70
FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE BASHKËKOHORE ФАКУЛТЕТ ЗА СОВРЕМЕНИ ОПШТЕСТВЕНИ НАУКИ FACULTY OF CONTEMPORARY SOCIAL SCIENCES EMRI I FAKULTETIT НАЗИВ НА ФАКУЛТЕТОТ STUDIME PASDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË TEZA: PROTOKOLLI DIPLOMATIK – ASPEKTET ETIKE ME THEKS TË VEÇANTË RASTI MAQEDONIA E VERIUT KANDIDATI: MENTORI: Edmond Fejza Prof. Dr. Ali Pajaziti Tetovë, gusht 2021

PROTOKOLLI DIPLOMATIK ASPEKTET ETIKE ME THEKS TË …

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE BASHKËKOHORE

ФАКУЛТЕТ ЗА СОВРЕМЕНИ ОПШТЕСТВЕНИ НАУКИ

FACULTY OF CONTEMPORARY SOCIAL SCIENCES

EMRI I FAKULTETIT НАЗИВ НА ФАКУЛТЕТОТ

STUDIME PASDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË

TEZA:

PROTOKOLLI DIPLOMATIK –

ASPEKTET ETIKE ME THEKS TË VEÇANTË

RASTI MAQEDONIA E VERIUT

KANDIDATI: MENTORI: Edmond Fejza Prof. Dr. Ali Pajaziti

Tetovë, gusht 2021

2 | Page

DEKLARATË

Unë, Edmond Fejza, student në programin studimor “Dilomaci” – studime pasdiplomike, në

Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkohore pran Universitetit të Evropës Juglindore në

Tetovë, me numër të ID-së: 117866, deklaroj se punimi i titulluar “Protokolli diplomatik - Aspektet

etike me theks të veçantë rasti Maqedonia e Veriut” është punimi im origjinal dhe nuk është

publikuar dhe as nuk është dorëzuar për vlerësim në ndonjë institucion tjetër. Ky punim nuk

përmban material të publikuar nga persona tjerë, përveç rasteve të cilat janë cituar sipas

rregullave të parapara nga universiteti.

Edmond Fejza Tetovë, 2021

3 | Page

MIRËNJOHJE

Për përfundimin e sukëseshëm të këtij punimi dëshiroj të faleminderoj përzemërsisht mentorin

tim, Prof. Dr. Ali Pajaziti, i cili më udhëzoi dhe më ndihmoi gjatë të gjithë procesit.

Dëshiroj të faleminderoj edhe familjen dhe posaçërisht shoqen time, e cila më dha mbështetjen

e duhur. Gjithashtu, nuk dua të harroj edhe kolegët e mij të punës pran Korpusit të Paqes të

SHBA-ve, të cilët më ndihmuan dhe udhëzuan sa herë që unë kisha nevojë.

Edhe pse emri im qëndron në këtë punim, kjo nuk është një punë e vetme. Unë dua të shpreh

mirënjohjen e thellë për të gjithë paraardhësit që kanë punuar në këtë fushë, autorët, gazetarët

dhe institucionet, burimet e të cilëve më kanë mundësuar që unë të kryej këtë punim.

4 | Page

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI 6

KAPITULLI I 9

1.1. HYRJE NË PROTOKOLL 9

1.2. DALLIMET NDËRMJET PROTOKOLLIT DHE ETIKËS 12

1.3. HISTORIA E PROTOKOLLIT 12

1.4. KONVENTAT E RËNDËSISHME 14

KAPITULLI II 17

2.1. FLAMURI 17

2.2. FLAMURI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 21

2.3. HIMNI 23

2.4. SIMBOLET SHTETËRORE 24

2.5. RADHA DHE PËRPARËSIA E RANGJEVE ZYRTARE 25

2.6. TITUJT E KORTEZISË 27

KAPITULLI III 31

3.1. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 31

3.2. MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME 33

3.2.1. PROFILI I PERSONELIT DIPLOMATIK 34

3.2.2. AMBASADAT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 37

3.2.3. KUSHTET PËR EMËRIMIN E NJË DIPLOMATI 39

3.2.4. IMUNITETI DIPLOMATIK 41

3.2.5. AKTIVITETET E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME 42

3.2.6. BULETINI I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME 46

3.2.7. ORGANET E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME 47

DREJTORIA E PROTOKOLLIT DIPLOMATIK 47

DREJTORIA E AKADEMISË DIPLOMATIKE 49

INSTITUTI PËR HULUMTIME GJEOSTRATEGJIKE DHE POLITIKË TË JASHTME 50

3.3. KËSHILLI I AMBASADORËVE 50

KAPITULLI IV 51

4.1. CEREMONITË ZYRTARE 51

4.1.1. DORËZIMI I LETRAVE KREDENCIALE TË AMBASADORËVE 53

5 | Page

4.1.2. SJELLJA E DIPLOMATËVE GJATË CEREMONIVE ZYRTARE 58

KAPITULLI V 63

5.1. PËRFUNDIMI 63

5.2. REKOMANDIMET 65

BIBLIOGRAFIA 67

LIBRA 67

KONVENTA DHE LIGJE 69

BURIME NGA INTERNETI 70

6 | Page

ABSTRAKTI

Ky punim i magjistraturës mbi Protokollin Diplomatik - Aspektet etike me theks të veçantë rasti

Maqedonia e Veriut fokusohet mbi rëndësinë e protokollit diplomatik në përgjithësi dhe aspektet

etike në veçanti. Për çdo lëmi të folur mbi protokollin diplomatik jam ndalur për të përmendur

edhe rastin e Maqedonisë së Veriut dhe se si raste të ndryshme janë zgjidhur në vendin tonë.

Për përpunimin e këtij punimi kam përdorur metodën kualitative të hulumtimit, duke u munduar

t’i përgjigjem pyetjes për rëndësinë e protokollit diplomatik. Për këtë, unë kam hulumtuar dhe

konsultuar burime të kësaj fushe, qofshin ato libra të publikuar, shkrime, biografi, fjalorë

diplomatikë, doracakë dhe udhëzues për ambasadorë dhe diplomatë, artikujt të gazetave dhe

magazinave të ndryshme, si edhe të dhëna nga interneti, nga web faqet e ndryshme të qeverive,

ministrive dhe ambasadave të vendit dhe të huaja. Gjithashtu, kam ndjekur dhe hulumtuar

vazhdimisht aktivitetet e institucioneve shtetërore, me theks të veçantë aktivitetet e Presidentit

të Republikës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dy aktorët kryesor në zhvillimin e

marrëdhënieve ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë se edhe pse në Maqedoninë e Veriut ka hapa serioze për

avancimin dhe promovimin e diplomacisë dhe protokollit diplomatik, ekzitojnë ende boshllëqe

që duhet plotësuar, sidomos nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme, përmes edukimit dhe

përgatitjes adekuate të të gjithë diplomatëve. Për një hap të tillë, njëherazi duhet vullnet politik.

Fjalë kyçe: Diplomaci, diplomatik, protokoll, protokollare, etika, presidenti, ministri, Ministria e Punëve të

Jashtme, Maqedonia e Veriut.

7 | Page

АПСТРАКТ

Овој мaгистерски труд за Дипломатскиот протокол – Етичкиот аспект со посебен

нагласок на Република Северна Македонија се фокусира на важноста на дипломатскиот

протокол и етичкиот аспект. За секоја област на дипломатскиот протокол, спомнат е и

случајот на Република Северна Македонија и како тие прашања се решени кај нас.

За изработка на овој труд ја користев квалитативната метода на истражување, трудејќи се

да одговорам на прашањето за важноста на дипломатскиот протокол. Во текот на процесот,

истражував и консултирав извори од оваа област, било тоа да се објавени книги,

биографии, дипломатски речници, прирачници и упатства за амбасадори и дипломати,

разни написи од дневни весници или списанија, како и податоци од интернет, од разни веб-

страници на влади, министерства и амбасади.

Исто така, континуирано ги следев и истражував активностите на државните институции, со

посебен акцент на активностите на претседателот на Републиката и Министерството за

надворешни работи, како носители на главните улоги во развојот на меѓународните односи

на Република Северна Македонија.

Наодите од ова истражување покажуваат дека иако во Република Северна Македонија се

преземаат сериозни чекори за унапредување и промовирање на дипломатијата и

дипломатскиот протокол, сѐ уште има празнини што треба да се пополнат, особено од

страна на Министерство за надворешни работи, преку соодветно образование и обука на

сите дипломати. Истовремено, за ваков чекор најмногу е потребна политичка волја. Оттаму,

во овој труд се дадени препораки како да се надминат тие празнини.

Клучни зборови: Дипломатија, дипломатски, протокол, етика, претседател, министер,

Министерство за надворешни работи, Република Северна Македонија.

8 | Page

ABSTRACT

This Master’s thesis on Diplomatic Protocol - Ethical Aspects with special emphasis on the case of

North Macedonia focuses on the importance of the diplomatic protocol in general and the ethical

aspects in particulas. For each area of discussion on diplomatic protocol, I have mentioned the

case of North Macedonia and how various cases have been resolved in our country.

For the elaboration of this research paper I have conducted the qualitative research method, in

the attempt to answer the question about the importance of the diplomatic protocol. To achieve

this, I have researched, selected and consulted resources from this field, such as: published

books, writings, biographies, manuals and guides for ambassadors and diplomats, articles from

various newspapers and magazines, as well as data from the internet, including various websites

of governments, ministries and embassies. I have also continuously followed and researched the

activities of state institutions, with special emphasis on the activities of the President of the

Republic of North Macedonia and the Ministry of Foreign Affairs, as the two main actors in the

development of international relations in the Republic of North Macedonia.

The findings of this research study show that although there are serious steps to advance and

promote diplomacy and diplomatic protocol in North Macedonia, there are still gaps that need

to be filled, especially by the Ministry of Foreign Affairs, through adequate education and training

of all diplomats. Such a step, as it seems, requires political will.

Keywords: Diplomacy, diplomatic, protocol, ethics, President, Minister, Ministry of Foreign

Affairs, North Macedonia

9 | Page

KAPITULLI I

1.1. HYRJE NË PROTOKOLL

Qëllimi thelbësor në këtë punim të magjistraturës është të kuptuarit e rëndësisë së protokollit

diplomatik në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe aspekti etik në rastin e Republikës së

Maqedonisë së Veriut.

Kundrejt perceptimit të gabueshëm se ndjekja strikte e protokolleve është e panevojshme dhe

na bënë jetën më të vështirë, në praktikë, ndjekja e protokolleve është edhe atë shumë e

nevojshme dhe ndihmon në lehtësimin e punës dhe aktiviteteve të diplomatëve dhe të

përfaqësuesve tjerë shtetëror.

Për më tepër, nëpër shumë raste në histori protokolli është përdorur si një mjet për arritjen e

qëllimeve ndërkombëtare të shteteve, shpeshherë për të zbutur situata delikate ndërmjet

shteteve të ndryshme. Duke (mos) respektuar rregullat e prokotollit është dërguar edhe një

mesazh për pëlqim, aprovim ose respekt. Dhe e kundërta, shpeshherë diktatorët kanë dhënë

udhëzime për ambasadorët e tyre për të bërë ofendime, shkelje protokolli ose sjellje të

pahijshme, gjë që e ka bërë punën e diplomatëve shumë të vështirë dhe të papëlqyeshme.

Për nevojat e këtij hulumtimi u jam referuar një sërë burimesh të ndryshme që kanë të bëjnë me

protokollin diplomatik në përgjithësi, edhe atë duke filluar nga “Fjalori i marrëdhënie

ndërkombëtare dhe të diplomacisë” nga autorët Ahmet Emin Dağ dhe Ali Pajaziti, “Ceremoniali

dhe protokolli diplomatik” nga Xhon R. Vud dhe Xhin Seres, “Fjalori i diplomacisë” nga Nijazi Uka,

“Doracaku diplomatik” nga R. G. Feltman, si edhe revista shkencore si Public Diplomacy

Magazine, Global Challenge, Diplomatic Magazine, etj. Në punim kam cituar edhe shumë ligje

për rregullimin e drejtpërdrejtë të përdorimit të protokollit dhe të punës së përfaqësuesve

shtetëror, qoft ligji për flamurin, për himnin ose për punët e jashtme. Një këndvështrim është

hedhur edhe mbi Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, si baza kryesore mbi

parimet e të cilës janë të ndërtuara sot marrëdhëniet ndërkombëtare.

10 | Page

Për më shumë, gjatë kohës së punimit të këtij hulumtimin kam ndjekur vazhdimisht ngjarjet dhe

aktivitetet e institucioneve shtetërore. Me theks të veçantë jam fokusuar në punën e Presidentit

të Republikës dhe punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dy aktorët kryesor në ndërtimin e

marrëdhënieve ndërkombëtare, në periudhën prej shtatorit 2020 deri në prill 2021. Kam ndjekur

edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike për të parë se si janë trajtuar aktivitetet e

institucioneve dhe përfaqësuesëve shtetëror nga aspekti i protokollit diplomatik. Duke pasur

parasysh që kjo periudhë ishte gjatë pandemisë globale të COVID-19, shumë nga aktivitetet ishin

të reduktuara ose të adaptuara sipas rekomandimeve për siguri shëndetësore.

Si term, fjala “protokoll” vjen nga fjala greke “proto-kollon” që do të thotë një copë letër e ngjitur

para një dokumenti kombëtar për t’i dhënë origjinalitetin. Fjala “protokoll” në diplomacinë e

Bizantit qëndronte në faqen e parë të çdo dokumenti solemn ku shënoheshin pjesëmarrësit.

Megjithatë, në kontekstin bashkëkohor, ku kemi një gjendje të karakterizuar me ndryshime në

numrat, statusin dhe rolet e subjekteve në reja në skenën ndërkombëtare, termi protokoll merr

një kuptim tjetër. Kështu që protokolli është një formë e rendit hierarkik, shprehje të sjelljeve të

mira mes kombeve. Është një grup rregullash për veprimin (sjelljen) e qeverive dhe

përfaqësuesve të tyre në raste zyrtare dhe private. Rosalie Rivett thotë se “protokolli është një

etiketë në diplomaci, një sërë rregullash të sjelljes, standarde të pranueshme në ligjëratën,

dialogun dhe negociatat diplomatike”.1

Sipas Nijazi Ukës, protokolli diplomatik definohet si rregulla të gjithëpranueshme dhe norma

zakonore me të cilat rregullohet veprimi i ndërsjelltë i shteteve dhe përfaqësuesve të tyre zyrtar,

ai bazohet në respektimin e parimeve themelore të barazisë dhe respektimit të ndërsjelltë të

shteteve.2

Në Fjalorin e marrëdhënie ndërkombëtare dhe të diplomacisë3 nga Ahmet Emin Dağ dhe Ali

Pajaziti termi “Protokoll” sqarohet se në diplomaci përdoret në tre kuptime: a) Norma

1 Rosalie Rivett, Diplomatic protocol: Etiquette, statecraft and trust, Training Language and Culture, Volume 2 Issue

1, 2018, F. 101. 2 Av. Nijazi Uka, Fjalor i diplomacisë, Ilari, Tiranë, 2011. F. 256 3 Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti, Fjalor i marrëdhënie ndërkombëtare dhe i diplomacisë. Logos-A. 2019. F. 483

11 | Page

diplomatike që zbatohen në jetën shtetërore dhe diplomaci, si dhe mënyrat e zbatimit të tyre.

Në këtë kategori hyjnë veprimtaritë e ndryshme diplomatike si ritualet, vizitat zyrtare, koktejet,

pritjet, lamtumirat, shkëmbimet e letrave mes burrave të shtetit; b) Lloji i dokumenteve të

shkruara në diplomaci; c) Shënime të mbajtura nga palët nënshkruese lidhur me realizimin e një

bashkëpunimi.

Prandaj, në këtë punim do të ndalemi më gjerësisht për protokollin diplomatik dhe rëndësinë e

tij në veprimin e një përfaqësuesi ose institucioni shtetëror.

12 | Page

1.2. DALLIMET NDËRMJET PROTOKOLLIT DHE ETIKËS

Kur flasim për diplomacinë, duhet të kemi një gjë të rëndësishme parasysh. Siç përmend edhe

autori Danço Markovski në veprën e tij “Metodat bashkëkohore diplomatike dhe zbatimi i tyre në

diplomacinë maqedonase”, duhet të bëjmë dallim në mes diplomacisë dhe politikës së jashtme,

terme që në jetën e përditëshme shpesh ngatërrohen dhe përdoren njëkohësisht në mënyrë të

ndërkëmbyeshme. Sipas diplomatit britanik, Piter Marshall (Peter Marshall) “Politika e jashme

është ajo që duhet të bëhet, kurse diplomacia është ajo se si duhet të bëhet”.4

1.3. HISTORIA E PROTOKOLLIT

Historia e protokollit diplomatik mund të thuhet se nis që nga fillimet e para të diplomacisë. Në

Egjiptin e lashtë, të dërguarit e faraonëve priteshin dhe përcilleshin në mbretëritë fqinje nën

rregulla të caktuara dhe nën mbrojtje të rangut të tyre. Në Evropën e mesjetës, të ndarë në

shumë mbretëri e principata të vogla, të dërguarit e shteteve ishin të lirë për të udhëtuar dhe të

sigurt nga rreziqet. Ata shpeshherë mbani me vete ndonjë emblemë të dukshme.

