12
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria -Vlada - Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / Ministarstvo Trgovine i Industrije / Ministry of Trade and Idustry Departamenti i Industrisë - Divizioni për Politika Industriale Prishtinë, 2020 RAPORT NDIKIMI I PANDEMISË NË SEKTORIN C DHE PROPOZIMI I MASAVE

RAPORT - rks-gov.net

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

1

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria -Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / Ministarstvo Trgovine i Industrije /

Ministry of Trade and Idustry

Departamenti i Industrisë - Divizioni për Politika Industriale

Mars, 2020

Prishtinë, 2020

RAPORT

NDIKIMI I PANDEMISË NË

SEKTORIN C DHE

PROPOZIMI I MASAVE

Page 2: RAPORT - rks-gov.net

2 | P a g e

Hyrje

Ekonomia në nivel global ka pësuar rënie si pasojë e pandemisë globale COVID-19, krahas

gjendjes shëndetësore. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia COVID-19, vërehet me

ndalimin e pjesshëm të zhvillimit të aktiviteteve prodhuese e në veçanti me radhitjen e kërkesës

ku konsumatorët nuk blejnë produkte, përveç atyre ushqimore dhe të domosdoshme.

Sipas raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të Bankës Botërore, ekonomia e

Kosovës gjatë vitit 2020 parashihej të rritet me rreth 4%, mirë po për shkak të pandemisë

ekonomia e Kosovës parashihet të pësoj rënie për 4.5%.1

Në këtë raport do të analizojmë të dhënat e industrisë përpunuese në qarkullim, punësim, eksport

dhe import, për muajt, mars, prill dhe maj për vitin 2020 duke krahasuar me vitet 2019.

Në kohë pandemie fuqia blerëse në sektorë të caktuar ekonomik pëson rënie, andaj edhe vjen

deri te çrregullimi i ekuilibrit në mes të kërkesës dhe ofertës.

Pandemia ka ndikuar në krizë financiare te sektorët e industrisë përpunuese, e në veçanti te

sektori i drurit dhe mobileve, duke ditur se kërkesa (fuqia blerëse) në kohë krize, në këtë raste te

mobilet, është minimale. Pavarësisht kësaj, jo të gjithë sektorët e ekonomisë globale do preken

njëlloj nga kriza. Disa industri, si: industria farmaceutike, industria kimike dhe e kujdesit

personal, kane një rritje te dukshme te prodhimtarisë.

Kriza ekonomike në të cilën ka hyrë tashmë bota nuk është shkaktuar në ndonjë sektor specifik

i ekonomisë, por sot të gjithë sektorët e ekonomisë në çdo shtet janë të prekur. Për të ruajtur

vendet e punës, kontinuitetin e biznesit dhe likuiditetin e kompanive, ka nevoje për një pakete

të masave emergjente që është duke u zbatuar, por qe nuk është e mjaftueshme gjatë krizës

ekonomike:

1 Banka Botërore, Raporti i rregullt ekonomik i Ballkanit Perëndimor: Pranvera 2020

Page 3: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

3

Përshkrimi i gjendjes në industrinë përpunuese - Sektorin C, janar – prill 2019/2020

Për të pasqyruar një gjendje të sektorit të industrisë përpunuese në Kosovë ne kemi analizuar të

dhënat e bizneseve, përmes Indikatorëve matës të Eksportit, Importit dhe Qarkullimit. Analizat

e këtyre të dhënave tregojnë se institucionet shtetërore, edhe pas kalimit të situatës së

pandemisë, duhet të hartojnë programe apo strategji për ta ndihmuar zhvillimin e ekonomisë

dhe mirëqenien e qytetarëve.

1. Ndryshimi në Eksport, Import dhe Qarkullim, në katër muajt e parë të vitit 2019

dhe 2020

Çrregullimi i vlerës dhe kërkesës së konsumatorëve vërtetohet me ulje të vlerës së qarkullimit,

asaj të eksportit dhe vlerës së importit të lëndës së parë.

Eksporti, importi dhe qarkullimi kanë treguar rënie të konsiderueshme në muajt mars dhe prill të

vitit 2020 krahasuar me vitin 2019.

Figura 1. Ndryshimi mes vitit 2019/2020, shprehur në përqindjen në eksport, import dhe qarkullim, për

muajt janar, shkurt, mars dhe prill

Burimi: ATK, përpunuar nga MTI/ DI

Eksporti në muajt janar dhe shkurt ka pasur rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2019

deri sa në muajin mars rritja ka qen e nivelit të ulët me ndryshim nga viti 2019 për 8.77%.

