13
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIKK DEPARTAMENTI HISTORI Lënda: Historia e sistemeve politike Tema: Sistemi politik i vendeve islamike Mentori: Studenti: Prof.Ass.Dr.Haxhi Ferati Faton Pllana Prishtinë, Dhjetor 2010

Sistemi Politik i Vendeve Islamike

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Sistemi Politik i Vendeve Islamike

Citation preview

Page 1: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIKK DEPARTAMENTI HISTORI

Lënda: Historia e sistemeve politike Tema: Sistemi politik i vendeve islamike

Mentori: Studenti: Prof.Ass.Dr.Haxhi Ferati Faton Pllana

Prishtinë, Dhjetor 2010

Page 2: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

HYRJE

Natyrisht se temën të cilën e kemi para vetës është një temë e vështirë për t'u elaboruar dhe njëherit edhe mjaft interesante që zgjon interesim të gjerë. Historia e lavdishme islame, ngjarjet dhe ndodhit e shekujve të fundit të historisë botërore e sidomos ato të shek.XX e tutje si: rënia e kalifatit islam në vitin 1924, sulmet e 11 shtatorit, e shumë ngjarje të tjera kanë ndikuar që të flitet shum për politikën islame për legjislautrën islame – Sheriatin e të ngjajshme, nga shumë studijus qoftë me njohjen reale të saj apo me keqinformimin dhe propagandimin anti-islam. Kohën bashkëkohore që po jetojmë, në këtë jetë të shfrenuar materiale kur vlerat shpirtërore, etike e morale kan humbur, të flasësh për këtë temë është një "tabu" dhe ndoshta konsiderohet lloj "ekstremizmi" apo "fundamentalizmi" islam, prandaj duhet të thyhet kjo tabu dhe të flitet për këtë temë e të ngjajshme me to në mënyrë objektive-shkencore e reale, e jo në atë subjektive. Andaj mendoj se ne gjenaratat e reja, studentët e rinjë nuk duhet të biem viktimë e së kaluarës apo viktimë e pasimit të "verbuar" perëndimor pa e analizuar se a ka të mira e të këqija në to? Mendoj se ne duhet të vedijësohemi e mos të bëhemi pre e atyre që ja duan të keqen jetës njerëzore, duan me fut përqarje e të ngjajshme me to, është koha e fundit që ne të bëhemi "zotët" e vetvetës sonë. Natyrisht mos të harroj të falënderoj edhe profesorin i cili na e mundësoj që prej shumë temave të propozuara për punime seminarike të kemi edhe këtë temë. Këtë punim e kam ndarë në 2 pjesë: pjesën e parë do të flas për shtetin islam, politikën islame dhe karakterisikat kryesore të saj deri në vitin 1924 – pra me një fjalë për Shtetin Islam i njohur si Kalifati Islam deri në rënjen e tij dhe në pjesën e dytë do të flas për politikën e shteteve islamike bashkëkohore prej vitit 1924 e deri në ditët e sotme natyrisht për disa prej shteteve kryesore të konferecës islamike.

Page 3: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

PJESA E PARË

SHTETI ISLAM – KALIFATI ISLAM

"All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë." (Suretu En-Nisa 58-59) Muhamedi a.s. ka thënë: "Shtatë grupe njerëzisht do të jenë në hijen e All-llahut ditën e Kijameitit atë ditë kur nuk do të ketë hije pos hijes së Tij: Prijësi i drejtë … " 1 Dr. Iziko E. Towhein, njëri nga juristët më eminent botëror thotë: “Islami plotësisht i përgjigjet rrethanave dhe nevojave që shfaqen në praktikë. Gjatë gjithë shekujve është zhvilluar, e nuk humbi asgjë, por mbeti autentik në principet e veta. Ai në tërësi e ruajti fuqinë dhe fleksibilitetin e vet, pa e pasur parasysh vendin dhe kohën. Ai botës i dha dispozitat më themelore dhe sistemi i tij juridik fuqishëm dominon mbi sistemet juridike të Europës”. 2 Me këto thënje e filluam këtë temë çka jep për të kuptuar se shteti islam është një shtet ndryshe dhe i veçantë nga të tjerat si të kohës së kaluar ashtu edhe ato bashkëkohore. Kur flitet për shtetin islam, shumë njerëz menjëherë pa analizuar dhe studiuar japin ide dhe mendime shumë të baza dhe injoruese, se shteti islam nuk është zgjidhje, është shtet teokrat dhe se është i dëmshëm për kohën bashkëkohore. Po t'i vështrojm mirë këto mendime, do të vijm në përfundim se këto mendime të tyre i bazojn nga shumë faktorë: nga e kaluara dhe e tashmja. Nga e kaluara e dijm se në kohën antike karakterisitk e shteteve ishin se ishin tipike teokrate si Egjipti, Babilonia etj, në të cilat ndikimi fesë ishte i jashtëzakonshëm sa që prijësit e tyre – faraonët u quanin edhe me tipare hynjore si "bir hyji, perëndi" etj, duke u bazuar në këtë mendojn se edhe në shtetin islam është diçka e tillë dhe ne e demantojmë këtë menjëherë që nuk është e vërtetë dhe se të tillë nuk ka në Islam, e jo vetëm kaq, por edhe e kemi të ndaluar mi ngrit lart udhëheqësat (prijësat) tanë si në antikitet dhe për argument kemi thënjen (hadithin) e Muhamedit a.s. i cili thotë: Mos më ngritni lartë siç e ngritën të krishterët Isan birin e Merjemes (Jezusin), por thoni: Rob i All-llahut dhe Pejgamber i Tij. Pra çka na jep të kuptojm se kategorisht e kemi të ndaluar (Haram) për ta cilësuar atë me tipare hynjore, atëherë si qëndron puna me udhëheqësit tjerë? Mjegullina e atyre që flasin kundër shtetit islam vazhdon edhe në mesjet dhe me pushtetin e kishës. Ne e dim se çfarë ndodhi në atë kohë?!! Ishte vërtet errësirë, errësirë e madhe europiane dhe botërore ku u ndalua shkenca dhe u persekutuan sheknctarët, ndërsa po në këtë periudh ku një pjesë e Europës (Andalusi – Spanja e sotme), Afrike Veriore e deri në Kinë që ishin nën Shtetin Islam – nuk ishin në errësirë, nuk pat ndjekje dhe persekutime të shkenctarëve nuk u luftu shkenca, por përkundrazi u përkrah dhe u stimulu ç'farë nuk mbahet mend në histori. Është e vertët që tashmë kanë tabu për këtë sepse njëherë e kan "hangër" e kan provu këtë dhe me çfarë rezultati se! dhe tash është vështirë për ta besojn këtë pas pasojve që patën ata. Kjo ishte për të kaluarën ndërsa për kohën moderne nuk do koment. Ideologjit e dështuara komuniste dhe ato ekzisutese demokratike-laike e bëjnë të vetën. Për kohën komuniste nuk

1 Ibën Tejmije, Qeverisja Islame, Shkup 2009, fq 25. 2 Abdul Mexhid Ez-Zindani, El Iman – Të besuarit e vërtetë në dritën e Kur’anit, Sunnetit dhe argumenteve shekncore Prishtinë 2000, fq.109.

