120
1

Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

  • Upload
    others

  • View
    21

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

1

Page 2: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

2

“Njerëzit nuk e mësojnë gjuhën e tyre duke studiuar rregullat, por duke ushtruar e bërë gabime,muzika është një gjuhë po ashtu”, konsideron muzikanti Viktor Wooten i cili shton se “vetëm mëpastaj ne fillojmë

ti mësojmë rregullat dhe disa e studiojnë thellësisht.”

Duke marrë shkas nga rrëfimi i këtij muzikanti, profesionisti zhvillimor Oscar Abello konsideron se “zhvillimi është si muzika” dhe shton se “diciplinat zhvillimore si ekonomia, shkencat politike,

antropologjia, sociologjia, historia, menaxhimi, komunikimi … janë edhe instrumente. Sa më e madhe shumëllojshmëria e instrumenteve aq më i madh është vibrimi”

Abello konsideron se “bashkëveprimi i instrumenteve të ndryshme për të krijuar një ritëm dhe melodi nuk

është vetëm muzikë, ai është edhe zhvillim” por “asnjë diciplinë nuk ka të gijtha përgjigjet.”

Andaj të “mësojmë një diciplinë dhe të shkëmbejmë me të diciplina tjera” për një zhvillim të integruar ashtu si orkestra që bën një muzikë të mirë, siç sugjeron profesionisti Abello në mesazhin e tij të botuar në

internet në shtator të vitit 2012 derisa Strategjia për Zhvillimin e Pejës ishte duke u hartuar.

Në mbështetje të kësaj përqasje një lexues pranon se “Ekziston një simetri e bukur dhe ritmike në mes të zhvillimit dhe muzikës” dhe vën theksin te komuniteti si bartës njohurish.

“Nëse ndonjëri është me fat të gjej lidhjen në mes tyre (zhvillimit dhe muzikës) çdo gjë gjen vendin e vet

dhe gjërat fillojnë të ndodhin”. Më tej ai sugjeron “t’iu flasim komuniteteve si për muzikë, ato do të përgjigjen menjëher sepse ato janë bartësit e folklorit dhe këngës ndër shekuj. Këndo me ta, vallëzo me ta,

pastaj nuk do të ketë ndryshim në mes komunitetit dhe atyre që dëshirojnë të shohin atë në rrugën e zhvillimit (institucionet, studiuesit, konsulentët zhvillimor etj). (www.how-matters.org)

“ Investimi nga baza në evitimin e konfliktit” dhe ruajtjen e sigurisë njerëzore dhe mjedisore ” është në interes jo vetëm të vendit por edhe të sigurimit të një mjedisi ndërkombëta, që mundëson zhvillimin dhe krijimin e një mjedisi më stabil për tregëti dhe investime, ndonëse jo pa sfida.”(www.safeworld.org.uk)

~oOo ~

https://kk.rks-gov.net/peje/

www.hrod-ks.com

Zhvillimi mund të ndodhë vetëm kur liria, paqja, pavarësia, siguria dhe stabiliteti janë prezente në një vend. Andaj, komuna e Pejës i përkujton me respekt sakrificat e brezave dhe të rënët në të gjitha kohërat për lirinë e vendit të tyre, ashtu që tani pas fazës së emergjencës dhe rindërtimit mund të planifikojmë dhe të zhvillohemi të lire. Komuna e Pejës është e vendosur për zhvillimin dhe mirëqenjen e banorëve dhe gjithë hapsirës së saj, inicjoi dhe mbështeti procesin e hartimit të strategjisë zhvillimore dhe është e vendosur për implementimin e saj. Komuna falenderon të gjithë ata që direkt apo indirekt kontribuan në procesin e hartimit të kësaj strategjie dhe sigurohet se do të luaj rolin e saj institucional dhe inkurajon të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë donatorët, investuesit vendor dhe të huaj,institucionet zhvillimore vendore, të huaja etj., për bashkëpunim, veprime të bashkërenditura dhe në mbështetje të ndërsjelltë në implementim e Strategjisë.

Dokumenti “Strategjia për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Pejës 2013 – 2017” është hartuar në bazë të projektit konkurues “Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejës” me nr. identifikues 48019/12/035/521 i cili është financuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik - Komuna e Pejës dhe realizuar nga N.Sh. HROD nga Prishtina duke perdorur njohuritë dhe kapacitetet njerzore lokale.

~oOo~

Ndërmarrja konsulente “HROD” falenderon të gjithë për bashkëpunim dhe është e impenjuar të kontribuoj profesionalisht në proceset zhvillimore organizative, komunitare dhe shoqërore. Pikëpamjet e paraqitura në Strategji janë të autorëve / kontribuesve dhe jo të HROD.

Page 3: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

3

Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejës

2013 - 2017

Dr. Bedri Drini , Udhëheqës Ekipi për Hartimin e Strategjisë

Autorët e kapitujve:

Dr. Haxhi Mehmetaj – Kultura

Fetie Kelmendi, M.Sc. – Agrobiznesi

Dritan Shala, M.Sc. – Turizmi dhe Ambienti

Urim Xharavina – Mjedisi afarist dhe NMV-të

Lektura: Ardian Shala

Redaktor: Dritan Shala

Dizajn: Donat Spahija

Të gjitha të drejtat lidhur me këtë dokument janë të rezervuara. Përdorimi apo shumëfishimi i pjesëshëm apo i tërësishëm është i lejuar vetëm për qëllime zhvillimore, edukative dhe jo komerciale dhe me miratim paraprak me shkrim nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Pejës.

Dhjetor, 2012 © Drejtoria për Zhvillim Ekonomik - Komuna e Pejës

Page 4: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

4

Page 5: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

5

PËRMBLEDHJE E PERGJITHSHME

Strategjia për Zhvillimin Ekonomik të komunës së Pejës për periudhën pesë vjeçare 2013 - 2017 (referuar tani e tutje si “Strategjia”) është një dokument i rëndësisë strategjike për sa i përket rezultateve por edhe procesit të hartimit të saj. Në bazën e strategjisë është gjithpërfshirja e palëve të interesuara dhe që i ndikon kjo strategji, me qasjen e integruar ndërsektoriale dhe ofrimin e mundësisë për të mësuar nga ky proces gjithë palëve të përfshira në veçanti Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Pejës (DZHE) si sponzoruese e strategjisë si dhe sektorët tjerë komunal, privat, jo qeveritar dhe komuniteti.

Procesi i hartimit të strategjisë është realizuar nga NSH për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore dhe Organizative e cila është kompani konsultuese e specializuar në ofrimin e këshillimeve dhe asistencës teknike në fushën e planifikimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe organizative si dhe zhvillimin lokal. Strategjia është hartuar në periudhën e parapar gusht - dhjetor 2012 dhe është financuar nga DZHE - komuna e Pejës.

Zhvillimi socio-ekonomik lokal bazohet, së paku pjesërisht dhe përveç tjerash në burimet natyrore lokale të krijuara nga natyra dhe ato të krijuara nga njeriu. Këto pasuri menaxhohen dhe përdoren për prodhim, ofrim shërbimesh dhe shkëmbim ekonomik nga njerëzit individualisht dhe përmes organizimit të tyre familjar, kooperativ, organizativ dhe komunitar në kuader të një infrastrukture dhe rregulli ligjor, organizimi politik dhe fiskal shtetëror mbi baza të tregut të lirë konkurues dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Peja është hapësira jetësore e qytetarëve të çmueshëm të saj, me pasuri natyrore të cilët i njohim që ata i ruajnë por edhe që janë të vendosur ti eksplorojnë, t’i menaxhojnë dhe shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë për të përmbushur nevojat bazike jetësore dhe të ngrisin mirëqenien e tyre. Në këtë kuptim, burimet natyrore dhe njerëzore përbëjnë jo vetëm një kapital, por edhe një mundësi për zhvillim socio-ekonomik, arsimim dhe përmbushje kulturore, shpirtërore për të gjithë banorët e Pejës.

Komuna e Pejës është e vendosur të ndërmarr të gjitha masat racionale të identifikuara në këtë strategji dhe dokumente tjera brenda kompetencave të saj, të ofrojë shërbimet dhe mbështetjen institucionale dhe financiare përmes investimeve të planifikuara me kujdes në raport me nevojat dhe potencialet. Institucionet e komunës së Pejës do të kujdesen dhe inkurajojnë individet, grupet, organizatat dhe komunitetin që ta ruajnë në mirëbesim pasurinë natyrore dhe kulturore të trashëguar, t’i begatojnë ato ashtu që nevojat e tanishme bazike jetësore që për komoditete të mos komprometojnë të drejtën dhe potencialin për zhvillim të gjeneratave që vijnë. Në vazhdim është një përmbledhje e përmbajtjes dhe kapitujt tematik.

Page 6: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

6

PËRMBAJTJA

Dokumenti Strategjia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejës 2013 – 2017 paraqet vizionin e komunës së Pejës, palëve të interesuara dhe komunitetet e saj “Peja qytet i pastër turistik”. Ky vizion për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik është trajtuar në 10 kapituj të përshkruar shkurtimisht në vazhdim. Kapitujt trajtojnë aspekte të përgjithshme dhe metodologjia, konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe agrobiznesi si fusha zhvillimore prioritare për komunën e Pejës, pastaj kultura dhe përspektiva e turizmit kulturor, zhvillimi i mjedisit afarist, , mjedisi dhe infrastruktura e nevojshme ne mbeshtetje te objektivave strategjike zhvillimore të cilat janë paraqitur në një kapitull në vete me programet zhvilimore për secilën tematikë si dhe e ardhmja, fokusuar në mekanizmin dhe procesin e planifikimit të mëtutjeshëm të planit të veprimit për implementimin e Strategjisë.

Kapitulli i parë HYRJE - ofron të dhëna të përgjithshme kontekstuale për komunën e Pejës si pozita gjeografike, shtrirja, pasuritë, popullata, kufizimi etj. Në këtë kapitull paraqitet një përmbledhje e vizionit, misionit dhe objektivave në procesin e hartimit të strategjisë, metodologjia, konsultimet gjithë përfshirëse të realizuara dhe hulumtimin në teren në kuadër të hartimit të strategjisë (fq. 9)

Kapitulli i dytë KONSULTIMET PUBLIKE- paraqet një përmbledhje të procesit dhe propozime të pjesëmarrësve të grupuara në disa tematika si infrastruktura; blegtoria, bujqësia dhe pylltaria; zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe zonimi ekonomik; pjesëmarrja, siguria, punësimi si dhe sugjerime lidhur me implementimin e strategjisë. Rekomandimet janë reflektuar në mënyrë të integruar në kapitujt në vazhdim (fq. 15).

Kapitulli i tretë KULTURA - trajton aspekte dhe gjendjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në epokat e zhvillimit njerëzor, zejet në shuarje si dhe përspektiven e trashëgimisë kulturore dhe historike në zhvillimin e turizmit kulturor në komunën e Pejës (fq. 23).

Kapitulli katërt TURIZMI – trajton rolin e turizmit në zhvillimin ekonomik, gjendjen dhe sfidat, shtrirjen dhe llojet e turizmit, ndikimi i zonave të mbrojtura në zhvillimin e turizmit, si dhe rezultatet e hulumtimit në terren të kapaciteteve turistike në zonat turistike dhe sugjerimet. Kapitulli permbyllet me konkluzione dhe rekomandime për zhvillimin e turizmit në komunën e Pejës (fq. 31).

Kapitulli i pestë AGROBIZNESI - trajtohen aspekte të zhvillimit rural duke përfshirë sektorët si bujqësia, blegtoria dhe pylltaria dhe ndërlidhja me zhvillimin e turizmit rural, industrinë prodhuese e shërbyese blegtorale dhe ndërlidhjen me tregun, sfidat dhe rekomandimet (fq. 49).

Page 7: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

7

Kapitulli i gjashtë MJEDISI AFARIST dhe NVM-të trajton situatën e përgjithshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), sfidat dhe rekomandimet për zhvillimin e një mjedisi afarist miqësor, PPP dhe NVM-ve si katalizator të zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës (fq 71).

Kapitulli i shtatë AMBIENTI - trajton gjendjen e mjedisit në komunën e Pejës në veçanti problematikën e mbeturinave, disa praktika të mira dhe sugjerimet për një menaxhim të integruar të mbeturinave duke përfshirë zvoglimin, ripërdorimin, modifikimin dhe reciklimin me të ardhurat ekonomike dhe mjedisore të rëndësishme për një siguri mjedisore, të komunitetit dhe parakusht për zhvillim turizmi dhe investime (fq. 95).

Kapitulli i tetë INFRASTRUKTURA – trajton investimet publike kapitale në infrastrukturën rrugore, vepra arti të reja dhe riparime në përgjithësi ku përveq qasjes dhe lehtësimit të jetës të banorëve në qytet dhe fshatra kan ndikim në zhvillimin e turizmit dhe fushat tjera. Në këtë kontekst përfshihen edhe investimet private, veqanerishtë në zonat turistike të hulumtuara si në kapacitetet akomoduese dhe shërbyese (fq 103).

Kapitulli i nëntë E ARDHMJA – trajton aspektin e implementimit dhe qëndrueshmërisë së Strategjisë përmes institucionalizimit të një entiteti për implementimin e strategjisë i përbërë prej një sekretariati të përhershëm me funksion koordinues dhe një grupi ndërsektorial komunal me prani të palëve të interesuara me funksion planifikues dhe këshillues për hartimin e Planit të Veprimit bazuar në strategjinë për zhvillim (fq. 109).

Në pjesën e dymbëdhjetë LITERATURA – paraqitet një pjesë e burimeve të konsultuara dhe referuara gjatë hartimit të Strategjisë (fq. 111)..

Pjesa e njëmbëdhjetë BIOGRAFIA – paraqet një pwrshkrim të shkurtë rreth autorëve të Strategjisë duke përfshirë kualifikimet akademike, eksperiencën sektoriale, hulumtuese dhe planifikuese si dhe të kompanisë këshilluese HROD që hartoi Strategjinë (fq. 115).

Kapitulli dymbëdhjetë përfshin OBJEKTIVAT dhe PROGRAMET strategjike zhvillimore për secilën nga fushat e trajtuara janë paraqitur në mënyrë tabelare. Ato janë të përdorshme për planifikimim të mëtejmë detajues dhe implementimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës. Ky kapitull së bashku me përmbledhjen është përkthyer në anglisht për komunikimin më të lehtë me donatorët dhe palët e interesuara (fq. 117).

Page 8: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

8

Page 9: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

9

1.

HYRJE

Page 10: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

10

1. HYRJE

1.0. Pozita gjeografike e Pejës

Karakteristik e përgjithshme e pozitës së Pejës është se ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatijet e Alpeve shqiptare. Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë.

Qyteti i Pejës është i vendosur në terasën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrëzë bjeshkëve të larta. Peja në pikëpamje gjeomorfologjike përbën një tërësi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditen e një historie të lashtë. Peja lidhet me qarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën dhe Plavën.

Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët që janë pjesë e masivit, dinamika që përfshinë tërë Ballkanin perëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majash të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajla (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit, gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, Maja e Hasanit etj.

Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpëron fushës së Pejës, duke kaluar përmes të qytetit dhe duke e ndarë në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjes formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të quajtur “ Drini i Bardhë” që buron nga rrëza e bjeshkëve të Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malet e Pejës janë të pasura edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara me komponente të klimës mesdhetare.

Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe klimës, kanë ndikuar në banimin e këtyre territoreve qysh nga fillimi i indoevropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanët, janë formuar si kombësi sipas E. Çabej, para shek. XII p.e.s.

Kur bëhet fjalë për trevën e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanët sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qëndror në kohën para romake. Dardanët përmenden si luftëtar të fortë, xehetar shumë të mirë, blegtor dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të mbretërisë dardane në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë.

Peja si qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor, me 181.130 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7. Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse me fshatrat e saj ka 603 km2. Brenda kufijve administrativ të komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohet me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranit dhe Rozhajës kufizohet me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Territori i komunës së Pejës përbëhet nga dy tërësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshinë përafërsisht 30% të sipërfaqes së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriperëndim, me një rrjet hidrografi të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.

Page 11: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

11

1.1. Vizioni, misioni dhe objektivat zhvillimore te Komunës së Pejës

Vizioni i përbashkët komunitar i qeverisjes lokale të komunës së Pejës i shprehur në këtë strategji zhvillimore bazohet në gjendjen e përgjithshme, nevojat, mundësitë dhe aspiratat. Së bashku me vizionin, misioni dhe objektivat e kësaj strategjie ishin objekt i shtjellimit, zhvillimit, konfirmimit dhe adoptimit nga palët e përfshira.

Vizioni: “PEJA E GJELBËR TURISTIKE”

Misioni:

Ndërtimi dhe promovimi i imazhit të Pejës si komunë e gjelbër, vitale, si destinacion turistik konkurues në vënd dhe rajon si dhe një vënd i sigurt për jetesë dhe investime.

Objektivat

Në harmoni me objektivat zhvillimor në përgjithësi dhe sektorial përqendruar në stimulimin e zhvillimit te turizmit, agrobiznesit dhe permirësimin e mjedisit afarist dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sherbyese vendore dhe të tjera permes masave të përshtatshme dhe partneriteteve publiko private për investime dhe zhvillim të qendrueshëm, duke synuar:

� Asistimin në perpjekje per zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit, agrobiznesit etj. për të kontribuar në rritje dhe qëndrueshmëri afatgj 0ate ekonomike;

� Ofrimin e infrastrukturës optimale që investimet dhe të ardhurat nga sektorët ekonomik mund të lehtësohen dhe definohen qartë përgjegjësit ku mund të ndodhë edhe bashkëpunimi në mes sektorëve të ndryshme;

� Identifikimin e mundësitve për burime financiare dedikuar zhvillimit të lokal përfshi ngritje fondesh nga të gjitha nivelet e qeverisjes agjencionet lokale dhe kombëtare, zhvillimore, investuesit strategjik dhe donatorët përvec atyre komunale;

� Krijoj kushte të favorshme dhe stimuluese për NVM-të dhe eknomitë familjare në sektorët prioritar si turizmi, zejet, agrobiznesi dhe të tjerë të ndërlidhura me to;

� Identifikimin e veçorive konkuruese të komunës së Pejës në kuptim të burimeve dhe potencialeve në të gjithë sektorët eknomik krahasuar me ato në vend dhe rajon;

� Krijimin e politikës dhe programeve për zhvillim të qëndrueshëm konkurrues të sektorëve prioritar ekonomik në komunën e Pejës dhe të tjerë;

� Krijiin e një fondi lokal për zhvillim dhe tërheqjen e fondeve të huaja investuese dhe nga diaspora, transferim i teknologjisë, njohurish dhe praktikash të mira.

� Identifikimi i konfliktit të mundshëm dhe formave të menaxhimit duke ngritur vetëdijen dhe vlerat për rritjen e dhe ruajtjen e vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore të cilat janë të rëndësishme për Pejën, banorët dhe turistët e saj, dhe;

� Siguroj integrimin e objektivave strategjike dhe programeve për sektorët prioritar dhe të s tjrë në Strategjinë Zhvillimore të Komunës së Pejës.

Page 12: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

12

1.2. Metodologjia

Metodologjia e mbledhjes së informacionit të nevojshëm për trajtimin e sektorit të turizmit si pjesë të strategjisë zhvillimore në mes tjerash konsistoi në këto veprime:

• mbledhja e propozimeve, përpunimi dhe integrimi i tyre;

• konsultimi publik dhe të tjera konsultime me ekspert, individ dhe grupe interesi;

• hulumtimi në teren i gjendjes, kapaciteteve dhe trendit të zhvillimit dhe nevojave të operatorëve turistik në zonat turistike të Rugovës dhe Drinit të Bardhë;

• observimi dhe eksperienca e autorit nga udhëtimet dhe vizitat studimore në veçanti në zonat e mbrojtura turistike, çështjet e ndërlidhura me turizmin, menaxhimi dhe të ngjashme të paraqitura në temën e studimit të magjistraturës si dhe një tjetër disertacion që trajton çështjen e mbrojtjes së Alpeve Shqiptare dhe

• shqyrtimi i literaturës së ndërlidhur me tematikën e turizmit dhe zhvillimore.

1.2.1. Konsultimet me zyrtarët e komunës

Anëtarët e Ekipit te hartimit te strategjisë zhvillimore së bashku me udhëheqjen e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Pejës, si bartës i kësaj strategjie, kanë bërë konsultime me të gjithë drejtoret e departamenteve të komunës së Pejës. Si rezultat i këtyre takimeve janë nxjerrë objektivat për sektorët që kanë të bëjnë më shumë zhvillimin ekonomik. Disa nga departamentet, siç është ai i arsimit, e kanë strategjinë zhvillimore për arsim, andaj për të mënjanuar dyfishimin e planeve nuk janë përfshirë në këtë dokument. Një departament tjetër që ishte i avancuar në procesin e planifikimit ishte drejtoria për punë komunale dhe shërbime teknike. Një propozim tjetër interesant ka ardhur gjatë konsultimeve me drejtorinë komunale për mbrojtje dhe shpetim. Ata propozuan ndërtimin e një qëndre shpëtimi me bazë në bjeshkët e Rugovës që do të kishte për detyrë reagimin e shpejt, sidomos gjatë dimrit kur ajo pjesë bllokohet nga bora dhe turistet që gjenden me pushime dimërore atje kanë nevojë për siguri më të madhe. Për të bërë këtë duhet te sigurohet te paktën një helikopter shpëtimi.

Një takim është zhvilluar edhe me kryetarin e komunës së Pejës Dr. Ali Berisha. Nga ky takim doli që sipas kryetarit Peja ka tri prioritete kryesore zhvillimore:

I. Zhvillimin e turizmit

II. Ndërtimin e teleferikut

III. Zhvillimin e agrobiznesit dhe bujqësisë

Gjithashtu u bisedua edhe për rishqyrtimin e përcaktimit te hapësirave për zona industriale, përmenden zonat alternative në bazën e KFOR-it dhe një zonë e mundshme në fshatin Brestovik. Ishte kërkesë e kryetarit që strategjia të jet koncize dhe e realizueshme.

Page 13: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

13

1.2.2. Konsultimet publike

Për të siguruar gjithë përfshirjen e komunitetit dhe grupeve të interesuara në procesin e identifikimit të nevojave, mundësive dhe alternativave si fazë e rëndësishme e planifikimit strategjik. Komuna e Pejës në bashkëpunim me hartuesin e strategjisë për zhvillimin ekonomik të komunës, organizoi konsultim publik me datën 15 gusht 2012 në hapësirat e asamblesë komunale duke përfshirë biznesin, organizatat e shoqërisë civile, mediat, partitë politike dhe qytetaret individualisht. Pjesëmarrësit ishin të interesuar dhe ofruan mendimet e tyre si: propozime, komente dhe sugjerime tjera janë reflektuar në këtë strategji.

1.2.3 Hulumtimi i gjendjes së operatorëve turistik

Hulumtimi në tëren i gjendjes ekzistuese të sektorit të turizmit është bërë duke u fokusuar në operatoret turistik si bizneset dhe ekonomitë familjare në zonat turistike me vlera të larta natyrore dhe kulturore të Rugovës dhe Drinit të Bardhë. Hulumtimi është realizuar përmes intervistave të strukturuara duke administruar një pyetësor prej 14 pyetjesh dhe observimit nga një personel i përgatitur. Hulumtimi synonte të identifikoj kapacitetet, shërbimet, investimet dhe profitin, arritjet dhe sfidat, sugjerimet dhe planet e operatorëve turistik qё operojnë në këto zona turistike. Në këtë mënyrë, si komplementaritet i konsultimeve publike paraprake me palët e interesuara dhe publikun, këtij segmenti të biznesit iu krijua mundësia që në formë të lirshme të ofrojnë të dhëna teknike lidhur me veprimtaritë e tyre, sfidat dhe sugjerimet për tejkalim si dhe të tjera për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik ku ata operojnë dhe më gjerë në komunën e Pejës.

Mostra e përzgjedhur ishte gjithëpërfshirëse (100%) brenda zonave të përzgjedhura turistike. Kritere përzgjedhëse ishin zonat turistike me vlera të larta dhe të mbrojtura pjesërisht apo plotësisht.

Hulumtimi u realizua gjatë periudhës kohore shtator - tetor 2012, duke konsideruar që mesi i sezonit turistik të këtë kaluar ashtu që të intervistuarit të kenë kohë dhe të mblidhen sa më tepër të dhëna. Ato janë përpunuar dhe janë paraqitur të integruara. Një kopje e pyetësorit së bashku me letrën shpjeguese për studim iu është dorëzuar të intervistuarve si informatë shtesë dhe garanci lidhur me të dhënat individuale të tyre. Përdorimi i të dhënave përdoret për këtë strategji dhe mund të përdoret vetëm për arsye edukative eventuale dhe jo komerciale. Detajet janë paraqitur në letër dhe pyetësorin e hartuar dhe administruar nga personeli i përgatitur i kompanisë HROD të kontraktuar për hartimin e strategjisë mbetet në dispozicionin me të drejtën e saj dhe të drejtorisë për zhvillim ekonomik të komunës së Pejës si sponzoruese e hartimit të strategjisë për zhvillimin ekonomik.

Page 14: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

14

Page 15: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

15

2.

KONSULTIMET PUBLIKE PËR HARTIMIN E STRATEGJISË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK NË KOMUNËN E PEJËS

Page 16: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

16

2. PËRMBLEDHJE PROPOZIMESH NGA KONSULTIMET PUBLIKE PËR HARTIMIN E STRATEGJISË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK NË K OMUNËN E PEJËS

Mbajtur me 15.08.2012 në sallën e asamblesë komunale, Pejë

2.0. Hyrje

Konsultimi publik i organizuar nga drejtoria për zhvillim ekonomik dhe kompanisë konsultuese HROD në kuadër të hartimit të strategjisë për zhvillimin ekonomik të komunës së Pejës. Synimi kryesor i këtij konsultimi publik ishte përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë biznesin, shoqërinë civile, partitë politike, grupimet tjera nga komuniteti i zonave urbane dhe rurale në procesin gjithëpërfshirës planifikues. Pjesëmarrësve iu ofrua mundësia të paraqesin vizionet e tyre për zhvillim, të paraqesin nevojat dhe propozimet e tyre në këtë proces planifikimi që ka drejtim nga baza në maje, pra nga poshtë lartë.

Ky moment përbën pikënisjen e procesit identifikues të çështjeve, mundësive dhe sfidave si dhe orientimin e identifikimit të alternativave për ndryshime të cilat duhet të formësojnë strategjinë afatshkurtër dhe atë afatgjatë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës së Pejës.

Ndonëse numri i pjesëmarrësve në konsultimin publik ishte mesatar, interesimi dhe kontributi i tyre ishte aktiv dhe si i tillë me vlerë për procesin. Ndonëse ishte paraparë të zhvillohej sipas një formati të strukturuar, siç ishte paraqitur në rendin e ditës, ai u zhvillua në mënyrë më spontane dhe të relaksuar me qasjen “qytetari në qendër”.

Duke konsideruar interesimin, brengat dhe propozimet e pjesëmarrësve, konsiderohet se vizioni për komunën e Pejës është konfirmim i zhvillimeve të mëparshme planifikuese dhe të dialogut social në historinë e re të komunës së Pejës i përmbledhur në dy fjalë:

”turizëm” dhe ”agrokulturë”.

Fgura 2.1. Pamje nga takimi konsultativ publik

Gjithsesi, në këto dy fjalë ngërthehën në mënyrë plotësuese dhe në funksion të njëri tjetrit vlerat, shkathtësitë dhe tradita e komunitetit të Pejës duke filluar nga mikëpritja e mikut apo e kalimtarit të zakonshëm me pak ”bukë, kripë e zemër”, kuzhina tradicionale, veshjet, muzika e vallja folklorike, zejet dhe tregtia, mjetet e punës dhe dekorimet, rritja e kafshëve dhe

Page 17: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

17

punimi i tokës së bashku me kultivimin e kulturës së gjerë dhe shkollimin e gjeneratave që prodhojnë dhe aplikojnë dijet e tyre dhe informacionin, teknologjinë dhe arritjet shkencore të kohës.

Të gjitha këto dhe të tjera janë të rëndësishme dhe të pa zëvendësueshme për një shoqëri të shëndetshme prosperuese si shëmbëllim i natyrës dhe mjedisit jetësor të Pejës. Procesi i kësaj strategjie zhvillimore meriton vëmendje, vullnet të mirë dhe kërkohet impenjim serioz i të gjitha institucioneve dhe komunitetit të Pejës me orientim për një zhvillim të qëndrueshëm ku nevojat jetësore dhe zhvillimore të secilit individ dhe të komuniteteve lokale në përgjithësi përmbushen në paqe dhe harmoni në mes vete dhe me mjedisin rrethues pa komprometuar nevojat dhe potencialet zhvillimore të gjeneratave që do të vijnë. Kjo duhet bërë duke ruajtur në mirëbesim, kultivuar dhe promovuar vlerat, pasuritë natyrore dhe kulturore të kësaj hapësire për të cilën shumë mund, sakrificë dhe jetë njerëzish u sakrifikuan në historinë e saj.

Andaj, është koha që të gjitha shkathtësitë mbijetuese të këtij komuniteti të kthehën në shkathtësi për ruajtje të paqes, garantim të lirive dhe të drejtave njerëzore, siguri njerëzore dhe mjedisore, për harmoni dhe integrim rajonal dhe evropian me synim final ngritjen e mirëqenies së të gjithë banorëve të komunës së Pejës si gjenerator zhvillimi në vend dhe rajon.

Në vazhdim, propozimet e pjesëmarrësve në konsultimin publik për hartimin e strategjisë zhvillimore të komunës së Pejës janë paraqitur të grupuara në tematikat si infrastruktura; blegtoria, bujqësia dhe pylltaria; zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV-ve) dhe zonimi ekonomik, pjesëmarrja, siguria, punësimi dhe aspekte të implementimit të strategjisë të paraqitura në vazhdim në bazë të propozimeve për ndryshime nga pjesëmarrësit në konsultimin publik. Ndërsa problematikat e tyre janë kthyer në propozime në bazë të diskutimeve të tyre. Të gjitha propozimet do të jenë objekt shqyrtimi, vlerësimi dhe integrimi nga ekspertët gjatë hartimit të strategjisë dhe implementimit të saj.

2.1. Infrastruktura publike

- Ndërmarrja e masave të nevojshme dhe stimulimi i ripopullimit nga popullata vendase dhe vazhdimi i aktiviteteve familjare në fshatrat e Rugovës në veçanti dhe në zonat tjera rurale në përgjithësi:

- Rruga lidhëse ne mes Rugovës dhe Plavës përmes Qafës së Çakorrit;

- Investime tjera afatshkurtëra si rrugë dhe infrastruktur përcjellëse bazike në vendet e banueshme si rrugë lokale lidhëse me ato kryesore, ura, ujësjellës dhe kanalizim për ujërat e zeza etj. Riparim krojesh publike dhe vendpushimeve (karrige etj) sheshe të vogla në fshatëra duke organizuar pronën publike në favor të zhvillimit të turizmit dhe lehtësim të jetës së banorëve aktual dhe kthimin e të tjerëve në zonat rurale, sidomos në krahinën e Rugovës si zonë e pa zhvilluar historikisht dhe pak e banueshme nga lufta e deri tani. Ndonëse vërehet rritje e kthimit të banorëve të saj qoftë edhe për sezonin veror si dhe një fenomen i ri i investimeve në vila pushimi dhe pika shërbimi (restorante, hotele etj.) nga individ jashtë saj si dhe ndërtimi i disa shtëpive private dedikuar për turizëm familjar.

- Zgjerimi i rrugës Pejë – Kuqishtë – Çakorr deri aty ku është e mundur;

- Identifikimi i nevojave dhe përmirësimi i strukturës sinjalizuese turistike ekzistuese dhe të tjera të reja;

Page 18: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

18

- Ndërmarrja e të gjitha masave për sigurimin e rrymës së vazhdueshme, në veçanti në zonat malore rurale dhe në përgjithësi;

- Ndërmarrja e masave të nevojshme për vendosjen e antenave për qasje të plotë telefonie dhe interneti;

- Stimulimi dhe mbështetja në investime, në teknologji informative për komunikim me klient dhe promovim të kapaciteteve dhe shërbimeve turistike, veçanërisht në Rugovë si pjesë e sfiduar në këtë kuptim, si dhe përgatitja e stafit të atyre ndërmarrjeve për përdorim dhe komunikim efikas, ashtu që të maksimizohet klientela e tyre dhe njerëzve, turistëve t'iu mundësohet qasje në çdo kohë dhe nga çdo vend në informata për shërbime, kushte, çmime, rezervime etj., ashtu që të tërhiqen dhe të kenë mundësi të orientohen, bëjnë zgjedhjet e tyre dhe të ndjehen të sigurtë në aventurën e tyre eksploruese, studimore, pushimi dhe argëtimi.

2.2. Blegtoria, bujqësia dhe pylltaria

- Investime në blegtori në shtimin e numrit të gjedheve dhe modernizimin e stallave

- Bujqësi natyrale (organike) në zonat e pastërta si Rugovë etj. (shembuj konkret nga ekonomia familjare)

- Zhvillimi i sektorit të pylltarisë në kuadër të politikave të mirëfillta rregullative, planifikuese etj. përfshirë rregullativat për prerje dhe transport të masës drurore private ashtu që të evitohet mungesa e lëndës së parë drurore në punishtet e përpunimit të drurit në qytet dhe të lehtësohet me politika fiskale importimi i saj si praktik e njohur në vendet tjera në zhvillim;

- Stimulimi i bujqësisë dhe blegtorisë dhe kultivimi i llojeve të pemëve, perimëve, bagëtisë, bletarisë dhe përpunimit të produkteve tjera autoktone origjinale (mollat, dhitë, delet, djathi etj).

- Stimulimi i veprimeve prodhuese dhe lehtësimi në hulumtim tregu dhe plasim produktesh bujqësore, në veçanti ato natyrale organike;

- Të organizohet një treg apo sektor i veçantë i produkteve bujqësore e blegtorale lokale (Peja-Dukagjini) duke përfshirë stimulimin e ngritjes së një dyqani bio-organik (investim privat) si në qytetet tjera ekologjike (shembuj nga rajoni) për modele dhe shkëmbim eksperience;

- Informimi dhe mbrojtja e konsumatorit dhe sigurimi i cilësisë (përfshirë rregulloret ligjin, inspektoratin etj.)

2.3. Turizmi rural - malor dhe kulturor

- Mbështetja e zhvillimit të turizmit rural familjar dhe kulturor nëpërmes rregullativave dhe masave të ndryshme lehtësuese fiskale dhe financiare (subvencione, kredi me përqindje të ultë etj.)

- Stimulimi dhe asistimi i operatorëve turistik në ofrimin e ofertës turistike 4 stinëshe në vend të asaj sezonale verore në përgjithësi dhe për një pjesë të vogël të tyre sezoni dimëror. Aktiviteti sezonal është konsideruar nga operatorët turistik një sfidë për bizneset rurale si në Rugovë dhe që ndikon në qëndrueshmëri financiare dhe punësim. Aktiviteti sezonal ndikohet edhe nga kushtet natyrore si bllokimi i rrugëve nga bora, rrëshqitjet e

Page 19: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

19

dheut mbi dhe nën rrugë dhe prishja e rrugëve, në veçanti rrugës rajonale Pejë – Kuqishtë si dhe lëvizja e popullatës dhe bagëtive nga bjeshkët në rrafshin e Pejës;

- Krijimi i një faqe interneti për promovimin e vlerave natyrore e kulturore dhe ofertës turistike në komunën e Pejës (pikat shërbyese, kapacitetet dhe çmimet) si dhe paraqitjet në faqet e internetit që promovojnë turizmin në nivel rajonal ndërkombëtar, si dhe në publikimet si magazina, broshura - guida turistike rajonale, etj;

- Dokumentar televiziv jo komercial, promovuese të vlerave natyrore dhe kulturore si dhe ofertës turistike në komunës së Pejës në përgjithësi dhe të rajoneve të ndryshme turistike të saj, në veçanti që do të prezantohej në TV publike dhe ato private në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, ku ka mundësi dhe interesim për to;

- Të studiohen të gjitha resurset ne territorin e komunës së Pejës dhe në komunat fqinjë si dhe të përdoren dhe mirëmenaxhohen në bashkëpunim dhe përfitim shumëpalësh si p.sh. lumi i Deçanit të përdoret në luginën e Baranit etj., pastaj burimet turistike si Banja e Pejës, malet dhe terrenet turistike etj., që kalojnë kufijtë e një komune dhe shteti të mirëmenaxhohen dhe përdoren bashkarisht dhe të bashkëpunohet në nivel rajonal dhe ndërkufitar në ofrim ofertash dhe shërbimesh turistike;

- Krijimi i një agjencie shërbyese ndërmjetëse me funksion ndërlidhjen e kërkuesve me ofruesit e shërbimeve turistike si akomodim, ushqim, udhëzues, transport, përkthyes etj.

- Kjo agjenci do të duhej të jetë e pavarur – operator turistik i çertifikuar që do të koordinonte aktivitetet edhe me zyrën informative komunale (e cila ka funksion ofrimin e informacionit në përgjithësi vizitorëve, por që kufizohet në rol pasiv të ofrimit të broshurave, kur janë dhe çfarë të jenë në dispozicion si dhe nuk është institucion i specializuar në turizëm dhe operim në tëren si dhe nuk posedon mjete të kryej punë në tëren, nuk ka personel, teknologji dhe pajisje tjera të nevojshme të specializuara përfshirë edhe transportin);

- Stimulim dhe investime në turizmin kulturor duke përfshirë stimulimin e përpunimit të produkteve të drurit, metalit dhe tekstilit, si vegla pune dhe muzikore, dekorime dhe veshje autoktone, suvenire me motive autoktone etj. nga zejtarët dhe familjet në komunën e Pejës;

- Mbështetja e projekteve hulumtuese dhe restaurimi i hapësirave dhe objekteve autoktone si pjesë e trashëgimisë kulturore (kulla dhe objekte tjera autoktone banimi dhe të tjera, mullinj uji, varreza të vjetra, shpella, gërmime arkeologjike etj.) në komunën e Pejës;

- Hulumtimi i pasurive natyrore dhe potencialeve për zhvillimin e qendrave sportive rekreative dhe zhvillimin e turizmit në përgjithësi në komunën e Pejës duke përfshirë qendrat ekzistuese dhe të tjera të skijimit, teleferikëve dhe infrastrukturë përcjellëse etj.

- Hulumtimi, dokumentimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe investime afatgjata strategjike komunale dhe shtetërore.

- Ndërlidhja e pikave turistike natyrore dhe kulturore brenda komunës së Pejës me të tjera në komunat fqinjë dhe në nivel rajonal ndërkufitar;

- Përcaktimi i standardeve për veprimtari (edukimi, njohuritë me lokalitetin, sjellja, komunikimi, etika, gjuha etj.) dhe çertifikimi për udhëzues ciceron në komunën e Pejës (komunal e pa varur);

- Evidentimi i të gjithë operatorëve turistik dhe bujqësor përfshirë ekonomitë familjare, stimulimi dhe çertifikimi dhe kontrolli për aplikimin e standardeve etike, teknike si: higjiena, operative, kualiteti, çmimet standarde për shërbime produkte sipas kategorisë

Page 20: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

20

kualitative dhe tregut dhe stimulim për raportim fiskal dhe aktiviteti (numri i turistëve, investimet, profiti etj.) për nevoja statistikore dhe parashikuese, planifikimi dhe mundësi përfshirjesh në skema subvencionesh apo edhe mbështetje tjera përfshirë vlerësimin në rast dëmesh nga faktor natyror të objekteve, bagëtisë, të mbjellave etj.;

2.4. Zhvillimi i NMV-ve dhe zonat zhvillimore

- Përmirësimi i mjedisit afarist duke përfshirë infrastrukturën ligjore dhe rregullative, lehtësimi i procedurave të regjistrimit, politikë fiskale dhe subvencione për sektor të caktuar në nevojë, si dhe përmirësimi i infrastrukturës fizike publike dhe qasjes për personat me aftësi të kufizuara;

- Të kuptohen dhe eksplorohen rolet e komunës si rregullator dhe bizneseve, si investues dhe operator ekonomik, të identifikohen fushat e bashkëpunimit që mund të rezultojnë në partneritete publiko-private për iniciativa të rëndësishme investuese që janë në funksion strategjik të zhvillimit ekonomik të komunës së Pejës. Kjo do të kishte një efekt të drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së banorëve të komunës së Pejës përmes punësimit, shërbimeve që përmbushin nevojat e qytetarëve dhe që zgjidhin problematika lokale.

