41
UNIV FA P PU Tema: Ndajfolja në v Udhëheqëse shkencore: Prof.Ass.Dr. Sindorela D VERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” AKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR UNIM DIPLOME veprën “Shpata në shkëmb”- Jeronim : K Doli-Kryeziu B Gjakovë, 2018 m Stilton Kandidatja: Bjondina Sefa

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Ndajfolja në veprën “Shpata në shkëmb”- Jeronim Stilton

Udhëheqëse shkencore: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Bjondina Sefa

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Ndajfolja në veprën “Shpata në shkëmb”- Jeronim Stilton

Udhëheqëse shkencore: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Bjondina Sefa

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Ndajfolja në veprën “Shpata në shkëmb”- Jeronim Stilton

Udhëheqëse shkencore: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Bjondina Sefa

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. _________________________________ Kryetare

2. _________________________________ Anëtar/e

3. _________________________________ Anëtar/e

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën__________________( ).

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

3

DedikuarNjeriut që më mësoi të mos dorëzohem kurrë.

Gjyshit tim të dashur...

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

4

PËRMBAJTA

MIRËNJOHJE .............................................................................................................................. 6

ABSTRAKT................................................................................................................................... 7

HYRJE ........................................................................................................................................... 8

I NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË ........................................ 9

1.1 Objekti i morfologjisë .................................................................................................... 9

1.2 Lidhja e morfologjisë me disiplinat e tjera gjuhësore .............................................. 10

1.3 Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore....................................................... 10

1.4 Pjesët e ligjëratës .......................................................................................................... 12

II NDAJFOLJA.................................................................................................................... 15

2.1 Njohuri të përgjithshme për ndajfoljen .......................................................................... 15

2.2 Klasifikimi i ndajfoljeve............................................................................................... 17

2.2.1 Ndajfoljet përcaktore ............................................................................................... 17

2.2.1.1 Ndajfoljet e mënyrës................................................................................................. 17

2.2.1.2 Ndajfoljet e sasisë...................................................................................................... 18

2.2.2 Ndajfoljet rrethanore ............................................................................................... 19

2.2.2.1 Ndajfoljet e kohës ..................................................................................................... 19

2.2.2.2 Ndajfoljet e vendit .................................................................................................... 20

2.2.2.3 Ndajfoljet e shkakut ................................................................................................. 21

2.3 Shkallët e ndajfoljeve - Njohuri të përgjithshme ...................................................... 21

2.3.1 Shkalla krahasore ..................................................................................................... 22

2.3.1.1 Shkalla krahasore e sipërisë .................................................................................... 23

2.3.1.2 Shkalla krahasore e ultësisë..................................................................................... 23

2.3.2 Shkalla sipërore ........................................................................................................ 23

2.4 FORMIMI I NDAJFOLJEVE .................................................................................... 24

2.4.1 Ndajfolje të parme .................................................................................................... 24

2.4.2 Ndajfolje të prejardhura (jo të parme)................................................................... 24

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

5

2.4.2.1 Ndajfolje të formuara me anë të konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës. ... 24

2.4.2.2 Ndajfolje të formuara me prapashtesa ................................................................... 26

2.4.2.3 Ndajfolje të përngjitura ........................................................................................... 28

2.4.3 Lokucione ndajfoljore .............................................................................................. 29

III ANALIZË GRAMATIKORE E NDAJFOLJES .......................................................... 32

3.1 Elisabetta Dami ................................................................................................................. 32

3.2 Disa fjalë për Jeronim Stilton-in...................................................................................... 32

3.3 Analizë gramatikore e ndajfoljes në veprën "Shpata në shkëmb" - Jeronim Stilton. 33

PËRFUNDIMI............................................................................................................................. 39

BIBLOGRAFIA .......................................................................................................................... 40

AUTOBIOGRAFIA .................................................................................................................... 41

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

6

MIRËNJOHJE

Asgjë në jetë nuk arrihet vetëm dhe pa ndihmën e askujt. Prandaj, u jam mirënjohëse të gjithë

atyre që më ndihmuan të jem sot këtu.

Fillimisht, dua të shpreh një falënderim të veçantë për udhëheqësen time shkencore,

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, për punën e palodhshme, gatishmërinë, profesionalizmin e

treguar në punë dhe bashkëpunim. Ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje

ndaj një personi të tillë.

Nuk dua të lë anash gjithë profesorët dhe pedagogët e tjerë të Universitetit të Gjakovës

“Fehmi Agani”, i falënderoj dhe u jam mirënjohëse të gjithëve për punën e palodhshme dhe për

durimin e treguar ndaj nesh.

Përgjatë rrugëtimit tim si studente kam hasur në vështirësi, të cilat nuk do të mund t’i kaloja pa

mbështetjen morale dhe materiale të familjes e sidomos të prindërve, të cilët besuan tek unë, dhe

ky besim pa dyshim që ishte forca më e madhe shtytëse që unë të fokusohem në studimet e mia.

Prandaj, do të doja që në këtë pjesë të shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për familjen

time.

Falë shoqërisë sime ky rrugëtim u bë shumë më i lehtë dhe atraktiv, prandaj kjo mirënjohje nuk

do të ishte e plotë po të mos falënderoja miket e mia, për mbështetjen që më dhuruan gjatë këtyre

viteve.

Këtë pjesë do të doja ta përmbyllja duke falënderuar Zotin që e lehtësoi për mua këtë rrugëtim

dhe më mundësoi t’i kem pranë të gjithë ata që më mbështetën.

Ju falënderoj përzemërsisht!

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

7

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është të vë në pah rëndësinë dhe përdorimin e drejtë tëndajfoljes, si dhe analizimi i përdorimit të ndajfoljes në veprën e përzgjedhur. Në këtë punim dotë paraqiten shkurtimisht disa njohuri të përgjithshme për morfologjinë, objektin dhe lidhjet e sajme disiplina të tjera, siç janë Sintaksa dhe Fonetika. Do të flitet edhe për format dhe kuptimetgramatikore si dhe për pjesët e ligjëratës. Pastaj do të përmenden disa njohuri të përgjithshme përndajfoljen dhe përdorimin e saj. Do të flitet për klasifikimin e ndajfoljeve sipas funksionit qëkryejnë në fjali, dhe për aftësinë e ndajfoljeve për t’u përdorur në shkallë të ndryshme. Njëelement tjetër i rëndësishëm që do të ceket është dhe formimi i ndajfoljes. Gjithashtu në këtëpunim do të gjeni disa fjalë për Jeronim Stilton-in si dhe analizën gramatikore të ndajfoljeve nëveprën “Shpata në shkëmb” nga Jeronim Stilton. Ndajfolja është një pjesë e ligjëratës shumë erëndësishme që duhet të trajtohet me vëmendje, ashtu siç duhet trajtuar edhe pjesët e tjera tëligjëratës. Shpresoj që ky punim të ndihmojë sado pak në përvetësimin më të lehtë të ndajfoljes.

Fjalët kyçe: ndajfolja, përdorimi, klasifikimi, formimi, analizë, etj.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

8

HYRJE

Gjuha shqipe si lëndë bazë në të gjitha shkollat e shtetit tonë luan rol kryesor në zhvillimin

emocional, shoqëror dhe intelektual tek të gjithë nxënësit.

Mësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen

e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu hap pas hapi në të gjitha nivelet e shkollimit. Prandaj,

duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë çdo elementi gjuhësor që e mësojmë, sepse ndikon në

zhvillimin intelektual të mëtutjeshëm.

Në këtë punim do të shtjellohet ndajfolja, klasifikimi i ndajfoljes, shkallët e ndajfoljes si dhe

formimi i saj.

Në kapitullin e parë do të përmblidhen disa njohuri të përgjithshme për morfologjinë si: objekti i

morfologjisë, me çka merret morfologjia, lidhja e saj me disiplinat e tjera gjuhësore, kuptimet

dhe format gramatikore si dhe disa njohuri për pjesët e ligjëratës.

Pikat kryesore që do të trajtohen në kapitullit e dytë janë: njohuritë e përgjithshme për ndajfoljen,

veçoritë morfologjike të ndajfoljes, klasifikimi i ndajfoljeve, ku do shtjellohen ndajfoljet

përcaktore dhe ndajfoljet rrethanore, cilat ndajfolje hyjnë në kuadër të ndajfoljeve rrethanore dhe

cilat në kuadër të ndajfoljeve përcaktore. Pasi që ndajfolja nuk ka asnjë kategori gramatikore,

përveç kategorisë së shkallës, në këtë pjesë do të flasim edhe për përdorimin e ndajfoljeve në

shkallë të ndryshme më gjerësisht. Po ashtu do të flasim edhe për formimin e ndajfoljeve, pasi që

mënyrat e formimit të ndajfoljeve në gjuhën shqipe janë të shumta dhe të ndryshme.

Në kapitullin e fundit do të gjeni disa fjalë për Jeronim Stilton-in, si dhe analizën gramatikore të

ndajfoljeve në veprën “Shpata në shkëmb”. Analiza është bërë sipas llojit të ndajfoljeve, shkallës

dhe sipas formimit.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

9

I NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË

1.1 Objekti i morfologjisë

Morfologjia (nga greqishtja morphe - formë dhe logos - fjalë, dije, teori) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret:

a) me studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe kuptimit të këtyre

formave;

b) me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës;

c) me tipat kryesorë të fjalëformimit etj.1

Pra, objekt i studimit për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet

edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore përkatëse.

Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila për objekt studimi ka

gjithashtu fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të

emërtuar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj., pra, nga pikëpamja e kuptimit dhe e

prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit të saj në stile të ndryshme etj.

Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, që nuk ndryshojnë formën, si parafjalët, lidhëzat,

pjesëzat, pasthirrmat.

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta, por me veçoritë e përbashkëta të

fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm.

