37
KOMUNA E TEARCËS 2009 www.tearce.gov.mk RAPORT VJETOR QËLLIMI YNË… -Komuna, portë e hapur për të gjithë qytetarët. TRANSPARENCË SINQERITET ÇILTËRSI PËRGJËGJËSI PJESËMARRJE E QYTETARËVE ZHVILLIM I QËNDRUESHËM

Raporti vjetor per vitin 2010

  • Upload
    doquynh

  • View
    247

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KOMUNA E TEARCËS

2009

[Type the document subtitle]

[Type the author name]

www.tearce.gov.mk

RAPORT VJETOR

QËLLIMI YNË…

-Komuna,

portë e hapur për të gjithë

qytetarët.

TRANSPARENCË

SINQERITET

ÇILTËRSI

PËRGJËGJËSI

PJESËMARRJE E QYTETARËVE

ZHVILLIM I QËNDRUESHËM

L l o g a r i d h ë n i e

1

Komuna e Tearcës 2009/10

Botues: Komuna e Tearcës. Për botuesin: z.Isen Asani, Kryetar i komunës së Tearcës. Titulli: Raport vjetor. Materiali & disajni: Gajur Salihi. Shtypi:Art-Grafic-Tetovë. Tirazhi:2.000 ekzemplarë. Tetovë, 2010.

L l o g a r i d h ë n i e

2

Komuna e Tearcës 2009/10

Të nderuar qytetarë,

Jam krenar që vetëm në pjesën e parë nga mandati im si kryetar i komunës së Tearcës arrita që parashikimet për një komunë ndryshe dhe më të zhvilluar, t’i shndërrojë në realitet. Edhe më shumë ndjehem krenar kur kujtoj se i gjithë ky sukses u arrit në bashkëpunim të ndërsjelltë me Ju. Gjatë periudhës që kaloi kemi organizuar takime të rregullta me bashkësitë lokale dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, kemi pasur diskutime publike ku janë përfshirë organizatat joqeveritare si dhe kemi përkrahur forumet e ndryshme me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Në vitin e parë të qeverisjes sonë kemi arritur që të ndryshojmë gjërat në kahe

pozitive dhe komunës t’i kthejmë imazhin e institucionit, ku realizimi i kërkesave të ligjshme të qytetarëve është dhe do të mbetet përparësi e punës sonë. Vitin e parë të qeverisjes mund ta konsiderojmë si vit të suksesshëm, vit ku komuna e Tearcës ishte e respektuar dhe përpos obligimeve tjera, arritëm të ndërtojmë një administratë profesionale dhe funksionale. Gjatë qeverisjes së deritanishme u përballëm me shumë sfida, por arritëm një zhvillim dinamik në shumë fusha. Arritëm të përmirësojmë një pjesë të infrastrukturës komunale; arritëm të krijojmë një ambient më të pastër; arritëm të fillojmë ndërtimin e kanalizimit fekal në f.Tearcë; investuam në ndërtimin e ujësjellësave në disa vendbanime; arritëm që të përfundojmë ndërtimin e fushës së futbollit në f.Tearcë; filluam procedurën për hapjen e shkollës së mesme komunale; vendosëm që të ulim kompenzimin për rregullimin e tokës ndërtimore; realizuam hapjen dhe bekatonimin e shumë rrugëve dhe rrugicave në nivel komunal; organizuam festivalin e këngëve dhe valleve të vjetra popullore si dhe bëmë ndarje falas të mjeteve shkollore për fëmijë në nevojë, etj.

Të nderuar qytetarë,

Duke shpresuar se komuna e Tearcës do të shërbejë si një dritare e hapur komunikimi me Ju, dëshiroj t’Ju garantoj për gatishmërinë dhe përkushtimin tim personal dhe të stafit që unë drejtoj, se gjithmonë do të jemi në funksion të respektimit të standardeve më të larta të transparencës për punën tonë. Me respekt,

Komuna e Tearcës Kryetar

Isen Asani d.v.

Isen Asani, Kryetar i komunës së Tearcës

L l o g a r i d h ë n i e

3

Komuna e Tearcës 2009/10

Karakteristikat e përgjithshme

• Kryetar Komune: Isen Asani • Kryetar Këshilli: Mr.Idaver Huseini • Anëtarë të Këshillit komunal: 19 • Dita e komunës: 20 Dhjetor

• Adresa: komuna e Tearcës, 1224 • Тelefoni: 044/381-336, 044/381-101 • Faksi: 044/381-443 Web-faqja: http://www.tearce.gov.mk

vendbanimet numri Sllatinë 4.112

Tearcë 3.974 Dobrosht 3.549 Nerasht 3.485 Përshefc 2.516

Odër 1.739 Neproshten 1.309

Gllogjë 1.295 Leshkë 440

Përc 27 Breznë 8

Jelloshnik 0 Varvarë 0

Gjithsej 22.454

Shkollat fillore Sh.f. “Eqrem Çabej” Sllatinë Sh.f. “Faik Konica” Dobrosht Sh.f. “Kiril Pejçinoviq” Tearcë Sh.f. “Ismail Qemali” Nerasht Sh.f. ”Asdreni” Gllogjë Sh.f. (periferike) Neproshten Sh.f. (periferike) Leshkë Sh.f. (periferike) Odër

Qendra e komunës:f.Tearcë Sipërfaqja:136, 54 km2 Numri i banorëve:22.454 Kodi postal:1244 Targa e automjeteve:TE Kodi telefonik: +389 (0) 44 Dendësia:164,45 banorë/km2

Struktura e popullsisë shqiptarë 84.40%

maqedonas 12.20% turq 2.304% romë 0.24% serb 0.06% tjerë 0.72%

Harta e komunës

Simbolet e komunës u caktuan në bazë të konkursit publik, ndërsa zgjedhja e tyre është bërë nga Komisioni profesional. Simbolet e komunës u caktuan me Vendim të Këshillit komunal.

Flamuri Stema Simbolet e komunës

L l o g a r i d h ë n i e

4

Komuna e Tearcës 2009/10

Administrata e komunës së Tearcës Numri i të punësuarëve 26

Statusi i të punësuarëve

nëpunës shtetëror 16 të punësuar sipas ligjit për marrëdhënie pune 3 të punësuar me kontratë 7 sekretar i komunës /

Përgatitja arsimore

magjistër 2 arsim universitar 11

arsim të lartë 3 arsim të mesëm 9 arsim fillor 1

Të punësuarit në komunë

Emri dhe mbiemri Vendi i punës Nexhbedin Ismaili Udhëheqës i departamentit për çështje normativo-juridike Shinasi Memeti Udhëheqës i departamentit për financa dhe buxhet Besim Imeri Udhëheqës i departamentit për Zh.E.L. Ramadan Ajruli Udhëheqës i departamentit për urbanizëm Muamet Rexhepi Udhëheqës i departamentit për veprimtari shoqërore. Irfan Hazari Udhëheqës i departamentit për resurse njerëzore Salajdin Zeqiri Këshilltarë (inspektor) për ekologji Gajur Salihi Këshilltarë për çështje normativo-juridike Musa Ferati Bashkëpunëtor i lartë për taksa dhe tatime Lirim Xhelili Bashkëpunëtor i lartë për taksa administrative Merita Ameti Bashkëpunëtore e re për çështje normativo-juridike Valdeta Qamili Bashkëpunëtore e re për financa Asllan Memishi Referent i pavarur për arkiv Zdravko Serafimovski Referent i pavarur për arkë Sulejman Sejfuli Referent i pavarur për tatim në pronë Bajram Jonuzi Referent i pavarur për arkiv (urbanizëm) Petre Bishkovski Referent i pavarur për urbanizëm Nijazi Saiti Shofer dhe kurir Abas Xhemaili Shofer dhe kurir Jusuf Muradi Kujdestar për ekologji (me kontratë) Husein Huseini Inspektor për veprimtari komunale (me kontratë) Meliha Mustafi Sekretareshë teknike (me kontratë) Daut Memeti Përgjegjës për mirëmbajtjen e faqes elektronike (me kontratë) Bajram Abdilfetahi Përgjegjës për ndriçimin publik (me kontratë) Xhemil Huseini Ndihmës në mirëmbajtjen e ndriçimit publik (me kontratë) Selvije Useini Pastruese (me kontratë).

L l o g a r i d h ë n i e

5

Komuna e Tearcës 2009/10

Përbërja partiake e Këshillit

partia numri i anëtarëve

BDI 8 PDSH 6 DR 1 VMRO-DPMNE 2 LSDM 1 PDT 1

Mr.Idaver Huseini është zgjedhur Kryetar i Këshillit të komunës së Tearcës me 14 vota të koalicionit: BDI, VMRO-DPMNE, DR, PDT dhe LSDM. Këshillin e komunës së Tearcës e përbëjnë gjithsejt 19 anëtarë. Në Këshill janë të përfshira 6 parti politike. Anëtarët e Këshillit janë zgjedhur nga qytetarët e komunës së Tearcës në zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe demokratike me mandat katër vjeçar. Këshilli harton dhe dikton politikën e komunës, sjell Buxhetin e komunës, miraton Vendime, Programe, Raporte, Rregullore dhe i njëjti mbart përgjegjësi për aktet e miratuara.