- Investimet në zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit përfshirë prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore që do të furnizonin sektorin e turizmit dhe mbarë Kosovën më produkte te cilësisë së lartë duke ju falënderuar mjedisit të pastër të cilin komuna e Pejës e posedon;

- Ndërmjetësimi i komunës me subvencione dhe ndikim përmes një dialogu social me bankat komerciale dhe institucionet financiare për të lehtësuar qasjen në kapital fillestar dhe zhvillues për bizneset e vogla dhe ato familjare, si dhe të ulin përqindjen e lartë të interesit në kreditë e ofruara. Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejt për sektorët e konsideruar strategjik për zhvillimin e komunës së Pejës siç janë: turizmi, bujqësia dhe agrobiznesi;

- Të bëhet studimi i fizibilitetit për zonat e zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës;

2.5. Siguria mjedisore, fizike dhe investuese

Në diskutime vërehen preokupime dhe kërkesa për siguri maksimale njerëzore si në kuptimin mjedisor, trafikut, ushqimor, të shërbimeve shëndetësore, të sigurisë personale fizike, si dhe kapitale investuese:

- Trajtimi i çështjes së infrastrukturës urbane – çlirimi i qytetit nga mbingarkesa dhe përcaktimi i zonave urbane pa vetura si një alternativë;

- Ruajtja e destinimit të tokës bujqësore në planifikim, ndërtim privat si objekte banimi etj., investime private dhe apo PPP;

- Stimulimi i ngritjes së një pike për mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave organike në zonën bujqësore të komunës (Vitomiricë) etj.

- Stimulimi dhe kontrolli i standardeve të sigurisë dhe ndikimit në mjedis ndaj ndërmarrjeve private për grumbullimin e mbeturinave metalike, vajra, goma, bateri, plastikë, qelq, letër etj. si dhe identifikimi i mundësive për trajtimin e mbeturinave të ndodhura gjithandej buzë rrugëve, lumenjve, tokës bujqësore dhe pyjeve;

Page 21: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

21

- Ruajtja e origjinalitetit natyror dhe konsiderimi në investime dhe rregullativa si ajo për ndërtim dhe mbrojtja e mjedisit në harmoni me ligjet në fuqi dhe zhvillimet lokale e shtetërore për mjedis të pastër e të sigurt, përfshirë zonat e rëndësisë së veçantë për vlerat natyrore dhe kulturore të mbrojtura dhe ato që do vihen nën mbrojtje me ligj.

- Ngritja e sigurisë së investuesve vendas dhe të huaj, afaristëve, popullatës dhe konsumatorit sipas rregullave dhe planeve;

- Trajtimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave familjare në zonën urbane dhe rurale në veçanti në pikat e frekuentuara dhe koncetrimet e operatorëve turistik të tanishëm dhe të pritshëm në të ardhmen;

2.6. Pjesëmarrja

- Gjithëpërfshirja substanciale e komunitetit në përcaktimin - zhvillimin e ofertës turistike dhe planifikime tjera në komunën e Pejës;

- Stimulimi i organizimit të përbashkët, përfaqësues të bizneseve të caktuara si restorantet në formë shoqate që identifikon, artikulon dhe mbron interesat e përbashkëta, stimulon konkurrencën e drejtë dhe ndërmjetëson në dialog social me komunën, qeverinë, donatorët etj. Kjo shoqatë do të mblidhte informata nga anëtarët e saj, ti vendos ato në një formë të organizuar në publikime të shtypura dhe në një faqe të përbashkët të internetit;

2.7. Punësimi

- Trajtimi i papunësisë së gjeneratave të reja në zonën urbane dhe rurale përmes veprimeve të koordinuara të caktuara si ngritje kapacitetesh, ritrajnim, referim dhe përfshirja në punime për implementim investimesh dhe punësim i banorëve lokal. Kjo do të mund të bëhej duke pasqyruar strukturën e popullsisë së zonës ku ndodhet biznesi i caktuar, inkuadrim optimal i fuqisë punëtore nga ajo zonë, por pa mohuar dhe diskriminuar të drejtën në punësimin e të tjerëve dhe sipas specifikave të bizneseve dhe nivelit të zhvillimit të tyre (familjar, fillestar, zgjerim, pjekuri, etj);

- Trajtimi i drejtë, apolitik dhe familjar i aplikantëve për punë në institucionet komunale si administrata, shkolla, universite etj. në komunën e Pejës;

2.8. Implementimi i strategjisë

Pjesëmarrësit e konsultimit publik sugjeruan që:

- Strategjia të ketë planifikim afatgjatë dhe qëndrueshmëri;

- Të krijohen grupe punuese sektoriale ndërsektoriale me palët e interesit për planifikim dhe detajizim të saj;

- Të evitohet mbivendosja dhe të harmonizohet strategjia me të gjitha strategjitë e planeve dhe studimeve ekzistuese sektoriale dhe në përgjithësi në komunën e Pejës;

- Të krijohet një mekanizëm për implementim i përbashkët i strategjisë komunale me palët e interesit. Dokumenti si draft final të bëhet publik dhe transparent si vendosja në faqen e internetit të komunës dhe të udhëzohen palët e interesuara përfshirë invesitoret privat, donatoret dhe të interesuar të tjerë.

Këto komente dhe sugjerime tjera të mbledhura janë reflektuar në strategji.

Page 22: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

22

Page 23: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

23

3.

TRASHËGIMIA KULTURORE

Page 24: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

24

3. TRASHËGIMIA KULTURORE DHE HISTORIKE E KOMUNËS SË PEJËS

3.0. Hyrje

Komuna e Pejës, njëra ndër komunat më të mëdha të Kosovës shtrihet në veriperëndim të Kosovës. Përbëhet nga Alpet Shqiptare në verilindje, të pasura me kullosa verore të përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë dhe të turizmit, rrafshit fushorë në juglindje, të pasur me tokë pjellore për zhvillimin e bujqësisë. Në lindje komuna e Pejës kufizohet me komunën e Klinës, në verilindje me komunën e Istogut, në juglindje më komunën e Gjakovës,në jug më komunën e Deçanit, Shqipërinë në jugperëndim, Malin e Zi në veriperëndim.

3.1. Paleoliti

Gjurmët e gjetura të fosileve të florës (Quercus, Cornus, Fracsimus, Fagus) në fshatin Brestovik ndërsa të faunës ( Ursus Spelaeus) në shpellën e Radacit nga periudha e pleistocenit, janë dëshmi bukur të sigurta të krijimit të kushteve biologjike dhe ekonomike të shfaqjes së njeriut që në periudhën e paleolitit. Gjurmë potenciale të epokës së paleolitit dhe të mezolitit, periudha këto ende të pa zbuluara deri më tani në Kosovë, ku duhet kërkuar në të ardhmen në shpellën e Demës, shpellën e Zezë, shpellën e Kallabës, shpellën e Kërshit të Kuq të rrethinës se qytetit të Pejës, sikurse në një varg shpellash në trevën e Rugovës dhe në dy shpella të fshatit Lipë.

Figura 5.1. Shpella e Radacit, foto dhe planimetria

3.2. Neoliti dhe eneolitiku (7000 – 3500 p.Kr)

Sikurse Kosova në përgjithësi edhe komuna e Pejës në veçanti, afirmohet në periudhën e neolitit të hershëm dhe neolitit të mesëm duke u rreshtuar karshi qytetërimeve më të njohura të neolitit të Evropës Juglindore. Vend zbulimi më i njohur i kësaj kulture sendentare është evidentuar në fshatin Sigë. Gjurmimet arkeologjike kanë dëshmuar që në komunën e Pejës gërshetohen kulturat kontinentale më kulturat e bregdetit Adriatik, të cilat arrijnë në rajon si dhe në terë Rrafshin e Dukagjinit nëpërmjet luginës së Drinit të Bardhë. Siç duket Rrafshi i Dukagjinit dhe e tërë komuna e Pejës edhe gjatë periudhës së neolitit të vonë dhe eneolitikut të hershëm ka qenë në ndikimin e kulturave bregdetare të Shqipërisë dhe të Dalmacisë. Mbi

Page 25: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

25

substratin e kulturës bregdetare dhe kulturave kontinentale të epokave të neolitit dhe eneolitikut, në epokën e bronzit do të formohet njëri ndër fiset më të mëdha ilire, Dardanët.

3.3. Epoka e bronzit

Epoka e bronzit (2600 – 1000 vjet para Krishtit) njihet si epokë kur nis formimi i ilirëve, proces ky që ka përfunduar në periudhën e bronzit të vonë. Lidhur me periudhën e bronzit në komunën e Pejës si pasojë e mungesës së gjurmimeve arkeologjike ende nuk ka dëshmi të qarta. Këtë periudhë duhet kërkuar nën shtresat e kështjellave të antikitetit, në vendbanime kodrinore, sikurse edhe në vendbanime fushore, pranë lumenjëve e përrenjëve.

3.4. Epoka e hekurit

Epoka dardane e hekurit e cila ka kaluar nëpër dy faza kryesore të zhvillimit: në epokën e hekurit të hershëm (1000 – 400 para Krishti) dhe epokën e Mbretërisë Dardane ( shek. V - I para Krishtit). As për fazën e parë të hekurit në komunën e Pejës gjithnjë në mungesë të gjurmimeve arkeologjike nuk ka dëshmi të zbuluara, ndërsa periudha e Mbretërisë Dardane është evidencuar në fshatrat Vranoc dhe Qallapek.

Në Vranoc kjo periudhë njihet nga vendbanimi i qytetit i fortifikuar dhe i rrethuar me mure, i cili ndodhet në kodrën e Vranocit, pranë xhamisë së fshatit, ndërsa në Qallapek është gjetur thesari i monedhave të argjendit të qytetit të Apolonisë nga shek. I para Krishtit. Kjo njëherazi fletë për jetën urbane të dardanëve në ketë komunë të Kosovës para rënies nën sundimin romak, sikurse marrëdhënieve tregtare që mbaheshin në mes dardaneve dhe fiseve ilire të bregdetit ilir. Në komunën fqinjë të Pejës, në komunën e Istogut, në Banjën e Pejës janë zbuluar kodërvarre të princave ilir të pasura me stoli argjendi dhe armë të shek. VI – V para Krishtit. Këto gjetje dëshmojnë për formimin e një aristokracie princore dardane qysh në shek. VI para Krishtit, e cila qeverisjen e tyre e kishte shtri në terë Rrafshin e Dukagjinit.

Figura 5.2. (poshte) Kapakë kulti, epoka e neolitit

Figura 5.3.(djathtas) stoli princore dardane, shek.VI – V p.Kr. nga Rrafshi i Dukagjinit

Page 26: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

26

Figura 5.4. Monedhë e Apolonisë që ka qarkulluar në Dukagjin (Qallapek)

3.5. Antikiteti

Periudha antike ( shek. I – VI pas Krishtit) lidhet më rënien e dardanëve nën sundimin romak, ku megjithatë, mbizotëron etnia dardane gjatë terë antikitetit. Kjo periudhë është evidentuar nga gjetjet rastësore dhe nga gjurmimet arkeologjike në një varg qendrash të komunës së Pejës. Veçohet qyteti i Fushës së Pejës i cili shtrihet në të dyja anët e lumit Lumbardhë ( ish Bistrica) me qendër në ish Fabrikën e Baterive Industriale. Qyteti i antikitetit përfshinë sipërfaqe prej afro 100 hektarësh. Përfaqësohet nga gjetjet e stelave dhe cipusëve dardane, gjurmëve të kastrumit, banesave etj. Me gjasë emri i tij do identifikuar me qytetin Siparunt i cili përmendët në Gjeografinë e Ptolomeut.

Periudhës së antikitetit i takojnë edhe gërmadhat e kështjellave impozante në fshatrat Lipë, Radac, Jablanicë e Madhe etj. Kështjellat ngjiteshinë mbi kodra më pozitë të mirë strategjike pranë terases së rrugës antike, e cila lidhte Rrafshin e Dukagjinit me bregdetin Adriatik.

Figura 5.5. Planimetria e kastrumit të qytetit antik të Pejës

Page 27: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

27

3.6. Mesjeta

Mbi traditat ilire të antikitetit të vonë të shekujve IV – VI, në mesjetën e hershme, formohet kultura mesjetare shqiptare apo kultura arbërore e shekujve VII – XI. Kulturën mesjetare shqiptare më së qarti e shquajnë varrezat dhe gjurmët e kishave në 11 fshatra të trevës së Rugovës, 6 kisha në fshatin Levoshë, nga 1 apo disa gjurmë të kishave në fshatrat Lipë, Ozdrim, Zahaq, Qyshk, Gorazhdec, Ruhot e gjetiu.

Nga periudha e vonë mesjetare shquhet Patriakana e Pejës e ngritur mbi gjurmët e një kishe paleokristiane të shek. VI pas Krishtit. Për nga monumentaliteti shquhen po ashtu varret mesjetare të Dubovë të Madhe, Varret e Krushqëve në Ruhot etj..

3.7. Trashëgimia ndërtimore

Komuna e Pejës ka trashëguar edhe objekte me vlera arkitekturore dhe historike të cilat shtrihen në kohë që nga shek. XIV deri në gjysmën e dytë të shek. XX.

Prinë Çarshia e Pejës me objekte kulti, shtëpi të arkitekturës qytetare, shtëpi tradicionale shqiptare, siç janë kullat etj. Në fshatra të komunës së Pejës përkundër shkatërrimeve të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike gjatë luftës së fundit, ende ruhen kullat shqiptare, mullinjtë, hambarë etj. që meritojnë hulumtime, mbrojte dhe prezantim.

Figura 5.7. Skenë gjuetie nga Radaci, periudha

mesjetare.

Figura 5.6. Planimetria e kështjellës antike të Jabllanicës së Madhe

Page 28: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

28

3.8. Gjendja e trashëgimisë kulturore dhe historike në komunën e Pejës

Përkundër begatisë dhe larushisë se monumenteve të trashëgimisë kulturore me shtrirje të gjatë kohore që nga mijëvjeçari i shtatë para Krishtit, krahas vazhdimësisë deri fillim të shek. XX, fare pak është punuar në hulumtimin, mbrojtjen dhe prezantimin e kësaj trashëgimie.

Gjatë pesëdhjetë viteve para luftës së vitit 1999 vëmendja e institucioneve të trashëgimisë kulturore ka qenë e përqendruar në konservimin dhe restaurimin e kishave ortodokse dhe ngritjen e përmendoreve të luftës antifashiste.Ndërsa në dhjetëvjeçarin e fundin nga neglizhenca e ministrisë së kulturës dhe institucioneve të trashëgimisë kulturore me hulumtimin, konservimin dhe restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike janë marr donator të huaj.

Të huajt vëmendjen e kishin përqendruar në restaurimin e monumenteve fetare të mesjetës së vonë, kryesisht xhamive. Më ketë tek opinioni i huaj dhe opinioni vendas, përmes propagandës së punës në monumente të trashëgimisë kulturore të donatorëve të huaj është krijuar pasqyrë e gabuar se historia dhe trashëgimia jonë nis në mesjetën e vonë.

Në mungesë të kujdesjes, por edhe shkaku i luftës së fundit shumë monumente të trashëgimisë janë shkatërruar, veçanërisht kanë pësuar Çarshia e Pejës dhe kullat e tipit të Dukagjinit nëpër fshatra të komunës së Pejës. Në komunën e Pejës egzistojnë 306 objekte kulturore të mbrojtura duke përfshirë hapsira të hapura, shtëpi qytetare, kulla, deri tek ato të kultit.

3.9. Aktivizimi i zejeve që po shuhen:

Peja ka një traditë të gjatë të zejeve, por për fat të keq ato janë në shuarje e sipër. Është vizioni i komunës së Pejës që trashëgimia të ruhet, mbështetet dhe promovohet. Kjo do të bëhet përmes ndihmës së drejtpërdrejt financiare për bizneset ekzistuese në këtë lëmi dhe promovimit të turizmit kulturorë që do të rriste aspektin e kërkesës për këto produkte.

Një projekt i rëndësishëm për ringjalljen e zejeve dhe ruajtjen e traditave tona shekullore do të ishte organizimi i një dasme tradicionale ku dasma do të bëhej me tradita tona, do të luheshin lojrat e vjetra tradicionale, dasmoret do visheshin me rroba tradicionale. Dasma do të zgjaste 3 ditë, sipas traditës sonë, dhe do të organizohej në një nga hotelet e Pejës. Për ta bërë sa më

Figura 5.8. Kulla e Haxhi Zekë Pejës

Figura 5.8. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Pejë

Page 29: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

29

origjinale dhe atraktive për turistët do të duhej të përgatitej nga një ekip profesional i përbërë nga etnograf, regjisorë etj. Kjo dasëm do duhej të bëhej në formë karnavali dhe do të tërhiqte vëmendjen e turistëve lokal në fillim e në fazat e mëvonshme do merrte edhe karakter turistik që do të tërheqte turist të interesuar në turizmin kulturor. Zejet të cilat duhet përkrahur janë:

- Endja e veshjeve tradicionale shqiptare, pantallonave të zhgunit, zhgunave pa gajtan, zhgunave me gajtan, zhgunave me dy leqe dhe zhgunave me katër leqe.

- Aktivizimi i makinave leshlënurëse për lënurjen e leshit të deleve në Pejë dhe në ndonjë fshat malor të komunës së Pejës.

- Aktivizimi i mullinjëve të ujit për bluarjen e grurit dhe misrit së bashku me aktivizimin e “valavicave”, “ vajavicave” ( mekanizmave të rrotave të mëdha të drurit në ujë të cilët shërbejnë për trashjen e leshit për zhgun) në fshatrat Radac, Dubovë e Madhe e gjetiu. Kjo njëherazi do të ishte atraktive për turistet dhe do të ndërlidhej e ndihmonte në bërjen e veshjeve të zhgunit.

- Aktivizimi i zejës se endjes të pëlhurave për këmisha tradicionale, “ këmishave të arrës” dhe llojeve të tjera të këmishave për meshkuj dhe për femra të cilat kanë qenë në modë gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar dhe shiteshin deri në tregjet e Dalmacisë.

- Aktivizimi i endjes i qylymave, sixhadeve dhe strajcave “janxhikëve “për femra.

- Aktivizimi i poçarëve në qytetin e Pejës.

3.10. Përspektiva e trashëgimisë kulturore në zhvil limin e turizmit

Për t’i dal zot trashëgimisë dhe për të bërë vlerësimin e gjendjes reale të përfaqësimit të trashëgimisë kulturore dhe historike në mijëvjeçar dhe shekuj, gjithnjë për të begatuar prezantimin trashëgimisë kulturore për zhvillimin e turizmit kulturor që do të sillte përfitime materiale, vëmendjen tonë gjatë pesë vjetorit të ardhshëm duhet përqendruar në:

- Hulumtimin dhe evidentimin i shpellave. Fillimisht do të duhej evidentuar të gjitha shpellat e Rugovës, ndërsa do të përzgjidheshin për gjurmime shpellat me atraktive. Gjurmime arkeologjike do duhej ndërmarrë në shpellën e Radacit, shpellën e Zezë, shpellën e Kallabës, shpellën e Kërshit të Kuq të rrethinës se qytetit të Pejës dhe në dy shpella të fshatit Lipë. Pas gjurmimeve arkeologjike do të krijoheshin kushtet që këto shpella tu prezantohen turisteve të huaj dhe atyre vendas.

- Hulumtimi dhe evidentimi i vendbanimeve parahistorike, me theks të veçantë, hulumtimi i qendrave arkeologjike të mbretërisë dardane ( Vranoci, Qallapeku etj.)

- Hulumtimi i qytetit të antikitetit, Siparuntit në Fushën e Pejës, prezantimi i monumenteve të zbuluara të arkitekturës dhe ngritja e një muzeu në vendin e zbulimit për prezantimin e eksponateve të “lëvizshme”.

- Hulumtimi dhe prezantimi i tri kështjellave të antikitetit ( kështjella e Lipës, Radacit dhe Jabllanicës së Madhe)

- Hulumtimi dhe prezantimi i kulturës mesjetare shqiptare në fshatin Ruhot, Dubovë e Madhe, Jabllanicë e Vogël e gjetiu.

- Konservimi dhe restaurimi i kullave ( kullave të qytetit të Pejës, Dubovës së Madhe e të ndonjë vendi tjetër)

- Angazhimi i një studimi për mënyrën dhe formën e organizimit të dasmës tradicionale shqiptare në Pejë.

Page 30: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

30

Page 31: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

31

4.

TURIZMI

Page 32: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

32

4. TURIZMI

4.0 Hyrje

-Ekonomia e Pejës dhe e Kosovës në përgjithësi është në proces transformimi strukturor, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, veprimtaria e shumë nga të cilat ishte e limituar gjatë dekadës së viteve 90-ta kur ato u dëmtuan pa mirëmbajtje, keq menaxhim dhe asete të grabitura nga regjimi okupues.

Pothuajse të gjitha ndërmarrjet prodhuese, shërbyese shoqërore, shtetërore dhe private u grabitën dhe u shkatërruan nga lufta e 1998 – 1999 që komunën e Pejës e goditi rëndë. Industria prodhuese dhe shërbyese ra në kollaps dhe u dëmtua, humben jetë njerëzish para luftës, gjatë dhe pas luftës të cilët u vunë në mbrojtje të pragut, pasurisë, tokës, gjuhës dhe kulturës, demokracisë dhe aspiratave të tyre individuale dhe kolektive prosperuese.

Krahas sektorëve tjerë ekonomik, kontributi i turizmit dhe agrobiznesit në zhvillimin ekonomik të komunës së Pejës konsiderohet strategjik, përmbajtësor dhe i prekshëm. Rëndësia e tyre vjenë e rritet krahas trendëve të përgjithshme dhe në mungesën e industrisë prodhuese e cila para vitit 1999 përbënte bazën kryesore zhvillimore në Pejë. Si pasojë e luftës, krahas humbjeve tjera të rëndësishme, numri i ndërmarrjeve, kapaciteteve dhe të punësuarve në sektorin e turizmit shënoi ulje drastike.

-Pas rindërtimit, turizmi riaktivizohet dhe përbën një promotor zhvillimor, me të gjitha sfidat e tij duke zënë rrënjë edhe në zonat turistike të komunës së Pejës. Gjithsesi, ajo vazhdon të jetë importuese e shumicës së produkteve dhe eksportuese e një numri të madhë turistësh dhe pritës të një numri krahasimisht më të vogël, së shumti gjatë sezonit të verës dhe një pjese më të vogël për sporte dimërore nga vizitor vendas e të huaj. Gjithsesi, numri i vizitorëve vjen e rritet, ata janë të interesuar për turizmin natyror dhe kulturor, njëherazi që përbën një avantazh konkurrues për Pejën. Ndërsa, investimet kapitale private (objekte akomodimi, etj.) dhe publike (infrastrukturë rrugore) sasia dhe cilësia e akomodimit dhe shërbimeve janë në rritje eksponenciale.

-Rroli i turizmit, sado i vogël çoftë momentalisht në ekonomi, në të ardhurat familjare dhe në punësim në komunën e Pejës, është një tregues suksesi ekonomik. Andaj, si i tillë, turizmi është trajtuar si një kapitull në vete duke u ndërlidhur dhe referuar edhe sektorëve tjerë që së bashku janë trajtuar në këtë strategji.

-Kapitulli “Turizmi” trajton turizmin dhe industrinë turistike si pjesë integrale e strategjisë, ofron një përmbledhje rreth rolit të tij në zhvillimin ekonomik, përshkruan në mënyrë të krahasuar trendet e industrisë së turizmit në përgjithësi duke ndërtuar kontekstin për t’i vënë bazën trajtimit në mënyrë të fokusuar të gjendjes së turizmit në komunën e Pejës, të pasuruar me përshkrimin e përgjithshëm të trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe potencialet turistike duke u fokusuar në zhvillimin e zonave turistike sipas planeve hapësinore komunale.

-Kapitulli trajton trendin e zhvillimit të turizmit në komunën e Pejës, identifikon sfidat, nevojat dhe alternativat për zhvillimin e kësaj industrie të konceptuar në bazë të takimeve konsultuese publike, konsultime ekspertësh dhe hulumtime të realizuara në zonat turistike si pjesë e hartimit të kësaj pjese të strategjisë.

Dokumenti i referohet edhe literaturës relevante (listuar në pjesën bibliografia) duke përfshirë botime që trajtojnë turizmin si pjesë apo të vetëm, si dhe për zonat turistike për vlerat natyrore dhe kulturore të mbrojtura dhe për mbrojtje në komunën e Pejës. Në këtë kontekst disa raste studimore dhe praktika të mira të krahasueshme janë paraqitur si shembuj ilustrues dhe skenarësh zhvillimi, për motivim dhe argumentim se turizmi mund të jetë mbështetës i

Page 33: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

33

rëndësishëm i ekonomisë lokale dhe i zhvillimit të qëndrueshëm nëse menaxhohet mirë dhe përfillen standarde botërisht të pranueshme nga të gjitha palët e përfshira.

Kapitulli përmbyllet me një listë konkluzionesh dhe rekomandimesh të cilat janë përmbledhur në 7 objektiva strategjike për zhvillimin e turizmit në komunën e Pejës të zbërthyera në një sërë masash (rreth 30 sosh) propozuar në formë programesh, projektesh dhe veprimesh për implementim nga DZHE si bartëse e strategjisë dhe komuna e Pejës në përgjithësi në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara dhe komunitetin përmes një procesi të ardhshëm gjithëpërfshirës planifikues të veprimit dhe implementimit të tij për sektorin e turizmit dhe të tjerë sipas strategjisë zhvillimore.

4.2. Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik lokal

Turizmi është element komplementar i mozaikut të kontribuesve tjerë të zhvillimit si p.sh. bujqësia, peshkimi, prodhimi, tregtia, shërbimet dhe nuk është zëvendësim i tyre. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (OBTKB) për shumë nga shoqëritë në zhvillim, turizmi është burim kryesor shkëmbimi ndërkombëtar i të ardhurave në masën nga 5% deri 10%, madje deri në 25% kontribues në GDP-në e një shteti varësisht nga madhësia, niveli i zhvillimit dhe resurset natyrore në përgjithësi, sidomos për shtetet në zhvillim, ishujt e vegjël etj. ku turizmi është burimi kryesor i zhvillimit. Ndërsa kontributi i turizmit në GDP e shteteve të zhvilluara, përgjithësisht është më i vogël deri 2% siç informon kjo organizatë dhe raporte tjera zhvillimore.

Në vazhdim, OBTKB konsideron turizmin si krijues të vendeve të punës në masën 6 – 7% të punësimit botëror, konsiderohet si një nga kategoritë kryesore tregtare dhe eksporti duke u radhitur i katërti pas derivateve të naftës, kimikateve dhe ushqimit. Në vitin 2006, pjesëmarrja e turizmit në GDP e Kosovës vlerësohej të jetë në mes 6-7% (MTI).

Ekzistojnë lloje të ndryshme turizmi si të veçuara apo ndërlidhura varësisht nga gjeografia dhe karakteristika tjera të një vendi si dhe kërkesat dhe nevojat e konsumuesve dhe ofruesve të shërbimeve turistike, tradita, e kaluara dhe e tanishmja e një shoqërie. Janë të njohur turizmi kulturor, sportiv, rural, malor, shërues dhe termal, spiritual, pushime, rekreativ, biznes profesional, eksplorues, turizëm ngjarjesh që mbledh turist në një vend për atë ngjarje etj.

Shumica e njerëzve preferojnë destinacionet që janë pranë, të tjerë udhëtojnë gjatë për të vizituar vende për arsye të ndryshme dhe një përfshirë për shërim, për det me diell, mal gjatë verës apo dimër për skijim, etj.

Ndonëse nuk ka statistika të mirëfillta rreth numrit të turistëve, numri i bizneseve dhe ekonomive familjare turistike është duke u rritur në komunën e Pejës, veçanërisht ai malor që i takon rajonit turistik të Alpeve Shqiptare. Në bazë të hulumtimit në kuadër të hartimit të strategjisë, lidhur me gjendjen e bizneseve turistike në Rugovë dhe tek Drini i Bardhë, si dy zona me vlera të larta natyrore dhe turistike, rezulton se numri i bizneseve që ofrojnë shërbime turistike si: restorante, motele/hotele, fshatra turistike dhe shtëpi private është rreth 33 operatorë me kapacitet të përgjithshëm akomodues.

Gjithsesi, numri i turistëve ditor vendor dhe të huaj që vizitojnë Pejën konsiderohet të jetë shumëfish më i lartë, por nuk ka regjistrim të sakt. Gjatë vitit 2012, numri i vizitorëve të zyrës për Informacion Turistik të komunës së Pejës, ishte rreth 1400 persona. Numri i përgjithshëm i turistëve të regjistruar nga operatorët turistik në zonat turistike është rreth 170,000 në vit duke llogaritur edhe aktivitetin sezonal për shumë nga to, ndërsa përfitimi nga shërbimet e ofruara turistike është rreth 762,000 euro në vit.

Page 34: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

34

Ndërsa, nga subjektet turistike të përfshira në studim, rezulton se në periudhën 2000 – 2012 bizneset dhe ekonomitë familjare kanë investuar mbi 6,300,000 euro në infrastrukturë turistike të tyre së shumti me fonde familjare, nga diaspora dhe kredi afatgjata. Ndërsa, numri i të punësuarve në këto ndërmarrje ishte rreth 340 veta (180 sezonal dhe 156 vjetor) dhe varion nga 1 – 35 punëtor për operator turistik. Siç shihet, numri i të punësuarve është simbolik por i rëndësishëm pasi që shumica e tyre janë biznese familjare dhe vetëpunësojnë nga 1 – 3 anëtar.

Përfitimet e zhvillimit të sektorit të turizmit në zhvillimin lokal të një vendi është ngritja e mirëqenies së popullatës lokale nga rritja ekonomike dhe përmbushja e nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore përmes zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme ekonomike familjare dhe komerciale në sektorin e turizmit dhe të tjera të ndërlidhura me të si prodhimet bujqësore dhe blegtorale, artizanatet etj. të cilat realizojnë profit një pjesë të së cilit e dedikojnë në pagesën e punonjësve, investimeve kapitale në rritje të kapacitetit dhe kualitetit prodhueso-shërbyes.

Në këtë mënyrë i shërbehet zhvillimit të sektorit të turizmit dhe njëkohësisht rritja e nivelit të të hyrave përmes taksave dhe detyrimeve tjera komunale dhe shtetërore. Një pjesë e këtyre të hyrave po ashtu shkon në shërbime dhe investime kapitale në sektorin e turizmit nga komuna dhe shteti me qëllim që “vizitorëve t’iu ofrohet eksperiencë e vlefshme” që sjell qëndrueshmëri sociale, mjedisore dhe ekonomike. Komuna e Pejës është e vendosur të luaj rrolin e saj në bashkëpunim me palët e interesuara.

4.3. Gjendja dhe trendi e industrisë së turizmit në komunën e Pejës

Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore të Kosovës, numri i turistëve në Kosovë që nga fillet e zhvillimit të turizmit rreth vitit 1970 e deri në vitin 1989 u rrit eksponencialisht. Pas suprimimit të autonomisë dhe shtypjes gjatë viteve të 90-ta turizmi pësoi rënie drastike, ndërsa gjatë luftës së 1999, kjo industri dhe të tjera ato private, familjare, shoqërore dhe publike u dëmtuan. Kjo përbën një shkëputje në zinxhirin zhvillimor të sektorit dhe në përgjithësi ekonomisë në Pejë.

Sipas përceptimit popullor turist quhej ai person, familje apo grup që vinte me motor, vetura, ndryshe nga ato vendore apo me autobus të organizuar që flisnin në gjuhë të huaj. Pra, turistë ishin pothuajse të huajt që kalonin transit për në Adriatik, apo vinin enkas për të parë qytetin e Pejës me zejet dhe Çarshinë e Gjatë, banesat qytetare dhe kullat, hamamin, objektet e kultit

Figura 3.1. Raporti mes investimeve, nr. i vizitorëve, nr. i të punësuarve, vetëpunësuarve, profiti dhe planet investuese në zonën turistike natyrore të komunës së Pejës

Page 35: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

35

etj. objekte kulturore si muze etj. si dhe për të parë e shijuar natyrën, bjeshkët dhe fshatrat me peizazhin e rrallë.

Vizitorë shumë të interesuar ishin edhe grupet e organizuara bjeshkatare, alpiniste, skitarisë etj. që vinin nga Ballkani dhe Evropa në koordinim me klube nga Peja dhe Kosova pushtonin majat e maleve, eksploronin, skijonin, argëtoheshin dhe pushonin.

Gjithsesi, ajo vizitohej edhe nga banor të qytetit të Pejës dhe komunave tjera për rekreacion, pushim dhe shërim, së shumti duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore për akomodim në shtëpi private të zonës, pa ndonjë shërbim të veçantë të strukturuar hotelier etj. përveç përdorimit të produkteve blegtorale si qumështi, djathi etj. nga shtëpitë ku qëndronin apo fqinjët me ndonjë shpërblim simbolik.

Pra është e qartë se të pranishëm në zonë ishin edhe vizitorë vendas, ndonëse në numër më të vogël. Ndërsa nga ata të huaj nuk mblidheshin përfitime monetare të larta për shkak të qëndrimit të tyre tranzit në Pejë dhe kalimit nëpër grykën e Rugovës për në Adriatik. Ndërmarrjet hoteliere së shumti ishin në pronësi shoqërore dhe disa private. Që nga 1999, rruga Pejë – Çakorr është e bllokuar si rezultat i luftës, për arsye sigurie, ndërsa ajo përmes Kullës për në Mal të Zi funksionon.

Andaj, joshja për veprimtari turistike familjare apo komerciale private ishte e vogël. Në zonat rurale nuk ishin në dijeni për këtë mundësi jetese nga të ardhurat e turizmit si ndihmës dhe plotësim i atyre nga bujqësia dhe blegtoria.

Me të kuptuar që numri i të interesuarve për të vizituar zonën dhe për të qëndruar atje çoftë edhe për një fundjavë për të shijuar ushqimin vendas dhe përdorur shërbime tjera turistike të mundshme kundrejt një pagese të arsyeshme nga përdoruesit e këtyre shërbimeve - vizitorët, banorët vendas me iniciativa vetjake dhe pak kapital familjar, partneritete lokale dhe ndonjë ndihmë nga diaspora, ndonëse pa eksperiencë në hoteleri dhe turizëm filluan të investojnë ndonëse pa ndonjë studim tregu dhe efikasiteti dhe pa ndonjë planifikim, kritere, mbështetje financiare a orientim tjetër të nevojshëm.

Industria ushqimore, hoteliere dhe ekonomia familjare në qytetin e Pejës përfitoi nga një numër i pa parë ndonjëherë më parë i të huajve që erdhën në vitin 1999 e më pas të cilët punonin në organizatat e huaja dhe misionin e përkohshëm të KB, OSBE, etj. Ata dhe familjet e tyre akomodoheshin në shtëpitë private me qira dhe ndonjë hotel që kishte rifilluar veprimtarinë, përdornin shërbimet dhe produktet që ekzistonin, të tjera eksportoheshin. Deri më tani, numri i operatorëve turistik konsiderohet të ketë shënuar rritje rekorde në komunën e Pejës, ashtu edhe kapacitetet akomoduese dhe shërbyese. Në shtator 2012, numri i operatorëve turistik (hotele, restorante, kafiteri dhe agjenci turistike) përbën rreth 18% të bizneseve të regjistruara në komunën e Pejës.

Ndërkohë, objekte hoteliere dhe të tjera po ndërtohen, ato ofrojnë shërbime akomodimi, ushqimi, rekreacioni, konferenciere etj. në qytet si dhe në zonat rurale e malore në veçanti në zonën e Rugovës dhe Drinit të Bardhë pasi që numri i përdoruesve të këtyre shërbimeve si përbrenda komunës ashtu edhe nga vende tjera të Kosovës dhe vizitorëve të huaj po shtohet më shumë. Kjo tregon për fillet e zhvillimit të turizmit si një industri në vete, veçanërisht në zonat rurale dhe malore duke i dhënë një kahje të re zhvillimit në komunën e Pejës.

Andaj, turizmi konsiderohet me prioritet nga qeverisja komunale si dhe ajo qendrore. Ai vlerësohet të jetë një gjenerator i fuqishëm dhe komplementar i aktiviteteve tjera familjare dhe biznesore si bujqësia, blegtoria, zejet, tregtia në komunën e Pejës dhe rajonin turistik të Alpeve Shqiptare. Prandaj, zhvillimi i industrisë së turizmit dhe agrobiznesit është i rëndësisë strategjike për komunën e Pejës.

Page 36: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

36

Figura 3.2. Dinamika e shtimit të operatorëve turistik në zonën turistike natyrore të Pejës

Ky zhvillim paraqet një evolucion dhe zëvendësim, së paku pjesërisht të veprimeve të pa kontrolluara, në veçanti prerja e pyjeve si dukuri negative me ndikim të pakthyeshëm negativ në mjedis dhe shoqëri duke përfshirë zvogëlimin e hapësirës së gjelbër që për pasojë shkakton çekuilibrim në natyrë, shpyllëzim, humbjen e ujit të pijshëm, erozion, vërshime dhe të tjera fenomene natyrore të ndikuara në masë të madhe nga veprimtaria njerëzore e pa kontrolluar që për pasojë rrezikon banorët dhe vizitorët.

Ndërkohë, komuna e Pejës luajti një rol të rëndësishëm me riparimin e infrastrukturës rrugore të dëmtuar nga keqpërdorimi dhe lufta. Me investime të qevërisjes lokale në riparim dhe hapje rrugësh të reja është lehtësuar qasja dhe kthimi i banorëve në vendbanimet e tyre të mëparshme sidomos në zonat rurale. Për shembull, asfaltimi i rrugës rajonale Pejë – Kuqishtë ka ndikuar shumë në qasjen dhe tërheqjen e turistëve dhe shtytur zhvillimin e hershëm të industrisë së turizmit në këtë zonë të shpopulluar nga lufta e fundit. Projekte tjera investuese si rruga Kuqishtë – Bogë (nga Qeveria) dhe investime tjera infrastrukturore në zonat e pa zhvilluara nga ana e komunës në pjesëmarrje të komunitetit dhe me asistencën e donatorëve janë parakushte për zhvillimin e turizmit dhe ngritjen e përgjithshme të mirëqenjes në komunën Pejë.

4.4. Sfidat e sektorit të turizmit në komunën e Pej ës

Në përgjithësi, çështjet kryesore sfiduese për zhvillimin e industrisë së turizmit në komunën e Pejës janë të natyrës rregullative, mosha e re e ndërmarrjeve dhe sektorit turistik, mungesa e kapitalit investues privat dhe investimet e huaja, investimet e pamjaftueshme komunale dhe shtetërore, infrastruktura dhe shërbimet publike të pa mjaftueshme, natyra sezonale e shërbimeve, profilizimi, kapacitetet njerëzore dhe mungesa e traditës shërbyese.

Konsiderohet që sfidat të jenë më të mëdha në zonat rurale dhe malore, ndërsa në qytet, disa nga ndërmarrjet hoteliere kanë kapacitet akomodues dhe traditë më të gjatë shërbimi me avantazhet, shkëputjet dhe limitet e tyre.

Peja dhe Kosova në përgjithësi eksportojnë turistë në regjion e sidomos në Shqipëri, Mal të Zi dhe Turqi, së shumti për arsye të mungesës së detit por dhe mungesës së një strategjie dhe masash të nevojshme për tërheqjen e turistëve në vend duke konsideruar potencialin turistik të nevojshëm që kanë për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atij rural si avantazh konkurrues në nivel vendi si destinacion potencial për turistët e huaj ku deti dhe elemente tjera janë avantazhe konkurruese lokale, regjionale apo kombëtare.