1 Jashari. A, Kryeziu. B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 129.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

10

1.2 Lidhja e morfologjisë me disiplinat e tjera gjuhësore

Morfologjia lidhet shumë ngushtë me sintaksën, si dy pjesë të gramatikës. Nuk mund të

studiohen format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh edhe funksionet e tyre

sintaksore, të cilat konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Por, me gjithë

lidhjet e ngushta ndërmjet tyre, morfologjia dhe sintaksa janë dy pjesë të ndryshme të

gramatikës, që kanë secila objektin e vet të studimit. Ndërsa morfologjia merret kryesisht me

pjesët përbërëse të fjalës, sintaksa merret kryesisht me bashkimin e fjalëve në togje dhe në

togfjalësha dhe me bashkimin e fjalëve, të togjeve e të togfjalëshave në fjali.

Morfologjia ka marrëdhënie të ngushta edhe me fonetikën. Shumë dukuri të karakterit fonetik

luajnë rol gramatikorë të caktuar brenda një paradigme të caktuar. Këtu është fjala në radhë të

parë për ato ndërrime fonetike që bëjnë të dallohen midis tyre forma të ndryshme gramatikore të

një fjale.

1.3 Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Fjala, duke u përdorur në fjali gjatë ligjërimit, shpreh një kuptim leksikor të caktuar, të cilit

zakonisht i mbishtrohen edhe një apo më shumë kuptime të përgjithshme të karakterit

gramatikor, që quhen kuptime gramatikore të fjalës. Nëpërmjet kuptimeve gramatikore të fjalës

shprehen lidhjet e saj me fjalë të tjera në fjali, marrëdhëniet kohore të veprimit, qëndrimi i folësit

ndaj asaj që kumton etj.

Kuptimi gramatikor ka një karakter shumë të përgjithshëm. Ai është karakteristik për një klasë të

tërë fjalësh me kuptim leksikor të përbashkët dhe me veçori gramatikore të përbashkëta. Kështu,

kuptimin gramatikor të rasës nuk e ka vetëm ky apo ai emër i dhënë, por të gjithë emrat pa

përjashtim. Po kështu kuptimin gramatikor të kohës nuk e ka vetëm kjo ose ajo folje, por të

gjitha foljet pa përjashtim.

Çdo kuptim gramatikor përbëhet prej kuptimeve të pjesshme gramatikore, që janë në

kundërvënie midis tyre dhe të gjitha së bashku përbëjnë një unitet.2

Kuptimi gramatikor paraqet një sintezë të kuptimeve të pjesshme gramatikore, që ka një kuptim

mjaft të përgjithshëm, d.m.th i përket një klase të tërë fjalësh me tipare të përbashkëta dhe si

2 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 29-31.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

11

rrjedhim edhe një fjale të veçantë, e cila i takon asaj klase. Kuptimet e pjesshme janë në

kundërshtim midis tyre dhe së bashku përbëjnë një kuptim gramatikor.

Format gramatikore shprehin kuptime gramatikore të caktuara. Kjo do të thotë se pa forma

gramatikore nuk ka kuptime gramatikore dhe anasjelltas.

Tërësia e formave që merr një pjesë e ligjëratës gjatë lakimit ose zgjedhimit dhe që shërben si

model për një klasë fjalësh, quhet paradigmë. Paradigma e fjalës përfaqëson skemën, modelin e

formimit të trajtave morfologjike të një fjale. Pra, ajo është tërësia e formave që merr një fjalë

gjatë përdorimit në ligjërim. Kështu p.sh., kemi paradigmën e lakimit të parë të emrave,

paradigmën e zgjedhimit të dytë të foljeve etj.

Format ose mjetet gramatikore në gjuhën shqipe janë sintetike dhe analitike.

Format gramatikore sintetike formohen:

o me anë të mbaresave rasore ose vetore, si p.sh.: student-i, student-it, student-in, bujk-u, bujk-

ut, bujk-un, lul-ja, lule-s, lule-s;

o me anë të ndërrimeve të fonemave, si p.sh.: dash : desh, dal : del, mik : miq, zog : zogj,

shekull : shekuj;

o me anë të ndërrimeve të fonemave dhe me mbaresa, si: heq : hoq-a, mbjell : mboll-a, marr :

mor-a etj.;

o me mbaresën zero, si: (unë, ti, ai/ajo) vendos, mbyll, pi, zë etj.;

o me forma supletive të kombinuara me mbaresën a prapashtesa temëformuese, si: ja-m, qe-

shë, qe-në, vi-j, erdh-a, ardh-ur, etj.3

Format gramatikore analitike përbëhen prej dy a më shumë elementesh, nga të cilët, i fundit

shpreh kuptimin leksikor, kurse elementet e tjera, shërbejnë si mjete gramatikore për ndërtimin e

këtyre formave. Këto forma ndërtohen me:

o foljet ndihmëse (kam punuar, jam përpjekur);

o pjesëzat formante (të punoj, të punoja, do të punoja, duke punuar, për të punuar);

nyjat e përparme, p.sh.: rasa gjinore (libri i nxënësit, nxënësve të klasës) etj.

3Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, f.55.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

12

Zakonisht me anë të një mjeti gramatikor shprehen në të njëjtën kohë disa kuptime gramatikore,

p.sh.: te emri lis-i; mbaresa –i shpreh njëkohësisht kuptimin e rasës emërore të shquar, të numrit

njëjës, të gjinisë mashkullore.

Ka raste kur një mjet shpreh vetëm një kuptim gramatikor, (- ë, -e, -a) shërbejnë vetëm për të

shprehur kuptimin gramatikor të shumësit: shok-ë, mal-e, shkollë-a.

Uniteti i kuptimit gramatikor të përgjithësuar me mjetet përkatëse të shprehjes gjuhësore

përbëjnë kategorinë gramatikore. Shqipja ka kategoritë gramatikore të gjinisë, rasës, shquarsisë,

pashquarsisë, vetës, kohës, mënyrës, dhe diatezës.

Kategoritë gramatikore të një fjale mund të jenë të kushtëzuara (sintaksore) ose të pakushtëzuara

(josintaksore). Kushtëzimi varet nga lidhjet sintaksore.

Të kushtëzuara janë, p.sh., kategoritë e gjinisë, të numrit dhe të rasës te mbiemrat, të cilat varen

nga kategoritë e emrave përkatës (djalë i ri - vajzë e re); po kështu, e kushtëzuar është kategoria

e rasës tek emrat (takova shokun). Të pakushtëzuara janë kategoritë e gjinisë e të numrit tek

emrat, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës tek foljet etj.4

1.4 Pjesët e ligjëratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa apo në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Përkatësia e një

fjale në këtë apo atë pjesë të ligjëratës, përcaktohet nga kuptimi leksikor kategorial dhe nga

veçoritë e saj gramatikore.5

Për klasifikimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës mbështetemi në këto kritere:

a) kriteri leksikor,

b) kriteri morfologjik,

c) kriteri sintaksor.

Këto janë kritere klasifikimi për të gjitha rastet, sepse, në raste të veçanta, është e qartë

përkatësia e një fjale si pjesë e ligjëratës, qoftë dhe në bazë të një kriteri të vetëm.

Kriteri leksikor apo kuptimor, ndonëse është më i rëndësishmi, nuk mund të shërbejë gjithmonë i

vetëm për të përfshirë fjalët në këtë ose atë pjesë të ligjëratës. Gjithashtu, të mbështeturit vetëm

në kriterin morfologjik, shpesh e bën të vështirë dallimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës, p.sh.,

mbiemrin i mirë nga përemri i tillë ose besnik (mbiemër) nga tjetër (përemër). Edhe të

4 Jashari. A, Kryeziu, B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 132-133.5 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 36.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

13

mbështeturit vetëm në kriterin gramatikor në mjaft raste e bën të pamundshëm dallimin midis

fjalësh që u përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Për këtë arsye, në përcaktimin e fjalëve në

pjesë të ligjëratës, duhet të merren parasysh tre kriteret, ndonëse, në një rast të caktuar, mund të

dalë në plan të parë njëri prej tyre.

Në bazë të kritereve të mësipërme në gjuhën shqipe dallohen këto pjesë të ligjëratës: emri,

mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma.6

Kufijtë që ndajnë pjesët e ndryshme të ligjëratës, nuk janë të pakapërcyeshëm, shpeshherë një

fjalë gjatë përdorimit të saj, merr një përmbajtje leksikore dhe veçori gramatikore të ndryshme

nga ato të klasës përkatëse. Në raste të tilla ajo kalon në një pjesë tjetër të ligjëratës. Pra, edhe

për rastet e kalimit të një fjale nga një pjesë e ligjëratës në një tjetër, si rregull duhet pasur

parasysh ndryshimet, që ajo pëson në përmbajtjen leksikore kategoriale dhe në veçoritë

gramatikore.

Në bazë të veçorive leksikore, pjesët e ligjëratës mund të ndahen në tri grupe të mëdha:

Fjalë kuptimplota- ku hyjnë:

o fjalët emërtuese, d.m.th. fjalët që emërtojnë sende (emrat), cilësi (mbiemrat), veprime si

procese (foljet) dhe rrethana (ndajfoljet);

o fjalët numëruese, d.m.th. fjalët me të cilat numërojnë (numërorët);

o fjalët treguese, d.m.th. fjalët që tregojnë (paemërtuar) sende, cilësi ose sasi (përemrat).

Fjalë jokuptimplota janë ato që kanë një kuptim leksikor të kushtëzuar nga shërbimi që kryejnë

në fjali. Të tilla janë:

o parafjalët dhe lidhëzat që shprehin lidhje sintaksore midis dy gjymtyrësh;

o pjesëzat, që shprehin ngjyrime kuptimore plotësuese të fjalëve apo të togfjalëshave.

