24
ËSHTË KOHA TË KTHJELLET KY POPULL Intervistë me Xhezair Shaqiri - Komandant Hoxha Viti IX. Nr. 84. 19 prill - 19 maj 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË VAZHDON TMERRI I LUFTËS NË SIRI Editorial DIKTATURA VALUTORE

Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

1Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

ËSHTË KOHA TË KTHJELLET KY POPULL

Intervistë me Xhezair Shaqiri - Komandant Hoxha

Viti IX. Nr. 84. 19 prill - 19 maj 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

VAZHDONTMERRI I LUFTËS

NË SIRI

Editorial

DIKTATURA VALUTORE

Page 2: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

2 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

1Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

ËSHTË KOHA TË KTHJELLET KY POPULL

Intervistë me Xhezair Shaqiri - Komandant Hoxha

Viti IX. Nr. 84. 19 prill - 19 maj 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

VAZHDONTMERRI I LUFTËS

NË SIRI

Editorial

DIKTATURA VALUTORE

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8419 prill - 19 maj 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Intervistë me prof. ass. Sead UjkaniRritja e pagave është në shkallë më të lartë se niveli i inflacionit

Rektorja e parëme shami në Turqi

21 Grave në vend set'u jepetmë shumë pushtet, abuzohen...

15

Lulzim AhmetiZonat shpresë për zhvilim

8

10

Page 3: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 3Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

Editorial

Avni AVDIU

Neo-liberalizmi, globalizmi dhe postmodernizmi si koncepte më të reja të shekullit XXI, por që

kanë rrënjë prej shekullit të kaluar dhe që si triadë e aktualitetit përbëjnë strum-bullarin e megaideologjisë botërore, si tërësi paraqesin epideminë më të rrezik-shme të së ardhmës. Neo-liberalizmi ka arritur të shkërmoq çdo ind etik të përfitimit, globalizimi e justifikon përhapjen e tij edhe përmes neo-kolo-nializimit të dhunshëm, kurse postmod-ernizmi i ka hequr racios edhe atomin e fundit. Me mposhtjen e turpshme të komunizmit si diktaturë leviatane, lindi rrezja e shpresës për një fillim të ri. Op-timizmi se shekulli i ri do ta shndrit në horizont një epokë më të mirë, u zbeh që në vitet e para të shpartallimit të Murit të Berlinit. U rrënua muri fizik, por shpejt u ndërtuan muret edhe më të tmerrshme shpirtërore e morale; muret me gjemba që ndonëse janë të tilla nuk thumbo-jnë as sa një mushkonjë ndërgjegjiet e fjetura e të përgjumura, të mykura e të kalbura dhe të pista e të fëlliqura. Nga diktatura e komunizmit, u kalua në dik-taturën e parasë. Tashmë miti, kulti dhe idhulli i ri është pitagorizuar. Gjithçka që paraqet vlerë të njëmendtë shprehet përmes numrave: në politikë (sa depu-tetë janë është më me rëndësi se çfarë janë), në ekonomi (sukses llogaritet

fitimi pa marrë parasysh se si arrihet), në kulturë (çmohet më shumë ai që ka se sa ai që di), në sport (lojëtarët shiten e blihen si në pazar të gjësë së gjallë), në art (avangardja, esktravagandja, nudiz-mi, kiçi, shundi dhe shëmtia groteske paraqesin të bukurën) e kështu me rad-hë. Diktatura e parasë shtyp, shkel, për-buz, nëpërkëmb dhe të bën askushi nëse je ai që s’ke gjë në kuletë dhe përkun-drazi ajo të ngritë, të madhëron, të bën nder dhe të bën dikushi edhe nëse s’ke dy kokrra mend në kokë. Çdo vlerë është përmbysur dhe mbi të është ndërtuar froni i pseudovlerave. Për to ndonjë kurreshtar mund të interesohet vetëm në muze e arkive. Sot çdo përpjekje për shpëtimin e tyre paraqet humorin më interesant në tragjikomedinë teatrale. Meritokracia kaherë ka vdekur, gjersa këshilli për varrimin e saj përbëhej nga matrapazët mediokër, gjysmëanalfabetët debilë, servilët, vasalët, puthadorët dhe tartabiqët e tjerë partiakë që u vunë në rolin e inferiorëve përballë ‘superiorëve’. Njerëzit kanë humbur ndjeshmërinë si-kur të ishin nën ndikimin anesteziotik: asgjë nuk u bën përshtypje sado e keqe, e ligë, e zezë dhe makabre të jetë ndon-jë dukuri, sepse çdo çudi po zgjat fare shkurt dhe s’po ka kohë të mendohet për imapktin e saj, ngaqë si rrufe po goditet e pasohet nga fenomeni tjetër edhe më i rrezikshëm. Gjithçka bëhet për para dhe gjithçka arsyetohet nëse paraja qëndron

si arsye. Ky pra është pushteti i parasë që po sundon botën, është diktatura e re që kapërthen nën kthetra e ngulfat shu-micën. Paraja - kjo monstër tinëzare ka depërtuar në vetëdijen, ndërdijen dhe nënvetëdijen e shumicës. Është i vetmi mekanizëm që armikun e bën mik, e mikun armik, por edhe që stërkeq, maskon u humb shumë fytyra. Është sistemi i parasë, ai që shqetëson, tor-turon e dhunon mendjen, shpirtin dhe trupin; që ka vënë kontrollin mbi çdo individ, shtëpi, grup, shoqëri, komb, shtet dhe në përgjithësi në mbarë rru-zullin tokësor. E gjithë kjo arsyetohet nga triada: neo-liberalizëm, globalizëm dhe postmodernizëm që oscilon rreth boshtit të interesit. Është kohë e nev-eritshme, e rëndë dhe e zorshme për ata që e duan të mirën, të moralshmen dhe të vërtetën, aq sa mbajtja e parasë në dorë paraqet dro e dhimbje për ta sikurse mbajtja e prushit ose gacës së zjarrtë. Megjithatë, përkundër kësaj kohe, prapëseprapë është një mori njerëzish që duan fundin e kësaj mar-rëzie; që duan një sistem të pastër, të çiltër, të ndershëm e të moralshëm, ku kriter i të qenit njeri nuk është ajo se sa ke, por si e çfarë je. Njerëzit e mirë e duan këtë sistem të vërtetë drejtësie, ata angazhohen, përpiqen e luftojnë për të dhe janë të vetëdijshëm se parakusht i arritjes së këtij sistemi është fundi i marrëzisë së sistemit që po jetojmë. n

Diktatura valutore

Page 4: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA4 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

Intervistoi: Amel ILMIU

PAQJA: Si e vlerësoni gjendjen e përgjithshme në Maqedoni?

Shaqiri: Situata në Maqedoni në çdo sferë të jetës është e brishtë, duke filluar me të drejtat e njeriut e deri tek ato kombëtare. Shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar në çdo aspekt, ndërsa e rrezikuar është siguria dhe perspektiva e tyre. Partneri shqiptar në koalicion BDI që pas përfundimit të luftës së 2001-shit, ka arritur dhun-shëm të kamuflojë realitetin e zymtë, me qëllim që të vazhdojë qëndrimin e saj në qeveri. BDI ndiqet këmba-këmbës pas nga hija e saj PDSH, e cila ndonëse

demaskon politikën vasale e servile të BDI-së dhe denoncon rastet e keqpër-dorimeve të saj, këtë e bën për të vetmin qëllim: që vetë të hyjë në qeveri. Në këtë mynyrë lirisht mund të thuhet se shq-iptarët në tërësi janë bërë pre dhe vik-timë e këtyre dy partive, të cilat ndaras shtiren si kundërshtare të kryeministrit Gruevski, por në të vërtetë që të dyja, secila simbas mënyrës së vet i bën shër-bim atij. Si BDI ashtu edhe PDSH kanë vetëm një qëllim ‘madhor’ se cila po i vardiset më mirë VMRO-DPMNE për t’i marrë në bashkëqeverisje. Për këtë objektiv të tyre, ato janë në gjendje të sakrifikojnë gjithçka, gjë që më së miri këtë e shfrytëzon kryeministri aktual,

i cili me mjeshtëri ka arritur të fashisë krenarinë tonë kombëtare, duke luajtur si maçoku me minjtë. Së këtejmi tashmë situata vazhdon të mbahet e rënduar dhe e tendosur. Shqiptarët ekonomiki-sht janë mbështetur për muri dhe janë në zgripc të ekzistencës, kurse siguria e tyre kërcënohet vazhdimisht nga bandat dhe hordhitë huligane maqedonase që rrahin brutalisht e gjakosin çdo ditë të rinjtë shqiptarë rrugëve, nëpër autobuse, lokale e gjetiu. Gjersa BDI dhe PDSH vazhdojnë të llomotisin se angazhohen për çështjen kombëtare dhe përdorin folklorizma për marketing politik, kry-eministri Gruevski vazhdon realizimin e programit të tij politik, duke i zhvilluar

ËSHTË KOHA TË KTHJELLET KY POPULL

“Zoti, siç ka thënë Vetë në Kuran nuk e ndërron gjendjen e një populli pa e ndryshuar populli vetveten, ndërsa simbas fjalëve të pejgamberit Muhamedit

alejhiselam, populli do të ketë udhëheqës ata që i meriton. Prandaj besoj se ËSHTË KOHA pikërisht tani që ky popull të kthjellet e vetëdijësohet, sepse nuk i meriton për udhëheqës ata që me vite e vodhën, e mashtruan dhe

abuzuan me besimin-votën e tij. Është thënë fare qartë në urti: ‘Nëse me gënjen njëherë - fajet i ke ti, nëse më gënjen radhazi - fajet i kam unë’. Nëse edhe tani ky popull i ha foret e rrenave të politikanëve që me vite të tëra e mashtrojnë, atëherë fajet i ka vet”, - u shpreh në intervistën

dhënë revistës ‘Paqja’ Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha.

Biografia Xhezair Shaqiri është bartësi i RDK - së në njësinë

zgjedhore numër 2 në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 27 prill në Maqedoni. I lindur në

Tanushë më 15 maj 1965. Në moshën 4 vjeçare prindërit e tij u shpërngulën në Shkup. Prej vitit 1986 mërgoi në Perëndim. Pjesëmarrës në luftërat çlirimtare prej qershorit të vitit 1998 e deri më tani, ku i anatemuar nga pushteti maqedonas është detyruar të vazhdojë qëndrimin e tij në male. Intervista me të nuk duhet kuptuar si marketing politik përpara fushatës parazgjedhore në Maqedoni, por thjesht është një bashkëbisedim për të bëmat e tij në luftë e ‘paqe’ dhe për orientimin e tij të palëkundur në mbrojtje të parimeve të tij. Është shembull eklatant se si mbrohen idealet dhe se si duhet sfiduar padrejtësia, sado përmasa të mëdha e të gjëra merr ajo. Po ashtu është rast sui generis dhe i papresedan i mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar, sakrificës permanente të interesit të tij personal për të mbrojtur këtë interes madhor dhe zgjedhja e më të rëndës për veten për t’ia ofruar popullit më të mirën e mundshme.

Page 5: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 5Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

gjithnjë e më shumë rajonet e banuara me maqedonas, përderisa ato të banuara me shqiptarë janë lënë tejet mbrapa saqë shumë vendbanime gjasojnë me ato të mesjetës, kurse popullata është lënë në greminën sociale e ekzistenciale. Kun-druall këtij mjerimi, politikanët shqip-tarë, kanë arritur të përfitojnë pasuri marramendëse përmes aferave korrup-tive, nga të cilat s’kanë fytyrë ta ngrisin kokën lart dhe e kanë ‘mizën nën kapuç’, prandaj nuk guxojnë të bëzajnë në qe-veri për zgjidhjen e çështjes kombëtare.

PAQJA: Si e vlerësoni fushatën paraz-gjedhore?

Shaqiri: Është një fushatë aspak de-mokratike, por përkundrazi e egër sa s’dinë njeriu se si ta emërtojë. Të gjitha mediat janë vënë në shërbim të partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI, një terror i vërtetë propagandistik partiak që do t’ua kishin zili edhe komunistët e nazi-fashistët. S’ka çast që kalon pa u bombarduar me një marketing të këtyre dy partive. Qindra-mijëra euro janë derd-hur në këtë drejtim. Vetëm billborde BDI ka vendosur në vlerë prej afro gjysmë milioni, e mos të flasim për publicitete tjera të paguara e të porositura. Krahas kësaj, mediat të prira kah komercializmi, mbase po e kanë të mbushur qesen me para nga qeveria, përveç reklamave, edhe edicionet informative i kanë shndërruar në propagandë klasike partiake pro-BDI-së, jo vetëm brenda Maqedonisë, por edhe në Shqipëri e Kosovë. BDI edhe këtë vit sikurse herave tjera ka arritur që të instrumentalizojë figurat politike shqiptare si dhe ato të estradës. Një ar-matë e larmishme ushtarësh të paguar të BDI-së nga të gjitha trevat shqiptare: disa llomotisin pro politikës mjerane të BDI-së, duke i justifikuar dështimet e saj e duke i glorifikuar arritjet inekzistente, disa shkruajnë analiza dhe disa këndojnë për të; tamam si në kohën e kongreseve të Partisë së Punës së Shqipërisë, kur para-prakisht përgatitej opinioni me shkrime, poezi e këngë për Enverin dhe Partinë. Votat blihen edhe me mbushje të celu-larëve, me thasë mielli e gjësende tjera, pastaj me kërcënime të të punësuarve se do të pushohen nga puna e s’do të marrin vendime po nuk votuan për BDI, pastaj me premtime boshe dhënë të të papunëve se do të punësohen nëse bëhen aktivistë e votojnë për BDI etj. Kjo është ‘logjika’ dhe ‘strategjia’ e BDI-së me të cilën ajo fiton dhe për fat të keq funksionon në kuadër

të një mase me vetëdije dhe pjekuri të dobët politike. Zaten po të mos kishte qenë kjo taktikë e dhunshme e presionit të shumëanshëm BDI do të kishte hum-bur qysh pas katër viteve të qeverisjes së saj me LSDM, kur nuk arriti as për së afërmi të përmbush prtemtimet dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila u fitua në front, por u humb në tavolinë.

PAQJA: Çka u shtyri të kandidoheni për deputet pikërisht në radhët e RDK-së?