Page 4: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

kemi ç'farë të flasim e dijm të gjithë se ç'farë raportesh kishte me fenë islame e mos të flasim për shtetin islam! Demokracia-laicizmi e bënë të vetën. Erdhi si pasoj e atyre ç'farë ndodhën në mesjet siç e cekëm më lartë dhe tashme nuk dëshirojn të dëgjojnë për këtë. Nxjerrin ligje, konventa e karta të ndryshme botërore të cilat në sytë tonë kan sukses mirëpo pe shohim dhe jemi dëshmitar se ato prap se prap shkelën, e nganjëherë nuk kan forë detyruese por vetëm morale. Atëherë, çka është shteti islam? Është shtet teokratik, është shtet despotik-tiran apo çfarë është? Përgjigjen e kësaj pytje do të mundohemi të përmbledhmi në disa karakterisitka kryesore: 1. Shteti islam nuk është shtet hynjor që proklamon shenjtërinë se është hije e Zotit në tokë, që u garanton shpëtimin njerëzve, që lufton shkencën, që denigron dijetarët, që ia shet Xhennetin atij që paguan, që përhapë padituri dhe vë në gjumë njerëzit. Por përkundrazi shteti Islam përbëhet nga një grup njerëzisht që janë të sinqertë në adhurimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh. i nxjerrin mësimet e tyre nga Kur'ani dhe i praktikojnë mbi bazat e parimeve islame edhe në jetën politike. Ky është një shtet me të gjitha karakteristikat e një shteti njerëzor, që nga aspekti intelektual dhe praktik mund t'ia qëlloj ose të gabojë. 2. Shteti islam nuk pranon pandryshueshmërinë e gjendjes dhe nuk përhapë injorancën, ngase i aplikon mësimet dhe vlerat e Islamit. Nga natyra, Islami është fe e përparimit, pra fe e shkencës dhe diturisë me horizonte qytetëruese dhe metodës kulturore, ka ligjislaturën e vet dhe sistemin moral, ka shkolla të letërsisë dhe shpirtit ashtu siç ka ideale mbi të cilat mbështetet jeta dhe çdo vepër e kësaj bote mbështetet në Zotin e Madhëruar. 3. Shteti islam përfiton nga njohuritë botërore të cila i ka përfituar njeriu gjatë zhvillimit historik i merr në vete dhe i bën të vlefshme për shoqërinë dhe për përparimin e tyre. 4. Aplikimi i metodës islame si një njësi e plotë që s'mund të ndahet në pjesë. 5. Ky shtet e çlrion njeriun nga epshi i kolonializmit, nuk e lë të jetë armik as vrasës për pasuri apo autoritet. Atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit. (Suretu El Huxhurat 9) 3 Edhe dijetari bashkëkohor Sejjid Kutub në lidhje me këtë thotë: "Pushteti i All-llahut në tokë nuk realizohet duke e marrë pushtetin njerëz të caktuar – njerëz të fesë – siç ka qenë rasti me pushtetin e Kishës dhe as burra që flasin me emrin e zotrave, siç ka qenë rasti me atë që njihet me emrin "teokratizëm" apo pushteti hynjor i shenjtë! Por ai realizohet duke qenë Sheriati i All-llahut ai që gjykon dhe duke qenë kthimi i çështjes tek All-llahu në përputhje me atë që ka vendosur nga Sheriati i qartë."

NDARJA E PUSHTETEVE Në teorinë bashkëkohre prej sukseseve më të mëdha që kan ndodhur me demokracinë bashkëkohore e sidomos par revolucionit francez është edhe ndarja e pushteteve. Kjo teori e bazuar në idet e Makiavelit konsiderohet si sukses i demokracis. Shikuar realisht në krahasim me pushtetin paraprak në mesjetën europiane është sukses dhe fitore e madhe, por në të vërtet ku është baza reale e kësaj ndarje? Natyrisht se gjatë gjithë historisë është bërë ndarja e pushteteve por gjithmon ka qene vetëm formal e jo real. Ajo në çka krenohen perëndimorët se kjo ndarje e pushteteve, me ta për herë të parë është bërë, por fatkeqësisht nuk qëndron. Ata nguten dhe janë euforik kur japin sqarime të tilla. Po të analizojm mirë e shohim që ndarja e pushteteve në kuptimin e sotëm bashkëkohor e kemi edhe në shtetin islam. Realisht po të analizojm e vështrojm mirë këtë mund të arrijm në një përfundim, se kjo ndarja e pushteteve në islam është e ngjajshme me atë pushtetit presidenciale si ai

