33
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: “Ndotja e ujit dhe shëndeti” Mentori: Kandidati/ja Prof.ass.Dr. Lulzim Zeneli Vijona Ahmataj Gjakovë, 2017

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”Fakulteti i Edukimit

Programi: Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA:

“Ndotja e ujit dhe shëndeti”

Mentori: Kandidati/ja

Prof.ass.Dr. Lulzim Zeneli Vijona Ahmataj

Gjakovë, 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

2

Tabela e përmbajtjes

MIRËNJOHJE..................................................................................................................................................3

ABSTRAKT......................................................................................................................................................4

HYRJE.............................................................................................................................................................5

KAPITULLI I ....................................................................................................................................................6

1.Shëndeti, uji dhe rendësia e tij ..............................................................................................................6

KAPITULLI II ...................................................................................................................................................9

2.1 Mjedisi si përcaktues social i shëndetit dhe i ujit ...............................................................................9

KAPITULLI III ................................................................................................................................................11

3.1 IMPLIKIMET E DEGRADIMIT MJEDISOR ( NDIKIMI I UJIT NË SHËNDETIN E NJERIUT).......................11

3.2 Përse uji është i rëndësishëm? .........................................................................................................13

3.3 Uji i ndotur dhe i pasigurtë ...............................................................................................................15

3.4 Ujërat e sigurtë .................................................................................................................................16

3.5. Burimet e ujërave nëntoksore .........................................................................................................17

3.6 Agjentë patogjenë të rëndësishëm që përhapën me anë të ujit .....................................................18

KAPITULLI IV ................................................................................................................................................19

4.1 UJI DHE SHËNDETI.............................................................................................................................19

4.2 Ndërgjegjësimi mbi lidhjen shëndet-ujë...........................................................................................24

4.3 Vlerësimi i ndikimit në shëndet ........................................................................................................28

PËRFUNDIMI ...............................................................................................................................................30

AUTOBIOGRAFIA .........................................................................................................................................31

LITERATURA ................................................................................................................................................32

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

3

MIRËNJOHJE

Realizimi i këtij punimi u bë i mundur pas një pune kërkimore, ku përveç kontributit tim

personal nuk mund të lë pa përmendur mbështetjen e pafund nga shumë njerëz. Është një

kënaqesi për mua që të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan, edhe pse këtu mund të përmend

vetëm disa prej tyre.

Një falënderim të veçantë ja dedikoj edhe udhëheqësit tim shkencor, Prof. Dr. Lulzim Zeneli i

cili me mbështetjen, orientimet, sugjerimet dhe profesionalizmin e treguar kontribuoi pa kursim

për kurorëzimin me sukses të kësaj pune kërkimore. Një falënderim është për të gjithë miqtë dhe

kolegët, të cilët më mbështetën, më ndihmuan dhe më nxitën në problematikat e këtij punimi.Në

fund do të doja të falënderoja nga zemra edhe gjithë familjen time për mbështetjen dhe dashurinë

e dhuruar.

Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

4

ABSTRAKT

Në problematikat mjedisore dhe ato sociale trajtohen të veçuara nga njëra-tjetra. Në zonat meprobleme të theksuara mjedisore banorët përballen jo vetëm me probleme ekologjike por edheme probleme të shumta shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Për këtë arsye, ky punim diplometrajton nevojat për mbështetje të banorëve që jetojnë në zona të ndotura mjedisore. Ai kërkon tësjell një perspektivë të re që bazohët në evidentimin e nevojave dhe problematikave sociale eshëndetësore, implikimet e çështjeve mjedisore në shëndetin e ujin dhe mirëqenien e banorëve sidhe rolin e institucioneve lokale dhe adresimin dhe trajtimin e këtyre problematikave. Për tëanalizuar qëllimin e punimit, janë ndërthurur metoda sasiore përmes përdorimit të metodavecilësore e mbledhjes së të dhënave, nëpërmjet specialistëve të institucioneve vendore. Për sa ipërket informimit, konkludohet se për banorët nuk është dhënë një informacion i mirfilltë dhe idetajuar për ndotjen dhe mbrojtjen prej saj. Institucionet lokale të analizuara në këtë punimdiplome nuk kanë realizuar vlerësime për nevojat e banorëve

Fjalët kyçe: Uji, mjedisi, ndotja, shëndeti etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

5

HYRJE

Gjate shekullit XXI është rritur në mase të konsiderueshëm nevoja për të evidentuar faktorët që

po shkaktojnë sëmundjet kronike, siç janë: diabeti, astma, sëmundjet që lidhen me stresin,

kanceri etj. Të gjitha këto sëmundje kanë një lidhshmëri më mjedisin në të cilin jetojmë dhe

mënyrën se si e ruajmë dhe menaxhojmë atë. Duke u mbështetur në raporte të Organizatës

Botërore të Shëndetësisë për çdo vit më shumë se dy milionë vdekje të parakohshme mund t’i

atribuohen ndotjes së ajrit si rezultat i djegies dhe lirimit të gazrave të ndryshëm, e sa e sa vdekje

tjera ndodhin si pasojë e ujit të ndotur, tokës, e ndotjeve tjera, andaj faktori njeri ka një rol

vendimtar në gjitha këto procese që më aktivitetet e tij mund të ndikojë në zvogëlimin e

tyre.Punimi konkludon se uji dhe shëndeti pranohen si problem aktual në zonat të ndryshme, por

gjetjet dhe rezultatet e analizuara tregojnë për një izolim të trajnimit të problematikave të

rrjedhura prej saj. Problemet dhe nevojat që njerëzit evidentojnë më shumë lidhen me

shqetësimet për shëndetin dhe ujin e tyre, konsumimin e produkteve te ndotura, punësimin në

industritë që prodhojnë ndotjen, pasigurinë e jetesës në zonë dhe pamundësinë ekonomike për t'u

larguar..Punimi gjithashtu konkludon se, ka një hendek ligjor por edhe mungesë të burimeve

financiare për të siguruar shërbime dhe mbështetje specifike për banorët e po ashtu as plane të

detajuara të trajnimit të tyre.Andaj një pyetje që shtrohet shpesh dhe më të drejtë nga të gjithë ne

është: A ka gjë më të rëndësishëm se sa ajri të cilin e frymojmë çdo sekondë, uji dhe produktet

ushqimore të cilat i konsumojmë çdo ditë? Dhe përgjigja është se absolutisht të tria këto

elemente janë esenciale për jetën tonë. Që të tria këto kanë bazë të vetme Mjedisin, andaj më të

drejtë ekziston maksima filozofike; Mjedisi mund të jetoj pa ne, por ne nuk mund të jetojmë pa

Mjedisin.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

6

KAPITULLI I

1. Shëndeti, uji dhe rendësia e tij

Shëndeti-uji dhe njeriu ndërveprojnë në mënyrë intensive duke shkaktuar efekte të ndërsjellta tek

njëri-tjetri.Kjo gjë vihet re më shumë në ditët e sotme falë zhvillimit industrial, teknologjik,

infrastrukturor, urbanizmit masiv, etj.Aktualisht, shumica e vendeve po përballën me një sërë

problematikash të reja sociale e mbi të gjitha shëndetësore të shkaktuara nga dëmtimi i

mjedisit.Kjo pasi vetë veprimtaritë dhe aktivitetet që njerëzit kryejnë për të siguruar jetesën e

përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të shkaktojë ndotjen

përmes prodhimit apo përmes konsumit, kur përdor energji, lëndë djegëse, kur prodhon

mbeturina apo keqpërdor burimet e tjera natyrore.Aktivitetet ekonomike kanë gjithashtu ndikime

të konsiderushme në mjedis.Ato përdorin energjinë për makineritë, lëndët djegëse për transport,

apo lëndën e parë për prodhim.

