44
Projekt-kushtetutë për Kosovën — 2019 —

Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Projekt-kushtetutëpër Kosovën

— 2019 —

Page 2: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Hartoi:Dr. Getoar Mjekuavokat ndërkombë[email protected]

Botoi:

Plisi.org • Prishtinë, Kosovë— botu së pari: 10.6.2018— përditësu së mbrami: 20.8.2019— vegëza: http://plisi.org/pk19

Fonti:Liberation Serif, 11 pt

Ky material botohet sipas licencës CC BY-ND 4.0.

Lejohet me e kopju dhe shpërnda në çfarëdo forme, qoftë dhe për fitim. Por duhet me cekë autorin dhe me përfshi këtë njoftim. Ndalohet me ndryshu për-mbajtjen pa lejen e autorit.

Licencën e ka përpilu organizata amerikane «Crea-tive Commons» për t’u ndihmu autorëve dhe pub-likut me shpërnda dhe me ripërdorë punët krijuese sipas ligjit.

Lexoji kushtet e licencës këtu: https://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/

Page 3: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Përmbajtja

Parafjalë...........................................................................................5Hyrje.................................................................................................7Kreu I Parime të përgjithshme.......................................................8

Neni 1. Shteti................................................................................8Neni 2. Ligji..................................................................................8Neni 3. Qeverisja..........................................................................9Neni 4. Vetvetësia shtetërore.......................................................10

Kreu II Të drejtat themelore.........................................................10Neni 5. Përcaktimi......................................................................10Neni 6. Jeta dhe denjësia.............................................................11Neni 7. Barazia...........................................................................12Neni 8. Privatësia........................................................................12Neni 9. Liria vetjake...................................................................13Neni 10. Drejtësia.......................................................................14Neni 11. Shtetësia.......................................................................16Neni 12. Lëvizja..........................................................................16Neni 13. Liria shpirtërore............................................................17Neni 14. Liritë qytetare...............................................................17Neni 15. Demokracia..................................................................17Neni 16. Familja.........................................................................18Neni 17. Prona............................................................................19Neni 18. Puna dhe mirëqenia......................................................19Neni 19. Zhvillimi.......................................................................20Neni 20. Mjedisi dhe pasuritë.....................................................21Neni 21. Shpenzimet botore........................................................21Neni 22. Komunitetet..................................................................22Neni 23. Kufizimet.....................................................................22

Kreu III Prijetari...........................................................................23Neni 24. Përcaktimi....................................................................23Neni 25. Zgjedhja.......................................................................23Neni 26. Mandati........................................................................25

3

Page 4: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 27. Shkarkimi.....................................................................25Kreu IV Kuvendi............................................................................26

Neni 28. Përcaktimi....................................................................26Neni 29. Zgjedhja.......................................................................26Neni 30. Mandati........................................................................27Neni 31. Kryesia.........................................................................27Neni 32. Puna..............................................................................27Neni 33. Ligjvënia......................................................................28Neni 34. Marrëveshjet ndërkombëtare........................................29

Kreu V Kabineti.............................................................................29Neni 35. Përcaktimi....................................................................29Neni 36. Emërimi........................................................................30Neni 37. Mandati........................................................................32

Kreu VI Gjyqësia...........................................................................33Neni 38. Përcaktimi....................................................................33Neni 39. Gjykata e Naltë.............................................................33Neni 40. Dhoma Kushtetutore.....................................................34Neni 41. Këshilli Gjyqësor..........................................................35Neni 42. Emërimi........................................................................35Neni 43. Mandati........................................................................36Neni 44. Shkarkimi.....................................................................36

Kreu VII Organet e posaçme........................................................37Neni 45. Në përgjithësi...............................................................37

Kreu VIII Vetëqeverisja vendore..................................................38Neni 46. Në përgjithësi...............................................................38

Kreu IX Mbrojtja dhe rendi..........................................................39Neni 47. Organet.........................................................................39Neni 48. Masat e jashtëzakonshme.............................................40

Kreu X Të ndryshme.....................................................................41Neni 49. Zgjedhjet......................................................................41Neni 50. Betimi...........................................................................42Neni 51. Shlirimet.......................................................................42Neni 52. Ndryshimi i Kushtetutës...............................................43Neni 53. Kalimtare......................................................................44

4

Page 5: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Parafjalë

Kjo është përpjekje me hartu një kushtetutë moderne shkurt e shqip1 — në gjuhë të thjeshtë e të thukët.

Projekti ka zanafillën në një draft më të gjerë që e kam botu më 2015 dhe e kam ripunu më 2018.2 Ky variant është më i thukët, më i përsosur, dhe më praktik. Përveç përmbajtjes së re dhe huazimeve nga kushtetutat botërore, përfshin edhe pjesë të rishkruara të kushte-tutave të mëparshme të vendit. Me rreth 6 mijë e 500 fjalë, do të hyn-te ndër 20 kushtetutat më të shkurta; me përmbajtje ndër më demo-kratiket.3 Për krahasim, kushtetuta në fuqi është gati katërfish më e gjatë.

Projekti synon me ndërtu një republikë të mirëfilltë parlamentare. Qysh në hyrje, përqafon vlerat e gjithësishme, lartëson mosdiskrimi-nimin dhe diversitetin, dhe cek aspiratën e shqiptarëve për t’u anëta-rësu në Bashkimin Evropian. Kreu I përkufizon Kosovën si shtet që respekton të drejtën ndërkombëtare, kurse kreu II mbron të drejtat themelore prerazi, duke parapa mes të tjerash forcimin e demokra-cisë, barazinë gjinore, të drejtat shoqërore, të drejtat e komuniteteve, si dhe sfidat në botën digjitale. Projekti përcakton shkoqur kompe-tencat e organeve shtetërore, parasheh zgjedhje me orar fiks, vendos rregulla të qarta për zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve kyçë, dhe forcon mëvetësinë e gjyqësorin dhe organeve të posaçme. Mbi të gjitha, zvogëlon mundësinë me keqpërdorë pushtetin.

1 Shih kuptimin e fjalës shqip në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, AShSh (2006); shih dhe shkrimin tim, «Shkruj shkurt e shqip», Plisi.org (27.4.2018), https://pli.si/2FnXPPl.

2 Projekt-kushtututë për Dardaninë (2015), Plisi.org, http://plisi.org/pkd.

3 Comparative Constitutions Project, «Constitution Rankings», përdit. 8.4.2016, http://comparativeconstitutionsproject.org/ccp-rankings.

5

Page 6: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Stili i hartimit priret nga thjeshtësia e qartësia, duke huazu nga përvojat e vendeve të zhvilluara që po i përmirësojnë ligjet e veta duke i rishkru në gjuhë që e kuptojnë qytetarët e rëndomtë.4 Teksti synon me thënë më shumë me më pak. Shmang përsëritjet dhe sino-nimet, parapëlqen njëtrajtësinë, dhe rendit përmbajtjen logjikshëm. Aty-këtu përdor ndonjë fjalë më të vjetër nga tradita letrare dhe juri-dike shqiptare, veçmas në hyrje, por pa cenu kuptimin.

Këtë dorëshkrim të përditësuar po ua dorëzoj për lexim e diskutimdashamirëve të ligjit në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në 20-vjetorin e çlirimit të Dardanisë.

Dr. Getoar Mjekuqershor 2019

4 Shih Mjeku, shënimi 1, sipër.

6

Page 7: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Hyrje

Ne, populli zot e krenar5 i Kosovës6 së lirë, lidhë besa-besë —

me i mbrojtë vlerat e gjithësishme të njerëzimit dhe të drejtat e pa-tjetërsueshme të secilit njeri pa dallim,7 me rujtë vetvetësinë e lar-minë tonë në dheun stërgjyshor,8 dhe me jetësu vegimin e të parëve tanë9 dhe ëndrrat e brezave që vijnë,

duke ndërtuar një shtet të drejtë, përparimtar, e të fuqishëm, që do të rrojë me nder në gjirin paqedashës të kombeve euroatlantike, tash e sa të ketë mot —

shpallim dhe vendojmë këtë Kushtetutë.

5 Fjala zot thekson sovranitetin e popullit. Shkruhet me të vogël, meqë dallon nga emri Zot si sinonim për Perëndi apo Hyj. Dyzimi zot e krenar shfaqet letërsi e shumë fjalime atdhetare, përfshi një nga vargjet e Mitrush Kutelit, në veprën Po-em kosovar (1943).

6 Alternativë: Dardanisë. Shih projektin Darveny, http://plisi.org/darveny/.

7 Një draft i mëhershëm i preambulës së këtij projekti theksonte besën ndaj denjë-sisë, barazisë e lirisë.

Këto qenë riformulim i parimeve themelore që At Zef Valentini ka nxjerrë nga e drejta dokesore kosovare: nderi i vetës, barazia e të gjitha vetave, liria individua-le brenda kufijve të ligjit, dhe besa. Shih Noel Malcom, Kosovo: A Short History(HarperPerennial, 1999), f. 18 (citon G. Valentini, red., La legge delle montagne albanesi nelle relazioni della missione volante 1880–1932 (Florence, 1969), f. x–xi). Këto parime ngjasojnë me trininë e John Lockeut, që amerikanët e poe-tizuan si «jeta, liria dhe ndjekja e lumtunisë». Shih John Locke, Second Treatise of Government (London, 1690), para. 87, https://www.gutenberg.org/etext/7370; dhe përkthimin shqip të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Pli-si.org, http://pli.si/2ulhVWb.

Versioni i tashëm përmend theksojnë vlerat e gjithësishme dhe të drejtat e njeri-ut, meqë këto ngërthejnë medoemos konceptet që përmendin Valentini e Lockeu.

8 Fjala vetvetësi (ose vetëvetësi) ka kuptimin e identitetit. Ideja e frazës është me erujtë identitetin dhe vazhdimësinë e popullit vendas.

9 Vegimi (apo vizioni) i të parëve nënkupton në radhë të parë idealet e rilindasve, por dhe përpjekjet e të gjithë brezave për liri dhe demokraci në trojet tona.

7

Page 8: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Kreu IParime të përgjithshme

Neni 1. Shteti

1. Përcaktimi. Kosova është shtet i pavarur e sovran i themeluar si:

(1) republikë parlamentare;

(2) demokraci shoqërore; dhe

(3) shoqëri e hapur dhe shekullare.

2. Populli. Popullin e përbëjnë kombi shqiptar dhe komunitetet e qytetarët kosovarë.

3. Trualli. Trualli kosovar është një dhe i pacenueshëm.

4. Emri. Emrat Kosovë dhe Dardani janë të barasvlershëm.

Neni 2. Ligji

1. Në përgjithësi. Të gjithë i nënshtrohen ligjit.

2. Hierarkia. Janë ligj i vendit dhe zbatohen me rend pasi të boto-hen:

(1) e drejta e detyrueshme ndërkombëtare;

(2) Kushtetuta;

(3) marrëveshjet ndërkombëtare që i ratifikon Kosova;

(4) normat e një organizate ndërkombëtare që Kosova është pajtuar t’i zbatojë drejtpërdrejt;

(5) ligjet dhe aktet e mbështetura në ato ligje; dhe

(6) burimet e tjera të së drejtës.

