42
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 08.07.2014, 09:00-10:50 Drejton mbledhjen: Erion Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”’. 3. Projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. 4. Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”. Marrin pjesë: Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica. Mungojnë: Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi. Të ftuar: Erion Veliaj - minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Gentiana Sula - zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Ilirjan Mustafaraj - zëvendësministër i Brendshëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 08.07.2014, 09:00-10:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për

dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”’.

3. Projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e

Punëve të Brendshme”.

4. Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu,

Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Erion Veliaj - minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Gentiana Sula - zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Ilirjan Mustafaraj - zëvendësministër i Brendshëm

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

2

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Silva Banushi - drejtore e Përgjithshme në MMSR

Bilal Golaj - kryetar i Institutit të ish të Përndjekurve

Blerta Kraja - zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave

Ervina Domi - drejtoreshë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Genc Çeli - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Altin Bozgo - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Arben Skendo - drejtor SHKB-së

Pranvera Behushi - drejtore e Shërbimeve Juridike

Zamir Shtylla - nëndrejtor i SHKB-së

Argita Kule - shefe Finance në SHKB-së

Oriana Elmazi - specialiste në SHKB-së

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

3

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Përshëndetje!

Nisim mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë me shpresën se përfaqësuesit e opozitës do

të na bashkohen gjatë mbledhjes. Ky është një ligj i rëndësishëm për ne, por edhe për ta duhet të

ishte po kaq i rëndësishëm.

Sot në rendin e ditës së punës së komisionit kemi projektligjin “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të

regjimit komunist” të ndryshuar”. Pastaj janë edhe dy pika të tjera, projektligji “Për shërbimin

për ankesat e çështjeve të brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, si dhe vazhdimi i

shqyrtimit nen për nen të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.

Për projektligjin e parë ndodhet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, si komision

përgjegjës për diskutimin e këtij projektligji, ministri i Punës dhe çështjeve sociale, zoti Erion

Veliaj, së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zonjën

Genta Sula, drejtoreshën e përgjithshme të Ministrisë Silva Banushi, si dhe kryetarin e Institutit

të ish të Përndjekurve Politikë, zotin Bilal Kola.

Do të procedojmë me prezantimin nga ana e zotit ministër të projektligjit dhe të

ndryshimeve në të. Relatori i komisionit, zoti Andrea Marto do të relatojë në emër të komisionit

lidhur me projektligjin. Do të kalojmë më pas në pyetje, diskutime dhe në fund fare miratimin

nen për nen të projektligjit në fjalë.

Zoti Veliaj, fjala për ju.

Erion Veliaj – Mirëmëngjesi, i nderuar kryetar!

Faleminderit të gjithëve, kolegë deputetë!

Kjo është një mundësi për të paraqitur para jush shkurtimisht arsyet që e çuan Ministrinë

e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Ministrinë e Financave

të draft-ndryshimeve në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”.

Ky projektligj sot është pjesë e një plani më të gjerë veprimi të ndërmarrë nga Ministria e

Mirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

përndjekurve politikë, pjesë e një përpjekjeje të sinqertë për të bërë një ndarje nga përdorimi

utilitar dhe i shëmtuar i 24 vjetëve të fundit të kësaj shtrese, që jo vetëm nuk çoi në rehabilitimin

dhe integrimin e ish të përndjekurve politikë, por as në njohjen, dënimin dhe distancimin e

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

4

krimeve të komunizmit nga shoqëria jonë. Ky plan-veprimi i ministrisë sonë përfshin rishikimin

e të gjithë kuadrit ligjor në mbështetje të kësaj shtrese, ngritjen e zyrës së të zhdukurve, një plan

të gjerë veprimi të memories historike, shërbime lehtësuese të tjera, si dhe transformimin e

Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë nga një institucion rudimentar, që i vetmi shërbim që

ofronte deri më sot ishin vendet e punës për ata që punonin, në një institucion vërtet dinamik dhe

në shërbim të kësaj shtrese.

Megjithatë, ndryshimet që sjellim sot kanë një qëllim të vetëm: të sigurojnë përmbushjen

e detyrimit kushtetues për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, për të gjithë ata ish të

përndjekur që janë gjallë, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Kanë kaluar 24 vjet nga rënia e komunizmit dhe ish-të përndjekurit politikë kanë

përfituar vetëm 20% të vlerës së dëmshpërblimit për vitet burgut dhe vuajtjes së përjetuar në

regjimin komunist. Mund ta llogarisni vetë: në qoftë se në 24 vjet janë dëmshpërblyer vetëm

20% e vlerës, na duhen 120 vjet, nëse vazhdojmë me këtë ritëm, për t’i kompensuar totalisht. Që

nga ajo kohë duhet të theksoj me trishtim se vetëm 1 në 6 të përndjekur ka ngelur gjallë. Vetëm

në 3 muajt e fundit janë ndarë nga jeta më shumë se 200 prej tyre. Njerëz si Amik Kasoruho nuk

jetojnë më dhe nuk kanë marrë as dëmshpërblimin përpara se të largoheshin nga kjo jetë, pa vënë

gishtin ndaj askujt, përveç atyre që ndërgjegjja i dënon për mënyrën se si është trajtuar kjo

çështje këto vjet. Gjatë takimeve të rregullta që kam pasur me ish-të përndjekurit në zyrën time,

apo gjatë takimeve që kemi bërë për ndarjen transparente të kësteve të dëmshpërblimit për të

përndjekurit, viheshe përpara faktit të trishtë, që ndërsa qytetarë si Gjelosh Biku, 92 vjeç, nuk

kishin marrë ende këstin e parë të dëmshpërblimit dhe e morën këta muajt e fundit, spekulantë

ordinerë, të cilët nuk kishin bërë asnjë vit burg, jo vetëm kanë drejtuar një pjesë të madhe të

protestës dhe të agjitacionit për këtë çështje, por kishin përfituar tashmë dy këste të plota

kompensimi pa bërë asnjë ditë burg.

Çfarë zgjidhim me këtë ligj dhe kush përfiton nga ky ligj?

Të dënuar burra mbi 75 vjeç. Përfituesit janë 1284 vetë. Femra mbi 75 vjeç, përfitueset

janë 68 gra. Të dënuar burra gjallë, nën 75 vjeç janë 1470. Femra nën 75 vjeç janë 49 gra.

Përfitues gjithsej nga këto ndryshime do të ishin menjëherë 2754 ish-të përndjekur, që janë ende

gjallë.

Risia kryesore e projektligjit është ndarja e fondit të dëmshpërblimit në dispozicion, në

një raport prej 70% për të gjitha subjektet përfituese parësore, pra për ata që janë gjallë dhe që

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

5

janë vetë të përndjekur politikë, dhe 30 % për trashëgimtarët e ish-të dënuarve nuk bën pjesë në

këto kategori parësore, që përmenda më sipër. Gjithashtu, projektligji përcakton edhe radhën,

rendin e shpërndarjes së dëmshpërblimit për subjektet përfituese të kategorive parësore për të

njëjtin këst. Kështu, ky dëmshpërblim do të shpërndahet duke filluar sipas këtij rendi:

Ish- të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.

Ish- të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë

moshën mbi 75 vjeç dhe në momentin e miratimit të këtij ligji.

Ish- të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit

nënligjor të posaçëm.

Ish- të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët

pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në

fuqi të këtij ligji.

Ish- të dënuarit politikë, që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtar të radhës së parë, të

cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

E fundit për nga renditja prioritare, ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e

dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Shumë shpejt Ministria e Mirëqenies Sociale do të sjellë në Kuvend ndryshime të tjera

ligjore, që synojnë të sigurojnë se asnjë ish- i përndjekur politik të mos humbasë të drejtën e tij

për dëmshpërblim, për shkak të procedurave apo subjektivitetit të veprimit të burokracisë

shtetërore.

Më lejoni të theksoj se borxhi që shteti dhe shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese, nuk

mund të matet dhe as të paguhet me vlera monetare, por ndërmarrja e këtyre veprimeve në fjalët

e Musine Kokalarit është një borxh që shoqëria jonë u ka të gjithë atyre individëve, që në

respektim të ndërgjegjes së tyre zgjodhën që ta donin këtë vend dhe përparimin e tij dhe që u

ndëshkuan vetëm për bindjet e tyre .

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër!

Fjalën e ka zoti Andrea Marto, si relator i komisionit, lidhur me këtë projektligj.

Andrea Marto – Në mbështetje të neneve 17, 44, 78 dhe 33, pika 1 e Kushtetutës së

Republikës së Shqipërisë dhe neneve 68 dhe 70 të Rregullores së Kuvendit, është hapi i parë

dhe i rëndësishëm i angazhimit që ka ndërmarrë qeveria në programin e saj për realizimin e një

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

6

reformë thelbësore për t’u dhënë fund abuzimeve 20-vjeçare me të përndjekurit politikë dhe për

të mbyllur me dinjitet edhe plagën e hapur të moskompensimit të kësaj kategorie që për vite me

radhë është keqpërdorur nga maxhoranca e djeshme.

Situata aktuale është shumë alarmante. Ka shumë ish- të dënuar politikë, që nuk kanë

ende një njoftim për njohjen e së drejtës së dëmshpërblimit, ose është njohur e drejta, por nuk

kanë marrë asnjë këst, ose kanë marr një këst që me afërsi arrin 12.5% të pagesës së pritshme.

Një pjesë tjetër ka përfituar maksimum dy këste. Domethënë rreth 25% të përfitimit të

parashikuar.

Kjo situatë kërkon një zgjidhje të menjëhershme dhe është e nevojshme edhe për

rehabilitimin moral shoqëror dhe financiar të të përndjekurve nga regjimi komunist.

Skema e re e propozuar për kompensimin e të përndjekurve politikë parashikon të

zgjerojë grupin e përfituesve dhe të zbatojë një dëmshpërblim progresiv në varësi të viteve të

dënimit, moshës aktuale dhe gjinisë së ish- të përndjekurve. Kjo skemë është bazuar në një

vlerësim transparent solidar dhe jo përjashtues ndaj ish- të përndjekurve politikë.

Ndryshimet dhe shtesat e propozuara kanë përparësi dhënien e dëmshpërblimit të ish- të

përndjekurve politikë, që janë gjallë dhe trashëgimtarëve të radhës së parë, që janë në moshë të

mitur. Brenda fondit të përcaktuar nga buxheti i shtetit për dëmshpërblimin e ish- të

përndjekurve do të ketë dy nënkategori.

Kështu, 70% e fondit do të përdoret për pagesën e grupit prioritar, ku përfshihen ish-të

dënuarat politike gra, ish- të dënuarit politikë me moshë mbi 75 vjeç, ish- të dënuarit që vuajnë

nga sëmundje të rënda, ish- të dënuarit, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës në moshë të

mitur dhe 30% e fondit për grupin tjetër, që janë trashëgimtar të të ish- të dënuarve, që nuk

jetojnë me përjashtim të atyre, që bëjnë pjesë në grupimin e parë.

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, janë gjallë 2754 ish- të dënuar politikë.

Fatura e mbetur për t’u paguar këtij grupi vlerësohet paraprakisht të jetë afërisht 8.5 miliardë

lekë, nga të cilat 4.4 miliardë lekë nevojiten për shlyerjen përfundimtare të detyrimeve për

kategorinë e ish- të dënuarve politikë mbi 75 vjeç.

Gjithashtu, në skemën e re është propozuar që brenda procedurave të pagesës së 1 vit këst

për kategoritë e subjekte përfituese parësore, më parë të shlyhet pagesa për ish- të dënuarat gra,

të cilat rezultojnë të jenë rreth 117 dhe pastaj kategoritë e tjera prioritare.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

7

Projektligji ka parashikuar edhe ndryshime rregulluese në lidhje me plotësimin dhe

shqyrtimin e dokumentacionit të dosjeve, duke përcaktuar Ministrinë e Financave si strukturën

përgjegjëse për publikimin në mënyrë periodike në faqen zyrtare të listës së dosjeve të gatshme

për pagesë. Po kjo ministri do të bëjë njoftimet e nevojshme publike dhe postare për kategorinë

e përfituesve, të cilët duhet të plotësojnë dokumentacionin brenda një periudhe 3-mujore.

