28

Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

  • Upload
    others

  • View
    36

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të
Page 2: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të
Page 3: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Roger Norris

TEKST I DIGJITALIZUAR http://mediaprint.al/libridigjital

12Përktheu dhe përshtati: Laureta Shkoza

FLETORE PUNEKimiame zgjedhjePër klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

Page 4: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Titulli: Fletore pune Kimia me zgjedhje 12

Titulli i origjinalit: Cambridge International AS and A Level Chemistry Workbook Autorë: Roger Norris

© Cambridge University Press, 2016

Fletore pune Kimia me zgjedhje 12 është botim i përkthyer nga origjinali, në gjuhën angleze, i përkthyer në gjuhën shqipe, në marrëveshje me shtëpinë botuese Cambridge University Press.

Përktheu dhe përshtati: Laureta Shkoza Drejtuese botimi: Anila BishaRedaktore shkencore: Prof. Dr. Besnik BarajRedaktore gjuhësore: Elona QoseIlustrimet: Cambridge University Press Dizajni për botimin shqip: Elzana Agolli

Shtëpia Botuese MediaprintISBN: 978-9928-08-338-8Botimi i parë, 2018Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 5: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

PërmbajtjaSi është krijuar fletorja e punës v

Kapitulli 1: Molet dhe barazimet kimike 11.1 Përkufizime 11.2 Njehsime me molin 21.3 Përcaktimi i formulës së përbërjes së një

substance 31.4 Vëllimi molar i gazeve 41.5 Përqendrimi i tretësirave 61.6 Masa molare relative 61.7 Masa molekulare relative 7

Kapitulli 2: Struktura e atomit 82.1 Ndërtimi i atomit 82.2 Koncepte që përdoren për ndërtimin e atomit 92.3 Izotopet 92.4 Bërthama e atomit 10

Kapitulli 3: Elektronet në atome dhe konfigurimi elektronik 11

3.1 Nivelet dhe nënnivelet energjetike 11 3.2 Shpërndarja e elektroneve në gjendje

energjetike 12

Kapitulli 4: Lidhja kimike 14

4.1 Lidhja jonike e metalike 144.2 Lidhja kovalente 154.3 Forma gjeometrike të molekulave 164.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 174.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19

Kapitulli 5: Gjendja e gaztë 20

5.1 Presioni i avujve dhe masa molare e gazeve 205.2 Teoria kinetike e gazeve 21

Kapitulli 6: Ndryshimet e entalpisë 23

6.1 Diagramet e entalpisë 236.2 Ndryshimi i entalpisë 246.3Ndryshimet e entalpisë nga eKpterimetet 256.4 Energjia e lidhjes 266.5 Njehsimi i entalpisë me anë të ligjit të Hesit 276.6 Ushtrime për njehsimin e entalpisë 28

Kapitulli 7: Reaksionet redoks 297.1 Numrat e oksidimit 297.2 Oksidimi dhe reduktimi 307.3 Agjentët e oksidimit dhe reduktimit 317.4 Reaksione oksido-reduktimi 31

Kapitulli 8: Ekuilibri kimik 33

8.1 Ekuilibri kimik 338.2 Konstantja e ekuilibrit 358.3 Ekuilibri acid-bazë 368.4 Llogaritja e konstantes së ekuilibrit 38

8.5 Llogaritja duke përdorur konstanten e pjesshme të gazeve 39

Kapitulli 9: Shpejtësitë e reaksioneve kimike 409.1 Teoria e goditjes së grimcave 409.2 Shpejtësia e reaksionit kimik 419.3 Temperatura dhe shpejtësia e reaksionit 439.4 Kataliza e reaksionit 44

Kapitulli 10: Vetitë periodike të elementeve 46 10.1 Oksidet dhe kloruret e elementeve të

periodës së tretë 4610.2 Periodiciteti dhe vetitë fizike të elementeve 4710.3 Varësia e lidhjeve kimike nga periodiciteti 4910.4 Vetitë e elementeve sipas tabelës periodike 50

Kapitulli 11: Grupi IIA (grupi i 2-të) 53 11.1 Përdorimi i përbërjeve të elemeteve të

grupit IIA 5311.2 Vetitë kimike të elementeve të grupit IIA

dhe përbërjeve të tyre 5411.3 Prirjet dhe ndryshimi i vetive të elementeve

të grupit IIA 55 11.4 Shpërbërja termike përbërjeve të

elementeve të grupit IIA 56

Kapitulli 12: Grupi VIIA (grupi i 7-të) 5812.1 Acidet halogjenhidrike 5812.2 Kloruret 5912.3 Reaksionet e zëvendësimit 6012.4 Vetitë fizike të halogjenëve 6112.5 Reaksionet e halogjenëve 62

iii

Page 6: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 13: Elektrokimia 6313.1Elektroliza 63

13.2 Njehsime për elektrolizën 64

13.3 Elementi elektrolitik 65

13.4 Potencialet i elektrodike standarde 67

13.5 Potencialet e elemeteve kimike 68

13.6 Potencialet e elemeteve kimike 70

13.7 Lloje të ndryshme elementesh elektrokimike 71

Kapitulli 14: Hyrje në kiminë organike 7314.1 Emërtimi i përbërjeve organike 74

14.2 Klasifikimi i reaksioneve organike 75

14.3 Llojet e formulave të përbërjeve organike 76

14.4 Izomeria 78

14.5 Seritë homologe të alkaneve dhe alkooleve 78

14.6 Struktura dhe lidhjet kimike në molekulat organike 79

Kapitulli 15: Hidrokarburet dhe polimeret 8115.1 Distilimi i thyesuar dhe krekingu 81

15.2 Formulat e hidrokarbureve 82

15.3 Vetitë kimike të alkaneve 83

15.4 Vetitë kimike të alkeneve 84

15.5 Reaksionet e adicionit elektrofilik 85

15.6 Polimerizimi i alkeneve 86

15.7 Djegia e lëndëve fosile 87

15.8 Paraqitja e strukturës së polimerëve 88

15.9 Struktura e polimerëve dhe vetitë e tyre 90

Kapitulli 16: Halogjenalkanet 9216.1 Vetitë kimike të halogjenalkaneve 92

16.2 Mekanizmi i reaksioneve të zëvendësimit 93 nukleofilik të halogjenalkaneve 94

16.3 Përdorimet dhe ndikimet mjedisore të halogjenalkaneve 229

Kapitulli 17: Alkoolet, eteret dhe acidet karboksilike 96

17.1 Emërtimi dhe klasifikimi i alkooleve 96

17.2 Vetitë kimike të alkooleve 97

17.3 Formimi i halogjenalkaneve nga alkoolet 98

17.4 Acidet karboksilike dhe mënyrat e përgatitjes së tyre 99

17.5 Vetitë e acideve karboksilike 10017.6 Esteret 100

Kapitulli 18: Përbërjet karbonile, arenet, benzeni dhe homologët e tij 10218.1 Përbërjet karbonile: Reaksionet e sintezës

