Upload
hoangtram
View
251
Download
3
Embed Size (px)
Citation preview
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
RAPORT PARAPRAK I SONDAZHEVE ARKEOLOGJIKE NË FSHATIN DUKAJ TË TEPELENËS
Përmbledhje e lëndës 1. Përshkrimi gjeografik i zonës ku ndodhet objekti
2. Të dhëna mbi objektin
3. Potenciali arkeologjik i zonës
4. Zona e gërmimit të shpëtimit
5. Metodologjia e gërmimit
6. Rezultati i gërmimit
7. Rekomandime
8. Bibliografi
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
1. Përshkrimi gjeografik i zonës
Zona ku është identifikuar vendbanimi arkeologjik ndodhet pranë fshatit Dukaj (Tepelenë), i
cili nga banorët vendës quhet "Luadh", në krahun e djathtë të rrugës kur shkon nga Tepelena
për në Dukaj, rreth 800 m pa hyrë në fshat.
Vendbanimi ndodhet
rreth 350 m mbi
nivelin e detit, buzë
një kodre e cila është
pjesërisht e zhveshur
nga vegjetacioni, ku
përballë ndodhet mali
i Komtirit 1616 metra
i lartë dhe rreth 300
m në perëndim
gjendet liqeni
artificial i fshatit.
Vetë fshati Dukaj në jug kufizohet me fshtin Turan, në lindje me lumin e Vjosës, në perëndim
me malin e Komtirit dhe veriperëndim me fshtin e Salarisë. Pothuajse e gjithë zona përreth
është kodrinore malore, me vegjetacion të ulët të përbërë kryesisht nga shkurre mesdhetare
me gjelbërim të përhershëm. Përjashtim bën një zonë e vogël fushore buzë Vjosës që shtrihet
midis fshatit Dukaj
dhe Memaliaj -
Fshat. Rruga që nis
nga Tepelena
përshkon fshatrat
Veliqot, Turan,
Dukaj e Salari, për
të vazhduar më pas
me fshatrat
Matohasanaj e
Sinanaj të
Tepelenës dhe
vazhdon në drejtim
të fshatrave të
zonës së Vlorës.
Pamje e zonës ku u zbulua vendbanimi arkeologjik pranë fshatit Dukaj, Tepelenë. Foto-Korrik, 2015.
Hartë skematike e vendndodhjes së vendbanimit arkeologjik.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
2. Të dhëna mbi objektin
Zbulimi i këtij vendnbimi është bërë në mënyrë të rastësishme gjatë inspektimit të
monumeteve të kulturës që ndodhen në këtë zonë nga specialisti i Drejtorisë Rajonale të
Kulturës Kombëtare, Sektori -
Tepelenë, Z. Taulant Rama.
Njoftimi mbi zbulimin në mënyrë
rastësore të këtij vendbanimi në
fshatin Dukaj të rrethit të Tepelenës u
bë nga DRKK - Gjirokastër me anë të
shkresës Nr. 60 prot. dt. 27.01.2015,
bashkëlidhur relacioni me fotot e
përkatëse dhe në këtë kuadër
specialistët e ASHA në bashkpunim
me specialistin e DRKK Gjirokastër -
Sektori Tepelenë inspektuan zonën për
të verifikuar në terren situatën dhe
mbajtën procesverbalin përkatës (nr.
prot. 213/2, dt. 27/03/2015).
Pasi u përgatit relacioni mbi situatën e
konstatuar në terren, u kalua për
miratim në mbledhjen e radhës së
Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
Në mbledhjen e datës 13.05.2015, me
anë të vendimit Nr. 35, pika I, bazuar
në relacionin e verifikimit në terren të
kryer nga ASHA në bashkëpunim me
DRKK - Gjirokastër, vendosi
realizimin e sondazheve arkeologjike
për të përfituar informacionet e
nevojshme dhe dokumentimin e
gjetjeve in situ.
Gjithashtu, në vitin 2013 arkeologët e
Institutit Arkeologjik - Qendra e
Studimeve Albanologjike, Rudenc
Ruka dhe Ilirian Gjipali, gjatë
vëzhgimeve arkeologjike
sipërfaqësore identifikuan shumë
pranë këtij vendi mbetje ashklash
Gjatë verifikimit në terren në muajin Mars 2015.
Gjendja e strukturave në momentin e verifikimit nga specialistët e ASHA dhe DRKK - Gjirokastër, Mars 2015.
Fragmente të shumta tjagullash dhe tullash në sipërfaqe.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
stralli, pjesë veglash prej stralli dhe qeramike duke e identifikuar këtë sit me një vendbanim
prehistorik me gjetje të periudhës Paleolitike dhe të periudhës së Bronzit1.