Idaver Huseini-Kryetar Këshilli

Anëtarët e Këshilli të komunës së Tearcës

Emri dhe mbiemri Vendbanimi

Mr.Idaver Huseini Sllatinë Halil Rexhepi Nerasht Vjosa Miftari Tearcë Sherif Esati Përshefc Besnik Elezi Gllogjë Hanife Veseli Odër Betim Mustafi Neproshten Driton Osmani Nerasht Mumin Xhemaili Dobrosht Majlinda Dervishi Odër Izet Arifi Tearcë Abdilmenaf Dauti Nerasht Rezart Saliu Gllogjë Vanço Milevski Dobrosht Violeta Jovanovska Tearcë Fadil Abdilalimi Përshëfc Besmire Baftjari Neproshten Erim Neimi Tearcë Tripun Nikollovski Tearcë

Këshilli i komunës

Aktet e miratuara

Aktet e miratuara nga Këshilli i komunës së Tearcës në vitin 2009

Buxhet 1 Llogari vjetore 1 Vendime 72 Programe 9 Raporte 8 Përfundime 10 Pëlqime 2

Aktet e miratuara nga Këshilli i komunës së Tearcës Janar-Nëntor, 2010

Vendime 57 Programe 7 Raporte 4 Përfundime 7 Pëlqime 4 Plan Operativ 1 Informatë 1

Vërejtje:Një këshilltare e DR-së kaloj në PDSH.

L l o g a r i d h ë n i e

6

Komuna e Tearcës 2009/10

Komisionet e Këshillit të komunës.

Komisioni për çështje të verifikimit, zgjedhje dhe emërime.

Komisioni për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal.

Komisioni statutar-juridik.

Komisioni për urbanizëm.

Komisioni për punë komunale dhe komunikacion.

Komisioni për veprimtari shoqërore.

Komisioni për mundësi të njëjta.

Komisioni për dhurata dhe mirënjohje.

Aktet më të rëndësishme të miratuara nga Këshilli i komunës së Tearcës gjatë vitit 2009:

Buxheti i komunës së Tearcës për vitin 2010; Vendim për fillimin e procedurës për hapjen e shkollës së mesme komunale; Vendim për studim të fesibilitetit për potencialin e ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor; Vendim për organizimin e festivalit të këngëve dhe valleve të vjetra popullore; Vendim për ndarjen falas të materialeve mësimore (jo libra) për nxënësit pa prind; Vendim për participim në financimin e Projekteve me interes të përgjithshëm; Vendim për kategorizimin e rrugëve lokale; Programet vjetore për punën e shkollave fillore; Program aksional për zhvillim rajonal të regjionit të Pollogut; Programë për punën e Këshillit të komunës së Tearcës; Programë për ndriçim publik; Programë për barazi gjinore mes meshkujve dhe femrave; Programë për zhvillimin e sportit; Plan Operativ për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale dhe rrugicave. Aktet më të rëndësishme të miratuara nga Këshilli i komunës së Tearcës gjatë vitit 2010:

Vendim për investime nëpër vendbanime sipas përqindjes së arkëtimit të të ardhurave; Vendim për kofinancimin e projekteve për zhvillim rajonal për vitin 2010; Vendim për uljen e kompenzimit për ndërtimin e objekteve për banim dhe objekteve tjera; Vendim për shfuqizimin e Vendimeve për shitjen e parcelave në pronësi të komunës së Tearcës; Vendim për fillimin e procedurës për përgatitjen e elaboratit për themelimin e klubit futbollistik në nivel komunal; Vendim për fillimin e iniciativës për rregullimin e hapësirës në pjesën e quajtur “Pevçina” në f.Neproshten; Vendim për fillimin e iniciativës për urbanizimin e pjesës së quajtur “Poroishte” në f. Dobrosht dhe Gllogjë në atarin e komunës së Tearcës; Vendim për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave të administratës komunale të komunës së Tearcës. Burimi: “Fletorja zyrtare e komunës së Tearcës”.

Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive.

Këshilli i komunës

Këshilli mbikqyrës për kontrollë të mjeteve materialo-financiare.

L l o g a r i d h ë n i e

7

Komuna e Tearcës 2009/10

79%

16% 5%

Struktura etnike

shqiptarë

maqedonas

turk

26%

74%

Struktura gjinore

femra

meshkuj

Struktura sipas moshës Këshilltarë Mosha (në vite) 2009/10 ndër 30 30-39 40-49 50-59 mbi 60

5 8 4 2 0

Struktura sipas arsimimit Arsimi mesëm lartë sipëror magjistër doktor 2009 3 1 13 2 0

1% 1%

70%

9%

8% 9% 2% Aktet e miratuara

Buxhet

Llogari vjetore

Vendime

Programe

Raporte

Përfundime

Pëlqime

99%

1%

Procedura e miratimit të akteve

me procedurë të rregullt

me procedurë të jashtëzakonshme

Kërkesat e miratuara nga Këshilli komunal 2009/10 Person

fizik Bashkësitë

lokale Shkollat fillore

Komisionet e Këshillit

Ojq, grup qytetarësh, etj

16 8 10 6 10

Këshilli i komunës

2009

1% 1%

69%

9%

10% 8%

1% 1% Aktet e miratuara Buxhet

Plan Operativ

Vendime

Programe

Raporte

Përfundime

Pëlqime

Informatë

100%

Procedura e miratimit të akteve

me procedurë të rregullt

2010

L l o g a r i d h ë n i e

8

Komuna e Tearcës 2009/10

Në organizimin e jetës shoqërore në komunën e Tearcës, rol shumë të rëndësishëm luajnë organizatat joqeveritare. OJQ-të ndikojnë edhe në punën transparente të institucionit dhe të njëjtat kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, sportit, arsimit, barazisë gjinore, marrëdhënieve ndëretnike, mbrojtjen e mjedisit jetësor, etj.

Sektori civil në komunën e Tearcës Emri dhe veprimtaria Projekti i realizuar

Shoqata e intelektualëve të rinj “SKARDUS”.

Fushatë në projektin riciklimi i plastikës “PET-bidona” në bashkëpunim me USAID.

Shoqata për zhvillim dhe edukim “CED”. Organizimi i festivalit “Zana e Sharrit”. Organizata “EPEN DAY” . “Ndarje e pakove për Vitin e Ri”, 2010. Shoqata multietnike “Gruaja e shkathët“. Organizimi i manifestimit tradicional “Gruaja e

shkathët 2009”. Shoqata qytetare “Aleanca Rinore”. “Kolonia e artit” në f.Breznë. Studio 21 production. Xhirimi i fluturimit të paragllajderistëve. Shoqata e bletarëve “POLEN”. Promovim të agro kulturës në panaire. “Pinokio” Shfaqe pë fëmijë “Tre shokët”.

Komuna, në rrjetin nacional për MNJR

Personat përgjegjës për menaxhim me resurset njerëzore të disa komunave të R.M. arritën që të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi, i cili do të shërbej për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të këtyre personave si dhe komunave të cilat i përfaqësojnë ata. Ky memorandum bashkëpunimi është mbështetur edhe nga BNJVL dhe në vetvetë ngërthen këto aktivitete: qasje serioze ndaj resurseve njerëzore dhe ngritjen e vetëdijes së njësive të vetëqeverisjes lokale për këtë sferë të re, por shumë domethënëse; ndihmë ndaj komunave për përgatitjen e programeve vjetore, planeve të departamenteve si mënyrën e përdorimit të mjeteve për përpilimin e tyre; promovimin dhe kryerjen e punëve dhe detyrave përmes bashkëpunimit,etj.

Sektori civil-OJQ-të

Memorandum mirëkuptimi

L l o g a r i d h ë n i e

9

Komuna e Tearcës 2009/10

Komisioni për vërtetimin e vlerës së tregut të pasurisë së patundshme ka punuar konform Ligjit dhe akteve nënligjore (Metodologjisë) dhe nga disa kontrolle të bëra nga Inspektorati, nuk është konstatuar asnjë shkelje apo mosrespektim procedure.

Raport për vitin 2009

Karakteri i lëndës: Numri i lëndëve të dorëzuara

Kontratë shitblerje 138 Ndarje fizike 28 Gjykim gjyqësor 19 Kontratë për ndrim vendesh

10

Kontratë për dhuratë 56 Vendim për trashëgimi 122 Lëndë tjera 31

Gjithsej 404 lëndë

Muaji Të hyrat në denarë

Janar 51.956,00 Shkurt 224.147,00 Mars 343.275,00 Prill 340.251,00 Maj 274.577,00 Qershor 159.562,00 Korrik 389.170,00 Gusht 370.170,00 Shtator 266.333,00 Tetor 719.384,00 Nëntor 202.083,00 Dhjetor 356.384,00

Gjithsej 3.657.292,00 denarë

Tatimi në qarkullim/shitblerje-2009

Raport Janar-Nëntor, 2010

Karakteri i lëndës: Numri i lëndëve të dorëzuara

Kontratë shitblerje 109 Ndarje fizike 19 Gjykim gjyqësor 27 Kontratë për ndrim vendesh 6 Kontratë për dhuratë 66 Vendim për trashëgimi 94 Lëndë tjera 1

Gjithsej 332 lëndë.