Shaqiri: Përfundimi i luftës së 2001-shit nuk i dha fund politikës antishqip-tare. Qeveritë maqedonase një pas një ndryshonin vetëm projektet, por jo edhe veprimet. Gjithë ato që kishin pas ndod-hur para luftës, vazhduan edhe më tej, madje me intenzitet edhe më të madh. Në mënyrë tinëzare u vranë disa luftëtarë e komandantë të luftës, mbi 600 të tjerë dergjen burgjeve, montohen procese të ndryshme gjyqësore, inskenohen aksione spektakulare policore, ku objekt maltre-timesh janë gratë, fëmijtë e pleqtë bile edhe të sëmurët, rrahen nxënësit rrugëve, hartohen projekte të qarta antishqiptare dhe bëhen qindra e mijëra të zeza mbi kurrizin e popullit tonë. Ekzistojnë me dhjetëra inçizime të postuara edhe në internet që dëshmojnë, dokumentojnë e provojnë këto pohime të mia, ashtu edhe siç eksistojnë edhe inçizime ku shihet se politikanët në pushtet si ata të BDI-së ashtu edhe ata të PDSH-së kanë përkra-hur e mbështetur këto forma të dhunës sistematike. I ceka inçizimet për t’ua ku-jtuar atyre shqiptarëve që kanë kujtesën e cekët, që t’u referohen atyre, sepse dikush pa u skuqur fare sot e kësaj dite luan ro-

lin e avokatit diabolik, duke arsyetuar e mbrojtur ’me lehtësinë e padurueshme’ të pambrojshmen. Megarastet siç janë ai i Sopotit, Brodecit, Monstrës dhe minirastet tjera të përditshme, janë bërë torturë e lemeritshme që kalojnë vijën e kuqe, por që nuk arrijnë dot t’i luhasin karriget e kolltukofagëve shqiptarë, të cilët të kënaqur me tendera e mirëqenie perso-nale, gjithçka u duket eldorado. Kjo shpre-het në prononcimet e tyre të zakonshme se ‘gjithçka shkon OK’ se ‘marrëdhëniet me partnerin VMRO janë të shkëlqyera’ e kështu me radhë. Që befasia të arrijë kulmin, po ato raporte të shkëlqyera, ten-sionohen pak ditë para zgjedhjeve, edhe atë krejt për poena politike. Të marrë vesh paraprakisht mes veti nën ‘siglën e fshehtë: uën të them e ti më thua’, dy part-nerët e koalicionit e tensionojnë situatën parazgjedhore për kapitalin e tyre politik, duke e akuzuar e kritikuar njëri-tjetrin. Kjo lojë semantike e tyre, u shërben të ngjiten majave të rejtingut tek elektorati naivë, që nuk i analizon gjërat siç duhet. Si njeri i rryer nëpër kapërcyellin e sprovave të ndryshme, i kuptoj gjërat më drejtë e më mirë, prandaj u përcaktova për alter-nativën e vetme momentale kombëtare në Maqedoni, për RDK, ku janë të tubuar njerëzit më të dëshmuar të penës, dijes, pushkës e trimërisë. Konsideroj se fat-keqësia e gjendjes së keqe nuk janë edhe aq keqbërjet e njerëzve të poshtër, sa heshtja vrastare e njerëzve të mirë, kështu që besoj fuqishëm se ËSHTË KOHA që këta njerëz të mirë kudo që ndodhen të zgjohen e të mos mposhten e skërmo-qen kundruall padrejtësive e presionit të njerëzve të këqinj.

Page 6: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA6 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

PAQJA: Keni lansuar shpesh kritika kundrejt partisë në pushtet BDI-së dhe asaj opozitare PDSH-së, por nuk jeni i vetmi në këtë drejtim. Cilat janë arsyet tuaja për këtë?

Shaqiri: Arsyet janë të shumta dhe nuk do të hyj në detaje. Siç e dinë opin-ioni i gjerë, unë kam qenë ndër themel-uesit e strukturave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i betejave më të rëndësishme e më të rrezikshme në terren prej Ta-nushes e gjer në Haraçinë. Luftën e bëmë me shpresë se do të realizohen idealet e popullit. Aspektin politik të luftës ia besuam Ali Ahmetit, duke menduar se ai do ta çojë në vend amanetin e të rë-nëve në luftë, familjarëve të tyre, tonin, invalidëve dhe gjithë popullit. Megjithatë përpara kësaj, Ali Ahmeti ishte i intere-suar për diçka tjetër. Ai harroi idealet për interesin e ngushtë, qëllimi i të cilit ishte të themelonte parti, e përmes saj të popullarizohej, të ngriste standardin dhe mirëqenien e vet. Zaten qysh në vitin 1999 Ali Ahmeti kundërshtoi formimin e UÇK-së dhe thoshte se nuk bën të fil-lojë lufta. Pas përfundimit të luftës, for-moi parti dhe ishte i etur që rreth vetës të ketë sa më shumë njerëz, pa zgjedhur se kë po merrte, kështu që mblodhi llu-min e gjithë shqiptarisë, mercenarë të pushtetit, udbashë, puthadorë, spiunë dhe lloj-lloj personash të inkriminuar. E njëjtë ishte gjendja edhe në PDSH për të cilën që herët kishte informacione të sigurta se ishte formuar nga shërbimet sekrete sllave. Kështu fati i popullit shq-iptar në Maqedoni mbeti në duar të kë-tyre matrapazëve dhe intrigantëve, që me metoda perfide arrijnë të mbajnë peng popullin. Pa mëdyshje se nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Ka me qindra-mijëra, por po na ngulfat një pjesë e interesxhin-jve që mendojnë e veprojnë në levërdi të politikës së BDI-së dhe PDSH-së, edhe atë vetëm për t’i mbrojtur interesat e tyre të ngushta personale. Janë këto kokat sterile që për një cigare e shesin çështjen kombëtare. Mirëpo jam shumë i sigurt se një ditë edhe këtyre do t’u digjet bishti, sepse siç po ecin punët s’do të mbetet njeri pa e pësuar nga kjo politikë. E kur dhelprës t’i digjet bishti, pa dyshim se do të thotë se u dogj e gjithë dynjaja. Ajo ditë po vjen, sepse zullumi ka arrirë kulmin, ai është trashur aq shumë sa një ditë do të këputet prej trashësisë së vet. Ndërkaq sërish këto parti ‘kanë’ fytyrë të flasin për dinjitet e krenari kombëtare. Krenari qenka të përkulesh si tartabiq

përpara kryeministrit maqedonas e t’i kërkosh që të të marrë në qeveri; kre-nari qenka t’u kërkosh shqiptarëve për një punësim mbi 5 mijë euro; krenari qenka të lësh rajonet e popullit tënd në mbrapambeturi të thellë mesjetare; kre-nari qenka t’ia kushtëzosh fukarasë së popullit tënd votën me një thes miell; krenari qenka të mbyllësh gojës përballë rrahjeve huliganeske; krenari qenka që të tolerosh maqedonasit të marrin 95 % të buxhetit shtetëror, e vetëm 5% t’u jepet shqiptarëve, e kështu me radhë. Prandaj e them me përgjegjësi të lartë se nëse shqiptarët vazhdojnë sërish ta votojnë BDI, skenat e dhunës kundër tyre do të përsëriten gjithnjë, situata e përgjithshme nuk do të përmirësohet, por do të ketë krizë pas krize.

PAQJA: Si i vlerësoni qëndrimet e BDI-së dhe PDSH-së për zgjedhjet presidenciale?

Shaqiri: Përsëri këtë çështje të dy par-titë e përdorën për kapitalin e tyre politik, duke e paraqitur si interes kombëtar: BDI thirrej në të ashtuquajturin kandidat kon-censual, kurse PDSH nxori kandidatin e vet. Dikur BDI për interesa të ngushta bënte thirrje të votohej kandidati Gjorgje Ivanov. Atëherë 2 mijë votat e BDI-së ishin vendimtare për zgjedhjen e presi-dentit aktual. Sot pas pesë vitesh tepër vonë BDI e kuptoi se çfarë kishte bërë, sepse presidenti i saj ai aktual Gjorgje Ivanov nuk bëri ama bash asnjë të mirë për shqiptarët, përkundrazi heshti ndaj shumë të këqijave të panumërta. Taktika e tanishme e BDI-së është thikë me dy presa: nga njëra anë ftesën për bojkot mendjet dritëshkurtëra e kuptojnë si akt patriotik, kurse po kjo i shërben BDI-së për t’iu vardisur partisë në pushtet, sepse pikërisht kjo ftesë kontribuon që presi-denti aktual automatikisht të rizgjedhet rishtas, sepse për rejtingun e tij dhe par-tisë së Gruevskit te pala maqedonase ka punuar zellshëm BDI me pasivitetin e saj. Pra ripërsëris se bojkoti në të cilin thër-ret BDI është në shërbim të presidentit aktual dhe VMRO-s, gjë që u dëshmua që në raundin e parë të votimeve, kështu që s’ka vend të shitet dushk për gogla. Edhe PDSH e bën lojën e vardisjes, por me tjetër mënyrë, pas takimit të kreut të saj Menduh Thaçi në “Sushiko” për të mbrojtur “Interprometin” e tij. Tekefun-dit se për çfarë hesapesh hyri në garën presidenciale PDSH më së miri e tha kan-didati i saj Iljaz Halimi në tv Klan Kosova, se dëshiron të fitojë sa më shumë vota,

ashtu që ato më pas t’i vëjë në kandarin e pazarllëkut me VMRO-n në këmbim të hyrjes së partisë së tij në qeveri. Pra si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin, elektorati përdoret si instrument për real-izimin e interesave partiake, por gjithnjë në emër të kombit e patriotizmit. Nëse pragu për vlefshmërinë e votimeve nuk do të ishte ulur pesë vjet më parë nga BDI-ja prej 50% në 40%, zgjedhjet qysh në raundin e parë do të shpalleshin të pavlefshme, sepse dolën vetëm 48.84% . Logjikisht kuptone se si kanë mundur shqiptarët ta kushtëzonin presidentin koncensual, e jo tani me retorikë boshe. Mirëpo mos ta harrojë BDI këtë fakt se populli nuk ha bar, sepse kur bëri thirrje më 2009 të votohej Ivanovi dolën vetëm 2 mijë shqiptarë, kurse kur bëri thirrje që të mos votohet dolën afër 40 mijë shqiptarë. Kjo është shifër që flet më së shumti. Pra si BDI ashtu edhe PDSH, edhe pse shtiren kundërshtare të Gruevskit dhe politikës së tij, në të vërtetë janë shërbëtore të tij, e ndihmojnë dhe punojnë për të. Edhe në rastin e zgjedhjes së presidentit, që të dyja nëpërmjet rrugëve e mënyrave të tyre u vunë në funksion të VMRO-DPMNE-s. Të instrumentalizuar nga BDI dhe PDSH elektorati mbeti i hutuar, duke mos ditur kah t’ia mbajë, andaj disa dolën e disa të tjerë jo. BDI dhe PDSH qëllimisht, kurse elektorati në mungesë të vizionit dhe pjekurisë politike nuk diti kësaj radhe ta ndëshkojë në mënyrë pragma-tike pushtetin absolut të VMRO-s, e cila sikurse në monizëm ka instaluar push-tetin absolut, duke mbajtur presidencën, parlamentin, qeverinë dhe shumicën e pushtetit lokal. Kësaj radhe shqiptarët patën rastin t’i kundërpërgjigjen kërkesës së Gruevskit drejtuar elektoratit të tij që të fitojë 62 deputetë, ashtu që të mos i përfillë shqiptarët. Shqiptarët patën ras-tin dhe mundësinë t’i tregonin se kanë pjekuri, vizion, kompaktësi dhe unitet të dënojnë politikën e tij dhe t’i tregojnë se megjithatë shqiptarët kanë fuqi t’i sjellin gjërat jo sipas apetiteve të tij, por sipas vullnetit të tyre.

PAQJA: BDI ka akuzuar RDK se me daljen e saj në skenën politike humb vetëm deputetë shqiptarë?

Shaqiri: Natyrisht se marrëzitë s’kanë kufij dhe hipokrizia nuk njeh tolerancë. Me këtë dëshirohet të arrihen dy efekte: të stigmatizohet RDK si përçarëse, ashtu që të humbë dhe të tregohet gjoja një patriotizëm flaso se kinse të vetmit ata

Page 7: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

7Nr. 82 n SHKURT/MARS'14PAQJA 7

janë që kujdesen për interesin kombëtar. Të bëhen akuza të tilla në kushtet e një konkurrence demokratike, është parad-oksale, sepse vetëm ata që ende frymojnë me mentalitetin e së kaluarës i frikohen pluralitetit të ideve, projekteve dhe alter-nativave. Tekefundit me daljen tonë më mirë ta pengojmë shkuarjen e një deputeti të BDI-së se sa t’ia mundësojmë edhe një shërbëtor më shumë Gruevskit. Shqip-tarët kanë nevojë për cilësi në parlament, e jo për sasi. Nuk qëndron çështja të mar-rim sa më shumë deputet, por çfarë depu-tet do të marrim: servilë, vasalë e hajdutë që s’çajnë kokën për interesin kombëtar, apo njerëz të dinjitetshëm, të përkush-tuar e me përgjegjësi të lartë që punojnë me mish e me shpirt për popullin e tyre. Dallimi është i madh dhe këtë dinë ta vlerësojnë vetëm mendjet e ndritura, ata që interesin e përgjithshëm e vënë gjith-një përpara interesit të tyre të ngushtë. Duke besuar jo vetëm në lidershipin, por edhe në gjithë strukturën organizative të RDK-së besoj fuqishëm se ne jemi ajo armatë e re kuadrosh që njëmend do ta dëshmojmë këtë, pra do ta dëshmojmë se përpara interesit të popullit nuk do të vëmë asgjë tjetër. Zaten gjatë mandatit të tyre të shkuar në parlamentin e Maqedo-nisë këtë më së miri e kanë demonstruar dy deputetët tanë të RDK-së.

PAQJA: Shigjeta juaj e kritikës më shumë ka qenë e orientuar drejt BDI-së, përse?

Shaqiri: Sepse BDI nuk erdhi në push-tet ashtu sikurse partitë tjera. Ajo mori mbi supe barrën e madhe dhe të rëndë të idealeve, të gjakut të dëshmorëve, amane-tin e tyre, vuajtjet e familjarëve, invalidëve

të luftës dhe gjithë sakrificën e 2001-shit. Pas hyrjes në politikë kreu i saj pësoi një metamorfozë të çuditshme, gjithë atë që u fitua në terren gradualisht e humbaste në tavolinën e bisedimeve, duke mos qenë në gjendje të realizojë Marrëveshjen e Ohrit për më shumë se një decenie në pushtet, ndonëse ka qenë marrëveshje e garantuar nga faktori ndërkombëtar. Ish-partneri i tij i koalicionit dhe ish-presidenti i vendit Branko Cërvenkovski e tha hapur në tv Alsat në emisionin ‘Rruga drejt’ se bash-këpartiakët e tij i kanë thënë se po ta dinin se Ali Ahmeti është kështu siç po sillet butë me Nikolla Gruevskin, ndryshe do të silleshin me të. A ka nënçmim më të madhe se kjo?! Tani Ahmeti simulon poli-tikanin e moderuar dhe harron se nuk e ka komoditetin për një performim të tillë teatral. Ai duhet të jetësojë idealet ashtu siç duhet, e jo me slogane shterpe se po e bën atë.

PAQJA: Ju ka mbështetur Sahit Tërpeza nga fshati Tërpezë i Vitisë, djali i vetëm i luftëtarit të njohur për krijimin e Shq-ipërinë Etnike, Hysen Tërpeza, por edhe shumë patriotë e atdhetarë të dëshmuar, si e vlerësoni ju këtë?