3. Potenciali arkeologjik i zonës
Zona e fshatit Dukaj dhe përreth tij, është një zonë shumë e pasur me site arkeologjike, duke
filluar nga prehistoria deri në
Antikitetin e Vonë, e favorizuar kjo
edhe nga pozicioni gjeografik i
fshatit si dhe rruga që ka kaluar në
këtë zonë qysh nga periudha antike,
e cila niste nga Apolonia dhe
vahdonte për në luginën e Drinosit, e
më pas në Greqi2. Vendbanimet
arkeologjike dhe fortifikimet e kësaj
zone janë:
Luadh, Dukaj. Stacioni Prehistorik
i Luadhit ndodhet në afërsi të fshatit Dukaj në krahun e djathtë të rrugës kur shkon nga
Tepelena për në Dukaj, pranë të cilit ndodhet edhe një Çezmë. Për herë të parë, ky sit, është
vizituar nga R. Ruka, në vitin 2013, i cili e identifikoi këtë si sit Prehistorik. Materiali
arkeologjik në këtë sit përfaqësohet nga strallet dhe qeramika. Një pjesë e materialit
arkeologjik është vënë në dispozicion nga identifikuesit e tij. Këto materiale konsistojnë në
ashkla dhe bërthama stralli si edhe disa fragmente qeramike, të përfaqësuara nga parete
enësh. Në materialin e pabotuar R. Ruka ka bërë një datim, sipas të cilit strallet u përkasin tri
periudhave të ndryshme
Prehistorike, pra këtu kemi stralle që
i përkasin Paleolitit të mesëm,
Paleolitit të sipërm dhe epokës së
Bronzit.
Lajth, Dukaj. Vendi i quajtur Lajth
ndodhet në majën e një kodre
shkëmbore në krahun e majtë të
rrugës kur shkon nga fshati Dukaj
për në Qytezën antike, rrëzë malit të
1 Rudenc Ruka, Ilir Gjipali, Michael L. Galaty and Novruz Bajramaj "Lithics at one end of Circum-Adriatic: case studies from
the southermost Albanian coastal lowland" in International Congress of Albanian Archaeological Studies, Tiranë 2014. 2 . Jovan Adami, Rrugët e Shqipërisë në kohën antike, Buletin për Shkencat Shoqërore, 1, Tiranë: 1953, f. 36 –
65.
Pamje e zonës ku ndodhen e gjurmët e vendbanimit prehistorik të zbuluar nga arkeologët e IA dhe vendbanimi i zbuluar nga DRKK - Gjirokastër. Foto-Mars 2015.
Pamje e kodrës së Luadhit, pranë fshatit Dukaj ku ndodhet stacioni prehistorik.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Dukajt. Është vizituar dhe identifikuar për herë të parë rastësisht nga R. Ruka në vitin 2011
dhe mendohet të jetë i periudhës së Neolitit. Matriali arkeologjik i gjetur në sipërfaqe
përfaqësohet më tepër nga ashkla stralli, ndërsa qeramika mungon.
Qyteza e Dukajt. Shtrihet mbi kodrën e quajtur kodra e Mallakastrës në veri të fshatit Dukaj.
Qyteza ndodhet në 300 m mbi nivelin e detit.
Kodra ngrihet në krahun e majtë të luginës
së Vjosës dhe i paraprin një vargu malor. Në
rrëzën e saj kalon rruga antike që përshkonte
anën e majtë të kësaj lugine.
Kjo qytezë është identifikuar për herë të parë
në vitin 1971. Atë vit u zbuluan disa gjetje
arkeologjike gjatë kryerjes së disa punimeve
bujqësore në fushën e Dukajt. Gjatë këtyre
punimeve u nxor një varr dhe më pas, duke
marrë shkas nga kjo gjë, u nxorën 9 varre,
një pjesë e mirë e të cilëve në atë kohë paraqitej me inventar të pasur, përveç tri varreve të
grabitur më parë. Gjetja e këtyre u dha shtysë arkeologëve të kontrollonin zonën përreth. Në
këtë qytezë nuk janë kryer gërmime arkeologjike që nga zbulimi i saj. Qyteza ka një sipërfaqe
rreth 0.5 ha. Në pjesën më të madhe të saj është e mbrojtur shumë mirë nga natyra dhe gjithashtu është e fortifikuar mjaft mirë nga mure të fuqishëm në pjesët e hapura natyrore. Në pjesët Lindore
dhe Perëndimore, shpatet e kodrës rrëzohen më një pjerrësi të madhe mbi përrenj të vegjël. Edhe
në pjesën Veriore shpatet bien po me të njëjtën pjerrësi në drejtim të fushës. Në pjesën jugore
ndeshim fortifikimin, i cili është rreth 80 m. i gjatë dhe 3.6 m. i gjerë. Një trakt i shkëputur muri ndodhet edhe në anën lindore. Gjatë linjës së mureve duket se muri ka qenë i pajisur me tri kulla.
