887
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 379 (00-2013-1748) 02.07.2013.......Fatos Bani në mungesë kundër Shoqëria Tregtare “Volalba” shpk........................9 380 (00-2013-1860) 02.07.2013......Shoqëria “DEVY” sh.p.k në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë......................15 381 (00-2013-1750) 02.07.2013.........“Arifaj” Shpk kundër Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës Durrës......20 382 (00-2013-1751) 02.07.2013.........Sokrat (Sokol) Pali kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë...........26 383 (00-2013-2565) 02.07.2013.....Kostaq Xoxa; Ëngjëllushe Cimbi kundër Thanas Anastasi, Aurela Anastasi, Ndërmarrja Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë në mungesë; Bashkim Malaj; Luljeta Malaj, Margarita Anastasi në mungesë; A.K.K.Pronave-Zyra Rajonale Tiranë në mungesë; Drejtoria e Shitjes dhe Administrimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Financave në mungesë.................29 384 (00-2013-1776) 02.07.2013.......Pije Ziu kundër Shaban Mjolli, Agim Mjolli, Enver Mjolli, Lirie Mjolli, Myzejen Mjolli, Silvana Mjolli, Hilmije Barxha, Nazmije Caushi, Beglije Cenomeri (Sopoti), Dhurata Qaja (Sopoti), 1

gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/korrik_2013_894.doc · Web viewNga shqyrtimi i akteve në dosje gjyqësore rezulton se pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k është regjistruar

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

379 (00-2013-1748)02.07.2013Fatos Bani në mungesë kundër Shoqëria Tregtare

“Volalba” shpk9

380 (00-2013-1860)02.07.2013Shoqëria “DEVY” sh.p.k në mungesë kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve Tiranë15

381 (00-2013-1750)02.07.2013“Arifaj” Shpk kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave, Dega e Doganës Durrës20

382 (00-2013-1751)02.07.2013Sokrat (Sokol) Pali kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar Tiranë26

383 (00-2013-2565)02.07.2013Kostaq Xoxa; Ëngjëllushe Cimbi kundër Thanas Anastasi,

Aurela Anastasi, Ndërmarrja Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit

Tiranë në mungesë; Bashkim Malaj; Luljeta Malaj,

Margarita Anastasi në mungesë; A.K.K.Pronave-Zyra

Rajonale Tiranë në mungesë; Drejtoria e Shitjes dhe

Administrimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së

Financave në mungesë29

384 (00-2013-1776)02.07.2013Pije Ziu kundër Shaban Mjolli, Agim Mjolli,

Enver Mjolli, Lirie Mjolli, Myzejen Mjolli,

Silvana Mjolli, Hilmije Barxha, Nazmije Caushi,

Beglije Cenomeri (Sopoti), Dhurata Qaja (Sopoti),

Ylli Sopoti, Fatos Sopoti, Myslim Sopoti,

Maksim Sopoti, Naime Mevlani, Bedrie Hyka,

Ardiana Allushi, Aishe Mjolli, Rudina Vrapi,

Halit Mjolli, Lirije Mjolli (bashkëshortja e Hamdiut),

Elda Kapllani (Mjolli), Zydi Mjolli, Irma Mjolli,

Rukie Mjolli, Ikbale Kodra, Fatime Grablleshi,

Isuf Çorja, Lulzim Çorja, Geraldina Sopoti (Çorja),

Merita Çorja, Astrit Katzbauer (Çorja) Valbona Mjolli,

të gjithë në mungesë; Ibrahim Cani, Zyra e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në mungesë42

385 (00-2013-1775)02.07.2013Artur Dido në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë46

386 (00-2013-1774)02.07.2013Bardhyl Krasniqi në mungesë kundër Flamur Dervishi

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Kavajë në mungesë50

387 (00-2013-1815)02.07.2013Idajet Çela në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” Shpk në mungesë54

388 (00-2013-1820)02.07.2013Trashëgimtarët Ligjorë të Anesti Fundo: Ilirika Fundo,

Pirro Fundo kundër Llazi Qirjazi, Dhimitraq Qirjazi,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

në mungesë59

389 (00-2013-1744)02.07.2013Josif Mima, Albina Mima kundër K.Rr.T. Bashkisë

Durres, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Durrës, Habib Krasniqi, Anastas Mima71

390 (00-2013-2077)02.07.2013Vasil Bitri kundër Administratorët e Shoqërisë

“Vefa” sh.p.k. në administrim74

391 (00-2013-1740)02.07.2013Liljana Kasemi kundër Dega e Tatimeve Shkodër77

392 (00-2013-1737)02.07.2013Ilirjan Bejleri kundër Bashkia Korçë80

393 (00-2013-1733)04.07.2013Edmond Hodo në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” shpk, në mungesë84

394 (00-2013-1760)04.07.2013Gëzim Gjeta kundër Xhije Gjeta, Ndue Guri

në mungesë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Shkodër në mungesë88

395 (00-2013-1761)04.07.2013Adelina Nasto kundër Pandeli Kita, Pandi Donaci,

në mungesë95

396 (00-2013-1734)04.07.2013Adelina Nikolli në mungesë kundër Bashkia Rrëshen

në mungesë100

397 (00-2013-1736)04.07.2013Fiqiri Kurti kundër Besnik Kurti, Nele Kurti, Këshilli i

Qarkut Dibër, Z.A.M. Komisioni i Tokës së Fshatit

Vajkal, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

Bulqizë, Tole Kurti, Hajrije Boba, Rrahman Kurti,

Bashkia Bulqizë104

398 (00-2013-1777)04.07.2013Shoqëria “Dizoti” sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve Drejtoria e Apelimit Tiranë108

399 (00-2013-1787)04.07.2013Sami Fetahu, Alime Fetahu (Meraj), Nexhmie Fetahu

(Meraj), Enver Fetahu, Rita Fetahu (Oshafi)

në mungesë kundër Bashkim Fetahu në mungesë,

Yzeir Fetahu, ZRPP Elbasan në mungesë112

400 (00-2013-1784)04.07.2013Sokol Metani, Kujtim Mehmeti, Nasi Fype kundër

Drejtoria e Policisë së Ndërtimit Tiranë, Dega e

Policisë së Ndërtimit Tiranë, Adil Musabelliu,

Dritan Mullaymeri117

401 (00-2013-1805)04.07.2013Irena Seferi në mungesë kundër Ylli Guza në mungesë124

402 (00-2013-1841)04.07.2013Maksim Prifti në mungesë kundër Shoqëria “Volalba”

sh.p.k, Pallati i Kulturës në mungesë127

403 (00-2013-1811)04.07.2013Bashkim Murrani në mungesë, Bajram Murrani

në mungesë kundër Jahe Turja në mungesë,

Komuna Suç - Rrethi Mat në mungesë131

404 (00-2013-1806)04.07.2013Nevzat Minarolli në mungesë, Fatmir Minarolli

në mungesë kundër Servet Minarolli në mungesë,

Namik Myftiu në mungesë, Ikbale Mema në mungesë,

Anastasi Kace në mungesë, Adelina Nini në mungesë,

Shpëtim Kuqo në mungesë, Sonila Xhindolli (Kuqo)

në mungesë, Gencian Kuqo në mungesë,

Makbule Minarolli në mungesë, Elida Mulla

në mungesë134

405 (00-2013-2061)04.07.2013Fatmir Elezi, Namire Ajdini kundër Komuna Luz i

Vogël, Këshilli i Komunës Luz i Vogël,

Këshilli i Qarkut Tiranë137

406 (00-2013-2062)04.07.2013Zeme Marishta në mungesë kundër Drejtoria e

Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan140

407 (00-2013-2060)04.07.2013Hyrie Vasha në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë143

408 (00-2013-1971)04.07.2013Dashnor Duro, Ramazan Kita, Kadri Gjeli,

Reshat Bezati, Hysen Mema, Rruzhdi Kikia,

Estref Buzani, Xhevair Bezati, Halim Bushati,

Ismail Cullhaj, Bashkim Blloku, Artan Lika,

Stefan Bodurri, Gani Hida, Banush Ferhati,

Eduart Biba, Ymer Hasalla kundër Shefikat Jaupaj,

Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Tiranë146

409 (00-2013-1804)04.07.2013Pertefe Dibra kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Bashkia Shkodër,

Esat Bushati, Xhevat Dibra151

410 (00-2013-1742)04.07.2013Adriatik Islamaj kundër Ministria e Financave157

411 (00-2013-1858)09.07.2013Hekuran Elmazi në mungesë kundër Aleks Hajdinolli

në mungesë163

412 (00-2013-2553)09.07.2013Kërkuese: Arjeta Haxhiaj kundër Zyra e Gjendjes

Civile e Njësisë Bashkiake Nr.7 Tiranë, në mungesë171

413 (00-2013-1715)09.07.2013Kërkues: Shoqëria “Tur-Alb-Krom” sh.p.k.