3. Fletorja Zyrtare. Botohen në Fletoren Zyrtare ligjet dhe aktet e botueshme që nxjerrin organet shtetërore.

8

Page 9: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 3. Qeverisja

1. Sovraniteti. Sovraniteti10 i përket popullit, i cili sundon përmes përfaqësuesve të zgjedhur.

2. Parime të qeverisjes. Qeverisja mbështetet në:

(1) shtetin e së drejtës;

(2) zgjedhjet e lira e të periudhshme;

(3) ndarjen dhe baraspeshimin e pushteteve mes organeve ligjvë-nëse, përmbaruese, gjyqësore, dhe të posaçme;

(4) veprimin në shkallën më të ulët të qeverisjes që mund të vep-rojë efektshëm;11 dhe

(5) veprimin në përpjesëtim me qëllimin e veprimit.12

3. Ekonomia. Rendi ekonomik mbështetet në sipërmarrësinë e vye-shme dhe tregun e lirë. Shteti mundëson kontrollin demokratik mbi mjetet e prodhimit dhe rregullon tregun sa është e domosdo-shme për mirëqenien e përgjithshme.

10 Alternativë — Ky paragraf mund të zëvendësohet me një nen titullu «Sovran-iteti» si vijon:

— Populli ka themelu shtetin për t’i mbrojtë të drejtat themelore dhe për t’i shërby të mirës së secilit dhe të gjithëve.

— Sovraniteti i përket popullit, i cili sundon përmes përfaqësuesve të zgjedhur ose drejtpërdrejt me referendum.

— Populli lidh besën se do t’i mbrojë përjetësisht dhe me të gjitha mjetet Kosovën, sovranitetin e popullit, dhe të drejtat themelore. Për aq kohë sa e mban besën e dhënë, populli mund t’i bëjë Kushtetutës çfarëdo ndryshimi që e sheh të vyeshëm.

Paragrafi i fundit është përshtatë nga Kushtetuta e Teksasit (1876/2017), ShBA, neni 1.2. Ideja është me theksu pamundësinë e ndryshimit të kushtetutës në më-nyrë që pakëson të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

11 Parimi i ndajshtimit ose subsidiaritetit, siç e zbatojnë Bashkimi Evropian dhe disa federata evropiane si Gjermania e Zvicra. Shih Traktati i Konsoliduar i BE-së (2009), neni 5; Ligji Themelor i Gjermanisë (1949/2014), neni 23.1; Kushte-tuta e Zvicrës (1999/2014), neni 5A. Zbatohet edhe në qeverisjen vendore. Ligji për vetëqeverisjen lokale, 03/L-040, GZRK 28/2008, nenet 3 dhe 15; Ligji për vetëqeverisjen vendore (Shqipëri), nr. 139/2015, nenet 2.12 dhe 10.

12 Parimin e përpjesëtueshmërisë gjithashtu e zbaton Bashkimi Evropian. TBE (2009), neni 5.4.

9

Page 10: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 4. Vetvetësia shtetërore13

1. Gjuha. Gjuhë zyrtare është shqipja. Shteti mund t’i përdorë gju-hët e komuniteteve për nevojat e qytetarëve.

2. Kryeqyteti. Kryeqytet është Prishtina. Shteti mund ta bartë selinë e një organi në qytet tjetër.

3. Simbolet. Flamuri dhe simbolet e tjera shtetërore përcaktohen dhembrohen me ligj.

Kreu IITë drejtat themelore

Neni 5. Përcaktimi

1. Në përgjithësi. Të gjithë njerëzve u takojnë të drejtat themelore, që janë të gjithësishme dhe të patjetërsueshme.

2. Veta juridike. Vetës juridike14 i takojnë të drejtat themelore që janë të domosdoshme për qëllimet e saj të ligjshme.

3. Instrumente. Zbatohen drejtpërdrejt këto instrumente ndërkom-bëtare:15

(1) Deklarata universale për të drejtat e njeriut;

13 Alternativë: identiteti shtetëror. Shih shënimin 8, sipër.

14 Emri vetë domethënë person. Pra, vetat juridike janë personat juridikë. Nga emrivetë rrjedh mbiemri vetjak (personal). Kushtetuta e Shqipërisë (1998/2016) nuk përmban emrin vetë, por përdor mbiemrat vetjak dhe personal me të njëjtin kup-tim. Krahaso, për shembull, kreun II të pjesës së dytë dhe nenet 37.3 e 45.4 (vet-jak) me 73.2, 126 e 137 (personal).

Ky projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura me rrënjë vendase më pak të njohura është kryesisht ndjenjësor, dhe nuk i shërben ndonjë qëllimi praktik. Madje, shpesh bie ndesh me parimin e gjuhës së thjeshtë. Shih shënimin 1, sipër.

15 Kjo listë është bartë nga Kushtetuta e Kosovës (2008/2016), nenet 22 dhe 58.2, dhe nga ndryshimi i propozuar i asaj kushtetute. Shih rastin KO 162/18, GjKK, Aktgjyk. 7.2.2019.

10

Page 11: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(2) Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj;

(3) Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile e politike dhe protokollet e saj;

(4) Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimitracor;

(5) Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimitndaj gruas;

(6) Konventa për të drejtat e fëmijës;

(7) Konventa kundër torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore, dhe poshtëruese;

(8) Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe lufti-min e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje;

(9) Konventa kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pa-kicave kombëtare; dhe

(10) Karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave.

Neni 6. Jeta dhe denjësia

1. Në përgjithësi. Jeta dhe denjësia e njeriut janë të pacenueshme.

2. Të ndaluara. Askush nuk mund:

(1) të dënohet me vdekje;

(2) të mbahet në skllavëri ose robëri;

(3) të shtrëngohet me bë punë të detyruara, pos shërbimit të për-caktuar me ligj për masat e jashtëzakonshme;16 ose

(4) të trafikohet, torturohet, çnjerëzohet, ose gjymtohet.17

16 Çështja e shërbimit gjatë masave të jashtëzakonshme dhe e drejta e kundërshti-mit të ndërgjegjes ndaj shërbimit me armë në luftë mund të rregullohet me para-graf të veçantë. Ky paragraf do të mund të përcaktonte dhe detyrës e secilit shtetas me shërby në Ushtri ose me mbrojtë vendin: «Qytetarët kanë detyrë të mbrojnë vendin dhe të shërbejnë në Ushtri. Qytetari që për arsye ndërgjegjeje nuk pranon me shërby me armë në Ushtri ka detyrë të kryejë shërbim tjetër sipasligjit».

17 Kjo dispozitë përfshin ndalimin e trafikimit të organeve. Shih Kartën e të drej-tave themelore e Bashkimit Evropian (2000/C 364/1), neni 3.2.

11

Page 12: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

3. Trupi e mendja. Çdonjërit i takon tërësia trupore e mendore. Çdo-njëri ka të drejtë:

(1) me marrë vendime lidhur me shtimin sipas ligjit;

(2) me pasë kontroll mbi trupin e vet;

(3) mos me u mjeku kundër vullnetit të vet; dhe

(4) mos me marrë pjesë në prova mjekësore ose shkencore pa pëlqimin e vet paraprak.

Neni 7. Barazia

1. Përcaktimi. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

2. Mosdiskriminimi. Ndalohet trajtimi i pabarabartë shkaku i racës, prejardhjes, kombësisë, fesë, seksit, gjinisë, mendimit politik, shoqërimit, gjendjes shoqërore, ose ndonjë gjendjeje a vetie tje-tër.18

3. Përkrahja. Shteti mbron dhe ndihmon ata që janë në gjendje të pabarabartë.

Neni 8. Privatësia

1. Në përgjithësi. Banesa, objektet private, dhe kumtimi vetjak janë të pacenueshëm. Mund të kontrollohen vetëm sa lejon miratimi gjyqësor.

2. Të dhënat. Të dhënat vetjake mbrohen me ligj. Mund të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhë.19 Nuk mund të ruhenrregullisht dhe vetvetiu, përveçse sa lejon miratimi gjyqësor ose sa është e domosdoshme:

(1) për të regjistruar qytetarët dhe popullsinë për qëllimet e për-ligjshme të shtetit;

(2) për të përcaktuar detyrimet financiare ndaj shtetit;

(3) për të zbatuar ligjin ndaj veprimtarive ekonomike; ose

18 Ky paragraf ndalon diskriminimin edhe për shkaqe të orientimit seksual, vetive seksuale, ose identitetit gjinor. Këto rrethana nënkuptohen brenda seksit, gjinisë, dhe shoqërimit.

19 Shih, p.sh., Kusht. Malit të Zi (2007), neni 43.2.

12

Page 13: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(4) për të zbatuar marrëveshjet që ka lidhë njeriu të dhënat e të cilit ruhen.20

3. Miratimi. Gjykata jep miratimin sa është e domosdoshme për të hetuar shkelje të ndëshkueshme dhe veçmas për secilin rast. Mira-timi përshkruan sakt njeriun dhe vendin që kontrollohen, sendet që merren, dhe të dhënat që ruhen.

Neni 9. Liria vetjake

1. Besa. Çdonjërit i takon besa për lirinë dhe sigurinë vetjake.

2. Heqja. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse sipas ecurisë li-gjore kur:

(1) dënohet me burg për shkelje të ndëshkueshme;21

(2) shpërfill urdhrin e gjykatës;

(3) duhet mbajtë në paraburgim;

(4) duhet përligjë derisa hyn ose largohet nga vendi;

(5) rrezikon tjerët shkaku i shëndetit; ose

(6) duhet kujdesë për të shkaku i shëndetit ose moshës.

3. Borxhi. Askujt nuk mund t’i hiqet liria pse nuk është në gjendje me la borxh ose me përmbushë detyrim kontrate.

4. Njoftimi. Çdonjëri që i hiqet liria njoftohet menjëherë për ngarke-sën22 ndaj tij dhe i mundësohet ndihma e avokatit.

5. Paraburgimi. Njëri mund të mbahet në paraburgim:

20 Me ndryshime të vogla, kufizimin e ruajtjes së të dhënave sipas këtij neni e ka propozu Richard Stallman, programer dhe filozof amerikan që përkrah lirinë individuale në epokën digjitale. Shih Richard Stallman, «Sugjerime për kushte-tutat e vendeve», në sajtin personal, https://www.stallman.org/articles/constitution-suggestions.al.html.

