15
Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të mbrojtura, të cilat zënë rreth 14.6% të sipërfaqes tokësore dhe rreth 2.8% të sipërfaqes ujore. Zonat e Mbrojtura mund të kenë forma të ndryshme si, park kombëtar, zona të paprekura, zona të ruajtura nga komunite, rezervate natyrore dhe rezervate private natyrore. Zonat e mbrojtura sigurojnë një gamë të gjerë përfimesh sociale, mjedisore dhe ekonomike për njerëzit dhe komunitetet në mbarë botën. Ujë i pastër e i bollshëm, ajër i pastër, produkte të ndryshme ushqimore, zbutja e ndikimeve të klimës, vlerat kulturore dhe shpirtërore, sigurimi i lëndëve të para, janë disa nga shërbimet mjedisore që garantojnë mirëqenien e njerëzimit, veçanërisht për shtresat e varfra që mbështeten direkt mbi këto burime. Më shumë se instrumente për ruajtjen e natyrës, zonat e mbrojtura janë thelbësore për t’ju përgjigjur sfidave të sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shënden e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimake. ...sigurojnë ujë të pijshëm për një të tretën e popullsisë të 100 qyteteve më të mëdha në botë; ...ruajnë të njëjtën sasi karboni si pyjet tropikale; ... na mbajnë të shëndetshëm duke siguruar ajër dhe ujë të pastër, si dhe ilaçe të reja; ... ndihmojnë në redukmin e rrezikut dhe pasojave të situatave ekstreme si përmbytjet, stuhitë, thatësira dhe rritja e nivelit të det; ...siguron ushqimin duke rritur peshkimin dhe mbrojtjen e llojeve të bimëve të egra; dhe ...siguron strehim, punësim dhe jetesë për miliona njerëz në botë. Peshkatarë në Liqenin e Shkodrës © IUCN/Boris Erg Kullotat në Shebenik Jabllanicë © IUCN/Tomasz Pezold

Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të mbrojtura, të cilat zënë rreth 14.6% të sipërfaqes tokësore

dhe rreth 2.8% të sipërfaqes ujore. Zonat e Mbrojtura mund të kenë forma të ndryshme si, park kombëtar, zona të

paprekura, zona të ruajtura nga komuniteti, rezervate natyrore dhe rezervate private natyrore.

Zonat e mbrojtura sigurojnë një gamë të gjerë përfitimesh sociale, mjedisore dhe ekonomike për njerëzit dhe

komunitetet në mbarë botën. Ujë i pastër e i bollshëm, ajër i pastër, produkte të ndryshme ushqimore, zbutja e

ndikimeve të klimës, vlerat kulturore dhe shpirtërore, sigurimi i lëndëve të para, janë disa nga shërbimet mjedisore

që garantojnë mirëqenien e njerëzimit, veçanërisht për shtresat e varfra që mbështeten direkt mbi këto burime.

Më shumë se instrumente për ruajtjen e natyrës, zonat e mbrojtura janë thelbësore për t’ju përgjigjur sfidave të

sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike.

...sigurojnë ujë të pijshëm për një të tretën e popullsisë të 100 qyteteve më të mëdha në botë;

...ruajnë të njëjtën sasi karboni si pyjet tropikale;

... na mbajnë të shëndetshëm duke siguruar ajër dhe ujë të pastër, si dhe ilaçe të reja;

... ndihmojnë në reduktimin e rrezikut dhe pasojave të situatave ekstreme si përmbytjet, stuhitë,

thatësira dhe rritja e nivelit të detit;

...siguron ushqimin duke rritur peshkimin dhe mbrojtjen e llojeve të bimëve të egra; dhe

...siguron strehim, punësim dhe jetesë për miliona njerëz në botë.

Peshkatarë në Liqenin e Shkodrës © IUCN/Boris Erg Kullotat në Shebenik Jabllanicë © IUCN/Tomasz Pezold

Page 2: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Parku Kombëtar Tomor përfshin një reliev të thyer malor, sidomos në

faqen lindore, të pasur me ujëra sipërfaqësore e nëntokësore. Flora

përbëhet nga lloje drusore si rrobulli, pisha e zezë, ahu, lisi, ashja, lajthia,

etj. Në park gjenden dhe 6 lloje bimësh endemike ku vlen të përmendet

Astragalus autroni si lloj endemik i cili ndodhet vetëm në Malin e Tomorit.

