21
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria –Vlada – Government Ministria e Punëve të Jashtme / Ministarstvo Inostranih Poslova / Ministry of Foreign Affairs STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË PLOTË NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

  • Upload
    hadiep

  • View
    243

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme / Ministarstvo Inostranih Poslova / Ministry of Foreign Affairs

STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË PLOTË NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Page 2: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

2

Qershor, 2011

Përmbajtja: 1. Hyrje

2. Sfondi

3. Konteksti i njohjes deri në shpalljen e Mendimit të GJND-së

4. Mësimet e nxjerra

5. Gjendja aktuale

6. Orientimet strategjike

7. Argumentet e përgjithshme për njohje

8. Qëndrimi i shteteve ndaj njohjes së Republikës së Kosovës

9. Pjesa operacionale

10. Shembull studimi

Page 3: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

3

1. HYRJA

Fuqizimi i mëtejmë i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës është prioritet i

lartë shtetëror. Thelbësore dhe vendimtare për të realizuar këtë aspiratë është

kompletimi i procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës e

udhëheq politikën e jashtme, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka rol themelor në

formulimin dhe zbatimin e saj, si dhe në realizimin e këtij prioriteti.

Po ashtu, duke përcjellë edhe marrëveshjen politike për përzgjedhjen e Presidentes

Jahjaga dhe ndryshimet kushtetuese, Zëvendës Kryeministri Pacolli është caktuar të

mbulojë fushën e njohjeve dhe investimeve nga jashtë. Zëvendës Kryeministrja Edita

Tahiri dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, po ashtu kanë rolin e vet specifik në

formulimin dhe implementimin e politikave, duke u fokusuar në dialogun me Serbinë,

përkatësisht procesin e integrimeve evropiane.

Kjo strategji në shumë nivele veprimi ka qëllim që ta rrumbullakojë njohjen

ndërkombëtare të Kosovës si një aktor i përgjegjshëm dhe aktiv në bashkëpunim dhe

komunikim ndërkombëtar dhe një shtet aspirues i kandidaturës për NATO dhe BE, do të

ketë nevojë për një koordinim të afërt dhe përdorim optimal të resurseve të reja dhe të

vlefshme të bashkëngjitura Politikës së Jashtme të Kosovës.

Strategjia për Arritjen e Njohjes së Plotë Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës ka për

qëllim arritjen e synimit për integrim të plotë, dhe brenda një periudhe optimale, të

vendit si anëtar i barabartë në bashkësinë e shteteve të lira.

Strategjia për njohje është kornizë që mundëson mekanizma më të ndryshëm, më të

thellë dhe më të gjithanshëm për të arritur qëllimet strategjike të Kosovës në drejtim të

Page 4: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

4

njohjes së plotë. Ky dokument përbëhet nga tri pjesë: pjesa e përgjithshme, plani

operacional dhe plani i veprimeve konkrete.

Pjesa e përgjithshme i identifikon pengesat dhe sfidat kryesore që janë konstatuar deri

më tani në procesin e avokimit për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Më tej,

kjo pjesë shpërfaqë orientimet e përgjithshme të strategjisë që do të ndiqen nga

institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe akterët e tjerë relevantë dhe të

përfshirë në proces.

Pjesa operacionale përmban qëndrimet dhe argumentet e Republikës së Kosovës në

raport me vendet që nuk e kanë njohur vendin tonë, dhe një analizë të hollësishme të

qëndrimeve ndaj pavarësisë së Kosovës të të gjitha shteteve veç e veç. E mbështetur në

informacione të besueshme dhe të verifikuara objektivisht, si dhe në studim të

kujdesshëm dhe të thellë, kjo pjesë paraqet një udhërrëfyes të rëndësishëm për të

gjithë strukturën institucionale të përfshirë në proces.. Ajo e identifikon qëndrimin

relevant dhe të plotë të secilit prej vendeve që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës,

dhe kundrejt kësaj, përcakton dhe projekton veprime, metoda dhe strategji ”mikro-

kozmike”, pra, specifike, kontekstuale dhe të drejtuara ndaj secilit prej atyre vendeve.

Analizat janë konfidenciale dhe në përdorim vetëm për subjektet e përfshira në procesin

e evokimit për njohje, ndërsa plani i veprimit është bazë për aktivitetet e MPJ-së dhe të

Zyrës së ZKM për njohje si dhe aktorët tjerë institucionalë.

Plani i veprimeve konkrete: përshkrimin e strukturës dhe Grupit për Avokim dhe

akterëve që do të përfshihen në këtë proces, përshkrimin e hapave konkretë që do të

merren në drejtim të avokimit, si dhe në drejtim të fuqizimit, konsolidimit të mëtejmë

dhe ristrukturimit të shërbimit të jashtëm.

Lista e plotë e veprimeve konkrete dhe projekteve që synojnë përforcimin e njohjeve,

komunikimit diplomatik dhe mënyrat alternative të diplomacisë publike janë

përzgjedhur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe po ashtu mbetet

konfidenciale për publikun për të minimizuar mundësitë që aktivitetet apo partnerët në

Page 5: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

5

implementim të identifikohen, zbehen apo të pamundësohen nga pala tjetër në

përmbushje të synimeve.

