33
www.kas.de/kosovo UDHËZUES PËR DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS Dhjetor, 2019 Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

www.kas.de/kosovo

UDHËZUES PËR DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Dhjetor, 2019

Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

Page 2: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

UDHËZUES PËR DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Dhjetor, 2019

Page 3: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 2/30

Autor:

Jetmir Bakija

Hulumtuese:

Debora Peci dhe Arbelina Dedushaj

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikim nuk mund të

riprodhohet, ruhet apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti

elektronik, fotokopjohet pa lejen e Democracy Plus (D+) dhe të autorit. Qëndrimet e

shprehura në këtë punim jo domosdoshmërisht paraqenin ato të Konrad Adenauer

Stiftung (KAS).

Page 4: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 3/30

Page 5: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 4/30

PËRMBAJTJA

I. Hyrje ................................................................................................ 5

II. Çfarë Nënkupton Legjislacioni i Ndjeshëm ndaj Gjinive ................. 8

III. Përgatitja e Kuvendit për Integrim Gjinor në Legjislacion ............... 9

IV. Hapat për Vlerësim Gjinor të Legjislacionit ................................... 11

A. Kuptimi i “natyrës së legjislacionit” nën shqyrtim ................. 12

B. Vlerësimi i integrimit gjinor..................................................... 13

C. Përfshirja gjinore në procesin e hartimit të ligjit .................... 14

D. Vlerësimi për ndikimin tek gjinitë ............................................ 15

E. Propozoni plotësime për përfshirjen gjinore ........................... 16

F. Formulari për vlerësim gjinor të ligjit ..................................... 17

V. Buxhetimi i Njdeshëm Gjinor ......................................................... 20

A. Obligimi Ligjor ........................................................................ 20

B. Metoda e buxhetimit gjinor ...................................................... 21

VI. Monitorimi i Zbatimit të Ligjeve për Ndikim Gjinor ....................... 22

A. Ligjshmëria dhe përfshirja gjinore .......................................... 23

B. Efektshëmira dhe përfshirja gjinore ........................................ 24

C. Formulari për mbikëqyrje të ligjit nga aspekti gjinor ............. 24

VII. Aneks ............................................................................................. 27

A. Vlerësimi i Integrimit Gjinor në Ligjin për Ekzekutimin e

Sanksioneve Penale ........................................................................... 27

Page 6: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 5/30

I. HYRJE

Ligjet e një vendi rregullojnë jetën publike. Përpos fuqisë së rregullimit të politikave publike, ato japin edhe efekte vetëdijesuese, stimuluese dhe avancimit të praktikave shoqërore që janë thellë të ngulitura në traditën e një shoqërie. Ligjet të cilat janë të ndjeshme ndaj gjinisë i japin këto efekte në barazi gjinore dhe përfshirje të të dy gjinive në jetën shoqërore dhe ekonomike. Hulumtimet tregojnë se çfarë roli pozitiv në rritjen ekonomike të vendit luan përfshirja e të dy gjinive në ekonomi dhe në punësim. Ngjashëm edhe përfshirja sa ma e madhe e grave dhe burrave në jetën shoqërore të një vendi, e bënë atë vend më të avancuar në shumë aspekte shoqërore.

Përfaqësimi gjinor në institucione publike qoftë pozita të zgjedhura, pozita të emëruara apo pozita administrative e ka rëndësinë e vetë. Demokraci Plus edhe më herët ka ofruar propozime për përfshirje më të madhe gjinore në pozita ekzekutive. Ajo, gjithashtu ka qenë e zëshme edhe në mbrojtjen e kuotës gjinore në Kuvendin e Kosovës dhe kuvende komunale, në funksion të arritjes së efektit të përfaqësimit më të mirë gjinor. Megjithatë, përfshirja gjinore në legjislacionin kosovar përmes shqyrtimit, miratimit dhe zbatimit të ligjeve e ka efektin e vet të rëndësishëm.

Gjinia femërore dhe ajo mashkullore kanë ndikim të ndryshëm, varësisht nga sfera: arsim, shëndetësi, ekonomi, mirëqenie sociale etj. Po ashtu, secila fushë dhe secili ligji mund të ndikoj në njërën gjini më shumë, pozitivisht apo negativisht. Në anën tjetër, edhe zhvillimet historike e shoqërore mund ta kenë anashkaluar njërën gjini, ndaj politikat e një fushe përmes ligjeve mund të bëjnë avancime në atë drejtim.

Është tejet shqetësuese, që në Kosovë, pjesëmarrja e njërës gjini në fuqinë punëtore është vetëm 20,4%1. Pra afër 80% të njërës gjini, në këtë rast grave, nuk marrin pjesë aktive në fuqinë punëtore dhe janë jashtë tregut të punës. Por, shifrat janë të kundërta për gjininë mashkullore, ku pjesëmarrja në fuqinë punëtore është 59,4%. Kjo është vetëm një nga shumë fusha, në të cilat njëra gjini dominon dukshëm kundrejt tjetrës.

Arsyet për këtë dhe për fusha të tjera publike janë te shumë faktorë, duke përfshirë edhe ata shoqëror. Po ashtu, nuk mund të thuhet se në Kosovë ligjet janë diskriminuese, derisa të prodhojnë efekte të tilla. Megjithatë, ligjet mund të kontribuojnë në përfshirje më të madhe gjinore. Hartimi dhe miratimi i ligjeve të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore mund të sjell efekte në përfshirjen më të madhe të të dy gjinive në sferën shoqërore, ekonomike dhe politike, vetëm nëse i kushtohet vëmendje dhe rëndësi këtij aspekti.

Është thelbësore që deputetët dhe vendimmarrësit t’i identifikojnë nevojat dhe karakteristikat specifike të njerëzve, të cilëve duhet t’u shërbejnë. Gjithashtu, duhet të hulumtojnë nëse vendimet e tyre i plotësojnë me të vërtetë nevojat dhe aspiratat

1 Agjencia për Statistikat e Kosovës. Anketa e Fuqisë Punëtore TM2, 2019. Shtator, 2019.

Page 7: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 6/30

e të gjithë popullatës, e jo vetëm të një pjese të saj. Shpesh deputetët dhe vendimmarrësit e tjerë mjaftohen me miratimin e ligjeve të përgjithshme për barazi gjinore dhe nuk i kushtojnë vëmendje që secili ligj të jetë i ndjeshëm në aspektin gjinor.

Qeveria e Kosovës me Strategjinë për Rregullim të Mirë 2.0 (2017-2021)2 ka krijuar bazën për hartim të ligjeve me ndjeshmëri gjinore. Zbatimi mbetet të shihet në vitet e ardhshme, pasi që ende nuk ka rezultate konkrete. Ligjet shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi i Kosovës. Zbatimi i ligjeve bëhet ashtu siç miratohen nga Kuvendi i Kosovës. Andaj, ky udhëzues është përgatitur që ta lehtësoj punën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shqyrtim të legjislacionit nga aspekti gjinor si dhe të ofroj sugjerime që ky institucion të përgatitet për t`i shqyrtuar ligjet me ndjeshmëri gjinore.

Kuvendi i Kosovës në vazhdimësi ka përparuar në shqyrtimin e ligjeve nga aspekti ligjor/kushtetues, nga aspekti përmbajtësor/ideologjik si dhe nga aspekti financiar/teknik. Megjithatë, ka mjaft hapësirë që të përmirësohet në shqyrtim të ligjeve nga aspekti gjinor. Ky udhëzues bënë përpjekje të kontribuoj me metodologji, sugjerime dhe mjete për shqyrtim të ligjeve nga aspekti gjinor. Po ashtu, përpiqet të kontribuojë me metodologji dhe mjete për mbikëqyrje të

2 Zyra e Kryministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Strategjia për Rregullim të

Mirë 2.0 (2017-2021). http://www.kryeministri-

ks.net/repository/docs/Better_Regulation_Strategy_2_0_for_Kosovo_-_ALBANIAN.pdf

SHQYRTIMI I LIGJIT

Aspekti Gjinor

Aspekti Ligjor/Ku

shtet.

Aspketi Ideologjik

Aspekti Financiar

Page 8: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 7/30

zbatimit të ligjeve nga aspekti gjinor, pasi mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve është përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës dhe një përgjegjësi që ka nevojë për përvetësim.