Pandemia COVID – 19, ka ndikuar në uljen e eksporti ku në muajin prill krahasuar me vitin 2019

në vitin 2020 eksporti ka pësuar rënie për 11.52%.

Muaji janar dhe shkurt i vitit 2020, krahasuar me vitin 2019 në import ka pasur rritje deri në 16%,

derisa muaji Mars i vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 kanë treguar rënie për 12.84%, rënia ka

vazhduar në muajin prill me 34.35%.

Janar, 2019/2020 Shkurt, 2019/2020 Mars, 2019/2020 Prill, 2019/2020

Eksporti 23.25 49.41 8.77 -11.52

Importi 16.16 13.18 -12.84 -34.35

Qarkullimi 26.27 5.32 -20.61 -89.00

23.25

49.41

8.77

-11.52

16.16 13.18

-12.84

-34.35

26.27

5.32

-20.61

-89.00

Ndryshimi mes vitit 2019 / 2020shprehur në %

Page 4: RAPORT - rks-gov.net

4 | P a g e

Qarkullimi është një ndër indikatorët kryesor i cili tregon zhvillimin e aktiviteteve dhe trendin e

zhvillimit të bizneseve si ato eksportuese edhe bizneset tjera të cilat nuk eksportojnë ose

importojnë.

Nga figura 1, vërejmë se bizneset në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, në muajin shkurt kanë

pasur rritje të lehët në qarkullim me vetëm 5.32% derisa muaji mars ka pësuar rënie për 20.61%

i përcjellë nga muaji prill me rënie të lartë deri 90%.

Page 5: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

5

1.1 Ndryshimi në Importe, janar-prill 2019/2020

Të dhënat për ndryshimet në importe për periudhën katër mujore, janar-prill, të viteve 2019/2020

tregojnë se një rënie e madhe në nësektorët përpunues është shënuar në muajt mars dhe prill

2020. muaji Mars i vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 kanë shënuar rënie për 12.84% dhe rënia

ka vazhduar, pra është trefishuar, në muajin Prill me vlerë prej 34.35%.

Krahasimi i të dhënave në importe, për muajin prill 2019 me të dhënat e muajit prill 2020 tregon

se rënie më e theksuar është shënuar në nësektorin e “Veshëmbathje të këmbëve” me (-81.26%)

nga 3.58%, sa ishte në janar 2019/2020. Një rënie e theksuar e importeve është shënuar edhe te

nënsektori i “Metaleve bazë dhe artikuj prej tyre” me (-60.68%) nga 41.97% sa ishte në janar

2019/2020. Nënsektori “Tekstil dhe artikuj prej tekstili” nga një ndryshim pozitiv i importeve,

që në janar 2019/2020 ishte 21.81% ka shënuar rënje në (-54.39%).

Figura 2. Ndryshimi mes vitit 2019/2020, në import për muajt, janar, shkurt, mars dhe prill

Burimi: ATK, përpunuar nga MTI/ DI

Janar2019/2020 (%)

Shkurt2019/2020 (%)

Mars2019/2020 (%)

Prill2019/2020 (%)

4. Ushqime të përg. Pije dhe duhan 12.13 25.92 12.65 -5.02

5.Produkte minerale 9.86 -3.43 -35.49 -54.32

6.Produkte të industrisë kimike -5.86 33.92 8.70 -3.06

7.Plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre 10.51 19.22 -20.07 -32.01

8.Lëkurë dhe artikuj prej tyre -16.11 21.15 -51.01 -54.97

9.Druri dhe artikuj druri 28.38 26.74 -21.38 -35.16

10.Letër dhe artikuj prej letëre -5.22 2.40 -1.89 -8.29

11.Tekstil dhe artikuj tekstili 21.81 10.21 -33.86 -54.39

12.Veshëmbathje të këmbëve 3.58 14.67 -41.48 -81.26

15.Metale bazë dhe artikuj prej tyre 41.97 -5.34 -35.90 -60.68

12

.13 25

.92

12

.65

-5.0

2

9.8

6

-3.4

3

-35

.49

-54

.32

-5.8

6

33

.92

8.7

0

-3.0

6

10

.51

19

.22

-20

.07

-32

.01-1

6.1

1

21

.15

-51

.01

-54

.97

28

.38

26

.74

-21

.38

-35

.16

-5.2

2

2.4

0

-1.8

9

-8.2

9

21

.81

10

.21

-33

.86

-54

.39

3.5

8 14

.67

-41

.48

-81

.26

41

.97

-5.3

4

-35

.90

-60

.68

NDRYSHIMI NË IMPORT, 2019/2020

Page 6: RAPORT - rks-gov.net

6 | P a g e

1.2 Ndryshimi në Eksporte, janar-prill 2019/2020

Krahasimi i dhënave në eksporte, te nën sektorët e industrisë përpunuese, për periudhën kohore