Peizazhet mahnitëse të zonës janë mjaft tërheqëse edhe për krijues artistë,

të cilët i vizitojnë ato dhe i pasqyrojnë përshtypjet e tyre në veprat e artit.

Kanionet e Osumit, të ashtuquajtura Koloradoja e Shqipërisë, ndodhen

pranë parkut. Kanionet janë rreth 13 km të gjatë, nga 4 deri në 35 m të

gjerë, me thellësi deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve

rrjedh "lozonjar" Osumi. Në territorin e zonave te mbrojtura të Beratit ka

një popullsi me tradita që shquhen për mbarështimin e blegtorisë por dhe

të produkteve bujqësore të rëndësishme dhe të njohura për rajonin, si

domatja e Tomorit, qepujka e Lybeshës e mjalti shumë lulesh. Përveç

vlerave shkencore, ekonomike e natyrore parku afron vlera të mëdha

estetike, çlodhëse e turistike, historike e kulturore që garantojnë zhvillimin

e turizmit ekologjik e kulturor.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Berat

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Zona karstike në Tomor © SBI experts

Page 3: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Parku natyror Korab Koritnik shtrihet në dy Qarqe Kukës dhe Dibër me një sipërfaqe 55,550.2 ha, nga të cilat 34,886.8 ha ndodhen në territorin e Kukësit dhe 20,663.4, në territorin e Dibrës. Brenda parkut ndodhen disa monumente natyre si: Pasqyrat e Gramës, Uji i ftohtë Vleshë, Buroviku i Begjunecit, Shpella e Bellovës, Burimet e Bellovës, Ujvara e Pocestit, Guri i Kërcinit etj

Zonat e Mbrojtura të Qarkut të Dibrës dallohen jo vetëm për vlerat e spikatura natyrore por edhe për vlera unike të kulturës, historisë, veshjeve, banesave karakteristike, traditave e zakoneve që ruhen e transmetohen ende edhe sot në ditë festash e gëzimesh, nëpërmjet valleve, këngëve, dasmave, riteve e lojrave popullore. Në ZM Korab Koritnik, (Zona e Kalasë së Dodës) mund të njihesh me festën e qethjes, Shëngjergjit, etj, në Peshkopi me Panairin e të Vjelave në muajin Tetor etj. Janë zona të zhvillimit tradiconal të frutikulturës dhe agroblegtorisë, ku dallohet prodhimi i mollës, arrës, geshtenjës, kumbullës, dardhës, patates, mbarështrimi i deles Rudë (Zona e Kalasë së Dodës), që përbëjnë vlera të veçanta e joshje për turistë e vizitorë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Dibër

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Pamje e Korab-Koritnikut © RAPA Dibër

Page 4: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Durrës

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Zonat e mbrojtura më të rëndësishme të qarkut të Durrësit janë

Parku Kombëtar i Qafështamës dhe Rezerva Natyrore e Menaxhuar

Rrushkull. Parku Kombëtar i Qafështamës shtrihet mbi kurrizet e

maleve mbi Qafështamë, rreth 25 km në lindje të Krujës, mbi një

peizazh të mrekullueshëm malor me disa liqene të vogla e burime uji

kryesisht mbuluar me pisha. Burimi i mirënjohur i Nënës Mbretëreshë

ndodhet brenda këtij parku.

Qarku i Durrësit është i pasur edhe në monumente natyre si Kepi i Rodonit

(rrethuar nga plazhe dhe formacione shkëmbore 25 m të lartë ku gjendet dhe

kisha e Skënderbeut); Rrapet e Arramerasit në Fushë Krujë (një grup rrapesh

mbi 20 m të lartë e me diametër mbi 1 m); Gryka dhe Shkëmbi i Vajës në

Krujë (formuar nga erozioni i Lumit të Drojës për miliona vjet). Legjenda

thotë që pas pushtimit të Krujës nga Osmanët në 1478, 90 gra dhe vajza të

zonës u hodhën nga shkëmbi mbi 200 m poshtë në humnerë për të mos rënë

në dorë të pushtuesve. Vaji i banorëve të zonës për këto gra trimëresha i dha

emrin edhe vendit si “Shkëmbi i Vajit”.