Deputetët duhet të vetëdijesohen dhe të trajnohen për të shqyrtuar ligjet edhe në aspektin gjinor. Përfitimet në shoqëri, ekonomi dhe politikë janë evidente. Ky udhëzues bënë përpjekje të kontribuoj në informimin, vetëdijesimin dhe trajnimin e deputetëve për të përfshirë aspektin gjinor në shqyrtimin e ligjeve që ata i kanë para vetës. Mirëpo, për ta kryer këtë detyrë siç duhet, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i përgatitur për të ofruar ndihmën dhe të dhënat për ligje të ndjeshme gjinore. Gjithashtu nevojitet që Qeveria dhe institutet për statistika e hulumtime të ofrojnë të dhëna relevante të ndara sipas gjinisë në fusha të ndryshme dhe të cilat pastaj do të përfshihen në legjislacionin kosovar.

Page 9: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 8/30

II. ÇFARË NËNKUPTON LEGJISLACIONI I NDJESHËM NDAJ GJINIVE

Legjislacioni i ndjeshëm ndaj gjinive nuk i dedikohet vetëm gjinisë femërore. Por, është legjislacion që integron dimensionin e marrëdhënies në mes të gjinisë femërore dhe mashkullore për përfitim të të dy gjinive. Megjithatë, një ligji i ndjeshëm ndaj gjinive mund të përfshijë veprime të synuara për gra apo burra në raste kur ajo gjini mund të jetë e ndikuar më shumë apo e disfavorizuar. Legjislacioni i ndjeshëm ndaj të dy gjinive sjellë përfshirje dhe mundësi më madhe për të dy gjinitë në ato fusha ku njëra është më e favorizuar se sa tjetra. Synimi kryesor i marrjes në konsideratë të gjinisë në shqyrtimin dhe kontrollin e legjislacionit është arritja e barazisë gjinore, duke i bërë institucionet më reflektuese për nevojat, aspiratat dhe përvojat e të gjitha grave dhe burrave.

Kuvendi i Kosovës mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj gjinisë duke miratuar legjislacion dhe politika që mbështesin parimet e barazisë gjinore. Miratimi i disa ligjeve specifike për barazi gjinore nuk mjafton. Futja e integrimit gjinor në praktikën parlamentare mund të jetë një katalizator efektiv për ndryshimin social dhe kulturor në qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Kuvendi gjithashtu mund dhe duhet të shërbejë si një model për shoqërinë duke e mbrojtur barazinë gjinore përmes miratimit të politikave të ndjeshme ndaj gjinisë, planeve të veprimit dhe politikave operative dhe mbështetëse.

Mirëpo, që të kemi legjislacion të ndjeshëm ndaj gjinive atëherë duhet vlerësuar integrimi aspektit gjinor në legjislacion gjatë shqyrtimit, mbikëqyrjes së zbatimit të atij legjislacioni dhe gjatë reformimit të politikave. Integrimi gjinor në legjislacion është një proces ku duhet përfshirë shqetësimet dhe përvojat e grave dhe burrave, në ideimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave dhe të programeve në të gjitha sferat:

Kosova në Shifra

Pjesëmarrja e fuqisë punëtore te

gjinia femërore e moshës 15+ është

18,4%, ndërsa kjo përqindje te burrat

është 63,3%;

Shkalla e papunësisë është 33,4% për

gratë dhe 28,5% për burrat;

15.3% e të punësurëve janë në në

sektorin e industrisë, ndërsa vetëm

1.1% e gjinisë femrore janë në këtë

sektor (2011);

70,1% të personave që e kanë të

përfunduar vetëm arsimin fillor ose

nuk e kanë përfunduar fare janë gra

(2011);

Vetëm 17,1% të personave me

doktoraturë janë të gra (2011);

Mesatarja e jetëgjatësisë së grave

është 72 vjeç, ndërsa e burrave 69

vjeç;

Niveli i pirjes së duhanit te gratë është

8% ndërsa për burra 24% (2017).

Page 10: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 9/30

politikë, ekonomi dhe shoqëri. Kjo, në mënyrë që gratë dhe burrat të përfitojnë barabar.

Integrimi gjinor në legjislacion në mënyrë që të jetë legjislacioni i ndjeshëm ndaj gjinive përfshinë:

marrjen e të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe të dhënave cilësore mbi situatën e burrave dhe grave;

kryerja e analizës gjinore, e cila nënvizon ndryshimet midis grave, burrave, vajzave dhe djemve në lidhje me shpërndarjen e tyre relative të burimeve, mundësive, kufizimeve dhe fuqisë në një kontekst të caktuar; dhe

krijimi i mekanizmave monitorues dhe vlerësues të ndjeshëm ndaj gjinisë, përfshirë krijimin e indikatorëve për të vlerësuar shkallën në të cilën janë përmbushur objektivat e barazisë gjinore dhe ndryshimet e arritura në marrëdhëniet gjinore.

Legjislacioni i ndjeshëm ndaj gjinive bëhet vetëm me ligjëvënës me vullnet dhe aftësi për të integruar aspektin gjinor në legjislacion, politika, si dhe mbikëqyrje. Andaj, është tejet e rëndësishme që parlamentarët të kenë aftësi për analiza gjinore në mënyrë që t’i marrin përsipër funksionet e tyre përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse duke përdorur ‘lentën gjinore’.

III. PËRGATITJA E KUVENDIT PËR INTEGRIM GJINOR NË LEGJISLACION

Një Kuvend me ndjeshmëri gjinore promovon barazinë gjinore duke ndërmarrë hapa konkret për të arritur këtë objektiv. Disa nga hapat, të cilët duhet t`i ndërmarrë një Kuvend i ndjeshëm gjinor, janë:

analiza gjinore e ligjeve – mënyrat e ndryshme se si ligji ndikon te gratë dhe burrat;

miratimi i Rregullores së Punës të ndjeshme nga aspekti gjinor – promovimi i barazisë në numër të grave dhe burrave nëpër të gjitha organet dhe strukturat e saj të brendshme; dhe

zbatimi i buxhetimit gjinor

Analiza gjinore e ligjeve, apo analiza e ndikimit gjinor të ligjeve, shkon përtej nivelit sektorial të analizës dhe kalon në vlerësimin e ndikimit që ky ligj do të ketë te gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Parlamentet mund të bëhen më të ndjeshëm ndaj gjinisë duke zbatuar legjislacionin dhe politikat që mbështesin parimet e barazisë gjinore. Futja e legjislacionit për barazi gjinore dhe integrim gjinor mund të jetë një katalizator efektiv për ndryshimin social dhe kulturor në qëndrimet ndaj barazisë

Page 11: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 10/30

gjinore. Ndërsa buxhetimi i ndjeshëm ndaj gjinisë i referohet jo vetëm shpenzimeve të destinuara për gratë, por gjithashtu edhe një analize të të gjithë buxhetit nga një perspektivë gjinore, duke përfshirë sigurinë, shëndetin, arsimin, punët publike, etj. Kjo, në mënyrë që të sigurohen që alokimet dhe ndikimet që rezultojnë t'i përgjigjen nevojave të grave dhe të burrave. Parlamenti, gjithashtu mund të shërbejë si një model për shoqërinë duke e mbrojtur barazinë gjinore përmes zbatimit të politikave strategjike të ndjeshme ndaj gjinisë, planeve të veprimit dhe politikave operative e mbështetëse.

Hartimi i ligjeve me ndjeshmëri ligjore është zhvillim relativisht i ri dhe ka marrë hov kryesisht pas miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Diskriminimit të Grave, të miratuar në dhjetor të vitit 1979. Mirëpo, për ligje me ndjeshmëri gjinore, Kuvendi i Kosovës duhet të përgatitet për të mundësuar dhe lehtësuar punën e deputetëve në këtë drejtim. Unioni Ndërkombëtar i Parlamenteve (IPU) ka udhëzime se si një Parlament mund të përgatitet për të ofruar mundësi për legjislacion të ndjeshëm gjinor dhe punë parlamentare me ndjeshmëri gjinore. Po ashtu, aty ofrohet një listë e kontrollit për të bërë Parlamentin më të ndjeshëm nga aspekti gjinor.