Page 37: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

37

Shumë nga ndërmarrjet turistike në zonën malore operojnë vetëm gjatë sezonit veror, ndonjë gjatë dimrit si ato të skijimit, ndërsa të tjera janë aktive gjatë tërë vitit, gjithsesi të kufizuara edhe për shkak të kushteve atmosferike përfshirë prishjen dhe mbylljen e rrugëve nga dëbora, mungesa e rrymës elektrike etj. Andaj, përballimin i “periudhës pasive”, për shumë është më e gjatë se sa ajo aktive, është një sfidë për to.

Vështirësitë, problemet dhe sfidat e cekura nga palët e përfshira në studim, në vend të parë potencojnë problematikën e infrastrukturës si riparimi i urave dhe rrugëve lokale në zonat rurale dhe malore, mungesa e sistemit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza sidomos në zonat e dendura me banorë, objekte komerciale turistike dhe me frekuentim të koncentruar turistësh, pastaj mungesa e hapësirave të përbashkëta të nevojshme si shesheve, objekteve komuniteti dhe të tjera. Pastaj niveli i lartë i interesit të kredive, mungesa e pranisë dhe ndihmës institucionale si rregullator dhe garantues i veprimtarive turistike, mungesa e subvencioneve veçanërisht mbështetja e ekonomive familjare turistike me elemente autoktone si objekte, dekorime, zeje etj. Ka edhe të tjera çështje si mungesa e sigurisë fizike dhe mjekësore në zonat e thella afër kufirit etj.

Gjatë komunikimit me operatorët turistik me traditë më të shkurtë në turizëm është vërejtur nevojë e përgjithshme për ngritje kapacitetesh në komunikim, shërbim, marketing, gjuhë e huaj, pastaj udhëzime në prodhim pajisjesh, objektesh tradicionale si enë, vegla, stoli etj., si dhe konsultim për eksplorim të mundësive dhe kapaciteteve për ofrim të shërbimeve sekondare, shumëllojshmërinë e tyre, profilizim si dhe zgjerimin e kapaciteteve e shërbimeve turistike për kohë më të gjatë, idealisht gjatë tërë vitit.

Një listë e detajuar e problematikave dhe sugjerimeve të operatorëve turistik është bashkangjitur si aneks së bashku me rezultatet e takimeve institucionale dhe publike, që mund të shërbej në planifikimin e mëtutjeshëm si plani i veprimit dhe realizimit të strategjisë duke përfshirë zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor në komunën e Pejës.

Kthimi i masës kritike të banorëve dhe veprimtarive tradicionale të tyre në zonat rurale dhe në qytetin e Pejës është një sfidë në vete. Për zhvillimin e turizmit, përveç infrastrukturës janë të nevojshme dhe të pa zëvendësueshme kapacitetet njerëzore dhe popullata e cila është furnizuese, çoftë edhe i pjesshëm i industrisë së turizmit. Investimi në zhvillimin e turizmit, krahas sektorëve tjerë ekonomik është një mundësi për të përballuar sfidën e humbjes së masës kritike demografike, për të arritur stabilitetin dhe mirëqenien njerëzore dhe të stimulojnë njëri tjetrën.

4.5. Shtrirja dhe llojet e turizmit në komunën Pejë

Komuna e Pejës bën pjesë në Rajonin Turistik të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna). Ky rajon përbën njërin nga pesë rajonet turistike të Kosovës i cili është i pasur me trashëgimi kulturore, peizazh dhe pasuri natyrore në veçanti malet, vendbanimet e përhershme dhe ato verore të krahinës së Rugovës, që është në proces të vënies në mbrojtje si pjesë e vargmaleve që shtrihen edhe në komunat fqinjë dhe përtej kufirit shtetëror çfarë tregon për vlerat kombëtare dhe universale të biodiversitetit, duke numëruar kështu parkun e dytë kombëtar të ardhshëm pas atij të Maleve të Sharrit i cili bën pjesë në rajonin turistik të Sharrit në jug të vendit. Sipas identifikimit të MTI, rajone tjera turistike janë ai i Prishtinës, Anamoravës dhe Mitrovicës.

Page 38: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

38

Figura 3.3. Harta e rajoneve turistike të Kosovës (burimi: MTI)

Qyteti i Pejës gjendet rrëzë vargmaleve të Alpeve Shqiptare. Nga atje merr ujin e pijshëm, ajrin dhe pamjen magjepse, të mirat dhe produktet bujqësore, blegtorale dhe fruta mali. Kjo zonë, veçanërisht Rugova dhe Drini i Bardhë ofrojnë mundësi për të pushuar, rehabilituar dhe argëtuar përmes qëndrimit në objektet akomoduese komerciale dhe familjare atje dhe aktiviteteve rekreative dhe sportive si ecje, eksplorim tereni, shpellash, skijim, ecje dhe çiklizëm përgjatë shtigjeve në qytet dhe fshatra, skijim, ngjitje në majat rrethuese si Hajla, Guri i Kuq, Maja e Zezë, Rusolia, Maja e Rops, Lumbardhi, Bjeshka e Belegut etj.

Tereni i komunës së Pejës varion nga lartësia mbidetare 700 në qytet deri mbi 2500m në male. Nga këto male dhe rrëzë tyre burojnë dy lumenjtë: Lumbardhi dhe Drini i Bardhë që përshkojnë qytetin dhe fushën e hapur të komunës së Pejës. Këtu ekzistojnë një numër shpellash të zbuluara dhe të tjera, kanioni (njohur si Gryka) unik i Rugovës, një numër liqenjësh në zonën alpine dhe burime të ujit të pijshëm. Objektet kulturore si ato të kultit, banimi etj. si dhe tradita mikëpritëse, artizanatet, veshjet dhe Ansambli Folklorik dhe ai i Këngëve Qytetare janë komplementaritet dhe në harmoni me natyrën.

4.6. Llojet e turizmit në komunën e Pejës

Në bazë të terrenit dhe aktiviteteve turistike të tanishme dhe potenciale në komunën e Pejës mund të identifikohen këto lloje turizmi në nivele të ndryshme zhvillimi, specifikash, mundësish dhe nevojash si:

• turizmi malor i cili është më i përhapuri, ndonëse jo i strukturuar me disa shtigje të regjistruara ecje në gjatësi rreth 40km, në Rugovë si pjesë e shtegut me gjatësi 192km, që përshkon tri shtetet ku shtrihen Alpet Shqiptare (Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi) si dhe shtigje tjera të pa regjistruara;

• bjeshkataria dhe ngjitje shkëmbinjësh;

Figura 3.4. Shtegu “Majat e Ballkanit” në zonën trekufitare

Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi (burimi: www.peaksofthebalkans.com)

Page 39: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

39

• turizmi shpellor dhe eksplorues pak i zhvilluar por me një potencial të lartë;

• turizmi rural që po zhvillohet ngadalë duke përfshirë shenjat orientuese të vendbanimeve, objekteve kulturore dhe akomodimit familjar;

• turizmi kulturor për çfarë janë bërë shumë restaurime dhe investime mirëmbajtje objektesh kulturore të mbrojtura dhe të tjera si Qarshia, Mulliri i Haxhi Zekës etj. Monumente kulturore të reja përfshirë varreza dhe memoriale të luftës nuk janë përfshirë në materialet informuese turistike e kulturore;

• turizmi sportiv si: ski, kajak malor, fluturime me parashut (paragajd) etj. nuk janë shumë të zhvilluara për shkak të kapaciteteve të limituara momentale, por që përbën një potencial për ofrimin diversifikimin e ofertës turistike;

• turizmi shërues përmes dy favoreve natyrore, njëri nga ta është qëndrimi për një periudhë kohore në lartësi të ndryshme mbidetare malore (sipas moshës dhe sugjerimeve të mjekut) që shërben për pushim rehabilitues dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjeve, si dhe turizmi shërues me ujë termal në Banjë të Pejës që është në kufirin territorial me komunën e Istogut, por me karakter regjional, gjithëkombëtar dhe afër qendrës së Pejës;

• turizëm ngjarjesh të ndryshme kulturore etj. si festivalet, lojërat tradicionale rugovase, panairi vjetor i artizanateve dhe produkteve lokale, i turizmit etj. Ky lloj turizmi nuk është i eksploruar mjaftueshëm, por përbën një potencial;

• të trajtuar në veçanti në kapitullin lidhur me kulturën dhe objektet kulturore të rëndësisë së veçantë, objektet kryesore me vlera kulturore janë: Muzeu Etnografik, Çarshia e gjatë, Mulliri i Haxhi Zekës, objektet e kultit muslimane, katolike dhe ortodokse, kulla guri, banesa banimi qytetare etj. të identifikuara si dhe të tjera që kërkojnë hulumtim, dokumentim dhe promovim.

Këto aktivitete turistike dhe të tjera për t’u eksploruar së bashku përbëjnë një potencial turistik, një vlerë të shtuar dhe plotësojnë ofertën turistike në mënyrë komplementare me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në komunën Pejë.

4.7. Zonat e mbrojtura dhe zhvillimi i turizmit në komunën e Pejës

Që nga vitet e 1980-ta por edhe më parë, janë bërë përpjekje për mbrojtjen e masivit të bjeshkëve të Alpeve Shqiptare, i cili në masë të madhe shtrihet në territorin e komunës së Pejës. Me këto përpjekje identifikohen aktivistë të shumtë mjedisor përfshirë ata që sakrifikuan edhe jetën në mbrojtje të natyrës dhe kulturës, pastaj shoqatat mjedisore dhe të tjera, institucionet lokale dhe qendrore etj. Gjithësesi, masivi i Alpeve Shqiptare ende nuk është i mbrojtur dhe i zhvilluar, ndonëse disa nga hapësirat e rëndësishme të masivit janë vënë nën mbrojtje me ligj por jo në praktikë, në veçanti pas viteve 1990.

Hapësirat natyrore të mbrojtura me ligj në komunën e Pejës, kategoria e mbrojtjes, sipërfaqja dhe viti i vënies nën mbrojtje nga Instituti i Mbrojtjes së Natyrës, tani të njohura edhe nga MMPH janë:

• Kanioni (gryka) i Rugovës – Monument Natyror, rreth 4,300 ha (1985);

Page 40: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

40

• Kompleksi i Burimit të Drinit të Bardhë me Shpellën dhe Ujëvarën – Monument Natyror me rreth 90 ha (1983);

• Maja e Rops – vendbanim me rreth 25 ha (1955);

• Memoriali Maja e Zezë (1977).

Të tjera hapësira të mbrojtura shtrihen në territorin e komunës së Deçanit duke përfshirë Rezervatin e Dhisë dhe 2 komplekse pyjesh, pa menaxhim dhe përkujdesje të duhur.

Turizmi i bazuar në një sërë principesh për një turizëm të qëndrueshëm natyror në harmoni dhe në funksion të natyrës, për shembull si ai në Finlandë është:

• Vlerat natyrore janë të ruajtura dhe konservimi i natyrës promovohet;

• Sa më pak që të jetë e mundur presion (ndikim) në mjedis;

• Traditat dhe kulturat lokale respektohen;

• Vizitorët e rrisin të kuptuarit dhe vlerësimin për natyrën dhe kulturën;

• Infrastruktura e përmirësuar iu ofrohet në përdorim vizitorëve;

• Vizitorët inkurajohen të shijojnë rekreacionin mental dhe fizik;

• Ekonomia, produktet dhe punësimi lokal promovohen;

• Materialet promovuese përgatiten dhe publikohen me kujdes dhe përgjegjësi;

• Aktivitetet turistike janë të planifikuara dhe organizuara në bashkëpunim si dhe

• Përcaktimi i treguesve dhe monitorimi i zhvillimit të industrisë turistike dhe evitimi i tejkalimit të kapacitetit janë bartëse të natyrës.

Sërish nevoja për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe pasurimi i saj si parakusht për zhvillimin e turizmit është ritheksuar në konkluzionin e konferencës rajonale për turizmin e qëndrueshëm në shtator 2012, në Tiranë.

Sipas disa studimeve lidhur me ndikimin e zonave të mbrojtura në zhvillimin lokal në veçanti turizmin në disa vende të Bashkimit Evropian, si studimi rreth programit “Natyra 2000” në Austri dhe të tjera, janë trajtuar 3 skenarë në bazë të cilave është vlerësuar ndikimi i zonave të mbrojtura në zhvillimin socio-ekonomik.

• Një nga skenarët është ai “pesimist“ kur një zonë e mbrojtur apo pranë saj zhvillohet industri e rëndë, ku ndikimi i saj në mjedis dhe në kualitetin e jetës së banorëve është i lartë. Mbrojtja e këtyre zonave apo në afërsi nuk ka treguar shumë ndikim në zhvillimin ekonomik në veçanti turizmin pasi që ndikimi në mjedis ndikon edhe në uljen e interesimit të vizitorëve për të vizituar këto zona.

• Një skenar tjetër është ai i “moderuar“ ku në zona të mbrojtura apo pranë tyre zhvillohet aktivitet familjar bujqësor dhe industri e lehtë, ku gjasat e ndikimit në mjedis janë më të vogla se në rastin e parë ndërsa ruajtja e biodiversitetit dhe tërheqja e vizitorëve është më e lartë. Investimi në turizëm dhe mirë menaxhimi i tij mund të jetë shtytje në ekonominë lokale.

• Ndërsa skenari i tretë “optimist“ ështa ai ku banorët lokal dhe të tjerë zhvillojnë aktivitete të nevojshme për ekzistencën e tyre në mënyrë të vetëpërmbajtur dhe kontrolluar nga institucionet për mbrojtjen natyrës dhe kulturës ku mbrojtja e kësaj trashëgimie përkon me vlerat dhe orientimet e atij komuniteti.

Page 41: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

41

Duke konsideruar të gjithë faktorët me ndikim të njohur dhe potencial, duke u nisur nga vetëdija dhe sjellja e banorëve, kujdesi institucional dhe investimet skenari i “moderuar“ i zhvillimit është më i mundur dhe i dëshiruar si një kompromis i së tashmës për të siguruar vazhdimësi në mes të kaluarës dhe një të ardhme më të qëndrueshme. Këtu përfshihet përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe njerëzore për zhvillimin e turizmit dhe fushave tjera, që kontribuojnë në ngritjen e mirëqenjes njerëzore dhe ruajtjen e mjedisit, ashtu që gjeneratat që vijnë të kenë mundësi të përmbushin nevojat e tyre jetësore, të zhvillohen dhe përmbushen ekonomikisht, kulturalisht dhe shpirtërisht në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ndonëse është vështirë të ndërlidhet numri i vizitorëve me arsyen e vizitës së tyre në një vend apo tjetër, të dhëna të besueshme tregojnë një numër dhe preferencë shumë më të madhe të turistëve të vizitojnë dhe qëndrojnë në zonat e mbrojtura si p.sh. 52 milion njerëz në vit vizitojnë zonat e mbrojtura të Kanadasë, 287 milion në të dy Amerikat dhe 70 milion të Britanisë së Madhe.

Skenari pesimistik është tejkaluar me kollapsin e industrisë së rëndë, kurse skenari “ideal“ i zhvillimit mbetet si vizion në horizont i komunës së Pejës.

4.8. Rezultatet e hulumtimit rreth gjendjes së oper atorëve turistik

Nga 33 subjekte turistike në zonën e Rugovës dhe Drinit të Bardhë të përfshira në studimin për gjendjen e përgjithshme, investimet, arritjet dhe vështirësitë rezulton se në periudhën 2000 – 2012 biznese dhe ekonomi familjare lokale kanë investuar në infrastrukturë turistike si objekte dhe infrastrukturë përcjellëse përfshirë rrugë lokale, ujësjellës etj, në shumën e përgjithshme rreth 6,300,000 euro. Dy ndërmarrje turistike ekzistonin në Rugovë që nga viti 1995 dhe 1996. Investimet në përgjithësi kanë origjinë familjare, pak nga diaspora dhe shumë nga kreditë afatgjata në vend dhe jashtë vendit. Për nga natyra, veprimtaria dhe kapacitetet e tyre rezultojnë si në vijim: 3 fshatra turistike, 11 motele, 2 hotele, 14 restorante, 2 kampe të organizuara nga 2 shoqata, 8 ekonomi familjare aktive apo gati për të filluar veprimtari turistike, si dhe të tjera të interesuara.

Sipas deklarimeve të këtyre subjekteve, kapaciteti i tyre akomodues është 307 dhoma (që gjenden në objekte druri apo materiali tjetër të fortë individuale si vila apo në ndërtesa të përbashkëta) me 1000 shtretër, 3950 karrige në hapësira restoranti etj. 9 salla takimesh me kapacitet nga 25 deri 120 persona, si dhe 6 hapësira tjera si tarraca etj. të përdorshme për aktivitete të ndryshme të turistëve.

Në zonën e Rugovës, sipas shoqatave dhe bjeshkatarëve që operojnë në këtë zonë, ekzistojnë rreth 10 dëbana (kabina alpine) pjesërisht funksionale me kapacitet akomodimi 3 - 5 veta zakonisht në nivelin e kullotave alpine mbi 2000, të cilat mund të përdoren nga vizitorët në koordinim me organizatorët, udhëheqësit turistik lokal për strehim malor veçanërisht në mot të vështirë pasi që ai varion shumë brenda një dite e stine. Këto kabina sikur dhe aspekte tjera të infrastrukturës turistike kërkojnë investime në riparim dhe mirëmbajtje.

Gjatë vizitës në teren, janë vërejtur një numër tabelash orientuese të vendosura në qytet si dhe përgjatë rrugës kryesore dhe vendbanimeve në Rugovë për dy shtigje ecje, emra orientues fshatrash, akomodim etj., si dhe investime të lehta si vendosje të hartave orientuese, tavolina dhe ulëse, ndonjë shportë mbeturinash, vende për biçikleta etj.

Në bazë të bisedave dhe observimit aktiv është hulumtuar niveli i bashkëpunimit ndërmjet operatorëve turistik si dhe në mes tyre dhe shtetit. Konkurrenca jo luajale në mes një pjese të komunitetit të operatorëve turistik në zonat e përzgjedhura dhe nevoja e pranisë së qeverisjes

Page 42: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

42

lokale si rregullatore, stimuluese dhe shtytëse e avancimit të sektorit të turizmit dhe qeverisjes qendrore përmes aprovimit dhe implementimit të ligjit të amandamentuar, i cili pritet të jetë në funksion dhe rregullim të sektorit të turizmit në vend të kontrollit dhe sanksionimit të tij, mbrojtjes dhe planifikimit, promovimit dhe investimeve në këtë zonë të rëndësisë kombëtare për vlerat natyrore, kulturore dhe turistike si qendër e rajonit turistik të “Alpeve Shqiptare”.

Ndërsa, vlerësohet lartë mbështetja komunale në kohë emergjence si dimri i kaluar, intensiteti i vëmendjes dhe mbështetjes së saj kërkohet të jetë i njëjtë edhe në kushte normale meqë nevoja është e lartë, në veçanti në fillet e hershme të zhvillimit të sektorit të turizmit të organizuar në zonat e hulumtuara dhe në tërë komunën e Pejës përmes politikave fiskale, programeve stimuluese, mbështetjes dhe rregullimit. Ndër masat e sugjeruara është krijimi i një qendre multi funksionale në brendi të krahinës malore të Rugovës, respektivisht qendrën e “Alpeve Shqiptare”.

Kjo qendër duhej të pajiset me infrastrukturë minimale të nevojshme, mjete teknike, logjistike dhe kapacitete njerëzore për menaxhimin e kësaj pasurie natyrore dhe kulturore me vlera kombëtare dhe universale, menaxhimin e situatave emergjente, informimin dhe ofrimin e asistencës, vizitorëve dhe popullatës, për planifikim dhe implementim iniciativash për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe më gjerë. Ajo shërben si ndërlidhje e krahinës malore, popullatës së saj dhe vizitorëve të saj me pjesën tjetër në komunës së Pejës dhe me komunat fqinjë që përfshihen në rajonin turistik “Alpet Shqiptare” si dhe komunat e zonës ndërkufitare dhe më gjerë, në kuadër të zhvillimeve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen aktive, bashkëpunimin në iniciativat ndërlidhëse turistike dhe të tjera zhvillimore në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane.

4.8.1. Observim

Gjatë vizitës së operatorëve turistik dhe në komunikim me ta, përveç arritjeve janë trajtuar edhe vështirësitë, problemet dhe sfidat me të cilat ndeshen ata. Në vënd të parë ata ngritën problematikën e infrastrukturës, si riparimi i urave dhe rrugëve lokale, sistemit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza, sidomos në zonat e dendura me banorë dhe me frekuentim të koncentruar turistësh. Mungesa e shesheve dhe objekteve të komunitetit dhe të tjera, pastaj niveli i lartë i interesit të kredive, mungesa e pranisë dhe ndihmës institucionale si rregullator dhe garantues i veprimtarive turistike si dhe subvencioneve, veçanërisht mbështetja e ekonomive familjare turistike me elemente autoktone si objekte, dekorime, zeje, ushqim etj. dhe tjera të ndërlidhura të cilat janë në fazën e hershme të aktivitetit në nevojë për stimulime. Mungesa e sigurisë fizike dhe mjekësore sidomos në zonat e thella dhe afër kufirit si dhe ndërprerja periodike dhe e ç’rregullt e rrymës elektrike janë disa probleme për turizmin.

Gjatë vizitës është vërejtur nevojë e përgjithshme për ngritje kapacitetesh në komunikim, shërbim, marketing, gjuhë e huaj, pastaj udhëzime në përdorim pajisjesh dhe objektesh si: enë, stoli etj. tradicionale si dhe konsultim për eksplorim të mundësive dhe kapaciteteve për ofrim të shërbimeve sekondare, diversifikimin e tyre, profilizimin e veprimtarisë së tyre si dhe zgjerimin e ofertës për një kohë më të gjatë, idealisht në të katër stinët.

Një listë e integruar e problematikave dhe sugjerimeve të operatorëve turistik në zonën e studimit (Rugova dhe Drini i Bardhë) është paraqitur në vazhdim. Ajo mund të shërbej si orientim i mirë gjatë hartimit të planit të veprimit për implementimin e strategjisë zhvillimore në përgjithësi dhe veçanërisht pjesës së turizmit në komunën e Pejës.

Page 43: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

43

Problematika në zonën turistike R & DB Rekomandime për zonën R & DB

Mungesa dhe probleme me ujin e pijshëm, përdorimi i bunarit në mungesë të ujit të pijshëm dhe mbetja pa ujë në mungesë të rrymës.

Mungon sistemi i ujësjellësit, kanalizimit etj.

Mungon infrastruktura rrugore adekuate dhe mirëmbajtje e mjaftueshme sidomos gjatë dimrit.

Natyra e aktivitetit stinor (vere) për shkak të kushteve atmosferike në dimër dhe vështirësitë e mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugës lokale dhe ujrat, si dhe mungesa e përkrahjes financiare nga qeverisja lokale/qendrore dhe përqindja e lartë e interesit të kreditë bankare.

Konkurenca jo luajale e operatorëve dhe referuesve turistik.

Mospërputhja e kritereve, kemi probleme me pronën ku gjendet skilifti përkundër kontratës deri në vitin 2017, banoret lokal të kontraktuar kanë vendosur të ndërtojnë në tokën ku gjendet skilifti që përbën problem për ushtrimin e veprimtarisë së skijimit, mungesa e marketingut etj.

Mungesa e marketingut dhe profilizimit të restoraneve, mungesa financiare, mënyra e pritjes se turisteve, mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme për ofrim të shërbimeve, mungesa e traditës hoteliere, ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm të kualitetit të shërbimeve hoteliere (ushqimi dhe shërbimi) infrastrukturës publike, si ujësjellësi i nevojshëm për ekzistencë, trajnime personeli në hotelieri, mikëpritja, komunikimi, shërbimi etj.

Rryma jo e vazhdueshme, konkurrenca jo lojale, operatoret turistik të njëanshëm, rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugës lokale.

Mungesë fondesh për investime, përmirësim dhe zgjerim veprimtarie dhe infrastrukture.

Sistemi jo efikas dhe mungesa e mbledhjes së mbeturinave të operatorëve turistik dhe familjar.

Mungon mbështetja institucionale dhe iniciativa e komunës dhe përfaqësuesve të zonës.

Ngarkesa nga taksat komunale, ATK si dhe KEK (edhe për zezonën kur biznesi është pasiv).

Interesi i lartë i kredive bankare dhe mungesa e subvencioneve a mbështetje tjetër financiare.

Punimet në rrugë pengojnë vizitorët dhe mjetet e tyre.

Sugjerohet asfaltimi dhe mirëmbajtja e rrugës lokale, sistemimi i ujërave të zeza në zonën e biznesit dhe bizneset tjera si dhe marketing.

Konkurrencë "fer" si nga konkurrentet ashtu dhe nga referuesit e turistëve.

Ndërhyrje e institucioneve, të kemi rend gjatë skijimit.

Përmirësimi i kushteve të ofertimit, qasje elektronike, rregullimi i rrugës, mjete financiare për finalizimin e shtëpive tjera turistike familjare, trajnime të historianëve dhe arkitektëve, rikuperimet arkitekturale, stimulimi i turizmit, tipi "albergo difuzo" lloj i iturizmit origjinal tradicional (bed& breakfast).

Të na mundësohet ne që merremi me turizëm favore në kredi.

Gatishmëri bashkëpunimi me invesitor (pasi që kanë kapacitet të mjaftueshëm të tokës për investime)

Mbështetje në investime partnership lokal në bagëti të imët për prodhim qumështi e mishi të nevojshëm për restorant, si dhe shtim i kapaciteteve akomoduse (disa kabina druri për fjetje në bazë të kërkesës së klientëve).

Mbështetje në realizimin e planifikimit afatgjatë për një hidrocentral të vogël për të siguruar pavarësi rryme elektrike për biznesin dhe shitje teprice.

Mbështetje nga komuna dhe qeveria për infrastreukturë rrugore.

Ndihmë për realizimin e planifikimit investiv në rregullimin e urës.

Prani dhe siguri fizike dhe shëndetësore më të lartë në zonë.

Rruga që ka nis të rregullohet të përfundohet shpejtë.

Sugjerohet/mbështetet ideja e krijimit të komunës malore të Rugovës siç e kishte këtë status në të kaluarën p.sh. vetëm në Bogë jetojnë reth 250 shtëpi si rezultat i investimeve.

Page 44: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

44

Mungesa e pranisë, kujdesit dhe investimeve të qeverisjes lokale dhe qendrore.

Mungojnë fushësporte publike multi funksionale si dhe të bizneseve ekonomive familjare,

Kapaciteti i vogël i kuzhinës

Mungon promovimi i turizmit për gjithë regjionin.

Komuna nuk ka bërë ndonjë investim në infrastrukturë publike për të pasur turist në zonën turistike të Drinit të Bardhë.

Mos vazhdimësia e investimeve dhe mirëmbajtja.

Mungesa e fondeve për investime për zgjerim aktiviteti të ekonomive familjare në objekte, produkte dhe shërbime autoktone.

Mungesa e qëndrueshmërisë financiare të shoqatave që merren me turizëm, mjedis dhe bjeshkatari.

Mungesa e marketingut individual të bizneseve dhe në përgjithësi për turizmin dhe kapacitetet e zonës.

Mungesa e marketingut dhe listimi i ekonomisë familjare në materiale promovuese dhe referime pa anime nga operatorët turistik, zyra turistike etj.

Qasja rrugore lokale e vështirë në Liqenat, mirëmbajtja dimrit dhe në përgjithësi.

Qasja e vështirë në rrugë pasi kampi ndodhet në lartësi mbi 2000m, pa përçues rryme elektrike, mungesë përkrahje financiare komunale etj.

Mungesa e ujit të pijshëm në përgjithësi në fshat dhe në veçanti ka ndikuar në mos zhvillimin e aktivitetit të caktuar familjar.

Rruga e pa përshtatshme e fshatit dhe ura lokale e drunjtë e prishur.

Mungesa e sheshit të fshatit dhe pushimoreve për turistë, një kroi/fontane, tabele orientuese në fshat

Shënjimi dhe rregullimi i shtigjeve lokale për ecje me pikënisje nga fshatrat për në maja dhe anasjelltas.

Mungesa e një shitoreje dhe kafeje/taverne ku turistët e vendasit mund të shërbehen e argëtohen (model i përzier shitore me gjera bazike dhe ushqim e pije).

Të gjinden forma rregullimi dhe investimesh publike në zonën e DR.

Investim lokal që të ngriten kapacitetet e DB. Kemi investuar në një shteg ecje deri tek burimi i DR, por kërkohet mirëmbajtje komunale.

Sugjerohet ndihma e ekonomive familjare në fonde, marketing, informata, trajnime, referime etj.

Mbështetje shoqatave që merren me turizëm, mjedis dhe bjeshkatari si p.sh. transporti i një kampshtëpize donacion nga baza ushtarake Bonstil për funksionim - aktivitete.

Identifikim, vlerësim nevojash dhe mbështetje të ekonomive familjare turistike përfshirë marketing dhe referime dhe përfshirje në publikime turistike etj.

Rregullimi i rrugës dhe drenazh uji në Liqenat.

Stimulim dhe përkrahje ekonomive familjare turistike dhe atyre prodhuese (blegtori, artizanate etj.) dhe kulturë si objekte kulturore dhe Ansambli Folklorik "Rugova".

Urbanizimi i fshatit Drelaj:

Krijimi, hulumtimi i kapaciteteve hidrike në fshat dhe rrethinë, mbledhja dhe shtrirja e sistemit të ujit të pijes;

-ndërtimi i sistemit të ujërave të zeza, - ndërtimi i qendrës së fshatit me ulëse, ujë për pije dhe ndriçim solar, - rregullimi i një qendre rinore me internet e aktivitete në fshat - rregullimi i 2 rrugëve të fshatit dhe urës prej materiali të fortë dhe

- mbështetja e ekonomive familjare ekzistuese dhe ato që duan të fillojnë aktivitet turizmi si dhe fermerët dhe bujqit për prodhimin e ushqimeve lokale natyrore për turist etj.

4.9. Infrastruktura rregullative dhe institucionale turistike

Në strukturën rregullative dhe institucionale nënkuptohen masat e ndërmarra në nivel qendror dhe lokal për rregullimin dhe stimulimin e industrisë së turizmit. Në vazhdim është një

Page 45: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

45

përmbledhje analitike e ligjit për turizmin, strategjinë turistike të Kosovës dhe veprimtaria e divizionit komunal për turizëm përfshirë kontributin në hartimin e ’’Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Pejës.’’

4.9.1 Ligji për turizmin

Sikur dhe fusha tjera të jetës dhe veprimtarisë shoqërore në një vend demokratik dhe shtet ligjor rregullohen me ligj dhe akte nënligjore në nivel kombëtar (shteti) dhe rregullore relevante lokale (komuna). Në historinë e re të Kosovës, sektori i turizmit rregullohet me Ligjin nr. 03/L-168 për Turizëm dhe Shërbimet Turistike i cili zëvendëson ligjin 2004/16 për Veprimtaritë Hoteliere dhe Turistike.

Ligji përcakton ”parimet rregullat dhe përgjegjësitë e personave për organizimin, funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve turistike në pajtim me standardet e shërbimeve në lëmin e turizmit” (neni 1) si dhe ”marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike, personave fizik dhe juridik, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike” (neni2).

Tek ky ligj identifikon disa lloje apo forma të organizmit të turizmit dhe shërbimeve turistike si turizmi rural i cili organizohet nga ekonomia familjare duke vënë në funksion një pjesë të hapësirave, pajisjeve dhe anëtarëve të familjes, turizmi rinor në formë të kampingjeve, hotele për student apo të rinjë (hotele) etj. turizmi i gjuetisë nga gjuetarët nga shoqata gjuetie të regjistruara sipas rregullave dhe sezonave të gjuetisë, turizmi kongresial në formë të organizimeve të ndryshme si trajnime, seminare etj. nga organizata, biznese dhe institucione të ndryshme vendore e të huaja duke shfrytëzuar zonat, objektet dhe shërbimet turistike, pastaj dhe në forma tjera si turizëm shëndetësor, sportiv, fetar etj.

Ligji përcakton standardet dhe përgjegjësitë e operatorëve turistik duke përfshirë agjencitë turistike, industrinë hoteliere, ekonomitë familjare si dhe shoqatat apo klubet e ndryshme, përgjegjësitë për regjistrim dhe kategorizim, përgjegjësitë dhe detyrime tatimore etj. standardet higjieno-sanitare, njoftim transparent të klientëve me shërbimet dhe çmimet, pastaj strategjinë turistike, çertifikimin e operatorëve duke përfshirë edhe udhëzuesit turistik me kualifikimet e nevojshme, kontrollin e kualitetit nga inspektorati komunal për turizëm dhe hotelieri në kuadër të inspektoratit të tregut si dhe ndëshkimet e operatorëve turistik. Si i tillë, ligji është i përgjithshëm dhe len hapësirë për specifikime të mëtutjeshme në formë aktesh nënligjore dhe rregullative. Gjithsesi, ai mbetet i mangët derisa nuk arrin të përshkruaj të gjitha format e mundshme të turizmit, pastaj përcaktimin e rolit të qeverisjes lokale përveç inspektoratit të ushqimeve nuk përcakton organin çertifikues dhe fushën e specializimit të udhëzuesve turistik etj.

Konsiderohet se ligji ka natyrë kontrolluese dhe ndëshkuese, ndërsa mungon aspekti i stimulimit dhe aspekte tjera si referenca tek legjislacioni dhe rregullativat evropiane e ndërkombëtare. Andaj, ligji është në procedurë përshtatje dhe harmonizimi në mes tjerash edhe me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare të sektorit duke përfshirë mbrojtjen dhe liritë e konsumatorit dhe drejtat njerëzore.

Gjithashtu, bazuar në ligj, në shkallë kombëtare, lokale dhe jo lokale institucionet qeverisja qendrore dhe ajo lokale respektivisht së bashku me palët e interesit hartojnë politika dhe strategji për të përcaktuar orientimet e përgjithshme dhe objektivat zhvillimore në bazë të kapaciteteve dhe potencialeve natyrore dhe njerëzore të një vendi të zbërthyera në plane veprimi konkret ku identifikohen objektiva, masa dhe programe e projekte të cilat pritet të ngritin nivelin ekzistues të sektorit, duke i dhënë shtytje zhvillimit të gjithëmbarshëm socio-ekonomik të atij vendi apo lokaliteti. Natyrisht, ligji, politika, strategjia dhe planet sektoriale

Page 46: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

46

duhet të jenë në harmoni me sektorët tjerë dhe në mbështetje të njëri-tjetrit, andaj hartimi i tyre kërkon qasje të integruar gjithëpërfshirëse ndërsektoriale.

4.9.2. Strategjia për Zhvillimin e Turizmit në Koso vë

Në këto linja, Qeveria e Kosovës ka hartuar Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit 2007 – 2013. Duke e konsideruar kruciale për zhvillimet e mëtutjeshme lokale, në verën e 2012 Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës Pejë në bashkëpunim me njësitë tjera administrative dhe në mbështetje institucionale të kryetarit dhe me vetë financim hartoi Strategjinë për Zhvillimin Ekonomik ku një nga dy objektivat kryesor planifikues është turizmi si pjesë integrale dhe gjenerator i zhvillimit ekonomik, ngritjes së punësimit dhe mirëqenjes familjare në komunën e Pejës krahas sektorëve tjerë prodhues dhe shërbyes dhe si plotësimi i njëri-tjetrit.

Në nivelin kombëtar ministria e tregtisë dhe industrisë (MTI) është sponsoruese e ligjit për turizmin dhe përgjegjëse për bërjen e politikës dhe strategjisë kombëtare për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit si dhe sigurimin e fondeve qeveritare dhe ngritjen e fondeve tjera nga donatorët dhe shërbimet e ofruara nga ajo si licencat etj. të përdorshme për implementimin e strategjisë dhe programeve të saj. Gjithsesi, ministri të tjera luajnë rol të rëndësishëm si ajo e zhvillimit ekonomik, e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, ajo e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në kuadër të MTI, Agjencioni për Promovimin e Investimeve luan një rol të rëndësishëm në promovimin e potencialeve turistike dhe të tjera, tërheqjen e investitorëve vendas dhe të huaj. Përmes agjencive të specializuara, MTI ka funksione rregullatorë dhe mbështetës në sektorin e turizmit si mbështetja e NVM-ve përfshirë ato turistike, regjistrimi, standardizimi dhe akreditimi.

4.9.3. Masat komunale në zhvillimin e turizmit

Në nivelin lokal, divizioni për turizëm në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik në bashkëpunim me zyrën për informim turistik dhe njësi tjera të administratës dhe shërbimeve të komunës së Pejës, është përgjegjës për sektorin e turizmit në komunën e Pejës, duke përfshirë hartimin, financimin me fonde komunale dhe ngritjen e fondeve tjera nga donatorët si dhe implementimin e programeve dhe masave të nevojshme mbështetëse dhe rregullative për zhvillimin e turizmit në zonën urbane dhe rurale për informimin e publikut dhe vizitorëve.

Në dekadën e fundit, pas fazës së emergjencës dhe rindërtimit, duke konsideruar turizmin si industri me potencial për komunën e Pejës dhe rajonin, drejtoria për zhvillim, divizioni i saj i turizmit dhe komuna e Pejës në përgjithësi, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh direkte apo përmes delegimit të disa aktiviteteve tek ofruesit e shërbimeve (shoqata apo kompani private) duke investuar në projekte të ndryshme për të lehtësuar mirëqenien e qytetarëve përfshirë tërheqjen dhe lehtësimin e qasjes së turistëve vendas e të huaj dhe zhvillimin në përgjithësi. Këto investime së shumti ishin fokusuar në infrastrukturë rrugore, sisteme uji të pijshëm dhe ujitje, publikime, promovim dhe infrastrukturë turistike duke përdor mjetet financiare vetjake komunale dhe nga donatorët e huaj përmes projektesh të ndryshme.

Aktivitetet e divizionit të turizmit në komunën e Pejës në përgjithësi përfshijnë mbledhjen e informacionit dhe promovimin e turizmit dhe potencialeve turistike. Në periudhën e hartimit të strategjisë divizioni ishte i përfshirë në disa projekte si:

Page 47: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

47

• Promovimi i turizmit përmes broshurave dhe materialeve tjera informative dhe orientuese në bashkëpunim dhe në funksion të zyrës për informacion turistik e cila funksionon në kuadër të këtij divizioni dhe gjendet në objektin komunal;

• organizimi i panairit tradicional turistik;

• Përgatitja e një video-inqizimi dhe dokumentari turistik;

• Sinjalizimi turistik në qytetin e Pejës;

• Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore rreth trendit turistik së bashku me zyrën e statistikave të Kosovës dhe zyrën informative turistike komunale;

• Pjesëmarrja në përgatitjen e hartës së shtegut për ecje tre-kufitare (Kos-MZ-Sh) dhe promovimin e turizmit malor në kuadër të projektit “Peaks of Balkans”;

• Kontributi në promovimin dhe lehtësimin e turizmit malor në Rugovë në kuadër të programit “SEENET – Green–Path” që përfshinë ndërtimin/adoptimin e shtëpive private për turizëm familjar (3 në fazën e parë, 2 në fazën e dytë);

• pjesëmarrja në trajnime, konferenca dhe vizita studimore për ngritje kapacitetesh në planifikim dhe menaxhim projektesh dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe

• bashkëpunimi dhe përfshirja të shoqatave dhe subjekteve tjera përfshirë fakultetin e turizmit në planifikime në lëmin e turizmit.