Shaqiri: E çmoj familjen Tërpeza dhe siç e tha edhe Sahiti djali i Hysenit, i ati i tij ka qenë i përkrahur në Malësinë e Karadakut në fshatin Tanushë, nga babai im Abdullahu. Me të ndjerin Hysenin jemi takuar edhe në Zvicërr, ku kemi bashkëvepruar për çështjen kombëtare, prandaj djali i tij erdhi duke e ndier obligim moral që t’i ftojë shqiptarët e Maqedonisë që të votojnë për mua. Këtë votë ai e kërkon sepse si çdo patriot edhe ai është i bindur se shqiptarët janë të

denjë të përfaqësohen nga njerëzit ad-ekuat që i mbrojnë interesat e tyre, e jo nga matrapazë, të cilët pikësynim parë-sor në inkuadrimin e tyre në politikë e kanë ‘se si të pasurohen sa më shpejtë’.

PAQJA: Ju jeni edhe praktikues i pari-meve islame, falni namaz dhe i kryeni të gjitha obligimet tjera fetare. Si duhet parë kjo nga këndvështrimi politik?

Shaqiri: Është motiv shtesë për elek-toratin që ka sadopak kokërr besimi në zemrën e tyre, sepse votën e popullit nuk e kërkoj për veten time. Sikur të isha për veten kisha përfituar moti edhe në shumë mënyra. Do t’ju bashkëngjitesha horrave dhe bandës së tyre kleptokratike, që të maskuar gjatë fushatës parazgjedhore nën maskën dhe gëzofin e deles së butë, më pas shndërrohen në dhelpra e ujqër dhe fillojnë të bëjnë kërdi me të përfun-duar zgjedhjet, duke gënjyer, mashtruar e abuzuar me interesat e popullit. Unë këtyre zgjedhjeve u rrekem me përgjegjë-si se po i hyjë një misioni që ende nuk e kam përfunduar, sepse këtë ua kemi borxh gjithë atyre që dhanë jetën e tyre në altarin e lirisë. Identiteti im kombëtar e fetar më jep kurajo që këtë votë ta kërkojë nga populli në emër të Zotit, duke u zo-tuar po në emër të Tij se kurrën e kurrës nuk do ta keqpërdori, por do ta mbrojë si është më së miri. Prandaj le të vendos populli vetë, se çfarë do të bëjë me votën e tij, por para se ta hedh në kuti le ta dijë se ai në dorë ka armën më të fuqishme se plumbi që me të godet të keqen, duke ia pamundësuar rizgjedhjen aty ku nuk e ka merituar. Nëse populli sërish e vlerëson dhe e voton të keqen, përgjegjësia është e tij dhe e merr veten në qafë. n

Lidhur me luftën e 2001-shit morëm prononcimin e njërit ndër luftëtarët e parë Sami Ukshini, sipas të cilit ai në luftë është nisur me urdhër të Ali Ahmetit dhe ka hyrë në Tanushë në mesnatën e 8-9 shkurtit 2001 dhe së pari është takuar me komandant Hoxhën dhe komandant Kushtrimin, të ndjerin Harun Aliu me disa ushtarë.

Po ashtu përmes facebook-ut është pro-noncuar edhe komandant Malisheva, i cili theksoi se ka ndihmuar luftën me 60 ushtarë, ndërsa me duart e tij ka varrosur tre dëshmorë. Ai e akuzoi Ali Ahmetin se me urdhër të tij janë vrarë disa komandantë, kurse për të ka lësh-uar fletëarrest për ta arrestuar, ashtu që të mos mund të vijë në Maqedoni.

Page 8: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA8 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

Lulzim AHMETI

Edhe pse me vonesë por, shpallja e Mitrovicës, Gjakovës dhe Priz-renit, zona të lira ekonomike, ka

ngjallur shpresa se këtyre dy qendrave të rëndësishme megjithatë do t’u kthehet zhvillimi i dikurshëm, e po ashtu do të hapet perspektiva për banoret e jo vetëm këtyre komunave, por edhe më gjerë. Vetëm në Mitrovicë e Gjakovë, dikur punësoheshim 25 mijë vetë, por sot ky numër është shumë më pak.

Funksionimi i zonave të lira eko-nomike bëhet nëpërmjet krijimit të lehtësirave për bizneset në radhë të parë vendore e në radhë të dytë edhe për bizneset e huaja nga të cilat mund të thithen investime më të mëdha nga jashtë.

Aktualisht me Mitrovicën dhe Gja-kovën udhëheqin dy kryetarë, të cilët vijnë nga Aleanca për Kosovën e Re (AKR), e udhëhequr nga biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili ka qenë këmbën-gulës për t’u krijuar këto zona, për të cilat ka shpresë por mbetët të shihen se cili do të jetë ndikimi pozitiv i tyre në të ardhmen. Kurse me Prizrenin udhëheqë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e Kryeministrit Hashim Thaçi që konsid-

eron si tepër të rëndësishëm qytetin më të madh pas Prishtinës.

Më shumë zona ekonomike Drejtori i Institutit “RIINVEST”

Lumir Abdixhiku ka thënë se zonat e lira ekonomike duhet të jenë në shumë qendra të Kosovës.

“Është më tepër një improvizim sa i përket lirimeve doganore për inves-time të reja e që thënë të drejtën do të duhej të ndodhnin në të gjithë Kosovën. Nuk ka asnjë arsye pse të mos ndodh lirimi doganor në Pejë, në Gjilan, në Prishtinë dhe në Ferizaj, meqenëse kemi nevojë dhe problematikë të njëjtë. Si e tillë zona ekonomike nuk është tradi-cionale, në kuptimin e vet, nuk përkon me zonat ekonomike të menduara mirë. Dhe e dyta, problemi këtu ndërlidhet me idenë e ndikimit të menduar ose jo mirë rreth regjioneve përreth këtyre qyteteve”, - tha ai .

Abdixhiku vlerëson se nëse Mitro-vica merr të gjitha përfitimet e një lirimi fiskal të plotë, atëherë do të vuajë Ko-muna e Vushtrrisë, e po ashtu i gjithë regjioni rreth Mitrovicës . “Të gjitha bizneset do të ikin nga ky regjion në qendër të Mitrovicës. Kosova është shumë e vogël, për të bërë ndasi të tilla

ekonomike. Politikat e favorizimeve ekonomike, mund të bëhen lehtësisht nëpër gjithë territorin e Kosovës, meqe-nëse problemet janë ekzistente në gjithë vendin. Ideja e lirimeve doganore, si hap i parë i një modeli të zonës së lirë, mund të bëhet në gjithë Kosovën”, -ka theksuar Drejtori Ekzekutiv i Institutit “RIIN-VEST” në Prishtinë Lumir Abdixhiku.

Ndërsa Lekë Musa, njohës i ekono-misë ka vlerësuar se me krijimin e këtyre zonave, Qeveria e Kosovës, po ndërhyn në rregullimin e tregut të lirë. “Pse një komunë duhet të ketë një zonë të lirë ekonomike, kurse një qytet tjetër mos ta ketë? Pra duhet lënë mundësitë që biznesi ose industria vetë të përcaktohet se ku duhet të shkojë dhe ku e ka më të leverdishme. Nëse ka politika të favor-shme, të cilat mund të afrohen përmes zonave të lira, atëherë ato politika duhet të afrohen në tërë territorin e vendit”, -

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur Mitrovicën dhe Gja-kovën, si Zona të Lira Ekonomike mund të konsiderohet hap pozitiv. Këto zona mund të krijojnë zhvil-lim e punësim, por ato nuk mund të bëjnë mrekulli

Page 9: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 9Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

shprehet Musa.Nëse në këto sipërfaqe krijohen

kushte më të favorshme ekonomike për të bërë biznes, atëherë ai dyshon se bizneset nga qytetet e tyre mund të largohen dhe të vendosen në këto zona ekonomike. “Çfarë do të ndodh me ato komuna nëse bizneset vendosin që të

largohen nga komunat ekzistuese dhe shkojnë në zonat e lira ekonomike, të cilat do të krijohen”, - ka theksuar Musa.

Mundësi për shtim të bizneseve Zonat e lira ekonomike mund ta

rrisin numrin e bizneseve të reja pasi që në tre muajt e parë të këtij viti janë

më pak biznese të regjistruara kraha-suar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Lulzim Demolli, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka treguar se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë janë regjistruar 2925 biznese mirëpo, sipas tij, në muajt janar-mars të 2013-s ishin të regjistruara 2953 biznese.

“Numri i bizneseve të shuara gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 434 biznese, ndërkaq në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin të shuara 410 bi-znese. Po ashtu janë regjistruar 34 bi-znese të huaja mirëpo, sipas tij, ka rënie të bizneseve të huaja të regjistruara në këtë tremujor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës së tremujorit të parë të vitit të kaluar ishin të regjistruara 52 biznese të huaja”, - ka thënë ai.

Sipas Lulzim Demollit, në me-sin e shteteve që prinë për numrin e regjistrimit të bizneseve të huaja në Kosovë për këtë tremujor janë Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Turqia. Serbia, Austria dhe Franca.

Ndryshe zonat e lira ekonomike janë një shpresë për zhvillim ekonomik, rritje të bizneseve e po ashtu për hapjen e vendeve të lira të punës. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA10 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

“Niveli i papunësisë vazhdon të jetë shqetësim i vazhdueshëm, ndërsa gjenerimi i vendeve të reja të punës sfidë që duhet të jetë “prioritet i privilegjuar” në agjendën e veprimeve të instancave relevante. Prandaj, vlerësoj që krijimi i një mjedisi të mirëfilltë për zhvillimin e sektorit privat, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe zbatimi i duhur i ligjeve të miratuara, i përcjellur me konsolidimin e sistemit gjyqësor dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës janë elemente të domosdoshme në rrugëtimin drejt zbutjes së papunësisë”, - u shpreh prof.ass Sead Ujkani-asistent i rregullt dhe ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në intervistën dhënë revistës sonë

Intervistoi: Jeton ISUFI

PAQJA: Fillimisht a mund të na sqaroni si e vlerësoni trendin e eko-nomisë kosovare në vitet e fundit?

Ujkani: Është shumë sfiduese të flasim në një përgjigje të vetme për një pyetje të tillë. Kjo për faktin se nëse shikojmë si tërësi procesin e zhvillimit ekonomik të vendit tonë në periudhën e pasluftës dhe kemi në konsideratë sfi-dat e shtetndërtimit nëpër të cilat kemi kaluar, atëherë mund të japim vlerësime pozitive për avancimet e bëra dhe pro-gresin e shënuar me gjithë problemet politike që na kanë përcjellur në rrugëti-min drejt stabilitetit ekonomik. Mirëpo, duhet të theksojmë rezervat përkatëse dhe shqetësimet e vazhdueshme për procese të veçanta që kanë ndikim di-rekt në situatën e tërësishme në vend, përkatësisht mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, reformat e ngadalshme ekonomike, dilemat e ngritura rreth efektit të procesit të privatizimit, niveli

i zbatimit të politikave për promovimin e sektorit privat dhe qasja kundrejt in-vestimeve të huaja të drejtpërdrejta, stimulimet e prodhimeve vendore e deri te një lidhje funksionale në mes të tregut të punës dhe sistemit arsimor.

PAQJA: Cilat janë pasojat e ekonomisë jo-formale për zhvillimin ekonomik të vendit?

Ujkani: Ekonomia joformale është një bashkëudhëtar negativ i vendeve në tranzicion duke marrë parasysh nivelin e zhvillimit të sistemit ligjor të tyre, am-bientin e të bërit biznes e mbi të gjitha edhe vetëdijësimin e ulët për dëmet që sjell për zhvillimin ekonomik të ven-dit. Ndikimi i saj vërehet në funksioni-min e mirefilltë të ekonomisë së tregut duke krijuar konkurrencë jo të drejtë në mes të subjekteve afariste, impuls për lulëzimin e korrupsionit dhe shman-gies së pagimit të obligimeve tatimore si efekt direkt në buxhetin e shtetit, e gjithashtu edhe në cilësinë e mallrave dhe shërbimeve që ofrohen dhe respe-

ktimin e të drejtave të fuqisë punëtore të angazhuar në biznese që zgjedhin një rrugë të tillë për funksionimin e af-arizmit të tyre. Prandaj, angazhimi në drejtim të eliminimit të saj ose kalimit të saj në ekonomi formale mbetet preoku-pim i vazhdueshëm dhe çdo avancim në këtë proces sjell efekt pozitiv në rritjen e të hyrave publike që pastaj mund të orientohen në realizimin e projekteve të ndryshme në dobi të qytetarëve të vendit. Një proces i tillë siguron lufti-min e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të fuqisë puntore si dhe ofron mundësi që konkurrenca në mes op-eratorëve biznesorë të funksionojë mbi parimet e ekonomisë së tregut.

PAQJA: Si e shihni nga këndvështrimi juaj procesin e privatizimit dhe ndiki-min e tij në zhvillimin ekonomik?

Ujkani: Privatizimi është identifi-kuar si procesi që realisht do të duhej të ishte sinonim i zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, mirëpo duke analizuar tren-

RRITJA E PAGAVE ËSHTË NË SHKALLË

MË TË LARTË SE NIVELI I

INFLACIONIT

Page 11: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

11Nr. 84 n PRILL / MAJ'14PAQJA

din e deritashëm atëherë vlerësoj që nuk janë arritur objektivat dhe pritshmëritë e secilit nga ne. Në raport me gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe investimet e huaja të drejpërdrejta efekti nuk ka qenë i duhur ndërsa një element tjetër domethënës është edhe pamundësia e shfrytëzimit të mjeteve të siguruara nga ky proces. Çështjet tjera lidhur me ndar-jen e 20 % të punëtorëve në vazhdimësi kanë ngritur pakënaqësi sociale. Në përgjithësi, procesi i privatizimit nuk ka përcjellur efektin e dëshiruar dhe njëko-hësisht nuk ka shënuar ndikim relevant në ekonominë e vendit.

PAQJA: Trepça konsiderohet si promo-tori i zhvillimit ekonomik në të ardh-men, si e vlerësoni ju miratimin e ligjit për Trepçën dhe a do ta ketë kjo ndër-marrje potencialin të cilin e ka pasur në të kaluarën?

Ujkani: Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë është përcaktimi i pri-oriteteve zhvillimore duke u bazuar në resurset që posedojmë, prandaj Trepça ka qenë shtyllë e ekonomisë së vendit ndër vite dhe si e tillë gëzon tërë poten-cialin që të shërbejë si impuls i fuqishëm për një rizgjim ekonomik në shtetin tonë. Jam shumë optimist që vendimet e fundit qeveritare në raport me këtë ndërmarrje do të kenë efekt pozitiv si dhe mund të konstatoj që Trepça ka nevojë për rivitalizim, prandaj në këtë drejtim është për t’u përshëndetur fakti që kjo ndërmarrje po orientohet në

qendër të stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të vendit tonë.

PAQJA: Disa komuna janë shpallur edhe zona te lira ekonomike nga qeveria, a mund të na sqaroni se çka kuptojmë me zona të lira ekonomike, çka synohet të arrihet me një zonë të lirë ekonomike?