Në Kinën e lashtë, para unifikimit të vendit, shtetet kishin një sistem të organizuar mirë për

përfaqësimin e vendit duke dërguar misionet e tyre. Kjo traditë theksonte edhe virtytet etike në

marrëdhëniet ndërmjet vendet.

Në vitin 1626 kardinali Rishelje (Cardinal de Richelieu), si këshilltar diplomatik i mbretit Luj XIII

themeloi ministrinë e parë të punëve të jashtme, që u bë qendra kryesore dhe e përhershme për

kryerjen e punëve ndërkombëtare.5 Nën këtë ndikim filluan të krijohen ministri të punëve të

jashtme në të gjitha vendet e Evropës. Në vendet evropiane krijohet roli i zyrtarit të punëve të

jashtme dhe në duart e tyre përqendrohet aftësia për të drejtuar politikën e jashtme të shtetit.

4 Данчо Марковски, Современи дипломатски методи и нивната примена во македонската дипломатија,

Фондацијата Фридрих Еберт, Скопје 2017. F. 78. 5 Тања Достинова Запрова & Љупчо Сотироски, Дипломатска организација, дејност и професија, Универзитет

„Гоце Делчев” Правен факултет, Штип, 2014. F. 21

13 | Page

Paralelisht me zhvillimin e diplomacisë, parashtrohet edhe çështja e karakterit të veprimtarisë,

gjegjësisht rreth vendit dhe rolit të ambasadorit, kompetencat dhe lirit që do t’i gëzojë për

kryerjen e punës së tij.

Vendet evropiane, Rusia dhe Perandoria Osmane kanë pasur ambasadorët dhe përfaqësuesit e

tyre nëpër shumë vende. Por për shkak të mospasjes së rregullave të përcaktuara

ndërkombëtarisht, përfaqësuesit diplomatik kanë pasur vështirësi të kryerjes së obligimeve të

tyre. Për shembull, ambasadorët evropian në Turqi kanë hasur në vështirësi të përshtaten me

ligjet dhe traditat e vendit dhe në të njëjtën kohë nuk kanë pasur shumë kompetenca.

Ambasadorët e huaj që kanë shërbyer në Rusi janë pritur me shumë mosbesim, kurse në anën

tjetër, ambasadorët rusë në vendet e huaja janë nisur me instruksione shumë të detajuara, që

nuk u ka lënë shumë hapsirë për negociata.

Kështu, nevoja për standardizim të marrëdhënieve diplomatike dhe qartësim të rolit të

përfaqësuesve diplomatik ka qenë shumë reale.

14 | Page

1.4. KONVENTAT E RËNDËSISHME

Që në vitin 1949, Kombet e Bashkuara kanë konstatuar se një kodifikim i marrëdhënieve

diplomatike dhe imunitetit është i duhur dhe i mundshëm. Prandaj, Komisioni Ndërkombëtar për

Drejtësi nën Kombet e Bashkuara nisi përgatitjet, pas të cilave sekretari gjeneral i Kombeve të

Bashkuara ftoi për konferencë në Vjenë. Kështu, në pranverën e vitin 1961, u soll ajo që sot e

quajm Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Një numër i madh i shteteve e

nënshkruan menjëherë këtë konventë. Deri në janar të vitit 1969, 63 shtete e kishin nënshkruar

konventën, kurse 45 shtete e kanë ratifikuar, përfshirë këtu edhe Republikën Federale të

Gjermanisë, Japoninë, Bashkimin Sovjetik dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në përputhje me nenin

51, Konventa e Vjenës hyri në fuqi më 24 prill 1964.6

Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike është një traktat ndërkombëtar që definon

marrëdhëniet diplomatike ndërmjet shteteve të panvarura. Ky traktat sqaron privilegjet e

misioneve diplomatike që ju mundëson diplomatëve të ushtrojnë detyrën e tyre pa asnjë frikë

nga ndonjë ushtrim dhune ose keqtrajtimi nga ana e shtetit pritës. Ky dokument është baza e

imunitetit diplomatik.

Deri më sot, ky traktat është ratifikuar nga gjithësej 192 shtete antare të Organizatës së Kombeve

të Bashkuara. Traktati nuk është ratifikuar vetëm nga Sudani Jugor, Ishujt Solomone dhe Palau.

Vatikani dhe Palestina gjithashtu e kanë nënshkruar dhe ratifikuar këtë traktat, si dy shtetet e

vetme vëzhguese të Kombeve të Bashkuara.

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka ratifikuar më 18 prill 1993, edhe pse si pjesë e Jugosllavisë,

e ka ratifikuar që në vitin 1961.

Nëni 2 nga Konventa e Vjenës përcakton që “është detyrimi i shtetit pranues që t’i marrë të gjitha

masat e nevojshme që të mbrojë objektet e misioneve diplomatike nga sulme ose dëmtime, si

edhe të ndalojë shqetësime të misionit diplomatik ose dëmtime të reputacionit të saj.”

6 Џон Р. Вуд, Џин Серес, Дипломатски церемонијал и протокол, Скопје, Издавачки центар ТРИ, 2009. F. 34.

15 | Page

Traktati është një dokument i gjerë që përmban 53 nene.7 Më poshtë është një përmbledhje

themelore e disave nga dispozitat kryesore.

● Neni 9 – Shteti pritës mund në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye të deklarojë një anëtar të

stafit diplomatik si një persona non-grata. Shteti dërgues duhet ta tërheqë këtë person

brenda një periudhe kohore të arsyeshme, ose ky person mund të humbasë imunitetin

diplomatik.

● Neni 22 – Objektet e një misioni diplomatik, siç është një ambasadë, do të jenë të

paprekshme dhe shteti pritës nuk do të hyjë brenda, përveç me lejen e shefit të misionit.

Për më tepër, shteti pritës duhet të mbrojë misionin nga ndërhyrjet ose dëmtimet. Shteti

pritës nuk mund të kontrollojë kurrë lokalet, dokumentet ose pronat e tij. Neni 30 e shtrin

këtë dispozitë edhe mbi rezidencën private të diplomatëve.

● Neni 24 – Ky nen përcakton që arkivat dhe dokumentet e një misioni diplomatik janë të

paprekshëm. Shteti pritës nuk do të kapë ose të hapë dokumente të tilla.

● Neni 27 – Shteti pritës do të lejojë dhe mbrojë komunikimin falas midis diplomatëve të

misionit dhe vendit të tyre. Çanta diplomatike nuk duhet të hapet kurrë as nën dyshimin

e abuzimit. Korrieri diplomatik nuk duhet të arrestohet kurrë ose të ndalohet.

● Neni 29 – Diplomatët nuk u nënshtrohen asnjë formë arrestimi ose ndalimi. Ata janë

imunë nga ndjekja civile ose penale, megjithëse vendi dërgues mund të heqë dorë nga kjo

e drejtë sipas nenit 32.

● Neni 34 – Ky nen flet për përjashtimin nga taksat për agjentët diplomatik, ndërsa neni 36

përcakton që agjentët diplomatik janë të liruar nga detyrimet doganore.

● Neni 37 – Familjarët e diplomatëve që banojnë në vendin pritës do të gëzojnë të njëjtën

mbrojtje si vetë diplomatët.

Shumë çështje në fushën e diplomacisë që deri atëherë ishin të pa zgjidhura dhe shpesh bazë për

mosmarrëveshje dhe keqkuptime, u përmbyllën me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet

Diplomatike, dhe katër konventa të tjera që pasuan, edhe atë: Konventa e Vjenës për

7 United Nations Treaty Collections, në https://treaties.un.org/pages/ViewDetails.aspx?src=TREATY&mtdsg_no=III-

3&chapter=3&clang=_en Vizituar më 25.11.2020

16 | Page

marrëdhëniet konzulare e vitit 1963; Konventa për misionet speciale e vitit 1969; Konventa për

ndalim dhe dënim të veprave penale kundër përsonave nën mbrojtje ndërkombëtare, përfshirë

edhe diplomatët e vitit 1973, dhe Konventa e Vjenës për përfaqësimin e shteteve në marrëdhëniet

e tyre me organizatat ndërkomëbtare dhe karakter universal e vitit 1975.

Vlen të përmendet edhe fakti që këto konventa mundësuan më shumë alternativa për vendet e

vogla që nuk kanë mundësi materiale ose nuk kanë interes për të hapur misione diplomatike në

të gjitha vendet. Kështu, këtyre vendeve u mundësohet që të emrojnë një person të përfaqësojë

shtetin në më shumë vende, më kusht paraprak që të gjitha vendet e përfaqësimit të informohen

dhe të dakordohen për një gjë të tillë. Republika e Maqedonisë së Veriut e shfrytëzon për shumë

vende këtë alternativë.8 Për shembull, ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vjenë

mbulon edhe Sllovakinë; ambasada në Bruksel mbulon edhe Luksemburgun; ambasada në Sofje

mbulon edhe Moldavinë; ambasada në Ankara mbulon edhe për Republikën Islamike të Iranit,

Republikën e Azerbajxhanit dhe Republikën e Uzbekistanit; ambasada në Budapest mbulon edhe

Nigerinë, ambasada në Madrid mbulon edhe Andorën dhe Argjentinën; ambasada në Stokholm

mbulon edhe Finlandën; ambasada në Londër mbulon edhe Irlandën dhe Islandën; etj.

Maqedonia e Veriut, gjithashtu ka edhe ambasadorë jo-rezidentë në disa shtete. Ambasadorët e

tillë udhëtojnë në vendin pritës për dorëzimin e letrës akredenciale dhe pastaj vetëm në raste

nevojë ose për evenimente të rëndësishme. P.sh. Ambasadori Abdulkadër Memedi është

ambasador jo-resident i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sulltanatin

Oman dhe Kuvajtin.

8 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, www.mfa.gov.mk Vizituar më 10.11.2019.

17 | Page

KAPITULLI II

Në këtë kapitull do të flasim gjerësisht mbi rëndësin e protokollit adekuat në lidhje me simbolet

shtetërore. Simbolet shtetërore kanë pasur rëndësi të madhe që në kohët e lashta dhe rregullat

rreth përcaktimit dhe trajtimit të simboleve shtetërore kanë evaluara me kalimin e kohës.

Të drejtat dhe obligimet për përdorimin e simboleve shtetërore dalin edhe nga vetë Konventa e

Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Neni 20 thotë: Misioni dhe kreu i tij duhet të kenë të

drejtën të përdorin flamurin dhe emblemën e Shtetit dërgues në godinën e misionit, duke përfshirë

vendbanimin e kreut të misionit dhe mjetet e tij të lëvizjes.9

2.1. FLAMURI

Ekziston një protokoll i madh i përfshirë në shfaqjen e duhur të flamujve kombëtarë. Ambasadat

dhe misionet diplomatike ushtrojnë të drejtën për të ngritur flamurin e tyre ndërkombëtar në

rezidencat dhe objektet e tyre gjatë gjithë kohës, dhe kjo për të a) shënuar rastet e tyre

kombëtare, dhe b) për të shënuar rastet e shtetit ku janë të vendosur. Gjithashtu, ata kanë të

drejtën për të mbajtur flamurin ndërkombëtar edhe në veturat e tyre zyrtare, edhe pse shumica

e bëjnë një gjë të tillë vetëm në raste formale ose në situata të rrezikut. Një rregull i përgjithshëm

është se flamuri kombëtar duhet të valojë në pozicionin e nderit, dhe jo në një pozicion inferior

ndaj ndonjë flamuri tjetër (edhe pse disa vende bëjnë përjashtim për standardet mbretërore).

Në raste të vizitave formale të mysafirëve të shquar, flamuri ndërkombëtar i shtetit të mysafirit

dhe i nikoqirit vendosen në të njëjtin vend, p.sh. në të dyja anët e platformës ose vendit të

takimit. Në këtë rast shtiza e flamurit duhet të jetë në krahun e djathtë të personit që është

mysafiri.10 Është me rëndësi që t’i kushtohet vëmendje flamurit, pasi që mos respektimi i këtyre

9 Ludwik Dembinski, Ligji diplomatik dhe konsullor, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2017. F. 9 10 R. G. Feltman, Diplomatic Handbook, Longman, London. F. 34

18 | Page

rregullave për flamurin mund të merren si mosrespektim ndaj shtetit ose përfaqësuesve mysafir.

Në shumë raste ka ndodhur që shteti nikoqir i ndonjë takimi dypalësh ose ndërkombëtar, të

valojë flamur të gabuar, qoft ai i ndonjë shteti tjetër, ndonjë ngjyrë e gabuar, ose edhe flamuj të

vjetër.

Një rast i tillë ndodhi gjatë vizitës së Kancelarit austriak Sebastijan Kurc në Republikën e

Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 2018.11 Gjegjësisht, në vend të flamurit të Austrisë, Kurc

u prit me flamurit e Republikës së Letonisë, që ishte valvitur para qeverisë. Flamujt e të dy

shteteve janë shumë të ngjashme, flamuj të kuq me një shirit të bardhë në mes. Por, për dallim

nga flamuri i Austrisë që ka është tre pjesë të barabarta, flamurit i Letonisë shiritin me pjesën e

bardhë e ka më të ngushtë.

Gabimi protokollar u vrejt nga gazetarët austriak që mbulonin vizitën dhe më pastaj u përhap

edhe në mediat e regjionit. Por për fat të mirë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira në mes

Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky gabim protokollar nuk pati ndonjë ndikim gjatë takimit

ose marrëdhënieve të mëtejshme. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkoi ndjesë

për gabimin dhe sqaroi se bëhet fjalë për një lëshim nga ana e shërbimeve të protokollit të

Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Flamuri i Republikës së Letonisë12 Flamuri i Republikës së Austrisë13

11 Web faqja: Sakam da kazham. Linku: https://sdk.mk/index.php/makedonija/kurts-prechekan-pogreshno-zname-

pred-vladata-latvisko-mesto-avstrisko/ Vizituar më 23.04.2021 12 Web faqja: Britannica. Linku: https://www.britannica.com/place/Latvia/Political-process. Vizituar më: 23.04.2021 13 Wikipedia. Linku: https://en.wikipedia.org/wiki/Flag_of_Austria Vizituar më: 23.04.2021

19 | Page

Këtu mund të vrejmë se po të kishte qenë gjatë ndonjë vizitë e tensionuar, gjatë marrëdhënieve

të brishta në mes dy shteteve, një shkelje e tillë e protokollit mund të merrej si një ofendim i

qëllimshëm dhe provokues dhe mund të shkaktonte dëme ne marrëdhënietet në mes dy

shteteve. Prandaj, është e rëndësishme që sektori i protokollit diplomatik të tregojë kujdes të

veçantë në raste të tilla, me qëllim për të shmangur situata të papëlqyeshme ose dhe të prishjes

së marrëdhënieve bilaterale.

Një rast i njëjtë ndodhi edhe gjatë një vizite të ambasadorit të atëherëshëm francez Kristijan

Timonie në qytetin e Ohrit.14 Në korrit të 2019 ambasadori ishte në vizitë dhe gjatë takimin me

kryetaren e Këshillit të Komunës së Ohrit Zhivka Angeloska, ai u prit me flamurin e Holandës, në

vend të flamurit të Francës. Por duke pasur parasysh që kjo vizitë ishte në nivel lokal, nuk pati

ndonjë ndikim ose diskutim më të gjërë në media.

Disa shtete, përveç flamurit kombëtar, përdorin edhe flamurin diplomatik, siç është rasti me

Mbretërinë e Bashkuar dhe me Tailandën. Flamur të tillë përdoren në ambasadat, konsultatat

ose në misionet e tjera diplomatike.

Kur flamuri kombëtar paraqitet me flamuj të tjerë, ai duhet të ngrihet i pari dhe të ulet i fundit.

Kur flamuri kombëtar paraqitet me flamuj të tjerë, të gjithë flamujt duhet të jenë të së njëjtës

madhësi dhe të valojnë në të njëjtën lartësi.

Në raste kur misionet diplomatike valojnë flamuj të disa shteteve, ata do të renditen sipas rendit

diplomatik lokal (qoftë ajo lista alfabetike ose ndonjë tjetër). Vendi më i rëndësishëm çdo herë i

takon flamurit të misionit diplomatik. Shembulli më poshtë është kur ka një numër tek të

flamujve.15

14 Web faqja: Sloboden Pechat. Linku: https://www.slobodenpecat.mk/diplomatski-gaf-timonie-vo-ohrid-

prechekan-so-holandsko-zname-foto/ Vizituar më: 23.04.2021 15 Џон Р. Вуд, Џин Серес, Дипломатски церемонијал и протокол, Издавачки центар ТРИ. F. 116

5 4 2 1 3

20 | Page

Në raste kur numri i flamujve është çift, atëherë në të djathtën e largët – ana e majtë nga

perspektiva e shikuesit.

