14
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE- NATYRORE DEPARTAMENTI: BIOLOGJI DREJTIMI: ARSIMOR TEMA: SISTEMI I ORGANEVE TË QARKULLIMIT GJAKUT PUNOI: MENTORI:

Sistemi i organeve te qarkullimit te gjakut

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Sistemi i organeve te qarkullimit te gjakut: Sistemi i qarkullimit te gjakut rruget e qarkullimit si dhe qeshtjet tjera

Citation preview

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE

DEPARTAMENTI: BIOLOGJI

DREJTIMI: ARSIMOR

TEMA: SISTEMI I ORGANEVE TË QARKULLIMIT TË GJAKUT

PUNOI: MENTORI:

MILINDA BLAKÇORI RIFAT MORINA

PRISHTINË, JANAR 2014

PËRMBAJTJA:1. Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut 1.1 Transporti i lendeve dhe gazeve ...................................................................................21.2 Gjaku dhe limfa.............................................................................................................21.3 Trombocitet dhe koagulimi i gjakut .............................................................................41.4 Zemra dhe enët e gjakut ................................................................................................61.5 Puna e zemrës ...............................................................................................................71.6 Qarkullimi i gjakut .......................................................................................................8

1

Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut

1.1 Transporti i lëndëve dhe gazeveGjaku dhe limfa i furnizojnë qelizat, indet dhe organet e ndryshme me substanca të nevojshme

për funksionimin normal të tyre. Gjaku në mushkri furnizohet me oksigjen kurse liron CO2. Në

zorrë gjaku merr lëndët ushqyese. Nëpërmjet veshkave gjaku lirohet nga produktet e fundit të

metabolizmit qelizor. Krahas rolit transportues, gjaku ka edhe rol termorregullues, mbrojtës dhe

të tjerë. Sistemin e organeve për qarkullim e përbëjnë: gjaku, zemra dhe enët e gjakut, limfa, enët

limfatike dhe gjëndrat limfatike.

1.2 Gjaku dhe limfaPërbërja e gjakut. Gjaku dhe limfa janë lëngje të trupit tonë. Pjesa më e madhe e gjakut

përbëhet nga uji, si dhe lënde të tretura dhe elemente qelizore (rruazat e kuqe-eritrocitet, rruazat

e bardha-leukocitet dhe pllakëzat e gjakut-trombocitet). Kur nga gjaku veçohen elementet

qelizore, mbetet pjesa e lëngët që quhet plazma e gjakut (fig 1.1). Plazma e gjakut bart lëndë

shumë të nevojshme të çdo qelizë e trupit siç janë: uji, aminoacidet, yndyrat, glukoza, lëndët

minerale, enzimat, vitaminat, hormonet etj. Njeriu i rritur ka 5 litra gjak, një sasi e tij deponohet

në mëlçi, shpretkë, lëkurë dhe, sipas nevojës, nga këto depo qarkullon nëpër organizëm.

Fig 1.1 Plazma dhe elementet qelizore të gjakut

Rruazat e kuqe të gjakut-eritrocitet, janë qelizat më të imëta të trupit, të cilat nuk kanë

bërthamë, nuk ndahen dhe vazhdimisht formohen në palcën e kuqe të eshtrave. Në 1mm3 gjak

gjenden 4.5-5 milion eritrocite që përmbajnë pigmentin hemoglobinë (Hb), i cili bart oksigjen

dhe dioksid karboni dhe i jep ngjyrën e kuqe gjakut. Dioksidi i karbonit me frymënxjerrje nxirret

2

jashtë. Në numrin e eritrociteve ndikon lartësia mbidetare dhe aktiviteti fizik i organizmit.

Nganjëherë eritrocitet krijohen në shpretkë. Eritrocitet e shpenzuara shpërbehen në mëlçi. Me

rritjen e lartësisë mbidetare, rritet edhe numri i tyre. Eritrocitet jetojnë rreth 120 ditë. Për çdo

sekondë në trupin e njeriut krijohen 2-3 milion eritrocite. Po të mos kishte njeriu pigmentin

hemoglobinë, për të përmbushur kërkesat e organizmit me oksigjen, në vend të 5 litrave gjak, do

ti duheshin 300 litra. Madhësia: rreth 7,5 µm, trashësia: 2 µm rrethit dhe 1 µm në qendrën, sasia

në gjak tek meshkujt: 14-18 g/100ml gjegjësisht 8,7-11,2 mmol/l, sasia në gjak tek femrat: 12-16

g/100ml gjegjësisht 7,4- 9,9 mmol/l.