Andaj, bazuar në ligjin për turizëm, rregullativat shtetërore, kompetencat dhe përgjegjësitë rregullatore komunale për veprimtari turistike është e nevojshme aderimi në standardet e OBTKB, përgatitjen e një rregulloreje dhe udhëzuesi si p.sh. ”B&B” (fjetje dhe mëngjes) për standardet etike, sanitare, aspektet e ndikimit në mjedis dhe komunitet, kriteret e çertifikimeve dhe monitorimin e veprimtarive turistike si dhe hartimi i treguesve të turizmit të qëndrueshëm

Në kuadër të angazhimeve të saj, divizioni i turizmit kontribuoi në hartimin e Strategjisë, të sponsoruar nga drejtoria për zhvillim ekonomik me mbështetjen institucionale dhe financiare të komunës së Pejës, të kryetarit dhe drejtorive relevante.

4.10. Konkluzione dhe rekomandime

Zhvillimi i sektorit të turizmit si aktivitet ekonomik me ndikim socio-ekonomik shoqëruar me ndikime anësore pozitive ekonomike dhe ndikime negative në mjedis dhe shoqëri përbën një mundësi dhe sfidë për komunën e Pejës. Në vazhdim janë disa konkluzione të përkthyera në rekomandime të cilat mund të jenë një orientim strategjik për komunën e Pejës dhe palët e interesuara për zhvillimin e turizmit.

Rekomandimet me plotësime mund të jenë të përdorshme për formësim të vizionit, strategjisë dhe politikave sektoriale dhe përcaktimin e komunës së Pejës për zhvillimin e turizmit si potencial konkurrues në rajonin turistik Alpet Shqiptare, në vend dhe rajon.

Bazuar në situatën, trendët, mundësitë dhe nevojat përshkruar në kapitullin e turizmit, në vazhdim është paraqitur një listë e rekomandimeve të përgjithshme në formë të 7 objektivave me disa orientime programore për arritjen e tyre si masa të komunës së Pejës që synohen të ndërmerren në bashkëpunim me palët e interesuara:

I. Ndërmarrja dhe mbështetja e iniciativave për zhvillimin konkurrues të industrisë së turizmit në komunën e Pejës;

Page 48: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

48

II. Zhvillimi dhe promovimi i turizmit në nivel rajonal dhe ndërkufitar;

III. Zhvillimi i rregullativës turistike-komunale dhe ndërmarrja e masave stimuluese;

IV. Zhvillimi i infrastrukturës publike për zhvillimin e turizmit në komunën e Pejës;

V. Stimulimi i ekonomisë familjare turistike rurale dhe urbane;

VI. Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale;

VII. Institucionalizimi i principeve të zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm e zhvillim.

VIII. Promovimi dhe mbeshtetja e veprimtarive krijuese, zejeve dhe veprimtarise kulturore.

IX. Perdorimi i trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit

Këto rekomandime nuk pretendohet të jenë një listë e plotë, absolute dhe e vetme, por me detajim dhe plotësim që mund të jenë të përdorshme për zbërthimin e strategjisë në një plan veprimi me masat konkrete për zhvillimin e turizmit në komunën e Pejës, kohën, mjetet, kapacitetet natyrore, njerëzore dhe institucionale të nevojshme.

Lista e programeve sipas objektivave ndodhet në shtojcën “Objektivat dhe Programet” (12).

Page 49: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

49

5.

AGROBIZNESI

Page 50: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

50

AGROBIZNESI

Zhvillimi i agrobiznesit në vende të ndryshme është rezultat i zhvillimit të qytetërimit njerëzor me karakteristika rë çdo mjedisi kulturo-tokësor dhe periudhe kohre. Rritja ekonomike dhe ajo e popullsisë kërkojnë një filozofi të re mardhënjësh në mes natyres dhe njerëzimit. Burim për pasurimin dhe vërtetësinë e kësaj filozofie është edhe shqyrtimi i ecurisë së zhvillimit historik të agrobiznesit. 1.2 Koncepti i përgjithshem i agrobiznesit Bujqësia ka evoluar drejt agrobiznesit dhe është bërë një sistem i gjerë dhe kompleks që shtrihet përtej fermës, duke perfshirë gjithqka që ndihmon në sigurimin e ushqimeve të konsumatori. Agrobiznesi përfshinë jo vetëm ato që prodhon toka, por edhe njerëzit dhe firmat që prodhojnë imputet (lënda e parë) , përpunimi e outputit (prodhimit final) prodhimin e produkteve ushqimore, transportin dhe shitjën e tyre tek konsumatori. Strategjia e zhvillimit të Agrobiznesit ka për qëllim përzgjedhjën e veprimeve sipas proritetit të nevojave që do të plotësohen, rëndësisë së problemeve që do të zgjidhen dhe shanseve të veprimeve që parashikohen të jenë të suksesshme dhe me ndikim në zhvillim. Strategjia e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë ka nevojë për një bazë të qartë të politikave konceptuale. Ndonëse, në nivele më të larta ka plane strategjike (shumëvjeçare) të hartuara mjaft mirë me objektiva, prioritete dhe fusha të ndërhyrjes përmes politikave të ndryshme, në nivel komunal është i nevojshëm një riformulim qartë i sistemuar i konceptit mbi metodologjitë dhe teknikat specifike të masave për nivelet lokale. 1.3 Strategjia sektoriale Komunat si organet përfaqësuese vetëqeverisëse lokale synojnë që të sigurojë kontributin në zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurencën e lirë duke reduktuar pabarazinë sociale dhe ekonomike të tyre si dhe krijimin e një kuadri efikas për planifikimin dhe menaxhimin e zhvillimit rural krahas sektorëve tjerë socio-ekonomik. Planifikimi në sektorin e agrobiznesit si pjesë e Strategjisë Zhvillimore ka për qëllim që:

� Të vendos lidhjen midis objektivave strategjike dhe programeve të hartuara në kuadrin e Strategjisë Zhvillimore të komunës së Pejës në një përspektivë pesë vjeçare;

� Të sigurojë koherëncën e politikave dhe sensin e orientimit afatgjatë të zhvillimit në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit;

� Të krijoj qartësi në lidhje me reformat dhe proceset e zhvillimit që ndodhin në sektorin e Agrobiznesit dhe

� Tu paraprijë nevojave për mbështetje teknike dhe financiare të agrobiznesit

2. Gjendja e përgjithshme e sektorit të agrobiznes it në Kosovë Ndonëse sektori i bujqësisë në Kosovë kontribuon rreth 12% në Bruto Prodhimin Vendor, duke mbuluar kështu rreth 30 - 35% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, si dhe rreth 18% të vlerës së përgjithshme të eksportit, ky sektor karakterizohet me ferma të vogla, me prodhimtari jo të lartë dhe me mungesë të investimeve. Sektori i pylltarisë me pyje dhe toka pyjore zë rreth 41 % të sipërfaqes së përgjithshme të tokës në Kosovë, dhe përveç arsyeve ekonomike është shumë i rëndësishëm edhe për arsye mjedisore dhe sociale. Një numër i madh i pronarëve të pyjeve janë fermerë për të cilët pylltaria shihet si një prej mundësive të mira për të investuar, veçanërisht për ndërtimin e

Page 51: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

51

fermave turistike dhe zhvillimin e turizmit malor si dhe ofrimin e produkteve ushqimore lokale dhe shërbimeve turistike.

Komuna e Pejës disponon me resurse të shumëta të sektoreve bujqësore dhe pyjore, blegtorale por edhe agropërpunuese dhe tregtare si bazë për zhvillimin e agrobiznesit.

Këto sektore ofrojnë mundësi reale dhe të shpejta për zbutjen e varfërisë dhe uljen e shkallës së papunësisë, prandaj politikat strategjike të shtetit janë orientuar në masat dhe instrumentet që mbështesin faktorët e prodhimit, stimulimin e fermerëve, dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorë, në mënyrë që të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe t’ju bashkëngjitemi trendëve zhvillimore të vendeve të Bashkimit Evropian 2.1 Përshkrimi i gjendjes së përgjithshme të bujqës isë në Kosovë Bujqësia e Kosovës karakterizohet me potenciale të larta të resurseve të tokës bujqësore, ujore, dhe aktiviteteve të fermerëve në sektorët dhe nënsektorët e saj.

2.1.1 Drithërat Prodhimi i drithërave është me rëndësi në Kosovë, për sigurimin e ushqimit për njerëz dhe për kafshë.Prodhimi mesatar vjetor i grurit është 250-270.000 tonë dhe përmbush prej 57-60% të kërkesave të përgjithshme. Sipërfaqet mesatare të mbjella me grurë sillen rreth 70000 ha. Rendimenti mesatar i arritur në vitin 2011 ka qenë 4.600 kg/ha, aktualisht Kosova i plotëson nevojat me grurë 70-80%. Kosova ka një kapacitet të madh të bluarjes (1.5 milion tonë grurë/vit) me 93 njësi. Kapacitetet teknike të bluarjes sillen rreth 380.000 tonë në vit dhe kërkesa vendore për grurë vlerësohet të jetë 410.000 tonë në vit. Misri është kultura e dytë e kultivuar në Kosovë, pasi që shërben si kulturë për qarkullim bimor me grurin. Viteve të fundit mbillet më pak (60.000 - 70.000 ha) për shkak zëvendësimit me misër foragjerë. Misri konsiderohet si ushqim mjaft energjetik dhe shumë i rëndësishëm për kafshët blegtorale. Si kulturë e tretë është elbi, historiku i të cilit është i lidhur ngushtë me birrarinë e Pejës, ngase kjo kulturë së pari ka filluar të mbillet për nevojat e kësaj birrarie që në vazhdimësi është prodhuesi i vetëm në Pejë dhe më i madhi në Kosovë. Luledielli dhe kulturat tjera vajore, në të kaluarën janë kultivuar në sipërfaqe më të mëdha, mirëpo tani kultivohën në sipërfaqe më të vogla, me tendencë të rritjes nga përkrahja e qeverisë me pagesa direkte (subvencione) me vlerë 100 euro për ha. 2.1.2 Hortikultura Hortikultura përfaqeson potencialin më të lartë zhvillimor në bujqësi. Në komunën e Pejës dhe përgjithësisht në Kosovë, perimet dominante që kultivohen janë patatet, domatet, trangujt, qepët, lakrat dhe shalqinjtë. Vlerësohet se rreth 87% e prodhimtarisë së perimeve vjen nga fermat më sipërfaqe më të vogla se 20 ari, ku rreth 25% e kësaj prodhimtarie përdoret për konsum në fermë dhe pjesa tjetër plasohet në treg. Në sektorin e prodhimtarisë së pemëve, në çdo vit mbillen rreth 150 hektarë me fidane pemë, ku prej tyre rreth 50 ha (33%) janë kryesisht me mollë. Sipërfaqet me vreshta janë: 4928 ha. Rahoveci dhe Suhareka përbëjnë mbi 91% të sipërfaqes së përgjithshme të vreshtave në vend, pasi që kushtet agroekologjike janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre kulturave në këto anë. Vitet e fundit vërehet një trend në

Page 52: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

52

rritje (trefishim) i sipërfaqeve me serra, si rezultat i mbështetjes me grante nga MBPZHR nga 73 në 2005 në 203 në 2011.

2.1.3. Sektori i blegtorisë Prodhimtaria blegtorale konsiderohet sektor me mundësi të mëdha për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Vlerësohet se në Kosovë ekzistojnë mbi 120.000 ferma që mbarështojnë kafshë blegtorale, mirëpo shumica e tyre janë të vogla, kryesisht ekzistenciale dhe gjysmë-ekzistenciale. Kultivimi i gjedheve zë rreth 60% (gjysma e së cilave janë lopë qumështore) duke pasuar nga kultivimi i kafshëve të imëta (dele dhe dhi) me rreth 30 %, ndërsa në sektorin i shpezëve, aquakultura (kultivimi i peshqve) dhe bletaria kanë pjesëmarrje më të vogël (DPB, 2009) Prodhimtaria e qumështit tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm. Si rezultat i përmirësimit të racave të lopëve qumështore, përmirësimit të metodave të të ushqyerit të kafshëve dhe praktikave të mbarështimit, llogaritet se mbi 70% të kërkesave të konsumit lokal për qumësht të freskët përmbushen nga prodhimi vendor, ndërsa rreth 25% importohet nga rajoni dhe BE-së. Rëndësia e industrisë agropërpunuese si hallkë kryesore e zhvillimit të sektorit të blegtorisë qëndron në qëndrueshmërinë e furnizimit dhe në absorbimin e prodhimtarisë primare për nevoja të përpunimit. Prodhimet e qumështit duke përmbushë standardet higjienike, mjedisore, të mirëqenies së kafshëve dhe sigurisë së ushqimit, mundësojnë që të prodhohen dhe paketohen si të fermentuara: jogurti, kosi, ajrani, djathi i bardhë dhe produkte të tjera. Në ekonomitë familjare, numri mesatar i lopëve qumështore është 1-5 krerë lopë. Vlerësohet se rreth gjysma sasisë së qumështit të prodhuar përdoret për nevoja familjare (në fermë), sasia tjetër me rreth 40% shitet në tregje dhe vetëm 10% përpunohet. Supozohet se ekzistojnë rreth 100.000 krerë dele qumështore me kapacitet prodhimi 8.000 tonë qumësht në vit. Kosova ka rreth 14.600 krerë dhi me kapacitet prodhues rreth 3.900 tonë qumësht në vit 2.1.4 Nënsektori i bujqësisë organike

Bujqësia organike është në fazën fillestare të zhvillimit duke u harmonizuar dhe përafruar me legjislacionin e BE-së. Gjithësesi, ekzistojnë disa zhvillime në këtë drejtim, duke filluar nga ngritja e kapaciteteve të një numri farmerësh, ambientalistë dhe punonjësish universitar lidhur me mundësinë, format dhe potencialet e kësaj qasje dhe krijimi i një shoqate që promovon bujqësinë organike. Në Kosovë, ndërkohë janë realizuar disa pilot projekte kultivimi produktesh organike. Peja me rrethinë rurale prej 76 fshatrash dhe bjeshkët që e rrethojnë përbën një potencial të lartë për produkte natyrale të kultivuara dhe të egra. Gjithësesi, kushtet (tokat dhe lloji i produkteve të përshtatsme) potenciali ekonomik, social dhe mjedisor i produkteve organike kërkon të eksplorohet .

Page 53: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

53

3. Përshkrimi i gjendjes së përgjithshme të bujqësi së në komunën e Pejës Komuna i Pejës shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës. Qyteti gjendet rrëzë Bjeshkëve të Alpeve Shqiptare që ngritën mbi Grykën e Rugovës e cila zgjerohet me 13 fshatra dhe disa lagje të tyre, me dëbanishtat verore, pyjet dhe kullotat alpine përkatëse.

Harta e komunës së Pejës bazuar Harta e bonitetit të tokës (tipi i tokës, në lartësinë mbidetare thellësia,drenazhi, etj.) në komunën e Pejës Komuna e Pejës është e ndarë në 27 bashkësi territoriale që përfshijnë gjithsej 76 fshatra. Në komunë jetojnë rreth 160.000 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në qytet apo rrethinën e tij si vendbanime më të përshtatshme të shpërngulur gjatë sezonës dimërore apo në përgjithësi nga zonat e thella rurale me kushte të vështira jetese veçanërisht nga krahina malore e Rugovës. Territori i komunës së Pejës përbën 60258 ha sipërfaqe. Përspektiva e Agrobiznesit në komunën e Pejës është e bazuar në orientimin e investimeve në pemëtari dhe blegtori, si dhe në kultura me vlera të veçanta si perimet (perimet, bimët mjekuese) duke patur parasysh burimet natyrore dhe traditen kultivuese lokale, si dhe nevojat e tregut si dhe ndërlidhjen me zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomik si turizmi etj. Në komunën e Pejës fermerët kryesisht kultivojnë misër, patate dhe jonxhe. Gruri është kultura e katërt për nga rëndësia ngaqë bimët foragjere kanë zëvendësuar shumicën e sipërfaqeve të grurit. Patatet dhe qepët janë perimet më të rëndësishme. Kjo mund të shpjegohet me faktin se dheu këtu është kryesisht me zall. Shumica e kulturave kanë rendimente më të larta në sipërfaqet e ujitura. Ndërsa kulturat me vlera të shtuara (perimet që ujitën) mbulojnë rreth 27% të sipërfaqeve të mbjellura në këtë komunë. Toka në komunën e Pejës varion nga ajo e punueshme deri të pyjet dhe kullotat. Në këtë tabelë janë paraqitur kategoritë e tokës dhe sipërfaqet. Tabela në vazhdim paqet kategoritë e tokës në komunën e Pëjës.

Burimi: Agjencia Kadastrale e Kosovës Ndërsa një pamje e gjendjes rreth sipërfaqeve të mbjella me drithëra dhe prodhimtarisë vjetore në Pejë është paraqitur në tabelën në vazhdim.

Kategoria e shfrytëzimit ara kopshte pemishte vreshta livadhe Kullota pyje

Sipërfaqja ha 11,401.77 31.68 1,484.71 236.74 7,849.71 10,247.72 25,709.79

Page 54: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

54

drithërat

grurë

elb

Miser

miser/ fasule

sipërfaqe ha 1540 150 4200 2110

rendimenti kg 6468000 420000 20160000 7596000

Burimi: MBPZHR 3.1 Prodhimtaria e qumështit në komunën e Pejës Peja prinë me prodhimtarinë e qumështit në Kosovë. Kapaciteti ditor është 11050 litra Me 16 pika grumbulluese të qumështit të freskët është komuna model për këtë prodhimtari. Kapacitetet e grumbullimit të qumështit në komunën e Pejës 2011 Nr. i pikave grumb. Pika grumbulluese

Kapac. (l) Grumbu. (l) Çmimi

Dista.P.G.Q (km) Qumështorja

1 Lozhan 1000 800 0.24 52

2 Gllogjan 1000 1000 0.28 90

3 Istogu (Shoqata) 2000 600 0.28 90 Devolli

4 Zlakoçan 1000 1000 0.28 92

5 Treboviç 200 150 0.28 8 ABI

6 Gurakoci 600 600 0.28 87 Devolli

7 Vrellë 250 250 0.28 87 Devolli

8 Budisallc / Zllakoçan 1000 900 0.28 92 ABI

9 Dubravë / Istog 1200 1200 0.31 25

10 Prekallë / Istog 600 600 0.31 20 Devolli

11 Zahaç / Pejë 900 900 0.31 5 Devolli

12 Dardani / Pejë 650 650 0.31 6 Devolli

13 Jabllanicë / Pejë 400 400 0.31 15 Devolli

14 Rakosh 400 400 0.065 Devolli

15 Agroujmiri 600 600 0.23 ABI

16 Dardania/Cerrovik 1000 1000 0.24 ABI

Gjithsej 12800 11050 Të dhënat e departamentit të blegtorisë në MBPZHR

3.2 Ujitja dhe kullimi Ujitja është ndër faktorët krysor që mundëson zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore, duke rritur rendimentin, profitin si dhe konkurencën njëkohësisht. Skemat tradicionale mbulojnë rreth 2.000 ha dhe gjendën në rrafshinën pjellore të Drinit të Bardhë dhe Lumit të Bardhë. Shumica e hyrjeve në lumenjë janë penda primitive nga dheu, ndërsa kanalet në tokë ndonjëherë pajisen me kutitë e distribucionit dhe nga muret shumë të vjetra. Dy skema plotësuese të përmirësuara janë ndërtuar në vitet ’70 në tokat mesatarisht pjellore në Jug të Pejës (2.375 ha) si dhe skema e Platosë së Vitomiricës (2.200 ha). Të dy skemat transportojnë ujin e lumenjëve nëpërmjet kanaleve të hapura në rrjetën e gypave me presion të ulët. Lumi Drini i Bardhë në veriperëndim të Pejës mund të ujit një sipërfaqe potenciale prej më shumë se 2.500 ha, ndërsa Lumi i Bardhë në juglindje ka një sipërfaqe prej 3.500 ha. Në

Page 55: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

55

fund të sezonit të thatë rrjedha e lumit bie në Drinin e Bardhë dhe në Lumin e Bardhë në Pejë të cilët lumenjë furnizohen me përroska. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur ndryshimet e rendimenteve të fituara në sipërfaqet e ujitura në krahasim me ato të pa ujitura Tabela e analizës së sektorit të ujitjes në ekonomitë familjare të hulumtuara në Pejë (2006)

Kultura

Sipërfaqja e hulumtuar në ha Rendimenti në ton (të ujiturat dhe të pa ujitura)

Ujitet Nuk ujitet % e sipërfaqeve të uitura nga totali Ujitet Nuk ujitet

Gruri 19 7,1% 3,95

Misri 1 60,9 37,9 37,0% 4,43 3,84

Misri 2 17,41 9 9,9% 4,68 4,41

Patate 37,26 0,35 14,1% 32 21

Domate 3,79 1,41 1,9% 30 28

Patëllxhan 0,05 0,0%

Speca 4,36 1,39 2,2% 16 12

Pjepër 0,14 0,56 0,3% 17 12

Lakër 4,82 0,105 1,8% 40 18

Marule 0,18 0,01 0,1% 3 5

Qepë 9,62 0,79 3,9% 20 8

Fasule 0,07 0,0% 4,5 4

Fasule me kultura tjera 6,38 1,07 2,8% 1,9 1,5

Karota 0,09 0,0% 8,3 8,5

Jonxhe 41,61 9,01 18,9% 4,8 2,9

Pamjaftueshmëria e mirëmbajtjes ka reduktuar edhe më tejë, kapacitetin e kanaleve tradicionale. Efikasiteti i përgjithshëm tepër i ulët, ka reduktuar sipërfaqen nën ujitje dhe ka sjellë fermerët që të rrisin periudhën e rotacioneve gjatë sezonës kulmore, prej tri në katër javë. Madje edhe kulturat me rrënjë të thella si gruri, misri dhe jonxha vuajnë nga mungesa e ujit. Perimet nuk mund të përballen më këto kushte. Si rezultat, rendimentet janë të kufizuara dhe fermerët janë detyruar të ndërrojnë perimet me jonxhë dhe misër. Sipërfaqja e ujitur në vitin 2004 nga Drini i Bardhë është llogaritur në 1.300 ha, edhe pse kapacitetet teknike llogaritëshin rreth 6500 ha dhe pothuajse nga atëherë ka ngelë gjendja e njejtë. Infrastrukturës së ujitjes duhet qe t’i kushtohet me shumë vëmendje në ndërtimin e kapaciteteve të strukturave që koordinojnë dhe lehtësojnë funksionimin e kanaleve të mëdha, ndërsa ruhet koncepti i menaxhimit të sistemit nga përdoruesit. Përveҫ kësaj, fermerëve duhet t’iu ofrohet këshillim në lidhje me përdorimin eficient të ujit për ujitje dhe menaxhimin e përmirësuar të burimeve ujore si dhe administrimin e qëndrueshëm. Së fundmi pritet që të vazhdohet në ristrukturimin e këtij sistemi pasi që është renditë në projektet e Planit të zhvillimit Rural nga MBPZHR. 3.3 Pyjet Pyjet për komunën e Pejës mbetën resurse me përfitime të shumëfishta për krijimin e të mirave materiale, mundësi të punësimit, mbrojtjën e florës dhe faunës, rekreacionit, turizmit etj. Siperfaqet me pyje publike në komunën e Pejës janë gjithsej 16.934ha, ndërsa 8774ha janë pyje private. Tokat pyjore publike dhe ato private u janë nënshtruar aktiviteteve të pakontrolluara apo ilegale të shfrytëzimit. Krahasuar me të gjitha standardet e aplikuara këto shifra janë mjaft të larta. Situata është shumë kritike sidomos në pyjet halore, ku ekzistenca e sipërfaqeve të gjera pyjore është vënë në rrezik. Zbatimi i standardeve profesionale në të

Page 56: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

56

gjitha nivelet dhe ngritja e vetëdijes së popullatës për rëndësinë e sektorit, mbetet ndër prioritetet e politikave vendimmarëse të komunës. Prandaj, implementimi i menaxhimit të pyjeve është sfidë e nivelit qëndror dhe lokal të qeverisjës për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve investuese.

Menaxhimi i pyjeve duhet të realizohet në harmoni me deklaratën dhe parimet e konsensusit global të menaxhimit, konservimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjitha llojet e pyjeve, përfshirë edhe parimet e parandalimit, biodiversitetit, barazisë së gjeneratave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekologjik.

Dihet se planifikimi operacional është mjeti më i mirë për të zvogëluar ndikimet negative në tokat pyjore të cilat mund të ndodhin nga aktivitetet pyjore. Prandaj roli i vendimmarrësve për implementimin e planeve menaxhuese do të bazohej në shfrytëzimin e tokës pyjore, silvikulturën si dhe aktivitete të tjera për secilën sipërfaqe të administruar duke u bazuar në konsultimet paraprake me nevojat e komunitetit dhe palë të tjera të interesit para miratimit të planeve. Duke zbatuar programe të gjera për përkujdesje ndaj pyjeve të reja dhe atyre të tejdendura do të arrihej përmirësimi i strukturës së pyjeve, ngritja e prodhimtarisë për djegie dhe drurit me dimension të vogël që është i përshtatshëm për përpunim dhe do ofrohen mundësi punësimi për popullatën rurale.

Pyllëzimet duhet të zhvillohen në vende të zhveshura të kualitetit të mirë, aty ku ekzistenca e tokave të mbjellura nuk vihet në rrezik nga faktorë të jashtëm, në toka pyjore, ku pyjet janë të vjetra dhe joproduktive, të cilat duhet zëvendësohen me pyje më produktive, dhe në toka pyjore ku regjenerimi natyral nuk është i pritshëm për një periudhë të arsyeshme kohore. Selektimi i specjeve autoktone në vend të atyre ekzotike duhet të jenë pjesë e planeve menaxhuese. Deri tani në komunën e Pejës janë realizuar plane menagjuese të pyjeve në tri njësi ekonomike. Tabela: pyjet publike të komunës së Pejës, sipas njësive menaxhuese

Nr. r.

Njësia ekonomike

Pyje të larta ha

Pyje të ulëta ha

Pyje të degra-duar a (shkurre) ha

Sipërf. të mbuluara me pyje (4+5+6) ha

Sipërf. të zhveshura ha

Sipërf. e tërësish. pyjore (7+8) ha

0 1 4 5 6 7 8 9

3. “Rusolia-Zhleb”

947,36 244,07 331,00 1.522,43 2.102,29 3.624,72

4. “Kopranik” 3.105,17 1.490,42 743,00 5.338,59 936,66 6.275,25 9. “Hajlë” 4.016,61 879,43 781,10 5.677,14 1.588,14 7.265,28

Rendësi të veçantë ka përdorimi I farërave të ҫertifikuara për prodhimin e fidanëve dhe prodhimi miks i specieve, origjina dhe lloji i materialit për mbjellje duhet të harmonizohen me kërkesat e programeve afatgjata për pyllëzime. Për tu shërbyer nevojave për intervenime të ndryshme menaxheriale është nevojë urgjente ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve për qasje në pyje. 3.4. Agro-përpunimi, tregu dhe marketingu Zhvillimi i potencialeve agro-përpunuese do të ketë rol vendimtar për përmirësimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe zonave rurale të komunës së Pejës. Industria agro-përpunuese shërben si një instrument kryesor dhe i qëndrueshëm për prodhimin bujqësor.

Pjesa më e madhe e fabrikave përpunuese janë të vogla dhe marketingu i tyre është zakonisht i lokalizuar. Zhvillimi i mëtejshëm i industrisë agro-përpunuese do të jetë vendimtar

Page 57: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

57

për një lidhje të përmirësuar të fermerëve me tregjet dhe një rritje të vlerës së produkteve lokale.

Fuqia negociuese e fermerëve është e vogël si pasojë e mungesës së informacionit mbi ҫmimet dhe mundësitë e kufizuara për shitje. Do të jetë e rëndësishme që të përmirësohet infrastruktura e tregjeve, për të funksionuar në mënyrë me eficiente, si dhe të garantohet mirëmbajtja e tregjeve.

Prodhimi organik po arrinë që të zotëroj një segment në treg. Megjithatë Peja ka infrastrukturë tregu të vjetër që nuk mundëson ruajtjën e cilesisë dhe pastertisë së produkteve kështu që edhe standartet e cilesisë duhen të përcaktohen dhe të zbatohen nga organet kompetente si inspektoriati etj.

Marketingu i produkteve të përpunuara nuk i takon një cilësie të lartë që do të rriste mundësinë që prodhuesit nga komuna e Pejës të konkurojnë në tregjet regjionale dhe europiane ku do të gjejnë hapësira tregtare.

Peja ka mundësi për të eksploruar disa hapësira tregtare bujqësore, si me bimet mjeksore, produktet e qumështit, mjaltit dhe produkte të tjera të bletës etj. Veҫanërisht viset malore janë shumë të pasura me bimët mjeksore, por zhvillimi duhet të orientohet drejt kultivimit të tyre, sesa grumbullimit në gjendje të egër, pasi që rrezikon mirëqenjën dhe vijueshmërinë e këtyre burimeve natyrore me vlera dhe potenciale të larta për zhvillim ekonomik. 3.5 Zhvillimi i turizmit rural

Ndonëse Peja ka potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit, deri tani nuk ka arritur ti shfrytëzoj ato në mungesë të përvojës dhe aftësive menaxhuese të këtij sektori. Larmia e vlerave të shumëta kulturore e historike, pasuritë e njohura me vlera tradicionale, doket e zakonet e trashëguara dhe tradita mikëpritëse e popullatës sonë, bëjnë që Peja të pres vizitorë të shumtë nga vendi, regjioni dhe bota.

Gryka e Rugovës me alpet mahnitëse dhe burimi i Drinit të Bardhë janë vendet më të frekuentuara deri tani, por menagjimi i mirë i resurseve të këtij sekori dhe investimet në të ardhmën premtojnë në shtimin e pikave turistike gjithashtu shumë atraktive. Ndërtimet e vjetra prej guri, që i rezistuan edhe luftës së fundit, mullinjtë e vjetër për bluarje të misrit, si ai i Haxhi Zekës, i Radacit, i Drelajve etj, janë mjaft atraktiv për turistët.

Pjesët e Bjeshkëve të Nemuna që i përkasin komunës sonë janë të përbëra prej një kompleksi nga lugjet, akullnajat, burimet lumore, prrockat dhe oazat me borë që nuk shkrihen as veres, paraqesin atraksion të vërtetë. Ashpërsia ekstreme e klimës, formësimi i peisazheve autentike, harmonizohen shumë mirë me hapësirat me vlera rekreative-turistike dhe aspektin bio-medicinal

Jetësimi dhe menagjimi i kapaciteteve turistike do rriste numrin e bizneseve private e si rezultat do të rritej numri i të punësuarve në të gjitha stinët e vitit. 4. Sfidat në sektorin e agrobiznnesit Pavarësisht nga të gjitha zhvillimet pozitive, varfëria ende godet me ashpërsi i zonat rurale. Përveç varfërisë, sfidat kryesore për zhvillimin e agrobiznesit në përgjithësi dhe në komunën e Pejës veҫanërisht janë:

� Sa mund të zbatohen reformat e menaxhimit të tokës dhe mbrojtjes së tokës bujqësore

ndaj zhvillimit të paplanifikuar urban dhe rural në veҫanti; � Në ç’masë do të përmirësohet cilësia e jetës në harmoni me mbrojtjën e mjedisit;

Page 58: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

58

Sa do ta bëjmë funksionale lidhjën midis objektivave strategjike dhe programeve të hartuara të shpenzimeve në kuadrin e një përspektive pesë vjeçare;

� Sa dhe si do të mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm rural (duke përfshirë infrastrukturën) përmes promovimit të bujqësisë dhe aktiviteteve tjera ekonomike të ndërlidhura me to;

� A kemi kapacitete të mjaftueshme për sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës rurale për mundësitë e shumëta për ngritjen e mirëqenjës nëpërmjet investimeve në sektorin e bujqësisë;

� Sa do të mbështesim fermerët dhe përpunuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale për të përfituar nga skemat mbështetëse në shumë sektore të prodhimtarisë, përpunimit, mekanizimit si dhe organizimin e tyre në grupe si kooperativa, Grupe Lokale të Veprimit (GLV) etj;

� Si të arrijmë informimin dhe qartësimin për vendimmarrësit dhe palët e interesit për reformat dhe proceset e zhvillimit që ndodhin në sektorin e agrobiznesit;

� A mund të orientohemi drejt dhe arsyeshëm për mbështetje teknike dhe financiare të bujqësisë, bazuar në nevojat prioritare;

� Sa mund të bazohemi në treguesit matës për sektoret e bujqësisë, pylltarisë, blegtorisë dhe mekanizmit bujqësor që të përqëndrohet vemendja në hallkat më të ndieshme të këtij zingjiri kompleks, bazuar në rregulloret e BE-së dhe standardet e kualitetit;

� Si ti promovojmë të arriturat nga investime të qëndrueshme të orjentuara në ambient, çështje sociale, ҫështje gjinore, komunitetin jo shumicë, shfrytëzimin efikas të burimeve natyrore dhe të energjisë dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike;

� Sa mund të menaxhojmë aspektet e sigurimit të ushqimit të shëndoshë duke reduktuar përdorimin e pesticideve dhe duke menaxhuar prodhimtarinë e integruar si para periudhë e prodhimtarisë organike;

� Si ta bëjmë përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të higjienës në fermë, pika grumbulluese, tregje, fabrika etj. dhe

� Si ta realizojmë përmirësimin e përpunimit dhe marketingut të produkteve bujqësore dhe pyjore, për rritjen e efikasitetit dhe aftësisë konkurruese dhe të bazohemi në avantazhet konkuruese në raport me komuna tjera në rajon, nivel vendi dhe më gjerë.

Vështirësitë kyçe që hasen përgjithësisht në sektor in rural përfshijnë :

• Infrastruktura rurale: rrugët e këqija, qasje e kufizuar në ujin e pijshëm dhe mënjanimi i dobët i mbeturinave, rrjeta telefonike, IT dhe rryma elektrike e kufizuar;

• Qasje e kufizuar në zonat malore: të pazhvilluara, qasje e dobët në infrastrukturë dhe kullosa në zonat më pak të favorizuara;

• kreditë komerciale dhe mikrofinanciare nuk mund të përballohen financiarisht; • Investimi vendor në prodhim dhe përpunimin bujqësor është i limituar; • Probleme në kontrollin e kualitetit të ushqimit; • Aplikimi i kufizuar i teknologjive të reja dhe shkathtësive moderne të punës • Sistemi i ujitjes i varfër dhe i kufizuar në mbulim dhe teknologji; • Përdorim jo adekuat i tokës dhe mos konsolidimi të saj; • Përdorim i kufizuar i analizave të dheut; • Marketing i kufizuar; • Numër i kufizuar i pikave për grumbullimin e artikujve me përdorim të gjerë, përfshirë

këtu rolin e kooperativave dhe minifabrika përpunimi të këtyre produkteve përfshirë frutat e malit, erëzat dhe bimët mjekuese;

• Numër i kufizuar i shoqatave të prodhuesve dhe mungesa e organizimit të atyre ekzistuese;

Page 59: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

59

• Përkrahje e kufizuar për çështjet gjinore dhe minoritare, të komunitetit dhe agro-mjedisit;

• Shërbimet rurale këshilluese të pamjafrueshme; • Mos funksionimi dhe privatizimi i pa përfunduar i ndërmarrjeve shoqërore; • Kapacitete të pamjaftueshme profesionale të administratës komunale.

Vështirësitë kyçe që hasen në veçanti sektorin e bu jqësisë përfshijnë :

• Niveli i ulët i efikasitetit dhe përdorimi i teknologjive të vjetruara bujqësore; • Madhësia e pamjftueshme e fermave dhe prodhimi bujqësor i fragmentuar; • Cilësi e ulët e prodhimeve bujqësore; • Përpunimi i prodhimeve bujqësore është i fragmentuar, i karakterizuar nga tej

kapaciteti dhe nevoja për të përmirësuar cilësinë, sigurinë e ushqimit mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e ambientit;

• Të hyra të ulëta në dispozicion të ekonomive shtëpiake; • Mbivarësi në bujqësi si burim kryesor i të ardhurave në zonat rurale; • Munges investimesh në bujqësi dhe papunësi e lartë në zonat rurale; • Standardi i ulët jetësor në zonat rurale, për sa i përket infrastrukturës fizike, sociale

dhe shërbyese; • Niveli i ulët i edukimit i bujqëve veҫanërisht i gjeneratave të reja ; • Intensifikimi i bujqësisë do të ketë ndikim negativ në ambient; • Menaxhim i dobët i pyjeve, parandalim dhe stopim i veprimeve ilegale si prerja që

krijon shpyllëzim dhe eriozion, hapja e rrugëve të reja malore për bartjen e lëndës drusore së shumti të prerë pa kriter e kontroll të duhur;

• Ndërtimet e parregulluara në tokë bujqësore; • Mungesa e mbrojtjes në kufi kundrejt importeve të lira të produkteve bujqësore e

blegtorale konkurruese në çmim me të njëjtat produkte lokale. • Mungesa e planeve të zhvillimit të komunave dhe mospërfshirja e planeve për

zhvillim rural brenda këtyre planeve, • Ndryshimi i destinimit të tokës bujqësore dhe problemi i konsolidimit të saj

(ekzistenca e parcelave të vogla). • Mungesa e të dhënave të reja kadastrale.

5. Sygjerimet nga konsultimi publik

Si rezultat i identifikimit të problemeve gjatë takimit konsultativ publik me fermerë është vërejtur shqetësimi i fermerëve për investimet e pamjaftueshme në sektorin e prodhimtarisë blegtorale, me theks të veҫantë në shtimin e numrit të gjedheve si dhe ngritjen dhe modernizimin e shtallave me infrastrukturë të nevojshme.

Kërkesë e arsyeshme ishte edhe përkrahja e fermerëve në investime për prodhimtari natyrale (organike) bazuar në potencialet e larta të resurseve ekologjike, orientimi i të cilëve ishte në zonat e pastra të Rugovës, për grumbullimin bimëve dhe kultivimin e dhrithërave e perimeve organike me vlera të larta ushqyese dhe sheruese. Edhe prodhimtaria blegtorale në zona malore garanton prodhimtari organike bazuar në rezultatet e analizave të kualitetit dhe pastertisë se këtyre produkteve.

Prodhimtaria sezonale dhe mungesa e kapaciteteve për ruajtjen e produketeve bujqësore të fermerëve është ndër problemet e mëdha me të cilat ballafaqohen fermerët. Për ti ikur kufizimit vetëm me prodhimtari sezonale shihet nevoja për mbështetje me ngritjen e fushave të mbrojtura (serave) por edhe frigoriferve me kapacitete të mëdha për ruajtjen e produkteve të freskëta për të mundësuar tregun e tyre gjatë gjithë vitit, duke i zëvendësuar produktet e importuara nga jasht.

Page 60: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

60

Bazuar në burimet e pasura pyjore të kësaj komune ndër sugjerimet e konsultimit publik ishte edhe planifikimi dhe menaxhimi i drejt me pyje duke përfshirë rregullativat për prerje dhe transport të masës drusore të sektorit privat, pasi që do të evitohej mungesa e lëndës së parë drusore për përpunim të drurit në qytet. Gjithashtu u shtrua nevoja e mbështetjës me lehtësimin e politikave fiskale për importin i masës drusore ashtu siҫ e praktikojnë vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Këto masa do të ruanin peisazhin dhe balansin e drunjëve të lartë në raport me prerjet që do të kishte edhe ndikim pozitiv në ambient.

Ndër sygjerimet me vizion dhe të rëndësishme për prodhimtarinë vendore ishte edhe avancimi i masave stimuluese të prodhimtarisë bujqësore dhe blegtorale, i pemëve, perimeve, bagëtise e bletëve dhe përpunimi i produketeve autoktone me qëllim të ruajtjes së origjinës gjeografike që njihen si ,,brende” për mollë, dhi, dele, djathëra etj., si prodhime të veҫanta që identifikohen me emra të origjinës.

