356
Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2004, nr.6

Punime të Kuvendit Legjislatura e 16-të Viti 2004, nrlarta se mesatarja vjetore, madje edhe se sa muaji me konsum maksimal të vitit të fundit. Kjo ndodh në rrethin e Korçës,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 16-të

    Viti 2004, nr.6

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenareViti 2004

    6

    Tiranë, 2009

  • 1665

    LEGJISLATURA E 16-tëSesioni i gjashtë

    E hënë, 28.06.2004Seanca e pasdites, ora 18:00

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Servet Pëllumbi

    Servet Pëllumbi – Zotërinj deputetë, ju lutemzini vend në sallë!

    Zotërinj deputetë, hapim seancën.Në seancën e sotme kemi:1.Interpelancë me Ministrin e Punës dhe

    Çështjeve sociale, kërkuar nga deputeti LigoraqKaramelo.

    2.Përgjigje pyetjeve të deputetit Hasan Hoxhanga Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale.

    3.Përgjigje pyetjeve të deputetit RahmiMehmetllari nga Ministri i Industrisë dheEnergjetikës.

    4.Raporti i Inspektoratit të Lartë të Deklarimitdhe Kontrollit të Pasurive. Pyetje dhe diskutime.

    Fillojmë me interpelancën e zotit Karamelo.Zoti Karamelo keni fjalën.Ligoraq Karamelo – I nderuar zoti Kryetar!I nderuar zoti Ministër!Të nderuar kolegë deputetë!Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin

    Evropian kërkon midis të tjerave dhe respektimin etë drejtave të pakicave etno-gjuhësore sipas

    standardeve të shoqërisë ku ne duam të aderojmë.Historikisht popullsia shqiptare është karakterizuarnga marrëdhënie harmonike midis saj dhe pakicaveqë jetojnë në Shqipëri. Këto marrëdhënie janëzhvilluar në shekuj, janë përmirësuar, duke e shquarShqipërinë si një vend model për bashkëjetesënmidis komuniteteve të ndryshme dhe besimevefetare.

    Në interpelancën e sotme dëshiroj të ndalem tenjë nga minoritetet më problematikë, më të varfër,më të diskriminuar dhe më pak të zhvilluar. Ai ështëminoriteti i romëve të Shqipërisë. Në fillim të vitit2003 u hartua strategjia kombëtare për përmirësimine kushteve të jetesës së komunitetit rom në Shqipëri.Pa dyshim që kjo nismë institucionale e Qeverisëështë përshëndetur nga të gjitha shoqatat e këtijkomuniteti dhe është parë si një dokument në tëcilin do të përmbushen disa nga objektivat kryesoreqë aktualisht janë dhe problemet kryesore qëshqetësojnë këtë komunitet.

    Romët në Shqipëri nuk janë trajtuar edhe mëparë si një komunitet më vete me karakteristikat e

    Punime të KuvenditSeancat plenare

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

  • Viti 2004

    1666

    Legjis latura e 16-të

    tyre të veçanta, gjuhën, zakonet, ritet, mënyrën etyre të jetesës. Fakti që në të gjithë historinë eregjistrimit që ka bërë shteti shqiptar nuk rezultonasnjë rom në Shqipëri dëshmon se ky minoritetështë parë i mënjanuar, i nënvleftësuar dhe pse joedhe i asimiluar.

    Historikisht romët e kanë prejardhjen sipashipotezave, nga India dhe në Evropë janë shfaqurnë shekujt X-XI. Ndërsa shtegtimi i tyre ka filluar nëshekullin XII-XIII. Sipas një regjistrimi otoman të vitit1532, në trojet tona ka pasur 374 familje rome.Ndërsa sipas autorëve italianë familjet e para romenë Shqipëri janë shfaqur në vitin 1635. Sipas tëdhënave të shoqatave rome dhe të atlasit gjeografiktë kohëve të fundit, në Shqipëri jetojnë mbi 120 mijëromë. Drejtimi më i hershëm nga kanë hyrë karvanëte romëve në Shqipëri ka qenë jugu i vendit dhe janëvendosur në zona të tilla si Bilishti, Korça, Pogradeci,Elbasani, Lushnja, Fieri, Vlora, Tirana, Delvina dhederi në Fushë-Krujë. Drejtimi tjetër më i vonshëm iardhjes së romëve ka qenë verilindja dhe ata janëvendosur në zonën Shkodrës, Kukësit, Milotit dheshumë pak në Dibër dhe në Mat. Këto dëshmohenedhe me lidhjet fisnore që kanë romët e këtyreqyteteve me romët në Greqi, Kosovë, Serbi, Bullgari,Hungari, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisëdhe deri në Rumani. Sipas karakteristikave tëdialekteve gjuhësore dhe zakoneve në Shqipëriveçohen katër fise të mëdha rome.

    Romët historikisht njihen si njerëz punëtorë. Janëpërpjekur dhe përpiqen të sigurojnë në mënyrëindividuale mjetet e tyre të jetesës. Janë njerëzpaqësorë, shumë të komunikueshëm dhemirënjohës. Kryejnë punë të ndryshme si në tregti,bujqësi e të tjera. Kanë karakteristikë të veçantëdashurinë për artin, muzikën. Kanë gjuhën e tyre tëpërbashkët dhe të veçantë me anë të së cilës mundtë komunikojnë me romët e tjerë në çdo cep të globitdhe kjo dëshmon për një unitet të këtij komunitetinë botë.

    Romët kanë filluar të organizohen menjëherë pasproceseve demokratike që ndodhën në vendin tonëdhe ekzistojnë shoqata në të gjitha qytetet kryesoretë Shqipërisë si në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier etj.,çka tregon se ky minoritet ka filluar tëndërgjegjësohet për të kërkuar dhe luftuar për tëdrejtat e veta në një shoqëri demokratike.Njëkohësisht këto shoqata luajnë një rol tërëndësishëm për njohjen, zbulimin dhe zbutjen eproblemeve sociale. Ata kanë sensibilizuar opinioninpër fenomenet e rrezikshme si trafikimi i fëmijëve, i

    grave e vajzave për qëllime shfrytëzimi, shkeljen etë drejtave të romëve nga institucionet publike,persona juridikë dhe fizikë. Shpesh veprimtaria ekëtyre shoqatave ka qenë e pakoordinuar dhe eorganizuar mirë për të përdorur burimet e komunitetitnë funksion të zhvillimit dhe të përmirësimit tëjetesës së tyre. Më tepër ato duhet të prezantojnëme dinjitet vlerat, elitën intelektuale rome, lobimindhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse vendoredhe qendrore në lidhje me çështje e romëve. Edhestrategjia kombëtare është rezultat i përpjekjeve tëpërbashkëta të Qeverisë dhe përfaqësuesve tëorganizatave të komunitetit rom.

    Situata e vështirë e komunitetit rom në Shqipëriështë e një natyre të përbërë. Është një mangësisociale që ata kanë një nivel të ulët arsimimi dhekualifikimi, kanë familje me numër të madhanëtarësh, jetojnë në pjesë të vendit meinfrastrukturë jo të zhvilluar dhe në vendbanime tëvarfra dhe me një nivel më të ulët se mesatarja.Papunësia masive pas viteve 1990 goditi romët mëshumë se çdo grup tjetër, sepse ata e patën tëvështirë përfshirjen me kërkesat e reja të tregut tëpunës. Po ashtu pas viteve ’90 u vu re një braktisjemasive e shkollës nga romët dhe numri i fëmijëveromë që vazhdojnë arsimin e mesëm dhe të lartëështë sot pothuajse minimal. Ndërsa para viteve1990 frekuentimi i fëmijëve romë që kryenin arsimine detyrueshëm kishte tregues pothuajse të barabartëme fëmijët e tjerë, sot rreth 85% e fëmijëve romënuk e përfundojnë arsimin e detyrueshëm.Analfabetizmi është plaga më e madhe sociale sotte romët.

    Pra kushtet e vështira të jetesës dhe situata epafavorizuar e romëve në Shqipëri është një problemqë strategjia kombëtare i kushton vëmendje tëveçantë. Situata e romëve nuk mund të thjeshtëzohetsi një problem varfërie apo si një çështje e një politikeminoriteti. Në analizën e saj në praktikë konstatohenraste të përjashtimit dhe vetëpërjashtimit shoqërorsi rezultat i rrethanave ekonomike, sociologjike dhepsikologjike. Gjendja aktuale e kësaj shtresekarakterizohet nga probleme të shumta që kërkojnëzgjidhje. Akumulimi vazhdimisht i problemeve tëmbetura pezull po përkeqëson gjithnjë e më tepërsituatën e këtij minoriteti. Shumica e familjeve romeme shumë anëtarë që nuk kanë të ardhura, që kanëhumbur punën, që nuk janë në gjendje të sigurojnëtë paktën një jetesë minimale, që të përballojnëstrehimin në banesa në kushte të pranueshme dhetë paguajnë faturat e shërbimeve publike. Këto

  • 1667

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    pengesa i detyrojnë ata të lëvizin në vendbanime nëkushte jo të përshtatshme, jo të shëndetshme, painfrastrukturën minimale të jetesës dhe që nuk kanëstatus legal. Kjo i bën ata më të distancuar ngashërbimet publike, nga shkollat, nga shërbimetshëndetësore dhe mundësitë e punësimit.

    Karakteristikat e jetesës së familjes rome kanënjë ndikim të konsiderueshëm te fëmijët, të cilëtduke mos marrë arsimin e duhur nuk u përshtatenkërkesave të tregut të punës, humbi shansetkulturore dhe shoqërore që të jep shkollimi dhe sirezultat sjellin qarkullimin e varfërisë në problemetsociale në një cikël të mbyllur, i trashëguar në breza.Gjithashtu, mungesa e informacionit rreth edukimitseksual dhe problemeve të planifikimit familjar bënqë familjet rome të jenë të zgjeruara dhe me shumëfëmijë, gjë që i bën ato të përballen me vështirësi tëjashtëzakonshme për të funksionuar. Duke pasurnjë nivel shumë të ulët ekonomik, arsimor dhekulturor, shumica e familjeve vuajnë nga problemetë mprehta sociale si dhuna, mosrespektimi i tëdrejtave të grave, të fëmijëve, divorcet, abuzimi mealkoolin, vështirësi në administrimin e të ardhurave,shtatzani në adoleshencë etj. Këto familje bien pree personave të inkriminuar të cilët i kanë atokontingjentin e parë për llojet e ndryshme të trafiqevesi dhe për shfrytëzimin e prostitucionit të grave dhetë vajzave, për trafikun e organeve, shfrytëzimin epunës së fëmijëve për të lypur, për të shitur, për t’upërfshirë në aktivitete të paligjshme dhe veprimtariabuzuese seksuale. Shifrat janë tronditëse. Qindrafëmijë romë janë të humbur. Mijëra të tjerë lypin përmbijetesë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Greqi,Itali e gjetkë. Askush në Shqipëri nuk jep një tëdhënë zyrtare për fëmijët romë të trafikuar dhe tëhumbur.

    Për të gjitha këto probleme u hartua strategjiakombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesëssë komunitetit rom, për zbatimin dhe ecurinë e sëcilës kërkova këtë interpelancë me ju zoti Ministër,për të ditur se si kanë funksionuar komitetindërministror, bashkëpunimi me shoqatat endryshme për implementimin e kësaj strategjie sipasafateve dhe drejtimeve të përcaktuara, si është bërëmbështetja financiare e saj etj.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Karamelo!Zoti Ministër e keni fjalën.Engjëll Bejtaj – I nderuar zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë!I nderuar zoti Karamelo!

    Në zbatim të Konventës “Kuadër përrespektimin e të drejtave të minoriteteve dheintegrimin evropian”, Qeveria Shqiptare ndërmoriveprimtarinë për hartimin e strategjisë kombëtarepër përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetitrom. Kjo veprimtari iu ngarkua grupi ndërministrortë udhëhequr nga Ministria e Punës dhe ÇështjeveSociale dhe me pjesëmarrjen e të gjithë specialistëvenga dikastere të ndryshme, me pjesëmarrjen eshoqatave të ndryshme të komunitetit rom, si dhenë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtaretë tilla si OSBE, Këshilli i Evropës, BashkimiEvropian etj.

