29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT – PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: VLERËSIMI I NJOHURIVE TЁ NXЁNЁSVE Mentori: Kandidatja: Prof. Ass.Dr. Ruzhdi Kadrija Alberina Gashi Gjakovë 2019

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT – PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

VLERËSIMI I NJOHURIVE TЁ NXЁNЁSVE

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass.Dr. Ruzhdi Kadrija Alberina Gashi

Gjakovë 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

2

Ky punim diplome u mbajt me datë ____________________________

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ______________________________________ Kryetar/e

2. ______________________________________ Mentor

3. ______________________________________ Anëtar

Komisioni e vlerësoj punimin me notën ______________________(___)

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

PËRMBAJTJA:

FALËNDERIME...................................................................................................................I

ABSTRAKTI ........................................................................................................................II

HYRJE...................................................................................................................................III

KAPITULLI I...........................................................................................................................7

1.VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM.......................................................................................7

1.1 Vlerësimi...................................................................................................................10

1.2 Llojet e vlerësimit....................................................................................................13

1.2.1. Vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm....................................................14

1.2.2. Forma të tjera të vlerësimit .................................................................................15

KAPITULLI II........................................................................................................................18

2. QËLLIMET DHE FUNKSIONET E VLERËSIMIT.....................................................18

2.1 Qëllimet e vlerësimit......................................................................................................18

2.2 Funksionet e vlerësimit .................................................................................................19

KAPITULLI III.......................................................................................................................21

3. INSTRUMENTET E VLERËSIMIT ..............................................................................21

KAPITULLI IV......................................................................................................................24

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E AKTORËVE TË NDRYSHËM NË

VLERËSIM............................................................................................................................24

Përfundimi.............................................................................................................................27

Bibliografia dhe webliografia...............................................................................................29

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

4

FALËNDERIME

Pas një kohe të gjatë i erdhi fundi edhe këtij niveli studimi. E lumtur që arrita në fund të realizoj

edhe këtë qëllim të jetës sime. Dua përzemërsisht të falënderoj të gjithë stafin e pedagogëve të

Universitetit të Gjakovës.

Për realizimin e këtij punimi, falënderoj veçanërisht Prof.ass.dr.Ruzhdi Kadrija, i cili me

këshillat dhe sygjerimet e tij më ndihmoj për përfundimin me sukses të punës sime.

Falënderoj Zotin, familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen dhe përkrahjen,në kohën që kam

ndjekur studimet.

Faleminderit !

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

5

ABSTRAKTI

Pas një përkushtimi, pune të gjatë dhe angazhimi katër vjeçar të studimeve të mia është

nder dhe kënaqësi e madhe të përmbledhë njohuritë e mia të fituara në këtë punim diplome.

Që punimi im të jetë i kompletuar përveç njohurive të mia që kam fituar gjatë studimeve kam

shfrytëzuar edhe një numër të konsiderueshëm të literaturës,përfshirë atë elektronike dhe të

shkruar.

Ky studim synon të ofroj informacione rreth vlerësimit, qëllimet e vlerësimit,

funksionet dhe instrumentet për vlerësim objektiv të fëmijëve. Siç dihet vlerësimi është proces

i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit

se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzuese. Vlerësimi shpeshherë shikohet

si mjet konstruktiv me ndikim në përmirësim. Natyrisht, vlerësimi i nxënësve është shumë i

rëndësishëm për procesin e të mësuarit. Secili mësimdhënës duhet të gjejë mënyra të

përshtatshme për të mbledhur informacione dhe të dhëna,lidhur për të matur arritjet e nxënësve,

efektivitetin e procesit mësimor dhe realizimin e objektivave të parapara në procesin e mësim-

nxënies. Në të njëjtën kohë, vlerësimi ju ofron edhe nxënësve informata kthyese lidhur me të

arriturat e tyre në procesin mësimor,dhe mund të jetë gjithashtu një nxitje për të përmirësuar të

arriturat e tyre në të ardhmen. Mësimdhënësit duhet të dinë sa më shumë për nxënësit e tyre,

çfarë ata dinë dhe dallimet nga njëri-tjetri.

Fjalët kyçe: Vlerësimi, nxënësi, mësimdhënësi, procesi mësimor, etj.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

6

HYRJE

Vlerësimi dhe matja janë pjesë shumë e rëndësishme dhe përbërëse e jetës. Çdo ditë ne

vlerësojmë dhe gjykojmë gjëra të ndryshme që shohim, dëgjojmë, lexojmë dhe për sjelljen e

individëve të ndryshëm. Si qenie sociale që jemi, tërë jetën vlerësojmë dhe i nënshtrohemi

vlerësimeve të ndryshme. Mbi bazën e këtyre vlerësimeve ne krijojmë bindje të ndryshme për

vetën, të tjerët, për dukuri të ndryshme natyrore dhe shoqërore, për objekte, për shoqërinë si

tërësi, për arritjet në shkollë etj.

Pothuajse është e pamundur të gjendet diçka që nuk mund të vlerësohet, gjykohet dhe të

krahasohet. Vlerësimet kane shumë kuptime dhe domethënie kështu që shpesh, njerëz të

ndryshëm mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme me fjalën vlerësim. Mund të përceptohet si

gjykim i cilësisë, si një mënyrë sistematike e kontrollimit të çështjeve të rëndësishme apo edhe

si një veprimtari e përditshme që ne e kryejmë kur marrim vendime.

Vlerësimi në procesin edukativo arsimor, shpesh nënkuptohet si testim dhe më tej ngushtohet

duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Por, vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike,

analizimit dhe interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se në çfarë shkalle nxënësi

ka zotëruar objektivat udhëzuese gjatë procesit të nxënies. Në disa raste vlerësimi mund të

shikohet edhe si mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi, duke marrë në konsideratë informatat

kthyese nga procesi i vlerësimit.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve

të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e

vazhdueshëm dhe sistematik të informacioneve,për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha

aspektet e procesit të të nxënit.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

7

KAPITULLI I

1. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Vlerësimi është një komponent thelbësor në edukim dhe praktikimin e kurrikulës.

Në sistemin arsimor të Kosovës, disa nga shqetësimet kryesore të mësimdhënësve, nxënësve

dhe prindërve të tyre janë rezultatet e të mësuarit, çfarë aftësi nxënësit mund të shfaqin duke

marrë parasysh rritjen e njohurive të tyre dhe ndryshimeve në të kuptuarit. Shqetësimet se si

mësimi zhvillohet në shkollat tona dhe se si mësimi dhe vlerësimi ndikojnë në cilësinë e

dëshiruar të mësimit, nxënësit duhet të fitojnë njohuri dhe kompetenca që mund të jenë të

transferueshme në aktivitetet e tyre në të ardhmen. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jene më të

kujdesshëm me lëndën të cilën ligjërojnë gjatë praktikimit të kurrikulës dhe vlerësimit të të

nxënit. Pjesa më e madhe e mësimdhënies dhe vlerësimit aktual në shkollat e Kosovës duket

se nxit formë pasive, riprodhuese të të mësuarit, gjë që është në kundërshtim me qëllimet dhe

objektivat e kurrikulës së re. Shpesh mësimdhënësit i japin rëndësi njohurive faktike, duke

mbajtur nxënësit detyrimisht brenda kornizës teorike të pranueshme, dhe të njëjtën gjë bëjnë

edhe kur vlerësojnë të arriturat në procesin e mësimit. Përkundrazi, aftësitë e transferueshme

dhe metodat e mësimdhënies që vlerësohen nga kurrikula e re si zgjidhja e problemeve, aftësitë

e komunikimit dhe bashkëpunimi me të tjerët në mënyrë efektive janë shumë të rëndësishme.

