17

Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut(biologji)

  • Upload
    fleurati

  • View
    7.663

  • Download
    12

Embed Size (px)

Citation preview

Sëmundjet e gjakut Shenjat e sëmundjes së gjakut dhe

shërimi i tyre Anemia Leukemia Hemofilia Tromboza Të metat dhe sëmundjet e zemrës Infarkti i zemrës Ethet Reumatike Sëmundjet të enëve të gjakut

Ne mund të marrim sëmundje të gjakut dhe mund ti shërojmë ato. Shumë njerëzve i ndodhin ato sëmundje, ne sot do të mësojmë për sëmundjet e gjakut të cilat janë:

Anemia, Leukemia,Hemofilia dhe Tromboza

Shenjat e sëmundjes së gjakut

LodhjaTakikardiZbehje

Shërimi i tyre

Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë.Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq.Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

Shfaqet si pasojë e zvogëlimit të numrit të eritrociteve. Fjala Anemi do të thotë pagjakësi. Sëmundja mund të shërohet nëse i sëmuri shkon në bjeshkë dhe merr preparate të pasura me Fe. Shenjat e sëmundjes janë: zbehja, marramendja dhe të fiktit. Diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës.Hemoglobina është proteina e rruazave të kuqe e cila bën transportin e oksigjenit prej mushkërive në inde.

Leukemia shfaqet si pasojë e formave të ndryshme të rrezatimit. Kjo sëmundje mund të bëhet me shtimin e numrit të madh të leukociteve. Paralel me rritjen e numrit të leukociteve zvoglohet numri i eritrociteve. Gati 44,000 njerëz janë të sëmuar çdo vit në Sh.B.A dhe 22,000 njerëz janë të vdekur.

Hemofilia është sëmundja kur gjaku nuk mund të koagulohet, prandaj edhe nëse e bëjmë gërvishtje shumë të vogla atëherë do të na dirdhet shumë gjak. Hemofilia është një sëmundje që trashëgohet. Nga kjo sëmundje më së shumti vuajnë meshkujt.

Tromboza zakonisht shfaqet shumë shpesh në venat e këmbëve te gratë gjatë apo pas shtatzanisë. Shumë gra e kanë këtë sëmundje. Në enët e gjakut të tyre bëhet mpiskja apo koagulimi i gjakut.

Të metat e zemrës mund të jenë të lindura dhe të fituara. Të metat e fituara të zemrës shfaqen si pasojë e ndezjes së valvulave të zemrës, që vështirsojnë punën normale të zemrës. Të metat e lindura të zemrës janë pasojë e zhvillimit jonormal të zemrës dhe enëve të gjakut gjatë zhvillimit embrional. Njerëzit me të metat e zemrës ngulfaten, por këta njerëz duhet të bëjnë jetë të qetë.

Sëmundjet e zemrës janë ato sëmundje që ne i quajmë sëmundje shumë të rënda. Njëra nga sëmundjet e zemrës më të rrezikshëme është Infarkti i zemrës. Janë disa sëmundje të tjera të këqija por jo të zemrës, ato janë Ethet reumatike.

Infarkti i zemrës është një sëmundje vdekjeprurëse, ajo shfaqet si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak (embolia dhe tromboza). Në infarktin e zemrës shfaqen si pasojë çrregullimet të rënda në punën e zemrës, zemra ka inde por ato vdesin dhe të rrahurat e saj ndalen plotësisht (nuk pompon më). Infarktin e zemrës e shkaktojnë llojet e ndryshme të drogave, alkooli, puna e rëndë fizike, pushimi i pamjaftueshëm etj.

Ethet reumatike shkaktohen nga bakteriet e familjes streptokoke. Sëmundja fillon me dhimbjen në fyt por shpejt rezulton ndezja e nyjave dhe e endokardit. Rëndom goditen valvulat e zemrës, të cilat deformohen dhe nuk mund ta kryejnë funksionin e tyre. Në ethet reumatike shfaqen veset e përfituara të zemrës.

Enët e gjakut kur sëmuren bëhen joelastike. Kjo sëmundje quhet arterosklerozë. Enët joelastike të gjakut mund të pëlcasin. Nëse enët e gjakut (joelastike) në tru pëlcasin atëherë disa pjesë të trurit mund të paralizohen ose njeriu mund të vdes. Është një sëmundje e shpeshtë e enëve të gjakut, kjo sëmundje është zgjerimi i venave, kjo sëmundje shkaktohet nëse njerëzit rrinë shumë gjatë në këmbë. Kjo sëmundje duhet të hiqet me anë të operacionit ose duhet të barten çorape elastike të gomës, të cilat i shtrëngojnë muskujt e këmbës.

Ushqimi i lehtë dhe i larmishëm, marrja me sport dhe qëndrimi në natyrë, mospirja e

duhanit dhe e alkoolit, jeta psikike e ekuilibruar mbron zemrën dhe enët e

gjakut nga dëmtimet dhe kështu zgjatet jeta.

Fleurat Govori