    Kjo strategji është miratuar me vendim të veçantëtë Këshillit të Ministrave dhe është vlerësuar si njëndër strategjitë më të mira në këtë fushë. Qëllimi ikësaj strategjie është që të promovojë integriminsocial dhe ekonomik të popullsisë rome që jeton nëShqipëri dhe të sigurojë në të njëjtën kohë kushtete duhura për mbrojtjen e identitetit të tyre si minoritetgjuhësor.

    Nga studimet e ndryshme të kryera mbi gjendjensocial-ekonomike të romëve rezulton se ajo ështëe rënduar dhe romët jetojnë në kushte të vështirajetese. Treguesit social dhe ekonomik për popullsinërome vlerësohen më të ultët se mesatarja kombëtaredhe një pjesë e tyre jeton në kushte të pasigurta, tëpambrojtura dhe në kufijtë e varfërisë absolute. Përnjë pjesë të konsiderueshme të komunitetit ështëkarakteristike papunësia, analfabetizmi dhe niveli iulët arsimor dhe i formimit profesional, mungesa einfrastrukturës dhe kushte jo të përshtatshme tëbanimit. Në një numër të konsiderueshëm rasteshproblemet e mësipërme janë prezente të gjithanjëherësh, gjë që e bën shumë të vështirë problemine jetesës së këtij komuniteti dhe kjo luan rolin e vetnë margjinalizimin dhe përjashtimin e popullsisërome.

    Kjo strategji ka përfunduar vitin e kaluar dhe gjatëkëtij viti janë ndërmarrë hapa modestë për të hedhurbazat e një pune të madhe dhe relativisht të gjatëpër zbatimin e saj. Dua të nënvizoj se zbatimi istrategjisë parashikohet për një periudhë mbi 15 vjetdhe ka një kosto mbi 20 milionë euro. Gjatë kësajperiudhe është punuar kryesisht në drejtimet si mëvijon.

    Në radhë të parë konstatohet se në fushën earsimimit ky komunitet ka probleme të mëdha. Ngaanalizat dhe konsultat me shoqata të ndryshme tëkomunitetit rom ka rezultuar se niveli ulët arsimorose shkalla e lartë e analfabetizmit ka bërë që ky

  • Viti 2004

    1668

    Legjis latura e 16-të

    komunitet të mos ketë mundësi integrimi në tregune punës dhe në jetën social-ekonomike të pjesëstjetër të popullsisë. Ky defekt fillon që në arsimiminparashkollor dhe vazhdon dhe në arsimimin fillor dhetetëvjeçar.

    Për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe eShkencës e ka filluar punën e saj me evidentimin egjendjes së fëmijëve romë, duke mbledhurinformacion për numrin e fëmijëve që duhet tëfrekuentojnë dhe që frekuentojnë realisht kopshtetdhe shkollat, kapacitetet ekzistuese të objekteveparashkollorë dhe shkollorë si dhe po planifikonmasa për gjendjen e burime të financimit përzgjerime të kapaciteteve të arsimit parashkollor dhetetëvjeçar. Ka filluar puna për hartimin e programevespeciale për fëmijët nga kopshti e deri në klasën eparë të ciklit fillor të komunitetit rom me qëllimeliminimin e dallimit të përgatitjes së tyre ngapikëpamja gjuhësore si dhe po zbatohet detyra egjetjes dhe e emërimit të edukatorëve romë përmësimin e gjuhës rome.

    Vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithashtuedhe zhvillimit të veprimtarive brenda dhe jashtëshkollës për aktivizimin e nxënësve romë, punësme prindërit romë për ndërgjegjësimin e tyre për njëqëndrim dhe vlerësim sa më pozitiv ndaj shkollës,tërheqjes së mendimeve për organizimin e shkollaveverore me nxënësit romë, studimit të mundësive qëpranë shkollave të mesme profesionale të hapenkurse trajnimi për nxënësit romë sipas natyrës sëshkollës, traditës dhe prirjeve të tyre. Për tëfavorizuar shtresat që janë në nevojë përfshirë dheromët për herë të parë në vitin shkollor 2003-2004,u shpërndanë falas për përdorim tekstet shkollorepër arsimin e detyruar.

    Një punë e mirë ka filluar për rikonstruksionin ekopshteve ku ka një numër të konsiderueshëm tëfëmijëve romë si në Berat, Elbasan, Lushnje, Vlorëetj. Gjithashtu ka filluar rikonstruksioni i shkollavenë Berat, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër, Tiranë etj.Për zonat rurale një problem i shfaqur në vitet etranzicionit edhe ai braktisjes së arsimit të detyruarnga fëmijët romë që për vitin shkollor 2003-2004braktisja shkollore është nën 20%. Kjo dukuri kaardhur në zbutje vitet e fundit.

    Aksioni në fushën e kulturës synon ruajtjen dhezhvillimin e traditës së historisë së komunitetit rom.Në të gjithë veprimtaritë folklorike kombëtare tëzhvilluara nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportevejanë ftuar të marrin pjesë dhe individë, grupe apoansamble nga komuniteti rom. Ato kanë marrë pjesë

    në veprimtari të tilla si Festivali Folklorik TipologjikKombëtar i Këngës Popullore Qytetare, zhvilluar nëqytetin e Elbasanit, Festivalin Folklorik TipologjikKombëtar i Rapsodëve Popullorë zhvilluar në qytetine Lezhës etj. Gjithashtu individë, grupe apo ansamblenga komuniteti rom janë ftuar edhe në veprimtaritëkulturore folklorike që zhvillon Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve në kuadrin e turizmit kulturor etj. Në mënyrë të veçantë mund të theksojmëpjesëmarrjen në Festivalin e Veglave Popullorezhvilluar në qytetin muze të Gjirokastrës, Festivalin“Sofra e Dukagjinit” zhvilluar në qytetin e Tropojës,Festivalin Folklorik Kombëtar zhvilluar në qytetin ePërmetit etj. Gjithashtu edhe në vitin 2004 ështëparashikuar pjesëmarrja në to e individëve apogrupeve nga komuniteti rom.

    Gjithashtu, si për një pjesë të konsiderueshmetë popullsisë tjetër edhe për romët pjesëmarrja nëtregun e punës dhe rritja e nivelit të punësimit mbetetprioriteti i Qeverisë dhe i Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale. Për vitin 2004 e në vazhdim ështëprogramuar dhe do të fillojë të zbatohet programi inxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunëfemra, i cili synon punësimin afatgjatë të femraverome, viktima të trafikut mbi 35 vjeç, romë me aftësitë kufizuar, vajza, nëna, femra të divorcuara e meprobleme sociale etj.

    Për të integruar komunitetin rom në tregun epunës po punohet për formimin profesional të tyre.Në këtë kuadër janë masa ligjore për të tarifat esistemit të formimit profesional nëpërmjet të cilavekomuniteti rom i ofrohet formim profesional falas nëqendrat publike të formimit profesional nëse ata janëtë regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat epunësimit.

    Për ndihmën dhe shërbimet sociale po punohetpër grumbullimin e informacionit për organizatatjofitimprurëse rome, vendndodhjen e tyre, drejtimetku janë të fokusuara etj. Aktualisht disponojmë njëlistë të organizatave jofitimprurëse rome aktive. Kyproces po i shërben dhe rritjes së kohezionit dhebashkëpunimit midis vetë këtyre organizatave dhestrukturave shtetërore. Gjatë takimeve ështëshkëmbyer informacion nga të dy palët dhe nga anajonë është bërë përpjekje që të ndihmohen këtoorganizata jofitimprurëse për t’i adresuar problemete tyre në strukturat e duhura.

    Integrimi i fëmijëve romë të rrugës në jetënnormale përbën një shqetësim për shoqërinë tonë.Në kuadër janë lidhur kontrata bashkëpunimi meorganizata jofitimprurëse që ofrojnë shërbime në

  • 1669

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    qendra rezidenciale dhe ditore për fëmijët meprobleme sociale, një pjesë e të cilëve janë tëkomunitetit rom. Po punohet për ndërgjegjësimin ekomunitetit për arsimimin e tyre, trajtim shëndetësor,për parandalimin e fenomeneve negative si trafikimietj. Një numër organizatash jofitimprurëse kanëmbështetur familjet në nevojë me ndihmaushqimore, kanë siguruar mbështetje shkollore përfëmijët si blerjen e librave, kanë hapur kurse kundëranalfabetizmit, kanë përfshirë të rinjtë romë në kursetë formimit profesional etj.

    Gjithashtu, në kuadrin e projektit për eliminimine punës së fëmijëve financuar nga ILO/IPEC, synohetnë njohjen, sensibilizimin dhe mbështetjenekonomike të familjes për të rritur interesin efëmijëve ndaj shkollës. Po në këtë kuadër nëbashkëpunim me fondacionin “Ndihmë për fëmijët”ndihmohet për arsimimin dhe u ofrohet ndihmëekonomike familjeve në nevojë. Mbi 50% e fëmijëvetë përfshirë në këtë projekt janë fëmijë romë.Problemi i formimit të familjeve rome, se si ato mundtë përfitojnë nga sistemi i mbrojtjes shoqërore,programi i ndihmës ekonomike, shërbimet epërkujdesit shoqëror, programet ndihmëse tëorganizatave jofitimprurëse, si dhe analfabetizmi janënjë shkak që ata nuk përfitojnë nga sistemi imbrojtjes shoqërore të shtetit. Një gjë e tillë ështëzgjidhur me projektin e ri të ndihmave dhe tëshërbimeve të përkujdesit ku është përcaktuardetyrimi për administratorët shoqërorë në bashki dhekomuna për të dhënë informacion dhe asistencë përplotësimin e dokumentacionit me qëllim përfitimine ndihmës ekonomike, evidentimin e nevojave tëpopullsisë për shërbime të përkujdesit etj.

    Përfshirja e popullsisë aktive rome në skemëne sigurimeve shoqërore ka qenë shqetësim konstantpër strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërorenë bazë dhe në qendër ku në bashkëpunim meInspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë eTatim-Taksave kanë programuar kontrolle nësubjekte private që drejtojnë biznese apo kanëpunësuar nga komuniteti rom me synim përfshirjene tyre në skemën e sigurimeve shoqërore.

    Në fushën e shëndetësisë nga të gjitha strukturate sistemit shëndetësor janë evidentuar jo vetëmgrupmoshat e rritura por veçanërisht grupmoshatfëminore të cilat të futen në skemën e vaksinimit tëdetyrueshëm por edhe të ndiqet gjendjashëndetësore e grave shtatzëna. Përgjithësisht nëtë gjitha qytetet e fyshtrat ku janë vendosurkomunitete rome puna e mbrojtjen e shëndetit është

    e organizuar në kuadrin e mbrojtjes së përgjithshmepor ka edhe masa specifike për komunitetit për romsiç janë masat e marra për komunitetet lëvizëse nëShkodër apo në ndonjë vend tjetër. Për këtë grupfëmijësh është angazhuar shoqata Marsel, e cila iofron shërbim mjekësor. Ka dhe raste kur shërbimishëndetësor, sidomos vaksinimi refuzohet ngafëmijët romë, siç është rasti i Korçës ku kanërefuzuar vaksinimin 32 fëmijë.

    Në institucionet shëndetësore, qendërshëndetësore apo ambulancë bëhet punë përpromocionin dhe edukimin shëndetësor ndaj këtijkomuniteti si dhe për probleme të shëndetitriprodhues. Në Berat, në fshatin Moravë, të komunësObllakë është ngritur një ambulancë më vete përkomunitetin rom, shoqata “Amaro Drom”, nga vetëkomuniteti rom. Shërbimi shëndetësor mbulohet nganjë infermiere rome e cila ndjek gjendjenshëndetësore të popullatës rome, probleme e graveshtatzëna dhe vaksinimin e fëmijëve. Ndërsakartelizimi i popullatës rome ndiqet nga qendratshëndetësore të komunës më shërbim shëndetësortë mjekësisë familjare. Në fushën e shëndetësisëdo të vazhdohet të punohet në disa drejtime sipërmirësimi i cilësisë së shërbimit shëndetësornëpërmjet fuqizimit të trajnimit të personelit i cilishërben në këto qendra. Do të vazhdohet të thellohetpuna për futjen e planifikimit familjar në të gjithaqendrat shëndetësore duke u përqendruar nëzbatimin e detyrave në kontratën e mjekut tëfamiljes, zbatimin e tyre në këshillimoret e gruas,trajnimin e personeli infermier, mamitë, këshilluesete gruas etj. Për realizimin e vaksinimit do tëbashkëpunohet më shumë me shoqatat rome dhepushtetin vendor.