3 Dr.Zekerija Bajrami, Qëndrimi islamit ndaj laicizmit, Shkup 2005, fq.147.

Page 5: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

amerikan etj. Rolin e presidentit bashkëkokohor e ka luajtur Halifi apo Emiri, kongresin e ka luajtur këshilli konsultativ SHURA si dhe gjykatat kane qenë po ashtu. KUPTIMI I HALIFIT - në islam është i gjerë dhe shumë i rëndësishëm çka do të nevojitej një temë e tërë. Sipas dijetarëve Et-Taftazani dhe Ibn Halduni me Hilafet (posti i halifit) kuptojm: zëvendësim i të Dërgurati të All-llahut (a.s.) në drejtimin (mbrojtjen) e fesë dhe politikën e kësaj bote me të. 4 Halifi nuk është i pagabueshëm, e as nuk ka cilësi të shenjta që atë ta vënë mbi detyrën apo gjykimin. Pozita e tij është obligimi (përgjegjësie) e jo nder. Halifi i drejtë Omer bin Abdul-Azizi me rastin e zgjedhjes së tij tha: "O njerëz s'ka dyshim se unë jam njëri prej jush, përveçse All-llahu më ka ngarkuar me detyrë më të rëndë nga ju". 5 Pushtetari në Islam është përfaqësues i popullit madje është shërbëtor te ai. Në lidhje më këtë është shënuar një ngjarje shumë interesante: Njëherë Ebu Muslim El-Havlani (dijetar i njohur islam) shkoi te Muavi bin Ebi Sufjani (Halife i muslimanëve) me ç'rast i tha: "Paqja qoftë mbi ty o shërbëtor (Muavij)". I thanë (Ebu Muslimit): "Thuaj: Paqja qoftë mbi ty o prijës". Ai tha: "Paqja qoftë mbi ty o shërbëtor". I thanë: Thuaj:"Paqja qoftë mbi ty, o prijës". Ai tha sërish: "Paqja qoftë mbi ty o shërbëtor". Muaviu u tha: Lëreni Ebu Muslimin, ngaqë është tejet i vetëdijshëm për atë që e thotë". Me atë rast Ebu Muslimi deklaroi: "Ti je një shërbëtor që Zoti i kësaj tufe të ka caktuar për t'u përkujdesur për të. Nëse ti e vë katranin mbi të zgjebosurin, shëron të sëmurin, pengon të parën për të fundit, zotëriu i saj do të të shpërblejë, e nëse e bën të kundërtën, do të të ndëshkojë". 6 Në lidhje me këtë edhe Muhamedi a.s. na ka tërhjekur vërejtjën në shumë hadithe të tij: "Çdonjëri prëj jush është bari dhe është përgjegjës për tufën e vet; prijësi është bari dhe është përgjegjës për tufën e vet; gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të vet dhe është përgjegjëse për tufën e vet; biri është bari në pasurinë e babait të vet dhe është përgjegjës për tufën e vet; robi është bari i pasurisë së zotëriut të vet dhe është përgjegjës për tufën e vet; pra, të gjithë jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufën tuaj". 7 Po ashtu thotë: "Çdo bari që All-llahu kërkon prej tij të përkudjese për tufën e vet dhe vdes duke e mashtruar kopenë e vet, All-llahu këtij ia ndalon aromën e Xhennetit". 8 Ngjajshëm më këtë kemi edhe ajetin kur'anor: Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t'ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi. (Suretu El-Isra 34). Kur jemi në këtë tem nuk mund të kalojmë tutje e të mos e përmendim fjalimin madhështor të halifit të parë Ebu Bekr es-Sidik: "Unë u zgjodha që t'ju udhëheq, por unë nuk jam më i miri nga ju. Nëse drejtoj mirë më përkrahni, por nëse gaboj më kundërshtoni. Dijeni se e vërteta është amanet ndërsa gënjeshtra tradhti. I dobëti prej jush për mua do të jetë i fortë për mua derisa ta zgjidh problemin që ka, me lejen e All-llahut, kurse i forti për mua do të jetë i dobët derisa ta mposhtë padrejtësinë e tij me lejen e All-llahut. Çdo popull që nuk do të luftojë në rrugë të All-llahut do të goditet nga All-llahu me poshtërim dhe ulje. Çdo popull që do ta teprojë në kryerjen e mëkateve do të goditet nga All-llahu me sprovime të njëpasnjëshme. BINDJUNI URDHËRAVE TË MI PËRDERISA UNË U BINDEM URDHRAVE TË ALL-LLAHUT DHE TË DËRGUARIT TË TIJ DHE MË KUNDËRSHTONI NËSE UNË NUK U BINDEM URDHRAVE TË ALL-LLAHUT DHE TË TË DËRGUARIT TË TIJ. Tani ngrihuni për ta falur namazin, All-llahu ju mëshiroftë! 9 Aq e rëndësishme është çështja e halifit në islam, sa që Muhamedi a.s. na ka urdhëruar që të zgjedhim më të mirën prej njerëzve më të drejtën dhe më të sinqertin. Thotë Muhamedi a.s. "Ai që është i caktuar të udhëheq më çështjet e muslimanëve dhe emëron ndonjë njëri duke ekzistuar mes tyre ndonjë edhe më i drejtë për muslimanët se ky, e ka tradhtuar All-

4 Dr.Jusuf Kardavi, Doktrina e shtetit në Islam, Shkup 2009, fq.46. 5 Po aty, fq.47 6 Ibën Tejmije, fq.11 7 Po aty, fq.10 8 Po aty, fq.10 9 Hasan Ejub, Katër halifët e drejtë, Shkup 2003, fq.31