Bazuar në ato udhëzime të IPU-së, Kuvendi i Kosovës nuk i analizon ligjet nga një perspektivë gjinore në aspektin gjithëpërfshirës, duke mos bërë matjen e ndikimeve gjinore, të cilat i kanë ligjet në shoqëri. Rrjedhimisht, Kuvendi nuk arritur ende të hartojë një formular kontrolli për të vlerësuar legjislacionin nga perspektiva gjinore. Ngjashëm me vendet e rajonit, Kuvendi i Kosovës ka një komision parlamentar funksional (Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione), i cili sipas Rregullores së Punës të Parlamentit ndër tjera është përgjegjës për përcjelljen dhe me zbatimin e parimit të barazisë gjinore me legjislacion. Ky komision ka mandat të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve që hyjnë në fushë-veprimtarinë e tij, ndërsa shqyrtimi i çështjeve të tjera duhet të jenë me vendim të veçantë të Kuvendit. Ky komision është njëkohësisht i vetmi organ përgjegjës për barazi gjinore në kuadër të Parlamentit. Përveç Komisionit Parlamentar, në Parlament është gjithashtu edhe grupi joformal i grave, i cili funksionon në mënyrë efektive, por mandat i tij nuk është decidivisht avancimi i

barazisë gjinore në Kuvend dhe në shoqëri si tërësi. Nga ky grup dalin propozime, të cilat gratë deputete mandej i përcjellin në komisionet në të cilat marrin pjesë, apo në seanca, ku shpesh herë ndodh që këto propozime të kthehen në amendamente, të cilat pastaj sipas votave janë përfshirë në ligj.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ofron informacione dhe këshilla për çështje gjinore, kurse informacionet mund të jenë të ndara edhe sipas gjinisë. Përveç kësaj, ky Komision ka arritur të ketë bashkëpunim shumë të mirë me Qeverinë përmes Agjencisë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, si dhe me shoqërinë civile, duke e ftuar në grupe

Page 12: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 11/30

punuese gjatë hartimit të ligjeve. I njëjti ofron mbështetje edhe grupit joformal të grave, i cili ka zyrën e vet dhe asistentin.

Në letër, në Kosovë ka mjaft ligje, të cilat sigurojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen e grave në institucione publike. Mirëpo në zbatim, këto ligje vazhdojnë të kenë ngecje. Duke u nisur nga ky fakt, Rregullorja e Punës së Kuvendit, por edhe Kuvendi në tërësi, përveç këtyre ligjeve nuk parasheh ndonjë masë të veçantë për të arritur barazinë gjinore – përfshirë edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit, e cila nuk ka përmbajtje me ndjeshmëri gjinore. Kuvendi nuk ka ndonjë plan strategjik apo plan të veprimit që promovon barazinë gjinore, ndërsa edhe ato plane strategjike që i ka nuk janë me ndjeshmëri gjinore. Mirëpo, jo çdo herë nevojitet një rregull i shkruar në mënyrë që praktikat të jenë drejt avancimit të barazisë gjinore. Rregullorja aktuale e Punës së Kuvendit nuk ka asnjë rregull lidhur me përbërjen e Kryesisë së Kuvendit apo komisioneve lidhur me përfaqësimin e gruas. Pavarësisht kësaj, në legjislaturën e VII, Kuvendi i Kosovës ka pasur një grua nënkryetare, kurse 5 nga 14 komisione janë udhëhequr nga gra. Draftrregullorja, e cila ende nuk ka kaluar në Kuvend për diskutim nuk parasheh që në Kryesi të Kuvendit, të paktën një nënkryetare të jetë grua, sic nuk parasheh asgjë për kryesim të komisioneve.

Ndërsa sa i përket ligjeve dhe ndryshimeve të tyre, Komisioni përgjegjës për Barazi Gjinore ende nuk ka filluar t`i monitorojë ligjet që janë miratuar në Pakon e Ligjeve për të Drejtat e Njeriut në vitin 2015. Objektiv i këtij komisioni është që gjatë vitit 2020 të monitorojë një ose dy nga këto ligje në mënyrë që të vlerësohet zbatimi i tyre në praktikë. Deri tash, nuk ka pasur ndryshim të ndonjë ligji për shkak se ka qenë diskriminues ndaj grave apo burrave.

Buxhetimi gjinor është njëri ndër elementet kyçe, i cili mund ta bëjë Kuvendin më të ndjeshëm në aspektin gjinor. Megjithatë, Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka zbatuar këtë praktikë, ndaj nuk e ka ndryshuar procesin e buxhetimit. Edhe pse në buxhet ndahen vija buxhetore të cilat mbështesin institucionet, organet dhe aktivitetet, të cilat e shtyjnë përpara agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, buxheti si i plotë nuk i nënshtrohet një analize gjinore. Këtu prapë vje në shprehje fushëveprimtaria e komisioneve - përderisa në fushëveprimtarinë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Humbur dhe Peticione nuk hyn buxhetimi, ndaj ky Komision nuk mund të ndërhyjë në këtë proces.

IV. HAPAT PËR VLERËSIM GJINOR TË LEGJISLACIONIT

Shqyrtimi i ligjit për nga aspekti ligjor/kushtetues dhe për nga aspekti i politikës publike që ka për qëllim ta vëj në zbatim është punë e zakonshme e një deputeti. Këtë e bënë çdo deputet në një mënyrë apo tjetër. Mirëpo, për ta vlerësuar përfshirjen gjinore në një ligj, i cili vjen në Kuvendin e Kosovës, deputetët duhet të sigurohe të ndjekin disa hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm. Vlerësimi i

Page 13: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 12/30

legjislacionit nga aspekti gjinor është një dimension shtesë i shqyrtimit të ligjit.Për arsye të shërbimit 100% ndaj popullatës (të të dy gjinive), atëherë ky dimension bëhet po aq i rëndësishëm sa aspekti ligjor dhe ai politik.

Më tutje, ndjekja e disa hapave për shqyrtim të ligjit nga aspekti gjinor me siguri se do t’u ndihmoj që të shqyrtohet më mirë legjislacioni edhe për nga dy aspekte të tjera. Në fakt, shqyrtimi i ligjit nga aspekti gjinor mund të bëhet paralelisht me shqyrtimin e ligjit nga aspekti ligjor/kushtetues dhe aspekti i politikës publike e

ideologjike. Kjo për shkak të kohës së kufizuar që mund të jetë në dispozicion gjatë procesit legjislativ në Kuvend dhe në komisionin parlamentar ku pritet të bëhet puna më e madhe për shqyrtimin e ligjit. Për ta bërë më të lehtë ndjekjen e hapave të mëposhtëm, ky procesi i shqyrtimit të ligjit nga aspekti gjinor është strukturuar edhe me listën e kontrollit, e cila mund të gjendet në faqet në vijim, por edhe përmes një shembulli konkret të legjislacionit kosovar tek anekset.

A. Kuptimi i “natyrës së legjislacionit” nën shqyrtim

Fillimisht, identifikohet fusha e politikës publike që e prek ligji në shqyrtim. Ai legjislacion mund të jetë i fushës së: zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe fushave të tjera. Njëkohësisht, legjislacioni mund të prek dy apo më shumë fusha. Klasifikimi i ligjit në fushën që i përket ju ndihmon deputetëve të analizojnë fushën në përgjithësi dhe ndikimin e gjinisë femërore dheasaj mashkullore te popullata kosovare.

Në këtë hap duhet të kuptohet edhe nëse legjislacioni në shqyrtim e rregullon një politikë plotësisht të re apo është politikë që ndryshon ose vetëm plotësohet. Nëse është politikë që plotësohet apo po ndryshohet, atëherë me siguri se politika e deritanishme ka prodhuar disa rezultate edhe nga aspekti gjinor. Në këtë rast do të mund të kishte edhe shumë të dhëna për rezultatet e këtij legjislacioni nga dimensioni gjinor. Pra, në listën e kontrollit duhet të shenjëzohet nëse ligji A) Rregullon fushë plotësisht të re; B) Është plotësim/ndryshim i një ligji të mëhershëm apo C) Është fushë e rregulluar më herët.

Qëllimi i ligjit kryesisht ndërlidhet me politikën që synon ta adresoj ai legjislacion dhe me siguri se tek pjesa e ligjit ku listohet qëllimi apo qëllimet nuk është i përfshirë qëllimi për integrim gjinor në këtë fushë si rezultat i zbatimit të ligjit (përveç nëse është ligji i cili direkt prekë aspekte gjinore, si ligji për barazi gjinore apo ligji për pushim të lehonisë). Mirëpo, kuptimi i qëllimit të ligjit jep indikacion se

çfarë rezultate synon të prodhojë ai legjislacion në shoqëri. Rrjedhimisht, kjo është

e rëndësishme pë t`i analizuar rezultatet e pritura në politikë dhe të cilat do të ndikojnë në përfshirjen gjinore në të.

