91
1 Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë Raport Tiranë, Nëntor 2011 Instituti i Kërkimeve Urbane www.uri.org.al Instituti i Kërkimeve Urbane U QKSS SHQIPËRI

Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek · PDF fileekonomike dhe sociale të fëmijëve me qëllim mirërritjen, arsmimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre, ... politika sociale

  • Upload
    voque

  • View
    222

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

11

Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë

Raport

Tiranë, Nëntor 2011

Instituti i Kërkimeve Urbanew

ww

.uri.

org.

al

Instituti i Kërkimeve Urbane

UQKSSSHQIPËRI

Cel: 069 40 075 01Adresa: Lundër, Tiranë

Email: [email protected]

Tiranë, 2012

3

Niveli i mirëqenies të çdo shoqërie duket në mënyrën se si i trajton fëmijët, të tashmen e të ardhmen e tyre; sa më mirë të trajtohen e jetojnë fëmijët, aq më e zhvilluar është shoqëria. Shqipëria aktualisht ka hyrë në fazën e analizave e studimin e hollësishëm të elementëve e shtresave të veçanta të shoqërisë, që ndikohen e preken nga varfëria, për të gjetur e rekomanduar zgjidhjet më të mira për një zhvillim cilësor, afatgjatë e të qëndrueshëm të të gjithë shoqërisë.

Studimi kombëtar “Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në

reduktimin e varfërisë”, raporti i të cilit paraqitet këtu, analizon lidhjen dhe ndikimin që ndihma ekonomike ka mbi jetën ekonomike dhe shoqërore të fëmijëve nga familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Veçantia e këtij studimi qëndron në faktin se kërkon të zbulojë lidhjen ndërmjet përfitimit afatgjatë të ndihmës ekonomike nga familja dhe shanseve për zhvillim dhe ri-integrim shoqëror të fëmijës në të tashmen dhe akoma më tej, në të ardhmen.

Është ky një ndër studimet e para i përqëndruar tek trajtimi i integruar i problemeve sociale. Ky studim e ka trajtuar programin e ndihmës ekonomike ngushtësisht të lidhur me parimet e reja mbi të cilat duhet të bazohet dhënia e ndihmës ekonomike duke synuar në radhë të parë mbrojtjen, arsimimin, mirëushqyerjen dhe zhvillimin e fëmijëve, me synim zvogëlimin e përjashtimit shoqëror dhe përfshirjen e tyre. Si i tillë, qartësisht rekomandon masa për forcimin e kohezionit social në vend për të tashmen e të ardhmen.

Studimi ka arritur të realizojë qëllimin: sigurimi i informacionit të detajuar dhe teknikisht të saktë mbi rolin efektiv të programit të ndihmës ekonomike në lehtësimin e varfërisë ekonomike dhe sociale të fëmijëve me qëllim mirërritjen, arsmimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre, duke e trajtuar këtë çështje në kontekstin e plotë të politikës sociale në përgjthësi dhe të politikës së mbështetjes me të ardhura (ndihma ekonomike) në veçanti.

4

Studimi i mbështetur nga UNICEF është një kontribut i mëtejshëm për përmirësimin cilësor të parimeve, standarteve, strukturave që trajtojnë ndihmën ekonomike. Vëmëndje e veçantë i kushtohet fuqizimit të rolit të punonjësit social pranë njësive të pushtetit vendor, si një faktor i rëndësishëm në identifikimin, ndjekjen dhe përmirësimin cilësor të programit të ndihmës ekonomike. Konkluzion tjetër i rëndësishëm i këtij studimi është edhe përmirësimi i targetimit të ndihmës ekonomike dhe rishikimi i masës së saj, jo vetëm për plotësimin e nevojave themelore të fëmijëve, por edhe për lehtësimin e jetesës së familjeve me fëmijë në përgjithësi. Ky studim është një fillim i mbarë për përmirësimin cilësor e forcimin e kohezionit social në Shqipëri.

Filloreta Kodra

Zv/MinistreMinistria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

5

Ky studim është përgatitur nga një grup ekspertesh të Institutit për Kërkime Urbane dhe Qëndrës Kombëtare për Studime Sociale. Grupi i përbërë nga Zana Vokopola, Mirela Muça, Vilma Kolpeja, Dr.Kliti Ceca, hartoi metodologjinë pyetesorin, drejtoi punën përgjatë mbledhjes së të dhënave në terren, analizoi të dhënat dhe përgatiti raportin. Një falenderim shkon për intervistuesit dhe supervizorët të cilët bënë të mundur mbledhjen e të dhënave në terren.

Falenderime të veçanta i shkojnë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe veçanërisht Znj. Filloreta Kodra për bashkëpunimin e hapur dhe mbështetjen me të dhëna.

Falenderim i veçantë i takon Prof. H. Öztaş AYHAN, i cili siguroi asistencën teknike dhe mbështetjen e nevojshme për vlerësimin e metodologjisë, përmasën e modelit dhe përzgjedhjen e të intervistuarve.

Grupi i specialisteve falenderon UNICEF-in që mundësoi financiarisht studimin dhe veçanërisht Z. Detlef Palm për mbështetjen dhe Dr. Arlinda Ymeraj, për bashkëpunimin gjatë përgatitjes së raportit.

Raporti i studimit u përkthye në gjuhën angleze nga Mimoza Gjika, u përpunua dhe redaktua në anglisht nga Dr. Iain F.Wilson.

7

Parathënie.............................................................................................................................3Falenderime ......................................................................................................................... 5Përmbledhje ekzekutive ...................................................................................................... 9Lista e tabelave .................................................................................................................. 12Lista e figurave .................................................................................................................... 9Lista e shkurtimeve ........................................................................................................... 14Hyrje....................................................................................................................................17

1.Varfëria dhe përjashtimi shoqëror në Shqipëri:................................................................. 172. Programi i Mbrojtjes Shoqërore në Shqipëri ................................................................... 183. Reformimi i programit të ndihmës ekonomike, çështje e shtruar për zgjidhje ..................... 20

Kapitulli 1: Mbrojtja sociale e fëmijëve nga varfëria dhe përjashtimi në Shqipëri, 1991-2011......231.1 Përgjegjësitë e shoqërisë për të mbrojtur fëmijët (Mbrojtja shoqërore e fëmijëve) ............ 231.2 Mbrojtja shoqërore e të varfërve në Shqipëri ............................................................... 251.3 Mbrojtja shoqërore e fëmijëve në Shqipëri .................................................................. 311.4. Vlerësime përfundimtare ........................................................................................... 35

Kapitulli 2: Metodologjia e studimit.........................................................................................392.1 Objektivi i studimit ..................................................................................................... 392.2 Metodologjia e studimit mbi Ndihmën Ekonomike ......................................................... 392.3 Përzgjedhja e kampionit për vrojtimin me zgjedhje dhe zbatimi ....................................... 402.4 Pyetësorët e përdorur për mbedhjen e informacionit .................................................... 432.5 Stafi dhe puna në terren ............................................................................................ 442.6. Hedhja e të dhënave dhe përpunimi elektronik i tyre .................................................... 452.7 Niveli i përgjigjeve në vrojtimin me zgjedhje ................................................................. 452.8 Përcaktimi i niveleve të varfërisë ................................................................................ 45

Kapitulli 3: Ndihma ekonomike e familjes dhe varfëria e fëmijëve..............................................473.1 Ndihma Ekonomike dhe varfëria e familjes .................................................................. 473.2 Ndihma ekonomike dhe ndikimi i saj në lehtësimin e varfërisë të matur me

tregues të jo të ardhurave - jo monetare ....................................................................... 573.3 Ndihma ekonomike në perceptimin e përfituesve ......................................................... 603.4 Analizë përmbyllëse ................................................................................................... 63

8

Kapitulli 4: Ndihma ekonomike e familjes dhe përjashtimi social i fëmijëve .....................654.1 Ndihma ekonomike dhe ndikimi tek arsimimi i fëmijëve ........................................... 664.2 Ndihma ekonomike dhe ndikimi tek kujdesi shëndetsor ndaj fëmijëve ...................... 714.3 Varfëria dhe puna e fëmijëve ................................................................................ 734.4 Varfëria, socializimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve të varfër......................................... 744.5 Ndihma ekonomike mujore dhe shpenzimet e familjes për zhvillimin

dhe mirërritjen e fëmijëve ....................................................................................... 754.6 Analizë përmbyllëse ............................................................................................. 77

Konkluzione dhe rekomandime....................................................................................79Bibliografia ...................................................................................................................85Shtojcat ........................................................................................................................89

9

Varfëria dhe përjashtimi social janë dy mënyra të përshkrimit të situatës jetësore të individëve të cilët nuk janë në gjendje të arrijnë një nivel jetese që është i pranueshëm në një shoqëri të dhënë. Sipas EC1, individët konsiderohen të varfër ose shoqërisht të përjashtuar, kur ata “nuk kanë mundësi të marrin pjesë plotësisht në jetën ekonomike, shoqërore dhe qytetare dhe/ose kur mundësia e tyre për të përdorur të ardhurat dhe burimet e tjera është kaq e papërshtatshme sa nuk i lejon ata që të gëzojnë një standard jetese dhe cilësi jete që konsiderohet e përshtatshme nga shoqëria në të cilën ata jetojnë.

Studimi kombëtar “Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë”, raporti i të cilit paraqitet këtu, analizon lidhjen dhe ndikimin që ndihma ekonomike ka mbi jetën ekonomike dhe shoqërore të fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, në qytet dhe fshat. Studimi nuk trajton çështjen e sipërpërmendur të kufizuar vetëm tek kushtet ekonomike e shoqërore të familjes në planin afatshkurtër, por në një plan më afatgjatë. Studimi kërkon të zbulojë lidhjen ndërmjet përfitimit afatgjatë të ndihmës ekonomike nga familja dhe shanseve për zhvillim dhe rintegrim shoqëror të fëmijës në të ardhmen.

Qëllimi kryesor i studimit, sigurimi i informacionit të detajuar dhe teknikisht të saktë mbi rolin efektiv të programit të ndihmës ekonomike në lehtësimin e varfërisë ekonomike dhe sociale të fëmijëve me qëllim mirërritjen, arsmimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre, trajtohet në kontekstin e plotë të politikës sociale në përgjthësi dhe të politikës së mbështetjes me të ardhura (ndihma ekonomike) në veçanti, me qëllim formulimin e disa rekomandimeve që i vlejnë përmirësimit cilësor të politikës sociale në përgjithësi.

Raporti i studimit trajton çështjen e përshtatshmërisë së programit ekzistues të ndihmës ekonomike në Shqipëri në raport me të drejtat e fëmijëve. Çështja e trajtuar këtu lidhet me parimet e reja mbi të cilat duhet të mbështetet programi, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve si edhe ri- integrimin shoqëror të tyre.

Kapitulli i parë “Mbrojtja sociale e fëmijëve nga varfëria dhe përjashtimi në Shqipëri, 1991-2011” përmbledh dhe pasqyron argumentat e studiuesve dhe hartuesve të politikave sociale mbi varfërinë e fëmijëve, mënyrën se si ajo duhet trajtuar si edhe politikat përkatëse publike e sociale. Në këtë kapitull, një vend të veçantë zë përshkrimi i sistemit të mbrojtjes

1 Njëstudimtematik,Icilidukepërdorurkrahasimetndërkombëtareanalizondheidentifikonsecilatkombinimetë politikave janë më të sukseshmet në parandalimin dhe reduktimin e niveleve të larta të varfërisë së fëmijëve, Petra Hoechler, Universiteti i Dortmund, Mars 2004, Përgatitur për Komisionin e Punësimit dhe të Çështjeve Sociale të Komisionit Europian.

10

sociale në Shqipëri, si edhe shërbimet kryesore monetare dhe jo monetare që ky sistem siguron për fëmijët. Nëpërmjet kësaj paraqitje autorët synojnë të plotësojnë kuadrin e njohurive mbi politikat sociale dhe shtetin e mirëqënies sociale, duke marrë në konsideratë gjithashtu faktin se politika sociale dhe terminologjia e saj, është një shkencë krejtësisht e re në Shqipëri.

Në kapitullin e parë qartësisht rrjedh konkluzioni se parimet mbi të cilat funksionon sistemi i mbrojtjes shoqërore gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë ndryshuar. Ndryshime të pjesshme janë zbatuar në mënyrën e aplikimit si edhe në dokumentacionin e nevojshëm. Sidoqoftë, objektiv i këtyre ndryshimeve nuk ka qenë rritja e efektivitetit në drejtim të zvogëlimit të përjashtimit social, për pasojë, nuk kanë patur të tilla efekte. Gjithashtu objekt i ndryshimeve nuk kanë qenë as edhe fëmijët dhe të drejtat e tyre themelore. Për rrjedhojë, analiza e informacionit të mbledhur gjatë studimit rikonfirmon konkluzionin se ky sistem ishte i përshtatshëm vetëm për vitet e para të tranzicionit. Sistemi duhet të ndryshojë duke u mbështetur mbi parime të reja, parime që konsiderojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e fëmijëve.

Kapitulli i dytë “Metodologjia e studimit” sjell informacion të detajuar teknik mbi hartimin e metodologjisë, organizimin dhe zhvillimin e punës në terren, hartimin e pyetsorit, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, të shoqëruara me komente përkatëse. Një vend të veçantë në këtë kapitull zë përshkrimi i përzgjedhjes së mostrës dhe argumentimi i kritereve përkatëse teknike.

Kapitulli i tretë, Ndihma ekonomike e familjes dhe varfëria e fëmijëve, analizon lidhjen ndërmjet ndihmës ekonomike dhe varfërisë së fëmijëve në tre dimensione kryesore: në rolin që ndihma ekonomike luan për lehtësimin e varfërisë ekonomike, në ndikimin që ndihma ekonomike ka për lehtësimin e varfërisë jo ekonomike nëpërmjet zbulimit të raportit që ekziston ndërmjet ndihmës ekonomike dhe mundësive të kufizuara të familjes si edhe në vendin që zë ndihma ekonomike në perceptimin e përfituesve.

Në këtë kapitull konstatohet se:

• 26 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç dhe 28 përqind e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike mujore;

• Rreth 23 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa rreth 10 përqind e tyre jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme. Nëse i referohemi niveleve të konsumit mujor për frymë, rreth 12 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç dhe 15 përqind e fëmijëve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ose me të ardhura nga 3,424 deri tek 4,891 lekë në muaj për frymë;

• Ndërsa 59 përqind e familjeve përfshihen pa të drejtë në skemën e ndihmës ekonomike, 47 përqind e atyre që duhet të përfshihen, në të vërtetë përjashtohen;

• 57 përqind e fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nuk mund të plotësojnë asnjë nga pesë nevojat e konsideruara themelore. Ndihma ekonomike shërben për të mbuluar vetëm 16 përqind të nevojave të familjeve që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë dhe vetëm 25 përqind të nevojave të atyre që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme.

Në përfundim të analizës të paraqitur në këtë kapitull, konkludohet se ndihma ekonomike e familjes, ashtu siç është e konceptuar dhe e zbatuar sot, nga pikëpamja teknike dhe politike, jo vetëm që nuk ndihmon në lehtësimin e varfërisë së fëmijëve, por nuk mundëson as plotësimin e disa nevojave themelore të jetesës së tyre.

11

Kapitulli i katërt, Ndihma ekonomike e familjes dhe përjashtimi social i fëmijëve, konsideron ndikimin e ndihmës ekonomike mbi mundësitë për arsimim të fëmijëve, mundësitë për kujdes shëndetsor cilësor, mundësitë për t’u argëtuar, marrë pjesë e zhvilluar si edhe mundësitë për t’u ndjerë të barabartë me fëmijët e tjerë. Në këtë kapitull i jepet përgjigje pyetjes se cili është roli që luan mekanizmi i ndihmës ekonomike në reduktimin e përjashtimit të fëmijëve.Kapitulli i katërt konfirmon se:

• 77 përqind e fëmijëve të grup moshës 16 deri 18 vjeç nuk frekuenton shkollën;

• 65 përqind e fëmijëve që nuk frekuentojnë rregullisht shkollën i përkasin familjeve të niveleve më të ulta të shpenzimeve;

• Fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike kanë probabilitet më të lartë që të mos regjistrohen ndonjëherë në shkollë, rreth 1, 3 herë;

• Raporti i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën në kohën e duhur dhe vijnë nga familjet me të ardhura më të ulta në krahasim me të njëjtët fëmijë të familjeve me të ardhura më të larta është 7 me 1.

• 29 përqind e fëmijëve që vuajnë të paktën një sëmundje kronike janë nga familje të nivelit më të ulët të shpenzimeve;

• Më shumë se gjysma e fëmijëve me sëmundje kronike i përkasin familjeve me nivel të ulët të shpenzimeve;

• 50 përqind e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që nuk përfitojnë rregullisht konsultime mjekësore i përkasin familjeve të grupit më të ulët të shpenzimeve.

• Familjet e grupit më të ulët të shpenzimeve, shpenzojnë përkatësisht për arsimin e fëmijëve sa ⅓ e shpenzimeve mesatare, për kujdesin shëndetsor të fëmijëve sa ⅓ dhe argëtimin e fëmijëve sa ⅛ e shpenzimeve mesatare.

Analiza e paraqitur në këtë kapitull shërben për të formuluar përgjigjen se varfëria e familjes është pengesë serioze për arsimimin, kujdesin shëndetsor, argëtimin, pjesëmarrjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ndihma ekonomike nuk luan asnjë rol në sigurimin e shërbimeve themelore për fëmijët. Ndihma ekonomike nuk ndihmon në përfshirjen sociale të fëmijëve as sot dhe as në të ardhmen.

Në “Rekomandime” përmblidhen propozimet mbi ndryshimet e natyrës teknike dhe politike, që duhet të realizohen, me qëllim që ndihma ekonomike t’ju shërbejë fëmijëve për të siguruar një nivel të pranueshëm të jetesës, për t’u ushqyer, arsimuar, për t’u zhvilluar e integruar në ambientin shoqëror, të barabartë me të gjithë fëmijët.

Programi i ndihmës ekonomike duhet të ndihmojë fëmijët që të ushqehen, të jenë të shëndetshëm dhe të arsimuar, me qëllim që të jenë të aftë të ndërpresin transmetimin e varfërisë nga një brez tek një tjetër. Kështu, ndërsa pranohet që ndihma ekonomike është e paaftë të eleminojë varfërinë ndërmjet familjeve, sistemi duhet të ndërtohet në atë mënyrë që edhe nëse prindërit janë dhe mbesin relativisht të varfër, shteti mund të ofrojë shërbime që sigurojnë ushqyerjen, kujdesin shëndetsor dhe zhvillimin e fëmijëve që jetojnë në këto familje.

12

Lista e tabelave

Kapitulli 1Tabela 1: Ndihma ekonomike në para sipas ligjit ............................................................................. 28Tabela 2: Krahasimi i masës reale të ndihmës ekonomike për person me pagesat e tjera kontributive dhe jo kontributive ............................................................................. 29Tabela 3: Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike & fondet përkatëse ..................... 30Tabela 4: Të dhëna mbi buxhetin e mbrojtjes shoqërore ................................................................ 31Tabela 5: Mbrojtja shoqërore për fëmijë, përfituesit dhe fondet përkatëse, 2006-2010 ............ 34

Kapitulli2Tabela 1: Niveli i tolerancës dhe tregues të tjerë të zgjedhjes ...................................................... 40Tabela 2: Ndarja e numrit të anketave sipas ndryshores Familjet me fëmijë në Ndihme ekonomike ose jo. .................................................................................................. 41

Kapitulli 3Tabela 1: .. Familje sipas statusit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe vendbanimit .............. 48Tabela 2: Fëmijë sipas statusit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe vendbanimit ............... 48Tabela 3: . Fëmijë të familjeve përfituese të NE sipas vendbanimit dhe grupmoshës ................. 48Tabela 4: . Fëmijë të familjeve që nuk përfitojnë NE sipas vendbanimit dhe grup moshës ............ 49Tabela 5: . Fëmijë dhe familje të intervistuara sipas rajoneve të vendbanimit ............................. 49Tabela 6: . Familje sipas vendbanimit, të grupuara sipas katër rajoneve të vendit ...................... 50Tabela 7: Familje që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë(4,891 lekë në muaj për frymë) .................. dhe sipas vendbanimit. ........................................................................................................ 50Tabela 8: Familje që jetojnë në nivelin absolut të varfërisë 4,891 lekë në muaj për .................. frymë sipas rajoneve. .......................................................................................................... 51Tabela 9: Familje që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme sipas rajoneve. ........................... 51Tabela 10: Fëmije që jetojnë në familje me të ardhura mujore për fryme sa niveli minimal i .................. konsumit , nën këtë nivel dhe mbi këtë nivel. ................................................................. 52Tabela 11: Vlera e shpenzimeve mujore të familjes, sipas grupeve ............................................... 53Tabela 12: Shpenzimet mesatare mujore të familjeve të grupuara sipas

niveleve dhe rajoneve. ........................................................................................................ 43Tabela 13: Fëmijë sipas nivelit të shpenzimeve të familjeve ............................................................ 43Tabela 14: Familje sipas statusit të përfitimit të NE dhe nivelit të shpenzimeve ........................... 54Tabela 15: Targetimi i Ndihmes Ekonomike: Përfshirja dhe mospërfshirja ................................... 55Tabela 16: Vlera mesatare e të ardhurave gjatë vitit 2010 për familje (sipas burimit) ................. 55Tabela 17: Krahasimi i pagesës së ndihmës ekonomike me nivelet e varfërisë

sipas konsumit ...................................................................................................................... 56Tabela 18: NE dhe mbulimi i nevojave bazë të fëmijëve ................................................................... 57Tabela 19: Familjet me fëmijë sipas sipërfaqes së banimit për frymë dhe vendbanimit ............. 58Tabela 20: Familjet me fëmijë sipas sipërfaqes së banimit për frymë

dhe nivelit të shpenzimeve ................................................................................................. 58

13

Tabela 21: Numri mesatar i fëmijëve për çdo prind të papunë dhe sipas nivelit të shpenzimeve. ....................................................................................................... 58

Tabela 22: Kushtet shëndetsore të prindërve në familje sipas vendbanimit dhe nivelit të shpenzimeve ................................................................................................. 59

Tabela 23: Përqindja e familjeve që zotërojnë paisje shtëpiake sipas grupit të të ardhurave. ......................................................................................................... 59

Tabela 24: Përqindja e familjeve që zotërojnë paisje zhvilluese për fëmijët ................................. 59Tabela 25: Fëmijë që nuk jetojnë me njerin nga prindërit, sipas vendbanimit

dhe grupi të shpenzimeve ................................................................................................... 60Tabela 26: Statusi i familjes në raport me NE ..................................................................................... 60Tabela 27: Arsyet e mospërfitimit të NE sipas gjykimit të familiarëve ............................................ 61Tabela 28: Opinionet e përfituesve të ndihmës ekonomike në lidhje me

masën e ndihmës ................................................................................................................. 61Tabela 29: Mënyrat e mbështetjes së familjeve në NE përveç ndihmës ekonomike ................... 62Tabela 30: Krahasimi ndërmjet masës së NE të kërkuar dhe nivelit

absolut të varfërisë për një familje .................................................................................... 63

Kapitulli 4Tabela 1: Frekuentimi i shkollës sipas vendbanimit dhe statusit të NE

të familjes .............................................................................................................................. 66Tabela 2: Frekuentimi i shkollës për fëmijë 6 - 18 vjeç .................................................................... 66Tabela 3: Arsyet e mosfrekuentimit të shkollës, fëmijë 6 - 18 vjeç ................................................ 67Tabela 4: Fëmijë 6-18 vjeç që nuk e ndjekin shkollën, sipas arsyeve dhe

grupeve të shpenzimeve ..................................................................................................... 67Tabela 5: Fëmijë që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën .......................................................... 68Tabela 6: Fëmijë që përsërisin vitin shkollor ose ndjekin shkollën me vonesë,

sipas grupeve të shpenzimeve ........................................................................................... 69Tabela 7: Fëmijë 6-18 vjeç që nuk frekuentojnë shkollën (në %) ................................................... 69Tabela 8: Arsimi parashkollor, arsyet e mosfrekuentimit të shkollës, sipas vendbanimit

dhe statusit të familjes në lidhje me përfitimin e ndihmës ekonomike ........................ 70Tabela 9: Frekuentimi i arsimit parashkollor sipas grupeve të shpenzimeve .............................. 70Tabela 10: Fëmijë të grup moshës 6-15 vjeç që nuk janë duke ndjekur shkollën,

sipas grupeve të shpenzimeve ........................................................................................... 70Tabela 11: Fëmijë që vuajnë sëmundje kronike, sipas vendbanimit ............................................... 71Tabela 12: Fëmijë që vuajnë sëmundje kronike, sipas grupeve të shpenzimeve .......................... 71Tabela 13: Përqindja e fëmijëve që vuajnë sëmundje kronike, sipas grupeve

të shpenzimeve ..................................................................................................................... 72Tabela 14: Përdorimi i shërbimeve shëndetsore nga fëmijët me sëmundje

kronike gjatë katër muajve të fundit .................................................................................. 72Tabela 15: Fëmijë 5 - 14 vjeç që kanë punuar gjatë muajit të fundit ................................................ 73Tabela 16: Fëmijë që punojnë, sipas statusit të familjes ................................................................... 73Tabela 17: Fëmijë 5 - 14 vjeç, që kanë punuar gjatë vitit 2010 .......................................................... 74Tabela 18: Pjesëmarrja në aktivitete sportive ..................................................................................... 74Tabela 19: Socializimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve ............................................................................ 75Tabela 20: Shpenzimet mujore në lekë për fëmijë, sipas grupeve të shpenzimeve ..................... 76

14

Lista e figurave Kapitulli 1

Figura 1: Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri ....................................................................... 26Figura 2: Pagesa mesatare mujore për person në familje në lekë ............................................... 30Figura 3: Mbrojtja Shoqërore për Fëmijë .......................................................................................... 34

Kapitulli 3Figura 1: Numri i fëmijëve sipas rajoneve ........................................................................................ 49Figura 2: Familjet që jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute sipas rajoneve

në krahasim me familjet e tjera .......................................................................................... 52Figura 3: Shpërndarja e familjeve sipas grupeve të shpenzimeve ............................................... 54

Kapitulli 4Figura1: Fëmijë që nuk ndjekin rregullisht shkollën, sipas grupeve të

shpenzimeve, në përqindje ................................................................................................. 67Figura 2: Fëmijë që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën, sipas

grupeve të shpenzimeve ..................................................................................................... 68Figura 3: Fëmijë me sëmundje kronike sipas grupeve të shpenzimeve ....................................... 73Figura 4: Fëmijë me sëmundje kronike që nuk kanë marrë konsultime

mjekësore gjatë 4 muajve të fundit, sipas grupeve të shpenzimeve .......................... 75Figura 5: Fëmijë që nuk janë pjesëmarrës të aktiviteteve sportive, sipas grupeve të

shpenzimeveFigura 6: Shpenzimet e familjes për arsimimin, kujdesin shëndetsor dhe

argëtimin e fëmijëve ............................................................................................................ 76

Lista e tabelave në shtojcë:Shtojcë 1: Të dhëna statistikore krahasuese

Tabela 1: Të dhëna mbi disa tregues të varfërisë në Rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike ........................................ 88

Tabela 2: Krahasimi i disa të dhënave mbi tregues themelorë të zhvillimit në Rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike ..... 89

Tabela 3: Të dhëna mbi disa tregues të objektivave të mijëvjeçarit në Rajonin e EuropësLindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike .................. 90

Tabela 4: Shpenzime të përgjitheshme buxhetore, të ardhurat buxhetore dhe defititi ............ 90buxhetor, 2000-2010 (milion lekë)

Shtojcë 2: Studimi, metodologjia

Tabela 1: Numri i intervistave me familjet me fëmijë 0-18 vjeç sipas qarqeve dhe rretheve ... 91

15

Lista e shkurtimeve

ADHS Studimi Demografik dhe Shëndetsor në Shqipëri

ELQ Europa Lindore dhe Qëndrore

INSTAT Instituti i Statistikave

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

NCSS Qendra Kombëtare për Studime Sociale

NE Ndihmë Ekonomike

MST Mbrojtja Sociale Transformative

MPÇSShB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta

SKZhI Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

URI Instituti i Kërkimeve Urbane

VMNJ Studimi mbi Matjen e Nivelit të Jetesës

17

Shtetet palë pranojnë se çdo fëmijë ka të drejtën të gëzojë një standard jetese të pranueshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social. Shtetet palë,

në përputhje me kushtet ekonomike dhe brenda mundësive të tyre, ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar prindërit dhe përgjegjës të tjerë me qëllim që e drejta e fëmijës të realizohet dhe nëse është e nevojshme t’ju sigurojë ndihma materiale dhe mbështetje nëpërmjet programeve, sidomos në lidhje me ushqyerjen, veshjen dhe strehimin1.

1. Varfëria dhe përjashtimi shoqëror në Shqipëri

Republika e Shqipërisë është vendi më i vogël në Gadishullin e Ballkanit, me një sipërfaqe prej 28,748 kilometra katrorë. Popullsia e Shqipërisë është sot 3.6 përqind më e ulët në krahasim me 1989 dhe mosha mesatare është rritur nga 27 në 31 vjeç. Megjithëkëtë, Shqipëria është ende një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, për shkak të përqindjes së lartë të grup moshës më të re, 0 -18 vjeç (33 përqind2). Pavarësisht moshës së re dhe pasurisë në burime natyrore, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfëra në Europë.

Trashëgimia e varfër ekonomike e të kaluarës si edhe vështirësitë e tranzicionit ekonomik kanë shkaktuar paqëndrueshmërinë e vendit, ndërsa pabarazitë ekonomike dhe sociale ndërmjet qytetarëve në zonat urbane dhe rurale janë thelluar. Si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve strukturore e gjithë popullsia është e ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh të lidhura me gjendjen ekonomike të individëve dhe familjeve, dhe mundësisë së kufizuar në përdorimin e shërbimeve të domosdoshme shoqërore. Fëmijët janë një nga grupet më të ekspozuara ndaj rreziqeve që shoqërojnë procesin e tranzicionit ekonomik dhe shoqëror.

