39
RAPORTI VJETOR 2018

Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

RAPORTI VJETOR 2018

Page 2: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 2 / 39

Page 3: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 3 / 39

RAPORTI VJETOR

2018

AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË Kosovska Agencija za Forenziku | Kosovo Agency on Forensic

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministarstvo Unutrašnjih Poslova/ Ministry of Internal Affairs

Page 4: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 4 / 39

Tabela e përmbajtjes

Hyrje. ......................................................................................................................................5

Fjala Hyrëse e Kryeshefit Ekzekutiv ..........................................................................................6

1. Përmbledhja ekzekutive. ......................................................................................................8

2. Inspektori i përgjithshëm ................................................................................................. 12

3. Divizioni për Financa dhe Shërbime tё Përgjithshme .......................................................... 13

4. Divizioni për Cilësi. ............................................................................................................. 14

5. Departamenti për Traseologji Forenzike. ............................................................................ 17

5.1. Divizioni për Administrimin e Provave. ................................................................................ 17

5.2. Divizioni pёr Dokumente dhe Dorëshkrime. ........................................................................ 18

5.3 Divizioni i Balistikës. .............................................................................................................. 21

5.4 Divizioni i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë. ......................................................................... 23

6. Departamenti për Kimi dhe Biologji Forenzike. ................................................................... 26

6.1. Divizioni i ADN-së dhe Serologjisë. ....................................................................................... 26

6.2. Divizioni për Analiza Kimike të Narkotikëve......................................................................... 29

6.3. Divizionit për analiza të eksplozivëve dhe zjarrvënjeve. ...................................................... 31

7. Departamenti për Teknologji Informative Forenzike. ......................................................... 33

7.1. Divizioni për Ekzaminim të Kompjuterëve. .......................................................................... 33

7.2. Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit. ................................................ 35

8. Lista e Shkurtesave. .......................................................................................................... 39

Page 5: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 5 / 39

Hyrje.

Për më shumë se 15 vjet Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka funksionuar me sukses duke

kontribuar në zgjidhjen e shume veprave penale, në ofrimin e paanshëm të analizave objektive

shkencore si dhe në përmbushjen e detyrimeve të saja ligjore. Suksesi profesional i AKF-së është

i lidhur ngushtë me saktësinë, precizitetin, sigurinë, vendosmërinë dhe afatin kohor të

ekspertizave shkencore. Përveç kësaj, që nga themelimi i AKF-së, ky institucion ka kontribuar në

mënyrë aktive në zhvillimin e Forenzikës përmes edukimit dhe trajnimeve me të avancuara të

eksperteve shkencor.

Bazuar në këto aktivitete AKF-ja i është përgjigjur kërkesave të gjykatave, prokurorive dhe

agjencive të zbatimit të ligjit më profesionalizëm dhe gatishmëri vetëm e vetëm që gjendja faktike

të vërtetohet në mënyre objektive. Më anë të këtij raporti vjetor të vitit 2018 do te përmbledhim

gjithë dinamizmin e veprimtarive dhe aktivitetet e ndryshme duke u kufizuar vetëm në pikat

kyçe.

Agjencia e Kosovës për Forenzikes është akredituar në përputhje më standardet ndërkombëtare

SK EN ISO/IEC 17025, duke siguruar kritere të kualitetit të lartë në kryerjen e ekspertizave.

Suksesi profesional dhe reputacioni i shkëlqyeshëm ka bërë qe AKF-ja të këtë pesë

divizione/laboratorë të akredituara dhe në pritje të divizionit të gjashtë për vitin vijues. Më

ndërtimin e Aneks objektit të AKF-së do të sigurohen dhe realizohen objektivat tona në rritjen e

kapaciteteve në fushën e Forenzikës.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë është në dekadën e dytë që është shembull për profesionalizëm

shkencor fal një entuziazmi të pafund të menaxhimit dhe personelit shkencor.

Page 6: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 6 / 39

Fjala Hyrëse e Kryeshefit Ekzekutiv

Të nderuar lexues,

Viti 2018 ka shënuar 15 vjetorin e

themelimit të Agjencisë se Kosovës

për Forenzikë. Gjatë këtyre viteve

është bërë arritje e madhe në të gjitha

fushat e Forenzikës së Kosovës, duke

filluar me hartimin, adoptimin dhe

harmonizimin e legjislacionit

adekuat, ngritjen dhe zgjerimin e

kapaciteteve teknike e teknologjike,

përgatitjen e resurseve njerëzore në

nivele të larta profesionale për kryerje të ekspertizave Dr.sc Blerim OLLURI

Forenzike, akreditimi, e laboratorëve sipas standardeve, ndërkombëtare, zgjerimin dhe fuqizimin

e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe ngritjen e besimit të institucioneve relevante dhe qytetareve

në punën dhe veprimtarin e institucionit që unë përfaqësoj.

Duke qenë drejtues i këtij institucioni të rëndësishëm për sistemin e sigurisë dhe drejtësisë në

Republikën e Kosovës, vitin 2018, ashtu edhe si te gjitha vitet tjera, e vlerësojë si vazhdimësi të

punës se të gjithë personelit te Agjencisë, pune e cila karakterizohet me suksese, rezultate pozitive

dhe sfida që na motivojnë të punojmë edhe me shumë për të ardhmen me qellim të kryerjes dhe

përmbushjes së misionit për të cilin jemi të thirrur.

Përmes raportit vjetor të punës për vitin 2018, ju prezantoj të arriturat kryesore dhe zhvillimet e

rëndësishme që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 në këtë institucion, duke filluar me të dhënat se

gjatë vitit 2018 në bazë të kërkesave dhe urdhëresave të Gjykatave, Prokurorisë, dhe

institucioneve tjera të zbatimit të ligjit janë kryer mbi katërmijë (4000) ekspertiza forenzike me

mbi tridhjete e pesëmijë (35.000) dëshmi përcjellëse nga fusha e ADN-së, balistikës,

dokumenteve, narkotikeve, daktiloskopisë dhe traseologjisë, eksplozivëve dhe zjarrvënjeve,

ekzaminime në IT-Forenzike (krime kibernetike), dhe po ashtu vlen të theksohen edhe kërkimet në

data baza nacionale Forenzike si: IBIS (Integrated Ballistic Identification System), AFIS

Page 7: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 7 / 39

(Automated Fingerprint Identification System) dhe CODIS (Combine DNA Index System) të

Interpolit dhe FBI-së.

Gjithashtu gjatë vitit 2018 me qellim të rritjes se mëtejmë të bashkëpunimit rajonal - shkencor

është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi në mes MPB-se, përkatësisht të Agjencisë së

Kosovës për Forenzikë dhe Drejtorisë së Policisë kriminale të Shqipërisë, janë realizuar vizita

punë në Institutet e Forenzikes së Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këtë vit AKF-ja ka aplikuar për anëtarësim të plotë në ENFSI (Europian Network for Forensic

Science Institutes), në programe të së cilës gjatë vitit 2018 personeli i AKF-se, ka marre pjesë në

tri grupe punuese në fushën e forenzikës, dhe presim që gjate vitit 2019 edhe të bëhemi anëtar të

kësaj organizate ndërkombëtare, e po ashtu është bërë edhe aplikimi për procesin e ri-akreditimit

të laboratorëve të akredituara sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë ISO 17025.

Për me shumë informata për zhvillimet dhe punët e kryera në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë,

ju mund të lexoni në vazhdim të këtij raporti vjetor për vitin 2018.