Person i tretë: Shoqëria “Albanian Chrome” sh.p.k

në mungesë182

414 (00-2013-1748)09.07.2013Kërkuese: Banka Kombëtare Tregtare sha185

415 (00-2013-1714)09.07.2013Hasan Rada kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut

Shkodër190

416 (00-2013-2166)09.07.2013Çlirim Kokonozi, Bujar Kokonozi, Dashnor Kokonozi,

Shkëlqim Kokonozi, Dhurata Kozeli, Majlinda Cukalla,

Merita Kodra, Lavdije Kokonozi, (Çela), Ëngjëllushe

Kokonozi (Gjoza), Luljeta Kokonozi (Topi), Ylber

Kokonozi, Mimoza Kokonozi (Kote), Lejla Kokonozi

(Kalaja), Njazi Dashi, Lutfi Dashi, Beniamin Dashi,

Eqerem Basha, Muhamet Basha, Suzana Basha, Silvana

Basha, Entela Vakiari, Eljora Basha, Zeqine Kokonozi,

Agim Kokonozi, Sami Kokonozi, Mahmut Kokonozi,

Bardhyl Kokonozi, Bahri Kokonozi, Hysen Kokonozi,

Pranvera Kokonozi (Saliaj) kundër Shoqëria “Neon“

sh.p.k., Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit

dhe Shitjes së Pronës Publike, Skënder Lena, Katina

Ymeraj, Shoqëria anonime “ALPHA BANK” A.E-Tiranë,

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës194

417 (00-2013-1854)09.07.2013Shahin Hajdari në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba”sh.p.k në mungesë204

418 (00-2013-1853)09.07.2013Gani Subashi në mungesë kundër Autoriteti Rrugor

Shqiptar, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve,

Ministria e Financës, Bashkia Durrës208

419 (00-2013-1852)09.07.2013Fatmir Maloku; Liliana Maloku; Mirela Maloku

kundër Edmond Shemsi në mungesë, Bashkim Meziu

në mungesë213

420 (00-2013-1770)09.07.2013Albania Mobile Communications sh.a. Tiranë

në mungesë kundër Komuna Luftinjë - Tepelenë

në mungesë219

421 (00-2013-1768)09.07.2013Gëzim Quka në mungesë kundër Shoqëria “Volalba”

shpk në mungesë223

422 (00-2013-1773)09.07.2013Thoma Lloci në mungesë kundër Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Sarandë në mungesë227

423 (00-2013-1813)09.07.2013Marinela Bitri kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Berat, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë në mungesë232

424 (00-2013-1812)09.07.2013Safet Xhaferraj, Shkëndie Xhaferraj kundër Enti

Kombëtar i Banesave Tiranë në mungesë, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë në mungesë, NEMIRE Meçja, Artan Meçja,

Mimoza Meçja, Vjollca Meçja, Diana Meçja,

në mungesë; Emin Gançi, Shahe Gançi, Ilir Gançi,

në mungesë238

425 (00-2013-1756)09.07.2013Stefan Keroi kundër Çez Shpërndarje Sha,

Zona Gjirokastër245

426 (00-2013-1754)09.07.2013Fadil Nikaj kundër Bardhyl Nikaj, Syri Nikaj,

Sokrat Nikaj, Tana Nikaj, Jonilda Nikaj, Lefter Nikaj,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Vlorë, A.K.K.P. Tiranë250

427 (00-2013-2563)09.07.2013“Glencore Ag” Shoqëri e së Drejtës Zviceriane kundër

Dega e Doganës Durrës, Avokatura e Shtetit

Zyra Vendore Durrës255

428 (00-2013-1755)09.07.2013Hysen Bedini (trashëgimtar i Hakile Bedini) kundër

Agjencia Rajonale e K.K.K.Pronave Vlorë,

Thimio Llavdaniti, Elma Kapllani, Leka Kapllani,

Klodian Kapllani261

429 (00-2013-2119)09.07.2013Bujar Çela, Ymer Zenelaj, Luan Billa, Arsen Çorapi,

Englantina Sata, Albjon Karaj, Laurent Senja,

Bernard Strojka, Arjan Lusha, Bashkim Kokiçi,

Mirush Begu, Alfred Lusha, Flori Marta, Avenir Cani,

Arjan Rexhepi, Edmond Ndoci, Shkëlzen Logu,

Ervin Dhimitri, Ladi Goci, Ëngjëll Shehu,

Ilirjan Sulstafa kundër Ministria e Mbrojtjes266

430 (00-2013-1747)09.07.2013Ilirjana Prusha kundër Adriatik Laho, Bujar Balliu,

Arsen Zahiri, Shefqet Bulku, Kadri Laho,

Nadire Bulku, Fatmira Bulku270

431 (00-2013-1822)10.07.2013Kërkues: Mohammed Abdollah Bawazeer kundër

Zanmir Hasa, Agim Sula në mungesë, Z.R.P.P. Durrës

në mungesë274

432 (00-2013-1868)10.07.2013Edmond Murataj kundër Feim Alliu, Ministria e

Financave, Drejtoria e Administrimit e Shitjes së

Pronave Publike në mungesë, Zyra Avokatisë së Shtetit

në mungesë282

433 (00-2013-1763)11.07.2013Salushe Zyka, Enver Zyka, në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Berat

në mungesë297

434 (00-2013-1762)11.07.2013Gëzim Çullhaj kundër Lirije Çullhaj në mungesë303

435 (00-2013-1708)11.07.2013Ndoc Bjeshka në mungesë kundër Lazër Ndreu,

Nikoll Mani në mungesë310

436 (00-2013-1706)11.07.2013Bardhyl Eskiu në mungesë kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë

në mungesë, Bashkia Berat në mungesë315

437 (00-2013-1707)11.07.2013Apostol Thanasko, Harilla Thanasko, Donika Mocka,

Tefta Dupi, Grigor Thanasko, Elpiniqi Zoga,

Kostandin Thanasko, Lea Thanasko, në mungesë

kundër Filip Thanasko, Kristaq Thanasko, Zyra e

Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Komuna

Qendër - Vlorë në mungesë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

në mungesë320

438 (00-2013-1786)11.07.2013Kosta Veizi kundër INUK330

439 (00-2013-1788)11.07.2013Shoqëria “Elbasan Cement Factory” sh.p.k. kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore - Njësia e Tatimpaguesve

të Mëdhenj, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve334

440 (00-2013-1743)11.07.2013Shoqëria “Sem Paola” shpk në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, Drejtoria e

Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Tatimeve339

441 (00-2013-1746)11.07.2013Donika Shurdhi në mungesë kundër

Shoqëria “Volalb” shpk në mungesë343

442 (00-2013-1745)11.07.2013Shoqëria “Dermish” shpk në mungesë kundër Zyra e

Përmbarimit Privat “Power & Justice” në mungesë,

Inspektoriati Qendror Teknik Tiranë në mungesë347

443 (00-2013-1953)11.07.2013Mimoza Lesha, Loreta Bica kundër Shoqëria “DHL

Internacional (Albania) Ltd”351

444 (00-2013-2067)11.07.2013Saime Bushati, Mërgim Bilali kundër Njazi Muka,

Sadi Muka, Imadetin Muka, Irfan Muka,

Sartber Mahmut Gjokiç, Astrit Kopliku, Aishe Preza,

Servete Basha, Mehdi Bilali, Behije Curri,

Sanije Hurshiti, Bytere Dibra, Shemsydin Bilali,

Adlije Hoti, Avni Kazazi, Fatbardha Kruja,

Muhamet Kazazi, Minire Agaj (Kopliku),

Lumnije Alushi, Lindita Kopliku, Myzafer Alushi,

Hydajete Mati, Ermira Alushi, Isuf Bilali,

Afërdita Alushi, Minir Kopliku, Myrvete Kopliku,

Vehibe Mani, Behadir Kopliku, Faik Kopliku,

Leftere Bushati, Adlije Kopliku354

445 (00-2013-1952)11.07.2013Ramazan Tola kundër Ilir Noga360

446 (00-2013-2066)11.07.2013“Albania Consortium” sh.a kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve, Dega e Tatim Paguesve të

Mëdhenj366

447 (00-2013-1807)11.07.2013Shoqëria “Bega-7” në mungesë kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë,

Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar

Dega Fier në mungesë371

448 (00-2013-1808)11.07.2013Enid Zoto në mungesë, Dhimitër Zoto në mungesë,

Ilir Zoto në mungesë në mungesë kundër Dega e Tatim

Taksave Vlorë në mungesë374

449 (00-2013-2620)16.07.2013Ankues: Bashkia Ura Vajgurore në mungesë

Person i tretë: Mimoza Sherifi në mungesë;

Juliana Memaj në mungesë379

450 (00-2013-2071)16.07.2013Bilbil Sejdia në mungesë kundër Luan Gjinika

në mungesë, Agron Veizi, Kujtim Sejdiu në mungesë,

Ilia Thanasi në mungesë385

451 (00-2013-2070)16.07.2013Gëzim Hyseni në mungesë, Behije Braha në mungesë,

Leonora Cakani në mungesë, Urim Dervishi

në mungesë, Afize Beshka në mungesë, Astrit Alushi

në mungesë, Agim Kola në mungesë, Abaz Lamkaj

në mungesë kundër Zyra Vendore e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave pranë Prefekturës së Qarkut

Durrës në mungesë, Astrit Shpuza, Edmond Shpuza392

Çështje Penale

206 (00-2013-1014)03.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda Tiranë

Të pandehur: Xhelil Sokoli, Bajram Sokoli,

Altin Xhylati në mungesë, Erjon Spahiu në mungesë,

Besnik Kryemadhi në mungesë, Enver Voka

në mungesë403

207 (00-2013-1007)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Pëllumb Avdillari412

208 (00-2013-1164)03.07.2013Të pandehur: Bajram Moriseni417

209 (00-2013-1126)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Të pandehur: Sokol Boseta, Monel Lamaj424

210 (00-2013-1246)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Të pandehur: Astrit Xhetani, Indrit Daci431

211 (00-2013-1123)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

I pandehur: Mark Bushi437

212 (00-2013-1555)03.07.2013I dëmtuar akuzues: Bernard Mehilli

E pandehur Lina Marku442

213 (00-2013-1576)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

I pandehur: Sokol Uka446

214 (00-2013-1577)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Të pandehur: Viktor Tashi, Altin Rama, Arben Semini,

Luftar Dosti, Ferdinand Sefa, Përparim Mehmeti450

215 (00-2013-1185)03.07.2013I pandehur: Ardian Avdalli458

216 (00-2013-1161)10.07.2013I pandehur: Nikollaq Neranxi463

217 (00-2013-1117)10.07.2013Të pandehur: Arsim Lita, Avzi Çejku472

218 (00-2013-1524)10.07.2013Kërkues: Xhezair Alinj

Kundër: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec483

219 (00-2013-1620)10.07.2013Kërkues: Adriatik Sejati, Roland Hasani,

Spartak Sageri, Kastriot Fejzo, Hysni Dervishi488

220 (00-2013-1006)04.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë

I pandehur: Eniel Arapi513

221 (00-2013-1120)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin

E pandehur: Sanije Babaj519

222 (00-2013-1119)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

Të pandehur: Nikolin Samara, Daniel Metko,

Kledion Cipani524

223 (00-2013-1124)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Shkodër

I pandehur: Shkëlqim Ymeri529

224 (00-2013-1122)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Astrit Bega, Alban Shahini,

Klodian Sejfullai536

225 (00-2013-1580)10.07.2013Kërkues: Vasil Zoto546

226 (00-2013-1184)10.07.2013Të pandehur: Shpendi Hidri, Fatmir Hidri551

227 (00-2013-1416)11.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Krimeve të

Rënda Tiranë

Të pandehur: Fatos Gjura, Ermal Gjura, Oltion Gjura,

Feliks Rusto556

228 (00-2013-1121)11.07.2013Të pandehur: Bashkim Begani, Ervin Xheladini,

Shpëtim Kila564

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11241-01632-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1748 i Vendimit (379)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: FATOS BANI, në mungesë.