Edhe pse vlerësohet se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme ekonomike prej 4 deri 6 përqind në vit gjatë dekadës së fundit, varfëria mbetet shqetësim serioz. PBB e Shqipërisë për banorë është në nivelin prej US$ rreth 3,682 për frymë (viti 2010)3, vlera më e ulët në rajon. Ndonëse përqindja e popullsisë e vlerësuar si e varfër, u zvogëlua nga 25 përqind në vitin 2002 në 12 përqind në vitin 2008, (VMNJ, 2008), të dhënat tregojnë se varfëria në Shqipëri është shumë dimensionale. Ajo reflektohet në nivelin e ulët ose shumë të ulët të të ardhurave për frymë në krahasim me vende të tjera të rajonit; nivel të lartë të sëmundshmërisë dhe mungesë të shërbimeve shëndetsore të përshtatshme, nivel relativisht të lartë të vdekshmërisë foshnjore dhe mëmësore, nivel relativisht të lartë të analfabetizmit, nivel të ulët të pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje dhe përjashtim social të disa grupeve shoqërore.

1 Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Neni 272 INSTAT, Shqipëria në shifra, 20103 INSTAT, Shqipëria në shifra, 2010

18

Varfëria ka çuar në përjashtim social dhe pabarazi të thella rajonale. Zonat rurale dhe rajonet malore rezultojnë tejet të varfëra, sipas të gjitha përkufizimeve të varfërisë. Nuk ekzistojnë modele qartësisht të ndara gjeografike për grupet më të rrezikuara dhe në varfëri ekonomike. Sidoqoftë, përjashtimi është më i prekshëm dhe i qartë në zonat rurale. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj popullsie është e përjashtuar për një arsye ose një tjetër nga mundësia e përdorimit të shërbimeve sociale dhe të punësimit, meqenëse këto shërbime janë kryesisht të disponueshme në qytete. Besohet se për shumë familje, mundësia e kufizuar e përdorimit të shërbimeve bazë, përfshirë edhe shërbimet e punësimit, është faktori kryesor që redukton aftësinë e tyre për të nxjerrë vehten nga varfëria.

Përjashtimi social në Shqipëri vjen si rezultat i varfërisë, qeverisjes së dobët, decentralizmit të ngadaltë, politikave sociale të papërshtatshme, trajtimit të pamjaftueshëm të familjeve të varfëra si dhe zbatimit të dobët të ligjeve. Ka diferenca të mëdha ndërmjet banorëve që jetojnë në zonat urbane me ata në zonat rurale, ndërmjet atyre që jetojnë në veri dhe atyre që jetojnë në zonat e tjera të vendit, dhe veçanërisht ndërmjet romëve/egjiptianëve dhe pjesës tjetër të popullsisë. Sipas studimeve dhe dokumentave të ndryshme politike, grupet më të prekura në Shqipëri janë fëmijët në nevojë, gratë e shfrytëzuara, personat me aftësi të kufizuara (mendore/ose fizike), të papunët; pensionistët dhe të moshuarit, si dhe romët dhe egjiptianët.

2. Programi i Mbrojtjes Shoqërore në Shqipëri

Sistemi i mbrojtjes shoqërore i themeluar në vitet 1992-1993 përbëhet nga programi i sigurimit shoqëror, programi i ndihmës ekonomike, programi i kujdesit social dhe programi i zhvillimit të tregut të punës. Programi i ndihmës ekonomike ka si qëllim mbrojtjen e personave në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë një standard të përshtatshëm jetese për vehten dhe familjen e tyre. Sistemi shqiptar i ndihmës ekonomike bazohet në tre parime: plotësim i të ardhurave (përjashtohen vetëm personat e siguruar), mbajtjen e standardit të jetesës dhe sigurimin e përfitimeve jo-kontributive4.

Ligji mbi Ndihmën Ekonomike dhe kujdesin social përcakton tërësinë e kushteve nën të cilat shteti i ofron mbështetje familjeve shqiptarë (në përgjithësi) dhe individëve (në veçanti) të cilët janë krejtësisht pa të ardhura, ose i kanë ato të pamjaftueshme. Ligji siguron ndihmë ekonomike në para mbi bazën e matjes së mjeteve të jetesës për çdo familje aplikuese. Duke konsideruar kushtet e veçanta të Shqipërisë (buxhet publik i kufizuar, ekonomi e fuqishme informale, traditë e jetesës në familje disa brezëshe, mundësi të kufizuara të institucioneve shqiptare për të këmbyer informacion dhe vëzhguar efektivitetin e skemës), mbrojtja e familjes në vend të individit u konsiderua parimisht më e drejtë dhe e mundshme.

Ndihma ekonomike iu jepet të gjitha atyre familjeve të cilat mund të provojnë se janë pa të ardhura ose i kanë ato të pamjaftueshme. Programi siguron transfertën e të ardhurave tek përfituesit, sipas vlerësimit të të ardhurave të siguruara nga të gjitha burimet, të tregut dhe jashtë tregut (punësim, kapitale, tokë bujqësore, sigurime sociale, dërgesa nga emigracioni etj) me qëllim plotësimin e tyre deri tek niveli minimal i jetesës.

4 Igor Tomesh ; “E Drejta Sociale”, faqe 12

19

Përfitimi i ndihmës ekonomike nuk kushtëzohet nga niveli absolut apo relativ i varfërisë. Për efekt të ndihmës ekonomike, është përcaktuar një nivel administrativ i të ardhurave i konsideruar si niveli më i ulët. Programi administrohet nga rrjeti i punonjësve të bashkive dhe komunave. Punonjësit e seksioneve të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki dhe komuna kanë të drejtën e grumbullimit të kërkesave, verifikimit të dokumentacionit si edhe përgatitjen e projekt vendimit mbi përfituesit, në të cilin duhet të marrin në konsideratë madhësinë dhe përbërjen e familjes.

Vlerësimi mbi Matjen e Nivelit të Jetesës (2005, 2008) nga INSTAT si edhe studime dhe analiza të tjera kanë treguar se administrimi i programit të ndihmës ekonomike përballet me vështirësi të cilat ndikojnë në ujen e efektivitetit të tij. Përfituesit e ndihmës ekonomike janë më të rrezikuarit nga përjashtimi social. Ata vuajnë disavatazhe të shumfishta sociale, sepse kanë mundësi të kufizuara në sigurimin e strehimit, arsimit cilësor, kujdesit të përshtatshëm shëndetsor, pjesëmarrje shoqërore dhe mbrojtje. Përtej varfërisë së drejtëpërdrejtë ekonomike, përjashtimi tyre shoqëror bën që të drejtat e tyre themelore të kërcënohen nga pasiviteti i detyruar, paaftësia për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe për të ndërtuar marëdhënie njerëzore që mund t’i udhëheqin drejt pjesëmarrjes aktive qytetare. Mekanizmat ekzistues të mbrojtjes sociale shpesh dështojnë në nxitjen e qytetarëve drejt integrimit social (shih kapitulli 4).

Në mënyrë të ngjashme, sistemi ekzistues i ndihmës ekonomike mund të sigurojë të ardhurat e nevojshme për të varfërit, por ai nuk i ndihmon të varfërit që të shpëtojnë nga varfëria. Ndihma ekonomike nuk i ndihmon familjet që të zgjidhin nevojat e tyre ekonomike e sociale dhe as nuk i ndihmon të varfërit që të mbrohen nga përjashtimi social (shih kapitulli 3).

Analizat e herëparhershme të udhëhequra nga qëllimi i vlerësimit të efektivitetit ekonomik dhe social të programit të ndihmës ekonomike tregojnë se:

• Ndihma ekonomike e sotme është shumë e ulët dhe e targetuar jo mirë. Masa e përfitimit nëpërmjet ndihmës ekonomike është shumë e pakët për të arritur një diferencë reale; Shumë jo të varfër përfitojnë NE, dhe shumë të varfër nuk përfitojnë (gjysma e përfituesve të ndihmës ekonomike nuk i përkasin grupit me të ardhurat më të ulta, ndërsa vetëm 47 përqind5 e atyre që janë në grupin me të ardhura më të ulta përfitojnë NE); Shpenzimet totale të buxhetit për përfitimet e paaftësisë janë dy herë më të larta se sa shpenzimet për ndihmë ekonomike, megjithëse numri i të varfërve është më i lartë sesa numri i individëve me aftësi të kufizuar.

• Sistemi i sotëm i ndihmës ekonomike siguron vetëm përfitime “ekonomike” por jo “sociale”. Pjesa më e madhe e përfituesve të ndihmës ekonomike kanë një ose më shumë fëmijë (92përqind); Mirëqënia e fëmijëve nuk ndryshon për ata që marrin ndihmë ekonomike (arsimimi, kujdesi shëndetsor, kushte banimi më të mira); Shumë – dimensionaliteti i varfërisë nuk është marrë në konsideratë, veçanërisht varfëria e fëmijëve nuk merret në konsideratë nga skema aktuale e ndihmës ekonomike; Shpesh dhënia e ndihmës ekonomike tek kryefamiliari mund të përkeqësojë situatën e anëtarëve të tjerë të familjes, ose mund të krijojë edhe shumë vështirësi në rastet kur kryefamiliari është në emigracion.

5 Kapitulli 3 në këtë raport, tabela 15

20

3. Reformimi i programit të ndihmës ekonomike, çështje e shtruar për zgjidhje

Bazuar në udhëzimet e BE-së, qeveria shqiptare është përpjekur të integrojë politikat sociale në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) duke përfshirë të gjithë aktorët dhe grupet e interesit nëpërmjet konsultimeve të hapura. Strategjia e Përfshirjes Sociale është një përbërës integral i SKZHI-së dhe fokusohet në varfërinë dhe rreziqet e përjashtimit social në Shqipëri. Është një strategji ndërsektoriale në përputhje të plotë me strategjitë sektoriale kryesore, veçanërisht ato që adresojnë grupet në nevojë. Strategjia skicon drejtimin strategjik të qeverisë dhe parashikon kornizën monitoruese kundrejt të cilës mund të vlerësohet progresi. Objektivi final i saj është të përgatisë terrenin për përgatitjen e një plani veprimesh për përfshirjen sociale, që është një kërkesë standarde e hyrjes në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, strategjia e mbrojtjes sociale, si pjesë e strategjisë ndërsektoriale të përfshirjes sociale, parashikon objektiva konkrete për uljen e varfërisë dhe ofrimin e shërbimeve për grupet në nevojë. Ajo bazohet në përparësitë e Programit Qeveritar mbi politikat sociale, reduktimin e varfërisë, përmirësimin e cilësisë së jetesës për grupet në nevojë dhe mbështetjen për përfshirjen e tyre në zhvillimin e komunitetit.

Me kërkesën e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, mbështetur financiarisht dhe teknikisht nga UNICEF, URI dhe NCSS realizuan studimin kombëtar “Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë”. Studimi analizon lidhjen dhe ndikimin që ndihma ekonomike ka mbi jetën ekonomike dhe shoqërore të fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, në qytet dhe fshat. Studimi nuk trajton çështjen e sipërpërmendur të kufizuar vetëm tek kushtet ekonomike e shoqërore të familjes në planin afatshkurtër, por në një plan më afatgjatë. Studimi kërkon të zbulojë lidhjen ndërmjet përfitimit afatgjatë të ndihmës ekonomike nga familja dhe shanseve për zhvillim dhe rintegrim shoqëror të fëmijës në të ardhmen.

Qëllimi kryesor i studimit, sigurimi i informacionit të detajuar dhe teknikisht të saktë mbi rolin efektiv të programit të ndihmës ekonomike në lehtësimin e varfërisë ekonomike dhe sociale të fëmijëve me qëllim mirërritjen, arsmimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre, trajtohet në kontekstin e plotë të politikës sociale në përgjthësi dhe të politikës së mbështetjes me të ardhura (ndihma ekonomike) në veçanti, me qëllim formulimin e disa rekomandimeve që i vlejnë përmirësimit cilësor të politikës sociale në përgjithësi.

Realizimi i studimit “Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë” udhëhiqet nga dy argumente themelorë:

Së pari, është e nevojshme që të matet efektiviteti i skemës së sotme të mbështetjes me të ardhura, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por edhe nga pikëpamja sociale, me qëllim njohjen e shumë dimensionalitetit të varfërisë.

Së dyti, është e nevojshme të sigurohet që fëmijët ushqehen, rriten, arsimohen dhe zhvillohen, edhe nëse ata jetojnë në familje të varfëra, sepse në këtë mënyrë, ata nuk do të trashëgojnë varfërinë e prindërve.

21

Në këtë mënyrë, institucionet dhe rrjetet e aktorëve do të ndihmohen që të harmonizojnë përpjekjet në hartimin dhe zbatimin e politikave ndër sektoriale dhe efektive, sepse varfëria është “kosto e të gjithë shoqërisë”.

Studimi trajton çështjen e përshtatshmërisë së programit ekzistues të ndihmës ekonomike në Shqipëri në raport me të drejtat e fëmijëve. Çështja e trajtuar këtu lidhet me parimet e reja mbi të cilat duhet të mbështetet programi, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve si edhe ri- integrimin shoqëror të tyre.

Në këtë studim, shtrohen disa hipoteza të cilave iu jepet përgjigje nëpërmjet rekomandimeve teknike dhe politike, të mbështetura mbi analizën e informacionit të paraqitur këtu:

• A duhet të mbështetet dhënia e ndihmës ekonomike mbi tregues të të ardhurave apo edhe dimensionet jo monetare të varfërisë duhet të merren në konsideratë?

• A duhet të vlerësohet varfëria e familjes vetëm në afatshkurtër apo edhe ndikimi i saj afatgjatë në të gjithë ciklin e jetës duhet të merret në konsideratë?

• A duhet të konsiderohet ndikimi i varfërisë i njëjtë mbi të gjithë anëtarët apo ndikimi mbi fëmijët duhet të konsiderohet më prioritar?

Përgjigja e pyetjeve të mësipërme lejon që të propozohen disa parime të reja teknike dhe politike të programit të ndihmës ekonomike, që mbështeten mbi aksiomën: Programi i ndihmës ekonomike duhet të sigurojë se varfëria ekonomike dhe sociale e familjes nuk pengon mirëushqyerjen, kujdesin shëndetsor, arsimin dhe zhvillimin e fëmijës. Programi i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë një pengesë për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në jetën shoqërore, në të kundërt duhet të krijohen dhe funksionojnë mekanizmat e përshtatshëm në nivel lokal me qëllim që fëmijët të përfitojnë shërbimet e domosdoshme jetësore.

Analiza e paraqitur në këtë studim ndihmon hartuesit e politikave, akademistët dhe studjuesit, si edhe grupet e qytetarëve të:

• Përfitojnë njohuri mbi dimensionet sociale të varfërisë;

• Njohin në thellësi varfërinë ekstreme ndërmjet përfituesve të ndihmës ekonomike;

• Vlerësojnë ndikimin social të varfërisë tek fëmijët;

• Masin ndikimin e pagesës së sotme të ndihmës ekonomike, duke përfshirë edhe përdorimin e saj nga familja, mbi mirëqënien e përgjithshme të fëmijëve;

• Propozojnë masën minimale të ndihmës ekonomike të nevojshme për të lejuar që fëmijët të jenë të shëndetshëm, të arsimuar dhe të zhvilluar;

• Propozojnë mënyrën e sigurimit të ndihmës ekonomike, veçanërisht për fëmijët me qëllim arritjen e efektivitetit dhe efiçensës të programit.

Ky studim sjell rekomandime teknike dhe politike sipas të cilave ndihma ekonomike mund të transformohet nga një mekanizëm mbijetese, në një mekanizëm investimi për reduktimin e varfërisë.

231Mbrojtja sociale e fëmijëve nga varfëria dhe përjashtimi në Shqipëri, 1991-2011

1.1 Përgjegjësitë e shoqërisë për të mbrojtur fëmijët (Mbrojtja shoqërore e fëmijëve)

Sipas Raportit të Zhvillimit Botëror1, mbi 15 përqind e popullsisë në secilin nga vendet e rajonit tonë është e varfër (tabela 1, shtojcë 1). I njëjti raport, nëpërmjet krahasimit të disa treguesve të rëndësishëm ekonomikë, shoqërorë dhe të mirëqënies ndërmjet vendeve të rajonit tonë (Europa lindore, juglindore si edhe ish republikat sovjetike) dhe vendeve me të ardhura mesatare dhe të larta, argumenton se vendet e rajonit tonë, megjithë transformimin e thellë politik, janë ende larg arritjes së objektivave të mijëvjeçarit (tabela 2 dhe 3, shtojcë 1).

Transformimi rrënjësor politik, ekonomik dhe shoqëror, i vendeve të Europës qëndrore, lindore dhe republikave ish sovjetike, i filluar në vitin 1989, duket se është ende i pamjaftueshëm për të sjellë barazi dhe mirëqënie për të gjithë qytetarët, në mënyrë të veçantë për fëmijët. Pavarësisht nga problemet e ndryshme që këto vende përjetojnë, dhe nivelet e ndryshme ekonomike që ato kanë, qeverite e tyre kanë aplikuar thuajsë të njëjtat parime në proçesin e transformimit ekonomik, kryesisht të diktuara nga institucionet ndërkombëtare, FMN dhe Banka Botërore. Çështja e “modelit të ndihmës ekonomike” dhe rolit të saj në vendet në tranzicion, është e rëndësishme jo vetëm për vetë vendet në tranzicion, por edhe për qeveritë e atyre vendeve të cilat po marrin pjesë në proçesin e tranzicionit nëpërmjet ndihmës financiare dhe teknike. Në të gjitha këto vende, qëllimi kryesor në transformimin e mardhënieve të reja shoqërore ka qënë dhe mbetet, mbajtja e stabilitetit makroekonomik, gjë që do të thotë se “ nevoja për politika që të marrin në konsideratë kostot është prioritare”2.

1 Raporti i Zhvillimit Botëror, Banka Botërore, 2011, faqe 15.2 Labour Markets and Social Policy in Central and Eastern Europe, faqe 242

24

Nëse politikanëve do t’ju duhej të vendosnin prioritete, ata sigurisht që do të zgjidhnin “ruajtjen” e ekuilibrit makroekonomik në vend të “bujarisë së mekanizmave të mbrojtjes shoqërore”. Si rezultat, ndihma ekonomike ka qenë dhe mbetet një politikë e përqëndruar kryesisht tek ruajtja e ekuilibrit social, dhe më pak e interesuar për nxitjen e ri-integrimit shoqëror. Teorikisht kjo argumentohet me domosdoshmërinë për të mbrojtur “nga pikëpamja sasiore” individët, për shkak të nivelit të lartë të varfërisë. Po të merren në konsideratë veçoritë e stadit të parë të tranzicionit, mund të pranohet se modelet funksionuan më së miri.

Ka patur mjaft debate mbi tipin e politikës sociale që duhet të implementohet: një politikë që parandalon varfërinë apo që e redukton por nuk eleminon hendekun e varfërisë. Në përputhje me kushtet ekonomike të Europës Lindore si edhe duke patur në konsideratë kushtin e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik gjatë tranzicionit, konkludohet se këto vende nuk mund të zhdukin varfërinë, por duhet të reduktojnë hendekun e saj social. Vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Lindore kanë aplikuar politika relativisht të ndryshme sociale, në varësi nga kushtet e tyre specifike. Megjithatë tre parime themelore janë ruajtur në përgjithësi: sigurim i përfitimit në para; sigurim i përfitimeve për familje dhe njohja e të drejtës së përfitimit duke u mbështetur në matjen e mjeteve të jetesës.

Sot, pikëpamja e hershme mbi ndihmën ekonomike nuk është më reale. Shkaku themelor qëndron në faktin se edhe në këto vende, përkufizimi i varfërisë ka ndryshuar. Varfëria është pamjaftueshmëri e artikujve të zakonshëm dhe të nevojshëm si ushqimi, veshja, streha etj, të cilët të gjithë së bashku përcaktojnë cilësinë e jetës sonë. Ajo gjithashtu mund të përfshijë mangësinë në përdorimin e mundësive si arsimimi, punësimi, të cilat ndihmojnë që të mposhtësh varfërinë dhe/ose të gëzosh respektin e qytetarëve.

Sipas UNICEF, mbrojtja sociale është tërësia e politikave dhe programeve publike dhe private që synojnë reduktimin dhe eleminimin e rreziqeve ekonomike dhe sociale të fëmijëve, grave dhe familjeve me qëllim që të sigurohet e drejta e tyre për një standard të pranueshëm jetese dhe shërbimesh themelore.3

Përkufizimi i mësipërm i mbrojtjes sociale është rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e përgjegjësive që “siguruesit e të drejtës “ kanë përkundrejt “ mbajtësve të së drejtës” sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, neni 27, i cili është nënvizuar në fillim të hyrjes.

Ekzistojnë së paku katër koncepte të cilat udhëheqin pikëpamjet dhe objektivat programatike të mbrojtjes sociale të organizatave dhe vendeve të ndryshme. Përkufizimi i UNICEF mbi mbrojtjen sociale dhe pikëpamjen e politikave të mbrojtjes sociale të orientuara nga të drejtat e fëmijëve (të ndjeshme ndaj fëmijëve), bashkohet me Pikëpamjen e Mbrojtjes Sociale Transformative (MST) sepse kjo merr në konsideratë dobësitë (vulnerabilitetet) ekonomike dhe sociale, ndërsa pranon nevojën për një pikëpamje bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mbrojtjes sociale.

MST e përkufizon mbrojtjen sociale si “të gjitha inisiativat publike dhe private që sigurojnë transferta monetare ose artikuj konsumi tek të varfërit, duke i mbrojtur më të dobëtit përkundrejt rreziqeve të jetesës dhe përmirësuar statusin e tyre social dhe realizimin e të drejtave të të përjashtuarve, nën objektivin e përgjithshëm të reduktimit të dobësisë ekonomike dhe sociale

3 PërkufizimiMbrojtjesSocialesipasUNICEF,DepartamentiiPolitikësSocialedheAnalizësekonomike,Udhëzues programatik, Maj 2011, Draft për konsultime,

25

të të varfërve, të përjashtuarve dhe të rrezikuarve. Në këtë kontekst, mbrojtja sociale përfshin ndërhyrje mbrojtëse (që synojnë lehtësimin e varfërisë - ndihma ekonomike), ndërhyrje parandaluese (që synojnë të parandalojnë përjashtimin dhe rrezikshmërinë – sigurimi shoqëror), ndërhyrje nxitëse (që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe zhvillimin e aftësive – përmirësimi i jetesës) dhe ndërhyrje transformuese, (që trajtojnë barazinë dhe përjashtimin), duke përfshirë ndryshimet dhe reformat në legjislacion dhe në kuadrin rregullator për të mbrojtur “grupet sociale më të përjashtuara”.

Gjatë procesit të tranzicionit, Banka Botërore ka qenë institucioni që ka influencuar procesin e ndërtimit të rrjeteve të mbrojtjes sociale. Strategjia e Bankës Botërore ka përkrahur zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes sociale, të targetuara kryesisht tek shumë të varfërit. Nivelet e përfitimeve në përgjithësi janë shumë të ulta, kryesisht të përcaktuara për reduktimin e varfërisë absolute me një kosto minimale. Në përgjithësi këto programe kanë ndikuar shumë pak në reduktimin e varfërisë së fëmijëve, edhe nëse përdoret një shportë minimale ushqimesh.

UNICEF ka nxitur një sërë studimesh dhe analizash mbi efektivitetin e ndihmave monetare nga sistemet publike në rajonin tonë. Analiza 4tregon se mbështetja e shtetit për familjet në rajon është jashtëzakonisht e ulët. Familjet me fëmijë janë shpesh më keq se familjet pa fëmijë për shkak të kostos që familjet me fëmijë duhet të paguajnë për edukimin, mirërritjen, kujdesin shëndetsor etj.

1.2 Mbrojtja shoqërore e të varfërve në Shqipëri

Megjithëse elementë të politikës sociale kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, programet e mbrojtjes shoqërore, u krijuan vetëm pas vitit 1990. Reforma sociale në Shqipëri u realizua nëpërmjet krijimit dhe/ose reformimit atje ku ishte e mundur të programeve të sigurimeve shoqërore, reduktimit të varfërisë, të punësimit dhe të kujdesit social.

Reformimi dhe zhvillimi i programeve të mbrojtjes sociale, ka qenë prioritet i të gjitha qeverive të pas 1991. Nëpërmjet ndihmës së huaj, qeveria ka miratuar disa strategji të rëndësishme për zhvillimin e vendit në përgjithësi dhe politikave sociale në veçanti. Strategjia Kombëtar për Zhvillim dhe Integrim, Strategjia e Përfshirjes Sociale, Strategjia e Mbrojtjes Sociale si edhe strategjia për Zhvillimin e Shërbimeve Sociale janë dokumentat themelorë politikë e strategjikë që përcaktojnë së bashku prioritetet strategjike të vendit, edhe drejtimet e zhvillimit të politikës sociale të ndihmës me të ardhura.

Faza e parë e zhvillimit të politikës së ndihmës me të ardhura ose faza përgatitore përkon me periudhën e hershme të tranzicionit ekonomik dhe shoqëror (1992-1996), në të cilin objektivi kryesor ishte përgatitja e kushteve ligjore dhe institucionale për krijimin e mekanizmave të ekonomisë së tregut, ndërsa në planin shoqëror qëllimi kryesor ishte sigurimi i mbijetesës. Faza e dytë ose faza e zhvillimit ( pas vitit 2000) përkon me hartimin e strategjive për rritjen ekonomike e mirëfunksionimin e institucioneve të ekonomisë së tregut, ndërsa në planin shoqëror orientohet nga përpjekjet për realizimin e të drejtave njerëzore si kusht i domosdoshëm për zhvillim shoqëror.

4 Jonathan Bradshaw, Emese Mayhew and Gordon Alexander; Minimum social protection for families with children in the CEE/CIS countries in 2009,

26

Sot, sistemi shqiptar i mbrojtjes shoqërore siguron përfitime monetare kontributive dhe jo kontributive, në përputhje me legjislacionin përkatës si edhe shërbime sociale për grupe në nevojë. Figura 1.1 paraqit përfitimet monetare dhe shërbimet e siguruara nga sistemi i mbrojtjes shoqërore në kontekstin e funksionimit të shtetit të mirëqënies shoqërore.

Figura 1.1: Sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri

Shteti i mirëqënies sociale

Për�timet monetare Për�timet në shërbime

ShëndetiJo KontributiveKontributive

Pension Pleqërie

Invaliditët

Papunësi

Sëmundje

Të tjera Të tjera

Strehimi

Paaftësi

Për�tim fëmijë

Ndihmë ekono.

Sociale për individë nënevojë të veçantë

Arësimi Strehimi

Meqenëse ky studim kufizohet në sferën e veprimit të programit të ndihmës ekonomike (transferta sociale jo kontributive), informacioni i paraqitur në vijim i përket vetëm këtij programi. Programi i reduktimit të varfërise, i krijuar dhe zbatuar për herë të parë në maj të vitit 1993, i cili funksionon nën emrin”ndihma ekonomike”, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të sistemit shqiptar të mbrojtjes shoqërore. Ai siguron ndihmë e përkrahje në para dhe/ose në shërbime me qëllim lehtësimin e varfërisë dhe pasojave të saj, për familjet shqiptare, të konsideruara në kushtet më të vështira, kryesisht ekonomike. Gjatë periudhës 1993 – 2011, programi ka pësuar ndryshime dhe reformime të pjesshme, përkatësisht në vitet 2005, 2006, 2010 dhe së fundmi në 2011.

Ligji Nr. 7710 dt. 18 Maj 1993 “ Për Ndihmën dhe Përkujdesin Shoqëror” është dokumenti i parë që hodhi themelet e reformës së mbrojtjes shoqërore. Ligji përcaktoi kushtet nën të cilat familjet shqiptare dhe qytetarët të cilët ishin realisht pa të ardhura, ose i kishin ato të pamjaftueshme kishin të drejtë të përfitonin ndihmë mujore në para, në bazë të vlerësimit/matjes të mjeteve reale të jetesës. Në raste të veçanta, familjet mund të përfitonin edhe ndihmë ushqimore apo dhe ndihmë në para në formën e pagesave të njëhershme. Ligji sanksionoi gjithashtu kushtet në të cilat konsiderohet i nevojshëm dhe i mundshëm, ofrimi i shërbimeve publike të përkujdesit shoqëror në vend të ndihmës ekonomike, ose si një plotësues i saj.

27

Ligji Nr. 7710 u shfuqizua në vitin 2005. Ligji Nr.10399, datë 7.3.2011është sot dokumenti juridik që përcakton kushtet sipas të cilave familjet shqiptare mund të përfitojnë ndihmë ekonomike mujore në para. Megjithë ndryshimet, parimet themelore të funksionimit të sistemit të ndihmës ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar.

Politika e mbrojtjes së të varfërve nëpërmjet programit të ndihmës ekonomike karakterizohet nga pesë parime, përzgjedhja e të cilave ishte rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e veçorive të realitetit shqiptar: buxhet publik i kufizuar, të ardhura të konsiderueshme të siguruara jashtë tregut zyrtar të punës, pamundësi e vlerësimit/matjes së të ardhurave të familjes, tradita e jetesës në familje të mëdha, mundësi të kufizuara të institucioneve publike për të këmbyer informacion dhe bashkëpunuar, kosto e lartë administrative e mbikqyrjes së skemës.

Legjislacioni i Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror mbron familjen në përgjithësi dhe individin në veçanti. Familja mbrohet nga pikëpamja ekonomike, duke i siguruar një ndihmë ekonomike mujore në para dhe ose në natyrë, nëse ajo ndodhet në kushtet e mungesës së plotë të të ardhurave ose i ka ato të pamjaftueshme. Individi mbrohet nga pikëpamja ekonomike, duke i siguruar një ndihmë ekonomike mujore në para, nëse ai ndodhet në disa kushte të caktuara, si edhe nga pikëpamja sociale, duke i siguruar trajtim institucional, nëse ai ndodhet në disa kushte të tjera të veçanta.

Për efekt të krijimit dhe aplikimit të një mekanizmi sa më të “drejtë në shpërndarje” programi merr në konsideratë të gjitha burimet e krijimit të të ardhurave të familjes, zyrtare dhe jo zyrtare, të matshme apo të pamatshme.

Ligji nuk i referohet nivelit minimal të konsumit, as nivelit të varfërisë absolute apo relative, por i referohet një niveli të ndërtuar vetëm për qëllim të këtij ligji, nivel subjektiv, i ndërtuar sipas nivelit të të ardhurave të familjes në kushtet më kritike ekonomike. Në vitin 1993, kjo familje ishte familja ku të dy mbajtësit ekonomikë përfitonin pagesë papunësie. Marrja si pikë referimi e një niveli tavan të ardhurash, poshtë të cilit familjet konsiderohen të varfëra është diktuar nga nevoja e vendosjes së një raporti të drejtë ndërmjet pagesës së ndihmës ekonomike, pensionit minimal dhe pagës minimale në sektorin publik.

