30
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri III Lënda Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare II Tema Identiteti Politik: “Koncepte perëndimore dhe botëkuptime islamikeTipi i punimit PUNIM SEMINARIK Përgaditi Prof i Lëndës Bahri Gashi Mr. Dritëro Arifi Nr.ID 50-10009

SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIAFakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

Viti akademik 2008/2009Semestri III

Lënda

Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare II

Tema

Identiteti Politik: “Koncepte perëndimore dhe botëkuptime islamike”

Tipi i punimit

PUNIM SEMINARIK

Përgaditi Prof i Lëndës Bahri Gashi Mr. Dritëro Arifi Nr.ID 50-10009

Prishtinë, 07 Janar 2009

Page 2: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Përmbajtja:

Hyrje.............................................................................................................................1

1. Koncepte mbi univerzalizmin Perëndimor........................................................22. Rikonceptimi i univerzalizmit Islamik ..............................................................43. Islami dhe demokracia .....................................................................................64. Nocioni “Paqe” dhe “xhihad” në Islam..........................................................85. Dialogu ndërmjet Islamit dhe Perëndimit.......................................................106. Islami; Vetëdije “pa” kohezion .....................................................................117. Dimenzioni fetar dhe politik në mes Islamit dhe Perëndimit...........................118. Këndvështrime të reja Amerikane për botën Islame........................................129. Rekomandime për botën Perëndimore dhe Islamike.......................................1510. Konkluzion.......................................................................................................1611. Burimet e literaturës........................................................................................17

Page 3: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Hyrje:

Të shkruash rreth temës, Identiteti Politik: Koncepte perëndimore dhe botëkuptime islamike nuk është fare e thjeshtë, madje tejet e ndërlikuar. Kjo për faktin se komperacioni i dy identiteteve dallon skajshmërisht nga njëra tjetra dhe për një pjesë dërmuese të botës Islame dhe Perendiomore kanë rënë pothuajse nën ndikimin e jashtëm, apo të brendshëm që i ka tronditur seriozisht konceptet themelore të të dy identiteteve, diku duke i modifikuar e diku duke i nxjerrë jashtë përdorimit. Në mijëvjeçarin e fundit, Perëndimi Islamin e ka konsideruar si "të tjerët", si "diçka atje larg". Përgjithësisht kjo akoma është kështu: pjesa më e madhe e popullatës muslimane jeton në Afrikë dhe Azi. Mirëpo sot, ky botëkuptim i thjeshtë është komplikuar me prezencën e mbi dhjetë milionë muslimanëve në Perëndim.1 Marrëdhëniet mes Islamit dhe perendimit u shndëruan në një prej çështjeve strategjike me peshë pas luftës së ftohtë.2 Gjithashtu pas ndodhive të 11 shtatorit dhe sulmin mbi superfuqinë i cili nxorri në shesh lëndueshmëri e Amerikës kjo çështje morri dimenzionin planetar. Doli në shesh fytyra e vërtetë e Perëndimit në marrëdhëniet me Islamin3 Tragjedia e 11 shtatorit ka ndryshuar raportet ndërmjet Islamit dhe Perëndimit, dhe këto raporte sot e kësaj dite mbetën të tensionuara. Ekziston rreziku që agresioni dhe terrori çdo herë të gjenden në qendër të raporteve ndërmjet Islamit dhe Perëndimit. Krejt kjo përderisa nuk do të vendosen toleranca dhe mirëkuptimi reciprok.4

Tezat e S.P. Hantingtonit se dallimet kulturore dhe civilizuese do të shkaktojnë luftë globale, nuk llogariten më si teori konspirative. Dhe ndër faktorët dominantë të përplasjeve ndërmjet këtyre dy civilizimeve janë arroganca e Perëndimit dhe militantizmi islamik. 5 Teza ime është se burimi kryesor i dallueshmërisë konceptuale në këtë identitet politik në mes të koncepteve perëndimore dhe botëkuptimeve islamike në një botë përtej globalizmit do të jetë kryesisht ballafaqimi – përplasja, ndeshja apo konfrontimi i konceptit në mes të shpalljes, hyjnorës ( Zotit ) dhe ideologjisë, jo Islame ( jo-hyjnorës). Pjesa më e madhe e punimit në faqet pasuese mbështetet në nocionet argumentuese duke ruajtur karakterin konceptual si “Koncepte mbi univerzalizmin perëndimor” dhe “rikonceptimi i univerzalizmit islamik”, mëtutje analiza mbi botëkuptimin e “Islamit dhe demokracisë”, pastaj Nocioni “Paqe” dhe “xhihad” në Islam, kurse pjesa e fundit do ti përketë “Dimensionit fetar dhe Politik”, duke përfunduar me “Këndvështrime të reja Amerikane për botën Islame” dhe në fund aspekte të argumentuara si: “Rekomandimet që

1 Dr. Akbar S. Ahmed /Muslimanët në Perëndimhttp://www.el-hikmeh.net/islami_dhe_muslimanet_ne_perendim.html, Parë për herë të fundit (15.12.2008)2 Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe perëndimit http://www.albislam.com/artikuj/artikull.asp?NrArtikull=153, Parë për herë të fundit (13.12.2008)3 Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe perëndimit http://www.albislam.com/artikuj/artikull.asp?NrArtikull=153, Parë për herë të fundit (13.12.2008)4 Dialogu ndërmjet Islamit dhe Perëndimit http://www.shqipmedia.com/2008/10/perendimi- muslimanet-dhe-islami/ Postuar nga Shqipmedia on Saturday, 11 October 20085 Comments, Parë për herë të fundit (17.12.2008)5 Shih; po aty, Dialogu ndërmjet Islamit dhe Perëndimit http://www.shqipmedia.com/2008/10/perendimi- muslimanet-dhe-islami/ Parë për herë të fundit (17.12.2008)

1

Page 4: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

dalin për botën Perendimore dhe Islamike” në këndvështrimin e identitetit politik të koncepteve dhe botëkuptimeve mes tyre.

Koncepte mbi univerzalizmin Perëndimor

Ideja mbi një koncept universal Perëndimor të një karakteri gjithpërfshirës në kontekstin kohor, aspektin e komunikimit qytetërues të dominimit klasik që do të trajtohet në këtë temë, ka për qëllim të analizoj krahasimin në këndvështrimin e ndërlikueshmërisë së këtij procesi jo garantues se do të ndodhë përballë multikulturalitetit qytetërues botërorë. Në botën që po përftohet, marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe grupeve prej qytetërimesh të ndryshme nuk do të jen të ngushta dhe shpesh do të jenë antagoniste.6

Përplasjet e rrezikshme në të ardhmen ka gjasa që të shkaktohen nga ndërveprimi i arrogancës Perendimore, intolerancës Islamike dhe vetësigurisë aziatike.7 Ndërqytetrimet, vetëm Perendimi ka pasur një ndikim të madhë e nganjëherë shkatërrimtar mbi secilin qytetërim tejtër.8 Në fakt shktrohet pyetja çka në të vërtetë është univerazlizmi Perendimor, cilat janë tentativat që ky univerzaliëm të shtrihet mbi qytetërimet tjera etj?. Sipas S.P. Huntington” Ajo që për Perëndimin është Univerzalizëm, për të tjerët është Imperizalizëm”.9 Megjithatë Perendimi po përpiqet dhe do të vazhdoj të bëjë përpjekje që ta ruaj pozitën e vet mbisunduese e të mbaj interesat e vet, duke i përcaktuar këto interesa si të “bashkësisë ndërkombëtar”.10 Përshembull: Perëndimi mbi konceptin e universalizmit, nëpërmjet FMN –së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, poashtu Perëndimi u jep shtysa interesave të vet ekonomike dhe u imponon shteteve të tjera politikat ekonomike që mendon se janë të përshtatshme. 11 Mirëpo edhe përkundër këtyre pretendimeve dhe aspiratave të Perëndimit vërehet, “rënia relative e pushtetit të Perëndimit dhe rritja e vetësigurisë kulturore të qytetërimeve të tjera përgjithësisht sjellin marrëdhënie të vështira ndërmjet Perëndimit dhe të tjerëve”. 12

