46
Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) Kërkesë për aplikime (KPA) nr. 004 për Aplikimin e Plotë për Grante Data e publikimit: 25 maj 2012 I dashur Aplikant: Program JuST pret aplikime për implementimin e Fushatës së Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin, sipas termave të referencës që përshkruhen në këtë dokument. Këto grante do të shpallen dhe implementohen në përputhje me rregullat e USAID-it dhe Qeverisë së ShBA-së për grantet që akordohen bazuar në kontratë, si dhe në pajtim me politikat e brendshme për menaxhimin e granteve të programit JuST. Shtojcat e përfshira në këtë Kërkesë për Aplikime janë: - Shtojca A – Formulari i Aplikimit për Grante - Shtojca B – Kalendari i Implementimit - Shtojca C – Formularët e Aplikimit për Buxhetin e Grantit - Shtojca D – Formulari i Vetë-Vlerësimit të Aplikantit - Shtojca E – Vërtetimet e Nevojshme - Shtojca F – Ofrimi i mundësive të barabarta për grupet fetare apo komunitare, dhe pyetësori përkatës - Shtojca G – Ndarja e Kostos (informacion i përgjithshëm) A. OBJEKTIVI Objektivi i fushatës së avokimit dhe rritjes së shkallës së ndërgjegjësimit lidhur me shfrytëzimin e shërbimit të ndërmjetësimit në çështjet civile, tregtare, familjare, penale dhe në çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës qëndron tek promovimi dhe rritja e shkallës së përdorimit të kësaj metode alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe tek reduktimi i çështjeve të prapambetura në gjykata, të cilat lidhen edhe me synimin e projektit JuST për rritjen e transparencës, efektshmërisë dhe përgjegjshmërisë në sistemin shqiptar të drejtësisë. B. PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST)

Kërkesë për aplikime (KPA) nr. 004 për Aplikimin e Plotë për Grante

Data e publikimit: 25 maj 2012

I dashur Aplikant:

Program JuST pret aplikime për implementimin e Fushatës së Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin, sipas termave të referencës që përshkruhen në këtë dokument. Këto grante do të shpallen dhe implementohen në përputhje me rregullat e USAID-it dhe Qeverisë së ShBA-së për grantet që akordohen bazuar në kontratë, si dhe në pajtim me politikat e brendshme për menaxhimin e granteve të programit JuST.

Shtojcat e përfshira në këtë Kërkesë për Aplikime janë:

- Shtojca A – Formulari i Aplikimit për Grante- Shtojca B – Kalendari i Implementimit- Shtojca C – Formularët e Aplikimit për Buxhetin e Grantit - Shtojca D – Formulari i Vetë-Vlerësimit të Aplikantit- Shtojca E – Vërtetimet e Nevojshme- Shtojca F – Ofrimi i mundësive të barabarta për grupet fetare apo komunitare, dhe pyetësori përkatës - Shtojca G – Ndarja e Kostos (informacion i përgjithshëm)

A. OBJEKTIVI

Objektivi i fushatës së avokimit dhe rritjes së shkallës së ndërgjegjësimit lidhur me shfrytëzimin e shërbimit të ndërmjetësimit në çështjet civile, tregtare, familjare, penale dhe në çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës qëndron tek promovimi dhe rritja e shkallës së përdorimit të kësaj metode alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe tek reduktimi i çështjeve të prapambetura në gjykata, të cilat lidhen edhe me synimin e projektit JuST për rritjen e transparencës, efektshmërisë dhe përgjegjshmërisë në sistemin shqiptar të drejtësisë.

B. PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

B.1 HISTORIK

Projekti JuST financohet nga USAID-i dhe implementohet nga Chemonics International. Ai synon të përmirësojë performancën në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe të rrisë aftësitë e organizatave të shoqërisë civile për të shërbyer si mbikëqyrëse/monitoruese të problemeve që hasen në sistemin e drejtësisë dhe për të përkrahur luftën kundër korrupsionit. Objektivi i projektit JuST do të përmbushet përmes aktiviteteve që: 1) nxisin transparencën dhe efektshmërinë në gjykata; 2) përmirësojnë kapacitetet e profesionit të avokatit; dhe 3) angazhojnë e forcojnë aftësitë e aktorëve civilë në nismat e monitorimit dhe evokimit.

Që prej tetorit 2010, projekti JuST është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të USAID-it për promovimin e shtetit ligjor dhe mirëqeverisjes në Shqipëri, me theksin tek përmirësimi i sistemit të drejtësisë dhe rritja e efektshmërisë, përsa i përket kërkesave të publikut për përgjegjshmëri në këtë

Page 2: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

sistem dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Këto synime do të realizohen përmes tri komponentëve kryesorë:

1. Transparenca, Drejtësia dhe Efektshmëria në Gjykata; 2. Angazhimi Civil; dhe 3. Arsimimi Ligjor dhe Profesioni i Avokatit.

Gjithashtu, Projekti JuST do të adresojë edhe katër prioritete që lidhen me komponentët e mësipërm, përkatësisht: rinia, gjinia, minoritetet dhe impakti mjedisor.

B.2 SFERA E PUNËS

I. Titulli – Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin

II. Kohëzgjatja – 6 (gjashtë) muaj

III. Historik

Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) shpall hapjen e një konkursi për grante, i cili është konceptuar me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin publik lidhur me një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – pikërisht, me ndërmjetësimin. Ndërmjetësimi, si një mjet për zgjidhjen e konflikteve mes qytetarëve, nuk është diçka e re në përvojën shqiptare. Megjithatë, rritja e shkallës së tij të përdorimit si një alternativë ndaj zgjidhjes tradicionale në gjykatë, është kthyer së fundmi në një prioritet për sistemin shqiptar të drejtësisë. Rëndësia e ndërmjetësimit pasqyrohet me miratimin e Ligjit nr. 10385, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i miratuar në datën 24 shkurt 2011.

Avantazhet e ndërmjetësimit janë dokumentuar gjerësisht, si në Shqipëri, ashtu edhe në botë. Në përgjithësi, kur dy palë paraqiten pranë një ndërmjetësi të trajnuar e profesionist për të adresuar mosmarrëveshjen e tyre, shpesh ndodh që arrijnë në një marrëveshje. Ndryshe nga zgjidhja tradicionale me gjyq e mosmarrëveshjeve, me anë të ndërmjetësimit të dyja palët në mosmarrëveshje duhet të bien dakord dhe të mbeten të kënaqura me zgjidhjen e propozuar për mosmarrëveshjen e tyre. Me miratimin e këtij ligji të ri, mosmarrëveshjet që e nisin procesin në gjykatë, por zgjidhen përmes ndërmjetësimit, gëzojnë avantazhin e vënies në zbatim thjesht me anë të një urdhri ekzekutimi.

Për më tepër, çështjet që zgjidhen me sukses përmes ndërmjetësimit i sjellin avantazhe edhe vetë sistemit të drejtësisë. Mosmarrëveshjet e zgjidhura me ndërmjetësim reduktojnë shterimin financiar të kostove administrative të gjykatave. Çështjet e ndërmjetësuara kërkojnë përgjithësisht më pak kohë për zgjidhje, duke reduktuar kështu edhe ngarkesën e gjykatave. Çdo çështje që referohet dhe zgjidhet me ndërmjetësim përbën një çështje më pak tek çështjet e mbartura të gjykatave. Çështjet që mund të zgjidhen edhe pa paraqitur ankesë në gjykatë, përbëjnë reduktimin final në çështjet e mbartura. Si përfundim, mosmarrëveshjet e zgjidhura nga vetë palët nuk i lënë as vend palës humbëse që të vënë në pikëpyetje motivimin e gjyqtarit, duke kontribuuar kështu me kalimin e kohës në krijimin e një ndjenje më të fortë respekti tek sistemi i drejtësisë.

USAID është i angazhuar të japë asistencë për Shqipërinë drejt forcimit të sistemit të saj të drejtësisë dhe rritjes së numrit të alternativave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Projekti JuST po mbështet aktualisht dy programe ndërmjetësimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korçës dhe Durrësit. Ai po mbështet plotësisht implementimin e ligjit të ri, përmes një sërë aktivitetesh që janë konceptuar me synimin e

Faqja 2 nga 30

Page 3: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

forcimit të mekanizmave që do ta kthejnë ndërmjetësimin në një profesion të njohur e të pranuar, si dhe në një tipar të përhershëm të sistemit shqiptar të drejtësisë.

Ky njoftim për grant kërkon që të rritet kërkesa për shërbimet e ndërmjetësimit përmes avokimit dhe ndërgjegjësimit publik. Qëllimi i aktiviteteve për informimin e publikut është të rritet shkalla e ndërgjegjësimit dhe rrjedhimisht, edhe shfrytëzimi i ndërmjetësimit, duke përfshirë por pa u kufizuar domosdoshmërisht vetëm tek dy programet e mbështetura nga projekti JuST. Një nga rezultatet e pritshme të këtyre përpjekjeve është edhe rritja e nivelit të informimit mbi kuadrin aktual ligjor për ndërmjetësimin në Shqipëri, dhe krijimi i kushteve të favorshme për një implementim të gjerë të tij. Gjithashtu, përveç aktiviteteve specifike publike që do të realizohen nga përfituesi i grantit, qëllimi i grantit është të ofrojë një mundësi për të forcuar në përgjithësi shoqërinë civile – një objektiv specifik i projektit pesëvjeçar JuST.

Qëllimi i këtij njoftimi për grant përcaktohet nga Ligji për Ndërmjetësimin. Aplikantët duhet të dinë se ligji i ri është më i gjerë në fushën e tij të veprimit, sesa dy programet pilote që mbështeten nga JuST, të cilët janë konceptuar në fakt para miratimit të këtij ligji. Për shembull, dy programet pilote përqendrohen kryesisht tek çështjet tregtare dhe familjare, ndërkohë që diapazoni i çështjeve gjyqësore që mund të zgjidhen tashmë me ndërmjetësim, është më i gjerë dhe përfshin madje edhe disa lloje çështjesh penale. Për më tepër, ligji për ndërmjetësimin është i zbatueshëm në mbarë vendin, jo vetëm në këto dy rrethe gjyqësore. Inkurajohen së tepërmi propozime për qasje novatore, që mund ta rrisin kërkesën për shërbimet e ndërmjetësimit, që kërkojnë ndërmjetës të trajnuar dhe të licencuar, e që ofrojnë edhe një zbatim më të gjerë të ndërmjetësimit.