Fig 1.2 Shkëmbimi i gazrave ndërmjet mushkërive eritrociteve dhe indeve

Qelizat e bardha të gjakut apo leukocitet krijohen në palcën e eshtrave, në shpretkë dhe

gjëndra limfatike. Kanë dimensione më të mëdha se eritrocitet janë qeliza pa ngjyrë, ndryshe

prej eritrociteve kanë bërthamë dhe bëjnë lëvizje ameboide në plazmë. Kjo veçori iu

mundëson atyre të kalojnë lehtë nga plazma e gjakut nëpër endotelin e kapilareve deri në

vatrën e infeksionit. Numri i tyre në 1mm3 gjak sillet prej 5000-10000. Leukocitet e mbrojnë

organizmin nga agjentet mikrobialë. Nëse organizmi i ekspozohet numrit të madh të

mikrobeve, numri i leukociteve mund të rritet për 20 herë. Në luftë me bakteret leukocitet

shkatërrohen dhe lirohen nga organizmi nëpërmjet pështymës, zorrëve si dhe në formë të

qelbit nga plagët. Lloj i veçantë i leukociteve janë limfocitet, që krijohen në nyjet limfatike.

3

Qelbi në vendet e infektuara përbehet nga baktere të vdekura e pjesërisht edhe leukocitet e

vdekura. Gjëndrat limfatike, mëlçia dhe shpretka shpërbejnë leukocitet e shpenzuara.

Vlerat normale të leukociteve në gjakut e njeriut: Të rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njësia e

vjetër) 4 - 10 mal 109/l (njësia e re), shkollarët: 5.000 - 15.000/µl (njësia e vjetër) 5 - 15 mal

109/l(njësia e re), fëmijët e vegjël: 6.000 - 17,5000/µl(njësia e vjetër) 6 - 17,5 mal 109/l

(njësia e re), fëmijët e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njësia e vjetër) 9 - 30 mal 109/l(njësia

e re).Rritja e numrit të leukociteve quhet Leukocitozë.

Sasia e qelizave imunologjike të shprehur në %: Monocitet 2 – 8, Limfocitet 20 – 45,

Granulocitet Neutrofile formë segmentore 50 – 70, Granulocitet Neutrofile formë shkopi 3 –

5, Granulocitet Euzonofile 2 – 4, Granulocitët Bazofile 0 - 1

Zvogëlimi i numrit të leukociteve quhet Leukopeni .

1.3 Trombocitet dhe koagulimi i gjakutRol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut kanë trombocitet. Në 1mm3 të gjakut gjenden

200.000-300.000 trombocite. Në rast të lëndimeve shumë të vogla të trupit, rrjedh gjak dhe pastaj

ndalet. Çka ndodhë në të vërtet në ketë rast ? Kur gjaku del nga ena e lënduar, ai bie në kontakt

me ajrin, pllakëzat e gjakut (trombocitet) pëlcasin dhe lëshojnë

një materie e cila ndikon që një proteinë e plazmës së gjakut-

fibrogjeni, të kaloj nga gjendja e tretur në gjendje fijezore-

fibrinë. Ndërmjet fijeve të fibrinës kapen qelizat e kuqe të

gjakut dhe në ketë mënyrë formohet kulaçi i gjakut-trombi, i

cili gardh e mbyll vendin e lënduar të enës së gjakut. Ky proces

quhet koagulim ose ngjizje e gjakut (Fig 1.3). Te gjaku i

koaguluar dallohet serumi dhe kulaçi i gjakut. Serumi dallohet Fig 1.3 Fijet e fibrinës

nga plazma, sepse nuk përmban proteinën fibrogjen. Në plazmë gjenden antitrupthat kundër

shkaktarëve të sëmundjes që ka vuajtur organizmi. Nëse lëndohet nga hemolimfa, gjaku nuk

koagulohet për shkak të mungesës së disa lëndëve. Këta njerëz duhet të ruhen nga çdo lëndim.