2. SFONDI

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka

pasur dy synime themelore: shtet-ndërtimin e brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë

së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Në vitin e katërt të ekzistencës si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur

përparime të konsiderueshme në të dyja synimet.

Sa i përket shtet-ndërtimit të brendshëm, disa nga arritjet kryesore janë: miratimi i

Kushtetutës dhe i një numri të madh të ligjeve, që kanë shënuar fillimin e përmbylljes

përfundimtare të zotimeve legjislative që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit, përfundimi i

kornizës institucionale të shtetësisë së Kosovës, ku veçohet themelimi i institucioneve

që janë atribut i sovranitetit shtetëror, siç janë: Ministria e Punëve të Jashtme (duke

përfshirë edhe shërbimin diplomatik), Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e

Inteligjencës, Gjykata Kushtetuese, etj.

Arritje të tjera të rëndësishme janë edhe ruajtja dhe forcimi i indit institucional dhe

stabiliteti i vazhdueshëm i brendshëm, progresi i arritur në forcimin i standardeve

demokratike dhe të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, integrimi pozitiv i

bashkësive pakicë, si dhe rritja e vazhdueshme ekonomike prej mbi 5% për vitet që nga

shpallja e pavarësisë , etj.

Rezultate të rëndësishme janë shënuar edhe sa i përket forcimit të pozitës

ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Deri më sot, Republika e Kosovës është njohur formalisht nga 75 shtete anëtare të

Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Shtrirja gjeografike e njohjeve është me të

vërtetë globale. Pjesa dërmuese e shteteve të BE-së dhe NATO-s, anëtarësinë e të cilave

Kosova synon, sikurse edhe tre nga katër fqinjët e Kosovës, kanë njohur Kosovën si shtet

Page 6: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

6

sovran, duke e bërë ekzistencën e shtetit të Kosovës një realitet të pakthyeshëm

gjeopolitik dhe faktor stabiliteti në rajon. Republika e Kosovës ka hapur dhe

funksionalizuar 20 Përfaqësi Diplomatike dhe 13 Përfaqësi Konsullore me shtrirje të

gjerë gjeografike.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 ka dhënë një mendim të fuqishëm dhe të

padiskutueshëm, që pavarësia e Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën

ndërkombëtare dhe rezolutat relevante të OLB-së. Një kaptinë e re në shtetësinë e

Kosovës është hapur kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka aprovuar mendimin e

GJND-së dhe ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova të angazhohen në zgjidhje të

problemeve praktike në mes tyre, si pjesë e proceseve integruese, duke mbyllur një herë

e përgjithmonë mundësinë që kufijtë dhe shtetësia e Kosovës të diskutohet me këdo.

Po ashtu, Republika e Kosovës ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar duke nënshkruar

rreth 50 marrëveshje ndërkombëtare në vitet e fundit. Një numër i madh nismash për

lidhje të marrëveshjeve të reja tashmë janë në proces të negocimit ose afër nënshkrimit.

Kosova kështu është duke u bërë pjesë esenciale e rrjetës së marrëveshjeve dhe

obligimeve multilaterale dhe bilaterale, duke përforcuar paqen dhe stabilitetin në

Ballkan.

Në vitin 2009, Republika e Kosovës është anëtarësuar në Fondin Monetar

Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Rreth 100 shtete kanë votuar për anëtarësimin e

Kosovës në këto dy institucione. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e Zonës

së Përbashkët Evropiane të Fluturimit (ECAA), si dhe anëtare e mekanizmave rajonalë,

siç janë: Central European Free Trade Agreement (CEFTA), International Road and

Transport Union (IRU), Energy Community South East Europe Treaty (ECSEE) dhe Forumi

Ekonomik i Vjenës.

Tutje, me dy rezoluta të veçanta, Parlamenti Evropian, si një nga shtyllat e BE-së u ka

bërë thirrje shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, që ta bëjnë

këtë.

Page 7: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

7

Për të përmbushur nevojën e integrimit më të shpejtë në BE pas mendimit pozitiv të

GJND-së dhe rezolutës së OKB-së, më 8 mars 2011, në Bruksel ka filluar dialogu për

çështje praktike në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së

Serbisë. Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Zëvendëskryeministrja e

Qeverisë së Republikës së Kosovës, zonja Edita Tahiri.

Fillimi i dialogut përkrahet drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian dhe është përkrahur

fuqimisht nga partnerët strategjikë të Kosovës, si SHBA-të, të cilët po ashtu përkrahin

mbarëvajtjen e dialogut.

Dialogu teknik prezanton një moment të ri ngase për herët të parë ulë Kosovën dhe

Beogradin si pjesëmarrës të barabartë në tavolinë, me statusin dhe kufijtë e Kosovës të

garantuar nga shtetet më të fuqishme demokratike në botë.

3. KONTEKSTI I NJOHJEVE

Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës është kushtëzuar nga rrethanat e

veçanta politike dhe ligjore ndërkombëtare, në të cilat është pavarësuar vendi ynë.

