42
Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar / 2014 REVISTA

Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar / 2014

Revista

Olimpike

Page 2: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

2 Revista Olimpike 2014

Përmbajtja

StafiKoordinatore

EnkElEjda çaushi Gazetare

aida Tuci

EsmEralda Bardhyli

dizajner

FlorEnc ElEzi

Viti i olimpiadës së bardhë4

Nisma e KOKSH, një model për familjen olimpike20

Lojërat Olimpike Rinore9

Ditët Olimpike 13

Sport dhe Edukim24

Olimpiada në foto10

Paketa e Vlerave Olimpike17

Në lojërat Olimpike Dimërore6

Edukimi përmes vlerave olimpike12

Partneritet ndërinstitucional28

Binomi KOKSH-Federatë32

Forcimi i sportit përmes qeverisjes së mirë30

Diplomohen pjesëmarrësit e ASMC 222

Në lojëra 6

Ditës ndërkombëtare të sportit për paqe 16

Fotooooooooooooooooooooo26

Sport, fest dhe ngjyra18

Sporti Elitar

Edukimi Olimpik

Politikat Sportive

Aktivitet Federata

Page 3: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 3

Editoriali

Viron BezhaniPresident i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Miq të sportit dhe familjes së madhe olimpike shq-iptare. Pas një viti të gjatë e të mbushur me plot ak-tivitete e ngjarje sportive, që herë na kanë bërë të ndihemi krenarë e herë të mërzitur, ndodhem sër-ish përballë jush në këtë përshëndetje, në këtë bal-lafaqim me të gjithë ata që rrethojnë këtë familje të madhe. Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë përshëndetje të revistës sonë.

Koha ecën shumë shpejt edhe pse fundi i këtij vi-ti 2014 u duk shumë i gjatë dhe i trishtueshëm. Të gjithë përfshihemi nga entuziasmi e dëshpërimi sa herë që sporti ynë triumfon apo zhgënjen, ndjenja këto të natyrishme në sport. Ndjenja që di t’i dhuro-jë vetëm sporti, në të mirë apo në të keq. Askush nuk mund të qëndrojë jashtë kësaj ndjesie, as ne si Komitet Olimpik Kombëtar Shqiptar, që jemi mun-duar në maksimum të ndihmojmë sportin, zhvilli-min e tij. Edhe sikur hapat që kemi bërë të jenë të vo-gla, ato sërish mbeten hapa që e kanë çuar sadopak përpara këtë sport, duke u përpjekur të jetë gjithnjë e më shumë i pavarur në rrugëtimin e tij.

E pranoj që sfida që unë e stafi im kemi patur ka qenë e vështirë, por kurrsesi e pakalueshme, përkun-drazi, kemi ditur të përballojmë me sukses të gjitha pengesat. Kemi ditur t’i rezistojmë sulmeve dashakeqe, pengesave pa kuptim që vetë njerëzit e sportit vendosin, pa kuptuar se ata nuk ndalojnë ecjen përpara të KOKSH, por të sportit që ata vetë bëjnë. Megjithatë, kjo na ka dhënë më shumë besim në veten tonë, ndaj dhe sot KOKSH mbetet një insti-tucion me integritet, që njeh respektin e ndërkom-bëtarëve.

Puna jonë si Komitet Olimpik ka qenë e gjithan-shmë përgjatë këtij viti, shumë efikase në shtrirjen e lidhjeve të reja me ndërkombëtarët, që kanë sjellë bashkëpunime të frytshme, të cilat do të vijojnë ed-

he në të ardhmen. Shumë sportistë janë stërvitur në qendra trajnimi moderne falë ndërhyrjes sonë e kjo nuk është pak, pasi përpara kemi një sfida edhe më të madha, siç janë Lojërat e Para Europiane e natyr-isht pas dy vitesh është Olimpiada. Ne e shohim me pozitivitet këtë pjesëmarrje, duke dhënë kontribu-tin tonë në çdo aspekt të zhvillimit të sportit. Ndihe-mi krenarë se kemi bashkëpunuar me të gjithë, duke treguar se së bashku bëjmë shumë gjëra.

E kam thënë dhe e përsëris se bashkëpunimi KOKSH-Federatë-Shtet, por edhe i mjaft aktorëve të tjerë, është thelbësor që sporti në Shqipëri të ecë përpara. Por kjo shpesh është parë me frikë nga palët jashtë KOKSH, duke menduar gjithsecili më shumë për veten e duke harruar misionin e përbashkët që kemi të gjithë, zhvillimin e sportit shqiptar. Të gjithë ne jemi pjesë e sportit, drejtues, trajnerë, sportistë, investitorë, media etj., një armatë e tërë që ndihmon në zhvillimin e sportit, infrastrukturës dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara. Ndaj, angazhimi i të gjithëve do të sjellë edhe një zhvillim të mëtejshëm të sportit, si një pjesë e rëndësishme e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe edukimit të rinisë.

E kam thënë, nuk më trembin sfidat, një parrullë që gjithnjë më udhëheq në punën time në sport e aq më shumë sot në krye të Olimpizmit shqiptar. Jam përpjekur të jem pranë çdo Federate, të ndihmoj në përmirësimin e veprimtarisë së çdo sporti, pasi 40 vjet pranë sportit më kanë mësuar se asgjë nuk bëhet vetëm. Ndaj dua që të gjithë së bashku të mbështes-im njëri-tjetrin në zhvillimin e mëtejshëm të sportit, pasi ajo është familja jonë. Një familje që në çdo mo-ment ka hapur dyert për ne, ndaj dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për ta mbajtur atë sa më të fortë, pa mashtrime, por me punë e sport të ndershëm. Sporti është argëtim, është “Fair Play”, ndaj ta shi-jojmë si të tillë. Ju faleminderit

Sporti është familja jonë e madhe

Page 4: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

4 Revista Olimpike 2014

spoRti

Në vitin 1987, kur ende ruheshin të freskëta në kujtesën globale imazhet e Athinës dhe të Olimpiadës së parë të erës moderne, suedezi Viktor Gustav Balk propozoi organizimin e Lojërave Olimpike eksluzivisht për disiplinat sportive dimërore. Asokohe baroni De Coubertin i konsideronte garat mbi dëb-orë, kompeticion me interes thjesht rajonal dhe aspak si displina me interes global ashtu siç Lojërat Olimpike mëtojnë të jenë. Gjithsesi ideja për të përfshirë disa nga displinat sportive dimërore në programin e garave të olim-piadës verore, ishte bezdisëse për De Coubertin-in që I promovoi nën titullin “eskperimentale” mes garave të edicio-nit IV që u mbajtën në Londër, ku u zhvil-luan katër prova të patinazhit artistik që u dominuan nga talenti suedez Ulrich Salchow, nga elegance ruse e Nikolay Panin, nga legjendaria britanike Madge Syers dhe nga çifti gjerman Anna Hu-bler-Heinrich Burger. Katër vjet më vonë nuk pati debat, kur një qytet “I ftohtë” si Stokolmi, refuzoi të mirërpiste në pro-gramin olimpik disiplinat dimërore, me argumentin për të mos ndërhyre në Lojërat Nordike që zhvilloheshin në Skandinavi tashmë prej vitesh.

Pas Luftës së parë Botërore, duhej të prisnim vitin 1920 dhe lojërat olim-pike të organizuara brenda një viti për të parë edhe një herë panitatorët mbi akull në një garë olimpike. Përveç pro-

vës me patinazhin artistik në Belgjikë organizohet një turne hokei në akull që mjeshtrat kanadezë e fituan shpejt duke shënuar 29 gola në tre në tre ndeshje dhe duke pësuar vetëm një nga Zvicra në një finale me pak histori me rezulta-tin 12-1.

Në dimrin e 1924 u organizua në Cha-monix, të Francës “Java ndërkombëtare e sporteve dimërore” si prolog i Lojërave Olimpike Verore të Parisit. Java e gara-ve ishin realisht 10 ditë dhe garuan spor-tistë në 9 disiplina sportive. Pikërisht më 24 janar të vitit 1924 u inaguruan lojërat e para dimërore me pjesëmarr-jen e 292 atletëve (279 meshkuj dhe 13 femra) nga 16 vende të botës. Suksesi i këtyre lojërave prodhoi polemika mes vendeve nordike dhe IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar). Pavarësisht polemikave ishin dy vende nordike që u rreshtuan në krye të listës së medalje-ve: Norvegjia me 17 medalje dhe Finlan-da Para se këto lojëra të merrnin statu-sin e Lojërave të Para Dimërore krerët e IOC u mblodhën në Pragë për të ven-dosur për të ardhmen e tyre. Opozita e vendeve skandinave që i shihnin këto lojëra si konkurrente të Lojërave Nor-dike u mund me votë 45 pro Lojërave Olimpike Dimërore dhe 15 kundër. Në se-sionin e Lisbonës në vitin 1926 u vendos starti i Lojërave Olimpike Dimërore dhe kështu ato hynë në histori si Lojërat e para Olimpike Dimërore.

Elitar

1

4

7

Page 5: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 5

1. Ekipi Kanadez fitues i Lojërave të para Olimpike Dimërore të zhvilluara në Chamonix të Francës 2. Lojërat e Para Olimpike në Chamonix të Francës më 19243. Lake Placid 19324. Lake Placid Nju Jork 19325. Chamonix 19246. St-Moritz-19287. Lojart e para Olimpike dimërore8. Chamonix më 19249. Lojërat e Para Olimpike në Chamonix 1924

2

5

8

3

6

9

Page 6: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

6 Revista Olimpike 2014

shqipëria iu bashkua pesë rrathëve olim-pike të dimrit për herë të parë në vitin 2006 në Lojërat Dimërore që u mbajtën në Torino. Erion Tola ishte sportisti që i dha Shqipërisë flamurin e pjesëmrrjes në Lojërat Olimpike Dimërore. Ky djalosh i rritur në Cervinia të Valle d’Aosta e që deri atëherë kishte për-faqësuar Italinë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare vendosi të veshë ngjyrat kuqezi për të çuar Shqipërinë Lojërat Olimpike Dimërore. Tola është pjesëmarrës edhe në dy olimpiadat pasardhëse; ato të vitit 2010 që u mbajtën në Vankuver dhe të vitit 2014 që u zhvilluan në Sochi nga data 7-23 shkurt. Por nëse Tola ishte sportisti që i hapi dyert Shqipërisë në “Olimpiadën e Bard-hë”, Suela Mëhilli, përfaqësuesja tjetër e Shq-ipërisë në Lojërat Olimpike Dimrëore të So-chit do të hyjë në histori si skiatorja e parë shqiptare që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi të Rusisë. Lojërat Olimpike Dimërore 2014 u zhvilluan nga data 7-23 shkurt. Ky ishte edicioni i XXII i tyre. Konkurenca ndërkombëtare ishte e fortë ndaj Shqipëria me pjesëmarrjen e saj synon-te përmirësimin e rezultateve të sportistëve

pjesëmarrës.Nisjes së sportistëve tanë në Lojërat

Dimërore të Sochit I parapriu ceremonia zyrtare e rganizuar në Presidencë ku spor-tistit Tola që do të ishte dhe flamurmbajtë-si I ekipit tonë olimpik iu dorëzua flamuri kombëtar nga Presidenti i Republikës z. Bu-jar Nishani. Kreu i Shtetit shqiptar, u uroi skiatorëve Erjon Tola dhe Suela Mëhilli suk-sese dhe një përfaqësim sa më të denjë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe shprehu vlerësimin maksimal për të gjithë ata tra-jnerë, profesorë, specialistë, dashamirës të Olimpizmit Shqiptar që ndër vite janë për-pjekur, kanë kontribuar për të arritur suk-sese në arenën olimpike. Ai vlerësoi pjesë-marrjen e Shqipërisë në këto Lojëra si një mundësi e shpalosjes së prezencës shqip-tare në garat Olimpike. “Është një mundësi e valëvitjes së Flamurit tonë Kombëtar në garat e Olimpizmit Botëror.”- u shpreh ndër të tjera në këtë ceremoni presidenti Nis-hani. Në ceremoninë e dorëzimit të Flamu-rit Kombëtar morën pjesë Ministrja e Arsim-it dhe Sportit, Lindita Nikolla, përfaqësues të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë,

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, etj. Një takim atë ditë iu rezervua ekipit olimpik shqiptar nga Ambasadori e Federatës Ruse, vendi orga-nizator i Lojërave Olimpike Dimërore të 2014-ës. Me këtë entuziazëm dhe me mbështetjen e një kombit të tërë delegacio-ni shqiptar u nis drej Sochit më datën 2 shkurt ku dy ditë më vonë u organizua në fshatin olimpik edhe ceremonia e mbër-ritjes së ekipit shqiptar në Sochi. Lojërat Olimpike në Sochi të Rusisë ishin një mundë-si për ekipin tonë olimpik që shkonte atje pa pretendime për medalje por me synimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz të ngjyrave kuqezi. Mes 88 vendeve pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes që u zhvillua në stadi-umin Fisht në Sochi do të parakalonte edhe flamuri shqiptar. Ceremonia e hapjes i Lo-jërave Olimpike dimërore të konsideruara si më të shtrenjtat në histori ishte vërtet spektakolare. Lumë fishekzjarresh dhe një skenografi përmes së cilës rrëfehej historia e Rusisë që nga mesjeta deri në shek e XX nisën dhe këto lojëra ku morën pjesë 2900 sportistë nga 88 vende të botës.

