15
SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8 Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka 1 AKSESORET BAROMETRI - APARATI QE MAT PRESIONIN ATMOSFERIK Presioni i ajrit ndryshon ne vartësi te kushteve. Po qe se matet presioni atmosferik ne lartësi te mëdha nga niveli i detit, do te shihet se do te kemi presion me te ulet. Kjo për arsye se do te ketë me pak ajër mbi ju dhe ushtrohet me pak peshe mbi ju. Presioni atmosferik gjithashtu varet nga temperatura dhe kushtet e motit. Presioni mund te maten me një aparat qe quhet barometër, figura 1. Një aparat i tille i thjeshte mund te jete një tub i mbyllur nga një ane dhe ana tjetër është zhytur ne një rezervuar lëngu. Tubi ne brendësi ka vakum. Presioni atmosferik i ushtruar ne sipërfaqen e lëngut ne rezervuar, do te beje qe lëngu te ngjitet ne tub, duke formuar kolonën e lëngut. Kur lëngu është ujë dhe presioni është 1 atmosfere, do te kemi një kolonë uji prej rreth 10 ml lartësi. Ky aparat nuk është praktik për përdorim. Ne vend te ujit përdoret zhive. Zhiva është shume me e rende se uji dhe për presion 1 atmosfere (ose 14.7 PSI) do te kemi një kolonë zhive prej 29.92 inch (ose 760 mm kolonë zhive, po qe se përdoret sistemi metrik). 1 atmosfere =14.7 PSI =29.92” Hg =760 mm Hg Figura 1 MANOMETRAT-APARATET MATES TE PRESIONIT Aparatet matëse te presionit te fluideve ftohës gaz, quhen manometra dhe ato tarohen ne zero kur jemi ne kushte normale atmosferike. Tregimet e manometrave mund te jene ne njësi te ndryshme si Bar, PSIG, etj. Tregimi i shigjetës është zero PSIG dhe jo 14.7 PSI. Presioni i lexuar jepet ne PSIG dmth presioni ne pound për inch ne katror te manometrit. Manometri i figurës 2, është aparat i presionit te ulet, qe mund te përdoret për te matur presionin ne thithje te sistemit, sepse tregimi maksimal i shkalles nuk është shume i larte. Gjithashtu ky manometër tregon dhe vakuumin nen 0 PSIG. Manometri i anës se presionit te larte te një sistemi shkon deri ne 450 PSIG. Manometri i anës se presionit te larte nuk bën matje nen 0 PSIG. Kur presioni është nen 0 PSIG themi se kemi vakum. Ne manometra shënohen ndarje qe tregojnë shkallen e vakuumit dhe këto ndarje jepen ne inch, kolonë zhive. Vakumi mund te shkoje deri ne -30 KHg e kjo sepse një atmosfere presion është ekuivalent me 29.92 inch kolonë zhive, ndarjet janë me te imta e leximet janë me te sakta lidhur me vakuumin. Paraqitja skematike e manometrit Bourbon. Figura 2

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

  • Upload
    others

  • View
    33

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

1

AKSESORET BAROMETRI - APARATI QE MAT PRESIONIN ATMOSFERIK Presioni i ajrit ndryshon ne vartësi te kushteve. Po qe se matet presioni atmosferik ne lartësi te mëdha nga niveli i detit, do te shihet se do te kemi presion me te ulet. Kjo për arsye se do te ketë me pak ajër mbi ju dhe ushtrohet me pak peshe mbi ju. Presioni atmosferik gjithashtu varet nga temperatura dhe kushtet e motit. Presioni mund te maten me një aparat qe quhet barometër, figura 1. Një aparat i tille i thjeshte mund te jete një tub i mbyllur nga një ane dhe ana tjetër është zhytur ne një rezervuar lëngu. Tubi ne brendësi ka vakum. Presioni atmosferik i ushtruar ne sipërfaqen e lëngut ne rezervuar, do te beje qe lëngu te ngjitet ne tub, duke formuar kolonën e lëngut. Kur lëngu është ujë dhe presioni është 1 atmosfere, do te kemi një kolonë uji prej rreth 10 ml lartësi. Ky aparat nuk është praktik për përdorim. Ne vend te ujit përdoret zhive. Zhiva është shume me e rende se uji dhe për presion 1 atmosfere (ose 14.7 PSI) do te kemi një kolonë zhive prej 29.92 inch (ose 760 mm kolonë zhive, po qe se përdoret sistemi metrik). 1 atmosfere =14.7 PSI =29.92” Hg =760 mm Hg Figura 1 MANOMETRAT-APARATET MATES TE PRESIONIT Aparatet matëse te presionit te fluideve ftohës gaz, quhen manometra dhe ato tarohen ne zero kur jemi ne kushte normale atmosferike. Tregimet e manometrave mund te jene ne njësi te ndryshme si Bar, PSIG, etj. Tregimi i shigjetës është zero PSIG dhe jo 14.7 PSI. Presioni i lexuar jepet ne PSIG dmth presioni ne pound për inch ne katror te manometrit. Manometri i figurës 2, është aparat i presionit te ulet, qe mund te përdoret për te matur presionin ne thithje te sistemit, sepse tregimi maksimal i shkalles nuk është shume i larte. Gjithashtu ky manometër tregon dhe vakuumin nen 0 PSIG. Manometri i anës se presionit te larte te një sistemi shkon deri ne 450 PSIG. Manometri i anës se presionit te larte nuk bën matje nen 0 PSIG. Kur presioni është nen 0 PSIG themi se kemi vakum. Ne manometra shënohen ndarje qe tregojnë shkallen e vakuumit dhe këto ndarje jepen ne inch, kolonë zhive. Vakumi mund te shkoje deri ne -30 KHg e kjo sepse një atmosfere presion është ekuivalent me 29.92 inch kolonë zhive, ndarjet janë me te imta e leximet janë me te sakta lidhur me vakuumin. Paraqitja skematike e manometrit Bourbon. Figura 2