21 Skajëza shkelje e ndëshkueshme është përdorë me kuptimin e veprës penale. Meqë një shkelje e tillë kryhet me veprim edhe me mosveprim, është më saktë me thënë shkelje e ndëshkueshme. Shih G. Mjeku, «Kur “i njëjti” kryn “vepër penale”», Plisi.org, 19.2.2016, https://pli.si/2MuF2e3. Por e drejta jonë njeh edhe shkelje të tjera të ligjit që mund të ndëshkohen por nuk cilësohen vepra pe-nale. Të tilla janë kundërvajtjet. Kjo çështje mund të kërkojë shqyrtim të mëtej-më.

22 Akuzën. Gjithashtu, ngarkoj dmth. akuzoj.

13

Page 14: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(1) nën dyshim të mbështetur se ka kryer shkelje të ndëshkue-shme;

(2) në pritje të gjykimit për shkeljen e dyshuar; dhe

(3) nëse përbën rrezik për rrethin ose ka gjasë të madhe se nuk do të paraqitet në gjykim.

6. Para gjyqtarit. Çdonjëri që i hiqet liria pa urdhër gjyqësor sillet para një gjyqtari brenda 48 orëve. Gjyqtari vendos brenda ditës a me e liru apo paraburgu.

Neni 10. Drejtësia

1. Gjykimi i ndershëm. Çdonjërit i takon gjykimi i ndershëm me i përcaktu të drejtat e detyrimet qytetnore23 dhe përgjegjësinë për shkelje të ndëshkueshme. Gjykimi i ndershëm përfshin shqyrti-min:

(1) e hapur, të drejtë, dhe të paanshëm;

(2) brenda një afati të arsyeshëm;

(3) nga një gjykatë e pavarur, e paanshme, dhe e themeluar me ligj; dhe

(4) të përmbyllur me aktgjykim që jepet i arsyetuar dhe shpallet haptazi.24

2. Qasja. Çdonjëri ka të drejtë me kërku para gjykatës zhdëmtim të efektshëm kur i cenohen të drejtat ligjore.

3. Ndihma. Avokati, ndihma juridike, dhe përkthyesi i mundësohen falas çdonjërit që nuk ka mjete të mjaftueshme me pagu, nëse është e domosdoshme për qasje të efektshme në drejtësi.

4. Avokatia. Avokatët ushtrojnë profesionin mëvetësisht sipas ligjit.

23 Termi qytetnore domethënë civile. At Shtjefën Gjeçovi përdorte skajëzat qytetnore dhe ndëshkimtare. Shih librin I të Kanunit të Lekë Dukagjinit (Provinçjalati Françeskan: Shkodër, bot. 1, 1933), http://pli.si/1NEGHoc. Por përveçse për ta nderu traditën, nuk ka ndonjë shkas detyrues me thënë qytetnore në vend se ci-vile.

24 Pika (4) mund të vihet si paragraf i veçantë i formuluar kështu: «Aktgjykimi je-pet i arsyetuar dhe shpallet haptazi».

14

Page 15: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

5. Të ngarkuarit. Askush nuk mund të gjykohet për shkelje të ndë-shkueshme pa pasë kohë e mjete të mjaftueshme me përgatitë mbrojtjen. Të ngarkuarit i takon:

(1) ndihma e efektshme e avokatit dhe përkthyesit;

(2) provat e pafajësisë;

(3) me i marrë në pyetje e provë dëshmitarët; dhe

(4) me i detyru dëshmitarët me u paraqitë përmes urdhrit gjyqë-sor.

6. Pandehja e pafajësisë. Çdonjëri që ngarkohet me shkelje të ndë-shkueshme merret i pafajshëm deri kur të dëshmohet fajtor sipas ligjit.

7. Të ndaluara. Askush nuk mund:

(1) të shpallet fajtor për veprim ose mosveprim që kur ka ndodhënuk ka qenë shkelje të ndëshkueshme sipas ligjit;

(2) të shpallet fajtor sipas të dhënave të mbledhura paligjshëm;

(3) të shtrëngohet me pranu fajësinë ose me dëshmu kundër vetes;

(4) të gjykohet as ndëshkohet dy herë nën tagrin e Kosovës për të njëjtën shkelje, përveçse kur një gjykatë më e lartë urdhë-ron rigjykimin e çështjes; ose

(5) të ndëshkohet me dënim më të rëndë se ç’ka qenë e paraparë kur është kryer shkelja ose me dënim në shpërpjesëtim me rëndesën e shkeljes.

8. Dorëzimi shtetit të huaj. Askush nuk mund t’i dorëzohet kundër vullnetit të vet një shteti të huaj, nëse rrezikon:

(1) të ndëshkohet për veprim ose mosveprim që nuk përbën shkelje të ndëshkueshme sipas ligjeve të Kosovës;

(2) të vuajë dënim më të rëndë nga ç’parashohin ligjet e Koso-vës; ose

(3) t’i nënshtrohet një ecurie ligjore ose dënimi në kundërshtim me të drejtat themelore.

15

Page 16: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

9. Viktimat. Çdonjëri që sipas ligjit është viktimë e një shkeljeje të ndëshkueshme ka të drejtë:25

(1) të mbrohet përmes masave të duhura ndaj të ngarkuarit;

(2) të njoftohet rreth rastit dhe për ikjen ose lirimit e të ngarkua-rit;

(3) të marrë pjesë në ecurinë ligjore ndaj të ngarkuarit; dhe

(4) të kërkojë dëmshpërblim nga i ngarkuari.

Neni 11. Shtetësia

1. Me të lindur. Çdo njeri i lindur në Kosovë ose që ka prind a gjyshkosovar është vetiu qytetar kosovar.

2. Me të fituar. Qytetar mund të bëhet kushdo që përmbush kushtet e përcaktuara me ligj dhe njeh kënaqshëm gjuhën shqipe.

3. Të ndaluara. Asnjë qytetari nuk mund t’i mohohet ose t’i hiqet e drejta e shtetësisë. Asnjë qytetar nuk mund:

(1) të pengohet me hy në Kosovë;

(2) të dëbohet nga Kosova; ose

(3) t’i dorëzohet kundër vullnetit të vet një shteti të huaj, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare përcaktohet ndryshe.

4. Mbrojtja. Shteti mbron me ligj interesat e qytetarëve jashtë Koso-vës.

Neni 12. Lëvizja

1. Në përgjithësi. Qytetarët dhe banorët e ligjshëm kanë të drejtë melëvizë dhe me zgjedhë vendbanimin lirshëm.

2. Largimi. Çdonjëri ka të drejtë me u largu nga Kosova.

3. Të huajt. Me ligj rregullohet e drejta e të huajve me hy dhe me qëndru në Kosovë.

25 Shih, p.sh., Kushtetutën e Alaskës (ShBA, 1956/1994), neni I.24.

16

Page 17: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

4. Ndorja. Kosova u jep ndorje të huajve që në vendet e tyre u ka-noset përndjekja shkaku i prejardhjes, fesë, mendimit politik, sho-qërimit, ose gjendjeje a vetie tjetër.

Neni 13. Liria shpirtërore

1. Në përgjithësi. Çdonjërit i takon liria e mendimit, ndërgjegjes, dhe fesë. Çdonjëri ka të drejtë ta zgjedhë, ndërrojë, fshehë, ose shprehë mendimin a fenë e vet.

2. Bashkësitë. Bashkësitë fetare rregullojnë mëvetësisht organizimine brendshëm dhe ritet.

Neni 14. Liritë qytetare

1. Shprehja. Çdonjërit i takon liria e shprehjes, që përfshin njofti-min, botimin, dhe kumtimin.

2. Korrigjimi. Çdonjëri ka të drejtë sipas ligjit të korrigjojë botimin e pasaktë a të paplotë që ia cenon të drejtat a interesat.

3. Tubimi dhe shoqërimi. Çdonjërit i takon liria e tubimit paqësor dhe shoqërimit.

Neni 15. Demokracia

1. Zgjedhjet. Çdo qytetar që ka mbushë 18 vjet ka detyrë me qitë votën e vet dhe të drejtë me zgjedhë dhe me u zgjedhë përfaqë-sues, përveç nëse me urdhër të prerë i hiqet zotësia për të vepruar ose Kushtetuta përcakton ndryshe. Vota është vetjake, e barabartë,e lirë, dhe e fshehtë.

2. Barazia gjinore. Për sa është e mundshme, burrat dhe gratë duhet të përbëjnë të paktën nga një të tretën e çdo organi shtetëror shumanëtarësh ose ndërmarrjeve në pronësi botore.26 Zgjedhja që bëjnë qytetarët mund të shpërfillet sa është e domosdoshme për këtë qëllim.

26 Mbiemri botor ka kuptimin e mbiemrit publik kudo në këtë projekt. Shih Fjalo-rin, AShSh (2006), https://fjalorthi.com/botor.

17

Page 18: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

3. Ndikimi. Çdo qytetar ka të drejtë t’u parashtrojë kërkesë autorite-teve botore dhe të ndikojë demokratikisht në vendimmarrje.

4. Shpenzimet. Ligji mund të kufizojë shpenzimet private që kanë qëllim të ndikojnë në zgjedhje, dhe mund t’u kërkojë shpenzuesvetë mëdhenj të identifikohen.27

5. Detyra botore. Askush nuk mund të përdorë detyrën botore për t’ishërbyer interesit të veçantë të vetes ose të të afërmve. Ligji mundt’ua kufizojë ish-zyrtarëve të shtetit ose të ndërmarrjeve në pronë-si botore pjesëmarrjen për kohë të arsyeshme në veprimtari eko-nomike që:

(1) kanë pasë detyrë t’i rregullojnë ose mbikëqyrin; ose

(2) kanë qëllim të ndikojnë në punën e organeve shtetërore ose të ndërmarrjeve në pronësi botore.28

6. Qëndresa. Çdo qytetar ka të drejtë t’i bëjë qëndresë kujtdo që përpiqet ta përmbysë rendin kushtetutor kur qytetari nuk ka mun-dësi tjetër me mbrojtë rendin.29

7. Dokumentet. Çdonjërit i takon e drejta e qasjes në dokumente bo-tore.

Neni 16. Familja

1. Në përgjithësi. Shteti mbron familjen dhe ndihmon prindërit me rritë dhe eduku fëmijët. Çdo prindi të punësuar i takon pushimi i lehonisë me pagesë, para dhe pas lindjes së fëmijës.

27 Shpenzimet e pakufizuara në fushata zgjedhore janë bërë temë kyçe në Shtetet e Bashkuara, veçmas pas vendimit të Gjykatës Supreme në rastin Citizens United v. FEC, 558 U.S. 310 (2010). Senatori Bernie Sanders ka paraqitë propozim për ndryshimin e kushtetutës federative për të kufizuar shpenzimet. Shih kumtesën shtyp «Sanders Files Constitutional Amendment to Overturn Supreme Court’s Citizens United Decision», 21.1.2015, https://bit.ly/2Z5JemP.