Teoria realiste për marrëdhënie ndërkombëtare parashikon që shtetet bërthamë të qytetërimeve jo perendimore do të lidhen së bashku si kundërpeshë ndaj fuqisë mbizotëruese të Perendimit. Kjo ka ndodhur në disa zona. Megjithatë një koalicion i përgjithshëm antiperëndimor duket se nuk ka gjasa të bëhet në të ardhmen e afërt.13

Çështjet që i ndajnë Perëndimin dhe shoqëritë e tjera po bëhen gjithnjë më të rëndësishme në rendin e ditës së botës. Përpjekjet e Perëndimit kan të bëjnë me tri çështje të tilla: (1) të mbrojnë epërsinë e tij ushtarake nëpërmjet politkës së mospërhapjes dhe të kundërshtimit të përhapjes lidhur me armët bërthamore, biologjike e kimike, si dhe të

6 S.P.Huntington” Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror”, kreu 8: Perendimi dhe të tejrët, çështjet ndërqytetrimore. Univerzalizmi Perëndimore, faqe 2917 Shih; po aty, faqe 2918 Po aty, faqe 2919 Po aty, faqe 29210 Po aty, faqe 29211 Po aty, faqe 292 - 29312 Po aty, faqe 293 - 29413 Po aty, faqe 295

2

Page 5: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

mjeteve për lëshimin e tyre; (2) të mbështetetn vlerat politike dhe institucionet Perendimore, duke u bërë trysni shteteve të tjera që të respektojnë të drejtat e neriut;

dhe (3) të mbrohet integriteti kulturor, shoqëror dhe etnik i shoqërive Perëndimore duke e kufizuar numërin e joperëndimorëve që pranohen si emigrant ose si refugjat. Në këto tri fusha perëndimi ka pranuar dhe ka gjasa që do të vazhdoj të ketë vështirësi për të mbrojtur interesat e veta kundër atyre të shoqërive jo perëndimore.14

Po ta shohim në një këndvështrim tjetër analizën e problemit mbi “Univerzalizmin” dhe mundësin faktike të saj, vërejmë shumë më tepër rëndësi shtesë se sa aspektet që cilësuam më lartë për vet Perendimin me sa vijon: Perëndimin e ka kapluar rënja morale, të vetëvrasjes kulturore dhe të përqarjes politike në Perendim. Ndër shfaqjet që shpesh vihen në dukeje të rënies morale janë: (1) shtimi sjelljeve antishoqërore, si krimet, përdorimi i drogës dhe përgjthësisht dhuna; (2) rënja e Familjes, që përfshinë dhe normën e lartë të divorceve, shtimin e lindjeve jashtmartese, e shtatzëninë në moshën e adoleshencës dhe të familjeve me një prind;(3) të paktën rënja e “kapitalit shoqëror”në shtetet e Bashkuara; (4) dobësimi i përgjithshëm i etikës së punës dhe ngritja e kultit të zemërbutësisë personale; dhe (5) paksimi i përkushtimit për të mësuar dhe për veprimtaritë intelektuale etj.15 Po ashtu kultura Perëndimore ndodhet përballë problemesh edhe me grupet brenda shoqërive Perëndimore. Edhe në Europë qytetërimi Perëndimor mund të minohet nga brenda prej dobësimit të përbërësit të vet qendror: krishterimit.16

Në botën që po del me konflikte etnike dhe përplasje qytetrimore, besimi Perëndimor te universalizmi i kulturës Perëndimore vuan prej tre problemeve themelore: “ është i rremë, është imoral dhe i rrezikshëm”. Që është i rremë, këtë e ka pasur si tezë qëndrore që është pëmbledhur mjaftë mirë nga Majkëll Hauardi:” pohimi i zakonshëm Perendimor se larmia kultorure është një kureshti historike, të cilën e ka grryer me shpejtësi rritja e kulturës anglofone të përbashkët me orientin Perëndimor, që i formëson vlerat tona themelore... thjeshtë nuk është e vërtetë”.17

Univerzalizmi Perëndimor sipas S.P.Huntmigton, është i rrezikshëm për botën, sepse mund të çojë në një luftë të madhe ndërqytetrimore ndërmjet shteteve bërthamë, e gjithashtu është i rrezikshëm për Perëndimin, sepse mund të çonte te disfata e vet Perëndimit.18

Në fakt për ta përfunduar qëndrimin se a është dhe mund të akceptohet “Koncepti mbi Univerzalizmin Perëndimor” si koherent dhe duke u munduar për të arritur këtë synim të universalizmit Perëndimor, ai ”Perëndimi përvetëson nocionin unikal me atë qytetërues të karakterit universal. Ato e bëjë qytetërimin perëndiomr unikal, nërsa Perëndimi është i vlefshëm jo sepse është universal, por sepse është unikal”.19

14 Shih; po aty, faqe 29515 S.P.Huntington” Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror”, kreu 12: Perëndimi, Qytetrimet dhe Qytetrimi, Përtritja e Perëndimit, faqe 506 - 50716 Shih; po aty, faqe 50717 Po aty, faqe 51718 Po aty, faqe 51819 Po aty, faqe 519

3

Page 6: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Rikonceptimi i univerzalizmit Islamik

Arsyeja pse e emërova këtë nëntemë sipas kuptimit foljor të nocionit “Rikonceptimi” i univerzalizmit Islamik”, ka të bëjë me idenë, sipas konceptit politiko ekonomik; Rikonceptimi filozofik; koncepti i vijës – optikës së universit drejt univerzalës;Rikonceptimi i përshtatjes së kohorës dhe bashkëkohorën – me vetëdijen hyjnore;Rikonceptimi i ndërdijes, moralit dhe karakterit intelektual e universal të islamit; kualiteti i komunikimit ndërnjerëzor, qytetërues e civilizues; Parimi i vlerave hyjnore kundrejt vlerave njerëzore. Sipas këtyre atributeve del në pah karakteri i “ Ringjalljes”, “Rizgjimit”, “Rimarrjës”, “ Bashkëkohorës” drejt universalizmit Islamik. Islami është një mesazh univerzal dhe mbishekullor , mbikohorë, i cili në përmasa historike ekziston në çdo fazë dhe rreth.20 Pa dyshim se Islami është i vetëdijshëm për shekullin në të cilin jeton dhe në këtë kontekst është “bashkëkohorë”, por nuk është “kohorë”. Njëra nga çështjet tona bënë ndarjet midis “bashkëkohorës” dhe “kohorës”. 21

Në fakt rikonceptimi - ringjallja Islamike është përpjekja e myslimanëve për ta arritur këtë synim. Është një lëvizje e gjerë intelektuale, kulturore, shoqërore dhe politike, që mbizotëron në mbarë botën Islamike.22 Megjithatë. Nuk ka dyshim se islami në gjendje tejet të ndezur, thellë është futur në konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet në botë. Versionet e konfrontuara garojnë për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqërore, politike dhe të sigurisë për pjesën tjetër të botës. Në pajtim me këtë, Perëndimi gjithnjë e më shumë përpiqet të pranojë, të kuptojë dhe të ndikojë në rezultatin e kësaj lufte.23 Me shfaqjen e vet politike Ringjallja Islamike ka disa ngjashmëri me “marksizmin”, me shkrimet e shenjta, me përfytyrimin e shoqërisë së përsosur, zotimin për ndryshimin rrënjësor, mospranimin e shtetit komb, si dhe larminë doktrinore nga reformizmi i përmbajtur deri te revolucionarizmi.24