IV. Qëllimi

Objektivi i fushatës së avokimit dhe ndërgjegjësimit për shfrytëzimin e ndërmjetësimit në çështjet civile, tregtare, familjare, penale dhe të marrëdhënieve të punës qëndron tek rritja e shfrytëzimit të kësaj metode alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe tek reduktimi në këtë mënyrë edhe i numrit të çështjeve të mbartura në gjykatat shqiptare, si pjesë e qëllimit të projektit JuST për të realizuar një shkallë më të lartë transparence, efektshmërie dhe përgjegjshmërie në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Angazhimi në informimin publik, në kuadrin e grantit, do të jetë edhe aktiviteti themelor i tij. Qëllimi është që publiku i gjerë të informohet e ndërgjegjësohet se tashmë ekziston mundësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve edhe jashtë gjykatës. Ai do të shërbejë edhe për të rritur kërkesën për këtë shërbim. Fokusi në Korçë dhe Durrës garanton që të përmbushet transmetimi i mesazhit të kësaj fushate informuese e ndërgjegjësuese, pra, shfrytëzimi i shërbimit të ndërmjetësimit, duke pasur parasysh mbështetjen e projektit për qendrat e ndërmjetësimit në këto gjykata. Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit dhe e kërkesës për këto shërbime janë faktorë kyç për të siguruar qëndrueshmërinë e ndërmjetësimit në këtë fushë, edhe pas përfundimit të asistencës së drejtpërdrejtë që projekti jep për këto qendra. Realizimi i një fushate të tillë publike nga një OSHC përbën një mjet për të përfituar nga lidhjet lokale të saj, që shërbejnë për të amplifikuar mesazhet që dëshirojmë të transmetojmë. Gjithashtu, ky aktivitet në tërësinë e tij do të jetë një mundësi e mirë për të identifikuar partnerët vendorë që mund të ndërmarrin e të realizojnë aktivitete të tilla. Po ashtu, do të krijohej një model për aktivitete të tilla të ardhshme edhe në zona të tjera të vendit, ndërkohë që zhvillohet e njihet edhe profesioni i ndërmjetësit, falë edhe themelimit dhe forcimit të Dhomës së Ndërmjetësve.

Nga ky konkurs për grante do të përzgjidhet në përfundim aplikimi i paraqitur nga një OSHC apo një grup OSHC-sh, që do të realizojë fushatën e avokimit dhe ndërgjegjësimit, e cila synon të rrisë shkallën e shfrytëzimit të shërbimit të ndërmjetësimit në rrethet gjyqësore të Korçës dhe Durrësit. Duke parasysh se:

Faqja 3 nga 30

Page 4: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

(i) ndërmjetësimi në gjykatë është vetëm në fazat fillestare të zhvillimit në Shqipëri; dhe (ii) përfshirja dhe angazhimi i projektit JuST dhe i partnerëve të tjerë ka ndihmuar në ngritjen e shërbimit të ndërmjetësimit pranë gjykatës për çështjet familjare dhe tregtare në rrethet gjyqësore të Durrësit dhe Korçës, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rrethet e tjera gjyqësore, gjykohet me vend që fushatat avokuese e ndërgjegjësuese të konceptohen e zhvillohen pikërisht në këto dy rrethe gjyqësore, duke vijuar kështu hapat që janë ndërmarrë tashmë në këtë fushë.

Programi i propozuar duhet ta fokusojë avokimin në njërën anë tek gjykatat e gjyqtarët, avokatët dhe profesionistët e tjerë të ligjit, dhe në anën tjetër të krijojë një fushatë publike ndërgjegjësimi, në mënyrë që të jepet kontribut në promovimin, shfrytëzimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e programit të ndërmjetësimit. Aplikantët duhet të kenë parasysh se, edhe pse Ligji i ri për Ndërmjetësimin i detyron gjyqtarët që të referojnë çështje për ndërmjetësim në rastet e parashikuara në ligj, JuST ka vënë re se avokatët në këto dy rrethe kanë shfaqur hezitim dhe rezistencë në përdorimin e ndërmjetësimit për çështjet e klientëve të tyre. Organi që gëzon me ligj përgjegjësinë për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit publik lidhur me ndërmjetësimin – Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve – nuk është krijuar ende. Prandaj, aktualisht kemi të bëjmë me një mungesë të informimit publik që shpjegon procesin e ndërmjetësimit, avantazhet e tij, dhe ofron emrat dhe pikat e kontaktit për ndërmjetësit e licencuar.

V. Rezultatet e pritshme

Projekti i propozuar duhet të përfshijë edhe këto rezultate: (i) të nxisë përfshirjen e mëtejshme të sektorit të shoqërisë civile në promovimin e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara dhe publikut; (ii) të asistojë gjykatat në plotësimin e kërkesës ligjore për të referuar çështje për ndërmjetësim, përmes aktiviteteve të avokimit me gjykatat/gjyqtarët dhe profesionistë të tjerë të ligjit, si p.sh, avokatët lokalë, noterët, etj, lidhur me shfrytëzimin dhe promovimin e ndërmjetësimit; dhe (iii) të informojë, nxisë dhe rrisë ndërgjegjësimin publik për procesin e ndërmjetësimit dhe avantazhet e tij. Disa rezultate të mëtejshme që mund të arrihen, përfshijnë prezantimin e elementëve të rinj në monitorimin dhe vlerësimin e ndërmjetësimit që realizohet nga vetë gjykatat, Ministria e Drejtësisë, si dhe nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve pas themelimit të saj.

Gjithashtu, aplikimet duhet të specifikojnë edhe mënyrën se si aktivitetet e propozuara do të kontribuojnë tek rezultatet e mëposhtme:

1. Numër i rritur i çështjeve të referuara për ndërmjetësim nga gjyqtarët; 2. Numër i rritur dhe diversitet i çështjeve të zgjidhura me ndërmjetësim; 3. Informim dhe qartësi më e madhe tek palët e përfshira dhe publiku i gjerë mbi mënyrën se si

funksionon ndërmjetësimi dhe avantazhet që ai sjell; 4. Përmirësim i përgjithshëm i qëndrimit të gjyqtarëve, avokatëve, profesionistëve të tjerë dhe

publikut të gjerë lidhur me përdorimin e shërbimit të ndërmjetësimit; 5. Aktivizim më i gjerë i shoqërisë civile në favor të promovimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të

ndërmjetësimit, si një alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

VI. Aktivitetet e parashikuara të grantit

Në vijim, paraqitet një listë bazë por jo-gjithëpërfshirëse e aktiviteteve të parashikuara të grantit. Plani i propozuar i aktivitetit dhe metodologjia duhet të përfshihet tek propozimi i plotë.

Fushata e Avokimit dhe Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin do të shtrihet përgjatë një periudhe prej 6 muajsh, me aktivitetet e mëposhtme të parashikuara:

Faqja 4 nga 30

Page 5: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

1. Përgatitja e një metodologjie të hollësishme për aktivitetet e avokimit dhe ndërgjegjësimit;

2. Aktivitetet e avokimit që i drejtohen gjyqtarëve, avokatëve, noterëve dhe profesionistëve të tjerë të ligjit dhe/ose profesionistëve të tjerë në fushën tregtare lidhur me shfrytëzimin e metodës së ndërmjetësimit në çështjet civile, tregtare, familjare, penale dhe që lidhen me marrëdhëniet e punës. Aktivitetet përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm tek të mëposhtmet:

Avokimi me gjyqtarët për implementimin e dispozitave ligjore që i kërkojnë gjyqtarëve të referojnë çështje për ndërmjetësim në rastet e parashikuara në ligj;

Puna me gjykatat (kryetarët e gjykatave, gjyqtarët, kancelarët, personeli i marrëdhënieve me publikun në gjykata) lidhur me shfrytëzimin e duhur të ndërmjetësimit;

Avokimi me avokatët, noterët dhe profesionistët e tjerë në fushën ligjore e tregtare lidhur me nxitjen e ndërmjetësimit, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në këtë aktivitet promovues;

Promovimi i publikimit të listës së ndërmjetësve të licencuar në ambientet e gjykatave, faqet zyrtare të gjykatave, zyrat juridike, etj, si dhe shpërndarja e kësaj liste;

Mbledhja e palëve të interesuara në aktivitete që lidhen me ndërmjetësimin (pra, tryeza të rrumbullakëta, seminare të përbashkëta me gjykatat, dhomat e avokatisë, dhomat e noterëve, dhomat e tregtisë, etj, dhe nënvijëzimi i avantazheve që sjell ndërmjetësimi);

Informimi i publikut, duke përfshirë edhe firmat tregtare e korporatat, që mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndërmjetësimi.

3. Aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për informimin publik lidhur me shfrytëzimin e ndërmjetësimit në çështjet civile, tregtare, familjare, penale dhe të marrëdhënieve të punës. Këto aktivitete përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm tek të mëposhtmet:

Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit publik (p.sh, pyetje & përgjigje të natyrës informuese, broshura për ndërmjetësimin, materiale informuese që i drejtohen profesionistëve dhe publikut të gjerë, postera, etj);

Mbajtja e seminareve informues; Prezantimi i historive të suksesit; Zhvillimi i eventeve publike; Shfrytëzimi i medias për publikimin e informacionit dhe ndërgjegjësimin.

Ndërsa aktivitetet e përshkruara në pikat 1, 2 dhe 3 më sipër janë të detyrueshme për aplikantët, listat e nën-aktiviteteve janë thjesht ilustruese. I inkurajojmë aplikantët që të propozojnë edhe aktivitete të tjera përveç atyre të përcaktuara këtu.

VII. Dokumentet përfundimtare që pritet të dorëzohen

Dokumentet përfundimtare që pritet të dorëzohen nga aplikanti përfshijnë, si vijon:

Metodologjia për avokimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për ndërmjetësimin. Dokumentet do të përgatiten në shqip, ndërkohë që versioni i përkthyer në anglisht do të shërbejë vetëm si referencë;

Strategjia për shpërndarjen dhe avokimin, si dhe raportet përkatëse të implementimit; Materialet për fushatën e ndërgjegjësimit (vetëm në shqip). Raporti përfundimtar me rekomandime (në shqip dhe anglisht).