dhe të reduktimit 102

18.2 Hetimi i përbërjeve karbonile 103

18.3 Reaksionet e zëvendësimit nukleofilik në përbërjet karbonile 104

18.4 Reaksioni i jodoformimit 105

18.5 Spektroskopia infra e kuqe 106

18.6 Hidrokarburet aromatikene 107

18.7 Halogjenimi dhe nitrimi i benzenit 108

18.8 Vetitë e tjera të përbërjeve aromatike 109

18.9 Vetitë kimike të fenoleve 110

18.10 Reaksione të zëvendësimit në unazën aromatike 111

Kapitulli 19: Aspekte të thelluara të ekuilibrit kimik 113

19.1 Dëftuesit e ngjyrosur dhe lakoret e titullimit acido-bazik 113

19.2 Tregues hidrogjenor, pH dhe konstantja e ekuilibrit 115

19.3 Produkti i tretshmërisë 116

19.4 Njehsimi i pH-it 117

19.5 Tretësirat tampone 118

19.6 Konstantja përpjesëtimore e ekuilibrit 119

Kapitulli 20: Kinetika e reaksionit kimik 12120.1Shpejtësia e reaksionit kimik 121

20.2 Barazimi kinetik dhe rendi i reaksionit 123

20.3 Përcaktimi i rendit të reaksionit 124

20.4 Mekanizmi i reaksionit dhe shpejtësia e tij 126

20.5 Kataliza e reaksioneve 128

Kapitulli 21: Acidet karboksilike 12921.1 Aciditeti i acideve karboksilike 12921.2 Vetitë kimike të acideve karboksilike 13021.3 Acidkloruret 131

iv

Page 7: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Si ta përdorni këtë libërNë fillim të çdo kapitulli paraqitet një përmbledhje, për të dhënë një pamje më të qartë dhe për të ndihmuar nxënësit në shfletimin e këtij libri.

Në fillim të çdo teme jepet një listë me fjalë kyçe, të cilat përkufizohen dhe shpjegohen qartë.

Çështjet kryesore të kapitullit:nmasa atomike e krahasuar, masa e izotopeve dhe masa e formulës bazuar në njësinë karbonike,12 C;

n formula empirike dhe formula molekulare;

n përdorimi i masës së spektrit për të llogaritur masën atomike relative;

n interpretimi dhe analizimi i barazimeve kimike;rja e njehsimeve duke përfshirë molet, masat e reaktantëve, vëllimin e gazeve dhe përqendrimin e tretësirës.

Orbitalet atomike: zona e hapësirës përreth bërthamës, ku vendosen maksimumi 2 elektrone. Orbitalet s, p, d dhe f kanë forma të ndryshme.

Konfigurimi elektronik : e paraqitjes së shpërndarjes së elektroneve në një atom, p.sh. 1s2 2s2 p5.

Nivelet energjetike të elektroneve: hapësirat në distanca të ndryshme rreth bërthamës, ku elektronet kanë një sasi të caktuar energjie. Sa më larg nga bërthama të jetë niveli energjetik, aq më e madhe është sasia e energjisë që ai zotëron.

Energjia e jonizimit ∆H11 : energjia fillestare e jonizimit është sasia e energjisë që nevojitet për të zhvendosur 1 mol elektrone nga 1 mol atome të një elementi në gjendje të gaztë, për të përftuar 1 mol jone në gjendje të gaztë. Energjitë e njëpasnjëshme të jonizimit i referohen zhvendosjes së elektroneve të tjera, ∆H12, ∆H13 etj.

Numri kuantik themelor: nivelet kryesore energjetike të atomeve, ku elektronet kanë një sasi të caktuar energjie. Niveli i parë energjetik mund të mbajë një maksimum prej 2 elektronesh; niveli i dytë energjetik mund të mbajë 8 elektrone dhe niveli i tretë energjetik mund të mbajë 18 elektrone.

Moli: sasia e substancës që ka të njëjtin numër grimcash (atome, jone, molekula ose elektrone) sa numri i atomeve në 12g të izotopit 12C.

Qëndrueshmëri atomike: aftësia që kanë elektronet që gjenden në shtresën brendshme të atomit për të zvogëluar ndikimin e ngarkesave të bërthamës mbi elektronet e shtresës së jashtme.

Nënnivelet: hapësira e numrit kuantik themelor ku gjenden elektronet në një zonë të përcaktuar dhe që zotërojnë një sasi të caktuar energjie.

FJALËT KYÇE

v

Page 8: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Secili ushtrim në çdo kapitull i ndihmon nxënësit të praktikojnë aftësitë e duhura për të studiuar kiminë.

Ushtrimi 3.1 Nivelet dhe nënnivelet energjetikeKy ushtrim do t’ju ndihmojë të kuptoni konceptet e niveleve dhe nënniveleve energjetike. Gjithashtu do t’ju aftësojë në paraqitjen dhe interpretimin e konfigurimeve elektronike për atomet e elementeve kimike.

a. Tabela e mëposhtme ju jep informacion përreth niveleve energjetike dhe orbitaleve atomike. Gjeni numrin dhe llojin e orbitaleve atomike të përfaqësuara me shkronjat A deri në F.

Numri kuantik themelor

Numri maksimal i elektroneve për numrin

kuantik themelor

Numri i nënniveleve për numrin kuantik

themelor

Llojet e orbitaleve të pranishme

1 A 1 B

2 8 C 2s, 2p

3 D E F

Mbështetja e detajuar për të mësuarit sigurohet në të gjithë librin, në mënyrë që të ndihmohen nxënësit që të shqyrtojnë ushtrime të ndryshme dhe të fitojnë besim për t’iu përgjigjur pyetjeve në mënyrë të pavarur.

vi

Page 9: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Çështjet kryesore të kapitullit:nmasa atomike e krahasuar, masa e izotopeve dhe masa e formulës bazuar në njësinë karbonike, 12C;n formula empirike dhe formula molekulare;n përdorimi i masës së spektrit për të llogaritur masën atomike relative;n interpretimi/analizimi i barazimeve kimike;n kryerja e njehsimeve, duke përfshirë molet, masat e reaktantëve, vëllimin e gazeve dhe përqendrimin e tretësirës.

Ushtrimi 1.1 PërkufizimeKy ushtrim do t’ju njohë me disa përkufizime rreth masës relative, molit dhe konstantes së Avogadros.

Është shumë e rëndësishme që të mësoni përkufizimet. Kujtoni që:

• njëmolështënjësasienjësubstance;• juekrahasonikëtësasimenjësinëkarboniketëizotopit12C.• masaatomikerelativeështëpeshamesatare.