Fjalë thirrmore janë ato që përdoren për të shprehur, në formë thirrjesh, ndjenjat e folësit

(pasthirrmat)7

Sipas kriterit morfologjik, përkatësisht mundësisë a pamundësisë për të marrë forma të ndryshme

gramatikore, pjesët e ligjëratës i ndajmë në dy grupe: pjesë të ndryshueshme dhe pjesë të

pandryshueshme të ligjëratës.

o Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës janë: emri, mbiemri, përemri, numërori, folja.

6 Jashari, A. Kryeziu, B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f.133-134.7 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,(2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f.38-39.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

14

o Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, d.m.th. që gjithnjë përdoren në formë të ngurosur janë:

ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.

Sipas kriterit sintaksor, përkatësisht mundësisë a pamundësisë për të qenë gjymtyrë më vete në

fjali (të pavarura), pjesët e ligjëratës i ndajmë në: fjalë të mëvetësishme dhe fjalë të

pamëvetësishme.

o Janë të mëvetësishme pjesët e ligjëratës, si: emri, mbiemri, përemri, numërori, folja, ndajfolja

dhe pasthirrma.

o Janë të pamëvetësishme pjesët e ligjëratës, si: parafjala, lidhëza dhe pjesëza.8

8Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 59-60.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

15

II NDAJFOLJA

2.1 Njohuri të përgjithshme për ndajfoljen

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit apo të

gjendjes, në të cilat kryhet ky veprim ose tregon shkallën e një cilësie, të një rrethane ose

intensitetin e veprimit.

Ndajfoljet rregullisht plotësojnë kuptimin e një foljeje, të një mbiemri prejfoljor dhe të një

ndajfoljeje tjetër. Më rrallë plotësojnë një emër, kryesisht prejfoljor, por edhe jo prejfoljor p.sh.:

Sokoli këndonte bukur. Ai flet shumë rrallë. Të ngriturit shpejt është i këshillueshëm. Dhoma

sipër është e madhe.9

Pandryshueshmëria është ajo veçori morfologjike që e dallon ndajfoljen nga pjesët e lakueshme e

të zgjedhueshme. Edhe në ato raste kur vijnë prej pjesësh të ndryshueshme të ligjëratës,

ndajfoljet përdoren vetëm në formë të ngurosur. Krahaso, p.sh., fjalët vjet, mot, herët, rreth,

rrotull, motit etj., që përdoren rregullisht si ndajfolje vetëm në një formë të ngurosur.

Ndajfolja nuk ka asnjë kategori gramatikore, përveç kategorisë së shkallës, e cila shprehet me

forma analitike. Veçoritë tjera morfologjike të ndajfoljeve janë:

a) Lidhja fjalëformuese kuptimore me pjesë të tjera të ligjëratës;

b) Sistemi i veçantë i prapashtesave, kur ndajfoljet janë të prejardhura;

c) Numri i madh i lokucioneve.

Ndajfoljet përdoren rregullisht pranë një foljeje, pranë një mbiemri e pranë një ndajfoljeje. Më

rrallë, në kushte të caktuara ligjërimore, ato përdoren pranë një emri, kryesisht prejfoljor e mjaft

rrallë edhe pranë një emri joprejfoljor.

Si fjalë emërtuese, ndajfoljet kanë kuptim të mëvetësishëm leksikor dhe në fjali përdoren si fjali

të veçanta. Nga ana e kuptimit, brenda ndajfoljeve duhet dalluar grupi i ndajfoljeve përemërore.

Për këtë arsye dallohen nga pjesët e tjera të pandryshueshme të ligjëratës – parafjala, lidhëza,

9 Jashari. A, Çitaku. F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 117.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

16

pasthirrma, pjesëza, - të cilat nuk kanë kuptim leksikor të mëvetësishëm dhe nuk janë gjymtyrë

fjalie.

Ndajfoljet në fjali mund të përdoren si rrethanor, si përcaktor dhe si pjesë emërore e kallëzuesit.

Nga ana kuptimore ndajfoljet janë mjaft të ndryshme sepse tiparet dhe rrethanat që emërtojnë

ato, janë të shumta. Ndajfoljet lidhen në mënyrë të veçantë me mbiemrat. Këto dy klasa fjalësh

afrohen jo vetëm nga kuptimi, por dhe nga një veçori gramatikore, kategoria e shkallës, që është

karakteristike vetëm për këto dy pjesë të ligjëratës.10

Ndajfoljet përemërore, ashtu si edhe përemrat, nuk janë fjalë emërtuese, por treguese. Ato kanë

kuptim mjaft të përgjithshëm e abstrakt. Të tilla janë ndajfoljet përemërore pyetëse: ku, kur, nga,

si, qysh, pse, përse, por edhe ndajfolje të tjera, si: kështu, ashtu, andej, këtej, aty, këtu, atje etj.

Ndajfoljet përemërore pyetëse dhe përemrat pyetës kanë të përbashkët funksionin pyetës, p.sh.:

Kur do të niset djali? S’dinte nga ta shpjegonte këtë e ku të kërkonte gabimin. Ndajfoljet pyetëse

të vendit (ku, nga) dhe të kohës (kur) mund të shërbejnë edhe si mjete lidhëse të pjesëve në

fjalinë e përbërë.11 Për këtë shkak quhen edhe ndajfolje lidhore, p.sh.: S’dihet koha kur (= në të

cilën) është botuar libri. Shtëpinë ku (= në të cilën) kishte banuar poeti e vizitonin shumë njerëz.

Ndajfoljet pyetëse, ashtu si përemrat pyetës përdoren edhe në periudha me fjali pyetëse të

zhdrejta, edhe si mjete lidhëse për tipa të ndryshëm fjalish. Ndajfoljet përemërore në fjali dalin

vetëm me funksion të rrethanorëve.12

Ndajfoljet kanë lidhje të ngushta edhe me pjesë të tjera të ligjëratës, me parafjalët dhe lidhëzat.

Por ato dallohen shkoqur prej tyre sidomos për nga funksioni.

Për sa i përket strukturës, ndajfoljet ndahen në ndajfolje të parme (mirë, keq, drejt, bukur, etj.)

jo të parme të formuara me konversion (natën, vjet, copë) të prejardhura (trimërisht, dorazi,

fluturimthi), të përngjitura a të përbëra (kudo, kurdo, gjithnjë, këmbadoras) dhe lokucione ( sot

për sot, ditë për ditë, më të mirë, për së afërmi, dy nga dy, me ngut etj.).13

10 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,(2002) Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f.358.11 Topalli, K. (2011): Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe, Tiranë, f. 265.12 Jashari, A. Kryeziu, B.(2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 260-261.13 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 359.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

17

2.2 Klasifikimi i ndajfoljeve

Në bazë të kuptimeve që shprehin dhe shërbimit që bëjnë në fjali, ndajfoljet i klasifikojmë në dy

grupe:

1. Ndajfolje përcaktore dhe

2. Ndajfolje rrethanore.

2.2.1 Ndajfoljet përcaktore

Ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e veprimit të shprehur nga folja, si dhe shkallën e

intensitetit të këtij veprimi ose të një tipari. Ndajfoljet përcaktore janë dy llojesh:

a) Ndajfolje mënyre,

b) Ndajfolje sasie.14

2.2.1.1 Ndajfoljet e mënyrës

Ndajfoljet e mënyrës shprehin mënyrën si kryhet një veprim. Këto ndajfolje shprehin ngjyrime të

shumta të mënyrës së veprimit. Këtu përfshihen ndajfolje që nga ana kuptimore janë të

ndryshme, konkretisht:

o ndajfoljet e tipit: mirë, keq, bukur, qartë, hollë, mbarë, qetë, etj. P.sh.: Ai fliste qartë dhe

bukur;

o ndajfolje mënyre që përcaktojnë gjendjen shpirtërore apo fizike të atij që kryen veprimin:

gëzueshëm, mendueshëm, rrjedhshëm etj., p.sh.: Ato çaste drejtori ecte mendueshëm. Shiu

godiste fuqishëm;

o disa ndajfolje tregojnë përmasat: cekët, gjerë, gjatë, thellë, ulët, etj., p.sh.: Po u hodh fara

thellë ose cekët, e morri lumi...;

o disa ndajfolje që përcaktojnë ecurinë e procesit të veprimit. Nga kuptimi ato afrojnë shpesh

me ndajfoljet e sasisë e të kohës: menjëherë, pak nga pak, papritur, shpesh, vazhdimisht

etj.: Pak nga pak fytyra e vajzës filloi të ndrisë nga gëzimi. Shiu nisi papritur e papandehur.;

o ndajfoljet e formuara me prapashtesën -(i)sht që kanë kuptime të veçanta: artistikisht (në

mënyrë artistike), besnikërisht (me besnikëri), teorikisht (nga pikëpamja teorike),

bujarisht, egërsisht, fizikisht, gjallërisht etj.: Shqiptari e pret mikun bujarisht.

14 Jashari. A, Çitaku. F, (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 117.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

18

o si ndajfolje mënyre merren edhe fjalët që tregojnë se në ç’ gjuhë flasin popujt: shqip,

frëngjisht, italisht, anglisht etj.;

o si ndajfolje mënyre merren edhe ndajfoljet pyetëse si e qysh kur përdoren në fjali pyetëse të

drejta e të zhdrejta: Si e zgjidhe detyrën? Nuk e di se si e qysh do ta zgjidhësh këtë punë.

Ndajfolje të mënyrës janë edhe lokucionet: me kujdes, me radhë, me të drejtë, me të keq, pa të

drejtë, me të shpejtë, me të qetë, me të pabesë, ose lokucionet e formuara nga të përsëriturit e një

emri a përdorimi i dy emrave me kuptime të afërta: pjesë-pjesë, herë-herë, copë e grimë, çikë e

thërrime etj.15

2.2.1.2 Ndajfoljet e sasisë

Ndajfoljet e sasisë përcaktojnë kryesisht foljet, duke treguar intensitetin apo shkallën e veprimit.

