Upload
others
View
9
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
1
PAS ËNDRRAVE U NISËM
Kushtuar shokëve të mi naftëtarë ,të cilët që
fëmijë zbritën nga fshatrat dhe u ulën në bankat
e Teknikumit të Naftës.Me përkushtim rendën
pas ëndrrave për transformimin e vëndit tonë të
prapambetur. U bënë teknikë, inxhinierë e
shkencëtarë të naftës dhe në ato vite të vështira
të një izolimi total nga bota i dhanë vëndit
vëndburime të reja nafte dhe gazi.
I
Prindërit tanë të varfër,
Prindërit tanë të shtrenjtë
Dhe pse kishin mbetur
Vet’analfabetë
Me shumë dashuri
Për shkollën për dijen
Që në fëmijëri
Ëndrra na ushqyen
Ishin ato ëndrra
Që në jetë na ftonin
Na trazonin gjumin
Dhe herët na zgjonin
Ndrisnin horizontet
Kishte ardhë liria
Në gërmadha lufte
Na shkoi fëmijëria
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
2
Na gufonte zëmra
Tërë gaz ato ditë
Se rrugët e shpresës
Zunë të merrnin dritë
Duke psherëtirë
Nënat na ormisën
Ne ,nga malet zbritëm ,
Pas ëndrrave u nisëm
Valixhet e drunjta
Valixhet e rënda
Ca libra fletore
Dy ndërresa brënda
Në rrugën e pa njohur
Që larg po na ftonte
Ish bagazhi i vetëm
Që na shoqëronte
Sipër mbi Kuçovë
Shtrirë mbi një kodrinë
Sa kish hapur portën
Teknikumi ynë1
Klasat dhe fjetoret
Radhë radhë kapanonë2
Që dimrave të ftohtë
Kurrë nuk u ngrohnë
Ç’njerëz të mrekullueshëm
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
3
Dolën e na pritën
Na morën për dore
Dhe na çelën dritën
Ata të gjithë ishin
Të ditur njerëzorë
Inxhinierë të rinj
Edhe profesorë
Si vëllezër të mirë
Na flisnin na donin
N’ata kapanonë
Bashkë me ne jetonin
Shpiragu Tomorri
Nga bora zbardhonin
Osumi e Devolli
Erërat kryqëzonin3
N’ato ditë të ftohta
Na grinte uria
Ishte shum’ e varfër
Atëherë Shqipëria
Një pjatë alumini
Me çaj e pak djathë
Një cop buk e thatë
Na dukej si mjaltë
Shpiragu e Tomorri
Vazhdonin zbardhonin
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
4
Osumi e Devolli
Erërat s’pushonin
Me trikot e leshta
Që na thurnin nënat
Mbanim gjallë shpirtin
Mbanim ndezur ëndrrat
Rreth ndryshonte vëndi
Sa largohej dimri
Kur vinte pranvera
Mbulonte gjelb’rimi
Mbushej me aromë
Oborri i shkollës
Nga lulet e blinit,
Nga lulet e mollës
Verës ndonjë natë
Kodrës më të lartë
Seç ia merrnim këngës
Ndonjë serenatë
Vajzat na dëgjonin
Dritareve jashtë
Ç‘na e donte zëmra
Të këndonim bashkë
Vajzat shokë të mirë
Atëherë aty gjetën
Disa nga ato
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
5
Me ta lidhën jetën
Katër vjet në shkollë
Bashkë me ne u rritën
Dhe shkallët e dijes
Dorë për dorë i ngjitëm
Ishte mbushur shkolla
Me fëmijë fshatarë
Nga qytezat afër
Gjeje ndonjë ,rrallë
Ish punë e vështirë
Të fëlliqte nafta
Puseve ,kantiereve
Mezi çahej balta
Oborrit të shkollës
Ecnim të menduar
Mos vallë kishim zgjedhur
Zanat të gabuar?
Ato ditë fillimi
S’na përgjumte nata
Ishim bij çobanësh
S’dinim ç’ishte nafta.
Rrinim dhe dyshonim
Si erdhëm në naftë,
Mos i prishëm ëndrrat
Që kishim në fshat?