Mësimdhënësit sugjerojnë se ato mund të jenë më efektive në procesin e mësimdhënies, nëse

vlerësimet janë pjesë integrale e mësimdhënies dhe se si janë të strukturuara aktivitetet e të

mësuarit.

Vlerësimi i përformancës, portofoli, vlerësimi i besueshëm, vetëvlerësimi i nxënësve,

vlerësimi i njëri-tjetrit së bashku me komente promovohen si procedura që bëjnë përputhjen e

vlerësimeve me teoritë konstruktive të mësimit dhe mësimdhënies. Për shembull, mësuesit janë

përgjegjës për ofrimin e informacioneve kthyese që nxënësit kanë nevojë për të ripërpiluar dhe

përsosur qëllimet e mësimit. Vlerësimi mund të përkufizohet si një mbledhje sistematike,

interpretim dhe përdorim i informatave kthyese rreth të mësuarit. Ai u siguron mësimdhënësve

njohuri më të mira të asaj që nxënësit dinë dhe e kuptojnë, çfarë u lejojnë atyre të bëjnë përvojat

e tyre të të nxënit dhe cilat janë mundësitë dhe aftësitë e tyre personale. Prandaj, kjo tezë

analizon, rolet e vlerësimit në implementimin dhe përdorimin e kurrikulës, rëndësinë e

vlerësimit në përmirësimin e të mësuarit të nxënësve dhe rëndësia e informatave kthyese në

praktikimin e kurrikulës dhe përmirësimin e të nxënit. Teza shqyrton përdorimin e një sërë

llojesh të vlerësimit si mjete të përdorura nga mësimdhënësit dhe ndikimet e tyre në procesin e

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

8

vlerësimit të përgjithshëm të nxënësve, informacionet kthyese për të përmirësuar procesin e të

mësuarit.

Vlerësimi nuk është veprim që ndodhë një herë, por është një proces i vazhdueshëm.

Ai përfshin procedurën e ekzaminimit, duke reflektuar dhe modifikuar teknikat e mësimit, duke

i përshtatur ato në një mënyrë të planifikuar me kujdes. Gjatë këtij procesi, vëzhgimet bëhen

vazhdimisht ose kohë pas kohe për të mbledhur të dhëna që do t'i ndihmojnë mësimdhënësve

për të përcaktuar nivelin e njohurive, të kuptuarit dhe të performancës së nxënësve. Kjo bëhet

duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë.

Mësimdhënësit vëzhgojnë aktivitetet e nxënësve për të vendosur për nivelin e performancës së

tyre në klasë. Gjithashtu u ndihmon atyre të kuptojnë se çfarë kanë mësuar nxënësit e tyre dhe

të planifikojnë hapat e ardhshëm në këtë proces.

Nuk ka dyshim se përdorimi i një vlerësimi të përshtatshëm ju siguron mësimdhënësve,

nxënësve dhe prindërve informata të rëndësishme për progresin e arritur ose pengesat me të

cilat ballafaqohen nxënësit individualë (N. Zylfiu, 2014).

Informacionet e nxjerra nga vlerësimi ndihmon mësuesit të kuptojnë nxënësit e tyre, të

planifikojnë dhe monitorojnë mësimin e tyre për të krijuar një kulturë të të mësuarit.

Megjithatë, nuk mund të shmangim testet si metodë e vjetër e vlerësimit të nxënësve për

shumicën e lëndëve në shkollat tona. Por, kurrikula e re sugjeron përdorimin më pak të llojeve

të vlerësimit sumativ. Kryerja e një vlerësimi të duhur dhe informatat kthyese të marra janë të

dobishme për mësuesit, nxënësit, edukatorët dhe prindërit si orientim, sepse përfshin

mbledhjen e të dhënave për një periudhë kohore. Në këtë mënyrë ofrohen të dhëna më të sakta

të cilat i nxisin mësuesit të modifikojnë metodologjinë dhe teknikat e tyre të mësimdhënies.

Kjo çon në një vlerësim më të mirë të performancës së nxënësve.

Parimet bazë të një vlerësimi cilësor janë:

• Vlerësimi duhet të jetë i balancuar dhe përkrahës i procesit të të nxënit;

• Vlerësimi duhet të jetë efektiv dhe i besueshëm;

• Vlerësimi duhet të jetë i përshtatshëm dhe i menaxhueshëm;

• Vlerësimi duhet të mbështesë konkluzionet profesionale të mësuesve; dhe

• Vlerësimi duhet të mbështesë llogaridhënien

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

9

Vlerësimet mund të përdoren si mjete brenda procesit mësimor për të siguruar një sasi të

caktuar informatash kthyese apo “feedback” që duhet të mbledhim për té analizuar. Një analizë

e tillë i ndihmon arsimtarët të kuptojnë ndryshimet ndërmjet asaj që nxënësit kanë arritur në

procesin e mësimnxënies, për sa i përket kompetencave dhe objektivave të të nxënit, dhe çka

synohet për të u arritur me rezultate më të mira në procesin e tyre të përgjithshëm mësimor.

Motivimi i nxënësve, së bashku me metodat, teknikat e mësimdhënies dhe vlerësimet e

aplikuara në klasë luajnë një rol thelbësor në procesin arsimor për të arritur objektivat më të

largëta. Një mësues nuk mund të ketë sukses në mësimdhënie nëse ai / ajo nuk motivon dhe

inkurajon nxënësit që të mësojnë vazhdimisht dhe të përparojnë. Njësoj, nëse nxënësit janë të

motivuar, por metodat dhe teknikat e përdorura nuk janë adekuate, nuk do të funksionojnë dhe

suksesi i përgjithshëm mund të mos jetë i kënaqshëm. Suksesi vjen kur mësuesit vendosin

qëllime realiste, kuptojnë larminë e nxënësve të tyre, komunikojnë dhe diskutojnë për

problemet, vështirësitë, paaftësitë e tyre në momente ose pjesë të caktuara gjatë procesit

mësimor(N. Berns, 2001, f. 32).

Një mësues ose pedagog i suksesshëm angazhon studentët në të gjitha aspektet e të mësuarit

të tyre. Ka shumë strategji për ta arritur këtë. Një strategji e tillë është projekti i udhëhequr nga

studentët. Si mësues, si mund të sigurohemi që informacioni i ofruar nga një projekt i

udhëhequr nga studentët të sigurojë një pamje të ekuilibruar të pikave të forta dhe të dobëta të

nxënësve? Përgjigja për këtë është të përdorësh sensin e ekuilibrit si për praktikat përmbledhëse

ashtu edhe formuese të vlerësimit në klasë, dhe për mbledhjet e feedback-ut rreth mësimit të

studentëve.

Informatat kthyese që marrim nga vlerësimet mund të na tregojnë nëse kemi humbur rrugën

nga objektivat e planifikuara që tashmë kemi vendosur. Kjo është kur ne përdorim vlerësime

për të na treguar njohuritë e përgjithshme mbi një temë. Kur përdoren me kujdes, këto mund të

na japin matje midis një profili të gjerë të asaj që një nxënës di dhe mund të bëjë. Nxënësit

përfshihen më shumë në procesin e të mësuarit dhe nga kjo fitojnë besim në atë që pritet të

arrijnë. Por, kur vendosim theksin në këto lloje vlerësimesh, ne fillojmë të zbulojmë përvojën

e vërtetë të të mësuarit.