SHQIPËRIANË LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE

Page 7: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 7

ERJON TOLA I PAFAT

Erion Tola pjesëmarrës për herë të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore, ishte i pafat në lojërat e fundit. Pavarësisht pretendimeve të tij për një renditje sa më të mirënë garat e Slalomi special dhe Slalomit gjigant ku ai do të garonte një aksident gjatë stëv-ritjes do ti shuante përfundimisht shpresat e Toles për të konkurruar. Në mbyllje të seancës stërvitore të mbasditës së datës 12 shkurt ai rrëshqiti gjatë një ushtrimi në palestër dhe bëri një frakturë të dy-fishtë   në parakrahun e majtë. Pavarësisht ndërhyrjes e mjekut të ekipit dhe personelit të po-liklinikës së Fshatit Olimpik që i dha ndihmën e parë dhe kujdesit të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal të Krasnaja Poljanes Tola iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale duke humbur kësisoj dhe shansin për konkurim në “Sochi 2014”. Pavaresisht nga dëmtimi, ai ka rigjetur forcat dhe do të vazhdojë të mbajë lart flamurin e kombit tonë dhe në aktivitete të tjera ndërkombëtare.

SUELA MEHILLI SKIATORE E SE ARDHMESSuela Mëhilli është formuar si sportiste në Prato Nevoso të Piemontes në Itali. Tashmë ajo ka një kar-rierë në sportin e skive me disa pjesëmarrje në ga-rat ndërkombëtare, më e rëndësishmja ndër to mbetet padyshim pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore Sochi 2014 me Shqipërinë. Synimi i saj në këto lojëra ishte një përfaqësim sa më dinjitoz. Suela garoi në disiplinën e slalomit special dhe slal-omit gjigand. Në raundin e parë në disiplinën e Slal-omit Gjigant ajo u rendit e 65-ta me kohën 1:33:55. Në raundin e dytë ajo arriti kohën 3:07:91 duke u ren-ditur e 60-ta mes 90 garuesve. Në disiplinën e Sla-lom Special ajo skualifikohet dhe nuk kalon në raun-din e dytë për arsye të moskalimit të portës së katërt në garën e saj. Deri në Lojërat e ardhshme duhet të presim dhe 4 vjet ndaj dhe rezultatet për Shqipërinë do të vijnë bashkë me eksperiencën e fituar pas çdo pjesëmarrje.

Page 8: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Lojërat olimpike Rinore që këtë vit u zhvilluan këtë vit në Nanjing të Kinës mblodhën ambasadorët e rinj të spor-

tit dhe reporterë nga 204 vende të botës. Tashmë Lojërat Olimpike Rinore kanë ven-dosur identitin e tyre unik ku përveç garës sportive gjatë këtyre lojërave zhvillohen dhe një sërë aktivitetesh kuluturore dhe eduku-ese. Çdo shtet pjesëmarrës përfaqësohet dhe me stendën e tij ku promovohet kultura dhe tradita e vendeve të tyre. “Ndajmë lo-jërat, ndajmë ëndrrat tona” ishte dhe moto-ja e lojërave rinore të këtij viti që u zhvilluan nga data 16-24 gusht 2014. Shqipëria u për-faqësua në këto lojëra me 5 sportistë. Real-do Ramaliu dhe Ridion Kopshti në sportin e çiklizmit, Noel Borshi në not, Eneda Deliu dhe Suad Bashku në atletikë. Dy sportistët e atletikës Deliu dhe Bashku e kryen fazën për-gatitore në Tiranë. Ata qëndruan të grumbul-luar në resortin “Te Stela”, ndërkohë që stër-vitjen e kryenin në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndërkohë, çiklistët Ramaliu dhe Kopshti u grumbulluan në një qendër stërvitore në Ita-li, për shkak të kushteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme. Gjithashtu edhe notar-ja Borshi është stërvitur në Itali për shkak të kushteve më të mira stërvitore.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pa-ra nisjes për në Kinë organizoi një event për promovimin e Ekipit Olimpik Rinore që do të përfaqësonte Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore. Për këtë u zgjodh një mjedis larg zhurmës së kryeqytetit dhe që ofronte kushte optimale për përgatitjen e ekipit siç është Resort “TeStela”. Ky resort u bë dhe pjesë e një evenimenti promovues të ekipit të të rinjve duke e shndërruar ceremoninë e

LojËRAt oLImPIke

promovimit të ekipit Olimpiki Rinor Shq-ipëtar në një festë të vërtetë. KOKSH prezan-toi në këtë event edhe uniformat kuq e zi ideuar dhe realizuar posaçërisht për këto Lo-jëra dhe për Ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike Rinore “Nanjing 2014” ku mes 204 vendeve pjesëmarrëse parakaloi flamuri shq-iptar. Presidenti i KOKSH, z. Viron Bezhani ishte ai që i dorëzoi Flamurin Kombëtar spor-tistes Noel Borshi. Përcollën mesazhe urimi dhe inkurajimi për pjesëmarrjen e ekipit

olimpik të të rinjve shqiptarë Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, gjithashtu dhe Kampioni i Europës në Peshëngritje Er-kand Qerimaj, i cili i kërkoi të rinjve olimpistë ti shijojnë këto lojëra si momente të paharru-ara në jetë. Dhe siç uroi kampioni rrugëtimi i ekipit tonë olimpik në Nanjing të Kinës ishte një nga momentet e paharruara për të gjithë ata të rinj shqiptarë që u bënë pjesë e një ak-tiviteti që mbi të gjitha promovon vlerat e olimpizmit dhe paqes mes popujve.

“Ndajmë lojërat, ndajmë ëndrrat tona” ishte dhe motoja e lojërave rinore të këtij viti që u zhvilluan nga data 16-24 gusht

2014. Shqipëria u përfaqësua në këto lojëra me 5 sportistë

Page 9: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Në qershor të vitit 2015 do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit Lojërat e Para Europiane Spor-tive. Ethet për një përfaqësim sa më dinjitoz në këto Lojëra kanë filluar edhe për Shqipërinë. Për këtë arsye Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar një takim në zyrat e KOKSH e krye-suar nga Presidenti i KOKSH Viron Bezhani dhe Shefi i Misionit Hysen Domi, me pjesëmarrjen e përfaqesuesve të Federatave sportive që bëjnë pjesë në programin e Lojërave Europiane. Këto të fundit janë informuar nga Domi për këtë ngja-rje të veçantë sportive të kontinentit Europian, e cila do të shenoje Edicionin e parë të saj në qer-shorin e vitit 2015.Qëllimi i këtij takimi me federatat sportive ishte sensibilizimi i tyre për fillimin e përgatitjeve dhe krijimin e ekipit përfaqesues për çdo sport. Lojërat Europiane janë në një kuptim Lojërat Olimpike të Kontinentit tonë dhe niveli i sportistëve që do të marrin pjesë në të është e nivelit të lartë. Me-qënëse për pjesëmarrjen në këto Lojëra duhet që sportistët të kualifikohen Shefi i Misionit, Hysen Domi theksoi faktin që Federatat duhet të bëjnë shumë kujdes në ndjekjen e procesit të kualifiki-mit dhe pjesëmarrjen në eventet kualifikuese. Ko-miteti Olimpik Europian është angazhuar për re-alizimin e këtij eventi madhor dhe ka vendosur pas vlerësimesh të shumta që Edicionin e parë të Lojërave Europiane ta mirëpres qyteti i Baku në Azerbajxhan, të cilat janë parashikuar të mbahen në datat 12-28 Qershor 2015. Sipas shefit të Mi-sionit të ekipit olimpik shqiptar, Hysen Domi, i cili ka marrë pjesë në Seminarin e Shefave të Misio-nit, nga ana e organizatorëve të “Baku 2015” pothuajse 80% e të gjithë infrastrukturës se or-ganizmit të këtyre Lojërave është gati.

BAKU 2015

lojërat Europiane Edicioni 1-re

SPORTISTËT DHE DISPLINAT PJESËMARRËSE NË “NANjINg 2014”

Realdo Ramaliu – CiklizemRidion Kopshti – CiklizëmFrancesco Frassi – TrajnerNoel Borshi – NotSadik Mema – TrajnerEneda Deliu – AtletikëSuad Bashku – AtletikëGjergj Ruli – ZyrtarSabahat Kastrati – Masazho terapistKliton Muca – Staf Administrativ

LojËRAt oLImPIke

Page 10: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Olimpiada në fOtO

10 Revista Olimpike 2014

Page 11: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Olimpiada në fOtO

Revista Olimpike 2014 11

Page 12: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

12 Revista Olimpike 2014

edukimiolimpik

Kur Dita Olimpike filloi më 28 Qershor 1948 për të përkujtuar themelimin e Lëvizjes Olimpike moderne në të njëjtën datë në vitin 1894, ishte

e pamundur që organizatorët të imagjinonin se si ajo do të zhvillohej në një kaq popullor universal sic është bërë sot. Vitin e kaluar më shumë se 4 milion personan në të gjithë botën morën pjesë në eventet e zhvilluara me qël-lim inkurajimin e aktiviteteve fizike, të mësojnë rreth vler-ave Olimpike, dhe të bëjnë një jetë të shëndetëshme. Por këto shifra pritet që të rriten përsëri këtë vit, me anë të ak-tiviteteve të cilat vazhdojnë të përfshijnë dhe të përhapen. Nëse është një Ditë Olimpike Vrapimi, takime e përshën-detje me sportistë të famshëm, apo koncerte dhe ekspoz-ita me temë të dedikuar Olimpizmit, puna e bëra nga Komitete Olimpike Kombëtare në të gjithë botën vazh-don të impresionojë dhe të frymëzojë. Unë ju falenderoj

të gjithëve për punën tuaj të shkëlqyer.Dedikimi jonë për Ditën Olimpike dhe promovimi i

aktiviteteve fizike është ndoshta më e rëndësishme tani se sa sportet kompetitive për të pasur vëmëndjen e të rinjve në një botë e cila po bëhet konsumatore në rritje me za-kone të qetësisë që janë kryesisht me natyrë sedentare.

Promovimi i praktikës së pjesëmarrjes në sport nga çdo burrë, grua apo fëmijë nga çdo cep i botës dhe në të gjitha rrugët e jetës, pamvarësisht aftësive sportive, është në fakt një tregues i madh për Lëvizjen Olimpike. Ne duhet ti përshattemi ndryshimeve të shpejta të botës për të sig-urur se sporti mbetet i lidhur dhe atraktiv për njerzëit e cdo moshe , dhe në vecanti të moshave të reja. Kjo është arsyeja pse pjesëmarrjet në Ditën Olimpike ja-në kaq të rëndësishme. Të jesh krijues. Të jesh frymëzues. Mbi të gjitha, të jesh aktiv!

Mesazh Nga Thomas Bach President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar 

Edukimi përmes vlerave olimpike

Page 13: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 13

Ditë Olimpike Sporti olimpik shërben si një urë komunikimi mes popujve e sidomos mes të rinjve por mbi të gjitha ai synon

ngritjen e vetëdijes kulturore-sportive dhe më pas arritjen e rezultateve. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i kushton një vëmendje të veçantë promovimit të vlerave olimpike nëpër shkolla me realizimin e projektit që tashmë është pagëzuar me emrin Ditë Olimpike. Ky projekt ndër vite ka përshirë shkolla të ndryshme të vendit. Qëllimi i këtyre manifestimeve sportive është që fëmijët të njihen me sportin e olimpizmit dhe të edukohen përmes tij. Ky

format organizimi ka rezultuar i sukseshëm dhe nga viti në vit pjesë e tij janë bërë jo vetëm zonat urbane por dhe ato ruruale duke zgjeruar gjeografinë e aktiviteteve të KOKSH-it që promovojnë vlerat olimpike tek të rinjtë. Me këtë

mision KOKSH këtë vit ka udhëtuar në qytete dhe shkolla të tjera të vendit për të organizuar Ditët Olimpike.