Page 14: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 13/30

B. Vlerësimi i integrimit gjinor

Pasi të kuptohet mirë natyra e ligjit, historiku dhe qëllimet që synohen, hapi i radhës

është shqyrtimi i masës në të cilën është përfshirë aspekti gjinor. Së pari duhet shqyrtuar se a ndërlidhet ligji drejtpërdrejtë me çështje gjinore. Nëse po, atëherë përfshirja e aspektit gjinor është e nënkuptueshme. Nëse jo, vlerësimi për përfshirje gjinore bëhet më relevant. Edhe nëse nuk ndërlidhet direkt, duhet të shikohet se a e prekë Ligji për Barazi Gjinore3 materien që legjislacioni në shqyrtim synon ta rregulloj. Deputetët mund të shkojnë më tutje dhe të analizojnë nëse standardet

ndërkombëtare e prekin materien, të cilën synon ta rregulloj ligji në shqyrtim. Një nga këto standarde më universale është Konventa për Eliminimin e Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 19794. Me këtë Konventë specifikohen shumë praktika për përfshirje, mosdiskriminim dhe avancim të gjinisë femërorë në sfera të ndryshme të politikave publike.

Në këtë fazë është me rëndësi të identifikohen nëse nene të caktuara të legjislacionit në shqyrtim specifikojnë njërën gjini apo një aspekt gjinor në përgjithësi. Kjo mund të jetë një tregues se ai nen mund të ketë implikime gjinore në politikën publike të ligjit. Për shembull, nene të caktuara të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili gjendet edhe në Listën e Kontrollimit, në Aneksin 1, prekë kategori specifike, si: gra të dënuara, shtatzëna, burra të dënuar si dhe fëmijë të të burgosurve/ave. Neni 52 i atij ligji parasheh që në institucionin korrektues për femra, shërbimet shëndetësore të grave shtatzëna i siguron institucioni shëndetësor. Ndërsa neni 20.1.4 parasheh që me lutjen e personit të dënuar mund të shtyhet ekzekutimi i dënimit më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshortja e personit të dënuar ka për të lindur edhe tre (3) muaj, ose nëse kanë kaluar më pak se gjashtë (6) muaj prej ditës kur ajo ka lindur dhe nuk ka anëtarë tjetër të familjes për t’i ndihmuar asaj. Në analizën gjinore tuajën, këto nene mund të jenë materie për të avancuar aspektin gjinor ose për të ngritur pyetje shtesë tek sponsorizuesi i ligjit apo komisioni parlamentar shqyrtues.

Në këtë fazë, po ashtu duhet të shqyrtohet nëse ligji në shqyrtim parasheh themelimin e ndonjë institucioni publik, trupi publik, administrues apo pozitë zyrtare apo edhe ndonjë shoqatë apo odë e cila rregullohet me ligje të tjera. Për shkak se këta trupa apo mekanizma kërkojnë resurse publike duhet të shqyrtohet nëse barazia gjinore, por edhe promovimi gjinor sigurohet. Më tutje, një ligj mund

3 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. Ligji për Barazi Gjinore. https://gzk.rks-

gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923 4 Agjencia për Barazi Gjinore. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Gjitha

Formave të Diskriminimit ndaj Grave

http://abgjrks.spinpagency.com/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/Konvent%20CEDA

W.pdf

Page 15: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 14/30

të themelojë një fond publik apo të alokoj subvencione apo asete shtetërore për çështjen që e rregullon. Tek resurset publike direkte, përfshirja gjinore dhe promovimi i gjinisë më pak të përfshirë duhet të jetë element përbërës i atij resursi publik.

C. Përfshirja gjinore në procesin e hartimit të ligjit

Gjatë shqyrtimit të ligjit për përfshirje të aspektit gjinor, duhet të vlerësohen edhe zërat e konsultuar dhe të përfshirë në procesin e konceptit të politikës dhe hartimit të ligjit. Procesi i konsultimit mund ta transformoj materien e një ligji në ligj më të ndjeshëm ndaj gjinive, por edhe mund ta bëjë më të pafavorshëm ndaj një gjinie nëse zërat e konsultuar dhe të përfshirë kanë qenë të së njëjtës përkatësi gjinore. Pikënisja e kësaj faze është të gjendet nëse ligji ka pasur analizë gjinore.

1. Kuptoni natyrën e

legjislacionit

1.2. Vlerësoni

Përfshirjen Gjinor

1.3. Përfshirja gjinore në procesin e hartimit

1.4. Vlerësimi

për Ndikim në Gjini të Ndryshme

1.5. Propozoni Plotësime

për Përfshirje

Gjinore

Page 16: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 15/30

Me Strategjinë për Rregullim Më të Mirë 2.0 për Kosovën (2017-2021)5 e hartuar nga Zyra e Kryeministrit, për shkak se nevojitet, analiza gjinore duhet të inkuadrohet në Koncept Dokumentin e të gjitha ligjeve që hartohen nga Qeveria dhe që vlerësohen nga Agjencia për Barazi Gjinore. Me plan të veprimit të kësaj strategjie, këto analiza gjinore do duhej të fillonin nga viti 2018, pasi që Agjencia në fjalë t`i ketë zhvilluar instrumentet për një analizë të tillë.

Andaj, në këtë fazë është me rëndësi që deputetët të gjejnë nëse ligji e ka analizën gjinore në koncept dokument, nëse është bërë ndonjë vlerësim për ndikimin e ligjit tek gjinitë dhe nëse ka pasë konsultime me grupe të grave, kryesisht pasi kjo gjini edhe anashkalohet më shpesh gjatë politikbërjes. Duhet të vlerësohet se kush është këshilluar për këtë çështje dhe cilat zëra mungojnë në konsultime. Më tutje, në këtë fazë duhet të hulumtohet se çfarë të dhëna janë në dispozicion për të vlerësuar politikën e ligjit si dhe a janë ato të dhëna të ndara sipas gjinisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion i cili nxjerrë statistika në fusha të ndryshme ekonomike, shoqërore e demografike të ndara sipas gjinive dhe moshave. Mirëpo, ka edhe shumë institute të tjera qeveritare e joqeveritare, të cilat bëjnë anketa e hulumtime që japin të dhëna gjinore. Kur flasim për statistika është tejet me rëndësi të shqyrtohet se a janë të përditësuara dhe sa janë të besueshme sidomos pasi që politika publike pritet të vlerësohet bazuar në ato statistika.

Kuvendi i Kosovës, po ashtu në kuadër të administratës së vet ka edhe Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiva (DHBA), e cila bënë hulumtime specifike pas kërkesës së një deputeti, grupi parlamentar apo komisioni parlamentar. Për arsye të punës së madhe që mund të kenë me siguri se prioritet u jepet kërkesave për hulumtime nga komisioni parlamentar dhe kjo mund të jetë rruga që mund ta ndjekin deputetë dhe anëtarë e një komisioni parlamentar.

D. Vlerësimi për ndikimin tek gjinitë

Pasi të jenë kaluar tre hapat e parë dhe të jetë kuptuar materia e ligjit dhe kur të jenë në dispozicion të dhëna të mjaftueshme për çështjet që synohet të rregullohen dhe përfshihen në proces të hartimit, duhet të vlerësohet se në çfarë aspekti ndikon materia e legjislacionit te gratë dhe burrat (të moshave të ndryshme). Me këtë veprim, deputetët duhet të nxjerrin konkluzionet, duke u bazuar në aspektin

gjinor. Nëse nuk mund të nxirren konkluzione, atëherë nuk janë mbledhur mjaftueshëm të dhëna.

5 Zyra e Kryministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Strategjia për Rregullim të

Mirë 2.0 (2017-2021). http://www.kryeministri-

ks.net/repository/docs/Better_Regulation_Strategy_2_0_for_Kosovo_-_ALBANIAN.pdf

Page 17: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 16/30

Pyetjet dhe përgjigjet që duhet të bëhen për këtë ligj kur të grumbullohen informatat nga tre hapat e parë janë: Cilat grupe do të preken nga ndryshimi në ligj? A mund të identifikohet nëse njëra gjini preket më shumë nga përmbajtja e ligjit dhe në çfarë mase? A ka më shumë gjasa që të preken grupe specifike të njerëzve brenda secilës gjini (si gratë me aftësi të kufizuara, burrat e një etnie të caktuar ose në zona rurale), dhe në çfarë mase? A përballen grupe të caktuara njerëzish me pengesa për qasje në shërbimin në fjalë?

