50
STANDARDED DHE STANDARDIZIMI gjitha provat e materialeve bëhen përherë në laboratoret përkatëse me qëllim të përcaktimit vetive materialeve ndryshme. Njëherit edhe nëpër fabrika të ndryshme bëhen provat përkatëse në fazën e fillimit, mesfaza dhe fazën e përfundimit të produkteve të ndryshme, të prodhuar nga materiale të ndryshme. Me qëllim që rezultatet e provave dhe hulumtimeve të materialeve të cilat kryhen në vende të ndryshme të mund të krahasohen dhe plotësisht të njihen, është e domosdoshme që ato të bëhen në kushte plotësisht të njëjta.

Provat dhe kontrolli i materialeve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Provat dhe kontrolli i materialeve

STANDARDED DHE STANDARDIZIMI

Të gjitha provat e materialeve bëhen përherë në laboratoret përkatëse me qëllim tëpërcaktimit të vetive të materialeve të ndryshme. Njëherit edhe nëpër fabrika të ndryshme bëhen provat përkatëse në fazën e fillimit, në mesfaza dhe në fazën e përfundimit të produkteve të ndryshme, të prodhuar nga materiale të ndryshme. Me qëllim që rezultatet e provave dhe hulumtimeve të materialeve të cilat kryhen në vende të ndryshme të mund të krahasohen dhe plotësisht të njihen, është e domosdoshme që ato të bëhen në kushte plotësisht të njëjta.

Page 2: Provat dhe kontrolli i materialeve

Kushtet (konditat) e realizimit të provave, përkatësisht kontrollit, janë të definuara me nëpërmjet standardeve përkatëse, ku në mënyrë të detajuar përshkruhen të gjitha aktivitetet që duhet ndërmarrë gjatë realizimit të provave, përkatësisht kontrollit të materialeve.

Vlen të theksohet se përshkrimi i këtillë i aktiviteteve për realizimin e provave, përkatësisht kontrollit të materialeve, eliminon rrezikun e përfitimit të rezultateve që nuk mund të krahasohen.

Page 3: Provat dhe kontrolli i materialeve

Çka janë standardet?

Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët:

-përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme,

-përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të formuara për këtë qëllim,

-bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë,

-miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike dhe ratifikohen edhe nga organe tjera më të larta, varësisht prej nivelit të standardit

-vihen në dispozicion të kujtdo.

Page 4: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi standard përkufizohet si vijon:

Standardi- është specifikim teknik, i miratuar nga Agjencia për standardizim e Kosovës, për përdorim të vazhdueshëm, aplikimi i të cilave është i paobligueshëm dhe shërben si dokument për arritjen e nivelit të cilësisë.

Page 5: Provat dhe kontrolli i materialeve

Çka janë rregullat teknike?

Rregullat teknike janë akte normative (nënligjore) me karakter teknik, të cilat vendosin kritere për prodhimin, kontrollin, tregëtimin e produkteve të ndryshme, në funksion të sigurisë së jetës. Rregullat teknike përgatiten nga organet përkatëse dhe institucionet tjera dhe i dedikohen një fushe, përkatësisht një veprimtarie të caktuar.

Rregullat teknike janë të detyrueshme për zbatim nga subjektet fizike dhe juridike, të fushës përkatëse.

Page 6: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi rregulla teknike përkufizohet si vijon:

Rregullat Teknike - janë aktet nënligjore me karakter teknik të cilat i përcaktojnë karakteristikat e produkteve, proceset e prodhimit të tyre, ku përfshihen edhe masat administrative që zbatohen në rast të shkeljes së tyre. Rregullat teknike mund të përmbajnë terminologjinë, simbolet, ambalazhin, shënjimet ose kërkesat për etiketimin që kanë të bëjnë me produktin, procesin apo metodën e prodhimit.

Page 7: Provat dhe kontrolli i materialeve

Çka është standardizimi?

Standardizimi është veprimtaria për përcaktimin e rregullave dhe pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të interesuar dhe që u përkasin, si dhe zbatimin e këtyre rregullave.

Në kuadët të fushës së materialeve, nëpërmjet kësaj veprimatrie përcaktohen rregulla që u dedikohen provave dhe kontrollit të materialeve.