Promovojmë vlerat olimpike nga fshati në qytet

Ndalesa e parë e vitit e anëtarëve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ishte komuna Ballaban

në rrethin e Përmetit, një komunë që përf-shin 14 fshatra me një terren të vështirë por me vlera trashëgimore. Shkolla që u bë pjesë e ditëve olimpike ishte Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zyriha Xhako” ku të gjithë nxë-nësit e shkollës atë ditë (19 prill 2014) ishin veshur me bluzat e Ditës Olimpike. Eduki-mi me vlerat olimpike nis që tek rreshtimi I nxënësve që ndërojnë simbolet Olimpike duke lejuar kalimin e Flakës Olimpike rreth shkollës nën tingujt e Himnit Olimpik.

Më pas u përvijua me organizimin e ak-tiviteteve sportive; fillimisht nxënësit morën pjesë në krosin masiv dhe më pas zhvilluan lojëra të ndryshme popullore.

Çdo shkollë e shenjon Ditën e saj olimpike me një moment të veçantë. Nxë-nësit e shkollës së komunës Ballaban kishin shkruar një esse mbi vlerat e olimpizmit që u lexua para gjithë nxënësve, stafit peda-gogjik të shkollës dhe përfaqësuesve të KOKSH-it. Pas këtij momenti ekipet e

promovojmë vlerat olimpike nga fshati në qytet

Page 14: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

14 Revista Olimpike 2014

Ditët Olimpike

volejbollit mikse te shkollës dhe ato të mini fut-bollit zhvilluan dhe ndeshje ndërmjet ekipeve në mjediset afër shkollës. Në ruajtje dhe të vler-ave tradicionale të kësaj zone ditët olimpike u mbyllën nën tingujt e muzikës tradicionale dhe valleve popullore të kësaj zone. Të gjithë nxë-nësve ju dorëzuan çertifikata për pjesëmarrjen e tyre në Ditën Olimpike, jo vetëm si një sym-bol i një ditë të veçantë por dhe si kujtesë që ata të vazhdojnë të ruajnë e të promovojnë vetë vlerat e olimpizmit. Në këtë çelje të ditëve olimpike për këtë vit ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutin të KOKSH-it të cilët një ditë më parë ishin mbledhur në Përmet për të organizuar mbledhjen e rradhës. Ata u përfshinë dhe ishin pjesë e aktivitetit se bashku me mësuesit dhe nxënësit e shkollës. Gjithashtu nderuan aktivitetin dhe Kryetari i Komunës Ballaban, ashtu si dhe Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Përmetit dhe Drejtore-sha e DAR Përmet.

Pogradeci qyteti i bukur buzë liqenit, qyte-ti I luleve dhe i poetit të madh Lasgush Poradeci u vesh për herë të parë me pesë ngjyrat e Olimpizmit . Nxënësit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” me Flakën Olimpike nën tingujt e him-nit Olimpik përshkuan (me 22 prill 2014) bule-vardin duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve që i janë bashkuar mesazhit: Të pro-movojmë vlerat olimpike. I gjithë aktiviteti ishte një pasqyrim i vlerave të sportit. Të gjithe tre-guan se sa të rëndësishme janë miqësia, respekti, përsosmëria, mirëkuptimi dhe loja e ndershme. Aktivitetet në ditën olimpike në Pogradec vijuan me të tjera demostrime sportive që u zhvilluan në pallatin e sportit të qytetit si volejboll, mini-futboll, basketboll, gjimnastikë, aerobi etj.

Lezha dhe Shëngjini për ditë me rradhë u bënë pjesë e një sërë aktivitetesh ku morën pjesë nxënës të shkollave të ndryshme. Pjesë e Ditëve Olimpike ishin edhe personat me aftësi të kufizuara nga Qendra Ditore Lezhë që aktiv-izohen pranë Olimpikut Special. Aktivitetet fil-luan me krosin masiv në qendër të qytetit të Lezhës ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm të qytetit, për të vijuar me aktivitete të tjera sportive që u mbajtën në mjediset sportive të gjimnazit “Hy-dajet Lezha”. I pranishëm në Ditët Olimpike në Lezhë ishte dhe Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani i cili përshëndeti aktivitetin si dhe Kry-etari Bashkise Lezhe z. Viktor Tusha, Drejtori i DAR Lezhe, Drejtori i Sporteve pranë MAS z.

Page 15: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 15

Vladimir Gjonaj dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Morën pjesë në aktiv-itet me demostrime e lëvizje, ekipet e fëmijëve të Xhudos, Karatese dhe Mundjes pranë QKF Lezhë. Aktivitetet vazhduan me ndeshje volejbolli për ekipet e vajzave dhe basketboll për djemtë. Gjithashtu nxënëset e Shkollës Shëngjin realizuan lëvizje të ndryshme aero-bike, ndërsa fëmijët e kopshtit me tullumbaca në duar krijuan zemrën e kuqe simbol i jetës dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Përmes kësaj atmosfere sportive u përcollën mesazhe paqe-je dhe dashurie. Për fituesit e krosit KOKSH shpërndau dhe çertifikatat e Ditës Olimpike. Vend të veçantë edhe në aktivitet patën lojerat e ndryshme popullore që realizuan nxënësit e shkollave të komunave të Qarkut Lezhe të cilët ishin të gjithë të veshur me kostume popullore të zonës.

gjinari fshtai truristik majë shpatit në jug-lindje të Elbasanit, njihet për vlerat turistike që mbart. Ndaj dhe Dita Olimpike në fshtatin me peisazhin më të bukur të pishave mban emër-timin “Miqtë e malit”. Aktiviteti u zhvillua në pikun e sezonit turistik në muajin qershor ku në këtë fshat mësyjnë shumë turistë të huaj dhe vendas. Tashme ky aktivitet zhvillohet prej shumë vitesh dhe është kthyer në tradite ku promovohen vlera të Olimpizmit, turistike, et-nografike, kulturore, sportive, artistike, etj. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me ak-tivitetet e tij përpiqet gjithnjë që të përhapë frymën e lëvizjes olimpike, të “fair play”, të bashkëpunimit dhe lojës së pastër e të nder-shme e njëkohësisht përmes vlerave universale olimpike të promovojë jo vetëm vlerat e trashëgimisë kulturore por dhe resurset turis-tike të vendit tonë.

dUrrëSi këtë vit ka qenë kryeqendra e shumë akiviteteve olimpike. Dita Olimpike or-ganizohet në këtë qytet për të pestin vit rrad-hazi me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare të qytetit bregdetar. Aktiviteti nisi në shëtitoren “Taulantia” ku QKF dhe sektori i sportit në bashkëpunim me KOKSH, Bashkinë Durrës, DAR dhe të gjithë drejtorite e shkollave 9-vjecare te qytetit të Durresit, organizuan ak-tivitetin masiv sportiv “Dita e Edukimit Olimpik” ku morën pjesë rreth 20 shkolla të Durresit, duke aktivizuar rreth 500 nxënës në gara të ndryshme; kros, gara me biçikleta, ga-ra me patina, shah, tenis, futboll, taekëondo, gjimnastikë, aerobike etj.

200 nxënës të Shkollës së Mjeshtërisë Sportive Durrës morën pjesë në garën me distancë prej 5 km. 2000 nxënës ishin pjesëmarrës në krosin masiv që u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. 20 shkolla të ciklit të ulët 9-vjeçar dhe ciklit të mesëm të qytetit të Durrësit përcillën mesazhe paqeje përmes gjuhës së sportit.

Page 16: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

16 Revista Olimpike 2014

Ditët Olimpike

Kjo Ditë Ndërkombëtare, e njoftuar si event i ri vjetor, ofron një mundësi të re për të pro-movuar sportin dhe aktivitetin fizik si një gjuhë universale dhe një mjet inovativ për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zh-villimin e rinisë dhe ndërtimin e një ambjen-ti paqësor, duke shërbyer kështu si platformë që do të mbrojë nevojën e investimeve të ar-dhme në sport. Dita Ndërkombëtare e Spor-tit për Zhvillim dhe Paqe, ashtu si në të gjithë botën u festua për herë të parë edhe në Shq-ipëri, pikërisht në qytetin e Durrësit në bash-këpunim me Federatën e Atletikës, Bashkinë Durrës dhe DAR Durrës, nxënësit e shkol-lave morën pjesë në këtë manifestim duke zhvilluar një kros masiv përgjatë bulevardit. Manifestimi u shoqerua me ngjyrat e paqes dhe tingujt e koncertit festiv të Qendrës Kul-turore të Fëmijëve Durrës. Edhe pse një ak-tivitet që zhvillohej për herë të parë në Shq-ipëri këtij manifestimi iu bashkuan shumë qytetarë të Durrësit ashtu si mijëra qytetarë në mbarë botën.

Me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, Bashkisë Durrës, Ministrisë së Ar-simit dhe Sportit, u zhvillua në këtë ditë dhe Maratona Ballkanike me pjesëmarrjen e sportistëve nga të gjitha vendet e Ballkanit, që iu bashkuan edhe shumë qytetarë durrsakë dhe nxënës nga shkollat e qytetit. Startin për fillimin e gjysëm Maratonës prej 21 km e dha Kryetari Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako. Aktiviteti u shndërrua në një feste në sheshin e qytetit të mbushur me kartonat e ngjyrave të paqes dhe tinguj e valleve nga koncerti i QKF Durrës.

imazhi i ShqiPëriSë si një vend që përqafon dhe bëhet pjesë aktive e manifesti-meve ndërkombëtare u përshëndet dhe nga Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordina-tore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqiperi e cila në fjalën e saj u shpreh se sporti është një gjuhë universale, që bashkon

grupet dhe kombet e ndara. “Sporti fuqizon të rinjtë, promovon shëndet të mirë dhe thel-lon vlerat e OKB-së të tilla si barazia, respe-kti reciprok dhe lojërat e ndershme. Sporti na ndihmon në përhapjen e mesazheve të paqes, drejtimin e ndryshimeve shoqërore dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijevjeçarit. Kjo Ditë Ndërkombëtare do të theksojë potencialin e sportit për të avan-cuar me të drejtat e njeriut, eliminimin e pengesave dhe promovimin e solidaritetit global. Për të arritur qëllimet tona, ne kemi nevojë që të gjithë lojtarët të jenë në të njëjtën fushë: qeveritë, organizatat ndërkombëtare,

sektorin sportiv, shoqërinë civile dhe shumë të tjerë.”- tha Znj. Zineb Touimi-Benjel-loun duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve në mbarë botën t’i bashkohen kësaj levizje në rritje dhe të bëhen pjesë për të shfrytëzuar fuqinë e sportit për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. Z. Viron Bezhani Pres-ident i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqip-tar i dhuroi përfaqësues së OKB, bluzë me simbolet e këtij manifestimi. Aktiviteti që u zhillua në Durrës në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, është pasqyruar edhe në revistën e botimeve dyja-vore të Komitetit Olimpik Ndërkombetar.

Ditës ndërkombëtare të sportit për paqe dhe zhvillim i bashkohet dhe ShqipëriaKombet e Bashkuara dhe Shtetet Anëtare festuan zyrtarisht , për herë të parë në histori, me 6 Prill 2014 Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Page 17: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 17

Paketa Olimpike është një projekt i pregatitur nga KOKSH dhe financuar nga Solidariteti Olimpik. Kjo paketë është titulluar “Vlerat”, sepse janë Vlerat Olimpike : Respekti, Miqësia dhe Përs-osmëria, të cilat duam të promovojmë më shumë me këtë paketë. Deri tani KOKSH ka realizuar tre paketat olimpike. Aktualisht po përgaitet Pa-keta Olimpike Nr. 4 për të cilën KOKSH ka punuar për rreth një vit. Këtë vit një kontribut të madhe në hartimin e kësaj pakete ka dhe vullne-tari francez që ka punuar në zyrat KOKSH, pas marrëveshjes me homologun francez.

KOKSH ka nënshkruar tashmë një Mar-rëveshje Protokoll Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që përfshin edhe përmirës-imin e Edukimit Olimpik në shkollë. Këto janë të gjitha elementet të cilat do të ndihmojë për zbatimin më të mirë të Paketës Olimpike nr.4. Me anë të kësaj Pakete KOKSH mundëson real-izimin e disa objektivave si; Përmirësimi i pro-cesit të Edukimit Olimpik në shkolla, Organiz-imin e Javës Olimpike si pjesë e kurrikulës në të gjitha shkollat e vendit, sipas të gjitha elementet Olimpike dhe identiteteve. Suksesin e implemen-timit të Paketës lidhet ngushtë me rezultatet poz-itive që do të ketë procesi i edukimit fizik në shkollë pasi programet e reja për planin e vitit akademik 2014-2015 parashikojnë rritjen numrit të orëve të edukimin fizik në 3 orë në javë.