Page 2: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

2

Manometri i përdorimit te përgjithshëm është shpikur me 1849 nga Eugene Bourbon. Manometri tub Bourbon funksionon siç tregohet ne figurën 2. Kur ne tub futet gaz me presion, tubi suste ka tendence te drejtohet e kjo ne vartësi te presionit te gazit qe futet ne tub. Ndryshimi i drejtimit te tubit do te beje qe te rrotullohet krahu i lidhur me tubin e pastaj shigjeta qe do te tregoje presionin ne fushën e taruar. Vakumi i sistemit realizohet, duke përdorur pompat e vakuumit. Shigjeta ne manometrin e thithjes duhet te shkoje tek zero dhe evakuimi duhet te vazhdoje deri sa presioni ne manometër te zbresë ne shkallen maksimale negative. Pjesa e shkallëzimit pas zeros nuk është ne PSIG, por ne inch kolonë zhive (Hg). Ndarjet sipas shkalles se kolonë se zhivës Hg është me e mire se ne PSI, sepse gradimet për vakuumin qe dëshirojmë janë me te imta e kemi mundësi ta kontrollojmë me sakte shkallen e vakuumit ne sistem. Keni parasysh se 29.92 inch kolonë Hg është ekuivalent me 760 mm kolonë Hg ne sistemin metrik. Matja e vakuumit ne mm kolonë Hg është me e sakte. Me manometrat e zakonshëm nuk mund te matet vakumi ne mikron qe do te tregonte shkalle te larte vakumi. Per matjen e sakte te vakuumit te arritur, është me mire qe njësitë ndarëse te jene ne mm kolonë zhive. Përderisa ndarjet ne manometër janë ne l mm Hg leximi ynë i sakte do te jete i njësisë l mm Hg. Matje me te sakte te vakuumit mund ta arrijmë po qe se njësitë ndarëse do te jene ne mikron kolonë zhive e kjo arrihet kur përdorim sistemin metrik. Pra 1 mm kolonë zhive është ndare ne 1000 pjese dhe çdo ndarje do te quhet mikron. Po qe se arrihen vakuume ne mikron atëherë mund te evakuohet ajri dhe avujt e ujit nga sistemi ne temperaturën e ambientit, e qe do te behet nga pompa e vakuumit. Ka instrumente qe masin presionin ne mikron. Për këtë janë manometrat mikron. Ky instrument duhet edhe për te përcaktuar nëse ka rrjedhje te vogla ne sistem dhe përcakton prezencën e lagështisë si papastërti. Figura 3 tregon një tip manometri mikron digjital LED. Ky aparat përcakton vakuumin ne mikron ne mënyrë analoge. Ka dhe manometra mikron qe tregojnë presionin ne ekranin LCD.

Figura 3

Page 3: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

3

KOMPLETI I MANOMETRAVE (MANIFOLDI) Kompleti i manometrave (Manifoldi), figura 4 është një nga instrumentet me te rëndësishëm qe ka mekaniku i ftohjes. Me te mund te maten presionet, mund te realizohet transferimi i gazeve dhe mund te kontrollohet vakumi. Pajisja ka si pjese kryesore dy manometra, njeri qe bën matje te presioneve te ultë dhe ndodhet ne te majte e nga ana tjetër ndodhet manometri i presionit te lartë. Ana e majte e ka tubin e gomës ne ngjyre blu (presioni i ulet) dhe ana e djathte e lidhjes me manometrin e ka ngjyrën te kuqe (presioni i larte), kurse hyrja e mesit e ka tubin te verdhe. Kjo bën te mundur lidhjet e sakta te tubave pa qene nevoja për shenja te tjera. Ne tabelën 5 me poshtë përcaktohen kodet e ngjyrave ne vartësi te gjendjes e fluideve ftohës qe janë sipas kësaj tabele. Le te shohim me afër se si punon kompleti i manometrave. Le te supozojmë se kemi riparuar një rrjedhje ne një sistem dhe tani po bëjmë mbushjen me fluid ftohës. Ju keni tubin blu te lidhur me anën e presionin e ulet te sistemit, tubi i kuq është lidhur me anën e presionin e larte dhe ai i verdhi është lidhur me bombolën e fluidit ftohës. Rrotulloni dorezën e ngarkimit me gaz dhe shihni se çfarë do te ndodhi. Për te bere ngarkimin me gaz duhet te hapni valvolen e tubit blu me anën e rrotullimit te dorezës, ne drejtim te kundërt me akrepat e sahatit, i cili bën te mundur lëvizjen e thuprës nga foleja. Kjo lejon qe fluidi ftohës me presion te larte te kaloje nga bombola, ne dhomën e majte te kompletit te manometrave drejt sistemit qe do te ngarkohet. Prej aty gazi kalon ne dy drejtime. Ai kalon ne anën e presionit te ulet te sistemit, duke bere ngarkimin me gaz dhe gjithashtu gazi shkon tek manometri i presionit te ulet, qe do te na tregoje presionin e anës se ulet te sistemit. Shih figurën 6.

Tabela 5 Figura 4

Figura 6

Page 4: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

4

VALVULAT VALVULAT E SHERBIMIT Valvulat e shërbimit janë vendet ku futet fluidi ftohës ne sistem. Ato mund te vendosen para hyrjes e ne dalje te kompresorëve, ne dalje te rezervuarëve te sistemeve ftohëse te fluideve ftohës, ne aksesoret si dhe mund te vendosen ne linjat e tubacioneve. Ato lejojnë mekanikun e ftohjes te beje provat te sistemit, te beje furnizimin me fluid dhe te beje bllokime te një pjese te sistemit. Figura 7 me poshtë jep një pamje te qarte nga jashtme e disa tipave te valvulave te shërbimit dhe ne figurën 8 jepen disa pozicione se si punon një valvul shërbimi. Figura 7 Pozicionet e ndryshme te valvules gjate punës janë:

Pozicioni 1: Kthimi ne fole. Porta hyrëse është e mbyllur. Koka e valvules se shërbimit ka mbyllur folenë

Pozicioni 2: Thupra e valvules gjysmë e hapur. Porta e hyrjes është e hapur. Gjendje e rregullt për leximin e presionit te punës. Sistemi ngarkohet me gaz ftohës.

Pozicioni 3: Thupra hapur ne gjysmë te folesë. Është pozicioni me i mire për evakuim gazi. Te gjithë dhomat janë te hapura aq sa është e mundur.