Praktika ndërkombëtare e legjitimimit ndërkombëtar të shteteve të reja, pas vitit 1945,

gjegjësisht që nga krijimi i OKB-së, dëshmon se ky proces është realizuar, kryesisht,

përmes anëtarësimit në OKB. Kjo, në thelb, ka nënkuptuar njohje kolektive të shteteve

të reja, duke i bërë praktikisht të panevojshme njohjet nga shtetet veç e veç.

Në rastin e Kosovës, mungesa e konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për

mbështetjen e propozimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës,

Presidentit Martti Ahtisaari, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e ka detyruar Kosovën

që të ndjekë rrugën e njohjeve individuale, për të arritur integrimin e plotë në

bashkësinë ndërkombëtare. Rruga për sigurimin e njohjeve individuale është rruga më e

vështirë dhe merr më shumë kohë. Asnjë nga fqinjët e Kosovës nuk kanë arritur më

shumë se disa dhjetëra njohje formale bilaterale sepse njohjen e kanë siguruar

Page 8: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

8

nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova duhet të përcjellë rrugët paralele për

të arritur – një nga një, numrin më të madh të mundshëm të njohjeve, por po ashtu për

t’i përmbushur obligimet në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së dhe

BE-së.

Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 u pasua me një valë të

shpejtë të njohjeve nga më shumë se 50 shtete brenda 6 mujorit të parë. Në ndërkohë,

Republikën e Kosovës e kanë njohur 25 shtete të tjera. Njohjet e menjëhershme dhe të

fuqishme ndërkombëtare të Kosovës ishin rezultat i përpjekjeve të bashkërenduara të

Kosovës me vendet përkrahëse të pavarësisë.

Këto njohje në masë të madhe e konsoliduan pavarësinë e Kosovës dhe e bënë fakt të

pakthyeshëm gjeopolitik edhe për kundërshtarët më të mëdhenj të shtetësisë së saj.

Kosova është e njohur nga të gjithë fqinjët e saj, përveç Serbisë, shumica absolute e

vendeve të Evropës, 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), 25 nga 29

shtete të NATO-s, 7 nga 8 shtetet anëtare të G-8, si dhe një numër vendesh nga të gjitha

kontinentet.

Në bazë të përvojës së MPJ-së në procesin e avokimit për njohjen ndërkombëtare të

shtetit të Kosovës, pengesat kryesore që dalin në këtë drejtim janë:

1. Kundërshtimi i Pakos së Ahtisaarit nga anëtarja permanente e Këshillit të

Sigurimit-Rusia dhe pamundësia e arritjes së konsensusit në Këshillin e Sigurimit

të OKB-së;

2. Mungesa e unitetit në BE rreth pavarësisë së Kosovës, ka krijuar përfytyrimin se

Kosova është çështje e pazgjidhur evropiane. Kjo, për shkak të mosnjohjes së

deritanishme nga pesë shtetet anëtare: Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe

Spanja;

3. Vlerësimi i gabuar i disa shteteve se pavarësia e Kosovës është rezultat i

”shkëputjes” (nga një shtet sovran) dhe jo shtet i krijuar nga shpërbërja e

Page 9: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

9

dhunshme dhe jo-konsensuale e një shteti shumëkombësh federativ; Serbia ndez

frikë të tilla me propagandim të ashpër për “konsekuencat e njohjes” për shtete

me probleme interne;

4. Mungesa e interesit të qartë për njohje nga një numër i madh i vendeve që ende

nuk kanë qëndrim të prerë për pavarësinë e Kosovës, të cilat janë larg

gjeografikisht dhe politikisht me Kosovën dhe Ballkanin dhe kanë Kosovën ultë

në listë të prioriteteve;

5. Zhvendosja e Kosovës nga prioritetet e larta të politikës së jashtme të vendeve

mbështetëse dhe zbehja e kujtesës për të kaluarën e Kosovës;

6. Largimi nga skena politike ndërkombëtare e personaliteteve me ndikim gjatë

procesit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Faktorët e lartpërmendur bëjnë të mundur kategorizimin e qëndrimit të shteteve që

ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës në këto grupe kryesore1: Shtetet të cilat

kanë dhënë sinjale për njohjen e Kosovës; Shtetet që nuk e kundërshtojnë pavarësinë e

Kosovës, por ende nuk kanë dhënë shenja të qarta për njohje; Shtetet që kanë qëndrim

asnjanës dhe ato që nuk janë deklaruar fare; Shtetet të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë

pavarësinë e Kosovës.

4. MĒSIMET E NXJERRA

Njohjet ndërkombëtare mbeten prioritet kryesor i institucioneve të Republikës së

Kosovës. Veprimet shtetërore të Republikës së Kosovës për realizimin e këtij prioriteti

janë zhvilluar në partneritet të ngushtë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Francën,

aleatët e tjerë euro-atlantikë, si dhe aleatët rajonalë strategjikë, si Shqipëria dhe Turqia.