Dr.sc Blerim OLLURI,

Kryeshef Ekzekutiv.

Page 8: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 8 / 39

1. Përmbledhja ekzekutive.

Përmes këtij raporti vjetor 2018, jemi munduar të paraqesim në formë të përmbledhur punët e

kryera në shërbimet forenzike, aktivitet e realizuara, planet e realizuara dhe objektivat gjatë vitit

2018 nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Në këtë raport përveç numrit të rasteve të cilët janë kryer në laboratorët e AKF-së janë

përmbushur edhe shumë objektiva të rëndësishme gjatë viti 2018.

Aktivitetet dhe të arriturat kryesore gjatë këtij viti.

Ky raport përfshinë aktivitetet e zhvilluara dhe të arriturat kryesore të Agjencisë së Kosovës për

Forenzikë gjatë periudhës kohore: 01.01.2018 deri më 31.12.2018. Në këtë raport përveç numrit

të rasteve të cilët janë kryer në laboratorët e AKF-së janë përmbushur edhe shumë objektiva të

rëndësishme gjatë viti 2018.

Janë kryer me sukses dhe cilësi të lartë 4161 raste - ekspertiza forenzike me rreth 35.164 dëshmi

përcjellëse nga fusha e ADN-së, ekzaminim në IT-forenzike (krime kibernetike), balistikës,

dokumenteve, narkotikeve, daktiloskopisë dhe traseologjisë, eksplozivëve dhe zjarrvënjeve. Po

ashtu kemi pasur Kërkime në data baza nacionale forenzike si: IBIS (Integrated Ballistic

Identification System), AFIS (Automated Fingerprint Identification System) dhe CODIS

(Combine DNA Index System) sipas kërkesave të Prokurorive, Gjykatave, Organeve tjera të

zbatimit të ligjit dhe Interpolit. Këto ekspertiza forenzike dhe kërkime (identifikime) në data baza

nacionale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit,

krimeve të rënda dhe vepra tjera të ndryshme penale si dhe në identifikimin e Kryerësve të

veprave penale.

Page 9: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 9 / 39

Grafiku 1. Statistikat e rasteve (ekspertizave forenzike) gjatë vitit 2018.

Sa i përket aktiviteteve të realizuara gjatë kësaj periudhe kemi renditur me poshtë disa nga më

kryesoret:

- Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së Dr. Sci. Blerim OLLURI me ftesë të autoriteteve

amerikane, mbështetur nga ICITAP-i nga data 08 deri me 16 Shtator 2018 u certifikua nga

Qendra për Edukim Ekzekutiv “Akademia për Menaxhim Forenzik” në Universitetin

“West Virginia University’’ në temat: Si të ndikohen ndryshimet si Lider i ri, Si të

zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi

efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit, Motivimi dhe

retenca, etj.

- Në kuadër të bashkëpunim rajonal shkencor me datën 26 Korrik 2018 është nënshkruar

nga Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës z. Bejtush GASHI dhe

Ministri i Rendit i Republikës së Shqipërisë z. Fatmir XHAFAJ Memorandumi i

bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe Drejtorisë se Policisë

kriminale MRP të Shqipërisë.

Lab. iDaktilosk

opisëdhe

Traseologjisë

Laboratori I

Balistikës

Lab. IDokume

ntevedhe

Dorëshkrimëve

Lab. ISerologji

ë dheAND-së

Lab. PërAnaliza

kimike teNarkotik

ëve

Lab. PërAnalizë

tëzjarrëvënjëve,

Eksplozivëve dhe

grimcavetë…

Lab. PërEkzamini

m tëkompjut

erëve

Lab.përEkzamini

m tëFotografi

ve,Audiovedhe Zërit

Ekzaminuara 515 1137 825 137 1214 61 232 40

Në proces 15 69 19 107 48 1 10 3

Në pritje 58 674 0 4 133 24 36 2

Pranuara 542 1257 837 213 1036 86 272 35

Nr. i dëshmive 1735 19345 7181 1520 4031 220 1064 139

0500

100015002000250030003500

Statistikat e rasteve për Divizionet/Laboratorët e AKF-së

Page 10: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 10 / 39

- Të gjithë ekspertet nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë kaluar me rezultat pozitiv

testet profesionale nga kompania CTS/SHBA dhe nga Europa UNDOC.

- Agjencia e Kosovës për Forenzikë gjatë këtij viti ka aplikuar për anëtarësim te plote ne

ENFSI (Europian Network For Forensic Science Institutes). Në kuadër të bashkëpunimit

dhe participimit në ENFSI (Europian Network For Forensic Science Institutes) në ka

marrë pjesë në tri grupe punuese: në grupin punues të gjurmëve të gishtërinjve, balistikës

dhe për audio dhe video.

- Më datë 06 dhjetor 2018 në ambientet e Hotel Emerald –Prishtinë organizuar Agjencia e

Kosovës për Forenzikë të përkrahur edhe nga Ministria e punëve te brendshme dhe

ICITAP-i -Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet në Ambasadën

amerikane në Kosovë është mbajtur ceremonia për 15 vjetorin e themelimit të Agjencisë

së Kosovës për Forenzikë.

Foto 1. Foto nga Ceremonia e 15 vjetorit të themelimit të forenzikes në Kosovë.

- Është bërë Ri-aplikimi për procesin e ri-akreditimit të laboratorëve të akredituara sipas

standardit ISO- 17025 në AKF, poashtu është kryer me sukses revizionimi i të gjitha

procedurave dhe formave të punës në të gjitha divizionet e AKF-së për vitin 2018 ashtu

Page 11: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 11 / 39

siç parashihen me Manualin e Cilësisë në përputhje të akreditimit sipas standardit ISO

17025.

- Është bërë rishikimi (vlerësimi i progresit të arritur) vjetor i strategjisë zhvillimore për

AKF-në 2016-2020 për këtë vit.

- Në kudër të shkëmbimit të përvojës dhe rritjes se bashkëpunimit rajonal – ndërkombëtar

në fushën e forenzikes kemi realizuar dy vizita të personelit të AKF-së me Institutet e

forenzikes së Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Foto 2. Gjatë vizitës së Personelit të AKF-së në Muzeun e Armeve në Shqipëri.

Page 12: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 12 / 39

2. Inspektori i përgjithshëm

Bazuar ne mandatin dhe detyrat dhe përgjithësitë të cilat dalin nga legjislacioni në fuqi i AKF-së

Inspektori i përgjithshëm është përgjegjës për Inspektimin e punës dhe veprimtarisë së

brendshme në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë përfshirë këtu zbatimin e legjislacionit,

sugjerimet për përmirësimin e përformances së personelit të AKF-së, apo eliminimin e dukurive

të mundshme negative.

Inspektori i përgjithshëm gjatë vitit 2018 ka kryer të gjitha inspektimet e planifikuara dhe ato Ad-

Hoc 1 të cilat janë autorizuar nga Kryeshefi ekzekutiv.

Me autorizimin e Kryeshefit ekzekutiv, Inspektori i përgjithshëm është kujdesur për hartimin e

Memorandumeve të Bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe

Instituteve forenzike rajonale të Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Maqedonisë, Drejtorinë e

përgjithshme për Çështjet Ekonomike Financiare të Komisionin Evropian, nga të cilat

Memorandumi me Policinë shkencore të Shqipërisë është finalizuar (nënshkruar me datë

26.07.2018 nga Ministrat e punëve të brendshme të dy vendeve ) ndërsa memorandumet tjera janë

në proces dhe pritet që gjate vitit 2019 të finalizohen.