Mund të përcaktojnë edhe emra prejfoljorë, mbiemra e ndajfolje. Kështu, ndajfoljet e sasisë

përdoren në dy funksione kryesore: si përcaktuese të veprimit që tregon folja dhe si shprehëse të

shkallës së mbiemrave dhe të ndajfoljeve: Mihali e donte shumë tokën. Kënga fituese ishte mjaft

(shumë) e bukur. Librin e ri e lexova shumë shpejt.

Ndajfoljet e sasisë, pra, mund të tregojnë masën e realizimit të një veprimi ose shkallën e një

cilësie apo të një rrethane.

Intensitetin apo shkallën e realizimit të veprimit e shprehin ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore,

si: fort, fort e më fort, tepër, së tepërmi, shumë etj.16

Fjalët aq, kaq, mjaft, shumë, përdoren edhe si ndajfolje, edhe si përemra të pacaktuar (kur

qëndrojnë para emrash a përemrash).

15 Nushi, M. (1998): Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, f. 194-196.16 Beci, B. (2010): Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, f. 157.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

19

2.2.2 Ndajfoljet rrethanore

Ndajfoljet rrethanore emërtojnë rrethanat në të cilat kryhet veprimi i shprehur nga folja. Këto

janë tri llojesh:

a) Ndajfolje kohe

b) Ndajfolje vendi

c) Ndajfolje shkaku17

2.2.2.1 Ndajfoljet e kohës

Ndajfoljet e kohës emërtojnë një rrethanë kohore, d.m.th. kohën kur kryhet apo zgjat veprimi apo

gjendja e treguar nga folja apo nga një emër prejfoljor i nyjëzuar. Mund të përcaktojnë jo vetëm

folje apo emra prejfoljorë, por edhe mbiemra prejfoljorë e pjesore, p.sh.: Ndihmesa e rinisë për

demokraci s’do të harrohet kurrë. Të zgjuarit herët të mban të freskët. Targa e thelluar vit për vit

nga rrotat e qerres, sot ishte bërë lumi i vërtetë.

Ndajfoljet e kohës mund të tregojnë:

o kohën e saktë të kryerjes së një veprimi lidhur me çastin e ligjërimit: dje, nesër, pardje,

pasdreke, sonte, sot, tani etj.;

o disa ndajfolje apo lokucione kanë kuptime kohore të papërcaktuara: dikur, njëherë, një ditë,

një herë e një kohë, së lashti, së shpejti etj.;

o disa ndajfolje e lokucione tregojnë zgjatjen e një veprimi apo të një gjendjeje ose dendurinë e

tyre, ose tregojnë përsëritjen e rregullt të një veprimi pas një periudhe të caktuar kohe: gjatë,

gjithmonë, kurdoherë, përditë, dendur, ditë për ditë, javë për javë, herë pas here, kohë pas

kohe etj.

o disa lokucione tregojnë se veprimi që shpreh folja është i çastit: aty për aty, menjëherë, tani

për tani, etj.

o si ndajfolje kohe merret edhe ndajfolja pyetëse kur, e përdorur në fjali pyetëse të drejta e të

zhdrejta p.sh.: Kur lindi Skënderbeu? S’dihet mirë kur ka ndodhur kjo ngjarje.18

17 Jashari, A. Kryeyiu, B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f.261.18 Jashari, A. Çitaku, F. (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.118.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

20

2.2.2.2 Ndajfoljet e vendit

Ndajfoljet e vendit tregojnë vend, pra vendin ku kryhet një veprim ose vendin për ku drejtohet

veprimi që tregon folja, vendin nëpër të cilin kalohet apo nga i cili largohemi. Ato mund të

tregojnë edhe prejardhje. Ndajfoljet e vendit qëndrojnë pranë një foljeje, pranë një emri

prejfoljor të nyjëzuar, pranë një mbiemri prejfoljor e pranë një pjesoreje. Rrallë qëndrojnë edhe

pranë një emri joprejfoljor ose një përemri p.sh.: Aty punonin dy vajza të reja. Të bredhurit lart e

poshtë është humbje e kotë kohe. Ushtima e ardhur nga larg u përhap nëpër pyje. Ky lajm u

përhap në të gjitha fshatrat rrotull.

o Ndajfoljet e vendit mund të tregojnë vendin ku kryhet një veprim apo ndodh një ngjarje, duke

pasur pikë orientuese. Të tilla janë: afër, aty, atje, djathtas, këtu, larg, matanë, përtej, pranë

etj.19

o Disa ndajfolje e lokucione ndajfoljore mund të tregojnë vendin e kryerjes së veprimit në një

mënyrë pak a shumë të papërcaktuar. Të tilla janë: diku, gjëkund, gjithkundi, gjetiu, vende-

vende.

o Si ndajfolje vendi merren edhe ndajfoljet pyetëse ku, nga, ku përdoren në fjali pyetëse të

drejta e të zhdrejta, p.sh.: Ku do të shkosh? Nga ikën shokët? Nuk e dinte nga i vinte gjithë ky

gëzim.

Në këtë grup mund të përfshihen edhe ndajfoljet: anembanë, anekënd, gjithandej, kudo, ngado,

tekdo etj. Ashtu si te ndajfoljet e kohës, edhe te ndajfoljet e vendit ka disa fjalë, si: asgjëkundi,

askundi, gjëkundi, kund, kurrkund, që përdorën nëpër fjali mohuese, si pjesë e dytë përforcuese

e mohimit.20

19 Jashari. A, Kryeziu, B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 263.20 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f.365.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

21

2.2.2.3 Ndajfoljet e shkakut

Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të pyetur për shkakun ose qëllimin e kryerjes së veprimit. Ato

janë pse e përse, p.sh.: Pse pushoi muzika? Përse do të nisesh kaq papritur? Ja përse shkolla

duhet të bëhet një vatër e madhe mësimi e edukimi.

o Në ndonjë rast ideja e shkakut gërshetohet me atë të qëllimit, p.sh.: Nxënësi e studenti pse

mësojnë, përpiqen e përgatiten me aq ngulm?21

Fjalët pse, përse përdoren si ndajfolje shkaku vetëm në fjali pyetëse të drejta ose të zhdrejta dhe

shërbejnë për të pyetur për shkakun e mosrealizimit apo të realizimit të një veprimi. Fjalët

prandaj, andaj janë ndajfolje të shkakut, kur kanë kuptimin e togfjalëshave: për këtë shkak, për

këtë arsye dhe përdoren në ballë të një fjalie të pavarur kryesore. P.sh: Prandaj, s’i pëlqeu!

Andaj s’u përgjigj.22

2.3 Shkallët e ndajfoljeve - Njohuri të përgjithshme

Ashtu si mbiemrat, edhe ndajfoljet kanë një veçori gramatikore, që nuk e kanë pjesët e tjera të

ligjëratës: aftësinë për t’u përdorur në shkallë të ndryshme. Këtë aftësi e kanë, në radhë të parë,

ndajfoljet përcaktore e brenda tyre, kryesisht ndajfoljet e mënyrës që afrojnë me mbiemrat. Po

edhe ndajfoljet rrethanore, sidomos ato që shprehin rrethana vendore, përdoren në shkallë të

ndryshme krahasimi (mirë, më mirë, shumë mirë, larg, më larg, shumë larg).23 Megjithatë, jo të

gjitha ndajfoljet e kanë këtë aftësi. Ka ndajfolje që përdoren edhe në shkallën krahasore, edhe në

shkallën sipërore, por ka ndajfolje që përdoren vetëm në njërën nga këto. Në shkallë të ndryshme

përdoren:

Ndajfoljet e mënyrës:

o Ndajfoljet që përputhen me trupin e mbiemrit përgjegjës dhe ato që formohen me

prapashtesën –shëm, përdoren si në shkallën krahasore, ashtu edhe në shkallën sipërore, të

tilla si: bukur, qartë, mirë, rrallë, shpejt, urtë, ashpër, natyrshëm, mendueshëm, fuqishëm

21 Jashari. A, Çitaku. F (2013): Morfologjia e zbatuar, Prishtinë, f.118.22 Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe 1, Gjakovë, f.199.23 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f.366.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

22

etj.: Më qartë e më natyrshëm s’kishte folur kurrë. Secili duhet ta kryejë shumë mirë detyrën

e vet.;

o Disa ndajfolje me prapashtesën –isht, përdoren edhe në shkallën krahasore, edhe në

sipëroren: hollësisht, konkretisht, lirisht, ngushtësisht, etj. P.sh.: Do të flasim më hollësisht

për këtë temë (do të flasim shumë më hollësisht).;

o Ndajfoljet që vijnë nga pjesoret e foljeve zakonisht mund të përdoren si në shkallën

krahasore, edhe në sipëroren: hapur, shtruar, shkoqur, rrëmbyer, prerë, etj. P.sh.: Merrej

vesh fare shkoqur që ishte mik i sinqertë. Atë ditë foli më hapur (fare hapur). Punën mos e

merr shumë rrëmbyer.

o Lokucionet e tipit: për së afërmi, për së largu, (për) së mbari, së thelli etj. përdoren në

shkallën krahasore, p.sh.: Ato ditë u njohëm më për së afërmi me njëri-tjetrin. 24

Ndajfoljet e sasisë, shumica e të cilave përdoren vetëm në shkallën krahasore: shumë, pak, tepër,

fort etj. p.sh.: Ato çaste mendonte më shumë për ngjarjen e djeshme. Ndajfolja pak përdoret edhe

në shkallën sipërore: Foli shumë pak.

Ndajfoljet e vendit. Disa prej tyre përdoren në të dy shkallët, disa vetëm në krahasoren: andej,

anash, afër, brenda, djathtas, këtej, lart, larg, thellë, sipër, përpara, prapa, poshtë, tej etj. P.sh.:

Të nesërmen shkoi shumë larg. Më tej s’mund të shkonte.