E PADITUR:SHOQËRIA TREGTARE “VOLALBA” SHPK, përfaqësuar nga Av. Lisenko Moçka.

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë

palën paditëse me 35.5 paga mujore.

Detyrimi i pagimit të pagave të papaguara Dhjetor 2012, Janar 2013.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur

bllokimin e llogarive bankare deri në vlerën e detyrimit.

Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.

Detyrimi i palës së paditur për të paguar

shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.

Baza Ligjore: Nenet 116, 129, 141, 143, 145, 148,

153, 154, 155 e vijues të K.Punës,

nenet 106, 107, 202, 203, 205, 206, 317 të K.Pr.Civile,

nenet 419, 420, 476 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3720, datë 10.04.2013, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.11272 Akti me paditës Fatos Bani, të paditur Shoqëria Tregtare “Volalba” shpk. me objekt: Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë palën paditëse me 35.5 paga mujore; Detyrimi i pagimit të pagave të papaguara Dhjetor 2012, Janar 2013; Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur bllokimin e llogarive bankare deri në vlerën e detyrimit; Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm; Detyrimi i palës së paditur për të paguar shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.

Dërgimin e dosjes civile me nr.11272 Akti dhe aktet bashkëngjitur asaj për shqyrtim në gjykatën kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Kundër vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 62 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë paditësi, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

· Vendimi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural. Neni 21 i kontratës së lidhur mes palëve është një dispozitë absolutisht e pavlefshme, për shkak se vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, e konkretisht nenet 7/3 dhe 11/1 të Kodit të Punës. Kjo pasi palët kanë përcaktuar gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, që në kohën e lidhjes së kontratës.

· Pavarësisht se neni 7/3 i Kodit të Punës bën fjalë për juridiksionin dhe jo kompetencën, në fakt duhet kuptuar se ka të bëjë me kompetencën tokësore, pasi për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, nuk ka ndonjë juridiksion tjetër përveç atij gjyqësor.

· Vetë paditësi duke ngritur padinë, ka disponuar në lidhje me gjykatën kompetente, e cila është gjykata ku ka selinë pala e paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; në mungesë të palës paditëse, dëgjoi parashtrimet e përfaqësuesit të palës së paditur, Av. Lisenko Moçka, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Pala e paditur Shoqëria “Volalba” shpk, është subjekt i të drejtës tregtare, e organizuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e tullave, tjegullave, materiale refraktare të çdo tipi, etj, regjistruar me datë 05.02.1993.

Paditësi Fatos Bani ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur nga viti 1988 e deri ne vitin 2013. Marrëdhënia e punës ka përfunduar me datë 31.01.2013, pas njoftimit të kryer paditësit nga pala e paditur, në po këtë datë. Duke mos qenë dakord me mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku pala e paditur ka selinë, me një padi me palë ndërgjyqëse, objekt dhe bazë ligjore të sipërcituar.

Procedurat gjyqësore

2.Në veprimet përgatitore, pala e paditur ka kërkuar shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi në neni 21 të kontratës së punës palët kishin parashikuar se: “për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e kontratës, kompetente do të jetë Gjykata e Rrethit Lushnje ….”

3.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3720, datë 10.04.2013, ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.11272 Akti me paditës Fatos Bani, të paditur Shoqëria Tregtare “Volalba”, shpk……Dërgimin e dosjes civile me nr.11272 Akti dhe aktet bashkëngjitur asaj për shqyrtim në gjykatën kompetente Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje”.

Nga ana e gjykatës është arritur në këtë konkluzion duke arsyetuar se: “…..në momentin kur palët me vullnetin e tyre të lirë në referim të nenit 52 të K.Pr.Civile, kanë parashikuar se cila do të jetë gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që mund të lindin midis palëve nga marrëdhënia e punës, atëherë në bazë të nenit 690 të K.Civil, kjo kontratë ka forcën e ligjit. Palët në momentin e nënshkrimit të kontratës kanë hequr dorë nga e drejta e zgjedhjes së një prej gjykatave kompetente të parashikuara nga ligji. Në këto kushte, duke qenë se mosmarrëveshja objekt gjykimi, nuk është e natyrës së mosmarrëveshjeve përjashtimore të nenit 52 të Kodit të Procedurës Civile, marrëveshja me shkrim e palëve në lidhje me kompetencën tokësore, ka përparësi në lidhje me parashikimet e mësipërme të kompetencës alternative për zgjidhjen e kësaj lloj mosmarrëveshje”.

4.Më datë 16.04.2013, nga ana e paditësit Fatos Bani, është paraqitur ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, për kundërshtimin e këtij vendimi të ndërmjetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, prishjen e tij dhe kthimin në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

Vendimi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural. Neni 21 i kontratës së lidhur mes palëve është një dispozitë absolutisht e pavlefshme, për shkak se vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, e konkretisht nenet 7/3 dhe 11/1 të Kodit të Punës. Kjo pasi palët kanë përcaktuar gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, që në kohën e lidhjes së kontratës.

Pavarësisht se neni 7/3 i Kodit të Punës bën fjalë për juridiksionin dhe jo kompetencën, në fakt duhet kuptuar se ka të bëjë me kompetencën tokësore, pasi për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, nuk ka ndonjë juridiksion tjetër përveç atij gjyqësor.

Vetë paditësi duke ngritur padinë, ka disponuar në lidhje me gjykatën kompetente, e cila është gjykata ku ka selinë pala e paditur.

Arsyetimi i gjykatës

7.Gjykata e Lartë, në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve dhe vendimit të gjykatës nuk e gjen të bazuar në ligj përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me moskompetencën e shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi dhe çmon se pretendimet e ngritura në ankimin e veçantë të palës paditëse mbi kompetencën tokësore të gjykatës që do shqyrtojë çështjen, janë të mbështetura në ligj.

8.Ky Kolegj vlerëson se mosmarrëveshja mes palëve, rrjedh nga marrëdhëniet e punës që kanë ekzistuar në mes palëve ndërgjyqëse. Kompetenca tokësore e gjykatës për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve gjen rregullim në Kodin e Procedurës Civile (më poshtë K.Pr.C) (nenet 47, 52 dhe 54) dhe Kodin e Punës (neni 7). Të gjitha këto dispozita të këtyre dy ligjeve, në thelb përmbajnë rregullime të njëjta dhe plotësuese të njëra tjetrës lidhur me rregullimin e kompetencës tokësore të gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga marrëdhëniet e punës.

Konkretisht, parimi i përgjithshëm i parashikuar në nenet 42 dhe 43 të K.Pr.C. është se padia ngrihet në gjykatën ku ka banimin i padituri. Ndërkohë neni 47 i K.Pr.C. parashikon mundësinë që paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës mund të ngrihen si në gjykatën ku ka banimin i padituri ashtu edhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi, duke parashikuar në këtë mënyrë, kompetencë alternative tokësore për ngritjen e padisë. Në këto kushte, neni 54 i K.Pr.C. i jep të drejtën paditësit të zgjedhë mes disa gjykatave kompetente për ngritjen e padisë, ndërsa neni 52 i K.Pr.C. lejon palët që me marrëveshje të ndryshojnë kompetencën tokësore të gjykatës ku do shqyrtohet çështja, duke përjashtuar rastet kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

9.Kodi i Punës, për sa i përket mosmarrëveshjeve të punës, është ligj specifik dhe në lidhje me parashikimet procedurale për zgjidhjen gjyqësisht të mosmarrëveshjeve të punës do të ketë përparësi ndaj K.Pr.C. Konkretisht Kodi i Punës në pikën 1 dhe 2 të nenit 7 (nen i cili ka të bëjë me kompetencën tokësore të gjykatës, siç përcaktohet edhe në kreun e këtij neni) bën një rregullim specifik për sa i përket gjykatës, e cila do të ketë mundësi të shqyrtojë mosmarrëveshjen mes palëve dhe kjo kompetencë është lënë alternative, ose në vendbanimin e të paditurit (neni 7/1), ose në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Ndërkohë neni 7/3 parashikon shprehimisht se: “Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit”.

10.Gjykata e Lartë tashmë ka krijuar një praktikë të konsoliduar në drejtim të interpretimit të faktit nëse, neni 7/3 i Kodit të Punës ka lidhje me juridiksionin apo kompetencën e gjykatës në shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të lindura nga marrëdhëniet e punës dhe nëse marrëveshjet e lidhura mes palëve ndërgjyqëse përcaktimin e gjykatës kompetente para lindjes së konfliktit, janë marrëveshje të ndaluara nga ligji, në kuptim të neneve 7/3 të Kodit të Punës dhe 52 të K.Pr.Civile.

