22
RAPORT I VLERËSIMIT: 100 PREMTIMET E SHPEND AHMETIT

RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

RAPORT I VLERËSIMIT:

100 PREMTIMET E SHPEND AHMETIT

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 2

Shkurt 2019

© Iniciativa për Progres – INPO

Të gjitha të drejtat e këtij botimi i takojnë Iniciativës për Progres – INPO. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të printohet, distribuohet, kopjohet, shumëfishohet në çfarëdo forme apo mënyre, elektronike ose të shtypur, pa pajtimin paraprak të Organizatës Iniciativa për Progres. Të drejtat dhe prona intelektuale e këtij botimi mbrohen me Ligjin nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës së Kosovës

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 3

Përmbajtja

Përkufizimet.................................................................................................................................................................... 4

Rreth INPO-së ............................................................................................................................................................... 5

Hyrje ..................................................................................................................................................................................... 6

Fusha 1. Lagjja jonë e pastër dhe me rregull e rend ....................................................................... 7

Fusha 2. Lagjja jonë me Sport dhe Rekreacion ................................................................................... 9

Fusha 3. Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tonë ................................................................ 10

Fusha 4. Prona jonë e barabartë në planifikim ................................................................................... 12

Fusha 5. Shëndet dhe mirëqenie sociale për të gjithë ................................................................ 14

Fusha 6. Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë ........................................................................................... 15

Fusha 7. Zhvillim në çdo cep .......................................................................................................................... 16

Fusha 8. Art në lagjen tonë ............................................................................................................................... 17

Fusha 9. Infrastrukturë në çdo lagje ......................................................................................................... 18

Fusha 10. Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve ........................................................19

Përfundimi .................................................................................................................................................................... 22

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 4

Përkufizimet

Shprehjet e përdorura në këtë raport e kanë kuptimin ashtu siç përcaktohet më poshtë:

“Premtim” e ka kuptimin e zotimit për të kryer diçka, ndonjë punë, në këtë rast zotimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës për kryerjen e punëve gjatë mandatit qeverisës katër vjeçar.

“Rezultatet“ e ka kuptimin e asaj që çfarë rezultate deri në këtë kohë janë arritur në kuadër të përmbushjes së premtimit të caktuar, qofshin ato edhe minimale.

“Fusha“ tregon fushën e caktuar, përkatësisht premtimin, në cilën nga dhjetë fushat bënë pjesë sepse njëqind (100) premtimet janë të ndara në dhjetë fusha dhe në këtë raport gjinden në bazë të numrin rendor: Fusha 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.

“Numri i premtimeve” ka kuptimin për numrin e përgjithshëm të premtimeve për secilën fushë dhe numrin e përgjithshëm të premtimeve për të gjitha fushat, që në këtë rast janë gjithsej njëqind (100).

“Premtimet e realizuara“ do të thotë që premtimi është realizuar ashtu siç është premtuar, respektivisht nuk kërkohet ndonjë punë shtesë për ta kompletuar premtimin sepse është përmbushur 100%.

“Premtimet gjysmë të realizuara” e ka kuptimin e asaj që në bazë të punëve që janë kryer mund të vijmë në përfundim se gjysma e punëve kanë përfunduar, pra premtimi është realizuar jo më shumë se 50%.

“Premtimet e filluara“ me këtë përkufizim kuptojmë që për premtimin në fjalë është marrë qoftë edhe një veprim simbolik në kuadër të realizimit të premtimit, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që gjithsesi të ketë rezultate të prekshme.

“Premtimet të pa filluara” e ka kuptimin e asaj që komuna nuk ka marrë ndonjë veprim konkret që do të kontribuonte në fillimin e realizimit të premtimit të caktuar, pra nuk ka asnjë sinjal që është zhvilluar diçka në atë drejtim.

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 5

Rreth INPO-së

Iniciativa për Progres (INPO) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2005 me qëllim që të përparoj pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset shoqërore, përmes së cilës avokohet për çështje shoqërore, politike, ekonomike, forcimin e parimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, rritjen e kërkesave të qytetarëve si dhe luftimin e korrupsionit, duke synuar në promovimin e vlerave të një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Vizioni i Organizatës INPO është për institucione lokale që qeverisen me vlera demokratike ku qytetari është bashkëvendimmarrës, ndërsa INPO për mision ka promovimin e demokratizimit të qeverisjes lokale përmes aktivizmit qytetar dhe përkushtohet në avansimin e vlerave të një shoqërie të hapur.