janar-prill 2019/2020 tregon për një rënie të madhe të nën sektorit të “Ushqimeve të përgatitura,

pije dhe duhan”, nga 98.66% në (-14.15%). Rënie e theksuar, për këtë periudhë kohore, është

shënuar edhe në eksportin e “Tekstilit dhe artikujve prej tekstili” nga 41%, sa ishte ndryshimi

në janar 2019/2020 në (-51.28%) si dhe në atë të “Lëkurës dhe artikuj prej tyre” nga 0.58% në

(- 62.43%) edhe pse shohim se në muajin shkurt kemi pasur një ngritje të eksportit prej 130.39%.

Përveç rënies, për këtë periudhë kohore, krahasimi i të dhënave 2019/2020 në industrinë

përpunuese, ka shënuar edhe ngritje të vlerës së eksporteve. Kështu vlera në eksporte, te nën

sektori i “Produkteve të industrisë kimike” nga 84.59%, sa ishte ndryshimi në muajin janar, në

muajin prill është ngritur në 311.50%. Gjithashtu, në këtë krahasim, ngritje e vlerës është shënuar

edhe te nën sektori i “Letrës dhe artikujve prej letre” nga (-25.97 %) në 11.28%, në muajin prill

2019/2020.

Figura 3. Ndryshimi mes vitit 2019/2020, në eksport për muajt, janar, shkurt, mars dhe prill

Burimi: ATK, përpunuar nga MTI/ DI

Janar

2019/2020 (%)

Shkurt

2019/2020 (%)

Mars

2019/2020 (%)

Prill

2019/2020 (%)

4. Ushqime të përg. Pije dhe duhan 98.66 10.11 -19.59 -14.15

5.Produkte minerale -19.06 -59.35 -40.55 -69.66

6.Produkte të industrisë kimike 84.59 51.62 117.27 311.50

7.Plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre 25.72 25.53 0.00 -16.81

8.Lëkurë dhe artikuj prej tyre 0.58 130.69 -67.77 -62.43

9.Druri dhe artikuj druri -8.85 54.63 -16.91 -58.79

10.Letër dhe artikuj prej letëre -25.97 -53.45 -20.05 11.28

11.Tekstil dhe artikuj tekstili 41.11 25.23 -35.51 -51.28

12.Veshëmbathje të këmbëve -11.92 -41.08 58.39 -30.94

15.Metale bazë dhe artikuj prej tyre 37.99 134.39 42.28 -6.43

98

.66

10

.11

-19

.59

-14

.15

-19

.06

-59

.35

-40

.55

-69

.66

84

.59

51

.62

11

7.2

7

31

1.5

0

25

.72

25

.53

0.0

0

-16

.81

0.5

8

13

0.6

9

-67

.77

-62

.43-8

.85

54

.63

-16

.91

-58

.79

-25

.97

-53

.45

-20

.05

11

.2841

.11

25

.23

-35

.51

-51

.28-1

1.9

2

-41

.08

58

.39

-30

.94

37

.99

13

4.3

9

42

.28

-6.4

3

NDRYSHIMI NË EKSPORT, 2019/2020

Page 7: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

7

1.3 Ndryshimi në Qarkullim, janar-prill 2019/2020

Përveç eksportit dhe importit një indikatorë tregues për gjendjen e sektorëve për periudhën

krahasuese janar-prill 2019 dhe janar-prill 2020 është edhe pasqyra e vlerës së qarkullimit.

Muajt mars dhe prill të vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, te nën sektorët e industrisë

përpunuese, kanë treguar rënie të konsiderueshme në qarkullim. Nëse marrim totalin e gjithë nën

sektorëve përpunues vërejmë se muaji janar i vitit 2020 krahasuar me muajin janar të vitit 2019

ka rritje për 26.5%, përderisa me rritje më të vogël është muaji shkurt, ku krahasuar me vitin

2019 në vitin 2020 rritja ka qen vetëm 9.2% të vlerës së qarkullimit.

Rënia në qarkullim, te nën sektorët e industrisë përpunuese, është shënuar në dy muajt tjerë,

mars dhe prill. Vlera e qarkullimit, gjatë muajit mars të vitit 2019, krahasuar me muajin mars të

vitit 2020 ka pasur rënie për 17.52% derisa muaji prill ka thelluar rënien në qarkullim për

42.65%.

