74
Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar… Raport mbi precepmet e reciproke

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…Raport mbi preceptimet e reciproke

Page 2: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

Autorë: Dr. Iannis Konstantinidis, Profesor Asistent, Departmenti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane, Universiteti i Maqedonisë, Greqi

Dr. Ioannis Armakolas, Profesor Asistent, Departmenti i Studimeve, Ballkanike, Sllavike, dhe orientale, Universiteti i Maqedonisë dhe Drejtues, Programi i Evropës

Juglindore, Fondacioni Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme, (ELIAMEP), Greqi

Shkelzen Maliqi, themelues, Gani Bobi Qendra për Studime Humanistike

Agon Maliqi, hulumtues, Gani Bobi Qendra për Studime Humanistike

©2014 Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Publikuar nga:

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të HapurImzot Nikë Prela nr. 13, 10 000 PristinaKosovë

Për më shumë informata:

[email protected]

Page 3: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

3

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

PërmbajtjaTË JESH GREK, TË JESH KOSOVAR--------------------------------------------------------------------------- 1PSE STUDIMI MBI ‘TË JESHË GREK, TE JESHË KOSOVAR’?--------------------------------------------- 5Greqia dhe Kosova: paradoksi themelor------------------------------------------------------------------ 5Zanafilla e marrëdhënies komplekse----------------------------------------------------------------------- 5Marrëdhëniet ambivalente politike------------------------------------------------------------------------ 6Qëndrimet publike: dëshmitë sasiore ekzistuese ------------------------------------------------------ 7Mungesa e njohurive dhe implikimet e saj--------------------------------------------------------------- 8Projekti për matjen e qëndrimeve publike--------------------------------------------------------------- 8SI E SHOHIN GREKËT KOSOVËN: TË GJETURAT E ANKETËS ME OPINIONIN PUBLIK------------ 11Hyrje-------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11Metodologjia E Anketës------------------------------------------------------------------------------------- 12Pjesa I: Njohuritë Mbi Kosovën---------------------------------------------------------------------------- 13Pjesa II: Qëndrimet Ndaj Individëve Me Prejardhje Të Ndryshme Kombëtare----------------- 17Pjesa III: Marrëdhëniet E Kosovës Me Shtetet E Treta Dhe Çështja E Statusit Të Kosovës--- 23Pjesa IV: Anti-Amerikanizmi Si Një Faktor Sqarues I Opinionit Publik Grek Kundruall Kosovës-----------------------------------------------------------------------------------------------------------31Konkluzat--------------------------------------------------------------------------------------------------------- 33QËNDRIMI I KOSOVARËVE NDAJ ETNIVE RAJONALE--------------------------------------------------- 35Hyrje---------------------------------------------------------------------------------------------------------------35Pikëpamjet Kosovare Mbi Marrëdhëniet Me Greqinë------------------------------------------------ 42Pikëpamjet Kosovare Mbi Politikën E Jashtme Dhe Rolin E Shteteve Të Bashkuara----------- 46Ndarja Kosovë-Greqi: Krahasimi i Dy Anketave-----------------------------------------------------------51Keqkuptimi dhe Keqinformimi Reciprok-------------------------------------------------------------------52Qëndrimet Etnike Të Dalura Nga Trashëgimia Historike---------------------------------------------- 53Pro-Amerikanizmi Dhe Anti-Amerikanizmi Si Përçarje Kryesore------------------------------------ 55RRUGA PËRPARA----------------------------------------------------------------------------------------------- 57BIBLIOGRAFIA--------------------------------------------------------------------------------------------------- 59ANEKS 1: ANKETA LIDHUR ME QËNDRIMET E OPINIONIT PUBLIK GREK NDAJ BANORËVE TË KOSOVËS DHE ÇËSHTJES SË MARRËDHËNIEVE TË SAJ ME GREQINË------------------------------- 61ANEKSI 2: HULUMTIM MBI OPINIONET E QYTETARËVE TË KOSOVËS MBI POPUJT DHE SHTETET E RAJONIT (FOKUS I VEÇANTË GREKËT)------------------------------------------------------ 69

Page 4: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë
Page 5: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

5

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

PSE STUDIMI MBI ‘TË JESH GREK, TË JESH KOSOVAR’?

Nga Ioannis Armakolas

Greqia dhe Kosova: paradoksi themelor

Vetëm dy orë vozitje e ndan Kosovën nga Greqia, ndonëse këto dy vende kanë marrëdhënie të ndërlikuara, që zhvaten nga një paradoks thelbësorë. Në njërën anë, Greqia dhe Kosova kanë afërsi gjeografike, kanë të përbashkëta afinitetet kulturore dhe referencat historike, u mungojnë kontestet dypalëshe ose historia e konfliktit dhe armiqësisë, bien dakord për orientimin e tyre të përbashkët evropian dhe euroatlantik dhe janë të interesuara për marrëdhënie politike dhe ekonomike të intensifikuara. Në anën tjetër, të dy vendet mbeten kryesisht të panjohura për njëra-tjetrën, marrëdhëniet në shumë nivele janë të kufizuara dhe, për Greqinë, janë shumë më të dobëta se sa me vendet, me të cilat Athina ka konteste të rëndësishme dypalëshe; stereotipet negative të një shoqërie për tjetrën janë me bollëk dhe mbetet i parealizuar potenciali i shtimit të marrëdhënieve në shumë nivele të bashkëpunimit. Kjo situatë bëhet edhe më intensivisht paradoksale, nëse merret parasysh se demokratizimi, zhvillimi ekonomik, rritja e bashkëpunimit rajonal dhe integrimi në institucionet perëndimore janë qëllimet e deklaruara si të Greqisë ashtu edhe të BE-së si tërësi. Realizimi i këtyre objektivave të rëndësishme të politikave ka të ngjarë të pengohet sa kohë që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës mbeten të kufizuara. Pra, është një nevojë urgjente për të dy shoqëritë të kuptojnë njëra-tjetrën dhe të dy vendet të fillojnë ndërtimin e urave, prej të cilave do të përfitojnë jo vetëm këto dy vende, por do të përparojë dhe zhvillohet i tërë rajoni.

Zanafilla e marrëdhënies komplekse

Gjendja e tanishme e marrëdhënieve mund të shpjegohet, duke analizuar historinë e shkurtër të marrëdhënieve kosovaro-greke. Një studim paraprak i kryer nga Programi i ELIAMEP-it i Programit të Evropës Jug-Lindore (Armakolas dhe Karabairis 2012) është gjetur se marrëdhëniet në mes të dy palëve janë ndërtuar mbi një bazë problematike për shkak të qëndrimeve të ndryshme dhe interpretimeve të tragjedisë jugosllave të viteve 1990. Reagimet e shoqërisë greke për fazat e para të konflikteve jugosllave (1991-1995) kanë luajtur një rol të madh në formësimin e interpretimit të saj, të zhvillimeve të mëvonshme dramatike, duke përfshirë luftën e Kosovës. Shumë stereotipe mediale negative për kosovarët duket se kanë origjinën e tyre në këtë periudhë dramatike të viteve 1990. Gjithashtu, i njëjti studim zbuloi një mospërputhje akute ndërmjet politikës zyrtare më të matur dhe të kujdesshme greke gjatë luftës në Kosovë dhe mbështetjen dërrmuese të opinionit publik grek për palën serbe. Studimi na tregon më tej për njohuritë e kufizuara dhe njohja me Kosovën në Greqi, madje edhe ndër qarqet akademike. Në fund, studimi ka identifikuar diskursin legal, çështjen e Qipros dhe pikëpamjet e përgjithshme të stereotipizimit të Kosovës si faktorët kryesorë, të cilët ndikojnë në debatin e kufizuar publik në Greqi mbi statusin e Kosovës.

Page 6: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

6

Marrëdhëniet ambivalente politike

Kur është fjala për marrëdhëniet politike, Greqia ka tentuar një akt të kujdesshëm balancues (Armakolas dhe Karabairis 2012). Nga njëra anë, Athina mbetet një nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron. Nga ana tjetër, përkundër mosnjohjes, Athina nga fillimi ka ndjekur një politikë të angazhimit me Kosovën. Kjo politikë ka si komponentën bilaterale ashtu edhe atë evropiane. Në marrëdhëniet dypalëshe, Republika Helene ka një Zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, e cila mund të konsiderohet ndër përfaqësitë diplomatike më aktive në vend. Ish-Shefi i Zyrës Ndërlidhëse, Ambasadori Dimitris Moschopoulos, në cilësinë e Lehtësuesit të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e Trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë, ndihmoi në hapjen e kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit për çështje të trashëgimisë kulturore në mes të autoriteteve kosovare dhe komunitetit serb. Përveç kësaj, shumica e vëzhguesve e pranojnë që Greqia mban qëndrimin më konstruktiv ndaj Kosovës në mesin e pesë shteteve anëtare të BE, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Marrëveshja ndërmjet Athinës dhe Prishtinës për hapjen e një Zyre përfaqësuese të tregut të Kosovës në Athinë, për të cilën u njoftua pas një takimi ndërmjet të MPJ të atëhershëm grek Dimitris Avramopulos dhe MPJ të Kosovës, Enver Hoxhaj në Athinë, që është një shembull i kësaj politike të angazhimit. Në mënyrë të ngjashme, Athina nuk e ka bllokuar anëtarsimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ka miratuar gradualisht politika që e bëjnë më të lehtë udhëtimin e qytetarëve të Kosovës për në Greqi1.

Në mënyrë të ngjashme dhe në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, zyrtarët grekë e kanë bërë të qartë, në mënyrë të përsëritur se ata e parashohin tërë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, brenda BE-së dhe se Kosova ka një ardhmëri të qartë evropiane. Në një raport të kohëve të fundit, duke u fokusuar në kryesimin grek 2014 të Këshillit të Evropës, të publikuar nga Programi ELIAMEP-it të Programit për Evropën Jug-Lindore, marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën në kontekst të aspiratave evropiane të Prishtinës u përshkruan si vijon:

Greqia ka vendosur të pranojë viza Shengen në pasaportat e qytetarëve të Kosovës dhe kjo masë ka hyrë në fuqi, në mars të vitit 2014. Gjithashtu, Greqia pritet të mbështesë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, e cila në thelb është parë si një hap i madh drejt normalizimi gradual dhe modernizimin e vendit. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos theksoi se Kosova “ka një perspektivë të qartë evropiane” dhe se forcimi i marrëdhënieve Kosovë-BE është i rëndësishëm për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë thelbësore për procesin e integrimit dhe stabilitetit të rajonit, duke shprehur “admirim” e tij e “kurajon dhe vendosmërinë” e lidershipit të të dy palëve. Në fund, Venizelos dërgoi një mesazh të qartë se reformat, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë,

1 Për më shumë hollësi, shih Armakolas dhe Karabairis 2012

Page 7: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

7

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

si dhe forcimi i sundimit të ligjit promovojnë stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit dhe trasojnë rrugën për në Evropë. Për sa kohë që Kosova të qëndrojë në këtë shteg dhe vazhdojë të punojë për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike, Greqia do të qëndrojë në anën e saj. (Koktsidis et.al. 2014, fq.49-50)

Qëndrimet publike: dëshmitë sasiore ekzistuese

Ka mungesë të të dhënave sasiore rreth përceptimeve publike dhe qëndrimeve mes Kosovës dhe Greqisë, por të dhënat e kufizuara në dispozicion japin një pasqyrë mjaft negative. Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, një 97 për qind mahnitës i grekëve kundërshtuan operacion ushtarak të NATO-s kundër Serbisë. Një masë e vogël prej 2 përqind të opinionit publik grek ishte në favor të luftës së NATO-s, duke supozuar se pranonin arsyetimin që kishte për qëllim ndalimin gjakderdhjes në Kosovë. Pjesa tjetër e opinionit publik grek me sa duket nuk janë argëtuar me vlefshmërinë e kërkesës së Aleancës, pavarësisht nga fakti se qeveria greke, në atë kohë, nuk e bllokoi veprimin e NATO-s, madje edhe e ka lehtësuar operacionin ushtarak. Kjo përqindje përbënte opozitën më të madhe ndaj veprimit të NATO-s në kuadër të Aleancës. Madje edhe sipas standardeve viteve 1990, të qëndrimeve pro-serbe të shoqërisë greke, kjo përqindje ishte e habitshme. Në shumicën e vendeve të tjera të anketuara, shumica e qytetarëve ka mbështetur veprimet ushtarake perëndimore, ku përqindjet më të larta ishin në Danimarkë (70 për qind) dhe në Francë (68 për qind). Vetëm në Spanjë, Itali dhe Austri kundërshtimi ka qenë më i lartë se mbështetja, por me përqindje shumë më të ulët: 48 për qind në Spanjë, 46 për qind në Itali dhe 43 për qind në Austri (ICM / The Guardian 1999). Në vitet e fundit, shumë pak sondazhe për marrjen e opinionit në Greqi masin aspekte të marrëdhënieve me fqinjët e Ballkanit. Në një shembull të tillë, megjithatë, shumica e 59 për qindshit e shohin pavarësinë e Kosovës si një kërcënim për sigurinë e Greqisë. (Kathimerini 2008).

Në mënyrë të ngjashme, ka pak dëshmi sasiore rreth qëndrimeve të opinionit publik të Kosovës ndaj Greqisë, por të dhënat e kufizuara nxjerrin në pah një pasqyrë negative të ngjashme. Sipas Gallup Balkan Monitor 2010, 22 për qind e kosovarëve e shohin Greqinë, si kundërshtaren kryesore për aspiratat e pranimit në BE të Kosovës (Gallup Balkan Monitor 2010). Kjo është pavarësisht nga fakti se qeveria greke ka përfshirë Kosovën në të gjitha nismat e saj për promovimin e mundësive për pranimin e gjithë Ballkanit Perëndimor që nga presidenca greke e BE-së 2003. Për të demonstruar masën e qëndrimeve negative ndaj Greqisë, është e rëndësishme të theksohet qëndrimi përgjithësisht optimist i kosovarëve për këtë çështje. Në anketë, 65 për qind e kosovarëve besojnë që njerëzit e BE-së duan që Kosova t’i bashkohet BE-së; në mënyrë të ngjashme, kosovarët e shohin Gjermaninë, Austrinë dhe Mbretërinë e Bashkuar si mbështetësit e lartë të procesit të pranimit të Prishtinës me 31, 18 dhe 15 për qind (Gallup Balkan Monitor 2010). Në monitorimin e Gallup Balkan Monitor të vitit të ardhshëm, 34 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Greqinë

Page 8: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

8të jetë një vend armiqësor ndaj Kosovës; vetëm qytetarët e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë kanë pasur përqindje më të lartë të të perceptuarit e Greqisë si armike e vendit të tyre (Gallup Balkan Monitor 2011). Është e panevojshme të thuhet, mosmarrëveshjet e stërzgjatura për emrin shpjegojnë më së lehti për qëndrimet e tilla negative në rastin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Në sondazhin e realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në vitin 2012, kosovarët e shohin Greqinë si vend të tretë,më pak miqësor ndaj Kosovës pas Serbisë dhe Rusisë (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë 2012). Në një sondazh të mëvonshëm, ndonëse, si dhe ndoshta si rezultat i politikës së Greqisë të angazhimit me Kosovën dhe / ose aktivizmin e Ambasadorit Moschopoulos, më pak se 20 për qind e kosovarëve mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë janë ‘të këqija’ ose ‘shumë të këqija’ (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë 2013).

Mungesa e njohurive dhe implikimet e saj

Natyra delikate e lartë-përshkruar e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zemërimi për shkak të interpretimeve të kundërta të krizës jugosllave dhe më në fund, mungesa e madhe e sondazheve të besueshme të studiuesve të analizave mbi marrëdhëniet greko-kosovare kanë prodhuar një boshllëk të mrekullueshëm të njohurive. Duke mos ekzagjeruar, sot ka shumë pak njohuri shkencore dhe analiza objektive mbi të cilat, do të mund të bazoheshin përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës. Në vend të kësaj, perceptimet publike të secilës shoqëri ndaj tjetrës ndikohen shumë nga mungesa e njohurive, keqkuptimet e ndërsjella, frika kombëtare dhe shoqërore, propaganda mediale, traumat historike dhe çështje të ngjashme. Kjo gjendje e vështirë mund të ketë implikime të rëndësishme për gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve: paaftësia për të vendosur marrëdhënie politike, ekonomike dhe civile për mirëkuptim të ndërrsjellë dhe për gjasën e vazhdimit të nivelit të marrëdhënieve që është tepër i parëndësishëm për dy partnerët, të cilët janë në afërsi gjeografike dhe kanë synime të përbashkëta të integrimit evropian.

Projekti për matjen e qëndrimeve publike

Duke pasur parasysh pasqyrën komplekse dhe vështirë se optimiste më sipër, Programi për Evropën Jug-Lindore i Fondacionit Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) me seli në Athinë dhe Qendrën ‘Gani Bobi’, me seli në Prishtinë kanë zbatuar bashkërisht projektin kërkimor “Ndërtimi i urave të reja në Ballkan: Kuptimi i keqkuptimeve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës “, i cili është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS). Projekti kishte për qëllim të analizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke siguruar prova të pamohueshme të qëndrimeve publike, stereotipeve dhe keqkuptimeve. Kjo u arrit me realizimin e sondazheve të plota dhe sondazheve metodologjikisht rigoroze të opinionit në të dy vendet, me qëllim që në mënyrë sasiore të

Page 9: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

9

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

vendoset cilësia dhe niveli i qëndrimeve të popullarizuara dhe të (keq)kuptimeve. Ambicia e partnerëve të projektit ishte që shpërndarja e rezultateve të sondazhit do të kontribuonte në mbushjen e hendekut ekzistues të njohurive dhe nxitjen e hulumtimeve akademike në fushat kyçe të marrëdhënieve kosovaro-greke. Të dhënat e sondazhit do të mundësojnë më shumë punë dhe punë më të mirë të studiuesve në këto marrëdhënie komplekse dhe kryesisht të studjuara pak.

Për më tepër, mund të dallohet një synim më i gjerë. Duke kontribuar në kuptimin më të mirë të përceptimeve dhe përceptimeve të gabuara midis Greqisë dhe Kosovës, partnerët e projektit mund të kontribuojnë gjithashtu, në ndërtimin e urave të marrëdhënieve të mira dhe të mirëkuptimit mes dy vendeve që mbeten kryesisht të panjohura me njëra-tjetrën. Për pasojë, partnerët e projektit menduan që do të mund të kontribuojnë gjithashtu synimit për të përmirësuar marrëdhënit rajonale dhe kështu për të ndihmuar gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen institucioneve perëndimore, siç është dhe qëllimi i deklaruar i Greqisë dhe BE-së si tërësi. Gjetjet e projektit do të drejtohen kah keqkuptimet, stereotipet dhe faktorët problematikë, që mund të adresohen përmes lidhjeve të forta të shoqërisë civile dhe akademisë në të ardhmen. Sinergjitë në nivel shoqëror midis Greqisë dhe Kosovës mund të bëhet një shembull pilot për problemet më komplekse dhe vështirë për t’u zgjidhur, që qëndrojnë në rrugën e gjithë rajonit për integrim përfundimtar në BE dhe institucione tjera perëndimore.