11.Kështu në vendimin nr.436, datë 02.12.2010, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë është shprehur se: “termi “juridiksion” (sipas nënndarjes së veprimtarive shtetërore) shpreh pushtetet shtetërore, në mënyrë specifike pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Pra, juridiksioni përdoret për të përcaktuar rrethin e çështjeve që në bazë të ligjit kanë të drejtë të zgjidhin organet e një sistemi. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit ai është një juridiksion gjyqësor i përgjithshëm dhe i detyrueshëm. Në juridiksionin gjyqësor të përgjithshëm përfshihen shqyrtimi i të gjitha çështjeve që nuk janë shprehimisht të përjashtuara prej tij që, referuar pikës 2 të nenit 42 të Kushtetutës, kanë të bëjnë me mbrojtjen e çdo të drejte, lirie dhe çdo interesi kushtetues dhe ligjor. Ndërsa kompetenca në sistemin tonë gjyqësor përbën të drejtën dhe detyrën që ka çdo gjykatë për të zgjidhur, gjithnjë duke zbatuar ligjin, vetëm ato çështje që i përkasin juridiksionit gjyqësor të përgjithshëm e që i janë caktuar me ligj. Në këtë kuptim mund të thuhet se kompetenca është sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit, që çdo gjykate i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj”.

Një interpretim i gjerë në lidhje me këtë çështje është kryer në tërësi në vendimin nr.1, datë 10.01.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ku ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht se në këtë paragraf përdoret termi “juridiksion” është krejt e qartë se bëhet fjalë për kompetencën tokësore, ashtu sikurse edhe titullohet vetë neni 7 i Kodit të Punës. Bëhet fjalë për një mangësi të teknikës legjislative dhe jo të vullnetit të ligjvënësit. Kjo për faktin e thjeshtë që gjykata, pra juridiksioni gjyqësor, mund të investohet vetëm nëse e parashikon ligji, sikurse në të kundërtën, asnjë organ e subjekt tjetër nuk mund të marrë në shqyrtim lëndë që ligji ia ngarkon gjykatës për t’i zgjidhur. Palët kontraktore nuk mund të investojnë gjykatën në zgjidhjen e një mosmarrëveshje sepse lënda, llojet dhe natyra e mosmarrëveshjeve që investojnë juridiksionin gjyqësor caktohen vetëm nga ligji....., vërtet që në të drejtën tonë procedurale, ndryshe nga mjaft vende të tjera, është bërë traditë që “juridiksioni” të identifikohet vetëm me të drejtën e shqyrtimit të mosmarrëveshjes nga një gjykatë apo një organ administrativ dhe “kompetenca” me të drejtën/detyrimin e njërës prej gjykatave për shqyrtimin e çështjes për shkak të lëndës në gjykim ose shtrirjes territoriale ku vepron secila gjykatë.....por, shpesh në jurisprudencë kur flitet për juridiksionin e gjykatave përdoren edhe terma të tillë si “juridiksioni i gjykatës” si në kuptimin territorial ashtu edhe në atë lëndor. Për arsyet e sipër trajtuara, në dispozitën e pikës 3 të nenit 7 të Kodit të Punës, gabimisht është përdorur termi “juridiksion” në vend të atij “kompetencë“, por kjo mangësi teknike nuk kushtëzon vullnetin e ligjvënësit, i cili, në këtë nen synon të rregullojë kompetencën tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të punës....”

12.Në vijim të interpretimeve të kryera nga Kolegjet Civile të Gjykatës së Lartë, arsyetohet se terminologjia e përdorur në nenin 7/3 të Kodit të Punës nuk mund të interpretohet ngushtësisht, duke u kryer thjesht një interpretim gramatikor, por kërkon një interpretim teleologjik dhe sistematik të gjithë dispozitës, duke pasur parasysh edhe qëllimin që ka pasur ligjvënësi kur është parashikuar ajo dispozitë, pavarësisht se formulimi i saj mund të ketë pasaktësi.

13.Kodi i Punës në formulimin e tij të nenit 7, ka përdorur termin “juridiksion” dhe ky formulim i dispozitës përkon edhe me zgjidhjen dhe kuptimin që i jep juridiksionit e drejta ndërkombëtare. Konkretisht, Konventa e Luganos e 16 Shtatorit 1988, e cila bën fjalë për përcaktimin e juridiksionit në lidhje me çështjet civile dhe ato tregtare në nenet 5 dhe 12 të saj, përcakton gjykatën kompetente që do të shqyrtojë çështjet civile (ndër to edhe të punës), duke përdorur termin “juridiksion” (88/592/EEC: Convention on jurisdiction and the enforcement of judgments in civil and commercial matters - Done at Lugano on 16 September 1988 (Konventa për juridiksionin dhe ekzekutimin në çështjet civile dhe tregtare) Official Journal L 319 , 25/11/1988 P. 0009 – 0048 - Neni 5: Një person banues në një shtet kontraktues mund të paditet në një shtet tjetër kontraktues: 1. Në çështjet kontraktore, në gjykatën e ekzekutimit të detyrimit, në çështjet që lidhen me kontratat individuale të punës, ky vend është aty ku zakonisht punëmarrësi kryen punën e tij, ose në qoftë se punonjësi nuk ka kryer zakonisht punën në ndonjë vend, ky vend do të jetë vendi i biznesit përmes të cilit ai ishte angazhuar për kryerjen e punës;. Neni 12: Parashikimi i këtij seksioni mund të mos merret parasysh vetëm nëse ka një marrëveshje mbi juridiksionin: 1) e cila është arritur pasi ka lindur mosmarrëveshja).

Formulim të ngjashëm me këtë Konventë ka edhe Neni 7 i Kodit të Punës, i cili ka përcaktuar se padia mund të ngrihet edhe në gjykatën e vendit ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij dhe se marrëveshjet e lidhura në lidhje me gjykatën që do të ketë juridiksionin të shqyrtojë mosmarrëveshjen, do të jenë të vlefshme vetëm nëse kanë lidhur pasi ka lindur konflikti mes palëve.

Në tërësinë e saj kjo konventë (ashtu si në përgjithësi legjislacionet e huaja) nuk bën një ndarje në mes termit juridiksion dhe kompetencë, siç është përmendur edhe në vendimet e cituara më lart të Kolegjeve Civile dhe kur flitet për juridiksion bëhet fjalë për juridiksionin e gjykatës si në kuptimin e së drejtës për të shqyrtuar një çështje (si në aspektin lëndor, ashtu dhe territorial).

Në interpretimin historik, termi juridiksion vjen nga fjala latine “juridictio” (vjen nga “juris” - drejtësi dhe “dicere” - flet. Në doktrinën dhe pratikën e Common Law, termi juridiksion ndryshe do të thotë “ speaking the low (aty ku flet ligji).

14.Në analizë në tërësi të dispozitës së nenit 7 të Kodit të Punës, konstatohet se bëhet fjalë për përcaktimin e gjykatës kompetente dhe nuk shtrohet çështje juridiksioni (siç lihet të kuptohet në mënyrë literale nga neni 7/3 i Kodit të Punës), pasi vetë ligji e ka parashikuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës është në juridiksionin e gjykatave, pra nuk shtrohet problemi i ndonjë juridiksioni tjetër.

15.Parashikimet e Nenit 7 të Kodit të Punës kanë qenë të tilla me qëllim mbrojtjen e interesave dhe pozitës së punëmarrësit në krahasim me punëdhënësin, duke parashikuar se këta, vetëm pas lindjes së konfliktit mund të bien dakord në lidhje me gjykatën kompetente në shqyrtimin e çështjes, në rastin kur kompetencën e kanë disa gjykata sipas përcaktimit ligjor.

Një ndalim i tillë, përveç arsyeve të tjera, nisur nga natyra specifike e marrëdhënieve juridike të punës në raport me llojet e tjera të kontratave, vendoset në ligj, për të mos i lënë mundësi punëmarrësit që të ndihet në pozita më të dobëta ndaj punëdhënësit në procesin e negocimit dhe të përcaktimit të kushteve të kontratës së punës që lidhet mes tyre.

Nëse një marrëveshje e tillë kryhet pas lindjes së konfliktit mes palëve, atëherë ajo është e vlefshme dhe e zbatueshme, pasi në këtë mënyrë punëmarrësi ka mundësi të mbrojë interesat e tij në kushte më të përshtatshme, të favorshme dhe jo detyruese apo diskriminuese, siç mund të ishte në rastin e një marrëveshje para se të lindte konflikti.

16.Ky parashikim i nenit 7/3 të Kodit të Punës, nuk bie ndesh edhe me nenin 52 të K.Pr.C., sipas të cilit kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç kur këtë nuk e ndalon ligji. Në rastin konkret, neni 52 i K.Pr.C. në lidhje me ligjin specifik, nenin 7/3 i Kodit të Punës, e lejon arritjen e marrëveshjes në lidhje me përcaktimin apo ndryshimin e gjykatës që do të shqyrtojë mosmarrëveshjen, vetëm pas lindjes së konfliktit.

17.Vlen të theksohet edhe se Kodi i Punës, nuk e ka parashikuar rastin nëse kompetente në shqyrtimin e mosmarrëveshjeve janë disa gjykata dhe nëse nuk ka marrëveshje mes palëve. Në këtë rast, vlejnë parashikimet e përgjithshme të K.Pr.Civile dhe konkretisht neni 54, sipas të cilit e drejta e zgjedhjes në mes të disa gjykatave kompetente i takon paditësit me ngritjen e padisë.

