47
1 1 SHERBIMI SOCIAL NDERKOMBETAR SEKSIONI ITALIAN E DREJTA E FEMIJES PER T’U RRITUR NE NJE FAMILJE UDHEZUES PER NDERHYRJEN NE BIRESIMIN KOMBETAR E NDERKOMBETAR DHE NE KUJDESTARINE FAMILJARE

SHERBIMI SOCIAL NDERKOMBETAR...Finlande – korrik 1994), e vazhduar nga nje seminar ne Konferencen e Organizimit Nderkombetar per Kujdestarine (Bergen, Norvegji – korrik 1995),

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    1

    SHERBIMI SOCIAL NDERKOMBETAR

    SEKSIONI ITALIAN

    E DREJTA E FEMIJES PER T’U RRITUR NE NJE FAMILJE

    UDHEZUES PER NDERHYRJEN NE BIRESIMIN KOMBETAR E NDERKOMBETAR DHE NE KUJDESTARINE FAMILJARE

  • 2

    2

  • 3

    3

    PARATHENIE

    Seksioni Italian i Sherbimit Social Nderkombetar eshte i nderuar t`ju prezantoje “Udhezuesin

    per nderhyrjet ne biresimin kombetar dhe nderkombetar dhe ne kujdestarine familjare”, per

    te cilin eshte kujdesur per perkthimin dhe mbi te gjitha pershtatjen ne realitetin operativ

    italian ne sektorin e kujdestarise dhe te biresimeve.

    Eksperienca e tij prej mese 60 vjetesh ne fushen e mbrojtjes te te drejtave te femijeve, detyra

    e tij operative dhe studimi i kryer ne sektorin delikat te biresimeve nderkombetare, duke

    filluar nga ato te femijeve italiane qe qe nga fillimet e viteve 50` priteshin nga familje te

    vendeve anglo-saksone, i lejojne te vleresoje pozitivisht mundesine per te publikuar nje mjet

    te ngjashem me kete udhezues.

    Siç eshte e njohur per te gjithe profesionistet qe veprojne ne kete sektor, asnje nuk ka

    rregulla te percaktuara dhe te pakundershtueshme per vleresimin dhe zgjedhjen e familjeve

    ne gjendje per te marre nje femije ne kujdestari ose ne biresim. Aq me pak nuk mund te

    pershkruhet me saktesi “familja perfekte” e cila zgjidh problemet e nje femije te privuar dhe

    ata operatore qe deshirojne te gjejne per ate zgjidhjen me te mire te mundshme per jeten e tij.

    Por eshte e vertete se pas kaq vjetesh studimesh te thelluara, dhe pasi eshte arritur ne

    vertetesine qe cdo femije eshte nje univers i vecante keshtu si çdo familje dhe qe bashkimi

    qofte ai per kujdestari apo biresim, te konsiderohet dhe te ndiqet ne veçantine e tij,

    megjithate mund te tentohet ne sistematizimin skematik te elementeve kryesore te nje

    nderhyrje vleresimi dhe perzgjedhjeje.

    Pra, kuptimi i kesaj pune konsiston ne kerkimin e rregullave te vlefshme dhe te zakonshme

    qe mund te ndiqen ne çfardo lloj tipi konteksti operativ, mbi bazen e te cilave çdo operator

    mund te zbatoje me tej dhe te shprehe eksperiencen dhe profesionalitetin e tij, por me

    sigurine e respektimit te nje standarti baze te nderhyrjes.

    Nga ana tjeter jemi te mendimit qe te mbeshtetet ne menyre universale parimi, i cili eshte ne

    bazen e punes pergatitore domethenese e te vlefshme te udhezuesve, pune e cila zbatohet nga

    operatoret me prejardhje e kulture te ndryshme qe kane kontribuar per pergatitjen ketij

    udhezuesi, e domethene mbeshtetet ne te drejten e femijes per t`u rritur ne nje familje.

  • 4

    4

    Duke nenkuptuar me kete para se gjithash familjen e tij te origjines, asistenca dhe

    rehabilitimi i se ciles duhet te jene gjithmone objektivi primar ne veprimtarine e sherbimeve.

    Por nese si hipoteze e fundit nevojitet gjetja e nje zgjidhje te ndryshme per femijen, atehere

    duhet vleresuar me kujdesin me te madh çdo mundesi tjeter, duke privilegjuar kerkimin e nje

    familje pritese te pershtatshme e zgjedhur ne interesin ekskluziv te tij, duke e mbeshtetur ne

    detyren e veshtire te integrimit te perkohshem ose te perhershem te femijes.

    Udhezuesi mbeshtetet mbi keto dy parime te rendesishme te cilet mbase mund te duken te

    natyrshem, por mendojme qe eshte gjithmone e vlefshme t`i permendim me qellim qe te mos

    harrohen ne praktiken e perditshme, per shkak te veshtiresive te saj gjithmone te reja dhe te

    shumta. Po keshtu, duhet kujtuar gjithmone qe marresi kryesor i nderhyrjes eshte femija.

    Italia eshte nje vend qe ka marre nje drejtim koherent ne rrugen e mbrojtjes se femijeve edhe

    pse me pabarazi te pashmangshme ne mjete dhe kapacitete operative, disponon nje rrjet te

    vlefshem sherbimesh sociale profesionale ne territorin e saj. Te gjithe operatoret edhe ne

    situatat me te skajshme perballohen me problematikat e kujdestarise dhe te biresimit, prandaj

    jemi te mendimit qe ky udhezues mund t`iu vleje te gjitheve si nje mjet pune dhe gjithashtu

    dhe si nje mjet ballafaqimi e diskutimi.

    Mariapaola Colombo Svevo

    Presidentja e Sherbimit Social Nderkombetar

    Seksioni Italian

  • 5

    5

    HYRJE

    Problemi i minoreve eshte objekt i nje vemendjeje dhe e nje perpjekjeje te madhe ne te gjitha

    shoqerite e botes. Megjithate, ekzistojne akoma hendeqe te thella midis sherbimeve te

    perkujdesit ndaj minoreve, ligjeve ne fuqi per mbrojtjen e femijeve dhe veprimtarite politike

    qe kerkojne prioritet nderhyrjeje nga ana e qeverive dhe nga autoritetet publike ne kete

    sektor. Ne themel, parimet etike te cilat nenkuptojne nga njera ane veprimtarite dhe nga ana

    tjeter mekanizmat zbatues te ketyre parimeve, per mendimin tone jane te nje rendesie shume

    te madhe veçanerisht duke marre parasysh kontekstin e pergjithshem.

    Ne fakt, ne keto 10 vitet e fundit situata socio-ekonomike e vendeve te ndryshme eshte

    keqesuar ne menyre alarmuese. Migracioni urban, konditat e keqija te jeteses ne periferite

    dhe kolapsi i sistemeve mbeshtetese te ofruara nga rrjeti tradicional i familjes se gjere kane

    sjelle shnderrimin e familjes qe me pare ishte nje element baze i shoqerise, nje burim primar

    edukimi, mbeshtetje emotive dhe socializimi per femijet. Ne te gjithe boten, rajone te tera

    jane ne rrugen e transformimit drejt nje ndryshimi ne tendencat sociale, kulturore,

    ekonomike e politike, me nje seri pasojash negative ne stabilitetin e familjes e ne kujdesin e

    femijes ne brendesi te saj.

    Per fat te keq ne pergjithesi kjo nuk eshte perballuar duke vene ne veprim nje sistem

    efikas te mbrojtjes sociale. Perkundrazi, gatishmeria e disa sherbimeve sociale duket se

    eshte ne zvogelim si per shembull astenca ditore, ndihma ushqimore, asistenca

    shendetesore perfshire ketu keshillimin per planifikimin familjar. Rezultati eshte nje rritje

    e dukshme e numerit te minoreve qe mund te percaktohen si te lene pas dore ose te

    braktisur. Ne nje periudhe afatshkurter ose pergjithmone, nepermjet kujdestarise ose

    biresimit te disa prej ketyre femijeve, familja zevendesuese mund te jete nje zgjidhje qe

    mund te permbushe nevojat e tyre. Ky udhezues eshte krijuar me qellimin per te krijuar

    nje platforme te zakonshme nderhyrjeje ne nivel nderkombetar, e per te garantuar

    respektimin e kritereve te larta etike ne funksionimin e “familjes zevendesuese”.

  • 6

    6

    Megjithate deshirojme te nenvizojme me force qe familja zevendesuese e perhershme

    nuk eshte nje zgjidhje per varferine. Ruajtja e stabilitetit te familjes dhe parandalimi i

    keqtrajtimit e braktisjes se femijeve, duhet te jene shqetesimi kryesor i qeverive dhe i

    shoqerise civile. Si nje parim themelor, te gjitha perpjekjet duhet te kene si synim

    sigurimin e rritjes se femijeve ne familjen e tyre te origjines.

    Ne te njejten kohe, kujdesi ne familjen zevendesuese nuk mund te merret ne konsiderate

    jashte kontekstit politik, ekonomik e social, sepse familjet dhe femijet jane ne veçanti

    subjekte qe pasqyrojne situata kombetare dhe globale. Ne duhet te mbeshtesim me nje

    perpjekje te madhe aktivizimin e politikave dhe programeve te orientuara ne uljen e

    varferise, permiresimin e padrejtesive sociale dhe krijimin e nje mundesie studimi ku te jete

    e nevojshme. Ashtu si UNICEF e ka vene mire ne dukje: “ne duhet te kontribuojme per te

    promovuar nje zhvillim me fytyre njerezore domethene qe te respektoje te drejtat themelore

    te te gjithe femijeve”.

    OKB-ja permes mjeteve te ndryshme te saj eshte perpjekur shume per mbrojtjen dhe

    sensibilizimin mbi mireqenien e femijeve ne shoqeri. Konventa mbi te drejtat e femijes (e

    adoptuar nga Asambleja e pergjithshme ne 1989) ka qene konventa mbi te drejtat njerezore

    me e ratifikuara ne histori.

