.s nuk ka vdekur, por jeton i gjallë në qiell. Ai do të vdesë pas zbritjes në kohën e Dexhallit. Do

të jenë myslimanët ata që do i falin xhenazen dhe do e varrosin.

“Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Merjem, 33)

Isai a.s Ditën e GjykimitDitën kur të gjithë njerëzit do të

ringjallen, Zoti i Lartësuar do i kërkojë Isait a.s sqarim mbi faktin që njerëzit e konsideronin atë si bir të Zotit.

Kjo ceket në Kuran. (Lexo Sure Maide, 116-117)(Lexo Sure Nisa, 171-172)Profeti Isa a.s ishte profet i nderuar,

i cili u pasua nga profeti dhe i dërguari më i mirë i Zotit, nga vula e profetëve, Muhamed Mustafaja a.s.

E lusim Zotin xh sh ta pranojë këtë sacrifice dhe ta shënojë në regjistrin e veprave tona të mira! E lusim Zotin që të ndjekim gjurmët e profetëve dhe profetit te fundit Muhamed mustafase në thirrje, vepra, devocion dhe përkushtim!.

Paqja e Zotit qoftë mbi profetin Muhamed, profetët e tjerë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri Ditën e Gjykimit. Amin!

HADITHI NR. 18 Ibn Adiu transmeton prej Ibn Abbasit

se ai tha: “Kur u zbrit ajeti “Padyshim, më të mirët e Krijimit janë ata që besuan dhe bënë vepra të mira.” (98:7), i Dërguari i Allahut (a.s.) i tha Aliut: “Kjo do të thotë se ti dhe ndjekësit (ar.- shiitët) e tu, Ditën e Ringjalljes do të jeni të kënaqur dhe kënaqës (për Allahun).”

Grada e hadithit: Këtë hadith

e transmeton imam Taberiu ne Tefsirin e tij 24/556 dhe në zinxhirin e tij gjendet Ebul-Xharud Zijad ibnul Mundhir të cilin e kanë konsideruar si të tepër të dobët në transmetimet e tij, imam Ahmedi, Buhariu, dhe të tjerë, ndërkohë imam Ebu Davudi, Jahja ibn Meini, Ibn Hibbani e të tjerë e konsiderojnë si gënjeshtar.

Sic shikohet burimet Shiite nuk mjaftohen në ngritjen e kultit të Aliut mbi sahabët e tjerë, por mundohen të sajojnë transmetime të ndryshme që bëjnë të besosh se edhe sekti shiit është sekti fatlum dhe grupi më i mirë në mesin e muslimanëve, madje duhet të besosh sipas tyre se vetëm shiitët janë të shpëtuarit dhe të merituarit. Ndërkohë ndihmësit dhe respektuesit e vërtetë të Aliut r.a janë të gjithë muslimanët suni të cilët I duan të gjithë sahabët pa përjashtim. Për këtë imam Ibn Haxher El-Hejtemi në “Essavaik El-Muhrikah” thotë: “Ndjekësit e vërtetë të Aliut janë Ehli Suneti, sepse ata e duan Aliun r.a ashtu sic ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij (alejhissalatu uesselam). Ndërsa të tjerët përvec sunitëve në të vërtetë janë armiqtë e tij.” Ky dijetar i shquar po

na tregon se dashuria shfaqet ashtu si do Zoti dhe Profeti (alejhissalatu uesselam) duke respektuar të gjithë sahabët e nderuar dhe duke i lënë Aliut r.a vendin që i takon pa e ngritur aq shumë mbi të tjerët dhe pa e ulur nën shkallën e merituar që gëzon. Nga ana tjetër ajeti i përmendur në këtë transmetim nuk ka si të ketë kuptim kaq të ngushtë ku tregon se gjoja vetëm shiitët janë ata që kanë fituar kënaqësinë e Allahut, ndërkohë shikojmë ajete të tjera Kuranore që tregojnë se sahabët në përgjithësi kanë fituar kënaqësinë e vërtetë të Allahut të Lartësuar. Allahu në Kuran thotë: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.” Surja El-Fet’h 29. Në këtë verset të Kuranit Allahu i Madhëruar pohon se shokët e Profetit (alejhissalatu uesselam) jo vetëm që kanë fituar kënaqësinë e Zotit por bashkë me cilësitë e tyre të larta janë përshkruar më parë në librat e shenjtë si Tevrati dhe Inxhili. Në një ajet tjetër thotë: “Sa u përket besimtarëve të

parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu për ta ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” Surja Etteube 100. Në këtë ajet përmenden qartë Muhaxhirët dhe Ensarët por dhe të gjithë ata besimtarë të cilët ndjekin rrugën e tyre më pas deri në Ditën e Gjykimit. Cka do të thotë se nuk bëhet fjalë për shiitët që pretendojnë të kundërtën duke shpikur hadithe sipas dëshirave të tyre, por të gjithë ata besimtarë që besojnë sic do vetë Zoti dhe i Dërguari i Tij.

HADITHI NR.19

Ebu Bekri dhe Aliu erdhën të vizitonin varrin e Profetit (s) gjashtë ditë pas ndërrimit jetë të tij. Imam Aliu i tha Ebu Bekrit: “Vazhdo ti i pari! Ebu Bekri u përgjigj: “Unë nuk i dal përpara atij për të cilin Profeti (s) ka thënë: “Aliu është për mua sic jam unë për Zotin tim.”

Grada e hadithit: Ky transmetim nuk përmendet dhe as shënohet në këtë mënyrë në asnjë prej koleksioneve të njohura ku gjenden hadithet profetike, madje as te koleksionet ku përmenden hadithet e dobta. Ky hadith përmendet te “Essavaik El-Muhrikah” 2/517 dhe “Errijad Ennedireh fi menakibil ashereh” 1/56 të Muhibbiddin Ettaberi dhe nuk përcillet asnjë zinxhir transmetimi që të vërtetojë autenticitetin e tij. Transmetime të

tilla nuk kanë origjinë të vërtetë aq më tepër kur kuptimi i tyre bie ndesh me hadithe të tjera të sakta por dhe me vetë thëniet e shumta të transmetuara nga Aliu r.a. Sidoqoftë burimet Shiite si gjithnjë synojnë të zënë vend në mesin e muslimanëve duke futur në lojë dhe thënie të vetë sahabëve të mëdhenj se gjoja ata dëshmojnë për pozitën e lartë që duhet të gëzojë Aliu r.a duke u përpjekur që ta cilësojnë atë si njeri që mund të shkojë deri në gradën profetike sic do të vijnë trasnmetime të tjera më pas. E gjithë kjo është një përpjekje jo vetëm për të vecuar Aliun r.a nga sahabët e tjerë por për të argumentuar besimin e tyre të devijuar se Aliu r.a dhe imamët shiitë janë të pagabueshëm, gjë e cila tek ata njihet me termin “El-Ismeh”. Ndërkohë trasnmetimet e shumta të sakta tregojnë se sahabët e kanë lavdëruar Aliun r.a por duke e lënë atë në pozitën që meriotn dhe pa e tepruar. Gjithashtu vetë jeta e Aliut dëshmon se ai ka qenë njeri i thjeshtë si sahabët e tjerë dhe po të ishte më i miri prej tyre atëherë ai do të zgjidhej si prijës i besimtarëve pikërisht pas vdekjes së Profetit a.s. Mirëpo sahabët zgjodhën Ebu Bekrin, më pas Umerin, më pas Uthmanin e pas tij është zgjedhur Aliu r.a. Gjithashtu Aliu vetë ia ka dhënë besën Ebu Bekrit duke e pranuar me dëshirë këtë besëlidhje, përndryshe Aliu do të akuzohej ose si frikacak që nuk nxjerr dot në pah të vërtetën ose si fshehës i të vërtetës. Ndërsa shiitët besojnë se Aliu ka qenë njeriu që gjoja Profeti (alejhissalatu uesselam) ka caktuar që të jetë prijësi i besimtarëve pas tij.