4

Limfa. Kur digjet lëkura, vendi i djegur ngrihet në formë fshikëze, e cila brenda përmban lëng të

kthjellet që quhet limfë. Për nga përbërja kimike është e ngjashme me plazmën e gjakut por e

pasuruar me limfocite. Limfa formohet në inde dhe qarkullon nëpër një sistem të veçantë.

Organizmi ynë përmban më shumë limfë se sa gjak. Kështu p.sh. 25% të masës së trupit i takon

limfës. Gjëndrat limfatike janë organe ku formohen limfocitet. Limfa qarkullon nëpër rrjetin e

sistemit limfatik. Ky rrjet fillon me kapilarë limfatikë, të cilët bashkohen duke formuar vena të

vogla limfatike që derdhen në venën e madhe afër veshëzës së djathtë të zemrës (fig 1.4). Kjo do

thotë se limfa del nga gjaku dhe përsëri kthehet në gjak. Në rrugëtimin e tyre enët limfatike

kalojnë nëpër nyje dhe gjëndra limfatike, të cilat si një lloj filtri i ndalin lëndët e dëmshme që

ndodhen në limfë si p.sh. pjesë të qelizave të vdekura ose qeliza të

tëra, mikrobet që u kanë shpëtuar leukociteve. Nyjat limfatike me

shumicë gjenden në qafë, nën sqetulla etj., të cilat rritën në rast të

invazionit të mikrobeve në organizëm. Puna e zemrës nuk ndikon në

lëvizjen e limfës në enët limfatike, prandaj qarkullimi i limfës është

më i ngadalshëm se i gjakut. Ajo qarkullon me tkurrjen e gjithë

muskujve të trupit. Gjatë gjumit, zvogëlohet aktiviteti i muskujve,

prandaj limfa mbetet në inde, kjo është arsyeja që kur zgjohemi nga

gjumi, jemi pak më të mufatur (ënjtur). Si organe limfatike janë

shpretka, bajamet etj. Limfa luan rol të rëndësishëm në transportin e

yndyrave. Në zorrën e hollë lëndët yndyrore i thithin rrezhdet

zorrore, kurse limfa i përcjell deri në vena. Fig. 1.4 Sistemi limfatik

Bajamet (tonsilët) paraqesin grup të nyjave limfatike. Në to krijohet sasi e madhe e limfociteve.

Bajamet shpesh dhembin, sepse paraqesin frontin ku zhvillohet lufta ndërmjet limfociteve dhe

mikrobeve patogjene.

Shpretka (lieni) gjendet në zgavrën e barkut, në anën e majtë të lukthit. Kryen funksione të

shumta. Në të krijohen leukocitet, kurse zmadhohet shumë kur infektohet. Shpretka është

rezervuar i gjakut, në të shkatërrohen eritrocitet e vjetra.

5

1.4 Zemra dhe enët e gjakutSistemin e organeve të qarkullimit të gjakut e përbejnë zemra dhe enët e gjakut. Zemra është

e vendosur në kafazin e kraharorit ndërmjet dy krahëve të mushkërive. Ka për detyrë të

pompojë gjakun nëpër trupin tonë. Zemra është organ muskulor me madhësi sa grushti.

Përbehet nga tri shtresa: shtresa e brendshme – endokardi, e mesme – miokardi dhe e jashtme

– perikardi. Zemra është organ muskulor i fuqishëm dhe i zgavruar. Me anën e një muri

ndahet në anën e majtë dhe të djathtë. Si ana e majtë, ashtu edhe ajo e djathtë e zemrës është

e ndarë në dy pjesë, një veshëz(atrium) dhe një barkushe(ventrikul). Ndërmjet veshëzave

dhe barkusheve gjenden vendkalimet të cilat mund të hapen dhe të mbyllen në saje të

prezencës së valvulave, të cilat si ventil e lëshojnë gjakun vetëm në një drejtim. Gjaku hyn në

zemër në veshëza, kurse del prej zemrës nga barkushet.