Pozicioni 4: Hapja e plote e folesë. Përdoret për prove kalim gazi me shpejtësi te ulet për ne kompresor nëpërmjet valvules se shërbimit te thithjes

Pozicioni 5: Foleja qendrore e kalimit te gazit nga linja e thithjes e mbyllur. Është i mire për rastin kur fiket kompresori. Mos e kalo valvulen e shërbimit te linjës se shkarkimit ne këtë pozicion kur kompresori ndizet, meqenëse do te shkaktoje probleme për shkak se nuk ka ku te shkarkohet gazi qe del nga kompresori.

Figura 8 (Pozicioni 1 + 2)

Page 5: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

5

Figura 8 (Pozicioni 3 + 4)

Figura 8 Pozicioni 5

Po qe se valvula King, qe vendoset pas rezervuarit, është e mbyllur kur sistemi vihet ne pune atëherë sistemi do te fiket se nuk ka kalim gazi për ne avullues. Valvula King e shërbimit mbyllet edhe kur duam te grumbullojmë fluidin ftohës ne rezervuar ne rast se do te bëjmë punime ne avullues. Disa valvula shërbimi kane me shume se një porte hyrje. Kjo behet, qe te jene si hyrje ne linje për kontrolle te presionit. Hyrjet shtese te tyre mund te vendosen ne meset e dhomave te valvulave midis 2 pozicioneve te foleve ekstreme te thuprave te valvulave, kështu qe ato gjithnjë ndjejnë presionin, pavarësisht çfarë pozicioni është thupra e valvules. Shihni figurat me sipër. Po qe se ndonjëherë keni nevoje për te vendosur një kontrollues presioni ne këtë zone, atëherë duhet respektuar procedura speciale e kërkuar me qellim qe te vendoset sensori i kontrolluesit te presionit pa humbjen e gazit ftohës. Ne këto valvula mund te montohen pajisjet kontrolluese te presionit qe do ta shohim me poshtë. VALVULA SHRADER Valvula Shrader është shume e përdorshme dhe e llojeve te ndryshme. Ajo është e ngjashme me ventilat e gomave te makinave e kamerdareve te biçikletave dhe vendet ku vendosen janë te gatshme për te montuar këto tipe valvulash, shih figurën 9. Bërrylat janë te përshtatshëm për krijimin e hyrjeve dytësore ne zonën e valvules se shërbimit psh: këto përdoren për një linje kontrolli ndjeshmërie, duke mos bllokuar hyrjet e shërbimit. Ka raste kur sistemet ftohës kane valvula Shrader dhe nuk kane valvula shërbimi te formave te tjera. Po qe se përdoren vetëm valvulat Shrader do te keni thjeshte vetëm pika hyrje. Megjithatë, është e mundur te instalohet një valvul Shrader diku ne një sistem. Membranat tek valvulat Shrader janë te zëvendësueshme dhe po qe se janë dertuar, vendoset një

Page 6: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

6

membrane e re qe do te ndaloje rrjedhjen si tek ventilat e kamerdareve te biçikletës. Figura9

VALVULA E LINJES TIP RUBINETE Valvula e linjës tip rubinete e njohur dhe si valvula mbështetëse apo valvula depërtuese, janë shume te zakonshme për krijimin e hyrjeve ne sistemet ftohëse qe nuk kane hyrje. Ato janë te vetmet mënyra për te bere hyrje ne një sistem, qe është nen presion dhe qe është ngarkuar me fluid ftohës ne fabrike e kjo do te mund te behet tek tubi qe është bllokuar apo salduar mire qe ndodhet ne sistem. Valvula (Figura 10) përbehet nga 2 gjysma qe vendosen përreth një seksioni aktiv te tubit qe thamë dhe qe shtrëngohet me fileton Alen (fileto si ajo e vidave te llamarinave). Behet ngjeshja poshtë e kunjit te valvules me ndihmën e pincës përkatëse. Ky shpon tubin. Pasi behet shpimi i tubit, krijohet hyrja për ne sistem nëpërmjet kësaj valvule dhe tek valvula montohet një valvul Shrader dhe tek foletë e valvulave vendosen unaza “O” ring. Është mire te përdoret kjo mënyrë kur nuk ka zgjidhje te tjera. Ka dhe mënyra te tjera për krijimin e hyrjeve provizore ne sisteme si duke e hapur tubin dhe pasi ngarkohet sistemi ai saldohet . Po ashtu bllokimi i tubit behet duke e shtypur me pincë tubin.

Figura 10

Page 7: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

7

AKUMULATORI Akumulatorët përdoren ne linjat e thithjes ne pjesën e sipërme para hyrjes ne kompresor. Qëllimi i përdorimit është qe te mbrohet kompresori nga futja e lëngut ne kompresor, pra nga grushti hidraulik i lëngut. Siç duket nga figura 11 pjesa kryesore është tubi i kthyer me gryke lart ne zonën e gazit, qe redukton mundësinë e futjes se lëngut ne kompresor. Po ashtu akumulatori ka një vrime ne pjesën e poshtme te kthesës se tubit e cila shkakton një efekt Venturi qe bën te mundur largimin e vajit nga ena, për ta kthyer atë drejt kompresorit

Figura 11

VALVULA MOSKTHIM Valvula moskthim lejon rrjedhjen e fluidit ftohës vetëm ne një drejtim. Një shembull ku kjo pajisje përdoret janë pompat e nxehtësisë. Ne një pompe nxehtësie linja e lëngut ndryshon drejtimin e rrjedhjes ne mënyrë reverse. Valvulat e moskthimit përdoren për te detyruar rrjedhjen e gazit ftohës vetëm ne një drejtim përmes një pajisje droseluese te përshtatshme. Figura 12 NGROHESIT E KARTERIT TE MOTORIT Po qe se pajisja me kompresorin është vendosur ne një zone te ftohte, fluidi ftohës ne karterin e kompresorit do te jete ne kushtet e temperaturave te ulta, duke bere lëngështimin e fluidit edhe pse volumi i brendshëm i kompresorit është aktualisht pjese e sistemit te presionit te ulet. Fluidi ftohës gjate qarkullimit bie ne vaj dhe ne fillim bie me force, duke shkaktuar shkumë dhe merr me vete pikla vaji. Kjo mund te jete shkatërruese për kompresorin. Për te parandaluar këtë grusht hidraulik përdoren nxehësit e fundit te karterit, ku depozitohet vaji për te bere te mundur tretjen e vajit ne fluidin ftohës e qarkullimin ne vazhdim. Figura 13 a tregon nxehësin e karterit te kompresorit, i cili është vendosur nga fabrika. Tek figura 13 b duket vendosja ne fund e një shiriti nxehës për fundin ku depozitohet vaji dhe mund te shtohet tek kompresorët hermetike kur kërkohet. Figura 13 Njësitë kondensuese te ajrit te kondicionuar, qe vendosen jashtë janë shpesh te pajisura me nxehës te karterave te vajit. Kur një sistem i ajrit te kondicionuar qëndron i fikur gjate gjithë dimrit, ngrohësit e