34%

6% 8% 2%

21%

29%

0%

Raport i shprehur në përqindje Kontratë në shitblerje Ndarje fizike

Gjykim gjyqësor

Kontratë për ndrim vendi Kontratë për dhuratë Vendim për trashëgimi Lëndë tjera

L l o g a r i d h ë n i e

10

Komuna e Tearcës 2009/10

Numri i vendimeve të tatimit në pronë

(2009)

3.775

Pagesa e tatimit në pronë (2009)

1.058.713 denarë

Borxhi i përgjithshëm i

tatimit në pronë (2009)

2.124.858 denarë

33%

67%

Tatimi në pronë

pagesa

borxhi

16% 10%

12% 6% 14%

25%

6% 4% 7% Obligues tatimor, shprehur në përqindje

Sllatinë Përshefc Nerasht Neproshten Dobrosht Tearcë Gllogjë Leshkë Odër

Gjendja e obliguesve tatimorë-2009 venbanimi borxhi pagesa diferenca

f.Sllatinë 293.307 89.354 203.953 f.Përshefc 177,763 103.214 74.549 f.Nerasht 128.412 101.968 26.444 f.Neproshten 143.531 105.863 37.668 f.Dobrosht 202.880 199.834 3.046 f.Tearcë 912.767 277.417 635.350 f.Gllogjë 89.831 60.001 29.830 f.Leshkë 84.849 71.592 13.257 f.Odër 92.518 49.470 43.048

Obliguesit tatimor dhe kartelja financiare sipas vendbanimeve

(tatimi në pronë)

Në 13 vendbanimet e komunës së Tearcës obligues të rregjistruar dhe që kanë pronë janë gjithsej 3.775. Në grafikonet e mëposhtme janë të paraqitur obliguesit e regjistruar me numër dhe sipas vendbanimeve si dhe pagesat e tatimit në pronë sipas të gjitha bazave të shprehura në shifra për secilin vendbanim.

Obligues tatimor

Borxhi i mbetur nga viti 2000

f.Sllatinë 595 2.798.673 den. f.Përshefc 387 1.469.822 den. f.Nerasht 445 1.171.051 den. f.Neproshten 241 1.250.566 den. f.Dobrosht 531 1.759.677 den. f.Tearcë 931 3.183.505 den. f.Gllogjë 237 458.626 den. f.Leshkë 147 481.047 den. f.Odër 261 830.701 den.

Kategoritë Çmimi në denarë për m2

Kategoria e parë 1.300 Parcelat që gjendet rreth rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë si dhe parcelat që gjenden përreth qendrave të vendbanimeve.

Kategoria e dytë 1.000 Parcelat që gjenden rreth rrugëve kryesore të vendbanimeve.

Kategoria e tretë 700 Parcelat që janë në zonë ndërtimi dhe gjenden në planin urbanistik të vendbanimit.

Tatim në pronë-2009

L l o g a r i d h ë n i e

11

Komuna e Tearcës 2009/10

Burimi: Departamenti për tatime lokale dhe taksa komunale.

Numri i vendimeve të tatimit në pronë (2010)

3.766

Pagesa e tatimit në pronë (2010) 833.608 denarë Borxhi i përgjithshëm i tatimit në

pronë (2010) 1.209.839 denarë

Tatim në pronë-2010

Gjendja e obliguesve tatimorë, janar-nëntor 2010 venbanimi borxhi pagesa diferenca

f.Sllatinë 297.244 72.679 224.565 f.Përshefc 177.486 58.350 59.136 f.Nerasht 129.869 83.612 46.257 f.Neproshten 144.536 101.140 43.396 f.Dobrosht 208.522 103.843 104.679 f.Tearcë 825.546 217.992 607.554 f.Gllogjë 88.843 37.737 51.106 f.Leshkë 87.073 47.362 39.711 f.Odër 92.518 59.174 33.344

12%

76%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje.

pagesa

borxhi f.Sllatinë

50% 50%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

borxhi

pagesa

64% 36%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

70%

30%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

f.Përshefc

f.Nerasht

f.Neproshten

50% 50%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

f.Dobrosht

13%

74%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

f.Tearcë

42% 58%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi f.Gllogjë

64%

36%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

f.Odër

54%

46%

Gjendja e obliguesve tatimor, shprehur në përqindje

pagesa

borxhi

f.Leshkë

Obligues tatimor- 2010

Venbanimi Obligues tatimor

Tearcë 929 Sllatinë 594 Dobrosht 531 Përshefc 385 Nerasht 447 Odër 259 Neproshten 240 Gllogjë 235 Leshkë 146

L l o g a r i d h ë n i e

12

Komuna e Tearcës 2009/10 Çmimet për rregullimin e tokës ndërtimore përcaktohen konform Ligjit, Vendimit dhe Programës

së miratuar nga Këshilli i komunës së Tearcës. Departamenti për taksa komunale, komunikacion dhe rrugë.

Çmimet e kompenzimeve për rregullimin e truallit ndërtimor:

Taksat komunale

shërbimi çmimi shërbimi çmimi Çertifikatë nga planet urbanistike.

300 den. Rregullimi i tokës ndërtimore për objekte banimi (25.06.2010)

120 den.

Çertifikatë nga planet. 550 den. Rregullimi i tokës ndërtimore për objekte afariste (25.06.2010)

180 den.

Kushtet për ndërtim të objektit banues.

850 den. Shtëpitë sipas vitit të ndërtimit (të dhëna të përafërta)

Numri

Kushtet për ndërtim të objektit afarist.

1.250 den. Shtëpitë e ndërtuara para vitit 1971 1.374

Leje për ndërtim të objektit banues.

1.250 den. Shtëpitë e ndërtuara pas vitit 1971 4.106

Leje për ndërtim të objektit afarist.

1.550 den. Shtëpitë e ndërtuara pas vitit 1990 1.603

.

-Investitorëve potencial u ofrojmë mundësi për gjetjen e parcelave private për hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. -Zvogëlim i ndërtimeve pa leje si dhe legalizim i objekteve që janë të ndërtuara. -Faza përfundimtare e urbanizimit të vikend lagjes “Tre Ujërat”-Projekt i përbashkët i IMG-së dhe komunës. -Përgatitja e Planeve urbanistike për vendbanimet si dhe përgatitja e planeve urbanistike jashtë vendbanimeve. -Fillimi i procedurës për përgatitjen e dokumentacionit urbanistik për f.Dobrosht dhe për f.Nerasht. -Dokumentacioni urbanistik për f.Leshkë/Përgatitja e elaboratit gjeodezik. -Përgatitja e dokumentacionit teknik për rezervuarin e ujit të pijes të f.Nerasht. -Përgatitja e dokumentacionit teknik të urës në f.Tearcë. -Përgatitja e dokumentacionit teknik për rrugën lokale Odër-Dobrosht. -Ngritje e iniciativës për urbanizimin e parcelës me nr. PK 1642, KK Neproshten. -Fillimi i iniciativës për rregullimin e hapësirës në pjesën e quajtur “Pevçina” në f.Neproshten. -Fillimi i iniciativës për urbanizimin e pjesës së quajtur “Poroishte” në f. Dobrosht dhe Gllogjë në atarin e komunës së Tearcës, etj.

Rregullimi i tokës ndërtimore

Urbanizëm

Departamenti për urbanizëm viti 2009 2010

Numri i dhënë i lejeve të ndërtimit

114 86

Leje përdorimi 9 6 Vërtetim për rajon

ndërtimi 30 15

-Shkurtimi i procedurës deri në marrjen e lejës së ndërtimit dhe ofrim i kushteve lehtësuese për investitorët e rinj. -Krijim i mundësisë që investitorët e rinj të financojnë hartimin e planeve urbanistike sipas nevojave të tyre (zona jashtë vendbanimi) me sipërfaqe mbi 500 m2. -Mundësi për investitorët e rinj që të bëjnë pagesën e taksave komunale me këste. -Programë për rregullimin e tokës nërtimore.

L l o g a r i d h ë n i e

13

Komuna e Tearcës 2009/10

Bekatonimi i rrugicave në f.Tearcë në sipërfaqe të përgjithshme prej 600 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Përshefc në sipërfaqe të përgjithshme prej 600 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Dobrosht në sipërfaqe të përgjithshme prej 610 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Nerasht në sipërfaqe të përgjithshme prej 300 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Neproshten në sipërfaqe të përgjithshme prej 60 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Leshkë në sipërfaqe të përgjithshme prej 60 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Odër në sipërfaqe të përgjithshme prej 600 m2.

Furnizimi me materiale ndërtimore për nevojat më emergjente, në koordinim me bashkësitë lokale.

Mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale në të gjitha vendbanimet.

Ndërtimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 300 m në atarin e f.Tearcë.

Ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferik dhe rekonstruimi i rrugës kryesore në f.Dobrosht.

Ndërtimi i një pjese të kanalit për ujërat atmosferik (për ujitje) në f.Odër.

Vendosja e gypave për ujërat atmosferik dhe ujitjes në f.Përshefc.

Hapja dhe tamponimi i rrugës lokale Odër-Dobrosht.

Sanimi i rrugës lokale Odër-Përc. Realizimi i projektit “Pastrim të kanaleve,

rrugëve lokale dhe mirëmbajtje të hapësirave publike në komunën e Tearcës”, financuar nga Ministria për punë dhe politik sociale e RM-së (gjithsej 95 punëtor).

Pastrimi i rrugëve të fushës në të gjitha vendbanimet (me punëtorët sezonal).

Pastrimi i kanaleve të ujitjes në të gjitha vendbanimet.

Pastrimi i shtratit të lumit “Bistrica”, në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Infrastrukturë-2009

Projekte të realizuara në vitin 2009

L l o g a r i d h ë n i e

14

Komuna e Tearcës 2009/10

• Vazhdimi i punëve ndërtimore në objektin e ri të komunës së Tearcës (katin përdhesë).

• Mirëmbajtja e elektrifikimit rrugor në të gjitha vendbanimet e komunës së Tearcës.

• Vendosja e tre trafostacioneve të reja. • Ç’kyçja e poçave elektrik publik të vendosur

pa leje (në gjithë vendbanimet e komunës së Tearcës).

• Furnizimi i të gjitha shkollave fillore me lëndë djegëse.

• Sigurimi i transportit për nxënësit që udhëtojnë.

• Realizimi i projektitit për evidencë elektronike E-Protokolli.

• Përgatitja e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Regjional.

• Bashkëpunim ndërkomunal në projektin “Ngritja e transparencës komunale si parim themelorë për qeverisje të mirë në nivel lokal”.