Plazhi i Kallmit © RAPA Durrës

Page 5: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Ndër parqet kombëtare shqiptare, Parku Shebenik-Jabllanicë njihet si një

nga më të mëdhenjtë, më të bukurit në vend. Ky park, gati i virgjër, ka një

inventar të pasur për sa i përket florës dhe faunës, si dhe quhet ndryshe

vendi i “mbi një mijë e një burimeve të ujit”. Në fshatin Zgosht mund të

vizitosh një ndër xhamitë më të vjetra të zonës, e cila zanafillën e saj e ka

rreth 300 vite më parë. Në Fushë-Studë gjendet një liqen mjaft piktoresk,

ku pamja që të rrethon të krijon idenë e një ballkoni të bukur pranveror

nga ku mund të kundrohet më së miri e gjithë pamja spektakolare e liqenit.

Aty pranë gjendet “Shpella e Akullit” si dhe “Shpella Eremite” e shekullit II

dhe III pas erës sonë.

Lëndinat me disa mijëra hektarë dhe me një shumëllojshmëri lulesh duke

filluar nga më e rralla dhe më e bukura, Narcisium poeticum (bardha,

bathër e egër) e duke vazhduar me tej me Lilium albanicum (Zambaku

Shqiptar). Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vegjël me

bukuri madhështore, si dhe tre lumenj që rrjedhin përmes zonës së Parkut

me një gjatësi prej 22 km. Aty gjenden dhe specie të rralla si zardafi,

kunadhja, derri i egër, kaprolli, dhia e egër, rrëqebulli, gjeli

i egër, shqiponja e malit, trofta, lundërza etj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Elbasan

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Pamje nga parku Shebenik Jabllanicë © RAPA Librazhd

Page 6: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Ishulli i pelikanit në lagunën e Karavastasë © A. Fezollari

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shtëpia e Pelikanit Kaçurrel si dhe i mbi 200 shpendëve të tjera të egra. Pisha e Egër në Oazin e Karavastasë është 410 vjeçare dhe është shpallur Monument Natyre. Plazhi i Divjakës është një rrip prej përafërsisht 15 kilometrash rëre të bardhë që kufizohet me një pyll pishash dhe përbën një destinacion plazhi për mijëra turistë dhe vizitorë.

Ky park ndodhet në zemër të rajonit perëndimor të Shqipërisë, ofron mundësi të mira për të vizituar jo vetëm atraksionet natyrore, por edhe ato fetare, historike apo arkeologjike, si Kisha Bizantine, shek. i XVIII, në fshatin e Karavastasë së Re dhe Manastiri i Ardenicës, shek. XVIII – XIV, pranë fshatit Kolonjë.

Kodra Lemon (Qyteti i Lashtë i Anisas) ka jo vetëm vlerë panoramike por mbart dhe vlera arkeologjike. Ndërsa Kalaja e Boshtovës është kështjella e vetme e ndërtuar në fushë në Shqipëri dhe është shumë atraktive për zhvillimin e turizmit.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Fier

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Page 7: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Parku Kombëtar “Hotovë - Dangëlli”, përfaqëson një biodiversitet të

larmishëm ku ndërthuren madhështia e natyrës me shumëllojshmërine

e ekosistemeve. Habitati pyjor përbëhet nga masivet madhështore të

bredhit të maqedonisë dhe lloje të tjera endemike si panja e malit,

shparthi, qarri, shkoza e bardhë, etj. Zona e Parkut e pasur me larmi

llojesh shkurrore si mareja, mreta, ashja, dëllinja e zezë, manafera etj,

që të ndërthurura me pyjet e lartë përbëjnë në habitat të larmishëm

për strehimin e faunës ku tipiket janë ariu i murmë, kaprolli, derri i egër

e deri te shpendët që përfaqësohen nga shqiponja e malit, thëllëza e

malit etj.