Vizioni dhe misioni i Organizatës INPO përmbushen përmes aktiviteteve të ndryshme të punës të cilat organizohen nga dy (2) programet e specializuara të Organizatës: (i) Programi për Qeverisje të Mirë, dhe (ii) Programi për Zhvillim Demokratik. Ky dokument është produkt i Programit për Qeverisje të Mirë, program i cili ka për qëllim promovimin e qeverisjes së përgjegjshme duke nxitur përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

INPO që nga themelimi ka shtyrë përpara agjendat për më shumë transparencë në shpenzimet financiare publike, përfshirjen më të mirë dhe më të gjerë të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes publike dhe rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve publik të ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe sjelljeve të tjera të këqija në institucionet publike.

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 6

Hyrje

Kryetari i Komunës së Prishtinës gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar gjithsej 100 (njëqind) premtime të cilat i ka ndarë në dhjetë fusha: (i) Lagja jonë e pastër dhe me rregull e rend, (ii) Lagjja jonë me Sport dhe Rekreacion, (iii) Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tonë, (iv) Prona jonë e barabartë në Planifikim, (v) Shëndet dhe Mirëqenie Sociale për të gjithë, (vi) Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë, (vii) Zhvillim në çdo cep, (viii) Art në Lagjen tonë, (ix) Infrastrukturë në çdo lagje, dhe (x) Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve. Secila fushë përmban në vete premtime të veçanta dhe numri i përgjithshëm i tyre është njëqind (100).

Qëllimi i këtij raporti është që të jap një pasqyrë se sa nga këto premtime i ka përmbushur Kryetari i Komunës së Prishtinës, meqë kanë kaluar më shumë se një vit që kur e ka marrë mandatin, pastaj për sa prej tyre është marrë ndonjë hap i caktuar në kuadër të përmbushjes dhe sa premtime ende nuk kanë filluar të realizohen. Gjithashtu qëllimi i këtij raporti konsiston edhe në argumentimin e hapave që janë ndërmarrë në kuadër të realizimit të premtimit si dhe efektet praktike të veprimeve në fjalë.

Brenda këtij raporti mund të gjeni secilin premtim të cilin e ka bërë Kryetari i Komunës së Prishtinës, pavarësisht a është realizuar plotësisht, pjesërisht apo nuk ka filluar fare të realizohet. Nëse ka filluar të realizohet gjithmonë do ta ketë të bashkangjitur secilin hap që është ndërmarrë në atë drejtim. Premtimet janë të renditura sipas fushave duke filluar nga fusha e parë deri tek fusha e dhjetë. Për secilën fushë në fund është e bashkangjitur tabela e cila tregon për numrin e premtimeve të realizuara, gjysmë të realizuara, të filluara apo të pa filluara, përkitazi me atë fushë. Raporti përfundon duke dhënë pasqyrime të sakta dhe të qarta lidhur me të gjitha premtimet, të cilat janë të inkorporuara në një tabelë të veçantë.

Gjatë punimit të këtij raporti kryesisht është përdorur metoda e hulumtimit dytësor dhe e analizës së shpenzimit të buxhetit të kodeve të projekteve.

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 7

Fusha 1. Lagjja jonë e pastër dhe me rregull e rend

Premtimi 1: Mbledhja e mbeturinave do të paguhet në komunë dhe sipas rregullores së re.

Rezultatet: Komuna ka arritur që ta realizoj premtimin sa i përket pagesës së mbeturinave në komunë, por nuk ka arritur ta votoj ndonjë rregullore të re lidhur me këtë çështje. Rregullorja në fuqi është ajo e vitit 2016.

Premtimi 2: Orar dhe Plan i ri logjistik për mbledhjen e mbeturinave.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim, pra nuk kemi ndonjë plan të ri të kësaj natyre.

Premtimi 3: Mbeturinat me një plan të ri aksional do të mblidhen në të gjitha lagjet.

Rezultatet: Komuna ende nuk ka hartuar ndonjë plan aksional për ndonjë lagje të caktuar lidhur me orarin e mbledhjes së mbeturinave. Në premtim thuhet që deri në fund të mandatit për të gjitha lagjet do të ketë nga një plan të tillë, por deri më tani nuk kemi ndonjë veprim në këtë drejtim.

Premtimi 4: Do të filloj ndarja e mbeturinave dhe mbeturinat do të riciklohen.

Rezultatet: Në lagjen Dardani më datë 26.05.2018 ka filluar që të bëhet ndarja e mbeturinave të riciklueshme nga ato të amvisërisë. Ky projekt është i përkrahur nga Organizata gjermane GIZ, mirëpo ende nuk ka filluar të bëhet grumbullimi në mënyrë të organizuar. Ndërsa lidhur me riciklimin nuk është marrë ndonjë hap në këtë drejtim.

Premtimi 5: E-kioske në bashkësi lokale.

Rezultatet: Komuna i ka vendosur deri më tani dy e-kioske, një tek komuna e vjetër dhe një në zonën qendër, përkatësisht tek Qendra e Regjistrit Civil. Ndërsa komuna nuk ka arritur që e-kioske të tilla të vendos në lagjen Ulpianë dhe Kodrën e Trimave.