    Ajo njeh brishtesine e veçante te femijes dhe shpall qe femijeria ka te drejte per kujdesje dhe

    asistence te veçante. Parathenia dhe shume artikuj theksojne rendesine e familjes dhe

    nevojen per te krijuar nje ambjent qe te jete i favorshem per nje rritje te shendetshme dhe per

    zhvillimin e femijeve.

    Deklarata e Kombeve te Bashkuara mbi parimet ligjore e sociale te lidhura me

    mbrojtjen dhe mireqenien e minoreve, duke i kushtuar nje vemendje te veçante

    kujdestarise familjare dhe biresimit kombetar e nderkombetar, (aprovuar nga

    Asambleja e Pergjithshme 1986) Konventa e Hages per mbrojtjen e femijeve dhe

    bashkepunimi ne fushen e biresimeve ndekombetare (te 1993), jane mandate te tjera

    nderkombetare qe ftojne per ruajtjen e te drejtave te atyre femijeve per te cilet jeta familjare

    mund te garantohet vetem nepermjet kujdestarise dhe biresimit.

  • 7

    7

    Konventa e Hages e 1993 shpreson per krijimin e nje Autoriteti Qendror jo vetem ne

    Vendet pritese per edhe ne Vendet e Origjines, i cili te akreditoje organizatat qe punojne ne

    fushen e biresimit nderkombetar. Konventa i ve theksin krijimit te nje strukture

    bashkepunimi midis shteteve me qellim qe te garantohet qe procedurat nepermjet te cilave

    vihet ne jete biresimi nderkombetar te zbatohen procedurat ne interesin me te larte te femijes

    dhe duke respektuar te drejtat e tij themelore.

    Qe nga 1979 kur keto mjete nderkombetare filluan te konceptohen dhe perpilohen, Sherbimi

    Social Nderkombetar dhe International Council of Social Welfare jane perpjekur per te

    parashtruar disa linja udhezuese mbi procedurat nderhyrese ne kujdestarine familjare dhe ne

    biresimin, te cilat te reflektojne problemet ne rritje e t’i vijne ne ndihme numrit gjithmone ne

    rritje te operatoreve profesionale qe perpiqen per permiresimin e ketyre sherbimeve.

    Konkluzionet e kesaj perpjekje kane qene “Linja-udhezuese mbi procedurat e biresimit

    nderkombetar” te paraqitura formalisht dhe te publikuara ne 1992 nga Sekretariati i

    Pergjithshem i Sh.S.N. ne Gjeneve ne bashkepunim me Qendren Suedeze te Biresimeve.

    Si nje hap i metejshem i Linjave-udhezuese te lartpermendura, te perdorura nga operatoret ne

    te gjithe boten si nje mjet per permiresimin e procedurave ne perdorim ne praktiken e

    perditshme, Komiteti Kombetar Suedez i ICSW, ne bashkepunim me Sekretariatin e

    Pergjithshem te SH.S.N, i eshte dedikuar nje projekti te ri. Pra, ka filluar pergatitja e Linjave

    – udhezuese per nderhyrjen ne biresimet kombetare, kujdestarine familjare, revizionimin,

    dhe perditimin e Linjave – udhezuese per biresimin nderkombetar.

    Ajo qe ishte filluar si nje ushtrim teorik ne Konferencen e 26` Boterore te ICSW (Tampere,

    Finlande – korrik 1994), e vazhduar nga nje seminar ne Konferencen e Organizimit

    Nderkombetar per Kujdestarine (Bergen, Norvegji – korrik 1995), u mbyll me aprovimin e

    ketij Udhezuesi ne nje seminar special te Konferences se 27` te ICSW (Hong Kong – korrik

    – gusht 1996).

    Pergatitja e tij ka perfshire me shume se 200 operatore, eksperte dhe funksionare te qeverive

    qe perfaqesonin rreth 30 shtete. Kjo ka sjelle analizen e praktikave aktuale dhe te premisave

    mbi te cilat bazohet asistenca ne familjen zevendesuese.

  • 8

    8

    Kjo gje ka nenkuptuar verifikim e te gjithe literatures se disponueshme ne kete fushe dhe te

    standarteve te nderhyrjes, duke dalluar eksperiencat pozitive ekzistuese jo vetem ne vendet e

    industrializuara por edhe ne ato ne zhvillim.

    Drafti fillestar i udhezuesit eshte perhapur gjeresisht duke u bere objekt i nje revizionimi

    kritik nga ana e operatoreve social profesional dhe nga organizata kombetare dhe

    nderkombetare. Letrat e marra dhe komentet e bera ne seminarin e Hong Kong–ut kane

    perfaqesuar persona me prejardhje nga kultura te ndryshme dhe me eskperienca e

    perspektiva te ndryshme.

    Nga e gjithe kjo pune ka rrjedhur nje dokument me te vertete ndekombetar.

    Ne versionin e tij perfundimtar Udhezuesi eshte shkruar me nje stil te qarte dhe te thjeshte i

    cili mban gjithmone parasysh marresit e tij. Ai eshte nje manual praktik per te siguruar

    sherbime me te mira te tre paleve te perfshira si ne biresim ashtu dhe ne kujdestarine

    familjare. Ai mund te sherbeje edhe si nje referim per nje konsultim te thjeshte per

    Autoritetin Qendror dhe per ata qe jane te ngarkuar ligjerisht ne funksione te lidhura me

    njohjen ose kontrollin e organizatave qe merren me femijet.

    Ne cilesine e nje dokumenti te perkohshem, Udhezuesi bazohet mbi vlerat sociale qe ne te

    gjithe e dime qe ndryshojne vazhdimisht. Siç rritet niveli i shoqerise ashtu rritet edhe niveli i

    asistences. Pra, ne te ardhmen do te jene te nevojshme perditime per te garantaur

    vlefshmerine e tij te vazhdueshme.

    Ky Udhezues do te shperndahet gjeresisht ne 4 ose me shume gjuhe per te inkurajuar

    perdorimin dhe perditimin e tij. Ne qofte se do te duhet te permiresohet cilesia e sherbimeve

    per minoret qe kane nevoje per asistence ne familjen zevendesuese, perjekjet e bera nga ne te

    gjithe do te jene gjeresisht te justifikueshme.

    Gigi Isacsson Damien Ngabonziza President Sekretariati i Pergjithshem ICSW Sherbimi Social Nderkombetar Komiteti Kombetar Suedez Gjeneve, Zvicer

  • 9

    9

    KAPITULLI 1

    1. PERSE NJE UDHEZUES Eshte jo vetem shpresedhenese ashtu si dhe e nevojshme te arrihet nje nivel

    mjaftueshmerisht i larte i cilesise se kujdestarive heterofamiljare dhe te biresimeve si nje

    forme alternative e ndihmes per femijet pa familje biologjike.

    Ndersa kujdestaria heterofamiljare ofron kujdesin e nje familje zevendesuese per nje femije

    ne nje periudhe te perkohshme krize dhe te familjes se tij te origjines me objektivin per te

    ribashkuar femijen dhe per te parandaluar shkrirjen e familjes, biresimi ofron nje familje

    zevendesuese te perhershme per femijen dhe vendos marredhenie ligjore prinderore prinder-

    femije.

    Pasi legjislacionet, politikat dhe praktikat ne biresimet dhe ne kujdestarite ndryshojne, si ne

    nivel kombetar dhe nderkombetar, ky Udhezues i nderhyrjes sociale ka si synim te paraqese

    kritere te njohura nderkombetare qe mund te mbeshteten dhe te zbatohen. Keto kritere duhet

    te inkurajojne dhe promovojne mireqenien e femijes ndaj te cilit jane destinuar nderhyrjet.

    Ato duhet te parandalojne ose shkurajojne shitjen, trafikun dhe rrembimin e femijeve.

    Udhezuesi duhet te sjelle permiresimin e Sherbimeve ekzistuese, per zhvillimin e manualeve

    teorike dhe te sherbeje si mjet per Autoritetet kompetente, Entet e akredituara dhe Agjensite

    per biresimet dhe kujdestarite qe veprojne ne kete sektor.

    Keshtu, Udhezuesi duhet te lehtesoje njohjen, kontrollin dhe vleresimin e sherbimeve

    ekzistuese. Pasi termi"Udhezues" percakton nivelin optimal te sherbimit dhe nderhyrjes

    praktike, ky Udhezues mbi nderhyrjet ne biresime kombetare e nderkombetare dhe ne

    kujdestarine familjare duhet te influenzoje politikat e praktikat per te arritur nje cilesi pune

    gjithnje e me te mire.

    P.S: Pjeset e shkruajtura me kursiv i referohen ekskluzivisht biresimit nderkombetar

  • 10

    10

    Udhezuesi mbeshtetet ne parimet etike te cituara ne: ⇒ Konventen e OKB-se per te drejtat e femijes; ⇒ Deklaraten e OKB-se per parimet ligjore e sociale ne lidhje me mbrojtjen dhe

    mireqenien e minoreve duke i kushtuar nje vemendje te veçante kujdestarise familjare dhe biresimit kombetar e nderkombetar;

    ⇒ Konventen e Hages per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin ne fushen e biresimit nderkombetar.

    Fillimisht Linjat - udhezuese per biresimin nderkombetar u formuluan nen frymen e

    Internation Council of Social Welfare (ICSW). Projekti u vu ne zbatim ne 1979 dhe u çua me

    tej nepermjet grupesh pune, seminare e takime ne vende te ndryshme te botes.

    Udhezuesi i unifikuar per biresimet kombetare, nderkombetare dhe kujdestaria familiare

    eshte frymezuar nga Linjat-udhezuese per biresimin nderkombetar dhe perfaqeson mbylljen

    e perpjekjeve te filluara me seminaret dhe grupet e punes se bera nen urimet e ICSW dhe

    International Foster Care Organisation (IFCO) me 1994 dhe 1995.

    Udhezuesi i kushtohet femijeve

    ne te gjithe boten qe mund te kene nevoje per kujdesje familjare alternative, per te qene te sigurt qe do te marrin ndihmen me te mire.