Parku Kombëtar “Hotovë - Dangëlli” ofron kanionet piktoreske të

Langaricës, Kamenckës dhe Borockës, urat antike të Kadiut dhe Dashit

dhe shpellat misterioze. Në park ndodhen ujërat termale të Bënjës, të

cilat kanë vlera të veçanta kurative. Vizitat në park nuk përfundojnë pa

shijuar produktet bio të kuzhinës tradicionale përmetare dhe “Rakinë e

Përmetit”

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Gjirokastër

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Ura e Katiut, Bënjë © N. Giglio

Page 8: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Liqeni i Prespës së madhe © RAPA Korçë

I pozicionuar midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë,

Liqeni I Prespës, Prespa e Vogël dhe Ohrit janë vende të

bukura me një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, të pasur

në shumëllojshmërinë kulturore e tradicionale. Malet që e

rrethojnë, me lartësi 2200 metra, janë të mbuluara nga

bimësi të larmishme që variojnë nga pyjet e dushkut, venjës,

te ahishtat e deri te kullotat subalpine dhe halorët.

Kombinimi i llojeve të ndryshme të habitateve siguron praninë e llojeve të ndryshme kafshësh. Liqeni luan një rol të

veçantë për shpendët shtegtarë dhe shëndetin dhe mirëqenien e banorëve të tij. Larmia e produkteve blegtorale

dhe bujqësore është dëshmi e historisë së gjatë të njerëzimit me trashëgiminë kulturore, traditën dhe përdorimin e

balancuar të burimeve.

Vizitorët e këtij rajoni mund të shikojnë pushime të qeta verore, shëtitjet, ecjet

me biçikleta, aktivitetet e notit e parashutave, mund të shijojnë kuzhinën dhe

pijet tradicionale, mund të vizitojnë monumentet e kulturës dhe lojërat e

festivaleve tradicionalë. Pellgu ujëmbledhës Ohri-Prespa është zgjedhur si

Rezervë Ndërkufitare e Biosferës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Korçë

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Page 9: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Rajoni i Kukësit dallohet për pasurinë dhe larminë e vlerave natyrore.

Zonat e mbrojtura zënë 22.3% të sipërfaqes së rajonit. Në këtë rajon

ndodhet zona e Mbrojtur Lumi i Gashit rezervë strikte, Parku Kombëtar

Lugina e Valbonës, Parku Natyror Korab-Koritnik, ZM Tejdrinit Bardhë dhe

53 monumente natyre. Zona e mbrojtur Lumi Gashit për rëndësinë e

madhe që paraqet është propozuar për të qenë pjesë e trashëgimisë

natyrore botërore.

Parku Kombëtar Lugina Valbonës ka një sipërfaqe prej 8000 ha. Ajo është

një nga perlat e alpeve shqiptare dhe zona më e vizituar në qarkun e

Kukësit. Parku natyror Korab Koritnik shtrihet në dy Qarqe Kukës dhe

Dibër. Zonat e Mbrojtura të rajonit të Kukësit dallohen jo vetëm për vlerat

e spikatura natyrore por edhe për vlera unike të kulturës, historisë,

veshjeve, banesave karakteristike, traditave e zakoneve. Festa e

gështenjave është kthyer prej kohësh në një traditë të zonës së Tropojës.

Po ashtu, zona dallohet për prodhimin i patates, mbarështrimin e deles

Rudë (Zona e Shishtavecit, Çajës) dhisë së Hasit, gështenjës dhe Capores

së Valbonës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Kukës

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Crocus scardicus në Korab-Koritnik © AdZM Kukës

Page 10: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Në qarkun e Lezhës zona e mbrojtur më e rëndësishme është

Rezerva Natyrore e Menaxhuar Kune-Vain që përbëhet nga

kombinimi i dy sistemeve ligatinore të Kunes dhe Vainit të

lidhura nga lumi Drin, duke krijuar kështu një larmi habitatesh të

integruara në një ekosistem të vetëm. Ky kompleks strehon një

sërë llojesh të rrezikuara si karabullaku i vogël (Phalacrocorax

Pygmeus) apo lundërza (Lutra lutra). Kompleksi ligatinor i Kune

Vainit karakterizohet nga një kombinim i ujërave detare, kënetave

e lagunave dhe rrjedhjeve me ujë të ëmbël (lumi dhe kanalet

kulluese), çka mundëson praninë e një morie peshqish me vlera të

larta ekonomike. Po aq e rëndësishme është edhe laguna e

Patokut që ndodhet më në jug përgjatë gjirit të Drinit.