Page 6: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

llahu, Pejgamberin e Tij dhe besimtarët". 10 Ngjajshëm më këtë thotë edhe halifja Omer bin Hattabi: "Ai që emërohet t'u prijë muslimanvë në ndonjë ç'ështje dhe emëron ndonjë tjetër për shkak të përzesmërisë dhe farafisinsë mes tyre, i ka tradhtuar All-llahun, Pejgamberin dhe besimtarët". 11 Duke e kuptuar rolin, peshën dhe rëndësine postit të udhëheqësit, Muhamedi a.s. në shumë hadithë ka porosit që mos të kërkojmë postin e tillë, mos të bëjmë gara për post duke e ditur peshën dhe rëndësinë e saj, e muslimanët mos të mashtrohen nga posti i tillë. Transmetojn Buhariu dhe Muslimi se të Pejgamberi a.s. "Kishin vajtur disa njerëz dhe kishin kërkuar poste qeverisëse, e ai u kishte thënë: Ne nuk emërojmë në ç'ështjet tona njeëz që vetë e kërkojnë". 12 Ngjajshëm më këtë e kishte porositur edhe Abdurrahman ibn Semuren duke i thënë: "O Abdurrahman, mos e kërko postin, ngaqë nëse ty të jepet pa e kërkuar do të ndihmohesh, e nëse të jepet ky post meqë e ke kërkuar, do të ngarkohesh". 13 KËSHILLI KONSULTATIV (SHURA) – këshilli konsultativ në islam i quajtur me emrin SHURA në aspektin gjuhsor e terminologjik është i ngjajshme me kongresin apo parlamentin bashkëkohor, ndërsa në përmbajtje dallon. Në parlamentet e sotme e dijm se kemi "përfaqësues" të cilët shpesh-herë për mos me thënë gjithnjë i vëjnë interesat e tyre private e partiake para atyre shtetëore e vjen deri te më e këqja e mundshme. Një gjë e tillë në Islam nuk mund paramendohet sepse nuk kishte "parti" apo të ngjajshme që e kishin dëmtuar këtë. Aq shumë i ka kushtuar rëndësi kësaj sa që All-llahu në Kur'an e quajti një kaptin "Surja Shura". Pa dyshim se kjo cilësi, e konsultimit me të tjerët është cilësi e besimtarëve, të sinqertë dhe të devotshëm. Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ATA QË KONSULTOHEN MES VETE PËR PUNË TË PËRBASHKËTA, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë. (Sure Shura 38) Ajo se çka na dallon neve prej të tjerëve është se në porosit, urdhëresat e të ngjajshme me to nuk i kemi vetëm në letra por edhe në praktik. Vetë Muhamedi a.s. e ka aplikuar shumë këtë. Me rastin e betejës së Uhudit pranoi mendimin e të rinjve që të dalë nga Medineja për në Uhud. Këtë e bëri që t'ua mësojë muslimanëve rëndësinë e këtij parimi në praktikë, edhe pse ai kishte mendim tjetër. 14 Edhe shokët e tij pas vdekjes së tij e praktikonin shurën shumë. Aq shumë është konsultuar Muhamedi a.s. me shokët e tij sa që Ebu Hurejre thotë: "Nuk kam parë ndonjë që konsultohet me shokët e vet më shumë se Pejgamberi a.s.". 15 Nuk dështon ai që konsultohet. PUSHTETI GJYQËSOR – prej pikave më të nxehta që diskutohen në lidhje me këtë temë është edhe çështja e gjyqësis në islam. "Studiuesit" e Islamit, prej pikave të "dobta" që mundohen t'i gjejnë është edhe ç'ëshjta e gjyqësisë më saktësisht e sanksioneve – dënimeve në islam. Natyrisht se nuk ja kan qëlluar dhe kanë gabuar plotësisht. Sa keq për ata! Kur flasin për të mundohen si thotë populli me nxjerr" cpirra" por kur nuk ja kan arrit dhe as që do të ja arrin ata ndosha dhe në fakt propagandojnë, lëshojn mjegullira tek njerëzit mirëpo këto i marrin ata që nuk mendojn, logjikojn, studiojn e analizojn por ata që i marrin gjërat "shabllon" dhe verbërisht. Në Islam nuk ka "gjyqe të Zotit" të ashtuquajtura siç kanë qenë në kohrat e mëhershme për ta vërtetuar pafajsinë në mënyra vërtet brutale e ç'njerëzore çfarë nuk ja vlen të ceket në këtë punim për mos ta "ndyt" e "njëllos" këtë punim. Gjyqësia islame aq ka shku larg sa që VALLAH kjo e sodit bashkëkohore do t'ja kishte lakmi nëse vërtet e bëjnë detyrën e tyre ndershëm. Në Islam nuk ka gjyqe të veqanta për njerz e pushtetit apo të ngjajshme ata janë të gjithë barabartë. Parulla e famshme "të gjithë barabartë para ligjit" tek ne është e njohur jo veç në letra por edhe në prakik. Nuk janë të

10 Ibën Tejmije, fq.6 11 Po aty. 12 Po aty, fq.7 13 Po aty. 14 Dr.Zekerija Bajrami, fq.171 15 Po aty, fq.172

Page 7: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

ralla rastet që janë gjykuar udhëheqësat jo vetëm në raport me muslimanët por edhe me jomuslimanët dhe kjo është ajo "pika e dobët" që mundohen t'ia shpifin islamit. Sa për ilustrim dhe për argumente që të mos mendoni se jemi duke folur vetëm "përralla" po i cekim disa ngjarje të tilla. Ngjarja e një të krishteri të Egjipitit i cili pas një gare që kishte me djalin e Amrit që ishte edhe guvernator i Egjiptiti, i krishteri fitoj dhe djali i Amrit i ra me kamxhik dhe i tha: Unë jam biri i të ndershmëve, atëherë i krishteri shkoi në Medinë te Omer ibn Hatabi (halifja i muslimanëve) dhe iu ankua për këtë, Omeri i çoi letër Amrit që të vinte në Medinë me djaline tij urgjent dhe pasi erdhen në Medinë i dha kamxhikun të krishterit dhe i tha: Bjeri të birit të ndershmëve dhe pasi që e qëlloi, Omeri i tha atij: bjeri edhe Amrit ai i tha: Qëllova atë që më qëlloi, pas kësaj Omeri iu kthye Amrit duke i thënë: O AMR KUR I KENI ROBËRUAR NJERËZIT KUR NËNAT E TYRE I KANË LINDUR TË LIRË? 16