Faqja 5 nga 30

Page 6: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

VIII. Rezultatet, monitorimi dhe vlerësimi i impaktit të grantit

Në propozimet që do të dorëzohen duhet të bëhet planifikim, matje dhe raportim i impakteve specifike të projektit që do të kontribuojnë tek rezultatet e përmbushura nga i gjithë programi JuST. Ekipi i projektit JuST do t’i ofrojë asistencë përfituesve të granteve në krijimin e një plani të hollësishëm për monitorimin e performancës dhe të instrumenteve të mbledhjes së të dhënave, që do të kontribuojnë në kuadrin e rezultateve të JuST.

Aplikantët duhet të mendojnë për mekanizmat e propozuar që shërbejnë për monitorimin dhe vlerësimin e suksesit të aktivitetit të tyre, me anë të indikatorëve objektivë dhe të matshëm. Gjithashtu, ata duhet të shpjegojnë se si qasja e tyre teknike do të mund të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në plotësimin e rezultateve të pritshme të lart-përmendura, si dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë së programit.

Aplikantët duhet të përcaktojnë disa indikatorë dhe objektiva të matshëm që do shërbejnë për të monitoruar impaktin e mundshëm të ndërhyrjes së tyre. Disa prej këtyre indikatorëve të matshëm përshkruhen në vijim, por aplikanti mund të caktojë edhe indikatorë të tjerë cilësorë dhe sasiorë:

Numri i materialeve promovuese të përgatitur (të dizagreguar sipas llojit të materialeve promovuese, etj);

Numri i aktiviteteve/fushatave të avokimit për ndërmjetësimin, të realizuara në mënyrë të dizagreguar sipas gjykatave;

Numri i personave që janë informuar nga aktivitetet ndërgjegjësuese për ndërmjetësimin, të dizagreguar sipas gjinisë, vendndodhjes (rurale/urbane), gjykatave, etj;

Numri i personave që janë informuar përmes fushatës së avokimit, të dizagreguar sipas profesionit, gjykatës, etj;

Numri i çështjeve të ndërmjetësimit që janë paraqitur dhe zgjidhur nga ndërmjetësit e licencuar, të dizagreguara sipas llojit të çështjes, gjykatës, etj;

Përqindja e ndërmjetësve të licencuar që ndjehen më të sigurt në rolin e tyre si ndërmjetës.

Përfituesve të grantit do t’u duhet të paraqesin të paktën një histori suksesi, brenda periudhës së përfundimit të implementimit të grantit.

Kjo KPA i adresohet të gjitha OSHC-ve që i plotësojnë kriteret e pajtueshmërisë të përcaktuara në Seksionin D më poshtë. Faktori parësor kualifikues do të jetë përvoja e mëparshme e OSHC-ve në implementimin e këtij lloji aktiviteti, apo të ngjashëm. Gjithsesi, projekti JuST e kupton se disa prej përfituesve të grantit mund të kenë nevojë për asistencë teknike, në mënyrë që të pajtohen me modelin e kërkuar. Rrjedhimisht, i inkurajojmë aplikantët që të specifikojnë nevojat e tyre për asistencë teknike dhe/ose trajnim gjatë përgatitjes së aplikimit të tyre.

C. KRITERET E VLERËSIMIT

Aplikimet do të vlerësohen nga një panel i brendshëm shqyrtimi i projektit JuST, dhe rekomandimet mund të vendosen nga një grup më i madh. Aplikimet do të vlerësohen kundrejt kritereve të përcaktuara në tabelën e mëposhtme.

Kategoria e Vlerësimit Vlerësimi - Pikët

Faqja 6 nga 30

Page 7: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Realizueshmëria e konceptimit dhe qasjes 35Impakti mbi grupin e synuar 25Kapaciteti në menaxhim dhe programim 20Performanca në të kaluarën 10Ndërgjegjësimi për çështjet gjinore 10

Totali 100

Këta elementë të kritereve të vlerësimit përshkruhen më hollësisht në vijim.

A. Realizueshmëria e konceptimit dhe qasjes: Cilësia dhe realizueshmëria e aplikimit lidhur me zbatueshmërinë e qasjes së propozuar teknike (qasja e propozuar teknike mund të pritet që të sjellë rezultatet e synuara), metodologjia e duhur e propozuar, risitë dhe plani i punës për përmbushjen e objektivave të projektit, për të mundësuar kështu një impakt të konsiderueshëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Qasja teknike duhet të kontribuojë drejtpërdrejt në përmbushjen e rezultateve të pritshme nga projekti JuST, të renditura në seksionin B.2.v më sipër, si dhe duhet të jetë e matshme, sipas një apo më shumë indikatorëve të përcaktuar nga JuST. Vlerësimi i qasjeve që janë provuar se janë të efektshme, ose i qasjeve të reja ende të paprovuara, por premtuese. Do të vlerësohen po ashtu edhe mekanizmat e propozuar për monitorimin dhe vlerësimin, kundrejt disa indikatorëve të matshëm.

B. Impakti mbi grupin e synuar: Në ç’masë aktiviteti i propozuar korrespondon me nevojat e grupit(-eve) të synuar(-a). Gjithashtu, në çmasë ky aktivitet do të nxisë drejtpërdrejt ose jo organizatat apo burimet e tjera në përsëritjen, zbatimin apo konceptimin e aktiviteteve të reja në mbështetje të objektivave të projektit JuST.

C. Kapaciteti në menaxhim dhe programim: Prova të aftësisë së organizatës për të ndërmarrë dhe realizuar aktivitetet e propozuara dhe për të ndikuar pozitivisht në forcimin e sistemit gjyqësor, në aspektin e transparencës dhe efektshmërisë së tij. Propozimi duhet të tregojë efikasitetin e organizatës përsa i përket strukturës së saj të brendshme, kapaciteteve teknike dhe personelit kyç në realizimin e qëllimeve të projektit që ka propozuar. Gjithashtu, organizata duhet të tregojë se gëzon edhe aftësi të përshtatshme në menaxhimin financiar. Vlerësimi i saj do të bazohet kryesisht tek kontrolli i referencave që do të realizohet nga projekti JuST, tek përvoja e mëparshme, kualifikimet, reputacioni, aftësitë dhe përshtatshmëria e personelit kyç, si dhe tek arritjet e saj (duke përfshirë edhe ndërmarrjen e aktiviteteve të pavarura dhe të qëndrueshme).

D. Performanca e kaluar: Përvoja e mëparshme apo në vazhdim në zbatimin e aktiviteteve të ngjashme. Këtu shqyrtohet e kaluara e aplikantit, që përbën një faktor të rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit të Përfituesit të Grantit për ta implementuar aktivitetin.

E. Ndërgjegjësimi për çështjet gjinore: Në ç’masë aktiviteti i financuar përfshin komponentin gjinor ose përfaqëson një angazhim drejt femrave, si përfituese.

D. PRANUESHMËRIA

D.1 PËRFITUESIT

Përfituesit e granteve duhet të jenë organizata që janë krijuar e funksionojnë sipas ligjeve shqiptare, si dhe që respektojnë të gjitha rregulloret e zbatueshme në fushën civile e fiskale.

Faqja 7 nga 30

Page 8: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Aplikantët duhet të zotërojnë aftësi të mira komunikuese e bashkëvepruese me grupin(-et) e përfituesit(-ve) të identifikuar në përshkrimin e programit, gjë që pasqyrohet edhe nga përfshirja e opinioneve në aplikimin për grante.

Grupet fetare ose komunitare do të përfitojnë mundësi të barabarta për financim, në pajtim me udhëzimet e përcaktuara në Shtojcën E të këtij fragmenti të KPA-së, që lidhet me organizatat e bazuara në besime të caktuara, objektivat e të cilave janë diskriminuese e fetare, dhe objektivi kryesor i të cilave për këtë grant është i një natyre fetare.

Aplikantët duhet të provojnë se kanë aftësi të mira financiare, administrative, teknike dhe menaxhuese si dhe të paraqesin një sistem kontrolli të brendshëm që ruan asetet përkatëse; mbron kundrejt vjedhjes, mashtrimit dhe abuzimit; dhe mbështet realizimin e synimeve dhe objektivave të programit. Projekti JuST do të vlerësojë kapacitetet e tyre para dhënies së granteve.

Aplikantët duhet të nënshkruajnë vërtetimet e mëposhtme, para marrjes së grantitt. Projekti JuST do t’u sigurojë atyre këto vërtetime (Shtojca G) dhe do t’i shqyrtojë ato së bashku me aplikantët.

Certifikata e pranueshmërisë së përfituesit të grantit Vërtetimi lidhur me financimin e terrorizmit

Gjithashtu, bashkëlidhur gjendet edhe pyetësori për ofrimin e mundësive të barabarta për aplikantët – Shënim: Plotësimi i këtij pyetësori është në bazë vullnetare.

D.2 SHPENZIMET E PALEJUESHME

Fondet e grantit të akorduar nga programi JuST nuk mund të përdoren për qëllimet e mëposhtme:

Aktivitete në fushën e ndërtimit apo infrastrukturës të asnjë lloji Shpenzime për ceremoni, festa ose “aktivitete përfaqësimi” Blerje mallrash të kufizuara, si p.sh, mallra bujqësore, mjete motorike, artikuj farmaceutikë,

produkte kontraceptive, pajisje të përdorura, pa miratimin paraprak të Programit JuST, ose për mallra të ndaluara sipas rregulloreve të USAID-it, duke përfshirë por duke mos u kufizuar vetëm tek këto: pajisjet dhe shërbimet për abort, mallrat e luksit, etj.

Pije alkoolike Blerje mallrash apo shërbimesh që kufizohen ose ndalohen në bazë të rregulloreve mbizotëruese

të USAID-it për burimin/origjinën/kombësinë (si, Kuba, Irani, Iraku, Laosi, Libia, Koreja e Veriut, dhe Siria).

Blerje apo aktivitet që është realizuar më parë. Çdo lloj blerje ose aktivitet që gjykohet si i panevojshëm për të përmbushur synimet e grantit të

përcaktuara nga projekti JuST. Detyrime, borxhe e gjoba të mëparshme, që i janë vendosur përfituesit të grantit. Mbledhjen e ndihmave.