Në rast se përfituesit nuk përmbushin detyrimet për plotësimet e dokumentacionit të

kërkuar, në projektligj është parashikuar edhe vazhdimi i pagesës për personat trashëgimtarë, të

cilët në përputhje me ligjin janë të gatshëm të përmbushin këtë detyrim.

Këto ndryshime shihen të nevojshme duke iu referuar edhe të dhënave të siguruara nga

Ministria e Drejtësisë, sipas së cilës numri i dosjeve, që nuk kanë arritur të depozitohen brenda

afateve të parashikuara me ligj ka qenë rreth 3 mijë dosje.

Gjithashtu, me qëllim moskufizimin e të drejtave të përfituesve në nenin 7 të projektligjit

propozohet që të shfuqizohet dispozita mbi bazën e të cilës Ministria Financave do të përzgjedhë

bankën e nivelit të dytë, që do të realizojë shpërblimin e shpërndarjes së depozitave për

dëmshpërblim. Nisur nga sa parashtrova duke përmendur risitë dhe domosdoshmërinë e këtij

projektligji i ftoj të gjithë kolegët ta miratojmë atë.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Marto, për relatimin e projektligjit të paraqitur!

Kush ka pyetje në lidhje me projektligjin?

Urdhëroni, zonja Bufi!

Majlinda Bufi – Ka një shprehje në relacion që thotë: “Në rast se përfituesit nuk

përmbushin detyrimet për plotësimin e dokumentit të kërkuar në projektligj, është parashikuar

vazhdimi i pagesës për personat trashëgimtarë”. Çfarë synohet të thuhet më këtë gjë?

Faleminderit!

Erion Braçe - Ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Atëherë, vazhdojmë me përgjigjet.

Urdhëroni!

Bilal Golaj – Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimit për ish- të

përndjekurit politikë ka hasur shumë problematika në rastet kur vetë përfituesit nuk sjellin

dokumentacionin e nevojshëm dhe kjo shkakton bllokimin e kalimit të dosjeve të tjera, sepse

VKM-ja e caktuar e kaluar 419, thoshte se duhet t’i mbarojmë të gjitha subjektet përfituese për

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

8

të kaluar në këstet e radhës. Pengohen pjesët e tjera nëse një dosje, minimumi një dosje, nuk

plotësohet. Prandaj ne kemi lënë një kufi 3-mujor për të plotësuar çdo dosje me dokumentacionin

e vetë, ku përfituesi të sjellë dokumentet e tij. Në qoftë se nuk e plotëson vazhdojmë me këstin e

radhës. Në qoftë se përfituesi vjen pas kësaj kohe, kur fillon kësti tjetër, mund t’i marrë me

këstin tjetër të dyja këstet ose më shumë.

Erion Braçe – Faleminderit!

Urdhëroni, zoti Ministër!

Erion Veliaj – Bëhet fjalë për atë 30-shin, që marrin trashëgimtarët. Jo 70% prioritare.

Çfarë ndodh? Duke qenë se familja trashëgimtare mund të ketë disa nipër, mbesa në

emigracion, duhen akte noteriale nga të gjithë .

Çfarë ndodh? Kjo bllokon procesin, sepse nëse nuk lëvrohet ai këst, ne nuk mund të

vazhdojmë me këstet e tjera. Pra, ishte realisht një shkop nën rrotë kur nuk vazhdonte procesi, pa

u mbyllur kjo dosje që të përfundojë kësti i dhënë për të gjithë.

Kjo na mundëson që ne të bëjmë një kalim dhe themi: “Kur t’i bësh dokumentet gati,

atëherë te kësti tjetër të japim edhe këtë, por nuk ka nevojë të bllokosh procesin për të gjithë të

tjerët, kur ne fillojmë me dhënien e këstit të ri”. Pra i japim një kohë 3-mujore, sepse mund të

vazhdojnë pafundësisht derisa të gjenden kushërinjtë nëpër botë. Kështu që për të mos bllokuar

procesin afati është 3 muaj dhe pastaj ne vazhdojmë me këstin e dytë për të gjitha shtresat ose të

tretin dhe kësisoj vazhdon procesi dhe nuk kemi bllokime nga arsye të tilla që janë krejt

burokratike.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër!

Zoti Mima, urdhëroni!

Florjon Mima - Kam një pyetje. Kam një listë këtu që më thotë se Ramiz Alia ka marrë

6 milionë lekë, Aranit Çela 2.3 milionë lekë, Rrapi Mino.....vazhdojnë deri në fund. Këto janë të

plota, apo pjesore?

Erion Braçe – E keni për mua? Jo, nëse e keni për mua...

Florjon Mima – E kam për ministrin.

Erion Braçe – Edhe një herë, nëse ka lidhje...

Florjon Mima – Për kompensimin e ditëve të burgut... A e kanë marrë të plotë, apo jo,

këta?

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

9

Erion Braçe - Di edhe unë disa të tjerë. Për shembull ka nga këta horrat që mund të

kenë vrarë njerëz rrugëve, kanë dalë të pafajshëm me vendim gjykate dhe kanë marrë

dëmshpërblim. Nëse e keni shqetësimin lidhur me horrat, është tjetër gjë.

Megjithatë, zoti Veliaj, a mund të ktheni një përgjigje në lidhje me pyetjen e bërë nga

zoti Mima?

(Diskutime pa mikrofon.)

Nga subjekti i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, nuk ka problem.

Nuk po flasim për kompensim. Po flasim për një kategori, për kategorinë e ish- të përndjekurve

politikë. Nuk po flasim për kategoritë e tjera, që janë akuzuar, janë gjykuar, kanë dalë të

pafajshëm, janë drejtuar institucioneve dhe kanë marrë atë që i ka dhënë me ligj Kodi Penal.

Edhe një herë, zoti Mima, në qoftë se duam të bëjmë politikë, hajde të bëjmë politikë,

por nëse kemi ndonjë gjë për ligjin, të flasim për ligjin.

Ministri relatoi në lidhje me projektligjin. Megjithatë ju keni bërë një pyetje. Zoti

Ministër, a mund të na jepni një përgjigje për zotërinë?

Erion Veliaj - Së pari, këtu janë dy ligje krejtësisht të ndryshme.

E para është një çështje penale dhe kjo kategori që po flasim ne sot përfshihet në

kategorinë e të përndjekurve politikë. Ajo që di të them është se edhe në ligjin tonë është

respektuar dëmshpërblimi për të njëjtën masë të ditës së punës. Fondi ynë është një fond që

vjen nga një zë i veçantë i buxhetit të shtetit. Fondi i gjykatave për dëmshpërblimet për

vendimet e fituara është një linjë krejt tjetër. Pra, nuk preket nga ky fond.

Duke qenë se rregullohet nga një ligj tjetër kishin 8 vjet mundësi për ta ndryshuar atë.

Nuk ndryshoi, tani po e ndryshojmë ne. Ajo që dua të them është se nuk ka nevojë ta politizojmë

këtë të sotmen. Bëhet fjalë për t’i kthyer fytyrë njerëzore një ligji, që ishte çnjerëzor një ligji që

bënte pagesat sipas dosjeve dhe jo sipas njerëzve. Ajo që po themi dhe këtu nuk ka asnjë sekret,

ky ka qenë premtimi ynë politik.

Në programin tonë të qeverisë themi do të zbatojmë një shpërblim progresiv në varësi të

viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish- të përndjekurve. Jemi këtu për të mbajtur këtë

premtim dhe gjykoj se ata që përfitojnë direkt, janë të listës me 2700 vetë që ju përmenda më

sipër gra, burra mbi moshën 75- vjeç dhe të gjithë ata që janë gjallë.

Gjykoj, që sa më pak ta politizojmë dhe sa më shpejtë të fillojmë pagesat, aq më mirë

është për këta 2700 vetë, që janë ende gjallë dhe që është turpi ynë nëse vazhdojmë me ritmin ku

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

10

20%e pagesave janë bërë në 24 vjet, na duhen 120 vjet, pra, që stërnipat tanë të vazhdojnë me

këtë histori.

Kjo histori fillon dhe mbyllet duke u dhënë prioritet atyre që janë në moshë më të

madhe. Gjykoj se po ta trajtojmë si një çështje humane dhe jo si një debat politik, sa për sqarim

kemi ruajtur të njëjtin dëmshpërblim për dëm pune, ashtu si të gjithë të dënuarit e tjerë,

pavarësisht gjykatave apo vendimeve që i kanë bërë ata të lirë ose të burgosur.

Erion Braçe - Faleminderit!

Ka pyetje të tjera?

Nuk e morët përgjigjen, zoti Mima?

Kë kanë të pjesshme? Kush? Po këtu është ministri i Financave dhe mund ta pyesni atë si

i ka paguar? I ka paguar të plotë apo në mënyrë të pjesshme?

(Zoti Mima flet pa mikrofon.)

Është e thjeshtë.

Zoti Mima, unë nuk kam pikën e kuriozitetit për këtë gjë. Mua më intereson të mbajë

angazhimet e mia elektorale dhe të partisë sime. Kjo më intereson.

(Zoti Mima flet pa mikrofon.)

Zoti Mima, partia ime nuk ka lidhje me atë partinë për të cilën ju flisni. Në qoftë se doni

të gjeni rrënjët e asaj partie, mund të shkoni, keni mbledhjen e grupit pas nja 3 orësh dhe aty do

ta keni, në krye.

Kot tani. Kur ai qethte miletin, unë isha ende në klasën e tetë, zotëri. Kjo është diferenca

dhe kaq kemi evoluar.

Ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Kalojmë në diskutimin e projektligjit.

Kush e do fjalën?

Zoti Bode, urdhëroni!

Ridvan Bode - Kjo që ndodh sot me ndryshimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe

ndryshime në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” është

në vazhdën e demagogjisë dhe këtyre fletushkave elektorale që ju i lexuat këtu dhe ishin

shpërndarë nga ministri deri te deputetët e tjerë, por që në të vërtetë përbëjnë në thelbin e tyre një

demagogji therëse, tallje me këtë shtresë, e cila u përdor për çudi edhe nga Partia Socialiste dhe e

majta shqiptare në fushatën e fundit elektorale. Cila është e vërteta? E vërteta është kjo: prej 300

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

11

ditësh në pushtet e majta nuk ka gjetur kohë, nuk ka gjetur mundësi, edhe pse ka marrë një hua

prej 1,5 miliard dollarësh, të paguajë jo më shumë se 620 mijë dollarë për të përndjekurit

politikë, për këtë shtresë dhe për këtë prioritet të deklaruar nga ana e...

Erion Braçe – 620 milionë dollarë apo 620 mijë dollarë?

Ridvan Bode – 620 mijë dollarë i keni paguar kësaj shtrese. Ndërkohë që keni marrë 1,5

miliard dollarë hua në harkun e 300 ditëve. Dhe vini tani me një ligj për të thënë se nuk janë

shpërndarë paratë, sepse ne kishim nevojë për një ligj, i cili do të vendosë drejtësinë, do të

vendosë barazinë, me gjithë ata përcaktorë dhe demagogji që përdorni këtu në këtë komision dhe

që këto duhet t’i përdorni në publik.

E vërteta është kjo. Në harkun e 3 vjetëve e gjysmë, kur u fut në fuqi ligji “Për

dëshmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” u paguan mbi 15 mijë persona

me një vlerë prej 6,4 miliardë lekësh, 64 milionë dollarë, dhe u bë e mundur, që ishte procesi më

i rëndësishëm, më delikat dhe më voluminoz, përgatitja e dosjeve dhe e dokumenteve të

individëve. Tashmë, pasi kanë marrë një këst, është shumë e thjeshtë për të vijuar dhe ndarjen e

kësteve të tjera në varësi të fondeve që përcakton qeveria, ndërkohë që duhet ta dini se në 2

vjetët e para, edhe pse përcaktohej fondi për të përndjekurit politikë, nuk mund të shpërndahej i

gjithi për shkak se nuk kishin plotësuar dot dokumentacionin dhe procedurat ligjore që lidheshin

me shpërndarjen e këtij fondi në bazë të ligjit.

Ndryshimet e ligjit të bëra tashmë dhe që vijnë këtu kanë të bëjnë thjesht me ndarjen, me

radhën e ndarjes, nuk i japin as ligjit dhe as qeverisë, as fytyrë njerëzore dhe as fytyrë të drejtë.