Cikli i haditheve të dobëta dhe të trilluaraNga hoxhë Mustafa Tërniqi

Nga libri: “110 Virtyte të Imam Aliut”

(...vijon nga faqja nr. 4)

Page 6: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Lidhja / Nr. 23 / 17 janar 2013 6

KALENDARI ISLAMNga hoxhë dr. Abdullah (Gazmir) Nabolli

Dita e xhuma, festa e javës

Dita më e mirë e javës është dita e xhuma. Thotë profeti alejhi

selam: “Dita më e mirë që ka lindur në të dielli është dita e xhuma: në të është krijuar Ademi, në të është futur në xhenet, në të ka dal prej tij dhe nuk ka për tu bërë kiameti veçse ditën e xhuma”. E transmeton Muslimi.

Dita e xhuma është gjithashtu edhe festë siç ka ardhur në shumë hadithe:

Thotë Profeti alejhi selam: “Kjo ditë (e xhuma) është festë që e ka bërë Allahu për myslimanët. Kush vjen për në xhuma le të lahet, nëse ka parfum le të hedhë prej tij dhe le të përdorë misvakun”. E transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson shejh Albani.

Transmetohet nga Ibn Abasi, Ebu Hurejra dhe Ibn Omeri se janë bashkuar në kohën e profetit alejhi selam dy festa dhe profeti alejhi selam ka thënë: “Janë bashkuar sot dy festa: festa e sotshme dhe xhumaja. Ne do ta falim xhumanë dhe kush do ta falë atë le të falet dhe kush nuk do, le të largohet”. E transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe dhe e saktëson shejh Albani.

Transmetohet se një çifut i ka thënë Umer bin El-Hattab: “O prijësi i besimtarëve, një ajet në librin tuaj dhe qe e lexoni sikur të na kishte zbritur ne çifutëve, do ta kishim marrë atë ditë festë. Umri i thotë: cili ajet? Ai i thotë: Sot e përsosa për ju fenë tuaj dhe e plotësova mbi ju mirësinë time dhe zgjodha Islamin fe per ju. Umri i thotë: E di ditën dhe vendin ku i ka zbritur Profetit alejhi selam. I ka zbritur në Arafat dhe ka qenë ditë e xhuma (dhe që të dyja janë për ne festa)”. E transmeton Buhariu përveç pjesës në kllapa e cila është te Taberani.

Për këtë ditë na kanë zili edhe ymetet e tjera para nesh siç thotë profeti alejhi selam: “Ata nuk na kanë zili për ndonjë gjë më shumë sesa për xhumanë në të cilën Allahu na udhëzoi ndërsa ata e humbën, për kiblen për të cilën na udhëzoi Allahu ndërsa ata e humbën dhe për fjalën Amin pas imamit”. E transmeton Imam Ahmedi.

Në ditën e xhuma është edhe një orë ku Allahu i përgjigjet duasë dhe është ora e fundit e ditës pas namazit të ikindisë siç thotë profeti alejhi selam: “Dita e xhuma është dymbëdhjetë orë. Prej tyre është një orë që kushdo që i lutet Allahut për diçka, ia jep atë. Kërkojeni atë në orën e fundit pas ikindisë” E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson Sheikh Albani.

Ditë të tjera me vlerëNdër ditët e javës ka edhe dy ditë të

tjera që janë me vlerë: dita e hënë dhe dita e enjte se në to shfaqen punët e njerëzve para Allahut dhe profeti alejhi selam u kushtonte rëndësi të veçantë këtyre dy ditëve duke i agjëruar.

Thotë profeti alejhi selam: “Punët shfaqen ditën e hënë dhe të enjte dhe unë dua që kur të shfaqet puna ime

të jem me agjërim”. E transmeton Termidhiu dhe e saktëson Sheikh Albani.

Ditën e hënë dhe të enjte hapen edhe dyert e Xhenetit siç thotë profeti alejhi selam: “Hapen dyert e Xhenetit ditën e hënë dhe të enjte dhe i falen gjynahet çdo robi mysliman që nuk i bën gjë shok Allahut me përjashtim të një njeriu që i mban mëri vëllait të tij dhe u thuhet: Vonojeni (faljen e gjynaheve për) këta të dy derisa të ndreqen me njëri tjetrin”. E transmeton Muslimi.