• Bashkëpunimi me organizatën joqeveritare turke “TIKA”-Turqi në lidhje me investimet.

• Takime të rregullta me qytetarët që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme.

• Krijimi i kushteve për hapjen e reparteve prodhuese në komunën e Tearcës.

• Realizimi i shumë kërkesave të parashtruara deri te komuna e Tearcës për ndarjen e mjeteve financiare.

Burimi: “Fletorja zyrtare e komunës".

Infrastrukturë-2009

L l o g a r i d h ë n i e

15

Komuna e Tearcës 2009/10

Infrastrukturë-2010

Bekatonimi i rrugicave në f.Tearcë(Stadioni) në sipërfaqe të përgjithshme prej 240 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Përshefc në sipërfaqe të përgjithshme prej 540 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Dobrosht në sipërfaqe të përgjithshme prej 80 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Odër në sipërfaqe të përgjithshme prej 400 m2.

Bekatonimi i rrugicave në f.Gllogjë në sipërfaqe të përgjithshme prej 832 m2.

Shtrimi me bekaton pllaka e rrugës “Zavoj” f.Sllatinë në gjatësi prej 1380 m2 si dhe rregullimi i kanalit për ujërat atmosferik.

Ndërtimi i urës në qendër të f.Odër. Pastrimi i deponisë së egër dhe sanimi i

rrugës afër kishës në f.Odër. Kofinancim i projektit të ujësjellësit në

f.Nerasht dhe kaptimit të ujit në f.Dobrosht. Riparimi i kanalit për ujërat atmosferik në

gjatësi prej 28 metra në f.Sllatinë (lagja Hamoqe).

Hapja dhe tamponimi i rrugës nga f.Dobrosht deri te v.q. “Poroisht”.

Hapja e rrugës Sllatinë-Leshkë. Përkrahje Drejtorisë së javës kulturore

f.Përshefc. Ndërtimi dhe instalimin e rrjetit optik (të

telefonisë fikse) në f.Dobrosht dhe Nerasht në bashkëpunim me T-Home.

Projekte të realizuara në vitin 2010

L l o g a r i d h ë n i e

16

Komuna e Tearcës 2009/10

-Studimi i fisibilitetit për ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor, financuar nga Fondi i ujërave i RM-së -Rregullimi i qendrës-parkut në f.Përshefc, financuar nga Ministria për planifikim hapësinor dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. -Rekonstruktimi i rrugëve malore: Brezën-Tre ujërat në gjatësi 9 km, rrugën për në f.Dobrosht 5 km, pastrimi i mbeturinave nga fusha e futbollit në f. Gllogjë, nivelizimi i fazës së parë për fushë sporti te lagja maqedonase në f.Dobrosht si dhe hapja arteries së re nga rruga e vjetër e “Kacanikut” deri në rrugën kryesore qe del te lagja maqedone, financuar nga Ministria e mbrojtjes dhe mbështetur nga komuna e Tearcës. -Mobilimi i zyrës së Kryetarit dhe Këshillit. -Mobilim i arkivit me ormar metali. -Hapja e zyrës së deputetit të zonës, financuar nga NDI. -Përgatitja e projektit të cerdhes për fëmijë. -Vendosja e nxemjes qendrore në objektin e komunës së Tearcës. -Furnizimi i rregullt me materiale ndërtimore. -Furnizimi me materiale elektrike për ndricimin publik. -Furnizimi me drunj dhe lëndë djegëse për nevojat e shkollave fillore. -Sigurimi i transportit për nxënësit që udhëtojnë. -Përkrahje e sh.f. “Ismail Qemali” f.Nerasht për organizimin e patronatit. Përkrahje financiare në vlerë prej 18.000 denarë për organizimin e turnirit të shahut në nivel të komunës së Tearcës.

Infrastrukturë-2010

L l o g a r i d h ë n i e

17

Komuna e Tearcës 2009/10

-Përfundimi i punimeve në rrjetin e ujësjellësit primar në f.Sllatinë në vitin 2009 (vlera:8.000.000 den.).

-Vazhdimi i punimeve në rrjetin sekundar të ujësjellësit në fshatin Dobrosht.

-Vazhdimi i Projektit për rekonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në f. Neproshten në vitin 2010 (vlera: 8.000.000 den.).

-Filllimi i ndërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në f.Nerasht.

-Fillimi i ndërtimit të rezervoarit për ujin e pijes në f.Nerasht.

Veprimtari komunale-ujësjellës

Veprimtari komunale-kanalizim

-Ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferik dhe rekonstruktimi i rrugës kryesore në f.Dobrosht.

-Ndërtimi i një pjese të kanalit për ujërat atmosferik në f.Odër.

-Vendosja e gypave për ujërat atmosferik dhe gypave për ujitje në f.Përshefc.

Faza e parë e kanalizimit fekal filloj të realizohet në f.Tearcë dhe e njëjta kap një gjatësi prej 300 m. Ky investim është realizuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve e RM-së dhe komuna e Tearcës. Komuna bën përpjekje të mëdha që në të ardhmen të vazhdoj me realizimin e tërësishëm të këtij projekti madhor, i cili do të zgjedh një problem shumë të madh për banorët e komunës së Tearcës.

Filloj ndërtimi i kanalizimit fekal në f.Tearcë.

L l o g a r i d h ë n i e

18

Komuna e Tearcës 2009/10

Pastrimi i deponive të egra dhe mirëmbajtja e deponive të përkohshme në vendbanimet Odër, Nerasht dhe Dobrosht.

Vendosja e shenjave për ndalim të hedhjes së mbeturinave në hapësirat publike.

Vendosja e 30 kontajnerave për PET-bidona (riciklimi i plastikës) në bashkëpunim me USAID.

Bashkëpunimi me Rajonin Planor të Pollogut në lidhje me zgjidhjen e problemit me mbeturinat komunale në deponinë “Rusino”.

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të politikës për zbutjen e papunësisë dhe përmirësimit të kushteve ekonomike të qytetarëve të komunës sonë aplikoi me projekt të kësaj natyre dhe të njejtin e fitoi me çka arriti të punësoj 95 persona të papunë me punësim të përkohshëm, të regjistruar në Agjencinë për punësim të R. Maqedonisë. Ky projekt ka zgjat gjithsej 5 muaj duke filluar nga 1 korriku dhe deri më 30 nëntor të vitit 2009. Sipas vendimit të qeverisë dhe projektit për implementim nga ana e Komunës së Tearcës, punëtorët sezonal janë angazhuar në punë me interes publik, si mirrëmbajtje të rrugëve lokale , pastrimin e kanaleve për ujitje dhe mirrëmbajtjen e gjelbërimit në hapësirat publike, etj.

Ekologji

Punësime të përkohshme-2009

Pastrimi i deponisë në f.Odër

L l o g a r i d h ë n i e

19

Komuna e Tearcës 2009/10

Arsim-2009

-Në kuadër të investimeve kapitale në sh.f. “Ismail Qemali” f.Nerasht, Ministria e arsimit dhe shkencës e R.M-së. ka ndarë 2.810.000,00 denarë për asfaltimin e fushës së sportit të kësaj shkolle. -Meremetimi i dritareve, dyerve dhe plafonit të objektit të vjetër të Sh.F. “Faik Konica” f.Dobrosht, në bashkëpunim me Qeverinë e Mbretërisë Norvegjeze e cila ka ndarë 15.000 euro. -Fillimi i procedurës për hapjen e shkollës së mesme komunale në Tearcë. -Në Ministrinë e arsimit dhe shkencës është aplikuar me Projektin për rikonstruimin e objektit për shkollë të mesme komunale. -Përgatitja e elaboratit për hapjen e një çerdhe në nivel komunal. -Vendosja e dritareve të reja në Sh.f. ”Asdreni” f. Gllogjë, financuar nga USAID. -Ndarja e materialeve mësimore (jo libra) për fëmijët pa prind. -Jemi në fazën përfundimtare të rregullimit të çështjes pronësoro-juridike të dy shkollave fillore.

Ky Raport është miratuar nga Këshilli i komunës së Tearcës.

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me USAID ka bërë ndrimin e dritareve të sh.f. “Asdreni në f.Gllogjë. Realizimi i këtij projekti dka mbyllur një problem që i tangonte vite me rradhë arsimtarët dhe nxënësit në këtë shkollë. Për realizimin e këtij Projekti USAID ka ndarë 30.000 dollar, ndërsa pjesën tjetër, prej 200.000,00 denarë e mbulon komuna.

Mjete shkollore FALAS për fëmijët në nevojë.

Nënshkrimi i kontratës me USAID-in

Në ditën e parë të shkollës (mësimit), me Propozim të Komisionit për arsim dhe me Vendim të Këshillit komunal, shumë nxënës në nevojë kanë fituar komplete falas me mjete shkollore. Ky aktivitet realizohet për herë të parë në shkollat fillore të komunës së Tearcës dhe i njëjti është pritur shumë mirë nga nxënësit, arsimtarët, drejtorët dhe nga prindërit. Për realizimin e këtij aktivitet nga komuna janë ndarë 13.900,00 denarë.

L l o g a r i d h ë n i e

20

Komuna e Tearcës 2009/10

Bashkëpunim ndërkomunal

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me komunën e Tetovës arritën marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal dhe së bashku realizuan projektin “Ngritja e transparencës komunale si parim themelor për qeverisje të mirë në nivel lokal” në Skemën e granteve për bashkëpunim ndërkomunal të shpallura nga ana e OSBE.