Radha e ndarjes në fillim është përcaktuar nga vetë shoqata e ish të përndjekurve politikë, të cilët

kërkuan dhe preferuan që të ndahet në mënyrë të barabartë, me këste të barabarta për të gjithë.

Për të mënjanuar korrupsionin dhe klientelizmin u pranua skema, ajo që depoziton i pari përfiton

i pari dhe kjo është një skemë e drejtë. Është një skemë e ndershme.

Tashmë ju ndryshoni dhe thoni se do të përcaktojmë ne një skemë, do të përcaktojë

qeveria një skemë, do të përcaktojnë punonjësit e administratës një skemë e cila në fund të fundit

do të degjenerojë në akuza dhe në marifete për ndërhyrje dhe për kapërcime në radhën e

pagesave që do të bëhen për ish të përndjekurit politikë. Po paguhen prej 4 vjetësh me përjashtim

të këtyre 300 ditëve të para të qeverisë suaj që kanë paguar gjithsej 620 mijë dollarë në 300 ditë.

Janë paguar nga kjo qeveri.

Erion Braçe – E di mirë.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

12

Ridvan Bode – Kam këtu statistikat e muajit maj. Sigurisht që ti e di shumë mirë. Fundi

i muajit maj është 62 milionë lekë pagesa për të përndjekurit.

Erion Braçe – Kam vetëm merakun se mos tërhiqeni më pas dhe mua më duhet ta ruaj

edhe imazhin tuaj.

Ridvan Bode - I kam statistikat e fundit të majit, që janë statistikat e fundit të publikuara

nga qeveria. Bëhet fjalë për 62 milionë lekë të shpërndara në periudhën 5-mujore. Vitin e kaluar

nuk e keni paguar asnjë lek.

Erion Braçe – Sot është data 8 korrik.

Ridvan Bode – Unë flas për ato statistika, jo ato që doni të gënjeni ju. Kam ato që ka

raportuar të shkruara qeveria. Statistikat e qeverisë po themi. Pra, e gjithë kjo përbën thjesht një

demagogji, një përpjekje për të shitur në publik një gjë që nuk e keni realizuar sikurse në të

gjitha fushat e tjera.

Prandaj unë dhe një herë denoncoj këtë akt si një demagogji të rastit për të mbuluar

bllokimin e pagimit të parave për shtresën e ish-të përndjekurve politikë për 300 ditët e para të

qeverisjes tuaj. Një proces tërësisht i bllokuar, ndërkohë që mund të paguheshin shumë shpejt. Ai

fond, ai pak fond, që është programuar në buxhetin e vitit 2014. Shumë pak fond. Ne kemi pasur

gjithmonë më shumë dhe nuk kemi mundur të paguanim. Sa e kishim? Të paktën paguaje atë të

vitit të kaluar, fondin e vitit të kaluar. E ke shumë më pak nga sa paguan vitin e kaluar dhe kjo

është e vërtetë.

Erion Braçe – Kur të vijë fushata elektorale, edhe ne do të paguajmë sa ju.

Ridvan Bode – Nuk ka të bëjë me fushatën elektorale. Ka të bëjë me faktin se një vit ju

nuk keni paguar asnjë lek. Sigurisht ju nuk keni paguar asnjë lek kur i kishit mundësitë, sepse

ekzistojnë procedurat, lehtësirat, për të bërë pagesën e të përndjekurve politikë.

Erion Braçe - Faleminderit!

Unë ju kërkoj ndjesë për ndërhyrjen jo korrekte timen.

Fjalën e ka zoti Veliaj.

Erion Veliaj – I nderuar kryetar,

Deri tani pagesat, dua që ta informoj komisionin, janë 2,5 milionë dollarë. Sigurisht që

duhen azhurnuar me statistikat e qershorit, por jam shumë i gatshëm që në fund të kësaj

mbledhjeje t’i sjell komisionit të gjithë dokumentacionin për disbursimet.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

13

Erion Braçe – Do të jetë shumë mirë që deri ditën e enjte që ky projektligj është në

seancë ju të sillni një evidencë të plotë të disbursimeve. Madje, zoti Veliaj, kur të flasim për

disbursimet duam emrat e personave konkretë që i kanë marrë dhe çfarë kësti i kanë marrë. Pas

24 vjetësh çfarë kësti kanë marrë.

Erion Veliaj – Patjetër. Këto 2,5 milionë dollarë i kanë marrë 1 mijë e 200 përfitues, të

cilët nuk kishin marrë ende këstin e parë. Kjo do të thotë se ishin dosje, të cilat ishin lënë pas

dore dhe pse e kishin kapur afatin dhe për 8 vjetët e fundit nuk ishin proceduar fare. Kështu që

një nga arsyet pse na mori kohë është se pse po merreshin me dosje që nuk kishin marrë këstin e

parë dhe deputeti i nderuar me të drejtë tërhoqi vëmendjen e rrezikut për kapërcim. Në fakt kjo

është ajo që po shmangim, sepse ajo që na ndodhte është që disa njerëz kishin marrë këstin e

parë, disa njerëz kishin marrë këstin e dytë. Kështu që ligji që kishim aktualisht shkaktonte

kapërcim dhe metoda që ishte ndjekur ishte mos u merr me dosjet problematike pavarësisht se

ishte vuajtje e rëndë dhe pavarësisht se njerëzit në prag të fundit të jetës kapërceheshin dhe dikujt

ishin paguar kësti i dytë pa u mbyllur kësti i parë për këta.

Çfarë ndodh? Kur flitet për buxhetin duhet të kuptojmë, jo vetëm për të përndjekurit, por

pothuajse në çdo fushë të ministrisë tonë dhe ju kujtoj këtu ndihmën ekonomike dhe aftësinë e

kufizuar, buxheti ishte trokë. Kështu që nuk mund të shquhet viti i kaluar te 300-ditëshi i

pagesave, sepse për vitin e kaluar buxhetet ishin shpenzuar që në fund të fushatës kishte mbaruar

dhe fondi i të përndjekurve dhe i ndihmës ekonomike, dhe i aftësisë së kufizuar. Kështu që ne

nuk kishim të shpërndanim në shtator, tetor, nëntor, dhjetor, se nuk kishte më asnjë lek. Për këtë

vit fondi është 18 milionë dollarë. Vitin tjetër kemi parashikuar që fondin ta çojmë 20 milionë

dollarë. Ju kujtoj se i vetmi vit, dhe këtë e them prapë me përgjegjësi të plotë dhe jam gati t’i

paraqes evidenca këtij komisioni dhe seancës plenare, i vetmi vit që e ka superuar këtë fond ka

qenë viti elektoral 2013, ku me të drejtë pretendohet se është dhënë më shumë. Çdo vit tjetër

kanë qenë 10, 14, 16, 17.

Pra, viti ynë i parë i një qeverisjeje të majtë ka fondin më të lartë të çdo viti jo elektoral.

Dhe viti tjetër do të ketë akoma më të lartë se dhe vetë viti ynë i parë, por duhet të kuptojmë pak

se ishte viti i parë pasi trashëguam një situatë ekonomike ku pagesat për shumë grupe, në qoftë

se ju kalkuloj 165 mijë persona me aftësi të kufizuar. Në qoftë se ju kalkuloj 106 mijë familje me

ndihmë ekonomike herë mesatarisht me 4 veta secili dhe të përndjekurit politikë bëhet fjalë mbi

600 mijë shqiptarë të cilëve u ishin ndërprerë pagesat vitin e kaluar. Kështu që në këtë vit kemi

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

14

disbursuar 2,5 milionë dollarë për 1 mijë e 200 përfitues, një 500-she tjetër i merr të enjten

përpara seancës së parlamentit dhe do t’ju sjellim dhe listën nominale ashtu si e kërkuat për të

gjithë përfituesit.

Ama kalimi i këtij projektligji na mundëson një disbursim në kohë rekord pjesës tjetër të

mbetur sipas këtij prioriteti. Pra, që të mos vazhdojmë më t’i japim prioritet. Dikush mund të

ketë qenë i shkathët të plotësojë dosjen, por në qoftë se është sot 20 dhe 30 vjeç as që ka qenë i

përndjekur, dhe gjyshi i vet është pushkatuar në `47-n unë gjykoj më mirë një gjyshi që sot është

gjallë 85 ose 92 vjeç siç është zotëria që ju permenda dhe t’i marrë ai sesa dikush që ankesën e

vetme ndaj ministrisë ka si nuk bëri gjyshi edhe pak vite më shumë burg që ta na binin më shumë

para. Kjo nuk funksionon kështu. Kështu që paratë do të respektohen për çdo dosje, por radha që

do të merren është për ata që janë gjallë. Më njerëzore se kaq unë nuk gjykoj se si mund ta

kishim trajtuar çështjen e dëmshpërblimit dhe ndarjes së pagesave.

Erion Braçe - Faleminderit!

Ka diskutime të tjera?

Ridvan, nuk e kemi dialog midis jush. Ka dhe të tjerë.

Ridvan Bode - Ka dhe të tjerë, por të drejtën për të folur sigurisht...

Erion Braçe – Zoti Bode, do të konsumojmë radhën dhe ju e merrni fjalën prapë. Nuk ka

asnjë lloj problemi, por jo vetëm juve dhe askush tjetër. Dhe pjesa tjetër...

Ridvan Bode - A ndërhyri ministri?

Erion Braçe – Ministrit i kërkova unë sqarime lidhur me pretendimet tuaja.

Ridvan Bode – Ishin të vërteta.

Erion Braçe – Megjithatë, do të flasësh? Urdhëro!

Ridvan Bode – Nuk është e vërtetë që ka pasur kapërcim radhe. Ka qenë radhë strikte

edhe kur unë kam qenë aty, kur janë derdhur paratë. Kurrë nuk kam pasur ankesa për kapërcime

apo, të themi, favorizim në radhën e pagesave. Kurrë! Sigurisht ka këste të para të papaguara

personave që nuk janë në Shqipëri ose që janë me probleme që ju me këtë ligj po e veçoni. Ju po

merrni të drejtën e nxjerrjes jashtë radhe dhe thoni që për persona të cilët nuk kanë plotësuar

dokumentet nuk do të respektohet radha. Do të marrin pjesëtarët e tjerë të familjes ata që i kanë

plotësuar.

Erion Braçe – Nuk e tha fare këtë në asnjë sekondë të fjalës së tij. Tha vetëm një gjë.

Ridvan Bode – Erion, për gjëra që nuk i di dhe nuk i kupton mos më ndërpre.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

15

Erion Braçe – Ridvan, unë kuptoj shumë më tepër sesa ty kur dua të kuptoj. Kur nuk dua

të kuptoj, nuk dua të kuptoj. Kuptoj shumë më tepër sesa ty. Dhe kam vetëm një pyetje për ty.

Personat që janë gjallë duhet të marrin këstin e parë, apo nuk duhet ta marrin këstin e parë?

Ridvan Bode – Sigurisht duhet ta marrin.

Erion Braçe – Këtë bën projektligji.

Ridvan Bode – Zotëri, kush e përjashtonte? E përjashtonte ligji i parë?

Erion Braçe – Nuk ua ke dhënë, more Ridvan, për 8 vjet rresht. Nuk keni dhënë asnjë

qindarkë dhe kanë vdekur pa e marrë atë këst.

Ridvan Bode – Nuk është ashtu. Janë paguar nga rreth 18 mijë persona, që përfitojnë,

mbi 15 mijë. Janë 2-3 mijë që nuk i kanë marrë ende. Dhe kjo lidhet me atë që thashë pak më

parë, problem dokumentacioni, njerëz që banojnë jashtë ose mosplotësimi i detyrimit që të gjithë

përfituesit e trungut duhet të plotësojnë dokumentacionin.

Çfarë bën ligji që keni sjellë? Pikërisht për ta anashkaluar këtë bllokim ka thënë që

dakord, edhe në qoftë se një, dy, tre nga personat e trungut përfitues nuk plotësojnë

dokumentacionin ata nxirren jashtë radhës dhe për këta paguhet 3 ose 2 tjetër përfitues. Kjo është

e vërteta. Këtë të tha ai djali mbrapa për pyetjen që bëri zonja. Por është vetëm kjo që po them

unë. Se bllokohet e gjithë dosja në qoftë se një nga pjesëtarët trashëgimtarë nuk plotëson

dokumentet. Dhe tha ato që nuk plotësojnë dokumentet del jashtë radhe.