Gjithashtu kohë e bereqetshme mendohet të jetë edhe pjesa mes namazit të drekës dhe ikindisë në ditën e mërkurë sipas një hadithi të transmetuar nga Xhabir bin Abdilah ku thotë: “Ka bërë dua profeti alejhi selam në këtë xhami, xhaminë El-Fet’h (një prej shtatë xhamive që ishin në kohën e profetit alejhi selam në Medine) ditën e hënë, ditën e martë dhe ditën e mërkurë dhe i është përgjigjur Allahu atij mes dy namazeve ditën e mërkurë. Thotë Xhabiri: sa herë që më ndodhte diçka e rëndësishme e rezervoja për atë kohë dhe i jam lutur Allahut mes namazeve ditën e mërkurë në të njëjtën orë dhe më është përgjigjur.” E transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani. (Duhet të dihet se ka edhe dijetarë të tjerë që nuk e saktësojnë këtë hadith prandaj dhe thashë pak më lart mendohet të jetë kohë e bereqetshme.)

Ditë të ndaluara për agjërimNdalohet veçimi i ditës së xhuma

për agjërim siç transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka thënë: “Të mos agjërojë njeri ditën xhuma veçse nëse agjëron një ditë para sajë ose një ditë pas saj”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Shkaku i ndalimit të agjërimit në këtë ditë është se dita xhuma është festë siç transmetohet nga Kajs bin Seken se disa shokë të Abdullah bin Mesudit kalojnë nga Ebu Dher El-Gifari një ditë xhumaje dhe ishin me agjërim. Ai u thotë: Ju betohem në Allahun që ta çelni se kjo është ditë feste.

Gjithashtu ditë e ndaluar për agjërim mendohet të jetë edhe dita e shtunë siç transmetohet nga Es-Sama bint Busr se profeti alejhi selam ka thënë: “Mos e agjëroni ditën e shtune veçse kur është detyrë”. E transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Thashë mendohet të jetë ditë e ndaluar për agjërim se disa dijetarë e kundërshtojnë këtë mendim duke e konsideruar si gjykim të anulluar në Islam siç thotë transmetuesi i tij Ebu Daudi.

3- MuajtPas grupimit të ditëve në javë,

Allahu i grupoi në një grupim tjetër, i grupoi ato në muaj ku çdo muaj është i barabartë me 29 ose 30 ditë dhe si

shenjë për këtë bëri hënën e cila në ciklin e saj mbushje-zbrazje do 29 ose 30 ditë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Është ai i cili e bëri diellin ndriçim dhe hënën dritë dhe i përcaktoi asaj (hënës) rrathët që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e tyre.” (Sure Junus, 5).

“Të pyesin ty për hënat e reja, thuaju se ato janë përcaktuese të kohës për njerëzit dhe haxhin.” (Sure El-Bakara, 189).

Thotë Profeti alejhi selam në një hadith të transmetuar nga ibn Umri: “Ne jemi ymet analfabet nuk lexojmë dhe as llogarisim. Muaji është: kështu, kështu dhe kështu” duke bërë me gishta një herë 29 dhe një herë 30.” E transmeton Buhariu.

Në çdo muaj ka tre ditë që janë ditët e netëve të bardha: dita e trembëdhjetë, dita e katërmbëdhjetë dhe dita e pesëmbëdhjetë. Janë quajtur të bardha sepse pasojnë netët ku hëna e tyre është e plotë dhe e bardhë. Profeti alejhi selam ka njoftuar se agjërimi i këtyre tre ditëve është i barabartë me agjërimin e vitit.

Thotë Profeti alejhi selam: “Agjërimi i tre ditëve në muaj është i barabartë me agjërimin e gjithë kohës. Ato janë ditët e netëve të bardha: mëngjesi i ditës së trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë.” E transmeton Nesai dhe e saktëson sheikh Albani.

Thotë Ebu Hurejra: “Më ka porositur i dashuri im (profeti alejhi selam) për tre gjëra të cilat nuk do ti lë derisa të vdes: agjërimin e tre ditëve në çdo muaj, dy rekatet e duhasë dhe të fal vitrin para se të fle.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Gjithashtu gjatë muajit ka edhe tre ditë që janë caktuar për hixhame që janë: dita e shtatëmbëdhjetë, e nëntëmbëdhjetë dhe njëzet e një siç transmetohet nga Enes radiallahu anhu: “Profeti alejhi selam bënte hixhame në dy damarët e qafës (që vijnë në dy anët e shtyllës kurrizore) dhe mes shpatullave në ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë dhe njëzet e një”. E transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.

4- VitetPas grupimit të ditëve në javë

dhe në muaj Allahu i madhëruar i grupoi muajt në vite ku çdo vit është i barabartë me 12 muaj (cikle hënore mbushje-zbrazje). Thotë Allahu i Madhëruar:

“Numri i muajve te Allahu është 12 muaj, në librin e Allahut, atë ditë që ka krijuar qiellin dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë pra mos i bëni në to zullum vetës tuaj.” (Sure Et-Teube: 36).

Muajt hënorë janë: Muharrem, Safar, Rabi-ul-Euuel, Rabi-ul-Akhir, Xhumade El-Ula, Xhumade el-Ukhra, Rexhep, Shaban, Ramazan, Sheval, Dhul-Kade, Dhul-Hixhxhe.

Katër prej tyre janë të shenjtë: Tre

njëri pas tjetrit Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, dhe Muharrem dhe një është tek; ai është Rexhepi.

Thotë Profeti alejhi selam: “Viti është 12 muaj, katër janë të shenjtë: tre njëri pas tjetrit Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexhepi i Mudarit (sipas llogaritjes së fisit të Mudarit) i cili është mes Xhumades dhe Shabanit.” Mutefekun Alejhi.

Në këto muaj siç u përmend më lart Allahu thotë që të mos i bëjmë zullum veteve tona.

Në këto muaj të shenjtë është e ndaluar lufta. Allahu thotë:

“Të pyesin ty për muajin e shenjtë dhe luftën në të. Thuaju: lufta në të është gjynah i madh...” (Sure Bekara, 217).

“O ju që keni besuar mos e prishni shenjtërinë e shenjave të Allahut dhe as të muajit të shenjtë” (Sure Maide, 2).

Nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se deri në çlirimin e Mekës ky ligj ka qenë në fuqi por pas çlirimit të Mekës a vazhdon të jetë në fuqi? Këtu dijetarët kanë rënë në kundërshtim dhe shkak për këtë është se çlirimi i Mekës u bë në Ramazan dhe pas çlirimit të Mekës kur mushrikët filluan ti mbledhin forcat e tyre, profeti alejhi selam niset në fillim të muajit tjetër i cili është Shevali për t’i luftuar dhe fiton kundra tyre në Hunejn. Mushrikët pas kësaj disfate mblidhen në El-Taif dhe profeti alejhi selam përsëri shkon atje dhe i rrethon për 40 ditë çka do të thotë se ka hyrë muaji i shenjtë Dhul-Kade duke qenë në këtë rrethim dhe për këtë shkak është thënë se ky ligj është shfuqizuar. Shumë dijetarë të tjerë janë të mendimit që ky ligj nuk është shfuqizuar por vazhdon të mbetet sepse i ndaluar është vetëm fillimi i luftës në këtë muaj ndërsa nëse e fillon luftën jashtë muajve të shenjtë dhe ajo zgjatet derisa të hyjë muaji i shenjtë atëherë kjo gjë është e lejuar dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me profetin alejhi selam, e filloi luftën në Sheval i cili nuk është muaj i shenjtë dhe më pas ajo u zgjat derisa përfshiu edhe një pjesë të muajit të shenjtë të Dhul-Kade.

Në muajt e shenjtë shumëfishohen sevapet e punëve të mira po ashtu edhe gjynahet e punëve të këqija.

Thotë ibn Abasi: Gjynahu në këta muaj është më i madh po ashtu edhe sevapi i punëve të mira është më i madh.

Thotë Katade: Padrejtësia në muajt e shenjtë është më me shumë gjynahe sesa në muajt e tjerë.

Arabët para islamit duke qenë se kishin gjëra të mbetura nga feja e pastër e Ibrahimit alejhi selam i madhëronin muajt e shenjtë për të cilët folëm pak më lart dhe nuk luftonin dhe as vrisnin mirëpo nga konfliktet e brendshme që kishin mes tyre nuk

(...vijon nga numri i kaluar)

(...vijon në faqen nr. 7)

Page 7: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Nr. 23 / 17 janar 2013 / Lidhja7

Ekonomi/ SHITJA ME KËSTE E PRAKTIKUAR NË DISA BANKANga Shejh Jusuf bin Abdullah el Shbili

Shitja me këste do të thotë shitje e një malli me një një çmim të vonuar që është më

i madh se çmimi i tanishëm i mallit, i cili paguhet pjesë-pjesë me vlerë të njohur (përcaktuar më parë) dhe në periudha kohe të përcaktuara. Si p.sh. nëse një makinë e ka çmimin aktual 40000 rijal, atëherë dikush mund ta blejë atë me 50000 rijal duke e paguar me këste, p.sh. duke paguar çdo muaj nga 1000.

Shitja me këstë është e lejuar, por me kushte, me argument fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Nëse merrni dhe jepni një borxh për një afat të caktuar, atëherë shkruheni atë.” (Sure Bekare). Ky ajet është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha marrëveshjet debitore, ndër to edhe shitjen me këste.

Që shitje me këste të jetë e saktë nevojitet plotësimi i katër kushteve:

1- Malli nuk duhet të jetë flori apo argjënd ose diçka që gëzon të njëjtën dispozitë me to që mund të përdoret si vlerë (siç janë paratë). Në këtë rast nuk lejohet të shitet floriri me këste, për arsye se Islami ka kushtëzuar që shkëmbimi i floririt me paratë të bëhet dorë më dorë në çast.

2- Duhet që malli të jetë në pronësinë e shitësit në kohën kur bëhet marrëveshja. Si rrjedhojë nuk lejohet që një mall të shitet përpara se të hyjë në pronësinë e tij, që më pas të shkojë ta blejë dhe t’ia dorëzojë blerësit.

3- Malli duhet të jetë në duart e shitësit. Si rrjedhojë nuk lejohet që të shesë një mall që e ka blerë, por që ende nuk e ka në dorë.

4- Shitësi nuk duhet t’i kushtëzojë blerësit rritjen e çmimit nëse ai

vonohet në pagesën e kësteve në kohën e përcaktuar, sepse kjo është kamatë, që në një mënyrë tjetër dhe është njësoj sikur shitësi të thotë: “Paguaj një kamatë-vonëse për çdo këst që do të vonosh.”

Një ndër format e përhapura të shitjet me këste nëpër banka është edhe shitja me fitim të deklararuar për blerësin që ka premtuar se do ta kthyejë blerjen, që do të thotë se banka e blen mallim me para sipas kërkses së konsumatorit dhe pastaj ia shet atij me këste me një fitim të deklaruar. Pra nëse person dëshiron të blejë një makinë me një çmim prej 50000 rijalësh dhe kërkon prej bankës që t’ia blejë atij makinën dhe duke premtuar se nëse banka e fut mallin në pronësinë e saj, atëherë ai do ta blejë makinën prej bankës pas një periudhë me çmimin e makinë plus 10 përqind fitim për bankën, pra me një vlerë prej 55000 rijalë, të cilat do t’ia paguajë me këste për dy vjet.

Ndonjëherë malli është konkretisht i përcaktuar, si p.sh. nëse blerësi i thotë bankës më blej filan shtëpi ose filan makinë ose filan aksion dhe pastaj unë do ta blej prej jush. Ndërsa ndonjëherë malli është i paparcaktuar, si p.sh. nëse blerësi thotë më bleni një makinë me këto karakteristika ose hekur me këto karakteristika dhe pastaj unë do ta blej prej jush.

Kjo shitblerje është e saktë nëse

plotësohen kushtet. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.”

Që kjo shitblerje të jetë e saktë kushtëzohen katër kushtet e lartëpërmedura të pagesës me këste, për këtë arsye nuk i lejohet bankës, që në këtë rast është shitësi, që t’ia shesë mallin një klienti deri në momentin që ai mall futet në pronësinë e saj në mënyrë reale dhe jo fiktive dhe derisa ta ketë në dorë atë sipas normave të legjilacionit islam, mënyrë që malli të përfshihet në garancinë e bankës. Argument për këtë është hadithi që përcillet nga Hakim bin Hizami r.a. që thotë: “Thashë: “O i dërguari i Allahut! Ndonjëherë më vjen ndonjë burrë dhe më pyet nëse kam gjë për të shitur, por unë nuk kam gjë për të shitur, pastaj unë shkoj dhe e blej mallin nga tregu.” I dërguari i Allahut a..s tha: “Mos shit diçka që nuk e ke.” Po prej tij përcillet se i dërguari i Allahut a.s. i ka thënë: “I biri i vëllait tim! Nëse blen diçka, mos e shit derisa ta kesh në dorë.”

Kushteve të mësipërme i shtohet një kusht tjetër, që është se premtimi të mos jetë i detyrueshëm për asnjë palë, madje e drejta e zgjidhjes (prishjes) së shitblerjes i përket të dyja palëve. Në këtë mënyrë, nëse banka blen një mall sipas kërkesës së klientit, bankës i takon e drejta që t’ia shesë këtij klienti ose dikujt tjetër. Po ashtu, edhe blerësit i takon e drejta

që ta blejë mallin ose të tërhiqert nga blerja e tij, për arsye se detyrmi për të blerë apo për të shitur diçka bie ndesh me zgjedhjen e lirë (pranimin) në marrëveshje, gjë e cila është një kusht i domozdoshëm për saktësinë e marrëveshjes së shit-blerjes.

Disa nga veprimet e gabuara që bëjnë bankat janë:

1- Disa banka i marrin klientit kapar në këmbim të mbajtjes së premtimit që ka bërë për blerjen dhe kur banka blen një mall dhe pastaj krlienti tërhiqet nga blerja, ajo nuk ia kthen kaparin. Kjo është e ndaluar dhe bën pjesë në ngrënien e pasurisë padrejtësisht.

2- Disa banka i japin klientit prokurë për blerje dhe marrje të mallit. P.sh. nëse një klient dëshiron të blejë një makinë me vlerë 80000 rijalë, banka i jep një çek me këtë vlerë dhe i jep prokurë që ta blejë makinën nga salloni i makinave dhe ta marrë atë prej aty. Në të njëjtën kohë banka i ngarkon klientit pagesën prej 90000 rijalë si pagesë e makinës me afat. Ky veprim konsiderohet hile për të marrë kamatë, për arsye se marrja e makinës në pronësinë e bankës është fiktive (figurative), por në të vërtetë banka i ka dhënë borxh (kredi) klientit 80000 në mënyrë që ai të kthejë 90000 dhe ky është borxh me kamatë.

3- Disa banka e shesin mallin përpara se ai t’ju bjerë në dorë ligjërisht. P.sh. nëse një bankë blen një aksion në bursë me kërkesën e një klienti dhe pasta ia shet aksionin atij përpara se aksioni të regjistrohet në portofolin e saj të aksioneve, kjo nuk lejohet, për arsye se realisht aksionet hyjnë në pronësi vetëm nëse regjistrohen më parë në portofolin e investimeve.

duronin dot pa luftë e sidomos në tre muajt që ishin rresht Dhul-Kade, Dhul-Hixhe dhe Muharrem. Për këtë arsye disa e vononin Muharremin duke e zëvendësuar atë me Saferin muajin tjetër pasues e disa të tjerë vononin muaj të tjerë që ti lejonin vetes së tyre luftën prandaj dhe Allahu i kritikon ata duke e quajtur këtë punë të tyre shtesë mbi mohimin, shirkun dhe idhujtarinë që gjendeshin. Thotë Allahu në Kuran: “Vonimi (i muajit të shenjtë) është shtesë në mohim.” (Sure Et-Teube, 27). Pra është punë e keqe mbi punën e keqe të mohimit.