    Në fushën e rendit dhe të sigurisë sipasstrategjisë është punuar për parandalimin e trafikimittë fëmijëve dhe vajzave rome si dhe parandalimin ekrimeve ordinere. Për parandalimin e trafikut tëfëmijëve dhe vajzave rome janë marrë një sërëmasash që konsistojnë edhe në implementimin estrategjisë kombëtare kundër trafikimit të qenievenjerëzore, është forca rritur forca e goditjes kundërtrafikantëve dhe dënimet e tyre nga gjykatat. Janëkryer një sërë aktivitetesh të përbashkëta meorganizata joqeveritare dhe organizatandërkombëtare për parandalimin dhe ndërprerjen efenomenit të trafikimit të fëmijëve romë në zonat eKorçës, Pogradecit, Elbasanit, Cërrikut, Fierit etj.Janë marrë takime dhe me drejtues të komunitetitrom në Elbasan dhe Korçë për probleme të

  • Viti 2004

    1670

    Legjis latura e 16-të

    bashkëpunimit si dhe të identifikimit të familjeve tëfëmijëve që janë shfrytëzuar si në Greqi ashtu dhenë vendin. Është vlerësuar gjithashtu gjatë kësajperiudhe edhe parandalimi i krimeve ordinerë qëbëhen ndaj romëve dhe nga romët, jo vetëm në zonatqë banohen nga ata por edhe në zona të tjera jashtëvendit.

    Për sa i përket respektimit të të drejtavenjerëzore të komuniteti rom gjatë vitit 2003 dhe këtijpesëmujori janë zhvilluar takime të përfaqësuesvetë policisë me organizatat jofitimprurëse rome përprobleme të bashkëpunimit. Dikasteri përkatës ështëduke hartuar një program të veçantë përbashkëpunimin me komunitetin rom, duke planifikuarbashkëpunim real në takime periodike, duke bërëanaliza të përbashkëta, duke shkëmbyer informacionepër probleme që shqetësojnë komunitetin rom etj.

    Të nderuar deputetë!Të gjitha sa u thanë më lart janë pjesë përbërëse

    e një pune të madhe që ka nisur me këtë komunitetjo vetëm në kuadrin e Shqipërisë, por dhe në kuadërrajonal dhe evropian. Qeveria Shqiptare, duke qenëe angazhuar në proceset e integrimit evropian, ështënjëkohësisht e angazhuar në zbatimin me rigorozitettë integrimit të këtij komuniteti me shoqërinëshqiptare dhe evropiane.

    Për këtë qëllim ne jemi të ndërgjegjshëm se njëpunë më e kujdesshme dhe më me përgjegjësiduhet bërë në disa drejtime siç vijon:

    Së pari, do t’i jepet prioritet punës për regjistrimine popullsisë rome në zyrat e gjendjes civile, gjë qëdo t’u jepte mundësi atyre të përfitonin ngaprogramet e ndihmës dhe të përkrahjes sociale qëakordon shteti.

    Së dyti, duhet rritur shkalla e bashkëpunimit medonatorët e ndryshëm për të përmirësuar rrjetin enjë sistemi parashkollor me qëllim që gjuha shqipetë jetë e përvetësuar nga fëmijët romë në nivelin efëmijëve shqiptarë, përpara se fëmijët të hyjnë nëklasën e parë.

    Së treti, po studiohen mundësitë për të ndërhyrëme projekte me ujë të pijshëm në ato komuniteteku nuk ka ujë dhe përdoren burime të tjera natyrale.Gjithashtu edhe predispozicioni në drejtim tëinfrastrukturës dhe të emergjencës do të jetë njëprioritet.

    Së katërti, për të ndjekur problemet e komunitetirom pranë Shërbimit Social Shtetëror po krijohetnjë organizëm i veçantë që do të bëjë koordinimin epunës për zbatimin e strategjisë për përmirësimin ekushteve të komunitetit rom.

    Së fundi, zbatimi i strategjisë kërkon një aksionpjesëmarrës jo vetëm të organeve shtetërorë poredhe të aktorëve të tjerë të jetës politikë e shoqërore,të gruas, rinisë dhe veçanërisht të komunitetit rom.

    Prandaj duke shprehur angazhimin e Qeverisëdhe të Ministrisë së Punës unë ju ftoj të gjithëve tëhyni në këtë sipërmarrje të madhe.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Zoti Karamelo.Ligoraq Karamelo – I nderuar zoti Kryetar!I nderuar zoti Ministër!Të nderuar kolegë deputetë!Duke falënderuar zotin Ministër për shpjegimet

    që dha në lidhje në lidhje me punën që ka bërëdikasteri i tij si përgjegjës për zbatimin e strategjisëkombëtare, çmoj impenjimin tuaj me ardhjen në kryetë këtij dikasteri për implementimin e kësaj strategjiedhe u njoha dhe më të gjitha drejtimet që ju kenimenduar se kur duhet të fokusohet për zbatuar meefektivitet atë.

    Pa dashur të zgjatem më tej më përshkrimin egjendjes për problemet e shumta me të cilat ndeshetsot komuniteti rom, që janë dhe arsyet kryesore qëçuan në hartimin e kësaj strategjie kombëtare duatë ndalem te fakti se kur lexon strategjinë kombëtarepër përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetitrom nuk ke se si të mos vlerësosh punën e mirë qëështë bërë punë e mirë që është bërë për hartimin,evidentimin dhe rrugëzgjidhjet që premtohen.

    Por në qoftë se bën një ballafaqim real tani qëka kaluar rreth një vit e gjysmë nga miratimi i saj,mbi atë çka është premtuar dhe atë që ështërealizuar, kjo strategji jo vetëm që nuk ka ndihmuarnë përmirësimin e kushteve të jetesës së këtijminoriteti por gjendja është përkeqësuar. E thënëmë troç, kjo strategji kombëtare është një dokumenti cili ka mbetur vetëm në letër.

    Shpresa e romëve se diçka do të bëhet për taështë shndërruar në zhgënjim dhe humbje besimi.Romët nuk e njohin demagogjinë, prandaj të mos epërdorim për ta. Më mirë t’i lëmë në hallet dhe punëte tyre se sa t’i mashtrojmë dhe gënjejmë duke ipërdorur politikisht për interesa të ngushta elektoraledhe për të dukur përpara Evropës dhe institucionevendërkombëtare se ne po merremi me çështjen rome.

    Të marrim problemin e arsimit dhe të edukimittë fëmijëve romë, që ju, zoti Ministër, e trajtuat nëmënyrë të veçantë. Romët janë një minoritet që nukkërkojnë të mësojnë gjuhën e tyre nëpër shkolla.Ata duan të mësojnë gjuhën shqipe, sepse fëmijët

  • 1671

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    romë kur nisin klasën e parë nuk e dinë gjuhënshqipe, gjë që u krijon atyre vështirësi në mësime.Mësuesit nuk i trajtojnë në mënyrë të veçantë dhepikërisht për shkak të këtyre vështirësive që ndeshinqë në hapat e para të mësimit të gjuhës shqipe atadetyrohen të braktisin shkollën, pa shtuar pastajvështirësitë e tjera që kanë për frekuentimin e saj.

    Për këtë, në strategji thuhet qartë se kjo do tëzgjidhet nëpërmjet arsimit parashkollor. Megjithësezoti Ministër përmendi disa drejtime të punës, unëdo të thosha se megjithëse ka kaluar një kohë kaqe gjatë ende nuk është bërë asnjë punë e saktë përevidentimin e fëmijëve romë që duhet të frekuentojnëkopshtet, sa prej tyre shkojnë dhe çfarë problemeshdalin në këtë drejtim. Nuk janë ngritur kurse përmësimin e gjuhës shqipe për të përgatitur ata përklasën e parë. Megjithëse janë premtuar politikambështetëse për fëmijët romë që të vazhdojnëstudimet në shkolla të mesme dhe të larta, dukedhënë bursa, duke caktuar kuota të veçanta për këtafëmijë dhe nxënës, për fat të keq brezi i rom sot nëShqipëri është brezi më i privuar në ndjekjen estudimeve në përgjithësi dhe të larta në veçanti.

    Komuniteti rom në shekuj ka ruajtur dhetransmetuar traditën e tij të pasur deri në ditët tona.Duke e konsideruar si një pasuri të madhe shtetishqiptar duhet të ndjekë politika favorizuese dheintegruese për ruajtjen e vlerave të kulturës dhehistorisë rome. Brenda komunitetit rom ka përpjekjesporadike për të ruajtur mbijetesën dhe kulturën,por lipset që prioritet t’i jepet pjesëmarrjes sëkomunitetit në aktivitete të ndryshme kombëtare dhendërkombëtare në mënyrë që shoqëria shqiptare dhemë gjerë të informohet për vlerat që kanë dhemanifestojnë intelektualët, shkrimtarët, poetët,artistët romë të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyrenë kulturën kombëtare dhe botërore.

    Këtu, një punë e mira ka filluar sidomos, siç etreguat dhe ju, për pjesëmarrjen nëpër festivale tëndryshme për të demonstruar gjuhën, kulturën dhekëngën rome.

    Media elektronike dhe e shkruar luan një rol tërëndësishëm procesin e integrimit të komunitetit romnë shoqërinë civile. Kjo realizohet nëpërmjetpasqyrimit të jetës kulturore, të problematikës qëpreokupon këtë komunitet dhe shpalosjes sëidentitetit etno-kulturor. Vërehen këto kohët e funditprirje, sidomos në mediat elektronike, për tëdeformuar pasqyrimin e imazhit të këtij komuniteti,duke e shtrembëruar realitetin, duke fokusuar anëtmë të errëta, gjë që përcjell precedentë, sepse

    dëmton bashkëjetesën tradicionale të romëve memaxhorancën dhe ngjallin te këta intolerancë dhediskriminim.

    Në këtë mënyrë, nuk po respektohetsanksionimi i së drejtës për informim sipasKonventës kuadër të Këshillit të Evropës përmbrojtjen e minoriteteve, në të cilën sanksionohete drejta që kanë romët për të pasur një hapësirëmediatike ku të shpalosin vetveten dhe të sigurojnënjë ndihmesë për integrim. Këtu është vendi për tëmbajtur shënim dhe nga ana e Komisionit të Mediasdhe të Informimit Publik të Kuvendit me qëllim qënëpërmjet Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit tëzbatohet detyrimi nga konventat ndërkombëtare dhetë monitorohet pasqyrimi i këtij komuniteti në media.

    Ashtu si e gjithë shoqëria shqiptare edhe romëte Shqipërisë përjetojnë me dhimbje plagë të tilla sipapunësia, mungesa e strehimit, mbrojtja sociale.Këto dukuri janë tejet të rënduara. Papunësia teromët arrin në shifrat 60-80% të popullsisë së aftëpër punë. Mijëra familje rome jetojnë nëpër kapanonendërmarrjesh, në çadra plastamasi, të rrezikuaredhe aty për t’u flakur në rrugë. Ndihma socialezbatohet për një numër shumë të vogël romësh.Informimi për këtë mungon dhe zoti Ministër premtoise diçka do të lëvizë në këtë drejtim.

    Megjithëse në strategjinë kombëtare janëpërcaktuar prioritetet në fushën e punësimit dhe tëformimit profesional, inkurajimit të bizneseve tëromëve, pyetja shtrohet me ton qortues: Ç’ështëbërë për programet për eliminimin e papunësisë,për trajtimin në projektet e punëve publike, çfarëofrojnë zyrat e punësimit, pse nuk janë mbështeturprogramet e bëra nga vetë shoqatat rome. Prashumë pyetje burojnë nga plagët social-ekonomike,nga detyrat që janë shtruar për zgjidhje në strategjinëkombëtare, por rëndësi jetike ka që të jepet përgjigjanëpërmjet veprimit dhe jo nëpërmjet premtimit. Kurdo të lëvizë mekanizmi ndërministror përrrugëzgjidhjet e planifikuara? Ky komitet, zotiMinistër, me sa jam i informuar është ishpërqendruar, nuk është mbledhur asnjëherë, sepsedhe anëtarët e tij janë ndryshuar. Ata kanë qenëdikur zëvendësministra apo drejtorë nëpërinstitucione të ndryshme dhe sot nuk janë më atydhe mendoj që ky komitet është inekzistent. Ju takonjuve, zoti Ministër, të ndërhyni për këtë çështje,sepse është vërtet për të ardhur keq kyindiferentizëm.