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
6
Pyetja e vështirë
Netëve të gjata
Binte rëndë mbi shtrat
Nj’inxhinier i ri
Na hipnotizonte
Kur fliste për naftën
Qiejve fluturonte
Dhe fjalet e tij
S’ish kollaj t’i prisje,
Kur thoshte për naftën
“Ajo është në lëvizje=
“A e dini djema,
Nafta është flori ,
Ne jo kot e quajmë
Atë “Ar i Zi”
Një ditë pas leksionit
Ngadalë tha dy fjalë
Të gjesh ar të zi
Është fat i bardhë
Me libra me harta
Nëntokën studionim,
Edhe dalngadalë
Shpirtin qetësonim
Dhe në fund të fundit
Mëndjen kishim mbledhur
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
7
Ish zanat i rrallë
Ky që kishim zgjedhur
Me libra në duar
E prisnim mëngjesin
Fushave të Kuçovës
Puset rrinin, heshtnin
Specialistët e huaj
Ikën, i braktisën
Natën ,nga erdhën
Tërë frik’ u nisën
Duket se me heshtjen
Puset po na ftonin
Eni more djema
Eni mos vononi
Nga çanga e shkollës 4
Gjithë qyteti zgjohej
Dhe ky vënd i heshtur
Përditë gjallërohej
Vrulli ynë rinor
Po ndihej më fort,
Në mësim,në punë,
Në kulturë, në sport
Në mes kopshti i mollëve5
Si kopshti i “Edenit”
Teknikumi ynë
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
8
Ish lule e qytetit
II
Bekimin e nënave
E morëm me vete,
Kur u nisëm larg
Në universitete
Me ëndrrat e moshës
Atëherë fluturonim
Thellësitë dhe qiejt
T’i preknim kërkonim
Dhe donim të niseshim
Për larg e për lart
Vitet e rinisë
Ishin koh’ e artë
Gjuetarë nëntoke
U shpërndamë në botë,
Në Pragë ,Bukuresht
E deri në Moskë
Ai dimri Rus
Sa i egër ishte
Ne atë s’e njihnim
Ai s’desh të na njihte
Me ne keq u suall
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
9
Na lëshoi acar,
Por ish shpirti rus
Që s’na la pa zjarr.
Jashtë binte borë
Jasht fryne furtunë
Me libra ,projekte
Për ne s’kishte gjumë
Kur tepër të lodhur
Do na mundte nata
Në ëndërr na dilnin
Kulla shumë të larta
Era Siberiane
Natën egër çante
“Herë si ujk ulërinte,
Herë si foshnjë qante”6
I kujtoja dimrat
Si pranverë në Vlorë,
Ç’deshën “zogjtë” e jugut
Në fushat me borë ?
Zëri i tokës tonë
Ish që urdhëronte,
Ajo ku kish naftën
S’dinte të trgonte
Në qëndër të Moskës
Instituti “Gubkin”
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
10
Mbeti aq i dashur
Thellë në shpirtin tim,
Ata profesorë
I kujtoj dhe sot
Ishin shkencëtarë
Me emër në botë
Ata njerëz të dashur,
Ata njerëz të mirë
Me durim na mësuan
Një shkencë të vështirë
N’ata vite të largët
Ishin të moshuar
Me brezin e radhës
Ka kohë që kanë shkuar
Para “polifotos”
Përulem,u flas
“Ju ndrittë shpirti,
Qofshi në parajsë”!
Si vëllezër na pritën
Vërsnikët tanë rus’
Djemt’ edhe vajzat
Që kishim në kurs
Ishin të mrekullueshëm
Gjithë shokët tanë
Na përcollën natën
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
11
Dhe më kurrë s’u pamë 8
Midis komunistëve
Ishte kohë grindjesh
Haheshin dhe çirreshin
Për çështje parimesh
Ishin ngrit’ në këmbë
Gjithë politikanët,
Në një anë rusët,
Përball’ ata tanët
Me shpërthime nervish
Miqësin’ e prishën
Sa plane dhe fate
Atëherë u përmbysën
Njerëz të pa njohur
Zunë të na vinin
Dhe dinakërisht
“Na ftonin” të rrinim9
Po atje në male
Ne na prisnin nënat
Në se s’do të ktheheshim,
Do vinin nëmat.7
Dhe mallkimi i nënës
Është më i rëndi ,
Edhe me flori
Të të shtrohet vëndi
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
12
U nisëm krenarë
Drejt viseve tona
Atje n’ato male
Ku rriten shqiponja
Valixhet moderne
Ishin më të rënda
Tërë pasurinë
Kishim aty brënda
Libra shkencorë
Dhe shumë projekte
Ish bagazhi i ri
Që sillnim me vete.
III
Dëgjuam tek zbrisnim
Në aeroport
Nje radio që flisnin
Ashpër edhe fort
Zëra oratorë
Kishin marrë zjarr,
“Prashitnin” parime
Na servirnin bar 10
Flitej për rrethime
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
13
Flitej për bllokada
Thuhej shpëtimtare
Do të ishte nafta
Ishim shqiptarë
Dhe ne s’mbetëm pas,
S’duhej lënë vëndi
Pa naftë e pa gaz,
Në auditorë
Ishim armatosur,
Hymë në betejë
Ushtarë të vendosur
Atëherë s’ishim pak
Hedhur në kërkim
Ishim një armatë
Dhe ishte e rrallë
Kjo armata jonë,
Një ushtri e gjallë
Por pa uniformë
Në këtë vënd të lashtë
Bujqësh e çobanësh
Ndriti Universiteti
Në mes të Tiranës
Naftëtarët e rinj
Tani këtu mësonin
Niseshin në “Front”,
Radhët tona shtonin.
Erdhën vite të rënda
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
14
Kohë të vështira
Vëndin e pushtoi
Heshtja dhe vetmia
Hija e dyshimit
Frikshëm pas na ndiqte
Ndanin dekorata ,
Shkrepnin vetëtima,
Ngrinte buzëqeshja
Në orë të vështira
Sa herë rrufetë
Na kaluan pranë,
Atëherë mbetën rrugës
Ca nga shokët tanë
Prishën qetësinë
Ngado sondat tona
Anëmbanë vëndit
U ndie jehona
Me specialistët e rinj
Me teknikën e vjetër
Shkuam thellësive
Deri shtatmijë metër,
Puntorët e shpimit
S’mundem t’i harroj
Burra të pa epur,
Ishin heroj.