Ujkani: Zona e lirë ekonomike nënkupton një territor, që ka një status të veçantë ekonomik dhe krijohet me qël-lim të nxitjes dhe inkurajimit të investi-meve, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e bashkëpunimit dhe konkur-rencës në mes të bizneseve si dhe një mundësi të ofrimit të infrastrukturës së përshtatshme dhe lehtësirave të të bërit biznes. Natyrisht arritja e objektivave të tilla edhe në zonat e lira ekonomike që do të funksionojnë në vendin tonë, jep sinjale për një ardhmëri të sigurtë të zhvillimit ekonomik të vendit. Është e rëndësishme të theksohet që kërkohet angazhim i vazhdueshëm në funksioni-min e mirëfilltë të këtyre zonave për të gjeneruar përfitimet e duhura, prandaj shpresoj që si të tilla do të funksion-alizohen në tërësi duke sjellur lulëzim ekonomik dhe nuk do të mbeten vetëm pjesë e “retorikës joshëse” si alternativa të mundshme zhvillimore.

PAQJA: Nga muaji i ardhshëm do te ketë edhe ngritje të pagave për shër-byesit civil, a do të ketë kjo ngritje e pagave ndikim në rritjen e mirëqenies sociale-ekonomike kur kemi parasysh trendin e ngritjes se çmimeve?

Ujkani: Rritja e pagave në sektorin publik është në një shkallë më të lartë se niveli i inflacionit dhe zhvlerëson kështu rritjen e çmimeve të deritan-ishme, ndërsa duke qenë se një ven-dim i tillë po përcillet me mekanizma tjerë sikurse është partneriteti i krijuar për luftimin e ekonomisë joformale, themelimi i zonave të lira ekonomike dhe ofrimi i lehtësirave fiskale, konsid-eroj që do të kenë efekt pozitiv në rritjen e produktivitetit duke reflektuar edhe ngritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të vendit tonë.

PAQJA: Papunësia vazhdon të jetë problem serioz, cila është strategjia që duhet të përdoret për zbutjen e saj?

Ujkani: Niveli i papunësisë vazh-don të jetë shqetësim kontinuel, ndërsa gjenerimi i vendeve të reja të punës sfidë që duhet të jetë “prioritet i privi-legjuar” në agjendën e veprimeve të instancave relevante. Prandaj, vlerësoj që krijimi i një mjedisi të mirëfilltë për zhvillimin e sektorit privat, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe zbatimi i duhur i ligjeve të miratuara, i përcjellur me konsolidimin e sitemit gjyqësor dhe përmirësimin e vazhdueshëm të in-frastrukturës janë elemente të domos-doshme në rrugëtimin drejt zbutjes së papunësisë. Një specifikë tjetër e veçantë konsiston në harmonizimin e planprogrameve arsimore me tregun e punës duke ofruar resurse humane pro-fesionale që ndikojnë direkt në rritjen e produktivitetit të punës. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA12 PRILL / MAJ'14 n Nr. 8412

Prof. dr. Muhamed J. KAJOLLI

Hebrenjtë

Shikuar nga ajo që u tha më sipër e në numrin e kaluar, më poshtë do të shohim nëse edhe hebren-

jtë edhe të krishterët janë ndikuar nga besimet e devijuara të popujve të mëhershëm. Ne, do të mundohemi të shkoqisim gjerë e gjatë këtë emërtim ose veprim që është sinonim i së keqes, mirëpo, tani sikur mendojmë se borxh ia kemi lexuesve të shpjegojmë mendi-min hebre ose më saktë ajo që thuhet në Torah-Dhjatën e Vjetër rreth Perëndisë dhe shejtanit të tyre.

Njerëzimi nga e kaluara e hershme ka mësuar se, shumë kohë më parë ka pasur Shpallje Hyjnore (revelata), ndërsa e fun-dit prej tyre ka qenë ajo e shekullit të VII-të (e.s.). Gjithashtu, është argumentuar nga besimtarët e mendmit islam se, të gjitha shpalljet që iu kishin zbritur të dër-guarve të mëhershëm para Muhamedit s.a.v.s. nuk kishin garancë ose mbrojtje hyjnore. Historia na ka mësuar se pas vdekjes së pejgambereve (të zgjedhurve) të Krijuesit, popujt përgjegjës të revelatës (shpalljes hyjnore) pësonin devijime. Ato në të shumtën e rasteve pësonin pjesër-isht, por kishim prej tyre që pësonin edhe rrënjësisht.

Ndërsa Librit të Muhamedit s.a.v.s. i ishte garantuar mbrojtja hyjnore edhe pas vdekjes së tij. Allahut në Kuran thotë: “Ne, me të vërtetë, e shpallëm Kuranin dhe pa dyshim Ne jemi mbro-jtësit e tij”. (15/ el Hixhr: 9) Kjo thënie sikur na lë të kuptojmë se të gjitha shpal-ljet e mëhershme kanë qënë shpallje regjionale dhe përgjegjës për to ishin popuj që ngarkoheshin me atë, mirëpo kur filloi zbritja e Kuranit, u vetëkuptua se ai ishte mesazh hyjnor që aludonte në mbarë njerëzimin për të gjitha gjen-eratat. ”Ne të kemi dërguar për mbarë njerëzimin, myzhdedhënës dhe tërheqës

të vërejtjeve, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (34 / Sebe’ë:28)

Kjo ishte përgjigja e të gjithë atyre që shprehnin habinë e tyre se pse të devi-johej fjala e Krijuesit të botëve!? Brenda shpalljeve të hershme përfshihen edhe hebrenjtë dhe të krishterët. Kurani, përkundër devijimeve që kanë pësuar këto dy Shpallje, për shkak se te këta është ruajtur një përqindje e vogël e origjinalit, këta vazhdon t’i quajë itharë të Librit.

Shkoqitësit e Kuranit dhe mendim-tarët e Islamit thonë se, hebrenjtë sikur duan të thonë se këta kanë një zot krejt ndryshe krahasuar me besimtarët e be-simeve të tjera. Për të mos u thelluar në këtë debat ideologjik, në këtë temë, ne, do të përpiqemi të shkoqisim ar-gumentet për mendimin hebre bazuar vetëm në tregimet (argumentet) e tyre që i kanë në Torah-Dhjatën e Vjetër.

Naiviteti i zotitFillimisht mund të themi se hebren-

jtë besojnë se zoti i tyre është i veçantë. Ai është i plotëfuqishëm, mirëpo sipas këtij gjykimi del se hebrenjtë kanë një zot tjetër nga popujt tjerë: “Atherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij dhe i tha.: “Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egji-ptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë? (Eksodi:32: 11) Kjo sikur na lë të kuptojmë se hebrenjtë duan të na thonë se i përkasin një lloji tjetër të qenies njerëzore, pra, janë një brum tjetër njerëzor dhe se universi ka shumë perëndi, mirë-po perëndia i tyre është më i fuqishmi dhe më i veçanti.

Menjëherë, po në këtë kapitull vazhdon ankesa e Moisiut, i cili

i është drejtuar Perëndisë së tij duke i thënë: “Pse duhet që Egjiptasit të thonë: “Ai i nxori për t’ju bërë keq, që të vriten mbi male dhe për t’i shfarosur nga faqja e dheut”? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t’i bërë keq popullit tënd. Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izrae-lin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: “unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t’u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilën fola dhe ata do të zotërojnë përjetë”. (Eksodi:32: 12-13)

Kur një i dërguar i ankohet Perëndisë, do të thotë se ai nuk është i kënaqur me vendimet e Tij, prandaj kërkon mëshirë për stafin dhe për të gjithë të tjerët që ai ishte i ngarkuar prej Tij që t’i drej-tojë. Në një mënyrë tjetër, ai sikur do që ta justifikojë vetveten e

tij se ishte i dre-jtë në misio-nin e tij, por gabimet janë njerëzore dhe

Ai (Perëndia) duhet të

II-Vazhdimi nga numri i kaluar

Shejtani!KUSH ËSHTË KY?

Mënyra se si është thënë ose si është përshkruar një “shkrim hyjnor” nuk lë të kuptohet se kemi të bëjmë me qenie mbinatyrore, por kemi të bëjmë me njerëz të thjeshtë që shkojnë tek i pari i tyre ose mbreti tyre. Themi kështu se përshkrimi nuk ka paraqitjen dhe nivelin e lartë që do të duhej të ishte në shkrimet hyjnore. Këtu sikur nuk flitet për Krijuesin e botëve (Zotin), ndonëse aludohet për të

Page 13: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 13Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

ketë mëshirë. Kjo mënyrë ankeseje i bën hebrenjtë të besojnë se qenkan në gjen-dje të ndëryjnë në vendimet e perëndisë së tyre, ndërsa kjo lë të kuptojë se perën-dia i tyre është jo i aftë për të drejtuar botën ose popullin hebre.

Vazhdojmë më tutje, menjëherë pas lutjes së Moisiut, Zoti i tyre i tregoi se ndryshoi mendimin dhe ua fali gabi-min: “Kështu Zoti ndryshoi mendimin lidhur me të keqen që kishte thënë se do t’i bënte popullit të Tij” ( Eksodi:32:14 ) Sipas kësaj del se Zoti i tyre ka cilësitë e bërjes mirë dhe keq. Për sa më sipër u tha edhe zotët e Greqisë së lashtë kon-sideroheshin si qenie me cilësi njerëzore, por dallimi i tyre ishte se ata mbartnin fuqi mbinatyrore, përderisa ata bënin edhe mirë dhe edhe keq. Personalisht nuk shoh ndonjë dallim të madh midis medimit grek dhe atij hebre në këtë pikë, prandaj me të drejtë mund të konstato-het se zoti te hebrenjtë është i njejtë sikur zotët e Greqisë së lashtë.

Zoti mashtrues dhe hajdutZoti hebrenjve po ndryshoka mendje

për hirë të dikujt që e ka përzemër! Pra, sikur të mos ‘ndërhynte Musai’ do të shkatërrohej i tërë populli tij. Përveç kësaj cilësie të dobët të ‘Zotit të Moi-siut’, ai paraqitet edhe si mashtrues, ose hajdut: “ Dhe do t’i jap këtij populli të mira para syve të egjiptasve; dhe do të ndodhë që kur të niseni, nuk do të shkoni duarbosh; por çdo grua do t’i kërkojë fqinjës së

saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t’ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t’i zhvishni egjiptasit”. (Eksodi: 21-22)

Hebrenjtë ose Dhjata e Vjetër, gjerë e gjatë i përshkruan veprimet e këqia të të zgjedhurve të zotit të tyre. Në tregimin tjetër rreth Jakobit mësojmë gjëra edhe më të tmershme: “Isaku babai i tij i tha: “Kush je ti?” Ai u përgjigj: “jam Esau, biri yt i parëlindur”. Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: “Kush është ai pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova: dhe i bekuar ka për të mbetur ai”. Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: “Bekomë edhe mua ati im”! Por Isaku iu përgjigj: “Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd”. Esau i tha: “Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë...” ( Zanafilla, 27: 26-36) Kjo na bën të çuditemi se si perëndia i hebrenjve lejon të bekohet njeriu, i cili nuk është i zgjedhuri sipas rregullores së tij. Njeriu mashtrues të dominojë dhe të udhëheqë të tjerët!?

Ose tregimi tjetër jo vetëm që lë go-jëhapur besimtarët, por njëkohësisht trishton të gjithë njerëzit e sinqertë. Perëndia i Jakobit të zgjedhurin e tij

e pranon të jetë në lagjen e të zgjed-hurve të tij edhe pse ai është hajdut!

“Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bi-jve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që perëndia të ka thënë”. Atëherë

Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe gratë e tij mbi devetë dhe mori me vete tërë begatinë e tij, duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, begatinë që i përkiste dhe atë që kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur te Isaku, në vendin e Kananëve”. (Zanafilla, 31: 16-18)

Dhjata e vjetër është për-plot tregime të trishtueshme! Se si vazhdojnë ta besojnë si

libër të shenjtë, është për t’u habitur? Ky libër

tregon veprime per-verse dhe çuditër-isht jo të bëra nga njerëz të thjeshtë,

por nga të zgjedhurit e perëndisë. Nëse vazhdo-

jmë të lexojmë Lotin, atje

do të shohim se si dy bijat e tij kanë bërë marrëdhënie seksuale me babain e tyre! “Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre. Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab, që ekzistojnë deri në ditët tona. Edhe më e vogla lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i Amonitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona”. (Zanafilla, 19: 36-38) Të gjitha këto shembuj na mjaftojnë për argument të themi se zoti te hebrenjtë është ekuivalent sikur zotët e grekëve. Ai, sikurse edhe njerëzit, bën mirë e bën keq si dhe ndryshon mendje.

Pas gjithë këtyre shembujve, në Dhjatën e vjetër gjejmë edhe një varg tjetër, i cili është në kundërshtim të plotë me shembujt e theksuar më lartë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet...”. (Numrat, 23: 19 ) Ky varg sikur nuk është në harmoni me tregimet e sipërtheksuar, mirëpo ky na kujton Shpalljen origjinale, që Krijuesi i botëve i tregon saktë njerëzimit se kush është Drejtuesi dhe Mbikëqyrësi i Universit.

Hebrenjtë kanë edhe libra të tjerë që i konsiderojnë të shenjtë sikur Talmud-i, Mishnah dhe Gamara. Ne nuk kemi pasur qasje më të gjerë në këto libra. Por sa jam i njoftuar nga leximet sporadike të këtyre librave, këto më shumë janë të karakterit juridik se sa apologjetik.

Satana në Tora (Dhjatën e Vjetër)

Para se t’i sillnim vargjet e Dhjatës së Vjetër për satananën, fillimisht u morëm me perëndinë e tyre me qëllim që t’i japim lexuesve tanë një pasqyrë më të gjerë mbi këtë libër hyjnor të devijuar nga origjinali dhe për mendimin shken-cor të heshtun nga hebrenjtë për të. Pas asaj që shkoqitëm për perëndinë e tyre, mendoj se vetëm paraqitja e vargjeve si-pas Dhjatës së Vjetër mbi satana-në do të na mjaftojë për të konkluduar se kush është ai. Konsiderojmë se këto vargje janë njerëzore dhe nuk kanë nevojë për shko-qitje të hollësishme dhe të detajizuara.

6.“ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit dhe ndër ta shkoi edhe Satani. 7. Zoti i tha satanit: “ Nga vjen”?, Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë”. 8. Zoti i tha satanit: “ E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t’i largohet të keqes”. 9. Atëherë satani iu përgjigj Zotit dhe tha:

Page 14: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA14 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

“Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia? 10. A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjithë gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend. 11. Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai hap-tazi”. 12. Zoti i tha Satanit: “Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij”. Kështu satani u largua nga prania e Zotit. ( Jobi, 1: 6-12)

Këtu Satana kërkoi nga perëndia që Jobin ta vë në sprovë dhe të heq dorë nga begatitë e tij, që ai të mund të ndërhyjë dhe të ketë pushtet mbi të. Me këtë kuptjmë se, satani është një qenie më e

ulët se sa perëndia te hebrenjë, mirëpo është qenie ekzistuese dhe ka entitet, përderisa ai ecën dhe bën debat me zo-tin. Prandaj, prej tij kërkoi leje që atij t’ia mundësojë të veprojë nëse ai do të hiqte dore!?