  • 2. PARIMET E UDHEZUESIT ”Te pranohet qe femija per nje zhvillim te plote dhe harmonik te personalitetit, duhet te rritet ne nje ambjent familjar, ne nje atmosfere gezimi, dashurie dhe mirekuptim”i (Konventa e OKB-se per te drejtat e femijeve, Preambula) 2.1 Ç’faredo lloj mase qe merret per mbrojtjen e nje femije duhet te jete ne interes te femijes

    dhe mbrojtjes se te drejtave te tij.

    2.2 Çdo femije ka te drejte te rritet ne familje.

    2.3 Prioriteti per nje femije eshte perkujdesja nga ana e prinderve biologjike.

    2.4 Qeverite dhe Shoqerite duhet te perpiqen per t’ju ofruar familieve mbeshtetjen e

    nevojshme per te mbajtur ne gjirin e tyre femijet. Politikat dhe programet duhet te

    formulohen mbi bazen e principit te barazise dhe mirekuptimit.

    2.5 Ne rast se nje femije nuk mund te rritet nga prinderit e tij bilogjike, autoritetet

    kompetente per mbrojtjen e e femijeve duhet te marrin parasysh te gjitha mundesite

    alternative te kujdestarise se perhershme brenda familjes se gjere.

    2.6 Biresimi i femijes jo nga familja e tij, duhet marre ne konsiderate vetem nese nuk eshte e

    mundur nje kujdestari e pershtatshme ose biresimi brenda familjes se gjere.

    2.7 Kur prinderit biologjike dhe familjia e origjines nuk paraqesin kushte qe garantojne

    zhvillimin e plote dhe harmonik te families, Autoritetet kompetente per mireqenien dhe

    mbrojtjen femijes duhet te kerkojne zgjidhje te tjera alternative. Zgjedhja e nje familje

    zevendesuese per femijen nepermjet biresimit ose kujdestarise afatgjate, kur behet e

    nevojshme nga rrethanat, duhet te kete perparesi kundrejt futjes se femijes ne institut.

    2.8 Kujdestaria familiare si nderhyrje e sherbimit social duhet te merret ne konsiderate vetem

    ne rast se femija ka nevoje perkohesisht per perkujdesje alternative.Ne raste te tilla eshte e

    nevojshme te planifikohet mundesia ekzituese e kontakteve me familjen e origjines dhe

    mundesia per femijen qe te bashkohet perseri me kete familje.

    2.9 Kujdestaria familiare edhe pse e natyres se perkohshme mund te vazhdoje nese eshte e

    nevojshme deri ne moshe madhore. Kjo duhet te jete e bazuar mbi nje mikqyrje periodike te

    kujdestarise ne rast se nuk jane te rekomandueshme ose te gatshme zgjidhje afatgjate.

  • 12

    12

    2.10 Si prioritet , femija duhet te biresohet ne vendin e origjines . Biresimi nderkombetar

    mund te konsiderohet si nje alternative vetem pasi te jemi siguruar qe nuk mund te gjendet

    ndonje zgjithje e kenaqshme per te ne vendin e tij te origjines.

    2.11 Stabiliteti, qendrueshmeria dhe vazhdimesia e lidhjeve qe favorizojne rritjen dhe

    zhvillimin e femijes. Meqe periudha e femijerise dhe adoleshences jane shume themelore

    per zvhvillimin e personalitetit te femijes vendimet dhe te gjitha procedurat duhet te

    kompletohen pa vonesa te kota pasi femija duhet te vendose sa me shpejt nje marredhenie te

    vazhdueshme me figura referuese adulte te paracaktuara per kujdesin e tij.

    2.12 Prinderit biologjike te femijes familja biresuese dhe familja e kujdestarise kane te

    drejten e konfidencialitetit; Autoritet kompetente, Entet e akredituara dhe Agjensite per

    kujdestarine duhet te trajtojne te gjitha dokumentat qe kane te bejne me konfidencen. Aksesi

    ne informacionet e rregjistruara nga palet e ndryshme te perfshira do te behet sipas ligjeve te

    vendeve te interesuara.

    2.13. Biresimi i femijes nuk duhet te jete burim i perfitimeve personale ekonomike ose i

    llojeve te tjera abuzimi, shitja dhe trafikimi i femijeve duhet te jene rreptesisht ndjekura dhe

    te ndeshkuara.

    2.14. Ne te gjitha procedurat ne lidhje me biresimin dhe kujdestarine eshte e rendesishme qe

    te perdoren mjetet me te mira te mundshme te nderhyrjes ne fushen e parimeve te

    vendosura.

    2.15. Qeverite jane te ftuara te konsultojne dhe te ratifikojne Konventen e Hages per

    kujdestarine e femijeve dhe bashkepunimin ne fushen e biresimit e nderkombetar. Ky

    Udhezues eshte pergatitur duke u bazuar ne ate çka eshte parashikuar ne Konventen e dhene.

  • 13

    13

    KAPITULLI 2

    LINJA UDHEZUESE PER BIRESIMIN KOMBETAR DHE NDERKOMBETAR

    1. PRINDERIT BIOLOGJIKE ”Femija duhet te rregjistrohet menjehere pas lindjes dhe duke filluar nga ky moment ka te drejten e nje emri, te drejten e nje shtetesie dhe brenda mundesive te njohe prinderit e tij dhe te kete perkujdesjen e tyre”

    Konventa e OKB-se, per te drejtat e femijeve, Preambula.

    1.1 PRINDERIT BIOLOGJIKE

    Ne kete kontekst me termin prinder biologjike kuptojme prinderit nqs jetojne bashke ose

    nena ose babai beqare.

    1.2 SHERBIMI PSIKO - SOCIAL

    Prindereve biologjike qe deshirojne te japin femijen ne biresim

    Duhet t’i ofrohen nderhyrje psiko - sociale nga ana e operatoreve profesioniste te

    kualifikuar, para dhe pas lindjes se femijes.

    1.3 SHERBIMI I MBESHTETJES SE PRINDERVE

    Duhen vene ne dispozicion sherbime psiko - sociale per te asistuar prinderit ne

    vendosjen e mundesive alternative per kujdesin e femijes se tyre.

    Keto duhet te parashikojne qe:

    a) prinderit te mos jene te sforcuar per te marre ndonje vendim ne lidhje me biresimin

    para lindjes se femijes;

    b) te kene kohe te mjaftueshme, sipas percaktimeve ne ligjin e vendit per marrjen ne

    konsiderate te vendimit te tyre per ta lene femijen ne biresim para se ky vendim te

    behet i parevokueshem;

  • 14

    14

    c) te kene ne dispozicion sherbimet e duhura dhe te jene te adresuar per perdorimin e tyre,

    ne menyre te tille qe te mund te perballojne pergjesite e tyre prinderore ne çdo kohe qe te

    vendosin per ta mbajtur femijen e tyre;

    d) te kene ne dispozicion sherbimet e konsulences dhe mbeshtetjen pas lenies se femijes ne

    biresim.

    1.4 PASOJAT E REFUZIMIT Prinderit qe vendosin ta refuzojne femijen e tyre per ta dhene ne biresim duhet te ndihmohen

    per te kuptuar te gjitha nderlikimet e aktit te tyre dhe te ndergjegjesohen per faktin qe:

    a) ne me te shumten e rasteve biresimi nenkupton prerjen e te gjitha lidhjeve sociale

    ligjore dhe personale me femijen;

    b) femija mund te jepet per biresim brenda vendit ose ne biresim nderkombetar, keshtu qe

    biresimi nderkombetar sjell si pasoje qe femija te transferohet dhe te jetoje ne nje vend

    tjeter;

    c) ne disa vende ekziston biresimi i hapur dhe kjo mund te nenkuptoje mundesine e nje

    raporti te ardhshem me femijen mbi bazen e iniciatives se ketij te fundit.

    1.5 KERKESAT LIGJORE

    Eshte pergjegjesia e autoriteteve kompetente dhe e enteve te akredituara te sigurohen qe, kur

    femijet refuzohen dhe lihen per biresim, te respektohen kerkesat ligjore te nevojshme.

    1.6 E KALUARA

    Prinderit duhet te sigurojne informacion ne lidhje me te kaluaren e tyre ( jo

    domosdoshmerisht identitetin) ,mbi historine mjekesore te tyre, mbi zhvillimin e kaluar te

    femijes dhe historine e tij mjekesore .

    Keta duhet te jene te ndergjegjshem qe eshte nje e drejte e femijes per te pasur akses mbi

    kete lloj informacioni qe mund te jete i nevojshem per mireqenien e tij ne te ardhmen.

  • 15

    15

    1.7 TE DHENA NGA PRINDERIT

    Ne rast se prinderit shfaqin preferenca ne lidhje me rritjen e femijes keto deshira brenda

    mundesive duhet te respektohen, por per te marre vendimin mbi kujdestarine konsiderata

    kryesore do t’i jepet interesit me te larte te femijes.

    1.8 PRINDERIT E PANJOHUR DHE PERIUDHA E KERKIMIT Ne rast se prinderit nuk njihen, Autoritet Kompetente duhet te bejne çdo perpjekje per t’i

    gjetur. Periudha e kerkimit te familjies biologjike duhet te jete e vendosur nga autoritet

    kompetente te çdo vendi. Vetem pas kalimit te kesaj periudhe mund te fillojne formalitet e

    biresimit.

    2. FEMIJA ”Nje femije i cili eshte i privuar perkohesisht ose pergjithmone nga ambienti familiar ose eshte ne interesin e tij

    qe te mos lihet ne nje ambient te tille, ka te drejten e nje mbrojtjeje dhe asistence te veçante nga ana e shtetit”

    Konventa e OKB-se mbi te drejtat e femijeve, neni 20.1

    2.1 BIRESIMI - NJE SHERBIM PER MIREQENIEN E TE MITURVE Qellimi kryesor i biresimit eshte t’i ofroje femijes nje familje dhe nje shtepi ku ai te ndjehet

    si ne te tijen dhe jo ti ofroje nje familje nje femije.