Erion Braçe – Urdhëroni!

Bilal Golaj – Vetëm për të bërë një qartësim për sa i përket pjesës së trashëgimtarëve të

cilët janë përfitues të një dosjeje. Në rastin ku do të paragjykoheshin të tërë, sepse vetëm një ose

disa prej tyre nuk do të plotësonin formularët, atëherë këtu kemi të bëjmë me një paragjykim

kolektiv ose le të themi “dënim kolektiv”. Por për të qenë transparent dhe të ndershëm me

bashkësinë e trashëgimtarëve gjykoj se do të ishte le të themi një vlerësim proporcional dhe

gjykim proporcional në kontekstin që ata trashëgimtarë që kanë bërë plotësimet përkatëse në

dosje proporcionalisht të marrin pjesët e tyre që u takojnë. Ata që nuk i kanë bërë sigurisht që

kanë të drejtë të marrin pjesët e tyre takuese, por kur t’i bëjnë pa paragjykuar pjesën tjetër të

bashkësisë. Ky është koncept...

Erion Braçe - Është komplet e ndryshme nga ajo që thua ti. Në qoftë se nuk e kupton...

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

16

Ti the se atyre që nuk bënin dokumentet, ju do t’ua jepnit. Jo, nuk është kështu. Ata që

nuk bëjnë dokumentet do të plotësojnë dokumentet. Kurse ata që i kanë do të marrin pjesën e

tyre takuese në atë shumë.

Ridvan, 2 vjet me radhë një projektligj i kësaj natyre, që kërkonte të rregullonte të gjithë

situatën e vështirë që ishte krijuar në dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, ka qëndruar

këtu në Kuvend. Në qoftë se e do dosjen e asaj praktike, e mbaj këtu. Se kush e bllokoi, e

bllokove ti, apo e bllokoi Jozefina, kjo është çështje midis jush. Zgjidheni ju. Tani kur ne duam

ta zgjidhim këtë punë, ju lutem mos u bëni pengesë. Vetëm kaq.

Ridvan Bode – Nuk kam asnjë vërejtje që vjen nga kërkesat dhe propozimet e Shoqatës

të Përndjekurve Politikë. Në qoftë se është caktuar këtë radhë, vazhdoni, unë po denoncoj

demagogjinë që bëni ju. Thelbi i demagogjisë është ky: pas 300 ditëve keni paguar 620 mijë

dollarë për 15 mijë përfitues.

Erion Braçe – Çfarë 300 ditësh më thua, kur 150 ditë ishin me zero lekë, se ti i kishe

mbaruar të gjitha, i pagove për fushatë elektorale sepse mendove se do t’i merrje votën. Kaq e

thjeshtë është.

Ridvan Bode – Pas 180 ditësh ke paguar 620 mijë dollarë, kur për të 180 ditët e vitit të

kaluar ishin paguar 24 milionë dollarë.

Erion Braçe – Po, po, se mendove se do të blije vota, Ridvan, kurse ne nuk kemi ndonjë

dëshirë të blejmë vota. Janë paguar 2.5 milionë dollarë dhe ky ligj hap rrugën që të paguhen 18

milionë njëherësh dhe jo te ju, Ridvan, jo te ju personalisht, jo te ju dhe tarafi juaj, por tek ata

që janë të përndjekur realisht dhe që nuk kanë marrë kokërr leku deri më sot.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Listën, Ridvan, listën! Prandaj e kërkova listën, kur të shkojmë në seancë me listë në dorë

do të shkojmë.

Ridvan Bode – Po lista është e publikuar, o Erion! Lista publikohet në Ministrinë e

Financave për çdo pagesë dhe për çdo pritje, radhë pritje që vjen dhe kush e ka radhën për të

paguar.

Erion Braçe – Zoti Kadeli e ka fjalën.

Gjovalin Kadeli – Faleminderit, zoti kryetar!

Së pari, unë mendoj se ky projektligj vjen pak me vonesë në komision, por është një

projektligj i kompletuar, një projektligj, i cili sqaron më së miri dhe zgjidh më së miri problemet

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

17

e kësaj shtrese, të cilët në këto 24 vjet është bërë mjaft politikë me ta dhe janë lënë gjithmonë

në harresë. Ne nuk jemi këtu për të vendosur radhën, pasi radhën e ka vendosur ligji, për të

vendosur radhën ose mpër të shqyrtuar mënyrën se si i kanë marrë paratë deri dje, pasi e dimë se

deri dje paratë i kanë marrë ata që kanë duartrokitur më shumë tribunave dhe kanë qenë më

afër politikës.

Kështu që unë mendoj se ky projektligj i largon mrekullisht të gjitha marrëdhëniet jashtë

këtij ligji, pra, u jep të dënuarve, femrave fillimisht, të cilat janë gjallë dhe pastaj vazhdon me të

dënuarit e tjerë politik, të cilët vazhdojnë të jenë gjallë, dhe me radhë. Prandaj nuk mendoj se

është koha të bëjmë politikë me këtë, por ta miratojmë.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Kadeli!

Zonja Tabaku e ka fjalën, pastaj zoti Spaho.

Jorida Tabaku – Nuk dua të futem në debatin se çfarë kemi paguar ne, çfarë keni

paguar ju, besoj ministri do ta vendosë në dispozicion listën që të paktën në njohurinë time është

publikuar në prill dhe ju keni vazhduar me pagesat sipas asaj liste të 1040 personave të publikuar

që në muajin prill. Unë ditët e fundit jam konsultuar me disa nga shoqatat e të përndjekurve

politikë, kam këtu një propozim që këto shoqata i kanë bërë edhe Kryetarit të Parlamentit, zotit

Meta, i cili ia ka marrë parasysh dhe ia ka përcjellë edhe ministrit Veliaj, në njohurinë time, dhe

sipas mendimit të tyre, por edhe sipas personave që janë përfshirë dhe ju kanë dhënë sugjerime

edhe juve gjatë fushatës elektorale, ligji në praktikë nuk zgjidh asgjë, por vetëm rregullon

radhën e pagesave për personat që janë gjallë dhe për familjarët e atyre që nuk jetojnë më,

ndërkohë që nga pikëpamja e buxhetit nuk zgjidh gjë, unë nuk e di pse po e diskutojmë këtu në

komision përderisa ne nuk ndryshojmë buxhetin për këtë vit. Pra, në praktikë premtimi juaj për

dëmshpërblim për vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe të

burgosurit meshkuj mbi 75 vjeç, nuk zgjidhet. Të përndjekurit politikë ju kanë sqaruar se për

arsye teknike, aplikimi i dosjeve të të përndjekurve politikë, rreth 1200 dosje, nuk është pranuar

vetëm si rezultat i afatit kohor të aplikimit. Ka qenë një kërkesë që ju e keni mirëpritur, më thonë

se edhe zoti Meta e ka mirëpritur, por që nuk zgjidhet me këtë ligj. Janë disa elemente të tjera, të

cilat janë propozuar po në këtë ligj, propozimi që kanë sjellë shoqatat e ish-të përndjekurve

politikë, që nuk u jepni zgjidhje me propozimin që ju keni bërë. Në praktikë pjesa më e madhe e

çështjeve që diskutohen dhe pjesa më e madhe e premtimeve që ju keni bërë me këtë ligj nuk

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

18

zgjidhet, me këtë ligj ndoshta mund të zgjidhet, ashtu siç e thatë ju, siç u përmend në disa raste,

ku ka pasur bllokim të pagesave për pjesën e trashëgimtarëve, sigurisht, është një vullnet juaji

politik për t’u dhënë prioritet atyre që janë gjallë, dhe ndoshta mund të jetë normale që ju keni

vizion tjetër dhe ne kemi vizion tjetër, por do të ishte logjike që në qoftë se ne ndryshojmë një

ligj, i cili ka pasur shumë kundërshti, një ligj, i cili ka pasur shumë objeksione, veçanërisht mes

personave që kanë përjetuar krime të komunizmit, do të ishte normale që të paktën mendimi i

tyre të merrej dhe të shprehej deri në fund.

Unë kam këtu edhe një draft me kërkesat e tyre dhe kur të diskutohet në seancë do ta

lexoj, për të mos dashur që t’i futem në detaje secilës prej kërkesave, por kërkesa kryesore janë

1200 dosje, të cilat nuk janë përfshirë, dhe me këtë ligj nuk i japim zgjidhje. Një kërkesë tjetër

është për personat e birësuar, që prapë me këtë ligj ne nuk i japim zgjidhje. Ndërkohë që nga

pikëpamja praktike e zbatimit të ligjit ne kemi një institucion tjetër që është përfshirë, që është

ministria juaj, ndërkohë që kishim dy ministri, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e

Financave, tani kemi tre ministri në proces dhe në vetvete keni përfshirë në ligj një artificë për të

ndihmuar pagesat, që thoni se pagesat do të ekzekutohen nga Ministria e Financave qoftë edhe

pa marrë dosjen nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që në praktikë nuk është e nevojshme dosja

origjinale, thuhet që Ministria e Financave, dokumentet origjinale që Ministria e Financave të

vërtetojë, sepse kjo zgjat procesin, shprehet edhe në relacionin e projektligjit. Ndërkohë që në

praktikë kjo nuk funksionon, sepse të paktën në 40 –për ëind të rasteve që unë kam marrë

informacion nga Ministria e Drejtësisë, ka pasur probleme për llogaritjen e dëmshpërblimit,

Ministria e Financave ka bërë korrektimin përkatës. Pra, është një hallkë normale e funksionimit

të shtetit dhe unë nuk besoj se është ligjore që të përjashtojmë nga procesi dokumentet ligjore,

nuk e di në qoftë se thesari do të lejojë ekzekutimin e pagesave pa dosjet origjinale.

Erion Braçe – Zoti Veliaj, urdhëroni!

Erion Veliaj - Më lejoni të bëj disa sqarime meqë kishte dy-tre komente njëherazi. Së

pari, dhe meqë kjo regjistrohet, jam i sigurt që edhe zoti Bode mund të informohet mbi raportin.

Unë kam pasur një debat në Parlament edhe me kolegen e nderuar, edhe me deputetë të tjerë të

opozitës, ku pretendimi ynë ka qenë, që vërtet buxhetohej shumë, por nuk shpenzohej i gjithi.

Pra, është buxhetuar në vitin elektoral 32 milionë, se sapo dëgjuam nga ish-ministri i Financave

që kanë disbursuar vetëm 24. Kështu që u provua ajo që unë vazhdoj dhe insistoj: “Më mirë

shpenzo saktë dhe shpëndaji saktë, sesa shpenzo elektoralisht, buxheto elektoralisht dhe

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

19

shpërndaji rrëmujshëm”. Buxhetimi dhe amendimi i ligjeve pa faturë financiare ka qenë një nga

problemet e mëdha të katrahurës financiare që ne trashëguam. Kështu që, çfarë kemi propozuar?

Së pari, për dosjet e prapambetura. Nuk e vumë ne, siç e tha edhe zoti Bode, kemi vetëm

300 ditë. Afatin për dosjet në vitin 2009 e vuri partia që ishte në pushtet në atë vit. Për ta

ndryshuar atë afat, pra, për ta zgjatur për ata që i kishin sjellë me vonesë, e kishte në dorë partia

që ishte në pushtet nga viti 2009 -2013. Ne po sjellim sot amendime që janë jetike për të

disbursuar me ndershmëri njerëzore dhe me prioritet njerëzor këto këste dhe këtë fond që kemi,

sigurisht tashmë që kemi qëruar dhe një pjesë të problemeve që kanë pasur dosjet që nuk kishin

marrë këstin e parë, tani pagesat janë automatike, dhe kjo na mundëson që pjesën e mbetur të

këtij 18 milionë dollarëshi ta shpenzojmë deri në qindarkën e fundit.