Në bazë të kontureve të tij, fortifikimi merr formë kuadratike.
Për sa i përket datimit, arkeologu D. Komata, nisur nga materiali material arkeologjik i gjetur si, funde pitosash, buzë, vegje, e parete enësh të vogla si edhe tjegulla, për të cilat ai shprehet se i
përkasin shek. V – III para Kr3.
Kalaja e Matohasanajt. Kalaja antike e
Matohasanajt ndodhet në majën e një kurrizi
shkëmbor, i cili ngrihet në qendër të luginës të
fshatit Sinanajt. Kjo shtrihet midis shtratit të
lumit Vjosa dhe malit të Gribës. Një
pozicionim i tillë mundësonte kontrollimin e
pellgut gjeografik, por edhe kontrollin mbi
rrugën natyrore që vinte nga Amantia dhe
përshkonte shpatin lindor të malit për të dalë
në Epir dhe Maqedoni. Por, përveç këtij
3 .D. Komata, Gjetje të rastit në rrethin e Tepelenës. Buletin Arkeologjik 3, Tiranë: 1971, f. 244 – 245.
Fragment muri nga qyteza antike e Dukajt.
Pamje e njërës prej kullave të kështjellës së Matohasanajt.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
kontrolli që kjo kala kishte, studiues të ndryshëm janë të mendimit se kishte edhe si funksion
mbrojtjen e territorit të amantëve nga ana lindore.
Kjo kala quhet qytezë nga banorët e zonës dhe është evidentuar në vitin 1949, në ekspeditën
arkeologjike që instituti i shkencave ka organizuar në luginën e Vjosës, drejtuar nga S.
Anamali, sipas të cilit, në kohën e evidentimit, në qytetin e Matohasanajt shumica e mureve
ruhen në gjendje shumë të mirë. Pas zbulimit të saj, në këtë kala nuk janë bërë kurrë gërmime
arkeologjike apo ndërhyrje restaurimi, por studimet për këtë qendër nuk kanë munguar.
Studime të cilat janë bazuar në ato çfarë kanë mbetur mbi sipërfaqe dhe nga ndonjë gjetje e
rastit. Datimi i kësaj kalaje është bërë duke u bazuar vetëm në elementët arkitektonikë sepse
nuk janë kryer gërmime arkeologjike në mënyrë që të mund të bëhet një datim bazuar edhe në
materialin arkeologjik.
N. Ceka ka dhënë fillimisht një datim për këtë kala, i cili periudhën e parë, të ndërtimit të
mureve, e daton në gjysmën e
dytë të shek. V p.e.sonë, pasi
nga pikëpamja stilistike kjo
muraturë është e ngjashme me
muraturat e periudhave të
hershme të Amantias dhe Klosit.
Ndërsa periudhën e dytë N.
Ceka e daton rreth mesit të shek.
III p.e.sonë4.
Kalaja e Horës. Në fushën e
Dukajt, e cila shtrihet në veri të
fshatit me të njëjtin emër, në anën e majtë të luginës së Vjosës ndodhet Hora. Kjo kala ka
pozicion strategjik për kontrollin e rrugëve që kalonin në periudhën romake në këtë luginë.
Kjo kala fillon të përmendet qysh në vitet ’70, të shekullit të kaluar, nga V. Banga, i cili
shkruan se pranë nekropolit në fushën e hapur ndodhet një kala e vogël në formë katrore.
Shkas për identifikimin e kësaj kalaje u bë nxjerrja e disa varreve gjatë punimeve bujqësore
në fushë5.
Në kushtet e mungesës së gërmimeve arkeologjike, është shumë i vështirë një datim bazuar
në elementët arkitektonik, pasi në vend ne mund të shihen vetëm disa ledhe në formë katër
këndore për shkak të dëmtimeve që i janë bërë nga punimet bujqësore si dhe marrja e gurëve
për ndërtim. Edhe mungesa e gërmimeve e vështirëson dhënien e një datimi të saktë. Por,
duke u nisur materiali arkeologjik si tjegullat dhe qeramika, që i përkasin periudhës romake,
si edhe nga mjedisi ku ndodhet, ka mundësi të ketë shërbyer si një Castrum i periudhës
romake për ruajtjen e rrugëve. Pra kjo është një kështjellë që i ka fillesat e ndërtimit të saj në
periudhën romake.