    2.2 STUDIM SOCIAL MBI TE MITURIN Biresimi eshte nje projekt i personalizuar per jeten e femijes dhe duhet te jete i percaktuar

    mbi bazen e studimit te kushteve te tij psikologjike, sociale, shpirterore, mjekesore, etno-

    kulturore dhe ligjore dhe nese eshte e mundur edhe ajo e familjes se tij te origjines.

    Raporti social mbi te miturin duhet te pergatitet nga operatore profesioniste te nje autoriteti

    kompetent ose te nje enti te akredituar.

    Raporti duhet:

    a) te sherbeje si baze per bashkimin me prinderit e ardhshem dhe t’i ndihmoje per te marre

    nje vendim;

    b) te plotesoje nevojat e femijes per te patur lajme mbi familjen e tij te origjines ne

    momentin e duhur;

  • 16

    16

    c) te ndihmoje prinderit biresues per te kuptuar femijen dhe per te patur informacionet e

    rendesishme ne lidhje me te, perfshire kontestin fetar, social kulturor, dhe etnik te

    prejardhjes.

    Studimi mbi te miturit, ne formen e nje raporti te detajuar duhet te siguroje te gjithe

    informacionin ashtu siç parashikohet ne sesionin 5.

    2.3 KUJDESTARIA E BINJAKEVE DHE E VELLEZERVE Vellezerit dhe binjaket nuk duhet te jene te ndare ne rast te nje kujdestarie per biresim, me

    perjashtim te rrethanave te jashtezakonshme. Ne rast se per ndonje arsye keta jane ndare

    duhet te gjendet menyra per t’i mbajtur ne kontakt.

    2.4 PJESMARRJA NE PROJEKTET E BIRESIMIT Perpara se te kryhet çdo ngarkim per biresim femija i perfshire duhet te konsultohet ne

    menyren e duhur sipas moshes se tij dhe nivelit te pjekurise.

    2.5 PARAPERGATITJA PER BIRESIM

    Kur femijet, ne vençanti ata me te medhenj, perzgjidhen per nje biresim keta duhet te kene

    nje pergatitje te duhur per ate biresim te veçante qe duhet te perfshije:

    a) informacionin e zgjedhur qe i lejon femijes te kuptoje konceptin e biresimit;

    b) nje prezantim i duhur i femijes me prinderit e ardhshem biresues dhe me menyren e

    jeteses se tyre nepermjet fotografive, videove , letrave etj;

    c) nese eshte e mundur kontakte graduale me prinderit e ardhshem biresues dhe mbeshtetja

    e pershtatshme per te lehtesuar adaptimin;

    2.6 MBROJTA LIGJORE

    Para se biresimi te marre forme te prere, femija duhet te kete nje tutot ligjor.

  • 17

    17

    2.7 STATUSI I FEMIJES SE BIRESUAR Femija duhet te kete te njejtin status ligjor dhe te njejtat te drejta trashegimie njesoj si

    femija natyror.

    2.8 REGJISTRIMI NE GJENDJEN CIVILE

    Femija i biresuar, ne fund te procesit te biresimit ligjor duhet te kete nje çertificate te

    barasvlefshme me ate te lindjes. Nje kopje origjinale e nje çertifikate te tille duhet te

    arkivohet ne skedaret e mbajtur nga autoritetet e caktuara me pare per biresimin.

    2.9 IMIGRIMI – NE RASTIN E NJE BIRESIMI NDERKOMBETAR Para se te propozohet nje biresim nderkombetar, autoritetet kompetente ose entet e

    akredituara te vendit te femijes duhet te verifikojne qe te mos kete konflikte te ligjeve ne

    lidhje me biresimin ndermjet dy vendeve te perfshira ne kete proces.

    Pervec kesaj, nuk duhet te kete pengesa per daljen e femijes nga vendi i tij i origjines ose ne

    hyrjen e vendit te prinderve te ardhshem biresues, prandaj dokumentat e udhetimit duhet te

    leshohen ne kohen e duhur.

    2.10 LIBRI I JETES

    Femija ka te drejten e historise se tij. Persa te jete e mundur duhet te pergatitet nje ” liber i

    jetes” qe mund te paraqitet nen aspekte te ndryshme, te pershkruaje historine e tij dhe te jape

    te gjithe informacionin lidhur me te e do ta shoqerojne ne biresim.

    2.11 E DREJTA E IDENTITETIT

    Femija ka te drejten e identitetit te tij, ne vençanti te informacionit mbi lidhjet familjare.

    Autoritet kompetente dhe entet e akredituara duhet te sigurojne respektimin e kesaj te drejte

    nga ana e te gjitha paleve te prifshira kur ndermerret kerkimi i origjines.

    3. PRINDERIT BIRESUES

  • 18

    18

    3.1 KRITERET Biresimi ka te beje me teper me femijet me nje histori privimi dhe braktisjeje.

    Shpeshhere keta femije kane kaluar nepermjet eksperiencave traumatike.Keta kane nevoje

    per familje biresuese qe ta kuptojne dhe te jene te dashur dhe ti ofrojne elemente sigurie dhe

    stabiliteti jetes se tyre.

    Ne rastet e biresimit nderkombetar perveç aftesise se pergjithshme prinderore biresuese

    prinderit biresues duhet te kene dhe aftesine te perballojne aspektet nderaciale

    nderkulturore dhe nderkombetare te biresimit.

    3.2 APROVIMI

    Prinderit e ardheshem duhet te kene aprovimin e autoriteteve kompetente ose te enteve te

    akredituara.

    Ne rastet e biresimit nderkombetar keta duhet te plotesojne kerkesat e kerkuara nga ana e

    autoriteteve te te dy vendeve te perfshira .

    3.3 SHERBIME PSIKO-SOCIALE – SELEKSIONIMI DHE PREGATITJA

    Eshte pergjegjesia e autoriteteve kompetente ose e enteve te akredituara qe t’i ofrojne

    prinderve te ardhshem biresues sherbime psikosociale qe:

    a) te sigurojne elemente te rendesishem dhe mbeshtetes per te vendosur nese adoptimi

    eshte per ata zgjidhja me e mire, pasi te kene kuptuar qe detyra e prinderit biresues

    mund te sjelle detyra me perkushtuese sesa ajo biologjike;

    b) te japin informacionin mbi dokumentacionin dhe mbi procedurat e kerkuara perfshire

    sanksionet eventuale kunder trafikut dhe dhunes mbi te miturit.

    c) te vleresojne aftesine dhe potencialitetin e tyre per te plotesuar nevojat e femijes/ve qe

    kane nevoje per nje biresim, perfshire ketu pranimin e vellezerve dhe femijeve me

    nevoja te veçanta nese te rendesishme;

  • 19

    19

    d) te pergatisin prinderit biresues mbi biresimin duke organizuar per shembull takime me

    familjet e tjera biresuese ose adulte te biresuar ne rast se eshte e mundur etj.

    e) te sigurojne nderhyrje per kujdestarine pas biresimit dhe mbeshtetje deri ne biresimin

    perfundimtar.

    f) te asistojne kerkuesit me mbeshtetje dhe / ose transferimin ne sherbime te tjera ne se

    evidentohet nevoja per te larguar femijen

    3.4. STUDIMI I FAMILJES BIRESUESE

    Studimi social i families biresuese duhet te pergatitet ne vendet ku banojne kerkuesit dhe

    duhet te redaktohet nga nje operator profesional duke siguruar informacionet e meposhtme:

    a) ne baze te cileve elemente kerkuesit jane pranuar si prinder te ardhshem biresues.

    b) vleresimin e kapacitetit te tyre si prinder te nje femije te veçante qe mund ose s’mund te

    jete i mesuar me jeten ne familje;

    c) çdo e dhene tjeter qe mund te jete kuptimplote per autoritet, si gjykatat. Studimi i familjes ne formen e nje raporti te detajuar duhet te siguroje minimalisht informacionet e sjella ne seksionin 6. 3.5 NJOHJA E STATUSIT BIRESUES DHE E KALUARA Prinderit biresues duhet te jene te ndergjeshem mbi te drejtat e femijes per te ditur qe eshte i

    biresuar dhe per te njohur te kaluaren e tij.

    Prinderve biresues duhet tu ofrohen keshilla edhe çdo mundesi mbeshtetjeje perfshire

    kontaktet me familjet e tjera biresuese dhe persona te rritur te biresuar per te kuptuar dhe

    mbeshtetur femijen e biresuar ne se do te vendose te kerkoje origjinen e tij.

  • 20

    20

    3.6 PERKUFIZIMI I BIRESIMIT

    Prinderit biresues do te jene pergjegjes per perkufizimin ligjor te procedures se biresimit

    ne kohen me te shkurter te mundshme

    4. AUTORITETE KOMPETENTE DHE ENTE TE AKREDITUARA

    ”Shtetet pjesetare qe njohin dhe/ose autorizojne sistemin e biresimit duhet te sigurohen qe interesi superior i femijes te jete shqetesimi kryesor ne kete fushe”

    Konventa e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e femijeve, n.21

    ”Nje shtet kontraktues cakton nje autoritet qendror i ngarkuar per te zbatuar detyrimet qe i jane vene nga Konventa.” “Nje organizem i akredituar ne nje Shtet kontraktues nuk mund te veproje ne nje Shtet tjeter, ne se autoritetet kompetente te te dyja Shteteve nuk e kane autorizuar”.

    Konventa e Hages per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimi ne fushen e biresimeve nderkombetare, n. 6 & 12.

    4.1.AKREDITIMI Praktikat e biresimit duhet te jene te zbatuara vetem nepermjet autoriteteve qeveritare per

    biresimin dhe / ose enteve te akredituara.

    Ne rastin e nje biresimi nderkombetar, duhet te perfshihenje qeverite e shteteve te origjines

    dhe te shteteve pritese ose te shteteve kontraktuese.

    Qeverite duhet te nxiten per te formuluar politika dhe te pregatisin legjislacione qe

    prinderit e ardheshem biresues dhe personat e jo te akredituar per te zgjidhur direkt praktikat

    e biresimit. Duhet te parashikohen denime te renda per kedo qe dhunon keto ligje.