8 vjet kishim mundësi që ai afat i vitit 2009 të ndryshonte. Edhe ne do ta ndryshojmë atë,

sepse është e vërtetë që disa njerëz i kanë sjellë me vonesë dhe kjo për arsye komplet njerëzore,

por do t’ju sjellim një faturë financiare se çfarë do implikonte ky ndryshim, domethënë, mund t’i

biesh një instrumenti me vesh, por buxhetin me vesh ne nuk e bëjmë dot më dhe nuk themi dot

apriori për populizëm që “o burra të shtyjmë këtë afat”, “fut edhe kaq”, “hiq edhe aq”, se ka një

implikim financiar që paguhet nga taksapaguesit. Kjo është ajo që doja të sqaroja.

Dhe në fund, më vjen shumë mirë që zoti Bode pranoi ndershmërisht që në 8 vjet kanë

disbursuar vetëm 64 milionë dollarë. Unë nuk jam i diplomuar për matematikë, por aritmetikë di

të bëj dhe di të them që në qoftë se ne, në vitin tjetër do ta çojmë 20, por edhe sikur ta ruanim sa

tani, 18, 4 herë 18 bëjnë 72, është më e madhe se 68 e 8 viteve të tyre. Kështu që për të qenë ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më fal, se një vit e latë trokë, vërtet.

Erion Braçe – Jo, jo, kanë të drejtë, 3 vjet!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po pra, po, 3 vjet ishin në pushtet.

Erion Veliaj – Mirë, dakord, aty tërhiqem!

Fjalën e ka zoti Spaho, pastaj zonja Bufi.

Edmond Spaho – Në lidhje me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë ka pasur

debate për gjatë gjithë viteve. Edhe është ndryshuar ligji, është përpjekur të përputhet me

kërkesat e ish-të përndjekurve. Kërkesa themelore e ish-të përndjekurve nuk ka qenë procesi i

rrëmujshëm i shpëndarjes së dëmshpërblimit, por fondet e pakta që viheshin në dispozicion.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

20

Masa e dëmshpërblimit për t’u ndarë nga shteti me këstet dhe kohën në të cilën shtrihej ishte e

papranueshme për ta. I bie rreth 600 milionë dollarë me nivelin që parashikonim ne në buxhet të

shtyhej në pafundësi realizimi i dëmshpërblimit të tyre. Njëkohësisht, ka pasur kërkesa për disa

kategori që të shtoheshin në skemë, kategori të cilat legjislacioni i deritanishëm nuk i ka pasur

përfshirë. Me ndryshimet që janë, bërë herë pas here janë shtuar kategori të reja.

Thelbi i qëndrimit tuaj para se të vinit në pushtet ka qenë që do të shpëtonit procesin, do

ta përfundonit në një kohë sa më të shkurtër, brenda mandatit të parë. Këto që na paraqiten sot,

me ato që keni premtuar dje, nuk qendrojnë, nuk përputhen. Nëse do ta marrim të mirëqenë që

gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 64 milionë nga qeverisja jonë, t’i shtojmë edhe 2.5 milionë

aapo 3 milionë, apo 7 milionë,, shkojnë përafërsisht te 70 milionë një këst, në qoftë se do të

supozojmë që kësti i parë u mbyll. 70 milionë një këst per rreth 600 milionë e kuptoni vet se sa

vjet do të dojë që të plotësohet premtimi që u është dhënë ish-të përndjekurve.

Nëse ne themi se në një vit parashikojmë 18 milionë, do ta çojmë 20 milionë, ja bëje

edhe 25 milionë, nuk e përfundon dot, nuk mban dot premtimin që ke dhënë. Premtimin nuk e

ke dhënë për të gjallët, por e ke dhënë për të gjithë të përndjekurit politikë në fushatë elektorale.

Sot po e thoni këtë “për të gjallët”, në fushën elektorale e keni thënë për të gjithë të përndjekurit.

Këtu kemi qenë të dy palët, për këtë janë bërë edhe protestat, edhe grevat, e ku ta di unë.

Pra, qasja tani që keni ardhur në pushtet është krejt ndryshe, ka realizëm. Prandaj thotë

edhe zoti Ministër, që nuk i biem dot buxhetit ndesh, do ca letra përpara për t’i rënë, dhe që t’i

biesh me letra buxhetit nuk mund të shkosh më shumë se 20 milionë dollarë në vit, sepse pastaj

do të rrezikosh ca balanca të tjera. Këtu më duket se nuk jemi seriozë në ato që kemi thënë

përpara dhe ato që themi sot. Rregullimet për procedurën e shpërndarjes si ta kenë dëshirën të

përndjekurit politikë në atë formë mund t’i shpërndajmë, por ama 20 milionë ngelen 20

milionë, nuk ndryshohen, nuk bëhen as 60 milionë, as 100 milionë.

Në këtë kuptim mendoj që nuk shoh ndonjë të re në krahasim me çfarë kemi thënë dhe

si është vepruar deri sot.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Spaho!

Siç kemi thënë ne, e keni dosje përpara, nuk ka bërë vaki të vijë ndonjëherë jështu.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zoti Spaho, ja ku është, e keni në dosje, e keni në programin e qeverisë, e keni të shkruar

aty. Mua më vjen mirë që ti je realist dhe e pranon që në 8 vjet nuk keni bërë asgjë.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

21

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zoti Veliaj jua bëri një llogari. Tani për të ndjekur unë linjën banale që ndoqi zoti Bode

këtu, po ju them se për 8 vjet e rritët borxhin me dyfish dhe u dhatë vetëm 62 milionë dollarë.

E keni rritur me 4 deri në 5 miliardë dollarë dhe u keni dhënë vetëm 62 milionë dollarë. Kaq!

Në qoftë se e do që ta ndjekim linjën banale të zotit Bode, ta çoj unë linjën deri në fund të zotit

Bode.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, unë jam burrë i ri, zoti Spaho, ë, të pëlqen kështu?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po pra, po, ta bëj prapë atë debat.

Zoti Veliaj, urdhëroni!

Erion Veliaj – Atëherë, është shumë e rëndësishme që t’i kthehemi asaj që thamë në

fillim, që të mos politizojmë një gjë që është komplet sens logjik njerëzor. Premtimi ynë ka

qenë për personat që janë gjallë. Me këtë propozim që ne bëjmë sot, ne deri në fund të mandatit

me shumë gjasë kompensojmë dhe shlyejmë të gjithë ata që janë gjallë.

Duke e pranuar të mirëqenë atë që thotë zoti Spaho, që ne nuk mund të kalojmë në një

kanibalizëm social, ku ua heqim, fjala vjen, paraplegjikëve dhe ua japim të përndjekurve, ose ua

heqim të përndjekurve dhe ua japim ndihmës ekonomike, na duhet të sillemi si një familje

nikoqire, që i ndan ndihmat në mënyrë proporcionale, por dhe me një sens drejtësie dhe me një

sens prioriteti. Ky ndryshim...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po të jap të drejtë. Ajo që ne po propozojmë është: na lejoni këto ndryshime dhe ata që

janë gjallë brenda këtij mandati shlyhen. Pse? Sepse një nip ose një mbesë, ose një stërnip, që sot

është 20, 30 vjeç, fuqi punëtore, tashmë në marrëdhënie pune, nuk i ka aq të domosdoshme

paratë e gjyshit në vitet 40, se sa i ka dikush që sot është 85 vjeç dhe duhet të blejë ilaçe, se sot

është 85 vjeç e duhet të paguajë kurimin, se sot është 85 vjeç e ka fëmijë të vegjël, sepse është

martuar vonë e duhet t’i dërgojë në shkollë.

Kështu që, ajo që ne po themi është na mundësoni këto ndryshime për këta 2700 veta, që

sot janë gjallë, dhe që nesër kjo shifër do të jetë më e ulët. Në 300 ditë, kanë vdekur 300 vetë.

Çdo ditë humbet jetën një njeri pasi biologjia e jeta bëjnë të vetën. Merrni sot një vendim human

që, që nesër të fillojmë disbursimet dhe do të mundësojmë që brenda këtij mandati do të

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

22

mbajmë këtë premtim, që me të drejtë e citoi zoti Spaho. Premtuam që atyre që janë gjallë do t’u

japim prioritet. Pikërisht këtë po bëjmë.

Tani e fundit që dua të shtoj, kur vjen puna te shoqata, një ndër arsyet pse unë ndihem aq

mirë që jam këtu sot është se unë me të përndjekur jam rrethuar edhe majtas nga zonja në cep, te

Silva Radovani, te Genta Sula, te Bilal Kola. Citohen këtu shoqata të njerëzve, që nuk kanë bërë

asnjë ditë burg, të njerëzve që 8 vjet kurrë nuk ngritën këto pretendime për buxhete të pa

mjaftuara, të njerëzve që unë do t’i çoj për ndjekje penale, sepse kanë vjedhur pronat e Institutit

të Përndjekurve. Dhe drejtori po përgatit dosjet. Ata njerëz nuk kanë bërë burg atëherë dhe kanë

marrë lekë për burg, por do të bëjnë burg tani, sepse kanë vjedhur pronat e të përndjekurve me

emrin e të përndjekurve, gjakun e tyre dhe me justifikime të tipit ish-burri i motrës në Belgjikë

që paska... Do të thotë këto janë çudira shqiptare që do të marrin fund. Shoqatat serioze dhe

përfaqësuesit dinjitozë të të përndjekurve, që kanë lënë kockat nëpër burgje, unë i kam në këtë

tavolinë. Prandaj ka legjitimitet kjo që po themi, se me këta të përndjekur e kam konsultuar. Me

hajdutë pronash të Institutit të të Përndjekurve, që i kanë marrë këstet jashtë radhe, pa meritë, pa

asnjë ditë burg, nuk konsultohem, përkundrazi e vetmja konsult që do të kem është në sallë të

gjyqit, për t’i kthyer pronat mbrapsht Institutit të të Përndjekurve dhe të gjithë të përndjekurve.

Erion Braçe – Faleminderit! Zonja Bufi.

Majlinda Bufi – Përtej demagogjisë që dëgjohet sot, në fakt,nga kolegët e opozitës dhe

pas shpjegimeve që u dhanë së fundi nga ministri është e qartë ajo se çfarë sjell ndryshimi në

këtë projektligj të sotëm: bërjen konkrete të dëmshpërblimit të tërë atyre ish-të përndjekurve të

gjallë sot, në Shqipëri dhe realizimit të atij premtimi të dhënë gjatë fushatës, pikërisht për këtë

masë të përndjekurish. Mua më vjen mirë që ne në çdo hap që bëjmë kemi një oponencë më se

të gatshme dhe shumë kurajoze nga ana e opozitës, që i ka parasysh ato premtime që i kemi bërë

gjatë fushatës sonë, por të jeni të bindur dhe ne këtu do të jemi prapë, në këtë komision do të

jemi pas disa viteve, kur të jemi afër fundit të mandatit të parë dhe do të shohim që pikërisht, me

këto ndryshime të këtij projektligji, ne do të kemi realizuar atë premtim, që është dhënë pikërisht

për këtë masë të përndjekurish.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, Zonja Bufi! Zonja Tabaku.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

23

Jorida Tabaku - Dëgjova ministrin, që foli shumë, por nuk tha asgjë. Është bërë zakon

tani të fillojnë e të shajnë nga pedagogët e universiteteve tek të përndjekurit politikë. Çdo grup

tani duhet të shahet dhe të anatemohet, vetëm se ju nuk jeni duke bërë punën tuaj.

Zoti Ministër, jua kam thënë edhe një herë në parlament: premtimet tuaja elektorale, që i

kam llogaritur me laps e me letër të shkojnë 43 miliardë lekë, 430 milionë dollarë. Jo vetëm në

buxhetin e këtij viti nuk janë parashikuar, por edhe në programin ekonomik-fiskal, që është

miratuar në 29 janar të 2014-ës, nuk jeni as afër 1/10-ës të këtij buxheti që ju keni premtuar.

Pra, 1200 dosje që bëhet fjalë për shtyrjen e afatit, dakord ne nuk i bëmë për 8 vjet, nuk i bëre as

ti për 9 muaj, unë kam kërkuar një herë ndjesë për këtë shtresë në Kuvend, ke qenë edhe ti

prezent aty, por ne kemi ikur, je ti tani aty. Atëherë pse nuk i ke përfshirë as në programin

buxhetor afatmesëm? Pse nuk e ke shtyrë datën për 1200 dosjet? Lëri shoqatat e të përndjekurve

meqë nuk të pëlqen askush. Kushdo është i keq, përveç jush në këtë mes.