Një mënyrë e të menduarit për një vlerësim adekuat është synimi i mbylljes së hendekut

midis gjendjes aktuale të nxënëseve dhe ku ata duan të jenë në mësimin dhe arritjet e tyre.

Mësimdhënësit e aftë dhe me përvojë planifikojnë detyra që i ndihmojnë nxënësit ta bëjnë këtë.

Si rrjedhojë nxënësit bëhen më aktivë në të mësuarit e tyre dhe të fillojnë të mendojnë si

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

10

mësues. Nxënësit mendojnë më aktivisht se ku ndodhen aktualisht, ku po shkojnë dhe si të

arrijnë atje. Ky studim ka disa qëllime. Para së gjithash, ky hulumtim do të paraqesë disa nga

vlerësimet më të zakonshme të përdorura në strategjitë e mësimit tashmë të përqendruar tek

nxënësit në shumicën e shkollave të Kosovës në përputhje me kurrikulën e re.

Në vlerësimin e të nxënit të studentëve përparimi dhe kompetenca e arritur, ka një nevojë

për të mbledhur larmi informacioni dhe përcaktojë shkallën në të cilën studentët kanë arritur

objektivat mësimore të synuara në kurrikulë. Informacionet për këtë, u mblodhën duke

përdorur shumëllojshmëri teknikash siç janë: vëzhgimi zyrtar dhe joformal i studenteve gjatë

mësimit, letër-dhe-laps teste, punë në laborator, performanca në detyra, projekte kërkimore,

prezantim, etj. Këshilltarët këshillojnë një plan vlerësimi për çdo kurrikulë në program kursi

dhe niveli i mësimit, madje megjithëse është, shpesh herë dukej. ”Si Pratt (1998) e deklaroi atë,

për të siguruar studentin, arritjet dhe notat që mund të reflektojnë prioritetet e mësimit të

përcaktuara, vlerësimi duhet të planifikohet me kujdes, i kryer dhe i nënshtrohet analizës në

vazhdim, vlerësimi dhe përmirësimi,në mënyrë ideale caqet e kurrikulës (njohuri dhe

kompetencën e nxënësve), vlerësimin, dhe udhëzimet janë të gjitha pjesët e një integrimi te

tërë.”(Pratt. N. 1998, f. 24).

Ekziston një besim i përgjithshëm se vlerësimi shërben gjatë procesit të mësimdhënies,

matjen e arritjeve, ngecjeve eventuale të nxënësve dhe ndihmojnë në zbatimin e kurrikulës si

tërësi. Sidoqoftë, një numër i madh i nxënësve, veçanërisht në institucionet e larta arsimore

vlerësimin e përceptojnë si një burim themelor i energjisë së mësimdhënësve, ndërsa për

nxënës si burim i stresit dhe shfuqizimit të nxënësve. ”Siç paraqitet nga (Pratt, 1998; Haladyna

& Downing, 2004), shpesh, kur nxënësit kalojnë nga një gjysmëvjetor në tjetrin, ata mund të

ndihen të pakënaqur, mbeten cinik dhe dyshues për praktikat e vlerësimin, duke parë

vlerësimin si të padrejtë dhe një mjet për shpërndarje të shpërblimeve dhe dënimeve.”

”Në mjediset produktive të të nxënit si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit

eksperimentojnë, provojnë ide, trajtojnë probleme, mendojnë, reflektojnë, diskutojnë, bëjnë

pyetje, kërkojnë informacione, befasojnë veten dhe njëri-tjetrin në procesin e mësimdhënies,

vlerësimit dhe funksionimit të kurrikulës” (Pratt. N. 1998, f. 78).

1.1 Vlerësimi

Siç e cekëm edhe më lart, në arsim vlerësimi është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna

dhe gjykohet për vlerën e arritjes së një rezultati arsimor, mbi bazën e një kriteri të caktuar.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

11

Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve

të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e

vazhdueshëm të informacioneve për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit.

Synimi kryesor i vlerësimit është të mbikëqyrë përparimin e nxënësve, gjatë procesit të të

nxënit dhe të mbledhë informacion kthyese, për të lehtësuar dhe për të ndihmuar marrjen e

vendimeve për të përmirësuar këtë proces.

Vlerësimi i të nxënit ka për qëllim të përcaktojë arritjet në përfundim të një detyre të

caktuar, të një kapitulli, të një gjysmë vjetori apo të një viti shkollor etj. Natyrisht që vlerësimi

bëhet edhe për të vendosur notat dhe për të certifikuar nxënësit për nxënie të mëtejshme. Ai

përdoret edhe për të gjykuar efektivitetin e të nxënit dhe të lëndës mësimore (V. Nuredini,

2004, f. 17).

Vlerësimi duhet të sigurojë qe kërkesat dhe kriteret e vlerësimit të jenë të lidhura me

rezultatet e të nxënit për klasën dhe shkallë kurrikulare, të përdoren matje dhe burime të shumta

për të dhënë gjykime sa më të sakta.

Mësimdhënësit duhet të sigurohen që kriteret, metodat dhe procedurat e vlerësimit të jenë të

njohura për nxënës dhe për të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e vlerësimit. Informacioni

për nxënësin, lidhur me rezultatet e arritura, informatat kthyese dhe këshillat për mundësitë e

përparimit të jenë të qarta, të sakta dhe të jepen me kohë.

Gjatë procesit të vlerësimit duhet të sigurohemi se gjykimet për përparimin e nxënësve

bazohen në instrumente, lloje të ndryshme të vlerësimeve dhe burimeve të ndryshme të

informacioneve. Në këtë proces ofrohen dëshmi për të argumentuar cilësinë e vlerësimit dhe

për t’u siguruar se nëse përsëritet vlerësimi, atëherë rezultatet do të jenë të njëjta.

Mbi të gjitha, mësimdhënësit gjatë procesit të vlerësimi duhet të sigurohen që të

respektohen kërkesat e kodit etik të vlerësimit, respektohen procedurat e vlerësimit ndaj çdo

nxënësi apo grupi të nxënësve në mënyrë të paanshme, përdoren instrumente të ndryshme të

vlerësimit që i mundësojnë secilit nxënës të shfaqë performancën e tij/saj dhe të ofrohet

mbështetja e duhur në të nxënit e nxënësve drejt zotërimit të kompetencave (P. Nushi, 1997,

f.132).

Të nxënit dhe vlerësimet janë të ndërlidhur nëse bëhen siç duhet. Kur mësimdhënësit

vlerësojmë për të mësuar, vlerësimi bëhet pjesë natyrale e ciklit të mësimdhënies dhe të mësim

nxënies.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

12

Zbatimi i politikave arsimore dhe praktikave është i lidhur ngushtë me vlerësimin e

mësimnxënies të nxënësve, pasi mundëson monitorimin e progresit dhe arritjeve, përmirësimin

e mësimdhënies në klasë dhe ndër shumë objektiva të tjerë gjithashtu ndikon edhe në ngritjen

e efikasitetit të punës së mësimdhënësve.