E. FINANCIMI

Të gjitha grantet do të negociohen, emërtohen dhe financohen duke përdorur lekë shqiptare. Pagesat do të bëhen ose mbi bazën e rimbursimit me transhe që korrespondojnë me arritjen e rezultateve të përcaktuara në kontratë, ose në raste të veçanta, me parapagim periodik ose likuidim (shlyerje). Vendimi do të merret

Faqja 8 nga 30

Page 9: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

nga projekti JuST, si pjesë e një analize të mundshme të kapaciteteve organizative të aplikantit për të menaxhuar fondet e grantit.

Të gjitha kostot e financuara nga granti duhet të jenë të lejueshme, të alokueshme dhe të arsyeshme. Për çdo prokurim të propozuar nuk duhet të tejkalohet masa prej 20% e kostos totale të aktivitetit

Aplikimet për grante duhet të mbështeten nga një buxhet i hollësishëm dhe realist, ashtu siç përshkruhet në Seksionin G më poshtë. JuST pret të marrë propozimet më të mira financiare të aplikantëve, lidhur me pajtueshmërinë e tyre me aspektet teknike të propozimit, lejueshmërisë dhe realizmit.

Të gjitha aplikimet duhet të përfshijnë edhe elementin e ndarjes së kostos. Ndarja e kostos duhet të jetë realiste, praktike dhe e arsyeshme. Në Shtojcën G të kësaj KPA-je mund të gjeni informacion të mëtejshëm mbi ndarjen e kostos.

F. AUTORITETI/RREGULLAT UDHËHEQËSE

Grantet e programit JuST për organizatat jo-amerikane duhet të pajtohen me udhëzimet e përcaktuara në Sistemin e Direktivave të Përparuara të USAID-it (ADS), përkatësisht në seksionin 302..3.5.6 me titull “Grante Bazuar në Kontratë”, në Kreun 303 të ADS me titull “Grantet dhe Marrëveshjet e Bashkëpunimit për Organizatat Jo-qeveritare”, si dhe në pajtim me kushtet e Dispozitave Standarde të USAID-it të zbatueshme për Përfituesit Jo-Amerikanë dhe Jo-qeveritarë. Këto dispozita mund t’i lexoni edhe përmes faqes së internetit të USAID-it, në adresën www.info.usaid.gov, në seksionin me titull "Biznesi dhe Prokurimi”.

ADS 303 i referohet tri dokumenteve të mëtejshëm rregullatorë të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) e Qeverisë së ShBA-së, si dhe të Agjencisë së ShBA për Zhvillim Ndërkombëtar, si vijon:

22 CFR 226: Administrimi i Asistencës për Organizatat Jo-amerikane e Jo-qeveritare Qarkorja e OMB-së A-122: Parimet mbi Kostot për Organizatat Jofitimprurëse Qarkorja e OMB-së A-133: Auditimi i Shteteve, Qeverive Vendore dhe Organizatave Jofitimprurëse

Mund të gjeni tekstin e plotë të Qarkoreve të OMB-së në adresën: http://www.whitehouse.gov/omb/circulars/. Projektit JuST i kërkohet që të sigurohet se të gjitha organizatat që do të përfitojnë grante nga USAID-i, janë pajtuar me udhëzimet që përcaktohen në këto qarkore, sipas kushteve të përcaktuara në kontratat përkatëse të granteve.

JuST vë në dijeni aplikantët se USAID-i gëzon të drejtën ekskluzive që të zëvendësojë një vendim, akt ose mungesë vendimi të projektit JuST në lidhje me grantet. Sipas programit të granteve të JuST, USAID-i gëzon të drejtën që në çdo kohë: (1) të diktojë një vendim të ndryshëm lidhur me shpalljen e fituesit të grantit apo me administrimin e tij; (2) të korrigjojë një mungesë veprimi nga ana e JuST lidhur me shpalljen e fituesit apo administrimin e një granti; 3) të marrë përsipër administrimin e grantit të shpallur; dhe/ose (4) t’i japë fund, tërësisht apo pjesërisht, autoritetit të JuST për krijimin e granteve.

G. UDHËZIME PËR APLIKANTËT

Aplikantët do të propozojnë strategjitë e veta të implementimit të aktiviteteve, bazuar në sferën e punës të përshkruar më sipër, duke propozuar edhe risi që i përshtaten kapaciteteve së tyre organizative.

G.1. Vetë-Vlerësimi i Aplikantit

Faqja 9 nga 30

Page 10: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Para marrjes së grantit, të gjithë aplikantët duhet t’i nënshtrohen një procesi të vendosjes para përgjegjësisë nga ana e JuST-it, i cili duhet të sigurohet se organizata i ka kapacitetet minimale të menaxhimit që nevojiten për të përdorur fondet e qeverisë amerikane. Ky formular vetë-vlerësimi përbën hapin e parë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Vetë-Vlerësimi i Aplikantit gjendet në Shtojcën D.

G.2. Aplikimi i Plotë për Grant Modelet për prezantimin e aspekteve teknike dhe aspektet që lidhen me buxhetin në aplikim gjenden në Shtojcat B-C. Aplikantët duhet të paraqesin propozimet e tyre në formatet e përcaktuar. Ato aplikime që nuk paraqiten në përputhje me formatet e kërkuar dhe në pajtim me udhëzimet e kësaj pakete udhëzimesh, do të konsiderohen si aplikime të papranueshme dhe për rrjedhim do të s’kualifikohen.

Elementët dhe udhëzimet e aplikimit janë të përmbledhura më poshtë:

Seksioni I (Informacion i Përgjithshëm). Aplikanti jep informacion për ta kontaktuar, si dhe informacion të përgjithshëm lidhur me statusin e organizatës së tij.

Seksioni II (Përshkrimi i Projektit). Aplikanti përshkruan të gjithë elementët e rëndësishëm të programit, si p.sh, objektivin e grantit dhe lidhjen me objektivat e programit JuST, rezultatet dhe indikatorët për matjen e rezultateve, përfituesit nga aktivitetet që do të organizojë, si dhe planin për realizimin e aktiviteteve të parashikuara.

Seksioni III (Plani i Implementimit të Projektit). Ky seksion mbulon informacionin që lidhet me implementimin e projektit, duke përfshirë personelin e propozuar dhe përshkrimin e çdo detyre. Secila prej detyrave:

Do të jetë e plotë dhe e arsyeshme Do të jetë e integruar dhe e planifikuar në lidhje me detyrat e tjera Do t’i caktohet një pale përgjegjëse Do të përkufizohet, përsa i përket burimeve që ajo kërkon Do të përfundojë me një arritje — këto arritje duhet të jenë të lidhura me rezultatet.

Detyrat e renditura duhet të tregojnë një qasje logjike dhe të mirë-menduar të planit të përgjithshëm të implementimit. Këto detyra duhet të përshkruajnë veprimet përkatëse dhe të ndjekin një linjë logjike. Secila prej detyrave duhet të kontribuojë në realizimin e objektivit të aktivitetit.

Aplikanti përshkruan çdo lloj supozimi material dhe/ose kushte që kërkohen për realizimin e objektivit të grantit.

Planet e implementimit duhet të mbështeten nga një grafik, që tregon të gjitha detyrat e identifikuara gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit.

Seksioni IV (Përvoja dhe Kapacitetet). Aplikanti bën një përshkrim të përvojës së mëparshme apo në vazhdim, në implementimin e aktiviteteve të ngjashme. Ky është një faktor thelbësor për të vlerësuar nëse përfituesi i grantit i ka kapacitetet e duhura për këto aktivitete. Gjithashtu, aplikanti jep edhe informacion kontakti për persona referencë, që mund të flasin mbi veprimtarinë e mëparshme të aplikantit dhe për aftësitë e tij.

Faqja 10 nga 30

Page 11: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Seksioni V (Kostoja). Këtu bëhet një përmbledhje e informacionit që jepet në formularin e aplikimit për buxhetin, dhe përfshihet kërkesa për totalin e grantit, kontributet në kesh apo natyrë të përfituesit të grantit (ndarje kostosh) për aktivitetin dhe kontributet nga burime të tjera (bashkëfinancimi). Gjithashtu, aplikanti përshkruan edhe fonde të tjera nga qeveria amerikane të përfituara gjatë së njëjtës periudhë, por për qëllime të tjera. Aplikanti duhet të identifikojë edhe ndonjë angazhim afatgjatë ose që përsëritet kohë pas kohe, si dhe planin e tij për të siguruar një mbulim të qëndrueshëm të aktivitetit.

Seksioni VI (Buxheti). Formularët e buxhetit, pasi janë plotësuar siç duhet, shqyrtuar dhe miratuar, shërbejnë si “udhërrëfyesit” e miratuar reciprokisht për menaxhimin financiar të aktivitetit. Duhet të identifikohen të gjitha kostot. Të dhënat lidhur me kostot duhet të jenë të sakta; shumat e propozuara nuk duhet të jenë jo-realiste, qofshin ato të larta apo të ulëta.

Është e rëndësishme që buxheti të tregojë qartë se nga do të vijnë fondet specifike të projektit (nga USAID-i, bashkëfinancim me ndonjë donator tjetër, apo kontribut i vetë Aplikantit me ndarje të kostos). Për më tepër, kontributi nga donatorët e tjerë apo angazhimi me burime i Aplikantit duhet të investigohet dhe të dokumentohet. Me qëllim që të shmangen financimet/faturat e dyfishta, JuST do të kërkojë transparencë të plotë nga të gjitha palët e përfshira dhe do të mbajë lidhje me bashkë-financuesit, për të verifikuar kontributin e tyre.

Formulari i buxhetit (i përfshirë në Shtojcën D) përfshin Përmbledhjen e Planit Financiar (Grantet e Detyrueshme Fikse).

Çdo prokurim i propozuar nuk duhet të tejkalojë masën prej 20% të kostos totale të aktivitetit. Gjithashtu, shumat e buxhetuara duhet të mbështeten me justifikime shpjeguese, dhe aplikanti duhet të jetë në gjendje t’ia sigurojë këto JuST-it, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Të gjitha kostot e aktiviteteve të grantit duhet të jenë brenda praktikave normale të punës së Aplikantit dhe në përputhje me politikat dhe procedurat e tij në formë të shkruar. Për ata aplikantë që nuk kanë kosto indirekte të audituara, buxheti mund të përfshijë kosto të drejtpërdrejta që do të pësojë Aplikanti, për të siguruar kosto të identifikueshme administrative dhe menaxhimi, që mund t’i atribuohen drejtpërdrejt mbështetjes së objektivit të grantit.