Page 10: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë
Page 11: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

11

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

SI E SHOHIN GREKËT KOSOVËN: TË GJETURAT E ANKETËS ME OPINIONIN PUBLIK

Dr. Iannis Konstantinidis Dr. Ioannis Armakolas

HYRJE

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj ankete është për të matur qëndrimet greke ndaj shoqërisë dhe politikës kosovare2. Më konkretisht, anketa synon të hulumtojë si e sheh publiku grek popullin e Kosovës, si dhe çështjen e statusit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me Greqinë. Në përbërjen e anketës përfshihen një numër pyetjesh që hulumtuesit besonin se do të mund të ofrojnë të dhëna të shumta për një analizë gjithëpërfshirëse të çështjeve të mësipërme. Pyetësori i përdorur për këtë anketë është i strukturuar në tri pjesë:

Pjesa e I-rë ka për qëllim të identifikojë nivelin e informatave për Kosovën, që publiku grek ka qasje për të dhe nëse ky informacion korrespondon me situatën aktuale në terren. Arsyeja kryesore për këtë grup të pyetjeve ështe bazuar në supozimin se pozicionet në çështjen e statusit të Kosovës si dhe qëndrimet ndaj banorëve të Kosovës janë të filtruara përmes informatave në dispozicion për këtë çështje.

Pjesa e II-të synon të trajtojë qëndrimet e publikut grekë dhe stereotipet e mundshme ndaj individëve me prejardhje të ndryshme kombëtare, duke përfshirë edhe banorët e Kosovës. Ky grup i pyetjeve kishte për synim të ofrojë prova krahasuese të qëndrimeve të grekëve ndaj kosovarëve, si dhe faktorët potencialë shpjegues për opinionin publik mbi çështjen e marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Pjesa e III-të përfshin pyetje në lidhje me pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka për synim matjen e përceptimit të të anketuarve në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e treta. Gjithashtu, synon t’i lidhë këto dhe të dhënat tjera me përgjigjet në pyetjen, nëse Greqia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Së fundi, anketa synon të evidentojë faktorët që do të ndihmojnë në shpjegimin e qëndrimeve të të anketuarve mbi statusin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe implikimet e këtyre pozicioneve për nivelin e preferuar të marrëdhënieve ndërmjet Athinës dhe Prishtinës.

2 Authorët duan t’i shprehin falënderimet e tyre Alexandros Nafpliotis, Katherine Poseidon dhe Klau-dio Llusku për ndihmën e dhënë gjatë përkthimit dhe lekturimit të tekstit

Page 12: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

12

Metodologjia e Anketës

Anketa është realizuar gjatë periudhës kohore 15-19 prill 2013, nëpërmjet intervistave telefonike, duke përdorur pyetësorë të strukturuar dhe mostër prej 1013 njerëzve në të gjithë vendin. Metoda e marrjes së mostrave në shumë faza është bërë me përfaqësimin proporcional të të gjitha rajoneve, në fazën e parë të renditjes së kategorive ishin të punësuarit, duke ruajtur raportin në mes të zonave urbane dhe rurale edhe në fazën e dytë të kësaj renditjeje. Të dhënat e anketës janë përshtatur sipas gjinisë dhe moshës për shkak të vështirësisë së dëshmuar në praktikë për të kontaktuar me meshkuj të moshës 18-34 vjeç nëpërmjet intervistave telefonike. Gabimi maksimal në vlerësim është ± 2.5%.

Anketa është realizuar në kohën që ishte neutrale ndaj çështjes që hulumtohej. Temat kryesore të debatit publik, derisa bëhej anketa ishin: a) rreziku i bankrotimit të bankave qipriote dhe kriza në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Qipros, dhe b) ikja masive e të burgosurve nga burgu Trikala, që u pasua nga plaçkitjet dhe sulmet ndaj qytetarëve-krimet të cilat iu atribuan të burgosurve shqiptarë etnikë. Këto dy çështje mund të ndërlidhen me qëndrimet e shprehura në këtë anketë. Më konkretisht, këto mund të kenë ndikuar negativisht në qëndrimet e grekëve ndaj popullit të Kosovës, për aq sa është e njohur se Kosova përbëhet nga shumica e shqiptarëve etnikë dhe apeli i saj për pavarësi është përkrahur nga shumica e shteteve evropiane. Megjithëse, këto lidhmëri nuk mund të dëshmohen.

Page 13: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

13

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Pjesa I: Njohuritë mbi Kosovën

Në pjesën e parë të pyetësorit është bërë përpjekje për të evidentuar nivelin e informacionit që posedon publiku grek mbi çështjet lidhur me Kosovën. Arsyeja për këtë grup të pyetjeve është bazuar në supozimin se pozicionet për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si dhe qëndrimet ndaj qytetarëve të Kosovës janë të filtruara nëpërmjet informacionit të disponueshëm për publikun grek. Në anketë tregohet, se shkalla e informacionit që ka publiku grek për vendin fqinj është e ulët. Në përgjigje të pyetjes së anketës, nëse Kosova e ka shpallur pavarësinë, vetëm 42% e mostrës ka dhënë përgjigje pozitive, ndërsa 15% ka dhënë përgjigje negative dhe 43% kanë refuzuar të përgjigjen ose kanë deklaruar se nuk e dinin përgjigjen (Figura 1). Përqindja e atyre, të cilët pohojnë që injoranca e tejkalon 50%-in në grupmoshat më të reja (deri në 34 vjeç), gratë dhe banorët e zonave rurale (fshatra apo qytete me më pak se 20.000 banorë), dmth kategoritë, që tradicionalisht tregojnë interes të ulët ndaj politikës.

Përqindja e mostrës që ka informacion të saktë në lidhje me historinë e Kosovës është edhe më e ulët. Gjatë anketimit janë pyetur të anketuarit në lidhje me statusin kushtetues të Kosovës brenda Federatës jugosllave - e pranojmë që është pyetje e vështirë për një të anketuar të nivelit mesatar. Vetëm 28% e mostrës është përgjigjur që Kosova ka qenë krahinë autonome e Serbisë gjatë kohës së Federatës jugosllave, ndërsa 34% e mostrës thanë që ka qenë Republikë e Federatës jugosllave (Figura 2). Vlen të përmendet që ky

Page 14: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

14

dallim i rëndësishëm statistikor në mes të përqindjeve të përgjigjeve të gabuara dhe të sakta për këtë pyetje përshkon të gjitha kategoritë e të anketuarve, duke treguar se mungesa e informimit mund të vërehet në një pjesë të gjerë të popullsisë, pavarësisht nga mosha, vendbanimi apo niveli arsimor.

Më pas, të anketuarve iu është parashtruar pyetja kryesore që përcakton njohurinë e tyre mbi përbërjen kombëtare të Kosovës, përkatësisht origjinën kombëtare të shumicës së banorëve të saj. Përqindja e mostrës që janë përgjigjur saktë në këtë pyetje është pak më e lartë se në pyetjet e mëparshme. 47% e mostrës pohuan që shumica janë shqiptarë, 31% besonin që shumica është me origjinë serbe, ndërsa 22% thanë se nuk e dinë (Figura 3). Është interesant të theksohet, se përqindja që është përgjigjur gabimisht (dmth ata të cilët janë përgjigjur se shumica e banorëve janë serbë etnikë) ishte më e lartë (dhe përbënin shumicën) në grupmoshat, që tregojnë interes më të ulët në politikë, dmth 18-24 vjeç dhe 25-34 vjeç, në kategorinë e të diplomuarve të arsimit të obliguar si dhe në kategorinë e banorëve të fshatrave apo qyteteve. Të anketuarit më të vjetër në moshë, të diplomuar universiteti dhe banorë të Athinës dhe Selanikut duket të jenë më mirë të informuar mbi këtë temë edhe pse në këto kategori gjithashtu përqindja e përgjigjeve të sakta ishte vetëm pak mbi 50%; kjo nuk vjen si një e papritur, meqë këto segmente të popullsisë në përgjithësi janë më mirë të informuar dhe kanë qasje më të mirë në mediat e shkruara dhe elektronike në jetën e tyre të përditshme.

Page 15: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

15

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Page 16: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

16

Page 17: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

17

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Pjesa II: Qëndrimet ndaj Individëve me prejardhje të Ndryshme Kombëtare

Në pjesën e dytë të pyetësorit, anketimi i realizuar tenton të evidentojë qëndrimet dhe stereotipet e publikut grek ndaj individëve të përkatësive kombëtare tjera të Ballkanit. Përgjigjet ndaj pyetjeve në këtë seksion konsiderohen si dëshmi e qëndrimeve të grekëve ndaj popullit të Kosovës ashtu edhe si faktorë shpjegues për qëndrimet greke lidhur me çështjen e marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës. Në një pyetje, të anketuarit janë pyetur, nëse do ta pranonin ndonjëherë ndonjë individ me origjinë të ndryshme kombëtare në qarqet më të gjera të shoqërisë. Struktura e pyetjes është si vijon: intervistuesi së pari e pyet të anketuarin nëse ai / ajo do të pranojë një individ nga përkatësia nacionale e Ballkanit si anëtare të familjes së tij / saj. Nëse përgjigjja e të anketuarit është negative, atëherë intervistuesi i bën një pyetje lidhur për të njëjtën përkatësi kombëtare, por këtë herë në lidhje me pranimin në rrethin e miqve. Në rast të përgjigjes negative intervistuesi parashtron pyetje pasuese në lidhje me pranimin si “fqinj”, “bashkë-punëtor’’, ‘’shtetas i vendit të tij/saj me të drejta të barabarta”, ose si “vizitor në Greqi “, derisa të nxjerrë një përgjigje pozitive. I njëjti proces përcillet më pas me individët që i përkasin kombeve të tjera të Ballkanit. Logjika e pyetjes është se sa më i lartë niveli i pranimit në qarqet e ngushta të shoqërisë (nga “anëtar i familjes në ‘’ vizitor “), aq më i lartë niveli i tolerancës dhe i qëndrimeve pozitive ndaj përkatësive kombëtare të caktuara.

Përgjigjet në këto pyetje demonstrojnë një qëndrim përgjithësisht të hapur ndaj pjesëtarëve të përkatësive kombëtare tjera të Ballkanit. Në Tabelën 1 paraqitet një qëndrim mjaft i hapur i grekëve ndaj banorëve të vendeve fqinje, më shumë se dy të tretat e të anketuarve thanë se do të pranojnë njerëz me origjinë jetër (turq, serbë, qytetarë etnik sllavë të IRJM-së dhe shqiptar) si anëtarë të familjes ose si miq. Përqindja e atyre që argumentojnë se individët me origjinë tjetër të Ballkanit janë të padëshiruar në Greqi, nuk e tejkalon, në çdo rast, një të dhjetën e mostrës. Vlen të përmendet se dallimi në shpërndarjen e përgjigjeve ndaj njerëzve me origjinë të ndryshme është shumë i kufizuar dhe është kryesisht i lidhur me qëndrimin pozitiv të të anketuarve ndaj njerëzve me origjinë serbe (të cilët do të pranoheshin si anëtarë të familjes nga pjesa dërmuese e të anketuarve), se sa një qëndrimi negativ ndaj njerëzve me prejardhje të ndryshme. Ky dallim mund t’i atribuohet faktorëve të tillë, si trajtimi më pozitiv i Serbisë në mediat greke, diskursi publik i miqësisë tradicionale greko-serbe apo prania e numrit të figurave publike pozitive me origjinë serbe në shoqërinë greke, që më të theksuarit janë profesionistët sportiv të suksesshëm. Me fjalë të tjera, ky është një rast i diskriminimit pozitiv ndaj serbëve se sa ndonjë diskriminim negativ ndaj njerëzve me origjinë tjetër kombëtare.

Page 18: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

18

TABELA 1: Përgjigjet në pyetjen “a do të kishit pranuar një individ me prejardhje të ndryshme kombëtare/etnike si…”

Turk Serb Sllav, qytetar i IRJM-së

Shqiptar

Anëtar të familjes suaj 49 68 51 46

Mik 27 19 18 21

Fqinj 7 5 3 3

Bashkëpunëtor 1 1 9 10

Qytetar të shtetit tuaj me të drejta të barabarta si tuajat

2 1 2 3

Vizitor në Greqi 7 4 6 7

Nuk do ta pranoja praninë e tij/saj në Greqi

7 2 8 10

Duhet të vihet në dukje, që ndryshimi i supozuar për të gjitha moshat dhe grupet arsimore të ndryshme është konfirmuar, sidomos në rastin e qëndrimeve ndaj shqiptarëve etnikë. Të anketuarit më të rinj dhe më të arsimuar, shihet qartësisht të jenë më tolerantë ndaj shqiptarëve etnikë, ndërsa përqindja e të anketuarve të moshës 65 vjeç ose më të vjetër dhe të diplomuarit në arsimin e obliguar, të cilët refuzuan praninë e shqiptarëve etnikë në Greqi, arrin në 16%. Është gjithashtu me vlerë të përmendet se të anketuarit, të cilët janë vendosur në skajin etnocentrik dhe në atë konservator shoqëror të të dy spektrave përkatës, duket qartësisht të jenë më pak tolerant ndaj shqiptarëve etnikë. Më konkretisht, vetëm 20% e atyre të cilët, në një shkallë “etnocentrizmi - kozmopolitanizmi”, vetë-identifikohen si më etnocentrikë dhe 15% të atyre të cilët, në një shkallë “konservatorizmi shoqëror - progresi shoqërorë”, vetë-identifikohen si më konservatorë do t’i pranonin shqiptarët etnikë si anëtarë të familjes së tyre. Të gjeturat e anketës, megjithatë, nuk tregojnë përhapjen e stereotipeve negative ndaj shqiptarëve lidhur me pjesëtarët e kombeve të tjera të Ballkanit. Është interesante të vihet në dukje, që këto përfundime nuk duket të kenë ndryshime të konsiderueshme gjeografike. Për më tepër, vetë-identifikimi me ideologjinë e krahut të majtë-djathtë nuk duket që siguron një bazë për ndryshim të qëndrimeve. Megjithatë, vlen të përmendet se individët që identifikohen me të majtën ekstreme dhe të djathtën ekstreme duken më pak tolerantë ndaj shqiptarëve. 16 për qind e atyre, të cilët identifikohen me të majtën ekstreme dhe 10 përqind e atyre, që dentifikohen me të djathtën ekstreme nuk do të pranojnë praninë e shqiptarëve në Greqi.

Në anketë pastaj bëhen përpjekje për të hulumtuar më tej paragjykimet ndaj shqiptarëve nëpërmjet parashtrimit të dy pyetjeve hipotetike rreth mundësisë, që i anketuari të punësojë një shqiptar ose kosovar si punëtor sezonal në biznesin e tyre të vogël. Pjesa dërmuese

Page 19: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

19

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

e të anketuarve u shfaqën përsëri pa ndonjë stereotip negativ kundër njerëzve të këtyre vendeve. Në veçanti, mbi 60% e mostrës u përgjigj, se punësimi i një shqiptari ose kosovari si një punëtor sezonal do të jetë e mundur ose ka shumë të ngjarë. Nga ana tjetër, 36% -37% e mostrës u përgjigj se një gjë e tillë nuk ka mundësi ose është e pamundur të ndodh (Figura 4). Kjo korrespondon me përqindjen e atyre që ishin përgjigjur në pyetjen e mëparshme, që ata nuk ishin të gatshëm të pranojnë një person me origjinë shqiptare si anëtar të familjes ose mik; dmth ata që dëshironin të mbanin distancë të caktuar shoqërore me njerëzit e origjinës së tillë.

Të anketuarit më të rinj janë më të prirë se sa të moshuarit për të punësuar një kosovar. Për më tepër, orientimi ideologjik ndikon në përgjigje: etnocentrizmi dhe konservatorizmi shoqërorë janë të lidhur fort me përgjigjet hezituese dhe negative në pyetjen hipotetike për punësimin e një shqiptari ose kosovari si punëtor sezonal – ç’është interesante, identifikimi me krahun e djathtë-majtë nuk ka shkaktuar ndryshim në përgjigje. Më konkretisht, 61% e atyre të vendosur në pozicionet 1 dhe 2 të shkallëzimit shtatë shkallësh të etnocentrizmit-kozmopolitanizmit (dmth ata të cilët pajtohen tërësisht ose kryesisht me frazën ‘kultura jonë kombëtare është superiore dhe e kam të vështirë të pranojë zakonet dhe vlerat e kulturave tjera “) doli të jetë pjesërisht ose plotësisht e pamundur, që ata të punësojnë një shqiptar ose kosovar në biznesin e tyre.

Shifra korresponduese ishte vetëm 23% në mesin e atyre, që janë në anën e kundërt të shkallës (pozicionet 6 dhe 7), dmth ata që pajtohen plotësisht ose kryesisht me frazën ‘kultura njerëzore është e veqantë dhe unë lehtë përshtatem me zakonet dhe vlerat e kulturave

Page 20: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

20

tjera “. Në mënyrë të ngjashme, ata që janë vendosur në pozitën 1 dhe 2 të shkallës shtatë pikëshe të konservatizëm-progresivizmit shoqërorë(dmth ata të cilët plotësisht ose kryesisht pajtohen me frazën “individët duhet t’i nënshtrohen plotësisht vlerave tradicionale dhe dominuese të shoqërisë”) kishin mëdyshje ndaj njerëzve me prejardhje të ndryshme, në krahasim me të anketuarit e nivelit mesatar. Gjysma e këtyre të anketuarve thanë se ishin tërësisht kundër ose kishte shumë pak gjasa për të punësuar një shqiptar ose kosovar në biznesin e tyre, ndërkohë, që ky mendim është dhënë nga vetëm 29% e atyre në pikat 6 dhe 7 të shkallëzimit (p.sh. ata pajtohen tërësisht ose kryesisht me frazën “individët duhet të jenë të lirë të zgjedhin mënyrën e jetës së tyre, edhe në qoftë se devijojnë nga vlerat dominuese në shoqëri”). Thënë shkurt, orientimi ideologjik duket se ngjyros qëndrimet ndaj njerëzve me prejardhje të ndryshme si etnocentrizmi ashtu edhe konservatorizmi shoqëror, që shpeshherë janë të lidhura me predispozita negative ndaj të huajve. Megjithatë, këto dy orientime nuk janë evidentuar si shumicë në këtë anketë, gjë që shpjegon mbizotërimin e qëndrimeve pozitive ndaj njerëzve me origjinë jo-greke në tërë mostrën si (“Unë do ta pranojë atë si një anëtar të familjes ose mik” apo “Unë do të punësojë atë si një punëtor sezonal “)

Ç’është interesante, nuk janë vërejtur dallime domethënëse e statistikore ndërmjet përgjigjeve për shqiptarët dhe atyre për kosovarët, gjë që tregon se kosovarët nuk shihen ndryshe nga qytetarët e Shqipërisë. Ky konstatim, edhe pse, nuk dëshmon që kosovarët identifikohen plotësisht me shqiptarët, por siç tregojnë edhe përgjigjet e mëparshme, që një e treta e mostrës beson që shumica e kosovarëve janë me origjinë serbe. Në lidhje me këtë pikë të veçantë, me interes të veçantë, vërehet dallim i lehtë në përgjigjet ndaj pyetjes për mundësinë e punësimit të një kosovari si punëtor sezonal. 34% e të anketuarve, të cilët mendojnë se ka një shumicë serbe, është e pamundur ose ka shumë pak gjasa që të punësojnë një person nga Kosova, ndërsa përqindja përkatëse për ata, të cilët mendojnë që shumica e kosovarëve janë me origjinë shqiptare, ka qenë më e lartë se 40%. Kjo është instanca e parë, ku duken shenjat e para të një korelacioni të drejtpërdrejtë në mes të përceptimit të kosovarëve dhe të idesë së grekëve që kosovarët dhe shqiptarët kanë origjinë të përbashkët.