Njëra nga kërkesat e komunitetit ishte edhe stimulimi i prodhimit dhe mbështetja për sigurim të plasimit në treg të prodhimtarisë bujqësore e blegtorale,veҫanërisht atyre natyrale (organike ) bazuar në shqetësimin e fermerëve për sigurimin e tregut për prodhime bujqësore dhe blegtorale të shumicës dhe pakicës për fruta e perime, për produkte lokale doli si domosdoshmëri ngritja e këtij tregu për produkte lokale me pakicë të ndarë nga tregu me prodhime importi dhe me shumicë. Kjo do të siguronte edhe një garancë dhe besim tek klientët që do të furnizohen me produkte vendore si më të preferuara por edhe do të rriste konkurueshmerinë e prodhimeve tona.

Prodhimtaria sezonale dhe mungesa e kapaciteteve për ruajtjen e produketeve bujqësore është ndër problemet më të cilat ballafaqohen fermerët. Për ti ikur kufizimit vetëm me prodhimtari sezonale shihet nevoja për mbështetje me ngritjën e fushave të mbrojtura (serrave), por edhe frigoriferve me kapacitete të mëdha për ruajtjen e produkteve të freskëta për të mundësuar tregun e tyre gjatë gjithë vitit, duke i zëvendësuar produktet e importuara nga jashtë. Humbja e një mase të madhe organike si mbeturinë shtëpiake, fermave dhe mbetje tregu të frutave, perimeve të cilat ka mundësi të ripërdoren përmes procesit grumbullimit dhe përpunimit në kompose etj. të mbeturinave organike në një zonë bujqësore si Vitomirica me përfshirje dhe ndikim në gjithë komunitetet lokale. Informimi me kohë, mbrojtja e konsumatorit dhe sigurimi i cilësisë bazuar në rregulloret dhe ligjet në fuqi dhe angazhimin efikas të inspektorve komunal dolën gjithashtu si sygjerime të konsultimit publik. 5.1 Analiza e gjendjës së agrobiznesit bazuar në pë rparësitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet (SWOT) Përparësitë - Pozita gjeografike dhe kushtet klimatike shumë të favorshme për zhvillim të agrobiznesit - Potenciale të mjaftueshme njerëzore me përgtitje profesionale dhe me moshë të re - Resurse me vlera të larta natyrore (tokë bujqësore dhe pyjore) dhe resurse ujore - Mundësia dhe hapsira të konsiderueshme për kultivimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale - Kapacitetet e prodhimeve të fidaneve të pemëve, analizimi dhe kontrolli i prodhimeve bujësore dhe blegtorale në Institutin Bujqësor të Pejës - Peisazhe të veçanta për zhvillimin e turizmit rural dhe aktivitete sportive - Mundësi plasimit të mallërave në tregun e jashtëm (si portë e Kosovës për në MZ) - Çasja në rrugët regjionale dhe hekurudha - Vende me borë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit dimëror - Qendër e lashtë tregtare, me trashëgimi kulturore dhe artizanate të veglave të punës.

Page 61: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

61

Dobësitë - Teknologjia e dëmtuar dhe e vjetruar - Pamjaftueshmëria e përkrahjës teknike - Kapacietet e limituara administrative dhe organizative - Pamjaftueshmëri e menaxhimit të tokës, parcelizimi i tokave bujqësore - Mungesa e sistemit të informacionit funksional për ekonomi familjare, toka, kapacitete prodhuese e përpunuese, çmime etj. - Infrastruktura teknike jo eficiente (uji cilësor, kanalizimi, hedhja e mbeturinave - Mungesa e çasjës në tregje Mundësitë - Peja ka mundëi dhe potenciale të larta për prodhimtari bujqësore dhe blegtorale - Menaxhimi më i mirë i tokës dhe i pyjeve - Klimë e mirë organizative e fermerëve në GLV, shoqata të grave fermere, dhe grupe me interesa të përbashkëta në fushën e agrobiznesit. - Mundësi qasje në programe e projekte për përfitim nga fondet dhe skemat mbështetëse të qeverisë dhe donatorëve - Hapsirë e mjaftueshme për grumbullimin e bimëve organike dhe mjekuese në Alpe. Kërcënimet - Shfrytëzimi i pa kontrolluar i ndërtimeve në toka bujqësore dhe pyjore - Prerjet e ashpëra dhe pa kritere të pishave dhe drunjëve tjerë të pyjeve - Çasja e kufizuar në mjete financiare për investime në Agrobiznes - Pamjaftueshmëria e shërbimeve, këshillimeve profesionale - Pasiguria e efikasitetit afatgjatë të investimeve në bujqësi - Ndotja e tokës dhe resurseve të ujit - Konkurrenca e tregut nga importi. 6. Konkluzionet dhe rekomandimet Pozita shumë e favorshme gjeografike dhe kushtet klimatike për zhvillimin e agrobiznesit që dëshmon më së miri ekzistencën e hapësirës së mjaftueshme për të investuar. Prandaj orientimi i investimeve në prodhimtarinë bujqësore dhe në industrinë e agropërpunimit është mundësia më e mirë për të shfrytëzuar këtë hapësirë.

Si konkluzion dhe rekomandim njëkohësisht është tu ofrohet palëve të interesit më shumë mundësi për përshtatjen e resurseve në dispozicion me programimin, planifikimin, mobilizimin dhe qasjen e bazuar në veҫoritë e zonës.

Infrastrukturës së ujitjes duhet që t’i jepet prioritet me ndërtimin e kapaciteteve të strukturave që koordinojnë dhe lehtësojnë funksionimin e kanaleve të mëdha, ndërsa ruhet koncepti i menaxhimit të sistemit nga përdoruesit. Fermerët duhet të përfitojnë më shumë këshillim në lidhje me përdorimin eficient të ujit për ujitje dhe menaxhimin e përmirësuar të burimeve si dhe administrimin e qëndrueshëm. Shfrytëzimi i mundësive përmes qasjes në programin “LEADER” në Kosovë, mundëson përzgjedhjen dhe përgatitjën e partnerëve përkatës lokal (Grupet Lokale për Veprim) për organizimin e fermerëve.Programi ’’LEADER’’ mundëson aktivizimin e palëve të interesuara lokale duke shtuar qasjen pjesëmarrëse, duke bashkuar nismat individuale të projekteve dhe duke përcaktuar partneritetet dhe potencialet që mbështesin njëra-tjetrën. Ky program mundëson zbatimin e strategjive zhvillimore lokale bazuar në qasjen e planifikimit dhe konsultimeve nga baza e komunitetit “poshtë-lartë”dhe partneritetin horizontal, bashkëpunimin ndërterritorial mes zonave rurale, rrjetëzimin dhe fuqizimin.

Page 62: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

62

Bashkëpunimi mes viseve rurale është një alternativë për bartjen dhe këmbimin e njohurive, përvojës si dhe të rezultateve në një proces mësimi me përfitime konkrete. Këtu përfshihet edhe bashkëpunimi ndërkufitar si një mënyrë e përkryer për të përvetësuar aftësitë dhe ndërtuar kapacitetin për të zhvilluar viset rurale të Kosovës që kanë nevojë për zhvillim.

Funksionalizimi i rrjetit të informacionit, që nënkupton grumbullimin e të dhënave dhe krijimin e bazë të tyre me numrin e ekonomive familjare që ushtrojnë veprimtari agrobiznesi, duke përfshirë llojin e veprimtarisë, kapacitetet njerëzore dhe prodhuese apo përpunuese, mekanizimin bujqësor dhe blegtoral. Paraqitja hartografike me lokacion gjeografik e këtyre informacioneve është kërkesë që do të shërbejnë për orjentimin e politikave zhvillimore në komunë.

Ishte rekomanduar që GLV-të të organizohen në Rrjetin Kombëtar të GLV-ve që synojnë veprimet në përputhje me Rrjetet Evropiane të GLV-ve. RRZHR-të të orjentojnë veprimet edhe në bashkëpunimin midis njerëzve lokal në spektrin e interesave të përbashkëta për mbrojtjen e viseve rurale dhe trashëgiminë e tyre. Misioni i RRZHR -së është të lidhë grupet ekzistuese (GLV-të, shoqërinë civile, OJQ-të etj) rrjetet në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Në Kosovë GLV-të duhet të iniciojnë dhe përkrahin zhvillimet e bashkësive lokale.

Mbështetja, inkurajimi në hartimin dhe realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës së kullotave që favorizon edhe zhvillimin e turizmit.

Organizimi kompanive promovuese për agrobiznesmen që respektojnë standardet e shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve bujqësore, duke ruajtur resurset natyrore për gjeneratat e ardhshme, si prodhues të kulturave të integruara dhe organike. Pasurimi i bibliotekës lokale me materiale të zhvillimit rural e cila do të ndihmonte në identifikimin e dokumentacionit lokal në dispozicion (anketat e mëhershme, raportet, hartat, të dhëna të çfarëdo lloji që tregon pasqyrën e gjendjës në agrobiznes.

Rangimi i prioriteteve për zhvillimin rural sipas rëndësisë realizuar nga GLV-të në Pejë gjatë përgatitjes së Strategjisë së Zhvillimit Rural në vitin 2009 është paraqitur në këtë tabelë Rëndësia e parë Rëndësia e dytë Rëndësia e tretë Bujqësia (prodhimi) Infrastruktura rurale Bujqësia (infrastruktura) Menaxhimi i tokës

Shërbimet në zonat rurale Mjedisi Politikat shtetërore për zhvillim

Diversifikimi i të ardhurave në ekonominë rurale Çështjet shoqërore Resurset tjera natyrore (e lidhur me minierat, gurëthyesit, zhavorri nga lumenjtë etj) Menaxhimi i resurseve njerëzore Bashkëpunimi

Rekomandimi i rëndesishëm nga projekti LDS-së (Strategjia e Zhvillimit Lokal 2009) ishte zhvillimi i hartave tematike që do të mund të ishte mjet i fuqishëm për politikëbërjen në planifikimin hapësinor rural të komunës së Pejës.

Si rekomandim doli edhe ngritja profesionale dhe shkencore e vendimmarrësve dhe palëve tjera të interesit (pjesëmarrje në trajnime, asistencë teknike nga ekpert të vendit dhe nga jashtë, udhëtime studimore në Regjion apo shtete të BE-së, mbështetje në arsimim në ndonjë fushë specifike jashtë vendit etj)

Resurset natyrore të komunës së Pejës me tokë të pjellorisë së lartë, me burime ujore të pasura dhe ajr të pastër nga vargmalet e bjeshkëve të Rugovës janë përparësi dhe garanca të suksesit të agrobiznesit, turizmit natyral dhe sektorëve tjerë të ndërlidhur.

Page 63: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

63

Tradita e fermerëve e ndihmuar edhe nga udhëzimet e kuadrove të gjenratave të disa dekadave të shkollës së mesme të bujqësisë, mbështetur edhe nga rezultatet e hulumtimeve të vazhdueshme nga Instituti i Bujqësisë së Kosovës, së fundmi edhe nga arsimimi i lartë në degën e Agrobiznesit në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” e bën Pejën me mundësi dhe potenciale konkuruese në rajonn e Dukagjinit, në nivel vendi dhe ndërkufitar.

Ish organiziatat prodhuese në kuadër të Kombinat Bujqësor Industrial, kooperativat dhe industria agropërpunuese, si ish fabrika e sheqerit, e maltit dhe e birrës ishin shtyllë e fortë për konominë lokale, duke mundësuar aplikimin e njohurive, rritjën e eksperiencës profesionale edhe gjenerimin e të ardhurave për shumë familje në komunë në Pejës dhe më gjerë. Në linjën e shfrytëzimit të këtyre potencialeve njerëzore me njohuri shkencore dhe eksperenca shumëvjeqare në agrobiznes ka lindur kërkesa e madhe për themelimin e Fakultetit të Bujqësisë në kuader të universitetit publik në Pejë pasi që interesimi për të studiuar në këtë fushë është i lartë dhe i arsyetueshëm dhe është në raport me gjeografinë e rrafshit të Dukagjinit dhe strukturën rurale të popullatës. Hulumtimet shumëvjeqare shkencore dhe analizat laboratorike në Institutin e Bujqësisë mbështesin me një bazë të qëndrueshme arsyen e të themeluarit të këtij institucionit të lartë në Pejë. Potenciali i dalë nga ky fakultet do të funksiononte në planin e ngritjës së kapaciteteve njerëzore, me qëllim të gjenerimit të njohurive në fusha të reja dhe inovative dhe menaxhimin e bizneseve rurale duke organizuar trajnime për vendimmarrësit, NVM-të, grupet e fermerëve, shoqatat e fermerëve, shoqatat e grave rurale, minoriteteve, GLV-të etj. 7. Ligji, strategjia dhe plani për zhvillim rural Dizajnimi i politikave të favorshme zhvillimore për bujqësi dhe zhvillim rural bazohet në mbrojtjën e tokës bujqësore, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe rregullimin/konsolidimin e tokës në harmoni me Ligjin për Tokë Bujqësore nr. 02L/26 dhe U/A që kanë dalë nga ky ligj, si dhe ligjet tjera që kanë ndikim në ruajtjen e tokës bujqësore nga ndërtimet e pa planifikuara urbane. Përmes inspektimeve të rregullta për parandalimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore, krjimit të sistemit të informacionit për tokat bujqësore të ndotura është harmonizuar me veprime planifikimi dhe implementimi nga lartë poshtë dhe poshtë lartë, në partnerietet institucionale dhe me përfshirjen e palëve të interesit. 7.1 Plani për zhvillim rural dhe bujqësor të Koso vës 2007-2013 (PZhRB) Ky plan ka të bëjë kryesisht me këshillimin dhe asistencën teknike dhe financiare të fermerëve. PZhRB është rishikuar dhe përmirësuar për periudhën 2009-2013, masat:

• Zhvillimin e trajnimeve profesionale për nevoja të zhvillimit rural; • Rristrukturimin e potencialeve natyrore në sektorin agro-rural; • menaxhimin e resurseve ujore për bujqësinë; • përmirësimin e përpunimit dhe marketingut të produkteve ushqimore; • përkrahjen agro-mjedisore për menaxhimin e resurseve natyrore; • diversifikimin e fermave dhe aktiviteteve alternative në zonat rurale; • përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së trashëgimisë rurale dhe

përkrahjen për strategjitë e zhvillimit të komuniteteve lokale PZhRB 2009-13 ka marrë parasysh, Rregulloren nr. 1698/2005 të Këshillit për përkrahjen e zhvillimit rural për 2007-13 , dhe të Fondit Evropian për Bujqëi dhe Zhvillim Rural (EFARD). Kjo kornizë rregullative për planet e zhvillimit rural, cek katër boshte kryesore për politikën evropiane për zhvillimin e ardhshëm rural për 2007-13, ato janë:

1. shtimi i aftësisë konkurruese të sektorit bujqësorë, nëpërmjet përkrahjes së ristrukturimit të potencialit fizik në sektorin agro-rural;

Page 64: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

64

2. përmirësimi i mjedisit dhe peisazhit nëpërmjet të përkrahjes për menaxhimin e tokës, (përfshirë veprimet e lidhura me zhvillimin rural në zonat e Natura 2000);

3. përmirësimi i cilësisë së jetesës në zonat rurale dhe promovimi i diversifikimit, nëpërmjet të masave që synojnë sektorin e fermës dhe të interesuarit tjerë rural;

4. integrimi i qasjes “poshtë-lartë” të programit “LEADER+” në përgatitjen e strategjive për zhvillimin lokal.

7.1.1 Përkrahja institucionale dhe asistenca tekni ke për zhvillimin e agrobiznesit

Ndër objektivat e zhvillimit të agrobiznesit është edhe përkrahja institucionale dhe asistenca teknike, siҫ janë:

� Hartimi i platformave për inovacionin rural në shkallë komune dhe regjioni; � Partnershipet horizontale (shoqatat apo grupet e prodhuesve ose të marketingut të

fermerëve, grupet e veprimit lokal etj.; � Krijimi i partnershipeve vertikale (fermerë dhe tregtarë, agropërpunues, që

kooperojnë në skema të përbashkëta të shitblerjes së lëndës së parë, prodhimit dhe shitjes së produkteve;

� Vendosja e rregullave dhe forcimi i monitorimit për eliminimin e sindromave monopoliste potenciale në tregun e lëndës së parë ;

� Lehtësimi i liçencimit dhe ngarkesës tatimore të tregtareve të produkteve për të shtuar konkurrencën në treg;

� Ngritja e qendrave për hulumtime fushore të fermerëve; � Përmirësimi i teknikave dhe aftësive bujqësore; � Forcimi i kapaciteteve të monitorimit të cilësisë së farërave dhe fidanave; � Shkëmbimi i përvojave lokale në teknologjitë e prodhimit, tregtim dhe në organizimin

e shoqatave dhe marketing të produkteve dhe promovim të territorit; � Nxitja dhe mbështetja e avokimit të fermerëve në nivel komunal dhe vendor për

interesat e përbashkëta zhvillimore; � Diskutime në grupe për identifikimin e rrugëve për nxitjen e agroturizmit dhe

produkteve organike; � Zgjerimi i praktikave të mira bujqësore dhe të mbrojtjes së integruar të bimëve; � Studime për identifikimin e tregjeve me standarde; � Ofrimi i asistencës teknike dhe financiare për aktivitetet që ofrojnë zgjedhje kreative,

inovative dhe që i shtojnë vlerë produkteve të fermerit; � Fushata sensibilizuese dhe kampanja promovuese; � Vendosja dhe zbatimi i standarteve për produktet bujqësore; � Përmirësime të aktiviteteve të mbledhjes, shpërndarjes, përdorimit dhe publikimit të

informacionit statistikor; � Përmirësime të procedurave të planifikimit, monitorimit, vlerësimit dhe publikimit të

rezultateve të tyre; � Përmirësime ligjore rregullative lokale në përputhje me legjislacionin vendor me të

BE; � Përmirësimi i i sistemit të informacionit të tregut duke mbështetur ngritjën e një rrjeti

informacionesh (publikimesh) për çmimet e produketeve bujqësoere, blegtorale, mekanizim, impute (plehëra e preparate mbrojtëse).

7.1.2. Përkrahja institucionale dhe financiare për agrobiznesin MBPZHR si hartuese e politikave strategjike, përfshirë të gjitha format, masat dhe instrumentet, në mbështetje të faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investime. Kjo qasje mundëson zhvillimin e qëndrueshëm përmes ndryshimeve strukturale në ekonomitë agrare dhe mekanizmave që krijojnë vende pune. Të dhëna të detajuara rreth llojeve dhe shumëta e granteve dhe subvensioneve të MBPZHR dhe numrit të përfituesve në komunën e Pejës janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.

Page 65: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

65

Nr Lloj i grantit Viti Nr. i

perfitueseve Shuma në

EURO 1 Agropërpunimi 2009 1 5,000.00

2 Mekanizim 2009 2 1,975.00

3 Kafshet e imeta dele dhe dhi 2009 78 54,780.00

4 Lopët qumështore 2009 39 24,550.00

5 Mbjelljet vjeshtore 2009 108 58,984.20

6 Granti për hardhi të rrushit 2009 5 13,970.45

7 Serrat 2009 2 6,000.00

8 Subvencionimi i mëshqerrave 2009 41 16,800.00

Gjithsej 276 182,059.65

1 Projektet e zhvillimit rural nënmasa Vreshta 2010 1 2,530.00

2 Kafshët e imëta delet dhe dhit 2010 101 52,350.00

3 Lopët qumështore 2010 315 99,450.00

4 Projektet e zhvillimit rural-Nënmasa sera 2010 7 27,525.55

5 Projektet e zhvillimit rural-Nënmasa qumësht 2010 8 65,726.04

6 Projektet e zhvillimit rural-Nënmasa pemë 2010 1 1,500.00

7 Pagesat direkte për vreshta për hektar 2010 2 220.95

8 Subvencionimi i korrje-shirjeve 2010 138 11,410.14

9 ECLO GRANTE - Qumësht 2010 1 403,575.74

Gjithsej 574 664,288.42

1 Projektet e zhvillimit rural- Nënmasa sera 2011 4 35,000.00

2 Projektet e zhvillimit rural- infrastruktur në pemtari 2011 1 1,500.00

3 Projektet e zhvillimit rural- Vreshtari 2011 1 2,700.00

4 Projektet e zhvillimit rural-Nënmasa qumësht 2011 2 18,375.00

5 GLV-të 2011 1 4,718.49

6 Projektet e zhvillimit rural- Pemë të imëta 2011 4 7,337.81

7 Mbjelljet vjeshtore 2011 146 87,508.00

8 Kafshët e imëta delet dhe dhit 2011 94 60,270.00

9 Lopët qumështore 2011 276 82,410.00

Gjithsej 529 299,819.30

Gjithsej 1379 1,146,167.37

Përfituesit nga komuna e Pejës nga skemat mbështetëse të granteve dhe subvensioneve nga MBPZHR direkt dhe në bashkëpunim me komunën ka filluar në vitin 2009 me shumën rreth 182000 € në vitin 2009 e cila është rritur në 260713 € dhe në vitin 2011 arriti në 299.819 €. Ndërsa në vitin 2010, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian përmes MBZHR mbështeti prodhimtarinë e qumështit me një grant 403575 €. Krahas rritjes së shumës së mbështetjës financiare është rritur edhe interesimi i fermerëve numri përfitues i së cilëve është dyfishuar në këtë periudhë poashtu. Implementimi i Skemës së Pagesave Direkte është realizuar nga MBPZHR në bashkëpunim me MF, komunat dhe Sindikatat e Fermerëve. Meqenëse qasja e përgjithshme është për të stimuluar biznesin e fermave më të madha, MBPZHR ka deklaruar konsolidimin e tokës prioritet e saj të parë ndërsa rehabilitimi dhe përmirësimi ujitjes prioritet të dytë. Gjithashtu është planifikuar mbështetja edhe për kultivimin e bimëve natyrale organike (bimë mjekuese dhe aromatike) dhe prodhimtarinë e mjaltit. Përkrahja finaciare e MBBZhR kryesisht është e orjentuar në këto masa:

• Ngritjen e kapaciteteve profesionale të fermerëve (Masa 1) • Ristrukturimin e potencialit fizik në sektorin agro-rural (Masa 2) për qumësht, vezë,

bletë, pemë, perime, rrush dhe konsolidimi i tokës;

Page 66: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

66

• Përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore (Masa 3); • Përmirësimin e i përpunimit dhe marketingut të produkteve bujqësore (Masa 4); • Përkrahjen agro-mjedisore në menaxhimin e burimeve natyrore - Ripyllëzimi (Masa

5); • Përkrahjen e strategjive lokale për zhvillimin e komunitetit – GLV-të (Masa 8); • Skemat për mbështetje direkte: drithëra (grurë dhe misër) lopë qumështore dhe

kafshë të imëta si dele dhe dhi, bimë industriale ( lulediell dhe kolzë) si dhe kultivimi i bimëve mjekuese, erëza dhe qajra natyrale, bletaria etj.

7.2 Programi Kombëtar i Bujqësisë 2009-13

Projektet e financuara nga donatorët të identifikuara në PZHRB 2009-13 përkrahen nga implementimi i një Programi Kombëtar të Bujqësisë (PKB) për 2007-13 që financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe donatorët i cili ndihmon në ristrukturimin e sektorit agro-rural dhe forcimin e kapaciteteve administrative. PKB 2009-13 ka për qëllim të përkrahë:

1. Programin për regjistrimin dhe identifikimin e kafshëve të kombinuara me mbarështimin blegtoral;

2. Pikat për kontrollin kufitar veterinar të bimëve; 3. Mbështetje për laboratorët veterinare (ndërtesat, pajisjet); 4. Inspektimin higjienik dhe kontrolli i sëmundjeve; 5. Ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe trajnimit teknik të punës për fermerët të

mbajtura nga Shërbimi Këshillues Rural); 6. Përkrahje për mbikëqyrjen, rehabilitimin dhe rrallimin e pyjeve; 7. Përkrahje për blerjen e farërave dhe racave cilësore; 8. Kontrolli e cilësisë së prodhimeve bujqësore; 9. Përkrahje për programin kërkimor dhe zhvillimor (R&D) në Institutin Bujqësor të

Kosovës (fushat eksperimentale dhe fermat demonstruese); 10. Blerja e pajisjeve laboratorike për IBK; 11. Përkrahje për konsolidimin e tokës; 12. përkrahje për infrastrukturën për ujitje dhe 13. Programi i granteve që mbulon hortikulturën, vreshtat, lopët qumështore, delet,

përpunimin e ushqimit, deponimin e plehut dhe iniciativat për zhvillimin lokal.

PKB 2009-13 përkrah inicimin e projekteve që kanë të bëjnë me: • Ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, • Ristrukturimi i potenciali fizik (prodhimi i qumështit, vezëve, pemëve, perimëve, rrushit të tryezës dhe konsolidimi i tokës, • Menaxhimi i burimeve ujore për bujqësinë (investimet e përgjithshme në sistemin e

ujitjes (Drini i Bardhë) • Mbështetja e agro-përpunimit dhe marketingut të prodhimeve bujqësore. • Përkrahja agro-mjedisore në menaxhimin e burimeve natyrore (Ripyllëzimi) • Përkrahja për Strategjitë e Zhvillimit të Komunitetit Lokal si mbështetje e Grupeve

Lokale të Veprimit së bashku me MBPZHR. Për të përmirësuar efikasitetin, konkurrencën dhe rentabilitetin në sektorin agro-rural për mes PKB synohet të investohet në:

• Programin e regjistrimit dhe identifikimit të kafshëve • Përmirësimi i shëndetit veterinar dhe kontrollit të bimëve • Konsolidimi i tokës • Programi i analizave të tokës

Page 67: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

67

• Sistemi i kontrollit të cilësisë për zhvillimin e prodhimeve bujqësore • Programi për mbarështimin e kafshëve • Asistenca për blerjen e farës dhe racave cilësore • Hulumtime bujqësore • Infrastruktura e ujitjes • Pagesat e grantit që mbulojnë hortikulturën, vreshtat, perimet, lulet, agro-përpunimin

të kooperativave bujqësore, deleve dhe magazinimit të plehut organik

Projektet q ë janë duke u realizuar sipas PKB janë :

• Ngritja e mekanizmit të institucioneve për koordinimin e implementimit të Planit të veprimit të Strategjisë për zhvillimin e pylltarisë brenda buxhetit dhe donatorëve (MASHT, MMPH, komunat dhe donatorët, FAO).

• Implementimi i projektit " Senzibilizimi i opinionit për mbrojtjen e pyjeve dhe tokave pyjore. Duke u realizuar në bashkëpunim me komunat, OJQ, subjektet e licencuara, shkollat etj.

• Siguria e ushqimit, ruajtja e shëndetit të njeriut dhe kafshëve, si dhe ruajtja e mjedisit jetësor inspektimet dhe kotrollat që kanë të bëjnë me higjienën dhe cilësinë e produkteve blegtorale. Këtu planifikohen të realizohen rreth 300 kontrolla, në bashkëpunim me inspektorët komunal shoqatat e prodhuesëve, përpunuesëve dhe tregtuesëve bujqësore dhe blegtorale.

• Dizajnimi i Politikave të Favorshme Zhvillimore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Mbrojtja e tokës bujqësore, shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe rregullimi/konsolidimi.

• Implementimi i skemës së pagesave direkte për sektorin e drithërave (grurë, misër, farë gruri), dhe sektorin e qumështit (lop qumështore, dele dhe dhi) nga (MBPZHR dhe MF, komunat, Sindikata e Fermerëve)

7.3 Mbështetje për zonat më pak të favorizuara Përkufizimi i BE-së për një zonë më pak të favorizuar (ZPF) apo të prapambetura është një zonë ku kushtet fizike natyrore shkaktojnë më pak prodhimtari bujqësore si rezultat i terenit, klimës dhe investimeve, përfshirë ujitjen etj. BE-ja thekson se janë të nevojshme përpjekjet për të përkrahur fermerët e ZPF-ve në emër të rolit mjedisor dhe social që ata (përgjithësisht) përmbushin në zonat e pafavorizuara. Bazuar në këtë përkufizim, 35% e Kosovës është zonë e thellë më pak e favorizuar, ndërsa në komunën e Pejës rreth 19 % e fshatrave janë të thella malore. Tabela me anlizimin e gjendjes në aspektin e zonave më pak të favorizuar (ZPF)

Komuna Numri i fshatrave në komunë

Numri i fshatrave në zonat malore

% e fshatrave në zonat malore

Peja 79 15 19% Për plotësimin e kërkesës së GLV-ve në Pejë për sigurimin e të dhënave hapësinore për ralizimin e planit hapësinor rural të komunës, është ndërtuar një bazë e të dhënave hapësinore me (GIS) të paraqitura në harta në bashkëpunim me sektorin e GIS-it në MBPZHR, për:

• tipet e tokës- pedologjinë (duke përfshirë tipin e tokës, thellësinë, drenazhin-kullimin) etj,

• përshtashmërinë e shfrytëzimit të tokës, • ndieshmërisë ambientale, • rrezikut nga erozioni dhe vershimet, • siperfaqet nën ujitje dhe sistemin e ujitjës të Drinit të Bardhë,

Page 68: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

68

• mbulesa e tokës-CORINE • Zonimin e tokave për të penguar ndërrimin e destinimit etj.

Peja është përfshirë në grupin e komunave bashkëpilot ku u arrit grumbullimi i këtyre të dhënave hartografike të cilat shërbejnë në planifikimin e shfrytëzimit të tokës rurale dhe orjentimin e politikave komunale për përdorimin e tokës bujqësore dhe ruajtjën e burimeve natyrore në komunën e Pejës. 7.4 Asistenca e BE-së dhe Partneriteti Evropian Kosova si vend para-kandidat, përfiton nga komponenti 1 dhe 2 i instrumentit të asistencës së para-aderimit (IPA) për Ballkanin Perëndimor përmes programeve të granteve zakonisht me fonde komplementare për aplikantet: bizneset, shoqatat, komunat vecmas ato ne partneritete veprimi brenda vendit si dhe grante për zhvillim e bashkëpunim ndërkufitar menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. Partneriteti Evropian thekson nevojën që Kosova duhet të adaptoj prioritetet afat-shkurta dhe afat-mesme që do të:

• Përmirësojnë aftësinë konkurruese të sektorit të bujqësisë dhe atij të agro-përpunimit; • Përmirësojnë planifikimin, menaxhimin dhe përdorimin e tokës bujqësore dhe pyjore si

dhe mjedisin; • Harmonizohen me acquis communautaire dhe standardet e BE-së, dhe; • Ngushtojnë boshllëkun në mes të Kosovës dhe pjesës tjetër të Evropës.

Objektivat dhe programet per zhvillimin e agrobiznesit Objektivat për orientimin, stimulimin dhe lehtësimin e zhvillimit të agrobiznesit si një nga sektorët strategjik zhvillimor në komunën e Pejës që në vete përmban zhvillimin rural, bujqësinë, blegëtorinë, pylltarinë dhe ndërlidhet me sektore tjera si turizmi e në veçanti ai rural dhe malor si dhe industrinë përpunuese dhe ndërlidhjen me tregun dhe konsumatorin si dhe fuqizimin e këtij potenciali zhvillimor. Në vazhdim janë paraqitur 8 objektiva të cilat janë si rezultat i rekomandimeve në kapitullin “Zhvillimi i Agrobiznesit” të Strategjisë. Krahas objektivave në mënyrë tabelare janë paraqitur programet dhe masat e propozuara për çdo objektiv.

Objektivat

I. Krijimi i kushteve për rritjen e vazhdueshme të të ardhurave dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, përfshirë tokën, pyjet, kullotat dhe ujin për të krijuar një mjedis favorizues për rritjën e mirëqenjës në zonat rurale;

II. Zbatimi i kornizës rregullative që mbështet reformën e menaxhimit të tokës dhe mbrojtjen e tokës bujqësore ndaj zhvillimit të paplanifikuar urban;

III. Rritjen e karakterit pjesëmarrës edhe vendimmarrës të autoriteteve të komunës dhe GLV-ve, NVM-ve, kooperativave të bujqëve , shoqatave etj. në procesin e hartimit të projekteve të zhvillimit të agrobiznesit duke u involvuar në tërë ciklin e realizimit të projekteve: identifikim, hartim, miratim, zbatim, monitorim dhe vlerësim;

Page 69: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

69

IV. Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës rurale me ndikim në rritjen e mirëqenjës së banorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale të komunës së Pejës;

V. Mbështetja në ngritjën e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale;

VI. Rritja e prodhimeve dhe produkteve cilësore duke stimuluar fermeret me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe standardeve të higjienës në fermë, pika grumbulluese, tregje, fabrika etj;

VII. Mbështetja institucionale për implementimin e skemave të mbështjës së zhvillimit të Agrobiznesit duke përfshirë pagesat direkt dhe grantet për prodhime bujqësore dhe blegtorale, përpunim, marketing, tregtim (eksport) prodhimtari organike, infrastrukture rurale, turizëm rural etj. si dhe

VIII. Përkrahja e zhvillimit të agroturizmit

Një listë programesh për secilën objektivë zhvillimor të agrobiznesit janë paraqitur të tabuluara në kapitullin 12 Objektivat dhe programet strategjike.

Page 70: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

70

Page 71: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

71

6.

MJEDISI AFARIST DHE NVM- të

Page 72: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

72

6. MJEDISI AFARIST DHE NDERMARRJET E VOGLA DHE TE M ESME Ky kapitull trajton situatën e përgjithshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në komunën e Pejës, sfidat dhe rekomandimet për zhvillimin e një mjedisi afarist të favorshëm në funksion të zhvillimit ekonomik të Komunës. Rekomandimet përfshijnë masat rregullative lehtësuese, stimuluese, fiskale; stimulimi i tregut dhe konkurueshmërisë së lirë; kultivimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit; mbrojtja e konsumatorit, etika dhe përgjegjësia korporative; si dhe nevojën dhe mundësinë e partneriteteve publiko private dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nga diaspora. Kapitulli përmbyllet me rekomandimet e përkthyera në objektiva dhe programe strategjike për zhvillimin e NMV. Konceptualizimi i NMV-ve dhe mjedisit afarist Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) janë “shtylla kurrizore” e ekonomisë se një vendi, ato janë burimi kryesor i krijimit të vendeve të punës dhe përbëjnë një terren ushqyes për idetë e biznesit. Përpjekjet e Kosovës për një ekonomi të lirë dhe integrime janë ngushtësisht të lidhura me zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe do të vendosen në krye të agjendës se politikëbërësve. NMV-të konsiderohen si shtytësit kryesorë për inovacion, zgjedhje kreative të problematikave në komunitet, punësim si dhe integrim social. Ato janë më të ndjeshmet ndaj të gjitha ndryshimeve në mjedisin afarist. Ato janë të parët që lulëzojnë nga iniciativat e prerjes së shiritave të kuq burokratik dhe zvogëlimit apo heqjes se ngarkesave tatimore dhe janë të parët që shpërblehen me sukses. Po ashtu, ato janë të parat që vuajnë nëse ngarkohen me burokraci dhe ngarkesa fiskale të tepërta. Komuna e Pejës synon një ekonomi të qëndrueshme, konkurruese dhe dinamike që rrit nivelin e punësimit dhe kohezionin social, duke u bazuar në njohuri dhe traditë biznesi, pasuritë natyrore, atraksionet turistike, tokën pjellore dhe malet, kushtet klimatike, burimet njerëzore të arsimuara dhe duke shfryëzuar avantazhet e një popullate të re me gjithë sfidat që e shoqërojnë atë. Mjedisi afarist dhe reformat Ekonomia e Pejës dhe ajo e Kosovës kishin një ekonomi së shumti në pronësi shtetërore, gjithësesi me zeje dhe dyqane tregëtie private si dhe me kontibut të emigracionit të cilat mbajtën gjallë Pejën gjatë viteve të 90-ta. Që nga viti 1999, zhvillimi i Pejës dhe Kosovës ishte kryesisht i shtytur nga ndihma ndërkombëtare, të ardhurat nga punësimi dhe investimet e sektorit publik, si dhe të ardhurat nga emigracioni. Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët në zhvillimin lokal. Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në proceset drejt një ekonomie moderne të tregut të lire dhe si rrjedhojë edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Edhe pse në Kosovë ka ekzistuar një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti, mungon të kuptuarit e ndërmarrsisë dhe rolit që NVM-të luajnë në zhvillimin ekonomik. Kjo është karakteristikë posaçërisht në radhët e të rinjëve, ndonëse shumë nga ta ëndërrojnë të kenë një biznes të tyre, por pa shumë siguri në vetvete dhe në njedisin që e rrethon. Peja ka nevojë për një sektor dinamik të NMV-ve ku ndërmarrësit, veçanërisht të rinjt, janë që gjendje të krijojnë dhe të rritin bizneset e tyre me pengesa minimale dhe në harmoni me ligjin.

Page 73: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

73

Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të një kulture kreativiteti dhe ndërmarrësie, Kosova ka mungesë të ndërmarrjeve inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e hapura e zhvilluara perëndimore. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i basuar me qasjen kopjuese “edhe unë e bëj” të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009"1 tregon se Kosova ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me NVM-të. Për eliminimin e pengesave për investime private, rritje dhe krijim të vendeve të punës nevojitet vendosmëri politike dhe përpjekje praktike në të gjitha nivelet e qeverisjes. Thjeshtësimi i administratës është çelës për promovimin e zhvillimit të sektorit të NVM-ve. Kjo është posaçërisht e rëndësishme pasi që pengesat rregullative dhe legjislative kanë ndikim më të madh në NVM se sa në bizneset tjera psh bizneset e mëdha dhe ato industriale. Ndërtimi dhe integrimi i komponentëve të reformës rregullative të iniciativave të ndryshme që janë në proces në lidhje me integrimet evropiane, investimet dhe reformat ligjore dhe të konkurrencës së lirë është sfidë për qeverisjen komunale. Bashkëpunimi i pushtetit lokal me bizneset e vogla dhe te mesme vlerësohet si çelës i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal. Buxheti komunal nuk mund të shihet si mjet për punësim dhe zhvillim ekonomik, komuna duhet të krijoj parakushte dhe infrastrukturë të duhur për stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal te NVM-ve. Politika duhet të heq përfundimisht dorë nga ndërhyrjet për “diskriminim pozitiv” të bizneseve të preferuara në mënyrë që të krijohet një barazi dhe konkurrencë e lirë mes tyre. Qeveria e Kosovës dhe komuna e Pejës kanë bërë disa përmirësime në aspektin ligjor dhe administrativ, por natyrisht procesi i reformimit të mjedisit biznesor nuk duhet ndaluar, si rrjedhojë e këtyre reformave, tani, NVM-të mund të regjistrohen përmes Qendrës Komunale për Regjistrimin e Biznesit (QRKB) e themeluar me përkrahjen e Bankës Botërore për të ofruar këtë shërbim më nivel lokal. Gjithsesi, regjistrimi online i bizneseve të reja si dhe ofrimi i një numri të vetëm unik identifikues të biznesit i cili numër vlen për të gjitha institucionet shtetërore siç janë: ARBK, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Fondi Pensional etj. mundëson dhe do të zvogëlonte punën administrative dhe zvogëlimin e humbjes se kohës për regjistrim dhe operim të biznesit. Reformat duhen të rezultojnë me përmirësim të qasjes së produkteve dhe shërbimeve të bizneseve të komunës së Pejës në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, është domosdoshmëri që komuna e Pejës të luaj rolin e saj institucional, ndërsa komuniteti i NVM-ve në Pejë të përqendrohet në përmirësimin e qasjes në tregjet rajonale të vendeve fqinjë si dhe shkëmbimet tregtare të avancohen me përmirësimin e infrastrukturës. Spektri i Bizneseve ne Pejë dhe Kosovë NVM-të përbejnë motorin e zhvillimit ekonomik që do të sigurojë vende të reja të punës, rritje dhe prosperitet ekonomik nën kushtin e një kornize të përshtatshme ekonomike. Përafërsisht 99% e ndërmarrjeve në Kosovë janë ndërmarrje të vogla apo të mesme. 1 http://www.sme-ks.org/repository/docs/1-Koncepti_Zhvillimor_i_Agjencise.pdf

Page 74: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

74

Në bazë të të dhënave nga ARBK pranë MTI-se, numri i NVM-ve të regjistruara në Kosove nga viti 2000 deri më 31 dhjetor 2012 është 122,237, kanë mbyllur aktivitetin afarist 10,647 ndërmarrje, ndërsa llogaritet se 111,590 ndërmarrje janë duke operuar në Kosove dhe punësojnë përafërsisht 65% të totalit të të punësuarve në Kosovë. Madhësia e NVM-ve në Kosovë është e definuar me Ligjin nr. 2005/02-L5 dhe me Ligjin nr. 03/L-031 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Numri i të punësuarve është kriteri i vetëm që përdoret për klasifikimin e ndërmarrjeve sipas madhësisë në Kosovë. Kjo paraqet dallimin me vendet e BEsë, ku përveç numrit të punëtorëve merret parasysh edhe qarkullimi vjetor. Tabela e mëposhtme paraqet spektrin e ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë sipas madhësisë dhe numrit të punëtorëve në vitin 2012.