18.Mbi këtë arsyetim në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të ligjit, Kolegji Civil arrin në përfundimin se gjykata e shkallës së parë gabon kur për çështjen e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore i referohet një klauzole të kontratës së punës, që parashikon qysh në kohën e lidhjes së marrëdhënies së punës se cila do të ishte gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, sepse një klauzolë e tillë është e ndaluar nga ligji, në kuptim të neneve 7/3 të Kodit të Punës dhe 52 të K.Pr.Civile. Në këto kushte, një parashikim i tillë kontraktor është i pavlefshëm dhe për rrjedhojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykata që ka kompetencën tokësore për shqyrtimin e kërkesëpadisë objekt shqyrtimi, nisur nga fakti se në kuptim të nenit 54 të K.Pr.Civile, paditësi e ka ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur mes gjykatave kompetente me anë të ngritjes së padisë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 dhe 62 të Kodit Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente në pikëpamjen territoriale.

Tiranë, më 02.07.2013

Nr.31003-01560-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1860 i Vendimit (380)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS:SHOQËRIA “DEVY” SH.P.K, në mungesë

I PADITUR:DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE KORÇË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË

OBJEKTI:

Anullimin e aktit administrativ (njoftim-vlerësimi)

për detyrimet tatimore nr.29811 prot., datë 04.09.2012,

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë,

lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1 prot, datë 26.11.2012,

të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Tiranë.

Baza Ligjore: Nenet 32/a, 324 e vijues të K.Pr.C

dhe neni 109 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

“Për Procedurat Tatimore në RSH”,

nenet 37-43 dhe nenet 118 e vijues të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1026, datë 30.04.2013, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr.regjistri. themeltar 310011-00004-41-2013 (601), datë regj. 07.01.2013 që i përket:

Paditës: Shoqëria “DEVY” sh.p.k;

I Paditur: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korcë;

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë;

Objekti: Anullimin e aktit administrativ (njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore) nr 29811 prot., datë 04.09.2012, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, të lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1 prot, datë 26.11.2012, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Kundër vendimit civil nr.1026 datë 30.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, brenda afatit ligjor, pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

· Raporti përfundimtar i dërguar nga Drejtoria Rajonale Tatimore, Korçë me nr.11501/2, datë 26.07.2012 ngarkon me detyrime e gjoba tatimore prej 5.088.766 lekë për të cilin deri më sot nuk kam marrë njoftim vlerësimi tatimor.

· Ndërkohë më datë 07.09.2012 kam marrë njoftimin e vlerësimit tatimor nr.29811 prot., datë 04.09.2012, sipas raportit të kontrollit nr.11501/3, datë 28.08.2012, me vlera të rritura 6.837348 lek në dëm të shoqërisë.

· Jam përpjekur të kërkoj një kopje të raporti të kontrollit nr.11501/3, datë 28.08.2012, i cili kishte vlera më të larta se raporti i mëparshëm dhe për mua ky është një raport fantazmë, por nga pala e paditur nuk më është vënë në dispozicion.

· Për këto arsye iu drejtova gjykatës dhe prandaj gjykoj se vendimi i gjykatës është i pabazuar si në ligj dhe në prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Arjana Fullani; avokatin e shtetit z. Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga shqyrtimi i akteve në dosje gjyqësore rezulton se pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k është regjistruar si person juridik me vendim nr.35942, datë 12.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt kryesor të veprimtarisë prodhim, transmetim energjie elektrike nga HEC, ndërtime civile, industriale, hidroenergjetike, veprimtari tregtare të ushqimit social bar-bufe, restorant dhe prodhim shitje, blerje të mallrave industriale, ushqimore, pije alkoolike, ujë i pijshëm, etj, më shumicë dhe pakicë, import – eksport, etj. Ky subjekt është regjistruar pranë organeve tatimore me NIPT K84216010.

2. Rezulton se nga pala e paditur është ushtruar një kontroll ndaj palës paditëse për detyrime tatimore (tatim fitimin, TVSH dhe Sigurimet Shoqërore) për periudhën 2009-2011.

3. Nga kontrolli i ushtruar, pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korçë, përmes njoftim–vlerësimit tatimor nr.29811 prot., datë 04.09.2012, ka njoftuar palën paditëse se duhet të paguajë shumat 3.055.614 lekë; 700.761 lekë; 908.228 lekë; 154.031 lekë si pasojë e mospagimit të detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave ndër vite.

4. Ndaj njoftim vlerësimit tatimor nr.29811 prot., datë 04.09.2012, pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k, ka bërë ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë, e cila me vendim nr.21755/1 prot., datë 26.11.2012, ka vendosur: “ Refuzimin e ankimit, për shkak se e konsideron ankimin e papranueshëm, pasi nuk është kryer pagesa e detyrimit tatimor, objekt ankimi (pa gjoba) të përcaktuar në aktin administrativ që ankimohet, njoftim-vlerësimi për detyrimet tatimore nr.19811 prot., datë 04.09.2012, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë”.

5. Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1026 datë 30.04.2013, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr.regjistri. themeltar 310011-00004-41-2013 (601), datë regj. 07.01.2013 që i përket:

Paditës: Shoqëria “DEVY” sh.p.k;

I Paditur: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korcë;

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë;

Objekti: Anulimin e aktit administrativ (njoftim vlerësimi për detyrimet tatimore) nr 29811 prot., datë 04.09.2012, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, të lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1 prot, datë 26.11.2012, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

6.1 Arsyetimi i gjykatës: “ Gjykata çmon se, për rastin konkret, konstatohet se pala paditëse që pretendon pavlefshmërinë relative të aktit administrative njoftim vlerësim tatimor të D.R.T Korçë nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit. Kjo pasi organi administrativ, në referim të nenit të sipërcituar, me të drejtë nuk ka marrë në shqyrtim në themel ankimin për shkak të mos parapagimit të detyrimit tatimor dhe kamatëvonesave të njoftimit vlerësim tatimor objekt kundërshtimi. Gjykata i referohet dhe vendimit unifikues nr.3, datë 12.02.2008, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, gjykata e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm në rastin kur konstaton se paditësi për faj të tij nuk i ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit, një ndër të cilët është dhe vërtetimi i kryerjes së pagesës së detyrimit tatimor dhe kamatëvonesës.

Gjithashtu, neni 137 i K.Pr.Administrative megjithëse parashikon kundër një akti administrativ ose kundër refuzimit për nxjerrjen e aktit administrativ, sanksionin se “në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ.”

7. Kundër vendimit civil nr.1026, datë 30.04.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, brenda afatit ligjor, pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë.

Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative, në të cilat është parashikuar:

8.1. Neni 36§1 i K.Pr.C:“Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

8.2 Neni 137 I K.Pr.A1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për nxjerrjen e aktit administrativ.

2. Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar.

3. Në parim, palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës në gjyq vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ

9. Dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 1071. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore. 2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar. 3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit. 4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

10. Vendimin Unifikues nr.4, datë 30.05.2011, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

11. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1026, datë 30.04.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, me të cilin është konstatuar mungesa e juridiksionit gjyqësor për çështjen objekt gjykimi.

12. Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se gjykata e shkallës së parë, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve në lidhje me juridiksionin dhe pasi ka verifikuar pretendimet e palës paditëse në lidhje me arsyet për të cilat Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk ka marrë në shqyrtim ankimin për detyrimet tatimore, si dhe pasi ka shqyrtuar nëse për rastin konkret pala paditëse ka plotësuar ose jo kushtet ligjore për t’iu drejtuar gjykatës, ka konkluduar se pala paditëse nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit në lidhje me detyrimet dhe për rrjedhojë ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen objekt gjykimi.

13. Ky Kolegj e gjen të mbështetur në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e faktit se përderisa pala paditëse ka ushtruar ankim administrativ ndaj njoftim - vlerësimit tatimor dhe organi kompetent ka refuzuar ankimin, për shkak se e konsideroi të papranueshëm pasi nuk është bërë pagesa e detyrimit tatimor, me të drejtë gjykata ka pengesë ligjore ta marrë në shqyrtim padinë.

14. Për më tepër, Kolegji Civil çmon se pretendimet e parashtruara nga pala paditëse lidhur me shterimin e rrugës administrative të ankimit, nuk qëndrojnë. Kundërshtimi i njoftim-vlerësimit, nuk përbën në thelb shterimin e rrugës administrative të ankimit. Në vështrim të pikës 3 të nenit 107 të Ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikohet se “Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit”. Për rrjedhojë mos shqyrtimi në themel i ankimit administrativ nga ana e Drejtorisë së Apelimit Tatimor, është i bazuar në ligj, dhe për pasojë çështja nuk duhet t’i kalojë juridiksionit gjyqësor.

15. Në vijim të argumentimit të mësipërm si dhe në vlerësim të qëndrimit të njehsuar të praktikës gjyqësore, Kolegji Civil rikonfirmon qëndrimin e mbajtur në vendimin unifikues nr.4, datë 30.05.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, se “Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër Njoftim-Vlerësimit, pas sjell mos-shqyrtimin e kërkesës ankimore”.

16. I pambështetur është dhe pretendimi i parashtruar në ankim nga pala paditëse, se raporti përfundimtar jo vetëm ka diferenca me vlerat që i janë vënë dijeni palës paditëse, por i është vënë në dijeni vetëm përmes njoftim vlerësimit. Kolegji Civil në interpretim të dispozitave të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vlerëson se akti administrativ objekti kundërshtimi nga pala paditëse është njoftim vlerësimi, akt i cili i është njoftuar asaj sipas procedurës të përcaktuar në ligjin e posaçëm, ndërkohë pretendimet lidhur me përmbajtjen e raportit përfundimtar të kontrollit mbi të cilin është bazuar ky akt (njoftim-vlerësimi), janë çështje që lidhen më themelësinë/ligjshmërinë e aktit që kundërshtohet dhe që nuk mund të përbëjnë objekt gjykimi nga gjykatat, pa u ezauruar fillimisht rruga administrative e shqyrtimit të këtij akti.