Mirëpo, identifikimi korrekt i këtyre elementeve dhe gjetja e mënyrës më të mirë për bashkëpunim me ta nuk është gjithnjë e lehtë.25 Për këtë arsye duket e natyrshme të përkrahen këto elemente brenda Islamit të cilët janë më kompatibile me paqen globale

20 Ali Bullaç” Koncepte dhe sisteme bashkëkohore, hyrje faqe 2121 Shih; po aty faqe 2622 S.P.Huntington ” Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror” Ringjallja Islamike, faqe 17023 Citim i shkputur nga vitin e kaluar në botim të RAND-it, njërit nga trustët më të njohur gjysmështetëror të SHBA-ve, u paraqit publikimi Islami civil demokratik: partnerët, resurset dhe strategjitë (Civil Democratic Islam: Partners, Resources and Strategies) të autores Cheryl Benard (e lindur më 1953), e cila momentalisht jeton në Katar. Edhe pse deklarativisht angazhohet për dialog kurse kundër konfliktit të qytetërimeve, studimi është shkruar nga pespektiva “Ne” (të mirët) dhe “Ata” (të këqinjtë). E konsiderojmë të rendësishme të njoftohen lexuesit tone me përmbajtjen e këtij studimi, i cili sigurisht do të ndihmojë në perceptimin e interesave dhe marrëdhënieve të cilat disa vende kanë kundrejt islamit dhe disa grupeve ndër muslimanët në kohët e fundit. Më gjerësisht mund të shihni përmbledhjen të cilën vetë botuesit e kanë shtruar në fillim të publikimit prej 72 faqeve. Islami civil demokratik: partnerët, resurset dhe strategjitë (Santa Monica: RAND, 2003), p. 72. (NI).24 S.P.Huntington ” Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror” Ringjallja Islamike, faqe 17225 Cheryl Benard “Amerikanët reformojnë Islamin” http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html

Page 7: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të cilat miqësisht janë përcaktuar ndaj demokracisë dhe modernitetit.26

Ashtu si shfaqjet e tjera të rilindjes fetare globale, edhe Ringjallja Islamike është njëherësh produkt dhe përpjekje për tu ndeshur me modernizmin.27 Ringjallja Islamike siç është thënë, ka qenë gjithashtu “një produkt i rënjës së fuqisë dhe prestigjit të Perëndimit... Me rënjën e mbizotërimit total të Perëndimit, idealet dhe institucionet e tij e humbën shkëlqimin”.28 Një arsye më shumë në ngulimin saj është prania e madhe e myslimanëve në gjithë Evropën dhe në SHBA. Mendoni për popullsinë e sotme të Francës, Italisë, Gjermanisë, Sanjes, Britanisë, Amerikës madje dhe Suedisë dhe ju duhet të pranoni se Islami nuk ndoshet më në skaj të Perëndimit por në qendrën e tij.29

Në botë kemi afër 1.3 miliardë njerëa të besimit Islam me një traditë prej 14 shekujsh. Sa përket shtrirjes së Islamit kjo fe e ky civilizacion shtrihet nga Maroku deri në Indonezi, që nga ka Kazastani e deri në Senegal. Në Evropë jetojnë afër 20 milion Musliman, ndërsa prej tyre 12 minilon janë emigrant.30

Tani do të shohim aspekte të tjera të rikonceptimit të universalizmit Islamik në këndvështrimin aktual të ballafaqimit me dy probleme themelore: Kriza momentale e Islamit manifestohet me prapambeturin dhe lidhjen e humbur me amzën globale. Bota Islame tash më një kohë të gjatë vuan nga prapambeturia dhe pafuqia kooperative. Pa sukses jan provuar zgjidhja si Nacionalizmi, Panarabizmi, Socializmi, dhe revuluzioni Islam. Kjo solli deri te flustrimi dhe mllefi. Njëkohësisht, bota Islame ka humbur hapin me kulturën globale botërore, që është gjendje tejte pakëndshme për të dyja palët.Në këtë gërshetim botëkuptimesh rikonceptohen katër pozicione kryesore:

1. Fundamentalistët ( refuzojnë vlerat demokratike dhe kulturën Perëndimore)2. Tradicionalistët ( dëshirojnë shoqëri konzervative)3. Modernistët ( që bota Islame të bëhet pjesë e modernitetit global)4. Shekullaristët ( që bota Islame të pranoj ndarjen ndërmjet fesë dhe shtetit)31

26Shih; po aty http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html

427 S.P.Huntington ” Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror” Ringjallja Islamike, faqe 18128 Po aty faqe 18129 Eduard W. Said “Përplasja e Injorancës” www.erasmusi.org/ afisho/ temat.php?f=8630 Universiteti ST.Galen, Janar 2004 tema” Të drejtat e njeriut në Oksident dhe Orient” nga Zef Ahmeti www.shkoder.net/ fjala/ 2004/ ahmeti1.htm31 Cheryl Benard “Amerikanët reformojnë Islamin” http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html

5

Page 8: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Me gjithë këto koncepte politiko - filozofike të rikonceptimit universal të Islamit po tentojnë të komunikojnë dhe përshtatin nocionin e vetëdijes hyjnore me kualitet ndërnjerëzore për të dëshmuar se univerzalizmi Islamik në koncept të diagonalës së universit drejt univerzalës akoma dëshiron hapësirë kohore për të përmbushur dhe vendosur parimin e vlerave Hyjnore kundrejt vlerave njerëzore në këndvështrimin global.

Islami dhe Demokracia

“Ai, i cili demokracinë e barazon me mosbesim, nuk e kupton as Islamin, as demokracinë” (Jusuf el Kardavi)32

E fillova këtë nëntemë me këtë definicion të përkryer që jep për të kuptuar nivelin e lartë të realitetit që dueht pranuar ndërmjet Islamit dhe demokracisë dhe lidhshmërisë gjenetike të tyre. Nuk kam për qëllim të konsideroj demokracinë si alternativë të Islamit, por si parim Islam.33

Është e vërtetë se nuk është mundur të krahasohet sistemi Islam që u krijua në fillim të shekVII me institucionet demokratike të Perëndimit të cilat u zhvilluan shumë shekuj më vonë. Në vijim po japim një shembull se si funksionon ligji në Islam dhe në demokraci për të bërë krahasimin, shpresoj se do të koptohet vet:” Njeriu i Perëndimit beson se shoqëria rregullohet vetëm me ndihmën e ligjeve. Qysh nga shteti i Platonit e nëpërmjet utopive të njohura për rregullimin ideal të shtetit, por realiteti tregon diçka tjetër. Psh: Vera, bigjozi, falli tre gjëra mjaftë të përdoruara në atë kohë në Lindje, janë eliminuar me një citat të vetëm Kur’anor, me shpjegimin; Se jan të ndaluara nga Zoti; Kurse Ligji për ndalimin e alkoolit në amerikë, i shpallur në emër të shkencës dhe i sendërtuar me fuqinë e njërës më të organizuara të botës, u deshtë të tërhiqej, pas përpjekjeve 13 vjeqare të përmbushura me dhunë dhe krime. A është ky shembulli çartë se shoqëria mund të përmirësohet vetëm me anën e Zotit?.34