Paketa që propozon KoKSh përmban: - Libri i Mësuesit- Libri i punës i Nxënësit- Posterat tre modele : Respekti, Miqësia dhe Përsosmëria- DVD me materiale (himni olimpik , betimi olimpik , etj)

Pra përmbajtja e Paketës Olimpike nr.4 i është drejtuar mësuesve dhe nxënësve. Nxënësit vetë nga ana tyre mund të studiojnë dhe të mësojnë

në lidhje me Lojërat Olimpike përmes Librin të Punës së nxënësit . Mësuesit nga ana tjetër do të ketë në dispozicion Librin e Mësuesit i cili është një material didaktik dhe jep mundësinë për të aplikuar programe të ndryshme të aktiviteteve gjatë vitit. Kjo paketë përfshin materiale të mble-dhura nga KOKSH, material të dhëna nga KOK francez dhe Muzeu Olimpik. Pas bashkëpunim-it me Muzeun Olimpik janë nënshkruar Marrëve-shjet dhe të përkthyer materialet. Janë pregatitur disajni dhe materialet janë për shtyp. Partnerët kryesorë për implementimin e kësaj pakete janë: Akademia Olimpike Shqiptare, Ministria e Ar-simit dhe Sportit, Drejtoritë Rajonale të Arsimit dhe Mësuesit e Edukimit Fizik. Sipas kordina-

tores së projektit Enkelejda Çaushi, kjo paketë do të shpërndahet shkollat publike 9 Vjecare në të gjithë vendin. Sipas listës dhe informacionit në MAS , në vend ndodhen rreth 1863 shkolla pu-blike 9 vjecare që do të kenë pjesë të edukimit ed-he Paketën Olimpike nr.4 si një përmbushje e misionit të KOKSH: Edukimi Olimpik në sh-kollë të jetë i përfshirë në sistemin tonë arsimor, të aplikohet nëpërmjet shumë lëndë të tjera dhe jo vetëm edukimit fizik , si dhe të përfshijë shumë partnerë. Në këtë mënyrë ne mund të përmbushë objektivin tonë afatgjatë: Edukimi Olimpik do të shtrijë ndikimin gjatë gjithë vitit të shkollës. Ky projekt është parashikuar të realizohet në tri faza për tu përbushur gjatë vitit 2015.

paketa e Vlerave olimpike

mARRËveSHjAKOKSH ka nënshkruar tashmë një Marrëveshje Protokoll Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që përfshin edhe përmirësimin e Edukimit Olimpik në shkollë

Page 18: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

18 Revista Olimpike 2014

SpOrt feStë

Page 19: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 19

ngjyraSpOrt feStë

Page 20: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

20 Revista Olimpike 2014

Kualifikime

administratorë dhe menaxherë sportivë të kualifikuar

NiSma e KOKSH, Një mODel Për familjeN OlimPiKe

Formula që KOKSH ka aplikuar për ndjekjen e këtyre kurseve ka rezultuar i sukseshëm dhe për arsyen se marrja e njohurive bëhet sipas niveleve. Niveli i parë është Kursi Lokalë i Administra-torëve Sportive. Pjesëmarrja në këto

kurse është i domosdoshëm për të kaluar në nivelin e dytë që është Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC).

Sipas kësaj formule edhe këtë vit KOKSH, ka vijuar programin e

kualifikimit përmes Kurseve të Administratorëvë Sportivë Lokalë krahas Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv.

Këtë vit pjesë e programit të kurseve lokalë janë bërë të rinj e të reja nga qytete të ndryshme të vendit.

Programi i kurseve lokale nisi nga Shëngjini këtë vit. Kursi 3 ditor per Administratore Sportive ne Shengjin u mbajt nga data 29-31 maj. Pjesëmarrës në këtë kurs ishin individe që drejtojnë ose aderojnë në shoqata apo klube të ndryshme sportive, specialistë në institucione publike lokale që kanë mision zhvillimin e sportit si dhe studentë që projektojnë veten e tyre si menaxher të organizatave sportive. Drejtorët Kombëtarë për zhvillimin e këtyre kurseve të licensuar nga IOC: Stavri Bello, Leonard Tase, Gëzim Panariti, Elda Gjoka dhe Kliton Muca, trajtuan tematika të ndryshme që rrokin tema që nga filozofia, njohja e lëvizjes Olimpike e deri tek aftësi menaxheriale apo zhvillimit të sportit:

Njohje me Lëvizjen Olimpike dhe organizimin e saj; Lojërat Olimpike, Filozofia, Vlerat, Etika, Fair Play, Dhuna në sport; Plani strategjik, Menaxhimi i financave, Menaxhimi i burimeve njerëzore, etj, ishin disa nga tematikat që

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar prej vitesh po investon në kualifikimin e burimeve njerëzore në sport, duke e konsideruar si nevojë për sportin shqiptar për të patur administratorë dhe menaxherë sportive me njohuri dhe aftësi që do të kontribuojnë në zhvillimin e sportit. Në këtë kuadër KOKSH duke vlerësuar domosdoshmërinë për ti shërbyer komunitetit të sportit ka vijuar me programin e Solidaritetit Olimpik i cili synon trajnimin  e menaxherëve sportivë. Vazhdimësi e angazhimit të KOKSH për përmirësimin me njohuri dhe aftësi të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit janë dhe:

1. Kursi i avancuar mbi menaxhimin e organizatave sportive2. Kurset Lokale për administratorët Sportivë

Page 21: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 21

u cekën gjatë këtij kursi. Pjesëmarrësit ishin të motivuar dhe pjesë e suksesit të kursit me interaktivitetin e tyre. Pjesë kontribuese e këtij kursi ishte i diplomuari në ASMC 2, Genci Nexhipi, i cili nxiti pjesëmarrësit në një mendim analitik të Etikës në Sport. Ky nivel kursi është një hap larg për kandidatët që synojnë pjesëmarrjen e tyre në Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv i cili pritet të zhvillojë edicionin e tij të tretë.

Pas Shëngjinit ka qenë qyteti i Pukës që ka pritur pjesëmarrës nga zonat përreth që janë bërë pjesë e Kursit Lokalë të Administratorëve Sportivë që u zhvillua nga data 17-19 shtator 2014. Në përfundim u certifikuan 20 Administratore Sportiv të cilët pëmes dijeve të marra do të ndihmojnë në permiresime dhe arritje të reja profesionale dhe të kontribuoj-në më shumë në ngritjen e nivelit sportiv. Ishin prezent në ceremoninë e zhvilluar në Pukë, Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani si dhe Kryetari Bashkise Pukë, z.Beqir Arifaj.

Ndalesa e rradhës për lektorët e KOKSH-it ishte Durrësi. Kursi i Administratorëve Lokalë në Durrës u zhvillua nga data 12-14 nëntor 2014. Ky Kurs përfundoi me certifikimin e 23 pjesemarresve. Ky ishte kursi me moshën mesatare më të re (26 vjeç) dhe kishte pjesëmarrje nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Vlora, Pogradeci, Shkodra dhe Bulqiza. Krahas temave të adminitrim-it të prezantuara nga lektoret Stavri Bello, Leonard Tase, Elda Gjoka dhe Kliton Muça ishin ftuar dhe shumë lektore të jashtëm të cilët trajtuan tema me shumë interes dhe aktuale për zhvillimin e sportit. Në këtëb kuadër referuan: z. Fidel Ylli me temën “Trajnimi i Burimeve Njerëzore në Organizatat Sportive”, Dr. R.Citozi me temën “Të ushqyerit në shekullin e 21-të”, Av. Franc Terihati me funksion, Gjyqtar i KAS me temën “Organizatat Sportive dhe Drejtësia Sportive” si dhe Doriana Metollari me temën “Media Sociale”.

Një model edhe për KosovënProgrami i kualifikimit të administratorëve sportivë nga KOKSH është një model që po ndiqet dhe nga homologë të tjerë të familjen olimpike. Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë pjesë të projekteve të saj programin e KOKSH. Kjo është realizuar si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Në këtë kuadër më 30 tetor të 2014 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u zhvillua Kursi i Administratoreve Sportive. Ky kurs ishte i dyti i këtij lloji dhe synon trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore për sportin kosovar. Tashmë me njohjen e KOK nga IOC, ky trajnim është më i domos-doshëm dhe krijon premisat për një fillim të mbarë të menaxhimit dhe mirëfuksion-imit të organizatave sportive të Kosovës në përputhje me orientimet e IOC. Gjatë këtij kursi intensiv u certifikuan 11 administratorë të rinj.

Page 22: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

22 Revista Olimpike 2014

Diplomohen pjesëmarrësit e aSmC 2

Kualifikime

ASMC është një mundësi e mirë që KOKSH ofron për rritjen e aftësive menaxheriale. Kjo i mundëson perso-nave të nivelit ekzekutiv që punojnë në organizatat sportive, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit me pagesë, të zgje-rojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe njëhësisht të kon-tribuojnë në një komunitet të madh siç është ai i sportit. Ky është një pro-gram që shtrihet në një afat kohor af-ro 1-vjeçar dhe zhvillohet e ndarë në gjashtë module ku përfshihen ditë mësimi në distancë dhe ditë mësimi intensive në klasë. Ky është nivel më i lartë i përgatitjes së administratorëve sportive. Gjatë vitit 2014 KOKSH or-ganizoi Kursin e dytë të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC2). Ky kurs zgjati nga muaji Prill 2013 deri në Janar të 2014. Në fund të gjashtë mod-uleve u zhvillua dhe ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve në Kur-sin e Avancuar për Manxhimin Sport-iv (ASMC) edicioni i dytë. Në këtë cer-emoni morën pjesë Presidenti i KOKSH dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Ministrja e Ar-simit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, Drejtori i Sportit z. Vladimir Gjonaj, Deputeti Fidel Ylli, përfaqësues të sportit të Kosovës, pjesëmarrës të kurseve të menaxhimit sportiv që janë

zhvilluar nga KOKSH si KOMPAS dhe ASMC 1 etj. Në një klimë shumë të ngrohtë sportive z. Bello i cili është edhe Drejtor i Programit të ASMC, në fjalën e tij bëri një rezyme të shkurtër të fillimit dhe rëndësisë së këtij kursi duke vlerësuar gjithashtu edhe mirëpritjen e kurseve të tilla ed-he nga komuniteti sportiv. Ndërkohë Ministrja Nikolla në fjalën e saj vlerë-soi rëndësinë e trajnimit të burimeve njerëzore duke argumentuar se aq sa të rëndësishme janë paratë në sport po aq është dhe nevoja për burime njerëzore të kualifikuara. Në fjalën e saj Ministrja Nikolla shprehu dëshirën që dhe ajo të bëhet pjesë e këtij kursi, duke vlerësuar kësisoj dhe rëndësinë e tij. “Dëshiroj të përgezoj KOKSH-in për këtë nismë dhe meqënëse z. Fi-del Ylli është deputeti i parë që ka marrë pjesë në këtë kurs, kam një kërkesë që në edicionin tjetër të jem une ministrja e parë pjesëmarrëse”. Z. Fidel Ylli një nga pjesëmarrësit në kursin e parë të menaxhimit sportiv KOMPAS 1, bëri një retrospektivë të gjithë kësaj iniciative të KOKSH që nga viti 2000 dhe theksoi rëndësinë e tij. “Ndjehemi krenar që Komiteti Olimpik Ndërkombetar e ka marrë si model iniciativën e KOKSH dhe po e zbaton me të gjitha Komitetet Olimpike në botë”.

NjË vLeRË mË SHumËVlerë e kursit ASMC është edhe libri i përkthyer në gjuhën shqipe “Menaxhimi i Organizatave Sportive Olimpike” i cili është materiali bazë i përdorur për pjesëmarrësit në ASMC. Libri përveç se ka materiale dhe informacione të vlefshëm për komunitetin sportiv shqipfolës, ai gjithashtu shërben dhe si një udhëzues më vlera praktike për të gjithë drejtuesit e organizatave sportive.

Page 23: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 23

KOKSH ka organizuar gjatë këtij viti dhe Kursin Teknik për Trajnerët e spor-tit të peshëngritjes në kuadër të tra-jnimit të burimeve njerëzore në sport sic janë trajnerët dhe specialistët e sportit. Në këtë kurs morën pjesë 22 trajnerë të federuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nga të gjitha klubet anëtare të FSHP. Në cer-emoninë e fillimit të këtij kursi për-shëndetën z. Elez Gjoza, President i FSHP, z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gudar Beqi-raj, si dhe i deleguari i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) për të drejtuar këtë kurs në Shqipëri z. Da-vid Rigert. Gjatë gjithë zhvillimit të kursit u theksua domosdoshmëria për trajnimin e trajnerëve duke përfituar nga praktikat më të mira të vendeve

që e kanë më të zhvilluar këtë sport si dhe nga eksperienca e specialistit të Federatës Botërore. Ky kurs pavare-sisht se është i kufizuar në kohë dhe programi i tij do të jetë intensiv me se-anca teorike paradite dhe seanca praktike pasdite, do ti shërbejë pjesë-marrësve jo vetëm për të diskutuar tema të ndryshme që programi i kursit do të trajtojë por është edhe një mundësi e trajnerëve shqiptarë që në një kohë relativisht më të gjatë se në aktivitetet e kampionateve kom-bëtare, janë së bashku për të diskutu-ar dhe ndajrë përvojën dhe opinionet me njëri-tjetrin, për zhvillimin dhe për-mirësimin e rezultateve sportive në peshëngritjes. Në përfundim të kursit të gjithë pjesëmarrësit u testuan për njohuritë e marra dhe u certifikuan.