Premtimi 6: Qasja e qytetarit në prokurimin publik.

Rezultatet: Komuna në gjysmën e dytë të vitit 2018, përkatësisht në muajin gusht ka realizuar këtë premtim. Qytetarët tanimë mund të shohin çdo aktivitet të prokurimit që e zhvillon Komuna e Prishtinës nëpërmjet faqes së komunës (Prishtina online).

Premtimi 7: Kartela e Prishtinës.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë hap në drejtim të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 8: E-inspektori.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë hap në drejtim të realizimit të këtij premtimi.

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 8

Premtimi 9: Largimi i shitësve ilegalë nga hapësirat publike.

Rezultatet: Komuna ka pasur iniciativa të herë pas hershme për largimin e këtyre shitësve nga hapësirat publike, mirëpo gjendja është e njëjtë sepse shitësit ilegal-ambulant ende zhvillojnë aktivitetet e tyre në hapësirat publike të Komunës së Prishtinës.

Premtimi 10: Rregullorja për orarin e punës së kafeterive dhe zhurmën.

Rezultatet: Komuna e Prishtinës, përkatësisht kuvendi komunal në mbledhjen e tretë ka votuar “Vendimin për fillimin e konsultave paraprake”, lidhur me rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste, mirëpo ky premtim ka mbetur në këtë fazë dhe komuna ende nuk ka një rregullore të re lidhur me këtë çështje. Gjatë muajit janar ka pasur protestë nga qytetarët lidhur me këtë çështje.

Premtimi 11: Rregullorja e re për Taksi.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 12: Strehimorja regjionale për trajtimin e qeneve endacak.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Tabela 1: Premtimet e fushës 1

Lagjja jonë e pastër dhe me rregull e rend

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

12 1 2 3 6

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 9

Fusha 2. Lagjja jonë me Sport dhe Rekreacion

Premtimi 13: Ndërtimi i katër parqeve rekreativo-sportive në vitin 2018.

Rezultatet: Komuna për vitin 2018 i ka ndarë 1 milion euro për këtë qëllim, mirëpo deri në muajin shtator komuna nuk ka bërë asnjë shpenzim të këtyre mjeteve. Ndërsa nga këto 1 milion euro janë zotuar 100 mijë euro, ndërsa të lira janë 900 mijë euro. Pra, ky premtim nuk ka arritur të realizohet gjatë vitit 2018 edhe pse janë marrë disa veprime në këtë drejtim si ndarja e buxhetit.

Premtimi 14: Dhjetë fusha të vogla sportive nëpër lagje.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 15: Themelimi i Drejtorisë së Parqeve.

Rezultatet: Komuna, përkatësisht Kryetari i Komunës së Prishtinës me anë të vendimit Nr.14-020/02-0144506/18 më datë 18.06.2018 e themeloi Drejtorinë e Parqeve me drejtoreshë Fatime Hajdarin.

Premtimi 16: Kalimi i Pallatit të Rinisë në Ndërmarrje Publike Lokale në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Rezultatet: Pallati i Rinisë u kalua në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe e njëjti u regjistrua si Ndërmarrje Publike Lokale. Në mbledhjen e nëntë kuvendi komunal i votoi tre aksionarët e kësaj ndërmarrje: Shefqet Osmani dhe Mimoza Sylejmani nga kuvendi ndërsa nga ekzekutivi Avni Zuka. Gjithashtu kuvendi në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 26.12.2018 miratoi vendimin për ti ndarë 3,757,619.00€ për Pallatin e Rinisë në mënyrë që të lahen borxhet karshi kreditorëve.

Premtimi 17: Renovimi dhe përfundimi i projektit të Pallatit të Rinisë.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 18: Ndërtimi i pishinës olimpike.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Premtimi 19: Ndërtimi i fushave sintetike për futboll.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 10

Tabela 2: Premtimet e fushës 2

Lagjja jonë me sport dhe rekreacion

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

7 2 0 1 4

Fusha 3. Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tonë

Premtimi 20: Përfundimi i projektit të autobusëve/ linja të reja dhe kontratat me operatorët privat.

Rezultatet: Komuna përveç blerjes së 51 autobusëve të cilët edhe i ka futur në funksion nuk ka ndonjë hap tjetër në drejtim të përmbushjes së këtij premtimi. Sa i përket kontratave me operatorët ekonomik ka ndodhur e kundërta, të njëjtit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie lidhur me hyrjen në qarkullim të autobusëve të rinjë, pra integrimi nën ombrellën e Trafikut Urban është larg realizimit.

Premtimi 21: Bileta të integruara në transportin publik.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 22: Programe për lirimin e biletave për të moshuarit dhe studentët.