Page 8: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

8

karterave te vajit do te duhet te ndizen një dite përpara se te filloje te përdoret. Ngrohësit e karterave te vajit janë te fuqive te vogla dhe duan shume kohe te avullojnë fluidin ftohës lëng ne te.

SHPERNDARESIT Shpërndarësit, figura 14, përdoren për te shpërndarë fluidet ftohës ne kalime paralele ne avullues. Duke bere shpërndarjen e rrjedhjes nëpërmjet shume kalimeve ka humbje me te vogla te presionit te gazit ftohës si dhe ka rënie presioni te vogla tek serpentinat e vogla, te mesme e te mëdha. Serpentinat e mëdha mund te kenë shume tuba shpërndarës. Që të kemi kalim të së njëjtës sasi në të gjithë tubat duhet qe tubat të kenë të njëjtën gjatësi e diametër. Ne dalje tubat duhet të bashkohen pa përdredhje e dëmtime. Shpërndarësit përgatiten nga uzinat prodhuese. Faktor i rëndësishëm është qe ne tuba duhet të rrjedhë e njëjta sasi gazi. Figura 14 ne kushtet e ngarkesave te vogla. Valvulat janë te regjistrueshme. Valvula rregullatore kane porta hyrëse Shrader qe bëjnë te mundur monitorimin e presionit te avullimit. VALVULAT E MBYLLJES ME DORE Ka shume përdorime për valvulat e mbylljes me dore te ftohësve. Psh: një përdorim është për lënien përkohësisht jashtë pune te manometrave te presionit. Kështu ato mundet te ndërrohen lehte po te paraqitet nevoja, duke mbyllur valvulen e dorës qe janë vendosur përpara manometrave. Jeta e një

manometri te presionit te larte mund te zgjatet po qe se mbyllet valvula e dorës kur punohet normalisht, kështu qe manometri nuk i nënshtrohet pulsimit te vazhdueshëm te punës se kompresorit. Valvula ne figurën 15 është gati për montim e komandohet me dore. Por, ka dhe nga ato qe kane forma te tjera lidhje. Shigjeta, qe ka ne trup valvola, përcakton drejtimin e montimit dhe drejtimin e kalimit te lëngut. Figura 15

FILTRI I THARESIT TE LINJES SE LENGUT Përmbajtjet si lagështia, papastërtitë, acidet, copa akulli dhe dyllë mund te futen ne sistemet ftohëse duke shkaktuar temperatura me te larta kondensimi, bllokim te pajisjeve droseluese dhe konsumim te sistemit nga korrozioni. Filtrat janë konstruktuar qe te kapin këto përmbajtje te padëshiruara. Filtri i tharjes është ndërtuar te heqë lagështinë, vajrat e djegura qe janë ne sisteme, etj. Filtrat janë te mbushura me lende qe thithin lagështinë (Selikagel). Filtrat e përmasave te mëdha këshillohen te kenë materiale te ndërrueshme, qe thithin lagështinë e bllokojnë papastërtitë (ndërrim te selikagelit duke vendosur te ri). Papastërtitë e ngurta hiqen nëpërmjet ndërrimit te këtyre elementeve qe janë brenda filtrave. Figura 16, tregon një filtër ku kapuçat fundore mbrojtës janë te lëvizshëm. Këto kapuça do te çmontohen, kur tharësi i ri është gati për montim.

