474
Punime të Kuvendit Legjislatura e 13-të Viti 1992, nr. 1-2

Punime të Kuvendit Legjislatura e 13-të Viti 1992, nr. 1-2pyetje të këtij lloji dha edhe për ndonjë pyetje tjetër që u bë nga deputetët parafolës, do të jepja këtë

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 13-të

    Viti 1992, nr. 1-2

  • Libri 1, fq. 3 - fq. 474Libri 2, fq. 553 - fq. 894Ribotim, 2009Botimi i parë: libri 1- 2, viti 2008

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 1992

    1

    Tiranë, 2009

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • 5

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 13-tëSesioni i parë

    E shtunë, 04.04.1992Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Pjetër Arbnori

    Pjetër Arbnori - Zonja dhe zotërinj,Të nderuar të ftuar,Nderin e madh për të hapur punimet e parlamentit

    të Parë Demokratik të pasluftës, unë nuk e quaj semë bëhet mua, por të gjithë demokratëve që kanëvuajtur burgjeve, internimeve e mërgimeve, të gjithëtë përndjekurve, të gjithë martirëve të epokës më tëerrët që kaloi atdheu ynë.

    Në emër të nënave e motrave tona, që jetuanme trishtim, në emër të fëmijëve tanë të rritur me tëkeq, falënderoj demonstruesit e parë, falënderojstudentët që dhanë shkëndijën e demokracisë.

    22 marsi qe një festë e trefishtë. Erdhi pranvera,erdhi demokracia dhe pas një thatësire të gjatë reshinjë shi i butë, i bekuar që këndelli bimësinë në fushëe në mal, duke shpëlarë njëherësh edhe murtajënkomuniste. Pas gjysmë shekulli harrese nga bota,ne i kthyem sytë nga Zoti dhe Zoti na pa me dritëne vet. Pas fitores së madhe të demokracisë asgjë etmerrshme nuk ndodhi, asgjë nuk do të ndodhë.Populli ynë u tregua i pjekur, i matur dhe e kaloikëtë pikë kthese me një qetësi të admirueshme.

    Kjo qe fitorja e të gjithëve, edhe e atyre që kujtoninse kanë humbur. Shpejt ata do ta kuptojnë se kadiell për të gjithë, se do të jenë më të lirë nëdemokraci sesa në regjimin e vet, mjaft që t’inënshtrohen Ligjit dhe të mos kërkojnë privilegje.Nuk ka ndodhur më kot që kombi shqiptar kambijetuar në shekuj. Shpirti i tij i madh ka ditur t’ibëjë ballë me durimin e Jovit sëmundjeve tënjëpasnjëshme dhe të dalë i ripërtërirë. Le t’ivërtetojmë botës se jemi një komb që meriton tëpërkrahet pas një paralize të gjatë. Evropa dhe botae qytetëruar do të shikojnë se sa shpejt do t’i heqimpatericat dhe do të ecim në një hap me to. Populliynë nuk është lypës, ai ka nder dhe dinjitet. Atijnuk i ka munguar zelli për punë. I ka munguar vetëmliria. Parlamentit tonë i bie barra që në vend tëantishtetit të ndërtojë një shtet juridik, një shtet kudimensionet e lirisë njerëzore të përputhen me kartëne Helsinkit dhe të Parisit. Parlamenti duhet tëudhëhiqet nga toleranca, kundër ndjenjës sëhakmarrjes, kundër revanshit. Mjaft nëna janë veshurme të zeza deri sot. Duhet të punojmë që rrobat e

  • Viti 1992

    6

    Legjislatura e 13-të

    zisë të mos i veshin nënat e tjera. Është fat i madhqë parlamenti i parë demokratik është i larmishëm,është fat edhe më i madh që në parlament ekzistonnjë opozitë. Do të ishte fatkeqësi kombëtare qëpartia fitimtare t’i merrte të gjitha votat, të mbetejpa kundërshtarë. Atëherë ajo do të ishtekundërshtare e vetvetes. Opozita duhet të luajë roline pasqyrës ndaj partisë së shumicës. Sa më elëmuar të jetë pasqyra, aq më besnik do të jetëshëmbëllimi. Kjo është në dobi të të dyja palëve.Kështu dhe opozita mund të ndihmojë konkretishtqë Parlamenti të ecë në rrugë të mbarë për të mirëne kombit dhe të demokracisë.

    Parlamenti ynë duhet të ecë me traditëndemokratike të periudhës së 1920 -1924, nëvazhdën e demokratëve të mëdhenj Noli, Gurakuqie Prishtina, të ecë në traditën e demokracive tëmëdha perëndimore, që kanë provuar se liria dhepërparimi janë një binom i pandarë. I uroj Parlamentittë ri punë të mbarë në krijimin e shtetit juridik modernsipas standardeve të sotme, si kusht për të vendosurrendin dhe qetësinë për t’i hapur rrugën progresitekonomik e shoqëror, bashkimit me Evropën, përtë zgjidhur çështjen kombëtare në bazë të frymëssë Helsinkit dhe të Parisit.

    Ju falemnderit!

    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, ju ftoj tëkëndojmë së bashku Himnin Kombëtar.

    (Këndohet Himni Kombëtar.)(Duartrokitje)Kalojmë në zgjedhjen e Komisionit të Verifikimit

    të Mandateve dhe Imunitetit. Do të zgjedhim 5deputetë, anëtarë të këtij komisioni. Ju lutem, grupetparlamentare të propozojnë.

    Petrika Minga - Në emër të deputetëve RushenGolemi, Ylli Vejsiu, Tritan Shehu, Genc Ruli, PjetërPepa, Petrika Minga dhe të deputetëve të PS LushPërpali, Ilir Meta, Alfred Paloka, Ibrahim Baçipropozojmë për në Komisionin e Mmandatevezotërinjtë -

    1. Safet Zhulali (PD)2. Sadedin Balla (PD)3. Agim Hoxha (PD)4. Xhevat Lloshi (PS)5. Ndre Legisi (PS)Pjetër Arbnori - Hidhet në votë.Kush është pro? Kundër? Abstenim? Miratohet

    përbërja e Komisionit të Mandatave dhe Imunitetit.Komisioni ngarkohet të verifikojë mandatet dhe

    të paraqesë raportin e tij.Seanca e parë mbyllet. Seanca tjetër hapet ditën

    e hënë, 6 prill 1992, në orën 10-00.

  • 7

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    Pjetër Arbnori - Hapim seancën. Do të jepetraporti i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit ngadeputeti Safet Zhulali.

    Safet Zhulali - Raporti i Komisionit tëMandateve dhe Imunitetit i Kuvendit Popullor.Komisioni i mandateve dhe i imunitetit, nëmbështetje të nenit 20 të ligjit “Për dispozitatkryesore kushtetuese”, u mblodh në datën 4 dhe 5prill 1992. Ai, pasi studioi dhe shqyrtoi mepërgjegjësi aktet e zgjedhjeve për deputetët elegjislaturës së XIII të Kuvendit Popullor dhe pasi idëgjoi e vlerësoi vërejtjet e disa anëtarëve të tij përndonjë pasaktësi lidhur me plotësimin edokumentacionit të zgjedhjeve, arriti në përfundiminse këto akte janë të rregullta në pajtim me ligjin nr.7556, dt. 4.02.1992 “Për zgjedhjet e KuvenditPopullor”.

    Në bazë të procesverbaleve të komisioneve tëzgjedhjeve të zonave dhe të njoftimeve që ka dhënëkomisioni qendror i zgjedhjeve rezulton se - në të100 zonat e zgjedhjeve janë regjistruar 2 milionë e21 mijë e 169 zgjedhës. Nga këta votuan l milionë e826 mijë e 142 zgjedhës ose 90.35% e tyre, sipaskësaj radhe - 62.0872% votuan për kandidatët e PD,25.735% votuan për kandidatët e PS, 4.3809%votuan për kandidatët e PR. Nga 140 vendet përdeputetë që ka Kuvendi Popullor, rezulton - 92 vendeose 65.71% i ka fituar PD, 38 vende ose 27.14% ika fituar PS, 7 vende ose 5% i ka fituar PSD, 2Vende ose 1.43% i ka fituar PBDN dhe 1 vend ose0.71% e ka fituar PR. Nga 140 deputetë të zgjedhurnë legjislaturën e 13 -të të Kuvendit Popullor, 135prej tyre janë me arsim të lartë, 2 me arsim të mesëmdhe 3 studentë. Nga 140 deputetët e zgjedhur 136janë meshkuj dhe 4 femra. Sipas moshës gjendja edeputetëve paraqitet si më poshtë.

    nga 21 -30 vjeç janë zgjedhur 8 deputetënga 31 - 40 vjeç 34 deputetënga 41 -50 vjeç 63 deputetënga 51 - 60 vjeç 31 deputetënga 61- 70 vjeç 4 deputetëDeputetët e zgjedhur janë të profesioneve të

    ndryshme. 6 deputetë janë juristë, 35 deputetë janëarsimtarë e pedagogë, 3 deputetë janë artistë, 74deputetë janë ekonomistë, 25 deputetë janëinxhinierë, 8 deputetë janë agronomë, 12 deputetëjanë mjekë, 11 deputetë janë punonjës shkencorë

    dhe 11 të tjerë janë shkrimtarë e gazetarë. Nëpërbërje të Kuvendit të ri Popullor ka dhezooveterinerë, studentë, nëpunës.

    Të nderuar deputetë, komisioni i mandateve dhei imunitetit, pasi i gjeti në rregull mandatet edeputetëve dhe në pajtim me ligjin “Për dispozitatkryesore kushtetuese”dhe Ligjin “Për Zgjedhjet eKuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”, ipropozon Kuvendit Popullor që të vërtetojë mandatete deputetëve të zgjedhur më 22 dhe 29 mars 1992,ashtu siç i kanë shpallur komisionet e zgjedhjevetë zonave dhe komisioni Qendror i zgjedhjeve përlistën shumëemërore.

    Komisioni Mandateve dhe ImunitetitKryetar Safet ZhulaliNënkryetar Xhevat LloshiAnëtarë - Sadedin Balla, Agim Hoxha, Ndre

    Legisi.Pjetër Arbnori - Kush ka diskutime ose pyetje?Namik Dokle - Do t’i bëjmë pyetjet me shkrim

    apo me gojë?Pjetër Arbnori - Po pyetjet, si rregull, janë bërë

    me shkrim.Namik Dokle - Ka sekretari për të marrë pyetjet?Pjetër Arbnori - Sekretaria...(Sekretaria teknike zë vend)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një ankese

    të bërë nga Partia Socialiste, vendosi të rishikojëvotat e pavlefshme të disa qendrave të votimit tëzonës 91 në Tiranë. Çfarë konkluzioni nxori kykomision pas Verifikimit? A është pasqyruar kjo gjënë dokumentet e tij? Kryetari i Komisionit tëMandateve dhe Imunitetit duhet t’i përgjigjet kësajpyetjeje. Meqë kemi edhe tri pyetje të tjera, kryetari ikomisionit mund t’i marrë pyetjet. Në rast se mund t’ipërgjigjet direkt le të përgjigjet, në rast se kërkon kohë,le të bëjmë 10 minuta pushim. Mos ka pyetje të tjera?

    Namik Dokle - Të na falin zotërinjtë, popërderisa me raportin nuk ishim njohur më përpara,janë duke u formuluar pyetjet.

    Pjetër Arbnori - Mund të bëhet 10 minutapushim, ndërkohë pyetjet të dorëzohen në sekretari.Pas pushimit rifillon seanca e dytë.

    * * *

    Pjetër Arbnori - Seanca hapet.

    E hënë, 06.04.1992Seanca e paradites, ora 10:20

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,Zoti Pjetër Arbnori

  • Viti 1992

    8

    Legjislatura e 13-të

    Kryetari i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetitu përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

    Safet Zhulali - Të nderuar deputetë, nëpërgjithësi pyetjet që janë drejtuar, janë jashtëobjektit të punës së Komisionit të Mandateve.Megjithatë, unë do t’u përgjigjem shkurtimisht -

    Pyetje - Sa është përqindja e procesverbalevetë korrigjuara dhe sa nga këto ishin të pashoqëruarame firma.

    Përgjigje - Kishte shumë pak, rreth 2 -3, qëkishin korrigjime të vogla, të shoqëruara me firma,me përjashtim të njërit, që korrigjimi nuk kishtendonjë efekt me rëndësi.

    Pyetje e deputetit Sabit Broka - Sa është numrii procesverbaleve të korrigjuara dhe sa fletë votimitë pavlefshme dhe shkaku që i bën ato tëpavlefshme?

    Përgjigje - Rreth 140 mijë vota të pavlefshme.Shkaku - Kanë bërë shënime të ndryshme, që ligjinuk lejon të quhen të vlefshme.

    Pyetje - Sa është numri i votuesve mecertifikata?