Fig. 1.5 Ndërtimi i zemrës

Gjakun e sjellin në zemër venat,

kurse nga zemra e largojnë arteriet, pa marrë parasysh a bartin gjak të oksigjenuar apo të

reduktuar. Në gjysmën e majtë të zemrës arrin gjaku i oksigjenuar, kurse në të djathtën gjaku

i reduktuar. Enët e gjakut janë të shpërndara në tërë trupin e njeriut. Në muret e tyre gjenden

mbaresat e sistemit nervor autonom. Enët e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen në mënyrë

refleksive. Në enët e gjakut bëjnë pjesë arteriet, venat dhe kapilarët. Arteria më e madhe

është aorta. Qarkullimin e gjakut nëpër vena e mundësojnë valvulat dhe muskujt fqinjë

skeletorë. Lidhjen ndërmjet venave dhe arterieve e bëjnë kapilaret e gjakut, të cilët shtrihen

6

në çdo pjesë të organizmit. Për shkak të ngarkesës fizike muret e artereve janë me të trasha

dhe me elastike së të venave (Fig. 1.6)

Fig. 1.6 Ndërtimi krahasues i venave dhe i arterieve

1.5 Puna e zemrësMuskuli i zemrës punon duke u tkurrur dhe shtrirë me alternim veshëzat dhe barkushet. Kur

veshëzat janë të tkurrura, barkushet janë të shtrira dhe anasjelltas. Me tkurrjen e veshëzave

gjaku kalon në barkushe. Rikthimin e gjakut prapa, nga barkushet në veshëza, e pengojnë

valvulet. Kjo punë e muskulit të zemrës kryhet në mënyrë ritmike. Zemra punon edhe jashtë

organizmit në saje të qendrave automatike, që janë të vendosura në muret e saja. Në punën e

zemrës ndikon edhe sistemi nervor autonom ose vegjetativ. SN simpatik e shpejton punën e

zemrës, kurse ai parasimpatik e ngadalëson. Puna e zemrës varet nga gjendja fiziologjike e

organizmit. Gjatë kohës së gjumit zemra punon me ngadalë, gjatë aktivitetit fizik, apo në rast

shqetësimi ajo e shpejton punën.

Tensioni i gjakut dhe pulsi. Dalja e gjakut

nga barkushja shkakton një shtypje të

caktuar në muret e artereve që quhet shtypje

apo tensioni i gjakut. Kur barkushet tkurren

rritet shtypja e gjakut (shtypja sistolike),

kurse kur ato shtrihen shtypja e gjakut

zvogëlohet (shtypja diastolike). Fig. 1.7 Matja e shtypjes së gjakut

7

Kur gjaku futet nga zemrën në arterie, ai i godet muret e tyre elastike dhe i valëzon. Kjo

goditje valëzore quhet puls dhe mund të ndihet me majën e gishtrinjëve nëse shtypet ndonjëra

nga arteriet periferike të krahut ose qafës. Pulsi i përgjigjet numrit të të rrahurave të zemrës.

Qarkullimi i gjakut në trupin tonë është i mbyllur. Dallohet qarkullimi i madh i gjakut ose

trupor dhe qarkullimi i vogël apo mushkëror të cilët lidhen ndërmjet vete në zemër

1.6 Qarkullimi i gjakut Rruga që ndjek gjaku prej barkushes së majtë deri te

veshëza e djathtë quhet qarkullim i madh i gjakut. Ndërsa

rruga që ndjek gjaku prej barkushës së djathtë në

mushkri, e prej andej deri te veshëza e majtë quhet

qarkullim i vogël i gjakut ose mushkëror. Për tu tkurrur

muskuli i zemrës do oksigjen dhe lënde ushqyese. Zemra

nuk mund të shfrytëzojë drejtpërdrejt gjakun nga veshëza

dhe barkushet. Ekzistojnë enë të posaçme që e furnizojnë

me gjak muskulin e zemrës.

Fig. 1.8 Qarkullimi i gjakut

Literatura: Biologjia 9 (Dr. Ismet Bajraktari, Dr. Fetah Halili, Dr. Agim Gashi) , Wikipedia shqip dhe Google images.

8