Figura 17 Figura 16

Page 9: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

9

FILTRI I THITHJES Filtrat e thithjes (Figura 17) vendosen ne linjat e thithjes dhe janë përdorur fillimisht për te mbrojtur kompresorin e ri hermetik nga prania e acideve te formuara nga puna e një kompresori hermetik qe ishte montuar me pare. Acidi i mbetur nuk duhet te lejohet te dëmtojnë izolacionin e pështjellave te kompresorit te ri. Filtri i thithjes duhet te zëvendësohet aq shpesh, sa qe te mos lejoje praninë e acidit te mbetur. Këto filtra/tharës kane një porte hyrëse Shrader ne pjesën e sipërme. Rënia e presionit gjate kalimit te gazit neper filtër përcakton momentin e duhur te ndërrimit te filtrit. Disa filtra kane porta hyrëse edhe ne dalje te kompresorit e behet për sisteme shume te ndjeshme. Sistemet e mëdhenj mund te kenë filtra permanent por me material filtrues te ndërrueshëm. Kur hapësira ku vendosen filtrat është e vogël atëherë përdoren filtrat e thithjes te llojit Pancake, shih figurën me poshtë. SILENCIATORET Vibrimet e kompresorëve amplifikohen nga sistemi i tubave dhe si rezultat do te kemi një zhurme te bezdisshme. Për te eliminuar këtë vendosen silenciatoret ne linjën e shkarkimit, sidomos ne sistemet e ajrit te kondicionuar ku zhurma është me e ndjeshme. Silenciatoret shkëpusin lidhjet e ngurta te sistemit duke vendosur elemente elastike qe zbusin dridhjet dhe reduktojnë zhurmat qe krijohen. Ato janë te ngjashëm nga pamja me disa filtra/tharres te linjës se lëngut, por qe vendosen ne linjën e shkarkimit dhe jo ne linjën e engut, pra te mos ngatërrohet filtri me silenciatorin. Figura 18 SEPAPARATORET E VAJIT Vaji duhet për te bere lubrifikimin e pjesëve te lëvizshme brenda kompresorit. Vaji e bën lubrifikimin ne sajë te tretjes tek fluidi ftohës, rreth 10% e tij qarkullon me ketë fluid. Ky vaj largohet nga karteri i kompresorit dhe qarkullon neper sistemin e tubave e me pas do te kthehet përsëri ne karterin e kompresorit. Sasia e vajit te larguar ne sistem duhet te jete e barabarte me sasinë e vajit qe kthehet, ndryshe do te ishte çështje kohe qe vaji te shpërndahej i gjithi dhe te kishim me tej mungese te lubrifikimit te kompresorit. Sistemet e tubacioneve janë konstruktuar ne mënyrë te tille qe te ndodhë rënia e presionit dhe e shpejtësisë se lëvizjes se fluidit (vendet ku behet grumbullimi dhe nga ku kthehet vaji). Me fjale te tjera tubat me te mëdhenj kane me shume rënie presioni meqenëse kane volum me te madh, e cila është e mire për rendimentin e sistemit. Tubat me diametër te vogël shkaktojnë shpejtësi me te mëdha te lëvizjes se fluidit ftohës, e cila përmirëson lëvizjen e vajit e kthimin e tij andej nga ka ardhur. Një problem tjetër është se shpërndarja e vajit ne sistemin e tubacioneve, bën qe vaji te shërbejë si izolues ne shkëmbimin e nxehtësisë ne avullues e kondensues dhe për te evituar grumbullimin e vajit ne tuba ka mënyra qe vaji te grumbullohet para se ai te kaloje ne to. Për te bere këtë shërbejnë separatoret e vajit. Separatori i vajit kap shumicën e vajit, pasi ai del nga kompresori dhe e kthen atë tek karteri i kompresorit nga ai ka dale. Ka tre tipe separatoresh vaji: me kullim, me helika dhe me bashkim pikash. ME KULLIM Separatori me kullim, figura 19, përdor një rrjete neper te cilën kalon fluidi ftohës pas daljes nga kompresori, duke bere qe piklat e vogla te vajit te mblidhen e te grumbullohen ne një vend. Shpejtësia e gazit qe del nga kompresori, reduktohet kur futet ne separator dhe kjo ndihmon qe vaji te kulloje kur përshkruan rrjetën. Piklat e vajit, duke u bashkuar me njëra-tjetrën, zmadhohen shume, derisa kullojnë, duke rene ne fund te enës. Figura 19

Page 10: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

10

Kur mblidhet shume vaj ne fund te enës, vihet ne pune një valvul gjilpëre me galexhant e cila hap dhe lejon qe kjo diference vaji te kthehet ne rezervuarin e vajit. Shigjeta e zeze ne figurën 19 tregon rrugën e daljes se vajit për te kompresor. Separatoret me kullim kane efektivitet pastrimi 80-85% dhe janë shume te përdorshëm. Figura 20 tregon një tip separatori me kullim qe mund t’i behet shërbim mirëmbajtje. Ka dhe tipa te tjerë separatoresh te tille, qe nuk hapen. ELIKOIDAL Separatoret elikoidal kane helikën ne brendësi, qe detyron përzierjen gaz-vaj te kaloje përgjatë rrugës spirale te helikës e cila rrotullohet ne shpejtësi. Kjo krijon një force centrifugale qe detyron gazin ftohës te marrë rrotullim dhe bën qe piklat e vajit te largohen nga gazi duke rene ne paretet anësorë te separatorit. Pikat kullojnë poshtë, nëpërmjet faqes se brendshme drejt valvules notuese poshtë. Gazi qarkullon lirshëm duke vazhduar rrugën për ne dalje. Ky lloj separatori punon mire kur sasia e vajit është relativisht e madhe. Kjo nënkupton qe piklat me te vogla te vajit mbeten ne gaz dhe vazhdojnë te qarkullojnë neper sistem. Separatoret helikoidal kane një efektivitet qe arrin deri ne 99%. Figura 21 ME BASHKIM PIKASH Ne separatoret me bashkim pikash (Figura 22), përzierja gaz ftohës -vaj kalon përmes filtrit. Filtri ne këtë rast është prej fibrash xhami shume te holla ne forme rrjete. Gazi ftohës del shume i pastër, pasi kalon filtrin. Kjo rrjete bllokon molekulat e vajit, duke i detyruar te dalin ne forme piklash te vogla dhe qe ngadalë bashkohen e zmadhohen e pastaj dalin ne pjesën e jashtme, ku kullojnë e mblidhen për te kaluar ne karterin e vajit. Këto lloj separatoresh vaji kane efektivitet, duke grumbulluar 95-99% te vajit te përzierjes, ne vartësi te gjendjes se konstruksionit te pjesës filtruese te tij.Ka disa lloje separatoresh vaji me bashkim pikash. Ne figurën 23 jepet një sistem ftohës qe ka separator vaji duke derdhur vajin ne karterin e kompresorit Figura 23 Figura 22 TUBI SIFON “P” Pajisje tjetër për ndarjen e vajit nga gazi ftohës është tubi sifon “P” qe mund te vendoset ne dalje te avulluesit, për te siguruar një vend për grumbullimin e vajit, kur jemi ne fund te ciklit. Shtresa e holle e vajit ne pjesën e brendshme te tubit te avulluesit vepron si izolues termik. Gazi ftohës qe përmban vaj lëviz me shpejtësi neper sifon e ne fund te sifonit ndryshon menjëherë drejtim. Piklat e vajit për inerci vazhdojnë lëvizjen drejtë dhe bien ne fund te tubit sifon. Me tej, kur fundi i sifonit mbushet pjesërisht me vaj, zona ku do te kaloje përzierja gaz-vaj zvogëlohet.