Shumica e shteteve kur valojnë flamurin vertikalisht atëherë vetëm e kthejnë atë në pozicionin e

shtizës. Megjithatë, ka disa shtete që kanë protokoll të posaçëm për rastet kur flamuri është

vertikalisht. Të tilla janë: Kanadaja, Republika Çeke, Greqia, Izraeli, Filipinet, Arabia Saudite, Afrika

e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ka edhe shtete të tjera që kanë dizajnë të posaçëm të flamurit vertikal. Të tilla janë: Austria,

Gjermania, Hungaria, Meksika, Mali i Zi, Polonia, Slovakia, Kamboxha, Dominika dhe

Lihtenshtajni. Disa shembuj më poshtë:

Flamuri i Malit të Zi

Flamuri i Kamboxhës16

16 Flags of the World, në https://www.fotw.info/flags/kh.html. Vizituar më 12.01.2021.

21 | Page

2.2. FLAMURI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar me Ligjin për flamurin, publikuar

më 5 tetor 1995.

Përdorimi i flamurit është përcaktuar me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnës së

Republikës së Maqedonisë,17 miratur më 9 shtator 1997. Pastaj kemi edhe Ligjin për përdorimin

e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë,18 miratur më 19 shtator 2005.

Protokolli për flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Flamuri i Republikës ngrihet, ulet dhe paraqitet sipas rregullave të përcaktuara.

Gjatë valëvitjes, flamuri nuk guxon të prek asgjë që është nën ose mbi të. Kur flamuri hiqet nga

shtiza, ai duhet të paloset në mënyrë ceremoniale.

Flamuri nuk guxon të përdoret për:

● Si tapiceri, perder ose mbulesë;

● palosur në formë kurore;

● ose si një dekorim për jastëkë, shami, kutia letre, veshje të brendshme ose sende që

hidhen menjëherë pas përdorimit.

Flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndron i vendosur vazhdimisht në këto vende:

● në rezidencën e kreytarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në objektin e

Parlamentit, Qeverisë dhe në objektet ku janë të vendosur funkcionarët që udhëheqin me

ministritë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;

● në objekte të përcaktuara në kufijt e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në objekete

të tjera afër kufijve, të përcaktuara me rregulla të ndryshme;

17 Закон за употреба на грбот, знамето и химната на Република Македонија - Сл. весник на Р. Македонија

бр: 32/1997 од 09.07.1997 18 Закон за употреба на знамињата на заедниците во Република Македонија - Сл. весник на Р. Македонија

бр: 58/2005 од 19.07.2005

22 | Page

● në vende të tjera, të përcaktuara me ligj.

Flamurit gjithashtu përdoret edhe si shenjë në aeroplanët, anijet apo mjete tjera të transportit,

me qëllim të identitifkimit të tyre si pjesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën kushtet dhe

mënyrat adekuate të parapara me ligj.

Flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut ngrihet edhe gjatë:

● ditëve të festave shtetërore të përcaktuara me ligj, në objektet ku janë të vendosur

organet e qeverisë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, shërbimet publike, institucionet

publike dhe ndërmarrjet publike, përkatësisht njësitë e vetëqeverisjes lokale;

● gjatë përcjelljes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si edhe

gjatë kthimit në vend;

● gjatë pritjes dhe përcjelljes zyrtare të kryetarëve të shteteve ose të përfaqësuesve të

organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

● në mjetet e transportit që i përdor kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

● gjatë ditëve zie që i përcakton Qeveria, në gjys shtize;

● në raste të tjera që janë të përcaktuara me ligj.

Flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu mund të vendohet edhe në:

● në ambasadat dhe minisonet tjera diplomatike të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, në

rezidencën e shefit të misionit diplomaktik, në mjetet e transportit që ai i përdor për

kryerjen e detyrave zyrtare, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, rregullat dhe

traditat e vendit ku ndodhet përfaqësia diplomatike;

● në hapsira ku votohet, në shkolla, në salla të ndryshme, në vend takime të ndyrshme, etj.;

● gjatë takimeve ndërkombëtare, garave ose takimeve të ndryshme (politike, shkencore,

kulturore, sportive ose takimeve të tjera) në të cilat takime Republika e Maqedonisë së

Veriut merr pjesë ose përfaqësohet në përputhje me rregullat dhe praktikat e këtyre

takimeve;

● gjatë festimeve, ceremonive dhe evenimenteve politike, kulturore, sportive ose

manifestimeve të ndryshme që janë me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut;

23 | Page

● gjatë festimeve private të qytetarëve;

● në raste të tjera, kur përdorja e flamurit nuk është kundër ligjit.

Në media shpesh debatohet rreth përdorimit adekuat të flamurit, sidomos nga ministrat shqiptar

në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë kur flamuri i Maqedonisë së Veriut

mungon në zyrën e ndonjë ministri ose drejtori, ose kur përveç flamurit të Maqedonisë së Veriut,

në zyrë është edhe flamuri i Shqipërisë.

Për shembull, në media u debatua për rastin kur Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informative

dhe Administratës, në shtator vitin e kaluar, gjatë një takimi me delegacionin e Bashkimit

Evropian, në tavolinë pati flamurin maqedonas, shqiptar edhe at të Bashkimit Evropian. Mediat

maqedonase (Republika.mk; Infomax.mk; Magazin.mk; MMS.mk; etj.) e vlerësuan këtë si një akt

të shkeljes që Ligjit për përdorimin e flamujve, që parasheh përdorimin e flamujve të bashkësive

tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm në nivel të komunave.19,20

2.3. HIMNI

Himni i Maqedonisë së Veriut “Sot mbi Maqedoni” (maq. Денес над Македонија) është shkruar

nga Vlado Maleski më 1941, kurse kompozimi i muzikës është bërë nga Todor Skalovski më 1943.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është përdorur si himni i Republikës Socialiste të

Maqedonisë në korniza të Jugosllavisë, kurse me shpalljen e pavarsisës së Republikës së

Maqedonisë, më 1992 është shpallur me ligj si himn kombëtar.21 Me kalimin e kohës, himni ka

pësuar disa ndryshime.

Përdorimi i himnit rregullohet me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnës së

Republikës së Maqedonisë. Himni këndohet në manifestime dhe evenimente të ndryshme, si

19 Web faqja Republika.mk. https://republika.mk/vesti/makedonija/so-albansko-zname-gi-precheka-stranskite-

gosti-minister-od-dui-grubo-prekrshuva-zakon/ Vizituar më: 24.04.2021 20 Web faqja Makedonski Media Servis. https://mms.mk/168419/албанско-македонско-и-знаме-на-еу-на-ма/

Vizituar më: 20.04.2021 21 Web faqja e Kreytarit të Republikës: https://pretsedatel.mk Vizituar më: 10.06.2021

24 | Page

festa shtetërore, evenimente kulturore, ndeshje sportive ose pritje të mysafirëve të jashtëm.

Gjatë këndimit të himnit të gjithë të pranishmit duhet të qëndrojnë në këmbë, të kthyer nga

ushtruesit (ekzekutuesit) e himinit.

Herë pas herë është bërë thirrje për ndryshimin e sërishëm të himint kombëtar, me qëllim të

reflektimit të aspektit multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por deri më tani nuk ka

patur ndonjë zhvillim më serioz në këtë drejtim.

Pas shumë reagimeve nga popullata dhe mediat e ndryshme, Qeveria e Republikës së

Maqedonisë së Veriut doli me kumtesë se himni kombëtar do të mbesë i njëjtë dhe se

Marrëveshja e Prespës nuk parasheh asnjë ndryshim të himnit.22

2.4. SIMBOLET SHTETËRORE

Përveç flamurit dhe himnit, si dy simbolet më të larta të çdo shteti, kemi edhe një sër simbolesh

shtetërore të tjera, që janë të rëndësishme në paraqitjen e shtetit. Të tilla janë edhe stema

shtetërore, simbolet e qeverisë, ministrive dhe presidentit të shtetit, si edhe organeve të tjera.

Stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut është stema zyrtare e vendit, që është përdorur që

nga viti 1946, me ca ndryshime të vogla. Më 2009 u bë ndryshimi i fundit i stemës së Maqedonisë

së Veriut edhe atë duke e hequr yllin socialist nga stema. Detajet tjera të stemës mbetën të

padryshuara.

Më 2014 kishte tentativa për ndryshimin e stemës shtetërore. Propozimi për stemën e re ishte

stemë me luan të verdhë në prapavijë të kuqe, por pas shumë përplasjeve nga blloku shqiptar

për mos pranimin e ndryshimeve që nuk përfaqësonin karakterin multietnik të vendit, ndryshimi

i stemës nuk u realizua.

22 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut https://vlada.mk/node/17355 Vizituar më: 26.12.2020

25 | Page

Më poshtë është stema zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe versioni zyrtar që

përdoret nga Qeveria.

Stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut23

2.5. RADHA DHE PËRPARËSIA E RANGJEVE ZYRTARE

Përparësia diplomatike, gjegjësisht radhësia protokollare është një çështje mjaft e rëndësishme

në gjithë sferën e marrëdhënieve dhe protokollit diplomatik. Kjo nënkupton rregulla bazë që

përcaktojnë nivelin përfaqësues të diplomatëve.24 Në bazë të përparësisë diplomatike caktohen

edhe privilegjet e diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë. Përparësia diplomatike ndihmon nikoqirët

e pritjeve ose takimeve të rëndësishme për të ruajtur qetësinë, për të nderuar të gjithë të

pranishmit sipas rangut të tyre dhe për t’u mbrojtur nga ofendime që mund të kenë pasoja për

marrëdhëniet ne mes dy ose më shumë shteteve. Për shembull, duke respektuar radhën

protokollare, nikoqiri do të dijë sakt se cili ambasador ku duhet të ulet, cili diplomat të

përshëndetet i pari, cili do të ketë fjalim, etj. Kësisoji, duke njohur radhën protokollare dhe

rangun e tyre, edhe mysafirët në këtë rast do ta dinë vendin dhe mundësitë, gjegjësisht privilegjet

23 Web faqja e Kreytarit të Republikës: https://pretsedatel.mk Vizituar më: 26.12.2020 24 Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti, Fjalor i marrëdhënie ndërkombëtare dhe i diplomacisë, Logos-A, Shkup, 2019. F.

472

26 | Page

e tyre dhe nuk do të ndjehen të ofenduar ose të turpëruar nga veprimet e nikoqirit, ose të

kolegëve të tjerë, kuptohet, kur çdo gjë shkon sipas protokollit.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Drejtorisë së Protokollit Diplomatik mban edhe azhuron

sipas nevojës dy dokumnete të rëndësishme për të gjithë institucionet mbi çështjen e protokollit.

Këto dy dokumente janë:

1. LISTA PRESEANS

Lista Preseans është lista e të gjithë ambasadorëve të akredituar në Republikën e Maqedonisë së

Veriut, rezidentë ose jo rezidentë dhe data e prezantimit të letrave kredenciale. Sipas rregullit

protokollar, përparësia protokollare përcaktohet në bazë të datës së prezantimit të letrave

kredenciale. Për momentin, Kryetar i Trupit Diplomatik është Ambasadori i Republikës së

Shqipërisë, z. Fatos Reka, si antar më i vjetër ndër kolegët e tij diplomatik. Është detyrë e

Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëjë përditësimin e Listës Preseans pas çdo dorëzimi të

letrave kredenciale te presidenti i vendit.

2. LISTA PROTOKOLLARE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Lista Protokollare përmban emrat e të gjithë funkcionarëve të shtetit, të renditur sipas rregullit

protokollar, që njëherit është edhe lista e trashëgimësisë, në raste të largimit ose vdekjes së

ndonjë prej funksionarëve. Lista në vijim përfshin 5 postet më të rëndësishme të vendit, sipas

rregullit protokollar:

1. Kryetari i Republikës (z. Stevo Pendarovski)

2. Kryetari i Parlamentit (z. Talat Xhaferi)

3. Kryetari i Qeverisë (z. Zoran Zaev)

4. Ministri i Punëve të Jashtme (z. Bujar Osmani)

5. Ministri i Mbrojtjes (z-nja Radmilla Shekerinska Jankovska)

Parimi i përparësisë është rregulluar me Kongresin e Vjenës në vitin 1815, në Kongresin e Aix-la-

Chapelle të vitit 1818 ka pësuar ndryshime të vogla dhe me Marrëveshjen e Vjenës të vitit 1961

ka marrë formën e vet përfundimtare. Sipas këtij parimi, radhitja në sferën e përfaqësimit

27 | Page

diplomatik është si vijon: a) Diplomatët e emruar nga kryetari ose presidenti dhe nuncio-t. b)

Përfaqësuesit e mesëm (nuk ekziston shprehja ambasador i mesëm) dhe internunciot e emruar

nga kryetari ose presidenti, c) Të ngarkuarit me punë nga ministri i Punëve të Jashtme.

2.6. TITUJT E KORTEZISË

Si traditë, kreut më të lartë të shtetit, kur kemi të bëjmë me president, i drejtohemi me

“Shkëlqesi”, gjegjësisht “Shkëlqesia e tij/saj”. E njëjta përdoret edhe për ambasadorët. Në shqip,

në media shpesh haset edhe termi “Ekselenca e tij/saj”. Në raste kur kemi të bëjmë me familje

mbretërore, përdoret termi “Lartëmadhëria e tij/saj”.

Edhe pse titulli “Ekselenca e tij/saj” përdoret edhe për kryetarët e qeverive, praktika është që

titulli i tillë të përdoret vetëm nga vende të huaja, kur kanë të ftuar ndonjë kryetar qeverie të

huaj si mysafir, dhe jo në evenimente që organizohen nga vetë qeveria e vendit.

Në biseda direkte, ambasadorit i drejtohet me titullin Zotëri/Zonjë Ambasador/e, ose

“Ambasador/e Berisha, Flick, Hou Yanqi” e kështu me radhë. Bashkëshorti ose bashkëshortja

duhet të emrohen vetëm si “Zotëri ose Zonja Berisha”. Është traditë që të gjithë të pranishmit të

ngrihen në këmbë kur një ambasador hyn në dhomë, në sallë, në një sallon ose hapësirë tjetër.

Në Maqedoninë e Veriut, edhe pse një gjë e tillë nuk është paraparë më ndonjë ligj ose rregullore,

ish-ambasadorët shpesh prezantohen si të tillë në evenimente të ndryshme ose në media.

Gjatë adresimit ose shënimit në ftesa, publikime ose lista të ndryshme, është me rëndësi që të

kushtohet rëndësi e veçantë në shqiptimin e emrave të diplomatëve, sidomos diplomatëve të

huaj, emrat e të cilëve mund të mos jenë të njohur për ne. Prandaj në raste të tilla zyra e

protokollit mund të konsultohet edhe me gjuhëtarë ose ekspertë të fushës me qëllim që të

shmangë situata të pavolitëshme. Për shembull, në dhjetor të vitit 2020, edhe presidenti

Pendarovski, por edhe Ministria e Punëve të Jashtme bënë një gafë diplomatike kur gabimisht

publikuan mbiemrin e ambasadorit të Republikës së Kazakistanit. Gjegjësisht, pas ceremonisë së

28 | Page

dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit, presidenti postoi në akountin e tij në Twitter se

i shpreh mirëseardhje ambasadorit të ri të Kazakistanit, Abdrashev. Më pastaj, pas takimin edhe

me ministrin e Punëve të Jashtme, në web faqen e Ministrisë u paraqit artikulli mbi këtë takim

ku thuhej se ministri Osmani është takuar me ambasadorin e sapo emëruar, Zhanibek Abdrasho.

Më pas u vërtetua se mbiemri i ambasadorit nuk është as Abdrashev, as Abdrasho, por

Abdrashov25. Mediat maqedonase, që vlen të përmendet se janë pro-opozitare, e cilësuan këtë

si një gafë të madhe diplomatike që njëllos imazhin e vendit. Por në fakt, edhe pse stafi i

protokollit duhet të tregojë më shumë kujdes në raste të tilla, prap se prap, ky nuk është një rast

unik në botë, pasi që gabime të tilla, sidomos gjatë transliterimit të emrave të huaj, ndodhin

shpesh.

Diplomati është i interesuar për katër rradhitje të përparësisë:26

1. Përparësia në mes krerëve të misioneve diplomatike;

2. Përparësia individuale brenda në misionin diplomatik;

3. Përparësia individuale inter se (ne mes tyre) të diplomatëve në funkcione formale ose

diplomatike;

4. Përparësia e krerëve të misioneve brenda rendit kombëtar të përparësis.

Përparësia në mes krerëve të misioneve diplomatike bazohet në klasën në të cilën ato përfshihen:

● Ambasador, Komisionar i Lartë ose Nunc Apostolik;

● I dërguar i jashtëzakonshëm (Envoy Extraordinary) dhe Ministër Fuqiplotë ose inter-nunc

(rang shumë i rrallë);

● Të ngarkuarin me punë (Chargé d'affaires).