Erion Braçe – Zoti Veliaj, ju lutem, mos ktheni përgjigje. (Ndërhyrje pa mikrofon).

Përdoret “ju” kur i drejtohesh një zonje. Ajo mund t’i drejtohet atij me “ti”, por ti me “ju” asaj.

Keni reagim? Po, zoti Koçi.

Ervin Koçi – Unë, së pari, do të thosha se opozita e sotme në radhë të parë, do të

përgjigjej se pse nuk e ka zbatuar ligjin që miratoi vetë në 2007-ën si maxhorancë dhe të merrte

përgjegjësinë për moszbatimin e atij ligji, për krijimin e procedurave të tejzgjatura, për

poshtërimin e ish-të përndjekurve dhe njëkohësisht për përdorimin e vuajtjeve dhe sakrificave të

tyre vetëm për votat elektorale, madje sipas të përndjekurve edhe për korrupsionin që ka bërë

me shpërndarjen e kësteve për të përndjekurit politikë. Kjo do ta bënte normalisht opozitën e

sotme edhe më të përgjegjshme, ndryshe nga demagogjia që ka pasur për 8 vjet.

Unë do të falënderoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale për ndryshimet, që ka sjellë në

këtë ligj, me risitë e tij, pasi vendosi drejtësi sociale të paktën midis vetë të persekutuarve

politikë dhe besoj në fjalën e ministrit dhe në angazhimin e qeverisë se vitet e ardhshme do të

ketë më shumë fonde, njëkohësisht edhe shërbime publike falas, duke vendosur drejtësi sociale

në gjithë shoqërinë.

Unë besoj se edhe me angazhimin e opozitës, që të paktën ta miratojë këto ndryshime

ligjore, sepse i bëjnë mirë asaj shtrese që ata duan të përfaqësojnë.

Erion Braçe – Faleminderit! Zoti Angjeli.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

24

Anastas Angjeli – Në fakt, gjatë kësaj një ore që po diskutonim, mora një mesazh nga

një i përndjekur që më tregonte se më kanë mbetur edhe pak ditë nga jeta ime dhe nuk kam

marrë asnjë këst. A do të mund ta marr? Dhe mos bëni politikë me vitet e burgut, që ne kemi

kaluar. Ne duam atë që na takon.

Në fakt ne jemi politikanë dhe do të bëjmë edhe politikë, por politika më e mirë është

shndërrimi i saj në ligje dhe rregulla. Dhe këtë jemi duke bërë sot. Kemi shndërruar një pjesë të

asaj, që është politika e partisë donë, në disa rregulla për ta vazhduar këtë proces. Nuk po thotë

kush se nuk është bërë asgjë gjatë 8 vjetëve të kaluara, ka pasur një proces, ka pasur një

procedurë, ka pasur një legjislacion, ne konstatojmë që ai është zbatuar, ndonëse jo mirë, por ne

kemi programin tonë dhe nuk na vjen turp që e kemi shpërndarë, se për këtë punë jemi këtu, për

të zbatuar programin tonë dhe ta kthejmë atë në disa rregulla, që sipas mendimit tonë e

rregullojnë më mirë atë punë.

Mua më vjen keq që për 1 orë e ca që shpenzuam, me përjashtim të disa propozimeve të

zonjës Tabaku, nuk patëm asnjë propozim për këtë ligj. Folëm për buxhetin gjëra që i kemi thënë

dhe nuk bëmë sot sasinë e lekëve që do të japim me këtë ligj. Ne nuk përcaktojmë sot a e vëmë

mirë shumën apo jo në buxhetin e këtij viti, ne nuk përcaktojmë sot se sa do të vëmë në buxhetin

afatmesëm. Natyrisht, jo se nuk kemi përgjegjësi për këtë të gjithë bashkë, sa kemi pas vënë dhe

sa kemi vënë. Absolutisht që po, kemi. Po këtu nuk mund të guxojë kush të thotë se pse dhatë

600 mijë apo 2 milionë, kur e dinë shumë mirë se sa miliardë po japim borxhe të biznesit, që i

trashëguam, kur e dimë shumë mirë se sa ka arritur lista e gjyqeve të fituara të të përjashtuarve

nga administrata publike, që po paguajmë, se sa është lista e të përndjekurve që do të marrin

paratë. Dhe këtu nuk mund të bëjmë tani analizën dhe të përcaktojmë skemën se sa duhet t’i

jepnim biznesit, që po nuk punoi biznesi, nuk do të kemi para, sepse nuk do të zhvillohet

ekonomia, që pastaj nuk do të paguhen as të përndjekurit, as njëra, as tjetra.

Ne kemi një ligj, i cili sjell disa rregullave të reja sipas asaj që në programin tonë ne kemi

deklaruar për të bërë. Sipas mendimit tonë të ndershëm ka një radhë të caktuar, e cila nuk është e

vërtetë që i lihet qeverisë, por është vendosur këtu, te pika “b”. Kjo është radha që propozojmë

ne. Ka dikush një radhë tjetër, le ta thotë, ta votojmë dhe mbaron kjo histori. Ne do të gjykohemi

nga rezultati që do të japë kjo zgjidhje në fund të këtij viti, në fund të vitit tjetër. Por këtu jemi

për një procedurë të caktuar, për ta përmirësuar këtë punë sipas gjykimit tonë, sepse jemi ne që

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

25

qeverisim. Po, patjetër me program. Po pse pa program? Po pse ju në pushtet pa program ishit 8

vjet? Po, ne jemi këtu për programin tonë. Kjo punë ka mbaruar.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Të lutem shumë kur të mbaroj, m’i kujto.

Erion Braçe – Më fal, zoti Angjeli! Dy vjet me radhë ti me atë programin tënd e mbajte

ligjin atje të bllokuar dhe vjen sot e më kërkon mua afatin. Kur unë të kërkoja ty afatin si kryetar

komisioni, ti më thoshe: “Fol me Jozefinën”. A e kupton?

Anastas Angjeli – Ju lutem, Erion, mos më ndërprisni! Të jemi seriozë deri në fund.

Është shumë serioze që të gjykojmë teknikisht apo politikisht. Ne këtu jemi për të diskutuar edhe

politikisht, edhe teknikisht. Ne përfaqësojmë një program, kemi përcaktuar një procedurë dhe një

radhë të caktuar. Nuk ju pëlqen doni që ta bëjmë siç ju kanë thënë ju tre përfaqësues të

shoqatave? Ne e kemi bërë siç na kanë thënë 10 përfaqësues të shoqatave. Është shumë e lehtë

kjo punë. Dhe ka një kufi edhe politika, edhe demagogjia, pavarësisht se ne përfaqësojmë

programin. Kështu që t’i kthehemi ligjit dhe nëse ju keni propozime konkrete, i thoni. Nëse ne

bindemi që ju e keni më mirë, ju lumtë, hajde ta vëmë, por unë nuk shoh që të gjitha ato që u

thanë këtu mund të përfshihen në këtë ligj, se po të përfshiheshin, hajde i përfshijmë. Nëse ne

kemi pretendime që nuk po ecën mirë kjo punë, ne ju japim një procedurë për ta hapur derën e

fillimit të kësaj procedure dhe për ta përshpejtuar me ato para që janë, se këtu nuk shtojmë para,

nuk kemi arsye se pse të diskutojmë me këtë frymë. Kështu që kush ka propozime konkrete t’i

bëjë.

Erion Braçe – Po urdhëroni, çfarë ka për procedurë?

Arben Çuko - Për procedurë, tashmë meqë ato fluskat e zotit Bode u hodhën në ajër dhe

zoti Bode u largua nga këtu, ato po plasin një nga një. Ju lutem, të mos zgjatemi më me

diskutime, por ta hedhim për votim këtë projektligj.

Erion Braçe – Po, zoti Spaho. Po ti ke folur tri herë deri tani! Si ta hoqi fjalën ai?

Edmond Spaho - Në diskutimin tim nuk e vura theksin te rregullat, përkundrazi i

mëshova problemit themelor, shpërndarjes së fondit, madje e cilësova që mundësitë ekonomike

të vendit tonë janë të kufizuara. Por ballafaqova premtimet që keni dhënë ju në programin

qeveritar nëse do të vinit në pushtet. Erdhët në pushtet. Me çfarë po na paraqiteni tani? Sa për

t’ju kujtuar janë: dëmshpërblimi në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish- të burgosurat gra

mbi 70 vjeç dhe burra mbi 75 vjeç, vitin e parë, dëmshpërblimi brenda dy viteve në vijim i të

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

26

gjithë ish-të burgosurve që janë në jetë, dëmshpërblimi i trashëgimtarëve të pushkatuar dhe ish-

të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes. Ja, ky është programi juaj. Ku e keni të materializuar?

Kjo nuk materializohet me këtë që po na paraqisni.

Erion Braçe – Ju lutem mos hyni në debat!

Edmond Spaho – Sepse sikur 20 milionë dollarë të ndani ju për çdo vit, në tre vjet i

thonë 60 milionë. Shuma e fondit për t’u shpërndarë është minimumi 600 milionë dollarë. Pra,

nuk ka përputhje ndërmjet premtimeve dhe programimit për të shpërndarë, për ta realizuar këtë.

Këtë po them.

Erion Braçe – Zoti Veliaj keni prapë?

Erion Veliaj - Jo se kjo që them ndoshta...

Erion Braçe – Zoti Kadeli, unë nuk mund të detyroj njeri ta kuptojë ligjin. Nuk e detyroj

dot.

Erion Veliaj – E di që kjo që them duket shumë e thjeshtë, por as vetë nuk po e kuptoj se

pse po e them. Të gjitha ato që i thatë si akuza, në fakt unë i marr si vlerësime.

Edmond Spaho – Zoti Ministër, unë nuk jua thashë si akuza. Përdorni cilësime korrekte!

Nuk thashë akuza.

Erion Braçe – Zoti Veliaj nuk ju akuzoi, thjesht ju kritikoi.

Erion Veliaj – Mendoj se ishin akuza se nuk keni mbajtur premtimet. Ju kërkoj ndjesë.

Atëherë kritikat për mosmbajtje premtimesh dhe cituat premtimin që kemi thënë se ne do ta

ndryshojmë këtë renditje vitin tonë të parë dhe mua më rezulton se jemi në vitin tonë të parë, ku

do t’u japim prioritet grave. Mua më rezulton se të parat që u japim prioritet janë gratë. Ne kemi

premtuar se do të kenë prioritet të gjithë ata që janë mbi 75 vjeç. Në ligj thuhet ekzaktësisht kjo

gjë.

Tani, nuk e kuptoj se për çfarë duhet të ndihemi keq, sepse po mbajmë ekzaktësisht

germë për germë ato që lexoi deputeti i nderuar? Unë këtë e kam për krenari, sepse po mbajmë

premtimet tona, jo kompleks. Kështu që nuk e kuptoj se për çfarë po kritikohemi. Jemi në vitin

tonë të parë dhe po bëjmë ekzaktësisht atë që ju, i nderuar koleg, sapo lexuat. Nuk e kuptoj pse

duhet të ndihemi keq për këtë!

Ju thoni se je të djathtët shpenzuat pak, ndërsa ne socialistët po shpenzojmë më shumë,

por përsëri nuk është mjaftueshëm. Atëherë, unë i ftoj të gjithë të bëjmë një llogari të thjeshtë:

shifra që ju përmendët, rreth 600 milionë, është thuajse sa i gjithë fondi i pensioneve. Nëse ju

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

27

keni kurajën publike dhe thoni t’i propozojmë parlamentit që ne t’i lemë shqiptarët një vit, 700

mijë vetë, pa pensione, që të zgjidhim këtë çështje, dakord. Por ju keni një përvojë në drejtim të

shtetit, pavarësisht sesi ishin ato tetë vjet, dhe e kuptoni që kjo është tava e buxhetit. Është vetëm

çështja sesi ndahet që të jetë sa më njerëzore dhe të mos përfitojnë 23-vjeçarët, të cilët kanë

lindur pas viteve ’90 dhe komunizmin as nuk e kanë ndier, as nuk e kanë përjetuar, por thjesht

bëjnë llogaritë pse nuk bëri gjyshi më shumë burg, por në fillim t’u japim paratë atyre që janë

gjallë. Kështu që unë gjykoj se kjo është komplet njerëzore dhe ka një logjikë.