Për të vlerësuar më saktë ndikimin në gjini duhet të kërkohen edhe vlerësime të ekspertëve gjinor, organizatave joqeveritare, por edhe të mbahen dëgjime publike në kuadër të komisionit apo diskutime publike në kuadër të grupit parlamentar për të vlerësuar ndikimin gjinor të legjislacionit në shqyrtim. Po ashtu, një burim i mirë dhe i duhur do të ishte edhe grupi parlamentar i subjektit të caktuar, ngase deputetë të subjekteve të tjera mund të mos e bëjnë shqyrtimin e ligjit nga aspekti gjinor sikurse ata të një subjekti specifik. Bazë për atë dëgjim apo diskutim mund të jenë pyetjet e lartpërmendura dhe Lista e Kontrollit për Vlerësim Gjinor të Legjislacionit. Më tutje, mund të përgatiten pyetje për sponsorizuesin e ligjit, ministrinë, komisionin parlamentar apo grupin parlamentar, me qëllim që të plotësohen të dhënat për vlerësim gjinor të ligjit.

E. Propozoni plotësime për përfshirjen gjinore

Pasi të keni studiuar materien e ligjit dhe të keni një vlerësim tuajin për ndikimin gjinor, hapi tjetër gjatë shqyrtimit të ligjit është përgatitja e propozimeve për legjislacionin në fjalë me qëllim që ligji të ndikoj në mënyrë korrekte me gjinitë e ndryshme. Gjatë katër hapave të parë dhe plotësimit të Listës së Kontrollimit për Vlerësim të Përfshirje Gjinore me siguri se do të dalin mjaft zbrazëtira në ligj, të cilat duhet të plotësohen për nga aspekti gjinor. Më tutje, gjatë hapave të parë me siguri se do shfaqen edhe mjaft ide për propozime nga vetë analiza juaj, por edhe nga konsultimet që mund të keni me të tjerët, nëse ekziston kohën dhe vullneti për të pasur konsultime të jashtme apo brenda grupit parlamentar.

Propozimet për plotësim të ligjit për përfshirje gjinore mund të bëhen për arsye të dhënies së mundësive të barabarta për përfitim të të dy gjinive. Nëse njëra gjini ka qenë e diskriminuar, apo nëse ekziston masa e përkohshme për njërën gjini, e cila e ka të vështirë të përfitoj për arsye tradicionale e shoqërore. Më tutje, propozimet mund të jenë për rregullim të ligjit në mënyrë që të i merren në konsideratë nevojat e gjinisë femërore apo mashkullore në ofrimin e një shërbimi, përfitimi apo edhe sanksioni siç është rasti me ligjin, i cili merret shembull në aneks të këtij udhëzuesi.

Për fushën e shëndetësisë, ligjet mund të plotësohet duke krijuar mundësitë për të përfituar shërbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes. Shërbime të përshtatshme për gra, po qe nevoja, falas, si dhe ushqim të përshtatshëm gjatё lehonisë dhe mbajtjes sё fëmijës në gji. Në fushën e kulturës, të drejtën për të marrë pjesë në aktivitetet zbavitëse, sportive dhe në të gjitha

Page 18: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 17/30

aspektet e jetës kulturore. Në fushën e zhvillimit ekonomik, qasje të drejtë dhe ndoshta të favorshme në subvencione për afarizëm si dhe të drejtën dhe kushtet e përshtatshme që gratë të kenë qasje në pronë, por edhe në huamarrje, apo forma të tjera të kredisë financiare. Në fushën e bujqësisë, të plotësohen ligjet për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në zonat bujqësore me qëllim që të sigurohen mbi bazën e barazisë së burrit e të gruas, pjesëmarrjen e saj në zhvillimin e fshatit dhe njëherësh në avantazhet që sjell ajo.

F. Formulari për vlerësim gjinor të ligjit

Për ta lehtësuar shqyrtimin e ligjit nga aspekti gjinor dhe për t`i përcjell hapat e lartpërmendur, ky udhëzues ofron një listë të kontrollit për vlerësim gjinor të legjislacionit. Lista apo formulari është i ndarë në pesë pjesë sipas pesë hapave të lartpërmendur për shqyrtim të legjislacionit në aspekt gjinor dhe radhit pyetjet më relevante për secilin hap. Aty ku nuk gjinden të dhëna, duhet shënohet “nuk ka të dhëna”. Kjo mund të shërbej si bazë për pyetje drejtuar sponsorizuesit të ligjit pë

ta kuptuar nëse ajo çështje gjinore është marrë parasysh dhe nëse po, cili është

rezultati. Shembulli për shqyrtimin e ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili është në fuqi në Kosovë dhe është paraparë të ndryshohet, ofrohet si aneks në fund të këtij udhëzuesi.

FORMULARI A – VLERËRSIMI GJINOR PËR SHQYRTIM TË LEGJISLACIONIT

NATYRA E LIGJIT

Emri i Ligjit: 1. Cilës fushë i përket ligji?

2. A është ndryshim i një ligji të mëhershëm, apo ligji rregullon një fushë plotësisht të re?

Fushë e rregulluar më herët

Plotësim/ndry. i ligjit Fushë plotësisht e re

3. Cilat janë qëllimet e ligjit?

Page 19: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 18/30

INTEGRIMI GJINOR

4. A është ligj i cili ndërlidhet direkt me çështje gjinore?

Po Jo

5. A e prek Ligji për Barazi Gjinore këtë fushë apo materien që synon ta rregulloj ky ligj?

Po Jo

6. A ka dispozita të caktuara që specifikojnë njërën gjini?

Po Jo

Nëse po, shënoj nenet __________

7. A ka qëllim ligji të arrij ndonjë rezultat të dëshiruar gjinor?

Po Jo

Nëse PO cilat janë ato:

përfaqësimi më i mirë i grave;

përmirësimi i qëndrimeve kulturore;

përmirësimi i barazisë sa i përket të ardhurave

Nëse JO, a ka mundësi për të arritur rezultate të dëshiruara gjinore në këtë fushë?

8. A parasheh ligji themelimin e ndonjë trupi/mekanizimi?

Institucioni publik; Trup administrues;

Trup mbikëqyrëse; Pozitë Zyrtare;

Shoqatë/Odë; Tjetër

Në ndonjërën nga këto, a parasheh ligji përfshirje gjinore

Po Jo

9. A parasheh ligji ndarjen e ndonjë resursi publik?

Page 20: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 19/30

Fond publik; Subvencion publik;

Pronë shtetërore / publike; Aset shtetëror/publik

Në ndonjërën nga këto, a parasheh ligji përfshirje gjinore?

Po Jo

PËRFSHIRJA NË PROCESIN E HARTIMIT

10. Çfarë dëshmish ekzistojnë për të vërtetuar se konsideratat gjinore kanë qenë faktor në procesin e vendimmarrjes

Vlerësim i ndikimit Analizë gjinore Konsultim i

grupeve të grave

11. Kush është këshilluar për këtë çështje? Zërat e kujt mungojnë?

12. A ka në dispozicion të dhëna të ndara sipas gjinisë për çështjet që shqyrtohen?

Po Jo

Nëse po, a janë statistikat të përditësuara dhe të besueshme?

VLERËSIMI PËR NDIKIM NË GJINI TË NDRYSHME

13. Cilat grupe do të preken nga ndryshimi në ligj?

14. A mund të identifikoni nëse njëra gjini ka gjasa të preket më shumë se tjetra nga ndryshimi i ligjit, dhe në çfarë mase?

15. A ka më shumë gjasa që të preken grupe specifike të njerëzve brenda secilës gjini (si gratë me aftësi të kufizuara, burrat e një etnie të caktuar ose në zona rurale), dhe në çfarë mase?

Page 21: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 20/30

16. A përballen me pengesa grupe të caktuara njerëzish për qasje në shërbimin në fjalë?

17. Si do të edukohet publiku për ligjin? Cilat metoda do të përdoren për të siguruar që burrat dhe gratë kanë qasje të barabartë në këto informata?

18. Nëse kjo fushë ka qenë e rregulluar më herët me legjislacion parësor apo dytësor çfarë efekte ka prodhuar për qasje të barabartë të grave dhe burrave?