    Përgjigje - Është rreth 200 mijë.Pyetje e deputetit Musa UIqini - Komisioni

    Qendror i Zgjedhjeve pas një ankese të bërë ngaPartia Socialiste, vendosi të rishikojë votat epavlefshme të disa qendrave të votimit të zonës 91në Tiranë. Çfarë konkluzioni nxori ky komision pasverifikimit? A është pasqyruar kjo gjë në dokumentete tij?

    Përgjigje e pyetjes së Musa UIqinit - Pasindryshimi i përqindjes të rezultateve te kandidatëveishte i madh, nuk influencoi në rezultat. Analog ishtedhe problemi për zonën 4 të Beratit, iu paraqitproblemi gjykatës dhe gjykata ka vendosur që nukinfluenconte në rezultat.

    Pyetje e deputetit Gramoz Ruçi - Përse nuk unxor rezultati i votimeve mbi bazën e rezultateve tëqendrave të votimit, ndërkohë që në rregulloren eKomisionit Qendror ishte miratuar një gjë e tillë?

    Përgjigje - Nuk ishte miratuar një gjë e tillë.Pyetje e deputetit Gramoz Ruçi - Përse ndryshoi

    kjo pikë e rregullores 3 ditë pas votimit?Përgjigje - Është vendimi i Komisionit Qendror

    të Zgjedhjeve.Pyetje e deputetit Gramoz Ruçi - Si e konsideron

    Komisioni i Mandateve votimin e zgjedhësve papasaportë, ndërkohë që në ligj një gjë e tillë ishte endaluar? Kush i jep të drejtën Komisionit Qendrortë shkelë ligjin në këtë pikë, ndërkohë që përformulën matematike u desh të formulohej?

    Përgjigje - Mendojmë që forcat e caktuara duhejtë kishin protestuar me parë për këtë problem.

    Pyetje e deputetit Gramoz Ruçi - Shifra 7.71%e fletëve të pavlefshme ose 140 mijë si konsiderohetnga komisioni i mandateve? Një shifër e tillë e rrallëpër votimet e lira demokratike në vendet evropiane,SHBA, Kanada, si mendoni, me çfarë lidhet?

    Përgjigje - Në të ardhmen, Komisioni Qendrorapo të tjerë le të bëjnë studimet e duhura për këtoprobleme. Kryesisht janë shënimet që ligji nuk elejon që vota të quhet e vlefshme.

    Pyetje - Listat e votuesve nuk u afishuan sipasligjit, 20 ditë para zgjedhjeve. A konsiderohet ngaana juaj shkelje e ligjit një gjë e tillë? Si ka ndihmuarnë rezultatin e zgjedhjeve një shkelje e tillë, kur dihetqë deri ditën e zgjedhjeve njerëzit vraponin për tëgjetur emrin në listë?

    Përgjigje - Natyrisht që kjo është një shkelje,që ka influencuar në të gjitha subjektet që morënpjesë në votime.

    Pyetje - Në Ligjin elektoral nuk lejohej fushatanga të huajt. A konsiderohet nga ana juaj si komisionshkelje pjesëmarrja e të huajve në mitingje?

    Përgjigje - Nuk është në detyrën e Komisionittë Mandateve t’i përgjigjet një pyetjeje të tillë,megjithatë, nga eksperienca personale unë vetëmdo të thosha një fakt që gjatë fushatës elektorale,për shembull në Dibër, pjesëmarrjes së vëllezërvetanë nga Dibra e Madhe iu vu etiketa “i huaj”.

    Falemnderit!Ermelinda Meksi - Me falni, po unë kam bërë

    një pyetje për të cilën nuk mora përgjigje dhe as upërmend fare. Pyetja ishte - a është bërë përpunimii të dhënave të votimit sipas të gjitha niveleve, dukefilluar nga qendra e votimit në zonën e votimit? Këtëpyetje e kam bërë dhe kërkon përgjigje të saktë,sepse të dhënat e votimit në çdo qendër votimi dheqë këtej në zonën e votimit, flasin për thelbin esaktësisë së votimit. Për shembull shuma e votavetë vlefshme të çdo subjekti plus fletët e pavlefshmenë kutinë e votimit japin numrin e votuesve në atëqendër dhe e njëjta llogaritje do të përsëritet dhepër zonën e votimit. E bëj këtë pyetje, sepsesaktësia e rezultateve të zgjedhjes varet pikërishtnga shkalla e diferencave të këtij lloji. Jam interesuarkohë më parë dhe kam mësuar nga përfaqësues tëPS në këtë komision, se përpunimi i këtyre tëdhënave është ndaluar nga Komisioni Qendror ivotimit, duke u vendosur kjo me shumicë votash.Bëj pyetjen - mbi ç’bazë ligjore vendosi ky komisionnë këtë mënyrë? Duke marrë në konsideratë

  • 9

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    përgjigjet që kryetari i komisionit të mandateve përpyetje të këtij lloji dha edhe për ndonjë pyetje tjetërqë u bë nga deputetët parafolës, do të jepja këtëparapërgjigje; Parlamenti vendosi këtë komisionmandatesh pikërisht për të vërtetuar përparakomisionit të votimit se sa të sakta kanë qenëveprimet e këtij komisioni qendror të votimit, pra jukeni mandatin e Parlamentit, pikërisht për të dhënëpërgjigje edhe për këto probleme.

    Falemnderit!Safet Zhulali - Për sa i përket pyetjes suaj,

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nxjerrë rezultatetmbi bazë të procesverbaleve të zonave, sikurse erekomandon ligji i zgjedhjeve. Ndërkohë përpunimi itë dhënave edhe për qendrat e votimit është një punëqë ka nisur dhe do të vazhdojë. Saktësia erezultateve të zgjedhjeve është e vërtetuar, mbasinë punën që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjevejanë marrë parasysh rezultatet e votimit për çdosubjekt, që janë në pjesën e brendshme tëprocesverbalit.

    Kastriot Islami - Lidhur me përgjigjen që i dhatëpyetjes së drejtuar nga Gramoz Ruçi, kampërshtypjen se ka një kontradiksion nga ana juaj.Bëhet fjalë për pyetjen - si shpjegohet që KomisioniQendror i Zgjedhjeve mori një vendim për tëpërpunuar rezultatet mbi bazën e qendrave të votimitdhe 3 ditë pas zgjedhjeve e anuloi këtë veprim. Juthatë se nuk është marrë një vendim i tillë, ndërkohëqë pastaj thatë se vendimi i marrë pas 3 ditësh ishtei rregullt. Pra, e para, vendimi është marrë (ju thatëqë nuk është marrë) dhe e dyta është marrë 3 ditëpas votimit, në datën 25.

    Safet Zhulali - Pyetja e zotit Gramoz nuk katë bëjë me punën e komisionit të mandateve, po tëkomisionit të zgjedhjeve. Ky komision e ka nxjerrërezultatin, pastaj ai është marrë dhe me përpunimine të dhënave në bazë të çdo qendre votimi dhe e kaçuar këtë deri te numri 40. Ai do të vazhdojë. Po endërpreu, është puna e tij, ai mban përgjegjësi përkëtë.

    Gramoz Ruçi - Unë e di mirë që nuk jeni marrëju me zgjedhjet. Po kaq mirë duhet të dini ju, nëemër të komisionit të mandateve që morët mandatine këtij Parlamenti, që të kontrolloni ligjin që kamiratuar Parlamenti i mëparshëm dhe detyrat ekomisionit përkatës që ishte caktuar për tëkontrolluar ligjin. Kështu që këtu ju duhet të flisninë emër të ligjit këtu dhe në emër të kontrollit, nëemër të këtij Parlamenti për atë komision. Pra,përgjigjet tuaja nuk përligjin as kontrollin e ligjit dhe

    as punën e veprimtarinë e komisionit. Pra mund tëthem që ju si komisioni i parë i ngritur nga kyParlament nuk keni përligjur votëbesimin që ju dhaParlamenti, me konkluzionet dhe me përgjigjet epyetjeve qe dhatë.

    Safet Zhulali - Mendimi juaj personal.Namik Dokle - Zoti kryetar i komisionit të

    mandateve, po të keni dëshirë, rregulloret i disponojunë, i kam marrë nga Komisioni Qendror dheçuditem pse ky komision nuk jua ka vënë nëdispozicionin juve, meqë ne ju dhamë mandatin.

    Safet Zhulali - Do t’ia themi Komisionit Qendror,do t’i bëjmë vërejtje.

    Ju Falemnderit!Pjetër Arbnori - Tani kalojmë në miratimin e

    raportit të komisionit të mandateve dhe imunitetit.Namik Dokle - Zoti drejtues i seancës, keni

    harruar që kemi dhe diskutime.Pjetër Arbnori - Më duket që, mbasi u bënë

    pyetjet, folën 3 -4 vetë dhe unë e kuptova që nukkishte diskutime të tjera. Me gjithë qejf, kush tëketë diskutime...

    Namik Dokle - Në qoftë se deputetë të veçantënuk kanë diskutime, atëherë duhet të shprehen nëemër të grupeve, sipas rregullores, kryetarët egrupeve parlamentare.

    Pjetër Arbnori - Megjithatë, ne ia japim tëdrejtën kryetarit të grupit të PS -s që të shprehëmendimin e tij. Në rast se kryetari i grupit të PD -sëka për të thënë gjë, mundet edhe ai, edhe i Social -Demokrates, sigurisht.

    Namik Dokle - Meqë nuk kanë të tjerët për tëthënë gjë. Zgjedhjet e 22 marsit aq shumë të pritura,u kryen, populli e dha verdiktin e tij. Tashmë keminjë pamje të re politike në vend. PS si parti e dytëparlamentare, duke kaluar në opozitë, merr mbi vetemisionin e një force konstruktive dhe realiste përzhvillimin e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, tëasaj demokracie që ëndërruam e për të cilën votuanshumica e njerëzve, të asaj demokracie që do t’isjellë popullit qetësinë sociale, prosperitetinekonomik dhe hapësira të plota e humane të tëdrejtave civile. Partia Demokratike gjendet përballëprovës për të përmbushur shpresa të mëdha dhepër të realizuar ato premtime të cilat i dhanë fitorene bujshme. Ne urojmë që kjo provë të dalë për mbarë,sepse i duam të mirën popullit. Vota e popullit nukmund të paragjykohet. Do të ishte një absurditetpolitik ta bëja këtë. Prandaj PS dhe grupi i sajparlamentar, duke e pranuar rezultatin e zgjedhjevesi një vendim të ligjshëm të popullit, e ka ndjenjën e

  • Viti 1992

    10

    Legjislatura e 13-të

    plotë të përgjegjësisë dhe aftësinë që të kuptojëndryshimin e pozicionit politik në jetën e vendit edhesi një sfidë, edhe si një fenomen të zakonshëm tëjetës e të shoqërisë bashkëkohore pluraliste.Megjithatë, as në këto zgjedhje nuk u kapërcye dotbipolarizimi i elektoratit dhe i vetë pamjes politiketë Parlamentit. Është e vërtetë që përvoja amerikaneapo edhe ndonjë përvojë tjetër ndërkombëtare njehzhvillim normal të demokracisë parlamentare edhevetëm me dy parti dominuese, por ne akoma nuk ikemi ngjitur aq lart shkallët e demokracisë dhendoshta do të ishte mirë që në parlament tëpërfaqësoheshin edhe disa forca të tjera politike.Por mbi gjithçka vullneti i votuesve.

    Ndërkohë, ne nuk mund të mos shprehimrezervat tona për zhvillimin e fushatës dhe tëzgjedhjeve. PS, duke u shkëputur nga mendësitëpuniste e pushtetmbajtëse, kontribuoi realisht përzhvillimin e një fushate të qetë e me kulturëdemokratike, në përputhje me ligjin elektoral, tëvlerësuar si nga institucionet kombëtare, edhe ngaato ndërkombëtare. Ne nuk e mbështetëm fushatëntonë në premtime të para fushatës dhe zhgënjiminpas saj. Ne nuk i thamë kurrkujt se po nuk votuatpër ne do t’ju djegim shtëpinë, apo, edhe më keqakoma, se do të ketë luftë civile. Aktivistët aposimpatizantët tanë në asnjë rast nuk u bënë pengesëqe kandidatët e forcave të tjera politike të bënintakime dhe fushatë normale në çdo skaj tëShqipërisë. Përkundrazi, përfaqësuesit e partisësonë, në mjaft raste, u kërcënuan dhe u penguan tëbëjnë takime.

    Mjaft incidente ndodhën në Tropojë, në Kavajë,në Kuçovë, në Elbasan, në Lushnjë. Ndërkohëqytetarë të huaj, duke shkelur hapur ligjin elektoralshqiptar, u bënë megafon të forcave të caktuarapolitike. Më 22 shkurt PS protestoi për këto dukuripranë Presidentit të Republikës, Kryetarit tëKëshillit të Ministrave dhe Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, por nuk pamë të merren masat enevojshme që fushata elektorale të zhvillohejnormalisht, e qetë e pa incidente për të gjitha forcatpolitike të Vendit. Në zgjedhje u bënë mjaftmanipulime, të cilat ne kemi të drejtën legjitime t’ipublikojmë jo për të diskutuar rezultatin e zgjedhjeve,por për t’i kontribuar demokracisë shqiptare, dukeluftuar mendësitë dhe veprimet e partisë -shtet tëcilado forcë politike që ato të shfaqen. Kemi te drejtët’i publikojmë, sepse ato cenuan vlerat demokratiketë zgjedhjeve të dyta pluraliste. Mijëra qytetarëvotuan pa letër njoftimi, por me certifikatë, ndërkohë

    që neni 65 i ligjit elektoral nuk e lejon një gjë të tillë.Nuk e dimë akoma se mbi ç’baza ligjore KomisioniQendror i Zgjedhjeve e lejoi, duke kapërcyerkompetencat e tij dhe duke lënë shtigje të hapurapër manipulime. Vetëm në Pogradec në një zonëvotimi u dhanë mbi 4000 certifikata, ose rreth 20%e votuesve të një zone. Tani e marrim vesh ngakryetari i Komisionit të Mandateve se në shkallëvendi është votuar kështu nga 200 mijë njerëz. NëLevan të Fierit u vodh vula e gjendjes civile dhe njësasi certifikatash, në Zall-Reç të Dibrës u lëshuancertifikata edhe për ata që nuk kishin mbushurmoshën për të votuar. Sa është përqindja e votuesveqë votuan pa letër njoftimi, sot e kësaj dite nuk kemimarrë përgjigje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjevepër këtë pyetje, megjithëse ligji e detyron të napërgjigjet brenda 3 ditëve. Falemnderit zotit Zhulaliqë na e dha këtë përgjigje. Listat e zgjedhësve nuku hartuan në mënyrë të rregullt, një pjesë e njerëzvenuk u regjistruan fare dhe u vu re se për këtë undoqën kritere politike. Nga ana tjetër, në zona tëcaktuara, u bënë regjistrime edhe në datën 22 mars.Prepotenca e disave ndaj ligjit shkoi deri në atë pikësa në fshatin Drenovë të Korçës zona 42, rreth 200vetë, të cilëve lënia e shtetësisë shqiptare u ishteshpallur me kohë në Gazetën Zyrtare, me urdhër tëkryetarit të komitetit ekzekutiv u regjistruan nëzonën e votimit. Në zonën 62 në qendrën e votimitnë Këlcyrë kryetari i komisionit të votimit,përfaqësues i PD, një natë para votimit hapi vulëndhe bëri veprime të dyshimta ligjërisht. Po kështundodhi edhe në Gjadër të Lezhës e gjetkë. Ndërsanë Libofshë, të Fierit, ne zonën e zgjedhjeve nr. 24janë konstatuar fletë votimi të firmosura jo ngaanëtarët e komisioneve të qendrave të Votimit, siçe kërkon ligji, por nga kryetari i qendrës së votimitdhe kryetari i PD të fshatit. Gjatë procesit te votimitshumë njerëz u kërcënuan hapur u terrorizuanpsikologjikisht. Mjafton të kujtojmë pak shembuj përtë krijuar sado pak një ide të qartë - Në Lazarat tëGjirokastrës u shpall një listë emrash me kërcënimin“këta do të ekzekutohen po fitoi PS -ja”, në Kavajëu godit me thikë një përfaqësues i PS, në shumëqytete të Vendit u shpërnda një fletushke fashiste enjë të ashtuquajture Parti Republikane Shqiptare meqendër në Amerikë me mesazhin dhe thirrjenmakabre për luftë civile dhe për asgjësim fizik tësocialistëve dhe të fëmijëve të tyre. Kërcënime tëhapura iu bënë zgjedhësve edhe në Gështenjas tëPogradecit, në Kala të Dodës, në Bajram Curri, nëShkodër etj. Ne kemi kërkuar edhe hetimin për të

  • 11

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    zbuluar motivet e vrasjes së Xhemal Selimit nëShkodër një ditë para zgjedhjeve. Për të pasur njëvizion më të qartë, ne i kemi kërkuar KomisionitQendror të zgjedhjeve publikimin e plotë tërezultateve të votimit në përputhje me rregulloren epunës për grupin e informatikës pranë KomisionitQendror te Zgjedhjeve, e cila përcakton shprehimishtedhe këto detyra - hartimi i programeve përkatëse,regjistrimi i të dhënave mbi bazën e procesverbalevetë qendrave të votimit dhe kontrolli i të dhënave, pikaa/2 e Rregullores, hartimi i programeve përkatëse,krahasimi i të dhënave nga procesverbalet endryshme në nivel zonash dhe qendrash votimi, pikaa/4 e Rregullores, përputhja e numrit të përgjithshëmtë fletëvotimeve me shumën e fletëvotimeve tëvlefshme, të pavlefshme, të nxjerra jashtë përdorimite të papërdorura, pika b/2 e Rregullores. Angazhimipër të kryer këto detyra, ka qenë zyrtar dhe publik,prandaj kërkojmë që ai të Zbatohet dhe të shprehetpublikisht. Nga të dhënat e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve del se janë cilësuar të pavlefshme mbi140 mijë fletë votimi ose 7.71% e votuesve. Kemikërkuar kontrollin e plotë ose me sondazh te këtyrefletëve të votimit për të saktësuar bazueshmërinë etyre në ligj. Megjithatë akoma nuk kemi ndonjëpërgjigje konkrete. Mesa duket atje ka vepruardemokracia e votimit dhe jo demokracia e ligjit. Tëgjitha këto i parashtrova jo për të diskutuar mandatine ndonjë deputeti të gjithë ta gëzojnë e ta provojnë,por për të treguar se drejt demokracisë së vërtetëkemi një rrugë të gjatë e të vështirë. Pas verdiktit të22 marsit për grupin parlamentar socialist fillon njëjetë e re parlamentare, si një nga grupet qëpërfaqëson të majtën evropiane pa asgjë tëpërbashkët në program, në qëndrime dhe në veprimeme një parti totalitare apo komuniste. Urojmë qëhija e totalitarizmit të mos bjerë në asnjë prej partiveshqiptare, që plotësojnë aktualisht spektrin politikpluralist të vendit. Në do të respektojmë demokracinënjëlloj për të gjithë, si për Partinë Demokratike qëka 92 deputetë, ashtu edhe për Partinë Republikaneqë përfaqësohet vetëm me 1 deputet. Grupi ynëparlamentar vjen i çliruar nga idetë dhe mendësitë epartisë -shtet, nga ish -pushtetmbajtësit, nga ish -bllokmenët dhe do të përpiqet me të gjitha rrugëtdhe mjetet që na sugjeron demokracia, për të mosu shfaqur më në skenën shqiptare monizmi dhemostrat e bllokmenëve të rinj. Grupi ynë parlamentardo të veprojë si një forcë politike e organizuarkonstruktive dhe jetike për fatet e demokracisë nëShqipëri. Me pjekurinë, aftësinë dhe forcën

    intelektuale do të mbështesë çdo program që ështënë interes të Shqipërisë. Ne do t’i kundërvihemi merrugë të drejtë dhe demokratike çdo veprimi që biendesh me liritë e të drejtat e njeriut, me procesetbashkëkohore demokratike e pluraliste, fenomenekëto që u shfaqën me doza shqetësuese në disazona zgjedhjesh.

    Urojmë që disa koka të nxehta të kenë rënëtashmë në qetësi. Ne nuk do t’u bëhemi ferrë atyreqë do të qeverisin, veçse nuk do të lejojmë që dheata të hedhin ferra mbi interesat e popullit. Ky përne është thelbi i një bashkëjetese opozitare mefrymë demokratike. Populli do të ketë kohë tëgjykojë e të vlerësojë qëndrimet dhe veprimet,sidomos të atyre që tani e tutje do të mbajnëpushtetin. Dëshirojmë që realitetin e ripushtetmbajtësit ta përjetojnë si demokratë të vërtetëpa komplekse dhe atavizma nga e kaluara epërbashkët moniste. Në do t’i flasim popullit gjithnjëhapur, çiltërisht e me ndershmëri, kurrë nuk do t’inxjerrim interesat e tij në pazarin politik tëbrendshëm apo të jashtëm dhe do të bëjmë përpjekjemaksimale që këtë të mos e bëjë asnjë forcë tjetërpolitike. Deviza jonë do të jetë - Shqipëria mbigjithçka, gjithçka për Shqipërinë.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi - Fillimisht, do të theksoja

    se pa dyshim rezultati i zgjedhjeve përputhet mevetë opinionin e elektoratit. Këtë e tregon dhe vetëligjësia e shpërndarjes së votave. Do të theksoja,gjithashtu, që për kushtet e një vendi pa shtet dhekur mbi të gjitha pushtetet lokale ishin tepër tëdobëta dhe nuk funksionin, zgjedhjet u organizuanrelativisht mirë dhe, padyshim, u shoqëruan dhe memjaft anomali, por që nuk mund t’u vëmë adresanjërit apo tjetrit krah, sepse ato ishin, siç thashë,rezultat i vetë mosfunksionimit të shtetit, siç janëpikërisht mos pajisja e shumë njerëzve mepasaporta, mungesa e regjistrimeve të rregullta, fletëtë pavlefshme etj. Unë do të theksoja, meqenëseedhe këtu u përmend, vetë rolin e parlamentit tëmëparshëm për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve,qeveritë që nxori ky Parlament për përgatitjen ekëtyre zgjedhjeve dhe klimën politike që krijuanpartitë. Po filloj nga e fundit, në qoftë se flasim përklimën politike për përgatitjen e zgjedhjeve, nukduhet të harrojmë që ngjarjet më të rënda kanë qenëngjarjet e Lushnjës, Pogradecit e Peqinit, ku uushtrua terror, që ishte një parapërgatitje shumëkërcënuese për fushatën elektorale. Dhe në qoftëse duhet hedhur dritë, kjo duhet bërë pikërisht mbi

  • Viti 1992

    12

    Legjislatura e 13-të

    ngjarjen e Peqinit, ku terrori është i pajustifikuar dheka vetëm domethënie politike. Gjithashtu, dua tëtheksoj edhe që termin luftë klasash dhe rikthimdiktature e kemi ndeshur më shpesh në gazetën“Zëri i Popullit” që përgatiti këtë fushatë elektorale.Për sa i takon Parlamentit, do të thosha që shkeljenmë të rëndë të ligjit e ka bërë vetë Parlamenti, i cilika nxjerrë një ligj që është antiligj, që është mekontradikta shumë të theksuara, ligjin “Përzgjedhjet”. Vetë baza e tij është e pasqaruar. Nëvetë ligjin lejohet që çdo shtetas të zgjedhë lirshëmkandidatin më të përshtatshëm apo partinë dhearbitrarisht nuk është zbatuar i tillë. Pra, shkeljafillon që këtu dhe Partia Socialiste që ka pasurshumicën në Parlament, mban përgjegjësinë e plotëpër këtë dhe duke lejuar Komisionin Qendror që tëzbatojë një udhëzim, duke dalë mbi ligjin.Gjithashtu, esenca e ligjit nuk u sqarua përelektoratin. Kjo solli edhe atë që të ketë shumë fletëtë pavlefshme. Për sa i takon qeverive, ndonëseQeveria e Stabilitetit mbi të gjitha, edhe tjetra pasasaj, kanë pasur për detyrë që të përgatisin këtëfushatë elektorale sa më mirë, dhe të përgatisëshfushatën nuk ka shumë rëndësi muaji i fushatës,sesa mbështetja që u jepet partive, vetë popullit tëorganizuar nëpërmjet partive dhe partive për t’upërfaqësuar. Kjo mbështetje ka qenë krejt enjëanshme dhe për partitë e reja, padyshim, ka qenëdhe denigruese. Pra, partitë nuk janë paraqitur nëkushte të barabarta në fushatë elektorale dhe qëkëtu fillon ajo që me gjithë dëshirën e mirë që shprehe Parlamenti ynë të kishte një përfaqësim sa më tëplotë dhe të ekuilibruar, kjo nuk mund të ndodhtenë kushtet e këtij ligji dhe në kushtet materiale qëkrijoi Qeveria për të përballuar një fushatë.Përfundimisht, shpreh edhe një herë bindjen që, nëfund të fundit, ky Parlament përfaqëson vullnetin epopullit, përputhet në esencë me opinionin real dhena takon gjithë forcave politike që arritën të dalin nëkëtë Parlament, duke mbështetur edhe konkluzionetkryesore të komisionit të mandateve, të respektojmëkëtë vullnet dhe ta përfaqësojmë sa më mirë.

    Falemnderit!Ali Spahia - Partia Demokratike e ka deklaruar

    edhe më parë, se i njeh si të ligjshme rezultatet ezgjedhjeve të 22 marsit. Me kënaqësi kemikonstatuar se edhe vëzhguesit e huaj kanë shprehurpo këto konsiderata. Për ato pretendime që paraqetgrupi i Partisë Socialiste, them vetëm kaq, të gjithëpushtetin e kishte PS, pushtetin efektiv në vend.Më vjen mirë që PS -ja shprehet kundër monizmit

    të mëparshëm, por më çudit fakti se si merren nëmbrojtje edhe vrasës. Populli i gjithë Shqipërisë,sidomos populli i Shkodrës, i njeh mirë disa figuratë kohës së monizmit, të cilët kanë vrarë, jo një,por me dhjetëra pa gjyq. Mua më duket fakt içuditshëm dhe i papranueshëm që PS e cilapretendon se është shkëputur nga monizmi, i merrnë mbrojtje dhe i përmend në Kuvendin popullor.Duke marrë parasysh kushtet në të cilat u zhvilluanzgjedhjet e 22 marsit, vështirësitë shumë të mëdhaekonomike, mungesën e mjeteve të komunikacionit,mungesën e ndërlidhjes, mund të thuhet se atozgjedhje u zhvilluan në kushte shumë të qeta, paeksese, me një kulturë demokratike tëlavdërueshme. Të këtij mendimi ishin edhevëzhguesit e huaj; populli në këto zgjedhje i dhabesim të plotë PD -së, ne e falënderojmë popullinpër këtë besim kaq të madh; e pranojmë mendërgjegje të plotë barrën shumë të madhe që popullina ngarkoi dhe jemi të bindur se edhe mebashkëpunimin e frytshëm të partive të tjera këtëbarrë do ta përballojmë me sukses.

    Falemnderit!Pjetër Arbnori - Deputetët që nuk formojnë

    grupe parlamentare, mund të shprehin edhe atamendimin e tyre.

    Mehmet Çeliku (PR) - Të nderuar deputetë,Vij në këtë sallë si deputet i zonës 21 të rrethit

    të Elbasanit, si përfaqësues i PR -së. Zgjedhjet e22 marsit janë përcaktuar saktë si referendumpopullor dhe, ashtu si në një referendumm populliynë iu përgjigj me po demokracisë dhe me jokomunizmit pa alternativa dhe ekuivokë. PD -ja, sipartia më e fuqishme opozitare në vendin tonë, metë drejtë gëzon mbështetjen e mbarë popullitshqiptar dhe në zgjedhjet e 22 marsit u shpërblyesi përfaqësuese kryesore e demokracisë nëShqipëri. Populli ynë kuptoi dhe zgjidhi drejtproblemin themelor qe shtruan zgjedhjet e 22 marsit,mposhtjen e komunizmit. Ndërkaq problemi tjetër,ai i përfaqësimit të partive me programe e alternativatë ndryshme në Parlament, që është problemthemelor i zgjedhjeve në çdo vend me demokraci tëkonsoliduar, kaloi në plan te dytë. Në kushte të tillaspecifike të zgjedhjeve të 22 marsit, ishte detyrë epartive politike të siguronin teknikisht përmesrrugëve ligjore, përfaqësimin e partive të mirëfilltaopozitare në Parlament. Gjej rastin të shprehkeqardhjen që Partia Republikane përfaqësohet nëParlament vetëm me një deputet të zgjedhurdrejtpërdrejt nga populli dhe që, si parti, nuk arriti të

  • 13

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    kalojë pengesën konvencionale të 4% për t’upërfaqësuar edhe me deputetë te listësproporcionale, ndonëse njihet nga populli si forcë emirëfilltë opozitare konstruktive dhe serioze. PartiaRepublikane është e para nga partitë opozitare qëka dhënë kontributin e saj në këtë fitore te madhe.PR -ja i ka qëndruar pranë PD -së në momentet mëdelikate të demokracisë ne Shqipëri. Dalja e PR nëskenën politike siguroi popullin tonë dhe opinionindemokratik botëror se pluralizmi politik u bë realitetnë Shqipëri dhe se PD nuk ishte thjesht një front irezistencës popullore kundër diktaturës përballë njëpartie ne pushtet. Formimi i PR -së me kahje tëafërta politike me PD -në ishte një mbështetje emadhe që iu dha kësaj të fundit në kohën e duhur.Kështu, PR hapi frontin e dytë të luftës kundërdiktaturës në Shqipëri. Gjithashtu, ishte PR që medeklarimin zyrtar dhe publik të ministrave të saj nëQeverinë e Stabilitetit dhe me qëndrimin e vendosurtë saj hodhi hapin e parë në daljen nga gracka ebashkëpunimit me socialistët. Në qeverisjen e vendit,mendoj, dhe në zgjedhjet lokale që do të bëhen,çdo mëdyshje e lëkundje për bashkëpunim duhettë shmanget, në qoftë se duam të sigurojmë njëbazë të gjerë përfaqësimi të ish -opozitës. Si deputetnë këtë Parlament, do të përpiqem të përcjell qartëmendimin politik të PR -s, të transmetoj idetë dherrugëzgjidhjet që ofron kjo parti për probleme tëndryshme të zhvillimit të vendit, do të mbroj,gjithashtu, interesat e zgjedhësve të zonës simeelektorale, pa harruar të jap dhe mendimet egjykimet personale, si intelektual, për probleme qëdo të na interesojnë të gjithëve. Shpreh besimin sePD -ja është një forcë politike e aftë për të çuarShqipërinë drejt një demokracie të zhvilluar, me njëekonomi po aq të zhvilluar. Forcat e djeshme tëmirëfillta opozitare duhet të përpiqen që krahasqëndrimit të njësuar për probleme parimore tëzhvillimit te vendit, të sigurojnë dhe ballafaqiminkonstruktiv të ideve dhe rrugëzgjidhjeve që ofrojnëprogramet e tyre. Edhe pse jam deputet i vjetër nëpërfaqësimin e mendimit të një partie, ju siguroj sePartia Republikane do të japë me sinqeritet dhe parezerva ndihmësen e saj për të nxjerrë vendin ngakriza e thellë.

    Mendoj se zgjedhjet në përgjithësi u zhvilluannë kushte normale, ato ishin objektive, të sakta dheshprehën vullnetin e popullit shqiptar. Numri i madhi fletëvotimeve të pavlefshme nuk do të thotë se tëgjitha këto do të ishin pro socialistëve, përkundrazi,një numër i madh i tyre do të ishte pro opozitës.

    Ndiej përgjegjësinë e rëndë që mban ky Parlament.Më e mira të bëhet për Shqipërinë.

    Falemnderit!Thoma Miço (PBDNJ) - Ky Parlament është

    pasqyrë e rezultatit të pranuar në zgjedhjet e 22marsit, të cilat sollën ndryshime të thella në jetënpolitike shqiptare, duke përmbushur kështu dëshirëndhe vullnetin e shumicës së popullit, i cili kërkoidhe votoi për të renë, për të ardhmen, për shpresëndhe demokracinë. Fillimisht dua të përshëndesfitoren e thellë të PD -s në këto zgjedhje, të cilatkrahas peshës së madhe të fitores për këtë parti,sollën njëkohësisht dhe peshën e madhe tëpërgjegjësisë para popullit për të realizuar nëpraktikë veprat e demokracisë në kushtet e një vendinë gjendje ekonomike tejet të rëndë. Pa qenëpesimist, unë besoj te populli, i cili, siç diti të japëvotën e tij, do të dijë që të japë edhe kontributinkonkret në punët e mëdha që do të rifillojnë sëshpejti në këtë vend. Ai tashmë nuk ka mosbesimsi më parë, ndaj unë këtu shoh forcën e madhe, tëcilën Qeveria e ardhshme duhet ta shfrytëzojë samë drejt, në interes të realizimit të programit të saj.

    Së dyti, doja t’i uroja Parlamentit të ri punë merendimet, të miratojë sa më tepër ligje demokratikeme jetëgjatësi, të rrisë cilësinë e punës për t’u bërëi ndjeshëm nga admiruesi politik dhe do t’i sugjerojaqë të mendonte seriozisht për krijimin e kushtevetë punës për deputetët, për të mos u përsëritur ajoe Parlamentit të mëparshëm. Ne deputetët ePBDNJ, vijmë në këtë Parlament të bindur dhe tëvendosur për të dhënë kontributin tonë maksimalnë ndihmë të proceseve demokratike të vendit në tëgjitha nivelet që kërkon koha. Sjellim me vetemendimin dhe angazhimin e elektoratit qëpërfaqësojmë, për të qenë shtetas shembullorë nëzbatimin e detyrimeve që burojnë nga ligjet dhe dotë kërkojmë, gjithashtu, po në të njëjtën shkallë,dhënien dhe garantimin e gjithë të drejtave dhe lirivetë individit, që burojnë nga ligji dhe e drejtandërkombëtare. Partia jonë mori pjesë në zgjedhjete 22 marsit krejt e pabarabartë në krahasim mepartitë e tjera, si dhe duke ndier mangësitë e ligjitelektoral, i cili jo vetëm që favorizon partitë e mëdha,por ka dhe përmbajtje jo demokratike, kur ështëfjala për grumbullimin e firmave nga zgjedhësit njëmuaj para zgjedhjeve, gjë që bie në kundërshtimme nenin që flet për zgjedhje të fshehta. Si të mosmjaftonin vështirësitë që krijoi koha e shkurtër dhemangësitë e ligjit, partisë sonë i duhej të përballonte,çuditërisht, dhe kontrollin e rreptë të dokumenteve

  • Viti 1992

    14

    Legjislatura e 13-të

    të kandidateve për deputetë, qe bënin komisionet ezgjedhjeve, sidomos në Korçë, Tiranë, Tepelenë,Fier, të cilët dinin dhe njihnin çdo gjë në listat efirmave, deri dhe a ishin këtu apo jashtë shtetit ataqë firmosnin. E pabesueshme, por e vërtetë, ndajnga 36 zona që vunë kandidaturë, u pranuan vetëm25 nga Komisioni Qendror, si dhe 4 zona nga kalimii dokumenteve në Gjykatën e Lartë, pra me ndihmëne kësaj të fundit. Këtu mund të theksojmë që ne edinim se pengesat ishin me qëllim që të mos arrininpatjetër rezultatin 33 zona që partia jonë luftontepër t’i arritur. Ishte një presion i hapur dhe kërcënim,mund të them, ku vetëm një ditë para zgjedhjeveqëllohet me armë dhe plagoset nga forcat e renditveprimtari i partisë sonë, Aristidh Zhaku, për të cilinas radioja, as televizioni nuk dha, çuditërisht, asgjë,sikur ky person dhe ai territor të mos ishin përfshirënë kanalet e këtij shteti dhe të këtyre mjeteve tëinformacionit.

    Vështirësi janë vërejtur edhe në plot drejtime tëtjera, siç na i theksuan këtu edhe parafolësit. Përshembull në zonën e Dropullit kishte mungesa tetheksuara te fletëvotimeve, po kështu, në zonën 69të Sarandës një qendër votimi nuk votoi, për arsyetë mungesës së fletëvotimeve. Pra, këto mangësiorganizative më tepër, pa i dhënë ngjyra të tjera.Megjithatë, fitorja e partisë sonë me rezultatin 3%,duke i radhitur si parti e tretë në Parlament në këtozgjedhje politike, tregoi se ajo ka një shtrirje tëfuqishme sociale, pavarësisht se nuk u krijuamundësia në të gjitha zonat elektorale për ta votuarkëtë parti. Megjithatë, ne pranojmë rezultatin ezgjedhjeve, me gjithë vështirësitë që u krijuan, dukemenduar gjithmonë e duke besuar se këto të metajanë të natyrës objektive dhe se do të marrin rrugëmë të mirë në të ardhmen paralelisht me ecurinë edemokracisë së vërtetë. Ne nuk jemi për krijimin esituatave të tensionuara, as për shtimin evështirësive. Jemi për tolerancë, kur shohim se ështënë interes të zhvillimit, jemi për dialog tëpërgjegjshëm dhe konstruktiv, kur shohim se vetëmai mund të rrafshojë diferencat në qëndrimet dheveprimet, jemi për zbatimin fanatik të ligjeve që vetëmiratojmë edhe për aplikimin në praktikë të normavetë organizmave ndërkombëtare për dimensionethumane, dhe jam i bindur se vetëm kështu do tëluftojmë për zbatimin e demokracisë së vërtetëshijuese e aspak për t’i treguar botës një fytyrëdemokratike, se atë tash e kemi, e jep fitorja e PDdhe e opozitës në tërësi në këto zgjedhje historikepër popullin shqiptar.

    Falemnderit!Pjeter Arbnori - Tani, më falni, po më duket se

    pasi folën kryetarët e grupeve parlamentare dhepërfaqësuesit e partive që nuk përbëjnë grupparlamentar, diskutimet e tjera më duken pa kuptim.Sikur përpara të kishin sjellë emrin për diskutimdeputetët, kjo do të ishte krejtësisht e lirë, por nenuk duhet të kalojmë në një debat të pavlefshëm,ndërsa na duhet të vendosim për çështjen e raportittë komisionit të mandateve dhe të imunitetit.

    Halil Lalaj - Më duket se kam të drejtën timetë them diçka.

    Pjetër Arbnori - Nuk ju pohohet e drejta, madjene jemi mbledhur këtu që secili të shprehëmendimin e vet kurdoherë që duhet, por unë mendojqë pasi u shprehën të gjithë kryetarët e grupeveparlamentare...

    Halil Lalaj - Unë nuk kam diskutim, kam vetëmdy fjalë.

    Kisha diçka për fjalën e zotit Spahia, kryetar igrupit parlamentar të PD -së. Zoti Spahia çuditet,se ne marrkemi në mbrojtje vrasës. Më duket se nëfjalën e kryetarit të grupit tonë parlamentar nuk umor në mbrojtje ndonjë vrasës, pra asgjë të tillë nukka nga ana jonë. Në qoftë se nga ana e tij u fol përnjë vrasje në Shkodër një ditë para zgjedhjeve dhenëse ne kemi kërkuar të bëhen hetime, më duketse nuk kemi bërë ndonjë gabim dhe nuk u bë ndonjëgabim që u tha këtu. Në fjalën e zotit Spahia lihet tënënkuptohet se i vrari paska qenë vrasës. Mos vallëveteranët e Luftës Nacionalçlirimtare duhet t’i etiketojmëtë tillë? E zëmë se është kështu për një çast.

    (Reagime në sallë)Atëherë, mos duhet lënë shteg dhe krijuar klimë

    për vetëgjyqësi e zgjime të hakmarrjeve? Uroj që kymendim të jetë vetëm personal i zotit Spahia dhe jomendimi i një grupi parlamentar, aq më shumë simaxhorancë sot.

    Azem Hajdari - Desha të flas diçka përkomisionin e mandateve, sepse nga sa dëgjova deritani m’u duk se nuk ishin në objekt, ashtu siç nukishin dhe pyetjet. Kjo m’u duk se nuk ishte punëkonstruktive, po destruksion si fillim dhe ma merrmendja se fillimi i mbarë, thotë populli, gjysma epunës, aq më tepër kur njerëzit nuk e heqin akuzënnga goja, megjithëse nuk janë deputetë të popullit,po janë deputetë të listës.

    (Të qeshura e duartrokitje)Zoti Kryetar, ne e kemi pranuar rezultatin e

    zgjedhjeve dhe më duket se raporti i mbajtur ngakryetari i komisionit të mandateve ka disa mangësi.

  • 15

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    Në radhë të parë, ai në përputhje me ligjin, duhej tëshihte 200 mijë votat, të cilëve u kanë dhënecertifikata dhe duhej të qortonte drejtuesit e pushtetitlokal të rrethit të Dibrës dhe të rrethit të Pogradecit,ku ka drejtuar Partia Socialiste si parti në pushtet.PD mund t’i kërkojë me të drejtë edhe 7.2% tëvotave, ku rreth 160 mijë vota të pavlefshme. Atovota të pavlefshme, sipas të dhënave dheinformacionit që kemi nga Komisioni Qendror iZgjedhjeve dhe nga komisionet e zonave, për disashënime të vogla i janë hequr PD -së, e cila mundta kalonte më tepër rezultatin. Jam i bindur se PD -ja mund t’i kishte marrë edhe votat e tjera, në rastse njerëz që deklaruan pa precedencë se PD -ja dot’u kthejë tokat ish -bejlerëve, në rast se ata nëfushatë elektorale do zbërthenin programin e tyre enuk do të merreshin me shpifje, siç ishin ato nëgazetën “Zëri i Popullit” ndaj kryetarit të PD -s dhendaj meje. Unë kisha komunikuar me popullin eDibrës në rreth 12 takime për 4 ditë rresht dhe në“Zërin e Popullit” shkruhej se Azem Hajdari ka thënëkomunistët vodhën arin, kurse ne ndihmat. Shyqyrqë populli i Dibrës na kishte dëgjuar, se me shpifjetqë bëri PS -ja në fushatën elektorale ma merrmendja që po t’i kishte dëgjuar populli, nuk do të nae jepte mandatin. Skenari i shkatërrimeve është ngaskenarët më të turpshëm që ndodh në historinë eShqipërisë. Ai thelloi plagët e atdheut tonë e krahasdhunës administrative, krahas shpifjeve në shtypine tyre, krahas alternativës së tyre të dobët ndikuanshumë në uljen e rezultateve të PD, që do të ishinmë të larta. Sikur 22 marsi të ishte sot që populli ekuptoi se ne jemi për stabilizimin e rendit, për njëbashkëpunim konstruktiv, vlerësojmë si votat proedhe votat kundër, respektojmë thinjat e bardha dheidealet e pastra të popullit shqiptar, ne do merrnimmë shumë vota. Megjithatë, unë jam i bindur sekonstruksioni i opozitës qëndron jo tek ajo qëparaqitet si alternative evropiane, sepse për të votuanshqiptarët. Në Shqipëri tash nuk ka dy alternativa -rruga drejt komunizmit dhe stepave të Rusisë dherruga drejt Evropës dhe përparimit, një alternativëku në themel ka kontratën e votës. Le të na shohinnjerëzit se si ecim drejt Evropës, le të na shohin sesi bashkëpunojmë, le të na shohin njerëzit se sikemi mundësi të ndërtojmë një tavolinë tërrumbullakët të forcave politike dhe drejtojmë njëpolitikë shqiptare në favor të shqiptarëve. Njerëzitqë shpifin le të largohen nga shpifjet dhe le të hyjmënë një punë konkrete, në një punë konstruktive nëfavor të atyre që votuan për ne dhe në favor të miliona

    njerëzve në diasporë që me shpirt votuan për ne, letë punojmë në mënyrë konstruktive në favor të qindramijëra fëmijëve shqiptarë me këmbët zbathur, qëçdo ditë në TV presin nga demokracia shqiptare.Le t’i lemë ato mëri që kemi për rezultatet. Kur luhet,dikush fiton. Ai që fitoi, duhet të respektojë edhekundërshtarin dhe jo kundërshtari të kalojë siç pokalon edhe sot. Megjithëse ndikoi në humbjet erezultatit të PD -së, populli shqiptar asaj i dha 6deputetë. Lista është listë, gabimet janë te ligjielektoral, sepse PS -ja nuk do të merrte pjesë nëparlamentin Shqiptar.

    (Të qeshura e duartrokitje)Pjetër Arbnori - Ju lutem gjithë deputetëve, që

    të bëjmë punë konstruktive, të mos dalim nga temadhe të merremi vetëm me raportin e komisionit tëmandateve dhe imunitetit. Gjithashtu, meqenësefolën gjithë kryetarët e grupeve parlamentare, gjithëpërfaqësuesit e partive që nuk përbëjnë grupeparlamentare, unë mendoj që duhet të kalojmë nëvotim.

    Namik Dokle - Shumë me vend ajo që thoni,zoti kryesues i seancës, që nuk kishte pse të flitejnga të tjerë, por ja që këtu u fol dhe unë respektojfjalën tuaj në hapjen e punimeve të këtij Kuvendi,kur kërkuat nga opozita që të jetë një pasqyrë dhesa më e lëmuar të jetë pasqyra, aq më e saktë dotë jetë shëmbëlltyra. Por, mendoj se nuk ështëaspak faji i pasqyrës së lëmuar nëse objekti ështëme gunga.

    (Të qeshura).Pjetër Arbnori - Ju lutemi, të kalojmë në votimin

    e raportit të komisionit të mandateve dhe imunitetit.Të gjithë deputetët do të kenë përpara një punëshumë të madhe në të ardhmen, gjithsecili do tëketë të drejtën e vet të fjalës, gjithsecili mund tëshprehë atë që mendon për pikat e ndryshme tërendit të ditës. Sot ne duhet të votojmë për raportine Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit.

    Kush është pro raportit? Kundër? Abstenim?Miratohet raporti i Komisionit të Mandateve dhe

    Imunitetit.Deputetët të ngrihen në këmbë për të bërë

    betimin.(Deputetët ngrihen në këmbë)Pjetër Arbnori - Betohem për nderin tim dhe

    për nderin e popullit tim se do të kryej me ndërgjegjedetyrën si deputet i popullit në Kuvendin Popullor.Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do të mbrojme vendosmëri pushtetin e tij, rendin kushtetuesdhe ligjshmërinë e shtetit juridik, lirinë dhe

  • Viti 1992

    16

    Legjislatura e 13-të

    pavarësinë e vendit, të drejtat dhe Liritë themeloretë individit dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e miapër zhvillimin e begatimin e atdheut, për përmbushjene aspiratave të ligjshme dhe të pamohueshme tëpopullit shqiptar.

    Betohem!Të gjithë deputetët - Betohem!Pjetër Arbnori - Tani do të kalojmë në zgjedhjen

    e kryesisë së Kuvendit Popullor. Në bazë tërregullores votimi do të bëhet i fshehtë. Në bazë tërregullores do të ketë dy kandidatë ose më tepërpër zgjedhjen e kryetarit, gjithashtu, nga 2 kandidatëpër zgjedhjen e 2 nënkryetarëve të kryesisë sëKuvendit Popullor.

    Namik Dokle - Në konsultim me kryetarët e dygrupeve të tjera dhe me ju thamë që, pas betimit, tëtakohemi edhe një herë për konsultim, për ato qëkishit ju.

    Ali Spahia - Ne nuk kemi problem, jemi gati tëpropozojmë kandidatët për kryetar dhe dynënkryetarë. Në qoftë se e quan të nevojshme grupitjetër, ne jemi gati.

    Namik Dokle - Do të preferonim një pushimprej 10 minutash!

    * * *

    Pjetër Arbnori - Seanca hapet. Do të bëhenpropozime për zgjedhjen e kryesisë së KuvenditPopullor.

    Ali Spahia - Në emër të Grupit Parlamentar tëPD -së propozoj për në vendin e Kryetarit të KuvenditPopullor zotin Pjetër Arbnori, deputet i rrethit tëShkodrës. Ai është një nga figurat më të njohura tëlëvizjes demokratike shqiptare. Aktiviteti i tij ka filluarherët, qysh në bankat e shkollës së mesme, e mëvonë ka vazhduar edhe në shkollën e lartë. ZotiPjetër Arbnori ka meritën e madhe historike që ështëndër të parët që e quajti të domosdoshme krijimin enjë partie politike që të ishte kundër partisë monistenë pushtet, Partisë së Punës. Për këtë arsye uburgos nga regjimi komunist, u gjykua dhe u dënuame vdekje, dënimi cili më vonë iu kthye në 25 vjetburg. Në këto 25 vjet ai provoi burgjet më tëtmerrshme që kishte krijuar regjimi komunist nëShqipëri, të cilat u pa më vonë që ishin nga më tëtmerrshmet që kishte krijuar në botë ndonjë regjimkomunist. Nuk mjaftoi kjo, por kur afroi të kryejëkëtë dënim, u dënua për herë të dytë. Regjimikomunist kishte ndërmend të mos e linte të diltegjallë zotin Pjetër Arbnori, sepse e quante një ndër

    figurat më të rrezikshme për monizmin në Shqipëri.Tentuan me të gjitha mënyrat moniste me ia thyeburrërinë, me ia mpi tehin e mendimit, por nuk arritën.Ne e pame zotin Pjetër Arbnori në legjislaturën tjetërtë jetë një burrë me karakter integral, me njëmprehtësi të jashtëzakonshme të mendjes, që ipërfaqësoi denjësisht interesat e zgjedhësve të tij.Në parlament bëri një punë tepër të madhe nëkomisionin për të drejtat e njeriut. Nga të gjithapikëpamjet gëzon respektin e masave të gjera tëpopullit demokrat të Shqipërisë.

    Është nder i madh t’i propozoj Kuvendit Popullornë postin e kryetarit të tij, zotin Pjetër Arbnori.

    Pjetër Arbnori - Rregullorja e Kuvendit Popullorparashikon që të ketë 2 ose më tepër kandidatë.Kërkohet edhe një propozim tjetër. Partia Socialisteka ndonjë propozim?

    Namik Dokle - Në bazë të bisedimeve ështëpërcaktuar formula që Kryesia e Kuvendit do tëpërbëhet nga 1 kryetar dhe 2 nënkryetarë dhe PS -jado të ketë postin e njërit prej nënkryetarëve, kështuqë do të propozojmë vetëm për këtë.

    Ali Spahia - Në qoftë se grupet e tjeraparlamentare nuk kanë propozime për kandidat tëdytë për në postin e Kryetarit të Kuvendit, grupi ynëi PD -së propozon si kandidat të dytë për në postine Kryetarit të Kuvendit Popullor zotin Tomor Malasi.Ky është intelektual i shquar shqiptar, inxhinier ngaprofesioni, gjatë legjislaturës së kaluar tregoi qëpërfaqëson denjësisht interesat e zgjedhësve të tij,më vonë në detyrat që mori në pushtetin ekzekutiv,gjithashtu, u tregua një luftëtar i paepur për triumfine parimeve të demokracisë në Shqipëri. Është injohur për karakterin e tij të papërkulshëm, përmaturinë, zgjuarsinë, këmbënguljen në kryerjen etë gjitha detyrave.

    Mendoj se e meriton plotësisht edhe ky të jetëkandidat për në postin e Kryetarit të KuvenditPopullor.

    Pjetër Arbnori - Propozime të tjera ka?Paskal Milo - Në emër të grupit parlamentar të

    PSD, të deputetëve të PBDNJ dhe të deputetit tëPR -së propozojmë për nënkryetar të kryesisë sëKuvendit Popullor, zotin Teodor Laço. Duke bërë këtëpropozim, ne mendojmë se i shërbehet më mirëdrejtimit të punimeve të Kuvendit popullor dhe bëhetnjë përfaqësim më i mirë i spektrit politik qëpërfaqësohet sot në këtë Parlament. Zoti TeodorLaço, besoj se është i njohur nga mbarë opinionipublik shqiptar, është një intelektual i shquar, njerime kulturë, me aftësi organizative dhe drejtuese dhe

  • 17

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    do të ishte në të mirë të punimeve të këtij Parlamentinë qoftë se do ta zgjidhim si një nga nënkryetarët e tij.

    Falemnderit!Pjetër Arbnori - Dy propozimet për kryetar u

    bënë tani, PD dhe PS do të propozojnë kandidatëtpër nënkryetarë. Ne menduam që t’i bëjmë të dyvotimet. Atëherë, të zgjidhet një komision, i cili dotë mbikëqyrë votimet. Ju lutem, bëni propozimet!

    Ali Spahia - Për në komisionin që do tëmbikëqyrë votimet, unë propozoj zotin PetritKalakula.

    Namik Dokle - Propozojmë deputetin Ilir Meta,por unë do të thosha që, para se të fillojmë këtë,ndoshta është e udhës që të përcaktohet formua eKryesisë së Kuvendit. Do të jetë 2 nga PD dhe 1nga PS -ja, apo tjetër formulë?

    Ali Spahia - Ne jemi të mendimit që kryesia eKuvendit popullor të jetë e përbërë nga një kryetardhe dy nënkryetarë, ashtu siç ka qenë dhe nëprocedurën e kaluar.

    Namik Dokle - I qëndrojmë edhe ne kësaj. Njëringa nënkryetarët të jetë i PS. Mund të bëhet edheme votim kjo, si të dëshironi.

    Paskal Milo - Mendojmë që nuk duhet tëparazgjidhet ky problem. E mira është që tëpropozojmë kandidatët dhe pastaj, me votim tëfshehtë, të përcaktohen se kush do të fitojë. Tëpërfshihen të gjithë kandidatët në votim.

    Sali Berisha - Unë mendoj që kryetarin tazgjedhim, kurse për nënkryetarët unë e gjej tëarsyeshme ndërhyrjen e grupit tjetër që është nëParlament, t’i vëmë në listë dhe të votohet; natyrisht,duke pasur parasysh që të përfaqësohen grupetparlamentare, kështu që mbase do të ishte edomosdoshme që të nxirrnin nga dy kandidatë seciligrup parlamentar dhe deputetët të votonin mbi bazëne grupit parlamentar, se kështu mund të dalë kryesiavetëm e një grupi dhe nuk duhet të jetë kështu, senë kryesi do të përfaqësohen dhe grupe të tjera.

    Namik Dokle - Kjo që parashtron zoti Berisha,më duket se është e drejtë, se po t’i vëmë të tërëkandidatët për në kryesi në një listë, atëherë mundetme shumicë votash të zgjidhen të dy nënkryetarëtnga e njëjta parti dhe të bëhen kryetari dhe dynënkryetarë nga e njëjta parti. Kjo nuk do të kishtekuptim, prandaj unë mendoj që i duhet qëndruar njëformule të caktuar, se nga cila parti do të jetëkryetari. Kjo mund të bëhet me votim, dhe dynënkryetarët cilat forca do të përfaqësojnë dhe atoforca paraqesin 2 kandidatura.

    Gaqo Apostoli - Fatkeqësisht, deputet i listës,

    sipas përcaktimit thellësisht filozofik dhe shkencortë zotit Hajdari, megjithatë do të diskutoj tani e mëpas me përgjegjësi si deputet i popullit, sepse gjykojqë më përkasin mbi 10 mijë vota të tij të shpërndaranë gjithë Shqipërinë. Dua të tërheq vëmendjen këtutë Parlamentit dhe gjithë deputetëve për të treguarkulturë demokratike dhe t’i largohemi megalomanisëpartiake, duke marrë shembull edhe nga vendeperëndimore, si në Itali e gjetkë, ku nënkryetarë apoedhe nënkryetarë të parlamentit mund të jenë edhenga parti të vogla.

    P.sh Spadolini, me sa di unë, është i PR -sëdhe është kryetar i parlamentit italian. Nukpretendojmë për këtë gjë, por të gjykohet.

    Falemnderit!Ilir Meta - Për sa u përket propozimeve të

    zotërinjve, duhet të jemi të kujdesshëm, për arsyese duhen paracaktuar vendet e secilës forcë politike,para se të hidhet ne votim, sepse, meqenëserezultati politik i zgjedhjeve të 22 marsit është kaq içekuilibruar nga raporti i forcave, ka mundësi që tëtre kandidaturat për në kryesi, të jenë nga ish -opozita. PS -ja është e vetmja parti parlamentareqë është në opozitë me këto forca kaq të nderuarapolitike. Ka rrezik të na dalë një kryesi moniste.Monizmin e luftuam aq shumë, prandaj të mos ekrijojmë në kryesi, e cila do të drejtojë veprimtarinëe këtij Parlamenti -

    Pjetër Arbnori - Atëherë, mendoj të merremivesh përpara me konsensus për përbërjen eKryesisë së Kuvendit Popullor, që do të përbëhetnga kryetari (i PD -së) një nënkryetar (po i PD -së)dhe nga një nënkryetar (i PS -së. Ka dhe njëpropozim tjetër, që të shtohet dhe një nënkryetardhe propozimi është i PSD.

    Sali Berisha - Unë theksova që në kryesi mundtë përfaqësohen të tre grupet parlamentare unë këtëthashë, po më duket nuk u kuptua.

    Pjetër Arbnori - Nuk doli e qartë, ju lutem, bënipropozimin përkatës.

    Gramoz Pashko - Problemi i parë është njëproblem procedure që duhet zgjidhur. Ka njërregullore të miratuar të Parlamentit, e cilapresupozon në përputhje me dispozitat kushtetuese,që Parlamenti të ketë një kryetar dhe dy nënkryetarë.Kështu që, në rast se do të diskutohet, të shtohetnjë nënkryetar i tretë duhet votuar për ndryshimin eligjit mbi rregulloren paraardhëse. Le të diskutohetkëtu nëse do të mund të bëhet kjo gjë, por unë dotë sugjeroja një formulë të tillë - çështja e kryetaritle të zgjidhet, meqenëse nuk propozoi kurrkush

  • Viti 1992

    18

    Legjislatura e 13-të

    kryetar tjetër, veç grupit parlamentar demokratik; dykandidaturat që kemi, të hidhen në votë ngaparlamenti. Në këtë mënyrë ata do të marrinvotëbesimin. Për të diskutuar për nënkryetarët, PDdo të propozojë dy kandidaturat e saj si një hap tëdytë do votohet për ta, PS dy të sajë si procedurëtjetër. Le të propozohet dhe kandidatura e grupitpërkatës që foli, prej 10 deputetësh, dhe të hidhetedhe kjo në votë. Në përqindje të votave që do tëmarrë çdonjëri nga nënkryetarët, të shihet kush dotë fitojë.

    Fatos Nano - Zoti Arbnori, mua më duket seduhet të përcaktojmë saktë formulën e kryesisë dhenga propozimet e deritanishme, të dyja tërespektueshme dhe nga bisedat paraprake që janëbërë nuk është e pamundur të mos arrihet në njëformulë të qartë, e cila duhet votuar. Domethënë nëpërbërjen prej tre vetash, kryetar dhe dy nënkryetarëtë kryesisë së Kuvendit, do të ketë dy pjesëtarë tëPD -së dhe l të PS -së (njëra formulë), apo siç dolipropozimi tjetër, mesa e kuptova unë edhe zotinBerisha, edhe zotin Milo, që në përbërjen prej 3vetash të jetë një kryetar i PD -së, një nënkryetar iPS -së dhe një nënkryetar i PSD -së. Do të sugjerojatë zgjidhnim, me konsensus apo me votë, njërënprej këtyre dy formulave fillimisht, pastaj do të hynimnë kandidaturat përkatëse të vazhdojë normalishtvotimi.

    Sali Berisha - Shoh që ka një keqkuptim mepropozimin tim, por mendoj që edhe zoti Milo nukkishte këtë qëllim, sepse kjo nuk nënkupton që PDtërhiqet nga e drejta për të pasur një nënkryetar -partia që ka 92 deputetë nuk mund të tërhiqet nga edrejta, e nënkryetarit . Por, mendoj unë, ky grupparlamentar duhet t’u njohë të drejtën e nënkryetaritedhe grupeve të tjera; kështu e konceptoj unë pra,nuk e kisha fjalën 1+1+1, por 2+l+1.

    Paskal Milo - Ne, kur propozuam, nuk shtruamproblemin e raporteve matematikore, por shtruamproblemin e përfaqësimit të PSD si grup parlamentarnë ekipin drejtues të Kuvendit të ri Popullor, prandajunë bashkohem me ato mendime që u shfaqën këtu,që të gjejmë mundësinë me konsensus që edhegrupi ynë parlamentar e së bashku me ne edhedeputetët e partive të tjera prezent këtu të kenëmundësi të përfaqësohen në drejtimin e Kuvendit.

    Abdi Baleta - Unë mendoj që nuk duhet t’ikomplikojmë gjërat që janë të qarta. Ne kemi njërregullore, që është një ligj praktikisht, lidhur mepërcaktimin e përbërjes së kryesisë, sipas formulës2+1, dhe nuk shoh ndonjë arsye që të lëvizet nga

    kjo qoftë si numër, qoftë edhe si përbërje, si raport.Kur është përcaktuar vitin që shkoi, janë pasurparasysh rrethana që pak a shumë përsëriten sot,po në kahje të kundërt, por në thelb është po ajosituatë.

    Prandaj, unë mendoj që nuk ka se si të fillojmëne tani të hapim një kapitull të ri me zgjerime, mendryshime dhe njëkohësisht mendoj që nuk ështëe thënë që çdo parti ose çdo grup parlamentar duhetpatjetër të përfaqësohet edhe në kryesinë e Kuvendit.Ndryshe, po të shkojnë në një abstragim, sikurrezultatet e zgjedhjeve të ishin ndryshe, të kishindhe shumë e shumë grupe të tjera këtu, nuk mundt’i plotësonim këto kushte. Kryesia e Kuvenditzgjidhet për të drejtuar punën dhe drejtimi i punëvevaret dhe nga raporti i forcave politike qëpërfaqësohen, dhe është krejtësisht e nevojshmeqë, përveç kryetarit, të ketë dhe një nënkryetar tëPartisë Demokratike, duke pasur parasysh se ështëpartia maxhoritare, partia që do të ketë shumë punëdhe duhet të jenë dy përfaqësues në kryesi, ndërsanumrin 3 unë mendoj se nuk duhet të fillojmë talëvizim tani dhe nuk ka asgjë të keqe, nuk i shkelete drejta asnjë force politike, as krijohet ndonjëprivilegj në këtë rast. Mendoj se do të ishte më mirëtë fillonim me votimin për përcaktimin e kryetaritdhe pastaj edhe të dy nënkryetarëve.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi - Për sa i takon Rregullores,

    më duket se nuk duhet nxjerrë rregullorja si pengesë,sepse Rregullorja është krejt e përkohshme dhe nukshkon më me këtë Parlament, asnjë rresht i saj.Pra, gjëja e parë që do të bëjë ky Kuvend, ështëndryshimi i Rregullores. Madje këtu krijohet një rrethi mbyllur, duhet ndryshuar Rregullorja të zgjidhetkryesia, apo duhet zgjedhur kryesia që të drejtojëmenjëherë punimet e Kuvendit për të ndryshuarRregulloren, kështu që kjo nuk është një pengesëdhe abstraksione nuk bëhen; këtu jemi në njëParlament konkret, real, abstraksioni, ështëvështirësim i situatës, nuk kemi pse ta komplikojmëkur e kemi konkrete. Dihet që po të ishin 5 -6 forca,nuk do të shkonte kjo logjikë dhe do nxirrej njërregullore tjetër ose do të gjenim një zgjidhje tjetër.Këtu, me sa folën edhe zoti Berisha, zoti Nano etj,ka një dëshirë për konsensus, në qoftë se bëhet,mund të realizohet. Mua më duket që edhe punimete vjetshme treguan që kryesia në përgjithësi ka njëngarkesë edhe përfaqësimi të parlamentit në sferënndërkombëtare, gjë që do të rritet më tej, madje kaqenë shumë i shpeshtë rasti kur mbetej vetëm një

  • 19

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    njeri për të drejtuar, më shumë është drejtuar menjë se sa me 3. Pra, dhe rritja e numrit, duke parëngarkesën që do të ketë parlamenti, jashtë arsyestjetër për të gjetur secili nga një përfaqësim, është idomosdoshëm. Ndoshta është e nevojshme që tërritet numri.

    Ylli Vejsiu - Propozoj që të mbështesimformulën 2+1+1. Në të vërtetë, nga pikëpamjaaritmetike, mundet që të mos kemi ndryshime tëmëdha nga viti i kaluar, por duhet të pranojmë që poecim gjithmonë drejt pluralizmit dhe duhet që këtëpluralizëm ta konkretizojmë, sa të jetë e mundur,sa më shumë. Në rastin konkret flitet për një kryesi,ta bëjmë sa më pluraliste, nuk ka ndonjë vështirësi.Vështirësia është vetëm teknike, qëndron nëndryshimin e një neni të Rregullores, të cilin mevullnetin e mirë, me 2/3, ne mund ta bëjmë sot dheta kapërcejmë këtë vështirësi. Mendoj që me këtëndryshim edhe puna e kryesisë prej 4 vetash do tëjetë më e mire, më e frytshme, më elastike e do tëjetë në të mirë të pluralizmit, drejt te cilit po shkojmë.Themi të mos e zgjasim, ta mbështesim këtëpropozim që bëhet nga zoti Berisha dhe nga zotiGjinushi njëkohësisht, unë kështu e kuptova.

    Fehmi Abdiu - Unë për vete nuk kam asnjëparagjykim rreth diskutimeve të kolegëve, vetëm dojatë parashtroja mendimet, duke nënvizuar disamomente, ne dy plane - Së pari, në planin teorikdhe ligjor, siç përmendi dhe kolegu Baleta e kolegëtë tjerë, e kemi të përcaktuar në nenin 18 të ligjit“Për dispozitat themelore kushtetuese”, ku ështëpërcaktuar se kryesia përbëhet nga Kryetari dhe 2nënkryetarë. E dyta, këtë problem kushtetues ekemi zbërthyer në një dispozitë konkrete tëRregullores. Edhe atje jemi shprehur, po në këtëmënyrë. Në planin ligjor kryesia gjithmonë duhet tëpërbëhet nga një numër tek anëtarësh, për efektvotimesh e problemesh të tjera të rëndësishme,vendimesh që merr. Ndërsa në planin praktik, unëmendoj se ky problem është akoma më i qartë ngaçka qenë një vit më parë. Në një vit më parë, kur kyKuvend përbëhej prej 250 vetash ramë dakorddiskutuam, por pranuan që Kryesia duhej të përbëhejnga 3 vetë, ndërsa sot, kur ky Kuvend përbëhet nga140 vetë, do të më dukej disi anakronike që tështonim dhe 2 të tjerë e për më tepër të ndërmerrnimhapa te tillë për të ndryshuar ligjin kushtetues, përtë ndryshuar Rregulloren. Prandaj, kam mendiminqë predispozicioni për ta gjetur këtë problem menjë konsensus më duket shumë i dobishëm, ndërsazgjidhja për mendimin tim, duhet të mbetet 2+l,

    d.m.th 2 nga PD dhe një nga PS.Falemnderit!Gramoz Pashko - Unë jam për të mbështetur

    parafolësit Baleta dhe Abdiu në këtë problem, qëpër të ndryshuar nenin 18 të dispozitave themelorekushtetuese, të cilën unë e përmenda shkarazi, semendova që zotërinjtë parafolës e kishin parasyshkur flitet që Kuvendi Popullor duhet të ketë një kryetardhe 2 nënkryetarë. Nuk po flas për aspektet politiketë strukturës së kësaj kryesie dhe për aspektetteknike, veçse ka një problem procedure që ështëesencial për rregullin demokratik te punës - duhettë zgjidhet njëherë kryesia, që të merret përsipërpastaj, ndërrimi i Kushtetutës. Pra, duhet të zgjidhetkjo kryesi sipas kësaj dispozite dhe ajo pastaj t’ipropozojë parlamentit për të ndryshuar dispozitën.

    Nuk mund të operohet ndryshe. Ndryshimet nëKushtetutë nuk mund të bëhen nga një drejtuesseance, i cili është i zgjedhur me konsensus.

    Pjetër Arbnori - Atëherë, mendoj që tëprocedojmë me votimin e dy propozimeve që u bënë.Në rast se propozimi i parë, që të mbetet kryesiame 3 vetë, do të miratohet, vazhdojmë me zgjedhjene kryetarit. Në rastin e propozimit të dytë, përndryshimin e dispozitës kushtetuese, ne do tëzgjedhim kryesinë dhe pas saj do të bëjmëpropozimet për ndryshimin kushtetues dhe mundtë zgjerojmë kryesinë e të bëjmë veprimet e tjera.

    Arben Imami - Mendimi im është që nuk kapërse të votohen. Konsideratat që dhanë zotërinjtëBaleta, Abdiu dhe Pashko, janë të sakta. Nuk mundtë votojmë për amendamente kushtetuese pazgjedhur kryesinë. Atëherë nuk ka asnjë shkak qëtë paragjykojmë zgjedhjen ose zgjerimin e kryesisë;pra, pas kryesisë së parë që do të zgjedhim me njëvotim paraprak. Për këtë arsye mendoj se nuk ështëe nevojshme të bëhet një votim, nëse do të kemi 3ose 4; të procedojmë drejt, të bëjmë zgjedhjet përkryesinë mbi bazën e dispozitave kushtetuese. Mëpas, nëse do të ketë probleme për amendamentekushtetuese, grupet, Këshilli i Ministrave, apo ashtusiç janë të përcaktuar në dispozitat kushtetuese, letë bëjnë propozimin për amendament, forcat politikete takohen, të bien në konsensus dhe të shkojmëdrejt atij. Në kushtet e tanishme është e pamundurtë operojmë. Prandaj më e shpejta është të votohetajo që është ligjore.

    Falemnderit!Pjetër Arbnori - Të bëhen propozimet për

    komisionin që do të mbikëqyrë votimin. Apo e bëmë?Më falni!

  • Viti 1992

    20

    Legjislatura e 13-të

    Namik Dokle - Do të bëjmë propozimet përnënkryetarë të Kuvendit apo do të votojmë përformulën?

    Kosta Makariadhi - Unë kam këtë mendim -të mbetet formula 2+1, ndërsa për kandidaturën edytë të lejohet edhe propozimi i grupit parlamentarprej 10 deputetësh dhe të hidhet në votë. Le të dalintre propozime për atë, kush të fitojë prej tyre.

    Ali Spahia - Ne pikërisht këtë i propozuanpërfaqësuesit të grupit të PSD; ia propozuam qyshnë bisedimet paraprake. Me gjithë qejf, jemiplotësisht dakord të propozojmë edhe ata njëkandidat.

    Kastriot Islami - I nderuar zoti Kryetar iseancës, mendoj që fillimisht duhet të votojmë mevotim të hapur formulën 2+1 (2 për PD + 1 për PS).Nuk do të isha dakord me propozimin që tështoheshin edhe deputetë të tjerë në propozimin ePS për nënkryetar. Pra, ka një formulë 2+1. Në qoftëse do te propozohet dhe një formulë tjetër, hajde t’ivotojmë te dyja formulat.

    Ali Spahia - Më duket se sapo ramë dakord mekonsensus që do të procedojmë sipas formulës 2+1.

    Arben Imami - Zoti drejtues i seancës, mëduket se po ngatërrohen dy koncepte, konceptipolitik dhe ai struktural i kryesisë. Zoti Islami e kafjalën për formulën politike, pra dy demokratë dhe 1socialist, nuk e ka fjalën për dy nënkryetarë dhe lkryetar, nëse nuk jam gabim. Me konsensus grupetjanë marrë vesh që 2 të jenë të PD -së dhe 1 i PS -së dhe kanë të drejtë kur thonë nëse do të futet dhenjë i tretë nga një grup tjetër, se mund të mos dalënjë nënkryetar socialist, atëherë nuk do të ishinluajalë palët.

    Falemnderit!Namik Dokle - Jo vetëm që nuk do të ishin

    luajalë, po sipas shprehjes së saktë të zotit Arbnorinë hapjen e Kuvendit, do t’i mbetej pozitës të luftonteme vetveten.

    Pjetër Arbnori - Atëherë, mendoj të kalojmënë zgjedhjen e kryetarit. Për komisionin u dhanë dyemra, duhet dhe një i tretë.

    Paskal Milo - Para se të votojmë, unë dua tëbëj dhe një vërejtje akoma. Në qoftë se i referohemiligjit, sigurisht ligji përcakton formulën 2+1, por kjoformulë nuk ka parasysh këtu që 2 duhet të jenë tëPD -së dhe 1 i PS -së. Ligji ka vetëm formulën 2+1,po këtë formulë, pastaj, se me ç’përbërje do të jetë,duhet ta përcaktojmë të gjithë bashkë.

    Genc Ruli - Zoti Kryetar, më duket se vajtidiskutim shumë i gjatë, gjë që nuk do të na jepte

    një pamje të mirë të nisjes së punës për këtëproblem. Ne po votojmë për të zgjedhur kryesinë eParlamentit, apo po votojmë për të zgjedhur njëtribunë ku duan të përfaqësohen gjithë partitë?Përderisa deputetët e parlamentit të kaluar iunënshtruan një logjike m racionale, që Shqipërisëme këtë popullatë që ka i duhet një Parlament më ivogël e më efektiv prej 140 vetash, në një kohë kurnë parlamentin e mëparshëm prej 250 vetash kishim3 drejtues të kryesisë, më duket se dalim dhe jashtëkësaj logjike racionale që sot të shtojmë numrin enënkryetarëve, sepse duhet te shtohen vendet nëtribunë për prezantimi në çdo parti. Mendoj që çdoparti nuk e prezanton veten në tribunën e kryesisë,por këtu në sallë, me deputetët që ka. Në fund tëfundit, është një ligj vote të cilin sot e gëzon njëparti, nesër do ta gëzojë një parti tjetër, shumica evotës që i jep asaj të drejtën e një vullneti më tëmadh dhe them në këtë rast formula 2+l nuk ka psediskutohet dhe do të ishte një nisje jo e mbarë dhejo e logjikshme të fillonin të ndryshonin atë që equajmë Kushtetutë, ligjin mbi dispozitat themelore,për të ndryshuar këtë formulë, për të vënë njëdekoratë më shumë a një më pak. T’i përmbahemiasaj formule, në fund të fundit shumica e deputetëvetë këtij Parlamenti janë nga dy partitë kryesore, kjonuk do të thotë që me moszgjidhjen e një nënkryetari,partitë e vogla nënvleftësohen. Ato kanë deputetëte tyre, fjala e tyre është njëlloj e vlefshme dhe do tëjetë fjala dhe vepra e tyre që do t’u japë prezantimindhe jo nënkryetari.

    Falemnderit!(Kërkojnë deputetë të tjerë fjalën)Pjetër Arbnori - Tani, mua më duket se kaluam

    një debat të panevojshëm. Disa deputetë e morënfjalën 2 -3 herë.

    Gaqo Apostoli - E kam fjalën që ne të bëjmëzgjedhje dhe jo emërime paraprake. Ne mund tëmos na zgjedhin, se është vota këtu, por të paktëntë propozojmë. Të gjitha palët qoftë të PD, qoftë tëPS, që u shprehën në diskutimet e tyre për formulën,e kanë në dorë t’i vënë vizën kandidatit tonë. Nevetëm propozuam që të kemi një përfaqësues tonin,vendoset apo jo është mekanizmi i votës. Nukinsistuam.

    Namik Dokle - Me sa duket mund të zgjatetedhe më tej ky diskutim dhe unë do të isha memendimin e zotit Ruli, të jemi racionale. Përderisazoti Apostoli thotë që demokracia është votë, tëvotojmë formulën dhe të kalojmë pastaj në votimetkonkrete.

  • 21

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    Pjetër Arbnori - Atëherë, votojmë formulën.Kush është për formulën 2+1?

    Ali Spahia - Po, formula 2+l është ligji, ështënë paketë.

    Pjetër Arbnori - Jo, e kam fjalën që tëpërcaktohet dy të PD dhe një i PS.

    Ali Spahia - Mua më duket se është më earsyeshme të votojmë për kryetarin, të bëhet edhenjë propozim, ndoshta nga zotërinjtë e PSD, përnjë pjesëtar tjetër të komisionit që do të mbikëqyrëvotimin dhe të procedojmë.

    Kastriot Islami - Zoti Arbnori,Meqenëse kishte shumë diskutime, mendoj që

    të votojmë formulën politike 2+1, pastaj të zgjedhimkryetarin, se kam përshtypjen që pastaj nuk do tëjemi luajalë. Unë mbështes propozimin e zotit Imamiqë për të qenë luajalë dhe korrektë, të votojmëformulën politike 2+1 në fillim. Në qoftë se PD kërkonqë në grupin e deputeteve që do të propozohen tëlejojë dhe një propozim tjetër, le ta lejojë. Ne, siPS, duam ta kemi të garantuar një nënkryetar.

    Ali Spahia - Ky është një paragjykim që i bëhetgrupit të PD. Ne ramë në konsensus për formulënpolitike 2+1 dhe nuk kemi ndërmend t’i lëvizim kësajmarrëveshjeje.

    Rustem Gjata - U ndalëm shumë në formulënpolitike. Unë mendoj se në qoftë se nuk arrihet nëkonsensus, nuk mund të hidhet për votim kjo formulëpolitike 2+1 në mes partive, është antikushtetuese.Ne qoftë se arrijmë në konsensus, atëherë jemi nerregull. Por që të hedhim në votë se nga cila partiduhet të jenë, do të thotë të kufizojmë të drejtat epartive të tjera. Prandaj mendoj që këtu të shikojmëtë arrijmë në konsensus apo jo. Në qoftë se nukarrihet konsensusi, nuk kemi pse e zgjasim çështjene formulës politike.

    Falemnderit!Pjetër Arbnori - Konsensusi është arritur sot

    në bisedimet në mes grupeve parlamentare.Rushen Golemi - Kam një propozim konkret,

    sepse po zgjatemi kaq shumë. Ligji është ligj, ekemi një kryetar dhe dy nënkryetarë. Opozitakryesore është PS. Atëherë të bëjmë propozimetdhe votimin për kryetarin, pastaj propozimet përnënkryetarët. PSD është me PD, le të venë të tretinnë listë, domethënë të ketë 3 propozime përnënkryetar për njërin grup, ku njeri do të jetëpropozimi i PSD dhe dy propozime për nënkryetarnga PS në dy lista të veçanta dhe të bëhet votimi,sepse po zgjatemi tepër. Në rast se do dalë mevotim të përgjithshëm, le të dalë një nga PSD.

    Falemnderit!Pjetër Arbnori - Atëherë, kalojmë në zgjedhjen

    e kryetarit të kryesisë së Kuvendit Popullor.Komisioni le të marrë listën e deputetëve t’i thërresëme radhë, t’u dorëzojë fletën dhe secili të bëjë votimine fshehtë. Numrin e fletëve të votimit komisioni t’imarrë me procesverbal dhe po qe se ndonjë deputetmungon, t’i kthejë fletët e tyre.

    I lutem komisionit të votimit të zërë vend.Procedurën e dini; njërës prej kandidaturave që janëtë shkruara në fletë, i vihet vizë.

    Ju lutem deputetëve që dëgjojnë emrin, tëparaqiten menjëherë për votim, që procedura tëkryhet sa më shpejt, se do të kemi edhe votimintjetër.

    Fillon votimi. Pas numërimit të votave, kryetari ikomisionit të votimit bëhet gati të lexojëprocesverbalin.

    Gramoz Pashko - Rregulli demokratik kërkonqë votat të paraqiten një për një për ne, që ta dimëkëtu, dhe jo me procesverbale përfundimtare.Domethënë, kur hapet kutia, deputetët qëndrojnëkëtu dhe thuhet kjo votë pro ose kundër. Kjo ështëprocedura e rregullt, nuk bëhet kjo punë meprocesverbale.

    Petrit Kalakula - E drejtë, edhe këtë mund tabëjmë në qoftë se zotërinjtë deputetë duan. I kemikëtu, mund t’i lexojmë. Ne i kemi të ndara veç përtë dy kandidatët si dhe ato që janë të pavlefshme.

    Komisioni i ngarkuar nga Kuvendi Popullor përverifikimin e votimit për Kryetarin e Kryesisë sëKuvendit Popullor, pas votimit, pasi shqyrtoi një përnjë të gjithë fletëvotimet, doli në këtë përfundim -

    Nga 140 deputetë, ishin të pranishëm në votim136. 4 mungojnë. Pasi u panë fletët e votimit njëpër një, u gjetën të rregullta 136 fletëvotimi. Në bazëtë votimit që bënë zotërinjtë deputetë, rezultatet evotimit janë - për zotin Pjetër Arbnori votuan 115deputetë.

    Për zotin Tomor Malasi votuan 19 deputetë.U gjetën të pavlefshme dy fletë votimi. Në bazë

    të rezultateve, me shumicë votash, komisioni shpallkryetar të kryesisë së Kuvendit Popullor, zotin PjetërArbnori

    (Duartrokitje)Komisioni i uron zotit Pjetër punë të mbarë në

    drejtimin e punëve të Kuvendit Popullor!Zoti Pjetër ftohet të marrë pjesë në drejtimin e

    seancës si Kryetar i zgjedhur i Kuvendit Popullor.Pjetër Arbnori - Falënderoj deputetët për votën

    që më dhanë dhe i premtoj Kuvendit Popullor një

  • Viti 1992

    22

    Legjislatura e 13-të

    drejtim të paanshëm dhe me objektivitet në të mirëne punës për legjislacionin tonë e për ecurinë e tëgjitha punëve që i takojnë Kuvendit Popullor.

    Ju falemnderit!Tani do të procedojmë në zgjedhjen e dy

    nënkryetarëve të Kuvendit Popullor në bazë tëkonsensusit që kemi arritur. Kjo punë duhet tëmbarojë sot, seancë pasdite nuk do të kemi, nëmënyrë që të përgatisin seancën e nesërme.Komisioni i zgjedhur le të vazhdojë procedimin.

    Ali Spahia - Mund të fillojmë nga propozimetpër nënkryetar të Kuvendit Popullor. Grupiparlamentar i PD propozon për këtë vend zotin TomorMalasi si kandidat të parë. Si kandidat të dytëpropozojmë zotin Franko Kroqi; është me profesioninxhinier i gjeologjisë, ka qenë deputet edhe nëlegjislaturën e përparshme të Kuvendit Popullor,është figurë e njohur për pikëpamjet e tij thellësishtdemokratike, antikomuniste e antitotalitare, ështënjeri i cili meriton plotësisht të zërë vend në kryesinëe Kuvendit Popullor.

    Namik Dokle - Për nënkryetarin e dytë tëKuvendit popullor që e ka për ta propozuan PS, kemikëto dy kandidatura - Maqo Lakrori, doktor ishkencave, pedagog në Universitetin Teknik tëTiranës, Ka mbrojtur doktoraturën në Francë, zotërondisa gjuhë të huaja, është njeri i qetë, i ekuilibruardhe mendoj se është plotësisht i aftë për të drejtuarnë kryesinë e Kuvendit Popullor. Kandidatura e dytëështë - Shaqir Vukaj, inxhinier kimist, ka punuar nëndërmarrje të ndryshme ekonomike, drejton punëne PS në Shkodër, është njeri që ka frymëdemokratike dhe të mirëkuptimit.

    Pjetër Arbnori - Tani, komisioni të procedojëme zgjedhjen e kryetareve.

    Paskal Milo - U bë një propozim nga zonjaGolemi, nuk iu dha përgjigje.

    Pjetër Arbnori - E dëgjuam propozimin ezonjës Golemi, nuk pati jehonë propozimi i saj, nërast se do të kishte jehonë, do të pranohej.

    Gaqo Apostoli - Megjithatë, them që proceduraqë po ndiqet për zgjedhjen e nënkryetarit të kryesisësë Kuvendit Popullor, është antidemokratike. Nekemi te drejtë të propozojmë dhe nëpërmjet votimitmund të eliminohemi. Kjo është alfa e demokracisë.Unë bëra thirrje për kulturë demokratike, të paktëntë propozojmë.

    Rushen Golemi - Në listën e parë, ku janë dytë shumicës, të shtohet edhe propozimi që do tëbëjë PSD, të jetë i treti kandidat, mund të jenë dhekatër, në rast se ka një propozim të katërt. Pastaj

    zotërinjtë deputetë, me votën e tyre të lirë, le tëvendosin cilin do të zgjedhin. Kështu që t’i japim tëdrejtë edhe atij grupi të bëjë propozimin e vet.

    Pjetër Arbnori - Zonjë, unë e kuptovapropozimin tuaj që në fillim dhe parimisht nuk kamkundërshtim, por nuk gjeti jehonë në grupin e PD.Atëherë, ta bëjmë me votim që të shtohet njëkandidat në grupin e PD?

    Ali Spahia - Jemi dakord plotësisht. Le tështohet një kandidat nga PSD në grupin e PD.

    Skënder Gjinushi - Ne, më duket, iu referuamligjit vazhdimisht dhe për hir të këtij ligji, gjoja u bëdhe kjo procedurë votimi. Po në bazë të ligjit kushdoe ka të drejtën e propozimit. Kjo nuk u arrit, u zbatuamë shumë ajo që u quajt konsensus. Pra, vetëmdua të sqaroj pozicionin dhe nuk besojmë nëpropozime ne si socialdemokratë. Pra vetëmpozicioni të sqarohet mirë, që të paktën po qe sipasligjit dhe sipas asaj që tha zoti Ruli, që të vëmë mëtë aftët, atëherë të drejtën e propozimit e ka kushdo,zbatohet Rregullorja, çdo 10 deputetë kanë të drejtëntë propozojnë. Konsensusi nuk i kundërvihet ligjit.Me votim partitë respektojnë konsensusin, por joqë të dalë mbi ligjin, nuk mund te dalë kurrë mbiligjin. Megjithatë, derisa është e qartë gjithëmarrëveshja që është bërë midis atyre që kanëmekanizmin e votës, këtu nuk ka kuptim që ne tëbëjmë një propozim formal. Kështu që të vazhdohetprocedura dhe e mbyllim me kaq.

    Ju Falemnderit!Pjetër Arbnori - Atëherë komisioni të vazhdojë

    procedurën.(Bëhet votimi për nënkryetarët e kryesisë së

    Kuvendit Popullor)Gaqo Apostoli - Numëroni votat pro dhe kundër.Petrit Kalakula - Komisioni i votimit, mbasi i

    shqyrtoi fletëvotimet, konstatoi se nga 140 deputetë,morën pjesë në votim 137. U gjetën 135 fletë votimitë vlefshme, 2 të pavlefshme. Rezultatet e votimitishin këto -

    Nga PD zoti Tomor Malasi fitoi 105 votaFranko Kroqi 30 votaNga PS Shaqir Vukaj 100 votaMaqo Lakrori 35 votaKomisioni, në bazë të rezultatit të votimit, shpall

    të zgjedhur nënkryetarë të kryesisë së KuvenditPopullor zotërinjtë Tomor Malasi nga PD dhe ShaqirVukaj nga PS.

    Ju urojmë punë të mbarë në drejtimin e punimevete Kuvendit Popullor

    (Duartrokitje)

  • 23

    Viti 1992 Legjislatura e 13-të

    Pjetër Arbnori - I ftojmë dy nënkryetarët tëmarrin detyrën e re. Nënkryetarët të zënë vend nëtë dy anët e Kryetarit të kryesisë.

    Pjetër Arbnori - Edhe një herë, në emër tëkryesisë së re të Kuvendit Popullor ju falënderojmëpër votat tuaja dhe premtojmë se kryesia, nëbashkëpunim të ngushtë me njëri -tjetrin, do tëpërpiqemi të drejtojë me objektivitet dhe me paanësipunimet e Kuvendit Popullor, në mënyrë qëlegjislacioni ynë të ecë gjithnjë përpara, në mënyrëqë puna jonë të ketë dobi për atdheun dhe popullintonë.

    Ju falënderojmë!Tani, ftoj zotërinjtë deputetë të mbajnë një minutë

    heshtje për deputetin e Shijakut, Petrit Llaftiu,deputet i PD, i cili në një mision humanitar ra në kryetë detyrës bashkë me patriotin humanist, Zef Margjinaj.Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për të

    I nderuar qoftë kujtimi i tij!Kryesisë së Kuvendit Popullor i ka ardhur një

    letër.Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.Të nderuar deputetë, zgjedhjet e 22 marsit

    sollën një ndryshim rrënjësor në përbërjen politiketë Kuvendit Popullor. Uroj që ky ndryshim të rezultojësa më i favorshëm për zhvillimin demokratik dhepërparimin e gjithanshëm të Shqipërisë. E kampranuar detyrën e kryetarit të Shtetit në emër të sëmirës së atdheut, në emër të unitetit të popullit, nëemër te progresit politik e të konsolidimit tëdemokracisë. Janë të njëjtat arsye e obligime qësot më shtyjnë t’i kërkoj Kuvendit të ri Popullorpranimin e dorëheqjes sime nga ky funksion, dukeshpresuar se Parlamenti do t’ia besojë këtë detyrënjë personaliteti të ri që është në gjendje ta çojëvendin drejt objektivave që synohen nga shumica epopullit.

    Me respekt Ramiz AliaTiranë, 4.04.1992.Përpara se të hidhet në votë pranimi i dor