Të dhënat e paraqitura në Fig. 4 tregojnë se prodhimi i produkteve të duhanit është nën sektori

që e ka ulë më së tepërmi vlerën e qarkullimit. Ndryshimi i vlerës qarkulluese të këtij nën sektori

në janar 2019/2020 ishte 442.5%, në shkurt 427.93%, në muajin mars ka shënuar rënie në

(-85.84%) përderisa në muajin prill, 2019/2020, kemi një ngritje të lehtë, krahasuar me

ndryshimin në muajin paraprak, ku vlera e qarkullimit është (-1.03%).

Nën sektori i radhës, që ka shënuar rënie, në vlerën e qarkullimit është “Riparimi dhe instalimi i

makinerive dhe pajisjeve” te i cili ndryshimi 2019/2020 në muajin janar ishte 150.9% ndërsa në

muajin mars kishte rënie në (-73.05 %) dhe në muajin prill kjo vlerë ishte (-55.05%).

Nën sektori i prodhimit të lëkurës ka shënuar rënie në vlerën e qarkullimit, nga 78.5% në janar

në (-73.35%) në muajin prill 2019/2020. Rënie e menjëhershme te ky nën sektorë është vërejtur

edhe në muajin shkurt, (-14.07%) dhe në muajin mars (-12.79%). Një rënie e ngjashme, në vlerën

e qarkullimit, është shënuar edhe te nën sektori i “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike”,

nga 79.7%, që ishte në muajin janar, në (-53.59%) në muajin prill 2019/2020.

Page 8: RAPORT - rks-gov.net

8 | P a g e

Figura 4. Ndryshimi mes vitit 2019/2020, në qarkullim për muajt, janar, shkurt, mars dhe prill

Burimi: ATK, përpunuar nga MTI/ DI

Page 9: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

9

1.3.1 Ndryshimi në qarkullim, në mes të muajve, janar - prill 2020

Qarkullimi është një ndër indikatorët i cili tregon funksionimin e një sektori, në këtë rast në

figurën 5, është pasqyruar ndryshimi në qarkullim i nën sektorëve të industrisë përpunuese për

muajt, shkurt, mars dhe prill 2020. Analiza e të dhënave në mes të muajve, për vitin 2020 na

ofron një pasqyrë të gjendjes së sektorëve në fillim të vitit, pa COVID -19 dhe gjatë dy muajve

tjerë kur ka fillua ndikimi i pandemisë.

Nën sektori i “Prodhimit të produkteve të duhanit” ka ndryshimin më të madh pozitiv, në kuadër

të nën sektorëve të prodhimit, NACRev2, në mes të muajt mars dhe prill, në vlerë prej 164.82

% përderisa në muajin shkurt dhe mars ky ndryshim ishte (- 93.42%). Përveç nën sektorit të

duhanit i cili ka shënuar ngritje mbi 100%, ngritje është shënuar edhe te “Prodhimi i produkteve

kimike” me 1.50% dhe “Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike”

me 3.72%.

Në përgjithësi muaji prill ka pasur rënie të lartë në qarkullim në nën sektorët e industrisë së

prodhimit. Ndër sektorët të cilët ka pasur rënie më të lartë krahasuar me muajin mars janë:

prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure me rënie për 74.35%, pastaj nën sektori i prodhimit

të pajisjeve elektrike me rënie për 65.42%, prodhimi i tekstilit me 58.91%, nën sektori i riparimit

dhe instalimit të makinave dhe pajisjeve ka pësuar rënie për 55.58%, veshjeve me 52.94%,

“prodhimi tjetër p.k.t” ka pasur rënie për 49.44%, “prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve” me rënie

për 45.55%, nën sektori i prodhimit të mobileve ka pasur rënie për 42.41% etj.

Page 10: RAPORT - rks-gov.net

10 | P a g e

Figura 5. Ndryshimi në vitin 2020, në qarkullim, mes muajve, janar, shkurt, mars dhe prill

Burimi: ATK, përpunuar nga MTI/ DI

Page 11: RAPORT - rks-gov.net

Ndikimi i Pandemisë COVID -19, në Industrinë Përpunuese

11

Subvencionimi i normave të interesit për nën sektorët e industrisë

përpunuese (sektori c)

Nga të gjitha diskutimet dhe dokumentet e analizuar nga vendet tjera, ndër masat kryesore për

rimëkëmbje ekonomike është masa “Lehtësimi i qasjes në financa”. Për të analizuar më tutje këtë

masë, në këtë dokument jemi fokusuar te nën masa e programit të Qeverisë 2020-2023

“Subvencionimi i normave të interesit për sektorë të caktuar bazuar në një plan strategjik të

përgatitur nga akterët relevantë”.