PROPOZIMET PËR PLOTËSIM TË LIGJIT

______

______

V. BUXHETIMI I NJDESHËM GJINOR

A. Obligimi Ligjor

Buxheti i një shteti është ndër ligjet më të rëndësishme të një vendi. Buxhetimi gjinor është element thelbësor i politikave të ndjeshme gjinore. Pasi shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit është kompetencë e Kuvendit, buxhetimi i ndjeshëm gjinor është një tregues i mirë se sa politikat e dala nga institucioni i Kuvendit janë të ndjeshme ndaj gjinisë. Buxhetimi gjinor është një qasje që synon të përfshijë gjininë në hartimin e politikave financiare dhe kërkon të transformojë të gjithë procesin buxhetor, duke e bërë një prej proceseve më të rëndësishme për të siguruar barazinë gjinore në shoqëri. Këtë e parasheh edhe Ligji për Barazi Gjinore në

Kosovë, sipas të cilit përfshirja e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat është instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve6.

6 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. Ligji për Barazi Gjinore. https://gzk.rks-

gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923

Page 22: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 21/30

Ky ligj parasheh edhe mekanizmat institucional për barazi gjinore si Agjencia për Barazi Gjinore, zyrtarët/et përkatës për barazi gjinore në ministri dhe komuna, Avokati i Popullit dhe Partitë Politike. Agjencia për Barazi Gjinore, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është agjenci ekzekutive e cila ka përgjegjësi të marrë pjesë në përgatitjen e ligjeve, akteve nënligjore, strategjive dhe programeve për të siguruar përfshirjen e integrimit gjinor dhe buxhetimit gjinor. Ndërsa Zyrtarët/et përkatës për barazi gjinore në ministri dhe komuna janë përgjegjës për përfshirjen e integrimit gjinor dhe buxhetimit në hartimin dhe zbatimin e politikave7.

Përveç këtyre mekanizmave, ky ligj për buxhetimin gjinor i obligon të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucione të tjera publike8. Rrjedhimisht, nga ky ligj ngarkohet edhe Parlamenti i Kosovës, i cili buxhetin duhet ta hartoj me ndjeshmëri gjinore – duke analizuar jo vetëm shpenzimet e destinuara për gratë, por të gjitha fushat si: siguria, shëndeti, arsimi, punët publike etj.

B. Metoda e buxhetimit gjinor

Buxheti i përgjegjshëm gjinor nuk nënkupton mjete të ndara për gra e burra, por sigurim të nevojave dhe interesave të individëve, të cilat adresohen në politika të shpenzimeve dhe të ardhurave. Rrjedhimisht ndikon edhe në zbatimin e suksesshëm të të gjitha politikave të tjera. Pjesë e hartimit të buxhetit gjinor është nënshtrimi i analizës nga perspektiva gjinore që nënkupton matjen e mënyrave të ndryshme se si ndikohen gratë dhe burrat nga buxheti. Përmes buxhetimit gjinor mundësohet adresimi në mënyrë aktive dhe efektive i shqetësimeve specifike në lidhje me gjininë dhe mundësohet jo vetëm luftimi i pabarazive shoqërore, por edhe rritja e transparencës e llogaridhënies në procesin e përgjithshëm të buxhetit.

Duke u nisur nga logjika se deputetët janë përfaqësuesit e qytetarëve dhe përgjegjës për miratimin e politikave të cilat ndihmojnë në eliminimin e pabarazive në shoqëri, ata duhet t`i nënshtrohen një trajnimi, në mënyrë që analizën për ndikim gjinor të buxhetit ta bëjnë të pavarur dhe jo duke u nisur vetëm nga të dhënat që i ofron Qeveria. Qasjen në informacione të cilat do të ndihmonin për analizën gjinore të buxhetit do të duhej ta ofronte shërbimi i parlamentit, i cili do t`i grumbullonte të dhënat nga analiza të grupeve të pavarura të ekspertëve, ekonomistë të sektorit privat dhe akademikë. Kështu, buxhetimi gjinor do të institucionalizohej, duke i hapur rrugë Parlamentit të Kosovës që t`i ndjekë shembujt nga vende të cilat e praktikojnë këtë mënyrë të buxhetimit. Në disa vende buxhetimi gjinor udhëhiqet nga Komisionet Parlamentare, ndërsa në rastin e

7 Po aty, Kapitulli II. 8 Po aty, Neni 5.

Page 23: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 22/30

Afrikës së Jugut, parlamenti bashkëpunon me organizata qeveritare dhe joqeveritare për ta hartuar buxhetin e përgjegjshëm gjinor.

Një shembull i buxhetimit gjinor, i cili synon avancimin e gruas në arsim dhe karrierë është buxhetimi për programe të kujdesit për fëmijë. Financimi i programeve të kujdesit dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve çliron gratë nga barra e kujdesit për fëmijë, e cila i pengon ato për avancim në arsim apo karrierë. Financimi i këtyre programeve mund të fokusohet në vende ku punësimi i grave është më i ulët, mund të ketë për objektiv subvencionimin e kujdesit ditor për prindërit e vetëm , apo për grupe të tjera, të cilat do të përfitonin nga ky investim. Buxhetimi gjinor ndihmon për të kuptuar më mirë ndikimin e shpenzimeve publike përmes zbërthimit të mënyrës se si ndahen burimet ndërmjet burrave e grave. Në mënyrë që të adresohen nevojat e grave dhe burrave njësoj, është shumë e rëndësishme që të zhvillohen metoda të monitorimit të cilat e masin ndikimin e buxhetit në shoqëri dhe nivelin e ndikimit nga aspekti gjinor.

Parlamenti i Suedisë përfshin analizën gjinore në hartimin e buxhetit qysh nga viti 1988. Që nga ky vit draftbuxheti që kalon në Parlament i bashkëngjitet shtojca e veçantë që tregon shpërndarjen e burimeve ekonomike mes gjinive, dhe si shprehen pabarazitë gjinore në aspektin ekonomik. Kjo mënyrë e analizës së buxhetit mënjanon mundësitë për interpretim subjektiv të informacioneve publike, dhe në mënyrë të qartë tregon se si buxheti ka paraparë të luftoj pabarazitë gjinore. Për këtë shkak, Komisionit Parlamentar për Financa i ofrohet kohë e mjaftueshme që të diskutojnë secilin artikull të shpenzimeve, si dhe të zhvillojë diskutime me palët e interesuara në Parlament, agjencitë qeveritare dhe shoqërinë civile. Ndërsa në Austri, praktikë e re për institucionet që kryejnë analizë të buxhetit është obligimi i tyre për adresim të çështjeve gjinore si kategori e veçantë e analizës dhe kontrollit. Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor bëhet duke caktuar një objektiv të barazisë gjinore për secilin kapitull të buxhetit.

VI. MONITORIMI I ZBATIMIT TË LIGJEVE PËR NDIKIM GJINOR

Kur miratohet një ligj në Kuvend, ai pastaj duhet të zbatohet në praktikë. Është praktikë e mirë që dy ose tri vite pas miratimit të një ligji, të mbikëqyret niveli dhe mënyra e zbatimit të atij ligji. zbatimin e realizojnë institucione të tjera përgjegjëse, të cilat duhet të nxjerrin akte dytësore për procedurat e zbatimit dhe shpesh edhe t`i zbatojnë sipas interpretimit të tyre, i cili mund të devijoj paksa nga qëllimi i ligjit. Mirëpo, edhe rrethanat gjatë zbatimit të ligjit mund të ndikojnë që ai ligj të japë efekte të ndryshme nga ato që janë menduar gjatë hartimit dhe shqyrtimit të ligjit. Në këtë kontekst ligjet dhe politikat publike të miratuara nga Kuvendi, jo gjithmonë arrijnë qëllimin për të cilin janë miratuar, qoftë për shkak të pengesave në zbatim, paaftësisë së institucioneve në zbatim, neglizhencës së institucioneve ligjzbatuese

Page 24: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 23/30

ose si pasojë e faktorëve socio-ekonomik në vend. Për shkak të kësaj, shpesh është më e rëndësishme mënyra e zbatimit të një ligjit se sa përmbajtja e tij.

Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi dhe detyrë ta mbikëqyrë zbatimin e ligjeve të cilat i miraton. Neni 65.9 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se “Kuvendi i Republikës së Kosovës mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit”. Ndërsa, Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës, sipas nenit 73, mes tjerash parasheh që secili komision, brenda fushës së përgjegjësive të tij, është i autorizuar ta mbikëqyrë zbatimin e ligjit nga Qeveria, përkatësisht nga ministria. Për ta ushtruar këtë autoritet, komisionet kontrollojnë dhe studiojnë efektivitetin e ligjeve në fuqi në kuadër të fushëveprimit të tyre, zbatimin e tyre dhe propozojnë masa për rastet konkrete.