17. Për më tepër, Kolegji Civil vëren se, si në formulimin e objektit ashtu edhe të shkakut ligjor të kërkesë padisë, paditësi nuk ka ngritur pretendimet lidhur me pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ (njoftim-vlerësimi) në vështrim të nenit 116 të Kodit të Procedurave Administrative.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Lartë, e vënë në lëvizje mbi ankimin e veçantë, merr në shqyrtim vetëm ligjshmërinë e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke evidentuar nëse kjo gjykatë ka respektuar ose jo ligjin procedural dhe atë material në zgjidhjen e çështjes, pasi është gjykata e shkallës së parë ajo që analizon dhe vlerëson provat mbi të cilat palët mbështesin pretendimet e tyre.

19. Në këto rrethana, Kolegji Civil arrin në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me të drejtë ka vendosur të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit në përputhje me kërkesat e ligjit nr.9920/2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke parapaguar detyrimin tatimor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36, 59 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1026, datë 30.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 02.07.2013

Nr.31003-01563-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1750 i Vendimit (381)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:“ARIFAJ” SHPK.

TË PADITUR:DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE.

DEGA E DOGANËS DURRËS.

OBJEKTI:

Anullimin e detyrimeve të vendosura me anë

të aktit administrativ vendimit me nr.34, datë 02.02.2011

të Degës së Doganës Durrës, të kërkuara për t’u ekzekutuar

sipas shkresës me nr.8752, datë 22.11.2012

të Degës së Doganës Durrës si dhe shfuqizimin e aktit administrativ

shkresës me nr.21460/1 prot.datë 20.12.2012

të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë sipas vendimit

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 27.12.2012.

Baza Ligjore: Nenet 32, 154 e vijues,

nenet 324 e vijues të K.Pr.Civile,

ligji nr.10 418, datë 21.04.2011

“Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese

të borxhit tatimor dhe doganor”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7890 Akti, datë 19.03.2013 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar ankim të veçantë Avokatura e Shtetit (Avokati i Shtetit pranë Ministrisë së Financave), e cila kërkon prishjen e vendimit të ndërmjetëm me nr.7890 Akti, datë 19.03.2013 dhe vendosjen e nxjerrjes së çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke parashtruar këto shkaqe:

· Në nenin 289, pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit nr.8449, datë 27.01.1999 “ Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, parashikohet se për t’u ankuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, në lidhje me një detyrim doganor, duhet që më parë të paguhet shuma e përgjithshme e këtyre detyrimeve.

· Në rastin konkret pala paditëse Shoqëria “Arifaj” shpk nuk rezulton që të ketë përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në pikën 3 të nenit 289 të ligjit nr.8449, datë 27.01.1999, lidhur me pagimin nga ana e saj të shumës së përgjithshme të detyrimit doganor të papaguar prej 11.140.309 leke të konstatuar me vendimin nr.34 prot., datë 02.02.2011 nga ana e Degës së Doganës Durrës si dhe 40% të shumës së përgjithshme të gjobës.

· Vlen për t’u theksuar se në rastin konkret nuk është marrë në shqyrtim në rrugë administrative, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, i vendimit nr.34 prot., datë 02.02.2011 të Degës së Doganës Durrës, për shkak të mospërmbushjes së detyrimit ligjor të përcaktuar në pikën 3 të nenit 289 të ligjit nr.8449, datë 27.01.1999. Ky mos shqyrtim ka ardhur për faj të palës së paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës paditëse “Arifaj” shpk, avokatin Genc Çifligu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; mbrojtjen e përfaqësuesve të palëve të paditura Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Dega e Doganës Durrës, juristin Brunild Gjuzi dhe avokatin e shtetit Dardan Mustafaraj, që kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Vendimi nr.7980 akti, datë 19.03.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës së palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është pjesërisht i mbështetur në ligjin material e procedural.

Gjykata e shkallës së parë, në vendimin e dhënë prej saj, përsa i përket rrethanave të faktit, ka pranuar se paditësi “Arifaj” shpk është shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare me objekt veprimtarie tregtimin e materialeve të ndërtimit, kryerjen e punimeve dhe realizimin e ndërtimeve të ndryshme, etj.

Pala paditëse “Arifaj” shpk ka paraqitur në gjykatë kërkesëpadinë objekt gjykimi, me shkak ligjor dhe objekt anulimin e detyrimeve të vendosura me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës së paditur Dega e Doganës Durrës, të kërkuara për t’u ekzekutuar sipas shkresës nr.8752, datë 22.11.2012 të lëshuar pa nga kjo palë e paditur, si dhe shfuqizimin e aktit administrativ me nr.21460/1 prot e datës 20.12.2012 lëshuar nga pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Përsa i përket ligjit të zbatueshëm mbi të cilat motivohet dhe gjen mbështetje të kërkimeve të ngritura në padinë e tij, pala paditëse “Arifaj” shpk nuk i referohet rregullimeve të Kodit Doganor mbi kundërshtimin e akteve administrative të akteve të organeve doganore si edhe procedurave, kushteve dhe afateve për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankimit administrativ nga subjektet doganore, por vetëm dispozitave të K.Pr.Civile mbi rregullat e përgjithshme për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, si edhe rregullimeve të posaçme të ligjit nr.10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.

Në thelb, me anë të padisë, pala paditëse “Arifaj” shpk kërkon të shfuqizohet vendimi i palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të cilin e ka refuzuar kërkesën e palës paditëse “Arifaj” shpk për të zbatuar dispozitat e ligjit të posaçëm nr.10418, datë 21.04.2011 të sipërcituar, për faljen e detyrimeve doganore që vijnë nga vendimi nr.34, datë 02.02.2011 të lëshuar nga pala e paditur Dega e Doganës Durrës, detyrim që është kërkuar të ekzekutohet forcërisht me anë të shkresës nr.8752, datë 22.11.2012 të po kësaj palë të paditur.

Sipas argumentimit të palës paditëse “Arifaj” shpk, zbatimi i ligjit të posaçëm nr.10418, datë 21.04.2011 duhet të ishte realizuar kryesisht nga vetë pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për shkak se ky ligj e ka ngarkuar këtë palë ndërgjyqëse me detyrimin që ta zbatojë atë për çdo subjekt doganor debitor nëse gjendet përpara rasteve dhe kritereve specifike të parashikuara nga po ky ligj i posaçëm, në parim, pa e lidhur faljen e detyrimit me ushtrimin ose jo paraprakisht të ankimit administrativ nga subjekti doganor kundër aktit administrativ me të cilin ai është ngarkuar me shlyerjen e një detyrimi doganor, as edhe me pranimin për shqyrtim ose jo të këtij ankimi administrativ.

Në seancën përgatitore të datës 19.03.2013, nga ana e palës së paditur Dega e Doganës Durrës është kërkuar nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke pretenduar se, nga ana e palës paditëse “Arifaj” shpk, me anë të padisë kundërshtohen vendimet e marra nga administrata doganore që e ngarkojnë atë me shlyerjen e detyrimeve doganore. Kundërshtimi i akteve të nxjerra nga organet e administratës doganore, pavarësisht nga motivet ku bazohet, duhet të ishte bërë me procedurën e ankimimit administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, brenda afatit ligjor dhe pasi të jetë parapaguar detyrimi doganor, sipas parashikimeve të dispozitave të Kodit Doganor, posaçërisht të neneve 18/1 dhe 289/3 të tij. Nëse nuk është respektuar afati, nuk është plotësuar dokumentacioni dhe nuk është parapaguar detyrimi, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk e merr në shqyrtim në themel ankimin administrativ dhe rruga administrative e ankimit nuk quhet e ezauruar.

Rrjedhimisht, nëse ngrihet padi në gjykatë, ajo e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, përveçse kur provohet se paditësi (ankimuesi), pa fajin e tij, nuk ka mundur të paraqesë në afat ankimin administrativ dhe as të përmbushë kushtet e tjera për marrjen në shqyrtim në themel të ankimit, përfshirë parapagimin e detyrimit doganor të vënë në ngarkim me aktin administrativ doganor që kundërshtohet.

Lidhur me kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pala paditëse “Arifaj” shpk, në thelb, ka prapësuar se me anë të padisë nuk kanë kundërshtuar aktin administrativ, vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës së paditur Dega e Doganës Durrës që i ka ngarkuar me detyrime doganore. Pra nuk ka kundërshtuar vullnetin administrativ dhe përmbajtjen e tij, por kanë kërkuar heqjen e detyrimeve të vendosura me këtë akt administrativ për shkak të faljes së tyre sipas ligjit të posaçëm nr.10418, datë 21.04.2011. Prandaj, në thelb, me padi kanë kundërshtuar duke kërkuar shfuqizimin vetëm të vendimit nr.21460/1, datë 20.12.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që ka refuzuar të zbatojë ligjin e posaçëm të sipërcituar, aplikimi i të cilit nuk lidhet me zbatimin e procedurave të kërkimit dhe ankimit administrativ të parashikuara nga Kodi Doganor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të shqyrtimit të kërkesës dhe pretendimeve të palës së paditur Dega e Doganës Durrës dhe të prapësimeve të palës paditëse “Arifaj” shpk, ka konkluduar rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Gjykata, në thelb, arsyeton se shkaku ligjor i paraqitjes së kërkesëpadisë objekt gjykimi lidhet pikërisht me ndryshimin e situatës ligjore për shkak të miratimit të ligjit nr.10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Në nenin 1/b parashikohet se objekti i këtij ligji është falja e një pjese të borxhit tatimor e doganor dhe kompetencat e organeve të administratës tatimore e doganore, të cilat evidentojnë tatimpaguesit debitorë që përfitojnë nga ky ligj. Ndërsa neni 2/b parashikon se qëllimi i ligjit është të rregullojë edhe pushimin e veprimeve procedurale të mbetura sipas ligjit tatimor e doganor e që lidhen me mbledhjen me forcë të këtyre detyrimeve.