Veprimet e deritanishme janë zhvilluar paralelisht me ndërtimin e shërbimit diplomatik

të Kosovës, i cili, përkundër vështirësive, ka arritur të hapë kanale të komunikimit me

1 Një pasqyrë e plotë e qëndrimeve të këtyre shteteve jepet në pjesën operative të kësaj Strategjie.

Page 10: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

10

një numër të madh të përfaqësuesve diplomatikë nga shtetet që nuk e kanë njohur

Kosovën, të akredituara në vendet përkatëse ku kemi përfaqësi diplomatike.

Rrjeti diplomatik i Republikës së Kosovës u është qasur vendeve që nuk e kanë njohur

pavarësinë e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Qasja e drejtpërdrejtë (shtet me shtet) është realizuar përmes takimesh e

komunikimesh me misione diplomatike të vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur

Republikën e Kosovës. Në këto takime është përsëritur kërkesa zyrtare për njohje dhe

janë paraqitur argumentet në favor të pavarësisë së Kosovës. Kjo ka shërbyer po ashtu

për të marrë informacione të dorës së parë për qëndrimet e këtyre shteteve ndaj

pavarësisë së Kosovës. Kjo veprimtari ka synuar që njohja e Kosovës të mbahet në

agjendat politike të këtyre vendeve.

Me anë të qasjes së tërthortë, nëpërmjet shteteve në të cilat Republika e Kosovës ka

përfaqësi diplomatike, është synuar që të ndikohet tek shtetet të cilat nuk e njohin ende

Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme, në mënyrë të vazhdueshme e ka përditësuar

informacionin për politikat e brendshme dhe të jashtme të vendeve të cilat nuk e kanë

njohur Kosovën dhe ka bërë përvijimin e interesit dhe perspektivës për njohje, si dhe ka

shërbyer si udhëzues për t’iu qasur këtyre shteteve.

Për të rritur efikasitetin në veprimet për njohje të reja është e nevojshme që:

Të shtohet bashkërendimi në mes të institucioneve përgjegjëse të Republikës së

Kosovës, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë. Në këtë kontekst, MPJ-ja duhet të

luajë rolin kyç bashkërendues dhe përkrahës;

Përkrahja e drejtpërdrejtë veprimeve të Zëvendës Kryeministrit për njohje;

Thellimi i mëtejmë i shkëmbimit të informatave dhe bashkërendimit me aleatët

strategjikë për procesin e njohjeve;

Page 11: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

11

Rritja e përpjekjeve për avokim të drejtpërdrejtë në kryeqytetet e vendeve që

nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përkatësisht në nivelet e tyre

vendimmarrëse politike;

Bashkëpunimi me aleatët strategjikë si dhe aktorët alternativë në përpilim dhe

implementim të diplomacisë aktive publike, me të cilën Kosova do të komunikojë

edhe me publikun e vendeve që nuk kanë njohur akoma pavarësinë.

Ndihmesa dhe bashkërendimi me diplomacinë parlamentare, të partive politike,

shoqërisë civile dhe personaliteteve me nam.

Përmirësimi dhe konsolidimi i resurseve administrative dhe njerëzore të rrjetit

diplomatik të Republikës së Kosovës si një metodë efikase e mbrojtjes së

interesave shtetërore dhe përfaqësimit ndërkombëtar.

5. GJENDJA AKTUALE: Mendimi i GJND-së, Rezoluta e AP të OKB-së dhe dialogu Kosovë-Serbi

Shpallja e Mendimit të GJND-së (22 korrik 2010) për ligjshmërinë e Deklaratës së

Pavarësisë së Kosovës shënon arritjen më të çmueshme në konsolidimin ndërkombëtar

të shtetësisë. Ky Mendim ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe shprehës se shpallja e

pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar asnjë normë ligjore të së drejtës ndërkombëtare.

Gjykata ka shkuar edhe më tutje, duke bërë të qartë se shpallja e pavarësisë nuk ka

cenuar në asnjë mënyrë as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe as Kornizën

Kushtetuese, të miratuar nga UNMIK-u.

Mendimi i qartë i GJND-së në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës

nuk ka ndikuar ende që 5-shja evropiane, Rusia dhe disa vende të tjera të ndryshojnë

qëndrim kundrejt njohjes së shtetit të Kosovës.

Page 12: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

12

Megjithatë, mendimi i GJND-së ka ndihmuar në një mënyrë tjetër: pa marrë parasysh

kundërshtimet e Serbisë dhe të disa shteteve përkrahëse të saj ndaj legjitimitetit

ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ekzistenca e saj si subjekt shtetëror në

marrëdhëniet ndërkombëtare tashmë pranohet në mënyrë të padyshimtë edhe nga një

numër i konsiderueshëm i shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e

Kosovës. Për shembull, mbi 125 shtete tashmë pranojnë pasaportat kosovare, në baza

formale apo joformale.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 64/298 (9 shtator 2010), e

sponsorizuar nga BE-ja dhe Serbia, ishte shumë e qartë dhe ka mbyllur përfundimisht

mundësinë e bisedave për status një herë e përgjithmonë. Në anën tjetër, është e qartë

që dialogu i porsahapur teknik ka ofruar një pretekst të ri për një numër të shteteve që

kanë hezituar në marrje vendimi karshi Kosovës. Ky fakt ka krijuar rrethana të reja, duke

i dhënë pretekst të ri një numri shtetesh për të shtyrë edhe më tej njohjen e pavarësisë

së Kosovës.