Poashtu në Muajin tetor të këtij viti ( 2018 ) me autorizimin e Kryeshefit ekzekutiv Inspektori i

përgjithshëm ka finalizuar procesin e aplikimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në Rrjetin

Evropian të Instituteve Shkencore Forenzike ENFSI për anëtarësim si Institucion me të drejta të

plota ne këtë organizatë shumë të rëndësishme forenzike.

Gjatë muajve Nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, është kryer Auditimi - Inspektimi i përgjithshëm në

të gjitha departamentet dhe divizionet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Po ashtu Inspektori i

përgjithshëm me autorizimin e Kryeshefit ekzekutiv është kujdesur për përditësimin e lajmeve

dhe mirëmbajtjen Ueb-faqes zyrtare të Agjencisë së Kosës për Foreznike.

Në Qershor të këtij viti Inspektori i përgjithshëm ka marrë pjesë në trajnimin njëditor për

“Ndërgjegjësimi për Sigurinë Kibernetike” në Prishtinë.

Inspektori i përgjithshëm i është përgjigjur pozitivisht të gjitha kërkesave tjera të cilat kane ardhur

nga Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. 1 Inspektime Ad-Hoc- Inspektime të paplanifikuara por të autorizuara për inspektimin e një çështje të caktuar.

Page 13: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 13 / 39

3. Divizioni për Financa dhe Shërbime tё Përgjithshme

Bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-së Divizionit për Financa dhe Shërbime të

Përgjithshme menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore, koordinon përgatitjen,

zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të agjencisë, asiston menaxhmenti në organizimin

e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës etj.

Si njësi e veçantë në AKF, me përgjegjësi dhe detyra si me lart bënë të mundur funksionimin të

këtij institucionit, ashtu si edhe vitet tjera, edhe në vitin 2017, ky divizion është angazhuar dhe ka

kryer me përgjegjësi dhe sukses të gjitha detyrat që i janë përcaktuar me aktet nënligjore dhe në

bazë të nevojave qoftë në aspektin financiar, në procedurat e prokurimit, në resurset njerëzore, në

fushën legjislative, në fushën mirëmbajtës teknike të sistemeve, aparaturave dhe makinerive të

ndryshme, pastaj në fushën e logjistikes dhe transportit.

Gjate vitit 2018 është arritur të menaxhohet buxheti në pajtim me planifikimet e bëra, duke

plotësuar e nevojat dhe kërkesat e secilës njësi në AKF. Ndërsa për vitin 2019 kemi arritur të

sigurojmë buxhet shtesë në kategorinë ekonomike Mallra dhe Shërbime, ku buxheti i siguruar do

të destinohet për mirëmbajtjen e sistemeve të AKF.

Me vendim të Ministrit të MPB, Agjencia e Kosovës për Forenzikë është pavarësuar plotësisht në

fushën e financave dhe prokurimit. Gjithashtu është arritur plotësimi dhe ndryshimi akteve

nënligjore në, menaxhimi dhe funksionimi normal i sistemeve dhe aparaturave nëpër njësi të

ndryshme të institucionit, po ashtu është arritur menaxhimi dhe plotësimi i nevojave të njësive me

material harxhues dhe një hap i rëndësishëm është edhe donacioni nga ICITAP, i një veture për

përdorim sipas nevojave te Agjencisë, që ka rritur efikasitetin në kryerjen me sukses të detyrave

në teren dhe lehtësi me të madhe për angazhime shtesë që kanë dal gjatë vitit.

Një përmbledhje e shkurtër e detyrave dhe aktiviteteve që janë kryer nga personeli i Divizionit të

Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, do përkufizohen si: Vlerësimin e Kërkesave

financiare; Pagesat ndaj operatorëve; Inicimin e procedurave për prokurim në MPB; Çështjet e

personelit, pagave, mëditjet, pushimet etj; Hartimi, plotësim ndryshimi i Akteve nënligjore; Aktet

e ndryshme juridike (ankesa, vendime, raporte, shkresa të ndryshme); Kontroll ditore e

sistemeve dhe makinerive në AKF; dhe Logjistika në AKF (furnizimi, komisionet dhe servisimi i

makinave).

Page 14: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 14 / 39

4. Divizioni për Cilësi.

Divizioni i Cilësisë bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-së është përgjegjës për verifikimin

dhe sigurimin e cilësisë se ekspertizave, planifikimin dhe menaxhimin e testeve të zotësisë për

punonjësit shkencor. Gjithashtu, ka procedurë dhe mekanizëm për kontrollin e cilësisë, sigurimin,

funksionimin dhe kalibrimin e aparaturës dhe pajisjeve forenzike, zhvillimin dhe rekomandimin e

metodave shkencore të punës, koordinimin, përgatitjen dhe vazhdimin e procesit të akreditimit

për Divizionet/Laboratorët e AKF-së.

Divizioni i Cilësisë gjatë vitit 2018 ka plotësuar aplikacionin për ri aplikim për plotësimin e

standardeve të cilësisë sipas të cilave laboratorët/divizionet operojnë, në mënyrë që te realizohet

procesi i Akreditimit të Divizioneve të Akredituara, sipas normave ndërkombëtare SK EN

ISO/IEC 170252. Po ashtu aplikimi për ri akreditim është bërë duke kërkuar zgjerimin e fushës së

akreditimit, ku vlerësimi i kompetencës në fushën e zgjeruar mund të bëhet gjatë mbikëqyrjes.

Divizioni i cilësisë gjatë vitit 2018 ka punuar në rritjen e efikasitetit dhe sigurinë e cilësisë për

ekspertiza forenzike, ka siguruar që të gjitha raportet e ekspertizave forenzike të kenë kriteret e

kërkuara sipas standardeve dhe metodologjive bashkëkohore.

Divizioni i cilësisë duke u bazuar në procedurat mbështetëse të AKF-së dhe normave

ndërkombëtare ISO 17025 ka pranuar opinione dhe informata të ndryshme nga palët që i

përkasin institucioneve për zbatimin e ligjit, duke plotësuar pyetësorët në mënyrë manuale dhe

elektronike.

Pastaj, Divizioni i Cilësisë gjatë këtij viti ka pasur një rol mbikëqyrës në krijimin e testeve

profesionale nga dy kompani prestigjioze për testet profesionale në fushën e forenzikes (SHBA

dhe Evropë) dhe ka analizuar rezultatet e testeve të aftësive profesionale duke ngritur komisione

për vlerësimin e rezultateve.

Sigurimi dhe rritja e cilësisë se ekspertimeve forenzike në divizionet/ laboratorët e AKF-së edhe

më tutje është dëshmuar me të gjitha rezultatet e testeve profesionale nga kompanitë

ndërkombëtare dhe testet e brendshme të cilat kanë rezultuar me rezultat pozitiv.

2 SK EN ISO/IEC 17025-Standart ndërkombëtar për laboratorë testues dhe kalibrues

Page 15: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 15 / 39

Divizioni për cilësi në kuadër të AKF-së ka ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë duke

zhvilluar dhe zbatuar procedurat e këtij divizioni të cilat janë në funksion të ruajtjes se integritetit

të ekspertizave forenzike, duke motivuar personelin shkencor në kërkimin dhe vlefshmërinë e

teknikave të reja, procedurave, metodave dhe pajisjeve të përdorura në divizione.