Për të shpjeguar mungesën e ndryshimit në qëndrimet ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, sidomos duke pasur parasysh faktin se një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve besojnë gabimisht se serbët përbëjnë shumicën në Kosovë, ne mund të identifikojmë dy shpjegime bindëse. Së pari, normat e larta aktuale të papunësisë në Greqi i bën të gjithë të anketuarit të ngurrojnë për të pranuar se do të punësojnë një të huaj. Së dyti, të anketuarit më të arsimuar kanë dhënë përgjigje të ngjashme për shqiptarët dhe kosovarët, pavarësisht nga njohuritë e tyre mbi demografinë aktuale të këtyre të fundit. Kjo është e lidhur me tolerancën, e cila si një vlerë e rëndësishme në mesin e njerëzve të arsimuar e zvogëlon rolin e luajtur nga njohuritë e përbërjes aktuale kombëtare. Për ata të anketuar, të cilët kishin arritje më të ulët arsimore, ndryshimet në përgjigje kishin shumë dallim me të atyre që mendonin se pjesa dërmuese e kosovarëve janë shqiptarë dhe ata, të cilët mendonin se këta janë serbë. Megjithatë, madje edhe në mesin e atyre më pak të arsimuar, të cilët besojnë se shumica

Page 21: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

21

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

e kosovarëve janë serbë, rreth 30 për qind e tyre mendonin se punësimi i kosovarëve nuk kishte gjasë të ndodh.

Më pas, anketa përpiqet të vërtetojë ekzistencën e stereotipeve të fuqishme në drejtim të pjesëtarëve të kombeve të tjera të Ballkanit. Të anketuarit u pyetën për të identifikuar njerëzit e një përkatësie të caktuar kombëtare me një atribut të veçantë. Fakti që një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve (29%, në rastin e Kosovës) zgjodhën që të mos japin një përgjigje të veçantë, kjo dëshmon që një pjesë e opinionit publik nuk i ndjek stereotipet e caktuara kundrejtë njerëzve nga shtetet fqinje. Kjo ilustrohet më tej me faktin, që shumica e atyre, të cilët kanë zgjedhur një nga atributet e propozuara ose profesionet e preferuara, shumë më pak e ngarkuan opcionin e ‘punëtorit’. Mundësia e ngarkuar negativisht e “kriminelit”, në raport me shqiptarët ishte zgjedhur nga 18% i thjeshtë i mostrës, përqindja më e lartë është vërejtur në mesin e njerëzve të përkatësive kombëtare tjera (Figura 5). Ky konstatim është interesant sidomos për faktin se për më shumë se dy dekada publiku grek i është ekspozuar stereotipeve mediale të shpeshta për shqiptarët dhe lidhmërinë e tyre të fuqishme me rritjen e kriminalitetit. Gjithashtu, duhet të theksohet që anketa u zhvillua në një periudhë kur një nga dy kronikat e lajmeve dominuese përfshinin një arratisje nga burgu dhe aktivitete pasuese kriminale nga ana e të burgosurve me origjinë shqiptare.

Sa i përket njerëzva nga Kosova, 47% e të anketuarve i identifikuan ata me punëtorë, 10% me kriminelë, 6% me turistë, 5% me studentë dhe 3% me partnerë biznesi. Kjo ndarje ndjek një model të ndryshëm nga ato të dyja, atë lidhur me serbët dhe atë me shqiptarët; më konkretisht, pjesa dërmuese e grekëve i identifkojnë serbët me turistë, studentë dhe partnerë të biznesit, ndërsa njerëzit nga Shqipëria zakonisht konsiderohen më shumë si të jenë punëtorë ose kriminelë. Stereotipet që lidhen me qytetarët e Kosovës janë të lidhura më ngushtë me stereotipet e qytetarëve të IRJM-së.

Page 22: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

22

Stereotipat më negative ndaj popullit të Kosovës, (por edhe ndaj njerëzve të tjerë të Ballkanit) janë shprehur nga të anketuarit të grupmoshave të vjetra dhe atyre që i përkasin skajit etnocentrik dhe konservativ të spektrit të përshkruar më lart. Për shembull, 18% e të anketuarve 65 vjeç ose më të vjetër, i lidhin kosovarët me kriminelë, ndërsa 5% i thjeshtë i të rriturve të rinj, të moshës 18-25 vjeç bënë të njëjtën ndërlidhje. Gjithashtu, 19% e atyre që pozicionohen afër skajit etnocentrik të spektrit dhe 24% i atyre afër konzervatorizmit shoqëror i lidhin kosovarët me kriminelë, me vetëm 6% e të anketuarve më kozmopolitë dhe progresistë shoqërorë bëjnë të njëjtën gjë. Për më tepër, ka një ndryshim të vogël në përgjigjet për kosovarët varësisht prej faktit, nëse të anketuarit kanë informacionin e saktë ose të pasaktë për demografinë e Kosovës. Ata, të cilët mendojnë se shumica e kosovarëve janë serbë, shumë më shpesh zgjedhin etiketimet ‘punëtor’ (57%) ose ‘student’ (8%), ndërsa ata, të cilët mendojnë se janë shqiptarë, më shpesh zgjedhin etiketimin ‘kriminel’ (14% ). Në përgjithësi, megjithatë ndryshimi nuk është i madh.

Për më tepër, opcioni i “punëtorit” u përzgjodh edhe nga pjesa dërmuese e grekëve, të cilët nuk e dinë se cili shtet është “miku më i afërt i Kosovës’’ apo “ armiku më i madh i saj” si dhe nga ata që u përgjigjën’ nuk e di ‘ në pyetjen lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia (shih seksionin tjetër). Në përfundim, mund të thuhet që stereotipizimi i njerëzve nga vendet e tjera lidhet në mënyrë të qartë me orientimin e përgjithshëm ideologjik të të anketuarve. Megjithatë, sondazhi tregon se orientimi ideologjik lidhur me stereotipet negative nuk pasqyron opinionin publik grek dominues. Për më tepër, lidhmëria relativisht e lartë e segmenteve të caktuara të popullsisë (më të vjetër, etnocentrik, konservator) me atributet më negative nuk është e izoluar vetëm ndaj kosovarëve, por shtrihet edhe në qëndrimet ndaj kombeve tjera.

Page 23: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

23

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Pjesa III: Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Treta dhe Çështja e Statusit të Kosovës

Pjesa e tretë e sondazhit përfshin pyetjet, që kanë të bëjnë me perceptimin e të anketuarve për marrëdhëniet e Kosovës me vendet e treta; hulumtuesit kanë për qëllim që të ndërlidhin këto pyetje me çështjen, nëse Greqia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.Fraza e zgjedhur ishte për të identifikuar “mikun më të afërt” dhe “armikun më të madh’ të Kosovës, me të anketuarit për të zgjedhur nga gjashtë opcionet e ndryshme. Në përgjigjen ndaj pyetjes ‘mik i afërt “, 24% e mostrës nuk ka dhënë asnjë përgjigje - një përqindje e ngjashme me atë të njerëzve, të cilët kanë treguar (gjatë anketimit) që nuk kanë njohuri për çështjet e diskutuara. Nga opcionet e mbetura, Shqipëria u zgjodh më shpesh (32%), u pasua nga Serbia (16%) dhe SHBA (12%) (figura 6). Është e dukshme, që një pjesë e mostrës ka përshtypje të gabuar në lidhje me marrëdhëniet aktuale ndërmjet vendeve të rajonit. Ky kuptim i gabuar ka pasur ndikim në përceptimet e qytetarëve të vendeve të përmendura: për shembull, ata që gabimisht besojnë se Serbia është “mik i afërt i Kosovës’’ e shohin Kosovën më pozitivisht (duke i identifikuar më rrallë si kriminelë), në lidhje me ata që zgjedhin Shqipërinë (apo SHBA-në), si “mikun më të afërt” të Kosovës. Më konkretisht, vetëm 6% e të anketuarve, të cilët mendojnë se Serbia është “miku më i afërt ‘’ i Kosovës i lidh kosovarët me kriminelët, ndërsa përqindja ishte dukshëm më e lartë për ata që u përgjigjën për Shqipërinë apo SHBA-të (13% dhe 15%).

Në pyetjen për “armiku më i madh “ i Kosovës, 27% e mostrës nuk ka dhënë përgjigje, 33% e zgjodhën Serbinë, 13% SHBA-të dhe 12% Shqipërinë (Figura 7). Opsionet e ‘armikut’ dhe ‘mikut’ janë të ndërlidhura në shumicën e të anketuarve, në kuptimin se dy të tretat e atyre që pohojnë se Shqipëria është “miku më i afërt” i Kosovës, zgjodhën Serbinë si “armiku më i madh” dhe dy të tretat e atyre, të cilët thanë se Serbia është “miku më i afërt” i Kosovës, zgjodhën Shqipërinë apo SHBA-të, si “armikun më të madh”. Me sa duket grupi i fundit i të anketuarve kanë një përshtypje të pasaktë të koalicioneve në Ballkan dhe të demografisë së vetë Kosovës (e demonstruar me sondazhin aktual, si ato që zgjodhën Serbinë si “mik të afërt” të Kosovës ishin ata të njëjtit që u përgjigjën se shumica e kosovarëve janë me origjinë serbe). Duke shqyrtuar më tej përgjigjet në këtë pyetje të caktuar, kemi ardhur në përfundim se të anketuarit që nuk kanë informacione të plota janë të rinjtë (deri në 35 vjeç), ndërsa të anketuarit e moshës 35-64, të diplomuarit universitar dhe njerëz nga Selaniku kanë një pikëvështrim më të mirë për marrëdhëniet e Kosovës me vendet e përmendura më lart. Si një tregues, të rriturit e rinj(mosha 18-25), kanë më shumë gjasa që gabimisht ta konsiderojnë Serbinë si “mik të afërt” të Kosovës (27%), dhe ka më shumë gjasa për t’u përgjigjur se SHBA-ja është “armiku më i madh” i Kosovës (24%). Në përgjithësi, grupmoshat 35-64, të diplomuarit e arsimit të lartë, banorët e Selanikut kanë njohuri më të mirë të “gjeografisë së miqve dhe armiqve” të Kosovës.

Megjithatë, anketa tregon se ka përputhshmëri në përgjigjet e atyre që nuk kanë informacionin e duhur në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me vendet e treta (ata përfaqësojnë një të tretën e mostrës). Më konkretisht, ata besojnë se Kosova është e banuar kryesisht nga njerëz

Page 24: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

24

me origjinë serbe dhe për këtë arsye ata mendojnë se Serbia është aleatja e saj kryesore dhe Shqipëria fqinje armiku i saj. Gjithashtu, ka përputhshmëri me pjesën e tretë të mostrës, të anketuarit, cilët kanë të drejtë lidhur me demografinë e Kosovës dhe rrjedhimisht me marrëdhëniet e saj miqësore me Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj armiqësore me Serbinë. Vlen të theksohet se në të dy rastet - dmth pavarësisht, nëse të anketuarit kanë informacionin e duhur për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë - shumica e dallon qartë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë.

Pyetja, nëse Greqia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur ishte përfshirë në të njëjtin seksion të anketës. Është vërejtur se, në parashtrimin e pyetjes, informacioni që Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe se shumica e vendeve evropiane e kanë njohur atë, i është dhënë të anketuarve. Kjo u konsiderua e nevojshme për të siguruar, që të gjithë të anketuarit kanë një minimum të informacionit në lidhje me situatën aktuale të çështjes së Kosovës para se të përgjigjen në pyetje. Figura 8 e ilustron ndarjen e përgjigjeve, nga të cilat mund të përfundojmë se opinioni publik grek është i ndarë mu në thelb (Figura 8) - me përjashtim të pjesës, e cila shpreh injorancën mbi këtë çështje dhe përkon në madhësi me segmentin e popullatës që nuk është në gjendje për të dhënë një përgjigje të caktuar në pyetjet e mëparshme (27%). 38% e të anketuarve u pajtuan me deklaratën se Greqia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa 35% thanë se Greqia nuk duhet ta bëjë këtë. Dallimi është i qartë në pikën tre përqindëshe brenda kufirit të gabimit në marrjen e mostrës (renditja e

Page 25: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

25

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

së cilës është rreth 5%); kjo do të thotë se nuk është e mundur për të përcaktuar, nëse një shumicë relative e opinionit publik grek i mbështet në mënyrë të qartë një nga dy opcionet.

Page 26: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

26

Kjo shpërndarje e të anketuarve paraqet ndryshimin në nëngrupet specifike e të anketuarve, për shembull sipas moshës ose orientimit ideologjik (siç pasqyrohet në shkallët e etnocentrizmit përballë kozmopolitanizmit si dhe konservatorizmit shoqëror kundrejt progresivizmit shoqëror). Korrelacioni ndërmjet moshës dhe përqindja e atyre që favorizuan njohjen greke të Kosovës mund të vërehet si në vijim: 50 për qind e të rinjve mendojnë se Greqia duhet të vazhdojë me njohje, krahasuar me vetëm 31 për qind e personave mbi 65 vjeç. Sa i përket orientimit ideologjik, kemi gjetur një korrelacion pozitiv ndërmjet pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe kozmopolitanizmit dhe progresivizmit shoqëror. Më konkretisht, individët të cilët identifikohen me vlerat më të larta në kozmopolitanizëm dhe progresivizëm shoqëror gjithashtu favorizuan mesatarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në mënyrë të qartë, duhet të hulumtohet korrelacioni në mes të perspektivave të ndryshme për njohjen e Kosovës dhe vlerësimet e përbërjes kombëtare të Kosovës si dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje. Duke e pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kishin përceptime të mangëta ose të pasakta si për përbërjen nacionale të Kosovës ashtu edhe për marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj, është e arsyeshme të supozohet se informacionet e pasakta e bëjnë matjen e këtyre qëndrimeve mjaft të pasigurtë. Duke shqyrtuar në mënyrë tabelare përgjigjet në pyetjen e përbërjes së popullatës kosovare dhe pyetjen për aleatët më të ngushtë ose armikun më të madh të Kosovës, me përgjigjet për pozicionin grek ndaj pavarësisë së Kosovës, bazuar në anketë, mund të nxjerrim përfundimin në mënyrë të sigurtë se informacioni i pasaktë ka ndikuar në përgjigjet “pro-njohjes”. Më konkretisht, përqindja e përgjigjeve që e favorizojnë pavarësinë e Kosovës ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga fakti se një pjesë e rëndësishme e opinionit publik e konsideron Kosovën të jetë një rajon i banuar nga serbët dhe të kundërshtuar nga Shqipëria dhe / ose Shtetet e Bashkuara. Si rezultat, këto pikëpamje të pasakta, të kombinuara me qëndrimin pozitiv të konfirmuar, të publikut grek ndaj serbëve- shihni pyetjet e mëparshme në lidhje me qëndrimet e të anketuarve ndaj banorëve të vendeve të Ballkanit - udhëhoqi një segment të të anketuarve që të zgjedhin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë . Tabela 2 e shpjegon këtë situatë, duke ofruar përqindjet përkatëse të atyre, që janë për dhe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe i specifikon ato në bazë të përgjigjeve ndaj pyetjes në lidhje me përbërjen kombëtare të Kosovës. Tabela 2 ofron gjithashtu informacion në lidhje me kërkesën e opcioneve të ndryshme për grup mosha dhe orientime ideologjike të ndryshme.

Duke e pasur parasysh, se rreth gjysma e atyre që mendojnë pozitivisht ndaj perspektivës së Greqisë për njohjen e Kosovës, ata gjithashtu e shohin atë si një krahinë me shumicë serbe që kërcënohet nga Shqipëria, do të ishte e mençur të vlerësohet përqinjda e pro-njohjes, që është më e ulët se rreth 15 për qind. Prandaj, ne mund të supozojmë në mënyrë të sigurtë se përqindja e atyre në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës është nën përqindjen e atyre që e kundërshtojnë këtë perspektivë. Megjithatë, ia vlen të përmendet se një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve të moshës 18-24, pavarësisht nga përgjigjet e tyre të sakta ose të pasakta për çështjen e përbërjes kombëtare, duket se e favorizojnë pavarësinë e Kosovës. Nga kjo mund të nxirret përfundimi se mosha është një nga faktorët që shpjegojnë ndyshimet në qëndrime ndaj çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Page 27: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

27

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Të anketuarit u pyetën gjithashtu edhe për të dhënë arsyet se pse ata besojnë që Greqia duhet apo nuk duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndër të anketuarit, të cilët e favorizojnë njohjen e Kosovës, nuk ka asnjë arsye të vetme që të kundërshtojnë. 32 përqind e të anketuarve besonin se Greqia duhet t’i bashkohet shteteve anëtare të BE-së, që e kanë njohur tashmë Kosovën. 27 përqind e miratoi një argument mjaft neutral, duke sugjeruar që marrëdhëniet Greqi-Kosovë do të vendosen si rezultat i njohjes dhe më në fund, 23 përqind argumentuan se njohja do të shërbejë si një sigurues për zgjerimin e ndikimit të Turqisë në rajon (Figura 9) . Për më tepër, arsyeja për të ndjekur politikën e shteteve të tjera anëtare të BE-së për njohjen e Kosovës është përmendur më shpesh nga të anketuarit më të rinj dhe të anketuarit e moshuar dhe më kozmopolitë e progresivë shoqërorë, ndërsa të anketuarit më të moshuar me tendenca etnocentrike priren të atribuojnë zgjedhjen e tyre për rolin e Turqisë në rajon. Është interesante, që pozicioni idelogjik i majtë-djathtë nuk ka shkaktuar ndonjë ndryshim në mendime për këtë çështje.

TABELA 2: Qëndrimet mbi pozicionimin që Greqia duhet të ketë ndaj njohjes së Kosovës dhe vlerësimet në lidhje me përbërjen kombëtare të Kosovës – karakteristikat demografike dhe ideologjike të të anketuarve

Greqia duhet ta njoh Kosovën Greqia nuk duhet ta njoh Kosovën DK

Shumica shqiptare

Opcioni 1:33 % Përqindjet më të larta:- Mosha: 35-44- Banorët e Selanikut - kozmopolitët (pika 7 në shkallën e etnocentrizëm-kozmopolitanizmit) - Progresistët (pikat 6-7 në shkallën e konzervatizëm-kozmopolitanizmit)

Opcioni 2:44 % Përqindjet më të larta:- Mosha: 45+- Arsimi universitar- Banorë të Atikës - Kozmopolitanët etnocentrikë dhe të moderuar (pikat 1-4 në shkallën e etnocentrizëm-kozmopolitanizmit) - Konzervatorët dhe progresistët e moderuar(pikat 1-5 në shkallën konzervatizëm-kozmopolitanizmit)

23 %

Shumica serbe

Opcioni 3:47 %Përqindjet më të larta:- Mosha: 18-34- Arsimi primar- Banorët e fshatrave- Kozmopolitët e moderuar kozmopolitët (pikat 5-6 në shkallën e konzervatizëm-kozmopolitanizmit)

Opcioni 4:27 % 26 %

Page 28: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

28

Vëzhgime interesante mund të bëhen në bazë të këtyre të dhënave, në veçanti lidhur me të anketuarit me informacion të saktë për demografinë e Kosovës. Të dy opcionet mbështeten fuqimisht nga segmentet ekonomikisht më aktive dhe më dinamike të shoqërisë, me opcion pro-pavarësisë, duke pasur një mbështetje bazë relativisht të re. Banorët e Selanikut janë mbështetës më të mëdhenjë të pavarësisë së Kosovës në krahasim me banorët e Athinës. Njohja e Kosovës tërheq segmentet më kozmopolitane dhe më progresive të shoqërisë. Mosnjohja, mbështetet nga ata që janë më të arsimuar, etnocentristët, kozmopolitanët e moderuar, konzervatorët dhe progresistët e moderuar. Pra, mosnjohja ka pranueshmëri më të gjerë dhe më të larmishme kur kemi të bëjmë me orientimin ideologjik dhe socio-politik.