Konstantja e Avogadros, N: tërësia e numrit të grimcave të përcaktuara (atome, jone, molekula ose elektrone), që gjenden në një mol të këtyre grimcave. Numri i Avogadros ka vlerën 6.02 × 1023.

Formula empirike : raporti më i thjeshtë i atomeve që gjenden në një molekulë.

Spektometër mase : një pajisje që përdoret për të përcaktuar shpeshtësisë relative të izotopeve të një elementi dhe ndërtimin e përbërjeve.

Vëllimi molar i gazit : vëllimi i një moli gaz në kushte të caktuara temperature dhe presioni. Në temperaturën e dhomës, vëllimi molar ka vlerën 24.0 dm3.

Masa molare: masa e një moli substancë në gramë.

Moli: sasia e substancës që ka të njëjtin numër grimcash (atome, jone, molekula ose elektrone) sa numri i atomeve në 12g të izotopit 12C.

Formula molekulare: numri real i atomeve në një molekulë.

Masa atomike relative: masa mesatare e peshuar e atomit të një elementi krahasuar me njësinë karbonike 12C.

Masa relative e formulës : masa mesatare e peshuar e formulës së një përbërjeje kimike krahasuar me njësinë karbonike 12C.

Masa relative e një izotopi: masa e një izotopi të veçantë të një elementi krahasuar me njësinë karbonike 12.

Masa molekulare relative: masa molekulare mesatare e peshuar e një molekule krahasuar me njësinë karbonike 12C të izotopit të karbonit i cili ka një masë të saktë me 12 njësi.

t.p.dh.: temperatura dhe presioni i dhomës (presioni i atmosferës dhe në temperaturën 20 °C).

Jone spektatore: jone të pranishme në një përzierje të një reaksioni kimik, të cilat nuk marrin pjesë në këtë reaksion.

Simbolet e gjendjes: simbolet e vendosura pas secilit reaktant dhe produkt për të treguar nëse është në gjendje të ngurtë (ng), të lëngët (l), të gaztë (g) ose tretësirë ujore (aq).

Stekiometria: raporti në mole i substancave fillestare dhe produkteve në një ekuacion kimik.

FJALËT KYÇE

Kapitulli 1Molet dhe barazimet kimike

1

Page 10: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 1

Kopjoni dhe plotësoni këto fjali duke përdorur fjalët nga lista:

shtim sasi atomik Avogadro njësi karbonike 12C konstant

gramë jonik izotop mol relative dymbëdhjetë peshuar

Një mol e substancës që ka të njëjtin numër grimcash të përcaktuara ashtu siç janë në në saktësisht gramë të

izotopi. Ky numër grimcash quhet . Masa atomike relative është masa mesatare e atomeve të një elementi bazuar në njësinë karbonike 12C ka një masë prej 12 njësish. Masa molekulare relative gjendet duke së bashku

me masat e atomeve në një përbërje. Për një përbërje ne përdorim termin masa e relative e formulës. Një term tjetër është masa molare, e cila është masa e një substancë në një .

Ushtrimi 1.2 Njehsime me molinKy ushtrim do t’ju njohë me disa njehsime bazë ku të përdorni konceptin e molit.

• Moli= masa (në gramë)masa molare (në mol/dm3)

.

• Nëpjesën(a)kujtonitëpërdorniraportinnëmole.• Nëpjesën(a)(iv)duhettërregullonireaksionin:masa•(nëgramë)=mol×masëmolare

(nëmol/dm3).

a. Oksidi i plumbit Pb3O4, reduktohet me nxehje me tepricë karboni:

Pb3O4 + 4C → 3Pb + 4CO

Përdorni metodën e mëposhtme për të llogaritur masën e plumbit të formuar kur reduktohen 41.12 g of Pb3O4.

Llogaritni:i. masën molare të Pb3O4 (vlerat e Ar: Pb = 207.2, O = 16.0).

• Numriishifravemekuptimnëpërgjigjentuajduhettëjetëinjëjtëmenumrinmëtëvogël të shifrave me vlerë te të dhënat e ushtrimit.

• Numri326.7ka4shifravemekuptim.

• Numri0.014ka2shifravemekuptim.ii. numrin e moleve në përbërjen Pb3O4 ka 3 shifra me kuptim;iii. numri e moleve të plumbit të prodhuar;iv. masë e plumbit të prodhuar (3 shifra me kuptim);

b. 35.61 g kallaj vepron me 42.60 g klor, Cl2, për të formuar 78.21 g klorur kallaji (IV), SnCl4.i. Llogaritni numrin e moleve të kallajit, të klorit dhe të klorurit të kallajit (vlerat e Ar : Sn = 118.7,

Cl = 35.5)ii. Kryeni njehsime stekiometrike në një barazim kimik.iii. Shkruani një barazim kimik për reaksionin.

2

Page 11: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Molet dhe barazimet kimike

Ushtrimi 1.3 Përcaktimi i formulës së përbërjes së një substanceKy ushtrim do t’ju ndihmojë të gjeni formulën empirike, molekulare, si dhe përbërjen në përqindje të një substance.

Kujtoni se % e përbërjes në gramë = Masa atomike × numrin e moleve të elementitMasa molare e përbërjes

a. Kur 14.98 g arsenik digjen plotësisht formohen 19.78 g oksid arseniku. Llogaritni:

i. masën e oksigjenit në oksidin e arsenikut;ii. numrin e mol atomeve të arsenikut dhe oksigjenit që kombinohen (vlera e Ar: As = 74.9,

O = 16.0)iii. formulën empirike.

b. Masa molare e oksidit të arsenikut është 395.6 g. Gjeni formulën molekulare të oksidit të arsenikut.

c. Formula empirike e një oksidi tjetër të arsenikut është As2O5. Llogaritni përbërjen në përqindje mase të arsenikut në As2O5. Jepni përgjigjen me 3 shifra me kuptim.

Ushtrimi 1.4 Vëllimi molar i gazeveKy ushtrim ju ndihmon të përdorni vëllimin e gazit për të kryer llogaritje në një reaksion.

Kujtoni që:

• vëllimiinjëmoligaznë t.p.dh.(kushtetedhomës)është24dm3.

• moletegazit= vëllimi (në dm3)24

ose vëllimi (në cm3)24 000

.

a. Gjeni vëllimin, numrin e moleve ose masën e gazit që përfaqësohet nga shkronjat A deri në F (vlera e Ar: P = 31.0, O = 16.0, S = 32.1, H = 1.00)

Gazi Vëllimi i gazit Molegaz/mol Masaegazit/gPH3 80.0 cm3 A B

SO2 C dm3 D 8.00 g

O2 E cm3 0.150 mole F

b. Dy shiringa vendosen përballë si në figurë:A

Rubinet

40 cm3 oksigjen, O2 40 cm3 oksid azoti (II) NO

B

Nga shiringa A u futën në shiringën B vëllime të vogla të oksigjenit të matura fillimisht. Produkti i

3

Page 12: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 1

përftuar është një oksid azoti në gjendje të gaztë, NOy. Pas shtimit të çdo sasie oksigjeni, rubineti mbyllet dhe matet vëllimi i përgjithshëm i gazit. Rezultatet paraqiten në grafikun e mëposhtëm.