Aplikimi duhet të firmoset nga përfaqësuesi i autorizuar i Aplikantit.

G. 3. Informacion për Dorëzimin e Aplikimit

Aplikimet duhet të përfshijnë një kopje në anglisht dhe një kopje në shqip.

Aplikimet duhet të paraqiten në kopje shkresore pranë zyrave të projektit JuST, në adresën e mëposhtme dhe duhet t’i referohen KPA-së nr. 004. Gjithashtu, duhet të dërgohet edhe një kopje elektronike e tyre me email (postë elektronike) në adresën e mëposhtme.

Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST)Rr.”Ismail Qemali”, Nr. 32, Kati i TretëTiranë 1000, Shqipërie-mail: [email protected]

Faqja 11 nga 30

Page 12: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Përveç formularëve të aplikimit aplikantët duhet të paraqesin pranë projektit JuST edhe dokumentet e mëposhtme:

Kopja e certifikatës së vlefshme shqiptare të regjistrimit. Kopja e aktit themelues dhe rregullores së brendshme të organizatës. Kopja e raportit vjetor financiar për të paktën tre (3) vitet e fundit, e raportit të të

ardhurave/shpenzimeve (bilanci) të vulosur dhe miratuar nga një firmë e licencuar auditimi, nëse është e mundur.

Mund të kërkohen edhe dokumente të tjerë në një datë të mëvonshme (nëse do të jetë e nevojshme).

Këto dokumente mund të dorëzohen në formë shkresore. Nuk janë të nevojshme kopjet elektronike.

Aplikimet (Propozimet Teknike dhe të Buxhetit, si dhe i gjithë dokumentacioni mbështetës) duhet të dorëzohen jo më vonë se ora 12:00 (ora lokale), data 24 qershor 2012.

Ju lutemi, të paraqisni të gjitha pyetjet që mund të keni lidhur me këtë kërkesë dhe t’ia adresoni ato Projektit JuST përmes postës elektronike, në adresën: [email protected]. Afati i fundit për paraqitjen e këtyre pyetjeve apo kërkesave për sqarim është data 11 qershor 2012 (para mbylljes së orarit zyrtar të punës). Projekti JuST do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe kërkesave për sqarim brenda datës 12 qershor, 2012 (para mbylljes së orarit zyrtar të punës). Projekti JuST do t’i ndihmojë aplikantët për të kuptuar procesin e aplikimit dhe mund t’u ofrojë atyre edhe udhëzime gjatë hartimit të aplikimit, bazuar në kërkesën e aplikantëve për asistencë. Ju lutemi, dërgojini kërkesat tuaja për këtë lloj asistence në adresën: [email protected] .

Dhënia e kësaj pakete dokumentesh të KPA-së dhe e asistencës për përgatitjen e aplikimit nuk nënkupton fitim të grantit apo ndonjë angazhim nga ana e projektit JuST, dhe as e detyron JuST të paguajë kosto që kanë lindur gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të aplikimit. Gjithashtu, projekti JuST gëzon të drejtën për të pranuar apo refuzuar çdo aplikim të paraqitur.

SHTOJCAT

- Shtojca A – Formulari i Aplikimit për Grante- Shtojca B – Kalendari i Implementimit- Shtojca C – Formularët e Aplikimit për Buxhetin e Grantit - Shtojca D – Formulari i Vetë-Vlerësimit të Aplikantit- Shtojca E – Vërtetimet e Nevojshme- Shtojca F – Ofrimi i mundësive të barabarta për grupet fetare dhe komunitare, dhe pyetësori përkatës - Shtojca G – Ndarja e Kostos (informacion i përgjithshëm)

Faqja 12 nga 30

Page 13: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA A – FORMULARI I APLIKIMIT PËR GRANT

JuST do të ofrojë asistencë për aplikantët, në mënyrë që ata të kuptojnë procesin e aplikimit dhe mund të ofrojë edhe udhëzim gjatë përgatitjes së aplikimit, bazuar në kërkesën e aplikantit. Gjithashtu, aplikantëve do t’u sigurohet edhe një format i hollësishëm për buxhetin, i cili duhet të plotësohet dhe paraqitet së bashku me aplikimin.

PROJEKTI PËR FORCIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI (JUST) SHKOLLA JURIDIKE PËR GAZETARËT

APLIKIMI I PLOTË PËR GRANTE

Ky aplikim vjen në përgjigje të Kërkesës për Aplikime nr. 001.

Seksioni I. Informacion i Përgjithshëm

1. Emri i organizatës suaj:

2. Data e themelimit të organizatës:

3. Informacioni për kontakt:

Personi kyç i kontaktit në organizatë dhe titulli i tij/saj: Adresa e zyrës: Nr. telefoni i zyrës: Celular: Nr. faksi:Adresa elektronike (e-mail): Adresa e faqes në internet:

4. Përshkruani organizatën tuaj dhe qëllimin e punës së saj:

Seksioni II. Përshkrimi i Programit

5. Titulli i aktivitetit që propozoni:

6. Objektivi i aktivitetit që propozoni:

7. Historik: Cila është problematika apo çështja që synon të adresojë aktiviteti juaj? Përse është kritik adresimi i kësaj çështjeje?

8. Përshkruani me hollësi aktivitetin tuaj (ose bashkëlidhni një përshkrim të projektit):

9. Në formularin e bashkëlidhur me këtë aplikim, ju lutemi rendisni rezultatet që do të arrihen dhe indikatorët që do të përdorni për të matur suksesin. Përveç indikatorëve sasiorë, mund të sugjeroni edhe forma të tjera për të matur suksesin apo impaktin. 

10. Përshkruani metodën tuaj për përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe përfituesve.

Seksioni III. Plani i Implementimit

Faqja 13 nga 30

Page 14: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

11. Kohëzgjatja e parashikuar e aktivitetit tuaj:

Kohëzgjatja e përgjithshme (numri i plotë i muajve)Data e fillimit dhe përfundimit (dita, muaji dhe viti)

12. Detyrat kryesore, me datat e parashikuara të fillimit dhe përfundimit për secilën detyrë. Ju lutemi, përfshini të gjitha aktivitetet, trajnimet, publikimet, etj.

Përshkrimi i Detyrave Kryesore Datat e Fillimit dhe Përfundimit

Detyra 1: Detyra 2:Detyra 3: Detyra 4: Detyra 5: Detyra 6: Detyra 7, etj: (ju lutemi, shtoni rreshta nëse nevojiten)

13. Vendndodhja(-et) e aktivitetit (shtoni rreshta nëse nevojiten).

# Komuniteti Bashkia Departamenti Shteti 12345

14. Rendisni personelin që do të jetë i përfshirë në implementimin e këtij projekti (CV dhe vërtetime të pagave për të gjithë personelin):

15. Rendisni anëtarët e bordit (ose anëtarët themelues, nëse nuk keni një bord formal drejtuesish) si dhe stafin kyç (presidenti, drejtorët, financieri, etj). Nëse është e mundur, ju lutemi të bashkëngjisni edhe një organigramë të organizatës suaj.

Seksioni IV.

16. Përvoja në implementimin e aktiviteteve të ngjashme:

17. Rendisni tre referenca profesionale të pavarura për organizatën tuaj:

Seksioni V. Kostoja

18. Kostoja e vlerësuar në lek, sipas buxhetit të bashkëlidhur:

Faqja 14 nga 30

Page 15: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Shuma e kërkuar nga programi JuST: Lek _________________Kontribut në natyrë apo tjetër nga organizata juaj: Lek _________________Donatorë të tjerë ose burime të palëve të treta: Lek _________________

Kostoja e Plotë e Vlerësuar Lek _________________

19. Rendisni aktivitetet kryesore të financuara nga donatorët (donatorë amerikanë apo të tjerë), të cilat i ka menaxhuar organizata juaj gjatë dy viteve të fundit dhe vazhdon t’i menaxhojë, ose pret t’i menaxhojë gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit të grantit:

Agjencia Donatore

Titulli i Projektit, Vendndodhja, dhe Datat e Fillimit dhe Mbarimit

Totali i Fondeve

(në monedhën e marrë)

Personi i Kontaktit për Donatorin

Emri: E-mail: Tel: Emri: E-mail: Tel: Emri: E-mail: Tel:

Me anë të firmës sime më poshtë, unë vërtetoj se informacioni në këtë Aplikim është i saktë dhe korrekt:

Paraqitur nga (emri dhe titulli): ____________________________________________________

Firma: _____________________________________ Data: _____________________________

Faqja 15 nga 30

Page 16: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA B – KALENDARI I IMPLEMENTIMIT

Ju lutemi, ndiqni Kalendarin e Implementimit, të paraqitur gjatë fazës së Përmbledhjes Konceptuale, dhe përfshini hollësi të mëtejshme lidhur me secilin prej aktiviteteve, si p.sh, një përshkrim dhe një listë nën-aktivitetesh, sipas rastit.

KALENDARI I IMPLEMENTIMIT

Aktiviteti Rendisni të gjitha aktivitetet. Ju lutemi, tregohuni sa më specifikë të jetë e mundur. Përdorni faqe shtesë, nëse ju nevojiten.

Audienca e Synuar(nëse zbatohet)Cila është audienca e synuar për aktivitetin?

Kalendari sipas Muajit Vendosni shenjën X në kutinë përkatëse, për të treguar muajin e parë dhe të fundit të aktivitetit.

Treguesit e VlerësimitSi do ta masni suksesin e aktivitetit?

1 2 3 # # # # # # # # #

Faqja 16 nga 30

Page 17: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA C – FORMULARËT E BUXHETIT TË APLIKIMIT PËR GRANT

Ju lutemi, referojuni skedarit të bashkëlidhur në formatin Excel.

Faqja 17 nga 30

Page 18: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA D – FORMULARI I VETË-VLERËSIMIT TË APLIKANTIT

Pranimi i një granti nga projekti JuST krijon një detyrim ligjor për përfituesin e tij që t’i përdorë fondet në pajtim me marrëveshjen e grantit dhe me rregulloret federale të ShBA-së. Para dhënies së një granti, JuST duhet të vlerësojë sistemet financiare dhe kontabël të përfituesve të mundshëm (ose të nën-përfituesve, nëse ka) për t’u siguruar se ato janë të përshtatshme.