Në pëfundim të ciklit prodhues krijojnë mbetjet të cilat duhet të përpunohen. Kështu pra,

aktiviteti human ( individual apo ekonomik ) përveç se rrit mirëqenien tonë, sjell efekte të

dëmshme që nuk mbeten vetëm tek mjedisi. Këto efekte reflektohen në probleme shëndetësore (

deri në vdekje të parakohshme ), në probleme sociale si dhe në vetë cilësinë e jetës së

njerëzve.Zhvillimet e shpejta urbane në qytetet tona ndikojnë negativisht në pjesën e burimeve

natyrore të tyre, si peizazhet, parqet kombëtare dhe lokale, liqenet e vogla, uji, toka etj.Sistemi i

transportit (publik dhe privat) duhet të jetë i organizuar dhe përmirësuar, (në 5 vitet e fundit

numri i automobilave privatë është dyfishuar), si rezultat problemet mjedisore-ndotja e ajrit por

edhe problemi i parkimeve, janë duke u bërë më të dukshëm.

Prandaj, zgjidhjet duhen bazuar në konceptet e zgjidhjes së pronësisë mbi tokën, mbrojtjes së

ambientit, ekonomisë së decentralizuar dhe partneritetit publik-privat.1Ndryshimet kryesore së

drejtës së pronësisë, nga sektori privat në ekonomi të tregut, tek relacionet institucionale sollën

1 Farvacque.C ,Mc Auslan.P,1991 ,Reformimi i Politikave Urbane.Tokat dhe institucionet në vendet nëzhvillim.(Reforming Urban Land Policies and Institutions in Developing Countries)

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

7

ndryshime në mënyrën e të kuptuarit në sektorin e planifikimit. Këto krijuan mjedisin e ri të

reagimit në lidhje me proformancën e sektorit të planifikimit.

Figura 1.1.Ndikimi I problemeve mjedisore tek njerëzit

Studimet e viteve të fundit po evidentojnë gjithnjë e më shumë faktin se, shfrytëzimi i madh i

burimeve natyrore dhe krijimi i madh i mbeturinave po çon drejt përkeqësimit të situatës.Kjo për

faktin se, qeniet njerëzore janë krejtësisht të varura nga burimet natyrore për plotësimin e

nevojave të tyre bazë, gjë e cila në mënyrë të paevitueshme do të çojë në kriza dhe kolaps

shoqëror.2Ky ndikim mund të sjellë dëmtime në botën natyrore, por nga ana tjetër mbart kosto

sociale të cilat duhet të përballohen nga sektorë të ndryshëm të shoqerisë, duke ndikuar më tej

aktivitetin e tyre. Ky cikël është përshkruar me termat e një marrëdhënieje "presion-gjendje-

reagim".Aktiviteti njerëzor ushtron presion mbi mjedisin dhe ndryshon gjendjen e tij për sa i

përket cilësisë dhe rezervave natyrore. Shoqëria reagon ndaj këtyre ndryshimeve përmes

politikave mjedisore, ekonomike dhe sektoriale si dhe përmes ndryshimit të sjelljes, duke

ndikuar kështu mbi presionin që ushtrojnë aktivitetet njerëzore.3Përmbushja e këtij cikli kërkon

impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka një kosto të caktuar.Megjithatë, mund të thuhet se ka

një rritje të ndërgjegjësimit dhe rritje të interesit të publikut për këto ndryshime dhe ndikime,

edhe pse ka ende për të bërë. Pikë së pari, kjo lidhet me mungesën e konsensusit rreth mënyrës

2 Dobson A.(1998).Drejtësia dhe mjedisi(Justice and the Environment). Oxford University Press.3Huby M.(1998):Politika sociale dhe mjedisi(Social policy and the environment).Open University Press, UK.

Ndotja e mjedisit Probleme teknjerëzit

Sociale dhe ekonomike

Shëndetësore(Sëmundje/vdekje eparakohshme)

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

8

më të mirë për mbrojtjen e mjedisit duke na lejuar në vazhdimësi zhvillimin ekonomik dhe social

në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.4

Barra për degradimin mjedisor nuk bie gjithmonë mbi ato pjesë të shoqerisë që janë përgjegjësit

dhe shkaktarët kryesor.Shpesh njerëzit që vuajnë më shumë nga problemet mjedisore janë të

ndryshëm nga ata të cilët korrin përfitimet e aktiviteteve përkatëse. Problemi i dytë lidhet me

faktin se, veprime të Izoluara të individëve, shoqërive apo vendeve jo gjithmonë kanë efektet

mbi dëmët e shkaktuara. Problemi i tretë lidhet me faktin se, struktura sociale të shoqërisë dhe

organizimet e saj i vendsoin disa individë në pozita ku nuk mund të ndërmarrin veprimeve që do

të çonin në kufizime të dëmtimit të mjedisit edhe pse do të donin të kontribuonin në këtë çështje.

Faktorët primar që ndikojnë shëndetin lidhen me aksesin ndaj ujit të pijëshëm dhe të

shëndetshëm, cilësinë e ajrit, sigurojnë në punë dhe aksidentet.Mjedisi llogaritet se shkakton një

të tretën e totalit të sëmundshmërisë për moshat 0-19 vjeç.Pesha e sëmundshmërisë e shkaktuar

nga faktorët të njohur mjedisor varion sipas vendeve (ËHO, 2010).

Sipas raportit të OBSH-së në mbarë botën çdo vit shkaktohen rreth 3.1 milion vdekje të

parakohshme si rezultat i ndotjes së ajrit e shkaktuar më së shumti nga djegia e karburanteve apo

nga ndotës të tjerë të krijuar kryesisht nga zhvillimi industrial (ËHO, 2009).Sa domethënës është

ndikimi i mjedisit në shëndet? Sipas statistikave të OBSH-së është konkluduar se 24% e

sëmundjeve në shkallë globale dhe 23% e numrit total të vdekjeve (vdekje e parakohshme) i

atribuohen faktorëve mjedisor.

Tek fëmijët 0-14 vjeç, përqindja e vdekjeve referuar mjedisit është rreth 36%.Megjithatë ka një

diferencë të ndjeshme në kontributin e mjedisit tek sëmundjet në rajone të ndryshme, kjo për

shkak të shkallës së ekspozimit ndaj mjedisit apo aksesit në sistemin shëndetësor. Për shembull,

barra e sëmundjeve të lidhura me ndryshimin, dëmtimin apo varfërimin e ekosistemeve në

përgjithësi është e pamatshme Përpjekjet për të reduktuar ndjeshëm përqëndrimet e ndotësve të

ajrit gjithashtu do të ndihmojë për të ulur emetimet e gazit dhe për të zbatuar efektet e ngrohjes

globale (ËHO, 2008).5

4 Departament of the Environment, 1996

5Huby, Owen, Cinderby, 2007

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

9

KAPITULLI II

2.1 Mjedisi si përcaktues social i shëndetit dhe i ujit

6Mjedisi po kthehet në një mbartës të kërcënimeve për shëndetin e njeriut dhe mirëqenies së

tij.Është e qartë se efektet e ndotjes së mjedisit nuk prekin të gjithë individët dhe shoqëritë

një lloj.Ndryshimet i referohen një shumësie faktorësh që lidhen me vendosjen pranë

burimeve ndotëse, punësimin, nivelin socio-ekonomik e kulturor, ndërgjegjësimin apo

nivelin e informacionit.