Është për keqardhje edhe fakti se mungesa e unitetit brenda BE-së ka qenë sfida

themelore për shërbim diplomatik kosovar. Derisa pesë shtetet e BE-së kanë arsye të

ndryshme për mosnjohje, dhe në disa prej këtyre shteteve qeveria dhe publiku lokal nuk

janë në të njëjtën vijë, kjo mungesë uniteti i ka mundësuar Serbisë të komprometojë

suksesin e arritur në Ballkan, duke destabilizuar Kosovën.

Shërbimi diplomatik serb tash e dy dekada është përqendruar të dëshmojë se “Kosova

është e paaftë për shtetësi”. Ky diskurs nuk ka pësuar ndryshim pas rënies së

Milosevicit, prandaj një prej qëllimeve diplomatike të Kosovës është t’i bindë të tjerët në

të kundërtën – se Kosova është burim i qëndrueshëm i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në javët e fundit pozita e Beogradit ka ndryshuar, tashmë duke marrë formën e thirrjeve

të hapura për ndryshim të kufijve të njësiteve federale të ish-Jugosllavisë, një princip që

deri më tani ka qenë i pandryshueshëm në qasjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ri-

aktualizimi i këtij diskursi konflikt-nxitës nga Serbia, në kontekst të dialogut për çështje

Page 13: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

13

praktike, është kundërshtuar nga aleatët e Kosovës, por mbetet si sfidë e cila duhet të

parandalohet dhe kundërshtohet aktivisht për shkak të rreziqeve që mund të shkaktojë

ndezje të ndarjeve të reja etnike në Ballkan.

Linja zyrtare e Kosovës është se Republika e Kosovës si anëtare e përgjegjshme e

bashkësisë ndërkombëtare është e përkushtuar për zbatimin e Rezolutës së Asamblesë

së Përgjithshme të OKB-së 64/298 (9 shtator 2010), e cila merr në dijeni Mendimin e

GJND-së në favor të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës dhe thërret për dialog për

çështje praktike të interesit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë me lehtësim të

BE-së, si kusht esencial i dy shteteve për integrim në BE.

6. ORIENTIMET STRATEGJIKE

Republika e Kosovës në fazën e ardhshme do të ndjekë një orientim strategjik, i cili

është konsekuent, i përqendruar dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mundësimin e Kosovës

sovrane të bëhet anëtare e plotë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së, duke siguruar numër

optimal të njohjeve nga shtetet dhe organizmat multilateralë. Ky synim do të realizohet

në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe shtetet, entitetet dhe

personalitetet e tjera përkrahëse në rajone të ndryshme të botës.

Strategjia e veprimit për njohje dhe integrim të plotë të Kosovës në sistemin

ndërkombëtar do të zhvillohet në tri drejtime:

I. Shtetet individualisht;

II. Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara;

III. Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

Puna në drejtimet e sipërpërmendura do të mbështetet në dokumentet analitike të

hartuara dhe të përditësuara vazhdimisht nga MPJ-ja, të cilat kanë identifikuar pengesat

në sigurimin e njohjeve të reja për çdo shtet veç e veç dhe të cilat rekomandojnë qasjen

që duhet ndjekur dhe argumentet që duhet paraqitur. Këto dokumente analitike janë

Page 14: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

14

plotësuar me përfundimet e Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës (30-31 mars

2011), dhe rekomandimet e komentet e Grupit Punues (prill 2011) për hartimin e

strategjisë.

Shtetet individualisht: Ky drejtim përfshinë punën me shtetet veç e veç varësisht nga

profili i tyre i përgjithshëm, faktorët dhe dinamikat e politikës së jashtme dhe,

posaçërisht, pozicionimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.

Grup-shtetet dhe rajonet e caktuara: Ky drejtim ka për qëllim përshtatjen e veprimeve

për njohje ndaj faktorëve dhe dinamikave politike në rajone dhe grup-shtete të

caktuara, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e politikës së jashtme të shteteve

përkatëse. Ky kategorizim niset prej premisës se politikat e jashtme të disa vendeve janë

të ndërlidhura ngushtë dhe shpesh operojnë në vijë dhe pajtim me politikat e grup-

shteteve të caktuara ose me politikat rajonale të rajoneve apo të mekanizmave të

caktuar rajonalë.

Organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë: Realizimi i qasjeve të veçanta dhe krijimi

i lidhjeve me organizata dhe mekanizma shumëpalësh, për afirmim dhe njohje të

Kosovës si subjekt ndërkombëtar.

Realizimi i suksesshëm i këtyre orientimeve strategjike parakupton veprime sistematike

dhe të bashkërenduara në vijën institucionale, të mbështetura në Pjesën Operacionale

dhe Planin e Përgjithshëm të Veprimit si pjesë përbërëse të këtij dokumenti.