Programi administrohet nga rrjeti i zyrave të pushtetit lokal (komunat në zonën rurale dhe bashkitë në zonën urbane), të cilat pranojnë dokumentacionin e përgatitur dhe vlerësojnë kushtet ekonomike dhe sociale të familjes. Këshillat e pushtetit lokal vendosin një herë në muaj për familjet përfituese si edhe masën e përfitimit. Këto këshilla janë përgjegjëse përpara këshillit të ministrave për përdorimin e fondeve, listën e përfituesve, masën e përfitimit si edhe aplikimin e masave ndëshkimore në rastet e konsideruara “abuzive”.

Skema publike e ndihmes ekonomike financohet nga buxheti i shtetit nëpërmjet akordimit të fondeve në “bllok”. Madhësia e fondit të akorduar në këtë mënyrë teorikisht përcaktohet nga disa tregues si struktura e popullsisë; struktura dhe niveli i punësimit, vetëpunësimit dhe papunësisë; struktura e të ardhurave të familjes, duke përfshirë të ardhurat nga të gjitha burimet e mundshme, kapitalet duke përfshirë edhe pronën privatë, pronësinë mbi tokën dhe kafshët, kullotat dhe burime të tjera të të ardhurave bujqësore; dhe përfundimisht, të dhënat mbi nën-ushqyerjen.

Ndryshimet e legjislacionit të ndihmës ekonomike kryesisht prekin formën e sigurimit të ndihmës, veçanërisht mënyrën e llogaritjes së masës së përfitimit, kategoritë që përfitojnë

28

ndihmë ekonomike si edhe dokumentacionin e kërkuar. Reforma mbi përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të ndihmës ekonomike në Shqipëri është në proçes. Ekzistojnë të gjitha kushtet e favorshme që gjetjet e këtij studimi të konsiderohen të dobishme nga hartuesit e politikave me qëllim ndërtimin e një sistemi human dhe efektiv.

Tabela 1.1 paraqit nivelin maksimal të ndihmës ekonomike si edhe ndryshimin e tij prej vitit 1996.

Tabela 1.1 Ndihma ekonomike në para sipas ligjit

Vitet 1996 1997 1998 1999 2000 2002 2003 2010

Pagesa e papunësisë lekë/muaj 2.500 2.500 2.500 2.500 2500 3.600 3.780 6.565

Niveli maksimal i ndihmës ekonomike familja lekë/ muaj 4.800 5.370 6.500 6.500 6.500 7.750 7.800 7.800

Burimi: Statistika të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, 1992-2010 dhe INSTAT, Treguesit Socialë

Niveli maksimal ka ndryshuar sepse ka ndryshuar mënyra e llogaritjes dhe niveli referencë. Prej 1993 deri 1998, niveli i përfitimit përcaktohej ndërmjet 70 dhe 100 për qind të të ardhurave të familjes në të cilët dy nga personat, mbajtës të familjes ishin nën skemën e përfitimit të pagesës së papunësisë.5 Në vitin 2005 masa e ndihmës ekonomike dhe mënyra e llogaritjes së saj ndryshuan, duke mos u kushtëzuar nga pagesa e papunësisë. Masa e NE për një familje u vendos një pagesë fikse e barabartë me 7,800 lekë/muaj (kufiri “tavan”), ndërsa kufiri minimal ose “dysheme” i NE ndryshoi nga 500 lekë në 800 lekë në muaj. Sipas Ligjit Nr. 9355 datë10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, NE për familje llogaritet sipas kësaj strukture6: kryefamiljari dhe personat mbi moshën e punës përfitojnë deri në 2,600 lekë/muaj, personat nën moshë pune përfitojnë deri në 700 lekë/muaj dhe personat e familjes në moshë pune përfitojnë deri 600 lekë në muaj.

Informacioni i paraqitur në tabelën 1.1 tregon se ndërsa pagesa e papunësisë për një të papunë është rritur 3 herë nga viti 1996 në vitin 2010, ndihma ekonomike për familjen është rritur rreth 1,5 herë (ky konstatim vlen për pagesën sipas ligjit sepse pagesa reale është edhe më e ulët se sa pagesa sipas ligjit), duke thelluar varfërinë dhe pabarazinë e familjeve në ndihmë ekonomike.

Ç’përfaqëson ndihma ekonomike në para për familjen?

Tabela 1.2 paraqit informacion të detajuar i cili ndihmon të kuptojmë që ndihma ekonomike realisht nuk përfaqëson një mjet për lehtësimin e varfërisë. Informacioni, i cili përfshin periudhën 1993 – 2010 tregon se ndihma ekonomike për person është sa ¼ e nivelit minimal të konsumit për frymë. Gjithashtu tabela provon se një familje (pavarësisht nga numri i anëtarëve) mund të përjashtohet nga përfitimi i ndihmës ekonomike, nëse të paktën njeri nga anëtarët e saj përfiton pension pleqërie apo pagesë papunësie.

5 Niveli i ndihmes ekonomike ka ndryshuar në përputhje me ndryshimet ekonomike dhe sociale të vendit, si edhe me ndryshimin e nivelit relativ të varfërisë.

6 VKM Nr. 787 dt. 14.12.2005 “ Për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe masës së ndihmës ekonomike”

29

Në tabelë vihet re se ndërsa pensioni minimal urban dhe rural është rritur të paktën dy herë në periudhën 2001-2010, ndryshimi i masës së ndihmës ekonomike nuk ka ndodhur sipas të njëjtës tendencë.

Tabela 1.2 Krahasimi i masës reale të ndihmës ekonomike për person me pagesat e tjera kontributive dhe jo kontributive

Viti 1994 1996 1998 2000 2001 2007 2008 2009 2010

Pensioni minimal urban 2,200 3,250 4,000 5,148 5,560 8,650 9,515 10,278

Pensioni minimal rural 700 875 1,050 1,328 1,726 4,520 5,200 6,344

Pagesa e papunësisë 1,920 2,500 2,500 2,500 3,100 6,565

Viti 2002 2005 2008

Niveli minimal i konsumit për frymë 4,891 4,891 4,891

Viti 2006 2007 2008 2009 2010

Nd. Ekonom. mesatare për familjen 1,888 1,804 2,672 2,515 3,081 2,029 1,969 2,957 4,063 4,421

Nd. Ekonom. mesatare për person 419 401 594 559 685 483 469 704 967 1,053

Shih figura 1.1Burimi: Statistika ISSh, 2010 , Vjetari Statistikor 1993-2001, INSTAT; Raporti Studimit Varfërisë, 2002 &2008, INSTAT&BB.

Ç’përfaqëson Programi i Ndihmës ekonomike nga pikëpamja sasiore për shoqërinë shqiptare?

Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike arriti vlerën më të lartë në fund të vitit 1993 ku rreth 20 përqind e popullsisë u përfshi në program, kryesisht nga zonat rurale. Pavarësisht nga numri i përfituesve, përsa i përket shpenzimeve, zonat urbane kanë qenë dominuese, sepse përfituesve të zonave urbane iu akordohet ndihmë ekonomike e plotë, ndërsa atyre të zonave rurale, ndihmë ekonomike e pjesshme për shkak të pronësisë mbi tokën.

Tabela 1.3 paraqit informacion mbi familjet përfituese dhe fondet e shpenzuara për ndihmë ekonomike. Sikurse vihet re nga të dhënat e tabelës 1.1 dhe 1.2, pagesa mesatare e NE për familje në vitin 2010 është rritur rreth 43 përqind krahasuar me vitin 2001 dhe 76 përqind krahasuar me vitin 2000, por kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të zvogëlimit të numrit të familjeve (rreth 65 përqind, shih tabelën 1.3). Meqenëse ndihma ekonomike mesatare është shumë më e vogël se niveli minimal i konsumit për frymë, do të ishte më e dëshirueshme që ndihma ekonomike mesatare të rritej për shkak të rritjes së fondeve të caktuara për zbutjen e varfërisë. Siç dëshmojnë të dhënat e tabelës 1.3, fondet e ndihmës ekonomike në vitin 2008 janë zvogëluar afërsisht rreth 10 përqind.

30

Tabela 1.3 Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike & fondet përkatëse, 1995-2009

Vitet 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001

Familje 134,872 144,376 145,956 139,850 149,220 147,497 143,433

Fonde në 000,000 lekë 3,206 2,448 3,158 4,578 4,500 4,416 4,165

Tabela 3 ( vazhdim)

Vitet 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Familje 131,813 129,172 123,955 118,744 111,317 95,112 94,134

Fonde në 000,000 lekë 4,206 4,036 3,985 3,195 3,083 2,194 3,699

Burimi: INSTAT, www.instat.gov.al

Ritmet e ulta të rritjes së pagesës mesatare të NE janë rrjedhojë e mbajtjes në të njëjtin nivel ose, në rastin më të keq, e reduktimit të fondeve buxhetore të llogaritura për mbulimin e këtij programi.

Siç tregon edhe figura 1.2, ndryshimi në pagesën mesatare mujore të ndihmës ekonomike për shkak të numrit të anëtarëve të familjes është thuajse i pakonsiderueshëm.

Figura 1.2: Pagesa mesatare mujore për person në familje në lekë

500045004000350030002500200015001000

5000

me 1anëtar

me 2anëtarë

me 3anëtarë

me 4anëtarë

me 5anëtarë

me 6anëtarë

me mëshumë

se 6anëtarë

viti 2008

viti 2009

Burimi: INSTAT, Treguesit socialë

Ç’përfaqëson Programi i Ndihmës ekonomike për shpenzimet publike?

Buxheti i shpenzuar për trajtimin me ndihmë ekonomike të familjeve të varfëra është zvogëluar edhe në masë absolute, edhe në përqindje ndaj totalit të shpenzimeve sociale e publike apo edhe të PBB. Tabela 1.4 sjell informacion mbi disa tregues të rëndësishëm financiarë të programit të ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë, buxhetit social në tërësi dhe lidhjes së tyre me shpenzimet e përgjithshme publike dhe PBB.

Siç vihet re edhe në tabela, të gjithë këta tregues kanë pësuar rënie të theksuar pas vitit 2005. Aktualisht fondi i ndihmës ekonomike përbën 19.8 përqind të totalit të buxhetit të shpenzimeve sociale, 1.2 përqind të totalit të shpenzimeve publike dhe 0.4 përqind të PBB. Fondi i ndihmës

31

ekonomike nuk ka ndryshuar me të njëjtat ritme në krahasim me fondin për pagesën e paaftësisë, i cili thuajse është dyfishuar nga viti në vit. Përveç shkurtimit të domosdoshëm të shpenzimeve publike dhe sociale, një arsye për zvogëlimin e fondit të ndihmës ekonomike mund të jetë zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të të varfërve sipas rezultateve të VMNJ,20087. Por kjo arsye kundërshtohet nga fakti se masa e ndihmës ekonomike mujore mesatare për person përbën vetëm 21.5 përqind të nivelit minimal të konsumit për frymë (tabela1.2, informacioni që i përket vitit 2010).

Nëse parimet e sigurimit të ndihmës ekonomike do të kishin ndryshuar gjatë periudhës referuese, atëhere zvogëlimi i fondit të ndihmës ekonomike do të argumentohej nga tregues të tjerë të efektivitetit të përdorimit të ndihmës ekonomike. Në kushtet e mungesës të një vlerësimi mbi efektivitetin e programit të ndihmës ekonomike, analiza e paraqitur këtu kërkon të mbrojë pikëpamjen se shpenzimi i fondit të ndihmës ekonomike pavarësisht përmasës së tij, nuk shërben për arritjen e objektivit ekonomik dhe shoqëror të lehtësimit të pasojave të varfërisë.

Tabela 1.4: Të dhëna mbi buxhetin e mbrojtjes shoqëroreTregues financiarë 1993 1994 1996 1998 2000 2002 2004 2005 2009 2010

Fondi Nd.Ek/ 000 lekë 1,711 3,478 3,402 3,054 3,128 4,818 4,529 2,800 4,500 5,200

Fondi Pag.Pap./ 000 lekë 4,191 2,186 2,504 2,163 2,204 1,621 1,450 1,919 875 900

Fondi Pag.Paaftës./ 000 lekë 0 2,127 2,756 3,135 3,085 1,594 1,945 6,000 10,273 21,100

Buxheti Social/ 000 lekë 5,902 7,791 8,662 8,352 8,417 8,033 7,924 10,719 15,348 26,200

Fondi Nd.Ek. / Buxh.Soc 29.0 44.6 39.3 36.6 37.2 60.0 57.2 26.1 27.3 19.8

Fon Pag.Pap. /Buxh.Soc 71.0 28.1 28.9 25.9 26.2 20.2 18.3 22.1 5,7 3,4

Pag.Paaf. / Buxh. Soc. 0.0 27.3 31.8 37.5 36.7 19.8 24.5 25.3 67 80

Tot.Shpenz. 000 lekë 50,678 60,984 77,134 87,596 100,730 141,628 165,692 170,621 375,748 410,721

Fon Nd.Ek. / Tot.Shpen 3.38 5.70 4.41 3.49 3.11 3.40 2.73 2.67 1 1,2

Buxh.Soc. / Tot. Shpen. 11.65 12.78 11.23 9.53 8.36 5.67 4.78 5.09 4 6,3

PBBçmimet korente/ 000 lekë 125,562 131,880 229,700 315,840 333,071 425,356 488,610 551,282 1176.3 1177,3

Fondi Nd.Ek / PBB 1.4 2.6 1.5 1.0 0.9 1.1 0.9 0.8 0,3 0,4

Buxh Soc / PBB 4.7 5.9 3.8 2.6 2.5 1.9 1.6 1.6 1,3 2,2

Burimi: Statistika të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale, 1992-2005 dhe UNICEF, Kosto e Politikave të Përfshirjes Sociale, 2010

1.3 Mbrojtja shoqërore e fëmijëve në Shqipëri

Fëmijët në Shqipëri përballen me dy probleme kryesore, të cilat çojnë në përjashtimin social dhe në mohimin e të drejtave themelore të tyre. Së pari, ata janë viktimë e pabarazive ekonomike, shoqërore, gjeografike, etnike e kulturore. Pavarësisht përmirësimeve në nivelin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit, përmirësimet dhe përfitimet janë kryesish të përqëndruara në Tiranë si edhe në disa qytete të tjera të rëndësishme, ndërsa rajonet e largëta veriore dhe verilindore apo komunitetet rome duken të harruara.

Së dyti, fëmijët në Shqipëri përballen me pamundësinë për të përdorur shërbime sociale cilësore dhe në përputhje me nevojat e tyre. Një pjesë e fëmijëve nuk mund të përfitojnë shërbime

7 Vlerësimi i Matjes së Nivelit të Jetesës (LSMS), INSTAT, 2008.

32

sepse shërbimet shoqërore mungojnë. Këtu përfshihen shërbimet shoqërore që sigurojnë parandalimin apo ri-integrimin e fëmijëve. Grupe të tjera nuk mund të përdorin shërbime për shkak të mungesës apo pamjaftueshmërisë së të ardhurave të familjeve të tyre. Të tillë janë fëmijët, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme. Ndihma ekonomike mujore rezulton e pamjaftueshme për të siguruar ofrimin e shërbimeve shoqërore në përputhje me nevojat.

Shumica e vendeve të ELQ praktikojnë skemat e transfertave monetare të targetuara. Disa nga këto vende praktikojnë paketa të veçanta për fëmijët, të cilat iu jepen prindërve. Sidoqoftë, asnjë nga këto vende nuk siguron pagesa monetare universale për fëmijë. Shqipëria nuk është një rast përjashtues.

Programi i mbrojtjes shoqërore nuk parashikon përfitime specifike për familjet me fëmijë ose pagesa apo mbështetje të veçanta për fëmijët. Në programin e sigurimeve shoqërore ekzistojnë disa kompensime suplementare për fëmijët/anëtarët e familjes në varësi të përfituesit kryesor të pagesës së sigurimit shoqëror(pension apo pagesë papunësie apo pagesë familiare në rast të humbjes së jetës të mbajtësit kryesor të familjes), si dhe kompensime të lidhura me rritjen e çmimit të bukës dhe energjisë elekëtrike, të gjitha të financuara nga buxheti i shtetit.

Edhe Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjia e Përfshirjes Sociale dhe Strategjia Kombëtare për Fëmijë nuk parashikojnë programe të veçanta për mbrojtjen shoqërore të fëmijëve, me përjashtim të programit të Arsimit dhe Shkencës8.

Ndihma ekonomike që sigurohet nga shteti nuk harmonizohet me sigurimin e shërbimeve të nevojshme sociale sipas grupeve të fëmijëve në nevojë. Shërbimet ekzistuese sociale janë të një cilësie të ulët, të pakta në numër dhe të varfëra në tipologji (figura 1.3). Sektori jo qeveritar ofron shërbime sociale për fëmijë në nevojë, por këto shërbime nuk janë të qëndrueshm. Rritja e kompetencave të institucioneve vendore si edhe forcimi i kapaciteteve do të ndikonin në rritjen e mundësive për të përfituar shërbime të cilësishme arsimore, shëndetsore si edhe të mbrojtjes e kujdesit shoqëror. Sidoqoftë, decentralizimi financiar dhe sigurimi i buxheteve lokale mbeten çështje kritike.

Pranohet se përjashtimi i fëmijëve njihet shumë pak dhe se sistemi ekzistues i mbrojtjes sociale nuk është i orientuar drejt sigurimit të përkujdesit sipas analizës së përjashtimit, shkaqeve dhe pasojave si edhe të drejtave që iu mohohen fëmijëve për shkak të përjashtimit. Megjithatë, çështjet që lidhen me krijimin e një ambienti mbrojtës për fëmijët gradualisht janë përfshirë në listën e prioriteteve të qeverisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Pikëpamja mbi mbrojtjen sociale të fëmijëve ka ndryshuar nga njohja e të drejtave të tyre në respektimin dhe garantimin. Sidoqoftë, trashëgimia e varfër e të kaluarës si edhe problemet ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë kanë përcaktuar edhe drejtimet e politikave sociale të Shqipërisë.

Strategjia afatmesme kombëtare për shërbimet sociale është dokumenti që përcakton drejtimet e një reforme rrënjësore në politikën e mbrojtjes dhe zhvillimit të individëve në nevojë përfshirë edhe fëmijët. Miratimi i strategjisë u shoqërua me hartimin dhe miratimin e ligjit nr.9355, datë 10 mars 2005, “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore” i cili përcakton strukturën dhe tipologjinë e shërbimeve të kujdesit social; organizimin, funksionimin dhe financimin e

8 Hitendera Pillay, Alda Duraj, “Duke mbështetur edukimin përfshirës për fëmijët në nevojë me artikulimin e nismave për EEE-P dhe EFA”, Qershor 2007.

33

tyre; kategoritë e përfituesve të shërbimeve institucionale; kriteret që kushtëzojnë të drejtën e përfitimit; rregullat për pranimin / vendosjen në institucione dhe dokumentacionin përkatës si dhe mekanizmin e mbikqyrjes dhe vlerësimit të shërbimeve.

Megjithë rëndësinë që ka Ligji nr. 9355 në lidhje me ndryshime të rëndësishme lidhur me decentralizimin dhe modernizimin e shërbimeve të veçanta sociale, ky ligj nuk sjell asnjë ndryshim në lidhje me përfitimin e ndihmës ekonomike për fëmijët. Ky ligj, ashtu sikurse edhe Kushtetuta, nuk i ka trajtuar në mënyrë të veçantë fëmijët si subjekte të drejtpërdrejtë të përfitimit të ndihmës ekonomike, por kjo i atribuohet familjes dhe përmes saj përfitojnë fëmijët e mitur.

Cilat janë përfitimet dhe shërbimet që siguron sistemi ekzistues i mbrojtjes sho-qërore për fëmijë?

Ligji Nr. 9355 mbi Ndihmën dhe Shërbimet Sociale, datë 10/03/2005, përcakton që ndihma sociale dhe shërbimet shtetërore për fëmijë dhe grupe në nevojë përbëhet nga (i) ndihma ekonomike9, (ii) ndihma e paaftësisë10, (iii) shërbimet e kujdesit social (kujdesi rezidencial dhe kujdesi ditor)11, dhe (iv) shërbimet e kujdesit social-mjekësor12. Ligji specifikon që shërbimet e kujdesit social përbëhen nga shërbime të financuara me fonde publike dhe private13. Ligji përcakton edhe përgjegjësitë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale14, Shërbimit Social Shtetëror15, Administratorët Socialë në bashki dhe komuna16, dhe këshillat bashkiakë dhe komunalë për çështjet e shërbimeve sociale17. Përveç kësaj, Ligji i Shërbimeve Sociale trajton financimin e ndihmës sociale dhe shërbimet e kujdesit social18. Siç edhe u nënvizua më lart, sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri nuk trajton në mënyrë të veçantë fëmijën dhe nevojat e tij. Pra fëmijët nuk janë përfitues të drejtëpërdrejtë të përfitimeve monetare, ndërsa janë përfitues të drejtëpërdrejtë të disa nga shërbimeve:

Sistemi i mbrojtjes shoqërore siguron përfitime monetare dhe në shërbime. Përfitimet monetare kategorizohen në kontributive dhe jo kontributive. Tek përfitimet kontributive si edhe tek disa përfitime jo kontributive (ndihma ekonomike) familja është përfitues i drejtëpërdrejtë, ndërsa fëmijët janë përfitues jo të drejtëpërdrejtë. Fëmijët janë përfitues të drejtëpërdrejtë të disa përfitimeve monetare dhe jo monetare të tipit jo kontributive të siguruara për shkak të kushteve apo rrethanave të veçanta si aftësia e kufizuar apo mungesa e kujdesit prindëror.

Figura 1.3 paraqit transfertat monetare dhe përfitimet në shërbime të siguruara nga sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri. Në këtë figurë, është shënuar “DR” lloji i shërbimit apo transfertës në të cilën fëmijët janë përfitues të drejtëpërdrejtë dhe me “JDR” situata në të cilën fëmijët janë përfitues jo të drejtëpërdrejtë.

9 Njësoj., Nenet. 5, 19 dhe 2010 Njësoj., Neni. 1111 Njësoj., Nenet. 12(1), 13(1) dhe 1712 Njësoj., Nenet 12(2) dhe 13(2)13 Njësoj., Neni. 1714 Njësi., Neni. 2715 Njësoj., Neni. 2616 Njësoj., Neni. 3117 Njësoj., Neni. 2918 Njësoj., Kapitulli VI

34

Figura 1.3: Mbrojtja Shoqërore për Fëmijë

Mbrojtja sociale për fëmijë

Për time monetare

Kontributive

Invaliditet (JDR)

Pagesë papunësie (JDR)

Pension pleqërie (JDR)

Pension familjare (JDR)

Pagesë kujdestari (JDR)

Pagesë paaftësie (JDR)

Ndihmë ekonom. (JDR) Aftësi e ku zuar

(DR)

Aftësi e ku zuar

(DR)

Aftësi e ku zuar

(DR)

Jashtëkujdesit

prindëror(DR)

Jashtëkujdesit

prindëror(DR)

Jo kontributive Residenciale Ditore Familje

Shërbime

Tabela1. 5: Mbrojtja shoqërore për fëmijë, përfituesit dhe fondet përkatëse, 2006-2010

Përfitues 2006 2007 2008 2009

Fëmijë me aftësi të kufizuar 17,397 18,122

Fëmijë jetimë dhe me probleme sociale 280

Fëmijë me aftësi të kufizuar në institucione 130

Përfitues (fëmijë)në shërbimet rezidenciale 410

Përfitues (fëmijë)në shërbimet ditore 2,950

Buxheti në 000 lek 2006 2007 2008 2009

Për Institucionet publike për fëmijë 27,531 36,920 27,200 30,700

Për Qëndrat e zhvillimit 52,358 53,280 53,500 62,400

Për fëmijë të familjeve në ndihmë ekonomike 1,466,667 1,361,905 1,728,571

Burimi: Raporti Vlerësimit të Strategjisë Kombëtare për fëmijë, 2009;

Tabela 1.5 siguron informacion mbi fondet e shpenzuara nga buxheti i shtetit pör funksionimin e sistemit të mbrojtjes shoqërore të fëmijëve.

Reforma e përgjithshme e sistemit të shërbimeve të mbrojtjes shoqërore, përfshirë edhe fëmijët, mbështetet në dy parime thelbësore: decentralizimin dhe de-institucionalizimim e shërbimeve shoqërore. Zbatimi në praktikë i këtyre dy parimeve kushtëzohet nga decentralizimi financiar. Pamundësia e krijimit të buxheteve sociale të qeverisjes vendore si edhe probleme të tjera kanë vështirësuar ofrimin e shërbimeve cilësore të mbrojtjes shoqërore. Në përgjithësi konstatohet se ekzistojnë disa çështje kritike në mënyrën se si është konceptuar e drejta e fëmijëve për mbrojtje shoqërore dhe në mënyrën se si zbatohet.

Problemet kryesore të evidentuara janë:

• Dokumentat themelorë strategjikë si Strategjia Kombëtare për Fëmijë dhe Strategjia për Shërbimet Sociale nuk përputhen plotësisht dhe nuk sigurojnë harmonizimin e politikave

35

ndërsektoriale me qëllim zvogëlimin e përjashtimit të fëmijëve nga mohimi i të drejtave të tyre;

• Politika sociale e mbrojtjes dhe integrimit të fëmijëve të përjashtuar/në rrezik përjashtimi apo në nevojë të veçantë, ende nuk është e orientuar nga të “drejtat”;

• Sistemi aktual i statistikave nuk siguron informacion mbi përmasat dhe thellësinë e përjashtimit dhe të ndikimit të tij në mohimin e të drejtave të fëmijëve;

• Burimet financiare të qeverisjes vendore nuk janë të mjaftueshme dhe as të siguruara edhe nëse decentralizimi financiar realizohet.

1.4. Vlerësime përfundimtare:

Parimet mbi të cilat funksionon sistemi i mbrojtjes shoqërore gjatë dekadës së fundit nuk kanë ndryshuar. Ndryshime të pjesshme jane aplikuar në mënyrën e aplikimit si edhe në dokumentacionin e nevojshëm. Sidoqoftë, objektiv i këtyre ndryshimeve nuk ka qene rritja e efektivitetit ne drejtim të zvogëlimit të përjashtimit social, për pasojë, nuk kanë patur të tilla efekte. Nëse analizohen me kujdes parimet e sistemit të mbrojtjes shoqerore në Shqipëri, do të konkludohet se ky sistem ishte i përshtatshëm për vitet e para të tranzicionit. Të dhënat mbi funksionimin e sistemit gjithashtu nxjerrin në pah disa probleme të shkaktuara nga keqinterpretimi i legjislacionit apo nga kufizimet që bart mekanizmi i përzgjedhur.

Analiza e informacionit e marrë nga studime të përgjithshme tregon se brenda sistemit ekzistojnë probleme, ndër më kritiket e të cilave, janë:

1. Familjet me probleme ekonomike dhe sociale të ndryshme trajtohen në mënyrë të barabartë. Megjithëse masa mujore e ndihmës ekonomike përcaktohet ligjërisht nga konditat reale sociale dhe ekonomike të çdo familje që aplikon për ndihmë ekonomike, diferencimi aktual bazohet kryesisht në numrin e anëtarëve të familjes dhe jo në nevojat;

2. Masa mujore e ndihmës ekonomike është tepër e ulët. Ajo nuk bazohet në minimumin jetik, nuk e ndihmon familjen për të mbijetuar, aq më pak për t’u ri-integruar në jetën normale shoqërore. Kjo pagesë preket jo vetëm nga shkurtimet e vazhdueshme të fondeve buxhetore apo nga niveli i inflacionit, por edhe nga mungesa e informacionit zyrtar në nivel lokal mbi nivelin e jetesës;

3. Marëdhënia nivel qendror-lokal është një çështje tjetër. Shpërndarja e fondeve të ndihmës ekonomike nga niveli qendror në atë lokal bazohet në një sistem treguesish të cilët aktualisht nuk janë të disponueshëm ose janë jo përfaqësues për identifikimin e zonave më të varfëra.

Pavarësisht nga natyra e problemeve, ato ndikojnë në proçesin e hartimit dhe zbatimit të politikave. Ndikimi negativ i tyre konstatohet në:

A. Aftësia e programit për të reduktuar përjashtimin social: Mekanizmi i ndihmës ekonomike duhet të konsiderohet si një nga mekanizmat të cilat ndikojnë në zbutjen e përjashtimit social. Në sistemin shqiptar të ndihmës ekonomike, individët në nevojë janë shoqërisht

36

të përjashtuar sepse legjislacioni ekzistues nuk merr në konsideratë nevojat themelore ekonomike dhe sociale të individit dhe të familjes.

Megjithëse sistemi mbështetet mbi të drejtën e administratorëve socialë e lokalë për të identifikuar të varfërit e më të varfërve, ky parim nuk zbatohet, për shkak të kufizimeve në drejtim, administrim dhe financim. Treguesit e mungesës apo pamjaftueshmërisë së të ardhurave të përdorura në operacionalizimin e mekanizmit, nuk lejojnë klasifikimin e familjeve sipas nevojave, prioritarizimin e nevojave dhe si një rezultat të drejtëperdrejtë, mundësinë e trajtimit të nevojave.

B. Aftësia e mekanizmit për të përdorur kapitalin ekzistues social dhe për të nxitur zhvillimin e tij: Gjithashtu, duke analizuar në përmbajtje sistemin aktual të ndihmës ekonomike, rrjedh konkluzioni se ky program nuk mund t’i shërbejë të ardhmes. Është vetëm një “aktor”- qeveria dhe është vetëm një “klient”- familja me të ardhurat e saj të pamjaftueshme. Për më tepër, “klienti” nuk është konsideruar si burim i kapitalit shoqëror. Nuk merret në konsideratë roli që mund dhe duhet të luajë shoqëria civile në proçesin e reduktimit të varfërisë, apo sektori publik në përgjithësi.

Skema nuk mbështetet mbi elementet pozitive të trashëgimisë kulturore, mbi komunitetin, sektorin privat dhe rrjetin e përgjithshëm të institucioneve në tërësi, duke shfrytëzuar disa nga elementet e solidaritetit social tradicional.

Fakti që legjislacioni ekzistues nuk siguron shërbime sociale për të varfërit, i përjashton ata nga proçesi i ri-integrimit shoqëror, që do të thotë, i përjashton nga qënia pjesë e kapitalit shoqëror. Në anën tjetër, kjo rrezikon humbjen ose zvogëlimin e nivelit të mardhënieve shoqërore ndërmjet individëve dhe komunitetit, komunitetit dhe shoqërisë, institucioneve sociale dhe shtetërore. Çështja e mardhënieve shoqërore është shumë tradicionale dhe e prekshme në Shqipëri. Humbja në këtë drejtim do të ishte tepër e konsiderueshme, me efekte negative sot edhe në të ardhmen.