Për më tepër, në mesin e atyre të anketuarve, të cilët kundërshtojnë njohjen, 23 përqind e paraqitën si arsye marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe Serbisë, ndërsa 27 për qind e ndërlidhin qëndrimin e tyre me çështjen e Qipros dhe më konkretisht, që njohja e Kosovës do të mund të bëhet një precedent për njohje ndërkombëtare të pjesës veriore të Republikës së Qipros, të pushtuar nga turqit. 40 për qind e atyre që argumentuan se Greqia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ofruan një numër arsyesh të tjera sqaruese. Për shembull, është përmendur frika e vendosjes së një precedenti që do të inkurajonte ndarjen e pakicave, me një referim sporadik (7-8 për qind) ndaj kërcënimit të një lëvizjeje të mundshme separatiste në rajonin grek të Trakisë. 3-4 përqindëshi tjetër përmendi domosdoshmërinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Për më tepër, 6 për qind janë përgjigjur se mosnjohja është një veprim strategjik nga ana e Greqisë, në

Page 29: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

29

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

përpjekje për të ushtruar ndikim në ndryshimin e mendjes ndaj interesit të vendeve si Shqipëria dhe Turqia.

Përgjigjet në pyetjen, nëse Greqia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës ishin shqyrtuar në mënyrë tabelare për posedimin e njohurive të të intervistuarve në lidhje me përbërjen kombëtare të Kosovës, gjë që na çon në të gjetura shumë interesante. Një shumicë prej 45 për qind të atyre që janë përgjigjur se Greqia duhet të njohë Kosovën, mendojnë gabimisht që shumica e popullsisë së Kosovës është me origjinë serbe. Në këta të anketuar përfshiheshin ata të moshës më të re, të diplomuar në arsimin fillor, njerëz nga provincat, por edhe ata që identifikohen me kozmopolitanizëm. Në të kundërtën, të anketuarit, të cilët ishin në dijeni për përbërjen kombëtare të Kosovës dhe të cilët e favorizuan njohjen ishin në mënyrë të konsiderueshme më pak, me 33 për qind, që i përkasin grupmoshave 35-54 vjeç dhe identifikohen me kozmopolitamizmin dhe progresivizmin; Banorët e Selanikut përbënin një përqindje të madhe në kuadër të këtij grupi. Për ata të anketuar, të cilët janë përgjigjur saktë si për përbërjen kombëtare të Kosovës ashtu edhe ata, të cilët nuk janë në favor të njohjes së Kosovës (44 përqind) konstatuam se ky grup përfshin kryesisht individë mbi 45 vjeç, me arsim universitar, kryesisht banorë të Atikës (zona më e gjerë e Athinës) dhe ata, që identifikohen kryesisht me etnocentrizëm dhe konservatorizëm. Së fundi, disa të anketuar (27 për qind) nuk pajtohen me njohjen e Kosovës dhe mendojnë gabimisht që shumica e popullsisë së Kosovës është etnikisht serbe.

Po që se do t’i kodifikonim korrelacionet në mes njohurive të sakta / të pasakta lidhur me demografinë e Kosovës (dmth shumica shqiptare ose serbe) me mendimet lidhur me atë, nëse Greqia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe shpjegimin që shumicat përkatëse ofrohen për këto qëndrime, mund të krijojmë matricën e mëposhtme:

TABELA 3: Qëndrimet mbi pozicionin që Greqia duhet të ketë për njohjen e Kosovës dhe vlerësimet në lidhje me përbërjen kombëtare të Kosovës - shumica e sqarimeve të të anketuarve për qëndrimin e përzgjedhur

Greqia duhet ta njohë Kosovën Greqia nuk duhet ta njohë Kosovën

Shumica shqiptare Shpjegimi i shumicës:

Në pajtim me shumicën e shteteve anëtare të BE-së

Shpjegimi i shumicës: Lidhjet me Serbinë

Shumica serbe Shpjegimi i shumicës: Evitimi i ndikimit të Turqisë në rajon

Shpjegimi i shumicës: Precedentë potencial për

çështjen e Qipros

Page 30: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

30

Në anketë janë pyetur ata, që ishin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, një pyetje pasuese për të identifikuar qëndrimet ndaj marrëdhënieve midis Greqisë dhe Kosovës, përkundër mosnjohjes. Përgjigjet në këtë pyetje tregojnë se opinioni publik bën një dallim midis çështjes së njohjes dhe atë të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy palëve. Më konkretisht, 68 për qind e të anketuarve thanë se Greqia duhet të kërkojë marrëdhënie më të mira të mundshme me Kosovën, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa vetëm 26 përqind sugjeruan, që Greqia dhe Kosova duhet të kenë marrëdhënie çfarëdo qofshin ato (Figura 10). Opinioni i fundit është shprehur më së shumti nga ata të anketuar, të cilët identifikohen me etnocentrizmin dhe konservatorizmin shoqëror: ata janë kundër marrëdhënieve me Kosovën, me 30 për qind përkatësisht 40 për qind. Është gjithashtu me vlerë të vihet në dukje, se ata që janë më negativ në drejtim të njohjes së Kosovës, janë të anketuarit të cilët besojnë se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i ngushtë i Kosovës. Në mesin e tyre, mendimi se Greqia nuk duhet të ketë asnjë marrëdhënie me Kosovën arrin në 50 për qind. Ky konstatim sugjeron rëndësinë e anti-amerikanizmit si një faktor shpjegues për opinionin publik grek ndaj Kosovës.

Page 31: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

31

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Pjesa IV: Anti-Amerikanizmi si një faktor sqarues i opinionit publik Grek kundruall Kosovës

Është dokumentuar mirëfilli edhe në literaturën përkatëse, që opinioni publik grek ka qartësisht një përceptim negativ të rolit që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në politikën e brendshme në Greqi, veçanërisht në periudhën pas luftës civile greke (1950-60). Kjo ndjenjë është intensifikuar shpesh në prag të ndërhyrjeve amerikane në punët e brendshme të shteteve tjera. Një rast i tillë ishte në vitin 1999, kur Shtetet e Bashkuara udhëheqnin aleancën e shteteve të NATO-s, të angazhuar në një fushatë ajrore ushtarake kundër Serbisë. Është një fakt i njohur se kjo fushatë u prit negativisht nga publiku grek dhe ky fakt konfirmohet në anketën tonë. Më konkretisht, 92 për qind e të anketuarve deklaruan se fushata e vitit 1999 kishte për qëllim të mbështesë interesat gjeopolitike amerikane, për dallim me 2 përqind, të cilët mbështetën pikëpamjen se qëllimi i vetëm i ndërhyrjes ishte për t’i dhënë fund luftës. Përderisa, përgjigja për këtë pyetje pritej shumë, në anketë u shtrua edhe një pyetje shtesë, nëse roli i Shteteve të Bashkuara në politikën ndërkombëtare është gjithmonë negativ ose pozitiv ose nëse ndonjëherë është negativ dhe ndonjëherë pozitiv. Kur u kërkuan sqarime nga të anketuarit, u dhanë tezat e mëposhtme: roli i Shteteve të Bashkuara është gjithmonë negativ për shkak se “Shtetet e Bashkuara janë e vetmja fuqi që sistematikisht i shmanget të drejtës ndërkombëtare për avancimin e interesave të veta” ose roli i Shteteve të Bashkuara është gjithmonë pozitiv sepse “Shtetet e Bashkuara janë e vetmja fuqi që mund të disiplinojë regjimet që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”. Përgjigjet në pyetjen e lartpërmendur na tregojnë që një pjesë e madhe e të anketuarve, pra 44 për qind, janë të gatshëm të rishqyrtojnë një perspektivë më të balancuar dhe nuk e konsiderojnë negativ rolin, si gjithmonë, të Shteteve të Bashkuara. Për dallim prej kësaj, 48 përqind janë të paepur se roli amerikan është gjithmonë negativ (Figura 11). Vlen të përmendet se ndryshimi në ndjenjat anti-amerikane është identifikuar në shtresa të ndryshme socio-demografike; më konkretisht, ata që janë në grup-moshën 45-54 dhe banorët e Selanikut kanë tendencë të shohin rolin amerikan si shumë negativ. Është interesant, anti-amerikanizmi nuk është i ndërlidhur domosdoshmërisht me ndonjë ideologji të caktuar politike (“të majtë” ose “të djathtë”), dhe kjo duket me gjasë të zgjerohet edhe në spektrin e gjerë politik. Megjithatë, të anketuarit të pozicionuar në dy skajet e spektrit politik kanë tendencë të tregojnë përmasa më të larta të qëndrimit negativ ndaj Shteteve të Bashkuara (53 për qind - 55 për qind).

Qëndrimet ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve ndërlidhen me mendimet për drejtimin, që diplomacia greke duhet të ndjekë karshi njohjes së Kosovës. Në mesin e atyre që qenë të prirur për të parë rolin e SHBA-ve negativisht, vetëm 36 për qind ishin në favor të njohjes; në mesin e atyre që e shohin pozitivisht rolin e SHBA-ve, 61 për qind e favorizuan njohjen e Kosovës. Këto norma, megjithatë duhet të shihen në kontekstin e fushës së përceptimit të gabuar, që një pjesë e publikut grek e ka për përbërjen e popullsisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me shtetet fqinje, SHBA- të dhe Bashkimin Evropian. Për shembull, ata që kanë përshtypje të pafavorshme për SHBA-të, mund ta mbështesin njohjen e Kosovës

Page 32: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

32akoma, në funksion të dëmtimit të interesave amerikane, nëse ata gabimisht besojnë se Kosova nuk është një vend miqësor për amerikanët. Në çdo rast, ka indikacione të qarta, që shumica e publikut grek e bën lidhmërinë e SHBA-ve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe si rezultat del projektimi i ndjenjave negative ndaj SHBA-ve e edhe ndaj Kosovës. Është gjithashtu me vlerë të vihet në dukje, që nuk ka dallim të madh statistikor ndërmjet grupit, që e sheh rolin e SHBA-ve gjithmonë si negativ dhe atij që e sheh atë ndonjëherë si pozitiv e ndonjëherë si negativ.

Me të thënë këtë, është e rëndësishme të theksohet se anti-amerikanizmi nuk ndikon në qëndrimin, që e kanë grekët ndaj vetë banorëve të Kosovës. Kur iu parashtrua pyetja hipotetike, nëse ata do të punësonin një kosovar në biznesin e tyre, nuk u vërejt asnjë ndryshim, bazuar në opinionet e tyre mbi rolin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjetje është shumë e rëndësishme, meqë tregon se derisa ndjenjat anti-amerikane ndikojnë në qëndrimet e publikut mbi çështjet e politikës së jashtme, ata nuk e lejojnë që ndikimi i tillë t’i thellojë qëndrimet ndaj kombeve që mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA-të. Në të kundërtën, faktori që ka efekt më të madh për ndjenjat ndaj banorëve të Kosovës duket të jetë vlera e të anketuarve dhe më konkretisht vetë-identifikimi sipas shkallës së etnocentrizëm-kozmopolitanizmit. Është evidentuar se vetëm 33 përqind e etnocentristëve, të cilët e shohin rolin e SHBA-ve gjithmonë negativ, do të punësojnë një kosovar, ndërsa shifra përkatëse për kosmopolitët arrin 73 për qind. Në mënyrë të ngjashme, derisa vetëm 25 për qind e atyre, që e shohin rolin amerikan gjithmonë negativ dhe janë etnocentrikë, pohojnë se Greqia duhet të njohë Kosovën, kjo përqindje e tejkalon 51 për qind të mesatares së kosmopolitëve. Në kushte krahasuese, megjithatë ndryshimi i përgjigjeve në bazë të vetë-identifikimit në shkallë etnocentrizëm-kozmopolitanizmit është më i madh kur është fjala për punësimin e një kosovari. Kjo është ndoshta për shkak të faktit se anti-amerikanizmi është i përhapur në mesin e atyre që identifikohen me të majtën apo të qendrës së majtë.

Page 33: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

33

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Konkluzat

Qoftë për shkak të injorancës apo keqkuptimeve të vazhdueshme, historia e Kosovës dhe politika aktuale mbetet një pikëpyetje e madhe për një pjesë të konsiderueshme të opinionit grek, pavarësisht nga mosha, vendbanimi dhe niveli i shkollimit. Keqkuptimet zakonisht kanë të bëjnë me historinë dhe statusin politik të Kosovës, por shtrihet edhe në demografi (një pjesë mjaft e mirë e të anketuarve kanë mendim se Kosova ka një shumicë serbe) dhe marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje (shpesh kanë mendimin se Kosova është politikisht më pranë Serbisë se sa Shqipërisë), të cilin ne e vlerësojmë si faktorë që ndikojnë në opinionin publik grek. Kjo mungesë e njohurive ndikon në vlefshmërinë e të gjeturave të anketës sonë mbi qëndrimet ndaj kosovarëve dhe çështjes së njohjes së Kosovës; një pjesë e mirë e publikut mbas gjase ka ofruar përgjigje, që jodomosdoshmërisht i përfaqësojnë qëndrimet e tyre aktuale, nëse ata kishin qenë të informuar plotësisht dhe në mënyrë korrekte.

Pavarësisht nga këto kufizime, ne argumentojnë se një numër i përfundimeve të rëndësishme mund të nxirren nga analiza e të dhënave të anketës. Ne argumentojmë, që shumica e publikut grek nuk ka qëndrime negative ndaj kosovarëve. Janë parashtruar pyetje të njëpasnjëshme me qëllimin për të identifikuar qëndrimet dhe stereotipet e mundshme, duke ilustruar në këtë drejtim se qëndrimet ndaj kosovarëve janë kryesisht pozitive dhe në përgjithësi të ngjashme me qëndrimet ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Përjashtimi i vetëm është 10 për qind i të anketuarve, të cilët kanë tendencë për t’i parë negativisht jo vetëm kosovarët, por edhe pjesën dërmuese të popujve tjerë fqinjë. Jobefasisht, të anketuarit më shoqëroro-progresiv dhe më kozmopolitë priren të kenë qëndrime më pozitive si ndaj kosovarëve ashtu edhe ndaj pjesëtarëve të kombeve tjera të Ballkanit. E njëjta vlen edhe për shumicën e orientimeve ideologjike, me përjashtim të të anketuarve ekstremistë të majtë dhe të djathtë, të cilët duket të jenë më pak tolerant. Për më tepër, gjeografia (dmth vendi i banimit), nuk duket të jetë një faktor i madh ndikimi në qëndrimet lidhur me këto çështje. Në përgjithësi, anketa jonë konstaton që stereotipizimi negativ i njerëzve nga shtetet fqinje është i lidhur fort me botëkuptime të caktuara dhe orientimet ideologjike, por ky mbetet një qëndrim i vogël në masë, në kuadër të opinionit publik grek. Për më tepër, një lidhmëri relativisht e lartë e segmenteve të caktuara të opinionit publik me atribute më negative nuk izolohet vetëm me kosovarët, por shtrihet edhe në qëndrimet ndaj kombeve tjera.

Në anketë më tej konstatohet se opinioni publik grek priret të ketë predispozita negative ndaj aspekteve diplomatike të çështjes së Kosovës. Në shikim të parë, opinioni publik grek duket të jetë i ndarë sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës me përqindjet e grupimeve “po” dhe “jo” që gjinden shumë afër. Megjithatë, pamja ndryshon nëse përfshihen njohuritë për demografinë dhe gjeografinë e miqve dhe armiqve të Kosovës; bëhet e qartë që grupimi anti-njohje është në epërsi ndaj pro-njohjes. Akoma, një e treta e të anketuarve që kishin informata të sakta në lidhje me demografinë e Kosovës ishin në favor të njohjes së Kosovës. Përqindjet më të larta në mesin e tyre ishin në grupmoshën 35-44, banorë të Selanikut,

Page 34: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

34

kosmopolitë dhe progresistë. Në të kundërtën, 44 përqind e atyre me informacion të saktë lidhur me demografinë e Kosovës kundërshtuan njohjen e Kosovës, me përqindjet më të larta nga mesi i atyre të moshës mbi 45 vjeç, me arsim të lartë, banorë të Athinës / Atikës, etnocentristë dhe konservatorë shoqërorë. Në përgjithësi, mosnjohja ka pranim më të gjerë dhe më të larmishëm, kur është fjala për orientimet ideologjike dhe socio-politike. Është interesante, që një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve të moshës 18-24, pavarësisht nga përgjigjet e tyre të sakta ose të pasakta për pyetjen e përbërjes kombëtare, duket se janë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Përfundime interesante janë nxjerrë edhe nga sqarimet që të anketuarit dhanë për dy pozicionimet për njohjen. Ndër të anketuarit me njohuri të mira demografike për Kosovën, qëndrimet pro-njohjes justifikohen kryesisht si pajtueshmëri me shumicën e shteteve anëtare të BE-së dhe me qëndrime anti-njohje, qëndrime këto të bazuara kryesisht në lidhjet e forta të mëhershme me Serbinë. Në mesin e atyre, të cilët nuk kanë njohuri të mirë të demografisë së Kosovës, grupi pro-njohjes e racionalizon qëndrimin e tij, duke iu referuar kryesisht kërcënimit të ndikimit turk në rajon dhe në grupin anti-njohje, duke iu referuar kryesisht një precedenti negativ të mundshëm për Qipron. Përgjigjet në pyetjen për marrëdhëniet e ardhshme të Greqisë me Kosovën tregojnë se opinioni publik e bën një dallim midis çështjes së njohjes dhe të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy anëve. Pjesa dërmuese e të anketuarve favorizon marrëdhëniet e përmirësuara me Prishtinën dhe ç’është interesante, kjo pikëpamje shtrihet madje edhe në shumicën e atyre, që e kundërshtojnë njohjen e Kosovës.

Anketa, përfundimisht vë në pah anti-amerikanizmin si një shpjegim i fuqishëm për qëndrimet negative të publikut ndaj njohjes së Kosovës; kjo është për shkak se shumica e të anketuarve i shohin Shtetet e Bashkuara si një mbështetës të Kosovës. Ndikimi i anti-amerikanizmit, megjithatë nuk duket të ndikojë në qëndrimet ndaj vetë kosovarëve. Përjashtim nga kjo rregull janë qëndrimet negative, të cilat janë gjetur në mesin e atyre segmenteve të popullatës, të cilët janë zakonisht më të përshtatshëm për stereotipizim, siq janë: gjeneratat më të vjetra, konservatorët shoqërorë dhe etno-centristët.

Page 35: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

35

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

QËNDRIMI I KOSOVARËVE NDAJ ETNIVE RAJONALE

Nga Agon Maliqi

Hyrje

Pesë shtetet anëtare të BE-së - Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja- si dhe dy fqinjë të Kosovës-Bosnja dhe Serbia-nuk e njohin zyrtarisht shtetësinë e pavarur të Kosovës. Kjo minon perspektivën e Kosovës në BE dhe aftësinë e saj për t’u bërë anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo nuk mund të hyjë në Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit me BE-në pa miratimin unanim të secilit shtet anëtarë të BE-së. Heqja e regjimit të vizave kufizuese, që e kufizon rreptësishtë mundësinë e kosovarëve për të udhëtuar, kërkon miratim unanim në Evropë. Si rezultat, këto 7 vende shfaqin ndikim të madh mbi proceset e brendshme të Kosovës për reforma dhe angazhimin e saj me procesin e përafrimit në BE.