60

Vëllimi i oksigjenit që bashkëvepron /cm3

40

Vël

limi i

për

gjith

shëm

i ga

zit /

cm

3

20

0

80

30 402010

i. Sa është vëllimi i gazit oksigjen që vepron me 40 cm3 oksid azoti (II)?ii. Sa është vëllimi i gazit NOy që formohet?iii. Gjeni formulën e gazit NOy.iv. Shkruani një barazim kimik të balancuar për reaksionin.

Ushtrimi 1.5 Të kuptojmë konceptin e molitMoli është një koncept shumë i rëndësishëm në kimi, kështu që më poshtë jepen disa ushtrime me njehsime në lidhje me molin. Sigurohuni që mund t̀ i zgjidhni ushtrimet me njohuritë që keni marrë deri tani. Këto ushtrime ju japin mundësinë të kontrolloni dijet tuaja.

a. Ky ushtrim ka lidhje me N2O5. (N=14,O=16). i. Llogaritni masën molare të N2O5.

ii. Gjenimasënnëgramëtë1.5moleveN2O5.

iii.SamoleN2O5gjendennë4.5gramëpërbërje?

iv.Njehsonimasënepërbërjesqëpërmban0.5molatomeazot.

v.Njehsonimasënepërbërjesqëpërmban2.4gramëoksigjen.

vi. Gjenimasëneazotitqëkombinohetme16gramëoksigjen.

4

Page 13: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Molet dhe barazimet kimike

b. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme për P2O5, i cili përmban 0.32 g fosfor. (P=31,O=16).

i. Gjeni masën molare të P2O5.

ii. Sa mole gjenden në 0.32 g P2O5?

iii. Gjeni masën e oksigjenit në përbërje.

iv. Sa është numri i përgjithshëm i atomeve në përbërje?

Ushtrimi 1.6 Përqendrimi i tretësiraveKy ushtrim ju jep mundësinë të praktikoheni për të llogaritur vëllimin, numrin e moleve dhe përqendrimin e substancave. Gjithashtu do të praktikoheni për të kryer llogaritje me titrimin.

Kujtoni:

• përqendrimi(nëmoldm−3)= sasia (në mol)vëllimi (në dm3)

.

• nëdisapyetjefillimishtduhettërregullonibaraziminkimik.

a. Gjeni vlerat që përfaqësohen me shkronjat R deri në V (vlera e Ar: Na = 23.0, O = 16.0, Cl = 35.5, H = 1.0)

Substancaetretur Moliosemasaesubstancëssëtretur

Vëllimi i tretësirës Përqendrimi i tretësirës

CuSO4 0.12 mole 200 cm3 R

HCl S mole 1.5 dm3 0.4 mol dm−3

ZnCl2 0.25 mole T cm3 0.05 mol dm−3

NaOH 5.4 g 150 cm3 U

NaCl V g 0.20 dm3 2.0 mol dm−3

b. 20.0 cm3 tretësirë e hidroksidit të bariumit, Ba(OH)2, neutralizohet nga 35.4 cm3 e 0.200 mol dm−3 tretësirë acidi klorhidrik.

Ba(OH)2 + 2HCl → BaCl2 + 2H2O

Llogaritni:i. numrin e moleve të HCl;ii. numrin e moleve të Ba(OH)2;iii. përqendrimin e Ba(OH)2. Jepni përgjigjen me 3 shifra me kuptim.

5

Page 14: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 1

Ushtrimi 1.7 Barazimet kimikeKy ushtrim ju praktikon të barazoni reaksionet kimike duke përfshirë edhe barazimet në trajtë jonike, si dhe simbolet e gjendjes.

Kujtoni që kur të shkruani barazimet:

• nukduhettëndryshoniformulënepërbërjeskimike;• numriiatomevetëçdoelementitereaktantëtduhettëjetëibarabartëmenumrine

atomevetëçdoelementiteproduktet;• tëbarazoninumrineatomevetëçdoelementidukepërdorurkoeficientët,tëcilët

vendosen para formulave kimike.a. Tretësira ujore e nitratit të bariumit, Ba(NO3)2, vepron me tretësirë të holluar të sulfatit të

natriumit, Na2SO4. Formohet precipitati i sulfatit të bariumit dhe një përbërje ujore.i. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion kimik. Shkruani edhe simbolet e gjendjes.ii. Shkruani barazimin kimik që u trajtua në pikën i në formën e një barazimi në trajtë jonike.iii. Emërtoni jonet spektatore në këtë barazim.

b. 2.50 × 10−2 mol tretësire acid klorhidrik vepron me 1.25 × 10−2 mol oksid hekuri të patretshëm. Produktet janë tretësirë ujore klorur hekuri (II) dhe ujë.

Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion. Shkruani edhe simbolet e gjendjes.

c. Shkruani reaksionin me fjalë që jepet më poshtë në formën e një barazimi jonik. Shkruani edhe simbolet e gjendjes në t.p.dh. (kloruri i kalciumit është i tretshëm në ujë).

Karbonat kalciumi + acid klorhidrik → klorur kalciumi + dioksid karboni + ujë

Ushtrimi 1.8 Masa molekulare relativeMasa e spektrit ju jep informacion rreth numrit dhe masës së izotopeve të pranishme në një mostër të një elementi. Në këtë ushtrim do të përdorni masat relative të izotopeve për të llogaritur një vlerë të saktë për masën atomike relative të elementit stroncium.

Kur të llogaritni masat e sakta relative të atomit duhet:

• tëshumëzonimasënesecilitizotopmepërqindjenepërhapjessëtijnënatyrë;• tëmblidhnimasatatomikemesataretëkrahasuaratëizotopevedhet’ipjesëtonime

100.Spektri i masës tregon përhapjen relative të izotopeve të pranishme në një mostër stronciumi.

6

Page 15: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Molet dhe barazimet kimike

0

20

40

60

80

100

80%

e p

ërha

pjes

izot

opit

85m / raporti

0.56%

82.56%

7.02%9.86%

90

a. Shkruani simbolin për izotopin me masë më të lehtë.

b. Shfrytëzoni të dhënat në spektrin e masës për të llogaritur masën atomike relative të stronciumit. Shprehini rezultatet me 3 shifra me kuptim.

7

Page 16: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Çështjet kryesore të kapitullit:n ngarkesa relative dhe masa relative e protoneve, neutroneve dhe elektroneve;n si sillen protonet, neutronet dhe elektronet në fushë elektrike;n përcaktimi i numrit të protoneve dhe neutroneve në atome dhe jone;n dallimi midis atomit dhe jonit të një elementi duke bërë bilancin e numrit të protoneve, nukleoneve dhe izotopeve;n përdorimi i simbolikës yx A për paraqitjen e izotopeve.