Ndajfoljet e kohës: herët, para, vonë, shpesh etj., përdoren në të dy shkallët. P.sh.: Më vonë s’u

panë më. Në mëngjese agronomi ngrihej shumë herët.

Shkalla pohore është shkalla bazë mbi të cilën mbështeten shkallët tjera.25

2.3.1 Shkalla krahasore

Shkalla krahasore ka në bazë gjithmonë një krahasim. Ndajfolja në shkallën krahasore tregon se

gjymtyra e dytë e krahasimit është në një shkallë më të lartë apo më të ulët se gjymtyra e dytë,

ose është në të njëjtën shkallë me këtë gjymtyrë. Shkalla krahasore ndahet në shkallën krahasore

të barazisë dhe shkallë krahasore të pabarazisë. Shkalla krahasore e pabarazisë ndahet në

shkallën krahasore të sipërisë dhe në shkallën krahasore të ultësisë.

24 Jashari, A. Kryeziu, B. (2011) Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 26425 Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2002) Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 368.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

23

Ndajfolja në shkallën krahasore të barazisë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në të

njëjtën shkallë me gjymtyrën e dytë, p.sh.: Atë ditë recitoi aq bukur sa herët e tjera.

2.3.1.1 Shkalla krahasore e sipërisë

Ndajfolja në këtë shkallë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në një shkallë më të lartë

se gjymtyra e dytë. Gjymtyra e dytë ndërtohet me lidhëzat se ose nga, por mund të jetë edhe

pjesë e nënrenditur krahasore, p.sh.: Pagjumësia e vriste ndoshta më keq se uria. Dimri erdhi më

vonë, po më rreptë nga ç’ pritej. Ndajfolja në këtë shkallë mund të paraprihet nga ndajfoljet

shumë dhe pak për të treguar se gjymtyra e parë e krahasimit është më lart se e dyta në masa të

ndryshme, p.sh.: Besimi në aftësitë e të birit iu rrit edhe më tepër. Për të treguar rritje

përpjesëtimore të shkallës në të dyja gjymtyrët e krahasuara, ndajfolja në shkallën krahasore të

sipërisë shoqërohet me lidhëzën sa, e cila lidhet me gjymtyrën e dytë me ndajfoljet aq, kaq,

p.sh.: Sa më afër vinte, aq më qartë i dukej e qeshura e ëmbël në buzë.

2.3.1.2 Shkalla krahasore e ultësisë

Në këtë shkallë ndajfolja tregon se gjymtyra e parë e krahasimit qëndron në një shkallë më të

ulët se gjymtyra e dytë. Gjuha standarde më shpesh e jep idenë e shkallës krahasore të ultësisë

me mohimin e shkallës krahasore të barazisë përmes shprehjeve jo aq...sa ose nuk(s’) + folje +

aq + ndajfolje, p.sh.: Tani lexonte jo aq shumë sa dikur. I biri nuk i merrte më punët aq

rrëmbyer.

2.3.2 Shkalla sipërore

Në këtë shkallë ndajfolja tregon se cilësia apo intensiteti i veprimit është në një shkallë shumë të

lartë, vështruar jashtë çdo krahasimi. Ndërtohet në mënyrë analitike me anë të ndajfoljeve

shumë, mjaft, fare, tepër, krejt, fort, jashtëzakonisht, p.sh.: Tani nxënësit përgatiten shumë

(jashtëzakonisht) mirë. Fantazia shkonte tepër larg.26

26 Jashari, A. Kryeziu, B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë, f. 265.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

24

2.4 FORMIMI I NDAJFOLJEVE

Mënyrat e formimit të ndajfoljeve në gjuhën shqipe janë të shumta. Mjaft ndajfolje janë formuar

me anë të prapashtesimit, ndajfoljëzimit të pjesëve të tjera të ligjëratës, me anë të përngjitjes si

dhe ka mjaft shprehje ndajfoljore – lokucione. Për nga ndërtimi, pra ndajfoljet janë: fjalë të

parme, të prejardhura, të përngjitura dhe lokucione.27

2.4.1 Ndajfolje të parme

Janë fjalë të parme ato ndajfolje, që nuk kanë dalë prej ndonjë pjese tjetër të ligjëratës ose që nga

pikëpamja e sotme janë të pazbërthyeshme, në kuptimin që elementet përbërëse të tyre nuk janë

lehtësisht të dallueshme. Të tilla janë: afër, larg, keq, mirë, pas, poshtë, prapa. Këtu futen dhe

ndajfolje, si: andej, ashtu, atje, aty, këndej, kështu, këtej, këtu, lart, sonte, sot, etj., të cilat nuk

janë të tilla historikisht.28

2.4.2 Ndajfolje të prejardhura (jo të parme)

Ndajfoljet janë formuar e po formohen me rrugë dhe mjete të ndryshme. Në mënyrë të veçantë

ndajfoljet janë pasuruar nëpërmjet prapashtesimit, po edhe me anë të konversionit, me

ndajfoljëzimin e pjesëve të tjera të ligjëratës, sidomos të emrave, të mbiemrave të emërzuar, të

pjesoreve të foljeve e të formës së pashtjelluar mohore të tipit pa pushuar.

2.4.2.1 Ndajfolje të formuara me anë të konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës.

a) Ndajfoljëzimi i emrave. Disa ndajfolje janë formuar nga kategoria e emrave pa ndihmën e

ndonjë mjeti gjuhësor. Ndajfoljëzimi i një emri, d.m.th. kalimi i tij në klasën e ndajfoljeve,

shoqërohet jo vetëm me një ndryshim kuptimi, që e bën atë të vështrohet si një njësi e re

leksikore, por edhe me humbjen e formave të eptimit, pra, me përdorimin e tij në një formë të

ngurosur. Në përdorimin e tyre ndajfoljor këta emra dalin si përcaktues të rrethanave apo të

cilësisë së veprimit foljor. Zakonisht janë ndajfoljëzuar emrat në rasën kallëzore, rrjedhore,

më rrallë në rasën emërore. Sipas shkallës së ndajfoljëzimit, emrat që përdoren si ndajfolje,

mund të ndahen në disa kategori:

27 Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, f.202.28 Mulaku. L, Kelmendi. A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë, f.196.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

25

Grupin më të zakonshëm e përbëjnë fjalët në trajtën rrjedhore se të kallëzores të tipit: motit,

sheshit (r. rrjedhore) dhe të tipit: rrafsh, rresht, rreth, rrotull, vjet (r. kallëzore), të cilat

përdoren rregullisht si ndajfolje. Me prejardhje emërore janë edhe fare, herë, krejt, po lidhjet

e tyre fjalëformuese të sotme janë të paperceptueshme. Në cilësinë e tyre si ndajfolje ato janë

diferencuar nga emrat përgjegjës fare, herë, krye etj., si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht.

Nga ana kuptimore disa prej tyre kanë pësuar ndryshime rrënjësore, disa të tjera kanë pësuar,

sipas rastit, një ngushtim ose zgjerim kuptimi.

Një grup të veçantë e përbëjnë fjalët e tipave: ditën, natën, anash, si dhe të tipave: një ditë,

një natë e një kohë, një mëngjes, një moti, një mbrëmje, një vere, një viti etj. Për këto grupe

fjalësh, do thënë se procesi i ndajfoljëzimit të tyre nuk është konsoliduar, prandaj merren prej

disave edhe si forma emërore.

Një grup më vete e përbëjnë fjalët që lidhen me formën e ngurosur të rrjedhores së

mbiemrave të emërzuar asnjanës të tipit: së afërmi, së andejmi, së bashku, së brendshmi, së

gjalli, së gjati, së shpejti, së koti, së voni, së mbari, së qeti, së bashku etj., që përdoren

rregullisht si ndajfolje. Ndajfoljet e këtij tipi kanë humbur çdo lidhje me klasën e mbiemrave

të emërzuar, nga kanë dalë.29

Grup në vete përbëjnë emrat që vetëm në kontekste të caktuara përdoren si ndajfolje. Në të

tilla raste flitet për ndajfoljëzim brenda kontekstit. Ata janë kryesisht emra në rasën emërore

e më rrallë në rasën kallëzore. Marrin vlerë ndajfoljore në shprehje ku emri përdoret me

kuptim të figurshëm. Të tilla janë: copë, faqe, fluturim, grumbull, lëmsh, palë, përshesh,

tapë, varg, etj. P.sh.: Zemra i ishte bërë copë. U shkëput nga tufa fluturim. E dinte mësimin

ujë.

b) Ndajfoljëzimi i foljeve. Është ndajfoljëzuar pjesorja dhe forma e pashtjelluar mohore e

foljeve. Foljet i humbin veçoritë leksiko-gramatikore të klasës së tyre dhe fitojnë tiparet e

klasës së ndajfoljeve. Pjesoret e foljeve përdoren në funksionin e rrethanorit të mënyrës. Pra,

merren si ndajfolje: dendur, fshehur, hapur, kaluar, prerë, rrëmbyer, shkoqur, shtruar

p,sh.: Ai e thoshte hapur e prerë ç’kishte në mend. Pas një jave i biri erdhi papritur e

pakujtuar.

29Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f.371-372.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

26

2.4.2.2 Ndajfolje të formuara me prapashtesa

Formimi i ndajfoljeve me anë të prapashtesave është një tip mjaft prodhimtar. Prapashtesat që

përdoren më shumë janë: -(i)sht, -as\azi dhe –thi.30 Këtyre mund t’u shtohet edhe prapashtesa –

çe që është karakteristike për gjuhën e folur. Në gjuhën e sotme letrare po zhvillohet gjerësisht

tipi i ndajfoljeve që përmbajnë prapashtesën –shëm. Me anë të prapashtesave formohen kryesisht

ndajfoljet e mënyrës. Prapashtesat ndajfoljore bashkohen me tema emërore dhe mbiemërore e më

rrallë edhe me tema ndajfoljore.

o Prapashtesa –(i)sht është prapashtesa ndajfoljore më prodhimtare në shqipen e sotme letrare.