Me qëllim të zhvillimit, harmonizimit dhe risitë që do ti këtë Standardi Ndërkombëtar ISO/IEC

17025 është mbajtur trajnimi ty ditor i organizuar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës.

Foto 3. Personeli i Divizionit të Cilësisë gjatë kontrollimit të pajisjeve.

Divizionin e cilësisë gjatë këtij viti janë realizuar shumë aktivitete në raport me divizionet e AKF-

së si dhe në raport të realizimit të kërkesave të përgjithshme të Standardit Ndërkombëtar ISO/IEC

17025, ku të gjitha aktivitetet janë të paraqitura si më poshtë:

Page 16: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 16 / 39

Monitorimi, sigurimi dhe planifikimi i testeve të aftësive profesionale nga kompania

,,Collaborative Testing Service’’, për Divizionet e AKF-së pastaj testet nga kompania

,,International Collaborative Exercises (ICE)’’UNODC3 si dhe planifikim-monitorimi i

testeve të brendshme për stafin e AKF-së, të cilave teste iu ka nënshtruar personeli.

Rishikimi administrativ i raporteve të ekspertizave forenzike, për personelin shkencor të

AKF-së.

Rishikimi dhe aprovimi i procedurave teknike te revizionuara.

Vazhdimi i bashkëpunimit të aktiviteteve të ndryshme rreth plotësimit të jo

përputhshmërisë nga raportet vlerësuese të eksperteve ndërkombëtar dhe procesit

mbikëqyrës te metodave shkencore analitike më Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës.

Nga Divizioni i Cilësisë është miratuar validimi i testit konfirmues për spermë si dhe

procedura e re PRT-4.25 -Procedura për testin konfirmues për spermë - RSID SEMEN-

nga Divizioni i ADN-së dhe Serologjisë.

Vazhdimi i mbikëqyrjes se ndërtimit të aneks objektit -Faza II në Agjencinë e Kosovës

për Forenzikë.

Në gjashtëmujorin e parë është bërë inspektimi i hapësirës së punonjësve në AKF rreth

aplikimit të masave mbrojtëse për shëndet dhe siguri.

Divizioni i Cilësisë gjatë vitit 2018 ka marrë pjesë në vlerësim, për prezantime të

eksperteve në gjykatë.

3 UNODC-(United Nations Office on Drugs and Crime)- Zyra e Kombeve të bashkuara për Droga dhe Krime

Page 17: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 17 / 39

5. Departamenti për Traseologji Forenzike.

Departamenti për Traseologji Forenzike përbëhet nga katër (4) Divizione:

Divizioni për Administrimin e provave.

Divizioni i Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve.

Divizioni i Balistikës.

Divizioni i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë.

Gjatë këtij viti nё Departamentin për Traseologji Forenzike gjegjësisht në Divizionet

(Laboratorët) e tij kanë arritur që ta plotësojnë planin vjetor të punës dhe objektivat për vitin

2018.

Një përmbledhje e shkurtër e detyrave dhe aktiviteteve që janë kryer nga personeli i Divizioneve

në fjalë janë të cekura si me poshtë.

5.1. Divizioni për Administrimin e Provave.

Divizioni për Administrimin e provave është përgjegjës për pranimin, dorëzimin dhe ruajtjen e

dëshmive, sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës, së AKF-së si dhe njoftimin e

palëve për çështjet që kanë të bëjnë me ekspertizën, etj.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Divizioni për administrimin e provave gjatë vitit 2018 ka arritur të përmbush realizimin e planit

vjetor në mënyrën më të mirë. Gjatë kësaj periudhe janë pranuar 3631 raste për ekspertime /

kërkime me sistemin LIMS ndërsa 372 raste jashtë sistemit LIMS-it, gjithsej 4003 raste. Poashtu

është bërë inventarizimi i dhomës së provave si dhe arkivimi i dosjeve.

Page 18: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 18 / 39

Aktivitetet e përgjithshme.

Gjatë vitit është realizuar vizita dy ditore e gjithë personelit në Policinë Shkencore në Shqipëri

dhe në Muzeun e Armëve në Gjirokastër. Po ashtu ky divizion ka pranuar donacionin për sigurinë

e dhomës së provave nga UNDP-ja.

Foto 4. Zyrtaret e pranimit në proces të administrimit të provave.

Ndërsa Objektiv i këtij Divizioni për vitin e ardhshëm mbetet pranimi-dorëzimi i rasteve për

ekspertim / analizë, futja e rasteve në sistemin “LIMS”, pranim - dorëzimi i rasteve për kërkime

në sistemet automatike, arkivimi i dosjeve, inventarizimi i dhomës së provave si dhe ngritja e

kërkesave për furnizim.

Aktivitetet e realizuara

Gjatë kësaj periudhe është ndjekur trajnimi “Ndërgjegjësimi për Siguri Kibernetike” nga i gjithë

personeli i divizionit, gjithashtu njëri nga personelit është në ndjekje të Trajnimit për ekspert

balistik.

5.2. Divizioni për Dokumente dhe Dorëshkrime.

Divizioni i dokumenteve dhe dorëshkrimeve është përgjegjës për ekspertimin e dokumenteve,

dorëshkrimeve / nënshkrimeve, kartëmonedhave, monedhave metalike, makinave të shkrimit,

letrave me vlerë, etj.

Page 19: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 19 / 39

Realizimi i planit vjetor i punës.

Realizimi i planit vjetor është i përmbushur në formë të mirë sipas parashikimeve të planifikuara,

edhe pse krahas angazhime të ekspertëve në komisione brenda dhe jashtë AKF-së, ne e

konsiderojmë vitin 2018 të suksesshëm duke mos pasur ngecje në ekspertimin e rasteve. Gjatë

këtij viti kemi pasur 837 kërkesa për ekspertim ndërsa Ekspertet e këtij Divizioni me

profesionalizëm të lartë kane kryer me sukses 825 raste ekspertiza me mbi 7166 dëshmi

përcjellëse.

Foto 5. Ekspertja e dokumenteve dhe dorëshkrimeve gjatë përpilimi të raportit.

Aktivitetet e përgjithshme.

Divizioni i dokumenteve dhe dorëshkrimeve gjatë këtij viti përveç ekspertimit të dokumenteve,

kartëmonedhave dhe ekspertimin e dorëshkrimeve / nënshkrimeve dhe trajtimit me sukses dhe të

shpejt të rasteve urgjente, kanë ekspertuar në mënyrë profesionale: certifikatat e regjistrit civil,

certifikata e regjistrimit të automjeteve të sjella nga ARC-ja dhe banderolat për produktet

Page 20: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 20 / 39

medicinale të sjella nga AKPM-ja. Gjithashtu personeli me ftesë të gjykatës / prokurorisë kanë

marr pjesë në gjithsej 19 seanca gjyqësore në cilësinë e ekspertit për ekspertizat e kryera,

gjithashtu me kërkesë tё prokurorisë ёshtё bashkëpunuar ngushtë me prokuror dhe gjyqtarë nё

fazën e hetimit tё rasteve penale, si dhe shqyrtimit gjyqësor tё rasteve civile. Gjatë vitit personeli

iu ka nënshtruar dy testeve për aftësi profesionale të ardhura nga CTS të cilat janë përfunduar me

sukses.