Kurs Teknik për Trajnerët e Peshëngritjes

Page 24: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

24 Revista Olimpike 2014

Kjo është një pyetje që Komiteti Olimpik Kombëtar Shq-iptar do përpiqet jo vetëm ti jap përgjigje por ta bëjë të mundur. Një fillim i mirë në këtë aspekt ishte realizimi me sukses i projektit “Sporti dhe gjuha angleze” i iniciuar në vitin 2013 nga KOKSH, rezultatet e të cilit një vit pas këtij projekti ishin frytdhënëse.

Bashkëpunim i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar dhe British Council në funksion të komunitetit sportiv me qëllim trajnimin e burimeve njerëzore për rritjen e aftë-sive komunikuese në nivelet ndërkombëtare me anë të gjuhës angleze, si gjuha ndërkombetare në cdo eveniment sportive, rezultati ishte certifikimi me sistemin APTIS, të tetë përfaqësuesve të federatave sportive shqiptare, mes tyre sportistë, trajnerë dhe drejtues. Puna këmbën-gulëse 6-mujore e trajnerëve të gjuhës nga British Coun-cil, puna dhe disiplina e pjesëmarrësve, monitorimi i ku-jdeshëm i KOKSH, konkludoi me rezultate të sukseshme të këtij projekti.  Pas kësaj historie suksesi KOKSH lancon për këtë vit një tjetër projekt shumë ambicioz “Sport dhe

Edukim”. Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet me këtë projekt sportistët që kombinojnë performancën e lartë sportive me edukimin. Përmes implementimit të këtij projekti KOKSH synon certifikimin e sportistëve për nivele më të larta që ata të jenë:• më të përgatitur për tregun e punës,  • të hapur për arsimim të mëtejshëm,  • të përgatitur më mirë për një jetë të plotësuar brenda shoqërisë: si qytetar, në tregun e punës, dhe në familje. Sportistët që në një farë mënyrë do të peshkohen nga ky projekt do të jenë sportistët elitar dhe talentet e reja.

Si do të realizohet?Projekti konsiston në organizimin e kurseve për

rritjen e aftësive në përdorimin e pajisjeve teknologjike në programe të nivelit të mesëm dhe të avancuar. Në përfundim të secilit kurs pjesëmarrësit do të testohen dhe do të certifikohen me Certifikatë të njohur për niv-elin përkatës.

Projektet Olimpike

Sport dhe edukima është e mundur që

sportistët më të mirë të bashkojnë arritjet sport-

ive të nivelit të lartë me arsimin dhe karrierën,

për të realizuar kalimin e tyre nga sporti në

tregun e punës, në një punë ku sportistët mund

të tregojnë aftësitë e tyre për të kontribuar

më tej në shoqëri?

Page 25: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 25

IoC, NjË mbeSHjtetje PËR kokSHPresidenti I KOKSH z.Bezhani ka zhvilluar një takim me Presidentin e IOC z.Tomas Bah. Z.Bezhani falenderoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për ndihmën dhe mbështetjen që i jep KOKSH-it nëpërmjet programeve të Solidaritetit Olimpik.

Projekti “Video më e Mirë” me temë: “Shq-ipëria në Lojërat Olimpike” u realizua nga KOKSH në bashkëpunim me Qendrën Kul-turore të Fëmijëve Durrës. Ky projekt kishte për qëllim nxitjen e nxënësve në mbledhjen e informacionit dhe prezanti-min sa më interesant në formën e një vid-eo mbi Lëvizjen Olimpike në Shqipëri. Konkursi u zhvillua në dy faza. Në fazën e parë u mblodhën materialet dhe punimet më të mira 12 shkolla 9- vjeçare të qytetit të Durrësit. Ndërsa në fazeë e dytë juria e ngritur nga Komisioni i Kulturës pranë KOKSH bëri përzgjedhjen e tre videove më të mira.

 Në një mjedis festiv me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave si dhe në prezencën e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, N/ Kryetarit të

Bashkisë Durrës, juria e konkursit shpalli çmimet për tre videot më të mira. Në vend të I-rë u rendit shkolla “Hasan Koci”, në vend të II-të shkolla “Shaqe Mazreku” dhe në vend të III-të Shkolla “Eftali Koçi”. Secili nga çmimet u shoqërua me Certifikate , medalje dhe me një kontribut financiar për shkollën që do të shkojë për blerjen e bzës material sportive. Ndërkohë video që fitoi çmimin e parë do të publikohet në linkun youtube të KOKSH.

Video më e mirë e Shqipërisë në Lojërat olimpike

Page 26: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

26 Revista Olimpike 2014

prOjekte

Page 27: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 27

partneritet

Page 28: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

28 Revista Olimpike 2014

Model i parneritetit mes institucioneve dhe grupeve të interesit ishte dhe organizimi i Konferencës II Kombëtare Sport për të Gjithë. Konferenca e dytë Kombëtare e Sport për të Gjithë me temën “Shoqëri në Lëvizje” , i çeli punimet me datë 15 Janar 2014, në Durrës, në ambjentet e Hotel Bleart. Konferenca u organizua nga Feder-ata Shqiptare e Sport për të Gjithë në bash-këpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe partner zyrtar Ministrinë e Ar-simit dhe Sportit. Fjalën e mirëseardhjes në Konferencë e mbajti Presidenti i FSHSPGJ Z. Albert Karriqi. Në vazhdim e morën fjalën dhe uruan për zhvillimin e punime-ve të saj Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani dhe Drejtori i Sporteve në MAS Z. Vladimir Gjonaj. U vu në dukje dhe u theksua rëndësia e zhvillimit të kësaj Kon-ference me tematikën e përzgjedhur në kushtet e domosdoshmërisë të vendit, ku të dhënat për shëndetin në vendin tonë ja-në alarmante. Veçanërisht Presidenti i KOKSH theksoi rëndësinë e bashkëpun-imit dhe partneritetit në iniciativa të tilla në shërbim të komunitetit sportiv dhe të kon-tributit nga të gjithë partnerët për një jetë të shëndetëshme, kulturë sportive dhe jetë aktive.

Nga Drejtori i Sporteve Z. Gjonaj pasi u vlerësua rëndësia e realizimit të kësaj ini-siative, pjesëmarrësit e konferencës u njo-

hën me rëndësinë për zhvillimin e politika-ve dhe strategjive për përmirësimin dhe kontributin për një jetë të shëndetëshme dhe aktive që po i jepet nga MAS. Konfer-enca në ditën e parë vazhdoi punimet me zhvillimin e dy sesioneve temat e të cilit ishin “Jeta aktive si faktor i cilësisë së jetës” dhe “Infrastruktura sportive dhe detyrimet që rrjedhin për shtimin e mjediseve sport-ive publike”. Secili nga sesionet u moderua për temat e veçanta të cilat u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit. Veçanërisht interes pati sesioni i tretë, i cili ishte plani-fikuar në formën e ëorkshopeve paralele. Temat e diskutimit të ëorkshopeve ishin :

> Sporti në shkollë dhe jashtë saj> Sporti dhe mjediset publike sportive> Jeta aktive si faktor i cilësisë së jetës> Kuadri ligjorSecili nga pjesëmarrësit kontribuoi me

opinionet në lidhje me diskutimin e secilit nga këto tema. Objektivat dhe idetë u dis-kutuan midis tyre duke nxjerrë në pah rëndësinë e tematikave dhe problematikave më të rëndësishme në kushtet e jetës në vend. Në ditën e dytë dhe përmbyllëse të Konferencës u trajtua tematika “Sporti në shkollë dhe jashtë saj”.

Tematikë kjo e cila pati mjaft interes për auditorin pasi një pjesë e madhe e tyre ishin mësues të edukimit fizik në shkolla.

Konferenca i mbylli punimet duke dalë me një Rezolutë e cila përfshin opinionet dhe interesat e të gjitha institucioneve sportive dhe ato që janë të lidhura, duke synuar për më shumë vëmendje, sensibil-izim dhe promovim të Sport për të Gjithë, duke marrë në konsideratë si politikat ven-dim-marrëse ashtu edhe veprimtaritë e tjera me karakter social dhe edukativ.

politikatsportiVE

Për zhvillimin e sportit një rol kyesor luajnë institucionet, ndaj bashkëpunimi mes tyre është shumë i rëndësishëm. Komiteti

Olimpik Kombëtar Shqiptar që nga krijimi i tij e deri tani ka ndjekur një politikë bashkëpunuese me institucionet qëndrore

dhe vendore që janë përkthyer në një parneritet për shumë inisia-tiva dhe aktivitete në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Partneritet ndërinstitucional

Page 29: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 29

Konferenca II Kombëtare u realizua nga bashkë-punimi i FSHSGJ me KOKSH në partneritet in-stitucional me MAS dhe partner akademik UST dhe Universitetin e Elbasanit.

Në konferencë morën pjesë ekspertë të spor-tit, drejtues të institucioneve sportive, për-faqësues të pushtetit vendor dhe shoqatave sportive.

Mbështetur në rezolutën e Konferencës së parë Kombëtare, ne theksojmë se Sporti për të Gjithë është një e drejtë njerëzore për të cilën Konferenca e dytë Kombëtare njeh:

> Domosdoshmërinë për të krijuar kondita op-timale, të barabarta për të gjithë për të ushtruar aktivitet fizik.

> Inkurajimin e pjesmarrjes nëpërmjet përgat-itjes, botimit, publikimit të manualeve, fletëpal-osjeve e materialeve sensibilizuese në median e shkruar dhe elektronike, të cilat Federata e Sportit për të Gjithë në bashkëpunim me KOK-SH dhe UST do t’i bëjë prezent në një kohë të afërt.

> Vlerësimin e sportit si një standart të domo-sdoshëm për zhvillimin social-kulturor të gjithë shoqërisë.

> Inkurajimin e rekrutimit të pjesmarrësve të rinj në aktivitetin sportiv dhe të adaptimit të një qëndrimi afatgjatë për gjithpërfshirjen .

> Rëndësinë e konsiderimit të edukimit fizik. Ne rekomandojmë dhe inkurajojmë rikthimin e orëve të edukimit fizik në shkollat e mesme, në programin e detyruar, pasi e drejta për një edu-kim cilësor fizik është e shkollës dhe jo e inicia-tivës private.

> Nevojën e ngritjes se ekipeve sportive në të gjitha shkollat publike dhe jopublike të ciklit 9- vjeçar me funksionimin e klasave sportive të specializuara dhe grupeve sportive gjith-përfshirëse.

> Nevojën e shtimit të mjediseve sportive pu-blike dhe vënien në efiçencë për të gjithë njerë-zit të mjediseve ekzistuese.

> Nevojën e ndërtimit të një data-baze të dhënash për mjediset sportive dhe të ushtruarit me sport nga ana e gjithë popullsisë.

> Nevojën e sportit për mjedise sportive, të ci-

lat duhet të ndërtohen sipas rekomandimeve të kësaj konference dhe që duhet të miratohen nga KOKSH, KKS dhe më pas të kërkohet të bëhet Vendim i Qeverisë Shqiptare.

> Nevojën e bashkëpunimit me të gjithë fak-torët dhe aktorët përgjegjës për implementimin e lëvizjes sport për të gjithë

> Nevojën e krijimit dhe miratimit të strateg-jisë kombëtare të sportit

Koha për veprimKonferenca nxit strukturat sportive në tërësi,

për të krijuar një lobim sa më të fuqishëm nëpër-mjet shfrytëzimit të burimeve të veta njerëzore dhe bashkëpunimit të KOKSH me MAS dhe FSHSGJ me:

UST-në dhe Departamentet Sportive në Uni-versitetet e tjera

Ministritë e ndryshme: të Shëndetësisë, të Mbrojtjes, të Brendëshme, të Mjedisit, të Punëve Sociale, etj.

Strukturat sportive në pushtetin vendor dhe shoqatat sportive në rrethe, të cilat duhet të sen-sibilizojnë pushtetin vendor për shtimin e ter-reneve publike sportive.

Personalitetet e sportit, të cilët më mirë së ku-do e gjejnë veten në FSHSGJ.