Page 11: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

11

Kur sistemi fillon te punoje, fluidi ftohës gaz i afrohet vajit dhe aty rrit shpejtësinë, meqenëse rruga është pjesërisht e zënë nga vaji. Kjo lëvizje e shpejte e gazit ne kthesën e sifonit bën qe vaji te mbetet tek kthesa e sifonit për shkak te inercisë qe kane piklat e vajit, kurse gazi kalon sifonin. Sifoni “P” dhe format e pjesëve te tjera, sidomos te tubave, do te përdoren për te përmirësuar kthimin e vajit. Ngritjet vertikale te linjave te thithjes mund te bëjnë qe te kemi disa probleme gjate përdorimit. Figura 24

REZERVUARI Rezervuari ne anën e presionit te larte te një sistemi shërben për te grumbulluar fluidin ftohës. Pjesa e poshtme e rezervuarit është gjithnjë e mbushur me lëng dhe sipër ka gaz. Linja e lëngut e merr lëngun nga rezervuari nëpërmjet një tubi te zhytur thelle, i cili siguron qe kolona te jete e mbushur me te. Rezervuari depoziton fluidin ftohës i cili vjen nga kondensuesi dhe mund te përdoret nga avulluesi sipas ngarkesës ne te, duke kaluar neper valvulen TXV. Sistemet droseluese me linje kapilare droselimi nuk kane nevoje për rezervuar si psh: tek frigoriferët shtëpiake. Rezervuari gjithashtu përdoret si vend ku grumbullohet fluidi ftohës, kur zbrazim një sistem ftohës për shërbim teknik. Rezervuarët ekstra te mëdhenj te grumbullimit te fluidit ftohës kane pajisje kontrolli presioni te fluidit ftohës, duke bere kontrollimin e kondensimit. Volumi i rezervuarit duhet te jete i tille qe duke u grumbulluar aty i gjithë fluidi ftohës lëng, te mbushet me 80% te volumit dhe te ketë një volum prej 20 % për bymimin e lëngut ftohës, po qe se temperatura rritet. Rezervuarët kane valvul sigurie dhe /ose ventil për te shkarkuar fluidin ftohës gaz, ne rastin e konditave te temperaturave e presioneve shume te larta, siç ndodh ne rastet kur ka rënie zjarri. Normalisht, kushtet e presionit te larte ndihen nga pajisja kontrolluese e sigurisë se presionit te larte. Presioni bie kur kompresori fiket. Figura 25 Ne rastet kur presioni vjen e rritet, ka nevoje qe rezervuari dhe sistemi i tubacioneve te ruhet nga eksplozioni. Është e rëndësishme te kemi shkarkim gazi te rezervuarit për efekte sigurie. Linja e tubacioneve qe shkon nga kondensuesi tek një rezervuar është quajtur linja e kondensatit (fluidi ftohës qe ka kondensuar ne kondensues e qe pastaj kalon ne linjën e lëngut). XHAMI VEZHGUES Xhami vëzhgues vendoset ne linjën e lëngut, për te treguar gjendjen e fluidit ftohës, qe kalon për ne pajisjen droseluese. Ne mes te xhamit është një njolle, qe përcakton përzierjen lëng -gaz ne qendër te xhamit. Njolla indikator lëng-gaz e xhamit vëzhgues ndryshon ngjyre ne vartësi te përbërjes lëng- gaz Në figurën 26 janë me tregues ngjyrash: nëse kemi lëng është dry, apo kur e kemi te përzier, wet. Disa janë me më shume ngjyra qe përcaktojnë koncentrimet e përzierjes lëng-gaz. Për te përcaktuar sakte koncentrimet lëng-gaz ka tregues me ngjyra, për te bere krahasimet me ngjyrën e njollës se indikatorit. Kur xhami vëzhgues është i mbushur me lëng, themi se sistemi është ngarkuar siç duhet. Tej-nxehja dhe tej-ftohja te vlerësuara sipas ngarkesës dhe tabelave te ngarkimit te prodhuesve janë shume më te sigurta. Xhami vëzhgues nuk mund te ndikoje ne tej-ngarkimet dhe pluskimi ne xhamin e vëzhgimit nuk tregon gjithnjë se sistemi është jo i ngarkuar plotësisht. Psh: Kufizimet ne rrjedhje ne anën e presionit te larte bën qe te duken flluska ne xhamin e vëzhgimit. Kjo është arsyeja pse xhamat vëzhgues vendosen ne pjesën e poshtme te linjës se lëngut bashke me filtrin tharës dhe kur filtri tharës është pjesërisht i bllokuar do te kemi flluska ne xhamin vëzhgues.

Page 12: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

12

Figura 26

ABSORBUESIT E VIBRIMEVE Absorbuesi i vibrimeve përdoret ne bashkimin e tubacioneve te kompresorëve për te reduktuar vibracionet qe shkaktojnë tensione tek bashkimet e tubave me saldim. Ato duhet te vendosen ne paralel me kollodokun e kompresorit dhe fundet montohen larg kompresorit duke pasur siguri. Kjo do te lejonte qe fundet e kundërt te lire te përkuleshin ne mënyrë te tille qe te përputheshin me oshilacionet e kompresorit. Vibrimet do te jene veçanërisht te forta kur fillon pune dhe kur fiken kompresorët. Nga figura 27 duket montimi i absorbuesve te vibrimeve dhe pamja e pjesës se brendshme te tubit absorbues dhe se si është përforcuar me mbulesën me endje fijesh çeliku e fibre. Kur tubi absorbues i vibrimeve ka rrjedhje ai duhet zëvendësuar.