Foto 6. Grupi i ekspertëve të dokumenteve dhe dorëshkrimeve gjatë procesit të punës.

Është bërë rishikimi dhe rivlerësimi i metodave, revizionimi vjetor i procedurave teknike dhe

formave në përputhje të rregullores të AKF-së dhe kritereve të standardit ISO: 17025, krijimi i

procedurave dhe formave teknike në përputhje të rregullores të AKF, si dhe është zhvilluar dhe

validuar metoda e re për identifikimin dhe pjesëmarrjen masë për monedhën prej 2 Euro me

Mikroskopin elektronik skanues (SEM/EDS).

Procedurat e revizionuara kanë kaluar nëpër procedurat e kontrollimit dhe vlerësimit dhe janë

aprovuar nga Drejtori i Departamentit të Traseologjisë Forenzike.

Trajnime/ Konferenca.

Eksperte e Divizionit për Dokumente dhe Dorëshkrimet kanë marrë pjesë në komisione të

ndryshme brenda dhe jashtë AKF-së, trajnim i përfunduar me sukses në program: “Fraudulent

Documents and Facial Recognition”, nga 28 Maji deri me një Qershor 2018 në Akademinë e

Page 21: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 21 / 39

Policisë në Zagreb (Police Academy Zagreb), organizuar nga ICITAP, si dhe trajnimi i

përfunduar me sukses në program: “Cyber Security Awareness Course”, në qershor 2018 në

Prishtinë, Kosovë.

5.3 Divizioni i Balistikës.

Divizioni i Balistikës është përgjegjës për ekspertimin e armëve të zjarrit, municionit, gëzhojave,

plumbave, shurdhuesve të armëve, mekanizimit për tërheqje të këmbëzës, ekspertimin e numrave

të karrocerisë së automjeteve, përcaktimi i trajektorëve të të shtënave, krahasimet mikroskopike,

etj4.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Divizioni i Balistikës gjatë vitit 2018 në tërësi e ka përmbushur planin e paraparë të punës. Ka

kryer me sukses dhe profesionalizem mbi 1100 ekspertiza dhe 19500 dëshmi. Ne u jemi

përgjigjur të gjitha ftesave të gjykatave në cilësi të eksperitit sa herë që ata na janë drejtuar për

sçarime apo informata me të detajuara, poashtu kemi marre pjesë në mbi 15 raste të rikonstruimit

të vendit të ngjarjes. Vlen të theksohet se Divizioni i Balistikës gjatë vitit 2018 në kuadër të

aktiviteteve të zhvilluara ka pranuar pajisjet për mullazhimin e gëzhojave dhe predhave.

Foto 7. Eksperti i balistikës gjatë punës ditore.

4 Për me shumë shih rregulloren (MPB) nr. 02/2015 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të

punës të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, faqe 11-12.

Page 22: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 22 / 39

Gjatë vitit 2018 janë realizuar dy kërkesa për shërbime të mirëmbajtjes së sistemit IBIS dhe

Mikroskopëve Leica FS C të cilat kanë mundësuar përdorimin e këtyre dy pajisjeve mjaftë të

rëndësishme për punën në Divizionin e Balistikës.

Aktivitetet e përgjithshme.

Është bërë revizionimi vjetor i procedurave standarde të punës për Laboratorin e Balistikës sipas

kërkesave të Zyrës së Cilësisë. Procedurat e revizionuara kanë kaluar nëpër procedurat e

kontrollimit dhe vlerësimit dhe janë aprovuar nga Drejtori i Departamentit të Traseologjisë

Forenzike.

Janë realizuar dy vizita të karakterit studimor, njëra në Mbretërinë e Bashkuar ku është vizituar

qendra e inteligjencës balistike (Nabis) dhe tjetra në Shqipëri ku është vizituar Instituti i Policisë

Shkencore dhe muzeu i armëve në Gjirokastër.

Foto 8. Ekspertët e balistikës gjatë procesit të punës.

Page 23: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 23 / 39

Trajnime/ Konferenca.

Gjatë këtij viti është mbajtur trajnimi për mollazhimin e gëzhojave dhe predhave si dhe është në

vijim e sipër trajnimi për ekspert të balistikës për pesë (5) pjesëmarrës.

Foto 9. Takimi i 25 vjetorit i grupit punues të ENFSI-të për Armë të zjarrit.

5.4 Divizioni i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë.

Bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-së detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Daktiloskopisë

dhe Traseologjisë janë: kryerja e ekspertimeve daktiloskopike dhe traseologjike, Futja e të

dhënave daktiloskopike në sistemin AFIS, Dëshmimi për ekspertizën e kryer në cilësinë e

ekspertit në Gjykata dhe Prokurori, etj.

Realizimi i planit vjetor të punës.

Gjatë këtij viti divizioni i daktiloskopisë dhe traseologjisë ka arritur që të plotësoj planin vjetor të

punës dhe objektivat e vitit 2018. Divizioni i daktiloskopisë dhe traseologjisë gjatë vitit 2018 ka

kryer me sukses dhe profesionalizëm mbi 515 ekspertiza dhe 1735 dëshmi.

Page 24: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 24 / 39

Po ashtu në sistemin AFIS janë futur kartela daktiloskopike dhe gjurmë të vijave papilare si në

tabelën në vijim:

Viti 2018 Dhjetëgishtorët Latentet Shuplakoret Shuplakoret

Latente

Total 6044 605 5011 142

Foto 10. Ekspertja e daktiloskopisë gjatë procesit të punës.

Aktivitetet e përgjithshme.

Aktivitetet dhe të arriturat kryesore gjatë këtij viti janë:

Kryerja me sukses pozitiv të testit të aftësive profesionale për Daktiloskopi “Latent Print

Examination” nga kompania CTS nga stafi i Divizionit për daktiloskopi dhe Traseologji

forenzike, testi i aftësive profesionale për Traseologji “Footwear Imprint Evidence” nga

kompania CTS.

Page 25: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 25 / 39

Harmonizimi i Procedurave Teknike Standarde të Operimit, sipas: ISO 17.025, është bërë

një analizë lidhur me përgatitjen e ri-akreditimit për vitin 2019 dhe është plotësuar

formulari i DAK-ut për ri-akreditim dhe zgjerim.

Instalimi dhe funksionalizimi i Sistemit Automatik për Identifikimin e gjurmëve të vijave

papilare ABIS, donacion ky nga qeveria e SHBA-ve.

Trajnime/ Konferenca.

Ekspertët e Divizionit të Daktiloskopisë dhe Traseologjisë kanë qenë pjesëmarrës në grupin e

punës për gjurmë të gishtërinjve në kuadër të ENFSI-t (EFPWG) të mbajtur në Universitetin e

Lozanës në Zvicër, nga data 3 deri 7 shtator, pjesëmarrja në pranimin teknik të sistemit ”ABIS’’

në qendrën Evropiane të Integrimit të Sistemeve në Gemenos të Francës, trajnim “Ndërgjegjësimi

për sigurinë Kibernetike”, trajnim për operatorë të sistemit ABIS versionin e ri 7, si dhe ka

përfunduar testi i kompetencës për dy zyrtarët e AKF-së lidhur me trajnimin në fushën e

Daktiloskopisë.

Foto 11. Foto nga pjesëmarrja në takimin vjetor të grupit punues për daktiloskopi të ENFSI-të

në Gjenevë.