Studiuesit të ndryshëm i kanë kushtuar rëndësi rolit të madh që mund

të kenë praktikuesit e fushës sociale në çështje që lidhen me

katastrofa mjedisore të shkaktuara nga incidentet industriale,

konfliktet njerëzore apo ndryshimet klimaterike. Autorë të ndryshëm

eksporojnë konceptin "puna sociale e gjelber" dhe rolin e saj në

përdorimin e krizave mjedisore për të adresuar varfërinë dhe format e

tjera të pabarazisë mes shtresave shoqërore në mënyrë që të sigurojnë një shpërndarje më të

drejtë të burimeve të kufizuara natyrore si edhe për të përballuar forcat socio-politike në nivel

global që kanë një ndikim negativ mbi cilësinë e jetës së grupeve të varfëra dhe të

margjinalizuara të shoqërisë në nivel lokal (Dominelli, 2012).7Problemet e drejtësisë sociale

gjithnjë e më shumë po ndikojnë në dimensionet e mjedisit.Lidhja midis pabarazive në

ekspozimin e risqeve mjedisore dhe pabarazive në shëndet, janë një temë që tashmë ka nisur

të studiohet në detaje.Një numër i caktuar njerëzish priren të paguajnë më së shumti koston

për prodhimin përsa i përket ndotjes (ËHO, 2009).Po kështu është e vërtetë së aksesi në

përfitimet mjedisore varet thelbësisht nga të ardhurat (Sir John Harman, Chairman of the

Environment Agency, 2000).Problemet mjedisore janë serioze dhe kanë ndikim kryesisht në

grupet më të ndjeshëm dhe të rrezikuar të shoqerisë, si të moshuarit, fëmijët dhe të varfërit

(Michael Meacher, Ministër i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar

6 Terminologjia e përdorur në anglisht”Green Social Work”7 Dominelli L.(2012).Punë e Gjelbër dhe Sociale(Green Social Work: From Environmental Crises to EnvironmentalJustice, Great Britain),Bodmin,Crowall.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

10

8Studime të ndryshme kanë përforcuar të dhënat se, njerëzit e varfër dhe me nivel socioekonomik

të ulët janë të vendosur në banesa jo cilësore dhe kushtet mjedisore ndikojnë në shëndetin fizik

por edhe në mirëqenien mendore të tyre (Fairburnl & Braubach, 2009). Në përgjithësi ka një

lidhje të qartë mes cilësisë së ajrit dhe statusit ekonomik, sa më i vështira. Shumë shpesh

konsumimi i ushqimeve, përdorimi i ujit apo i tokës apo i prodhimeve bujqësore e blegtorale, po

shkon drejt minimizimit për shkak të ndotjes, gjë e cila rrit koston e jetesës për këta individë.9Për

shkak të çmimeve të ultë të banesave, përreth burimeve të shkarkimit, fabrikave, centraleve

elektrike (ku substancat ndotëse janë më të larta) individët me nivel të ultë të ardhurash zgjedhin

të ndërtojnë vendbanimet e tyre, por nga ana tjetër do të kenë mundësi të limituara të

zhvendosjes prej tyre. Ndërsa individët me nivel të lartë të ardhurash do të kenë mundësinë e

zgjedhjes dhe të qëndrimit larg tyre. Natyrisht që ka raste ku zgjedhje të tilla nuk janë të

mundura, megjithatë paratë ofrojnë pushtet, kështu që ata që i posedojnë mund të kontrollojnë

cilësinë e ajrit ku jetojnë, nivelin e zhurmave brenda zonës së banimit, apo mund të konsumojnë

cilësinë e ajrit ku jetojnë, nivelin e zhurmave brenda zonës së banimit, apo mund të konsumojnë

ushqime me më pak mundësi ndotjeje, siç mund të jenë uji i ambalazhuar (OECD, 2006). OBSH

ka zhvilluar një model strukturor për të identifikuar rrugët (mënyrat) potenciale përmes të cilave

pabarazitë sociale mund të influencojnë ekspozimin dhe treguesit shëndetësor ndaj rreziqeve

mjedisore (ËHO, 2008).

8 Fairburn, J.& Braubach, M.(2009).Pabarazitë socile në rreziqet mjedisore që lidhen me strehimin dhevendndodhjen e banimit.(Social inequalities in environmental risks associated with housing and residentiallocation).9 OECD(2016).The Social Dimension of Environmental Policy, www.oecd.org/publications/Policybriefs

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

11

KAPITULLI III

3.1 IMPLIKIMET E DEGRADIMIT MJEDISOR ( NDIKIMI I UJIT NËSHËNDETIN E NJERIUT)

10Ndotja e ajrit më shpesh prek njerëzit vulnerabël me rrezik të lartë të sëmundjeve

respiratore dhe sëmundjeve të tjera.Sipas disa studimeve rezulton se, ajri më i ndotur në

vende të ndryshme, ndeshet në langjet më të privuara dhe periferike.11Studimet gjithashtu

kanë treguar se, niveli i vdekshmërisë nga ndotja e ajrit mbetet i lartë në grupet me status të

ulët socio-ekonomik duke treguar një ndjeshmëri të lartë të efekteve që ka ndotja e ajrit në

njerëzit e privuar (ESRC, 2001).Burimet e ndotjes së ajrit përfshijnë automjetet, djegien e

karburanteve, nxjerrjen dhe përpunimin e tyre, industritë e ndryshme prodhuese, stacionet

energjetike, etj. Por edhe komponentët organik të paqëndrueshëm të lëshuar nga pemët,

stuhitë e pluhuritë, etj., mund të kthehen në një burim ndotës të atmosferës (ËHO, 2006).

Tabela në vijim jep në mënyrë të përmbledhur gamën e gjerë të ndikimit në shëndet të PM

(grimcat) të matshme dhe të pamatshme.

10 ESRC Global Environmental Change programme(2001).Environmental Justice.Rights and means to a halthyenvironment for all.Special Briefing No.7.University of Sussex,fq.4-5.11 Për një pjesë të popullsisë,përqindja më e madhe e thithjes së plumbit ndodh si rezultat I gëlltitjes së ushqimeve,pluhurit dhe tymit.Sasia e plumbit në tokat bujqësore është më e lartë në zonat minerare apo rreth fabrikave.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

12

Tabela 2.1:Ndikimi i matur dhe i pa matur i PM në shëndet

Burimi:Hunt and Ferguson (2010);EPA (2008).

Uji i pijshëm mund të jetë një tjetër element konsumi me përqindje akumulimi të plumbit si

rezultat i përdorimit të tubacioneve apo pajisjeve të tjera që përdoren për të (ËHO

2003).Drithërat gjithashtu mund të përmbajnë nivele të larta të plumbit.Përdorimi i

ushqimeve të paketuara apo i kanaçeve të pijeve, mund të çojë në rritjen e përmbajtjes së

plumbit në ushqime apo pije. Burime të tjera ndotjeje me plumb mund të lidhen me

përdorimin e lëndëve djegëse me përmbajtje plumbi për një kohë të gjatë. Kjo gjë është e

vështirë duke konsideruar se përdorimi i tij është shumë i larmishëm ku më kryesoret mund

të jenë fonderitë e shkrirjes, minierat, industria e rafinimit, prodhimi i baterive apo riciklimi i

tyre, industrinë e bojrave, tubacionet e ndryshme apo edhe pajisjet elektronike e si rezultat

edhe mbetjet e tyre (UNEP 2008), etj. Me një përdorim kaq të gjerë edhe kontaktet me këtë

lloj elementi toksik jo gjithmonë janë të evitueshme apo të kontrollueshme.

Ndotësi Ndikimi në shëndet - i matur Ndikimi në shëndet- i pamatur

PM Vdekshmëri e parakohshme Nënraste të bronkiteve kronike

Bronkite: kronike dhe akute Përdorimi i bronkeve

Shtrim në spital:problem frymëmarrjeje Lindje nën peshë

Probleme kardiovaskulare dhe cerebro- vaskulare Sëmundje tjera të frymëmarrjes

Shtrime urgjente për astmën Shtrime tjera jo të lidhura me astmën

Kancer( i mushkrive dhe trakesë) Ekspozimi ndaj rrezeve UV

Sëmundje të vogla/mëdha të frymëmarrjes

Ditë active të kufizuara(për të rriturit)

Humbje të ditëve të punës

Astmë e rënduar (tek astmatikët)

Kollë kronike (tek fëmijët)

Kollë(fëmijët asmatikë)

Vdekshmëri foshnjore

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

13

3.2Përse uji është i rëndësishëm?