Kjo anketë synon të mbledhë dhe analizojë perceptimet publike që kosovarët kanë kundrejt kombeve tjera në rajonin që e rrethon (dhe më gjerë), me një fokus të veçantë në një nga shtetet jo-njohëse të pavarësisë, anëtare e BE-së: Greqinë. Rezultatet, shpresohet, duhet të ndihmojnë kosovarët dhe vendimmarrësit kosovarë që të kuptojnë më mirë kontekstin, në të cilin kosovarët krijojnë opinionet e tyre mbi Greqinë dhe politikën e saj të jashtme, perceptimet që qëndrojnë pas këtij arsyetimi, origjinën e mundshme të qëndrimit të tillë, si dhe gatishmërinë e kosovarëve drejt forcimit dhe avancimit në çështjet e bashkëpunimit me Greqinë.

Kjo anketë është realizuar në maj të vitit 2013, me një mostër përfaqësimi prej 998 personave. Mostra ishte përfaqësuese e popullsisë në Kosovë, në aspektin e karakteristikave demografike siç janë: mosha, gjinia, arritja arsimore, profesioni dhe vendbanimi.

Si çdo anketë e këtij lloji, ky kërkim ka kufizimet e tij. Përgjigjet subjektive të të anketuarve kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme, siç janë ato për grupet etnike, gjë që mund të kufizojë mundësinë e studiuesve për të bërë konkluzione të sakta apo të pretendojnë se përgjigjet e tilla paraqesin të vërteta objektive. Përvoja nga një mori e vendeve ka treguar se, në kontekstet shoqërore, ku disa vlera janë të ndërthurura thellë në diskursin publik, sondazhet mund të përballen me një shkallë të lartë të asaj që shkencëtari politik Timur Kuran e quajti si “falsifikim preference”.

Kjo do të thotë që njerëzit mund t’u thonë anketuesve atë, që ata mendojnë se duhet të thonë sepse është shumë e papëlqyeshme apo edhe e turpshme për të shprehur bindjen e tyre të vërtetë. Kjo mund të ketë qenë ilustruar nga dështimi masiv i sondazheve në Zvicër për të parashikuar rezultatin e referendumit, i cili ndaloi ndërtimin e minareve. Në një vend ku “toleranca” dhe respektimi i diversitetit janë norma të pakontestueshme në diskursin publik, shpesh është e vështirë të pranohet publikisht ajo që është perceptuar si një “qëndrim jotolerantë”.

Page 36: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

36

Megjithatë, përkundër sfidave të tilla të mundshme, anketat përbëjnë metodën më të mirë në dispozicion për të kuptuar perceptimet publike. Sipas gjetjeve të këtij hulumtimi të caktuar, kosovarët janë shprehur që kanë interesim të madh si për rajonin e Ballkanit Perëndimorë ashtu edhe për njohjen e tij. Pjesa dërmuese e 83% të të anketuarve e kanë pohuar këtë gjë. Interesimi dhe njohuria në rajon janë të lidhura ngushtë me nivelin e arritjes arsimore. Sondazhi zbuloi që 95% e atyre që kanë përfunduar universitetin janë përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje, në krahasim me 70% të atyre, të cilët e kanë mbaruar vetëm shkollën fillore.

Kjo anketë zbulon se destinacioni më i zakonshëm për kosovarët është Shqipëria, dhe se nga vendet e rajonit, Greqia vizitohet më së paku, për ku janë deklaruar 4% e personave të anketuar. Shumë pak kosovarë kanë vizituar Greqinë, pa marrë parasysh afërsinë gjeografike. Siç ilustrohet në Tabelën 1, ata që e kanë vizituar Greqinë, e kanë vizituar kryesisht për qëllime turizmi (32% dhe 39), ndërsa një pjesë shumë më e vogël treguan që e kishin vizituar vendin për qëllim të blerjes, biznesit ose vizitave familjare.

Tabela 1: “A i keni vizituar ndonjëherë shtetet vijuese në rajon, nëse po, cili ishte qëllimi i vizitës tuaj?” (Gjithsej përgjigjet)

Shqipëria Turqia Ish-Jugosllavia Bullgaria GreqiaPushime 55% 39% 32% 32% 32%

Vizitë turistike 30% 34% 34% 39% 39%Blerje 2% 6% 3% 6% 6%

Afarizëm2% 11% 16% 23% 23%

Vizita familjare 11% 10% 15% 1% 1%Gjithsej vizitat 100% 100% 100% 100% 100%

Fakti që shumica e kosovarëve, të cilët kanë udhëtuar për në Greqi, e kanë bërë këtë për qëllime turistike më së miri shpjegon pse përshtypjet e tyre për këtë vend janë jashtëzakonisht pozitive. (Shih figurën 1).

Page 37: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

37

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Anketa gjithashtu zbuloi se grup-moshat më të vjetra (45-54 dhe 55-64) kanë përshtypje më të mira të vizitave të tyre në Greqi sesa të rinjët. Ka gjasë që elementi i nostalgjisë të jetë i përfshirë këtu. Këto segmente grupmoshash, ka më shumë të ngjarë të kenë vizituar vendin për pushime verore në periudha më të begata, kur Kosova (atëherë pjesë e Jugosllavisë) gëzonte një regjim udhëtimi pa viza me Greqinë. Gjatë kësaj periudhe Greqia ishte një destinacion i shpeshtë udhëtimi për klasën e mesme urbane të Kosovës.

Edhe pse pak kosovarë e kanë vizituar në të kaluarën, anketa konstaton se shumë prej tyre do të vizitonin Greqinë, kryesisht për turizëm dhe argëtim. (Shih Tabelën 2). Të dhënat e anketës sugjerojnë se në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Greqia nuk do të ishte një destinacion i migrimit. Shumica e kosovarëve e konsiderojnë Greqinë, thjeshtë si një destinacion turistik, ashtu siç konsiderojnë është Shqipërinë, Malin e Zi dhe Turqinë.

Page 38: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

38

Një aspekt i këtij hulumtimi ishte vlerësimi i shkallës, në të cilën kosovarët shprehen të gatshëm për të pranuar personat nga etnitë e tjera të rajonit, si anëtarë të familjes së të tyre të ngushtë apo të rrethit shoqërorë (bashkë-punëtorë, miq, të ftuar etj). Logjikë thelbësore në parashtrimin e kësaj pyetjeje ishte të identifikohet niveli i gatishmërisë për të pranuar etni të tjera në funksione shoqërore. Kjo ndihmon për të zbuluar se sa ndjehen rehat njerëzit me kulturë të afërt ndaj grupeve fqinje etnike, gjë e cila gjithashtu ka implikime mbi qëndrimet politike.

Të dhënat sugjerojnë që kosovarët duket të vlerësojmë homogjenitetin etnik dhe kulturor sa i përket familjes së ngushtë dhe mjedisit shoqëror, por megjithatë janë hapur ndaj të tjerëve – me përjashtim të dukshëm ndaj serbëve - në cilësi tjera shoqërore. Në këtë drejtim, studimi gjen se kosovarët janë shumë të hapur ndaj kolegëve, miqve, punëtorëve të etnive tjera, por janë të rezervuar për ruajtjen e homogjenitetit etnik brenda familjes së tyre të ngushtë. (shih përgjigjet në Tabelën 2, më poshtë).

Kur u pyetën për grekët, nga anketa kanë dalur përgjigje të ngjashme. Pjesa më e madhe thonë se ata do të pranonin grekët në cilësi të ndryshme shoqërore: vizitorë në Kosovë (24,8%), bashkë-punëtorë (15,2%) miq (12,2%), fqinjë të parë (8,8%) qytetar të barabartë të Kosovës (7.1%). Homogjeniteti etnik i familjes ka dominuar në rastin grek gjithashtu, pasi vetëm rreth 1% e të anketuarve janë treguar të hapur të kenë një anëtar të familjes grek.

Ndër të tjera, një segment i kësaj pyetje ia ofroi të anketuarve mundësinë për të deklaruar, nëse ka pjesëtarë të bashkësive etnike nga rajoni, të cilin ata nuk do të mirëprisnin as si vizitor në Kosovë. Ky lloj i refuzimit duket të jetë më i fuqishëm për serbët (56,9%) i pasuar nga rumunët (40,5%) dhe romët (30,4%). Një e katërta e të anketuarve ka shprehur mungesë gatishmërie për të pranuar grekët si vizitorë (25,7%) pothuajse aq edhe malazezët (23,1%). Gjetjet e pyetjes së mësipërme duket të tregojnë një shkallë të lartë të konservatizmit etnik në mesin e shqiptarëve të Kosovës, e veçanërisht në domenin familjar.

Page 39: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

39

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

5. A DO TË PRANONIT PJESËTARIN E KËTIJ KOMUNITETI ETNIK SI (në përqindje):

Turk Grek Serb Rom Boshnjak Malazez Rumun

Anëtar të familjes 18.8 1.1 0.3 1.4 2.7 0.5 0.3

Mik 33.8 12.2 1.5 3.3 10.3 6.2 4.3

Fqinj të parë 13.1 8.8 5.8 8.4 12.5 8.1 4.7Bashkë-punëtor 10.8 15.2 7.2 6 13.1 10.9 7.1Qytetar të barabartë të Kosovës

7.1 6.6 10.2 26.3 23.8 14.6 6.4

Vizitor në Kosovë 10.3 24.8 11.6 16.2 18.7 26.4 26.9Të mos e vizitoj kurrë Kosovën

3 25.7 56.9 30.4 11.9 23.1 40.5

Ref/Pp 3 5.5 6.4 8 6.8 10.1 9.8

Gjithsej 100 100 100 100 100 100 100

Në mënyrë që të gjurmojë më thellë në qëndrimet që kosovarët kanë ndaj të huajve, anketa gjithashtu ka matur shkallën e përgjithshme të të qenit të hapur ndaj kulturave dhe vlerave të tjera, duke i pyetur se sa të hapur ishin ata ndaj ndikimeve të të tjerëve mbi ata, duke i lejuar të anketuarit për të zgjedhur brenda shkallës nga 1 deri 7 (me 1 duke qenë shumë të mbyllur dhe 7 shumë të hapur). Qëllimi i këtij ushtrimi ishte, që të kategorizojë shoqërinë e Kosovës në grupe të gjera, në bazë të shkallëve të të qenit të hapur ndaj të tjerëve, ndërsa gjithashtu të kuptohet madhësia e secilit grup brenda shoqërisë dhe - përmes paraqitjes tabelare - duke vënë në dukje kështu, nëse ka pasur dallime të mëdha në mendime, ndërmjet këtyre grupeve në çështje të caktuara. Të anketuarit që janë përgjigjur në shkallën 1-2 janë kategorizuar si “konservativë social”, ata që u përgjigjën 3-5 u ranguan si “të moderuar social”, ndërsa ata që u përgjigjën 6-7 ishin klasifikuar si “liberal social”. Siç shihet në Figura 3, duke përdorur këtë lloj të kategorizimit, 40% e kosovarëve mund të klasifikohen si konservativ, 39% si të moderuar dhe 21% si liberal.

Page 40: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

40

Pas një rishikimi të pyetjes mbi pranimin e etniteteve tjera në funksione shoqërore, del se konservatorët, të moderuarit apo liberalët social nuk dallojnë shumë për sa i përket pranimit të grekëve brenda rrethit familjar. Siç ilustrohet në grafikun 4, vetëm 1% e liberalëve të caktuar do të pranonin të kishin një grek si anëtar të familjes. Ndërsa, liberalët kanë më shumë gjasa se konservatorët dhe të moderuarit të pranojnë grekët në rrethin e dytë më intim shoqërorë - domethënë, si miq (18%), fqinjë (11%) ose bashkë-punëtorë (19%). Konservatorët, jobefasishëm, kanë shumë më pak gjasë madje edhe që t’i pranojnë grekët për të vizituar Kosovën (31%).

Page 41: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

41

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Dallimet relativisht të vogla në përgjigjet ndërmjet tri kategorive shoqërore, të cilat janë pritur të ndryshojnë më shumë kur bëhet fjalë për të qenit të hapur ndaj të tjerëve, ilustron një shkallë të lartë të homogjenitetit brenda shoqërisë kosovare, kur është fjala për qëndrimet ndaj etnive dhe kulturave fqinje. Kjo duket të jetë e karakterizuar nga konservatizmi i thellë etnik në sferën familjare - veçanërisht lidhur me ato etni që janë dallojnë edhe pernga aspekti kulturor dhe me të cilët ekzistojnë konflikte historike (shemb. grekët dhe serbët.) - dhe të qenit të hapur në përgjithësi në sfera tjera shoqërore (përsëri, me përjashtime).

Anketa gjithashtu, ka matur stereotipat dominuese që kosovarët i kanë në lidhje me etnitë dhe kombet fqinje, të cilët edhe një herë mund të tregojnë praninë e qëndrimeve jomiqësore ndaj tyre. Të dhënat në tabelën 3, tregojnë që shumica e të anketuarve në Kosovë, deklaruan se kur kanë dëgjuar apo lexuar se një person grek e ka vizituar Kosovën, përshtypja e tyre e parë ka qenë se ata janë turistë (34,7%) ose afaristë (34,5%). Megjithatë, një pjesë e vogël, por një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve (11,5%) thonë se ata besonin, që vizitori mund të ketë qenë i angazhuar në aktivitete të paligjshme.

Page 42: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

42

Tabela 3: “Kur dëgjoni ose lexoni që personi nga njëri prej këtyre vendeve ka vizituar Kosovën, cila është gjëja e parë që ju vije në mend për statusin e këtij vizitori?”

SHQIPËRIA MAQEDONIA GREQIA TURQIA

Punëtor 32.7 15.8 8.6 8.9

Kriminel 1.9 7.8 11.5 0.3

Student 13.1 16.5 3.3 1.9

Turist 34.6 25.3 34.7 28.9

Afarist 15 28 34.5 56.2

Nuk e di/ Pp 2.7 6.6 7.4 3.8

Gjithsej 100 100 100 100

Pikëpamjet Kosovare mbi Marrëdhëniet me Greqinë

Historia e kohëve të fundit e Kosovës ka bërë që politika e jashtme të jetë temë e madhe e interesimit publik dhe diskutimit në mesin e kosovarëve. Ndërgjegjësimi për çështjet ndërkombëtare është intensifikuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, derisa Kosovarët prisnin me padurim – dhe lobonin për – njohjen e shtetësisë nga vendet tjera.

Kjo anketë u përpoq të matë në mënyrë empirike njohurinë publike mbi procesin e njohjeve, me një fokus të veçantë në të tre vendet e rajonit (Greqi, Rumani dhe Bosnje-Hercegovinë), të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Njëkohësisht, mati edhe perceptimet dominante të publikut lidhur me pozicionin e Greqisë dhe lidhjes së saj me Kosovën.

Siç ilustrohet në figurën 5, 72,1% e kosovarëve janë të informuar se Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Është interesante që me shumë kosovarë dinë për mosnjohjen e Greqisë se sa për mosnjohjen e Rumanisë ose të Bosnjës (59, 3% dhe 53,1%). Siç ilustrohet në Shtojcën 4, karakteristikat demografike (niveli i arritjes arsimore, gjinia etj) të atyre që thonë se janë të vetëdijshëm për mosnjohjen e Greqisë nuk ndryshojnë shumë nga karakteristikat demografike të të gjithë popullsisë.

Një shpjegim i mundshëm për këto shkallë të ndryshme të informimit për këto tre vende mund të jetë fakti se mosnjohja e Greqisë dhe Rumanisë ka pasur dukshmëri më të lartë në publik se sa mosnjohja e Bosnjës. Greqia dhe Rumania kanë qenë temë e diskutimeve intensive publike dhe përpjekjeve lobuese të shumta për shkak të pritjeve nga ana e elitave

Page 43: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

43

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

politike, që pozita e tyre do të mund të ndryshonte. Në rastin e Bosnjës, ka pasur më pak prezencë publike, meqë është pranuar gjerësisht në mesin e elitave politike që vetoja e Serbisë (përmes ndikimit të saj në Republikën Serbe) bën njohjen boshnjake praktikisht të pamundur dhe në këtë mënyrë, edhe përpjekjet për lobim të kota.

Një nga zhvillimet më të mëdha, në vitet e fundit ka qenë marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në atë që u quajt si një “normalizim i marrëdhënieve”. Në anketë është bërë përpjekje për të vlerësuar që çfarë menduan kosovarët të jetë ndikimi i kësaj marrëveshjeje në lidhje me procesin e njohjes. Siç ilustrohet në figurën 6, një shumicë e madhe (73.6%) deklaruan se marrëveshja do të sjell njohje të reja, ndërsa 16.9% kanë thënë jo. Siç tregohet nga të dhënat e paraqitura në mënyrë tabelare në Shtojcën 6, pesimizmi është vetëm pak më i lartë se mesatarja për ata të moshës 25-34 (22.1%) dhe të diplomuarve universitar (23.2%).

Në anën tjetër, shumica e kosovarëve janë optimistë, që Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Siç ilustrohet në Figurën 7, 67.9% e të anketuarve mendojnë se ky do të jetë

Page 44: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

44

rasti, ndërsa 22.8% mendojnë që Greqia nuk do ta njohë Kosovën. Të dhënat e paraqitura në mënyrë tabelare (në Shtojcën 7) ilustrojnë këtë skepticizëm rreth njohjes së Greqisë, që është më e lartë në mesin e atyre mbi 65 vjeç (33,3%) dhe të diplomuarve universitar (32,1%).

Pjesa dërmuese e atyre që thanë se Greqia do ta njohë Kosovën, mendojnë se do ta bëjë këtë për shkak të insistimit të shteteve tjera anëtare të BE-së. Siç ilustrohet në Figurën 8, 59.4% e të anketuarve mendojnë se insistimi i BE-së do të jetë shkaku i njohjes. Nga ana tjetër, 33, 1% e të anketuarve thonë që Greqia do ta njohë Kosovën, në mënyrë që të zhvillojë marrëdhënie më të mira me të. Vetëm 4.7% e të anketuarve mendojnë që Greqia do ta njohë Kosovën, në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin e Turqisë në rajon.

Page 45: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

45

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Nga ana tjetër, në mesin e atyre që mendojnë se Greqia nuk do ta njohë Kosovën, mbizotëron besimi që Greqia nuk do ta bëjë këtë, në mënyrë që të mbajë marrëdhënie të mira me Serbinë. Shih Figura 9.

Kros-tabulimi i të dhënave tregon se (Figura 10) konservatorët social janë dukshëm më të prirë të besojnë se arsyeja kryesore për mos-njohjen e Greqisë është marrëdhënia e saj me Serbinë. Gjë që me siguri shpjegon këtë ndryshim është edhe fakti se këto segmente më konservatore të shoqërisë (qoftë në baza nacionaliste apo fetare) kanë më shumë gjasa për të parë marrëdhëniet rajonale nga prizmi i aleancave klasike dhe tradicionale të Ballkanit dhe të shpërfillin çdo informacion tjetër të mundshëm, që mund të ketë ndikuar mbi këtë çështje.

Page 46: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

46

Sa i përket marrëdhënieve të ardhshme të Kosovës me Greqinë, pavarësisht nga ekzistenca e një shkallë të caktuar të rezervimit për këtë vend, në mesin e segmenteve të ndryshme të popullsisë, kosovarët megjithatë duket se duan të vendosin marrëdhënie miqësore me Greqinë. Siç ilustrohet në Figurën 11, një shumicë e madhe prej 91.7% e të anketuarve kanë thënë se Kosova duhet të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet. Kur u pyetën në lidhje me llojin e marrëdhënieve që Kosova duhet të zhvillojë me Greqinë, vetëm 5.4% thanë se Kosova nuk duhet të zhvillojë marrëdhënie të mira.