Po ta trajtojmë edhe një segment praktik në të drejtën Islame dhe të demokracisë, çështjen pothuajse më të përdisthsme dhe të përfolur e të ndishme; të “drejtat e Gruas” sipas statistikave të abuzimit me lirinë e saj: “ Sot një nga vajzat amerikane në moshën 15-19 vjeq aborton ose lind fëmij. Më tepër se 15% nga të gjitha amerikanet deri në moshën 19 vjeqare, së paku një herë kan qenë shtatëzana. Çdo e katërta femër amerikane dhunohet prej 2-6 sulmuesve dhunues, shumë nëna braktisen nga fëmijët e tyre , shumë të tjera maltretohen poashtu nga bashkëshorti dhe fëmijët e shumë të vërteta të tjera të çrregullimeve nënsistemin demokratik prendimor mund të shihen vetëm nëse për një minut qëndroni para cilës do një TV- je amerikane.35 Vërtetë rrëqethëse?!. E drejta Islame i ka të garantuara femrat pikërisht për shka të besimit prej këtyre sulmeve shtazarake duke ia dhënë femrës privilegjet morale, të drejtën e nënës, mësueses, edukatorës, madje edhe të udhëheqës ushtarke dhe politike. Shembulli i parë; Në betejën e “Deves” e zhvilluar në Basra më 656 hixhri..., e udhëhoqi Ajshja gruaja e ve, e profetit Muammad as; dhe shembulli i dytë konsiston në kohën moderne të Islamit, ku bota myslimane me Benazir Buton 1988 dhe Begum Halide Zia 1991, ka pasur më së

32 Dr. Jusuf el-Kardavi u lind me 09.09.1926 në fshatin Safet Turab, Mehale el Kubra, Republika Arabe e Egjiptit, në një fshat me traditë të lashtë dhe rëndësi të madhe në Islam, pasiqë aty vdiq Abdullah bin el Harith bin Xhez-i el Zubejdij, sahabiju i fundit i cili vdiq dhe u varros në Egjipt. Për më tepër rreth jetës dhe veprës shkencore të Jusuf el Kardavit shih:http://www.horizonti.com/leksikoni/figura_2002_07_24_4222.php33 Demokracia dhe Islami , Posted by Ecconomict at 10:18 AM / www.alb_drejtësia.com34 Shih; po aty35 Po aty

Page 9: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

shumti femra në krye të shtetit se sa Gjermania, Franca, Anglia, dhe SHBA-të së bashku.36

Në ditët e sotme hasim në shumë polemika rreth asaj se Islami përputhet me demokracinë apo jo. Kjo me siguri vjen nga ajo se disa grupe inteligjente myslimane, në fillim ishin të magjepsur nga Perëndimi, kurse sot janë të zhgënjyer nga morali dhe padrejtësia politike e Perëndimit, andaj edhe e mojonjë gjithçka Perëndimore duke e pëfshirë edhe demokracisë si koncept vlerash njerëzore. Kurse Perërndimorët Islamin e shikojnë si rrënues të nocionit eurocentrik, nocion ky i vlefshëm për ta.37

Duke mos e konsideruar demokracisë si altarenativë të Islamit, atë e konsiderojmë si parim të Islamit, të cilin i dëruari profeti ynë dhe shokët etij e mësuan dhe zbatuan, ngase është e vërtetë se zbatimi praktik i këtij parimi cilësohet si pararendësim i Islamit të demokracisë.38

Në këtë aspekt të ndërlidhejs së Islamit se sa demokratike në të vërtetë është, po japim një shembull vijues;Parimi themelor (demokratik) i tij është mospordotimi i dhunës gjetë zgjedhjes së fesë dhe besimit, Njeriu sipas Islamit është fryt i zgjedhjes së vet. 39 “ “Në fe nuk ka dhunë”.40 Përderisa “ Krishterimi dëshiron t’i fusë njerëzit në fe me forcë”. Islami këtë të drejtë dhe autorizim nuk ua jep as Pejgamberëve:41 Citati tjetër argumentues mbi demokracinë në Islam dhe lirinë e zgjedhjes“ A ti do ti detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?”.42

36 Po aty

637 Islami dhe demokracia, www.fri.orh.mk/ public/ index. php38 Po aty39 Ali Bullaç” Koncepte dhe sisteme bashkëkohore” Kreu 5. 5.1 Islami si fe faqe 26440 Kur’ani famëlarë, Suertul Bekare, citati 25641 Ali Bullaç” Koncepte dhe sisteme bashkëkohore” Kreu 5. 5.1 Islami si fe, po aty faqe 26442 Kur’ani famëlarë, Suertu Junus, citati 99

7

Page 10: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Së fundi shpresoj të kuptojmë drejtë nocionin mbi Islamin dhe demokracinë, elementet përbërëse të koncepteve bashkëkohore të së cilës garantojnë paqen mes Lindjes dhe Perëndimit si botëkuptime të ndërvarësisë konkuruese, krahasuese, gjithëpërfshirëse në mes të Islamit dhe demokracisë.

Nocioni “Paqe” dhe Xhihad” në Islam

Kuptimi, në fakt interpretimi i domethënies në kuptimin etimologjik dhe terminologjik të nocionit “ Paqe” dhe “Xhihad” në Islam është krejtësisht i natyrshëm, por jo edhe i lehtë për ta kuptuar, analizuar dhe përfundimisht për ta zbatuar sipas parimeve Islame. Fillimisht duhet të kuptojmë Nocionin “Paqe”, nga rrjedh ai, si trajtohet, si duhet kuptuar etj. Emri Islam “ Paqe” nuk u paraqit si në rastin e feve të tjera, nga ata që e shapllin si fe të tyre. Islami “ Paqe” tregon vet esencën e sistemit fetar që njihet me atë emër. Domethënia e saj primare është të “bësh paqe, dhe ideja e”paqes”është ideja sunduese në Islam. Sipas Kur’anit të shenjët, mysliman është ai që ka bërë paqe me Zotin dhe njeriun.43 Natyrisht duke qenë në “paqe të përkryer”, “ai gëzon paqe të mendjës dhe kënaqësi shpirtërore të plotë” thuhet në Kur’an (16:106) “Paqe” gjithashtu është përshëndetja e myslimanëve për njëri tjetrin, poashtu “paqe” do të jet edhe përshëndetja e atyre në parajsë; citohet: “dhe përshëndetja e atyre atje lartë do të jet Paqe” (10:10) Veç të tjerave, në parajsën që paraqet islami anjë fjalë tjetër nuk do të dëgjohet veç “ Paqe, Paqe”, siç thuhet në Kur’an: “ Ata atje lart nuk do të dëgjojnë asnjë bisedë të kotë apo mëkatare, por vetëm thënien “ Paqe! Paqe!”( 56:25.26), dhe objektivi final drejt të cilës pikësynon Islami është “ Banesa e Paqes” siç thuhet në kaptinën 10:25; citoj “ Dhe Zoti fton në banesën e Paqes”. Paqja është pra , esenca e Islamit, sepse ajo është rrënja nga del fryti që jep, kështu që Islami mbi të gjitha të tjerat është feja e Paqes.44

Në fakt, në Islam tërësia e veprimeve, binjeve dhe vet Islami është “ Paqe”, madje një nga emrat e Zotit është “ Paqe”, tutje analogji e njëjtë me këtë, në çdo namaz – ritual fetar fillon dhe përfundon me lutje për “paqe” , e edhe përshëndetja e zakonshme e islamit është “Pqae”, e jo “mirmëngjes ose mirdita”, pra “ Paqa çoftë mbi ju”45

Me fjalë përmbyllëse, pa dyshim mund të themi se: Islami fe e faqes, urdhëron për paqe dhe qëndron largë çdo fantazimi, racizmi dhe padrejtësie në emër të nacionalizmit.46

Në përfundim Islami në mënyrë të kuptueshme, promovon përgjegjësinë etike në sjelljen njerëzore drejt idealit të paqes,47 tolerancës, mirëkuptimit, drejtësisë, besimit, 43 The Lahorc Ahmadiyya Movement, presenting. Islam as peaceful, tolerant, rational, inspiring Islami Feja e Njerëzimit. www.muslim.org44 Po aty45 Ardit Kraja, përktheu “ Roli i fesë në promovimin e Paqes” www.forumi.kurandhesunet.net46 Dituria Islame, tema Nocioni Paqe nën hijen e Kur’anit”faqe 2247 Ardit Kraja, përktheu “ Roli i fesë në promovimin e Paqes” www.forumi.kurandhesunet.net

8

Page 11: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

karakterit, mëshirës, durimit, lirisë etj; janë vetëm disa atribute që nënkuptojnë qartazi paqen e përhershme në konceptin Islam.