Po ashtu transmohet ngjarja e njohur ndërmjet halifës Ali bin Ebu Talibit dhe një të krishterit për parzmore. Njëherë i bie parzmorja Aliut dhe e gjeti tek një burrë i krishter. Dolën para gjykatësit Shurejhit. Aliu tha: "Parzmorja është e imja, nuk ia kam shitur as nuk ja kam dhuruar!" Gjykatësi pyeti të krishterin: Nëse ishte e vërtetë kjo që thotë udhëheqësi i besimtarëve (Aliu)? I krishteri përgjigjet: "Kjo parzmore është e imja, udhëheqësi ka qenë gënjeshtar". Shurejhi kthehet kah Aliu dhe i thotë: "A ki argument"? Aliu filloi të qeshë dhe tha:"Ja ka qëlluar Shurejhi dhe s'kam argument". Atëherë gjykoi në të mirë të krishterit, se ai ishte pronar i saj dhe nuk kishte argument kundër tij. Ky burrë e mori parzmorën dhe u nis, i bëri disa hapa dhe u kthye duke thënë: "Unë dëshmoj se këto dispozita të Pejgamberit janë të drejta. Udhëheqësi i besimtarëve kërkon gjykim dhe gjykohet kundër tij. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i All-llahut, parzmorja është e jotja, o kryetar i muslimanëve". 17 Po ashtu nuk mund të kalojmë këtë temë e mos ta përmendëm rastin e sulltan Mehmet Fatihut me arkitektin grek. Pas çlirimit të Stambollit, sultan Mehmeti II pati urdhëruar t'i pritej dora një arkitekti krishter i cili e kishte kryer detyrën në kundërshtim me urdhrin e tij. Ndërkaq, gjykatës i Stambollit ishte Hizir Bej, shoku dhe miku më i afërt i Mehmetit II dhe i emëruar prej tij në këtë detyrë. Arkitekti të cilit i ishte prerë dora, shkoi te kadiu Hizir Bej dhe u ankua kundër sulltanit. Mënyra apelative e personit ndaj sulltanit Mehmetit II ishte kështu: SULLTANI I BIRI I SULLTANI, GAZIU NGADHNJIMTARI, MEHMETI I FAMSHËM. Kurse Hizir Beu i dërgoi një ftesë gjyqi të thjeshtë si për një qytetar të zakonshëm, me këtë tekst: MEHMTI I BIRI I MURATIT, EJANI NË GJYKATË NË KËTË ORË… Ditën kur do të zhvillohej seance gjyqësore, sulltani Mehmeti II shkoi në gjykatë i vetëm, pa suitë dhe ceremoni, si një qytetar i thjeshtë dhe u ul në karrikën e të pandehurit. Edhe Hizir Beu u ul në vendin e vet. Seanca filloi. Në gjykatat, meqë gjykatësi përfaqësonte drejtësinë, rrinte ulur, kursë të tjerët, kur flisnin, ngriheshin në këmbë. Sulltani nuk u ngrit në këmbë për të folur. Gjykatësi ia tërhoqi vërejtjen: "Këtu ndodhesh si i pandehur, ngiru në këmbë!" Sullani u ngrit në këmbë dhe ashtu iu përgjigj pyetjve të gjykatësit. Në përfundim të gjykimit, gjykatësi e gjeti sulltanin fajtor, kurse arkitektin krishter, të pafajshëm dhe këndoi ajetin kur'anor mbi ndëshkimin e njëvlershëm (kisas). Duke u mbështetur mbi konkluzionin e ajetit në fjalë, vendosi që sulltani të dënohej po me atë mënyrë që kishte kryer faj, pra ti pritej dora! Sovrani i cili kishte nënshtruar botën, duke e pritur vendmin me qetësi dhe nënshtrim, tha: "VENDIMI ËSHTË I LIGJIT TË NDERUAR!" Duke u prekur jashtëzakonisht nga kjo skenë e një drejtësie të lartë, arkitekti krishter tha me sytë tërë lot: "Heq dorë nga e drejta ime, kërkoj vetëm dëmshpërblim!" Pasi seanca e gjykimit përfundoi në këtë mënyrë të pëlqyeshme, sulltani i tha kështu Hizir Beut: "TË PËRGËZOJ QË U FRIKËSOVE NGA ALL-LLAHUT E JO NGA UNË!" Gjykatësi Hizir Beu nxori nga poshtë minderit ku rrinte, një topuz dhe i tha: "Po të mos e pranoje

16 Dr.Jusuf Kardavi, Jomuslimanët në shoqërinë Islame, Prishtinë 2002, fq.31. 17 Po aty, fq.33

Page 8: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

vendimin që dhashë, do të të godisja në kokë me këtë topuz!" Edhe sulltani, si përgjigje ndaj kësaj, i tregoi shpatën që e kishte fshehur nën kaftan dhe i tha: "Edhe unë, po qe se nuk do të vendosje me drejtësi, do të ta prisja kokën me këtë!" Përveç dëmshpërblimit, sulltani i dhuroi nga pasuria e vet një shtëpi arkitektit krishter. Atëherë, arkitekti krishter tha kështu: "Nuk ka në botë drejtësi të tillë! Nga ky qast e tutje, unë jam musliman!" Dhe tha fjalën e dëshmisë (shahadetin) dhe u bë musliman. 18 E si të mos jet e tillë kjo kurse këta burra të mëdhenj e kishin parasysh urdhrin kur'anor dhe lirshit të themi "nen prej kushtetuës islame" – me fjalorin bashkëkohor: "All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim." (Suretu En-Nahl 90)

Pas gjithë këtyre argumentve të pakta e shumë të tjera të pa përmendura, a të gjindet vend, fjalë e arsyetim për të gjykuar për ato çka thërrasin ata?

TË ZOTËT E MENDJES GJUNJËZOHEN PARA TË VËRTETËS

Në zhumë vende në Kur'an, All-llahu i referohet këtij termi "të zotët e mendjes" – ulil-elbab – duke iu referuar njerëzve të mençur që kanë dijeni që ne sot i quajmë me emra të ndryshëm si intelektual, shkenctarë etj. Natyrisht që ka të tillë të cilët në lidhje me temën tonë e kanë pranuar të vërtetën – pra prej jomuslimanvë. E vërteta nuk i ka penguar ta shprehin atë që duhet thënë edhe pse ndoshta shumë herë është kundër pikpamjeve të tyre. Dr.Shahti, gjerman specialist në lëmin e Sheriatit Islam, thotë: "Islami nënkupton diçka më tepër se fe. Është fakt se ai përmban në vetë teori ligjore dhe politike. Në përgjithësi thënë, ai është system i përkryer qytetërimesh që përmbledh së bashku fenë dhe shtetin". 19 Italiani Nalino thotë: "Muhamedi ka formuar në të njëjtën kohë fe dhe shtet. Islami nuk është fe materialiste mbi të cilën mund të aplikohen normat materialiste, e as besim shpirtëror që s'ka lidhje me materializimin dhe jetën. Islami është beim që përqendrohet në materie dhe shpirt, në këtë botë dhe në ahiret; është trup dhe shpirt, shtet dhe fe, jetë dhe transendencë". 20 Orientalisit musliman Leopold Veis (Muhamed Asad) në librin "Islami në udhëkryq" thotë: "Islami nuk është besim sufist e as filozofi, por është metodë e jetës sipas rregullave të natyrës që i ka nënshtruar Zoti për krijesat e Tij. Karakteristika e tij është harmonizimi i aspektit shpirtëror me aspektin material në jetën njerëzore". 21 Kur flitet për të zotët e mendjes në raport me Islamin nuk mund të mos ceket edhe thënja e shkrimtarit të famshem botëror Gëtes i cili thot: "Qoftë lavdëruar nata në të cilën Pejgamberit të Zotit ju zbrit Kur'ani më përkryeshmërinë e tij". E ata që thojnë të kundërtën flasin për islamin pa fakte dhe argumente për ta ka "vend" në islam e ajo është: "Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër." (Suretu El Kehf 5)