Page 15: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

15

7. ARGUMENTET E PËRGJITHSHME PËR NJOHJE

Kosova është një nga shtatë shtetet e pavarura që janë krijuar nga shpërbërja e

dhunshme dhe jo-konsensuale e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Kosova ka qenë pjesë konstitutive e një shteti federal i cili nuk ekziston më si subjekt

i së drejtës ndërkombëtare.

Në ish Jugosllavi, Kosova kishte përfituar atributet e qarta shtetërore si të njësive të

tjera federale, duke përfshirë: Kushtetutën, përfaqësuesit e vet në të gjitha

institucionet federative (Kryesinë Kolektive, Kuvendin, Këshillin Ekzekutiv Federativ-

Qeverinë Federative, Gjykatën Kushtetuese), Kryesinë, Kuvendin, Qeverinë, Policinë,

Mbrojtjen Territoriale, Gjykatën Kushtetuese, Shërbimin e Inteligjencës, Bankën

Qendrore, Sekretariatin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, etj.

Kosova në ish-federatën jugosllave ka pasur të drejtën e vetos dhe të drejtën e

pjesëmarrjes së barabartë me njësitë e tjera federale në të gjitha institucionet kyçe

federale, si në Kryesinë Kolektive Federale, Qeverinë Federale dhe Parlamentin

Federal.

Kufijtë e Kosovës sikurse edhe kufijtë ndërkombëtarë të jashtëm të ish-federatës

jugosllave kanë qenë të mbrojtur me kushtetutë, dhe nuk kanë mundur të

ndryshohen pa pajtimin e kuvendeve të këtyre njësive federale, përfshirë edhe

Kuvendin e Kosovës.

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë filloi me suprimimin e dhunshëm të statusit federal të

Kosovës nga Serbia (më 1989), në kundërshtim me Kushtetutën e ish-federatës dhe

Kushtetutën e Kosovës. Ky suprimim i dhunshëm, është kundërshtuar dhe nuk është

pranuar asnjëherë nga institucionet dhe populli i Kosovës.

Pas suprimimin të statusit federal, Kosova iu nënshtrua dhunës dhe persekutimit

sistematik, rrënimit ekonomik dhe politikës së aparteidit, me qëllim të ndryshimit

Page 16: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

16

demografik të Kosovës, siç është dokumentuar pa asnjë fije dyshimi në rezolutat e

OKB-së dhe raportet e shumta të kohës nga organizata si Helsinki Watch, Amnesty

International, etj.

Kosova, në rrethana të okupimit nga Serbia, ka ndjekur rrugën e vet të mëvetësimit,

përmes krijimit të institucioneve demokratike dhe përfaqësuese shtetërore, dhe me

mbajtjen e referendumit për pavarësimin e Kosovës (shtator 1991).

Politika shtet-ndërtuese e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta është mbështetur në

rezistencën politike me mjete paqësore, përkundër persekutimit dhe represionit të

vazhdueshëm, si dhe politikës luftë-nxitëse të Serbisë. Kosova është shteti i vetëm

evropian që ka dy fitues të Çmimit prestigjioz Sakhariv të Parlamentit Evropian, që

mbajnë dy ikonat e disidentizmit politik dhe luftës paqësore: Presidenti i ndjerë

Rugova dhe Adem Demaçi.

Përkundër përpjekjeve për zgjidhje paqësore nga ana e Kosovës, më 1998, Serbia

nën Miloseviçin filloi luftën në Kosovë, pas tri luftërave që inicioi në Slloveni, Kroaci

dhe Bosnje-Hercegovinë.

Që në fillim të luftës në Kosovë më 1998, Serbia filloi të zbatojë matricën e pastrimit

etnik dhe politik të aplikuar më herët në Bosnje-Hercegovinë. Kjo u karakterizua me

vrasje masive të civilëve shqiptarë (rreth dymbëdhjetëmijë brenda një afati të

shkurtë kohor), shkatërrim të pronës, përdhunime masive dhe dëbim të më shumë

se 900 mijë njerëzve, që përfshinë gjysmën e popullsisë së Kosovës. Krimet brutale

dhe natyra politike e tyre është dëshmuar pa asnjë fije dyshimi në proceset e

ndryshme nga Tribunali i Hagës kundër lidershipit serb.

Përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të negociuar të çështjes së Kosovës nuk

dhanë rezultate dhe përfunduan me refuzimin e Serbisë të Marrëveshjes së

Rambujesë, të sponsorizuar nga Bashkësia Ndërkombëtare (shkurt-mars 1999).

Marrëveshja e përkrahur nga Grupi i Kontaktit po ashtu ka sjellë kushtin që statusi i

Kosovës të bëhet “në përputhje me dëshirën” e popullit të Kosovës.