Brenda çdo grupi, vjetërsia caktohet në bazë të datës që kreu i misionit ka nisur të ushtrojë

detyrën e tijë. Varësisht nga praktika e vendit, kjo mund të jetë ose data kur ka paraqitur letrën

kredenciale përpara Kreut të Shtetit, ose data kur ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për

arritjen e tij duke dërguar kopje të kredencialeve të tij. Në shumë shtete kjo është data e

25 Web faqja Express. https://www.expres.mk/gafovite-ne-zapiraat-nov-diplomatski-skandal-na-pendarovski-i-

mnr/ Vizituar më: 27.12.2020 26 R.G. Feltman, Diplomatic Handbook, Longman; London and New York. F. 27.

29 | Page

paraqitjes para Kreut të Shtetit, por ka edhe raste kur kjo datë llogaritet dorëzimi i kopjeve në

Ministri. Një shembull i tillë është edhe Mbretëria e Bashkuar, dhe kjo ndoshta për arsyen që

Mbretëresha Elizabeta II ka shumë takime të tilla (rreth 170 përfaqësues diplomatik në vend) dhe

dorëzimi i letrave kredenciale para saj është një ceremoni protokollare në vete.

Nëse dy krerë të misioneve paraqesin letrate kredenciale në të njëjtën ditë, përparësia do të

caktohet në bazë të vendit të tyre në rradhitje alfabetike (në frengjisht), ose në bazë të kohës së

ditës që kanë prezantuar funksionet e tyre. Është me rëndësi që cila do qoftë mënyrë që të

përdoret, të përdoret vazhdimisht dhe të mos ndryshohet pa paralajmërim.

Në shumicën e shteteve që janë tradicionalisht katolike, përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit ka

përparësi para të gjithë krerëve të misioneve diplomatike të së njëjtës kategori dhe është Kryetar

i trupit diplomatik, pozitë që në vendet tjera është e rezervuar për ambasadorin me mandat më

të gjatë në vend. Kjo praktikë mbetet nga mesjeta, kur Kisha Katolike kishte prestigj të tillë që, në

çdo oborr mbretëror, emisarët papnorë kishin përparësi mbi të dërguarit laikë. Kjo traditë

vazhdon edhe sot në shtetet që janë tradicionalisht katolike, por ka edhe shtete të tilla që nuk

janë me shumicë katolike, si p.sh. Zvicra dhe Gjermania. Për më shumë, kjo praktikë mundësohet

edhe nga Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, ku nën nenin 1627, u jepet mundësia

shteteve të përcaktojnë vetë nëse duan të ndjekin këtë traditë ose jo.

Në rast të vdekjes së kryetarit të shtetit që ka pranuar ose nënshkruar letrën kredenciale,

përparësia e një diplomati nuk afektohet nga kjo.

Përparësia individuale përbrenda një misioni diplomatik

Në një mision diplomatik, përparësia e stafit politik është si më tej:

1. Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë

2. Këshilltar, zëvendës-udhëheqës i misionit

27 Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, neni 16: 1. Krerët e misionit do të kenë përparësi në klasat e

tyre përkatëse sipas radhës së datës dhe kohën e marrjes së funksioneve të tyre në përputhje me nenin 13. 2. Ndryshimet në kredencialet e një shefi të misionit që nuk përfshijnë ndonjë ndryshim të klasës nuk do të ndikoj në përparësinë e tij. 3. Ky artikull nuk paragjykon asnjë praktikë të pranuar nga shteti pritës në lidhje me përparësinë e përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë.

30 | Page

3. Këshilltar politik

4. Sekretar i parë

5. Sekretar i dytë

6. Sekretar i tretë

Lista e përparësisë brenda një misioni diplomatik është e rëndësishme për vetëm misioni, por

edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera. Kjo, pasi që në rast kur mungon

ambasadori për shkaqe të ndryshme, duhet të dihet se deri te kush të adresohet ftesa ose ndonjë

kumtesë tjetër.

31 | Page

KAPITULLI III

3.1. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Institucioni President i Republikës është një prej elementeve më të rëndësishme të sistemit

kushtetues dhe politik. Institucioni është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së

Republikës së Maqedonisë, në bazë të Kushtetutës. Kushtetuta, në nenin 79 definon Presidentin

e Republikës si organi që përfaqëson Republikën dhe është komandat i përgjithshëm i forcave të

armatosura të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas kushtetutës, është president jo ekzekutiv,

kurse këtë rol e ka Kryeministri i Republikës.

Përfaqësimi i Republikës, brenda dhe jashtë vendit është detyra më e rëndësishme e Presidentit.

Sipas Kushtetutës, në cilësin e përfaqësuesit të shtetit, ai:

● Emëron dhe tërheq përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në

shtetet tjera;

● Pranon letrat kredenciale dhe revokues të përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të

huaja;

● Lidh marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këto detyra të presidentit lidhen ngushte me ushtrimin e protokollit diplomatik. Siç përmendëm

më lart, roli i presidentit është jo ekzekutiv, kështu që ai ka më shumë rol ceremonial. Mirëpo,

përmes aktiviteteve dhe ceremonive që i dikton roli i tij, roli i presidenti bëhet i rëndësishëm në

ngritjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mirëfillta ndërkombëtare.

Kabinetin e Presidentit28 e përbëjnë sekretari i përgjithshëm që ka për detyrë udhëheqjen e

Kabinetit, si edhe zëvendës sekretarët e përgjithshëm dhe këshilltarët e veçantë të emëruar nga

Presidenti, nëpunës, këshilltarë shtetëror për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për

mbrojtje dhe siguri, për çështje kushtetuse, si edhe disa bashkëpunëtorë të jashtëm, etj.

28 Web faqja e Presidentit të Republikës: https://pretsedatel.mk/al/kabineti-i-presidentit/ Vizituar më: 26.12.2020

32 | Page

Presidenti ka marrë hapin për të emëruar edhe përfaqësues të etnive të ndryshme në kabinetin

e tij, gjë që është përshëndetur nga opinioni i gjërë. Si pjesë e kabinetit është edhe shefja e

protokollit, për momentin, Mr. Biljana Micevska-Josifovska.29

Detyra e shefes së protokollit në këtë rast është organizimi adekuat i takimeve dhe ceremonive

të ndryshme në Vilën Vodno, rezidencën oficiale të Presidentit, për përfaqësimin adekuat të

shtetit.

Presidenti aktual, z. Stevo Pendarovski ka marrë një qasje më të hapur ndaj detyrës së tij si

president i shtetit. Për këtë arsye, ai është shpesh në publik, duke marrë pjesë në ngjarje të

ndryshme, qofshin ato konferenca, forume të hapura, ekspozita, vizita ose takime të ndryshme

me qytetarët. Në Vilën Vodno, përveç diplomatëve dhe politikanëve të ndryshëm, të ftuar shpesh

janë edhe qytetarë, si nxënës, studentë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, pensionerë,

si edhe çdo qytetar tjetër që është i interesuar për vizitë të Vilës Vodno. Për këtë arsye, përmes

mundësisë Kabineti i Hapur, në web faqen e presidentit (www.pretsedatel.mk) mund të

plotësohet një formulari elektronik për të bërë kërkesë për vizitë të Vilës Vodno.

29 Web faqja e Presidentit të Republikës: https://pretsedatel.mk/al/biljana-m-josifovska-3/ Vizituar më: 26.12.2020

33 | Page

3.2. MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ministria qeveritare e

ngarkuar me punët e marrëdhënieve të jashtme të vendit. Si e tillë, kjo ministri është njëra ndër

ministritë më të rëndësishme dhe roli i protokollit diplomatik në punën e saj është i

pakontestueshëm.

Sipas Ligjit për punët e jashtme (22.2.2015), nenit nr. 8, Ministria e Punëve të Jashtme, përveç

përfaqësimit dhe afirmimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka edhe detyra të tjera lidhura

ngushtë me protokollin. Të tilla janë:30

- Udhëheq procedurën protokollare për akreditim dhe procedurën pas letrave kredenciale

të ambasadorëve të huaj, procedurën protokollare për njohjen e imunitetit dhe

privilegjeve të misioneve të huaja diplomatike, konsullatat e nderit dhe të përfaqësive të

organizatave ndërkombëtare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;

- Propozon, përgatit dhe kryen procedurën protokollare për emërim dhe largimin e krerëve

të zyrave diplomatike-konsullore dhe konsullatave të nderit të Republikës së Maqedonisë

së Veriut;

- Mbledh dhe ruan dokumentacionin vendas dhe të huaj në fushën e politikës së jashtme

dhe marrëdhënieve ndërkombëtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Arikivin

diplomatik të ministrisë.

30 Ligji për punët e jashtme – Gazeta zyrtare e RM-ës, nr. 103 nga 22.06.2015, neni 8.

34 | Page

3.2.1. PROFILI I PERSONELIT DIPLOMATIK

Nocioni i përfaqësuesit diplomatik

Ligji për punët e jashtme31 të Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon: “diplomat” është i

punësuari në Ministrinë e Punëve të Jashtme që ka statusin e zyrtarit administrativ dhe i cili në

përputhje me këtë ligj është i autorizuar që të kryej punë profesionale nën juridiksionin e

Ministrisë.

Diplomati është një zyrtar i punëve të jashtme, i ngarkuar me përfaqësimin e vendit të vet në

marrëdhëni ndërkombëtare32. Funksioni i parë dhe më i rëndësishëm i diplomatëve janë

bisedimet dhe negociatat, informimi i vendit të vet lidhur me zhvillimet në vendin në të cilin janë

në detyrë. Diplomatët kanë disa veçori: a) Gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e vendeve të huaja

duhet që ta përcakojnë drejt fushën e veprimtarisë dhe të dinë se çka duan, b) Të jenë fleksibil,

të përdorin gjuhë të butë dhe të jenë gjakftohët, c) Të dinë shumë mirë se në çfarë përmasash

mund të lëshojnë pe dhe për synime të rëndësishme të jenë në gjendje të heqin dorë nga gjërat

e parëndësishme, d) Të njohin mirë një ose më shumë gjuhë të huaja, e) Të kenë shkathtësi për

kontakte sociale. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomatët gëzojnë privilegje dhe imunitete,

për të cilat do flasim më poshtë.

Sipas Fjalorit të diplomacisë33 nga Nijazi Uka termi “ambasador” përdoret për një përfaqësues

diplomatik të shkallës më të lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër, që akreditohet të kryetari

i shtetit, i cili konsiderohet jo vetëm përfaqësues zyrtar i shtetit por edhe përfaqësues personal i

kryetarit të shtetit.

Protokolli për diplomatin moder34 nga Instituti për Shërbim të Huaj të Departamentit të Shtetit

të SHBA-ve, termi “ambasador” definohet si i dërguar zyrtar ose agjent diplmatik i gradës më të

31 Ligji për punët e jashtme – Gazeta zyrtare e RM-ës, nr. 103 nga 22.06.2015, neni 2, paragrafi 5. 32 Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti, Fjalor i marrëdhënie ndërkombëtare dhe i diplomacisë. Logos-A. 2019. F. 185 33 Nijazi Uka, Fjalor i diplomacisë, Ilari, Tiranë, 2011. F. 20 34 Foreign Service Institute, Transition Center, Protocol for Modern Diplomat, January 2011. F. 32

35 | Page

lartë, i cili është i akredituar te një qeveri e huaj si përfaqësues zyrtar i qeverisë së tij/saj, ose një

zyrtar i emëruar për një detyrë diplomatike të veçantë, shpesh të përkohshme.

Sipas asaj që një përfaqësues diplomatik kryen një sërë detyrash, përfshirë këtu përfaqësimin e

vendit të tij, komunikim dhe negociim, mbledhja dhe dorëzimi i informatave, përmirësimi

bashkëpunimit, është e qartë se kriteret për zgjedhjen dhe përgatitjet e një diplomati janë të

larta. Përfaqësuesi diplomatik është përfaqësues i shtetit të tij35. Andaj ai duhet të jetë i arsimuar,

të flasë gjuhë të huaja, duhet të ketë spektër të gjerë të kulturës politike, të posedojë njohuri për

marrëdhëniet ndërkombëtare dhe funksionimin e shërbimit për punët e jashtme, t’i njohë

marrëdhënie shoqërore, politike, ekonomike, historike dhe kulturore, si edhe të gjithë faktorët

relevantë, traditat dhe faktet për vendin e tij por edhe për vendin pritës, gjegjësisht të

organizatës ndërkombëtare ku është i akredituar. Përfaqësuesi diplomatik duhet të posedojë

edhe shkathësi tjera, si: shkathësi oratorike-retorike dhe aftësi për paraqitje publike, dëgjim të

kujdesëshëm, të jetë komunikativ, etj.

Duke pasur parasysh që detyra kryesore e një diplomati është të bashëpunojë dhe të zhvillojë

marrëdhëniet diplomatike, marrëdhënia e tij ndaj vendit ku shërben është mjaft e rëndësishme.

Diplomati çdo herë duhet t’i njohë mundësitë dhe në mënyrë të matur t’i shfrytëzojë ose t’i

anashkalojë ato në vendin pritës.

Zakonisht, mandati i dilomatatëve dhe i antarëve të tjerë të misioneve diplomatike dhe konzulare

zgjat prej 3 deri në 5 vjet, dhe pastaj ata kthehen ne vendin e tyre, dhe pas një viti ose më shumë

të fillojnë mandat të ri në ndonjë vend tjetër. Disa vende praktikojnë që diplomatët e tyre të

qëndrojnë në vende të ndryshme për dy ose tre mandatë, të kthehen ne vendin e tyre ku do të

punojnë në ministrinë e punëve të jashtme për disa vite dhe pastaj sërisht të nisin mandat të ri

në vend tjetër. Në çdo rast, është mirë që përfaqësuesit diplomatikë të mos humbasin kontaktin

shpirtëror me vendin e tyre dhe pas çdo mandati të kthehen në vendin e tyre ku do të mësojnë

35 м-р Тања Достинова Запрова; д-р Љупчо Сотироски, Дипломатска организација, дејност и професија.

Универзитет „Гоце Делчев” – Штип, Правен факултет; Штип, 2014. F. 59

36 | Page

dhe kuptojnë më mirë gjendjen e vendit të tyre dhe të kenë kohë të përgatiten për misionin e

tyre të ardhshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, ku ambasadorët janë të dy kategorive, ambasadorë politik dhe

ambasador të karrierës, zakonisht dallon edhe kohëzgjatja e tyre. Ambasadorët e karrierës kanë

një mandat zakonisht prej 3 vitesh, kurse ambasadorët politik zakonisht japin dorëheqje pas

përfundimit të mandatit të presidentit të SHBA-ve që i ka emruar në detyrë.

Si përfaqësuesi më i lartë i vendit të tij, ambasadori është figurë publike dhe në këtë kontekst, pa

dallim nga lloji i evenimentit, ai çdo herë duhet të ruajë dinjitetin e tij dhe të vendit dhe të tregojë

respekt për qeverinë, ligjet dhe zakonet e shtetit ku shërben. Duke ditur rëndësinë e çdo

evenimenti publik ku diplomati do të ketë paraqitje publike, ai duhet të përgaditet me shumë

kujdes dhe të informohet për çdo detaj.36

36 Тања Достинова Запрова & Љупчо Сотироски, Дипломатска организација, дејност и професија,

Универзитет „Гоце Делчев”, Правен факултет; Штип, 2014. F. 59

37 | Page

3.2.2. AMBASADAT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Ambasada është përfaqësia diplomatike më e lartë që ka një shtet në një shtet tjetër, e cila

udhëhiqet nga një ambasador.

Republika e Maqedonisë së Veriut deri më sot ka 4237 përfaqësi diplomatikë në mbarë botën,

edhe atë: tridhjet ambasada në Evropë, shtatë në Azi, dy në Amerikën Veriore, dhe nga një në

Amerikën Jugore, Afrikë, Azi dhe Australi. Shumë nga këto ambasada përveç shtetit ku janë

residentë, mbulojnë edhe një sër të shteteve të tjera për regjionin e tyre. Përveç përfaqësive

diplomatike dhe konsullore, Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfaqësuesit e saj edhe në një

sër organizatash ndërkombëtare, siç është OSBE, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Kombet e

Bashkuara, etj.

Fotografia 1: Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Uashington, SHBA.38

37 Nga web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/ Vizituar më: 10.10.2020 38 Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_diplomatic_missions_of_North_Macedonia Vizituar më:

02.03.2021

38 | Page

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka gjithëse 85 përfaqësi diplomatike të akredituara, prej

të cilave 31 ambasada janë residente në vend, kurse 55 ambasada të tjera janë ambasada jo-

residente, gjegjësisht mbulohen nga ambasada të tjera në regjion, ose nga zyrat e Ministrisë së

Punëve të Jashtme të vendit të huaj. Shumica e ambasadave jo-residente mbulohen nga Sofja,

por edhe nga Ankaraja, Viena, ose Roma.