Barazi gjinore-Projekte

Në kuadër të realizimit të projektit “Nëpërmjet edukimit dhe përforcimit, drejt inkuadrimit dhe aktivizimit qytetar” u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kryetarit të komunës së Tearcës, Isen Asani, dhe përfaqësuesve të IGQ “ANTIKO” nga Shkupi. Ky projekt realizohet në katër komuna në Maqedoni dhe financohet nga UNIFEM-i, që njëherit është edhe pilot projekt, ndërsa pritet që nga viti i ardhshëm të realizohet edhe në komunat tjera. Qëllimi kryesor, i këtij projekti është që të ndikojë në rritjen e numrit të grave nga etnitetet e ndryshme në mjediset rurale, që të ndërmarin iniciativa dhe aktivitete për përmirësim të nivelit personal dhe në nivel të një grupi më të gjërë në mjedis.

Qëllimi projekti ishte krijimi i mundësive të barabarta midis gjinive, mbrojtja e të drejtave të grave ndaj të gjitha formave të dhunës dhe të diskriminimit, nxitja dhe integrimi i tyre në jetën sociale e politike si dhe pjesmarrja e grave në vendimmarrje.Ky projekt ka përfshirë disa aktivitete, si:prezentimi i projektit para Këshillit komunal; mbajtja e tre trajnimeve në sh.f. “Ismail Qemali” f.Nerasht, “Kiril Pejcinoviq” f.Tearcë dhe “Eqrem Cabej” f.Sllatinë; mbajtja e dy trajnimeve në objektin e komunës së Tearcës, përgatitja dhe shpërndarja e materialeve propaganduese (broshura, fletushka, postera, etj). Në këto trajnime kanë marrë pjesë:Kryetari i komunës, Kryetari i Këshillit komunal, Komisioni për barazi gjinore, përfaqësues nga Gjykata e Themelore-Tetovë, përfaqësues nga Avokati i Popullit përfaqësues nga Qendra për punë sociale-Tetovë, banorë të komunës së Tearcës, Kryetarët e bashkësive lokale, OJQ-të dhe mediumet lokale. Në realizimin e këtij projekti kanë qenë të angazhuara edhe dy trajnuese në temat: “Tregëtia me njerëz, barazia gjinore, stereotipet dhe diskriminimi” si dhe “Mundësitë për përmirësimin e mekanizmave dhe efekteve ekzistuese në nivel lokal në luftë kundër dhunës në familje dhe tregëtisë me qenie njerëzore”.

UNDP përkrah barazinë gjinore në komunën e Tearcës.

L l o g a r i d h ë n i e

21

Komuna e Tearcës 2009/10

Zhvillim ekonomik lokal-2009

1.Përgatitja e raportit të departamentit për tatime lokale dhe taksa komunale për vitin 2008 . 2.Përgatitja e Aktvendimeve për bllokim të llogarive të obliguesve tatimor-subjekteve juridike për taksat komunale që nuk i kanë shlyer detyrimet ndaj komunës. 3.Pjesëmarrje në seminare-Bashkëpunimi ndërkufitar USAID, MPL, Euro konsalting (Mavrovë.). 4.Azhurimi i obligimeve të obliguesve tatimor. 5.Vazhdimi i bashkëpunimit me institucionet e brendshme dhe të jashtme. 6.Pjesëmarrje në seminarin e organizuar nga GTZ, Definimi dhe modelet e PPP. 7.Vazhdimi i bashkëpunimit me IMG. 8.Punëtori SWM Planing-GTZ (Strumicë)-PPP në lidhje me menaxhimin me mbeturinat inerte. 9.Koordinimi i punëve në lidhje me projektin e pajisjeve për përkthim simultan. 10.Përgatitja e aplikacionit dhe aplikimi për furnizim me softver për arkivin dhe punën në zyrë-QMBN. 11.Fitimi i projektit për furnizim të softverit për arkiv dhe punë zyre. 12.Punëtori për metodologjinë e pasurisë së patundshme-QMBN, SHPFRM. 13.Përgatitja e aplikimit për IPARD-rruga e fushës (Përshefc-Gllogjë-Dobrosht-Nerasht). 14.Përgatitja e aplikimit për Ministrinë për punë dhe politikë sociale-organizimi i punëve publike (pastrimi i rrugëve, pastrimi i kanaleve të ujitjes dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta publike). 15.Përgatitja dhe implementimi i projektit për bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Tetovës, financuar nga OSBE. 16.Përgatitja e dokumentacionit për aplikim në Byron për zhvillim rajonal: Projekti për ujësjellësin f.Dobrosht; Projekti për rezervoarin e ujit të pijshëm në f.Nerasht dhe Projekti për instalimin e nxëmjes qendrore në sh.f. të f.Neproshten. 17.Përpilimi i elaboratit gjeodezik për f.Dobrosht. 18.Përgatitja teknike e broshurës për 100 ditë të qeverisjes së kryetarit të ri. 19.Përgatitja e profilit të ri të komunës. 20.Vendosja e tabelës së informimit para komunës.

Raport i departamentit për ZHEL, 2009

-Pjesëmarrje në përgatitjen e projektit për barazi gjinore. -Përgatitja e dokumentacionit për aplikim në Byron për zhvillim rajonal. -Inkuadrim në implementimin e projektit për efikasitet energjetik. -Kërkesë për shtimin e peshqëve në lumin e f.Sllatinë, Bistricë dhe Gabrovnicë. -Përgatitja e projektit dhe realizimi i parkut në f.Përshefc. -Kërkesë deri te USAID për filtra të ujit të pijshëm. -Kërkesë për sanimin e deponive të egra. -Kërkesë për pastrimin e lumit “Ponika”. -Kërkesë deri te Agjencioni për rini dhe sport për zhvillim të aktiviteteve sportive. -Përgatitje e aplikimit dhe projektit për rikonstruktimin e rrugëve malore. -Ndërimi i kabinës për përkthim simultan. -Përgatitja e elaboratit për efikasitet energjetik të ngricimit rrugor. -Ndihmë teknike NPK “Higjiena”. -Pjesëmarrës në seminar për biznes plane. -Pjesëmarrës në seminar për menaxhim me NVM. -Fillimi i projektit për modifikimin e softverit për tatimet lokale. -Zhvillimi dhe menaxhimi i teknologjisë informative (IT) në nivel lokal.

Vërejtje:Ky Raport përfshijnë periudhën Janar-Nëntor 2010.

Raport i departamentit për ZHEL, 2010

L l o g a r i d h ë n i e

22

Komuna e Tearcës 2009/10

Zhvillim ekonomik lokal-Turizëm

Në vazhdim e sipër është projekti për urbanizimin e një pjesë të Malit Sharr në lokalitetin e ashtuquajtur “Tre Ujrat”. Urbanizimi i këtij lokaliteti do të mundësoj zhvillimin e turizimit malor, tërheqjen e investitorëve të jashtëm dhe të vendit për ndërtim të shtëpive për uikend dhe njëherësh do të vendoset rregull për ndërtim të shtëpive të këtilla në këtë vikend lagje.

Mali Sharr dhe vendbanimet e Komunës së Tearcës kanë potencial natyror për zhvillimin e turizmit malor, kjo është vlerësuar nga Yves Fouque, instruktor nga Oda ekonomike e Alpeve franceze për turizëm malor me mision në Ballkan i mbështetur nga Asociacioni “CRET”. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen që do të pasojë me një vizitë tjetër në stinën e vjeshtës. Yves Fouque paraqiti përvojën e tyre në zhvillimin e turizmit malor, fshatrat e malësisë kanë kushte për këtë lloj të turizmit. Fouque mbeti i fascinuar me bukuritë e Sharrit dhe shprehu gatishmëri që të ndihmoj me përvojën e tij edhe në rajonin e Sharrit, pasi që mali Sharr ka potencial për të zhvilluar këtë lloj të turizmit. Viteve të fundit është shënuar edhe një aktivitete i quajtur “Dreka bjeshkatare” ku qytetarët dalin në bjeshkë si formë e ditës së hapur dhe përgatitin ushqime bjeshke.

Projekti “Tandem 1” është realizuar në tërë hapësirën e malit Sharr dhe pritet së shpejti të botohet një guidë turistike për malin Sharr e financuar nga ambasada franceze dhe spanjolle. Për këtë vit është paraparë projekti “Tandem 2” që ka të bëjë me studimin e etno kulturës në rajonin e Tetovës. Njëherësh do të bëhet edhe shënimi i shtëpive të vjetra, të cilat të mbrohen e riparohen me qëllim që ta ruajnë pamjen e tyre dhe të vihen në shërbim të turizmit.

Turizëm-këmbim të përvojave

Kamp shtëpiza – “Tre ujërat”

L l o g a r i d h ë n i e

23

Komuna e Tearcës 2009/10

Në shoqërimin e Shabedin Ismailit nga f.Përshefc dhe anëtarëve tjerë të klubit të paraglajderistëve “Luboten” është realizuar fluturimi me paraglajder i Kryetarit të komunës së Tearcës z.Isen Asani. Fluturimi është bërë nga vendi i quajtur “Baba Hundë” e deri në pjesët rafshinore të territorit të komunës së Tearcës.

Sport-investim në terrenet sportive

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë të RM-së kanë arritur që të rikonstruktojnë terrenin sportiv të Sh.f. “Ismail Qemali” në f.Nerasht. Gjithashtu, komuna e Tearcës në bashkëpunim me Agjencinë për rini dhe sport, gjatë vitit 2010/11 do të ndërtoj fushën multifunksionale në f. Përshefc.

Me shfrytëzimin sa më efiçent të këtyre terreneve sportive, do të mund të ofrohen dhe orientohen të rinjtë drejt aktiviteteve të shëndetshme, siç është sporti.

Sport-paragllajderizëm Mjetet financiare që u janë ndarë klubeve

sportive-2009.

Klubi Mjetet/den. Klubi i Kik boksit

“Nerashti” 6.000,oo den.