28 Disa shtete amerikane parashohin me kushtetutë ose ligj ndalimin e derës rrotu-lluese (revolving door). National Conference of State Legislatures, «Revolving Door Prohibitions», 3.4.2019, https://bit.ly/2nfCELG. Stallmani rekomandon kufizim deri në 10 vjet. Shih shënimin 20, sipër.

29 Ligji Themelor i Gjermanisë (1949/2014), neni 20.4.

18

Page 19: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

2. Martesa. Dy veta të moshës martesore që nuk janë në lidhje gjakukanë të drejtë të martohen dhe krijojnë familje me pëlqim të lirë. Martesa dhe prishja e saj rregullohen me ligj dhe mbështeten në barazinë e bashkëshortëve.

3. Fëmijët. Çdo fëmije i takon kujdesi për mirëqenie dhe mbrojtja nga dhuna, keqtrajtimi, e shfrytëzimi. Vendimet rreth fëmijës du-het të jenë në interesin më të lartë të fëmijës.

Neni 17. Prona

1. Në përgjithësi. Çdonjëri ka të drejtë ta gëzojë paqësisht pronën e vet.

2. Shpronësimi. Shteti mund t’ia marrë pronën dikujt sa është e do-mosdoshme për të mbërri qëllim botor, por duhet t’ia paguajë vle-rën që prona ka në treg.

3. Plangu. Çdonjëri ka të drejtë të shfrytëzojë plangun. Përbën plang prona që e përdor për banim ose bujqësi mbijetese pronari, bashkëshorti, prindi, ose fëmija i mitur të pronarit. Askujt nuk mund t’i merret plangu përveçse në rastet e përcaktuara me ligj.30

Neni 18. Puna dhe mirëqenia

1. Puna. Çdonjëri ka të drejtë të punojë dhe zgjedhë lirshëm zanatine vendin e punës. Shteti nxit punësimin e qytetarëve.

2. Punonjësit. Punonjësit i takojnë kushte të denja dhe të sigurta përpunë, përfshi orarin e arsyeshëm dhe pushimin vjetor të paguar. Punonjësit kanë të drejtë të organizohen dhe të grevojnë për t’i mbrojtë interesat e tyre.

3. Ndihma. Çdonjërit i takon ndihma e shoqërisë për jetesë të denjë. Ligji rregullon kujdesin shëndetësor dhe sigurimin themelor për rastet e papunësisë, sëmundjes, aftësisë së kufizuara, dhe moshës së shtyrë.

30 Kusht. Floridës (ShBA, 1968), neni X.4; Kusht. Teksasit (ShBA, 1879/2017), neni 8; Kodi i pronës i Teksasit, Tex. Prop. Code (bot. 2017), § 11.13.

19

Page 20: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 19. Zhvillimi

1. Në përgjithësi. Çdonjërit i takon e drejta e zhvillimit, përfshi të drejtën:

(1) me gëzu shëndetin dhe me zhvillu shqisën dhe mendjen;

(2) me kërku lumturinë vetë dhe si pjesëtar i shoqërisë; dhe

(3) me përfitu nga të mirat e artit, shkencës, teknologjisë, dhe përparimit të gjithëmbarshëm njerëzor.

2. Arsimi. Çdonjëri ka të drejtë të arsimohet falas dhe detyrë të ndje-kë arsimin e domosdoshëm të përcaktuar me ligj. Shteti siguron për çdonjërin mundësi me u arsimu sipas aftësive dhe nevojave të posaçme.

3. Puna mendore. Çdonjërit i takon liria e punës mendore, që për-fshin punën akademike, hulumtimin shkencor, shpikjet e risimet, dhe krijimtarinë artistike e letrare. Ligji i jep autorit dhe shpikësit privilegje për ta nxitë botimin e veprës ose idesë dhe për t’u mun-dësuar të tjerëve me përdorë atë.31

4. Sipërmarrësia e konsumatorët. Çdonjëri ka të drejtë të zhvillojë dhe investojë në sipërmarrësi të vyeshme, dhe konsumatori ka të drejtë ta kërkojë hakun për mallin dhe shërbimin. Shteti mbron investuesin, konkurrencën e lirë, konsumatorin, dhe huamarrësin sipas ligjit.32

5. Softveri. Askush nuk mund të detyrohet të përdorë ose të blejë softver për të gëzuar të drejtat e veta, nëse nuk mund të qasë, ndryshojë, ose botojë ndërtimin e brendshëm të softverit.33

31 Mbështetë në vështrimin e Stallmanit mbi qëllimin e së drejtës së autorit dhe pa-tentave. Shih R. Stallman, shënimi 20, sipër.

32 Një draft i mëhershëm i projektit ka radhitë kundrinat në shumës: «investuesit [...], konsumatorët, dhe huamarrësit [...]». Por shumësi do të mund t’ia zbehte efektin dispozitës. A mbrohet të gjithë investuesit në përgjithësi apo veç e veç? Aka të drejtë një investues i vetëm të kërkojë të drejtën e vet në gjykatë? Ekspertëte shkrimit juridik parapëlqejnë njëjësin. Bryan A. Garner, Legal Writing in PlainEnglish: A Text with Exercises, 2d ed. (Chicago UP, 2013), f. 135, § 38.

33 Kjo dispozitë promovon softverin e lirë (free software), të njohur edhe si softver i lirë dhe kod-hapur (free and open source software). Nuk gjendet në asnjë kush-tetutë. Shih FSF, «Ç’është software-i i lirë?», https://www.gnu.org/philosophy/

20

Page 21: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

6. Veglat. Përveçse kur pajtohet ndryshe përmes negocimit individu-al, çdonjëri ka të drejtë:

(1) të ndreqë veglën që ka në pronësi; dhe

(2) të studiojë funksionimin e një vegle që ka në zotërim dhe të botojë atë që mëson rreth veglës.34

Neni 20. Mjedisi dhe pasuritë

1. Mjedisi. Çdonjëri ka të drejtë ta gëzojë dhe detyrë ta mbrojë mje-disin jetësor, që përfshin natyrën, gjithllojshmërinë e gjallesave, dhe trashëgiminë kombëtare e kulturore. Gjatë vendimmarrjes, or-ganet shtetërore kanë parasysh ndikimin në mjedisin jetësor.

2. Pasuritë. Populli ka të drejtë të gëzojë pasuritë natyrore. Ato për-fshijnë ujërat, hapësirën ajrore, burimet minerare, tokën, pyjet, botën bimore e shtazore, dhe të tjera të mira të përcaktuara me ligj. Rregullohen me ligj kufizimet e të drejtave mbi pasuritë na-tyrore dhe kompensimi për kufizimet e tilla.

Neni 21. Shpenzimet botore

1. Të drejtat. Çdo qytetar ka të drejtë të gëzojë frytet e shpenzimeve të shtetit.

2. Detyrimet. Çdonjëri nën tagrin e Kosovës ka detyrë t’i paguajë tatimet dhe detyrimet financiare të përcaktuara me ligj.

3. Prajshmëria. Shteti mbledh, huazon, dhe shpenzon mjete pasuro-re sipas ligjit, haptazi, dhe sa më vyeshëm.35 Organet shtetërore japin llogari për shpenzimet e tyre.

free-sw.sq.html.

34 Stallman, shënimi 20, sipër.

35 Ndajfolja vyeshëm është përdorë këtu me kuptimin në mënyrë efiçiente (ang. efficiently). Efiçienca nënkupton me bë më shumë me më pak.

21

Page 22: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 22. Komunitetet

1. Në përgjithësi. Komuniteti është grup kombëtar ose fetar tradici-onalisht i pranishëm në Kosovë. Çdo komunitet ka të drejtë të ruajë dhe zhvillojë gjuhën dhe kulturën e vet.36

2. Ndihma. Shteti i mundëson komunitetit:

(1) shkollimin fillor dhe të mesëm në gjuhët e vet; dhe

(2) përfaqësim të denjë në ngrehimet37 botore dhe ndërmarrjet nëpronësi botore.

Neni 23. Kufizimet

1. Në përgjithësi. Një e drejtë themelore nuk mund të kufizohet pos me ligj sa është e domosdoshme për ta mbrojtë rendin kushtetutor.

2. Thelbi. Kufizimi i një të drejte themelore nuk mund ta mohojë thelbin e saj ose të tejkalojë kufizimet e lejuara nga instrumentet ndërkombëtare të cekura në Kushtetutë.

3. Shqyrtimi. Kur kufizohet një e drejtë themelore, organet shtetëro-re së shqyrtojnë mundësinë me arritë qëllimin me kufizim më të vogël duke u kushtuar vëmendje:

(1) thelbit të së drejtës që kufizohet;

(2) rëndësisë së qëllimit të kufizimit;

(3) natyrës dhe vëllimit të kufizimit; dhe

(4) përputhjes mes kufizimit dhe qëllimit të kufizimit.

4. Gjykata Evropiane. Të drejtat e përcaktuara me këtë krye inter-pretohen në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

36 Alternativë: «Komunitetet janë grupe [...]. Kanë të drejtë [...]». Shih shënimin32, sipër.

37 Emri ngrehim është përdorë me kuptimin institucion. Pra, ngrehim botor dome-thënë institucion publik. Shih dhe shënimin 26, sipër.

22

Page 23: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Kreu IIIPrijetari

Neni 24. Përcaktimi

1. Në përgjithësi. Prijetari38 është kreu i shtetit. Ai përfaqëson një-shmërinë e popullit dhe ruan demokracinë.

2. Tagri. Prijetari ka tagër:

(1) ta përfaqësojë Kosovën;

(2) të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare;

(3) të pranojë diplomatët e huaj;

(4) të dërgojë në këshillim me Kabinetin diplomatë e konsuj të Kosovës në shtetet e huaja;

(5) të japë pëlqimin për emërimin e zyrtarëve kur kërkohet me ligj;

(6) të japë medalje, mirënjohje, dhe çmime;

(7) të shpallë falje individuale sipas ligjit;

(8) t’i drejtohet Kuvendit rreth gjendjes së vendit dhe veprimta-risë së Prijetarit, të paktën një herë në vit; dhe

(9) të bartë përgjegjësi të tjera të parapara me Kushtetutë.

Neni 25. Zgjedhja

1. Në përgjithësi. Prijetarin e zgjedhin qytetarët. Zgjedhjet mbahen çdo 6 vjet dhe kur zyra e Prijetarit mbetet e lirë.

38 Alternativë: Presidenti, fjalë në përdorim të tanishëm, ose Kryetari i Republikës.Shih dhe shkrimin tim, «Gjuha e Kushtetutës: President apo Kryetar», botu në Telegrafi.com, 30.5.2011, http://pli.si/1MlR5hb.

23

Page 24: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

2. Kushtet. Mund të zgjedhet Prijetar çdo qytetar që ka mbushë 30 vjet.39 Mund të kandidohet çdo qytetar që ka përkrahjen e 3-mijë qytetarëve. I njëjti qytetar mund të zgjedhet tri herë.