Në shi e në borë
Mbanin frenat fort,
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
15
Thellësitë përgjonin
Dimrave të ftohtë.
Bllokohej kollona
Thellë në nëntokë
Fjala avari
Godiste në kokë.
Kujtimet e shtrenjta
Nuk i hedh dot mbrapa
Me ta aq i ri
Fjeta në baraka11
Mjeshtrat e pastrimit
Në manovër lart
Me mushama veshur
Bënin dush me naftë
Kur mbaronin punën
Kushdo që t’i shihte
Gruaja apo nëna
Nuk do mund t’i njihte
Në front vij’e parë
Ishin gjeologët,
Shkelën me këmbë
Ç’do pëllëmbë të tokës
E njihnin mirë vëndin
Mbi dhe nënë tokë
Të zgjuar dhe trima
Veten kishin shok
Vënd burimet radhë
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
16
Filluan të vijnë
Nga Kuçova ,Vlora
E deri në Delvinë
E bëmë të trgonte
Sekretet nëntoka,
Cakrani, Gorishti
Divjaka Visoka
Edhe n’ato vite
Qëndroi ekonomia
Megjithse vërdallë
Endej agonia
IV
Po tani ku janë
Shokët naftëtarë?
Porsi zogjt e korbit
Në botë të shpërndarë
Shumë në Amerikë
Të tjerë në Kanada
Ne,nëpër Evropë
Vëndi si na mba’.
Shpejt e shpejt branisëm
Valixhet me rrota
Thua se krahë hapur
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
17
Po na priste bota
Ne që dhe nëntokën
Aq mirë ja njohim,
Tani më as qiellin
Vëndit tonë s’ja shohim
Në moshë pensioni
Ikëm në kurbet,
Edhe pse e dimë
Që dheu s’do na tretë
Ndërsa shumë të tjerë
Që vëndin s’e lanë
Enden në Kuçovë ,
Patos e Tiranë
Enden të braktisur ,
Njerëz të harruar
Sikur tërë jetën
Një ditë s’kanë punuar
Në kujtesën time
Ende të pa rrëshqitur,
Këta njerëz të mirë
Kanë zënë vënd të ndritur.
Sa do dëshiroja
Edhe një herë ti shoh,
Kafja në Tiranë
Shpirtin të na ngrohë
Ne fëmijët e mirë
Shke
putu
r nga
libr
i me po
ezi
"MBI K
RAHE EM
OCIONES
H"
shkr
uar nga
inxh
Razi
p Baçi
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
18
Të shekullit të vjetër,
Që me thonj u ngjitëm
Në majën e tij
Sa shumë ëndërruam
Për një botë tjetër ,
Të kish më shumë dritë
Më shumë drejtësi.
Në prap ëndërrojmë,
Ëndërrat dot s’i ndalim
Disa dhe me vete
Duket do t’i marrim
Shkruar nga Inxh Razip Baçi
PERUXHIA 2004
1-Teknikumi i Naftës ,hapej për herë të parë
2-Kapanonët e ftohtë prej pupuliti ,ndërtuar nga italianët për punëtorët shqipëtarë që punonin
në naftë para çlirimit
3-Kodra ku ndodhej Teknikumi i Naftës në Kuçovë ,midis luginave të Osumit dhe Devollit
4-Në oborr, në degën e një gështenje ishte varur një gëzhojë predhe artilerie .Sipas
orarit,dëgjohej zëri i kujdestarit”Bjeri çangës” dhe ne na dukej sikur thoshte “Nxitoni, koha ikën”
5-Në mes kapanonëve ishte një kopësht i madh me mollë i rrethuar ,për të cilin kujdeseshim ne...
6-Nga “Mbrëmje dimri “e Pushkinit
7-Fotografisë së përfundimit të fakultetit bërë së bashku me profesorët
8-Pas prishjes së mardhënieve me rusët ,të parët që e pësuam ishim ne studentët.Atë natë fillim
dhjetori të vitit 1961 lamë konviktin dhe shkuam të strehoeshim në ambasadën tonë.Shokët
tanë rusë na përcollën me dashuri.Ne nuk u pamë më kurrë me ata
PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI
19
9-Njerëz të sigurimit rus na propozonin të rrinim atje,duke na premtuar një jetë të begatë në
këmbim të deklaratave tona në radio Moska kundër vëndit tonë
10- “Dhe bar do të hamë e parimet nuk i shesim” ishte parrulla e Partisë së Punës
11-Fjetoret e punëtorëve të shpimit të puseve të kërkimit të naftës
*Të pa harruarëve NAZIF KURTI ,NJAZI SHEHU.HAMDI KRUJA (BUSHATI) THOMA
GJIKONDI,mësuesëve të dashur DODONA dhe ALI HOXHA GANI QEMO Etj….