4 .Ceka, Neritan. Qëndra të fortifikuar të Amantëve, Monumentet, 10, Tiranë: 1975, f. 21-62. 5 .Banga, Vasil. Kontribute për hartën arkeologjike të Tepelenës, Buletini arkeologjik, 3, Tiranë: 1971, f. 205 – 220.
Pamje e zonës ku ndodhet Kalaja e Horës (Castrumi).
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Kalaja e Zharrës. Kjo kala ngrihet në majën e kodrës shkëmbore me të njëjtin emër dhe me
lartësi 310 m, mbi nivelin e detit. Kodra ndodhet në perëndim të qytetit të Tepelenës në anën e
majtë të luginës së Vjosës dhe duke u zgjatur nga jugu në veri merrë formën e hundës. Shpatet e kodrës kanë pjerrësi të madhe, ku më e theksuar është në anën veriore, ndërsa në anën jugore
shpati zbutet pasi lidhet me kodrën e Veliqotit. Fillimisht H. Ceka ka shprehur mendimin se kjo
kala mund të jetë një nga fortifikimet e
Justinianit, por më vonë ai ndryshon
mendim dhe e lidh atë me familjet feudale
të shek. XIII – XIV të e. sonë. Më pas me
fillimin e gërmimeve arkeologjike në këtë
kala filloi të hidhej dritë mbi datimin e saj.
Përveç sistemit të fortifikimit, rol të madh
në datimin e kësaj kalaje ka dhënë
materiali arkeologjik i siguruar nga
gërmimet arkeologjike. Nëpërmjet
studimit të sistemit të fortifikimit, trajtës
së kullave dhe analizimit tipologjik të
materialit arkeologjik të përfituar nga gërmimet u arrit një datim i saktë dhe më i pranueshëm
nga i pari. Në lidhje me datimin e saj D. Komata shprehet se kjo kala i përket shekujve IV –
VI e. sonë6, datim të cilit ai i qëndron edhe në një studim të më vonë për këtë kala. Voselë, Turan. Në anën e majtë të rrugës kur shkon nga Tepelena për në Dukaj, në jug të fshatit Turan përballë kalasë së Zharrës është vendi i quajtur Voselë. Vosela është një tokë e punuar dhe
e tarracuar në rrëzën e kodrës së Majkoshit. Në një sipërfaqe të madhe toke, gjenden fragmente
tjegullash dhe qeramikë helenistike. Ky vendbanim është identifikuar gjatë viteve të periudhës komuniste, nga fundi i viteve ’60 të shek. XX, kur gjatë punimeve bujqësore kishin dalë pjesë
tjegullash dhe monedha të Epirit7. Pasi u identifikua ky vendbanim, materiali i tij është depozituar
në muzeun e Tepelenës dhe më pas nuk janë bërë më kërkime arkeologjike.
6 .Komata, Damjan, Kalaja e Zharrës, qendër e periudhës së vonë antike/ gërmime të vitit 1970, Buletin Arkeologjik, 3, Tiranë: 1971, f. 133 – 140. 7 . V. Banga, Kontribut për hartën arkeologjike të rrethit të Tepelenës, Vepër e përmendur, f. 213.
Fragment nga muri rrethues i kalasë së Zharrës.
Pamje e tarracave të venbanimit të Voselës, Turan.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
4. Zona e gërmuar
Në zbatim të vendimit Nr. 35, datë 13.05.2015 pika I të KKA - së dhe pasi u njoftua pushteti
lokal nga ana e DRKK - Gjirokstër, grupi i përbashkët i punës, gjatë periudhës 20 - 23 Korrik
2015, realizoi sondazhet arkeologjike
dhe dokumentimin e gjetjeve
arkeologjike në terren.
Duke qenë se in situ dalloheshin
qartë dy linja muresh, u hap nga një
sondazh pranë secilës me përmasa
1.5 m x 1.5 m.
Sondazhi Nr. 1. Ky sondazh u hap
pranë linjës së murit të identifikuar
me njësinë (S. 1 - 006) me drejtim
verilindje - jugperëndim. Si fillim sondazhi u piketua me përmasat 1.5 x 1.5 m por më vonë
u zgjerua në 1.5 x 2 m, për shkak të
situatës së shfaqur gjatë gërmimit.
Në fillim u gërmua shtresa
humusore (S. 1 - 001), pa material
arkeologjik dhe me trashësi që
varion nga 50 - 80 cm. Poshtë saj
del shtresa me material arkeologjik
(S. 1 - 002).