C. Mekanizmi i aplikuar i ndihmes ekonomike është i paaftë të nxise të varfërit të ndryshojnë statusin e tyre: Ndihma ekonomike ashtu siç është konceptuar dhe zbatuar sot nuk luan ndonjë rol të veçantë, përveç se atij të mbështetjes me të ardhura të familjeve në nevojë. Ndihma ekonomike në të vërtetë duhet t’i detyrojë individët që të kërkojnë të ndryshojnë gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Sigurimi i ndihmës ekonomike bazë, pra plotësimi i nevojave bazë të jetesës nëpërmjet ndihmës ekonomike duhet të shndërrohet në një nxitje për të kërkuar mundësi më të mira. Kjo nuk ndodh në realitet, sepse sistemi i sotëm i ndihmës ekonomike nuk mbështetet mbi bashkëpunimin, kordinimin me sistemet e tjera të mbrojtjes shoqërore.

Duke përmbledhur komentet e paraqitura mbi skemën e ndihmës ekonomike, mund të konkludohet se treguesit e varfërisë dhe programi i zbutjes së varfërisë nuk zhvillohen në të njëjtin drejtim. Programi i zbutjes së varfërisë nuk mbështetet mbi studimin e varfërisë, për shkak të kufizimeve financiare dhe kapaciteteve institucionale. Dobësitë e tranzicionit shqiptar reflekëtojnë ndërmjet të tjerave edhe dobësitë e institucioneve shqiptare. Si rezultat, pavarësisht nga objektivat e mirë formuluara të politikës së mbrojtjes shoqërore, programi i zbutjes së varfërisë ka qenë i paaftë të zbusë varfërinë në Shqipëri.

37

Konkluzione përfundimtare: Parimet mbi të cilat funksionon sistemi i mbrojtjes shoqërore gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë ndryshuar. Ndryshime të pjesshme janë zbatuar në mënyrën e aplikimit si edhe në dokumentacionin e nevojshëm. Sidoqoftë, objektiv i këtyre ndryshimeve nuk ka qenë rritja e efektivitetit në drejtim të zvogëlimit të përjashtimit social, për pasojë, nuk kanë patur të tilla efekte. Gjithashtu objekt i ndryshimeve nuk kanë qenë as edhe fëmijët dhe të drejtat e tyre themelore. Analiza e informacionit të mbledhur gjatë studimit do të rikonfirmojë konkluzionin se ky sistem ishte i përshtatshëm vetëm për vitet e para të tranzicionit. Sistemi duhet të ndryshojë duke u mbështetur mbi parime të reja, parime që konsiderojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e fëmijëve.

39

2.1 Objektivi i studimit

Studimi “Reformimi i Ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë”, këtej e tutje i quajtur si Studimi mbi Ndihmën Ekonomike, është realizuar përgjatë periudhës Dhjetor 2010 deri në Prill 2011.

Studimi mbi Ndihmën Ekonomike, ka në fokusin e tij përfituesit e programit të Ndihmës Ekonomike, me një shtrirje në nivel kombëtar. Studimi udhëhiqet nga këto objektiva:

• të prodhojë informacion mbi dimensionet e varfërisë dhe të njohë më thellë varfërinë me të cilën përballen përfituesit e Ndihmës Ekonomike;

• të masë përjashtimin social që ju imponon varfëria fëmijëve të varfër dhe të prodhojë informacion mbi numrin e fëmijëve që vuajnë përjashtimin;

• të vlerësojë efekshmërinë e programit të Ndihmës Ekonomike në mirrërritjen e fëmijëve dhe të ndërtojë një vlerë minimum pagese, që ju mundëson fëmijëve të jenë të shëndetshëm e të kenë përqasje të rregullt e të plotë në arsimim dhe aktivitete që ndihmojnë zhvillimin.

• të ofrojë rekomandime qeverisë shqiptare për transformimin e programit të Ndihmës Ekonomike nga një skemë për mbijetesë, në një investim për reduktimin e varfërisë.

2.2 Metodologjia e studimit mbi Ndihmën Ekonomike

Studimi mbi Ndihmën Ekonomike (komponenti sasior), përdor informacion që vjen nga disa burime: 1) studime dhe raportime të mëparshme, 2) një vrojtim me zgjedhje me njësi të matjes fëmijët dhe familjet e tyre dhe 3) takime në grup me nëna, baballarë dhe operatorë publikë të shëndetsisë dhe Ndihmës Ekonomike. Në hartimin e këtij raporti janë studjuar shumë raporte mbi ndihmën ekonomike të realizuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në vite si edhe studime të Bankës Botërore mbi varfërinë dhe matjen e Nivelit të Jetesës. Në raportet e mësipërme fokusi ndaj fëmijëve është i pamjaftueshëm. Për pasojë u pa e arsyeshme që të realizohej një vrojtim me zgjedhje që siguron një informacion sasior dhe cilësor me fokus fëmijët dhe familjet e tyre në nivel kombëtar.

2Metodologjia e studimit

40

Gjatë studimit u konsiderua e arsyeshme të trajtohej edhe çështja e kequshqyerjes së fëmijëve. ADHS e realizuar në 2008-2009 tregoi se ka një numër jo të vogël fëmijësh të kequshqyer për të cilët kjo situatë duhet adresuar në mënyrën më të përshtatëshme dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Për të identifikuar format dhe mjetet me të cilat duhet mbështeten familjet e fëmijëve me probleme të ushyerjes, u gjykua që studimi mbi “Ndihmën Ekonomike”(komponenti cilësor) të përfshinte edhe takime me grupe të fokusuara me prindër të fëmijëve dhe operatorë publikë të shëndetsisë dhe ndihmës ekonomike. Gjetjet nga këto takime dhe rekomandimet përkatëse qëndrojnë si një dokument më vete, i titulluar “Përdorimi me efektivitet i ndihmës ekonomike, për të përmirësuar ushqyerjen dhe statusin shëndetsor të fëmijëve të familjeve të varfëra”.

2.3 Përzgjedhja e kampionit për vrojtimin me zgjedhje dhe zbatimi

Meqënëse studimi është i fokusuar tek familja me fëmijë nën 18 vjeç, fillimisht u konsiderua numri total i familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe më pas mbi këtë bashkësi, u bë përzgjedhja e familjeve që plotësonin pohimin “familje që kanë fëmijë deri në 18 vjeç”. Sipas listave të siguruara nga Ministria e Brendëshme dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, numri i këtyre familjeve me fëmijë në të gjithë Shqipërinë rezultoi 616,208.

Duke përdorur një nivel gabimi statistikor = 0.05 dhe nivel besimi statistikor 1 – = 0.95 = 95 përqind, u vlerësua se vëllimi i përzgjedhjes duhet të ishte 3,680 familje. Ky kampion është zgjedhur në mënyrë të tillë që të lejojë përllogaritje në nivel qytet e fshat dhe në nivel rajonal.

Deri në zgjedhjen e variantit final të kampionit përfaqësues, specialistët llogaritën disa alternativa të cilat jepen në tabelan e mëposhtëme.

Tabela 2.1 Niveli i tolerancës dhe tregues të tjerë të zgjedhjes

Skenarë të ndryshëm të vëllimit të zgjedhjes:

Niveli i tolerancëssë vlerësimit për

zgjedhjen

Numri i familjeve

Vëllimi i zgjedhjes

Niveli i përgjith-shëm

i zgjedhjes

Alternativa (2) 0.010 616,208 9,604 1 / 64

Alternativa (1) 0.015 616,208 4,268 1 / 144

Alternativa e aplikuar 0.016 616,208 3,680 1 / 167

VMNJ 0.0162 742,895 3,640 1/ 204

Alternativa (3) 0.020 616,208 2,401 1 / 257

Alternativa (4) 0.030 616,208 1,067 1 / 578

Përveç “alternativës së aplikuar”, në tabela janë dhënë dhe vlerësime të Vlerësimit mbi Matjen e Nivelit të Jetesës (2008) për të lejuar lexuesin të bëjë krahasimet përkatëse, si dhe alternativa të tjera të cilat shërbejnë gjithashtu, për të krijuar perceptime të vlerësimit të gabimit, në vëllime të ndryshme zgjedhjesh, meqë zgjedhja në rastin tonë bëhet me 2 ndryshore, si dhe për nënbashkësi (nënzona) të territorit ku është kryer anketimi.

Ndarja e zgjedhjes me anë të dy ndryshoreve shtresëzuese: “Ndarja administrative” dhe “Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike”.

41

Si ndryshore e parë ndarëse është përdorur ndarja e popullsisë, bazuar në ndarjen gjeografiko–administrative: qark, bashki/komunë, qytet e fshat. Vëllimi i zgjedhjes i përcaktuar më lart, u nda proporcionalisht në këto njësi.

Si ndryshore e dytë ndarëse është përdorur ndarja e popullatës në dy shtresa (nënbashkësi): (1) Familje me fëmijë nën 18 vjeç që janë përfituese të Ndihmës Ekonomike dhe (2) Familje me fëmijëve nën 18 vjeç, jo përfituese të Ndihmës Ekonomike.

Si kufizime të metodës së përdorur më sipër, mund të përmendet vetëm ndarja e tërësisë së zgjedhjes në dy ndryshore. Gjithsesi, kjo ndarje bëhet brenda një gabimi statistikor të vlerësuar paraprakisht.

Të dhëna numerike për vëllimet e zgjedhjes:

Në realizimin e anketimit u mbajtën parasysh llogaritjet e mësipërme të kampionit përfaqsues. Për të nxjerrë rezultate, lidhur me pyetjet e shtruara në anketën e hartuar paraprakisht, u përdorën të dy variablat shtresëzues të përmendur më sipër: ndarja e vëllimit të anketave sipas ndarjes gjeografiko – administrative si dhe ndarja e vëllimit të anketave sipas ndryshores A = {Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike}.

Praktikisht, bazuar në vlerësimet e mësipërme, u përcaktua një vëllim i përgjithshëm zgjedhjeje prej 3,680 anketash. Nga këto anketa, 988 anketa u shpërndanë në familje që plotësonin kushtin A = {Familjet me fëmijë që mbështeten me ndihmë ekonomike, ndërsa 2,692 anketat e tjera u shpërndanë në familje që plotësonin kushtin AC = {Familjet me fëmijë, jo përfituese të Ndihmës Ekonomike}.

Ndarja e numrit të anketave sipas ndarjes gjeografiko – administrative, që përbën dhe ndarjen sipas ndryshores së parë, përfshin ndarjen e numrit total të anketave në 12 qarqe, 36 rrethe dhe në 402 bashki dhe komuna. Lista e intervistave sipas qarqeve dhe rretheve jepet në shtojcën 2 (tabela 1), bashkëngjitur këtij dokumenti. Vëllimet e ndarjes sipas ndryshores së dytë jepen në tabelën 2.2:

Tabela 2. 2: Ndarja e numrit të anketave sipas ndryshores “Familjet me fëmijë në Ndihmë ekonomike ose jo”.

Numri i anketave në total: 3,680

Numri i anketave për:A = {Familjet me fëmijë në Ndihmë ekonomike}. 988

Numri i anketave për:AC = {Familjet me fëmijë jo në Ndihmë ekonomike }. 2,692

Mënyra e ndarjes së zgjedhjes me anë të dy ndryshoreve, siç përmendet më sipër, praktikisht nënkupton realizimin e dy anketimeve në nivel kombëtar: njëri prej të cilëve me kampion përfaqsimi 3,680 dhe që praktikisht është për gjithë popullsinë (e familjeve) që plotëson kushtin “familje që kanë fëmijë deri në 18 vjeç” dhe anketimi tjetër me kampinon përfaqësimi 988 që praktikisht shërben për atë nën-bashkësi të popullsisë së mësipërme dhe plotëson kushtin “Familjet me fëmijë deri 18 vjeç, në Ndihmë Ekonomike”.

42

Në vlerësimet e bëra për anketimin e parë të përmendur në paragrafin më sipër, në nivel kombëtar ruhet niveli i gabimit i dhënë në “Alternativa e aplikuar” në tabelën 2.1. Ndërsa në vlerësimet e bëra për anketimin e dytë të përmendur më sipër, në nivel kombëtar ruhet niveli i gabimit i dhënë në Alternativa (4) në tabelën 2.1.

Realizimi i zgjedhjes brenda secilës zonë (cluster):

Për realizimin konkret të zgjedhjes në njësinë bazë (për shembull komunë apo bashki) janë përdorur disa lloj algoritmesh siç përshkruhet dhe në vijim:

Kryesisht është përdorur metoda e zgjedhjes “Snowball” (Weisberg, 2005), për vetë efiçencën praktike të saj. Aplikimi i kësaj metodologjie ka ndjekur disa hapa:

Hapi 0: Pas ndarjes zonale, në secilën prej zonave, u krijua një listë e fundme, fillestare (përgjithësisht e shkurtër). Kjo listë kishte të listuar disa familje (në zona të vogla mund të niset me të paktën 5 ose 6 familje; për zonat e mëdha u përdorën metodologji të përmirësuara që përmenden më poshtë). Paraprakisht ekipet e anketimit u siguruan që familjet e listuara të ishin të tilla që të plotësonin kriterin bazë të anketimit, të kishin fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Hapi 1: U realizua anketimi në adresën e parë të listës.

Hapi 2: Pasi u plotësua anketa, filloi ajo që quhet “procedura e pasurimit të listës”. U pyet i anketuari, për adresa familjesh të tjera “që kanë ngjashmëri me të” – këtu u mbajtën parasysh pohimet e dhëna më sipër të cilat përcaktojnë anketimin e parë dhe anketimin e dytë. U shtuan këto adresa në listë.

Hapi 3: U vazhdua njësoj me adresën pasardhëse në listë.

Efiçenca e metodologjisë: Kjo metodë konsiderohet efiçente (pra zëvendësimi i të anketuarit në listë ndodh me probabilitet më të vogël) për vetë mënyrën se si pasurohet lista. Nga ana tjetër, përzgjedhja sipas kriterit “ka fëmijë nën moshën 18 vjeç”, nuk krijon dalje nga popullsia totale prej 616,208 meqenëse kjo është lista e plotë e familjeve sipas këtij kriteri.

Përgatitjet paraprake për aplikimin e metodologjisë:

Për të shmangur përballjen me mungesën e të dhënave për pjesë të veçanta në zonat e mëdha administrative (përgjithësisht në bashki apo komuna të mëdha), u realizua paraprakisht ndarja virtuale e tyre në nënzona të krahasueshme (për nga numri i familjeve) me zonat e vogla, ku përgjithësisht mund të konsiderohen fshatrat. Në përfundim të një ndarje të tillë, administratori (personi që drejtoi anketimin në zonë) i njësisë territoriale përkatëse, u sigurua që, nëpërmjet ndarjes së realizuar, të përfshinte të gjithë territorin e caktuar për të. Më konkretisht:

• Në njësitë e vogla, grupi organizator (ose drejtuesi i grupit të anketuesve) përgatiti paraprakisht lista me disa familje që plotësonin kriterin “familja ka fëmijë nën moshën 18 vjeç”.

43

• Në njësitë e mëdha, qytetet, paraprakisht u bë një rindarje gjeografike në njësi akoma më të vogla dhe më pas u operua njësoj si në pikën e mësipërme.

Një sërë metodash të tjera të sugjeruara nga literatura mund të përdoreshin, nga të cilat përmendim: metoda të zgjedhjes të bazuara në një regjistër, apo metoda “Sisterhood”. Por nga vlerësimet paraprake që u kryen, u vlerësua që në kushtet aktuale të një dinamike të lartë të lëvizjes së popullsisë, mund të rezultonin të dështuara.

Vlen të theksohet që, sëbashku me trajnimin e anketuesve dhe drejtuesve të skuadrave të anketuesve, një numër manualesh dhe udhëzuesish ju shpërndanë anketuesve, për të lehtësuar kuptueshmërinë e proçesit dhe për të shmangur pengesa të mundshme të tij.

2.4 Pyetsorët e përdorur për mbedhjen e informacionit

Për mbledhjen e të dhënave për Studimin mbi Ndihmën Ekonomike u përdorën katër pyetsorë: një për vrojtimin me zgjedhje dhe 3 listëpyetje për takimet me grupe të fokusuara.

Pyetsori për vrojtimin me zgjedhje u realizua nga një grup ekspertësh gjatë muajit Dhjetor 2010 dhe modeli i tij u konsultua me ekspertë të MPÇSShB dhe UNICEF, në Janar 2011. Bazuar në konsultimet, pyetsori u modifikua për të pasqyruar edhe elementë të shoqërizimit të fëmijëve dhe të sjelljes antisociale dhe mori formën finale në fund të Janarit 2011.

Pyetsori për vrojtimin me zgjedhje, mbledh të dhëna për familjet me fëmijë në ndihmë ekonomike ose jo, pothuajse në mënyrë të barabartë me përjashtim të seksionit të fundit, që është i vlefshëm vetëm për familje në ndihmë ekonomike.

Pyetsori për vrojtimin me zgjedhje ka 10 seksione dhe mbledh informacion në nivel individual dhe në nivel familjeje. Në nivel individual pyetsori mbledh informacion mbi përbërjen e familjes, gjininë, moshën, karakteristika të prindërimit (familje dyprindërore, familje një prindërore, fëmijëve jetime biologjike apo sociale), shëndetin e anëtareve të familjes, punësimin e prindërve. Pyetsori i kushton vëmendje të veçantë fëmijëve dhe mbledh informacion në nivel individual për arsiminin e tyre, fenomemin e punësimit nën 15 vjeç, socializimin, përdorimin e substancave të dëmshme dhe sjelljet antisociale.

Në nivel familiar, pyetsori mbledh informacion mbi strehimin dhe kushtet e banimit, pronësinë mbi paisjet elekëtroshtëpiake dhe pasjen e mjeteve që nxisin zhvillimin e fëmijëve (libra për fëmijë, televizor, lodra), të ardhurat dhe shpenzimet e familjes. Për familjet përfituese të Ndihmës Ekonomike gjithashtu merret informacion mbi destinacionin e Ndihmës Ekonomike dhe opinionet e familjeve lidhur me përmirësimet e nevojshme në këtë skemë.

Seksionet e pyetesorit të studimit:

Seksioni 1 Të dhëna të përgjithme mbi intervistën.

Seksioni 2 Te dhëna të përgjithme për familjen dhe fëmijët nën 18 vjeç.

Seksioni 3 Të dhëna mbi sëmundjet akute dhe kronike të antarëve të familjes dhe aksesin ndaj shërbimeve shëndetsore.

44

Seksioni 4 Të dhëna mbi punësimin dhe papunësinë e antarëve të familjes, (mbi 16 vjeç).

Seksioni 5 Të dhëna mbi arsimin parashkollor (grupmoshën 0-5 vjeç), arsimin para universitar (grupmoshën 6-18 vjeç) dhe punësimin e fëmijëve (grupmoshën 5 - 14 vjeç).

Seksioni 6 Të dhëna mbi socializimin e fëmijëve (grupmosha 8- 12 vjeç), përdorimin e substancave të dëmshme dhe sjelljet antisociale (grupmosha 12-15 vjeç).

Seksioni 7 Të dhëna mbi strehimin dhe mobilimin e shtëpisë.

Seksioni 8 Të dhëna mbi të ardhurat e familjes dhe burimet e të ardhurave (viti 2010).

Seksioni 9 Të dhëna mbi shpenzimet e familjes (viti 2010). Seksioni 10 Përdorimet e Ndihmës Ekonomike dhe opinionet mbi përmirësimin e skemës.

Lista e pyetjeve për takimet me grupe të fokusuara, kryesisht kërkon të vlerësojë njohjen e nivelit të njohurive të prindërve (nënave dhe baballarëve) rreth keq-ushyerjes së fëmijës, ndikimi i shtimit të masës së Ndihmës Ekonomike apo aplikimit të ofrimit të paketave ushqimore për fëmijë në uljen e nivelit të kequshqyerjes, kush mund dhe duhet të jetë përfituesi i shtesës në para apo paketës ushqimore (nëna apo babai) dhe cila strukturë publike është më e përshtatëshme për vleresimin e nevojës dhe shpërndarjen e ndihmës në para apo ushqim. Vëmëndje e veçantë i kushtohet etnive rome e egjyptiane, në të cilat nëna dhe baballarë të varfër u kontaktuan në takime në grupe të veçanta.

Lista e pyetjeve për takimet me operatore të shëndetit publik dhe administratorët e Ndihmës Ekonomike mbledh informacion kryesisht mbi frekuencen e fenomenit të kequshqyerjes, të shkaqeve dhe formave të reduktimit. Në mënyrë specifike gjatë takimeve në grup trajtohet çështja e përshtatshmërisë së formave të mbështetjes (transferta në para apo paketa ushqimore) dhe të proçedurave të shpërndarjes.

2.5 Stafi dhe puna në terren

Në mbledhjen e të dhënave në terren për vrojtimim me zgjedhje u angazhuan 47 intervistues dhe 12 supervizorë. Intervistuesit dhe supervizorët u trainuan për 3 ditë në 12 rajonet. Trainimi mbuloi teknika të intervistimit, administrimin e pyetsorit dhe plotësimin e tij, zbatimin e proçedurës në zgjedhjen e familjeve per intervistim. Grumbullimi i të dhënave u realizua gjatë periudhës Shkurt - Prill 2011 në të cilën një intervistues kryente 2 – 3 intervista në ditë. Intervistat janë kryer nga paraditja deri në pasdite në funksion të disponibilitetit të familjes. Në zonat rurale, intervistat jane kryer kryesisht gjatë paradites për shkak të largësisë por edhe të faktit që nënat e fëmijëve ndodheshin në shtëpi ose afër saj. Në zonat urbane koha më e përshtatëshme për të kontaktuar nënën e fëmijëve dhe fëmijët ishte si pasditja ashtu dhe paraditja.

Për mbledhjen e informacionit mbi keq-ushqyerjen dhe adresimin e saj nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave në para apo paketave ushqimore, u angazhuan 3 grupe me nga tre pjestarë të cilët në funksion të numrit të takimeve në grup punuan nga 8 deri në 21 ditë në terren. Secili grup mbuloi zona të caktuara urbane dhe rurale që u zgjodhën si përfaqësuese për veriun e Shqipërisë, zonën e mesme dhe atë jugore. Edhe për ekipet e grupeve të fokusuara u organizua një trainim 2 ditor me një ditë praktikë në terren. 17 takimet me grupe të fokusuara u realizuan përgjatë periudhës Mars-Prill 2011 dhe u kontaktuan rreth 204 nëna, baballarë dhe operatorë publik të shëndetsisë dhe Ndihmës Ekonomike.

45

2.6. Hedhja e të dhënave dhe përpunimi elektronik i tyre

Pas grumbullimit të informacionit nga vrojtimi me zgjedhje dhe kryerjes së proçesit të pastrimit/korrigjimit të tyre, të dhënat e pyetesorëve u hodhën në një program të përgatitur paraprakisht për këtë qëllim. Për përpunimin e mëtejshëm të të dhënave u përdorën programet MS Access, SPSS, SPSS Text Analytics, Visual Basic, Excel, etj.

2.7 Niveli i përgjigjeve në vrojtimin me zgjedhje

Siç është përshkruar edhe më sipër, në kampionin përfaqsues të vrojtimit me zgjedhje u përzgjodhën 3,680 familje. Në fund të proçesit të intervistimit, u realizuan intervista me 3,369 familje duke prodhuar një nivel përgjigjeje prej 92 përqind. Për shkak se metoda e zgjedhjes është ”snowball”, arsyeja kryesore e mosarritjes së kuotës së planifikuar është mos-gjetja e familjeve me fëmijë në njësitë gjeografike të zgjedhura, në nivelin e kuotës së përcaktuar. Lëvizjet demografike dhe reduktimi gjatë 2010 i një numri jo të vogël familjesh në Ndihmë Ekonomike ndikuan në mosgjetjen e numrit të planifikuar të intervistave. Nivel me të lartë të mosgjetjes së familjeve me fëmijë vihet re në zonat rurale: në veri në rrethet Shkodër, Pukë e Tropojë, në jug në rrethet Tepelenë e Skrapar.

Për sa i përket marrjes së informacionit në nivel individual nga 6,675 fëmijë nën 18 vjeç të rregjistruar në seksionin 2 të pyetsorit, është marrë informacion në seksionet 2, 3 dhe 4 për 6,656 fëmijë duke prodhuar një nivel përgjigjeje prej 99.7 përqind. Në seksionin 5 intervista kryhet individualisht me fëmijët dhe me kushtin e vizitës së përsëritur. Në këtë seksion niveli i përgjigjeve është pak më i ulët. Për fëmijët e grupmoshës 8-15 vjeç, dhe 12-15 vjeç të kualifikuar për të patur një intervistë individuale, niveli i përgjigjeve është përkatësisht 98.6 dhe 97.8 përqind. Nivelet më të larta të mospërgjigjes i gjejmë në zonat urbane.

2.8 Përcaktimi i niveleve të varfërisë

Në studimin mbi Ndihmën Ekonomike janë përdorur tre nivele të varferisë: varfëria ekstreme, varfëria absolute dhe niveli i shpenzimeve të kuantilit më të varfër.

Si varfëri ektreme është konsideruar kufiri prej “një dollar në ditë” që nuk është një vlerë e drejtpërdrejtë e monedhës, por 1 USD në barazinë e fuqisë blerëse e cila i referohet mallrave dhe shërbimeve në formën e një “shporte”, me kursin e këmbimit të Shqipërisë. Në dallim nga ”varfëria ekstreme”, edhe në këtë studim është përdorur standarti i “dy dollarë në ditë” apo i varfërisë absolute.

Në anketimin mbi Matjen e Nivelit të Jetesës të realizuar nga INSTAT në 2002 dhe 2008, vlera e nivelit ekstrem të varfërisë prej “një dollar në ditë” sipas konceptit të mësipërm, u përllogarit përkatësisht në 3,047 lekë dhe 3,593 lekë për frymë në muaj. Në studimin e Ndihmës Ekonomike në 2011 kjo llogaritje nuk është e mundur, por hartuesit e raportit kanë bërë një vlerësim të përafërt te këtij niveli duke e korrigjuar vlerën e 2008 me indeksin e çmimeve të

46

konsumit prej 5.1përqind për vitet 2009 dhe 2010 bashkë. Duke arsyetuar në këtë mënyrë, vlera e nivelit të varfërisë ektreme për 2010, rezultoi 3,766 lekë për frymë në muaj.

E njëjta llogjikë është përdorur edhe për nivelin e varfërisë absolute. Në 2002 dhe 2008 vlera e nivelit absolut të varfërisë prej “dy dollarë në ditë” sipas konceptit të mësipërm u përllogarit përkatësisht në 4,891 lekë dhe 5,722 lekë për frymë në muaj. Në studimin e Ndihmes Ekonomike në 2011, vlera e nivelit absolut të varfërisë në 2008 është korrektuar me indeksin e çmimeve të konsumit prej 5.1 përqind, për vitet 2009 dhe 2010 bashkë, duke nxjerrë një nivel të varfërisë absloute për 2010 prej 6,014 lekë për frymë në muaj.

Për efekt të krahasimit të Studimit të Ndihmës Ekonomike me anketimin mbi Matjen e Nivelit të Jetesës së kryer në 2008, vlerat prej 3,766 lekë dhe 6,014 lekë për frymë në muaj të llogaritura në studimin mbi Ndihmën Ekonomike në 2011, janë shënuar me nivelet e 3,071 dhe 4,891 lekë për frymë. Në çdo rast ku raportohen të dhëna nga ky studim, vlera prej 4,891 lekë është vlera e 6,014 lekëve e konvertuar me çmimet e 2002-shit, ndërsa vlera 3,071 lekë i korespondon vlerës 3,766 lekë me çmimet e 2002-shit.

47

Diskutimi mbi varfërinë e fëmijëve është kompleks. Mirëqenia e fëmijëve varet kryesisht nga mirëqenia e familjes, por nga ana tjetër fëmijët janë anëtarë të pavarur të shoqërisë që gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes (Hoelscher Petra, Mars 2004).

Konceptet mbi dimensonet e varfërisë, përfshirë edhe varfërinë e fëmijëve kanë ndryshuar, nga varfëria një dimensionale monetare drejt varfërisë shumë dimensionale, që përfshin edhe tregues jo monetarë. Në këtë kapitull, trajtohet çështja e varfërisë së fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht për ata fëmijë që jetojnë në familje që përfitojnë ndihmë ekonomike, në përpjekje për të formuluar një përgjigje për pyetjen: A ndihmon ndihma ekonomike e familjes në lehtësimin e varfërisë së fëmijëve?

Lidhja ndërmjet ndihmës ekonomike dhe varfërisë së fëmijëve analizohet në tre dimensione kryesore: në rolin që ndihma ekonomike luan për lehtësimin e varfërisë ekonomike, në ndikimin që ndihma ekonomike ka për lehtësimin e varfërisë jo ekonomike nëpërmjet zbulimit të raportit që ekziston ndërmjet ndihmës ekonomike dhe mundësive të kufizuara të familjes si edhe në vendin që zë ndihma ekonomike në perceptimin e përfituesve.

3.1 Ndihma Ekonomike dhe varfëria e familjes

Studimi mbi Matjen e Nivelit të Jetesës i vitit 2008 konfirmon se përqindja e të varfërve në Shqipëri është zvogëluar nga 25.4 përqind në 2002 në 12.4 përqind në 2008. Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, u ul nga 5 përqind në vitin 2002 në 1.2 përqind në atë 2008. I njëjti studim pranon se varfëria vazhdon të jetë një fenomen rural për shkak të mundësisë së kufizuar që popullsia rurale ka në përdorimin e shërbimeve publike. Sidoqoftë, përqindja e të varfërve në zonat rurale ka rënë nga 29.4 përqind në 2002 në 14.6 përqind në 2008, ndërsa përqindja e të varfërve urbanë ka rënë nga 19.5 përqind në 10.1 përqind.

3Ndihma ekonomike e familjes dhe varfëria e fëmijëve

48

Ndonëse matja e varfërisë së fëmijëve nuk ishte objektiv i VMNJ 2008, përpunimi i thelluar i të dhënave të këtij studimi vlerëson se 17,7 përqind e fëmijëve në Shqipëri janë të varfër. Studimi mbi NE sjell informacion më të thelluar mbi varfërinë e fëmijëve të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Nga 3,369 familje të intervistuara dhe 6,656 fëmijë në këtë studim, (tabela 1dhe 2), 49 përqind e familjeve dhe 47 përqind e fëmijëve jetojnë në zonat urbane, ndërsa 51 përqind e familjeve dhe 53 përqind e fëmijëve jetojnë në zonat rurale.