Ajo lidhet kryesisht me tema jo të parme që mbarojnë me –i, duke dalë kështu prapashtesa në

trajtën -sht. Për analogji me këto janë formuar ndajfolje edhe nga tema fjalëformuese që nuk

mbarojnë me -i, duke u zgjeruar prapashtesa në –isht, si: natyrisht, ushtarakisht etj. me të

janë formuar ndajfolje:

nga emra abstraktë të gjinisë femërore të formuar me prapashtesën –(ë)si, si: egërsi-sht,

gjerësi-sht, hollësi-sht, imtësi-sht, fatmirësi-sht, fatkeqësi-sht, etj.;

nga emra abstraktë të gjinisë femërore të formuar me prapashtesën –(ë)ri, si: besnikëri-sht,

burrëri-sht, pleqëri-sht, trimëri-sht, etj.;

nga emra abstraktë të gjinisë femërore të formuar me prapashtesën –i, si: bujari-sht,

dhelpëri-sht, njerëzi-sht etj. Sipas këtij tipi janë formuar edhe ndajfoljet që shënojnë gjuhën

e një populli a një dialekt, të tilla si: arbëri-sht, bullgari-sht, çamëri-sht, etj.;

nga emra abstraktë të gjinisë mashkullore të formuar me prapashtesën –im, si: detyrim-sht,

përfundim-sht, gabim-isht, qëllim-sht, shkurtim-isht, etj.;

nga një numër i kufizuar emrash të parmë të gjinisë femërore e mashkullore, si: natyr-isht,

rregull-isht, zakon-isht.

Një kategori e gjerë ndajfoljesh është formuar nga bashkimi i prapashtesës –(ë)sht me tema

fjalëformuese mbiemërore. Të tilla janë ndajfoljet: absolutisht, arbitrarisht, artistikisht, barbar-

isht, mesatarisht, ushtarakisht etj. Në formimet ndajfoljore të këtij tipi mbizotërojnë ato që janë

formuar mbi bazën e temave të mbiemrave të huazuar nga gjuhë të tjera.31

30 Jashari. A, Çitaku. F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f.119.31 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 373-374.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

27

o Një prapashtesë tjetër prodhimtare është edhe prapashtesa –as\- azi. Ajo bashkohet:

me tema emërore të parme, si: fytas e fytazi, barkas e barkazi, rradhas e rradhazi, etj.;

me tema mbiemërore, si: fshehtazi, anasjelltas, djathtas e djathtazi, majtas e majtazi,

përciptas e përciptazi;

me tema ndajfoljore: haptazi, keqas, largas, lartas e lartazi, shkurtas e shkurtazi;

me tema foljore: befas, falas, ndarazi, fshehuras e fshehurazi, vjedhuras e vjedhurazi,

rrëshqitas e rrëshqitazi, heshturazi, shkarazi etj.;

me tema jo të parme: këmbadoras (-azi), prishaqejfas (-azi), doradoras (-azi) etj., të cilat

janë formuar me përngjitje apo përbërje dhe me prapashtesë njëkohësisht.32

o Prapashtesa –thi bashkohet:

me tema emërore të parme: arithi, cingëlthi, çapthi, mullarthi, qirithi, topthi, trupthi etj., ky

tip i kufizuar përdoret më shpesh për emërtimin e lojërave të ndryshme;

me tema emërore jo të parme të formuara me prapashtesën –im: fluturimthi, rrëmbimthi,

nxitimthi, kalimthi, vetëtimthi, etj.; në të tilla raste prapashtesa bashkë me temën tregon që

veprimi kryhet në mënyrë të shpejtë e të menjëhershme;

me tema mbiemërore: çalamanthi, qorthi;

me tema ndajfoljore: përseprapthi, rrëshqanthi.

Bashkimi i prapashtesës –thi me tema mbiemërore dhe ndajfoljore është mjaft i kufizuar.

Disa ndajfolje janë formuar me prapashtesën –thi dhe me përngjitje në të njëjtën kohë: të tilla

janë ndajfoljet: brezahypthi, pulaqorthi, symbyllthi që emërtojnë lojëra të ndryshme dhe lidhen

kryesisht me këtë sferë, prandaj janë të kufizuara në përdorim e ndeshen kryesisht në gjuhën e

fëmijëve.

Mjaft ndajfolje dalin sot me prapashtesën –shëm. Shumica prej tyre përputhen me trupin e

mbiemrave me këtë prapashtesë, po ka një prirje për të zhvilluar ndajfolje të tilla pavarësisht

nga mbiemrat. Të tilla janë ndajfoljet: fuqishëm, furishëm, gëzueshëm, hareshëm,

mendueshëm, natyrshëm, shterueshëm, rrjedhshëm, idhshëm, inatshëm, mallshëm etj.

Me prapashtesën –çe, me burim nga turqishtja, janë formuar disa ndajfolje nga tema

emërore. Të tilla janë: budallallëkçe, çapkënçe, derrçe, fshatarçe, fshatçe, hajduçe,

halldupçe, këmësoreçe etj. Kuptimi keqësues apo përqeshës që karakterizon disa nga këto

32Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe, Gjakovë, f.203.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

28

ndërtime, lidhet fort me temën, me të cilën bashkohet prapashtesa. Në mjaft raste vendin e saj

e ka zënë prapashtesa –(i)sht.

Me prapashtesën –sh, që vjen nga shndërrimi i morfemës trajtëformuese të rrjedhores në

prapashtesë, dalin ndajfolje si: cinglash, kukullash, luftash, petash, rrasash, visash etj.

Si tip fjalëformues me vete parashtesimi nuk është karakteristik për ndajfoljet. Në disa raste

vihen re ndajfolje të formuara nga tema ndajfoljore me anë parashtesash, që në të vërtetë vijnë

nga ngjizja e togut parafjalë + ndajfolje. Po parashtesa në këtë rast nuk i jep ndajfoljes një vlerë

të re kuptimore; në disa raste parashtesa jep një kuptim intensiv, si: përjashta (nga jashta),

përpara, përsipër, përkundrejt, përmbrapa.

2.4.2.3 Ndajfolje të përngjitura

Një pjesë jo e vogël ndajfoljesh janë formuar me përngjitje. Grupin më të madh e përbëjnë

ndajfoljet e formuara nga përngjitja e një togfjalëshi, ku njëra nga pjesët përbërëse është një

përemër. Sipas elementeve përbërëse, dallohen disa grupe strukturore ndajfoljesh të përngjitura:

Ndajfolje të përngjitura përemërore, ku si element i parë i përngjitjes është përemri gjithë,

ndërsa si element i dytë mund të jetë një ndajfolje përemërore, një emër apo një pjesë tjetër e

ligjëratës. Të tilla janë: gjithandej, gjithashtu, gjithherë, gjithmonë, gjithnjë.

Ndajfolje të përngjitura përemërore, ku si element i parë i përngjitjes është një nga ndajfoljet

përemërore pyetëse: kur, ku, nga, si, qysh, tek, ndërsa si element i dytë folja do. Të tilla janë:

kudo, ngado, sido, sado, tekdo.

Në këtë grup hyjnë edhe përngjitjet, ku ndajfoljet përemërore dalin si gjymtyrë të dytë, ndërsa si

gjymtyrë e parë del folja di. Të tilla janë: diku, dikur, disi.

Ndajfolje të përngjitura, ku si element i dytë i përngjitjes del ndajfolja përemërore ku në

formën kund e kundi, ndërsa si elementi parë mund të jetë një përemër, një ndajfolje apo një

pjesëz si: asgjëkundi, askund, askurrkund, kurrkund, gjëkundi, tjetërkund.

Ndajfolje të përngjitura, ku si element i dytë i përngjitjes del emri herë. Si element i parë

mund të jetë një parafjalë, ndajfolje, përemër ose pjesëz. Të tilla janë ndajfoljet: asnjëherë,

atëherë, menjëherë, nganjëherë, përherë, përnjëherë.

Ndajfolje të përngjitura të formuara nga një parafjalë dhe një emër. Në këtë grup hyjnë:

përballë, përdhe, përkrah, përmes, përditë, përnatë, përherë etj.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

29

Ndajfolje të përngjitura, elementet përbërëse të të cilave janë dy emra të lidhur ose jo me

zanore lidhëse; si element përbërës mund të jetë edhe një pjesë tjetër e ligjëratës më shpesh

ndajfolje. Të tilla janë: fytafyt, anekënd, turravrap, kryekëput, kryekreje, motmot,

shpeshherë, rrallëherë, rrallëkund, buzagaz etj. Formimet e këtij tipi mund të merren në

gjendjen e sotme si fjalë të përbëra.

Ndajfolje të përngjitura të formuara nga një numëror dhe emri fije (fill) në rrjedhore të

pashquar shumës me mbaresën –sh, si: dyfish, trefish, etj. ndajfoljet e këtij tipi mund të

merren si formime prapashtesore; emri fije (fill) është shndërruar në siprapashtesë në trajtën

fish, duke humbur jo vetëm tiparet leksikore, por edhe duke pësuar ndryshime fonetike.

Ndajfolje të përngjitura me pjesë të ndryshme të ligjëratës si elemente përbërëse. Këtu hyjnë:

ndërkaq, sakaq, dosido, njëlloj, kësisoj, kësodore, sidokudo, vetvetiu etj.

2.4.3 Lokucione ndajfoljore

Me lokucion ndajfoljor kuptohet një grup fjalësh që kanë lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe

që, si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht janë të barasvlershme, por jo të njëjta, me një ndajfolje.