Klubit të futbollit ”Tearca” për grup moshat ”Fatosat” dhe ”Pionerët”.

10.000,oo den.

Mjetet financiare që u janë ndarë shoqërive kulturo-

artistike, 2009.

Shoqëria kulturo-artistike

Mjetet/den.

“Jehona” f.Përshefc 10.000,oo den. “Teuta” f.Tearcë 10.000,oo den. Drejtorisë “Ditët e Naimit”.

10.000,oo den.

Gjatë vitit 2010 për OJQ-të janë ndarë 58.000,00

denarë.

OJQ-2009. Mjetet/den. “Aleanca Rinore” 6.000,oo den. “Gruaja e shkathët” 3.000,oo den. “Studio 21 production” 3.000,oo den. “Pinokio” 12.000,oo den.

L l o g a r i d h ë n i e

24

Komuna e Tearcës 2009/10

Sport –Fusha e futbollit në f.Tearcë

Pas investimit të komunës dhe Agjencisë për rini dhe sport, fusha e futbollit në f.Tearcë, Gati për aktivitetet sportive.

Përfundoi ndërtimi i fushës së futbollit në f.Tearcë. Investimi përfshiu punimet e gërmimit dhe drenazhimit

të fushës, si dhe ngjeshja dhe rrethimi i saj, duke u bërë gati për shtrimin e tapetit të gjelbër.

Komuna e Tearcës beson në rezultate më optimiste në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së futbollit në këtë komunë. Me parametrat që ka, kjo fushë futbolli do të mirëpres edhe takimet ndërkombëtare.

Objekti ndihmës (zhveshtorja)

L l o g a r i d h ë n i e

25

Komuna e Tearcës 2009/10

Kryetari i komunës së Tearcës në bashkëpunim me Këshillin komunal kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore për ndihmë të njëhershme financiare për fëmijët në nevojë. Ndihma ka qenë e orientuar kah fëmijët me aftësi të kufizuara, (fëmijët me të meta fizike dhe psikike) fëmijët që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare dhe kronike, etj, si dhe ndaj fëmijëve të varfër. Gjithashtu, nga komuna e Tearcës janë ndarë mjete financiare në formë të ndihmës së njëhershme edhe për disa familje të cilat për shkak të fatkeqësive natyrore kanë humbur pasuritë e tyre, si djegie të shtëpisë, dëmtim të hapësirave bujqësore, etj. Mesazhi i kësaj ndihme ishte “më shumë vëmendje dhe ndihmë nga komuna për familjet dhe veçanërisht për fëmijët që jetojnë në varfëri”.

Sociale

Më shumë vëmendje dhe ndihmë për fëmijët e varfër.

Komuna e Tearcës gjatë vitit 2009 për herë të parë organizoj festivalin e këngëve dhe valleve popullore “Zana e Sharrit”. Ky festival u mbajt në f.Tearcë dhe në të morrën pjesë shumë shoqëri kulturo-artistike si nga vendbanimet e komunës së Tearcës, poashtu edhe nga vendet tjera. Festivali i parë i këngëve e valleve burimore “Zana e Sharit” organizohet me të vetmin qëllim që shoqërive kulturo-artistike në fshatrat e komunës së Tearcës t’ua kthej freskinë dhe gjallërinë kulturore që e kishin më parë.

Kulturë

L l o g a r i d h ë n i e

26

Komuna e Tearcës 2009/10

po

Raport financiar-2009

Buxheti dhe Vendimi për realizimin e buxhetit

Buxheti i komunës së Tearcës për vitin 2009 është sjell më 24.12.2009 në vlerë prej 193.770.300,00 denarë. Gjatë rrjedhës së vitit 2009 ky buxhet ka pësuar ndryshime dhe plotësime më 05.03.2009 (për shkak të përfshirjes së saldove të cilat janë përcjellë nga viti 2008 dhe disa ndryshime për shkakt të kërkesave të shkollave fillore); 24.08.2009 dhe 21.10.2009 me të cilat ndryshime është bërë ridestinimi i mjetevetë cilat nuk ndikojnë në rritjjen ose zvogëlimin e të hyrave dhe shpenzimeve. Duke parë dinamikën e realizimit të buxhetit, Kryetrai i komunës i propozoi Këshillit komunalqë të bëj ribalanc të buxhetit, me të cilin u reduktua, gjegjësisht u zvogëlua buxheti nga 193.700.300,00 denarë në 170.669.199,00 denarë (diferenca 23.101.101,00 denarë) dhe pjesëmarrja është si vijon: -Buxheti themelor 73.014.843,00 denarë. -Blok dotacionet 95.966.556,00 denarë. -Buxheti nga aktivitetet vetfinancuese 687.800,00 denarë. -Donacion 1.000.000,00 denarë.

Gjithsejt të hyra 73.014.843,00 den. 44.572.301,00

den.

Të hyra tatimore 22.335.000,00 17.678.824,00

Tatimi nga të ardhura, fitimi dhe fitimet kapitale

905.000,00 622.309,00

Tatimi në pronë 7.400.000,00 5.013.550,00 Tatimet për shpenzimet specifike

14.025.000,00 12.039.915,00

Taksa për shfrytëzimin e veprimtarisë

5.000,00 3.050,00

Të hyra të patatimuara 3.800.000,00 2.402.403,00

Taksa dhe kompenzime 1.850.000,00 1.855.201,00 Taksa administrative 600.000,00 Shërbime tjera nga pushteti 1.000.000,00 472.770,00 Të hyra tjera të patatuara 350.000,00 1.952,00

Të hyra kapitale 450.000,00 216.325,00 Shitje e mjeteve kapitale 0,00 160.000,00 Shitja e tokës dhe investimeve jomateriale

450.000,00 56.325,00

Transfere dhe donacione 46.429.843,00 24.274.749,00

Transfere nga nivelet tjera 46.429.843,00 24.174.749,00

Donacione nga jashtë 0,00 100.000,00

Paraqitja e të hyrave të planifikuara dhe të realizuara sipas llojit dhe llogarive.

Burimi: Llogaria vjetore e komunës, 2009

39%

61%

Të hyrat e realizuara dhe të pa realizuara

transfere të pa realizuara transfere të realizuara

L l o g a r i d h ë n i e

27

Komuna e Tearcës 2009/10

Raport financiar-2009

Paraqitja e të hyrave të planifikuara dhe të realizuara sipas llojit.

Gjithsejt shpenzime Të planifikuara Të realizuara 73.014.843,00 den. 43.880.835,00

den.

Rroga, mëditje dhe kompenzime për të punësuarit

15.084.600,00 den.

12.786.876,00 den.

Rroga themelore dhe kompensimet

12.034.100,00 10.123.924,00

Kontributet për sigurim social nga punëdhënësi

3.023.000,00 2.661.612,00

Rezerva dhe shpenzime të padefinuara

850.000,00 499.052,00

Rezervat e përhershme 350.000,00 0,00 Rezerva korente 500.000,00 499.052,00

Mallra dhe shërbime 18.316.243,00 10.652.067,00 Shpenzime rruge dhe ditore 1.840.000,00 194.973,00 Shërbime komunale, nxemje, komunikacion dhe transport

6.686.243,00 6.211.763,00

Inventari I imët, vegla dhe material tjera për riparim

2.880.000,00 1.787.236,00

Meremetime dhe mirëmbajtje korente

2.870.000,00 602.042,00

Shërbime kontraktuese 2.700.000,00 1.013.315,00 Shpenzime tjera korente 1.340.000,00 82.738,00

Subvencione dhe transfere

2.300.000,00 578.940,00

Subvencione për ndërmarrjet publike

300.000,00 0,00

Transfere nga OJQ-të 1.750.000,00 412.940,00 Transfere të ndryshme 250.000,00 166.000,00

Beneficione sociale 650.000,00 194.000,00 Kompenzime sociale 650.000,00 194.000,00

Shpenzime kapitale 35.814.000,00 19.169.900,00 Objektet ndërtimore 3.700.000,00 1.057.000,00 Objektet tjera ndërtimore 29.130.000,00 17.176.728,00 Blerja e mobiljeve, pajisjeve, automjeteve dhe makinave

2.684.000,00 936.172,00

Mjete tjera jofinanciare 300.000,00 0,00

Në pjesën e shpenzimeve kapitale janë investimet në ujësjellësin e f. Dobrosht (2.000.000,00 denarë) dhe Nerasht (5.000.000,00 denarë) të cilat janë mjete të ndara nga Ministria për transport dhe lidhje e RM-së. Janë bërë punë ndërtimore në rregullimin e kanalit për ujërat atmosferik në f.Odër në vlerë prej 246.549,00 denarë dhe rregullimi i kanalit për ujërat atmosferik në f.Dobrosht në vlerë prej 1.522.814,00 denarë. Janë paguar mjete për pastrimin e deponive të egra të cilat janë realizuar si punë në vitin 2008. Për këtë qëllim janë shpenzuar rreth 410.000,00 denarë. Për rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave, duke përfshirë edhe dokumentacionin teknik, janë harxhuar 6.500.000,00 denarë, ndërsa për kanalizim fekal janë harxhuar mbi 620.00,00 denarë Gjithashtu janë harxhuar mjete financiare për rregullimin e brendshëm të objektit të administratës komunale. Një investim prej 684.660,00 denarë është bërë në meremetimin e objektit ndihmës (zhveshtores) të fushës së futbollit në f.Tearcë.