Tabelat 3.1 dhe 3.2 tregojnë se 871 familje ose 26 përqind dhe 1,896 fëmijë ose 28 përqind janë përfitues të ndihmës ekonomike mujore.

Tabela 3.1: Familje sipas statusit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe vendbanimit

Familje: Gjithsej % Qytet % Fshat %

Përfitojnë NE 871 26 370 22 501 29

Nuk përfitojnë NE 2,498 74 1,296 78 1,202 71

Gjithsej 3,369 100 1,666 100 1,703 100

Burimi: Studimi, 2011

Ashtu siç konfirmohet edhe nga të dhënat administrative, mbi 50 përqind e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe rreth 60 përqind e fëmijëve (1,118/1,896) të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike jetojnë në zonat rurale të vendit. Numri mesatar i fëmijëve për çdo familje është 1,97 fëmijë. Numri mesatar i fëmijëve për çdo familje përfituese të ndihmës ekonomike është më i lartë se numri mesatar i fëmijëve për çdo familje jashtë kësaj skeme, përkatësisht 2,17/1,9 (tabela 3.2).

Tabela 3.2: Fëmijë të familjeve të intervistuara sipas statusit të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe vendbanimit

Fëmijë Gjithsej % Qytet % Fshat %

Përfitojnë NE 1,896 28 778 25 1,118 32

Nuk përfitojnë NE 4,760 72 2,359 75 2,401 68

Gjithsej 6,656 100 3,137 100 3,519 100

Burimi: Studimi, 2011

Grup mosha 11 - 15 vjeç (tabela 3.3) përbën grupin më të konsiderueshëm, 34 përqind, ndërsa grup mosha 0-5 vjeç përbën grupin më të vogël në numër, vetëm 18 përqind.

Tabela 3.3: Fëmijë të familjeve përfituses të NE sipas vendbanimit dhe grupmoshësVendbanimi

Qytet % Fshat % Gjithsej %

Fëmijë në NE gjithsej 778 100 1,118 100 1,896 100Sipas grup-moshave0 - 5 vjeç 153 20 192 17 345 186 - 10 vjeç 201 26 277 25 478 2511-15 vjeç 273 35 359 32 632 3416-18 vjeç 151 19 290 26 441 23

Burimi: Studimi, 2011

49

Thuajse e njëjta shpërndarje karakterizon edhe familjet që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike (tabela 3.4).

Tabela 3.4: Fëmijë të familjeve që nuk përfitojnë NE sipas vendbanimit dhe grup moshës

Qytet % Fshat % Gjithsej %Fëmijë gjithsej: 2,359 100 2,401 100 4,760 100Sipas grup-moshave0-5 vjeç 489 21 429 18 918 196-10 vjeç 561 24 564 24 1,125 2411-15 vjeç 804 34 851 35 1,655 3516-18 vjeç 505 21 557 23 1,062 22

Burimi: Studimi, 2011

Në tabelën 3.5 jepet informacion mbi familjet përfituese dhe jo përfituese të ndihmës ekonomike si edhe fëmijët e këtyre familjeve, sipas rajoneve të vendit. Si rezultat i metodologjisë së përdorur në studim, numri më i madh i familjeve dhe fëmijëve jetojnë në rajonin e Tiranës, rajoni më i madh i vendit sipas treguesit të popullsisë. (figura 3.1)

Tabela 3.5: Fëmijë dhe familje të intervistuara sipas rajoneve të vendbanimit

Përfitues NE Jo Përfitues NE

Rajonet Familje % Fëmijë % Familje % Fëmijë %Berat 75 9 160 8 151 6 271 6Dibër 77 9 172 9 52 2 89 2Durrës 20 2 55 3 264 11 513 11Elbasan 109 13 246 13 302 12 600 13Fier 45 5 101 5 307 12 659 14Tiranë 121 14 237 13 602 24 1,069 22Korçë 108 12 215 11 215 9 385 8Gjirokastër 17 2 36 2 86 3 135 3Vlorë 21 2 48 3 223 9 425 9Kukës 93 11 256 14 50 2 125 3Lezhë 51 6 115 6 116 5 227 5

Shkodër 134 15 255 13 130 5 262 6

Gjithsej 871 100 1,896 100 2,498 100 4,760 100

Burimi: Studimi, 2011

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

DibërBera

t

Durrës

Elbasan Fier

Gjiroka

stër

KorçëKukë

sLez

Shkodër

Tiranë

Vlorë

Figura 3.1: Numri i fëmijëve sipas rajoneve

Burimi: Studimi, 2011

50

Në tabelën 3.6, paraqitet i njëjti informacion i tabelave 3.4 dhe 3.5, por sipas katër zonave të vendit, të cilat përdoren si njësi vlerësimi edhe tek VMNJ1.

Tabela 3.6: Familje sipas vendbanimit, të grupuar sipas katër rajoneve të vendit2

Përfitues NE Jo Përfitues NE

Familje % Qytet % Fshat % Familje % Qytet % Fshat %Zona Bredgetare 158 18 95 26 63 13 924 37 462 36 462 38

Zona Qendrore 441 51 185 50 256 51 993 40 421 32 572 48

Zona Malore 208 24 42 11 166 33 189 8 65 5 124 10

Tirana 64 7 49 13 15 3 392 15 347 27 45 4

Gjithsej 871 100 371 100 500 100 2,498 100 1,295 100 1,203 100

Burimi: Studimi, 2011

Ashtu si edhe tek VMNJ, edhe në këtë studim përdoren treguesit e nivelit të konsumit për frymë me qëllim që të vlerësohet dimensioni ekonomik monetar i ndihmës ekonomike. Në këtë studim, familjet klasifikohen sipas tre niveleve të konsumit: familje që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë (4,891 lekë për frymë)3, familje që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme (3,071 lekë për frymë) dhe familje që konsumojnë më shumë se niveli i varfërisë absolute.

Tabela 3.7: Familje që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë(4,891 lekë në muaj për frymë) dhe sipas vendbanimit.

Niveli i shpenzimeve për frymë Familje sipas vëndbanimit

Qytet Fshat Gjithsej

Familje me shpenzime mujore për frymë mbi ose të barabarta me nivelin e varfërisë absolute (4,891 lekë në muaj) 1,338 1,266 2,604

Familje me shpenzime mujore për frymë nën 4,891 lekë në muaj. 328 437 765

Gjithsej 1,666 1,703 3,369

Familje me shpenzime mujore për frymë nën nivelin e varfërisë absolute (4,891 lek në muaj) e shprehur si % ndaj totalit të familjeve. 19.7 35.5 22.7

Burimi: Studimi, 2011

Në përputhje me informacionin e paraqitur në tabelën 3.7, rreth 23 përqind e familjeve shpenzojnë më pak se sa niveli i varfërisë absolute ose niveli i konsumit minimal prej 4,891 lekë në muaj. Varfëria është më e theksuar në zonën rurale, në të cilën 35,5 përqind e familjeve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, përkundrejt 19,7 përqind të familjeve në zonën urbane. Ashtu edhe siç pritej, varfëria është më e theksuar në zonën malore të vendit, në të cilën 32,4 përqind e familjeve të in tervistuara jetojnë nën nivelin e varfërisë (4,891 lekë në muaj), (tabela 3.8).

1 INSTAT, 20082 Grupimi sipas katër rajoneve është bërë në përputhje me grupimin e rajoneve nëVMNJ3 Sipas Vlerësimit mbi Matjen e Nivelit të Jetesës, INSTAT, 2008.

51

Tabela 3.8: Familje që jetojnë në nivelin absolut të varfërisë 4,891 lekë në muaj për frymë sipas rajoneve.

Niveli i shpenzimeve për frymë Breg Qendrore Tirana Malore Gjithsej

Familje në varfëri absolute me shpenzime mujore për frymë mbi ose të barabarta me nivelin e varfërisë absolute prej 4,891 lek në muaj

901 1,094 301 308 2,604

Familje me shpenzime mujore për frymë nën 4,891 lek në muaj. 187 340 90 148 765

Gjithsej 1,088 1,434 391 456 3,369

Familje në varfëri absolute (me shpenzime mujore për fryme nën 4,891 lek në muaj) e shprehur si % ndaj totalit të familjeve.

17.1 23.7 23.0 32.4 22.7

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.9: Familje që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme sipas rajoneve.

Niveli i shpenzimeve për frymë Breg Qendrore Tirana Malore Gjithsej

Familje me shpenzime për frymë nën 3,047 lekë në muaj. 62 143 28 97 330

Familje me shpenzime për frymë nën 4,891 lekë në muaj. 187 340 90 148 765

Gjithsej 1,088 1,434 391 456 3,369

Familje në varfëri ekstreme (nën 3,047 lekë në muaj) në % ndaj totalit të familjeve. 5.6 9.9 7.1 21.2 9.8

Familje në varfëri absolute ( nën 4,891 lek në muaj) në % ndaj totalit të familjeve. 17.1 23.7 23.0 32.4 22.7

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.9 tregon se rreth 23 përqind e familjeve jeton nën nivelin e varfërisë absolute dhe rreth 10 përqind jeton nën nivelin e varfërisë ekstreme. Niveli i varfërisë extreme është 3,047 lekë për frymë në muaj. 330 familje ose 10 % e familjeve të intervistuara jetojnë me të ardhura nën kufirin e varfërisë ekstreme prej 3,047 lekë për frymë në muaj.

Nëse krahasojmë informacionin që sjell studimi mbi Ndihmën Ekonomike me rezultatet e VMNJ, 2008 të realizuar nga INSTAT, vëmë re se numri i familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute dhe ekstreme, është më i lartë. Arsyeja kryesore (përveç ndryshimit në kohë) lidhet me faktin se familjet e përzgjedhura në këtë studim (2010/2011) janë vetëm familje me fëmijë nën 18 vjeç.

Në zonën malore të vendit, 21 përqind e familjeve jetojnë në nivelin e varfërisë ekstreme, ndërsa 32 përqind e familjeve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Ndërsa tabelat 3.7-3.9 paraqisin gjetjet e studimit sipas dimensionit të shpërndarjes gjeografike dhe rajonale, tabela 3.10 paraqit të dhëna sipas një komponenti tjetër, të ndërtuar sipas niveleve të konsumit. Në këtë analizë, prej nivelit të varfërisë absolute prej 4,891 lekë në muaj për frymë, ndërtohen dy nën nivele të tjera, përkatësisht ±10 dhe ±30 përqind. Familjet përfituese dhe jo përfituese të ndihmës ekonomike si edhe fëmijët e tyre paraqiten sipas niveleve përkatëse të konsumit mujor për frymë.

52

Tabela 3.10: Fëmijë që jetojnë në familje me të ardhura mujore për frymë sa niveli minimal i konsumit, nën këtë nivel (-10% dhe- 30%) dhe mbi këtë nivel (+10% dhe +30%).

Vlerat e intervaleve: 0.10 0.30

Niveli Vlera e konsumit minimal për frymë

në muaj

Numri i familjeve %

Numri i fëmijëve %

4,891 - 30 % 3,424 420 12 1,004 15

4,891 - 10 % 4,402 230 7 550 8

4,891 4,891 115 3 245 4

4,891 + 10 % 5,380 132 4 275 4

4,891 + 30 % 6,358 287 9 597 9

6,358 + 2,185 65 3,985 60

Gjithsej 3,369 100 6,656 100

Burimi: Studimi, 2011

Rreth 12 përqind e familjeve dhe 15 përqind e fëmijëve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, në kufirin 4891-30% ose me të ardhura nga 3,424 deri tek 4,891 lekë në muaj për frymë. 35 përqind e familjeve dhe 40 përqind e fëmijëve jetojnë me të ardhura nga 3,424 deri në 6,358 lekë në muaj për frymë. 14 përqind e familjeve dhe 16 përqind e fëmijëve jetojnë rreth kufirit të varfërisë absolute, 4,402 dhe 5,380 lekë për muaj për frymë, (+ dhe – 10 përqind e nivelit absolut (tabela 3.10).

Figura 3.2: Familjet që jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute sipas rajoneve në krahasim me familjet e tjera

1600

1400

1200

1000

800

600

400

200

0Breg Qendrore Tirana Malore

Mbi 4,891 lekë për frymë

Nën 4,891 lekë për frymë

Burimi: Studimi, 2011

Siç vihet re në figurën 3.2, familjet më të varfëra jetojnë në zonën malore të vendit. Ky përfundim përputhet me profilin e varfërisë të siguruar nga Anketimi mbi Matjen e Nivelit të Jetesës në 2008.

Për të plotësuar analizën, familjet dhe fëmijët grupohen edhe sipas një komponenti të tretë, sipas pesë grupeve të shpenzimeve faktike mesatare të familjes. Shpenzimet faktike mesatare të familjes llogariten duke iu referuar shpenzimeve të secilës familje, sipas informacionit të grumbulluar gjatë intervistës. Siç paraqitet edhe në tabelën 3.11, nivelet e shpenzimeve janë të ndryshme, nga niveli më i ulët prej 233 lekë në muaj deri në 525,667 lekë në muaj. Duke u

53

mbështetur në këtë informacion ndërtohen pesë grupet e mëposhtme (tabela 3.11). Familjet renditen sipas shpenzimeve mujore, në një rend rritës. Më pas, familjet grupohen në grupe, ku secili grup përmban 20 përqind të familjeve.

Tabela 3.11: Vlera e shpenzimeve mujore të familjes, sipas grupeve

Grupi Niveli Vlera (ALL/ Muaj) Ndryshimi i shpenzimeve mujore në lekë për familje, sipas grupeve ( vlera më e ulët dhe më e lartë)

1 20% 20,330 233 - 20,325 (20% parë)

2 40% 31,333 20,333 - 31,333 (20% dytë)

3 60% 44,910 31,350 – 44,882 (20% tretë)

4 80% 66,513 44,917 – 66,500 (20% katërt)

5 100% 525,667 66,533 – 525,667 (20% pestë)

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.11shërben për të përpunuar më thellësisht të dhënat e siguruara nga studimi si dhe për të ndërtuar tabelat 3.12, 3.13 dhe 3.14.

Tabela 3.12 mbështet edhe njëherë përfundimin se mirëqenia në vendin tonë është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, jo vetëm sipas mundësive individuale të familjeve, por edhe nga pikëpamja gjeografike. Sipas kësaj tabele, familjet e zonës malore të vendit jetojnë në kushte më të vështira ekonomike dhe sociale. Siç vihet re në tabela, vlera mesatare e shpenzimeve të familjeve të zonës malore të grupuara në grupin 1 (niveli më i ulët i shpenzimeve) është sa 51 përqind e shpenzimeve të familjeve të Tiranës të grupuara në të njëjtin nivel.

Tabela 3.12: Shpenzimet mesatare mujore të familjeve të grupuara sipas niveleve dhe rajoneve.

Grupet Zona bregdetare Zona qendrore Zona Malore Tirana

Kuantili më i ulët 15,742 13,988 9,900 19,443

2 28,106 26,798 23,944 27,666

3 39,271 38,012 32,866 41,075

4 54,039 57,243 52,943 57,038

Kuantili më i lartë 111,787 99,233 83,015 112,121

Gjithsej 47,366 47,376 40,447 55,048

Burimi: Studimi, 2011

I njëjti arsyetim përdoret për të analizuar edhe kushtet ekonomike dhe shoqërore të fëmijëve të familjeve të intervistuara. Sipas tabelës 3.13, informacioni mbi shpenzimet e familjeve të grupuara sipas niveleve tregon se 23,7 përqind e fëmijëve i përkasin familjeve në grupin më të ulët të shpenzimeve (tabela 3.13). Tabela 3.13: Fëmijë sipas nivelit të shpenzimeve të familjeve

Grupet Numri i fëmijëve Në %

Kuantili më i ulët 1,579 23,7

2 1,403 21,3

3 1,300 19,5

4 1,263 18,9

Kuantili më i lartë 1,111 16,6

Gjithsej 6,656 100

Burimi: Studimi, 2011

54

Në të njëjtën mënyrë analizojmë dhe krahasojmë nivelin ekonomik dhe shoqëror të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike në raport me ato jo përfitueset (tabela 3.14 dhe figura 3.3).

Tabela 3.14: Familje sipas statusit të përfitimit të NE dhe nivelit të shpenzimeve

Grupet Përfiton NE Nuk përfiton NE

Familje % Familje % Gjithsej

Kuantili më i ulët 359 41 316 13 675

2 251 29 423 17 674

3 141 16 531 21 672

4 85 10 589 24 674

Kuantili më i lartë 35 4 639 26 674

Gjithsej 871 100 2,498 100 3,369

Burimi: Studimi, 2011

Nga 2,498 familjet e intervistuara që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike mujore, 13 përqind e tyre përfshihen në nivelin më të ulët të shpenzimeve (grupi 1), përkundrejt 41 përqind të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, që përfshihen në të njëjtin nivel të shpenzimeve. Krahasimi i të dhënave mbi nivelin e shpenzimeve të familjeve përkatësisht jo përfituese dhe përfituese të ndihmës ekonomike tregon se në nivelet më të ulta të shpenzimeve (niveli i parë dhe i dytë) përfshihen 2,5 herë më shumë familje përfituese të ndihmës ekonomike se sa familje jo përfituese të ndihmës ekonomike. Pra, pabarazia ekonomike dhe për rrjedhojë edhe ajo sociale ndërmjet përfituesve dhe jo përfituesve të ndihmës ekonomike është e thellë.

Figura 3.3: Shpërndarja e familjeve sipas grupeve të shpenzimeve në përqindje

Q1

41

3

29

17

2123

26

4

10

16

Q2 Q3 Q4 Q5

Përfitues të NE

Jo Përfitues të NE

Burimi: Studimi, 2011

Studimi ndihmon për të kuptuar gabimet në përfshirjen dhe përjashtimin e familjeve nga ndihma ekonomike. Studimi (tabela 3.15) tregon se ndërsa 58,7 përqind e familjeve përfshihen pa të drejtë në skemën e ndihmës ekonomike, 47 përqind e atyre që duhet të përfshihen, në të vërtetë përjashtohen. Kjo diferencë kaq e thellë ndërmjet gabimeve në përfshirje dhe përjashtim

55

nga skema e ndihmës ekonomike dëshmon për domosdoshmërinë e rishikimit të kritereve teknike të skemës, me qëllim që të arrihet një shpërndarje më e drejtë e ndihmës ekonomike.

Tabela 3.15: Targetimi i Ndihmes Ekonomike: Përfshirja dhe mospërfshirja

Statusi i përfitimit të NE

Statusi i familjes

Të varfër(Kuantili 1)

Jo të varfër(Kuantilet 2, 3, 4, 5) Gjithsej

Familje të perjashtuara nga NE

316 2,182 2,492Gabimi 47 % mospërfshirje

Familje të përfshira në NE 359 512877

Gabimi 58.7 % përfshirje

Gjithsej 675 2,694 3,369

Burimi: Studimi, 2011

Studimi ri-konfirmon karakteristikat e të varfërve të vendit tonë në raport me burimet e të ardhurave. Ashtu siç rezulton edhe nga Vlerësimi mbi Matjen e Nivelit të Jetesës (2008) edhe në këtë studim, burimet kryesore të sigurimit të të ardhurave të të varfërve janë pensionet e pleqërisë, pagesat e invaliditetit, pagesat e kujdesit social për individë me aftësi të kufizuar, përfshirë edhe fëmijët, pagesa e ndihmës ekonomike etj.

Tabela 3.16: Vlera mesatare e të ardhurave gjatë vitit 2010 për familje (sipas burimit)

Lloji i burimit të të ardhurave ( para)

Vlera mesatare vjetore në

lekë

Vëndbanimi Vlera mesatare e të ardhurave vjetore sipas grupeve të shpenzimeve

Qytet Fshat Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i

lartë

Dërgesa nga emigracioni 96,028 66,687 70,820 50,692 66,790 80,931 74,588 71590

Pensione pleqerie 109,810 108,868 110,845 104,143 114,947 120,958 114,753 92,949

Pensione invaliditeti 125,751 120,902 131,843 92,116 117,178 169,091 113,594 136,878

Të ardhura të tjera, Sig. Shoq. 56,146 53,137 62,035 57,978 62,846 60,693 42,489 56,467

Pagesa e papunësisë 92,053 98,357 78,873 121,538 45,500 86,000 118,500 53,760

Ndihma Ekonomike 43,095 47,741 39,662 47,333 40,412 39,732 39,159 39,970

Pagesa e Aft. Kufiz. dhe Kujd. 70,776 67,752 74,451 77,918 68,465 76,200 63,338 65,964

Organizata bamirëse 25,554 25,487 25,654 15,158 24,833 14,400 27,200 36,125

Prona të dhëna me qera 252,464 308,023 181,149 14,000 81,778 160,214 181,912 319,641

Shitja e produkteve/mjeteve në pronësi 582,553 881,429 435,737 58,750 180,625 438,182 607,625 1,001,111

Punësimi dhe vetëpunësimi 458,984 512,075 409,916 186,322 283,167 396,585 543,439 775,895

Lloji i burimit të të ardhurave ( në natyrë)

Transport falas 11,068 9,431 13,745 7,067 4,360 10,560 17,600 19,360

Ilaçe falas 26,173 25,893 26,535 18,167 29,157 31,703 18,900 36,273

Ushqime/veshje 21,543 25,769 16,059 13,490 17,775 20,343 21787 47,573

Tjetër 272,323 333,753 90,227 186,305 402,009 217,082 175,380 183,567

Burimi: Studimi, 2011

56

Ky përfundim përveç vlerës si tregues statistikor, dëshmon për një problem të thellë kritik në funksionimin e sistemit të ndihmës dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri. Sipas të dhënave të tabelës 3.16 mund të konkludojmë se familjet e varfëra të vendit tonë, nuk mund të përdorin pagesat e dhëna për qëllime sociale për individë në nevojë dhe rrethana të veçanta (pagesa e invaliditetit, pagesa e aftësisë së kufizuar, pagesa e kujdesit social), për të përfituar shërbime sociale, të nevojshme për riintegrimin e tyre në shoqëri. Për rrjedhojë, parimi i funksionimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore, rezulton i “injoruar” për anëtarët e familjeve të varfëra, duke thelluar përjashtimin e tyre.

Studimi tregon se përmasa mesatare e familjes është 4,59 anëtarë. Fatkeqësisht, ndihma ekonomike shërben për të mbuluar vetëm 15,6 përqind të nevojave të familjeve që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë dhe vetëm 24,7 përqind të nevojave të atyre që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme (tabela 3.17). Nëse masa mesatare aktuale e ndihmës ekonomike krahasohet me nivelin e korigjuar të varfërisë sipas konsumit, atëhere rezulton se familja mbulon përkatësisht 20,2 dhe 12,6 përqind të nevojave. Edhe nëse familja do të përfitonte masën maksimale të ndihmës ekonomike mujore, familja përsëri nuk do të mund t’i mbulonte nevojat e saj kryesore, edhe sipas nivelit të varfërisë të vitit 2002, edhe sipas nivelit të varfërisë të korigjuar (respektivisht 55,3; 34,9; 45,1 dhe 28,3 përqind të nevojave).

Ky përfundim nuk është i papritur nëse vendoset përballë llogjikës teknike. Nga pikëpamja teknike, kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike nuk përfshijnë krahasimin e të ardhurave reale të familjes me nivelin zyrtar të varfërisë apo nivelin zyrtar të konsumit minimal për frymë. Megjithatë, pavarësisht argumentave teknikë, dhënia e një ndihme ekonomike mujore në para për shkak të mungesës së të ardhurave ose për shkak të pamjaftueshmërisë së tyre në një masë të tillë të ulët, përveç se në kundërshtim me parimet e të drejtës së njeriut, është edhe jo efektive nga pikëpamja ekonomike dhe sociale.

Tabela 3. 17: Krahasimi i pagesës së ndihmës ekonomike me nivelet e varfërisë sipas konsumit

Pagesa mujore e NE për një familje

Niveli i varfërisë sipas çmimeve të mallrave të konsumit (për familjen me 4,59 anëtarë)

- viti 2002

Niveli i korigjuar i varfërisë sipas çmimeve të mallrave të konsumit (për familjen me 4,59 anëtarë) - viti 2010

Varfëria ekstreme 14,096lekë

Varfëria absolute 22,358lekë

Varfëria ekstreme 17,286lekë

Varfëria absolute 27,604lekë

Përqindja e nevojave të mbuluara të familjes -përfituese e NE (%)

Mesatare-3,487lekë 24.7 15.6 20.2 12.6

Maksimale-7,800lekë 55.3 34.9 45.1 28.3

Burimi: Studimi, 2011

57

3.2. Ndihma ekonomike dhe ndikimi i saj në lehtësimin e varfërisë të matur me tregues të jo të ardhurave - jo monetare

Familjet, të ardhurat e të cilave përbëhen nga ndihma ekonomike kanë mundësi të kufizuara ose nuk kanë fare mundësi që të plotësojnë nevojat themelore të fëmijëve. Në këtë studim konsiderojmë pesë nevoja themelore (të cilat renditen më poshtë), mosplotësimi i të cilave cënon të drejtat themelore të fëmijëve, përkatësisht të drejtën për një nivel të pranueshëm të jetesës, të drejtën për arsim, të drejtën për kujdes shëndetsor, të drejtën për pjesëmarrje dhe zhvillim.

Nevojat Bazë të Paplotësuara të konsideruara janë: Nevoja për ushqim; Nevoja për veshje; Nevoja për shkollim; Nevoja për kujdes shëndetsor si dhe Nevoja për argëtim.

Informacioni i paraqitur në tabelën 3.18, tregon se 57 përqind e fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nuk mund të plotësojnë as nevojën për ushqim që konsiderohet edhe qëllimi kryesor i dhënies së NE. Përqindja e mosplotësimit të nevojave rritet për nevoja të tjera të tilla si veshja, arsimi, kujdesi shëndetësor dhe argëtimi.

Tabela 3.18: NE dhe mbulimi i nevojave bazë të fëmijëve

Nevojat e fëmijëve Plotësohen Nr %

Pjesërisht plotësohenNr %

Nuk plotësohenNr %

Ushqim 11 1.00 366 42 494 57

Veshje 6 0.7 99 11.3 766 88

Shkollim 13 1.5 169 19.5 689 79

Shëndetësi 10 1.1 87 11 774 87.9

Argëtim 1 0.1 38 4.9 832 95

Burimi: Studimi, 2011

Duhet theksuar se treguesit e nevojave të paplotësuara janë të rëndësishëm sepse ndikimi i mosplotësimit të nevojave themelore të fëmijëve ka pasoja afatgjata mbi varfërinë në mënyra të ndryshme. Mungesa e ushqimit të nevojshëm për mirërritjen e fëmijës ndikon në shëndetin e fëmijës në të tashmen dhe në të ardhmen. Mosplotësimi i nevojave themelore në lidhje me arsimin dhe zhvillimin zvogëlon mundësitë për të zhvilluar kapitalin njerëzor (p.sh. e pasqyruar kjo në aftësinë për të mësuar ose për të ndjekur shkollën). Mungesat në plotësimin e nevojave për kujdes shëndetsor cilësor përsëri kanë ndikime afatgjata.

Studimi mbi Ndihmën Ekonomike (2010/2011) i kushton rëndësi edhe analizës së mundësive të kufizuara ekonomike dhe sociale të familjes si faktorë themelorë për mosplotësimin ose plotësimin e pjesshëm të nevojave bazë të fëmijëve. Analiza e mundësive të kufizuara të familjes përqëndrohet në interpretimin e informacionit mbi strehimin, punësimin e prindërve dhe statusin shëndetsor, mundësinë për të zotëruar ose përdorur paisje shtëpiake dhe zhvilluese për fëmijët si edhe në strukturën sociale të familjes, si kusht themelor i nevojshëm për mirërritjen e fëmijës.

Tabelat 3.19 dhe 3.20 sigurojnë informacion mbi sipërfaqen e banimit për frymë në familjet me fëmijë, të kategorizuara sipas vendbanimit dhe grupeve të shpenzimeve. Sipas këtyre tabelave

58

vihet re se 13 përqind e familjeve disponojnë në pronësi ose përdorim deri në 10 m² për frymë, ndërsa rreth ¼ e familjeve që i përkasin grupit më të ulët të shpenzimeve zotërojnë ose përdorin të njëjtën sipërfaqe për frymë.

Pabarazia në shpërndarjen e strehimit ndërmjet familjeve që i përkasin grupeve të ndryshme të shpenzimeve, është e thellë. Krahasimi sipas kushteve të strehimit dhe banesës për familjet të përfshira në nivelin më të ulët të shpenzimeve tregon se numri i familjeve në kushtet më diskriminuese është 8 herë më i lartë se numri i familjeve që i përkasin nivelit më të lartë të shpenzimeve (tabela 3.20).

Tabela 3.19: Familjet me fëmijë sipas sipërfaqes së banimit për frymë dhe vendbanimit

Sipërfaqja e banimit m² për frymë Gjithsej % Qytet % Fshat %

≤ 5m² 79 3 61 4 18 1.56 - 10 m² 336 10 174 11 162 10.511 - 20 m² 1,736 54 862 54 874 54> 20m² 1,040 33 489 31 551 34Gjithsej 3,191 100 1,586 100 1,605 100

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.20: Familjet me fëmijë sipas sipërfaqes së banimit për frymë dhe nivelit të shpenzimeve

Sipërfaqja e banimit m² për frymë

Kuantili më i ulët

% 2 % 3 % 4 %Kuantili

më i lartë

%

5m² 32 5 23 4 16 3 6 1 2 0.5

6 - 10 m² 123 19 87 13 65 10 45 7 16 2.5

11 - 20 m² 395 62 393 61 358 55 328 52 262 41

> 20m² 86 14 138 22 205 32 256 40 355 56

Gjithsej 636 100 641 100 644 100 635 100 635 100

Burimi: Studimi, 2011

Analiza e mundësive të kufizuara të familjes sipas statusit të punësimit dhe kushteve shëndetsore të prindërve paraqitet në mënyrë të përmbledhur në tabelën 3.21 dhe 3.22. Në tabelën 3.21 jepet numri mesatar i fëmijëve në çdo familje në të cilën njeri ose të dy mbajtësit e familjes janë të papunë. Informacioni përmbledhës është përpunuar edhe sipas grupeve të shpenzimeve, në të cilat grupi 1 paraqit nivelin më të ulët.