Më tej gjykata arsyeton se, posaçërisht neni 26 parashikon rregullat mbi faljen e detyrimeve doganore, për të cilat, me anë të kërkesëpadisë, paditësi “Arifaj” shpk pretendon se është subjekt përfitues i këtij ligji, përfitim të cilin refuzon padrejtësisht t’ia njohë pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Pikërisht për shkak të këtij përfitimi nga ligji i posaçëm, nga ana e paditësit pretendohet se nuk duhet të ekzistojë më detyrimi doganor i vendosur me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës së paditur Dega e Doganës Durrës. Ndaj edhe nuk gjen mbështetje në ligj pretendimi i palëve të paditura se, nga ana e palës paditëse, duhet të ushtrohet më parë ankim administrativ ndaj tij në organin epror, pranë palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me kushtin që të parapaguajë më parë detyrimin doganor.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, palët e paditura Dega e Doganës Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet përfaqësimit nga avokati i shtetit, kanë paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë.

Në ankimin e veçantë, palët e paditura parashtrojnë të njëjtat motive dhe argumente të sipërpërmendura me paraqitjen e kërkesës drejtuar gjykatës së shkallës së parë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Në thelb, përsëri, nga palët e paditura parashtrohet se pala paditëse “Arifaj” shpk nuk e ka ezauruar rrugën e detyrueshme administrative të ankimimit sipas nenit 289/3 të Kodit Doganor. Edhe ankimi i mëparshëm i tyre kundër vendimit nr.34, datë 02.02.2011 të së paditurës Dega e Doganës Durrës nuk është shqyrtuar në themel nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për shkak të mosparapagimit për faj të vetë palës paditëse të detyrimit doganor të kontestuar administrativisht.

Në përfundim të ankimit të veçantë të tyre, vetë avokati i shtetit, në mbrojtje të interesave të palëve të paditura, ka kërkuar që, në tërësi, çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor sepse gjykata nuk mund të shqyrtojë më kundërshtimin gjyqësisht të aktit administrativ, vendimit nr.34, datë 02.02.2011 të Degës së Doganës Durrës. Nuk ka kuptim juridik të kërkohet vetëm anullimi i detyrimeve që burojnë nga një akt administrativ i administratës doganore pa kërkuar apo kuptuar njëkohësisht se, në këtë mënyrë, kërkohet të anullohet vetë akti administrativ që përmban këtë detyrim në ngarkim të subjektit doganor.

Kolegji Civil vlerëson se një pjesë e pretendimeve të ngritura në ankimin e veçantë dhe në parashtrimin e palëve të paditura dhe të avokatit të shtetit janë të mbështetura në ligj. Për rrjedhojë, lidhur me disa nga kërkimet e padisë së ngritur nga ana e palës paditëse “Arifaj” shpk, çështja duhet të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil vëren se, paditësi “Arifaj” shpk, për shkak të terminologjisë dhe mënyrës se si është përpiluar kërkesëpadia, shfaqet konfuz dhe i paqartë në lidhje me kërkimet që i drejton gjykatës dhe lidhur me argumentet përkatëse që parashtron me anë të padisë.

Nga njëra anë, paditësi është i qartë kur kërkon shfuqizimin e aktit administrativ nr.21460/1, datë 20.12.2012 të palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të cilin nuk i është pranuar as edhe kërkesa për aplikimin e faljes së detyrimeve doganore sipas kërkesave të ligjit. Këtë kërkim të padisë, pala paditëse e motivon mbi qëndrimin e padrejtë e në kundërshtim të hapur me vetë detyrimin që i buron direkt nga ligji këtij organi administrativ. Pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nuk ka diskrecion por duhet të ishte vënë në lëvizje kryesisht për të trajtuar rastin e detyrimeve doganore eventuale të palës paditëse “Arifaj” shpk dhe për të aplikuar faljen e këtyre detyrimeve sipas kritereve të caktuara nga dispozitat e ligjit nr.10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, veçanërisht dispozitës së nenit 26 të tij.

Nga ana tjetër, me anë të dy kërkimeve të tjera të padisë, paditësi “Arifaj” shpk, kërkon edhe “anulimin e detyrimeve të vendosura me anë të aktit administrativ”, vendimi nr.34, datë 02.02.2011 nxjerrë nga pala e paditur Dega e Doganës Durrës, tashmë në fazën e ekzekutimit pas nxjerrjes se aktit për mbledhjen forcërisht të borxhit doganor sipas shkresës nr.8752, datë 22.11.2012 po të kësaj pale të paditur. Në argumentimin e vetë kërkesëpadisë dhe gjatë gjykimit, pala paditëse parashtron se nuk kundërshton këto akte administrative në tërësinë e tyre, për të cilat gjejnë zbatimin dispozitat për ankimin administrativ të Kodit Doganor, por vetëm kërkon që të “anulohen” detyrimet që ato përmbajnë, për shkak se sipas ligjit të posaçëm nr.10418, datë 21.04.2011 atë nuk janë më të detyrueshme për t’u paguar. Ato janë detyrime të falura me ligj nga shteti dhe nuk duhet të ekzistojnë më.

Nisur nga sa parashtrohet më sipër, Kolegji Civil vlerëson se nuk duhet pranuar pretendimi i ngritur në ankimin e veçantë të palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor përsa i përket kërkimit të padisë për shfuqizimin e aktit administrativ nr.21460/1, datë 20.12.2012 të palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të cilën ajo palë ka disponuar kthimin pa veprimin dhe mospranimin e kërkesës së paraqitur nga ana e paditësit “Arifaj” shpk për aplikimin në favor të tij të faljes së detyrimeve doganore në zbatim të ligjit nr.10418, datë 21.04.2011.

Kolegji Civil vëren se një kërkesë e tillë për faljen e detyrimeve doganore bazuar mbi ligjin e posaçëm të sipërcituar, nuk lidhet me respektimin e ndonjë kushti apo procedure nga ato të parashikuara në Kodin Doganor, aq më tepër me anë të ndjekjes së rrugës së detyrueshme të ankimit administrativ për kundërshtimin e aktit të nxjerrë nga organi i administratës doganore.

Ligji i posaçëm me nr.10418, datë 21.04.2011 nuk përmban ndonjë detyrim apo modalitet procedural sipas të cilit subjektet doganore duhet të bëjnë kërkesa apo ankesa për faljen e detyrimit doganor. Madje, në interpretim e zbatim të drejtë të këtij ligji, përfshirë edhe nenin 26 të tij, subjektet doganore nuk kanë asnjë detyrim për të bërë kërkesa a kujtesa për faljen e detyrimit doganor, për shkak se ligji i ka ngarkuar administratës doganore kompetencën dhe detyrimin që kryesisht të identifikojë dhe të disponojë për rastet, mënyrën dhe masën e faljes së detyrimeve doganore të papaguara nga subjektet e ndryshme doganore. Akoma më tej, në nenin 2, shkronja “a” të këtij ligji parashikohet edhe detyrimi për: “mosfillimin apo ndërprerjen ndaj këtyre subjekteve, nga ana e institucioneve përkatëse të administratës tatimore e doganore, të procedurave administrative dhe të nxjerrjes së vendimeve të kundërvajtjeve administrative të lidhura me fshehjen e të ardhurave dhe/apo mospagimin e taksave dhe të tatimeve ndaj këtyre subjekteve…”.

Nga ana tjetër, Kolegji Civil vlerëson se duhet pranuar pretendimi i ngritur në ankimin e veçantë të palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor përsa i përket kërkimit të padisë për anulimin e detyrimeve doganore të vendosura me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të Degës së Doganës Durrës, të kërkuar për t’u ekzekutuar prej saj me shkresën nr.8752, datë 22.11.2012.

Ndonëse pala paditëse “Arifaj” shpk pretendon se nuk kërkon anulimin e këtij akti administrativ të së paditurës Dega e Doganës Durrës duke argumentuar, nga njëra anë se nuk ka një synim të tillë e kjo është konsumuar apo lidhet me zbatimin e procedurave të ankimit administrativ sipas Kodit Doganor, nga ana tjetër kërkon që të “anulohen” detyrimet e vendosura me atë akt administrativ, meqenëse ato duhet të konsiderohen të falura sipas ligjit nr.10418, datë 21.04.2011.

Kolegji Civil vëren se, me anë të ligjit nr.10418, datë 21.04.2011, ligjvënësi ka shprehur vullnetin për të falur në rastet, mënyrën dhe masën e parashikuar nga ai ligj detyrimet e kontabilizuara e të papaguara ndaj administratës doganore. Por, me anë të këtij ligji, nuk shfuqizohen dhe as nuk anulohen aktet e administrative me anë të së cilave organet e administratës doganore kanë vendosur detyrimin e subjekteve doganore për shlyerje të detyrimeve e borxheve doganore dhe për mbledhjen forcërisht të tyre. Kundërshtimi i aktit administrativ me të cilin është vendosur detyrimi doganor mund të bëhet vetëm duke respektuar dhe zbatuar dispozitat e Kodit Doganor për ankimin administrativ ndaj akteve të nxjerra nga administrata doganore. Nëse nuk është ndjekur apo ezauruar rruga e ankimit administrativ sipas ligjit, gjykata nuk ka juridiksion të shqyrtojë çështjen për kundërshtimin gjyqësisht të këtyre akteve administrative.

Nëse synon të kërkojë nga gjykata që të konstatojë se, tashmë në fazën e ekzekutimit të tyre, detyrimet doganore janë shuar apo nuk ekzistojnë më, pala paditëse mund të ushtrojë, sipas çmimit të saj, kërkimin e duhur me padi, si përsa i përket objektit të kërkuar, ashtu edhe shkakut ligjor ku ai mund të mbështetet në këtë kërkim. Ndonëse Kolegji Civil mban parasysh respektimin prej tij të parimit “iuria novit curia” pra që gjykata e njeh dhe zbaton vetë ligjin, sikurse rezulton në çështjen objekt gjykimi, nga ana e paditësit jo thjesht ka paqartësi por është zgjedhur pjesërisht shkaku dhe mënyra e gabuar për të kërkuar gjyqësisht mbrojtjen dhe garantimin e interesit të saj të ligjshëm.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.7890 akti, datë 19.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përsa i përket kërkimeve të padisë për anulimin e vendimit nr.34, datë 02.02.2011 të Degës së Doganës Durrës e të Shkresës nr.8572, datë 22.11.2012 të Degës së Doganës Durrës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor për këto kërkime të padisë.