3. Votimi i parë. Votuesi mund ta miratojë, kundërshtojë, ose shpër-fillë secilin kandidat veç e veç. Për çdo herë që miratohet, kan-didati merr një pikë, dhe për çdo herë që kundërshtohet, i hiqet një pikë. Zgjedhet Prijetar kandidati që ka gjithsej më së shumti pikë dhe e miratojnë mbi gjysma e të gjithë votuesve.40

4. Dytësimi. Nëse asnjë kandidat nuk zgjedhet Prijetar, mbahet voti-mi dytësues të dielën e dytë pas votimit të parë. Votuesi zgjedh njërin nga dy kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë në voti-min e parë. Zgjedhet Prijetar kandidati që merr shumicën e votavetë vlefshme.

39 Kandidati duhet të ketë mbushë 30 vjet ditën e zgjedhjeve. Kushtetuta e tanish-me e Kosovës vë si kusht moshën 35 vjeç, kurse Shqipëria kërkon 5 vjet më shumë. Kusht. Ksv. (2008/2016), neni 85; Kusht. Shqip. (1998/2016), neni 86.2. Por ky kufizim është arkaik. Ndër kushtetuta të shkruara, shfaqet në kushtetutën amerikane, të hartuar më 1789, që përcakton kushte të ngjashme edhe për përfa-qësuesit dhe senatorët: moshën 25 dhe 30 vjeç. Kusht. ShBA (1789/1992), nenet I.2.2, I.3.3, dhe II.1.5. Për kohë të gjatë në ShBA, mosha madhore dhe e drejta e votës është arritë me 21 vjet. Shih amend. XXVI (1971).

Projekti nuk kërkon as që kandidati të ketë qenë shtetas që nga lindja ose të ketë banu në vend për një periudhë të caktuar. Shih Kusht. Ksv., neni 85; khs. me Kusht. Shqip, neni 86.2; Kusht. ShBA, neni II.1.5. Nëse kreu i shtetit zgjedhet nga populli, votuesit do të mund ta filtrojnë listën e kandidatëve më mirë se kua-lifikimet formale.

40 Kjo është mënyrë e veçantë e zgjedhjes që është përdorë historikisht ndër repub-lika, por sot nuk haset në zgjedhjen e kreut të shtetit në asnjë vend. Megjithatë, ia vlen me e shqyrtu si mundësi që favorizon kandidatët më të moderuar e më konsensualë. Shih shkrimin tim, «Me votu plot kandidatë», DialogPlus, 4.11.2016, http://dialogplus.ch/me-votu-plot-kandidate-121890.

Si alternativë, votimi klasik me dy runde mund të përcaktohet kështu:

— Zgjedhja. Zgjedhet Prijetari kandidati që merr mbi gjysmën [shumicën] e votave të vlefshme.

— Dytësimi. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave të vlefshme, mbahet një votim dytësues të dielën e dytë pas votimit të parë. Votuesi zgjedh njërin nga dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në voti-min e parë.

24

Page 25: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 26. Mandati

1. Kohëzgjatja. Prijetari nis mandatin pasi betohet. Qëndron në de-tyrë deri kur të betohet pasuesi, përveç nëse dorëhiqet, shkarko-het, ose vdes.

2. Papajtueshmëria. Prijetari nuk mund të ushtrojë detyrë tjetër bo-tore ose të jetë anëtar i një partie politike.

3. Mungesa. Kryetari i Kuvendit ushtron detyrën e Prijetarit aq kohësa:

(1) zyra e Prijetarit mbetet e lirë;

(2) Prijetari ia jep detyrën; ose

(3) dy të tretat e deputetëve vlerësojnë se Prijetari nuk është në gjendje me ushtru detyrën.41

Neni 27. Shkarkimi

1. Rastet. Prijetari mund të shkarkohet nëse:

(1) nuk do të jetë në gjendje me ushtru detyrën mbi 6 muaj shka-ku i sëmundjes;

(2) është dënuar për krim të rëndë; ose

(3) ka shkelë rëndë Kushtetutën.

2. Kërkesa. Kërkesën për ta shkarkuar Prijetarin ia paraqesin Ku-vendit një e treta e deputetëve, duke cekë arsyen për shkarkim.

3. Pyetja. Nëse kërkesa cek sëmundjen, Kuvendi pyet një këshill mjekësor për gjendjen e Prijetarit. Nëse kërkesa pandeh se Prije-tari e ka shkelë rëndë Kushtetutën, Kuvendi pyet Gjykatën e Naltë. Këshilli mjekësor ose Gjykata e Naltë përgjigjet brenda 14 ditëve.

4. Votimi. Kuvendi shqyrton përgjigjen e këshillit mjekësor ose Gjy-katës së Naltë, dhe shkarkon Prijetarin me dy të tretat e deputetë-ve.

41 Alternativë: «nuk është në gjendje me i përmbushë përgjegjësitë».

25

Page 26: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

5. Pasojat. Prijetari i shkarkuar pse është dënuar për krim të rëndë ose ka shkelë rëndë Kushtetutën nuk mund të zgjedhet ose të emërohet në detyrë botore pa kaluar 5 vjet.42

Kreu IVKuvendi

Neni 28. Përcaktimi

1. Në përgjithësi. Kuvendi ushtron pushtetin ligjvënës.

2. Përbërja. Kuvendin e përbëjnë 60 deri në 90 deputetë.

3. Tagri. Kuvendi ka tagër:

(1) të miratojë ligje dhe akte të tjera;

(2) të miratojë buxhetin shtetëror;

(3) të mbikëqyrë politikën e jashtme dhe të sigurisë;43 dhe

(4) të kryejë detyra të parapara me Kushtetutë e ligj.

Neni 29. Zgjedhja

1. Orari. Zgjedhjet për Kuvend mbahen çdo 4 vjet dhe kur shpër-ndahet Kuvendi.

2. Deputetët. Qytetarët e secilit vis zgjedhin dy a më shumë depu-tetë, në përpjesëtim me popullsinë e visit. Deri në 10 deputetë të tjerë mund të ruhen për bashkësitë kosovare jashtë Kosovës dhe komunitetet joshumicë.

42 Rreth përjashtimit nga kandidimi për post shtetëror dhe kohëzgjatjes së përjash-timit, shih rastin e ish-kryetarit lituan në Gjykatën e Strasburgut, Paksas kundër Lituanisë, GjEDNj 34932/04, Aktgjyk. 6.1.2011.

43 Se Kuvendi ka tagër të mbikëqyrë politikën e sigurisë e thotë me fjalë të tjera edhe Neni 47.1. Në tekstin e kushtetutës është me rëndësi mos me pasë përsërit-je, andaj pjesa «dhe të sigurisë» mund të hiqet.

26

Page 27: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 30. Mandati

1. Në përgjithësi. Deputetët përfaqësojnë popullin.

2. Kohëzgjatja. Deputeti nis mandatin kur betohet. Me t’u shpallë zgjedhjet, mbaron mandati i të gjithë deputetëve.

3. Para kohe. Mandati mbaron para kohe nëse deputeti:

(1) dorëhiqet;

(2) mungon 6 muaj rresht pa leje nga mbledhjet e Kuvendit;

(3) ushtron detyrë të ndaluar;

(4) dënohet me një vit burg me vendim të prerë; ose

(5) vdes.

4. Papajtueshmëria. Deputeti nuk mund:

(1) të ushtrojë detyrë drejtuese në organe shtetërore ose ndër-marrje në pronësi botore; ose

(2) të përfshihet në veprimtari që mund t’i ndalohen me ligj.

5. Zbrazëtia. Vendi i lirë i deputetit plotësohet sipas ligjit.

6. Shpërndarja. Mund ta shpërndajnë Kuvendin:

(1) dy të tretat e deputetëve, kur e shohin të vyeshme; ose

(2) Prijetari, në rastet e parapara me Kushtetutë.

Neni 31. Kryesia

1. Në përgjithësi. Kuvendi emëron kryesinë e vet nga radhët e të paktën tri togjeve më të mëdha të deputetëve.

2. Përbërja. Kryesinë e përbëjnë kryetari dhe 3 deri në 5 nënkrye-tarë.

3. Emërimi. Anëtarët e kryesisë emërohen me shumicën e depute-tëve dhe shkarkohen me praninë e dy të tretave.

Neni 32. Puna

1. Orari. Kuvendi mblidhet të paktën dy herë në vit: të hënën e tretë të janarit dhe të hënën e dytë të shtatorit. Mbledhjet e jashtëzako-

27

Page 28: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

nshme mbahen me kërkesën e Prijetarit ose të një të tretës së de-putetëve.

2. Kuorumi. Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet pa praninë e shumicës së deputetëve.

3. Votimi. Deputetët votojnë haptazi për çdo vendim.

4. Vendimet. Përveç kur Kushtetuta përcakton ndryshe, Kuvendi merr vendim kur shumica e deputetëve të pranishëm votojnë për.

5. Mbledhjet e hapura. Kuvendi i mban mbledhjet të hapura. Prije-tari ose një e treta e deputetëve mund të kërkojnë mbledhje të mbyllur. Kuvendi miraton kërkesën haptazi me dy të tretat e de-putetëve.

6. Komisionet. Kuvendi ngre nga radhët e veta komisione për punë të posaçme. Kuvendi ngre komision hetimor me kërkesën e një të tretës së deputetëve.

7. Rregullorja. Kuvendi miraton me dy të tretat e deputetëve rregu-lloren e vet. Rregullorja përcakton organizimin e brendshëm dhe punën e Kuvendit, deputetëve, kryesisë, togjeve të deputetëve,44 dhe komisioneve.

Neni 33. Ligjvënia

1. Nisma. Mund t’i parashtrojnë Kuvendit projektligj për shqyrtim emiratim 10 mijë qytetarë me të drejtë vote, cilido deputet, Prijeta-ri, ose Kabineti.

2. Prijetarit. Pasi ta miratojë ligjin, Kuvendi ia paraqet menjëherë Prijetarit. Brenda 7 ditëve, Prijetari shpall ose kthen ligjin në Ku-vend për rishqyrtim dhe cek pse po e kthen.

3. Shpallja ose kthimi. Nëse Prijetari nuk e shpall ose kthen ligjin, ligji vetëshpallet 7 ditë pasi i paraqitet Prijetarit. Nëse Prijetari e

44 Përdorë si sinonim për grupet parlamentare, por jo domosdo me kuptimin që grupi parlamentar ka në jurisprudencës e tanishme. Shih rastin KO 119/14, GjKK, Aktgjyk. 26.8.2014 (lidh grupin parlamentar me deputetët e dalë nga listae një partie).

28

Page 29: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

kthen ligjin, Kuvendi mund ta rimiratojë pa e ndryshuar dhe ta shpallë vetë me tri të pestat e deputetëve.