Tabela 3.21 rikonfirmon përfundimin tashmë të njohur se familjet me shumë fëmijë janë më pranë rrezikut të varfërisë. Në nivelin më të ulët të shpenzimeve, për çdo nënë dhe baba të papunë, numri mesatar i fëmijëve nën 18 vjeç është përkatësisht 2.17 dhe 2.4, fakt i cili kufizon ndjeshëm mundësitë e familjes për të plotësuar nevojat e tyre themelore. Tabela 3.21: Numri mesatar i fëmijëve për çdo prind të papunë dhe sipas nivelit të shpenzimeve.

Numri mesatar i fëmijëve: Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili

më i lartë Gjithsej

Për 1 nënë të papunë 2.17 1.96 1.87 1.93 1.54 1.98

Për 1 baba të papunë 2.4 1.84 1.89 2.3 1.71 2.09

Për 1 nënë dhe baba të papunë 2.3 1.9 1.89 2.3 1.64 2.17

Burimi: Studimi, 2011

59

Tabela 3.22 dëshmon se shëndeti i babait është një faktor thelbësor për mirëqënien e familjes: sëmundja e babait në familje të varfëra ndikon më shumë mbi fëmijët e familjeve të varfëra se sa ata të familjeve jo të varfëra, shpesh për shkak të numrit të madh të fëmijëve në një familje.

Tabela 3. 22: Kushtet shëndetsore të prindërve në familje sipas vendbanimit dhe nivelit të shpenzimeve

Numri mesatar i fëmijëve për çdo: Gjithsej Qytet Fshat Kuantili më i ulët 2 3 4

Kuantili më i lartë

Nënë të sëmurë 2.02 1.93 2.12 1.83 1.99 2.34 2.11 1.90

me 1 sëmundje kronike 2.04 1.94 2.15 1.74 2.14 2.24 2.19 2.00

me më shumë se një sëmundje kronike 1.95 1.88 2.03 2.21 1.58 2.91 1.75 1.62

Baba të sëmurë 2.02 1.99 2.07 3.32 2.20 1.38 1.68 1.22

me 1 sëmundje kronike 1.95 1.93 1.98 3.13 2.17 1.31 1.76 1.20

me më shumë se një sëmundje kronike 2.34 2.20 2.61 4.13 2.32 1.63 1.00 1.40

Burimi: Studimi, 2011

Drejtimi i tretë i analizës së mundësive të kufizuara të familjes përqëndrohet në lidhjen ndërmjet pjesëmarrjes dhe zhvillimit të fëmijës dhe përdorimit të paisjeve të domosdoshme shtëpiake. Tabelat 3.23 dhe 3.24 tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve, edhe ato të përfshira në nivelin më të ulët të shpenzimeve disponojnë paisje shtëpiake. Sa i përket paisjeve zhvilluese për fëmijë, situata paraqitet më problematike: familjet që përfshihen në nivelin më të ulët të shpenzimeve disponojnë pak ose shumë pak paisje të tilla.

Tabela 3.23: Përqindja e familjeve që zotërojnë paisje shtëpiake sipas grupit të të ardhurave.

Paisjet shtëpiake Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Sobë ngrohje me dru 62 54 50 51 42

Sobë ngrohje elektrike/gas 50 63 72 82 91

Frigorifer 84 92 96 97 99

Makinë larëse 53 74 85 89 95

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.24: Përqindja e familjeve që zotërojnë paisje zhvilluese për fëmijët

Paisje zhvilluese për fëmijët Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Kompjuter 4 9 18 36 61

Akses në internet 3 4 10 26 49

Lodra për fëmijë 37 53 59 63 75

Libra për fëmijë 43 60 68 75 81

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.25 paraqit të dhëna mbi numrin e fëmijëve që nuk jetojnë me njerin nga prindërit biologjikë, sipas vendbanimit dhe nivelit të shpenzimeve. Ndonëse studimi nuk shpjegon lidhjen dhe varësinë e drejtëpërdrejtë të situatës ekonomike dhe sociale të fëmijëve në raport me strukturën sociale të familjes, besohet se fëmijëve që iu mungon kujdesi prindëror i përbashkët i

60

nënës dhe babait përballen me më shumë vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre themelore dhe realizimin e të drejtave të tyre. Këta fëmijë janë më të rrezikuar nga përjashtimi dhe neglizhenca.

Tabela 3.25: Fëmijë që nuk jetojnë me njerin nga prindërit, sipas vendbanimit dhe grupi të shpenzimeve

Fëmijë që nuk jetojnë: Gjithsej Qytet FshatKuantili

më i ulët

2 3 4Kuantili

më i lartë

Me nënën biologjike 84 46 38 15 23 24 11 11

Me babain biologjik 369 223 146 87 73 93 59 57

Burimi: Studimi, 2011

3.3. Ndihma ekonomike në perceptimin e përfituesve

Një nga objektivat e studimit mbi NE trajton problemin e kritereve teknike të përfiitmit të ndihmës ekonomike dhe mënyrës se si ato zbatohen, me qëllim dhënien e rekomandimeve mbi mundësinë e përmirësimit të tyre. Nisur nga ky fakt, një bllok pyetjesh në pyetsor iu kushtuan mbledhjes dhe përpunimit të mendimeve të përfituesve të ndihmës ekonomike mbi çështjet që hedhin dritë mbi aryet e përfitimit apo të mospërfitimit të ndihmës ekonomike, dokumentacionin që duhet plotësuar, informacionin mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në raport me ndihmën ekonomike etj.

Tabela 3.26: Statusi i familjes në raport me NE

Statusi i familjes Numri %

Familja është përfituese e NE 871 26

Ka qenë përfituese e NE në njerin nga pesë vitet e fundit 119 3.5

Nuk ka qenë asnjëherë përfitues por ka aplikuar të paktën një herë 244 7.2

Nuk është përfitues dhe nuk ka aplikuar asnjëherë 2135 63.3

Gjithsej 3,369 100

Burimi: Studimi, 2011

Siç dëshmon edhe tabela 3.26, 63 përqind e të intervistuave pranojnë se nuk kanë aplikuar asnjëherë për ndihmë ekonomike, ndërsa rreth 11 përqind e tyre ose kanë aplikuar të paktën një herë dhe nuk e kanë përfituar ndihmën ekonomike, ose kanë përfituar ndihmë ekonomike një herë. Arsyet që shpjegojnë këtë fakt janë të ndryshme. Në tabelën 3.27 jepen rezultatet në përqindje të frekuencave të përgjigjeve të ndryshme, përkatësisht si vijon:

61

Tabela 3.27: Arsyet e mospërfitimit të NE sipas gjykimit të familiarëve

Arsyet e mospërfitimit 1 2 3

Nuk jemi në nevojë ekonomike 13 0 29

Mungesë informacioni 4 8 7

Nuk mendojmë se NE na ndihmon në zgjidhjen e problemeve tona 8 1 15

Nuk përfitojmë nga kriteret aktuale të ligjit 28 28 32

Nuk mund të plotësojmë në kohë dokumentacionin/burokraci 9 13 5

Ka padrejtësi 21 27 7

Eshtë turp 0 5 1

Mungesë fondesh 10 15 2

Refuzuar punësimi/formimi profesional 2 2 0.7

Jemi në proçes aplikimi 5 1 1.2

Të tjera 0 0 0.1

Burimi: Studimi, 2011

Kolona 1 paraqit frekuencën e përgjigjeve lidhur me arsyet e mospërfitimit të ndihmës ekonomike në periudhën raportuese për familjet që kanë qenë përfituese gjatë pesë viteve të fundit; Kolona 2 paraqit frekuencën e përgjigjeve lidhur me arsyet e mospërfitimit të ndihmës ekonomike për familjet që nuk kanë qenë përfituese por kanë aplikuar për NE gjatë pesë viteve të fundit; Kolona 3 paraqit frekuencën e përgjigjeve lidhur me arsyet e mos-përfitimit të ndihmës ekonomike, për familjet që nuk kanë qenë përfitues, por edhe nuk kanë aplikuar ndonjëherë për NE.

Në tabelën 3.27, tërheq vëmëndjen e dhëna mbi “të drejtën e përfitimit sipas kritereve aktuale të ligjit”, e cila paraqitet nga 28 deri në 32 përqind. Ky informacion duhet të shërbejë për thellim të mëtejshëm në arsyet e mospërfitimit të ndihmës ekonomike për shkak të kritereve të ligjit me qëllim zbulimin e kontradiktave të mundshme ligjore ndërmjet të drejtës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe mënyrës së zbatimit.

Studimi mbi NE i kushtoi vëmëndje opinioneve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike në lidhje me masën e ndihmës ekonomike, formën e pagesës, formën ndihmës, rolin e shtetit, të shoqërisë civile, komunitetit etj. Në tabelën 3.28 paraqitet informacioni mbi masën e ndihmës ekonomike. Siç vihet re, rreth 20 përqind e përfituesve të ndihmës ekonomike mendojnë se ndihma ekonomike duhet të jetë deri në 10 mijë lekë të reja në muaj. Rreth 48 përqind e përfituesve, pra rreth gjysma e tyre mendojnë se masa e ndihmës ekonomike duhet të jetë në kufijtë ndërmjet 10 dhe 20 mijë lekë të reja në muaj. Vetëm një numër i kufizuar përfituesish mendojnë se ndihma ekonomike duhet të jetë mbi 30 mijë lekë në muaj. Tabela 3.28: Opinionet e përfituesve të ndihmës ekonomike në lidhje me masën e ndihmës

Përfituesit e NE mbi masën e NE Familje % Qytet % Fshat %

Deri në 10,000 lekë në muaj 170 19.5 69 19 101 20

10,001 deri në 20,000 lekë në muaj 417 47.8 164 44 253 50

20,001 deri në 30,000 në muaj 259 29.7 127 34 132 26

më shumë se 30,000 lekë në muaj 25 2.8 10 3 15 3

Gjithsej 871 100 370 100 501 100

Burimi: Studimi, 2011

62

Tabela 3.29 paraqit informacion të detajuar të mbështetur në mendimet e përfituesve të ndihmës ekonomike në lidhje me mundësitë e daljes nga varfëria nëpërmjet mbështetjeve që synojnë riintegrimin shoqëror të familjeve dhe fëmijëve të tyre. Sipas informacionit të paraqitur në tabelën 3.29, 97 përqind e familjeve si në qytet edhe në fshat mendojnë se mbështetja për punësim është zgjidhja më e mirë. Një pjesë gjithashtu e konsiderueshme përkatësisht 77 dhe 69 përqind kërkon mbështetje për rimbursim të shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe kujdesin shëndetsor. Gjithashtu i konsiderueshëm është edhe opinioni i përfituesve të NE në lidhje me ofrimin e mundësive për formim profesional dhe mbështetjes me mikrokredi, përkatësisht në masën 55 përqind dhe 42 përqind. Në përgjithësi nuk ekziston ndonjë diferencë në opinionet e shprehura për çështjet e mësipërme, ndërmjet përfituesve të ndihmës ekonomike në qytet apo në fshat.

Tabela 3.29: Mënyrat e mbështetjes së familjeve në NE përveç ndihmës ekonomike

Frekuenca e përgjigjeve “Po” të familjeve në NE

Numri i familjeve sipas vëndbanimit

Qytet

% e familjeve

ndaj totalit te familjeve

ne NE

Fshat

% e familjeve

ndaj totalit te familjeve

ne NE

Punësim 357 96 487 97Trainimim professional 220 59 262 52Mbështetje me mikrokredi 161 44 203 41Mbështetje/rimbursim i shpenzimeve shendetsore 259 70 343 68Mbeshtetje/rimbursim i shpenzimeve te shkollimit të fëmijëve 287 78 388 77Përfshirje e fëmijeve ne klube, rrethe sportive, aktivitete kulturore jashteshkollore 160 43 204 41

Mbështetje me para/rimbursim qera shtepie banimi 132 36 94 19

Mbështetje me ushqime te pergatitura per femijet e vegjel ( ushqime te pasuruara me vitamina e mikronutriente) 119 32 149 30

Shërbime sociale ditore rehabilituese dhe arsimore për fëmijë me aftësi të kufizuar 82 22 86 17

Tjeter 7 2 29 6

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 3.30 ndihmon që të krijojmë një përfytyrim më të saktë mbi përmbajtjen e kërkesës së përfituesve të ndihmës ekonomike. Në këtë tabelë, kërkesa e përfituesve krahasohet me nivelin e varfërisë absolute për një familje, të përbërë nga 5 anëtarë meqenëse përmasa mesatare e familjes në këtë studim rezulton 4,59 anëtarë. Siç rezulton edhe nga krahasimi, kërkesa e përfituesve për masën e ndihmës ekonomike është tejet e arsyeshme, mbase tepër modeste. Masa e NE deri në 20 mijë lekë të reja në muaj ndonëse kërkohet nga rreth 70 përqind e përfituesve aktualë të ndihmës ekonomike, është përsëri nën nivelin e varfërisë absolute.

Tabela 3.30: Krahasimi ndërmjet masës së NE të kërkuar dhe nivelit absolut të varfërisë për një familje

%e individëve që dhanë mendim për NE/muaj 70% 20% 10%

Opinioni i individëve mbi masën e NE/muaj 20,000 25,000 30,000

Niveli i varfërisë absolute 22,358 22,358 22,358

Diferenca -2,358 +2,642 +7,642

Burimi: Studimi, 2011

63

3.4. Analizë përmbyllëse

Në përputhje të plotë me qëllimin dhe objektivat e studimit, kapitulli i tretë trajton çështjen e varfërisë së fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht për ata fëmijë që jetojnë në familje që përfitojnë ndihmë ekonomike. Në këtë kapitull, ashtu si edhe përcaktohet tek termat e referencës së studimit, paraqiten gjetjet si rezultat i analizës së informacionit të grumbulluar, në drejtimet që vijojnë:

• Sigurimi i informacionit mbi varfërinë absolute dhe ekstreme të fëmijëve, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike, të vlerësuar sipas treguesve monetarë dhe jo monetarë;

• Vlerësimi i ndikimit të pagesës së ndihmës ekonomike, përfshirë edhe mënyrën e përdorimit të saj, në raport me nevojat e fëmijëve.

Informacioni i paraqitur në këtë kapitull analizohet nëpërmjet matjes dhe vlerësimit të grupit të treguesve që vijojnë:

Grupi 1: Të dhëna sasiore mbi dimesionet e varfërisë, varfërisë absolute dhe ekstreme ndërmjet familjeve me fëmijë deri 18 vjeç, familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe vetë fëmijëve;

Grupi 2: Të dhëna sasiore dhe cilësore mbi nevojat themelore të familjeve, nivelin e plotësimit, mundësitë reale të plotësimit nga përfitimi i ndihmës ekonomike. Vlerësim se sa duhet të jetë ndihma ekonomike (në lekë) sipas kategorive që realisht përbëjnë përfituesit e ndihmës ekonomike me qëllim që familja të plotësojë nevojat minimale të fëmijëve për ushqim, veshje, arsim, kujdes shëndetsor, strehim, zhvillim, riintegrim shoqëror.

Treguesit e mësipërm shërbejnë për të kuptuar dhe shpjeguar lidhjen ndërmjet ndihmës ekonomike dhe varfërisë së fëmijëve. Ata janë rrjedhojë e analizës në tre dimensione kryesore: në rolin që ndihma ekonomike luan për lehtësimin e varfërisë ekonomike, në ndikimin që ndihma ekonomike ka për lehtësimin e varfërisë jo ekonomike nëpërmjet zbulimit të raportit që ekziston ndërmjet ndihmës ekonomike dhe mundësive të kufizuara të familjes si edhe në vendin që zë ndihma ekonomike në perceptimin e përfituesve.

Në përputhje me listën e treguesve të paraqitur më lart, në mënyrë të përmbledhur gjetjet e këtij kapitulli përkatësisht për secilin grup treguesish, janë:

Grupi 1 i treguesve: 26 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç dhe 28 përqind e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike mujore. Rreth 23 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç jeton nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa rreth 10 përqind e tyre jeton nën nivelin e varfërisë ekstreme. Nëse i referohemi niveleve të konsumit mujor për frymë, rreth 12 përqind e familjeve me fëmijë deri në 18 vjeç dhe 15 përqind e fëmijëve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, në kufirin 4891-30% ose me të ardhura nga 3,424 deri tek 4,891 lekë në muaj për frymë. 14 përqind e familjeve dhe 16 përqind e fëmijëve jetojnë rreth kufirit të varfërisë absolute, 4,402 dhe 5,380 lekë për muaj për frymë.

64

Pabarazia ekonomike dhe për rrjedhojë edhe ajo sociale ndërmjet përfituesve dhe jo përfituesve të ndihmës ekonomike është e thellë. Krahasimi i të dhënave mbi nivelin e shpenzimeve të familjeve përkatësisht jo përfituese dhe përfituese të ndihmës ekonomike tregon se në nivelet më të ulta të shpenzimeve përfshihen 2,5 herë më shumë familje përfituese të ndihmës ekonomike se sa familje jo përfituese të ndihmës ekonomike. 23,7 përqind e fëmijëve të intervistuar i përkasin familjeve në grupin më të ulët të shpenzimeve.

Ndërsa 58,7 përqind e familjeve përfshihen pa të drejtë në skemën e ndihmës ekonomike, 47 përqind e atyre që duhet të përfshihen, në të vërtetë përjashtohen.

Grupi 2 i treguesve: 57 përqind e fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nuk mund të plotësojnë nevojën për ushqim; 88 përqind nuk plotësojnë nevojat për veshje; 79 përqind nuk plotësojnë nevojat për arsim; 88 përqind nuk plotësojnë nevojat për kujdes shëndetësor dhe 95 përqind nuk plotësojnë nevojat për argëtim. Familjet përfituese të ndihmës ekonomike kanë pak ose aspak mundësi që të plotësojnë kushtet themelore domosdoshmërisht të nevojshme për mirërritjen e fëmijës.

Ndihma ekonomike shërben për të mbuluar vetëm 16 përqind të nevojave të familjeve që jetojnë nën nivelin absolut të varfërisë dhe vetëm 25 përqind të nevojave të atyre që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme.

Familjet e varfëra të vendit tonë, nuk mund të përdorin pagesat e dhëna për qëllime sociale për individë në nevojë dhe rrethana të veçanta ( pagesa e invaliditetit, pagesa e aftësisë së kufizuar, pagesa e kujdesit social), për sigurimin e shërbimeve sociale, të nevojshme për riintegrimin në shoqëri të individëve të përjashtuar për shkak të rrethanave.

Konkluzion: Në përfundim të analizës, si përgjigje për pyetjen e formuluar në fillim të kapitullit, mund të konkludojmë se ndihma ekonomike e familjes, ashtu siç është e konceptuar dhe e zbatuar sot, nga pikëpamja teknike dhe politike, jo vetëm që nuk ndihmon në lehtësimin e varfërisë së fëmijëve, por nuk mundëson as plotësimin e disa nevojave themelore të jetesës së tyre.

65

Varfëria dhe përjashtimi social, ndonëse nuk janë të njëjtat fenomene, ndikojnë njëlloj mbi fëmijët. Fëmijët që rriten në familje me të ardhura të ulta janë më të rrezikuar nga përjashtimi social. Varfëria monetare shpesh është vetëm një nga shumë dimensionet e përjashtimit dhe mohimit, që ndikon në zhvillimin e fëmijëve dhe kufizon mundësitë e tyre për pjesëmarrje.

Në anën tjetër, fëmijët që përjetojnë përjashtimin janë të rrezikuar nga varfëria sepse ata mund të mos jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të nevojshme për një pjesëmarrje të plotë në tregun e punës dhe në aspekte të tjera të jetës ekonomike (Duncan, Brooks-Gunn (Ed.) 1997). Identifikimi i treguesve që përshkruajnë situatat komplekse të jetës të fëmijëve dhe të të rinjve është thelbësor për të thithur informacion bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës për jetën e fëmijëve, si edhe mundëson hartimin e strategjive për të luftuar varfërinë.

Kjo është edhe arsyeja se pse duhet të merren në konsideratë tregues të përshtatshëm të varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social, të cilët përshkruajnë si varfërinë ashtu edhe përjashtimin shoqëror në situata të ndryshme si në familje, në ambientin shoqëror, në komunitet si edhe në përjetimin individual nga vetë fëmijët.

Megjithëse ende nuk ekzistojnë marëveshje të plota mbi përkufizimin e varfërisë dhe/ose të përjashtimit social, pranohet gjerësisht se në vendet në zhvillim ndërsa varfëria matet me treguesit e varfërisë absolute, relative etj, përjashtimi shoqëror konceptohet si mohim/pamundësi e përdorimit të disa shërbimeve të domosdoshme shoqërore, të shkaktuara kryesisht nga varfëria dhe pjesërisht nga faktorë të tjerë të lidhur me zhvillimin e shoqërisë.

Në këtë studim, përjashtimi social i fëmijëve është vlerësuar duke konsideruar ndikimin e ndihmës ekonomike mbi mundësitë për arsimim të fëmijëve, mundësitë për kujdes shëndetsor cilësor, mundësitë për t’u argëtuar, marrë pjesë e zhvilluar si edhe mundësitë për t’u ndjerë të barabartë me fëmijët e tjerë. Që varfëria ndikon në përjashtimin social të fëmijëve, është një teori tashmë e përpunuar edhe më parë dhe e mbështetur nga evidenca të detajuara të të dhënave. Pyetja jonë e veçantë në këtë studim lidhet me faktin se cili është roli që luan mekanizmi i ndihmës ekonomike në reduktimin e një përjashtimi të tillë?

4Ndihma ekonomike e familjes dhe zbutja e përjashtimit social të fëmijëve

66

4.1 Ndihma ekonomike dhe ndikimi tek arsimimi i fëmijëve

Për të kuptuar lidhjen ndërmjet ndihmës ekonomike dhe mundësive për një arsimim cilësor të fëmijëve i referohemi të dhënave të tabelave nga 4.1 deri 4.12. Tabela 4.1 dëshmon një rezultat tashmë të njohur, faktin që rreth 2 përqind e fëmijëve nuk e ndjekin rregullisht shkollën. Tendenca e frekuentimit të shkollës është thuajse e njëjtë për fëmijët e zonave urbane dhe rurale. Fatkeqësisht, nuk mund të pranohet i njëjti përfundim nëse analizohet e dhëna e frekuentimit të shkollës sipas statusit të përfitimit të ndihmës ekonomike.

Tabela 4.1 tregon se ndonëse në terma absolute numri i fëmijëve që nuk frekuentojnë rregullisht shkollën është thuajse i njëjtë, në terma relative nuk vihet re e njëjta tendencë, sepse numri i të intervistuarve nga familje që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike është rreth 3 herë më i madh se numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Tabela 4.1: Frekuentimi i shkollës sipas vendbanimit dhe statusit të NE të familjes

Fëmijë % Qytet % Fshat % Përfitues NE %

Jo Përfitues NE

%

Fëmijë që ndjekin rregullisht shkollën 4,921 98% 2,274 98% 2,647 98% 1,346 97% 3,575 99%

Fëmijë që nuk ndjekin rregullisht shkollën 88 2% 43 2% 45 2% 45 3% 43 1%

Gjithsej 5,009 100% 2,317 100% 2,692 100% 1,391 100% 3,618 100%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.2 jep informacion mbi frekuentimin e shkollës për fëmijët 6 deri 18 vjeç, të grupuar edhe në tre nëngrupe të tjera moshore, përkatësisht 6 deri 10 vjeç, 11 deri 15 vjeç dhe 16 deri 18 vjeç. Në ndryshim nga treguesi “frekuentojnë rregullisht shkollën” i cili karakterizohet nga një shpërndarje thuajse proporcionale e fëmijëve të të tre nëngrup moshave, të dhënat e treguesit “ nuk frekuentojnë rregullisht shkollën” tregojnë se grup mosha 16 deri 18 vjeç është më pranë braktisjes së arsimimit, 77 përqind përkundrejt 22 dhe 2 përqind të dy grupmoshave të tjera (tabela4. 2).

Tabela 4.2: Frekuentimi i shkollës për fëmijë 6 – 18 vjeç

Frekuentojnë Nuk frekuentojnë Gjithsej

6-10 vjeç 1,477 29% 5 2% 1,482 28%

11-15 vjeç 2,210 44% 66 22% 2,276 43%

16-18 vjeç 1,322 26% 234 77% 1,556 29%

5,009 100% 305 100% 5,314 100%

Burimi: Studimi, 2011

Nëse analizojmë frekuentimin e shkollës në varësi nga përkatësia e familjes sipas grupit të shpenzimeve, konstatojmë se rreth 65 përqind e fëmijëve që nuk frekuentojnë rregullisht shkollën i përkasin familjeve të niveleve më të ulta të shpenzimeve, përkatësisht nivelit të parë dhe të dytë (figura 4.1).

67

Figura4.1: Fëmijë që nuk ndjekin rregullisht shkollën, sipas grupeve të shpenzimeve, në përqindje

Grupi 1

Grupi 2

Grupi 3

Grupi 4

Grupi 5

35%

3%

15%

17%

30%

Burimi: Studimi, 2011

Informacioni i paraqitur në tabelën 4.3 dëshmon se arsyeja kryesore e mosfrekuentimit të shkollës është çështja e përballimit të shpenzimeve. 32 përqind e të gjithë fëmijëve, përkatësisht 40 përqind e fëmijëve të grupmoshës 6 deri 10 vjeç, 38 përqind e fëmijëve të grupmoshës 11 deri 15 vjeç dhe 30 përqind e fëmijëve të grup moshës 16 deri 18 vjeç, pranojnë se arsyeja kryesore e mosfrekuentimit të shkollës është paaftësia për të përballuar shpenzimet.

Tabela 4.3: Arsyet e mosfrekuentimit të shkollës, fëmijë 6 – 18 vjeç

Arsyet e mosfrekuentimit të shkollës Gjithsej 6-10 vjeç 11-15 vjeç 16-18 vjeç

Nuk përballojnë shpenzimet 98 32% 2 40% 25 38% 71 30%

Distanca e largët 10 3% 0 0% 3 5% 7 3%

Fëmija duhet të punojë 51 17% 0 0% 5 8% 46 20%

Arsimi i kryer është i mjaftueshëm 36 12% 0 0% 2 3% 34 15%

Fëmija kujdeset për fëmijët më të vegjël/të sëmurë 7 2% 0 0% 0 0% 7 3%

Fëmija s’ka interes 23 8% 0 0% 8 12% 15 6%

Tjetër 80 26% 3 60% 23 35% 54 23%

Gjithsej 305 100% 5 100% 66 100% 234 100%

Burimi: Studimi, 2011

54,3 përqind e fëmijëve të grup moshës 6 deri 18 vjeç që nuk e ndjekin shkollën sepse nuk përballojnë dot shpenzimet, ashtu siç mund të pritet, i përkasin familjeve me nivelin më të ulët të shpenzimeve (tabela 4.4).

Tabela 4.4: Fëmijë 6-18 vjeç që nuk e ndjekin shkollën, sipas arsyeve dhe grupeve të shpenzimeveArsyet e mos ndjekjes së shkollës Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Nuk përballojmë shpenzimet 54.3 29.9 14.0 8.1

Shkolla larg 4.3 1.1 2.7

Nuk ka shkollë afër vëndbanimit 3.4

Fëmija duhet të punojë 12.1 13.8 27.9 24.3 18.2

Shkolla e bërë është mjaftueshëm 12.1 9.2 11.6 13.5 18.2

Fëmija kujdest për të sëmurë 0.9 3.4 2.3 2.7 4.5

68

Fëmija s’ka interes 5.2 8.0 7.0 16.2 4.5

Tjetër 11.2 31.0 37.2 32.4 54.5

0.0 0.0 0.0 0.0 0.0

Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Burimi: Studimi, 2011

Mjaft domethënës paraqitet edhe informacioni i (figurës 4.2). Sipas kësaj figure, 57 përqind e fëmijëve që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën, i përkasin familjeve me nivelin më të ulët të shpenzimeve (përkatësisht 40 përqind i përkasin familjeve të grupit të parë dhe 17 përqind i përkasin familjeve të grupit të dytë).

Figura 4.2: Fëmijë që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën, sipas grupeve të shpenzimeve

Grupi 1

40%

12%

17%

14%

17%

Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5

Burimi: Studimi, 2011

Fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike kanë probabilitet më të lartë që të mos regjistrohen ndonjëherë në shkollë, rreth 1, 3 herë. Po kështu, fëmijët e familjeve në grupin më të ulët të shpenzimeve përveç që përbëjnë rreth 40 përqind të të gjithë numrit të fëmijëve, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të mos frekuentimit të shkollës, rreth 2 herë (tabela 4.5).

Tabela 4.5: Fëmijë që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën

Vendbanimi Statusi i familjes Grupi i shpenzimeve

Fëmijë Qytet Fshat NE Jo NE Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili

më i lartë

Nuk kanë shkuar ndonjëherë në shkollë 121 74 47 42 79 49 20 17 20 15

Në % 0.35 0.65 0.40 0.17 0.14 0.17 0.12

Gjithsej 5,130 2,391 2,739 1,433 3,697 1,211 1,092 1,019 963 845

Në % 0.28 0.72 0.24 0.21 0.20 0.19 0.16

Pritshmëria e braktisjes shkollës 1.24 0.91 1.72 0.78 0.71 0.88 0.75

Burimi: Studimi, 2011

69

Tabela 4.6: Fëmijë që përsërisin vitin shkollor ose ndjekin shkollën me vonesë, sipas grupeve të shpenzimeve

Fëmijë që ndjekin

Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Grupmosha në vjeç

Grupmosha në vjeç

Grupmoshanë vjeç

Grupmoshanë vjeç

Grupmoshanë vjeç

11-15 16-18 11-15 16-18 11-15 16-18 11-15 16-

18 11-15 16-18

Arsimin fillor 20 9 11 1 9 1 2 2 6

Ciklin e lartë të arsimit të detyruar 24 18 10 13 1

Gjithsej 53 (6.7%) 30 ( 4.1%) 20 (2.8%) 17 (2.5%) 7(1.2%)

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.6 tregon se ndërmjet fëmijëve të grup moshës 11 deri 18 vjeç që ndjekin shkollën me vonesë ose përsërisin vitin shkollor, pjesa më e madhe i përket familjeve me të ardhurat më të ulta. Siç konfirmohet edhe në tabelën 4.6, raporti i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën në kohën e duhur dhe vijnë nga familjet me të ardhura më të ulta në krahasim me të njëjtët fëmijë të familjeve me të ardhura më të larta është 7 me 1.