Për të siguruar që vlerësimi i arrin qëllimet e tij, është thelbësore për të bërë një zgjedhje

të përshtatshme të instrumenteve të vlerësimit të mësimit që do të përdoren. Në këtë kontekst,

mësuesit, zbatuesit e politikave, studiuesit dhe stafi i ministrisë së arsimit shpesh ballafaqohen

me nevojën për të zgjedhur mjete për vlerësimin e të nxënit, jo-domosdoshmërisht duke pasur

një njohuri të gjerë të çështjes. Për më tepër, në zbatimin e politikave dhe kurrikulave arsimore,

veçanërisht kur ka burime të kufizuara, pyetja thelbësore është nëse kurrikula dhe programet

që zbatohen janë efektive. Prandaj, vlerësimi është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në këtë

kontekst.

Arritshmëria e nxënësve vlerësohet gjithashtu për llogaridhënie, certifikimin e

kompetencave të arritura në një cikël të caktuar arsimor, identifikimin e nivelit të njohurive të

një nxënësi për t'i caktuar atij ose asaj qasje më të përshtatshme, dhe përzgjedhja akademike.

Efektiviteti i të gjitha këtyre vlerësimeve varet në masë të madhe nga zgjedhja e instrumenteve

të duhura dhe cilësore për të vlerësuar të arriturat e nxënësve (Gudjons.W. Zagreb, 1993).

Për të vendosur se si të matet mësimnxënia, duhet të merren parasysh faktorë të

ndryshëm dhe duhet peshuar anët pozitive dhe negative të secilit instrument në dispozicion,

për të vendosur më pas se cili është më i përshtatshmi për situatën specifike (Lard. L. Zagreb,

1994).

Nuk ekziston një instrument ideal, kjo është edhe arsyeja përse ne duhet të përgatitemi për

kompromis.

Për të marrë vendimet më të mira, duhet të rishikohen në tërësi instrumentet në

dispozicion dhe të mblidhen informacione të mjaftueshëm për secilin instrument” (Covacevich.

C. 2014, f. 3).

Disa nga pyetjet që shpesh lindin gjatë përgatitjes së procesit të vlerësimit janë:

o Pse duam të vlerësojmë?

o A i përshtaten instrumentet e vlerësimit nevojave të mia dhe të nxënësve?

o Çfarë masin instrumentet e zgjedhura?

o Sa i dobishëm është ky vlerësim?

o A është i lehtë të administrohet?

o A janë rezultatet në përputhje?

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

13

o A ka paragjykime kulturore apo gjinore?” (Cohen & Swerdlik, 2009, f. 234).

Van den Akker (2003) e përshkruan vlerësimi si komponent thelbësor ne zbatimin praktik

të kurrikulës dhe për marrjen e informacioneve gjatë mësimdhënies dhe të nxënit në zbatim të

kurrikulës në mënyrë që të arrihen vendime lidhur me njohurite e fituara nga nxënësit në

mësim. Si rrjedhojë, ai fuqishëm i sugjeron mësimdhënësit që vlerësimet dhe kurrikula të jenë

të integruara në vazhdimësi në ciklin e planifikimit, të funksionimit dhe zbatimit të kurrikulës.

Për shembull, arritjet në zbatimin e kurrikulë, përvojat dhe të mësuarit përcaktohen me

procedurat e vlerësimit. Procedurat e vlerësimit në mënyrë të vazhdueshme (formative)

gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e kurrikulës (Herry. Mador, 1999,

f.94).

Mësimdhënësit marrin një numër vendimesh në vlerësimin e nxënëseve të cilat përfshijnë

të dhëna informuese dhe udhëzuese për stafin menaxhues,vlerësimi i kompetencave të

nxënësve, kalimi/vendosja e nxënësve në klasë/nivelet më të larta të programeve arsimore,

caktimi i notave për nxënës, udhëzimi dhe këshillimi i nxënësve, zgjedhja e nxënësve për gara

të ndryshme duke vërtetuar arritjet, njohuritë dhe kompetencat e tyre, etj. Të gjitha këto mund

të jenë të mundshme kur të përdoren procedura dhe forma efektive të vlerësimit në zbatimin

praktik të programeve kurrikulare (Amstrong. Th. Zagreb, 2006, f. 71).

1.2 Llojet e vlerësimeve

Që të kemi rezultate sa me të mira në shkollë duhet të kemi njohuri të duhura profesionale

në të gjitha sferat që kërkohen sipas standardeve. Njëherit duhet të kemi njohuri të mjaftueshme

rreth menaxhimit të vlerësimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Puna dhe aktiviteti i

nxënësve vlerësohet duke u mbështetur në planin dhe programin mësimor.

Një vlerësim i mësimdhënies dhe mësimnxënies mund të përdoret për më tepër se një

funksion, sikurse edhe funksione të ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër

se sa një mënyrë ose metodë vlerësimi. Mësimdhënia dhe mësim nxënia shkojnë bashkë,

paralelisht. Përgjithësisht nuk ndodh që të bësh mësimdhënie e të mos kesh mësim nxënie ashtu

siç ndodh rrallë që të vlerësosh pa bërë mësimdhënie. Në përgjithësi mësim nxënia ka të bëjë

me konstatimin e një gjendje të caktuar, me sigurimin e treguesve të saj, ndërsa mësim nxënia

ka të bëjë me kolaudimin rreth saj, me gjykimin rreth treguesit.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

14

Gjatë procesit të vlerësimit gjykohen dhe merren vendime lidhur me përparimin e

vazhdueshëm dhe për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit, të përcaktuara në kurrikulën

bërthamë, si dhe në planet e programet mësimore. Përmes vlerësimit merren informacione sa

më të plota dhe tërësore për shkallën e zotërimit dhe të demonstrimit të kompetencave nga

nxënësit (Klaus. T. Zagreb, 1994, f. 176).

Llojet kryesore të vlerësimit arsimor janë:

• Vlerësimi i brendshëm;

• Vlerësimi i jashtëm;

• Vlerësimi i klasifikimit;

• Vlerësimi i formues;

• Vlerësimi diagnostikues;

• Vlerësimi përmbledhës;

• Vlerësimi individual dhe në grup.

1.2.1 Vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm

Vlerësimi i brendshëm: realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e

përditshme edukativo-arsimore. Ky vlerësim përdor mjete të ndryshme që mundësojnë

nxjerrjen në pah të nivelit të zotërimit të kompetencave, konkretisht:

• Gjerësinë dhe thellësinë e të nxënit të përvetësuar;

• Gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit dhe për të përparuar drejt të nxënit

edhe më sfidues;

• Zbatimin e të nxënit në situata dhe rrethana të reja (B. Gaxhiqi, 2019, f. 32).

Vlerësimi i brendshëm bëhet në nivel shkolle/klase nga edukatoret/ët, mësimdhënësit/et e

klasës sipas përshkrimit të procedurave e kritereve për secilin lloj të vlerësimit të brendshëm.

Vlerësimi i brendshëm u mundëson nxënësve të shprehin njohuritë e reja dhe të tregojnë nivelin

e zotërimit të kompetencave duke përfshirë:

• Gjerësinë dhe thellësinë e tyre;

• Gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit të përcaktuar me rezultatet e të nxënit.

• Aftësinë për t`i zbatuar ato në situata dhe rrethana të reja.

Vlerësimi i jashtëm: ”nënkuptohet vlerësimi i realizuar nga autoritetet qendrore, rajonale e

vendore të arsimit” (DKA, MASHT etj.).

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

15

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime:

• Inspektimi dhe verifikimi të cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle apo komune.

• Vlerësimi të standardizuar në nivele arsimore.

• Hulumtimi.

• Vendimmarrjeje në nivele, fusha dhe aspekte të ndryshme në arsim.

Vlerësimet e standardizuara shtetërore organizohen në nivel shkalle dhe në përfundim të klasës

së 9-të, dhe të klasës së 12.