Mënyra se si është thënë ose si është përshkruar një “shkrim hyjnor” nuk lë të kuptohet se kemi të bëjmë me qenie mbinatyrore, por kemi të bëjmë me njerëz të thjeshtë që shkojnë tek i pari i tyre ose mbreti tyre. Themi kështu se përshkrimi nuk ka paraqitjen dhe niv-elin e lartë që do të duhej të ishte në shkrimet hyjnore. Këtu sikur nuk flitet për Krijuesin e botëve (Zotin), ndonëse aludohet për të.

Perëndia i tyre është naiv, sepse vetë

ka pranuar se ka ra në grackën ose cytjet e statanas dhe me të u bë i mashtruar. Ai nuk do të kënaqet vetëm me kaq, ai do të kërkojë sërish që zoti të heq dorë edhe nga mbrojtja e drejtpërdrejtë e trupit të tij, pra nga shëndeti i Jobit:

1.“ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit dhe midis tyre shkoi edhe satani për t’u paraq-itur përpara zotit. 2. Zoti i tha satanit: “ Nga vjen”?”, satani iu përgjigj zotit: “Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë”. Zoti i tha satanit: 3. “ A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t’i largohet të keqes”. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë e tij megjithëse ti më ke nxitur kundër tij për jetën e tij. 4 Atëherë satani iu përgjigj Zotit dhe i tha: “Lëkurë për lëkurë! Gjtihçka zotëron, njeriu është gati të japë për jetën e tij”. 5: Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi”. 6: Zoti i tha satanit: “Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën”. 7. Kështu satani u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës”. (Jobi, 2: 1-7)

Se satana është qenie ekzistuese, na e vërteton edhe vargu i poshtëshënuar: “Pastaj më bëri të shoh kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe satani që rinte në të djathtën e tij për ta akuzuar. “Zoti i tha satanit: “Të qortoftë ashpër Zoti, o satana! Po, Zoti që ka zgjedhur Jeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri”. (Zakaria, 3:1-2)

Shkrime që kundërshtojnë njëra-tjetrën në Dhjatën e vjetër janë shumë: “Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: “Shko të bësh regjistrimin e Iz-raelit...” (Samuelit, 24: 1) ndërsa në ( I Kronikave, 21:1) thuhet “Por satani u ngrit kundër Izraelit dhe nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit”.

Tregime të kësaj natyre në Dhjatën e Vjetër janë të shumta, mirëpo e shoh të drejtë ta ndërpres këtu, sepse mendoj se nuk na duhen më shumë argumente se sa këto që paraqitëm në këtë tekst që të bindemi se kush është satana dhe Zoti sipas mendimi hebre. n

Vazhdon në numrin e ardhshëm-ishaAllah.

Page 15: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 15Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

Emad SHAHIN

Që nga grusht-shteti i korrikut të kaluar në Egjipt, studentet e uni-versitetit kanë qenë në përballje

kundër sundimit ushtarak. Vala e madhe e protestave kundër grusht-shtetit nga studentët në dy muajt e fundit demon-stron se ata janë grupi më i vendosur dhe më kumbues, duke rezistuar kthimin e kohës mubarakiane të shtetit policor.

Regjimi ushtarak në Egjipt ka ndër-marrë masa të pamëshirshme kundër opozitës në mënyrë që të mbjellë frikë dhe të heshtë disidentët. Por ndoshta një nga taktikat më brutale të përdorura nga forcat e sigurisë egjiptiane dhe ushtrisë është abuzimi sistematik i protestueseve studente. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe aktivistët vazhdimisht kanë dokumentuar përdorimin e sponsori-zuar shtetëror të ngacmimit seksual kundër femrave.

Edhe pse praktika e pështirë e sank-sioneve sistematike nuk është e re (është përdorur me vite nga regjimi i Mubara-kut), asgjë nuk matet me nivelin e tan-ishëm dhe shtrirjen e dhunës kundër grave dhe vajzave të reja. Në fillim të grusht-shtetit, 3 korrik, më tepër se 1001 gra qenë përdhunuar nga një grup pro grusht-shtetit që po festonin “fitoren” e tyre. Që nga atëherë, shënjimi i femrave protestuese u bë një armë e zgjidhjes për forcat e sigurisë dhe ushtrisë, me një fushatë intensive të arrestimeve, sulmeve fizike dhe verbale dhe abuzimit seksual.

Në bazë të burimit të pavarur Wikithawra2, së paku 70 femra janë vrarë dhe 240 janë arrestuar në gjashtë muajt e parë të grusht-shtetit – dhe numri po vazhdon të rritet. Ndonëse protestuesit pro-Morsi dhe anëtarët e Vëllazërisë Muslimane kanë bartur barrën kryesore të brutalitetit policor, goditja e këtyre të fundit është zgjeruar duke përfshirë edhe protestues jo-is-lamistë në këtë brutalitet.

Nëntorin e fundit, një protestë paqë-sore kundër ligjit të ri për protesta e një grupi jo-islamik “Jo gjyqeve ushtarake” u shpërnda në mënyrë të dhunshme3. Pro-testuesit, përfshirë edhe shumë femra janë rrahur brutalisht nëpër rrugë. Kur burrat po dërgoheshin në kujdestari policore,

një mori femrash u arrestuan, u abuzuan fizikisht, u morën në një vend të largët dhe u hodhën natën në mes të shkretëtirës.

Universiteti i Ez’herit, mijëra vjeçar i vjetër ka qenë një fushëbetejë e madhe e protestave të vazhdueshme studentore, duke rezultuar me një numër të madh të studentëve të vrarë e të arrestuar4 (184 stu-dentë të vrarë dhe mbi 1800 të arrestuar). Përfshirja e studenteve i bëri ato subjekt të represionit mizor nga forcat e sigurisë5.

Arrestimi dhe bezdisja e aktivisteve politike femra nuk ishte ndonjë prak-tikë e panjohur gjatë sundimit shtypës të Mubarakut; që nga grusht-shteti, kjo gjë është bërë rutinë, duke ndodhur pothu-ajse çdo ditë. Nëntorin e kaluar, një rast i turpshëm gjyqësor në Aleksandri tronditi ndërgjegjen e popullit, kur 21 femra më të reja se 23 vjet, përfshirë edhe 7 të mitu-ra, u dënuan me 11 vjet burg6 për demon-strata paqësore si pjesë e “lëvizjes së orës shtatë të mëngjesit”. Edhe pse dënimet e ashpra u zvogëluan në apel, mesazhi ishte i qartë: regjimi nuk do të zbrapsej prej frikësimit dhe dënimit të secilit që do të kishte guximin ta sfidojë atë.

Abuzimi në paraburgimÇfarë ndodh me protestueset brenda

stacioneve dhe burgjeve policore është gjithashtu alarmuese. Veç abuzimit fizik dhe verbal, protestueset femra kanë qenë subjekt i testeve të virgjërisë dhe shtatzënisë nga ushtria dhe policia, një praktikë që është iniciuar nga këshilli ushtarak që mori pushtetin pas rrëzim-it të Mubarakut në shkurt 2011. Këto

praktika degraduese nuk mbroheshin nga askush pos shefit të atëhershëm të inteligjencës ushtarake Abdel Fattah El- Sisi7, udhëheqësit të grusht-shtetit, i cili tani po kandidon për president.

Ai mbrojti testet e virgjërisë8 përkundër indinjatës së përgjithshme, duke i gjykuar si të nevojshme për të “mbrojtur” ushtrinë prej akuzave për përdhunim. Kështu që nuk është be-fasuese praktika e rinisur pas grusht-shtetit siç edhe e kanë konfirmuar një numër i vajzave dhe grave që së fundmi janë liruar prej burgut.

Studentët meshkuj gjithashtu janë turpëruar gjersa po mbaheshin në para-burgim, kur oficerët e forcave policore të sigurisë kanë detyruar ata të qëndrojnë të zhveshur para kolegeve të tyre femra. Shumë nga ta pohojnë se u rrahën, tor-turuan dhe detyruan të pranojnë se “ata janë femra”9. Fatkeqësisht, abuzimet nuk ndalojnë këtu.

Ngjarja e Dahab Hamdi10, një shtatzënë 18 vjeçare, e cila në mënyrë arbitrare u arrestua ditën e referendumit kushtetues e mesit të janarit demonstron nivelin në të cilin regjimi do të shkojë në shtypjen e kundërshtarëve të tij. Edhe pse Dahab nuk kishte ndonjë përkatësi politike, përvoja e saj e hidhur dërgo-het si mesazh i regjimit për tërë pro-testueset femra. Pak javë pas arrestimit të saj, Dahab u detyrua të lindë derisa ishte në arrest. Imazhi i saj me duar të prangosura në shtrat derisa po i jepnin fëmijën u thek në ndërgjegjen e popullit. Ajo u lirua vetëm pasi që fotografitë u

GRAVE NË VEND SE T’U JEPET MË SHUMË PUSHTET, ABUZOHEN NGA JUNTA USHTARAKE E EGJIPTIT

Page 16: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA16 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

shpërndanë në internet. Ajo e emërtoi vajzën e saj “Hyrije”, ose liri.

Amani Hasan, 33 vjeçare nënë e dy fëmijëve, u arrestua me vëllanë e saj që po përcillnin shpërndarjen e demon-stratës kundër grusht-shtetit ku një poster i ish-presidentit Morsi u gjet në veturën e saj. Amani tregoi në hollësi torturën që i është nënshtruar derisa ishte në paraburgim. Ajo është rrahur ashpër, kërcënuar me përdhunim, është djegur me cigare dhe është detyruar të nënshkruajë një dëshmi të rrejshme. Ndonëse me shëndet të ligë dhe dhemb-je të mëdha prej gjendjes së mëhershme mjekësore, ajo u detyrua të flejë në dys-heme. Pas pesë muajsh pa u transferuar në objektin mjekësor të burgut, Amani më në fund u lirua – por tani është e paralizuar tërësisht.

Vija e zjarritNdonëse këta shembuj mund t’u

duken ekstremë, realiteti është se pro-testueset femra shënjohen çdo ditë nga regjimi në mënyrë që të thyejnë rezistencën kundër grusht-shtetit. Ola Tarek11, 14 vjeçare, është e burgosura politike më e re në Egjipt. Tre muaj pas arrestimit të saj ajo gjendet në burg për shkak të pjesëmarrjes në demon-stratën kundër grusht-shtetit. Ditë më parë, Karima el Serafy, 20 vjeçare, u ar-restua12 në shtëpi dhe u dërgua në një vend të panjohur. Serafy madje as që po demonstronte kur u arrestua. Krimi i saj ishte se është vajza e udhëheqësit të burgosur të Vëllazërisë Muslimane dhe ndihmësja e Morsit. Arrestimi i saj ishte një orvatje për t’i bërë presion të atit të saj, i cili është në proces gjyqë-sor, të pranojë akuzat e fabrikuara për komplot dhe tradhti.

Ajo çka është edhe më mizore është se katër shoqe të Karimas u arrestuan po ashtu kur ato i shkuan për vizitë në burg. Shumë shpejt pas arrestimit të tyre, të pesë vajzat e reja u akuzuan me anëtarësim në një organizatë terroriste

dhe urdhëruan 15 ditë burg në pritje të hetimeve.

Abuzimi sistematik ndaj studenteve femra nga forcat e sigurisë dhe ushtrisë kanë qenë në rritje të vazhdueshme. Kjo përfshin rrahjet nga policët civilë�, abuzimin seksual dhe madje edhe shtypjet në masë me veturë�. Përkundër kësaj, pro-testuesit mbesin të fuqishëm dhe

të vendosur. Studentja e Universitetit të Ez’herit Ayat Hamda15, 18 vjeçare, u burgos për tre muaj mbi akuza të dys-himta pasi u arrestua në kampus për protestë ndaj grusht-shtetit. Ajo i dërgoi mesazh prej burgut kolegeve të saj, që demonstronin çdo ditë për lirimin e saj: “Unë gjithmonë do të jem një revolu-cionare e lirë dhe burgu kurrë nuk do të më gjunjëzojë”.

Junta ka dy qëllime: të traumatizojë dhe frikësojë gratë dhe vajzat që t’i lar-gojë ato prej hapësirës publike, të cilat janë të vendosura që nga revolucioni i janarit 2011 dhe të trupërojnë pro-testuesit meshkuj duke demonstruar paaftësinë e tyre për t’i mbrojtur koleget e tyre femra, duke instaluar frikë dhe duke i thyer shpirtërisht. Në të dyja fron-tet, duket se s’po ia dalin, ngase protestat nëpër kampuset e Egjiptit po rriten, nuk po zvogëlohen.

Për vite të tëra, Perëndimi bën thirrje për fuqizim të gruas në Lindjen e Mesme, por nuk ka asgjë më shumë sesa heqja e të drejtave të grave në Egjipt apo në tërë regjionin sesa abuzimi fizik, seksual dhe mental i studenteve femra që në baza ditore u nënshtrohen ushtrisë dhe policisë. Njëjtë, nuk ka asgjë më të drejtë për gratë sesa ngritja në këmbë me një vendosmëri të dinjitetshme ndaj qeverisë ngacmuese që udhëhoqi grusht-shtetin – duke kërkuar jo vetëm të drejtat

e tyre, por gjithashtu edhe të drejtat e bashkatdhetarëve të tyre që të jetojnë të lirë në një demokraci të vërtetë. n

Autori është profesor i politikës pub-like dhe administratës në Universitetin Amerikan të Kajros, autor dhe bashk-

autor i librave të shumta, si: “Toleranca në politikën moderne islame: Pikëpam-

jet bashkëkohore islame”, etj.

1 http://ireport.cnn.com/docs/DOC-1000739 2 http://wikithawra.wordpress.com/2014/01/21/sisidetaineessocialgroups/ 3 https://www.youtube.com/watch?v=VOIc6muE2WY 4 http://shabab.ahram.org.eg/News-C o n t e n t / 7 / 1 4 8 / % D 8 % B 5 % D 8 % -A7%D9%84%D8%A9-%D8%A7%D9%84%-D8%AA%D8%AD%D8%B1%-D9%8A%D8-%B1/%D8%-A7%D9%84%D8%AD%D8%-A7%D8%AF%D8%AB%-D8%A9/%D8%A8%D-8%A7%D9-%84%D8%A3%D8%B1%-D9%82%D8%A7%D9%85--%D9%85%D8%B3-%D9%84%-D8%B3%D9%84-%D8%AD%-D8%B1%D9%82--%D8%AC%D8%A7%-D 9 % 8 5 % D 8 % B 9 % D 8 % A 9 -% D 8 % A 7 % D 9 % 8 4 % D 8 % A - 3 % -D 8 % B 2 % D 9 % 8 7 % D 8 % B 1 -%D8%A8%D8%B9%D8%AF--%D9%8A%D-9 % 8 8 % D 9 % 8 6 % D 9 % 8 A % D 9 % 8 8 - - -%D8%A7%D8%B9%D8%AA/19146.aspx 5 http://www.bbc.com/news/world-middle-east-26790381 6 http://www.bbc.com/news/world-middle-east-25127371 7 http://time.com/47820/wrong-man-wrong-battle/ 8 http://www.amnesty.org/en/for-media/press-releases/egypt-military-pledges-stop-forced-virginity-tests-2011-06-27 9 https://www.youtube.com/watch?v=DjGhmlyGZK0 10 https://www.youtube.com/watch?v=XbMUrQ0rEgY 11 http://humanrights-monitor.org/Posts/View-Locale/20/8/10#.U0ropXYa1dZ 12 http://www.dailynewsegypt.com/2014/03/30/daughter-morsis-aide-implicated-espionage-case-moi/ 13 https://www.youtube.com/watch?v=DJeRky3WEK0 14 http://www.liveleak.com/view?i=a0a_1385048201#r1hAgBoXTV3KrYIU.99 15 http://thecairopost.com/news/90713/news/prosecution-decides-to-release-5-activists-in-cluding-ayat-hamada

Dahab Hamdi

Page 17: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 17Nr. 83 n MARS / PRILL'14 17

Aung AUNG

Një nga bukuritë e shumicës së popullit të Birmanisë është dëgjueshmëria ndaj liderit.