Sipas Konventës së Vjenës mbi Mardhëniet Diplomatike, funkcionet kryesore të misionit

diplomatik janë: përfaqësimi i shtetit amë në shtetin ku janë të akredituar; mbrojtja e interesave

të shtetit amë dhe të qytetarëve të saj në përputhje me kornizat që i lejohen sipas të drejtës

ndërkombëtare; bartja e negociatave me shtetin ku janë të akredituar me qëllim për t’u tejkaluar

çështjet kontestuese në mes shteteve; informim i shtetit amë për zhvillimet dhe ngjarjet në

shtetin që janë të akredituar; zhvillim të marrëdhënieve miqësore të dy shteteve; dhe zhvillimin

e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe shkencore.39

Fotografia 2: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Gjermani.40

39 Љубомир Д. Фрчковски, Васил Тупурковски, Владимир Ортаковски; Меѓународно јавно право,

Табернакул, Скопје, 1995. F. 191 40 Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_diplomatic_missions_of_North_Macedonia Vizituar më

02.03.2021

39 | Page

3.2.3. KUSHTET PËR EMËRIMIN E NJË DIPLOMATI

Në një artikull nga magazina prestigjioze Diplomat Magazine41 me titull “Si të stërvitni diplomatin

tuaj” debatohet mbi aftësitë që një diplomat duhet t’i posedojë. Me pak fjalë, trajnimi më i mirë

diplomatik ka të bëjë me teknikat dhe aftësitë e diplomatëve për t’i përdorur në situata të

vështira. Këtu jepet një listë e aftësive që çdo diplomat duhet të zotërojë, edhe atë: regjistrimet

e bisedës, të folurit publik, udhëheqja e takimeve, të folurit me njerëz, negocim, ndërmjetësim,

puna me mediat dhe menaxhimi i krizave.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut mosha nuk është një prej kushteve për zgjedhjen e

kandidatëve në përfaqësitë diplomatike-konzulare. Një prej kushteve që duhet të plotësojnë

kandidatët është të kenë të përfunduar arsim të lart (më shpesh fakultetin e drejtësis, fakultetin

ekonomik ose shkencat politike), por ka shtete që nuk kanë këtë kusht, si p.sh. Franca. Në

Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për punë të jashtme42 të vitit 2006, në nenin 26

“Kushtet për emërimin e ambasadorit” shënon:

Për ambasador mund të emërohet personi që i plotëson këto kushte:

● Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

● Të ketë të përfunduar arsimin e lartë.

● Të posedojë certifikat të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, edhe atë:

a) nëse vendi pritës është nga zona anglisht-folëse, atëherë të posedojë një nga këto

certifikatë: CAE, IELTS, TOEFL, TOEFL CBT, TOEFL IBT ose një certifikatë tjetër që është

ndërkombëtarisht i pranuar me nivel të njohjes së gjuhës ekuivalente me C1 të

shkallës së CEFR,

b) nëse vendi pritës nuk është nga zona anglisht-folëse, atëherë të posedojë një nga këto

certifikatë: CAE, IELTS, TOEFL, TOEFL CBT, TOEFL IBT ose një certifikatë tjetër që është

ndërkombëtarisht i pranuar me nivel të njohjes së gjuhës ekuivalente me B1 të

shkallës së CEFR,

41 Charles Crawford, How to Train Your Diplomat, Diplomat Magazine, 2015 42 Gazeta zyrtare e RM-ës, nr. 103 të 22.06.2015

40 | Page

● Të njohë gjuhë të dytë të huaj përveç anglishtes edhe atë një nga gjuhët zyrtare të

Kombëve të Bashkuara ose të Bashkimit Evropian me nivel të njohjes së gjuhës euivalente

me B1 të shkallës CEFR.

● Të njohë gjuhën e vendit pritës në nivelin A1 të shkallës CEFR.

● Në raste kur kandidati për ambasador vjen nga rradhët e zyrtarëve diplomatik ose

konzular, atëherë të ketë një gradë të lartë diplomatike, gjegjësisht të jetë një person i

afirmuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

● Të jetë në shëndet fizik dhe psiqik.

● Të mos jetë dënuar për vepra penale për të cilat është paraparë burg prej më së paku

gjashtë muaj, për krime lidhur me detyrën zyrtare ose ndonjë vepër tjetër penale që e

bën atë të padenjët për të qenë ambasador.

● Të ketë certifikatë adekuate të sigurisë.

Të paktën dy të tretën e të gjithë ambasadorëve të emëruar të vijnë nga rradhët e zyrtarëve

diplomatiko-konzulare me grada më të larta diplomatike në Ministri.

Gjatë emërtimit të ambasadorëve të respektohet principi i përfshirjes adekuate të qytetarëve që

u takojnë të gjithëve bashkësive etnike dhe principi i mundësive të barabarta të gjinive.

Ambasadori që nuk është i emëruar nga rradhët e zyrtarëve diplomatiko-konzularë gjatë kohës

së mandatit të tij ka marrëdhënie pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas përfundimit të

mandadit, ambasadorit i ndërpriten të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës në ministri.43

Duke i parë kushtet që i parasheh ligji, mund të themi që ligjëdhënësit kanë pasur parasysh

aspektin etik të emrimit të diplomatëve duke e ditur rëndësinë dhe peshën e përcaktimit të

personave adekuat për përfaqësues të vendit. Prandaj, është në favor të përfaqësimit të

sukseshëm të vendit që ambasadorët dhe diplomatët të janë më shumë diplomatë të karrierës,

ose persona tjerë që kanë kredibilitet dhe ndershmëri, si edhe njohuritë dhe shkathtësitë

adekuate, sesa të përcaktohen diplomatë politikë, të cilët mund të mos plotësojnë kushtet.

43 Ligji për punët e jashtme, Republika e Maqedonisë, neni 36, Nr.11-1826/3. 19.06.2015

41 | Page

3.2.4. IMUNITETI DIPLOMATIK

Që në kohë të lashta diplomatët, përfaqësuesit zyrtartë ose lajmëruesit kanë gëzuar privilegje të

ndryshme. Nga këtu vjen edhe thënia “Mos e vrisni lajmëtarin.”

Ambasadorët dhe përfaqësuesit tjerë shtetëror gëzojnë imunitet diplomatik. Qëllimi i imunitetit

që kanë diplomatët është që atyre t’ju mundësohet kryerja e detyrave pa pengesa nga autoritetet

lokale. Kjo është e rregulluar me Konventën e Vjenës që më 18 prill 1961. Më këtë rregullohen

privilegjet dhe imuniteti i diplomatëve, detyrat e shtetit ndaj diplomatëve të huaj, si edhe detyrat

dhe obligimet e diplomatëve ndaj shtetit pranues. Zakonisht, imuniteti diplomatik i një agjenti

diplomatik fillon nga dorëzimi i letrave kredenciale ose kur është njoftuar ardhja e tij dhe një

kopje është paraqitur pran Ministrisë së Punëve të Jashtme, varërisht nga praktika e vendit pritës.

Po përmendim vetëm disa nga nenet që kanë të bëjnë me imunitetin diplomatik e që dalin nga

Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike:44

● Neni 22: Godinat e misionit duhet të jenë të paprekshme. Agjentët e shtetit pritës nuk

mund të hyjnë në to, përveç rasteve kur ka miratime nga kreu i misionit.

● Neni 24: Arkivat dhe dokumentat e misionit do të jenë të paprekshme në çdo kohë dhe

në çdo vend që mund të jenë.

● Neni 29: Një agjent diplomatik është i paprekshëm. Ai nuk do të jetë i prekshëm nga çdo

lloj arresti ose ndalimi.

44 Ludwik Dembinski, Ligji diplomatik dhe konsullor, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2017. F. 11

42 | Page

3.2.5. AKTIVITETET E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Ministria e Punëve të Jashtme shpesh është nikoqire e një sër aktivitetesh dhe evenimentesh të

ndryshme, për qëllime të ndryshme.

Përveç Presidentit të shtetit, takime lamtumire me ambasadorët ose diplomatët tjerë në largim

mund të ketë edhe Ministri i Punëve të Jashtme. Për shembull, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar

Osmani pati një takim lamtumirës me znj. Keiko Haneda, Ambasadore e Japonisë në Republikën

e Maqedonisë së Veriut, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik dhe largimin nga vendi

më 24 shtator 2020. Duke pasur parasysh që znj. Keiko Haneda është ambasadorja e parë

rezidente në vendin tonë, është me rëndësi themelimi i marrëdhënieve të mira në mes dy

vendeve. Prandaj, gjatë këtij rasti, ministri Osmani i ndau pllaketë falenderuese Ambasadores

Haneda për angazhimin e saj të shkëlqyeshëm dhe kontributin personal në zhvillimin e

marrëdhënive bilaterale ndërmejte Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë. Ai gjithashtu

faleminderoi atë për angazhimin dhe ndihmën nga Qeveria e Japonisë, për donacionet dhe për

projektet e realizuara, sidomos në sektorin e shëndetësisë, vetëqeversisjes lokale, arsimit dhe

institucioneve të tjera publike.45

Ministri Osmani pati takim lamtumire edhe me shefin e delegacioni të Bashkimit Evropian në

Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Samuel Zhbogar. Edhe gjatë këtij takimi ministri Osmani ndau

pllaketë-falënderimi në shenjë mirënjohje për angazhimin e palodhur dhe kontributin personal

të ambasadorit Zhbogar në rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.46

45 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Linku: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/26/post/2357/takim-

osmani-%E2%80%93-haneda-me-rastin-e-p%C3%ABrfundimit-t%C3%AB-misionit-diplomatik-t%C3%AB-ambasadores-s%C3%AB-japonis%C3%AB Vizituar më: 23.11.2020 46 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/photo-gallery/2345/takim-

lamtumir%C3%ABs-i-mpj-osmani-me-shefin-e-delegacionit-t%C3%AB-bes%C3%AB-ambasadorin-zhbogar Vizituar më: 23.11.2020

43 | Page

Fotografia 3. Ambasadori Zhbogar duke pranuar pllaketën e falënderimit nga Ministri Osmani47

Fotografia 4. Ministri Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin Zhbogar. Majtas nga ministri është përfaqësues i Ministrisë, kurse në të djathtë nga ambasadori është përfaqësues i Delegacionit të BE-së, në këtë rast si shoqërues si Ambasadorit. Në tavolinën në mes mund të shohim dy flamujt, atë të Maqedonisë së Veriut si nikoqir, dhe të Bashkimit Evropian si mysafir të takimit.

47 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/photo-gallery/2345/takim-

lamtumir%C3%ABs-i-mpj-osmani-me-shefin-e-delegacionit-t%C3%AB-bes%C3%AB-ambasadorin-zhbogar Vizituar më: 23.11.2020

44 | Page

Ministri i Punëve të Jashtme organizon edhe një sër aktivitetesh diplomatike dhe protokollare,

me qëllime të ndryshme, siç është promovimi i vendit, fitimi i mbështetjes nga vendet të tjera,

përforcimi i marrëdhënieve bilaterale ose rajonale, etj. Për shembull, Ministri Osmani më 28 tetor

2020, në hapsirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti

një mengjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perendimor. Në këtë organizim morën

pjesë edhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë Angel Angelov dhe ambasadorja e Republikës

Federale të Gjermanisë Anke Holstein, të cilët kishin edhe fjalime hyrëse.48

Kjo iniciativë e ministrit Osmani është pjesë e aktiviteteve diplomatike për koordinim të rregullt

të vendeve nga Ballkani Perëndimor në prag të Samitit të Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit,

që të bëhet përmbledhje e të arriturave të deritanishme, por edhe rishikim i pritjeve tona nga

vet procesi.49

Edhe njëherë, vendet e vogla si Maqedonia e Veriut shpeshherë nuk mund të lejojnë luksin që e

kanë në dorë shtetet e fuqishme dhe të pasura. Përderisa shtetet tjera të pasura dhe të fuqishme

mund të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale me shtetet tjera përmes fuqisë së tyre ekonomike,

politike ose infrastrukturore, vendet e vogla shpesh duhet të mbështeten në ndihmën nga shtete

më të fuqishme. Prandaj, organizimi i një takimi mëngjes pune është një hap i marrë nga ministri

Osmani për të përforcuar mbështetjen e Gjermanisë në aspiratat evropiane, duke ftuar

ambasadoren gjermane. Gjithashtu, kjo është edhe një mundësi për të bërë shtypje ndaj

Bullgarisë, për çështjet e hapura në mes dy vendeve, që janë pengesë për zhvillimet e mëtejshme

drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme luan një rol të rëndësishëm edhe jashtë vendit, përmes takimeve të

ndryshme më përfaqësues të huaj ose pjesëmarrje në konferenca ose evenimente të ndryshme.

Për shembull, ministri Osmani në prill të vitit 2021 pati një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës,

gjatë të cilës realizoi takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-

Kadiru, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si edhe me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë këtyre

48 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/27/post/2391/m%C3%ABngjes-

pune-i-mpj-osmani-m%C3%AB-ambasador%C3%ABt-e-ballkanit-per%C3%ABndimor Vizituar më: 23.11.2020 49 Ibid.

45 | Page

takimeve u diskutua për ambicien e përbashkët të të dy vendeve në integrimin ne Bashkimin

Evropian. Ministri Osmani potencoi se Maqedonia e Veriut, si vend antarë i NATO-s dhe vend

kandidat për anëtarësimin në BE, është e gatëshme që njohurit dhe përvojat e fituara t’i vënë në

dispozicion të miqve nga Kosova.50

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonis së Veriut organizoi edhe një Turne

tradicional diplomatik të tenisit me rastin e shënimit të festës kombëtare të “11 Tetori”.51 Në

këtë turne kishte diplomatë nga përfaqësitë diplomatike të Francës, SHBA-ve, Rumanisë,

Slovenisë, Kroacisë, Gjermanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Polandës, Mbretëria e Bashkuar,

Bashkimi Evropian, OSBE, si edhe përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të shtetit, kryetari i

Qeverisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Ky turne u mundësua me mbështetjen e Ambasadës

së Francës dhe Qëndrës kulturore franceze, si edhe disa kompani private nga Maqedonia e Veriut.

Edhe ky eveniment është një mundësi për Maqedoninë e Veriut për të përforcuar marrëdhëniet

diplomatike duke u treguar si një mikëpritës të mirë.

Si pjesë e përpjekjeve protokollare dhe etike për ruajtjen e marrëdhënieve në mes dy vendeve

në situata delikate, përfaqësuesit e vendit kanë për detyrë për të marrë masa dhe të dënojnë

raste që mund të përkeqësojnë ose ndikojnë negativisht në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Rasti i fundit i djegëjes së flamurit të Bullgarisë nga ana e disa të rinjëve maqedonas, që u publikua

në rrjetet sociale, si kundërpërgjigje ndaj kërkesave bullgare për rishikimin e historisë së

Maqedonisë së Veriut, është një çështje që kërkon vëmendje nga aspekti etik. Në këtë rast, për

arsye të zbutjes së situatës aktuale me Bullgarinë, Presidenti i shtetit, Kryeministri, Ministria e

Punëve të Jashtme, ose edhe përfaqësues tjerë të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së

Veriut, duhet publikisht të dënojnë gjestin e pahijshëm dhe të marrin masa për gjetjen dhe

dënimin adekuat të fajtorëve.

50 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://mfa.gov.mk/sq/page/26/post/2561/n%C3%AB-

kuad%C3%ABr-t%C3%AB-vizit%C3%ABs-zyrtare-n%C3%AB-republik%C3%ABn-e-kosov%C3%ABs-osmani-n%C3%AB-takime-me-vjosa-osmanin-dhe-glauk-konjufc%C3%ABn Vizituar më: 24.04.2021 51 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/27/post/2391/m%C3%ABngjes-

pune-i-mpj-osmani-m%C3%AB-ambasador%C3%ABt-e-ballkanit-per%C3%ABndimor Vizituar më: 23.11.2020

46 | Page

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dënoi ashpër djegëjen e flamurit të

Bullgarisë, në një deklaratë të publikuar në web faqen e vetë ministrisë më 19 nëntor 2020.52

Disa ditë më vonë, pas aktit vandal të përdhosjes së monumentit në Ohër për viktimat e

aksidentit tragjik me anijen “Ilinden” ku turistët bullgarë humbën jetën më 5 shtator 2009,

Ministra sërisht doli me deklaratë ku dënoi ashpër këtë akt.

Akte të tilla është e rëndësishme të vijnë në kohën e duhur dhe nga përfaqësues të duhur të

shtetit. Në rast se Ministria nuk reagon menjëherë për të dënuar rastin në fjalë, nga ana e

Bullgarisë ky gjest mund të shihet si një shenjë e motivimit dhe tolerimit të sjelljeve të pahijshme

ndaj simboleve bullgare, por në të njëjtën kohë edhe si mosaprovim i marrëdhënieve bilarerale.