Vlerësimet mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, varësisht nga qëllimi mund të autorizohen

edhe institucione të tjera arsimore nga MASHT-i.

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet edhe për këto qëllime:

• Vendimmarrjeje e politikë-bërje në fusha të ndryshme të arsimit.

• Inspektimi dhe verifikimi i cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle dhe komune.

Vlerësimet e standardizuara shtetërore janë të përqendruara në matjen e nivelit të zotërimit të

kompetencave kryesore të parashikuara në kurrikulë për secilin nivel të arsimit.

1.2.2 Forma të tjera të vlerësimit

Vlerësimi i brendshëm është një proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe

interpretimit të informatave duke përdorur procedurat dhe teknikat e ndryshme të vlerësimit në

klasë nga mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët vlerësojnë punën dhe arritjen e rezultateve të

tyre në zotërimin e objektivave udhëzuese në klasë.

Vlerësimet që përdoren më së shumti në vlerësimin e brendshëm janë: (B. Gaxhiqi, 2019, f.

33):

1.Vlerësimi diagnostikues: ka për qëllim që të përcaktojë shkaqet e qëndrueshme të

problemeve në mësim nxënie dhe formulimin e planit të veprimit për t`u ndihmuar

nxënësve;

2.Vlerësimi i vazhdueshëm: ka për qëllim të kontrollojë përparimin e nxënies së

nxënësve gjatë procesit mësimor, pra kontrollon shkallën e zotërimit të objektivave

udhëzuese;

3.Vlerësimi përmbledhës: ka për qëllim sigurimin e informatave mbi arritjen e

objektivave udhëzuese të lëndës në mbarim të nënkategorisë, kategorisë programore,

në fund të semestrit apo në fund të vitit, për të vendosur notë;

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

16

Vlerësimi i brendshëm është i përditshëm dhe i vazhdueshëm dhe realizohet:

▪ Me anë të kërkesave që bëhen në klasë;

▪ Me anë të detyrave të shtëpisë;

▪ Me anë të aktivizimit në klasë gjatë shtjellimit të materialit;

▪ Me anë të aktivizimit të punës në grup;

▪ Testeve kohëshkurtra – përvetësim i njësisë mësimore;

▪ Kuizeve;

▪ Shoqërohet edhe me vënien e notave, etj.

Çfarë atribute duhet të ketë vlerësimi i brendshëm?

a) Vlerësimi duhet të jetë i vlefshëm – ai duhet të vlerësojë atë që dëshirojmë ta

vlerësojmë.

b) Vlerësimi duhet të jetë i besueshëm – pra vlerësimi me të njëjtin standard.

c) Vlerësimi duhet të jetë i barabartë – instrumentet e vlerësimit duhen të jenë të njëjta

dhe proceset të jenë të drejta.

d) Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm – pra nuk duhet favorizuar individ apo grupe të

caktuara.

e) Vlerësimi duhet të bëhet në kohën e duhur.

Secili mësimdhënës - vlerësues i brendshëm duhet t`i respektojë parimet themelore gjatë

procesit të vlerësimit; (M. Kadriu, 2010, f. 18)

1. Përcaktimi i qëllimit dhe përparësitë në procesin e vlerësimit;

2. Përcaktimi i qëllimit dhe përparësitë në procesin e vlerësimit;

3. Përshkrimi i kujdesshëm i qëllimit të matjes;

4. Rezultatet e parashikuara të të nxënit;

5. Zgjedhja e matjeve të mundshme;

Zgjedhja e teknikave të përshtatshme të vlerësimit në përputhje me karakteristikat që duhen

të maten:

o Objektive;

o Të sakta;

o Të përshtatshme;

7. Zbatimi i teknikave të ndryshme të vlerësimit:

8. Vrojtimi: që të vlerësojë shkathtësitë e manifestimit dhe sjelljet e ndryshme të nxënësit;

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

17

o Testi objektiv: kur vlerësuesit e ndryshëm që i matin të njëjtat objektiva në mënyrë të

pavarur arrijnë rezultate të njëjta të shkallës së arritshmërisë.

Gjatë procesit të vlerësimit të brendshëm duhet pasur kujdes nga:

▪ Humbja e përkohshme apo e pjesshme e objektivave të vlerësimit;

▪ Pamjaftueshmëria e treguesve që përdoren për të bërë vlerësimin;

▪ Duhet t`i kushtohet sa më shumë përvetësimit të koncepteve;

▪ Nuk ka rëndësi riprodhimi i vërtetimeve dhe zbatimeve por kuptimi i thelbit të

koncepteve si model i punës së pavarur ( një përqindje jo e madhe e kohës së mësimit);

▪ Momente kur duhet të përdoret teksti shkollor;

▪ Momente kur duhen të përdoren mjetet e punës;

▪ Mos të ketë shumë riprodhim gojor të materialit të mësimit;

▪ Mos të humbet kontakti nxënës – mësimdhënës;

▪ Mosngarkimi tej mase me rregulla e formula.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

18

KAPITULLI II

2. QËLLIMET DHE FUNKSIONET E VLERËSIMIT

Qëllimi kryesor i vlerësimit është të mbështesë të nxënit dhe kjo arrihet më së miri nga

kombinimi i vlerësimit për të nxënit VpN (formues) dhe vlerësimi i të nxënit ViN

(përmbledhës).

Vlerësimi përdoret në çdo aktivitet edukativ dhe në çdo lloj aktiviteti për përcjelljen,

motivimin dhe marrjen e njohurive dhe aftësive. Vlerësimi aplikohet për të kuptuar arritjet e

nxënësve dhe për të diagnostikuar rezultatet, dhe luan një rol jetik në përmirësimin e cilësisë

së arsimit.Më poshte do të njihemi me gjerësisht per qëllimet dhe funksionet e vlerësimit.

2.1 Qëllimet e vlerësimit

Vlerësimi bëhet në mënyrë të vazhdueshme, si dhe me intervale të rregullta për të evidentuar

arritjen dhe progresin e nxënësve. Termat “formues” dhe “përmbledhës” nuk përshkruajnë një

lloj apo formë të vlerësimit, por përshkruajnë se si janë përdorur vlerësimet. Evidencat dhe

përfundimet nga çdo vlerësim mund të përdoren për të përmirësuar planifikimin e

mësimdhënies, për përmbledhjet periodike të progresit dhe të arritjeve, të cilat kontribojnë për

raportim dhe monitorim. Mësuesit vlerësojnë vazhdimisht, pasi vlerësimi është pjesë e të nxënit

dhe e mësimdhënies së përditshme. Ata e bëjnë këtë, duke dëgjuar dhe duke vëzhguar nxënësit

gjatë kryerjes së detyrave, duke vëzhguar atë që shkruajnë dhe bëjnë, duke marrë parasysh

përgjigjet e pyetjeve etj.

Qëllimi i vlerësimit për nxënës: (M. Kadriu, 2010, f. 16)

o Diagnostikimi i pikëve të forta dhe të dobëta të nxënësve, si bazë për të përcaktuar

ecurinë e të mësuarit në të ardhmen;

o Motivimi i nxënësve duke iu dhënë atyre informata që synon të njohë gjendjen dhe

nivelin që mund ta arrijnë;

o T’u mundësojë nxënësve përparim që ata të arrijnë t`i zotërojnë objektivat udhëzuese;

o Pasqyrimi i rezultateve që do të shërbejnë si bazë për të përzgjedhur shkollimin e

mëtutjeshëm si dhe aftësimi për punësim.