Duke i zbatuar këto rregulla në këtë fushë, sigurohet mundësia e realizimit të provave dhe kontrollit në kondita të njejta dhe në laboratorë të ndryshëm.

Page 8: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi standardizim përkufizohet si vijon:

Standardizim – është veprimtaria për përcaktimin e standardeve me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e gjithë atyre që janë të interesuar.

Page 9: Provat dhe kontrolli i materialeve

Pra, standardizimi është aktivitet i vendosjes së tërësisë së rregullave (standardeve) dhe i vënies në zbatim i tyre, duke synuar sigurimin e uniformitetit në të gjitha fushat dhe në rastin konkret në fushën e provave dhe kontrollit të materialeve.

Veprimtaria e standardizimit është tejet e

rëndësishme nga se shfaq benificione të caktuara në aspektin teknik, ekonomik dhe në aspektin social. Nga veprimtaria e standardizimit përveç tjerash, përfiton konsumatori nga se nëpërmjet kësaj veprimtarie sigurohet cilësi e lartë e produkteve dhe e shërbimeve.

Page 10: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet vendosin Standarde! 

Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë metodat e provave dhe procedurat dhe lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke përcaktuar çfarë është një “standard” për produktet dhe shërbimet. Standardet përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në praktikë dhe që dinë ekzaktësisht se për çfarë janë ato.

Standardet kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.

Page 11: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas IO/IEC 2: 1996: “Standardi është dokument për përdorim të shumtë dhe të përgjithshëm, i aprovuar me koncensus, i lejuar dhe i pranuar nga institucionet, që përmban rregullat, udhëzimet dhe karakteristikat e veprimtarisë e të rezultateve të tyre si dhe garanton shkallën më të mirë të rregullshmërisë në rrethana të caktuara”. Standardet janë dokumente teknike me karakter ndërkombëtar, regjional, kombëtar ose te niveleve tjera të cilët i përgatisin palët e interesuara (firmat, konsumuesit, punëtorët, institucionet publike) në bazë të disa parimeve (p.sh., koncensusit, sinqeritetit dhe qartësisë).

Page 12: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet mund të kenë role me rëndësi në legjislacion, para se gjithash në dispozitat teknike. Nëse ligjdhënësi i përfshin standardet në aktin ligjor ose i udhëzon në to në çfarëdo mënyre, standardet mund të marrinë vlerën e vërtetë. Kështu standardet bëhen pjesë e kërkesave të aktit ligjor të veçantë ose të sistemit.

Me standardizim nënkuptohet mekanizmi i cili u mundëson palëve të interesuara që me koncensus, e veprime të hapëta dhe të qarta në kuadër të institucioneve të pranuara për standardizim t’i definojnë specifikacionet teknike, të cilat me integrimin publik i pranohen si standarde.

Page 13: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardizimin në të vërtetë e përbëjnë tërësia e veprimeve të cilat punën e caktuar profesionale (standardin), eksperiencën e vërtetuar e promovojnë në normë juridike, kjo do të thotë obligim për të gjithë ata të cilët merren me veprimtarinë e caktuar, që në të vërtetë parakushtëzojnë veprimet për punë cilësore. Këtë e vërteton edhe vetë mënyra e përcaktimit të standardit të veprimit në çdo proces të punës dhe në çdo veprimtari tjetër jetësore me karakter prodhues ose shërbyes për përmbushjen e nevojave të përditshme jetësore.

Page 14: Provat dhe kontrolli i materialeve

Shikuar në sytë e shfrytëzuesit, standardet sigurojnë nivelin e pranuar të cilësisë së prodhimit dhe të shërbimeve nga burime të ndryshme.

Standardet mundësojnë:

- zgjerimin e arritjeve akademike dhe të publikimeve në nivel ndërkombëtar,

- përdorimin e lehtë në komunikimin elektronik,

- zvogëlimin e shpenzimeve të nevojave të përgjithshme të shërbimeve informative dhe në këmbimin e burimit të informatave.