Shumica e popullit janë të sjellshëm, të thjeshtë, paqedashës, të dëgjueshëm dhe tolerant. Virtytet tepër të çmuara të shumicës janë bërë një shans i artë për diktatorët birmanezë, të cilët kanë keqpërdorur këto cilësi të mira për dëshirat e tyre materiale dhe egoiste.

Spastrimi etnik i rohingyasve ka qenë një politikë shtetërore në Birmani që nga 1960-tat për shkak të ultra-nacionalizmti të General Ne Win. Ne Win dështoi të bëjë shumicën budiste të urrejë jo bud-istët për 40 vite, pse? Besoj se shumica e budistëve dëshiron të zgjasë miqësinë dhe zvogëlojë armiqësinë në bazë të traditës së tyre. Junta ushtarake e kuptoi këtë dhe filloi implementimin e një metode tjetër mizore duke ndërtuar Dhammaryun (v.j. zyrat administrative shtetërore lokale) gjithkund pas protestës gjithëpopullore më 1988 për demokraci kundër regjimit.

Junta ushtarake ndërtoi Dhamma-ryun, pagoda, manastire lejoi murgjit e tyre të predikojnë racizëm në emër të Budizmit përmes medieve kombëtare dhe në çdo udhë duke bllokuar rrugën publike. Në të vërtetë, duart e tyre me epsh lëvizin derisa intonojnë “Buda, Buda”. Fytyra e vërtetë e një personi zbulohet atëherë kur humbet kontrollin.

Regjimi i Ne Win tentoi t’i bënte tërë Rohingyasit si Bengali (v.j. të huaj) imigrantë ilegalë prej Bangladeshit, por dështoi për 40 vite dhe pastaj junta ush-tarake filloi të rrisë intensitetin e perse-kutimit me formimin e NaSaKa-s (v.j. forcës kufitare të sigurisë) për ta bërë si Bengali. E ashtuquajtura qeveri re-formatore e Thein Seinit tentoi t’i vrasë tërë Rohingyasit në emër të dhunës së

përbashkët, kur ai dështoi ta bëjë një gjë të tillë, ai i kërkoi OKB-së që t’i dëbojë tërë Rohingyasit në një vend të tretë. Regjimi nuk mundi të argumentojë as edhe një provë të vetme që Rohingyasit paskëshin hyrë ilegalisht prej Bangla-deshit. Shteti e refuzon termin rohingya ndonëse qindra dokumente zyrtare në lidhje me rohingyasit janë në duart e tyre, pse? Kjo është kështu sepse ata duan të kompletojnë planin e tyre afat-gjatë të spastrimit etnik nga shteti.

Në bazë të Ligjit për Regjistrimin e 2014-tës, Birmani, secili ka të drejtë të deklarojë përkatësinë etnike, por shteti refuzon të pranojë rohingyasit, pse? Sepse shteti dëshiron të vazhdojë mar-gjinalizimin e rohingyasve.

Presidenti Thein Sein refuzoi Orga-nizatën Ndërkombëtare Islamike si një arsyetim të protestës së 100 budistëve kundër ndihmave humanitare. Ai tha se shteti duhet të respektojë kërkesat e popullit. Tani, më shumë se një milion rohingyas e deklarojnë emrin e tyre, por qeveria e Thein Seinit jep një tjetër ar-syetim të “Sigurisë Kombëtare”. Birma-nia ka një prej armatave më të mëdha në botë dhe asnjë rohingyas nuk ka një armë zjari ose shpatë të mirë a ndonjë lloj tjetër arme për të mbrojtur jetët e tyre. Përkundrazi, të gjithë rohingyasit mba-hen nën bllokim gjenocidi; duke vdekur urie si mungesë e ushqimit dhe përku-jdesjes mjekësore. Arsyetimi i shtetit për “Sigurinë Kombëtare” është i pakuptimtë dhe një ide e neonazizmit për kompletim të spastrimit etnik të rohingyasve.

Qeveria e Thein Seinit është an-gazhuar për të kryer regjistrimin jo vetëm në mospajtim me standardet ndërkombëtare, por edhe kundër ligjit të regjistrimit të Birmanisë. Në bazë të Ligjit të Regjistrimit të Birmanisë, tërë të anketuarit do të duhet të lejohen të vetë-

identifikojnë përkatësinë e tyre etnike. Shumë njerëz s’i besojnë Regjistrimit dis-kriminues të 2014-tës sepse regjistruesit përdornin laps grafit dhe ata lehtazi mund të ndryshojë emrat e ndonjërës etni në qendrat regjistruese, Dhammaryunat, njësitë propaganduese të shtetit budist. Fondi i OKB e përshkroi përjashtimin e termit rohingya si mungesë e standardeve ndërkombëtare, parimeve të të drejtave të njeriut dhe ligjit të regjistrimit.

Shumica e budistëve e dinë se tërë dhuna në Birmani është e sponsorizuar nga programi i shtetit, por pasi ata re-spektojnë traditën e tyre të vjetër, ata u binden murgjve dhe udhëheqësve. Është një shprehje në gjuhën burmeze “Madje edhe zoti Buda nuk mundet të dalë kundër dëshirave të kongregacionit të sangave (v.j. bashkësisë së murgjve)”. Regjimi e përdor këtë gjë në mënyrë sistematike, duke ndërtuar Dhamma-ryun gjithkund, duke i lejuar Sanghat e tyre, murgjit, të predikojnë urrejtje, anti-demokraci, nacionalizëm dhe racizëm.

Vetëm partia sunduese është përgjegjëse për tërë dhunën, spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj rohingyasve të Birmanisë. Shumica budiste, ushtarët dhe njerëzit e rëndomtë po mashtrohen e gënjehen nga shteti duke përdorur budiz-min dhe mediat në mënyrë të efektshme.

Në bazë të gazetës, Presidenti Thein Sein pretendon se pushteti duhet të jetë në duar të përfaqësuesve të popullit, por injoron këto parim kur bëhet fjalë për ro-hingyas. Përfaqësuesit e rohingyasve janë regjistruar si rohingya në regjistrimin e 2014-tës, por shteti refuzon identifikimin e një milion rohingyasve, pse? Mendoj që shteti ka plan për më tepër dhunë duke përdorur 969 budistë duke e emërtuar atë “pushteti i popullit”. A mundet shumica të eliminojë pakicën në sistemin reform-ues demokratik? Madje edhe një person i çmendur do të thoshte “jo” nuk mund të quhet demokraci, është Neonazizëm.

OKB, SHBA, BE, Mbretëri e Bash-kuar dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare duhet të veprojnë men-jëherë për të dënuar kriminelët birmanë të spastrimit etnik të rohingyasve në emër të humanizmit dhe mbrojtjes së rohingyasve dhe të gjithë punonjësve të ndihmave humanitare. n

Kush është përgjegjës për spastrimin etnik të Rohingyasve në Birmani?

Page 18: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

18 MARS / PRILL'14 n Nr. 83 PAQJA

Ngjarjet në Siri nuk rreshtin pa tronditur muslimanët anekënd botës për shkak të tmerrit dhe

lemerisë. Përderisa forcat e Bashar El Asadit të ndihmuara nga aleancat shi-ite të rajonit avancojnë prej dite në ditë, grupacionet xhihadiste nuk ndalen duke zhvilluar luftime reciproke, që prej ditës në ditë vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të rënda. Në veri të Sirisë grupacioni i Shtetit Islam të Shamit dhe Irakut është në ofanzivë kundër grupacioneve tjera xhihadiste, përderisa raportet e luftës flasin se në lindje në provincën Dir-Zur dhe Hasaka, situata është e kundërt, gru-pacionet tjera xhihadiste janë në ofanzivë kundër grupacioneve të Shtetit Islam të Shamit dhe Irakut. Grupacioni i SHISHI-shit ka marrë nën kontroll rrugën që lidh qytetin Al Ban me Alepon. Në provincën Alepo, Xhebhatun-Nusra dhe grupacio-net tjera islame edhe më tej zhvillojnë betejë në Shejh Nexhdzhari, një paralagje e Alepos, që ka rëndëi strategjike, sepse nëse bie Shejh Nexhdzhar, kjo do të thoshte praktikisht edhe rrethim i Alepos me një milion civilë që gjenden aty dhe kjo do të ishte goditje vdekjeprurëse për revolucionin. Situata në brendi të Dam-askut është më se e mjerë. Regjimi me mbështetjen e Hezbollahut shiit edhe më tej e mban këtë qytet nën kontroll. Pas rënies së rajonit të rëndësishëm strategjik Jebrud, arrijnë raportet edhe për rënien e qytetin Ras El Mara, ku forcat shiito-nusarijite kanë marrë qytetin. Për dallim nga veriu i vendit, në jug dhe në Damask me rrethinë, SHISHI, Xhebhatun-Nusra dhe grupacionet tjera xhihadiste luftojnë krah për krah kundër regjimit.

Rreth humbjeve në njerëz të mos flasim. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut afërsisht në ditë në Siri jetën e humbin rreth 200 njerëz. Kjo shifër e të rënëve merret në bazë të raporteve nga palët e përfshira në konflikt. Ndërkaq duke pasur parasysh se sipas rregullës palët e përfshira në konflikt e zvogëlojnë numrin e të rënëve nga radhët e tyre, atëherë veç Zoti e di se sa njerëz vdesin në ditë në Siri. Lufta tre vjeçare civile në Siri ka shkaktuar deri tani 150 mijë viktima dhe ka zhvendosur më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit. Vid-eo të publikuara në internet paraqesin rebelë sirianë që po përdorin atë që duket se është raketë antitank e prod-himit amerikan, thonë ekspertët, gjë që shënon praninë e parë domethënëse të

armatimeve amerikane në luftën civile të këtij vendi. Prania e raketave amerikane sinjalizon edhe një ndërkombëtarizim të mëtejshëm të konfliktit, pasi raketa të reja dyshohet se janë dërguar nga Ru-sia për qeverinë e Damaskut, e cila ka marrë edhe avionë pa pilot nga Irani. Gjithsesi, ekspertët thonë se asnjëra nga këto pajisje nuk është në gjendje të kthejë dallgën e betejës, që tashmë shihet gjerësisht si një luftë e ngrirë, ku Asadi dominon qytetet qendrore të Sirisë dhe bregun e Mesdheut, ndërsa kryengritësit kontrollojnë pjesën e brendshme në Veri dhe në Lindje. Nuk është e mundur të verifikohet autenticiteti i videove ose furnizuesit e raketave antitank BGM-71 TOW. Disa analistë mendojnë se ato mund të jenë dhënë nga vende të tjera si Arabia Saudite, një aleat amerikan, ndoshta me miratimin e Uashingtonit. Zyrtarët amerikanë refuzuan të diskuto-jnë raketat, të cilat u shfaqën menjëherë me raportimin e “Reuters”, se Uashing-toni ka vendosur të zbatojë planet për furnizimin e kryengritësve me armë, përfshirë armatime të lehta. Zyrtarët amerikanë privatisht thonë se kanë ven-dosur gjithsesi të mos dërgojnë në këtë luftë raketa antiajrore, të cilat mund të bien në duart e ekstremistëve islamikë. Ndërsa numri i raketave amerikane të para është i vogël, raportet thonë se pra-nia e tyre po përhapet. Një ekspert tha se tashmë tri grupime të opozitës kanë armatime të tilla antitank. Një aktivist sirian tha se një prej grupimeve, Hara-kat Hazm, i njohur si grupim relativisht laik dhe i moderuar, ka marrë dhjetë raketa të tilla këtë muaj dhe se ka për-dorur pesë prej tyre për të shkatërruar katërtanke armike në zonën e Idlibit. Disa ekspertë besojnë se burimi më i mundshëm i raketave është Arabia Sau-dite, e cila disponon mijëra të tilla. Nën termat e shitjes fillestare, Riadi duhet t’I thotë Uashingtonit nëse ia transferon një pale të tretë. Një mbështetës tjetër i kry-engritësve, Katari, nuk dihet të ketë nën posedim mjete të tilla, por mendohet se mund të ketë blerë raketa antitank kineze të llojit HJ-8 në Sudan. Këto janë raketat më të përhapura mes kryengritësve, të cilët nuk kanë tanke ose artileri të mjaf-tueshme për t’u përballur me një ushtri konvencionale të fuqishme si ajo e Sirisë, e cila është konceptuar për të luftuar su-perfuqi si Izraeli. Nga ana tjetër, shtetet e Gjirit janë alarmuar edhe nga rritja

e mbështetjes së Iranit për ushtrinë e Asadit. Armatimet më të fundit që janë shfaqur në fushëbetejë janë avionët pa pilot Shahet 129, për të cilin mendohet se mban armatim edhe njëkohësisht përdoret për mbikëqyrje. Një bloger që ndjek armatimet e pranishme në Siri, raportoi se në anën e qeverisë ka një rritje të përdorimit të raketahedhësve të prodhimit rus BM-27 dhe BM-30, të cilat hedhin bomba me shpërhapje. Ndërsa BM-27 njihet si pajisje nën posedimin e Damaskut, varianti tjetër besohej se nuk disponohej dhe mund të jetë furnizim i ri nga Rusia. Pas tre vitesh të luftës civile të Sirisë ka një rritje në numrin e xhihadistëve jordanezë që po kthehen në shtëpi, disa të zhgënjyer nga luftimet në radhët e kryengritësve dhe disa për pushime nga një konflikt që nuk ka fund. Deri pak muaj më parë, jordanezët i falnin në disa raste luftëtarët që kishin shkuar vetëm njëherë në Siri, të cilët konsideroheshin si të gënjyer dhe shprehnin pendesë. Tashmë, edhe këta që kanë qenë vetëm shkurtimisht në luftë dërgohen në gjykatë. Por asnjëri prej tyre nuk është akuzuar deri tani për komplot për sulme në Jordani. Akuzat ndaj tyre theksojnë qëndrimin pragmatik të Ama-nit. Shumë prej tyre akuzohen se kanë kryer “akte të paautorizuara nga shteti që dëmtojnë marrëdhënien me autoritetet e ligjshme të Sirisë”, - dhe përballen me burg për dy deri në dy vjet e gjysmë, pas proceseve gjyqësore ushtarake të shpejta dhe pa standarde ligjore. Vende të tjera nga Britania e Franca deri tek Arabia Saudite dhe Maroku janë alar-muar gjithnjë e më shumë nga rreziqet e sigurisë që krijohen nga nënshtetasit e vet që kthehen pas një lufte të ashpër e të gjatë në Siri. Arabia Saudite i ka ndaluar nënshtetasit e vet nga të luftuarit jashtë vendit, nga të dhuruarit të parave për çdo fraksion të rebelëve ose simpatiz-imin e tyre. Avionët jordanezë pak ditë më parë bombarduan disa makina që po përpiqeshin të kalonin kufirin në shkretëtirë. Një kujtesë kjo e dëshirës për të mos u përzierë me katrahurën e Sirisë. Qindra vullnetarë jordanezë kanë shkuar në Siri që nga viti 2011. Edhe në Shqipëri ka pasur arrestime të vullnetarëve që u përgatitën për të shkuar në Siri, kurse është miratuar ligji për dënimin e çdo vullnetari që lufton në Siri me 15 vjet burg kur të kthehet në Shqipëri. n

Përgatiti A.A

VAZHDON TMERRI I LUFTËS NË SIRI

Page 19: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

19Nr. 83 n MARS / PRILL'14PAQJA

Kafeja

Rreth 1,6 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë nëpër botë. Miliona njerëz e kanë kafenë si

pjesë të rutinës së tyre ditore. Dhe deri tani, shumë pak njerëz janë në dijeni për origjinën muslimane të kësaj pijeje të gjithëpranishme.