Qëllimi i vlerësimit për prindër:

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

19

▪ Të sigurojnë informacion, se sa kanë arritur fëmijët e tyre në krahasim me fëmijët tjerë

në nivel klase, shkolle;

▪ Të përcjellin punën e fëmijëve të tyre;

▪ Të ndërmarrin masa për përparimin e fëmijëve të tyre;

Qëllimi i vlerësimit për mësimdhënës:

• Dhënia e informacioneve të nevojshme për arritjet e nxënësve, se në çfarë mase i

zotërojnë objektivat udhëzuese të lëndës dhe udhëzime për të ardhmen;

• Krahasimi i rezultateve, të cilat ndihmojnë për të përmirësuar planifikimin dhe cilësinë

e mësimdhënies.

2.2 Funksionet e vlerësimit

Rezultatet tregojnë që vlerësimi ka funksione të ndryshme, disa prej të cilave janë njohja,

rishikimi i planprogramit, krahasimin dhe analiza.

Janë bërë përpjekje për të identifikuar funksionet e ndryshme të vlerësimit duke

sugjeruar implikimet e këtyre funksioneve për karakterin dhe të dhënat në lidhje me

instrumentet e vlerësimit. Funksionet bien në dy grupe të përgjithshme, ato që ndikojnë në

vendimet në lidhje me një nxënës individual dhe ato që ndikojnë në politikat, zhvillimin e

programit dhe njohuritë shkencore.

Një vlerësim i vetëm mund të përdoret më tepër se sa një funksion, më poshtë janë disa

nga funksionet e vlerësimit:

• Për monitorim

• Për planifikim

• Për përmirësim

• Për zhvillimin e veprimtarisë në proces

• Për përgjegjësi

• Për certifikim

• Për motivim

• Për mbështetje publike

• Për ushtrim autoriteti etj.

Ekzistojnë shumë vlerësime dhe procedura të standardizuara që mund të përdoren për të

identifikuar pikat e forta dhe kufizimet në mësim-nxënie tek një nxënës apo grup nxënësish.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

20

Procesi i vlerësimit të nxënësve duhet të përputhet me qëllimet mësimore dhe objektivat

arsimore. Identifikimi i strategjive të vlerësimit të nevojshëm për vlerësimin e duhur të

progresit të nxënësve në kuadër të lëndëve individuale është aq i rëndësishëm sa zgjedhja e

përmbajtjeve kurrikulare dhe metodave të mësimdhënies. Me fjalë të tjera, mësimdhënia dhe

mësimnxënia janë procese reciproke që varen dhe ndikojnë tek njëra-tjetra. Komponenti i

vlerësimit të proceseve mësimore merret me ecurinë e mësimit të nxënësve dhe efektivitetin e

mësimdhënësve në ofrimin e njohurive tek nxënësit.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

21

KAPITULLI III

3. INSTRUMENTET E VLERËSIMIT

Zbatimi i politikave dhe praktikave edukative është i lidhur ngushtë me mësimin dhe

vlerësimin e nxënësve, pasi ajo mundëson monitorimin e progresit dhe arritjeve, përmirësimin

e mësimdhënies në klasë në mes të shumë objektivave të tjera. Për të siguruar që vlerësimi i

përmbush qëllimet e tij, është thelbësore për të bërë një zgjedhje të përshtatshme të

instrumenteve të vlerësimit të të nxënit që do të përdoren gjatë procesit të vlerësimit. Në këtë

kontekst, mësimdhënësit shpesh ballafaqohen me nevojën për të zgjedhur mjete dhe

instrumente për vlerësim. Mësimi i nxënësve vlerësohet gjithashtu për llogaridhënie,

certifikimin e kompetencave të fituara duke pasur parasysh ciklin e arsimit, identifikimin e

nivelit të njohurive të një nxënësi. Efektiviteti i të gjitha këtyre vlerësimeve varet në masë të

madhe nga zgjedhja e duhur e instrumenteve të vlerësimit të nxënësve. Për të vendosur se si të

vlerësohet, duhet të merren parasysh faktorë të ndryshëm , përparësitë dhe mangësitë e çdo

instrumenti në dispozicion duhet të peshohen, pastaj të vendosim se cili është më i përshtatshmi

për situatën specifike. Ka pak gjasa që ekziston një instrument ideal, prandaj duhet bërë një

kompromis. Për të marrë vendimin më të mirë, duhet të shqyrtohen në detaje sa më shumë

instrumente në dispozicion dhe të mblidhen informacione të mjaftueshëm për secilin

instrument.

Teknikat dhe instrumentet e matjes gjatë vlerësimit:

Jo gjithmonë preferohet vlerësimi me teste gjatë gjithë vitit. (N. Zylfiu, 2005, f. 430)

• Vrojtimi i drejtpërdrejtë – si teknikë e përdorshme në të gjitha nivelet e shkollimit,

përdoret për të vlerësuar aktivizimin nga vendi dhe bashkëpunimin në grupe,

o siguron kontroll për përparim të përditshëm;

o siguron të dhëna pa e cënuar kohën e orës mësimore;

o vështirë planifikohet;

o ka besueshmëri të diskutueshme;

o nuk shmang plotësisht të gjykuarit subjektiv;

• Buletini i pjesëmarrjes - përdoret si instrument gjatë vrojtimit dhe ndihmesës së punës

në grupe të vogla, planifikohet për një periudhë të gjatë kohore, semestral, apo vjetore.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

22

• Listë kontrolluese - Është instrument që përmban një listë konceptësh, shkathtësi,

shprehi dhe vlera, për të vrojtuar dhe për të matur aktivizimin e nxënësve gjatë punës

së pavarur nga vendi në klasë apo laborator. Është instrument që dëshmon përvetësimin

e shkathtësive shprehive dhe vlerave, për një njësi nënkategori, kategori të përmbajtjes

programore, ushtrim laboratorik, ushtrim praktik etj. Për secilin nxënës sa herë që

vrojtohet një element nga lista shënohet me ndonjë shenjë p.sh. a, b, c, d, apo: +,-,*, o,

nëse e shprehim në nota atëherë ato i shoqërojmë duke i shprehur me %, për shkallën e

arritshmërisë.

• Vlerësimi i nxënësve në tabelë – në këtë rast duhet pasur parasysh disa kërkesa:

1. Çështja që do të pyetet duhet të jetë e ndryshme nga ajo që nxënësit janë duke punuar

në klasë.

2. Kërkohet që të mos shpenzohet shumë kohë. ( 8-10 minuta).

3. Dëgjimi i përgjigjes të paraqes interes për klasën,

4. Të ketë kontroll të ndryshëm, elemente të materialit të ri, në trajtë të punës krijuese

5. Vlerësimi bëhet duke u përgjigjur gojarisht, nga tabela, duke shkruar në tabelë, apo

duke vazhduar punën edhe në vend.

6.Vlerësimi bëhet në të gjykuarit e vet,mësimdhënësit mbështetur në rezultatet e pritura,

objektivat e përgjithshme dhe specifike.

• Vlerësimi i shkathtësive laboratorike apo puna praktike - Elemente të rëndësishme

në zhvillimin e procesit të mësimdhënies në shumë lëndë janë veprimtaria laboratorike,

praktike dhe eksperimentet. Është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë reale dhe

praktike që lejon mjedisi i të nxënit. Shumë veprimtari të disa lëndëve realizohen me

anë të përvojave praktike, prandaj theksi vihet mbi vrojtimet e lidhjeve shkak-efekt-

dukuri.