Tabela 4.7: Fëmijë 6-18 vjeç që nuk frekuentojnë shkollën (në %)Kuantili më i

ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

GjithsejGrupmosha

në vjeçGrupmosha

në vjeçGrupmosha në

vjeçGrupmosha

në vjeçGrupmosha në

vjeç

6-15 16-18 6-15 16-18 6-15 16-18 6-15 16-18 6-15 16-18 6-15 16-18

Niveli i abandonimit te shkollës në % 2.9 24.5 3.0 20.0 1.0 11 0.6 10.5 1.3 5.7 1.9 15.0

% e fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë (nuk janë rregjistruar + e kanë abandonuar)

5.0 30.00 3.9 23.1 2.3 12.9 1.6 14.1 1.6 10.5 3.1 19.0

Burimi: Studimi, 2011

Edhe fenomeni i braktisjes së shkollës është rrjedhojë e të ardhurave të familjes (tabela 4.7). Kjo lidhje shfaqet e fuqishme sidomos për grup moshën 16 deri 18 vjeç, dmth për grup moshën që i përket arsimit të mesëm. Siç edhe dëshmohet, vlera e treguesit të braktisjes së arsimit të mesëm nga fëmijët e familjeve me të ardhura më të ulta është 1,6 herë më e lartë se sa vlera e treguesit të braktisjes së arsimit të mesëm nga e njëjta grup moshë, por për fëmijët e familjeve me të ardhura të larta.

Situata e frekuentimit të arsimit parashkollor paraqitet jashtëzakonisht kritike. 61 përqind e fëmijëve 0 deri 6 vjeç nuk frekuentojnë institucionet arsimore.

Thellimi në analizën e arsyeve të familjeve në lidhje me mosfrekuentimin e arsimit parashkollor tregon se arsyeja më e rëndësishme është kosto e përdorimit të shërbimit, duke përjashtuar faktin që një pjesë e konsiderueshme e familjeve (60 përqind) konsiderojnë të përshtatshëm vetëkujdesjen ndaj fëmijës, nëpërmjet qëndrimit në shtëpi. 25 përqind e familjeve deklarojnë se nuk mund të përballojnë shpenzimet, për këtë arsye fëmijët e tyre nuk mund të frekuentojnë arsimin parashkollor (tabela 4.8).

70

Tabela 4.8: Arsimi parashkollor, arsyet e mosfrekuentimit të shkollës, sipas vendbanimit dhe statusit të familjes në lidhje me përfitimin e ndihmës ekonomike

Arsyet e mosfrekuentimit të shkollës (parashkollorë) Gjithsej Qytet Fshat NE JoNE

Nuk përballojnë shpenzimet 189 25% 124 35% 65 17% 86 36% 103 21%

Distanca e largët 49 7% 6 2% 43 11% 21 9% 28 6%

Kujdesem vetë 478 64% 212 59% 266 69% 131 54% 347 69%

Fëmija ka probleme shëndetsore 9 1% 6 2% 3 1% 1 0% 8 2%

Fëmija ka aftësi të kufizuar 6 1% 4 1% 2 1% 1 0% 5 1%

Tjetër 12 2% 7 2% 5 1% 1 0% 11 2%

Gjithsej 743 100% 359 100% 384 100% 241 100% 502 100%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.9 paraqit të njëjtin informacion si edhe tabela 4.8, por të analizuar në një dimension tjetër: sipas grupit të shpenzimeve, të cilit i përket familja. Kjo tabela tregon se përkujdesja e fëmijës nëpërmjet qëndrimit në shtëpi nuk ka lidhje me grupin e shpenzimeve të cilit i përket familja. Përkundrazi, familjet të cilat i përkasin grupeve të larta të shpenzimeve preferojnë të mbajnë fëmijët në shtëpi. Në të kundërt, ashtu siç edhe është e llogjikshme, familjet që i përkasin grupeve të ulta të shpenzimeve nuk mund të dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të shpenzimeve. Gjithsesi, 31 përqind (tabela 4.9) e fëmijëve që nuk frekuentojnë shkollën i përkasin familjeve të nivelit më të ulët të shpenzimeve.

Tabela 4.9: Frekuentimi i arsimit parashkollor sipas grupeve të shpenzimeveArsyet e mosfrekuentimit të shkollës (parashkollorë) Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Nuk përballojnë shpenzimet 86 38% 53 34% 34 27% 14 10% 2 2%Distanca e largët 18 8% 7 4% 4T 3% 14 10% 6 6%Kujdesem vetë 120 53% 91 58% 81 64% 101 75% 85 88%Fëmija ka probleme shëndetsore 2 1% 3 2% 2 2% 2 2%Fëmija ka aftësi të kufizuar 1 0% 2 1% 1 1% 2 1%Tjetër 2 1% 4 3% 4 3% 2 2%Gjithsej 227 31% 158 21% 126 17% 135 18% 97 13%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.10: Fëmijë të grup moshës 6-15 vjeç që nuk janë duke ndjekur shkollën, sipas grupeve të shpenzimeve

Niveli më i lartë i arsimit të kryer Grupet e shpenzimeve 1 2 3 4 5 GjithsejArsimi fillor 35 34% 42 41% 10 10% 7 7% 9 9% 103Cikli i lartë i arsimit të detyruar 68 40% 40 24% 29 17% 26 15% 7 4% 170

Gjithsej 103 38% 82 30% 39 14% 33 12% 16 6% 273

Burimi: Studimi, 2011

75 përqind e fëmijëve të grup moshës 6 deri 15 vjeç që nuk janë duke ndjekur shkollën dhe kanë përfunduar vetëm arsimin fillor si edhe 64 përqind e atyre që kanë përfunduar deri tek arsimi i detyruar, i përkasin familjeve me nivelet më të ulta të shpenzimeve (tabela 4.10).

Në përfundim të paraqitjes së informacionit mbi këtë dimesion të përjashtim social, mund të pranojmë se ndonëse informacioni është i pamjaftueshëm për të gjykuar mbi cilësinë e arsimimit

71

të fëmijëve të varfër, një fakt është i qartë: fëmijët e familjeve të varfëra kanë shumë më pak mundësi që të arsimohen në krahasim me fëmijët e familjeve të tjera, gjë e cila ndikon në kufizimin e mundësive të tyre për zhvillim e formim edhe në të ardhmen.

4.2 Ndihma ekonomike dhe ndikimi tek kujdesi shëndetsor ndaj fëmijëve

Drejtimi i dytë i analizës së përjashtimit shoqëror të fëmijëve mbështetet mbi përdorimin e informacionit për të gjetur dhe intepretuar lidhjen që ekziston ndërmjet shëndetit të fëmijëve dhe kushteve ekonomike dhe shoqërore të familjes.

Tabelat 4.11 dhe 4.12 paraqisin fëmijët me një dhe më shumë se një sëmundje kronike, të grupuar sipas venbanimit dhe grupeve të shpenzimeve, të cilave iu përkasin familjet e tyre.

Tabela 4.11: Fëmijë që vuajnë sëmundje kronike, sipas vendbanimit

Fëmijë që vuajnë sëmundje kronike: Gjithsej % Qytet % Fshat %

Me një sëmundje 232 94% 122 94% 110 95%Me 2 ose më shumë sëmundje 14 6% 8 6% 6 5%Gjithsej 246 100% 130 100% 116 100%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.12: Fëmijë që vuajnë sëmundje kronike, sipas grupeve të shpenzimeve

Fëmijë nën 18 vjeç, që vuajnë të paktën një sëmundje kronike

Kuantili më i ulët % 2 % 3 % 4 % Kuantili

më i lartë %

Me një sëmundje kronike 71 99% 54 98% 42 95% 43 93% 22 76%

Me dy ose më shumë sëmundje kronike 1 1% 1 2% 2 5% 3 7% 7 24%

Gjithsej 72 29% 55 22% 44 18% 46 19% 29 12%

Burimi: Studimi, 2011

Sipas tabelës 4.12, 29 përqind e fëmijëve janë nga familje të nivelit më të ulët të shpenzimeve, gjë që shpjegon lidhjen direkte ndërmjet mirëqenies së familjes dhe shëndetit të fëmijës. Por, ky informacion duhet të tërheqë vëmëndjen edhe për faktin se pikërisht familjet me të ardhura më të ulta përballen me nevoja themelore më të larta, situata tashmë të shpjeguara në kapitullin 3.

Tabela 4.13: Përqindja e fëmijëve që vuajnë sëmundje kronike, sipas grupeve të shpenzimeve

Fëmijë me sëmundje kronike Grupet e shpenzimeve

Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë

Në përqindje 4,6 3,9 3,4 3,6 2,6

Burimi: Studimi, 2011

Në tabelën 4.13 vërejmë se përqindja e fëmijëve që vuajnë sëmundje kronike dhe iu përkasin familjeve të grupit më të ulët të shpenzimeve është 4, 6 përqind, dmth 1,2 herë më shume se sa niveli mesatar (3,7 përqind).

72

Figura 4.3 tregon se më shumë se gjysma e fëmijëve me sëmundje kronike i përkasin familjeve me nivel të ulët të shpenzimeve, përkatësisht 29 përqind i përkasin grupit të parë dhe 22 përqind i përkasin grupit të dytë.

Figura 4.3: Fëmijë me sëmundje kronike sipas grupeve të shpenzimeve

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5

29%

22%18%

12%

19%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.14: Përdorimi i shërbimeve shëndetsore nga fëmijët me sëmundje kronike gjatë katër muajve të fundit

Grupet e shpenzimeve Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili më i lartë Gjithsej

Fëmijë me sëmundje kronike 72 55 44 46 29 246

Prej tyre, nuk kanë marrë konsultë mjekësore, sepse 27 9 9 5 4 54

Nuk ka qenë e nevojshme 2 4 1 5 4 16

Rradhë të gjata 1 1 2 4

Cilësi e dobët 1 2 1 4

Shumë e kushtueshme 19 2 21

Shumë larg 4 2 3 9

Burimi: Studimi, 2011

Duke iu referuar tabelës 4.14, kuptojmë se është shumë e vështirë për fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike, që të përfitojnë rregullisht konsultime mjekësore. Më shumë se 1/5 nuk kanë kryer asnje ekzamim mjekësor dhe shumica e tyre janë nga familjet me të ardhurat më të ulta. Arsyeja kryesore e nënvizuar nga vetë ata është se ekzaminimi mjekësorë është i kushtueshëm. Për më tepër, 50 përqind e fëmijëve që nuk përdorin shërbimin e konsultimit mjekësor i përkasin familjeve të grupit më të ulët të shpenzimeve (figura 4.4).

73

Figura4.4: Fëmijë me sëmundje kronike që nuk kanë marrë konsultime mjekësore gjatë 4 muajve të fundit, sipas grupeve të shpenzimeve

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5

50%

17%

17%

9%

7%

Burimi: Studimi, 2011

4.3 Varfëria dhe puna e fëmijëve

Fëmijët, familjet e të cilëve i përkasin grupeve më të ulta të shpenzimeve (grupi 1 dhe 2) janë të angazhuar në punë, me shpërblim në natyrë ose në lekë. Tabela 4.15 tregon se 65 përqind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kanë punuar gjatë muajit të fundit përpara studimit, i përkasin familjeve të grupit të parë dhe të dytë të shpenzimeve.

Tabela 4.15: Fëmijë 5 – 14 vjeç që kanë punuar gjatë muajit të fundit

TotalVendbanimi Grupet e shpenzimeve

Qytet Fshat Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili

më i lartë

Fëmijë që punojnë: 87 40 47 28 35 10 7 7

kundrejt një shpërblimi në lekë 38 24 14 11 14 4 5 4

kundrejt një shpërblimi në natyrë 49 16 33 17 21 6 2 3

Burimi: Studimi, 2011

Sipas informacionit të tabelës 4.15, fëmijët 5 -14 vjeç, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike janë rreth 2 herë më të rrezikuar në lidhje me angazhimin në punë, se sa fëmijët e familjeve që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike.

Tabela 4.16: Fëmijë që punojnë, sipas statusit të familjes NE Jo NE Gjithsej

Fëmijë gjithsej 5-14 vjeç 1,455 3,698 5,153

Nga këta, punojnë 53 70 123

Në përqindje 3.6 1.9 2.4

Burimi: Studimi, 2011

74

Ashtu si edhe në tabelat 4.14 e 4.15, edhe tabela 4.16 tregon se fëmijët e familjeve të grupeve më të ulta të shpenzimeve punojnë kundrejt një shpërblimi, pavarësisht nga forma. Për çdo 1 fëmijë të familjeve në grupet 3, 4 dhe 5 të shpenzimeve, 3 fëmijë të familjeve në grupet 1 dhe 2 të shpenzimeve, janë të detyruar të punojnë.

Tabela 4.17: Fëmijë 5 – 14 vjeç, që kanë punuar gjatë vitit 2010

Fëmijë që kanë punuar gjatë 2010

Gjithsejt

Vendbanimi Grupet e shpenzimeve

Qytet Fshat Kuantili më i ulët 2 3 4 Kuantili

më i lartë

kundrejt një shpërblimi në lekë 46 29 17 17 16 4 5 4

kundrejt një shpërblimi në natyrë 77 36 41 27 29 9 6 6

Gjithsej 123 65 58 44 45 13 11 10

Në përqindje 36 37 11 9 8

Burimi: Studimi, 2011

Informacioni i paraqitur në të tre tabelat e mësipërme, 4.15, 4.16 dhe 4.17 dëshmon për lidhjen që ekziston ndërmjet detyrimit për të punuar dhe ndihmuar në krijimin e të ardhurave të familjes dhe gjendjes ekonomike të familjes. Ashtu edhe siç pritet, familjet, të ardhurat e të cilave krijohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike ose iu përkasin niveleve më të ulta të shpenzimeve, janë të detyruara që të përdorin punën e fëmijëve. Detyrimi i fëmijëve për të punuar është një mundësi më pak për t’u arsimuar dhe zhvilluar, dmth një faktor më shumë që ndikon në rritjen e përjashtimit të tyre shoqëror, me efekte afatshkurtëra dhe afatgjata.

4.4.Varfëria, socializimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve të varfër

Tabela 4.18: Pjesëmarrja në aktivitete sportive

Fëmijë

Grupet e shpenzimeveKuantili

më i ulët

2 3 4Kuantili

më i lartë

Totali

Pjesëtarë të klubeve sportive 71 104 118 143 199 635

Në përqindje 10% 14% 19% 27% 42% 20%

Jo pjesëtarë të klubeve sportive 746 627 497 392 278 2540

Në përqindje 91% 86% 81% 73% 58% 80%

Gjithsej 817 731 615 535 477 3,175

Në përqindje 100 100 100 100 100 100

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.18 tregon raportin ndërmjet fëmijëve që marrin pjesë në aktivitete sportive në krahasim me ata që nuk marrin pjesë. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk angazhohen në aktivitete sportive. Nëse krahasojmë nivelin e pjesëmarrjes së fëmijëve me grupet e shpenzimeve, vëmë re se 29 përqind e tyre iu përkasin familjeve të grupit më të ulët të shpenzimeve.

75

Figura 4.5: Fëmijë që nuk janë pjesëmarrës të aktiviteteve sportive, sipas grupeve të shpenzimeve

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5

29%

11%

15%

19%

25%

Burimi: Studimi, 2011

Tabela 4.19: Socializimi dhe pjesëmarrja e fëmijëveSocializimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve Grupet e shpenzimeve

Fëmijë në përqindje Kuantili më i ulët 2 3 4

Kuantili më i lartë

Që nuk mbështeten nga shokët 14.0 11.0 9.0 7.0 6.0

Që i përkasin klubeve të fëmijëve 9.0 14.0 19.0 27.0 41.0

Raportojnë se prindërit nuk flasin me ta për problemet e tyre 5.0 1.9 1.9 1.9 0.6

Të përfshirë në zënka 12.5 10.3 9.3 8.9 7.3

Viktima të grindjeve 13.8 11.2 8.0 7.6 4.6

Burimi: Studimi, 2011

Sipas tabelës 4.19, 14 përqind e fëmijëve që nuk mbështeten nga shokët, 9 përqind e fëmijëve që nuk marrin pjesë në aktivitete shoqërore, 5 përqind e fëmijëve që nuk komunikojnë me prindërit për problemet e tyre, 12.5 përqind e fëmijëve që përfshihen në zënka dhe 13.8 përqind e fëmijëve që janë viktima të grindjeve, iu përkasin familjeve me nivelin më të ulët të shpenzimeve.

4.5. Ndihma ekonomike mujore dhe shpenzimet e familjes për zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve

Familjet që iu përkasin grupeve me të ardhurat më të ulta e kanë të vështirë që të përballojnë nevojat e fëmijëve për arsim, kujdes shëndetsor dhe argëtim. Edhe nëse nuk janë përfituese të ndihmës ekonomike, të ardhurat e kufizuara janë pengesë reale për plotësimin e nevojave themelore të fëmijëve.

76

Siç tregon edhe tabela 4.20, me përjashtim të familjeve që i përkasin grupit të pestë, grupi me të ardhurat më të larta, familjet e katër grupeve të tjera, shpenzojnë për arsimimin, kujdesin shëndetsor dhe argëtimin e fëmijëve të tyre, shumë më pak se sa niveli mesatar i shpenzimeve për një fëmijë.

Tabela 4.20: Shpenzimet mujore në lekë për fëmijë, sipas grupeve të shpenzimeve

Llojet e shpenzimeve Shpenzimet mujore në lekë, për fëmijë, sipas grupeve të shpenzimeve Shpenzime

mesatare për një fëmijëKuantili

më i ulët 2 3 4Kuantili

më i lartë

Shpenzime për shërbim shëndetsor 81 135 154 258 711 269

Shpenzime për argëtim /kulturë 34 62 140 253 680 235

Shpenzime për arsimim 219 399 606 918 2,766 987

Burimi: Studimi, 2011

Figura 4.6 tregon se shpenzimet për arsimimin e fëmijëve, kujdesin shëndetsor dhe argëtimin vijnë duke u rritur me rritjen e të ardhurave të familjes. Në grupin më të ulët të shpenzimeve, këto shpenzime janë përkatësisht për arsimin sa e shpenzimeve mesatare, për kujdesin shëndetsor sa dhe argëtimin sa e shpenzimeve mesatare.

Figura 4.6: Shpenzimet e familjes për arsimimin, kujdesin shëndetsor dhe argëtimin e fëmijëve

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

4500

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5

Shpenzime për arsimim

Shpenzime për argë�m /kulturë

Shpenzime për shërbim shëndetsor

Burimi:Studimi, 2011

Paaftësia e familjeve me të ardhura të ulta që të sigurojnë shërbimet themelore të fëmijëve përbën një situatë tepër kritike, sepse së pari, cënohet mirëqenia e fëmijëve, dhe së dyti, dëmtohet e ardhmja e tyre, sepse këto shërbime themelore përbëjnë një investim serioz për të ardhmen tyre.

77

4.6. Analizë përmbyllëse

Në përputhje të plotë me qëllimin dhe objektivat e studimit, kapitulli i katërt trajton çështjen e përjashtimit shoqëror të fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht për ata fëmijë që jetojnë në familje me të ardhura të ulta dhe /ose që përfitojnë ndihmë ekonomike. Në këtë kapitull, ashtu si edhe përcaktohet tek termat e referencës së studimit, paraqiten gjetjet si rezultat i analizës së informacionit të grumbulluar në drejtim të vlerësimit të ndikimit të varfërisë mbi mundësië e fëmijëve për t’u arsimuar, edukuar, zhvilluar normalisht, me qëllim që të ndërpritet cikli përsëritës i varfërisë. Informacioni i paraqitur në këtë kapitull analizohet nëpërmjet vlerësimit cilësor të treguesve që vijojnë:

• Tregues sasiorë që tregojnë mbi ndikimin e varfërisë mbi arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve,

• Tregues sasiorë që tregojnë mbi ndikimin e varfërisë mbi kujdesin shëndetsor të fëmijëve,

• Tregues sasiorë që tregojnë ndikimin e varfërisë mbi disa dimensione të tjera të përjashtimit shoqëror të fëmijëve,

• Tregues sasiorë që tregojnë mundësitë e kufizuara të familjes për të siguruar shërbimet shoqërore të domosdoshme për fëmijët.

Treguesit e mësipërm shërbejnë për të kuptuar dhe shpjeguar lidhjen ndërmjet kushteve të vështira ekonomike të familjes dhe reduktimit të mundësive të fëmijëve për t’u arsimuar, zhvilluar, edukuar dhe marrë pjesë në jetën shoqërore.

Ata janë rrjedhojë e analizës të ndikimit të varfërisë sipas dimensionit “kohor”, për të kuptuar që ndihma ekonomike duhet të ndikojë në zbutjen e përjashtimit social të fëmijëve, për të siguruar zhvillimin, pjesëmarrjen, ri-integrimin shoqëror të tyre me qëllim këputjen e cikit të varfërisë dhe përgatitjen e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët, si faktor i zhvillimit shoqëror.

Në përputhje me listën e treguesve të paraqitur më lart, në mënyrë të përmbledhur gjetjet e këtij kapitulli përkatësisht për secilin drejtim të analizës, janë:

Tregues sasiorë që vlerësojnë ndikimin e varfërisë mbi arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve: 77 përqind e fëmijëve të grup moshës 16 deri 18 vjeç nuk frekuenton shkollën; 65 përqind e fëmijëve që nuk frekuentojnë rregullisht shkollën i përkasin familjeve të niveleve më të ulta të shpenzimeve; 57 përqind e fëmijëve që nuk kanë ndjekur ndonjëherë shkollën, i përkasin familjeve me nivelin më të ulët të shpenzimeve.

Fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike kanë probabilitet më të lartë që të mos regjistrohen ndonjëherë në shkollë, rreth 1, 3 herë; 6,7 përqind e fëmijëve të grup moshës 11 deri 18 vjeç, familjet e të cilëve i përkasin grupit me nivelin më të ulët të shpenzimeve, e ndjekin shkollën me vonesë ose përsërisin vitin shkollor; raporti i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën në kohën e duhur dhe vijnë nga familjet me të ardhura më të ulta në krahasim me të njëjtët fëmijë të familjeve me të ardhura më të larta është 7 me 1.

78

61 përqind e fëmijëve 0 deri 6 vjeç nuk frekuentojnë institucionet arsimore; 25 përqind e familjeve deklarojnë se nuk mund të përballojnë shpenzimet, për këtë arsye fëmijët e tyre nuk mund të frekuentojnë arsimin parashkollor; 75 përqind e fëmijëve të grup moshës 6 deri 15 vjeç që nuk janë duke ndjekur shkollën dhe kanë përfunduar vetëm arsimin fillor si edhe 64 përqind e atyre që kanë përfunduar deri tek arsimi i detyruar, i përkasin familjeve me nivelet më të ulta të shpenzimeve.

Tregues sasiorë që përshkruajnë ndikimin e varfërisë mbi kujdesin shëndetsor të fëmijëve: 29 përqind e fëmijëve që vuajnë të paktën një sëmundje kronike janë nga familje të nivelit më të ulët të shpenzimeve; më shumë se gjysma e fëmijëve me sëmundje kronike i përkasin familjeve me nivel të ulët të shpenzimeve; 50 përqind e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që nuk përfitojnë rregullisht konsultime mjekësore i përkasin familjeve të grupit më të ulët të shpenzimeve.

Tregues sasiorë që vlerësojnë ndikimin e varfërisë mbi disa dimensione të tjera të përjashtimit shoqëror të fëmijëve: 65 përqind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kanë punuar gjatë muajit të fundit përpara studimit, i përkasin familjeve të grupeve me të ardhurat më të ulta; fëmijët 5 -14 vjeç, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike janë rreth 2 herë më të rrezikuar në lidhje me angazhimin në punë, se sa fëmijët e familjeve që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike; për çdo 1 fëmijë të familjeve në grupet 3, 4 dhe 5 të shpenzimeve, 3 fëmijë të familjeve në grupet 1 dhe 2 të shpenzimeve, janë të detyruar të punojnë. Detyrimi i fëmijëve për të punuar është një mundësi më pak për t’u arsimuar dhe zhvilluar, dmth një faktor më shumë që ndikon në rritjen e përjashtimit të tyre shoqëror, me efekte afatshkurtëra dhe afatgjata.

Tregues sasiorë që tregojnë mundësitë e kufizuara të familjes për të siguruar shërbimet shoqërore të domosdoshme për fëmijët: Familjet e grupit më të ulët të shpenzimeve, shpenzojnë përkatësisht për arsimin e fëmijëve sa e shpenzimeve mesatare, për kujdesin shëndetsor të fëmijëve sa dhe argëtimin e fëmijëve sa e shpenzimeve mesatare.

Konkluzion: Në përfundim të analizës, si përgjigje për pyetjen e formuluar në fillim të kapitullit, mund të konkludojmë se varfëria e familjes është pengesë serioze për arsimimin, kujdesin shëndetsor, argëtimin, pjesëmarrjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ndihma ekonomike nuk luan asnjë rol në sigurimin e shërbimeve themelore për fëmijët të përshkruara më lart. Ndihma ekonomike nuk ndihmon në përfshirjen sociale të fëmijëve as në të tashmen dhe as në të ardhmen. Këta fëmijë që rriten në familje të varfëra janë të destinuar të mbesin të varfër, të vazhdojnë të prodhojnë varfëri edhe kur të rriten, pra varfëria e njerit brez do të transmetohet edhe tek brezi tjetër.

79

Konkluzionet dhe rekomandimet

Ndonëse në hapat e para të zhvillimit, politikat sociale të shtetit shqiptar të mirëqënies sociale udhëhiqen nga të njëjtat qëllime themelore si edhe politikat sociale të vendeve të demokratike. Qëllimi kyesor është “rishpërndarja e të mirave matëriale” me qëllim kompensimin e atyre që nuk kanë mundësi të realizojnë të ardhura, për pasojë nuk kanë mundësi të kenë mirëqënie materiale dhe sociale.

Por, siç mund të vlerësohet nga çdo lexues i këtij raporti nisur nga i gjithë materiali teorik i zhvilluar këtu dhe i shoqëruar me informacionet dhe të dhënat përkatëse, qëllimi kryesor në transformimin e marëdhënieve të reja shoqërore në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet, mbajtja e stabilitetit makro-ekonomik. Edhe politika e ndihmës ekonomike është udhëhequr nga i njëjti parim. Ndonëse teorikisht kjo është argumentuar me domosdoshmërinë për t’iu siguruar “mbijetësën” qytetarëve, të paktën gjatë viteve të para të tranzicionit, sot, ky parim nuk mund të jetë më prioritar.

Strategjia e re globale e reduktimit të varfërisë ka ndryshuar. Ajo merr në konsideratë “varfërinë shumë dimensionale”, duke analizuar ndikimin e varfërisë mbi treguesit e shëndetit, arsimit,zhvillimit, pjesëmarrjes, përjashtimit dhe përfshirjes. Për këtë arsye, në këtë studim pyetjet themelore të formuluara nga grupi i studjuesve kërkojnë të qartësojnë çështjet:

1. A shërbejnë politikat sociale të reduktimit të varfërisë në Shqipëri për zhvillimin shoqëror?

2. A janë efektive këto politika në raport me të drejtat e njeriut?

Në mënyrë të veçantë, studimi kombëtar “Reformimi i ndihmës ekonomike: Nga mbijetesa tek investimi në reduktimin e varfërisë”, si një studim i mbështetur nga UNICEF, në përputhje të plotë me programin e bashkëpunimit ndërmjet UNICEF dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, analizoi lidhjen dhe ndikimin që ndihma ekonomike ka mbi jetën ekonomike dhe shoqërore të fëmijëve të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, në qytet dhe fshat.

Sipas UNICEF, mbrojtja sociale është tërësia e politikave dhe programeve publike dhe private që synojnë reduktimin dhe eleminimin e rreziqeve ekonomike dhe sociale të fëmijëve, grave dhe familjeve me qëllim që të sigurohet e drejta e tyre për një standard të pranueshëm jetese dhe shërbimesh themelore.1

Përkufizimi i mësipërm i mbrojtjes sociale është rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e përgjegjësive që “siguruesit e të drejtës” kanë përkundrejt “mbajtësve të së drejtës” sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Nisur nga ky përkufizim, studimi trajtoi çështjen e përshtatshmërisë së

1 PërkufizimiMbrojtjesSocialesipasUNICEF,DepartamentiiPolitikësSocialedheAnalizësekonomike,Udhëzues programatik, Maj 2011, Draft për konsultime,

80

programit ekzistues të ndihmës ekonomike në Shqipëri në raport me të drejtat e fëmijëve. Për rrjedhojë, objektivat dhe metodologia e këtij studimi u orientuan nga synimi për të gjetur përgjigje për pyetjet:

• A duhet të mbështetet dhënia e ndihmës ekonomike mbi tregues të të ardhurave apo edhe dimensionet jo monetare të varfërisë duhet të merren në konsideratë?

• A duhet të konsiderohet ndikimi i varfërisë i njëjtë mbi të gjithë anëtarët apo ndikimi mbi fëmijët duhet të konsiderohet më prioritar?

• A duhet të vlerësohet varfëria e familjes vetëm në afat shkurtër apo edhe ndikimi i saj afatgjatë në të gjithë ciklin e jetës duhet të merret në konsideratë?

• A duhet të konsiderohet varfëria si shkak themelor për përjashtimin social të fëmijëve duke e shndërruar varfërinë e familjes në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti, në varfëri të përjetshme për të gjithë anëtarët?

Analiza e materialit të organizuar sipas kapitujve ndihmon për të formuluar konkluzione specifike, në përputhje të plotë me pyetjet specifike të shtruara për zgjidhje:

Nga analiza teorike e ilustruar edhe me informacion makroekonomik e paraqitur në kapitullin e parë, qartësisht rrjedh konkluzioni se parimet mbi të cilat funksionon sistemi i mbrojtjes shoqërore gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë ndryshuar. Ndryshime të pjesshme janë zbatuar në mënyrën e aplikimit si edhe në dokumentacionin e nevojshëm. Sidoqoftë, objektiv i këtyre ndryshimeve nuk ka qenë rritja e efektivitetit në drejtim të zvogëlimit të përjashtimit social, për pasojë, nuk kanë patur të tilla efekte. Gjithashtu objekt i ndryshimeve nuk kanë qenë as edhe fëmijët dhe të drejtat e tyre themelore.