Prandaj, mosreagimi i shpejtë nga institucionet e vendit, mund të ndikojë negativisht në

marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe të përkeqësojnë situatën aktuale.

Raste të ngjashme në botë kanë pasur pasoja në mes dy vendeve kur njëra palë nuk ka reaguar

ose ka reaguar me vonesë ndaj gjesteve të tilla. Në shumë raste vendi mund të vendosë për të

tërhequr ambasadorin e tyre nga vendi nikoqir, ose për të larguar ambasadorin e vendit të huaj,

si shenjë proteste. Në raste të tjera, ambasadorët dhe diplomatë tjerë të rangut të lartë mund të

shpallen si persona-non-grata.

3.2.6. BULETINI I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Për një kohë të gjatë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

publikonte edhe Buletinin Diplomatik (Macedonian Diplomatic Bulletin) në gjuhën angleze.

Buletini ishte publikim i Ministrisë, themeluar në tetorë 2006. Në buletinin mujor publikoheshin

të gjitha ngjarjet me rëndësi në fushën e marrëdhënieve të jashtme të Republikës së Maqedonisë

së Veriut. Të tilla ishin takimet, vizitat, pritjet apo pjesmarrjet e Kryetarit të shtetit, kryeministrit,

ministrave apo përfaqësuesve të tjerë nga Maqedonia e Veriut. Publikoheshin edhe intervista me

52 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://mfa.gov.mk/mk/page/13/post/2420/mnr-najostro-go-

osuduva-palenjeto-na-znameto-na-republika-bugarija Vizituar më: 20.11.2020

47 | Page

diplomatë të vendit apo të huaj, informacione promovuese për vendin tonë, si edhe ngjarjet nga

ambasadat e huaja në vendit tonë, siç janë organizimet e festimeve të ndryshme.

3.2.7. ORGANET E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Pran Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut funkcionojnë disa

drejtori:

1. Drejtoria e Marrëdhënieve Bilaterale me Shtetet Evropiane

2. Drejtoria e Bashkimit Evropian

3. Drejtoria për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet jo-Evropiane

4. Drejtoria e Marrëdhënieve Multilaterale dhe Bashkëpunim të Sigurt

5. Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike dhe Publike

6. Drejtoria e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore

7. Drejtoria e Çështjeve Organizative

8. Drejtoria e Mbështetjes së Aktiviteteve të Ministrit, Zëvendësministrit dhe Sekretarit

Shtetëror

9. Drejtoria e Protokollit Diplomatik

DREJTORIA E PROTOKOLLIT DIPLOMATIK

Qëllimi i Drejtorisë së protokollit diplomatik është realizimi i sukseshëm i takimeve shtetërore

ose zyrtare, nga aspekti organizativ, si edhe organizimin e ceremonive protokollare gjatë dhënies

së letrave kredenciale të ambasadorëve të huaj ose aktet e ngjashme të përfaqësuesve të

organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose për

Republikën e Maqedonisë së Veriut, si edhe sigurimi dhe realizimin e imunitetit dhe privilegjeve

nga ana e tyre.53

Disa nga kompetencat e kësaj drejtorie përfshinë:

53 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/445/drejtoria-e-protokollit-

diplomatik Vizituar më: 12.11.2020

48 | Page

● Aktivitete për përgaditjen e vizitiave dhe takimeve të ministrit të punëve të jashtme

jashtë vendit, si edhe vizitat e ministrave të huaj për punë të jashtme në Republikën e

Maqedonisë së Veriut;

● Përgatitje dhe organizim të takimeve ndërkomëbtare kur nikoqiri i takimeve është

ministri i punëve të jashtme;

● Organizim të pritjeve të ministrave të huaj për punë të jashtme në aeroport ose

vendkalimet kufitare;

● Organizim të transportit, vendqëndrimit dhe mbështetje tjera logjistike të

delegacioneve të larta;

● Aktivitete në lidhje me emërimin e konsujve të nderit dhe kordinimin e punës së tyre;

● Mbajtja e evidencës adekuate në lidhje me përmbushjen dhe realizimin e imuniteteve

dhe privilegjeve që vijnë nga konventat ndërkombëtare dhe ligjet e vendit;

● Zbatimin i procedurave për emërtimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë

së Veriut në vendet e huaja dhe në organizatat ndërkombëtare.

Struktura organizative:

● Sektori i protokollit diplomatik

Sektori i protokollit diplomatik merret me përgatitjen e planeve dhe raporteve vjetore,

koordinimin dhe përgatitjen e aktiviteteve të ndryshme për punë zyrtare të Presidentit

të Republikës, Kryeministrit, dhe Ministrit të Punëve të Jashtme jashtë vendit, vizitat

zyrtare të përfaqësuesve të huaj në vend, koordinimin dhe organizimin e evenimenteve

dhe aktiviteteve të ndryshme, si edhe përditësimin e Listës Diplomatike dhe Listës së

Protokollit.54

● Sektori i shërbimit diplomatik

Sektori i shërbimit diplomatik nga ana tjetër merret me çështjet teknike dhe

administrative, gjegjësisht koordinon aktivitetet për realizimin e të drejtës së

54 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/445/drejtoria-e-protokollit-

diplomatik Vizituar më: 22.04.2020

49 | Page

privilegjeve dhe imunitetit të përfaqësuesve të huaj, përgatitjet e letrave për akreditim,

lëshim të letërnjoftimeve speciale për diplomatët, etj.55

DREJTORIA E AKADEMISË DIPLOMATIKE

Deri më 2017, në suaza të Ministrisë eksistonte edhe Akademia diplomatike. Qëllimet e

Akademisë diplomatike përfshinin zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të arsimit diplomatik të

stafit diplomatik me qëllim që t’i përgjigjet në mënyrë efektive sfidave profesionale të paraqitura

përpara tyre. Me ndryshimet organizativo-strukturore në ministri, kjo drejtori u mbyll.

Kompetencat e kësaj Drejtorie përfshinin:

● Vlerësimin për nivelet, llojet dhe nevojat për trajnim të stafit të Ministrisë së Punëve të

Jashtme;

● Lajmërimin për kurse, trajnime dhe seminarë që ofrohen në programe studimore në

akademitë diplomatike të huaja dhe në institutet për politikë të jashtme;

● Kujdesjen për edukimin e stafit të ri që pranohet në ministri;

● Marrja pjesë aktive në përgaditjen dhe organizimin e provimeve diplomatike;

● Organizimin e kurseve për gjuhë dhe bashkëpunimin me institucionet e ngjashme nga

rajoni dhe më gjërë.

Struktura organizative:

● Sektori për edukim diplomatik

● Sektori për zhvillim profesional dhe bashkëpunim

55 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/445/drejtoria-e-protokollit-

diplomatik Vizituar më: 22.04.2020

50 | Page

INSTITUTI PËR HULUMTIME GJEOSTRATEGJIKE DHE POLITIKË TË JASHTME

Si pjesë e Ministrisë ekziston edhe Instituti për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme,

i formuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në gusht të 2012. Instituti, që

funkcionon si drejtori në korniza të Ministrisë, synon hulumtimin në fushën e gjeostrategjisë,

gjeopolitikës, politikës së jashtme, diplomacisë dhe bashkëpunimit.

3.3. KËSHILLI I AMBASADORËVE

Më 8 prill 2019 u themelua Shoqata për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare “Këshilli i

Ambasadorëve”, si një shoqatë e pavarur, jopartiake dhe jofitimprurëse e ish ambasadorëve dhe

ish ministrave të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Asambleja

themeluese u mbajtë 8 prill, pasi që në të njëjtën datë më 1993 Asambleja e Përgjithëshme e

Kombeve të Bashkuara e pranoi vendin si shtet sovran dhe të pavarur.

Qëllimi i shoqatës është që përmes aktiviteteve të ndryshme të ndihmojë në krijimin dhe

implementin e sukseshëm të politikës së jashtme, bilaterale, regjionale dhe ndërkomëbtare, si

dhe integrimin në NATO dhe BE. Antarët e shoqatës do të bashkpunojnë me universitete,

organizata joqeveritare, ambasadorë të huaj, do të organizojnë debate, do të japin rekomandime

deri te institucionet shetërore, e gjitha kjo me qëllim për përforcimin e politikës së jashtme të

vendit.

Si kryetar i parë i Këshillit të Ambasadorëve u zgjodh ambasadori i parë i vendit në Greqi, Ljupço

Arsovski.56 Në prill të vitit 2021 për kryetar u zgjodh Muhamed Halili, kurse nënkryetarë u

zgjodhën Eleonora Petrova dhe Aleksandra Naqeva-Ruzhin.57

56 Novatv.mk – Linku: https://novatv.mk/poraneshni-ambasadori-formiraa-sovet-za-da-gi-sovetuvaat-institutsiite-

za-nadvoreshnata-politika/ Vizituar më 21.04.2021 57 Frontline.mk – Linku: https://frontline.mk/2021/04/17/izbran-nov-pretsedatel-na-sovetot-na-ambasadori/

Vizituar më 21.04.2021

51 | Page

KAPITULLI IV

4.1. CEREMONITË ZYRTARE

Nuk ekziston asnjë shoqëri pa hierarki dhe asnjë cilivizim pa ceremoni.58 Edhe në aktivitetet më

të përditëshme të njerëzve, për të cilat nuk paramendojmë shumë, si shkuarja mysafir ose takimi

me miqtë në kafe, të gjithë njerëzit ndjekin ca rregulla të caktuara më herët. Situata nuk është

edhe shumë ndryshe kur flasin në aspekt ndërkombëtar. Në një kohë marrëdhëniet në mes

shteteve nuk ndërtohet vetëm mbi kriterin e fuqisë, shtetet bëjnë përpjekje të mëdha për

zgjidhje paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Prandaj, ceremoniali që i dikon ndodhitë

ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ceremoniali është i bazuar në tradita të mbarë

pranuara dhe kështu krijon kushte dhe ambient për zhvillim të qetë dhe paqësorë në mes

vendeve.

Organizimi i vizitave shtetërore është një tmerr për zyrat e protokollit anembanë botës, e

sidomos në shtetet me tradita dhe ceremoni të lashta, siç është për shembull, Birtania e Madhe.

Për çdo takim duhet përgatitje të madhe që zgjasin me muaj të tërë dhe çdo detaj duhet të jetë

i planifikuar dhe paraparë me agjendë të sakt. Çdo minut i qëndrimit të një kreu shteti të huaj

duhet të merret parasysh. Një gafë e voglë – një flamur që mungon, vonesë në ndonjë takim,

incident sigurie, dhe gjithëçka mund të shkoj shumë keq.

Gjatë përgatitjes për një vizitë shtetërore, zyrtarët e protokollit dhe ceremonisë duhet t’u

përgjigjen një sërë pyetjesh: Çfarë do të darkojë presidenti ose mbreti? Cila është dhurata e

përshtatëshme për një vizitë të tillë? Si do të mbulojnë ngjarjet mediat e vendit dhe të huaja? Cili

është mesazhi që dëshirojnë të përcjellin përmes kësaj vizite shtetërore?59

58 Џон Р. Вуд, Џин Серес, Дипломатски церемонијал и протокол, Скопје, Издавачки центар ТРИ, 2009. F. 30. 59 Michael Binyon, Tiaras, Tantrums and Trumpets, Diplomat Magazine, 2014.

52 | Page

Prandaj, puna e një zyrës së protokollit është shumë e rëndësishme dhe e lidhur ngusht me

politikëbërjen e vendit, pasi që ndikon shumë në kahjen që u jepet marrëdhënieve bilaterale ose

multiraterale. Qeveritë me shumë kujdes përgatiten për takime dhe eveniment të rëndësishme

ndërkombëtare, pasi që janë të vetëdijshëm për ndikimin e ceremonialit mbi suksesin e takimit

ose evenimentit. Keq organizim i këtyre takimeve ose evenimente mund të përfundojë edhe me

rezultat të pasukseshëm. Kujdesi që një qeveri tregon për vizitën e një kryetari të shtetit, ministri,

ambasadori ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të lart, tregon se në cilin nivel janë marrëdhëniet në

mes dy shteteve, në cilin drejtim dëshirojnë që të lëvizin këtë marrëdhënie dhe në cilin drejtim

mund të avancohen. Festimet mbresëlënëse, mikëpritja, fjalimet, këmbimi i dhuratave, etj. flasin

për miqësinë dhe bashkëpunimin në mes dy shteteve, që janë të gatshëm ta zbulojnë hapur.

Për shembull, në maj të vitit 200960, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, anuloi

vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi që qeveria e atëherëshme

maqedonase kishte ndryshuar karakterin e vizitës, gjegjësisht, presidenti Sejdiu nuk ka marrë

garancion nga pala maqedonase se do të pritet me të gjitha protokollet shtetërore të parapara

për një vizitë të tillë: intonim i himint, rojet e rradhitura nga Armata e Republikës dhe flamuri i

Republikës së Kosovës në rezidencën Vila Vodno.

Protokolli diplomatik është i pranishëm dhe i rëndësishim në të gjitha aktivitetet e përfaqësuesve

qeveritarë, qoftë takime në mes ministrave, dorëzim të letrave akredenciale të një ambasadori,

ftesa për një darkë solemne në rezidencën e një ambasadori, festimi i përbashkët i një feste

kombëtare ose ndërkomëbtare.

Çdo pjesëmarrësi në ceremoni zyrtare protokolli i përcakton vendin, obligimet dhe privilegjet që

dalin nga rangu i tij. Protokolli rregullon aktivitetet e autoriteteve shtetërore dhe krijon ambient

të përshtatëshëm për tejkalimin e mosmarrëveshjeve në mes shteteve.

Në këtë punim do të ndalemi vetëm te disa ceremoni zyrtarë, edhe pse të gjitha ceremonitë dhe

evenimentet kanë rregullat e posaçme protokollare.

60 Deutsche Welle: https://www.dw.com/mk/сејдиу-ја-откажа-посетата-на-македонијa Vizituar më: 03.04.2021

53 | Page

4.1.1. DORËZIMI I LETRAVE KREDENCIALE TË AMBASADORËVE

Sipas Fjalorit të marrëdhënieve ndërkomëtare dhe të diplomacisë, Letra kredenciale, ndryshe e

njohur edhe si letra e mirëbesimit është një instrument përmes të cilit kreu i një shteti ushtron

fuqinë e vet për të caktuar (akredituar) ambasadorë në vendet e huaja, duke i dhënë besim për

gjithëçka që ambasadori do të thotë në emër të sovranit ose qeverisë. Letër të cilën ambasadori

i një shteti ia dorzon presidentit të shtetit pranues me të filluar të punës në detyrën e re. Kjo letër

firmoset dhe vuloset nga kreu i shtetit.

Paraqitja e letrave kredenciale bëhet me ceremoni të veçantë, gjatë së cilës përveç kreut të

shtetit është i pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme ose një zyrtar tjetër i lartë i Ministrisë

së Punëve të Jashtme61. Zyra e protokollit përcakton përmbajtjen e ceremonisë.

Me pranimin e letrave kredenciale, kryetari i shtetit edhe zyrtarisht e pranon diplomatin si

përfaqësues të shtetit dërgues. Gjithashtu, nga ai moment fillon edhe imuniteti diplomatik dhe

privilegjet tjera të një ambasadori. Emri i ambasadorit paraqitet edhe në listën diplomatike të

vendit, që duhet të përditësohet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Mvarësisht nga shteti, ceremonia e pranimit të letrave kredenciale është e ndryshme. Te disa

shtete kjo është një ceremoni shumë madhështore, siç është për shembull rasti me Mbretërin e

Bashkuar. Në shtete të tjera ceremonia është më modeste, sipas edhe mundësive të shtetit

pranues. Është me rëndësi që ceremonia e pritjes së shefave të misioneve të jetë e njëjtë për të

gjithë shefat e misioneve të të njëjtit rang. Kjo gjë përcaktohet edhe në nenit 18 të Konventës së

Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Në Republikën e Maqedonisë se Veriut, ceremonia për pranimin e letrave kredenciale udhëhiqet

nga Kabineti i Presidentit. Vetë ceremonia është modeste. Presidenti mirëpret ambasadorin,

gjatë të cilit takim zakonisht lexohen fjalime ku theksohet rëndësia e miqësisë mes dy vendeve.

61 Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti, Fjalor i marrëdhënie ndërkombëtare dhe i diplomacisë, Logos-A, Shkup, 2019.

F. 149

54 | Page

Më pastaj ambasadori i posaemëruar dorzon letrën kredenciale të nënshkruar dhe vulosur nga

presidenti i shtetit dërgues.

Në residencën presidenciale Vila Vodno ceremoni të tilla organizohen sipas nevojës. Për

shembull, në nëntor 2020 presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski prit ambasadorin e ri të

sapoemruar të Republikës së Francës, Siril Bomgartner.62

Gjatë ceremonisë, presidenti shprehu mirëseardhje për ambasadorin dhe faliminderimet e tij për

miqësinë dhe mbështetjen nga shteti francez. Ai theksoi se këtë vitë do të festohet 27 vjetori i

vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve. Presidenti gjithashtu përmendi edhe

pika të ndryshme të përbashkta në historinë e dy shteteve, siç janë: rëndësinë e punës së

Senatorit frances Robert Badenter, antarësimi në NATO, diaspora jonë në Francë, bashkpunimin

me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si edhe bashkëpunimet në fusha të tjera, duke

filluar nga kultura, arsimi, shkenca, vetëqeverisja lokale, punët e brendshme dhe shërbimet e

inteligjencës, madje edhe në turizëm dhe marrëdhëniet midis të rinjve.63

Nga aspekti etik, është më rëndësi të përmendet që presidenti shfrytëzoi rastin për të përmendur

dhe kërkuar mbështetjen nga Franca në procesin e integrimit në BE. Në mënyrë diplomatike,

presidenti faleminderoi qeverinë franceze për mbështetjen në këtë proces, për t’u këthyer pastaj

në ngjarjet aktuale siç, që është rasti më Bullgarinë dhe kërkimi i tyre për rishikim të historisë, si

një prej kushteve për mbështetjen bullgare në procesin e integrimit në BE. Presidenti tha se duke

ndjekur modelin franko-gjerman, Maqedonia e Veriut ka zgjatur dorën e pajtimin me fqinjët dhe

se beson që Franca, si një nga shtyllat e Bashkimit Evropian, të kontribojë që kjo periudhë

vendimtare të përfundojë me sukses për vendin tonë. Në fund, presidenti përcolli mirënjohjen

për presidentin Makron dhe ftoi atë në vizitë në vendin tonë, posa të krijohen kushtet për këtë.

Në anën tjetër, ambasadori Siril Bomgartner, në fjalimin e tij konfirmoi edhe njëherë mbështetjen

e Francës për antarsimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimin e

presidentit Makron për Ballkanin Perendimor.

62 Web faqja e Presidentit: https://pretsedatel.mk/al/presidenti-pendarovski-i-pranoi-letrat-kredenciale-te-

ambasadorit-te-ri-te-emeruar-te-republikes-se-frances-siril-bomgartner/ Vizituar më: 11.12.2020 63 Ibid.

55 | Page

Duke pasur parasysh situatën globale pandemike, ceremonia u krye në kushte duke u respektuar

masat për mbrojtje nga COVID-19. Por ceremoni të tilla, sidomos në kohë pandemie, mund të

organizohen edhe në mënyrë virtuale.

Më 23 prill 2021, presidenti z. Stevo Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re

të Maltës, Meri Shikluna.64 Por, për dallim nga ceremonitë tjera, ky takim u mbajt përmes së një

videokonference. Si zakonisht, gjatë bisedës me ambasadoren, presidenti përshëndeti dialogun

në mes dy vendeve, faleminderoi për mbështetjen për integrimin në Bashkimin Evropian dhe

thenksoi se në Maltë jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

të cilët janë një urë e afrimit të dy vendeve.

Të njëjtin takim e pati edhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Bujar Osmani, ku ne një

videokonference pranoi kopjet e letrave kredenciale. Gjatë këtij takimi ministri Osmani pati edhe

takim me homologun e tij ministrin Bartolo. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit

në mes dy vendeve në aspektin ekonomik dhe tregëtar, si edhe për procesin e integrimit në

Bashkimin Evropian.65

Vlen të theksohet se kjo është ambasadorja e parë e Maltës në Republikën e Maqedonis së Veriut,

që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve. Ambasada e Maltës do të jetë

ambasadë jo-residente, gjegjësisht nuk do të ketë seli në Maqedoninë e Veriut, kurse

ambasadorja Shikluna do të kryej detyrën e saj nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të

Maltës. Nga ana tjetër, ambasadori i parë maqedonas në Malta ishte Oliver Shambevski,

ambasador resident në Romë, por që nga prilli i 2017, pas dorzimit të letrave kredenciale para

presidentes së Maltës Marie-Louise Coleiro Preka66, shërbente edhe si ambasador jo-resident

edhe për Maltën.

64 Web faqja e Presidentit: https://pretsedatel.mk/al/presidenti-pendarovski-i-pranoi-letrat-kredenciale-te-

ambasadores-se-sapoemeruar-te-maltes-meri-shikluna/ Vizituar më: 11.12.2020 65 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/13/post/2559/osmani-pranoi-

kopjet-e-letrave-kredenciale-nga-ambasadorja-e-sapoem%C3%ABruar-e-republik%C3%ABs-s%C3%AB-malt%C3%ABs-meri-shikluna Vizituar më: 22.04.2021 66 Web faqja e Presidentit të Maltës: https://www.marielouisecoleiropreca.com/press-centre-

statement/ambassador-republic-macedonia-presents-credentials-president-malta-marie-louise-coleiro-preca/ Vizituar më 20.04.2021

56 | Page

Fotografia 5. Ministri Osmani në takim virtual me ambasadoren dhe ministrin e jashtëm të Maltës.67

Fotografia 6. Presidenti Pendarovski në takim virtual me ambasadoren e Maltës.68

67 Web faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.mfa.gov.mk/sq/page/13/post/2559/osmani-pranoi-

kopjet-e-letrave-kredenciale-nga-ambasadorja-e-sapoem%C3%ABruar-e-republik%C3%ABs-s%C3%AB-malt%C3%ABs-meri-shikluna Vizituar më: 22.04.2020 68 Web faqja e Presidentit: https://pretsedatel.mk/al/presidenti-pendarovski-i-pranoi-letrat-kredenciale-te-

ambasadores-se-sapoemeruar-te-maltes-meri-shikluna/ Vizituar më: 11.12.2020

57 | Page

Nga ceremonitë tjera të pranimit të letrave kredenciale, në fjalimet e publikuara të presidentit

mund të shohim tendencën e tij për t’u kthyer nga ngjarjet me rëndësi për vendin.

Për një vend relativisht të voglë si rasti i Maqedonisë së Veriut, mbajtja e miqësive me shtete

tjera është mjaft e rëndësishme.

Edhe pse pranimi i letrave kredenciale është me karakter modeste dhe ceremonial, ato janë të

rëndësishme pasi që shpeshëherë paraqesin një mundësi për të konfirmuar qëndrimet e vendit,

gjegjësisht të qeverisë, për ngjarje aktuale të rëndësishme për vendin, për shtetin që dërgon

ambasadorin e tij, apo ngjarje me karakter ndërkombëtar.

Përveç takimeve gjatë pranimit të letrave kredenciale, Presidenti takohet me ambasadorët në

vend edhe në takime tjera, siç është edhe takimi lamtumirës, gjatë përfundimit të mandatit të

ndonjë ambasadori. Gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2020 presidenti Pendarovski pati një

sër takimesh të tilla me ambasadorë në largim. Ai përcolli ambasadorin francez, Kristian Timonie,

ku theksoi rëndësinë e mbështetjes që Franca e jep për perspektivën evropiane të Maqedonisë

së Veriut dhe rajonit. Po të njëjtën ditë takoi edhe ambasadoren kanadeze Ketlin Çaba, ku e

faleminderoi për mbëashtetjen e Kanadasë në rrugën euroatlantike. Më pastaj takoi edhe

ambasadorin Samuel Zhbogar, shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e

Maqedonisë së Veriut,69 të cilin e faleminderoi për të gjithë angazhimin dhe përpjekjet e tij të

fuqishme për pranimin e vendit në rrugën evropiane. Më 5 tetor 2020 presidenti pati një takim

lamturime edhe me ambasadorin e Rumanisë, Viorel Stanilla. Gjatë takimit u shkëmbyen

mendime mbi ngjarjet e tërësishme politike në vend, sfidat aktuale politike dhe ekonomike në

rajonin e Evropës Juglindore, si edhe u konstatuan marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy

vendeve.70

Edhe në këto takime mund të vrejmë që detyra e presidentit është që përmes takimeve dhe

ceremonive formale të shpreh qëndrime e vendit ndaj ngjarjeve aktuale, të ruaj marrëdhëniet e

69 Web faqja e Presidentit: https://pretsedatel.mk/al/takim-lamtumire-i-presidentit-pendarovski-me-

euroambasadorin-zhbogar/ Vizituar më: 11.12.2020 70 Web faqja e Presidentit: https://pretsedatel.mk/al/takim-lamtumire-me-ambasadorin-e-rumanise-viorel-

stanilla/ Vizituar më: 11.12.2020

58 | Page

mira me shtetet tjera dhe të marrë ose përforcojë mbështetjen e shteteve, në rastin tonë, drejt

rrugës euroatlantike.

4.1.2. SJELLJA E DIPLOMATËVE GJATË CEREMONIVE ZYRTARE

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoni, evenimente ose takime zyrtare, diplomatët dhe përfaqësuesit

shtetëror duhet të tregojnë kujdes për dukjen dhe sjelljen e tyre. Diplomatët, sigurisht duhet të

tregojnë respekt për kulturën e nikoqirit dhe të informohen mirë paraprakisht, që t’u shmangen

situatave të sikletshme. Kultura, natyrisht, është unike

për çdo vend. Për shembull, në broshurën “Protokolli

për diplomatin modern”71, të përgaditur nga Instituti i

Shërbimit të Huaj për të gjithë diplomatët amerikan,

thuhet se koncepti i kohës lokale ndryshon nga vendi

në vend. Në disa vende, një ftesë për orën 8 në

mbrëmje, do të thotë që ju duhet të mbërrini pikërisht

më 08:00 në mbrëmje. Në disa vende të tjera, ju duhet

të arrini jo më parë se 09:30. Prandaj, diplomatët

këshillohen që të paraprakisht të konsultohen me

njerëz adekuatë për këtë, ose edhe me punojsit lokal

në ambasadë, që mund të japin njohuri mbi kulturën

vendase.

Veshjet dhe dukja në përgjithësi janë një pjesë shumë

e rëndësishme e protokollit diplomatik. Duke pasur

parasysh se një diplomat përfaqëson shtetin e tij, dukjes së tij duhet t’i kushtohet rëndësi e

veçantë. Një diplomat çdo herë duhet të ketë veshjen e tij adekuate për situatën që ndodhet,

pavarësisht a është në takim zyrtar, mbrëmje gala, funerral apo edhe një takim jozyrtarë. Shpesh

herë skandalet diplomatike ndodhin mu përshkak të gabimeve në veshje që i bëjnë diplomatët.

71 Foreign Service Institute, Transition Center, Protocol for Modern Diplomat, January 2011. F. 16. 72 Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Diplomatic_uniform Vizituar më: 03.04.2021

Fotografia 7. Ambasadori i Italisë më uniformë diplomatike.72

59 | Page

P.sh. paraqitja me veshje joadekuate e një ambasadori në funeralin e presidentit të shtetit ku ai

është i pranishëm, mund të merret si shenjë mosrespekti.

Gjatë viteve 1800 u shfaqën edhe uniformat diplomatike.73 Në atë kohë nisi periudha e

reformimit të administratës në shumë vende në Evropë dhe u caktuan uniforma për shumë

zyrtarë publikë. Uniformat diplomatike janë uniforma civile që vishen nga ambasadorët dhe

konsullorët në evenimente të rëndësishme publike. Deri më atëherë, shumica e diplomatëve

zakonisht vinin nga familjet fisnike dhe në evenimente të rëndësishme mbanin veshjet e tyre

oborrtare. Përveç nevojës financiare, që kursente ambasadorët nga blerja dhe mirëmbajtja e

veshjeve të shtrejnta, uniformat diplomatike shfrytëzuan për të theksuar rëndësinë e detyrës, e

jo të personit.

Për nga dizajni, shumica e uniformave diplomatike u bazuan në veshjet solemne të oborreve

mbretërore të asaj kohe – uniforma të qëndisura me fije ari ose argjendi. Uniformat e tilla

frymëzuan edhe disa vende jashtë Evropë, ku për shembull, në Japoni perandori Meiji më 1872

vendosi që të zyrtarët e tij, përfshirë këtu edhe diplomatët, që të zavendësojnë veshjet e tyre

tradicionale japoneze me uniroma evropiane. Për dallim nga vendet e Evropës, Shtetet e

Bashkuara të Amerikës hoqën dorë nga uniformat diplomatike dhe përdorimi i tyre madje ishe i

ndaluar nga Kongresi.

Pas Luftës së Dytë Botëror, shumë nga shtetet e reja të krijuara nuk përcaktuan uniforma për

diplomatët e tyre.74 Sot në shumë vende është larguar praktika e uniformave diplomatike, kurse

të tjera e kanë reduktuar këtë vetëm në rastet më solemne, siç është dorëzimi i letrave

kredenciale ose ndonjë gala mbrëmje.

Republika e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka pasur uniforma diplomatike për ushtruesit e

detyrës së ambasadorit dhe asnjëherë nuk është ngrituar ndonjë debat ose ide e tillë. Megjithatë,

73 Web faqja Fashion History: https://fashion-history.lovetoknow.com/clothing-types-styles/diplomatic-uniforms

Vizituar më: 28.04.2021 74 Џон Р. Вуд, Џин Серес, Дипломатски церемонијал и протокол, Издавачки центар ТРИ, Скопје, 2009. F. 145

60 | Page

edhe ambasadorëve maqedonas u kërkohet që të respektojnë rregullat dhe traditat diplomatike

për veshjen dhe dukjen profesionale dhe dinjitoze.

Për një diplomat është shumë e pranueshme që, në rast se ftesa për një eveniment nuk e

precizon, të kërkohen udhëzime shtesë për veshjen adekuate dhe të pranueshme në eveniment.

Në shumë vende, xhinset, pantolonat e shkurta ose bluzat krahëshkurt nuk pranohen si veshje

adekuate për një eveniment ose takim zyrtar. Në disa vende të tjera, edhe pse mund të mos jetë

e kërkuar me rregull, është e pëlqyeshme që femrat të mbajnë një mbulesë në kokë, në shenjë

respekti për kulturën vendase. Në Vatikan madje, përcaktohet edhe ngjyra e veshjeve. Të gjitha

femrat që takohen me Papën duhet të jenë të veshura me ngjyrë të zezë dhe me një mbulesë në

kokë. Privilegji për të veshur ngjyrë të bardhë (Privilège du blanc) është i rezervuar vetëm për

disa mbretëresha dhe princesha katolike të Europës.

Zgjedhja e veshjes së një diplomati mund të jetë edhe një mundësi për të promovuar kulturën

dhe traditën e pasur të një vendi. P.sh. gjatë dorëzimit të letrave kredenciale para mbretëreshës

Elizabeta II, shumë ambasadorë, sidomos nga vendet arabe, Lindja e Largët ose Afrika,

përzgjedhin të paraqiten para saj me veshjet e tyre kombëtare, një gjest që është për t’u

përshëndetur. Megjithatë, kur ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës

Mimoza Ahmetaj75 vendosi të paraqitet para mbretit Filip me veshje tradicionale (dollama) për

dorëzimin e letrave kredenciale, një lajm i tillë nuk u mirëprit nga mediat shqiptare. Ndoshta pasi

që në shumicën e rasteve të ambasadorëve të huaj që paraqiten me veshjet e tyre tradicionale,

veshja e tyrë tradicionale është edhe veshje e përditëshme, për dallim nga vendet e Ballkanit, ku

veshjet tradicionale janë të rezervuara tani më vetëm për evenimente solemne (dasma ose

ahengje të ndryshme) ose për festivale kulturore. Sidoqoftë, ambasadorja Ahmetaj nga aspekti i

protokollit diplomatik nuk bëri asnjë shkelje të rregullave, pasi që në evenimente të tilla është e

pranueshme që ambasadorët të paraqiten me veshje solemne ose veshje tradicionale.

Diplomatët duhet të bëjnë kujdes edhe gjatë dorzimit dhe pranimit të dhuratave. P.sh., në Japoni

dhurata e sjellur duhet të jepet dhe pranohet me dy duart, në të kundërtën merret si ofendim.

75 Web faqja Telegrafi: https://telegrafi.com/ambasadorja-e-kosoves-ne-belgjike-si-ne-dite-te-grave-foto/ Vizituar

më 02.03.2021

61 | Page

Ne vend të tjera duhet patur kujdes mënyrën dhe ngjyrën e paketimit të dhuratës, ose llojin,

numrin apo ngjyrën e lules. Sërisht, diplomatët duhet të infromohen mirë para se të marrin

ndonjë vendim për dhurata.

Në eveniment ku ka ushqim, për të qenë të sjellshëm, diplomatët duhet të pranojnë ushqimin

dhe pijen që u është ofruar. Nëse, për ndonjë arsye shëndetësore ose fetare nuk mund të

provohet ndonjë ushqim ose pije, atëherë është e pranueshme që të rrefuzohet me një shpjegim

të shkurtër. Këtu duhet pasur kujdes edhe nikoqiri i evenimentit që të ketë parasysh dallimet

kulturore ose fetare të mysafirëve të tij, dhe të përgatisë ushqim adekuat. Sërisht, broshura

“Protokolli për diplomatin modern” jap një sqarim të gjërë për të gjitha religjionet kryesore, qoftë

informatë për muslimanët dhe ushqimin hallall, qoftë për hebrenjtë dhe ushqimin kosher, ose

restrikcionet e religjioneve tjera, p.sh. që disa katolinë nuk hanë mish gjatë ditëve të shenjta,

budistët nuk hanë mish, etj. Shumë religjione ose kultura lokale nuk përdorin alkool. Prandaj,

është më së miri që të përgatitet ushqim i shumëllojllojshëm dhe të ofrohen pije të ndryshme.

Diplomatët dhe shërbimet protokollare duhet të jenë të njohur mirë edhe me protokollin e

tryezës, pasi që në pritje zyrtare, duhet treguar kujdes të madh edhe për këtë çështje. Për

shembull, çdo gostie të rëndësishme duhet t’i drejtohet nga mikëpritësi, bashkëshorti dhe

bashkëshortja, të cilët duhet të qëndrojnë në dy anët e kundërta dhe asnjëherë pranë njëri-

tjetrit. Sa më të rëndësishëm të jenë të ftuarit, aq më afër zotëriut ose zonjës së shtëpis ulen.

Rregulli është që në krahun e djatht të të zonjës së shtëpis ulet mashkulli më i rëndësishëm i

ftuar, për shembull, ambasadori i një vendi. Në krahun e majtë të saj ulet numri dy për nga

rëndësia, për shembull ndonjë konsul i vendit ose ndonjë përfaqësues ambasade. Dhe rradha

vazhdon edhe më tej. E njëjta gjë është edhe me zotëriun e shtëpisë. Në anën e djathtë të tij do

të ulet bashkëshortja e ambasadorit, si e ftuara më e rëndësishme.

Por edhe protokollet e tryezës ndryshojnë nga vendi në vend, dhe diplomatët duhet të tregojnë

kujdes dhe të informohen mirë. Zakonisht, në çdo eveniment të tillë, në tavolinë do të jenë të

shënuar paraprakisht emrat e të ftuarve.

62 | Page

Për shembull, protokolli francez dikton se zoti dhe zonja e shtëpisë ulen në mes tavolinës, e jo

në krye. Por protokolli anglez është i kundërt. Zoti dhe zonja e shtëpisë ulen në krye të tavolinës.76

Më poshtë po sjell dy shembuj të uljes në tryez në darkat solemne sipas protokollit francez dhe

atij anglez.

Protokolli francez

1. Nikoqiri (Ambasadori i Japonisë)

2. Nikoqirja (gruaja e tij)

3. Ambasadorja e Francës

4. Burri i saj

5. Ambasadori i Sirisë

6. Gruaja e tij

7. Përfaqësues i Kombeve të

bashkuara

8. Gruaja e tij

9. Sekretari i Ministrive të Punëve të

Jashtme nga Trididad dhe Tobago

10. Gruaja e tij

11. Biznismen nga Israeli

12. Gazetar nga Australia

Protokolli britanez

1. Nikoqiri (Ambasadori i Japonisë)

2. Nikoqirja (gruaja e tij)

3. Ambasadorja e Francës

4. Burri i saj

5. Ambasadori i Sirisë

6. Gruaja e tij

7. Përfaqësues i Kombeve të bashkuara

8. Gruaja e tij

9. Sekretari i Ministrive të Punëve të

Jashtme nga Trididad dhe Tobago

10. Gruaja e tij

11. Biznismen nga Israeli

12. Gazetar nga Australia

76 Aurela Marsineku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, Botimet “OMSCA-1”, Tiranë, 2002. F.153

63 | Page

KAPITULLI V

5.1. PËRFUNDIMI

Protokollet në jetën e një diplomati kanë rëndësi të veçantë sepse lidhen ngushtë me profesionin

e tij – përfaqësimi i shtetit të tij. Rregullat, bontoni dhe protokolli janë pjesë e pandashme e punës

së një diplomati. Suksesi i një diplomati në karrierën e tij shpeshëherë ndikohet fuqishëm nga

njohja e mirë e protokolleve diplomatike. Gafat diplomatike, të cilat mund të rriten në skandale

diplomatike seriozisht mund të keqësojnë marrëdhëniet diplomatike në mes shteteve. Skandalet

diplomatike që ndodhin, shpeshëherë edhe pa vetëdije, prishin imazhin e një politikani. Zonja e

parë e SHBA-ve, Mishel Obama (Michael Obama) u gjend në lajmet kryesore të mediave kur pa

dashje bëri një gabim protokollar - preku pas shpine mbretëreshën Elizabeta II, veprim që nuk

lejohet asesi nga protokolli britanik. Kryeministri Italian, Berluskoni shpesh haset në media për

shkak të shkeljeve të protokollit që bënë.77 Në një takim liderësh në Angli, pas një fotografimi me

gjithë liderët botëror, ai bile u qortua nga vetë mbretëresha Elizabeta II për sjelljen e tij të

pahijëshme.

Për diplomatët dhe përfaqësuesit tjerë shtetëror, protokolli diplomatik është i rëndësishëm gjatë

organizimit dhe pjesëmarrjes në takime, solemnitete ose ngjarje të ndryshme, ku ata

përfaqësojnë vendit dhe çdo takim paraqet një mundësi për të arritur agjendën shtetërore.

Sipas kësaj, mund të konstatojmë se rregullat protokollare nuk janë shpikur për të vështirësuar

jetën e diplomatëve dhe të gjithë njërëzve në përgjithësi, por e kundërta, për t’i lehtësuar

marrëdhëniet në mes individëve, për t’u treguar respekt në nivel për secilin dhe çdokush të zë

vendin e tij të merituar. Prandaj, protokolli është vegla më e mirë mbrojtëse për një diplomat

nëse dëshiron që të shmangë skandale, dilema ose të prish marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Në të njëjtën kohë, protokolli mund të përdoret edhe si armë, për të dërguar mesazhe të

77 Stephen Gundle, “Berlusconi, Sex, and the Avoidance of a Media Scandal”, ItalianPolitics, Vol. 25, Managing

Uncertainty, 2009. F. 59-75

64 | Page

ndryshme jomiqësore deri tek pala tjetër. Kjo mund të bëhet vetëm duke bërë shkelje të

rregullave protokollare, për shembull, duke mos valëvitur flamurin e palës pritëse, duke i ulur në

vend të gabuar, duke u vonuar në takime ose pritje solemne, etj.

Raste të tilla, të mos respektimit të qëllimshëm të protokollit kemi plot. Një rast të tillë

përmendëm më lart, për vizitën e anualuar të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Republikën

e Maqedonisë së Veriut, pasi pala maqedonase kishte ndryshuar karakterin e vizitës. Një rast

tjetër kemi takimin e ambasadorit turk në Izrael në vitin 2010.78 Siç raportojnë mediat, në këtë

takim kishte një sërë shkeljesh protokollare me qëllim të nënçmimit të ambasadorit. Si fillim,

ambasadori turk në Izrael ishte ftuar për një takim nga zëvëndës ministri i punëve të jashtme, e

jo nga vetë ministri, siç duhej. Pastaj, takimi ishte mbajtur në një zyrë të vogël në Knesset

(parlamenti izraelit), e jo në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pastaj, gjatë takimit

ambasadori ishte caktuar për t’u ulur në një vend të ulur, kurse vetë zëvëndës ministri ishte ulur

në një karrige të ngritur. Për më shumë, në takim nuk dukej flamuri turk askund.

Veprime të tilla nuk janë të rekomanduara asnjëherë dhe dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të

shtetit.

78 Ynet News: https://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-3833259,00.html, Vizituar më 09.03.2021.

65 | Page

5.2. REKOMANDIMET

Duke parë rëndësinë e protokollit diplomatik në ndërtimin dhe afirminin e marrëdhënieve të

mirëfillta në mes shteteve, në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit brenda dhe jashtë vendit,

mund të japim rekomandime që protokolli diplomatik duhet të jetë në fokus të veçantë për të

gjithë diplomatët dhe përfaqësuesit shtetëror.

Duke marrë shembull nga vende të tjera që janë të organizuara shumë mirë në këtë drejtim (siç

është SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, etj.) edhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjë

përpjeke më të mëdha për avancim dhe perfeksionim në këtë drejtim. Në vende të tjera për

diplomatët ofrohen trajnime adekuate që do të bëjnë përgatitjen e tyre më të mirë të mundshme

për shërbim të vendit. Të tilla trajnime kanë të bëjnë edhe me protokollin diplomatik, trajnime

për bërjen e negociatave, kurse të gjuhës, kurse mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës, etj.

Duhet të përmendet edhe nevoja për uljen e përqindjes së diplomatëve politik, për të rritur

numrin e diplomatëve profesional, gjegjësisht të karrierës. Diplomatë të tillë, të cilët edhe tani

kalojnë një proces të gjatë të avancimin profesional në vetë Ministrinë e Punëve të Jashtme,

sigurisht që janë më të përgatitur se diplomatë që janë caktuar politikisht, e të cilët paraprakisht

nuk kanë përvojë ose përgatitje adekuate për një post të tillë. Prandaj, vetë Ministria e Punëve

të Jashte duhet të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të trajnuar dhe përgatitur të

punësuarit në ministri, prej të cilëve çdo herë do të ketë një bollëk të diplomatëve të gatshëm

për t’u caktuar në ambasadat ose konsulatat e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit. Ministria e

Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lejojnë që në

asnjë mënyrë ndonjë përfaqësi diplomatike e vendit të mbetet pa ambasador ose personel tjetër

për shkak të mospasjes së personave adekuat dhe të përgatitur për këtë. Për më shumë, Ministria

e Punëve të Jashtme duhet të bëjë kontrolla të rregullta të punës së ambasadave dhe të

punësuarve në ambasada, për të parandaluar skandalet diplomatike, që në të kaluarën nuk kanë

munguar, qoftë në aspekt të keqpërdorimit të detyrës, qoftë në aspekt të sjelljeve joadekuate të

ambasadorëve maqedonas.

66 | Page

Themelimi i Drejtorisë së Akamedisë diplomatike pran Ministrisë së Punëve të Jashtme, që kishte

për qëllim zhvillimin e sistemit të arsimit diplomatik të vetë stafit diplomatik, ishte një hap serioz

drejt përgatitjes së Ministrisë me personel adekuat. Por në vitin 2017 kjo Drejtori, me

riorganizimin e brendshëm të Ministrisë, pushoi së ekzistuari.

Për më tepër, Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme, por edhe rrethi akademik duhet të bëjnë

përpjekje më të mëdha për përparimin dhe avancimin e diplomacisë dhe diplomatëve si një

profesion serioz që mbart një detyrë shumë të rëndësishme. Vetëm me një përkushtim të

mirëfillt në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë përfaqësim adekuat dhe

dinjitoz brenda dhe jashtë vendit, gjë që padyshim do të ketë dobi në rrugën e integrimit të vendit

në Bashkimin Evropian dhe më gjërë.

Shoqata për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” që është

themeluar para dy viteve, është një hap shumë i duhur dhe i mirëfilltë për vendin. Antarët e këtij

Këshilli, ish-ambasadorët, do të kryejnë një detyrë të mirëpritur duke këshilluar, promovuar dhe

avancuar profesionin e diplomacisë. Mbeten që vetë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së

Veriut të tregoj gatishmëri për të shfrytëzuar vullnetin dhe potencialin e Këshillit.

67 | Page

BIBLIOGRAFIA

LIBRA

1. Ahmet Emin Dağ & Ali Pajaziti, Fjalor i marrëdhënie ndërkombëtare dhe i diplomacisë,

Logos-A, Shkup, 2019.

2. Njazi Uka, Fjalor i diplomacisë, Ilari, Tiranë, 2011.

3. Ali Pajaziti, Etika publike - Tekste të zgjedhura, UEJL, Tetovë, 2010.

4. Sabri Kiçmari, Hyrje në diplomaci, Logos-A, Shkup, 2013.

5. Ludwik Dembinski, Ligji diplomatik dhe konsullor, Instituti i Studimeve Ndërkombërtare,

Tiranë, 2017.

6. Џон Р. Вуд, Џин Серес, Дипломатски церемонијал и протокол, Издавачки центар ТРИ,

СКопје, 2009.

7. R. F. Feltman, Diplomatic handbook, Longman, London and New York, 1998

8. Mary Mel French, United States Protocol: The Guide to Official Diplomatic Etiquette

Hardcover, Rowman & Littlefield Publishers, Inc. Maryland US, 2010.

9. Ernest Satow, A Guide to Diplomatic Practive, Cambridge University Press, New York, 1917.

10. Chas. W. Freeman Jr., The Dipplomat’s Dictionary, National Desense Univeristy Press,

Washington, DC, 2009.

11. Robert Hickey, Honor & Respect: The Official Guide to Names, Titles, and Forms of Address

Hardcover, The Protocol School of Washington, South Caroina US, 2008.

12. Richard M. Sand Esquire, Mary Jane McCaffree & Pauline Innis, Protocol - The Complete

Handbook of Diplomatic, Official and Social Usage, 2013.

13. Љубомир Д. Фрчковски, Васил Тупурковски & Владимир Ортаковски, Меѓународно

јавно право, Табернакул, Скопје, 1995.

14. Public Diplomacy, Ethics in Diplomacy; Univeristy of Southern California, Issue 23 Summer

2020.

15. Karen A. Mingst, Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Kentucky, Albanian

Institute for International Studies (AIIS), Tiranë, 2008.

68 | Page

16. Dr. Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Akademia Diplomatike Shqiptare,

Botuar “GEER”, Tiranë, 2003.

17. Dr. Lisen Bashkurti, Negociatat - Historia, teoria, praktika, Akademia Diplomatike Shqiptare,

Botuar “Agim-De”, Tetovë, 2010.

18. Zejnulla Gruda, Manual Diplomatik, Timegate, Prishtinë, 2009.

19. Gjon Boriçi, Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, Akademia

Diplomatike Shqiptare, Botuar “GEER”, Tiranë, 2006.

20. Milan Jazbec, Bazat e Diplomacisë, Kolegji VICTORY & Instituti i Hulumtimeve Shkencore

VICTORY, Prishtinë, 2010.

21. Joshua S. Golstein, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, (Botimi i katër), Botuar “Dituria”,

Prishtinë, 2003.

22. Jeremy Kinsman & Kurt Bassuener, A Diplomat’s Handbook for Democracy Development

Support, Cigi, 2013.

23. Fatmir Fazliu, Diplomacia publike, Instituti për Studime Publike dhe Ndërkombëtare, Shkup,

2015.

24. Aurela Marsineku, Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, Botimet “OMSCA-1”, Tiranë, 2002.

25. Betty Messenger, The Complete Guide to Etiquette, Evans Brothers, London, 1966.

26. Protocol for the Modern Diplomat, Prepared by the Transition Center Foreign Service

Institute, U.S. Department of State, Washington, DC, 2005

27. Тања Достинова Запрова & Љупчо Сотироски, Дипломатска организација, дејност и

професија; Универзитет „Гоце Делчев” – Штип, Правен факултет; Штип, 2014.

28. Charles Crawford, How to Train Your Diplomat, Diplomat Magazine, 2015

69 | Page

KONVENTA DHE LIGJE 1. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Ligji për punët e jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

3. Ligji për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnës së Republikës së Maqedonisë së

Veriut.

4. Ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

5. Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike – 1961.

6. Konventa e Vjenës për marrëdhëniet konzulare – 1963.

7. Konventa për misionet speciale – 1969.

8. Konventa për ndalim dhe dënim të veprave penale kundër përsonave nën mbrojtje

ndërkombëtare, përfshirë edhe diplomatët – 1973.

9. Konventa e Vjenës për përfaqësimin e shteteve në marrëdhëniet e tyre me organizatat

ndërkomëbtare dhe karakter universal – 1975.

70 | Page

BURIME NGA INTERNETI

1. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.pretsedatel.mk

2. Ministria e Punëve të Jashtme: www.mfa.gov.mk

3. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.vlada.mk

4. United Nations Treaty Collections: www.treaties.un.org

5. Македонски Медиа Сервис: www.mms.mk

6. Agjencia Informative Mediatike: www.mia.mk

7. Diplomat Magazine: www.diplomatmagazine.com

8. Deutsche Welle: www.dw.com/mk

9. Portal Republika: www.republika.mk

10. E-Diplomat: www.ediplomat.com

11. USA Protocol: www.usaprotocol.com

12. Protocol Profesionals: www.protocolprofessionals.com

13. U.S. Department of State: www.state.gov

14. Ynet News: https://www.ynetnews.com

15. Fashion History: www.fashion-history.lovetoknow.com

16. Flags of the World: www.fotw.info