Por nëse ju keni një kurajo të tillë dhe dilni publikisht (sepse këtu do të flasim edhe për

pensionet dhe për çfarë krize kemi aty, edhe për ndihmën ekonomike, edhe për aftësinë e

kufizuar, edhe si fluturuan ato buxhete) dhe thoni që t’i lëmë shqiptarët një vit pa pensione dhe të

bëjmë këtë, hajdeni ta diskutojmë. Por nuk gjykoj se është çmendur njeri për të bërë propozime

të tilla. I vetmi propozim që po bëjmë është, siç e tha zoti Angjeli, si të gjejmë një mënyrë që ky

buxhet të jetë më i ndershëm, pra pa ndryshuar përmasat e tij, dhe t’i japim prioritet kësaj

kategorie.

Ne po themi të na e mundësoni këtë ligj, që për 2700 veta, të cilët janë gjallë,

ekzaktësisht siç kemi premtuar tek ato që ju lexuat, të mbajmë premtimin. Na e mundësoni këtë

dhe hajdeni ta verifikojmë. Por nuk është alternativë të mos bërit asgjë, sepse të mos bërit asgjë

është të provosh të njëjtën gjë dhe të presësh. Ky është definicioni i marrëzisë, të tentosh të

njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. Ne tentuam të njëjtën gjë tetë vjet, nuk na e

ndryshoi rezultatin. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndryshojmë taktikë. Ne po

ndryshojmë taktikë duke ndryshuar rendin e pagesave. Më duket njerëzore, humane dhe praktike,

duke parë rrethanat e buxhetit modest që ka republika jonë.

Erion Braçe – Faleminderit!

Edmond Spaho – Zoti Ministër, nëse më ndoqët, unë e kam thënë disa herë që

mundësitë financiare të shtetit janë të kufizuara.

Erion Braçe – Me mundësitë financiare që kemi mund të realizohen ato dy premtime për

të cilat po kërkon llogari. Me ato mundësi financiare që kemi realizohen ato dy prioritete që the

ti.

Edmond Spaho – Ai nuk ka nevojë për ndihmën tënde, sepse ty të ka vënë me shpatulla

për muri.

Erion Braçe – Si ishte kjo?

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

28

O Mondi, u poqe dhe vazhdon të mbetesh po ai që ke qenë!

Edmond Spaho – A ka mundësi të përgjigjet vetë, nuk ka nevojë për ndihmën tënde!

Erion Braçe – Kalojmë në votimin e projektligjit.

Kush është dakord me projektligjin në parim?

Edmond Spaho – Prisni të mbaroj!

O Erion, pse ke frikë? Ministri nuk ka frikë, bën debat shumë mirë!

Erion Braçe – Më dukesh ti si luan dhe të kam frikë!

Kush është dakord me projektligjin në parim? Kundër? Abstenim?

Miratohet projektligji në parim.

Neni 1: “Në nenin 12 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Paragrafi i parë ndryshon si më poshtë vijon: “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në

dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet

në mënyrë proporcionale në një raport prej 70% për të gjitha subjektet përfituese parësore, të

përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni, dhe 30% për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që

nuk bëjnë pjesë në kategorinë parësore, me kusht që masa e dëmshpërblimit të mos jetë më e

vogël se 100 mijë lekë dhe jo më e madhe se 1 milionë lekë të rinj për këst. Me shlyerjen

përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë

buxheti vjetor kalon në dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë”.

A ka ndonjë vërejtje për pikën e parë të këtij neni? Nuk ka.

Pika 2, që është edhe më e rëndësishme, sepse përcakton edhe radhën e dëmshpërblimit,

pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Shpërndarja e dëmshpërblimit për

subjektet përfituese të kategorisë parësore për të njëjtin këst do të kryhet sipas kësaj radhe:

a- Ish-të dënuarat politike femra që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës”. Zoti

Veliaj thuhet “gra”.

b- “Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë

moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

c- Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit

nënligjor të posaçëm.

ç- Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët,

pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në

momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

29

d- Ish-të dënuarit politikë, që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të

cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij projektligji”.

Janë të gjitha kategori që kanë qenë në greva urie këto tetë vjetët e fundi.

dh- “Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë

moshën nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Me kryerjen e pagesës për të gjitha subjektet parësore brenda këstit më të ulët fillon

pagesa e këstit pasardhës e kështu me radhë”.

Kush është dakord me nenin 1, me të dyja pikat? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2 “Paragrafi i parë i nenit 13 shfuqizohet”.

Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 3 “Neni 14 ndryshon si më poshtë vijon:

Neni 14 “Tërheqja e dëmshpërblimit.”

Përmbajtja është ajo për të cilën u fol këtu gjerësisht dhe që rregullon çështjen e

mungesës në dokumentacion për trashëgimtarët.

Kush është dakord me nenin 3? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 4 “Neni 15 ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 15 “Forma e pagesës përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave”.

Kush është dakord me nenin 4? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 5 “Neni 16 shfuqizohet”.

Kush është dakord me nenin 5? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 6 “Fjalia e dytë e nenit 32 ndryshohet si më poshtë vijon: “Këshilli i Ministrave

brenda vitit 2014 miraton skemën e shpërndarjes së fondeve”.

Kush është dakord me nenin 6? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 7 “Neni 33 shfuqizohet”.

Kush është dakord me nenin 7? Kundër? Abstenim?

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

30

Miratohet.

Neni 8 “Hyrja në fuqi”.

Kush është dakord me nenin 8? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kush është dakord me projektligjin në tërësi? Kundër? Abstenim? Miratohet.

Zoti Veliaj dhe zonja Sulaj shumë faleminderit për prezencën në komision, por mbi të

gjitha për një praktikë të re të vendosur në këtë komision për operimin me dosje, e cila fillon që

nga premtimet elektorale deri te fatura financiare e projektligjit!

Shumë faleminderit!

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

31

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 08.07.2014, 09:00-10:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të

Brendshme”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu,

Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Arben Skëndo - drejtor SHKB-së

Pranvera Behushi - drejtore e Shërbimeve Juridike

Zamir Shtylla - nëndrejtor i SHKB-së

Argita Kule - shefe Finance në SHKB-së

Oriana Elmazi - specialiste në SHKB-së

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

32

Erion Braçe – Kalojmë te projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e

Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

Relator i komisionit për këtë projektligj është zoti Pjerin Ndreu.

Ky projektligj vjen në komision thjesht për dhënie mendimi në pjesën e aspektit

financiar.

Specialistët dhe drejtorët e Ministrisë ë Punëve të Brendshme do të na japin sqarime në

lidhje me këtë gjë, më pas zoti Ndreu do të relatojë në emër të komisionit për këtë aspekt të

projektligjit.

Urdhëroni!

Arben Skëndo – I nderuar kryetar, në lidhje me efektet financiare të ligjit për Ankesat

dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme grupi i punës, që ka sjellë ligjin për miratim, po

përgatit edhe aktet e tjera që do t’i bashkëngjiten këtij ligji. Ka rezultuar se ky ligj nuk sjell

efekte të ndjeshme ose të konsiderueshme financiare.

Meqenëse shtohet në objektin e punës gama e problemeve që do të ndjekë, siç janë Garda

dhe Shërbimi i Shpëtimit dhe Zjarrfikësja, në bazë të studimeve na doli se duhet një shtesë në

personel në fondin e pagave pesë deri në shtatë specialist, që është një numër jo i

konsiderueshëm, dhe për këtë janë bërë edhe konsultime. Nga studimet tona ka dalë që Shërbimi

duhet të vihet në eficiencë të plotë për të kryer detyrat në bazë të ngarkesës së çështjeve

hetimore, administrative dhe penale, që të shkojë në normën që ka sot Policia e Shtetit dhe

oficerët e Policisë Gjyqësore të prokurorisë.

Efekte financiare dhe kosto shtesë Shërbimi nuk ka. Një pjesë e investimeve që Shërbimi

të vijë në parametrat bashkëkohorë janë kryer me kohë. Ne kemi disa projekte, të cilat janë të

miratuara dhe buxhetet janë dhënë, sidomos për Sektorin e Analizës së Informacionit Kriminal

dhe Zyrën e Ankesave, të cilat janë në aktproces. Prandaj ne mendojmë se nuk do të ketë kosto të

tilla të konsiderueshme.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti drejtor!

Fjalën e ka zoti Ndreu, si relator i komisionit.

Pjerin Ndreu – Projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në

Ministrinë e Punëve të Brendshme” është shumë i rëndësishëm, sepse rregullon veprimtarinë e

një shërbimi shumë të rëndësishëm brenda strukturës së Ministrisë së Brendshme. Shërbimi për

Ankesat ka buxhetin e tij, është një zë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Drejtori

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

33

i Shërbimit është përgjegjësi për menaxhimin efektiv dhe me përgjegjshmëri të buxhetit të

miratuar, i cili është edhe objekt auditimi. Ky Shërbim ka një fond të posaçëm që përdoret në

funksion të veprimtarisë penale dhe procesit informativ. Kushtet dhe kriteret për përdorimin dhe

kontrollin e këtij fondi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për sa i përket efektit financiar që sjell ky projektligj, bëhet fjalë për shtesën prej pesë

punonjësish me gradë, përkatësisht tre hetues në nivel qendror, hetues të parë, dhe dy hetues të

tjerë.Nëse e përkthejmë në shifra, efekti financiar që rrjedh nga parashikimi për shtimin e

personelit prej 5 punonjësish është si më poshtë: në shumën 4 milionë e 968 mijë lekë për

artikullin paga, shpërblime dhe shpenzime të tjera personeli; në shumën 962 mijë lekë për

artikullin shpenzime për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore; në shumën 397 mijë lekë për

artikullin mallra-shërbime dhe në shumën 792 mijë lekë për artikullin transferta për buxhetet

familjare dhe për individë.

I ftoj deputetët ta miratojmë projektligjin, pasi efektet financiare nuk janë problematike.

Faleminderit!

Erion Braçe – A ka ndonjë diskutim tjetër për këtë projektligj?

Nga shpjegimet qoftë të përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve Brendshme dhe të

Shërbimit, por edhe të relatorit të komisionit, ky projektligj nuk ka efekte financiare në buxhet.

Ne jemi komision për dhënie mendimi. Besoj se këtë mendim do t’ia përcjellim komisionit

përgjegjës.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Stafi i komisionit t’i përcjellë me relacion të posaçëm komisionit përgjegjës mendimin e

këtij komisioni për efekte financiare zero. Faleminderit!

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

34

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 08.07.2014, 09:00-10:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu,

Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Blerta Kraja - zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave

Ervina Domi - drejtoreshë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Genc Çeli - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Altin Bozgo - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

35

Erion Braçe – Vazhdojmë me projektligjin “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”.

Kemi mbetur te kreu IV “Përdorimi i veçantë”, seksioni “Lejimi i përkohshëm”, neni

223.

Zoti Angjeli dhe zoti Cara, a keni ndonjë gjë për nenin 223 “Fusha e zbatimit të lejimit të

përkohshëm”?

Anastas Angjeli – Jo.

Igli Cara – Jo.

Erion Braçe – E hedhim në votë nenin 223. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 224 “Periudha kohore gjatë së cilës mallrat mund të qëndrojnë nën regjimin e

lejimit të përkohshëm”. Zoti Angjeli, keni ndonjë gjë? Zoti Cara, keni ndonjë gjë?

Anastas Angjeli – Jo.

Igli Cara – Po, kam një pyetje të shkurtër.

....24 muaj ka qenë koha?

Genc Çeli – Te Kodi i vjetër ka qenë 12 muaj me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj.

Igli Cara – Pra, ka qenë 2 vjet, se unë 1 vit e mbaj mend.

Genc Çeli – Ka qenë 1 vit + 1vit. Pika 1 jep parimin, që periudha kohore duhet të jetë e

mjaftueshme për arritjen e objektivave, pra sa t’i duhet biznesit dhe pika 3 thotë që, përveç pikës

2, domethënë 24-shit, kur nuk arrihet qëllimi, pra kur nuk mjafton periudha, zgjatet deri në një

kohëzgjatje të arsyeshme dhe pika tjetër mbrapa është 10 vjet, por jo më shumë se 10 vjet.