    Por indiferenca e Qeverisë ndaj kësaj strategjietë cilën ajo e ka formuluar bashkë me komunitetin

  • Viti 2004

    1672

    Legjis latura e 16-të

    u vu re në ndryshimin e skemës së buxhetit përparadisa ditësh, ku pas futjes së të ardhurave që erdhënnë Buxhetin e Shtetit nga privatizimi nga Bankëssë Kursimeve asnjë qindarkë nuk ishte planifikuarnë dobi të këtij komuniteti, por edhe të komunitetevetë tjera. Ky ishte një rast i mirë që Qeveria tëdemonstronte vullnetin e saj për të mbështetur këtëkomunitetet me faturë financiare.

    Nga realiteti i dhimbshëm që përjetojnë sot romëtjanë marrë problemet më të mprehta, të cilat janëpasqyruar në këtë strategji si integrimi i fëmijëveromë të rrugës në jetën normale, asistenca përaplikimin e ndihmës ekonomike në familjet e varfra,përfshirja e popullsisë aktive rome në skemën edetyrueshme të sigurimeve shoqërore, marrja emasave për eliminimin e rasteve abuzive, shkelja edispozitave të legjislacionit të punës ngapunëdhënësi etj.

    Oponenca jonë e ndërgjegjësimit si ligjvënës dhedeputetë është kjo, të realizojmë hap pas hapi masatorganizative dhe funksionimin e mekanizmavendërministrorë për të respektuar afatet dhe buxhetine planifikuar në strategji.

    Një fushë tjetër ku realiteti i jetës rome ështëme ngjyrat më të errëta përfshin shëndetin e nënësdhe fëmijës rom, asistencë dhe ndihmë mjekësorepër familjet me shumë fëmijë dhe të varfra, vlerësimine vdekshmërisë, kushtet e banimit, sigurimin enevojave më minimale për strehim, mbulimin merrjetin e ujësjellës-kanalizime, me energji elektrike,sigurimi i lidhjeve të vendbanimeve me infrastrukturërrugore. Lidhur me këtë infrastrukturë të jetës dhetë shëndetit të romëve ne kemi pasur raste tëtakojmë dhe të shohim nga afër, jemi takuar medrejtues të shoqatave, me veprimtarë të shoqataverome, kemi parë emisione të ndryshme televizivedhe shumë sensibilitete publike për këtë realitet.

    Por mendoj të nderuar kolegë deputetë, duke iubërë thirrje për sensibilizim që edhe ju të jepnindihmesën sipas komisioneve përkatëseparlamentare, sipas zonave elektorale që të gjejmëmekanizmat më efektivë për ta përmirësuar këtëaspekt të errët të realitetit rom. Mund të përmendimshumë raste kur shumë pjesëtarë të komunitetit romjanë bërë viktima të dhunës policore, të arbitraritetitnë prishjen e vendbanimit pa menduar për strehimine tyre, duke dhunuar hapur të drejtat e tyre, madjenë mënyrë kolektive, të heshtjes së institucionevepërkatëse të transparencës së firmave piramidalepër t’u kthyer sadopak paratë dhe shtëpitë ehumbura në to, të diskriminimit që vërehet në hallka

    shtetërore karshi biznesmenëve romë si në dogana,në tatime dhe në banka.

    Jam i mendimit, zoti Ministër, se një ngaalternativat më dobiprurëse për materializimin sa mëtë mirë të strategjisë kombëtare për romët, por edhetë Konventës kuadër të mbrojtjes së minoriteteve,do të ishte krijimi i një drejtorie shtetërore apo edhetë një instituti në varësi nga ekzekutivi shqiptar osendoshta edhe nga Ministria juaj. Meqenëse kemikëtu edhe zëvendëskryeministrin, është ngriturkomiteti shtetëror i minoriteteve pranëKryeministrisë, i cili për fat të keq nuk kafunksionuar ende dhe për më tepër është një komiteti krijuar pa një objektiv të caktuar.

    Do të ishte e domosdoshme që synimi që do tëkishte ky institut në varësi të dikasterit tëmundësonte nga pikëpamja ligjore zgjidhjen eproblemeve në bashkëpunim të pandërprerë meinstitucionet shqiptare, me komunitetin rom dhedonatorët ndërkombëtarë. Kjo drejtori, në këtëtrekëndësh do t’i shërbejë zbatimit të strategjisëme efektivitet dhe pa abuzime, do të harmonizojëprojektet për prioritare të paraqitura nga shoqatatdhe të mbështetura nga donatorët vendas dhe tëhuaj. Kjo drejtori duhet të merret me :

    1.Regjistrimin e romëve të Shqipërisë me tëgjitha të dhënat, duke krijuar një database me tëdhëna të sakta dhe zyrtare, për arsimimin, përpunësimin, strehimin, shëndetin, trafikimin, kushtete banimit etj.

    2.Të komunikojë me të gjitha shoqatat romeduke koordinuar punën që bëhet nga ato dheorganizata të ndryshme donatore.

    3.Të ndjekë të gjitha drejtimet e përcaktuara nëstrategjinë kombëtare për arsimin, kulturën, artin,sportin e romëve.

    4.Ky institut i mbështetur nga Ministria e Punësdhe Çështjeve Sociale t’i japë prioritet punësimit tëromëve, duke përcaktuar të gjithë hapësirën qënevojitet për të integruar komunitetin rom nëshoqërinë civile.

    5.Angazhimi për të ndihmuar në problemet estrehimit të familjeve me indeks varfërie tëtejskajshëm.

    Është në interesin e të gjithëve çështja e zbatimittë të drejtave më themelore të romëve, sidomos ajoe së drejtës për të pasur një banesë. Duhet tëndalohet dhe Qeveria duhet të ndërhyjë me forcë,meqenëse kemi zotin Dokle dhe zotin Ministër tëRendit këtu, për të ndaluar zhvendosjen me dhunënga vendbanimet të romëve për arsye pronësie apo

  • 1673

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    rregullimi territori, pa u gjetur paraprakisht zgjidhjae risistemimit të tyre në ambiente të tjera. Kjo dukurinuk është vënë re në asnjë nga pjesët e tjera tëpopullsisë, çka përbën një diskriminim të hapur tëkëtij komuniteti. Fakti që këto nuk kanë ndodhurme popullsinë tjetër tregon për nënvleftësim dhe lënienë mëshirë të fatit, të pambrojtur nga askush.

    Duhet të hartohet pra një politikë urbane përzhvendosjen territoriale në pozicione sa më dinjitozedhe integruese ashtu siç e kanë bërë dhe fqinjëttanë për këtë komunitet.

    Respektimi i së drejtës për trajtim mjekësor falastë romëve nga ana e institucioneve shëndetësorepërkatëse, përmbushja e të gjitha të drejtaveshëndetësore që lidhen me planifikimin familjar,kujdesi për fëmijët, higjiena, profilaksia etj, duhettë jenë drejtimi i punës së këtij institucioni. Ndoshtavizioni më i plotë mund të përvijohet edhe nga grupii caktuar i ekspertëve.

    Së fundi, do të theksoja se me këtë institutështë e mira që të punësohen romë, intelektualëromë që tashmë ka në Shqipëri dhe janë të aftë tëmenaxhojnë situatat që janë krijuar për këtëkomunitet. Përballë një realiteti me një problematikëtë mprehtë social-ekonomike të komunitetit rom nendeshemi me sfida të cilat zgjidhjen e kanë teshanset e krijuara nëpërmjet iniciativave tonaligjvënëse të cilat duhet t’i ndërmarrim sa më shpejt.

    Një paradoks ekziston në Kodin e Familjes përmartesat dhe për regjistrimin e fëmijëve në gjendjencivile. Sipas kodit aktual dhe këtij ligji, gjobat e rëndaqë janë parashikuar kanë bërë që qindra fëmijë romësot janë të paregjistruar dhe ndodhin probleme siato të kohëve të fundit në Korçë ku një fëmijë ndenjikatër ditë i pavarrosur sepse nuk ishte i regjistruar.

    Me interes të veçantë do të ishte krijimi i QendrësKombëtare të të Drejtave të Romëve të Shqipërisë,e cila do të ishte një qendër koordinuese midisshoqatave rome, fondacioneve që janë në Shqipëridhe donatorëve ndërkombëtarë. Kjo do ta vintetheksin mbi preokupimin dhe efektivititetin e punësdhe do të shmange abuzimet që bëhen në dëm tëçështjes rome.

    Duke vlerësuar strategjinë kombëtare përpërmirësimin e kushteve të jetesës të komunitetitrom si detyrim i Qeverisë Shqiptare me institucionetndërkombëtare dhe përmbushjes së misionit të sajndaj komunitetit rom, e thirra këtë interpelancë përt’i dhënë nxitje kësaj strategjie pa vonesë dhe meefektivitet, jo vetëm nga ana e Qeverisë por edhenga ju, të nderuar kolegë deputetë. Puna dhe

    përpjekjet tona duhet të përputhen dhe të zhvillohenedhe në kuadrin e mbështetjes që ka ndërmarrëBanka Botërore dhe Fondacioni Soros përkomunitetin e romëve në Evropë. Për këtë,dhjetëvjeçari i ardhshëm është mbiquajtursimbolikisht “dhjetëvjeçari i romëve të Evropës”. Kjombështetje e këtyre donatorëve të fuqishëmmotivohet me ndihmën për integrimin evropian tëish vendeve të Lindjes në të cilat jeton sot njëkomunitet i madh i përbërë nga 9 milionë romë,sepse nuk mund të ketë integrim të këtyre vendevenë Bashkimin Evropian pa integrimin e komunitetitrom në shoqërinë civile respektive.

    “Evropa, - ka thënë një nga drejtuesit e BashkimitEvropian, - do të gjykohet nga mënyra se si do tëzgjidhë problemet e saj të minoriteteve, sepse këtubëhet fjalë jo vetëm për parimet humanitare por edhestabilitetin dhe unitetin e saj.”

    Mesazhi që buron nga nevoja për të mbështeturtotalisht komunitetin rom, i cili është i drejtuar nëstrategjinë kombëtare për përmirësimin e jetesëssë komunitetit rom është ky: “Pa integrim dinjitoztë këtij komuniteti në gjirin e shoqërisë demokratikeshqiptare, kurrsesi nuk mund të mendohet përintegrim të Shqipërisë në bashkësinë evropiane”.Ky është dhe detyrimi ynë karshi komunitetit romdhe Evropës drejt së cilës jemi nisur.

    Ndjehem i respektuar që Parlamenti Shqiptarmerret për herë me fatin e një komuniteti të tillë siçjanë romët, që ne të ndërgjegjësohemi për rolin qëduhet të luajmë si ligjvënës, si nxitës të procesit tëpërmirësimit të kushteve të jetesës së këtijkomuniteti për t’u dhënë shanset e integrimit siqytetarë të barabartë në një shoqëri të civilizuar.

    Falënderoj zotin Ministër për shpjegimet dhepremtimet që dha.

    Më lejoni, zoti Kryetar i Kuvendit, që në mënyrësimbolike, i autorizuar nga përfaqësues tëkomunitetit rom, t’ju dhuroj një album dhe një kasetëfilmike me tablo të ndryshme nga jeta rome, pikërishtsot, ditën e shënuar kur Parlamenti Shqiptar përherë të parë në historikun e tij vë në qendër tëvëmendjes të sotmen dhe të ardhmen e këtijkomuniteti.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Karamelo!Falemnderit edhe për dhuratat!Zoti Ministër e keni fjalën.Engjëll Bejtaj – Falemnderit, zoti Kryetar!Duke u përpjekur të mirëkuptoj gjithçka që zoti

    Karamelo tha këtu, përsëri për disa gjëra e kam

  • Viti 2004

    1674

    Legjis latura e 16-të

    paksa të vështirë.Së pari, problemet e komunitetit rom janë

    probleme të akumuluara prej kohësh dhe askushnuk mund të pretendojë se ato do të zgjidhen nënjë kohë absolutisht të shkurtër. Për këtë janë tëndërgjegjshëm dhe vetë anëtarët e këtij komuniteti.Jo pa qëllim është hartuar një strategji që me e paktado një periudhë 15-vjeçare për t’u implementuar dheështë e vështirë të vlerësosh atë ditën e parë dheaq më pak nuk është e arsyeshme që ta vlerësoshsi të dështuar që vitin e parë. Pra, unë do të thoshaqë ne do të duhet të konvergojmë aktivitetet,kontributet tona për ta bërë këtë strategji tëefektshme, por jo për të dhënë vlerësime negativeqë në këtë moment.