Materiali arkeologjik i kësaj shtrese
është i përzier, ku dominon periudha
e Antikitetit të Vonë dhe më pak
periudha Helenistike, e përfaqësuar
nga parete, funde enësh, buzë dhe grykë
pitosash, tjegulla e tulla të fragmentuara.
Shtresa përmban përveç materialit të
qeramikës edhe gurë të madhësive të
ndryshme si dhe gjurmë djegie. Nga
pastrimi i të gjithë sipërfaqes së kësaj
shtrese doli në pa një strukturë ovale me
përmasa 1.20 x 1.20 m, e rrethuar me
fragmente tullash të vendosura vertikalisht
dhe pjesa qendrore e mbuluar me gurë
mesatarë.
Pamje e terrenit para fillimit të sondazheve, Korrik 2015.
Piketimi i sondazhit Nr.1.
Pamje gjatë gërmimit të sondazhit Nr. 1.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76,
Kjo strukturë e identifikuar me njësinë (
një varri. Pas heqjes së pjesës mbuluese të përbërë nga gurë mesatarë doli një shtresë djegie
(S. 1 - 004), e cila rrethonte një amforë të
të Vonë në tabanin
mbështetës të saj, jep idenë
më tepër të një hambari për
prodhime bujqësore se sa të
një varri. Pasi riti i varrimit
në urna nuk praktikohet në
periudhën e Antikitetit të
Vonë, periudhë së cilës i
përket materiali konstruktiv i
objektit të zbuluar. Këtë
mendim e përforcon edhe
prania e një sasie të
konsiderueshme e pitosave
Pamje e strukturës ovale që doli në sondazhin Nr.1
Planimetria e sondazhit Nr. 1, sh. 1:20.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Kjo strukturë e identifikuar me njësinë (S. 1 - 003), u mendua nga arkeologët si struktura e
së pjesës mbuluese të përbërë nga gurë mesatarë doli një shtresë djegie
004), e cila rrethonte një amforë të përgjysmuar. Gjatë gërmimit të shtresës 004 nuk u
gjet asnjë objekt. Amfora e
përgjysmuar me diametër 30 cm dhe
lartësi 15 cm, u identifik
Nr. 1, mbështetej në një taban (
005) të ndërtuar me fragmente
tjegullash të periudhës së Antikitetit
të Vonë. Interesant është fakti se
gjatë pastrimit të pjesës së bre
të amforës nuk u gjet as
Mungesa e materialit arkeo
brenda amforës si dhe prania e
tjegullave të periudhës së Antikitetit
mbështetës të saj, jep idenë
më tepër të një hambari për
prodhime bujqësore se sa të
Vonë, periudhë së cilës i
Këtë
konsiderueshme e pitosave
të fragmentuar, të cilët shërbenin për
depozitimin dhe ruajtjen e prodhimeve
bujqësore. Gjithashtu, hapja e sondazhit
Nr. 1 nxori në pa edhe vazhdimin e linjës
së murit (S. 1 - 006), të identifikuar më
parë në terren nga specilistë të DRKK
Gjirokastër dhe ASHA.
pjesën e zbuluar nga sondazhi, muri arrin
gjatësin e 4 m dhe lartësi
Sondazhi Nr. 2. Sondazhi i dytë u hap
pranë linjës së dytë të murit (S. 2
identifikuar më parë gjatë verifikimit në
terren nga specialistët e DRKK
strukturës ovale që doli në sondazhin Nr.1.
Sondazhi Nr.1 në raport me murin (006).
Planimetria e sondazhit Nr. 1, sh. 1:20.
dua nga arkeologët si struktura e
së pjesës mbuluese të përbërë nga gurë mesatarë doli një shtresë djegie
Gjatë gërmimit të shtresës 004 nuk u
gjet asnjë objekt. Amfora e
përgjysmuar me diametër 30 cm dhe
lartësi 15 cm, u identifikua si varri
Nr. 1, mbështetej në një taban (S. 1 -
005) të ndërtuar me fragmente
tjegullash të periudhës së Antikitetit
të Vonë. Interesant është fakti se
gjatë pastrimit të pjesës së brendshme
të amforës nuk u gjet asnjë objekt.
Mungesa e materialit arkeologjik
brenda amforës si dhe prania e
tjegullave të periudhës së Antikitetit
të fragmentuar, të cilët shërbenin për
depozitimin dhe ruajtjen e prodhimeve
ithashtu, hapja e sondazhit
Nr. 1 nxori në pa edhe vazhdimin e linjës
006), të identifikuar më
parë në terren nga specilistë të DRKK -
Gjirokastër dhe ASHA. Së bashku me
pjesën e zbuluar nga sondazhi, muri arrin
gjatësin e 4 m dhe lartësi maksimale 1 m.