Shumë vende të BE-së janë duke përgatitur ose kanë zbatuar tashmë skema specifike duke

përdorur instrumente financiare për të luftuar efektet negative të COVID-19 në ekonomi dhe

ruajtjen e vendeve të punës.

Skemat e mbulimit të interesit shpesh përdoren nga qeveritë e vendeve tjera në raste të krizave

apo edhe për të nxitur zhvillimin e sektorëve të caktuar.

Të dhënat në nivelin e 10-33 të industrisë përpunuese, të viteve paraprake ndihmojnë në

orientimin e përkrahjes financiare të nën sektorëve të caktuar të industrisë përpunuese.

Nën sektorët prodhues kanë efekt “shumëzues” për krijimin e vendeve të punës

Një ndër indikatorët i cili është analizuar në këtë raport dhe që është i një rëndësie të veçantë,

është punësimi, pasi që Sektori C- Industria përpunuese, merr pjesë me 10.03%2 në shkallën e

punësimit, sipas aktivitetit ekonomik. Nëse marrim për bazë edhe faktorët tjerë mundë të themi

se nën sektorët prodhues kanë efekt “shumëzues” për krijimin e vendeve të punës në sektorët

tjerë.

Nga totali i ndërmarrjeve të industrisë përpunuese, mikro ndërmarrjet dominojnë me 85.5%,

pastaj kemi ndërmarrjet e vogla me 12.65%, ndërmarrjet e mesme me 1.74% dhe ndërmarrjet

e mëdha me 0.15%.

Subvencionimi i kredive në mbulim të interesit të ndërmarrjeve (3,396 ndërmarrje), me nga 75%,

në sektorin prodhues, për 5 vite, buxhetit të Kosovës do t’i kushtonte 50,110,404.00 Euro. Ndërsa

mbulimi i kredive për 5 vite, për 50% të ndërmarrjeve të sektorit të industrisë përpunuese (2,264

ndërmarrjeve), buxhetit të Kosovës do t’i kushton 33,406,936.00 Euro.

Propozimet për format e mbulimit të këtyre kredive:

- Mundësi që “Fondi i mbulimit të interesit kreditorë”, të ndërlidhet me “Fondin Kosovar

për Garanci Kreditore”;

- Të lidhen marrëveshje me bankat duke specifikuar kushtet dhe kriteret për ndërmarrjet të

cilat aplikojnë për kredi përmes këtij fondi;

- Në marrëveshje me bankat të shikohen mundësitë për uljen e normave të interesit dhe

zgjatjen e periudhës së kthimit të kredisë.

2 Raport, Sektori C, Industria Përpunuese 2018, MTI – Departamenti i Industrisë

Page 12: RAPORT - rks-gov.net

12 | P a g e

Propozimet të cilat mund të jenë pjesë e strategjisë ose masave për rimëkëmbjen

ekonomike

- Të ofrohet mbështetja e likuiditetit për ndërmarrjet që përballen me mungesë të

likuiditetit. Mbështetja e ofruar duhet të jetë përmes skemave të garancisë publike dhe

lirimeve tatimore.3

- Me qëllim të rimëkëmbjes së sektorëve të industrisë përpunuese, propozohet të

krijohet fondi për përkrahje financiare (fondi të jetë i ndarë në dy pjesë, grande dhe

mbulimin e interesit të kredive).

Mundësi tjetër është që Fondit për Garanci Kreditore në Kosovë të ketë edhe

komponentin e mbulimit të interesit të kredive).

- Të ofrohen zbritje tatimore (për periudhën e pandemisë dhe 6 muaj pas pandemisë)

për sektorin e industrisë përpunuese.

Të përdoren masa nxitëse për rritjen e kërkesës si:

- Të ulen normat e kredive për ekonomitë familjare nga 6.8%, sa janë aktualisht në 3 %;

- Të mundësohet shfrytëzimi i një përqindje (10 deri 20 %) e Trustit Pensional nga pjesa

e kontributit të punëtorit.

3 Raport mbi përgjigjen gjithëpërfshirëse të politikës ekonomike ndaj pandemisë COVID-19,

https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2020/04/09/report-on-the-comprehensive-

economic-policy-response-to-the-covid-19-pandemic/