Gjatë plotësimit të Pyetësorit, përpiquni t’i përgjigjeni çdo pyetjeje sa më plotësisht të jetë e mundur, duke përdorur edhe faqe shtesë, nëse ju nevojiten. Ju lutemi, kthejani projektit JuST pyetësorin tuaj të plotësuar.

INFORMACION PËR APLIKANTIN

Emri i organizatës:

Titulli i aktivitetit:

Emri, titulli dhe informacion kontakti i individit që plotëson Pyetësorin:

SEKSIONI A: KONTROLLET E BRENDSHME

Kontrollet e brendshme janë procedura që sigurojnë: a. se transaksionet financiare janë miratuar nga një individ i autorizuar dhe pajtohen me ligjet,

rregulloret dhe politikat e organizatës, b. se asetet ruhen dhe janë të sigurta, c. se të dhënat financiare janë të plota, të sakta dhe të mbajtura rregullisht.

Ju lutemi, plotësoni pyetjet e mëposhtme që lidhen me kontrollin e brendshëm në organizatën tuaj:

1. Rendisni emrin, pozicionin/titullin e punës, si dhe numrin e telefonit për individët që do të jenë përgjegjës për të kontrolluar shpenzimet, për t’u siguruar se ato janë të lejueshme:

2. Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave të llogarisë: _____________________________________

3. Përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare: _________________________________________

4. Përgjegjës për përgatitjen e raporteve përshkruese: _________________________________________

5. A mbahet një pasqyrë mungesash për çdo punonjës që paguhet? Po: __ Jo: __

6. A i njeh organizata juaj rregullat e qeverisë amerikane lidhur me kostot që mund t’i tarifohen granteve amerikane (Qarkorja e OMB-së A-122, "Parimet e Kostos për Organizatat Jofitimprurëse”, ose Qarkorja e OMB-së A-21, "Parimet e Kostos për Institucionet Arsimore”)? Po: __ Jo: __

Faqja 18 nga 30

Page 19: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SEKSIONI B: SISTEMI I KONTABILITETIT

Qëllimi i sistemit të kontabilitetit është: 1) të regjistrojë me saktësi të gjitha transaksionet financiare, dhe 2) të sigurojë se të gjitha transaksionet financiare mbështeten mbi fatura, pasqyra mungesash dhe dokumente të tjerë. Lloji i sistemit varet zakonisht nga madhësia e organizatës. Disa organizata mund të kenë sisteme të kompjuterizuar, ndërsa të tjera mund të përdorin sisteme manuale, duke regjistruar çdo transaksion në regjistër. Në secilin rast, fondet e grantit të JuST duhet të autorizohen në mënyrën e duhur, të përdoren për qëllimet e caktuara dhe të regjistrohen në formë të rregullt.

1. Përshkruani shkurtimisht sistemin e kontabilitetit të organizatës suaj, duke përfshirë: a) regjistrat manualë që përdoren për të regjistruar transaksionet (regjistër i përgjithshëm, regjistër i pagesave me lekë në dorë, regjistër i pagesave për furnizuesit, etj.); b) sistemet e kompjuterizuara që përdoren për kontabilitetin (ju lutemi, përcaktojeni me emër); dhe c) mënyrën se si përmblidhen transaksionet në raportet financiare, (sipas periudhave, projekteve, kategorive të kostove)?

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

2. A ka organizata juaj politika e procedura në formë të shkruar përsa i përket kontabilitetit? Po: __ Jo: __

3. Mbi ç’baza i përgatisni raportet tuaja financiare?: mbi bazën e pagesave reale: __ mbi bazën e pagesave të konstatuara: __ (me fatura paraprake për kostot, para se ato të ndodhin)

4. A është në gjendje sistemi juaj i kontabilitetit të ndajë faturat dhe pagesat e grantit të JuST nga faturat dhe pagesat e aktiviteteve të tjera që realizon organizata juaj? Po: __ Jo: __

5. A është në gjendje sistemi juaj i kontabilitetit të përmbledhë shpenzimet e kryera në kuadër të grantit të JuST sipas kategorive të ndryshme të buxhetit, si p.sh, pagat, qiraja, pajisjet, etj?

Po: __ Jo: __

6. Si i shpërndani kostot që “ndahen” edhe me burime të tjera financuese, si qiraja, elektriciteti/uji, etj?

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

7. Sa të shpeshtë janë raportet financiare që përgatisni? Mujorë: __ Tremujorë: __ Vjetorë: __ Nuk përgatiten: __ (shpjegoni)

8. Sa shpesh hidhni të dhëna në sistemin tuaj financiar? a. çdo ditë __ b. çdo javë __ c. çdo muaj __ d. sipas rastit/sipas nevojës __

Faqja 19 nga 30

Page 20: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

9. Sa shpesh bëni rakordimin e parave? a. çdo ditë __ b. çdo javë __ c. çdo muaj __ d. sipas vendimit të financierit __ 10. A mbani fatura, dëftesa dhe pasqyra mungesash për të gjitha pagesat që kryhen me fondet e granteve?

Po:__ Jo: __

SEKSIONI C: KONTROLLI I FONDEVE

Përfituesit e granteve të JuST, që marrin paraprakisht fonde të grantit, duhet të mbajnë një llogari të veçantë bankare të regjistruar nën emrin e organizatës, me qëllim për të mbajtur në këtë llogari vetëm fondet e grantit të JuST. Kjo llogari bankare duhet të jetë e hapur në monedhën vendase. Normalisht, projekti JuST i kalon përfituesit të grantit fonde çdo muaj, përmes transfertave bankare që kalojnë në këtë llogari të veçantë. Aksesi në këtë llogari duhet të jetë i kufizuar vetëm për personat e autorizuar. Bilancet e bankës duhet të krahasohen çdo muaj me të dhënat tuaja financiare. Për paratë që shërbejnë për shpenzimet e vogla të përditshme, është shumë e rëndësishme që këto para kesh të ruhen në një kasafortë, dhe të ketë kontroll të fortë për gjendjen dhe pagesat që kryhen me to.

1. Keni ndonjë llogari bankare të regjistruar nën emrin e organizatës tuaj?

Po: __ Jo: __

2. A mban interesa banka në këtë llogari?

Po: __ Jo: __

3. A janë të autorizuar nga Bordi i Drejtuesve apo Administratorëve i organizatës, apo nga të tjerë, personat që nënshkruajnë për llogarinë bankare dhe çeqet?

Po: __ Jo: __

4. A do të lihet jashtë llogarisë bankare ndonjë pjesë parash nga fondet e grantit të JuST (si fonde për pagesat e vogla të përditshme, etj.)?

Po: __ Jo: __

4.a. Nëse përgjigja është ‘po’, ju lutemi shpjegoni vlerën e fondeve që do të mbahen, si dhe emrin dhe pozicionin/titullin e punës së personit që është përgjegjës për paratë kesh.

SEKSIONI D: KONTROLLI FINANCIAR (AUDITI)

JuST mund të kërkojë auditimin e të dhënave financiare të organizatës suaj. Auditimi është shqyrtimi i këtyre të dhënave nga një specialist kontabël i pavarur, i cili punon për një firmë kontabiliteti. Raporti i auditimit përmban deklaratat tuaja financiare, si dhe një mendim nga specialisti nëse ato janë të sakta e korrekte. Ju lutemi, na siguroni informacionin e mëposhtëm, lidhur me auditimet e mëparshme të organizatës suaj.

Faqja 20 nga 30

Page 21: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

1. A ka pasur organizata juaj auditime të rregullta të pavarura, të cilat i keni kontraktuar dhe paguar?Po: __ (ju lutemi, na paraqisni kopjen e auditimit të fundit) Nuk janë kryer auditime: __

2. Nëse përgjigja është ‘Po’, kush e kryen kontrollin financiar (auditin)?______________________________________________________________________________

3. Sa të shpeshtë janë auditet?

Tremujorë: __ Vjetorë: __ Çdo 2 vjet: __ Tjetër: __ (sqaro)

__________________

4. Nëse organizata juaj nuk ka bërë një auditim aktual të deklaratave të saj financiare, ju lutemi të na jepni një kopje të informacionit të mëposhtëm financiar, nëse e dispononi:

a. Një "Bilanc" të vitit të mëparshëm fiskal ose kalendarik; dhe b. Një "Deklaratë të “Të ardhurave dhe Shpenzimeve" të vitit të mëparshëm fiskal ose kalendarik.

5. A ka ndonjë arsye (kushtet në vend, ligjet, ose rrethanat institucionale) që mund ta ndalonin një ekspert kontabël që të kryente një kontroll financiar (auditim) të organizatës suaj? Po: __ Jo: __

Nëse përgjigja është ‘Po’, ju lutemi shpjegojeni atë: _____________

LISTA E KONTROLLIT DHE FAQJA E NËNSHKRIMIT

JuST kërkon që organizata juaj të paraqesë një sërë dokumentesh, së bashku me pyetësorin e plotësuar. Plotësojeni këtë faqe, për t’u siguruar se e keni përfshirë të gjithë informacionin e kërkuar.

Ju lutemi, plotësojeni këtë listë të mëposhtme dhe më pas, firmoseni dhe kthejani projektit JuST pyetësorin dhe ndonjë dokument tjetër të kërkuar.

1. Plotësojeni këtë listë për të kontrolluar dokumentacionin që duhet të paraqisni:

__ Dokumentet e Themelimit, ose Certifikata e Regjistrimit dhe Statuti i janë dorëzuar projektit JuST. __ Organigrama, nëse e keni, i është dorëzuar JuST (nëse vlen për rastin tuaj). __ Kopja e auditimit të fundit të organizatës suaj i është dorëzuar JuST (nëse nuk ka pasur një auditim së fundmi, atëherë paraqisni një “Bilanc” ose një “Deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve” për vitin e kaluar fiskal).__ I jeni përgjigjur plotësisht të gjitha pyetjeve. __ Një person i autorizuar e ka firmosur dhe ka vendosur datën përkatëse në këtë faqe.

Faqja 21 nga 30

Page 22: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Pyetësori për kontabilitetin duhet të firmoset dhe datuar nga një person i autorizuar, i cili e ka plotësuar ose e ka rishikuar këtë formular.