18 Osman Nuri Topbash, Osmanët, Shkodër, 2009, fq.127-128. 19 Dr.Zekerija Bajrami, fq.145 20 Po aty. 21 Po aty, fq.155

Page 9: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

PJESA E DYTË

SISTEMI POLITIK ISLAM BASHKËKOHOR

Ngjarjet e mëdha botërore që ndodhën në botë fund shek. IX dhe fillim e shek. XX natyrisht që i përfshiu edhe botën islame. Perandoria Osmane e cila ishte në atë kohë si përfaqësuesja e shtetit islam – Hilafetit Islam ndodhej në krizë dhe ishte thuajse fund të shkatërrimit. Edhe pse ajo zyrtarisht u shuajt më 1924, shumë dekada para këtij vendi shumë vende ishin shkëputur nga ajo dhe kishin fituar pavarsin ku prej tyre ishte edhe Shqipëria. Periudha mes dy luftrave botërore, në botën islame nuk është shënuar ndonjë ngjarje e madhe me përmasa globare siç ishte p.sh formimi i Lidhjes së Kombeve etj. Pas luftës së dytë botërore, u zhvilluan ndryshime dhe rrjedhoja të mëdha në botë e këto pa dyshim i përfshiu edhe vendet islame. Prej ngjarjeve që ndodhën ishte edhe formimi i Ligës Arabe më 22.03.1945 nga 6 shtete: Egjipti, Iraku, Transjordan (më 1946 riemërohet Jordani), Libani, Arabia Saudite dhe Siria. Jemeni iu bashkëua më 05.05.1945. Aktualisht ka 22 anëtarë. Ngjarje tjetër që ndodhi ishte fillimi i luftës arabo-izraelit më 1948 , ku kjo ngjarje ishte edhe njëherit edhe intervenimi i parë i OKB-së, por sidoqoft kjo nuk është objekt i temës sonë. Ngjarje tjetër madhore ishte edhe themelimi i organizatës së Konferencës Islamike më 25.09.1969, menjëherë pas luftës arabo-izraelite. U themelua nga 25 shtete. Sot i ka 57 anëtarë, ku në mesin e tyre është edhe Shqipëria që nga viti 1992. 22 Qëllimi i saj është: ruajtja e vlerave islame, sociale e ekonomike; promovimin e solidaritetit mes shteteve anëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushat sociale, ekonomike, kulturore, shkencore dhe politike; mbështet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; avancimin arsimor, veçanërisht në fushat e shkencës dhe teknologjisë. 23 Prej konventave më të njohura që e ka nxjerr është edhe Deklarata Islame (e Kajros) e të Drejtave të njeriut më 05.08.1990. Ky dokument paraqet përpjekjen e rëndësishme të kodifikimit të parimeve të Sheriatit në fushën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. 24 Kjo deklarat ka 25 nene. Preambula e saj shpreh mbështetjen e saj në besimin e pastër monotesit, mbështetjen në Sheriatin si ligj universal dhe gjithëpërfshirës etj. Nenet e saj përfshijn gjithë ato që i nevojiten jetës së njeriut, si jeta, liria, e drejta arsimimit, e besimit, barazia gjinore, e drejta e lëizjes etj. (për më shumë shiko Ajni Sinani, Islami-besim, ligj, kulturë dhe qytetërim, fq 153-163, ose adresën në internet http://www1.umn.edu/humanrts/instree/cairodeclaration.html). Sekretari gjeneral i organizatës ëshë turku Ekmeleddin İhsanoğlu. Prej ngjarjeve tjera madhore që ndodhën për muslimanët ishte edhe nxerrja e Deklaratës Islame Universale (e Parisit) e të Drejtave të Njeriut, i nxjerr nga Këshilli Islamik, e shpallur prej Konferencës Internacionale, mbajtur në Londër, prej 12-15 prill 1980. 25

Kjo deklarat përbët prej preambulës dhe ka 23 nene. Kjo deklarat i proklamon botës me këtë dokument këto të drejta: si e drejta për jetë, për liri (neni 1-2), e drejta për barazi dhe ndalimi i diskriminit, e drejta për drejtësi (3-4), e drejta për procedurë të drejtë gjyqësore, e drejta për t'u mbrojtur kundrejt shpërdorimit të pushtetit (5-6) etj. Karakteristik e kësaj deklarate është se në çdo nen të saj e bazon apo e argumenton me ajet kur'anor apo hadith të Muhamedit a.s. ( për më shumë shiko Ajni Sinai – fq.123-142 ose adresën në internet http://www.alhewar.com/ISLAMDECL.html). Për të mos devijuar nga tema dhe ti mbesim besnik temës tomë ne do të parqesim disa prej sistemve politike të disa prej vendeve islamike – anëtare të konferencës islamike si të:

22 http://en.wikipedia.org/wiki/Organisation_of_the_Islamic_Conference 23 http:/www.oic-oci.org/page_detail.asp?p_id=52 24 Ajni Sinani, Islami – besim,ligj,kulturë dhe qytetërim, Prishtinë 2007, fq.163 25 Ajni Sinani, fq.123

Page 10: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

Arabis Saudite, Turqisë, Egjipti dhe Shqipërisë. Arsyeja pse e zgjodha Shqipërinë është se jo që është vend i deklaruar islamik por për vet faktin se shumica e popullsis janë mysliman, si dhe pasi që është anëtare e konferncës, a s'do të ishte turp që ne ta anashkalojm vendin tonë amë?