Sikurse nocioni “Paqe” edhe nocioni “Xhihad” në Islam janë jetik për tu kuptuar drejtë, pasi që në kohën moderne “Xhihadi” si term dhe koncept është keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqvepruar në emër të tij. Në kuptimin e sinonimit të termit “Xhihad” në Islam, dueht një qasje më globale me njohuri më të holla, 48 inteligjente. Islami më qëllim nuk e pranon fjalën “ Luftë” (harb) dhe fjalët tjera që kan të njëjtin kuptim me luftën, andaj përdor fjalën “Xhihad” që është diçka tjetër nga sinonimi i luftës. Me xhihad nënkuptohet, është sinonim për “ përpjekje” ( mundim), “arritje” , “angazhim” etj, si diçka më e fuqishme dhe më e gjerë në konotacionin terminogjik. Kuptimi më i afërt korrekt i fjalës xhihad në gjithë shqipe dhe angleze mund të shprehet si “ Të bëhet çmos në përpjekjën e Kauzës”49

Sot në botën në të cilën po jetojmë në emër të Islamit duhet; theksuar se fanatikët fetarë si Osama bin ladeninuk duhet ngatërruar me islamin “ Xhihadin” në tërësi. Pjestarët e Al-kaides, emër me të cilin u bënë të njohur pasuesit esaj, u premtohej hyrja e menjëhershme në parajsë, si dhe shtatëdhjetë e dy virgjëresha secilit si shpërblim për martirizimin e tyre. Nga ana tjetër shumica e myslimanëve janë njerëz të zakonshëm që thjesht duan të ndjekin jetën e tyre të përditshme. 50

Terrorizmi në emër të “Xhihadit” dhe vrasja e civilëve të pafajshëm, janë aktet më të papranuara që u ndoshin njerëzimit sot dhe në të kaluarën, e në veçanti aktorët e sulmeve në emër të “Xhihadit” po e keqpërdorin Islamin si fe të paqes dhe tolerancës. Tani të shohim se sulmet vetëvrasëse a janë pjesë e “Xihadit” a jo:? Fatkeqësisht shumë mysliman i kan marrë sulmet vetëvrasëse si akte virtuoze të cilat meritojnë shpërblim. Profeti ynë ka thënë: “ Ai që e tepron me ekstremizëm do të shkatërrohet”, pastaj “ Ai që e vret vetën e tij me çkado qoftë Allahu do ta dënoj me zjarrin e xhehenemit”51

Argumentet profetike të Islamit të ofruara, shpjegojnë dhe qartësojnë drejtë nocionin e “Xhihadit” në emër të së cilit myslimanët injorant – jo inteligjent që kan harruar kuptimin e jetës, të paqes, të xhihadit të vërtetë në të kuptuarit e drejtë në Islam, po na paraqesin fotografi globale që nuk i takojnë natyrës së Islamit as në të kaluarën e as në të ardhmen e tij.

48 Kuptimi i Xhihadit në Islam – www.dardania.de49 Po aty50 John G. Stoessinger, “ Pëse kombet shkojnë në luftë” kapitulli, 9-të ” Luftrat e reja për shekullin e ri”; Amerika dhe bota e Islamit” faqe 30451 Po sulmet vetëvrasëse, www.albanian.bismikallahuma.org

9

Page 12: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Dialogu ndërmjet Islamit dhe Perëndimit

Jemi të vetëdijshëm se myslimanët e kohës së sotme kan mbetur të hutuar midis traditës dhe modernizimit, janë duke përjetuar konfuzion mendor në sferën e zgjidhjes midis dy këtyre fenomeneve.52

Ajo që mund të ndodhë shumë lehtë, është që konflikt ndërmjet Islamit dhe perëndimit, të ngritet edhe në shkallë globale. Kësaj edhe më tepër i ndihmon fakti që vendet myslimane janë ndër vendet më kundërshtare të globalizimit, dukuri kjo e cila vazhdon në rritje epokale. Arsyeja kryesore që myslimanët dhe në veçanti arbët kundërshtojnë globalizmin, është se për ta globalizmi identifikohet me amerikanizmin.53

Është e qartë që arroganca e perëndimit dhe qasja e tyre intervencioniste ndaj botës myslimane, si dhe reakcioni militant dhe radikal i islamistëve, shpeshherë shkaktojnë dhunë.54 Perëndimi nukdijeni të plota mbi Islamin dhe ka dështuar që të njeh Islamin Plotësisht, gjithashtu edhe shumica e myslimanëve kan qëndrimet e tyre negative ndaj Perëndimit. Për myslimanët shoqëria Perëntimore është shoqëri e cila zhytet në krizë shpirtëroe dhe sipas tyre shkenca dhe teknologjia nuk sjell mirëqenie. Prandaj marrëdhëniet e mirëfillta ndërmjet Islamit dhe Perëndimit iu duhet dialogu urgjent dhe nuk duhet ta shohin si pjesë të ndarë, as politikisht e as ideologjik raportet e komunikimit.55

Për ta filluar një dialog të dëshiruar sa më parë duhet plotësuar disa kushte themelore:1. Perëndimi duhet të mënjanoj arrogancën në pretendimet se civilizimi perëndimor

duhet jetë civilizimi universal.2. Perëndimi duhet të zvogëloj arrogancën politike, ekonomike, dhe ushtarak, të

respektoj pavarësinë dhe autonominë e popujve.3. Perëndimi duhet të inicioj hulumtim dhe studim të mirëfilltë mbi Islamin, sepse

qyfterët perëndimor duhet ta kuptojnë të vërtetën mbi Ismlamin; dhe4. Muslimanët në të njëjtën kohë duhet të hapin veten dhe shoqëritë e tyre dhe të

bëjnë dialog me civilizimet tjera. Për mëtepër Islami duhet të zhvilloj një civilizim shkencor, si ai që ka ekzistuar deri në shek XV-të.

Me këtë rast Islami duhet ti përshtatet urgjencës së përhapjes së vlerave humanitare dhe përhapjës së paqes globale dhe të eliminoj sa më parë nga skena grupet militante ekstremiste.56

52 Ali Bullaç “ Historia shoqëria dhe tradita” Pjesa IV – II e “ Muslimanët, historia dhe tradita e tyre” , faqe 30353 “Dialogu ndërmjet Islami dhe Perëndimit” www.shqipmedia.com54 Po aty55 Po aty56Po aty

10

Page 13: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Dialogu dhe mirëkuptimi duhet të vijë, jo për tu kundërshtuar, por për tu dialoguar mbi problemet themelore që kan katandisur botën e të dyja poleve, si i tillë ky dialog është imperativ kohorë. Sa kohë që nuk do të ketë dialog, do të ketë luftë, dhe përsa kohë do të bisedohet ndërmjet të konfliktuarve, lufta do të jetë jashtë mesit tonë.