Ushtrimi 2.1 Ndërtimi i atomitKy ushtrim do t’ju njohë me vetitë e tri llojeve të grimcave subatomike.

Kopjoni dhe plotësoni fjalitë duke përdorur fjalët nga lista e mëposhtme. Disa fjalë mund të përdoren një ose më shumë herë:

elektron negative neutron pozitivisht protone relative nivele/orbita

Një atom përmban një bërthamë të rrethuar nga të elektroneve. Bërthama përmban nukleone ( dhe ). Protonet janë grimca të ngarkuara elektronet kanë ngarkesë

janë grimca pa dhe neutronet kanë të njëjtën masë. Masa e një është e papërfillshme.

Numri atomik: numri i protoneve në bërthamën e një atomi.

Elektrone: grimca të ngarkuara negativisht, që gjenden në orbita rreth bërthamës së atomit. Elektroni ka një masë të papërfillshme krahasuar me protonin.

Izotope: atomet e një elementi me të njëjtin numër protonesh, por me numër të ndryshëm neutronesh.

Numri i masës : numri i nukleoneve (grimcat që gjenden në bërthamë).

Neutroni: grimcë e pangarkuar në bërthamën e një atomi, që ka të njëjtën masë relative si protoni.

Numri i nukleoneve (numri i masës): numri i protoneve, plus numrin e neutroneve në bërthamën e një atomi.

Bërthama: pjesa në qendër të atomit, e cila përmban neutrone (përveç izotopit 1H ) dhe protone.

Protoni: grimcë e ngarkuar pozitivisht në bërthamën e atomit.

FJALË KYÇE

Kapitulli 2Struktura e atomit

8

Page 17: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Struktura e atomit

Ushtrimi 2.2 Koncepte që përdoren për ndërtimin e atomitKy ushtrim do t’ju njohë me disa koncepte që lidhen me izotopet.

Lidhni kutitë nga 1 deri në 5 në të majtë me përshkrimet nga A deri në E në të djathtë.

1. Numri atomik A. Një emër tjetër për numrin e nukleoneve

2. Numri i protoneve, plus numrin e neutroneve të bërthamës

B. Numri i protoneve, plus numrin e neutroneve të bërthamës

3. Numri i masës C. Numri i protoneve në bërthamën e një atomi

4. Neutrone D. Atome me të njëjtin numër protonesh, por me numër të ndryshëm neutronesh

5. Numër nukleonesh E. Grimca të pangarkuara në bërthamë

Ushtrimi 2.3 IzotopetKy ushtrim do t’ju njohë me konceptet rreth izotopeve dhe do t’ju ndihmojë të përcaktoni grimcat subatomike në një atom.

• Nëpërkufiziminekoncepteveduhettëjenishumëtësaktë.Kujtonisekoncepti“izotop” u referohet atomeve dhe jo elementeve, molekulave ose substancës.

• Numriineutroneve=numrinenukleoneve-numrinatomik.• Konceptetëtjeraqëduhettënjihnijanë:numriimasëspërnumrinenukleonevedhe

numri i protoneve për numrin atomik.a. Përcaktoni numrin e protoneve dhe elektroneve ose të neutroneve që përfaqësohen me

shkronjat A deri në F.

Izotope Numriiprotoneve Numriielektroneve Numriineutroneve

3686Kr 36 A 50

49115In B 49 C

2450Cr D E F

b. Një kuti e tabelës së sistemit periodik jepet më poshtë:

87.6

38Sr

i. Shpjegoni se pse masa molekulare relative nuk është një numër i plotë.ii. Një izotop i stronciumit e ka numrin e nukleoneve 90. Sa neutrone ka në izotopin e tij?

9

Page 18: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 2

iii. Shpjegoni pse joni i stronciumit ka një ngarkesë 2+ duke marrë parasysh ngarkesën e grimcave subatomike?

c. Sa protone, neutrone dhe elektrone kanë atomet e mëposhtme?i. 13

27Al ii. 55133Cs+ iii. 8

17 2O −

Ushtrimi 2.4 Bërthama e atomitKy tip ushtrimi do t’ju japë mundësinë të mësoni se si është zbuluar atomi dhe do t’ju njohë me vetitë e grimcave.

Juduhettëaftësohenit’upërgjigjenipyetjevepërinformacionetepanjohura.Gjithmonë:

• Lexoniinformacioninmekujdesdhembanishënimkonceptetbazë.• Mbanishënimfjalëtnxitëse:shpjegonidhesugjeroni.Shpjegonimënyratsesiduhet

të përdorni idetë shkencore ose teoritë për të shpjeguar dhe treguar diçka që ndodh. Fjala“sugjero”përdoretshpeshnëvendtëfjalësnxitëse“shpjego”kurmaterialiështëipanjohur ose ka më shumë se një përgjigje.

Nëvitin1910,kërkuesitnëMançester,BritanieMadhe,bombarduannjëfletëarimerrezea. Disa nga grimcat a e përshkuan menjëherë fletën e arit (rruga A në figurën e mëposhtme). Disa grimca tëtjerashmangeshinlehtësisht(rrugaB).Njënë20000grimcaa shmangej nga rruga e saj dhe kthehej prapa (rruga C).

rreze α

�etë prej ari

atome ari

B

C

A

a. Rrezet a janë bërthama heliumi. Atomet e heliumit kanë 2 protone dhe 2 neutrone. Shkruani simbolin e izotopit për bërthamën e heliumit.

b. Sugjeroni, bazuar në konceptet mbi ndërtimin e atomit, pse pjesa më e madhe e grimcave a kaloi përmes fletës së arit.

c. Shpjegoni pse disa grimca a u shmangën nga rruga drejtvizore.

d. Sugjeroni, bazuar në strukturën e atomit, pse disa grimca a u shmangën nga rruga e tyre drejtvizore dhe u kthyen prapa.

e. Sugjeroni se çfarë do të ndodhte në këtë eKpteriment nëse do të bombardohej fleta e arit me një tufë rrezesh me neutrone. Shpjegoni përgjigjen tuaj.

10

Page 19: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Çështjet kryesore të kapitullit:n numri dhe energjitë relative të orbitaleve s, p, d për nivelet energjetike 1, 2 dhe 3 dhe për orbitalet 4s dhe 4 p;n forma e orbitaleve s dhe p;n konfigurimi elektronik i atomeve dhe joneve, p.sh. 1s22s22p6, etj.n energjia e jonizimit dhe faktorët që ndikojnë në të;n të dhënat e energjisë së jonizimit që përdoren për të shpjeguar prirjet në perioda dhe në grupe në tabelën e sistemit periodik;n interpretimi i të dhënave të energjive të njëpasnjëshme të jonizimit.