Page 15: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet kanë rol të rëndësishëm në të gjitha lëmitë e jetës njerëzore, prej teknologjisë, industrisë, shkencës deri të bartja e informatave dhe e dijës. Pa standarde vështirë se mund të paramendohen proceset integruese që shërbejnë në këmbimin e informatave në mënyrë efikase dhe të sigurt, në kapacitetet e prodhimeve duke përkufizuar dallimet, në tregtinë më të lehtë dhe këmbimin ndërkombëtar të prodhimeve, në shërbimet dhe në informacionet, andaj janë të një rëndësie të madhe në integrimet globale në të gjitha nivelet.

Page 16: Provat dhe kontrolli i materialeve

Parimet e standardizimit

Parimet qenësore për pjesëmarrje në përpilimin dhe aplikimin e standardeve janë:

- koncensusi,

- transparenca,

-mbështetja në veprimet shkencore të dëshmuara,

- bashkëkohësim i përherëshëm.

Page 17: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet shërbejnë për këmbimin efikas dhe të sigurt të informatave, rezultatet e prodhimeve, përkufizimin e dallimeve dhe organizimin e ndërlidhjeve të prodhimeve të ndryshme, tregtisë së lirë dhe këmbimit ndërkombëtar të prodhimeve, shërbimeve dhe të informatave. Në mënyrë që standardet të jenë për të gjithë të pranueshme dhe të përshtatshme për përdorim, standardizimi bazohet në parimet e të gjitha palëve të interesuara, marrëveshjeve të tyre koncesuale si garanci e aplikimit të përhershëm në vazhdimësi të standardeve dhe transparenca e punës.

Page 18: Provat dhe kontrolli i materialeve

Niveli i standardeve

Në nivelin më formal standardet përbëjnë rregulla dhe dispozita të cilat i bien dhe i miratojnë organizatat, agjencitë dhe institu-cionet që kanë të bëjnë me punën e tyre. Mund të jenë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Aplikimi i tyre është nuk është obligativ, dhe për atë kujdesët qeveria, organet disiplinore dhe shoqatat profesionale.

Page 19: Provat dhe kontrolli i materialeve
Page 20: Provat dhe kontrolli i materialeve

Niveli i standardeve

Ndërkombëtar

Regjional

Kombëtar

Industrial

Intern

ISO

EN

DIN, BS, SSH, SK

VDI-Verein Deutscher Ingenieure

Vlejnë dhe zbatohen në kuadër të një fabrike

ASTM-American Society for Testing and Materials

Page 21: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standarde Kombëtare (nacionale):

-ONORM-Austri,

-NBN-Belgjike,

-BDS-Bullgari,

-NS-Norvegji,

-JIS-Japoni,

-PN-Poloni,

-SSH-Shqiperi,

-STAS-Rumani,

-UNE-Spanje,

-SS-Suedi, etj.etj.

Page 22: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet kombëtare (nacionale) të cilët përdoren më së shumti janë:

-DIN-Gjermani,

-UNI-Itali,

-ANFOR-France,

-GOST-ish BRSS,

-ANSI-SHBA,

-BS-Britani e Madhe,

-AS-Australi,

Page 23: Provat dhe kontrolli i materialeve

Me qëllim të arritjes së një pajtueshmërie sa më të madhe në mes të standardeve nacionale (kombëtere) është themeluar standardi internacional (ndërkombëtar)-ISO. Vlen të theksohet se ky standard ka karakter rekomandues dhe nga shumë shtete është marrë si bazë për standardet e tyre.

Page 24: Provat dhe kontrolli i materialeve
Page 25: Provat dhe kontrolli i materialeve

Disa nga standardet e serisë ISO

ISO 9001

ISO 14001OHSAS 18001

HACCPISO 22000

ISO 27001

ISO 26000

ISO 17025ISO 31000:2008

IFS

Page 26: Provat dhe kontrolli i materialeve

Klasifikimi ndërkombëtar i standardeve (International Classification for Standards- ICS)

Në kuadër të këtij klasifikimi ndërkombëtar të standardeve, ekzistojnë tre nivele.Vlen të theksohet se niveli i parë përmbledh 40 veprimtari për standardizim dhe çdo veprimtari shenjohet me numër dyshifrorë: p.sh.:

Metalurgjia ka shifrën.....77

Çdo veprimtari përmbledh fushat përkatëse koresponduese dhe shenjohen me numër treshifrorë, p.sh.:

Page 27: Provat dhe kontrolli i materialeve

77.040 ........Provat e metaleve

77.020.........Prodhimi i metaleve, etj.