4. Në fuqi. Ligji botohet brenda 14 ditëve pasi shpallet, dhe hyn në fuqi 14 ditë pasi botohet, përveç nëse vetë përcakton ndryshe.

Neni 34. Marrëveshjet ndërkombëtare

1. Njoftimi. Kuvendi njoftohet sa herë nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.

2. Në Kuvend. Ratifikohet në Kuvend çdo marrëveshje ndërkombë-tare që ka të bëjë me miratimin e ligjeve.

3. Me dy të tretat. Ratifikohet me dy të tretat e deputetëve marrëve-shja ndërkombëtare që ka të bëjë me:

(1) truallin, paqen, aleancat, ose çështjet politike a ushtarake;

(2) të drejtat themelore;

(3) anëtarësimin në organizata ndërqeveritare; ose

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare.

4. Nga Prijetari. Marrëveshjet e tjera ndërkombëtare i ratifikon Pri-jetari.

5. Shqyrtimi gjyqësor. Prijetari ose një e pesta e deputetëve mund t’ikërkojnë Gjykatës së Naltë ta shqyrtojë marrëveshje ndërkombë-tare para se të ratifikohet. Brenda 30 ditëve, Gjykata e Naltë para-ndalon ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që është në kun-dërshtim me Kushtetutën.

Kreu VKabineti

Neni 35. Përcaktimi

1. Në përgjithësi. Kabineti ushtron pushtetin përmbarues.

29

Page 30: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

2. Përbërja. Kabinetin e përbëjnë Kryeministri dhe 6 deri në 9 mi-nistra.

3. Tagri. Kabineti ka tagër:

(1) të zbatojë ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit;

(2) të paraqesë dhe zbatojë politikën e brendshme dhe të jasht-me;

(3) të marrë vendime dhe të nxjerrë rregullore e udhëzime të ne-vojshme për zbatimin e ligjeve;

(4) të paraqesë buxhetin shtetëror;

(5) të bartë përgjegjësi të tjera të parapara me Kushtetutë e ligj; dhe

(6) të bartë përgjegjësitë përmbaruese që nuk u janë caktuar or-ganeve të tjera.

4. Kryeministri. Kryeministri udhëheq Kabinetin dhe siguron zbati-min e politikave të tij.

5. Ministrat. Ministri është kreu i një ministrie. Ministria bart për-gjegjësi të caktuara brenda tagrit të Kabinetit, dhe ka staf meritor profesionist.

Neni 36. Emërimi

1. Kryeministri. Kryeministrin e emëron Kuvendi me shumicën e deputetëve dhe me pëlqimin e Prijetarit:45

45 Kjo mënyrë e emërimit të kryeministrit dallon nga ecuria që tradicionalisht e ha-sim në sistemet parlamentare. Parimisht, kreu i shtetit emëron kryeministrin me pëlqimin e legjislativit. Mënyra e propozuar synon me thjeshtu ecurinë.

Në Itali, presidenti emëron kryeministrin, i cili duhet ta sigurojë besimin e parla-mentit brenda një periudhe të caktuar. Kusht. Itali (1947/2012), nenet 92 dhe 94.

Në vende si Gjermania e Kosova, kreu i shtetit propozon kandidatin për kryemi-nistër — ose cakton një mandatar për ta formu qeverinë e re me miratimin e par-lamentit. Ligji Themelor i Gjermanisë (1949/2014), neni 63.1. Por roli i presi-dentit është kryesisht formal, duke qenë se ai duhet të këshillohet me partitë në Kuvend dhe ta mandatojë kandidatin e shumicën. Kusht. Ksv. (2008/2016), neni 95; rasti KO 103/14, GjKK, Aktgjyk. 1.7.2014. Nëse mandatari i parë dështon, presidenti emëron një mandatar të dytë. Kusht. Ksv., neni 95.4.

30

Page 31: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(1) në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve;46

(2) kur zyra e Kryeministrit mbetet e lirë;47

(3) kur të jetë e nevojshme;48 ose

(4) kur ta shohë të vyeshme.49

2. Propozimi. Emërimin e Kryeministrit mund ta kërkojnë një e tretae deputetëve duke paraqitë kandidatin.50 Kuvendi voton brenda 3

Në Shqipëri, presidenti emëron kryeministrin me propozimin e partisë ose koa-licionit që ka shumicën në Kuvend. Kusht. Shqip. (1998/2016), neni 96.1. Krye-ministri i emëruar ia paraqet Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim brenda 10 ditësh. Nenet 96.2 dhe 97. Nëse Kuvendi nuk e miraton, pre-sidenti emëron kryeministër tjetër. Neni 96.3. Nëse dështon edhe kryeministri i dytë, atëherë vetë Kuvendi e cakton kryeministrit, ndërsa presidenti e emëron formalisht. Neni 96.3; shih dhe Kusht. Estonisë (1992/2015), neni 89.

Disa monarki parlamentare paraqesin model të veçantë. Në Suedi, mandatarin e cakton kryetari i parlamentit; kurse kreu i shtetit merr pjesë vetëm në ceremo-ninë e betimit. Ligji i Qeverisjes i Suedisë (1974/2012), kap. VI, nenet 2–4, 6. Në Japoni, kryeministrin e cakton vetë organi ligjvënës, dhe perandori ka për de-tyrë ta emërojë (formalisht). Kusht. Japon. (1946), neni 6.

Ky projekt propozon që njëherë të votojë Kuvendi, e pastaj ta japë pëlqimin kreui shtetit. Në njërën anë, i afrohet modelit të Suedisë e Japonisë; në anën tjetër, le-jon që kreu i shtetit ta shkagojë (refuzojë) kandidatin që zgjedh Kuvendi për shkaqe legjitime. Falë kësaj kompetence, Prijetari mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjen që bën Kuvendi.

46 Siç ndodh rëndom në një demokraci parlamentare, por dhe në republika gjysmë-presidenciale, kryeministri emërohet menjëherë pas zgjedhjeve për legjislativin.

47 Kjo pikë nënkuptohet nga pika vijuese («kur të jetë e nevojshme»). Alternati-visht, mund të hiqet krejt.

48 Emërimi i një kryeministri të ri mund të nevojitet për arsye të ndryshme: krye-ministri jep dorëheqje, vdes, ose për arsye tjetër nuk është në gjendje të përmbu-shë përgjegjësitë. Këto raste mund t’i përshkruajmë në këtë dispozitë si «kur të jetë e nevojshme». Në alternativë mund t’i cekim një nga një, siç bëjmë te Neni 26.3 për Prijetarin. Natyrisht, mungesa e kryeministrit nuk paraqet të njëjtat shqetësime si mungesa e Prijetarit, meqë detyrën e kyeministrit mund ta ushtrojënjëri nga ministrat (Neni 37.4).

49 Kjo nënkupton votën e mosbesimit, përmes së cilës legjislativi detyron dorëheq-jen e ekzekutivit në një demokraci parlamentare. Por fjala është për votëbesim konstruktiv, që i lejon Kuvendit të largojë kryeministrin e tashëm por i kërkon ta votojë pasuesin e tij. Shih Kusht. Shqip. (1998/2016), neni 105. (Përjashtim bën rasti kur dy të tretat e deputetëve vendosin me shpërnda Kuvendin, siç parashehNeni 30.6.) Për thjeshtësi, termat votëbesim, votë mosbesimi ose mocion votëbe-simi nuk janë përdorë në dispozitat e këtij projekti.

31

Page 32: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

ditëve. I njëjti deputet mund ta kërkojë emërimin e Kryeministrit një herë në muaj.51

3. Ministrat. Ministrat i emëron Kryeministri me pëlqimin e Prijeta-rit.

4. Pëlqimi. Prijetari jep pëlqimin për emërimin e anëtarit të Kabine-tit brenda 7 ditëve.

5. Mosemërimi. Prijetari mund ta shpërndajë Kuvendin nëse Kuven-di nuk emëron Kryeministrin brenda tre muajve pas zgjedhjeve ose pasi zyra e Kryeministrit mbetet e lirë.

Neni 37. Mandati

1. Kohëzgjatja. Anëtari i Kabinetit nis mandatin pasi betohet. Qënd-ron në detyrë deri kur të betohet pasuesi, përveç nëse dorëhiqet, shkarkohet, ose vdes.

2. Llogaridhënia. Kabineti i përgjigjet për punën e vet Kuvendit.

3. Përgjegjësia. Anëtarët mbajnë bashkëpërgjegjësi për vendimet e Kabinetit, përveç nëse kundërshtojnë vendimin kur merret dhe e dëshmojnë kundërshtimin. Secili mban përgjegjësi të veçantë për vendimet brenda fushëveprimit të vet.

50 Propozimi nënkupton propozimin fillestar të kandidatin menjëherë pas zgjedhje-ve ose mocionin e votëbesimit gjatë mandatit të Kuvendit dhe kryeministrit. Pra-ndaj është thënë «emërimin e Kryeministrit» dhe jo «emërimin e një kryeminis-tri të ri».

Për dallim nga kushtetutat e tashme të Shqipërisë e Kosovës, kryeministri nuk mund ta kërkojë vetë votëbesimin. Kusht. Shqip. (1998/2016), neni 104.1; Kusht. Ksv. (2008/2016), neni 100.2. Nëse kryeministri nuk do të shërbejë, mund të japë dorëheqje; Kuvendi do ta emërojë pastaj kryeministrin e ri. Por meqë ky projekt lejon vetëm votëbesim konstruktiv, kryeministri nuk mund ta kërkojë votëbesimin me shpresë se do të çojë në zgjedhje të reja.

51 Deputetët nuk mund ta keqpërdorin këtë tagër duke e detyru Kuvendit të votojë në pafundësi për kandidatë që nuk gëzojnë mbështetjen e shumicës. Prandaj, i njëjti deputet mund ta kërkojë emërimin e kryeministrin vetëm një herë në muaj.Deputetët që nuk kanë nënshkru një kërkesë janë të lirë ta paraqesin kandidatin etyre. Kësisoj, nëse kandidati i një grupi dështon, mund të votohet menjëherë ka-ndidati i grupit tjetër. Deputetët gjithashtu do të sigurohen se kanë votat e nevoj-shme para se të paraqesin kandidatin e tyre.

32

Page 33: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

4. Mungesa. Në mungesë të Kryeministrit, detyrën e tij e ushtron zëvendësi. Zëvendësin e emëron nga radhët e ministrave Kryemi-nistri, Kabineti, ose Prijetari.52

5. Puna. Mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Kabi-net përcaktohen me ligj dhe rregullore.

Kreu VIGjyqësia

Neni 38. Përcaktimi

1. Në përgjithësi. Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat e pavarura dhe të paanshme. Ato ndajnë drejtësinë sipas Kushtetutës, ligjeve të tjera, dhe vendimeve paraprijëse.