Për të siguruar që aspekti gjinor do të përfshihet në mbikëqyrjen e zbatimit të një

ligji, deputetë duhet të propozojnë që ky aspekt të përfshihet në momentin e marrjes së vendimit nga komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij ligji. Vendimi i komisionit parlamentar kërkohet për fillimin e nismës së mbikëqyrjes së

një ligji dhe me të themelohet një grup punues për mbikëqyrjen e tij. Deputetët dhe anëtarët e komisionit mund të bëhen pjesë e grupit punues, si dhe të sigurohen që aspekti gjinor të jetë pjesë përbërëse e mbikëqyrjes së zbatimit të atij ligji.

A. Ligjshmëria dhe përfshirja gjinore

Në trajnimet për mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve, deputetë udhëzohen që t`i përfillin tri parime kryesore mbi të cilat bazohet mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve nga komisionet parlamentare, të cilat e bëjnë mbikëqyrjen e ligjeve në kuadër të fushave përkatëse. Parimi i ligjshmërisë: nëse aktet nënligjore, vendimet dhe masat zbatuese te institucioneve qeverisëse dhe të administratës janë në pajtim me sistemin e drejtësisë të Kosovës. (Kushtetutën, ligjet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe legjislacionin e detyrueshëm ndërkombëtar). Parimi i përshtatshmërisë: nëse ligji i miratuar, ka arritur objektivat gjatë zbatimit dhe masat e ndërmarra janë të përshtatshme për arritjen e objektivave. Parimi i efektshmërisë: nëse veprimi institucional ka qenë efektiv, efikas dhe ekonomik që ndryshe njihet si parimi i performancës.

Mirëpo, tek këto tri parime mund të vlerësohet ndikimi gjinor në zbatim të ligjit që trajtohet. Për arsye të këtij vlerësimi, tek parimi i ligjshmërisë mund të shqyrtohet nëse legjislacioni dytësor është i ndejshëm ndaj gjinive. Legjislacioni dytësor është po aq i rëndësishëm sa legjislacioni primar për shkak se është pjesë e rregullativës së asaj politike. Përderisa nuk bie ndesh me materien e ligjit, e ka fuqinë e ligjit. Më tutje, duhet vlerësuar zbatimi në përpikëri i neneve që prekin çështjet gjinore direkt

dhe indirekt. Nëse është bërë punë e mirë në këtë pjesë të ligjit, atëherë ai duhet

të japë efekte edhe në aspektin gjinor. Në këtë drejtim, deputetët mbikëqyrës të

Page 25: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 24/30

ligjit për aspektin gjinor duhet të vlerësojnë nëse zbatohet ai ligj në përputhje me Ligjin për Barazinë Gjinore dhe ligje të tjera që e rregullojnë direkt barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin.

B. Efektshëmira dhe përfshirja gjinore

Parimi i ligjshmërisë më shumë merret me zbatueshmërinë e ligjit nga aspekti teknik, nëse ai është zbatuar siç e parasheh ligji. Ndërsa parimi i efektshmërisë dhe përshtatshmërisë merret me efektet dhe rezultatet që ka prodhuar ai ligj. Secili ligji, i cili miratohet i ka qëllimet e veta, prandaj edhe struktura e legjislacionit e ka një pjesë të veçantë ku sponsorizuesi duhet të radhisë qartë qëllimet e ligjit. Mirëpo, kur të nis zbatimi i një ligji, atëherë mund të mos arrihen pjesërisht apo plotësisht ato qëllime apo objektiva. Më tutje, ligji mund të rezultojë edhe me efekte plotësisht kundër atyre qëllimeve të cilat janë paraparë. Kjo për arsye se ka faktorë të ndryshëm social, ekonomik, financiar që ndikojnë në rezultatet që prodhon një ligj. Mirëpo, nga ana tjetër ligji mund të jetë hartuar dobët për t`i arritur ato qëllime. Pra mund të jetë dizajnuar në një mënyrë që nuk parasheh shumë faktorë në kontekstin kosovar gjë që mund të ndikojë në efektet që japin ato direktiva ligjore.

Për arsye të vlerësimit të aspektit gjinor në efektshmërinë e zbatimit të ligjit, deputetë duhet ta trajtojnë nëse gjatë zbatimit, ligji i ka arritur objektivat e përfshirjes gjinore dhe promovimit të gjinisë më pak të favorizuar. Më tutje, duhet të shikohet se a ka patur ndonjë ndikim gjinor të paparashikuar ligji gjatë zbatimit të tij. Shumë ligje mund të prodhojnë efekte negative në disfavorizim të njërës gjini, e cila mund të mos jetë e parashikuar gjatë hartimit dhe shqyrtimit të ligjit. Këto ndikime gjinore mund të vijnë nga dispozita që decidivisht prekin çështjet gjinore por edhe nga dispozitat ligjore që nuk specifikojnë ndikimin gjinor. Në këtë drejtim duhet të mbikëqyret edhe metoda e administrimit të ligjit, pasi mund të ketë mos përfshirje gjinore në institucionet administruese, gjë që do të ndikonte në anashkalim të ndjeshmërisë gjinore.

Për ligjin që merret përsipër të mbikëqyret zbatimii tij, deputetët apo komisioni parlamentar, themelojnë ndonjë fond publik me të cilin parashihet shpërndarja e subvencioneve publike apo aseteve publike/shtetërore, aty ka duhet të përqendrohet mbikëqyrja për efektshmërinë e zbatimit të ligjit. Te shpërndarja fondeve, subvencioneve apo aseteve publike duhet të përfshihet barazia gjinore apo edhe favorizimi i një gjinie që ka qenë e anashkaluar nga këto përfitime publike.

C. Formulari për mbikëqyrje të ligjit nga aspekti gjinor

Në procesin e mbikëqyrjes së ligjit, udhëzohet që të përgatiten pyetësorët për institucionet zbatuese të atij ligji. Aty shtrohen pyetje që prekin tri parimet e zbatueshmërisë së një ligji të përmendura më lartë. Deputetët mund të propozojnë pyetje në këta pyetësor që sigurojnë aspektin gjinor në procesin e mbikëqyrjes së

Page 26: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 25/30

ligjit. Lista e kontrollit më poshtë, ndihmon që të shtrohen pyetje për mbikëqyrje të zbatimit të ligjit edhe nga aspekti gjinor.

FORMULARI B – MBIKËQYRJA E LIGJIT NGA ASPEKTI GJINOR

ZBATUESHMËRIA GJATË ZBATIMIT

Emri i Ligjit: 1. Sa kohë ka që është miratuar ligji?

2. Cilat janë dispozitat e ligjit që prekin çështje të aspektit gjinor (direkt apo indirekt)?

2.A Nëse ka pas dispozitat të tilla sipas jush, në çfarë mase kanë arritur të zbatohen në përpikëri?

3. Çfarë legjislacioni dytësor është nxjerrë pas miratimit të ligjit (udhëzim administrativ apo vendim) dhe data kur është nxjerrë ai legjislacion dytësor?

4. A ka pas analizë gjinore për legjislacionin dytësor?

4.A Nëse ka pas, në çfarë mase ka arritur të zbatohet në përpikmëri?

5. A po zbatohet ligji në përputhje me Ligjin për Barazinë Gjinore dhe ligje të tjera që e rregullojnë direkt barazinë gjinore dhe mos-diskriminimin gjinor?

EFEKTSHMËRIA GJATË ZBATIMIT

6. Sa i ka arritur objektivat e përfshirjes gjinore dhe promovimit të gjinisë më pak të favorizuar ky ligj?

7. A ka pas ndonjë ndikim gjinor të paparashikuar ligji gjatë zbatimit të tij?

Po Jo

Page 27: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 26/30

7.A Nëse po, çfarë?

8. A ka pas ndonjë efekte negativ në disfavorizim të njërës gjini?

Po Jo

8.A Nëse po, Cilët faktorë social, ekonomik, financiar ndikuan në rezultatet që prodhoi ky ligj?

9. Cila ka qenë metoda e administrimit në zbatimin e ligjit? A mund të ketë ndikuar ajo në anashkalim të ndjeshmërisë gjinore?