Veprimtaria praktike realizohet nëpërmjet:

o Strategjisë së të nxënit

o Zhvillimit të shkathtësisë

o Zbatimit

o Shpjegimit të dukurive

Në procesin e planifikimit të punës praktike është e rëndësishme procedura e vlerësimit:

– Tabela e vlerësimit –në të cilën paraqitet çdo nxënës dhe çdo veprimtari që e sheh

progresin e nxënësve gjatë tërë kohës.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

23

– Fletë kontrolli që posedon shkathtësitë e plotësuara me shkrim.

• Testi – Dy karakteristikat e rëndësishme të testit:

1. Besueshmëria - Sa janë të qëndrueshme pikët e një testi nga një matje në tjetrën

2. Vlefshmëria - A mat testi atë që ne kemi synuar ta matim? (M. Kadriu, 2014, f. 49)

Procesi i ndërtimit të testit përfshinë:

1. Përcaktimin e qëllimit të testit.

2. Planifikimi i përmbajtjes.

3. Tabela e specifikave.

4. Seleksionimi i llojit të kërkesave.

5. Përpilimi i kërkesave.

6. Formimi i formave ekuivalente të testit (M. Kadriu, 2014, f. 48).

Llojet e testit:

o Formativ – i cili vëzhgon progresin drejt qëllimeve brenda orës mësimore.

o Përmbledhës – i cili vlerëson arritjet e gjithmbarshme të qëllimeve të lëndës (M.

Kadriu, 2010, f. 50).

Tabela e specifikave të testit- udhëzuesi për përpilimin e kërkesave që përbëhet prej tri

komponentëve:

o Përmbajtja e lëndës.

o Objektivat.

o Numri i kërkesave.

Çka duhet pasur në konsideratë gjatë përpilimit të testit:

o Gjatësia e testit.

o Pesha e dhënë secilës përmbajtje.

o Pesh Shpërndarja e kërkesave.

o a e dhënë secilit nivel të dijës (M. Kadriu, 2010, f. 54):.

Zgjedhja e llojit të kërkesave nga testi:

o Objektive: e saktë/ e pasaktë, me plotësim, me përputhje, me zgjidhje të shumëfishta

o Subjektive: ushtrimet interpretuese, ese etj.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

24

KAPITULLI IV

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E AKTORËVE TË

NDRYSHËM NË VLERËSIM

- Roli i nxënësve:

o Angazhohen aktivisht në mënyrë pozitive në mbarëvajtjen e procesit të të nxënit;

o Vlerësohen si pjesë e të nxënit të përditshëm përmes një sërë veprimtarish, përfshirë

dialogun dhe ndërveprimin me bashkëmoshatarët dhe mësuesit, punët praktike,

demonstrimet, prezantimet me gojë, diskutimet;

o Vlerësohen përmes punëve me shkrim dhe produkteve të tilla, si veprimtari krijuese,

prezantime, projekte;

o Demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet përmes një sërë të dhënash,

përfshirë detyrat e vlerësimit, veprimtaritë dhe testet;

o Planifikojnë dhe rishikojnë të nxënit e tyre përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve

të të nxënit dhe përcaktimit të hapave të mëtejshëm të të nxënit personal/individual;

o Rishikojnë të nxënit e tyre përmes vetëvlerësimit;

o Bashkëpunojnë në vlerësimin e bashkëmoshatarëve të tyre (“Rolet dhe përgjegjësitë në

vlerësim”, 2018).

- Roli i mësimdhënësve dhe stafit drejtues të shkollës:

o Planifikojnë, hartojnë dhe kryejnë vlerësime, si pjesë e vazhdueshme e procesit të të

nxënit dhe mësimdhënies, dhe në mënyrë periodike përdorin vlerësime specifike dhe

teste.

o Sigurojnë që vlerësimi të mbështesë të nxënit dhe të bazohet në një bazë të dhënash, të

cilat gjykohen përkundrejt rezultateve të pritshme dhe nxisin progres.

o Bashkëpunojnë me kolegët për të zhvilluar një kuptim të përbashkët për rezultatet e

pritshme përmes veprimtarive, të cilat përfshijnë planifikim koherent, kontroll, përvojë,

rishikim dhe informacione kthyese për përmirësim;

o Plotësisht përfshijnë nxënësit në vlerësim dhe i ndihmojnë ato të kuptojnë çfarë pritet

prej tyre;

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

25

o Marrin pjesë në sigurimin e cilësisë, duke përdorur materiale të vlefshme për zhvillimin

e ekspertizës së vlerësimit dhe për sigurimin e praktikave të vlerësimit të vlefshme dhe

të besueshme;

o Raportojnë rezultatet e arritjeve të nxënësve për palët e interesit siç janë: nxënësit,

prindërit, mësuesit, qeverisja lokale, institucionet profesionale, MASHT, shoqëria

civile etj.;

o Informojnë prindërit/kujdestarin në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për suksesin

dhe vështirësitë e fëmijëve të tyre, dhe i udhëzojnë ata si të ndikojnë në përmirësimin e

rezultateve;

o Përgatitin raportime për arritjet në nivel klase ose fushe të nxëni dhe i interpretojnë ato;

o Shqyrtojnë veprime të ndryshme me synim përmirësimin e vlerësimit;

o Kujdesen për besueshmërinë e informacioneve dhe përdorimin e drejtë të tyre (“Rolet

dhe përgjegjësitë në vlerësim”, 2018).

- Roli i prindërve:

o Përfshihen aktivisht në mbështetje të të nxënit të fëmijëve të tyre;

o Përfshihen plotësisht kur fëmijët kërkojnë mbështetje, përmes programeve individuale;

o Marrin informacione të rregullta rreth anëve të forta të fëmijëve të tyre, progresit dhe

arritjeve të tyre;

o Informohen për boshllëqet dhe mënyrat përmes të cilave mund t’u vihet në ndihmë

nxënësve;

o Informohen për performancën e fëmijëve në shkollë përkundrejt niveleve të arritjeve

në shkallë të veçanta në fushat e të nxënit;

o Sigurojnë mundësi që stafi të diskutojë, të shkëmbejë përvoja dhe të zhvillojë kuptimin

për rezultatet e pritshme përmes pjesëmarrjes në moderimin e vlerësimit (detyrave);

o Sigurojnë që monitorimi dhe kontrolli i progresit të nxënësve mbështet të nxënit e tyre;

o Sigurojnë që vetëvlerësimi bazohet në një sërë të dhënash mbi të gjitha aspektet e të

nxënit (“Rolet dhe përgjegjësitë në vlerësim”, 2018).

- Roli i autoriteteve:

o Të sigurojnë informacion për cilësinë e edukimit në shkollë dhe standarde të

përshtatshme në edukim;

o Të mbështesin vetëvlerësimin dhe përmirësimin e proceseve;

o Të sigurojnë që shkollat kanë infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur gjykimet

e mësuesve dhe të fokusohen në veprimet e nevojshme për përmirësim;

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

26

o Të lehtësojnë rrjetet lokale dhe të kontribuojnë në veprimtaritë mësimore përmes

përfshirjes së partnerëve në sektorë të ndryshëm;

o Të lehtësojnë zhvillimin e një bashkëpunimi efektiv ndërmjet autoriteteve arsimore dhe

partnerëve dhe të lidhin praktikat lokale me ato në nivel kombëtar (“Rolet dhe

përgjegjësitë në vlerësim”, 2018).