Ushtrimi 3.1 Nivelet dhe nënnivelet energjetikeKy ushtrim do t’ju ndihmojë të kuptoni konceptet e niveleve dhe nënniveleve energjetike. Gjithashtu do t’ju aftësojë në paraqitjen dhe interpretimin e konfigurimeve elektronike për atomet e elementeve kimike.

a. Tabela e mëposhtme ju jep informacion përreth niveleve energjetike dhe orbitaleve atomike. Gjeni numrin dhe llojin e orbitaleve atomike të përfaqësuara me shkronjat A deri në F.

Numri kuantik themelor

Numri maksimal i elektroneve për numrin

kuantik themelor

Numri i nënniveleve për numrin kuantik

themelor

Llojet e orbitaleve të pranishme

1 A 1 B

2 8 C 2s, 2p

3 D E F

• Sigurohuniqëtëmësonimënyrëneshpërndarjessëelektronevepërnumrinkuantiksekondar, veçanërisht nivelin e tretë energjetik dhe më tej.

Orbitale atomike: zona e hapësirës përreth bërthamës ku vendosen maksimumi 2 elektrone. Orbitalet s, p, d dhe f kanë forma të ndryshme.

Konfigurimi elektronik: mënyra e paraqitjes së shpërndarjes së elektroneve në një atom, p.sh. 1s22s22p5.

Nivelet energjetike të elektroneve: hapësirat në distanca të ndryshme përreth bërthamës, ku elektronet kanë një sasi të caktuar energjie. Sa më larg nga bërthama të jetë niveli energjetik, aq më e madhe është sasia e energjisë që ai zotëron.

Energjia e jonizimit ΔHi1: energjia fillestare e jonizimit është sasia e energjisë që nevojitet për të zhvendosur 1 mol elektrone nga 1 mol atome të një elementi në gjendje të gaztë për të përftuar 1 mol jone në gjendje të gaztë. Energjitë e njëpasnjëshme të jonizimit i referohen zhvendosjes së elektroneve të tjera të zhvendosura, ΔHi2, ΔHi3, etc.

Numri kuantik themelor: nivelet kryesore energjetike të atomeve, ku elektronet kanë një sasi të caktuar energjie. Niveli i parë energjetik mund të mbajë një maksimum prej 2 elektronesh, niveli i dytë energjetik mund të mbajë 8 elektrone dhe niveli i tretë energjetik mund të mbajë 18 elektrone.

Efekti ekranizues i atomit: aftësia që kanë elektronet që gjenden në shtresën brendshme të atomit për të zvogëluar ndikimin e ngarkesave të bërthamës mbi elektronet e shtresës së jashtme.

Nënnivelet: hapësirat e numrit kuantik themelor ku gjenden elektronet në një zonë të përcaktuar dhe që zotërojnë një sasi të caktuar energjie.

FJALË KYÇE

Kapitulli 3Vendosja e elektroneve në atom

11

Page 20: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 3

• Përgrupineparëdhetëdytë,numriielektronevenështresënejashtmetënjëatomipa ngarkesë është i njëjtë me numrin e grupit.

b. Tabela e mëposhtme tregon konfigurimin elektronik të disa atomeve dhe joneve. Përcaktoni informacionin që mungon, i cili tregohet me (i) deri në (iii).

Numri i protoneve Simboli Konfigurimi elektronik9 F (i)

14 (ii) 1s22s22p63s23p2

24 Cr (iii)

11 Na+ (iv)

(v) K 1s22s22p63s23p64s1

35 (vi) [Ar]3d104s24p6

22 Ti2+ (vii)

c. Cilit grup i përkasin atomet me këto konfigurime elektronike?i. 1s22s22p63s2

ii. 1s22s22p3

iii. 1s22s22p63s23p5

iv. 1s22s22p63s23p6

Ushtrimi 3.2 Shpërndarja e elektroneve në gjendje energjetikeKy ushtrim ju jep mundësinë të praktikoheni në paraqitjen e konfigurimit elektronik dhe interpretimin e diagrameve që tregojnë drejtimin e elektroneve spin.

Kujtoni që kur të shpërndani elektronet në nënnivele:

• elektronetvendosennjënganjënëorbitale/kutizapërnjënënniveltëcaktuar,fillimisht me spine në të njëjtin drejtim;

• elektronetçiftohenvetëmkurnukkamëorbitaleboshnënënniveletedhëna.

Diagramet pasqyrojnë vendosjen e elektroneve në orbitalet atomike dhe drejtimin e spineve.

2p

2s

1s

a. Si e paraqet ky diagram që:i. në numrin kuantik sekondar, elektronet në orbitalet p kanë më shumë energji sesa

elektronet në orbitalet s;ii. në një gjendje energjetike vendosen dy elektrone që kanë spine të kundërta?

12

Page 21: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Vendosja e elektroneve në atom

b. Skiconi diagrame të njëjta, ku të tregoni vendosjen e elektroneve dhe të spineve në një atom të elementeve:i. oksigjen; ii. klor;iii. fosfor.

Ushtrimi 3.3 Paraqitja e konfigurimeve elektronike të atomeve dhe joneveKy ushtrim do t̀ ju japë mundësinë të praktikoheni me paraqitjen e konfigurimeve elektronike të atomeve dhe joneve të ndryshme. Një shembull i paraqitjes së konfigurimit elektronik të një joni është dhënë për juve.

a. Shkruani konfigurimin elektronik për jonin e mëposhtëm.

i. Ca2+ (Z=20)

Joni Ca2+ ka 20 protone dhe 18 elektrone (joni Ca2+ ka dhënë 2 elektrone prandaj e ka ngarkesën e jonit 2+). Elektronet që ka dhënë atomi i kalciumit, janë elektrone të nivelit më të jashtëm energjetik, domethënë të nivelit 4s .Kështu që konfigurimi elektronik i jonit të kalciumit është:20Ca2+:1S22S22P63S23P6.

b. Shkruani konfigurimet elektronike për atomet dhe jonet e mëposhtme.

i. Cl(Z=17)ii. Mg (Z=24)iii. S2-(Z=16)iv. Al3+ (Z=13)

13

Page 22: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Çështjet kryesore të kapitullit:• lidhjetjonike,kovalentedhebashkërenditësedheskicimiidiagramevemepikadhemekryqe;• formatgjeometrikedhekëndiilidhjesnëmolekulameanëtëteorisëVSEPR(teoriaeshtytjessëçifteveelektroniketështresësvalentore);

• lidhjetkovalentedhembulimiiorbitaleveatomike(lidhjetσ,lidhjetπdheorbitaletsp,orbitalethibride/tëpërzierasp2dhesp3);

• energjiaelidhjes,gjatësiaelidhjesdhepolaritetiilidhjes;bazuarnëkëtonjohuri,dotëkrahasonireaktivitetinelidhjevekovalente;

• forcatebashkëveprimitndërmolekular(bashkëveprimidipol-dipoldhelidhjetkovalente);• lidhjetmetalike;• ndikimiillojevetëndryshmetëlidhjevekimikenëvetitëfiziketësubstancave;• përcaktimiillojittëlidhjeskimikebazuarnëinformacioninedhënë.