    4.2. PERSONELI

    Autoritetet e enteve te akredituara duhet te perdorin ekipe personeli kompetent me

    kualifikime profesionale multidisplinare. Keta duhet te perfshijne asistente sociale

    profesioniste, psikologe etj., me eksperienca pune ne fushen e zhvillimit ose te mireqenies se

    te miturve dhe ne veçanti te biresimit.

  • 21

    21

    4.3 BIRESIMI – NJE VENDIM I PESHUAR

    Autoriteti qendror dhe/ose entet e akredituara duhet te sigurohen qe:

    a) jane verifikuar te gjitha mundesite per te mbajtur femijen ne familjen e tij, perfshire

    edhe familjen e gjere;

    b) biresimi te jete zgjedhja optimale per kujdesje alternative te femijes.

    4.4 KUJDESTARIA NE BIRESIMIN NDERKOMBETAR Ne rastin e biresimit nderkombetar, autoritetet kompetente dhe/ose entet e akredituara ne shtetin e origjines se femijes duhet te sigurohen qe:

    a) te jene marre ne konsiderate te gjitha alternativat per te sistemuar femijen ne nje familje

    ne vendin e tij te origjines; b) biresimi te jete zgjedhja e fundit per t’i dhene asistence femijes. 4.5. KUSHTE LIGJORE

    Perpara se te merret ne konsiderate çdo projekt biresimi, autoritetet kompetente dhe/ose entet

    e akredituara kane pergjejesine te kontrollojne qe:

    a) femija te jete ligjerisht i lire per biresim;

    b) dokumentat e tij te jene ligjerisht te vlefshme;

    c) ne rastin e nje biresimi nderkombetar dokumentat te jene ligjerisht te vlefshem qofte ne

    vendin e origjines qofte ne ate te pritjes e te mos ekzistoje konflikti legjislativ gjithsesi i

    demshem per femijen.

  • 22

    22

    4.6 BIRESIMI NDERKOMBETAR – PARAQITJA E KERKESAVE

    Nje kerkese per biresim nuk duhet te marre ne konsiderate nga autoriteti kompetent ne

    vendin e origjines nese kjo kerkese nuk eshte paraqitur nepermjet autoriteteve kompetente

    ose enteve te akredituara te vendit prites.

    4.7 KONTROLLI I RASTEVE TE BIRESIMIT NDERKOMBETAR Autoritetet kompetente dhe entet e akredituara te te dy vendeve te perfshira duhet te kontrollojne te gjitha procedurat e biresimit. Kjo duhet te perfshije ndermjet te tjerave: a) bashkimi i duhur I femijes me nje familje biresuese duhet te jete bere ne interesin me te

    mire te femijes; b) shpenzimet e kerkuara ne procedimin e biresimit duhet te jene te arsyeshme dhe jo te

    cojne ne perfitime ose trafikim te te miturve; d) Prinderit biresues duhet te kene zbatuar procedurat e percaktuara; e) Te gjitha formalitetet ligjore per te perfunduar biresimin duhet te permbushen

    maksimiumi 2 vjet pas dhenies se kujdestarise. Do te jete pergjegjesi e autoritetit kompetent ose te entit te akredituar ne vendin prites qe t`i komunikojne autoritetit kompetent ose entit te akredituar te vendit te origjines, terma te dekretit te biresimit kur ky do leshohet.

    4.8 SUPERVIZIMI Kur nje femije jepet ne biresim autoritetet kompetente ose entetet e akredituara duhet te: a)-te pranojne pergjegjesine per te supervizuar kujdestarine; b)-te dergohen raporte te nevojshme e te herepashereshme autoritetit kompetent ose entit te akredituar ne vendin e origjines per nje periudhe te percaktuar.

  • 23

    23

    4.9 ZGJIDHJA Ne qofte se kujdestaria eshte revokuar perpara se biresimi te jete perfunduar, autoriteti kompetent dhe/ose enti i akredituar do te jene pergjegjes per te siguruar gjetjen e nje kujdestarie alterantive te kenaqshme. Ne rastin e biresimit nderkombetar, autoriteti kompetent ne Shtetit prites do te jete pergjegjes te siguroje nje kujdestari alternative te kenaqshme pra te sigurohet nje status ligjor dhe I perhershem I femijes Kjo do te behet ne marreveshje me autoritetin kompetent ne vendin e origjines. 4.10 KERKIMI I ORIGJINAVE Autoriteti kompetent ose entet e akredituara do te ruajne dokumentat te lidhura me cdo femije per kerkesa te ardhshme te mundeshme. Ne rastin e biresimit nderkombetar do ta kene kete pergjegjesi autoritetet kompetente ose entet e akredituara te te dy vendeve. 4.11 STUDIME DHE KERKIME Autoritetet kompetente ose entet e akredituara duhet te gjejne menyren qe i gjithe dokumentacioni i vlefshem te ruhet dhe te jete i hapur me qellim qe kerkimet te serioze dhe te besueshme te mund te jene inkurajuese dhe te vena ne zbatim. 4.12 RREGULLORE PER ENTET E AKREDITUARA a) te gjitha entet e akredituara duhet ti nenshtrohen akreditimit dhe mbikqyrjes periodike

    nga autoriteteve kompetente ne shtetet respektive; b) ne rastin e biresimit nderkombetar, enti i akredituara ne Shtetin e origjines duhet te jete i

    autorizuar nga nje autoritetet kompetent i vendit prites dhe anasjelltas.

    4.13 MBAJTJA E LIDHJEVE ME KOMUNITETIN E ORIGJINES Femijet e biresuar mund te kene nevoje per kontakte me personat te origjines se tyre ashtu sic kane nevoje per mbeshtetje dhe pranim nga komuniteti I familjes biresuese. Autoriteti kompetent ose entet e akredituar duhet te garantojne cdo perpjekje te mundeshme ne kete drejtim.

  • 24

    24

    4.14 KONTAKTET ME FAMILJE TE TJERA BIRESUESE Prinderit biresues mund te kene nevoje per kontakte me familje te tjera biresuese dhe kjo duhet te favorizohet nga autoritete kompetente dhe/ose nga ente te akredituara . 4.15 KOSTOT Mund te kerkohen ose te paguhen vetem kostot reale dhe shpenzimet ne lidhje me onoraret e arsyeshme per personat e perfshire ne biresim. 4.16 MBYLLJA E ENTEVE TE AKREDITUARA Ne rastin e mbylljes se nje enti te akredituar Autoriteti kompetent do te kete pergjegjesine per te garantuar transferimin dhe ruajtjen e dokumentave dhe t`i arkivoje prane nje autoriteti tjeter kompetent ose enti te akredituar. 4.17 PERKRAHJA DHE PUBLICITETI Autoritetet kompetente dhe/ose entet e akredituara duhet: a) Te jene pergjegjes te promovimit te nje konteksti social dhe kulturor pozitiv per te

    mbeshtetur te drejtat e femijeve te biresuar; b) Te perkrahin politikat qe i japin prioriet familjeve alternative te perhereshme per femijet

    qe jane te privuar nga familja e tyre e origjines; c) Te shfrytezojne te gjitha burimet per te gjetur familje per femijet, vetem me konsensusin

    e autoriteteve pergjegjese per te miturit, dhe per femijet sipas moshes dhe nivelit te tyre te pjekurise;

  • 25

    25

    5. STUDIMI MBI FEMIJEN Raporti i detajuar mbi femijen duhet te perfshije, persa te jete e mundur, informazionet e meposhteme mbi historine dhe nevojat e tij: a) Te dhenat e zyres se gjendjes civile, nese jane te disponueshme, me dokumentacionin

    perkates. b) Fotografi e koheve te fundit te femijes.

    c) Historia e femijes, perfshire ketu: • Emrin dhe personi qe ia ka zgjedhur ate; • Kronologji e detajuar e historise se kujdestarise me data dhe shpjegime per

    transferimin; • Arsye te qarta per te cilat femija eshte abandonuar ose eshte refuzuar. d) Historia e familjes se origjines qe perfshijne; • informacionin per prinderit biologjike, vellezerit dhe motrat dhe per familjen e gjere. • situaten familjare; • kontekstin etnik, racial dhe fetar; • historine shendetesore; • informacionin mbi shtatezanine dhe lindjen.

    e) Gjendja emotive, mendore dhe fizike te femijes. f) Raport mbi kushtet shendetesore te femijes dhe mbi historine e tij mjekesore

    (perfshire periudhat e mundshme te shtrimeve ne spital). g) Situaten aktuale, kategorine e ndihmes (ne familjen e origjines , ne familjen e kujdestarise, ne insitut etj ), marredheniet, zakonet dhe sjelljet. Mundesisht keto informacione te shkruhen ne “Librin e jetes”. h) Opinioni i femijes, duke patur parasysh moshen e tij dhe nivelin e pjekurise.

  • 26

    26

    i) Vleresimi i ekipit te mbeshtetjes profesionale multidisiplinare ( kur eshte e mundur) me motivacionin per propozimet e biresimit dhe treguesit e karakteristikave te familjes qe do te ishte me e pershtatshme per te perballuar nevojat e femijes. j) Te shpjegohen arsyet, ne rastin kur biresimi nderkombetar do te konsiderohet si zgjidhje optimale e ndihmes. 6. STUDIMI NE FAMILJEN BIRESUESE Familja e ardhshme biresuese do te marre pjese ne pergatitjen e raportit social, i cili duhet te jete te permbaje elementet e meposhtem: a) Te dhenat e gjendjes civile te bashkangjitura me dokumentat perkatese, si, certifikate

    e marteses, e divorcit, e lindjes etj. b) Historia e familjes se ardhshme biresuese, qe permbledh: • Eksperiencat e femijerise dhe te rritjes; • Relacionet nderpersonale; • Informacionet mbi pjesetaret e tjere te familjes; • Qendrimi i femijeve dhe i te afermve te tjere ne lidhje me projektin e biresimit; • Perkatesia fetare, sociale, etno-kulturore, gjuhesore e familjes se ardhshme biresuese; • Sanksione e denime per vepra penale dhe dhune mbi te miturit, nese ka patur te tilla;

    c) Fotografi e koheve te fundit te familjes. d) Situata fizike, mendore, emotive dhe kapaciteti edukues i familjes se ardhshme

    biresuese. e) Raporti mjekesor mbi situaten shendetesore dhe historine mjekesore te familjes. f) Certifikata te punesimit dhe te te ardhurave.