Kapitulli i tretë duke trajtuar çështjen e varfërisë së fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht për ata fëmijë që jetojnë në familje që përfitojnë ndihmë ekonomike, konstaton se përveç se numri i fëmijëve që jeton nën nivelin e varfërisë absolute dhe varfërisë ekstreme është i madh, po kaq i madh është edhe numri i atyre fëmijëve që jetojnë rreth kufirit të varfërisë absolute. Akoma më tej, informacioni konfirmon se edhe ata fëmijë, familjet e të cilëve përfitojnë ndihmë ekonomike, ndihma ekonomike iu shërben për të mbuluar vetëm një pjesë thuajse të pakonsiderueshme të nevojave të tyre. Pra, ndihma ekonomike e familjes, ashtu siç është e konceptuar dhe e zbatuar sot, nga pikëpamja teknike dhe politike, jo vetëm që nuk ndihmon në lehtësimin e varfërisë së fëmijëve, por nuk mundëson as plotësimin e disa nevojave themelore të jetesës së tyre.

Kapitulli i katërt duke analizuar çështjen e përjashtimit shoqëror të fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht për ata fëmijë që jetojnë në familje me të ardhura të ulta dhe /ose që përfitojnë ndihmë ekonomike, konfirmon se megjithë nivelet relativisht të larta të pjesëmarrjes në shkollë, sidomos për arsimin e detyrueshëm, cilësia e arsimimit të fëmijëve të familjeve të varfëra është në pikëpyetje, për shkak të pamundësisë së familjeve për të siguruar edukimin, zhvillimin dhe pjesëmarrjen. Gjithashtu, edhe pse nivelet e vaksinimit apo shërbimeve të tjera bazë janë të kënaqshme, studimi tregon se varfëria dhe sëmundshmëria e fëmijëve kushtëzojnë njera tjetrën. Analiza e paraqitur në kapitullin e katërt shërben për të formuluar përgjigjen se varfëria e familjes është pengesë serioze për arsimimin, kujdesin shëndetsor, argëtimin, pjesëmarrjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ndihma ekonomike nuk luan asnjë rol në sigurimin e shërbimeve themelore për fëmijët të përshkruara më lart. Ndihma ekonomike nuk ndihmon në përfshirjen sociale të fëmijëve as në të tashmen dhe as në të ardhmen.

81

Analiza e paraqitur në këtë studim, ashtu edhe siç pritej tregoi se:

• Ndihma ekonomike e sotme është shumë e ulët dhe e targetuar jo mirë. Masa e përfitimit nëpërmjet ndihmës ekonomike është shumë e pakët për të arritur një diferencë reale, veçanërisht për fëmijët; Shumë jo të varfër përfitojnë NE, dhe shumë të varfër nuk përfitojnë (gjysma e përfituesve të ndihmës ekonomike nuk i përkasin grupit me të ardhurat më të ulta, ndërsa vetëm 47përqind2 e atyre që janë në grupin me të ardhura më të ulta përfitojnë NE);

• Sistemi i sotëm i ndihmës ekonomike siguron vetëm përfitime “ekonomike” por jo “sociale”. Pjesa më e madhe e përfituesve të ndihmës ekonomike kanë një ose më shumë fëmijë (92përqind); Mirëqënia e fëmijëve nuk ndryshon për ata që marrin ndihmë ekonomike (arsimimi, kujdesi shëndetsor, kushte banimi më të mira);Shumë – dimensionaliteti i varfërisë nuk është marrë në konsideratë (dhe veçanërisht varfëria e fëmijëve) nuk merret në konsideratë nga skema aktuale e ndihmës ekonomike.

• Sistemi i mbrojtjes sociale nuk është i aftë të sigurojë mbrojtjen ekonomike dhe integrimin shoqëror të individëve, veçanërisht të fëmijëve në nevojë. Grupet e cenueshme sociale “në rrezik” përjashtimi apo rënia në varfëri nuk mbështeten siç duhet nga politikat sociale dhe mbrojtja sociale. Kjo çon në zgjerimin e hendekut hapësinor dhe kohor mes këtyre grupeve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Si pasojë, varfëria e sotme e fëmijëve jo vetëm që i përjashton ata nga plotësimi i nevojave themelore, por i përjashton edhe nga realizimi i të drejtave të tyre themelore dhe ambienti shoqëror. Akoma më tej, varfëria e sotme rrezikon të jetë varfëri e përjetshme.

Çështjet e trajtuara këtu grupi i studiuesve kërkon t’i vendosë në funksion të formulimit të parimeve të reja mbi të cilat duhet të mbështetet programi i Ndihmës Ekonomike në të ardhmen me qëllim që të sigurojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve si edhe ri- integrimin shoqëror të tyre.

Grupi i studiuesve mendon se sistemi i mbrojtjes scoaile në Shqipëri duhet të adoptojë përkufizimin e UNICEF mbi mbrojtjen sociale dhe pikëpamjen e politikave të mbrojtjes sociale të orientuara nga të drejtat e fëmijëve ( të ndjeshme ndaj fëmijëve). Studiuesit bashkohen me Pikëpamjen e Mbrojtjes Sociale Transformative (MST) sepse kjo merr në konsideratë dobësitë (vulnerabilities) ekonomike dhe sociale, ndërsa pranon nevojën për një pikëpamje bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mbrojtjes sociale.

MST siç përkufizohet në kapitullin 1, është alternativa më e mirë për zbutjen e varfërisë dhe përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri, sidomos zbutjen e varfërisë ekstreme. NE duhet të ndihmojë familjen që të shpëtojë nga varfëria. NE duhet të paktën të krijojë kushtet që fëmijët të rriten të shëndetshëm, të arsimuar dhe të zhvillohen. Në këtë mënyrë, NE do të shndërrohej në një mekanizëm investimi për reduktimin e varfërisë.

Grupi i ekspertëve që udhëhoqi këtë studim mendon se mbrojtja sociale e kushtëzuar nuk është e përshtatshme për Shqipërinë, e para sepse kushtet që mund të vendosen (regjistrimi në shkollë për arsimin e detyrueshëm, niveli i vaksinimit etj) nuk rezultojnë të jenë në nivele kritike, e dyta, sepse kushtëzimi nuk zgjidh asnjë nga aspektet e tjera të përjashtimit që shfaqen akoma më kritike në Shqipëri, dhe e treta sepse kjo mund të përfundojë në dënim se sa në ndihmë për familjen.

2 Kapitulli 3 në këtë raport, tabela 15

82

Programi ekzistues i ndihmës ekonomike jo vetëm që do të vazhdojë të jetë i dobishëm për Shqipërinë, por edhe disa nga tiparet themelore të tij duhet të vazhdojnë të ruhen:

• Programi duhet të vazhdojë të konsiderojë familjen dhe të ardhurat e saj në vend të individit, jo vetëm sepse kjo ende përshtatet me kushtet ekonomike e nivelin e institucioneve shqiptare, por edhe sepse tradita e jetesës në familje dhe bashkëpunimi në komunitet ende është një vlerë shoqërore e fuqishme në Shqipëri;

• Programi duhet të konsiderojë “decentralizimin” si një nga arritjet më të rëndësishme të tij, jo vetëm për kohën në të cilën ky parim u aplikua, por edhe për objektivat e sotme të zhvillimit. Decentralizimi i kompetencave drejt pushtetit vendor nuk mund të arrihet nëse nuk decentralizohen edhe të drejtat e pushtetit vendor për më shumë hapësirë në raport me hartimin e politikave sociale lokale në funksion të nevojave të tyre lokale;

• Mekanizmi i financimit nëpërmjet granteve në bllok duhet të ruhet dhe të zhvillohet duke u pasuruar me tregues të nivelit ekonomik dhe shoqëror të të gjitha rajoneve të Shqipërisë;

Në përfundim, grupi i ekspertëve mendon se programi i ndihmës ekonomike, si një program i orientuar nga lehtësimi i varfërisë së familjes është një program i rëndësishëm, ndoshta programi më i rëndësishëm i të gjithë programit të mbrojtjes sociale në Shqipëri, por ai duhet të mbështetet mbi disa parime të reja, për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të kohës, prioriteteve strategjike dhe politike të Shqipërisë, problemeve ekonomike dhe shoqërore të vendit dhe të shoqërisë shqiptare si edhe domosdoshmërisë për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtat e fëmijëve. Për rrjedhojë, grupi i ekspertëve mendon se programi i ndihmës ekonomike duhet të marrë disa tipare të reja:

• Përfshirja në skemë e “pagesave për fëmijë, sipas numrit, moshës dhe situatës ekonomike të të gjithë familjes”. Ky ndryshim jo vetëm që lehtëson kriteret e dhënies së ndihmës ekonomike, jo vetëm që redukton abuzimet, por edhe shërben për plotësimin më të mirë të nevojave të fëmijëve. Zbatimi i këtij ndryshimi do të jetë një kontribut i paçmuar në respektimin e barazisë, sepse fëmijët në Shqipëri kudo dhe nö çdo rrethanë kanë të drejta të barabarta, pra duhet të kenë edhe një vëmëndje të barabartë nga shteti, familja dhe shoqëria;

• Skema duhet të lehtësohet në administrim, duke rritur transparencën, duke rritur përgjegjësitë e sistemit, kryesisht në nivel vendor. Në të kundërt me parimin që ndiqet kryesisht sot, sipas të cilit, klienti i drejtohet sistemit, në një sitem efektiv të monitorimit dhe plotësimit të nevojave ndaj klientit, sistemi duhet t’i drejtohet klientit. Pra është e nevojshme që të monitorohet regjistrimi në lindje, të inkurajohet regjistrimin në lindje ndërmjet atyre të cilët nuk e kanë realizuar atë, të lehtësohet dokumentacioni në raport me njohjen e gjendjes reale, të mbivlerësohet puna në familje dhe me fëmijët në raport me rreptësinë e vërtetimeve dhe çertifikatave;

• Ndihma ekonomike duhet të jetë e pagueshme tek kujdestari (zakonisht nëna) sepse kjo do të lehtësojë proçedurën në rastin e mungesës së babait për arsye të ndryshme, por gjithashtu do të sigurojë “përfitimet sociale” veçanërisht për fëmijët;

83

• Ndihma ekonomike duhet të ndihmojë familjet që të dalin nga varfëria. Ndihma ekonomike së paku duhet të krijojë kushtet që fëmijët të arsimohen, të jenë të shëndetshëm, të zhvillohen, me qëllim që të mundësohet dalja nga rrethi vicioz i varfërisë së brezave. Kjo e ndryshon konceptin e ndihmës ekonomike nga një mekanizëm mbijetese në një mekanizëm investimi në reduktimin e varfërisë;

• Duhet të kërkohet përqëndrim në përfshirjen e të gjithë të varfërve, jo në përjashtimin e jo të varfërve. Është e padiskutueshme që duhet të ruhen raportet logjike/ekonomike me pagën minimale dhe përfitimet e tjera, por kjo nuk mund të shndërrohet në qëllim në vetvehte. Një përqëndrim më i përkushtuar ndaj nevojave të familjes, veçanërisht nevojave të fëmijëve, do të rrisë mjaft hapësirën humanitare të sistemit;

• Niveli i sipërm i përfitimit mund të përcaktohet. Për këtë mund të shërbejë niveli aboslut i varfërisë, ose niveli relativ apo niveli mesatar i shpenzimeve. Megjithëse kjo kërkon njohje të thelluar të nevojave dhe mundësive të të gjithë shoqërisë shqiptare, nuk është e pamundur. Nëse do të konsiderohej niveli më i ulët i shpenzimeve( grupi më i ulët), kjo do të garantonte thuajse plotësisht që të gjithë fëmijët e familjeve të varfëra të përfitonin ndihmë ekonomike;

• Roli i punonjësve të zyrave të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki dhe komuna duhet të rritet, ndërsa roli i këshillave në vendim-marrje duhet të zbehet sepse komplikon më tepër procedurën. Punonjësit e ndihmës dhe të përkujdesit shoqëror duhet të transformohen në punonjës të mirëfilltë socialë që njohin dhe përjetojnë shqetësimet e familjeve, veçanërisht të fëmijëve, për pasojë janë të gatshëm dhe të aftë të ndërmarrin përgjegjësi për përmirësimin e jetës dhe mirëqënies së fëmijëve;

• Kriteret e shpërndarjes mund të përfshijnë edhe karakteristikat gjeografike, me qëllim që të shërbejë edhe si nxitje për zhvillim ekonomik;

• Të përfshihen mekanizma ankimimi transparente, të cilët nuk do të godasin më të varfërit e të varfërve, por vetëm grupimet pranë kufirit ndarës;

• Ndihma ekonomike duhet të harmonizohet me shërbime shoqërore të domosdoshme, sidomos shërbime për fëmijët, arsimore, edukuese, mbrojtëse, shëndetsore, argëtuese, pjesëmarrëse e zhvilluese. Një vend të veçantë këtu duhet të zërë kombinimi i ndihmës ekonomike me paketa ushqimore të mirërritjes, për grup mosha të ndryshme, sidomos për grup moshat 0 deri 3 vjeç. Ky ndryshim, jo vetëm që do të ndihmojë fëmijët të plotësosjnë disa nga nevojat e tyre themelore për mirërritjen dhe zhvillimin, por edhe do të shpërndajë koston e ndihmës ekonomike edhe tek programet e tjera publike. Në këtë mënyrë, institucionet dhe rrjetet e aktorëve do të ndihmohen që të harmonizojnë përpjekjet në hartimin dhe zbatimin e politikave ndër sektoriale dhe efektive, sepse varfëria është “kosto e të gjithë shoqërisë”.

Nëse masat e mësipërme do të konsiderohen, atëhere do të mund të pranojmë se programi i ndihmës ekonomike është një program që:

• Ndikon në zbutjen e varfërisë ekonomike dhe sociale të familjes, veçanërisht të fëmijëve, për të siguruar një standard jetese të pranueshëm, i cili iu lejon fëmijëve të ushqehen, strehohen, mirërriten, arsimohen dhe zhvillohen, në përputhje me të drejat e tyre;

84

• Ndikon në zbutjen e përjashtimit social, veçanërisht të fëmijëve, për të siguruar zhvillimin, pjesëmarrjen, ri-integrimin shoqëror të tyre me qëllim këputjen e cikit të varfërisë dhe përgatitjen e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët, si faktor i zhvillimit shoqëror.

Ky është një studim i arritur sepse qëllimi kryesor i tij, “sigurimi i informacionit te detajuar dhe teknikisht të saktë mbi rolin efektiv të programit të ndihmës ekonomike në lehtësimin e varfërisë ekonomike dhe sociale të fëmijëve me qëllim mirërritjen, arsmimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre” është realizuar. Studimi, i konceptuar në kontekstin e plotë të politikës sociale në përgjthësi dhe të politikës së mbështetjes me të ardhura (ndihma ekonomike) në veçanti, shërben për të formuluar rekomandimet e mësipërme, të cilat do t’i vlejnë përmirësimit cilësor të politikës sociale në përgjithësi, nëse do të konsiderohen nga hartuesit e politikave dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të vendim-marrjes.

Raporti i studimit duke trajtuar çështjen e përshtatshmërisë së programit ekzistues të ndihmës ekonomike në Shqipëri në raport me të drejtat e fëmijëve, propozon parimet e reja mbi të cilat duhet të mbështet programi, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve si edhe ri- integrimin shoqëror të tyre.

Rekomandime teknike dhe politike të cilat u paraqitën më lart tregojnë mënyrat sipas të cilave ndihma ekonomike mund të transformohet nga një mekanizëm mbijetese, në një mekanizëm investimi për reduktimin e varfërisë, sidomos të fëmijëve, sepse:

“Nuk është e mjaftueshme të kërkosh një botë të drejtë; ajo çka duhet të dëshirojmë akoma më me forcë është një shoqëri e denjë, një shoqëri që nuk i poshtëron anëtarët e saj duke u shpërndarë atyre mallra dhe shërbime gjatë kohës që mohon të drejtat e tyre njerëzore”3.

3 Margalit A, “The decent society”, faqe 5

85

• Alderman Harold, Decentralizimi dhe Transfertat e Targetuara: Ndihma ekonomike në Shqipëri,Banka Botërore, Tetor 1997.

• Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor, Tiranë 2010.

• Barr Nicholas, Ekonomiksi i Shtetit të Mirëqenies Shoqërore, Britania e Madhe, Biddles Ltd, 1987.

• Barr Nicholas, Tregjet e punës dhe Politika Sociale në Europën Qendrore dhe Lindore, New York, 1994.

• Batt Judy, Europa Qendrore dhe Lindore nga reformat në transformim, London: Pinter, 1991.

• Bradshaw Jonathan, Mayhew Emese and Gordon Alexander; Minimum social protection for families with children in the CEE/CIS countries in 2009.

• Csaba Lazlo; Systemic change and stabilization in Eastern Europe; UK;199.

• Dejan Jovic, Southeast Europe in the Global Corruption Report 2003, Transparency International, on line available on http:// www.globalcorruptionreport.org.

• Duncan J.Greg dhe Jeanne Brooks-Gunn, Child Development, Vol. 71, No. 1 (Jan.–Feb., 2000), pp. 188–196, Published by: Blackwell Publishing on behalf of the Society for Research in Child Development.

• Flora,P and Heidenheiner,A.J (eds), The development of Welfare State in Europe and America, New Brunsvick, 1981.

• Gerxhani Klarita, The informal sector in transition: Tax Evasion in an Institutional Vacuum, Amsterdam: Tinberger Institute Amsterdam University, 2001.

• George, V and Wilding, P., The impact of Social Policy, London-Routledge and Kegan Paul, 1984

• Grootaert Christian, Social Capital, Household Welfare and poverty in Indonesia, Local Level Institutions, Working Paper No.6, The World Bank, 1999.

86

• Grootaert Christian, Social Capital: The missing link, Social Capital Initiative, The World Bank, Working Paper No. 3, April 1998.

• Hall Derek, Albania and the Albanians, London: SRP Ltd.Exeter, 1994.

• Hoechler Petra, University of Dortmund, Submitted to EC DG Employment and Social Affairs; A thematic study using transnational comparisons to analyze and identify what combination of policy responses are most successful in preventing and reducing high levels of child poverty, March 2004.

• INSTAT, Shqiperia në shifra, 1997-2010.

• INSTAT, Living Standard Measurement Survey, LSMS, 2002,2005,2008.

• INSTAT, Regjistrimi i popullsisë dhe banesave, 2002.

• Koves A, Central and East European Economies in transition, USA: Westviee Press Inc,1992.

• Kolberg Jon Eivind; The Welfare state and social policy, përmbledhje leksionesh përgatitur për kualifikimin e punonjësve dhe administratorëve socialë të sistemit të Ndihmës Ekonomike në Qershor-Korrik 1993

• Margalit A; The decent Society; Cambridge; (Mass); Harvard University Press; 1996.

• Marshall, T.H, Citizenship and social class in T.H.Marshall Book “ Sociology at the crossroads and other essays, London, 1963.

• Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Statistika, 2000 – 2010.

• Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Raporti i Vlerësimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë, 2009.

• Mishra,R, The welfare state in crisis, Brigton-Wheatsheaf books,1984.

• Narayan Deepa, Complementary and substitutions: the role of social capital, civic engagement and the state in poverty reduction, Poverty Group, PREM World Bank, February 1999.

• Narayan Deepa and Michael F. Cassidy, A dimensional approach to measuring social capital: development and validitation of a Social Capital Inventory, Current Sociology; Vol 49 (2);59-102, Sage Publications; London,2001.

• Qeveria Shiptare, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2007.

• Qendra Kombëtare Shqiptare për Studime Sociale, Ndihma ekonomike dhe përkujdesi shoqëror në Shqipëri, Maj 1999, Përgatitur për BE, Punim teknik.

• Pillay Hitendera, Duraj Alda, “Duke mbështetur edukimin përfshirës për fëmijët në nevojë me artikulimin e nismave për EEE-P dhe EFA” Draft raport- Qershor 2007.

• Stiglitz Joseph, Economics of the Public Sector, USA, 1986.

87

• Shërbimi Social Shtetëror, Informacion statistikor, 2000-2010

• Titmus, R.The social division of Welfare, In R.Titmus essays on “the welfare state” 2nd edition, London-Allen and Lenein, 1963.

• Tomesh Igor; E drejta Sociale; Botuar nga Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Tirane,1997.

• UNICEF, Multiple Cluster Indicator Survey, Albanian, 2005.

• UNICEF, Albanian Demographic Health Survey, 2009.

• UNICEF, Departamenti i Politikës Sociale dhe Analizës ekonomike, Udhëzues programatik, Draft për konsultime, maj 2011.

• University of Sussex, UK, Debating Social Protection, Institute of Development Studies Bulletin, Volume 38, Number 3, May 2007.

• Vecernik Jiri, Incomes in Central Europe, Institute of Sociology, Academy of Sciences, Prague, 1995.

• Vecernik Jiri; Institute of Sociology, Academy of Sciences, Prague, Paper : Changes in the rate and types of poverty”, 1996.

• Wilensky, H.L.,The Welfare state and equality,Berkeley:University of California Press, 1975.

• Wilensky, H.L.and Lebeaux,C.N.,Industrial Society and Social Welfare,New York-Free Press, 1965.

• World Bank, Social Security and Social Safety Nets in reforming and transforming economies, Washington DC, 1995.

• World Bank, Making transition work for everyone, Washington D.C, August 2000.

• Weisberg Sanford, Applied Linear Regression, 2nd ed. New York, 1985.

• Ymeraj Arlinda ; Interpretimi i Legjislacionit te Ndihmës Ekonomike; Bulëtin i Politikave Sociale nr.2; Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale; Tirane, 1996.

• Ymeraj Arlinda dhe Kolpeja Vilma;The old and the new changes in social care in Central and Eastern Europe – chapter Albania” Edited by the European Institute of Social Services, University of Kent at Canterbury, UK, 1998.

• Ymeraj, Civil society and social care, European Institute of Social Services, University of Kent, Caunterbury, UK, 2003.

• Zamagni Stefano, The crisis of Welfare state: Governmnet and socia welfare from the paper “Economia civile come forza di civilizzacione della societa italiana”Milan; Mondadori; 1997

88

Shtojca 1: Informacion statistikor krahasues

Tabela 1: Të dhëna mbi disa tregues të varfërisë në Rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike.

Treguesit Linja

Kombëtare e varfërisë

Viti studimit

Popullsia e varfër në %

Linja ndërkombëtare e

varfërisë

Viti Studimit

Popullsia nën $1.25/

ditë

Popullsia nën$2/ditë

Shqipëria 2005 18.5 2005 2.0 7.8

Armenia 2001 50.9 2007 3.7 21.0

Azerbaixhan 2001 49.6

Bjellorusia 2004 17.4 2007 2.0 2.0

Bosnia&Hercegovina 2007 2.0 2.0

Bullgaria 2001 12.8 2003 2.0 2.0

Kroacia 2004 11.1 2005 2.0 2.0

Rep.Çeke 1996 2.0 2.0

Gjeorgji 2003 54.5 2005 13.4 30.4

Hungari 1997 17.3 2004 2.0 2.0

Kazakistan 2002 15.4 2007 2.0 2.0

Lituania 2004 2.0 2.0

Moldavia 2002 48.5 2007 2.4 11.5

Poloni 2001 14.8 2005 2.0 2.0

Rrumani 2002 28.9 2007 2.0 4.1

Rusi 2002 19.6 2007 2.0 2.0

Serbi 2008 2.0 2.0

Rep.Sllovake 1996 2.0 2.0

Taxhikistan 2007 53.5 2004 21.5 50.8

Turkmenistan 1998 24.8 49.6

Ukraine 2003 19.5 2008 2.0 2.0

Uzbekistan 2003 27.2

Burimi: Raporti i Zhvillimit Botëror, Banka Botërore, 2011

89

Tabela 2: Krahasimi i disa të dhënave mbi tregues themelorë të zhvillimit në Rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike.

Treguesit

Popullsia milionë banorë

Rritja mesatare vjetore e popullsisë

AKB për frymë US$

PBB rritja për

frymë

Jetëgjatësia meshkuj

Jetëgjatësia femra

Niveli arsimimit mbi 15

vjeç

Shqipëria 3 0.3 3,950 1.8 74 80 99

Armenia 3 0 3,100 -14.6 70 77 100

Azerbaixhan 9 1 4,840 8 68 73 100

Bjellorusia 10 -0.4 5,540 0.4 65 77 100

Bosnia&Hercegovina 4 0.2 4,700 -3.2 73 78 98

Bullgaria 8 -0.7 5,770 -4.6 70 77 98

Kroacia 4 0 13,810 -5.8 72 80 99

Rep.Çeke 10 0.2 17,310 -4.8 74 81

Gjeorgji 4 -1.2 2,530 -4.1 68 75 100

Hungari 10 -2 12,980 -6.2 70 78 99

Kazakistan 16 0.7 6,740 -0.2 61 72 100

Lituania 3 -0.5 11,410 -14.6 66 78 100

Moldavia 4 -1.4 1,590 -6.4 65 72 98

Poloni 38 -0.1 12,260 1.6 71 80 100

Rrumani 21 -0.5 8,330 -8.4 70 77 98

Rusi 142 -0.3 9,370 -7.8 62 74 100

Serbi 7 -0.3 5,990 -2.5 71 76

Rep.Sllovake 5 0.1 16,130 -6.4 71 79

Taxhikistan 7 1.3 700. 1.7 64 69 100

Turkmenistan 5 1.4 3,420 6.6 61 69 100

Ukraine 46 -0.7 2,800 -14.6 63 74 100

Uzbekistan 28 1.3 2,890 6.3 65 71 99

VAU1 846 2.2 503 2.5 56 58 66

VAM2 4.813 1.2 3,373 1.4 67 71 83

VAUM3 5.659 1.3 2,946 1.3 65 69 80

VAL4 1.117 0.7 38,139 -3.9 77 83 98

Burimi: Raporti Zhvillimit Botëror, Banka Botërore, 2011

1 Vendet me të Ardhura të Ulta2 Vendet me të Ardhura të Mesme3 Vendet me të Ardhura të Ulta dhe të Mesme4 Vendet me të Ardhura të Larta

90

Tabela 3: Të dhëna mbi disa tregues të objektivave të mijëvjeçarit në Rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore, Europës Juglindore dhe ish Republikat sovjetike.

Treguesit

% ë ardhurave apo konsumit

që i takon grupit më të

varfër

% e keq-ushqyerjes së fëmijëve deri

5 vjeç

% popullsisë që ka

përfunduar arsimin

detyrueshëm

Mortaliteti fëminor nën

5 vjeç

Mortaliteti mëmësor

Pritshmëria e shpërndarjes së infeksionit HIV

grup mosha 15-49 vjeç në %

Viti 1995-2008 2000-2008 2008 2009 2008 2007

Shqipëria 7.8 6.6 na 15.0 31.0 Na

Armenia 8.6 4.2 98 22.0 29.0 0.1

Azerbaixhan 13.3 8.4 121 34.0 38.0 0.2

Bjellorusia 8.8 1.3 96 12.0 15.0 0.2

Bosnia&Hercegovina 6.7 1.6 14.0 9.0 0.1

Bullgaria 8.7 1.6 90 10.0 13.0 Na

Kroacia 8.8 102 5.0 14.0 0.1

Rep.Çeke 10.2 2.1 95 4.0 8.0

Gjeorgji 5.4 2.3 100 29.0 48.0 0.1

Hungari 8.6 95 6.0 13.0 0.1

Kazakistan 8.7 4.9 105 29.0 45.0 0.1

Lituania 6.8 92 6.0 13.0 0.1

Moldavia 6.7 3.2 91 17.0 32.0 0.4

Poloni 7.3 96 7.0 6.0 0.1

Rrumani 7.9 3.5 96 12.0 27.0 0.1

Rusi 5.6 95 12.0 39.0 1.1

Serbi 9.1 1.8 100 7.0 8.0 0.1

Rep.Sllovake 8.8 96 7.0 6.0 0.1

Taxhikistan 7.8 14.9 91 61.0 64.0 0.3

Turkmenistan 6 45.0 77.0 0.1

Ukraine 9.4 4.1 99 15.0 26.0 1.6

Uzbekistan 7.1 4.4 95 36.0 30.0 0.1

VAU5 28.1 91 118.0 580.0 2.3

VAM6 22.2 92 51.0 200.0 0.6

VAUM7 23.5 87 66.0 290.0 0.9

VAL8 98 7.0 15.0 0.3Burimi: Raporti Zhvillimit Botëror, Banka Botërore, 2011

Tabela 4: Shpenzime të përgjithshme buxhetore, të ardhurat buxhetore dhe defititi buxhetor, për periudhën 2000-2010 (në milion lekë)

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Të ardhurat buxhetore 145,639 154,595 167,224 184,355 204,163 229,444 251,555 291,238 299,502 324,721

Shpenzimet buxhetore 186,049 192,517 201,152 222,439 232,339 258,816 285,674 351,492 378,602 362,752

Deficiti buxhetor (40,410) (37,922) (33,928) (38,083) (28,176) (29,372) (34,119) (60,254) (80,101) (38,031)

Burimi: Banka e Shqipërisë, Tregues makroekonomikë, 2000-2010.

5 Vendet me të Ardhura të Ulta6 Vendet me të Ardhura të Mesme7 Vendet me të Ardhura të Ulta dhe të Mesme8 Vendet me të Ardhura të Larta

91

Shtojcë 2: Studimi, metodologjia

Tabela 1: Numri i intervistave në familjet me fëmijë 0-18 vjeç sipas qarqeve dhe rretheve.

Nr. Qarku Qarku Nr. Rrethi Rrethi

Numri total i intervistave të planifikuara

1 Berat

1 Berat 143

2 Kuçovë 42

3 Skrapar 35

2 Dibër

4 Dibër 129

5 Mat 76

6 Bulqizë 53

3 Durrës7 Durrës 226

8 Krujë 59

4 Elbasan

9 Elbasan 257

10 Gramsh 37

11 Peqin 34

12 Librazhd 89

5 Fier

13 Fier 192

14 Lushnjë 127

15 Mallakastër 33

6 Gjirokastër

16 Gjirokastër 48

17 Tepelenë 33

18 Përmet 27

7 Korçë

19 Korçë 150

20 Kolonjë 16

21 Pogradec 121

22 Devoll 29

8 Kukës

23 Kukës 101

24 Has 30

25 Tropojë 44

9 Lezhë

26 Lezhë 86

27 Mirditë 48

28 Kurbin 82

10 Shkodër

29 Shkodër 263

30 Pukë 39

31 Malësi e Madhe 56

11 Tiranë32 Tiranë 631

33 Kavajë 100

12 Vlorë

34 Vlorë 164

35 Sarandë 60

36 Delvinë 20

Shumë e vërtetë 2258 1062 1196 566 548 451 366 327

Gjithsej 3175 1522 1653 817 731 615 535 477