Page 26: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 26 / 39

6. Departamenti për Kimi dhe Biologji Forenzike.

Departamenti për Departamentin për Kimi dhe Biologji Forenzike përbehet nga katër (3)

Divizione:

Divizioni i ADN-s ë dhe Serologjisë

Divizionit për Analiza Kimike të Narkotikëve

Divizioni për Analiza të Eksploziveve dhe Zjarrëvënjeve

Gjatë këtij viti nё Departamentin për Kimi dhe Biologji Forenzike, Divizionet (Laboratorët) e tij

kanë arritur që ta plotësojnë planin vjetor të punës dhe objektivat 2018.

6.1. Divizioni i ADN-së dhe Serologjisë.

Bazuar në legjislacionin ne fuqi të AKF-së Divizioni i AND-së dhe i Serologjisë është përgjegjës

për kryerjen e analizave serologjike për përcaktimin se a është gjaku me origjin njerëzore apo jo,

kryerja e analizave të ADN-së nga gjaku, nga mostrat e spermës, e lëngjeve trupore, e qimeve të

trupit, e eshtrave, trupit dhe nënthonjët, futja e të dhënave / profileve të ADN-së në sistemin

CODIS, etj.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Gjatë këtij viti Divizioni i AND-së dhe i Serologjisë ka kryer më sukses mbi 137 ekspertiza me

mbi 1520 dëshmi të ndryshme të ADN-së dhe Serologjisë, poashtu janë realizuar një sërë

aktivitetesh të rëndësishme.

Gjithashtu, janë kryer edhe kërkimet për raste të caktuara, në Bazën e të Dhënave të ADN-së –

CODIS dhe janë lëshuar raporte për këto kërkime. Kërkime në Bazën e të Dhënave të ADN-së –

CODIS, janë bërë edhe për profile të caktuara të ADN-së, me kërkesë të shteteve të ndryshme, në

bazë të bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Kosova më shtetet tjera.

Page 27: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 27 / 39

Në kuadër të projektit IPA, në Laboratorin e ADN-së ka qëndruar eksperti nga Anglia, Mike

Barbour, rreth vlerësimit të gjendjes së përgjithshme në Laboratorin e ADN-së dhe planifikimin

për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve në Laboratorin e ADN-së.

Gjithashtu, Laboratorin e ADN-së e ka vizituar këshilltarja e EULEX-it në Këshillin Prokurorial

të Kosovës, znj. Agata Bouten, në kuadër të grupit punues për përmirësimin dhe menaxhimin e

rasteve të sulmeve seksuale.

Në kuadër të bashkëpunimit ndër laboratorik, shefi i Laboratorit të ADN-së e ka vizituar Institutin

e Policisë Shkencore në Tiranë, Shqipëri.

Foto 12. Eksperti i ADN-së gjatë procesit të punës.

Aktivitete të realizuara

Gjatë këtij viti shefi i Laboratorit të ADN-së ka marrë pjesë në trajnimin “Lidershipi dhe

Menaxhimi” organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Gjatë këtij viti në Laboratorin e ADN-së është validuar testi konfirmues për spermë RSID

SEMEN, është krijuar proceduara e re për këtë test dhe ka filluar aplikimi i tij, pas

Page 28: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 28 / 39

aprovimit nga divizioni i cilësisë. Gjithashtu janë validuar edhe dy teste komerciale (testi

Kastle - Meyer) dhe (testi Acid Fosfatazë), janë plotësuar procedurat përkatëse dhe ka

filluar aplikimi i tyre, pas aprovimit nga divizioni i cilësisë.

Në qershor të këtij viti i gjithë stafi i ADN-së ka marrë pjesë në trajnimin “Siguria

Kibernetike” organizuar nga ICITAP.

Në korrik, shefi i Laboratorit të ADN-së ka marrë pjesë në trajnimin një ditor për

përgaditjen e specifikave teknike dhe dosjes së tenderit për pajisjet që janë pjesë e

projektit IPA. Ky trajnim është mbajtur nga eksperti Italian i prokurimit Gian Luca

Bombarda.

Në nëntor, shefi i Laboratorit të ADN-së ka marrë pjesë në grupin punës e organizuar nga

kompania Amerikane “Bode Cellmark”, në Shkup Maqedoni.

Në kuadër të grupit punues ndërinstitucional lidhur me menaxhimin dhe përmirësimin e

rasteve seksuale-dhunimeve, Laboratori i ADN-së si pjesëmarrës në këtë grup punues, ka

dhënë kontribut të vlefshëm profesional në hartimin e një udhëzuesi të përbashkët, për të

gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, për rritjen e efikasitetit lidhur me menaxhimin e

rasteve seksuale-dhunimeve.

Ekspertët e ADN-së, poashtu kanë marrë pjesë aktive në punën e shumë komisioneve

brenda dhe jashtë AKF-së, dhe janë treguar shumë të suksesshëm, duke dhënë kontributin

e tyre në punën e këtyre komisioneve, për çështje të ndryshme të rëndësishme.

Nga ekspertët e ADN-së, janë kryer katër prezantime në Gjykata, rreth ekspertizave të

ADN-së.

Janë përfunduar me sukses dy teste të jashtme të aftësive profesionale si dhe

Është kryer rishikimi i procedurave të punës dhe formave të punës në laboratorin e ADN-

së.

Page 29: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 29 / 39

6.2. Divizioni për Analiza Kimike të Narkotikëve.

Divizioni për Analiza Kimike të Narkotikëve bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-së është

përgjegjës për kryerjen e analizave kimike të mostrave të natyrës bimore, të substancave të

ndryshme në formë pluhuri apo të fortë (formë tulle, guri, dhe forma tjera) tabletat, kapsulat të

substancat e dyshuara të lëngëta, futjën e të dhënave të rastit në bazën e të dhënave për narkotikë;

si dhe me kërkesën e gjykatave dhe prokurorive, punonjësit e nivelit shkencor dëshmojnë dhe

japin sqarime për ekspertizën e kryer në cilësinë e ekspertit.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Aktivitetet dhe të arriturat kryesore gjatë këtij viti kalendarik 2018 në Divizonin (Laboratorin) për

Analiza Kimike të Narkotikëve janë:

Në vazhdim paraqesim statistikat e rasteve të cilat janë kryer me sukses në Divizionin

(Laboratorin) për Analiza kimike të Narkotikëve gjatë periudhës 01 Janar 2018 deri me 31

Dhjetor 2018, Gjatë këtij viti kalendarik në Divizionin (Laboratorin) për Analiza kimike të

Narkotikëve sipas statistikave të nxjerrura nga sistemi LIMS janë pranuar 1036 raste të

substancave të dyshuara për narkotik, ndërsa janë kryer (analizuar) me sukses 1214 raste, me

gjithsej 4031 dëshmi, në pritje janë 114 raste dhe në proces janë 60 raste.

Foto 13. Ekzaminimi vizual i substancës bimore të dyshuar me Stereo Mikroskopik.

Page 30: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 30 / 39

Për arsye të rritjes së numrit të rasteve këto dy vitet e fundit dhe potencialit të vogël me vetëm dy

specialistë të lartë që i posedon ky Laborator, ishte e pamundur që të plotësohen të gjitha kërkesat

për ekspertiza forenzike nga Gjykatat dhe Prokuroritë, por për përmbushjen e këtyre kërkesave ka

qenë nevojë e domosdoshme pranimi i stafit të ri (dy Teknik) i planifikuar vite më parë dhe tani

janë në fazën e trajnimit bazik, të cilët do ta ndihmojnë shumë këtë proces në të ardhmen.