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

27

Përfundimi

Vlerësimi mund të përkufizohet si një mbledhje sistematike, interpretim dhe përdorim

i informatave kthyese rreth të mësuarit. Ai u siguron mësuesve informacione më të mira rreth

asaj që nxënësit dinë dhe kuptojnë, çfarë i lejojnë përvojat e tyre të bëjnë nga procesi i të nxënit

dhe cilat janë aftësitë e tyre personale.

Vlerësimi është një komponent thelbësor në edukim dhe zbatimin praktik të kurrikulës.

Në sistemin arsimor të Kosovës, një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, nxënësve dhe

prindërve të tyre janë rezultatet e të mësuarit, çfarë aftësish studentët mund të shfaqin me rritjen

e njohurive të tyre dhe ndryshimeve në të kuptuar. Shqetësimet se si mësimi zhvillohet në

shkollat tona dhe se si mësimi dhe vlerësimi ndikojnë në cilësinë e dëshiruar të arsimit, nxënësit

duhet të fitojnë njohuri dhe kompetenca që mund të jenë transferuese në angazhimet e tyre të

ardhshme. Prandaj, mësuesit duhet të mendojnë me kujdes për lëndën që ata ligjërojnë dhe

vlerësimin e të nxënit. Pjesa më e madhe e mësimdhënies dhe vlerësimit aktual në shkollat e

Kosovës duket se nxit një formë pasive, riprodhuese e të mësuarit, gjë që është në kundërshtim

me qëllimet dhe objektivat e Kurrikulës së re të Kosovës të paraqitur kohët e fundit. Shpesh

mësuesit theksojnë njohuritë faktike, dhe bëjnë të njëjtën gjë edhe kur vlerësojnë të arriturat e

nxënësve në mësim. Përkundrazi, aftësitë transferuese të vlerësuara nga kurrikula e re dhe

metodat e mësimdhënies si: zgjidhja e problemeve, aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimi

në mënyrë efektive me të tjerët janë shumë të rëndësishme. Procesi i mësimdhënies mund të

jetë edhe më efikas, nëse vlerësimet janë pjesë integrale e mësimdhënies dhe të strukturuara në

aktivitetet e të mësuarit.

Vlerësimi i performancës, portofoli, vlerësimi i besueshëm dhe vetë vlerësimi i

nxënësve së bashku me të dhënat nga informatat kthyese janë promovuar si procedura që

përputhen me vlerësimet nga teoritë konstruktive të mësimdhënies dhe mësimdhënies. Për

shembull, mësuesit janë përgjegjës për ofrimin e informacioneve kthyese tek nxënësit në

mënyrë që ata të ripërpunojnë dhe përsosin qëllimet e tyre në mësimnxënie. Vlerësimi si proces

është kompleks, andaj është shumë i rëndësishëm përdorimi i instrumenteve për vlerësim dhe

raportimi i rezultateve të nxënësve. Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe, shpesh njerëz të

ndryshëm nënkuptojnë gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim, disa e perceptojnë atë

si gjykim të cilësisë. Disa e përceptojnë si një mënyrë sistematike të shikimit të çështjeve të

rëndësishme apo edhe si një veprimtari të përditshme që ne e kryejmë sa herë marrim vendime.

Në arsim ai shpesh lidhet me testimin, dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

28

Deri më tani mësuesit kanë qenë thjesht transmetues të njohurive. Filozofia sot është që

mësuesi vlerëson procesin dhe produktin. Vlerësimi për të nxënë është vlerësimi nëpërmjet të

cilit mësuesi identifikon mangësitë dhe ndihmon nxënësit të bëjnë progres. Për ta bërë këtë

duhet nota por qëllim në vetvete nuk është nota. Vlerësimi është etapa e fundit e çdo procesi

andaj duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe objektive, pa dallime.

Duke analizuar format e ndryshme të vlerësimeve, qëllimin, funksionin dhe instrumentet e

vlerësimeve rekomandohet promovimi dhe përdorimi më i madh dhe më efektiv i dosjes së

nxënësit, pasi nga gjetjet e këtij studimi ka rezultuar se nuk përdoret mjaftueshëm dhe në disa

raste nxënësit nuk janë sa duhet të informuar rreth saj si një mënyrë vlerësimi.

Shkollat duhet të ndihmojnë mësuesit në zhvillimin e tyre profesional dhe veçanërisht në

drejtim të mënyrave të duhura dhe të përshtatshme të vlerësimit, të cilat nxitin motivimin e

nxënësve për të nxënë dhe nuk shtojnë ngarkesë dhe stres tek nxënësit.

Përmirësimi i faktorëve kryesorë të vlerësimit ndikonin më tepër tek motivimi, siç janë: pyetjet

strategjike që përdor mësuesi gjatë vlerësimit me gojë, informatat kthyese, dosja e nxënësit,

vetëvlerësimi dhe vlerësimi i njëri-tjetrit. Përfshirja më e madhe e nxënësve në vlerësim

sidomos nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vlerësimit të njëri-tjetrit. Ndarja e kritereve të vlerësimit

si në testet me shkrim, ashtu edhe nëpërmjet projekteve dhe vlerësimit me gojë.

Vlerësimi nuk duhet të shihet thjesht si një gjë që duhet bërë në mënyrë rutinë apo si një

ngarkesë e kotë, por duhet t`i jepet rëndësia e duhur dhe të merret me seriozitet për të nxjerrë

në pah nevojat e nxënësve, në të mirë të zhvillimit profesional të tyre dhe përmirësimit të

sistemit të arsimit në vendin tonë.

Mësimdhënësit vazhdimisht duhet të jenë pjesë e trajnimeve në punëtori dhe seminare

kualifikuese në fushën e vlerësimit të nxënësve për të qenë të aftë në procesin e vlerësimit

objektiv të nxënësve. Ata duhet të pajisen me njohuri teorike dhe praktike, për të ofruar një

vlerësim sa më cilësor për të gjithë nxënësit. Njëkohësisht, mësimdhënësit duhet të angazhohen

më tepër në gjetjen e mënyrave të reja, dhe efikase në vlerësimin korrekt dhe objektiv të

nxënësve në të gjitha lëndët.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · duke u dhënë detyra të veçanta nxënësve në bazë të arritjeve të tyre të mëparshme në klasë. ... Informacionet e nxjerra nga vlerësimi

29

Bibliografia dhe webliografia

1. MASHT, (2016). Kurrikula-bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të

Kosovës. Prishtinë.

2. Kadriu. M. (2010). MASHT “Vlerësimi i brendshëm”. Prishtinë.

3. Covacevich. C. (2014). “How to select an instrument for assesing student leraning”.

Inter-American Development Bank.

4. Cohen. J. & Swerdlik. M. (2009). Psychological Testing and Assessment: An

Introduction to Tests and Measurement.

5. Gaxhiqi. B. (2019). Tiranë.

6. Zylfiu. N. (2004). Didaktika. Prishtinë.

Burimet nga interneti:

1. http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/vleresimi-i-nxenesit

2. https://myheritagelanguage.com/sq/book/foundations-and-backgrounds/key-issues-

current-pedagogy-didactics-methodology-perspective-host-countries/key-aspects-

current-didactics-methodology-host-countries-educationally-oriented-performance-

evaluation/background-text/

3. https://images.pearsonclinical.com/images/assets/SFA/SFAOverview.pdf

4. https://www.slideshare.net/JanardanMogare/meaning-nature-and-functions-of-

assessment