Zona të tjera natyrore që ja vlen të vizitohen janë edhe shpella e

Sukës së vogël (një shpellë karstike 40 metra e gjatë), gryka e

Shkopetit (një grykë rreth 60 metra e thellë skalitur nga lumi

Mat), Rana e Hedhun (një dunë rëre e krijuar nga era mbi një breg

shkëmbor rreth 600 metra e gjatë dhe 100 metra e gjerë).

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Lezhë

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Rrjeta peshkimi në Kune Vain © NaturAL/C. Carugati

Page 11: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Liqeni i Shkodrës me një sipërfaqe totale

prej 368 km2 (149 km2 në pjesën

Shqiptare), është liqeni më i madh në

Ballkan. Liqeni i Shkodrës është mjaft i

pasur me bimësi nënujore duke numëruar

më shumë se 238 lloje bimësh ujore. Ai

është një nga ligatinat më të rëndësishme

në Evropë për shpendët dimërues me një

kapacitet të njohur prej 250’000

individësh dhe 283 lloje shpendësh të identifikuar, 168 prej të cilëve i përkasin habitateve ujore. Pelikani kaçurrel,

lloj globalisht i rrezikuar, folezon dhe shumohet në Liqenin e Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës, ku peizazhet malore ndërthuren me ultësirat dhe pasqyrën e ujit, i fton vizitorët të shijojnë zonat

turistike si Shiroka dhe Zogaj apo dhe pikat panoramike si Bregu i Ranës,

Bishtiqendia, Stërbeqi, Grili, Shegani, etj. Në këto vende vizitorët mund të

shkojnë për peshkim, të shijojnë sportet ujore (kanoe, varka), të bëjnë shëtitje

me varkë, me biçikleta, etj. Ata gjithashtu mund të vizitojnë malin e Taraboshit

dhe pyjet përgjatë brigjeve kodrinore nga Lumi Buna deri në

Han te Hotit.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Shkodër

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Pamje nga Liqeni i Shkodrës © SBI/M. De Sanctis

Page 12: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Parku Kombëtar i Dajtit ndodhet vetëm 25 km larg kryeqytetit dhe është

një nga parqet me tërheqës dhe më të vizituar në vend. Ai është parku i

pare kombëtar në Shqipëri, shpallur në vitin 1960. Majat dominuese dhe

"ballkonet" që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët i shtojnë vlerat e këtij

parku, i cili ka një larmi drurësh dhe shkurresh (rreth 26 lloje drurësh dhe

shkurresh pyjore), bimësh barishtore e kafshësh të egra.

Parku i Dajtit përdoret për aktivitete të ndryshme si ngjitjet alpine, ecjet në

pyll, aktivitetet sportive, hipizmi, qitja sportive etj., të cilat e bëjnë me

interesant për çdo moshë, e veçanërisht për të rinjtë. Prodhimet agro-

blegtorale, kuzhina tradicionale bazuar në gatimet e shumëllojshme të

mishit, shoqëruar me perime e zarzavate të stinës, e bëjnë më të veçantë

vizitën në këtë park. Monumentet kulturore, si Kalaja e Dajtit, shpallur me

1963, pas zbulimit nga arkeologu N. Ceka, ia shtojnë më shumë rëndësinë

këtij parku. Parku i Dajtit përfshin edhe rezervuarin e Bovillës që furnizon

me ujë të pijshëm gjithë kryeqytetin.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Tiranë

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Pamje nga Mali i Dajtit © IUCN/A. Nikodinovic

Page 13: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Parku Kombëtar i Llogarasë është ura e kalimit për në bregdetin jonian.