Sondazhi i dytë u hap
pranë linjës së dytë të murit (S. 2 - 004), të
identifikuar më parë gjatë verifikimit në
terren nga specialistët e DRKK - Gjirokstër
Sondazhi Nr.1 në raport me murin (006).
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
dhe ASHA. Përmasat e sondazhit Nr.
2 janë 1.5 m x 1.5 m dhe thellësi
maksimale 0.90 m. Gjatë gërmimit u
arrit të identifikoheshin tre njësi
stratigrafike të emërtuara S. 2 - 001, S.
2 - 002 dhe S. 2 - 003. Njësia e parë
(S. 2 - 001), rreth 0.60 m trashësi,
lidhet me shtresën e sipërme të krijuar
nga depozitimet e dherave si rezultat i
erozionit, në të cilën mungojnë gjetjet
arkeologjike. Më pas vjen njësia e dytë
(S. 2 - 002), me trashësi maksimale
0.30 m, në përbërje të së cilës pati material arkeologjik të përbërë kryesisht nga fragmente
tjegullash, pak funde enësh dhe parete. Materiali arkeologjik është i përzier, ku dominon
periudha e Antikitetit të
Vonë dhe më pak ajo
Helenistike. Interesant është
fakti se poshtë tjegullave
gjenden gjurmë djegie të
cilat me shumë mundësi
lidhen me fazën e fundit të
këtij vendbanimi, periudhën
e Antikitetit të Vonë, pasi
edhe tjegullat janë të po
kësaj periudhe kohore.
Ndërsa materiali i periudhës
Romake mungon plotësisht.
Në po të njëjtën shtresë, në anën perëndimore të sondazhit u zbulua një fragment muri (S. 2 -
003), i ndërtuar me gurë
mesatarë dhe të palidhur me
llaç, i cili dukhet të jetë
vazhdim i linjës sipërfaqësore
të murit të zbuluar më parë
gjatë verifikimeve në terren nga
specialitët e ASHA dhe DRKK
- Gjirokastër. Pas heqjes së
shtresës me material
arkeologjik, në thellësinë 1 m
arrihet shtresa natyrore. Duhet
theksuar se krahasuar me
sondazhin Nr. 1, materiali në
këtë sondazh ishte më i pakët.
Pamje para fillimit të sondazhit Nr.2.
Sondazhi Nr.2, shtresa (001).
Pamje e sondazhit Nr.2, pas përfundimit.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
5. Metodologjia
Metodologjia e përdorur gjatë gërmimit plotëson kushtet e gërmimit arkeologjik të kërkuara
nga "Rregullore mbi kriteret e ushtrimit të profesionit të arkeologut. Kriteret e gërmimit,
dokumentimit dhe arkivimit të të dhënave dhe materialeve arkeologjikë" miratuar me vendim
nr. 2, dt. 30.01.2009 të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
Para fillimit të punimeve u
dokumentua situata e terrenit
me anë të fotografimit dhe e
njëjta gjë u bë pasi përfundoi
i gjithë procesi arkeologjik.
Pasi u bë fotografimi
paraprak i terrenit, u
piketuan vendet e kryerjes së
dy sondazheve të cilët u
hapën pranë secilës nga
linjat e mureve. Sondazhet u
emërtuan me numrat rendorë
Sondazhi Nr1 dhe Sondazhi
Nr. 2. Gërmimi i sondazheve u krye duke gërmuar sipas modelit standard për gërmimet
arkeologjike sistematike, duke e hequr dheun me shtresa. Të gjitha shtresat e gërmuara morën
nga një numër të veçantë treshifror, sipas sondazheve përkatëse, duke filluar nga 001 deri në
006, e cila përkon me tabanin natyror shkëmbor të terrenit.
Gjatë gërmimit të sondazheve u punua me kazmë, kryesisht u përdorën kazma të vogla,
lopatë, mistri, trekëndësha dhe furça për pastrim. Me anë të GPS u morën pikat për secilin
nga sondazhet e hapura. Pas përfundimit të sondazheve u bënë fotografitë me tabelë dhe
zhalon dhe gjithashtu u bënë
dhe matjet, rilevimet e
strukturave dhe vizatimi i tyre
në shkallë 1:10 m. I gjithë
materiali arkeologjik i dalë
nga sondazhet, u grumbullua
sipas shtresave dhe
kuadratëve përkatës për t'u
dokumentuar dhe regjistruar
në zyrat e ASHA. Për çdo
njësi stratigrafike, u plotësua
skeda përkatëse.
Gjatë gërmimit të sondazhit Nr.2, Korrik 2015.