2. Vendimet. Vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për të gjitha organet shtetërore.

3. Lëndët. Gjykatat shqyrtojnë vetëm lëndë ose mosmarrëveshje të mirëfilltë mes palëve kundërshtare që paraqiten para gjykatës.53

4. Ankesa. Ligji përcakton të drejtën për t’u ankuar ndaj vendimit gjyqësore në gjykatë më të lartë.

Neni 39. Gjykata e Naltë

1. Në përgjithësi. Gjykata e Naltë është gjykata më e lartë.

2. Tagri. Gjykata e Naltë ka tagër:

(1) të caktojë sipas ligjit rregulla të procedurës dhe praktikës gjyqësore; dhe

52 Në rastin më të mirë, vetë kryeministri do ta emëronte zëvendësin e vet. Nëse kryeministri nuk mund ta bëjë këtë, atëherë e bën Kabineti. Nëse as Kabineti s’është në gjendje të veprojë, zëvendëskryeministrin e cakton Prijetari.

53 Kusht. ShBA (1789/1992), neni III.2.1 (case or controversy); p.sh., rasti Lujan v.Defenders of Wildlife, 504 U.S. 555, GjS ShBA (1992).

33

Page 34: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(2) të bartë përgjegjësi të tjera të parapara me Kushtetutë e ligj.

3. Gjykatat e tjera. Gjykatat më të ulëta themelohen me ligj.

4. Vendimet. Vendimi i Gjykatës së Naltë botohet. Hyn në fuqi ditënqë botohet, përveç kur Gjykata zgjedh datë më të vonshme. Men-dimi mospajtues i gjyqtarëve botohet bashkë me vendimin.

Neni 40. Dhoma Kushtetutore

1. Në përgjithësi. Dhoma Kushtetutore e Gjykatës së Naltë54 vendos çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën.

2. Përbërja. Dhoma Kushtetutore ka 9 gjyqtarë kushtetutorë.

3. Tagri. Dhoma Kushtetutore ka tagër:

(1) të shpallë të pavlefshme ligjet dhe aktet që janë në kundër-shtim me Kushtetutën; dhe

(2) të bartë përgjegjësi të tjera të parapara me Kushtetutë e ligj.

4. Pavarësia. Dhoma Kushtetutore është e pavarur dhe përcakton mëvetësisht buxhetin dhe rregullimin e brendshëm sipas ligjit.

5. Palët dhe rastet. Përveç rasteve të tjera të parapara me Kushte-tutë, mund t’i drejtohen Dhomës Kushtetutore:

(1) Kuvendi, Prijetari, Kabineti, dhe Mbrojtësi i Popullit për shqyrtimin e një ligji ose akti të një organi shtetëror;

(2) 10 deputetë për shqyrtimin e një ligji të miratuar para se të hyjë në fuqi;

(3) gjykata për shqyrtimin e një akti të kontestuar në procedurë gjyqësore;55

(4) cilido deputet për shqyrtimin e një akti që cenon të drejtat e komuniteteve;

(5) pala që i janë shkelë të drejtat, por pasi të ketë shterë mjetet juridike; dhe

54 Alternativë: Gjykata Kushtetutore. Ndonëse parashihet si pjesë e Gjykatës së Naltë, Dhoma Kushtetutore është plotësisht e pavarur. Ajo është përfshi këtu për thjeshtësi.

55 Shih vendimin 52/2012, GjKSh (për referimet kushtetuese nga gjykatat).

34

Page 35: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(6) palët e tjera të autorizuara me ligj.

Neni 41. Këshilli Gjyqësor

1. Në përgjithësi. Këshilli Gjyqësor është organ i pavarur dhe i pa-anshëm, i cili siguron pavarësinë, paanësinë, dhe profesionizmin egjykatave dhe gjyqtarëve.

2. Përbërja. Këshilli Gjyqësor ka 13 anëtarë.

3. Tagri. Këshilli Gjyqësor ka tagër:

(1) të përpilojë rregulla sipas ligjit për punën e gjykatave;

(2) të mbikëqyrë dhe mbarështojë gjykatat;

(3) të hartojë dhe mbikëqyrë buxhetin e gjykatave;

(4) të disiplinojë gjyqtarët;56

(5) të përcaktojë numrin e gjyqtarëve të nevojshëm;

(6) të rekomandojë themelimin e gjykatave të reja;

(7) të njoftojë Kuvendin për gjendjen e gjyqësisë të paktën një herë në vit; dhe

(8) të bartë përgjegjësi të tjera të parapara me Kushtetutë.

4. Përjashtim. Këshilli Gjyqësor nuk ka tagër mbi Dhomën Kushte-tutore.

Neni 42. Emërimi

1. Kushtet. Gjyqtarët dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor emërohen përmes një ecurie të hapur, dhe kritereve të përcaktuara me ligj. Ata duhet të jenë qytetarë me karakter të lartë moral dhe juristë me përvojë.

2. Gjyqtarët. Gjyqtarët i emëron Këshilli Gjyqësor me pëlqimin e Prijetarit. Gjyqtarët kushtetutorë i emëron Kuvendi me tri të pes-tat e deputetëve dhe me pëlqimin e Prijetarit.

56 Në këtë paragraf mund të shtohen punonjësit e tjerë të drejtësisë.

35

Page 36: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

3. Këshilli Gjyqësor. Gjyqtarët emërojnë 7 anëtarë të Këshillit Gjy-qësor, dhe Kuvendi me shumicën e deputetëve dhe me pëlqimin e Prijetarit 6.

Neni 43. Mandati

1. Kohëzgjata. Gjyqtari shërben deri në moshën ligjore të pensioni-mit. Gjyqtari kushtetutor shërben 9 vjet dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor 5. Secili qëndron në detyrë deri kur të betohet pasuesi, përveç nëse shkarkohet ose vdes. Gjyqtari kushtetutor ose anëtari i Këshillit Gjyqësor nuk mund të riemërohet.

2. Papajtueshmëria. Gjyqtari ose anëtari i Këshillit Gjyqësor nuk mund:

(1) të ushtrojë detyrë në organe shtetërore jashtë gjyqësisë;

(2) të përfshihet në veprimtari politike; ose

(3) të përfshihet në veprime a sjellje që bien ndesh me pavarë-sinë, paanësinë, ose denjësinë e gjyqtarit ose anëtarit të Kë-shillit Gjyqësor.

3. Mbrojtja. Gjyqtari nuk mund të bartet kundër vullnetit të vet, për-veçse:

(1) për mbarëvajtjen e gjyqësisë;

(2) për zbatimin e masave disiplinore; ose

(3) kur me ligj parashihet ndryshe.

Neni 44. Shkarkimi

1. Rastet. Një gjyqtar ose anëtar i Këshillit Gjyqësor mund të shkar-kohet nëse:

(1) dënohet për krim të rëndë;

(2) shpallet i paaftë mendërisht ose trupërisht; ose

(3) shpërfill rëndë detyrat e gjyqtarit ose anëtarit të Këshillit Gjyqësor.

2. Ecuria. Gjyqtarin e shkarkon Këshilli Gjyqësor me pëlqimin e Prijetarit. Gjyqtarin kushtetutor dhe anëtarin e Këshillit Gjyqësor

36

Page 37: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

e shkarkon Kuvendi me dy të tretat e deputetëve dhe pëlqimin e Prijetarit.

3. Ankimi. Gjyqtari i shkarkuar ka të drejtë t’i ankohet Gjykatës së Naltë.

Kreu VIIOrganet e posaçme

Neni 45. Në përgjithësi

1. Përcaktimi. Organet e posaçme janë trupa të pavarur dhe të paan-shëm që caktohen me ligj për të bartë përgjegjësi të posaçme. Kanë staf meritor profesionist.

2. Lista. Janë organe të posaçme:

(1) përndjekësit shtetërorë,57 që ndjekin të dyshuarit për shkelje të ndëshkueshme ose shkelje të tjera sipas ligjit;

(2) Mbrojtësi i Popullit, që mbron të drejtat themelore nga auto-ritetet botore;

(3) Rishikuesi i Përgjithshëm, që vëzhgon përdorimin e pares botore dhe veprimtarinë ekonomike të shtetit;

(4) Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve, që organizon zgjedhjet dhe shpall rezultatet e tyre;

(5) Banka e Kosovës, që pret monedhën kosovare, zbaton mëve-tësisht politikën monedhare, dhe mban e mbarështon kursi-met valutore të shtetit;

(6) Komisioni i Medieve, që rregullon valët e transmetimeve;

(7) Këshilli i Shërbimit Qytetnor, që mbron parimet e stafit me-ritor;58 dhe

57 Alternativë: prokuroria e shtetit.

37

Page 38: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

(8) agjencitë e pavarura të themeluara për të bartë përgjegjësi mbarështuese sipas një udhëzimi të qartë.

3. Pavarësia. Ligji që rregullon një organ të posaçëm ia siguron pa-varësinë dhe mjetet e nevojshme për punë. Organi i posaçëm mbarështon mëvetësisht buxhetin.

4. Papajtueshmëria. Drejtuesi ose zyrtari i lartë i një organi të po-saçëm nuk mund të përfshihet në veprimtari politike.

5. Autoriteti. Çdo zyrtar, organ shtetëror, dhe autoritet tjetër ka de-tyrë të bashkëpunojë me organet e posaçme dhe t’u përgjigjet kër-kesave që bëjnë brenda fushëveprimeve të tyre.

Kreu VIIIVetëqeverisja vendore

Neni 46. Në përgjithësi

1. Ligji. Vetëqeverisja vendore mbrohet me ligj. Zbatohet drejtpër-drejt Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.

2. Bashkitë. Bashkia është njësi e ndarjes tokësore dhe qeverisjes vendore. Ka tagër:

(1) të nxjerrë urdhëresa e të marrë vendime brenda fushëvepri-mit të vet;

(2) të bashkëpunojë me bashki të tjera dhe me palë të treta bren-da e jashtë vendit; dhe

(3) të mbledhë e shpenzojë pare dhe të marrë mjete nga organet qendrore.

58 Shih rastin KO 171/18, GjKK, Aktgjyk. 25.4.2019 (rreth autoritetit të Këshillit tëPavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil).

38

Page 39: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

3. Viset. Visi është njësi e ndarjes tokësore për qëllime të organeve qendrore. Visin e përbëjnë disa bashki.59

4. Delegimi. Organi qendror që delegon përgjegjësi siguron mjetet me i përmbushë përgjegjësitë e deleguara.

5. Mbikëqyrja. Organet qendrore rishikojnë aktet e organeve vendo-re vetëm për t’u siguruar se janë në pajtim me ligjin.

6. Të ndaluara. Nuk mund të ketë:

(1) njësi sovrane pos shtetit; ose

(2) ndarje në vija komunitare, politike, a ideologjike ose brenda hapësirave të shkëputura a të shkapërderdhura.60

Kreu IXMbrojtja dhe rendi

Neni 47. Organet

1. Në përgjithësi. Organet e mbrojtjes dhe rendit varen nga organet e zgjedhura. Kuvendi ua mbikëqyr buxhetin dhe politikat sipas ligjit.