Islami vetëdije “pa” Kohezion

Në analizën vijuese do të vërejmë dhe do të mund të konstatojmë se myslimanët e tanishëm mund të thuhet se janë pa kohezion, për shkak të të përgjumurit të tyre shekullor, përshak të të harruarit të rolit të tyre që dikur kishin si prijatarë në të gjitha shkencat shoqëre etj. Andaj edhe pse myslimanët janë në një kohë pa kohezion të vazhduar, Islami në vetëvehte ka ruajtur gjithnjë në raport me vetëdijen dhe kohezionin islam vlerat e miliona myslimanëve në botë. Megjithatë, lëvizja nga vetëdija islame drejtë kohezionit islamik ngërthen dy paradokse; Së pari, Islami është i përqarë ndërmjet disa qendrash pushteti në konsekuencë midis tyre, ndërsa secila prej tyre përpiqet të identifikohet si mysliman me një “um-met”që të arrij të mbështes kohezionin islamik nën udhjeqjen e vet57

Domethënë se ndarjet dhe përqarjet në mes të myslimanëve në fraksione të ndryshme pothuajse kan krijuar shkputjen e kohezionit Islamik. Dhe së dyti, nocioni i “ um-metit”58 nënkupton si i pa ligjshëm konceptin shteti - komb, por megjithatë um-meti mund të bashkohet vetëm nëpërmjet veprimeve të njërit të më shumë shteteve bërthamë, të forta që aktualisht mungojnë.59 Në faktë ky nocion nënkupton ringjalljen e kalifatit që për myslimanët ishte kuptuar si një sistem i të jetuarit, të menduarit nën udhëheqjen e një sundimtari mysliman. Mungesa e një shteti bërthamë Islamik ka qenë shkaku kryesor për konfliktet e përhapuar të brendshme dhe të jashtme, e që kan kushtëzuar kohezionin Islam. Vetëdija pa kohezion është nga burimet e dobësisë së Islamit dhe një burim kërcënimi kundrejt qytetërimeve të tjera?. A ka gjasa që kjo gjendje të vazhdoj.60

Dimenzioni fetar dhe politik në mes Islamit dhe Perëndimit

Në rastin e Islamit duhet parë, mes tjerash, se çështja e raportit mes fesë dhe politikës nuk është identik, sikurse raporti i kishës dhe religjionit.Nëse këtij dallimi nuk i kushtohet kujdes, mund të arrihen disa konfuzione si në planin teorik ashtu edhe në atë praktik.61

Në kuadër të dimensionit fetar dhe politik, filozofia perëndimore në tërësi mohon ekzistimin e zgjedhjes me në të shpalljes dhe Urtësisë së Zotit. Njeriun perëndimor e kan

57 S.P.Huntington “ Islami Vetëdiej pa Kohezion, faqe 28258 Fjala “ Um-met” dmth; e ka kuptimin , i referohet konceptit “ Popullit të përgjithshëm mysliman” 59 S.P.Huntington “ Islami Vetëdije pa Kohezion, faqe 28360 Po aty, faqe 28461 Islami si besim dhe Islami si Politikë” www.forumi.kurandhesunet.net

Page 14: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

mësuar se privatisht mund të jetë i krishterë, kurse si njeri publik, afarist dhe politikan mund të jetë edhe makiavelist.62

Në fakt Perëndimi ishte plotësisht i vetëdijshëm se esenca e luftës me botën Islame është lufta kundër fesë dhe kulturës. Në realitet Perëndimi me mjete të ndryshme arriti në rrafshin politik dhe ekonomik ashtu që pavarësimi politike dhe ekonomik në “ botën e tretë” është fiktiv. Në ndërkohë ndeshja e qytetërimeve kulturore dhe feve ka mbetur si konflikt real që akoma zhvillohet.63

Megjithatë konceptet në relacionin fetar dhe politik në mes të Islamit dhe Perëndimit janë të dallueshme dhe pothuajse në një rivalitet të skajshëm. Përderisa perëndimi politikën e ka të bazuar mbi parime demokratike të funksionimit, kurse Islami politikën e bazon tek baza e origjinës, rrespketivisht mbi parimet fetare – sheriatit. Në këto rrethana krejtësisht të ndryshme, pa dyshim se kërkohet një komunikim i drejtpërdrejtë i harmonizimit, rrespketivisht i dakordimit për shumë çështje fetare e politike mes Islamit dhe Perëndimit. Pa dyshim, rreth lidhjes së ngusht të fesë dhe politikës duhet të shkruhet më shumë. Poashtu, mes vet myslimanëve duhet të ekzistoj një vullnet i fortë për një dialog tolerant, dhe të tregohet gaditshmëri për të ndihmuar njëri tjetrin në tejkalimin e hendeqeve të cilët qëllimisht na i kan hapur, e të cilat ne nga pa dija i kemi pranuar.64

Me gjithat, si përmbyllje të kësaj mundemi të konkludojmë se kemi nevojë për politikologji të ridefinuar e cila do ti merr parasysh edhe elementet e fesë, identitetit dhe kulturës, sepse ka kaluar koha e konceptimit makiavelist të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kur esenca e politikës ka qenë “ aksiomi” qëllimi i arsyetimit të mjetit.Sipas politikologjisë bashkëkohorekufijt gjeografik përcaktues sipas kufijve qytetërues, kulturor dhe fetar dghe nuk është vetëm vija fiktive e hartës së botës.65

Këndvështrime të reja Amerikane për botën Islame

Sipas një politike të re amerikane ka ardhur koha për ti realizuar profecitë e vjetra të krishtera duke filluar me shkatërrimin e botës Islame dhe kështu do të filloj mileniumi i ri krishter në të cilin çifutët do të bëhen të krishter.66

Robert Alison në librin e tij “Perëndimi i hënës së re” thotë: “Pasqyrën për monstrumin” islam amerikanët e trashëguan prej Euorpës krishtere. Ata për islamin patën pasqyrë si fe e cila lindi nga padrejtësia, fe e cila përkrah shtypjen fetare dhe politike, fe e cila përkrahë stagnimin ekonomik. Amerikanëve nuk u interesonte vërtetësia e këtij përshkrimi, ata e pranuan sepse ishte në pajtim me politikën e tyre. Në një vend tjetër ai shton” Amerikanët në shumë raste e krahasonin vetën me botën Islame për ta treguar superioritetin amerikan në aspektin e lirisë, forcës dhe prosperitetit njerëzor.67

62 Po aty

11

63 “Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit”. www.albislam.com64 Islami si besim dhe Islami si Politikë” www.forumi.kurandhesunet.net65 “Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit”. www.albislam.com66 “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, Po Aty67 Po aty

Page 15: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Sipas S.P. Huntingtonit; Rritja e antiperëndimorizmit mysliman ka ecur paralel me zgjimin e shkëlqimit të Perëndimit për “ Kërcnimin Islamik” të cilin e përbën sidomos ekstremizmi Islamik. Islami sipas tij vështrohet si burim i përhapjes së armëve bërthamore, terrorizmit dhe në Europë, i emigrantëve të padëshiruar.68