Rreth 1.460 mijë miliardë tonë ujë mbulojnë mbi 70% të sipërfaqes së tokës, ndodhet

kryesisht në oqeane dhe trupa të tjerë të mëdhenj ujor (dete, liqene, lumenj, etj), dhe kur

1,6% janë ujëra nëntokësorë dhe 0,001% në ajër si avuj, re dhe shira. Ujërat e kripura të

oqeaneve

mbulojnë 97% të

sipërfaqes ujore,

akujt dhe

akullnajat polare

arrijnë deri në

2,4% dhe

sipërfaqet e tjera

si lumenj e

liqene zënë

0,6%. Oqeanet

janë rezervuarë

të mëdhenj me

ujë të kripur, që

sigurojnë qëndrushmërinë termike dhe klimatike në tokë, ashtu si edhe transportin e

elementëve kimike.Pjesë të rezervës së ujit e gjejmë edhe në objekte të tjera natyrore ose të

përgatitura nga njeriu si në trupat e bimëve dhe kafshëve, në ushqime, rezervuatorët e ujit,

etj.Nga pikëpamja biologjike uji ka shumë cilësi që janë kritike për përhapjen e zhvillimin e

jetës që e bën të veçantë nga substancat e tjera.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

14

12Të gjitha format e jetës varen nga uji.Uji është vital edhe si tretës, në të cilin shumë

solucione të trupit treten, dhe si pjesë e shumë proceseve metabolike në trupin e

gjallesave.Uji është gjithashtu i domosdoshëm në procesin e fotosintezës dhe

frymëmarrjes.Qelizat fotosintetike përdorin energjinë e diellit për të ndarë hidrogjenin e ujit

nga oksigjeni.Hidrogjeni lidhet me CO2 (absorbuar nga ajri ose uji) për të formuar glukozën

dhe çliruar oksigjenin.13Nga ana tjetër qelizat e gjalla përdorin këtë "karburant" për të

oksiduar hidrogjenin dhe karbonin duke lëshuar ujë dhe CO2 në procesin e frymëmarrjes.Uji

është i rëndësishëm për nautralitetin e acideve bazë dhe funksionimin e enzimave.

12UNEP (2008).Draft final review of scientific information on lead. Geneva,UNEP,(http://www.chem.unep.ch/pb_and_Cd/SR/Draft_final_riviews/Pb_Riview/Final_UNEPLead_ riview_Nov_2008.pdf).

13BSI (2003)Menaxhimi i pishinave publike-sistemet e trajtimit të ujit,impiantet e trajtimit të ujit dhe ngrohies dhesistemeve të ventilimit-Kodi i praktikes(Management of public swimming pools- water treatment systems,watertreatment plant and heating and ventilation systems-code of practice).British Standards Institute,Publicy AvailableSpecification(PAS)39:2003

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

15

3.3 Uji i ndotur dhe i pasigurtë

Është padyshim i vështirë edhe kompleks kërkimi lidhur me marrëdhëniet midis faktorëveriskues mjedisor dhe ndikimit në shëndet, kjo në mënyrë të veçantë pasi nuk dihet mirë rrugapërmes të cilës transmetohet sëmundja.Ujërat mund të ndoten nga depërtimi i lëndëve tërrezikshme, nga keqpërdorimi i burimeve ujore, etj.Megjithatë, pavarësisht mënyrës sëtransmetimit është vlerësuar se, këto sëmundje përfshijnë numrin e madh të sëmundjeve tëshkaktuara nga uji i pasigurtë.Rreziqet në shëndet të shkaktuara nga uji i ndotur (që lidhenme ndotjen me fekale, bakteret dhe viruset) përfshijnë gastritet, diarenë, etj.Vendet nëzhvillim kanë barrën më të madhe të këtyre sëmundjeve.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

16

3.4 Ujërat e sigurtë

Ujërat që shërbejnë për konsum njerëzor janë ujërat që jepen me rrjet shpërndarës ujësjellësi,

me autobot, dhe të ambalazhuar në shishe, me qëllim për tu pirë, për përgatitjen e ushqimeve

dhe për nevojat e higjenës.Ujërave për konsum njerëzor u shtohen edhe ato të përdorura në

ndërmarrjet për qëllime prodhimi, fabrikimi, trajtimit, ruajtje ose tregtimi të produkteve ose

substancave të destinuara për tu konsumuar nga njerëzit. Në përgjithësi, ashtu siç rezulton

nga studimet, ndikimet e faktorëve mjedisor në kostot e shëndetit variojnë, duke u nisur nga

ato që lidhen me kufizimin e aktivitetit ditor apo ditë të gjata të mungesës në punë (një kosto

kjo për operatorët ekonomik privat apo dhe ata publik) deri tek më të lartat (ekstreme) që

lidhen me sëmundjet kronike apo ato vdekjepruëse.Pa informacion të saktë rreth tokës dhe

ujit, dhe pa një përditësim të inventarit të resurseve të vendit, dhe çfarë ndodh me to dhe

me mjedisin, qeveria dhe njerëzit janë paguar në kontrollin e fatit të tyre.Nuk është e

mundur të bëjmë përdorimin më të mirë të tokës dhe të pasurisë natyrale, ose të

parandalojnë përdorimin e keq të tij pa njohuri të mira të bazuara në fakte të vendit dhe të

veçorive të tij.

Tabela 2.3:Ndikimet në shëndet lidhur me sigurinë dhe furnizimin me ujë

Ndotësi Burimi Ndikimi në shëndet

Ndotja me fekale Uji për larje Gastrite,sëmundje akute të frymëmarrjes,infeksione,diare

Baktere (protozoa) Uji i pijshëm Diare,dizanteri,kolerë,kriptosporidioza

Viruse Uji i pijshëm Diare,gastrite,meningjit,sëmundje jo specifike me temperaturë

Burimi:Searle (2005)

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

17

3.5.Burimet e ujërave nëntoksore

14a-Zona imediate e mbrojtjes sanitare ose zona e rreptësisë. Në brendësi të saj janë të ndaluara të

gjitha depozimet, të gjitha shkarkimet e ujërave të zeza, përdorimi i pesticideve, të gjitha

ndërtimet dhe aktivitetet përveç atyre që janë të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit të

furnizimit me ujë.Ajo është në pronësi të plotë të ndërmarrjes, e rrethuar dhe e mbyllur.Në të

ndalohet banimi ose qëndrimi i përkohshëm i personave pa leje dhe i kafshëve.15Gjithë lokalet në

këtë territor duhet të jenë të kanalizuara dhe të derdhen jashtë zonës së rreptësisë në pjesën e

poshtme të burimit, në gropa septike të pafiltrueshme, pastrimi i të cilave duhet të bëhet

sistematikisht. Toka në këtë zonë nuk mbillet me asnjë kulturë bujqësore.Ajo lihet bar, i cili

kositet herë pas here.Në periferi të kësaj zone nuk lejohet të ndërtohen varreza, fusha të

përpunimit të plehut, objekte industriale që shkaktojnë ujëra të ndotura me nënptodukte si naftë,

lëndë kimike, toksike etj.b-Zona e afërt e mbrojtjes sanitare, vjen menjeher pas zonës së parë dhe

mund të quhet edhe ZONA E PARANDALIMIT. c-Zona e largët e mbrojtjes sanitare krijohet

përreth zonës së të gjitha burimeve ujore të cilët përdoren pë konsum njerëzor.

14 Peter f.Dale,John d.Mclaughklin,1987,Menaxhimi i informacionit të Tokes(Transparency in Albanian andRomanian Land)Administration,J.Stahl,T.Sikor and S.Dorondel 201015 Anisworth,(2004):Tubacione me ujë:cilësia e ujit.Menaxhimi në sistemet e shpërndaries.’Safepipedwater:Managing waterquality in piped distribution systems’ .Ainsworth, R.(ed)(2004).IWAPublishing,London,UK,fq 147

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

18

INFORMACIONI GJEOGRAFIK OSE I LIDHUR ME TOKEN

3.6 Agjentë patogjenë të rëndësishëm që përhapën me anë të ujit

16Nëpërmjet ujit të pijshëm mund të përhapen një numër i madh agjentësh patogjenë si

baktere, viruse, protozoarë, helminte si dhe një numër jo i pakët toksinash të nxjerra nga

mikroorganizmat, shkaktuese të sëmundjeve ( si ato të prodhuara prej algave). (Isunju, 2010).

Ndër bakteret patogjene që mund të transmetohen nëpërmjet ujit të pijshëm me një rëndësi të

veçantë për shëndetin e njerëzve janë: E. Coli, Solmonella spp., Vibrio cholerae, Yersinia

Enterocolitica, Campylobacter jejuni, Campylobacter coli etj. (CIWP, 2014; Nezaj & Puto,

2011).Shumica e këtyre patogjenëve janë të përhapur në të gjithë botën, por disa lloje të

veçanta prej tyre si p.sh.Vibrio cholerae qarkullon në formë endemike në rajone të veçanta të

botës.