  • 27

    27

    g) Konteksti social dhe kushtet e jeteses. h) Motivimi ndaj biresimit. i) Aftesia per te siguruar mbrojtje dhe konfort ne nje atmosfere afeksioni dhe sigurie

    morale e materiale. j) Gatishmerine e parashikueshme te nje mbeshtetjeje te vlefshme nga ana e familjareve,

    te miqve dhe te komunitetit lokal. k) Vleresimi i ekipit profesional multidisiplinar (kur eshte e mundur) i cili verteton: • Motivacionet e mendimit pozitiv mbi prinderit e ardheshem biresues; • Karakteristikat e femijes (mosha, seksi, pranimi i vellezerve e motrave, minoret me

    nevoja speciale etj.) qe do te deshironin te biresonin dhe qe do te ishin ne gjendje te prisnin.

    l) Aftesia e familjes biresuese per te menxhuar problemet raciale dhe nderkulturore dhe deshiren e mundeshme te femijes per te kerkuar origjinen e tij, ne rastin e nje biresimi nderkombetar.

  • 28

    28

  • 29

    29

    KAPITULLI 3

    LINJA UDHEZUESE PER BIRESIMIN HETEROFAMILJAR Keto linja - udhezuese duhet te sherbejne per uljen e risqeve ne kujdestarite heterofamiljare, duke forcuar sherbimet per biresimin dhe per familjet biresuese, me qellim per te mbrojtur shendetin, sigurine, bagazhin etnik dhe dinjitetin e femijeve qe i jane dhene ne kujdesje ketyre familjeve. Kujdestaria konsiderohet nje menyre sistemimi, jashte perberjes familjare, me pak strikte e me e vlefshme per femijet qe kane nevoje per kujdesje te perkohshme zevendesuese te familjes. GLOSARI Kujdestaria heterofamiljare: tregon futjen ne nje familje alternative. Periudha e kujdestarise mund te ndryshoje sipas shteteve, per te plotesuar kerkesat specifike te cdo femije. Mund te jete kujdestari me synim biresimin, kujdestari per fundjave ose per pushime, kujdestari mbeshtetese familjes se origjines per femijet me paaftesi mendore ose fizike, te nje grupi femijesh ne nje familje ose afatgjate per femijet qe nuk mund te biresohen. Familja kujdestare: eshte e perbere nga adulte qe jane te autorizuar nga autoritetet kompetente per te dhene, ne shtepine e tyre, perkujdesje fizike, mbeshtetje e suport emotiv te perkohshem femijeve qe u jane dhene ne kujdestari, ne kuadrin e nje nderhyrje te planifikuar dhe te qellimte, e cila duhet te perfshihet ne nje projekt me te gjere per jeten e femijes. Prinderit biologjike: ne kete kontekst nenkuptohen dy prinder, nese ekzistues, baba ose nene nese te pamartuar. Grup mbeshtetes: me kete term nenkuptohet grupi i perbere nga operatore per kujdestarine familjare, familja e origjines dhe familja biresuese, i cili sipas nevojave duhet te perfshije edhe nje ekip profesionistesh ne sektore si psikologjia, sherbimi social, shendeti, edukimi dhe e drejta. Grupi mbeshtetes multidisiplinar, nese ky sherbim eshte i ofrueshem, duhet te organizohet dhe te ndjeke projektin e kujdestarise te cdo minori.

  • 30

    30

    PRINDERIT BIOLOGJIKE "femija duhet te regjistrohet menjehere pas lindjes dhe pas kesaj ka te drejten e nje emri, te marre nje nenshtetesi dhe nese eshte e mundur, te njohe prinderit e tij dhe te cilet te perkujdesen per te"

    Konventa e OKB mbi te drejtat e femijes N.7.1

    1.1.E DREJTA PER RESPEKT DHE DINJITET PERSONAL Prinderit biologjik kane te drejten e dinjitetit personal, te respektit dhe te informohen mbi te drejtat e tyre dhe si ti ushtrojne ato. Ne te njejten kohe ata duhet te respektojne edhe te drejtat e te tjereve. 1.2.PLANIFIKIMI DHE PJESMARRJA NE KUJDESTARINE E FEMIJES Prinderit biologjike duhet te kene: a- pergjegjesine per te planifikuar kujdestarine e femijes se tyre; b- te drejten te jene pjese e grupit mbeshtetes; c- detyrimin per te ndjekur ne menyre strikte detyrat e marra ndaj femijes, sherbimeve

    sociale, familjes kujdestare dhe ekipit nese ekziston; d- e drejta per te marre informacione dhe t'u adresuar ndaj te gjitha burimeve ekzistuese

    per te lehtesuar kthimin e femijes se tyre. 1.3.INFORMACIONE TE MEPARSHME Prinderit biologjik duhet te japin informacione mbi te kaluaren e tyre, mbi ate te femijes, mbi historine shendetesore dhe fazat e ndryshme te historise se tyre.

  • 31

    31

    1.4. BASHKIMI Prinderit biologjike kane te drejten te presin serisht femijen e tyre pas kujdestarise: a) nese konditat e familjes do te normalizohen; b) nese kujdestaria ishte bere me kerkesen e tyre. 1.5.NGJARJE TE RENDESISHME Prinderit biologjik kane te drejten te informohen mbi cfaredo lloj ngjarje te rendesishme ne jeten e femijes. 1.6.EDUKIMI FETAR DHE ETNO - KULTUROR Prinderit biologjik kane te drejten te shprehin nje preference per edukimin qe i duhet dhene femijes ne lidhje me fene, gjuhen dhe kulturen etnike. 1.7.KERKESE Familja biologjike ka te drejten e respektimit te mendimeve, ndjenjave, opinioneve, bindjeve pa u perballuar me nje proces publik. 1.8.HEQJA E TE DREJTES PRINDERORE Heqja e te drejtes prinderore mund te merret ne konsiderate vetem pas verifikimit te paaftesise se vertete te prinderve biologjike te vazhdojne nje perfshirje frytdhenese ne jeten e femijes. 2. FEMIJA NE KUJDESTARINE FAMILJARE "nje femije qe privohet per gjithmone ose perkohesisht nga ambjenti i tij familjar ose ne interes te tij nuk mund te lihet ne kete ambjent, ka te drejten e nje mbrojtje te vecante dhe asistence nga ana e Shtetit".

    Konventa e OKB-se mbi te drejtat e femijes, N.20.1

    2.1.PJESMARRJA NE PROJEKTIN E KUJDESTARISE Perpara se te fillohet ose te percaktohet nje ndryshim ne kujdestari, femija i perfshire duhet degjuar ne menyren e pershtatshme me moshen dhe nivelin e pjekurise se tij;

  • 32

    32

    2.2 KONTAKTE ME FAMILJEN BIOLOGJIKE Femija ne kujdestarine heterofamiljare, nese nuk ka kontestime, duhet te mbaje kontakte me pjestaret e familjes biologjike. 2.3.NEVOJA KRYESORE TE FEMIJES Femijes ne kujdestari heterofamiljare i duhet te ofrohen: a) kura mjeksore dhe te dhembeve parandaluese, emergjence dhe nje ushqim te mire, b) veshje te pasterta dhe te pershtatshem per stinen, nevojave individuale, moshes, seksit

    dhe aktiviteteve te femijes; c) edukim formal dhe informal sipas capacitete te tij dhe ligjeve te Shtetit; d) mbeshtetje nevojave shpirterore ne pakt me deshirat e familjes biologjike, nese eshte

    e mundur; e) mundesi sherbimesh asistence dhe mbeshtetje emotive e psikologjike ne vecanti ne

    lidhje me zhvillimin e nje sjellje te shendetshme e korrekte edhe ne fushen seksuale, f) mundesi per te kultivuar bagazhin e vet etno-kulturor. 2.4.RAPORTI SOCIAL MBI MINORIN Kujdestaria heterofamiljare eshte nje projekt i personalizuar per minorin dhe duhet te percaktohet mbi bazen e nje studimi te situates se tij psikologjike, sociale, mjeksore dhe ligjore dhe asaj te prinderve te tij biologjike. Studimi mbi minorin duhet te pergatitet nga operatore profesionale te nje autoriteti ose te nje sherbimi social kompetent.

  • 33

    33

    Raporti duhet: a) te perbeje nje baze per bashkimin me familjen e ardhshme kujdestare dhe t'i jape asaj

    elementet per te marre nje vendim; b) te perballoje nevojat e femijes per te patur informazione mbi prinderit e tij biologjike

    ne momentin e duhur; c) te favorizoje prinderit kujdsetare te kuptojne femijen dhe t'ju jape atyre informazione

    te rendesishme mbi te, perfshire ketu te dhena edukative te llojit etnik, social, kulturor dhe fetar.

    Studimi i minorit, ne formen e nje raporti te detajuar, duhet te jape informacione te parashikuara ne Seksionin 5. 2.5.KUJDESTARI BINJAKESH OSE VELLEZERISH Binjaket dhe vellezerit nuk duhet te ndahen ne kujdestari pervec ne rast rrethanash te vecanta. Nese per ndonje arsye ata jane ndare, duhet lehtesuar mbajtja e kontakteve. 2.6.PERGATITJA PER KUJDESTARI Kur per femijet, vecanerisht per me te medhenjte, vendoset kujdestaria familjare, ata duhet te pergatiten ne menyre te pershtatshme per kujdestarine e zgjedhur nepermjet: a) informimin dhe mbeshtetjen qe te jene ne gjendje te kuptojne konceptin e kujdestarise

    familjare; b) nje prezantim i duhur i prinderve te ardhshem kujdestare, i menyres se tyre te jeteses

    nepermjet takimeve, vizitave, fotografive, videove, letrave etj.

  • 34

    34

    2.7. LIBRI I JETES Femija ka te drejten te kete historine e jetes se tij. Mundesisht nje Liber i Jetes, qe mund te paraqitet ne forma te ndryshme duke sjelle historine dhe te gjitha informacionet e tjera te rendesishme per femijen, duhet te pergatitet dhe te shoqeroje kujdestarine. 2.8.KOHE E LIRE DHE AKTIVITETE SOCIALE Loja dhe festimet e ngjarjeve te shenuara e jetes duhet te inkurajohen si aspekte te rendesishme te zhvillimit te femijes. 2.9.PERGATITJA PER NJE JETE TE PAVARUR Femija ne kujdestari ka te drejten te inkurajohet dhe te marra elementet baze per nje jete frytdhenese. 2.10.KERKIMI I ORIGJINES Femija ka te drejten e identitetit te tij dhe ne vecanti te informacioneve mbi atesine dhe memesine. Autoritetet kompetente dhe sherbimet sociale duhet te garantojne plotesimin e kesaj te drejte dhe te ofrojne sherbime psiko-sociale te gjitha paleve te perfshira kur ndermerret nje kerkim i origjines. 3. FAMILJA KUJDESTARE 3.1.APROVIMI Aprovimi i famljeve te ardhshme kujdestare do te jete pergjegjesi e autoriteteve kompetente ose e sherbimeve sociale per kujdestarine. 3.2.STUDIM SOCIAL MBI FAMILJEN Studimi social mbi familjen duhet te pergatiten ne komunitetin e vendbanimit te personave qe bejne kerkesen dhe duhet te redaktohet nga operatore profesionale dhe duhet te permbaje informacionet e parashikuara ne seksionin 6.

  • 35

    35

    3.3.TE DREJTAT Familja kujdestare ka te drejten te trajtohet me dinjitet dhe respekt, te konsiderohet parasegjithash si nje familje, si nje mbartese sherbimesh dhe te informohet mbi te drejtat e saj dhe si ti ushtroje ato. 3.4.DEKLARATE GATISHMERIE Familja kujdestare duhet te firmose nje deklarate gatishmerie perpara se femija t`i jepet ne kujdestari. Kjo deklarate duhet te permbaje te drejtat dhe pergjegjesite e familjes kujdestare, te autoriteteve kompetente ose te sherbimeve sociale te perfshira. 3.5.MARREVESHJE KUJDESTARIE Familja kujdestare duhet te firmose nje marreveshje kujdestarie perpara se te prese cdo femije qe do t`i jepet ne kujdestari. 3.6.INFORMACIONE MBI MINORIN Familja kujdestare do te marre nga autoritetet kompetente ose nga sherbimi social te gjitha informacionet te lidhura me historine psikologjike, emotive dhe fizike te minorit dhe te familjes se tij. 3.7.KUJDESTARI NE RASTE EMERGJENTE Kujdestarite ne raste emegjente te pranuara nga familja kujdestare duhet te shoqerohen nga nje dokument i shkruar i autoriteteve kompetente ose sherbimt social per te dhene te gjitha dokumentat e rregullta te nevojshme brnda njeperiudhe te vendosur pasi femija eshte dhene ne kujdestari. 3.8.PJESMARRJA NE PROJEKTIN E NDERHYRJES Familja kujdestare duhet te bashkepunoje per pergatitjen e nje projekti te shkruar per cdo femije qe ka ne kujdestari. Ky duhet te rishikohet ne intervale te rregullta dhe te adresohet per kthimin e femijes ne familjen e tij te origjines ose per zbatimin e programeve alternative te perhershme. 3.9.SHKEMBIME INFORMACIONI MBI FEMIJEN Familjet kujdestare duhet te veprojne ne bashkepunim me perfaqesuesit e autoritetit dhe/ose te sherbimit social per te planifikuar zgjidhjet qe do t`i ofrohen cdo femije.

  • 36

    36

    Ato duhet te inkurajohen te furnizojne te gjitha informacionet ne lidhje me progreset e femijes ose probleme te mundshme. 3.10.MARREDHENIE ME FAMILJEN BIOLOGJIKE GJATE KUJDESTARISE Familjet kujdestare duhet te lehtesojne komunikimet e femijes me familjen bilogjike ne marrveshje me projektin e caktuar dhe ne bashkepunim me autoritetet kompetente dhe/ose sherbimin social. 3.11.LARGIME OSE LENDIME Ne rastin kur femija ka sjellje auto-lenduese ose largime nga shtepia, familja kujdestare duhet ta referoje menjehere autoriteteve kompetente e/ose sherbimit social dhe te organizohet parapergatitja e veprimtarive te nevojshme. 4. AUTORITETE KOMPETENTE DHE ENTE “Shtetet qe firmosin njohin te drejten e femijes qe eshte dhene ne kujdestari nga autoritetet kompetente me qellim per t`i garantuar perkujdesje, mbrojtje ose trajtim t semundjeve fizike ose mendore dhe revizionimin periodik te trajtimit te parashikuar per femijen dhe te gjitha aspekteve te tjera te rendesishme te kujdestarise se tij”.

    Konventa e OKB-se mbi te drejtat e femijes, N.25

    4.1.AKREDITIMI Kujdestarite familjare duhet te organizohen ekskluzivisht nepermjet autoriteteve qeverisese per kujdestarine familjare, sherbime sociale kompetente ose ente te njohura/te akredituara. 4.2.MANUAL TEORIKO-PRAKTIK Autoritetet kompetente dhe/ose sherbimi social duhet te pergatisin, te mbajne, perditojne dhe te perdorin nje manual te shkruar mbi politikat dhe procedurat qe duhet te ndiqen.

  • 37

    37

    4.3.NDERHYRJE PER TE MBAJTUR FEMIJEN NE FAMILJEN E TIJ TE ORIGJINES Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te sigurohen qe jane kryer te gjitha sherbimet e mundshme per te mbajtur femijen ne familjen e tij dhe qe kujdestaria eshte zgjdhja me e mire per asistencen e femijes. 4.4.STUDIM SOCIAL MBI FEMIJEN Perpara nje kujdestarie autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te pergatisin nje studim social mbi femijen, ne te cilin te perfshihen informacione te gjera mbi statusin dhe nevojat e tij. 4.5.KERKIMI E APROVIMI I FAMILJEVE DHE PERGATITJA E STUDIMIT SOCIAL Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te kerkojne, te zgjedhin, te informojne dhe te pergatisin familjet kujdestare. Aprovimi i familjeve kujdestare duhet te behet sipas procedurave te percaktuara dhe mbi bazen e nje studimi social mbi familjen kujdestare te redaktuar sic eshte cituar ne seksionin 6. 4.6.BASHKIMI Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te organizojne nje sistem per: a) te percaktohen nevojat e femijes dhe te familjes biresuese; b) te perkojne nevojat e femijes me aftesite dhe burimet e familjes kujdestare; c) te pergatitet si femija ashtu dhe familja kujdestare per kujdestarine; 4.7.EKIPI MBESHTETES Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te perdorin nderhyrjet e nje ekipi mbeshtetes per te garantuar realizimin e qellimeve te kujdestarise.

  • 38

    38

    4.8.PERGATITJE NE FUNKSION NE PUNES Operatoret e sherbimeve per familjen dhe kujdestarine duhet te jene persona te kualifikuara, me pergatitje specifike dhe eksperience ne kete sektor, t`i nenshtrohen nje perditimi te vazhdueshem dhe supervizionimit nga ana e supervizoreve kompetente. Numri i rasteve qe i caktohen cdo operatori duhet te vendoset ne baze te nivelit te nderhyrjeve dhe mbeshtetjeve te kerkuara per te perballuar nevojat e parashikuara per cdo femije. 4.9.DEKLARATE GATISHMERIE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te drejtojne dhe te realizojne firmosjen nga ana e familjes kujdestare te nje deklarate gatishmerie si nje kusht per te marre nje kujdestari. kjo deklarate duhet te perfshije te drejtat dhe pergjegjesite e familjes kujdestare, te familjes biologjike, te autoritetit kompetent dhe sherbimit social te perfshire. 4.10.LIMIT NE NUMRIN E KUJDESTARIVE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te vendosin nje limit rreth numerit te femijeve qe mund te jepen ne kujdestari njekohesisht nje familjeje. Binjaket dhe vellezerit duhet te jepen ne kujdestari te njejtes familje. 4.11.MARREVESHJE MBI KUJDESTARINE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te drejtojne dhe te realizojne firmosjen nga familja kujdestare nje marreveshje kujdestarie ne lidhje me cdo femije ne ate familje. Marreveshja duhet te perfshije numerin e vizitave te kontrollit qe duhet te kryhen nga operatori social dhe dergimin e raporteve te nevojshme mbi adaptimin e minorit dhe progreset e tij. 4.12.RUAJTJA E LIDHJEVE FAMILJARE Nese eshte e mundur, autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te favorizojne kontaktet e femijeve me familjen biologjike qe i pergjigjen interesit me te mire te femijes. 4.13.PROGRAMI I PERHERSHEM Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te fillojne te paashikojne nje program te perhershem per te ardhmen e femijes menjehere pas fillimit te kujdestarise.

  • 39

    39

    4.14.LARGIMI, KEQTRAJTIMI DHE ABUZIMI I FEMIJES SE DHENE NE KUJDESTARI Sinjalizimet per keqtrajtime ose abuzime mbi femijen e dhene ne kujdestari nga ana e familjes kujdestare ose largimi i femijes, duhet te shqyrtohen menjehere konform ligjeve ne fuqi dhe linjave udherrefyese te autoritetit kompetent dhe/ose sherbimit social. 4.15.VERIFIKIM PERIODIK RECIPROK Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te zbatoje nje procedure me qellim per te kryer nje verifikim periodik reciprok me pjesmarrjen e familjes kujdestare. Ky verifikim do te vleje per te vleresuar aftesire dhe nevojat e familjes kujdestare gjate perkujdesjes se femijes dhe marredheniet midis autoritetit kompetent dhe/ose sherbimit social dhe familjes kujdestare. 4.16.NJOHJE E KONTRIBUTIT TE DHENE NGA FAMILJET KUJDESTARE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te zhvillojne nje politike qe te coje ne njohjen e kontributitit pozitiv qe japin familjet kujdestare ne fushen e mbrojtjes se minoreve. 4.17.REVOKIM I APROVIMIT DHENE FAMILJEVE KUJDESTARE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te percaktojne nje linje politike dhe procedura te shkruara per revokimin, sipas rrethanave, te aprovimit dhene familjeve kujdestare. Procedurat e shkruara duhet te perfshijne doreheqjen vullnetare te sherbimit nga ana e familjes, keshtu si dhe mundesine e paraqitjes se nje kerkese kunder urdherit te revokimit me qellim qe te rishikohet. 4.18.RUAJTJA E INFORMACIONEVE Autoriteti kompetent dhe/ose sherbimi social duhet te kene nje arkiv dosjesh individuale qe te prmbajne dhe raportet periodike ne lidhje me ecurine e kujdestarise.

  • 40

    40

    5. STUDIM MBI FEMIJEN Raporti i detajuar mbi femijen duhet te permbaje mundesisht informacionet e meposhtme mbi historine dhe nevojat e tij: a) te dhena te gjendjes civile dhe nese eshte e mundur dhe dokumentat respektive. b) Fotografi te fundit te femijes. c) Historia e familjes se origjines qe perfshijne:

    • Emri dhe personi qe e ka zgjedhur;

    • Kronike e historise e detajuar te kujdestarise me data dhe shpjegime per

    transferimin d) Arsyet e qarta perse dhe persa kohe femija do te kete nevoje per kujdestari; e) Fakte te meparshme te familjes se origjines qe perfshijne:

    • Informacione rreth prinderve biologjike, vellezerve dhe familjes se gjere;

    • Situata familjare

    • Raca, konteksti etnik dhe feja;

    • Historia mjeksore f) Gjendja fizike, emotive dhe mendore te femijes. g) Raport i detajuar mjekesor mbi kushtet shendetesore te femijes dhe historine e tij

    mjekesore (perfshire periudhat e mundshme te shtrimeve ne spital). h) Kushtet aktuale, zgjidhje te pershtatura ( me familjen e origjines, familjen kujdestare,

    ne institur etj...), raporte, jeta e perditshme, zakone e sjellje. Mundesisht keto informacione te shkruhen ne “Librin e jetes”.

    i) Opinioni i femijes duke marre parasysh moshen dhe nivelin pjekurise.

  • 41

    41

    j) Opinioni i nje ekipi multidisiplinar mbeshtetes i perbere nga operatore profesioniste me motivacionin per kujdestarine familjare dhe kushtet e familjes qe do te paraqitetet me e pershtatshme per te perballuar nevojat e femijes.

    6. STUDIM MBI FAMILJEN KUJDESTARE Familja kujdestare do te marre pjese ne pergatitjen e raportit sociale qe do te perfshije te pakten elementet e meposhtem: a) Te dhenat e gjendjes civile te shoqeruara me dokumentat perkatese si certifikata e

    lindjes, e marteses, e divorcit etj. b) Historia e familjes se ardhshme kujdestare, qe perfshin:

    • Eksperienca personale gjate femijerise, rritja dhe marredheniet nderpersonale; • Informacione mbi pjestaret e tjere te familjes; • Sjellje e femijeve ose i te afermve te tjere kundrejt projektit te kujdestarise; • Identiteti gjuhesor, social, etniko-kulturor dhe fetar i familjes se ardhshme

    kujdestare; • Sanksione te mundshme dhe penalizime per vepra penale dhe abuzime mbi

    minoret. c) Fotografi te fundit te familjes. d) Situata fizike, mendore, edukative dhe emocionale e familjes se ardhshme kujdestare. e) Raporti mjekesor mbi situaten shendetesore te familjes dhe historia mjekesore e

    bashkangjitur. f) Deklarata te te ardhurave dhe te punes. g) Kushtet e jeteses dhe konteksti social. h) Arsyet e perkushtimit ndaj kujdestarise familjare.

  • 42

    42

    i) Aftesia per te dhene asistence dhe mbeshtetje ne nje atmosfere afeksioni dhe sigurie morale dhe materiale.

    j) Gatishmeri e parashikueshme per nje mbeshtetje emocionale te vlefshme nga ana e

    familjareve, miqve dhe komunitetit lokal. k) Deklarate e leshuar nga nje ekip multidisiplinar i perbere nga operatore profesionale e

    cila verteton: • Arsyet mbi bazen e te cilave eshte aprovuar familja kujdestare e ardhshme; • Karakteristikat e femijes qe deshiron te prese dhe qe eshte ne gjendje te

    ndjeke (mosha, seksi, pranueshmeria e vellezerve, mbartes i nevojave te vecanta etj).

  • 43

    43

    Sherbimi Social Nderkombetar Seksione kombetare Argjentina – Australia – Kanada – Franca – Gjermania – Japonia – Greqia – Hong Kong – Italia – Vendet e Ulta – Anglia – Shtetet e Bashkuara te Amerikes – Afrika e Jugut – Zvicra – Venezuela. Deget dhe Delegacionet Shqiperia – Finlanda – Izraeli – Zelanda e Re – Portugalia – Spanja. Korespondentet 115 vende ne zona te ndryshme te globit. Sherbimi Social Nderkombetar eshte nje organizem i lindur ne Gjeneve me 1924 i cili pa diskriminim politik dhe fetar, vepron me ndihmn e punonjesve sociale profesionale per te zgjidhur probleme individuale dhe familjare te cilat kerkojne nje nderhyrje jashte shtetit. Sherbimi Social Nderkombetar ka statusin keshillues prane organizmave te ndryshme te OKB ( ECOSOC, UNICEF, UNHCR, UNESCO), te Keshillit te Europes, Konferences se Hages per te Drejtat Nderkombetare Private dhe Asocimin e Shteteve amerikane. Problemet e trajtuara

    • Probleme ligjore dhe sociale me karakter nderkombetar; • Bashkime familjare; • Braktisje e femijeve nga prinder te ndare per shkak emigracioni; • Mbrojtje e femijeve te huaj te vetem ne territor kombetar; • Biresimet ndrkombetare; • Kerkime te atesise; • Probleme te lidhura me riatdheismin; • Nderhyrje ne favor te bashkatdhetareve te riatdhesuar dhe te huajve, qofshin

    ata refugjate, punetor ose student ose pjestare te nje kategorie tjeter sociale; • Kerkim i qytetareve bashkatdhetare ne vendet e huaja.

    Seksioni Italian, Enti Moral, ONLUS, vepron qe nga 1932 me seline ne Rome.

    Rruga: Vittorio Veneto, 96 – 00187 Rome Tel.: 0039/06 4884640 – fax.: 0039/06 4817605

    E – mail: [email protected] Sito Web: www.issitaly.org

  • 44

    44

  • 45

    45

    Falenderime Falenderojme te gjithe ata qe kane kontribuar ne pergatitjen e dokumentave dhe te nderhyrjeve per perpilimin dhe redaktimin e tekstit perfundimtar te ketij Udhezuesi, ne vecanti: • Profesionistet dhe te ngarkuarit me pune te cilet kane dhene nje kontribur te

    vlefshme per realizimin e ketij dokumenti. • Grupi i punes (Dr.Carolyn A. Eberwein, zonjat Lourdes G. Balanon; Nina P. Nayake

    dhe Maria Paz de Guzman) Falenderojme me tej per mbeshtetjen ekonomike dhe organizative te cilat kane mundesuar publikimin: • Agjensia Suedeze te Bashkepunimit per Zhvillimi Nderkombetar (SIDA) • Qendra Suedeze e biresimeve • Departamenti Tailandez i Shendetit Publik

  • 46

    46

    Legjislacionet kombetare dhe nderkombetare referuese

    Konventa mbi te drejtat e femijes, e bere ne New York me 20 nentor 1989.

    Deklarata mbi te principet ligjore dhe sociale ne lidhje me mbrojtjen dhe

    mireqenien e femijeve, me vemendje te veçante kujdestarise familjare dhe biresimit nderkombetar, e adoptuar nga Asambleja e Pergjithshme e K.B. me 3 dhjetor 1986.

    Konventa per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimi ne fushen e

    biresimeve nderkombetare, e bere ne Hage me 29 maj 1993. Ligji 4 maj 1983, nr.184. Disiplina e biresimit dhe e kujdestarise se

    femijeve. Ligji 31 dhjetor 1998 nr.476. Ratifikimi dhe zbatimi i Konvntes per

    mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimi ne fushen e biresimit nderkombetar, bere ne Hage me 29 maj 1993. Modifikimet e ligjit 4 maj 1993,nr.184, me teme biresime te femijeve te huaj.

  • 47

    47

    PERMBLEDHJA PARATHENIA..........................................................................................................................3 HYRJA......................................................................................................................................5 KAPITULLI 1...........................................................................................................................9 1. PERSE NJE UDHEZUES...................................................................................................9 2. PRINCIPET E

    UDHEZUESIT..........................................................................................11 KAPITULLI 2.........................................................................................................................13 1. PRINDERIT BIOLOGJIKE..............................................................................................13 2. FEMIJA.............................................................................................................................15 3. PRINDERIT BIRESUES..................................................................................................18 4. AUTORITETE KOMPETENTE DHE ENTE TE AKREDITUARA..............................20 5. STUDIM MBI FEMIJEN..................................................................................................25 6. STUDIM MBI FAMILJEN

    BIRESUESE.........................................................................26 KAPITULLI 3.........................................................................................................................29 GLOSARI................................................................................................................................29 1. PRINDERIT BIOLOGJIKE..............................................................................................30 2. FEMIJA NE KUJDESTARI

    FAMILJARE.......................................................................31 3. FAMILJA KUJDESTARE................................................................................................34 4. AUTORITETE KOMPETENTE DHE ENTE..................................................................36 5. STUDIM MBI FEMIJEN..................................................................................................40 6. STUDIM MBI FAMILJEN

    KUJDESTARE.....................................................................41 Falenderime.............................................................................................................................45 Legjislacioni kombetar dhe nderkombetar referues................................................................46