Figura 27 TUBACIONET SHPEJTESIA PERBALLE RENIES SE PRESIONIT Dimensionet e tubave te ujit zgjidhen sipas prurjes qe mendojmë se do te kemi. Po qe se tubat janë me te mëdhenj se sa duhet, atëherë e vetmja gjë e keqe është kostoja e instalimit. Tubat e gazeve ftohës duhet te zgjidhen qe te ketë mundësi te rrjedhë sasia e kërkuar e fluidit ftohës dhe vajit qe përdoren sipas rastit konkret. Vaji i ftohësit largohet vazhdimisht nga karteri i kompresorit duke u marre nga fluidi ftohës. Sistemi i tubacioneve duhet te konstruktohet qe vaji i marre te ketë mundësi te kthehet përsëri ne vendin nga ku ka dale. Dimensionet e tubave janë një faktor i rëndësishëm për te arritur qëllimin. Dimensionet e seksioneve te tubave te ftohësve janë një kompromis midis rënies se presionit dhe shpejtësisë se lëvizjes se gazit ftohës. Po qe se tubat kane diametër shume te vogël, do te ketë rënie te theksuar te presionit dhe kapaciteti i sistemit do te jete i vogël. Nga ana tjetër, po qe se tubacionet kane diametër te madh, atëherë shpejtësia do te zvogëlohet dhe vaji nuk do te merret nga gazi ftohës. Po qe se vaji largohet nga kompresori dhe nuk arrin te kthehet me ne kompresor atëherë kompresori do te punoje pa vaj. Zgjidhje për këtë janë përcaktimi i faktorëve, qe ndikojnë ne zvogëlimin e humbjeve te presionit ne sistemet ftohëse. Disa nga këto faktorë po i shohim me radhë me poshtë. A. BERRYLAT ME RREZE TE MADHE Rënia e presionit ka tendence qe te ndodhë, por mund te minimizohet kur është e mundur. Kjo është veçanërisht e rëndësishme ne linjën e thithjes. Një nder faktorët qe ndikojnë ne rënien e presionit është edhe rrezja e kthimit te bërrylave. Është mire qe ato te kenë rreze te madhe ne tubacionet e

Page 13: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

13

ftohjes. Bërrylat me rreze te madhe bëjnë qe presioni te bjere më pak në krahasim me rastet kur kemi të bëjmë me bërryla me rreze te vogël. Bërrylat me rreze te vogël përdoren tek linjat e ujit. Bërrylat me rreze te vogël do te mund te përdoren tek tubacionet e ftohësve kur nuk ka rruge tjetër zgjidhje. Figura 28

B. REDUKTIMI I NUMRIT TE PAJISJEVE TE PERDORURA Faktor tjetër është reduktimi i rezistencave qe has fluidi gaz kur qarkullon ne sistemet ftohëse. Numri i tubacioneve dhe pajisjeve te tjera ne sistemet ftohëse duhet te jene sa me te paktë, por këto tubacione dhe pajisje duhet të kryejnë te njëjtën pune. Po qe se do te mund te reduktohet në 3 bërryla një linje qe ka 5 bërryla, duke realizuar funksionin në të, mund te themi se kjo është ajo qe duhet bërë. Është shume e rëndësishme qe rënia e presionit ne linjën e thithjes te jete sa me e vogël, kështu qe duhen gjetur mënyrat për te reduktuar ne optimum pajisjet ne sistem. C. PJERRËSIA E TUBACIONEVE Linjat horizontale te thithjes duhet te kenë një pjerrësi 1 me 200 dhe pika me e ulet duhet te jete kompresori qe vaji te kulloje drejt kompresorit. D. TE DALAT DHE TE HYRAT Te dalat dhe te hyrat ne rrugën e rrjedhjes se fluidit duhen eliminuar, sidomos ne linjat e thithjes meqenëse rrisin rezistencat e lëvizjes se fluideve ftohës ne sisteme. Këto krijojnë pengesa e rezistenca për grumbullimin e vajit. Tubacionet duhet te vendosen qe te lejojnë kullimin e vajit ne kompresor. Kjo është shume e rëndësishme me linjat e thithjes, ndërkohë qe avullon shume gaz qe e merr vajin me vete. E. PERDREDHJA Po qe se do te përkulni një tub bakri me dore dhe aksidentalisht ai përdridhet, atëherë duhet t'a hiqni atë pjese qe është deformuar dhe t'a provoni përsëri. Është shume me lehte te korrigjohet tani defekti, se sa te behet kjo kur sistemi është ne pune. Përdredhja e tubit do te beje qe te rriten rezistencat e lëvizjes se fluidit ftohës ne sistem. Nuk ka falje për lejimin e panevojshëm te rënies se presionit qe do te ketë efekt gjate gjithë jetës se punës se pajisjes. Figura 29 F. FOLETE KONIKE Kur bëhen fole konike tek tubat, duhet qe tubi ne atë pjese te jete i drejte. Gjithnjë lini një pjese tubi te drejte pranë folesë konike, ku do te vendoset dadoja. Leni vend për ribërje te folesë konike tek tubi, se mund te lindi nevoja te behet përsëri ne atë vend. G. KALIZVARIMI I TUBAVE Duhet bere kalizvarimi i buzëve te tubave pas prerjes. Prerëset me rul te tubave bëjnë deformimin e buzëve gjate prerjes dhe krijojnë buze, e cila do te shkaktoje zvogëlim seksioni dhe do te kemi rënie te panevojshme dhe te padëshiruar te presionit. Për këtë duhet bere kalizvarimi i fundit te tubit te prere. Rënia e presionit do te shumëfishohet ne varësi te numrit te bashkimeve me tuba qe ka sistemi. Gjithashtu duhet te jemi te kujdesshëm që të hiqen ashklat, qe formohen gjate kalizvarimit te tubave përpara montimit.