16 Nezaj R.,Puto K.(2011):Cilësia e ujit të pijshëm.”The quality of potable water”,International Conference onBiotechnological Developmens,Bulletin of Natural Science,ISSN 224-1779,20 November 2011, fq.122-12

InformacioniMjedisor

Informacioni iinfrastruktures

Informacionikadastral

Informacioni

Toka

Gjeologjia

Burimet e ujit

NdërtesatKomunale

Sistemi i transportit& telekomunikacioni

Vlerësimi iZotërimeve

Kontrolli i përdorimitTë tokes

Shëndeti, mirëqenia& rendi public

Shpërndarja e popullsisë

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

19

KAPITULLI IV

4.1 Uji dhe shëndeti

Uji luan një rol të rëndësishëm për shëndetin dhe kjo lidhet kryesisht me ujin e pijshëm, por

gjithashtu në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me ujin e përdorur (të mbjellat në bujqësi, bagëtitë,

sistemet me ajër të kondicionuar, etj). Ky rol kthehet në një mekanizëm për ruajtjen e shëndetit

kur uji përdoret për qëllime higjene, e ku kryesisht sasia është faktor përcaktues më i

rëndësishëm se sa cilësia. Njohja e këtyre ndërveprimeve lehtëson shpjegimin e marrëdhënies

mes shkakut dhe pasojës së ndotjeve, çështjet e menaxhimit të ujit dhe ndikimin mbi

shëndetin.Mungesa e higjenës së duhur është përcaktuesi kryesor i ndotjes së ujit të pijshëm me

mikroorganizma.Ndotja nga mbetjet urbane dhe industriale dhe shtimi i kimikateve në bujqësi

janë faktorët përgjegjës për ndotjet kimike.Sëmundjet e ardhura nga uji (p.sh diarreja) dhe

sëmundjet e ardhura nga kafshët e lidhura me ujin (p.sh. malaria) janë vrasësit kryesorë në

shumë pjesë të botës, dhe në mënyrë të veçantë ndikojnë mbi fëmijët dhe grupet e tjera të

prekshme.Çdo ditë diarreja shkakton rreth 5000 vdekje - pjesa më e madhe janë fëmijë nën

moshën pesë vjeçare.Malaria vret gati 1 milion njerëz në vit në mbarë botën kryesisht në Afrikë,

në jug të Saharës, dhe rreth 80% e tyre janë fëmijë nën moshën pesë vjeçare. Deri në vitin 2004,

përqindja e popullsisë që kishte akses në impiantet që trajtonin ujin e përdorur urban ishte 0%

ndërsa në 2006 kjo shifër vajti në 2%. Për shkak të mungesës së këtyre impianteve ujërat e

patrajtuar (papastër) shkaktohen në lumenj, liqene duke krijuar një kërcënim serioz për

popullatën dhe mjedisin. Pë shkak të fakteve të mësipërme ka pasur pak përmirësime për sa i

përket prekjes nga sëmundjet e lidhura me to si për shembull në rastet e diarresë për 100.000

banorë, numri i të prekurve lëviz nga 1.509 në vitin 2001 në 1.448 në vitin 2004. Uji është në

lëvizje të vazhdueshme ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës, dhe kjo lëvizje quhet ndryshe

cikli i ujit.Dielli dhe era shkaktojnë avullimin e jashtëm nga toka, gjethet e pemëve, trupat e

kafshëve, si dhe nga sipërfaqet e lumenjeve, liqeneve dhe oqeaneve.Në këtë mënyrë, uji nga

forma e lëngët shëndërrohet në avull.Nën disa kushte të caktuara, avulli kondensohet dhe bie mbi

tokë në formën e vesës, shiut dhe të dëborës.Procesi i rrjedhes në përrenj e në lumenj, gjatë të

cilit uji shpesh takon edhe materiale të tjera, quhet rrjedhe natyrore.Shirat ushqejnë lumenjtë dhe

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

20

liqenet.Lumenjtë rrjedhin dhe derdhen në dete dhe oqeane.Një pjesë e reshjeve depërton nën tokë

dhe krijon ujërat nëntokësore.

Ushqimi dhe uji janë dy nevojat bazë për njeriun. Megjithatë, të dhënat globale për vitin 2002

tregojnë se ndër 10 njerëz:

afërsisht 5 janë të lidhur me sistemet e kanalizimeve për furnizimin me ujë në shtëpi (në

vendbanime, tokë apo oborrin e tyre);

3 prej tyre përdorin llojet të tjera për furnizimin me ujë p.sh pus, çezma publike;

2 nuk kanë fare përfitim nga ky shërbim;

Më tej, 4 nga 10 njerëz jetojnë në nivele të ulët higjiene.Përfitimi i shërbimeve të ujit (furnizimi

me ujë të pijshëm dhe kanalizimi i ujërave të përdorur) është tepër i rëndësishëm për të kuptuar

disponueshmërinë që ka popullsia tek uji si edhe nivelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të

shtetit. Sot vihet re një diferencë midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, për sa i

përket këtyre shërbimeve. Shqipëria është një vend me burime ujite të bollshme. Megjithatë,

shërbimi i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të përdorura nuk është në nivele të

kënaqeshme në pjesën më të madhe të zonave urbane, ndërsa është tërësisht i pabesueshëm në

zonat rurale.Këto mangësi lidhen kryesisht me kushtet e varfra të infrastrukturës, mbulimin e

kufizuar me shërbim nga rrjete furnizimi të përqëndruara, si dhe nga menaxhimi i

papërshtatshëm i kërkesës për ujë dhe mungesa e efektshmërisë së operatorëve.Afërsisht 72% e

popullatës shqiptare ka lidhje të rrjetit të ujit të pijshëm, përkatësisht në zona urbane 93% dhe

66% ne ruralet.Një numër i madh i familjeve rurale përdorin gropa septike dhe gropa të thella të

cilat shkaktohen në ambientet natyrore.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

21

Shëndeti mjedisor

17Shëndeti mjedisor është degë e shëndetit publik që përfshinë të gjithë aspektet natyrore dhemjedisore që mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut (ËHO, 2000).Praktikat e shëndetitmjedisor kanë të bëjnë me marrëdhënien midis shëndetit dhe mjedisit.Shëndeti mjedisorpërfshin ato aspekte të shëndetit publik dhe sëmundjeve që janë të shkaktuara nga faktorë tëmjedisit.Ai gjithashtu i referohet teorive dhe praktikave të vlerësimit dhe kontrollit tëfaktorëve në mjedis që potencialisht ndikojnë në shëndet (Spicker, 2011). Shëndeti mjedisorlidhet në mënyrë të pashmangshme me:

Cilësinë e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm Cilësinë e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm Ndryshimet klimatike dhe efektet në shëndet. Sigurit e ushqimeve përfshirë mbjelljen, transportin apo përgatitjen e tyre. Menaxhimin e lëndëve të rrezikshme, përfshirë menaxhimin e mbeturinave të

rrezikshme dhe ato spitalore. Ndotjen akustike. Ekspozimin ndaj lëndve toksike apo thithjen e tyre përmes ushqimeve, ajrit, ujit, tokës

(ËHO, 2000).