Gjate këtij viti është bërë rishikimi dhe revizionimi i Procedurave të Divizionit (Laboratorit) për

Analiza Kimike të Narkotikëve për vitin 20018, në përputhje të rregullores së AKF-së dhe

kritereve të standardit ISO: 17025 si dhe aplikimi i metodave për vazhdimin e akreditimit (Ri-

akreditimi).

Aktivitetet e Realizuara,

Ne vazhdim paraqesim aktivitet e realizuar gjatë këtij viti si trajnime, konferenca dhe aktivitetet

tjera:

Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe çështje të zbatimit të ligjit (ILN) të SHBA-ve

me datën 11.04 2018 ka publikuar artikullin në faqen e saj zyrtare të facebook-ut për znj.

Sadije Hamzaj, për kontibutin e përgjithshem që e ka dhënë si udhëheqëse e Divizionit

(Laboratorin) për Analiza Kimike te Nakotikëve.

Trajnimi i Hetuesve të drogave nga të gjitha regjionet e policisë së Kosovës për

përdorimin e testeve preliminare në vendin e ngjarjes.

Asistimi në Policinë e Kosovës me ligjërues profesional për Droga në kuadër të trajnimeve

për hetues të drogave të organizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në

Vushtrri.

Trajnim për Lidership dhe menaxhim (Me datën 13-14 shkurt 2018)

Përfundimi me sukses i testit të zotësisë. Testet që organizohen nga International

Collaborative EXERCISEE (ICE) 2018 nga UNODC .

Trajnim “Cyber Security Awareness Cours” Qershor 2018

Seminar “ Qasje Moderne në Testimet Analitike Komplekse” 26.11.2019.

Takim tre ditor më Ekspertet nga Projekti IPA, është bërë vlerësimi i Laboratorit nga

vlerësuesit i këtij projekti për vazhdimin e këtij projekti dhe kemi pranuar përgjigje

pozitive.

Page 31: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 31 / 39

Pjesëmarrja ne trajnimin e avancuar për analizimin dhe identifikimin e substancave të reja

Psikoaktive e mbështetur nga EMCDDA .

Ekspertët e Divizionit për Analiza Kimike të Narkotikëve kanë marrë pjesë aktive në

punën e shumë komisioneve brenda dhe jashtë AKF-së, duke dhënë kështu kontributin e

tyre në punën e këtyre komisioneve, për çështje të ndryshme të rëndësishme – Prokurim

etj.

Gjatë këtij viti poashtu ekspertet nga Divizioni për analizë të narkotikeve kanë marr pjesë në

seanca tё ndryshme Gjyqësore me ftesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në cilësinë e ekspertit.

6.3. Divizionit për analiza të eksplozivëve dhe zjarrvënjeve.

Divizioni për Analiza të Eksplozivëve dhe Zjarrvënjeve bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-

së është përgjegjës për kryerjen e ekspertimeve të zjarrëvënjëve nga mostrat e zjarreve, të

mbetjeve nga eksplozioni dhe nga mostrat e eksplozivëve, mirëmbajtjen e referencave të

eksplozivëve dhe zjarrëvënjeve etj.

Realizimi i planit vjetor

Divizionit për Analiza Eksplozivëve, Zjarrvënjeve dhe Grimcave barotit (DAEZGB) gjatë këtij

viti ka arritur qe te realizoj planit vjetor si dhe ti përmbush të gjitha objektvat e planifikuara për

vitin 2017.

Aktivitetet e realizuara.

Divizionit për Analiza Eksplozivëve, Zjarrvënjeve dhe Grimcave barotit (DAEZGB) përgjatë

kësaj periudhe ka pranuar 86 kërkesa për ekspertim ndërsa ka kryer me sukses dhe

profesionalizëm 61 raste-ekspertiza me mbi 220 dëshmi përcjellëse .

Në vazhdim paraqesim aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti si trajnime, konferenca dhe

aktivitetet tjera si:

Rivizionimi vjetor i procedurave teknike dhe formave në përputhje të rregullores të AKF-

së dhe kritereve të standardit ISO: 17025.

Page 32: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 32 / 39

Dëshmimi në gjykatë dhe prokurori në cilësi të ekspertit, gjashtë (6) seanca.

Trajnimi i përfunduar me sukses në program: “Cyber Security Awareness Course”, në

qershor 2018 në Prishtinë, Kosovë.

Ekspertet për Analiza Eksplozivëve, Zjarrvënjeve dhe Grimcave barotit kanë marrë pjesë

në komisione të ndryshme brenda dhe jashtë AKF-së.

Ekspertimi në mënyrë profesionale i rasteve të mbetjeve nga baruti.

Ekspertimi në mënyrë profesionale i rasteve te mbetjeve të grimcave barotit nga kapsolla

inicuese (GSR).

Ekspertimi në mënyrë profesionale i rasteve te eksplozivë të pa shpërthyer.

Ekspertimi në mënyrë profesionale i rasteve te eksplozivë të shpërthyer.

Krijimi i procedurave dhe formave teknike në përputhje të rregullores të AKF.

Foto 14. Analizimi i mbetjeve nga kapsolla inicuese (GSR) me Mikroskopin Elektronik Skanues -

Energjia Dispersive me rreze X (SEM/EDS).

Page 33: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 33 / 39

7. Departamenti për Teknologji Informative Forenzike.

Departamenti për Teknologji Informative përbehet nga dy (2) Divizione:

Divizioni për ekzaminim të Kompjutereve

Divizioni për ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit

Ky Departament edhe pse me disa vështirësi ka arritur që ta plotësoj planin vjetor të punës dhe

objektivat për vitin 2018.

Në vazhdim do të gjeni aktivitetet dhe të arriturat kryesore në Departamentin për Teknologji

Informative Forenzike gjatë vitit 2018.

7.1. Divizioni për Ekzaminim të Kompjuterëve.

Divizioni për ekzaminimin e Kompjuterëve bazuar në legjislacionin në fuqi të AKF-së është

përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve të kompjuterëve, të telefonisë mobile, SIM kartelave dhe

mediumeve tjera që përmbajnë të dhëna digjitale.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Gjatë këtij viti Divizioni për ekzaminimin e Kompjuterëve ka arritur që ti përmbush të gjitha

objektivat për vitin 2018, përkundër vështirësive që kemi pasur në mungesë të disa programeve.

Divizioni për ekzaminimin e Kompjuterëve ne vitin 2018 ka pranuar 272 kërkesa për ekspertizë të

krimeve kibernetike ndërsa ka kryer me sukses 232 raste-ekspertiza te kësaj natyre me 1064

dëshmi përcjellëse. Me ndihmën e UNOPS është bërë azhurnimi e gjashte (6) licencave të

programit forenzik EnCase dhe furnizimi me dy programeve forenzike, Belkasoft Evidence

Center dhe Atola Insight Forensic, programe të reja të cilat nuk i kemi pasur më parë.

Page 34: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 34 / 39

Foto 15. Programi UFED 4PC në departamentin e TI Forenzikes.

Është në zhvillim e sipër dhe pritet që gjatë vitit 2019 të fillojë implementimi i projektit IPA-II

përmes se cilit AKF do të përfitojë rreth 1.5 Milion Euro pajisje dhe trajnime.