ARABIA SAUDITE – mbretëri (monarki) absolute me në krye mbretin. Shteti bashkëkohor u themelua nga dinastia Saudi më 1744 nga Muhamed bin Saudi. Periudha e parë e shtetit përfshin periudhat 1744-1818, periudha e dytë 1818-1821, periudha e tretë prej 1821 e deri më sotë. Pushtetin kryesor e ka mbreti. 26 Kushtetuta përbëhet prej 9 kapitujve, ku neni 1 deklaron se shteti quhet Mbretëria e Arabisë Saudite i njohur si vend islamik, Kur'ani dhe Suneti (tradita profetike) është kushtetuta e vendit, kryeqitet është Rijadi, neni 5 precizon që sistemi qeveris është sistem monarkik (mbretëror), neni 8 precizon që Qeveria në Mbretërinë e Arabisë Saudite është e bazuar mbi premisat e drejtësisë, konsultime, dhe të barazisë në pajtim me Sheriatin. Të drejtat e njeriut shteti i mbron në pajtim me Sheriatin (neni 26). Në lidhje me gjyqësorin dhe gjyqtarët - gjyqësia është një autoritet i pavarur. Nuk ka kontroll mbi gjyqtarët në dhënien e vendimeve të tyre, përveç në rastin e Sheriatit islam. (neni 46). 27 Nga ky përshkrim i shkurtër kuptojmë që ky shtet edhe sot e ruan sheriatin – si kushtetut dhe gjykim.

TURQIA – vend parlamentar ku fuqin kryesore politike - ekzekutive e ka kryeministri i cili është njëherit edhe në krye të qeveris. Pas rënjes së perandorisë osmane ndodhën ndryshime të mëdha, ku me në krye Kemal Ataturkun e shpallën vendin si laik, e suprimuan Sheriatin dhe vendosi të orientim europian. Kushtetuta aktuale është ajo e vitit 1982. Përbëhet prej 3 pjesëve. Pjesa e parë fletë për principet themeluese, pjesa e dytë përj të drejtat individuale dhe grupore dhe pjesa e tretë për organet themelore. Mbrojtëse kryesore e kushtetuës është Gjykata Kushtetuese. Ekzekutivi përbëhet nga kryeministri dhe këshilli i ministrave, kurse organ legjislativ është Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë 28 Nga ky përshkrim kuptojm se turqia aktuale është krejt ndryshe në aspektin politik nga ç'farë ishte perandoria osmane.

EGJIPTI – arsyeja e zgjedhjes së Egjpitit është për shkak të rëndësis së tij që ka sot në botën islame dhe ndikimit të tij të madh që e ka në atë pjesë të rajonit edhe pse në raport me shtetin tonë nuk është treguar real – me mosnjohjen e pavarsis sonë. Egjipti është shtet gjysmë-presidencial ku kryetari i shtetit ështe edhe kryetar i qeverisë. Kushtetuta e egjiptit e emëron atë si Republika Arabe e Egjiptit i cili është miratuar më 11.09.1971 dhe e cila është edhe aktulale me disa ndryshme në vitet 1980, 2005 dhe 2007. Me kushtetuën e viti 1980, sheriati bëhet burimi bazë i legjislaturës pasi që ishte suprimuar me kushtetuën e viti 1923. Me këtë (sheriatin) rregullohen qështjet civile ndërsa ato penale nuk janë të nxjerra nga sheriati por të bazuara në ligjet perëndimore. Në lidhje me kodin civil duhet cekur edhe kjo që edhe pse rregullohen me sheriat kjo vlen vetëm në munges të ligjit, e kjo do të thotë që sheriati është burim subsidiar (sekondar), neni 1 e precizon këtë: në mungesë të ndonjë ligji të zbatueshëm, gjykatësi do të vendos sipas së drejtës zakonore, në munges të saj vendos në përputhje me parimet e sheriatit. Kjo karakteristik në lidhje me sheriatin si burim sekondar vlen edhe për shtetet tjera si p.sh Algjerin. Në aspektin legjislativ themi se parlamenti përbëhet prej 2 dhomave: Kuvendi Popullor (Mexhlis Esh-Sha'ab) me 454 deputetë, e cila njëherit dhoma e ulët dhe Këshilli i Shurës (Mexhlis Esh-Shura) me 264 deputetë e cila njëherit është dhoma e lartë. Ekzekutiv i këtij vendi siç e cekëm më lartë i takon presidentit i cili është njëherit edhe Komandati suprem i ushtrisë si dhe është bartës i qeverisë. Aspektin gjyqësor, gjykata e lartë kushtetuese është gjykata më e lartë. Ajo

26 http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Saudi_Arabia 27 http://en.wikisource.org/wiki/Basic_Law_of_Saudi_Arabia 28 http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Turkey dhe http://en.wikipedia.org/wiki/Constitution_of_Turkey

Page 11: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

ndërmerr kontrollin gjyqësor në lidhje me kushtetueshmërin e ligjeve dhe interpretimin e tyre bazuar në ligj (kushtetut). 29 Nga kjo që e pamë shihet që në Egjipt gjërat qëndrojn ndryshe në raport me sheriatin. Këtë e ka bërë pa dyshim edhe ajo që ishte një kohë bukur të gjatë nën sundimin francez (kohën e Napoleon Bonapartes) e më von edhe atë anglez sa që të ndryshoj krejtësisht strukturën. Ky shtet njihet edhe për atë që nuk është shumë demokrat (koncepti perëndimor) në raport me "kundërshtarët" politik të këtij sistemi – regjimi gjë e cila ka ngjarë shumë shpesh edhe me ekzekutimin e tyre si të: Hasenel Bena, Sejjid Kutub etj. E njohur gjithashtu kundër këtij sistemi dhe kësaj udhëheqësia është edhe lëvizja e quajtur "Vëllezërit Musliman" të cilët në zgjedhjet e viti 2005 u renditën të dytë dhe se në kuvendi popullor kishin 88 deputet. 30

SHQIPËRIA – edhe pse Shqipëria prej pavarsis e tutje thujse e ka asgjësuar sheriatin me gjithatë e pash të arsyshme t'i them edhe për të dy-tri fjalë me arsyen e vetme sepse edhe ajo është anëtare e konferencës islamike dhe se nuk do të ishte reale dhe njerëzore që të mos flas për shtetin tonë amë. Të gjitha dokumentat që janë nxjerr prej shpalljes së pavarsisë e tutje nuk kan si burim beli të paktën sekondar sheriatin apo shfrytëzimit të tij në munges të ligjit aktual. Kushtetuta aktuale është ajo e aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 21.10.1998. Kjo kushtetut përbëhet prej 18 pjesëve. Neni 10 shpallën se shqipëria nuk ka fe zyrtare. Organi më i lartë i interpretimit të kushtetutës është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Shqipçria është republik parlamentare (neni 1), bartës i institucioneve ekzekutive është qeveria me në krye kryeministrin dhe këshillin e ministrave. Organi më i lartë legjislativ është Kuvendi i Shqipërisë i cili zgjidhet direkt nga populli me zgjedhjet parlamentare dhe ka 140 deputet me mandat 4 vjeqar. Presidenti zgjidhet nga parlamenti. E veçanta e Shqipërisë nga disa vende të konferencës islamike si Egjipti, Algjeria etj, është se sheriati nuk përfshihet në ligjin shqitpar, qoftë ai civil apo penal, qoftë si burim sekondar apo në mungesë të ligjit aktual. Vend të rëndësishëm në burimet sekondare ka edhe e drejta zakonore e cila mund të mirret si baz në rast mungese të ligjit aktual.