Lënien në fuqi të vendimit nr.7890 akti, datë 19.03.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përsa i përket kërkimit të padisë për shfuqizimin e aktit administrativ nr.21460/1, datë 20.12.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Tiranë, më 02.07.2013

Nr.90100-01665-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1751 i Vendimit(382)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana Fullani

Anëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi Bici

Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:SOKRAT (SOKOL) PALI

E PADITUR:INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR TIRANË.

OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit nr.32, datë 28.02.2013

të palës së paditur për 400.000 lekë gjobë

si të dhënë në kundërshtim me ligjin.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë,

pezullimin e ekzekutimit të vendimit.

Baza Ligjore: Nenet 9, 10/1, 5, 8, 15 e vijues

të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007, “Për inspektoratin e ndërtimit”

neni 81, 82 i ligjit 10.199, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”,

nenet 324...328 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin nr.698, datë 20.05.2013 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për gjykimin e çështjes civile nr.21324-00554-23-2013 Regjistri themeltar, datë 18.03.2013 të paditësit Sokrat Pali .

Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në bazë të nenit 62 të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur ankim të veçantë paditësi Sokrat Pali, duke parashtruar këto shkaqe:

· Bazuar në parimet e përgjithshme në ligjin për kundërvajtjet administrative dhe nenin 43 të K.Pr.Civile, si dhe nenin 6 të Konventës Europiane së të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i K.Pr.Civile, kjo çështje gjykohet edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Lartë në vendimin nr.00-2012-1985, datë 20.09.2012.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës së paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë; avokatin e shtetit Abaz Deda, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.698, datë 20.05.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me të cilin është vendosur shpallja e moskompetencës tokësore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile me nr.21324-00554-23-2013 regjistri themeltar dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente, është i mbështetur në ligj dhe duhet të mbetet në fuqi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, deri në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ka pranuar të vërtetuara rrethanat e faktit se pala paditëse Viktor Marku, me vendimin nr.32, datë 28.02.2013 është dënuar administrativisht nga pala e paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë me 400.000 lekë gjobë për kryerje të një kundërvajtjeje administrative në fushën e ndërtimit.

Në rrethana të tilla, paditësi Viktor Marku ka ngritur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit nr.32, datë 28.02.2013 të palës së paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë si një akt administrativ i dhënë në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në seancën gjyqësore të datës 20.05.2013, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën paraprake të palës së paditur, ka vendosur të deklarojë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e saj Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente.

Kjo gjykatë arsyeton se akti administrativ që kundërshtohet gjyqësisht, është nxjerrë nga e pala e paditur, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, duke u nënshkruar nga kryeinspektori i tij. Qendra e palës së paditur është në qytetin e Tiranës. Prandaj gjykata konkludon se, në zbatim të neneve 43 e 327 të Kodit të Procedurës Civile, kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku funksionon seksioni administrativ që mbulon zonën ku ka qendrën pala e paditur që ka nxjerrë aktin administrativ. Ndërkohë që ligji i posaçëm i zbatueshëm në çështjen objekt gjykimi, me nr.10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, nenet 7 dhe 26 të tij, nuk kanë ndonjë parashikim të posaçëm lidhur me gjykatën kompetente. Aq më tepër nuk përmbajnë ndonjë rregullim sipas të cilit të përcaktohet se kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjes lidhur me dënimin administrativ sipas këtij ligji të jetë gjykata në territorin e së cilës është konsumuar kundërvajtja administrative.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë paditësi Sokrat (Sokol) Pali. Ankuesi, në thelb, pretendon se sipas nenit 42 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe parimeve të përgjithshme të legjislacionit për kundërvajtjet administrative, çështja duhet të gjykohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në territorin e së cilit, sipas aktit administrativ që kundërshtohet, është kryer kundërvajtja administrative për të cilën është dhënë dënimi me gjobë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet e ngritura në ankimin e veçantë të palës paditëse mbi kompetencën tokësore nuk janë të mbështetura në ligj.

Kolegji Civil gjen të drejtë e të mbështetur në ligj disponimin e bërë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për deklarimin e moskompetencës tokësore të saj për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykata kompetente. Akti administrativ i dënimit administrativ të paditësit me gjobë, është një akt i nxjerrë nga ana e kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, ku edhe ndodhet qendra e tij.

Në rrethana të tilla, duke çmuar të panevojshme të përsërisë arsyetimin e saj të hollësishëm për ligjin e zbatueshëm sipas praktikës tashmë të konsoliduar të këtij Kolegji (si p.sh. vendimi nr.351, datë 05.07.2011, vendimi nr.321, datë 19.06.2012, etj.), Kolegji Civil vjen në përfundimin se gjykata kompetente në pikëpamje tokësore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil vëren se vendimi nr.00-2012-1985, datë 20.09.2012 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, i cili përmendet nga ana e paditësit në ankimin e veçantë si një qëndrim i kësaj gjykate lidhur me përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore, është një vendim gjyqësor që ka trajtuar përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për mosmarrëveshjet që lidhen me paditë për kundërshtimin e vendimeve të dhëna nga organet kompetente për njohjen dhe kthimin e pronave ish pronarëve. Legjislacioni për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve ka përcaktuar rregullime të posaçme në këtë drejtim, për të cilat praktika gjyqësore ka krijuar një qëndrim të konsoliduar lidhur me rastet se kur kompetenca tokësore i përket gjykatës në territorin e së cilës ndodhet qendra e organit kompetent që ka dhënë vendimin e kundërshtuar për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve, si dhe rastet kur kjo kompetencë i përket gjykatës në territorin e së cilit gjendet prona e paluajtshme objekti njohje dhe kthimi për ish pronarin (sikurse janë rastet kur kundërshtimi i aktit të AKKP rezulton të jetë sekondar pasi prevalon kërkimi klasik civil për detyrimin për njohje pronar apo për rivendikimin e sendit, etj.).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 62 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.698, datë 20.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Tiranë, më 02.07.2013

Nr.11111-01850-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-2565 i Vendimit (383)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013, çështjen civile që i përket palëve:

PADITËSE K/PADITUR: KOSTAQ XOXA, përfaqësuar nga av. Sherif Hoxha;

Ëngjëllushe Cimbi, përfaqësuar nga av. Sherif Hoxha;

TË PADITUR K/PADITËS: THANAS ANASTASI, përfaqësuar nga av. Kujtim Puto;

AURELA ANASTASI, përfaqësuar nga av. Kujtim Puto

TË PADITUR NË PADINDËRMARRJA nr.3 E PUNËTORËVE TË QYTETIT TIRANË, në mungesë;

BASHKIM MALAJ, përfaqësuar nga av. Gjergj Papuli;

LULJETA MALAJ, përfaqësuar nga av. Gjergj Papuli

MARGARITA ANASTASI, në mungesë;

E PADITUR NË K/PADI:AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE-ZYRA RAJONALE TIRANË, në mungesë;

PERSON I TRETË NË PADI: DREJTORIA E SHITJES DHE ADMINISTRIMIT TË PRONAVE PUBLIKE PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE, në mungesë.

OBJEKTI I PADISË:

Deklarimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitblerjes

nr.2116 rep. e nr.517 kol., datë 01.11.1999,

të bodrumit me sipërfaqe 190 m2,

nën pallatin nr.12, Rruga “Vaso Pasha” – Tiranë;

Deklarimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitblerjes

nr.117 rep. e nr.518 kol., datë 01.11.1999,

të bodrumit me sipërfaqe 218 m2,

nën pallatin nr.12, Rruga “Vaso Pasha” – Tiranë;

Fshirjen e regjistrimit të hipotekës, të veprimeve të kryera

për kontratën e shitblerjes nr.2116 rep. e nr.517 kol., datë 01.11.1999

dhe kontratën e shitblerjes nr.2117 rep. e nr.518 kol., datë 01.11.1999;

Detyrimin e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike

pranë Ministrisë së Financës për të rifilluar procedurat e privatizimit,

duke publikuar vlerën e objekteve të rivlerësuara nga eksperti vlerësues

në fazën e gjykimit dhe të shprehur në vendimin e gjykatës.

Baza Ligjore e Padisë: Neni 92 - 95 të Kodit Civil,

neni 35 i ligjit 7843/1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”,

neni 14 i ligjit nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.159, datë 13.03.2003

“Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet

si dhe procedurat e shitje”.

OBJEKTI I K/PADISË:

Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ,

vendimit nr.987, datë 28.12.1994, të K.K.K.Pronave të Bashkisë së Qytetit Tiranë

dhe anullimin pjesërisht të këtij akti

(shfuqizimin për pikën 1/c dhe pikën 1/d - paragrafi i dytë);

Fshirjen dhe korrigjimin për sa më lart të regjistrimit hipotekor përkatës

me nr.3745, datë 31.08.1995.

Baza Ligjore e K/Padisë: Nenet 160, 324, 331, 332, të K.Pr.Civile,

nenet 94, 97, 103 dhe 104 të Kodit Civil,

neni 118 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2770, datë 18.04.2007, ka vendosur:.

Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Pranimin e kundërpadisë. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin (anullimin) për këtë shkak të pikës “1c” dhe “1. d-paragrafi i II-të” të diapozitivit të vendimit nr.987, datë 28.12.1994 të Komisionit të Kthimit të Pronave ish Pronarëve të Bashkisë së Qytetit Tiranë. Fshirjen dhe korrigjimin për sa më lart të regjistrimit hipotekor përkatës me nr.3745, datë 31.08.1995.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1126, datë 06.06.2008, ka vendosur: