13
KUKESI Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë

projekt gjeografi 12

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: projekt gjeografi 12

KUKESI“Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”

Page 2: projekt gjeografi 12

HISTORIA• Kukësi i Vjetër• Shtrihej ne territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës. Shtrihej në një brezare të krijuar nga 

Drini i Zi dheDrini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej. Mendohet se në territorin e Kukësit ka jetuar fisi ilir i Sikuliotëve. Bep Jubani banorët e Kukësit i quante "ilirët alpinë". Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri sa në gjysmën e parë të shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj i Bicaj. Në këtë kohë u shfaq me emrin Drinabardh. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa.

• Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet Mustafë Lita. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues Avni Rustemin. Sulmohet më 16 Qershor 1924 nga forcat kryengritëse të Bajram Currit. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në Gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakova dhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje. [3]Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.

Page 3: projekt gjeografi 12

Kukësi i RiMë 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në Gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident Havzi Nela. Më 5 Janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpej Kukësin me Tiranën.

Page 4: projekt gjeografi 12

GJEOGRAFIA• Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është

qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.

• Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit.

Page 5: projekt gjeografi 12

KLIMA• Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një

verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.

Page 6: projekt gjeografi 12

EKONOMIA• Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej

në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore.

• Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobusët) ngjyrosja dhe përpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj.

• Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj.

• Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.

• Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.

• Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.

• Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj.

• Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.

• Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin.

Page 7: projekt gjeografi 12

TRANSPORTI• Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një nyje të transportit mbarëkombëtar

dhe ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që zë fill në pikën e kalimit kufitar në Morin. Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave. Edhe nga ana tjetër e kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën.

• Njëkohësisht po punohet për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar.

• Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënjen e banorëve.

• Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe që do të kalojë nëpër Kukës, për t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit.

Page 8: projekt gjeografi 12

ALBUM FOTOSH “KUKESI”

Page 9: projekt gjeografi 12
Page 10: projekt gjeografi 12
Page 11: projekt gjeografi 12
Page 12: projekt gjeografi 12
Page 13: projekt gjeografi 12

ESE : “ Qyteti I Kukesit”• Shtrihej ne territoret e permbytura nga ujerat e Liqenit te Fierzes,

Shtrihej ne nje brezare te krijuar nga Drini I Zi dhe Drini I Bardhe.

Kukesi qyteti malor I cili te mahnit me bukurine e tij gjate stines se dimrit,sepse vesh fustanin e nuseris, qyteti I cili pret me bujari miq dhe armiq, qyteti I cili bashkon Kosoven me Shqiperine, qyteti I embel I prodhimeve bujqesore.

Bujqesia ze vendin e pare ne kete qytet duke u pershkuar nga blegtori, ajri ka nje pasterti kristalore ku mban gjalle mushkerite e njeriut , ku edhe te vdekurin do ta ringjallte.

Qyteti ku cdo kalimtar nuk do te rrinte pa u ndalur qe te vizitonte, te shikonte monumentet dhe objektet qe nga lashtesi e deri me sot, te shikonte malet qe ngrihen siper tij si kurora mbreterore, te shikonte livadhet e bukura te mbushura me gjelberim dhe lule, te shikonte pyjet qe thithnin dioksid karboni dhe nxirrni oksigjen te paster dhe mbi te gjitha te shetitnin ne shetitoren e kukesit te shikonin shtepite dhe pallatat e ndertuara shumekateshe, te njihnin njerez bujar dhe te edukuar.

cdo kush qe do te donte te kalonte ca dite pushime ne kete qytet,do te dashurohej pas, do te harronte se cka len pas dhe do te deshironte qe te jetonte ne nje qytet ku te pasuronte shpirtin e tij..

e dua kete qytet sepse atje gjej paqe dhe lumturi, gjej deshiren e madhe per te jetuar dhe per te ndertuar nje familje te bukur dhe te lumtur.

vizitojeni kete bukuri perrallore, sepse diteve tuaja to tju shtohet gezimi, dhe do ta harronit trishtimin dhe te keqen.