Gjatë gërmimit të sondazhit Nr.1.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Pas përfundimit të procesit të gërmimit dhe dokumntimit të dy sondazhet e hapura u mbuluan
përsësi me dheun e tyre, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mëtejshme të këtij vendbanimi
të ri arkeologjik.
6. Rezultati i gërmimit.
Pasi përfundoi gërmimi i të dy sondazheve, u arrit të grumbullohej informacion i
konsiderueshëm për të ndërtuar një kronologji të vendbanimit. Sondazhi Nr. 1, pati më tepër
material arkeologjik të përbërë kryesisht nga forma enësh të mëdha dhe më pak enë fine. Po
ashtu, ajo që bie në sy është
gjetja me shumicë e pitosave
të fragmentuar. Në sondazhin
Nr. 2 u gjet më pak material
arkeologjik se në sondazhin
Nr. 1, megjithatë, është me
shumë interes për sa i përket
datimit. Gjithashtu, materiali
arkeologjik paraqitet i përzier
në të dy sondazhet, ku në të
njëjtin kontekst gjenden
fragmente tjegullash të
periudhës Helenistike dhe të
Antikitetit të Vonë.
Në lidhje me kronologjinë e këtij vendbanimi, paraprakisht, duke gjykuar nga materiali
arkeologjik i gjetur, mund të themi se fillesat i ka në periudhën Helenistike. Materiali i kësaj
periudhe ka shumë ngjashmëri me materialin e gjetur në Qytezën e Dukajt, vendbanim i cili
ndodhet rreth 2 km në vijë ajrore nga vendbanimi ku u kryen sondazhet arkeologjike. Po
ashtu, ka shumë ngjashmëri me materialin e gjetur në sipërfaqe në vendbanimin e hapur të
"Voselës", në fshatin Turan. Nisur edhe nga prania e linjave të mureve dhe pozicioni
gjeografik i këtij vendi, me shumë mundësi, duhet të ketë funksionuar si një vilë ose
vendbanim i hapur i periudhës Helenistike dhe muret kanë shërbyer për tarracimin e vendit
Pamje e punës për mbulimin e sondazhit Nr. 2, pas përfundimit të gërmimit dhe dokumentimit. Sondazhi Nr.1, i mbuluar.
Pamje e sondazhit Nr.1, njësia 005.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
për shkak të pjerësisë së theksuar që paraqet. Mundësia që të ketë funksionuar si fortifikim
është shumë e vogël, pasi në këtë periudhë egzistonte fortifikimi i "Qytezës së Dukajt" dhe
nuk është e logjikshme të kishte një tjetër fortifikim në një distancë kaq të afërt, e aq më tepër
pozicionin dhe sipërfaqen shumë të vogël që ka ky vendbanim.
Pas periudhës Helenistike, venbanimi duhet të jetë braktisur, për t'u përdorur përsësri në
Antikitetin e Vonë. Ky përfundim vjen pasi në të dy sondazhet e hapura nuk është gjetur
asnjë material arkeologjik i periudhës Romake. Ndërprerja e vazhdimësisë së vendbanimit,
shpjegohet me faktin se në këtë periudhë ka funksionuar kalaja e "Horës", ose Castrumi, i cili
gjendet rreth 2.8 km larg në disctancë ajrore, në verilindje, në fushën e fshatit Dukaj pranë
Vjosës. Pra, në këtë periudhë edhe vendbanimi është zhvendosur pranë fushës së Dukajt, një
fenomen i njohur për periudhën Romake, kjo për shkak të sigurisë që ofronte ushtria e
Romës.
Fund ene e periudhës Helenistike. Fund ene e periudhës Helenistike.
Tjegull e periudhës Helenistike. Tjegull e periudhës Helenistike, në profil.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Bazuar në materialin e gjetur, vendbanimi duhet të ketë filluar të përdoret përsëri në
periudhën e Antikitetit të Vonë, ndoshta rreth shek. V - VI pas Kr., dhe pas kësaj periudhe
nuk ka vazhduar të përdoret më. Materiali i gjetur na sugjeron se ka pasur intensitet banimi,
pasi jo vetëm prania e tjegullave të shumta, por sidomos fragmentet e pitosave, dëshmojnë
për aktivitetin e dendur bujqësor në këtë periudhë. Ngjashmëri në materialin arkeologjik të
këtij vendbanimi, gjejmë me atë të kalasë së Zharrësit e cila është datuar midis shek. IV - VI
pas Kr., periudhë në të cilën datohet edhe venbanimi ku u kryen sondazhet. Gjurmët e shumta
të djegies që u identifikuan në të dy sondazhet e hapura, të cilat gjendeshin së bashku me
materialin e periudhës së Antikitetit të Vonë, tregon se me shumë mundësi venbanimi është
shkatërruar nëpërmjet zjarrit, ndoshta gjatë dyndjeve sllave të shek. VI.