Lidhje bashkërenditëse (dhënëse-marrëse): një lidhje kovalente, ku një atom i jep dy elektrone atomit të një elementi tjetër.

Lidhje kovalente: një çift elektronesh është i përbashkët midis dy atomeve.

Elektronet e lira : elektrone që nuk janë të shoqëruara me një atom të veçantë. Ato mund të lëvizin lirshëm midis tre ose më shumë atomeve që janë afër me njëra-tjetrën.

Diagramet me pika dhe me kryqe:vendosja e elektroneve të shtresës së jashtme në një përbërje. Pikat dhe kryqet tregojnë origjinën e elektroneve.

Elektronegativiteti: aftësia e një atomi për të tërhequr elektronet në një lidhje kovalente.

Hibridizimi: formimi i lidhjeve kovalente nga përzierja e orbitaleve të ndryshme atomike.

Lidhjet hidrogjenore: forcat ndërmolekulare midis molekulave që kanë një strukturë RX-H dhe X-R`, ku X mund të jetë elementi fluor, azot ose oksigjen dhe R mund të jetë pjesa tjetër e molekulës.

Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular: forca të dobëta ndërmjet molekulave (forcat e van der Valsit).

Lidhja jonike: tërheqja elektrostatike midis joneve me shenja të kundërta.

Çift vetjak: çift elektronesh në shtresën e jashtme të një atomi, që nuk përfshihet në lidhje kimike.

Molekulë jopolare: një molekulë ku ngarkesat pozitive asnjanësohen nga ngarkesat negative.

Forca të përhershme dipol-dipol: forcat ndërmolekulare midis molekulave polare.

Molekulë polare: një molekulë ku ngarkesat pozitive nuk asnjanësohen nga ngarkesat negative duke formuar një dipol elektrik (δ+ → δ−) Lidhje sigma (lidhje σ): një lidhje kovalente njëfishe, e formuar nga një mbulim i pjesshëm i orbitaleve atomike.

Forcat e van der Valsit: forca të dobëta të tërheqjes midis molekulave, që përfshijnë formimin e dipoleve elektrike të çastit ose të përhershme.

FJALË KYÇE

Kapitulli 4Lidhja kimike

Ushtrimi 4.1. Lidhjet jonike dhe metalikeKy ushtrim do t’ju ndihmojë të kuptoni lidhjet jonike dhe metalike.

a. i. Kopjoni dhe plotësoni diagramet me pika dhe me kryqe për fluorurin e magnezit. Shënoni elektronet që vijnë nga atomi i metalit me kryq (×) dhe ato që vijnë nga jometali me pikë (•).

14

Page 23: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Lidhja kimike

2+

F

Mg

F

ii. Skiconi diagramet me pika dhe kryqe për:

• klorurin e litiumit;

• oksidin e natriumit.

Në secilin rast, tregoni të gjitha elektronet në nivelet e tyre.

Kujtonisenëstrukturënelidhjesmetalike:

• grimcatepranishmejanëjonemetalikedheelektronetëçlokalizuara;• jonetmetalikedheelektroneteçlokalizuarambahentëlidhurameforcatëtërheqjes

elektrostatike.b. Kopjoni dhe plotësoni fjalitë për lidhjet kimike, duke përdorur fjalët nga lista e mëposhtme:

atome tërheqje ngarkesë kovalente drejtime joneve

Lidhja jonike është një forcë elektrostatike ndërmjet pozitive dhe negative në rrjetën kristalore . mbi jone përhapet në të gjitha

_________________. Ajo nuk ngjason me lidhjen , ku lidhja është në një drejtim ndërmjet dy grimcave të veçanta.

c. Kopjoni dhe plotësoni fjalitë që lidhin vetitë e metaleve me lidhjet përkatëse të tyre.

lëviz jone elektrostatike të çlokalizuara elektrone

Metalet kanë aftësinë të përçojnë elektricitetin sepse elektronet e çlokalizuara janë të afta të ngado në strukturën ndërmjet metaleve pozitive .

Shumë metale janë të qëndrueshme dhe të forta, sepse jonet metalike mbahen të lidhura së bashku shumë fort me forca elektrostatike të tërheqjes ndërmjet joneve dhe .

Ushtrimi 4.2. Lidhja kovalenteKy ushtrim do t’ju aftësojë të kuptoni formimin e lidhjes kovalente, si dhe të skiconi diagramet me pika dhe me kryqe.

• Një lidhje kovalenteformohetsirezultatikrijimittënjëçiftielektroniktëpërbashkëtmidisdyatomeve.

• Kurtëskiconidiagrametemolekulavemëtëndërlikuara,sietanoli,fillonimeatometekarbonitdhetëoksigjenitdhefillimishtprovonitëlidhnisëbashkuelektroninevetëmtënjëritatommeelektronineatomittjetër.

15

Page 24: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 4

a. Kopjoni dhe plotësoni këto diagrame me pika dhe me kryqe për tri lidhje kovalente. Pasqyroni vetëm elektronet e shtresës së jashtme.

H H

C C

H H

C

H

H OC

H

H

H H

H

çift vetjak

H

N

amoniakuShënoni me × elektronete hidrogjenit (H). Shënoni me pikë ( ) elektronet e azotit (N).

H

etanoliShënoni me × elektronet e hidrogjenit (H). Shënoni me pikë ( ) elektronet e karbonit (C).

Shënoni me këtësimbol (°) elektronet e oksigjenit (O).

b. Skiconi diagrame me pika dhe kryqe për molekulat që jepen më poshtë. Pasqyroni vetëm elektronet e shtresës së jashtme. Vëreni se diagramet nuk pasqyrojnë formën e saktë të molekulave.

i ii iii

viiv

vii viii

v

PN H

H

Diagrami që tregon vendosjen e oktetit për atomin e squfurit

CH

O

O

NCl

Cl

H N

S F

FF

F F

F

H

ClS

Cl Cl

H

B F

F

F

Lidhje koordinative (dhënëse dhe marrëse)

O OC

Br

Ushtrimi 4.3. Forma gjeometrike e molekulaveKy ushtrim ju ndihmon të shpjegoni formën gjeometrike të molekulave me anë të teorisë VSEP (teoria e shtytjes së çifteve elektronike të përbashkëta të shtresës valentore).

16

Page 25: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Lidhja kimike

mëefortë shtytja

Çiftet vetjake të elektroneve shtyjnë çiftet e përbashkëta të elektroneve.