PËRFUNDIMI

Temën të cilën e paraqitëm para vetit me të vërtet është tem për të cilën mund të flitet shum e shum e jo vetëm me një punim seminarik. Një përfundim duhet ta kuptojmë: që politikën në islam dhe raportin e saj të ndërsjellt, nuk duhet ta kuptojmë në asnjërën nga dy ekstremet: ekstremin që politika nuk ka vend në islam dhe duhet të qëndrojn larg siç është tashmë e njohur dhe esktremi tjetër që të mirresh me të në këtë kohë është gjynah e mëkat dhe se ne muslimanët duhet të qëndrojmë indifernet, përkundrazi islami na nxit e sugjeron të kundërton, të jemi aktiv në ngjarjet që na rrethojn neve. Si argument i kësaj kemi mendimin e dijetarit të famshëm islam Ibn El Kajjim i thotë se: "politika është veprim, në të cilën njerëzit, janë më afër mirëqenies dhe më larg ç'rregullimit, derisa ajo nuk kundërshton sheriatin", dhe thotë gjithashtu: "politika e drejtë nuk mund të jetë në kundërshtim me atë që ka gjykuar Sheriati, por ajo është në pëlqim me atë që ka ardhur ai, madje ajo është pjesë përbërëse e saj, ndërkaq ne e quajmë atë "politikë" në përputhje me terminologjinë tonë, ndërsa ajo është drejtësia e All-llahut të Madhëruar dhe e të Dërguarit të Tij (Muhamedit a.s.). 31 Sa i përket ekstremit të parë e cila i largon politikën nga feja, kundër argument të tyre e kemi mendimin e dijetarit El-Gazali i cili kështu e vlerëson vlerën e politikës: "kjo botë është kopsht (vendmbjellje) e botës tjetër (Ahiretit) dhe nuk plotësohet feja, perveqse me

29 http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Egypt, http://en.wikipedia.org/wiki/Egyptian_Civil_Code, http://en.wikipedia.org/wiki/Constitution_of_Egypt, http://en.wikipedia.org/wiki/Parliament_of_Egypt. 30 http://en.wikipedia.org/wiki/Egyptian_parliamentary_election,_2005 31 Dr.Jusuf Kardavi, Doktrina e shtetit në islam, fq.155

Page 12: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

këtë botë (dynja). Pushteti dhe feja janë dy shtylla; feja është baza, ndërsa pushteti është rojtari. Ai që nuk ka bazë është i shkatërruar dhe ai që nuk ka rojtar është i humbur". 32 Përfundimin e këtij punimi do ta përfundoja me një përfundim ose më mirë me thënë me një kërkesë të cilën e kërkuan pjesmarrësit e konferencës Ndërkombëtare e të Drejtave Komparative (krahasuese) e mbajtur në Paris më 1952. “Duke i marë parasysh konkluzionet dhe argumentet, deri të të cilat kanë arritë pjesëmarrësit e Konferencës, duke i ndjekur studimet në “Java mbi ligjet Islame” dhe të gjitha diskutimet që u zhvilluan gjatë kësaj Konference, u bë absolutisht e qartë se ligji islam qëndron mbi principe të forta në vlerat dhe dobitë e të cilit nuk ka asnjë çik dyshimi, llojllojshmëria e principeve, të këtij sistemi ligjeve komplekse, në vete përmbajn pasuri të jashtëzakonshme të mendimeve juridike dhe zinxhirë të tërë të mrekullueshëm të nismave artistike, çka këtij ligji i mundësojnë që t’iu përgjigjët të gjita kërkesave dhe dëshirave që shfaqen dhe paraqiten në jetën bashkëkohore. Ne pjesmarrësit e kesaj Konference kërkojmë që “Java mbi ligjet islame” të mbahet çdo vit” përfundojnë pjesmarrësit e konferencës

32 Po aty

Page 13: Sistemi Politik i Vendeve Islamike

BIBLIOGRAFIA Abdul Mexhid Ez-Zindani, El Iman – Të besuarit e vërtetë në dritën e Kur’anit, Sunnetit dhe argumenteve shekncore, Prishtinë 2000. Ajni Sinani, Islami – besim, ligj, kulturë dhe qytetërim, Prishtinë 2007. Dr.Jusuf Kardavi, Doktrina e shtetit në Islam, Shkup 2009. Dr.Jusuf Kardavi, Jomuslimanët në shoqërinë Islame, Prishtinë 2002. Dr.Zekerija Bajrami, Qëndrimi islamit ndaj laicizmit Shkup 2005. Hasan Ejub, Katër halifët e drejtë, Shkup 2003. Ibën Tejmije, Qeverisja Islame, Shkup 2009. Osman Nuri Topbash, Osmanët, Shkodër, 2009. Adresat elektronike: http://en.wikipedia.org/wiki/Organisation_of_the_Islamic_Conference http:/www.oic-oci.org/page_detail.asp?p_id=52 http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Saudi_Arabia http://en.wikisource.org/wiki/Basic_Law_of_Saudi_Arabia http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Turkey http://en.wikipedia.org/wiki/Constitution_of_Turkey http://en.wikipedia.org/wiki/Politics_of_Egypt http://en.wikipedia.org/wiki/Egyptian_Civil_Code http://en.wikipedia.org/wiki/Constitution_of_Egypt http://en.wikipedia.org/wiki/Parliament_of_Egypt http://en.wikipedia.org/wiki/Egyptian_parliamentary_election,_2005