Rezultatet: Komuna nuk ka arritur ta realizoj premtimin sa i përket studentëve, ndërsa sa i përket pensionerëve të njëjtit kanë qenë të liruar që nga viti 2014.

Premtimi 23: Stacioni i ri qendror i transportit publik në Prishtinë.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të përmbushjes së këtij premtimi.

Premtimi 24: Krijimi i rrjetit primar të shtigjeve të çiklizmit dhe programi “rent a bike”.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të përmbushjes së këtij premtimi.

Premtimi 25: Prioritizmi i shtigjeve pedonale dhe intervenimet infrastrukturore për implementim.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 26: Shtegu i Biçikletave në Gërmi deri në Badovc, përmes projektit me WWF (World Wildlife Fund).

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 11

Premtimi 27: Rripi i gjelbër pedonal (për këmbësor), prej rrethit të flamurit.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 28: Funksionalizimi i Parking Prishtina.

Rezultatet: Përveç krijimit të ndërmarrjes Prishtina Parking nuk është marrë ndonjë hap lidhur me funksionimin e “Parking Prishtina” për zonën një, dy dhe tre, duke menaxhuar kështu parkingjet e Prishtinës.

Premtimi 29: Parkingjet nëntokësore dhe mbitokësore me theks parkingu te fakulteti filologjik.

Rezultatet: Komuna ende nuk ka arritur të nënshkruaj kontratë më ndonjë kompani e cila do të filloj punët, procedurat janë në zhvillim e sipër. Ky projekt është paraparë që të përfundoj brenda 18 muajve pas nënshkrimit të kontratës dhe do ti ketë 13,990 m2. Sa i përket parkingjeve tjera komuna nuk ka marrë ndonjë veprim.

Premtimi 30: Kalimi i parkingjeve në pronë publike në menaxhim të komunës.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 31: Parkingjet në lagje, kufizimi i parkimit për vizitorët.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 32: Miratimi i rregullores për parkingjet në pronat private.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Tabela 3: Premtimet e fushës 3

Mobilitet dhe parkingje edhe në lagjen tonë

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

13 0 2 2 9

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 12

Fusha 4. Prona jonë e barabartë në planifikim

Premtimi 33: Përfundimi i hartës zonale në vitin 2018.

Rezultatet: Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e dytë të mbajtur më datë 07.03.2018 miratoi “Vendimin për fillimin e hartimit të hartës zonale të Komunës së Prishtinës”. Afati për hartim do të jetë 18 muaj, ndërsa premtimi ka qenë që kjo të përfundohet brenda vitit 2018.

Premtimi 34: Prona e qytetarëve me trajtim të barabartë dhe pa diskriminim në hartën zonale.

Rezultatet: Harta zonale është ende në proces të hartimit dhe nga komuna nuk ka ndonjë dokument që shpjegon progresin në hartimin e saj.

Premtimi 35: Hartë zonale që rritë vlerën e pronave publike komunale.

Rezultatet: Harta zonale është në proces të hartimit, mbetet të shihet në të ardhmen përmbushja e këtij premtimi.

Premtimi 36: Planifikimi do ta shtojë rritjen ekonomike, dhënie në shfrytëzim të tokave për prodhim dhe vende të punës.

Rezultatet: Edhe ky premtim varet nga harta zonale, sa i përket dhënies së tokave në shfrytëzim për prodhim dhe vende pune nuk ka ndonjë rezultat në këtë drejtim.

Premtimi 37: Shpronësimi pa mjete financiare.

Rezultatet: Shumë projekte të Komunës së Prishtinës kanë mbetur të parealizuara apo të dështuara për shkak të problemeve pronësore, respektivisht mos mundësisë së komunës që ti shpronësoj ato. Mbetet të shihet nëse harta zonale do ta realizoj synimin që prona komunale të përfitoj përmes koeficientit.

Premtimi 38: Tregu i ri i gjelbër.

Rezultatet: Komuna për këtë çështje ka ndarë 1,500,000.00€, mirëpo nga kjo shumë 229,059.87€ i ka dhënë për pagesën e kësteve lidhur me autobusët, madje pa lajmëruar kuvendin për këtë çështje. Gjithashtu Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më datë 26.12.2018, ka votuar propozim vendimin që edhe nga ky projekt të merren 976,464.00€ për pagesën e borxheve të Pallatit të Rinisë dhe pagesën e 20% të punëtorëve të IMN Kosova.

Premtimi 39: Tregu i ri i Ulpianës.

Rezultatet: Komuna këtë premtim ka parashikuar ta realizoj në vitin 2019.

Premtimi 40: Rregullimi i statusit të tregut me shumicë.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 13

Premtimi 41: Rregullimi i statusit të tregut të automjeteve.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 42: Trajtimi nga aspekti estetik dhe i rigjenerimit urban të mbi dhjetë rrugëve.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 43: Shporta të reja të mbeturinave.