Ky vonim i muajve apo ndryshim bëri që të prishej llogaritja e kohës nga ajo që kishte krijuar Allahu në ditën e krijimit të saj mirëpo Allahu i Madhëruar në Haxhin e Lamtumirës e rrotullon kohën që të jetë e njëjtë me krijimin e parë dhe thotë profeti alejhi selam: “Sot është rrotulluar koha dhe është bërë si në ditën e krijimit të qiellit

dhe të tokës” Mutefekun alejhi. Pra, që nga Haxhi i Lamtumirës çdo muaj është në kohen e vet siç i ka krijuar Allahu.

Prej mirësisë së Allahut mbi këtë ymet është që kalendari ynë është i lidhur me hënën dhe hëna si gjë e dukshme është shumë e lehtë ta përcaktosh kohën dhe ditët nëpërmjet saj. Sikur të ishte me diellin do të ishte një vështirësi shumë e madhe sepse dielli nuk ndahet në rrathë si hëna por mban të njëjtë formë çka do të thotë se nëse nuk regjistrohet çdo ditë në vete do të humbësh rrjedhën e ditëve dhe prishet kalendari. Unë nuk kam aspak dyshim se kalendari diellor ka në të gabime në lidhje me ditët dhe muajt dhe sikur të kishim mundësi ta krahasonim këtë që është sot me atë që ka qenë para shekujve të mëparshëm do të gjesh ndryshime.

Prej punëve të mira që mund kryhen në këta muaj të shenjtë është agjërimi dhe sidomos në muajin Muharrem dhe

po ashtu agjërimi është përmendur edhe për muajin Rexhep.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti alejhi selam ka thënë: “Agjërim është më i miri pas Ramazanit është muaji i Allahut Muharremi” E transmeton Muslimi.

Transmetohet nga Ibn Abasi se profeti alejhi selam agjëronte në Rexhep derisa thonim se ai nuk e çelte (agjerimin) dhe e çelte derisa thonim se nuk agjëronte. E transmeton Muslimi.

Një tjetër adhurim që kryhet në këta muaj të shenjtë është edhe një kurban në muajin e Rexhepit.

Transmetohet nga Mikhnef bin Suleim se ka thënë: Kur ishim duke qëndruar në Arafat me profetin alejhi selam, ai tha: “O ju njerëz! Për çdo familje në çdo vit duhet një Ud’hije (kurbani i Bajramit) dhe një Atira (kurbani i Rexhepit)” E transmeton Ebu Daudi, Termidhiu, Ibn Maxhe, Nesai dhe e saktëson sheikh Albani.

Këtë hadith disa dijetarë -mes tyre Ebu Daudi- e kanë konsideruar të shfuqizuar se në një hadith tjetër të transmetuar nga Ebu Hurejra thuhet se profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk ka as Fer’ë (i vogli i parë që lind një kafshë të cilin e bënin kurban kohën paraislame. Thuhet që e bënin për bereqet por edhe thuhet që e bënin për idhujt) dhe as Atira (kurbani i Rexhepit).” Mutefekun alejhi.

Disa dijetarë të tjerë mes tyre dhe imam Shafiu e kanë gjykuar si të pëlqyeshme kurbanin e Rexhepit se profeti alejhi selam në hadithin e mësipërm nuk ka dashur të tregojë se nuk ka fare kurban në Rexhep por ka dashur të tregojë se nuk është më detyrë kurbani i Rexhepit pasi që Islami solli kurbanin e Bajramit.

(....vijon në numrin e ardhshëm )

(...vijon nga faqja nr. 6)

Page 8: PROFETI MUHAMED (A.S.) DHE MUAJI RABIUL-EVVEL · 2014-01-17 · më e dashur e Zotit Fuqiplotë. Çdo musliman gëzohet për lindjen e Profetit Muhamed (alejhissalatu uesselam) mirëpo

Lidhja / Nr. 23 / 17 janar 2013 8