Madhësia e Biznesit

Numri i punëtoreve të paraqitur gjatë regjistrimit

në ARBK

Numri i ndërmarrjeve Numri i të punësuarve

mikro 1 – 9 109,800 98.40% 185,129 64%

të vogla 10 – 49 1,508 1.40% 24,877 9%

të mesme 50 – 249 224 0.20% 22,411 8%

të mëdha 250 e më shumë

58 0.10% 55,658 19%

total 111,590 288,075

Burimi: Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) Në kuptim të zbërthimit sipas sektorëve, bizneset janë kryesisht të përqendruara në:

Sektori Përqindja Tregti me pakicë 50% Transport, deponim dhe distribucion 14% Produkte ushqimore, pije dhe duhan 9% Hotele dhe restorante 9% Të tjera 12%

Burimi: Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK)

Ndërsa në tabelën më poshtë paraqitet struktura pronësore e bizneseve të regjistruara në Kosovë.

Struktura Pronësore Përqindja Biznes individual 90.00% Ortakëri e përgjithshme 3.20% Ortakëri e kufizuar 0.08% Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 5.80% Shoqëri Aksionare 0.35% Ndërmarrje në pronësi të huaj 0.46% Ndërmarrje shoqërore 0.01% Ndërmarrje publike 0.01% Kooperativë bujqësore 0.06%

Burimi: Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK)

Bizneset individuale në mënyrë të qartë dominojnë strukturën pronësore me 90%. Pjesa tjetër e kompanive janë ortakëri të përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%). Sigurisht që lloji i pronësisë i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e bizneseve në Kosovë, sepse tregon hezitim të pronarëve të bizneseve për bashkim të kapitalit financiar dhe njerëzor në forma më të avancuara të biznesit.

Page 75: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

75

Në bazë të të dhënave të Strategjisë për Zhvillim Ekonomiko-lokal të komunës së Pejës 2005-2007, numri i bizneseve të regjistruara në komunën e Pejës në vitin 2005 ka qenë 4250, prej të cilave 2193 (51%) të orientuara në tregti, 1413 (33%) të orientuara në industrinë e shërbimeve dhe 16% në sektorin e prodhimit. Shtatë vite më vonë, sipas të dhënave te ARBK-së, numri i bizneseve të regjistruara në Pejë nga viti 2000 deri më 31 dhjetor 2012 është 7,125, prej të cilave 973 biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre afarist me ç’rast rezulton që në komunën e Pejës operojnë 6,152 biznese, por sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës në komunën e Pejës vetëm 4000 biznese janë aktive tatimpaguese prej të cilave 3000 në zonat urbane dhe 1000 në zonat rurale. Gjatë periudhës 2000-2012 për arsye të ndryshme kanë ndërprerë aktivitetin e tyre afarist mbi 2000 biznese, por shumica e tyre nuk kanë bërë mbylljen zyrtare të biznesit të tyre. Andaj, komuna e Pejës është e angazhuar të krijoj lehtësira dhe të inkurajoj individët pronar të këtyre ndërmarrjeve të lajmërohen në QKRB për të bërë mbylljen e tyre zyrtarisht. Mbyllja e bizneseve jo aktive nevojitet për arsye statistikore dhe planifikim të saktë të buxhetit dhe politikave komunale si dhe lirimit të këtyre bizneseve si obligues ligjor dhe tatimor. Duke krahasuar këto dhëna, mund të konludojmë se që nga viti 2005 e deri më 2012 në komunën e Pejës është shtuar numri i bizneseve të regjistruara për 1900 biznese apo përafërsisht 45%, ndërsa numri i bizneseve në komunën e Pejës përbën rreth 5.8% të numrit të përgjithshëm të atyre në Kosovë. Në tabelën vijuese paraqitet spektri i bizneseve regjistruar në Pejë sipas llojit të pronësisë (2000 -2012).

Burimi: Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK)

Në tabelë është paraqitur spektri i ndërmarrjeve të mbyllura në 10 vitet e fundit në Pejë.

Burimi: Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK)

Viti Kosovë Pejë B.I. O.P. SH.P.K O.K. Sh.A. K.H. N.Sh. N.P. Koop. 2000 22917 1671 1603 51 13 3 1 0 0 0 0 2001 11297 608 579 23 4 2 0 0 0 0 0 2002 8868 667 649 12 5 0 1 0 0 0 0 2003 8868 322 304 7 11 0 0 0 0 0 0 2004 11867 679 642 13 23 0 0 0 0 1 0 2005 8621 574 534 16 23 0 1 0 0 0 0 2006 6053 396 353 9 31 0 0 3 0 0 0 2007 5337 300 257 12 26 0 3 1 0 0 1 2008 6929 364 326 15 22 0 0 1 0 0 0 2009 7039 341 310 9 20 0 0 2 0 0 0 2010 7365 357 316 4 35 0 1 1 0 0 0 2011 7618 367 326 17 23 0 1 0 0 0 0 2012 9458 479 414 8 55 0 0 2 0 0 0 Total 122,237 7,125 6,613 196 291 5 8 10 0 1 1

Viti Kosovë Pejë B.I. O.P. SH.P.K O.K Sh.A. K.H. N.Sh. N.P. Koop. 2000 - - - - - - - - - - - 2001 - - - - - - - - - - - 2002 2 - - - - - - - - - - 2003 995 50 48 2 - - - - - - - 2004 1228 52 49 3 - - - - - - - 2005 1497 87 80 7 - - - - - - - 2006 1508 131 122 8 - 1 - - - - - 2007 1308 111 106 2 1 1 - 1 - - - 2008 1023 116 105 9 1 - - 1 - - - 2009 1160 120 116 3 - - 1 - - - - 2010 1382 129 124 5 - - - - - - - 2011 964 83 78 4 - - - - - - 1 2012 1107 94 89 2 2 - 1 - - - - Total 12,174 973 917 45 4 2 2 2 0 0 1

Page 76: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

76

Regjistrimi i bizneseve sipas strukturës pronësore:

Burimi: Qendra Komunale për Regjistrimin e Bizneseve ne Peje (QKRB)

Ngjashëm si në statistikat në shkallë vendi, gjithashtu edhe në komunën e Pejës, Bizneset Individuale dominojnë strukturën pronësore me 93%, pjesa tjetër e kompanive ortakëri të përgjithshme më 2.75% dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara 4.08%. Këto të dhëna tregojnë që bizneset pejane nuk kanë një bashkëpunim dhe nuk kanë interesim për bashkim të kapitalit njerëzor, material dhe financiar për të avancuar bizneset e tyre. Regjistrimi i bizneseve sipas llojit të veprimtarisë primare:

Lloji i Veprimtarisë Numri i Bizneseve Përqindja

Tregti 3050 42.80% Shërbime 1884 26.40% Prodhim 984 13.90% Ndërtim 317 4.40% Hotele dhe Restorante 890 12.50% Total 7125 100%

Burimi: Qendra Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Pejë (QKRB)

Sa i përket veprimtarive primare të bizneseve me rastin e regjistrimit, dominon veprimtaria tregtare me 42.80% që është rreth 9% me e ultë krahasuar me statistikat e vitit 2005, ndërsa sa i përket veprimtarive shërbyese shifrat tregojnë se ka një ngritje të dukshme prej 10%, dhe në sektorin e prodhimit shifrat janë dekurajuese me një rënjë të lehtë prej më shumë se 2%. Këto përqindje tregojnë që bizneset pejane janë më shumë të interesuara në tregti dhe në kthimin e shpejt të investimeve dhe shumë më pak të interesuara për investime afatgjata në prodhim me ç’rast kthimi i parasë së investuar është më i gjatë. Zhvillimi i NVM-ve – mundësitë dhe sfidat Rritja e NVM-ve është komponentë thelbësorë e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Mbi 90% të bizneseve janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe përgjithësisht shërbejnë si motori më i madhë i hapjes së vendeve të punës në ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion në masën deri 60% të vendeve të punës. Zhvillimi i ndërmarrjeve të reja sjellë njerëz të rinj në fuqinë punëtore, shton tatimpagues të rinj, produkte dhe shërbime në tregjet vendase, rajonale dhe më gjerë. “NVM-të janë burim punësimi, konkurrence, dinamizmi ekonomik dhe novacioni, ato stimulojnë shpirtin sipërmarrës dhe përhapjen e aftësive”. Sektori jo formal Ekonomia joformale pengon konkurrencën e drejtë dhe rritë kostot relative të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin formal. Kontratat joformale të punës dhe evazioni sistematik i

Struktura Pronësore Numri i Bizneseve Përqindja

Biznes individual 6613 92.83% Ortakëri e përgjithshme 196 2.75% Ortakëri e kufizuar 5 0.07% Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 291 4.08% Shoqëri Aksionare 8 0.11% Ndërmarrje në pronësi të huaj 10 0.14% Ndërmarrje shoqërore 0 0% Ndërmarrje publike 1 0.01% Kooperativë bujqësore 1 0.01% Total 7125 100%

Page 77: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

77

kontributeve të sigurimit social dobësojnë mbrojtjen e punëtorëve dhe ulin përfitimet e tyre sociale. Ai ka ndikim negativ në buxhetin fiskal dhe në tërë infrastrukturën shoqërore për shkak të uljes të të hyrave dhe uljes pasuese të shërbimeve të duhura publike. Informaliteti dobëson besimin ndërmjet NVM-ve dhe institucioneve financiare, redukton qasjen e NVM-ve në financa dhe mundësinë e tyre për të përdorur mekanizmat formal të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve si dhe dekurajon investimet e huaja. Sipas raportit për “Programin e Qeverisë për Parandalimin e Ekonomisë jo formale në Kosovë për 2010-2012”, masa e përllogaritur e ekonomisë jo formale në Kosovë sillet nga 39% deri 50% të BPV-së. Mjedisi afarist – mundësitë dhe sfidat Nuk ka një përkufizim preciz për “mjedisin afarist dhe të investimeve”. Banka Botërore në mjedisin afarist dhe të investimeve përfshin mundësinë dhe lehtësirat për ndërmarrjet që të investojnë në mënyrë produktive, të hapin vende pune dhe të zgjerojnë veprimtarinë. Në vija të ngjashme, mjedisi afarist dhe i investimeve shërben si kuadër që u mundëson kompanive të huaja dhe vendase, të kryejnë biznes dhe të kërkojnë fitime në një vend të caktuar. Mjedisi afarist dhe i investimeve përbëhet jo vetëm nga niveli i taksave dhe lehtësirave fiskale të disponueshme për bizneset por edhe komponentët tjerë janë vendimtare si: stabiliteti politik, shteti i së drejtës, kushtet makroekonomike, përceptimet e qeverisë, transparenca e institucioneve shtetërore dhe mjedisi rregullator. Mjedisi i favorshëm afarist është thelbësor për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD). Një mjedis i pafavorshëm afarist, karakterizohet nga faktorë që imponojnë kosto të larta, vonesa procedurale, operative dhe burokratike, përbën rrezik të lartë për investime në biznes, gjithashtu, pengon zhvillimin ekonomik dhe mund të frikësojnë dhe largoj edhe IHD të cilat janë burimi më i madh i kapitalit investiv në ekonomitë në zhvillim dhe tranzicion. Gjendja e mjedisit favorizues afarist dhe i investimeve të një shteti është një faktor kyç i aftësisë së shtetit për të thithur IHD dhe për të zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore. Ndërmarrjet e huaja parapëlqejnë të investojnë në vende me mjedis të shëndetshëm afarist ku kostot, vonesat dhe rreziku investiv janë të llogaritura paraprakisht dhe janë minimale. Përveç kësaj, NVM-të janë më të prirura të lulëzojnë në një klimë ku nuk rëndohen së tepërmi me taksa, ndërhyrje dhe kontroll jo ligjor. Qeveria qendrore dhe ajo lokale shpesh përqendrohen në përmasat e tregut, niveli i burimeve natyrore dhe kostot në rastet kur ftojnë investitorët e huaj për investime. Edhe pse këta faktorë janë të rëndësishëm, nuk duhet nënvlerësuar dhe shpërfillur rëndësinë e mjedisit afarist sepse shpeshëhere janë vendimtare për investimet e drejtpërdrejta. Sipas Bankës Botërore, “mjedisi i mirë i investimeve është një shtyllë jetike për strategjinë e një shteti për të stimuluar rritjen ekonomike, e cila pastaj gjeneron mundësi për të varfërit, që të kenë punë më produktive dhe të ardhura më të larta për mirëqenien e tyre familjare”. Sektori i NVM-ve ka një potencial të pallogaritshëm për të kontribuar në rritjen ekonomike, hapjen e vendeve të punës dhe zbutjen e varfërisë. Qofshin biznese të reja si ato në të ashtu quajturen “Silikon Valley” në SHBA apo biznese të vogla në çdo pjesë të Kosovës, ndërmarrjet e reja kanë aftësi transformuese. Sidoqoftë, që NVM-të të japin efektet e dëshiruara, sipërmarrësit duhet të jenë të motivuar që të ndërtojnë ndërmarrje të ligjshme dhe që sipërmarrjet e tyre të mund të mbijetojnë. Faktori më i rëndësishëm për të bindur sipërmarrësit që të punojnë në mënyrë të ligjshme dhe për t’i ndihmuar që të mbijetojnë, është

Page 78: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

78

mjedisi afarist. Nëse barra tejkalon profitin potencial, bizneset ndiejnë shumë pak stimulim për t’u larguar nga ekonomia informale. Madje edhe në mjediset më të mira të biznesit, shumica e bizneseve të reja dështojnë. Mjedisi i pafavorshëm me taksa të larta, korrupsion dhe burokraci shtypëse, komprometon më tej premisat për sukses. Investitorët kërkojnë fitim dhe kthim të parashikueshëm dhe të pranueshëm për investimet e bëra. “Paraja është frikacake” është një shprehje e njohur. Në mënyrë që të arrijë në fitime konkurruese, një investues përpiqet të shmangë tri pengesa kryesore: kostot, vonesat dhe rrezikun për investim. Në rast të një mjedisi të dobët investimesh, për shkak të taksave, tarifave, gjobave, informalitetit, praktikave të varfëra dhe korrupsionit si dhe nevojës për shërbime shtesë (avokatë, financierë, konsulentë, etj.) rriten kostot e transaksionit investues dhe investuesi mund të orientohet në ndonjë vend tjetër, pavarësisht se kostot e krahut të punës, transportit, potencialeve natyrore në vendin e konsideruar janë konkurruese. Korniza rregullative, institucionet dhe masat relevante për mjedisin afarist dhe NMV-të Në vijim janë listuar disa nga ligjet që rregullojnë funksionimin dhe afarizmin e NVM në Kosovë dhe janë trajtuar shkurtazi dokumentet dhe institucionet relevante për NMV-të dhe mjedisin afarist.

• Ligji nr. 03/L-031 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-5 për mbështetjen e ndëmarrjeve të vogla dhe të mesme

• Ligji nr. 02/L-33 për investimet e huaja • Ligji Nr. 03/L-129 për zonat ekonomike

• LIGJI Nr. 03/L-229 për mbrojtjen e konkurrencës • Ligji nr. 04-L-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve

• Ligji nr. 04/L-121 për mbrojtjen e konsumatorit • Ligji nr. 04 L-045 për Partneritet Publiko Privat • Agjencia për mbështetjen e mdërmarrjeve të vogla dhe të mesme (2006);

• Akti evropian për biznese të vogla (2008) dhe karta europiane për ndërmarrjet e vogla (2000);

• Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016;

• Programi qeveritar dhe plani i veprimit për parandalimin e ekonomisë jo formale në Kosovë 2010 - 2012;

• Memorandumi Ekonomik i Bankës Botërore për Kosovën 2010 - “Zhbllokimi i Potencialit të Rritjes, Strategjitë, Politikat dhe Veprimet”;

• Raporti Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2011, 2012 dhe 2013”;

• Raporti i Progresit të Komisionit Europian për Kosovën; • USAID BEEP - Indeksi i Konkurrencës të Komunave të Kosovës 2011 dhe 2012.

Zhvillimi i NMV-ve dhe mjedisit afarist si pjesë e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Pejës i referohet dhe synon harmonizim me ligjin për ndërmarrjet, “Strategjinë e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016”2 , “Aktin Evropian për Biznese të Vogla”3 (2008) dhe “Kartën Evropiane për Ndërmarrjet e Vogla”4 (2000)

2 http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_per_zhvillimin_e_NVM-ve_-_Korrik_2011.pdf 3 http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=COM:2008:0394:FIN:EN:PDF 4 http://europa.eu.int/comm/enterprise/enterprise_policy/charter

Page 79: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

79

Akti Evropian për Biznese të Vogla (AEBV) është një dokument politik kyç për zhvillimin e NVM-ve në Evropë. Politika Kosovare për NVM është në përputhshmëri më direktivat dhe rregullativat e BE-së që nga viti 2002 kur është krijuar Departamenti për Zhvillimin e Sektorit Privat. Suksesi i Kartës Evropiane për NVM-të ka rezultuar në AEBV, që i ka vënë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative të BE-së, dhe përbën një sukses të jashtëzakonshëm për të dhe NVM-të në Evropë. Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) e Kosovës është themeluar nga ministia e tregëtisë dhe industrisë në vitin 2006, që atëherë, Kosova është inkuadruar zyrtarisht në Kartën Evropiane për NVM-të. Misioni i AMNVM-se është që t'i kontribuoj realizimit të mëtutjeshëm të një ekonomie të tregut në Kosovë, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie ndërmarrëse në të cilën NVM-te zhvillohen me sukses dhe arrijnë potencialin e tyre, me një shtim të numrit të njerëzve të cilët synojnë të hyjnë në biznes. Po ashtu, synim tjetër i agjencisë është edhe përmirësimi i produktivitetit të përgjithshëm dhe konkurrencës së NVM-ve, duke u bërë një mekanizëm kyç për sigurimin e përfaqësimit më të fuqishëm dhe më efektiv të NVM-ve. Agjencia mes tjerash është angazhuar në promovimin e Kosovës si destinacion mundësish dhe tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në fusha të ndryshme. Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, është mjet i rëndësishëm për të zbatuar AEBV dhe të udhëheq procesin reformues të ekonomisë së Kosovës dhe të vendosë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative në Kosovë. Një prej sfidave të Strategjisë për NVM-të është kthimi i veprimtarive komerciale jo formale në sektorin formal biznesor. Andaj, është e preferueshme që të analizohet ana e zbatimit dhe inkurajimit të tërheqjes së sektorit jo formal në drejtim të ekonomisë formale, të identifikohen dhe të eliminohen faktorët që dekurajojnë NVM-të për të regjistruar punëtorët dhe deklaruar qarkullimin dhe profitin real tek institucionet respektive përgjegjëse. Me qëllim të luftimit të informalitetit Qeveria e Kosovës, në shtator të vitit 2010 ka miratuar

“Programin Qeveritar dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë jo formale në Kosovë

në vitet 2010-2012”. Objektivat dhe aktivitetet kryesore të programit dhe planit të veprimit për

parandalimin e ekonomisë joformale përqendrohen në përmirësimin e subjekteve si: strukturat

organizative të autoriteteve përgjegjëse, legjislacioni, bashkërendimi i detyrave zyrtare dhe burimet e

autoriteteve përgjegjëse, marrëveshjet bashkëpunuese në mes të autoriteteve përgjegjëse, trajtimi

për institucionet publike dhe private, zhvillimi i sektorit sipërmarrës dhe zvogëlimi i shtrembërimeve

të tregut të fuqisë punëtore, vetëdijesimi i ndikimit dhe parandalimit të ekonomisë jo formale,

sistemet e teknologjisë informative dhe mjetet e autoriteteve përgjegjëse, si dhe tatimi.

Raporti Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2013” (TBB)5, është studim i Bankës Botërore që e bën njehsimin e indikatorëve kyç të të bërit biznes në një vend. Raporti TBB shërben si një instrument monitorues i progresit dhe regresit vjetor të 185 shteteve të përfshira në raport. I publikuar që nga viti 2003, ky raport e bën vlerësimin e faktorëve mikroekonomik që ndikojnë në mjedisin e të bërit biznes në shtetet e botës. Ambienti i të bërit biznes është një nga treguesit e gjendjes ekonomike të një vendi. Procedurat e hapjes dhe mbylljes së një biznesi, regjistrimi i pronës, marrja e lejes së ndërtimit, taksat, zbatimi i kontratave e mbrojtja e investitorëve janë disa nga aspektet që e përcaktojnë cilësinë e ambientit e të bërit biznes.

5 http://doingbusiness.org/data/exploreeconomies/kosovo

Page 80: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

80

TBB paraqet një mundësi të vlefshme për çdo vend për të identifikuar trendin e lëvizjes në treguesit e ndryshëm që përfshihen në raport. Një ndër karakteristikat e raportit TBB është nxitja e reformave rregullative në ekonomitë botërore që janë në zhvillim. Vet Banka Botërore e cilëson këtë raport si shtysë të nevojshme për fillimin e reformave në sferën e të bërit biznes. Historikisht, shtetet në zhvillim kanë fokusuar politikat e tyre në përmirësimin e tregueseve të këtij raporti. Gjeorgjia dhe Maqedonia janë dy shtetet të cilat merren si shembuj për përmirësimin e renditjes në raportin e TBB Brenda një kohë të shkurtër. Faktorët kryesorë që vlerësohen nga TBB për secilin tregues janë numri i procedurave, koha, kostoja dhe mbrojtja ligjore. Kjo do të thotë që raporti i të bërit biznes bazohet në aspektin rregullativ dhe përmirësimet në renditje bëhen nga reformat në kornizën ligjore dhe rregullative të një vendi. Banka Botërore, për Kosovën, raportin e parë TBBse e publikoi në vitin 2011, ku Kosova u rendit në vendin e 117-të në botë. Në raportin e vitit 2012, Kosova renditet në vendin e 126, përderisa mesatarja e shteteve të rajonit është vendi i 77-të. Renditja e tillë është cilësuar si alarmuese për Qeverinë e Kosovës dhe si rezultat përmirësimi i renditjes së vendit në raportin e TBB është caktuar si një ndër objektivat ekonomike të vendit. Në Planin e Veprimit të Vizionit Ekonomik të Kosovës për vitet 2011-20146, i njohur edhe si Plani i Banskos, parashihet që me reformat e ndërmarra, Kosova të renditet në top 40 shtetet reformuese në raportin e të bërit biznes deri në vitin 2014. Si rezultat i reformave të ndërmarra në të gjitha nivelet e qeverisjes në përmisimin e mjedisit afarist, Kosova në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, renditet në vendin e 98-të me ndryshime pozitive në treguesit e fillimit të biznesit, lejen e ndërtimit dhe mbrojtjes së investitorëve. Më shumë informata për analizën e politikave publike për avancimin e ndërmarrësisë në Kosovë përmes përmirësimit të treguesve të Raportit TBB të Bankës Botërore mund të gjenden në www.indep.info. Gjithashtu më qellim të përmisimit të mjedisit afarist, është nënshkruar memorandumi ndërmjet Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës, “Memorandumi Ekonomik i Bankës Botërore për Kosovën 2010”7 “Zhbllokimi i Potencialit të Rritjes, Strategjitë, Politikat dhe Veprimet”, me ç’rast janë propozuar pesë rekomandime kyçe të politikave për Kosovën.

1. Vazhdimi i përpjekjeve për përforcimin e sundimit të ligjit dhe posaçërisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit;

2. Implementimi i masave për shkurtimin e kohës dhe kostove për fillimin e biznesit, posaçërisht në nivel komunal;

3. Përvijimi i procedurave dhe përforcimi i kapacitetit administrativ që ka të bëjë me regjimin rregullativ të të bërit biznes, posaçërisht sa i përket licencimit të bizneseve dhe lejeve të ndërtimit;

4. Përforcimi i sistemit gjyqësor për përmirësimin e fuqizimit të kontratave dhe 5. Implementimi i shtyllave kyçe të strategjisë për energji.

Të gjitha këto rekomandime, konsiderohen si kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend.

6 http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Plani_i_Veprimit_i_Vizionit_Ekonomik_te_Kosoves_2011-2014.pdf 7 http://siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/297769-1274120156014/KosovoCEMreport_Alb.pdf

Page 81: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

81

“Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën” ka identifikuar tri barriera kryesore me të cilat përballen bizneset në Kosovë.

1. Furnizim jo i qëndrueshëm me energji elektrike dhe me ujë, këto barriera konsiderohen posaçërisht serioze për NVM-të prodhuese;

2. Qasje e kufizuar në financa; 3. Sundimi i pamjaftueshëm i ligjit, i cili ka ndikim te të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Indeksi i Konkurrencës së Komunave të Kosovës”8 (IKK), (26 qershor 2012) i publikuar nga “Programi i për Përmisimin e Mjedisit Afarist” në Kosovë (BEEP – USAID), hulumton aspekte të konkurrencës ndërmjet komunave të Kosovës për lehtësitë e ofruara në të bërit biznes dhe mjedisin afarist. Në raportin e parë të publikuar një vit më parë bërja e biznesit dhe mjedisi afarist në komunën e Pejës ka qenë më e dobëta në Kosovë, por duke u falënderuar reformave që kanë filluar në komunën e Pejës në mjedisin afarist komunal në raportin fundit komuna e Pejës përmison dukshëm vlerësimin dhe përceptimin e bizneseve për mjedisin afarist me 48% dhe konsiderohet si top reformatori në Kosovë. IKKK hulumton dhe matë përceptimet e bizneseve për përformancen komunale në transparence, koston kohore të pajtueshmërisë, administratën komunale, pjesëmarrjen dhe parashikueshmërinë, shërbimet mbështetëse për biznese, infrastrukturën komunale, taksat, tarifat dhe ngarkesat komunale. Duke pasur parasysh mos organizimin bizneseve pejane në shoqata, IKK konsiderohet si zë dhe avokues i bizneseve të vogla dhe të mesme në këtë komunë dhe të tjera në situatë të ngjashme. Sugjerimet nga konsultimi publik lidhur me NMV-të

Gjatë takimit dhe konsultimit publik me 15 gusht 2012 në kuvendin komunal dhe në fazat e mëvonshme të hartimit të strategjisë kanë dhënë propozimet, komentet dhe sugjerimet e tyre bizneset, organizatat e shoqërisë civile, mediat, partitë politike, qytetarët si dhe përfaqësuesit e administratës komunale. Këto propozime lidhur më NVM-të janë paraqitur më poshtë:

- Përmirësimi i mjedisit afarist duke përfshirë infrastrukturën ligjore dhe rregullative, lehtësimi i procedurave të regjistrimit, politikë fiskale dhe subvencione për sektorë të caktuar në nevojë, si dhe përmirësimi i infrastrukturës fizike publike dhe qasjes për personat me aftësi të kufizuara;

- Të kuptohen dhe eksplorohen rolet e komunës si rregullator dhe bizneseve si investues dhe operator ekonomik dhe të identifikohen fushat e bashkëpunimit që mund të rezultojnë në partneritete publiko-private për iniciativa të rëndësishme investuese që janë në funksion strategjik të zhvillimit ekonomik të komunës së Pejës. Kjo do të kishte një efekt të drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së banorëve të komunës së Pejës përmes punësimit, shërbimeve që përmbushin nevojat e qytetarëve dhe që zgjidhin problematika lokale.

- Investimet në zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit përfshirë prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore që do të furnizonin sektorin e turizmit dhe mbarë Kosovën më produkte të cilësisë së lartë duke ju falënderuar mjedisit të pastër të cilin komuna e Pejës e posedon;

- Ndërmjetësimi i komunës me subvencione dhe ndikim përmes një dialogu social me bankat komerciale dhe institucionet financiare për të lehtësuar qasjen në kapital fillestar dhe zhvillues për bizneset e vogla dhe ato familjare, si dhe të ulin përqindjen e lartë të interesit në kreditë e ofruara. Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejt për sektorët e

8 http://www.usaidbeep.org/repository/docs/Raporti%20per%20Indeksin%20e%20Konkurrences%20ne%20Komuna%202011.pdf

Page 82: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

82

konsideruar strategjik për zhvillimin e komunës së Pejës siç janë turizmi, bujqësia dhe agrobiznesi;

- Bashkëpunimi me shkollat në kuptimin e përfshirjes së ndërmarrësisë si lëndë në të gjitha nivelet e shkollimit, si dhe universitetet të përfshihen në proceset planifikuese zhvillimore dhe të hapen për komunitetin e veçanërisht institucionet, bizneset dhe OJQ-të si përmes ofrimit të hapësirave për aktivitete të ndryshme ashtu dhe përfshirjes së ndërsjelltë dhe organizimeve të përbashkëta si konferenca me tematika të ndryshme zhvillimore, trajnime e këshillime dhe themelimin e inkubatorëve të bizneseve nëpër universitete;

- Stimulimin e ndërmarrësisë në të gjitha nivelet e shkollimit të mesëm e të lartë, në kuptimin praktik të një programi ku mbështetën ndërmarrësit e rinj në ngritje kapacitetësh dhe grante të vogla për "start up" biznese dhe për implementimin e biznes planeve të suksesshme si rezultat i trajnimeve të ofruara.

- Qendra për regjistrimin e bizneseve të angazhohet të ofroj informimin dhe konsultimin e bizneseve, në një anë dhe në anën tjetër të stimulohet zhvillimi i industrisë së shërbimeve konsulente private në komunën e Pejës duke përfshirë aspekte planifikimi, zhvillimi organizativ dhe menaxhues, burimet njerëzore, aspektet financiare, implementimin e projekteve të DZHE etj.

- Të publikohet një udhëzues (guide) për investitor që ndërlidhet me aktivitetet e zyrës për diasporë dhe drejtorisë për investime pasi që diaspora përbën një potencial të pa eksploruar në mënyrë institucionale dhe në të njëjtën kohë mund të konsiderohet si një "humbje mundësie” në kuptimin e investimeve në komunën e Pejës.

- Krijimi i fondit komunal për zhvillim i cili që sipas prioriteteve zhvillimore do të alokonte në forma të ndryshme fondet e njiherit të përdorej edhe si garanci investuese dhe si mjet për thithje fondesh nga ana e komunës si mekanizëm institucional i përgjithshëm dhe përmes projekteve individuale, partneriteteve dhe investimeve private.

Konkluzionet dhe rekomandimet Në bazë të shqyrtimit të gjithëmbarshëm të gjendjes, sfidave, mundësive dhe nevojave, mund të konkludohet se për zhvillimin e një mjedisi afarist tërheqës, lehtësues dhe favorizues për investime dhe zhvillim të NMV-ve vlerësohet e arsyeshme ndërmarrja e masave strategjike nga komuna e Pejës dhe palët e intresuara dhe përfshira si në vijim:

I. Përmisimi dhe implementimi i kornizës rregullative komunale lidhur me NMV-të; II. Promovimi i ndërmarrësisë ndër të rinjë, femra dhe grupe specifike në zonat e

prapambetura; III. Përmirësimi i dialogut social Publiko – Privat dhe përfaqësimi më efikas i

interesave të NVM-ve; IV. Përforcimi i institucioneve përkrahëse të NVM-ve; V. Ngritja e kapacitetve njerëzore dhe teknologjike të NVM-ve, qasje në fonde

kapitale dhe konkurrueshmëri në tregje; VI. Ngritja e cilësisë, pëgjegjësisë sociale korporative dhe mbrojtja e konsumatorit dhe

VII. Mbështetja e zejtarisë si sektor i përkeqësuar por me potencial ekonomik, kulturor dhe turistik.

Rekomandimet Me qellim të zhvillimit të NVM-ve, Komuna e Pejës angazhohet të nxisë dhe krijoj mjedis më të mirë të mundshëm për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet arritjes së objektivave sugjeruar ne vazhdim.

Page 83: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

83

1. Përmisimi dhe implementimi i kornizës rregullative komunale lidhur me NMV-të

Rregulloret në fuqi në nivelin komunal duhen të shqyrtohen për të vlerësuar ndikimin e tyre tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kurdo dhe kudo që është e mundur rregullat dhe rregulloret komunale duhet të thjeshtëzohen apo edhe të shfuqizohen. Qeveria komunale duhet të miratoj dokumente dhe procedura administrative të përshtatshme dhe lehtë të përdorshme për përdoruesit. Gjithashtu rregullativa komunale duhet të harmonizohet dhe sinkronizohet me ndryshimet reformuese në legjislacion kombëtar. Për më tepër pjesë përbërëse e kësaj objektive është krijimi i lehtësirave në prokurimin publik komunal dhe zhvillimin e promovimin e transparencës si pjesë elementare të mjedisit afarist.

1.1. Hartizimi i rregulloreve dhe procedurave komunale Kuvendi komunal me propozimin e kryetarit të komunës duhet të themeloj dhe funksionalizoj “Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik”, ku parashihet edhe me “Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”. që duhet të krijoj dhe zhvilloj politikat për NVM dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Komiteti duhet t’i propozoj kuvendit komunal aprovimin e politikave zhvillimore për NVM-të dhe kryetarit të komunës për ekzekutimin e këtyre politikave.

1.2. Lehtësimi i hapjes së bizneseve

Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu, ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg. Shpenzimet financiare dhe kohore për fillimin e punës së një biznesi duhet të evoluojnë drejt atyre më konkurruese në Kosovë dhe rajon. Komuna e Pejës duhet të krijoj dhe zhvilloj aplikimin e sistemit të qeverisjes nëpërmjet qasjes “on line”.

1.3 Inkurajimi i sektorit joformal për të hyrë në sektorin formal

Më futjen në përdorim të procedurave të thjeshtësuara rregullative për biznese, një numër i madh i veprimtarive jo formale do të inkurajohen për hyrje në ekonominë formale. Kjo duhet t'i ofrojë NVM-ve të legalizuara mundësi më të mëdha për qasje në burime financiare dhe në kredi dhe në zgjidhjen e kontesteve komerciale, ndërsa në anën tjetër të kontribuojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së tregut dhe për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës në sektorin e NVM-ve.

1.4 Lehtësimi i mbylljes së bizneseve Rëndësia e lehtësimit të mbylljes së biznesit shpesh mospërfillet. Është tejet me rëndësi të ndërmerren iniciativa në këtë fushë për të siguruar që ndërmarrësit e ndershëm të mund ti startojnë bizneset e tyre pasi që kanë dështuar në një veprimtari të caktuar. Gjithashtu, rregulloret komunale mbi falimentimin duhet të vlerësohen në dritën e praktikave më të mira për të lehtësuar edhe mbylljen e bizneseve të falimentuara.

1.5 Transparenca e institucioneve komunale dhe prokurimi transparent

Transparenca e institucioneve komunale është e një rëndësie të veçantë dhe shumë thelbësore për zhvillimin e biznesit. Bizneset duhen të kenë qasje të lehtë dhe të pandërprerë në informatat e nevojshme në lidhje me rregullat dhe procedurat, planifikimin dhe shpenzimin buxhetor, dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit komunal.

Page 84: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

84

Gjithashtu, bizneset duhen të kenë qasje transparente në informata për tenderët komunal me qellim të përgatitjes së tyre për aplikim në tenderët komunal dhe zvogëlimit të ditëve të shpenzuara të menaxhmentit të lartë të bizneseve në kontakt me zyrtarët komunal për të siguruar përputhshmëri me rregulloret tenderuese, pra një thjeshtësim dhe aplikim i sistemit online i procedurave të tenderimit.

2. Promovimi i ndërmarrësisë ndër të rinjë, femra dhe grupe specifike në zonat e prapambetura

Komuna e Pejës duhet të ushqej frymën sipërmarrëse për aftësitë e reja që nga moshat e reja, njohuritë e përgjithshme për biznesin dhe sipërmarrjen dhe këto duhet të mësohen në të gjitha nivelet shkollore.Gjithashtu, cilësia e arsimimit të përgjithshëm dhe niveli i trajnimeve profesionale të punëtorëve është shumë e rëndësishme për krijimin e fuqisë punëtore cilësore vendore që kënaq të gjitha nevojat e NVM-ve pejane. Komuna e Pejës, duhet të siguroj që institucionet trajnuese, të ofrojnë pajisje adekuate me aftësi të cilat janë të përshtatura me nevojat e biznesit të vogël dhe të ofrojnë trajnim dhe këshillim gjatë gjithë jetës. Më shumë informata për nevojat e bizneseve për trajnime mund të gjendën në “Analizën e Nevojave për Trajnime të Bizneseve të publikuar nga EU SME”9. Edhe pse të gjitha objektivat tjera adresojnë çështje të posaqme përkitazi me grupet e veçanta specifike, është konsideruar e nevojshme që të elaborohet në mënyrë më specifike aspekti i zhvillimit të ndërmarrësisë të femrave, të rinjëve dhe të grupeve të veçanta të margjinalizuara dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara. Elaborimi i kësaj qështjeje përveç efektit ekonomik ka një efekt më të thellë dhe më të ndjeshëm në marrëdhëniet shoqërore, kulturore dhe ato ndëretnike. Qëllimi është që të krijohet fuqi punëtore e aftë për tregun e punës dhe plotësimit të nevojave të bizneseve pejane me punëtorë të aftë dhe profesional.

2.1 Përforcimi i kulturës ndërmarrëse

Një prej parakushteve kryesore për zhvillimin e biznesit është përforcimi i kulturës ndërmarrëse. Kjo do të thotë ndryshimin e sjelljeve dhe shkathtësive arsimore për ndërmarrësi, të shprehura përmes edukimit të përgjithshëm dhe edukimit profesional. Ky qëllim duhet të ndihmojë nxënësit dhe studentët që të zhvillohen si qytetarë të pavarur që të jenë gjendje të ndërmarrin iniciativa dhe të bashkëpunojnë me të tjerët në zhvillimin e ideve për biznese. Bazuar në situatën aktuale në Pejë, ky qëllim duhet të arrihet përmes zgjerimit të planprogramit të ndërmarrësisë në shkolla të mesme, në arsimin e lartë dhe në qendrën e aftësimit profesional. Duke promovuar tregimet e suksesshme të ndërmarrjeve, ndërmarrësve të suksesshëm sidomos të rinjëve, femrave dhe ndërmarrësve të kategorive të margjinalizuara. Kjo do të ndërtohet dhe ndërlidhet me intervenimet aktuale të propozuara nga donatorët.

2.2 Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bizneseve

Edukimi për shkathtësi biznesi dhe ndërmarrësi duhet të përqendrohet në planprogramin bazë të të gjitha formave të edukimit sipas nevojave të biznesit për fuqi të aftë për punë.

9 http://smesupport.biz/cms/reports/121001_training_analysis.pdf

Page 85: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

85

Qëllimi kryesor është krijimi i bazës për zgjedhjen e ndërmarrësisë si opsion të karrierës.

2.3 Stimulimi i kreativitetit dhe inovacionit

Kreativiteti dhe inovacioni është i nevojshëm për bizneset në mënyrë që ato të krijojnë dhe të mbajnë përparsitë konkurruese. Ekziston një mungesë e ideve në lidhje me atë se çfarë lloje të bizneseve të fillohen. Shumica e bizneseve janë biznese “edhe unë e bëj” për shkak të mungesës së gjenerimit të ideve, inovacionit dhe kreativitetit. Ky qëllim do të zhvillojë skemat e trajnimit për nxitjen e kreativitetit dhe inovimit të pronarët dhe menaxherët e NVM-ve dhe ndërmarrësit e rinj potencial. Në kuadër të përpjekjeve për të marr statusin e kandidatit, Kosova do të filloj të zbatoj Programin e BE-së për ndërmarrësi dhe inovacione dhe këtu mund të shfrytëzohet mundësia që komuna e Pejës të aplikoj për fonde investive në këtë drejtim.