Parku është një vend klimatik për shkak të përzierjes së ajrit të freskët të

malit me atë të detit. Vlerat estetike të peizazhit të zonës shtohen nga

prania e një game të gjerë habitatesh, natyrale apo gjysmë natyrale,

artificiale apo habitate të krijuara nga dora e njeriut. Interesante është

Pisha flamur, pishë e zezë mbi 100 vjecare që gjendet në parkun Kombëtar

të Llogarasë, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i

veprimit të erërave të forta të juglindjes. Druri ka lartësi rreth 20 m,

diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet.

Zona përfaqëson shembullin më të mirë në zonë të një bashkë ekzistence

të gjatë të popullsisë vendase dhe natyrës, ku shpesh interesat socialo-

ekonomike barazohen me ato të ruajtjes së natyrës. Në afërsi të zonës së

Llogarasë gjenden dy qendra, ajo e Dukat Fushës dhe Dukat fshat.

Aktivitete të tilla si blektoria, bujqësia, frutikultura, vreshtaria, turizmi,

emigracioni përbëjnë burime të ardhurash për komunitetin e kësaj zone.

Administrata e Zonave të Mbrojtura

Vlorë

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al

Për më tepër informacion vizitoni:

www.akzm.gov.al

Pisha flamur, LLogora © AdZM Vlorë

Page 14: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

© P

ark

Ran

gers

, Po

rtu

gal

© IR

F

… promovues të vlerave të parkut

… edukatorë mbi rëndësinë e biodiversitetit

… mbrojtës të habitateve natyrore,

bimëve dhe kafshëve të egra

… udhërrëfyes profesionistë

… mbështetës të marrëdhënieve

të mira me komunitetin

… garanci për sigurinë e vizitorëve

© S

Ko

enin

g A

rch

iv N

P

© IR

F

© IR

F ©

Elfi

M. J

uge

nd

Page 15: Sot në botë numërohen afërsisht rreth 200,000 zona të ... · sotme, që përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit, shëndetin e njeriut dhe mirëqenien, uljen e rrezikut nga

Zonat e mbrojtura na sigurojnë ujë, ushqime, medikamente, ajër të pastër dhe na ndihmojnë në uljen e rreziqeve

dhe pasojave që vijnë nga përmbytjet dhe stuhitë duke garantuar njëkohësisht edhe vende banime dhe punësim

për njerëzit.

Në mbarë botë, zonat e mbrojtura menaxhohen nga personel i specializuar në bashkëpunim me komunitetet

lokalë, organizatat e ndryshme dhe agjencitë për ruajtjen e natyrës. Një pjesë e atyre që punojnë në zonat e

mbrojtura s rrezikojnë edhe jetën për të ruajtur zonat natyrore më të vlefshme të planetit tonë. Ata janë mbrojtës

të natyrës, dhe falë tyre komuniteti mbarë botëror mund të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e llojeve dhe

ekosistemeve që mbështesin jetën tonë.

Në, Shqipëri, që me krijimin e saj në 2015, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po e forcon rolin e saj si i

vetmi institucion dedikuar zonave të mbrojtura natyrore dhe po punon në çdo rajon për ngritjen e kapaciteteve të

personelit të saj për përmbushjen e detyrave si rejnxhera.

Detyra kryesore e një rejnxheri është kontrolli dhe ruajtja e zonave të mbrojtura natyrore. Rejnxherat patrullojnë

zonat e mbrojtura duke u siguruar që asnjë aktivitet i paligjshëm nuk ndodh aty. Ata gjithashtu marrin pjesë në

operacionet e kërkim shpëtimit si dhe në luftimin dhe shuarjen e zjarreve.

Rejnxherat, nëpërmjet interpretimit, ndihmojnë vizitorët të kuptojnë natyrën dhe të mësojnë më shumë mbi zonat

e mbrojtura dhe rëndësinë e tyre. Ata mund të ofrojnë prezantime apo shërbejnë si udhërrëfyes për vizitat në park.

Disa prej tyre punojnë në qendrat e informacionit dhe u japin vizitorëve harta dhe informacione mbi zonat më

interesante për tu vizituar si dhe zonat ku nuk duhet shkuar.

Dita Botërore e Rejnxherave

31 Korrik

Kontakt:

NaturAL

Torre Drin, kati V

Tirana Albania

Tel: +355 4 2240880/1/2/3

E-mail: [email protected]

www.natura.al © Bavarian Forest Ranger Service