Ç’është më e rëndësishme, janë burrat (64.8%) ata të cilët dominojnë në mesin e skeptikëve në krahasim me gratë (35.2%), veçori që ndoshta mund të shpjegohet me faktin që ekziston një tendencë më e theksuar ndër burra për t’u atribuuar diskursi tradicional dhe nacionalist. Jobefasisht, parapëlqimi për mos zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Greqinë është pak më i lartë sesa mesatarja në mesin e konservatorëve social (8%), megjithëse, edhe në mesin e këtij grupi ajo mbetet mjaft e ulët. Në anën tjetër, një vështrim pozitiv/paqësorë mbi botën lidhet me nivelet më të larta të arsimit. Për shembull, ata që kanë diplomë fakulteti kanë një preferencë më të lartë se mesatarja kosovare, që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet (97%).

Pikëpamjet Kosovare mbi Politikën e Jashtme dhe Rolin e Shteteve të Bashkuara

Anketa shkoi përtej pyetjeve që lidhen me rajonin, në mënyrë për të vlerësuar dimensionet më të gjera të pikëpamjeve kosovare mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Fokus i veçantë i është dhënë rolit të Shteteve të Bashkuara - një nga mbështetësitë më të patundur dhe garantuesit e pavarësisë së Kosovës. Vlen të përmendet se kjo është një fushë tematike që kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi, kanë pikëpamje dukshëm të ndryshme se shumica e kombeve të tjera në rajon dhe më gjerë, në të gjithë Evropën.

Të anketuarit ishin pyetur para së gjithash, se kush mendonin se ishte miku më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ata janë lejuar të zgjedhin vetëm një nga pesë opsionet e dhëna. Emrat e vendeve të përzgjedhura janë të parashikueshme, megjithëse rendi në të cilën të dy vendet më të larta janë renditur paraqesin pika interesante për diskutim. Shih Figura 12.

Page 47: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

47

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Ndërsa, është e njohur gjerësisht se Kosova është një nga vendet më pro-amerikane në botë, fakti që SHBA-ja është renditur si miku më i madh nga shumica e të anketuarve, madje më shumë se vëllezërit e saj etnik në Shqipëri, e konfirmon këtë besim edhe në mënyrë praktike. Megjithatë, besimi i deklaruar për miqësinë me SHBA-të ilustron një shkallë të gjerë të ndikimit në shoqërinë kosovare, që e ka pasur intervenimi i NATO-s i udhëhequr nga SHBA-ja, në vitin 1999 dhe sponzorimi i pavarësisë së Kosovës (shih figurën 15). Ekzistenca e një doze të fortë e pro-amerikanizmit, shpeshherë duket të arrijë pikën e lajkatimit dhe mbështetet më tej nga përgjigjet e të anketuarve për pyetjet mbi rolin e SHBA-ve në botë (që do të diskutohet më vonë).

Megjithatë, në këtë pikë , ia vlen të përmendet një prirje interesante, e cila është paraqitur në paraqitjen tabelare të demografisë, në pyetjen se kush është miku më i madh i Kosovës. Dhe ky është konstatimi që qëndrimi miqësor ndaj SHBA-ve mund të jetë zbehur vetëm pak. Sondazhi gjen, që gjeneratat më të vjetra kanë një preferencë të konsiderueshme më të lartë për Shtetet e Bashkuara se sa grupmoshat më të reja. SHBA konsiderohet të jetë miku më i madh i Kosovës me 72,7% të atyre të moshës mbi 65, por vetëm 48,8% të atyre ndërmjet moshës 25-34. Kjo e fundit nuk është e vetmja, ku preferenca për SHBA është më e ulëta, por njëkohësisht edhe preferenca për Shqipërinë është më e larta (44,2%).

Një shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë fakti se për gjeneratat e reja- sfidat më aktuale të të cilëve janë zhvillimi i ulët ekonomik dhe papunësia e padurueshme, dhe jo çlirimi nga Serbia - SHBA-ja shihet me më pak adhurim dhe më pak e rëndësishme se sa për gjeneratat më të vjetra, pikëpamja e të cilëve për SHBA-të u formësua thellë gjatë intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 dhe mbështetjen e mëvonshme për pavarësi.

Page 48: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

48

Megjithatë, Kosova mbetet një vend shumë pro-amerikan. Kjo është konfirmuar nga përgjigjet e të intervistuarve që i dhanë, kur u pyetën për rolin e Shteteve të Bashkuara në çështjet globale. Të anketuarit u pyetën për t’u përgjigjur sipas rangimit në shkallë, nëse roli i SHBA-ve ishte: a) gjithmonë pozitiv; b) ndonjëherë negativ, ndonjëherë pozitiv; c) gjithmonë negativ. Siç ilustrohet në Figurën 13, një shumicë e ngushtë e kosovarëve, 53,5% e tyre, mendojnë se roli i Shteteve të Bashkuara në politikën ndërkombëtare është gjithmonë pozitiv. Një pjesë e konsiderueshme, 42,1%, kanë mendim më ambivalentë dhe pohojnë që roli i SHBA-ve është ndonjëherë pozitiv dhe ndonjëherë negativ. Vetëm 0.9% e popullsisë beson se roli i SHBA-ve është gjithmonë negativ.

Perceptimet e rolit të SHBA-ve kanë shtrirje demografike më të ulët, por deri tani mjaft interesante. Përsëri ekziston i njëjti dallim në mes grupmoshave që u diskutua më herët, si ato ndërmjet 25-34 që janë disi më skeptik ndaj rolit të SHBA-ve në politikën globale. Të anketuarit në këtë grup moshë mendojnë se roli i SHBA-ve është gjithmonë pozitiv pothuajse 10 pikë përqindje më pak (44.2%) sesa popullsia e përgjithshme (53.5%). Në mënyrë të ngjashme, ata mendojnë se roli i SHBA-ve është ndonjëherë pozitiv dhe ndonjëherë negativ, gati dhjetë pikë përqindje më shumë (51.2%) se sa popullsia e përgjithshme (42.1%). Në anën tjetër, ata që kanë pikëpamjet më pozitive mbi rolin e SHBA-ve, duke deklaruar se është gjithmonë pozitiv, i përkasin grupit të moshës 65+ (71.2%).

Ç’është më interesante dhe mjaft ndryshe nga shumica e vendeve në botë, perceptimet e rolit të SHBA-ve janë mjaft homogjene dhe të ngjashme për të anketuarit në të gjitha linjat ideologjike. Siç ilustrohet në Figurat 14 dhe 15, roli i SHBA-ve është parë si “gjithnjë pozitiv” si nga konservatorët social ashtu edhe nga liberalët, madje edhe nga ata që i përkasin të majtës ekonomike. Jobefasisht, dallimi i vetëm pak më i dukshëm është vlerësimi pozitiv i SHBA-ve, pak me i lartë se ai mesatari, ndër respondentët qe do të mund të kategorizohen si të djathtë ekonomik (60.4%)

Nuk e di

Page 49: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

49

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Pro-amerikanizmi i Kosovës, pothuajse në mënyrë unanime dhe homogjene, në përgjithësi është shtyrë nga besimi dominant, i mbështetur nga të dhëna empirike nga kjo anketë, se intervenimi i NATO-s dhe i SHBA-ve në vitin 1999 ishte i domosdoshëm për çlirimin e vendit. Siç ilustrohet në figurën 15, një shumicë dërrmuese e kosovarëve (96.6%) besojnë që Kosova nuk do të mund të çlirohej nga Serbia po mos të kishte qenë intervenimi ushtarak i NATO-s dhe SHBA-ve. Vetëm 2.7% e të intervistuarve thanë se Kosova do të mund të çlirohej vetë nga Serbia.

Pro-amerikanizmi shpjegohet gjithashtu nga besimi i rrënjosur thellë në dëlirësinë

Page 50: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

50

e qëllimeve të SHBA-ve, në raport me Kosovën. Siç ilustrohet në Figura 16, 60.2% e të anketuarve besojnë se SHBA-ja ndërhyri në Kosovë me të vetmin qëllim për të çliruar atë, ndërsa pjesa e mbetur 36.7% mendojnë se NATO dhe SHBA-të ndërhynë, në mënyrë që të ndjekin interesat e tyre gjeostrategjike.

Përgjigjet në këtë pyetje janë gjithashtu mjaft homogjene në të gjitha grupet demografike, me vetëm një dallim modest në mes të atyre me nivele të ndryshme të arritjeve arsimore. Ata që kanë përfunduar arsimin e lartë kanë vetëm pak më shumë të ngjarë të besojnë se SHBA-ja ndërhyri për interesat e saj strategjike (40.5%). Nga ana tjetër, besimi se SHBA-ja ndërhyri në mënyrë që ta çlirojë Kosovën, është më e larta në mesin e atyre që nuk e kanë përfunduar arsimin fillor (73.0%) dhe ata që e kanë përfunduar vetëm shkollën fillore (63.2%).

Në anën tjetër, gjetjet, për të cilët mendonin kosovarët se ishte armiku i tyre më i madh nuk janë edhe befasuese, duke e pasur parasysh historinë e kohëve të fundit dhe zhvillimet aktuale. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 98,1%, ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është Serbia.

Page 51: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

51

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

NDARJA KOSOVË-GREQI: KRAHASIMI I DY ANKETAVE

Nga Agon Maliqi

Analiza serioze dhe diskutimet mbi marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Greqisë - qofshin këto në akademi, media apo në mes të elitave politike - deri tani kanë qenë të rralla dhe margjinale, në të dyja vendet. Edhe kur këto kanë ndodhur, këto çështje janë trajtuar kryesisht sipërfaqësisht, që janë më të dukshme në diskursin publik. Në këtë kuptim, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë janë analizuar përgjithësisht nga prizmi i kontekstit historik dhe gjeopolitik i Ballkanit; implikimet e pavarësisë së Kosovës në politikën rajonale dhe në të drejtën ndërkombëtare, në veçanti çështja e Qipros; të pafuqishme ndaj lidhjeve ekonomike jo-ekzistuese ndërmjet këtyre dy vendeve; ose në rastin e medias sensacionale, ato janë diskutuar më shpesh nga prizmi i stereotipave tradicionale etnike apo paragjykimeve të prodhuara nga diskurset nacionaliste. Deri më tani, nuk ka pasur përpjekje për të kuptuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet këtyre dy popujve nga një perspektivë më e thellë socio-kulturore - domethënë, për të vlerësuar praktikisht perceptimet shumë publike, të cilat në të vërtetë formësojnë diskursin publik dhe orientimet e politikave të elitave.

Anketat e realizuara në të dyja vendet - me një metodologji të ngjashme që iu është përshtatur kontekstit të secilit vend - bënë përpjekje për të plotësuar këtë boshllëk të caktuar të njohurive, duke gjeneruar të dhëna praktike se si kosovarët dhe grekë e shohin njëri-tjetrin në mënyrë të veçantë, si dhe botën rreth tyre në përgjithësi. Të dhënat e anketës ofrojnë një mundësi për të përcaktuar gjendjen aktuale në perceptimet reciproke ndërmjet popujve të Kosovës dhe Greqisë dhe, në këtë mënyrë të kemi një bazë me të cilën mund të matet ndikimi i ndonjë zhvillimi të mundshëm në të ardhshmen. Përveç kësaj, këto anketa ndihmuan për të identifikuar jo vetëm dallimet e rëndësishme në mes të dy shoqërive dhe pikat e kontestueshme që do të duhet të adresohen, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në të ardhmen, por edhe ngjashmëritë e mundshme apo pikat hyrëse që mund të përdoren për të arritur këtë qëllim.

Një nga përfundimet kryesore dhe më të rëndësishme që mund të nxirret nga një krahasim i të dhënave prej të dy studimeve, është se ekziston një hendek i konsiderueshëm dhe një ndarje në marrëdhëniet ndërmjet kosovarëve dhe grekëve, e cila është shumë joproporcionale me afërsinë fizike të të dy vendeve. Kjo ndarje është shkaktuar nga një rrjetë faktorësh të ndërlidhur, por që megjithatë mund të grumbullohen në tri kategori kryesore:

a) niveli përgjithësisht i lartë i keqinformimit dhe keqkuptimit të ndërsjellë që ekziston në të dyja shoqëritë, që kryesisht rezultojnë nga gjendja aktuale e lidhjeve dhe komunikimit të dobët ose në disa raste nga paragjykimet dhe keqinterpretimet e ngulitura historikisht;

b) dallimi në qëndrimet etnike, që rezulton nga trajektoret e ndryshme të shtresimit

Page 52: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

52

shoqërorë dhe ekonomik, si dhe ndikimi i mbizotërimeve politike dhe diskurseve mediale;

c) pikëpamjet radikalisht të ndryshme strategjike në çështjet globale, me ndjenjat e forta të pro-amerikanizmit në Kosovë dhe të anti-amerikanizmit në Greqi, duke përfaqësuar kështu përçarjen qendrore, e cila ka efekte përplasjeje në të gjitha qëndrimet politike, duke përfshirë edhe marrëdhëniet bilaterale.

Keqkuptimi dhe Keqinformimi Reciprok

Ndonëse nuk merr më shumë se dy orë udhëtimi ndërmjet pikë - kalimeve më të afërta kufitare të të dy vendeve, kufizimet e udhëtimit dhe shkalla e ulët e ndërveprimeve ekonomike kanë krijuar një situatë ku në mendjen e shumicës së kosovarëve, Greqia disi duket si një vend i largët. Madje edhe zhvillimet dramatike ekonomike dhe politike, të cilat e kanë tronditur Greqinë dhe ekonominë globale gjatë dy viteve të fundit janë përjetuar përgjithësisht si ngjarje globale dhe jo rajonale. Ndryshe nga rasti i Shqipërisë, e cila ka një popullsi të madhe të emigrantëve në Greqi dhe ka lidhje të forta ekonomike me të, në Kosovë kriza greke nuk kishte pothuajse asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme.

Në anën tjetër, kufizimet e udhëtimit kanë krijuar situatën, në të cilën vetëm një numër i kufizuar i kosovarëve kanë vizituar në të vërtetë Greqinë dhe kanë fituar përshtypjen e parë për këtë vend. Në anketë theksohet që përshtypjet nga vizitat e tilla janë kryesisht pozitive, por kjo është kryesisht për shkak se vizitorët janë turistë të klasës së mesme që nuk kanë përjetuar, për shembull, spektrin e gjerë të sfidave dhe / fërkimeve kulturo-etnike që lidhen zakonisht me jetën si punëtorë emigrantë. Ky dimension i caktuar i marrëdhënieve greko-shqiptare është transmetuar në Kosovë vetëm përmes kanaleve indirekte, kryesisht përmes rrëfimeve të shqiptarëve nga Shqipëria.

Shkalla e ulët e komunikimit dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë do të thotë se perceptimet publike për Greqinë dhe grekët në Kosovë janë kryesisht produkt i diskursit të prodhuar dhe të shpërndarë nga mediat dhe nga elitat politike. Diskurset, nga ana tjetër ndikohen shumë nga historiografia etnocentrike, e cila përgjithësisht e paraqet Greqinë si një krye-rivale historike të shqiptarëve dhe si pjesë e boshtit ortodoks, të fqinjëve që kanë ndjenja të përbashkëta anti-shqiptare. Fakti, që Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës paraqet një tërheqje të mëtejme të këtij argumenti skematik të aleancave tradicionale, meqë pjesa më e madhe e kosovarëve (62 për qind) besojnë se Greqia nuk e ka njohur Kosovën, në mënyrë që të ruajë atë, që është perceptuar si aleancë me Serbinë.

Megjithatë, të dhënat nga anketa e realizuar në Greqi tregojnë që ky perceptim, i ushqyer nga kosovarët është disi i thjeshtë dhe se parasheh ndjenjat e një pjese të vogël të shoqërisë greke (më shumë konservatorët social dhe etnocentrik) si të ishin dominante dhe të përcaktonin

Page 53: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

53

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

motivet që qëndrojnë pas mos-njohjes. Si e tillë ajo nuk pasqyron një grup kompleks të motiveve, që e udhëheqin shumicën e grekëve - sidomos seksionin progresiv dhe urban të shoqërisë - që të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Numri më i madh i atyre që thanë se e kundërshtojnë njohjen, në sondazhin grek, kanë renditur arsye tjera për qëndrimin e tyre: implikimet për Qipron, precedenti në të drejtën ndërkombëtare etj. Vetëm 23 për qind e konceptojnë aleancën me Serbinë si argument kryesor për mos - njohje.

Ashtu si kosovarët, duket t’i keqinterpretojnë ose thjeshtësojnë motivet e grekëve për shkak të mungesës së njohurive mbi dinamikën e brendshme të shoqërisë greke, gjithashtu qëndrimi i grekëve në raport me Kosovën është i ndikuar nga një imazh i paqartë i vendit të quajtur Kosovë dhe çfarë do të thotë kjo. Ky është ndoshta një pasqyrim i faktit që çështja e Kosovës e tërheq në masë të vogël vëmendjen e publikut në Greqi, dhe sigurisht që është një temë e një rëndësie shumë më të ulët se që është mosnjohja e Greqisë për kosovarët (72 për qind e kosovarëve janë të vetëdijshëm për këtë mosnjohje).Në anketën greke tregohet që shumica e grekëve nuk kanë njohuri elementare për historinë e Kosovës apo zhvillimet e fundit të rëndësishme: përbërjen etnike të vendit, shpalljen e pavarësisë në vitin 2008 dhe statusin e saj në ish-Jugosllavi. Të dhënat e anketës e vërtetojnë që informacioni është veçanërisht i pakët në mesin e atyre që ishin shumë të rinj kur Kosova ishte në titujt kryesor botëror për shkak të bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja. Kjo mungesë e informatave elementare ndikon në pozicionin aktual të shumë njerëzve kundrejt statusit të Kosovës, si shumë nga ata që mendojnë se pavarësia e Kosovës duhet të njihet, duke menduar se ajo ka një shumicë serbe.

Qëndrimet Etnike të Dalura nga Trashëgimia Historike

Sipas të dy anketave, shoqëria greke dhe kosovare kanë nivele të kundërta të pranimit të etnicitetit në ngjarje të ndryshme shoqërore, brenda shoqërive të tyre. Një dallim i rëndësishëm është se kosovarët - pavarësisht se ku ata qëndrojnë në shkallën e konservatizmit / progresivizmit shoqërorë - janë shumë më të rezervuar ndaj përfshirjes së etnive tjera në, mbi të gjitha, rrethin familjar dhe në një masë më të vogël, në ngjarje të tjera shoqërore. Kjo pasqyrë shtrihet drejt të gjitha etnive të matura në anketë, me përjashtim të turqve. Më konkretisht, një përqindje e vogël prej 1,1 për qind e kosovarëve do të pranonte një grek në rrethin familjar, ndërsa 12,2 për qind dhe 8,8 për qind do të pranonte një grek si mik përkatësisht fqinj të parë. Një në katër kosovarë (25,7 për qind) nuk do të pranonin grekët si vizitorë në Kosovë. Megjithatë, kosovarët kanë tendencë që më shumë t’i pranojnë grekët në ngjarje të ndryshme shoqërore, se sa që do t’i pranonin serbët apo romët.