Në bazë të të dhënave historike, në vitet e 1400-ta kafja u bë pije shumë e njohur mes muslimanëve të Jemenit, në pjesën jugore të Gadishullit Arabik. Legjenda thotë se një bari (disa thonë në Jemen, disa thonë në Etiopi) vuri re se dhitë e tij u bënë më energjike dhe hid-heshin më shumë kur hanin kokrra prej një peme të veçantë. Ai pati kurajën t’i provojë vetë, duke e vërejtur se po i japin rritje të energjisë. Me kalimin e kohës, tradita e pjekjes së kokrrave dhe zhytja e tyre në ujë për të krijuar një lëng të fuq-ishëm, u zhvillua dhe kësisoj lindi kafeja.

Pavarësisht se a ka ndodhur në të vërtetë ngjarja me bariun a jo, kafeja gjeti rrugën e saj prej rrafshnaltave të Jemenit për në Perandorinë Osmane, perandoria kryesore muslimane e shekullit 15. Kafenetë e specializuara me pijen e re filluan të lulëzojnë në të gjitha qytetet e mëdha muslimane: Kajro, Stamboll, Damask, Bagdad. Prej botës muslimane, pija gjeti rrugën e saj për në Evropë përmes qytetit të madh tregtar të Venedikut. Përkundër se në fillim denoncohej si “pije islamike” nga autoritetet katolike, kafeja u bë pjesë e kulturës evropiane. Kafenetë e viteve të 1600-ta ishin vendet ku takoheshin filo-zofët dhe diskutonin çështje siç ishin të drejtat e njeriut, roli i qeverisë dhe de-mokracia. Këto diskutime nën shijen e kafesë pollën atë që u quajt Iluminizmi1, një nga lëvizjet më të fuqishme intelek-tuale në botën moderne.

Prej një bariu jemenas/etiopias në formësimin e mendimit politik evropian

e që mendohet se sot mbi një miliardë filxhanë në ditë, ky zbulim i muslima-nëve është njëri nga zbulimit më të rëndësishme të historisë së njerëzimit.

Disa dobi nga kafeja:Nga kafeja nuk hidhet asgjë, qoftë

edhe llumi i saj, sepse ajo përmban substance të veçanta, ideale për për-dorime nga më të ndryshmet: 1.Nëse keni oxhak në sallon, por ju mundon pluhuri që formohet sapo fiket zjarri, mos u shqetësoni: përdorni llumin e kafesë përpara se ta pastroni. Lyeni me llumin e njomë të kafesë brendësinë e oxhakut, në këtë mënyrë do të jetë më e thjeshtë që të eliminoni çdo gjurmë hiri pa pasur frikë se mund të bëni pis të gjithë dhomën. 2. Kjo është një metodë që po përdoret gjithnjë e më shpesh në shumë familje, të cilat nuk duan të ble-jnë produkte artificiale për pastrimin e shtëpisë dhe “vrapojnë” drejt trukeve të pagabueshme të gjysheve. Nëse në frigo-rifer keni harruar ushqime të skaduara dhe doni të eliminoni çdo gjurmë të erës së keqe, provoni të përdorni llumin e kafesë. Mjafton që në të të vendosni një kupë me llum kafeje dhe ta lini të veprojë për gjatë gjithë natës. Por nëse dëshironi që t’i jepni një aromë akoma edhe më të mirë frigoriferit tuaj, atëherë mjafton që llumit të kafesë t’i shtoni pak vanilje ose ndonjë aromë tjetër që preferoni më shumë. 3. Kush e do shumë gjelbërimin le të përdorë prodhime natyrale si llu-mi i kafesë për të shumuar lulet. Mos e hidhni asnjëherë llumin e kafeve që bëni kryesisht në shtëpi. Ai është i pasur me ato substanca ushqyese për të cilat bimët acidofile kanë nevojë në mënyrë të veçantë. Konservoni llumin e kafesë për të shtuar trëndafilat, lulet që qën-drojnë gjithmonë të gjelbra, lulet kamile etj. Rezultatet e mira do t’i shihni shumë shpejt. 4. Sa e sa herë keni provuar që të mbani larg “miqtë me katërkëmbë” nga lulet tuaja të dashura? Zgjidhja ideale është e gjitha natyrore dhe sigurisht efek-tive. Realizoni një përzierje me llumin e kafesë dhe lëkurave të portokallit dhe shpërndajeni atë rreth e qark bimëve. Ky “ilaç” do t’ju ndihmojë jo vetëm që t’i mbani macet ose qentë larg bimëve dhe luleve, por edhe t’i ushqeni këto të fundit me një produkt natyral. 5. Përse të harxhoni para për një krem të shtrenjtë

anticelulit kur mund të përdorni llumin e kafesë? Mbase jo të gjithë e dinë se për-bërësi sekret i kremrave anticelulitë është pikërisht kafeja. Ndaj realizoni një krem të bërë nga vetë ju duke përzierë në një tas llum kafeje të ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh ose edhe arrash. Ap-likojeni përzierjen te kofshët dhe te zonat e tjera të cilat ju interesojnë më shumë për të eliminuar celulitin. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetëso-huni me një dush të ngrohtë duke hequr mbetjet e fundit me një furçë pastrimi. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë. Llumi i kafesë është shume i mirë edhe për t’u dhënë shkëlqim flokëve të dëm-tuar. Pas shampos, fërkojini flokët me llumin e kafesë dhe më pas shpëlajini. Do e shihni qëngjyra e flokëve tuaj do të rigjallërohet. Llumi i kafesë mund të përdoret edhe për rrathët e syrit. Përzi-eni një lugë të vogël me llum kafeje me një lugë të vogël djathë të bardhë ose kos dhe sipër shtojini disa pika limoni. Ven-doseni këtë përzierje në frigorifer. Mëpas përdoreni si maskë kundër rrathëve të syrit. Lëreni për rreth 10 minuta dhe fshijeni me anë të një cope pambuku. Për qafën dhe fytyrën mund të përzieni llumin e kafes me një të bardhë veze. Për ta bërë më të butë i hidhni edhe pak mjaltë. Aplikojeni dhe mbajeni 2 minuta para se ta shpëlani.

AlgjebraNdër shumë nxënësit e shkollave

të mesme që përpiqeshin në orët e matematikës, veçanërisht asnjëri nuk e vlerësonte rëndësinë e algjebrës. Ishte

Pesë zbulimet e muslimanëve që ndryshuan Botën

Kokrrat e pjekura të kafesë

Kopertina e librit të Havarizmit

Page 20: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA20 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

njëri nga ta që e bëri një gjë të tillë, që ishte njëri prej kontribuesve më të rëndësishëm në Epikën e Artë të Islamit në botën moderne. Ajo u zhvillua nga shkencëtari dhe matematikani i madh, Muhamed ibn Musa el Havarizmi2, i cili jetoi prej 780 deri 850 në Persi dhe Irak.

Në librin e tij madhështor,  El Kitābul muhtasar fī hisābul jabr uel mukābala  (Përmbledhje në llogaritje përmes plotësimit dhe balancimit), ai i vendosi parimet bazë të ekuacioneve algjebrike. Emri i vetë librit përmban fjalën “al-jabr” (j-lexo gj, v.j.), që do të thotë “plotësim”, prej të cilës fjala latine algebra ka derivuar. Në libër, havarizmi shpjegon si të përdoren ekuacionet algjebrike me variabla (ndryshore) të panjohura për të zgjidhur probleme të botës reale siç janë llogaritja e zekatit dhe ndarja e trashëgimisë. Një aspekt unik i shpjegimit të tij për zhvillimin e algjebrës është dëshira për të bërë llogaritjet e urdhrave të ligjit islam që të kompletoheshin në një botë pa kalku-latorë dhe kompjuterë.

Libri i Havarizimit u përkthye në Latinisht në Evropë në vitet 1000 dhe 1100, ka ai njihej si Algoritmi (fjala al-goritëm është e bazuar në emrin e tij dhe punët e tij matematikore). Pa punën e tij në zhvillimin e algjebrës, aplikimet praktike moderne të matematikës, siç është inxhinieria, nuk do të ishin të mundura. Veprat e tij u përdorën si libra shkollor matematike në universitetet ev-ropiane për qindra vite pas vdekjes së tij.

Universitetet që jepnin grada shkencore

Duke folur për universitete, gjithash-tu është një zbulim që u bë i mundur nga bota muslimane. Herët në historinë is-lame, xhamitë luanin rolin edhe të shkol-lave. Të njëjtit njerëz që prinin në namaz do të mësonin grupe të nxënësve për shkencat islame siç janë Kurani, fikhu (jurisprudenca) dhe hadithi. Ndërkohë me rritjen e botës islame, nevojitej të

ekzistojnë institucione formale, të njo-hura si medrese, që dedikoheshin për edukimin e nxënësve.

Medreseja e parë formale ishte el-Karaouine, e themeluar më 8593 nga Fatime el-Fihri në Fes, Marok. Shkolla e saj tërhoqi disa prej dijetarëve kryesor të Afrikës Veriore, si dhe studentët më të dalluar të vendit. Në el-Karaouine, nxënësit mësoheshin prej arsimtarëve për disa vite në një mori lëndësh që për-bëheshin nga shkenca laike dhe fetare. Në fund të programit, nëse arsimtari mendonte që nxënësi ishte kualifikuar, ata do t’i jepnin atij një certifikatë që njihej si një ixhazeh (autorizim), që miratonte se studenti ka kuptuar ma-terialin dhe tani është i kualifikuar ta ligjërojë atë.

Këto institute të edukimit të parat që siguronin grada shkencore u përhapën me shpejtësi nëpër botën islame. Uni-versiteti i Azharit i themeluar në Kajro më 970, dhe në vitet 1000, selxhukët hapën një mori të medreseve nëpër Lindjen e Mesme. Koncepti i instituteve që siguronin certifikata të kompletimit (grada) u përhap në Evropë përmes muslimanëve të Spanjës, ku studentët evropianë do të udhëtonin për të studi-uar. Universitetet e Bolonjës në Itali dhe Oksfordit në Angli u themeluan në shekujt 11 e 12 dhe vazhduan traditën e muslimanëve në dhënien e gradave shkencore për studentët që i meritonin ato dhe i përdornin ato si një vlerësim për kualifikimin e një personi në një drejtim të caktuar.

Orkestrat marshuese ushtarakeShumë studentë që kanë vijuar

shkollat e larta apo universitetet në botën perëndimore janë në njohuri me orkestrat marshuese. Të përbëra prej një grupi nga shumë muzikantë, orkestra marshonte në fushë gjatë një ngjar-jeje sportive për të zbavitur audiencën dhe inkurajuar lojtarët. Këto orkestra marshuese shkollore u zhvilluan prej përdorimit të orkestrave marshuese ush-tarake gjatë Epokës së Barutit në Evropë

që u dizajnuan për të inkurajuar ushtarët gjatë betejave. Kjo traditë e ka origjinën në orkestrat ushtarake osmane të viteve 1300 që ndihmuan ushtrinë osmane të bëhej njëra nga më të fuqishmet në botë.

Si pjesë e trupave elitare të Jen-içerëve të Perandorisë Osmane, qël-limi i orkestrës ishte të luante muzikë të zëshme që do të frikësonte armiqtë dhe inkurajonte përkrahësit. Përdorimi i pamasë i daulleve dhe çapareve kër-citëse, tingujt që krijonin orkestra mund të shtriheshin me kilometra. Gjatë push-timit osman të Ballkanit gjatë shekujve 14-16, orkestrat shoqëruan ushtritë e frikshme osmane, të cilat ishin pothu-ajse të pathyeshme madje edhe në balla-faqim të aleancave të mëdha evropiane.

Përfundimisht, Evropa e krishterë gjithashtu ka përdorur orkestrat ushta-rake për të frikësuar armiqtë. Legjenda thotë se pas pushtimit osman të Vjenës më 1683, ushtria osman në tërheqje ka lënë prapa një mori të instrumenteve muzikore, të cilat austriakët i mblodhën, studiuan dhe i përdorën për vete. Ush-tritë në tërë Evropën së shpejti filluan implementimin e orkestrave marshuese ushtarake, duke revolucionarizuar mënyrën se si është luftuar në Evropë për shekuj.

KameratËshtë e vështirë të imagjinohet një

botë pa fotografi. Kompanitë miliona dollarëshe si Instagram dhe Canon bazohen në zënien e dritës prej një skene, duke krijuar një imazh prej saj, dhe riprodhimin e atij imazhi. Por re-alizimi i një gjëje të tillë do të ishte e pamundur pa punën revolucionare të shkencëtarit mysliman të shekullit 11, Ibn el Hajtham4, i cili e zhvilloi fushën e optikës dhe përshkroi se si kanë punuar kamerat e para.

Duke punuar në qytetin peran-dorak të Kajros në vitet e hershme të 1000-ta, Ibn el Hajtham ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha

Universiteti i Karaouine në Fes

Orkestrat marshuese ushtarakeParimi themelori një makine me

vrimë

Page 21: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 21Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

kohëve. Për të rregulluar avancimet shkencore, ai zhvilloi metodën shken-core, procesi themelor me të cilin të gjitha hu-lumtimet shkencore real-izohen. Kur u vendos në arrest shtëpiak nga sun-duesi fatimi5, el Hakimi, kishte tërë kohën në dis-pozicion të studiojë se si vepron drita. Studimi i tij u fokusua veçanërisht në atë se si punon kamera me vrimë. Ibn el Hajtham ishte shkencëtari i parë që kuptoi se kur një vrimë e vogël vendoset anash një kutie të papërshkrueshme nga drita, rrezet e dritës prej jashtë projekto-hen përmes asaj vrime në kuti dhe në murin e pasmë të saj. Ai kup-toi se sa më e vogël të jetë vrima (diafragma), aq më e mprehtë është cilësia e imazhit, duke i dhënë mundësinë të ndërtojë kamera që ishin jashtëzakonisht të sakta dhe të mprehta kur bëni një imazh.