Në ndërkohë në aspektin e këndvështrimeve të reja amerikane për botën Islame, është me rëndësi të theksohet edhe ndihmës ministri i jashtëm amerikan për çështjet e lindjes së mesme Edward De Georgian, i cili hapur thotë: ShBA të si superfuqi e vetme e cila kërkon ideologji konkurruese që e kundërshton, kan për obligim të marrin rolin udhëheqës në kryqëzatat bashkëkohore kundër Islamit. Të njëjtat fjalë i përdori edeh George W Bush në fillim të kampanjës së re amerikane kundër botës Islame e cila filloni me Afganistanin për të vazhduar tani me Irakun.69 Këto ishën qëndrimet amerikan para sulmit të 11/09 gjë e cila vërteton egzistimin e tyre në formë të qendrimeve dhe idejave të qartë. Amerikanët pritnin vetem kohën e përshtatshme për t’i nxjerrur në arenen e ndodhive bashkëkohore. Ndodhitë e 11/09 ishin shansë që nuk duhet humbur. Mbi këto qendrime amerikane më gjërësisht mundeni ta konsultoni librin: “America and political islam, clash of cultures or clash of interests” (Amerika dhe islami politik, përplasje e qytetrimeve apo interesave) të autorit Fevaz Georges.70

Është me rëndësi që ti përcjellim qendrimet amerekane të formuluara si “politika e ShBA-ve” pas daljës në shesh të Bin Ladenit. Këtë më së mirë e kanë prezantuar dy mendimtar Fokoyama dhe Huntington. Me datë 25/12/2001 gazeta “The New York Times” publikoi shkrimin e Fokoyamës të rrezikshëm në të cilin ai thotë: “Lufta që zhvillohet tani nuk është luftë kundër terorizmit e as luftë kundër Islamit si fe dhe qytetrim. Kjo luftë është luftë kundër “fashizmit” Islam, besim radikal jo tolerant i cili kundërshton përparimin”. Në vijim ai thotë: ”me lehtësi ideologjinë vehabiste mundemi ta klasifikojmë si “fashizëm” Islam. Në një libër mësimor për klasën e dhjetë qëndron: “muslimani duhet të solidarizohet me muslimanin dhe ti konsideron si armiq mosbesimtarët”. Siç thuhet më tutje: “Rreziku i cili i kërcënohet Amerikës nuk është një grup i ekstremistëve sepse ideologjia e ekstremistëve është rrezik më i madh se komunizmi”, si dhe “Lufta kryesore nuk është vetëm me teroristët, në duhet të luftojmë me fundamentalistët musliman numri i cilëve sipas Daniel Pipes-it nuk është me i madh se 10%-15% prej popullatës në botën islame”. Prapavijën ideologjike e kësaj lufte S.P Huntingtoni e sheh edhe në solidarizimin e madh me Amerikën pas sulmeve të 11/09 duke thënë: “Shtetet e perëndimit në njëzërisht u solidarizuan me Amerikën duke shprehur inkuadrimin e tyre në luftë kundër terorizmit. Kanada, Britania e madhe, Australia, Franca dhe Gjermania përsëritnin: “Gjithë jemi Amerika” ose “Gjithë jemi New York-u”. Në këtë kontekst Stanley Fays në gazetën “The Herald Tribune” shkroi: “Realiteti i luftës fshihet në dilemën që shtrohet para shteteve islame: a do ta marrin modelin e Turqisë, model i suksesshëm i shtetit modern, laik dhe demokratik ose do të

68 S.P.Huntington, kreu 9, Shteti bërthamë dhe konfliktet në vijën e shkëputjes; Islami dhe Perëndimi, faqe 349

1269 “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, www.albislam.com70 Shih; po aty

Page 16: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

ndjekin modelin e Saudisë e cila është ndërtuar mbi parimet e vehabizmit që në mënyrë fanatike u pëmbahet shtyllave të fesë Islame që i kthen në prapambeturi”. 71

Në strategjinë e re ndaj botës Islame Amerika synon realizimin e disa synimeve të rrezikshme:

1. Zhdukja e Islamit sunnij i cili ndjek metodën e selefit duke e quajtur vehabizëm dhe promovimin e Islamit amerikan i cili nuk njeh asgjë prej besimit Islam posaqërisht solidaritetin ndaj besimtarëve (el vela) dhe kundërshtimi i mosbesimtarëve (el bera), nuk e njeh xhihadin, urdhërimin në të mira dhe ndalimi i të këqijave. Në këtë “islam” nuk ka vend për solidaritet mes muslimanëve në kohën e rreziqeve. Është Islam i adaptuar sipas mësimeve krishtere.

2. Ndryshimi i librave mësimore për i Islamin. Qeveria amerikane i ka dërguar letër Saudisë, Pakistanit, Jemenit dhe shumë më parë Egjiptit që t’i ndryshojnë planprogramët ashtu që të zvoglohet rreziku nga shfaqja e Bin Ladenit të ri apo Talibanët e rinj.

3. Regrutimi i prijesve të “iluminuar” që do ta përhapin Islamin amerikan duke i stipenduar dhe duke organizuar seminare ku do të mësohet mënyra e re për komentim të Islamit sipas amerikanëve. Islami i cili mbi çdo gjë (edhe mbi besimin) vlerëson jetën (me qëllim t’i parandalojnë aksionet vetëvrasëse kundër okupatorëve çifut) dhe promovon bashkëjetësën me popujve (me kusht muslimanët të janë të shtypurit).

4. “Modernizimi” i mënyrës së prezantimin të Islamit në pajtim me komentet amerikane për hixhabin, xhihadin, respektin ndaj kryetarëve duke i kërkuar gjërat e përbashkëta mes Islamit dhe krishterizmit. Sponzorimi i sufizmit dhe lëvizjeve të devijuara që pretendojnë se bëjnë pjesë brenda Islamit.

5. Shkatërimi i shoqërisë islame duke e “globalizuar” gruan nëpërmes organizatave të shumta që “mbrojnë” të drejtat e saj dhe nëpërmes konferencave të shumta. Promovimi i njollosjes morale të gruas duke e shfrytëzuar si mjet për kënaqjen e epsheve të shfrenuara duke ia lejuar udhëtimin jashtë pa mahrem. Në këtë luftë sulmohet edhe edukimi Islam i fëmijëve duke e cilësuar Islamin si cenim i të drejtave të fëmiut.

Këto janë synimet e perendimit i cili shfrytëzon çdo mjet në realizimin e synimeve. Shkatërohen sisteme, ndahen shtete, nuk u lejohet përdorimi i pasurisë (naftë) duke u akuzuar si ekstremist dhe terrorist. Për lindjën e mesme pas luftës kundër Irakut Powelli flet “si lindje e mesme e re”72

71 Po aty

1372Po aty “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, www.albislam.com

Page 17: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Rekomandime për botën Prëndimore dhe Islamike 73

Sot bota perëndimore është e shqetësuar për organizatat që përdorin terrorin nën maskën e Islamit dhe ky shqetësim nuk është krejt i pavend. Është e qartë se ata që kryejnë veprimet e terrorit dhe mbështetësit e tyre duhet të gjykohen sipas kritereve të drejtësisë. Sidoqoftë, një çështje më e rëndësishme t'u trajtuar, janë strategjitë afatgjata që duhet të ndiqen për të zbuluar zgjidhje të qëndrueshme të këtyre problemeve. Vlerësimet e mësipërme nxjerrin në pah se terrori nuk ka vend në Islam dhe se është një krim kundër njerëzimit. Ato, më tej, tregojnë natyrën kontradiktore të konceptit "terror islamik". Kjo na siguron neve një pikë përparësie të rëndësishme: Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë kombet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Skenari i zhveshur që shpaloset me "përplasjen e qytetërimeve", është në të keqen e mbarë botës dhe prej tij nuk përfiton askush. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë mundësitë që ka për të mësuar të jetojë në paqe, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke studiuar historinë e njëri-tjetrit, duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve.