Për dallim prej kësaj, shoqëria greke sipas anketës është më e hapur ndaj etnive tjera, duke përfshirë shqiptarët. 46 për qind e grekëve do të pranonte një shqiptar në familjen e tyre. Me përjashtim të grekëve etnocentrik dhe konservatorëve shoqërorë, shqiptarët si dhe etnitë e tjera të Ballkanit pranohen përgjithësisht në ngjarjet më të mëdha shoqërore.

Page 54: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

54

Vetëm 10 për qind e grekëve nuk do të pranonin shqiptarët, madje edhe si vizitorë në Greqi.Dallime në mënyrë të ngjashme, mund të vërehen në llojet e perceptimeve etnike. Kosovarët janë më të hapur ndaj grekëve se që janë ndaj serbëve dhe romëve, por më pak të hapur ndaj grekëve se ndaj turqve, boshnjakëve apo malazezëve. Grekët janë zakonisht të hapur ndaj etnive tjera, si ndaj shqiptarëve, bullgarëve dhe sllavo-maqedonasve, por kanë një qëndrim relativisht më pozitiv ndaj serbëve. Jo befasisht, kur është fjala për seksionet etno-centrike dhe konservatoro-shoqërorë të shoqërisë, toleranca ndaj etnive tjera është shumë më e ulët. Qëndrimet shoqërore ndaj etnive tjera në një mënyrë mund të shërbejnë si një tregues i përafërt për afërsinë apo largësinë politike. Shkaku dhe efekti mund të përshkojë të dyja rrugët dhe mund të jetë rrethorë siç edhe perceptimet etnike mund të shkaktojnë fërkime politike dhe anasjelltas. Për dallim në qëndrimet etnike të hasura në të dy anketat, mund të identifikohen disa shpjegime të mundshme, duke përfshirë trajektoret e ndryshme historike dhe llojet e shtresimit shoqërorë në të dy vendet.

Greqia është shteti më i vjetër, i pavarur dhe një nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht në rajon, më i industrializuar dhe urbanizuar, me qendrat më të mëdha dhe më të populluara urbane, duke përfshirë metropolet si Athinën dhe Selanikun. Vendi ka një histori më të gjatë të ndërveprimit me kulturat tjera, sidomos për shkak të industrisë së turizmit dhe, kohët e fundit, prurjet e migrimit. Këta faktorë mund, ndër të tjera, të shpjegojnë nivelet më të larta të tolerancës etnike dhe më shumë diversitet në aspektin e pikëpamjeve ideologjike dhe vlerave shoqërore.

Kosova, në anën tjetër, është një nga vendet dhe ekonomitë më të vogla në rajon, karakterizohet me një rrjetë të dendur të qyteteve të vogla, qyteza dhe fshatra. Shoqëria kosovare ka përjetuar izolim të konsiderueshëm nga bota e jashtme, si rezultat i trazirave politike dhe luftës dhe, kështu, nga ngecjet e vazhdueshme në zhvillimin shoqërorë dhe industrial. Këta faktorë janë në mesin e atyre që shpjegojnë karakterin e vëzhguar ideologjikisht homogjen të shoqërisë kosovare, posaçërisht në aspektin e qëndrimeve dhe besimeve që ka në lidhje me botën e jashtme dhe etnitë fqinje, ambiciet e të cilëve shpesh shihen si kërcënuese dhe të dyshimta.

Dallimet në qëndrime ndërmjet këtyre dy vendeve me siguri lidhen me një numër të faktorëve historik, politik dhe socio-ekonomik, që nuk do të mund të analizohen tërësisht përmes gjetjeve të këtij raporti. Një shpjegim gjithëpërfshirës dhe shkencërisht rigoroz për qëndrimet e ndryshme etnike do të kërkonte hulumtime të ardhshme, që shkojnë përtej dy anketave të realizuara në kuadër të këtij projekti. . .

Çfarë është e rëndësishme të theksohet, megjithatë, është se shkallë të ndryshme të të qenit të hapur dhe / ose jo-tolerancës në rrethin shoqëror nuk përkthehet në dëshirat e ulëta për bashkëpunim bilateral. Kosovarët janë veçanërisht në favor të bashkëpunimit në çështjet e jashtme, meqë vetëm 5 për qind deklaruan se Kosova nuk duhet të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, ndërsa 95 për qind thanë se ajo duhet të ketë marrëdhënie të mira me të

Page 55: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

55

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

gjitha vendet. Përveç kësaj, pothuajse gjysma e kosovarëve të anketuar thanë se ata do të donin ta vizitonin Greqinë, kryesisht për turizëm dhe kohë të lirë, duke treguar një shkallë të konsiderueshme kërshërie dhe hapjeje për komunikim me kulturën greke.Mënyra e të menduarit është e ngjashme, ndoshta në Greqi, janë më pak entuziast, si 68 për qind e grekëve mendojnë se vendi i tyre duhet të ketë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me Kosovën pavarësisht çështjes së statusit, ndërsa një pjesë më e vogël, relativisht e konsiderueshme e shoqërisë - domethënë 20 për qind (kryesisht etno-centrik dhe konservatorë shoqërorë) - thanë që Greqia nuk duhet të zhvillojë marrëdhënie me Kosovën, çfarëdo qofshin ato. Në përgjithësi, gjetjet e anketave nxjerrin në pah nevojën për politikat që do të rrisin nivelin e njohurive dhe të kuptuarit mes të dy shoqërive dhe do të lehtësojnë rritjen e tolerancës dhe të hapjes ndaj etnive tjera. Grekët dhe kosovarët, ashtu si pjesa tjetër e kombeve të Ballkanit, nuk mund të përballojnë për të mbajtur nivele të larta të përceptimeve negative që mund të bëhen burim i armiqësisë në të ardhmen, në Bashkimin Evropian të zgjeruar.

Pro-Amerikanizmi dhe Anti-Amerikanizmi si Përçarje Kryesore

Të dhënat e anketimit theksojne se një nga dallimet më të mëdha dhe themelore ndërmjet shoqërive greke dhe kosovare është perceptimi i rolit te Shteteve të Bashkuara në çështjet globale. Shoqëria greke ka qenë shumë skeptike për rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara që nga periudha e pas Luftes Civile në vend, dhe kjo rrymë e antiamerikanizmit gjen mbështetje si tek anti-globalistet e majtë ashtu edhe tek e djathta etnocentrike dhe konservatore. Kosova, nga ana tjetër, është një nga vendet më pro-amerikane në botë.

Kjo pasqyrë mbështetet me të dhënat e anketimit. Pesëdhjetë për qind e grekëve të anketuar deklaruan se roli i Shteteve të Bashkuara në çështjet e jashtme ishte “gjithmonë negativ”, dhe vetëm 2 për qind mendonin se ai ishte gjithmonë pozitiv. Ky perceptim skeptik i SHBA ishte i përhapur edhe gjatë bombardimit të Serbisë në 1999, te udhehequra nga NATO-ja, qe në fakt i dha fund sundimit të saj mbi Kosovën. Në atë kohë, një shumicë e madhe e pa ndërhyrjen, si të motivuar kryesisht nga interesat gjeostrategjike te SHBA-se dhe jo si qëllim humanitar lidhur me Kosovën. Për këtë qëllim, do të mund të thuhet me një shkallë të lartë të besimit se një nga faktorët kryesorë që ndikojnë ne opinionin e grekëve për statusin politik të Kosovës - veçanërisht në mesin e të majtës greke - është roli aktiv i Shteteve të Bashkuara në këtë çështje, ose perceptimi se pavarësia e Kosovës është një projekt amerikan.

Pro-amerikanizmi i Kosovës është në përgjithësi një produkt i ngjarjeve të vitit 1999. Nëntëdhjetë e gjashtë për qind e kosovarëve mendojnë se Kosova nuk do te mund të çlirohej nga Serbia pa këtë ndërhyrje të udhëhequr nga SHBA-ja dhe 60 për qind mendojnë se SHBA-ja e bëri këtë me qëllim te çlirimit të Kosovës, dhe jo për ndonjë interes strategjik gjeo-politik. Kjo shpjegon pse 57 për qind e kosovarëve mendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i madh i Kosovës, krahasuar me vetëm 35 për qind që zgjodhen

Page 56: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

56

Shqipërinë, edhe pse Kosova është me shumicë dërrmuese etnikisht shqiptare. Perceptimi mbi rolin e SHBA në çështjet globale që kanë grekët (shih figura më poshtë) është i kundërt me atë që kanë shumica e kosovarëve (54 për qind) , të cilët rolin e SHBA-së e shohin si “gjithmonë pozitiv”.

Page 57: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

57

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

RRUGA PËRPARA

Lajm i mirë nga të dy anketat është se, përkundër shumë dallimeve dhe pikave të diskutueshme ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke përfshirë edhe atë për statusin politik të Kosovës, popujt e të dy vendeve thonë se ata janë në favor të avancimit të bashkëpunimit dypalësh. Duke qenë se gjetjet nga sondazhi tregojnë, që ka aq shumë sfida dhe pengesa dhe kaq shumë pika të hyrjes ose potencial që mund të përdoren për të përmirësuar ato.

Përpjekjet duhet të bëhen për të adresuar burimet e keqinformimit dhe të keqkuptimit që aktualisht ekzistojnë në mes të dy popujve. Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kosovarët do të mund të materializonin interesin e tyre të madh, duke vizituar Greqinë në kohë të lirë, ndërsa investimet e biznesit në të dy drejtimet mund të çojnë në lidhje më të forta ekonomike dhe në këtë mënyrë drejt një interesimi në rritje për punët e njëri tjetrit. Marrëdhëniet e tanishme të largëta, në mes të dy vendeve janë të paarsyeshme, duke pasur parasysh afërsinë fizike dhe shumë përfitime reciproke nga lidhje më të forta ekonomike dhe politike.

Kosova aktualisht projekton motivet dhe ambiciet e seksionit të vogël etnocentrik të shoqërisë greke për të përfaqësuar normëzimin e opinionit publik grek në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Rritja e fundit e influencës elektorale të partisë politike Agimi i Artë në Greqi ka luajtur gjithashtu mirë edhe brenda rrëfenjës nacionaliste shqiptare, e cila i portretizon grekët si të kenë agjendë armiqësore dhe ekspansioniste ndaj shqiptarëve. Kosova duhet të njoftohet dhe të di më shumë për “Greqinë tjetër” - Greqinë liberale, progresive dhe tolerante që, edhepse e kundërshton pavarësinë e Kosovës, nuk e bën këtë nga një pikëpamje që është etnikisht ekskluzive dhe është e gatshme për të komunikuar dhe bashkëpunuar.

Në opinionin publik grek, pavarësia e Kosovës vuan nga stigma e të qenit projekt i mbështetur nga SHBA-ja dhe si e tillë, në terma më praktikë, si një produkt i një padrejtësie ndaj Serbisë sipas ligjit ndërkombëtar, që gjithashtu automatikisht frymëzon paralele me Qipron. Kosova ka nevojë për të komunikuar legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kauzës së saj në mënyrë më efektive, në drejtim të atyre pjesëve të shoqërisë greke që nuk janë të prira për një perspektivë etnocentrike.

Në këtë drejtim, Kosova ka argumente të forta në favor të saj që do të mund të apelojë për mendjet progresive: zbatimi i suksesshëm i mekanizmave për mbrojtjen e pakicave të mishëruara në Marrëveshjen e Ahtisaarit; vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që thekson se ky veprim nuk është një precedent për çështjen e Qipros; Fakti që pavarësia e Kosovës është njohur nga shumica e shteteve perëndimore, duke përfshirë edhe 23 prej 28 shteteve anëtare të BE-së dhe - e fundit por jo më pak e rëndësishme; Perspektiva evropiane e Kosovës e pranuar gjerësisht,

Page 58: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

58

që sigurisht do të përparojë bashkë me pranimin e pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe me përmirësimin gradual të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Page 59: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

59

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

BIBLIOGRAFIA

Ioannis Armakolas and Apostolis Karabairis (2012) “Greece-Kosovo: A complex relationship”, Kosovo Calling: International Conference to Launch Position Papers on Kosovo’s Relation with EU and Regional Non-recognising Countries, Pristina: Kosovo Foundation for Open Society & British Council, pp.93-119

ICM/The Guardian (1999) Guardian European Barometer”, conducted by ICM Unlimited for The Guardian, 28 May 1999, available at: http://www.icmunlimited.com/data/media/pdf/1999_may_guardian_european_barometer.pdf

Gallup Balkan Monitor (2011) Gallup Balkan Monitor: Insights and Perceptions – Voices of the Balkans, 2011, available at: http://www.balkan-monitor.eu/index.php/dashboard

Gallup Balkan Monitor (2010) Gallup Balkan Monitor: Insights and Perceptions – Voices of the Balkans, 2010, available at: http://www.esiweb.org/enlargement/wp-content/uploads/2009/02/2010_Summary_of_Findings.pdf

Kathimerini (2008) Survey on the Greek Foreign Policy, conducted by Public Issue for Kathimerini daily, February 2008, available at: http://www.publicissue.gr/wp-content/uploads/2008/03/pi0810.pdf

Pavlos Koktsidis, Ioannis Armakolas, Maja Maksimovic and Bledar Feta (2014) The Western Balkan EU Accession Process and the Greek Presidency 2014, Athens: Hellenic Foundation for European and Foreign Policy

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (2013) Barometri Kosovar i Sigurisë – Zërat e Kosovës: Vështrimet dhe përceptimet, maj 2013, mund të gjendet në: http://www.qkss.org/repository/docs/Kosovo_Security_Barometer-The_voices_of_Kosovo_Insights_and_Perceptions_199745.pdf

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (2012) Barometri Kosovar i Sigurisë – Edicioni i parë, Dhjetor 2012, mund të gjendet në: http://www.qkss.org/repository/docs/Kosovo_Security_Barometer_Report_English_152996.pdf

Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj (2014) Kosova dhe ndryshimet në BE e vitit 2014, Prishtinë: Fondaconi Kosovar për Shoqëri të Hapur

Page 60: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

60

Page 61: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

61

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Aneks 1: Anketa Lidhur me Qëndrimet e Opinionit Publik Grek ndaj banorëve të Kosovës dhe Çështjes së marrëdhënieve të saj me Greqinë

INSTITUTI I HULUMTIMEVE PËR OPINIONIN PUBLIKINSTITUTI UNIVERSITAR PËR HULUMTIME – UNIVERSITETI I MAQEDONISË

Mirëmengjesi, mirëdita,

Po ju thërasim nga Universiteti i Maqedonisë. Universiteti është duke zhvilluar një hulumtim të opinionit publik për Fondacionin Helen për Politikën e Jashtme dhe Evropiane mbi qëndrimet e opinionit publik grek në lidhje me banorët e Kosovës dhe çështjen e marrëdhënieve të saj me

Greqinë. Dëshironi që ne ta marrim mendimin tuaj?

Me kënaqësi ju informojmë, që numri i telefonit tuaj është zgjedhur rastësisht nga një listë të numrave të rastit dhe nuk shfaqet në ekranet tona. Opinioni juaj do të regjistrohet në mënyrë

anonime dhe thirrja do të zgjasë rreth dhjetë (10) minuta. Ne gjithashtu ju informojmë, që mbikëqyrësi shkencor i studimit është Profesor Asistent i Universitetit të Maqedonisë, Iannis

Konstandinidis

A. Pyetjet në Lidhje me Nivelin e Informacionit për Kosovën

1. Një pjesë e rëndësishme e interesit ndërkombëtar në lidhje me Ballkanin e ditëve të sotme ka të bëjë me Kosovën. A e dini, nëse Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj?

PO, E KA SHPALLUR JO, NUK E KA SHPALLUR NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

2. A e dini nëse Kosova, gjatë periudhës së federatës jugosllave, ka qenë…

REPUBLIKË E FEDERATËS JUGOSLLAVE KRAHINË AUTONOME E SERBISË NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 62: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

62

3. A e dini nëse pjesa dërmuese e banorëve të Kosovës sot janë…

ME PREJARDHJE SERBE ME PREJARDHJE SHQIPTARE NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

B. PYETJET PËR QËNDRIMET NDAJ INDIVIDËVE ME PREJARDHJE TË NDRYSHME4. Disa njerëz e kanë të vështirë për të pranuar individë me prejardhje të ndryshme etnike në

rrethin e tyre shoqërorë, të ngushtë apo të gjerët. Do të pranonit ju një person me origjinë turke si [PËRGJIGJET LEXOHEN NJË NGA NJË DHE PYETJET PUSHOJNË SË PRARASHTRUARI ME MARRJEN E PËRGJIGJES SË PARË POZITIVE]

ANËTAR TË FAMILJES SUAJ MIK TUAJIN FQINJ TUAJIN KOLEGË NË VEND PUNE QYTETAR I VENDIT ME TË DREJTA TË BARABARTA SI TUAJAT VIZITORË NË GREQI NUK DO TA PRANOJA PRANINË E TIJ/SAJ NË GREQI NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

5. Dhe në rastin e një personi me origjinë serbe? A do ta pranonit atë si …[ANSWERS [PËRGJIGJET LEXOHEN NJË NGA NJË DHE PYETJET PUSHOJNË SË PRARASHTRUARI ME MARRJEN E PËRGJIGJES SË PARË POZITIVE]

ANËTAR TË FAMILJES SUAJ MIK TUAJIN FQINJ TUAJIN KOLEGË NË VEND PUNE QYTETAR I VENDIT ME TË DREJTA TË BARABARTA SI TUAJAT VIZITORË NË GREQI NUK DO TA PRANOJA PRANINË E TIJ/SAJ NË GREQI NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 63: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

63

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

6. Dhe në rastin e një personi me origjinë sllave nga Shkupi (IRJM)? A do ta pranonit atë si …[PËRGJIGJET LEXOHEN NJË NGA NJË DHE PYETJET PUSHOJNË SË PRARASHTRUARI ME MARRJEN E PËRGJIGJES SË PARË POZITIVE]

ANËTAR TË FAMILJES SUAJ MIK TUAJIN FQINJ TUAJIN KOLEGË NË VEND PUNE QYTETAR I VENDIT ME TË DREJTA TË BARABARTA SI TUAJAT VIZITORË NË GREQI NUK DO TA PRANOJA PRANINË E TIJ/SAJ NË GREQI NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

6. Dhe si rast i fundit, një person me origjinë shqiptare? A do ta pranonit atë si …[PËRGJIGJET LEXOHEN NJË NGA NJË DHE PYETJET PUSHOJNË SË PRARASHTRUARI ME MARRJEN E PËRGJIGJES SË PARË POZITIVE]

ANËTAR TË FAMILJES SUAJ MIK TUAJIN FQINJ TUAJIN KOLEGË NË VEND PUNE QYTETAR I VENDIT ME TË DREJTA TË BARABARTA SI TUAJAT VIZITORË NË GREQI NUK DO TA PRANOJA PRANINË E TIJ/SAJ NË GREQI NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

7. Le të supozojmë, që jeni duke kërkuar një punëtor sezonal për ndërmarrjen tuaj të vogël. Sa ka gjasa, që ta punësoni një qytetar shqiptar në këtë pozitë? Sa ka gjasa, që ta punësoni një qytetar kosovar për këtë pozitë?