Miratuar nga:

__________________________Emri me shkronja shtypi Firma __________________________

Faqja 22 nga 30

Page 23: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA E – VËRTETIMET E NEVOJSHME

Të gjithë aplikantëve u kërkohet të nënshkruajnë dhe dorëzojnë vërtetimet e mëposhtme, së bashku me propozimin dhe dokumentet e tjera të kërkuara:

Vërtetimi i pajtueshmërisë së përfituesit të grantit Vërtetimi lidhur me financimin e terrorizmit

Faqja 23 nga 30

Page 24: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

VËRTETIM I PAJTUESHMËRISË SË PËRFITUESIT TË GRANTIT

Drejtuar: Drejtorit Ekzekutiv                Emri i Përfituesit të Grantit

Unë,______________________, _____________________, i autorizuar ligjërisht si  Emri (i shtypur ose printuar)            Titulli

Përfaqësues i ________________________________                                                Emri i Organizatës

përmes këtij dokumenti dhe në zotësi të plotë për të vepruar, vërtetoj se drejtuesit e kësaj organizate dhe punonjësit e tjerë përgjegjës të saj për implementim, janë në dijeni të kërkesave që i ngarkohen organizatës sipas Qarkoreve të OMB-së (Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit), si dhe rregulloreve federale dhe ato të USAID-it lidhur me menaxhimin, politikat për personelin (duke përfshirë edhe pagat), udhëtimet, kostot indirekte dhe prokurimin, në pajtim me këtë marrëveshje, dhe vërtetoj në vijim se kjo organizatë është në pajtueshmëri të plotë me këto kërkesa.

Unë/Ne kuptoj(-më) plotësisht se një vërtetim fals ose qëllimisht keq-orientues, mund të bëhet shkak për marrje masash, që variojnë nga shpallja e organizatës si e papajtueshme për ta përfituar këtë grant, tek ndërprerja e grantit, e deri tek pezullimi apo ndalimi i veprimtarisë së kësaj organizate, në përputhje me Dispozitën Standarde të Detyrueshme për Përfituesit Jo-qeveritarë Jo-amerikanë Nr. 8, të titulluar “Çështje që lidhen me Ndalimin, Pezullimin dhe Përgjegjësinë.”

Unë/Ne bie(-m) dakord në vijim që të udhëzojmë firmën e kontabilitetit që organizata përdor për auditin vjetor, ashtu siç kërkohet edhe nga ADS 591, që të përfshijë në shqyrtimin e kontrolleve tona të brendshme, edhe një kontroll të mjaftueshëm të performancës së personelit, udhëtimeve dhe politikave tona të prokurimit, me qëllim që të konfirmojë pajtueshmërinë me kërkesat federale dhe ato të USAID-it. Konkluzionet e këtij shqyrtimi të pajtueshmërisë do të përfshihen në raportet e auditit A-133, ose në raportet e auditit për kostot, që i paraqiten institucioneve përkatëse shtetërore.

Duke marrë parasysh masat për dëshmi të rremë, unë deklaroj se sa më sipër është informacion i vërtetë dhe i saktë.

________________________Firma

_________________________Shtypni ose printoni emrin

_________________________Titulli i Pozicionit

_________________________Data e Ekzekutimit

Faqja 24 nga 30

Page 25: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

VËRTETIM LIDHUR ME FINANCIMIN E TERRORIZMIT

Vërtetim lidhur me financimin e terrorizmit, në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv 13224

Përmes nënshkrimit dhe dorëzimit të këtij aplikimi, përfituesi i mundshëm i grantit paraqet edhe vërtetimin e mëposhtëm:

1. Përfituesi, në zotësi të plotë për të vepruar, nuk i ka ofruar brenda dhjetë viteve të fundit, dhe do të marrë gjithë hapat e duhur për të garantuar se nuk do t’i ofrojë mbështetje ose burime materiale ndonjë individi ose enti, i cili ndërmerr ose përpiqet të ndërmarrë, përkrah, lehtëson ose merr pjesë në akte terroriste, apo që ka ndërmarrë, është përpjekur të ndërmarrë, ka lehtësuar ose ka marrë pjesë në akte terroriste, sipas përkufizimit të këtij termi në paragrafin 3.

2. Hapat vijues bëjnë të mundur që Përfituesi i Grantit të jetë në pajtim me detyrimet e tij, sipas paragrafit 1:

a. Para ofrimit të ndonjë materiali apo mbështetje për një individ ose ent, Përfituesi do të verifikojë se individi apo enti në fjalë nuk (i) renditet në listën kryesore të Personave të Emëruar Specifikisht apo Personave të Ndaluar, e cila mbahet nga Zyra e Thesarit e ShBA-së për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC), të cilën mund ta gjeni online në faqen zyrtare të OFAC-së në internet: http://www.treas.gov/offices/eotffc/ofac/sdn/t11sdn.pdf, ose (ii) nuk është i përfshirë në ndonjë informacion suplementar lidhur me individë apo ente të ndaluar, që USAID-i mund t’ia sigurojë Përfituesit.

b. Para se t’i ofrojë ndonjë mbështetje materiale ose burime një individi apo enti, Përfituesi i Grantit duhet edhe të verifikojë se individi apo enti në fjalë nuk është identifikuar nga Komisioni i Sanksioneve për Sigurinë i Kombeve të Bashkuara (UNSC), i ngritur sipas Rezolutës 1267 (1999) (“Komisioni 1267”) [si individë dhe ente që kanë lidhje me Talebanët, Usama bin Laden, ose Organizatën Al Qaida]. Për të kuptuar nëse është publikuar emri i këtij individi apo enti nga Komisioni 1267, Përfituesi i Grantit duhet t’i referohet listës së konsoliduar, që mund ta gjeni në faqen e Komisionit në internet: http://www.un.org/Docs/sc/committees/1267/1267ListEng.htm .

c. Para se t’i ofrojë ndonjë mbështetje materiale ose burime një individi apo enti, Përfituesi i Grantit duhet të marrë në konsideratë të gjithë informacionin mbi atë individ apo ent në fjalë që ai ka në dispozicion, si dhe të gjithë informacionin publik që mund të gjejë, për të cilin ai duhet të jetë ose vihet në dijeni.

d. Gjithashtu, Përfituesi i Grantit do të realizojë edhe disa procedura të arsyeshme monitorimi dhe mbikëqyrjeje, për të parandaluar në këtë mënyrë që asistenca e përfituar të devijojë qëllimin e saj dhe të përdoret për të mbështetur veprimtari terrorizmi.

3. Për qëllimet e këtij Vërtetimi -

a. “Mbështetje ose burime materiale” quhen paratë ose instrumentet monetare, fondet financiare, shërbimet financiare, banesat, trajnimet, këshillat ose ndihma e ekspertit, strehimet, dokumentacioni ose identitetet false, pajisjet e komunikimit, ambientet, armët, substancat vdekjeprurëse, lëndët shpërthyese, personeli, transportimi apo ndonjë lloj tjetër aseti fizik, me përjashtim të materialeve mjekuese apo fetare.”

b. “Akt Terrorist” quhet -

Faqja 25 nga 30

Page 26: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

(i) çdo akt i ndaluar, sipas një prej 12 Konventave dhe Protokolleve të Kombeve të Bashkuara lidhur me terrorizmin (lexoni konventat e UN për terrorizmin, në faqen e internetit: http://untreaty.un.org/English/Terrorism.asp); ose

(ii) çdo akt dhune i paramenduar, ose i motivuar politikisht, i cili kryhet kundër personave jo-pjesëmarrës në konflikte luftarake, nga ana e grupeve nën-kombëtare ose agjentëve të fshehtë; ose

(iii) çdo akt tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose dëmtimin e rëndë fizik të qytetarëve apo personave që nuk marrin pjesë në mënyrë aktive në veprime ushtarake apo konflikte të armatosura, dhe kur qëllimi i këtij akti, për vetë natyrën apo kontekstin e tij, është frikësimi i popullatës, ose shtrëngimi i qeverisë së një vendi apo organizate ndërkombëtare që të marrë masa për ta ndaluar këtë akt.

c. “Ent”quhet një partneritet, shoqëri, korporatë ose një lloj tjetër organizate, grupi apo nëngrupi.

d. Referencat që i bëhen në këtë Vërtetim ofrimit të mbështetjes apo burimeve materiale, nuk do të konsiderohen të tilla që të përfshijnë ofrimin e fondeve të USAID-it ose artikujve të financuar nga USAID-i për përfituesit e ndihmës së USAID-it, si p.sh pajisja me ushqime, kujdes mjekësor, hua për sipërmarrje të vogla, strehim, etj, përjashtuar rastet në të cilat Përfituesi ka arsye të besojë se një ose më shumë nga këta përfitues ndërmerr ose përpiqet të ndërmarrë, përkrah, lehtëson ose merr pjesë në akte terroriste, apo që ka ndërmarrë, është përpjekur të ndërmarrë, ka lehtësuar ose ka marrë pjesë në akte terroriste.

e. Detyrimet e Përfituesit të Grantit sipas paragrafit 1 nuk janë të zbatueshme për prokurimin e mallrave dhe/ose shërbimeve nga ana e Përfituesit, që realizohet gjatë veprimtarisë normale të punës përmes kontratave të blerjes, si p.sh, shërbimet komunale, qiraja, artikujt për zyrën, karburanti, etj, me përjashtim të rasteve kur Përfituesi ka arsye të besojë se shitësi apo furnizuesi i këtyre mallrave e shërbimeve ndërmerr ose përpiqet të ndërmarrë, përkrah, lehtëson ose merr pjesë në akte terroriste, apo që ka ndërmarrë, është përpjekur të ndërmarrë, ka lehtësuar ose ka marrë pjesë në akte terroriste.

Ky Vërtetim përbën shprehjen e kushteve të çdo marrëveshjeje që ka ardhur si rezultat i këtij aplikimi, dhe çdo shkelje e tij do të shërbejë si bazë për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes në fjalë nga ana e USAID-it, para përfundimit normal të kohëzgjatjes së saj.