Pra, lokucioni ndajfoljor, si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht, zë një pozitë të ndërmjetme

midis togut apo togfjalëshit të lirë dhe fjalës (në këtë rast ndajfoljes), por duke qëndruar më afër

kësaj të fundit. Me kalimin e kohës lokucionet ndajfoljore përfundojnë në fjalë të përngjitura. Në

gjuhën shqipe ka mjaft lokucione ndajfoljore, që nga ana e strukturës janë të ndryshme. Një

numër jo i vogël lokucionesh ndajfoljore janë të formuar me përsëritje të tipave të ndryshëm.

Kemi kështu:

o Lokucione ndajfoljore të formuara nga përsëritja e të njëjtit emër të lidhur me lidhëzën e. Po

ka dhe lokucione ndajfoljore të formuara nga bashkimi i dy emrave me kuptim pak a shumë

të afërt, sinonimik, ose edhe me kuptim antonimik, nëpërmjet lidhëzës e, më rrallë dhe pa

ndërmjetësinë e saj. Të tilla janë lokucionet: anës e anës, çift e çift, palë e palë, rreth e rreth,

varg e varg, copë e çikë, ditë e natë, natë e ditë, fund e krye, hundë e buzë, lesh e li, orë e

çast, pikë e vrer, tym e flakë, varg e vistër, dimër e verë, verë dimër, natë ditë, ditë natë.

Lokucionet e këtij tipi tregojnë mënyrën e kryerjes së një veprimi, ose kanë një kuptim

kohor. Lokucionet ndajfoljore formohen edhe nga bashkimi i ndajfoljeve me kuptim

antonimik, të lidhura ose jo me lidhëzën këpujore e, p.sh.: andej-këtej, tutje-tëhu, aty-këtu,

poshtë e lart e lart e poshtë ose edhe me përsëritjen e së njëjtës ndajfolje me lidhëzën e:

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

30

shpejt e shpejt, pranë e pranë, mirë e mirë. Kjo përsëritje merr nganjëherë vlerën e shkallës

sipërore.

o Me lokucionet ndajfoljore lidhen për nga origjina edhe njësitë e formuara nga përsëritja e

drejtpërdrejtë e një emri në formën e numrit shumës, p.sh.: copa-copa, copë-copë, dallgë-

dallgë, fije-fije, flokë-flokë, gropa-gropa, grupe-grupe, shkallë-shkallë, valë-valë, vende-

vende. Përsëritjet e këtij tipi, me shkrimin si një fjalë me vizë lidhëse, kanë marrë tipare

fjalësh të përbëra. Nga ana kuptimore përsëritjet e këtij tipi tregojnë kryesisht mënyrën e

kryerjes së një veprimi, më rrallë tregojnë rrethana kohe dhe vendi. Në kontekste të veçanta

përsëritjet e këtij tipi funksionojnë edhe si mbiemra.

o Lokucionet ndajfoljore mund të formohen edhe nga përsëritja e së njëjtës ndajfolje pa

lidhëzën e, si hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë.

o Me tipin e mësipërm lidhen dhe njësitë e formuara nga përsëritjet në trajta të ndryshme të

tipit emër në emëroren e shquar njëjës + emër në dhanore të shquar. Të këtij tipi janë: dita-

ditës, dora-dorës, gryka-grykës, gjurma-gjurmës, hera-herës, këmba-këmbës, nata-natës.

Edhe përsëritjet e këtij tipi kanë marrë tipare fjalësh të përbëra.

o Lokucione ndajfoljore të formuara nga përsëritja e njëjtit emër me ndërmjetësinë e

parafjalëve të ndryshme.

Nga përsëritja e një emri me ndërmjetësinë e parafjalës për:

- për të treguar kohën e kryerjes së një veprimi të përsëritur: darkë për darkë, ditë për ditë, drekë

për drekë, javë për javë, mbrëmje për mbrëmje, mëngjes për mëngjes, mot për mot, natë për

natë, orë për orë, vit për vit etj.;

- për të treguar mënyrën e kryerjes së një veprimi: ballë për ballë, dorë për dorë, dhëmb për

dhëmb, fjalë për fjalë, flakë për flakë, fyt për fyt, grykë për grykë, krah për krah etj.

Siç shihet, në të gjitha rastet emri i përsëritur me parafjalën për është gjithnjë në rasën kallëzore

të pashquar;

Nga përsëritja e një emri me ndërmjetësinë e parafjalës më:

- për të treguar vendin e kryerjes së një veprimi: breg më breg, degë më degë, rrugë më rrugë,

skaj më skaj, shpat më shpat, shteg më shteg, etj.;

- për të treguar mënyrën e kryerjes së veprimit: buzë më buzë, gojë më gojë, gju më gju, kokë

më kokë, kurriz më kurriz, vesh më vesh etj.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

31

Të rralla janë lokucionet e formuara nga përsëritja e një emri me ndërmjetësinë e parafjalës me.

Ato tregojnë kryesisht kohën e kryerjes së veprimit dhe afrohen kështu me përsëritjet me

parafjalën për. Të tilla janë: dita me ditë, nata me natë.

o Nga përsëritja e një emri me ndërmjetësinë e parafjalës pas. Gjymtyra e parë e këtij lokucioni

është në emërore të pashquar, ndërsa e dyta në rrjedhore të pashquar. Të tilla janë lokucionet

brez pas brezi, ditë pas dite, dorë pas dore, hap pas hapi, herë pas here, kohë pas kohe, orë

pas ore etj. Këto përsëritje kanë zakonisht kuptim kohor.

o Në lokucionet e formuara nga përsëritja e të njëjtit emër një tip të veçantë përbëjnë ndërtimet

parafjalë (nga) + emër në rasën emërore të shquar + parafjalë (në) + emër në rasën

kallëzore të pashquar. Të tilla janë lokucionet: nga dita në ditë, nga çasti në çast, nga koha

në kohë, nga ora në orë, nga viti në vit etj.

o Lokucione ndajfoljore të formuara nga një parafjalë dhe një numërorë, ose nga përsëritja e

një numërori me ndërmjetësinë e një parafjale: për një, për dy, për tre; më dysh, më trish,

më katërsh; një nga një, dy nga dy, tre nga tre, katër nga katër, këto tregojnë mënyrën e

kryerjes së veprimit.

o Lokucione ndajfoljore të tipit ndajfolje + parafjalë + ndajfolje: aty për aty, brenda për

brenda, drejt për drejt, kot për kot, pak nga pak, sot për sot, tani për tani, vetëm për vetëm,

etj.; edhe këto tregojnë mënyrë.

o Lokucione ndajfoljore të formuara nga parafjala me dhe një mbiemër i emërzuar i gjinisë

asnjanëse, p.sh.: me të butë, me të egër, me të keq, me të mirë, me të pabesë, me të qeshur,

me të qetë, me të shpejtë, me të urtë, për të treguar mënyrën e kryerjes së veprimit.

Një tip të veçantë përbëjnë lokucionet ndajfoljore të formuara me parafjalën për dhe me një

mbiemër të emërzuar të gjinisë asnjanëse të rasës rrjedhore të tipit: për së afërmi, për së gjalli,

për së gjati, për së gjeri, për së largu, për së larti, për së shpejti, për së tepërmi etj.

o Lokucione ndajfoljore të formuara nga një parafjalë dhe një emër i pashquar dhe të

shndërruar si kuptimisht dhe gramatikisht në njësi të qëndrueshme dhe të pandashme, me

vlerë dhe tipare ndajfoljore. Të tilla janë togjet: me hir, me kohë, me natë, me ngut, me

pahir, me radhë, me vrap, për bukuri, për turp, prej kohësh, me këmbë, në tym, etj.33

33 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë, f. 378-380.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

32

III ANALIZË GRAMATIKORE E NDAJFOLJES

3.1 Elisabetta Dami

Elisabetta Dami e lindur më 01.01.1958 në Milano. Është një autore italiane e librave për fëmijë,

dhe njihet për krijimin e personazhit të saj më të famshëm Jeronim Stiltoni-it.

Është vajza e publicistit Piero Dami. Në moshën trembëdhjetë vjeçare ajo filloi të punonte si

lektore për biznesin e familjes, dhe në moshën 19 vjeçare shkroi tregimet e para.

Gjatë punës së saj vullnetare me fëmijë të sëmurë, i lindi ideja për të shkruar disa aventura të një

brejtësi që quhej Jeronim Stilton.

3.2 Disa fjalë për Jeronim Stilton-in

Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e

Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar.

Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë

çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjioz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të

zhdukur”. Librat e tij të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur më shumë se 25 milionë kopje vetëm

në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stilton gjendet edhe në iPad dhe në iPhone në

formë aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e

Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

33

3.3 Analizë gramatikoree ndajfoljes në veprën

"Shpata në shkëmb" ngaJeronim Stilton

33

3.3 Analizë gramatikoree ndajfoljes në veprën

"Shpata në shkëmb" ngaJeronim Stilton

33

3.3 Analizë gramatikoree ndajfoljes në veprën

"Shpata në shkëmb" ngaJeronim Stilton

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

34

34

Fig.1. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë,

shumë herët – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla sipërore,

kur – ndajfolje rrethanore e kohës,

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (atë +

herë),

shumë kohë më parë – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor,

tani – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e parme,

këtu – ndajfolje rrethanore vendi, ndajfolje e parme,

sepse – ndajfolje rrethanore e shkakut, ndajfolje e prejardhur.,

hera-herës – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor.

34Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.7.

34

34

Fig.1. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë,

shumë herët – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla sipërore,

kur – ndajfolje rrethanore e kohës,

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (atë +

herë),

shumë kohë më parë – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor,

tani – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e parme,

këtu – ndajfolje rrethanore vendi, ndajfolje e parme,

sepse – ndajfolje rrethanore e shkakut, ndajfolje e prejardhur.,

hera-herës – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor.

34Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.7.