Konferenca shfrytëzon momentin për të reko-manduar edhe një herë si domosdoshmëri funk-sionimin e Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili në kohën më të përshtatshme të marrë në shqyrtim dhe të miratojë dokumentet e dala nga kjo kon-ference dhe të tjera të këtij lloji dhe më pas të punohet që çdo document zhvillimor të kthehet në vendim qeverie.

Ne, pjesëmarrësit e Koferencës së II-të Kom-bëtare të Sportit për të Gjithë, deklarojmë këtu rolin e sportit në shekullin e 21-të si një faktor i rëndësishëm edukativ e kulturor të përmirësim-it të cilësisë së jetës njerëzore, si një ideal, i cili qëndron përtej diferencave të grupeve.

Sporti mund të kontribuojë në rezolucionin miqësor të konfrontimeve të përhapura në poli-tikë, rracë dhe besim fetar. Sporti mund të ofrojë gjithashtu një përgjigje ndaj përmirësimit të shëndetit fizik, mendor dhe social.

Ne, pjesëmarrësit, besojme se Sporti për të Gjithë:

Duhet të jetë i garantuar për këdo, pavarësisht moshës, gjinisë, rracës, besimit fetar, etnicitetit, statusit socio-ekonomik dhe aftësisë fizike apo mendore

Eshtë me rëndësi parësore për shëndetin fizik dhe mendor

Nuk është një kontradiktë përkundrejt sportit elitarEshtë njësi familjare, që shërben si një rrjet so-

cial dhe baza për sjelljen konstruktive njerëzoreInkurajon unitetin familjarEshtë një lëvizje e cila inkurajon edukimin cilë-

sor dhe aktivitetet në shkolla, klube, shoqata, trupa profesionale dhe promovimin e vlerave et-nike dhe morale.

Kontribuon në shfrytëzimin pozitiv të kohës së lire.Kontribuon në integrimin e të gjithë njerëzve

dhe parandalon izolimin.Shërben mjet parandalues për të luftuar sjel-

ljen anti-sociale.Duhet të jetë një mjet edukativ për ruajtjen e

mjedisit dhe për të rezervuar në platformat e zh-villimit urban, mjedise të hapura publike të mjaf-tueshme.

Ne theksojmë nevojën për bashkëpunim midis organizatave të ndryshme sportive kombëtare të sportit për të gjithë dhe i kërkojmë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të drejtojë Lëvizjen e Sportit për të Gjithë në bashkëpunim me Fed-eratën Sport për të Gjithë dhe strukturat dre-jtuese të sportit në MAS, UST etj, për organiz-imin, strukturimin dhe implementimin e Lëvizjes Sport Për të Gjithë.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, Push-tetit Vendor, kompanive të ndryshme dhe bizne-sit, të mbështesin zhvillimin e mjediseve sport-ive publike të Sportit për të Gjithë dhe hartimin e programeve edukative dhe trajnuese për inkur-ajimin e profesionistëve të kualifikuar në për-mirësimin e lëvizjes sport për të gjithë.

Ne i jemi mirënjohës organizatorëve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj Konference dhe Kërkojmë që kjo kjo Rezolute të shpërndahet e publikohet dhe të shërbeje si udhëzues për të gjitha institucionet .

R E Z O L U T Ë

Page 30: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

30 Revista Olimpike 2014

Politikat sportive

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zh-villoi me datë 27 Janar 2014, në ambjentet e Hotel Tirana International, një Seminar me aktorë gjithëpërfshirës të institucioneve sportive ku kryefjala ishte promovimi i Qe-verisjes së Mirë në Sport.

Për realizimin e këtij Seminari, KOKSH ka kërkuar bashkëpunimin me ENGSO (Eu-ropen Non-Governmetal Sports Organization) dhe EOC EU Office (Zyrës së Sportit pranë Bash-kimit Europian), duke patur parasysh se në ditët e sotme, qeverisja e mirë është një mjet i domosdoshëm për suksesin e të gjitha in-stitucioneve qoftë qeveritare apo jo-qeveri-tare. Të ftuar për të referuar në Seminar ishin: Znj. Birgitta Kervinen – ENGSO Pre-sident, Z. Predrag Manojlovic – ENGSO Zv. President, Znj. Heidi Pekkola – ENG-SO Drejtor i Politikave Sportive dhe Z. Matt-hias Van Baelen – EOC EU Office Menax-her i S4GG. Rëndësia e Seminarit u vu në dukje nga prezenca dhe fjala përshëndetëse e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj.Lin-dita Nikolla, e cila falenderoi KOKSH për këtë nisëm pasi vuri në dukje kështu, rëndë-sinë e Qeverisjes së Mirë jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Viron Bezhani, si dhe Presidentja e ENG-SO, znj. Birgitta Kervinen u shprehën në të njëjtën linjë për rëndësinë e seminarit dhe përdorimin e praktikave më të mira dhe in-strumentave që vihen në dispozicion nga partnerët europian. Në seminar u kumtuan tema që jepnin njohuri mbi qeverisjen e mi-rë sportive si: “Rëndësia e qeverisjes së mirë sportive” nga Birgitta Kervinen, “Qeverisja e Mirë – Rasti i Serbisë” nga Pedrag Manojloviç, “Sporti dhe Qeverisja e Mirë – pikëpamja e Qeverisë” nga Vladimir Gjonaj (Drejtor i Sportit ne MAS). Prezantimi i fundit, i cili ishte i ndërthurur me trajnimin për realizi-min e vetëvlerësimit për Qeverisjen e Mirë të Organizatës Sportive ku bën pjesë, u drej-

FORCIMI I SPORTIT PËRMES QEVERISJES SË MIRË

tua nga Heidi Pekkola dhe Matthias Van Baelen. Qëllimi i këtij Seminari është që sporti të zhvillohet dhe forcohet përmes Qeverisjes së Mirë, parimeve si transparenca, përfshir-ja, respektimi i rregullave, përgjegjshmëria, përgjegjësia, efektiviteti dhe eficenca, të gjit-ha këto parime që duhet të kenë organet

drejtuese të organizatave sportive (klube, shoqata apo federata sportive). Seminari u organizua në formë forumi ku pas çdo pre-zantimi pjesëmarrësit ishin aktiv me pyetje rreth temës së Qeverisjes së Mirë drejtuar qoftë të ftuarve të ENGSO ashtu edhe për-faqësuesve të MAS.

Përfaqësues të ENGSO u pritën në takime të veçanta nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe morën vlerësime së bashku me KOKSH për punën e bërë. Presidentja dhe Zv.Presidenti i ENGSO u priten (27 janar 2014) nga Kryeministri z. Edi Rama, në prezencë të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Zj. Lindita Nikolla, Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani dhe Sek.Pergjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello. Të ftuarit u pritën edhe nga Kryetari i Parlamentit z. Ilir Meta ku u diskutua mbi shqyrtimin dhe për-shtatshmërinë e legjislacionit të sportit në Shqipëri dhe përshtatjen e tij në kontek-stin e legjilascionit të Bashkimit Europian. Në përfundim të vizitës së titullareve të ENGSO u zhvillua në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan, një leksion i ha-pur me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. Në lidhje me këtë semi-nar Presidentja e ENGSO, znj. Kervinen u shpreh në mënyrë të veçantë për rëndësinë e tij gjatë diskutimit me studentët, pasi vuri në dukje rëndësinë e aktivizimit të të rinjve dhe edukimit të tyre me parimer e qeversisjes së mirë, përderisa edhe Shq-ipëria e ka rrugën përpara për aderimin në Bashkimin Europian.

Page 31: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 31

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar të Kosovës organizoi takimin e përbashkët të Federatave Sportive, me datë 6 dhjetor 2014.

Ky takim zhvillohet për të tretin vit radhazi dhe pas taki-meve të para të zhvilluara në Prizren këtë radhë KOKSH mirëpriti kolegët Kosovar. Pas realizimit me sukses të një nga qëllimet e takimit të kaluar që ishte lobimi për anëtarësimin e federatave kosovare në federatat ndërkombëtare dhe KOK Kosovës në CIO, këtë vit takimi i përbashkët u zhvillua në kuadrin e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet feder-atave respektive për rritjen e numrit të aktiviteteve të pëbash-këta. Takimi pati rreth 90 pjesëmarrës, jo vetëm përfaqësues të federatave por dhe të Komiteteve Ekzekutive të Komiteteve Olimpike respektive, përfaqësues të Ministrive të Sporteve dhe media nga të dy shtetet. Të pranishëm ishin ed-he Zëvendësministri i Arsimit dhe i Sporteve të Shqipërisë, Z.Rauf Dimraj dhe Z. Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës.

Fjalën e çeljes dhe të mirëseardhjes e mbajti Presidenti i KOKSH. Z.Viron Bezhani dhe me pas Presidenti i KOK. Z. Besim Hasani ka përshëndetur të pranishmit. Qëllimi i për-bashkët i takimit ishte rritja dhe intesifikimi i aktiviteteve të përbashkëta të federatave sportive dhe shkëmbimi i eksper-iencave. Një video me fakte dhe me foto e pregatitur nga KOKSH tregoi disa nga aktivitetet e përbashkëta të zhvillu-ara nga federatat gjatë vitit 2014.

Më pas Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, ka bërë përsh-krimin e përpjekjeve të Kosovës për realizimin e anëtarësim-it të saj në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë takim gjithashtu dy federatat respektive të Taekëondos-ë kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimit, që është fir-mosur nga zëvendëspresidenti Leo Kapri dhe Vilton Selmani për Kosovën. Komiteti Olimpik i Kosovës dha një mirënjohje për Presidentin Viron Bezhanin për kontributin e tij ne lob-imin per anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëta. Takimi ka përfunduar me një foto të përbashkët të gjithë për-faqësuesve.

Shqipëri-Kosovë urat e bashkëpunimit

Page 32: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

32 Revista Olimpike 2014

Federata Shqiptare e atletikës dhe KoKSh mirëpritën për herë të parë në Shqipëri mi-tingun ndërkombëtar “nderi i Figures al-berto juantorena danger”

alberto juantorena danger në ShqipëriFederata Shqiptare e Atletikës zhvilloi për herë të parë në Shqipëri, Mitingun Ndërkom-bëtar “Nderi i Figures Alberto Juantorena Danger”. Pas suksesit të arritur me Mitingun Ndërkombëtar “Nderi i Figurës Robert Em-miyan” vitin e kaluar dhe duke vazhduar më tej këtë traditë unikale për vendin tonë, këtë vit Mitingu Ndërkombëtar “Nderi i Figurës Al-berto Juantorena Danger”, solli në Shqipëri mbi 100 atletë cilësorë nga Ballkani dhe Eu-ropa, për të garuar së bashku me atletët tanë në Stadiumin “Qemal Stafa”, për të demostru-ar një garë solidariteti e paqeje duke e kthyer këtë aktivitet kulturor-sportiv në një ngjarje që do të shpalosë vlerat qytetare dhe mik-pritëse të kryeqytetit tonë. Organizimi i Mit-ingut Ndërkombëtar që u mbajt më 25 qer-shor 2014 në Tiranë, shërbeu mbi të gjitha për

të vendosur ura komunikimi me komunitetin e sportistëve  brenda dhe jashtë vendit. Përzgjedhja e Gjigandit të atletikës, rekord-menit, kampionit Alberto Juantorena Danger për këtë event do të përmbushi dhe ëndrrën e një brezi atletësh dhe sportistësh shqiptarë dhe të huaj që kanë përjetuar me aq emocion përpara televizorit performancën në gara të këtij atleti që me shpirtin sportiv, me modes-tinë e një Rekordmeni dhe Kampioni të jetë i përjetshëm në memorien e të gjithëve. Alber-to Juantorena Danger ishte prezent në Shq-ipëri në këtë event. Ai u prit në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga Presidenti Z. Viron Bezhani dhe perfaqesues te Komitetit. Presidenti Bezhani ne takimin e zhvilluar pasi falenderoi z. Alberto Juan-torena Danger per prezencen e tij ne Shqiperi i dhuroi atij Titullin e Mirenjohjes per kontrib-utin e dhene ne zhvillimin e Levizjes Olimpike dhe sportit te atletikes. Mitingu Internacio-nal “Nderi i Figures Alberto Juantorena Dan-ger” u zhvillua në bashkëpunim me KOKSH nga Federata Shqiptare e Atletikës. 

aktivitet

fEdErata

Bashkëpunimi mes KOKSH-it dhe Federatave sportive është i unifikuar kur bëhet fjalë për sportin. KOKSH me ide e vizion të qartë e ndërthur aktivitetin e tij me aktivitetet e federatave sportive ku ai ka qenë mbështetës në shumë prej aktiviteteve të Federatave sportive. Bashkëpunimi ka qenë shumë më i gjerë se kaq duke synuar jo vetëm mbështetje për aktivitete të ndryshme por dhe koordinim dhe bash-kërendim të veprimeve, ideve dhe vizioneve me synim zhvillimin e sportit shqiptar. Ndaj KOKSH an-gazhohet dhe ndjek me vëmendje aktivitetin sportiv të Federatave sportive.