Shqiptar Kosovar

KA SHUMË GJASË E MUNDSHME NDOSHTA NUK KA GJASË NUK KA ASNJË GJASË NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 64: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

64

8. Cili status ju vjen së pari në mend, kur dëgjoni ose lexoni që dikush vjen nga ….[ VETËM NJË STATUS ËSHTË I PRANUESHËM PËR SECILËN PËRKATËSI KOMBËTARE]

kriminel student turist Bashkëpunëtor biznesi

NUK E DI/

MOS U PËRGJIGJ

SHQIPËRIA KOSOVA SHKUPI SERBIA BULLGARIA

C. Pyetje Lidhur me Mendimin për Marrëdhëniet e Kosovës me Shtete Të Tjera

9. Cilën nga këto në vijim do ta zgjidhnit si “mikun” më të afërt të Kosovës??[VETËM NJË PËRGJIGJE]

SHQIPËRIA SERBIA SHKUPI(IRJM) TURQIA SHBA BASHKIMI EVROPIAN NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

10. Cilën nga këto do ta zgjidhnit si ‘armikn’ më të madh të Kosovës? [VETËM NJË PËRGJIGJE]

SHQIPËRIA SERBIA SHKUPI(IRJM) TURQIA SHBA BASHKIMI EVROPIAN NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 65: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

65

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

11. Në të vërtetë, Kosova është një shtet, pavarësia e së cilës nga Serbia u njoh nga shumica e shteteve të Bashkimit Evropian përveç Greqisë dhe disa vendeve tjera. A besoni që Greqia… [VETËM NJË PËRGJIGJE]

DUHET TA NJOHË KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR SHKO NË PYETJEN 13

NUK DUHET TA NJEH KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR SHKO NË PYETJEN 14

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ SHKO NË PYETJEN 16

12. Pse besoni, që Greqia duhet të njohë Kosovën?[ VLEN VETËM NJË PËRGJIGJE]

NË MËYNRË QË TË ZHVILLOJË MARRËDHËNIE MË TË AFËRTA ME TË

SHKO NË PYETJEN 16

NË MËNYRË QË TË JETË NË PËRPUTHJE ME SHUMICËN E SHTETEVE TË BASHKIMIT EUROPIAN

SHKO NË PYETJEN 16

NË MËNYRË QË TË EVITOJË NDIKIMIN E TURQISË NË RAJON

SHKO NË PYETJEN 16

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ SHKO NË PYETJEN 16

13. Pse besoni që Greqia nuk duhet të njohë Kosovën? [VLEN VETËM NJË PËRGJIGJE]

TË MBAJË MARRËDHËNIE TË MIRA SERBINË TË PARANDALOJË EFEKTET NEGATIVE NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN E QIPROS PËR ARSYE TJERA NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

14. Cilat besoni ju se duhet të jenë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës? [ VLEN VETËM NJË PËRGJIGJE]

MË TË MIRAT E MUNDSHME POR QË GREQIA TË MOS ECI DREJTË NJOHJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

GREQIA NUK DUHET TË KETË MARRËDHËNIE ME KOSOVËN, ÇFARËDO QOFSHIN ATO NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 66: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

66

D. PYETJET PËR QËNDRIMIN NDAJ ÇËSHTJEVE TË MËDHA POLITIKE

15. Siq mund të ju kujtohet, SHBA dhe NATO bombarduan caqet në kuadër të Serbisë, në vitin 1999. Cili është mendimi juaj për bombardimet e vitit 1999?

SHBA DHE NATO INTERVENUAN PËR TA NDALUR LUFTËN

SHBA DHE NATO MBËSHTETËN INTERESAT E TYRE GJEOPOLITIKE

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

16. A besoni në përgjithësi, që roli i SHBA-së në politikën ndërkombëtare është:

GJITHMONË POZITIV

[nëse u bëhet pyetje, ata e elaborojnë: SHBA-JA ËSHTË E VETMJA FUQI QË MUND T’I MBIZOTËROJË REGJIMET, TË CILAT E KANË VENDOSUR NË RREZIK PAQEN DHE SIGURINË BOTËRORE]

NDONJËHERË POZITIV DHE NDONJËHERË NEGATIV

GJITHMONË NEGATIV [nëse u bëhet pyetje, ata e elaborojnë: SHBA-JA ËSHTË FUQIA VETME, E CILA SISTEMATIKISHT E ANASHKALON TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PËR TË MBËSHTETUR INTERESAT E VETA]NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

17. Disa njerëz e perceptojnë kulturën e tyre kombëtare si superiore dhe e kanë të vështirë t’i pranojnë zakonet dhe vlerat e kulturave të tjera, ndërsa të tjerët e përceptojnë kulturën njerëzore si të njësishme dhe i përshtaten lehtë zakoneve dhe vlerave të kulturave tjera. Nëse mendimi i mëparshëm pasqyrohet në pozicionin 1, të shkallës 7-pikëshe dh mendimi i fundit pasqyrohet në pozicionin 7, ku do ta poziciononit mendimin tuaj?

Kultura jonë kombëtare është më e mira dhe e kam të vështirë të pranojë zakonet dhe vlerat e kulturave të tjera

Kultura njerëzore është gjë e pandashme dhe unë i përshtatem

lehtë zakoneve dhe vlerave të kulturave të tjera

1 2 3 4 5 6 7

Page 67: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

67

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

18. Disa njerëz argumentojnë se shteti duhet të ndërhyjë plotësisht në ekonominë kombëtare, në mënyrë që të arrihet shpërndarja e barabartë e të hyrave, ndërsa të tjerët argumentojnë, që shteti nuk duhet të ndërhyjë fare në ekonominë kombëtare, në mënyrë që t’i lejojë individët për të arritur qëllimet e tyre ekonomike në mënyrë vetanake. Nëse mendimi i mëparshëm pasqyrohet në pozicionin 1, të shkallës 7-pikëshe dhe mendimi i fundit pasqyrohet në pozicionin 7, në cilin pozicion do ta vendosnit mendimin tuaj?

Shteti duhet të ndërhyjë krejtësisht në ekonominë kombëtare

Shteti nuk duhet të ndërhyjë fare në

ekonominë kombëtare1 2 3 4 5 6 7

19. Disa njerëz argumentojnë se individët duhet krejtësisht t’i dorëzohen vlerave tradicionale dhe dominuese të shoqërisë, ndërsa të tjerët argumentojnë se individët duhet të jenë të lirë të zgjedhin vlerat e tyre personale, madje edhe nëse devijojnë nga ato dominuese. Nëse mendimi i mëparshëm pasqyrohet në pozicionin 1, në shkallën 7-pikëshe dhe mendimi i fundit pasqyrohet në pozicionin 7, ku do ta poziciononit mendimin tuaj?

Individët duhet krejtësisht t'i dorëzohen vlerave tradicionale dhe dominuese të

shoqërisë

Individët duhet të jenë të lirë të zgjedhin vlerat e tyre personale madje edhe nëse devijojnë nga

ato dominuese1 2 3 4 5 6 7

E. DEMOGRAFIA1. Mosha

18-24

25-34

35-44

45-54

55-64

65+

Gjinia Mashkull Femer

Page 68: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

68

2. Niveli arsimor

NUK KA DIPLOME OSE ÇERTIFIKATË ASIMORE

TË KRYER ARSIMIN 9-VJEÇAR TË OBLIGUAR

I/E DIPLOMUAR NË SHKOLLË TË MESME

Ι/Ε DIPLOMUAR NË SHΚOLLË PROFESIONALE ose TEKNIKE

I/E DIPLOMUAR NË UNIVERSITET

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

3. Statusi profesional

BUJK

SHKENCËTAR I VETË-PUNËSUAR

NDËRMARRËS ose TREGTAR

PUNËTOR NË SEKTORIN PUBLIK

PUNËTOR NË SEKTORIN PRIVAT

PENSIONIST NË SEKTORIN PUBLIK

PENSIONIST NË SEKTORIN PRIVAT

STUDENT

AMVISE

I/E PAPUNË

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

4. Vendi i lindjes

ATIKA

SELANIKU

QYTET ME MBI 20000 BANORË

QYTET NËN 20000 BANORË

NUK E DI/MOS U PËRGJIGJ

Page 69: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

69

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

Aneksi 2: Hulumtim mbi opinionet e qytetarëve të Kosovës mbi popujt dhe shtetet e rajonit (fokus i veçantë Grekët)

Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” / Prishtinë

A. PYETJE MBI NIVELIN E INFORMIMIT MBI RAJONIN

1. A KANI INTERESIM DHE NJOHURI TË MJAFTUESHME PËR POPUJT DHE VENDET E RAJONIT

TË BALLKANIT?

1 PO 2 JO 99 S’di/Ref/ Pp

2. A I KENI VIZITUAR NDONJËHERË NDONJË SHTET TË RAJONIT DHE ME ÇFARË QËLLIMI

1. Greqia a. Pushime b. Vizit Turistike c. Shoping d.

Biznes Familjare

2. Shqipëria a. Pushime b. Vizit Turistike c. Shoping d. Biznes

Familjare

3. Turqia a. Pushime b. Vizit Turistike c. Shoping d. Biznes Familjare

4. Ish-Jugosllavi a. Pushime b. Vizit Turistike c. Shoping d. Biznes

Familjare

5. Bullgari a. Pushime b. Vizit Turistike c. Shoping d. Biznis

Familjare

6. Asnje

99. Ref / Pp

3. [NESE KA VIZUTUAR GREQINE]: E PERMENDET GREQINE, ÇFARË KANË QENË PËRSHTYPJET E

JUAJA PËR KETE VEND?

1 shumë të mira 2 të mira 3 ashtu ashtu 4 të këqija 5 shumë të këqija

99 Ref /pp

4. NE CILAT VENDE TE RAJONIT NUK KENI QENE POR KENI DESHIRE QË TI VIZITONI DHE ME CFARE QELLIMI?

1. . për kënaqesi dhe turizëm 1 Greqia 2 Turqia 3 tjera 4 ASNJE 99 S’di/PP

Page 70: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

70

2. për shoping 1 Greqia 2 Turqia 3 tjera 4 ASNJE 99 S’di/PP3. për biznes ose punesim 1 Greqia 2 Turqia 3 tjera 4 ASNJE 99 S’di/PP

B. PO NA INTERESON QËNDRIMI I JUAJ PERSONAL NDAJ PJESËTARËVE TË DISA KOMBËSIVE TJERA QË JETOJNË NË RAJONIN TONË [[Lexoni pyetjet me rend dhe ndaluni te përgjigja e parë pozitive]

A KISHIT PRANUAR QË NJË PJESËTAR I ETNIVE TË RAJONIT TË JETË …

5

TURKISH

6

GREEK

7

SERBIAN

8

ROMAA

9

BOSNIAN

10

MONTENEGRIN

11

CROATIAN

12

RUMANIAN

1. Anëtar i familjes tuaj

2. Mik i juaj

3. Kojshi i juaj i parë

4. Koleg i punës

5.Banor i barabart ne KS

6. Ta viziton Kosovën

7. Të mos vjen fare në Kosovë

99. Ref / PP (Mos e lexo)

5. ÇKA JU BJEN NË MEND KUR DËGJONI OSE LEXONI SE NDONJË PERSON NGA VENDET E RAJONIT PASKA ARDHUR NË KOSOVË (VETËM NGA NJË PËRSHKRIM PËR KOMBËSI), SE AI DUHET TË JETË

as1.Punëtor

2.Kriminel 3.Student 4.Turist 5.Biznismen

1. NGA SHQIPERIA

2. NGA SERBIA

3. NGA MAQEDONIA

4. NGA GREQIA

5. NGA TURQIA

C. PYETJET LIDHUR ME RAPORTET E KOSOVËS ME VENDET E RAJONINT

6. A E DINI CILAT VENDE TE RAJONIT NUK E KANË NJOHUR ENDE SHTETIN E KOSOVËS

1. Greqia

2. Rumania

Page 71: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

71

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

3. Bosnja dhe Hercegovina

4. Pergjigje gabim99. Nuk di / PP

7. CILI NGA VENDET NGA LISTA QË DO T’JU LEXOJ ËSHTË “MIKU” MË I MADH I KOSOVËS

(VETËM NJË PËRGJIGJE)

1. Shqiperia

2. Serbia

3. Maqedonia

4. Turqia

5. SHBA

6. BE

99. S’di/ref/pp

8. CILI NGA VENDEVE NGA LISTA QË DO T’JU LEXOJ ËSHTË “ARMIKU” MË I MADH I KOSOVËS (vetëm

një përgjigje)

1. Shqiperia

2. Serbia

3. Maqedonia

4. Turqia

5. SHBA

6. BE

99. S’di/ref/pp

9. PASI QË U ARRIT MARRËVESHJA PËR PËRMIRËSIMIN E RAPORTEVE MES KOSOVËS DHE SERBISË A

BESONI SE DO TË RITET NUMRI I SHTETEVE QË DO TA NJOHIN KOSOVËN?

1. PO 2. JO 99. S’di / Ref/ Pp

10. CKA MENDONI PËR GREQINË, SI DO TË REAGOJË KY SHTET NDAJ KOSOVËS?

1. Për te zhvilluar raportet më të mira me Kosovën KALO te pyetja 21

2. Për shkak të insistimit të vendeve anëtare të BE KALO te pyetja 21

99.S’di / Pp

Page 72: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

72

3. Për të zvogëluar ndikimin e Turqisë në rajon KALO te pyetja 21

99. ’DI/REF/PP KALO te pyetja 21

11. PSE MENDONI SE GREQIA NUK DO TA NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS? [VETËM NJË PËRGJIGJE]

1. 1. Për të mbajtur raportet e mira me Serbinë GO to question 212. 2. Të pengojë pasojat negative për çëstjen e Qipros GO to question 213. 3. Ndonjë arsye tjetër GO to question 21

99. S’di / ref/ pp GO to question 21

12. ÇFARË DUHET TË JANË RAPORTET MES KOSOVËS DHE GREQISË (VETEM NJE PERGJIGJE]

1. Kosova duhet të zhvillojë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje, pra edhe Greqinë

2. Kosova nuk duhet të zhvillojë raporte të mira me Greqinë

99. S’di / ref/ pp

4. DK/ref/DA

13. ÇFARË DUHET TË JANË RAPORTET MES KOSOVËS DHE GREQISË (VETEM NJE PERGJIGJE

1. Kosova duhet të zhvillojë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje, pra edhe Greqinë

2. Kosova nuk duhet të zhvillojë raporte të mira me Greqinë

99. S’di / ref/ pp

D. PYETJE MBI ÇËSHTJET MË TË PËRGJIGJTHSHME 8. A KA MUNDUR KOSOVA TË ÇLIROHET PA NDHIMËN E NATO-S DHE SHBA-VE QË E

BOMBARDUAN SERBINË NË VITIN 1999?

1. PO 2. JO 9P. S’di/Ref/ Pp

15. A E KANE BOMABRDUAR NATO DHE SHBA SERBINE PER TE NDERPRERE LUFTEN DHE

NDIHMUAR KOSOVARET APO PER INTERESAT E VETA GJEOSTRATEGJIKE (nje pergjigje)

1. Nato dhe SHBA intervenuan për çlirimin e Kosovës

2. Nato dhe SHBA intervenuan për interesat e veta gjeostrategjike

99. S’di / ref/ pp

16. A BESONI SE ROLI I SHBA-VE NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARE ËSHTË:

Page 73: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

73

Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar...

1. GJITHNJE POZITIV 2. HERË POZITIV, HERË NEGATIV 3. GJITHNJË NEGATIV [

99. S’DI/ REF/ PP

17. CILI ëSHTë MENDIMI I JUAJ PëR RAPORTIN MES KULTURëS DHE VLERAVE TONA KOMBëTARE DHE KULTURëS DHE VLERAVE Të KOMBEVE TJERA. A DUHET TI çMOJMë VETëM KULTURëN DHE VLERAT TONA APO DUHET TE JEMI TE HAPUR EDHE PëR NDIKIME Të KULTURAVE DHE VLERAVE TJERA. VLERëSONI ME SHKALLëN PREJ 1 DERI 7 QëNDRIMIN TUAJ KU 1 DO Të THOTë SE VLERëSONI VETëM KULTURëN DHE VLERAT TONA PA U NDIKUAR FARE

NGA Të HUAJAT, KURSE 7 DO Të THOTë SE JENI PLOTëSISHT Të HAPUR PëR NDIKIME

1. Kultura kombëtare është mbi të

gjithat dhe nuk ndikohem aspak

nga kulturat tjera

7. Jam i hapur për ndikimin

e zakoneve dhe vlerave të

kulturave tjera1 2 3 4 5 6 7

18. SI E VLERESONI RAPORTIM MES SHTETIT DE EKONOMISË. A DUHET SHTETI TË INTERVENOJË NË EKONOMI PËR TË SIGURUAR SHPËRNDARJEN MË TË BARABARTË TË PASURISË KOMBËTARE, APO SHTETI NUK DUHET TË PËRZIHET FARE NË RRJEDHAT EKONOMIKE KU INDIVIDËT QË INVESTOJNË KANË TË DREJTË TË FITOJNË MË SHUMË SE ATA QË NUK INVESTOJNË. VLERËSO NË SHKALLËN PREJ 1 DERI 7, KU 1 SHËNON TË DREJTËN ABSOLUTE TË SHTETIT ME INTERVENU NË EKONOMI DHE DISTRIBUIMIN E PASURISË KOMBËTARE, KURSE 7 SE SHTETI NUK DUHET FARE TË PËRZIHET NË PROCESET EKONOMIKE

1. Shteti ka të drejtë të intervenojë

në rrjedhat e ekonomisë

kombëtare

7. Shteti nuk e ka të drejtën

që të intervenojë në rrjedha

e ekonomisë kombëtare1 2 3 4 5 6 7

19. SHOQËRIA JONË KA DISA VLERA TRADICIONALE QË MBISUNDOJNË DHE PREJ INDIVIDEVE KËRKOHET QË T’I NËNSHTROHEN ATYRE VLERAVE. POR KA EDHE INDIVID QË NUK I NËNSHTROHEN TRADITES SEPSE BESOJNE SE KANË TË DREJTË QE T’I ZGJEDHIN VETË VLERAT E TYRE EDHE KUR ATO NUK JANE NE PËRPUTHJE ME MENDIMIN E SHUMICËS. VLERËSO ME NOTËN PREJ 1 DERI 7 QËNDRIM TUAJ PERSONAL, KU 1 DO TË THOTË SE VLERESONI RESPEKTIMIN E VLERAVE TRADICIONALE, KURSE 7 DO TË THOTË SE BESONI NË TË DREJTËN E PLOTË TË INDIVIDIT QË TË MBËSHTETET NË VLERAT E TIJA PERSONALE.

1. Individët duhet t’i përshtaten

vlerave tradicionale dhe

dominuese shoqërore

7. Individët duhet të janë të

lirë të ndjekin vlerat e tyre

personale edhe nëse ato janë në

kundërshtim me vlerat dominante

shoqërore1 2 3 4 5 6 7

Page 74: Të Jesh Grek, Të Jesh Kosovar…kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Being-Greek-Being...e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë

74

E. DEMOGRAFIA1. MOSHA

18-24

25-34

35-44

45-54

55-64

65+

2. GJINIA M F

3. NIVELI I EDUKIMIT

1. PA SHKOLLE

2. SHKOLLA 9 VJECARE

3. SHKOLLA E MESME

4. SHKOLLA PROFESIONALE

5. UNIVERSITETI

6. S’DI/REF/PP

4. PROFESIONI

1. BUJK

2. I VETEPUNËSUAR

3. NDËRMARËS APO TREGTAR

4. I PUNËSUAR NE SEKTORIN PUBLIK

5. I PUNESUAR NE SEKTORIN PRIVAT

6. PENSIONIST

7. STUDENT

8. SHTEPIAKE

9. I PAPUNE

99. S’DI/REF/PP

DON’T KNOW/DON’T ANSWER

5. vendbanimI _________________________Numri i Telefonit per Nevojat e Kontrollit _________________________Anketuesi/anketuesja _________________________Data e anketimit _________________________ VerejtjeKontrolli