Rezistenca ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfaqësuar një luftë

legjitime të të shtypurit ndaj okupuesit dhe paraqet pikë të ndritshme në historinë

Page 17: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

17

moderne evropiane si një lëvizje që ka qenë e fokusuar ekskluzivisht vetëm në

mbrojtje të popullatës civile dhe vendit të okupuar nga jashtë, pa rrezikuar apo

sulmuar vende tjera.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s (mars-qershor 1999), i dha fund kësaj përpjekjeje

brutale të shtetit serb dhe i hapi rrugë vendosjes së administrimit ndërkombëtar në

Kosovë, duke mundësuar kthimin e popullatës së dëbuar.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 vendosi administrim të përkohshëm

ndërkombëtar në Kosovë, duke i dhënë UNMIK-ut pushtetin më të lartë civil dhe

KFOR-it atë ushtarak. Rezoluta 1244 suprimoi krejtësisht dhe pa dyshim sovranitetin

e ish-RFJ-së mbi Kosovën, vendosi bazën për krijimin e institucioneve demokratike,

duke përvijuar qartazi procesin për përcaktimin e statusit final të Kosovës.

Struktura shtetërore, politike, ekonomike dhe juridike e Kosovës u krijua gjatë

administrimit ndërkombëtar (1999-2008), gjegjësisht nën ombrellën e OKB-së. Gjatë

administrimit ndërkombëtar, Kosova ka krijuar sistemin e vet të pavarur të

qeverisjes, sistemin e vet ligjor, doganor, monetar, politikën fiskale, tatimore, etj.

Gjatë administrimit të përkohshëm, shumica e kompetencave që ndërlidhen me

sovranitetin janë bartur tek institucionet vendore.

Në vitet 2005-2007 është zhvilluar procesi ndërkombëtar për përcaktim të statusit të

Kosovës, i ndërmjetësuar nga i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të

OKB-së për Statusin e Ardhshëm të Kosovës, ish-Presidenti i Finlandës, Martti

Ahtisaari.

Në përmbyllje të procesit negociator, Ahtisaari ka propozuar pavarësinë e Kosovës,

me një fazë fillestare të mbikëqyrjes ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-

së e ka mbështetur plotësisht propozimin e të dërguarit të tij për çështjen e statusit

të Kosovës.

Pas rekomandimit të të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-

së për çështje të statusit dhe në bashkëpunim me akterët vendimtarë euro-

atlantikë, përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit të Kosovës

kanë shpallur pavarësinë e vendit më 17 shkurt 2008. Në vijim të kësaj, Kuvendi i

Page 18: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

18

Kosovës ka miratuar Kushtetutën e vendit, pjesë e së cilës janë mekanizma të

avancuar të mbrojtjes së pakicave, të decentralizimit, dhe të pranisë ndërkombëtare

në Kosovë, siç janë propozuar nga Presidenti Ahtisaari.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke iu referuar kërkesës së Asamblesë së

Përgjithshme të OKB-së të iniciuar nga Serbia, se a është shpallja e Pavarësisë së

Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, shpallë Mendimin

Këshillëdhënës (më 22 korrik 2010), i cili në mënyrë të qartë konfirmon se shpallja e

pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo ka rikonfirmuar fuqimisht qëndrimin e palës kosovare dhe të shteteve

përkrahëse se Kosova është rast sui generis, mbështetur edhe nga fakti se pavarësia

e Kosovës nuk ka shkaktuar kurrfarë efekti zinxhiror negativ.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Rezolutën 64/298 (shtator 2010), e

cila pranon Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e

Kosovës. Kjo Rezolutë njëherësh u bën thirrje të dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë)

që të zgjidhin çështjet e tyre praktike me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu i filluar mbi bazën e Rezolutës 64/298, ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve

teknike dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, si dhe

integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Procesi i njohjes së Republikës së Kosovës ka dëshmuar se shteti i Kosovës është

realitet i pakthyeshëm si dhe faktor i pazëvendësueshëm i paqes dhe stabilitetit në

rajon. Këtë më së miri e dëshmon fakti i njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet

fqinje (veç Serbisë), shumica dërmuese e shteteve të rajonit dhe komunitetit euro-

atlantik. Këto shtete, njëherësh janë prekur drejtpërdrejtë nga procesi i shpërbërjes

së ish-Jugosllavisë dhe kanë kontribuuar shumë në stabilizimin e rajonit. Shtetet në

fjalë janë kontribuuesit kryesorë politikë, ekonomikë dhe ushtarakë në hapësirën e

ish-Jugosllavisë.

Kosova paraqet shembullin e shtetit të krijuar në bazë të shprehjes së vullnetit

politik të shumicës dërmuese të popullsisë së saj. Ajo funksionon si shtet

Page 19: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

19

demokratik, me qeveri efektive dhe territor të definuar qartë, duke dëshmuar

kapacitet të plotë për të hyrë në marrëdhënie ndërkombëtare.

Serbia vazhdon politikën e saj konflikt-nxitëse në Ballkan, duke synuar cenimin e

integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës përmes

përpjekjeve për krijimin e ”konflikteve të ngrira” dhe destabilizimin e rajonit.