Rezultatet: Komuna ridizajnimin e funksionalitetit dhe dukjes së shportave në qytet ka parashikuar ta bëjë krahas planit për mbeturinat, por nuk ka ndonjë veprim në këtë drejtim.

Premtimi 44: Shtimi i numrit të bankave të pushimit.

Rezultatet: Komuna ka ndarë një buxhet prej 500,000.00€ për investime në banka pushimi, shporta dhe pritore të autobusëve, mirëpo ky buxhet ka mbetur i pashfrytëzuar si pasojë e mungesës së projekteve.

Premtimi 45: Kioske të reja për blerje.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 46: Pritoret e autobusëve.

Rezultatet: Komuna ka ndarë një buxhet prej 500,000.00€ për investime në banka pushimi, shporta dhe pritore të autobusëve, mirëpo ky buxhet ka mbetur i pashfrytëzuar si pasojë e mungesës së projekteve.

Tabela 4: Premtimet e fushës 4

Prona jonë e barabartë në planifikim

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

14 0 0 6 8

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 14

Fusha 5. Shëndet dhe mirëqenie sociale për të gjithë

Premtimi 47: Themelimi dhe funksionalizimi i spitalit të qytetit.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 48: Ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës për Autizëm dhe Sindromën Down.

Rezultatet: Komuna kishte filluar procedurat e prokurimit për realizimin e këtij premtimi në vitin 2017 duke hapur konkurs për projektimin e projektit për personat me Sindromë Down dhe Autizëm, por Organi Shqyrtues i Prokurimit dy herë e ka anuluar këtë projekt të prokurimit. Anulimi i dytë ka ndodhur më datë 23.05.2018.

Premtimi 49: Ndërtimi dhe funksionalizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.

Rezultatet: Komuna përveç ndarjes së 550,000.00€ nuk ka arritur që ta filloj ndonjë procedurë për realizimin e këtij premtimi.

Premtimi 50: Përfundimi i zonimit të qytetit për shëndetësinë primare.

Rezultatet: Komuna e ka bërë zonimin, përkatësisht ndarjen e QKMF-ve në bazë të lagjeve të caktuara, mirëpo në disa lagje nuk ka ende QKMF për shembull lagjja Veternik dhe nuk mundë të vijmë në përfundim se është përmbushur ky premtim.

Premtimi 51: Strehimi i 250 familjeve me nevojë dhe përpilimi i një rregullore e cila do të mundësonte zëvendësimin e një pjese të taksës për ndërtim me ndarjen e banesave në pronësi të komunës, për qëllime të strehimit të familjeve në nevojë.

Rezultatet: Deri tash vetëm 50 familje të kategorive të dala nga lufta janë strehuar. Sa i përket rregullores komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të përpilimit të saj, respektivisht sjelljes në kuvend.

Premtimi 52: Banim i përballueshëm për punëtorët e sektorit publik.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 53: Ushqim i ngrohtë për të gjithë në nevojë (Kuzhina Popullore).

Rezultatet: Kuzhina popullore ka filluar punën me datë 28 dhjetor 2018, funksionon në sistemin mobil nëpër lagje të caktuara dhe kohë të caktuar.

Premtimi 54: Qendra e re sociale për të moshuarit në Dardani.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 15

Premtimi 55: Qendra e re sociale për të moshuarit në Breg të Diellit.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 56: Qendra e re sociale për të moshuarit në lagjen Dodona.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Tabela 5: Premtimet e fushës 5

Shëndet dhe mirëqenie sociale për të gjithë

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

10 1 1 3 5

Fusha 6. Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë

Premtimi 57: Shkollë e re në lagjen Mati 1.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e kësaj shkolle.

Premtimi 58: Shkollë e re në lagjen Kalabria.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e kësaj shkolle.

Premtimi 59: Shkollë e re në lagjen Sofalia.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e kësaj shkolle.

Premtimi 60: Shkollë e re në lagjen Arbëria.

Rezultatet: Kjo shkollë kishe filluar ndërtimin që nga viti 2010, mirëpo për shkak të problemeve pronësore kishte mbetur në gjysme. Komuna në vitin 2018 ka arritur ta përfundoj këtë shkollë.

Premtimi 61: Shkollë e re në lagjen Veternik.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e kësaj shkolle.

Premtimi 62: Çerdhe e re në Kalabri.

Rezultatet: Komuna në bashkëpunim me Bashkimin Evropian ka filluar ndërtimin e kësaj çerdhe në muajin nëntor të vitit 2018.

Premtimi 63: Çerdhe e re në Veternik.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e çerdhes..

Premtimi 64: Çerdhe e re në Kolovicë.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e çerdhes.

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 16

Premtimi 65: Çerdhe e re në Bardhosh.