    Nga ana tjetër, për sa i përket komunitetit romnë Shqipëri, ai është një komunitet gjuhësor dhe kyështë një përcaktim i njohur. Nuk ka vlerë të themise sa janë si numër absolut, sepse nuk mund tëketë një numër real në qoftë se nuk ka një regjistrimtë të gjithë popullsisë. Pra askush nuk mund të thotëqë janë aq apo kaq kur vetë këtu deklarohet që nukka një regjistrim, nuk ka një database të të gjithëkësaj popullsie.

    Ajo që doja të thosha për të gjithë kolegët tanë,është e pafalshme për këdo nga ne që të përdorëemocionet e një komuniteti në nevojë.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Atëherë e mbyllim interpelancën.Kalojmë te përgjigja e pyetjeve të deputetit

    Hasan Hoxha po nga Ministri i Punëve dhe ÇështjeveSociale.

    Zoti Ministër e keni fjalën.Engjëll Bejtaj – Pyetja e parë e deputetit Hasan

    Hoxha është:A janë efektive ligjet dhe praktikat e sotme të

    menaxhimit të fondeve për ndihmën ekonomike?Programi i ndihmës ekonomike financohet

    tërësisht nga Buxheti i Shtetit i Ministrisë së Punësdhe Çështjeve Sociale në bazë të kërkesave tëtreguesve që paraqesin bashkitë dhe komunat njëherë në dy muaj. Në bazë të kritereve që përcaktonKëshilli i Ministrave, njësitë e pushtetit vendoridentifikojnë familjet e varfra që duhet të përfitojnëndihmë ekonomike. Ndarja e ndihmës ekonomikebëhet nga bashkitë dhe komunat çdo muaj.

    Për vitin 2004 janë programuar 4 miliardë lekëpër ndihmë ekonomike. Aktualisht trajtohen mendihmë ekonomike 125 mijë familje. Numri i familjevepërfituese është 53 mijë në qytet dhe 72 mijë në

    fshat. Ndihmë ekonomike të pjesshme përfitojnë60% e familjeve dhe kryesisht kjo ndihmë jepet nëfshat. Ndihmë ekonomike të plotë përfitojnë 40% efamiljeve dhe kryesisht përfituesit janë në qytet kuniveli i papunësisë është më i lartë. Në këto tre vitete fundit numri i familjeve përfituese ka tendencërënieje dhe po asistohet më mirë drejt familjeve tëvarfra. Aktualisht një familje që përfiton ndihmëekonomike të plotë merr mesatarisht 3260 lekë nëmuaj, kundrejt 2816 që përfitonte në vitin 2001.Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike tëpjesshme marrin mesatarisht 2285 lekë në muaj.Masa e ndihmës ekonomike për familje për vitin 2003kundrejt vitit 2001 është rritur me rreth 10%.

    Në funksion të rritjes së efikasitetit të fondevetë ndihmës ekonomike, për herë të parë gjatë vitit2002 u përgatit harta e varfërisë, e cila po shërbensi instrument për shpërndarjen e balancuar tëndihmës ndërmjet rajoneve të ndryshme.Shpërndarja rajonale e ndihmës ekonomike tregonpër diferenca të ndjeshme për sa i përket nivelit tëvarfërisë ndërmjet zonave dhe rajoneve të ndryshmetë vendit.

    Duke gjykuar nga përqindja e familjeve tëpërfshira në skemën e ndihmës ekonomike niveli ivarfërisë paraqitet më i lartë në zonat veriore dheverilindore të vendit. Në qarkun e Kukësit trajtohenme ndihmë ekonomike rreth 40% e familjeve, nëqarkun e Shkodrës 30%, në qarkun e Dibrës 34%,kurse në qarkun e Vlorës, Durrësit dhe Gjirokastrësvetëm 4-7% e familjeve. Në varësi me strukturën efamiljeve përfituese janë shpërndarë dhe fondet endihmës ekonomike. Gjysma e familjeve përfituesenë shkallë vendi ose 53% e tyre shtrihet në katërqarqe Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Në këtoqarqe destinohen afro 45% e fondit të ndihmësekonomike në shkallë vendi.

    Ministria ka ngritur Inspektoratin e NdihmësEkonomike dhe si rezultat i kontrolleve sistematikeskema po pastrohet nga përfituesit abuzivë. Në raportme vitin 2000 numri i përfituesve është ulur me 25mijë. Po merren masa për përmirësimin e kriterevetë dhënies së ndihmës duke e përshtatur më mirëatë me strukturën, tipin dhe situatën sociale tëfamiljeve përfituese. Duke marrë në konsideratëkorelacionit e fortë ndërmjet varfërisë dheprekshmërisë sociale, rishikimi i legjislacionit kaqenë një element thelbësor për realizimin e objektivititë Qeverisë.

    Reformimi i sistemit të ndihmës ekonomikesynon orientimin më mirë të saj në segmentet më

  • 1675

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    të varfra të popullsisë. Po punohet që masa endihmës ekonomike të mos mbetet modeste.Skema e ndihmës ekonomike po pasurohet meelemente që luftojnë pasivitetin, dembelizmin dhepritshmërinë. Në funksion të këtyre synimeve dheme qëllim që impakti i ndihmës ekonomike të jetëmë i ndjeshëm për zbutjen e varfërisë, Qeveria kamiratuar Vendimin e Këshillit të Ministrave përkushtëzimin e ndihmës me punë e shërbime nëkomunitet. Mendimi i mësipërm po implementohetnë 10 bashki e komuna. Impakti i kësaj reforme dotë reflektohej në rritjen e rolit të pushtetit vendor nëvendimmarrje, rritjen e transparencës në përdorimine fondeve, rritjen e masës së ndihmës dhe tëardhurave për familje që do të marrin pjesë në punënë këto projekte dhe uljen e përfituesve abuzivë nëskemë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturëssë komunitetit dhe përfitimin e shërbimeve nga tëmoshuar, të vetmuar, fëmijë jetimë, persona me aftësitë kufizuar etj.

    Projektligji i ndihmës dhe i shërbimeve socialeqë është në proces diskutimi në Kuvend sanksionondecentralizimin e procesit të financimit të ndihmësdhe shërbimeve shoqërore, përmirësimin emekanizmit për transferimin e fondeve, rritjen ekompetencave të pushtetit vendor për identifikimine nevojave për familjet e varfra dhe kushtëzimin endihmës me punë e shërbime në komunitet.Projektligji mbështetet në filozofinë që përfituesitdhe nevojat e tyre lindin dhe zhvillohen në nivel lokal,prandaj dhe përgjegjësitë, buxhetet dhe shërbimetdo të jenë ekskluzivisht përgjegjësi e pushtetitvendor.

    Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Zoti Hoxha e ka fjalën për 4 minuta.Hasan Hoxha – Është edhe një pyetje tjetër.Servet Pëllumbi – Ka një pyetje tjetër?

    Vazhdoni atëherë.Engjell Bejtaj – Pyetja e dytë. Ka rreth 4 vjet

    që Buxheti i Shtetit përdor fonde të konsiderueshmepër nxitjen e punësimit. Me çfarë treguesish ështëshoqëruar përdorimi i këtij fondi në vitin 2003 dhegjatë këtij viti në qarkun e Tiranës?

    Në zbatim të ligjit për nxitjen e punësimit dhe tëakteve nënligjore për plotësimin e tij, ShërbimiKombëtar i Punësimit nëpërmjet zyrave të punësimitnë rrethe aplikon programet e nxitjes së punësimit.Nëpërmjet tyre realizohet punësimi i punëkërkuesvetë papunë dhe i financuar për një periudhë relativishttë shkurtër pagat, sigurimet shoqërore dhe formiminprofesional. Ky proces është që në vitin 1999 dhe

    vazhdon dhe në vitin 2004. Vetëm për vitin 2003Shërbimit Kombëtar të Punësimit i është nëdispozicion Buxheti i Shtetit fondi prej 150 milionëlekë, i cili ka shërbyer për financimin e një seriprogramesh të filluara që nga viti 2002. Nga ky fondjanë harxhuar 149.578.000 lekë të detajuarpërkatësisht si në paga 93 milionë dhe në sigurimeshoqërore 28 milionë e gjysmë. Nga këto 143milionë janë harxhuar për 147 projekte.

    Gjithashtu, theksojmë se gjatë vitit 2003 nukka pasur ndonjë program special për punësimgrupesh të veçanta të papunësh si për gratë ashtudhe për të rinjtë. Për vitin 2004 vazhdojnë të përfitojnëende fonde dhe 8 projekte të cilat pas përfundimittë tyre të punësuarit i kanë mbajtur në punë mekontratë njëvjeçare. Ndërsa në veçanti për qarkun eTiranës situata e këtij programi është si vijon:

    Projekte të papërfunduara nga viti 2002, 20, kujanë punësuar 624 vetë me një vlerë prej 41 milionëlekësh.

    Projekte të detajuara sipas fushave tëveprimtarisë në qarkun e Tiranës janë si më poshtë:

    -Një projekt punësimi i përkohshëm në industrinëushqimore. 10 subjekte përfitues kanë marrë përkëtë punësim rreth 196 mijë lekë;

    -Ka 10 projekte në konfeksione;-1 projekt në bërjen e këpucëve;-3 projekte në ndërtim e kështu me radhë.Të gjitha këto fonde janë ndarë sipas prioriteteve

    dhe kritereve të përcaktuara si dhe janë administruarme efektivitet nga subjektet përkatëse.

    Si tregues sintetik të përdorimit të këtyre fondevemund të përmendim se mesatarja e financimit tënjë projekti ka qenë 2 milionë lekë dhe financimipër një person 64 mijë lekë.

    Për vitin 2004 fondi i parashikuar për nxitjen epunësimit është 200 milionë lekë në tërësi dhe përrrethin e Tiranës 40 milionë lekë.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Zoti Hoxha.Hasan Hoxha – Falemnderit, zoti Kryetar!Të nderuar kolegë deputetë!I nderuar zoti Ministër!Ju falënderoj për përgjigjet e dhëna për të dyja

    pyetjet. Përgjigjet tuaja sigurisht mbajnë korrektësi,i përmbahen kuadratit përkatës dhe si të tillë edhemund të kaloheshin pa shumë komente nga unë sikërkues i tyre. Mirëpo gama e problemeve qëpërmbajnë këto pyetje në vetvete është shumë egjerë, është e larmishme, është shumë e

  • Viti 2004

    1676

    Legjis latura e 16-të

    rëndësishme. Është e gjerë sepse teorikisht përfshintë gjithë territorin e vendit, e larmishme sepse janënjë numër faktorësh dhe problemesh që i mbajnënë këmbë e i ushqejnë këto zhvillime dhe ështëshumë e rëndësishme, sepse pas tyre janë disadhjetra miliardë lekë të vjetra që, siç e thatë ju, zotiMinistër, akordohen çdo ditë nga buxheti për njëqëllim të madh e të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmëekonomikisht njerëzve në nevojë.

    Por sa arrihet një qëllim i tillë? A janë këto formatmë të mira të zgjedhjes? A kanë nevojë këto formapër përsosje? Këto shtrohen si pyetje për të marrëpërgjigje nga ju, zoti Ministër, nga institucioni që judrejtoni dhe nga Qeveria Shqiptare. Ashtu si ju, dotë shfaq dhe unë opinionet e mia për secilën ngapyetjet e bëra.

    Për pyetjen e parë, se sa është efektive praktikae sotme e menaxhimit të fondeve për ndihmënekonomike, ju u ndalët dhe bëtë shtjellimet tuajanë disa drejtime. Unë mund të bie dakord pjesërishtme to, si bie fjala për ndonjë moment të mungesëssë efektivitetit apo përpjekje që keni filluar përndryshime, duke filluar me pilotimin në 9 njësi nëshkallë vendi.