10. A parasheh ligji themelimin e ndonjë trupi/mekanizimi?

Institucioni publik; Trup administrues;

Trup mbikëqyrëse; Pozitë Zyrtare;

Shoqatë/Odë; Tjetër

10.A Në ndonjërën nga këto, a ka pas përfshirje gjinore?

Po Jo

11. A parasheh ligji ndarjen e ndonjë resursi publik?

Fond publik; Subvencion publik; Pronë shtetërore / publike; Aset

shtetëror/publik; Jo

11.A. Në ndonjërën nga këto, a ka pas përfshirje gjinore? Po Jo

VEPRIMET E INSTITUCIONIT ZBATUES

12. A ka zhvilluar zbatuesi (ministria/agjencia) tregues për matjen e ndikimit gjinor?

Po Jo

13. A ka bërë ministria një vlerësim Ex-post për ligjin nën mbikëqyrje?

Po Jo

14. Nëse po, a ishte paraparë ndikimi rregullativ gjinor? Dhe çfarë ishin rezultatet?

Page 28: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 27/30

VII. ANEKS

A. Vlerësimi i Integrimit Gjinor në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

FORMULARI A – VLERËRSIMI GJINOR PËR SHQYRTIM TË LEGJISLACIONIT

NATYRA E LIGJIT

Emri i Ligjit: Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

1. Cilës fushë i përket ligji?

Drejtësi

2. A është ndryshim i një ligji të mëhershëm apo ligji rregullon një fushë plotësisht të re?

Fushë e rregulluar më herët

Plotësim/ndry. i ligjit

Fushë plotësisht e re

3. Cilat janë qëllimet e ligjit?

ekzekutimi i sanksioneve penale;

sanksioneve kundërvajtësve;

masave të trajtimit të detyrueshëm; dhe

aplikimi i masës së paraburgimit.

INTEGRIMI GJINORE

4. A është ligj i cili ndërlidhet direkt me çështje gjinore?

Po Jo

5. A e prek Ligji për Barazi Gjinore këtë fushë apo materien që synon ta rregulloj ky ligj?

Po Jo

6. A ka dispozita të caktuara që specifikojnë njërën gjini?

Page 29: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 28/30

Po Jo

Nëse po, shënoj nenet __________ Neni 20.1.4 - parasheh që me lutjen e personit të dënuar mund të shtyhet ekzekutimi i dënimit më së largu deri në gjashtë (6) muaj nga dita e fillimit të shtyrjes së ekzekutimit, nëse bashkëshortja e personit të dënuar ka për të lindur edhe tre (3) muaj, ose nëse kanë kaluar më pak se gjashtë (6) muaj prej ditës kur ajo ka lindur dhe nuk ka anëtar tjetër të familjes për t’i ndihmuar asaj. Neni 27.2 -parasheh shtyrjen e ekzekutimit të dënimit edhe në rastet nëse shtyrja i është lejuar gruas shtatzënë, fëmija i së cilës nuk ka lindur i gjallë, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas lindjes, dhe nëse fëmija vdes pas lindjes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës. Neni 27.3- Po ashtu, nëse shtyrja i është lejuar nënës së fëmijës më të ri se një (1) vit i cili vdes, shtyrja ndërpritet gjashtë (6) muaj pas vdekjes së fëmijës; Neni 33.3.- Personat e dënuar meshkuj dhe femra vendosen ndarazi. Po ashtu, gratë shtatzëna, gratë që lindin fëmijë dhe nënat që përkujdesen për fëmijët e tyre vendosen ndarazi nga gratë e tjera të dënuara; Neni 52 - Në institucionin korrektues për femra, shërbimet shëndetësore të kujdesit shëndetësor të femrave shtatzëna i siguron institucioni shëndetësor; Neni 53.1.- Femra e dënuar që ka fëmijë mund ta mbajë atë derisa i mbush tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pastaj prindërit e fëmijës vendosin, nëse kujdestaria e fëmijës i besohet babait, të afërmve, ose personave të tjerë.

7. A ka qëllim ligji të arrij ndonjë rezultat të dëshiruar gjinor?

Po Jo

Nëse PO cilat janë ato:

përfaqësimi më i mirë i grave,

përmirësimi i qëndrimeve kulturore,

përmirësimi i barazisë sa i përket të ardhurave

respektimi i drejtës së femrave për të qenë nëna edhe në rastet kur janë duke e vuajtur dënimin në institucionet korrektuese.

Nëse JO, a ka mundësi për të arritur rezultate të dëshiruara gjinore në këtë fushë?

Page 30: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 29/30

8. A parasheh ligji themelimin e ndonjë trupi/mekanizimi?

Institucioni publik; Trup administrues;

Trup mbikëqyrëse; Pozitë Zyrtare;

Shoqatë/Odë; Tjetër

Nëse ndonjërën nga këto, a parasheh përfshirje gjinore në atë?

Po Jo

9. A parasheh ligji ndarjen e ndonjë resursi publik?

Fond publik; Subvencion publik;

Pronë shtetërore; publike; Aset shtetëror/publik;

Jo

Nëse parashihet ndonjëra nga këto, a parashihet përfshirja gjinore?

Po

Jo

PËRFSHIRJA NË PROCESIN E HARTIMIT

10. Çfarë dëshmish ekzistojnë për të vërtetuar se konsideratat gjinore kanë qenë faktor në procesin e vendimmarrjes?

Vlerësim i ndikimit Analizë gjinore Konsultimi i

grupeve të grave

Nuk ka tëdhëna

11. Kush është këshilluar për këtë çështje? Zërat e kujt mungojnë?

Mungojnë zërat dhe kontributi i OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare që merren me çështje gjinore dhe me trajtimin e të burgosurve/ave gjatë vuajtjes së dënimit.

Page 31: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 30/30

12. A ka të dhëna në dispozicion të ndara sipas gjinisë për çështjen që shqyrtohet?

Po Jo

Nëse po, a janë statistika të përditësuara dhe të besueshme?

VLERËSIMI PËR NDIKIM NË GJINI TË NDRYSHME

13. Cilat grupe do të preket nga ndryshimi në ligj?

Në veçanti preken gratë e dënuara. Atyre nuk i mohohet e drejta e amësisë, por lejohen që të ndodhen me fëmijën apo edhe t’i shtyhet dënimi në rast shtatzënie, mbajtja e fëmijës brenda institucionit ku është duke e vuajtur dënimin, e drejta për t’i pasur të gjitha kushtet e nevojshme higjienike, etj. Njëjtë edhe burrat mund të preken nga ky ligj, sidomos te shtyrja e ekzekutimit të dënimit.

14. A mund të identifikoni nëse njëra gjini ka gjasa të preket më shumë se tjetra nga ndryshimi i ligjit, dhe në çfarë mase?

Ndoshta, gjinia femërore (në aspektin pozitiv).

15. A ka më shumë gjasa që të preken grupe specifike të njerëzve brenda secilës gjini (si gratë me aftësi të kufizuara, burrat e një etnie të caktuar ose në zona rurale), dhe në çfarë mase?

Jo

16. A përballen grupe të caktuara njerëzish me pengesa për të qasje në shërbimin në fjalë?

Gjatë zbatimit të këtij ligji, shpesh ka ankesa nga ana e të burgosurve/ave për trajtimin jo të duhur në këto institucione korrektuese. Të njëjtat përveç vuajtjes së dënimit kanë për qëllim përgatitjen për riintegrimin dhe risocializimin e tyre pas t’i kthehen lirisë. Shpesh trajtimi i vrazhdë ndaj tyre, sidomos nga gardianët e burgjeve mund ta çorientoi qëllimin për të cilin janë, duke i bërë përsëritëse të veprave penale apo ndryshe siç njihen me termin recidiviste.

17. Si do të edukohet publiku për ligjin? Cilat metoda do të përdoren për të siguruar se burrat dhe gratë kanë qasje të barabartë në këto informata?

Page 32: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor

fq. 31/30

Nuk ka të dhëna.

18. Nëse kjo fushë ka qenë e rregulluar më herët me legjislacion parësor apo dytësor, çfarë efekte ka prodhuar për qasje të barabartë të grave dhe burrave?

Trajtim më i mirë i të dënuarve në institucionet korrektuese.

PROPOZIMET PËR PLOTËSIM TË LIGJIT

______

______

______

Page 33: Shqyrtimi dhe mbikëqyrja e ligjit nga aspekti gjinor