2.4 Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve të rinj Të rinjët janë numri më i lartë i të papunëve në Kosovë pasi që përafërsisht 25,000 të rinj për çdo vit futen në tregun e punës, dhe kjo kategori duhet të merret parasysh në planifikimet strategjike si dhe për të shqyrtuar mundësinë e ndërmarrësisë si zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemit të papunësisë së të rinjëve. Për këtë qëllim, duhet zhvilluar politika të posaçme që kanë si synim inkurajimin e një numri sa më të madh të të rinjëve për të krijuar apo themeluar ndërmarrjet e tyre personale.

2.5 Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve femra Përkundër faktit se femrat përbëjnë më tepër se 50% të popullsisë së gjithëmbarshme të Kosovës, pjesëmarrja e tyre është jashtëzakonisht e ulët në ndërmarrësi si dhe aktiviteti ndërmarrës shumë i ulët i tyre dëshmojnë pozitën e çekuilibruar të femrave ndërmarrëse. Në ekonomitë e zhvilluara në shtetet përendimore, pjesëmarrja e ndërmarrësve femra shkon nga 30% deri në 45%, ndërsa ne Kosove edhe pse nuk ka shifra zyrtare vlerësohet një pjesëmarrje më e ulët se 10% të femrave ndërmarrëse nga komuniteti i përgjithshëm i ndërmarrësve në Kosovë.

2.6 Përmirësimi i pozitës së grupeve tjera specifike në zonat e disavantazhuara

Grupet e posaçme, në veçanti njerëzit me aftësi të kufizuar, vërtet kanë nevojë për një vëmendje më të madhe. Disa prej tyre, po ta kishin mundësinë e qasjes në ndihmën e duhur, shumë lehtë do të angazhoheshin në aktivitete të ndryshme të ndërmarrsisë dhe të ndiejnë veten si pjesëtarë të barabart të shoqërisë. Pakicat kombëtare janë gjithashtu, pjesë e shoqërisë kosovare dhe një prej mënyrave më të mira të integrimit të tyre do të ishte ndërmarrësia e tyre. Krijimi i vendeve të reja të punës për ta dhe shpëtimi i tyre nga varfëria do të shpiente në drejtim të krijimit të një mjedisi më paqësor dhe më të qetë. Gjithashtu në skemat e trajnimeve dhe qasjes në fonde investive duhet ofruar edhe qytetareve në zonat më pak të zhvilluar të komunës së Pejës.

3. Përmirësimi i dialogut social Publiko – Privat dhe përfaqësimi më efikas i interesave të NVM-ve

Sektori privat nuk duhet shikuar dhe trajtuar si rival apo mashtrues por duhet të trajtohet si partner dhe kontribues i zhvillimeve ekonomike, kulturore, sportive dhe sociale. Administrata komunale duhet të bëhet e përgjegjshme ndaj nevojave të NVM ve. Për të

Page 86: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

86

bërë sektorin publik komunal reagues ndaj nevojave të NVM-ve nevojitet të ndërtohet një dialog i shëndoshë dhe produktiv ndërmjet këtyre dy sektorëve, duke pasur shoqërinë civile si lehtësuese apo ndërmjetësuese potenciale dhe shpeshherë edhe si iniciuese e këtij dialogu. Mbizotëron bindja se zhvillimi ekonomik është punë dhe obligim i të gjitha sektoreve! Shumë raporte theksojnë nevojën për thellimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet të gjithë partnereve (sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërise civile). Mosbesimi dhe keqkuptimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile pengon pa nevojë përpjekjet për reforma. Dialogu publik privat (DPP) mund të prodhoj konsensus, të krijoj besim dhe mirëkuptim. Ndërtimi i një tradite të dialogut dhe të mësuarit për mënyrat e negocimit të kompromiseve, është një prej mënyrave më të mira që të identifikohen dhe reagohet ndaj problemeve të sektorit privat respektivisht të përshtaten politikat për të siguruar rritje dhe zhvillim të këtij sektori. Dialogu gjithashtu është mënyra e vetme e komunitetit të biznesit për të krijuar një mjedis të mirë afarist. Pjesëmarrja e ndërmarrësve, punëtorëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve (p.sh. konsumatoreve) në dizajnimin e politikave publike ka rëndësi kritike nëse komuna e Pejës dëshiron të përmirësoj transparencën, kualitetin dhe efektivitetin e politikave të saj. Disa prej përfitimeve kryesore potenciale të DPP përfshijnë:

• lehtësimin e reformave të mjedisit investues; • krijimin e momentit dhe përshpejtimit të procesit reformues; • përmirësimi i procesit të avokimit dhe lobimit te grupeve te interesit.

3.1 Ngritja e vetëdijesimit për rolin e NVM-ve në zhvillimin ekonomik komunal

DZHE mund të ndihmoj që të sigurohet se reformat kanë ndikim në terren, përmes ndihmës për përhapjen e vetëdijesimit për ndryshime, kthimin e informatave prapa dhe shtytjen e vazhdueshme për veprime. Duke pasur parasysh se buxheti komunal është i kufizuar, shumica e financimit mund të vij nga donatorët. Ata mund të ofrojnë resurset, të lehtësojnë dhe promovojnë vetëdijesimin, kuptimin dhe përkushtimin për reforma.

3.2 Pjesëmarrja dhe përmirësimi i procesit të avokimit dhe lobimit Bizneset duhet të konsultohen gjatë tërë procesit të hartimit të rregulloreve dhe politikave të propozuara komunale. Duhet vlerësuar nëse interesat e tyre janë inkorporuar në politikat e reja, shkalla në të cilën politikat e reja dhe ligjet janë komunikuar dhe zbatuar në mënyrë të parashikueshme. Pjesëmarrja e bizneseve në procesin vendimmarrës dhe për ofrimin e mundësive që bizneset të jenë pjesë aktive e debateve publike dhe në fazat e ndryshimeve rregullative dhe të merren parasysh propozimet dhe interesat e tyre në rregulloret dhe politikat komunale. Padyshim që këtu, grupet e interesit, asociacionet e biznesit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Peje duhet të luajnë rolin e avokuesit dhe lobuesit në ngritjen e vetëdijesimit dhe ndikimit në opinionin publik vendimmarrës. Asociacionet e biznesit duhet të rrisin përpjekjet e tyre përmes koordinimit të avokimit të tyre për politikat zhvillimore për NVM. Prandaj, përforcimi i mëtejmë i shkathtësive të menaxhimit, komunikimit, prezantimit, negocijimit dhe avokimit në këto organizata, do të kenë ndikim të madh pozitiv në politikat komunale dhe promovimin e NVM në Pejë. Çdo lobim i asociacioneve të biznesit dhe individëve në takime publike duhet të regjistrohet

Page 87: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

87

dhe të trajtohet në mënyrën sa me serioze. Informatat e trajtuara duhet të paraqiten në uebfaqen komunale, duke demonstruar se procesi është transparent dhe se lobimi në qeverinë komunale mund të funksionoj dhe të siguroj rezultate.

3.3 Pёrmir ёsimi i pёrgjegjshmёrisё të institucioneve për NVM-të Institucioneve komunale dhe ndërmarrjeve publike ju mungon fokusi për NVM-të dhe nuk janë të vetëdijshme për rolin e NVM-se si krijues të vendeve të reja të punës të ardhurave dhe përmirësimit të mirëqenies se qytetareve. Institucionet komunale duhet të adaptojnë një qasje partneriteti me NVM-të. Në fakt NVM-të janë zgjidhje e shumë problemeve sot. Të gjitha institucionet publike komunale, ATK-ja Doganat, Shërbimet publike etj, duhet të jenë të vetëdijshme për kёtё fakt dhe të kenë parasysh ndikimin e aktiviteteve të tyre tek NVM-të, në fund të fundit të gjithë shërbyesit civil paguhen nga aktivitetet dhe tatimi që paguajnë nga profiti i krijuar nga sektori privat.

3.4 Avokimi i strukturave komunale në nivelin kombëtar Shumë çështje dhe interesa te NVM-ve ndërlidhen dhe janë në përgjegjësi ligjore të institucioneve në nivelin qendror. Në përgjegjësi të nivelit qendror janë institucione të rëndësishme si p.sh. Qeveria, Ministritë, Agjencioni për Mbështetje të NVM-ve, Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve, Agjencioni për Standardizim, për Akreditim, Promovim të Investimeve, Mbrojtje të Konsumatoreve, Planifikimit Hapësinor, Mbrojtje të Mjedisit etj. Selitë e Administratës Tatimore, Doganës, KEKut, Bankave Komerciale, këto janë organizma që kanë ndikim të madh në veprimtaritë dhe zhvillimin e NVM-ve. Gjithashtu edhe komuniteti i donatoreve është kryesisht i përqendruar neë nivelin qendror. Për këto arsye qeverisja komunale së bashku me Kryetarin e komunës duhet të shërbejnë si avokues dhe lobues i interesave të NVM-ve të Pejës.

4. Përforcimi i institucioneve përkrahëse të NVM-ve

Bizneset e vogla dhe të mesme kanë nevojë për krijimin e institucioneve mbështetëse ku do të gjenin informacione të nevojshme për aktivitetet e tyre, këto institucione mbështetëse do të shërbejnë si avokues për interesat e bizneseve dhe urë lidhëse ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Gjithashtu bizneset kanë nevojë për hapësira të lira për të zhvilluar aktivitetet nëpërmjet "Zonave Ekonomike", “Parqeve të Biznesit”, “Inkubatorëve të Biznesit” dhe “Klastereve të Biznesit”.

4.1.Përforcimi i Kapaciteteve dhe rritja e efektivitetit të QKRB në koordinimin e implementimit të strategjisë për NVM

DZHE dhe QKRB do të jenë përgjegjëse për implementimin e strategjisë për zhvillimin e NVM-ve. Kjo do të jetë përgjegjësi shtesë për QKRB-në dhe për këtë do të nevojiten resurse shtesë, përfshirë këtu punonjës të rinj dhe pajisje shtesë ose nën kontraktim me bizneset konsulente që veprojnë në Pejë. QKRB-ja duhet të jetë përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe publikimin e informatave për sektorin e NVM-ve nё Pejë, për çka do të ketë nevojë për ngritjen e kapaciteteve. Koordinimi i projekteve të donatorëve në lidhje me NVM-të, do të jetë përgjegjësi shtesë e QKRB dhe për këtë mund të nevojitet staf shtesë. Gjithashtu në rastin e projekteve investive që vijnë nga Diaspora koordinimi me Drejtorinë për Investime dhe Diasporë.

4.2 Krijimi i Zonave Ekonomike, Parqeve, Inkubatorëve dhe Klastereve të Biznesit

Page 88: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

88

Komuna e Pejës me qellim të rritjes se kapaciteteve dhe zgjerimit të aktiviteteve të bizneseve në Pejë duhet të shqyrtoj mundësinë për dhënjen në shfrytëzim të pronës publike komunale nëpërmjet krijimit të Zonave Ekonomike, Parqeve, Inkubatorëve dhe Klastereve të Biznesit. Aktualisht nuk ka një plan as në nivelin kombëtar as në atë lokal se ku duhet të vendosen zonat, parqet dhe inkubatorët e biznesit në bazë të nevojave ekonomike. Pasi që komuna e Pejës në pronësi të vetën ka sipërfaqe të mëdha të tokës dhe të objekteve, të cilat në të shumtën e rasteve nuk shfrytëzohen fare, duhet të planifikoj që të filloj me studimin e fizibilitetit për këto forma të organizmit të aktiviteteve biznesore. Këto forma janë treguar mjaft të suksesshme në vendet e zhvilluara, posaçërisht koncepti i organizimit të bizneseve në klaster ka treguar sukses të madh në shumë vende të zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Peja ka një traditë të organizimit të bizneseve në klaster, sidomos në zejtari p.sh. lagjja e argjendarive, mëhalla e farkatarëve, leshlenuresve etj.

4.3 Krijimi i institucioneve mbështetëse për NVM dhe angazhimi i konsulentëve individual të bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve për biznese

Bizneset në përgjithësi e sidomos NVM kanë nevojë për institucione mbështetëse për shërbime të ndryshme sidomos atyre konsulente. Një Qendër për Mbështetje të Bizneseve do të ishte një zgjidhje përfekte për të ofruar shërbime të trajnimit, ndihmëse në hartimin e projekteve, biznes planeve, sigurimin e informatave për mundësit e reja në biznes, sigurimin e klientëve, sigurimin e tregut etj. Ekziston një shumëllojshmëri e madhe e kualitetit të konsulentëve individual që punojnë për ofruesit e shërbimeve për biznese në Pejë.

Duke pasur parasysh tregun në zhvillim të ofruesve të shërbimeve për biznesin dhe rritjen e nevojave të komunitetit të biznesit për shërbime cilësore, një Qendër për Mbështetje të Bizneseve është e domosdoshme që të shërbej si një subjekt i cili udhëzon ushtrimin e profesionit të konsulencës për biznese në Pejë.

Komuna duhet të kontraktoj kompani private konsulent për të kryer shërbimet e hulumtimit të tregut, vlerësimit të mjedisit afarist, hartimit të studimeve dhe raporteve të ndryshme me interes për zhvillimin e NVM-ve. Ne kuadër të kësaj Qendre të Biznesit mund të operoj edhe Inkubatori i Bizneseve për bizneset “start up” inovative për të rinj dhe për grupet e margjinalizuara të përmendura më lartë në objektiven e dytë.

5. Ngritja e kapacitetve njerëzore dhe teknologjike të NVM-ve, qasje në fonde kapitale dhe konkurrueshmëri në tregje

NVM-të me qellim të zhvillimit planifikojnë të zgjerojnë dhe avancojnë veprimtaritë e tyre afariste, për të arritur këtë atyre u nevojitet të përfitojnë tregje të reja. Qasja në tregun vendor, rajonal dhe global, sot është një sfidë e jashtëzakonshme dhe bizneset duhet ta tejkalojnë nëpërmjet disa fazave të domosdoshme. Këto çështje duhet të adresohen nëpërmes ngritjes së shkathtësive teknike, inovative dhe menaxhuese; aplikimit të standardeve ndërkombëtare; zhvillimit të një plani për zëvendësimin e importeve; krijimit të një Qendre të Inovacionit për Biznese; dhe lehtësimin e qasjes së NVM-ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të jashtme.

Page 89: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

89

Së pari, bizneset duhet të avancohen dhe pajisen me teknologji të sofistikuar si dhe të avancojnë vazhdimisht shkathtësitë e personelit me njohuri në teknologjinë informative. Së dyti, nëpërmjet këtyre pajisjeve dhe njohurive të thella në teknologjinë informative dhe komunikim, NVM-të duhet të përmisojnë dhe zhvillojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Gjithashtu për qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare është domosdoshmëri futja në përdorim e standardeve ndërkombëtare dhe sistemeve të menaxhimit të cilësisë për produkte dhe shërbime. Në fund, për të arritur të gjitha këto NVM-të kanë nevojë për qasje në Fondet Investive dhe ne kapital fillestar, që gjithmonë mbetet një sfidë ne vend edhe pse sistemi bankier ne Kosove është tregim i suksesshëm, kreditimi i NVM-ve është i vështirësuar dhe ekonomikisht të pavolitshme dhe në vazhdimësi me norma të larta të interesit. Shkathtësitë menaxheriale të pronarëve dhe menaxherëve të NVM-ve duhet të avancohen përmes programeve të trajnimit që do të jenë si pasuese të vlerësimit të nevojave për trajnim. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet edhe problemeve dhe çështjeve të mbrojtjes se konsumatorit si faktor i rëndesishëm i zhvillimit ekonomik.

5.1.Zhvillimi i shkathtësive teknike, inovative lidhur me Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

Aplikimi i Teknologjisë Informative në një biznes në të shumtën e rasteve mund të bëjë diferencën. Bota e biznesit është transformuar në shumë mënyra në dekadën e fundit. Shumë nga këto transformime kanë qenë rezultat i drejtpërdrejt i avancimeve teknologjike. Sot bota e biznesit e përdor teknologjinë pothuajse në çdo aspekt të mundshëm, duke bërë të mundura gjëra që shumë vite më parë nuk mund as të imagjinoheshin. Kjo objektivë duhet të inkurajoj shfrytëzimin e teknologjive të reja, shfrytëzimin e plotë të komunikimit elektronik dhe zbatimin e e-biznesit, e-prokurimit, e-learning etj. dhe prodhimit të asistuar nga kompjuteret. Benefitet e aplikimit të këtyre teknologjive dhe njohurive janë shumë dimensionale. Komuna duhet të forcoj programet ekzistuese që synojnë promovimin e përhapjes së teknologjisë drejt ndërmarrjeve të vogla si dhe kapacitetin e biznesit të vogël për të identifikuar, përzgjedhur dhe përshtatur teknologjitë. Gjithashtu, komuna duhet ta stimuloj shfrytëzimin e përbashkët të teknologjisë dhe bashkëpunimin teknologjik ndërmjet kompanive të madhësive të ndryshme dhe veçanërisht ndërmjet ndërmarrjeve të vogla kosovare dhe institucioneve të larta arsimore dhe hulumtuese që të zhvilloj programe hulumtimi më efektive të fokusuara në zbatimin komercial të diturisë dhe të teknologjisë, të zhvilloj dhe të përshtas sistemet e cilësisë dhe çertifikimin për ndërmarrjet e vogla.

5.2 Zhvillimi dhe krijimi i Qendrës të Inovacionit për Biznese (QIB)

Krijimi i QIB do të kontribuoj në procesin e zhvillimit të NVM-ve përmes kombinimit të burimeve kombëtare dhe rajonale të njohurisë dhe inovacionit në një rrjet funksional të kompetencave. Grupe rajonale të njohurive përbëhen nga universitetet, institutet, QMB-të, asociacionet e biznesit dhe kolegjet private. Organizatat hulumtuese do të lidhen me ndërmarrjet me qëllim të promovimit të mëtejm të inovacioneve në bizneset e tyre. Ky proces do t'i mundësojë NVM-të që të realizojnë potencialin e tyre zhvillimor

Page 90: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

90

kreativ, të rrisin konkurrencën dhe vendosjen e bashkëpunimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtar hulumtues dhe industrial.

5.3 Zhvillimi, zgjerimi dhe promovimi i qasjes në fondet investive për NVM-të Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në fonde investive dhe zhvillimi i një mjedisi përkrahës financiar është i një rëndësie të veçantë. Përkundër përformances së mirë të bankave të Kosovës ekziston përceptimi i menaxherëve të NVM se normat e larta të interesave të kredive nuk janë fare ndihmuese për përkrahjen e NVM në projektet e tyre komerciale. Ekzistojnë shumë pak stimulime që bankat të kreditojnë NVM-të. Gjithashtu, masat për përmirësimin e qasjes së NVM-ve në financa duhet të përfshijnë reformën e sistemit kadastral, sistemit të regjistrimit të kredive dhe kolateralit. Ekzistojnë instrumente tjera shtesë financiare nga të cilat mund të përfitojë sektori I NVM-ve dhe të cilat vendosin rrugën për të ecur përpara. Gjithashtu, institucionet komunale duhet të lehtësojnë qasjen e NVM-ve në fondet që vijnë nga komuniteti i donatorëve, granteve dhe kredive që ofrohen nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në angazhimin e fondeve që vijnë nga Diaspora kosovare.

5.4 Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të

jashtme Kosova është pjesë e ekonomisë rajonale dhe globale dhe me qëllim të konkurrimit, duhet të prodhoj produkte dhe shërbime që janë të kualitetit dhe performancës së njëjtë me produktet e prodhuesve të huaj. Bizneset e vogla tashmë janë duke i ndjerë përfitimet nga reformat që po zhvillohen në ekonominë pejane. Prandaj, komuna e Pejës duhet të vazhdoj ta ndjek hapin me reformat që po zhvillohen në Kosovë me synimin që të krijohet një treg i brendshëm konkurrent, i favorshëm për përdorim nga biznesi i vogël, në sferat kritike për zhvillimin e bizneseve të vogla duke përfshirë tregtinë elektronike, telekomunikacionet, shërbimet, prokurimin publik dhe sistemet e pagesës në anë të ndryshme të kufijve. Në të njëjtën kohë, ligjet dhe rregulloret e konkurrencës duhen të zbatohen energjikisht, për të siguruar që bizneset e vogla ti kanë të gjitha mundësitë për të hyrë në tregjet e reja për të konkurruar në kushte të ndershme dhe të barabarta.

Fokusi primar i NVM-ve është gjetja e tregut dhe plasimi i produkteve dhe shërbimeve të tyre në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Thellimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe partneriteteve rajonale të bizneseve do të eliminoj pengesat tregtare, dhe do të kontribuoj në rritjen e konkurencesë së NVM-ve të Kosovës. Përqendrim primar do të duhej të ishte stimulimi i prodhimtarisë me qellim të zëvendësimit të produkteve të importuara me ato vendore dhe mëpas qasja në tregjet e vendeve fqinjë dhe në atë evropian.

6. Ngritja e cilësisë, pëgjegjësisë sociale korporative dhe mbrojtjes se konsumatorit

Ashtu si në objektiven e mëparshme aplikimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilesisë është i një rëndesie shumë të madhe për bizneset e vogla dhe të mesme. Qëllimi themelor i aplikimit të standardeve ndërkombëtare është krijimi i besimit ndërmjet blerësit dhe furnizuesit, kështu që blerësi të jetë absolutisht i sigurtë për pranimin e produkteve sipas marrëveshjes dhe sipas deklarates së produktit apo sherbimit.

Page 91: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

91

Gjithashtu, duhet ngritur përgjegjësitë sociale korporative të bizneseve pejane, duhet krijuar praktiken e shpërblimeve për bizneset me praktika të mira në dobi të shoqërisë, kapitalit njerëzor, arsimit dhe mjedisit p.sh. shpërblimi për projektet në kategoritë “Investitor në kapitalin njerëzor dhe kushtet e punës”, “Investitor në shoqëri”, “Investitor në dituri”, “Investitor në mjedis” etj. Nëpërmjet përgjegjësisë sociale korporative shumica e bizneseve shfaqin kujdes për punonjësit e tyre, për shoqërinë dhe mjedisin.

Presidenti Ruzvelt shprehej se “korporatat janë elemente esenciale të qytetërimit tonë modern, por ato duhet të rregullohen dhe monitorohen me qëllim që të veprojnë në të mirën e përgjithshme të komunitetit”. Ky mendim ekonomik thekson rolin e shtetit si rregullator, por e nxit atë të marrë një rol edhe më aktiv në marrëdhëniet e tij me tregun dhe korporatat, me synim kontributin ndaj shtresave sociale dhe aplikimin e parimit të shtetit të mirëqenies. Zhvillimi i një standardi të ri siç është ISO 26000, është një ndryshim madhor në mentalitet dhe veprim konkret drejt përgjegjësisë korporative sociale në sektorët publik dhe privat. Edhe sipas normave të reja të BE-së, vlerësimi i performancës së kompanive bëhet nëpërmjet indikatorëve të rinj ku janë përfshirë edhe përgjegjësitë sociale në biznes, pra vlerësimi i performancës nuk bëhet vetëm për produktivitetin e tij, por ajo shihet e lidhur ngusht me ndikimin e saj në mjedis si dhe ndikimin social përsa u takon kushteve të punës e shëndetit të punonjësve. Për më tepër aplikimi i këtyre vlerave siguron cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bizneset ndaj shfrytëzuesit të fundit, pra konsumatorit.

6.1 Aplikimi i standardeve ndërkombëtare dhe sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë në NVM

NVM për qasje më të lehtë dhe qëndrueshmëri në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare dhe të jenë konkurruese duhet të zbatojnë standardet ndërkombëtare për produkte dhe shërbime. Disa NVM kanë filluar të zbatojnë disa standarde nga grupi i Standardeve ISO 9000 për Menaxhimin e Cilësisë por kjo praktike duhet të vazhdoj dhe të pёrsёritet. Institucionet komunale dhe shërbimet mbështetëse për biznese në bashkëpunim me Agjencinë për Standardizim në Kosovë duhet të inkurajojnë NVM-të që të kuptojnë rëndësinë se produkti dhe shërbimi i tyre duhet të jet kualitativ dhe duhet të plotësoj standardet ndërkombëtare për të qenë konkurrent në treg.

6.2 Përgjegjësia sociale korporative Përveç profitit, ndërmarrjet në vndet e zhvilluara por edhe në ato në zhvillim janë duke treguar gjithnjë e më tepër përgjegjësi fillimisht ndaj punonjësve të tyre, pastaj komunitetit ku veprojnë, dhe atë në forma të ndryhme nga ofrimi i ndihmave humanitare, mbështetja e kauzave mjedisore, etj. dhe investime tjera në komunitet nga kultura tek infrastruktura si shenjë kthimi i asaj çfarë ndërmarrjet marrin nga këto komunitete – burimet e shtrenjëta natyrore dhe fuqinë punëtore si dhe për efektet anësore në shëndet, mjedis, kulturë e shoqëri si rezultat i aktivitetit komercial të tyre.

6.3 Konsumi dhe mbrojtja e konsumatorit Numri i popullatës botërore është duke u rritur në mënyrë eksponenciale, po ashtu edhe nevojat për konsum, ekziston një trend mbikonsumi dhe ndryshimi i stilit jetësor ku

Page 92: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

92

raporti i kërkesave konsumuese dhe i burimeve dhe kapacitetit natyror është i debalancuar, ndërsa shpërndarja dhe përdorimi disproporcional i burimeve natyrore si dhe ndikimi i prodhimit dhe konsumit në mjedis është gjithnjë në rritje. Konsumatori si taksapagues është kontribuesi kryesor i buxhetit të shtetit dhe vlerësues i cilësisë, sasisë, vlerës dhe komponentëve të tjera të standardeve, të ofertave e shërbimeve ndaj tij. Andaj, është e rëndësishme që krahas zhvillimit të ndërmarrjeve dhe krijimit të mjedisit të favorshëm afarist dhe veprimtarisë prodhuese, shërbimeve dhe tregtisë, të ndërmerren masa të nevojshme që vet ndërmarrjet dhe publiku të vetëdijesohen në lidhje me trendët e konsumit të prodhimit dhe shërbimeve si hallka të ekonomisë dhe ndikimi i tyre në shoqëri e mjedis dhe nevojën e balancimit të aspekteve komerciale, shoqërore dhe mjedisore ashtu që ato të jenë në shërbim të tyre dhe të rrethit ku jetojnë e veprojnë. Ekzistojnë politika rregullative dhe fiskale, mënyra, nivele dhe mjete të ndërhyrjes ligjore, regullative, fiskale, edukative etj. për një konsum të qëndrueshëm duke siguruar konsumatorin, mbrojtur produktet dhe zvogëluar efektet anësore të prodhimit dhe transportit. Aplikimi i standardeve të pranueshme të cilësisë dhe parandalimit, zvogëlimit dhe trajtimit të ndotjeve dhe mbeturinave si burim financiar dhe energjie për të siguruar vazhdimësi burimesh natyrore ndër gjenerata, zhvillim dhe siguri sociale dhe mjedisore janë obligim i institucioneve dhe shoqërisë përfshi NMV-të. Format e shfaqjes së qytetarit në rolin e konsumatorit në kuptim të mbrojtjes së menjëhershme, të drejtë, të plotë dhe satisfaksionuese për dinjitetin e tij në nivel global rregullohen me njëmbëdhjetë të drejtat themelore të konsumatorit (OJQ Konsumatori):

- e drejta në informim; - e drejta në arsimim; - e drejta në edukim; - e drejta në furnizim; - e drejta në interesa ekonomike; - e drejta në zgjedhje; - e drejta në mbrojtje nga rreziqet për shëndet dhe jetë; - e drejta për mbrojtje juridike dhe përkrahje nga shteti; - e drejta për bashkim e organizim në shoqata e organizata për mbrojtjen e

konsumatorit; - e drejta për t’u zgjedhur e për të përfaqësuar të drejtat, interesat dhe

dinjitetin e konsumatorit në institucionet e organizmat vendimmarrës dhe - e drejta për mjedis të pastër, të shëndetshëm e të sigurtë.

Ekzistojnë forma institucionale e ligjore të mbrojtjes së konsumatorit dhe shkallët (hierarkitë, nivelet e tyre) duke përfshirë rolin e shoqërisë civile si dhe arbitrazhin (gjykatat). Një gjë e tillë ka nevojë të intensifikohet në nivel vendi dhe komunal.

7. Mbështetja e zejtarisë si sektor i përkeqësuar por me potencial ekonomik, kulturor dhe

turistik Zejtaria në Kosovë ka qenë e zhvilluar që në kohërat e vjetra antike dhe vazhdimisht është

transformuar, varësisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Në qytetet e Kosovës në

të kaluarën janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura,

mëndafshi, pambuku, pylltaria (druri), xehtaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve) etj.

Sipas regjistrimit kadastral të vitit 1582, në qytetin e Pejës ushtroheshin gjithsej 56 zeje.

Elementi zejtaro-tregtar përbënte shtresën kryesore qytetare dhe përfshiheshin rreth 43% të

Page 93: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

93

popullsisë10

.

Gjatë shekullit të kaluar bartës të shërbimeve zejtare në Pejë ishin dyqanet zejtare private,

numri i të cilave ishte gjithsej 50, ku dominonin kryesisht këto zanate: zdrukthtarët (46),

rrobaqepësit për meshkuj dhe femra (28), bukëpjekësit (23), ëmbëltorët (27), mullinjtë e

përrojeve kryesisht në territorin e fshatrave (70), këpucëtarët (18), berberët (23), arabaxhinjtë

(16), orëtarët (13), kasapët (7), argjendarët (9) etj. Nga zejet e vjetra në Pejë mund ti dallojmë

zejet e tabakëve, zhgunaxhinjëve, terzinjëve, plisaxhinëjve, kallajxhinjëve, llastraxhinjëve,

saraçëve, furraxhinjëve, kasapëve, samarxhinjëve, mbathtarëve, knataxhinjëve, berberëve,

briskaxhinjëve, armëpunuesve, zdrukthtarëve përpunuesve të mëndafshit, qilimaxhinjve,

samarxhinjëve, embëltorëxhinjëve, farkatarët, mbathtarët, qerrepunuesit, kazanpunuesit,

stufëpunuesit, kallajpunuesit etj.

Në Pejë, gjithashtu ka ekzistuar ndarja e rrugëve ose e pjesëve të carshisë, sipas llojit të

zanateve që sot në gjuhën moderne ekonomike mund të konsiderohet si kllastere. Pejanet

kanë qenë të njohur për prodhimin dhe zbukurimin e armëve të cilat kanë qenë të njohura në

tregjet e Ballkanit dhe Evropës, qilimat e punuar në Pejë kanë qenë po ashtu të njohur në tërë

ish shtetin jugosllav dhe me gjerë. Ndërkaq, më vonë, krahas zhvillimit të gjithëmbarshëm,

lindin e zhvillohen edhe shumë zeje, e që deri në ditën e sotme mund të numërohen mbi

gjashtëdhjetë sosh11

.

Në dekaden e fundit zejtaria, nuk ka treguar rezultate të dukshme në zhvillimin, sektori i

zejtarisë është në shuarje e sipër dhe shkaktaret janë shumë dimensional: si aplikimi industrial

i produkteve zejtare, politikat jo të favorshme kombëtare dhe komunale, neglizhimi i zejtarisë

si mos stimulimi i zejeve dhe zejtareve, mos interesimi i të rinjëve për zejtari si profesion dhe

karrierë etj.

6.1 Stimulimi, revitalizimi dhe zhvillimi i zejeve, artizanateve dhe zejtarisë

Komuna e Pejës duhet të stimuloj dhe inkurajoj revitalizimin, zhvillimin dhe zgjerimin e

aktiviteteve afariste të zejeve dhe zejtarëve të Pejës si faktor shumë i rëndesishëm i zhvillimit

të gjithëmbarshëm ekonomik komunal. Zejtaria është një segment që mund tu ndihmoj shumë

prioriteteve kryesore komunale të zhvillimit ekonomik – Turizmit dhe Agrobiznesit. Gjithashtu,

zejtaria duhet konsideruar dhe trajtuar si përfaqësuese dhe mbrojtëse e historisë dhe

identitetit kombëtar.

Se fundi, Komuna e Pejës, respektivisht DZHE eshte e impenjuar të krijoj mekanizmin për përdorimin apo shfrytëzimin e fondeve të jashtme, kudo që është e mundur, jo vetëm paranë publike komunale si dhe krahas masave tjera themelimin e një fondi komunal për zhvillim për të të mbështetur realizimin e Strategjisë dhe zhvillimin lokal ekonomik. Masat e propozuara jane listuar ne kapitullin objektivat dhe programet te strategjise zhvillimore.

10 http://kk.rks-gov.net/peje/Temat/Economy.aspx 11 http://www.scribd.com/doc/45286730/Fragmente-nga-monografia-Zejtaret-e-Pejes-Vazhdimi-i-IV-te

Page 94: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

94

Page 95: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

95

7.

AMBIENTI

Page 96: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

96

7. AMBIENTI DHE MENAXHIMI I MBETURINAVE

Hyrje

Territori i Kosovës në përgjithësi dhe Peja në veçanti ka burime natyrore të nevojshme si pyje, tokë bujqësore, ujë burimi të pijshëm dhe ujitje. Pasuritë natyrore po dëmtohen seriozisht nga vetë ne, pyjet priten në toka bujqësore, të tjerat bëhen ndërtime ilegale, uji i pijshëm keqpërdoret, shtretërit e lumenjve gërryhen, ndërsa uji, toka dhe ajri sidomos në zonën urbane ndoten nga ujërat e zeza dhe hedhurina llojesh të ndryshme të cilat janë të dëmshme për shëndetin e popullatës, bimëve dhe kafshëve. Mbeturinat janë të shpërndara kudo, ato shpesh kanë erë të keqe që ndikojnë keq dhe i japin pamje të pa këndshme mjedisit me ndikim në shoqëri dhe ekonomi. Kjo vjen si pasojë e rritjes së volumit të konsumit dhe mbeturinave, vetëdijes së ultë mjedisore dhe sjelljes së pa përgjegjshme, keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mungesës së infrastrukturës së nevojshme, mos aplikimi i ligjit dhe koordinimi i palëve të përfshira dhe përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave dhe komunitetin në përgjithësi.

7.1. Përgjegjësitë dhe detyrimet për menaxhimin e m beturinave

Në nivelin lokalo-komunal, në bazë të ligjit dhe statuteve për qeverisjen lokale, përgjegjëse për menaxhimin me territorin dhe shërbimet komunale, përfshirë mbeturinat, janë komunat (në këtë rast komuna e Pejës) përmes drejtorisë për shërbime komunale dhe inspektorat. Ndërsa menaxhimi i mbeturinave bëhet nga ndërmarrje publike komunale, regjionale që mbulojnë rreth 90% të zonës urbane dhe më pak se 10% rurale.

Në regjionin e Pejës, ndërmarrja publike “Ambienti Sh.A.” menaxhon me mbeturinat. Ajo mbledh mbeturinat në pjesën urbane - rrugët, kontejnerët publik dhe ata familjar, i transporton dhe deponon ato në deponinë regjionale të Pejës në Sferkë me sipërfaqe 3.6 ha për 25000-300000 banor. Kjo deponi është më e vogla për sipërfaqe dhe numër banorësh që mbulon. Për këtë shërbim banorët paguajnë 4€ në muaj për 1 familje. Komuna kujdeset (kontrollon) për kualitetin e shërbimit të kësaj ndërmarrje, ofron mbështetje institucionale, infrastrukturë dhe fonde, si dhe trajton kërkesat e banorëve dhe harmonizon ato. Edhe përkundër përpjekjeve, një numër i vogël i zonave rurale përfshihen në këtë shërbim.

Ndërsa në nivel vendi, çështja e mbeturinave rregullohet me akte ligjore dhe nënligjore:

• Ligji nr. 2006/31 për mbeturinat, i cili është në rishqyrtim dhe plotësim dhe

• ligje tjera që ndërlidhen me mbeturinat, si ligji:

o nr. 2003/9 për mbrojtjen e mjedisit,

o nr. 2006/22 për mbrojtjen e natyrës,

o nr 2003/30 për planifikim hapësinor etj. si dhe

o Strategjia për mjedisin (2004) dhe plani për veprim në mjedis (2006).

o Udhëzimi administrativ për mbeturinat është duke u hartuar nga MAPH.

Edhe përkundër vlerësimit për përafrim të dukshëm (90% sipas AKMM) të ligjit të mbeturinave me direktivat e BE-së dhe angazhimit institucional, në mungesë të monitorimit të mirëfilltë dhe koordinimit të palëve të përfshira, përmbushja e këtyre akteve ligjore dhe nënligjore në Kosovë është në nivel të ulët.

Page 97: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

97

7.2. Faktorët që ndikojnë në problemin e mbeturinav e

Në opinion janë evidentuar një sërë faktorësh që kanë rritur problematikën e mbeturinave në përgjithësi:

• sjellja e papërgjegjshme si pasojë e vetëdijes së ulët mjedisore dhe për mbeturinat;

• mungesa e strategjisë dhe mekanizmit të duhur për grumbullim, trajtim dhe riciklim;

• mungesa e infrastrukturës dhe deponive të përkohshme;

• bashkë-koordinimi i dobët në mes autoriteteve të përfshira në çështjen e mbeturinave;

• vakumi ligjor dhe mungesa e akteve nënligjore si rregullore, strategji, plane veprimi etj.;

• mungesa e fondeve dhe investimeve nga komuna dhe donatorët (përveç në deponi);

• fokusi në nivel vendor dhe lokal në deponim dhe jo në parandalim dhe zvogëlim të volumit të mbeturinave dhe zvogëlim të ndikimit të tyre në mjedis e shëndet;

• mungesa e infrastrukturës dhe praktikës së ndarjes së mbeturinave që në burim (sidomos ato familjare) dhe trajtimi i tyre përfshirë ujërat e zeza;

• hedhja kudo e mbeturinave dhe deponimi ilegal i tyre;

• rrjedhja e ujërave nga deponia dhe mos mbulimi i përkohshëm ;

• përqindja e ulët (më pak se 40%) e qasjes së popullatës në zonat rurale në ujë të pijshëm dhe kanalizim, si dhe

• mungesa e njohurive dhe ekspertizës në fushën e mbeturinave dhe menaxhimi jo efikas.

7.3. Llojet dhe sasia e mbeturinave

Momentalisht vlerësohet se në Kosovë krijohen 2kg mbeturina për kokë banori në ditë pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në deponi sanitare (5 regjionale, 2 deponi komunale dhe 1 transitore) një pjesë në deponi ilegale jo sanitare dhe tjerat në mjedise ku ne jetojmë (rrugë, lumenj, përrocka, toka pune, pyje etj.) duke ndotur dhe zymtuar pamjen e mjedisit tonë jetësor e më gjerë.

Vlerësohet se 45% e mbeturinave të përgjithshme në Kosovë janë hi e zgjyrë, 18% krijohen nga amvisnia, 12% komerciale, 10% nga ndërtimtaria dhe rreth 18% i takojnë llojeve tjera. Në vitin 2003, është llogaritur se përqindja e llojeve të mbeturinave për kokë banori (me supozimin se një banor prodhon 1.3 kg mbeturina në ditë) si në vijim:

~ 41% komponime organike;

~ 10% qelq (në përgjithësi hedhen rreth 100 milion kg në vit);

~ 9% plastikë (në përgjithësi hedhen rreth 90 milion kg në vit);

~ 7% metale, 0.5 prej të cilave alumin;

~ 6.8% pelena;

~ 4% komposit;

~ 0.3% tekstil dhe

~ 17% të tjera.

Page 98: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

98

Nëse i referohemi Pejës, përjashtuar hirin që është në masë të vogël pasi që industria e rëndë nuk funksionon, në vitin 2007 janë prodhuar më tepër se 18.000 ton mbeturina të ngurta në vit nga:

• Amvisëria rreth 270 gr në ditë për një banor apo 100 kg në vit për një banor;

• Veprimtaritë komerciale rreth 90 kg në vit për një banor dhe

• Mbeturina tjera (ambalazhet plastike, gomë, elektronikë, kimikate etj.) 131 kg në vit për një banor.