Përpjekja e Serbisë për dominim rajonal dhe pretendime territoriale ndaj fqinjëve,

është vazhdimësi e politikës e cila ka shkaktuar katër luftërat tragjike në ish-

Jugosllavi.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY), ka dënuar

udhëheqës të lartë shtetërorë dhe ushtarakë të Serbisë për planifikimin dhe

ekzekutimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj popullatës

shqiptare në Kosovë.

8. QËNDRIMI I SHTETEVE NDAJ NJOHJES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kategorizimi i shteteve sipas qëndrimeve është mbështetur në deklarimet e

autoriteteve/krerëve të lartë shtetërorë, deklarimet e ambasadorëve të këtyre shteteve,

dhe votimet e këtyre shteteve në organizata dhe forume ndërkombëtare për çështjet e

ndërlidhura me Kosovën. Kosova është pranuar nga 75 shtete, por vazhdon të

mirëmbajë komunikim me shumicën e shteteve në botë. Ky komunikim i mundëson

MPJ-së të vizatojë një udhërrëfyes konciz për njohje individuale. MPJ-ja konsideron se

janë rreth 50 shtete të OKB-së që, ose kanë sinjalizuar njohjen, ose kanë mbajtur kanalet

e komunikimit hapur me Kosovën, ndërsa rreth 60 tjera nuk kanë deklaruar pozitën e

tyre apo aktivisht kundërshtojnë pavarësinë. Qëllimi i Strategjisë është të arrihet numri

optimal i njohjeve që do të kishte efekt domino në rrumbullakimin e njohjes edhe në

organizmat multilateralë.

Page 20: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

20

9. PLANI I VEPRIMIT Për realizimin e njohjeve të reja, është i domosdoshëm ristrukturimi dhe bashkërendimi

institucional. Struktura e avokimit përbëhet nga: Taskforca, Grupi i Avokimit dhe Ekipi

Logjistik. Për shkak të natyrës sensitive të detyrave dhe veprimeve të nevojshme, këtu

prezantohet vetëm korniza e gjerë e veprimeve, me planin e plotë veprues të

prezantuar para aktorëve strategjikë që janë të përfshirë drejtpërdrejtë.

Taskforca bashkë-kryesohet nga ZKM për Njohje dhe MPJ-ja dhe përfshinë përfaqësues

të institucioneve të jashtme të Republikës së Kosovës. Do të jetë trup koordinues dhe

ndërlidhës që mundëson qasje koherente, strategjike dhe shumë-nivelore. Taskforca

mbikëqyrë përmbushjen e strategjisë dhe këshillon anëtarët dhe pjesëmarrësit në

Grupin për Avokim në implementimin e aktiviteteve relevante. Grupi i Avokimit ka

synim parësor rritjen e ndikimit të drejtpërdrejtë në nivelet e vendimmarrjes politike,

përkatësisht në kryeqytetet e vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Veprimet e Grupit të Avokimit do të jenë komplementare me format e përdorura deri

më tani nga diplomacia kosovare dhe me mbështetjen e shteteve përkrahëse. Grupi

përbëhet nga tre palë partnerë nga persona publikë deri tek ‘thinktankët’ dhe ikonat

kulturore. Merr fuqinë nga rrjeti i partnerëve ndërkombëtarë, figurave kombëtare dhe

institucioneve dhe personave tjerë publikë. Ky rrjet do të përdoret për të siguruar qasje

dhe informata nga shtetet të cilat akoma nuk kanë pranuar pavarësinë.

Ky plan parasheh punën me shtetet veç e veç varësisht nga profili i tyre i përgjithshëm,

faktorët dhe dinamikat e politikës së jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i tyre ndaj

pavarësisë së Kosovës. Strategjia përfshinë përshtatjen e veprimeve për njohje ndaj

Page 21: Republika e Kosovës STRATEGJI PËR ARRITJEN E NJOHJES SË

21

faktorëve dhe dinamikave politike në rajone dhe grup-shtete të caktuara, të cilat

ndikojnë në vendimmarrjen e politikës së jashtme të shteteve përkatëse.

Në këtë aspekt, do të ketë angazhime të fokusuara në ndërtim të partneriteteve

strategjike për avokim me shtetet përkrahëse në rajone të ndryshme të botës (jashtë

atyre të komunitetit euro-atlantik). Vëmendje e veçantë do të jepet realizimit të qasjeve

të planifikuara dhe krijimi i lidhjeve me organizata dhe mekanizma shumëpalësh, për

afirmimin dhe njohjen e Kosovës si subjekt sovran ndërkombëtar. Pjesë esenciale e

planit është edhe ristrukturimi i shërbimit diplomatik të RKS-së që do të përfshijë, por

nuk do të kufizohet në veprimet e mëposhtme: Forcimi cilësor i përfaqësive

diplomatike në qendrat strategjike për njohje, gjegjësisht Washington, New York,

Londër, Bruksel, Paris, Ankara dhe Riad, në konsultim me ambasadorët përkatës; Hapja

e nga një ambasade në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine në afate të pajtuara kohore;

Emërimi i ambasadorëve ”at Large” ose i të dërguarve të posaçëm për rajone, grup-

shtete dhe organizata ndërkombëtare.