Çiftet vetjake të elektroneve shtyjnë çiftet lidhëse të elektroneve.

Çiftet lidhëse të elektroneve shtyjnë çiftet lidhëse të elektroneve.

a. Interpretoni këndet e lidhjes R dhe S të diagrameve të mëposhtme.

i ii

iviii

NH

H

C

CO

HHH

H

H

HH

S

Uv

ClB

Cl

Cl

HR H

T

b. Diagramet e mëposhtme tregojnë vendosjen e lidhjeve në molekula dhe jone të ndryshme. Skiconi dhe interpretoni format gjeometrike të këtyre molekulave dhe joneve. Në diagramet tuaja tregoni vlerën e këndit të lidhjes. Vëreni se diagramet nuk tregojnë formën e saktë të molekulave dhe të çifteve vetjake të elektroneve.

i

iii

v

vii

ii

iv

vi

viii

H HO

Cl ClBe

Cl Cl

Cl

P

C

H H

HHC

H NH

HH

H

C

H H+

H

O

O C O

H H

+

H

H

N

Ushtrimi 4.4. Forcat e bashkëveprimit molekularKy ushtrim do t'ju aftësojë të dalloni fortësinë e këtyre forcave që mbajnë të lidhura atomet në molekula, bazuar në strukturën e molekulës. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të interpretoni llojet e lidhjeve kimike midis këtyre forcave dhe vetitë fizike të molekulave të thjeshta.

Kujtonise:

• ElektronegativitetirritetngagrupiIAderinëgrupine(VIIA)nëperioda;• elektronegativitetirritetngaposhtë-lartnëgrupe.

17

Page 26: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Kapitulli 4

a. Renditini atomet e mëposhtme sipas shkallës së rritjes së elektronegativitetit. Renditni në fillim elementet më elektronegative:

klor hidrogjen fluor azot oksigjen

b. i. Diagramet e mëposhtme tregojnë retë elektronike të hidrogjenit dhe të fluorurit të hidrogjenit.

hidrogjen �uorur hidrogjeni

H FHH

Kopjoni këto diagrame dhe vendosni shenjën a+ për të treguar qendrën e ngarkesës pozitive dhe a- për të treguar qendrën e ngarkesës negative në secilën molekulë.

ii. Shpjegoni përse fluoruri i hidrogjenit është një molekulë polare.Përmolekulamemadhësitënjëjtëdhetëtënjëjtitlloj,siH2,N2,F2etj.,forcarelativeetërheqjesndërmjetmolekulaveshkakton:

• njëdipoltëinduktuartëçastit(kanjëtërheqjetëlehtëmidisreveelektroniketëmolekulave);

• forcatëpërhershmedipol-dipolmidismolekulave;• lidhjehidrogjenore(mëeforta).

c. Emërtoni forcat tërheqëse më të fuqishme mes secilës dyshe të këtyre molekulave:

i. CH3Cl dhe CH3Br;ii. CH3NH2 dhe CH3OH;iii. CH3CH2CH2CH2CH2CH3 dhe CH3CH2CH2CH2CH3;

iv. CH3COCH3 dhe CH3COCH2CH3;

v. CH3Br dhe CH3NH2.

d. Skiconi diagramet e këtyre molekulave dhe tregoni si vendosen atomet në molekulë.Në secilin diagram tregoni drejtimin e forcave dipol-dipol δ+ +→ δ−, (forcat dipol-dipol varen nga momenti dipolar i molekulave). Shkruani “s'ka” nëse mungon momenti dipolar midis molekulave të mëposhtme:

i. CH2Cl2;ii. CBr4;iii. NH3;iv. ClBr.

e. Sugjeroni, me anë të teorisë së bashkëveprimit ndërmolekular, pse:

i. uji e ka entalpinë e avullimit më të lartë sesa pentani, C5H12, dhe pse pentani ka masë molare më të madhe se uji;

ii. pentani është në gjendje të lëngët në kushtet e dhomës, por butani, C4H10, në të njëjtat kushte takohet në gjendje të gaztë;

iii. CH3NH2 ka pikë më të lartë vlimi se CH3Cl.

18

Page 27: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të

Lidhja kimike

Ushtrimi 4.5. Lidhjet kimike dhe orbitalet atomikeKy ushtrim fokusohet në lidhjet kovalente, hibridizimin e orbitaleve atomike dhe ndikimin e tyre në vetitë e molekulave të thjeshta.

Kujtoniqë:

• hibridizimiiorbitaleveatomikeështënjëpërzierjeeorbitalevesdhep;• grafitikanjëstrukturëgjashtëkëndoretëvendosjessëatomevetëkarbonit.

a. Orbitalet atomike mbulojnë pjesërisht njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Tre llojet e orbitaleve janë: sp, sp2 dhe sp3.

i. Diagramet e mëposhtme tregojnë hibridizimin e orbitaleve të etanit dhe të etenit. Interpretoni me fjalë çfarë përfaqësojnë shkronjat A deri në D.

lidhja A

Mbulim i pjesshëm i orbitaleve hibride

të karbonitMbulimi i pjesshëmi tri orbitaleve hibride D

lidhja Alidhja B

ii. Bazohuni në formulën e hibridizimit të etanit për të shpjeguar pse këndet midis atomeve H-C-H kanë vlerën 109.5º.

b. Diagrami i mëposhtëm tregon orbitalet p të benzenit, C6H6.

H

H H

H H

H

i. Parashikoni formën e resë elektronike, që formohet nga mbulimi i elektroneve p kur ato afrohen me njëra-tjetrën.

ii. Sugjeroni pse disa elektrone në molekulën e benzenit qëndrojnë në gjendje të çlokalizuar.iii. Benzeni nuk e përcjell elektricitetin, edhe pse ka elektrone të çlokalizuara. Shpjegoni arsyen.iv. Shfrytëzoni teorinë e mbulimit të pjesshëm të orbitaleve dhe sugjeroni përse grafiti e përcjell

elektricitetin.

c. Kur molekulat bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, lidhjet e vjetra kimike këputen dhe midis tyre formohen lidhje kimike të reja. Shpjegoni pse oksigjeni është më reaktiv sesa azoti.

d. Llojet e lidhjeve kimike, sigma (σ) ose pi (π), ndikojnë në shkallën e bashkëveprimit ndërmjet substancave. Sugjeroni një përgjigje se pse eteni është më reaktiv se etani.

e. Polariteti i lidhjeve kimike ndikohet edhe nga bashkëveprimi kimik. Sugjeroni një përgjigje se pse klor propani CH3CH2CH2Cl është më reaktiv se propani CH3CH2CH3.

19

Page 28: Roger Norris · 4.3 Forma gjeometrike të molekulave 16 4.4 Forcat e bashkëveprimit ndërmolekular 17 4.5 Lidhjet kimike dhe orbitalet atomike 19 Kapitulli 5: dhe përbërjeve të