2
PROMOVIMI DHE ADVOKIMI I PËRDORIMIT TE QËNDRUESHËM TË BURIMEVE DHE VLERAVE NATYRORE Ky projekt financohet nga Qeveria Suedeze përmes REC Shqipëri Mendimet e shprehura në këtë botim reflektojnë informacionin e stafit të Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës dhe jo detyrimisht pikëpamjet e përfaqësisë së Qeverisë Suedeze në Shqipëri MJEDISI SHOQERIA ZHVILLIM I QENDRUESHEM Iniciativa për promovimin dhe advokimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore, është nxitur dhe ideuar nga bashkëpunimi i Rrjetit të Organizatave “Për Mbrojtjen e Natyrës” në nivel kombëtar. Kjo iniciativë është realizuar me financim të Qeverisë Suedeze përmes REC Shqipëri në një kohështrirje 2 vjeçare.

PROMOVIMI DHE ADVOKIMI I PËRDORIMIT TE ......shoqërisë civile ne proceset e vendim-marrjes te menaxhimit te zonave te mbrojtura dhe vlerave natyrore respektive të zonave të mbrojtura;

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PROMOVIMI DHE ADVOKIMI I

PËRDORIMIT TE QËNDRUESHËM

TË BURIMEVE

DHE VLERAVE NATYRORE

Ky projekt financohet nga

Qeveria Suedeze përmes REC Shqipëri

Mendimet e shprehura në këtë botim reflektojnë informacionin e stafit të

Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës dhe jo detyrimisht pikëpamjet e

përfaqësisë së Qeverisë Suedeze në Shqipëri

MJEDISI

SHOQERIA

ZHVILLIM I

QENDRUESHEM

Iniciativa për promovimin dhe advokimin e përdorimit të qëndrueshëm të

burimeve dhe vlerave natyrore, është nxitur dhe ideuar nga bashkëpunimi i

Rrjetit të Organizatave “Për Mbrojtjen e Natyrës” në nivel kombëtar.

Kjo iniciativë është realizuar me financim të Qeverisë Suedeze përmes REC Shqipëri në një kohështrirje 2 vjeçare.

PROJEKTI SYNON TË PROMOVOJE DHE ADVOKOJE PËR

MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË BURIMEVE NATYRORE

SI KUSHT PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SE JETËS SE

QYTETAREVE POR NJËKOHËSISHT KRIJIMIN E KAPACITETEVE

PROFESIONALE TË PROFILIZUARA NË FUSHËN E MBROJTJES

SË MJEDISIT.

Objektivat kryesore të projektit mbështeten në strategjinë e “Rrjetit

për Mbrojtjen e Natyrës” si më poshtë:

❖ Ngritja dhe zhvillimi i një sistemi për identifikimin e

problematikave kryesore me të cilat përballen sot zonat e

mbrojtura në 9 rajone pilot të përzgjedhura mes të cilave është

edhe Rezervati Natyror i Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës” dhe

Peizazhi i Mbrojtur “Lumi Buna-Velipoje”;

❖ Vlerësimi dhe evidentimi i përfshirjes së komunitetit dhe

shoqërisë civile ne proceset e vendim-marrjes te menaxhimit te

zonave te mbrojtura dhe vlerave natyrore respektive të zonave

të mbrojtura;

❖ Nxitja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe komunitetit lokal

drejt një procesi bashkëpunimi dhe promovimi për menaxhimin

e përbashkët te burimeve natyrore në rajon;

Ndër aktivitetet kryesore të kësaj iniciative janë:

❖ Organizimi i forumeve qytetare me qëllim adresimin profesional te

problematikave kryesore me të cilat përballen zonat e mbrojtura;

❖ Promovimi i vlerave natyrore përmes organizimit të eventeve në

ditë të shënuara për zonat e mbrojtura si “DITA E LIQENIT TE

SHKODRËS”;

❖ Hartimi dhe përpunimi i të dhënave të një sondazhi i cili do t`i

adresohet aktorëve të rajonit të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe

Velipojës si dhe hartimi i raportit të analizës së gjetjeve i cili do

ndahet dhe diskutohet me institucionet përgjegjëse ekzekutive

dhe administrative;

AKTIVITETET

Zonat e mbrojtura Liqeni i Shkodrës dhe Peizazhi natyror Lumi Buna me

Deltën e saj të kategorizuara për larminë e pasur biologjike dhe

potencialet e zhvillimit te qëndrueshëm, sfidohen nga problematika që

lidhen me ruajtjen, administrimin dhe menaxhimin e Zonave të

Mbrojtura.