Binomi koksH-federatë

Page 33: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 33

Kalendari i aktiviteteve të Federatës Shqip-tare të Atletikës numëron disa aktivitete në rang kombëtar dhe pjesëmarrje në rang ndër-kombëtar të realizuara gjatë vitit 2014. Kësh-tu është zhvilluar kampionati individual dimëror ku atletja më e mirë është shpallur Olgerta Gjylapi (60m) i klubit “Skënderbeu”, atleti më i mirë: Bajram Muço (60m/p) i klu-bit “Vllaznia”. Në prag të festës së Pavarësisë është zhvilluar

Krosi i pavarësisë ku fitues janë shpallur: Ilir Këllëzi në vendin e pare në garën 6 km të rritur dhe Genci Lugja në vendin e parë në garën 4 km për veteranët.

Edhe ky aktivitet u realizua me mbës-htetjen e KOKSH. Federata e Atletikës u përf-aqësua dhe në Balkan Indoor Champioships ku atletet tanë arritën këto rezultate: Luiza Gega me vendin e parë me rezultat 4:07.84 në 1500m Ë dhe Eraldo Qerama me vendin e III me rezultat 1:52.11 në 800m M.

IAAF Ëorld Indoor Championship 2014 So-pot, Poloni:

Luiza Gega vendin e VI me rezultat 4:08:24 në 1500m Ë.

IAAF/AL-Bank Ëorld Half Marathon Championships 2014 Copenhagen (DEN):

Ilir Këllëzi vendin e 107 me rezultat 1:15:00Balkan Half Marathon Championships

2014 (Durrës, ALB) i cili u realizua në bashkë-punim me KOKSH.

Kampionati i Moshave U13, U16, U18 European Youth Olympic Trials Baku, AZE

në bashkëpunim me KOKSH u përfaqësua nga Eneda Deliu dhe Suad Bashku

The Second Summer Youth Olympic

Games 2014, Nanjing China (16-28 Gusht 2014) sërish në bashkëpunim me KOKSH u përfaqësua nga të njëjtë atletë Eneda Deliu dhe Suad Bashku.

Kampionët e europës në Tel avivPëshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj

është shpallur kampion Europe, ndërsa Dan-iel Godeli është renditur i dyti në Kampio-natin Europian të Peshëngritjes që këtë vit u mbajt në Tel Aviv në prill të 2014. Peshëngritë-si shkodran ka ngritur 194 kg në stilin e shtytjes, duke marrë medaljen e artë. Gjithashtu  Qerimaj ka ngritur 349 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari. Ndërsa Daniel Godelli u rendit i dyti me medalje argjendi dhe pse ngriti te njejten peshe me Qerimaj, pasi kishte nje  peshe tru-pore me te madhe. Godelli fitoi tre medalje argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh. Romela Begaj në këtë kampionat nuk ia doli dot të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin në kategorinë 63 kg për femra, edhe pse ten-toi deri në fund, por u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëm-tim menjëherë pasi kishte ngritur peshën 115 kg në provën e saj të parë. Kështu, 27-vjecar-ja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare, duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes. Erkand Qerimaj Kampion i Europe:

garë sportive dhe promovim turizmitShqipëria ka një traditë të mirë në sportin

e çiklizmit, ndaj KOKSH ka mbështetur Fede-ratën e Çiklzimit në organizimin e aktivitete-ve të rëndësishme, siç është dhe Kampiona-ti Kombëtar që u zhvillua nga data 26-28 Qershor 2014. Ky sport ka dhe një veçanti kra-hasuar me sportet e tjetar ai promovon për-mes garës dhe vlerat turistike të vendit tonë. Në Kampionatin Kombëtar për të gjitha grup-moshat fitues i kategorisë U-23 Elitë u shpall Xhuliano Kamberaj në disiplinën e rrugës, në disiplinën kronometër fitues u shpall Iltjan Nika. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm i Fe-deratës Shqiptare të Çiklizmit që mbështe-te nga KOKSH është dhe Turi Çiklistik që këtë vit organizoi edicionin e tij të 71-të, nga data 6-11 tetor.

Gjithashtu kjo federatë zhvilloi më 13 kor-rik të 2014 edhe Kupën Përmeti. Fitues i kë-saj kupe u shpall çiklisti Klinti Grembi.

Unë e dua TokënSporti dhe mesazhet në mbrotje të natyrës “Unë e dua tokën”, kjo ka qenë motoja e

aktivitetit të zhvilluar në Berat më 22 prill nga Federata shqiptare e Rafting mbështetur dhe nga KOKSH, në ditën kushtuar tokës. Ky aktivitet për disa orë mblodhi sëbashku or-ganizata dhe drejtues vendorë, fëmijë prin-

federata e peshëngritjes

federata e Çiklizmit

të tjera aktivitete nga fsHa

SHKEPUTJE 155 KG SHTYTJE 194 KG DY GARESH 349 KG Daniel GoDelli venDi i Dyte SHKEPUTJE 157 KG SHTYTJE 192 KG DY GARESH 349 KG

federata e rafting

Page 34: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

34 Revista Olimpike 2014

dër dhe mësues të cilët dhanë mesazhe në mbrotje të tokës. Qëllimi i Federatës Shqip-tare të Rafting, si roganizatore e aktivitetit “Unë e dua tokës”, tashmë e kthyer në tradi-të, shtrihet në dy drejtime kryesore: Zhvilli-mi i sportit të rafting në Shqipëri në bazë të standarteve ndërkombëtare dhe mbrotja e natyrës. Promovimi i udhëtimeve të ndrysh-me rafting shërben gjithashtu dhe në promo-vimin e turizmit kombëtar. Për të gjitha këto vlera që mbart ky aktivitet ai mbështete çdo vit dhe nga KOKSH.

1000 te rinj shkruajnë në Berat: NE ♥ LUMINDita Ndërkombëtare e Veprimit për Lu-

menjtë u zhvillua edhe në Shqipëri më 13 mars 2014. Çdo vit, mijëra njerëz në mbarë botën ngrejnë zërin e tyre për të festuar për lumenjtë e botës dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.  Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë është një ditë për të festuar fitore për mbrojtjen e lumenjve. Kjo është një ditë për të edukuar në lidhje me rëndësinë e lu-menjve dhe për të kërkojë përmirësime në praktikat e vendimmarrësve. Kjo është një

ditë për të edukuar njëri-tjetrin në lidhje me kërcënimet me të cilat përballet lumenjtë tanë, dhe të mësojnë në lidhje me ujin si një e mirë e njerëzimit. Mbi të gjitha, kjo është një ditë për të bashkuar - duke vepruar së bashku, pasi këto çështje nuk janë thjesht lokale, por në përmasa globale. Ky aktivitet është i regjistruar dhe i bashkohet nismës botërore të ndërmarrë nga organizata Or-g a n i za t ë n I n t e r n a t i o n a l R i ve r s d h e mbështetet nga KOKSH, Drejtoria Arsi-more Rajonale Berat dhe Bashkia Berat.

Beach Volley në lumëAktiviteti “Beach Volley në lumë” u zhvil-

lua për tre ditë radhazi, 29 shtator deri më 1 tetor, në qytetin e Beratit, pranë bregut të l u m i t O s u m , t e k U r a e G o r i c ë s . Aktiviteti ishte inisiativë e Drejtorisë Arsi-more Rajonale të Qytetit të Beratit e mbështetur dhe nga KOKSH, duke synuar zh-

villimin e jetës sportive si dhe të disiplinave të reja sportive në qytet. Aktiviteti u dallua për pjesëmarrjen masive të të rinjve nga të gjitha shkollat e mesme te qytetit , si dhe pjësmarrësve të tjerë nga shoqëria civile. Morën pjesë në garat që u zhvilluan gjatë tre ditëve me eliminime 16 çifte femrash, 16 çifte meshkuj dhe 14 çifte që përfaqësonin shoqërine civile.

Në perfundim të aktivitetit, për vajza ven-din e pare e zunë: Nensi Shandro dhe Luena Golemi të shkolles se mesme “Babë Dude Karbuanara”, ndërsa për djem vendin e parë e zunë: Visar Myftari dhe Bianko Lezi të shkolles se mesme “ Kristaq Capo”.

judo për PaqeFederata Shqiptare e Judo-s mori pjesë

në Turneun Ndërkombetar “Judo për Paqe” që u zhvillua më 4 maj 2014 në qytetin e Pejës në Kosovë. Në këtë turne Federata Shqipta-

Aktivitetet e federatave

federata e Beach Volley-t

federata Judos

Page 35: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 35

re e Judos u përfaqsua me 22 sportistë nga të cilët dy ishin femra. 

Gjatë këtij turneu ekipi ynë zhvilloi sean-ca të përbashkëta stërvitjeje me Kampionen e Europës dhe Botës sportisten Majlinda Kel-mendi nën drejtmin e trajnerit të saj Driton Kuka. Garat u zhvilluan me një rivalitet të for-të dhe sportistët tanë u nderuan me medalje sipas kategorive. Sportisti Indrit Cullhaj në perfundim u shpall sportisti më i mirë i tur-neut. Në ekipi ynë mori total 14 medalje të Turneut “Judo për Paqe”. Gjatë vitit 2014 Fe-derata Shqiptare e Judos ka organizar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe ndër-kombëtar. Ajo ka marrë pjesë dhe ka organi-zuar këto kampionate sportive :

Kampionati Kombetar Grupmosha, Kam-pionati Kombetar Kadet, Kampionati Kom-betar Junior & Senior, Kampionati Ballkanik për Fëmije që u zhvillua Plovdiv, Bullgari, Kampionati Ballkanik Kadet në Xanthi, Gre-qi, Kampionati Ballkanik Junior që u zhvillua në Edirne, Turqi etj etj. Sportisti më i mirë i vitit për Kadet është shpallur Jon Vrenozi,

për te Rinj Igli Ramosacoj dhe për të Rritur Indrit Cullhaj.

now We moveMe pjesëmarrjen e 30 shkollave publike

dhe jopublike të qytetit të Durrësit u zhvillua më 23 shtator të 2014 aktiviteti “Now We Mo-ve” , nga Federata Sport për të të Gjithë, në bashkëpunim me KOKSH dhe QKF Durrës. Në këtë aktivitet masiv morën pjesë rreth 50 fë-mijë djem dhe vajza, nxënës nga çdo shkollë. Te gjithë nxenësit performuan në sheshin e caktuar Shëtitorja “Taulantia” levizje të kom-binuara të shoqëruara me muzikë. Këto lëvizje u sinkronizuan nga të gjithë pjesëmar-rësit që ishin prezent në këtë manifestim ma-siv. Ky aktivitet u përshëndet nga Presidenti I KOKSH, z. Viron Bezhani.

now We move është fushatë promovimi një javore që zhvillohet çdo vit në mbarë Evropën për të promovuar ndikimin pozitiv të sportit dhe aktiviteteteve fizike në shoqëritë evropiane.

KonFerencaPër ti thënë jo obezivitetitObeziteti është kthyer në një shqetësim

global. Sensibilizimi për ti thënë Jo Obezite-tit” te fëmijët dhe të rinjtë ka mbledhur në Konferencën e III-të Kombëtare me teme “Me ne Jo Obeze”.