17 Kemm,J.(2001).Vlerësimi i ndikimit shëndetësor.Një mjet për politiken e shëndosh publike(Health impactassessment. A tool for healthy public policy).Health Promotion International,Oxford University Press, Vol.16,N.1.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

22

Efektet e ndotjes mjedisore mbi grupet vulnerabël një shqetësim të madh dhe real. Ne nuk mund

të zgjedhim cilësinë e ajrit apo të mbrohemi nga ndotësi, të cilët shpesh na prekin madje edhe

para ardhjes në jetë (Bellamy, 2005). Çështja ndërlikohet më shumë kur bëhët fjalë për fëmijët,

pasi ekspozimi i tyre është edhe më i madh krahasuar me të rriturit (e rezultuar në shumë

studime).Kjo përmbën edhe sfidën më të madhe, që është pikërisht zbatimi në praktikë i të

drejtave të fëmijës për tu rritur në një mjedis të shëndetshëm, të cilat përshkruhën në strategjitë

dhe konventat mbi të drejtat e fëmijëve (Bellamy, 2005). Terminologjia që na lidh me shëndetin

mjedisor është relativisht e re, pasi studimet me fokus për këtë qështje u përkasin dekadave të

fundit. Pavarësisht studimeve është e vështirë të përcaktohët një natyrë e qartë e lidhjes së

qështjeve mjedisore dhe problematikave shëndetësore.Megjithatë, shëndeti i individëve është një

nga qështjet më shqetësuese që kërkon vëmendjen, ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e shumë

institucioneve (ËHO, 2000). Shëndeti i mirë në vetvete, përveç mirëqenies fizike, lidhet me mirë

funksionimin e individëve në shoqëri, lidhet ne kryerjen e punëve në mënyrë korrekte dhe në

kohën e përcaktuar, lidhet me ditë të plota pune dhe si rrjedhoj pagesë të plotë (në rast punësimi),

lidhet me motivim dhe kënaqesi në zhvillimin e detyrave brenda dhe jashtë familjes, lidhet me

shpënzime të ulëta familjare dhe personale, lidhet me kosto të ulëta të buxhetit të një shteti, mbi

të gjitha lidhet me një mirëqenie të përgjithshme të të gjithë individëve dhe komuniteteve ku

bëjnë pjesë. Në një përkufizim përmbledhës dhe specifik, shëndeti mjedisor përcaktohet si:

" projket qe përfshinë ndryshimin e mjedisit natyror apo njerëzor, apo ndryshimin e sjelljeve

njerëzore që kanë ndikime pozitive (ose të kundërta ndikime negative) ne shëndetin e njeriut"

(ESRC, 2001).

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

23

18Shërbimet dhe iniciativa për shëndetin mjedisor ndryshojnë nga shërbimet bazë shëndetësore

në shumë mënyra.

Së pari iniciativat dhe ndërhyrjet në shëndetin mjedisor kanë shpesh karakter rregullues

në natyrë, duke vepruar mbi faktorët primar që kanë shkaktuar dëmtimin apo sëmundjen.

Për këtë arsye ata janë të parashikueshëm, për përfitimet prej tyre nuk mund të kuptohën

deri në një moment të caktuar (Hutton, 2001).

Së dyti ndërhyrjet në shëndetin mjedisor në mënyrë potenciale përcjellin përfitime të tjera

jo shëndetësore, të tilla si kursimi i kohës, kënaqësi më e lartë, etj., të cilat duhet të

konsiderohen kur këndvështrimi i studimit ka natyrë shoqërore (Hutton, 2001).

Së treti përgjegjësit primar për gjetjen dhe implementimin e ndërhyrjeve në shëndetin

mjedisor ndodhen shpesh jashtë sferës së sektorit të shëndetit dhe për këtë arsye ata

kërkojnë bashkëpunimin apo mbështetjen e sektorëve të tjerë qoftë dhe në rang ministrish

për zbatimin e tyre (Hutton, 2001). Efektiviteti i ndërhyrjeve në shëndetin mjedisor është

më i veshtirë për t'u vlerësuar kundrejt shumë shërbimeve të tjera shëndetësore sepse u

përgjigjen më pak eksperimenteve të kontrolluara për shkak të periudhës së gjatë të

testimit (Huby, 1998). Ashtu siç u citua edhe më sipër, vështirësia në konsiderimin e

shëndetit mjedisor lidhet me testimin e tij. Përmirësimi dhe ndërhyrjet lidhen me

përmirësimin e të gjithë elementeve të sipërm, të cilat shpesh nuk mund të trajtohën në

mënyrë të ndarë.

18 Bellamy C.(2005).Gjendja e fëmijëve në botë.Fëmijëria nën kërcënim(The state of the world’s children.Childhoodunder threat.)New York UNCEF 200, http:/www.unicef.org/publications/files/SOWC_2005.pdf.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

24

Tabela 2.4.:Ekspozimi ndaj situatave të rrezikshme

(burimi, OBSH,1997,fq.132)

4.2 Ndërgjegjësimi mbi lidhjen shëndet-ujë

Ka një rritje të ndërgjegjësimit dhe interesit të publikut lidhur me problemet mjedisore dhe

efektet që kanë ato mbi shëndetin e njeriut.Për këtë arsye lidhja është e madhe në mes

mjedisit shëndetit dhe ujit kjo lidhje është përfshirë edhe në politikën, dokumentet dhe

agjendën evropiane. OBSH linçoi në vitin 1987 programin " Qytetet e shëndetshme", si një

mjet që do të sillte strategjinë e shëndetit për të gjithë në nivelin lokal të qeverisjes.

Ndotja eajrit

Kanalizimedhe mbetjeshtepijake

Uji i ndotur,keqmenaxhi

mi i tij

Ushqimi indotur

Shtepi jo eshendetshm

e

Ndryshimeglobale tëmjedisit

Infeksione akute të rrugëve tëfrymëmarries

Diarea

Infeksione të tjera

Sëmundje vektor

Helmime dhe plagë

Problem të shëndetit mendor

Probleme kardiovaskulare

Kancer

Sëmundje respiratore kronike

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

25

19Që prej fillimit projekti i qyteteve të shëndetshme njohu faktin se, shëndeti përcaktohet nga

një sërë faktorësh që variojnë nga ata personal, social, ekonomik dhe mjedisor.Sipas këtij

projekti, i ndjekur nga më shumë se 30 shtete evropiane, qeverisja vendore siguron një

lidership esencial të shëndetit publik dhe gjithashtu impenjohet të krijojë parakushte për një

jetesë të shëndetshme dhe qeverisje pjesëmarrëse si dhe të krijojë lehtësira për veprimet ndër

sektorialë për të arritur shëndet më të mirë dhe barazi në shëndet. Shëndeti në të gjitha

politikat adreson politika si ato që influencojnë transportin, strehimin dhe zhvillimin urban,

mjedisin, edukimin, bujqësinë, financat, taksat dhe zhvillimin ekonomik.Vetë Evropa njihet

si lider në promovimin e politikave të forta mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të

cilat mbrojnë shëndetin publik dhe mjedisor.Megjithatë, problemet e lidhura me mjedisin

kanë filluar të jenë më shqetësuese edhe për shtetasit europianë të cilët janë tashmë të

shqetësuar rreth ndikimit potencial që ka mjedisi në shëndetin e tyre.Për këtë arsye presin që,

politikëbërësit të reagojnë.Sipas Eurobarometrit, 89% e të pyeturve pohuan se ishin të

shqetësuar rreth ndikimit potencial që mjedisi ka mbi shëndetin e tyre dhe se besojnë se

institucionet evropiane mund të bëjnë më shumë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e

tyre. Por sipas këtij studimi, 9 në 10 (88%) qytetarë evropianë pohojnë se çështjet mjedisore

duhet të konsiderohen kur ndërmerren politika në fushën ekonomike apo atë të punësimit.

Ndërsa për 72% të tyre gjendja e mjedisit influencon në cilësinë e jetës së tyre po ashtu si

faktorë social dhe ekonomik. Si individë ne mund të zgjedhim stilin e jetës, por nga ana tjetër

presim që autoritetet përkatëse të na informojnë vazhdimisht, në mënyrë që të mund të

bazojmë vendimet tona, apo të na mbrojnë nga kërcënimet e shëndetit dhe mirëqenies të cilat

nuk mund t'i kontrollojmë.