    Unë nuk do të isha dakord me ju zoti Ministër.Nuk mundet që një ligj i cili mbështet teorikisht 125mijë familje në nevojë, sado i mirë të jetë në hartimine tij paraprak, të jetë kaq jetëgjatë në esencën e tijsa ky që po diskutojmë, sepse thjesht koncepti dhefaktorët mbi të cilët ai është ndërtuar në fillim kanëlëvizur shumë. Ka lëvizur niveli ekonomik, tëardhurat për frymë dihen se sa janë shtuar. Ka lëvizurobjektivisht situata e pronësisë, janë deformimet nëaktet e pronësisë për tokën, është proces zhvillimipunësimi dhe papunësia, çështjet e të siguruarit osejo, si dhe raportet me institucionet janë një aspekttjetër i ndryshimeve.

    Për shembull, për ndihmën ekonomike, gjykimiim është se duhet të kalojë shpejt e në përmasa tëgjera nga skema pasive e ndarjes së saj në skemënaktive të përfitimit. Kjo bëhet e mundur me punë eshërbime në komunitet, sikurse ka filluar të zbatohetnë njësi të pushtetit lokal. Avantazhet e saj janë tapadiskutueshme. Përmes intervistimit jo vetëm qëlehtësohet skema nga ato që nuk duan të punojnëpor evidentohen më saktë dhe familjet në nevojë, sidhe ata persona të paaftë që kanë nevojë përpërkujdesje, persona të sëmurë, gratë me leje lindjee të tjerë, që në total kapin çerekun e të gjithëfamiljeve që trajtohen sot me ndihmë ekonomike.

    Ndërkaq kjo formë largon nga skema persona

    që janë të punësuar në punë të zezë, rrit të ardhuratpër familjet përfituese të skemës, i përfshin tëpunësuarit në komunitet në skemën e sigurimeveshoqërore etj. Vlera e veçantë e skemës aktive tëshpërndarjes së ndihmës ekonomike me punë eshërbime në komunitet është se njerëzit punësohen,marrin para sa 4-5 fishin e ndihmës ekonomike qëmarrin në mënyrë pasive, por nga ana tjetër bëjnëdhe rrugë për fshatin apo lagjen e tyre, pastrojnëkanalet, bëjnë kalldrëme e trotuare, shtojnësipërfaqet e gjelbërta apo punë të tjera me dobi qëgjykohen nga ata që menaxhojnë fondet.

    Meqenëse jemi fund të kohës, më lejoni, zotiKryetar, të bëj mbylljen e dy pyetjeve.

    Për të dyja pyetjet së bashku do t’ju thosha,zoti Ministër, se ka probleme të shumta, kaprobleme të efektivitetit të përdorimit të fondeve, nëligje e vendime, por sidomos ka shumë probleme tëmenaxhimit në praktikë të tyre. Fondet që janë eqë mund të shtohen kërkojnë t’u paraprihet mëshumë me politika të shumëfishuara me disaalternativa që në konkurrim e sipër të përcaktohetajo që ka efektivitetin më të lartë. Pastaj tëmbështetet me fonde dhe me njerëz. Nuk duhet tëhumbin kohë për këto që thashë për shkak sehumbja shkaktohet edhe në fusha të tjera. Ndoshtapër problemet e shumta që bartin këto dy drejtime,por dhe trajtimi i grupeve të invalidëve, ia vlen tëzhvillojmë një interpelancë që efektivisht do të jetëe dobishme në muajt e fundit të vitit, përparadiskutimit dhe hartimit të buxhetit të vitit tëardhshëm. Këtu të shpalosen pikëpamjet që kemi,ne si ligjvënës dhe ju si ekzekutiv, për të përcaktuardhe ndihmuar në zgjidhjen më të mirë të problemeveqë diskutuam.

    Falemderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Hoxha!Kalojmë në përgjigjen e pyetjeve të deputetit

    Rahmi Mehmetllari nga Ministrisë i Industrisë dheEnergjetikës.

    Zoti Ministër e keni fjalën.Viktor Doda – I nderuar zoti Kryetar!Të nderuar deputetë!I nderuar zoti Mehmetllari!Nga ana juaj më janë drejtuar tri pyetje, të cilave

    po u përgjigjem sipas radhës.Pyetja e parë:Edhe për sa kohë do të vazhdojë të aplikohet

    faturimi aforfe i energjisë?Përgjigje:Meqenëse gjatë këtyre 12 viteve të tranzicionit

  • 1677

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    u dëmtua pothuajse tërësisht sistemi i matjes sëenergjisë elektrike dhe një pjesë e tij doli jashtëparametrave teknike, Qeverisë dhe KESH-it iu deshkohë për të siguruar financimet e nevojshme si dhepër të realizuar blerjen dhe instalimin e matësve tërinj. Në këto kushte ka qenë e detyruar të bëhejdhe faturimi aforfe i energjisë elektrike.

    Siç dihet, faturimi aforfe bëhet në zbatim të ligjitnr. 9072, datë 22.05.2003, por dhe të ligjeve tëmëparshme për sektorin e energjisë elektrike dhesipas praktikave të miratuara nga Enti Rregullator iEnergjisë Elektrike, i cili funksionon sipas rregullavetë përcaktuara nga ky Parlament me ligjin emësipërm. Ligji i mësipërm ka lënë detyrë që faturimiaforfe për abonentët ekzistues të përfundojë brendavitit 2004. Për këtë qëllim nga Qeveria dhe KESH-Ijanë përshpejtuar ritmet e sigurimit dhe të instalimittë matësve me objektiv që instalimi të përfundojëbrenda vitit 2004, pra në përputhje me ligjin i ciliështë miratuar.

    Detyra po ndiqet duke monitoruar nga afërgrafikun e hartuar posaçërisht për këtë qëllim ngaana e Sh.A. KESH-it. Ne jemi të bindur se do tarealizojmë këtë objektiv që të gjithë abonentët nëShqipëri të pajisen me matës brenda vitit 2004.

    Pyetja e dytë:Cila është shkalla e mbulimit të abonentëve me

    matës të energjisë elektrike në rrethin e Korçës?Përgjigje:Zona e Korçës ka rreth 82 mijë abonentë. Nga

    këta abonentë, në sajë të punës që është bërë deritani, janë plotësuar me matës 79.500 prej tyre dhepo punohet me synimin që brenda muajit korrik tëplotësohen me matës të gjithë abonentët e kësajzone. Pra siç përmenda më sipër plotësimi mematës i konsumatorëve të këtij rrethi është në vijimtë punës për realizimin dhe plotësimin me matës tëtë gjithë konsumatorëve të vendit brenda këtij viti, icili sipas rretheve të veçanta ka një kalendar tëveçantë për gjithë Shqipërinë.

    Pyetja e tretë:A jeni në dijeni për konfliktin që ka lindur mes

    banorëve të fshatit Rrëmbec në Korçë dhe filialit tëKESH-it të këtij qarku dhe si mendoni të zgjidhetproblemi?

    Përgjigje:Jam në dijeni të konfliktit të lindur midis banorëve

    të fshatit Rrëmbec me zonën elektrike të KESH-itnë këtë qark. Për të trajtuar këtë problem, por edhepër çështje të tjera që shqetësojnë konsumatorët ekësaj zone, në prefekturën e Korçës u organizua

    një takim pune me përfaqësues të pushtetit vendordhe të KESH-it në qendër dhe në zonë. Nga takimiu evidentuan probleme për zgjidhjen e të cilave uprogramua puna dhe u veprua me shpejtësi dukemarrë masat e nevojshme teknike dhe organizative.

    Pas takimit në prefekturë nga punonjësit eKESH-it në Korçë janë organizuar takime mekryetarë komunash e përfaqësi të banorëve dhesituata tani është normale, dhe në sajë të kuptimitrealist të vështirësive nga ana e banorëve të këtijfshati dhe të fshatrave të tjerë përreth.

    Me vënien në punë të nënstacionit 400 Kilovolttë Zëmblakut dhe plotësimin me matës të të gjithëkonsumatorëve të këtij fshati është përmirësuardukshëm dhe cilësia e furnizimit me energji elektrikeqë do të çojë edhe në përmirësimin e marrëdhënievetë punonjësve të KESH-it me komunitetin e këtyrefshatrave.

    Pra kjo çështje, siç theksova është zgjidhur.Duke përfunduar, do të doja të falënderoja të

    gjithë abonentët e KESH-it të zonës së Korçës, tëcilët janë shembull në Shqipëri për përdorimin meeficiencë të energjisë elektrike, jashtë abuzimit dheështë zona më e mirë në Shqipëri për shlyerjen edetyrimeve ndaj KESH-it. Pra, na lind detyra, muasi Ministër dhe KESH-it, që të jemi më korrekt mekëtë zonë e cila është shembull në shkallërepublike.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Zoti Mehmetllari, keni 4 minuta për të shprehur

    opinionin tuaj.Rahmi Mehmetllari – Falemnderit, zoti

    Kryetar!Të nderuar kolegë!I nderuar zoti Ministër!Nevoja për të zhvilluar një seancë të tillë pyetjesh

    më ka lindur me kohë, por nxitjen e mora nga disazhvillime jonormale në raportet midis filialit të KESH-it Korçë dhe abonentëve të disa fshatrave të zonëssime elektorale, veçanërisht në fshatin Rrëmbec.

    Në fakt, kjo seancë pyetjesh në një farë mënyrëka humbur aktualitetin, sepse siç e theksuat dheju, zoti Ministër, një pjesë e problemeve janë zgjidhurose janë në rrugën e zgjidhjes, por gjithsesi unëmendoj se këto probleme duhen trajtuar pasi po tëtërhiqeshim, fenomenet negative do të përsëritendhe pasojat rëndojnë në kurriz të popullit, kursekostoja politike bie mbi ne.

    Faturimi aforfe i aplikuar nga KESH, përmendimin tim, tashmë duhet konsideruar jo vetëm i

  • Viti 2004

    1678

    Legjis latura e 16-të

    tejkaluar por edhe i dëmshëm. Është i tejkaluarsepse tani pas kaq vitesh tranzicioni dhe kur KESHka bërë qindra milionë dollarë investime, është faree pajustifikuar mungesa e matësve elektrikë për çdoabonent, dhe mua më vjen mirë që brenda këtij, siçdeklaruat ju, zoti Ministër, edhe në shkallë vendi kyproblem do të zgjidhet duke pajisur të gjithëabonentët me matës elektrikë.

    Nga ana tjetër, aplikimi i faturave aforfe ështënjë mjet i ashtuquajtur ligjor, pas së cilit fshihet sëpaku paaftësia menaxhuese e kësaj korporate,mungesa e përgjegjshmërisë së njerëzve që punojnëatje, për të mos thënë të tjera gjëra që pastaj mundtë marrin dhe emra të tjerë. Për më tepër faturimiaforfe nuk ka kuptim të aplikohet për ata abonentëqë pasi janë pajisur me matës elektrikë nga KESH,kur këta dëmtohen jo për faj të tyre, ndërkohë qëështë KESH ai që duhet t’i pajisë me matës të rinj,por për çudi është ky i fundit që i penalizon abonentëte vet, duke vendosur fatura aforfe disafish më tëlarta se mesatarja vjetore, madje edhe se sa muajime konsum maksimal të vitit të fundit.

    Kjo ndodh në rrethin e Korçës, që ashtu siç etheksuat ju është një nga rrethet shembullorë nëdrejtim të shlyerjes së detyrimeve që ka KESH-itdhe përgjithësisht ndaj shtetit. Një situatë e tillë epakënaqshme u krijua në fshatin Rrëmbec të rrethittë Korçës, banorët e të cilit janë më të rregulltit nëmarrëdhënie me shtetin, ku u arrit deri në konfrontimetë banorëve të tij me drejtues të policisë elektrike,madje dhe të rendit, vetëm e vetëm se këta banorënuk ishin të bindur për vërtetësinë e faturës aforfenë përmasa të tilla. Ndërsa ata kërkonin sqarimenë rrugë institucionale, drejtuesit e KESH-it dhe atatë policisë elektrike shkojnë atje dhe përdorimdhunën, madje edhe kundër grave.

    Zoti Ministër!Unë e di që KESH-I në këtë rast ka vepruar sipas

    vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë dhe unënë takimin që kam pasur me banorët e këtij fshatinuk i kam thënë që të mos paguajnë lekët, porpërdorimi i dhunës në këtë fshat ndërkohë qëgjithandej ka abonentë debitorë është i pafalshëm,është i dënueshëm dhe unë nuk mund të lejoj qënjerëz të papërgjegjshëm të abuzojnë me ligjin dheme institucionet e shtetit në këtë farë mënyre.

    Ishin të gjitha mundësitë që këta njerëz tësqaroheshin për vendimet e marra, por jo që që nëreagimin e parë të tyre të përdorej dhuna, madjedhuna më e madhe është përdorur ndaj atyrepersonave që vetë fshati i përzgjidhte si përfaqësues

    të tyre për të biseduar me përfaqësuesit e KESH-itnë Korçë apo me përfaqësuesit e prefekturës.

    Gjithsesi, unë dëshiroj të falënderoj përgatishmërinë që tregoi drejtori i përgjithshëm i KESH-it, zoti Andis Harasani, i cili menjëherë sapo i trajtovashqetësimin e krijuar dhe i kërkova pajisjen eabonentëve në Korçë me matës elektrikë, atje kuishin dëmtuar dhe jo vetëm aty, veproi me shpejtësinëmaksimale të mundshme dhe dërgoi në Korçë njënumër të mjaftueshëm matësish. Mendoj se nësedo të veprohet kështu në çdo rast asnjëherë nuk dotë kemi abuzime me pasurinë publike dhe askonfrontim me popullin.

    Zoti Ministër, për të mos e zgjatur shumë, unëdo të bëja një sugjerim, që për abonentët të cilëvematësat elektrikë u dëmtohen jo për faj të tyre porpër arsye të ndryshme, KESH-i nuk duhet të aplikojëfatura aforfe në përmasa maksimale, siç mund tëaplikohet dhe për ata që i kanë dëmtuar vetë oseata që nuk janë pajisur akoma, pra të mos përdorenfatura aforfe penalizuese, por ato të kenë një logjikë.Mendoj që faturë e tillë mund të llogaritet mbi bazëne një mesatareje të disa muajve të kohëve të funditdhe në këtë mënyrë edhe konfrontimet me KESH-in do të jenë më të pakta, abonentët do të jenë mëtë ndërgjegjshëm për atë që duhet të paguajnë dhenjëkohësisht nuk do të kemi probleme të kësajnatyre.

    Unë shpresoj që ato fjalë që ju thatë këtu tëgjejnë zbatim brenda afateve të përcaktuara dhe tëmos kemi probleme të tilla.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti

    Mehmetllari!Zoti Ministër?Viktor Doda – Sigurisht që unë nuk do të shtoj

    më tepër se sa thashë dhe e mirëkuptoj shumë zotinMehmetllari, por vetëm një sqarim do të jepja. Nëmomentin kur dëmtohet matësi, sipas ligjit, nukështë KESH-i që vendos faturë aforfe, sepse mundtë ndodhë që të dëmtohen edhe kur plotësohen mematës abonentët.

    Është Enti Rregullator i cili ka përcaktuar tarifasipas zonave, në dimër dhe në verë, kur themperiudhë vere përfshihet edhe pranvera dhe vjeshta,nga 1 prilli deri në tetor, kur ka tjetër faturë aforfe, tëcilat janë ndarë sipas zonave dhe vendimi i Entitështë bërë publik në media që në muajin prill. Kadhe faturë aforfe për periudhën e dimrit që fillon nga1 tetori dhe përfundon më 31 mars të vitit që pason.Pra asnjëherë KESH-i nuk ka të drejtë të përcaktojë

  • 1679

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    fatura aforfe.Unë e kuptoj dhe atë që na ndodhi në fshatin që

    sapo theksuam bashkërisht, që kishte disa abuzimenga faturuesit e KESH-it, për të cilën unë nukpretendoj se çdo ka shkuar në vendin e duhur. Nejemi duke luftuar bashkërisht që çdo abuzim në këtëlinjë ta denoncojmë të gjithë së bashku dhe ne jemitë vendosur që të ndëshkojmë cilindo që abuzonjashtë asaj tarife që ka përcaktuar Enti Rregullatordhe që tashmë dihet e është publike.

    Falemnderit!Servet Pëllumbi – Falemnderit, zoti Ministër!Tani zotërinj deputetë do të dëgjojmë raportin e

    Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollittë Pasurive.

    Ftoj zonjën Laskaj.Fatmira Laskaj – I nderuar zoti Kryetar!Të nderuar zotërinj deputetë!Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjin nr. 9049,

    datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin epasurive, të veprimeve financiare të të zgjedhurvedhe të disa nëpunësve civile publikë” dhe zgjedhjene Inspektorit të Përgjithshëm nga Kuvendi, legjislativishqiptar shprehu edhe një herë vullnetin e mirë përluftën kundër korrupsionit si dhe bëri rregullimin edisa marrëdhënieve juridike duke përcaktuarsubjektet që i nënshtrohen procesit të deklarimit tëpasurisë. Gjithashtu u përcaktuan rregullat përdeklarimin dhe kontrollin e pasurisë, legjitimitetit tëburimeve dhe të krijimit të kësaj pasurie dhedetyrimet financiare për të gjitha subjektet që sipasligjit kanë detyrim për të deklaruar.

    Pas punës paraprake lidhur me strukturën eInspektoratit të Lartë, Kuvendi i Shqipërisë mevendimin nr. 88, datë 8.9.2003, në mbështetje nënenit 16 pika 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003vendosi miratimin e numrit dhe pagave të punonjësvesi dhe një buxhet për këtë institucion në masën 25milionë lekë për periudhën deri në 31.12.2003. Prafunksioni real institucional i Inspektoratit të Lartëfilloi në muajin shtator të muajit të kaluar.

    Sikurse jeni në dijeni që në fillimet e parainstitucioni ynë u përball me vështirësitë esistemimit të ambienteve të punës, arsye kjo qëndikoi në pamundësinë e plotësimit tëmenjëhershëm të vëmendjes dhe të punës përnumrin e punonjësve të miratuar nga Kuvendi.Ambientet e pamjaftueshme dhe me lagështi nxorëndomosdoshmëri emergjente rikonstruksionin dheshtesën e godinës ekzistuese për të bërë të mundursistemimin e personelit dhe të dokumentacionit të

    arkivit. Për këtë u realizua hartimi i projektidesë dheprojekti i zbatimit nga i cili rezultoi se fondi inevojshëm për këtë rikonstruksion ishte 58 milionëlekë. Ky studim dhe projekt u realizua me fonde tëBuxhetit të Shtetit të miratuara për vitin 2003.

    Për vitin 2004 Inspektorati të Lartë të Deklarimitdhe të Kontrollit të Pasurive i është planifikuar nëzërin investim shuma totale prej 35 milionë lekësh.Nga këto 30 milionë lekë i kemi planifikuar vetëmpër ndërtimin e godinës që do të thotë se me këtëshumë për vitin 2004 mbetet i pambyllur problemi indërtimit dhe i një pjese rikonstruksioni të objektit,pa përfshirë këtu dhe nevojën që ka institucioni përpajisje. Prandaj i jemi drejtuar Qeverisë për njështesë në buxhetin tonë. Disa nga ju, por dhefunksionarë të tjerë të lartë i keni parë vetë ambientetdhe kushtet e disfavorshme që ka stafi i Inspektoratittë Lartë dhe që nuk mund të krahasohen meambientet e institucioneve të tjera të të njëjtit nivelme institucionin tonë.

    Megjithatë, pavarësisht nga përballja mevështirësitë e para u bë kujdes për konkurrimin dhepër zgjedhjen e nëpunësve civilë në funksionininspektor i lartë. Sipas pikës 3 të nenit 16 të ligjitnr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhekontrollin e pasurive dhe detyrimeve financiare të tëzgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë, inspektorëte Inspektoratit të Lartë gëzojnë statusin e nëpunësitcivil. Për këto arsye në respektim të ligjit nr. 8549,datë 11.12.1999 “Për statusin e nëpunësit civil” uorganizua puna për hartimin dhe përshkrimin e vendittë punës për këtë kategori nëpunësish civilë.Nëpërmjet këtij përshkrimi Inspektorati i Lartë kërkoiqë të siguronte paanshmëri, profesionalizëm dhevlerat më të mira të kandidatëve juristë dheekonomistë. Inspektorët e lartë janë me përvojë jomë pak se shtatëvjeçare si juristë dhe ekonomistë.Të gjithë kanë punuar disa vite në administratënpublike. Disa prej tyre në sistemin gjyqësor,prokurori, hetim, auditim, në bankë, në kontroll, nëtatim-taksat etj. Në respektim të ligjit inspektorët elartë përpara kandidimit kanë deklaruar me deklaratënoteriale se nuk do të kryejnë asnjë funksion tjetërpublik, asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse mepërjashtim të mësimdhënies, nuk janë dhe nuk dotë jenë anëtarë të asnjë partie politike dhepjesëmarrës në veprimtaritë e tyre.

    Në konkurrimin e parë dhe të dytë për funksionininspektor i lartë morën pjesë 82 vetë. Inspektori iPërgjithshëm nga lista e konkurruesve kapërzgjedhur kandidatët juristë dhe ekonomistë që

  • Viti 2004

    1680

    Legjis latura e 16-të

    janë renditur me pikët maksimale. Pra në këtëpërzgjedhje pavarësisht nga hapësirat që i krijon vetëligji Inspektorit të Përgjithshëm në të dy konkurrimete zhvilluara është respektuar kandidati që ështërenditur me pikët maksimale. Gjithashtu në këtëproces është synuar të sigurohet përveç përgatitjesprofesionale dhe cilësi të veçanta etike-morale tëkandidatit për të garantuar zbatimin sa më të mirëtë legjislacionit shqiptar.

    Qëllimit të ligjit për të përcaktuar rregullat përdeklarimin dhe kontrollin e pasurisë, të legjitimitetittë burimeve të krijimit të saj, detyrimeve financiarepër të zgjedhurit, nëpunësit publikë, për familjarët etyre dhe personat e lidhur me ta iu kushtua njëkujdes i veçantë. Kështu që në muajin tetor 2003filloi korrespondenca me institucionet qendrore përngritjen e inspektorateve të ulëta. Në zbatim të nenit18 të ligjit nr. 9049, datë 1.04.2003, të gjithainstitucionet e administratës publike të pavarura,organet e pushtetit vendor, bankat, korporatat eshndërruara ose jo në shoqëri anonime kupjesëmarrja e shtetit është mbi 50% kanë ngriturinspektoratet e ulëta.

    Gjithashtu, që në fillimin e punës të Inspektoratittë Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,Inspektori i Përgjithshëm në zbatim të ligjit kamiratuar disa akte me karakter rregullues që do tëbënin të mundur sigurimin e procesit të deklarimittë pasurive dhe të detyrimeve financiare të tëzgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Për këtëarsye, në mënyrë të menjëhershme Inspektori iPërgjithshëm hartoi një plan veprimi me të cilinevidentoi aktet nënligjore që duheshin nxjerrë nëzbatim të ligjit.

    Së pari, filloi procesi i hartimit të modelit tëdeklaratës për pasurinë e personit të zgjedhur osenëpunësit publik. Organizimi i deklarimit të pasurivedhe i burimeve të tyre, i detyrimeve financiare ështëbërë vetëm sipas kërkesave të përcaktuara në këtëligj. Pra deklarimi ka përfshirë pasurinë e subjektitdhe familjes së tij, bashkëshortit ose bashkëshortesdhe fëmijëve në moshë madhore, burimet e krijimitdhe detyrimet financiare të subjektit. Vetë ligjiparashikon që deklarimi të përmbajë edhe faktinnëse deklaruesi ose deklaruesja ka ose jo personatë tjerë të lidhur. Do të na kishte lehtësuar mjaftpunën nëse deklaruesi përpara deklarimit, nëse eshihte të nevojshme të kërkonte nga inspektorati iulët të gjitha këshillimet për plotësimin e deklaratësdhe t’i bëheshin të njohura rrjedhimet që mbartdeklarimi i rremë. Ndonëse është bërë mëse e qartë

    në fletën e dytë sqaruese të deklaratës kërkesaligjore për çdo formular, jo nga të gjithë është kuptuardhe zbatuar detyrimi ligjor që kur pasuria epjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruarsi e tillë në organet e administratës shtetërore osegjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdoanëtar i familjes për pasurinë që ka regjistruar nëemër të vet dhe i bashkëngjitet deklaratës sëpersonit që ka detyrimin për deklarim.

    Në deklarimin e parë i bërë në zbatim të nenit 6të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003, të gjithë subjektetdetyrohen të deklarojnë pasuritë e akumuluara nëvite, detyrimet financiare dhe burimet e origjinën etyre. Pra ky deklarim i parë kërkonte pasqyrimin epasurive të akumuluara deri më 31 dhjetor 2003. Nënenit 4 të ligjit është përcaktuar shprehimisht seçfarë lloj pasurish duhet të deklarojnë subjektet epërcaktuara në nenin 3 dhe vetëm në kërkesë tëligjit është kërkuar të deklarohen pasuritë epaluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, pasuritë eluajtshme të regjistrueshme në regjistrat publike,sendet me vlera të veçanta mbi 5.000 dollarëamerikanë, vlera e aksioneve, të letrave me vlerëdhe pjesët e kapitalit në zotërim, vlerave elikuiditeteve, gjendja në ‘cash’, në llogari rrjedhëse,në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, nëlekë ose në valutë të huaj, detyrimet financiare ndajpersonave juridikë dhe fizikë të shprehura në lekëose valutë të huaj, të ardhurat personale për vitinnga paga ose pjesëmarrja në borde, komisionet dheçdo veprimtari tjetër që sjellin të ardhura.

    Nga të dhënat statistikore të datës 23.06.2004rezulton se gjatë kontrollit paraprak të deklaratavetë kryera në zbatim të nenit 24 të ligjit nr. 0949,duke filluar nga data 16 prill, periudhë kjo që përkonme përfundimin e afatit të paraqitjes së deklaratavenga inspektoratet e ulëta në Inspektoratin e Lartëjanë kontrolluar 2303 deklarata ose 56% e numrittë përgjithshëm. Nga këto deklarata me problemekanë rezultuar 1447 të tilla dhe nga ky numër janëkorrigjuar 1018 deklarata. Në këtë shifër nuk janëllogaritur të gjitha të metat e konstatuara sikursejanë: vendosja e shenjës në deklarimin vjetor dhe jonë deklarimin për herë të parë, prezantimi i pasurisëpër një periudhë njëvjeçare dhe jo në vite siç ekërkon ligji, e të tjera gabime si këto.

    Rishikimi i këtyre problemeve është përballuarapo kapërcyer nga stafi ynë me miratim të vetëdeklaruesit, detyrë kjo që ka gjetur mirëkuptimreciprok përderisa ndodhemi përballë një përvoje tëre dhe me shumë kërkesa ligjore.

  • 1681

    Viti 2004 Legjis latura e 16-të

    Një ndër detyrat ligjore të Inspektoratit të Lartëtë Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka qenëgrumbullimi dhe arkivimi i dokumentacionit tëdeklarimit të pasurive të personave të zgjedhur,drejtues e punonjës publikë për periudhën 1995-2003. Në bashkëpunim me Komisionin përDeklarimin e Pasurisë së Nëpunësve të Lartë pranëKuvendit të Shqipërisë u evidentuan dosjet edeklaratave në vite për periudhën që sapo përmendadhe kundrejt procesverbalit janë tërhequr dosjet dhejanë arkivuar pranë institucionit tonë. Në zbatim tëdetyrës së përcaktuar nga ligji u bë sistemimi ideklaratave të mëparshme të plotësuara ngasubjektet që mbartin këtë detyrim në emërtesë tëKuvendit të Shqipërisë. Tashmë këto deklaratashërbejnë si provë krahasuese me deklarimin e ri,por konstatohet se nga disa zyrtarë është bërëdorëzimi i deklaratave jo për të gjithë vitet që sipasligjit ka pasur detyrim për të deklaruar, si dhemangësi të theksuara evidentohen në plotësimin edokumentacionit të mëparshëm lidhur me burimine vënies së pasurisë.

    Vazhdimësia e këtij procesi u realizua nëbashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave, e cila urdhëroi dhe bëri grumbullimin edeklaratave të pasurisë së subjekteve që mbartinkëtë detyrim. Ndërsa nga ana jonë u bë ndarja etyre sipas emërtesës. Një veprimtari e tillë kambartur një intensitet të madh pune, pasi numri isubjekteve që kanë pasur detyrimin për deklarimka qenë dy herë më i madh se sa është aktualishtsi dhe ky proces ka qenë i shtrirë në një kohëzgjatjeprej shtatë vjetësh. Mirëpo duhet bërë me dije senga verifikimi i deklaratave të marra në dorëzim prejdegëve të tatim-taksave rezultoi se për vitet 1995-2003 nuk janë dorëzuar të gjitha deklaratat epasurisë. Morën në dorëzim ato që ekzistonin.

    Duke mbajtur parasysh vështirësitë eprezantuara në mbushjen e formularit të mëparshëm,në hartimin apo skicimin e deklaratës së re, përveçkërkesave të ligjit u bashkëshoqërua dhe përvoja edisa vendeve me demokraci të zhvilluar, të cilëtveprimtarinë institucionale të deklarimit dhe tëkontrollit të pasurisë e kanë nisur shumë vite përparanesh. Në këtë kuadër u arrit të hartohej modeli ideklaratës, ku u ndërthurën të gjithë elementet bazëtë përvojave të vendeve të ndryshme. Kjo deklaratëiu nënshtrua një procesi të gjerë bashkërendimi dhekonsultimi me inspektoratet e ulëta të institucioneveqendrore dhe atyre vendore, me ministri tëndryshme, Kuvendin, Presidencën, gjyqësorin etj.

    Ajo iu dërgua për mendim edhe institucioneve tëtjera të specializuara siç është Kontrolli i Lartë iShtetit, Ministria e Rendit Publik, Shërbimi InformativShtetëror, Ministrit të Shtetit për Antikorrupsionpranë Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësisë,Drejtorisë për Çështje Ligjore pranë Kuvendit, të cilëtdhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre përpërmirësimin e deklaratës së pasurisë dhevlerësimin pozitiv në lidhje me këtë çështje.

    Modeli i deklaratës së miratuar me urdhrin nr. 1e Inspektorit të Përgjithshëm, datë 13.01.2004 ështëbotuar në Fletoren Zyrtare. Në kontakte tëvazhdueshme me institucionet qendrore e vendore,me organet e pushtetit vendor, me institucionet epavarura dhe shoqëritë anonime iu janë kërkuarsqarime dhe komente për kriteret që duhen zbatuarnë ngritjen e inspektorateve të ulëta. Për këtë upunua për përgatitjen e një udhëzimi të veçantë përmënyrën e ngritjes dhe krijimi të inspektorateve, icili u miratua nga Inspektori i Përgjithshëm.

    Me program të veçantë të miratuar po ngaInspektori i Përgjithshëm dhe me buxhetin e limituardhe modest të Inspektoratit të Lartë u punua përtrajnimin e inspektorateve të ulëta. Në këtë trajnimmorën pjesë 31 institucione të administratësqendrore me rreth 62 vetë. Gjithashtu trajnimet ushtrinë dhe në njësitë vendore pranë 12 qarqeve, kuu trajnuan administrata e qarkut, prefekturës dheinstitucioneve rajonale, siç janë universitetet,drejtoritë rajonale, shoqëritë anonime me pjesëmarrjetë kapitalit shtetëror mbi 50% etj. Seminaret uorganizuan në formë bashkëbisedimi për njohjen dhezbatimin korrekt të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003.Nga inspektorët e lartë u përgatitën leksione mekomente për kërkesat kryesore të ligjit dhe mënyrëne plotësimit të deklaratës së pasurisë dhe u bëprezantimi me projektor, duke dhënë shembuj përplotësimin korrekt dhe të çdo flete apo kërkese tëformularit. Gjatë seminari u kërkuan disa sqarimedhe komente për zbatimin e ligjit të cilat u evidentuandhe u paraqit një material i veçantë dhe u diskutuanme stafin drejtues dhe pas miratimit nga Inspektorii Përgjithshëm u dërgua në formën e një qarkorejepër zbatim nga inspektoratet e ulëta.

    Në një periudhë katërjavore ka përfunduar njëproces trajnimi masiv, i cili është përballuar tërësishtnga burimet njerëzore dhe ato financiare të vetëInspektoratit të Lartë. Për trajnimin e inspektoratevetë ulëta u zhvilluan dhe 14 seanca seminaresh ngadata 6 deri 30 janar të këtij viti për administratënqendrore dhe 9 deri më 29 shkurt për administratën

  • Viti 2004

    1682

    Legjis latura e 16-të

    vendore ku morën pjesë 128 institucione dhe 164drejtues dhe specialistë të inspektorateve të ulëta.Ndërsa me pjesën tjetër, anëtarët e inspektoratevetë ulëta që nuk patën mundësinë të merrnin pjesënë këto trajnime është punuar në mënyrë individualenga inspektorët e lartë.

    Inspektorati i Lartë nuk është mjaftuar vetëmme seminare të programuara, por nëpërmjet ndarjessë punës dhe detyrave për çdo inspektor të lartë,këta të fundit vazhdimisht kanë organizuar takimeme drejtues të inspektorateve të ulëta, dukeazhornuar çdo ditë me korrespondencën e sqarimevepërkatëse, bazuar në kërkesat ligjore dhe nënligjoreqë rregullojnë veprimtarinë e deklarimit dhe kontrollittë pasurisë.

    Gjatë periudhës shkurt-mars 2004 nëvazhdimësi të punë për kontrollin e inspektoratevetë ulëta, u konstatua se ekzistonin pasaktësi nëlistat që ishin dërguar paraprakisht pranëInspektoratit të Lartë lidhur me emrat e subjekteveqë ishin në detyrë dhe ata të larguar, përkrahfunksionit dhe afatit ligjor sipas të cilit mbartindetyrim për deklarimin e pasurisë. Gjithashtukonstatuam faktin e ngritjes së inspektorateve tëulëta edhe në degët vartëse të institucioneveqendrore ku numri i punonjësve ishte shumë i pakëtdhe ky detyrim ligjor mund të kryhej nga njainspektorat i vetëm i ulët. Në këto rrethana u ndërhymenjëherë nga Inspektori i Përgjithshëm duke u vënënë dijeni dhe titullarët e institucioneve dhe nëpërfundim u konsiderua i drejtë rekomandimi ynë.

    Tashmë lista e institucioneve që kanë krijuarinspektorate të ulëta arrin në 140, ndërkohë që 10inspektorate të ulëta të prezantuara më parë nëKomisionin e Ligjeve janë shkrirë për mosplotësimtë kritereve për ekzistencën e tyre. Ndonëse jemiende në fillim të punës së Inspektoratit të Lartë dheatij të ulët, mendojmë se edhe në këtë moment ështëmë vlerë t’ju vëmë në dijeni se ekzistenca e 140inspektorateve të ulëta përbën vështirësi kontrolliminga ana e Inspektoratit të Lartë, e parë kjo nga numrii kufizuar i inspektorateve të ulëta.

    Sipas pikës 2, të nenit 3 të ligjit nr. 9049 mbartdetyrimin për deklarimin e pasurisë në inspektoratine ulët subjektet që përcaktohen nga titullarët eministrive dhe institucioneve qendrore. Sipas kësajshprehjeje të ligjit konstatojmë se titullarët eministrive dhe institucioneve qendrore duke pasurtë drejtën e përcaktimit të subjekteve që duhet tëdeklarojnë pasurinë në inspektoratin e ulët, kanëpërfshirë dhe nëpunës në funksione me paga të ulëta

    apo që në ushtrimin e detyrave të tyre nuk kanëndonjë mundësi përfitimi apo krijimi të ndonjë tëardhure të paligjshme, duke dalë kështu nga qëllimii ligjit “Për deklarimin e dhe kontrollin e pasurive”.

    Këto probleme dhe të tjera që mund të dalingjatë vazhdimësisë së veprimtarisë së kontrollit ngaInspektorati i Lartë do të parandaloheshin nëseinspektoratet e ulëta do të mund të formuloheshinsi institucione rajonale, njësoj të pavarura siInspektorati i Lartë. Vetëm kështu të përqendruaramund të rregullohet më së miri puna në të ardhmen,pse jo dhe duke i bërë një përmirësim ligjitekzistues.

    Megjithatë, ne do të vazhdojmë veprimtarinë tonëpër zbatimin e ligjit ekzistues me t