Veprimtaritë që i shërbejnë njohjes me Islamin e vërtetë duhet të përhapen. Zgjidhja e luftës ndaj grupimeve radikale në vendet islame nuk duhet të përbëjë një "sekularizim të detyruar". Përkundrazi, një politikë e tillë do të nxiste reagim te masat e njerëzve. Zgjidhja është përhapja e Islamit të vërtetë dhe shfaqja e shembullit të muslimanit që përqafon vlerat kuranore si të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika dhe që i ofron lumturi e bekim njerëzimit. Muslimanët duhet të shpjegojnë dhe jetojnë me vlerat morale të urdhëruara në Kuran dhe në shembullin e Muhamedit, të Dërguarit të Zotit. Muslimanët kanë përgjegjësinë ta "rrëmbejnë" Islamin nga duart e atyre që e zbatojnë keq atë (gjë që çon në keqkuptime rreth Islamit) dhe ta vendosin në duart e atyre që jetojnë me mësimet e virtytshmërisë islame dhe sipas shembullit të Muhamedit, të Dërguarit të Zotit.

Burimi i terrorizmit është injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është arsimimi. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin duhet t'u bëhet e qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Islamin, muslimanët dhe mbarë njerëzimin. Mgjithatë duhet të përgatiten zgjidhje kulturore afatgjata për të luftuar terrorizmin që i ka rrënjët në ideologjitë komuniste, fashiste dhe raciste. Sot në vendet anembanë

1473 Tema: Përfundim; Rekomandime për botën perëndimore dhe për muslimanët, http://www.harunyahya.com/albanian/liber/terrorizmin/terrorizmin08.php

15

Page 18: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

botës, sistemi i arsimimit është i ndikuar nga Darvinizmi. Siç sqaruam më lart, Darvinizmi është një ideologji e rrezikshme që e sheh njeriun si kafshë që u zhvillua në sajë të luftës për mbijetesë. Kjo përbën një bazë të përbashkët për të gjitha format e terrorizmit. Në këto kushte, krahas masave juridike dhe formave të tjera që do të përdoren për të luftuar terrorizmin, ekziston edhe nevoja për një fushatë të fuqishme arsimimi në të gjithë botën. Në rrjedhën e historisë, disa njerëz injorantë (si për shembull, kryqtarët) nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë fakt dhe kanë shkaktuar konflikte ndërmjet dy feve. Për të parandaluar përsëritjen e këtij skenari, i cili propagandohet me moton si "përplasja e qytetërimeve" apo "Lufta e Shenjtë kundër Perëndimit", të krishterët dhe muslimanët e vërtetë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Konkluzion

E thënë edhe në fillim të kësaj materie, se nuk është fare e thjeshtë për ta përmbushur kuptimin real të identitetit politik dhe konceptet ndërmjet Perëndimit dhe Islamit, i vetëdijshëm se temat e shtjelluara ishin mjaft të ndërlikuara dhe herë herë mjaftë konfuze, madje kisha disa probleme edhe rreth formatit të përcaktimit konceptual për ta ruajtur karakterin funksional të kontunitetit të përmbajtjës. Megjithatë elemente të koncepteve bashkëkohore të shtjelluara dhe karakteret e botëkuptimeve islamike po thuajse janë shtjelluar relativisht mirë me aq njohuri tematike dhe literaturë të poseduar. Botkuptimet në ndërvarësinë konkuruese dhe krahasuese në mes të koncepteve perëndimore dhe botëkuptimeve Islamike, jo rrallë herë ishin të lehta për tu shjelluar dhe argumentuar, kjo për vet faktin e dallueshmërisë gjithpërfshirëse dhe të ndërlikueshmërisë kohore në mes të imponimit të koncepteve Perëndimore dhe mohimit të botkuptimeve Islamike nga njëra anë dhe ana tjetër. Konceptet dhe nocionet e shtjelluara çofshin ato Islamike apo Perëndimore, poashtu janë një nga pjesa më rëndë që e ka përfshirë konotacionin argumentues, dhe jo rrallë herë është dashur konsulltimi dhe konstatimi i burimit në kuptimin e krahasimit metodik. Duke ruajtur karakterin konceptual si te temat “Koncepte mbi univerzalizmin Perëndimor”, pastaj “Rikonceptimi i univerzalizmit islamik”, mëtutje mbi botëkuptimin e “Islamit dhe të demokracisë”, pastaj argumentimet e ofruara rreth nocionit “Paqe” dhe “xhihad” në Islam, si dhe pjesa e fundit që do ti përketë duke përfunduar me “Këndvështrime të reja Amerikane për botën Islame” dhe në fund fare qajet mbi “Rekomandimet për botën Perëndimore dhe Islamike” në këndvështrimin e koncepteve dhe botëkuptimeve midis tyre janë pothuajse temat qëndrore të analizuara. Kjo fazë e akceptimit lejon të kuptohet se bota ka nevojë urgjente për disa aspekte tepër thelbësore të komunikimit ndërqytetrues për të arritur paqja ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?. Së fundi rekomandimet që duhet të dalin nga ky seminar pjesërisht kanë dalur jashtë idesë sime fillestare, jo pë shkak të humbjes së kontrollit konceptual, por për shkak të fakteve të hulumtuara tek burimi kryesor i librit të Huntingtonit, që bëjnë të qartë dhe mjaft shqetësuese faktin e ndërlikueshmërisë, skajshmërisë, hasmërisë dhe inferioritetit total në aspektin fetar, politik, ekonomik dhe ushtarak etj, aktualitete të konfliktit dhe tentimit për të munduar secila palë palën tjetër deri tek pika e fundit e moskthimit.

Page 19: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

16

Burimet e literaturës:Burimet klasike të konsulltimit:

Sherif Ahmeti Kur’ani, Përkthim dhe komentim,shtypiOPGBG-Rilindja Prishtinë,1988

Samue P. Huntington ”Përplasja e ytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror” Shtëpia botuese Logos – A shtypi Fokus – Prishtinë 2004 Ali Bullaç ”Koncepte dhe siteme bashkëkohore”

Shtëpia botuese Logos – A shtypi Fokus – Prishtinë 2005 Ali Bullaç ”Historia shqëria dhe tradita”

Shtëpia botuese Logos – A shtypi Fokus – Prishtinë 2003 John G. Stoessinger ”Përse kombet shkojnë në Luftë”

Boton: Instituti i studimeve ndërkombëtare Tiranë, 2007 Dituria Islame Revistë kulturore shkencore / Tema“Nocioni Paqe nën hijen e

Kur’anit”, viti i xx, nr 190, maj 2006 Fjalori drejtëshkrimor i gjuhës shqipe 32.000 fjalë, Rilindja, redaksia e

botimeve, Prishtinë 1983

Burimet elektronike të konsulltimit:

www.shkodra.net www.forumi.kurandhesunet.net www.muslim.org www.wikipedia,org www.ardania.de www.albislam.com www.fri.org www.albanian.bismikallahuma.org www.vizioni -islam.com www.elhikmeh.com www.harunyahya.com www.erasmusi.org www.zëriislam,com www.shipmedia.com www.horizonti.com

Page 20: SEMINAR - Koncepte Perëndimore dhe Botkuptime Islamike

Në tekst gjithsej janë përdorur:7 Libra( revista, fjalor), 15 burime nga Interneti dhe në total janë përdorur 73 fusnota.Natyrisht për gabimet dhe mangësit mbetem unë përgjegjës.

17