Igli Cara – E keni shtyrë 1 vit. Në rregull, se ndihmë për biznesin është.

Erion Braçe – E hedhim në votë nenin 224? Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 225 “Shuma e detyrimit të importit në rastin e lejimit të përkohshëm me përjashtim

të pjesshëm nga detyrimi i importit”. Zoti Cara, keni gjë?

Igli Cara – Jo.

Erion Braçe – E hedhim në votë nenin 225. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 226 “Aktet zbatuese”. E keni bërë verifikimin për referencat? Po.

E hedhim në votë nenin 226. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

36

Seksion II “Përdorimi i veçantë përfundimtar”.

Neni 227.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, do të mbetet. Zoti Cara dhe zoti Angjeli, a keni ndonjë gjë? Nuk kanë.

Po, zoti Kadeli.

Gjovalin Kadeli – Jam i bindur se ju kanë ardhur disa projektamendime në komision,

apo jo?

Erion Braçe – Po, do t’i shqyrtojmë në një seancë të posaçme dhe do të vendosen për të

gjitha.

Gjovalin Kadeli – Pikërisht, ato kanë të bëjnë me nenet 227, 228 dhe 229.

Erion Braçe – Do të lëmë një seancë të posaçme lidhur me këto.

Gjovalin Kadeli – Atëherë, të mos i kalojmë tani.

Erion Braçe – Atëherë, nenet 227, 228 dhe 229 shtyhen për t’u riformuluar.

Janë për paketën fason dhe duhen reflektuar ndryshimet e paketës fason.

Gjovalin Kadeli – Amendimet i keni te sekretaria.

Erion Braçe – Po, i janë dhënë ministrisë për t’i reflektuar.

Gjovalin Kadeli – Ministria nuk i bën, por janë dhënë në komision, se për ministrinë

kishin ardhur ato...

Erion Braçe – Janë edhe të tjera përveç atyre që keni propozuar ju, zoti Kadeli.

Neni 230 “Periudha kohore e mbylljes”. Zoti Cara dhe zoti Angjeli, a keni ndonjë gjë?

Nuk kanë.

E hedhim në votë nenin 230. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 231 “Rieksportimi i përkohshëm për përpunim të mëtejshëm”. Zoti Cara dhe zoti

Angjeli, a keni ndonjë gjë? Nuk kanë.

E hedhim në votë nenin 231. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni III “Përpunimi pasiv”. Neni 232 “Fusha e zbatimit”. Zoti Cara dhe zoti Angjeli,

a keni ndonjë gjë? Nuk kanë.

E hedhim në votë nenin 232. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

37

Neni 233 “Mallrat e riparuara falas”. Zoti Cara dhe zoti Angjeli, a keni ndonjë gjë? Nuk

kanë.

Gjovalin Kadeli – Nuk mund të hiqet fjalët “mund” dhe të zëvendësohet me fjalën

“duhet”.

Erion Braçe – “Mallrat mund të përfitojnë” dhe jo “duhet”, sepse bëhet detyruese pastaj.

Gjovalin Kadeli – “Mund” është evazive dhe është në dorën e dikujt tjetër, ndërsa

“duhet”...

Anastas Angjeli – Prandaj është pika 2 që thotë se nuk zbatohet për këto raste...

(Diskutime pa mikrofon.)

Erion Braçe – Pjesa “në mënyrë të kënaqshme” është poezi.

(Diskutime pa mikrofon.)

Pika 1, fjalia e dytë, “Kur autoriteteve doganore u provohet në mënyrë të kënaqshme”. Të

themi “në mënyrë ligjore”, se nuk mund të flasim në ligj për mënyra të kënaqshme, pra “...u

provohet në mënyrë ligjore që mallrat janë riparuar falas ose në bazë të një detyrimi kontraktual

a ligjor”.

(Diskutime pa mikrofon.)

Jo, në mënyrë ligjore, se çfarë do të thotë kjo “në mënyrë të kënaqshme”?!

(Diskutime pa mikrofon.)

U referohet dokumenteve.

(Diskutime pa mikrofon.)

Nuk mund të jetë rregull ai. Të gjithë do të shkojnë te kjo histori...

Ervin Mete – Për sa i përket shprehjes në mënyrë të kënaqshme, ajo mund të hiqet dhe

fjalia qëndron: “Autoriteteve doganore u provohet që mallrat janë riparuar falas”. Në fakt, edhe

termi i përdorur në direktivë është “to the satisfaction of customs authorities”, pra që “plotëson

kërkesat e autoriteteve doganore”. Qëndron “kur provohet” dhe mund të bjerë shprehja “në

mënyrë të kënaqshme”, sepse thelbi është i njëjtë.

Igli Cara – Ju do ta bëni me dispozitë pjesën kur riprovohet? Për shembull, çfarë duhet të

ketë një kontratë.

Ervin Mete – Qartësisht.

Igli Cara – Me një fjalë, vazhdojmë me standardet që i ka pasur në raste të tilla dogana.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

38

Anastas Angjeli – Duhet ta shikojmë me kujdes, sepse edhe direktiva e ka që duhen disa

dokumente dhe që duhet kontrata midis doganës dhe blerësit. Pra, shikojmë pikën 1 që ta

rregullojmë dhe ta saktësojmë.

(Diskutime pa mikrofon.)

Erion Braçe – Zoti Kadeli, e lëmë që ta riformulojmë pikën 1 për të reflektuar të gjitha

gjërat.

Kalojmë te neni 234 “Sistemi i shkëmbimit standard”. Zoti Cara dhe zoti Angjeli, a keni

ndonjë gjë? Nuk kanë.

E hedhim në votë nenin 234. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 235 “Importimi paraprak i produkteve zëvendësuese”.

(Diskutime pa mikrofon.)

Pra, u lihet kohë 2 muaj...

Igli Cara – Është fjala që te disa mallra për të riparuar diçka ose për të ndërruar një pjesë

nuk çon pjesën e vjetër dhe merr të renë, por e merr të renë paraprakisht, depoziton garanci dhe

ke 2 muaj kohë që atë të vjetrën ta nxjerrësh prapë

Kjo një ....paraprak. Pjesë zëvendësuese kur prishet një makineri, në pjesë këmbimi që të

mos ta çosh ta riparosh. Merr tjetrën dhe pastaj çon këtë.

Ideja është si dy muaj, si më shumë, po ta zgjasë doganieri, kjo mbulohet me garanci

100%. Mallin do ta garantosh dhe kur bën eksportin e pjesës difektoze merr garancinë mbrapsht.

Gjithë lekët bllokohen. Nuk është se koha prish ndonjë punë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Arsyet mund të jenë objektive, sepse nuk është çmontuar...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dakord, por nuk ka nevojë për limit kur e ke garantuar me lekë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mund të vendoset një afat. Mund ta shtyjë këtë periudhë për një kohëzgjatje

gjashtëmujore ose njëvjeçare.

Erion Braçe –Dakord deri në një vit, që të ketë një limit.

Hedhim në votë nenin 235. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

39

Kalojmë te titulli i tetë “Dalja e mallrave nga territori doganor i Republikës së

Shqipërisë”.

Kreu I “Formalitetet para daljes së mallrave”

Neni 236 “Depozitimi i një deklarate paranisjeje”

Zoti Mima, keni ndonjë gjë?

Hedhim në votim nenin 236. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 237 “Analiza e riskut”

Anastas Angjeli – Kjo ka prapë afatin kohor.

(Zoti Angjeli flet pa mikrofon.)

Erion Braçe – Afatin e ke te aktet zbatuese.

E hedhim në votë nenin 237. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 238 “Aktet zbatuese”.

I keni referencat në rregull? I hedhim në votë. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu II “Formalitet në dalje të mallrave”

Neni 239 “Mbikëqyrja doganore dhe formalitetet në dalje”

Zoti Cara.

(Zoti Cara flet pa mikrofon.)

Genc Çeli – Është një nen si ky që do ta formulonim te Komisioni i Ligjeve.

Erion Braçe – Ju lutem, mbani shënim pika “d” reflekton të njëjtin ndryshim që kemi

bërë në nenin e mëparshëm.

Votojmë nenin 239. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 240 “Aktet zbatuese”

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu III “Eksporti dhe rieksporti”.

Neni 241 “Eksporti i mallrave shqiptare”

Termi anglisht menduam të mbetet.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

40

(Diskutime pa mikrofon,)

Ervina Domi –Mund ta lëmë vetëm te përkufizimet, me qëllim që të mos e ngatërrojmë

me përdorimin e veçantë dhe pastaj nuk ka nevojë ta përdorim gjatë gjithë tekstit, nëse jeni

dakord.

Erion Braçe – Dakord. Mbajeni shënim për ta reflektuar edhe te pjesa tjetër.

Ka vërejtje të tjera? Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 242 “Rieksporti i mallrave joshqiptare”.

Ka vërejtje?

Kush është dakord me këtë nen? Kundër? Abstenim.

Miratohet.

Kreu IV “Deklarata përmbledhëse e daljes”

Neni 243 “Depozitimi i deklaratës përmbledhëse të daljes”.

Ka vërejtje?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Genc Çeli – Bëhet fjalë për manifestin elektronik, që mund të depozitohet edhe në një

zyrë tjetër që nuk është e daljes.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk është vetëm rasti i anijes, mund të jetë edhe një mjet tjetër, ku deklarata

përmbledhëse e daljes nuk është manifesti, por CMR-ja ose njoftimi elektronik dhe dogana e

Tiranës, për shembull, i komunikon doganës së Durrësit elementet e daljes në mënyrë

elektronike dhe jo vetëm në eksport, por edhe në import. Ka lehtësira të tilla që deklaratën

përmbledhëse të daljes, por edhe dokumente të tjera eksportuesi, importuesi i depoziton në zyrën

që ka aktivitetin ose kompetencën dhe që aty doganat shkëmbejnë me njëra-tjetrën informacionin

elektronik dhe doganat në rastin e daljes ose hyrjes e kanë informacionin me njëra-tjetrën.

Erion Braçe – Ka ndonjë vërejtje tjetër lidhur me këtë nen? Kush është dakord? Kundër?

Abstenim?

Miratohet.

Neni 244 “Ndryshimi dhe bërja e pavlefshme e deklaratës përmbledhëse të daljes”.

Anastas Angjeli – Këtu “çdo person” presupozon personin e pikës 6.

Erion Braçe – Atë që kemi folur që te përkufizimet?

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

41

Anastas Angjeli – Ok.

Erion Braçe - Kush është dakord me nenin 244? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 245 “Aktet zbatuese”.

Është verifikuar referenca? Po.

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu V “Njoftimi i rieksportit”.

Neni 246 “Depozitimi i një njoftimi rieksporti”.

Keni vërejtje? Jo

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 247 “Ndryshimet dhe bërja e pavlefshme e njoftimit të rieksportit”.

Genc Çeli – Në fakt, janë nene të reja, që kanë të bëjnë me disa njoftime më tepër që

bëhen tani elektronikisht për efekt të kryerjes së analizave të riskut edhe në eksport. Për shkaqe

sigurie, mbrojtjeje edhe në eksport bëhet analizë risku dhe në mënyrë që të kesh kohë ta bësh, të

mos e pengosh në momentin e eksportit, mund ta depozitosh më përpara elektronikisht, që kur të

shkosh në doganë të mos vonohesh.

Erion Braçe - Kush është dakord me nenin 247? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 248 “Aktet zbatuese”.

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu VI “Përjashtimi nga detyrimi i eksportit për mallrat shqiptare të eksportuara

përkohësisht”.

Kush është dakord me nenin 249? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

E mbyllim këtu për të vazhduar nesër me kapitullin e fundit që janë shkeljet në fushën

doganore, sanksionet dhe apelimi.

Ndërkohë, vazhdojmë të kërkojmë përgjigje për ato tri çështje që kemi ngritur. Tani

duhen bërë gati se po i afrohemi fundit.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI -   · PDF fileMirëqenies Sociale, me qëllim sjelljen e një qasjeje komplet të re drejtë trajtimit të ish-të

42

MBYLLET MBLEDHJA