Çdo fushë përmbledh tematikat përkatëse koresponduese dhe shenjohen me numër dyshifrorë, p.sh.:

77.040.10.......Provat mekanike (me shkatërrim),

77.040.20......Kontrolli pa shkatërrim (defektoskopia),

77.040.30........Analizat kimike e kështu me radhë.

Page 28: Provat dhe kontrolli i materialeve

Të gjithë standardet, pavarsisht nivelit, që u dedikohen realizimit të provave dhe kontrollit të materialeve, kryesisht përcaktojnë:

-marrjen e mostrave,

-formën e mostrave

-përgatitjen e mostrave,

-metodën e provës dhe ecurinë e saj, para, gjatë dhe pas realizimit të provës, përkatësisht kontrollit,

-protokollin (raportin) e provës, përkatësisht kontrollit, etj.

Page 29: Provat dhe kontrolli i materialeve

Qëllimet e standardizimit

Të bazuar në rregullat dhe parimet e përgjithshme, qëllimet e standardizimit janë:

- ngritja e nivelit të sigurisë së prodhimeve dhe proceseve, ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe mbrojtja e ambientit,

- nxitja e cilësisë së prodhimeve, proceseve dhe shërbimeve,

- sigurimi gjithëpërfshirës i përdorimit në punë, material dhe energji,

-përmirësimi i efikasitetit të prodhimit, përkufizimi i dallimeve, sigurimi i pajtueshmërisë dhe këmbimeve,

- mënjanimi i pengesave teknike në tregtinë botërore.

Page 30: Provat dhe kontrolli i materialeve

Organizatat dhe standardizimi në botë

Në botë ekziston rrjeti botëror për standarde - WSSN - World Standards Services Network. Ai është rrjet publik i organizatave për standardizim.

International Organization for Standardisation (ISO) – Organizata Ndërkombëtare për Standardizim është lidhje e institucioneve ndërkombëtare për standarde. Ajo është agjencia më e rëndësishme për standarde, në punën e të cilës janë të përfshirë rreth 40.000 ekspertë. Si organizatë joqeveritare është themeluar në vitin 1947.

Page 31: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sot ka 157 anëtarë nga tërë bota dhe deri me tani ka publikuar më tepër se 16.000 standarde ndërkombëtare.

Në botë ekzistojnë edhe shumë organizata tjera, të ranguara në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe nacional. Ndër organizatat më të njohura për standardizim duhet përmendur:

-IEC (International Electrotechnical Commission - Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikë),

- ITU (International Telecommunication Union - Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit),

Page 32: Provat dhe kontrolli i materialeve

- ANSI (American Nacional Standards Institute - ANSI -Instituti Nacional Amerikan për Standarde). ANSI nuk përpilon norma, por organeve të tij u ndihmon në punën e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në përpilimin e standardeve,

- NISO (National Information Standards Organization - Organizata Nacionale Informative për Standarde),

- CEN (Comité Européen de Normalisation - Këshilli Evropian për Standardizim,

- CENALEC (Comité Européen de Normalisation Electrotech-nique - Këshilli Evropian për Standardizim Elektroteknik,

- WTO (World Trade Organization -Organizata Botërore e Tregtisë),

- ETSI (European Telecommunications Standards Institute - Instituti Evropian për Standarde të Telekomunikacionit).

Page 33: Provat dhe kontrolli i materialeve

ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizim) është federatë botërore e organeve kombëtare për standarde (anëtarët e ISO). Puna në përgatitjen e standardeve ndërkombëtare bëhet në komitetet teknike të ISO. Çdo anëtare e ISO, kur është e interesuar për objekt të punës së ndonjë nga komitetet teknike themelore, ka të drejtë që të delegon përfaqësuesit e vetë në atë komitet. Në këtë punë marrin pjesë organizatat ndërkombëtare, organizata qeveritare dhe joqeveritare, të cilat janë të ndërlidhura me ISO-n. ISO bashkëpunon ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të Elektronetknikes (IEC) në lidhje me të gjitha çështjet e standardizimit në lëmin e elektroteknikës.

Page 34: Provat dhe kontrolli i materialeve

Projektet e standardeve ndërkombëtare përpilohen sipas rregullave që janë dhënë në ISO/IEC Udhëzimet, Pjesa 3.

Detyra themelore e komitetit teknik është përgatitja e standardëve ndërkombëtare. Projektet e standardeve ndërkombëtare të cilët i kanë aprovuar komitetet teknike përkatëse ua dërgojnë të gjithë anëtarëve të saj për votim. Në mënyrë që standardi ndërkombëtar të publikohet, është e nevojshme që ta aprovojnë së paku 75% e anëtarëve që votojnë.

Në raste të jashtëzakonshme, kur komiteti teknik ka grumbulluar të dhëna të cilat dallohen nga ato të cilat në mënyrë të rëndomtë janë publikuar në standardet ndërkombëtare (“shkalla e zhvillimit”, p.sh.) mund të vendoset edhe me shumicën e votave të anëtarëve me të drejtë të plotë që të publikohet raporti teknik.

Page 35: Provat dhe kontrolli i materialeve

ISO dhe IEC ( komisioni ndërkombëtar për elektroteknikë) së bashku përfaqësojnë sistemin e standardizimit ne botë.

Organizatat nacionale që janë anëtare të ISO-s dhe IEC-së marrin pjesë në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare nëpërmjet komiteteve teknike, që janë formuar të punojnë në fusha të caktuara.

Përveç këtyre organizatave këtu vlen të përmendet edhe Organzata (konferenca )ndërkombëtare për akreditimin e laboratoreve (ILAC- International Laboratory Accreditation Conference).

Page 36: Provat dhe kontrolli i materialeve

Raporti teknik plotësisht është i natyrës informative dhe nuk propozon revidim deri në atë kur vlerësohet se të dhënat e siguruara nuk vlejnë më ose nuk janë më të dobishme.

Iu tërhiqet vëmendja në mundësinë që disa nga këto elemente të kësaj pjese të standardit ndërkombëtar ISO 15489 mund të bëhen objekt e të drejtës së pronësisë intelektuale. ISO nuk bartë përgjegjësinë për identifikimin e sëcilës prej të gjitha atyre të drejtave.

Page 37: Provat dhe kontrolli i materialeve

Përgatitja dhe miratimi i standardeve

Standardet ndërkombëtare zakonisht i përgatisin këshillat teknike të ISO, në bashkëpunim me organizatat e caktuara profesionale ndërkombëtare. Çdo institucion anëtar e interesuar për lëmin për të cilën është themeluar Këshilli Teknik ka të drejtë me qenë i përfaqësuar në këtë këshill. Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, të ndërlidhura me ISO marrin pjesë gjithashtu në këto punë. Projektet e standardeve ndërkombëtare të cilat i ka miratuar Këshilli Teknik u shpërndahen institucioneve anëtare për votim.

Page 38: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet ndërkombëtare nga koha në kohë mund të ndryshohen, përkatësisht i nënshtrohen revizionit, së paku çdo 5 vjet.

Unioni Evropian krijon dhe harmonizon standarde të cilat i zëvendësojnë me qindra standarde kombëtare, kështu që ai sot është përpiluesi kryesor dhe parakusht i tregut të përbashkët dhe këmbimit global të informatave. Për aq sa është e mundur janë duke u pranuar standardet ndërkombëtare ISO dhe IEC, ndërsa ato vendore zbatohen vetëm kur nuk ekzistojnë ato ndërkombëtare.

Page 39: Provat dhe kontrolli i materialeve

Standardet mund të jenë de jure, të lejuara nga organizata e pranuar, ose de facto, si rezultat i aplikimit të një numri të madh të shfrytëzuesve (standardi industrial).

Standardi ndërkombëtar është standard që i jepet në shërbim opinionit kur e ka pranuar organizata ndërkombëtare për standardizim. Standardi evropian është standard të cilin e ka miratuar ndonjë organizatë evropiane për standardizim. Ndërsa, standardi nacional është ai standard të cilin e ka pranuar ndonjë organ kombëtar i shtetit të caktuar.

Page 40: Provat dhe kontrolli i materialeve

Agjencia për standardizim e Kosovës (ASK), si institucion ekzekutiv, është themeluar në prill të vitit 2005, në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. ASK-ja, është organ i vetëm standardizues kosovar, në harmoni me ligjin dhe me Kartën Evropiane të Ndërmarrjeve të Vogla.

Page 41: Provat dhe kontrolli i materialeve

Qëllimi kryesor i ASK-së është:

-Të kontribuojë në kualitetin  e prodhimeve vendore dhe shërbimeve si dhe  konkurueshmërinë,

-Të ndihmojë në reduktimin e barrierave teknike në tregti,

-Të lehtësojë njohjen e produkteve kosovare në tregun e jashtëm,

-Të ndërgjegjësojë biznesin për rolin dhe rëndësinë e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare,

-Të përafrojë praktikat e IC-së kosovare me ato të organizmave homolog të BE-së,

-T’u përgjigjet kërkesave të OBT-së  për standardet dhe rregullat teknike.

-Të  adoptojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare,

-Të  plotësoj kërkesat e anëtarësimit në ISO/IEC dhe CEN/CENELEC,

-Të avancoj standardizimin kosovar në nivelin e organizmave homologe rajonale dhe evropiane.

ASK-ja ka dy njësi organizative brenda saj:

-Njësinë e standardizimit dhe

-Njësinë e akreditimit.

Page 42: Provat dhe kontrolli i materialeve
Page 43: Provat dhe kontrolli i materialeve
Page 44: Provat dhe kontrolli i materialeve

Procesi i standardizimit

Procsi i standardizimit përbëhet nga:

-Identifikimi i fushave dhe termave përkatëse për standardizim,

-Identifikimi i kompanive krahasuese,

-Zgjedhja e metodës së grumbullimit të të dhënave dhe mbledhja e tyre,

-Identifikimi i pengesave dhe mënjanimi i tyre në krahasim me të tjerët,

-Projektimi i përsosmërisë në të ardhmen,

Page 45: Provat dhe kontrolli i materialeve

-Komunikimi i përfundimeve të gjetura dhe afrimi i partnerëve,

-Vendosja e qëllimeve funksionale,

-Zhvillimi i planeve të veprimit,

-Zbatimi i planeve dhe matja e progresit,

-Rishikimi i standardizimit.

Standardizimi duhet të jetë një proces i vazhdueshëm me ritme të caktuara të zhvillimit në përputhje me nevojat e parashtruara në konkurrencën e tregjeve botërore.

Page 46: Provat dhe kontrolli i materialeve

Aktivitete tjera që lidhen me standardizimin Akreditimi është njohja zyrtare, autorizimi

dhe regjistrimi i një laboratori që demonstron se është i aftë, kompetent dhe i besueshëm për të kryer detyrat e tij. Pra, akreditimi është përcaktimi i aftësisë së një laboratori për të kryer analiza dhe për të dhënë raporte të vlefshme dhe të besueshme, të njohura dhe të pranuara. Këto laboratore njihen zyrtarisht nga institucione shtetërore që janë të autorizuar për dhënien e akreditimit.

Page 47: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi akreditim përkufizohet si vijon:

Me Akreditim kuptohet procedura e njohjes zyrtare, nga një organizëm i autorizuar, te kompetencës së një organi për vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike për të kryer detyra të tilla, si testim, kalibrim, certifikim, inspektim.

Page 48: Provat dhe kontrolli i materialeve

Me Autorizim kuptohet dhënia, nga ministritë dhe institucionet tjera qëndrore përkatëse të drejtës për të kryer vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike të produkteve, proceseve, shërbimeve në sferën e detyrueshme, organeve publike ose privatë, vendas ose të huaj që kryejnë veprimtari në territorin e Kosovës.

Konformitet – është plotësimi nga një produkt, proces apo shërbim i kërkesave të

specifikuara.

Page 49: Provat dhe kontrolli i materialeve

Vlerësimi i konformitetit është çdo veprimtari me të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë vlerësohet nëse janë plotësuar kërkesat e caktuara.

Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikim përkufizohet si vijon:

Me Çertifikim kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose akteve normative në fuqi

Page 50: Provat dhe kontrolli i materialeve

Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikata e akreditimit përkufizohet si vijon:

Çertifikata e akreditimit është dokument në bazë të së cilës vërtetohet kompetenca për kryerjen e detyrave të veçanta në fushën e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike,