452
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2005, nr.2

Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2005, nr · ushtruar mbi të, për vrasjet, pastrimin etnik, përdhunimet dhe gjithçka çfarë realizoi dora e Milosheviçit mbi Kosovën

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-të

    Viti 2005, nr.2

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2005

    2

    Tiranë, 2009

  • 309

    REPUBLIKA E SHQIPËRISËPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i tetë

    E enjte, 10.03.2005Seanca e paradites, ora 10:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë,Hapim seancën.Në çështjet jashtë rendit të ditës, sipas

    Rregullores, e kanë kërkuar fjalën dy deputetë. I pari eka fjalën zoti Tepshi.

    Qazim Tepshi – I nderuar Kryetar i Parlamentit!Të nderuar deputetë!Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dy

    ditë më parë bëri një gjest madhor civilizues, të njëcivilizimi të lashtë shqiptar demokratik, që u kadhënë qytetërimeve të sotme një shembull të madhmorali e tolerance njerëzore në mënyrë të vazhdueshme.

    Ai dha dorëheqjen dje, sepse prokurorjazvicerane e Hagës, Karla Del Ponte, e ka akuzuarmbi bazën e të dhënave të Ministrisë së Drejtësisëtë Serbisë. Askush në Europën e sotme, që na jepmësime demokracie, nuk e ka bërë këtë gjestmadhor civilizues, një gjest burri politik të vërtetë,që nuk gjendet dot as në Europën e sotme, as nëZvicrën e Del Pontes.

    Si burrë i rrallë shteti, ai i drejtohet popullit tapranojë sakrificën e tij, të pranojë diçka që është

    gati e pamundur të pranohet: “Bëjeni këtë për t’ibërë nder vendit dhe kombit.”

    Akuza ndaj Ramush Haradinajt është e gabuardhe Karla Del Ponte duhet të japë llogari paraOKB-së. Ajo ka rënë nën presionin e Serbisë, qëkërkon me çdo kusht të barazojë kriminelët dhe ataqë kryen gjenocid ndaj popullit të Kosovës meluftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë së vendit të tyre.Karla Del Ponte ka bërë gabim të rëndë, duke krijuarprecedent në të drejtën ndërkombëtare: barazimine viktimës me agresorin, duke zhvlerësuar kështutë gjitha konventat e OKB-së, të Këshillit të Europëspër mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtën epopullit për liri dhe pavarësi.

    Gjesti madhor i Kryeministrit të Kosovës, RamushHaradinaj, u lavdërua nga të gjithë personalitetet eshquara të Europës, të cilët nuk bashkëpunojnë mekriminelët serbë. Petersen, mik i madh i Kosovësdhe i shqiptarëve, i bëri shumë lëvdata RamushHaradinajt.

    Po pse e akuzon tani, pas 6 vjetësh, RamushHaradinajn, Karla Del Ponte?

  • Viti 2005

    310

    Legjislatura e 16-të

    Nuk kishte mbledhur akoma të dhëna false ngaMinistria e Drejtësisë e Serbisë. Bandat serbeduheshin të përgatisnin rrëfime false, gojëdhëna,mite, që, së paku, të përgatitej një dosje policore.Por, minimumi i së drejtës ndërkombëtare kërkontë dhëna nga dëshmitarët e vendit dhe nga të gjithapalët, ndryshe edhe Karla Del Ponte do të akuzohejlehtë.

    Me këto që thashë më lart, nuk dua, në asnjëmënyrë, të ul vlerat e Gjykatës së Hagës. Ajorespektohet dhe ka bashkëpunimin e të gjithëshqiptarëve, sepse shqiptarët nuk kanë kryer krimekundër njerëzimit, nuk kanë përzënë popuj të tjerënga territoret e shtetit të tyre. Vetë deklarata eHajradinajt, e Qeverisë Shqiptare dhe epersonaliteteve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri,janë tregues të vlerësimit të Gjykatës së Hagës.Por, ajo që bëri Karla Del Ponte kërkon të njëjtënmonedhë nga juristët e mençur që ka Kosova,juristët e mençur që ka Europa dhe SHBA-ja.

    Këto ditë, besoj se autoritetet e Kosovës,UNMIK-u dhe KFOR-i, do t’i kërkojnë Gjykatëssë Hagës që zoti Haradinaj të lirohet me kusht dhetë mbrojë veten e tij i lirë. Me të njëjtën masë,mendoj që këta juristë që përmendëm më sipër, dotë kërkojnë edhe për zonjën Karla Del Ponte të japëllogari, sepse, sipas normave të OKB-së, asnjëkriminel dhe asnjë person që nxit krimin nuk duhettë ngelë i pandëshkuar.

    Zotërinj deputetë, në këto momente mendoj qëQeveria shqiptare ka një detyrë të rëndësishme: tëkapë momentin, të mos qëndrojë e hallakatur,sidomos Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk bëhetpolitika e jashtme me përkëdheli, siç do të bëjë sotministri ynë i Jashtëm. Nuk bëhet asnjë llojmarrëdhënie, në qoftë se nuk preken gjërat dhe nëqoftë se nuk thuhen gjërat direkt. Prandaj i kërkoj,Kryeministrit të Shqipërisë që disa elemente mjafttë rëndësishme të një kombi me 8 milionë shqiptarë,t’u bëjë të qartë europianëve dhe sidomos atyreqeverive europiane që nuk duan që Kosova të bëhete pavarur, që Ballkani të jetë i qetë, që edheShqipëria të jetë e qetë. Ndaj u bëj thirrje në këtëmoment edhe partive politike shqiptare që të kapinkëtë moment të rëndësishëm dhe të kontribuojnëtë gjithë në zgjidhjen e këtij momenti të rëndësishëmtë Kosovës, që është pavarësia.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Tepshi!Zoti Zela e ka fjalën.Ilir Zela – I nderuar zoti Kryetar!

    Të nderuar kolegë!E kërkova fjalën për të shprehur edhe unë

    trishtimin më të thellë për lajmin e dorëheqjes sëKryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të këtijluftëtari të lirisë, politikani energjik dhe Kryeministëri Kosovës, njëkohësisht.

    Të gjithë e pamë zotin Haradinaj, me krenarinëe një burri të fyer, të nisej për t’u përballuar meakuzën e ngritur nga Karla Del Ponte në Gjykatën eHagës. Në fytyrën e tij pamë të mishëruar tërësakrificën e popullit të Kosovës për gjenocidin eushtruar mbi të, për vrasjet, pastrimin etnik,përdhunimet dhe gjithçka çfarë realizoi dora eMilosheviçit mbi Kosovën.

    Sigurisht që Shqipëria e ka pranuar dhe kabashkëpunuar me Gjykatën e Hagës. Nepërshëndesim sot edhe bashkëpunimin e zotitHaradinaj me këtë gjykatë, si dhe shprehim besiminqë, pavarësisht se i akuzuar, ashtu siç edhe sot aiparamendohet i pafajshëm, ai do të arrijë ta provojëkëtë pafajësi të tij deri në fund, duke u mbrojturpërpara prokurorëve.

    Veçse nuk rrimë dot pa shprehur edhe faktin qëzonja Del Ponte duhet të jetë më e kujdesshme, qëtë mos joshet para tentacionit për të pranuarpërdorimin e drejtësisë për politikë, sepse në këtërast, nëse do të pranohej një koncept i tillë, kjo dotë kishte pasoja shumë të mëdha, pasi rrezikon tëbarazojë xhelatin me viktimën dhe kjo gjë ështëshumë e rrezikshme për të gjitha zhvillimet nëKosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

    Siç përshëndesim qëndrimin e zotit Haradinaj,për të vënë veten në dispozicion të gjykatës, në tënjëjtën mënyrë unë dëshiroj të përshëndes edheqetësinë me të cilën populli i Kosovës e priti këtëmoment dhe po e kapërcen me të njëjtën logjikë tësakrificës, në shërbim të një interesi madhor, i ciliështë një interes që po shkon krah për krah mepërcaktimin dhe avancimin e statusit të Kosovës,në përputhje me standardet që ka vënë bashkësiandërkombëtare.

    Urojmë, gjithashtu, që politikanët e Kosovës tëjenë në gjendje që ta përballojnë këtë moment tëvështirë, pa pasur rreziqe për të kaluar në një krizëpolitike të brendshme, sepse përndryshe kjo do tëçonte ujë në rrjedhën e atyre që duan ta vonojnëakoma më tej për procedimin e statusit të Kosovës,që duan ta kthejnë mbrapsht historinë dhe aspirojnëakoma që mund të ndalet pavarësia e Kosovës dheardhmëria e saj në BE dhe në NATO.

    Në Kosovë kanë ndodhur procese të

  • 311

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    pakthyeshme dhe populli i saj tashmë është zot ifateve të tij dhe kjo pavarësi, për të cilën populli iKosovës është shprehur, është dhe do të jetë zgjidhjae vetme që do të stabilizojë përfundimisht rajonin eEuropës Juglindore.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Zela!Atëherë, zotërinj deputetë, kalojmë në çështjet

    e rendit të ditës.Urdhëroni, zoti Mediu!Fatmir Mediu – Zoti Kryetar,Unë vlerësoj shqetësimin e kolegëve deputetë

    dhe deklarimet e tyre dhe mendoj se Kuvendi iShqipërisë, si institucion, duhet patjetër të dalë menjë qëndrim për zhvillimet, sepse nuk mund ta lëmëvetëm në kuadër të deklarimeve të dy deputetëve,duke u pajtuar me atë çfarë thanë. Në vijim tëqëndrimit që ka mbajtur Kuvendi për çështjen eKosovës, por sidomos për situatën, mendoj se njëdeklaratë e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit dotë ishte e nevojshme dhe ta aprovojmë edhe këtunë Kuvendin e Shqipërisë.

    Në qoftë se mban qëndrim Serbia, mbajnëqëndrim vendet e Bashkimit Europian, mbajnëqëndrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendojse është anormale që të mos mbajë qëndrim edheKuvendi i Shqipërisë apo institucione të tjera.

    Prandaj, do t’u propozoja të gjithë kolegëvedeputetë që, ndoshta në fund të kësaj seance, menjë punë që mund të bëjnë disa anëtarë të Komisionittë Jashtëm, të arrijmë që të miratojmë një deklaratëtë propozuar nga Komisioni i Jashtëm, në përfundimtë votimeve të seancës së sotme.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Zela, si kryetar i Komisionit të

    Jashtëm!Ilir Zela – Falemnderit, zoti Kryetar!Dua të vlerësoj atë çfarë tha zoti Mediu, por dua

    njëkohësisht të shtoj se, në lidhje me këto çështje,Kuvendi i ka pasur gjithmonë në fokus, edheKomisioni i Politikës së Jashtme, po ashtu. Përparanjë jave, komisioni, në axhendën e punës së tij,kishte një diskutim dhe informim të zgjeruar meministrin e Punëve të Jashtme, zotin Islami, në lidhjeme përgatitjet për fillimet e diskutimeve për statusine ardhshëm të Kosovës dhe Komisioni, pasiadministroi materialin e vet, diskutoi dhe ishte imendimit që të bënte edhe një përmbledhje tëdiskutimeve të tij përmes një raporti ose njëdeklarate. Ne e lamë që ta bënim në mbledhjen eradhës. Pra, është diçka që është në proces dhe

    unë mendoj se Komisioni i Politikës së Jashtmemund ta përmbyllë këtë diskutim të tij në mbledhjene tij të ardhshme, të ditës së martë, ku, krahasdiskutimeve dhe qëndrimeve të tjera që ne kemi bërë,të përfshijmë edhe një qëndrim në lidhje me zhvillimetmë të fundit në Kosovë.

    Për ta mbyllur, dua të shpreh edhe një herë këtunë Kuvend, në lidhje me këtë çështje, se të gjithaforcat politike të përfaqësuara në Kuvendin eShqipërisë dhe të gjithë deputetët anëtarë tëKomisionit të Politikës së Jashtme kanë shprehurnë mënyrë të vazhdueshme qëndrime konsensuale.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Pra, Komisioni i Jashtëm, në vazhdën e analizave

    që po bën, do të përcaktojë qëndrimin e vet dhe nepastaj do të diskutojmë rreth kësaj çështjeje.

    Atëherë, zotërinj deputetë, kalojmë në çështjete rendit të ditës:

    Projektligji “Për ndihmën dhe përkujdesjenshoqërore”.

    Relator, zonja Pronjari. Urdhëroni!Marjeta Pronjari – Komisioni i Punës,

    Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në disambledhje radhazi shqyrtoi projektligjin “Për ndihmëndhe përkujdesjen shoqërore”, të paraqitur nga Këshillii Ministrave.

    Komisioni vlerëson se projektligji në fjalë ështëmjaft i rëndësishëm për aspektet më thelbësore tëfushës që rregullon.

    Projektligji synon të rregullojë dy elemente mjafttë rëndësishme, siç janë: ndihma ekonomike përsubjektet në nevojë dhe përkujdesja shoqërore ndajpersonave që janë në kushte të veçanta, tëpërcaktuara në dispozitat e projektligjit, pa harruarpagesat për personat e kategorive të veçanta tëtrajtuara me këtë ligj apo me ligje të veçanta.

    Duke konsideruar rëndësinë e madhe që paraqetky projektligj, edhe për shkak se nëpërmjet tijsynohet që të zëvendësohet e të reformohet skemae ofrimit të ndihmës ekonomike dhe përkujdesjesshoqërore ekzistuese, të përcaktuar në ligjin nr.7710, datë 18.05.1993, Komisioni mori nëkonsideratë të gjitha shpjegimet dhe rregullimet qëpërfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe ÇështjeveSociale paraqitën gjatë mbledhjeve të komisionit.Duhet përmendur se propozimet për ndryshime, tëparaqitura në relacionin e komisionit, erdhën si njështysë e propozimeve imediate të ministrisëpërkatëse, të cilat i paraqitën si domosdoshmëripër rregullimin e plotë të projektit, për të arritur

  • Viti 2005

    312

    Legjislatura e 16-të

    synimet që ka ky projekt.Një nga këto synime si dhe ai që u paraqit si

    më kryesori dhe më reformuesi është decentralizimii strukturës së ofrimit të ndihmës dhe shërbimeve.Komisioni vlerësoi mjaft të rëndësishme reformën edecentralizimit të këtyre shërbimeve drejt strukturavetë organeve të qeverisjes vendore dhe shpreson qëkjo do të bëjë më efikase dhe më të kontrollueshmezbatimin e tyre në shërbim të subjekteve përfituese.

    Servet Pëllumbi – Falemnderit, zonja Pronjari!Kush ka pyetje për projektligjin?Urdhëroni, zoti Dedja!Taulant Dedja – Falemnderit, zoti Kryetar!Unë, në fakt, nuk kam pyetje, por desha thjesht

    të sjell në vëmendjen tuaj se, sipas Rregullores sëre, diskutimi i projektligjeve dhe relatimi në seancëplenare u ngarkohet komisioneve të posaçme. Por,në qoftë se do të shikoni edhe në relacionin që kapërgatitur relatorja, përmendet në një frazë që njënga synimet kryesore të këtij ligji është reformimiapo decentralizimi i shërbimit të ndihmës sociale.

    Mua nuk më duket normale që Komisioni iLigjeve, i Administratës Publike dhe i të Drejtave tëNjeriut, në përbërje të të cilit ka edhe njënënkomision për pushtetin vendor, pra ështënënkomisioni i specializuar për problemet e pushtetitvendor dhe të decentralizimit, nuk ka vend përopinionet e tij për këtë projektligj.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Kush dëshiron tjetër të flasë? Nuk ka.Atëherë, ju lutem kryetarëve të komisioneve!Zoti Xhuveli? Nuk është.Zoti Ndoka?(Zoti Ndoka shprehet dakord)Zoti Mediu?(Zoti Mediu shprehet dakord) Zoti Gjinushi? Nuk është.Zoti Begeja? Nuk ështëZoti Brokaj?(Zoti Brokaj shprehet dakord)Zoti Topi?(Zoti Topi shprehet dakord)Zoti Ruçi?(Zoti Ruçi shprehet dakord)Pra, e mbyllim shqyrtimin e projektligjit të parë

    dhe kalojmë te projektligji i dytë: “Akti i lirisë sështypit”.

    Zoti Ulqini, urdhëroni!Musa Ulqini – I nderuar zoti Kryetar!Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit

    Publik në disa mbledhje radhazi ka diskutuarprojektligjin “Akti i lirisë së shtypit”, propozim i njëgrupi deputetësh.

    Në mbledhjen e tij të datës 8.3.2005, ngadiskutimet e deputetëve, kryesisht për nenin 10, tëprojektligjit të sipërcituar, u kërkua një konsultë meekspertë të Ministrisë së Financave. Për këtë arsyekomisioni nuk e ka përfunduar raportin për seancëne datës 10 mars, në të cilën është planifikuardiskutimi i projektligjit, sipas kalendarit të punimevetë Kuvendit. Për pasojë, kërkohet shtyrja ediskutimeve të këtij projektligji në seancën plenaretë datës 10 mars. Kjo është arsyeja e vetme qëkërkohet të shtyhet diskutimi i këtij projektligji dhejo sepse kryetari i këtij komisioni është nënpresionin e grupeve mediatike, siç u diskutua dhesiç u deklarua dje në një media nga një kolegu imminor dhe i papërgjegjshëm.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Lesi!Nikollë Lesi – Në të vërtetë, nuk më takon mua

    të mbroj deputetin socialist Erion Braçe, që kryetarii komisionit e sulmoi pa emër, por nënkuptoi zotinBraçe, për sulmin ndaj zotit Ulqini, i cili e quajtideputet minor. Unë e mbroj zotin Braçe ...

    Servet Pëllumbi – Duhet të diskutojmë përprojektligjin.

    Nikollë Lesi – Me këtë lidhet, zoti Kryetar.Ne kemi bërë një amendament që tashmë dihet.

    Unë mendoj që ka një vit e ca që shtyhet ky ligj përmedian. Është totalisht puna e segmenteve kriminaleqë kanë hyrë në media, që kanë marrë edhe njëkryetar komisioni me vete në darkat te hotel“Sheraton”, apo edhe deputetë të ndryshëm, qoftëtë maxhorancës, qoftë të opozitës, dhe që pondikojnë për ta shtyrë sa më shumë miratimin ekëtij projektligji të rëndësishëm për lirinë e medias.Në këtë sens, unë mendoj se nuk ka përse shtyhet.Ka pasur vërtet polemika. Kemi kërkuar në thelb,me zotin Braçe, që tashmë nuk është anëtar i këtijkomisioni, por është nismëtar i amendamentit nëfjalë, që komisioni të dilte me dy variante dheParlamenti ka të drejtën kushtetuese që të vendosë.Kjo është një lojë dhe unë kam bindjen se po shtyhetpafundësisht. Ditën e hënë, ju këtu do të jeni, zotiKryetar, do të gjendet përsëri një arsye tjetër ngakomisioni apo nga kryetari i komisionit për ta shtyrëpër një të hënë tjetër. Këtu do të jemi dhe, nësendodh ndryshe, do t’i kërkoj falje në seancë zotitMusa Ulqini.

  • 313

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Ulqini!Musa Ulqini – Duke u përpjekur që të ruaj

    qetësinë, dua të informoj të gjithë të pranishmit searsyeja e vetme që ky projektligj nuk është sot nëseancë plenare, është se parafolësi kërkoi nëkomision që të shtyhet projektligji, sepse ai kishtepër t’u bërë disa pyetje ekspertëve të Ministrisë sëFinancave. Komisioni ra dakord, me propozimin eparafolësit, në respekt të pikës 4 të Rregullores sëkëtij Kuvendi. Dhe unë nuk e di se ç’fjalë duhet tëgjej në fjalorin e gjuhës shqipe për të kundërshtuarparafolësin, kur sot ky projektligj nuk është nëtavolinë për arsye të propozimit të tij, ndërsa ai bëndeklaratat e mësipërme.

    Zoti Kryetar, në datën 10 mars, ditën e hënë,nuk do të jetë këtu, se është pushim. Ditën e martëkomisioni do ta mbyllë çështjen, edhe në qoftë separafolësi do të kërkojë alibi të tjera për ta shtyrëprojektin. Projekti është gati dhe do të vijë, siç evendosi komisioni. Prandaj, edhe një herë, jam idetyruar, duke u përpjekur të jem shumë i qetë dhei rezervuar, të hedh poshtë me neveri e indinjatë tëgjitha llojet e insinuatave që bëhen këtu dhe u kërkojkolegëve që të respektojnë minimalisht normatelementare të etikës: të mos provokojnë, të mosfyejnë etj, sepse e vërteta është vetëm kjo. Po tëmos propozonte parafolësi se ky projekt kishtenevojë për t’u plotësuar me disa pyetje, që zotërianë fjalë do t’u bënte ekspertëve të Ministrisë sëFinancave, projekti do të ishte këtu. Dhe ky person,bashkë me atë kolegun tim minor, kërkojnë të hedhinbaltë, të fyejnë, të shajnë, të përdorin mediat epalicencuara që kanë në dispozicion, të përdorininstitucionet, fjalën e lirë, nuk respektojnë dinjitetin,nuk e dinë se këtu nuk janë vetëm ata, mendojnëse ne të tjerët nuk jemi njerëz, nuk kemi moral, nukkemi familje, janë kaq të papërgjegjshëm.

    Çfarë duhet të bësh, xhanëm? Unë kam një vitqë duroj gjëra të tilla. Kam respektuar absolutisht,procedurat, rregullat, propozimet e institucionevendërkombëtare, kam duruar jashtëzakonisht shumësjelljet e pahijshme e pa etiketë, por ka kufi çdogjë, zoti Kryetar!

    Ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë tëpranishmëve, por edhe unë jam njeri, përveçse jamdeputet, qytetar i këtij vendi dhe jam tmerrësisht iprekur nga gjëra të tilla. Jo parafolësi, por Zoti nukmund të provojë këtu se unë rri në “Sheraton” dheha dreka e darka, por këto janë pisllëqe, janë njerëz

    të papërgjegjshëm, që janë mësuar të bëjnë karrierëduke shkelur të tjerët, njerëz të neveritshëm, qëkujtojnë se i krahasojnë të tjerët me veten e tyreetj. Kaq, zoti Kryetar.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Zotërinj deputetë, në përputhje me procedurat,

    derisa komisioni përgjegjës nuk ka përfunduar punëndhe nuk ka paraqitur një raport, ne nuk kemi seçfarë të shqyrtojmë. Prandaj, diskutim të mëtejshëmpër këtë çështje nuk ka.

    Po i jap fjalën zotit Lesi, për dy minuta replikë.(Bëhen debate në sallë).Ndërpritet seanca për 10 minuta.

    * * *

    Servet Pëllumbi – Rifillojmë seancën.Për projektligjin “Akti i lirisë së shtypit”, meqë

    komisioni përgjegjës nuk ka paraqitur raportin dheka bërë kërkesë për ta shtyrë, nuk kemi çfarë tëdiskutojmë më tej.

    Kalojmë te projektligji tjetër “Për një ndryshimnë ligjin nr. 9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor iRepublikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

    Komisioni i Ligjeve, relator Nezir Selimaj.Nezir Selimaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

    Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës2 mars ka marrë në shqyrtim projektligjin “Për njëndryshim në ligjin nr. 9087, datë 19.6.2003 “KodiZgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”,nismë e një grupi deputetësh.

    Pas përfundimit të relativit, pasi u dëgjuanshpjegimet nga deputeti Nard Ndoka, firmëtar i kësajnisme ligjore, në parim Komisioni për ÇështjetLigjore, Administratën Publike dhe të Drejtat eNjeriut votoi për mosmiratimin e këtij projektligji nëkomision dhe në seancë plenare.

    Projektligji i propozuar është kërkuar të futet meprocedurë të përshpejtuar në seancë plenare,firmosur nga 35 deputetë.

    Projektligji i iniciuar nga një grup deputetësh,në variantin e parë të tij merr si pikë referimi apo sidatë të mbarimit të mandatit të Kuvendit ditën embarimit të mandatit të Kuvendit 1997-2001.

    Në variantin e dytë, është propozuar si datë embarimit të mandatit të Kuvendit, dita e shpalljessë rezultateve për listat shumemërore, në zgjedhjete vitit 2001, nga KQZ-ja.

    Argumentet ligjore, që rrëzuan këtë projektligj,

  • Viti 2005

    314

    Legjislatura e 16-të

    janë si më poshtë:Në Kushtetutë janë të cilësuara: çështja e

    zgjedhjeve, neni 64 pika 1 ndarja e zonave dhemandatet, neni 64 koha e thirrjes në mbledhjen eparë, neni 67, si dhe koha e mbarimit të mandatit tëKuvendit, neni 65, pika 2. Këto janë të përcaktuarashprehimisht në Kushtetutë dhe përbëjnë normakushtetuese. Në këtë kuptim, detajimi apokonkretizimi i tyre në ligje duhet, në radhë të parë,të respektojë normat kushtetuese.

    - Kushtetuta zë vendin e parë në hierarkinë enormave juridike, sipas nenit 116, pika 1 eKushtetutës. Në këtë kuptim, asnjë dispozitë ligjorenuk duhet të bjerë në kundërshtim me dispozitatkushtetuese.

    - Sipas nenit 65, mandati i Kuvendit fillon mekonstituimin e tij, pra me miratimin e raportit tëKomisionit të Verifikimit të Mandateve dhe vazhdonderi në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.

    - Sipas nenit 65, pika 2 e Kushtetutës, zgjedhjetpër Kuvendin e ri bëhen 60-30 ditë përpara datës sëkonstituimit. Sipas këtij përcaktimi, mandati iKuvendit aktual mbaron më 3 shtator 2005 dhe, nërespekt të afateve kushtetuese, zgjedhjet duhet tëzhvillohen në periudhën 3 korrik deri 3 gusht të vitit2005. Çdo interpretim ose çdo përcaktim tjetër indryshëm nga ky, i afatit kushtetues, bie nëkundërshtim me afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

    - Gjithashtu, në komision u bë e qartë setendenca për të bërë ndryshime që tejkalojnë normatkushtetuese krijon precedent të rrezikshëm qëcenon themelet e shtetit demokratik.

    - Të dy variantet e propozuara nga grupi ideputetëve tentojnë të adoptojnë teknika të rejaligjore që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

    - Argumenti i fundit ligjor që hedh poshtëprojektligjin e propozuar nga grupi i deputetëve,është edhe fakti se neni 7, pika 2 e Kodit Zgjedhor,fjala e parë e tij është zbërthimi korrekt, në mënyrëtë detajuar i normës kushtetuese, e cila si në rastine Kushtetutës, ashtu edhe të Kodit Zgjedhor ështënjë normë e përhershme ligjore dhe jo e përkohshme.Në këtë kuptim, formulimet e propozuara mund tëshërbejnë si bazë për marrëveshjen politike, por josi bazë për përcaktime ligjor.

    - Amendamentet në Kodin Zgjedhor, të miratuaranë janar të këtij viti, u realizuan, në radhë të parë,në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, sidhe të marrëveshjes së forcave politike përdomosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve, me qëllimrealizimin e një procesi sa më të detajuar zgjedhor.

    Në këtë kuptim, neni 7 pika 2 e Kodit Zgjedhor nukishte aspak objekt i rekomandimeve të organizmavendërkombëtarë, as pjesë e marrëveshjes së forcavepolitike, kështu që Komisioni për Çështjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nëkëtë rast nuk mund të tejkalojë kompetencat që ijep Kushtetuta në Rregulloren e Kuvendit.

    Në respektim të këtyre dy dokumenteve kryesore,komisioni i paraqet seancës plenare argumentet emësipërme kushtetuese dhe ligjore për mosmiratimine këtij projektligji të propozuar nga grupi i deputetëve.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Pra, komisioni është shprehur për mosmiratimin

    e tij, sepse bie ndesh me Kushtetutën.Kush ka pyetje? Diskutime? Nuk ka diskutimeAtëherë, ju lutem, kryetarëve të grupeve!Zoti Xhuveli? Nuk është.Zoti Mediu? Nuk është.Zoti Begeja?Maksim Begeja – Falemnderit, zoti Kryetar!Ne kemi mbështetur amendamentin e paraqitur

    për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, duke u nisurnga fakti që këto zgjedhje duhet të zhvillohen nënjë klimë mirëkuptimi, në një klimë të tillë që tëlejojnë pjesëmarrjen maksimale të votuesve në këtozgjedhje, gjë që do të çonte drejt zgjedhjeve të lirae të ndershme dhe do të plotësonte edhe ato kërkesaqë ka edhe komuniteti ndërkombëtar ndaj vendittonë.

    Unë mendoj se argumentet e paraqitura ngaKomisioni i Ligjeve nuk qëndrojnë. Këtu nuk flitetpër të ndryshuar datën e fillimit apo të mbarimit tëpunimeve të Kuvendit. Këtu flitet se kur duhet tëkonsiderohet data e shpalljes së zgjedhjeve. Nëqoftë se ne flasim që të avancojmë një javë përzgjedhjet e ardhshme, nuk bëjmë asgjë tjetër, veçsekrijojmë ato kushte të domosdoshme dhe tënevojshme për këto lloj zgjedhjesh. Pra, do të ishteabsurditet të hedhim poshtë një amendament tëkësaj natyre, i cili jep një zgjidhje jashtëzakonishttë mirë për këtë problem.

    Ky argument, që gjoja ne po shkelimKushtetutën, më duket se është përsëri absurd, sekëtu nuk flitet për shkelje Kushtetute. Ne kemishkelur Kodin Zgjedhor, ne kemi shkelur Kushtetutën,ne kemi bërë ndryshime zonash zgjedhore, të cilatjanë në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor.

    Pra, të mos nisemi nga gjëra të tilla, por tamiratojmë. Edhe ne, si grup parlamentar, jemidakord që ky amendament të kalojë dhe të miratohet

  • 315

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    nga Kuvendi. Vetëm kështu i japim vendit mundësinëpër zgjedhje të lira.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Ndoka!Nard Ndoka – Falemnderit, zoti Kryetar!Bazuar në Kushtetutën e Republikës së

    Shqipërisë, në nenin 65 të saj dhe në nenin 7,gjithashtu, edhe në pikën 2 të Kodit Zgjedhor, kufirii caktimit të datës së zgjedhjeve me dekret tëPresidentit të Republikës, varion nga data 3 korrikderi më 3 gusht 2005. Kjo periudhë, sipas gjykimittonë, është e papërshtatshme, për arsye se periudhae verës është më e papërshtatshmja dhe mëpenguesja në zhvillimin normal të administratëszgjedhore, të policisë dhe të të gjitha institucionevetë tjera që merren me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.Gjithashtu, është një kohë e papërshtatshme edhepër politikën në përgjithësi. Kuptohet që pritet njëfushatë e nxehtë politike, duke i shtuar kësaj edhetemperaturën e stinës. Besoj se do të kemiprobleme edhe me liderët politikë.

    Një element mjaft negativ do të jetë edhe rritjanë mënyrë të ndjeshme i abstenuesve në zgjedhje,pasi kjo datë varion edhe me një periudhëpushimesh, sepse dihet që mjaft qytete bregdetare,por edhe pjesët e tjera i fillojnë pushimet në datën 1korrik.

    Një arsye më tepër, për të bërë një ndryshim nëKodin Zgjedhor është se ky kod është vetëm përkëto zgjedhje, pra ky kod shfuqizohet pas këtyrezgjedhjeve. Një riparim sot do të vlej edhe për vitete ardhshme.

    Për të gjitha këto arsye, ne kemi propozuaramendamente në ligjin “Për Kodin Zgjedhor”, dukeofruar dy variante: Kodi, duke iu afruar mbarimit tëafatit të Kuvendit, të vitit 1997-2002, ose variantitjetër, i cili është më i mundshëm, “duke iu referuarshpalljes së rezultateve nga KQZ-ja”.

    Janë hedhur argumente nga Grupi Parlamentari Partisë Socialiste, ku bëhet fjalë për thyerje tëKushtetutës. Unë mund të jap disa raste kur GrupiParlamentar i PS-së ka thyer Kushtetutën, në shumëraste me dashje, dhe do të japë argumente që, nëmënyrë absolute, nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutësme ndryshimin që ne propozojmë në Kodin Zgjedhor.

    Kushtetuta ka disa parime themelore, që janështyllat kryesore, ku nuk mund të cenohetKushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Pikërisht,këto parime themelore kjo maxhorancë i ka shkelur.E kujtojmë të gjithë rastin kur kjo Qeveri ka qeverisur

    për disa kohë pa dy ministra. Kushtetuta flet për tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut, në një kohë qëvetëm për të drejta dhe liri të njeriut nuk mund tëflitet gjatë qeverisjes suaj, në një kohë që kenidhunuar të persekutuarit politikë kur ata kanëprotestuar për të drejtat e tyre, keni dhunuar çamëtkur ata kanë protestuar për të drejtat universale tëtyre dhe shumë e shumë raste të tjera, si rasti ifundit i Kakomesë. Pra, keni dhënë prova që vetëmliritë dhe të drejtat e njeriut ju nuk i respektoni,gjithashtu, as Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

    Përsëri një kapitull tjetër i Kushtetutës flet përliritë dhe të drejtat vetjake, madje thuhet se jeta epersonit është e garantuar. Ju keni dhënë prova qëi keni vrarë njerëzit edhe brenda komisariateve, jomë të garantoni jetën e personit, që po vritet në çdody ditë të paktën 1 person.

    Gjithashtu, Kushtetuta flet edhe për të drejtën epronës. Vetëm prona nuk i keni dhënë kujt, gjatëqeverisjes suaj 8-vjeçare, përkundrazi vetëm i kenigrabitur ata, shpeshherë edhe me ligje që bien ndeshme Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, tëcilën vetë e keni miratuar.

    Marrim disa raste krejt të freskëta.Çfarë bëtë ju, zotërinj, me KQZ-në? Thyet

    Kushtetutën në mënyrë të hapur. Në Kushtetutëparashikohej një KQZ e paanshme, ju e kthyet atënë një KQZ politike dhe partiake.

    Çfarë bëtë ju, zotërinj, me zonat zgjedhore?Thyet përsëri Kushtetutën, madje edhe më keq,shkelët edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese,që e pengonte një gjë të tillë.

    Çfarë bëtë me Kodin Zgjedhor? Miratuat një KodZgjedhor, që ka elemente të qarta të thyerjes sëKushtetutës.

    Pra, ju flitni për konsensus. Asnjëherë nuk kenidhënë konsensus. Edhe në ato marrëveshje që keninënshkruar me PD-në, në asnjë rast ju nuk kenipasur dëshirën dhe vullnetin për ta bërë një gjë tëtillë. Në rastin e KQZ-së jeni detyruar nga organizmandërkombëtarë. Në rastin e zonave zgjedhore jusollët një variant provokativ në Kuvendin e Shqipërisë,por nuk arritët që ta realizoni atë. Jua thirrën meurgjencë Kryeministrin tuaj në Bruksel, duke enxjerrë në konferencë shtypi dhe duke i kërkuarpublikisht, botërisht, haptazi që t’ju bindë t’i votonizonat zgjedhore dhe për të gjitha, në rresht, ju ezbatuat urdhrin e Kryetarit të Partisë, përveç dydeputetëve, të cilët votuan kundër.

    Pra, ju keni dhënë mjaft prova që e dhunojnëKushtetutën e Republikës së Shqipërisë, keni dhënë

  • Viti 2005

    316

    Legjislatura e 16-të

    mjaft prova që nuk jeni për konsensus, por ju ubindeni urdhrave të ndërkombëtarëve, jo se kenidëshirë, për hir të realitetit, se janë mjaft e mjaftprobleme që ju nuk u jeni bindur atyre, por tani kaardhur koha që e keni të detyruar një gjë të tillë, seKryeministrin tuaj jua thërrasin përsëri në Brukseldhe nuk i japin më detyra shtëpie, por detyra zyre,për t’i realizuar brenda një afati prej 24 orësh. Bëhetfjalë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, ku nukka asnjë element të shkeljes së Kushtetutës, e cilaështë e mbushur me përcaktime afatesh, një muajpara, 60 ditë prapa.

    Pra, janë disa elemente që i referohen KoditZgjedhor, dhe ndryshimi ynë konsiston nëamendamentet në Kodin Zgjedhor, që Presidentit ijepet mundësia të caktojë një datë zgjedhorepërpara.

    Pra, është njësoj si të thuash që një njeri memakinë ecën me një shpejtësi normale, papritur idel një i marrë në rrugë, drejtuesi i automjetit frenondhe shkel vijat e bardha, duke thyer Kodin Rrugor.Ky është një krahasim pothuajse identik me rastinnë fjalë, kur është bërë një gabim, dhe ne fare mirëmund ta riparojmë këtë, ndoshta pa shkelur as vijate bardha në rastin në fjalë.

    Prandaj, pasi nuk bëhet fjalë fare për shkeljen esaj, përkundrazi për respektimin e Kushtetutës, unëu kërkoj të gjitha grupeve parlamentare, edhe GrupitParlamentar të PS-së, që as edhe një herë të vetmenuk ka dhënë konsensusin me dëshirë që kërkojnëndërkombëtarët, që nuk duhet të ndërhyjnë deri atysa për të na diktuar edhe datën e zgjedhjeve, t’ujapim mundësinë shqiptarëve që të votojnë në njëdatë normale jo në periudhën më të papërshtatshmepër ta, dhe kjo nuk është e mirë vetëm përsocialistët, nuk është as ndonjë komoditet përpolitikën, përkundrazi ju garanton shqiptarëve njëdatë normale, që ata të kenë mundësi të shkojnëtë votojnë jo në kulmin e të nxehtit.

    Duke përfunduar, u them disa zotërinjve, që eshohin si mburojë datën e zgjedhjeve në kulmin etë nxehtit, që jo në korrik e në gusht, por edhe sikurtë nxirrni ndonjë ligj që qendrat e votimeve t’i bëninë furra elektrike, shqiptarët do të shkojnë të votojnëdhe do t’ju ndëshkojnë ju për keqqeverisjen 8-vjeçare,ku keni dhënë prova se për të qeverisur nuk keniqeverisur.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi - Falemnderit, zoti Ndoka!Megjithatë, desha të thosha që, edhe sikur të

    jenë të vërteta disa nga ato shkeljet kushtetuese

    që radhitët ju, nuk mund të shërbejnë si argumentpër të bërë një shkelje tjetër kushtetuese.

    Urdhëro, zoti Sherifi!Elmaz Sherifi – Edhe unë jam i detyruar të

    ndërhyj, zoti Kryetar, meqenëse zoti Ndoka bëridisa parashtresa. Konfuziteti i tij, kundërthëniet dhekontradiksioni tek të gjitha çështjet tregon se imungojnë argumentet ligjore për nismën që kanëmarrë dhe besoj se vetëm dëmton në mënyrën sesii parashtron çështjet madhore, siç është dita ezgjedhjeve, që është një moment jo vetëmkushtetues dhe solemniteti, por ta ngatërrosh atëme çështjet që ai parashtroi, tregon, së paku,mungesën e seriozitetit të paraqitjes së problemit.Vetë propozuesit në nismën e tyre thonë që,megjithëse ka një dispozitë kushtetuese qëpërcakton se kur bëhen zgjedhjet dhe kur jepet edrejta për të ushtruar kompetencat e tij Presidenti(dhe kjo e drejtë buron vetëm nga kërkesat eKushtetutës), Presidenti mund të ushtrojëkompetencat e tij, në mirëkuptim me forcat politike,vetëm brenda afateve kushtetuese, që janë 30-60 ditëpara përfundimit të mandatit. Por, megjithëse ekonstatojnë vetë se ka një dispozitë kushtetueseqë nuk e lejon, ata bëjnë thirrje që të mos erespektojnë këtë kërkesë kushtetuese, aq më tepërduke u dhënë edhe trajtesat e mirëfillta politike dheelektorale.

    Unë mendoj se vendimi i marrë në Komisionin eLigjeve, në formulimin që i është bërë, është shumëkorrekt dhe kërkon që të edukojë cilindo merespektimin e normave ligjore dhe aq më tepër kurkemi edhe norma juridike- kushtetuese.

    Prandaj, do t’i ftoja kolegët që për këtë çështjetë shmangin emocionet politike, ngarkesat që lindinpër arsye të ndryshme dhe të shmangin vëmendjennga problemi themelor, për të cilin deputetët qëmorën nismën duhet të paraqesin argumente ligjore,në qoftë se kishin, dhe jo ligjërata kundërshtuesedhe akuzuese. Prandaj i ftoj kolegët të respektojnëatë që ka paraqitur relatori sot në seancë, në emërtë Komisionit të Ligjeve, për të mos e miratuar dhepër të mos vepruar në kundërshtim me këto kërkesakushtetuese.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Vazhdojmë me shprehjen

    e kryetarëve të grupeve. Zoti Gjinushi?Skënder Gjinushi - Falemnderit!Sigurisht, ne e kuptojmë shqetësimin e

    nismëtarëve të këtij projektligji, por vlerësojmë qës’mund të rregullojnë gjë me këtë shqetësim, duke

  • 317

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    bërë ndryshime në kod, sepse faktikisht Kushtetutaështë shumë e qartë në këtë drejtim. Është e vërtetëqë në shumë amendamente të kodit ka një përvojëqë janë bërë edhe shkelje kushtetuese, një pjesë etyre tashmë janë shfuqizuar dhe gjithë qëllimi ynëduhet të jetë ta pastrojmë kodin nga pjesëtantikushtetuese dhe jo të shtojmë elemente të rejaantikushtetuese.

    Pra, nuk është rrugëzgjidhja nëpërmjet njëamendimi, i cili është i sforcuar, sepse është shumëe qartë edhe në Kushtetutë se çfarë quhet mandati Kuvendit ekzistues dhe cili është mandati i Kuvenditpasardhës. Megjithatë, për sa i takon datës, vlerësojqë norma reale kushtetuese është që mandati iKuvendit është 4 vjet. Edhe ky mandat nukrespektohet kurrë si i tillë, sepse Kuvendi i viteve1997–2001 ka vajtur 4 vjet e dy muaj dhe nuk ështëshkelje. Pra, kur thuhet 4 vjet, kuptohet se mund tëjetë 4 vjet e një muaj, e një javë, e dy javë, plusminus. Pikërisht për këtë, Kushtetuta ka vënë edhenjë normë disiplinore, që është afati i zgjedhjeve.Zgjedhjet bëhen pikërisht për të kapur mandatin 4–vjeçar, dhe, në fund të fundit, është 4-vjeçar që ështëpërcaktues, kurse 60-30 ditshi është një normë përtë disiplinuar procesin.

    I parë në këtë kontekst, ne vlerësojmë qëzgjidhja është më shumë politiko-juridike sesa purojuridike, prandaj si e tillë nuk mund të bëhet dukendryshuar kodin, apo duke bërë amendamente, tëcilat faktikisht janë antikushtetuese. Por, Presidentika aq mbështetje, arsyetim, logjikë, argument përtë caktuar një datë të përshtatshme në funksion tëmandatit 4-vjeçar të Kuvendit, se qëllimi ështëpikërisht ky. Kështu që është më mirë njëmbështetje politike për një datë brenda qershorit,sesa një amendim i sforcuar i Kodit Zgjedhor.

    Për këto arsye, ne nuk e mbështesim këtëprojektligj, si antikushtetues ose jo, në përputhjeme Kushtetutën, se vlerësojmë që ka zgjidhje tjetër,e cila do të ishte një zgjidhje që përkon me këtozgjedhje, por që nuk hap pastaj një shteg të gabuarose precedentë për zgjedhjet e ardhshme, të cilëtdo të ishin të rrezikshëm.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Gjinushi!Zoti Brokaj, urdhëroni!Sabit Brokaj – Përderisa ato që ishin themelore

    lidhur me proceset e zgjedhjeve, kodi dhe zonat, uzgjidhën në këtë marrëveshje pazari PS-PD, unënuk e kuptoj pse nuk merren vesh për punën e treditëve brenda apo jashtë qershorit.

    Ne, si grup parlamentar, jemi për veprime brendaligjit, pavarësisht se një 3-ditësh para korrikut mundtë ishte i dobishëm, por nuk e gjykoj shumë seriozgjithë këtë debat. Kur u shkatërrua një kod e u bëmish-mash Shqipëria me hartën, pse nuk merrenvesh për këto 3 ditë këta zotërinjtë?

    Servet Pëllumbi - Falemnderit!Urdhëroni, zoti Topi!Bamir Topi – Unë kam bindjen që, nëse do t’i

    referoheshim kushtetutshmërisë dhe zbatimit rigoroztë Kushtetutës, mund të numëronim me dhjetëraraste se si maxhoranca nuk i ka qëndruar korrektzbatimit të neneve të Kushtetutës. E them këtë qëtë demonstroj këtu, përpara kolegëve deputetë, qëopozita dhe nismëtarët mund të kishin dhënë medhjetëra argumente për të thënë pse data ezgjedhjeve nuk duhet të jetë më 3 korrik dhe seklima negativiste që vjen nga maxhoranca do tëshfaqej me të njëjtën mënyrë.

    Kështu, ato që tha zoti Sherifi nuk janë bindëse.Unë besoj se nëse janë të ndrëgjegjshëm seKushtetuta duhet të zbatohet së pari, ata duhet tëjenë koshientë që të mos bëjnë, së paku, atë që nekemi demonstruar edhe para disa ditësh nëParlament, që ajo që është më e dukshmja nëzbatimin e Kushtetutës është konflikti i rëndë iinteresave, që kanë ministrat e Qeverisë “Nano” dhene i kemi paraqitur edhe publikisht.

    Unë bie dakord me logjikën që përdori zotiGjinushi. Është e vërtetë që ne jemi tëndërgjegjshëm se ka një afat kushtetues për këtëpunë, por domosdoshmërisht ka edhe një klimëpolitike, që mund t’u japë shanset shqiptarëve, jopër komoditetin e politikanëve, të atyre që do tëzgjidhen, jo për komoditetin e partive, por përkomoditetin e shqiptarëve, të cilët nuk jetojnë vetëmnë Tiranë, nuk jetojnë vetëm në zona urbane, porjetojnë edhe në zona të tilla, ku infrastruktura ështëmë se e rrënuar. Pra, ka me dhjetëra argumente,zoti Kryetar, që e bëjnë të domosdoshme të ketë njëmarrëveshje politike, jo thjesht midis dy përfaqësuesvetë grupeve parlamentare, të maxhorancës dhe grupitmë të madh të opozitës, por të tërë faktorëveparlamentarë, që data e zgjedhjeve të afrohet nëqershor.

    Kur ju nuk jepni mundësinë për 3-4 ditë, bë hesapse çfarë mund të lejoni tjetër ju! Pra, është minimumii tolerancës që mund të bëni për të pasur njëpjesëmarrje të gjerë në votime.

    Nuk e shoh të arsyeshme të jap edhe argumentetë tjera, se zoti Ndoka i tha në emër të nismëtarëve,

  • Viti 2005

    318

    Legjislatura e 16-të

    por bonsensi i parë i politikës fillon pikërisht mekëtë çështje dhe mos harroni që referencat janë përzgjedhjet e vitit 2001, që kanë qenë zgjedhjet më tëkontestuara, zgjedhjet më të çrregullta, zgjedhjetmë të gjata, me 5 raunde, ku një pjesë e deputetëve,gjatë 4 viteve në Parlament, në një mënyrë ose nënjë tjetër, e kanë pranuar që këto zgjedhje kanëqenë jashtëzakonisht të parregullta. Kështu që, nërast se do t’i referohemi një pike reference, e cilanuk qëndron në tokë, por qëndron në ajër, tregon senuk ka asnjë lloj argumenti për të thënë se zgjedhjetdo të bëhen më 3 korrik dhe të mos bëhen më 26qershor. Por është absurditet, dhe këtë llojabsurditeti ua lëmë atyre që kanë kartonët. Në rastse kanë vullnetin për t’i shkuar deri në fund kësajklime të reformimit të Kodit Zgjedhor, që nuk ështëmë i miri, por është prej hallit, atëherë të biem dakordedhe për këtë datë.

    Servet Pëllumbi - Falemnderit!Zotërinj deputetë, atëherë e mbyllim shqyrtimin

    e këtij projektligji. Edhe po të ndryshojë kodi, ainuk është mbi Kushtetutën, prandaj apeli i disaveishte që të gjendet një zgjidhje politike mes të gjithaforcave politike, duke rënë në konsensus në prag tëzgjedhjeve.

    Atëherë, zotërinj deputetë, u shpreh në emër tëGrupit të PS-së zoti Sherifi, prandaj unë e mbylldiskutimin e këtij projektligji dhe votimi do të bëhetnë orën 12.00.

    * * *

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë,Rifillon seanca. Do të bëjmë votimin e prezencës

    dhe pastaj kemi për të bërë votimin e dyprojektligjeve.

    Hapet votimi i prezencës. Mbyllet votimi.95 me elektronikë plus 5 ministra, 100 deputetë

    janë prezent në sallë.Votojmë projektligjin “Për ndihmën dhe

    shërbimet shoqërore”.Hapet votimi në parim me elektronikë. Mbyllet votimi.84 me elektronikë plus 5 ministra, 89 vota pro,

    asnjë kundër, 1 abstenim.Miratohet projektligji në parim.Kalojmë në votimin nen për nen me kartonë.

    Këtu do të mbajmë parasysh vërejtjet dhe formulimete një pjese të neneve, që janë bërë nga Komisioni iPunës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Pra,do të votohet duke pasur parasysh këto propozimedhe amendime, që janë bërë.

    Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 3? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 4? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 5? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 6? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 7? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 8? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 9? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 10? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 11? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 12? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 13? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 14? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 15? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 16? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 17? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 18? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 19? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 20? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 21, gjithnjë mevërejtjet e komisionit? Ulini. Kundër? Nuk ka.Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 22? Ulini. Kundër?Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 23? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 24? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 25? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

  • 319

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    Kush është dakord me nenin 26? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 27? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 28? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 29? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 30? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 31? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 32? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 33? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 34? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 35? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 36? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 37? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 38? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 39? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 40? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 41? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 42? Kundër? Nukka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

    Kush është dakord me nenin 43, për hyrjen në

    fuqi? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.Miratohet.Pra, miratohet projektligji nen për nen, duke

    pasur parasysh edhe mendimet dhe formulimet qëka bërë Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dheShëndetësisë.

    Hedhim në votimin me elektronikë projektligjinnë tërësi.

    Kush është dakord? Mbyllet votimi.84 vota pro me elektronikë dhe 5 ministra, 89

    vota pro, asnjë kundër, 1 abstenim.Miratohet edhe në tërësi projektligji.Projektligji tjetër që kemi në listë “Akti i lirisë së

    shtypit”, u shty.Mbetet për t’u votuar projektligji “Për një ndryshim

    në ligjin nr. 9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor iRepublikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

    Hapet votimi në parim me elektronikë. Kërkohen 3/5 e votave që të fitojë, sepse është kod. Mbyllet votimi.

    42 vota pro, 47 vota kundër dhe 6 ministra, 53vota kundër, 1 abstenim.

    Projektligji nuk miratohet. Nuk kemi pse evotojmë nen për nen.

    Zotërinj deputetë,Me kaq seancën e deklaroj të mbyllur. Ju vë në

    dijeni se ditën e hënë është pushim dhe seanca e ditëssë hënë do të bëhet ditën e martë, në të njëjtën orë.

    Ditën e martë, në ora 10.00, do të mblidhetKonferenca e Kryetarëve dhe kemi pasdite në orën17.00, miratimin e kalendarit të punimeve tëKuvendit, raportin e Kryetarit të Kontrollit të Lartëtë Shtetit dhe votimin e projektrezolutës “Përvlerësimin e punës në institucione”.

    Seanca mbyllet.Mirupafshim!

  • Viti 2005

    320

    Legjislatura e 16-të

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Për çështjet që nuk janë në rendin e ditës, ekanë kërkuar fjalën zoti Fatmir Mediu dhe zoti PjetërAbnori.

    Zoti Mediu, keni fjalën.Fatmir Mediu – I nderuar zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë!Kosova, pas zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe

    të ndershme, arriti të ndërtojë institucionet e sajlegjitime, të dala nga votat e popullit të Kosovës,përfshirë dhe ato të minoritetit serb.

    Kryeministri Ramush Haradinaj dhe të gjithëpërfaqësuesit më të lartë të institucioneve tëKosovës, në bashkëpunim me UMNIK-un, drejtuarnga zoti Petersen, po avancojnë me shpejtësi drejtpërmbushjes së standardeve dhe realizimit të statusitfinal të Kosovës. Pikërisht, në këto momente, nëbashkëpunim me të gjithë faktorët ndërkombëtarë,Kosova po ecën në drejtimin e duhur. Jo pa qëllimepolitike, u kërkua dërgimi në Gjykatën e Hagës, iKryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj.

    Kryeministri i Kosovës dhe i gjithë populli i sajtreguan qartë se janë për vendosjen e drejtësisë,megjithë padrejtësinë e madhe që përmban aktakuzanë ngarkim të Kryeministrit të Kosovës. Akti idorëzimit vullnetar të Kryeministrit të Kosovës, jovetëm shpreh qartësisht pafajësinë e zotit Haredinaj,por, ndërkohë, tregon angazhimin institucional përt’u përballur me Gjykatën e Hagës. Bazuar në tëgjitha këto akte, në emër të Partisë Republikane,grupi i saj parlamentar, kërkoi që Kuvendi iShqipërisë të shprehë mbështetjen institucionale përhetimin në gjendje të lirë të zotit Haradinaj.

    Kujtoj se zoti Fatmir Limaj, një nga komandantëtmë të shquar të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, përmë shumë se një vit e gjysmë mbahet në Gjykatëne Hagës, duke mos u pyetur. Pra, do të ishte epafalshme, që një nga drejtuesit kryesorë tëinstitucioneve të politikës kosovare, të vazhdontehetimi po në të njëjtën gjendje, në gjendje arresti.Aq më tepër që duket se ka edhe një vullnetndërkombëtar për t’i bërë hetimet e zotit Haredinaj,pikërisht në gjykim të lirë.

    Gjithashtu, i kërkoj Qeverisë që të luajë një rolmë aktiv në kontaktet diplomatike, për të garantuarnjë mbështetje për hetim në gjendje të lirë të zotit

    Ramush Haredinaj.Sot herët në mëngjes, jo rastësisht, një akt

    terrorist tentoi të destabilizonte situatën në Kosovë,duke e vënë në shënjestër Presidentin e Kosovës,zotin Ibrahim Rugova. Është më se e qartë seinteresat antishqiptare, që nuk duan një Kosovë tëpavarur, do të përpiqen maksimalisht tëdestabilizojnë Kosovën. Prandaj, jo vetëm denonciminga ana jonë, por edhe veprimi i përbashkët i tëgjithë faktorëve politikë të Kosovës, do t’u shërbenteardhmërisë, pavarësisë së saj.

    Mbi të gjitha, si pjesë e Kuvendit të Shqipërisë,kërkoj që Kuvendi të jetë aktiv, duke i kërkuarQeverisë shqiptare të kontribuojë aktivisht në këtëproces, duke shmangur çdo lloj oportunizmi mekëdo faktor, për qëllime përfitimi politik. Nëse, do tëkonsideroja incident, tendencën për ta njohur nëmarrëveshjen për taksimet dyfishe, njohjen eSerbisë dhe Malit të Zi, në kuadër të ish-Jugosllavisë, dua të theksoj se Qeveria patjetër duhettë gjejë përgjegjësit kryesorë, të cilët janë politikëdhe të drejtpërdrejtë. Pra, kërkoj që QeveriaShqiptare të jetë aktive dhe njëkohësisht të njohëtë gjithë përgjegjësitë e saj, në kuadër të politikavetë mbështetjes për Statusin e Kosovës në tëardhmen.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Mediu!Zoti Arbnori, keni fjalën.Pjetër Arbnori – Zoti Kryetar!Nuk është një rast, nuk janë dy raste, nuk janë

    tri raste, në të cilat policia shqiptare, ose më mirë,njerëzit jokopetentë dhe njerëzit që shkelin të drejtate njeriut, i trajtojnë njerëzit në një mënyrë çnjerëzoredhe arrijnë deri në vdekjen e tyre. Është një fakt igjallë, njeriu që u arrestua në Laç dhe u vra nëRrëshen, njeriu që u arrestua në Korçë dhe u vraduke e maskuar sikur e futën në spital. Tani, keminjë rast tjetër, kemi rastin e Agim Dagës, për tëcilin Ministria e Brendshme, Ministria e Rendit, nukka marrë atë masë që duhet. Kur vritet një njeri dotë përgjigjet një njeri tjetër, ai që është përgjegjëspër vrasjen e tij.

    Unë këtu kam përpara jush 5-6 fotografi se siështë torturuar ky njeri. I lutem kamerës që tëkthehet këtej.

    Shikoni se si është torturuar ky njeri, i qëlluar

    E martë, 15.03.2005Seanca e pasdites, ora 17:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

  • 321

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    në kokë, i qëlluar në shpinë dhe në të gjitha pjesëte trupit dhe pastaj doli versioni se ai paska marrëarmën e shefit dhe ka vrarë veten, sepse kishtedepresion. Shikoni, sa plagë ka në kokën e tij.

    A i ka bërë këto plagë përpara se të vriste vetenapo mbasi e ka vrarë veten? Unë nuk e njohpërgjegjësin, i cili ka përgjegjësi për këtë, por ky njeriduhet të përgjigjet përpara Prokurorisë dhe të mospërsëriten më raste të tilla, sepse për turpin enjerëzve që i shërbejnë policisë duhet të vazhdojnëtë na dënojnë për mungesë përgjegjësie, të nadënojnë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Jovetëm Avokati i Popullit, por edhe AmnistyInternational, që i lejon të kalojnë raste të tilla, tëcilat vetëm e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Unë ekam thënë edhe herë të tjera që në polici ka mjaftnjerëz të mirë dhe kopetentë, por ka po aq njerëz,jo vetëm jokopetentë, por edhe njerëz të këqinj, tëcilët nuk janë të zotë që të zbulojnë një fakt ose njëkrim, përdorin armën, dhunën, përdorin të gjithametodat për të arritur në ato konkluzione, kudrejtësia nuk lejon të kalohet.

    Unë, do të bëja thirrje nga kjo tribunë e Kuvendittë Shqipërisë, që Ministria e Rendit të marrë masapër vrasjen e qëllimshme të Agim Dagës dhe të vërëpara përgjegjësisë ata njerëz, të cilët e kanë vrarë,sikurse kanë vrarë dhe njerëz të tjerë.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Pjetër!Zoti Berisha, keni fjalën.Sali Berisha – Zoti Kryetar!Edhe një herë, ftoj Parlamentin të dënojë me

    ashpërsi të madhe aktin terrorist, atentatin terrorist,ndaj Presidentit të Kosovës, zotit Ibrahim Rugova,atentat, me të cilin autorët synojnë, siç duket, tëzhysin Kosovën dhe rajonin në destabilitet.

    Unë shpreh mbështetjen e plotë, UMNIK-ut,Presidentit Rugova dhe Qeverisë së Kosovës, nëpërpjekjen e tyre për të gjetur, për të identifikuarautorët e këtij akti terrorist, sepse duke mos ditur,duke mos patur të dhëna për pistat e këtij akti, njëgjë është e sigurt, se ai synonte dekapitimin epushtetit legjitim, të dalë nga zgjedhjet në Kosovë,pas dorëheqjes të zotit Haradinaj, një akt, i cili kamarrë vlerësim nga të gjithë personalitetet më tërëndësishme të botës dhe pas këtij akti, duhet qëdhe kryetari i shtetit, kryetari i Kosovës, i cili kaatributet sipas kornizës kushtetuese, të një kryetarishteti, të pësonte një gjë shumë të rëndë.

    Zoti Kryetar,Dhunimi i Kushtetutës mbetet një problem

    madhor këtu në vend.Siç jeni në dijeni, këto ditë që mbyllën hetimin

    e Komisionit mbi Prokurimet Publike, dhe njeriu,për të cilin u ndërtua ky komision për ta hetuarkryesisht, kryetari i Qeverisë, mashtroi publikishtnë krye të detyrës, duke i dërguar komisionit njëshkresë të firmosur nga shefi i tij i kabinetit, përfaktin se Kryeministri ndodhet dhe do të ndodhetnë shërbim jashtë shtetit dhe nuk vjen dot në këtëseancë hetimi i detyruar, si çdo zyrtar dhe çdoqytetar i këtij vendi.

    Rezultoj, se kjo “jashtë shtetit” që ishte pakkilometra nga Tirana, detyra ishte mbrojtja e furriqevetë Agron Dukës dhe bëmave të tij. Është një aktjashtëzakonisht i papërgjegjshëm, sepse ai vërtetmund të mos përfillë Komisionin Hetimor dheKushtetutën, sikundër nuk ka përfillur procedurat,por shqiptarët nxjerrin mësimet e tyre, gjithashtuedhe bota nxjerr mësimet e veta. Në rast se ne sotjemi katandisur me një zbatim ligji 14% deri në 17%,në të njëjtën kohë kur kombet si Burkina Fasos,Mongolia, e kanë katër herë më të lartë se ne. Nëfakt faturën e paguajnë të gjithë shqiptarët, unë pocitoj institucionet ndërkombëtare, po citoj BankënBotërore dhe, po të doni ju, unë i kam raportet dheaty në çantë.

    (U drejtohet deputetëve në sallë)Zotërinj, ju lutem shumë, mos mohoni gjëra për

    të cilat unë mund t’ua jap kamerave në një minutë,por nuk ka nevojë.

    Lexova raportin e Bankës Botërore dhe thotë:“Shteti ligjor 017”, pra, nuk themi ne. Merr një raporttjetër, po të një institucioni tjetër ndërkombëtar, dhedo të thonë 0,14, merr po këto raporte dhe do tëthonë se të tjerët e kanë trefishin, katërfishin tonë.

    Kjo punë e shtetit ligjor dhe e zbatimit të ligjit,përbën një problem tepër të madh. Mua më vjenkeq që ju e mohoni në këtë mënyrë, sepse nuk j’uakemi nxjerrë ne. Ç’është e vërteta, këtë nuk embledh dot opozita. Nuk ka opozitë, aq të aftë përtreguesit e shtetit ligjor apo të funksioneve tëinstitucioneve, janë të tjerë që kanë tregues dhe qëbëjnë mbledhjen. Ndaj, nuk mund të mungonteKryeministri, i cili, sipas kontrollit, 70% të të gjithaprokurimeve në selinë e Këshillit të Ministrave i kabërë me prokurim direkt. Kryeministri nuk mund tëmungonte, kur në segmentin e rrugës Rrogozhinë-Lushnjë, vetëm njëra anë e rrugës kushton 1.1 miliarde 20 milion lekë, në një kohë që të gjithë ekspertët,nga për llogaritjet, nxjerrin se këto para nuk mundtë shpenzoheshin në asnjë rrethanë dhe në asnjë

  • Viti 2005

    322

    Legjislatura e 16-të

    rast. Me gjithë fitimin, do të shpenzoheshin jo mëshumë se 604 milionë lekë. Pra, një shumë prej400 e ca milionë lekësh, të abuzuara me tenderdirekt.

    Kryeministri nuk mund të mungonte, kur ministrate tij shpenzojnë karburant për 520 km në ditë.Kryeministri nuk mund të mungonte, kur ministri iKulturës dhe i Sporteve shpenzon 44% të karburantittë Ministrisë për t’u rrahur, atje ku e rrahën, dhemirë ia kanë bërë.

    (I drejtohet deputetëve në sallë.)E dini mirë ju këtë, unë nuk do të merrem me

    këtë punë tani.Kryeministri nuk mund të mungojë në këto gjëra,

    sepse këto janë serioze. Kryeministri mund tëkërkonte shtyrjen e seancës, por jo të mashtronte,të thoshte se do të shkojë jashtë shtetit dhe tënesërmen, po atë ditë, fliste në Shijak.

    Servet Pëllumbi – Zoti Berisha, koha ju mbaroi.Ju thashë, kohën e diskutimit, e keni në emër tëgrupit, 8 minuta.

    Sali Berisha – Dakord. Unë do ta mbyll fjalëntime me kërkesën ndaj jush, zoti Kryetar, që t’i jepnimundësi këtij komisioni të ushtrojë detyrimin ligjordhe kushtetues, të dëgjojë dëshmitë, të cilat janënjë oportunitet, janë një shans për atë që përflitetpër t’i hedhur poshtë një nga një, por jo për të dalë,siç thotë ministri Poçi: “Kam vjedhur, por e ka fajinligji”. Mundësisht, zoti Kryetar, ushtro autoritetin,mbështetjen tonë e keni të plotë, në mënyrë që tëbëhet hetimi, të bëhet dëgjimi dhe të dalim me njëraport të plotë dhe të përbashkët.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit!Kemi për të diskutuar, veçanërisht kemi edhe

    çështjen e komisionit, që sot i mbaron edhe afati.Po, zoti Dokle.(I drejtohet deputeti Mezan Malaj.)Të lutem, zoti Malaj uluni, e kemi për të

    diskutuar veçanërisht punën e komisionit.Mezan Malaj – Zoti Kryetar!Parlamentin e kemi të gjithë nga një çikë, nuk e

    ka të tërë vetëm një njeri. Të lutem shumë, unë jamnënkryetari i Komisionit Hetimor që përfaqësojmaxhorancën dhe jam i detyruar, në përputhje meligjin, të bëj sqarime, madje t’ju sqaroj edhe juve siKryetar i Kuvendit.

    Servet Pëllumbi – Zoti Malaj, do të diskutohetveçanërisht ajo çështje.

    Po jua ndërpres fjalën, uluni në vend. Fjalën, dot’jua jap kur t’i vijë radha e asaj çështjeje. Tani jemi

    për çështjet jashtë rendit të ditës.Unë do të zbatoj Rregulloren, zoti Malaj,

    pavarësisht se kush është.Atëherë, zotërinj deputetë, diskutimet për

    çështjet jashtë rendit të ditës i mbyllim.Kalojmë në çështjet…Po, më falni zoti Dokle.Namik Dokle – Falemnderit, zoti Kryetar!Realisht, unë e kërkova fjalën dhe, ndërkohë, u

    ngrit zoti Malaj për të folur. Unë mendova, që do tëishte e udhës, përderisa flitet për një komision,nënkryetar i të cilit është zoti Malaj dhe përfaqësuesi maxhorancës, në shërbim të sqarimit të gjërave,ai mund të lejohej të fliste dhe të sqarontekomisionin përkatës.

    Megjithatë, ju e morët vendimin përkatës dhe,nëse do të diskutohet kjo çështje, do të diskutojëedhe zoti Malaj.

    Realisht, zoti Berisha në fjalën e tij tha sekomisioni e mbylli punën dhe në këtë rast ishte tepëri saktë. Pra, komisioni në bazë të ligjit, e ka mbyllurpunën. Përsa, i përket çështjes që ngriti lidhur meKryeministrin, unë dua të sqaroj Parlamentin,megjithëse e sqarova edhe zotin Topi në mbledhjene kryetarëve, që realisht zoti Kryeministër, në datëne kërkuar nga kryetari i komisionit, ka patur tëplanifikuar një vizitë jashtë shtetit dhe për këtë arsyei ktheu përgjigjen përkatëse kryetarit të komisionit.Por, për një vendim të arsyetuar politikisht,Kryeministri e anulloi vizitën dhe dërgoi një ngaministrat e kabinetit të tij për të marrë pjesë. Kyështë një vendim politik që i takon Kryeministrit tamarrë. Pra, data 11 u ezaurua dhe sot e kësaj ditekryetari i komisionit, dhe as komisioni, nuk kanëbërë ndonjë kërkesë tjetër për të ardhur Kryeministrinë komision. Ndërkohë, afati i komisionit, ështëmbyllur dhe mendoj se duhet proceduar më tej nëbazë të rregullave që ka Parlamenti.

    Kjo, ishte një gjë më pak e rëndësishme, sesaçështja…

    (Zhurmë në sallë.)Ju lutem, se dua të kaloj në një çështje të dytë

    që mua më duket më e rëndësishme. E vlerësojfaktin që zoti Mediu bëri një propozim këtu nëParlament, lidhur me situatën në Kosovë dhe mendojse të gjithë duhet të jemi të preokupuar për atë çfarëndodh atje.

    Ndërkohë, që Kryeministri mungon, bëhet njëatentat kundër kryetarit të Kosovës, zotit Rugova,të cilin ne e dënojmë në mënyrë shumë të vendosur.Mendoj se Parlamenti, duhet të marrë një qëndrim,

  • 323

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    nëpërmjet një dokumenti që do ta gjykojë tëarsyeshme vetë Parlamenti. Të gjithë, duhet të jemitë bashkuar në mendimin politik, se Kosovën nukmund ta ndalojë askush në rrugën që ka nisur mevullnetin veprimin e popullit të Kosovës dhe tëpolitikanëve të saj.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit!Atëherë, zotërinj deputetë, meqë është bërë

    propozimi, Komisioni i Jashtëm të shohë mundësinëe përgatitjes së një rezolute, që ta shikojmë këtunë Kuvend.

    Tani, kalojmë në çështjet e rendit të ditës.Konkretisht, kemi për të miratuar:Programin e punës së Kuvendit për periudhën

    15 mars-27 maj ‘2005. Miratimin e kalendarit tëpunimeve të Kuvendit. Diskutimin rreth njëprojektvendimi për ngritjen e një komisioni tëposaçëm parlamentar, për të kontrolluar zbatimin eligjeve për procesin zgjedhor. Në fund kemi raportine Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe votimine projektrezolutës, para se të bëhet debati. Nëkonferencën e Kryetarëve u diskutua gjerësisht rrethprogramit dhe ai u miratua me konsensus.

    Ka ndonjë mendim për programin? Përprogramin, jo për kalendarin.

    Zoti Shehu, jeni dakord për programin?Po, urdhëro, zoti Ulqini.Musa Ulqini – Falemnderit, zoti Kryetar!Në programin që është këtu, ka shumë ligje, të

    cilat janë të rëndësishme dhe disa prej tyre kanë tëbëjnë me komisionin që unë drejtoj. Ndërkohë që,në komisionin tonë, kanë ardhur disa projekte dhene kemi gati dhe disa projekte të tjera. Është njëprojekt që është gati për transmetimet numerike.Është një projekt shumë i rëndësishëm përpronësinë intelektuale. Është dhe një projekt tjetërpër gjuhën shqipe. Ne kemi hartuar një program,kemi caktuar relatorët, kemi caktuar afatet dhe unëbesoj se deri në datën 27 maj, një pjesë e këtyre,për të mos thënë që të trija këto, duhet të jenë pjesëe këtij programi. Ndërkohë, në emër të komisionit,kërkoj me insistim që ditën e enjte të jetë në rendine ditës projektligji “Akti i lirisë së shtypit”, për tëcilën u bë aq shumë zhurmë. Komisioni, sot e kamiratuar në kohën që ju ishit në mbledhje, ashtusiç kërkova, në emër të komisionit që, të shtyhejpër një konsultë.

    Komisioni, përfundimisht, e ka miratuar projektindhe janë të gjitha mundësitë që ky projekt ditën eenjte të futet patjetër në rendin e ditës, të diskutohet,

    të miratohet dhe të marrin fund të gjitha këto llojdiskutimesh dhe abuzimesh, sepse nuk ka asnjëarsye që të shtyhet më tutje. Besoj se në këtë pikëjam korrekt dhe zëdhënës i të gjithë komisionit. Nukka asnjë arsye procedurale që të mos futet në rendine ditës. Kërkoj që edhe këto tri çështjet e tjera, tëcilat janë shumë të rëndësishme, për të cilat nekemi diskutuar sot në komision, të futen nëprogramin e punës deri më datë 27 maj.

    Falemnderit, zoti Kryetar!Servet Pëllumbi – Zoti Ulqini, megjithëse e

    kërkove fjalën për programin, folët për kalendarin.Por, duhet të kemi parasysh, që ka një ndarjepropocionale sipas fushave. Në çështjet që keminë kalendarin e këtyre dy-tri javëve, vetëm komisionijuaj ka gjithë ato projektligje, atëherë vetvetiu do tëkrijohen boshllëqe për të tjerat. Prandaj, edhekalendarin, edhe programin i diskutuam gjerësishtnë Konferencën e Kryetarëve dhe, sipas Rregullores,kur ato diskutohen dhe miratohen me konsensus,vetëm i njoftohen seancës.

    Megjithatë, në qoftë se ka propozime për tëpërfshirë ndonjë projektligj, siç është rasti konkretpër projektligjin e shtypit, atë ta vendosim nëseancë.

    Pra, një propozim pro është bërë, në qoftë seka ndonjë kundër, le ta votojmë në fund, për tapërfshirë në kalendar.

    Tjetër mendim? Po, zoti Beja.Fatos Beja – Unë mendoj se të gjitha janë ligje

    vërtet të rëndësishme. Njëri prej tyre mund të futetnë kalendarin e kësaj jave, pastaj të tjerat i shikojmëmë mbrapa.

    Servet Pëllumbi – Po, atëherë, jemi dakordqë të përfshijmë në kalendar çështjen e shtypit?

    (I drejtohet një deputeti në sallë.)E ke ngritur dorën, por nuk ta jap fjalën, sepse

    pasi folën një pro dhe një kundër do ta hedh nëvotim.

    Atëherë, zotërinj jemi dakord që ta përfshijmëprojektligjin që propozon kryetari i Komisionit tëMedias?

    Jeni dakord! Atëherë, do ta përfshijmë nëkalendarin e këtij tri javëshi. Për të enjten, nuk e dinëse do të jetë gati, megjithatë do ta shikojmë.Atëherë, zotërinj deputetë, kalendarin dhe programini quaj të miratuar. Tani kalojmë në çështjen tjetër,“Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar,për çështjen e kontrollit të ligjeve, të cilat kanë tëbëjnë me zgjedhjet”. Projektvendimin e keni përpara.Nuk e di a jeni dakord, me ngritjen e këtij komisioni

  • Viti 2005

    324

    Legjislatura e 16-të

    të posaçëm, që do të ushtrojë kontrollin në të gjithaato aspekte që janë përfshirë dhe në projektvendim?Jeni dakord me komisionin? Dakord.

    Atëherë, miratohet edhe ngritja e komisionit tëposaçëm.

    Problemi i fundit, lidhur me këtë çështje, zotërinjdeputetë, është se në kalendar kemi përfshirë edhemocionin e debatit të datës 4 prill, për komisioninhetimor që ishte propozuar, dhe në Kofrencën eKryetarëve u ra dakord për ta bërë pikërisht komisiontë posaçëm të kontrollit parlamentar.

    Gjithashtu, në kalendar është përfshirë njëçështje që u diskutua në Konferencën e Kryetarëve,lidhur me një amendament, për shfuqizimin e nenit182/2. Dhe tani, na mbetet për të diskutuar çështjene Komisionit Hetimor, të cilit sot i mbaron mandati.Siç e dini, ne e kemi shtyrë një herë afatin e këtijkomisioni dhe është bërë një kërkesë, që do ta quajindividuale, nga kryetari i këtij komisioni, pra jo ekomisionit, për shtyrjen e mëtejshme të afatit të tij.Por, edhe në një mbledhje në Konferencën eKrytarëve u diskutua, që unë do të njoftoj pikërishtseancën, sepse afati i këtij komisioni mbaroi sot,dhe ne të vendosim datën se kur do të paraqitetraporti.

    Urdhëro, zoti Malaj!Mezan Malaj – Meqenëse, janë bërë shumë

    interpretime rreth problemit të komisionit hetimor,rreth shtyrjes së tij, unë, zoti Kryetar, do të doja qëpara se ju ta shtronit problemin në këtë seancë, dotë ishte mirë të më thërrisnit edhe mua sizëvendëskryetar i këtij komisioni, për t’ju dhënë edheunë opinionin tim, nëse duhet të shtyhet apo jo afati?

    Megjithatë, ju më keni pranuar në zyrë bashkëme kryetarin dhe, me kërkesën e grupit socialist,kemi kërkuar shtyrjen për 15 ditë të afatit të këtijkomisioni. Ka qenë kërkesa jonë për të përmbushurdetyrime, që nuk kishim arritur, për shkak tëpushimeve të zgjatura që ishin pas Vitit të Ri.

    Komisioni, gjatë gjithë kësaj kohe në përfundim,ka kërkuar si dëshmitar, tri veta. Ka kërkuar Ministrine Rregullimit të Territoreve, zotin Fino, ka kërkuarMinistrin e Transportit, zotin Poçi, dhe Kryeministrin.

    Seancat dëgjimore, janë zhvilluar në përputhjeme Rregulloren që parashikon veprimtarinë e këtyrekomisioneve. Madje, në komision, i cili ka shkuarshumë mirë, në ditën e parë raportimet kanë qenëshumë serioze, kontrollet ishin kryer në mënyrëserioze dhe madje rezultoi, këtu informoj edheParlamentin, se Ministria e Rregullimit të Territoritnuk kishte asnjë prokurim të drejtëpërdrejtë.

    Pothuajse, të tërë njëzëri u shprehën, edhe ngaopozita, që kishte përparime jashtëzakonisht tëmëdha e shpallën dhe si shkollë të përvojës sëpërparuar këtë ministri, për punën mjaft të mirë qëkishte bërë në realizimin e tenderave. Edhe Ministriae Transportit, bëri dëshmitë e saj rreth pyetjeve tëdala nga komisioni hetimor dhe në fund të tyre mbetipa u realizuar, sipas kërkesës së opozitës, njëkërkesë që unë jam i detyruar të vë në dijeni dhe tësqaroj edhe parafolësin.

    Zoti Kryetar, unë kam dokumente, të cilatvërtetojnë se Ilir Bano, në datën 4.3.2005, i ka kërkuarKryeministrit që komisioni hetimor parlamentar nëmbledhjen e tij të datës 3.3.2005, thotë se kavendosur që ju të jeni të ftuar në datën 11.3.2005,në orën 10:00, në selinë e kryesisë së Kuvendit tëShqipërisë për t’ju dëgjuar si dëshmitar në çështjenqë ka lidhje me prokurimet publike të zhvilluara ngaKryeministria. Lutemi të merrni masa për zhvilliminnormal të punës së komisionit, meqënëse ështënjë kërkesë e pashqyrtuar në komision. Unë po themse është normale dhe ka të drejtë ta kërkojë seështë e patrajtuar në komision.

    Përgjigja që jep aparati i Kryeministrisë nukështë në pajtim me ligjin. Aparati i Kryeministrisë,në rastin konkret, nuk e njeh ligjin.

    Ligji e thotë kështu, që ta dinë të tërë dhe aizoti që foli përpara: “Për rastet e procedurave tëprokurimeve, që lidhen me institucionin eKryeministrisë, në nenin 9, gërma “e” e ligjit numër9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhefunksionimin e “Këshillit të Ministrave”, ështësekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave,titullari i entit prokurues së Kryeministrisë.

    Pra, nuk i takon Kryeministrit dhe nuk ka tëdrejtë ta thërrasë asnjë komision për çështje që kanëtë bëjnë me prokurimet të kryera në institucionin eKryeministrisë. Në rast se Kryeministria, bënaludime për probleme të tjera, këto janë zgjidhuredhe në Kushtetutë, në të cilën thuhet: “Ministribrenda drejtimeve kryesore të politikës sëpërgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinëe tij veprimtarinë që ka në kompetencë”. Pra, dukecituar këtë, unë e konsideroj joligjore dhe me synimee prapavijë politike.

    (I drejtohet zotit Berishës.)Zoti Berisha, ç’është e vërteta, ne me Ilir Banon

    kemi shkuar shumë mirë, i kemi trajtuar shumë mirëproblemet. Mirëpo, kur ikën nga komisioni dhe vjenandej nga PD-ja, vjen i shpërfytyruar, i tronditur.

    Prandaj, unë do doja që ta lini në punën e tij, se

  • 325

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    ka punuar shumë mirë, është i qartë për të gjithakëto probleme.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Malaj!Zoti Bano, keni fjalën.Ilir Bano – Unë, nuk do t’i përgjigjem humorit

    të zotit Malaj.Për mua e rëndësishme është që ai pranoi se

    ne kemi punuar shumë mirë dhe pranon përfundimetqë ne i kemi bërë publike në media, dhe që do t’idiskutojmë edhe në Kuvend. Pra, unë nuk e quajnormale që të zgjatemi dhe t’i diskutojmë ato sot.

    Zotërinj, sipas ligjit “Për organizimin dhefunksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”,bazuar në nenin 2 dhe 13 të tij, ne si deputetë tëopozitës, kërkuam që Kryeministri të dëshmojë,sikurse u tha edhe këtu. Natyrisht, ai do të jeptedëshminë e tij për të gjitha prokurimet, të cilat janëbërë. Madje, unë theksoj në parantezën që kishandarë që në fillim, se ai ua kishte dhënë kolegëvesocialistë çështjet kryesore, për të cilat ne kërkonimqë Kryeministri të dëshmonte, dhe që kishin të bëninme prokurimet, me vendim të Këshillit të Ministrave,ku ishte shmangur tenderi i hapur edhe për disaprokurime rrugësh. Madje, edhe për prokurimet ebëra nga aparati i Kryeministrisë, të cilat janë mbi70% me prokurim të drejtëpërdrejtë, janë zhvilluarme vendim të Këshillit të Ministrave. Këtu u ngritproblemi që ne nuk e kemi rinjoftuar Kryeministrinpër një datë tjetër.

    Në shkresën e datës 8, e cila mua më ra nëdorë në datën 9, zoti Isaku më shkruan që: “Meporosi të Kryeministrit, më lejoni t’ju njoftoj seKryeministri, për shkak të angazhimeve të tij jashtëRebublikës së Shqipërisë, e ka të pamundurprezencën e tij në datën e kërkuar”.

    Me këtë rast, unë i përgjigjem edhe zotit Dokle,në qoftë se, Kryeministri, për arsye politike, anulloivizitën e tij, ai shumë mirë mund të vinte ditën epremte, që të dëshmonte në komision, nuk ështëndonjë problem për t’u lidhur me njëri-tjetrin.

    Për këtë gjë, unë njoftova menjëherë Kryetarine Kuvendit, duke i kërkuar zyrtarisht shtyrjen e afatit,derisa të realizohej marrja e dëshmisë në komisionnga Kryeministri. Unë, nuk mund të përcaktojëaxhendën e tij, dhe në këto kushte, në vartësi të tij,ne do të pranonim një datë tjetër. Pra, unë e kambërë kërkesën zyrtare dhe i qëndroj kësaj kërkese,e cila është brenda ligjit, dhe brenda javës mund tërealizohet, sepse është në dobi të arritjes së atijobjektivi që na ka ngarkuar Kuvendi.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, problemi

    është që ne e kemi shtyrë një herë afatin e këtijkomisioni dhe sot është data e fundit.

    Ne sot, duhet të vendosim se në ç’ditë, do tëdëgjojmë raportin, dhe unë kam mendimin që ditëne hënë, më datë 21, të dëgjojmë raportin në seancëplenare. Prandaj komisioni, të përgatisë raportin dheditën e hënë të vijë në seancë plenare. Këtë çështjee quaj të mbyllur.

    Po, urdhëro zoti….!Një deputet - Falemnderit!Meqenëse, ligji “Për organizimin dhe

    funksionimin e komisioneve hetimore”, ia njeh tëdrejtën komisionit, për të thërritur dëshmitarë dhemeqënëse, edhe Kryeministri është shprehur dakordpër të shkuar dhe për të dëshmuar, unë besoj senuk ka asnjë gjë të keqe, që këtij komisioni t’i jepetedhe një javë apo dhjetë ditë kohë që të realizojëseancën dëgjimore me Kryeministrin. Në fund tëfundit, raportin ne mund ta dëgjojmë vërtet të hënën,por fare mirë mund ta dëgjojmë edhe të hënën tjetër,dhe do të jetë më i plotë në qoftë se, ne do të arrijmëtë marrim edhe dëshminë e Kryeministrit Nano, icili referuar shkresës së zotit Isaku, është i gatshëmtë shkojë të dëshmojë. Le të shkojë të dëshmojë,dhe raporti do të jetë më i plotë.

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë……Urdhëro, zoti Malaj!Mezan Malaj – (Fjalimi i zotit Malaj nuk

    dëgjohet)Servet Pëllumbi – Është e njëjta gjë, sikur në

    komision të thërritem unë për tenderat e Kuvendit,që nuk jam marrë absolutisht dhe nuk merrem metenderat, sepse është i ngarkuar Sekretari iPërgjithshëm që të merret me to. Megjithatë, unënuk po futem në debatin e kësaj çështjeje, sepsene e kemi shtyrë afatin e komisionit, duke ardhur tëdyja palët tek unë.

    Ndërsa tani, unë kam një propozim të njëanshëm,madje të padërguar në protokoll. Unë e sqarova dy-tri herë, zotin Bano, kur erdhi në zyrën time, madje endërmjetësova për ardhjen e ministrit Poçi, kështuqë realisht ditën e hënë ne do të dëgjojmë raportin.

    Atëherë, zotërinj deputetë, kalojmë në pikën efundit të rendit të ditës. Do të dëgjojmë raportin ekryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe pastajdo të procedojmë me debatin dhe me votimin eprojektrezolutës.

    Ftoj zotin Çeku, që të mbajë raportin!Robert Çeku – I nderuar zoti Kryetar!

  • Viti 2005

    326

    Legjislatura e 16-të

    Të nderuar zotërinj deputetë,Duke e konsideruar të njohur raportin e paraqitur

    në Kuvendin e Shqipërisë, mbi veprimtarinë eKontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2004, mendojqë të fokusohem në disa nga problemet më kryesoretë veprimtarisë së KLSH-së, të shoqëruara dhe meobjektivat e parashikuara për vitin 2005.

    Gjatë vitit 2004, nëpërmjet kontrolleve, ështëarritur të mbulohet një pjesë e mirë e veprimtarisëekonomike-financiare të institucioneve qendrore dhetë atyreve në nivel lokal, që administrojnë fondepublike, po ashtu dhe të mjaft subjekteve, të tjera siinstitucione financiare, ndërmarrjet e përbashkëta,shoqëri anonime etj.

    Në raportin e paraqitur, mendojmë që tëpërqëndrohemi në çështje konkrete, duke iupërmbajtur rigorozisht përcaktimeve në Kushtetutëdhe në ligjin organik për veprimtarinë e KLSH-së.

    Së pari, mbi aktivitetin kontrollues të KLSH-së,duke iu referuar problematikës së evidentuar,përmbajtjes dhe rezultateve të veprimtarisëkontrolluese, theksojmë se gjatë vitit 2004, ështëbërë një punë më e studiuar dhe më profesionale,duke siguruar në përgjithësi dhe cilësinë e kërkuar.Në këtë drejtim, ka ndikuar dukshëm, njohja dhepërvetësimi më i mirë i standardeve të kontrollit dhei dispozitave ligjore, që rregullojnë veprimtarinëkontrolluese të KLSH-së, po kështu, edhe trajnimete herëpashershme dhe të programuara, të organizuaranga institucioni me personelin kontrollues, ngaorganizmat prestigjoze të saj, si dhe orientimet edhëna nga SIGMA për këtë çështje.

    Për rrjedhojë, gjatë vitit 2004 është rritur forcazbuluese dhe parandaluese ndaj shkeljeve dhedispozitave ligjore, gjë që e argumentoj dhe meshifrat e parashtruara në raport. Për vitin 2004, nga153 kontrolle të planifikuara, në fakt janë ushtruar205 kontrolle, nga të cilat 160 kontrolle kanëpërfunduar dhe janë evaduar brenda vitit. Sipas llojitdhe përmbajtjes së tyre, kontrollet e evaduaraparaqiten:

    75 kontrolle mbi rregullshmërinë dheligjshmërinë,

    85 kontrolle vlerësuese,Sipas drejtimeve të tematikave të kontrollit, ato

    janë përqëndruar në:Zbatimin e buxhetit të shtetit,Në administrimin dhe përdorimin e fondeve

    publike,Në zbatimin e legjislacionit në privatizimin dhe

    dhënien me qira të pasurisë publike,

    Në masat për mbrojtjen e mjedisit dhe nëvlerësimin e veprimtarisë së auditit të brendshëm.

    Sipas subjekteve, që i janë nënshtruar kontrollit,realizimi paraqitet si në vijim:

    Në ministri dhe në institucione qendrore, janëbërë 39 kontrolle.

    Në institucionet e qeverisjes vendore, janë bërë50 kontrolle.

    Në drejtoritë e tatim-taksave dhe të doganave,janë bërë 14 kontrolle.

    Në institucionet financiare dhe në shoqëritë mekapitale të përbashkëta shtetërore, janë bërë 24kontrolle.

    Në institucionet me shërbim të reformësekonomike, janë bërë 33 kontrolle.

    Gjithashtu, gjatë vitit 2004, Kontrolli i Lartë iShtetit ka trajtuar për verifikim dhe zgjidhje, 258 letradhe ankesa për probleme, nga më të ndryshme.Nga kontrollet e më sipërme, të ushtruara gjatë vitit2004, janë zbuluar shkelje dhe parregullsi financiarepër të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe përshpenzimet me fondet buxhetore me dëm efektivekonomik në shumën totale prej 3miliardë e 861milionë e 70 mijë lekë.

    Ky dëm është zbuluar dhe evidentuar në 98subjekte, nga 160 subjekte gjithsej, ku janë evaduarmaterialet e kontrollit.

    Ndër subjektet, ku janë konstatuar dëme në vleratë mëdha, veçojmë:

    ALBTELEKOM-i , 2mijë e 675 milionë lekë.KESH-i, 214 milionë lekë.Drejtoritë e përgjithshme të doganave, 209

    milionë lekë.Degët e tatim-taksave në Tiranë, Durrës, Fier,

    Korçë, Lezhë, Pogradec, Vlorë, 136 milionë lekë.Dega e tatim-taksave, në Shkodër, 95 milionë lekë.Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, 70 milionë lekë.Degët e tatimeve në Tiranë,Fier dhe tatim

    paguesit e mëdhenj në Tiranë, 56 milionë lekë.Bashkia në Himarë, 37 milionë lekë.Dega e tatim-taksave në Kavajë, 29 milionë lekë.Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, 27

    milionë lekë.Radiotelevizioni Publik Shqiptar, 27 milionë lekë.Enti Kombëtar i Banesave, 17 milionë lekë dhe

    ANTA, 16 milionë lekë.Sipas sektorëve të kontrolluara, shkeljet e

    zbuluara klasifikohen:Në sektorin e tatim-taksave, në vlerën 341

    milionë lekë, e shkaktuar si pasojë e mosdeklarimittë faturave tatimore ose e deklarimit të tyre me

  • 327

    Viti 2005 Legjislatura e 16-të

    vonesë nga subjektet që kanë përfituar fondin, ngashoqëritë anonime.

    Shmangies së subjekteve tatimpaguese nëdeklarimin dhe në pagesën e tatim fitimit dhe tëtvsh-së.

    Mosdeklarimi i faturave të tvsh-së dhe i tatimfitimit, ose deklarimi i tyre me vonesë nga subjektetqë kanë operuar me fondet publike.

    Shkeljet financiare të subjekteve të financuaranga PMU-ja.

    Mosndalimi i tatimit mbi të ardhurat personale.Llogaritjes së gabuar të tatimit mbi to për

    shpërblimin e marë.Në sektorin e doganave në vlerën e përgjithshme,

    shkeljet arrijnë në 226 milionë lekë, si pasojë endryshimit të padrejtë të klasifikimit tarifor të mallravenga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

    Mosrespektimi i kartave teknologjike në regjimine përpunimit aktiv.

    Mosllogaritjen e kamat-vonesave dhe të tvsh-së, të rezultuara nga mospërfshirja në vlerën emallrave për qëllime doganore të shpenzimeve qëbëjnë subjektet, për shërbimet e kryera në agjencitëdoganore.

    Shkeljet e konstatuara në Drejtorinë ePërgjithshme të Doganave, gjatë zbatimit të regjimitekonomik.

    Nga dhënia me qira e pasurisë shtetërore medëm efektive të përgjithshëm në vlerën 55 milionëlekë, të cilat përfaqësojnë qira të papaguar ngasubjektet qiramarrës shtetëror dhe privatë.

    Dhënie me qira të objekteve pa dokumentejustifikuese, si dhe dhënie me qira të mjeteve meçmime më të ulta nga ato të faturuara në situacion.

    Shkeljet e ligjit për shit-blerjen e trojave.Mosarkëtim të qirasë të tokës.Llogaritje të gabuara të vlerës së truallit.Aplikime të pasakta të çmimit të qirasë,

    konkretisht me 1 dollarë për metër katrorë, nga 300lekë, për metër katrorë, e përcaktuar në aktet nëfuqi.

    Në fushën e sistemit të pagave në shumën epërgjithshme prej 22,8 milionë lekë, kryesishtdhënie në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqitë pagave, të shpërblimeve për leje të zakonshme,për vjetërsinë në punë, të pagave më të larta përnëpunës të ministrive pa diplomë të shkollës sëlartë, të pagesave të gabuara për roje private pazhvilluar tender dhe pa lidhur kontratë.

    Në fushën e shpërblimeve. Shpërblime tëpadrejta dhe të pamotivuara në shumën e

    përgjithshme prej 371,7 milionë lekë, të konstatuaranë tejkalimin e fondit të veçantë për zhvillime dheudhëtime turistike. Shpërblimin e punonjësve mëtepër se 5% të fundit të pagave të planifikuar dhe tëmiratuar. Dhënien nga dy paga mujore shpërblim,ndërkohë që nuk janë realizuar treguesit sipasprogramit ekonomik dhe financiar të miratuar dhepër më tepër rezultojnë me humbje financiare.

    Shpërblimi me një rrogë të trembëdhjetë tënëpunësve civilë pa mbështetje ligjore.

    Në fushën e shërbimeve, udhëtime dietash nëshumën e përgjithshme prej 6,6 milionë lekë ,konstatuar në 23 subjekte.

    Në fushën e prokurimeve si pasojë e shkeljevetë procedurave ligjore, në vlerën e përgjithshme 157milionë lekë.

    Në mungesë materiali në vlerën e përgjithshme5,8 milionë lekë.

    Në zona të tjera në vlerën e përgjithshme prej2,67 miliardë lekë, të konstatuara në 37 subjekte.

    Në këtë zë shkeljet me efekte financiare janë tënatyrave të ndryshme. Ndër to cilësojmë:

    - Tërheqjen më tepër të fondeve për subvencione.- Kalimin padrejtësisht në shpenzime të tatim-

    fitimit të mbajtur nga sektorë të tatim-taksës.- Tejkalimin e normativave të harxhimit të

    karburanteve të impu