19 Eurobarometri, European Commission,2005

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

26

20Të tjera studime , në nivel evropian dhe më gjerë, kanë përmirësuar njohuritë dhe

informacionin rreth lidhjeve midis stresorëve mjedisorë dhe shëndetit duke na lejuar marrjen

e ndërveprimeve të organizuara, të tilla si eliminimi i plumbit nga karburantet. Studimet

ndihmojnë edhe për përcaktimin e njohurive bazë dhe marrjen e masave konkrete, përmes të

cilave rezultatet mbi mjedisin dhe shëndetin në Evropë të përfshihen në politikëbërje, për të

analizuar dhe evituar hendeqet në aktivitetet që lidhen me këto.Gjatë dekadave të fundit janë

arritur të nënshkruhen shumë marrëveshje dhe konventa në nivel ndërkombëtar të cilat kanë

në fokus shëndetin dhe mbrojtjen e tij.Integrimi i elementit shëndet në politikat mjedisore

është përforcuar edhe nga OBSH (Prüs-Üstün & Corvalán, 2006) përmes procesit të Mjedisit

dhe Shëndetit, i cili u formalizua në 1989. Plani i parë i veprimit (2004-2010) ia atribuon një

pjesë të mirë të të dhënave, njohjes nga publiku të rolit të rëndësishëm që ka mjedisi në

përgjithësi për shëndetin publik (kjo strategji do të shpjegohet në vijim). Po kështu, publikimi

i raportit të Komisionit mbi Faktorë Social me Ndikim në Shëndet i OBSH-së në 2008, ishte

një pikë thelbësore për rritjen e vëmendjes ndërkombëtare për çështje që lidhen me rëndësinë

e faktorëve social në gjendje shëndetësore (ËHO, 2008).Kjo gjë ishte e rëndësishme sidomos

për politikëbërësit evropian.

20 A.Pruss-Űstűn and C.Corvălan(2006).Parandalimi I sëmundjeve në vende të shëndetshëm.Drejt një vlerësim tëbarrës mjedisore e sëmundjes.(Preventing Disease through Healthy Environments.Towards an estimate of theenvironmental burden of disease.) Http://www.who.int/quantifying-ehimpacts/publications/preventingdisease/en/

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

27

Pabarazitë në shëndet përgjithësisht kanë vëmendje nga politika evropiane vitet e fundit.

Pikërisht lufta ndaj pabarazive është një nga prioritetet bazë të stategjisë së shëndetit te

Komisionit Evropian: "Se bashku për shëndetin: një strategji e Bashkimit Evropian 2008-2013".

Raporti europian mbi shëndetin 2009 citon se, tregues të gjendjes shëndetësore të tillë si

vdekshmëria, vazhdojnë të përmirësohen në Evropë, por ka sërish diferenca të madhe në shëndet

midis rajoneve dhe grupeve brenda vendeve, të cilat lidhen me përkeqësimin e disavantazheve

sociale, si ato që lidhen me probleme të shëndetit mjedisor të shkaktuara nga ndotja e ajrit në

zonat qendrore apo industriale. Ka një debat të hapur midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në

zhvillim. Politika mjedisore mund të konsiderohet nga vendet që luftojnë për të dalë nga gjendja

e varfërisë si luks, të cilin nuk mund t'ja lejojnë vetes. Ndërkohë që, këto vende insistojnë në

faktin se, prodhimi më i madh i ndotjes vjen nga vendet e zhvilluara (OECD, 2006).Ky konflikt

nxjerr në dritë një realitet. Shumë prej tyre luftojnë kundër ndotjes mjedisore dhe kërkojnë të

gjejnë mënyra specifike trajtimi për të eliminuar substancat ndotëse që i prodhojnë proceset

ekonomike në mënyrë të pashmangshme, apo të bonifikojnë mjedisin nga substancat e lëshuara

(ËHO, 2009).Lidhur me politikat mjedisore, interesat shtrihen përtej individëve apo dhe vendeve

të veçanta.Ato kontribuojnë në njohjen e dimensionit ndërkombëtar të problemit të

ndotjes.Katastrofat ekologjike që kanë përfshirë shumë vende (mjafton të kujtojmë shpërthimin

nuklear të Çernobil, 1986 apo Fukoshima, Japoni 2011), përforcojnë pikërisht globalizimin e

fenomenit. Në tridhjetë vitet e ardhshme, rritja më e madhe e popullsisë do të ndodh në zonat

urbane të vendeve të varfëra (OECD, 2006). Ndryshimi i shpejtë, i paplanifikuar dhe i

paqëndrueshëm i zhvillimit urban me të cilin po përballen qytetet në zhvillim përbëjnë pikat

kryesore për përgapjen e rreziqeve mjedisore dhe shëndetësore.Ajo që karakterizon politikën

mjedisore të kohëve të sotme është ndërgjegjësimi mbi natyrën endemike të problemeve të

ndotjes, pasi ato janë pasojë e shumë aktiviteteve që i kanë lejuar vendeve të industrializuara të

rrisin dhe ruajnë nivelin e arritur të mirëqenies materiale. Pamjaftushmëria e të ardhurave,

nevojat lidhur me shëndetin, papunësia dhe shumë probleme të tjera sociale shumë shpesh janë

konsideruar si çështje private të shteteve, ku në fakt në realitet, transferimet dhe rishpërndarja e

burimeve publike përmes të cilave kërkohet t'u jepet zgjidhje problemeve, bazohen mbi

konsideratat e një natyre të përgjithshme (OECD, 2006). Analizimi i aspekteve kolektive,

kombëtare dhe globale që paraqet politika mjedisore, në mënyrë të pashmangshme mund të na

ndihmojnë të zgjerojmë informacionin dhe t'u japin përgjigje pyetjeve mbi politikat sociale.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

28

4.3 Vlerësimi i ndikimit në shëndet

Padyshim që përmirësimi i shëndetit kërkon një konsiderim të të gjithë procesit dhe pasojave

të tij.Karta e Otavës (ËHO, 1986) identifikoi politikat e shëndetit publik si një nga pesë pikat

kyçe të sigurimit të shëndetit.Një politikë shëndetësore është ajo politikë që rrit mirëqenien e

individëve dhe komuniteteve të cilat mbulon.Nivelet janë gjendja e përgjithshme socio-

ekonomike, kushtet mjedisore dhe kultura, kushtet e punës dhe jetesës dhe influenca sociale

dhe komunitare.Padyshim që edhe faktorët individual dhe stili i jetesës përcaktojnë shëndetin

por janë më pak të rëndësishëm krahasuar me ato të cituar më sipër (Evans et al., 1994;

Marmot, 1998).Shërbimet shëndetësore edhe pse të rëndësishme në përcaktimin e të dhënave

dhe episodave të sëmundjeve, janë relativisht të pakonsiderueshme përsa i takon përcaktimit

të shëndetit të popullsisë.Barazia dhe qëndrushmëria duhet të referohen si kushte të

nevojshme për shëndetin.Pabarazia është mjaft e dëmshme në vetvete dhe është një

mekanizëm përmes të cilit dëmtohen shëndeti i individëve dhe komuniteteve (Kemm,

2001).Për këtë arsye duhet të synohet në uljen e pabarazive në shëndet dhe përfshirjen e këtij

shqetësimi edhe në parimet e karakteristikat e Politikave Publike të Shëndetit të iniciuara nga

OBSH (ËHO Regional Office for Europe, 1999).

Qëndrushmëria mund të përcaktohet si: përmbushja e nevojave aktuale pa kompromentuar

aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre (Ëorld Commission on

Environment and Development, 1988).

Meqenëse politikat shëndetësore publike, konsiderojnë gjithashtu, qëndrushmërinë e

ekosistemeve të cilët mbështesin mirëqenien e individëve në shoqëri (Coles et al.,

1999).Politikat publike shëndetësore janë qartësisht të dëshirueshme, por duhet të

parashikohen me kujdes pasojat në shëndet që mund të kenë opsionet e politikave të

ndryshme. Vlerësimi i ndikimit ne shëndet mund te përcaktohët si: " një metodologji qe

mundëson identifikimin, parandalimin dhe vlerësimin e ndryshimeve të mundshme

kërcënuese për shëndetin, si negative ashtu edhe pozitive (të veçuara apo kolektive) të një

programi apo politike, planifikimin apo zhvillimin e veprimeve në popullsinë target. Këto

ndryshime mund të jenë direkt dhe të menjëhershme apo indirekte dhe të vonuara (Morgan,

1998).