34

34

Fig.1. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë,

shumë herët – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla sipërore,

kur – ndajfolje rrethanore e kohës,

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (atë +

herë),

shumë kohë më parë – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor,

tani – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e parme,

këtu – ndajfolje rrethanore vendi, ndajfolje e parme,

sepse – ndajfolje rrethanore e shkakut, ndajfolje e prejardhur.,

hera-herës – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor.

34Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.7.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

35

35

Fig.2. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

kërcënueshëm – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesë,

pak nga pak – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucion ndajfoljor i tipit ndajfolje +

parafjalë + ndajfolje,

befas – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me prapashtesën

as,

pastaj – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur,

pikë e vrer – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucione ndajfoljore të formuara nga

bashkimi i dy emrave pak a shumë të afërt,

turfulluar – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

më kurrë – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla krahasore e sipërisë relative,

tërë – ndajfolje përcaktore e sasisë.

35Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.10.

35

35

Fig.2. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

kërcënueshëm – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesë,

pak nga pak – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucion ndajfoljor i tipit ndajfolje +

parafjalë + ndajfolje,

befas – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me prapashtesën

as,

pastaj – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur,

pikë e vrer – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucione ndajfoljore të formuara nga

bashkimi i dy emrave pak a shumë të afërt,

turfulluar – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

më kurrë – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla krahasore e sipërisë relative,

tërë – ndajfolje përcaktore e sasisë.

35Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.10.

35

35

Fig.2. Përdorimi i ndajfoljes tek vepra “Shpata në shkëmb”

kërcënueshëm – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesë,

pak nga pak – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucion ndajfoljor i tipit ndajfolje +

parafjalë + ndajfolje,

befas – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me prapashtesën

as,

pastaj – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur,

pikë e vrer – ndajfolje përcaktore e mënyrës, lokucione ndajfoljore të formuara nga

bashkimi i dy emrave pak a shumë të afërt,

turfulluar – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

më kurrë – ndajfolje rrethanore e kohës, shkalla krahasore e sipërisë relative,

tërë – ndajfolje përcaktore e sasisë.

35Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.10.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

36

36

Fig.3. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur,

disa vjet – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

me çiltërsi dhe mençuri– ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e formuar nga

parafjala + emri,

më së miri – ndajfolje përcaktore e mënyrës, shkalla sipërore, ndajfolje e prejardhur, e

formuar me anë të konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

afër – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

nga – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje përemërore pyetëse,

një ditë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës.

36Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.45.

36

36

Fig.3. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur,

disa vjet – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

me çiltërsi dhe mençuri– ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e formuar nga

parafjala + emri,

më së miri – ndajfolje përcaktore e mënyrës, shkalla sipërore, ndajfolje e prejardhur, e

formuar me anë të konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

afër – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

nga – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje përemërore pyetëse,

një ditë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës.

36Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.45.

36

36

Fig.3. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur,

disa vjet – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

me çiltërsi dhe mençuri– ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e formuar nga

parafjala + emri,

më së miri – ndajfolje përcaktore e mënyrës, shkalla sipërore, ndajfolje e prejardhur, e

formuar me anë të konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës,

afër – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

nga – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje përemërore pyetëse,

një ditë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me anë të

konversionit nga pjesë të tjera të ligjëratës.

36Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.45.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

37

37

Fig.4.Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

natyrisht – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesa (i)sht,

aspak – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje as +

pak,

lart – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

së largu – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

konversion nga pjesë të tjera të ligjëratës,

rrëzë kullës – ndajfolje rrethanore e vendit, lokucion ndajfoljor,

herët a vonë – ndajfolje rrethanore e kohës, lokucion ndajfoljor,

këtu – ndajfolje rrethanore e vendit, ndajfolje e parme,

pasi – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e parme,

drejt – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e parme.

37Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f.115

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

38

38

Fig.5. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

fillimisht – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesa (i) sht,

më shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë, shkalla krahasore e sipërisë relative,

mjaft – ndajfolje përcaktore e sasisë, e parme,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, e parme,

përherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur, e prejardhur, e formuar me

përngjitje (parafjalë + emër),

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (

atë + herë),

pak – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e parme,

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, e prejardhur, e formuar me përngjitje.

38Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f. 143.

38

38

Fig.5. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

fillimisht – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesa (i) sht,

më shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë, shkalla krahasore e sipërisë relative,

mjaft – ndajfolje përcaktore e sasisë, e parme,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, e parme,

përherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur, e prejardhur, e formuar me

përngjitje (parafjalë + emër),

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (

atë + herë),

pak – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e parme,

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, e prejardhur, e formuar me përngjitje.

38Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f. 143.

38

38

Fig.5. Përdorimi i ndajfoljes në veprën “Shpata në shkëmb”

fillimisht – ndajfolje përcaktore e mënyrës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me

prapashtesa (i) sht,

më shumë – ndajfolje përcaktore e sasisë, shkalla krahasore e sipërisë relative,

mjaft – ndajfolje përcaktore e sasisë, e parme,

pas – ndajfolje rrethanore e vendit, e parme,

përherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e përngjitur, e prejardhur, e formuar me

përngjitje (parafjalë + emër),

atëherë – ndajfolje rrethanore e kohës, ndajfolje e prejardhur, e formuar me përngjitje (

atë + herë),

pak – ndajfolje përcaktore e sasisë, ndajfolje e parme,

tashmë – ndajfolje rrethanore e kohës, e prejardhur, e formuar me përngjitje.

38Stilton. J (2017): Shpata në shkëmb, Milano, f. 143.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

39

PËRFUNDIMI

Si përfundim mund të them që ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton

një tipar të veprimit apo të gjendjes, rrethanat në të cilat vërtetohet ky veprim, ose tregon

shkallën e një cilësie apo të një rrethane ose intensitetin e veprimit. Pandryshueshmëria është

veçoria morfologjike që e dallon ndajfoljen nga pjesët e tjera të lakueshme e të zgjedhueshme.

Edhe në rastet kur ndajfoljet vijnë prej pjesësh të ndryshueshme të ligjëratës, ato përdoren vetëm

në forma të ngurosura. Ndajfolja ka vetëm kategorinë e shkallës, e cila shprehet në mënyrë

analitike. Veçori tjera të ndajfoljeve janë:

o lidhja fjalëformuese e kuptimore me pjesët e tjera të ligjëratës,

o sistemi i veçantë i prapashtesave, kur ndajfoljet janë të prejardhura,

o numri i madh i lokucioneve.

Ndajfoljet përdoren rregullisht pranë një foljeje, pranë një mbiemri, e pranë një ndajfoljeje. Në

kushte të caktuara përdoren edhe pranë një emri, kryesisht prejfoljor e mjaft rrallë edhe pranë një

emri jo prejfoljor. Nga ana kuptimore ndajfoljet janë mjaft të ndryshme, mirëpo lidhen në

mënyrë të veçantë me mbiemrat. Këto dy klasa fjalësh afrohen jo vetëm nga kuptimi, por edhe

nga një veçori gramatikore, që është kategoria e shkallës, karakteristikë vetëm për këto dy pjesë

të ligjëratës. Për sa i përket strukturës, ndajfoljet ndahen në të parme, të prejardhura, të

përngjitura, dhe lokucione.

Në këtë punim janë shtjelluar dhe analizuar të gjitha llojet e ndajfoljeve duke filluar nga llojet e

ndajfoljeve rrethanore dhe përcaktore, ndajfoljet në shkallën krahasore dhe sipërore. Kam hasur

në ndajfolje të parme, të prejardhura, të përngjitura dhe në lokucione ndajfoljore. Dhe krejt në

fund të këtij punimi kemi arritur atë që e kemi synuar në fillim, pra analizimin e ndajfoljeve sipas

klasifikimit, formimit dhe shkallës.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

40

BIBLOGRAFIA

o Nushi. M (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë.

o Jashari. A, Çitaku. F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë.

o Mulaku. L, Kelmendi. A (1984): Gramatika e gjuhës shqipe, Prishtinë.

o Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002): Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë.

o Jashari. A, Kryeziu. B (2011): Gjuhë amtare, Prishtinë.

o Topalli. K (2011): Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe, Tiranë.

o Beci. B (2010): Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë.

o Beci. B (2004): Gjuha shqipe VII, Pejë.

o Hysa, E. (1970): Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Sefa.pdfMësimi i gjuhës shqipe e sidomos e folura e shqipes standarde nga nxënësit ndihmon në ngritjen e tyre intelektuale, duke vazhduar kështu

41

AUTOBIOGRAFIA

Jam Bjondina Sefa, e lindur më 23.08.1994 në Gjakovë.

Shkollën fillore e kam përfunduar në SHMU “Zekeria

Rexha”-Gjakovë me sukses të shkëlqyeshëm. Pas

përfundimit të shkollës fillore vendosa të regjistrohem në

SHME “Kadri Kusari”, në drejtimin Banka dhe Sigurime, të

cilin e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm. Pastaj, jam

regjistruar në kolegjin AAB në Gjakovë, në drejtimin

Menaxhment dhe Informatikë ku edhe kam diplomuar në

vitin 2016.

Përgjatë vitit të dytë të studimeve në Fakultetin Ekonomik, jam regjistruar dhe në Fakultetin e

Edukimit, Programin Fillor për të realizuar një dëshirë që unë e kam ëndërruar vazhdimisht, që të

bëhem mësuese, mision ky i shenjtë për mua për të edukuar dhe mësuar brezat që do vinë. Gjatë

këtyre katër viteve të studimit në këtë fakultet, e sidomos gjatë punës praktike, kam përjetuar dhe

kam fituar shumë eksperienca, të cilat më kanë ndihmuar të punoj me përkushtim, të kem qasje

serioze ndaj obligimeve dhe përgjegjësive, të jem bashkëpunuese, korrekte, modeste si dhe të

mësoj gjatë gjithë kohës, virtyte këto që tashmë e karakterizojnë personalitetin tim.