2. Ushtria. Ushtria është forcë përgjegjëse me mbrojtë vendin. Për-bëhet nga forcat tokësore, ujore, dhe ajrore. Prijetari është krye-komandant i Ushtrisë. Ai emëron dhe shkarkon Kreun e Shtabit tëPërgjithshëm dhe komandantët e forcave tokësore, ujore, dhe aj-rore.

3. Këshilli i Sigurisë. Këshilli i Sigurisë është organ këshillues i Pri-jetarit. Përgatit strategjinë e mbrojtjes kombëtare dhe bart përgje-

59 Viset janë të rëndësishme për zgjedhjet e Kuvendit.

60 Qëllimi është me iu shmangë njësive të krijuara me gerrymandering ose për të rehatu kërkesat e komuniteteve me synime separatiste. Veçmas, nuk lejohet me lidhë hapësira gjeografike përmes korridoreve. Sipas këtij paragrafi, Kosova do të ndalonte bosnjëzimin përmes entiteteve me kompetenca sovrane a ekzekutive.

39

Page 40: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

gjësi të tjera të përcaktuara me ligj. Këshillin e përbëjnë Kryemi-nistri, ministri i mbrojtjes, ministri i brendshëm, dhe anëtarët e tjerë sipas ligjit.

4. Policia. Policia është organ profesionist përgjegjës me rujtë ren-din e sigurinë botore dhe me kontrollu bashkë me Ushtrinë kufirinshtetëror. Drejtorin e përgjithshëm të Policisë e emëron Kryemini-stri me pëlqimin e Prijetarit.

5. Zbulimi. Agjencia e Zbulimit është organ profesionist që heton kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Drejtorin, zëvendësdrejtorin, dhe rishikuesin e Agjencisë i emëron Kryeministri me pëlqimin e Prijetarit. Agjencia u jep të njëjtat njoftime Prijetarit dhe Kryemi-nistrit.

6. Papajtueshmëria. Nuk mund të ushtrojnë detyra të tjera botore ose të marrin pjesë në veprimtari politike:

(1) ushtarakët e shërbimit vepror;

(2) pjesëtarët e Policisë; dhe

(3) pjesëtarët e Agjencisë së Zbulimit.

Neni 48. Masat e jashtëzakonshme

1. Në përgjithësi. Masat e jashtëzakonshme mund të ndërmerren sa janë të domosdoshme shkaku i gjendjes së luftës dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Masat duhet të jenë në përpjesëtim me rrezikundhe të synojnë me rikthy sa më shpejt gjendjen e rregullt.61

2. Ligji. Rregullohen me ligj puna e autoriteteve botore, kufizimi i tëdrejtave themelore, dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatëmasave të jashtëzakonshme.

3. Lufta. Në rast agresioni të armatosur ndaj vendit, Prijetari shpall me dekret gjendjen e luftës. Në rast kërcënimesh të jashtme, Pri-jetari shpall gjendjen e luftës dhe mobilizimin në këshillim me

61 Ky nen mbështetet në radhë të parë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (1998/2016), pjesa 16, nenet 170–76, dhe pjesërisht në Kushtetutën e Kosovës (2008/2016). Pas trazirave të 97-s, Kosova e ka kufizu maksimalisht mundësinë e keqpërdorimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

40

Page 41: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Këshillin e Sigurisë dhe me pëlqimin e Kuvendit. Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së luftës, Prijetari nxjerr dekrete me fuqinë e ligjit.

4. Gjendja e jashtëzakonshme. Në rast rreziku për rendin kushtetu-tor ose për të parandaluar a mënjanuar pasojat e një fatkeqësie na-tyrore a teknologjike, mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshmenë pjesën e prekur të vendit. Gjendjen e jashtëzakonshme e shpallKabineti me pëlqimin e Prijetarit për deri në 60 ditë. Kuvendi mund ta zgjasë për 30 ditë të tjera me dy të tretat e deputetëve, por jo më shumë se tri herë. Nëse Policia nuk është në gjendje të rivendosë rendin, Kuvendi i jep leje Ushtrisë me ndërhy.

5. Kufizimi i të drejtave. Akti që ndërmerr masa të jashtëzakonshme cilëson të drejtat që kufizohen.

6. Të ndaluara. Gjatë masave të jashtëzakonshme, nuk mund:

(1) të ndryshohen Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet, ose ligjet për masat e jashtëzakonshme;

(2) të mbahen zgjedhje; ose

(3) të kufizohen të drejtat e parapara nga nenet 6, 7, 10, 11, dhe 13.

7. Shqyrtimi në Kuvend. Kuvendi shqyrton aktet e masave të jashtë-zakonshme në mbledhjen më të parë. Nëse nuk i miraton, aktet humbin fuqinë.

Kreu XTë ndryshme

Neni 49. Zgjedhjet

1. Shpallja. Zgjedhjet i shpall Prijetari, duke ua caktuar ditën.

41

Page 42: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

2. Dita. Zgjedhjet mbahen të dielën e dytë të marsit, majit, shtatorit, ose nëntorit.

3. Shkurtimi i mandatit. Zyrtarëve që zgjedhen mund t’u shkurtohetmandati ashtu që zgjedhjet e parapara për një vit të mbahen të njëjtën ditë.62

4. Vota për kandidatin. Vota e qytetarit mund t’i njehet vetëm kan-didatit që zgjedh qytetari. Vota nuk mund t’i njehet grupit ose par-tisë politike në të cilën bën pjesë kandidati.

Neni 50. Betimi

1. Prijetari, Kuvendi, Kabineti. Prijetari, deputetët, dhe anëtarët e Kabinetit bëjnë këtë betim: «Betohem se do t’i bindem Kushtetu-tës dhe ligjeve të tjera të vendit, do të respektoj të drejtat themelo-re të secilit, do të mbroj pavarësinë e Kosovës, dhe do t’i shërbej të mirës së përgjithshme dhe përparimit të popullit tonë».

2. Gjyqtarët. Gjyqtarët dhe zyrtarët tjerë betohen sipas formulës së përcaktuar me ligj se do t’i binden Kushtetutës dhe ligjeve të tjeratë vendit dhe do ta kryejnë me besnikëri detyrën që pranojnë.

Neni 51. Shlirimet

1. Në përgjithësi. Lirohen nga ndjekja ndëshkimore, paditë qytetare,dhe shkarkimi për veprimet e vendimet brenda fushëveprimit të tyre Prijetari, deputetët, anëtarët e Kabinetit, gjyqtarët, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, përndjekësit, dhe zyrtarët e lartë të një organi të posaçëm. Nuk gëzojnë shlirim nëse shkelin ligjin qëllimisht.63

62 Alternativë: «Zgjedhjet e parapara për një vit mbahen të njëjtën ditë, për sa ështëe mundshme. Për këtë qëllim, Prijetari mund t’ua shkurtojë deri në një vit man-datin zyrtarëve që zgjedhen».

63 Zyrtarët e lartë të shtetit rëndom gëzojnë imunitet funksional, që domethënë se lirohen nga përndjekja për veprimet brenda kompetencave të tyre. Në vend se me përsëritë këtu rregull sa herë që diskutohet një zyrtar ose organ i shtetit, i kam përfshi të gjithë në një vend. Shih rastin KO 98/11, GjKK, Aktgjyk. 20. 9.2011.

42

Page 43: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

2. Ndalimi. Nuk mund të ndalohet ose burgohet pa pëlqimin e orga-nit ku shërben deputeti, gjyqtari, ose përndjekësi, përderisa është duke i kryer detyrat e veta.

3. Gjyqtarët. Gjyqtari mund të ngarkohet me shkelje të ndëshkuesh-me vetëm me pëlqimin e Këshillit Gjyqësor dhe Prijetarit. Gjyqta-ri kushtetutor ose anëtari i Këshillit Gjyqësor mund të ngarkohet me shkelje të ndëshkueshme, të kontrollohet, ose t’i hiqet liria ve-tëm me pëlqimin e Dhomës Kushtetutore.

4. Rrogat. Nuk mund t’i ulet rroga gjatë kohës sa shërben Prijetarit, gjyqtarit, anëtarit të Këshillit Gjyqësor, ose zyrtarit të lartë të një organi të posaçëm. Rrogat e tyre rriten çdo vit në përputhje me shtrenjtimin e përgjithshëm të mallrave dhe shërbimeve.64

Neni 52. Ndryshimi i Kushtetutës

1. Nisma. Mund të parashtrojë ndryshimin e Kushtetutës kushdo që ka të drejtë t’i parashtrojë Kuvendit projektligj.

2. Miratimi. Kuvendi miraton ndryshimin me dy të tretat e depu-tetëve.

3. Shqyrtimi gjyqësor. Pasi ta miratojë ndryshimin, Kuvendi ia para-qet atë Gjykatës së Naltë. Brenda 30 ditëve, Gjykata vlerëson nëse ndryshimi pakëson të drejtat themelore ose sovranitetin e popullit. Nëse vlerëson se po, e kthen ndryshimin për rishqyrtim në Kuvend dhe cek arsyet pse po e kthen; nëse vlerëson se jo, ia paraqet Prijetarit për ta shpallë.

64 Mbështetë në kushtetutën e ShBA-së (1789/1992), neni III.1.1. Çështja e rrogavemund të rregullohet në një nen i veçantë që përfshin dhe këtë dispozitë: «Cakto-hen me ligj rrogat e Prijetarit, deputetëve, anëtarëve të Kabinetit, gjyqtarëve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, përndjekësve, dhe zyrtarëve të lartë të një organitë posaçëm».

Parimisht, kjo mund të nënkuptohej, por në Kosovë tashmë kemi një vendim të Gjykatës që ka leju rritjen e rrogave me vendim të ekzekutivit. Rasti KO 12/18, GjKK, Aktgjyk. 11.6.2018.

43

Page 44: Projekt-kushtetutë për Kosovëngetoar.com/pk/2019-p-kusht-ksv.pdfKy projekt përdor njëtrajtshëm emrin vetë dhe mbiemrin vetjak. Megjithatë, zë-vendësimi i huazimeve të mirëpërhapura

Neni 53. Kalimtare

1. Ligjet e mëparshme. Shfuqizohen kushtetutat e mëparshme. Li-gjet e tjera mbeten në fuqi sa janë në pajtim me këtë Kushtetutë dhe nuk janë ndryshuar ose shfuqizuar.

2. Ligji kalimtar. Çështjet kalimtare rregullohen me ligj të veçantë për zbatimin e Kushtetutës. Ai ligj miratohet në të njëjtën mënyrë si Kushtetuta, dhe nuk i nënshtrohet rishikimit gjyqësor.

3. Në fuqi. Kjo Kushtetutë hyn në fuqi ditën që e shpall Prijetari.

44