Zbulimet e Ibn el Hajthamit në lidhje me kamerat dhe si të pro-jektohen dhe realizohen imazhet çoi në zhvillimin modern të kamerave në bazë të konceptit të njëjtë. Pa studimin e tij se si rrugëton drita përmes diafragmave dhe si pro-jektohet nga to, mekaniz-mat modern përbrenda secilës kamerë nuk do të ekzistonin. n

1 Si myslimanët ndihmuan në shkaktimin e Revolucionit Amerikan, Revista Paqja, nr. 82, faqe 17, http://issuu.com/revistapaqja/docs/paqja82 2 http://lostislamichistory.com/al-khawarizmi/ 3 http://lostislamichistory.com/education/ 4 http://lostislamichistory.com/ibn-al-haytham-the-first-scientist/ 5 http://lostislamichistory.com/who-were-the-fatimids/

Sekretari gjeneral pranë universitetit të Dixhles, Sabri Ejigun në rrjete sociale ka ndarë një foto të rektores me hixhab

prof.dr. Ajshegul Jale Sarac. Sekretari Ejigun i tha gazetarit të agjencisë Anadolija se zonja Saraç tanimë një kohë të gjatë mendon të mbu-lohet sipas rregullave islame: "Kur për të parën herë erdhi në punë e mbuluar, ne të gjithë mbetëm të habitur", tha Ejigun duke shtuar: "Mendoj se tani është e gatshme për hixhabin.

Më parë, mbajtja e shamisë ishte rrep-tësishtë e ndaluar. Kur ndalesa e hixhabit u

pezullua dhe në momentin që disa deputete filluan në punë të shkojnë me shami, atëherë qëndrimi ndaj hixhabit ndryshoi krejtësisht. Profesoresha jonë dëshirën dhe kërkesat e saja i la mënjanë për të mos dëmtuar universitetin. Tanimë ajo mban atë që me vite e ka dëshiruar, hixhabin.

Zonja Saraç është rektorja e parë me shami në Turqi", tha Ejigun. Prof.dr. Sabri Ejigun thotë se ka mbetur i befasuar kur hyri në dhomën e saj dhe e pa të mbuluar, andaj kërkoi një foto për kujtim. n

Rektorja e parë me shami në Turqi

Prof. dr. Ajshegul Jale Sarac

Universiteti i Dixhles (Dicle Universitesi)

Page 22: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA22 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

Arif DEMIRI

Se zbërthimi i fenomeneve perëndi-more është i vështirë shumë kush e thotë, mirëpo shumë pak janë ata

dijetarë të cilët flasin por edhe shumë më paktë janë ata që marrin guximin të shkruajnë mbi ndryshmet e mëdha që po përjetojnë perëndimorët në de-ceniet e fundit. Teknologjia dhe zhvil-limi shkencor ka bërë që popujt e globit në përgjithësi ndërsa shtresat e thjeshta të tyre në veçanti, të integrohen shumë më shpejt se sa rrezatimet që kohë më parë iu jepnin elitat bashkëkombësve të tyre. Sa për ilustrim në këtë shkrim do të ndalemi tek populli gjerman.

Nëse ju referohemi gazetave gjer-mane sikur Kölner Stadt Anzeiger, Köl-nische Rundschau dhe EXPRESS, dhe shumë të tjera, e në veçanti nëse e nda-jmë shkrimin e botuar në Köln (ZGK) në nr. 39-e shtunë/diel, 15e 16 shkurt 2014, mësojmë se në 27 dioqeza në Gjermani nga 24 500 kishave dhe kapellave kato-like rreth 1,7% kanë ngelur të zbrazëta. Deklarata e Matijas Kopp, zëdhënësit të Konferencës së Peshkopatës Gjermane na lë të kuptojmë se 0,4% e objekteve fetare në dekadën e kaluar janë shitur ose janë rrënuar.

Kishat mbyllen kurse xhamitë ngrihen

Sipas të dhënave informative të Kishës Protestante në Gjermani (EKD) në periudhën mes viteve 1990 dhe 2011 në mbarë Gjermanë janë rrënuar 82 ki-sha. Shumica e tyre ishin ndërtuar në vitet 1950-të. Ndërsa 214 objekte të kul-

tit (kisha) kanë gjetur ndonjë pronarë të ri ose janë shndërruar në objekte me destinim të ri p.sh. studio artistësh të zhanreve të ndryshmeve, skulptorë, pik-torë, galeri ose muze. Ka prej tyre që po shndërrohen në xhami.

Në shtetin më të fuqishëm të Bash-kimit Evropian, sot në Gjermani është evidente mbyllja e kishave, mirëpo, disa shtetas gjerman me origjinë lin-dore shprehen se vendi tyre nuk po e humb besimin në Zot, sepse nevojat dhe shërbesat fetare, gjermanët autokton po i kryejnë nëpër xhami, të cilat thuaj se, në çdo muaj po vendoset nga një themel i ri.

Në Bielefeld (Nordrhein-Westfalien) një kishë është shndërruar në sinagogë. Në Hamburg-Horn në këtë pranverë është siguruar plani për rindërtimin e një kishe në një xhami.

Gjysma e godinave të 30 kishave të braktisura nga protestantët në Berlin-Branderburg-Schlesiche Oberlausitz, janë marrë nga konfesionet tjera krishtere, si p.sh. në Berlin këto kisha janë tjetërsuar nga krishterët (orto-doks) kopt, ose serb. Reinhard Ma-wick, zëdhënësi i EKD-së shprehet se në raste të veçanta, ka shumë diskutime, megjithatë, numri i anëtarëve të fam-ullisë ka rënë ndjeshëm. Ka më shumë varrime se sa pagëzime”.

Gjermania fetarisht është bërë më shumë më pluraliste se ndonjëherë më parë. Ja një statistikë e revistës ja-vore “DIE ZEIT” nr. 19 e botuar me 04.05.2004 në prag të zgjedhjeve të atij viti. Ajo shkruante se në Gjermani ka 54 milion të krishterë, numri i katolikëve dhe i protestantëve pothuajse është i

barabartë, mirëpo po aq janë deklaruar ateistë ose agnostikë�, numri i të cilëve arrin në 25 milion, Në Gjermani jetojnë edhe mbi 3.3 milion muslimanë.

Të dhënat që dalin nga zyra e Kon-ferencës së Peshkopatës Gjermane, pra të trupit më të lartë të Katolikëve në Gjermani, parashikohet se në këtë shtet deri në vitin 2015 do të mbyllen rreth 700 Kisha. Tani për tani ato janë pothuajse të zbrazëta dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre janë shumë të larta. Të njëjtat brenga i ka edhe rrjeti

Fenomenet gjermane Në shtetin më të fuq-ishëm të Bashkimit Evropian, sot në Gjermani është evidente mbyl-

lja e kishave, m i r ë p o , disa shtetas g j e r m a n

me origjinë lindore shprehen se vendi tyre nuk po e humb besimin në Zot, sepse nevojat dhe shërbesat fetare, gjermanët autok- ton po i kryejnë nëpër xhami, të cilat thuaj se, në çdo muaj po vendoset nga një themel i ri.

Page 23: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA 23Nr. 84 n PRILL / MAJ'14

i Kishës Protestante. Derisa kishat po mbyllen, xhamitë gjithnjë e më shpesh po ngiten. Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani kërkesa për ndërtimin e xha-mive me minare (klasike) janë 128-të sosh, ndërsa numri i mesxhideve nuk është i njohur.

Të huajt a janë të miqësuar me gjermanë?

Janë interesante të nxjerrim në pah për opinionin e lexuesve shqiptar re-zultatet e një hulumtimi të bërë nga e përditshmja Die Zeit. Në pyetjen se kush janë fqinjët tanë? Çka ndiejnë dhe çfarë mendojnë? Pastaj si i kanë kushtet në tregun e punës, xhamitë dhe “getot” e tyre? Si dhe përgjigja në pyetjen se sa janë demokratë myslimanët? Anketa është zhvilluar nga Fondacioni Konrad Adenauer më 2001, del se: nëntëdhjetë (90%) e muslimanëve në Gjermani kon-siderojnë se demokracia është forma më e mirë e mundshme midis të gjitha siste-meve politike shoqërore në botë.

Bazuar në këtë anketë doli se mys-limanët në Gjermani janë më de-mokratët se të gjitha komunitetet tjera në këtë vend. Sipas shërbimit për mbrojtjen e kushtetutës , më pak se 1 % e “të huajve” janë anëtarë të ndonjë grupimi radikal, i cili e mo-hon kushtetutën Gjermane. Gjysma

e atij grupimi, gjegjësisht 5700 prej tyre, janë anëtarë të “Mili Görüsh”, paria e të cilëve i kundërshtojnë këto parime.

Të dhënat shumë indikative, si ato të arkivit në Soest, në vitin (2003) kanë pyetur muslimanët në Gjermani, se, a mendojnë se kushtetuta Gjermane dhe Kurani janë në harmoni me njëra me tjetrën? Para dy vjetësh kësaj pyetjeje i ishin përgjigjur pozitivisht 67% nga të an- ketuarit, kurse vitin e kaluar vetëm 41%. Ç’do të thotë ajo?

Një pyetje e cila ka zgjuar in-t e r e - sim ishte edhe përgjigja në

pyetjen e 29-të, a kanë të huajt miq gjerman?” Për fat të mirë, doli se kanë miq. Përgjatë vitit 2003-të, 72% e emi-grantëve nga qarku kulturor islamik kanë pasur vizita nga miqtë e tyre gjer-manë, kurse 67% prej tyre kanë shkuar për vizitë tek familjet gjermane!

Në shoqërinë gjermane ekzistojnë tri grupe komunitetesh, numri i të cilëve është i përafërt. Komuniteti katolik, protestant dhe ai “Heiden” ndryshe ag-nostikë, është i barabartë për nga përq-indja. Kjo i bën gjermanët më të hapët edhe me pjesëtarët e komuniteteve të tjera qofshin ata edhe të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare të zyrës Federale në Visbaden (Wiesbaden), në Republikën Federale të Gjermanisë, kisha katolike numëron 26,7 milion anëtarë, Kisha Evangjeliste apo më saktë të shprehemi, “Kishat Rajonale Evangjel-iste të Decentralizuara” numërojnë 26,3 milion anëtarë, këtyre u shtohen edhe 608 mijë anëtarë që i takojnë të ashtu quajturave Kisha të Lira Evangjeliste.

Njëzet e pesë (25) milion janë af-etarë “Heiden” ose në përqindje janë rreth 31% të banorëve të Gjermanisë. Pastaj vijnë numri i pjesëtarëve të tjerë, siç janë 3.2 milion myslimanët, pastaj pjesëtarë kë kishës ortodokse me 950 mijë anëtarë, pastaj ata të kishës së re apostolike me 388 mijë anëtarë, pastaj dëshmitarët e jehovait me 164 mijë anëtarë, pastaj budistë me 155 mijë anëtarë, pastaj hebrenj afro 100 mijë anëtarë dhe 95 mijë anëtarë i përkasin besimit hindu.

Pra, në R. F. të Germanisë vepron sistemi pluralist joreligjioz, i cili është si reflektim i zhvillimeve historike e so-

Page 24: Revista Paqja, nr. 84, prill-maj 2014

PAQJA24 PRILL / MAJ'14 n Nr. 84

ciale në vend. Në një farë mënyre edhe të huajt (emigrantët) kanë ndikimin e tyre në këtë shtet, të cilët përveç jetesës që e bëjnë në këtë vend, këta kanë sjellë edhe fenë e tyre, gjë që gjermanët i bën edhe më kolorit.

Pa pluralizëm nuk mund të men-dohet demokracia e vërtetë, me këtë lloj mënyre të jetesës pa pasur nevojë të paralajmërohen, të gjithë kanë qasje në debate për të dialoguar rreth kultur-ave dhe religjioneve të tyre. Ndodh që komunitetet të harrojnë se nxitësi i cili hap këto debate është pluralizmi i cili i obligon shtetet dhe të gjitha bashkësitë fetare të marrin pjesë.

Nëse kthehemi në retrospektivë, plu-ralizmi religjioz kohë më parë mund të thuhet se ka qenë pjesërisht edhe rezultat i luftës 200 vjeçare, në të cilën kërkohej shkurorëzimi i “martesës” midis fesë dhe politikës, pa të, thjesht nuk do të kishte modernitet poli-tik. Mirëpo

kjo vlente vetëm për mënyrën e jetesës popujve perëndimorë, sepse mësimi is-lam që në fillim ka treguar lidhjen e saj të fortë midis fesë dhe profanes. Këtë marrëdhënie e vërteton doajeni i shken-cave Islame, Bernard Lewis.

Fatkeqësisht, dikush mendon se jemi duke jetuar në kohën e numrit gjithnjë e më të madh të të vetëquajturve jetesë e kohës së kryqëzatave dhe të xhihadit. I atyre që mendojnë se koha për dialog dhe bashkëjetesë ka praruar. I atyre që mendojnë se pluralizmi fetar dhe kul-turor është i pa mundur në këtë glob! Le të mos harrohet se idetë e muslimanëve bënë që në Ev-ropë të lind renesanca, dhe pas këtij sistemi të del civi-lizimi iluminist.

Një fije shpresë v a z h d o n t ë

mbretërojë nëpër zyrat e ndryshme të ven-dosjes, dhe, s’do të ishte keq që t’ua venin veshin e të dëgjojmë nobelistin Gynter Gras, i cili shprehet në “ hijet e luftërave” verbaleve ose të vërtetave, pastaj, s’do të ishte keq të përkujtoheshin edhe këshillat e dr. Basam Tibi-ut, ligjërues në Getingen dhe Havard, i lindur në Siri, ndërsa tani shtetas gjerman i besimit musliman ku ndër të tjera thotë: “Muslimanët patjetër duhet t’i pranojë vlerat sekulare të moder-nitetit perëndimor, ndërsa perëndimorët ta pranojnë barazinë e religjioneve”, pra edhe të Islamit.

Toleranca duhet të mbretërojë në Glob

Kjo në vetvete përmban kuptimin e hipotezave të shumta dhe të dialogut midis kulturave. Çdo mendim ndryshe të shpie kah fryma e konflikteve. Politi-kat e modernitetit do të duhej të jepnin imazhin e të drejtave të pacenueshme të besimit, gjegjësisht besimeve. Në të njëjtën kohë edhe të drejtën e pamposh-tur të mos besimit, ose të formës së men-dimit agnostik. Tek e fundit kjo është mënyra e jetesës në këtë botë (glob)!

Në Gjermani, femrat muslimane nëpër shkollat publike, si dhe në fakultete lejohen me shami, po ashtu, edhe mësimdhënëseve muslimane u lejohet mbajtja e shamisë. Shtatë (7) nga gjashtëmbëdhjetë (16) republika të Gjermanisë nuk i lejojnë mësimd-hënëseve muslimane të mbajnë shami. Çfarë paradoksi me mënyrën e jetesës së femrave në disa shtete ku myslimanët përbëjnë shumicën! n

(vazh- don në numrin e ardh- shëm)

1 Agnostik d.m.th. ata të cilët mendojnë se askush nuk ka fuqi të argumentojë ek z i s t i - min e Krijuesit (Zotin e g j i t h ë - sisë).