Presidenti I KOKSH, Viron Bezhani I ftuar në ëtë konferencë tha ndër të tjera: “Më vjen mirë që sot do të trajtohet dhe preket gjerës-isht nga ju një temë mjaft delikate, si ajo e obezitetit, me qëllimin e mirë që të afrojmë sa më shumë njerëz që të merren me sport. E kam përmendur shpesh, se të merresh me sport nuk është thjesht të luash një lojë fut-bolli, apo një lojë me top. Është një kulturë sportive dhe është kjo ajo që ne duhet të përcjellim tek të gjithë njerëzit sot. Të mer-resh me sport do të thotë te kesh një jetë më të shëndetshme, të kujdesemi më shumë për veten tonë. E në këtë kujdesje përfshihet edhe një trup më i mirë dhe i shëndetshëm, që gjithnjë i përgjigjet nevojave të tij. Kjo fe-deratë, që i është bashkangjitur viteve të fun-

federata sport për të Gjithë

Page 36: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

36 Revista Olimpike 2014

Aktivitetet e federatave

dit federatave të tjera të saj sportive, ka bërë dhe po bën një punë të mirë ndërgjegjësuese, për të sjellë sa më pranë sportit njerëz të mo-shave të ndryshme. Organizimi i aktiviteteve të hapura e promovuese, me cdo grupmoshë është një mundësi e mirë për të ndërgjeg-jësuar njerëzit, për t’i ngritur ata nga karriget e kafeneve e për t’i sjellë pranë sportit. Jo vetëm të rinjtë që duan të bëjnë sport, por edhe ata që sportin e shohin si një mundësi të mirë për të kaluar kohën e lirë. Dhe është pikërisht kjo ideja jonë, që sa më shumë njerëz të afrohen me sportin, ta shohin atë si një mundësi të mirë për të qëndruar larg loka-leve, drogës, kazinove etj. Pse duhet të har-xhojmë kohë e shpenzojmë para për të kaluar kohën pranë kafeneve, pa bërë asgjë, kur ajo kohë dhe pa asnjë para mund të kalohet duke u marrë me një aktivitet sportiv? Pra, të mer-resh me sport shkon përtej kulturës sporti-ve. E dimë shumë mirë se të merresh me sport shpesh është e vështirë, për shkak se mungojnë terrenet, por kjo nuk duhet të pen-gojë askënd që e dashuron sportin të gjejë

kohën dhe vendin për ta praktikuar atë. Dhe i takon kësaj Federate, të gjitha Federatave sportive, të gjithëve ne, që të punojmë për të sjellë sa më shumë njerëz pranë ambienteve sportive, pasi kështu do t’i themi “ndal” obe-zitetit.”

medalje në Kampionatin BallkanikFederata Shqiptare e Taekëondos ka zhvil-luar gjatë vitit 2014 shumë aktivitete sporti-ve. Këtu po flasim për disa prej tyre. Më 5 Prill 2014 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Tiranë, u organizua Kampionati i 18-të Kombëtar i Dyluftimit. Në këtë aktivitet morën pjesë 267 sportistë nga 20 shoqata anëtare të federa-tës. Për të vijuar me kampionatin  “3rd Top Ti-rana Open”. Në këtë aktivitet morën pjesë 402 sportistë nga Italia, Greqia, Mali i Zi, Ko-sova, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia dhe Sh-qipëria. Për herë të parë në Shqiperi shoqata Top Gym Sport në bashkëpunim me FSHT-Ë organizuan një aktivitet të përmasave të til-

la. Më 15 qershor 2014 në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tirane u zhvillua aktiviteti ndërkombëtar “Kadet Selekt-2014”. Në këtë aktivitet morën pjese rreth 240 sportistë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Në cere-moninë e hapjes së aktivitetit ishte i prani-shëm z. Viron Bezhani, President i KOKSH si dhe z. Nikolle Gegaj, Sekretar i Federatës së Taekëondos i Malit të Zi. Ndërsa më 19 tetor pallati i sportit “Farie Hoti” priti një tjetër aktivitet të kësaj federate; Kampionatin Kombëtar të Demostrimit Poomsae. Fede-rata Shqiptare Taekëondo Ëorld mori pjesë gjatë këtij muaji dhe në Kampionatin Ballka-nik që u zhvillua në Maribor të Sllovenisë në datë 10-12 Tetor 2014 ku sportistët tanë u nderuan me medalje.

Me medalje argjendi u nderuan dy spor-tistë”, Ada Demneri dhe Ledjan Cakaj dhe me medalje bronzi 10 spotistë; Fabjola Brahja, Be-sarb Hykollari, Desara Duka,  Valdet Allaraj, Ariel Rrushi, Juirdo Cani, Adien Bajrami, Ama-rildo Gashi, Elvis Gjana dhe Mantho Prokopi. Për këto rezultate të larta ekipi u prit në zyrat

federata taekwondos

Page 37: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 37

e KOKSH nga Presidenti i KOKSH z. Viron Bez-hani. Në këtë aktivitet morën pjesë 29 sporti-stë dhe 12 prej tyre morën medalje nga të cilat 2 argjendi dhe 10 brozi. Prej sportistëve me-dalistë ishte edhe Ada Demneri e cila ka përf-ituar Bursën Olimpike për sportistët e “Rio 2016”. Federata Shqiptare e Taekëondos vlerësoi trajnerët e Ekipit Kombëtar për re-zultatet si dhe Presidentin Bezhani për mbës-htetjen e dhënë nga KOKSH ndaj këtij sporti.

Boksierët tanë sukses në europianin e zagrebitBoksieri Jurgen Uldedaj, u ngjitet në po-

diumin e medaljeve në dhe merr medaljen e bronzit për peshen 81 kg në Kampionatin Eu-ropian për të rinj që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Kampionati Evropian i Boksit për të rinjtë, ku mori pjesë dhe ekipi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua gjatë mu-ajit tetor 2014. Ekipi kombëtar shqiptar ka pasur rezultate pozitive në të kaluarën dhe

e ruajti këtë rezultat edhe në kampionatin e këtij viti. Për rezultatet që boksierët tanë ar-ritën në Kampionatin Europian, u pritën në zyrat e KOKSH nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar z. Viron Bezha-ni. Në bazë te shortit, dy boksierët shqip-tarë, Jurgen Uldedaj dhe Rexhildo Zeneli, hynë në 8-shen e parë, në një pjesëmarrje prej mbi 300 boksiere në këtë aktivitetet.  Bok-sieri Jurgen Uldedaj, mori medaljen e bronzit për peshen 81 kg. Kreu i KOKSH i dhuroi bok-sierit Jurgen Uldedaj “Mirënjohjen e KOKSH“ për rezultatet e arritura në këtë kompetici-on ndërkombëtar. Në fjalën e tij, Bezhani theksoi se është një nga politikat më priori-tare të KOKSH zhvillimi dhe përkrahja e ta-lenteve të reja. Ai falenderoi të gjithë traj-nerët e boksit, Presidentin e Federatës së boksit z. Gjergj Leqejza, të cilët kanë punuar fort për të arritur këto rezultate. Nga ana tjetër KOKSH, premtoi Bezhani ka nisur men-jëherë përpjekjet për ti mundësuar këtyre sportistëve të talentuar trajnime në një qen-dër stervitore jashtë shtetit, me kushte dhe

mundësi të nivelit të lartë.

gjetan Keta mbron titullin europian në ShqipëriBoksieri shqiptar Gjetan Keta, kampion

aktual i titullit euroaziatik, ka mbrojtur titul-lin në qytetin e tij të lindjes, Bulqizë përballë rusit, Marat Khuzeev në peshën 71 kg. Boks-ieri Keta, këtë here u ndesh për ngjyrat e fl-amurit kuq e zi, e kësisoj ky titull është i Shq-ipërisë. Keta e mbrojti titullin në duelin me gjeorgjianin Mishel Kotsishvili, ish kampion i Evropës. Boksieri shqiptar e ka mundur kundërshtarin me nokaut në raundin e 7-të. Pas kësaj fitore boksieri Gjetabn Keta u prit në KOKSH nga Presidenti Z. Viron Bezhani të cilit ju dha dhe Mirënjohja me motivimin. Mirënjohje dhe vlerësim për rezultatet e ar-ritura ndërkombtarisht në sportin e Boksit profesionist si dhe kontributin e dhënë në rritjen e krenarisë kombëtare.

federata e Boksit

federata e kik-Boksit

Page 38: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

38 Revista Olimpike 2014

Sporti që po josh të rinjtëFederata Shqiptare e Sporteve me Kuaj ndryshe nga çdo vit , përgjatë vitit 2014 ka organizuar një numër të madh eventesh dhe garash në disiplinen Kapërcim me pengesa, të lartesive të ndryshme. Shumë trajnere të huaj dhe delegatë të Federatës Botërore të Sporteve me Kuaj kanë vizituar klubet spor-tive dhe kanë ndjekur nga afër punën e Fede-ratës Shqiptare të Sporteve me Kuaj.Pas dy dekadash, Shqipëria ka ngritur infra-strukturën e këtij sporti ku investimet për shkollën e Hipizmit kanë mundësuar rritjen e numrit te sportisteve të rinj dhe kalorës të moshës junior, të cilët po pregatiten me traj-ner gjermane për pjesmarrje në kompeticio-ne të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.Me një numër të madh dhe në rritje të kuajve, të rracave të ndryshme, të përgatitur për di-siplina të ndryshme të hipizmit, gjate vitit 2014 jane organizuar 5 gara ku më e rëndësi-

shmja ishte “Kupa Ali Ohri” të cilën e fitoi ka-lorësi Gazmen Brahimi me kalin Meri. Një tjetër garë e rëndësishme është dhe Kam-pionati Kombetar i cili do të organizohet më 22 Nëntor, për të zgjedhur Kalorësin dhe Ka-lin Kampion të Shqipërisë për vitin 2014.Janë rreth 10 klube hipizmi në Shqipëri ku më të rendesishmit permenden “Akademia e Hi-pizmit” në Kashar dhe “Panto” në Mullet dhe për vitin 2015 presim që të bëjnë anëtarësi-min dhe disa klube të reja. Për herë të parë në Shqipëri me datë 11-12 Mars u zhvillua Konferenca Ballkanike e Sporteve me Kuaj,e cila pati si qëllim zhvilli-min e këtij sporti në rajon dhe krijimin e pro-cedurave dhe legjislacionit të nevojshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë per ti dhënë mundësinë kalorësve Shqiptarë të marrin pjesë në kompeticionet jashtë vendit me synim për të fituar medalje jashtë terri-torit të Shqipërisë.

Synimi olimpiada e rio 2016Federata Shqiptare e Mundjes ka përmbus-hur kalendarin vjetor të aktiviteteve kom-bëtare dhe pjesëmarrjeve në arenën ndërk-ombëtare. Ndër aktivitetet ndërkombëtare, më i rëndësishmi mund të konsiderohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për të rritur që u zhvillua nga data 6-10 shtator në Tashket Uzbekistan. Delegacioni Shqiptar i Mundjes përbëhej nga presidenti i FSHM-se, z. Martin Biba, trajneri Sylejman Shala, dhe sportistët Vilson Ndregjoni - 65 kg dhe Eg-zon Shala - 97 kg të stilit të lire. Faza perga-titore e zhvilluar ne Maqedoni e Bullgari vlejti shumë për Egzon Shalen pasi ai arriti të sigu-ronte vendin e 7-të në këtë kampionat duke mundur mundësin Biellorus Jusup Dzhalilau me rezultatin 7-4 duke mbyllur me sukses fazën e parë. Me pas në fazen 1/8 ai mundi mundësin Taxhikistanas Rustam Iskardari me rezultat më të thellë 9-2 duke siguruar

Aktivitetet e federatave

federata Hipizmit federata e mundjes

Page 39: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 39

fazën e 1/4-ës. Megjithatë edhe pse ai nuk mundi të siguron-te zonën e medaljeve, forma e tij sportive siç u pa dhe në këtë event premton për rezultate shumë të larta në Kampiona-tet e ardhshme si Europiane ashtu edhe Botërore, duke pa-tur si pikësynim olimpiaden « Rio 2016 ». Një tjetër aktivitert ndërkombëtar gjatë 2014 ka ka qenë dhe Turneun Ndërk-ombëtar të mundjes në stilin e lirë «Perla e Maqedonisë» në datat 31 Maj - 1 Qershor 2014. Shqipëria konkuroi me 9 mun-dësa të stilit të lirë nga pesha 57 deri 125 kg si pjesë e ekipit përfaqësues. Pjesë e delegacionit ishin 2 gjyqtare ndërk-ombetar si Vasfi Hoxha, Anastas Kobuzi dhe trajneri Sabah Cenaj. Pjesëmarrës në këtë event ishin ekipe si Maqedonia, Shqipëri, Sllovaki, Kosovë, Izrael dhe Qipro. Kjo garë u kara-terizua nga një luftë e fortë sportive dhe në përfundim të aktivitetit vendin e pare e zuri Maqedonia me 33 pike, ven-din e dytë Shqipëria me 30 pikë dhe Kosova në vend të tretë. Mundësit tanë u nderuan dhe me medalje sipas peshave ku garuan. Ndër aktivitetet kombëtare përmendim Kampiona-tin Kombëtar të mundjes për shkollore dhe për të rinj në sti-lin Greko- romak. Durrësi ka pritur gjatë 2014 një sërë akti-vitetesh, një ndër to ishte dhe Kupa e Shqipërisë për të Rri-tur në stilin e lire dhe greko-romak të mundjes. Për të vijuar me Kampionatin Kombëtar që u zhvillua në Tiranë.

Aktiviteti ndërkombëtare, më i rëndësishëm për mundjen konsiderohet

pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për të rritur që u zhvillua nga data 6-10

shtator në Tashket Uzbekistan...

Page 40: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

40 Revista Olimpike 2014

Page 41: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

Revista Olimpike 2014 41

Page 42: Revista OK - nocalbania.org olimpike 2014.pdf2 Revista Olimpike 2014 ... Gjithnjë jam munduar të jem i hapur me ju përgjatë gjithë vitit dhe i tillë do të jem edhe në këtë

KomiTeTi oLimPiK KomBëTarë ShqiPTar