Page 14: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

14

H. DIAMETRI I JASHTEM Tubacionet prej bakri te sistemeve ftohëse specifikohen ne baze te diametrit te jashtëm. Kjo është e ndryshme nga specifikimi qe përdor industria hidraulike, te cilët përdorin si te dhënë diametrin e brendshëm te tubave. Mund te behet konvertimi midis dy sistemeve për tubat e bakrit po qe se dihet qe trashësia e tubave te bakrit është sa e 1/16 e inchit. Për te vazhduar 5/8” te diametrit te jashtëm te tubit te bakrit është i barabarte me l/2” e diametrit te brendshëm. Kjo nuk do te thotë qe tubat hidraulike dhe ato te ftohësve te mund te zëvendësojnë njeri-tjetrin. Figura 30 Tubat e serte te ftohjes prej bakri, ne fillim e ne fund kane tapa dhe mbushen me azot te thate. Kjo i ruan tubat nga futja e mbeturinave te ndryshme dhe lagështia qe ka ajri, gjë qe ndodh gjate ruajtjes dhe transportit. Është e nevojshme te njihen te dy sistemet e tubacioneve: atë anglez ne inch dhe atë metrik, po qe se mekaniku i ftohjes merret edhe me tubat e ujit. Ka linja kondensimi e linja drenazhimi për pajisjet e ftohjes me ujë. Tubat e bakrit ne sistemin metrik qe përdoren janë te dimensioneve 6,8,10,12,14 dhe 15 mm (diametri i jashtëm). I. BASHKUESE NE FORME “T”-ije Mos vendos bashkuese ne forme “T”-ije ne dalje te gazit te shkarkimit nga kompresori. Siç duket nga figura 31, rrjedha e gazit do te godasë ne murin ballor te bashkueses. Nëse do te përdoren ne këtë vend, do te beje qe dridhjet e kompresorit e te linjës se shkarkimit do te jene mjaft te forta, sa qe bashkuesja do te shkatërrohet dhe si rezultat do te kemi rrjedhje. Edhe një bashkuese bërryl 90° e vendosur mjaft afër me kompresorin mund te shkatërrohet nga dridhjet e motorit. Figura 31 E vetmja linje qe kufizohet nga vendosja e bashkuesve është linja e shkarkimit. Nuk është e zakonshme qe ju te ndani linjën e shkarkimit ne 2 pjese, pra te përdoret bashkuesja “T”-i. Bashkueset “T”-i janë specifikuar ne baze te dimensioneve te brendshme, dimensioneve te jashtme dhe dimensionet e degëve. Psh: 5/8”x 5/8” x 7/8” J. VIBRIMI Duhen marre masa për te zvogëluar dëmtimet kur kemi te bëjmë me objekte qe dridhen, siç është rasti i kompresorëve. Po qe se do te bëjmë lidhje tubash shume te shtanget ne lidhje ne objektet qe kane dridhje si kompresorët, është vetëm çështje kohe qe te mos kemi çarje tubash apo shqepje saldimesh ne bashkime dhe si rezultat do te kemi rrjedhje. Ne rastin e tubave me dimensione te vogla përdoren zbutës te vibrimeve dhe kapëse te bëra prej bakri te bute. Ne skemën e figurës 27 me sipër, tregohet një linje me kapacitet te vogël te një pajisje ftohëse me tuba te bute bakri, ku përdoren kapëse për kufizimin e vibrimeve. Figura 27 me sipër, tregon ekzistencën e një spiraleje qe krijon mundësinë e zbutjes se vibrimeve. Vini re se, ne fillim fluidi dhe vaji i pranishëm janë ngjitur lart dhe prej aty kalojnë ne një tub qe ka pjerrësi, qe behet për te kthyer vajin përsëri ne kompresor. Kapëset nuk janë te përshtatshme te përdoren kur kemi tuba bakri te serte. Ne këto raste vendosen absorbues vibrimesh, paralel me boshtin e kompresorit. Njëra anë e absorbuesit montohet ne një vend fiks, kurse fundi tjetër lihet te marrë vibrimet e kompresorit. LAKU “P” DHE NGJITËSET Ne figurën 24 me sipër, avujt e thithur ngjiten lart ne tub, qe është sipas një kurbe te bute, ne forme laku “P”, ku merr edhe vajin e pastaj lëviz ne tubin vertikal poshtë. Ky rregullim quhet laku “P”.

Page 15: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 8 Për linjat e thithjes përdoren shume laqe dhe linja ngritëse dyfish. Ka shume procedura për te fituar prakticitetin për instalimet me tuba. Teknika e tubacioneve është një dege e veçante, por qe është jashtë fushës se këtij libri. Për këtë duhet ti referohesh literaturës se prodhuesve dhe librave qe i dedikohen teknikes se tubacioneve. K. IZOLACIONI I TUBAVE Izolacionet përdoren tek linjat e thithjes qe janë jashtë hapësirave te kondicionuara. Arsyeja e izolimit është te reduktoje sasinë e nxehtësisë, qe mund te merret nga linja e ftohte e thithjes. Nxehtësia e padëshiruar e marre nga linja e thithjes është sikur te provosh te ftohesh pjesën e jashtme te një hapësire te kondicionuar. Kjo është një humbje energjie dhe i ul efektivitetin sistemit te zgjedhur. Efektiviteti është akoma me i keq, po qe se një linje e gjate thithje e pa-izoluar kalon përmes një ambienti veçanërisht te ngrohte si psh: ne një dhome te nxehte makinerish. Sistemet e temperaturave te ulta siç janë freezerat kane linja thithje me te ftohta, kështu përdoren izolacione me te trasha për linjat e thithjes. Po qe se kondensuesit dhe tubacionet e ftohjes janë pranë linjës se thithjes dhe brenda një hapësire te kondicionuar, atëherë linja e thithjes duhet te izolohet. Një tub qe patjetër duhet izoluar është pjesa e jashtme e linjës se lëngut ne një sistem pompe nxehtësie. Me këtë synohet te shmangen humbjet e nxehtësisë tek ajri i ftohte i jashtëm, kur pompa e nxehtësisë është ne regjim nxehje. TABELA E PERMASAVE TE TUBAVE 1/4 3/8 1/2 5/8 3/4 7/8 1- 1/8 1-3/8 1-5/8 1-7/8 2-1/8 Tabelat e përmasave te tubave tregojnë se si mund te përzgjidhen përmasat e tubave. Përdoren përmasa te ndryshme për çdo fluid ftohës dhe për çdo linje thithje, shkarkimi, kondensati dhe linje lëngu. Ne tabela përcaktohen përmasat e tubave, qe mund te përdorim për linje thithje me gjatësi te ndryshme dhe për kapacitete ftohëse te ndryshme. Për te marre përgjigjen e duhur shihni tabelën përkatëse. Ju do te keni gjatësinë e linjës ne te majte qe e dini. Pastaj kaloni ne te djathte, deri sa te arrini se pari tek tonazhi ku do te gjeni madhësinë (kapacitetin). Pastaj shko lart tek radha ne krye për te gjetur se çfarë dimensionesh duhet te kenë tubat. Vlerat ne tabela japin përmasat me toleranca bazuar tek vlera mesatare te pajisjes, kështu nuk ka nevoje te llogaritet rënia ekuivalente e presionit për çdo pajisje ne pune. Shifrat nuk duhet te kapërcehen, te merren me te vegjël apo me te mëdhenj , ndryshe do te kemi defekte ne pune ne linjën e thithjes.

Lektore Msc. Ing. Eli Vyshka

15