Rezultatet: Komuna nuk ka filluar ndërtimin e çerdhes.

Premtimi 66: Përmirësim i cilësisë së arsimit- mësim gjithë-ditor në disa shkolla.

Rezultatet: Komuna nuk arritur ta realizoj këtë premtim.

Premtimi 67: Testime më objektive në rekrutim të kandidatëve për mësimdhënës (testime kompjuterike).

Rezultatet: Kandidatët i nënshtrohen rregullisht testimit me shkrim gjatë fazave të rekrutimit, sa i përket testimeve kompjuterike nuk punuar diçka në këtë drejtim.

Premtimi 68: Përmirësimi i cilësisë së ushqimit në shkolla.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në përmbushjen e këtij premtimi, shujta e nxënësve vazhdon të përbehet nga një kifle dhe një qumësht.

Tabela 6: Premtimet e fushës 6

Lagjja jonë me arsim të mirëfilltë

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

12 1 0 1 10

Fusha 7. Zhvillim në çdo cep

Premtimi 69: Pronat publike në shfrytëzim për prodhim dhe punësim.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij premtimi.

Premtimi 70: Grante në bujqësi nëpërmjet projektit RESI.

Rezultatet: Komuna e Prishtinës vazhdon ta implementoj projektin RISI në bashkëpunim me qeverinë austriake.

Premtimi 71: Hub (Qendra) për nënkontraktime.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimi të këtij premtimi.

Premtimi 72: Funksionalizimi i “Info Qendrave Turistike”.

Rezultatet: Komuna nuk ka arritur ti funksionalizoj këto qendra, përjashtimisht janë vendosur vetëm kioske por janë jo funksionale.

Premtimi 73: Plani për zonën historike si zonë turistike.

Rezultatet: Komuna në muajin prill të vitit 2018 ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB). Qëllimi i memorandumit është projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 17

Prishtinës dhe hartimi i planit të konservimit duke përcaktuar kufijtë e qendrës. Ky projekt ka filluar të implementohet.

Premtimi 74: Udhërrëfyesit turistik.

Rezultatet: Kuvendi komunal gjatë vitit 2018 ka votuar Strategjinë për turizëm, në të cilën përmendet edhe udhërrëfyesit turistik, mirëpo përveç strategjisë nuk ka ende rezultate të prekshme.

Tabela 7: Premtimet e fushës 7

Zhvillim në çdo cep

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

6 0 0 4 2

Fusha 8. Art në lagjen tonë

Premtimi 75: Programe shkollore të artit, angazhimi i artistëve për të punuar në aktivitete ekstra- kurrikulare.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimi të këtij premtimi.

Premtimi 76: Funksionalizimi i Muzeut Ibrahim Kodra.

Rezultatet: Komuna në qershor të vitit 2018 ka nënshkruar marrëveshjen për funksionalizimin e muzeut i cili do të funksionoj në bazë të statutit të Muzeut të Prishtinës.

Premtimi 77: Ndarja e një shume të konsiderueshme për funksionalizimin e Galerisë së Prishtinës.

Rezultatet: Komuna në vitin 2018 ka ndarë 350,000.00€ për këtë çështje, ndërsa funksionalizimi ka mbetur në fazën e projektimit ku komuna ka hapur konkurs projektimi.

Premtimi 78: Ndërtimi i sallës koncertale.

Rezultatet: Komuna ka siguruar një grant nga BE-ja me mbi 14 milion euro, mirëpo ndërtimi ende nuk ka filluar.

Premtimi 79: Ndërtimi i teatrit të qytetit.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të përmbushjes së këtij premtimi.

Premtimi 80: Themelimi i ansamblit të qytetit.

Rezultatet: Komuna ende nuk ka arritur ta themeloj ansamblin e qytetit.

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 18

Premtimi 81: Rritja e artit publik (muralet, skulpturat etj).

Rezultatet: Komuna për vitin 2018 ka ndarë 50,000.00€ për këtë qëllim, gjithashtu ekziston një memorandum me organizatën Q’ART për ta facilituar këtë proces.

Premtimi 82: Ndërtimi i qendrës kulturore për të rinjtë në Kodrën e Trimave.

Rezultatet: Komuna nuk ka arritur ta ndërtoj këtë qendër.

Premtimi 83: Ndërtimi i qendrës kulturore për të rinjtë në Ulpianë.

Rezultatet: Komuna nuk ka arritur ta ndërtoj këtë qendër.

Tabela 8: Premtimet e fushës 8

Art në lagjen tonë

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

9 2 0 2 5

Fusha 9. Infrastrukturë në çdo lagje

Premtimi 84: Prioritete infrastrukturore për çdo lagje.

Rezultatet: Komuna ka ndarë buxhet për këtë çështje dhe ka punuar në drejtim të këtij premtimi, mirëpo nevoja është e jashtëzakonshme për shpërndarje proporcionale të këtyre investimeve dhe rritja e diskutimeve publike me qytetarë.

Premtimi 85: Investime dhe intervenime të vogla infrastrukturore për çdo lagje.

Rezultatet: Komuna ka ndarë buxhet për këtë çështje, mirëpo kërkesat janë shumë të mëdha për intervenime. Kjo mbështetet sidomos në kërkesat e qytetarëve në takime publike që ka organizuar komuna.

Premtimi 86: Vazhdimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshat, duke ndarë buxhet substancial.

Rezultatet: Komuna ka ndarë buxhet të konsiderueshëm për këtë premtim, mirëpo disa projekte nuk kanë arritur të fillohen, respektivisht të përfundohen.

Premtimi 87: Përfundimi i dy kolektorëve në Mat dhe Kalabri.

Rezultatet: Komuna i ka filluar, por nuk ka arritur ti realizoj këto projekte për shkak të problemeve pronësore.

Premtimi 88: Ndërtimi i rrugës A në lagjen Mat.

Rezultatet: Komuna në këtë pjesë është ballafaquar me probleme të shumta pronësore dhe nuk ka arritur ta realizoj këtë projekt.

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 19

Premtimi 89: Lidhja e rrethit të Fushë Kosovës me Arbërinë.

Rezultatet: Komuna kishte hapur procedurat e prokurimit për të realizuar këtë projekt, mirëpo Organi Shqyrtues i Prokurimit e kishte kthyer në ri-tenderim, ndërsa më datë 18.12.2018 është bërë njoftimi për dhënien e kontratës për këtë projekt. Punimet pritet të përfundojnë për katër muaj bazuar në këtë kontratë.

Premtimi 90: Fizibiliteti i unazës së Prishtinës.

Rezultatet: Komuna ka arritur të dakordohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për mundësinë e financimit të këtij projekti, mirëpo ende mungon studimi i fizibilitetit dhe marrëveshjet konkrete.

Tabela 9: Premtimet e fushës 9

Infrastrukturë në çdo lagje

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

7 0 3 3 1

Fusha 10. Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve

Premtimi 91: Zgjerimi i Termokosit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Rezultatet: Komuna për zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit ka siguruar nga donator të ndryshëm mbi tridhjetë milion euro. Sa i përket zgjerimit ai aktualisht me ritme të ngadalta është duke u zhvilluar në Ulpianë dhe në disa pjesë të Bregut të Diellit. Përveç zgjerimit të rrjetit nevojitet edhe rritja e kapaciteteve të ngrohjes, respektivisht aparaturave përçuese sepse qytetarët e zonave si Bregu i Diellit ankohen për mungesë të nxehtësisë.

Premtimi 92: Shërbimet për banimin e përbashkët.

Rezultatet: Komuna, përkatësisht Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në vazhdimësi ofron shërbime për banimin e përbashkët si: Fasadim të objekteve banesore, lyerje, mirëmbajtje etj. Megjithatë gjatë vitit 2018 kjo ndërmarrje është ballafaquar me ndërrime të shpeshta të aksionarëve të cilët vijnë nga kuvendi komunal.

Premtimi 93: Pagesa elektronike e Parkingut.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Premtimi 94: Zonimi i qytetit parking.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 20

Premtimi 95: Banimi i përballueshëm për punëtorët e sektorit publik.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Premtimi 96: Funksionalizimi i ndërmarrjes Prishtina Parking.

Rezultatet: Kjo ndërmarrje ka tre aksionar dy nga kuvendi komunal: Eman Rrahmani dhe Drilon Pireva, ndërsa nga ekzekutivi Gëzim Mehmeti. Gjithashtu Bordi i kësaj ndërmarrje u kompletua në muajin tetor të vitit 2018.

Premtimi 97: Rritja e fushave sportive nën menaxhimin e ndërmarrjes Sport Marketing.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti, përkundrazi gjatë vitit 2018 komuna i ka ndarë 130,000.00€ për pagesën e punëtorëve të kësaj ndërmarrje dhe e njëjta menaxhon vetëm pishinën e Gërmisë.

Premtimi 98: Themelimi Kuzhinës Qendrore si ndërmarrje publike komunale.

Rezultatet: Komuna nuk ka arritur ta shndërroj në ndërmarrje publike Kuzhinën Qendrore.

Premtimi 99: Reformimi i Kompanisë Regjionale Pastrimi.

Rezultatet: Komuna ka arritur ta reformoj mënyrën e pagesave e cila tani do të bëhet në komunë, mirëpo ka ngecje në nxjerrjen e një plani të ri për mbledhjen e mbeturinave i cili ishte premtuar për vitin 2018.

Premtimi 100: Funksionalizimi i plantacionit për drunjtë dekorues në bashkëpunim me Hortikulturën.

Rezultatet: Komuna nuk ka marrë ndonjë veprim në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Tabela 10: Premtimet e fushës 10

Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve

Nr. i premtimeve

Të realizuara plotësisht

Gjysmë të realizuara

Të filluara Të pa filluara

10 2 0 2 6

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 21

Tabela 11: Të gjitha premtimet

Fusha Nr. i

premtimeve Të

realizuara1 Gjysmë të realizuara2

Të filluara3 Të pa

filluara4

Fusha 1 12 1 2 3 6

Fusha 2 7 2 0 1 4

Fusha 3 13 0 2 2 9

Fusha 4 14 0 0 6 8

Fusha 5 10 1 1 3 5

Fusha 6 12 1 0 1 10

Fusha 7 6 0 0 4 2

Fusha 8 9 2 0 2 5

Fusha 9 7 0 3 3 1

Fusha 10 10 2 0 2 6

Total 100 9 8 27 56

1 Premtimet e realizuara sipas numrit të premtimit: Premtimi nr. 6, 15, 16, 53,60, 76, 81, 92, 96. 2 Premtimet gjysmë të realizuara sipas numrit të premtimit: Premtimi nr. 1, 5, 20, 22, 51, 84, 85, 86. 3 Premtimet e filluara sipas numrit të premtimit: Premtimi nr. 4, 9, 10, 13, 28, 29, 33, 34, 35, 36, 37, 43, 48, 49, 51. 62, 70, 72, 73, 74, 77, 78, 87, 89, 90, 91, 99. 4 Premtimet e pa filluara sipas numrit të premtimit: Premtimi nr. 2, 3, 7, 8, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 21, 23, 24, 25, 26, 27, 30, 31, 32, 38, 39, 40, 41, 42, 44, 45, 46, 47, 52, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 61, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 69, 71,75, 79, 80, 82, 83, 88, 93, 94, 95, 97, 98, 100.

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT - inpo-ks.org fileIniciativa për Progres - INPO Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë raport

Iniciativa për Progres - INPO

Raport i hulumtimit: “100 Premtimet e Shpend Ahmetit” ► 22

Përfundimi

Në këtë raport u analizua përmbushja e njëqind (100) premtimeve të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit që kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore, e që do të përmbusheshin gjatë mandatit të dytë.

Rezultatet e këtij raporti janë deri në këtë fazë, përkatësisht në vitin e parë qeverisës. Kryetari i Komunës së Prishtinës ka arritur ti realizoj plotësisht nëntë premtime, respektivisht 9% të premtimeve. Premtimet e realizuara janë: Qasja e qytetarëve në prokurim, themelimi i Drejtorisë së Parqeve, kuzhina popullore, shkolla në lagjen Arbëria, funksionalizimi i Muzeut Ibrahim Kodra, rritja e artit publik, vazhdimi i shërbimeve për banim të përbashkët nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe funksionalizimi i Ndërmarrjes Prishtina Parking.

Gjithashtu janë realizuar përgjysmë tetë (8) premtime të cilat janë: Pagesa e mbeturinave në komunë dhe miratimi i rregullores së re për mbledhje të mbeturinave, e-kioske nëpër bashkësi lokale, përfundimi i projektit të autobusëve dhe kontrata me operatorët privat, programe të lirimit të biletave të autobusëve për të moshuarit dhe studentët, projekte të ndryshme nëpër lagje, intervenime të vogla infrastrukturore nëpër lagje, zonimi i qytetit për shëndetësi primare dhe vazhdimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshat.

Përfundim tjetër i raportit është se janë njëzeteshtatë (27) premtime të filluara, përkatësisht janë marrë disa veprime simbolike në drejtim të realizimit të premtimit. Raporti vë në pah që pesëdhjeteshtatë (57) premtime nuk kanë filluar të realizohen, respektivisht nuk është marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të tyre.

Mund të përfundojmë që premtimet e realizuara deri në këtë fazë janë simbolike sa i përket punëve që është dashur të bëhen në drejtim të realizimit të premtimit, krahasuar me premtimet që pritet të realizohen, respektivisht realizimi i tyre ka ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve, mirëpo me këtë ritëm të punës i bije që deri në fund të mandatit do të realizohen plotësisht 36 premtime.

Andaj, përfundimisht ky raport shtron nevojën e jashtëzakonshme që ekzekutivi i Komunës së Prishtinës të punoj me intensitet të shtuar me qëllimin e vetëm që ti realizoj punët e premtuara, sidomos duke pasur parasysh faktin që një pjesë e madhe e premtimeve ende nuk ka filluar të realizohet dhe një shumicë nga to nuk mund të kryhet brenda një viti, duke pasur parasysh specifikat e premtimit dhe implikimeve buxhetore.