_____________________________________________Emri i Përfituesit të Grantit

__________________________________________Emri dhe Pozicioni i Përfaqësuesit të Autorizuar të Përfituesit të Grantit

____________________________________Firma e Përfaqësuesit të Autorizuar të Përfituesit të Grantit

__________Data

Faqja 26 nga 30

Page 27: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

SHTOJCA F - GARANTIMI I MUNDËSIVE TË BARABARTA PËR ORGANIZATAT FETARE E KOMUNITARE

Në pajtim me kërkesat e Urdhrit Ekzekutiv nr. 13279, Respektim i Barabartë i Ligjeve për Organizatat Fetare dhe Komunitare, USAID-i siguron mbrojtje dhe mundësi të barabarta për organizatat fetare dhe komunitare, në administrimin e programeve të shërbimeve sociale të mbështetura nga ndihma financiare federale, sipas parimeve themelore në vijim:

(1) Ndihma financiare federale për programet e shërbimeve sociale duhet të shpërndahet në mënyrën më efikase dhe të efektshme të mundshme;

(2) Të gjitha organizatat, duke përfshirë këtu edhe organizatat fetare e komunitare, duhet të jenë në gjendje të konkurojnë në kushte të barabarta për këtë ndihmë financiare federale, për të mbështetur programet e shërbimeve sociale;

(3) Asnjë organizatë nuk mund të diskriminohet bazuar në karakterin fetar, përsa i përket administrimit ose shpërndarjes së ndihmës federale financiare;

(4) Organizatave fetare nuk mund t’u kërkohet si kusht për të përfituar ndihmë federale, që të sakrifikojnë pavarësinë, autonominë apo karakterin e tyre fetar. Për rrjedhojë, një organizatë fetare që aplikon ose merr pjesë në një program të USAID-it, mund ta ruajë pavarësinë e tij dhe të vazhdojë të ndjekë misionin e saj, duke përfshirë këtu edhe përkufizimin, zhvillimin, praktikumin dhe shprehjen e besimeve të saj fetare, me kusht që kjo organizatë të mos e përdorë këtë ndihmë financiare federale për të mbështetur ndonjë aktivitet fetar, si p.sh, adhurimin fetar, udhëzimin fetar, apo konvertimin e fesë. Mes të tjerash, organizatat fetare mund të përdorin ambientet e tyre për të ofruar shërbime sociale që mbështeten nga USAID-i, pa larguar apo ndryshuar artin fetar, ikonat, skulpturat apo simbolet e tjera që gjenden në këto ambiente. Gjithashtu, organizatat fetare mund të ruajnë fjalët fetare në emrat e tyre, të përzgjedhin anëtarët e bordeve të tyre mbi baza fetare, dhe të përfshijnë referenca fetare në deklaratat e tyre të misionit, si dhe në dokumentet e tjera kryesore.

USAID-i mbledh të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e organizatave fetare/komunitare në programet e shërbimeve sociale që përfitojnë asistencë financiare federale, përmes Pyetësorit për Garantimin e Mundësive të Barabarta për Aplikantët, i bashkëlidhur.

Të gjitha KPA-të dhe SHPV-të do ta përfshijnë pyetësorin e mëposhtëm. Plotësimi i këtij pyetësori nga ana e aplikantit është vullnetar dhe nuk do të konsiderohet si kërkesë e domosdoshme për KPA-në ose SHPV-në. Mungesa e pyetësorit të plotësuar në një aplikim nuk do të shërbejë si bazë mbi të cilën aplikimi të përcaktohet si i paplotë. Aplikantët që e plotësojnë dhe e dorëzojnë pyetësorin vullnetarisht, në kuadër të një aktiviteti me ose pa konkurencë, do të udhëzohen përmes tekstit të pyetësorit që ta dorëzojnë atë si pjesë e procesit të aplikimit. Informacioni i mbledhur përmes pyetësorit synon vetëm mbledhjen e të dhënave. Projekti JuST do t’i japë USAID-it të dhënat e mëposhtme nga këta pyetësorë:

1. Sa aplikime janë paraqitur, në kuadër të KPA-së dhe/ose SHPV-së?2. Sa aplikantë e kanë identifikuar veten si organizata fetare (OF)? 3. A është përcaktuar përfituesi i propozuar për këtë grant si një OF?

Mundësitë e barabarta për organizatat komunitare dhe fetare nuk nënkuptojnë preferenca veçuese në vlerësim, dhe të dhënat e mbledhura nuk do të përdoren për vendime financimi. Prandaj, JuST nuk do të:

bëjë përjashtime, ose preferenca vlerësimi për organizatat fetare në KPA dhe SHPV; përfshijë pjesëmarrjen e organizatave fetare/komunitare si një faktor të veçantë vlerësimi dhe/ose

kërkesë për dhënien e grantit. Megjithatë, ai mund të referohet si shembull i një ose më shumë lloje

Faqja 27 nga 30

Page 28: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

organizatash, pjesëmarrja e të cilave mund të përmirësonte cilësinë dhe impaktin e programeve të ndihmës për zhvillim.

t’i japë komisionit teknik të vlerësimit pyetësorët e plotësuar, për vlerësim së bashku me pjesën teknike të aplikimit.

Pyetësor për Garantimin e Mundësive të Barabarta për Aplikantët

Qëllimi: Qeveria federale është e angazhuar të garantojë që të gjithë aplikantët pjesëmarrës të kualifikuar, të vegjël ose të mëdhenj, fetarë ose jo, të kenë mundësi të barabarta për të konkuruar që të përfitojë fonde federale. Me qëllim që ne të kuptojmë sa më mirë natyrën e aplikantëve për fonde federale, u kërkojmë organizatave private jo-fitimprurëse (duke mos përfshirë këtu universitetet private) të plotësojnë këtë pyetësor. Pas dorëzimit, pyetësori do të ndahet nga pjesa tjetër e aplikimit. Informacioni i dhënë përmes këtij pyetësori nuk do të merret parasysh në asnjë mënyrë në marrjen e vendimeve për akordim fondesh, dhe nuk do të përfshihet në bazën e të dhënave të granteve federale. Duke ju thënë se e vlerësojmë së tepërmi ndihmesën tuaj në mbledhjen e këtyre të dhënave, ju informojmë edhe se plotësimi i këtij pyetësori është vullnetar.

Udhëzime për Dorëzimin e Pyetësorit: Nëse po aplikoni duke përdorur një aplikim të printuar, ju lutemi ta vendosni pyetësorin e plotësuar në një zarf të etiketuar “Pyetësori i Aplikantit”. Mbylleni zarfin dhe futeni atë në paketën e aplikimit tuaj. Nëse jeni duke aplikuar në formë elektronike, ju lutemi ta dorëzoni këtë pyetësor së bashku me aplikimin tuaj.

Emri i Aplikantit (Organizatës): ________________________________________________Emri i Grantit: _______________________________________________________________Numri CFDA: _________________________________

1. A e gëzon aplikanti statusin 501(c)(3)?□ Po □ Jo (Nuk zbatohet për OJF-të shqiptare)

2. Sa punonjës me kohë të plotë ka aplikanti? (Shënoni vetëm një kuti).

□ 3 ose më pak□ 4-5 □ 6-14

□ 15-50□ 51-100□ mbi 100

3. Ç’përmasa ka buxheti vjetor i aplikantit?(Shënoni vetëm një kuti.)

□ Më pak se $150,000□ $150,000 - $299,999□ $300,000 - $499,999□ $500,000 - $999,999□ $1,000,000 - $4,999,999□ $5,000,000 ose më shumë

4. A është aplikanti organizatë fetare?□ Po □ Jo

5. A është aplikanti organizatë jo-fetare/komunitare?

□ Po □ Jo

6. A është aplikanti një ndërmjetës që do të menaxhojë grantin në emër të organizatave të tjera?

□ Po □ Jo

7. Ka përfituar ndonjëherë tjetër aplikanti ndonjë grant apo kontratë qeveritare (federale, shtetërore apo lokale)?

□ Po □ Jo

8. A është aplikanti anëtar lokal i një organizate kombëtare?

□ Po □ Jo

Faqja 28 nga 30

Page 29: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

Udhëzime lidhur me Pyetësorin për Garantimin e Mundësive të Barabarta për Aplikantët

Shkruani emrin e aplikantit (organizatës) dhe emrin e grantit, së bashku me numrin CFDA.

1. Statusi 501(c)(3) është emërtimi ligjor që i jepet aplikimit nga organizatat e kualifikuara për IRS-në (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme). Disa programe grantesh mund të kërkojnë që aplikantët jo-fitimprurës të kenë statusin 501(c)(3). Disa programe të tjera grantesh nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

2. Për shembull, nëse organizata ka dy punonjës me kohë të pjesshme, secili prej të cilëve punon gjysmë dite, nëse puna e tyre do të mblidhej, rezultati do të dilte i barabartë me një punonjës që punon me kohë të plotë. Nëse aplikanti është anëtar vendor i një organizate kombëtare, atëherë përgjigjet e pyetësorit për pyetjet 2 dhe 3 duhet të reflektojnë përmasat e stafit dhe buxhetit të kësaj organizate anëtare.

3. Buxheti nënkupton shumën e parave që organizata juaj shpenzon çdo vit për të gjitha aktivitetet e saj.4. Vetë-shpjeguese.5. Një organizatë konsiderohet komunitare, nëse selia qendrore/vendndodhja e shërbimeve të saj mban

të njëjtin kod postar me atë të klientëve që ajo shërben. 6. Organizatë “ndërmjetëse” quhet ajo organizatë që bën të mundur që një grup organizatash të vogla të

përfitojnë dhe menaxhojnë fonde, duke i administruar ato në emër të tyre.7. Vetë-shpjeguese. 8. Vetë-shpjeguese.

Page 30: RFA No 004 for Full Grant Applications_ALB_Final

Projekti JuST në Shqipëri KPA nr. 004“Fushata e Avokimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit për Ndërmjetësimin”

VETËM PËR PROJEKTIN

Data e marrjes në dorëzim ________________ Nr. i Referencës së Grantit . __________

I/E nënshkruara, vërteton përmes këtij dokumenti se: (a) përfituesi i mundshëm i grantit është pajisur me një dëftesë zyrtare e dërgimit të Aplikimit për Grant, (b) është protokolluar një kopje e kësaj dëftese, (c) është caktuar një numër reference përkatës për këtë dëftesë, dhe (d) është hapur një dosje e aplikimit për grante. Gjithashtu, përfituesi i mundshëm i grantit është njoftuar në lidhje me procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit, si dhe për pikën e kontaktit në projekt.

Drejtori i Granteve dhe Prokurimit __________________ Data ___________________