L l o g a r i d h ë n i e

28

Komuna e Tearcës 2009/10

Pjesa e buxhetit të bllok dotacioneve. Përpos buxhetit themelor kemi edhe buxhetin e blok dotacioneve.Kjo është pjesë përbërëse e buxhetit kryesor të komunës dhe ka për qëllim të mbulojë harxhimet në sferën e arsimit fillor në komunën e Tearcës.Vlera e bllok dotacioneve për komunën e Tearcës në fillim të vitit 2009 ishte paraparë 94.788.000,00 denarë. Me ndryshimet të cilat ndohën në përllogaritjen e rrogave, pra me ndryshimet që ndodhën në uljen e kontributeve sociale, ndodhi edhe shkurtimi I pjesës së bllok dotacioneve, kështu që komunës iu zvogëluan mjetet për 2.221.000,00 denarë dhe mbetën 92.567.000,00 denarë.

Gjithsej të hyra Të planifikuara Të realizuara 95.966.556,00

den. 95.966.556,00

den.

Transfere dhe donacione

95.966.556,00 den.

95.966.556,00 den.

Transfere nga nivele tjera të pushtetit

95.966.556,00 95.966.556,00

Paraqitja e shpenzimevetë planifikuara dhe të realizuara sipas llojit dhe llogarive.

Gjithsej shpenzime Të planifikuara Të realizuara 95.966.556,00

den. 94.169.824,00

den.

Rroga, mëditje dhe kompenzime për të punësuarit

82.200.273,00 den.

79.033.207,00 den.

Rroga themelore dhe kompensimet

58.980.548,00 56.011.415,00

Kontributet për sigurim social nga punëdhënësi

23.196.707,00 23.010.283,00

Contribute tjera nga rroga 23.018,00 11.509,00

Mallra dhe shërbime 11.482.538,00 13.655.874,00 Shpenzime rruge dhe ditore 238.400,00 237.909,00 Shërbime komunale, nxemje, komunikacion dhe transport

5.664.916,00 6.880.681,00

Inventari i imët, vegla dhe material tjera për riparim

1.597.798,00 1.797.701,00

Meremetime dhe mirëmbajtje korente

2.215.230,00 2.415.363,00

Shërbime kontraktuese 1.506.274,00 1.764.300,00 Shpenzime tjera korente 259.920,00 559.920,00

Shpenzime kapitale 2.283.745,00 1.480.743,00 Objekte tjera ndërtimore 1.238.412,00 440.273,00 Blerja e mobiljeve, pajisjeve, automjeteve dhe makinave

1.045.333,00 1.040.470,00

Burimi: Llogaria vjetore e komunës së Tearcës, 2009

Raport financiar-2009

L l o g a r i d h ë n i e

29

Komuna e Tearcës 2009/10

Raport financiar

Shpenzimet sipas kategorive

shpenzimet materiale

shpenzimet kapitale

rroga

39%

61%

Të hyrat e planifikuara dhe të realizuara

transfere të pa realizuara

transfere të realizuara

47%

25%

26% 0%

1% 1%

Shpenzimet sipas llojit

shpenzime kapitale rroga

mallra dhe shërbime beneficione

subvencione

rezerva

2%

98%

Të hyrat e bllok dotacioneve

Transfere të pa realizuara

Transfere të realizuara

Raport financiar-2009

Raport financiar-2010

Shpenzimet sipas llojit shprehur në denarë

Shpenzime kapitale 9.224.490 Rroga 12.274.752 Mallëra dhe shërbime 13.228.545 Bneficione / Subvencione 300.000

Raport financiar, janar-nëntor, 2010

Shpenzimet sipas kategorive shprehur në denarë

Shpenzime materiale

1.177.673

Rroga 12.274.752

Raport financiar, janar-nëntor, 2010

Të hyra të

planifikuara Të hyra të realizuara

167.643.532 131.996.926

Raport financiar, janar-nëntor, 2010

Shpenzime të planifikuara

Shpenzime të realizuara

167.643.532 121.074.889

Obligimet e komunës për vitin 2010 janë 13.635.044 denarë.

L l o g a r i d h ë n i e

30

Komuna e Tearcës 2009/10

Raport financiar

Kërkesat e komunës-2009

Sipas evidencës kontabile kemi pa realizuar disa kërkesa nga subjekte ose individ të cilët shfrytëzojnë objekte të cilat janë në pronësi të komunës dhe të cilat u janë dhënë qytetarëve në shërbim (me qera) për kryerje të veprimtarive të ligjshme.Vlera për dhënie me qera të këtyre objekteve arrijnë në 157.600,00 denarë, si: 1.Qeraja nga “Domi” f.Odër - 33.490,00 denarë. 2.Qeraja nga “Domi” f.Gllogjë “Vita Dent”- 3.240,00 denarë. “Ars STD” Dooel -14.640.00 denarë. 3.Qeraja nga “Domi” f.Sllatinë “DVA Brata” - 43.920,00 denarë. 4.Kërkesa nga dhënia me koncesion për bartjen e mbeturinave “EKO FLOR PLUS” - 50.050,00 denarë.

Sipas evidencës kontabile në periudhën prej 01.01.2009 e deri 31.12.2009 obligimet e pashlyera të komunës ndaj ndërmarrjeve apo furnitorëve janë në vlerë prej 16.103.029,00 denarë. Më poshtë do i theksojmë disa nga ndërmarrjet ndaj të cilave komuna ka borxhe në vlerë më të madhe, si: 1.Obligimet ndaj EVN-ESM për ndricimin publik kapin vlerën prej 9.102.222,00 denarë. 2.Obligimet ndaj kompanisë “Shaza Trans” f.Sllatinë për pastrim të deponive të egra, mirëmbajtje dimërore të rrugëve lokale dhe udhëve, punët në fushën e sportit (stadiumin) në f.Tearcë, etj. kapin vlerën prej 3.500.000,00 denarë; 3.Obligimet ndaj ndërmarrjes “Beton Park” f.Sllatinë për vendosjen e pllakave të bekatonit kapin vlerën prej 800.000,00 denarë. 4.Obligimet ndaj ndërmarrjes “Hajri Kom” f.Sllatinë për materiale ndërtimore dhe rërë kapin vlerën prej 61.000,00 denarë. 5.Obligimet ndaj ndërmarrjes “Alseko” f.Përshefc për punët ndërtimore në rregullimin e objektit të komunës kapin vlerën prej 294.275,00 denarë. 6.Obligimet ndaj “NLB-LIZING” për blerjen e veturës kapin vlerën prej 778.193,00 denarë. 7.Obligimet ndaj “GEO-PREMER 2009” për përpunimin dhe hartimin e planit urbanistik për f.Leshkë kapin vlerën prej 616.000,00 denarë. Komuna ka obligime më të vogla edhe ndaj disa ndërmarrjeve tjera të cilat janë përfshirë në evidencën kontabile.

Burimi: Llogaria vjetore e komunës, 2009

Obligimet e komunës-2009

Raport financiar

L l o g a r i d h ë n i e

31

Komuna e Tearcës 2009/10

Kryeministri i RM-së Nikolla Gruevski i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi vizituan komunën e Tearcës. Ata u pritën nga Kryetari i komunës z.Isen Asani dhe strukurat tjera udhëheqëse të komunës. Në këtë takim është biseduar për problemet me të cilat përballet komuna, për të cilat kryeministri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e tyre. Kryeministri premtoj përkrahje financiare për kompletimin e objektit të komunës, ndërtimin e kanalizimit për ujërat fekal dhe atmosferik, ndërtimin e ujësjellësave, rrugëve, etj.

Pranim-dorëzimi i mandatit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, vizitoi komunën e Tearcës

Takime të Kryetarit

Disa takime të Kryetarit

Takim me delegacionin norvegjez

Takim me përfaqësuesit e policisë-Tearcë

Pranim-dorëzimi i mandati

Hapja e rrugës në f.Dobrosht

Në ambientet e komunës e Tearcës është bërë dorëzim-pranimi i postit të kryetarit të komunës, ku kryetari në largim, Rami Qerimi, solemnisht ka dorëzuar postin kryetarit të ri, Isen Asanit. Isen Asani në zgjedhjet e fundit lokale morri besimin e shumicës së qytetarëve të komunës.

Isen Asani, pas marrjes së detyrës, duke falemenderuar qytetarët për besimin e dhënë, tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Tearcës.

Takim me b.l.

L l o g a r i d h ë n i e

32

Komuna e Tearcës 2009/10

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, ka vizituar komunën e Tearcës, ku është takuar me kryetarin e komunës z. Isen Asani, kryetarin e Këshillit, Mr.Idaver Huseini dhe zyrtarë tjerë komunal.

Takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Arben Cejku

Zotëri Fouere pas takimit që pati me krerët e komunës së Tearcës, kryetarin z. Isen Asani dhe koordinatorët e grupeve të Këshillit të komunës, u njoh më për së afërmi me punën e qeverisjes lokale dhe bashkëpunimin e pushtetit lokal me atë qendror. Euro-ambasadori Fouere mbajti edhe një ligjeratë në hapësirat e shkollës fillore “Faik Konica” të fshatit Dobrosht, lidhur me proceset euro-integruese të Maqedonisë. Ai mes tjerash potencoi se shpirti evropian që ekziston në komunën e Tearcës, është shembull i mirë që duhet të ndiqet edhe nga qeveria e qendrore, për të udhëhequr vendin drejt integrimeve evropiane.

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Erwan Fouere, ditën e mërkurë, më 26 Maj 2010, vizitoi Komunën e Tearcës.

Ambasadori Erwan Fouere

Ambasadori Çejku u njoh më për se afërmi me punën e administratës komunale, infrastrukturën ekzistuese, mundësitë për zhvillim ekonomik rural, zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror, kapacitetet për rritjen e buxhetit nëpërmjet fondeve IPA dhe bashkëpunimet ndërkufitare me komunat e Republikës së Kosovës. Zotëri Çejku dhe kryetari i komunës së Tearcës z. Isen Asani shprehën gatishmërinë edhe për binjakëzimin e disa komunave nga Shqipëria me komunën e Tearcës.