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

29

Qëllimi i tij është të ndihmojnë politikëbërësit të qartësojnë mënyrat e ndryshme në të cilat

një politikë e caktuar mund të ndikojë në shëndet si dhe të sigurojnë se konsideratat lidhur

me shëndetin nuk janë kapërcyer.

Vlerësimi i Ndikimit në Shëndet fillimisht trajton politikat në sektorët jo-shëndetësor të tillë si

ata ekonomik, të strehimit, ligjor, transportit, energjetik apo shumë të tjerë pasi këto janë fushat

që kanë potencialin më të madh për të ndikuar në shëndetin e popullsisë (Lock, 2000).Ndërkohë

që zhvillimi i Vlerësimit të Ndikimit në Shëndet është influencuar ndjeshëm nga Vlerësimi i

Ndikimit të Mjedisit (Joffe & Sutcliffe, 1997) ku lëvizja për politikat publike shëndetësore ka

luajtur një rol të rëndësishëm. Në promovimin e shëndetit përmes politikave publike Milio

shkruan se:Interesit të amerikanëve mbi shëndetin do ti shërbej më mirë nëse do të ishte

vlerësuar ndikimi i politikave në aspekte që lidhen me shëndetin, mjedisin apo mënyrën e jetesës.

(Milio, 1986).

Parashikimi dhe pasojat janë vazhdimisht në fokus. Megjithatë asnjë propozues i politikave nuk

argumenton se propozimi i tyre nuk është i shëndetshëm apo dëmtues, madje shumë prej tyre

pohojnë se politika e tyre në mënyrë direkte apo indirekte do të rris mirëqenien e përgjithshme të

komunitetit.Për shumë të tjerë ndikimi në shëndet është indirekt dhe shpesh sjell përplasje të

ndryshme.Për shembull mbyllja e një fabrike sjell përfitime lidhur me shëndetin apo përfitim për

palët konkurruese, por ajo do të dëmtojë sërish shëndetin e punonjësve të cilët do të jenë të

papunë (Pollock, 1999).Pasoja të tilla konfliktuale përbëjnë aspekte të shumë politikave dhe

padyshim kërkojnë që këto dilema të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

30

PËRFUNDIMI

Në këtë punim jam munduar të prezantoj një pasqyrë të shkurtër mbi rëndësinë e ujit që ka në

shëndetin e njeriut.

Mes rreshtave të kësaj përgatitje teorike kam cekur edhe disa nga problemet që ka shkaktuar uji i

ndotur vite me radhë dhe qe vazhdon të jetë aktual edhe sot.

Pra, ndotja e ujit dhe përdorimi I tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

Shpeshherë ne nuk jemi të vetëdijshëm për veprimet tona ndaj ujit, prandaj shumë qytetarë

hudhin gjithçka mbi lumenjë me mendimin se uji i bartë mbeturinat, por ndotja mbetet aty. Ajo

na kthehet prapë në shtëpi, kur dihet se një pjesë e ujit depërton mbi dhe. Në disa vise të planetit

tonë ka mjaft ujë prandaj ai shfrytëzohet për rekreacion kurse ne disa vise tjera sigurohet me

vështirsi.Toka ka shumë ujë por, ekosistemet tokësore agrikulturat dhe njerëzit janë te varur nga

uji i freskët i cili përbën vetem 0.77% te tërë ujit te planetit. Prandaj ndotja e ujit është e

rrezikshme jo vetëm per njeriun por edhe për organizmat e tjerë. Uji është materie e

pazëvendësueshme prandaj kujdesi ndaj tij është më se i nevojshem. Popujt e ndryshëm kanë

kulte dhe rite te ndryshme për ujin dhe rëndësinë e tij. Nga uji i papastëer pasojnë një sërë

sëmundjesh ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorreve, hepatiti, tularemia etj. Këto

sëmundje shpesh kan marr viktima njerëzore.

Mbrojtja e ujit është në dorën tonë ne mund ta kursejmë dhe ta mbrojmë, andaj Uji është vetë

jeta, asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa të, andaj nëse ekziston mrekulli në këtë planet ajo

është uji.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

31

AUTOBIOGRAFIA

Unë quhem Vijona Ahmataj, u linda më 20.01.1995 në Deçan.

Shkollën e mesme të ulët e përfundova në shkollën “Isa Boletini” në Isniq

Shkollën e mesme të lartë e përfondova në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Pastaj vazhdova studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin eEdukimit – Programi Fillor.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

32

LITERATURA

Dobson A.(1998).Drejtësia dhe mjedisi(Justice and the Environment). Oxford University Press.

Huby M.(1998):Politika sociale dhe mjedisi (Social policy and the environment). Open

University Press, UK.

Departament of the Environment, 1996.

Huby, Owen, Cinderby, 2007

Terminologjia e përdorur në anglisht”Green Social Work”

Dominelli L.(2012).Punë e Gjelbër dhe Sociale(Green Social Work: From Environmental

Crises to Environmental Justice, Great Britain),Bodmin,Crowall.

Fairburn, J.& Braubach, M.(2009).Pabarazitë socile në rreziqet mjedisore që lidhen me

strehimin dhe vendndodhjen e banimit.(Social inequalities in environmental risks associated

with housing and residential location).

OECD(2016).The Social Dimension of Environmental Policy,

www.oecd.org/publications/Policybriefs

ESRC Global Environmental Change programme(2001).Environmental Justice.Rights and

means to a halthy environment for all.Special Briefing No.7.University of Sussex,fq.4-5.

Për një pjesë të popullsisë,përqindja më e madhe e thithjes së plumbit ndodh si rezultat I

gëlltitjes së ushqimeve, pluhurit dhe tymit.Sasia e plumbit në tokat bujqësore është më e lartë në

zonat minerare apo rreth fabrikave.

UNEP (2008).Draft final revieë of scientific information on lead. Geneva,

UNEP,(http://www.chem.unep.ch/pb_and_Cd/SR/Draft_final_riviews/Pb_Riview/Final_UNEPL

ead_ riview_ Nov_2008.pdf).

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Ahmataj.pdf · përditshme në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mjedis.Njeriu mund të ... impenjim shumë faktorial e mbi të gjitha ka

33

BSI (2003)Menaxhimi i pishinave publike-sistemet e trajtimit të ujit,impiantet e trajtimit të ujit

dhe ngrohies dhe sistemeve të ventilimit-Kodi i praktikes(Management of public swimming

pools- water treatment systems,water treatment plant and heating and ventilation systems-code of

practice).

British Standards Institute,Publicy Available Specification(PAS)39:2003

Peter f.Dale,John d.Mclaughklin,1987,

Menaxhimi i informacionit të Tokes (Transparency in Albanian and Romanian Land)

Administration,J.Stahl,T.Sikor and S.Dorondel 2010

Anisworth,(2004):Tubacione me ujë:cilësia e ujit.Menaxhimi në sistemet e

shpërndaries.’Safe pipedwater:Managing waterquality in piped distribution systems’Ainsworth,

R.(ed)(2004).IWA Publishing,London,UK,fq 147

Nezaj R.,Puto K.(2011):Cilësia e ujit të pijshëm.”The quality of potable water”,International

Conference on Biotechnological Developmens,Bulletin of Natural Science,ISSN 224-1779,20

November 2011, fq.122-12.

Kemm,J.(2001).Vlerësimi i ndikimit shëndetësor.Një mjet për politiken e shëndosh

publike(Health impact assessment. A tool for healthy public policy).Health Promotion

International,Oxford University Press, Vol.16,N.1.

Bellamy C.(2005).Gjendja e fëmijëve në botë.Fëmijëria nën kërcënim(The state of the world’s

children.Childhood under threat.)New York UNCEF 200,

http:/www.unicef.org/publications/files/SOWC_2005.pdf.

Eurobarometri, European Commission,2005

A.Pruss-Űstűn and C.Corvălan(2006). Parandalimi i sëmundjeve në vende të shëndetshëm.Drejt një

vlerësim të barrës mjedisore e sëmundjes.(Preventing Disease through Healthy Environments.Towards an

estimate of the environmental burden of disease.)

Http://www.who.int/quantifying-ehimpacts/publications/preventingdisease/en/