Kategorizim tjetër i mbeturinave janë ato me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe mjedisin duke përfshirë: mbetjet dhe lëndë tjera industriale, mbeturina farmaceutike dhe spitalore, pesticidet dhe herbicidet e skaduara dhe ambalazhi i tyre, ambalazhi i substancave të rrezikshme, mbetjet e kimikateve, ngjyra, zbërthyes, bateritë dhe mbeturinat elektronike dhe elektrike.

Në Pejë ka rreth 37.740 ton mbeturina të rrezikshme, nuk dihet nëse janë larguar apo trajtuar:

• 222 ton kimikate të ngurta që ndodheshin në ish-fabrikën e lëkurë këpucëve;

• 17540 litra substance kimike të lëngëta dhe ngurta në ish-fabrikën e autopjesëve.

Spitalet dhe qendrat tjera medicinale krijojnë sasi të madhe mbeturinash spitalore. Në Kosovë prodhohen 5.500 kg në ditë mbeturina spitalore, ndërsa vetëm në komunën e Pejës ato arrijnë masën prej rreth 27 ton në vit. Sikurse në disa qendra tjera të vendit, spitali regjional i Pejës disponon me një lloj furre djegëse ku rreth 30% e mbeturinave spitalore djegën, kurse pjesa tjetër hedhet në kontejner publik tek përzihet me të tjera mbeturina që përfundojnë në deponinë regjionale në Sferkë. Medikamentet e skaduara janë po ashtu mbeturina që kërkojnë trajtim të kujdesshëm dhe të veçuara nga të tjera, ndonëse shumica përzihen me të tjera dhe deponohen.

Mbeturinat infektive janë rezultat i hedhurinave spitalore, mbetjeve të thertoreve dhe kafshëve të ngordhura që hedhen kudo (në kontejner, kanale, lumenj etj.) e nuk groposen e asgjësohen, ashtu që ndikojnë në shëndet dhe mjedis.

Automjete mbeturinë “varrezat e makinave” të cilat gjenden gjithandej të grumbulluara në toka bujqësore bashkë me vajrat e tyre, bateritë dhe radioaktivitetin që lëshojnë janë problematikë mjedisore dhe shëndetësore në vete krijuar nga sjellja e veturave dhe makinerit tjera të vjetruara nga jashtë vendit duke krijuar mbeturina. Poashtu, dhjetëra goma që dalin jashtë përdorimit përbëjnë mbeturina voluminoze, djegia e shpeshtë e të cilave ndot ajrin.

Mbeturinat elektrike dhe elektronike hedhen në kontejner dhe deponohen të përziera me të tjera, ndërsa ato duhet të trajtoheshin të veçanta duke i shkrirë dhe ricikluar ku pjesët e tyre mblidhen si metale (hekur, bakër, etj.) dhe eksportohen jashtë vendit.

Ujërat e zeza janë mbeturinë familjare dhe komerciale në zonën urbane nuk trajtohen dhe ashtu derdhen në kanale dhe lumenj, po ashtu në fshatra një masë të vogël hedhen në gropa septike, pjesë tjetër në përroska, lumenj e mjedise të hapura. Kjo praktikë krijon mbeturinë që ndotë ujërat mbi dhe nëntokësor dhe ndikon në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe në bujqësi.

Identifikimi i mundësive të financimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza të komunës së Pejës duhet të jetë prioriteti kryesor i komunës në 5 vitet e ardhshme. Deri sa kjo të arrihet duhet të shikohen modelet e trajtimit pasiv të ujërave të zeza që kur të lëshohen në rrjedhat e lumenjve të jenë së paku 90 % të dekontaminuara. Gjithashtu duhet të ndërtohet një kanalizim i veçantë që mënjanon ujërat e zeza dhe ato atmosferike nga qyteti i Pejës dhe i mënjanon ato nga Lumbardhi. Pasi të grumbullohen, ato mund të trajtohen me trajtim pasiv

Page 99: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

99

jashtë qytetit dhe pastaj të lëshohen në rrjedhat e Lumbardhit. Praktika e derdhjes së ujërave të zeza kudo në qytet e ndotë Lumbardhin dhe sidomos gjatë stinës së verës ato ujëra kundërmojnë dhe i japin një shije të keqe vizionit për një qytet të pastër e të gjelbër.

Një problematikë tjetër me ujërat e zeza është hedhja e tyre nga qytetarët dhe restorantet përreth lumenjve Drinit të Bardhë dhe Lumbardhit. Një praktikë e tillë duhet të sanksionohet dhe të parandalohet degradimi i mëtutjeshëm i cilësisë së ujit të këtyre dy lumenjve.

Mbeturinat organike janë një burim i mirë i ndotjes dhe fitimit njëkohësisht, pasi rreth 40% e tyre mund të përdoren pleh organik komercial përmes kompostimit. Ato vijnë pjesërisht nga amvisëria, pjesërisht nga bujqësia (pemët, perimet, të lashtat, barërat, degët gjethet e bimëve të ulëta dhe shumë nga masa tjetër biologjike që hedhet përfshirë drunjtë në kuptim afatgjatë). Në Pejë kjo mbeturinë gjendet në masë të madhe në dhe përreth kontejnerëve të mbeturinave, në rrugë e lum, si dhe më e koncentruar tek tregu i gjelbër po ashtu edhe ne vise rurale.

Tek të gjitha këto mbeturina edhe faktorë tjerë ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe mjedis. Të dhënat tregojnë se vetëm nga viti 2005 deri 2006 janë rritur në dy deri në trefish rastet e sëmundjeve infektive, ngjitëse, të lëkurës, tumore, kancerogjene etj.

7.4. Disa praktika të mira

Një masë e mbeturinave mblidhen të ndara nga kompani të ndryshme private në gjithë vendin ku ripërdoren, përpunohen pjesërisht, riciklohen apo eksportohen jashtë vendit për riciklim.

- Plastika trajtohet, riciklohet në ndërmarrjen “Eko Plast” në Rahovec, “Plstika” në Podujevë, “A-Com” në Mitrovicë, “Inova” dhe “Lerra” në Gjakovë. Grumbullimi i plastikës bëhet në Pejë dhe tërë Kosovën. Çmimi i mbledhjes së plastikës është nga 0.03 – 0.07€ kg, ndërsa përfitimi nga riciklimi është rreth 10 fish (0.60-0.80€ kg)

- Metalet (Al, Cu, Fe, etj) grumbullohen nga kompania “Eurosteel” dhe “Nushi” dhe kompani tjera varësisht nga përbërja e tyre) në Pejë. Ato grumbullohen në tërë vendin. Një pjesë trajtohen në Jannjevë të Lipjanit, kompania “Metal Holding” etj. Alumini blihet me nga 0.50 – 1.00 € kg, ndërsa fitimi nga shkrirja në pllaka është ~ 50%.

- Letra grumbullohet dhe eksportohet jashtë vendit së shumti nga “Economic As” në Gjakovë, në fabrikën e letrës në Lipjan me pagesën prej 0.03€ kg;

- Paketimet dhe ambalazhi grumbullohet në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Lipjan;

- Qelqi trajtohet pjesërisht në Therandë, kurse birraria e Pejës nga 3 milion shishe në vit ripërdor 50% të shisheve të birrës 0.5 litër, me çmimin kthyes 0.10 € në shishe, ndërsa koka-kolla e cila importohet në vend nga Maqedonia, 100% të shisheve ripërdoren në bazë kontratash komerciale furnizimi. Si birra Peja ashtu edhe koka-kolla ndihmojnë në zvogëlimin e volumit të mbeturinës së qelqit, me ndikim në mjedis dhe ekonomi.

- Goma riciklohet dhe përdoret për veshje gomash të vjetra dhe prodhohen produkte tjera gome nga riciklimi në Vlashnje të Prizrenit. Fabrikat e çimentos përdorin gomën si lëndë dytësore djegëse ku në furrat e djegies dioksidi i sulfurit lidhet me çimento ashtu që nuk është i dëmshëm për mjedisin;

- Vajrat e përdorura, përdoren për lyerje kallepësh nga fabrika “Silkapor” në Kaçanik;

- Bateritë dhe akumulatorët e vjetër riciklohen në fabrikën “Trepça” Zveçan dhe Janjevë;

Page 100: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

100

- Mbeturinat organike kompostohen OJQ “Agroklina” në Klinë nga të cilat prodhohet pleh organik për kopshte, për lule etj.

Më e rëndësishmja, të gjithë sa jemi banorë të komunës së Pejës, Kosovës dhe më gjerë, duhet të jemi të përgjegjshëm e të kujdesemi për njëri-tjetrin, shëndetin dhe mjedisin tonë, ta ruajmë atë si na e lanë të parët edhe më të begatë t’ua lëmë pasardhësve tanë si parakusht për mirëqenie dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.

7.5. Rekomandimet

Vlerësohet se nëse shishet e përdorura të qelqit dhe plastikës do të ripërdoren ashtu siç janë, duke i kthyer tek prodhuesi, atëherë 75% më pak do të hedhen (mbeturinë). Ndërsa nëse ato riciklohen, 30-40% mbeturinë. Po ashtu do të zvogëlohej prej 30-50% deponimi i letrës nëse grumbullohet në kontejner të veçantë dhe riciklohet. Plastika e grimcuar mund të përdoret për djegie në fabrikat e çimentos si lëndë e dytë duke zëvendësuar mazutin e kushtueshëm. Ndërsa, nëse qeset plastike do të zëvendësoheshin me ato prej letre dhe qese plastike më të mëdha dhe të qëndrueshme të tregtuara me pagesë në shitore dhe supermarkete etj. ndërsa konsumatorët të përdorin çantat e tyre apo qese të qëndrueshme bezi, mushamaje e materiale tjera me përdorim të gjatë, sasia e kësaj mbeturine do të zvogëlohej shumë. Një qytet prej 60,000 – 100,000 banorë, do të krijonte rreth 50% të lëndës së parë për një qendër kompostimi mbetjesh organike me kapacitet 2,500 – 4,000 ton në vit. Kjo praktikë e mirë mund të aplikohet edhe në qytetin e Pejës.

Kjo tregon rëndësinë e madhe që ka ripërdorimi i gjësendeve ashtu siç janë për funksione që kishin apo të tjera si masë e parafundit e trajtimit të mbeturinave, e cila pasohet nga riciklimi që megjithatë kërkon energji dhe nuk është shumë i pranishëm në Kosovë, por në vendet tjera ka treguar rezultate dhe si i tillë praktikohet në Evropë e më gjerë. Por, përveç impianteve të trajtimit, riciklimi kërkon edhe parakushte tjera, si ndarja e mbeturinave veç e veç që në burim (familje, kontejner), pastaj të ketë masë të mjaftueshme (mbeturinë) për riciklim si dhe kërkesë tregu për gjësende të prodhuara nga riciklimi si letër, plastikë etj.

Ndërsa është shumë e rëndësishme që konsumi të jetë në masa normale, të parandalohet dhe reduktohet sasia e mbeturinave pastaj të ripërdoren, riciklohen dhe mbetja e fundit të deponohet e trajtohet sipas normave të pranuara botërisht, ashtu që ndikimi i saj në shëndet dhe mjedis të limitohet.

Kjo praktikë njihet si strategjia “4 R” (nga anglishtja) parandalimi/reduktimi, ripërdorimi dhe transformimi, riciklimi dhe në fund deponimi i mbeturinave të trajtuara. Këto dhe praktika tjera të mira duhet stimuluar dhe rregulluar me rregullore komunale dhe subvencione të ndryshme, ndihma në formë grantesh, ngritje kapacitetesh njerëzore dhe organizative, vetëdijesim dhe edukim në të gjitha nivelet e shkollimit dhe iniciativa partneriteti publiko-privat.

Rekomandime të tjera për uljen e problematikës së mbeturinave në përgjithësi janë:

• Një kampanjë për rritjen e vetëdijes mjedisore dhe për mbeturinat;

• Hartimi i strategjisë komunale në lidhje më infrastrukturën dhe mekanizmat e duhura për grumbullim, trajtim dhe riciklim e mbeturinave të ngurta dhe trajtimit të ujërave të zeza si në qytet ashtu edhe në zonat rurale;

• Identifikimi i mundësive të financimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza të komunës së Pejës duhet të jetë prioriteti kryesor i komunës në 5 vitet e ardhshme.

Page 101: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

101

• Duhet të ndërtohet një kanalizim i veçantë që mënjanon ujërat e zeza dhe ato atmosferike nga qyteti i Pejës dhe i mënjanon ato nga Lumbardhi.

• Pasi të grumbullohen, ato mund të trajtohen me trajtim pasiv jashtë qytetit dhe pastaj të lëshohen në rrjedhat e Lumbardhit.

• Duhet të shikohen modelet e trajtimit pasiv të ujërave të zeza që kur të lëshohen në rrjedhat e lumenjëve të jenë së paku 90 % të dekontaminuara.

• Sanksionimi i hedhjes së ujërave të zeza nga qytetarët dhe restoranet përreth lumenjëve Drinit të Bardhë dhe Lumbardhit. Kjo është e domosdoshme nëse duam ta parandalojmë degradimin i mëtutjeshëm të cilësisë së ujit të këtyre dy lumenjëve.

• Identifikimi i infrastrukturës për deponi të përkohshme;

• Rritje e bashkë-koordinimit në mes autoriteteve të përfshira në çështjen e menaxhimit të mbeturinave;

• Identifikimi i vakumit ligjor dhe mungesa e akteve nënligjore si rregullore, strategji, plane veprimi dhe adaptimi i infrastrukturës se nevojshme rregullative për këtë lëmi;

• Menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza është i kushtueshëm dhe nuk mund të përballohet nga buxheti i kufizuar komunal, andaj identifikimi i donatorëve potencial është shumë më rëndësi për komunën;

• Fokusimi në parandalim dhe zvogëlim të volumit të mbeturinave dhe zvogëlim të ndikimit të tyre në mjedis e shëndet;

• Sigurimi i infrastrukturës për ndarjen e mbeturinave në burim (sidomos ato familjare);

• Ndëshkimi i personave fizik dhe juridik që hedhin kudo mbeturinat dhe në deponi ilegale;

• Mbulimi i plotë me qasje të popullatës në zonat rurale në ujë të pijshëm dhe kanalizim në 5 vitet e ardhshme;

• Ngritja e kapaciteteve, njohurive dhe ekspertizës në fushën e mbeturinave dhe menaxhimi jo efikas nga ana e personelit komunal.

Page 102: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

102

Page 103: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

103

8.

INFRASTRUKTURA TURISTIKE

Page 104: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

104

8. INFRASTRUKTURA TURISTIKE

Në këtë pjesë është elaboruar infrastruktura fizike në funksion të zhvillimit të turizmit në veçanti sektoreve tjera ekonomike.

5.1. Infrastruktura fizike turistike në komunën e P ejës

Me infrastrukturë fizike nënkuptohen kapacitetet akomoduese dhe shërbyese turistike.

Sipas qendrës komunale për regjistrimin e bizneseve që veprojnë në komunën e Pejës nga viti 2000 deri në gusht 2012, janë të regjistruara rreth 7200 biznese duke përfshirë edhe kompanitë publike komunale, prej të cilave rreth 5000 apo 70% konsiderohen aktive në fusha të ndryshme shërbimi të përgjithshëm dhe specializuar, prodhime, tregti, hoteleri etj. Shumica e këtyre ndërmarrjeve, në kohën e regjistrimit konsiderohet se përfshijnë rreth 1500 punëtorë dhe ofrojnë shërbime akomodimi, ushqimi dhe të tjera.

Rreth 18.5% e numrit total të bizneseve aktive në komunën e Pejës respektivisht 920 janë ndërmarrje turistike. Vetëm në zonat turistike me vlera të veçanta natyrore të Rugovës dhe Drinit të Bardhë llogaritet të jenë aktive 25 ndërmarrje hoteliere, fshatra turistike, restorante dhe kampingje, si dhe rreth 8 bujtina familjare. Interesimi i banorëve lokal të zonave tjera rurale dhe në qytet për veprimtari turistike shtohet ndonëse në disproporcion me mundësitë investuese si dhe eksperiencën. Ky përbën një zhvillim të ri në këtë zonë ku një pjesë e shtëpisë është adaptuar dhe dedikuar turistëve vendas e të huaj me ndonjë shërbim si ushqim, udhëzim në natyrë etj.

Në zonat turistike natyrore të komunës së Pejës rezultojnë: 3 fshatra turistike, 11 motele, 2 hotele, 15 restorante, 2 kampe të organizuara nga 2 shoqata. Në zonë veprojnë 8 ekonomi familjare aktive apo gati për të filluar, të tjerë të interesuar. Gjithsesi, ato janë të limituara në kapital dhe eksperiencë, por të interesuara për të zhvilluar ekonomi familjare turistike.

Kapaciteti i përgjithshëm akomodues në këtë zonë është 307 dhoma me 1000 shtretër, 3950 karrige në hapësira restoranesh etj., 9 salla takimesh me kapacitet nga 25 deri 120 persona si dhe 6 hapësira tjera si tarraca etj. të përdorshme për aktivitete të ndryshme të turistëve. Në zonat e larta malore sipas shoqatave dhe bjeshkatarëve që operojnë në komunën e Pejës, ekzistojnë rreth 10 dëbana bjeshkatarësh (konaqe) pjesërisht funksional që ndodhen në zonën e kullotave alpine në të cilat mund të përdoren gjatë ecjes dhe eksplorimit të bjeshkatarëve.

Figura 4.1. Veprimtaritë

turistike në zonën turistike

natyrore të komunës Pejë.

Page 105: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

105

Sipas zyrës për informata turistike të komunës së Pejës, në publikimin e fundit të saj numërohen 7 hotele dhe 2 motele në qytet si dhe një numër restorantesh, ëmbëltore, qebaptore, pika ushqimi të shpejtë, kafeteri, kioska, shitore dhe supermarkete të vogla si dhe disa qendra tregtare të koncentruar në periferi të qytetit numri i së cilave vjen e rritet si rezultat i investimeve lokale dhe të huaja tregëtimi ushqimor, kozmetik, vegla, veshmbathje, orendi etj., tre nga të cilat u hapën në nëntor derisa po përfundohej strategjia. Ndërmarrje hoteliere të masave dhe me shërbime të ndryshme ekzistojnë edhe jashtë qytetit, përgjatë akseve rrugore rajonale dhe në zonat rurale.

Komuna e Pejës është e impenjuar për investime të planifikuara me qasje të integruar, duke përcaktuar prioritetet zhvillimore në bazë të potencialeve, infrastrukturës, kapaciteteve njerëzore dhe në raport me nevojat dhe trendin në rritje të turizmit.

5.2. Investimet në infrastrukturën fizike dhe partn eriteti publiko- privat

Përcaktimi dhe ndërmarrja e masave rregullative mbrojtëse dhe stimuluese të nevojshme për operatorët turistik dhe konsumatorët (turistët) dhe tërheqja e investimeve në veçanti atyre të huaja (FDI) në fushën e turizmit dhe veprimtarit tjera ekonomike të ndërlidhura janë përgjegjësi ekskluzive të qeverisjes lokale në bashkëpunim me palët e interesuara, donatorët dhe komunitetin e biznesit të interesuar për investime, në veçanti tërheqja dhe orientimi i investimeve nga diaspora në Evropë dhe Amerikë si dhe krijimi i bashkëpunimeve (partnershipeve) publiko – private (njohur si "PPP") në iniciativa kreative që sjellin zgjedhje dhe zhvillim ekonomik përfshirë ato në fushën e turizmit.

Në vazhdim është paraqitur një përmbledhje e masave dhe investimeve kapitale nga komuna e Pejës gjatë 3 viteve të fundit. Sipas të dhënave të divizionit të turizmit në komunën e Pejës, numri i të interesuarve për informacion turistik është rreth 1400 persona.

Sipas raportit për investimet kapitale të realizuara, duke përfshirë rrugë, ujësjellës, kanalizime për ujitje etj., shpenzime në riparim objektesh dhe pajisjesh në fushën e shëndetësisë, arsimit etj. si dhe një shumë simbolike për promovimin turistik e cila është përsëritur e tillë deri 2012. Ndërsa shuma e investimeve kapitale pësoi një rritje të lehtë nga 5,457,000€ në vitin 2009 në 5,877,000€ në vitin 2011, kontributi i donatorëve shënoi ulje nga 798,000€ në vitin 2010 në 531,000€ në 2011.

Sipas drejtorisë për punë komunale dhe shërbime publike, investimet e komunës së Pejës në 18 projektet e realizuara/realizim gjatë pjesës së parë të vitit 2012 arrijnë vlerën rreth 5,440,000€, ndërsa 15 të tjera ishin planifikuar për pjesën e dytë të vitit 2012 dhe 10 projekte investimesh kapitale në infrastrukturë (rrugë lokale dhe rajonale, trotuare, ujësjellës, ujitje, kanalizim ujërash të zeza etj.) me vlerë totale rreth 1,100,000 euro të financuara nga donatorë dhe qeveria qendrore me pjesëmarrje të komunës së Pejës janë aprovuar në proces dhe disa kanë nisur implementimin gjatë viti 2012 dhe në vazhdim përfshirë një rrugë në zonën turistike të Rugovës, Kuqishtë – Bogë.

Ndonëse infrastruktura rrugore dhe investimet tjera, një pjesë e së cilave shërben si parakusht për zhvillimin e industrisë turistike në komunën e Pejës dhe si të tilla janë ende të nevojshme, një planifikim buxhetor dhe investime të balancuara në fusha të ndryshme është i nevojshëm, veçanërisht në zhvillimin e industrisë së turizmit dhe agroekonomisë si dy sektore strategjike zhvillimore për komunën e Pejës.

Ndërsa, në përpjekjet e saj për krijimin e parakushteve dhe lehtësimin e qasjes me fonde vetjake dhe donacione nga qeveria dhe donatorët, komuna e Pejës ka investuar në

Page 106: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

106

infrastrukturë publike si: rrugë, ujësjellës, kanalizim, sinjalizime dhe promovimin e turizmit në zonën urbane dhe rurale. Përveç këtyre, në teren vërehen një numër tabelash orientuese të vendosura në qytet si dhe përgjatë rrugës kryesore dhe vendbanimeve rurale që tregojnë emra dhe orientime fshatrash, akomodime etj. vendosjen e hartave orientuese, tavolinave dhe ulëseve për vizitorë, ndonjë shportë mbeturinash, vend parkim biçikletash etj.

Vetëm në projektin rajonal “Qasja në Dukagjin dhe Luginën e Rugovës” gjatë dy viteve të fundit vetëm në komunën e Pejës janë investuar 290,000 euro, donacion i BE-së, në infrastrukturë turistike përfshirë një qendër vizitorësh në periferi të qytetit pranë rrugës për në Rugovë e cila filloi të ndërtohet. I ngjashëm me këtë program është investimi për rehabilitimin e parkut të qytetit (Karagaq) i cili meriton të quhet parku ”Kodra e Liqenit” meqë është i ngritur si kodër dhe në mes ka liqenin tashmë të riparuar tek zhvillohen jo vetëm aktivitete të përditshme ecje dhe argëtimi i të gjitha grupmoshave por edhe zhvillohen festivale të ndryshme,ku dy prej këtyre programeve u financuan me fondet e BE-së.

Një investim i rëndësishëm për sigurimin e ecjes së lirshme dhe të sigurt është rregullimi i trotuarit përgjatë një pjese të rrugës për në Rugovë, përmes një projekti të financuar nga qeveria qendrore sikurse edhe projekti i asfaltimit të rrugës rajonale Kuqishtë – Bogë dhe disa rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kryesore lokale dhe rajonale ku komuna dhe qeveria kordinojnë rolet dhe kontributet e tyre.

Ndërsa në bazë të hulumtimit në teren, investimet kapitale private në infrastrukturë turistike si: objekte akomodimi, pajisje etj. nga themelimi i bizneseve të tyre në shtator - tetor 2012 (disa nuk kanë treguar shumën e investimeve) vetëm në dy zonat turistike Rugova dhe Drini i Bardhë arrin shumën mbi 6,300,000€.

Ndërsa në 5 vitet e ardhshme ata planifikojnë rreth 2 milion euro investime kapitale në përmirësim dhe zgjerim kapacitetesh turistike. Gjithsesi, profiti sezonal vjetor në situatën momentale nuk premton shumë për vetëfinancim, andaj kërkohen burime tjera financiare.

Ndërsa në mungesë të të dhënave për të gjithë operatorët turistik në komunën e Pejës, në përgjithësi investimi më i madhë në fushën turizëm - hoteleri (si shtimi dhe modernizmi i kapaciteteve akomoduese dhe shërbyese) konsiderohet të jetë ai në hotelin tradicional të njohur ndërkombëtarisht që ndodhet në qendër të qytetit të Pejës, si ish-“Hotel Metohija“ i cili mund të konsiderohet edhe si një nga rastet më të suksesshme të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në sektorin turizëm - hoteleri në komunën e Pejës, ndërsa i dyti për nga madhësia i njohur si “Hotel Korza“ është privatizuar po ashtu dhe në proces investimi në riparim dhe përshtatje rrethanave të reja. Të tjera hotele private aktive që nga para lufta si dhe të reja vazhdojnë veprimtarinë e tyre.

Krahas investimeve publike komunale dhe nga qeverisja qendrore, investimet private përbëjnë një shtytës të zhvillimit të turizmit ku kapaciteti pritës akomodues dhe shërbyes konsiderohet të jetë në nevojë për rritje, profesionalizim, profilizim dhe investime tjera.

Andaj, palë e interesuar përveç institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale është edhe biznesi, në veçanti operatorët turistik dhe të tjerë të ndërlidhur si prodhues, tregtues etj. Role të rëndësishme luajnë edhe shoqëria civile, partitë politike, agjencitë zhvillimore, bankat dhe institucionet financiare, shkollat profesionale dhe universitetet, komuniteti, mediat, donatorët etj. Të gjithë kanë përgjegjësi dhe role të ndryshme në këtë proces, andaj gjithpërfshirja e tyre në planifikim me qasje nga baza e lartë në vendimmarrje dhe implementim është e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj, gjatë hartimit të kësaj strategjie palët e interesuara janë përfshirë përmes konsultimeve publike, hulumtimit direkt në teren krahas planeve zhvillimore të mëparshme dhe literaturës.

Page 107: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

107

Ngritja e fondeve për sektorin e turizmit dhe implementimin e strategjisë zhvillimore në përgjithësi do të bëhët nëpërmes një plani të detajuar veprimi. Ato përfshijnë fondet komunale, grantet qeveritare për projekte lokale komunale, asistenca nga agjencitë zhvillimore lokale dhe ndërkombëtare, Agjencia për Promovimin e Investimeve e Kosovës në promovim dhe tërheqje investitorësh si dhe donatorët e huaj.

Një mundësi investimi është përmes Partnershipeve Publiko Private (PPP) me fonde publike dhe private për projekte që ofrojnë zgjidhje kreative sikurse që ishte transporti urban. Kreditë e “buta” bankare me përqindje të pranueshme të interesit, stimulimi dhe tërheqja e investimeve nga diaspora dhe ato të huaja (FDI), përqendrimi i investimeve komunale dhe fondet qeveritare për zhvillimin e turizmit, rurale dhe të tjera përbëjnë disa nga mundësitë dhe nga masat mbështetëse në zhvillimin e turizmit.

Ka një numër studimesh për ngritjen e qendrave turistike të skijimit dhe të tjera nga komuna e Pejës dhe palët e interesit. Konsiderohet se masivi malor i Alpeve Shqiptare ka një potencial prej mbi 65 km gjatësi totale të pistave të skijimit. Deri tani funksionon vetëm një linjë teleferiku për bartjen e skitarëve dhe një pistë skijimi në fshatin Bogë. Dihet se ka mundësi për ngritjen e një numri pistash brenda territorit malor të komunës së Pejës, si ai në Bjeshkën e Rusolisë dhe të tjera brenda territorit dhe që mund të shtrihen në komunat tjera fqinje si në bjeshkët e komunës së Deçanit dhe Istogut si dhe përtej kufijve shtetëror si terrenet në kufi me Malin e Zi dhe të tjera me Shqipërinë. Kjo paraqet një mundësi bashkëpunimi si pika turistike komplementare të njëra-tjetrës varësisht nga karakteristikat e përbashkëta dhe të veçantat e tyre.

Në komunën e Pejës, një nga studimet e elaboruara kohë më parë është ai i teleferikut nga qyteti i Pejës deri në majën e Belegut lartë tij, gjithsesi objekt i rivlerësimit dhe studimit të realizueshmërisë në dritën e zhvillimeve të kohës sikur dhe çdo projekt kapital në fushën e turizmit dhe të tjerë.

Të gjitha projektet investive në ngritjen e qendrave turistike të reja në komunën e Pejës kërkojnë studim realizueshmërie, si dhe kapital i nevojshëm vendor dhe i huaj. Roli i investitorëve privat në zhvillimin e turizmit është parësor.

Roli i autoriteteve komunale dhe të tjerë të përfshirë është po ashtu i rëndësishëm, së bashku mund të arrihen rezultate të pritshme me ndikim në zhvillimin e turizmit, ngritjen e përfitimeve për të gjitha palët e përfshira, me kusht që ndikimi në mjedis dhe kulturë të jetë minimal i pranueshëm dhe mirëqenia sociale të rritet përmes punësimit dhe të ardhurave potenciale nga produktet lokale dhe shërbimet e ofruara turistike.

Page 108: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

108

Page 109: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

109

9.

E ARDHMJA

Page 110: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

110

9. E ARDHMJA Plani i veprimit për implementimin e srategjisë Si vazhdimësi e hartimit të strategjisë për zhvillim ekonomik të komunës së Pejës për periudhën pesë vjeqare 2013 – 2017 (SZHE) dhe në harmoni me konluzionet dhe rekomandimet e këtij dokumenti, është e nevojshme hartimi i planit të veprimit për realizimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjisë. Në vazhdim është një përmbledhje konceptuale se çfarë është një plan veprimi, synimi, procesi, koha dhe përmbajtja. Plani i veprimit për zhvillim ekonomik të komunës së Pejës (PV) ka të bëj me përcaktimin e veprimeve të arsyeshme, objektive, të realizueshme brenda një kohe optimale të nevojshme nga palët e përfshira. Planet vepruese zakonisht paraprihet nga politika dhe strategjia për një sektor të caktuar apo ndërsektorial në nivel kombëtar, regjional apo lokal. Andaj ky PV propozohet të hartohet në bazë dhe si mekanizëm i përmbushjes së SZHE e sponsorizuar nga DZHE e komunës së Pejës. PV synon përmirësimin e mirëqenjes së qytetarve në komunën e Pejës në zonën urbane dhe rurale duke përfshirë institucionet komunale, biznesin, OJQ-të dhe komunitetet lokale në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave lokale zhvillimore përmes identifikimit të alternativave, aktiviteteve konkrete dhe rezultateve si dhe mekanizmave implementues, kapaciteteve institucionale dhe burimeve të nevojshme natyrore, njerëzore dhe financiare si dhe identifikimin e institucioneve përgjegjëse dhe donatorët e mundshëm në Kosovë dhe jashtë saj, përfshirë kontributin komunal që do të rezulton në një listë të projekteve afatshkurtëra dhe afatgjata në harmoni dhe sipas objektivave dhe prioriteteve të përcaktuara në SZHE. DZHE do të sponsoroj PV me kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare në dispozicion asistuar nga kompani konsultuese në lëmi planifikimi të tillë, me konsultim ekspertësh të fushave relevante sipas SZHE në bashkëpunim dhe pjesëmarrje të sektorëve tjerë komunal, konsultimeve publike me biznesin, OJQ-të dhe komunitetin duke përfillur standardet e pranuara për planifikime të tilla. Koha e nevojshme për përgatitjen e PVP është 3 deri në 6 muaj pas finalizimit të Strategjisë. Plani i veprimit pas hartimit do t‘iu prezentohet publikut dhe donatorëve, do të promovohet si i tillë dhe do të realizohet sipas parashikimeve kohore dhe mjeteve financiare. Hartimi i planit të veprimit për implementimin e strategjisë përfshinë fushat tematike të trajtuara si turizmi, kultura, infrastruktura, industria, agrobiznesi, ambienti dhe menaxhimi i mbeturinave, zhvillimi i NMV-ve, investimet përmes PPP dhe aspekte tjera ndërsektoriale si funksionalizimi i zyrës për implementimin e strategjisë, ngritja e kapaciteteve njerëzore, pjesëmarrja e publikut, siguria fizike dhe investuese të cilat së bashku ndikojnë në zhvillimin e komunës së Pejës.

Page 111: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

111

10.

LITERATURA

Page 112: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

112

10. LITERATURA

Literatura e konsultuar ka shërbyer si udhërrëfyes dhe ka ndihmuar në konceptualizimin dhe shtjellimin e tematikes së turizmit dhe çështjeve të ndryshme të ndërlidhura me të në këtë dokument strategjik dhe në kuptim praktik të detajuar.

Janë shqyrtuar literatura dhe raporte teknike (raporte, strategji, statistika, raste studimore etj.) në fushën e turizmit dhe të ndërlidhura me të përfshirë botimet e komunës së Pejës dhe ato në nivel vendor p.sh. strategjia e turizmit të Kosovës, strategjitë sektoriale dhe zhvillimore komunale etj. si dhe të dhëna të krahasueshme nga rajoni në fushën e turizmit dhe të tjera të ndërlidhura me të, si të dhëna për kontributin e këtij sektori në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit dhe atyre fqinjë, si dhe të dhëna statistikore vendore dhe ndërkombëtare për trendin e turizmit etj. Janë shqyrtuar dokumente tjera teknike si raportet financiare, investuese komunale dhe informata tjera relevante të identifikuara në fillim dhe gjatë procesit të hartimit të strategjisë në përgjithësi dhe në veçanti të sektorit të turizmit si pjesë integrale të saj.

Janë shqyrtuar strategjitë zhvillimore të mëparshme dhe ato sektoriale të komunës së Pejës si dhe Strategjia për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë 2007 -2013, e cila është fondamentale për hartimin e kësaj strategjie sektoriale në kuadër të asaj të përgjithshme zhvillimore pasi që është zbërthim në nivel lokal dhe e ndërlidhur me të, si në kuptimin e objektivave ashtu edhe të qasjes me specifikat lokale dhe plotësimet e nevojshme e përshtatshme edhe për ngritje fondesh dhe ndërlidhje aktivitetesh tematike me ato të qeverisjes qendrore veçanërisht të ministrisë dhe agjencive relevante për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e potencialeve turistike, tërheqjen e investimeve dhe përmbushjen e ligjit për turizmin, po ashtu të trajtuar me kujdes në këtë pjesë të strategjisë. Literatura e shqyrtuar, në mes tjerash përfshinë, por pa u limituar në dokumentet e poshtelistuara.

Literatura - Turizmi

Ligji nr. 03/L-168 për Turizëm dhe Shërbimet Turistike (Kuvendi i Kosovës);

Strategjia për zhvillimin e turizmit 2007 – 2013 (MTI);

Raporti për trendet e turizmit 2011, i Organizatës Botërore të Turizmit;

Raportet vjetore financiare dhe investuese të komunës së Pejës 2010, 2011 dhe 6 mujori 2012 (zyra e kryetarit dhe drejtoria për financa) ueb zyrtar i komunës http://kk.rks-gov.net/peje/Home.aspx;

Regjistri i bizneseve në komunën e Pejës (Drejtoria për Zhvillim Ekonomik);

Botimet promovuese turistike të Zyrës Informuese Turistike dhe informacioni në ueb faqe nga Divizioni i Turizmit ëëë.pejatourism.org;

Natyra e Rugovës një Pasuri e Kthyer Përmbys – Eko Guide, (2000);

Raporti i hulumtimit për gjendjen e operatorëve turistik në zonat turistike të Rugovës dhe Drinit të Bardhë;

Raporti nga konsultimi publik për Strategjinë Zhvillimore (gusht 2012);

Raporti i hulumtimit të gjendjes së operatorëve turistik në zonat turistike Rugovë dhe Drini i Bardhë (tetor, 2012) HROD dhe DZHE - Komuna Pejë;

Page 113: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

113

Bjeshkët e Nemuna – Prospektet e ardhshme për Park Kombëtar (2007) Tezë Magjistrature nga L. Radoniqi, Blakinge Institute of Technology

Roli i zonave të mbrojtura në zhvillimin e qëndrueshëm lokal (mars 2008), Tezë Magjistrature nga D. Shala, Universiteti Trento

Zhvillimi i Qëndrueshëm: rolet dhe përgjegjësitë (mars 2009) D. Shala, ASRD

Plani Zhvillimor Komunal 2006 – 2025 – Peja Rajon i gjelbër dhe vital (nëntor 2006);

Plani Zhvillimor Urbanistik 2006 – 2025 Peja Rajon i gjelbër dhe vital (nëntor 2006);

Strategjia e Zhvillimit Rajonal për rajonin ekonomik Perëndim 2010 – 2013, AZHR. Literatura - Agrobiznesi Strategjia Zhvillimore Lokale Pejë 2009-2013 Plani zhvillimor bujqësor dhe rural 2007-2013 MBPZHR Strategjia e Zhvillimit të Pylltarisë 2010 – 2020 MBPZHR Agrobuisines sector Straregy Responses to the Public Consultation 2010 - MAFRD Raporti i Zhvillimit Hapësinor për Sektorin e Bujqësisë 2004 (MBPZHR dhe MMPH) Anketa Administrative Bujqësore 2007 MBPZHR Anketa e ekonomive familjare Bujqësore 2007, Agjencia e Staistikave të Kosovës (ASK) Raporti i Hulumtimeve Bujqësore dhe Sistemi i Ekstensionit në Kosovë 2006 (MBPZHR) Raporti i Projektit EULUP për Mbështetjen e Metejmë të Shfrytëzimit të Tokës (MBPZHR) Programi i Qeverisë 2011 – 2014 (Shoqatat, MF, ME, MTI, Komunat dhe Doganat) Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve për Shqiperinë (Sektori i Zhvillimit Rural) (2007-2013)

Literatura – NVM-te

ARBK - Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë;

AMNVM - Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme;

QKRB - Qendra Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Komunën e Pejës;

Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Pejës 2005-2007;

Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016 me vizion 2020 (2011);

Plani i Veprimit i Vizionit Ekonomik të Kosovës 2011�2014 (2011);

Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë

2010 - 2012;

INDEP - Instituti për Politika Zhvillimore - Politikëbërja e Limituar e të Bërit Biznes

2012/2013;

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale;

Ligji për Tregtinë e Brendshme;

Ligji për Shoqëritë Tregtare;

Karta Evropiane për Ndërmarrjet e Vogla (2000);

Akti Evropian për Biznese të Vogla (2008);

Page 114: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

114

Raporti Bankës Botërore “Të Bërit Biznes (2011, 2012 dhe 2013);

Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën;

USAID BEEP - Indeksi i Konkurrencës së Komunave të Kosovës (2011 dhe 2012);

EU SME - Analiza e Nevojave për Trajnime të Bizneseve(2012);

Memorandumi Ekonomik i Bankës Botërore për Kosovën 2010 - “Zhbllokimi i Potencialit të

Rritjes, Strategjitë, Politikat dhe Veprimet”;

Page 115: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

115

11.

BIOGRAFI E SHKURTËR E AUTORËVE

Page 116: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

116

11. BIOGRAFI E SHKURTËR E AUTORËVE

Page 117: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

117

12.

OBJEKTIVAT DHE PROGRAMETSTRATEGJIKE ZHVILLIMORE

Page 118: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

118

Page 119: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

119

Peja dhe Rugova ndër vite

Foto nga e njejta pozite ne kohen e tashme

Page 120: Stratezhia për Zhvillimin Ekonomik në Komunën e Pejësglv-agroturizmi.org/assets/strategjia-zhvillimore-komuna-peje_lekturuar.pdf · konsultimet, aspektet tematike, turizmi dhe

120