Personeli i DTIF-së, gjatë këtij viti është ngritur në kuptimin profesional, ku tre nga zyrtarët e

Divizionit për Ekzaminim të Kompjuterëve kanë ndjekur trajnimet e specializuar online dhe kanë

arritur të vazhdojnë licencën ndërkombëtare deri në vitin 2022 si Ekspert Forenzik në fushën e

Ekzaminimit të Kompjuterëve nga kompania e specializuar Guidance Software. Vazhdimi i

licencave është mundësuar nga UNOPS.

Aktivitetet e realizuara.

Më ndërmjetësimin e ICITAP-it, OSBE-së, si dhe donatorëve të tjerë personeli i Departamentit të

Teknologjisë Informative – Forenzike, ka ndjekur disa trajnime dhe konferenca të specializuara si

në vijim:

Computer and Network Instruction - International Law Enforcement Academy (ILEA),

Budapest, Hungari,

Page 35: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 35 / 39

Qeveria Amerikane, Akademia Amerikane e Shkencave Forenzike – Vizite Studimore –

SHBA.

Cyber Security and Privacy III / Siguria Kibernetike dhe Privatësia -Prishtinë

ICITAP - Ndërgjegjësimi për Sigurinë Kibernetike (Prishtinë)

UNOPS - Trajnime te Avancuara për Programin EnCase – (Online AKF)

OSCE - Scripting for Digital Forensic Investigator (Kroaci)

Qeveria Amerikane, George C.Marshalla Center – Programi për Studime të Sigurisë

Kibernetike – Gjermani.

Të gjitha trajnimet, konferencat kanë qenë nga fushat profesionale, përkatëse dhe të mbajtura nga

trajnerë profesional nga kompanitë përkatëse.

7.2. Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit.

Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit bazuar në legjislacionin në fuqi të

AKF-së kryen ekzaminimin e mediumeve elektronike që kanë në përmbajtje fotografi digjitale,

incizime të videos, audiove dhe zërit, po ashtu bënë edhe administrimin e të dhënave në bazën e të

dhënave të sistemit LIMS, AFIS, CODIS.

Realizimi i planit vjetor i punës.

Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit ka arritur te përbush planin vjetor të

punës dhe ka kryer me sukses dhe profesionalizëm të plotë të gjitha kërkesat / rastet të cilat kanë

ardhur për ekspertim (35 gjithsej) në këtë divizion gjatë këtij viti. Ekspertet e këtij divizioni kanë

përfunduar 40 raste - ekspertiza me rreth 139 dëshmi përcjellëse.

Aktivitetet e Realizuara

Aktivitetet dhe të arriturat kryesore gjatë këtij viti do ti gjeni në vazhdim.

Harmonizimi i Procedurave Teknike Standarde të Operimit, sipas: ISO 17.025.

Krijimi i procedurave të reja për ekzaminimin e pajisjeve të kamerave të sigurisë – DVR.

Page 36: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 36 / 39

Ekzaminimi i rasteve te Divizionit

Asistimi ne disa raste te Divizionit te Ekzaminimit të Kompjuterëve.

Mirëmbajtja e Sistemit AFIS

Mirëmbajtja e Sistemit LIMS

Mirëmbajtja e Sistemit CODIS

Mirëmbajtja e Rrjetit në AKF

Asistimi në problemet teknike dhe softuerike në AKF.

Gjatë kësaj periudhe AKF ka pranuar donacion nga SHBA të gjitha pajisjet e për platformën e re

të sistemit të ri ABIS që mbulojnë të gjitha regjionet e PK-së në Kosovë dhe disa nga pikat

kufitare.

Me këtë rast ndërrohet komplet platforma e sistemit te vjetër AFIS 5.1 në platformën e re 7.0

“ABIS Automated Biometric Identification System” – Sistemit Automatik të Identifikimit

Biometrik, e që është edhe version i fundit në fushën e identifikimit biometrik të gjurmës se

gishtërinjve në nivel botëror.

Gjatë kësaj periudhe në sistemin AFIS të vjetër janë kthyer të dhënat pas prishjes së Sistemit

Operativ dhe janë konvertuar të dhënat për sistemin e ri ABIS. Tani sistemi ABIS që

përfshinë tetë (8) server, një tape backup dhe një hapësirë digjitale për ruajtje të backupit deri në

dhjetë (10) vitet e ardhshme dhe me mundësinë e ndërlidhjes me sistemet ndërkombëtare të të

njëjtës fushë. Mbetet që në pjesën e parë të Janarit 2019 të bëhet edhe instalimi i stacioneve të

sistemit ABIS nëpër regjionet e Policisë së Kosovës dhe në pikat kufitare.

Pjesëtarët nga Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit, kanë vijuar trajnimet:

Cyber Security Awareness Course - Ndërgjegjësimi për sigurinë kibernetike

Page 37: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 37 / 39

Foto 16. Ndjekja e trajnimit “Forensic Image Analysis with AMPED Authenticate”

Foto 17. Takimi i 20t vjetor i grupit punues te ENFSI-s per Analizen Forenzike të të Folurit dhe

Audios. 12 - 14 Shtator 2018 Riga, Latvia.

Page 38: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 38 / 39

Operator Certification from Gemalto Cogent Automated Biometric Identification System

(ABIS) trainer

Auditimi i sistemit ABIS (Factory Aceptance Test) në Gemenos, Francë

Foto 18. Pranimi Teknik i sistemit ABIS në Gemenos, France.

Pjesëmarrje në cilësi të ekspertit Dëshmitar në Gjykatë, caktimi në grupe punuese dhe

angazhime të tjera nga menaxhmenti.

Pjesëmarrja në takimet dhe aktivitetet e CERT-it të MPB-së.

Page 39: Raporti Vjetor 2018 | AKF · zhvillohen dhe menaxhohen Grantet Federale, Përformanca e Menaxhmentit, Zhvillimi efektiv i stilit të menaxhimit, Bazat e buxhetimit, Menaxhimi i konfliktit,

Raporti Vjetor 2018 | AKF

F a q e | 39 / 39

8. Lista e Shkurtesave.

AKF Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

ENFSI Rrjeti Evropian i Instituteve Shkencore Forenzike.

FBI Zyra e Hetimeve Federale (SHBA).

AFIS Sistemi për Identifikim Automatik të Gjurmëve.

IBISS Sistemi i Integruar për Identifikime Balistike.

LIMS Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator.

ICITAP Program për ndihmë dhe trajnim ndërkombëtar për hetimet Kriminale.

CODIS Combined DNA Index System – Databazë për ADN.

INL Zyre amerikane për luftimin e narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

OPDAT Program i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve.

LC/MS/MS Pajisje për analizimin dhe identifikimin e eksplozivëve organik.

CERT Computer Emergency Response Team.

CTS Shërbimet Testuese të Zotësisë.

ILEA Akademi ndërkombëtare për Institucionet e zbatimit të ligjit.

DAEZ Divizionit për Analiza Eksplozivëve dhe Zjarrvënjeve.

IPA Instrument i Asistencës së BE-së para anëtarësimit.

EMCDDA Qendra Evropiane për Monitorimin e drogave dhe varësisë nga drogat.

ICITAP International Criminal Investigative Training Assistance Program .

AKPM Agjencioni për Produkte dhe Pajisje Mjeksore.

UNODC United Nations Office on Drugs and Crime.

RSID Rapid Stain Identification.

ARC Agjencia e Regjistrimit Civil.