Fund pitosi i periudhës Helenistike.
Buzë pitosi i periudhës së Antikitetit të Vonë.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Fragment tjegulle e periudhës së Antikitetit të Vonë.
Tjegull e Antikitetit të Vonë.
Tjegull e Antikitetit të Vonë, në profil.
Tjegull e Antikitetit të Vonë.
Fund pitosi i Antikitetit të Vonë.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
Për sa i përket planimetrisë dhe shtrirjes së vendbanimit, nga këto dy sondazhe të vogla është
shumë e vështirë të arrihet një përfundim pa kryer gërmime arkeologjike sistematike. Gjetjet
sipërfaqsore shtrihen në një sipërfaqe jo më tepër se 300 m², e megjithatë, ky venbanim
përmban vlera të rëndëshme arkeologjike.
Së pari, është një vendbaim i ri arkeologjik që i shtohet hartës arkeologjike të vendit tonë dhe
rrethit të Tepelenës. Së dyti, jep informacione të rëndësishme për sa i përket lëvizjes dhe
Hartë topografike e vendndodhjes së sondazheve të kryera në raport me monumentet dhe sitet arkeologjike të zonës përreth fshatit Dukaj.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
zhvillimit të vendbanimeve në periudha të ndryshme kohore, nga periudha Helenistike deri në
Antikitetin e Vonë. Së treti, është një vendbanim në të cilin, arkeologët e interesuar në të
ardhmen mund të kryejnë gërmime sistematike në kuadër të studimeve mbi periudhat e
përfaqësuara në këtë vendbanim.
Për momentin,
emergjente është
mbrojtja e tij nga
shkatërrimi që i
bëhet gjatë stinës
së dimrit si rezultat
i krijimit të
përrenjve të vegjël,
por që sjellin sasi
të konsiderueshme
uji, aq sa kanë
dëmtuar linjat e
dukshme të
mureve. Prandaj,
duke bashkëpunuar
me pushtetin
vendor dhe DRKK
- Gjirokastër,
duhet të shikohet
mundësia e
devijimit të
rrjedhës së ujit që
zbret nga kodrat
sipër tij.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
7. Rekomandime
1. Raporti paraprak me rezultatet e sondazheve arkeologjike të relatohet në mbledhjen e
radhës së KKA.
2. Gjetjet arkeologjike të përfituara nga gërmimi të depozitohen pranë ambienteve të DRKK -
Gjirokastër me listën përkatëse, pasi të jetë bërë pastrimi dhe regjistrimi i tyre në arkivin
elektronik të ASHA.
3. Të merren masat për të mbrojtur vendbanimin e ri arkeologjik në fshatin Dukaj të
Tepelenës, nga shkatërrimi si pasojë e veprimit të përrenjve që krijohen gjatë shirave.
Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", Nr. 76, Tiranë
Tel: ++355 04 45 35 855
email: [email protected]
Website: www.asha.gov.al
8. Bibliografi
1. Adami, Jovan. Rrugët e Shqipërisë në kohën antike, Buletin për Shkencat Shoqërore, 1, Tiranë: 1953, f. 36 – 65. 2. Anamali, Skënder. Vjosa dhe qendrat antike në luginën e saj, Buletin i Institutit të Shkencave,
viti III-të, Nr.4 , Tiranë: 1949, f. 53 – 65. 3. Baçe, Apollon. Fortifikimet e Antikitetit të vonë në vendin tone, Monumentet, 11, Tiranë: 1976, f. 35-74. 4. Banga, Vasil. Kontribute për hartën arkeologjike të Tepelenës, Buletini arkeologjik, 3, Tiranë: 1971, f. 205 – 220. 5. Ceka, Neritan. Qendra të fortifikuara të Amantëve, Monumentet, 10, Tiranë: 1975, f. . 21-62. 6. Gjipali, Ilir. Recent rescarch on the Paleolithic and Mesolithic archaeology of Albania, New
directions in Albania archaeology, Tiranë: 2006, f. 31 – 41. 7. Komata, Damjan. Gjetje të rastit në rrethin e Tepelenës, Buletin Arkeologjik 3, Tiranë: 1971, f. 244 – 245. 8. Komata, Damjan. Kështjella e Zharrës- fortesë e periudhës antike te vonë, Iliria, VI, 1976, f. 313 – 328. Përgatitën:
Mariglen Meshini
Arjol Porja
Klejdi Zguro
Konfirmoi: Enina Poçi