Foto të zgjedhura

Takime-vizita

L l o g a r i d h ë n i e

33

Komuna e Tearcës 2009/10

Vizitë e Kryetarit

Kryetari i komunës në përurimin e ambasadës së re të SHBA-ve në Shkup.

Kryetari i komunës së Tearcës, z.Isen Asani, me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Philip T. Reeker dhe Mrs. Solveig Reeker, morri pjesë në hapjen solemne të ambasadës së re amerikane në Shkup, ku njëkohësisht u shënua edhe 233 vjetori i nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë e Amerikës. Ambasadori amerikan në vend Philip Reeker tha se SHBA-të do të vazhdojnë investimet e tyre në Maqedoni në të gjitha fushat, ndërsa pos tjerash potencoi se shumë shpejt do të vizitoj edhe

Kryetari i komunës, z.Isen Asani, vizitë punë në Republikën e Turqisë

Kryetari i komunës së Tearcës z.Isen Asani, nga data 29 maj deri 3 qershor ka qëndruar për një vizitë pune në Republikën e Turqisë. Kryetari Asani ka vizituar institucionet qeveritare të kryeqytetit turk Ankara dhe prefekturën e Konyas, ku ka realizuar disa takime. Temë me rëndësi ka qenë shkëmbimi i përvojave të komunave në aplikimin e procesit të decentralizimit. Nga kjo vizitë pritet binjakëzimi mes komunës së Tearcës dhe komunës Selçuk, ku zyrtarë të kësaj komune pritet të vizitojnë komunën tonë.

Kryetari i komunës së Tearcës z.Isen Asani vizitoi Fondacionin “Tika” ku u takua me drejtorin e këtij Fondacioni Musa Kulaklikaya, i cili shprehu gatishmëri të investojnë në komunën e Tearcës, duke pasur në konsideratë komunitetin turk që jeton në komunën tonë.

Ambasada e SHBA-ve

Vizitë fomdacionit “Tika”

Fondacioni “Tika”

Vizitë pune në Turqi

L l o g a r i d h ë n i e

34

Komuna e Tearcës 2009/10

Bartja e përvojës evropiane në komunën e Tearcës ishte qëllimi parësor i vizitës disa ditëshe të kryetarit z.Isen Asani në Zvicër dhe Austri. Delegacioni ka vizituar disa qytete e komuna ku është njohur më për së afërmi me formën dhe mënyrën udhëheqëse të këtyre komunave, ndërsa vizita është realizuar me ftesë të GTZ-së. Vizita ka qenë e hartuar në atë formë që delegacioni pjesëmarrës të mund të njoftohet me zhvillimin ekonomik rajonal, infrastrukturën si dhe formën e zhvillimit të menaxhimit të zonave industriale.

Në vizitën e Kryetarit Isen Asani në Gjermani është diskutuar dhe shqyrtuar edhe mundësia e zhvillimit dhe investimeve të huaja në rajonin e komunës së Tearcës. Qëndrimi në qytetin e Mynihut ka të bëjë me marrjen e eksperiencave në mënyrën e funskionimit të administratës, menaxhimi ekonomik, financat dhe zhvillimi tekonologjik si dhe mënyra e bartjes së asaj eksperience në komunën tonë.

Kryetari i komunës së Tearcës ka vizituar edhe disa qendra turistike të njohuar në Austri ku ka parë më për së afërmi shfrytëzimin e resurseve natyrore, njerëzore dhe përmirësimin e infrastrukturës në terenet tona për zhvillimi të turizmit veror e dimëror.

Vizitë e Kryetarit

Vizitë në Gjermani

Vizitë në Austri dhe Zvicër

Vizitë në qendrat turistike Nga data 05-10 dhjetor, 2010, një delegacion nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe organizatave joqeveritare kanë qenë pjesëmarrës në trajnimin “Këmbim Studimor Ndërkombëtar” në Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës, në kuadër të së cilës morri pjesë edhe Kryetari komunës së Tearcës z. Isen Asani. Qëllimi i kësaj vizitë është promovimi i përvojave të ndryshme pozitive të bashkëpunimit dhe dialogut ndërnacional, përforcim i kapaciteteve institucionale, krijim i atmosferës pozitive me qëllim respektit të ndërsjellë si dhe zhvillimin e mekanizmave të ndryshme pozitive, të cilat do të ndihmonin në implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Projekti realizohet nga organizata MNI (Mediation Northern Irland), në bashkëpunim me MCMS (Shkup) si dhe logjistikë të OJQ “CED” - Tearcë.

Vizitë në Irlandë dhe Irlandën Veriore

L l o g a r i d h ë n i e

35

Komuna e Tearcës 2009/10

Si pjesë e projektit “Promovimi i grave sipërmarrëse në komunën e Tearcës”, i financuar nga USAID MLGA, i kofinancuar dhe i zbatuar nga Fondacioni Euro Centar nga Shën Nikolli dhe i mbështetur nga komuna e Tearcës, u formua Shoqata “ART DEA” (Arti i mbretëreshës së bukurisë).

ART DEA promovon shkathtësitë e gruas shqiptare si sipërmarrëse dhe i bashkon ato që të tregojnë performancën e tyre në mbrojtjen e origjinalitetit etnik dhe vlerave tradicionale. Kjo kontriuon në forcimin e shoqërisë demokratike, multietnike dhe nxitjen e zhvillimit të zonës rurale, ku gruaja shqiptare ka rol të barabartë në të gjitha segmented e jetës. Artizanati ynë ju

tërheq me bukurinë dhe shkëlqimin e saj.

NJË GJEST SIMBOLIK SOT, NJË REALITET NDRYSHE NESËR

Bashkëpunim-përkrahje

L l o g a r i d h ë n i e

36

Komuna e Tearcës 2009/10

Vazhdimi i punëve ndërtimore në kompletimin e objektit të komunës së Tearcës. Asfaltimi i rrugës kryesore Tearcë-Përshefc-Gllogjë. Mirëmbajtja e rregullt dhe investive e udhëve lokale dhe rrugicave ekzistuese. Pastrimi dhe mirëmbajtja e deponive të përkohshme në të gjitha vendbanimet. Vazhdimi i Projektit për kanalizimin fekal në atarin e komunës së Tearcës. Realizimi i Projektit për rrjetit sekondar të ujësjellësit në të gjitha vendbanimet. Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumenjve në të gjitha vendbanimet. Ndërtimi i urave të reja që lidhin rrugët lokale. Meremetimi i fushave të futbollit në të gjitha vendbanimet e komunës. Sponzorimi i aktiviteteve kulturoro-artistike në komunën eTearcës. Ndërtimi i çerdhes për fëmijë. Mirëmbajtja e parqeve dhe ndërtimi i sipërfaqeve të reja të gjelbëruara. Mirëmbajtja e elektrifikimit publik. Furnizimi i fshatit Nerasht me ujë të pijshëm. Përgatitja e dokumentacionit urbanistik (planit urbanistik) për disa vendbanime. Zgjerimi i rrugës së vjetër të f.Nerasht (rruga e Shkupit). Vendosja e trafostacioneve të reja atje ku ka nevojë. Asfaltimi i rrugës në f.Dobrosht e cila shpie deri në skaj të lagjes së maqedonasve. Bekatonimi i rrugës lokale Dobrosht-Odër me gjatësi prej 800 m. Vazhdimi i Projektit për rrjetin sekundar të ujësjellësit në f.Dobrosht. Instalimi i nxemjes qendrore në sh.f. ”Asdreni” f.Gllogjë. Rregullimi i qendrës rekreativo-sportive në f.Përshefc te vendi i quajtur “Zbirallë”. Përgatitja e Projektit për lumin “Bistrica” f.Tearcë. Ndërtimi i murrit mbojtës të lumit “Bistrica” f.Tearcë në gjatësi prej 200 m. Asfaltimi i oborrit të shkollës ”Kiril Pejçinoviq” në f.Tearcë. Përgatitja e Projektit për rekonstruimi i rrjetit sekondar të ujësjellësit në f.Tearcë. Hapja dhe tamponimi i rrugës lokale Sllatinë-Leshkë-Neproshten në gjatësi prej 2

km. Rekonstruimi i rrjetit sekundar të ujësjellësit nëpër lagjet e fshatit Sllatinë. Shtruarja me bekaton-pllaka të rrugës ”Zavoj” në f.Sllatinë. Rregullimi i kanalit për ujërat atmosferik te shitorja ”Vegeta” f.Sllatinë. Rregullimi i kanalit të ujërave atmosferik dhe parkut afër depos për artikuj

ushqimor në qendër të f.Sllatinë. Vendosja e bekaton pllakave në oborrin e shkollës fillore periferike të f. Leshkë. Zgjërimi i rrugës kryesore nga rruga regjionale deri te manastiri i f.Leshkë. Ndrimi i trasës së ujësjellësit në f.Neproshten. Kyçja e disa burimeve të ujit në rrjetin e ujësjellësit f.Neproshten dhe Sllatinë. Vazhdim i rekonstruimit të ujësjellësit në f.Neproshten. Instalimi i nxemjes qendrore në Sh.f. periferike “Eqrem Çabej”.f Neproshten. Rregullimi i fushës sportive në kuadër të shkollë së fshatit Neproshten. Pastrimi i rrugës nga f.Leshkë për në Breznë. Pastrimi-klorimi i rezervuarëve ekzistues të ujit për pijë në f.Breznë. Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në f.Përc.

Program pune (përparësitë) për vitin 2011